… e tyre, për mishin që do të shpërndahej. Në këtë kohë, Aliu, që ishte në Kufe, doli me mushkën e bardhë të Profetit dhe, duke ngritur zërin, tha: “Mos hani nga ai …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- Haram janë për ju: të ngordhurat...” - Allahu i Madhëruar i ndalon robërit e Tij nga konsumimi i të tilla harameve. “E ngordhur” konsiderohet ajo kafshë që ka ngordhur vetë e jo përmes mënyrës së rregullt të therjes 226 ose gjuetisë. Konsumimi i të tilla kafshëve është shumë i dëmshëm jo vetëm për fenë e robit, por edhe për dynjanë e shëndetin e tij, për shkak të gjakut të mbetur brenda trupit. Ndalimi i këtij lloj ushqimi është shenjë e përkujdesit të Allahut për robërit. Nga ky gjykim përjashtohet peshqit, që janë hallall dhe nuk kanë nevojë të theren sipas mënyrës së përcaktuar për kafshët e tjera, siç përcjellin Maliku, Shafiiu, Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe, Ibn Huzejme dhe Ibn Hibani, nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut u pyet njëherë për ujin e detit (për abdesin me të) d he tha: 910. “Uji i tij është i pastër, ndërsa të ngordhurat e tij janë hallall.” Po kështu konsiderohen edhe karkalecat, sikurse do të përmendet në një hadith në vijim. - gjaku - Këtu bëhet fjalë për gjakun venoz (el demu), i cili del me forcë gjatë therjes së kafshës, sikurse është shpjeguar në ajetin tjetër, ku thuhet: “Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm ...” deri në fund. [En’am 145]. Kështu kanë thënë Ibn Abasi dhe të tjerë. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin se Ibn Abasi u pyet njëherë për shpretkën e kafshës dhe tha: “Po, mund ta hani atë.” Njerëzit i thanë: “Po ajo është gjak?” Ai tha: “Haram është gjaku që del vrullshëm me forcë gjatë therjes.” Po kështu përcjell edhe Hammadi nga Aishja, e cila ka thënë: “Ju është bërë haram veçse gjaku që del vrullshëm gjatë therjes.” Ndërsa Shafiiu sjell një hadith merfu’ prej Ibn Umerit, se Profeti i Allahut ka thënë: 911. “Ju janë lejuar dy lloj të ngordhurash dhe dy lloje gjakrash. Dy llojet e të ngordhurave janë peshqit dhe karkalecat. Dy llojet e gjakrave janë mëlçia dhe shpretka.” E l e a'shiju ka thënë: Kujdes dhe largoju të ngordhurës, kurrë mos iu afro, - As mos merr kockë të mprehtë, të shposh kafshë e të pish gjakun e saj! Pra, kurrë mos bëj atë veprim që bënin në kohën e injorancës paraislamike! Kur ishin shumë të uritur, ata merrnin një kockë të mprehtë dhe shponin me të devenë në trup (por duke u kujdesur që të mos ngordhte), dhe pastaj pinin gjakun që dilte.
Por Allahu i Lartësuar e ndaloi konsumin e gjakut për këtë umet. - mishi i derrit - Kjo ndalesë përfshin derrin e butë dhe derrin e egër. Ajo përfshin, gjithashtu, të gjitha pjesët e derrit, madje edhe dhjamin e tij, sepse i tillë është kuptimi i fjalës “mish” në gjuhën arabe. Ky argument është mëse i mjaftueshëm, prandaj nuk është e nevojshme të bëjmë sforcimin e dhâhiri-ve, të cilët, për të treguar se haram është jo vetëm mishi, por edhe dhjami e të gjitha pjesët e derrit, mbështeten në një ajet tjetër kuranor, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, sepse ai është i ndyrë...” [En’am 145]. Vëreni me kujdes këtë ajet, e pikërisht fjalën e Allahut: “dhe mishit të derrit, sepse ai është i ndyrë”. Pyetja që shtrohet këtu është: përemri vetor ‘ai’, a nënkupton “derrin” apo “mishin”, tek togfjalëshi i përmendur në ajet, që është i tipit pronë -pronar “...mishit të derrit”? Dhahiritë thonë se përemri këtu i referohet “derrit”, duke argumentuar kështu se jo vetëm mishi, por të gjitha pjesët e derrit janë haram. Por, siç e theksuam, ky është një argumentim jo i saktë dhe i sforcuar, sepse sipas rregullave të gjuhës arabe, në të tilla kontekste, përemri i referohet veçse pronës e jo pronarit. Me fjalë të tjera, ajeti kuptohet kështu: “dhe mishit të derrit, sepse ai (pra, mishi) është i ndyrë.” Kështu, për të argumentuar se të gjitha pjesët e derrit janë haram, nuk ka nevojë për të tilla argumentime të sforcuara dhe të parregullta, por mjafton ajo që përmendëm më sipër, pra, kuptimi i gjerë i fjalës “mish” tek arabët dhe fakti se ata me këtë nënkuptojnë të gjitha pjesët e kafshës. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Burejde Ibn Hasib el Eslemi, - Allahu qoftë i kënaqur me të! - se Profeti i Allahut ka thënë: 912. “Ai që luan tavëll është njëlloj si të ketë ngjyer duart në mishin e derrit dhe gjakun e tij.” Kjo është provë tjetër se fjala “mish” nënkupton edhe dhjamin e pjesët e tjera. 227 - ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut... - Pra, të gjitha kafshët që janë therur duke përmendur jo emrin e Allahut, por emrin e dikujt a diçkaje tjetër, janë haram, sepse Allahu ka urdhëruar që kafshët të theren veçse duke përmendur emrin e Tij. Mospërmendja e emrit të Allahut, por përmendja e emrit të dikujt a diçkaje tjetër veç Tij, qoftë idhull, tagut, putë etj., e bën atë kafshë të ndalua r dhe të papastërt, unanimisht. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim për rastin kur nuk përmendet emri i Allahut gjatë therjes së kafshës, nga harresa ose me qëllim, siç do të shtjellohet hollësisht në tefsirin e sures El En’am, - në dashtë Allahu i Lartësuar! Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Xharud Ibn Ebu Sebrate, - pra, “nga gjyshi im”, thotë ai, - i cili tregon: “Një burrë nga fisi Beni Rabah, që quhej Ibn Uail dhe ishte poet, sfidoi Galib Ebu Ferezdek (në një garë fisnikërie e fame) që të dilnin në një vend tubimi pranë një oazi me ujë në rrethinat e Kufes dhe të thernin 100 deve njëri e 100 deve tjetri, kur ato të shkonin tek uji. Kur devetë erdhën tek uji, secili prej tyre filloi të priste me shpatën e vet devetë. Njerëzit, sapo e morën vesh, filluan të afroheshin me gomerët e mushkat e tyre, për mishin që do të shpërndahej. Në këtë kohë, Aliu, që ishte në Kufe, doli me mushkën e bardhë të Profetit dhe, duke ngritur zërin, tha: “Mos hani nga ai mish, sepse është therur jo në emër të Allahut.” Ky është një hadith garib, por për saktësinë e tij dëshmon hadithi që Ebu Daudi sjell nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 913. “Profeti i Allahut i ka ndaluar të konsumohen kafshët e therura nga earabët (beduinët).” Ebu Daudi citon Ikriman, që ka thënë: 914. “Profeti i Allahut na e ndaloi ngrënien e ushqimit (mishit të therrur) nga mburravecët (mubarijinët).” Pastaj Ebu Daudi thotë: “Shumica e atyre që e kanë transmetuar këtë, përveç Ibn Xheririt, nuk e përmendin Ibn Abasin”. Ebu Daudi është i vetmi që e përmend këtë hadith.
- ajo që është mbytur me lak në fyt... – Pra, ajo kafshë që ngordh duke u mbytur dhe asfiksuar, me apo pa qëllim qoftë kjo, është haram. - ajo që është vrarë me goditje - Ajo kafshë që është goditur me diçka të rëndë, për shembull me hekur të pamprehur, derisa të ngordhë. Ndërsa Ibn Abasi ka thënë: “Është ajo që goditet me një dru për ta zgjuar, por që ngordh (nga goditja)”. Në një hadith të saktë, që transmetohet nga Adi Ibn Ebu Hatimi, thuhet: 915. “Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut, gjatë gjuetisë, unë gjuaj me shigjetë pa majë dhe e godas prenë time...” Ai më tha: “Nëse e depërton kafshën (pra, e çan e nxjerr gjak), ha prej saj. Por nëse e godet jo me majën e saj, atëherë ajo është e vrarë me goditje, prandaj mos e ha!” Kështu, Profeti ﷺ bëri dallim mes rastit kur e godet me ndonjë send, që e çan me mprehtësinë e tij dhe nxjerr gjak prej kafshës - dhe në këtë rast është e lejueshme, - dhe rastit kur e gjuan me një send të fortë jo të mprehtë, që është e palejueshme. Ky është një mendim konsensual mes