Kërko: sikur deri te ishte ngre

Kehf 18:60–18:82 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që kishin marrë me vete për ta ngrënë filloi të lëvizte dhe të drejtohej për në det. Në fakt, Musait i ishte thënë më herët se, vendi ku do të shihte një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” - Allahu i madhëruar na sjell historinë e Musait dhe dëshirën e madhe të tij për kërkimin e diturisë dhe mirësisë. Ai i tha djaloshit që i shërbente gjithmonë të përgatitej për udhëtim. Ky ishte Joshua ibn Nun, që më pas Zoti e bëri profet. Musai i tha atij: “Nuk do të ndalem së ecuri derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të vazhdoj një kohë të gjatë dhe pavarësisht nga vështirësitë”. Ky ishte vendi që, sipas Shpalljes që i ishte dhënë prej Zotit, atje Musai do të takonte një njeri të ditur, i cili dinte gjëra që ai nuk i dinte. Musai ishte i vendosur të vazhdonte këtë udhëtim, sado i gjatë të ishte, prandaj tha: “edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë”. Pra, edhe sikur të kaloj shumë peripeci. Nga ajeti kuptohet se Musai i tha ato fjalë nga dashuria dhe malli që kishte për diturinë. Ai ishte i vendosur për këtë, prandaj dhe u nis për udhë. - Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det. - Kur Musai dhe djaloshi mbërritën në pikëtakimin e dy deteve, panë një shenjë shumë të çuditshme. Peshku që kishin marrë me vete për ta ngrënë filloi të lëvizte dhe të drejtohej për në det. Në fakt, Musait i ishte thënë më herët se, vendi ku do të shihte një shenjë të tillë, ishte pikërisht vendi ku do të ndodhte edhe takimi me njeriun e ditur. Komentuesit e Kur'anit thonë se peshku u ngjall dhe nisi të lëvizte kur u lag nga uji i detit. - Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” - Kur e kishin kaluar pikëtakimin e dy deteve, Musai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin të hamë, se na lodhi shumë ky udhëtim!”. Kuptohet se ata e ndien lodhjen vetëm pasi kaluan pikëtakimin e deteve, ndërsa më përpara nuk e kishin ndjerë aspak rrugën. Kjo ishte një shenjë tjetër për Musain se pikërisht në atë vend gjendej ajo që kërkonin. Udhëtimin ua kishte lehtësuar gjithashtu edhe dëshira e madhe për atë që kërkonin. Kështu, kur filluan të ndienin lodhjen, djaloshi tha: - Ai (djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun,... - Kur qëndruam për të kaluar natën te shkëmbi ku bashkohen dy detet, unë e harrova peshkun. Vetëm shejtani më bëri që të harroja. - ... që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” - Lëvizja e peshkut, që ishte tashmë i gatuar, dhe futja e tij në det ishte një shenjë e qartë. Komentuesit e Kur'anit thonë që, kur djaloshi i tha këto fjalë, Musai kujtoi premtimin e Allahut se, në vendin ku do të humbiste peshkun, atje do të gjente Hidrin, prandaj ai tha: - ““Atëherë, - tha Musai, - ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. - Kjo është ajo që po kërkojmë! - tha dhe u kthye me shpejtësi, duke ndjekur gjurmët e veta, për te vendi ku humbën peshkun. Kur mbërritën atje, gjetën Hidrin. - Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë. - Sipas mendimit më të saktë, Hidri ka qenë njeri i mirë e i devotshëm, por jo profet. Allahu i Madhëruar thotë për të: “...i kishim dhuruar mëshirë..” Allahu i kishte dhuruar mëshirë të posaçme nga ana e Tij, që të mund të shtonte diturinë dhe të bënte punë të mira. Allahu thotë gjithashtu: “...i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” Pra, i kishte dhuruar disa njohuri të veçanta, që nuk ia kishte dhënë Musait, edhe pse Musai ishte më i ditur se ai në më të shumtën e gjërave, sidomos në çështjet e imanit dhe themelet e ligjit të Zotit, pasi ai ishte një nga pesë profetët më të zgjedhur. Nuk ka dyshim se këta pesë profetë Zoti i dalloi mbi të gjithë njerëzimin me dituri të madhe, me vepra të mira e me shumë veçori të tjera. Kur Musai u takua me të, iu drejtua plot edukatë dhe moral, për kërkesën e tij: - Musai i tha atij (Hidrit): “A pranon të vij me ty, që të më mësosh diçka nga udhëzimi i drejtë që të është mësuar ty (nga Zoti ) ?” – A më lejon të të ndjek pas, që të mësoj prej teje diturinë që të ka mësuar Zoti? Kështu do të mësoj më shumë rreth atyre çështjeve që Zoti të ka mësuar ty. Allahu i kishte dhuruar Hidrit inspirim dhe e kishte nderuar duke i dhënë mundësinë të shihte qartë edhe disa çështje, që për të tjerët ishin të panjohura, madje edhe Musait (a.s). Atëherë, Hidri i tha Musait: - “Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua. - Unë nuk e refuzoj kërkesën tënde, por ti nuk ke për të pasur durim me mua. Nuk do të mund të më ndjekësh, sepse do të shohësh gjëra që nuk do të kesh durim t’i përballosh. Ato janë çështje që, në pamje të parë duken si padrejtësi dhe krime, por në të vërtetë nuk janë të tilla. - E si mund të durosh për gjëra për të cilat nuk ke dituri?” - Si mund të durosh për një çështje që nuk e njeh në thelb apo në dukje dhe që nuk ia di qëllimin dhe përfundimin? Atëherë, Musai tha: - (Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem durimtar dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” - Kjo tregonte vendosmërinë e Musait përpara se të vinte sprova për të. Por vendosmëria për të duruar është diçka dhe durimi gjatë sprovës është diçka tjetër, prandaj Musai nuk arriti të bënte durim kur erdhi çasti. Hidri i tha: - Ai (Hidri) i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!”. - Mos më pyet dhe mos më qorto për atë që do të veproj, derisa të sqaroj unë vetë për gjithçka. Hidri ia ndaloi pyetjet dhe i premtoi Musait se do t’i jepte shpjegimet e nevojshme në kohën e duhur. - Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai (Hidri) hapi një vrimë në të. - Hidri shkuli një nga dërrasat e anijes. Pas këtij veprimi fshihej diçka, që Hidri do ta sqaronte më vonë. Por Musai nuk duroi dhe ndërhyri, sepse ishte diçka që, në pamje të parë, dukej padrejtësi. Dëmtimi i anijes do të mbyste anijen bashkë me udhëtarët e saj. Musai tha: - “Ai (Musai) tha: “Mos vallë e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtet bëre një punë shumë të keqe.” – Bëre një vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kjo ndërhyrje ishte tregues i padurimit të Musait (a.s). - (Hidri) Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” – Domethënë, ndodhi pikërisht ashtu siç kishte paralajmëruar Hidri. Por Musai i tha se thjesht harroi, prandaj të mos e quante gjë të madhe: - “Mos më qorto për faktin që harrova – i tha ai (Musai) - dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!” – Musai e pranoi nxitimin e vet dhe kërkoi ndjesë. Hidri e fali dhe kështu vazhduan: - Ata vazhduan rrugën, derisa takuan një fëmijë, të cilin ai (Hidri) e vrau. – Ata vazhduan bashkë, derisa gjetën një djalë të vogël. Hidri e vrau këtë fëmijë. Atëherë, Musai u revoltua, kur pa që u vra një fëmijë i pastër nga gjynahet, i cili nuk kishte vrarë e lënduar asnjë njeri. - Ai (Musai) i tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar.” - Rasti i parë ishte për shkak të harresës së Musait, ndërsa ky rast ndodhi prej padurimit të tij. Atëherë, Hidri i drejtohet Musait duke e qortuar dhe duke i rikujtuar kushtin: - Ai (Hidri) tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?” - Ndërsa Musai i thotë Hidrit: - (Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj! Tashmë ke arsyetim ndaj meje (të mos më lejosh të të shoqëroj).” - Nëse të pyes më për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më lër të të shoqëroj dhe do të të jap plotësisht të drejtë. - Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. - Ata u kërkuan që t’i pranonin si miq, por banorët e atij qyteti nuk deshën. - Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej, e ai (Hidri) e ngriti atë. - Muri gati po rrëzohej, se ndoshta ishte tejet i amortizuar. Hidri e ngriti sërish murin, duke e bërë më të fortë. Musai i tha: - (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë...” - Kur u kërkuam të na prisnin, ata nuk pranuan, edhe pse e kishin për detyrë mikpritjen. Ndërsa ti ua ndërton murin falas, pa u kërkuar shpërblimin për punën e bërë. Ti e ke mundësinë që t’u kërkosh atyre hakun e punës. Kështu, Musai nuk iu përmbajt fjalës që kishte thënë në fillim. Tashmë Hidri kishte vërtet arsye që të mos e lejonte më Musain ta shoqëronte në udhëtimin e tij, prandaj i tha: - Ai (Hidri) tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh. - Ishe vetë ti që ia vendose si kusht vetes që do të bëje durim, prandaj tani nuk ke më justifikim. Kështu merr fund shoqërimi me mua. - Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave për të cilat nuk munde të kesh durim!” - Tani do t’i shpjegoj të gjitha ato raste, qëllimin dhe përfundimin e tyre. - Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije (të rregullt). - Për sa i përket anijes, që e çava duke i hequr një dërrasë, kjo vepër kishte qëllim dhe përfundim të mirë. Anija u takonte disa të varfërve, që punonin në det. Sigurisht, njerëz të tillë duhet t’i ndihmosh, dhe unë desha t’i ndihmoja. Ata do të kalonin pranë një sunduesi të padrejtë, i cili e rrëmbente çdo anije të mirë dhe të fortë. Kështu, unë e çava atë, që ajo të ishte me defekt dhe të shpëtonte nga duart e atij zullumqari. - Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë... - Ndërsa ai djali i vogël, që i mora jetën, ishte biri i dy prindërve besimtarë dhe të mirë. - ...prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim. - Ishte caktuar nga Zoti që, ky djalosh, kur të rritej, të bëhej i keq dhe t’i mundonte prindërit me padrejtësitë e tij. Madje, ai do t’i detyronte edhe ata të dy që të mohonin Zotin, qoftë për shkak të dashurisë për të, nga nevoja për të, qoftë për çdo lloj shkaku tjetër. Duke qenë se e dija këtë fakt, unë e vrava atë, që të shpëtoheshin prindërit e tij të mirë e besimtarë dhe besimi i tyre i pastër. E ku ka dobi më të madhe sesa kjo? Kjo vepër duket e keqe, por Allahu do t’u japë atyre pasardhës të tjerë, më të mirë se ai: - Kështu deshëm që Zoti t’u jepte një tjetër fëmijë më të mirë, më të respektueshëm dhe më të dashur. - Allahu do t’u japë një djalë të mirë, që respekton prindërit e farefisin, ndryshe nga i pari, i cili do t’i mundonte me padrejtësitë e tij dhe do t’i shtynte edhe ata në mosbesim. - Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrinin pjekurinë e tyre dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. - Muri që rregullova ishte i dy jetimëve, që kishin nevojë për kujdes. Ata ishin të vegjël dhe nuk kishin njeri që të kujdesej për ta. Allahu donte t’i ruante dhe t’i ndihmonte ata edhe për shkak të dy prindërve të tyre, të cilët ishin besimtarë të mirë. Poshtë tij, ata kishin një thesar, ndërsa babai i tyre ishte njeri i mirë. Kështu, Zoti yt deshi që ata dy, kur të arrinin moshën e pjekurisë, ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. – Kështu, kur të vijë koha që ata të piqen dhe të bëhen të aftë për vetveten, Allahu do ta shembë murin dhe do ta nxjerrë jashtë thesarin, për ta marrë jetimët. - Kjo ishte mëshira e Zotit tënd (ndaj tyre). - Kjo që unë bëra ishte si mëshirë nga Zoti yt, i cili e bëri të realizohej nëpërmjet meje. - Dhe unë nuk bëra asgjë sipas dëshirës sime (por sipas udhëzimit të Zotit) . – Unë nuk bëra asgjë nga vetja ime. Gjithçka ishte e urdhëruar nga Allahu dhe një shenjë mëshire nga Ai. - Ky, është sqarimi për ato gjëra, për të cilat nuk munde të kesh durim. – Ky ishte kuptimi i atyre ngjarjeve, që nuk pate durim të prisje për ta treguar. Kjo histori e mrekullueshme dhe e çuditshme përmban shumë mësime, ligje dhe dispozita shumë të rëndësishme. Ne do të përmendim disa prej tyre, me lejen dhe ndihmën e Allahut të Lartësuar: 1. Rëndësia dhe vlera e lartë e diturisë dhe e udhëtimit për kërkimin e saj. Kjo konsiderohet ndër çështjet më të rëndësishme dhe më të shpërblyeshme. Vetë Musai, ky profet i zgjedhur, ndër më të mirët e profetëve udhëtoi gjatë në kërkim të diturisë dhe kaloi shumë vështirësi, për hir të kësaj çështjeje të rëndësishme. Madje, ky qëllim i lartë e bëri që, gjatë kësaj kohe, ai të largohej nga bijtë e Izraelit dhe t’i ndërpriste mësimet që u jepte atyre. Musai zgjodhi kërkimin e diturisë për vetë vlerën dhe shpërblimin e lartë të kësaj vepre të mirë. 2. Është e udhës që të fillohet me gjërat më të rëndësishme dhe pastaj ato më pak të rëndësishme. Shtimi i diturisë është më i rëndësishëm sesa qëndrimi në të njëjtin nivel. Angazhimi me mësimin e të tjerëve, duke lënë veten në vend -numëro, nuk është zgjedhja më e mirë. Harmonizimi i të dyja mirësive sigurisht që është gjëja më e përkryer. 3. Lejohet marrja e një shërbëtori ose ndihmësi për të përballuar vështirësitë dhe punët e mëdha, kur je në udhëtim ose jo. Qëllimi mund të jetë për të lehtësuar vështirësitë, por edhe për të kërkuar rehatinë, ashtu siç veproi Musai (a.s). 4. Udhëtari në kërkim të diturisë ose për xhihad, ose edhe për qëllime të tjera të mira, nëse gjykon se është më e dobishme ta shfaqë hapur qëllimin, atëherë mund ta bëjë. Disa nga këto dobi janë: përgatitja më e plotë për atë punë, marrja e masave dhe dhënia kurajo vetes për ta kryer sa më mirë. Në këtë mënyrë del në pah edhe vlera e lartë e këtyre adhurimeve. Musai e kishte vendosur ta bënte udhëtimin dhe e tha haptazi këtë. Po kështu veproi edhe Profeti (a.s) kur vendosi të nisej për në luftën e Tebukut. Edhe pse e kishte zakon që të fshihte qëllimet e tij kur nisej për luftë, për atë betejë Profeti (a.s.) veproi ndryshe, sepse ashtu ishte më e dobishme. Kjo bëhet gjithmonë në varësi të situatës. 5. Atribuimi i ligësive dhe shkaqeve të tyre shejtanit të mallkuar, sepse është ai që nxit për të këqijat dhe ua zbukuron njerëzve ligësinë. Nuk ka dyshim se çdo gjë ndodh veçse me kaderin dhe dëshirën e Zotit, por për sa i përket nxitjes për të këqija është shejtani ai që e bën këtë. Kështu veproi djaloshi i Musait, kur tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” 6. Lejohet që njeriu të tregojë për nevojat e natyrës së tij njerëzore, si uria, etja, lodhja, nëse bëhet jo për të treguar pakënaqësi dhe as duke gënjyer. Musai tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” 7. Shërbëtori ose punëtori duhet të jetë i mençur, i shkathët dhe i vëmendshëm. Këto janë cilësi të pëlqyeshme të atij që ka këtë detyrë. 8. Është e pëlqyeshme që njeriu t’i ushqejë shërbëtorët ose punëtorët e vet me ushqimin që ha vetë, madje të hajë së bashku me ta. Kjo kuptohet nga fjala e Musait, kur tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” Shihet se ai e tha në shumës, që tregon se do të hanin të dy së bashku. 9. Zoti e ndihmon njeriun për sa kohë ai është duke punuar për të zbatuar urdhëresat e Zotit. Ata që u përkushtohen porosive të Zotit fitojnë ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Këtë privilegj nuk e kanë ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Musai (a.s) e ndjeu lodhjen vetëm pasi e kishin kaluar pak vendin që synonin, domethënë, pikëtakimin e dy deteve. Ndërsa nga udhëtimi para kësaj pike ata nuk u ankuan për lodhje, edhe pse rruga kishte qenë shumë herë më e gjatë. Madje, pas udhëtimit të gjatë, ata pushuan natën dhe u nisën të nesërmen, pasi ishin çlodhur. Pikërisht në kohën e drekës, Musai tha: “Na jep ushqimin tonë, sepse u lodhëm shumë nga ky udhëtim!” Ky ishte momenti kur Musai u kujtua se e kishin kaluar tashmë vendin për ku ishin nisur. 10. Njeriu që takoi Musai nuk ishte profet, por një besimtar i mirë dhe adhurues i sinqertë. Allahu i Madhëruar thotë se ishte një (rob) adhurues, të cilit i kishte dhuruar mëshirë dhe dituri. Allahu i Madhëruar nuk thotë se Hidri ishte profet. Nëse do të ishte profet, Allahu i Madhëruar do ta kishte përmendur, ashtu siç ka bërë për të tjerët. Për sa i përket fjalës së Hidrit në fund të kësaj ndodhie: “Nuk e bëra nga vetja ime”, ajo nuk tregon se ai ishte profet, por thjesht se ishte frymëzim që Zoti u jep njerëzve në përgjithësi, jo profetëve. I ngjashëm me këtë është rasti i nënës së Musait, për të cilën Allahu thotë: “Ne e frymëzuam atë që t’i jepte gji (Musait)”. Ose rasti i bletës: “Zoti yt e ka udhëzuar bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër pemë dhe nëpër ndërtesat e tyre (njerëzve).” [Nahl 68]. 11. Dituria që Allahu u mëson krijesave të Tij është dy llojesh: 1) Dituri e cila mund të fitohet me përpjekje e mund nga njeriu. 2) Dituri e dhuruar nga Allahu. Allahu ia jep këtë lloj të dytë diturie ndonjë prej adhuruesve të Tij, sikurse thotë në Kur'an: "...i kishim mësuar një dituri të posaçme nga ana Jonë”. 12. Edukata në marrëdhëniet me mësuesin është e shpërblyeshme dhe e inkurajuar nga Zoti. Me mësuesin duhet folur me fjalët më të buta dhe më të zgjedhura, plot respekt e modesti. Shikoni si tha Musai: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh atë që të kanë mësuar ty, si udhëzim i drejtë?” Ai iu drejtua me një stil të butë, si për t’i kërkuar mendim dhe leje. Gjithashtu, Musai pohoi se do të mësonte prej tij, ndryshe nga mendjemëdhenjtë, të cilët nuk duan të duken se kanë nevojë për diturinë e mësuesve, por hiqen sikur janë të barabartë me ta, a thua se po bashkëpunojnë, madje edhe më keq, sikur u japin mend mësuesve të tyre. Nxënësi duhet të shfaqë nevojën për diturinë që merr, sepse ky është nga nxitësit më të mirë për mësuesin që t’i përkushtohet dhënies së diturisë. 13. Njeriu duhet të jetë modest përballë mësuesit, edhe pse mund të qëndrojë shumë më lart se ai. Nuk ka dyshim se profeti Musa (a.s.) ishte shumë më lart se Hidri. 14. Lejohet, madje inkurajohet që edhe njeriu i cili ka shumë dituri, të kërkojë e të mësojë atë gjë që ende nuk e di nga një njeri që është më poshtë në dituri se ai, por që në atë lloj disipline është më me përvojë dhe më i ditur. Kështu, Musai (a.s) ishte një nga më të zgjedhurit e pesë profetëve më të mëdhenj, të cilëve Zoti u dhuroi një dituri që nuk ia kishte dhënë askujt në botë, por në atë lloj njohurie dhe përvoje të veçantë, Hidri kishte avantazh ndaj Musait (a.s). Sidoqoftë, dituria e lartë nuk e pengoi Musain që, me modesti e mirësjellje, të kërkonte mësime nga Hidri. Duke u nisur nga ky shembull, themi se, dijetari i fikh-ut ose hadithit, nëse ka mangësi në gramatikë ose fusha të tjera, ai nuk duhet të ketë turp ta marrë këtë dituri nga të specializuarit në ato fusha, duke pretenduar se ata nuk janë dijetarë fikh-u apo hadithi. 15. Të gjitha mirësitë, mes të cilave edhe dituria, i atribuohen Allahut, dhe ky është një fakt që duhet pohuar dhe deklaruar haptazi e me përunjësi. Gjithashtu, duhet shprehur mirënjohja për Allahun, që t'i dhuroi ato mirësi. Vërej me kujdes se si i tha Musai Hidrit: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që të kanë mësuar ty (nga Zoti ), si udhëzim i drejtë?” 16. Dituri e dobishme është ajo që të tregon udhën drejt të mirave. Kështu, çdo dituri që të qartëson rrugën e drejtë, të paralajmëron dhe tregon si të mbrohesh nga e keqja, ose është mjet për të plotësuar dy aspektet e mësipërme, është dituri e dobishme. Ndërsa dituritë e tjera ose janë të dëmshme, ose thjesht të padobishme. Musai i kërkoi Hidrit të mësonte atë lloj diturie që ofronte udhëzim e mirësi, si edhe të largonte nga të këqijat. 17. Kërkuesi i diturisë duhet të ketë durim të madh gjatë kërkimit të diturisë dhe në marrëdhëniet me mësuesin e tij. Në varësi të mungesës së durimit cenohet edhe dobia e përfituar nga dituria dhe dijetari. Ai që nuk ka durim nuk ka për të mësuar kurrë. Ai që e ushtron veten me durim e qëndrueshmëri ka për të arritur qëllimin. Kjo duket qartë kur Hidri i thotë Musait: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.” 18. Një ndër faktorët kryesorë të kalitjes së durimit është njohja e thellë e çështjes për të cilën duhet të durosh. Kështu, ai që nuk e njeh një çështje, që nuk ia di qëllimin dhe përfundimin, dobitë dhe frytet, sigurisht që nuk mund të bëjë durim për arritjen e saj. Hidri i tha Musait: “E si mund të durosh për diçka që nuk e di?!” Shkaku i mosdurimit është mosnjohja e plotë e çështjes dhe e rëndësisë së saj. 19. Është detyrë dhe shumë e këshillueshme vetëpërmbajtja dhe mosnxitimi për të gjykuar mbi veprimet apo fjalët e dikujt, pa ditur mirë qëllimin e tyre. 20. Nëse njeriu do të bëjë diçka në të ardhmen, duhet të thotë: “Insha Allah” (Në dashtë Allahu). 21. Dëshira dhe vendosmëria për të bërë diçka është krejt ndryshe nga vënia në jetë e saj. Ato as nuk presupozojnë domosdoshmërisht njëra tjetrën. Kështu, Musai tha: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në pikëtakimin e dy deteve ose do të vazhdoj udhëtimin për një kohë të gjatë.”. Pra, ai vendosi që të ishte i durueshëm, megjithëse nuk ia doli ta realizonte atë që pati qëllim. 22. Mësuesi mund ta këshillojë nxënësin që të mos bëjë pyetje, derisa t’ia sqarojë ai çdo çështje. Kjo është e lejueshme dhe varet nga dobia. Kjo mund të bëhet edhe në ato raste kur nxënësi nuk ka arritur ta kuptojë mirë çështjen, prandaj është më mirë që të dëgjojë deri në fund për të kuptuar, ose kur pyet për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme për të, ose kur nxënësi shpërndahet në të tjera tema, që nuk kanë lidhje me çështjen. Në gjitha rastet duhet parë dobia. 23. Lejohet udhëtimi në det, përveç rasteve kur është shumë e rrezikshme për jetën. 24. Kush bën diçka nga harresa nuk merret në përgjegjësi as nga Allahu, as nga krijesat. Musai i tha Hidrit: “Mos më qorto pse harrova..." 25. Prej njerëzve merr atë që ata ta japin me dëshirë. Mos i ngarko ata më tepër sesa mbajnë e mos i mundo ata. Në të kundërt, ata do të largohen prej teje dhe do të urrejnë. Merr prej atyre atë që ata e kanë më të lehtë ta japin! 26. Kur japim një gjykim, ne bazohemi në faktet që shfaqen haptazi. Kështu veprohet në të gjitha çështjet, si ato civile, edhe ato penale. Musai e kundërshtoi Hidrin kur ai çau anijen ose vrau fëmijën e pafajshëm. Ai veproi kështu, sepse në dukje ato ishin krime të dënueshme, dhe Musai nuk mund të heshtte ndaj tyre. Por në rastin tonë, kur ai po shoqëronte Hidrin, që kishte vendosur kusht të mos kundërshtohej, Musai duhej të heshtte. Megjithatë, Musai nxitoi që të gjykonte me faktet e dukshme, ashtu sikurse duhet vepruar për gjykimet e kësaj bote, duke harruar se kishte të bënte me një rast të veçantë, në të cilin duhet të bënte durim dhe të heshtte. 27. Rregulli i artë dhe i mrekullueshëm thotë: Lejohet kryerja e një të keqeje më të vogël, për të shpëtuar nga e keqja më e madhe. Po kështu i jepet rëndësi të mirës më të madhe, edhe nëse na humbin mirësi të tjera më të vogla. Në rastin e Musait, nuk ka dyshim se vrasja e djalit ishte e keqe, por lënia e tij që të sprovonte dhe mundonte prindërit e vet ishte një e keqe edhe më e madhe. Nga ana tjetër, lënia e djalit gjallë dukej si diçka e mirë, por ruajtja e fesë dhe besimit të dy prindërve të tij ishte edhe më e mirë, prandaj Hidri e vrau. Ky rregull përfshin shumë çështje. Kështu duhet të gjykojë njeriu në lidhje me dobinë dhe dëmin.3 28. Këtu mbështetet edhe një rregull tjetër që thotë: Lejohet ndërhyrja në pasurinë e dikujt tjetër, edhe pa marrë leje prej të zotit, nëse synohet rregullimi ose ruajtja e saj nga shkatërrimi, madje edhe nëse kjo mund të shkaktojë prishjen e një pjese të kësaj pasurie. Në këtë mënyrë veproi Hidri kur e çau anijen e të varfërve, që ajo të bëhej me defekt, dhe kështu të shpëtonte nga mbreti grabitqar dhe tiran. Për shembull, nëse në një shtëpi bie zjarr, atëherë lejohet ndërhyrja për shembjen e një pjese të saj, me qëllim për të shpëtuar pjesën tjetër, edhe pa marrë lejen e pronarit të shtëpisë. 29. Lejohet të punosh në det, njëlloj siç lejohet të punosh në tokë. Allahu thotë për marinarët e anijes se “punonin në det”, pa përmendur ndonjë ndalesë. 30. Edhe pse mund të ketë një punë me të cilën ushqehet, njeriu mund të vazhdojë të quhet ‘ miskin’, pra, i varfër, nëse nuk i plotëson të gjitha nevojat e veta. Allahu na tregon se ata kishin anije, e megjithatë, i quajti ‘të varfër’. 31. Vrasja është nga gjynahet më të mëdha, sepse Musai tha për vrasjen e djaloshit: “Bëre një krim të rëndë.” 32. Vrasja e dikujt në formë dënimi nuk është e gabuar, sepse Musai e përjashtoi këtë rast kur tha: “A e vrave një njeri të pastër, që nuk ka lënduar asnjë?!" Njeriun e mirë e besimtar e ruan Allahu, qoftë në pasuri, qoftë edhe në pasardhësit e tij. 33. Shërbimi ndaj besimtarëve të mirë dhe atyre që kanë lidhje me ta është shumë më i shpërblyeshëm sesa bamirësia ndaj të tjerëve. Kur Hidri rindërtoi murin e jetimëve, tha: “…babai i tyre ka qenë njeri i mirë.” 34. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe me edukatë kur flasim për Zotin e Lartësuar. Shihni edukatën e Hidrit kur thotë: “Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det, e unë e bëra me të meta, sepse para tyre ishte një sundues, që grabiste çdo anije.”. Pra, Hidri ia atribuoi të keqen vetes. Ndërsa kur foli për të mirën, tha: “Për sa i përket murit, ai ishte i dy djemve jetimë të atij qyteti. Nën të kishin një thesar. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshironte që ata dy (jetima) të arrinin moshën e pjekurisë dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre.” Po kështu ka thënë edhe Ibrahimi (a.s): “Kur sëmurem, Ai më shëron.” Ose xhindët kur thanë: "Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë." [Xhin 10]. Edhe pse çdo gjë ndodh me kaderin dhe vendimin e Zotit, ne duhet të kemi edukatën që të keqen t'ia atribuojmë vetes tonë dhe të mirën t'ia atribuojmë Allahut të Madhëruar. 35. Asnjëherë nuk duhet braktisur shoku i udhës, derisa ta kesh qortuar mjaftueshëm apo të kesh arsye të pranueshmë për ndarjen. Kështu veproi Hidri me Musain. 36. Miratimi dhe mirëkuptimi mes shokëve në çështjet që nuk janë të ndaluara është një prej shkaqeve që e forcojnë miqësinë, ashtu sikurse kundërshtimi e konfliktet e dobësojnë dhe prishin miqësinë. 37. Veprimet e Hidrit ishin thjesht vendimet e Zotit, që i bëri të ndodhnin nga dora e Hidrit, këtij burri të mirë e besimtar. Qëllimi ishte që njerëzit të kuptojnë disa nga fshehtësitë e Zotit në vendimet e Tij. Ato ndodhën që ne ta kuptojmë se, ndonjëherë, Allahu cakton për njeriun gjëra që ai i urren shumë, por që në fakt janë në të mirën e fesë dhe besimit të tij, siç ndodhi me vrasjen e djaloshit. Por ato mund të jenë edhe në të mirën e çështjeve të kësaj bote, siç ndodhi në rastin e anijes. Kështu, Allahu u tregoi njerëzve disa shembuj të butësisë dhe mëshirës së Tij, që ata të kënaqen me caktimet e Tij, edhe kur ato janë të dhimbshme dhe të vështira.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:38–28:42 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tulla) e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait!” - Ai e urdhëroi Hamanin që të pajtonte një ndërtues, për të ngritur një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohimit të Faraonit, kalimit të kufijve prej tij, duke deklaruar pa turp se ishte zot që duhej adhuruar, - Allahu e mallkoftë! I Lartësuari thotë: “Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dë - gjuan. Ata ishin një popull i shkatë rruar.” [Zuhruf 54]. Njerëzit e tij e pranuan këtë pretendim të shëmtuar, për shkak të mendjelehtësisë dhe logjikës së tyre të mangët, prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë: - “Faraoni tha: “O ju fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. ” - Allahu i Madhëruar, duke na treguar fjalët e tij në një ajet tjetër, thotë: “Bëri një tubim të madh dhe mbajti një fjalim. Atje tha: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!” Atëherë, Allahu e ndëshkoi atë rëndë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen.” [Naziat 23 - 26]. Ai deklaroi para tyre, me zë të lartë këtë trillim të shëmtuar. Ata e pranuan këtë fjalë të tij, prandaj Allahu i Lartësuar i ndëshkoi edhe ata, duke i bërë shembuj për të tjerët, në dynja dhe ahiret. Madje, ai i mallkuar iu kundërvu Musait, - të cilit vetë Zoti i foli me fjalë, - dhe i tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fus në burg.”." [Shuara 29]. - “O Haman! Ndiz zjarrin (për të pjekur tulla) e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait!” - Ai e urdhëroi Hamanin që të pajtonte një ndërtues, për të ngritur një kullë të lartë. Dhe vërtet, ai ndërtoi atë kullë të lartë, të tillë që nuk ishte parë në dynja. Në fakt, ai donte ta shfaqte Musain para popullit si një gënjeshtar, prandaj tha: - “Unë mendoj se ai është gënjeshtar.”. - Unë mendoj se ai është mashtrues, kur thotë se ka Zot tjetër, përveç Faraonit. - “Kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë, pa asnjë të drejtë dhe menduan se nuk do të ktheheshin te Ne.” - Ata i kaluan kufijtë në përhapjen e shkatë - rrimit. Ata nuk besuan ringjalljen dhe Kija - metin, prandaj i Lartësuari thotë: “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të. Por Allahu lëshoi kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi. Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” [Fexhr 13, 14]. - “Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det.” - Ne i përmby - tëm ata në det vetëm gjatë një mëngjesi dhe nuk mbeti prej tyre askush: - “Tani shiko se si qe përfundimi i keq - bërësve! Ne i bëmë ata prijës që ftojnë për në zjarr; Ditën e Kijametit, ata nuk do të ndihmohen.” - Ata do të jenë shembull për të gjithë ata që i ndjekin në refuzimin e profetëve dhe në mosbesimin në Krijuesin e gjithësisë, Allahun e Lartësuar të vetëm dhe pa ortak. Kështu, ata morën poshtërimin dhe ndëshkimin e ashpër në të dyja botët. Për ta nuk do të ketë ndihmës, siç thotë i Lartësuari: “Sa e sa qytete, që ishin shumë më të fortë se qyteti që të dëboi ty, Ne i shkatërruam dhe askush nuk u erdhi për ndihmë.” [Muhamed 13]. - “Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur.” - Ne i bëmë ata të mallkuar. Ata do të mallkohen gjith - monë nga gjuha e besimtarëve, në jetën e kësaj dynjaje, ndërsa Ditën e Kijametit do të jenë të përbuzur. Domethënë, ata do të jenë të mallkuar edhe në Ditën e Kijametit. 134 Katadja thotë: “Ky ajet i ngjan ajetit tjetër: “Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit. Eh, sa e keqe është ajo "dhuratë", që do t'u jepet!” [Hud 99].

