Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Bekare 2:235 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në veten tuaj", - pra, qëllimin për t'u martuar me ato gra. Kjo ngjan me ajetin: " Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mirë çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nuk është gjynah për ju, nëse, tërthorazi, u kërkoni dorën për martesë këtyre grave apo nëse e mbani të fshehtë këtë qëllim në veten tuaj. ... - Gjatë kohës së pritjes së tyre pas vdekje s së burrit, nuk ka gjynah nëse u kërkoni dorën për martesë këtyre grave, por kjo nuk duhet të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por me mesazhe të nënkuptuara. Duke shpjeguar fjalën "tërthorazi", Ibn Abasi thotë: “Të tërthorta janë shprehje të tilla si: "Unë doja të martohesha", ose "do të doja një grua me këto e ato cilësi", që nënkuptojnë dëshirën e synimet e burrit. Gruaja nuk duhet të lidhet në fjalë me të, derisa të përfundojë kohëpritja e saj. Po kështu është gjykimi edhe për atë grua që është në kohën e pritjes gjatë divorcit për herë të tretë, pas të cilit nuk mund të kthehet më me burrin. Edhe në këtë rast lejohet që tërthorazi t'u kërkohet dora për martesë. Kështu e porositi Profeti Fatime Bintu Kajsin, kur e divorcoi Ebu Amr Ibn Hafsi për herë të tretë. Profeti ﷺ e urdhëroi atë që kohën e pritjes ta kalonte në shtëpinë e Ibn Ummi Kulthumit. Ai i tha: 378 “Kur të përfundosh kohën e pritjes, më njofto!" Dhe kur ajo mbaroi kohën e pritjes, Profeti ﷺ e fejoi me Usama Ibn Zejdin, shërbëtorin e tij, dhe më pas e martoi me të.” Ndërsa në rastin e divorcit raxh'ij, kur është mundësia e rikthimit, nuk ka asnjë kundërshtim se askujt nuk i lejohet që t’i propozojë për martesë asaj, as në mënyrë të drejtpërdrejtë e as të tërthortë. Vetëm burri i saj është ai që ka të drejtën ta rikthejë atë nëse dëshiron. Allahu i Madhëruar thotë: "... apo nëse e mbani të fshehtë këtë qëllim në veten tuaj", - pra, qëllimin për t'u martuar me ato gra. Kjo ngjan me ajetin: " Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mirë çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin haptas." [Neml 74]. - Allahu e di se ju do t’ua shprehni atyre (dëshirën për martesë) ..." - Allahu jua fali këtë, duke ju lehtësuar në të tilla çështje. - "... por mos u premtoni fshehurazi" - Ibn Abasi shpjegon: "Mos u thoni atyre fjalë të tilla, si: "Unë ju dëshiroj për martesë. Mos u martoni me tjetër veç meje!" etj., gjatë kohës së pritjes, sepse Allahu e ka ndaluar.” - përveç ndonjë fjale të lejueshme." - Allahu na lejoi fjalët ose mesazhet indirekte, fjalët drejtuar kujdestarit të saj ligjor, si: "Kur të dëshirosh ta martosh, më njofto!" apo fjalë të ngjashme. Kështu ka thënë Ibn Ebu Hatimi. - Mos lidhni martesë, derisa të përfundojë afati i pritjes së tyre (ideti). - Dijetarët janë unanimë në mendimin se lidhja e martesës gjatë idetit është e pavlefshme dhe e pasaktë. Megjithatë, ata kanë dhënë mendime të ndryshme për rastin kur dikush martohet me një grua që është ende në kohën e pritjes dhe kryen marrëdhënie me të. Po, është e vërtetë që ata ndahen me forcën e ligjit, por kjo ndarje a është e përhershme, apo burrit i lejohet që të rilidhet me atë grua në një martesë të rregullt, pasi të përfundojë koha e pritjes së saj? Dy janë mendimet e dijetarëve. Shumica janë të mendimit se ajo nuk është e ndaluar për të. Ai e ka të drejtën që të rilidhet me të, pasi ajo të përfundojë kohën e pritjes nga burri i parë. Ndërsa imam Maliku është i mendimit se ajo i ndalohet atij përfundimisht dhe nuk i lejohet kurrë që të martohet me të, duke u mbështetur në një fjalë që vjen nga Umer Ibn Hatabi. Por është vërtetuar, gjithashtu, se mes Umerit dhe përcjellësit të kësaj thënieje ka ndërprerje. Përveç kësaj, Theuriu përcjell se Umeri është tërhequr nga një mendim i tillë dhe më vonë gjykoi që një gruaje të tillë duhet t’i jepet mehri dhe çifti të bashkohet në martesë. Në vijim, i Madhëruari thotë: - Ta dini se Allahu e di se çfarë fshihni në zemrën tuaj, prandaj kini kujdes prej Tij! - Allahu i Madhëruar na këshillon e kërcënon rreth atyre gjërave që na vijnë në mendje në lidhje me çështjen e grave dhe na porosit që të jemi të kujdesshëm dhe të mendojmë veçse për mirësi e mbarësi, e jo ligësi e poshtërsi. Por sidoqoftë, Allahu nuk e këput shpresën tek Ai, ndaj thotë: - Dhe dijeni se Allahu është Falës i Madh dhe i Butë.

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:21–15:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Nuk ka dyshim se Ne dimë për ata që ishin para jush dhe për ata që vijnë më pas. Zoti yt është Ai që do t'i mbledhë të gjithë ata. Ai është, vërtet i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin e pashtershëm te Ne. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Pronari i çdo gjëje. Gjithçka është e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme për Të. Në dorën e Tij janë depot e të gjitha gjërave, në shumëllojshmërinë e tyre. Ai thotë: - Ne japim veçse me masë të caktuar. - Këtë Ai e bën ashtu si Ai dëshiron dhe ashtu si e vendos. Çdo gjë që Ai vendos të egzistojë në këtë gjithësi, e bën sipas urtësisë së madhe dhe mëshirës së gjërë për robërit. Askush nuk e detyron Atë për diçka, por është Ai që ia ka bërë detyrë Vetes mëshirën. Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Hakem Ibn Ujejnes për këtë ajet: “Asnjë vit nuk mund të jetë me më shumë apo më pak reshje se një vit tjetër, por Ai e dërgon shiun mbi një popull dhe privon të tjerë duke e hedhur mbi det.” - Ne i lëshojmë erërat mbarështuese.... - Era i lëviz e bashkon retë dhe prej tyre zbret ujë. Ai e lëviz pjalmin, që pjalmohen bimët e pemët, për të dalë sytha të rinj. Allahu i Lartësuar i përmend erërat mbarështuese në numrin shumës, për të treguar se mirësitë e Tij janë të shumta dhe se përmes këtyre erërave vijnë shumë dobi. Ndryshe ndodh me erën që Allahu e përshkruan si rihun akim - erë shterpë. Ajo vjen në numrin njëjës, sepse ajo nuk ndihmon për prodhim e shumim. Ubejd Ibn Umejri shpjegon: “Allahu dërgon erën mubeshirah (përgëzuese), e cila e gërmon dhe e ha tokën me të shpejtë. Pastaj dërgon erën muthirah, që lëviz e zhvendos retë. Pastaj Allahu dërgon erërat mu’el-lefeh, që i bashkojnë retë. Pastaj dërgon erërat leuâkiĥa (mbarështuese), të cilat mundësojnë pjalmimin e bimësisë.” Më pas, Ai lexoi fjalën e Allahut: “Ne i lëshojmë erërat mbarështuese ...”. - ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t'i ruani burimet e tij. - Ne e zbresim atë ujë të pastër, që mund ta përdorni për të pirë. Nëse do të dëshironim, mund ta bënim atë të hidhur e të papërdorshëm për t’u pirë. I Lavdëruari thotë: “A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?!” [Uakia 68 - 70]. Dhe thotë gjithashtu: “Ai zbriti për ju ujë nga qielli. Prej tij keni për të pirë dhe prej tij ujitet bimësia, ku kullotni bagëtinë. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në të gjitha këto ka Argumente për njerëzit që meditojnë. ” [Nahl 10, 11]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “... e nuk mund t'i ruani burimet e tij.” Domethënë, nuk jeni ju që i ruani burimet ujore. Është Allahu Ai që i ruan ato për ju dhe jua mundëson dhe nxjerr ujin, nëpërmjet burimeve e lumenjve në tokë. Nëse do të dëshironte, mund t’i bënte që uji të humbiste thellë nëpër tokë. Por nga mëshira e Tij, Ai e sjell atë të pijshëm dhe e ruan nëpër lumenj, burime e puse, që ta përdorni vazhdimisht gjatë gjithë periudhave të vitit. Ju pini vetë, pinë kafshët tuaja dhe ju vadisni prodhimet tuaja. - Ne japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëguesit. - Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin e Tij të plotë për të filluar krijimin dhe për ta rikthyer atë sërish (pas vdekjes). Allahu është Ai që i solli krijesat në ekzistencë, kur më parë nuk ekzistonin. Pastaj Ai do t’i bëjë të vdesin e më pas do t’i ringjallë të gjithë, për t’i tubuar Ditën e Ringjalljes. Ai na njofton se Ai do ta trashëgojë tokën e gjithë çfarë ka në të dhe se tek Ai do të kthehen të gjithë. Në vijim, i Lartësuari tregon për dijen e Tij të plotë, që përfshin të parët dhe të fundit: - Nuk ka dyshim se Ne dimë për ata që ishin para jush dhe për ata që vijnë më pas. Zoti yt është Ai që do t'i mbledhë të gjithë ata. Ai është, vërtet i Urtë dhe i Ditur. - Ibnu Abasi ka thënë: “ Me fjalën: “... ata që ishin para jush”, është për qëllim çdo kush prej robërve që kanë vdekur, që nga koha e Ademit deri në të tashmen (kohën kur zbriti ajeti). Ndërsa me fjalën “... ata që vijnë më pas.”, është për qëllim çdo kush që jeton në të tashmen, e që do të jetojë deri në ditën e kjametit.” Një mendim i ngjashëm rreth ajetit është sjellë edhe nga Ikrime, Muxhahidi, Katade, etj. Ky është edhe mendimi i përzgjedhur nga Imam Ibnu Xheriri.

Mus'haf Hape →
Isra 17:13–17:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Madhëruar e cilëson këtë libër “të hapur”. Domethënë, ai është i hapur, transparent, që mund të lexohet nga vetë i zoti i atyre punëve, por edhe të tjerët, që nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi na tregoi për kohën, natën dhe ditën, dhe ato punë që njerëzit kryejnë gjatë tyre, i Madhëruari vijon e thotë. - Asnjë njeriu nuk kemi për t'ia ndarë nga qafa librin e tij (të veprave) - Fjala e përdorur në ajet për regjistrin e veprave është “ tâiru”, pra, diçka që ngrihet dhe fluturon në ajër. “ Tâiruhu” - thotë Ibn Abasi, Muxhahidi e të tjerë - janë veprat, që dalin prej robit në këtë jetë dhe ngrihen lart (dhe melekët i mbajnë shënim), si të mirat, ashtu edhe të këqijat, të cilat ai ka për t’i parë dhe për të cilat ai do të marrë shpërblimin e merituar. I Lavdëruari thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Gjithashtu, kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 7 - 8]. “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10 - 12]. “Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet. Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.” [Kaf 16 - 18]. “Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju. Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.” [Tur 16]. Domethënë, të gjitha veprat e birit të Ademit janë të ruajtura e të shënuara me hollësi. Ato i shkruhen natën dhe ditën, në mëngjes e në mbrëmje, pra, në çdo kohë. - dhe në Ditën e Gjykimit, Ne do t’ia paraqitim atë si një libër të hapur. - Të gjitha veprat e tij do t’i mblidhen në një libër, i cili në Ditën e Kijametit do t’i jepet nga e djathta, nëse është prej fatlumëve punëmirë, ose nga e majta, nëse është prej fatzinjve punëkëqij. Vëreni me kujdes se si Allahu i Madhëruar e cilëson këtë libër “të hapur”. Domethënë, ai është i hapur, transparent, që mund të lexohet nga vetë i zoti i atyre punëve, por edhe të tjerët, që nga dita e parë e jetës së tij, deri në ditën e fundit të saj. Allahu i madhëruar thotë: “Atë Ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime. ” [Kijame 13 - 15]. Prandaj i madhëruari thotë në këtë ajet: - (çdokujt do t'i thuhet:) “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. - Ti e di mirë se nuk të është bërë asnjë padrejtësi dhe se në këtë libër është shkruar veçse ajo që ti vetë ke bërë. Kështu, njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë në dynja, pa harruar asgjë. Çdokush do ta lexojë librin, pavarësisht në di të lexojë apo jo. Allahu i Madhëruar thotë: “...nuk kemi për t'ia ndarë nga qafa librin e tij (të veprave)...” Qafa është pjesë e pandashme e trupit, dhe kjo tregon se kur të varet diçka në qafë, ajo nuk ndahet prej teje, ashtu si qafa nuk ndahet nga robi. Meameri rrëfen se Hasen el Basriu lexoi njëherë fjalën e Allahut: “Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. ” [Kaf 17] dhe e shpjegoi atë: “O biri i Ademit! Ta kam vendosur para teje librin dhe kam ngarkuar për ty dy melekë të nderuar: njëri nga e djathta jote e tjetri nga e majta. Ai që qëndron nga e djathta jote ruan e shënon veprat e tua të mira, ndërsa ai që qëndron nga e majta ruan e shkruan veprat e këqija. Atëherë, tani vepro si të duash, deri sa të të vijë vdekja, atë ditë kur do të mbyllet libri yt dhe do të vendoset me ty në varrin tënd! Ashtu do të qëndrojë, derisa të dalë në Ditën e Kijametit si një libër që do të të paraqitet i hapur e do të të thuhet: “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”.” Betohem në Allahun se është treguar i drejtë Ai që të bëri të llogarisësh vetveten!” Kjo është nga fjalët më të bukura të Hasenit, - Allahu e mëshiroftë!

