Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Merjem 19:34–19:37 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… vjen vetëm nga Zoti yt; Prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!” [Al Imran 59, 60]. - “(Isai i tha popullit të vet) Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ ,dhe i thotë: - “Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata (më kot) rragaten.” - Kjo që po të rrëfejmë rreth Isait birit të Merjemes, është e vërteta e sigurt. Rreth saj polemizojnë ata që refuzojnë argumentet e Zotit dhe u kundërvihen atyre që kanë besim të vërtetë. Nga njëra anë, ata që e mohojnë Isain dhe nga ana tjetër, ata që e besojnë atë. Kështu, pasi na tregoi se si e krijoi Isain dhe për faktin se ai ishte adhuruesi dhe profeti i Tij, Allahu i Madhëruar vijon me dëlirësimin e Vetes së Tij të Lartësuar: - “Nuk i shkon (madhështisë së) Allahut që të ketë bir. I pastër është Ai (nga çdo mangësi)!” - Ai është i Lartësuar, i Madhëruar, i Pastër dhe i Dëlirë nga çdo shpifje që trillojnë të paditurit, të padrejtët dhe kundërshtarët e të vërtetës, që kalojnë çdo kufi. - “Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. ” - Nëse Ai dëshiron që të ekzistojë diçka, mjafton t’i thotë “Bëhu”, dhe ajo menjëherë bëhet dhe ekziston, ashtu si Ai dëshiron dhe vendos. Kjo i ngjan fjalës së Allahut, kur thotë: “Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt; Prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!” [Al Imran 59, 60]. - “(Isai i tha popullit të vet) Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni!” - Ndër gjërat që foli Isai që në djep ishte edhe kjo dëshmi madhështore e tij, kur tha: “Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni!” Ai urdhëroi që të adhurohej vetëm Allahun si një i vetëm, pa ortakë. - “Kjo është rrugë e drejtë. ” - Kjo që unë ju solla prej Zotit, vetëm kjo është rruga e drejtë! Ai që ndjek këtë rrugë, ka gjetur të vërtetën dhe udhën e drejtë të Zotit, ndërsa ata që e braktisin këtë rrugë humbin larg dhe devijojnë nga e vërteta me vetëdije, edhe pasi u vjen argumenti i qartë. - “Por grupet e kundërshtojnë njëri - tjetrin (rreth Isait).” - Edhe pasi iu sqarua përmes shenjave e mrekullive, se Isai ishte robi i Allahut dhe profeti i Tij, ishte Fjala (Bëhu) që Allahu ia drejtoi Merjemes dhe shpirt i krijuar prej Tij, një grup njerëzish, pra, shumica e jehudëve (mallkimet e Allahut qofshin mbi ta!) me kokëfortësi e arrogancë vazhduan me shpifjen e tyre se ai ishte fëmijë i jashtëligjshëm. Në lidhje me fjalët e Isait në djep, ata thanë se ajo ishte thjesht një magji. Kurse disa të tjerë thanë se: Ai që foli ishte vetë Allahu! Të tjerë thanë se Isai është biri i Allahut! Ndërsa të tjerë thanë se Isai është pjesë e Trinisë. Megjithatë, një grup thanë: “Isai është robi i Allahut dhe Profeti i Tij.” Pikërisht ky është besimi i vërtetë dhe i drejtë, që ndoqën besimtarët. Një shpjegim i ngjashëm është përcjellë nga Amër Ibn Mejmun, Ibn Xhurejxhi, Katade e dijetarë të tjerë të hershëm dhe të mëvonshëm. - “Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e Madhe! ” - Ky është një kërcënim dhe paralajmërim i frikshëm, drejtuar të gjithë atyre që mashtrojnë e trillojnë besime e fjalë të paqena rreth Allahu të Madhëruar, duke thënë se Allahu ka bir! Megjithatë, Allahu i Madhëruar i ka afatizuar ata deri në Ditën e Kijametit, sepse Ai është i plotë në diturinë dhe pushtetin e Tij mbi ta. Ai nuk nxitohet me ndëshkimin e atyre që nuk i binden, siç thuhet në dy Sahih-ët se: 1760. “Me të vërtetë, Allahu e afatizon keqbërësin, por kur e rrëmben atë me ndëshkim, ai nuk ka për t’i shpëtuar dot ndëshkimit.” Pastaj i Dërguari i Allahut lexoi fjalën e Allahut: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” [Hud 102]. Po në dy Sahih-ët vjen hadithi: “Askush nuk është më i durueshëm se Allahu i Madhëruar ndaj fjalëve fyese, që Ai i dëgjon nga njerëzit! Ata trillojnë se Ai ka bir (a pasardhës e fëmijë), por prapëseprapë Ai u dhuron atyre shëndet dhe furnizim!” Allahu i Madhëruar thotë: “ Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. Por në fund unë i dënova ata. Tek Unë është përfundimi (i të gjithëve) !” [Haxh 48]. Gjithashtu: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.” [Ibrahim 42, 43]. Ndërsa në këtë ajet thotë: “Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e Madhe!”, pra, Ditën e Kijametit. Në një hadith të saktë, që e sjellin Buhariu dhe Muslimi, përcillet nga Ubadetu Ibn Samit se Profeti i Allahut ka thënë: 1761. “Ai që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, që është i vetëm dhe i pashoq, dhe se Muhamedi është robi dhe Profeti i Allahut; dëshmon se Isai është robi i Allahut dhe profeti i Tij, është Fjala e Tij, që Ai ia drejtoi Merjemes dhe shpirt (i krijuar) prej Tij; dëshmon se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri është i vërtetë; atë Allahu ka për ta futur në Xhenet, (në gradën e merituar) sipas punëve që ka bërë.”

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:74–20:76 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… as nuk do të jetojë.” [Ea’la 11 -13]. Ose: “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë! Ne jua …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto fjalë tregojnë se magjistarët e këshilluan dhe e ftuan Faraonin që t’i frikësohet zemërimit dhe ndëshkimit të përjetshëm të Allahut. Edhe në atë gjendje, ata e këshilluan në mënyrën më të mirë atë tiran, që po i kërcënonte. Ata e ftuan që të ruhej nga ndëshkimi i Zotit, dhe kështu të fitonte shpërblimin e përjetshëm të Tij. - “Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. ” - Ai që, Ditën e Kijametit, do të dalë përpara Zotit si idhujtar, zullumqar dhe refuzues i besimit, atë e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ata që mohuan (Allahun) i pret zjarri i Xhehene - mit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshki - mi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. Dhe atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr (prej këtu). Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” Por, a nuk ju dhamë Ne jetë aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrete mësim dhe ju pati ardhur edhe paralajmëruesi i qartë? Shijojini frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Fatir 36]. Ose: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri, e do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” [Ea’la 11 -13]. Ose: “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë! Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.” [Zuhruf 77] . Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Seid el Hudriu se Profeti i Allahut ka thënë: 1784. “Banorët e Zjarrit, të cilët do të jenë përjetësisht në të, as vdesin në të dhe as jetojnë. Por disa njerëz (besimtarë), që i kap zjarri për gjynahet e tyre, Allahu do t’i vdesë ata dhe, kur të jenë bërë qymyr, do të japë leje për të ndërmjetësuar për ta. Ata do të sillen grupe - grupe dhe do të shpërndahen nëpër lumenjtë e Xhenetit. Atëherë do të thuhet: “O banorë të Xhenetit, hidhni ujë mbi ta!” Dhe ata do të mbijnë si ajo fara që mbillet buzë ujit.” Dikush tha: “Profeti i Allahut e përshkroi (aq mirë), si të kishte jetuar vetë në bâdije.” Kështu e ka sjellë imam Muslimi. - “Ndërsa ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira, i presin grada të larta.” - Për ata janë gradat e larta të Xhenetit. Në Xhenet ka shumë grada. Atje ka dhoma dhe vendpushime te bukura, ku robi ndihet i sigurt nga çdo e keqe dhe i lumtur mes mirësive. Në Xhenet është vendqëndrimi i bamirësve. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ubadete Ibn Samiti se Profeti ﷺ ka thënë: 1785. “Në Xhenet janë 100 grada. Hapësira mes gradave është sa largësia mes qiellit dhe Tokës. Firdeusi është grada më e lartë. Prej tij dalin 4 lumenj, kurse Arshi është sipër tij. Nëse i luteni Allahut, lutuni dhe kërkojini Atij Firdeusin.” [Tirmidhiu]. Në dy Sahih-ët vjen një hadith, ku thuhet: 1786. “Banorët e Ilijjin-it do të shihen në lartësitë e Xhenetit ashtu siç shihni tani yjet dhe planetet në qiell, për shkak të gradës së lartë në Xhenet.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Këto janë gradat e profetëve?” Ai tha: “Jo, betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Ato janë gradat e atyre burrave që besuan Allahun dhe në vërtetës inë e profetëve.” Në Sunen thuhet se Ebu Bekri dhe Umeri janë prej tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “... ata që do të dalin para Tij si besimtarë dhe kanë bërë vepra të mira ...” Pra, ai që, Ditën e Premtuar, del përpara Zotit me zemër të mbushur plot besim të pastër e të sinqertë, dhe këtë besim e ka vërtetuar me veprat dhe fjalët e tij, atë e presin grada të larta. - “Ato janë Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përjetë.” - Më pas, duke shpjeguar “gradat e larta”, Allahu i Madhëruar tregon se ato janë Xhenetet e Adnit, që do të thotë: “Xhenetet e Përjetësisë.” Ato emërtohen kështu, sepse besimtarët do të qëndrojnë pafundësisht në to. Ata do të qëndrojnë përjetësisht mes mirësive dhe kënaqësive. - “Ky është shpërblimi i atyre që janë pastruar (nga mosbesimi) .” - Ata që e pastrojnë veten si nga papastërtitë fizike, edhe ato konceptuale dhe shpirtërore. Ata pastrohen nga idhujtaria dhe lartësohen përmes veprave të mira, duke ndjekur të dërguarit e Zotit dhe porositë e tyre. Ata e adhurojnë Allahun si një të vetëm, pa i bërë ortak. Ata besojnë të dërguarit e Zotit dhe janë të bindur për vërtetësinë e tyre dhe të fesë që ata sollën nga Zoti.

Mus'haf Hape →
Sebe 34:22–34:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe ato të mëvonshme. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh gjendjen tonë dhe vuajtjen që na ka mbuluar?!” Atëherë, unë do të ngrihem e do të shkoj poshtë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na qartëson në këto ajete se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe se Ai është Një i vetëm; Ai është Es -Samed, pra, Ai i Cili është Kryepari, tek i Cili kthehen të gjitha çështjet dhe të Cilit i drejtohen me lutje për nevojat e tyre të gjitha krijesat; Ai i Cili nuk ka të ngjashëm, nuk ka partner dhe nuk ka nevojë për ndihmës. Ai është i Vetëm e i pashoq në zotërimin e gjithçkaje. Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Thuaj (o Muhamed): “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” - Thërrisni idhujt, të cilët ju i adhuruat përveç Allahut: - “Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë ...” - Siç thotë Allahu i Lartësuar: “... Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë sundimi. Ata që ju u luteni përveç Atij, nuk zotërojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës).” [Fatir 13] - “...dhe as kanë pjesë në to ...” - Ata nuk zotërojnë asnjë grimcë pushteti, mbretërimi dhe pronësie, as të veçuar dhe as në formën e ortakërisë me Allahun e Lartësuar. - “Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmës prej tyre. ” - Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për idhujt që të jenë ndihmës dhe mbështetës së Tij, që ta ndihmojnë në çështjet e sundimit, mbretërimit dhe për - kujdesjes për krijesat. Të gjithë janë krijesa, përveç Allahut, dhe të gjithë janë të varfër dhe nevojtarë për përkujdesin e Tij; të gjithë janë robër, të nënshtruar e të përulur përpara madhështisë dhe sundimit të Tij. - “Asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi tek Ai, përveç atyre që Ai u jep leje.” - Kështu është e vërteta. Për shkak të madhështisë, lartësisë dhe krenarisë së Tij, askush nuk merr guximin që të ndërmjetësojë tek Ai për dikë, veçse pasi Ai t’i japë lejë për diçka të tillë, sikurse thotë Allahu i M adhëruar në ajetin tjetër: “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26]. Ose: ‘Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për asnjë), përveçse për ata me të cilë është i kënaqur Ai. Nga frika prej Tij, ata janë shumë të kujdes - shëm.” [Enbija 28]. Në dy Sahih-ët është një hadith i gjatë, që flet rreth shefaetit në Ditën e Gjykimit, ku ndër të tjera thuhet: “... Pastaj do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ dhe do t’i thonë: “O Muhamed! Ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë lajmëtarëve të Tij. Allahu t’i ka falur gjynahet e hershme dhe ato të mëvonshme. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh gjendjen tonë dhe vuajtjen që na ka mbuluar?!” Atëherë, unë do të ngrihem e do të shkoj poshtë Arshit dhe do të bie në sexhde për Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar. Në këtë moment, Allahu do të më inspirojë që të thur lavdërime e përlëvdime të bukura për Të, të tilla që askujt para meje nuk i janë inspiruar. Atëherë do të thuhet: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmje - tëso dhe do të pranohet! ” 193 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur të largohet frika nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën!” Edhe këtu kemi të bëjmë me një përshkrim madhë - shtor të pushtetit gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar. Në të tregohet se kur Allahu i Madhëruar dëshiron të flasë dhe të shpallë diçka, banorët e qiejve dëgjojnë fjalën e Tij, dridhen nga frika e madhe dhe gati në gjendje të fikëti. Ibn Abasi dhe të tjerë e shpjegojnë kështu këtë ajet: “Kur zemrat e tyre çlirohen nga kjo frikë e madhe, që i kishte pushtuar, ata pyesin njëri tjetrin dhe thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?”. Kështu, mbajtësit e Arshit ua përcjellin fjalët atyre që janë poshtë tyre, pastaj atyre më poshtë e me radhë, derisa mbërrin lajmi te banorët (melekët) e qiellit të dynjasë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën!.” Pra, ata përcjellin atë që ka thënë Zoti, pa asnjë shtesë dhe pa asnjë pakësim. - “Ai është më i Larti, më i Madhi. ” - Në Sahih-un e Buhariut vjen një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti a.s. ka thënë: 2198. “Kur Allahu i Lartësuar vendos diçka në qiell, melekët rrahin flatrat e tyre, në shenjë përunjësie për vendimin e Zotit. Ajo (fjalë) dëgjohet si një zhurmë zinxhirësh të hekurt, që godasin mbi një shkëmb të lëmuar.” Kështu e ka përcjellë Aliu. Ndërsa të tjerët, pas fjalës “në një shkëmb të lëmuar...”, kanë shtuar: “... kështu e bën (Allahu), që të dëgjohet (ajo fjalë) ndër ta.” Pastaj, - vazhdon hadithi, - pasi zemrat e tyre çlirohen (nga frika), ata pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Ata (Xhibrili dhe melekët më të afërt) thonë: “Tha të vërtetën Ai, që është i Lartësuari dhe i Madhëruari!” Kështu dëgjojnë (diçka) ata që tentojnë të dëgjojnë lajme nga qielli. Ata që duan të dëgjojnë vjedhurazi lajme nga qielli janë kështu, njëri mbi tjetrin”, - dhe Sufjani bëri shenjë me dorë, duke hapur gishtat e dorës së djathë dhe duke i vendosur duart njëra mbi tjetrën. “Ndodh që shkëndija e zjarrtë ta godasë atë që rrëmben diçka prej lajmeve të qiellit dhe ta përvëlojë, përpara se ai ta hedhë atë lajm tek tjetri. Por mund të ndodhë edhe që të mos e godasë, derisa ai t’ia përcjellë lajmin një tjetri poshtë tij, e ky tjetrit poshtë tij, derisa ta zbresin në tokë.” Ndoshta Sufjani tha: “... derisa të zbresë në tokë e t’i jepet magjistarit apo fallxhorit, i cili e përzien me njëqind gënjeshtra dhe njerëzit e besojnë, duke thënë: “A nuk na njoftoi se në këtë ditë e në këtë vend do të ndodhë kështu e ashtu, dhe vërtet ashtu ndodhi?” Dhe është pikërisht ajo e vërtetë që u dëgjua nga lajmet e qiellit.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm imam Buhariu dhe jo Muslimi në këtë version. Këtë hadith e kanë sjellë me tekst të përafërt edhe Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe prej Sufjan Ibn Ujejnes. Allahu është më i ditur!

