Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Araf 7:16–7:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe nga e majta. - Shejtani do t’u vijë atyre nga çdo drejtim e aspekt, me qëllimin që t’ua trondisë këmbët dhe t’i dobësojë në përmbushjen e bindjes ndaj Zotit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton se, kur Ai e afatizoi Iblisin, ky i fundit, pasi u sigurua për këtë afatizim, filloi të shfrynte inatin, rebelizmin, urrejtjen dhe armiqësinë e tij, duke thënë: - Ai (Iblisi) tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u zë pusi atyre në rrugën Tënde të drejtë! - Kuptimi: Betohem pikërisht në faktin se më humbe mua, se unë do t’u zë pusi robërve të Tu, pasardhësve të këtij (Ademit), për shkak të të cilit më dëbove mua! Siratul mustekim është çdo rrugë që të çon në kënaqësinë e Allahut, si Islami, dorëzimi i plotë ndaj Allahut, hixhreti për hir të Tij, xhihadi në rrugën e Tij dhe të gjitha punët e mira që kryhen në bindje ndaj Tij, të cilat Allahu i do dhe është i kënaqur me vepruesit e tyre. - Pastaj, do t’u dal atyre nga para e nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta. - Shejtani do t’u vijë atyre nga çdo drejtim e aspekt, me qëllimin që t’ua trondisë këmbët dhe t’i dobësojë në përmbushjen e bindjes ndaj Zotit. Ai do t’i shtyjë në rrugë të ndryshme devijimi e humbjesh, derisa të bëjnë poshtërsi e të mos i binden Allahut të Lartësuar.42 Disa kanë thënë se kuptimi i fjalëve: “do t’u dal atyre nga para...” dhe: “nga e djathta...” është: Do t’u shkoj atyre andej nga e presin dhe arrijnë ta shohin. Ndërsa me fjalët: “nga prapa dhe “nga e majta” kuptohet: “Do t’u shkoj atyre andej nga nuk e presin dhe as e shohin.” Ndërsa Ibn Xheriri ka përzgjedhur si mendimin më të saktë se këtu janë për qëllim të gjitha rrugët e hajrit dhe të sherrit. Kështu, në lidhje me rrugët e hajrit, ai ka për t’i penguar dhe devijuar me çdo mënyrë e mundësi që ka. Ndërsa në lidhje me rrugët e sherrit, ai ka për t’i shtyrë e për t’i zhytur në to, duke ua zbukuruar atyre. Nga Ibn Abasi transmetohet të ketë thënë për këtë ajet: “Shejtani nuk tha se do t’u vijë nga sipër, sepse nga sipër zbret mëshira e Allahut.” - Pastaj, shumicën e tyre nuk do t’i gjesh më mirënjohës.” - Nuk do të jenë njësues të Zotit, që e adhurojnë atë si një e të vetëm. Kjo që tha i mallkuari tregon thjesht dëshirën e tij dhe atë që ai mendonte të arrinte dhe, vërtet, arriti shumë prej kësaj. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Në të vërtetë, shejtani e realizoi mendimin e vet në lidhje me ta dhe ata e pasuan atë, përveç një pakicë besimtarësh. Ai (Iblisi) nuk kishte asnjë pushtet mbi ta por, Ne dëshiruam që të dallohet ai që beson në botën tjetër, prej atij që ka dyshim për të. E Zoti yt është Mbikëqyrës mbi gjithçka.” [Sebe’ 20, 21.] Kjo vjen qartë në hadithin që na mëson mënyrën e mbrojtjes nga shejtani i mallkuar dhe ruajtjes prej sherrit të tij, duke përmendur të gjitha drejtimet. Hafidh Ibn Merdeuejhi sjell nga Ibn Abasi një hadith merfu (që i atribuohet Profetit): 1180. “All-llâhum-me in -nî es’elukel afue uel âfijete fî dînî ue dunjâje, ue ehlî ue mâlî! All-llâhum-me ustur aurâtî ue âmin reu’âtî, uehfidhnî min bejni jedej-je ue min halfî, ue an jemînî ue an shimâlî, ue min feukî! Ue eûdhu bikell -llâhum-me en ugtâle min tahtî!”. (O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen dhe në pasurinë time! O Allah! M’i masko (mbulo) të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese! O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart! Mbrohem me Ty o Zoti im, që të mos më përpijë toka nga poshtë!)" 43 Ndërsa Uekiu ka thënë që me fjalën “nga poshtë” është për qëllim shembja e tokës.44

Mus'haf Hape →
Kehf 18:50 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tregon i Lartësuari: “Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë. Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Ademit armiqësinë e ashpër të Iblisit ndaj tyre dhe atit të tyre të hershëm. Ky është një kërcënim dhe paralajmërim për të gjithë ata që pasojnë të mallkuarin dhe i kundërvihen Krijuesit të tyre, të dashurit e kujdestarit të tyre të mëshirshëm, i Cili u ka dhuruar mirësi të shumta e të panumërta. Me gjithë bamirësinë e bujarinë e Tij të madhe me ta, ata duan dhe ndjekin Iblisin e mallkuar, duke u armiqësuar me Zotin dhe rrugën e Tij. - “Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin! ” - Allahu i Madhëruar i urdhëroi të gjithë melekët që të binin në sexhde nderimi e respekti për Ademin. Sikurse tregon i Lartësuari: “Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë. Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj shpirt prej Meje, atëherë ju do t’i përkuleni atij në sexhde.”.” [Hixhr 28 - 29]. - “... ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. ” - Të gjithë melekët ranë në sexhde, përveç Iblisit, të cilin e tradhtoi natyra e tij. Ai u krijua nga flaka e zjarrit, ndërsa melekët u krijuan nga drita. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi i Aishes, se Profeti i Allahut ka thënë: 1740. “Melekët u krijuan nga drita, Iblisi u krijua nga gjuhët e flakës, ndërsa Ademi u krijua nga ajo që ju është përshkruar.” Nuk ka dyshim se në raste sprove e vështirësie, çdo enë nxjerr atë që ka brenda saj. Kështu, Iblisin e tradhtoi natyra e vet kur u përball me sprovën. Në fillim, ai bënte adhurime të shumta, ashtu si melekët. Për këtë arsye, ai hyri në të njëjtin urdhër, ashtu si ata, por Iblisi nuk iu bind Allahut të Madhëruar. - “Ai qe një nga xhindet dhe nuk e respektoi urdhrin e Zotit të vet.”. - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na njofton se ai ishte prej “xhindëve”, pra, i krijuar prej zjarri. Në ajetin tjetër thotë: “Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!”” [Sad 76]. Hasen el Basriu ka thënë: “Iblisi nuk ka qenë kurrë prej melekëve, as sa një pulitje sysh. Ai është origjina e xhindëve, ashtu sikurse Ademi është origjina e njerëzimit.” Ky është një lajm i sjellë nga Ibn Xheriri me sened të saktë nga Haseni. Më pas i Lartësuari thotë: “... dhe nuk e respektoi urdhrin e Zotit të vet.” Ai e kaloi kufirin, duke mos iu nënshtruar Allahut të Madhëruar. El fisk është dalja nga kufijtë e bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut. El fasik quhet ai që tejkalon caqet. Arabët thonë: “Fesekat el habetu’ - kur fara çan lëvoren e saj dhe del sythi. Në vijim, duke kërcënuar e paralajmëruar at a që e pasojnë dhe i binden të Mallkuarit, Allahu i Lavdëruar thotë: - "Vallë, a në vend Tim, do ta konside - roni si mik atë dhe pasardhesit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?!” - Në vend që të më adhuroni Mua, do të adhuroni atë, duke e bërë mik e duke iu bindur? - “Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky!” - Këto fjalë ngjasojnë me ato që do t’u thuhen këtyre të mjerëve në Ditën e Kijametit, pasi njerëzit të kenë përfunduar në vendin e merituar dhe të jenë ndarë të lumturit nga të dëshpëruarit. I Lartësuari thotë: “Dhe ju, o keqbërës (mohues të besimit)! Veçohuni sot (nga besimtarët)! A nuk ju pata paralajmëruar ju, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapur, dhe që të më adhuronit vetëm Mua, sepse kjo ishte rruga e drejtë? Ai çoi në humbje shumë prej jush. A nuk e kuptonit atëherë?” [Ja Sin 59 - 62].

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:1–20:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e lartë. ” - Kurani, që t’u soll ty, o Muhamed, është shpallje nga Zoti yt. Ai është Zoti, Pronari e Sunduesi i çdo gjëje, i Plotfuqishmi për gjithçka! Ai e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta, Ha. - Në fillim të sures Bekare kemi folur gjerësisht rreth kuptimit të këtyre gërmave, që hapin disa sure të Kur ’anit, prandaj nuk është e nevojshme ta përsërisim këtu. - “Ne nuk ta kemi shpallur Kur ’anin për t'u dëshpëruar. ” - Katade shpjegon: Jo, betohem në Allah, nuk e bëri atë dëshpërues, por e bëri mëshirë, dritë dhe udhërrëfyes për në Xhenet. - “Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. ” - Allahu i Madhëruar e zbriti Librin dhe e dërgoi Profetin e Tij, si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujtues e mësim për të gjithjë ata që dinë të nxjerrin mësime. Njeriu përfiton kur dëgjon Fjalën e Allahut, duke medituar mbi kumtet e tij të vyera. Allahu i Madhëruar sqaroi hallallin dhe haramin në këtë libër. - “(Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. ” - Kurani, që t’u soll ty, o Muhamed, është shpallje nga Zoti yt. Ai është Zoti, Pronari e Sunduesi i çdo gjëje, i Plotfuqishmi për gjithçka! Ai e krijoi Tokën, me gjithë gjerësinë e saj. Ai i krijoi qiejt e lartë e të gjerë, me gjithë çka në ta. - “(Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron .” - Në suren Araf kemi folur gjerësisht rreth këtij ajeti. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin (el istiuau) e qëndrimin e Allahut mbi Fron, - ne ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shembëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër. Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka bërë kufër.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. ” - Pra, çdo gjë është pronë e krijesë e Allahut, nën pushtetin dhe në dorën e Tij. Çdo gjë është nën përkujdesin e Tij dhe Ai vepron në të sipas dëshirës e vullnetit të Tij; Ai gjykon mbi të me urtësinë e Tij. Allahu është i vetmi Krijues, Pronari e Sunduesi i vetëm. Nuk ka Zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet dhe nuk ka kujdestar tjetër për krijesat, përveç Allahut. - “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) .” - Ai i Cili e zbriti Kuranin është pikërisht Ai i Cili krijoi Tokën dhe qiejt e lartë, Ai i Cili është i gjithëditur për të fshehtën dhe për atë që është më e fshehtë. I Lartësuari thotë: “Thuaj: “Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.” [Furkan 6]. Ali Ibn Talha përcjell nga Ibn Abasi se: “ el sirru” (e fshehta) është ajo që njeriu e fsheh brenda shpirtit të tij, ndërsa “ el aħfa” (më e fshehta) është ajo që njeriu nuk e di dhe që ende nuk e ka bërë. Kështu, Allahu i di të gjitha këto. Ai është i gjithëditur për të shkuarën dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Nuk ka asnjë vështirësi për diturinë e Tij absolute. Të gjitha krijesat janë përpara diturisë së Tij si një krijesë e vetme, siç thotë i Madhërishmi: “ Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) , është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” [Lukman 28]. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur.” - Ai që ta zbriti Kuranin është pikërisht Allahu, i Vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime e përunjësi. Ai është i Lavdëruari, që meriton çdo përlëvdim e madhërim për emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta. Në fund të sures Ea’raf kemi folur gjërësisht rreth haditheve në lidhje me emrat e bukur të Allahut të Lartësuar. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja!

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:95–20:98 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atij (viçit).” - Domethënë, e hodha atë mbi viçin prej floriri. Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ikrima, që thotë se: Samiriu pa të dërguarin e Zotit, pra, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Musa (a.s) i drejtohet Samiriut: - “Musai tha: “Si është, atëherë puna jote, o Samiri?” - Çfarë të shtyu të veproje në këtë mënyrë? Muhamed Ibn Is’haku citon Ibn Abasin: “Samiriu ishte nga një popull që adhuronin lopën, por që kishte shfaqur Islamin dhe ishte bashkuar me bijtë e Izraelit. Emri i tij ishte Musa Ibn Dhafr.” - “Samiriu tha: “Unë pashë atë që ata nuk e panë. ” - Domethënë, unë pashë Xhibrilin, kur ai erdhi për të ndëshkuar Faraonin. - “Unë mora një grusht dheu nga gjurma e të dërguarit (Xhibrilit) ...” - Domethënë, nga gjurmët e kalit të tij. Ky është shpjegimi më i përhapur i mufesirëve. - “... dhe ia hodha atij (viçit).” - Domethënë, e hodha atë mbi viçin prej floriri. Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ikrima, që thotë se: Samiriu pa të dërguarin e Zotit, pra, melekun Xhibril, dhe atëherë i erdhi në mendje ideja se, po të merrje një grusht dheu nga gjurma e kalit të Xhibrilit, po ta hidhje atë mbi diçka pa shpirt dhe nëse i thoshe asaj “Bëhu!”, atëherë ai send do të bëhej i gjallë. Kështu, ai mori një grusht dheu, ia hodhi viçit dhe tha “Bëhu!”, dhe ai u bë viç, që nxirrte zë. - “Ja, kështu më tha vetja ime.”. - Kështu ma zbukuroi vetja dhe më pëlqeu ky mendim. - “Musai tha: “Atëherë ik! Sa të jesh gjallë ke për të thënë: “Mos më prekni!” - Atëherë, meqenëse ti preke diçka që nuk të lejohej ta prekje dhe ta merrje, - siç ishte gjurma e melekut Xhibril, - ndëshkimi yt në dynja do të jetë i tillë që, ti gjithmonë do të thuash: “Mos më prekni!”. Pra, kurrë nuk do t’i prekësh njerëzit dhe as ata nuk do të të prekin ty. - “Përveç kësaj ty të pret edhe një afat (dënimi), që nuk do të thyhet. ” - Kjo do të ndodhë Ditën e Gjykimit dhe ti nuk mund t’i shmangesh asaj. - “Tani shikoje zotin tënd, që e adhurove me përkushtim! ” - Shikoje tani të adhuruarin tënd, të cilit ju përkushtove me adhurime, pra, viçin. - “Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër lumë”. - Ibn Abasi shpjegon: “Musai e rrëmbeu viçin dhe e flaku në zjarr.” Pastaj “do ta shpërhapim nëpër lumë”, pra, do t’i hedh mbetjet e tij në lumë. - “Zoti juaj (që meriton adhurimet) është vetëm Allahu. ” - Musai (a.s) iu drejtua popullit: “Nuk është ky i adhuruari juaj, që meriton ta doni fort dhe t’i nënshtroheni me adhurime. I vetmi i Adhuruar, që duhet ta doni dhe t’i përuleni, është Allahu, dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij! Askush nuk meriton adhurimet e krijesave, përveçse Allahu i Lartësuar. Çdo gjë është nevojtare për Allahun dhe për kujdesin e Tij. Madje, çdo gjë ka nevojë që të adhurojë Allahun dhe t’i nënshtrohet Atij. - “Përveç Tij, nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) dhe dituria e Tij përfshin çdo gjë. ” - Ky është sërish përshkrimi i Allahut të Lartësuar. Ai është i Gjithëditur për çdo gjë. Dituria e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai ka shënuar dhe di hollësisht numrin e gjithçkaje. Diturisë së Tij nuk mund t’i fshihet asgjë, qoftë edhe sa thërrmija më e vogël. Madje, as një gjethe nuk bie nga pema, që Ai të mos e dijë: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59].