Mus'haf Hape →
Nuh 71:21–71:25 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tyre. - “...dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha.” - Ata luftonin me çdo formë të vërtetën dhe me kryeneçësi pengonin njerëzit nga rruga e drejtë. Ata ngrinin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim...” - I gjithë ky këshillim nuk vleu aspak për ata. Ata nuk iu bindën urdhrave që Profeti përcillte prej Allahut. Ata kundërshtuan Profetin besnik, që i këshillonte për të mirën dhe u mësonte si të ruheshin nga e keqja. Ata ndoqën parinë e tyre, pasuritë dhe fëmijët e të cilëve u shtonin veçse humbjen dhe dështimin në arritjen e të mirave. Kur kjo ishte gjendja e udhëheqësve, si do të ishte, vallë, gjendja e pasuesve? Sigurisht, ata do të ishin më të dështuar e më të humbur se zotërinjtë e tyre. - “...dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha.” - Ata luftonin me çdo formë të vërtetën dhe me kryeneçësi pengonin njerëzit nga rruga e drejtë. Ata ngrinin kurthe të mëdha kundër të vërtetës dhe bartësve të saj. Ata ftonin besimtarët në idhujtari, duke ua zbukuruar atë me fjalë dhe sllogane, me të cilat mashtronin veten dhe të tjerët. Ata ftonin në idhujtari, ku ishin edhe vetë të zhytur, dhe që të mos braktisnin traditën e të parëve të tyre të vjetër. Madje, ua përmendnin edhe me emra idhujt e tyre duke thënë: - “Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën”.” - Të gjithë këta ishin emra të njerëzve të mirë të popullit të Nuhut. Pas vdekjes së tyre, Shejtani i joshi me idenë që ata t’i pikturonin dhe gdhendnin figurat e tyre, me pretendimin që kjo do t’i nxiste më shumë për adhurimin e Zotit. Por pasi kaluan vite e vite, pasi ikën brezat e parë dhe erdhën breza të tjerë njerëzish, Shejtani u tha: “Të parët tuaj i adhuronin këto statuja e piktura dhe u kërkonin të ndërmjetësonin tek Allahu. Nëpërmjet tyre, ata kërkonin shiun dhe çdo të mirë tjetër.” Dhe kështu filloi adhurimi i idhujve. Brezat kalonin dhe porosisnin njëri -tjetrin që të mos hiqnin dorë nga idhujtaria. Të njëjtën gjë bënë edhe mohuesit e kohës kur jetoi Nuhu (a.s.). - “Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre.” - Këta udhëheqës dhe prijës, me ftesën që u bënin pasuesve të tyre, humbën dhe devijuan shumë njerëz nga rruga e drejtë e adhurimit të një Zoti të vetëm. Udhëheqësit e humbur devijuan shumë e shumë breza, prandaj e meritonin atë që tha Nuhu (a.s.) më pas: - “...Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” – Kuptimi: Këtyre zullumqarëve, që nuk u japin profetëve hakun që u takon, veçse humbje shtoju! Ata dëgjonin vetëm udhëheqësit e tyre dhe shpërfillnin profetët e Zotit, dhe për sa kohë që ata shpërfillin profetët dhe Shpalljen e Zotit, nuk ka asnjë shpresë udhëzimi për ta në rrugën e drejtë. Më pas, i Madhëruari përmend ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke thënë: - “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr.” – Që në këtë jetë, ata u mbytën me ujë, që i përfshiu nga të gjitha drejtimet. Trupat e tyre i përpiu uji, por shpirtrat u përvëluan në zjarr. Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, për të cilat Profeti i paralajmëroi dhe i urdhëroi që t’i braktisnin dhe të kërkonin falje. Nuhu (a.s.) ua bëri të qartë rrezikun e këmbënguljes në mohim dhe mosbindje, por ata e shpërfillën, prandaj i kapi ndëshkimi i ashpër, prej të cilit nuk mund të shpëtonin. E kush mund t’i ndihmonte të shpëtonin?! - “Ata nuk gjetën ndihmëtarë, që t’i shpëtonin prej Allahut.” - Askush nuk mund t’i ndihmonte kur ndëshkimi po ekzekutohej. Askush nuk mund ta ndalojë a kthejë pas gjykimin, përcaktimin dhe vendimin e të Plotpushtetshmit.