Mus'haf Hape →
Araf 7:172–7:174 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre....” - Allahu bëri që njerëzit të jenë pasardhës të njëri-tjetrit, duke lindur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre....” - Allahu bëri që njerëzit të jenë pasardhës të njëri-tjetrit, duke lindur brez pas brezi dhe shekull pas shekulli. Ai i nxori në dritë nga shpina e baballarëve të tyre dhe pastaj nga barku i nënave të tyre. - “...dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?”” - Allahu i bëri që ata të dëshmonin se Ai është Zoti, Sunduesi, Krijuesi, Furnizuesi dhe Ai që përmirëson dhe rregullon çështjet e tyre. Allahu i Madhëruar vendosi thellë në natyrën e pastër të njeriut këtë lloj besimi. Njeriu është i brumosur me besimin e pastër dhe të natyrshëm se Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Mbretëruesi dhe Ai që përkujdeset për ta. Ky besim është ngulitur thellë në ndërgjegjen dhe në natyrën e njeriut. 12 Atëherë, njerëzit e pranuan dhe dëshmuan për vërtetësinë e këtij fakti, duke thënë: - “- “Po, - thanë ata, - dëshmojmë për këtë.”.” - Allahu i Lartësuar e ka bërë natyrën e pastër të robve të Tij të tillë që ata ta besojnë Atë drejt, pa bërë idhujtari. Çdo njeri lind me natyrshmërinë e pastër islame, me besimin në një Zot të vetëm dhe nënshtrimin ndaj Tij. Porse natyra e njeriut mund të ndryshojë me kohë, për shkak të rrethanave të tjera. Kështu, të gjithë pasardhësit e Ademit, me natyrën e pastër që i ka krijuar Zoti, dëshmojnë për monoteizmin e pastër, ashtu siç ishte mesazhi dhe misioni i profetëve. - “Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.”” - Nëpërmjet profetëve, Ne kërkuam prej jush që të pranoni dhe pohoni këtë besim të pastër, që ndodhet në natyrën tuaj, në mënyrë që ju të mos e mohoni një gjë të tillë Ditën e Gjykimit, duke gjetur justifikime. Ditën e Gjykimit ju nuk do të mund të pretendoni se nuk ju erdhi asnjë argument nga Allahu i Lartësuar dhe se nuk patët asnjë fakt që t’ju tregojë e udhëzojë për besimin e drejtë. Allahu i ka sjellë argumentet e Tij të qarta, që të mos thoni: “Ne nuk dinim gjë për këtë.”. Kështu nuk do të mund të mbroheni para Allahut të Lartësuar. - “Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre.” - Mos u justikoni që ishit pasardhës të një populli jobesimtar dhe thjesht ndoqët rrugën e tyre. Ky nuk është justifikim, prandaj Ditën e Gjykimit ju nuk keni të drejtë të thoni: - “Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?”” - Allahu i Lartësuar ka ngulitur thellë në natyrën tuaj besimin e pastër monoteist. Logjika e shëndoshë dhe e pastër e kupton që besimet e paraardhësve ishin të gabuara, ndërsa feja e të dërguarve të Zotit është e vërteta, që duhet përqafuar. Vetëm kjo natyrë e pastër dhe logjikë e kthjellët është mëse e mjaftueshme për të refuzuar besimet e gabuara të etërve tuaj. Shpeshherë ndodh që njeriu të futet në dyshime duke dëgjuar fjalët e të parëve të tij të humbur, por kjo ndodh veçse për shkak se ai i ka kthyer shpinën të vërtetës së Allahut të Lartësuar, duke mos treguar as përkushtimin minimal për ta kuptuar atë. Argumentet e Allahut të Madhëruar janë dy llojesh: ato që kanë ardhur përmes shpalljeve dhe profetëve të Tij dhe ato që duken qartë në krijimin e Tij. Mjafton që njeriu të shohë dhe studiojë veten e vet dhe do të zbulojë aty plot argumente e shenja, që vlejnë për të kuptuar të vërtetën. Kështu, mospërfillja e argumenteve të Allahut të Lartësuar, nga njëra anë, dhe përkushtimi me fanatizëm ndaj fjalëve të pararendësve të humbur, bën që të mos e dallosh të vërtetën e qartë. Në këtë mënyrë, logjika errësohet, prandaj njeriu i jep përparësi të kotës ndaj të vërtetës. Ky është shpjegimi më i saktë i këtyre ajeteve. Sipas një shpjegimi tjetër, në këto ajete bëhet fjalë për një ditë të veçantë, kur Allahu i Lartësuar ka marrë dëshminë nga të gjithë pasardhësit e Ademit, pikërisht në momentin kur Ai nxori nga shpina e Ademit pasardhësit e tij. Më pas, Ditën e Gjyklimit - sipas këtij mendimi, - Allahu i Lartësuar do të nxjerrë kundër tyre pikërisht këtë dëshmi të dhënë nga vetë ata. Sidoqoftë, në ajet nuk ka ndonjë shenjë që të tregojë se Allahu i Madhëruar do të nxjerrë kundër mohuesve këtë dëshmi të marrë prej tyre atë ditë të veçantë. Allahu i Lartësuar nuk do të përdorte kurrë kundër tyre një dëshmi që ata e kanë dhënë në një kohë aq të largët, që askush nuk e kujton t’i ketë ndodhur. Vetë realiteti e dëshmon se njerëzit nuk e kujtojnë këtë pohim që kanë bërë përpara Allahut të Lartësuar. Është e vërtetë që Allahu i ka nxjerrë pasardhësit e Ademit dhe i ka bërë të dëshmojnë për njëshmërinë e Tij, 13 por ajetet kuranore që po shpjegojmë flasin për diçka tjetër: ato flasin për një çështje që është tejet e kuptueshme 14 dhe e cila përforcohet prej natyrshmërisë së pastër së njeriut, siç e ka krijuar Allahu i Lartësuar. - “Kështu i shtjellojmë Ne argumentet me hollësi, që ata të kthejnë rrugë.” - Kështu i qartësojmë argumentet Tona, që ata të kthehen nga rruga e shtrembër dhe të ndjekin të drejtën, që e kanë të rrënjosur në natyrën e pastër të krijimit të tyre. Besim i instaluar në natyrën e pastër të njeriut e shtyn atë që t’i qëndrojë besnik Zotit të tij dhe të ndjekë rrugën e drejtë, të cilën Zoti e ka caktuar e përshkruar nëpërmjet profetëve dhe Shpalljeve.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:155–4:159 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- (Ata u mallkuan) Për shkak të shkeljes së besëlidhjes (me Zotin) , të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Ata u mallkuan) Për shkak të shkeljes së besëlidhjes (me Zotin) , të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të drejtë dhe të thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. - Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve e poshtërsive që ata kryenin. Ato u bënë shkak që ata të mallkoheshin dhe të ishin larg mëshirës e udhëzimit të drejtë. Në krye të këtyre gjynaheve ishte shkelja e besëlidhjes nga ana e tyre, si edhe mohimi i argumenteve dhe fakteve të Allahut. Ata nuk donin të besonin edhe mrekullitë e shumta, që i panë me sytë e tyre nga profetët. Allahu i Madhëruar thotë: “ ... të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të drejtë ...”. Të shumta ishin krimet e padrejtësitë e tyre kundër profetëve. Ata vranë një numër të madh profetësh të dërguar ndër ta. Ndër veprat e këqija ishte edhe fjala e njohur e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh e kanë shpjeguar këtë fjalë: “Zemrat tona janë të mbështjella dhe të vulosura.” Kështu, ata sikur justifikoheshin se përse ata nuk arrinin të kuptonin Muhamedin kur u fliste dhe fenë në të cilën i ftonte. Është thënë, gjithashtu, se me këto fjalë ata mëtonin se zemrat e tyre ishin të mbushura me dituri dhe tashmë ato nuk pranonin më diçka tjetër. Kështu e ka përcjell El Kelbiju nga Ebu Salihu, e ky nga Ibn Abasi. Por Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë këto pretendime të kota, duke thënë: - Allahu ua vulosi ato (zemrat) për shkak të mohimit të tyre, prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.” - Ai ua ktheu mbrapsht gjithçka që pretendonin për veten e tyre dhe çdo justifikim ku mbështeteshin. Një ajet i ngjashëm u shpjegua më parë në suren Bekare. Allahu i Madhëruar thotë: “...prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.” Zemrat e tyre ishin mësuar tashmë me refuzimin e besimit dhe me kalimin e kufijve të Zotit. Ato kishin shumë pak iman. Gjynah tjetër, për të cilin merituan këtë ndëshkim, ishte: - (Ata u mallkuan) Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes...” - Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka shpjeguar se ata e akuzuan Merjemen për imoralitet. Po kështu e kanë shpjeguar edhe një grup selefësh dhe, në fakt, kjo duket e kuptohet qartë nga ajeti. Kështu, ata e akuzuan Merjemen se kishte mbetur shtatzënë nga marrëdhënie jashtëmartesore. Madje, disa e akuzuan se kishte kryer marrëdhënie gjatë kohës së ciklit. Allahu i mallkoftë me mallkime të njëpasnjëshme e të pandërprera deri në Ditën e Gjykimit, për këto shpifje e fjalë të poshtra! - edhe për shkak se thoshin (me mburrje): “Ne e vramë Mesihun - Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. - Pra, me qesëndi e tallje për Mesihun, thoshin: “Atë që pretendonte atë gradë tek Zoti, ne e vramë!” Kështu vepruan jehudët me Isain . Kur Allahu i Madhëruar dërgoi Isain ﷺ me argumente e udhëzim të qartë, ata i pushtoi smira, për shkak të gradës së lartë që Allahu i dhuroi me profetësinë e mrekulli të shumta. Ai shëronte të verbërit e lindur dhe të sëmurët me lebër. Me lejen e Allahu, ai ngjallte të vdekurit. Me lejen e Zotit, ai formësonte një zog prej balte, pastaj i frynte, dhe ai bëhej zog i gjallë, që fluturonte dhe që ai e shihte tek ngrihej në fluturim. E, me gjithë këto mrekulli, ata e mohuan, e kundërshtuan rrugën dhe udhëzimin që ai u solli nga Zoti. Përkunndrazi, ata u përkushtuan me të gjitha forcat që ta mundonin e ta përndiqnin. Aq shumë po e mundonin, saqë profeti Isa u largua dhe nuk qëndronte më mes tyre në qytet, madje ishte gjithmonë në lëvizje, së bashku me nënën e tij. Megjithatë, ata nuk u ndalën, por ndërhynë tek mbreti i Damaskut në atë kohë, i cili ishte një idhujtar, që adhuronte yjet e planetet. Ata arritën ta bindnin se në Bejt el Makdes kishte dalë një burrë, i cili devijonte njerëzit dhe i nxiste ata të mos i bindeshin mbretit dhe mëkëmbësve të tij. Mbreti u zemërua dhe i shkroi mëkëmbësit të tij në Kuds që ta ndalonte këtë njeri, ta kryqëzonte e t’i vendoste në kokë një kurorë gjembash. Me të mbërritur mesazhi i mbretit, mëkëmbësi e zbatoi menjëherë urdhrin dhe, së bashku me një grup jehudësh, shkuan tek shtëpia ku qëndronte Isai. Ai ishte atje në shoqërinë e një grupi shoqëruesish të tij, 12 ose 13 prej tyre. Thuhet se kjo ka ndodhur, në mbrëmje, pas ikindisë së ditës së xhuma, duke aguar dita e shtunë. Ata e rrethuan vendin dhe Isai e ndieu se tashmë ose do të hynin ose duhej që ai të dilte. Atëherë, Isai iu drejtohet shokëve të vet dhe u thotë: “Kush nga ju pranon që të marrë shëmbëlltyrën time dhe të jetë më pas shoqëruesi im në Xhenet?” Doli një djalosh i ri, i cili e pranoi këtë mision. Por Isai e pa atë si ende të ri për këtë peshë, prandaj e përsëriti ftesën për herë të dytë dhe të tretë. Por çdo herë ishte i njëjti djalosh, i vetmi që dilte vullnetar. Atëherë, i tha: “Ti do të jesh ai!” Kështu, mbi të u hodh pamja e Isait dhe ai dukej si të ishte vërtet Isai. Në atë moment, tavani i shtëpisë u hap dhe Isai, që tashmë e kishte kapur një dremitje, u ngrit në qiell në atë gjendje. Allahu i Lartësuar thotë në suren Al Imran, ajeti 55: “ (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. Unë do të të shpëtoj ty prej (sherrit të) atyre që nuk besojnë dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, vetëm tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për ato çështje për të cilat ratë në kundërshti”.”