Mus'haf Hape →
Shuara 26:60–26:68 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga Zoti, me ndihmën që u ofroi besimtarëve të sinqertë, ka fakte e mësime të shumta, urtësi e mirësi të mëdha. - “Por shumica e tyre nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhë - njimtari, Mëshirëploti.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Faraoni iu vu pas bijve të Izraelit, në krye të një ushtrie shumë të madhe, në të cilën merrnin pjesë komandantët dhe drejtuesit më të mëdhenj. Kurani nuk i ka përmendur konkretisht ata që morën pjesë dhe as numrin e tyre, sepse nuk ka ndonjë dobi. E rëndësishme është të kuptohet se ata dolën në këtë ndjekje që të gjithë së bashku. - “Ata i arritën në agim. ” - Ata i arritën bijtë e Izraelit në kohën e lindjes së diellit. - “Kur dy grupet e panë njëri -tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë!” - Domethënë, kur dy grupet ndodheshin afër, aq sa mund të shihnin njëri-tjetrin, Allahu i Madhëruar na tregon fjalët e bijve të Izraelit, që thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë!” Ata menduan kështu, sepse tashmë ata ishin në brigjet e Detit të Kuq dhe nuk mund të ecnin dot më tutje. - “Musai tha: “Kurrsesi! Zoti im është me mua dhe Ai patjetër që do të më udhëzojë.” - Mos u frikësoni aspak! Është Allahu i Madhëruar Ai që më urdhëroi të vija me ju në këtë vend dhe Ai kurrë nuk tradhton. Në krye të tyre ishte Haruni dhe, bashkë me të, ishte Jushea Ibn Nuni. Ndërsa besimtari nga familja e Faraonit dhe Musai ishin në fund të karvanit. Disa mufesirë kanë thënë se karvani qëndroi pa ditur se çfarë të bënin. Atëherë, Jushea Ibn Nuni - ose besimtari nga familja e Faraonit - i tha Musait: “O Lajmëtari i Allahut, këtu të urdhëroi Zoti që të vish?” - “Po”, - tha ai. Kur Faraoni me ushtrinë e tij erdhën shumë afër, i Lartësuari e urdhëroi Musain që të godiste detin me shkopin e tij. Ai e goditi detin me shkop dhe i tha: “Hapu, me lejen e Allahut!” Dhe ai u hap. Allahu i Lartësuar thotë: - “Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. Deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh. ” – Domethënë, si male të larta. Kështu ka thënë Ibn Abasi, Ibn Mesudi etj. Ibn Abasi vijon: “Në det u hapën 12 shtigje, nga një për secilin fis të izraelitëve.” Ndërsa Sudiu shton: “Midis një fisi dhe fisit tjetër ishte një mur uji, nëpër të cilin kishte hapësira, nga ku mund të shihnin njëri -tjetrin. Allahu i Lartësuar dërgoi një erë, e cila fryu mbi tabanin e detit, duke e bërë një sipërfaqe toke të thatë.” Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det! Dhe mos ki frikë se do të të kapë Faraoni dhe as se do të fundosesh!”. ” [Ta Ha 77]. - “Ne e afruam palën tjetër atje. ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, bëmë që Faraoni dhe e gjithë ushtria e tij të afrohej e të hynte në atë vend.” - “Ne i shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të. Ndërsa të tjerët i mbytëm në ujë. ” - Allahu i Lartësuar shpëtoi Musain, bijtë e Izraelit dhe të gjithë ata që besuan dhe që ndoqën fenë e tyre. Askush prej tyre nuk vdiq në këtë udhëtim. Ndërsa Faraonin dhe palën e tij, Allahu i mbyti të gjithë, pa lënë asnjë të gjallë. Nga Abdullah Ibn Mesudi përcillet të ketë thënë: “Pasi pasuesit e Musait dolën plotësisht nga deti dhe kur nga ana tjetër hynë në det tërësisht Faraoni e pasuesit e tij, deti u mbyll mbi ta. Nuk ishte parë numër më i madh ushtarësh se atë ditë kur Faraoni, - Allahu e mallkoftë! - u mbyt.” - “Vërtet, kjo ka argument. ” - Në këtë histori, me çudira dhe shenja të mëdha nga Zoti, me ndihmën që u ofroi besimtarëve të sinqertë, ka fakte e mësime të shumta, urtësi e mirësi të mëdha. - “Por shumica e tyre nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhë - njimtari, Mëshirëploti.”

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:31–29:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Lartësuari: “ Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar, të shenjuar nga Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur të dërguarit Tanë (melekët) i sollën Ibrahimit lajmin e mirë, i thanë: “Ne kemi për t'i shkatërruar banorët e këtij qyteti, sepse ata janë keqbërës.” - Kur Profeti e luti Allahun e Madhëruar që ta ndihmonte kundër popullit zullumqar e të shfrenuar, Allahu i Madhëruar dërgoi melekët e Tij, të cilët fillimisht u urdhëruan të vizitonin Ibrahimin (a.s.). Ata shkuan tek ai si njerëz dhe mysafirë, prandaj ai u shërbeu ashtu siç u shërbente zakonisht miqve që bujtnin në shtëpinë e tij, Kur vërejti që ata nuk kishin dëshirë për ushqim, Ibrahimi u habit dhe ndjeu njëfarë frike, por ata shpejt e qetësuan dhe i dhanë lajmin e mirë për një fëmijë, që do t’i jepej prej gruas së tij, Sarës. Kur ia dhanë këtë sihariq, Sara ishte aty dhe e dëgjoi, prandaj u habit shumë, sikurse u shtjellua në suren Hud dhe Hixhr. Pasi mori këtë përgëzim dhe zemra e tij u qetësua, Ibrahimi foli me melekët në lidhje me popullin e Lutit dhe për një afatizim tjetër të mundshëm për ta, se mos ndoshta Zoti i bënte të pendoheshin. Kështu, kur melekët thanë: “Ne kemi për t'i shkatërruar banorët e këtij qyteti, sepse ata janë keqbërës”, Ibrahimi tha: - “Por aty është Luti!”. - Atëherë melekët thanë: - “Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”. - Pra, gruaja do të mbetej me të shkatërruarit dhe të dënuarit, sepse ajo i mbështeste dhe i miratonte ata në mohimin e besimit dhe në kalimin e kufijve. Melekët u larguan nga Ibrahimi dhe u nisën për tek Luti në formën e dy djemve të bukur. - “Dhe kur të dërguarit tanë shkuan te Luti, ai u shqetësua dhe e ndjeu veten të pafuqishëm (për t'i mbrojtur ata) .” - Kur Luti i pa ata me atë bukuri, u shqetësua dhe e ndjeu veten të pafuqishëm për t'i mbrojtur ata nga populli i tij i shfrenuar. Nëse do t’i ftonte në shtëpinë e tij si miq, nuk do t’i mbronte dot para atyre njerëzve të papërmbajtur, por edhe nëse do t’i linte jashtë, do të ishin sërish të rrezikuar. Ai nuk e dinte në atë kohë se ata ishin melekë të dërguar nga Zoti. Por më pas: - “... ata i thanë: “Mos ki frikë, as mos u trishto! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit. Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një Dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.” - Xhibrili (a.s.) e shkuli nga themelet atë vendbanim, i ngriti ata lart në qiell, pastaj i ktheu përmbys dhe i përplasi në tokë. Pastaj mbi ta lëshoi një rrebesh gurësh prej baltës së gurëzuar të ndezur zjarr, siç thotë i Lartësuari: “ Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar, të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.” [Hud 82, 83]. Ato vendbanime, Allahu i Lartësuar i zëvendësoi me një liqen të pisët e të pështirë dhe i bëri që të jenë shembull deri në ditën kur do të thirren të gjithë për llogarinë para Zotit. Në Ditën e Premtuar, ata do të jenë njerëzit që do të marrin dënimin më të ashpër. - “Ne kemi lënë një argument të qartë nga ai vend, për çdo popull që mendon.” - Që njerëzit e urtë e të logjikshëm të marrin mësim dhe të ruhen nga të tilla devijime e shfrenime. Allahu i Lartësuar t hotë: “Ju (o banorë të Mekës) me siguri kaloni aty pranë (rrënojave) ditën dhe natën (gjatë udhëtimeve). Atëherë, a nuk po logjikoni?” [Safat 137, 138].

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:74–43:80 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Lartësuari thotë: - “Ata do të thërrasin: “O Malik! ” - Bëhet fjalë për rojen e Zjarrit. Ata i luten dhe thonë: - “Le të na e marrë shpirtin Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi na përshkroi gjendjen e fatlumëve dhe shpërblimet e tyre, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së të dëshpëruarve: - “Kriminelët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit përjetësisht. Për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim. ” - Ndëshkimi nuk do t’u pakësohet as edhe një çast të vetëm. Përkundrazi, siç thotë i Lartësuari: - “Të pashpresë do të mbeten në të përgjithmonë!” – Ata nuk do të kenë asnjë shpresë për ndonjë të mirë. - “Ne nuk u bëmë asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata që bënin padrejtësi .” - Kjo ndodh për shkak të punëve të tyre të këqija, që ata vazhdojnë t’i bëjnë, edhe pasi u vjen argumenti i qartë dhe i pakundërshtueshëm nëpërmjet profetëve dhe librave të shpallur nga Zoti. Edhe pas dërgimit të profetëve dhe shpalljeve, ata kundërshtojnë profetët dhe refuzojnë të binden. Për këtë arsye, ata marrin ndëshkim të merituar. Allahu i Lartësuar dhe Krenar nuk i bën padrejtësi askujt. Duke na treguar fjalët e tyre të pashpresa, i Lartësuari thotë: - “Ata do të thërrasin: “O Malik! ” - Bëhet fjalë për rojen e Zjarrit. Ata i luten dhe thonë: - “Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!” - Le të na e marrë shpirtin dhe të shpëtojmë njëherë e mirë nga ky ndëshkim! Kjo i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që mohuan i pret zjarri i Xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin, e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu ndëshkojmë Ne çdo mohues.” [Fatir 36]. Ose: “E do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” [Ea’la 11 – 30]. Atëherë, pasi ata e kërkojnë të vdesin, të shfarosen e shkatërrohen përfundimisht, Maliku, roja e Xhehenemit, u përgjigjet: - “Aty do të jeni përgjithmonë.” – Ibn Abasi thotë: “Ai u jep këtë përgjigje vetëm pas një mijë vjetësh.” Pra, kurrë nuk keni për të dalë dhe të shpëtoni prej tij. Më pas, Ai përmend shkakun që i çoi ata në këtë dëshpërim. Ishte pikërisht kundërshtimi i të vërtetës, në të cilën i ftoi Zoti i Madhëruar. - “Ne jua sollëm të vërtetën ...” - Ne jua sollëm atë tërësisht të kuptueshme. - “... por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj. ” - Karakteri juaj i ndotur nuk i pranoi shpalljet e Zotit. Natyra juaj e përlyer u mësua që t’i nënshtrohej veçse të kotës dhe ju pengoi nga pranimi i të vërtetës dhe nënshtrimi sipas saj, prandaj për këtë qortoni veçse vetveten. Megjithatë, edhe nëse qortoni vetveten, ndieni keqardhje dhe pendoheni, tashmë ky pendim nuk ju bën asnjë lloj dobie dhe nuk ka për t’ju shpëtuar. - “A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë kurthe.” - Muxhahidi shpjegon ajetin: “Ata synuan të bënin intriga e kurthe kundër të vërtetës dhe mbështetësve të saj, por ata ranë në kurthin Tonë.” Ky shpjegim i Muxhahid i ngjan një ajeti tjetër, ku i Lartësuari thotë: “ Ata përgatitën një kurth por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin. Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre.” [Neml 50]. Ata bënin hile të shumta dhe nxirrnin lloj -lloj justifikimesh thjesht dhe vetëm për të refuzuar të vërtetën, duke u argumentuar me kotësira dhe intriga, të cilat i gatuanin vetë. Në fund, Allahu i Madhëruar bëri që intrigat e tyre, ato hile që përdornin për t’u shmangur dhe refuzuar të vërtetën të godisnin pikërisht ata që i bënin: - “A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre?” - Ne i dimë mirë të fshehtat e tyre dhe atë që shfaqin. - “Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato.” - Ne e dimë mirë gjendjen, në të cilën ata ndodhen dhe melekët i shkruajnë të gjitha veprat e tyre, si të voglat edhe të mëdhatë.