Mus'haf Hape →
Hashr 59:11–59:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shtatzanë prej tij. Kur e ngriti çështjen tek i pari i vendit, ky urdhëroi që Xhurejxhi të nxirrej nga faltorja e tij dhe ajo t’i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon këtu rreth munafikëve, si Abdullah Ibn Ubeji dhe soji i tij, dhe fjalët që ata që u dërguan jehudëve të Benu Nadirit, ku u premtonin se do t’u dilnin në krah për çdo rast. Allahu i Lartësuar thotë: - “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: “Nëse ju dëbo - heni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush. Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” - Por ky qe një premtim që kurrë nuk do të mbahej nga ata. Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Allahu dëshmon se ata janë gënje - shtarë.” - Allahu i Lartësuar dëshmoi se ata po gënjenin me këtë premtim që u dhanë jehudëve të Benu Nadirit, ose për shkak se ata thanë një fjalë, të cilën e kishin vendosur që të mos e zbatonin që në fillim, ose për shkak se ky premtim nuk do të mbahej nga ata, për shkak të frikës së tyre, prandaj i Lartësuari thotë: - “Nëse ata dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” - Ata nuk kanë për të luftuar së bashku me ata, madje nuk do të marrin fare pjesë në luftë. - “Por edhe sikur t’i ndihmojnë ...” - Pra, edhe sikur të dilnin për në luftë, ata përsëri nuk do të kishin për t’i ndihmuar, por, siç thotë i Lartësuari: - “... shpejt do të kthejnë shpinën, e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.” - Ky qe një parashikim tjetër në lidhje me ata munafikë, për qëndrimin që ata do të mbanin dhe për natyrën e tyre frikacake. - “Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu.” - Domethënë, ata ju frikësohen më shumë juve, sesa Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër të ngjashëm: “Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. ...” [Nisa 77]. - “Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” - Kaq është logjika e tyre. Pikërisht kjo logjikë i bën që të kenë këtë natyrë frikacake. - “Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mure - ve.” - Kështu ata, për shkak të natyrës frikacake dhe burracake që i karakterizon, tmerrit dhe lemerisë që ka pushtuar shpirtin e tyre, nuk janë gjendje që të ndeshen me ushtrinë islame ballë për ballë, por vetëm duke qenë të mbrojtur pas fortifikatave të shumta ose pas mureve rrethues. - “Pasiguria mes tyre është e madhe.” - Armiqësia është e ashpër mes radhëve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri -tjetrin. ...” [En’am 65]. - “Të duket sikur janë të bashkuar, por në fakt, janë me zemra të përçara ...” - Të duken sikur janë të unifikuar, aleatë të da - shur dhe të përkushtuar ndaj njëri tjetrit, por në fakt, kanë shumë konflikte dhe përçarje në mes. - “... sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” - Ky është shkaku i gjendjes së tyre. - “Ashtu si populli jo shumë larg më parë, të cilët vuajtën pasojat e veprimeve të tyre, edhe ata do të kenë një dënim të rëndë.” - Këtu flitet për jehudët e fisit Benu Kajnuka, të cilët Profeti ﷺ i dëboi përpara kësaj ngjarjeje. - “Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho!”, e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” - I tillë është shembulli i këtyre jehudëve në drejtim të vetëpëlqimit, kryeneçësisë, si edhe besimit, që ata kishin tek munafikët, të cilët u premtuan se do t’u bëheshin krahë dhe aleatë në luftën kundër Profetit ﷺ ,por kur gjendja u ashpërsua dhe filloi lufta, ata i braktisën dhe i lanë të përballeshin të vetëm. Ata janë si Shejtani i mallkuar, i cili ia zbukuron njeriut mohimin e mosbesimin, dhe kur njeriu i përgjigjet ftesës së Shejtanit të mallkuar dhe ndjek hapat e tij, ai i mallkuar, - siç na tregon i Madhëruari fjalët e tij, - thotë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” Ky është kurthi dhe mashtrimi që Shejtani i mallkuar i bën nje - riut, i cili ndjek hapat e tij dhe mashtrohet nga premtimet e tij boshe. Disa kanë përmendur këtu disa izraeljate, të cilat mund të shërbejnë si ilustrime për këtë ajet, edhe pse nuk janë shkak i zbritjes së tij. Ibn Xheriri sjell një rrëfim nga Abdullah bin Nahiku, që thotë: “Kam dëgjuar Aliun, të thotë: “Një murg kishte adhuruar Zotin për gjashtëdhjetë vjet. Shejtani i mallkuar iu vu pas, që ta dobësonte dhe në fund ta rrë - nonte. Kështu, ai shkoi te një grua dhe duke e zaptuar, e sëmuri atë mendërisht. Ajo ki - shte vëllezër, të cilëve ai u hodhi në mendje që ta çonin tek murgu, për ta yshtur e shë - ruar vajzën. Kështu, ata e çuan vajzën tek ai dhe ai filloi ta kuronte. Ata vendosën që ajo të qëndronte tek murgu gjatë kohës së kuri - mit. Por, një ditë, ndërsa ai merrej me të, ajo i pëlqeu, e kështu ai shkoi me të, dhe ajo mbeti shtatzënë. I gjendur në këtë situatë, ai e vrau vajzën. Kur erdhën vëllezërit e saj, Shejtani i tha murgut: “Unë jam tashmë i vetmi mik për ty. Ti më ke lodhur për një kohë të gjatë, që të të largoj nga besimi. Unë ta kam bërë këtë, prandaj m’u bind mua dhe unë do të të shpëtoj nga kjo gjendje. Bjer në sexhde dhe m’u përul mua!” Kështu, ai i ra në sexhde. Por, kur i ra në sexhde, Shejtani e braktisi dhe i tha: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikëso - hem Allahut, Zotit të gjithësisë!”. Ndërsa Ibn Xheriri sjell një rrëfim nga Abdullah Ibn Mesudi, i cili për shpjegimin dhe ilustrimin e këtij ajeti, ka thënë: “Ishte një grua, që kujdesej për delet dhe kishte katër vëllezër. Ajo, gjithashtu, shërbente dhe rrinte natën në manastirin e një murgu. Njëherë murgu, i joshur nga bukuria e saj, zbriti dhe kreu marrëdhënie me të, dhe ajo mbeti shtatzënë. Shejtani iu afrua murgut dhe dhe i tha: “Vrite tani dhe varrose! Ti je njeri i sinqertë, ndaj kur njerëzit të të dëgjojnë, do të besojnë gjithçka që u thua.” Kështu, ai e vrau dhe e varrosi. Por Shejtani i mallkuar u doli në ëndërr vëllezërve të saj dhe u tha: “Murgu i manastirit bëri zina me motrën tuaj dhe, kur ajo mbeti shtatzënë, ai e vrau dhe e varrosi në filan vend.” Në mëngjes, njëri prej tyre tha: “Pasha Zotin, mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme dhe, nuk e di, a t'jua tregoj apo jo!” Ata thanë: “Na e trego!”. Kur ai ua tregoi, tjetri tha: “Pasha Zotin, edhe unë kam parë të njëjtën ëndërr.”. Edhe i treti tha të njëjtën gjë. Atëherë të tre thanë: “Për Zotin, ka një arsye që na është treguar kjo në ëndërr.” Kështu, ata vunë në dijeni mbretin e tyre kundër murgut. Erdhi koha që kundër tij do të zbatohej dënimi me vdekje. Në këtë moment, Shejtani i mallkuar shkoi tek murgu dhe i tha: “Unë jam ai që shkaktoi këtë ligësi. Tashmë askush tjetër veç meje nuk mund të të shpëtojë. Përulu e bjer në sexhde para meje vetëm një herë dhe unë do të të shpëtoj nga kjo gjendje.” Ai iu përul dhe ra në sexhde. Por kur e çuan para mbretit për të dhënë vendimin, Shejtani i mallkuar e braktisi dhe ai u vra.” Një variant i ngjashëm vjen edhe nga Ibn Abasi, Tausi, Mukatil Ibn Hajani etj. Ndër shumë njerëz është përhapur mendimi se emri i këtij murgu ishte Bersisa. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Kjo histori është e ndryshme nga historia e Xhurejxh it, adhuruesit të njohur. Xhurejxhi u akuzua nga një prostitutë, e cila pretendonte se kishte mbetur shtatzanë prej tij. Kur e ngriti çështjen tek i pari i vendit, ky urdhëroi që Xhurejxhi të nxirrej nga faltorja e tij dhe ajo t’i shembej. Kur po i shkatërronin faltoren, ai bërtiste i habitur: “Ç’po bëni?! Ç’po bëni kështu?!” Ata i thanë: “O armik i Zotit, ti kë bëre kështu e ashtu me atë grua!” Atëherë, Xhurejxhi u tha: “Prisni pak, bëni durim!” Pastaj shkoi dhe e mori foshnjën e saj të sapolindur dhe i tha: “O djalë, kush është babai yt?”. Foshnja foli dhe tha: “Babai im është bariu.”. Në fakt, ajo kishte shkuar me qëllim me bariun për të mbetur shtatzënë prej tij, e kështu të akuzonte murgun. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan dëshminë e foshnjës, të gjithë përlëvduan shumë murgun dhe i thanë: “Ne do ta rindërtojmë faltoren tuaj, madje do ta bëjmë të florinjtë.”. Ai tha: “Jo, nuk dua! Ma ndërtoni prej balte, ashtu siç ishte.” - “Dhe kështu, përfundimi i të dyja palë - ve është në Zjarr, ku do të jenë përgjith - monë.” - Pra si ai që fton për kufër, edhe ai i cili i përgjigjet kësaj ftese, të dy do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit. - “Ky është ndëshkimi i zullumqarëve! ” - Ky është shpërblimi për ata që janë të padrejtë dhe të cilët shpërfillin ftesën e Zotit, duke ndjekur rrugën e Shejtanit të mallkuar. Kjo është padrejtësia e tyre dhe ky është përfundimi i çdo zullumqari.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:41–8:42 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - ku Zoti ngriti të vërtetën, shkatërroi të kotën dhe shfaqi mrekulli, - ju duhet t’i shpenzoni ashtu siç kërkon Allahu dhe Profeti i Tij. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve,...” - ‘El ganime’ quhet pasuria e marrë nga mohuesit, me një luftë të drejtë të zhvilluar nga muslimanët kundër tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na mëson se, nga kjo pasuri e fituar në luftë, një e pesta i takon Allahut, ndërsa pjesa tjetër u takon luftëtarëve fitimtarë, sepse Allahu i Madhëruar ua atribuon p ikërisht atyre, kur thotë: “... çfarëdo plaçkë lufte që fitoni”. Plaçka e luftës duhet të shpërndahet mes luftëtarëve, ashtu sikurse e ka ndarë Profeti ﷺ . 26 Atëherë, për këmbësorin jepej një pjesë, ndërsa për kalorësin jepeshin dy pjesë: një për të e një për kalin e tij. Kështu shpërndahej pjesa e luftëtarëve (4/5). Ndërsa 1/5 ndahet në pesë pjesë të tjera: 1. Një pjesë veçohet për Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo nënkupton bamirësi të përgjithshme për muslimanët, pa ndonjë përcaktim të veçantë. Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk kanë nevojë për pasuritë e njerëzve, prandaj shprehja “për Allahun dhe Profetin e Tij” nënkupton bamirësinë e përgjithshme për robërit e Zotit. 2. Pjesa e dytë veçohet për farefisin e Profetit ﷺ , që nënkupton familjet Benu Hashim dhe Benu Mutalib. Allahu i Lartësuar nuk ka përcaktuar ndonjë kategori të veçantë mes këtyre familjeve, si të varfërit apo nevojtarët, dhe as nuk ka përjashtuar të pasurit. Kjo do të thotë se përfitues ishin të gjithë pjesëtarët e këtyre familjeve, të pasurit e të varfërit, meshkujt dhe femrat. 3. Pjesa e tretë u takon jetimëve. Statusin e jetimit e gëzon çdo minoren që ka humbur babain. Allahu i Lartësuar ka caktuar një pjesë për ta, si mëshirë ndaj tyre, sepse jetimët e vegjël nuk kanë mundësi të përmbushin nevojat dhe kërkesat e tyre, pasi kanë humbur njeriun që përpiqet dhe punon për ta. 4. Një pjesë shkon për nevojtarët dhe të varfërit, të vegjël e të mëdhenj, meshkuj e femra. 5. Hisja e pestë shkon për të ndihmuar ata që kanë mbetur në mes të rrugës, pa mbështetje dhe pa asnjë mundësi për t’u kthyer në vendin e tyre. Disa mufesirë thonë se 1/5 që i takon Allahut dhe Profetit të Tij, nuk lejohet të shpenzohet jashtë këtyre pesë kategorive. Ata thonë, gjithashtu, që nuk është e detyrueshme që këto pjesë të jenë të barabarta, por secila përcaktohet në varësi të dobisë dhe nevojës. Në fakt, ky shpjegim është më i pranueshëm se të tjerët. Më pas, Allahu i Lartësuar e përcakton si kusht të imanit ndarjen e një të pestës së plaçkës së luftës me korrektësi, sipas mënyrës që ka caktuar Ai: - “...nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit) ,...” - Dita e Fitores është dita e Betejës së Bedrit, kur Allahu i Lartësuar bëri dallimin e qartë të së vërtetës nga e kota. Atë ditë, e vërteta triumfoi mbi të kotën. - “...ditën kur u ndeshën dy ushtritë.” - Grupi i muslimanëve u përball me grupin e jobesimtarëve. Atë ditë, Allahu i Madhëruar bëri të triumfojë qartë e vërteta e Tij, duke shfaqur shenja dhe mrekulli, që tregonin se Shpallja që Muhamedi ﷺ e solli nga Zoti i tij ishte e vërteta e sigurt, për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Në këtë mënyrë, kuptimi ajetit është: Nëse vërtet e besoni Allahun dhe Shpalljen që Ai ia dhuroi Profetit të Tij të dashur, atëherë një të pestën e pasurisë së fituar në atë luftë, - ku Zoti ngriti të vërtetën, shkatërroi të kotën dhe shfaqi mrekulli, - ju duhet t’i shpenzoni ashtu siç kërkon Allahu dhe Profeti i Tij. - “Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” - Çdokush që kundërshton Allahun, duke dalë kundër urdhrit të Tij, ka për t’u mposhtur nga Allahu i Madhëruar. Më tej jepen hollësi të tjera të kësaj beteje historike: - “Ju ishit në anën më të afërt të luginës, ndërsa ata në anën më të largët të saj,...” - Kuptimi: Ju kishit dalë përballë njëri tjetrit në një luginë. Ata ishin pozicionuar diku larg Medinës, ndërsa ju në një vend afër Medinës. - “...ndërsa karvani ishte më poshtë jush.” - Karvani për të cilin dolët ishte në krahun e bregdetit. Por Allahu kërkonte diçka tjetër për ju. - “Edhe sikur ta kishit planifikuar me njëri-tjetrin atë takim, nuk do të kishte qenë aq i përcaktuar mirë.” - Edhe sikur ta kishit bërë me fjalë me armikun për t’u takuar në këtë mënyrë, nuk do t’ia arrinit. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që, me diturinë dhe urtësinë e Tij, kishte përcaktuar gjithçka: - “Por ishte Allahu Ai që e kishte përcaktuar të ndodhte, dhe ashtu ndodhi,...” - Allahu ju vuri përballë në këtë mënyrë, për të realizuar diçka të parapërcaktuar që më parë. Do të ndodhte pikërisht ashtu sikurse e kishte përcaktuar Zoti i Madhëruar, në mënyrë që: - “...me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë...” - Ky do të ishte argument i qartë për çdo kokëfortë dhe arrogant. Pas kësaj ngjarjeje, ata që do të zgjidhnin rrugën e humbjes, do ta bëni n këtë me vetëdije të plotë. Ata do të jetonin, do të luftonin dhe do të vdisnin për kauzën e zgjedhur me vetëdije të plotë, të bindur për kotësinë dhe pavërtetësinë e saj. Kështu, ata nuk do të kishin më justifikim përpara Allahut të Madhëruar. - “...ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë.” - Besimtarëve do t’u shtohej qartësia dhe siguria në të vërtetën, për të cilën luftonin. Me gjithë ato argumente dhe mrekulli te dukshme që shfaqi atë ditë, Allahu u shtoi imanin besimtarëve të mençur, por edhe zhvleftësoi çdo justifikim të mohuesve të së vërtetës. Ajo ngjarje shërben gjithmonë si kujtim për të diturit dhe të urtët. - “Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.” - Allahu është El Semiu - Ai që i dëgjon të gjitha zërat, me shumëllojshmërinë e gjuhëve, nevojave dhe kërkesave. Allahu është gjithashtu El Alimu - i Gjithëdituri, i Cili di çdo gjë që duket dhe çdo gjë që fshihet. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë absolute dhe gjithëpërfshirëse të Allahut.

Mus'haf Hape →
Rad 13:34–13:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… (në tryezë) i pjekur (gati për të ngrënë).” Allahu i lartësuar ka thënë: “Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba, Bananeve me fruta palë -palë, Nën hije të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Për ata ka dënim në jetën e kësaj bote, por dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të Allahut. - Për idhujtarët është përgatitur dënimi në jetën e kësaj bote, të cilin ata e përjetojnë nga duart e besimtarëve, të cilët i vrasin ose i robërojnë. Ndërsa dënimi i jetës tjetër është shumë më i rëndë. Kur Profeti ﷺ ishte duke dhënë atë që quhet gjykimi “ mulâ’ane” (i mallkimit) 166, mes një çifti, tha: 1563. “... Me të vërtetë ndëshkimi i dynjasë është më i lehtë sesa ndëshkimi i ahiretit.” Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “Atë ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai, e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai.” [Fexhr 25, 26]. “Jo. Ata nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. Ne kemi përgatitur zjarr flakërues, për ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. Kur ai (Xhehenemi) t'i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej së largu, ata do të dëgjojnë furinë dhe zërin e tij (të Xhehenemit). Kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga (zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e tyre (do luten për t'u asgjësuar) . Këtë ditë, mos u lutni për shkatërrimin vetëm një herë, por lutuni shumë herë! Thuaj: “A është më i mirë zjarri i Xhehenemit apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?! Ai është përgatitur (e stolisur për ta) si shpërblim (për adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut) dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre (i përjetshëm). Ata do të kenë në të gjithçka që dëshirojnë, e aty do të banojnë përjetë. Ky është, për Zoti n tënd, një premtim (i rëndësishëm) që nuk e thyen.” [Furkan 11 - 14]. Në këto ajete, Allahu i Lavdëruar përmend si ndëshkimin e mohuesve të besimit të vërtetë, ashtu edhe shpërblimin e besimtarëve. Edhe në këto ajete, i Lartësuari përmend edhe ndëshkimin e idhujtarëve, edhe shpërblimin e besimitarëve. Ai thotë: - Xheneti që u është premtuar të devotshmëve - E kështu përshkruhen bukuritë e tij: - është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj - Lumenjtë vërshojnë përgjatë dhe anekënd kopshteve. Ata janë lumenj, të cilët banorët e Xhenetit mund t’i devijojnë e zhvendosin si dhe ku të dëshirojnë. I lartësuari ka thënë: “Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë aty lloj -lloj frutash dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. ...” [Muhamed 15.] - ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. - Ushqimet, pijet dhe frutat e Xhenetit nuk ndërpriten dhe nuk mbarojnë kurrë. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Ibn Abasit, në të cilin flitet për namazin e eklipsit, ku, ndër të tjera, thuhet: 1564. “... njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Gjatë namazit vërejtëm se bëre diçka të pazakontë, sikur synove të merrje e arrije diçka, e pastaj u tërhoqe.” Profeti i Allahut tha: “Unë pashë Xhenetin, - ose: “m’u shfaq Xheneti” - dhe dëshirova të marr prej tij një degë rrushi. Nëse do të arrija ta merrja atë, ju do të hanit prej saj për sa kohë të vazhdonte dynjaja.” Nga Utbe Ibn Abd el Sulemi vjen rrëfimi se: 1565. “Një nomad e pyeti Profetin rreth Xhenetit: “A ka rrush atje?” Profeti tha: “Po.” Ai tha: “Sa i madh është bistaku i rrushit atje? - “Është aq i madh, sa të fluturojë korbi për një muaj rresht, pa pushuar aspak.” Kështu e sjell Imam Ahmedi. Ndërsa Taberaniu sjell hadithin nga Theubani, se Profeti i Allahut ka thënë: 1566. “Sa herë që njeriu merr një frut nga Xhenetit, në vend të tij del një tjetër.” Nga Xhabir ibn Abdilah përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: “Banorët e xhenetit hanë dhe pinë, por nuk nxjerrin sekrecione nga hunda, as jashtëqitje dhe as urinë. Ushqimi i tyre del si gromësirë me aromë misku. Atyre do t’u inspirohet tesbiĥu (fjala subhanall -llah) dhe takdisu (lavdërimi e dëlirësimi i Allahut) ashtu siç marrin frymë.” Transmeton Muslimi. El Hasen Ibn El ea’rafe përcjell nga Alladullah Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ka thënë: 1567. “Në Xhenet, ti vështron zogun duke fluturuar, dhe (me të dëshiruar që të hash) ai bie menjëherë përpara teje (në tryezë) i pjekur (gati për të ngrënë).” Allahu i lartësuar ka thënë: “Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba, Bananeve me fruta palë -palë, Nën hije të gjera, Pranë një uji që rrjedh, Mes frutave të shumëllojshme, Që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara.” [El uakia 28 - 33] “Për shkak se ata bëjnë durim, Ai i shpërblen me Xhenet dhe me veshje mëndafshi. Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk të do ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë.” [El insan 12 - 14]. Edhe hijet e këndshme e të bukura, janë të përhershme në Xhenet; ato nuk pakësohen apo largohen, siç thotë i Lavdëruari: “Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Ne do t’i fusim në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë të përjetshëm. Atje do të kenë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.” [Nisa 57]. Shumë herë Allahu i lartësuar, pasi përmend në Kur’an përshkrimin e xhenetit vijon të përshkruajë edhe xhehenemin dhe ndëshkimin e Tij. Kështu Ai nxit në zemrat e robërve shpresën për shpërblimin dhe mirësitë e Tij, por edhe frikën nga ndëshkimi i Tij. Edhe në këto ajete, pasi përshkroi mirësitë e Xhenetit, i Lartësuari thotë: - Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri. - Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20.]