. Pasi u ngrit në qiell, dishepujt e Isait dolën jashtë. Kur panë djaloshin me pamjen e Isait, njerëzit e mbretit menduan se ishte Isai, ndaj e morën atë natë dhe e kryqëzuan. Më pas i vendosën një kurorë gjembash në kokë. Jehudët treguan hapur se ishin ata që e bënë një krim të tillë, madje krenoheshin me këtë vepër. Shumë grupacione të krishtere të palogjikshëm e të paditur, e besuan këtë teori të tyre, përveç atyre që ishin në shtëpi së bashku me Mesihun, të cilët ishin dëshmitarë se ai u ngrit në qiell. Ndërsa pjesa tjetër menduan ashtu si jehudët, pra, se i kryqëzuari ishte vetë Isai. Por Allahu i Madhëruar e qartësoi çështjen e Isait në Librin që ia zbriti Profetit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ . Allahu i Lartësuar, i Cili është më i vërteti në Fjalët e tij dhe i gjithëdituri për të fshehtat, për atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë më pas, thotë: - Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. - Domethënë, ata panë dikë tjetër, që i ngjante Isait dhe e kryqëzuan, duke menduar se ishte Isai, prandaj i Lartësuari thotë: - Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. - Këtu flitet për ata jehudë të cilët pretenduan se e vranë Isain dhe të gjithë ata injorantë të krishterë, të cilët e besuan këtë mashtrim dhe iu dorëzuan këtij versioni. I Madhëruari thotë: - Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. - Allahu është i Plotfuqishmi, Krenari e Ngadhënjimtari, prandaj askush nuk mund ta cenojë e dëmtojë atë që Allahu e mbron. Ai që kërkon strehim në portën e Zotit, kurrë nuk mund të preket nga ndonjë. Allahu është i Urtë në gjithçka që ka përcaktuar e vendosur që të ndodhë e gjithçka që krijon. Atij i takon urtësia absolute dhe argumente t bindëse e të pacenueshme. Ibn Ebu Hatimi sjell shkurtimisht opinionin e Ibn Abasit në lidhje me atë që ndodhi, opinion i cili nuk ndryshon nga ajo që përmendëm më sipër e për faktin se Isai u ngrit në qiell. Ndër të tjera, ai thotë: “Ata, - pra, pasuesit e Isait - u ndanë në tri grupe. Një grup tha: “Vetë Allahu ishte mes nesh, aq sa dëshiroi të qëndronte mes nesh, pastaj u ngrit në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit jakovitë. Një grup tjetër tha: “Mes nesh ishte i Biri i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi, pastaj Allahu e ngriti në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit nestorianët. Ndërsa grupi i tretë tha: “Mes nesh ishte Robi e Profeti i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi Allahu, pastaj Allahu e ngriti atë në qiell.”. Këta ishin muslimanët, ose të dorëzuarit ndaj një Zoti të vetëm. Por dy grupet e para e sulmuan e luftuan grupin e tretë, derisa i vranë ata. Kështu, Islami vazhdoi fshehtas, derisa Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin.” Ky është një isnad i saktë deri tek Ibn Abasi. Nesaiu - por edhe një numër selefësh - përcjell se Isai u tha atyre: “Kush prej jush pranon që të bëhet shëmbëlltyra ima, të ekzekutohet në vendin tim dhe të jetë shoqëruesi im në Xhenet?” Dishepujt ishin 12 burra: Fertusi, Jakubis.... Ibn Is'haku tregon: “Më është thënë se, ndër 13 burrat që shoqëronin Isain, ishte edhe një burrë që quhej Serxhis. Pra, thuhet se ishin 13 burra, përveç Isait. Të krishterët e mohojnë që ky njeri të ketë qenë nga dishepujt, madje mëtojnë se ishte pikërisht ky njeri që u tregoi jehudëve vendin ku qëndronte Isai. Kështu, - thotë Ibn Is'haku, - nuk e di nëse ky burrë ishte njëri nga të dymbëdhjetët apo ishte i trembëdhjeti.” Thuhet, gjithashtu, se ishte pikërisht ky ai që atyre u përngjau me Isain dhe që e kryqëzuan. Ata që e kapën Isain nuk e njihnin atë, madje paguan Judën 30 dirhemë, që t’ua tregonte, kur të përballeshin me të. Ai u tha: “Kur të hyni ju, unë do të shkoj ta puth atë. Kur ta puth, ju do ta mësoni kush është, dhe atëherë kapeni!” Por kur ata hynë, Isai ishte ngritur në qiell, prandaj Juda pa Serxhisin me pamjen e Isait dhe, pa dyshuar aspak se ai ishte Isai, shkoi dhe e puthi atë. Kështu ata e morën dhe e kryqëzuan atë. Pas kësaj ngjarjeje, Juda ndjeu keqardhje dhe pendesë për këtë që ndodhi, prandaj vari veten me litar. Ai tashmë është i mallkuar nga të krishterët. Disa të krishterë besojnë se ishte Juda ai që u përngjau si Isai, prandaj ata e kryqëzuan në vend të tij. Kur e kryqëzuan, ai thoshte: “Nuk jam unë ai që kërkoni! Unë jam ai që ju tregova vendin ku ai qëndronte!” Sidoqoftë, Allahu e di më mirë për atë që ka ndodhur vërtet. Këshu, Isa u ngrit në qiell i gjallë. Allahu i Madhëruar thotë: - Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. - Ibn Xheriri ka thënë: “Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme për kuptimin e këtij ajeti. Disa prej tyre kanë thënë se kuptimi është: “...para vdekjes së Isait.” Sipas këtij kuptimi, të gjithë ithtarët e Librit kanë për ta besuar Isain kur ai të zbresë për të vrarë Dexhalin, ose Mesihun e rremë. Në atë kohë do të ketë vetëm një besim e një fe, Islami: besimi në një Zot të vetëm e larg çdo idhujtarie, besimi i pastër i Ibrahimit ﷺ. Cilët janë ata që kanë dhënë këtë shpjegim? Nga Ibn Abasi dhe Seid Ibn Xh ubejri përcillet të kenë thënë: Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij...”, domethënë, para vdekjes së Isait. Po kështu edhe El Afiju sjell një thënie të ngjashme nga Ibn Abasi. Ebu Maliku shpjegon: “Kj do të ndodhë kur Isai të zbresë në tokë. Para vdekjes së tij, nuk do të mbetet askush prej ithtarëve të Librit pa besuar në të.” Ky është mendimi më i saktë dhe i vërtetë, siç do ta vërtetojmë me argumentet të prera më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar! Vetëm tek Ai e kemi besimin dhe vetëm Atij i mbështetemi e kërkojmë ndihmë! Në fakt, janë thënë edhe shpjegime të tjera, por - sikurse thamë më lart, - ky është mendimi më i saktë. Ky është edhe kuptimi që del nga analiza që mund t’i bëjmë kontekstit të ajeteve. Ajetet hedhin poshtë pretendimin e jehudëve për vrasjen e Isait. Ai ishte një mashtrim, që të krishterët, me paditurinë e tyre, e morën për të vërtetë. Allahu i Madhëruar na bën të qartë se çështja nuk qëndron aspak ashtu. Atyre iu përngjau sikur e vranë Isain, por në të vërtetë ata vranë atë që i shëmbëllete atij dhe madje nuk ishin të sigurt në këtë. Allahu i Madhëruar e ngriti Isain të gjallë pranë Vetes. Isai do të zbresë përsëri në tokë para Ditës së Kijametit, siç tregojnë për këtë hadithe të shumta, disa prej të cilëve do t’i sjellim më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar! Kur të zbresë në tokë, Isai do të thyejë kryqet, do të zhdukë derrat, do të zhvlerësojë xhizjen, domethënë nuk do ta pranojë atë nga pasuesit e feve të tjera dhe nuk do të pranojë nga askush fe tjetër veç fesë islame; pra, ose Islam, ose shpatën. Qëllimi këtu është që të pohojmë faktin se Isai (a.s.) është tashmë i gjallë në qiell dhe do të zbresë përsëri në tokë përpara Ditës së Kijametit, për të përgënjeshtruar shpifjet e jehudëve dhe të krishterëve në lidhje me të, besimet e fjalët e të cilëve janë kontradiktore. Jehudët e fyen e shpifën për Isain dhe nënën e tij të pastër me fjalë shumë të rënda e të shëmtuara. Ndërsa krishterët e mbilëvduan figurën e Isait, duke e ngritur në një gradë që nuk i takon. Në vend që ta pranonin si një profet të zgjedhur të Zotit, e ngritën në gradën e hyjnores dhe e trajtuan si zot. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet e trillimet e zullumqartëve dhe të paditurve! Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë veç Tij! Disa hadithe të sakta që flasin për zbritjen e Isait në tokë, para Ditës së Kijametit në kohën e fundit dhe se ai do ti ftojë njerëzit në adhurimin e Allahut si një të vetëm e të pashoq. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që rrëfen se Profeti i Allahut ka th ënë: 873 . “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Pritet që ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi. Ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të zhverësojë xhizjen. Në atë kohë do të shp ërndahet pasuri e madhe, aq sa askush nuk do të pranojë sadaka. Në atë kohë, një sexhde për Allahun do të jetë më e mirë se e gjithë dynjaja dhe çfarë ka në të.” Pastaj, - thotë Ebu Hurejra - lexoni, nëse dëshironi, fjalën e Allahut, kur thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij, nd ërsa Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.”“ Me këto fjalë e ka sjellë edhe Muslimi. - Buhariu dhe Muslimi kanë përnxjerrë një hadith, që e sjell edhe Ibn Merde uejhi, nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 874 . “Pritet që ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi. Ai do të vrasë Dexhalin, do të vrasë derrat, do të thyejë kryqin dhe do të zhveftësojë xhizjen. Në atë kohë do të shpërndahet pasuri e madhe dhe sexhdja do të jetë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.” Ebu Hurejra tha: “Lexoni nëse dëshironi, fjalën e Allahut, kur thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij ...”, pra, para vdekjes së Isait. Ebu Hurejra e përsëriti këtë tri herë.” - Përmes një rruge tjetër transmetimi, Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 875. “Isai, i biri i Merjemes, ka për ta ngritur zërin me telbije, duke ardhur nga viset e Rauhâs, për të kryer haxhin ose umren, ose për të dyja bashkë.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Muslimi, në versionin që e ka përnxjerrë i vetëm ai. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 876. “E si do të jetë gjendja juaj kur ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, dhe imami që do t’ju prijë do të jetë nga mesi juaj, prej jush.” - Përmes një rruge tjetër transmetimi, Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 877. “Profetët janë vëllezër nga nëna të ndryshme. Nënat e tyre janë të ndryshme, por feja e tyre është një. Unë jam më i afërti me Isain, birin e Merjemes, sepse mes meje dhe tij nuk ka patur asnjë profet. Ai do të zbresë dhe, kur të vijë, duhet ta njihni atë. Ai është një burrë me gjatësi mesatare, me ngjyr ë mes të kuqes dhe të bardhës. Do të ketë veshur dy roba mumassaran (të endura në vegjë, e të ngjyera me një ngjyrë të lehtë të verdhë në të kuqërremtë.) Koka (e flokët e tij) duket sikur pikon ujë, edhe pse nuk është e lagur. Ai do të shtypë (e thyejë) kryqin, do të vrasë derrat, do të zhvleftësojë xhizjen dhe do t’i ftojë njerëzit në Islam. Në kohën e tij, Allahu do t’i zhdukë të gjitha fetë, përveç Islamit. Në kohën e tij, Allahu do të vrasë Dexhalin. Atëherë, paqja do të mbulojë tokën, aq sa luanët do të kullosin së bashku me devetë, tigrat me lopët e egra, ujqërit me delet dhe fëmijët do të luajnë me gjarpërinj, të cilët nuk do t’i dëmtojnë aspak. Ai do të qëndrojë 40 vjet, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do të falen për të (namazin e xhenazes).” Kështu e ka transmetuar edhe Ebu Daudi. - Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Nuvas Ibn Semani, i cili ka thënë: 878. “Profeti na tregoi një ditë për Dexhalin dhe e përçmoi atë, por edhe na frikësoi për fitnen e tij, aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave. Kur shkuam tek ai, e ndjeu shqetësimin tonë, që na dukej qartë në fytyrë dhe tha: “Çfarë keni kështu?!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ti na përmende Dexhalin një ditë dhe e përçmove por edhe na frikësove (hafeda dhe rafea), aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave.” Ai tha: “Tjetër gjë kam frikë për ju, më shumë sesa Dexhali... . Nëse ai del e unë jam ndër ju, unë do t’i kundërvihem atij për ju. E nëse del kur nuk jam unë ndër ju, secili do t’i kundërvihet vetë, se është Allahu Ai që kujdeset për çdo musliman. Ai është një i ri, me flokë me kaçurrela shumë të imta e të dendura, njëri sy i të cilit është si i nxjerrë. Ai i ngjan shumë me Abdul Uzza Ibn Katni. Ai që e arrin kohën e tij, le t’i lexojë atij fillimin e sures El Kehf. Ai do të shfaqet në një vend mes Shamit dhe Irakut. Ai do të shkaktojë shkatërrime shumë të mëdha ngado që do të shkojë . O robërit e Allahut, qëndroni të palëkundur (në besimin e pastër) e bëni durim!