dijetarëve të fikhut. Megjithatë, ata kanë rënë në kundërshtim në lidhje me rastin kur kafsha gjahtare e mësuar e vret gjahun jo duke nxjerrë gjak prej tij, por nga goditja ose pesha e saj. Dy janë mendimet e dijetarëve, dhe të dyja ato janë përcjellë edhe si mendime të imam Shafiiut. Sipas mendimit të parë, ajo është e ndaluar të hahet, duke e krahasuar me rastin e shigjetës pa majë, që nuk e çan kafshën e të nxjerrë gjak prej saj. Pra, në të dyja rastet kafsha konsiderohet e ngordhur, sepse prej saj nuk është nxjerrë gjak dhe ajo ka ngordhur nga goditja. Ndërsa sipas mendimit të dytë, preja që kapet nga kafsha gjuetare e mësuar (zagari, p.sh.) është hallall, dhe ky gjykim është dhënë i përgjithësuar dhe i pakushtëzuar me nxjerrjen ose jo të gjakut. Kapitull Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me rastin kur kafsha e mësuar gjahtare e vret gjahun jo duke nxjerrë gjak prej tij, por nga goditja ose pesha e saj. Janë shprehur dy mendime: - Mishi i gjahut është hallall duke marrë për bazë fjalën e Allahut të Madhëruar në lidhje ma gjahun që e kapin kafshët e mësuara gjahtare. Allahu i Madhëruar thotë: “...Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për juve dhe përmendeni emrin e Allahut!” [Maide 4]. Ky është një gjykim përgjithësues, ashtu siç është edhe hadithi i Adij Ibn Ebu Hatimit (që u përmend më sipër). - Ai mish nuk është i lejuar të hahet, dhe ky është njëri nga mendimet e imam Shafiiut (Allahu e mëshiroftë!). Këtë qëndrim e kanë përzgjedhur shumë imamë. Ky është edhe mendimi më i saktë, ndonëse Allahu është më i ditur. Ibn Sabag argumenton për saktësinë e këtij mendimi me hadithin e Rafi’ Ibn Hadixhit: 916. “Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ne do të përballemi me armikun nesër dhe nuk kemi me vete thikë. A të therrim kafshët (për ushqim) me kallam?” Ai tha: “Çdo gjë së cilës i është derdhur gjaku dhe për të cilën është përmendur emri i Allahut, hajeni!” Ky hadith do të sillet i plotë më pas. 228 Ai gjendet në dy Sahih-ët. Ky hadith, edhe pse është thënë në një rast të veçantë, vlen edhe për të tjerët, sipas rregullit të njohur dhe të pranuar nga shumica e dijetarëve të usulit, që thotë: “Në konsideratë merret kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit dhe jo shkaku specifik pse ai është sjellë.” Kështu, ajo kafshë që e ka përplasur me forcë qeni gjahtar ose e ka vrarë me peshën e tij, nuk është nga ato që u është derdhur gjak, siç mëton hadithi, prandaj është e palejueshme të hahet. Që të lejohet, duhet me patjetër të nxirret gjak prej kafshës, me diçka të mprehtë, çfarëdo qoftë ajo, veç të mos jetë dhëmb ose thua. Një mënyrë tjetër e trajtimit të kësaj çështjeje është ajo e Muzenijut, i cili thotë: “Për sa i përket shigjetës (pa majë të mprehtë), në lidhje me të ka ardhur një hadith i posaçëm, i cili na mëson që, nëse ajo depërton (e çan) kafshën dhe e derdh gjakun e saj, atëherë e bën hallall mishin e asaj kafshe; e nëse nuk
depërton e nuk derdh gjak prej kafshës, nuk është hallall. Ndërsa teksti për qenin gjahtar ka ardhur përgjithësues dhe i paspecifikuar: “Hani, pra, atë që ato e gjahtojnë për juve dhe përmendeni emrin e Allahut!” Por duke qenë se të dyja rastet, si shigjeta, ashtu edhe qeni gjuetar janë mjete gjahu, atëherë ky tekst i përgjithshëm për qenin gjahtar duhet kuptuar në harmoni me tekstin specifikues që ka ardhur për shigjetën. Dihet rregulli i njohur që mëton se tekstet me karakter përgjithësues duhet të kuptohen në harmoni me ata që janë të posaçëm. Gjithashtu, mund të thuhet se ajo kafshë që e ka përplasur qeni gjahtar ose e ka vrarë me peshën e tij, pa e çarë atë e pa i nxjerrë gjak, është haram, nëse do të përdornim rregullin e kijasit me shigjetën që nuk ka depërtuar e nxjerrë gjak prej kafshës. Ky kijas është i