Mus'haf Hape →
Mudethir 74:1–74:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… me fjalë dhe me vepra, që duhen për të arritur qëllimin. Sqarojua mirë mesazhin, që ata ta kenë më të lehtë zbatimin e tij. - “E madhëroje Zotin tënd!” – …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ti i mbuluar!” - El Muddeththir ka të njëjtin kuptim si El Muzzemmil , pra: “i mbuluar, i mbështjellë”. Profeti urdhërohet që të përpiqet me adhurime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin ato adhurime me dobi të kufizuar personale, qofshin me dobi të përgjithshme. Fillimisht, në suren Muzzemmil, i Madhëruari e urdhëroi Profetin për adhurime personale dhe për durim ndaj mundimit të sjellë nga populli i tij. Ndërsa në këtë sure, Allahu i Lartësuar e urdhëron që ta shfaqë haptas thirrjen dhe t’u tërheqë vërejtjen njerëzve: - “Ngrihu dhe paralajmëroi (njerëzinë)!” - Ngrihu me ambicie e gjallëri dhe tërhiqu vërejtjen njerëzve, me fjalë dhe me vepra, që duhen për të arritur qëllimin. Sqarojua mirë mesazhin, që ata ta kenë më të lehtë zbatimin e tij. - “E madhëroje Zotin tënd!” – Pra, madhëroje Atë, duke e njësuar në adhurim! Qëllimi yt në këshillimin e njerëzve të jetë kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe që ata ta madhërojnë Atë duke ia përkushtuar të gjitha adhurimet vetëm Atij. - “Rrobat e tua pastroji!” - Ka mundësi që “rrobat e tua” të nënkuptohet si “veprat e tua”, të gjitha e pa përjashtim. Vepra është e pastër kur e kryen me sinqeritet, duke synuar të jesh i dobishëm me të, si edhe kur e kryen në formën më të plotë, duke e ruajtur nga çdo gjë që e prish saktësinë dhe pranueshmërinë e saj. Vepra është e pastër kur e ruan nga idhujtaria, hipokrizia, syfaqësia, vetëkënaqësia, mendjemadhësia, shpërfillja e çdo mangësi tjetër. Megjithatë, ajeti përfshin edhe pastrimin e rrobave nga ndyrësitë. Edhe kjo vepër konsiderohet si pastrim i veprave, sidomos kur bëhet fjalë për namazin. Madje, shumë dijetarë e kanë konsideruar pastrimin e rrobave nga ndyrësitë si kusht për saktësinë e namazit. Por, gjithsesi, edhe nëse kemi të bëjmë me një urdhër për të pastruar anën tonë të jashtme, duhet të dimë se pastrimi i jashtëm është plotësues i pastërtisë së brendshme. - “Së keqes së ndyrë largoju!” - Këtu me fjalën “er-ruxhz” – “e keqe e ndyrë”, mund të jenë pasur për qëllim putat dhe idhujt, që janë adhuruar përveç Allahut. Pra, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të largohet prej tyre; të distancohet nga çdo mashtrim dhe trillim i njerëzve rreth “bëmave” të këtyre idhujve. Por ka mundësi që me fjalën “ erruxhz” të jenë pasur për qëllim të gjitha llojet e veprave dhe fjalëve të këqija. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin që të largohet dhe të ruhet nga gjynahet, të vogla a të mëdha qofshin, të dukshme a të fshehta, duke filluar nga idhujtaria e gjithçka poshtë saj. - “Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!” - Mos u lëvdo e mos të të duket shumë ndonjë e mirë që u ke bërë apo që u ke dhënë njerëzve, në lidhje me dynjanë apo me fenë. Mos e zmadho shumë këtë të mirë, por vazhdo të përpiqesh maksimalisht për të ndihmuar të tjerët. Bëj mirë dhe harroje atë! Mos kërko asnjë shpërblim e vlerësim gjetkë, veçse tek Allahu i Madhëruar. Ata që u ke bërë ndonjë të mirë konsideroji njëlloj si të tjerët. Disa kanë thënë se kuptimi i ajetit është: “Mos i bëj mirësi askujt me qëllimin që ai të ta kthejë bamirësinë me diçka më shumë se ajo”. Kështu që këtu kemi të bëjmë me një urdhër të veçantë vetëm për Profetin. - “Dhe për hir të Zotit tënd, duro!” - Me durimin tënd, syno vetëm shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut! Profeti (a.s.) i zbatoi menjëherë urdhrat e Zotit të tij. Ai i paralajmëroi njerëzit, u sqaroi të gjitha urdhrat hyjnorë dhe i njohu ata me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ai i ftoi të gjithë që ta madhëronin Allahun, të pastronin veprat e fjalët e tyre, të dukshmet dhe të fshehurat, ashtu sikurse ai vetë i pastroi ato nga çdo ndyrësi. Ai u distancua nga çdo gjë që e largonte nga Allahu i Madhëruar: nga idhujt dhe idhujtaria, nga e keqja dhe nga të këqijtë. Profeti (a.s.) ishte bamirësi më i madh ndaj njerëzve, pas mirësisë së Allahut Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, pa u kërkuar atyre asnjë shpërblim e vlerësim për këtë. Ai duroi për hir të Allahut të Madhëruar, me mënyrën më të mirë. Ai duroi për të qenë i bindur dhe zbatues i urdhrave të Allahut, duroi kundrejt poshtërsive dhe gjynaheve, duke u larguar prej tyre, duroi edhe në përcaktimet e dhembshme të Allahut të Urtë. Me këto cilësi, ai i tejkaloi dhe u lartësua mbi të gjithë profetët, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të e mbi ta!

Mus'haf Hape →
Shuara 26:69–26:104 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - Në gjithë këtë histori që ju treguam ka argumente dhe mësime të mrekullueshme për ju. Por me gjithë këto shenja e mrekulli që Zoti u dha profetëve, shumica e njerëzve nuk besojnë. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Dhe tregoju atyre diçka nga historia e Ibrahimit. - Këndoju dhe tregoju njerëzve historinë e Ibrahimit, të dashurit të Rahmanit. Tregoju historinë e tij madhështore dhe plot urtësi. Në mënyrë të veçantë, tregoju këtë pjesë të rëndësishme dhe kulmore të historisë së tij: - Kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë jeni duke adhuruar?” - Sigurisht që ndodhitë dhe tregimet për Ibrahimin janë të shumta, por pjesa më e bukur dhe e rëndësishme ishte pikërisht ajo kur ai, si një profet i zgjedhur nga Zoti i botëve, i drejtohet të atit dhe popullit për t’i ftuar te Zoti i botëve. Polemikat e tij me ta janë të njohura dhe të mbushura plot urtësi dhe mësime. Përmes argumentesh të shumta, ai ua hodhi poshtë idhujtarinë, në të cilën ishin zhytur. Por ata i thanë: - Ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe u jemi gjithmonë besnikë atyre.” - Duke ju lëvduar dhe të dehur nga vetëkënaqësia, ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe u jemi gjithmonë besnikë atyre. Këtyre idhujve dhe putave, që i gdhendim vetë me duart tona, ne u përulemi dhe i përkushtohemi me adhurime, duke u dedikuar shumë kohë prej jetës sonë.” Atëherë, Ibrahimi (a.s) duke u treguar se ata nuk e meritojnë adhurimin, u thotë: - Ibrahimi tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?!” - A i dëgjojnë lutjet, që t’ju përgjigjen atyre? - “A ju sjellin juve ndonjë dobi apo dëm?!” - A jua largojnë vështirësitë tuaja? A ju shpëtojnë nga fatkeqësitë dhe belatë? - Ata thanë: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” - Ata e pohuan se asgjë nga këto nuk ndodhte. Idhujt nuk e dëgjojnë lutjen, as mund të ndihmojnë dhe as mund të të dëmtojnë. Prandaj dhe kur Ibrahimi i theu të gjithë idhujt, u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin ”! [Enbija 63]. Ata më pas i thanë: “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin. ”[Enbija 65]. Pra, fakti që ata idhuj nuk flisnin ishte një çështje që dihej dhe pranohej nga ata pa ngurrim. Pastaj ata nxorën tezën tjetër: pasimin e paraardhësve dhe etërve të tyre: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” Pra, ne pasojmë rrugën dhe traditën e të parëve tanë. Ne u qëndrojmë besnikë zakoneve të tyre. Atëherë, Ibrahimi u tha: “Ju dhe etërit tuaj jeni të humbur”, dhe i bëri me dije se ftesa po u drejtohej të gjithëve pa përjashtim, etërve dhe bijve. - Ai tha: “A e shihni se çfarë po adhuroni ju dhe etërit tuaj të hershëm? Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) - që të gjithë janë armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve... - Le të mblidhen të gjithë dhe të më dëmtojnë, po mundën! Le të planifikojnë çfarë të duan, dhe do ta shohin se nuk do të mund të bëjnë asgjë. Dijeni se të gjithë ju jeni armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve... - ...i Cili më krijoi mua dhe Ai më udhëzon... - Ai është i vetmi që u bën mirësi krijesave. Ai i udhëzon ata në mirësitë e besimit dhe të dynjasë, të kësaj jete dhe të jetës së përtejme. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend disa lloje të veçanta mirësie: - ...i Cili më jep ushqim dhe më jep të pi. Kur sëmurem, është Ai që më shëron. Është Ai që do të më bëjë të vdes, e pastaj do të më ringjallë. Ai është i Vetmi, tek i Cili kam shpresë se do të m’i falë gjynahet e mia në Ditën e Gjykimit. - Ai është Një i vetëm dhe i Pashoq në të gjitha këto mirësi që u dhuron krijesave, prandaj dhe duhet të adhurohet si Një dhe i Vetëm. Vetëm Atij i duhen dedikuar të gjitha adhurimet dhe vetëm Atij duhet t’i nënshtrohesh me bindje e përunjësi, duke hequr dorë nga të gjithë idhujt, të cilët as nuk mund të krijojnë, nuk mund të udhëzojnë në rrugë të drejtë, nuk mund të të sëmurin e as të të shërojnë, nuk mund të të ushqejnë ose të të japin të pish, nuk marrin jetë ose të ta japin atë dhe as nuk mund të të ringjallin pas vdekjes. Ata nuk mund t’u sjellin asnjë dobi adhuruesve të tyre ose t'i shpëtojnë nga ligësitë. Ata nuk mund të falin gjynahet a t’i mbulojnë ato. Ky është një argument i prerë dhe i jashtëzakonshëm, që as ju dhe as etërit tuaj më të vjetër nuk mund ta kundërshtoni. Ajo tregon se të gjithë ju jeni në humbje të thellë, etër e bij. Të gjithë ju e keni braktisur rrugën e Zotit. I Lartësuari thotë: "Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni? E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [En'am 80 – 82]. Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [En'am 80 – 82]. Pastaj Ibrahimi ( a.s) u lut dhe tha: - O Zoti im! Më dhuro urtësi ... - Më jep dituri të madhe, që të njoh ligjet e Tua, hallallin dhe haramin, dhe të gjykoj me drejtësi mes njerëzve. - ... dhe më bashko me të mirët! - Më bashko me vëllezërit e mi profetë dhe të dërguar! - Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas! - Bëj të jem i lëvduar dhe nderuar ndër njerëz, deri në kohën e fundit. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Ai dhuroi Ibrahimit dituri të thellë e gjykim të drejtë. Ai u bë njëri ndër më të nderuarit dhe të dalluarit e profetëve dhe u bashkua me vëllezërit e tij profetë. Allahu e bëri atë të dashur për zemrat e njerëzve dhe të nderuar e të lavdëruar mes tyre. Të gjithë popujt e lëvdojnë figurën e tij dhe e respektojnë në çdo epokë dhe vend. I Lartësuari thotë: "Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë." [Saffat 108 – 111]. - Më bëj prej trashëgimtarëve të Xhenetit të mirësive! - Më bëj nga banorët e Xhenetit, që Zoti do t’ua dhurojë dhe do t'ua lërë si trashëgim! Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe e bëri prej banorëve të Xhenetit të mirësive. - Fale babain tim, se ai është, vërtet nga të humburit! - Kjo lutje u bë për të përmbushur një premtim që ia dha të atit, kur i tha: "...Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua." [Merjem 47]. Sikur ka thënë Zoti në një ajet tjetër: "Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë." [Teube 114]. Pastaj vazhdoi me lutje: - E mos më turpëro ditën kur (njerëzit) do të ringjallen... - Mos më poshtëro me ndëshkim e duke më shfaqur gjynahet e mia, por më lumturo duke më falur atë ditë: - Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët; Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!" - Kjo është ajo që sjell dobi tek Ti. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga ndëshkimi yt dhe për të fituar shpërblimin: el kalbu es-selim, pra, zemra e pastër e shëndoshë, domethënë, ajo zemër që është e pastër nga shirku, dyshimet dhe pasiguria në besim dhe nga dashuria për ligësinë. Ajo është e mbushur me sinqeritet, dituri, siguri dhe me dashuri për të mirën. Ajo zbukurohet me ndjenjat e adhurimit. Dashuria e saj është e lidhur ngushtë me dashurinë e Zotit dhe me ato gjëra që Zoti i do. Dëshirat dhe prirjet e saj janë ndjekëse të Shpalljes që vjen nga Zoti. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa ngjarje të asaj dite të madhe, si dhe shpërblimet dhe ndëshkimet që do të jepen atë dite: - Xheneti do t'u afrohet atyre që kanë qenë të devotshëm. - Xheneti u afrohet shumë të devotshmëve, që janë ruajtur përmes zbatimit të urdhëresave. Ata janë ruajtur nga çdo gjë që sjell zemërimin e ndëshkimin e Zotit. - Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që kanë qenë të humbur. - Xhehenemi është bërë gati dhe qëndron në pritë për gjithë gauin-ët, domethënë ata të cilët janë zhytur në gjynahe dhe kanë patur guximin dhe paturpësinë të mohojnë profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit. - Atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata (zotat) që ju i adhuronit, veç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet? - Asgjë nga këto nuk ndodh atë ditë. Atëherë do t’u dalë në shesh mashtrimi dhe ajo do të jetë dita e poshtërimit të tyre. Pendimi dhe keqardhja e tyre vetëm do t’u shtohet. Të gjitha veprat e tyre do të shkojnë kot dhe do të asgjësohen. - Pastaj ata do të hidhen në të (në Xhehenem) njëri mbi tjetrin - ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, dhe e tërë ushtria e Iblisit (shejtanit), të gjithë së bashku. - Do të hidhen në zjarr ata dhe idhujt që ata adhurojnë. Adhurues dhe të adhuruar në zjarr së bashku me ushtrinë e Iblisit prej njerëzve dhe xhindëve, të cilët i nxisin dhe tundojnë për poshtërsi dhe gjynahe. Ata kanë forcë mbi këta të mjerë, sepse ata vetë ia kanë hapur portat e zemrës nëpërmjet gjynaheve të shumta dhe mohimit të besimit të pastër dhe të vërtetë. Madje, ata janë shndërruar në punëtorë që ftojnë në rrugën e shejtanit, që punojnë për çdo kënaqësi të shejtanit. Do t’i gjesh ata ose prej atyre që ftojnë në rrugën e shejtanit dhe në bindjen ndaj tij, ose prej atyre njerëzve që i përgjigjen ftesës së tij, ose prej atyre që pasojnë gjurmët e të humburve, për të shkuar në shkatërrim. Të mashtruarit e Iblisit u drejtohen idhujve të tyre: - Aty brenda (në Xhehenem) , ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allah! Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. - Ne ishim në humbje të qartë kur ju bënim si të barabartë me Zotin e botës, në drejtim të përkushtimit të adhurimeve, dashurisë, frikës e shpresës. Ne ju luteshim ashtu si Zotit të botëve. Atëherë, atyre do t'u bëhet e qartë rruga e humbjes dhe do ta pranojnë drejtësinë e Allahut për ta. Ai do të jetë dënimi i merituar. Në fakt, ata i bëjnë shok Zotit në aspektin e adhurimeve, jo në aspektin e rububijes. Argument për këtë është fjala e tyre: “Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve.” Pra, e pranojnë se Ai është Zoti i të gjithë botëve, dhe pjesë e kësaj bote janë edhe idhujt. - Ne nuk na mashtroi nga e vërteta askush tjetër përveç të ligjve. - Ata të cilët na devijuan nga rruga e udhëzimit dhe e punëve të mira e të mbara, për të na çuar drejt rrugës së shfrenimit dhe mosbindjes ndaj Zotit, janë keqbërësit, pra, udhëheqësit e rrugës për në zjarr. - Tani për ne nuk ka asnjë ndërmjetësues për tek Allahu... - Atë ditë nuk do të ketë ndërmjetësues që të mund të ndërhyjnë për ata e t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut. - ...dhe asnjë mik të sinqertë. - Nuk kemi asnjë mik, që të na ndihmojë, siç ndodhte rëndom në dynja. Kështu, ata e humbin shpresën për çdo mirësi, për shkak të veprave të veta. Atë ditë do të dëshirojnë që të kthehen në dynja dhe të bëjnë ndonjë punë të mirë: - Ah, sikur të mund të ktheheshim (në dynja) edhe një herë, që të bëhemi besimtarë!" - Sikur të na mundësohej të ktheheshim në dynja, që të bëhemi besimtarë e të shpëtojmë nga ndëshkimi i kësaj dite dhe të marrim shpërblimin e Zotit. Ajo që shpresojnë është shumë e largët dhe e pamundur. Tashmë është bërë ndarja e përjetshme mes tyre dhe asaj që e dëshirojnë dhe nuk ka asnjë mundësi kompensimi. - Vërtet, këto janë argumente, por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. - Në gjithë këtë histori që ju treguam ka argumente dhe mësime të mrekullueshme për ju. Por me gjithë këto shenja e mrekulli që Zoti u dha profetëve, shumica e njerëzve nuk besojnë. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të Tij: “ Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Izraelit disa prej urdhëresave, me të cilat i ngarkoi, duke marrë besën prej tyre se do t’i zbatonin. Por ata i kthyen shpinën këtyre urdhëresave me vetëdije, edhe pse i njihnin dhe kishin dituri të plotë rreth tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëroi që ta adhuronin vetëm Atë dhe të mos adhuronin asgjë e askënd tjetër veç Tij. Ai i urdhëroi të gjithë popujt, dhe është pikërisht ky qëllimi përse i krijoi ata, siç thotë i Madhëruari: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” . [Enbija 25]. Ky është haku i Allahut të Madhëruar: që të adhurohet si Një dhe i Vetëm. Pas kësaj vjen haku i krijesave dhe, pa dyshim, që më i rëndësishmi për t’u përmbushur është haku i prindërve. Allahu i Madhëruar e ka renditur plotësimin e të drejtave të prindërve menjëherë pas përmbushjes së hakut të Tij: “ Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”.” [Isra 23]. Në dy Sahihët vjen hadithi nga Ibn Mesudi, që ka pyetur Profetin ﷺ :86 “O i Dërguari i Allahut! Cila është puna më e mirë?” - “Namazi në kohën e vet” - “Po pas saj? - “Bamirësia ndaj prindërve.” - “Po pastaj?” - “Xhihadi në rrugën e Allahut”." Në hadith të saktë është transmetuar: ...se një burrë i tha: 87 . “O Profeti i Allahut! Kujt t’i bëj më shumë bamirësi?” Profeti ﷺ tha: “Nënës tënde, pastaj babait tënd, pastaj më të afërmve e më të afërmve.” Jetimë janë ata fëmijë në moshë të vogël, të cilët nuk kanë një burrë që të kujdeset për ta. Ndërsa të varfër ( el mesakin) janë ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për t’u kujdesur për familjet dhe veten e tyre. Hasen el Basriu ka thënë: “...Fjalë të mira janë urdhërimi për të mira e ndalimi nga të këqijat, falja, vetëpërmbajtja, tolerimi, mirësjellja dhe fjalët e mira drejtuar njerëzve, siç urdhëroi i Lartësuari; pra, çdo virtyt i mirë që Allahu e do dhe është i kënaqur që ta kemi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dherri se Profeti ﷺ ka thënë: 88 . “Mos nënvleftësoni asnjë mirësi. Edhe nëse nuk gjen çfarë të japësh (sadaka), takoje vëllan ë me fytyrë qeshur!” [Muslimi]. Pasi i urdhëroi që të jenë bamirës me vepra, i urdhëroi që të jenë bamirës edhe me fjalë, duke bërë kështu dy lloje të bamirësisë. Në vijim, Ai e përforcon urdhrin për adhurimin e Tij dhe bamirësinë ndaj njerëzve përmes dy adhurimeve të veçanta dhe shumë të rëndësishme: faljes së namazit dhe dhënies së zekatit. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na njofton se bijtë e Izraelit, përveç një pakice, i kthyen shpinën këtyre urdhrave dhe refuzuan të bindeshin me vetëdije të plotë. Kjo ishte gjendja e këtij populli të pabindur. Edhe umeti islam u urdhërua me detyra të ngjashme, por bëri atë që asnjë umet para tij nuk e kishte bërë, me bindjen dhe nënshtrimin ndaj Allahut. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja! Allahu është më i ditur.69