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:24–14:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nuk po flisnin, nuk desha që të flisja përpara tyre. Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Ajo është palma.” Kur u ngritëm nga mexhlisi, unë i thashë Umerit (pra, të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A mund ta kuptosh, vallë, shembullin që Allahu jep për fjalën e mirë? Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë, rrënjët e së cilës janë të thella dhe degët e saj ngjiten deri në qiell. Me vullnetin e Zotit, ajo i jep frutat e saj në çdo kohë. Allahu u jep njerëzve shembuj, me qëllim që ata të mendojnë. - Ali Ibn Talha përcjell shpjegimin nga Ibn Abasi, se fjalia: “A mund ta kuptosh, vallë, shembullin që Allahu jep për fjalën e mirë?” i referohet shehadetit: “ La il -lahe il -Allah”. Ndërsa: “Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë...” i referohet besimtarit. “Rrënjët e thella” janë fjalët e dëshmisë “ La il -lahe il -Allah” në zemrën e besimtarit; kurse “degët e saj, që ngjiten deri në qiell” janë veprat e besimtarit të bazuara në këtë dëshmi të sinqertë, të cilat ngrihen lart në qiell.” Po kështu ka thënë edhe Dahaku, Seid Ibn Xhubejri, Ikrima, Muxhahidi dhe shumë të tjerë. Ata thonë se ajeti jep një shëmbëllim për fjalët e mira të besimtarit dhe punët e tij të mbara. Besimtarit vazhdojnë t’i ngrihen lart veprat e tij të mira në çdo kohë, mëngjes dhe mbrëmje, tek Allahu i Lartësuar. Po kështu e ka përcjellë Suddiu nga Murra, dhe ky nga Ibn Mesudi, i cili ka thënë se kjo pemë është palma që lidh hurma (arabie). Buhariu sjell hadithin nga Ibn Umeri, i cili rrëfen se ishin m e Profetin e Allahut, kur tha: 1577. “Më thoni, cila është ajo pemë, e cila i ngjan një muslimani? Asaj nuk i bien gjethet as në verë dhe as në dimër dhe i jep frytet e saj në çdo kohë, me lejen e Zotit të saj.” Ibn Umeri rrëfen: “Me vete mendova palmën, por kur pashë që Ebu Bekri dhe Umeri nuk po flisnin, nuk desha që të flisja përpara tyre. Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Ajo është palma.” Kur u ngritëm nga mexhlisi, unë i thashë Umerit (pra, të atit): “O baba, për Zotin, më shkoi ndër mend palma.” - “Po përse nuk e the?” - “Kur pashë që ju nuk po flisnit, nuk desha që të flisja përpara jush” Atëherë Umeri tha: “Sikur ta kishe thënë, do të ishte shumë më e dashur për mua se kjo dhe ajo mirësi!” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muxhahidi: “Unë e kam shoqëruar Ibn Umerin në një rrugëtim drejt Medinës dhe e dëgjova atë që të tregonte për Profetin e Allahut veçse nj ë hadith të vetëm, që thoshte: 1578. “Ishim njëherë tek Profeti i Allahut, kur tha: “Është një pemë, e cila i shëmbëllen muslimanit”. Unë desha që të thoja se ajo është palma, por duke vështruar rreth e rrotull, pashë se isha më i vogli mes tyre, prandaj nuk fola. Atëherë Profeti i Allahut tha se ajo është palma.” [Buhariu dhe Muslimi]. Siç duket qartë, besimtari i shëmbëllen një peme, palmës, e cila ka fruta në çdo kohë, në verë apo në dimër, natën apo ditën. Po kështu është edhe besimtari. Frytet e tij, punët të mira, vazhdojnë gjatë natës dhe ditës, në çdo kohë, me lejen e Zotit. Ato ngrihen lart të plota, të mira, të këndshme dhe bekimsjellëse. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu u jep njerëzve shembuj, me qëllim që ata të mendojnë.” - Ndërsa shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe, me rrënjë të shkulura dhe të paqëndrueshme në tokë. - Ky është një shëmbëllim i mohimit të jobesimtarit, i cili nuk ka qëndrueshmëri dhe rrënjë. E tillë është shkurrja handhal ose el shirj ânu. Kështu e sjell Shuba me sened nga Enesi, i cili mendoj se ia atribuon Profetit ﷺ . Ai 1579. “...duke shpjeguar fjalën e Allahut: “Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë...”, ka thënë: “Ajo është palma, ndërsa “shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe”, është el shirjanu.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, se Profeti ﷺ , duke shpjeguar ajetin, ka thënë: 1580. “... shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe.” Ajo është shkurrja handhale.” Unë ia tregova këtë Ebu Alijas dhe ai tha: “Po, kështu kemi dëgjuar të thuhet.” Ibn Xheriri e sjell hadithin nga Hamad Ibn Seleme, me të njëjtin tekst dhe version. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “... me rrënjë të shkulura dhe të paqëndrueshme në tokë.” Domethënë, nuk ka rrënjë, prandaj nuk ka qëndrueshmëri në tokë. I tillë është kufri. Ai nuk është ndërtuar mbi asnjë themel dhe nuk jep fryte. Për këtë arsye, mohuesit nuk i ngrihen veprat tek Allahu i Lartësuar dhe nuk i pranohet asnjë lloj pune apo përkushtimi ndaj Zotit, derisa të pranojë imanin e vërtetë. 171

Mus'haf Hape →
Lukman 31:16–31:19 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e as me shpejtësi arroganti. - “... dhe fol me zë të ulët ...” - Mos e tepro në të folur dhe as mos e ngri zërin lart pa nevojë e pa vend. - “... sepse …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto janë disa porosi të dobishme të Lukmanit të urtë, që i Lartësuari na tregon, me qëllim që njerëzit të nxjerrin mësime prej tyre. - “O biri im! Allahu ka për të sjellë edhe një thërrmijë të vogël sa një farë sinapi, edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose në qiej ose në tokë. ” - Çdo lloj padrejtësie ose vepër të mirë, sado e vogël qoftë ajo, Zoti ka për ta sjellë e shfaqur atë në Ditën e Kijametit, atë ditë kur do të vendosen peshoret e sakta për veprat e njerëzve, dhe Ai ka për t’i shpërblyer të gjithë sipas asaj që ka paraqitur. Nëse ka bërë vepra të mira, ka për të marrë shpërblim të mirë, e nëse ka bërë vepra të këqija, ka për të marrë ndëshkimin e merituar, siç thotë i Lavdëruari: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve).” [Enbija 47]. Ose: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Gjithashtu, kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 7, 8]. Ai ka për ta sjellë në peshore atë vepër, qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose diku në qiej e në tokë. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Zotit, i Cili thotë: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmitarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - “Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” - Ai është Latifun Habir . 152 Dituria e Zotit depërton deri në hollësitë më të thella. Ai di çdo çështje, edhe në detajet më të fshehta e të padukshme. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij, sado e imët qoftë. Ai është i gjithëditur edhe për hapat e një milingone dhe gjurmët e saj në natën e errët. - “O biri im! Fale namazin rregullisht ...” - Fale namazin duke përmbushur shtyllat, kushtet, detyrat dhe çdo vepër e fjalë të tij, si edhe duke e kryer në kohën e vet. - “... urdhëro për çfarë është e drejtë dhe ndalo nga çfarë është e keqe ...” - Me çdo mundësi dhe energji tënden. - “... dhe bëj durim në çfarëdo që të të godasë!” - Pra, mësoje se ai që urdhëron për mirësi dhe ndalon nga të këqijat patjetër do të sprovohet dhe do të ketë mundime prej njerëzve, prandaj ka nevojë për durim e qëndrueshmëri në rrugën e Zotit. - “Vërtet, këto janë nga çështjet më të vyera.” - Durimi gjatë mundimit që të japin njerëzit është nga veprat më të shpërblye - shme. - “Mos ua kthe shpinën njerëzve me mendjemadhësi ...” - Kur ata të flasin ose u flet, mos e largo fytyrën prej tyre me mendjemadhësi e duke i përçmuar, por tregohu i butë, i afruar e i sjellshëm me ta, buzëqesh e përkushtohu në komunikimin me ta. Profeti, duke këshilluar dikë, i tha: “Mos fyej asnjë dhe kurrë mos nënvleftëso asnjë punë të mirë (sado e vogël në dukje), qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur; qoftë edhe të hedhësh ujë nga ena jote në enën e vëllait. Të këshilloj, gjithashtu, që rroba jote të jetë deri në mes të kërcirit, e nëse do ta mbash më të gjatë, atëherë le të jetë deri tek kyçi i këmbës, por mos guxo ta ulësh më poshtë, sepse kjo është prej mendjemadhësisë, dhe Allahu nuk e do mendjemadhësinë.” - “... dhe mos ec nëpër tokë si kryeneç ...” - Mos ec si mendjemadh e kryeneç, sepse do të fitosh urrejtjen e Zotit. - “... sepse Allahu nuk e do atë që trego - het mendjemadh e mburravec! ” - Mendjemadh dhe i krekosur, me vetëpëlqim dhe mburravec para të tjerëve, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt.” [Isra 37, 38]. Hafidh el Taberani sjell një hadith me senedin e tij prej Thabit Ibn Kajs el Shemasi, i cili tregon: 2071. “Njëherë u përmend mendje - madhësia në prani të Profetit, i cili tha fjalë shumë të rënda për ndalesën e saj. Ndër të tjera, tha: “Allahu nuk e do atë që tregohet mendjemadh e mburravec!” Një burrë nga të pranishmit tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë i laj shpesh rrobat e mia dhe më pëlqen që t’i kem ato të bardha. Më pëlqen të zbukuroj lidhëset e sandaleve dhe dorezën e shkopit tim.” Profeti i tha: “Kjo nuk konsiderohet prej mendjemadhësisë e mburrjes. Mendjemadhësi është rrefuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” - “Ji modest në ecjen tënde ...” - Ec në mënyrë të thjeshtë dhe mesatare, as me ngadalësi mburraveci e as me shpejtësi arroganti. - “... dhe fol me zë të ulët ...” - Mos e tepro në të folur dhe as mos e ngri zërin lart pa nevojë e pa vend. - “... sepse zëri më i vrazhdë është pallma e gomarit.” - Ata që flasin me zë shumë të lartë i përngjajnë gomarit, për nga shëmtia. Përveç kësaj, kjo është diçka që Zoti e urren. Përgjasimi i tyre me gomerët tregon se kjo është diçka e ndaluar dhe shumë e ulët. Profeti i Allahut ka thënë: 2072. “Ne nuk na takon të kemi cilësi të ulëta... Ai që e kërkon mbrapsht dhuratën që i ka bërë dikujt është si ai qeni që vjell dhe i kthehet përsëri të vjellës (për ta ngrënë).” Për tefsirin e këtij ajeti, Nesaiu sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 2073. “Kur të dëgjoni këndimin e gjelit, lutjuni Allahut që t’ju japë nga mirësitë e Tij. Ndërsa kur të dëgjoni pallmën e gomerëve, kërkojini Allahut t’ju mbrojë prej shejtanit, sepse ata shohin shejtan.” Këtë hadith e kanë sjellë të gjithë autorët e Sunen-eve, përveç Ibn Maxhes. Disa porosi e këshilla të dobishme janë përmendur në Kuran, por prej Lukmanit kanë ardhur edhe shumë këshilla të vyera nëpër hadithe. Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2074. “Lukmani i urtë shpesh thoshte: “Kur Allahu i Madhëruar e merr nën kujdes dikë, e ruan dhe e mbron atë.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Kasim Ibn Muhajmera, se Profeti i Allahut ka thënë: 2075. “Lukmani i urtë, duke e këshilluar të birin, i thoshte: “O biri im, mos e mbulo fytyrën me rrobë (mos u masko), sepse ajo është frikësuese natën dhe e qortueshme gjatë ditës.” Disa porosi të tjera të Lukmanit drejtuar birit të vet - O biri im! Urtësia ka bërë që të varfrit të ulen në frone e piedestale mbretërish. - O biri im! Kur kalon në ndonjë takim njerëzish, përshëndeti ata me selam, pastaj ulu në një cep të atij kuvendi dhe mos thuaj asnjë fjalë, derisa të dëgjosh çfarë flasin! Nëse ata përkujtojnë Allahun, atëherë merr pjesë edhe ti vetë, me fjalët e mendimet e tua. Por nëse i gjen në biseda të tjera, atëherë largohu prej tyre! Rreth modestisë Disa hadithe që kanë lidhje me porositë e Lukmanit dhënë birit të vet. Nga Enes Ibn Maliku përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2076. “Ndoshta një burrë me flokë të shpupuritur, i veshur veçse me dy rrecka të vjetëruara, të cilin njerëzit e dëbojnë prej dyerve të tyre, nëse do të betohej për diçka, Allahu kurrë nuk do t’ia shkonte kot atë betim.” Nga Enes Ibn Maliku përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2077. “Tuba u qoftë atyre njerëzve të devotshëm, të pastër, të cilët, nëse janë të pranishëm diku, nuk bien në sy e nuk njihen dhe, nëse mungojnë, nuk ndihet mungesa e tyre. Ata janë kandila ndriçues, të ruajtur e të paprekshëm nga çdo fitne e pandalshme dhe poshtëruese.” Nga Muadh Ibn Xhebeli përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2078. “Edhe diçka e vogël prej syfaqësisë është shirk. Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar i do ata njerëz të devotshëm, të pastër, të cilët, nëse janë të pranishëm diku, nuk bien në sy e nuk njihen (prej njerëzve) dhe, nëse mungojnë, nuk ndihet mungesa e tyre. Zemrat e tyre janë kandila ndriçues të udhëzimit në rrugën e drejtë. Ata janë të ruajtur e të paprekshëm nga çdo fitne e pandalshme (që vazhdon gjatë) dhe e errët.” Disa hadithe rreth famës Nga Enes Ibn Maliku përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2079. “I mjafton njeriut si rrezik - përveç atyre që i ka ruajtur Allahu - që njerëzit ta tregojnë me gisht në lidhje me fenë e ose dynjanë e tij. 154 Pa dyshim që Allahu nuk shikon pamjen tuaj, por shikon zemrat dhe punët që ju bëni.” Në senedin e këtij hadithi ndodhet Ibn Lehia, që është konsideruar si një transmetues i dobët, për shkak të aftësisë së dobët për të memorizuar saktë, pasi librat e tij u dogjën. Ibrahim Ibn Ed’hemi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk është i sinqertë me Allahun ai që dëshiron famën ndër njerëz.” Sulejm Ibn Handhale rrëfen: “Njëherë, kur ishim rreth e rrotull babait tonë, duke ecur së bashku në rrugë, Umer Ibn Hatabi iu lëshua me një shkop (për ta goditur) dhe tha: “Kjo sjellje është poshtërim për ndjekësi t dhe sprovë për të ndjekurin!” Ibrahim Nehaiju ka thënë: “Mos vish rroba të tilla, që të dukesh si hoxhë i madh dhe as të tilla, që të të përçmojnë edhe mendjelehtët.” Hadithe në lidhje me moralin dhe edukatën e mirë Nga Enes Ibn Maliku përcillet se ka thënë: 2080. “Profeti i Allahut ishte njeriu me moralin më të mirë.” Ibn Umeri rrëfen se 2081. “... njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, cili është besimtari më i mirë?” Ai tha: “Besimtari më i mirë është besimtari me moralin më të mirë.” Nga Aishja përcillet se Profeti ka thënë: 2082. “Robi do të arrijë nëpërmjet moralit të mirë gradën e atij që falet gjatë natës dhe agjëron gjatë ditës.” Nga Ebu Hurejra përcillet të ketë thënë se: 2083. “U pyet njëherë Profeti se çfarë vepre i fut njerëzit më së shumti në Xhenet dhe tha: “Devotshmëria ndaj Zotit (takua) dhe morali i mirë.” Ai u pyet, gjithashtu, se çfarë i fut njerëzit më së shumti në Zjarr dhe u përgjigj: “Goja dhe organet intime.” Nga Enesi përcillet se Profeti ka thënë: 2084. “Me moral i fiton të gjitha të mirat e dynjasë dhe të ahiretit.” Haseni, biri i Aliut, tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2085. “Allahu i Madhëruar ka për t’i dhënë robit për moralin e mirë të njëjtin shpërblim që i jep muxhahidit në rrugën e Tij, i cili merr shpërblim kur niset në luftë dhe kur kthehet prej saj.” Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti ka thënë: 2086. “Ju nuk mund t’ia dilni t’u bëni mirë të gjithë njerëzve me pasurinë tuaj, por mund ta bëni këtë nëse i takoni ata me fytyrë të çelur dhe me mirësjellje.” Qortimi i arrogancës dhe mendjemadhësisë. Nga Ibn Mesudi përcillet se Profeti ka thënë: 2087. “Nuk ka për të hyrë në zjarr ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë imani dhe nuk ka për të hyrë në Xhenet ai që ka në zemër sadopak mendjemadhësi, 155 qoftë edhe sa një kokërr meli.” Nga Abdullah Ibn Amr përcillet se Profeti ka thënë: 2088. “Ai që ka në zemër mendjemadhësi qoftë edhe sa një kokërr meli, ka për ta flakur Zoti me fytyrë në zjarr.” Muhamed Ibn Husejn Ibn Aliu ka thënë: “Sa herë që në zemrën e robit zë vend pak mendjemadhësi, logjika e tij pakësohet në varësi të mendjemadhësisë.” Nga Burejde përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 2089. “Allahu i Madhëruar nuk do ta shikojë në Ditën e Gjykimit atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij (të gjatë nën nyjen e këmbës)”. Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 2090. “Allahu i Madhëruar nuk do ta shikojë në Ditën e Gjykimit atë që e tërheq rrobën e vet zvarrë (të gjatë nën nyjen e këmbës). Ndërkohë që një burrë tërhiqte rrobën e tij zvarrë (nga mendjemadhësia dhe me mburrje), Allahu e hapi tokën poshtë tij dhe ai u rrokullis plot zhurmë në brendësi të saj. Kështu do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.”Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri, që transmeton se Profeti i Allahut ka thënë: “Janë tre persona, të cilëve Allahu i Lartësuar nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë, nuk do t’i shpëtojë dhe që do të kenë një ndëshkim të dhembshëm: Ai që i kujton me mburrje mirësitë që ka bërë, ai që e zgjat rrobën nën nyjen e këmbës ndryshe nga ç'është veshja e muslimanit, dhe ai i cili e reklamon mallin e vet duke u betuar me gënjeshtra.”