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po, sa do të qëndrojë ai në tokë?” - “Dyzet ditë. Dita e parë do të jetë si vit, dita e dytë si muaj, dita e tretë si javë dhe ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja.” - “O i Dërguari i Allahut, po atë ditë që do të jetë si vit, a na mjafton të falim vetëm namazet e një dite?” Ai tha: “Përcaktojeni me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e fortë. Ai do të shkojë në një popull për t’i ftuar (në rrugën e tij) dhe ata do ta besojnë dhe pranojnë ftesën e tij. Atëherë, ai do të urdhërojë qiellin, dhe nga qielli do të bjerë shi; do të urdhërojë tokën, dhe toka do të nxjerrë bimësi. Bagëtitë do të kthehen të fryra nga kullotat (më të mira), me gjinjtë të mëdha e plot qumësht dhe bark të fryrë (të ngopura, të shëndosha dhe plot mish). Më pas, ai do të shkojë në një popull tjetër, për t’i ftuar (në rrugën e tij), por ata do ta refuzojnë ftesën e tij. Atëherë, ai largohet prej tyre dhe i lë në thatësirë e me duar bosh, pa asnjë pasuri. Dexhali do të kalojë pranë një vendi të shkretuar dhe do të thotë: “Nxirri të gjitha thesaret e tua!” Dhe aty do të dalin thesare, që e ndjekin atë nga pas, si tufat e bletëve (që ndjekin mbretëreshën). Pastaj ai fton një djalosh plot jetë e gjallëri, e gjuan me shpatë dhe e ndan më dysh, duke ia larguar dy pjesët aq sa një hedhje shigjete. Pastaj e thërret për të ardhur pranë tij dhe ai i shkon, me fytyrën që i ndriçon dhe duke buzëqeshur. Pikërisht në këtë gjendje, Allahu zbret Mesihun, birin e Merjemes, i cili zbret tek Minarja e Bardhë, në lindje të Damaskut, i veshur me dy rroba të ngjyera me bojë, duke u mbajtur në krahët e melekëve. Kur e ul kokën poshtë, flokët i pikojnë ujë, ndërsa kur e ngre kokën, nga flokët e tij duket sikur bien pika uji, që shndrisin si diamante. Çdo mosbesimtar që e kap fryma e Isait, ka për të vdekur; dhe fryma e tij shkon aq larg, sa shikimi i tij. Ai e kërkon Dexhalin, derisa e arrin në portën e Luddit, dhe atje e vret atë. Pastaj Isai (a.s.) shkon e takon shumë njerëz, që Allahu i ka shpëtuar nga sprova e Dexhalit dhe, duke ua fshirë fytyrat, u tregon për vendin e tyre në Xhenet. Në atë gjendje, Allahu i shpall Isait: “Unë kam nxjerrë disa njerëz, me të cilët askush nuk mund të përballet në luftë. Për këtë arsye, mblidhi robërit e Mi në Tur.” Atëherë, Allahu nxjerr jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët derdhen me furi nga çdo luginë. Të parët që dalin prej tyre kalojnë në liqenin e Taberies dhe e pinë atë. Kur të kalojnë të fundmit e tyre, do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Isai dhe shokët e tij qëndrojnë të izoluar, aq sa në ato kohë të vështira, një kokë demi do të jetë më e shtrenjtë se 100 dinarë floriri për ju sot. Atëherë, Isai dhe shokët e tij i luten Allahut për çlirim nga kjo bela, dhe Allahu i Madhëruar bën që në qafat e tyre të dalë një lloj krimbi, pas të cilit ata gdhijnë të gjithë të vrarë, si të ishin një njeri i vetëm. Pas kësaj, Isai (a.s.) dhe shokët e tij zbresin në tokë, të cilën e gjejnë të mbushur me kufomat dhe erën e tyre të keqe. Isai (a.s.) dhe shokët e tij i luten edhe një herë Allahut dhe Ai dërgon disa zogj me qafa të gjata, si qafa devesh buħt (deve të lindura nga kryqëzimi i deveve arabe me joarabe, të cilët janë me qafa të gjata), dhe ato i marrin kufomat dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu. Më pas, Allahu dërgon një shi, nga i cili nuk mund të të mbrojë as shtëpia prej balte dhe as ajo prej leshi (deveje), dhe e lan tokën, derisa e bën atë si pasqyrë. Pastaj tokës do t’i thuhet: “Nxirri frutat dhe u ktheftë begatia jote!” Atë ditë, disa burra do të ngopen me një shegë dhe do të mund të qëndrojnë nën hijen e lëvores së saj. Allahu sjell begati në kafshët e qumështit, aq sa një mjelje deveje mjafton për një grup shumë të madh njerëzish. Kur të jenë në këtë gjendje, Allahu dërgon një erë të mirë, e cila u kalon nën sqetulla dhe merr shpirtin e çdo besimtari dhe çdo muslimani, derisa në tokë mbeten vetëm krijesat më të këqija, që çiftohen njëlloj si gomerët (haptazi nëpër rrugë). Në kohën e tyre do të ndodhë Kijameti.” Hadithin e sjell Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve. - Ahmedi sjell hadithin nga Mexhmea Ibn Xharije, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 879. “Isai, i biri i Merjemes, e vret Mesihun e rremë në portën e Ludit - ose përbri Ludit” Kështu e ka përcjell Tirmidhiu, i cili ka thënë që ky është një hadith i saktë. Për sa u përket haditheve ku përmendet vetëm Dexhali (pa Isain), janë të shumta. Ata i gjen në librat përmbledhës të haditheve sahih, ĥasen, në Mesânid-e etj. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hudhejfe Ibn Usejd el Gifari, i cili ka thënë: 880 . “Profeti i Allahut erdhi tek ne nga Arafati, kur ne po kujtonim e flisnim për Orën e Kijametit. Ai tha: “Kijameti nuk do të ndodhë derisa të shihni dhjetë shenja: “Lindja e diellit nga perëndimi, tymi, dalja e kafshës, dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, zbritja e Isait, birit të Merjemes, dalja e Dexhalit, tri tronditje të mëdha: një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arab; dhe një zjarr që do të dalë nga thellësitë e Adnit, i cili do të grumbullojë bashkë njerëzit. Ai qëndron gjatë natës, kur njerëzit pushojnë, por edhe gjatë ditës, kur njerëzit pushojnë (për gjumin e ditës).” Dexhali dhe ushtarët e tij do të jenë jehudë Në disa hadithe që Abdur -Rahman el Muharibi sjell nga Ismail Ibn Rafi’ thuhet: 881. “...Umu Shurejku pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Po arabët ku do të jenë në atë kohë?” Ai tha: “Ata do të jenë të pakët në atë kohë. Shumica e tyre do të jenë të mbledhur në Bejt el Makdes. Imami i tyre në atë kohë do të jetë një burrë i mirë. 219 Kur të dalë imami për t’u prirë në namazin e sabahut, atëherë zbret Isai i biri i Merjemes. Imami tërhiqet mbrapsht, për t’i lënë vendin Isait për të prirë në namaz, por Isai vendos dorën mes shpatullave të tij dhe i thotë: “Vazhdo na prij në namaz, se për ty u thirr ikameti!” Atëherë imami vazhdon e fal namazin me ta. Pasi mbarojnë namazin, Isai thotë: “Hapeni portën! Kur e hapin, shohin se përpara portës qëndron Dexhali, bashkë me të cilin janë 70 mijë jehudë; të gjithë kanë shpata të stolisura dhe shalle (tajlesan) në kokë. Sapo Dexhali sheh Isain, fillon e tretet si kripa në ujë dhe vrapon të largohet. Atëherë, Isai thotë: “Unë kam për të të dhënë një goditje, së cilës nuk mund t’i shpëtosh!” Dhe e arrin në portën Ludd, në lindje (të Bejt el Makdes), ku edhe e vret atë. Kështu, Allahu i Madhëruar i poshtëron jehudët. Atëherë, çdo krijesë e Allahut: pemët, gurët, muret apo kafshët, pas së cilës jehudët do të mundohen të fshihen, Allahu do ta bëjë që të flasë e të thotë: “O robi i Allahut, o musliman! Këtu pas meje është një jehud! Eja dhe vrite atë!” Përveç shkurres gharkad (Lycium), e cila është pema e jehudëve dhe nuk do të flasë...” Janë të shumta hadithet muteuatir 220 nga Profeti, që vijnë nga Ebu Hurejra, Ibn Mesudi, Uthman Ibn Ebil Asi, Ebu Umame, Neuras Ibn Seman, Abdullah Ibn Am r Ibn Asi, Mexhmea Ibn Xharije, Ebu Shurejha, Hudhejfete Ibn Usejd, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Në to tregohet me hollësi për mënyrën si do të zbresë Isai në tokë, vendi ku do të zbresë dhe tregohet se do të jetë në Sham, madje më konkretisht, në Damask, në Minaren Lindore. Tregohet, gjithashtu, se kjo do të ndodhë në kohën e namazit të sabahut. Isai do të vrasë derr at, do të thyejë kryqin, do të zhvlerësojë xhizjen dhe nuk do të pranojë fe tjetër nga njeri përveç Islamit, sikurse u cituan me lart hadithet në dy Sahih -ët. Në atë kohë do të bien poshtë të gjitha arsyetimet e krishterëve dhe do të hiqen të gjitha paqartësitë dhe dyshimet e tyre nga zemrat, prandaj të gjithë do të hynë në fenë islame, duke pasuar Isain. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij...” Ky i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ai (Isai) është parashenjë e Kijametit, prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e Kijametit) , por pasoni rrugën time. Kjo është rruga e drejtë!” Ky ajet është lexuar edhe: “ le alemun lis -sâ’ah”, domethënë: “ai do të jetë argument e tregues për afrimin e Kijametit”. Me zbritjen e Isait, Kijameti është shumë afër, sepse ai zbret pas daljes së Dexhalit dhe e vret atë. Në hadith të saktë është thënë se: “Për çdo sëmundje, Allahu ka sjellë edhe shërimin (ilaçin) e saj.” Në kohën e Isait do të dalin jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët Allahu i shkatërron me lutjen e begatshme të Isait, pikërisht atëherë kur ata duken më të fuqishëm se kurrë, siç thotë Zoti: “Kur të hapet ajo (penda) e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” [Enbija 96]. Përshkrimi i Isait Muslimi sjell hadithin nga Ibn Umeri, që rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 882. “Në ëndërr, Allahu më tregoi një pamje në Qabe. Pashë një burrë pak esmer, nga më të bukurit esmerë që mund të shohësh. Flokët e gjatë i binin mes dy shpatullave. Flokët i kishte të drejtë (të shtrirë), koka e tij sikur pikonte ujë. Ai kishte vendosur duart në shpatullat e dy burrave dhe bënte tavaf rreth Qabes. Unë, - thotë Profeti - pyeta: “Kush është ky?” - “Ai është Mesihu, biri i Merjemes”, - më thanë. Pas tij, pashë një burrë me flokë shumë kaçurrela të imëta, që syrin e djathtë e kishte të verbër, shumë i ngjashëm me birin e Kutunit 221. Ai kishte vendosur duart në shpatullat e një burri dhe bënte tavaf rreth Qabes. Unë pyeta: “Kush është ky?” - “Ai është Mesihu Dexhal”, - më thanë.” Nga Ibn Umeri është përcjellë se ka thënë që “Isai do të qëndrojë 7 vjet.” Për të bërë një harmonizim mes këtij transmetimi dhe hadithit tjetër, ku thuhet se Isai do të qëndrojë dyzet vjet në tokë, mund të themi se: periudha dyzetvjeçare përfshin qëndrimin e Isait në tokë, para ngritjes në qiell dhe pas zbritjes në tokë, pasi është transmetuar saktësisht se kur ai u ngrit në qiell ishte 33 vjeç. Kështu, nëse i shtojmë kësaj edhe 7 vitet që do të qëndrojë kur të rikthehet në tokë, bëhen 40 vite të plota. Megjithatë, në hadithin që Abdur -Rahman Ibn Ademi përcj ell nga Ebu Hurejra thuhet se: 883. “Isai do të qëndrojë në tokë 40 vite pas zbritjes së tij, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do të falen për të (namazin e xhenazes).” Këtë hadith ka sjellë Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi. Hafidh Ebu Kasim Ibn Asakiri, kur flet për jetën e Isait në “Historinë” e tij, ndër të tjera citon disa selefë, se Isai do të varroset pranë Profetit ﷺ .Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - dhe Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. - Katadja ka thënë: “Ai do të dëshmojë se ua kumtoi mesazhin e Zotit njerëzve dhe se iu përul Allahut, duke e adhuruar Atë dhe duke dëshmuar se është i vetmi që meriton adhurimin. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im) ! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” [Maide 116 - 118].