Mus'haf Hape →
Kasas 28:44–28:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i Allahut dhe se Allahu i mëshiroi njerëzit me dërgimin tënd si profet: - Por ti je si mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi Allahu i Lartësuar tregoi këtë histori, u kujton njerëzve se këto janë lajme që i vijnë Profetit nga Shpallja dhe se Profeti nuk ka asnjë mundësi tjetër informimi përveç Shpalljes: - Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Musait Shpalljen. - Ti nuk ishte në perëndim të malit Turi Sina, kur Ne përcaktuam urdhrat për Musain. - Ti nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. - Ti nuk ishe dëshmitar në atë që ndodhi, që të mund ta tregoje. - Ne krijuam shumë breza ndërmjet dhe ajo kohë është shumë e largët . - Shumë shekuj kaluan, aq sa dituria e Shpalljes u zhduk. Dhe pikërisht kur nevoja për Shpallje ishte e madhe, Ne të dërguam ty me atë që ta mësuam dhe me Kur'anin, që ta shpallëm. - Ti nuk ishe banor i Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona. - Ti nuk jetoje e qëndroje mes banorëve të Medjenit, që të mësoje këtë histori dhe ajetet Tona, që të mund të tregoje kaq saktë e imtësisht historinë e Musait. - Por jemi Ne, që të dërguam ty si profet. - Të gjitha këto lajme të Musait erdhën nga Shpallja që të dhuruam. Ti nuk kishe asnjë mënyrë tjetër për t’i mësuar, përveç Shpalljes. - Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne thirrëm atë (Musain). - Nuk ishe kur e thirrëm Musain për ta ngarkuar me detyrën që të shkonte tek të padrejtët, për t’u kumtuar atyre mesazhin Tonë dhe për t’u treguar shenjat dhe mrekullitë që të kemi treguar në këtë Shpallje. Duke qenë se ti i tregove ato histori ekzaktësisht ashtu siç kanë ndodhur, pa shtuar e as pakësuar gjë, atëherë ka dy mundësi: 1. Ose të kesh qenë dëshmitar në kohën kur ndodhën; 2. ose ta kesh mësuar këtë histori nga të tjerët, për ta treguar më pas. Vetëm këto dy mundësi mund të hedhin poshtë marrjen e informacionit nga Shpallja. Por dihet mirë se asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur. Si miqtë, ashtu dhe armiqtë e tu e pranojnë se ato janë të pamundura për ty. Atëherë mbetet vetëm mundësia që të jenë sjellë prej Shpalljes së Zotit. Pra, ishte Zoti që të zgjodhi për të të bërë profet dhe që të dha Shpalljen, që shtjellon gjithçka. Ky është një argument i prerë se ti je i dërguari i Allahut dhe se Allahu i mëshiroi njerëzit me dërgimin tënd si profet: - Por ti je si mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, tek i cili nuk ka ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim. - Arabët dhe kurejshët nuk kishin kontakt me Shpalljen që prej një kohe të largët (nga koha e Ismailit). Kjo Shpallje iu është dhënë atyre me qëllim që: "... ata të marrin mësim." Pra, që të njohin hollësitë e Shpalljes dhe të rrugës së mirësisë, si dhe që të bëjnë punë të mira e të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, Shpallja iu është dhënë edhe për t’u treguar rrugët e ligësive që të mund të largohen e të ruhen prej tyre. Atëherë, duke qenë se gjendja dhe nevoja e tyre për ty si profet dhe për Shpalljen është shumë e madhe, atëherë ata duhet të nxitonin dhe të përkushtoheshin në besimin që ti i fton dhe të ishin mirënjohës për këto mirësi të mëdha, që, në fakt, askush nuk mund t'i vlerësojë sa duhet. Fakti që Profeti (a.s.) ishte paralajmërues i arabëve nuk hedh poshtë faktin se ishte i dërguar edhe për njerëzit e tjerë. Ai ishte arab dhe Kur'ani u shpall në gjuhën arabe. Të parët që ai i ftoi në Islam ishin arabët dhe mesazhi i parë dhe themelor ishte për arabët dhe për të gjithë botën më pas, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: "Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. [Junus 2]. Ose: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës." [El ea'raf 158]. - Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” - Prandaj të dërguam tek ata, o Muhamed, që sa herë të goditen nga belaja, që vetë me duart e tyre e fitojnë, të mos nxjerrin të tilla pretendime e justifikime. Pas dërgimit të Muhamedit, askush të mos ketë të tilla pretendime për të shpëtuar nga dënimi i Zotit për punët e këqija. - Por kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!” - Kur atyre u erdhi e vërteta e sigurt, pra, ky Kur'an madhështor i shpallur nga Ne, duke e mohuar thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!" Duke mohuar diçka që kurrsesi nuk mund të mohohet, sollën këto pretendime boshe. Ata thanë: Përse nuk zbret Libri nga qielli njëherësh i gjithi? Kështu, sikur po thoshin: “Duke qenë se po zbret pjesë -pjesë, atëherë nuk është prej Zotit." E çfarë argumenti është ky?! Përse duhet të mendohet se nuk është prej Zotit, meqë po shpallet pjesë - pjesë?! Ku është lidhja dhe logjika këtu?! Madje, është pikërisht e kundërta që mund të kuptohet nga shpallja e Tij pjesë -pjesë. Ajo tregon përkujdesin e madh të Allahut për ata të cilëve u shpalli këtë Kuran. Ai e zbriti atë pjesë -pjesë dhe gradualisht, që të forconte zemrën e Profetit dhe që imani i besimtarëve të shtohej e fuqizohej. Gjithashtu, edhe për të qenë një udhëzim dhe sqarim për çdo çështje që u dilte përpara, siç thotë i Madhëruari: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit)i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesëpjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” [Furkan 32, 33]. Pastaj, edhe pse ata bënë krahasim me librin që iu dha Musait, prapë nuk kishin asnjë të drejtë, sepse edhe Musain nuk e besuan. Pra, si mund të kërkojnë dhe krahasojnë me një libër që ata nuk e besojnë dhe e mohojnë? Prandaj thotë Allahu i Madhëruar: - Por, a nuk po i mohojnë ata mrekullitë që iu dhanë Musait më parë? Ata thonë (për Kuranin dhe Teuratin) : “Këto janë dy magji që mbështesin njëra -tjetrën." - Sipas tyre, Kur'ani dhe Teurati janë dy magji që ndërveprojnë me njëra tjetrën për të nënshtruar njerëzit. - Ata thonë: "Ne i mohojmë që të dyja.” - Nga kjo kuptohet se ata ishin njerëz që donin të hidhnin poshtë të vërtetën me diçka të kotë e të pavlerë. Ata thjesht llomotitin fjalë kontradiktore. E tillë është sjellja e çdo mohuesi, prandaj dhe Zoti thotë se ata janë mohues të të dy librave dhe të dy profetëve. Mos, vallë, ky mohim ishte për shkak se ata kërkonin të vërtetën, apo thjesht pasim i dëshirave të tyre? Në vijim, Allahu u drejton atyre një sfidë, për të vërtetuar pretendimet dhe mosbesimin e tyre. - Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, sillni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur'ani) , që t’i përmbahem edhe unë atij!” - Sillni një libër prej Allahut që ofron udhëzim më të drejtë se Kur'ani dhe Teurati, që t’i përmbahem edhe unë atij! Askush nuk mund të gjejë libër të tillë. Bota nuk ka pasur kurrë si këta dy libra që ditën që Zoti krijoi botën, në aspektin e diturisë, të udhëzimit që përmbajnë, qartësimit për çdo çështje që të ofrojnë, si dhe mëshirës për krijesat. Kjo ftesë është mëse e drejtë dhe e mrekullueshme. Muhamedi i fton njerëzit në udhëzim dhe në të vërtetën, dhe ky ishte qëllimi i tij: Unë ju kam sjellë një libër me mirësi, ashtu si edhe libri që ju dha Musait, prandaj është detyrë për të gjithë ne që t'i ndjekim dhe të nënshtrohemi të jetojmë sipas mësimeve të tij, sepse ata janë plot udhëzime e drejtësi. Nëse mund të më sillni një libër të shpallur nga Zoti, që është më udhëzues se ata të dy, edhe unë kam për ta ndjekur. Në të kundërt, kurrë nuk kam për ta lënë të vërtetën dhe udhëzimin për diçka që nuk është e tillë. - E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. - Duke qenë se nuk mund të sjellin ndonjë libër më të plotë në udhëzimin dhe diturinë që ofron atëherë: "...dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta." Pra, mospasimi yt nuk është për shkak se ata po ecin sipas ndonjë rruge të vërtetë që ata njohin, por është thjesht pasim i epsheve e dëshirave të tyre. Por: - ...kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet, pa asnjë argument prej Allahut?! - Ata janë njerëzit më të humbur, të cilëve edhe pse iu paraqitet e vërteta, udhëzimi i qartë dhe i drejtë, që të çon tek Zoti dhe në Xhenetet e bujarisë së Tij, ata nuk ia hedhin sytë dhe nuk përkushtohen të jetojnë sipas saj. Këta të mjerë, kur epshet dhe dëshirat e tyre i ftojnë për t’i hyrë rrugëve të shkatërrimit dhe dëshpërimit, ata iu përgjigjen menjëherë, duke braktisur udhëzimin e Zotit dhe ftesën e Tij bujare. A di ndonjë që të jetë më i humbur se ata që kanë të tilla cilësi? Sigurisht, ajo që i çoi në atë përfundim të hidhur ishte padrejtësia, armiqësia ndaj së vërtetës dhe urrejtja ndaj saj. Ata nuk e duan të vërtetën. Të gjitha këto bëjnë që ata të mbeten në humbje dhe të mos udhëzohen: - S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës. - Ata që kanë si cilësi të përhershme padrejtësinë, inatin e kokëfortësinë. Atyre u vjen udhëzimi dhe ata e refuzojnë. Ata i josh epshi dhe dëshirat e shfrenuara. Ata ia mbyllin vetes rrugën e udhëzimit dhe portat e së mirës. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: "E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta." Kjo tregon se ata që nuk pranojnë fjalën e Profetit, në mënyrë të pashmangshme kanë për të ndjekur një rrugë tjetër, që bie ndesh me fjalën e tij. Këta lloj njerëzish nuk ndjekin udhëzimin, por dëshirat e veta. - Ndërsa Ne u dërgojmë atyre Shpalljen në mënyrë të vazhdueshme, që të mendojnë. - Kështu, Allahu i Madhëruar vijoi gradualisht që t’i shpallte njerëzisë mesazhin e Tij, dhe këtë e bëri si mëshirë për ta dhe me qëllimin që ata të mendojnë. Pra, që ata gjithmonë të nxjerrin mësime, sa herë që përsëritet zbritja e ajeteve të Tij, sa herë që ata kanë nevojë. Kështu, Shpallja e Kur'anit pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe ishte mëshirë për njerëzimin. Atëherë, përse ata e kundërshtonin dhe e quanin këtë si arsye për të mos besuar, kur ajo ishte në dobinë e tyre?! Disa dobi dhe mësime të nxjerra nga kjo histori e mrekullueshme 1. Të vetmit që përfitojnë dhe ndriçohen nga ajetet dhe mësimet e Allahut dhe nga historitë e popujve të shkuar, janë besimtarët e vërtetë. Në varësi të imanit që ka robi, po ashtu do të ndriçohet dhe do të marrë mësim. Allahu i Lartësuar i sjell këto histori e mësime pikërisht për këta të zgjedhur. Ndërsa të tjerët nuk marrin as dritë dhe as udhëzim. 2. Allahu i Madhëruar kur dëshiron diçka, i lehtëtëson rrugët e kushtet për arritjen e saj, duke i sjellë ato pak e nga pak e gradualisht, jo njëherë të vetme. 3. Një popull i dobët dhe i pafuqishëm kurrë nuk duhet t’i dorëzohet dobësisë e pafuqisë. Ai duhet të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet që ka për të kërkuar të drejtën e vet. Ai kurrë nuk duhet ta humbasë shpresën për t’u ngritur në lartësinë e duhur, sidomos kur i bëhet padrejtësi nga të tjerët. Le të marrin mësim e ngushëllim popujt në mënyrën se si i shpëtoi Zoti bijtë e Izraelit, atë popull të dobët, të përvuajtur e të shtypur nga Faraoni dhe rrethi i tij. Madje, Zoti i bëri ata sundues në tokë, duke iu dhënë pasuritë e të padrejtëve dhe tiranëve. 4. Nëse një popull do të vazhdojë të rrijë i shtypur dhe i përulur, duke mos kërkuar hakun e vet e duke mos folur rreth tij, ata do të vazhdojnë të mbeten ashtu dhe nuk kanë për të ngritur kokë, si në fe, edhe dhe në dynjanë e tyre, e aq më pak të jenë udhëheqës. 5. Mëshira dhe kujdesi i madh i Allahut të Lartësuar për nënën e Musait, kur i premtoi se do t’ia kthente të birin dhe se do ta bënte atë një profet të zgjedhur. 6. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë bën që robin e Tij ta kapin disa vështirësi dhe vuajtje në fillim, që më pas gëzimi i tij me çlirimin dhe mirësinë e Allahut të jetë edhe më i madh. Mendo pak se si në fillim nëna e Musait u dëshpërua aq shumë, saqë zemra iu mblodh nga frika për djalin e saj, dhe përfytëro gëzimin dhe qetësinë që ajo provoi e përjetoi kur e mori sërish në duar djalin e dashur, për t’i dhënë gji. Ishte pikërisht hedhja e tij në lumë me sënduk, si mjet për ta shpëtuar, ajo që e dëshpëroi dhe e frikësoi aq shumë. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj zgjidhjeje të frikshme asaj iu mundësua që zemra t’i qetësohej dhe sytë t’i qeshnin dhe të gëzoheshin përsëri. Madje, jo vetëm kaq, po iu mundësuan edhe të mira materiale. E kush e mendonte se ai fëmijë i hedhur në lumë do të shpëtonte dhe ajo frikë e madhe do të shndërrohej në lumturi? 7. Frika e natyrshme, që shpesh e pushton njeriun, nuk bie ndesh me imanin ose të tregojë se zemra ka pak ose aspak iman. Nëna e Musait, e po kështu më vonë edhe Musai, provuan diçka nga kjo frikë, por zemrat e tyre ishin plot me iman. Ajo është thjesht frikë e natyrës njerëzore. 8. Imani shtohet dhe pakësohet. Nga gjërat që më së shumti e shtojnë dhe e forcojnë imanin dhe i sjellin zemrës siguri të plotë është durimi gjatë sprovave dhe forca e dhënë nga Zoti gjatë këtyre sprovave. Zoti thotë: "Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) , që të mbetej (një besimtare) e palëkundur." Pra, është pikërisht forca dhe ndihma që të sjell Allahu gjatë sprovës ajo që bën të mundur imanin dhe forcimin e tij. Pikërisht kjo forcë ia qetësoi zemrën dhe e forcoi imanin e nënës së Musait. 9. Nga mirësitë më të mëdha dhe ndihma më e fortë që Zoti i jep robit në çështjet e tij, është pikërisht qëndrueshmëria, durimi e maturia në momentet e frikës dhe ngarkesës shumë të lartë emocionale. Përmes kësaj force dhe ndihme, robi arrin të artikulojë të drejtën dhe ta mbrojë atë. Edhe veprat e tij janë të matura e të kujdesshme. Ndryshe ndodh me atë të cilin e vënë poshtë frika e tronditja: ai e humb mendjen fare dhe nuk arrin të logjikojë. Kështu nuk arrin ndonjë të mirë për veten e vet në atë gjendje. 10. Edhe pse muslimani e di mirë që kaderi dhe premtimi i Allahut është i sigurt dhe ka për t’u përmbushur, nuk duhet që të heqë dorë nga kryerja e sebepeve dhe çdo gjëje për të cilën është urdhëruar. Përmbushja e urdhëresave dhe veprat e njeriut në marrjen e masave nuk tregojnë se ai nuk i beson fjalët dhe premtimet e Allahut. Edhe pse Allahu i pati premtuar nënës së Musait se do t’ia kthente djalin e saj, kjo nuk e pengoi atë që të merte masat për këtë, duke dërguar të motrën e Musait ta ndiqte nga pas dhe të kujdesej për të, por pa rënë në sy. 11. Lejohet që gruaja të dalë nga shtëpia e saj nëse e lyp nevoja dhe të flasë me burrat e huaj. Kështu veproi motra e Musait dhe dy vajzat pranë burimit të Medjenit. 12. Lejohet marrja e pagesës për gjidhënie dhe për kujdesin ndaj fëmijës, si edhe t’ia lësh kujdestarinë e fëmijës dikujt tjetër, që ka mundësi ta bëjë diçka të tillë, siç bëri motra e Musait. Familja e Faraonit e paguante nënën e Musait për gjidhënien dhe kujdesin ndaj Musait, pasi nuk e dinin se ajo ishte nëna e vërtetë e Musait. 13. Kur Allahu Mëshirëplotë dëshiron ta mëshirojë e ta ndryshojë robin e Vet, fillon t’i tregojë atij shenja të qarta për këtë, në mënyrë që robit t’i shtohet imani. Kështu bëri Zoti me nënën e Musait kur ia ktheu djalin, që ajo ta dinte mirë dhe të kishte siguri të plotë se premtimi i Allahut është i vërtetë. 14. Është e ndaluar të vrasësh një mohues të Zotit me të cilin ka një pakt ose sipas zakonit dhe rregullave ndërnjerëzore. Musai e konsideroi vrasjen e Egjiptasit si një gjynah, nga i cili i kërkoi falje Allahut, edhe pse Ai ishte qafir. 15. Çdokush që vret dikë pa të drejtë konsiderohet si kryeneç apo tiran, që përhap shkatërrimin në tokë. 16. Ai që vret njerëzit pa të drejtë, duke pretenduar se kështu dëshiron të vendosë rregull në tokë, duke i frikësuar ata që bëjnë gjynahe, le ta dijë se ai është gënjeshtar në atë që pretendon. Madje, ai është i padrejtë dhe përhapës i shkatërrimit në tokë, sikurse na tregon Allahu fjalën e Egjiptasit drejtuar Musait: "O Musa! A do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë të djeshmin? Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” Këto fjalë u thanë në një kontekst pohimi nga Zoti dhe nuk u hodhën poshtë. Pra, është shumë e vërtetë se ai që vret pa të drejtë është arrogant dhe nuk dëshiron të rregullojë gjërat. 17. Nëse dikush njofton dikë rreth fjalëve që thuhen për të, me qëllimin për ta ruajtur nga ndonjë e keqe që i kanoset, nuk quhet përgojim apo spiunim (që konsiderohet gjynah). Madje mund të jetë vaxhib, siç veproi ai burrë besimtar kur e njoftoi Musain duke e këshilluar dhe paralajmëruar për t’u ruajtur nga ajo që po flitej dhe përgatitej për të. 18. Nëse dikush mëson se nëse qëndron në një vend ka për të humbur jetën dhe do ta vrasin, ai nuk duhet t’ia lejojë vetes dhe të qëndrojë. Ai nuk duhet të dorëzohet por duhet të largohet, ashtu siç veproi Musai 22. 19. Kur ndodhesh përpara dy dëmeve dhe të këqijave, kur është e pashmangshme që të kryesh njërën prej tyre, atëherë kryen atë që është e keqja më e vogël dhe ajo që ka më pak dëme, se kështu veproi edhe Musai. Ai u detyrua të zgjidhte mes dy mundësive: 1. Të qëndronte në Egjipt, por kjo do të sillte vrasjen e tij. 2. Të shkonte në ndonjë vend të panjohur, pa pasur furnizime e as udhërrëfyes (përveç Zotit). Kjo e dyta ishte më e sigurt, prandaj Musai zgjodhi atë. 20. Çdokush që gjendet përballë një situate që duhet të zgjedhë dhe nuk di si të vendosë, atëherë le t’i drejtohet Zotit dhe t’i lutet Atij që ta udhëzojë në zgjedhjen më të mirë, por vetëm pasi të ketë bërë çdo gjë që ka në dorë dhe të synojë vetëm të vërtetën dhe të mirën. Allahu i Lartësuar kurrë nuk e zhgënjen dhe braktis dikë në një gjendje të tillë, siç ishte Musai kur u nis për në Medjen. Ai tha: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë.”. 21. Mëshira dhe mirësjellja me njerëzit që i njeh ose nuk i njeh dhe bamirësia ndaj tyre është virtyt i profetëve. Bamirësi konsiderohet edhe dhënia ujë kafshëve apo ndihma për dikë që është në nevojë. 22. Lutja drejtuar Zotit duke i shprehur Atij gjendjen tënde të vështirë dhe nevojën tënde të madhe është diçka e pëlqyeshme, edhe pse Zoti e di mirë gjendjen tënde. Allahu e pëlqen që robi të tregojë nevojën e varfërinë e madhe dhe t’i qahet Atij. Kështu veproi Musai, kur tha: “O Zoti im! Unë kam (shumë) nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti!” 23. Turpi dhe ndroja, sidomos nga njerëzit fisnikë e të nderuar është nga moralet dhe cilësitë më të rralla e të lëvdueshme. 24. Shpërblimi dhe kundërpërgjigjia e bamirësisë me bamirësi ka qenë dhe është edukatë e mirë ndër popuj. 25. Nëse dikush bën një punë të mirë për hir të Zotit dhe pastaj prej kësaj pune i vjen një shpërblim e mirësi, pa e patur atë si pikësynim të parë, ai nuk është i qortuar, siç ndodhi me Musain (a.s). Ai e pranoi shpërblimin e babait të dy vajzave për ndihmën që u ofroi atyre, edhe pse kur i ndihmoi nuk pati për qëllim të merrte ndonjë shpërblim, përveçse bamirësisë për hir të Zotit. 26. Shërbimet kundrejt pagesës janë të lejueshme, siç është ruajtja dhe kullotja e deleve, lopëve etj. Nuk përcaktohet lloji i punës, sepse kjo varet nga zakonet apo tradita e popujve. 27. Lejohet që pagesa kundrejt punës së bërë të mos jetë monetare, por të jetë ndonjë shërbim i ofruar ose martesë. Musai u martua me vajzën e atij burri kundrejt punës tek ai për tetë vjet. 28. Nëse babai e marton vajzën e vet me një burrë që e zgjedh ai, kjo nuk është e qortueshme. 29. Ndër cilësitë më të mira që mund të synohen tek ai që e merr në punë apo në shërbimin tënd është të jetë i fortë fizikisht dhe besnik. 30. Ndër cilësitë e mira është që të mos ia vështirësosh dhe rëndosh punën punëtorit që ke marrë, por të sillesh me të me moralin më të mirë. Burri i tha Musait: "Unë dëshiroj të të martoj ty me njërën prej dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet. Por nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt e unë nuk dua të të rëndoj ty. Sidoqoftë, ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” 31. Lejohet lidhja e marrëveshjeve pa qenë nevoja për dëshmitarë, pasi edhe Musai, kur lidhi marrëveshjen me babain e dy vajzave, tha: "Allahu le të jetë garant për këtë që po themi.”. 32. Në këto ajete jepen shumë shenja e mrekulli të mëdha, që Allahu i Lartësuar i dhuroi Musait (a.s). Në të përmendet shkopi që shndërrohej në gjarpër, dora që dilte e bardhë e vezulluese, mbrojtja që Allahu i ofroi Musait dhe Harunit nga Faraoni, mbytja e këtij të fundit etj. 33. Një nga ligësitë më të mëdha është të jesh udhëheqës i të keqes. Kjo ndodh në varësi të mohimit e kundërshtimit të shenjave të qarta të Allahut. Nga ana tjetër, është nga mirësitë më të mëdha që Allahu të të bëjë imam në mirësi dhe udhëzues të njerëzve. 34. Në këto ajete del qartë besnikëria dhe vërtetësia e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit. Kjo duket në faktin se ai na e solli këtë histori me imtësi dhe korrektësi, ashtu siç i kanë sjellë të gjithë të dërguarit e tjerë. Ai vërtetoi atë që sollën profetët dhe u bë mbështetës i së vërtetës së qartë, edhe pse nuk ishte i pranishëm në kohën kur ato ngjarje ndodhën. Ai as nuk pati qenë në ato vende për të cilat tregoi. Ai nuk pati lexuar apo studiuar këto histori nga ndonjë burim tjetër apo të takohej me ndonjë njeri që t'ia mësonte. I gjithë ai informacion ishte Shpallje nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Atë ia shpalli Bujari Bamirës, që të paralajmëronte një popull të humbur dhe të paditur, të cilët nuk dinin gjë rreth profetëve dhe kërcënimeve të Zotit. Salavatet e Allahut dhe selami i Tij qofshin mbi Muhamedin. Lajmet e sakta dhe të vërteta të sjella prej tij janë tregues të besnikërisë dhe vërtetësisë së tij si profet i Zotit. Mjafton të shohësh urdhëresat e ndalesat dhe ligjin që ai solli ndër njerëz dhe do të bindesh se ato vinin prej Zotit. Këto janë fakte të mjaftueshme për ata që kanë mendje të ndriçuar. Atëherë, çfarë mund të themi, ndërkohë që përmendim edhe dëshminë e të parëve dhe të fundit për vërtetësinë e lajmeve dhe Shpalljes të sjellë prej Tij, për madhështinë e ligjet që ai solli nga Zoti i botëve? Po t'i shtojmë këtyre edhe moralin e pashembullt dhe virtytet e larta me të cilat ai u stolis?! Çdo ditë që kalon i nxjerr më të qarta shenjat dhe mrekullitë që ai la pas. Çdo ditë që kalon nxjerr në pah shenja madhështore, që tregojnë vërtetësinë e tij, që shfaqet në Shpalljen që ai la pas dhe në ligjin që solli ndër njerëz. Populli i tij çliroi vendet dhe zemrat e njerëzve me luftë dhe me dituri. Ai i hapi zemrat dhe sytë e njerëzve me iman dhe me diturinë e Shpalljes se Zotit. Popujt kryeneçë dhe jobesimtarë dhe mbretërit arrogantë e kokëfortë vazhdojnë ta sulmojnë figurën dhe fenë e tij dhe të ngrejnë kurthe dhe intriga të përbashkëta, për të shuar dritën e sjellë prej tij ose për ta fshehur e mbuluar atë nga njerëzit. Por kjo dritë do të vazhdojë ta shtojë shkëlqimin dhe rritjen; shenjat dhe argumentet e tij do të vazhdojnë të dalin më të qarta dhe të dukshme. Zoti i botëve do t’i tregojë njerëzve dhe të gjithë botës provat e vërtetësisë së fesë së Muhamedit (a.s), aq sa të mund të marrin mësim dhe të gjejnë udhëzimin të gjithë ata që kanë sy dhe zemër të hapur. Shpallja e Tij do të jetë dritë për të mençurit. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!