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:57–43:65 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. Atje do të kaloni.” [Enbija 98]. Më pas, Profeti i Allahut u ngrit, por Abdullah Ibn Zubari Temimi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth kokëfortësisë dhe rebelimit të mohuesve kurejshë, zhytjen e tyre të thellë në errësirën e mosbesimit dhe humbjen e tyre të largët. Ata ishin njerëz që thjesht polemizonin për të refuzuar të vërtetën dhe për të justifikuar mohimin dhe mosnënshtrimin e tyre. - “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ata brohoritën dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” - Ata filluan të qeshnin, pasi u gëzuan shumë me këtë “gjetje” të tyre. Kë - shtu e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Shkak për këtë u bë ajo që e ka përmendur Muhamed Ibn Is’haku në librin e tij të ‘ Sirës’, ku tregon: “Profeti i Allahut, - sikurse më është transmetuar, - ishte ulur njëherë së bashku me Uelid Ibn Mugiran në xhami (Qabe), kur vjen Nadër Ibn Harithi dhe ulet së bashku me ta. Përveç tyre, në mexhlis kishte dhe kurejshë të tjerë. Ndërkohë që Profeti i Allahut fliste, Nadër Ibn Harithi polemizonte dhe kundërshtonte. Megjithatë, Profeti i Allahut e bëri të heshtte me argu - mentimet dhe faktet që i solli. Pastaj u lexoi këtë ajet “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. Atje do të kaloni.” [Enbija 98]. Më pas, Profeti i Allahut u ngrit, por Abdullah Ibn Zubari Temimi i tha diçka, që e detyroi Profetin të ulej së - rish. Atëherë, Uelid Ibn Mugira i tha: “Be - tohem në Allah, gjatë bisedës së Nadër Ibn Harith me birin e Abdul Mutalibit, (kishte për qëllim Profetin) kuptuam se Muhamedi pretendon që ne, së bashku me gjithë ata që ne adhurojmë, do të jemi lëndë djegëse e Xhehenemit!” Në këtë moment, Abdullah Ibn Zubari, i cili sapo kishte ardhur, tha: “Betohem në Zotin që, nëse e gjej atë që ka thënë këto fjalë, pra, Muhamedin ,ﷺ kam për ta mposhtur me argumentin tim. Pyeteni Muhamedin: Të gjithë ata që adhurohen veç Allahut do të jenë në Xhehenem së bashku me adhuruesit e tyre? Nëse thotë po, atëherë ne adhurojmë melekët, jehudët adhurojnë Uzejrin, të krishterët adhurojnë Mesihun, Isain, birin e Merjemes. Vallë, të gjithë ata do të jenë në zjarr?!” Uelid Ibn Mugira u mrekullua nga ky arsyetim dhe, së bashku me të tjerët që ishin në mexhlis, menduan se tashmë kishin gjetur argumentin përfundimtar dhe goditjen më të fortë kundër Muha - medit .ﷺ Kur iu përmend kjo Profetit të Allahut, ai tha: 2348. “Çdokush që e pranon të adhurohet veç Allahut, ai do të jetë së bashku me adhuruesin e tij në zjarr. Në fakt, ata të mjerë adhurojnë shejtanin e mallkuar dhe çdokënd që i ka urdhëruar shejtani i mallkuar për ta adhuruar.” Atëherë, Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti: “Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë të përjetshëm atje ku ua dëshiron shpirti. Frika e madhe nuk do t’i prekë ata. Melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj, që ju qe premtuar.”.” [Enbija 101]. Pra, të tillë ishin Isai, Uzejri dhe të gjithë ata priftërinj, murgj që u adhuruan prej këtyre injorantëve, por që vetë ishin njerëz të bindur ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar dhe vdiqën në të shkuarën. Këta njerëz e besimtarë të mirë, - edhe pse të mëvonshmit pasuan rrugët e humbjes dhe errësirës dhe i konsideruan si zota veç Allahut, - janë të pafajshëm dhe kurrsesi nuk do të jenë në zjarr së bashku me adhu - ruesit e tyre. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 2349. “O populli i kurejshëve! Nuk ka mirësi në asnjë prej atyre që adhurohen përveç Allahut.” Njerëzit i thanë: “Por, a nuk pretendon se Isai ishte profet dhe një prej adhuruesve të mirë Allahut? E pra, edhe ai është adhuruar, veç Allahut.” Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merje - mes, ngritën zërat (të kënaqur) dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë. Ai (Isai) ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi dhe e bëmë shembull (mrekulli) për bijtë e Israilit.” Muxhahidi shpjegon ajetin: “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ata brohoritën dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Kurejshët thanë: “Në fakt, Muhamedi dëshiron që ta adhurojmë atë, ashtu sikurse një popull tje - tër adhuroi Isain (a.s.).” Një shpjegim të ngjashëm ka dhënë dhe Katadja. Duke na treguar argumentimin e tyre, i Lartësuari thotë: “... dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Pra, idhujt tanë janë më të mirë se Isai. Ndërsa Katadja tregon: “Ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Pastaj shpjegoi: “Domethënë, a janë idhujt tanë më të mirë apo ky?” duke patur për qëllim Muhamedin ﷺ”. - “Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë. ” - Ata thjesht polemizonin për të refuzuar ftesën tënde, sepse ata e dinin shumë mirë se arsyetimi i tyre ishte tërësisht pa vend. Në fakt, po të meditonin mirë në ajetin për të cilin aludonin, Allahu i Lartësuar thotë në këtë ajet: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni.” Në këtë ajet, për të treguar ato që adhurohen veç Allahut, i Madhëruari ka përmendur pjesëzën ‘ma’, e cila në arabisht është një përemër, që tregon send e jo një krijesë me logjikë. Kësisoj, ai nuk ka të bëjë fare me Isain, Uzejrin apo melekët. Gjitha - shtu, ky ajet u drejtohet kurejshëve, të cilët adhuronin puta prej guri dhe druri, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me Isain, në mënyrë që argumentimi i tyre të ishte në vendin e duhur. Nga të gjitha këto, kuptohet që fjalët e tyre dhe argumentimi që ata përdornin ishte thjesht një polemikë pa lidhje, dhe ata e dinin shumë mirë këtë. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2350. “Çdo popull, i cili devijon pasi i është dhënë drita dhe udhëzimi, do të zhytet pashmangshmërisht në polemika të kota.” Më pas, Profeti i Allahut lexoi këtë ajet: “Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë.”. Këtë hadith e kanë sjellë Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ibn Xheriri. Tirmidhiu thotë se ky hadith është i saktë. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi ...” - Domethënë, Isai (paqja e Allahut qoftë me të!) nuk ishte gjë tjetër, veçse një adhurues i Allahut Krenar dhe të Lartësuar, i Cili i dhuroi mirësi të mëdha, mes të cilave edhe profetësinë. - “... dhe e bëmë shembull për bijtë e Israilit.” - E bëmë dëshmi dhe një mrekulli të dukshme, që tregon fuqinë Tonë për të bërë gjithçka që dëshirojmë. - “Po të donim, Ne mund të bënim mele - kë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë. ” - Po të dëshironim, do të bënim që në Tokë të jetonin melekë, të cilët do t’ju zëvëndësonin ju. - “Ai është parashenjë e Kijametit ...” - Ibn Abasi thotë që këtu bëhet fjalë për daljen e Isait, birit të Merjemes, përpara Ditës së Kijametit, si shenjë e afrimit të Kijametit, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij (pra, para vdekjes së Isait) dhe, Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.” [Nisa 159]. Janë të shumta hadithet e Profetit të Allahut, që tregojnë për zbritjen e Isait nga qielli, përpara Ditës së Kijametit, si një udhëheqës i drejtë, që do të gjykojë me drejtësi dhe barazi mes njerëzve. - “... prandaj kurrsesi mos dyshoni për të ...” - Kurrsesi mos dyshoni për të, sepse ajo është një ngjarje, që do të ndodhë patjetër. - “... por pasoni rrugën time. ” - Bëni atë që unë ju sugjeroj dhe ftoj. - “Kjo është rruga e drejtë! Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur.” - Kurrsesi mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju largojë nga rruga e drejtë, sepse ai është armiku juaj i hapur. - “Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha: “Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj disa çështje, për të cilat keni mospajtime.” - Domethënë, Isai u tha atyre që kishte ardhur me profetësi nga Zoti, me qëllimin e lartë që të sqaronte disa çështje, për të cilat ata kishin mospajtime. Ibn Xhe - riri shpjegon se bëhet fjalë për çështjet e fesë dhe të besimit, dhe jo për çështjet e dynjasë. Ky është vërtet shpjegim i mirë dhe i bukur. - “Kini frikë Allahun ...” - Në lidhje me atë që ju urdhëron, duke e zbatuar sinqerisht dhe me korrektësi atë. - “... dhe bindmuni mua!” - M’u bindni në lidhje me çdo mesazh, që ju sjell prej Tij. - “Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rruga e drejtë!” - Rruga e drejtë është adhurimi i Allahut, Zotit Krenar dhe të Lartësuar, si një dhe të vetëm, pa ortak dhe të ngjashëm me Të. - “Por palët u përçanë mes tyre. ” - Prej tyre ka që e pranojnë që Isai është robi i Allahut dhe i dërguari i Tij, dhe ky është besimi i vërtetë. Disa të tjerë pretendojnë se Isai është bir i Zotit, ndërsa të tjerë thonë që ai është vetë Zoti. I Lartësuar, i Dëlirë është Allahu, larg nga shpifjet e të paditUrue! - “Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme!” - Ky është një kërcënim i hapur për të gjithë ata që shfaqen me të tilla besime të kota, të shpikura dhe të shëmtuara.

Mus'haf Hape →
Araf 7:19–7:23 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ishte ajo, por përderisa Ai nuk na e ka treguar, atëherë nuk ka ndonjë dobi për ne që ta dimë. Ai ua ndaloi ngrënien prej asaj peme, për arsye se mos …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhenet, hani nga të doni, por mos iu afroni kësaj peme e të bëheni të padrejtë!” - Allahu i Madhëruar e porositi dhe e lejoi Ademin dhe gruan e tij Havanë, - të cilën Allahu ia dhuroi për t’u qetësuar me të, - që të banonin në Xhenet dhe të shijonin prej frutave të tij ku të dëshironin dhe të kënaqeshin me çfarë të dëshironin. Por Ai u përcaktoi atyre një pemë dhe i ndaloi të hanin prej saj. Allahu e di më mirë se çfarë peme ishte ajo, por përderisa Ai nuk na e ka treguar, atëherë nuk ka ndonjë dobi për ne që ta dimë. Ai ua ndaloi ngrënien prej asaj peme, për arsye se mos bëheshin “të padrejtë”, duke shkelur kufijtë e Allahut. Kështu, ata vazhduan t’i përmbaheshin porosisë së Allahut, derisa ndërhyri armiku në mes, Shejtani i mallkuar. - “Shejtani i joshi ata të dy, për t’u zbuluar pjesët e turpshme të atyre, të cilat i kishin të mbuluara (më parë) ...” - Me kurthet, intrigat dhe joshjet e tij ai arriti t’i mashtronte dhe t’i bënte që të lëshonin veten për të përmbushur dëshirat. Duke i joshur, u tha: - “Zoti juaj jua ndaloi atë pemë veçse që të mos bëheni melekë ose (njerëz) të përjetshëm.” - Allahu jua ndaloi këtë pemë që ju të mos arrini të bëheni melekë dhe të mos arrini të bëheni të përjetshëm. Sikurse thuhet dhe shtjellohet joshja e tij në një ajet tjetër: “Por atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të sundimit të pazhdukshëm?” [Ta ha 120]. Përveç këtyre premtimeve, për t’ua përforcuar dëshirën dhe për ta bërë më të besueshme joshjen e tij, Shejtani u tha: - Dhe iu betua atyre, duke u thënë: “Unë jam këshillues i sinqertë për ju.” - Me këto që ju thashë, dëshiroj veçse t’ju këshilloj për të mirën tuaj. Kështu, ata u mashtruan, sepse në atë moment egoja e tyre mbizotëroi logjikën dhe arsyetimin e matur. - “Kështu, me anë të mashtrimit, ai i mposhti ata.” - Ai i mposhti, duke i zbritur nga grada e lartë, larg gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Allahut, në gradën e ulët të përlyerjes me gjynahe. Kështu, ata hëngrën nga pema. - “Kur e shijuan pemën, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe filluan t’i mbulonin me gjethet e Xhenetit.” - Secilit prej tyre iu shfaq aureti, që më parë ishte i mbuluar. Kështu, cenimi i devotshmërisë së brendshme la gjurmë edhe në pamjen e jashtme, me heqjen e mbulesës së auretit. Në këtë gjendje, ata, të turpëruar, nisën të mbuloheshin menjëherë me gjethet e pemëve të Xhenetit. Atëherë, Allahu i Madhëruar i qorton e u thotë: - “Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua pata bërë të ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se Shejtani është armiku juaj i hapur?” - Pse bëtë atë që jua kisha ndaluar dhe pse iu bindët armikut tuaj? - “Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur.” - Atëherë, Allahu i Gjithmëshirshëm u bëri mirësi duke u mundësuar të pendoheshin dhe duke ua pranuar pendimin. Ata e pranuan gabimin dhe iu lutën Allahut duke thënë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur.”. Ne vërtet kryem një gabim, nga i cili na pate ndaluar duke dëmtuar kështu vetveten. Ne kryem atë që shkakton shkatërrimin dhe dëshpërimin tonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne do të marrim fund të shkatërruar. Allahu i Madhëruar ua pranoi atyre pendimin dhe i fali, sikurse thotë në ajet tjetër: “Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. Më pas, Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë.” [Ta Ha 121, 122]. Kështu u pendua Ademi ﷺ dhe Allahu ia pranoi pendimin, madje e përzgjodhi për ta udhëzuar në rrugën e drejtë. Ndërsa Iblisi nuk veproi kështu. Pas qortimit që i bëri Allahu, ai jo vetëm që nuk shfaqi keqardhje e pendim për gabimin e tij, por vazhdoi me mendjemadhësi në të tijën. Për këtë arsye, çdokush që vepron si Ademi, domethënë që, pas gabimit, ndien keqardhje dhe pendohet, Allahu i Madhëruar ka për ta udhëzuar në rrugën e duhur. Ndërsa ata që i përngjajnë Iblisit, domethënë ata që, sa herë që bëjnë gjynahe, nuk pendohen, por zhyten thellë e më thellë në gjynahe, këtyre Allahu i Madhëruar veçse ka për t’u shtuar humbjen.

Mus'haf Hape →
Araf 7:54 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe gjithçka në to dhe mes tyre. Ai u lartësua mbi Fron ashtu siç i takon madhështisë, lartësisë dhe pushtetit të Tij. Allahu u ngrit mbi Fron dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke e qartësuar se Ai është i vetmi Zot që meriton të adhurohet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq, i Lartësuari thotë: - Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. - Allahu krijoi qiejt, tokën dhe çdo gjë mes tyre, me gjithë madhështinë, gjerësinë dhe përpikmërinë e tyre. Ai i krijoi ato në formën më të rregullt, dhe këtë e bëri për gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte dita e diel dhe e fundit ishte e xhumaja. Pasi e përsosi këtë krijim, duke vendosur rregullin e çdo gjëje, i Lartësuari qëndroi mbi Fron. Ai është një fron madhështor, i cili ka përfshirë qiejt, tokën dhe gjithçka në to dhe mes tyre. Ai u lartësua mbi Fron ashtu siç i takon madhështisë, lartësisë dhe pushtetit të Tij. Allahu u ngrit mbi Fron dhe përfshiu nën sundim të gjithë krijimin e Tij. Është Ai që rregullon dhe administron çështjet e gjithësisë së krijuar prej Tij. Ai vendosi në këtë gjithësi rregullat dhe ligjet e krijimit, nëpërmjet të cilëve funksionon gjithçka. Asgjë nuk del jashtë ligjeve të Allahut. Gjithashtu, është Allahu, i vetmi të Cilit i takon të vendosë edhe ligjet fetare e të jetesës, të cilat janë të detyrueshme të zbatohen nga robërit e Tij. - Ai e mbulon ditën me natën,...” - Ai e mbulon dritën e ditës me errësirën e natës. Kështu, njerëzit gjejnë prehjen dhe krijesat strehohen në vendbanimin e tyre për t’u qetësuar nga lodhja e ditës. - “...që me të shpejtë e kërkon atë sërish.” - Sa herë që vjen nata, largohet dita dhe sa herë që vjen dita, largohet nata. Kështu vazhdon të funksionojnë ligjet e Tij në mënyrë të rregullt, deri kur të vijë dita që Allahu ta palosë këtë botë dhe robërit të zhvendosen në një tjetër vendbanim: në Xhenet ose në Zjarr. - Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij.” - Gjithçka i është nënshtruar ligjit dhe urdhrave të të Madhërishmit. Kjo tregon se Ai ka cilësi të plota të madhështisë dhe pushtetit. Krijimi i kësaj gjithësie madhështore dëshmon për pushtetin dhe fuqinë e Tij absolute. Përsosmëria, rregulli dhe përpikmëria e funksionimit të saj dëshmojnë për urtësinë e plotë dhe të paanë të Allahut. Mirësitë dhe dobitë e shumta që Ai ka vendosur në këtë gjithësi për krijesat e Tij, qofshin ato domosdoshmëri, pa të cilat jeta është e pamundur, qofshin mirësi më të vogla, të gjitha këto tregojnë se sa e gjerë është dituria dhe mëshira e Allahut. Të gjitha këto së bashku tregojnë bindshëm se Ai është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, shpresë dhe frikërespekt. Vetëm Allahut duhet t’i përkushtohen të gjitha adhurimet. - Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi.” - Vetëm Allahu është Krijuesi, Ai që krijoi të gjitha qeniet tokësore dhe ato qiellore, me cilësitë dhe veçoritë e tyre. Allahut i takon gjykimi dhe kontrolli i çdo çështjeje. Është Ai që vendos ligjet dhe të gjithë e kanë detyrë t’i zbatojnë dhe të jetojnë sipas tyre. Në dorë të Allahut është dhënia e profetësisë dhe gjithçka që lidhet me të, si mrekullitë, shpallja etj. Vetëm Ai shpërblen dhe ndëshkon me drejtësi, në varësi të zbatimit ose jo të ligjit të vendosur nga Ai. Fjala ‘Atij i takon krijimi’ nënkupton se në dorë të Allahut janë ligjet e ekzistencës dhe funksionimit të kësaj gjithësie. Ndërsa fjala ‘Atij i takon sundimi ' dhe pushteti për çdo çështje, nënkupton se në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të Sheriatit dhe të shpërblimit, i cili do të ekzekutohet plotësisht Ditën e Gjykimit. - I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” - I madhëruar, i lartësuar, plot mirësi dhe bujari është Allahu. Ai është i madhëruar dhe i lartësuar në Veten e Vet, sepse është i plotë dhe absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. I madhëruar, i lartësuar dhe plot mirësi është Allahu edhe në lidhje me krijesat, për shkak të mirësive dhe bujarisë së Tij të pakufishme me të cilën i mbulon ata vazhdimisht. Çdo bekim dhe mirësi në këtë gjithësi është gjurmë dhe rezultat i mëshirës së Allahut. Pasi përmendi madhështinë dhe bujarinë e Tij, të cilat i mjaftojnë çdo njeriu të urtë e me logjikë për të besuar dhe dëshmuar se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin dhe i vetmi të cilit duhet t’i drejtohesh për plotësimin e të gjitha nevojave të tua, i Lartësuari vijon me një urdhër të rëndësishëm dhe të dobishëm për krijesat:

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:99–12:100 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Është e vërtetë se Allahu e afron bamirësinë dhe bujarinë e Tij drejt robit, përmes rrugësh që robi as nuk i ndien. Kur dëshiron të ngrejë dikë në grada të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Jakubi së bashku me fëmijët dhe familjet e tyre u përgatitën për t’u nisur drejt Jusufit në Egjipt dhe për t’u vendosur atje. - “Kur ata hynë te Jusufi, ai afroi pranë vetes të dy prindërit...” - Jusufi i afroi të dy prindërit tek vetja, duke i veçuar nga të tjerët. Ky qe një respekt dhe nderim tepër i madh. - “...dhe tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt!” - Jusufi iu drejtua të gjithë familjes së tij kur tha: “Me dëshirën e Allahut, hyni në Egjipt të sigurt”, pra, të sigurt nga çdo lloj rreziku. Dhe ata hynë në Egjipt të gëzuar, sepse shpëtuan nga varfëria dhe telashet. Tashmë ishin të gëzuar me mirësitë e Allahut të Lartësuar. - “Dhe ai i uli të dy prindërit lart në fron...” – Domethënë, te froni i Mbretit dhe tek dhoma e Ministrit. - “...dhe ata u përulën para tij. Ai tha: “O baba! Kjo është përmbushja e ëndrrës sime të dikurshme, të cilën Zoti im tashmë e bëri realitet.” - Kur dy prindërit dhe vëllezërit e tij, të gjithë ranë të përulur, duke shfaqur vlerësimin e madh për të, Jusufi tha: “O baba! Kjo është përmbushja e ëndrrës sime të dikurshme, të cilën Zoti im tashmë e bëri realitet.” Para shumë vitesh, në vogëli, Jusufi kishte parë në ëndërr 11 yje, diellin dhe hënën t’i binin në sexhde, dhe tashmë ajo ëndërr ishte realizuar. Allahu e bëri një ëndërr të vërtetë dhe jo një ëndërr të kotë apo diçka prej shejtanit të mallkuar. - “Ai më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut...” - Allahu u tregua shumë Bujar me mua. Këto fjalë dëshmojnë jo vetëm për mirënjohjen e thellë ndaj Allahut të Madhëruar, po edhe për butësinë dhe dhembshurinë e Jusufit për vëllezërit. Gjithashtu, këtu shihet edhe edukata e tij e lartë në të shprehur. Jusufi përmendi vetëm sprovën e burgut dhe nuk i kujtoi telashet që kaloi në pus. Jo vetëm që nuk ua kujtoi atyre këtë gabim, por u tha se ardhjen e tyre e shihte si një bamirësi të madhe të Allahut të Lartësuar kundrejt tij. - “...dhe ju solli ju të gjithëve këtu nga shkretëtira...” - Plot kujdes dhe butësi, nuk tha: “ju solli këtu nga uria dhe varfëria". Kështu, Jusufi nuk e rëndoi shpirtin dhe krenarinë e tyre duke u përmendur rrethanat dhe vendin ku jetonin. Përkundrazi, ai tha se kjo ishte një bamirësi personale ndaj tij. Pastaj, me kujdes tha: - “...edhe pasi shejtani pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi.” – Siç shihet, Jusufi nuk tha: "pasi shejtani i nxiti vëllezërit e mi”, porse tha: "... pasi shejtani pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. ". Pra, a thua se gjynahu, padituria dhe mangësia, erdhën nga të dyja palët! Me këto fjalë të zgjedhura ai nuk e kufizoi fajin veçse te vëllezërit e tij. Ky qe vërtet tregues i një edukate të lartë për këtë profet të madh. Jusufi e kanalizoi bisedën në kuptimin që: "Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar që e poshtëroi shejtanin e mallkuar dhe na bashkoi, pas asaj ndarjeje të dhimbshme dhe të vështirë". Është e vërtetë se Allahu e afron bamirësinë dhe bujarinë e Tij drejt robit, përmes rrugësh që robi as nuk i ndien. Kur dëshiron të ngrejë dikë në grada të larta, shpeshherë Ai e bën këtë me mënyra që njeriu s’i pëlqen dhe e ka të vështirë t’i përballojë. - “Zoti im është i butë dhe i mëshirshëm me atë që do.” - I lartësuar dhe plot begati është Allahu i Madh. Ai është bujar me ata që i ka veçuar për t’i përfshirë me mëshirën e Tij. Allahu u kushton atyre përkujdesje, bujari e butësi të madhe. - “Ai është, vërtet i Gjithëdituri dhe i Urti.” - Allahu është i Gjithëdituri, është Ai që i di hollësisht të gjitha çështjet, qofshin ato të hapura, qofshin ato të fshehta, që struken në zemrat e njerëzve. Allahu është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Allahu i realizon çështjet pikërisht në kohën kur Ai i ka përcaktuar, me urtësinë dhe diturinë e Tij të madhe.