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:66–43:73 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Dërguari yt na njoftoi se unë do të takoja Ty, dhe unë e besova këtë takim. O Zot im, mos e humb mikun tim në dynja, pas ikjes sime, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A mos presin gjë tjetër ata, përveçse t’u vijë Ora befas dhe pa e ndier?! ” - Ajo është një ngjarje e sigurt, që do të ndodhë pa asnjë dyshim. Megjithatë, idhujtarët janë të pavëmendshëm ndaj saj, prandaj ka për t’iu ardhur befas. Kur të vijë ai çast, ata do të pendohen që nuk kanë pranuar besimin e vërtetë dhe që të nënshtroheshin sipas tij, por ky pendim është në një kohë, në të cilën ai nuk u vlen dhe nuk u bën asnjë dobi. - “Atë ditë, edhe miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri -tjetrit, përveç të devotshmëve.” - Çdo lloj dashurie e miqësie, përveç dashurisë për hir të Allahut, atë ditë do të shndërrohet në armiqësi. Ndërsa çdo lloj dashurie e miqësie që ka qenë për hir të Allahut Krenar dhe të Lartësuar do të jetë e përjetshme, sikurse është i përjetshëm i Madhëruari. Kështu, në jetën e dynjasë, kur dy njerëz që janë dashur për hir të Allahut dhe njëri prej tyre vdes përpara tjetrit, atëherë ai që shkon tek Zoti ka për ta përmendur mikun e tij të dashur tek Zoti i Madhëruar me të gjitha të mirat, madje do t’i lutet: “O Zoti im! Ashtu sikurse më urdhërove të të bindem Ty dhe të Dërguarit Tënd, i Dërguari yt na njoftoi se unë do të takoja Ty, dhe unë e besova këtë takim. O Zot im, mos e humb mikun tim në dynja, pas ikjes sime, derisa edhe atij t’i mundësosh që të shohë këtë që po shoh unë dhe të kënaqesh prej tij ashtu sikurse u kënaqe prej meje! ” Atëherë, Allahu i Madhëruar e përgëzon atë në lidhje me mikun e tij të dashur, për çdo të mirë që Ai ka përgatitur për të. Ndërsa dy mohues që janë dashur në dynja do të jenë tërësisht ndryshe nga ata që u përmendën më lart. Ne kemi sjellë shkurtimisht një transmetim prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), siç e ka sjellë Abdurrazaku. Ibn Asakiri përcjell se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2351. “Nëse dy veta duhen për hir të Allahut, edhe sikur njëri të ndodhet në lindje dhe tjetri në perëndim, Allahu i Madhëruar ka për t’i bashkuar ata në Ditën e Kijametit dhe do t’i thotë secilit: “Ky është ai, të cilin ti e doje për hir Tim.” Më pas, i Madhëruari u jep këto përgëzime: - “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni!” Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë do t'u thuhet: “Hyni në Xhenet, ju dhe ata si ju, për t’u gëzuar!” - Bëhet fjalë për ata të cilët besuan me zemër dhe me shpirt, por edhe u nënshtruan sipas ligjit të shpallur prej Zotit, duke kryer çdo vepër të hapur, që ua diktonte imani i sinqertë dhe i vërtetë. Këtyre, Allahu i Lartësuar u thotë: “Hyni në Xhenet, ju dhe ata si ju, për t’u gëzuar!” Pra, ju së bashku me të ngjashmit tuaj, në veprat dhe adhurimet që i përkushtuat Zotit. Allahu i Lartësuar thotë: tuhberun (për t’u gëzuar). Pra, do të lumturoheni me çdo gjë të mrekullueshme dhe kënaqësi të pashe - mbullt. Edhe në suren Rum kemi sjellë një shpjegim të kësaj fjale. Muxhahidi dhe Katade shpjegojnë: “Domethënë, do të përjetojnë mirësi dhe kënaqësi.” Jahja Ibn Kethiri ka thënë që: “ juhberun” është kënaqësia gjatë dëgjimit të zërave të bukur e këngëve në Xhenet. Ndërsa El Axhaxhu ka thënë se: “ el habratu është shumë më e gjerë se të gjitha këto që u përmendën. Pra, atyre do t’u jepen kënaqësi të tilla, që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as mendja dhe zemra nuk i kanë imagjinuar. - “Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta.” - Të tilla janë enët, me të cilat ata do të hanë dhe pinë. - “Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. ” - Ata do të shijojnë ushqime të mira dhe aromë të këndshme, ndërsa sytë e tyre do të kënaqen me pamje të bukura. Gjithashtu, kuptimi është që ushqimet do të jenë të shijshme, me aromë të këndshme dhe me pamje të mrekullueshme dhe ndjellëse. - “Aty do të jeni të përjetshëm. ” - Në Xhenet do të jeni të përjetshëm. Kurrë nuk keni për të dalë prej tij dhe as nuk do të kërkoni të largoheni prej andej, sepse do të jeni të lumtur, të kënaqur dhe asnjëherë të trishtuar dhe velur apo të mërzitur. Për të treguar mirësinë dhe bujarinë e madhe të Allahut të Madhëruar, atyre do t’u thuhet: - “Ky është Xheneti, që ju dhurua për veprat që keni bërë.” - Xheneti është dhuratë e Zotit për këta besimtarë të mirë. Pra, ishin pikërisht punët e mira, që u bënë shkak që t’u dhurohej Xheneti e të kënaqen në bukuritë e tij. Pa dyshim që askush nuk mund të hyjë në Xhenet me punën e vet, por vetëm me mëshirën dhe bujarinë e Allahut të Madhëruar. Veprat e mira mundësojnë gradat e larta të Xhenetit. Për të hyrë në Xhenet, hyn me mëshirën dhe bujarinë e Allahut, kurse ndryshimi në grada i banorëve të Xhenetit bëhet sipas punëve të tyre të mira në dynja. - “Aty keni plot fruta ...” - Pra, nga të gjitha llojet e tyre. - “... nga të cilat do të hani!” - Çfarëdo që të zgjidhni dhe kërkoni, çfarëdo të dëshironi, keni për ta pasur. Menjëherë pas ushqimit dhe pijeve, përmenden edhe frutat, në mënyrë që mirësia e Zotit mbi ta, si edhe kënaqësia dhe lumturia e tyre të jenë të plota. Allahu i Lartësuar është më i Dituri.

Mus'haf Hape →
Furkan 25:63–25:67 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto janë cilësitë e adhuruesve të Allahut, besimtarëve të mirë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë ...” - Ata ecin me modesti, të përulur, pa mendjemadhësi dhe kryeneçësi, pa përha - pur ligësinë dhe pa u mburrur, siç thotë i Lartësuari në këtë ajet: “Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt.” [Isra 36, 37]. Kjo nuk do të thotë se ata ecin si të sëmurë apo vetëm për t’u dukur si modestë, por ata janë vërtet të tillë, pra, të thjeshtë, të përulur, të sjellshëm. Ata ecin me qetësi dhe dinjitet, jo me mendjemadhësi dhe plogëti. E tillë ishte ecja e të Dërguarit të Allahut. Profeti ecte sikur zbriste nga pjerrësia, sikur toka mblidhej për ta bërë ai rrugën shpejt. Kush ecte përkrah tij, lodhej e mundohej, ndërsa Profeti ecte pa mundim e pa vështirësi. Kjo tregon dy gjëra: Ai nuk bënte ecje prej të plogëti e as ecje prej të poshtëruari; ajo ishte ecja më e drejtë e më e ekuilibruar. Me fjalën heuna të përmendur në ajet është qetësia e ecjes së tyre, fisnikëria që i mbulon dhe modestia e dukshme, që duket në sjelljen e tyre. 114 Sikurse ka thënë Profeti i Allahut: 1999. “Kur të vini në namaz mos ejani në të duke vrapuar por ejani dhe t’ju mbulojë prehja dhe qetësia. Atë që arrini prej namazit faleni dhe atë që ju ikën plotësojeni.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... kur injorantët iu drejtohen me fjalë fyese, ata u thonë: “ Selam!” - Nëse dikush u shpreh mendjelehtësinë dhe injo - rancën përmes fjalëve e veprimeve fyese, ata nuk nxitohen që t’u kundërpërgjigjen me të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, tregohen falës, tolerantë, tërësisht të qetë, me shprehur mirësjellje dhe vetëm fjalë të mira, siç thotë i Madh ëruari në një ajet tjetër: “Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë sepse kanë qenë durimtarë. Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë. Dhe kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju, tuajat. Paqe keni prej nesh. Ne nuk e duam paditurinë (e kotësinë).”” [Kasas 55]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Numan Ibn Mukarrin el Muzeni, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2000. “Një burrë ofendoi një tjetër, i cili nuk tha asgjë tjetër veçse: “Alejkes-selam!” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Një melek që qëndronte mes jush, po të mbronte ty sa herë që tjetri të fyente. Kur ti i thoshe atij: “ Alejkes-selam!”, meleku të drejtohej ty dhe të thoshte: “Për ty, gjithashtu, qoftë selami, se ti e meriton më tepër!” Isnadi i këtij hadithi është hasen. - “Janë ata që, për hir të Zotit të tyre, e kalojnë natën duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë në namaz .” - Ata e kalojnë natën në bindje ndaj Allahut të Lartësuar, duke e adhuruar Atë, siç thotë Ai në një ajet tjetër: “Vërtet, të devotshmit janë mes kopshteve e burimeve, duke marë (me kënaqësi) atë që u jep Zoti i tyre. Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë. Ata flinin pak natën, ndërsa në agim, ata kërkonin falje.” [Dharijat 15 - 18]. Gjithashtu: “Argumentet Tona i besojnë vetëm ata, të cilët kur u lexohen ato (si këshillë) , bien me fytyra përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbiĥ dhe ata kurrë nuk tregohen kryeneçë. Trupat e tyre largohen prej dyshekëve, (e qëndrojnë në këmbë e në sexhde) duke iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe me shpresë (për dashurinë dhe mëshirën e Tij) , dhe nga ajo që u kemi dhënë, ata japin.” [Sexhde 16]. “A është njëlloj (me mohuesit) ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Por, vetëm të mençurit marrin mësim.” [Zumer 9]. Ata i druhen Allahut dhe ndëshkimit të Tij, por edhe shpresojnë fort në mëshirën e Tij. 115 - “Janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, sepse vuajtja në të është vërtet gjëja më e rëndë!” - Xhehenemi është përvëlues i përhershëm. - “Ai është vërtet shumë i keq, si vendbanim dhe vendqëndrim.” - Ai është vendi më i keq dhe me pamjen më të tmerrshme. Kur dikush mbërrin tek një prej portave te tij, atij i thuhet: “Qëndro atje, të marrësh “dhuratën” e mikpritjes!” Dhe i jepet për të pirë helm gjarpërinjsh dhe akrepash, pije nga e cila i copëtohet lëkura, i bien flokët dhe i shpërbëhen damarët, veç e veç. Kështu përcillet se ka thënë Malik Ibn Harithi. - “Janë ata që, kur shpenzojnë, nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar ...” - Ata nuk e teprojnë kur shpenzojnë, por nuk janë as koprracë për ato çështje dhe gjëra që i kanë në përgjegjësi. - “... por mbajnë mesataren e janë të matur.” - Siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë!” [Isra 29]. Ebu Bekër Ibn Hudhejfe përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: 2001. “Sa e mirë është vetëpërmbajtja gjatë kohës së pasurisë dhe sa e bukur është ajo gjatë kohës së varfë - risë! Sa e bukur është të jesh mesatar edhe në adhurime!” Pastaj shton se di që ky hadith transmetohet veçse prej Hudhejfes. Megjithatë, Hasen Basriu ka thënë që: investimi në rrugë të Allahut nuk mund të jetë kurrë i tepruar, sado shumë që të japësh.