Mus'haf Hape →
Mearixh 70:1–70:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47]. Pra, ai ndëshkim patjetër që do të realizohet. Nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Dikush kërkoi dënimin e pashma - ngshëm.” - Dikush kërkoi përshpejtimin e ndëshkimit të Ditës së Gjykimit. Ai e bëri këtë kërkesë në formë sfide, por realizimi i saj është i pashmangshëm. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Megjithatë, ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh dëni - min! Por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet. Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47]. Pra, ai ndëshkim patjetër që do të realizohet. Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë se ai që bëri këtë kërkesë ishte Nadër Ibn Harith. Të tilla janë kërkesat e mohuesve. Ata pyesin rreth ndëshkimit të Allahut, dhe kërkojnë për - shpejtimin e tij. Ibn Ebu Nexhih sjell shpje - gimin e Muxhahidit për këtë ajet dhe citon: “Domethënë, dikush lutet dhe kërkon që të realizohet ai ndëshkim, që u kërcënohet, sikurse na tregon i Lartësuari: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kurani) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gu - rësh nga qielli ose na jep ndonjë dënim tjetër të rëndë!”.” [Enfal 32]. Le ta dinë se ndëshkimi është i pashmangshëm për ta dhe ata nuk mund të shpëtojnë. - “Ai është gati për jobesimtarët. ” - Ai është i përgatitur për mohuesit e besimit dhe refuzuesit e të vërtetës. - “Askush nuk mund ta ndalë atë ...” - Askush nuk mund ta pengojë ardhjen e tij, atëherë kur Allahu dëshiron që ai të vijë. - “Ai dënim vjen nga Allahu, Pronari i rrugëve të larta. ” - Zoti i lartësive, i gradave të larta. Muxhahidi thotë se këtu bëhet fjalë për nivelet e qiellit. - “Atje ngjiten melekët dhe Shpirti ... ” - Katadja shpjegon: “Në ato rrugë të larta ngjiten melekët dhe Shpirti”. Në lidhje me fjalën ‘Shpirti’, një shpjegim është se bëhet fjalë për Xhibrilin. Në këtë rast, do të ki - shim të bënim me përmendjen e këtij mele - ku në mënyrë të veçantë, mes gjithë mele - këve të tjerë, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e tij. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për shpirtrat e bijve të Ademit. Kur vdes njeriu, shpirti nxirret prej trupit dhe melekët ngjiten lart në qiell së bashku me të, sikurse është sjellë në hadithin e Bera Ibn Azibit, ku thuhet për shpirtin e besim - tarit të mirë: “... Pastaj, vjen Meleku i Vde - kjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i mirë, dil në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij!” Dhe ai del duke rrjedhur lehtë, ashtu si pika e ujit shkëputet nga buzët e enës. Kur del shpirti, për të lutet çdo melek mes qiejve dhe tokës dhe çdo melek në qiell. Atij i hapen dyert e qiellit dhe melekët e çdo porte dëshirojnë që ai shpirt të kalojë në qiellin tjetër prej portës së tyre. Kur Meleki i Vdekjes nxjerr shpir -tin, melekët nuk e lënë në dorën e tij as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët dhe hanut-in (parfumet) e tyre. Për këtë flet Allahu i Lartësuar, kur thotë: “Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime.” [En’am 61]. Prej tij del aroma më e këndshme e miskut, që gjendet në faqen e dheut. Atë - herë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata pyesin: “Kush është ky shpirt i mirë?” - “Është filani i biri i filanit ...”, dhe e quajnë me emrat më të bukur, me të cilët e thërri - snin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë dhe kërkojnë që t’u hapen dyert. Ato hapen dhe atë e shoqë - rojnë melekët më të dalluar e të afërt, deri në qiellin tjetër. Kështu vazhdon të ngjitet, derisa arrijnë me të në qiellin e shtatë. Atë - herë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijin. E ku e di ti se çfarë është Illijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit (e Zotit). Kthejeni atë në tokë! Unë prej saj i krijova, në të do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr sërish!” Pas kësaj, shpirti kthehet në trupin e tij. ...” hadithi vazhdon. Për këtë kemi folur hollë - sisht në tefsirin e fjalës së Allahut: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. - “... në një ditë, e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” - Janë dhënë mendime të ndry - shme në lidhje me këtë ditë, që zgjat pesë - dhjetë mijë vjet. Një mendim është se bëhet fjalë për largësinë nga Arshi madhështor deri në tokën e shtatë, që është toka më e ulët. Pra, kjo distancë është pesëdhjetë mijë vjet. Po kështu, edhe gjerësia e Arshit është pesëdhjetëmijë vjet. Gjithashtu, thuhet se ai është prej rubini të kuq, siç pohon Ibn Ebu Shejbe në librin e tij “Përshkrimi i Arshit”. Kjo fjalë vjen prej Muxhahidit. Kështu, kjo është largësia që përshkojnë melekët dhe shpirtrat, me mundësitë dhe forcën që u jep Krijuesi i tyre, për të përmbushur urdhrat e Tij. Allahu i Lartësuar iu mundëson atyre që, me lehtësi dhe shpejtësi, të kalojnë një distancë që, për krijesat e tjera do të duhe - shin 50 mijë vjet ta përshkonin. Sipas një mendimi tjetër, kaq është kohëzgjatja e jetës së dynjasë. Abdurezaku e sjell këtë si shpjegim të Ikrimes, i cili thotë se kaq zgjat dynjaja, nga fillimi, deri në fundin e saj. Askush, veç Zotit, nuk e di sa kohë ka kaluar dhe sa ka mbetur prej saj. Shpjegimi i tretë i sjellë për këtë ajet është se bëhet fjalë për një ditë ndarëse me dynjasë dhe ahiretit. Ibn Ebu Hatim e sjell këtë mendim me senedin e tij prej Muhamed Ibn Keabit. Megjithatë, ky është një shpjegim i panjo - hur dhe i çuditshëm. Shpjegim tjetër është se këtu bëhet fjalë për Ditën e Kijametit. Kështu është transmetuar me sened të saktë nga Ibn Abasi. Të njëjtin mendim prej Ibn Abasit sjell edhe Ali Ibn Ebu Talha, i cili citon: “Kjo është Dita e Kijametit. Allahu i Lartësuar ka bërë që, për mohuesit, ajo të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet.” Pra, bëhet fjalë për kohën nga momenti i ringjalljes së krijesave, deri në ndarjen e krijesave për në Xhenet apo Zjarr. Ka hadithe të ndryshme, që mbështesin këtë shpjegim. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra, që e ka dë - gjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2755. “Dikush që zotëron deve dhe nuk e jep ha - kun e tyre (zekatin ose sadaka me qumë - shtin e tyre etj), ato do të vijnë në Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, - të ush - qyera dhe në më të shëndetshmen formë që mund të kenë qenë ndonjëherë, - dhe do ta shkelin atë me thundra dhe do ta kafshojnë. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të rikthehen sërisht nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pësëdhjetë mijë vjet. Kështu do të vazhdojë, derisa njerëzit të gjykohen me drejtësi, dhe pastaj ai do të shohë drejtimin që do të marrë. Dikush që zotëron lopë dhe nuk e jep hakun e tyre (zekatin ose bamirësi të tjera prej tyre), ato do të vijnë në Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, të ushqyera dhe në më të shëndetshmen formë, që mund të kenë qenë ndonjëherë, dhe do ta shkelin atë me thundra ose shpojnë me brirët e tyre. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të kthehen sërish nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet. Gjithashtu, dikush që zotëron dele dhe nuk e jep hakun e tyre, ato do të vijnë Ditën e Kijametit, në një shesh të gjerë, të ushqyera dhe në më të shëndetshmen formë, që mund të kenë qenë ndonjëherë, dhe do ta shkelin atë me thu - ndra ose shpojnë me brirët e tyre. Pasi të ketë kaluar dhe e fundit prej tyre, do të kthehen sërish nga e para, dhe kjo gjë do të përsëritet në një ditë, kohëzgjatja e së cilës është pësëdhjetë mijë vjet.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2756. “Çdokush që zotëron një pasuri dhe nuk jep hakun e saj, Allahu ka për t’ia shndërruar atë në pllaka, të cilat do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’i digjen balli, krahët dhe shpina, derisa Allahu të gjykojë robërit, atë ditë që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet nga ato që ju llogarisni. Pastaj ai njeri do të shohë rrugën e tij: ose për në Xhenet, ose për në Zjarr...” Dhe vijon me pjesën tjetër të hadithit, duke përmendur delet dhe devetë, sikurse u tha më sipër. Në të përmenden edhe kuajt, me shpërblimin ose ndëshkimin që njerëzit do të marrin, në lidhje me kujdesin dhe trajti - min e tyre. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Për çdo njeri që nuk e ka dhënë zekatin e pasurisë së vet, Ditën e Kijametit ajo ka për t’u shndërruar në pllaka të zjarrta, me të cilat do të damkosen anët, balli dhe shpina e tij. Kjo do të ndodhë në një ditë, që do të zgjasë 50 mijë vjet, derisa të vendoset dhe të gjykohet mes njerëzve. Atëherë do të vendoset për vendin e këtij njeriu: ose në Xhenet, ose në Zjarr.” Qëllimi është të theksojmë fjalën e Profetit ﷺ ...“ : derisa të gjykojë Allahu mes robërve të Tij në një ditë, e cila do të zgjasë pesëdhjet mijë vjet.” Pikërisht në këto hadithe mbështeten ata që mëtojnë se ajeti bën fjalë pikërisht për këtë ditë. Në vijim i Lartësuari thotë: - “Ti bëj durim, me një durim të hij - shëm.” - Bëj durim, o Muhamed, kundrejt refuzimit që populli yt i bën të vërtetës dhe profetësisë tënde. Bëj durim ndaj pyetjeve dhe kërkesës së tyre për përshpejtimin e ndëshkimit. Këto fjalë ata i thonë për të treguar se e shohin shumë të largët e të pamundur Ditën e Kijametit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata që nuk e besojnë atë (Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kiametit, janë në një humbje të thellë.” [Shura 18]. - “Ata e shohin larg atë ... ” - Mohuesit e shohin si të pamundur ndëshkimin dhe Kijametin. - “Kurse Ne e shohim atë afër. ” - Besimtarët e besojnë se ai është afër, edhe pse kohën kur ai do të ndodhë e di veçse Allahu i Madhëruar. Pa dyshim, ajo ditë është afër dhe do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme.

Mus'haf Hape →
Hud 11:84–11:95 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… thjesht t'jua qartësoj plotësisht mesazhin me të cilin u dërgova nga Zoti i gjithësisë. - “Ata thoshin: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin.”” - Medjeni ishte një popull i njohur, që jetonte në zonën e quajtur Medjen, në Palestinën e poshtme. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe në këtë popull dërgoi profetë, dhe pikërisht vëllain e tyre nga gjaku, Shuajbin (a.s.). Allahu i Lartësuar u dërgoi dikë të afërt dhe të njohur ndër ta, që ata t’i pranonin këshillat dhe porositë hynore të përcjella nga ai. - “Ai u thoshte: “O popull im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij.” - Edhe ai, si të gjithë profetët e tjerë, i këshilloi dhe i urdhëroi që të adhuronin veçse Allahun, si Zot i Vetëm e i Pashoq. Ai i mësoi që të gjitha adhurimet t'ia përkushtonin me sinqeritet vetëm Allahut të Madhëruar. Medjeni ishin një popull që, përveç idhujtarisë, kryenin shumë vepra të tjera të dënueshme. Kështu, ata hanin në peshë dhe masë, duke shpërfillur të drejtat e njerëzve. Për këtë arsye, menjëherë pas urdhrit më të rëndësishëm, atij për respektimin e teuhidit, dhe ndalesës më kategorike, atë të largimit nga idhujtaria, profeti Shuajb (a.s.) i këshilloi për të kryer matje dhe peshime të sakta dhe të drejta, duke thënë: - “Masni e peshoni drejt!” - Mos ua hani njerëzve pasurinë padrejtësisht, duke bërë hile në matje e në peshë, por të jeni gjithmonë të ndershëm. Mos guxoni t'u pakësoni aspak nga haku i njerëzve dhe e drejta e tyre! - “Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha,....” - Shihni se si ju jetoni në begati. Allahu i Lartësuar ju ka dhuruar pasuri e shëndet. Ai ju ka gëzuar me prona e pasardhës të shumtë. Atëherë, a nuk e meriton Allahu që ju të tregoheni mirënjohës ndaj Tij?! Nëse jeni mirënjohës, begatia do t’ju shtohet edhe më shumë, në të kundërt të mirat do t'ju largohen. Përveç kësaj, unë i frikësohem edhe diçkaje tjetër: - “...por kam frikë për ju Dënimin e një dite gjithpërfshirëse” - Askush prej jush nuk mund t'i shpëtojë ndëshkimit të asaj dite që do të jetë gjithëpërfshirës. Nëse ju godet ky ndëshkim, asnjë s’ka për të mbetur më i gjallë, ndërsa pas vdekjes do të ndëshkoheni përjetësisht. - “O populli im! Masni e peshoni saktë, mos ua cenoni njerëzve hakun që u takon”...” - Ashtu sikurse dëshironi që njerëzit t'ju japin hakun, ashtu edhe ju jepuni hakun të tjerëve. Mos abuzoni me të drejtat e njerëzve. Ngrënia në peshë konsiderohet vjedhje dhe është haram. - “...dhe mos u bëni shkatërrimtarë të Tokës (me padrejtësitë tuaja) !” - Vazhdimësia në gjynahe dhe padrejtësi sjell shkatërrim në tokë. Mosbindja ndaj Allahut dhe porosive të profetëve të Tij është shkatërruese e fesë, besimit, adhurimeve, nga njëra anë, dhe shkatërrim i rendit, lumturisë dhe bamirësisë në dynja, nga ana tjetër. Poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Allahut bëhen shkak për shkatërrimin e të mbjellave dhe dëmtimin e pasardhësve dhe të shoqërisë njerëzore. - “Ato që jua ka lejuar Allahu, janë shumë më të mira për ju, nëse, vërtet jeni besimtarë.”” - Asnjëherë mos harroni që, çdo gjë që Allahu jua ka bërë hallall është shumë herë më e mirë për ju. Prandaj mos lakmoni të përvetësoni diçka në rrugë haram, sepse prej saj nuk ka mirësi, por ka për t'ju sjellë veçse fatkeqësi e dëshpërim. Dëmi që do t’i shkaktoni vetes do të jetë shumë herë më i madh sesa përfitimi. Nëse jeni vërtet besimtarë, atëherë zbatoni me korrektësi atë që ju kërkon ky besim. - “Por unë nuk jam rojtari juaj.” - Unë nuk jam përgjegjës për veprat tuaja – u thotë Profeti (a.s.) - dhe as nuk është detyrë e imja që t'i llogaris dhe regjistroj veprat tuaja. Kjo është në dorën e Allahut të Madhërishëm. Është Ai që i regjistron veprat tuaja dhe ju mbikëqyr në çdo çast, për t'ju shpërblyer e ndëshkuar sipas meritës. Ndërsa unë kam detyrë thjesht t'jua qartësoj plotësisht mesazhin me të cilin u dërgova nga Zoti i gjithësisë. - “Ata thoshin: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që kanë adhuruar prindërit tanë dhe të mos veprojmë me pasurinë tonë si të duam vetë?”.” – Kjo qe një formë përçmimi e talljeje për profetin dhe porositë e tij, si dhe për të shprehur mosbindjen e vendosur të tyre ndaj ftesës së tij. Me fjalë të tjera, ata i thoshin Profetit: Nuk kanë asnjë arsye këto ndalesa që ti po na vendos. E vetmja arsye që ne shohim është fakti që ti po i falesh Zotit. Mos vallë, meqë ti po kryen këtë punë, neve na u dashka që të lëmë zakonet tona të vjetra dhe të mos adhurojmë idhujt, që i adhuronin edhe të parët tanë?! Sipas tyre, ftesa e Profetit për adhurimin e një Zoti të vetëm, Allahut të Madhëruar, nuk na paskësh asnjë bazë, përveç faktit që ajo i shkonte për shtat adhurimit të Profetit dhe besimit të tij. Si mundet – pyesnin ata – që, për këtë shkak, ne të lëmë traditën e të parëve tanë “të ndritur” dhe “të mençur”?! Ky ishte arsyetimi i tyre për të mos pranuar ftesën e Profetit për njësimin e Allahut të Madhëruar në adhurim. Të njëjtin arsyetim bënë edhe për të mos iu bindur Profetit në këshillat e tij për të respektuar të drejtat e njerëzve. Logjika e tyre e sëmurë thoshte: Ne nuk kemi për të hequr dorë nga mënyra e përdorimit të pasurive tona. Porositë e tua për peshën dhe matjen me saktësi e ndershmëri apo për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndaj njerëzve, nuk kemi pse t’i dëgjojmë vetëm sepse ti i falesh Zotit dhe sepse kështu të shkon pas oreksit tënd. Pasuria është e jona dhe ne veprojmë me të si të dëshirojmë. Ti nuk ke asnjë të drejtë për të na mësuar se si të veprojmë me gjërat që na përkasin ne. Pas këtij arsyetimi të ulët, duke e shtuar edhe më shumë masën e talljes, ata thanë: - “Ti na qenke ai i buti e i mençuri?!” - Kuptimi: Ti na qenke i urti, i mençuri dhe i udhëzuari?! Ti na qenke ai që udhëzon veçse për drejtësi e bamirësi dhe ndalon nga rruga e keqe?! Ti nuk je aspak i tillë dhe ne nuk të besojmë. Kështu, ata donin të shprehin se, sipas tyre, ai kishte pikërisht të kundërtat e cilësive të përmendura. Sipas tyre, ai nuk ishte i butë, i mençur dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë, por mendjelehtë, i çoroditur dhe i devijuar. Pra, me fjalë të tjera, kuptimi ishte: E si na qenke ti i urti e i udhëzuari, ndërsa të parët tanë mendjelehtë e të devijuar?! Pa dyshim që kjo tallje dhe shpifje e tyre ishte një krim shumë i shëmtuar. Profeti është i udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe i veshur me të gjitha virtytet e larta. Është e vërtetë që namazi dhe adhurimet ndaj Allahut e udhëzojnë profetin në rrugën e drejtë. Është e vërtetë, gjithashtu, se adhurimet e shtyjnë profetin që të këshillojë popullin e tij për vepra të mira, në krye të së cilave është teuhidi, dhe t'i ndalojë ata nga veprat e këqija dhe padrejtësitë. E ku ka poshtërsi më të madhe sesa adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut të Madhërishëm dhe sesa përdhosja e të drejtave të krijesave?! Përvetësimet duke vjedhur në peshë e matje apo me çdo mënyrë tjetër janë padrejtësi e madhe, që Zoti e ka ndaluar dhe ka kërcënuar se do të ndëshkohet si vepër e ulët. - ““O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira!” - Profeti i Allahut, Shuajbi (a.s.), u drejtohet atyre dhe u thotë: “O populli im, shihni dhe mendohuni pak! Unë jam tërësisht i sigurt dhe i qartë në të vërtetën që ju përcjell. Allahu më ka dhuruar mirësi e begati të shumta, që ju i dini shumë mirë. Gjithashtu: - “Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj.” - Unë nuk ju them, nga njëra anë, që ju t’i largoheni vjedhjes në peshë dhe në masë apo cenimit të të drejtave të njerëzve në përgjithësi dhe, nga ana tjetër, t’i veproj vetë këto që ju ndaloj. Kuptojeni se unë nuk dua t’ju mashtroj dhe manipuloj. Unë jam zbatuesi i parë i porosive që ju drejtoj. Unë jam i pari që ruhem nga këto harame. Të jeni të sigurt se unë dëshiroj vetëm të përmirësoj gjendjen sa të mundem. - “Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi,...” - Unë dëshiroj thjesht rregullimin e gjendjes suaj, duke gjetur udhën e drejtë, që ju mundëson çdo mirësi e begati dhe që ju afron drejt lumturisë. Unë nuk kam asnjë qëllim e interes personal, por thjesht të ndihmoj popullin tim me aq sa mundem. Duke qenë se këto fjalë mund të tingëllojnë si vetëlëvdim, Profeti menjëherë shtoi dhe tha: - “...por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” - Çdo e mirë që më ndodh mua, si mbarësia për të kryer vepra të mira, ashtu edhe forca për t’u larguar nga e keqja, është thjesht dhuratë nga Allahu dhe aspak merita ime. Për këtë arsye, unë i mbështetem vetëm Atij për të gjitha çështjet e mia dhe mjaftohem me këtë, duke patur besim të plotë tek Allahu. Unë kthehem i penduar vetëm tek Allahu dhe jam i përkushtuar të zbatoj çdo gjë që Ai më urdhëron. Kështu rregullohen çështjet e njerëzve dhe kështu udhëzohen ata në mirësitë e dynjasë e të ahiretit: me mbështetje të plotë tek Allahu dhe me kthim tek Ai për t'iu bindur e nënshtruar. Prandaj i Madhëruari gjithmonë urdhëron për përkushtim ndaj Tij në adhurim dhe mbështetje tërësisht tek Ai. Nëpërmjet sures Fatiha, e cila përsëritet në çdo namaz, Allahu i Madhëruar na mëson që të themi: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë." - “O populli im! Mos lejoni që kundërshtimi (e urrejtja) ndaj meje t’ju rrëzojë e të bëjë që t’ju godasë ajo që e goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. As populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush.” - Të mos ju shtyjë kundërshtimi e urrejtja ndaj meje që të mos më bindeni, dhe pastaj t'ju përfshijë ndëshkimi i ashpër, siç ka ndodhur edhe me popujt e shkuar. Vendbanimet e tyre janë pranë jush, e po kështu edhe koha e tyre nuk është shumë e largët, dhe ju e dini se çfarë ndodhi me ta. - “Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!”” - Kërkojini falje Zotit tuaj për të gjitha gabimet e gjynahet që keni kryer dhe tregojani pendesën tuaj Atij. Të jeni pendestarë gjatë gjithë jetës tuaj, duke u kthyer gjithmonë tek Allahu të nënshtruar, të bindur, të duruar e këmbëngulës për t'iu larguar ndalesave të Tij. - “Vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë dhe shumë i Dashur.” - Këdo që pendohet sinqerisht dhe kthehet tek Zoti i nënshtruar dhe i bindur, i Madhëruari e fal dhe e mëshiron, ia pranon pendimin dhe e do. El Uedud (i Dashur) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar, që do të thotë se Ai i do robërit e Tij besimtarë dhe ata e duan Atë. Sipas gjuhës arabe, El Uedud ka kuptimin ‘Dashës’, domethënë Ai që i do besimtarët, ose kuptimin “i Dashur”, domethënë Ai të cilin e duan besimtarët. - “Ata thanë: “O Shuajb! Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.” - Të zemëruar dhe të bezdisur tej mase nga këshillat e Profetit, ata thanë: "Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.”. - “Në të vërtetë, ne të konsiderojmë ty si njeri të dobët në mesin tonë. Po të mos ishte fisi yt, ne do të të gjuanim me gurë, sepse ti nuk ke asnjë pozitë të lartë ndër ne.” - Ata thoshin: ‘Ti nuk je njeri me peshë, por thjesht një i rëndomtë e i parëndësishëm. Sikur të mos ishte fisi yt dhe mbështetësit e tu, ne do të të vrisnim me gurë. Ti nuk gëzon ndonjë respekt në zemrat tona dhe nuk ke asnjë vlerë për ne. Nëse po të lëmë gjallë, po e bëjmë thjesht për respekt të fisit tënd’. Duke dashur ti bënte të mendonin, i Dërguari i Zotit iu tha me butësi: - “Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine.” - Si mund të më toleroni për hir të fisit tim dhe nuk e bëni këtë për hir të Allahut?! Mos vallë fisi im është më i rëndësishëm për ju sesa vetë Allahu i Madhëruar?! Kështu, ju i shpërfillni urdhrat e Allahut, duke mos u shqetësuar aspak për të drejtën e Tij dhe as për ndëshkimet e Tij. Por jini të sigurt se: - “Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.” - Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë vepër e juaja, asnjë thërmijë. Ai ka për t'ju shpërblyer për çdo vepër, ashtu si e meritoni. Pas këshillave të shumta dhe shpërfilljes së tyre të vazhdueshme, Shuajbi (a.s.) tha: - ““O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar.”.” - “Ju vazhdoni me veprat dhe besimin tuaj të kotë, se edhe unë do të vazhdoj në rrugën time. Por do të vijë dita që do ta shihni se cilin do të godasë dënimi i ashpër, ne apo ju.” Dhe, vërtet, ata e panë ndëshkimin, kur ai i goditi me ashpërsi. - “Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!” - Rrini e vështroni atë që do të ndodhë me mua, se edhe unë do të vështroj atë që do të ndodhë me ju! - “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan.” - Kur u zbatua urdhri Ynë për shkatërrimin e popullit të Lutit, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe besimtarët. Ata nuk e përjetuan tmerrin e ndëshkimit të ashpër të Allahut të Madhëruar. - “Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme) dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty.” - Prej tyre nuk dëgjohej më asnjë zë dhe nuk vëreje asnjë lëvizje. Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar kurrë në ato vise. Pas ndëshkimit, ata u shndërruan në kufoma, sikur të mos kishin përjetuar asnjë kënaqësi në këtë botë. - “Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit) Medjeni, sikurse u largua Themudi!” - Ata u mallkuan dhe u shkatërruan nga Allahu i Madhëruar, ashtu sikurse ndodhi edhe me popullin e Themudit. Të dy popujt patën të njëjtin ndëshkim: ata u mallkuan, u poshtëruan dhe u shkatërruan në mënyrë të tmerrshme. Profeti Shuajb (a.s.) është quajtur ndryshe edhe si Hatibul Enbija - Oratori i Profetëve. Ky titull i është dhënë për shkak të stilit të tij të mrekullueshëm në komunikimin me popullin e tij. Në historinë e Shuajbit (a.s.) ka shumë mësime dhe përvoja të mrekullueshme. Ndër to mund të përmendim: 1. Mohuesit e besimit të drejtë, ashtu sikurse do të ndëshkohen për mohimin e themelit të Islamit, që është njësimi i Zotit, po ashtu do të merren në përgjegjësi e do të ndëshkohen edhe për shkeljen e dispozitave të kësaj feje. Kështu, ata nuk do të ndëshkohen vetëm për shirkun dhe kufrin, por edhe për moszbatimin e detyrimeve të tjera të fesë. Kjo kuptohet nga fakti se Shuajbi (a.s.) e urdhëroi popullin për teuhidin e pastër, por edhe për dispozita të tjera, si kryerja e detyrimeve ndaj njerëzve dhe peshimi e matja me saktësi e ndershmëri. Edhe në fund, ata u ndëshkuan për të dyja llojet e kundërshtimit e të mosbindjes. 2. Vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh dhe ata që e bëjnë këtë mund të goditen nga ndëshkimi i përshpejtuar që në këtë botë. Ky veprim konsiderohet përvetësim i padrejtë i pasurisë së tjetrit. Nëse vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh, atëherë sigurisht që grabitja e drejtpërdrejtë apo me dhunë është shumë herë më e dënueshme. 3. Forma e ndëshkimit është sipas llojit të krimit. Kështu, ai që synon të vjedhë pasurinë e tjetrit për të shtuar pasurinë e vet, ndëshkohet me të kundërtën e qëllimit të tij. Allahu ia heq nga duart ose ia shkatërron pasurinë që i ka falur. Ky mësim përftohet në momentin kur Shuajbi i thotë popullit të tij: "Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha ". Pra, mos u bëni shkak nëpërmjet veprave tuaja, që këto mirësi t'ju hiqen prej duarsh. Njeriu duhet të kënaqet me çka i ka dhënë Allahu i Madhëruar. Le të mjaftohet me hallallin kundrejt haramit. Ai duhet të përqendrohet te mënyrat e ligjshme të fitimit dhe t’u largohet mënyrave të paligjshme, sepse kështu është më mirë për të, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Ajo çfarë mbetet tek Allahu është më e mirë për ju.” Çfarë Zoti e ka bërë të lejuar sjell begati dhe mirësi të panumërta. Hallalli është më i rehatshëm për shpirtin. Ndërsa harami, nga ana tjetër, e prish bekimin e pasurisë. 5. Puna sipas besimit konsiderohet si domosdoshmëri, madje është shenjë treguese e besimit, siç thuhet edhe në ajet. Në të kundërt, nëse nuk punohet sipas besimit, atëherë besimi ose është i mangët, ose nuk ekziston. 6. Falja e namazit ka qenë e urdhëruar për të gjithë profetët e parë. Ai ka qenë gjithmonë një nga veprat e mira më të rëndësishme. Edhe jobesimtarët e pohojnë vlerën dhe peshën e namazit si adhurim. Namazi është më i rëndësishmi ndër të gjitha adhurimet e tjera. Namazi të ndalon nga poshtërsitë, shfrenimi dhe haramet. Namazi është treguesi më i mirë për gradën e besimit të robit dhe të ligjeve të Zotit që ai zbaton. Me fjalë të tjera, nëse përkryhet namazi, përkryhen të gjitha adhurimet e tjera, dhe nëse cenohet ai, cenohen edhe adhurimet e tjera. 7. Pasuria që Allahu i Lartësuar i dhuron njeriut, duke ia besuar atij, nuk duhet shpërdoruar e trajtuar pa kriter. Njeriut nuk i lejohet të veprojë me pasurinë e tij si t’i dojë qejfi e pa hesap. Kjo pasuri i është lënë si amanet atij dhe ai e ka për detyrë që të plotësojë të drejtën e Allahut në këtë pasuri. Kjo arrihet veçse nëpërmjet plotësimit të detyrave që Allahu i ka vënë mbi pasurinë. Gjithashtu, robi duhet të jetë i kujdesshëm dhe të largohet nga çdo mënyrë fitimi që e ka ndaluar Allahu e Profeti i Tij. Muslimani kurrë nuk mund të sillet si mohuesit, të cilët mendojnë dhe këmbëngulin që kanë të drejtë të plotë mbi pasurinë e tyre që ta shpenzojnë sipas dëshirës, pa asnjë lloj kriteri e përgjegjësie. Ata as që shqetësohen apo të marrin në konsideratë ligjet e porositë e Zotit. Ata i shpërfillin krejtësisht të drejtat e Zotit mbi pasurinë që Ai ua ka dhënë. 8. Një thirrës i plotësuar është ai i cili nxiton vetë i pari për ta zbatuar atë ku i thërret të tjerët dhe largohet i pari prej asaj që ua ndalon të tjerëve, siç tha Shuajbi (a.s.): “Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj.” Allahu i Madhëruar ka thënë në një ajet tjetër: "O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.” [Saf 2, 3]. 9. E përbashkëta e të gjithë profetëve ka qenë gjithmonë dëshira për rregullimin e gjendjes së popujve të tyre, përmes çdo rruge të mundshme. Ata u mësonin njerëzve si të arrinin gjithçka që ishte e mirë dhe në dobi të tyre. Po ashtu, ata erdhën që të izolonin e ta pakësonin të keqen. Me durim e përkushtim, profetët i udhëzuan njerëzit si të ruheshin e të shpëtonin nga e liga. Profetët u dërguan për të siguruar të mirën e përgjithshme para asaj personale. Thelbi i mirësisë është: çdo normë e ligj, që rregullon gjendjen e individit dhe të shoqërisë, qoftë në aspektin e fesë dhe besimit, qoftë në aspektin e jetës së përditshme të tyre në këtë dynja. 10. Kush bën gjithçka që është brenda mundësive të veta, nuk ka për t’u marrë në përgjegjësi për gjërat që kanë qenë jashtë mundësive të tij. Njeriu e ka për detyrë që të bëjë aq sa ka mundësi për të rregulluar çështjet e tij dhe të të tjerëve. 11. Njeriu nuk duhet të mbështetet në forcat e veta për asnjë çast, as edhe sa një pulitje sysh. Ai duhet t’i mbështetet vazhdimisht Zotit e t’i kërkojë ndihmë Atij qoftë për arritjen e të mirave, qoftë për ruajtjen nga të këqijat e rreziqet e dynjasë dhe ahiretit. Ai duhet t’i lutet dhe përgjërohet Allahut që t’i dhurojë forcë, dituri e sukses për arritjen e çdo të mire e shpëtimin nga çdo e keqe. Nëse atij i dhurohet ndopak nga kjo lloj mbështetjeje, atëherë duhet t'ia atribuojë dhe t’ia dijë për nder Allahut të Vetëm e të Pashoq. Ai nuk duhet kurrë që t’i atribuojë vetes ndonjë të mirë, por gjithmonë të thotë: ‘Suksesi vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” 12. Në këto ajete kuptohet rëndësia e madhe e përkujtimit të historisë dhe ndëshkimeve të popujve të lashtë. Kjo është një mënyrë shumë efikase, që edhe profetët e kanë përdorur në komunikimin me popujt e tyre. Po kështu, gjatë fjalimeve inkurajuese për punë të mira është shumë e dobishme përmendja e mirësive me të cilat Zoti i ka begatuar e nderuar të devotshmit. Përmendja e historisë së të devotshmëve sjell gjallëri dhe forcë te dëgjuesit. 13. Ai që pendohet ka dy mirësi: së pari, Allahu i Madhëruar e fal atë dhe ia mbulon të metat e tij; së dyti, Allahu e do shumë atë për pendimin e Tij. Nga kjo kuptohet se sa gabim e kanë ata që thonë se: kur njeriu pendohet, duhet të kënaqet thjesht që Allahu ta falë dhe të shpresojë që të mos e ndëshkojë, se, për të arritur dashurinë e Tij, as që bëhet fjalë. Këtyre u kundërvihet ky ajet, ku Allahu thotë: “Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar! Vërtet, Zoti im është Mëshir ëplotë dhe shumë i Dashur.” Kjo tregon se Allahu ofron jo vetëm mëshirë për atë që pendohet e kërkon falje sinqerisht, por ofron edhe dashuri. 14. Allahu i Madhëruar i mbron dhe i ndihmon besimtarët përmes shkaqesh e rrugësh të shumta, të cilat ata mund t’i dinë e kuptojnë, por që edhe mund të mos jenë të vetëdijshëm për shumë prej tyre. Ndonjëherë Allahu i mbron ata nëpërmjet farefisit të tyre, dhe herë të tjera nëpërmjet popullit dhe vendit të tyre, që mund të jenë edhe jobesimtarë. Kështu ndodhi me profetin Shuajb (a.s.), të cilin Allahu i Lartësuar e shpëtoi nëpërmjet fisit e popullit të tij. Po kështu, edhe pjesëmarrja në organizata të ndryshme, nëpërmjet të cilave mund të mbrohet Islami dhe muslimanët, është e lejueshme. Madje, kjo mund të jetë edhe e detyrueshme, sepse mirëqenia e muslimanëve është e detyrueshme që të arrihet me çdo rrugë të mundshme e të lejueshme. Kështu për shembull, një popull musliman që ndodhet nën regjimin e një populli mohuesish të padrejtë, nëse kalon nën regjimin e një populli tjetër mohuesish, por të cilët i respektojnë të drejtat themelore të muslimanëve, u garantojnë lirinë e fesë dhe të besimit, si dhe të drejta të barabarta me të tjerët, kjo sigurisht që është më mirë për ta, madje është e detyrueshme që të arrihet. Në një rast të tillë, besimtarëve nuk u lejohet që të qëndrojnë nën regjimin e atij shteti që u mohon të drejtat njerëzore e fetare, që i trajton si hyzmeqarë e si skllevër e, mbi të gjitha, që përpiqet t’i asimilojë e t’i zhdukë si popull. Sigurisht, nëse është e mundur që shteti të jetë në dorë të muslimanëve dhe udhëheqësit të jenë besimtarë, kjo është më e mira, madje ky është synimi parësor. Por në pamundësi, asaj që i jepet rëndësi është ruajtja e fesë dhe e të drejtave të muslimanëve, me çdo rrugë e mundësi të lejueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:26–15:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… shumë të lartë. Kur Allahu i Madhëruar do të krijonte Ademin (a.s), u tha melekëve: - Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na kujton mirësitë e mëdha që i bëri atit tonë, Ademit (a.s), dhe ndodhinë me Iblisin. Përmes kësaj historie, Ai na këshillon dhe na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm e të ruhemi nga sherri dhe sprova që vjen prej Iblisit të mallkuar. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë: - Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë, … - Ai e krijoi Ademin (a.s) prej asaj balte që është lënë për një kohë të gjatë të thahet, aq sa ka marrë erë. Kjo krijesë prej balte u tha, aq sa nxirrte zë si një qeramikë e tharë. Ky është kuptimi i “el hameul mesnun”. - ndërsa xhindët i krijuam më parë nga flaka e një zjarri shumë të fortë (e pa tym). - Zoti i krijoi xhindët, domethënë edhe Iblisin, përpara se të krijonte njeriun. Ata u krijuan nga zjarri me nxehtësi shumë të lartë. Kur Allahu i Madhëruar do të krijonte Ademin (a.s), u tha melekëve: - Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë.” Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj shpirt prej Meje, atëherë ju do t’i përkuleni atij në sexhde.”.. - Pasi të kem krijuar trupin e tij dhe t’i kem fryrë shpirtin, do t’i përkuleni atij në sexhde. Mekekët e zbatuan menjëherë urdhrin e Zotit të tyre: - Kështu, të gjithë melekët së bashku u përkulën në sexhde,… - Allahu i Madhëruar e përforcon këtë informacion me dy elementë gjuhësorë: " të gjithë " dhe " së bashku", për të treguar se asnjë melek nuk kundërshtoi. Me këtë veprim, ata treguan respekt për urdhrin e Zotit të tyre dhe nderim për Ademin (a.s), i cili kishte një dituri, që ata nuk e kishin. - ... Përveç Iblisit, që refuzoi të ishte me ata që u përkulën. - Kjo ishte hera e parë që Iblisi shfaqi urrejtje dhe armiqësi ndaj Ademit dhe pasardhësve të tij. Allahu i Madhëruar i tha Iblisit të mallkuar: - “Ai (Allahu) i tha: “O Iblis! Cila është arsyeja që ti nuk je me ata që bënë sexhde?” Ai (iblisi) u përgjigj: “Nuk më takon mua t’i bëj sexhde një njeriu, që e krijove nga balta e ndenjur për një kohë të gjatë.”. - Iblisi tregoi mendjemadhësi e rebelim ndaj urdhrit të Zotit dhe armiqësi kundër Ademit dhe pasardhësve të tij. Ai tregoi vetëpëlqim për llojin e tij, duke pretenduar se ishte më i mirë se Ademi. Por Allahu i Madhëruar, duke e ndëshkuar për refuzimin e tij, tha: - Ai (Allahu) i tha: “Atëherë dil prej aty, sepse ti je i mallkuar! - Qofsh i dëbuar dhe i larguar nga çdo e mirë! - Dhe mallkimi kundër teje do të jetë deri në Ditën e Gjykimit.”. - Qortimi e poshtërimi do të rëndojnë gjithmonë mbi ty. Do të jesh gjithmonë i larguar dhe i dëbuar nga mëshira e Zotit. Ky ajet dhe të tjerë të ngjashëm dëshmojnë se Iblisi i mallkuar do të vazhdojë të refuzojë besimin në Zot dhe do të jetë i dëbuar nga e mira. - Ai (iblisi) tha: “Zoti im, më jep afat deri ditën kur ata të ringjallen!” - Shejtani i kërkoi Zotit që t’i jepte afat deri në Ditën e Ringjalljes dhe Zoti i tha: - Ai (Allahu) tha: “Po, ke afat, deri kur të vijë dita e caktuar.”. - Plotësimi i kësaj kërkese nuk u bë për të nderuar Iblisin, por si sprovë për atë dhe për njerëzit, në mënyrë që të dalin në pah të sinqertët, që i binden Zotit e jo armikut të tij, nga ata që nuk janë të tillë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na këshillon dhe paralajmëron që të jemi të kujdesshëm dhe na i sqaron porositë e Tij për ne. - Ai (iblisi) tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. - Unë do t’ua zbukuroj në sytë dhe zemrat e tyre këtë botë, duke i bërë që t’i japin përparësi asaj mbi ahiretin. Kështu, ata do të nënshtrohen dhe do të pëlqejnë poshtërsitë. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë e thjeshtë që: t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Do t’i pengoj dhe devijoj ata nga rruga e drejtë. - Përveç robve të Tu të sinqertë. - Unë nuk do të kem asnjë lloj fuqie ndaj kësaj kategorie. Këta janë ata që Ti i ke zgjedhur dhe dalluar ndër të tjerë, për t’i pastruar e shpëtuar. Këta i ke pajisur me iman të pastër dhe zemrat e tyre mbështeten vetëm tek Ti. I Madhëruari thotë: - Ai (Allahu) tha: “Kjo (rruga e të sinqertëve) është rruga Ime e drejtë. - Kjo është rruga e drejtë, që të sjell tek Unë dhe në vendin e begatisë Sime. Sinqeriteti ndaj Zotit në adhurim e në mbështetjen e plotë ndaj Tij është çelësi për arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe, në këtë botë dhe në tjetrën. - Mbi robërit e Mi ti nuk ke aspak fuqi, përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje.” - Ndaj atyre që i binden Zotit, shejtani nuk ka asnjë lloj fuqie për t’i devijuar dhe për t’i humbur. Duke qenë se ata adhurojnë Zotin e tyre dhe zbatojnë ligjin e Tij, i Madhëruari i ndihmon ata kundër shejtanit të mallkuar dhe i ruan prej sherrit të tij. Shejtani ka fuqi vetëm mbi një kategori njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje." Këta e zgjedhin me dëshirë shejtanin si mikun e tyre dhe i binden atij, në vend që t’i binden të Gjithëmëshirshmit. Ata janë të humbur (gauin). I humburi ( el gaui) është i kundërti i të udhëzuarit ( el rashid ). Ata të mjerë e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë. Kurse ‘ed-dalu’ është ai që e shpërfill të vërtetën, duke mos pasur dijeni dhe as njohuri për të. - Dhe nuk ka dyshim se Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata. - Ky është vendi i premtuar për Iblisin dhe ushtrinë e tij. Në përshkrimin e këtij vendi të tmerrshëm, i Lartësuari thotë: - Ai ka shtatë dyer dhe çdonjëra prej tyre ka shtegun e caktuar (për gjynahqarët). - Portat e Xhehenemit qëndrojnë njëra poshtë tjetrës dhe për çdo portë janë caktuar pasuesit e Iblisit që do të futen aty, në varësi të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "... çdonjëra prej tyre ka shtegun e caktuar (për gjynahqarët)."