Mus'haf Hape →
Shura 42:24 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe të atyre që e duan të vërtetën dhe e kërkojnë atë me sinqeritet. Madje i Lartësuari, për ta bërë edhe më të qartë të vërtetën, i lejon të devijuarit që të ngrejnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A mos thonë ata se ai (Muhamedi a.s.) trillon gënjeshtra ndaj Allahut?!” - Ata që mohojnë Profetin, në shenjë arrogance dhe mosbesimi, shpifin kundër tij nga gjërat më të shëmtuara. Ata shpifin se Muhamedi (a.s.), thjesht pretendon se është i Dërguari i Zotit, por ai në të vërtetë është mashtrues. Allahu i Lartësuar sjell një pyetje, së cilës i dihet përgjigjja dhe e cila përmban në vetvete një lloj habije dhe kërcënimi për ata që bëjnë të tilla shpifje të ulëta. Ata e dinin shumë mirë sinqeritetin e Muhamedit (a.s.), të cilin e kishin emërtuar El Emîn – Besniku, që në kohën paraislamike. Pra, si është e mundur që ata bënin të tilla shpifje, që as vetë nuk i besonin?! A nuk kishin frikë nga kjo gënjeshtër e qartë?! Madje, një pretendim i tillë ishte, para së gjithash, një fyerje dhe gënjeshtër ndaj Allahut të Lartësuar. Ata pretendonin që Allahu i Lartësuar, edhe pse e dinte që – sipas tyre – ai njeri ishte një “mashtrues i madh”, që devijonte njerëzit nga rruga e vërtetë, e lejonte atë që të kishte sukses, madje e ndihmonte atë me mrekulli të shumta dhe të pakundërshtueshme, i jepte atij fitore pas fitoreje kundër armiqve të tij, derisa i dha pushtet të plotë mbi kundërshtarët e tij! I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga të tilla shpifje të ulëta! Si mund të kishin të tilla mendime për të Gjithëpushtetshmin e të Gjithëmëshirshmin, kur Ai është i Plotfuqishëm për ta shuar një mashtrim të tillë që nga rrënjët dhe fillesat e tij?! Prandaj i Gjithëmëshirshmi e i Urti thotë më pas: - “Po të donte, Allahu do ta vuloste zemrën tënde (O Muhammed).” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm që ta vulosë zemrën e Muhamedit (a.s.) dhe ta bëjë atë që të mos jetë në gjendje për asgjë, të mos mundet të bëjë asgjë të mirë. Pra, nëse Allahu i Lartësuar do të dëshironte, çështja e Muhamedit (a.s.) do të kishte marrë fund me kohë. Kjo është një dëshmi e padiskutueshme, që tregon se Muhamedi (a.s.) është i dërguari i vërtetë i Zotit dhe Shpallja që ai e solli ndër njerëz është Shpallje e Zotit të qiejve dhe të tokës. - “Allahu e zhduk të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me Fjalët e Tij.” - Urtësia dhe mëshira e të Plotpushtetshmit nuk mund ta lejojë që e kota të triumfojë mbi të vërtetën. Përkundrazi, Ai e fshin dhe e zhduk të kotën, dhe ky është rregull i pandryshueshëm në gjithësi. Edhe pse në ndonjë periudhë, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë, përfundimi i saj i pakthyeshëm është shkatërrimi dhe zhdukja. Ndërsa e vërteta, që Zoti kërkon dhe dëshiron që të shfaqet dhe të triumfojë, do të lartësohet dhe triumfojë gjithmonë, sepse ky është një rregull në gjithësinë tonë, që Zoti i Madhëruar e ka krijuar dhe e sundon. Allahu i Lartësuar bën që, me urdhrat e Tij, e vërteta të triumfojë. Urdhrat apo vendimet e Zotit janë dy llojesh: 1. Vendime keunije (ligjet e ekzistencës së krijesave), të cilat nuk ndryshojnë dhe nuk mund t’i tjetërsojë dot askush. Kjo do të thotë që shfaqja e të vërtetës është një ligj i pakthyeshëm dhe i patjetërsueshëm i Sunduesit të gjithësisë. 2. Vendime sher’ijeh, të cilat janë ligjet që i Madhëruari ka caktuar për njerëzit, përmes librave të shenjtë që u shpalli profetëve. Nëpërmjet këtyre ligjeve, i Lartësuar argumenton të vërtetën dhe e bën atë të triumfojë mbi mashtrimin dhe të kotën. Nëpërmjet Shpalljeve të ndritura, Allahu ndriçon mendjet e të mençurve dhe të atyre që e duan të vërtetën dhe e kërkojnë atë me sinqeritet. Madje i Lartësuari, për ta bërë edhe më të qartë të vërtetën, i lejon të devijuarit që të ngrejnë dyshime rreth saj dhe të polemizojnë me të sinqertët. Por, nga ana tjetër, i Lartësuari dhe i Urti e ndihmon palën e Tij që ta shpalosë dhe mbrojë të vërtetën me argumente dhe fakte të qarta dhe të pakundërshtueshme. Në këtë mënyrë, e kota del zbuluar dhe kuptohet nga të gjithë që është e kotë, ndërsa e vërteta shfaqet si e tillë për të gjithë. - “Ai e di shumë mirë çfarë përmbajnë zemrat.” - Allahu di në imtësi gjithçka që mbajnë zemrat, të mira apo të këqija qofshin ato. Ai di çfarë shfaqet jashtë dhe çfarë qëndron e fshehur në shpirt. Allahu e di atë që kërkon të vërtetën me sinqeritet, ashtu siç di edhe atë tjetrin që shtiret si i sinqertë, por në të vërtetë nuk është i tillë. Allahu i Madhëruar ia fal udhëzimin e drejtë atij që Ai dëshiron dhe e lë në humbje atë që Ai dëshiron, sipas dijes, urtësisë dhe mëshirës së Tij.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:69–3:74 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… duke u ngritur dyshime dhe paqartësi. Kështu, duke rënë në ujdi me njëri -tjetrin, ata shfaqen sikur janë besimtarë në agim, duke falur namazin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Disa nga ithtarët e Librit dëshirojnë t’ju shtyjnë në rrugë të gabuar. Por ata nuk devijojnë tjetër njeri veç vetes së tyre dhe nuk e kuptojnë. - Allahu i Lartësuar na tregon urrejtjen dhe smirën e madhe të jehudëve për besimtarët dhe faktin që ata luftojnë dhe përpiqen për t’i devijuar dhe humbur besimtarët nga rruga e Tij. Por, të mjerët, nuk e dinë se janë vetë ata që bien pre e kurtheve të tyre. Ndëshkimi i Allahut të Lartësuar për ta, për këtë vepër dhe synimet e këqija që kanë ndaj besimtarëve, është mëse i drejtë dhe plotësisht i merituar. Të gjitha ligësitë dhe të këqijat që ata i përgatisin për besimtarët do të godasin pikërisht thurësit e tyre. Ata nuk e ndiejnë aspak këtë. Allahu i Lartësuar i qorton dhe kërcënon rëndë ata, duke u thënë: - O ithtarë të Librit! Përse nuk i besoni shpalljet e Allahut (Kur'anin), për të cilat ju vetë jeni dëshmitarë (se janë të vërteta)? - Ju e dini mirë që ato janë të vërteta dhe, padyshim, vijnë prej Allahut të Lartësuar. - O ithtarë të Librit! Përse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me vetëdije? - Ju e fshihni të vërtetën, e cila ndodhet e qartë në librat tuaj. Ata flasin për cilësitë e Muhamedit ﷺ dhe përshkrimin e tij, dhe ju e dini mirë këtë. - Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi) ”. - Ky është një kurth, që ata e përdorin zakonisht, por ai u sjell rezultat vetëm me ata njerëz që janë të dobët, të cilëve ata arrijnë t’ua pështjellojnë çështjet, duke u ngritur dyshime dhe paqartësi. Kështu, duke rënë në ujdi me njëri -tjetrin, ata shfaqen sikur janë besimtarë në agim, duke falur namazin e sabahut, por në fund të ditës ata e lëshojnë fenë e Zotit, për të dhënë të kuptohet nga njerëzit e paditur dhe të papjekur sikur lënia e fesë nga ana e tyre ka ardhur për shkak se ata kanë parë ndonjë mangësi dhe parregullsira në fenë e muslimanëve. Kështu, ata e bëjnë këtë punë për t’u treguar dhe mbushur mendjen të paditurve se kjo është një fe e kotë, e cila duhet braktisur. Prandaj thonë se, mbase dhe muslimanët do ta braktisin këtë fe. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” - Mos kini besim dhe mos ua tregoni muslimanëve librat që keni në duar. Mos ua tregoni mesazhet e qarta që gjenden brenda Teuratit, që tregojnë për profetin Muhamed dhe urdhëresat e Zotit për të pasuar fenë e Tij, sepse kështu ata mund të kenë argument kundër jush dhe mund t’i nxjerrin këto fakte kur të polemizojnë me ju! Të tilla çështje mund t’ua shfaqni veçse atyre që pasojnë fenë tuaj dhe që janë brenda jush. Por Allahu i Madhëruar thotë: - “Thuaju: “Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” - Është Allahu që i udhëzon zemrat e besimtarëve për të pranuar imanin e plotë dhe korrekt dhe për ta mbushur zemrën me besim të plotë dhe të paluhatshëm. - (Ata i thoshin njëri -tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), si ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! - Ata thonë: “Mos ua tregoni këto të dhëna që gjenden në librat tuaj, në mënyrë që ata pastaj të jenë të barabartë me ju në dituri. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, ata do t’i marrin këto argumente që mbani ju, që t’i përdorin kundër jush, në këtë botë, por edhe në ahiret. Pra, fshiheni atë dituri nga të tjerët. Por Allahu i Lartësuar thotë: - Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut! Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij) dhe i Gjithëditur”. - Mirësia është në dorën e Zotit dhe është Ai që e administron atë. Është Allahu Ai që quhet Dhuruesi i Madh, por është përsëri Ai që edhe privon. Allahu i Madhëruar i jep mirësi atij që Ai dëshiron, duke i dhuruar kështu iman e dituri të pastër. Është Allahu i Lartësuar Ai që e vendos diçka të tillë. Vetëm në dorën e Tij është dhurimi i të tilla mirësive. Nga ana tjetër, është po Allahu i Lartësuar që lë në humbje dhe devijon, Ai që ua verbon shikimet dhe aftësinë e tyre për të perceptuar dhe kuptuar. Është Ai që i largon nga e vërteta ata që e meritojnë diçka të tillë. Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar vepron me dituri dhe urtësi absolute. Pa dyshim, Ai e bën çdo gjë në bazë të drejtësisë së Tij të pacenueshme, mbi argumentet e Tij të pathyeshme dhe me urtësinë e Tij absolute. - Ai dallon kë të dojë me mëshirën e Vet. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe. - Është Allahu i Lartësuar që ju veçoi dhe dalloi ju, o besimtarë të sinqertë, me mirësinë e imanit. Është Ai që ju bëri të ndiqni Sheriatin më të plotë dhe ligjitn më të mrekullueshëm, që ka zbritur ndër njerëz. Është Ai që ju bëri pasuesit e Profetit më të nderuar dhe më të dalluar ndër profetët e Tij.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:32 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shpërblimin e ahiretit, prandaj Ai i veçon ata dhe i përdor në punët e ahiretit, për t'i ngritur atje në grada të larta. Ai është i gjithëditur për ata që e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë. - Imam Ahmedi përcjell nga Muxhahidi, se Ummu Seleme i tha njëherë Profetit ﷺ : 698. “O i Dërguari i Allahut! Burrat marrin pjesë në luftë, kurse ne nuk kemi mundësi të marrim pjesë në luftë. Gjithashtu, neve na është përcaktuar sa gjysma e pjesës së burrave në trashëgimi...” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë...” Këtë hadith e sjell edhe Tirmidhiu, bashkë me disa të tjerë. Ibn Ebu Hatimi, Ibn Xheriri, Ibn Merde uejhi dhe Hakimi në Mustedrak-un e tij sjellin nga Muxhahidi rrëfimin që, Ummu Seleme i tha njëherë Profetit ﷺ :699. “O i Dërguari i Allahut! Ne nuk mund të luftojmë dhe të biem dëshmore dhe as nuk kemi pjesë njëlloj në trashëgimi...” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “...Unë nuk ua humb mundin për punët e mira asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim).” [Al Imran 195]. Ali Ibn Ebu Talha përcjell se Ibn Abasi, duke shpjeguar ajetin, ka thënë: “Njeriu nuk duhet që të ushqejë ëndrra boshe dhe të thotë: “Sikur të kisha edhe unë pasurinë dhe familjen e filanit!” Allahu i Lartësuar e ka ndaluar nga diçka e tillë. Megjithatë, njeriu mund të lutet dhe t’i kërkojë Allahut nga mirësitë e Tij, duke thënë: “O Zot, më jep nga mirësitë e Tua!” Ky është një kuptim i qartë, i dukshëm dhe i drejtpërdrejtë, që del nga ajeti kuranor. Sigurisht, ky nuk duhet marrë si një kuptim që bie në kundërshtim me atë që Profeti ﷺ ka thënë në hadith të saktë : 700. “Nuk duhet të ketë smirë për asgjë, përveçse në dy raste: kur dikujt Allahu i Madhëruar i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon atë për bamirësi dhe me drejtësi, dhe dikush thotë: “Ah, sikur të kisha edhe unë si filani, që të veproja edhe unë njëlloj si ai!” Këta të dy e kanë shpërblimin të njëjtë...” Kështu, çështja për të cilën flet ky hadith ndryshon nga ajo që na ka ndaluar Allahu i Madhëruar në ajetin kuranor. Hadithi e nxit njeriun që të shpresojë dhe të lutet që të ketë mirësi të ngjashme me dikë tjetër, ndërsa ajeti ndalon që të shpresosh të njëjtën mirësi që Allahu i ka dhënë dikujt, në mënyrë konkrete, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë”, pra, në çështjet e dynjasë dhe të fesë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Meshkujt meritojnë aq sa kanë punuar; po ashtu, edhe femrat meritojnë aq sa kanë punuar. - Çdokujt i takon shpërblimi për punët që ka bërë me duart e veta. Nëse ka bërë punë të mira, atëherë do të marrë shpërblimin për to dhe meriton të mira nga Zoti. E nëse ka bërë punë të këqija, atëherë të keqen meriton. Kështu e ka shpjeguar Ibn Xherir el Taberiu. Është thënë, gjithashtu, se qëllimi këtu është për pjesët e trashëgimisë. Pra, në trashëgimi çdokush do të marrë pjesën e vet, sipas asaj që ka përcaktuar Zoti me urtësinë e Tij. Kështu ka thënë Ibn Abasi. Në vijim, Allahu i Lartësuar i udhëzon njerëzit te diçka, e cila i rregullon çështjet dhe gjendjen e tyre: - Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij! - Mos shikoni me zili ato mirësi me të cilat Ne kemi dalluar disa njerëz mbi disa të tjerë, sepse thjesht ëndërrimi nuk sjell asgjë në realitet. Përkundrazi, m’u lutni Mua, që Unë t’ju dhuroj prej mirësive të Mia, sepse Unë jam Bujar dhe Dhurues i madh. Ebu Nuajmi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 701. “Kërkojini Allahut nga mirësitë e Tij, sepse Allahu i Madhëruar e dëshiron dhe kënaqet që t’i kërkojnë. Dijeni se robi më i dashur tek Allahu është ai i cili kërkon çlirimin nga ngushtia.” - Allahu ka dije të plotë për çdo gjë. - Allahu është i gjithëditur për ata të cilët është më e drejtë dhe e mirë që t’u jepet dynjaja, prandaj dhe ua jep atë. Ai është i gjithëditur për ata që është më e drejtë që të jenë të varfër, prandaj dhe i le të varfër. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për ata që e meritojnë shpërblimin e ahiretit, prandaj Ai i veçon ata dhe i përdor në punët e ahiretit, për t'i ngritur atje në grada të larta. Ai është i gjithëditur për ata që e meritojnë poshtërimin dhe humbjen, që ata të mos bëjnë punë të mira dhe që të mos ndërmarrin rrugët që të çojnë drejt mirësisë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka dije të plotë për çdo gjë.”

Mus'haf Hape →
Zumer 39:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… duke ngritur zërin dhe bërtitur pa kuptim. Ata nuk e tepronin që të shfaqeshin ndryshe nga ç’ishin dhe ndryshe nga çfarë ndienin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një lëvdim, që Allahu i Lartësuar dhe Krenar i bën librit të Tij madhështor. Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëditur thotë: - “Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here .” - Shumë dijetarë, mes të cilëve Sufjan Ibn Ujejne, shpjegojnë dhe thonë: “Shumë mesazhe të sjella në Kuran në kontekste të ndryshme, janë të ngjashme e të përafërta, prandaj meritojnë të cilësohen si muteshabih (të ngjashme). Po ashtu, në shumë mesazhe vendosen të kundërtat përballë njëra tjetrës, si për shembull, besimtarët dhe mohuesit, ose Xheneti pastaj Xhehenemi etj. Këto quhen el methani (dikotomi), si tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë, vepërmirët do jenë (të lumtur) në mirësi të shumta. Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhehenem.” [Infitar 13, 14]. Ose kur thotë: “... Libri i mëkatarëve është në Sixhxhin ...” [Mutaffifin 7]. Ndërsa më pas thotë: “Me të vërtetë, libri i vepërmirëve gjendet në Illijjin!” [Mutaffifin 18]. Ose: “Ky është mesazh paralajmërimi . Është e sigurt se të devotshmit kanë një përfundim të mirë - Xhenetet e Adnit me dyer të hapura për ta....” [Sad 49, 50 ]. Ndërsa më pas: “Por keqbërësit (që kaluan çdo kufi) do të kenë fundin më të keq - Xhehenemin, ku do të hidhen (për dënim). Ai është vendi më i shëmtuar.” [Sad 55, 56]. Këto janë ajete methâni, ose ajete me përshkrime dikotomike. Megjithatë, duhet të theksojmë se fjala muteshabih, e përdorur në këtë ajet, nuk duhet të merret me kuptimin që është sjellë në ajetin e sures Al Imran, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai (Allahu) që ta zbriti ty (o Muhamed) Librin (Kuranin). Në të ka ajete të qarta ( muhkemat), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta ( muteshabihat). ...” [Al Imran 7]. Fjala muteshâbih në këtë ajet ka tjetër kuptim dhe jep një tjetër mesazh.9 - “Prej (dëgjimit të) tij rrëqethet lëkura (dhe zemrat) e atyre që e kanë frikë Zotin. Pastaj lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen kur kujtojnë Allahun.” - Ky është përshkrimi i ebrarëve, kur ata dëgjojnë fjalën e Allahut Krenar dhe të Madhëruar. Ky është reagimi i tyre pasi ata kuptojnë premtimet dhe kërcënimet e Tij. Paralajmërimet e frikshme rrëqethin trupin e tyre, nga droja e madhe dhe madhërimi i Allahut. Më pas, trupi dhe zemra e tyre qetësohen kur përmendin Allahun e Lartësuar. Tashmë, zemrat e tyre mbushen me shpresë për mëshirën e Allahut, butësinë dhe premtimet e Tij qetësuese e lumturuese. Kështu, gjendja e të mirëve është tërësisht e ndryshme, e kundërt me gjendjen e të tjerëve: keqbërësve, të pabi ndurve, jobesimtarëve. Gjendja e dy kategorive është e ndryshme në shumë aspekte: Së pari, ebrarët (bamirësit) dëgjojnë ajetet e Librit të Allahut. Ndërsa fuxhar-ët (keqbërësit) dëgjojnë tinguj dhe vargje këngëtarësh. Së dyti, kur atyre u lexohen ajetet e të Gjithëmëshirshmit, ata bien në sexhde duke lotuar, me edukatë, përunjësi, frikërespekt, por edhe me shpresë dhe dashuri për Zotin, të ndriçuar nga dituria dhe ajo që kanë kuptuar nga kumtet e Zotit, siç thotë i Lartësuari: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre. Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij.” [Enfal 2 - 4]. Kur na tregon cilësitë e adhuruesve të vërtetë, Zoti thotë: “Edhe ata që, kur këshillohen me ajetet e Kuranit të Zotit të tyre, nuk kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër.” [Furkan 73]. Ata punojnë dhe jetojnë sipas mësimeve të Shpalljes së Zotit dhe, kur bien në sexhde, e bëjnë sepse janë tërësisht të qartë në lidhje me atë që bëjnë. Pra, ata nuk e bëjnë këtë gjë duke qenë të paditur dhe të paqartë, dhe as duke imituar dhe pasuar verbërisht të parët e tyre. Së treti, ebrarët kanë edukatë dhe janë shumë të kujdesshëm gjatë dëgjimit të ajeteve të Librit të Allahut, ashtu sikurse ishin sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Kur dëgjonin ajetet e Allahut, atyre u rrëqethej lëkura dhe më pas zemrat u qetësoheshin duke përmendur Zotin. Kur lexonin Kuranin, dallohej respekti e përunjësia e thellë e tyre. Ata nuk e tepronin duke ngritur zërin dhe bërtitur pa kuptim. Ata nuk e tepronin që të shfaqeshin ndryshe nga ç’ishin dhe ndryshe nga çfarë ndienin zemrat e tyre. Ata karakterizoheshin nga një moral i përkryer, edukatë e rrallë, prehje, qetësi dhe një frikerespekt që i mbulonte kur e lexonin fjalën e Zotit. Në këto cilësi, askush prej brezave që erdhën më pas nuk mundi t’u afrohet, prandaj ata arritën kënaqësinë e Allahut, i Cili i bëri të lëvduar dhe të nderuar në të dyja jetët. Ndryshe është gjendja e shumë grupacio - neve, që e teprojnë, pa asnjë lloj kuptimi, me pamje të përvuajtur dhe frikërespekt të shtirur. Disa shfaqen sikur, nga frika e madhe e Zotit, u ikën mendja apo u bie të fikët e kotësira të tjera shtiracake. Të tillë janë ata të cilët pasojnë bidate dhe trillime, rrugë të paqena në fenë e Zotit. Të gjitha këto vijnë prej shejtanit të mallkuar. - “Ky (libër) është udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëzon atë që do. Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë.” - Këto janë cilësitë e atyre që i ka udhëzuar Allahu dhe çdokush që është ndryshe, është prej atyre që Allahu i ka larguar nga e vërteta dhe të zhytur në humbje. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë.”