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:181–3:184 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të mirë”, jehudët thanë: “O Muhamed! I varfër është Zoti yt, që po i kërkon robërve të Tij borxh?!” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Allahu i ka dëgjuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur!” - Seid Ibn Xhubejri përcjell rrëfimin nga Ibn Abasi: “Kur zbriti fjala e Allahut të Lartësuar: “Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë (pasurinë) dhe t’i japë një shpërblim të mirë”, jehudët thanë: “O Muhamed! I varfër është Zoti yt, që po i kërkon robërve të Tij borxh?!” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur!” Vëreni me kujdes, kur Allahu i Lartësuar thotë: - Ne do ta shkruajmë atë që thanë ata, edhe vrasjen padrejtësisht të profetëve dhe pastaj, do t’u themi: “Vuajeni dënimin e djegies në Zjarr.” - Ky është një kërcënim dhe një paralajmërim i frikshëm për një ndëshkim të ashpër. Prandaj vërej me kujdes se si Allahu i Lartësuar e ka shoqëruar këtë fjalë me veprën e tyre të shëmtuar, pra, vrasjen e profetëve, duke thënë: “...edhe vrasjen padrejtësisht të profetëve dhe pastaj, do t’u themi: “Vuajeni dënimin e djegies në Zjarr.” Pra, këto janë fjalët e tyre të shëmtuara rreth Allahut dhe kjo është mënyra se si ata i trajtojnë profetët e Allahut. Kjo është arsyeja që Allahu ka për t’i ndëshkuar ata me mënyrën më të frikshme dhe më të dhimbshme. - Këtë (ndëshkim) e merituat me duart tuaja. Allahu nuk është i padrejtë ndaj krijesave”. - Atyre do t’u thuhen këto fjalë, në mënyrë që t’ua shtojnë dhe më shumë dhimbjen në shpirt. Ato janë fjalë qortuese dhe thuhen edhe në formë poshtërimi për ta. Në këtë mënyrë, ata do të vuajnë të nënçmuar dhe do të shijojnë poshtërimin në nivelet më të dhimbshme. - Ata thanë (gjithashtu): “Allahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri.” - Allahu i Lartësuar përgënjeshtron pretendimin e tyre se: Allahu u ka marrë një premtim atyre në librat e tyre, që të mos besojnë asnjë të dërguar, derisa mes mrekullive që ai u jep, të jetë edhe kjo mrekulli që e përmendin ata. Pra, të zbriste një zjarr nga qielli dhe të përpinte kurbanin që do të bënte ky profet. Këta, pretendojnë se ky është një kusht i domosdoshëm për të pranuar profetët, për të besuar që ata thonë të vërtetën dhe se vërtet janë besnikë të dërguar nga Zoti. Por Allahu ua përgënjeshtron një kusht të tillë dhe u bën me dije se Ai u jep mrekullitë që Ai dëshiron, profetëve që Ai dëshiron. - Thuaju (O Muhamed): “Para meje, juve ju erdhën të dërguar me Argumente të qarta, madje edhe me atë (mrekulli) që kërkonit. - Juve ju kanë ardhur profetë prej Meje me argumenta dhe fakte të dukshme dhe të qarta. Madje, edhe me atë që ju kërkoni, pra, me zjarr që vjen nga qielli dhe që përpin kurbanet, për të treguar pranimin e tyre nga Allahu i Lartësuar. Por, pavarësisht nga kjo, përse i vratë ata profetë? Në vend që t’i besonit e mbështesnit, ju i mohuat, i quajtët gënjeshtarë, i kundërshtuat ata, madje edhe i vratë e u morët jetën. - Përse, pra, i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?” - Nëse jeni të sinqertë dhe të vërtetë në këtë që thoni, pra, se ju pasoni të vërtetën dhe iu nënshtroheni udhëzimeve dhe shpalljes së profetëve të Allahut, atëherë jepni një përgjigje për këtë krim të pashembullt! Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - Nëse ata të quajnë gënjeshtar, atëherë të jesh i sigurt se, edhe para teje janë quajtur të tillë të dërguar, që erdhën me argumente të qarta, me Shkrime qiellore dhe me Libër të ndritshëm. - Këto ajete erdhën për të qetësuar dhe ngushëlluar zemrën e profetit Muhamed ﷺ . Kuptimi i tyre është: Ty nuk duhet të të shqetësojnë këto fjalë, dhe as të ndihesh i zhvlerësuar dhe i parespektuar, nga fakti që këta të konsiderojnë gënjeshtar. Ti ke shembuj profetët para teje, të cilët u quajtën gënjeshtarë, edhe pse, ashtu si ti, sollën argumente të qarta dhe fakte të pakundërshtueshme dhe të prera nga Allahu i Madhëruar. Ata sollën edhe atë që quhet “Zubur”, pra, libra të zbritur nga qielli, si dhe fletë me dispozita dhe ligje të shpallura profetëve të Zotit. Allahu i Lartësuar u dha atyre libra të ndritshëm të qartë, që e sjellin dhe e shtjellojnë shumë mirë të vërtetën në mënyrë që njerëzit ta zbatojnë dhe të jetojnë sipas saj.

Mus'haf Hape →
Isra 17:29–17:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Nuk ka për t’u varfëruar ai që tregohet i matur në shpenzime.” 214 - S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na porosit që të jemi të matur në shpenzimet për jetesën dhe e qorton koprracinë, por nga ana tjetër ndalon teprimin e shpërdorimin pa kriter. Ai thotë: - Mos e shtrëngo dorën tënde - Mos u bëj koprrac, njeri që nuk i jep kujt asgjë. - e as mos e lësho atë pa fre - Mos e tepro me shpenzimet për jetesën, duke harxhuar ose duke dhënë tej mundësive të tua reale. - dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë! - Nëse tregohesh koprrac, do të jesh i qortuar për koprracinë tënde dhe njerëzit do të të përçmojnë për këtë cilësi. Nëse e tepron me shpenzimet e tua, atëherë do të mbetesh pa gjë dhe rrjedhimisht i pamundur për të përmbushur detyrimet financiare. Në ajet përdoret fjala maĥsûrâ. Kështu quhet kafsha që lodhet dhe e ka të pamundur që të vazhdojë më tutje. Ajo mbetet në mes të rrugës, ngase është e dobët dhe pa fuqi për të ecur. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut thoshte: 1670. “Shëmbëlltyrë e koprracit dhe bujarit janë dy njerëz që kanë veshur nga një parzmore të thurur prej hekuri. Kjo veshje hekuri i mbulon kraharorin, deri lart te gropa e fytit . Për bujarin, sa herë që jep e shpenzon nga pasuria e tij, parzmorja i zgjerohet e zmadhohet, duke ia mbuluar tërë trupin e tij, madje deri te majat e gishtërinjve, aq sa kur ecën, ia fshin gjurmët nga pas. Ndërsa koprracit, sa herë që mbledh dorën për të shpenzuar, parzmorja i ngushtohet e i ngushtohet, aq sa hallkat e hekurit i ngjiten fort për lëkure. Ai përpiqet ta lirojë, por ajo nuk lirohet.” Ky është versioni i sjellë nga Buhariu në kapitullin e Zekatit. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Esma Bintu Ebu Bekër, e cila tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1671. “Jep e shpenzo me të gjitha mënyrat! Mos u kurse, që edhe Allahu të mos kursejë shpërblimin për ty! Mos e lidh qesen, që edhe Allahu të mos ta shtrëngojë ty!” Në një transmetim tjetër thuhet: “Mos llogarit për të shpenzuar asgjë të madhe apo të vogël, që edhe Allahu të mos të llogarisë çdo gjë.” 213 Sërish në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka tħënë: 1672. “Dy melekë zbresin në qiellin e dynjasë çdo mëngjes dhe njëri prej tyre lutet: ‘O Zot! Çdokujt që shpenzon, zëvendësoja dhe jepi shtesë për harxhimin!" Ndërsa tjetri thotë: ‘O Zot! Çdokujt që nuk jep, pakësoja e harxhoja atë që ka!” Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka tħënë: 1673. “Nuk pakësohet pasuria nga bamirësia! Allahu i Madhëruar ka për t’ia shtuar krenarinë atij që gjithmonë fal (e është tolerant). Ai që tregohet modest dhe i përulur për hir të Allahut, Allahu ka për ta lartësuar atë.” Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Mesudi, se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1674. “Nuk ka për t’u varfëruar ai që tregohet i matur në shpenzime.” 214 - S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. - Allahu është Furnizuesi ( El Râzik), është Ai që e ngushton rizkun dhe Ai që e zgjeron atë. Ai vepron me krijesave ashtu si Ai dëshiron, duke pasuruar kë Ai dëshiron e duke varfëruar kë Ai dëshiron, me urtësinë e Tij. - Ai di dhe sheh gjithçka mbi robërit e Tij. - Ai e di më mirë se cili meriton t’i jepet pasuri e cili të lihet i var fër, siç thuhet në një hadith: 1675. “Ka njerëz të tillë, që i përmirëson veçse varfëria dhe nëse do t’u jepje pasuri, do t’ua shkatërrojë besimin. Gjithashtu, ka njerëz të tillë, që i përmirëson veçse pasuria dhe nëse do t’u jepje varfëri do t’ua shkatërroje fenë e tyre.”. Megjithatë, mund të ndodhë që disa njerëzve t’u jepet e shtohet pasuria, për t’i zhytur më tepër në ndëshkim e shkatërrim dhe disa të tjerëve varfëria u jepet si ndëshkim, Allahu na ruajtë!