Mus'haf Hape →
Neml 27:38–27:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i lavdëruari: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. ” [Fusilet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur të dërguarit e Belkisës u kthyen tek ajo me mesazhin e Sulejmanit, ajo tha: “Uallahi, e dija se ai nuk ishte mbret si mbretërit e zakonshëm dhe jam e bindur se nuk kemi forcë për t’u përballur me ushtrinë e tij. Tashmë kam dërguar mesazh se unë do të shkoj drejt tij me krerët e popullit tim, për të parë dhe dëgjuar nga afër ftesën dhe porositë e tij.” Më pas, ajo urdhëroi që të kujdeseshin për fronin e saj, i cili ishte vërtet një fron madhështor prej floriri, diamantesh, smeraldesh dhe xhevahiresh. Ajo urdhëroi që froni të kyçej në shtatë kuti të ndërfutura në njëra tjetrën. Kështu, ajo u nis drejt Sulejmanit me 12 mijë vetë, që thuhet se ishin prej mbretërve të Jemenit. Ndërkohë xhindët i sillnin Sulejmanit lajmet rreth Belkisës çdo ditë dhe çdo natë. Kur ajo po afrohej në qytetin e Sulejmanit, ai mblodhi xhindët dhe njerëzit që i mbante rreth e rrotull vetes dhe tha: - “Sulejmani tha: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj , para se ata të më vijnë të dorëzuar?” - Ai nuk dëshironte ta merrte fronin e saj pasi ata të pranonin Islamin, sepse atëherë do ta kishte të ndaluar të ce nonte jetën dhe pasurinë e tyre. - “Ifriti, - një prej xhindëve - tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. ” - Ifriti, njëri prej xhindeve marid (rebelë) që ishin nën shërbimin e tij, tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur.” Pra, para se të ngrihesh nga mexhlisi. Kjo do të thotë që flite j për kohën nga fillimi i ditës, derisa dielli fillonte të ulej nga kupa e qiellit. Kaq ishte kohëzgjatja e mexhlisit të Sulejmanit. - “Unë kam fuqi të plotë për këtë dhe jam besnik.” - Unë jam i fortë për mbartjen e atij froni madhështor dhe jam besnik, në lidhje me ruajtjen e xhevahireve dhe zbukurimeve të tij, derisa ta sjell të pa prekur para jush. Por Sulejmani (a.s) donte ta sillte më shpejt, për të shfaqur madhështinë e pushtetit dhe mirësive që Zoti i kishte dhuruar. Allahu i Madhëruar i kishte dhuruar ushtri dhe pushtet që nuk ia kishte dhuruar askujt përpara tij dhe nuk do t’ia jepte askujt pas tij. Gjithashtu, sjellja e fronit të Belkisës në një formë aq të jashtëzakonshme, do të shërbente edhe si një argument i fortë përpara Belkisës dhe popullit të saj, për të dëshmuar se ai ishte Profet i Zotit. Sjellja e atij froni madhështor, ashtu siç ishte , i pacenuar , nga viset e largëta, përpara se ata të vinin vetë, konsiderohet, pa dyshim, një ngjarje e jashtëzakonshme, aq më tepër që ajo urdhëroi që të ruhej dhe të mbyllej në 7 dhoma, njëra brenda tjetrës dhe të ruhej me shumë roje. Më pas i Lartësuari thotë: - “Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” - Ibn Abasi thotë se ai ishte Asifu, shkruajtësi i Sulejmanit. Ai ishte një besimtar i sinqertë, që dinte emrin e madh të Allahut.128 - “Kur Sulejmani e pa atë para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” - Sulejmani as nuk e ndieu kur froni i saj u soll përpara tij. Atëherë, ai tha : “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” Kjo është një prej mirësive të shumta të Allahut mbi mua, që të më verë në provë a do të jem mirënjohës për mirësitë e Tij apo mohues i tyre. - “Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet ...” Sikurse ka thënë i lavdëruari: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. ” [Fusilet 46], ose: “Çdokush që nuk beson (në Allahun), do të përgjigjet për mosbesimin e vet, e çdokush që bën punë të mira, ai po përgatitet për veten e vet.”. [Rum 44]. - “... dhe kush është mosmirënjohës, (ta dijë se) Zoti im është i Pasur e Bujar!” - Ai është i pasur, që nuk ka nevojë për robërit e Tij dhe për adhurimin e tyre. Ai është Bujar e Bamirës, edhe nëse robërit nuk i përkushtojnë Atij adhurime. Kështu madhëria e Tij nuk ka nevojë për askënd dhe për asgjë. Kjo i ngjan asaj që ka thënë Musai (a.s): “Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirë - njohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. ” [Ibrahim 7, 8]. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: “O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush, kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i jap secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej ujit të detit, nëse futet në të. O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes padrejtësinë dhe e kam bërë mes jush të ndaluar, prandaj mos bëni padrejtësi! O robërit e Mi! Jam Unë Ai që i ruan dhe i llogarit veprat tuaja! Çdokush që gjen mirësi, le të lavdërojë Allahun dhe çdokush që gjen diçka tjetër, të qortojë veçse vetveten.”

Mus'haf Hape →
Kasas 28:29–28:32 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tjetër, Ai futi frikë në zemrën e Faraonit, sa herë që ai shihte Musain. - “Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij ...” - Këto dy …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur Musai e plotësoi afatin dhe u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të) Turi Sinait një zjarr .” - Pasi përmbushi kohën më të plotë të shërbimit, pra, 10 vjet, Musai u nis në udhëtim me familjen e vet, duke marrë me vete edhe kopenë e deleve, që ia kishte dhuruar babai i gruas së tij. Ata u nisën dhe tashmë ndodheshin shumë larg, në një natë të errët, të ftohtë dhe me shi. Ata qëndruan në një vend. Sa herë që Musai përpiqej që të ndizte zjarr, duke goditur fort gurin, ai nuk nxirrte asnjë shkëndijë. Musai u çudit nga kjo që po shihte. Ndërkohë, ai vërejti anash malit të Turi Sinait një zjarr. Ai ndiçonte shumë, edhe pse ishte shumë larg. - “Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu! Unë po dalloj një zjarr ...” - Qëndroni këtu, derisa të shkoj në atë vend. - “Shpresoj të mësojmë diçka prej andej ...” - Sepse ata kishin humbur orientimin dhe nuk dinin nga të vazhdonin udhëtimin. - “... ose të sjell ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Ose të marr pak zjarr, që të ngrohemi, gjatë kësaj nate të ftohtë e me shi. - “Por, kur arriti atje, u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve!” - Zëri u dëgjua anash asaj lugine, pikërisht nga faqja e djathtë e malit, e cila ishte në pjesën perëndimore, siç thotë Allahu i madhëruar në ajetin tjetër: “ Ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait), kur Ne ia besuam Musait Shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. ” [Kasas 44]. Kur u afrua, Musai pa që zjarri po shkëlqente në një pemë jeshile, që ndodhej rrëzë malit, pranë luginës. Ai u habit nga ajo që po shihte dhe pikërisht në këtë kohë, Zoti i foli. Allahu i Lartësuar iu drejtua me fjalët: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve!” Pra, Ai i Cili është duke të folur ty, o Musa, është Zoti i botërave, Ai që përmbush gjithçka që Ai dëshiron. Nuk ka të adhuruar me meritë tjetër veç Atij dhe nuk ka Zot, që përkujdeset dhe ndihmon krijesat, përveç Atij. I Lartësuar është Ai, i Dëlirë nga çdo mangësi është Ai, i Cili nuk ka të ngjashëm, qoftë në Qenien e Tij, qoftë në cilësitë, fjalët dhe në veprat e Tij. - “Hidhe shkopin tënd! ” - Musai mbante në dorë një shkop, sikurse është përmendur në ajetin tjetër: “Ç’është ai në të djathtën tënde, o Musa? Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia; me të kryej edhe punë të tjera.” [Ta ha 17, 18]. Pra, atë shkop që mban në dorë, hidhe në tokë! - “Kur Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa.” - Musai pa se ai po lëvizte me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa goja e gjarpërit ishte shumë e madhe, me nofulla e dhëmbë të tmerrshëm, të tillë që, sapo kalonte pranë ndonjë shkëmbi, ai e thërrmonte dhe shkëmbi rrokullisej brenda gojës së tij, sikur rrëzohej nga një faqe e pjerrët mali. Pikërisht duke e parë këtë skenë, Allahu i Lartësuar na tregon për Musain, që: u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. Ai nuk e kthente kokën pas, sepse natyra e njeriut është e tillë që frikësohet nga të tilla pamje. Por Allahu i Lartësuar i tha: - “O Musa! Kthehu ku ishe e mos u frikëso, se ti je nga ata që janë të sigurt. ” - Kur Allahu i tha këto fjalë, ai u kthye dhe qëndroi në vendin ku ishte më parë. Pastaj Allahu i Lartësuar i tha: - “Fute dorën në gjoks, dhe ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë! ” - Pasi ta futësh dorën nën sqetullën tënde, pastaj ta nxjerrësh, ajo do të vezullojë fort, si të ishte copëz hëne, pa ndonjë të metë, pra, jo për shkak të ndonjë sëmundjeje, si lebra apo diçka tjetër. Kështu, Musai u qetësua dhe u bind se Ai që ishte duke i folur ishte pikërisht Ai i Cili mjafton që t’i thotë diçkaje “bëhu”, dhe ajo menjëherë bëhet . Më pas, Allahu i Madhëruar i tha: - “Shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh!” - Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, kur të ndiesh frikë, shtrëngoje krahun tënd pas trupit.” Pra, Musai (a.s) u urdhërua që, nëse frikësohej nga diçka, ta shtrëngonte krahun e tij pas trupit. Kështu do t’i largohej frika. Mbase, nëse këtë e bën çdokush, duke marrë si shembull Musain, pra, duke e ngjeshur dorën pranë zemrës, ka për t’iu larguar ndenja e frikës, në dashtë Allahu i Lartësuar.” Kësisoj, Allahu i Lartësuar e largoi frikën nga zemra e Musait. Ndërsa nga ana tjetër, Ai futi frikë në zemrën e Faraonit, sa herë që ai shihte Musain. - “Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij ...” - Këto dy shenja ishin shndërrimi i shkopit në gjarpër që lëvizte me shpejtësi dhe nxjerrja e dorës nga sqetulla me bardhësi vezulluese, pa asnjë të metë. Këto do të ishin dy mrekulli të dukshme, që tregonin fuqinë e madhe të Allahut të Lartësuar dhe vërtetësinë e profetësisë së Musait, sepse të tilla mrekulli mund t’u jepeshin veçse profetëve të Zotit. Këto dy shenja erdhën për t’iu treguar Faraonit dhe ndjekësve të tij, qofshin ata prej parisë apo shërbëtorëve të tyre. - “sepse ata janë vërtet njerëz të ligj. ” - Njerëz që kishin dalë nga kufijtë e Allahut dhe i kundërviheshin fesë së Tij.

Mus'haf Hape →
Muhammed 47:14–47:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kur thotë: “Atëherë, a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë.” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të qartë prej Zotit të vet ...” - Domethënë, ai i cili është i qartë dhe në siguri të plotë në lidhje me urdhëresat e Allahut dhe fenë e Tij dhe me çështjet e porositura prej Tij , falë atij udhëzimi të qartë dhe asaj diturie të dobishme që Zoti ka shpallur n ë librin e Tij dhe asaj natyrshmërie të pastër dhe të pacenuar, në të cilën Zoti e ka brymosur dhe krijuar. - “... me atë, të cilit i janë zbukuruar veprat e këqija dhe ndjek epshet e veta?!” - Ky nuk mund të jetë kurrsesi si ai i pari. Këta të dy nuk mund të jenë njëlloj. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Atëherë, a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë.” [Rad 19]. Ose: “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20]. - “Ky është përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: ...” - Domethënë, përshkrimi i Xhenetit, që u është premtuar të devotshmëve, është si vijon: - “Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët ...” - Ujit të tyre nuk i ndryshon aroma dhe as nuk turbullohet. - “... lumenj me qumësht që nuk prishet ...” - Me qumësht tejet të bardhë, i ëmbël, i shijshëm e i yndyrshëm. - “... lumenj me verë të këndshme për ata që pinë ... ” - Ajo nuk ka aromë të keqe, edhe shija e saj kurrsesi nuk mund të jetë e keqe, sikundër ndodh zakonisht me pijet dehëse në këtë botë. Përkundrazi, shija dhe aroma e saj është e këndshme, është e hijshme në pamje dhe nxitëse në vepra të mira, siç thotë i Madhëruari: “Ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej saj” [Saffat 47]. Gjithashtu: “Atyre u shërbejnë të rinj të përjetshëm (në rininë e tyre), me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh, pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.” [Uakia 17 - 19]. “Atyre u shërbehet me gota të mbushura nga burimet (e Xhenetit). E bardhë kristal (është ajo pije), me shije të mrekullueshme për ata që e pinë” [Saffat 45, 46]. - “... dhe lumenj me mjaltë të kulluar. ” - Ata janë tejet të kulluar, me një ngjyrë të bukur, me shije dhe me aromë të këndshme. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hakim Ibn Muauijeh, që përcjell nga i ati, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e Allahu ﷺtë thotë: 2394. “Në Xhenet ndodhet deti i qumështit, deti i ujit, deti i mjaltit dhe deti i pijeve. Pastaj ato dete ndahen në lumenj të shumtë më poshtë.” Hadithin e sjell edhe Tirmidhiu, duke e vlerësuar si të gradës hasen sahih . Në një hadith tjetër të saktë thuhet: 2395. “Kur t’i luteni Allahut të Lartësuar, kërkojini Atij Firdeusin, sepse ai është në mes të xheneteve dhe më i larti i tyre. Pikërisht prej tij shpërthejnë lumenjtë e Xhenetit dhe sipër tij ndodhet Arshi i Rahmanit.” Nga Enes ibnui Malik përcillet të ketë thënë: “Mbase ju mendoni se lu - menjtë e xhenetit rrjedhin në kanale të çara në tokën e xhenetit! Betohem në Allahun se ato rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës së xhenetit, dy pjesët anësore të të cilave janë prej perlash dhe balta e saj është prej misku të pastër, të kulluar dhe shumë aromatik.” 50 Në një hadith përcillet gjithashtu se Lakit ibnu Amir shkoi vizitë tek Profeti i Allahut dhe ndër të tjera në këtë hadith të gjatë përmendet se i tha: “O i dërguari i Allahut, çfarë do të vështrojmë e përjetojmë prej mirësive e kënaqësive në xhenet? Ai tha: “Do të vështrosh e kënaqesh me lumenj prej mjalti të kulluar, lumenj prej pijesh e verërash të shijshme që nuk të sjellin dhimbje koke e as dëshpërim, lumenj qumështi që nuk prishet e ti ndryshojë shija, lumenj uji të kulluar e të pastër dhe fruta të shumta e llojllojshme. Betohem në jetën e Zotit tënd se do të keni mirësi të ngjashme me ato që i njihni në këtë dynja dhe shumë e shumë më të mira se ato. Atje do të keni gra të pastra. - Unë i thashë: “O i dërguari i Allahut, vërtet do të kemi në të gra të mira e të dashura?” - Ai tha: “Të mirat janë për të mirët. Ju keni për t ’u kënaqur me ato ashtu siç kënaqeni në këtë dynja dhe ato do të kënaqen me ju ashtu siç kënaqen në këtë dynja, veçse nuk do të lindin fëmijë. ...” 51 Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash ...” - E ngjashme me ajetin tjetër: “Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdo lloj frute e do të ndihen të sigurt.” [Duhan 55]. Ose: “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje.” [Rahman 52]. - “... dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre.” - Falje për çdo gabim. Pra, përveç mirësive të shumta, Ai u premton edhe mbulimin e plotë të gabimeve të tyre. - “A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr ... ” - A janë njëlloj ata me grada të larta në Xhenet, me ata që do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit?! Ai i cili është i lumtur në gradat e larta të Xhenetit, a mund të jetë njëlloj me atë që është i dëshpëruar dhe në vuajtje, në skutat e Xhehenemit? Për ata, i Lartësuari thotë: - “... ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” - Ai ujë është shumë i nxehtë, aq sa nga pirja e tij u copëohet gjithçka brenda barkut. Zoti na ruajtë nga ndëshkimi i Tij!