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:23–32:25 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - S’ka dyshim se është Zoti yt Ai i cili do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kijametit për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshin. - Edhe Kur'ani tregon disa nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi argumentet dhe ajetet e Tij, nëpërmjet të cilave këshillon dhe kujton robërit e Tij për çështje të rëndësishme. Mes këtyre shenjave dhe argumenteve, Ai përmend Kur'anin që ia shpalli Muhamedit (a.s). Në vijim, Ai na tregon se shpallja e Librit nuk është diçka e re dhe e panjohur për njerëzit. Po kështu, edhe dërgimi i një profeti me Libër të ndritur nuk është diçka e re, që nuk ka ndodhur më parë. Më herët Allahu i Madhëruar dërgoi Musain dhe i dha atij Teuratin, në të cilin ka përgëzime të shumta edhe për ardhjen e Muhamedit dhe përshkrime të Kur'anit. Nga ana tjetër, edhe Kur'ani është vërtetues i Teuratit dhe i profetësisë së Musait. Kështu, profetët dhe librat e Zotit vërtetojnë, mbështesin dhe përputhen me njëri tjetrin. Kjo tregon se ata janë nga i njëjti burim dhe se janë të vërtetë prej Zotit. - Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti (O Muhamed) mos ki dyshim në atë (shpalljen) që po të jepet (prej Allahut) ! - Argumentet e së vërtetës dhe shenjat e qarta të saktësisë kanë ardhur në të gjitha shpalljet e Zotit, prandaj nuk ka vend për dyshime dhe hezitim. - Ne e bëmë Atë (librin e Musait) udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. - Librin që i dhamë Musait, Teuratin, e bëmë udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. Përmes tij, ata gjenin rrugën dhe dritën për të njohur themelet e fesë dhe besimit, si dhe sqarime të hollësishme, që i shkonin asaj epoke e vendi kur jetuan bijtë e Izraelit. Ajo shpallje ishte e veçantë vetëm për popullin e bijve të Izraelit. Ndërsa Kur'anin e madhërishëm, Allahu i Madhëruar e bëri udhëzim dhe dritë për të gjithë njerëzit dhe popujt. Ai është udhëzim për të gjitha krijesat që ato të gjejnë dritën dhe udhën e drejtë në të gjitha çështjet e tyre, si në çështjet e dynjasë, ashtu edhe të fesë dhe besimit të tyre, deri në Ditën e Kijametit. Kur'ani është shpallur për të gjithë njerëzimin, në çdo kohë dhe në çdo vend, sepse është një udhëzim dhe dritë e plotë, që qëndron mbi çdo fjalë dhe udhëzim tjetër, siç thotë i Madhëruari: "Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur ( Levhi Mahfudh) te Ne, ai (Kur'ani) është i lartë dhe plot urtësi." [Zuhruf 4]. - Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë) .... - Nga mesi i bijve të Izraelit, Zoti zgjodhi disa e i bëri: "...prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë (në udhën e drejtë)", domethënë, dijetarë rreth ligjit të Zotit dhe rrugëve të shumta të udhëzimit. Ata ishin të udhëzuar dhe udhëzues për të tjerët, nëpërmjet dritës së diturisë që Zoti u dhuroi. Libri që Zoti u shpalli atyre ishte udhëzimi dhe drita, ndërsa ata që e besuan këtë libër ishin dy kategori: 1. Udhëheqës dhe imamë, që udhëzonin dhe mësonin edhe të tjerët me dritën e diturisë që Zoti u fali, duke i nderuar me të. 2. Pasues, që udhëzoheshin dhe merrnin mësim nga këta udhëheqës të mirë. Këta të fundit ishin të gradave të ndryshme, në varësi të pasimit të dritës së sjellë nga Zoti. Ndërsa grupi i parë, sigurisht, që qëndronin në gradë më të lartë. Ata vinin menjëherë pas gradës së profetëve, kjo është grada e të sinqertëve. Këtë gradë të lartë ata e arritën nëpërmjet durimit për të mësuar diturinë e dobishme e për t’ua mësuar të tjerëve, nëpërmjet devotshmërisë dhe ftesës së njerëzve në rrugën e Allahut dhe duke duruar vështirësitë dhe mundimet gjatë kësaj rruge. Gjithashtu, ata e ruajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë dhe u treguan shumë të vëmendshëm, që gjithmonë ta frenonin veten, sa herë që epshet dhe dëshirat i nxisnin për t’u harruar në argëtime e kotësi. Ata ishin gjithmonë të matur dhe të kujdesshëm. Allahu i lartësuar thotë: - Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe (e të sigurt) për argumentet Tona.. - Në lidhje me imanin në librat e argumentet e Zotit, ata arritën gradën e sigurisë së plotë, pra, të diturisë së plotë dhe të sigurt, që prodhon dhe sjell punë të mira, sipas diturisë. Ata ndoqën hapat e duhur për të mësuar diturinë e dobishme nga burimi i saktë dhe i sigurt i Zotit, i vetmi burim që sjell sigurinë dhe largon çdo dyshim, pra, nga Shpallja e Zotit. Ata ishin gjithnjë duke mësuar çështjet dhe argumentonin vazhdimisht me faktet e shumta të sjella nga Zoti dhe Profeti, derisa arritën atë gradë të lartë të sigurisë së plotë në çdo çështje të Zotit dhe Shpalljes. Kështu, me durim dhe siguri e dituri të plotë arrihet grada e udhëheqësit (imamit) në fenë e Zotit. Por kishte edhe çështje për të cilat bijtë e Izraelit ranë në kundërshti. Pati prej tyre që ia qëlluan të vërtetës dhe pati që nuk ia qëlluan, ose me vetëdije ose gabimisht. Thotë i Madhëruari: - S’ka dyshim se është Zoti yt Ai i cili do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kijametit për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshin. - Edhe Kur'ani tregon disa nga çështjet, për të cilat ranë në kundërshti bijtë e Izraelit. Sigurisht, nëse Kur'ani na vërteton njërën prej tyre, kjo tregon se ajo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është gabim dhe e kotë.

Mus'haf Hape →
Enam 6:161–6:165 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut të Madhëruar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “Vërtet, Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë - në fenë e vërtetë. Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar.” - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që ta shpallë e kumtojë haptazi rrugën e drejtë në të cilën e udhëzoi Ai. Kjo është e vetmja rrugë e drejtë, sepse pikërisht ajo është feja e vërtetë, feja mesatare, që fton në besimin e pastër, që edukon individin në të mirë të tij, të familjes dhe të shoqërisë. Kjo fe urdhëron e inkurajon për çdo të mirë dhe ndalon nga çdo e keqe. Kjo është feja dhe udhëzimi i të gjithë të dërguarve dhe profetëve të Zotit, e në mënyrë të veçantë, i imamit të besimdrejtëve dhe atit të të gjithë të dërguarve pas tij, Ibrahimit ﷺ . Ai ishte i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut të Madhëruar. Feja e Ibrahimit është larg çdo besimi të kotë dhe të devijuar, larg feve të të humburve dhe të devijuarve, siç janë jehudët, të krishterët dhe ithtarët e çdo lloj feje tjetër që fton në idhujtari. Kjo është një ftesë e përgjithshme për pasimin e fesë së drejtë, duke përmendur disa cilësi të përgjithshme të saj. Më pas i Madhëruari përmend disa adhurime të veçanta, duke vënë në dukje rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre mbi adhurimet e tjera: - “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve.” - Ky ajet dëshmon për vlerën e madhe të këtyre adhurimeve. Ato janë treguese të dashurisë, sinqeritetit, përkushtimit dhe përunjësisë së robit ndaj Allahut të Madhëruar. Ato janë adhurime të zemrës, të gjuhës dhe të organeve të trupit, të përfaqësuara me namazin. Ndërsa kurbani është dëshmi e gatishmërisë për të sakrifikuar pasurinë, aq të dashur për njeriun, e për t’ia kushtuar Allahut të Madhëruar, në shenjë dashurie dhe madhërimi të Tij. Ai që tregon sinqeritet për Allahun në këto dy adhurime, pra, në faljen e namazit dhe bërjen e kurbanit, do të jetë i tillë edhe në adhurimet e tjera. Çdo gjë që merr robi në këtë jetë dhe pas vdekjes është vetëm në dorën e Allahut, Zotit të botëve, prandaj dhe vetëm Atij i dedikohen ato. - “Ai është i Pashoq.” - Ashtu sikurse Allahu është i Pashoq, i Vetëm dhe Absolut në zotërimin, krijimin administrimin dhe përkujdesjen e Tij për krijesat, ashtu është dhe duhet të trajtohet si i vetëm edhe në aspektin e meritës së adhurimit që krijesat duhet t’ia përkujshtojnë Atij. Ky sinqeritet që duhet treguar ndaj Zotit në adhurimet përkushtuar Atij nuk është një shpikje nga ana ime dhe diçka e panjohur më parë, por është urdhër dhe porosi e Zotit dhënë të gjithë popujve të mëparshëm nëpërmjet profetëve të tyre. - Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij.” - Këto janë urdhra të cilët nuk lejohet në asnjë mënyrë që t’u shmangesh dhe t’i shpërfillësh. Ndërsa unë jam i pari i të bindurve dhe i të nënshtruarve ndaj Zotit, domethënë i muslimanëve, për sa i përket këtij umeti. - “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?!” - E si mund të pritet prej meje që të zgjedh ndonjë krijesë si zot, si kujdestar për mua dhe të cilit t’ia besoj të gjitha çështjet e mia? E si mund ta bëj këtë, kur Allahu është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe të gjithë janë nën përkujdesin dhe sundimin e Tij, kur të gjithë i janë nënshtruar ligjit të Tij? Kështu, është detyrë për mua dhe për të gjitha krijesat që, si Zot të tyre, që ka në dorë sundimin dhe përkujdesjen për krijesat, që ka të drejtën për të vendosur ligjin mbi ta dhe për t’i marrë në përgjegjësi, të konsiderojnë dhe besojnë vetëm Allahun e Madhëruar. Është detyrë për ta që të kënaqen me Allahun si Zotin e tyre, dhe jo me krijesat e dobëta, të varfra, të pafuqishme dhe të nënshtruara nga Zoti i Madhërishëm. Në vijim, i Lartësuari paralajmëron dhe inkurajon njerëzit për t’iu larguar ligësive dhe për të bërë mirë, duke u përmendur ligjin e shpërblimit dhe shpagimit nga Ai, që është i Gjithëdituri. - “Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit.” - Çdo vepër, e mirë apo e keqe qoftë, do të shënohet veçse në llogarinë e atij që e ka bërë dhe askush nuk do të jetë përgjegjës për veprat e tjetërkujt. Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut të Madhëruar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robve. ” [Fussilet 46]. Çdokush do të bartë në shpinë vetëm barrën e punëve të tij. Gjithashtu, edhe ai që është bërë shkaktar për veprimin e të këqijave nga një tjetër do të bartë në shpinë barrën e asaj që ka shkaktuar, duke mos i pakësuar asgjë atij që i ka vepruar me zgjedhjen e vet të lirë. - “Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” - Ditën e Kijametit të gjithë do të ktheheni tek Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë dhe Ai do t’ju paraqesë të gjitha kundërshtitë mes jush, për qëndrimet e drejta dhe ato të padrejta, për veprat e mira dhe ato të këqija, duke shpërblyer secilin me meritë. - “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri tjetrit) në Tokë....” - Allahu ju ka vendosur në tokë, në mënyrë të tillë që një brez i ri të zëvendësojë një brez të vjetër, dhe kështu të vazhdoni të jeni zëvendësues të njëri tjetrit, deri në afatin e caktuar për fundin e kësaj bote. Allahu i Madhëruar ju ka vendosur në këtë tokë dhe ju sprovon në të, për të parë se si do të veproni. - “...Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më lart se të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë.” - Ai dalloi disa njerëz mbi disa të tjerë në drejtim të fuqisë, shëndetit, bukurisë, moralit e në shumë aspekte të tjera. Këto ndryshime i bëri për t’ju sprovuar me ato që ju ka dhuruar dhe që ka përcaktuar për ju. Kështu do të ndryshojnë edhe veprat tuaja dhe ju do të merreni në përgjegjësi për çfarëdo gjëje që bëni në këtë botë sprove. Asnjëherë mos harroni, por gjithmonë kujtoni se: - Allahu është Ndëshkues i shpejtë por Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk i binden dhe që refuzojnë porositë e Tij. Por Ai është Falës e Mëshirëplotë për ata që e besojnë ashtu si duhet, që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi dhe që pendohen sinqerisht për çdo gjynah shkatërrimtar. Këtu përfundon tefsiri i sures En’am. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë . Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin (a.s.)., familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mus'haf Hape →
Merjem 19:7–19:11 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Dhe tani, kur duaja iu pranua, po mendonte për pamunndësitë. Por Allahu iu përgjigj duke thënë: - Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Përgjigja ishte:) O Zekerija! Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja. - Allahu i Madhëruar e përgëzoi Zekerian nëpërmjet melekëve, se do t’i dhuronte një djalosh me emrin Jahja. Ky ishte një emër që e zgjodhi Allahu për të. Jahja ka kuptimin ‘Jeton’ dhe ishte vërtet një emër që i shkonte për shtat atij fëmije. Jeta e tij do të ishte e plotë si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Jahja do të bënte një jetë fizike shembullore dhe një jetë shpirtërore të kompletuar me shpalljen e Zotit, me diturinë e pastër, me adhurimet e shumta dhe fenë e përkryer, me të cilën ai do të mbushej e ushqehej. - Askush para tij nuk është emërtuar me këtë emër. - Askush nuk ishte quajtur me këtë emër më parë. Por mund të ketë edhe kuptimin që askush më parë nuk kishte qenë i ngjashëm me Jahjan, për sa u përket cilësive të larta të tij. Sigurisht që ky përshkrim nuk hedh poshtë faktin që disa profetë të mëdhenj, si Ibrahimi, Musai, dhe Nuhu të ishin më të mirë se ai. Ata ishin profetët më të zgjedhur, prandaj ishin edhe më të mirë sesa Jahja. Kur Zekerias i erdhi përgëzimi për këtë djalë të mbarë, për të cilin ishte lutur aq shumë, ai u çudit, prandaj tha: - Ai tha: “O Zoti im! Si do të kem unë djalë kur gruaja ime nuk lind dhe unë kam arritur pleqëri të thellë?!” - Unë dhe ime shoqe kemi ‘pengesa’ të mëdha për të pasur fëmijë. Me sa duket, në momentet e lutjes, nga përgjërimi i madh, Zekeria e kishte harruar gjendjen e vet dhe të së shoqes. Nga dëshira e madhe për fëmijë, as që i kishte vajtur ndër mend se ekzistonin ato pengesa për të patur fëmijë. Dhe tani, kur duaja iu pranua, po mendonte për pamunndësitë. Por Allahu iu përgjigj duke thënë: - Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt: "Kjo është e lehtë për Mua. Unë të krijova ty më parë kur ti nuk ishe asgjë.” - Kjo është vërtet e habitshme për krijesat, në bazë të ligjeve që Zoti ka vendosur për to. Por pushteti i Allahut është i pakufishëm dhe Ai mund të bëjë që gjërat të ekzistojnë edhe pa qenë nevoja për shkaqet natyrore. Kjo është e lehtë për Allahun, madje më e lehtë sesa sjellja në ekzistencë nga hiçi. - Ai (Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” - Më jep një shenjë, që të më qetësohet dhe kënaqet zemra. Kjo kërkesë nuk ishte për shkak të dyshimit në premtimin e Zotit, por thjesht për të kënaqur zemrën dhe për të shtuar sigurinë e saj, pikërisht ashtu siç tha i dashuri i Zotit, Ibrahimi (a.s): “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Ai (Zoti) i tha: “A nuk beson?!” Ai (Ibrahimi) u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës sime t'i shtohej bindja.” Ai (Zoti) tha: “Merr katër shpendë e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre; pastaj thirru atyre! Dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi. Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. [Bekare 260]. Ibrahimi (a.s.) kërkoi t’i shtohej edhe më shumë dituria dhe të arrinte në gradën e sigurisë së shikimit të fakteve me shqisat e tij. Pasi kishte arritur gradën Ilm el Jakin, pra, diturinë e sigurt, ai donte të arrinte gradën Ajnul Jakin - sigurinë e shikimit drejtpërdrejt të fakteve të Zotit. Edhe Zekerijas, Allahu i Madhëruar ia pranoi kërkesën, si mëshirë për të, duke i thënë: “Shenja për ty është se, nuk do të mund t’u flasësh njerëzve për tri net”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste." [Al imran 41]. Në të dyja rastet kuptimi është i njëjtë. Pra, njëherë ka thënë “tri net”, njëherë “tri ditë”, për të treguar se Zekeria nuk do të mund t’u fliste njerëzve për tri ditë e tri net, edhe pse ai nuk kishte asnjë defekt në dëgjim. Kjo do të ishte një shenjë e madhe për fuqinë e pakufishme të Allahut për shenja të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, Zekeria nuk do të mund t’u fliste vetëm njerëzve në komunikimin e tyre të përditshëm, ndërsa tesbih-un, tahlil-in, dhikr-in e kujtimin e Zotit me lavde e falënderime, të gjitha këto mund t’i bënte si zakonisht. Për këtë arsye, në një ajet tjetër, Allahu na tregon se i tha Zekerias: "Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” [Al Imran 41]. - Ai (Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. – Kështu, zemra e Zekerias u qetësua dhe u mbush me kënaqësi për këtë përgëzim të madh. Ai iu përgjigj urdhërit të Zotit, duke treguar mirënjohje të madhe përmes adhurimeve të shumta, dhikrit të pandërprerë dhe duke qëndruar gjithë kohës në faltoren e tij. - Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje! - Zekeria doli nga mihrabi dhe i tregoi me shenjë popullit që t’i bënin tesbih e ta lartësonin Zotin mëngjes e mbrëmje, pasi përgëzimi për ardhjen e Jahjasë ishte një përgëzim dhe mirësi e madhe jo vetëm për Zekerian, por për të gjithë popullin.