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:1–29:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Elif, Lâm, Mîm. ” - Për sa u përket germave të veçuara në fillim të sureve, i kemi shtjelluar në suren Bekare. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Vërtet mendojnë njerëzit se do të lihen vetëm të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!” - Kjo është një pyetje, e cila na përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm. Kuptimi: Nuk ka dyshim se Allahu i Lartësuar do t’i verë në provë robërit e Tij besimtarë, në varësi të imanit të tyre. Në një hadith të saktë thuhet se: 2046. “Njerëzit me sprovat më të rënda janë profetët, pastaj bamirësit, pastaj ata që janë më afër tyre dhe ata që janë më pas. Njeriu do të sprovohet në varësi të fesë së tij. Nëse ka qëndrueshmëri, integritet e forcë në fe, atij do t’i shtohen belatë.” Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij) dhe pa i nxjerrë në pah të durueshmit?!” [Al Imran 142]. Një ajet i ngjashëm është edhe në suren Teube. Ndërsa në suren Bekare thotë: “A mendoni se do të hyni në Xhenet pa u sprovuar si ata që ishin para jush? Ata u sprovuan nga vuajtje e fatkeqësi dhe ishin kaq të tronditur sa edhe i Dërguari, e bashkë me të edhe besimtarët, luteshin: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?!” Po. Vërtet, ndihma e Allahut është (gjithmonë) afër!”” [Bekare 214]. - “Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, që Allahu të nxjerrë në pah ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë.” - Në këtë mënyrë, ata që thoshin se besonin, Allahu i Lartësuar i sprovoi, për t’u dalluar qartë nga ata që ishin mashtrues dhe ata që ishin të vërtetë. Nuk ka dyshim se Allahu i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë e di mirë atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë në të ardhmen, madje dhe atë që kurrë nuk ka ekzistuar, nëse do të ekzistonte, si do të ishte. Ky është një besim i pranuar unanimisht mes imamëve dhe dijetarëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, pasuesit e traditës së pastër të Profetit. - “A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata! ” - Nuk ka dyshim se ata i pret zemërimi i Zotit dhe një dënim i ashpër. Mos vallë, ata kujtojnë se mund t’i shpëtojnë këtij kërcënimi? Shumë e keqe është ajo që ata mendojnë. - “Kush shpreson takimin me Allahun (në botën tjetër) , ta dijë se dita e caktuar nga Ai do të vijë. ” - Ai që shpreson jetën e ahiretit shpërblimin e Allahut, shpresa e tij do të përmbushet. Allahu i Lartësuar ka për ta shpërblyer plotësisht me bujarinë e Tij, çdo punë të mirë që njeriu ka bërë. Kjo do të ndodhë patjetër dhe në mënyrë të pakthyeshme. - “Ai dëgjon dhe di gjithçka. ” - Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Cili i dëgjon lutjet e robërve. Ai është i Gjithëdituri, që di gjithçka që do të ndodhë dhe do të ekzistojë. - “Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.” - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.” [Fusilet 46]. Kur dikush bën punë të mira, dobia e kësaj përpjekjeje i kthehet pikërisht atij që përpiqet, sakrifikon dhe lufton, sepse Allahu është El Ganiju - i Pasur, që nuk ka nevojë për veprat e mira dhe adhurimet e njerëzve. Edhe sikur të ishin të gjithë me zemrën më të devotshme që ekziston, kjo nuk do të shtonte në sundimin, mbretërimin dhe pushtetin e Tij asgjë. Hasen el Basriu ka thënë: “Me të vërtetë, njeriu mund të konsiderohet si luftëtar në rrugën e Zotit, edhe nëse nuk ka përdorur armë asnjë ditë të jetës së tij.” - “Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se veprat që kanë bërë. ” - Edhe pse Allahu i Lartësuar është i Pasuri, që nuk ka nevojë për të gjithë botën, Ai ka për t’i shpërblyer besimtarët punëmirë me shpër - blimin më bujar dhe ka për t’ua mbuluar të këqijat, përmes punëve më të mira që ata kanë bërë. Ai pranon edhe pak punë të mira dhe shpërblen shumë për to, madje e shumëfishon shpërblimin e tyre deri në 700fish. Ndërsa për të keqen, Ai ndëshkon veçse në masën që ajo është vepruar, ose e fal, e mbulon dhe toleron. Kështu vepron i Lartësuari, Bujari, i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, siç thotë në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40].

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:59–3:63 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe baba biologjik. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar, duke treguar shkakun përse e krijoi Isain në këtë formë, thotë: “Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu, Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Rasti i Isait tek Allahu, është si rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. - Pra, ky është një shembull, që na tregon pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar, i Cili e krijoi Isain (a.s) pa baba biologjik. Rasti i Isait, në aspektin tregues të fuqisë dhe pushtetit absolut të Allahut për ta krijuar atë pa baba biologjik, është si ai i Ademit, të cilin madje Allahu i Lartësuar e krijoi pa baba dhe pa nënë, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “...Ai e krijoi (Ademin) nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!”, dhe ai u bë.” Kështu, Ai i Cili e krijoi Ademin pa baba biologjik, ishte i plotpushtetshëm e i plotfuqishëm që të krijonte Isain në të njëjtën mënyrë, dhe ky rast është më i qartë për t'u pranuar. Nëse dikush do të pretendonte se Isai ishte biri biologjik i Zotit, me pretendimin se Isai u lind pa baba biologjik, atëherë pretendimi se Ademi (a.s) ishte biri biologjik i Zotit, sepse ai u krijua pa nënë dhe pa baba, është më i fortë që të pranohet. Por, sigurisht, kjo është diçka unanimisht e papranueshme, prandaj edhe pretendimi për Isain është edhe më i papranueshëm. Allahu, Zoti i Lartësuar e Krenar, deshi që të shfaqte pushtetin dhe fuqinë e Tij absolute në llojet e krijimit, që Ai sjell në këtë botë. Kështu, Ai e krijoi Ademin pa mashkull dhe pa femër, pra, pa ndërhyrjen e dy prindërve biologjikë. Ai krijoi Havanë nga një mashkull dhe pa femër, pra, pa praninë e nënës, sepse e krijoi nga brinja e Ademit. Ai krijoi Isain nga një nënë dhe pa baba biologjik, dhe pastaj i krijoi të gjithë njerëzit e tjerë me nënë dhe baba biologjik. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar, duke treguar shkakun përse e krijoi Isain në këtë formë, thotë: “Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu, Zoti yt thotë: “Kjo është e lehtë për Mua” dhe ta bëjmë atë (djalin e krijuar pa baba) shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga Ne. Kjo është punë e mbaruar!” [Merjem 21]. Ndërsa në këtë ajet thotë: - E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt, prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë! - Kjo është e vërteta rreth çështjes së Isait. Kjo është e vërteta, që nuk lejohet të largohesh nga ajo. Atëherë, çfarë mbetet pas të vërtetës, veç të kotës?! - Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët!”. - Pra, eja t’i tubojmë të gjithë për “ el mub âhele”, domethënë për lutje kundër të padrejtëve. Pastaj, le të lutemi që mallkimi i Allahut të bjerë mbi mashtruesit! Le të godasë Zoti me mallkimin dhe ndëshkimin e Tij cilindo që është mashtrues, nga të dyja palët! Shkaku i nxitjes për këtë mubahele dhe për atë çka është përmendur që nga fillimi i sures deri këtu, është ndodhia me delegacionin nga Nexhrani. Kur shkuan te Profeti , të krishterët e Nexhranit filluan të polemizonin me të rreth çështjes së Isait. Ata shpalosën besimin e tyre se Isai ishte bir i Zotit. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti fillimin e kësaj sureje, për t'u dhënë një përgjigje shteruese dhe për ta rrëzuar besimin e gabuar të tyre. Për këtë ngjarje flet edhe imam Is’hak ibn Jesari, në librin e tij Sira. Shkurtimisht, ai thotë: "Tek Profeti i Allahut erdhi një delegacion nga nesarët (të krishterët) e Nexhranit. Ishin 60 kalorës, mes të cilëve 14 burra më të zgjedhurit dhe më fisnikët e tyre. Ata ishin autoriteti që vendosnin për çdo çështje të banorëve të Nexhranit. Ata ishin më të zgjedhurit dhe më të diturit. Kreu i tyre ishte El Akibi. Ishte ai që vendoste dhe që mblidhte opinionet e njerëzve. I dyti ishte Es -Seidi, që ishte dijetari më i madh mes tyre. I treti ishte Ebu Harithete Ibn Alkame, patriarku i tyre. Ai ishte arab, por kishte pranuar Krishtërimin dhe mbante postin e priftit më të lartë. Romakët dhe mbretërit e tyre e respektonin shumë, prandaj e ngritën në këtë gradë. Ai e njihte mirë çështjen e Profetit të Allahut, cilësitë dhe përshkrimet e tij, të cilat i kishte mësuar nga librat e vjetër. Por nderimet dhe pozita që ai gëzonte tek romakët, si dhe ofiqet dhe përfitimet që ai kishte prej njerëzve, e bënë që të vazhdonte të këmbëngulte në fenë e tij. Kështu, ata erdhën në Medinë dhe hynë në xhaminë e Profetit, kur ai po falte namazin e ikindisë. Ata ishin veshur me rroba të bukura shumëngjyrëshe. Për ta, sapo kishte hyrë koha e faljes, ndaj qëndruan në xhaminë e Profetit të Allahut për të kryer ritet e tyre. Profeti tha: 505. “Lërini (të kryejnë ritet e tyre)!” Kështu, ata u falën duke u drejtuar nga lindja. " Ibn Is’haku thotë (shkurtimisht): "Ata të tre folën me Profetin dhe diskutuan rreth Isait. Ata thoshin se Isai është vetë Zoti, se është biri i Zotit dhe se është pjesë e Trinisë. I lartësuar qoftë Allahu nga fjalët dhe shpifjet e tyre të ulta! Duke u përpjekur të argumentonin se Isai është vetë Zoti, përmendën faktin se Isai ngjallte të vdekurit, shëronte ata që ishin të lindur të verbër, ata që ishin të sëmurë me lebër dhe me sëmundje të tjera. Ata përmendën, gjithashtu, se ai njoftonte për çështje të fshehta dhe të panjohura, dhe shumë çështje të tilla. Ndërsa për besimin e tyre se Isai është i biri i Zotit, argumentoheshin me faktin se ai nuk kishte baba biologjik dhe se ai ai foli që në djep, gjë që - sipas tyre - mund ta bënte vetëm dikush që është hyjnor. Ndërsa rreth besimit të tyre se Isai është i treti i Trinisë, ata u argumentuan me faktin se edhe në Kur 'an, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne bëmë”, “Ne urdhëruam”, “Ne krijuam”, “Ne vendosëm” etj., ku Allahu shprehet për Veten e Vet në numrin shumës. Sipas këtij arsyetimi, nëse do të ishte “Një e i Vetëm”, atëherë Ai do të thoshte: “Unë krijova, Unë bëra, Unë urdhërova, Unë vendosa” etj. Pra, nuk do të fliste në numrin shumës, por në numrin njëjës. Kështu, - sipas tyre - Zoti, Isai dhe Merjemja janë Trinia. 143 I lartësuar qoftë Allahu! I pastër dhe i dëlirë nga çdo e metë që shpifin dhe trillojnë zullumqarët, qoftë Ai! Atëherë, për të gjitha këto fjalë dhe pretendime të tyre boshe zbritën këto ajete të Kur 'anit. Kur dy dijetarët e tyre i folën Profetit të Allahut (a.s), ai u tha: “Pranoni Islamin!” Pra, dorëzojuni Zotit. Ata thanë: “Por ne i jemi dorëzuar Zotit!” Profeti (a.s.) u tha: “Ju nuk i jeni dorëzuar Zotit! Ju nuk i jeni dorëzuar fesë dhe besimit të drejtë! Prandaj dorëzohuni dhe pranoni besimin e vërtetë!” Ata thanë: “Përkundrazi, ne i jemi dorëzuar Zotit përpara teje!” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Ju po gënjeni! Ju ju ndalon që të pranoni Islamin, pretendimi juaj se Allahu ka fëmijë, adhurimi që i bëni kryqit dhe ngrënia e mishit të derrit.” Atëherë, ata i thanë: “Kush është babai i Isait, o Muhamed?” Profeti heshti dhe nuk iu përgjigj. Atëherë, në lidhje me fjalën e tyre dhe kundërshtitë që ata i paraqitën Profetit, Allahu i Lartësuar zbriti më shumë se 80 ajete nga surja Al Imran. Ibn Is’haku thotë: “Atëherë, Profetit i erdhi lajmi prej Allahut dhe gjykimi mes tij dhe vizitorëve të krishterë nga Nexhrani. Kështu, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të organizonte këtë tubim mallkimi ( mubahele), për shkak të kundërshtimit të tyre të ftesës së Profetit. Por ata iu përgjigjën duke thënë: “O Ebu Kasim, na lër ta shqyrtojmë dhe të këshillohemi me njëri tjetrin. Nesër do të vijmë me përgjigje për ftesën tënde.” Pastaj u larguan. Ata u veçuan dhe shkuan tek El Akibi, i cili ishte njeriu që vendoste dhe vuloste qëndrimet e tyre. Ata i thanë: “O Robi i Mesihut! - (duke e menduar Isain si Zot) Kështu thirrej ai - Si e gjykon këtë çështje e si mendon të vendosim?” Ai tha: “Për Zotin, o të krishterë! Ju e dini shumë mirë se Muhamedi është një profet i dërguar nga Zoti dhe ju ka ardhur juve me një fjalë ndarëse dhe me një gjykim të drejtë në çështjen tuaj. Ju e dini mirë se, çdokush që ka marrë guximin që të hyjë në mubahele me një profet, nuk ka mbetur gjallë, të mëdhenj a të vegjël qofshin, por ka ardhur shfarosja e menjëhershme. Prandaj, nëse e bëni këtë, do të shfaroseni menjëherë! Nëse dëshironi që t’i qëndroni besnikë fesë tuaj, duke qëndruar në gjendjen që jeni, në atë besim që pretendoni për Isain, atëherë lëreni këtë burrë dhe shkoni në vendin tuaj!” Kështu, ata shkuan tek Profeti i Allahut dhe i thanë: “O Ebu Kasim, u këshilluam dhe menduam që të mos vijmë në këtë tubim mallkimi me ty. Vendosëm të largohemi prej teje dhe të të lëmë në fenë tënde! Ne do të kthehemi në vendin tonë, por dërgo një burrë që ti dëshiron dhe që i beson, si gjykatësin tonë, në çështjet e mosmarrëveshjeve pasurore. Ne jemi dakord dhe të kënaqur me gjykimin tuaj.” Muhamed Ibn Xhaferi tregon: “Atëherë Profeti tha: “Ejani me mua në mbrëmje, që të dërgoj bashkë me ju një njeri, që është i fortë dhe besnik.” Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) rrëfen: “Kurrë nuk kam dashur më shumë se atë ditë që të isha udhëheqës, duke shpresuar që të isha unë ai që Profeti e quajti “i fortë dhe besnik”. Atë natë, shkova tek Profeti. Pasi fali namazin e drekës, ai dha selam, pastaj vështroi nga e djathta dhe e majta e tij. Unë u zgjata, për t’i rënë në sy Profetit. Profeti vazhdoi të kërkonte me sy, derisa pa Ebu Ubejde Ibn Xherah dhe i tha: “Shko me ata dhe gjyko mes tyre me të vërtetën dhe të drejtën, për çështjet që ata kanë mosmarrëveshje!” Umeri tregon: “Kështu, ishte Ebu Ubejde ai që shkoi, me atë mirësi e nderim që i bëri Profeti (a.s). Allahu qoftë i kënaqur prej Ebu Ubejdes!” Qëllimi i gjithë kësaj historie, është për të treguar se delegacionet e tyre erdhën në vitin e 9 -të, sepse Zuhriu ka thënë që banorët e Nexhranit ishin të parët që i paguan xhizjen Profetit. Dhe ajeti i xhizjes zbriti pas çlirimit të Mekës. Pikërisht për këtë bën fjalë ajeti i Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Luftojini ata që u është dhënë Libri, të cilët nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e fundit, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe që nuk e besojnë (Islamin) fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen me dorën e tyre, duke qenë të përulur.” [Teube 29]. Allahu i madhëruar tha: " Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët!”. Xhabiri ka thënë për shpjegimin e këtij ajeti, se: Profeti i Allahut doli në mubahele, bashkë me Ali Ibn Ebu Talibin, Hasanin dhe Husejnin dhe Fatimen, pra, bijën e tij. Pastaj i Lartësuari thotë. - Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta (rreth Isait) . Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër (me meritë), përveç Allahut. Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti. - Kjo që po të tregojmë, o Muhamed, rreth çështjes së Isait, është e vërteta e sigurt, nga e cila nuk lejohet të largohesh dhe as të devijosh! - Por, nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), atëherë Allahu di gjithçka për ata që përhapin shkatërrimin. - Allahu i Lartësuar i njeh mirë ata të cilët devijojnë nga e vërteta, për të përqafuar dhe për të mbetur me kokëfortësi në të kotën, dhe pikërisht ata janë shkatërruesit dhe çrregulluesit në Tokë. Allahu është i gjithëditur për qëllimet që i fshehin në zemër dhe për veprat e tyre të këqija, prandaj dhe do t’i shpërblejë ata me ndëshkimin më të drejtë dhe më të ashpër. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm dhe Atij nuk mund t’i shpëtojë askush. Ai është i Lavdëruari! Allahut i lutemi që të na ruajë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij!