Mus'haf Hape →
Vakia 56:1–56:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë që mban në barkun e saj, kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”, këtë ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur të bëhet Vakia ...” - Vakia është nga emrat e Ditës së Kijametit. Ajo quhet kështu, sepse ndodhia e saj është e sigurt. Ajo do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund ta ndalojë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “E kur t’i fryhet Surit vetëm një herë, dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri-tjetrin, atë ditë do të ndodhë e Vërteta. Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar” [Haka 14 - 16]. - “Askush nuk do ta mohojë ardhjen e saj. - Kur Allahu të dëshirojë që ajo të ndodhë, askush nuk mund ta shmangë ose ta pengojë, sikurse thotë i Lartësuarinë ajetin tjetër: “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja). ” [Shura 47]. Ose: “Dikush kërkoi dënimin e pashmang - shëm. Askush nuk mund ta ndalë atë për jobesimtarët.” [Mearixh 1, 2]. “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. Ai e di edhe të fsheh - tën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi.” [En’am 73]. - “Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.” – Ajo ditë do të poshtërojë dhe zhysë shumë e shumë njerëz në Xhahim, zjarrin e ndezur fort, edhe nëse në jetën e dynjasë mund të kenë qenë të rëndësishëm e të famshëm. Nga ana tjetër, ajo ditë do të ngrejë shumë të tjerë në gradat më të larta të “ Ilijinit”, në mirësitë e përjetshme të Xhenetit, edhe nëse në jetën e dynjasë mund të dukeshin të përçmuar, të ulët, të parëndësishëm ndër njerëz. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Kur toka të tundet me dridhje të forta ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar: “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj, kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”, këtë ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” [Zelzele 1]. Ose: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.” [Haxh 1]. - “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë ...” - Kur malet të thërrmohen, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizshme.” [Muzzemil 14]. - “Kur ato të bëhen si pluhur i shpër - ndarë ...” - Domethënë, si pluhuri që mbu - lon sipërfaqen e diçkaje, dhe pastaj largo - het, pa lënë asnjë shenjë. Kështu ka thënë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). - “Atëherë, ju do të ndaheni në tri grupe: ...” - Njerëzit do të ndahen në tri kategori. - “Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?!” - Ata do të jenë në të djathtën e Arshit. Këta dolën nga krahu i djathtë i Ademit dhe këtyre do t’u jepet libri nga e djathta. Gjithashtu, ata do të merren nga e djathta e tyre për të hyrë në Xhenet. Këta janë shumica e banorëve të Xhenetit. - “Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?!” - Këta do të qëndrojnë nga e majta e Arshit dhe janë ata që dolën nga krahu i majtë i shpinës së Ademit. Atyre do t’u jepet libri me të majtën e tyre dhe do të merren nga e majta. Këta janë shumica e banorëve të Zjarrit. Zoti na ruajtë nga veprat e këtyre njerëzve! - “Pastaj janë të dalluarit. Ata do të jenë të dalluarit.” - Sabikin-ët janë garuesit për punë të mira dhe adhurime, që do të jenë më pranë Zotit Krenar dhe të Lartësuar. Këta janë më të zgjedhurit, më të dalluarit, më të afruarit, nga mesi i të djathtëve. Ata janë, si të thuash, krerët e tyre. Mes tyre janë profe - tët, lajmëtarët e Zotit, të sinqertët, dëshmo - rët dhe këta janë banorët e gradave të larta të Ilijinit. Kështu, ai që garon me punë të mira në bindje ndaj Zotit do të jetë në ahiret prej sabikin-ëve, domethënë, të parët që do të përjetojnë nderimin e bujarinë e Allahut të Madhëruar, sepse shpërblimi jepet sipas llojit të punës. - “Ata janë më të afruarit . Ata do të jenë në kopshtet e mirësive.” - Ata më afër Allahut të Lartësuar dhe kënaqësisë së Tij. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej tyre, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe dhuratat e Tij të pakufishme. Amin! Po kështu i ka përmendur Allahu i lart ësuar këto tre kategori edhe në një ajet tjetër ku thotë: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” [Fatir 32]. Porse në këtë ajet në lidhje me ata “që i bëjnë keq vetes së tyre” janë dhënë 2 mendime. Sipas njërit mendim bëhet fjalë për ata që janë banorë të zjarrit. Ndërsa sipas mendimit tjetër edhe këta do të hyjnë në xhenet, edhe pse mund të hyjnë në zjarr për aq kohë sa të vendosë Krijuesi i drejtë dhe i Urtë, sikurse u shpjegua kjo në suren Fatir.

Mus'haf Hape →
Xhuma 62:5–62:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… mubahelen e Profetit me të krishterët, pikërisht në fjalën e Allahut: “E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt; prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Përngjasimi i atyre, që iu besua Teu - rati dhe nuk e zbatuan atë, është me go - marin, që, thjesht bart libra!” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar qorton ashpër jehudët, të cilëve iu dha Teurati dhe u ngarkuan që ta zbatojnë, të punojnë dhe jetojnë sipas tij. Por ata nuk vepruan kështu. Atëherë, ata janë si gomari që bart libra. Kjo kafshë e përçmuar ndër njerëz mund të bart libra mbi shpinë, por nuk e di se çfarë janë, nuk ua di vlerën. Të tillë janë jehudët, të cilët u ngar - kuan me Teuratin, e memorizuan tekstin e tij, por nuk denjuan as ta kuptojnë atë dhe as të punojnë sipas të tij. Përkundrazi, ata e keqinterpretuan dhe e ndryshuan Shpalljen e Zotit. Madje, ata të mjerë janë më keq se gomari, sepse gomari, të paktën, nuk kup - ton. Ndërsa ata e kanë aftësinë për të kup - tuar, por nuk e përdorin këtë aftësi në lidhje me Shpalljen e Zotit. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Shumë janë xhindet dhe njerëzit që Ne i bëmë për Xhehenem. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shikojnë dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, madje edhe më të humbur. Këta janë ata që shpërfillin paralajmërimet (e Zotit).” [Earaf 179]. - “Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.” - Ibn Abasi përcjell se i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: 2671. “Kushdo që flet kohën e faljes së xhumasë teksa imami është duke mbajtur hutbe, është si ai gomari që bart libra. Ndërsa ai që thotë këtij: “Hesht”, për të nuk ka xhuma.” 136 - “Thuaju: “O judej! Nëse mëtoni se jeni miqtë më të dashur të Allahut mbi të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!”. - Nëse pretendoni se jeni ju të udhëzuarit në rrugën e drejtë dhe se Muhamedi dhe shokët e tij janë në humbje, atëherë lutuni për vdekjen atyre që janë në rrugën e humbjes nga dy grupet. Kjo qe një sfidë e hapur, ku Profeti ﷺ i ftoi. Në fakt, flitet për një lloj “mubâheletu”, domethënë për një lloj për - betimi, ku dy grupe kundërshtare e lusin Allahun që të ndëshkojë dhe mallkojë atë palë që është mashtruese. Në të tilla kushte, atyre nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të zgje - dhin: ose të besojnë Allahun dhe Profetin e Tij, ose të luten që mashtruesit dhe të pa - drejtët t'i kapë vdekja. Kjo mundësi e dytë duhej të ishte e thjeshtë për ata, nisur nga pretendimi që kishin, se ishin më të dashurit e Allahut dhe mbi të gjithë njerëzit e botës. - “Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë për shkak të veprave, që kanë bërë me duart e tyre.” - Për shkak të mohimit, rebelimit dhe poshtërsive të tyre, ata kurrsesi nuk e dëshironin vdekjen. Ata e dinin shu - më mirë se kjo do të thoshte përshpejtim i ndëshkimit të hidhur për ta. - Allahu është i Gjithëditur për keqbërë - sit. - Në suren Al Imran përmendëm mubahelen e Profetit me të krishterët, pikërisht në fjalën e Allahut: “E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt; prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë! Atyre që të kundërshtojnë në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaju: “Ejani të thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët!”.” [Al Imran 60, 61]. Ndërsa në suren Bekare përmendëm rastin e mubaheles, në të cilën Profeti ﷺ ftoi jehudët, ku i Lartësuari thotë: “Thuaj: “Nëse Bota tjetër është tek Allahu vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, kërko - jeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë.” Por ata nuk do ta kërkojnë kurrë vdekjen për shkak të veprave të tyre. Allahu di gjithçka për keqbërësit. Ju do të shihni se ata janë njerë - zit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata.” [Bekare 94 - 96]. Po kështu, edhe në suren Merjem përmendëm mubahelen e Profetit me ishujtarët. I Lartësuari thotë: “Thuaj: “Atë që është në humbje, le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë (në këtë jetë) . Por, kur ta shohin atë që u premtohet - dënimin ose kijametin - atëherë, do ta kuptojnë se kush ka pozitë më të ulët dhe rreth më të dobët.”” [Merjem 75]. Pra, thuaju, o Muhamed, idhujtarëve, që pretendojnë se janë në të drejtën, ndërsa ju jeni në të kotën: “Atë që është në humbje, - qoftë ai prej nesh ose prej jush, - le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë. Pra, le të vazhdojë jetën në atë gjendje dhe rrugë që ka zgjedhur.” Njëherë, Ebu Xhehli (Allahu e mallkoftë!) tha: 2672. “Nëse e shoh Muhamedin pranë Qabes, do të shkoj tek ai dhe do ta shkel në qafë!” I Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) tha: “Po të kishte vepruar ashtu, melekët do ta rrëmbenin në sy të njerë-zve.” Gjithashtu, Profeti i Alahut ka thënë: “Sikur çifutët të pranonin mubahelen, do të vdisnin dhe do t'i shihnin vendet e tyre në Zjarr. Nëse të krishterët do të dilnin në mubahele me të Dërguarin e Zotit, kur të ktheheshin në vendin e tyre, nuk do të kishin gjetur as pasuri e as familje.” Këtë hadith kanë sjellë Buhariu, Tirmidhiu dhe Nesaiu. - “Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të paduk - shmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” - Ky i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë - edhe në qofshi në kështjellat më të forta. ...” [Nisa 78].