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:27–19:33 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… vëllain e Musait dhe të birin e Imranit, sepse mes tyre ishin shekuj diferencë. - Babai yt nuk ishte njeri i keq e as nëna jote nuk qe e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Duke e mbajtur atë (Isanë) në krah, shkoi tek të afërmit e vet. - Pasi lindi fëmijën, Merjemja shkoi me guxim dhe ballëlart tek familja e vet, sepse ajo ishte e bindur për dëlirësinë dhe ndershmërinë e saj. Ata, kur e panë, i thanë: - Ata i thanë: “O Merjeme! Ke bërë një punë, vërtet shumë të keqe.” - Kjo është diçka shumë e rëndë. Kështu, ata po aludonin për gjynahun e zinasë. Por Merjemja ishte e pastër nga ky aspekt. Ata i thanë më pas: - Oj motra e Harunit! - Me sa duket, Merjemja kishte ndonjë vëlla që quhej Harun dhe është e vërtetë se atëherë u ngjisnin fëmijëve emra profetësh. Pra, këtu nuk është fjala për profetin Harun, vëllain e Musait dhe të birin e Imranit, sepse mes tyre ishin shekuj diferencë. - Babai yt nuk ishte njeri i keq e as nëna jote nuk qe e pamoralshme. - Prindërit e tu kanë qenë besimtarë të mirë, të drejtë, të pastër dhe të ruajtur nga ligësitë, sidomos nga ky lloj turpi. Si është e mundur të mos u ngjash atyre dhe të kryesh këtë vepër të shëmtuar?! Në shumicën e rasteve, fëmijët u ngjajnë prindërve, në veti të mira dhe të këqija, prandaj ata u çuditën. Por ajo me qetësi u bëri me shenjë: - Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja. – Ajo u tha me shenjë: “Folini fëmijës!” Ajo u bëri me shenjë atyre, sepse u urdhërua nga Zoti që, nëse njerëzit i flisnin, t’u thoshte atyre: “Unë kam vendosur të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” Kur ajo u bëri shenjë që t’i flisnin fëmijës në djep, ata u çuditën dhe thanë: - Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!”- Kjo është diçka e jashtëzakonshme, se askush nuk flet në këtë moshë. Atëherë, Isai (a.s), që ishte një fëmijë djepi, u tha: - Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. – Isai iu paraqit atyre si rob dhe adhurues i Zotit. Në fjalët e para të tij drejtuar popullit, ai u tregoi se ishte thjesht një krijesë, rob dhe adhurues i Zotit dhe nuk kishte asnjë cilësi që ta bënte të meritueshëm që të adhurohej si Zoti apo që të ishte bir i Zotit. Allahu është i lartësuar, i dëlirë dhe i pastër nga trillimet e shëmtuara të të krishterëve, që në fakt, kundërshtojnë edhe vetë fjalën e Isait, kur tha: “Unë jam rob i Allahut. Edhe pse pretendojnë se janë pasues të Isait, në të vërtetë ata tregojnë se janë kundërshtarë të tij me këtë trillim. Pastaj Isai tha: - Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. - Ai e ka përcaktuar të më japë mua Librin. Isai u bëri të qartë se ishte veçse rob dhe adhurues i Allahut. Ishte Allahu ai që i kishte mësuar Librin dhe e kishte bërë profet. Kështu e përshkruante Isai për veten e vet. - Më ka bërë të bekuar kudo që të jem... - Në çdo vend dhe kohë unë do të jem i bekuar e dobiprurës. Dobia e bekimi që përmendet këtu është mësimi i së mirës, ftesa e njerëzve tek e mira, si dhe ndalesa nga e keqja. Ftesa e njerëzve në rrugën e Zotit me fjalët dhe punët e mira është nga dhuratat më të bekuara që Zoti u jep njerëzve. Kështu, çdokush që shoqërohej me Isain e mbulonte begatia dhe mbarësia. Ai vetë lumturohej me shoqërinë e Isait. - ... dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. - Ishte porositur të përmbushte, së pari, detyrimet ndaj Zotit. Më i madhi detyrim është falja e namazit në formë të përkryer. Allahu i Madhëruar e urdhëroi gjithashtu të përmbushte detyrimet ndaj njerëzve dhe më i madhi detyrim në këtë aspekt është dhënia e zekatit. Allahu e porositi që ta bënte këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij. Isai patjetër që do ta zbatonte këtë porosi ashtu siç e kërkonte Zoti i madhëruar. - Më ka bërë të sjellshëm ndaj nënës sime... - Një porosi tjetër që më ka dhënë Zoti im është edhe mirësjellja maksimale ndaj nënës sime. Unë do të bëj çdo gjë në këtë aspekt, sepse nëna ime gëzon një gradë të lartë dhe të lavdëruar te Zoti im. E si të mos ndodhë kështu, kur ajo më ka lindur me vështirësi dhe është kujdesur për mua që në vogëli? - ... e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. - Nuk jam bërë kryeneç ndaj Zotit e arrogant para njerëzve. Nuk jam as “ shekijen”, pra, fatzi në dynja e as në ahiret. Përkundrazi, Allahu më ka bërë të bindur, të përulur e me respekt ndaj Tij dhe modest e të ngrohtë me njerëzit. Allahu shkroi për mua lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën. Kështu do të jenë edhe ata që më pasojnë mua në rrugën time. Pas gjithë këtyre përshkrimeve të lavdëruara e të plota tha: - Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë.” - Me mirësinë dhe bujarinë e Zotit tim, mua më shoqëroi paqja që ditën kur linda, do të më shoqërojë ditën kur të vdes dhe ditën kur të ringjallem. Më shoqëron gjithashtu edhe ruajtja e Zotit nga ligësia, shejtani dhe ndëshkimi. Kjo tregon se Isai do të jetë i sigurt edhe nga tmerret e Ditës së Gjykimit dhe nga vendi i ndëshkimit. Ai do të jetë nga banorët e Vendit të Paqes. Kjo ishte, nga ana tjetër, një shenjë e mrekullueshme se ai do të ishte profet dhe një adhurues i madh i Zotit.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:213 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Allahu: “ Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Njerëzit ishin dikur një bashkësi e vetme dhe Allahu dërgoi profetët, si përgëzues dhe si qortues.” – Pra, në fillim, njerëzit ishin të gjithë në rrugë të drejtë dhe adhuronin një Zot, vetëm Allahun. Kështu vazhduan për rreth dhjetë shekuj pas kohës së profetit Nuh (a.s.). Pastaj ata u ndanë në dy grupe të mëdha: një grup i qëndroi besnik rrugës së drejtë, duke e adhuruar Zotin të vetëm dhe duke iu bindur veç Atij, ndërsa grupi tjetër filloi të adhuronte zota të tjerë veç Allahut dhe u larguan nga bindja dhe nënshtrimi ndaj Tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi mes njerëzve, gjatë gjithë kohërave, profetët e Tij, për t'u përcjellë krijesave të vërtetën, të argumentuar dhe të provuar. Ata vinin me argumente të qarta, që nuk u linin krijesave asnjë justifikim para Zotit të tyre, nëse do vazhdonin të ndiqnin rrugën e humbjes. Disa mendojnë se ajeti tregon se njerëzit ishin të gjithë të bashkuar në rrugën e humbjes. Pra, sipas këtij mendimi tjetër, të gjithë ishin në humbje, të zhytur në kufër, mosbindje ndaj Allahut dhe në shkatërrim total, duke mos pasur as dritë, as iman. Pastaj Allahu i Lartësuar, nga mëshira e Tij, u dërgoi profetë, si përgëzues dhe qortues. Profetët ishin përgëzues për ata që do t’i bindeshin Allahut. Përgëzimi i tyre ishte se frytet e bindjes ndaj Allahut janë nga më të mirat: furnizim i bollshëm, hallall dhe i ndershëm, forcë në trup, mendje e shpirt dhe një jetë e këndshme. Por, pa dyshim, fryti më i mrekullueshëm që sjell bindja e nënshtrimi ndaj Allahut është arritja e kënaqësisë së Tij dhe e Xhenetit të përhershëm. Zoti i dërgoi profetët edhe si qortues e paralajmërues. Ata qortonin dhe paralajmëronin njerëzit që nuk bindeshin dhe nuk i nënshtroheshin Allahut, se do të shijonin frytet e hidhura të mosbindjes, të cilat janë: furnizimi i vështirë, dobësia, poshtërimi dhe jeta e trishtuar. Por më i hidhur nga gjithçka është zemërimi i Allahut dhe zjarri i Xhehenemit, ku ata do të qëndrojnë përjetësisht. - “Ai u zbriti atyre edhe Librin me të vërtetën...” - Allahu i Lartësuar u shpalli profetëve të vërtetën e u dha urdhra të drejtë. Çdo gjë në librat e Zotit është e drejtë dhe sqaruese e themeleve të besimit, të ligjeve dhe dispozitave për jetën. Vetëm nëpërmjet këtyre librave mund t'u jepet zgjidhje kundërshtimeve mes krijesave, siç thotë Allahu i Lartësuar: - “...për të gjykuar midis njerëzve në çështjet që kundërshtoheshin mes tyre.” - Kështu, librat e Zotit kanë zbritur pikërisht për t’u sqaruar njerëzve çështjet për të cilat ata nuk pajtohen me njëri -tjetrin. Për këtë arsye, kurdoherë që ka kundërshtime mes njerëzve, është detyrë për ta që ta gjejnë zgjidhjen në udhëzimet e Allahut të Lartësuar, të cilat gjenden në Kur’ân dhe në Sunetin e Profetit (a.s.). Nëse Kur’âni dhe hadithet e Profetit (a.s.) nuk do të mjaftonin për zgjidhjen e konflikteve mes njerëzve, Allahu i Lartësuar nuk do të na udhëzonte që t’i kërkonim zgjidhjet në ato dy burime. Megjithatë, edhe pse ndjekja e mësimeve të Zotit në librat e shenjtë mundëson bashkimin e njerëzve, ata përsëri u përçanë, sepse i kundërshtuan këto mësime, për shkak të smirës dhe urrejtjes: - “Pas qartësimit të argumenteve, askush nuk kundërshtoi më, përveç arrogantëve të verbuar nga zilia dhe armiqësia për njëri-tjetrin.” – Pra, ata u përçanë, për shkak të smirës dhe urrejtjes që vlonte në zemrat e tyre, edhe pas zbritjes së argumenteve të qarta. Ata kundërshtuan mësimet dhe librat e Zotit, ndërkohë që duhet t’u besonin dhe t'i nënshtroheshin atyre. Me këtë veprim, ata humbën dhe u larguan shumë larg nga rruga e drejtë. Ndërsa besimtarët e nënshtruar, respektuesit e mësimeve të Zotit, u udhëzuan drejt të vërtetës, me mëshirën e Zotit të tyre: - “Me mëshirën e Tij, Allahu i udhëzoi besimtarët tek e vërteta e çështjeve, për të cilat kishin kundërshtime.” - Allahu i Lartësuar i ka udhëzuar besimtarët e sinqertë të këtij umeti, që të gjejnë të vërtetën në të gjitha çështjet ku janë kundërshtuar popujt e tjerë që kanë patur libër hyjnor dhe që tashmë kanë humbur rrugën dhe kanë devijuar. Ky ummet është udhëzuar prej mëshirës së Allahut të Lartësuar dhe me vullnetin e Tij, prandaj ka mundur të gjejë rrugën e drejtë për çdo çështje që ka patur kundërshtime. - “Allahu udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron.” - Allahu i Lartësuar ia bën të gjitha krijesave ftesën e Tij për të ndjekur rrugën e drejtë, sepse Ai është i Drejti. Kështu, krijesat nuk do të kenë asnjë justifikim Ditën e Gjykimit kur të dalin para Tij, siç thotë Allahu: “ Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - “Po, - thanë ata, - dëshmojmë për këtë!”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.”. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?” Kështu i shtjellojmë Ne argumentet me hollësi, që ata të kthejnë rrugë (drejt nesh) .” [Araf 172 -174]. Pavarësisht nga kjo, jo të gjithë iu përgjigjën ftesës së Tij. Jo të gjithëve iu dha suksesi që t'i nënshtrohen dhe dorëzohen Atij, por vetëm ata të cilët Ai i zgjodhi për t'i mëshiruar dhe për t'u dhënë sukses, vetëm ata e gjetën rrugën e vërtetë. Pra, kush është në rrugën e drejtë, e ka gjetur atë vetëm me mëshirën, butësinë, bujarinë dhe bamirësinë e Zotit të Tij. Ndërsa ata që mohojnë, nuk i përgjigjen ftesës, sepse kështu ka vendosur drejtësia dhe urtësia e Allahut të Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Junus 10:94–10:95 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… mirë çdokush që njeh gjendjen dhe bëmat e tyre.57 - Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje! - Allahu i Madhëruar i thotë Profetit të Tij: "Nëse dyshon a është e vërtetë ajo që Zoti ka shpallur apo jo, atëherë pyeti ata që e lexonin Librin hyjnor ose shpalljet e mëparshme, para teje. Pyeti ata dijetarë të drejtë, që e shfaqin të vërtetën dhe kurrë nuk e fshehin atë. Ata patjetër do të të miratojnë dhe do të dëshmojnë se ajo që të është shpallur është e vërteta e sigurt dhe në përputhje me shpalljet e Zotit që ata i njohin dhe i kanë pranuar.” Dikush mund të pyesë: Shumë ithtarë të Librit, jehudë e krishterë e kundërshtuan dhe mohuan Profetin e fundit të Zotit, Muhamedin ﷺ . Ata nuk pranuan ftesën e tij, që të jetonin sipas Shpalljes e fesë që Ai solli nga Zoti. Atëherë, si është e mundur që Zoti e urdhëron Profetin e Tij që të kërkojë dëshminë e tyre dhe ta konsiderojë atë si argument për vërtetësinë e tij si profet dhe vërtetësinë e Shpalljes dhe fesë së tij?! Përgjigjja për këtë pyetje është si vijon: Nëse dëshmia i atribuohet një grupi ose pasuesve të një drejtimi të caktuar, ose banorëve të një vendi, atëherë qëllimi është për ata nga mesi i tyre që janë të besueshëm e të drejtë. Ndërsa të tjerët, edhe pse mund të jenë më të shumtë në numër, janë të papërfillshëm dhe nuk i përfshin ai tekst. Dëshmia, që të jetë pranueshme, duhet të bazohet në dituri, sinqeritet dhe drejtësi. Nga ana tjetër, është fakt historik se ishin të shumtë priftërinjtë e murgjërit e krishterë dhe dijetarët judej që e besuan Shpalljen që iu dha Muhamedit ﷺnga Zoti i botëve. I tillë ishte p.sh. Abdullah Ibn Selami, e shumë e shumë të tjerë, të cilët pranuan Kur'anin në kohën e Profetit, të kalifëve pas tij dhe më vonë. I tillë ishte edhe Keab el Ahbari. Dëshmia e ithtarëve të Librit, për të cilën aludohet, bazohet në Librin që ata pasojnë, pra, në Teurat. Nëse në Teurat gjendet diçka që pohon dhe përputhet me atë që gjendet në Kur'an, duke dëshmuar për saktësinë e saj, atëherë edhe nëse të gjithë ithtarët e Librit do të binin dakord që ta refuzonin, do të ishte e pavlefshme dhe e parëndësishme. Ky mohim nuk e rrëzon vërtetësinë e Profetit dhe të Shpalljes së Tij. Mendohu me kujdes! Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të argumentonte saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Tij me dëshminë e ehlu kitab-it, madje ta bënte këtë haptazi, ndërkohë që shumë prej tyre ishin shumë të përbetuar për ta penguar e shkatërruar thirrjen e Muhamedit ﷺ . Nëse ata do të kishin ndonjë mundësi për ta refuzuar atë që tha Zoti, do ta kishin bërë. Por duke qenë se ata nuk mundën ta mohonin diçka të tillë nga njëra anë, dhe besimi i një pjese të madhe të tyre në këtë Shpallje madhështore nga ana tjetër, ishin argument shumë i fortë që tregonte vërtetësinë e Kur'anit e saktësinë e tij si fjalë e Zotit. Gjithashtu, nuk është e vërtetuar që shumica e ehlu kitab -it e refuzuan ftesën e Muhamedit. Përkundrazi, ka shumë fakte se shumica e tyre e pranoi atë, me zgjedhje të lirë. Në kohën e Profetit ﷺ ,shumë vende ishin të besimit të krishterë ose hebre. Nuk zgjati shumë dhe shumica e banorëve të Shamit, Misirit, Irakut dhe rrethinave të tyre, që në të shkuarën ishin djepe të besimit të krishterë e judej, pranuan Islamin. Të vetmit që nuk përqafuan Islamin ishin paria dhe udhëheqësit e tyre, së bashku me një pakicë injorantësh, të cilët i dhanë përparësi më shumë pushtetit dhe ofiqeve, kundrejt besimit të pastër dhe Shpalljes së vërtetë të Zotit. Shumë nga të paditurit mbetën në fenë e tyre të devijuar thjesht me emër, pa pasur asnjë njohuri dhe bindje. Kështu, për shembull, shumica e el ifrinxh-ëve në fakt janë mosbesimtarë, që nuk pranojnë asnjë profet të Zotit, por deklarojnë se janë të krishterë thjesht për të mos humbur pushtetin dhe si mbulesë për kotësitë e padrejtësitë e tyre. Këtë fakt e di mirë çdokush që njeh gjendjen dhe bëmat e tyre.57 - Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! Mos u bëj si ata që mohuan argumentet e Allahut, se ashtu do të bëheshe nga të humburit. - Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar na ka ndaluar nga dy gjëra: 1. dyshimet rreth Kur'anit, dhe: 2. mohimi i Kur'anit, duke mos e pranuar si Libër të Zotit. E si mund të mohohen apo të vihen në dyshim ajetet e qarta të Allahut të sjella në Kur'an?! Ai është mrekullia e Zotit, që nuk pranon asnjë dyshim. Për ata që bien në këtë gabim, Zoti ka treguar se janë të dështuar dhe nuk arrijnë asnjë lloj fitimi. Ata kanë humbur përfundimisht shpërblimin e dynjasë dhe të ahiretit dhe kanë merituar ndëshkimin në të dyja jetët. Dihet mirë se ndalimi nga diçka konsiderohet edhe si urdhër për të kundërtën e saj. Në këtë mënyrë, nga ajeti kuptojmë se jemi të urdhëruar që të besojmë Kur'anin tërësisht e pa dyshime, me zemër të qartë dhe të qetë për vërtetësinë e tij. E kemi detyrë gjithashtu përkushtimin e plotë për të jetuar sipas mësimeve të këtij Kur'ani. Prej tij duhet të marrim diturinë dhe sipas diturisë së tij duhet të punojmë dhe të ndërtojmë jetën tonë. Vetëm kështu njeriu do të jetë me fitimtarët, që arrijnë qëllimet më të larta dhe virtytet më të plota. Të tillët janë të ruajtur nga dështimi e humbja.