Mus'haf Hape →
Gafir 40:30–40:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Ata do të thërrasin: “O Ma - lik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë. ” [Zuhruf 77]. Banorët e Zjarrit do t’i thërrasin vetë Zotit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon për një besimtar nga familja e Faraonit, për ftesën që ai i drejtoi popullit të vet, si dhe paralajmërimin për ndëshkimin e Zotit, në dynja dhe në ahiret. I Lartësuari thotë: - “Ndërkaq, ai që kishte besuar, tha: “O populli im! Unë kam frikë se do t’ju godasë ndonjë dënim, ashtu si popujt e mëparshëm ...” - Besimtari i drejtohet palës së Faraonit dhe u thotë: “O populli im! Unë kam frikë se do t’ju godasë ndonjë dënim, ashtu si popujt e mëparshëm.” Pra, si ata popuj të kohëve të hershme, të cilët refuzuan profetët e tyre dhe i quajtën trillues e mashtrues. - “... diçka si dënimi i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit dhe i brezave që erdhën pas tyre.” - Unë kam frikë për ju një përfundim të hidhur dhe të dhimbshëm, të ngjashëm me atë që përjetuan të gjithë ata popuj. Kujtoni se si goditi ashpër mbi ta zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut dhe asgjë nuk e ktheu atë pas , apo ta shmangte prej tyre. - “Allahu kurrë nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Tij.” - Allahu i Lartësuar nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre popujve, por i ndëshkoi ata siç e meritonin, për shkak të refuzimit që ata i b ënë profetëve të tyre, - paqja e Zotit qoftë me të gjithë ata! - “O populli im! Unë kam frikë për ju Ditën e Thirrjeve ...” - Ky është një nga emrat e Ditës së Kijametit: ‘Et-Tenad’, pra, Dita e Thirrjeve. Çfarë janë keto thirrje. Kush do të thërrasë dhe kë do të thërrasë? Njerëzit do të vrapojnë për të gjetur shpëtim dhe do t’i thërrasin njëri -tjetrit, nga tmerri i madh që do të përjetojnë në atë ditë. Banorët e Xhenetit do t’i thërrasin njëri - tjetrit. Po kështu edhe banorët e Zjarrit do t’i thërrasin, qortojnë e mallkojnë njëri - tjetrin. Ajo është një ditë që do të ketë thirrje të shumta. 20 E para thirrje është ajo që Allahu i Lartësuar i drejton Ademit (a.s.). Ebu Said Hudriu tregon se Profeti ka rrëfyer: “Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kijametit): “O Adem!” Ademi do të përgjigjet: “ Lebbejke ue Sea’dejke (Ja ku jam, të përgjigjem!) E gjithë mirësia është në dorën Tënde!)” Allahu do t’i thotë: ‘Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr!” Ademi do t’i thotë: ‘O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?’ Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo një mijë vetë, nxirr 999 për t’i futur në Zjarr, e një për në Xhenet!’ Ajo është dita kur edhe fëmija do të thinjet dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. Ju do t’i shihni njerëzit që duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. Dënimi i Allahut do të jetë shumë i ashpër.” Shokët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, kush do të jetë ai ‘njëri’ prej nesh (që do të shpëtojë nga Zjarri)?” Ai ﷺ tha: “Gëzohuni për sihariqin, pasi një do të jetë prej jush dhe një mijë do të jenë nga jexhuxhët dhe mexhuxhët.” Pastaj Profeti ﷺ tha: “(Betohem) për Atë, në duart e të Cilit është jeta ime! Shpresoj shumë që ju të jeni çereku i banorëve të Xhenetit!” Pastaj shtoi: “Shpresoj shumë që ju të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit!” Ne thirrëm ‘ Allahu Ekber!’ Ai vazhdoi: “Shpresoj shumë që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” Ne thirrëm: “Allahu Ekber” Pastaj Profeti ﷺ tha: “Ju (muslimanët) jeni si një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi.” Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i drejto - het gjithë krijesave kur çështja të ketë marë fund. “Në dy Sahih-ët është hadithi: “Ditën e Kijametit, Vdekja do të sillet në formën e një dashi me brirë dhe do të theret mes Xhenetit dhe Zjarrit. Pastaj do të thuhet: “O banorë të Xhenetit! Tashmë do të ketë përjetësi dhe nuk do të ketë më vdekje! O banorë të Zjarrit! Tashmë do të ketë përjetësi dhe nuk do të ketë më vdekje!” ” [Buhari e Muslimi]. Atë ditë do të thërrasë një thirrës që, çdokush të shkojë pas asaj që ka adhuruar në jetën e dynjasë, sikurse vjen në hadith. Të shumta do të jenë edhe thirrjet e njerëzve mes njëri -tjetrit. Banorët e Xhenetit do t’u thërrasin banorëve të Zjarrit, siç thotë i Lartësuari: “Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t'u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!"” [Earaf 44]; Banorët e Zjarrit u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët!”” [Earaf 50] ; Banorët e Earafit do t’u flasin banorëve të Zjarrit dhe banorëve të Xhenetit: “Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Këta të murit do t'u thërrasin pastaj disa burrave të tjerë, që do t'i njohin nga shenjat e tyre, dhe t'u thonë: “Sa ju vlejti ajo që grumbullonit dhe mendjema - dhësia që tregonit? Ja. A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!” [Earaf 46 - 49]. Banorët e Zjarrit do t’i thërrasin rojes së Xhehenemit,: “Ata do të thërrasin: “O Ma - lik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë. ” [Zuhruf 77]. Banorët e Zjarrit do t’i thërrasin vetë Zotit e kërkojnë mëshirë e shpëtim: “Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.”” [Muminun 106, 107]. Idhujtarët do t’u thërrasin e luten idhujve të tyre, por nuk do të gjejnë shpëtim: “Ata, të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për ata që i çuan në humbje): “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam (nga e vërteta). Ne i devi - juam ata siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin Dënimin. Ah, sa do të dëshi - rojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” ” [Kasas 63 - 65]. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “... ditën kur, nga frika, do të sprapseni për të gjetur shpëtim ...” - Domethënë, do të ikin duke vrapuar e plot frikë, por - sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të fshihem (që të shpëtoj)?” Jo, nuk ka se ku të fshihet. Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” [Kijame 10 - 12]. - ... por nuk do të gjeni asnjë, që t’ju mbrojë prej Allahut.” - Atë ditë, ju do të vraponi, por nuk do të ketë asnjë që t’ju mbrojë prej ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut. - “Askush nuk mund ta udhëzojë atë që Allahu e lë në humbje.” - Nuk ka udhëzues për atë që e ka humbur Allahu i Madhëruar. - “Më parë ju erdhi Jusufi me argumente të qarta ..” - Allahu i Madhëruar dërgoi Jusufin ndër banorët e Egjiptit, përpara Musait (paqja e Zotit qoftë mbi ata të dy!), dhe ata nuk iu bindën Jusufit, përveç marrëveshjes për të drejtuar në çështjet e kësaj bote. - “... por ju nuk reshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. Në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Allahu nuk do të dërgojë asnjë profet pas tij.” - Ata e humbën shpresën dhe, duke shprehur këtë, thanë që Zoti nuk do të dërgojë më ndonjë profet dhe lajmëtar pas Jusufit. Kjo ndodhi për shkak të mosbesimit dhe refuzimit të të vërtetës dhe profetëve, që Zoti dërgoi ndër ta. - “Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime.” - Pra, ata të cilët janë të ngjashëm me ju. Ju jeni si ata që Allahu i lë në humbje, si ndëshkim i merituar për teprimin me vepra të liga dhe dyshimet rreth të vërtetës, që kanë pushtuar zemrat e tyre. - “Ata që polemizojnë rreth argumenteve të Allahut, pa pasur asnjë fakt ...” – Domethënë, ata të cilët përpiqen të hedhin poshtë të vërtetën, përmes kotësirave, pa asnjë argument dhe fakt, Allahu Krenar, Ngadhënjimtar dhe i Lartësuar i urren shumë ata: - “... janë shumë të urryer për Allahun dhe për besimtarët.” - Kështu, përveç zemërimit dhe urrejtjes së Allahut, këta meritojnë edhe zemërimin dhe urrejtjen e besimtarëve, të cilët urrejnë atë që e urren Zoti. Besimtarët i urrejnë të gjithë ata që kanë të tilla cilësi dhe Allahu i Madhëruar ka për t’i vulosur zemrat e mohuesve dhe refuzuesve të të vërtetës, si ndëshkim i merituar për ta. Kështu, ata zemër -vulosur nuk njohin dhe as munden të dallojnë të mirën; ata nuk e urrejnë dhe, rrjedhimisht, t’i largohen të keqes dhe ligësisë, prandaj i Lartësuari thotë: - “Kështu e vulos Allahu çdo zemër mendjemadhi e krimineli.” - Atë që është mendjemadh, kryeneç, që refuzon të pasojë të vërtetën dhe është ‘ xhebar’. Katadja shpjegon se “ xhebar” quhet krimineli, që vret padrejtësisht. Allahu i Lartësuar është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Enam 6:123–6:124 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej keqbërësve. Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt.” [El furkan 31], dhe thotë: “Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës). - Kështu ka ndodhur në çdo kohë e me të gjithë profetët e tjerë të Zotit. Mohuesit dhe paria idhujtare e Mekës, që ftonin njerëzit në mosbesim dhe idhujtari, pikërisht ata të kundërvihen ty, o Muhamed, të luftojnë e shprehin armiqësinë e urrejtjen ndaj teje. Por është rregull i pandryshueshëm i Zotit se, gjithmonë, përfundimi i mirë dhe triumfi u takon profetëve e palës së Tij. Medito me kujdes në fjalën e Allahut “(emernâ) Ne kemi bërë ...” Kuptimi: Ne i urdhërojmë ata për t’iu bindur urdhëresave e shpalljeve, kurse ata kundërshtojnë e refuzojnë të binden, prandaj meritojnë ndëshkimin e shkatërrimin. I Lartësuari thotë një ajet tjetër: “Ja kështu, Ne lejuam që, çdo profet të ketë një armik prej keqbërësve. Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt.” [El furkan 31], dhe thotë: “Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët e atij vendi (për të pasuar rrugën e drejtë) ; por ata kundërshtojnë; atëherë, dënimi kundër tyre bëhet i merituar dhe Ne i shkatërrojmë ata krejtësisht.” [Isra 16]. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin e Ibn Abasit: “(emernâ) Ne kemi bërë ...”, domethënë, ua kemi bërë të mundur (në kader) më të këqijve të atij vendi që të kenë pushtetin e sundimin dhe, kur ata kalojnë kufijtë dhe nuk i binden Zotit, Ai i shkatërron me ndëshkim.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të madhëruar kur thotë: “Sa herë që Ne kemi dërguar Profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar.”. Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë (se sa ju) dhe kurrë nuk kemi për t'u ndëshkuar.”.” [Sebe’ 34, 35], ose: “Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”. Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime. Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve! ” [Zuhruf 23]. Mendo pak në fjalën e Allahu të Lartësuar kur thotë: “... të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës).” Kurthet që janë pasur për qëllim këtu janë pikërisht ftesa e njerëzve në rrugët e idhujtarisë, mohimit të Zotit si dhe nxitja drejt shfrenimit dhe humbjes, përmes fjalëve e veprave të zbukuruara e mashtruese, sikurse na njofton Allahu i lartësuar reth popullit të Nuhut: “ Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim, dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha. Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën!”. Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre. Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” ” Nuh 21 - 24], dhe thotë: “ ... Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën (fajsuese) njëritjerit! Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët (e të përbuzur): “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur? Jo, por ju ishit keqbërës (dhe rrefuzuat të besoni) .” Ata që patën qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ja, ju na urdhëronit të mohonim (besimin e drejtë në) Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. ...” [Sebe’ 31 - 33]. 19 - Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë. - Frytet e intrigave të tyre kundra të vërtetës dhe për devijimin e njerëzve nga rruga e Zotit, përsëri do të godasin e rëndojnë mbi vetë ata së pari, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata kanë për t’i bartur të plota gjynahet e veta në Ditën e Gjykimit e do të bartin edhe një pjesë të gjynaheve të atyre që i devijuan (nga e Vërteta) pa kurrfarë diturie. Sa e keqe është ajo që do të bartin!” [Nahl 25]. - Kur u vjen ndonjë shenjë (nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” - Kur u vjen argument i prerë e fakte të pakundërshtueshme, ata thotë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Kështu, ata kërkojnë që t’u jepet shpallje, ashtu si iu dha të dërguarve, siç shpjegon Allahu i Madhëruar kur tregon për ta në një ajet tjetër: “Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve) , ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe.” [Furkan 21]. - Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. - Ai e vendos Shpalljen e Tij ku të dëshirojë dhe ia dhuron kujt të dëshirojë prej robërve të Tij, që Ai i ka bërë të meritueshëm e të përshtatshëm për një mision të tillë. I Madhëruari thotë: “Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur 'an një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Mekë dhe Taif)?!” Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?!...” [Zuhruf 31, 32]. Kështu, ata kërkonin e pyesnin përse të mos i shpallej Kur 'ani ndonjë njeriu të rëndësishëm dhe të madh në sytë e tyre, qoftë ai nga prijësit e Mekës ose Taifit. Me këtë, ata tregonin se për mendimin e tyre, Muhamedi ishte i parëndësishëm dhe jo i përshtatshëm për Shpalljen. Sikurse na tregon Zoti në një ajet tjetër: “E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është (thonë ata) ai që përgojon zotat tuaj?” Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi (Rrahmani).” [Enbija 36], ose: “ E kur të shohin ty, të marin vetëm për tallje: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?” ” [ Furkan 41 ]. Sigurisht, këtë e bënin të nxitur nga smira, mendjemadhësia, armiqësia kundër tij dhe urrejtja, sepse në veten e tyre ishin të bindur për fisnikërinë, prejardhjen e nderuar, mirësinë e besnikërinë e tij. Ai ishte rritur në më të mirën shtëpi të kurejshëve, madje përpara Shpalljes, ata e thërrisnin Emin, domethënë, Besniku ose i Sinqerti. Madje, në atë kohë, edhe një nga krerët e idhujtarëve dhe mohuesve, Ebu Sufjani, kur u pyet nga mbreti i romakëve, Herakli, rreth prejardhjes së Muhamedit tha: “Ai është me prejardhje të mirë mes nesh.” - “A e keni akuzuar ndonjëherë për mashtrim e gënjeshtër, para se të thoshte atë që thotë (pra, që është profet)?” - “Jo”, - tha Ebu Sufjani." Imam Ahmedi sjell hadithin nga Uathile Ibn Eska, se Profeti i Allahut ka thënë: 1140. “Allahu Krenar dhe i Lartësuar zgjodhi nga bijtë e Kenanes, kurejshët. Nga kurejshët zgjodhi bijtë e Hashimit, ndërsa mua më zgjodhi nga bijtë e Hashimit.”. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu el Husejni, i cili tregon: “Një burrë po vështronte Ibn Abasin, kur po hynte në portën e xhamisë. Atij i pëlqeu pamja fisnike e tij dhe tha: “Kush është ky?” - “Ky është Ibn Abasi, djali i xhaxhait të Profetit të Allahut.” Atëherë ai tha: “Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet.” - Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut - Ky është një paralajmërim dhe kërcënim i ashpër për të gjithë ata që nuk pasojnë profetët e Allahut dhe nuk nënshtrohen ta adhurojnë e të jetojnë sipas shpalljeve të Tij. Në Ditën e Kijametit, ata do të vuajnë poshtërimin para Allahut dhe nënçmimin e përjetshëm. Ky është një shpërblim i merituar, sipas llojit të veprave. Duke qenë se në këtë jetë tregojnë mendjemadhësi dhe e refuzojnë me forcë të vërtetën, atëherë në Ditën e Kijametit do të ndëshkohen me poshtërim e nënçmim të përjetshëm. I Lartësuari thotë: “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhë - sia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”.” [Gafir 60]. Kështu, ata do të jenë përjetësisht të poshtëruar, të dënuar e të braktisur në Xhehenem. - dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. - Duke qenë se kurthet, intrigat dhe armiqësia e tyre bëheshin fshehtas, me hile e mashtrime, ata merituan ndëshkimin e fortë në Ditën e Kijametit, si shpagim për padrejtësitë e tyre. I Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10]. Atë ditë do të dalin në shesh të fshehtat dhe do të zbulohet çdo gjë e mbajtur brenda zemrave. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ka thënë: 1141. “Në Ditën e Kijametit, çdo tradhtari do t’i lidhet një flamur dhe do të thuhet: ‘Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit.” Urtësia e këtij dënimi qëndron në faktin që, duke qenë se në dynja intrigat e tradhtitë bëheshin fshehtazi nga njerëzit, në Ditën e Kijametit ato do të shfaqen haptazi, si poshtërim përpara njerëzve për vepruesin e tyre. 20