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:123–20:127 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atë.” [Isra 98]. Në momentet e ndëshkimit, ky njeri i poshtëruar i drejtohet Zotit e i thotë: - Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ai (Allahu) u tha: “Zbritni prej tij (xhenetit) që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri -tjetrit. Por, nëse ju vjen prej meje udhëzim (libër e profet) , kush i përmbahet udhëzimit Tim, nuk ka për ta humbur rrugën e tij, e as nuk do të bjerë në trishtim”. - Allahu i Madhëruar tregon se Ai urdhëroi Ademin (a.s) dhe Iblisin që të zbrisnin në Tokë. Ai e porositi Ademin - dhe në këtë mënyrë të gjithë pasardhësit e tij - që të ruhen nga shejtani i mallkuar dhe ta konsiderojnë atë si armik, duke u përgatitur mirë për luftën kundër tij. Allahu njoftoi, gjithashtu, se do t’u shpallte gjithmonë libra njerëzve dhe do t’u dërgonte profetë, për t’u qartësuar rrugën e drejtë, që të çon drejt Zotit dhe në Xhenet. Profetët do të paralajmëronin popujt që të ishin të kujdesshëm ndaj armikut të tyre të përbetuar dhe të hapur. Allahu premtoi se nëse popujt do të pasonin profetët dhe librat, duke kryer urdhëresat e duke u larguar nga ndalesat, kurrë nuk do të humbnin dhe dëshpëroheshin në të dyja jetët. Përkundrazi, kështu ata do të gjenin rrugën e drejtë dhe do të arrinin lumturinë e sigurinë nga çdo e keqe në përjetësi. Në një ajet tjetër, Allahu premton se kush ndjek udhëzimin e Tij është i ruajtur nga frika dhe brengat: “Çdokush që pranon udhëzimin Tim, nuk do të ketë frikë e as nuk do të brengoset.” [Bekare 38]. Të ndjekësh udhëzimin do të thotë të besosh mesazhin e Zotit pa patur asnjë dyshim dhe të zbatosh urdhëresat, edhe pse mund të bien ndesh me dëshirat e tua. - Por, kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër." - Libri i Allahut është ai që i mëson njeriut qëllimet më të larta dhe rrugën e arritjes së tyre. Por nëse njeriu i shpërfill ato ose, më keq, i refuzon me forcë ato, atëherë ai ka për të pasur një jetë shumë të vështirë e të dhembshme. Ky është ndëshkimi për një veprim të tillë. Disa shpjegojnë se “jeta e ngushtë” nënkupton dënimin e varrit. Atyre do t’u ngushtohet varri si ndëshkim, për shkak se kanë harruar Zotin. Sipas këtij shpjegimi, ky është njëri nga ajetet që tregojnë për vërtetësinë e ndëshkimit në varr. Në ajete të tjera thuhet: “Eh, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues, sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun, kurse ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë.” [En'am 93]. “Ne do t’i bëjmë ata që të shijojnë dënimin më të shpejtë, para dënimit të madh...” [Sexhdeh 21]. Një tjetër ajet është edhe ai që flet për ndëshkimin në varr të pasuesve të Faraonit, së bashku me Faraonin: “Ata do të sillen para zjarrit mëngjes e mbrëmje, ndërsa kur të vijë Ora, do të thuhet: “Futini ju pasuesit e Faraonit në dënimin më të rëndë!” [Gafir 46]. Ata që janë të mendimit se këtu flitet për ndëshkimin e varrit arsyetojnë se në fund të ajetit përmendet ndëshkimi i Ditës së Kijametit. Kështu, sipas tyre, meqë në fund është përmendur dënimi në ahiret, atëherë dënimi që është përmendur më parë duhet të jetë në jetën e varrit.11 Mufesirë të tjerë janë të mendimit se “jeta e ngushtë” tregon dënimin dhe vuajtjen në jetën e kësaj bote, në varr dhe në ahiret, sepse shprehja vjen në formë të përgjithshme e jo të kufizuar. Edhe në këtë botë, njeriu që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit bën jetë të mbushur me brenga e ankthe, me frikë e vuajtje. Në ahiret, ai do të ringjallet i verbër me plot kuptimin e fjalës, siç thotë i Madhëruari: “Ditën e Kijametit, Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendi i tyre është Xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do ta shtojmë atë.” [Isra 98]. Në momentet e ndëshkimit, ky njeri i poshtëruar i drejtohet Zotit e i thotë: - Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” - Unë në dynja shihja, përse tani nuk shoh? Përse u shndërrova në këtë gjendje kaq të shëmtuar dhe të tmerrshme? - Ai (Allahu) do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur”. - Për shkak se kundërshtove shenjat dhe shpalljet e Zotit, sot do të harrohesh në ndëshkim. Kjo është përgjigjja. Sipas llojit të punës, është edhe shpagimi. Ashtu sikurse në dynja u tregove i verbër, sikur nuk i shihje shpalljet dhe shenjat e Zotit, dhe i shpërfille paralajmërimet e Tij, sot në ahiret Allahu ta heq shikimin, për t’u flakur në zjarr i verbër, shurdh dhe memec. Allahu nuk të sheh më dhe do të jesh i harruar në ndëshkimin që e fitove me punën tënde. - Dhe kështu e shpërblejmë Ne atë që i tejkalon të gjitha kufijtë. - I tillë do të jetë ndëshkimi edhe për ata që kalojnë kufijtë dhe zhyten në harame dhe, nga ana tjetër: - ... dhe nuk beson në Argumentet e Zotit të vet. - Mohojnë shenjat dhe udhëzimin e Zotit. Ata mohojnë shpalljet e Zotit, që udhëzojnë në qëllimet më të larta dhe në rrugën e plotësimit të imanit. Shpalljet e Zotit janë shumë të qarta dhe të kuptueshme. Allahu nuk bën padrejtësi dhe kurrë nuk e zbret ndëshkimin në vend të gabuar. Shkaqet e ndëshkimit janë teprimi në padrejtësi, zhytja në mosbesim dhe mospranimi i udhëzimit. - Por dënimi në Botën Tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm. – Ndëshkimi në ahiret është shumë herë më i rëndë dhe më i dhimbshëm sesa ndëshkimi i dynjasë. Ai është i përjetshëm dhe kurrë nuk do të ndërpritet, ndryshe nga dënimi i dynjasë, që merr fund një ditë. Për këtë arsye, njeriu duhet të marrë të gjitha masat, që të ruhet nga ndëshkimi i ahiretit.

Mus'haf Hape →
Maide 5:6 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ato vepra që i dikton imani juaj dhe të cilat Ne i caktuam për ju”. 2. Ajeti përmban një urdhër për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur për një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një ajet madhështor dhe përmbledh shumë dispozita. Le të përmendim disa prej tyre, me ndihmën dhe lehtësimin e Allahut të Lartësuar. 1. Zbatimi i porosive të këtij ajeti konsiderohet si punë që rrjedhon dhe nxitet nga imani. Pa zbatimin e tyre, imani nuk është i plotë. Kjo kuptohet nga fakti se Allahu i Lartësuar e nis këtë ajet duke na u drejtuar me cilësinë tonë të besimit, duke thënë: “O ju që keni besuar!”. Pra, sikur i Lartësuari na thotë: “O ju që keni besuar, kryeni ato vepra që i dikton imani juaj dhe të cilat Ne i caktuam për ju”. 2. Ajeti përmban një urdhër për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur për një falje sa më të mirë të namazit. Kjo kuptohet nga thënia e Allahut: “Kur të ngriheni për të falur namaz...”. 3. Ajeti përmban urdhër për të patur nijet të qartë para namazit. Fragmenti: “Kur të ngriheni për të falur namaz...” sikur thotë: “Kur të ngriheni me qëllimin për të falur namaz”. 4. Pastërtia rituale është kusht i domosdoshëm për saktësinë e namazit. Një namaz i falur pa qenë i pastër ritualisht është i pasaktë dhe i papranueshëm, prandaj duhet patjetër të përsëritet. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të pastrohemi ritualisht kur të vendosim dhe të bëhemi gati për të falur namaz, dhe dihet se urdhri tregon detyrim. 5. Pastrimi ritual nuk bëhet i detyrueshëm në momentin kur hyn koha e namazit, por në kohën kur ne vendosim dhe bëhemi gati për të falur namaz. 6. Pastërtia rituale është detyrë dhe kusht për saktësinë e çdo adhurimi që quhet “namaz”, qoftë ai namaz farz, qoftë nafile apo namaz xhenazeje. Në të gjitha rastet, namazi nuk konsiderohet i saktë dhe i pranueshëm pa pastërtinë rituale. Madje, sipas shumë dijetarëve, edhe kryerja e sexhdes së falënderimit apo e sexhdes së tilaue-s (gjatë leximit të Kur’ânit) është e pasaktë dhe e palejueshme pa patur pastërtinë rituale, sepse edhe sexhdja mund të quhet namaz. 7. Larja e fytyrës është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na urdhëron për larjen e saj. Fytyra është pjesa e kokës që fillon, për së gjati, nga kufiri i flokëve të ballit e deri te nofulla e poshtme dhe mjekra, dhe nga veshi në veshin tjetër, për së gjeri. 8. Në urdhrin e Allahut të Lartësuar për larjen e fytyrës bën pjesë edhe larja e gojës dhe e hundës. Kjo kuptohet dhe përforcohet nga hadithet e Profetit (a.s.). 32 9. Duhet kujdes që, nëse mjekra është e rrallë, uji të depërtojë dhe të lagë lëkurën poshtë saj. Por nëse mjekra është e dendur, mjafton vetëm larja me ujë e saj dhe, në këtë mënyrë, konsiderohet se e kemi kryer urdhrin për larjen e fytyrës, pasi “fytyrë” është pjesa e përparme e kokës me të cilën përballesh me të tjerët, dhe këtu hyjnë edhe qimet e fytyrës. 10. Larja e dy duarve deri te bërrylat është prej farzeve të abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për larjen e tyre. Duhet pasur kujdes që, së bashku me pjesën e bërrylit, të lahet edhe një pjesë e krahut, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pjesë e bërrylit pa u larë, sepse thënia e Allahut të Lartësuar: “...deri te bërrylat...”, sipas shumicës së mufesirin-ëve (komentuesve të Kur’ânit) do të thotë: “së bashku me bërrylat”. Edhe praktikisht, larja e plotë e parakrahut mund të arrihet veçse me larjen e plotë të bërrylit. 11. Fshirja e kokës me duar të lagura është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për këtë. Po ashtu, është detyrë që me duart të lagura të fshihet e gjithë koka dhe jo vetëm një pjesë e saj. Kjo dispozitë përftohet nga analiza gjuhësore e fragmentit: “...fërkoni kokën...”, që do të thotë: “fërkoni të gjithë kokën”. 12. Fshirja e kokës mund të bëhet me një dorë të vetme, me të dyja duart, me një copë të lagur, me një send të lagur apo me çfarëdo mënyre dhe mjeti qoftë, sepse Allahu i Lartësuar nuk e ka përcaktuar se me çfarë mjeti e mënyre duhet të fshihet koka. Pra, mjafton që ajo “të fshihet” me ujë. 13. E detyrueshme është fshirja e kokës me ujë dhe jo larja e saj. Me fjalë të tjera, nëse dikush e lan kokën dhe nuk e fshin atë me dorë të lagur, abdesi i tij është i pasaktë, sepse ai nuk e ka kryer urdhrin e Allahut për fshirjen e kokës. 14. Larja e këmbëve deri te kaviljet është prej farzeve të abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për këtë gjë. Edhe këtu thuhet e njëjta si për larjen e duarve deri te bërrylat. Pra, duhet të kujdesemi që nyjet e këmbës të lahen tërësisht e, bashkë me to, edhe një pjesë e vogël e kërcirit. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt se ato janë larë tërësisht. 15. Vëreni me kujdes ajetin! Në të thuhet: “...lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe (lajini) këmbët deri te nyjet! ”. Pyetja që shtrohet është: Fragmenti: “ dhe këmbët deri te nyjet! ”, a është i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”, apo me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”? Ky ajet është lexuar në dy mënyra: a) Shumica e lexuesve të Kur’ânit e lexojnë këtë ajet në mënyrë të tillë që fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet! ”, të lidhet me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”. Pra, ky është një urdhër për t’i larë edhe këmbët deri te nyjet. Me fjalë të tjera, kuptimi është: “... dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. b) Disa e lexojnë këtë ajet në mënyrë të tillë që fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet! ” të kuptohet si i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”. Pra, në njëfarë mënyre, këtu kuptohet se edhe këmbët mund të fshihen me duar të lagura. Megjithatë, po të shohim traditën e Profetit në dhënien mes’h të këmbëve, ai e ka bërë këtë kur i ka pasur këmbët të veshura dhe asnjëherë nuk i ka fshirë kur ka qenë zbathur. Nëse këmbët janë zbathur, është e detyrueshme larja e tyre, sikurse tregon ajeti kur’ânor dhe Tradita e Profetit. 16. Urdhri për larjen e këmbëve hedh poshtë mendimin e gabuar të rafidi-ve (ose shiit-ëve) të cilët nuk i lajnë këmbët gjatë abdesit, por thjesht i fshijnë ato me duar të lagura. Kjo, sigurisht, është e gabuar dhe në kundështim me porositë e Zotit dhe të Profetit. Është e vërtetë që këmbëve mund t’u jepet mes’h me duar të lagura, por kjo bëhet vetëm kur këmbët janë të veshura, me kushtet e përcaktuara qartë nga Profeti. Dihet mirë se Profeti ka qenë dhe mbetet kuptuesi, sqaruesi dhe zbatuesi më i mirë i porosive të Kur’ânit. 17. Duke qenë se Allahu i Lartësuar i ka përmendur elementët e abdesit me një radhë të caktuar, kjo tregon se edhe radha e kryerjes së këtyre veprimeve konsiderohet si kusht i saktësisë së abdesit. Nëse shohim me kujdes ajetin, Allahu i Lartësuar, mes gjymtyrëve që duhet të lahen, ka ndërfutur një gjymtyrë e cila fshihet me duar të lagura, duke thënë: “...lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat, fërkoni kokën edhe këmbët deri te kaviljet.”. Qëllimi i kësaj ndërfutjeje është pikërisht ruajtja e renditjes. 18. Radhitja e cila është kusht për saktësinë e abdesit është ajo e veprimeve me katër gjymtyrët e përmendura në ajet, dhe jo e veprimeve të tjera të abdesit. Kështu, për shembull, radha mes larjes së gojës, hundës dhe fytyrës, mes larjes së të djathtës dhe të majtës të duarve dhe të këmbëve etj., nuk janë të detyrueshme, por të pëlqyeshme. Kësisoj, është e pëlqyeshme që të lahet goja dhe hunda para larjes së fytyrës, të lahet e djathta prej duarve dhe këmbëve para të majtës, të fshihet me duar të lagura koka para fshirjes së veshëve. 19. Ajeti na urdhëron që të rinovojmë abdesin për çdo namaz. 20. Ajeti na urdhëron që për xhunubimin duhet të lahet i gjithë trupi ( gusl). Gjatë këtij gusl-i, flokët duhet të njomen tërësisht, derisa uji të depërtojë në lëkurë, dhe kjo është e detyrueshme. 21. Mungesa e abdesit ndërfutet në papastërtinë e madhe, pra, te xhunubimi. Me fjalë të tjera, nëse pastrohemi për të larguar papastërtinë e madhe, xhunubimin, ne konsiderohemi se jemi pastruar edhe prej papastërtisë së vogël, pra, prej mungesës së abdesit, nëse kemi bërë nijet edhe këtë të fundit së bashku me nijetin për gusl, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë thjesht “...lani të gjithë trupin...”, dhe nuk ka thënë që pas guslit duhet të marrim abdes. 22. ‘Xhunub’ quhet çdokush që ka ejakuluar në gjumë apo me vetëdije, si dhe çdokush që ka kryer marrëdhënie intime, edhe nëse nuk ka ejakuluar. Ai që shikon ndonjë ëndërr sikur kryen marrëdhënie, por nuk sheh lagështi dhe shenjë në rrobat e tij, ai nuk e ka detyrë guslin, sepse nuk është bërë xhunub. 23. Në ligjin lehtësues për tejemumin shfaqet bamirësia dhe përkujdesja e madhe e Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij. 24. Ndër shkaqet që e bëjnë të lejueshëm tejemumin janë sëmundjet e tilla që, nëse lahesh me ujë, ato rëndohen më tepër. 25. Faktor që e bën të lejueshëm tejemumin është edhe të qenurit në udhëtim dhe mosgjetja e ujit kur kryen nevojat fiziologjike. Megjithatë, kur je i sëmurë, tejemumi lejohet edhe nëse gjendet ujë, për shkak të dëmit që shkakton përdorimi i ujit. Ndërsa për rastet e tjera, tejemumi lejohet vetëm kur nuk gjendet ujë, pavarësisht në je udhëtar apo jo. 26. Çdo gjë që del nga dy rrugët e jashtëqitjes, urinë apo nevojë, e prish abdesin. 27. Në këtë ajet mbështeten ata që janë të mendimit se abdesi prishet veçse prej daljeve që bëhen nga dy rrugët e jashtëqitjes. Pra, sipas këtyre, abdesin nuk e prish as prekja e organit me dorë e as ndonjë shkak tjetër. 28. Nga ajeti kuptojmë se është e pëlqyeshme që t’i përzgjedhim fjalët që nxjerrim nga goja dhe të ruhemi nga fjalët e pista. Në vend të tyre, kur është e nevojshme, le të përmendim sinonime ose forma të tjera më të buta, sikurse thuhet në ajet: “…nëse ndonjëri prej jush vjen prej ‘ el gait’”. ‘ El gait ’, ose ‘ultësira’, është vendi ku kryhen nevojat personale. 29. Prekja e femrës me epsh e prish abdesin. 30. Për lejueshmërinë e abdesit është kusht mosgjetja e ujit (ose pamundësia e përdorimit të tij). Për këtë arsye, nëse gjendet uji, atëherë tejemumi i prishet edhe atij që është ndërkohë në namaz, pasi Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemumin vetëm kur mungon uji. 31. Pasi hyn koha e namazit, është detyrë për njeriun që të kërkojë ujë rreth e rrotull tij, sepse nëse nuk kërkon, atëherë nuk mund të thuhet për të që “nuk ka mundur të gjejë ujë”. 32. Para kryerjes së tejemumit, është e detyrueshme të jetë nijeti, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “ fe tejem -memu”, që do të thotë ta kesh qëllim kryerjen e tij. 33. Allahu i Lartësuar thotë: “…merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart tuaja”. Nga ajeti kuptohet që fytyrat dhe duart duhet të fshihen me një pjesë nga dheu, dhe kjo ndodh atëherë kur dheu ka pluhur. Mund të themi se ka dy arsye që ajeti vjen në këtë formë: ose që të tregohet se dheu është zakonisht me pluhur, ose që të kuptohet se është më e mirë dhe më e saktë nëse përdoret dhè i pluhurosur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që tejemumi mund të kryhet veçse me këtë lloj dheu, pasi tejemumi është i saktë dhe i plotë me çfarëdo lloj dheu që gjendet në sipërfaqen e tokës. 34. Tejemumi me dhè të pisët është i papranueshëm dhe i pasaktë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “ saiden taiben ” – “dhè i pastër” . 35. Gjatë tejemumit fshihen vetëm fytyra dhe dy duart, jo gjymtyrët e tjera të abdesit. 36. Togu: “fërkoni fytyrën” na tregon se është detyrë që, gjatë tejemumit, të fshihet gjithë fytyra. Megjithatë, dheu nuk futet në gojë e në hundë ose në thellësi të mjekrës, edhe nëse kjo e fundit është e rrallë, ashtu sikurse veprohet me abdesin. 37. Dy duart fërkohen deri tek kyçet, jo më shumë, sepse fjala ‘dorë’ nënkupton pëllëmbët deri te kyçet. Nëse do të futeshin edhe llërët, Allahu i Lartësuar do ta përcaktonte atë, sikurse ka thënë për abdesin: “...lajini duart tuaja deri tek llërët...”. 38. Ajeti është gjithëpërfshirës dhe tregon se tejemumi është zëvendësues i plotë si pastrues nga të gjitha llojet e papastërtive rituale ( ahdâth). Pra, tejemumi vlen si pastrues si në rastin e gjendjes xhunub, ashtu edhe në rastin e mungesës së abdesit. Madje, mund të themi se ajeti tregon se tejemumi vlen si pastrues edhe për rastin e largimit të papastërtive fizike ( nexhaset), 33 sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë tejemumin si zëvendësues të plotë të ujit dhe funksioneve të tij, pa e kufizuar atë në një funksion të caktuar. Dikush mund të thotë se konteksti i ajetit tregon se tejemumi nuk përdoret për largimin e papastërtive fizike, sepse ai flet për papastërtitë rituale dhe largimin e tyre dhe jo për papastërtitë fizike dhe pastrimin prej tyre. Ky, madje, është mendimi i shumicës së dijetarëve. Qoftë për rastin e mungesës së guslit, qoftë për mungesën e abdesit, tejemumi merret njëlloj: duke fërkuar vetëm fytyrën dhe dy duart me dhè të pastër. 39. Nëse dikush, të cilit i mungon edhe gusli, edhe abdesi, bën nijet që të marrë tejemum për largimin e të dyja llojeve të papastërtive, kjo është e mjaftueshme dhe e plotë; pra, nuk ka nevojë që të marrë tejemum për secilin lloj papastërtie më vete. Ky gjykim përftohet nga fakti se Allahu i Lartësuar, sikurse e thamë më lart, e ka bërë tejemumin si zëvendësues të plotë të ujit, qoftë për mungesën e guslit, qoftë për mungesën e abdesit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar nuk ka urdhëruar shprehimisht që të merret tejemum më vete për secilin lloj pastrimi. Në ajet thuhet: “Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart tuaja.” 40. Mjafton që fytyra dhe duart të fshihen me dhè të pastër, me çfarëdo mjeti të kryhet kjo fshirje, me dorë, leckë etj., sepse Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ta fshijmë fytyrën e duart me dhè, por nuk e ka përcaktuar se me çfarë të bëhet kjo fshirje. Kësisoj, kjo tregon se ajo mund të bëhet me gjithçka. 41. Kryerja me radhë e veprimeve të tejemumit është kusht i saktësisë së tij. Pra, në fillim kryhet fshirja e fytyrës, pastaj fshirja e duarve. Kjo është radha e treguar në ajet. 42. Në ajet del qartë mirësia dhe mëshira e madhe e Allahut të Lartësuar mbi këtë umet të begatshëm, sepse në fenë Islame nuk ka kurrfarë vështirësie dhe ngushtimi. Allahu i Lartësuar ka ligjëruar lehtësime dhe rrugëzgjidhje të shumta për çdo situatë të vështirë. Me këto ligje të mrekullueshme, Ai dëshiron që të na pastrojë dhe të plotësojë mirësinë e Tij mbi ne. 43. Pastrimi i jashtëm i trupit me ujë ose me tejemum është vazhdimësi dhe plotësim i pastërtisë së brendshme të shpirtit me teuhid dhe pendim të sinqertë nga çdo gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut të Madhëruar. 44. Edhe pse nuk kryen pastrim të dukshëm, që të mund të vërehet nga ana e jashtme, tejemumi është një pastrim simbolik dhe figurativ, që buron nga bindja e plotë ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar. 45. Robi duhet të meditojë thellë dhe gjatë mbi ligjet e vendosura nga Zoti dhe urtësitë e tyre, qoftë në çështjet e pastrimit, qoftë në çështjet e tjera, sepse në këtë mënyrë shton diturinë e tij, por do të shtojë gjithashtu mirënjohjen dhe lavdërimin për Allahun e Madhëruar. Kështu, ai do ta dojë më shumë Allahun e Madhëruar, që, nëpërmjet këtyre ligjeve, i ngre robërit në grada të larta.