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.” [En’am 115 - 117]. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i çuam të dërguarit Tanë me she - nja të qarta ...” - Domethënë, me mrekulli, fakte dhe argumente të prera dhe të paku - ndërshtueshme. - “... dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë ...” - “Libri” është fjala e vërtetë të Zotit, ndërsa “drejtësia” është e vërteta, të cilën dëshmojnë edhe mendjet e shëndosha dhe natyrat e pastra, siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij ” [Hud 17]. Domethënë, që është i mbë - shtetur edhe nga natyra e pastër, në të cilën Zoti i krijoi njerëzit, natyrë e cila dëshmon për vërtetësinë e mesazheve të Zotit, sikurse thotë Allahu: “ Përkushtohu me gjithë që - nien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Ajo është feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë.” [Rum 30]. I Madhëruari thotë gjithashtu: “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Pra - ndaj matni me drejtësi e mos hani në pe - shë!” [Rahman 7 - 9]. - “... që njerëzit t’i përmbahen së drej - tës.” - Që njerëzit të gjykojnë me të vërtetën dhe me drejtësi. Kjo përmbushet veçse përmes pasimit të profetëve në gjithçka që ata kanë urdhëruar dhe duke u larguar nga gjithçka që ata kanë ndaluar. Kjo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është humbje, devijim, siç ka thënë i Lartësuari: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejtësi. Askush nuk mund t'i ndryshojë Fjalët e Tij. Ai është Gjithëdëgjues e Gjithëshikues. Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.” [En’am 115 - 117]. Fjalët e Zotit janë të vërteta, për sa i përket dijes dhe informacionit që përcjellin dhe të drejta, për sa u përket urdhëresave dhe nda - lesave për krijesat. Për këtë arsye, fatbar - dhët besimtarë, kur të përjetojnë kënaqësinë në kopshtet e Xhenetit, në dhomat e larta e begati të pashembullta, mbi shtretërit e stolisur e të rehatshëm, do të thonë: “Ne do t’ua heqim urrejtjen nga zemrat, ndërsa poshtë tyre do të rrjedhin lumenj. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme)”” [Araf 43]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit ...” - E bëmë hekurin si armë të fortë kundër atyre që e refuzojnë të vërtetën me kryene - çësi, edhe pas kumtimit me qartësi të argu - menteve. Gjatë 13 viteve që qëndroi në Mekë, Profetit ﷺ iu shpallën sure, të cilat ishin të gjitha mesazhe për idhujtarët, që i ftonin ata në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe adhurimin e Tij si të tillë. Pasi atyre iu sqaruan plotësisht argumentet, Allahu i Lartësuar ligjëroi hixhretin dhe e urdhëroi Profetin e Tij që të luftonte me shpatë. Kështu, Profeti ﷺ luftoi ata që pengonin të vërtetën dhe ndalonin njerëzit nga pasimi i saj, që i kundërviheshin Kura - nit, që mohonin atë publikisht dhe me krye - lartësi luftonin kundër tij dhe kundër mbartësve dhe përhapësve të tij. Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi sjellin një hadith nga Ibn Umeri, i cili tregon se: I Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë u dërgova me shpatë para Kijametit, që të adhurohet vetëm Zoti, pa ortak. Jetesa ime është nën hijen e shtizës sime. Poshtërimi dhe nënçmimi do ta ndjekin këdo që nuk i bindet urdhrit tim. Kushdo që i përngjason një populli, është prej tyre." I Lartësuari thotë: “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë ...” Me hekur bëhen armët, si shpatat, shigjetat dhe të gjitha llojet e armëve, mburojave dhe të ngjashme. Allahu e përshkruan metalin edhe si të dobishëm për njerëzit dhe jetën e tyre, pasi me të mund të bëhen veglat e punës, sëpatat, kazmat, sharrat, plugu, enët e gatimit etj. - “... për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës.” - Që Allahu i Madhëruar të nxjerrë në pah ata njerëz, që me mbajtjen e armëve dhe përdo - rimin e tyre, kanë qëllim të ndihmojnë rrugën e Allahut dhe Profetin e Tij. - “Allahu është i Fuqishëm e Ngadh - njimtar.” - Ai ka për t’u dhuruar fitoren atyre që e ndihmojnë rrugën e Tij dhe do t’i bëjë ata që të mos kenë nevojë për njerëzit. Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për njerë - zit, por u caktoi xhihadin, për t’i sprovuar njëri me tjetrin e për t’i ngritur në grada ata që e meritojnë.

Mus'haf Hape →
Junus 10:75–10:78 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… keqbërës. - Pas gjithë atyre profetëve që Zoti dërgoi në popujt mohues, që i konsideruan shpalljet hyjnore gënjeshtra e trillime, Ai dërgoi Musain, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pastaj, pas tyre, Ne dërguam Musanë dhe Harunin me Argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij. Por ata treguan kryelartësi, sepse ishin popull keqbërës. - Pas gjithë atyre profetëve që Zoti dërgoi në popujt mohues, që i konsideruan shpalljet hyjnore gënjeshtra e trillime, Ai dërgoi Musain, birin e Imranit. Musai quhej edhe Kelimur-Rahman, domethënë Ai të cilit Zoti i foli. Ai ishte një nga pesë profetët më të zgjedhur dhe ndër më të mëdhenjtë, të cilëve u është shpallur ligj madhështor dhe i gjerë. Së bashku me të, Allahu i Madhëruar dërgoi edhe vëllain e tij, Harunin, si krah dhe mbështetës. Ai i dërgoi ata te Faraoni dhe paria e shtetit të tij, sepse populli ndiqte rrugën e tyre. Zoti i pajisi ata me mrekulli dhe shenja madhështore, që tregonin se mesazhi që sollën nga Zoti ishte i vërtetë. Në themel të tij ishte njësimi i Zotit në adhurim dhe largimi i njerëzve nga adhurimi i idhujve. Por ata u treguan arrogantë me padrejtësi, edhe pse kishin siguri të plotë se ato shenja dhe Shpallja ishin të vërteta nga Zoti. Ata ishin popull keqbërës, i padrejtë dhe mosbesues. - Kur u erdhi e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse magji e qartë!”. - Ajo që iu paraqit atyre ishte e vërteta më e madhe dhe më e rëndësishme. Ajo erdhi prej Zotit, të Cilit i janë nënshtruar të gjitha krijesat. Ai është Zoti i botëve, i Cili përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, me mirësinë e bujarinë e Tij. Kështu, edhe pse kjo e vërtetë u erdhi prej Zotit dhe përmes një profeti besnik si Musai, ata e refuzuan dhe nuk u nënshtruan për të jetuar sipas saj. Madje, thanë: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë”. Allahu i poshtëroftë! Nuk u mjaftoi refuzimi i Shpalljes dhe Profetit, por e konsideruan atë edhe si magji, e cila është ligësia më e madhe. Magjia është mashtrim real. Kështu, ata e konsideruan të vërtetën më madhe e më të qartë si mashtrimin më të madh dhe trillimin më të kotë. - Musai tha: “Së vërtetës që ju ka ardhur, po i thoni magji?! E si mund të jetë magji ajo?!” - Duke i qortuar për mospranimin e të vërtetës, të cilën mund ta refuzojnë veçse njerëzit më të padrejtë, Musai u tha: "A po i thoni kësaj të vërtete magji?! Mendohuni pak, o të mjerë, dhe shikoni me kujdes çfarë përmban kjo e vërtetë! A mund t’i thuhet asaj magji?! Nëse e shikoni ftesën e Zotit me kujdes, do ta kuptonit lehtë se ajo është një e vërtetë e pamohueshme. Pastaj mendoni mirë edhe një fakt tjetër: - Magjistarët kurrë nuk gjejnë shpëtim.” - Ata nuk mund të fitojnë as në dynja dhe as në ahiret. Shikoni pëfundimin e secilës palë dhe se kujt do t'i takojë shpëtimi e fitorja! Më pas, për të gjithë u bë e qartë se i fituari ishte Musai (a.s), që arriti mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Megjithatë, duke i dhënë fjalës së Musait dhe ftesës së tij tjetër drejtim, ata thanë: - Ata thanë: “A ke ardhur të na largosh nga ajo ku i gjetëm prindërit tanë, për t’ju mbetur juve pushteti në tokë?!”. - Vallë, ti ke ardhur që të na pengosh nga tradita e të parëve tanë, që adhuronin idhujt, dhe na urdhëron që të adhurojmë Allahun si Një të vetëm? Për ata, besimi dhe tradita e të parëve ishte argument i pakundërshtueshëm, që mund të hidhte poshtë të vërtetën me të cilën erdhi Musai (a.s). Pastaj thanë: - Ne nuk kemi për t’ju besuar kurrë ju të dyve.”. - Ju dëshironi veç të merrni udhëheqjen dhe të na dëboni nga vendi ynë. Kjo ishte një mënyrë për të çoroditur masën e gjerë dhe për të shmangur vëmendjen e tyre nga thelbi i çështjes. Gjithashtu, ata synonin të ngjallnin urrejtje për Musain, duke e paraqitur atë si destabilizues dhe shkatërrues. Sigurisht, këto shpifje dhe trillime ndaj Shpalljes hyjnore dhe qëllimeve të një profeti nuk vlejnë aspak dhe nuk mund të konsiderohen si argument. Çdokush që vështron në thellësi të çështjeve arrin ta bëjë dallimin. Faktet dhe argumentet e vërteta nuk mund të hidhen poshtë me trillime e shpifje. Ata që e refuzojnë të vërtetën e mbështetur me fakte e mrekulli, përmes shpifjeve e trillimeve të pabaza, tregojnë për dobësinë e paaftësinë e tyre që të polemizojnë me kundërshtarin. Nëse do të kishin argumente të sakta, nuk do të thoshin: “Qëllimi yt është ky e ai”. Nuk ka rëndësi a është i vërtetë apo jo pretendimi i kundërshtarit. Rëndësi ka argumenti mbi të cilin ti mbështet refuzimin tënd të tezës së tjetrit. Nga ana tjetër, çdokush që e njihte Musain dhe thelbin e ftesës së tij e dinte mirë se ai nuk kishte asnjë qëllim për të qenë sundimtar. Ashtu si të gjithë vëllezërit e tij profetë, qëllimi i tij ishte udhëzimi i krijesave në rrugën që është në të mirë të tyre. Kështu, qëllimi kryesor i shpifjeve të tyre shprehet me fjalët: “Ne nuk kemi për t’ju besuar kurrë ju të dyve.”. Domethënë, kundërshtonin për inat e mendjemadhësi, e jo për shkak se ftesa e Musait nuk ishte e mirë apo e mbështetur me argumente nga Zoti. Nuk është se ata ishin të paqartë apo të pasigurt në vërtetësinë e Shpalljes që solli Musai. Ata thjesht ishin të padrejtë, që këmbëngulnin në inatin dhe padrejtësinë e tyre. Ata dëshironin sundimin dhe tiraninë në tokë, pra, pikërisht atë për të cilën akuzuan profetin Musa (a.s).

Mus'haf Hape →
Shuara 26:200–26:209 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… [Isra 15]. Ose: “Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull para se të kishte dërguar ndër ta Profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi.” [Kasas 59].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kështu e futim atë në zemrat e keqbërësve ...” - Kështu, Ne bëjmë të mundur që mosbesimi, refuzimi i të vërtetës, inati dhe arroganca të zërë vend në zemrat e keqbërësve. Kjo vjen si një shpagim i drejtë dhe i merituar, për shkak të refuzimit nga ana e tyre të së vërtetës dhe ftesës së Zotit, kur iu ofrua për herë të parë. Për këtë arsye, ata nuk mund të besojnë. - “... dhe ata nuk do ta besojnë atë, derisa ta shohin dënimin e dhembshëm. ” - Ata do ta refuzojnë të vërtetën, derisa të shohin dënimin e dhembshëm të Zotit. Pranimi i të vërtetës në atë kohë është i padobishëm dhe atë ditë keqbërësve nuk u vlen asnjë justifikim. Ata i mbulon mallkimi dhe do të futen në vendin më të keq. Në vijim, duke na treguar për dënimin e frikshëm që pritet t’i gllabërojë, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ai do t’u vijë befas dhe pa e ndier ...” - Ata do t’i kapë dënimi i Allahut papritur dhe ata as që do ta kuptojnë kur t’u vijë. - “... dhe atëherë, ata do të thonë: “A do të na jepet afat?” - Kur të shohin ndë - shkimin, ata do të dëshirojnë shumë që t’u jepet afat dhe një mundësi e dytë, që të bëjnë vepra të mira në bindje ndaj Allahut të Madhëruar, siç na tregon i Lartësuari: “Prandaj paralajmëroji njerëzit për Ditën kur do t’u vijë dënimi dhe kur keqbërësit do të thonë: “Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t’i pasojmë të dërguarit!” Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga mirësitë e kësaj dynjaje)?” [Ibrahim 44]. Çdo mohues i besimit të drejtë e të vërtetë, çdo keqbërës e zullumqar, kur të shohë ndëshkimin e Zotit, do të dëshpërohet e do të pendohet, do të ndiejë një keqardhje të thellë e të dhimbshme, por tashmë nuk është koha e pendimit dhe atyre nuk u pranohet ai pendim. Kur Musai (a.s.) u lut kundër Faraonit dhe shpurës së tij, tha: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote dhe kështu, o Zoti ynë, ata po i largojnë njerëzit prej rrugës Sate. Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Ai tha: “Është pranuar lutja juaj (O Musa dhe Harun!) . Prandaj përqendrohuni në rrugën tuaj e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!”” [Junus 88, 89]. Kjo lutje e kapi Faraonin dhe në të vërtetë ai nuk besoi, derisa e pa ndëshkimin me sytë e vet. I Lartësuari thotë: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.” (I'u tha atij:) Vallë, tani po beson, ndërsa më parë kundërsh toje dhe ishe prej shkatërrimtarëve?!” [Junus 90, 91]. Gjithashtu: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.”” [Gafir 84, 85]. - “A mos po kërkojnë, vallë, shpejtimin e dënimit Tonë?!” - Ky është një paralajmë - rim dhe kërcënim i ashpër për ta, për shkak të atyre fjalëve shprehëse të mosbesimit të tyre për ndëshkimet e kërcënimet e Zotit, që janë të vërteta e të pashmangshme. Të njëjta kanë qenë fjalët e tyre me popullin e Lutit, sikurse na tregon i Lartësuari: “Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Na e sill dënimin nga Allahu, nëse thua të vërtetën!” [Ankebut 29]. Po kështu edhe populli i Muhamedit: “Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e dënimit (për ta) . Sikur të mos ishte afati i caktuar (nga Allahu) , dënimi do t’u vinte menjëherë. Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin. Ata kërkojnë shpejtimin e dënimit (dhe ai do t'u vijë) . Dhe, sigurisht Xhehenemi ka për t’i rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët.” [Ankebut 53, 54]. Ndërsa në këto ajete, Ai thotë: - “Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë për pak vite, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Për çfarë do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan? ” - Edhe nëse Ne i afatizojmë, duke i lënë të jetojnë për njëfarë kohe, edhe nëse do të ishte kohë e gjatë, pastaj të vinte urdhri për dënimin e tyre, për çfarë, vallë, do t’u vlejë gjithë ajo kohë që dëfryen në këtë dynja? Le të mendojnë për këtë fakt dhe të kthejnë rrugë. I Lartësuari thotë: “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” [Naziat 46]. "Ju do të shihni se ata janë njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata." [Bekare 96]. Gjithashtu: “Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.” [Lejl 11]. - “Ne kurrë nuk e kemi ndëshkuar ndonjë popull pa i dërguar më parë paralajmërues, që t'u kumtojnë të Vërtetën. Ne nuk bëjmë kurrë padrejtësi. ” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon për drejtësinë e Tij absolute dhe të pacenue - shme. Kështu, Ai kurrë nuk do ta ndë - shkonte një popull, pa i sjellë paraprakisht shpallje, qortime e paralajmërime nëpërmjet të dërguarve, duke u qartësuar të vërtetën, pa u lënë asnjë justifikim e arsye për refuzim. I Lartësuari thotë: “Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë, ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon, ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve.” [Isra 15]. Ose: “Zoti yt kurrë nuk do ta shkatërronte një popull para se të kishte dërguar ndër ta Profet, që t’u lexonte atyre argumentet Tona. Ne kurrë nuk e shkatërrojmë një vend, përveçse kur ata bëjnë padrejtësi.” [Kasas 59].