Mus'haf Hape →
Fexhr 89:1–89:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adët ...” – Ky popull u rebelua kundër Zotit. Ata ishin tiranë e kryeneçë, nuk i nënshtroheshin me vullnet Zotit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për agimin ...” - El fexhër është koha e agut, pikërisht koha kur përfundon nata dhe fillon të zbardhë. Këtu është për qëllim, në mënyrë të veçantë, agimi i ditës së Kurban Bajramit. Kështu e kanë shpjeguar Aliu, Ibn Abasi, Muxhahidi etj. Pra, i Madhëruari betohet për agimin e kësaj dite madhështore, e cila është plotë - suesja e dhjetë netëve pararendëse. Thuhet, gjithashtu, se është për qëllim namazi i agimit të kësaj dite, sikurse e shpjegon Ikrima. Po ashtu, thuhet se është për qëllim e gjithë kjo ditë feste, sipas një shpjegimi, që vjen nga Ibn Abasi. - “Për dhjetë netët ...” - Këtu bëhet fjalë për dhjetë ditët e para të muajit dhulhixhe, sikurse shpjegojnë Ibn Abasi, Ibn Zubejri Muxhahidi etj. Në Sahihun e Buhariut vjen hadithi prej Ibn Abasit, që ai ia atribuon Profetit ﷺ , ku thuhet: 2862. “Nuk ka ditë, gjatë të cilave, punët e mira të jenë më të dashura për Allahun e Madhëruar, sesa punët që kryhen në këto dhjetë ditë (të dhulhixhes). Njerëzit pyetën: “As xhihadi në rrugën e Zotit?”. Profeti tha: “As xhihadi në rrugën e Zotit. Përveç një burri, i cili del në xhihad vetë, me gjithë pasurinë e tij dhe nuk kthehet më (pra, bie dëshmor).”. Disa të tjerë thonë se janë për qëllim dhjetë ditët e para të muajit muharrem. Po ashtu, thuhet se flitet për dhjetë ditët e para të muajit Ramazan. Megjithatë, mendimi më i saktë eshtë i pari, pasi Imam Ahmedi sjell një hadith nga Xhabiri, ku Profeti thotë: 2863. “Dhjetëshja janë dhjetë ditët e para të dhulhixhes, tek është Dita e Arafatit, ndërsa çift është Dita e Kurban Bajramit.” - “Për çiftin dhe për tekun ...” - Në hadithin e mësipërm përmendet se teku është Dita e Arafatit, sepse ajo është dita e nëntë. Ndërsa çifti është dita e Bajramit të Kurba - nit, sepse ajo është dita e dhjetë e muajit dhulhixhe. Megjithatë, ka edhe mendime të tjera në lidhje me këtë. Disa thonë se çift janë të gjitha krijesat, ndërsa Allahu i Madhëruar tek, sikurse vjen në hadithin e saktë në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Kush i mëson ato (e punon dhe e adhuron Zotin sipas tyre) ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek tek dhe e do tekun.” Ibn Ebu Nexhihu përcjell shpjegimin e Muxhahidit për këtë ajet: “Allahu ka krijuar çdo gjë në çift: qielli dhe toka, uji e terra, njerëzit dhe xhindet, hëna e dielli.” Muxhahidi mbështetet në tefsirin që i kanë bërë fjalës së Allahut: “ Çdo gjë e kemi krijuar në çift, që ju të përkujtoni. ” [Dharijat 49]. Pra, që ta dini se Krijuesi i gjithë këtyre gjërave në çift është Allahu, një i vetëm, tek. Disa thonë se disa namaze janë me numër çift rekatesh e disa janë me numër tek rekatesh (si namazi i akshamit). Disa thonë se bëhet fjalë për numrat, të cilët janë çift dhe tek. Ky shpjegim vjen nga Katade dhe Haseni. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është i pari që përmendëm, pra, se bëhet fjalë për Ditën e Arafatit (tek) dhe Ditën e Kurbanit (çift). - “Dhe për natën që udhëton.” – Nata që tërhiqet dalëngadalë, derisa vjen agimi. Kështu e shpjegojnë Muxhahidi, Ebu Alije, Katade etj. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi të jetë siç thotë Ibn Abasi: “për natën, kur ajo vjen e afrohet.” Mbase kjo është më parësore të pranohet, sepse pas betimit për agimin, kohën kur vjen dita dhe largohet nata, vjen betimi për natën, kur bie terri, ngjashëm me betimin në suren Tek uir, ku vendosen përballë nata dhe dita. Por në suren Tek uir, Allahu i Madhëruar betohet fillimisht për natën, që vjen me errësirën e saj, dhe pastaj për ditën që zbardh. I Lartë - suari thotë: “... për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh!” [Tekuir 17, 18]. Pastaj, a është për qëllim çdo natë apo ndo - një natë e caktuar? Një mendim është se ky është një betim i përgjithshëm, dhe ky është kuptimi më i dukshëm. Ndërsa Ikrime thotë se është për qëllim nata e tubimit pas largi - mit nga Arafati, pra, nata e Muzdelifesë, kur të gjithë haxhinjtë tubohen bashkë, për të kaluar natën. - “A nuk janë këto betime për të mençu - rit?!” - Domethënë, për ata që kanë logjikë të shëndoshë, mençuri dhe fe. Fjala e përdorur për të treguar logjikën dhe mençurinë e tyre është hixhr, që në kuptimin e drejtpër - drejtë do të thotë ‘ndalim, frenim, pengim’. Logjika është quajtur penguese, sepse ajo e frenon njeriun nga veprat dhe fjalët jo të hijshme. Po kështu është quajtur edhe avllia e shtëpisë, sepse ajo pengon hajdutët të fu - ten brenda. Po kështu, kur gjykatësi vendos për të kufizuar të drejtën e dikujt për të ve - pruar, thuhet: haxhera el hakimu . Të gjitha këto janë betime të Zotit për ato kohë, në të cilat kryhen adhurime të ndryshme, si: ha - xhi, namazi etj., nëpërmjet të cilëve robërit e sinqertë i afrohen Atij. Ata janë të devot - shëm, të frikësuar nga madhështia e Tij, të përulur përpara Tij, e njohin mirë dhe i dru - hen Zotit të tyre me përunjësi. Në vijim, pasi përmendi adhurimin e të zgjedhurve dhe bindjen e tyre plot përkushtim, i Lartë - suari flet për një tjetër kategori njerëzish: - “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adët ...” – Ky popull u rebelua kundër Zotit. Ata ishin tiranë e kryeneçë, nuk i nënshtroheshin me vullnet Zotit dhe kundërshtonin profetët e Tij. Ata nuk besonin shpalljet e Zotit e nuk u nënshtruan, që ta adhuronin Atë sipas udhëzimeve të Tij. Allahu i Madhëruar na tregon se si i shkatërroi dhe i shfarosi ata, duke i bërë shembull për të gjithë popujt, që do të vinin më pas. Adë quheshin banorët e Iremit. - “... banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” - Këta janë ata që quhen Adët e parë, bijtë e Adit, birit të Iramit, birit të Ausit Ibn Samit, birit të Nuhut. Në këtë popull, Allahu i Madhëruar dërgoi Profeti e Tij Hud, por ata e kundërshtuan ftesën e tij. Allahu i Madhëruar e shpëtoi Hudin dhe pasuesit e tij nga mesi i atij populli mohues. I Lartësuari e shkatërroi atë popull me një ndëshkim të tmerrshëm, sikurse thuhet: “Ndërsa Adët u shkatërruan me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Hakka 7, 8]. Allahu i Madhë - ruar e ka sjellë historinë e tyre në shumë vende në Kuran, që besimtarët dhe të mençurit të përkujtojnë e nxjerrin mësim. Allahu i Madhëruar përmend në lidhje me këtë popull “ndërtesa të larta”, sepse ata jetonin në ndërtesa të ngritura me shtylla të larta e shumë të forta. Ata ishin njerëzit më të fuqishëm në kohën e tyre, si në konstruktin e trupit, ashtu edhe në aftësitë, që u ishin dhënë. Për këtë arsye, Hudi, Profeti i dërguar mes tyre, ua kujtonte këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tyre, duke i këshilluar që ta përdornin atë në bindje ndaj Zotit të tyre. I Lartësuari thotë: “ Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim! ” [Earaf 67]. Ose: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fusilet 15, 16]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” – Disa thonë se ky pohim i referohet vendbanimit të këtij populli, pasi ata kishin në Ahkaf ndërtesa me shtylla të larta, të pashembullta në botë. Ndërsa Katade, - mendimin e të cilit e përkrah edhe Ibn Xheriri, - thotë se kjo u referohet njerëzve të atij populli dhe fuqisë së tyre të pashe - mbullt. Pra, nuk ishte krijuar popull tjetër si ata, për sa u përket trupave të tyre, që ishin të mëdhenj e të fuqishëm. Ky është shpje - gimi më i saktë. Përfundimisht, këtu flitet për madhështinë e atij populli dhe ndëshki - min që Zoti dërgoi mbi ta e jo për ndërtesat dhe madhështinë e qyteteve të tyre. Ishte e nevojshme të theksohej ky fakt, që shumë njerëz të mos ngatërrohen me atë që thonë një grup mufesirësh, se Iremi ishte ndërtuar me shtylla të larta, me tulla prej floriri e argjendi, si kështjellat, edhe shtëpitë e tyre, madje edhe avllitë e kopshteve të tyre. Edhe guralecët e rrugëve ishin prej perlash dhe xhevahiresh. Dheu poshtë ishte i përzier me kokrra misku, lumenjtë ishin të gjerë e me ujë të kristaltë, frutat e pjekura binin vetë poshtë. Por këto vendbanime nuk kishin shpirt të gjallë brenda. Dyert dhe muret ishin të zverdhura dhe nuk kishin as thirrës e as ndonjë që të përgjigjej. Ai qytet ishte i lëvizshëm e herë shfaqej në Sham, herë në tokën e Jemenit, herë në tokën e Irakut e herë të tjera në vende të tjera! Të gjitha këto janë trillime prej israilijateve e shpikje të feprishësve, për të çoroditur injorantët me - ndjelehtë, që besojnë gjithçka që dëgjojnë. Vërtet emri Irame, - sikurse thotë Ibn Xhe - riri, - mund të tregojë vendbanimin e popu - llit të Adëve, por ajeti: “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë” flet për vetë Adët, në aspektin e madhështisë së tyre. I gjithë konteksti flet për atë popull mohues të së vërtetës. - “Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë ...” - Ata këpusnin shkëmbinj të mëdhenj në luginë. Ibn Abasi shpjegon se ata gdhendnin dhe çanin shkë - mbinjtë. Po keshtu kanë thënë edhe Muxha - hidi, Katade etj. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Dhe ju me mjeshtëri gdhendni shtëpi nëpër male shkë - mbore.” [Shuara 149]. Ibn Ishaku thotë se këta ishin arabë, që banonin në Uadi Kura. Historinë e tyre e kemi sjellë më hollësisht në suren Earaf. - “... dhe me Faraonin me ushtri të ma - dhe?” - El eutad ishin ushtritë e Faraonit, që mbështesnin pushtetin e tij. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, siç përcjell Aufi. Faraoni lidhte duart dhe këmbët e tyre me vargonj hekuri. Muxhahidi thotë: “Ai i lidhte njerëzit me vargonj hekuri.” Ndërsa Suddiju thotë: “Ai i lidhte të katra gjymtyrët e të dënuarit me vargonj hekuri, dhe pastaj urdhëronte që atij t’i hidhej një shkëmb i madh nga sipër, që ta shtypte.” - “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të.” - Ata u rebeluan kundër të vërtetës dhe me tirani përhapën shkatërrimin në tokë. - “Por Allahu lëshoi kundër tyre kam - xhik të ashpër ndëshkimi.” – Ai zbriti mbi ta ndëshkim nga qielli, që ishte i pakthye - shëm. Askush nuk mund ta largojë apo ndalë ndëshkimin e Allahut, kur ai godet furishëm mbi popujt keqbërës. - “Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” – Ibn Abasi shpjegon: “Pra, Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.” Allahu i Madhëruar i mbikëqyr krijesat dhe veprimet e tyre. Ai ka për t’i dhënë secilit atë që meriton, shpërblim ose ndëshkim për punët e bëra. Këtë shpërblim ose ndëshkim, Allahu i Madhëruar e jep edhe në këtë jetë, edhe në tjetrën. Ai ka për t’i tubuar të gjitha krijesat para Tij dhe do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij. Çdokush do të marrë atë që meriton. Allahu është i Dëlirë nga çdo padrejtësi e mangësi në gjykimin e Tij.