saktë dhe i rregullt, sepse që të dyja, si qeni, edhe shigjeta janë mjete gjuetie. Gjithashtu, dihet se rregulli i kijasit është më parësor të merret në konsideratë se aspekti përgjithësues i tekstit, - në rastin tonë për qenin gjahtar. Ky rregull është i pranuar dhe mbështetet nga katër imamët e medhhebeve dhe shumica e dijetarëve.” Edhe kjo është një mënyrë shumë e bukur e trajtimit të kësaj çështjeje. Ja edhe një mënyrë tjetër se si mund të shihet kjo temë. Ajeti i ndalimit të ngrënies së të ngordhurës thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat...” Ky është një ajet muhkem, pra, që nuk është abroguar, por që vazhdon të jetë në fuqi. Gjithashtu, mund të themi se ai është një tekst me karakter përgjithësues. Kjo do të thotë se çdo lloj “e ngordhure” është haram. Po kështu duhet të jetë edhe ajeti i lejimit të ngrënies së atyre që Allahu i quan “ushqimet e mira” (tajjibat), kur thotë: “Sot u lejuan për ju (të gjitha) ushqimet e mira (e të pastra)...”. Edhe ky është një tekst muhkem, pra, që nuk është abroguar dhe vazhdon të jetë në fuqi. Përveç kësaj, ai është një tekst me karakter përgjithësues. Kjo do të thotë se çdo ushqim që Allahu e quan si “ tajjibat” është hallall. Mes këtyre dy teksteve nuk duhet të ketë asnjë kundërshtim e përplasje. Pra, e ngordhura nuk mund të konsiderohet si “ ushqim i mirë”. Suneti dhe fjala e Profetit e shtjellon dhe qartëson më shumë këtë çështje. Kështu, nëse shohim hadithin për gjuetinë e kafshës me shigjetë pa majë, në të thuhet: “Nëse e depërton kafshën (pra, e çan e nxjerr gjak), ha prej saj! Por nëse e godet jo me majën e saj, atëherë ajo është e vrarë me goditje, prandaj mos e ha!”. Ky hadith na tregon se cila lloj kafshe e vrarë në gjueti bën pjesë në ajetin e ndalimit të të ngordhurës dhe cila në ajetin e lejimit të ushqimeve të pastra e të mira. Kështu mund të themi se kafsha e vrarë nga shigjeta, pa e depërtuar e pa nxjerrë gjak prej saj, bën pjesë në ajetin e ndalimit të të ngordhurës, prandaj është haram të hahet. Ndërsa nëse shigjeta ka depërtuar në të dhe ka nxjerrë gjak prej saj, ajo bën pjesë tek ajeti i lejimit të “ushqimeve të mira” dhe është hallall të hahet. Po kështu duhet të gjykojmë edhe në rastin e gjuetisë së qenit gjuetar. Pra, nëse ai e ka përplasur gjahun ose e ka vrarë me peshën e tij, pa çarë e nxjerrë gjak prej tij, gjahu futet tek e ngordhura dhe jo tek ushqimet e mira e të pastra, prandaj është haram të hahet. A lejohet ngrënia e mishit të gjahut nëse prej tij ka ngrënë kafsha e mësuar gjahtare? Ndodh që qeni i gjuetisë të hajë prej gjahut kur e kap atë, prandaj Profeti ﷺ na ka sqaruar se, nëse qeni i gjuetisë ha nga mishi i gjahut, ai mish nuk është i le juar që të hahet. Ai ka thënë: 917. “Nëse ai ha prej gjahut, ti mos ha prej tij, sepse ndoshta qeni e ka kapur për vete atë gjah (dhe jo për ty).” Ky hadith është i saktë dhe është sjellë në dy Sahih-ët. Ai është një specifikues i ajetit të përgjithshëm për lejimin e asaj që e kap qeni i gjuetisë, sipas shumicës së dijetarëve. Për këtë arsye, thuhet se, nëse qeni ha prej presë, atëherë nuk lejohet ngrënia e saj. Ky është transmetuar si mendim i Ebu Hurejrës, Ibn Abasit dhe i një grupi tabiinësh. Gjithashtu është edhe mendimi i Ebu Hanifes, imam Ahmedit dhe mendimi