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:46 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë! Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe për të udhëzuarit.” [Nahl …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Mos debatoni me ithtarët e Librit ndryshe, veçse me mënyrën më të mirë ...” - Katade dhe të tjerë kanë thënë se ky është një ajet i abroguar nga “ajetet e shpatës”. Tashmë - sipas tyre, - nuk ka më debat me ta, por u parashtrohet një nga tri mundësitë: pranimi i Islamit, pagimi i xhizjes ose shpata. Ndërsa të tjerë janë të mendimit se ky nuk është një ajet i abroguar, përkundrazi vazhdon të jetë në fuqi dhe mund të praktikohet prej atyre që duan t’u shtjellojnë ithtarëve të Librit argumentet e fesë së Zotit. Kështu ne jemi urdhëruar që të polemizojmë me ta me mënyrën më të mirë, që të arrihet t’u sqarohet e vërteta, duke synuar që kjo të ndikojë tek ata dhe të pranohet prej tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë! Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe për të udhëzuarit.” [Nahl 125]. Po kështu, Allahu i Lartësuar porositi Musain dhe Harunin, kur i dërgoi tek Faraoni: “Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar! Por, i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet.” [Ta ha 43, 44]. Ky është edhe mendimi që e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, mendim të cilin ai e përcjell prej Ibn Zejdit. - “... përveç atyre që janë të padrejtë. ” - Përveç atyre që i shmange n së vërtetës dhe tregohen të verbër ndaj argumenteve të qarta dhe të pakundërshtueshme, duke treguar kokëfortësi ndaj të vërtetës. Me njerëzit që refuzojnë të vërtetën që u ofrohet, kalohet nga polemika në xhihad kundër tyre dhe sherrit që përhapin. I Lartësuari ka thënë: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit, për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës. Allahu është i Fuqishëm e Ngadhnjimtar. ” [Hadid 25]. - “Thuajuni atyre: “Ne i besojmë Shpalljes që na u zbrit neve dhe Shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” - Nëse ata sjellin të dhëna, për vërtetësinë apo pavërtetësinë e të cilave ne nuk kemi fakte dhe dituri, ne nuk nxitohemi që t’i mohojmë e as t’i pranojmë, sepse nëse i pranojmë, ato mund të jenë të stisura, e nëse i mohojmë, ato mund të jenë të sakta. Në raste të tilla, ne dëshmojmë se i besojmë shpalljet e Zotit në mënyrë të përgjithshme, por me kushtin që të jenë vërtet shpallje të Zotit dhe jo të transformuara, keqinterpre - tuara dhe të tjetërsuara nga duart e tyre. Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) sjell një hadith nga Ebu Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur me të! - i cili tregon: 2052. “Ithtarët e Librit e lexonin Teuratin në hebraisht dhe ua shpjegonin muslimanëve në gjuhën arabe. Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Mos i besoni ithtarët e Librit (rrëfimet që ju sjellin) dhe as mos i mohoni ata, por thoni: “Ne i besojmë Shpalljes që na u zbrit neve dhe Shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” Buhariu është i vetëm në sjelljen e këtij hadithi. Sidoqoftë, duhet të dihet mirë se shumica e rrëfimeve të tyre janë mashtrime e shpifje, sepse ata ndërhynë në shpalljet e tyre, duke bërë devijime, ndryshime, tjetërsime dhe keqinterpretime. Sa e pakët është e vërteta në tekstet e tyre! Po ashtu, dobia nga tekstet e tyre është shumë e vogël, edhe po të jenë nga ato pjesë e pakta që kanë mbetur të sakta. Ibn Xheriri sjell thënien nga Ibn Mesudi: “Mos i pyesni ithtarët e Librit për gjë! Kur ata kanë humbur rrugën për veten e vet, si mund t’ju udhëzojnë juve?! Nëse i pyesni ata dhe ju përgjigjen, ose do të pohoni dhe miratoni diçka që është e kotë dhe e devijuar, ose do të kundërshtoni diçka që ka mbetur e vërtetë nga librat e tyre.” Ndërsa Ibn Abasi ka thënë: “Si është e mundur që ju të pyesni ithtarët e Librit për të mësuar prej tyre, ndërkohë që Libri i Profetit tuaj u zbrit tani afër dhe ju e lexoni të saktë të pandry - shuar?! Aq më tepër që jeni njoftuar se ithtarët e Librit e ndryshuan, e tjetërsuan, madje shkruanin tekst me duart e tyre dhe thoshin se ajo u ishte zbritur prej Zotit, veçse për të fituar diçka prej pasurisë së kësaj bote. Kjo dituri që ju ka ardhur rreth të vërtetës, a nuk ju mjafton që të ndaleni e të mos i pyesni ata për gjë?! Vallahi, nuk kemi parë asnjë prej tyre që të pyesë ndonjë prej jush në lidhje me Shpalljen tuaj!” [Buhariu].

Mus'haf Hape →
Araf 7:120–7:126 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe i thonë: - “Ata thanë: “Po, nuk ka dyshim se ne do të kthehemi tek Zoti ynë.” - Ne as që na tremb ndëshkimi yt. Madje as që i kushtojmë fare rëndësi atij. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ndërsa magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e gjithësisë, Zotin e Musait dhe të Harunit!”.”- Ne i besojmë si të vërteta të gjitha mesazhet që Zoti ka përcjellë nëpërmjet Musait. E besojmë Shpalljen dhe mrekullitë e qarta që ai solli. Kjo qe befasuese për Faraonin, i cili duke i kërcënuar, u tha: - “Faraoni tha: “Guxuat ta besoni Atë pa lejen time?!” - Faraoni i mallkuar ishte një tiran i pashpirt, një satrap që e kishte robëruar popullin jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Fjala e tij ishte ligj dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund të kundërshtonte gjykimin e Faraonit. Populli ishte nënshtruar dhe tërësisht i paaftë për të mbrojtur të drejtat e veta. Për të treguar ndikimin e Faraonit mbi popull, Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Ai arriti ta frikësonte popullin e vet, të cilët e dëgjuan. Ata ishin vërtet një popull i shkatërruar." [Zuhruf 54]. Ndërsa në këtë sure thotë: “Guxuat ta besoni Atë pa lejën time?!" Pra, sikur u thoshte: Kjo është mungesë edukate nga ana juaj, madje një fyerje që i bëhet autoritetit tim. Ky guximi juaj është i ndëshkueshëm. Pastaj filloi t’i manipulonte mendjen popullit dhe t’i mashtronte ata, duke u thënë magjistarëve: - “Kjo është veç një dredhi, që ju e keni përgatitur, me qëllim që të largoni banorët prej qytetit.” - Kuptimi: Musai është mësuesi juaj, ai që ju ka mësuar magjinë. Ju keni rënë në ujdi që përpara sfidës që të fitonte Musai, dhe pastaj të deklaroheshit si palë e tij, që të gënjenit popullin. Kështu, ju planifikoni që të dëboni prej këtej zotërit e vërtetë të këtij vendi. Padyshim, ky inskenim nga ana e Faraonit qe një mashtrim i rafinuar, sepse ai e dinte shumë mirë të vërtetën. Po ashtu, të gjithë e dinin që Musai nuk ishte takuar asnjëherë me magjistarët më parë. Pastaj, ishte propozimi i vetë Faraonit për t’u realizuar ajo përballje, e jo i Musait. Gjithashtu, ajo që bëri Musai ishte një mrekulli e qartë dhe magjistarët bënë maksimumin për ta mposhtur atë, por nuk ia arritën dot. Madje, vetë dështimi i tyre dhe ajo që ata panë u bënë shkak që magjistarët të besonin dhe ta pasonin Musain. Megjithatë, Faraoni i kërcënoi ata: - “Por shpejt keni për ta parë (ç'do t'ju gjejë).” - Keni për ta parë ndëshkimin e ashpër, që ju pret. - “Unë kam për t’jua prerë duar e këmbë këmbyerazi e pastaj do t’ju gozhdoj të gjithëve.”” - Me këtë mënyrë ndëshkoheshin vetëm terroristët, që prishnin rendin. Kështu, Faraoni po jepte të kuptohej në popull se ata ishin kriminelë tepër të rrezikshëm për rendin, që e meritonin një ndëshkim të tillë. Ndëshkimi ishte prerja e një dore dhe e një këmbe në anë të kundërt, domethënë, dora e djathtë me këmbën e majtë. Pastaj do të gozhdoheshin në trungjet e palmave, derisa të vdisnin. Magjistarët, që tashmë ishin penduar dhe kishin besuar Zotin e vërtetë, i drejtohen Faraonit, që i kërcënoi më këtë dënim të ashpër, dhe i thonë: - “Ata thanë: “Po, nuk ka dyshim se ne do të kthehemi tek Zoti ynë.” - Ne as që na tremb ndëshkimi yt. Madje as që i kushtojmë fare rëndësi atij. Allahu është i Përjetshëm dhe përfundimi pranë Tij është zgjedhja më e mirë për ne. Prandaj, bëj ç’ke për të bërë me ne! - “Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në shenjat e Zotit tonë, kur na erdhën para syve.” - Ti nuk ke asnjë motiv të drejtë për këtë kërcënim që po na bën. I vetmi 'gabim" i yni është fakti që ne besuam argumentet e Zotit tonë, kur ato u shfaqën qartë. Nëse ky konsiderohet krim për t’u ndëshkuar, atëherë le të ndëshkohemi. Pastaj ata iu përgjëruan Allahut, që t’u falte durim duke thënë: - “Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!”” - Na jep durim të madh, sepse kjo është një sprovë shumë e madhe, që përfundon me vdekje të dhimbshme. Në një sprovë të tillë, zemra dhe shpirti duhet të jenë të patundur në besim. Me durim e besim përballohet çdo dhimbje, sado e madhe qoftë. Pastaj u lutën që vdekja t’i gjente si muslimanë, të nënshtruar ndaj Zotit dhe si pasues të denjë të Profetit të Tij. Nga kjo histori kuptohet se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim, por Allahu i Madhëruar i forcoi të penduarit me durim e besim, për ta përballuar atë. Ky ishte qëndrimi i magjistarëve, të cilët e njohën të vërtetën dhe e besuan sinqerisht Allahun e Madhëruar. Ndërsa nga ana tjetër qëndronte Faraoni, paria rreth tij dhe populli zullumqar që i pasonte dhe u bindej. Këta të mjerë i mohuan shenjat dhe Shpalljen e Zotit, që përcolli Musai. Duke dashur që të ndëshkohej Musai dhe besimtarët, me pretendimin se mesazhi i Profetit ishte i kotë, i pavërtetë, madje shkaktues i trazirave, ata i drejtohen Faraonit dhe i thonë:

Mus'haf Hape →
Bekare 2:163–2:164 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “Të garantojmë dhe të japim besën për këtë!” -thanë ata. Atëherë ai e luti Allahun. Pas kësaj, tek ai erdhi Xhibrili dhe i tha: “Zoti yt do t’ua kthejë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti juaj është Një dhe i vetëm. Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë), përveç Tij. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. - Allahu i Madhëruar na njofton për njëshmërinë e Tij, në uluhije, pra, në meritën e adhurimeve për Të. Vetëm Allahu i meriton të gjitha adhurimet dhe është i pashoq. Nuk ka të ngjashëm me Të në meritën e adhurimit. Ai është Allahu, që nuk ka tjetër të adhuruar me meritë; Ai është i Pastër, i Ditur e i Lartësuar nga shirku. Ai është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë. Shpjegimi i këtyre dy emrave u bë në fillim të sures Fatiha. Pastaj i Lartësuari na sjell argumente që tregojnë për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit, duke folur për krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe gjithçka mes tyre, brenda e sipër tyre, prej krijesave që Ai ka krijuar e nxjerrë në jetë. Të gjitha ato tregojnë se Ai është një i vetëm dhe i pashoq. Allahu i Madhëruar thotë: - Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, - Vështro qiellin në msdhështinë, gjerësinë e lartësinë e tij. Ai është i mbushur me planete e trupa, që vërtiten në rrugën e tyre. Pastaj shiko Tokën, sa e rëndë dhe e dendur është në përbërjen e saj. Shiko malet, oqeanet, humnerat, pyjet e vendbanimet e njerëzve. Shikoji këto mirësi dhe dobi të shumta të vendosura në të. Mendo pak edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës. Secila prej tyre vjen, pastaj ikën dhe vendin e saj e zë tjetra, e pastaj anasjelltas. Asnjëra nuk vonohet asnjë çast nga rruga që Zoti i ka vendosur, siç thotë i Lartësuari: "As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet. ". [Jasin 40]. Ndonjëherë zgjatet njëra e pastaj tjetra. Herë-herë marrin nga njëra-tjetra, siç thotë i Lartësuari: "A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën), dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar, dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni?" Pra, ndonjëherë e shton ditën prej natës dhe herë tjetër e shton natën prej orëve të ditës. - në anijet që lundrojnë në det për dobi të njerëzve... - Shiko se si Allahu e ka nënshtruar detin, që i mban anijet nga njëra anë në tjetrën, për nevojat e njerëzve, që të përfitojnë nga të gjitha anët e botës nga të mirat e njëri tjetrit. - në shiun që Allahu e lëshon prej qielli, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke përhapur në të çdolloj gjallese - Siç ka thënë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani. Dhe Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime (uji). Që ata të hanë nga ato fruta dhe nga ajo që e prodhojnë me duart e tyre. Atëherë a nuk po tregohen mirënjohës? I lavdëruar qoftë Ai që i krijoi në çift të gjitha gjërat - ato që rriten në tokë, ata vetë (njerëzit) dhe shumë gjëra që ata nuk i dinë.” [Ja sin 33 - 36]. Këtu thotë: "... dhe duke përhapur në të çdo lloj gjallese...". Sa të ndryshme janë krijesat e Zotit dhe Ai i di të gjitha, i furnizon e përkujdeset për të gjithë. Asgjë nuk i fshihet Atij nga ky krijim: "Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi Mahfudh)." - në lëvizjen e erërave... - Ndonjëherë këto erëra vijnë me mëshirën e Zotit (shiun) e herë të tjera me ndëshkime. Herë vijnë me gëzim e përgëzim për shiun, që bie në formë aq të bukur e të butë. - dhe në retë që lëvizin mes qiellit dhe tokës - Retë që lëvizin mes qiellit dhe Tokës dhe që janë të nënshtruara dhe të udhëzuara nga Zoti, për të shkuar në ato vende që Ai urdhëron. - ...ka shenja për njerëzit që mendojnë. - Këto të gjitha janë shenja që tregojnë se Ai është një i vetëm. I Lartësuari thotë: "Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë mend." [Al Imran 190]. El Hafidh Ibn Merdeuejhi përcjell nga Ibn Abasi, që ka thënë: 167 . “Kurejshët i kërkuan një herë Profetit ﷺ që Allahu ta bënte kodrën Safa prej floriri, që ta besonin dhe që të luftonin përkrah tij. Profeti ﷺ tha: “A më jepni siguri që do të më besoni dhe do të luftoni përkrah meje, nëse e lus Zotin dhe Ai jua bën Safan prej floriri?” - “Të garantojmë dhe të japim besën për këtë!” -thanë ata. Atëherë ai e luti Allahun. Pas kësaj, tek ai erdhi Xhibrili dhe i tha: “Zoti yt do t’ua kthejë Safan në flori, por nëse nuk do të besojnë përsëri, Ai do t’u japë një ndëshkim që nuk e ka patur asnjë njeri në botë.” - “Jo, - tha Profeti ﷺ ,- jo, o Zoti im! Më lër mua dhe popullin tim, që unë t’i ftoj ditë pas dite!” Atëherë Allahu solli këtë ajet.” Ibn Ebu Hatimi e sjell këtë hadith me një shtesë, në të cilën thuhet: 168. “...E si kërkojnë Safan në flori, kur ata shohin tërë këto shenja, që janë shumë më të mëdha se Safa?”. Ueki Ibn el Xherrah përcjell prej Ebu Duhas, që ka thënë se, kur zbriti ajeti :"Zoti juaj është Një dhe i vetëm. Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) , përveç Tij. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti", idhujtarët thanë: “Nëse është kështu, atëherë le të na sjellë një shenjë!” Atëherë, Allahu zbriti ajetin: "Në krijimin e qiejve dhe të tokës...".

Mus'haf Hape →
Araf 7:65–7:69 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të Iremit, të cilët strehoheshin nëpër ndërtesa me shtylla të larta, siç ka thënë i Lartësuari: “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Edhe tek Adët dërguam vëllanë e tyre, Hudin. - Ashtu siç dërguam tek populli i Nuhut një profet nga mesi i tyre, Nuhun, po kështu edhe nga mesi i popullit të Adit dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Këta janë të ashtuquajturit Adët e parë, të cilët i ka përmendur Allahu i Lartësuar. Ata janë pasardhës të Adit, birit të Iremit, të cilët strehoheshin nëpër ndërtesa me shtylla të larta, siç ka thënë i Lartësuari: “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta? Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” [Fexhr 6 - 8]. Domethënë, ata ishin shumë të fuqishëm dhe të ashpër. Sikurse i përshkruan i madhëruari kur thotë: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i rrefuzonin shenjat Tona. ” [Fussilet 15]. Vendbanimet e tyre ishin në Jemen, në Ahkaf, pra, në malet ranore. Muhamed Ibn Is’haku sjell rrëfimin nga Ebu Tufejl Amr Ibn Uathile, që tregon se e ka dëgjuar Aliun t’i thotë një burri nga Hadrameuti: “A ke parë ndonjë dunë të kuq e (rëre) të përzier me baltë të kuqe, me bimë të shumta erâku dhe sidri, në drejtim të këtij e atij vendi nga toka e Hadrameutit?” - “Po, o Udhëheqësi i besimtarëve! - tha ai. - Betohem në Allah, se ti e përshkrove si dikush që e ka parë me sytë e vet!” - “Jo, - tha Aliu - nuk e kam parë, por më kanë treguar për të.” - “Si është puna e atij vendi, o Udhëheqësi i besimtarëve?” - “Atje, tha Aliu, - është varri i Hudit a.s.” Kështu e ka transmetuar Ibn Xheriri. Nga kjo kuptohet se vendbanimet e tyre kanë qenë në Jemen, sepse Hudi a.s. është varrosur në atë vend. - Ai tha: “O populli im! Adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet) . A nuk e keni frikë (Allahun)?” - Kjo ishte ftesa e të gjithë profetëve të Zotit drejtuar popujve të tyre. - Paria e jobesimtarëve nga mesi i popullit të tij thanë: “Ne po të shohim se ti je një mendjelehtë. Madje ne mendojmë se ti je një gënjeshtar.” - Kjo ishte përgjigjja e parisë dhe krerëve të tyre. Ti je në humbje, sepse po na urdhëron që të braktisim adhurimin e idhujve tanë dhe të përkushtohemi në adhurimin e një Zoti të vetëm e pa ortak . Po të njëjtin arsyetim paraqitën edhe idhujtarët kurejshë kundër ftesës së Profetit të Allahut, kur ai i ftoi në adhurimin e Allahut si një të vetëm. Ata thanë: “Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një paralajmërues. Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar e mashtrues.”. A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?! Kjo është vërtet, shumë e çuditshme.” [Sad 5]. - Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, por jam i dërguar prej Zotit të botëve”. - Çështja nuk qëndron ashtu siç thoni, por unë jam dërguar me të vërtetën nga Allahu, që është Krijuesi i gjithçkaje. - “Unë po ju kumtoj shpalljet e Zotit tim dhe jam këshillues i sinqertë për ju. - Kumtimi i qartë, këshillimi i sinqertë dhe mbajtja e amanetit janë cilësi të profetëve. - “Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? - Mos u çudisni aspak që ndër ju u dërgua një profet nga mesi juaj, që t’ju kujtojë për mirësitë e shumta të Allahut dhe për ditën e takimit me të. Përkundrazi, lavdërojeni Allahun e tregoni mirënjohje për to! - Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! - Kujtoni mirësinë e Allahut për ju, kur ju bëri ndër ata besimtarë të pakët, ndërkohë që Ai e shkatërroi tokën dhe banorët e saj, që iu kundërvunë Nuhut. Nuhu u lut kundër tyre me atë duanë e njohur, së cilës Allahu iu përgjigj, duke shkatërruar kështu çdo mohues në faqen e dheut. Një ndër mirësitë ishte: “...jua shtoi fuqinë fizike!”. Domethënë, Allahu i bëri me trupa më të mëdhenj, më të gjatë e më të fuqishëm se njerëzit e tjerë. I Lartësuari thotë për Talutin në mënyrë të ngjashme: “Ai tha: “Atë e zgjodhi Allahu si mbretin tuaj, duke e pajisur me dituri të gjerë e me fuqi trupore. ...” [Bekare 247]. - Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” - Kujtojini mirësitë e dhuratat e Allahut, që të hyni në Xhenet, me mirësinë dhe bujarinë e Tij.

Mus'haf Hape →