Mus'haf Hape →
Hud 11:82–11:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… njëra me tjetrën gjatë kohës kur binin poshtë dhe godisnin ata. - Të shenjuar nga Zoti yt. - Secila predhë goditëse ishte e adresuar, pasi mbi të ishte …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur erdhi caktimi Ynë ... - Kjo ndodhi gjatë lindjes së diellit. - Ne e kthyem çdo gjë përmbys ... - Pjesën e sipërme të atij vendi, - domethënë, të Sodomit, - Allahu e ktheu përmbys, dhe pastaj: - lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar ... - Lëshuam predha prej balte të ngurtësuar, të forta, të rënda dhe në përmasa shumë të mëdha. Allahu i Lartësuar thotë: “ sixhxhilin mendud”, domethënë, predha balte të ngurtësuar, që ishin të ngjitura fort njëra me tjetrën gjatë kohës kur binin poshtë dhe godisnin ata. - Të shenjuar nga Zoti yt. - Secila predhë goditëse ishte e adresuar, pasi mbi të ishte shënuar emri i personit mbi të cilin do të binte dhe do ta vriste. Është përmendur se gurët ranë mbi banorët e atij vendi (Sodomës), por edhe në zonat rreth e rrotull tyre. Edhe nëse ishin larguar diku tjetër, predha lëshohej mbi ta. Edhe sikur dikush të ishte duke folur mes një grupi njerëzish, guri e godiste në kokë dhe e rrëzohente në tokë të dërrmuar. Kështu, gurët i vranë të gjithë pa përjashtim, duke mos lënë asnjë të gjallë. Muxhahidi tregon në lidhje me tefsirin e ajetit: Xhibrili e mori të gjithë popullin e Lutit dhe e ngriti lart, së bashku me bagëtitë, shtëpitë dhe pasuritë e tyre. I ngriti aq lart, saqë banorët e qiellit dëgjuan lehjet e qenëve të tyre, dhe pastaj i përmbysi me kokë poshtë. Katadja dhe të tjerë kanë thënë se na është transmetuar se, kur erdhi agimi, meleku Xhibril e shtriu krahun e tij deri në mes të tokës së tyre, duke përfshirë ndërtesat, kafshët, gurët, pemët dhe gjithçka që kishte në të, i mbështolli me krahun e tij dhe i ngriti lart. Pastaj u ngjit me ta në qiellin e dynjasë, aq sa banorët e qiellit arritën të dëgjonin zërat e njerëzve dhe të qenëve. Pastaj i ktheu kokëposhtë dhe i lëshoi drejt Tokës të përmbysur, duke i shkatërruar. Pasi i ktheu përmbys, i goditi ata me predha balte të ngurtësuar. Ndërsa Muhamed Ibn Keab el Kuradhi shton: “Populli i Lutit ishin të ndarë në pesë vendbanime. Më i madhi quhej Sodomë, ndërsa të tjerët quheshin Sabe, Saud, Gamratu dhe Deuhau. Xhibrili i mbarti të gjithë këta në krahun e tij, pastaj i përmbysi, duke i vrarë dhe shkatërruar. Këta morën emrin El mu’tefikât “të përmbysurit”, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “... edhe “të përmbysurit”, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu.” [Nexhm 53, 54]. Pastaj Allahu i Lartësuar dërgoi mbi ta një r rebesh predhash të ngurtësuara. - Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët. - Ky ndëshkim dhe zemërim i Zotit nuk është larg atyre që guxojnë të bëjnë të tilla poshtërsi dhe padrejtësi. Në një hadith që vjen në Sunen i transmetuar nga Ibn Abasi në formën merfuan, - pra, që i atribuohet Profetit ﷺ ,- thuhet: 1495. “Nëse gjeni dikë që vepron si populli i Lutit, ekzekutojini që të dy, si pasivin, edhe aktivin”. Imam Ahmedi, Imam Shafiu dhe dijetarë të tjerë janë të mendimit se ata që bëjnë këtë lloj poshtërsie ekzekutohen, pavarësisht a kanë qenë të martuar (muhsan) ndonjëherë apo jo, duke u bazuar pikërisht në këtë hadith. Ndërsa Imam Ebu Hanifja është me mendimin se dënimi i tyre është që të hidhen nga një lartësi e madhe dhe më pas të goditen me gurë, ashtu sikurse bëri Allahu me popullin e Lutit. Allahu i Pastër, i Dëlirë dhe i Lartësuar është më i ditur për atë që është më e sakta.

Mus'haf Hape →
Isra 17:4–17:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.” [Fussilet 46]. - Por kur të vijë koha e fundit, fytyrat tuaja do të shëmtohen kur ata të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne u kumtuam bijve të Izraelit në Libër se “Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do t'i kaloni kufijtë, duke bërë padrejtësi në të.”. - Allahu i Lartësuar na njofton se, që më herët, Ai u kumtoi bijve të Izraelit në Teurat se ata do të shkaktonin shkatërrime në tokë dy herë. Ai thotë: “...dhe do t'i kaloni kufijtë, duke bërë padrejtësi në të.” Pra, do të kaloni çdo kufi, duke bërë poshtërsi e krime kundër njerëzve. - Kur erdhi koha për shkatërrimin e parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë - luftëtarë të fuqishëm e të ashpër, të cilët e shkelën (dhe e shkatërruan) çdo cep të vendit tuaj. - Kur kryet shkatërrimin e parë, “Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë - luftëtarë të fuqishëm e të ashpër”. Domethënë, bëmë që të nënshtroheshin nga një ushtri e madhe me luftëtarë të fuqishëm, të ashpër dhe të armatosur mirë. Ata: “... e shkelën (dhe e shkatërruan) çdo cep të vendit tuaj.” Ata i shtinë në dorë dhe morën nën pronësinë e tyre viset tuaja dhe lëvizën mes shtëpive tuaja e brenda tyre. - Kështu u përmbush ai premtim. - Ky premtim u përmbush pikë për pikë. Dijetarët e hershëm, por edhe të mëvonshmit, kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me ata për të cilët bëhet fjalë në këtë ajet. Cilët ishin ata luftëtarë të fuqishëm dhe të ashpër? Nga Ibn Abasi dhe Katade përcillet të kenë thënë se bëhet fjalë për Xhalut el Xhizrin dhe ushtrinë e tij. Kështu, fillimisht ata i nënshtruan bijtë e Izraelit, pastaj më vonë këta të fundit fituan, kur Daudi e vrau Xhalutin. Prandaj dhe tha më pas: - Pastaj, Ne jua kthyem juve sërisht sundimin kundër tyre, ju mbështetëm me pasuri e me djem dhe ju shtuam shumë në numër. - Ndërsa Seid Ibn Xhubejri përcillet të ketë thënë se është fjala për mbretin e Meusilit Sinxharib dhe ushtrinë e tij. Po nga Seid Ibn Xhubejri e të tjerë është sjellë edhe mendimi se bëhet fjalë për Buktonasar-in, mbretin e Babilonisë. Rreth kësaj çështjeje janë sjellë shumë rrëfime nga izraelijatet, por nuk e shoh të arsyeshme të zgjatem në këtë libër duke i përmendur ato. Aq sa na ka treguar Allahu i Lartësuar në Librin e Tij është e mjaftueshme, pa pasur nevojë për të tjera rrëfime në librat para tij. Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë lënë të kemi nevojë për burime të tjera, veç Shpalljes. Allahu na njofton se kur ata i kaluan kufijtë me poshtërsi, tirani e padrejtësi ndaj njerëzve, Allahu bëri që të nënshtroheshin nga armiku i tyre, duke shkelur mu në vatanin e tyre dhe duke i poshtëruar. E gjitha kjo erdhi si një ndësh kim i merituar. Allahu kurrë nuk u bën padrejtësi robërve të Tij. Ata u rebeluan dhe vranë shumë profetë dhe dijetarë të mirë. - Nëse bëni mirë, atë e keni për veten tuaj. E nëse bëni keq, atë e bëni po për veten tuaj. - Domethënë, kur bëni keq, e bëni kundër vetes suaj. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.” [Fussilet 46]. - Por kur të vijë koha e fundit, fytyrat tuaja do të shëmtohen kur ata të hyjnë në tempull, siç hynë herën e parë, dhe të shkatërrojnë gjithçka që shkelin (dhe e pushtojnë). - Herën e dytë kanë për të ardhur sërish armiqtë tuaj, për t’ju shkatërruar. Atëherë, “... fytyrat tuaja do të shëmtohen ...”, pra, ata do t’ju nënshtrojnë e poshtërojnë. Kjo do të jetë koha kur “...ata të hyjnë në tempull, siç hynë herën e parë...” kohë në të cilën ata “shkelën (dhe e shkatërruan) çdo cep të vendit tuaj.” Këtë herë, Allahu tregon se ata “... do të shkatërrojnë gjithçka që shkelin (dhe e pushtojnë).” - Shpresohet që Zoti juaj t’ju mëshirojë (nëse pendoheni) - dhe t’i largojë ata prej jush. - por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi (me ndëshkime). - Nëse u ktheheni përsëri poshtërsive e shkatërrimeve, atëherë do t’i kthejmë sërish ata mbi ju si ndëshkim, përveç ndëshkimit e dhimbjes që kemi përgatitur për ju në ahiret. - Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët. - Xhehenemi është një vend dënimi i përhershëm, i izoluar, një burg, nga i cili nuk mund të ikësh e të shpëtosh. Katadja ka thënë: “Në fakt, bijtë e Izraelit iu kthyen sërish poshtërsive, prandaj Allahu vendosi mbi ta Muhamedin dhe shokët e tij, të cilët u morën xhizjen, që duhet ta jepnin vetëm me dorën e tyre, të nënshtruar e të poshtëruar. 207

Mus'haf Hape →
Safat 37:62–37:70 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tjetër, i Madhëruari thotë: “Kujto kur Ne të thamë: “Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit. Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A është më i mirë ky premtim (në Xhenet) apo pema e Zekumit? ” - Allahu i Lartësuar na tregon se këto mirësi të Xhenetit, ushqimet, pijet, kënaqësitë e atjeshme janë mikpritja dhe dhurata më e madhe. I Lartësuari pyet: “A është kjo më e mirë apo pema e Zekumit, e cila mbin në Xhehenem?” Thuhet se ajo është një pemë shumë e madhe, e cila shtrin degët e saj në të gjitha anët dhe skutat e Xhehenemit, ashtu sikundër pema Tuba është një pemë aq e madhe, sa degët e saj arrijnë në çdo pjesë të Xhenetit. Katadja rrëfen: “Kur u përmend pema e Zekumit, shumë nga njerëzit e humbur u sprovuan edhe më shumë dhe thanë: “Ky shoku juaj pretendon se në zjarr ka pemë, ndërkohë që zjarri i ha e i bën hi pemët!” Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin “Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit.” Pra, ajo ushqehet nga zjarri dhe prej tij është krijuar. - “Ne e kemi bërë atë sprovë për keqbërësit." - Në lidhje me këtë fjalë, Muxhahidi shpjegon se Ebu Xhehli (Allahu e mallkoftë!) tha: “Zekumi nuk është gjë tjetër, veçse hurma dhe gjalpë, që unë do t’i ha.” Kështu, kuptimi i ajetit është: “Ne të treguam, o Muhamed, në lidhje me pemën e Zekumit, për t’i sprovuar njerëzit dhe për për t’u dalluar qartë ata që e besojnë dhe ata të cilët nuk e pranojnë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Kujto kur Ne të thamë: “Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit. Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kuran, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. Ne i frikësojmë ata, po kjo nuk u shton atyre asgjë tjetër, përveç rebelimit.” [Isra 60] - “Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit. Frutat e saj janë si koka shejtanësh.” - Ky përshkrim e bën edhe më të tmerrshme atë pemë. - “Ata do të hanë dhe do të mbushin barkun me të. ” - Sepse nuk do të kenë ushqim tjetër, përveç saj. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri.” [Gashije 6, 7]. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se: Profeti i Allahut lexoi këtë ajet dhe tha: 2248. “Kini frikë Allahun realisht! Sikur një pikë e vetme nga Zekumi të pikonte në oqeanet e dynjasë, do ta shkatërronte jetën e gjithë banorëve të Tokës. Atëherë, si mendoni se do të jetë me ata që do ta kenë si ushqim të tyrin?!” Kështu e përcjellin Nesaiu Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu, i cili thotë se është hasen sahih . Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Pastaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë.” - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shpjegon: “Domethënë, do të pinë ujë të nxehtë pas ushqimit me Zekum.” Ndërsa sipas një transmetimi tjetër prej tij ( Sheuben min hamim ), kjo do të thotë: “përzierje me ujë të vluar”. Ndërsa të tjerë e kanë shpjeguar që atyre do t’u përzihet uji përvëlues me qelbin, që rrjedh prej syve dhe organeve të tyre. - “Pastaj, kthimi i tyre do të jetë në zjarrin flakërues.” - Kthimi i tyre pas saj është përsëri në zjarr, i cili vlon me furi, një zjarr të cilit i shtohet nxehtësia dhe flakët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.” [Rahman 43, 44]. Kështu e ka lexuar Katadja këtë ajet pikërisht në shpjegimin e këtij ajeti, dhe ky vërtet është një tefsir i mirë dhe i fortë. - “Ata i gjetën etërit e tyre në humbje. ” - Ne i ndëshkuam ata, sepse ata pasuan verbërisht të parët e tyre, të cilët i gjetën në humbje, pa asnjë argument e fakte nga Zoti. - “... dhe kështu rendën pas hapave të tyre.” - I ndoqën duke nxituar, me mendjelehtësi e pa u menduar aspak.

Mus'haf Hape →