më i përhapur dhe i njohur nga imam Shafiu. Nga ana tjetër, Ibn Xheriri shënon në Tefsir-in e tij se Aliu, Seidi, Selmani, Ebu Hurejra e të tjerë kanë qenë të mendimit se lejohet preja nga e cila ka ngrënë qeni i gjuetisë, edhe nëse ka mbetur shumë pak prej saj. I këtij mendimi ka qenë imam Maliku, madje ky është mendimi i hershëm i imam Shafiiut. Ibn Xheriri sjell edhe një hadith nga Selman el Farisiu se Profeti i Allahut ka thënë: 918 . “Nëse keni lëshuar qenin e gjahut dhe, kur e arrini, shihni se qeni ka ngrënë diçka prej tij, mund ta hani atë që ka mbetur nga preja.” Por, - thotë Ibn Xheriri - ky është një hadith meukuf, pra, senedi i tij nuk shkon deri tek Profeti, por deri tek Selmani. Ndërsa për sa u përket shpendëve gjuetarë të mësuar (fajkojtë, për shembull), nëse ato hanë prej presë, kjo nuk e bën haram mishin e asaj preje. Ky është medhhebi i imam Ebu Hanifes dhe imam Ahmedit. Këta arsyetojnë këtë mendim me faktin se shpendët nuk mund të mësohen ashtu si qentë, duke i goditur apo me mënyra të tjera. Nëse qentë mund të ushtrohen që të mos hanë prej presë përmes teknikave të stërvitjes, me shpendët kjo është diçka e pamundur, e paarritshme praktikisht. Shpendët mund të stërviten për të gjuajtur veçse duke i stimuluar përmes ushqimit që u jep gjatë ushtrimit. Prandaj ngrënia e shpendit gjuetar është e tolerueshme dhe nuk e bën të ndaluar prenë e kapur prej tij. Përveç kësaj, teksti ka ardhur në mënyrë të veçantë për qenin e gjuetisë e jo për shpendët. - ajo që është rrëzuar nga lartësitë... - Pra, ajo kafshë që është rrëzuar nga ndonjë mal apo vend i lartë dhe ka ngordhur për këtë shkak. - ajo që është shpuar... - Domethënë, ajo kafshë që është shpuar nga një kafshë tjetër. Mishi i saj është haram edhe nëse briri e ka çarë dhe ka nxjerrë prej saj gjakun, madje edhe nëse e ka çarë në grykë, ku edhe është vendi ku ajo theret. - ajo që është ngrënë nga egërsirat... - Ajo që është sulmuar nga kafshët e egra, për shembull nga luani, tigri, leopardi, ujku, qentë (përveç qenve të mësuar të gjuetisë) etj., që kanë ngrënë një pjesë prej saj, dhe kafsha ka ngordhur nga ky shkak. Ajo është haram të konsumohet, edhe pse prej saj ka dalë gjaku, qoftë edhe prej grykës, ku është edhe vendi i therjes së saj. Kjo nuk është hallall unan imisht. Në kohën e injorancës njerëzit e hanin atë pjesë kafshe që e kishte lënë egërsira, por Allahu e bëri të ndaluar këtë për besimtarët. - përveç asaj që arrini ta therni... - Ky përjashtim vlen për të gjitha rastet që është e mundur të përjashtohen, pra, ato të cilat nëse arrihen gjallë dhe therren duke përmendur emrin e Allahut janë hallall. Pra kuptimi i ajetit është: “... përveç asaj që arrini ta therni, si ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë, ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Aliu, që ka thënë: “Nëse ajo ende lëviz bishtin, këmbën ose pulit sytë e saj, atëherë mund të hash prej saj (pasi ta therësh me Bismilah).” Tausi e tabiinë të tjerë kanë thënë që, nëse kafsha arrihet teksa është duke u përpëlitur, ashtu siç përpëlitet kur theret, konsiderohet se është kapur në kohë dhe është hallall të hahet (pasi të theret, sigurisht). Ky është qëndrimi i shumicës së dijetarëve. Në dy Sahih-ët është hadithi i Rafi’ Ibn Hadixhit, që rrëfen: 919. “Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Nesër do të përballemi me armikun, por nuk kemi thikë me vete. A të therim kafshët (për ushqim) me kallam?” Ai tha: “Hani çdo mish që i është derdhur gjaku dhe që është përmendur emri i Allahut gjatë therjes! Vetëm të mos jetë (mjeti i therjes) dhëmb ose thua. Dhe ju tregoj unë përse është kështu. Dhëmbi është prej kocke, ndërsa thoi është mjeti prerës që përdorin etiopiasit.” Në një hadith meukuf nga Umeri dhe në hadithin që e sjellin Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve nga Ebu el Ashrae el Dari miu, e ky nga i ati, tregohet:
920. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! A nuk duhet të bëhet therja veçse në qafë dhe në grykë?” Ai tha: “Edhe sikur të çahet në kofshën e saj, për ty është e vlefshme.” Ky është një hadith i saktë, por që bën fjalë për rastin kur dikush nuk ka mundësi që ta therë kafshën në qafë dhe në grykë. 229 - ajo që është therur për idhuj ... - Muxhahidi tregon se Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Idhujt ishin disa gurë të vendosur jashtë e rreth-e-rrotull Qabes, në fakt, 360 të tillë. Në kohën e injorancës paraislamike, arabët bënin kurban tek ata dhe pjesën e tyre nga ana e Qabes e lyenin me gjakun e kurbaneve. Gjithashtu, ata hidhnin sipër tyre mishin e copëtuar të kurbaneve. Kështu është përmendur edhe nga të tjerë. Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët nga të tilla vepra idhujtarie dhe e b ëri të ndaluar ngrënien e atyre mishrave që theren tek idhujt, edhe nëse gjatë therjes së tyre përmendet emri i Allahut, sepse kjo është vepër idhujtarie, të cilën Allahu dhe Profeti i Tij e kan ë ndaluar. Më përpara u përmend edhe ndalimi nga “...ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut...”, prandaj këtu nuk është pasur për qëllim i nj ëjti kuptim. Pra, këtu bëhet fjalë për therjen pranë idhujve, edhe nëse përmendet emri i Allahut gjatë therjes. - dhe që ta kërkoni fatin me short. – Është e ndaluar për ju, o besimtarë, që të kërkoni fatin n ëpërmjet praktik ës që (n ë arabisht) quhet ezlâm. Ky është shumësi i fjalës zulem, ose mund të thuhet edhe zelem. Arabët n ë kohën e injorancës e përdornin këtë metodë kur ishin në dilemë për një çështje, a ta vepronin apo t ë mos e vepronin. Kështu, ata merrnin tri kupa. Në njërën prej tyre ishte shkruar ‘bëje”, në tjetrën “Mos e bëj” dhe në të tretën ishte lënë pa shënim. Kështu, hidhnin shortin, dhe nëse dilte “Bëje”, e bënin, nëse dilte “Mos e bëj”, nuk e bënin. Nëse dilte ajo pa shënim, e përsërisnin derisa të dilte njëra nga dy alternativat e tjera. Kështu, ata kërkonin që fatin t’ua përcaktonte ky short. Kështu e ka shtjelluar Ibn Xheriri. Edhe Ibn Abasi shpjegon: “ Ezlamu quhej kur vendosnin tri kupa, me të cilat ata kërkonin rrugëzgjidhje e udhëzim si të vepronin, kur ishin në dilemë për diçka.” Në dy Sahih-ët është përmendur se: 921. “Kur Profeti hyri në Qabe, ai pa në muret e saj një pikturë, ku tregohej Ibrahimi dhe Ismaili duke hedhur short me ezlam, ndaj tha: “Allahu i vraftë! Këta e dinë mirë që ata të dy kurrë nuk kanë hedhur short me ezlam!” Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Ebu Darda, se Profeti i Allahut ka thënë: 922. “Nuk ka për të kaluar në grada ai që ka shtënë fall, ka kërkuar fatin duke hedhur short dhe është kthyer nga rruga për shkak tetajjur-it (besëtytni e lidhur me zogjtë).” Të gjitha këto përbëjnë kalim të kufijve të Zotit. Veprimi i tyre është braktisje e rrugës së Zotit, injorancë, përhumbje dhe idhujtari, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar besimtarët që, kur të jenë në dilemë për çështjet e tyre, t’i kërkojnë zgjidhjet tek Ai, duke i dedikuar fillimisht adhurime Atij dhe duke iu lutur për të bërë zgjedhjen e duhur në çështjet e tyre. Imam Buhariu sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilahi, i cil i rrëfen: 923. “Profeti i Allahut na mësonte duanë e isthârës 230 kërkimit të udhëzimit për zgjedhjen e duhur në çështjet tona, ashtu siç na mësonte suret e Kur 'anit. Ai na thoshte: “Nëse ndokujt prej jush i shkon ndër mend a vendos të bëjë diçka, le të falë dy rekatë namaz jo farz (por nafile) dhe, pas namazit, le të thotë 231: “O Allah! Kërkoj të më japësh më të mirën, më të mbarën e më të dobishmen, për shkak se Ti di gjithçka! Kërkoj të ma bësh të mirën të mundur me Fuqinë Tënde! Kërkoj të më dhurosh nga mirësia Jote e madhe, sepse Ti ke fuqi për gjithçka, kurse unë nuk kam mundësi! Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di! Ti je Njohësi i të fshehtave! O Allah! Nëse kjo gjë, - dhe përmend gjënë për të cilën bën istihare, - sipas Dijes Tënde, është në të mirën e në dobinë e fesë sime dhe të jetës sime, për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme, atëherë ma mundëso, ma bëj mbarë ta realizoj dhe ma bëj të begatshme!