Mus'haf Hape →
Saf 61:5–61:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ahmed. Isai ishte Profeti i fundit i dërguar nga mesi i bijve të Izraelit. Allahu i Lartësuar na tre - gon se ai u ngrit mes bijve Izraelit dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth adhu - ruesit dhe Profetit të Tij, të dashur të quajtur “Kelimu er Rahman”, pra, ai të cilit i foli i Gjithëmëshirshmi. Ai na tregon për Musain, birin e Imranit, - paqja e Zotit qoftë mbi të!- dhe fjalët që ai i drejtoi popullit të tij: - “Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Pse më mundoni, kur jeni të sigurt se unë jam i Dërguari i Allahut për ju!” - Përse më mundoni, kur ju jeni të sigurt për vërtetësinë time dhe të mesazhit, që unë ju sjell prej Zotit? Ky ishte ngushë - llim për Profetin tonë, për mundimet që i shkaktonin mohuesit nga popullit i tij dhe të tjerë. Gjithashtu, kjo ishte një nxitje për Profetin ﷺ ,që të bënte durim, por edhe një mësim i vyer për besimtarët, që të mos e shqetësonin Profetin e tyre, siç bëri populli i Musait. I Lartësuari thotë: “O ju që keni besuar! Mos u bëni si ata që e munduan Musain! Allahu dëshmoi pastërtinë e tij nga ajo që ata thanë. Ai qe me pozitë të lartë tek Allahu.” [Ahzab 69]. - “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. ” - Kur ata devijuan nga rruga e drejtë, edhe pse e njihnin shumë mirë atë, Allahu i Lartësuar ua devijoi zemrat nga udhëzimi dhe drita, duke bërë që në ato zemra të zinte vend dyshimi, pasi - guria, paqartësia dhe dështimi, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë shenjë, do ta besojnë. Thuaju: “Të gjitha shenjat janë në dorë të Allahut”. Por ku mund ta dini ju: edhe sikur t’u vijnë shenjat, ata përsëri nuk do të besojnë. Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.” [En’am 109, 110]. “Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek tje - tër rrugë nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq.” [Nisa 115]. - Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë. - Ata të cilët shkelin kufijtë e Allahut, dalin nga bindja ndaj Tij dhe rruga e Sheriatit; ata refuzojnë të nënshtrohen sipas rregullave dhe ligjeve të Zotit. Më pas, i Lartësuari thotë: - Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit! Unë jam i dër - guar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmë - tar për një Profet , që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” - Këto ishin fjalët e Isait (a.s). Kështu, Isai, ky Profet ndër më të zgjedhurit, i bëri me dije popullit të vet, se ardhja e tij si profet ndër bijtë e Izraelit ishte përgëzuar e parathënë në Teurat. Ai vërtetonte mesazhet në Teurat. Njëkohësisht, ai ishte përgëzues dhe para - lajmërues për Profetin madhështor, që do të vinte pas tij, një i dërguar “ ummij”, pra, që nuk di shkrim dhe lexim. Ai do të ishte një Profet arab, nga Meka, me emrin Ahmed. Isai ishte Profeti i fundit i dërguar nga mesi i bijve të Izraelit. Allahu i Lartësuar na tre - gon se ai u ngrit mes bijve Izraelit dhe përgëzoi për ardhjen e Muhamedit ﷺ ,pra, të Ahmedit, vulës të të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Zotit, ai i cili do të sjellë Shpalljen e fundit të Zotit, pas së cilës nuk do të ketë më shpallje dhe në këtë botë dhe nuk do të ketë më profet dhe lajmëtar pas tij. Buhariu sjell hadithin nga Xhubejr Ibn Mutaimi, i cili rrëfen: 2667. “Profeti na tregoi njëherë disa emra të tij, duke thënë: “Unë jam Muhamedi, Ahmedi, El Mahi (Fshirësi), sepse nëpërmjet meje, Allahu fshin mosbesimin; unë jam El Hashir (Tubuesi), që do të ringjallem i pari dhe njerëzit e tjerë pas meje. Unë jam El Akib (i Fundit), se pas meje s`ka më nebijj.” 132 [Buhariu dhe Muslimi]. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “... Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" - që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin "ummij" - që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Ea’raf 156 - 158]. “Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve (dhe u tha) : “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni Profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve. Ai (Allahu) tha: “A e pranoni dhe a e merrni përsipër detyrën Time?” Ata thanë: “Po, e pra - nojmë”! Ai (Allahu) tha: “Dëshmoni, pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju!” E kush i kthen shpinën të vërtetës më pas, ai është i prishur.” [Al Imran 81, 82]. Ibn Abasi thotë: “Sa herë që Zoti dërgonte një profet, i merrte premtimin atij që, nëse do të dërgonte Muhamedin dhe ai do të ishte gja - llë, do t’ua qartësonte të vërtetën njerëzve. Madje, Zoti e ngarkonte çdo profet që të merrte premtimin nga populli i vet që, nëse do të dërgohej Muhamedi dhe ata do të ishin gjallë, ata do ta ndiqnin rrugën e tij dhe do t’i bëheshin krah atij profeti.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Irbad Ibn Sari - jete, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: “Unë kam qenë “vula e profetëve” për Allahun, qysh kur Ademi ishte ende baltë. Unë do t’ju tregoj për zanafillën e gjithë kësaj. Unë jam lutja e tim eti, Ibrahimit, jam përgëzimi i Isait dhe ëndrra e nënës sime për mua. Kështu e shohin përgëzimin të gjitha nënat e profetëve.” Ishte vetë Ibrahi - mi (a.s.), babai i të gjithë profetëve pas tij, që u lut për ardhjen e Profetit të fundit. Ndër shumë lutje që ai i drejtoi Zotit, në fund e mbyll duke u lutur që Allahu të dërgonte mes banorëve të vendit të shenjtë një Profet nga mesi i tyre. Ishte caktimi i hershëm i Allahut që të dërgonte mes tyre Muhamedin ﷺ si profet mes “ umijin-ëve”, popullit që nuk dinte shkrim e lexim dhe si profet i të gjithë botës së njerëzve dhe të xhindëve. Kur Profeti ﷺ tha që ishte përgëzimi që dha Isai, kishte për qëllim fjalën e Allahut: "Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed." [Saf 6]. Ndërsa kur përmend ëndrrën e nënës së vet, kuptimin e saj e qartëson fjala e vetë Profetit në një tjetër hadith, që e sjell Ahmedi, ku thotë: “Nëna ime pa një ëndërr, sikur prej trupit të saj doli një dritë, që ndriçoi kështjellat e Shamit.” Qëllimi këtu është të tregojmë se ndër bijtë e Izraelit ka qenë shumë e njohur dhe e përhapur profecia për ardhjen e Profetit të fundi, më të madhit Profet të dërguar nga Zoti. 133 - “Por, kur ai u erdhi atyre me argu - mente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”. - Ibn Xheriri thotë: “Kur u erdhi Ahmedi, pra, ai për ardhjen e të cilit përgëzoi Isai (a.s) dhe profetët e hershëm, me argumente të qarta nga Zoti, mohuesit dhe kundërshtarët e besimit të drejtë thanë: “Kjo është magji e hapur.”.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:171 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ata e kaluan kufirin me lëvdimin dhe lartësimin e Isait, duke e ngritur mbi gradën që e vendosi Zoti. Kështu, nga rob e adhurues i sinqertë dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit ta teprojnë me lëvdimin e profetëve dhe njerëzve të mirë. Kjo dukuri është shumë e përhapur tek krishterët. Ata e kaluan kufirin me lëvdimin dhe lartësimin e Isait, duke e ngritur mbi gradën që e vendosi Zoti. Kështu, nga rob e adhurues i sinqertë dhe i përkushtuar i Allahut, ata e trajtuan atë si zot, që adhurohet përveç Allahut. Ata e adhurojnë atë njëlloj si Allahun. Po kështu, ata e tepruan edhe me dijetarët dhe udhëheqësit e tyre, duke i konsideruar si të pagabueshëm, dhe kështu iu bindën atyre në gjithçka që urdhëronin, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ata i konsideruan priftërinjtë, oshënarët dhe Mesihun - birin e Merjemes, si zota veç Allahut, ndërkohë që ishin urdhëruar të adhuronin veç Allahun. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. I Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë!’ [Teube 31]. Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi, e ky nga Umeri se Profeti i Allahut ka thënë: 890 . “Mos më tejlëvdoni mua siç tejlëvduan krishterët Isain, birin e Merjemes! Unë jam veçse një rob (i Zotit). Për këtë arsye, thoni për mua: “Ai është robi i Allahut dhe i dërguari i Tij.” Edhe Buhariu e ka sjellë me këtë version e tekst. Ndërsa Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi e ky nga Enes Ibn Maliku se, njëherë, një burrë tha: “O Muhamed! O zotëriu ynë, i biri i zotërisë tonë, ti je më i miri ndër ne dhe biri i më të mirit tonë!” Atëher ë, Profeti i Allahut tha: 891. “O njerëz. Kujdes me fjalët që thoni, që të mos ju poshtërojë shejtani! Unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahit. Unë jam rob i Allahut dhe Profeti i Tij. Për Zotin, unë nuk dëshiroj që të më ngrini mbi gradën që më ka dhënë Allahu Krenar dhe i Lartësuar!” Ky hadith është sjellë në këtë version vetëm nga Ahmedi. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “... për Allahun thoni vetëm të vërtetën!” Pra, mos shpifni e mos thoni se Allahu ka bashkëshorte dhe bir! I Lartësuar dhe i dëlirë është Allahu nga këto shpifje të ulëta! Ai është i pastër, një i vetëm dhe i lartësuar në krenarinë dhe zotërimin e Tij absolut. Allahu është i Madhërishmi dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, nuk ka zot e sundues tjetër, veç Tij! Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, (Allahut) që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.” - Isai ishte vetëm një nga robërit e Allahut, një krijesë, si gjithë krijesat e Tij. Allahu tha: ‘Bëhu!’, dhe ai u bë. Ai ishte një profet nga profetët e Allahut. Allahu tha: “...Fjala e Tij (Allahut), që ia drejtoi Merjemes ...”. Domethënë, Allahu e krijoi atë përmes fjalës (‘Bëhu’), që Ai e dërgoi mbi Merjemen nëpërmjet Xhibrilit, i cili fryu në të shpirtin e Isait (të krijuar nga Allahu), dhe kështu, me lejen e Allahut, u krijua Isai. Xhibrili e fryu atë përmes së çarës së rrobës së saj tek qafa, dhe ashtu zbriti poshtë, duke hyrë në trupin e saj, duke zëvendësuar kështu ndërhyrjen mashkullore të një babai biologjik. E gjitha kjo dhe çdo pjesë e kësaj ngjizjeje është krijim i Allahut. Për këtë arsye, Isai është quajtur “Fjala e Allahut” dhe “Shpirti (i krijuar) prej Tij”, sepse ai nuk kishte baba biologjik, që të realizohej ngjizja e tij. Kjo ngjizje u realizua përmes fjalës së Allahut ‘Bëhu!’, dhe ai u bë, dhe përmes shpirtit, që Allahu e dërgoi Xhibrilin që ta frynte tek Merjemja. Allahu i Madhëruar thotë: “Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt; Për këtë arsye, ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët!”. Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta (rreth Isait) . Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Allahut. Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Por, nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë) , atëherë Allahu di gjithçka për ata që përhapin shkatërrimin.” [Al Imran 59 - 63]. “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devotshmit.” [Tahrim 12]. Buhariu sjell hadithin nga Ubadetu Ib n Samiti, se Profeti ka thënë: 892. “Ai që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me merit përveç Allahut që është i vetëm dhe i pashoq dhe se Muhamedi është robi dhe Profeti i Allahut; dëshmon se Isa është robi i Allahut dhe profeti i Tij, është Fjala e (krijuar prej) Tij, që Ai ia drejtoi Merjemes dhe shpirt (i krijuar) prej Tij; dëshmon se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri është i vërtetë; atë Allahu ka për ta futur në Xhenet, (në gradën e merituar) sipas punëve që ka bërë.”“ Në transmetimin e El Uelidit përmes Xhenadetes, vjen shtesa: 893. “...Allahu ka për ta futur nga cilado prej tetë portave të Xhenetit që ai të dëshirojë.” Ky është në versionin e sjellë nga Muslimi. Kështu, në këto ajete dhe hadithe kuptohet qartë se kuptimi i saktë i fjalës së Allahut për Isain “dhe shpirt nga Ai”, është : “dhe shpirt i krijuar nga Ai’. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Për ju, Ai nënshtroi gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë; të gjitha janë prej Tij.” [Xhathije 13]. Në këtë ajet, fjala “...prej Tij” nuk duhet të kuptohet se ato janë pjesë e Zotit, por kuptimi është të gjitha janë krijesa të dhuruara prej Tij dhe pjesë e krijimit të Tij. Të krishterët - Allahu u dhëntë atë ndëshkim që meritojnë! - pretendojnë një kuptim të gabuar të fjalës së Allahut për Isain “dhe shpirt prej Tij”, duke mëtuar se Isai është pjesë e Zotit dhe nga e njëjta natyr ë si Ai. Por, e vërteta është se kur Allahu thotë për Isain ‘dhe shpirt nga Ai” këtë e bën për të treguar nderimin dhe vlerësimin e Isait. Të njëjtën gjë thotë Zoti edhe për çështje të tjera si psh. “Deveja e Allahut”, ose “Shtëpia e Allahut”, ose kur thotë ‘pastroje Shtëpinë Time.”. Dhe askush nuk pretendon se ‘Deveja’ apo ‘Shtëpia’ janë pjesë të Allahut dhe nga e njëjta natyrë si Ai. Ato janë thjesht krijesa të Allahut të Madhëruar, por, që për të treguar vlerën e tyre të lartë dhe nderimin për to, Allahu ia ka atribuar Vetes së Tij. - Për këtë arsye, besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”!” - Besojeni e pranojeni pa asnjë dyshim se Allahu është një i vetëm dhe nuk ka as grua, as bir. Isai ishte robi dhe profeti i Tij. Mos e konsideroni Isain dhe nënën e tij si idhuj e zota, që kanë pjesë në pushtet e zotërim së bashku me Allahun. I lartësuar e i madhëruar qoftë Allahu nga këto shpifje e trillime! I ngjashëm me këtë ajet është edhe ai në suren Maide, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre”. Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Një Zoti të vetëm. Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një dënim i dhembshëm.” [Maide 73]. “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Maide 72]. Të krishterët, në fakt, nuk kanë ndonjë rregull të përcaktuar, të cilit i përmbahen. Disa prej tyre e konsiderojnë Isain si vetë Zotin, disa e konsiderojnë si pjesë të Zotit dhe partner, e disa të tjerë si bir të Zotit. Kështu, ata janë të ndarë në grupacione e fraksione të shumta rreth besimit të tyre. Është shumë me vend fjala e një skolasti, kur thotë: “Nëse do të mblidheshin së bashku 10 të krishterë, do të dilnin me 11 mendime të ndryshme.”. Seid Ibn Patriku është një nga dijetarët e tyre të njohur, patriark i shquar i Aleksandrisë. Ai rrëfen se, gjatë kohës së Kostandinit, ata u mblodhën në një kuvend të madh, gjatë të cilit patën kundërshtime të mëdha mes tyre. Ishin më shumë se 2000 priftërinj e dijetarë. Megjithatë, ata u përçanë në fraksione të shumta: 50 vetë përkrahnin një mendim, 20 të tjerë përkrahnin një mendim tjetër, 100 të tjerë mendonin ndryshe, 70 të tjerë ndryshe, e kështu me radhë. Kostandini dalloi grupin më të madh, që kishin një qëndrim, dhe ata ishin 318 vetë. Kështu, ai e mbështeti mendimin e tyre dhe i hodhi poshtë të gjitha mendimet e të tjerëve. Pastaj u ndërtoi kisha dhe shpërndau në masë librat e tyre. Mbështetësit e këtij grupimi quhen el melkanije. Më vonë, ata organizuan një kuvend tjetër, ku u shfaq grupimi jakubije (jakovitët). Pastaj u mbajt një kuvend i tretë, ku u shfaqën ata që quhen nesturije (nestoritët). Të gjitha këto grupacione pohojnë Trininë me gjithë pjesët e saj, por janë të mendimeve të ndryshme se si është realizuar e funksionon ajo në personin e Mesihut. Ata kanë opinione të ndryshme në lidhje me lahutin (hyjnoren) dhe nasutin (njerëzoren), si dhe rreth faktit se a janë të përziera e të ndërfutura këto dy natyra në njëra-tjetrën apo janë të ndara, apo janë një gjë e vetme dhe e unifikuar? Janë tri qëndrime dhe secili grup i konsideron si heretikë grupimet e tjera. Ndërsa ne muslimanët i gjykojmë të gjitha këto grupacione, që hallakaten në këto trillime të kota e të pabaza, si mohues të Zotit të vërtetë, Allahut të Madhëruar, që është një i vetëm dhe i pashoq në çdo aspekt. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar thotë: - Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! - Nëse hiqni dorë nga të tilla trillime të pabaza e të kota, është më mirë për ju. - Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë.” - Ai është i Dëlirë, i Lartësuar dhe i Madhërishëm, larg të tilla përshkrimesh të ulëta. - E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë.” – E gjithë kjo botë është krijesë e Tij dhe nën pronësinë e sundimin e Tij. Çdo gjë që është në këtë botë është e nënshtruar para Allahut. Të gjithë janë nën kujdesin dhe administrimin e Tij. Allahu është rregulluesi i vetëm i të gjitha çështjeve të gjithësisë. Atëherë, si mund të mendohet që diçka e cila është pjesë e kësaj gjithësie, të jetë gruaja apo biri i tij?! i Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën (pa asnjë model të mëparshëm) . E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje, prandaj vetëm Atë adhuroni! Ai përkujdeset për gjithçka.” [En’am 101, 102].

Mus'haf Hape →