E nëse kjo gjë, - përmend gjënë për të cilën bën istihare, - është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme, atëherë largoje atë prej meje, dhe ma hiq mendjen prej saj! Më mundëso të mirën kudo qoftë dhe më bëj të kënaqur me të!” Hadithin e shënon Buhariu. Ky është versioni i sjellë nga Ahmedi. - Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. - Mohuesit e kanë humbur çdo shpresë se muslimanët mund t’i pasojnë e miratojnë ata në humbjen e tyre dhe ta braktisin fenë që Zoti zgjodhi për ta. Tashmë, ata kanë një fe të qartë e të plotë, që i dallon nga idhujtarët dhe mohuesit e profetëve dhe të shpalljeve. Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të jenë durimtarë, të q ëndrueshëm e të palëkundur në fenë e pastër, që zgjodhi për ta, fe e cila bie ndesh me mohuesit dhe rrugën e tyre dhe kurrsesi nuk mund të pajtohet me ta. Ai i urdhëroi që të mos i frikësohen askujt në zbatimin e fesë dhe dallimin nga mohuesit, por t’i frikësohen veçse Allahut të Madhëruar. - Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! - Mos u frikësoni prej tyre, aq sa të mos kundërshtoni rrugën e tyre të humbjes, rrugën e mohimit të profetëve dhe Shpalljes së Zotit. Frikësohuni vetëm prej Meje, që t’ju dhuroj fitoren kundër tyre, t’ju qetësoj zemrat me mbështetjen Time dhe t’ju bëj që të qëndroni mbi ta në dynja dhe në ahiret. - Sot përsosa fenë tuaj për ju, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. - Kjo është mirësia më e madhe, që Allahu i dhuroi këtij umeti. Ai ua plotësoi fenë dhe ata tashmë nuk kanë nevojë për fe dhe për profet tjetër, pas Muhamedit ﷺ .Allahu i Lartësuar e bëri atë vulën e të gjithë profetëve dhe të dërguarve, profet për botën e njerëzve dhe të xhind ëve. Tashmë hallall quhet vetëm ajo që ky profet e konsideroi hallall dhe haram është vetëm ajo që ky profet e konsideroi si haram; ndërsa feja e vetme e pranuar nga Zoti është feja që ai solli. Çdo lajm që ai solli është i vërtetë dhe nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e tij. Çdo urdhëresë dhe ndalesë që ai ka sjellë nga Zoti, është e drejtë dhe sjell drejtësi. I Lartësuari thot ë: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejŧësi. Askush nuk mund t'i ndryshojë Fjalët e Tij. Ai është Gjithëdëgjues e Gjithëshikues.” [En’am 115]. Fjal ët e Tij janë plot vërtetësi dhe në to nuk ka asnj ë gënjeshtër dhe kundërthënie. Ato jan ë plot drejtësi në urdhëresat e ndalesat që ka vendosur për krijesat. 232 Me përmbushjen e kësaj feje, Allahu i Madhëruar plotësoi mirësinë e Tij ndaj këtij umeti të bekuar. Për k ëtë arsye, i Madhëruari thot ë: “Sot përsosa fenë tuaj për ju, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” Për këtë arsye, edhe ju duhet të jeni të kënaqur me këtë fe, që Ai zgjodhi për ju. Për t’ju dhuruar këtë fe, Ai zgjodhi me të nderuarin dhe të zgjedhurin Profet ndër gjithë profetët dhe shpalli më të mrekullueshmin dhe më të madhin libër, ndër të gjitha librat. Pas këtij ajeti, besimtarët nuk kanë nevojë për asnjë shtesë në fenë e Zotit. Allahu tashmë e plotësoi këtë fe dhe ajo nuk ka nevojë për asnjë shtesë dhe kurrë nuk mund të cenohet. Kjo është një fe që Zoti është i kënaqur me të dhe kurrë nuk ka për ta rrëzuar a ndryshuar atë. Ky ajet ka zbritur Ditën e Arafatit dhe pas tij nuk janë shpallur më ajete rreth hallallit dhe haramit. Profeti ndërroi jetë 81 ditë pas Ditës së Arafatit. Imam Ahmedi sjell hadithin përmes rrugës së Ibn Shihabit, që thotë: 924 . “Një burrë nga jehudët erdhi tek Omer Ibn Hatabi dhe i tha: ‘O Prijësi i besimtarëve! Ju lexoni një ajet në librin tuaj që, nëse do të na ishte shpallur ne jehudëve, do ta kthenim atë në një ditë feste...” - “Çfarë ajeti?” Ai tha: “Sot përsosa fenë tuaj për ju, plotësova dhuntinë Time ndaj jush...”. Omeri tha: “Vallahi, unë e di ditën dhe orën kur iu zbrit ky ajet Profetit të Allahut! Ai zbriti pasditën e Ditës së Arafatit dhe ishte e xhuma.” Hadithin e sjellin Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe
Nesaiu. Për këtë janë sjellë hadithe muteuatira, që nuk vihen në dyshim për saktësinë e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Kushdo që detyrohet për të ngrënë diçka prej këtyre gjërave që Zoti i bëri haram, për shkak të nevojës së domosdoshme për to, është e tolerueshme dhe e lejueshme, pasi Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë me besimtarin që detyrohet në të tilla kushte. Allahu e di mirë nevojën dhe domosdoshmërinë e robit, e di mirë pamundësinë dhe varfërinë e tij, prandaj premton falje për të. Në Musned-in (e Ahmedit) dhe në Sahih-un e Ibn Hibanit vjen një hadith merfu nga Profeti i Allahut, ku thuhet: 925. “Allahu është i kënaqur dhe e pëlqen që të merren lehtësimet e sjella prej Tij, ashtu sikundër urren që të bëhen poshtërsitë dhe mosbindjen ndaj Tij.” Ky është versioni i sjellë nga Ibn Hibani. Ndërsa në një version të sjellë nga A hmedi thuhet: 926. “Ai që nuk i pranon lehtësimet e Allahut ngarkohet me gjynah të madh sa mali i Arafatit.” P ër k ëtë arsye, dijetarët e fikhut thonë: “Ndonjëherë ngrënia e mishit të ngordhur mund t ë jetë e detyrueshme, nëse robi ka frikë për veten dhe nuk gjen ushqim tjetër për të mbetur gjallë. Gjithashtu, mund të jetë e pëlqyeshme ose e lejueshme ( mubah), sipas rastit dhe gjendjes. A i lejohet këtij njeriu të hajë aq sa të largojë urinë e madhe, apo i lejohet të ngopet. Apo i lejohet të ngopet dhe të marrë gjithashtu me vete, për ta përdorur më vonë, nëse ka nevojë? Mendimet e tyre janë të ndryshme, të cilat jane shtjelluar në librat e ligjeve dhe të fikhut. Megjithatë, duhet thënë se nuk është kusht për lejimin e ngrënies së mishit të ngordhur që të kenë kaluar tri ditë pa gjetur ushqim, siç mendojnë gabimisht shumë njerëz. Përkundrazi, në çdo kohë kur njeriu ndien domosdoshmëri për atë ushqim, e ka të lejuar. Ebu Daudi sjell hadithin nga Nexhi el Amiriu, se ai shkoi njëherë tek Profeti i Allahut dhe e pyeti: 927. “Kur na lejohet që të hamë mishin e ngordhur?” Profeti i tha: “Çfarë ushqimi hani?” Ai tha: “ Nestabihu dhe negtebiku” [Ebu Nuajmi tregon: “Ukbetu ma shpjegoi këtë, duke thënë: ‘Një gotë në mëngjes dhe një gotë në darkë.”] “Kjo gjendje, - tha Profeti - është vërtet një uri e madhe, prandaj ju e keni të lejuar të hani mish të ngordhur në të tillë gjendje.” Ebu Daudi është i vetëm në sjelljen e këtij versioni. Me sa duket, ata merrnin një gotë ushqim në mëngjes e një në mbrëmje, por nuk u mjaftonte, prandaj Profeti ﷺ i lejoi që të hanin të ngordhurën, për të plotësuar nevojën e tyre. Me këtë hadith mund të argumentohen edhe ata që thonë se lejohet të hash mish të ngordhur derisa të ngopesh dhe nuk ka pse të kufizohesh vetëm me pak, sa për të thyer urinë e madhe. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: “...duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun.” Pra, duke mos e tepruar në kryerjen e kësaj ndalese, sepse nëse Allahu e lejoi në gjendje domosdoshmërie, Ai e ka ndaluar atë në gjendje të tjera (jo të tilla), sikurse thotë: “Juve ju janë ndaluar veçse të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit dhe ato (kafshët) që nuk theren në emër të Allahut por të dikujt tjetër. Por, kush detyrohet (të hajë njërën nga këto) , pa dashur të bëjë keq dhe duke mos e tepruar, për të nuk është gjynah (nëse i ha) . Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Bekare 173].