Mus'haf Hape →
Enfal 8:9–8:14 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve: - (Kujto) Kur Zoti yt u kumtoi melekëve se: “Unë jam me ju, prandaj jepuni forcë besimtarëve!” - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” - Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur, në çastin e vështirë të përballjes me armikun, ju i luteshit dhe i përgjëroheshit Atij, dhe Ai ju përgjigj lutjeve tuaja. Përgjigjja erdhi me disa mënyra. Së pari, Allahu premtoi se do t’i ndihmonte me 1000 melekë njëri pas tjetrit. Kjo qe si përgëzim për shpirtin dhe qetësim për zemrat e besimtarëve, me qëllim që ta kuptonin mirë se fitorja është vetëm në dorë të Allahut e jo në varësi të numrit e përgatitjes luftarake. - “Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë.” - Allahu është El Aziz - Mbizotëruesi, Ngadhënjimtari që nuk mund të mposhtet kurrë, por që sundon e nënshtron gjithçka, pavarësisht fuqisë dhe epërsisë që mohuesit kanë në numër e pajisje luftarake mbi muslimanët. Allahu është El Hakim - i Urtë, që vendos me urtësi shkaqet dhe rrugët e realizimit të çdo gjëje dhe Ai që vendos çdo gjë në vendin e vet. Mënyrë tjetër e ndihmës dhe forcimit të besimtarëve, si përgjigje e lutjes së tyre, ishte edhe: - (Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai zbriti nga qielli ujë, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit...” - Gjumi shërbeu për të larguar frikën dhe ankthin e besimtarëve, e për t’u dhënë atyre qetësi e siguri. 20 Kjo ishte shenjë e ndihmës dhe fitores që Zoti do t’u dhuronte më pas. Gjithashtu, Allahu lëshoi shi nga qielli, që besimtarët të pastroheshin si fizikisht, edhe shpirtërisht. Uji shërbeu edhe si pastrim nga vesveset dhe ndyrësitë e Shejtanit. - “...për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja...” - T’i bënte zemrat të qëndrueshme, sepse qëndrueshmëria e zemrës sjell edhe qëndrueshmërinë e trupit. - “...dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja.” - Toka ishte ranore dhe e paqëndrueshme, prandaj shiu e forcoi tokën dhe këmbët nuk rrëshqisnin më, por lëviznin me lehtësi. Ndihmë tjetër prej Allahut të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve: - (Kujto) Kur Zoti yt u kumtoi melekëve se: “Unë jam me ju, prandaj jepuni forcë besimtarëve!” - Kuptimi: Unë do të jem me ju, me ndihmën, suksesin dhe fitoren që do t’ju dhuroj, prandaj edhe ju forcojini besimtarët, duke u futur në zemër guximin për të luftuar kundër armiqve, dhe shpresën për mirësitë e mëdha që vijnë nga kjo luftë. - “Unë do të fus frikë në zemrat e jobesimtarëve...” - Frika është ushtari më i fuqishëm kundër qafirëve. Allahu i Madhëruar forcoi zemrat e besimtarëve dhe futi frikë në zemrat e qafirëve. Në këtë mënyrë, Allahu bëri që qafirët të mos i qëndronin përballjes me besimtarët. - “...kurse ju goditini sipër qafës e goditini në çdo gjymtyrë...” - Goditini mbi qafë dhe në çdo nyjë të trupit. Këto fjalë u drejtohen melekëve ose besimtarëve. Në rastin e parë, ky është urdhër që Zoti u jep melekëve, të cilët i porositi gjithashtu që të përforconin besimtarët. Domethënë, ky është një urdhër tjetër, që jo vetëm të mbështesnin besimtarët duke i mbushur zemrat e tyre me guxim për të luftuar, por edhe të merrnin pjesë vetë në luftim, duke gjuajtur qafirët e duke i vrarë ata, pa mëshirë, sepse ata morën guximin të luftonin kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Në rastin e dytë, nëse u drejtohet besimtarëve, atëherë Allahu i Madhëruar i mëson besimtarët se si të luftojnë dhe të vrasin jobesimtarët. Një mënyrë e ndëshkimit të Zotit është forca dhe suksesi që Ai u jep të dashurve të Tij kundër armiqve për t’i vrarë e shpartalluar. - "...sepse ata kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu është Ndëshkues i ashpër. Ky është dënimi juaj, prandaj shijojeni atë! Mohuesve u takon dënimi i Zjarrit.” - Ndëshkimi i parë ishte ai që u erdhi nga duart e muslimanëve që në këtë botë, si pasojë e kundërvënies ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Por ndëshkimi i tyre nuk u mbyll me kaq, sepse për ta është përgatitur dënimi në zjarr në ahiret. Kjo ngjarje përmban shenja dhe argumente të mëdha dhe të kuptueshme, të sjella nga Allahu, që tregojnë se Muhamedi ishte i dërguari e profeti besnik i Allahut dhe se mesazhi që ai solli është i vërtetë. Ndër to mund të përmendim: Së pari, Allahu i Madhëruar u dha besimtarëve një premtim dhe e mbajti atë. Një shenjë tjetër është edhe ajo që Allahu i Lartësuar e përshkruan në suren Al Imran: “Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra - tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. Ata (besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët (qafirët) ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur.” [Al Imran 13]. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së besimtarëve, kur ata kërkuan ndihmën e Tij. Kjo tregon përkujdesjen e Tij të madhe për robërit e Tij besimtarë dhe për gjendjen e tyre. Për ta forcuar dhe për ta bërë më të qëndrueshëm imanin e tyre, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm u përkujdes që të krijonte çdo kusht të nevojshëm për ta. Ai u forcoi imanin, u forcoi këmbët dhe i ruajti kundrejt çdo vesvesi dhe intrige të Shejtanit të mallkuar, sidomos në momentet më të vështira. Ndër shenjat e Zotit ishte edhe butësia që Ai tregoi për robërit e Tij besimtarë, duke u a lehtësuar rrugën e bindjes. Këtë e bëri qoftë me shkaqe të shfaqura e të dukshme, qoftë me ato të fshehura e të padukshme.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:45–18:46 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. – “Vepra të mira që mbeten” përfshin të gjitha ato vepra që bëhen në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit në radhë të parë, dhe pastaj të gjithë atyre që janë trashëgimtarë të tij, me një porosi të vyer: - Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! - Jepu njerëzve një shembull të qartë të kësaj bote, që ata ta kuptojnë drejt atë. Duke medituar, ata do të arrijnë të shohin qartë edhe thelbin e kësaj bote. Nëse bëjnë një krahasim të saktë mes kësaj jete dhe jetës së përtejme, do t’i japin përparësi asaj që vërtet e meriton. - Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë. - Kjo botë është si ai shiu i dendur që bie në tokë dhe përthithet me etje nga bimët e saj. Kështu, në tokë çelin larmi lulesh e bimësh. Në këtë gjendje, ajo i kënaq ata që e shohin dhe që presin prodhim prej saj. Madje, ajo tërheq edhe vëmendjen e më të shkujdesurve. Por vjen një çast dhe asaj i ndodh diçka, që duhet të na bëjë të mendojmë mirë. Zoti thotë: - Por më pas ajo bëhet si bar i thatë, që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për gjithçka. – Në çast, gjithë ajo bimësi e lule të bukura zhduken, toka shkretohet e mbushet me dhé e pluhur, me pamje të shëmtuar. Zemra ndihet e vetmuar dhe e trishtë kur sheh këtë panoramë pa jetë. E tillë është jeta e kësaj bote. Njeriu vetëkënaqet me rininë dhe forcën e tij në një fazë të caktuar. Ai ndien shijen dhe rëndësinë e floririt dhe argjendit dhe jepet pas kënaqësive të kësaj jete. Kështu fillon kjo botë t’ia verbojë pak e nga pak zemrën, derisa ai harrohet pas dëshirave të epshit, të cilat bëhen gjithmonë e më të pangopura. Ky i mjerë mendon se kështu do të vazhdojë e gjithë jeta e tij në këtë botë. Por vjen një ditë dhe ai befasohet nga vdekja ose nga humbja e pasurisë. Kjo ia torturon zemrën dhe ia largon tërësisht kënaqësinë dhe gëzimin. Në këtë moment, ai i harron të gjitha kënaqësitë e tij të dikurshme. Çdo ditë që kalon, ai plaket dhe zemra e tij dëshpërohet. Ai ndihet i vetmuar kur sheh se si po fanitet rinia e tij, si po humbet pasuria e tij. Kështu, ai mbetet i vetmuar me veprat e tij, të mira apo të këqija qofshin. Kur largohet nga kjo botë, zullumqari kafshon duart e veta, pasi kupton se ku po shkon, duke dashur dëshpërimisht që të kthehet në këtë botë. Ai dëshiron të kthehet, jo për të plotësuar dëshirat dhe kënaqësitë e tij, por që të arrijë të kompensojë adhurimet e braktisura dhe atë çfarë kërkohej prej tij në këtë botë. Ai dëshiron që t’i jepet mundësia të pendohet dhe të bëjë vepra të mira. Për këtë arsye, ai që është i urtë, me logjikë të pastër, që ka vullnet të mirë për të gjetur udhëzimin dhe nëse Zoti ia bën mbarë, fillon dhe e mendon këtë çështje. Ai i thotë vetes: “Mendoj se ti tashmë po vdes, - dhe pa dyshim që do të vijë ajo ditë që të gjithë do të vdesin, - atëherë çfarë do të preferoje për veten? A do të parapëlqeje, vallë, vetëmashtrimin me jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj? A do të dëfreheshe e bëje qejf, ashtu siç kënaqen bagëtitë dhe egërsirat? Apo do të preferoje jetën në atë vend të mrekullueshëm, ku ushqimi dhe hijet e freskëta janë të përhershme? Atje ka çfarë syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk ka shkuar e as përfytyruar. Atje ka çdo gjë që kënaq syrin dhe lumturon zemrën. Kështu dallohet, a e shikon njeriu realitetin apo vazhdon të jetë i verbër; a është duke fituar apo duke humbur? Shiko, o rob i Zotit, se kujt i jep përparësi dhe kujdes me zgjedhjen që bën! - Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. - Asgjë më shumë nuk të ofrojnë këto gjëra. Ato janë thjesht stoli të kësaj bote, që do të përfundojnë e zhduken. Ajo që mbetet gjithmonë dhe që e gëzon njeriun është puna e mirë dhe shpërblimet, që do të mbeten edhe pas vdekjes. - Por veprat e mira, që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. – “Vepra të mira që mbeten” përfshin të gjitha ato vepra që bëhen në bindje ndaj Allahut, qofshin ato të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj Zotit, qofshin vepra që kanë lidhje me detyrimet ndaj krijesave. Të tilla janë, për shembull: namazi, zekati, sadakaja, haxhi, umreja, shprehjet “ Subhanallah, elhamdulilah, la ilahe, il -l-Allah, Allahu Ekber”, leximi i Kur'anit, kërkimi i dijes së dobishme, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj prindërve, përmbushja e detyrimeve ndaj bashkëshortes e familjes, madje edhe bamirësia ndaj kafshëve e natyrës dhe të gjitha krijesave. Të gjitha këto janë “vepra të mira që mbeten”. Të gjitha këto kanë vlerë të madhe dhe janë shumë më të shpërblyeshme nga Zoti. Shpërblimi i tyre mbetet dhe shumëfishohet me kalimin e kohës. Shpresohet që edhe në jetën e kësaj bote edhe në ahiret, shpërblimi i tyre të ketë dobi. Mendohu pak për shembullin që Zoti sjell për këtë botë! Ai përmend dy lloje mirësish, që mund të shijohen dhe të fitohen në këtë botë: 1. Ato mirësi me të cilat njeriu kënaqet njëfarë kohe, dhe pastaj ato largohen, pa i lënë atij asnjë dobi, madje edhe mund të bëhen shkak për dënimin e tij në këtë jetë dhe në tjetrën. Të tilla janë, për shembull, pasuria e fëmijët, nëse nuk trajtohen në mënyrën e duhur. 2. Lloji i dytë janë ato vepra të mira që kryhen gjatë jetës së kësaj bote dhe të cilat i sjellin njeriut dobi të vazhdueshme. Këto janë “veprat e mira që mbeten”.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:64 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” - Ejani në një fjalë, e cila përmban një mesazh të qartë dhe të kuptueshëm: “... të përbashkët, mes …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo thirrje u drejtohet të gjithë ithtarëve të Librit, qofshin ata jehudë, të krishterë apo të ngjashëm me ta. Allahu i Madhëruar thotë: - Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush: “Të mos adhurojmë asnjë tjetër, përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” - Ejani në një fjalë, e cila përmban një mesazh të qartë dhe të kuptueshëm: “... të përbashkët, mes nesh dhe mes jush...” Pra, ajo është një fjalë e drejtë, para së cilës jemi të gjithë të barabartë, prandaj ta pranojmë si ju, ashtu edhe ne! Më pas tregohet se për është fjala: Të mos adhurojmë asnjë tjetër përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim!” Pra, të mos adhurojmë idhuj, kryqe, puta, zjarrin, shejtanin e mallkuar dhe asgjë tjetër që të paditurit adhurojnë, veç Allahut të Lartësuar. Por të gjithë ta njësojmë me adhurim Allahun, që është i vetëm dhe i pashoq në këtë aspekt. Kjo është një ftesë e qartë për adhurimin e Zotit si një të vetëm. Kjo është ftesa e të gjithë profetëve, siç ka thënë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre) !” [Nahl 36]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” Pra, të mos iu bindemi urdhrave dhe fjalëve të njëri tjetrit, kur bëhet fjalë për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Allahut. Pastaj i Madhëruari thotë: - E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij) !” - Por nëse ata refuzojnë dhe i kthejnë shpinën kësaj ftese për drejtësi, barazi dhe për njësimin e Allahut të Lartësuar, atëherë dëshmoni para tyre se ju jeni muslimanë të dorëzuar para Allahut dhe jeni të vazhdueshëm në zbatimin e kësaj feje. Ne kemi përmendur në sherh-un e Buhariut, e pikërisht në transmetimin që vjen përmes rrugës së Zuhrit, me senedin e tij deri tek Ebu Sufjani, ku ai sjell hollësisht historinë që ndodhi me të, kur vizitoi Çezarin, gjatë një udhëtimi tregtie në Sham. Ndër të tjera, në të përmendet se Çezari e pyeti atë rreth gjenealogjisë së Profetit ﷺ ,për përshkrimin e për disa të dhëna rreth tij. Pastaj e pyeti se për çfarë i ftonte njerëzit ky njeri, që pretendonte se ishte Profet. Ebu Sufjani iu përgjigj për të gjitha këto me vërtetësi, edhe pse në atë kohë ishte idhujtar. Dihet mirë se Ebu Sufjani është bërë musliman në kohën pas Marrëveshjes së Hudejbijes dhe para Çlirimit të Mekës, siç është dëshmuar në hadithe të ndryshme. Kështu, vetë Ebu Sufjani tregon më vonë se, kur Çezarit i sollën mesazhin e Profetit të Zotit, ai urdhëroi që t’i lexohej. Ndër të tjera, aty thuhej: 506. “Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit! Dërguar prej Muhamedit - Pejgamberit të Allahut për Herakliun - të Madhin e Romës! Paqja qoftë me ata që pasojnë udhëzimin e drejtë! Unë ju ftoj në fenë islame! Pranoje Islamin, të jesh i sigurt dhe në paqe, dhe Zoti ka për ta dhënë shpërblimin dyfish! Nëse refuzon, mbi ty do të rëndojë gjynahu yt dhe gjynahet e të gjithë vartësve e shtetasve të tu). “Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri -tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!” (Al Imran 64).” Ibn Is’haku dhe të tjerë përmendin se 80 e ca ajete nga fillimi i sures Al Imran kanë zbritur dhe flasin rreth delegacionit të Nexhranit. Zuhriu ka thënë tekstualisht: “Nuk ka kundërshtim për faktin se të parët që paguan xhizjen ishin banorët e Nexhranit. Gjithashtu, dihet mirë dhe nuk ka kundërshtim për faktin se ajeti i xhizjes ka zbritur pas çlirimit të Mekës.” Atëherë, pyetja që ngrihet këtu është si mund të harmonizohen këto dy të dhëna, pra: fakti i ajeti kuranor të përmendur në letrën drejtuar Çezarit, që Ebu Sufjani tregon se ndodhi përpara çlirimit të Mekës, në kohën kur ai ishte ende idhujtar, dhe faktit që xhizja është ligjëruar pas çlirimit të Mekës? Dijetarët kanë dhënë ide të ndryshme për harmonizimin e këtyre dy të dhënave: - Ka mundësi që ky ajet të ketë zbritur dy herë: një herë para Marrëveshjes së Hudejbijes dhe një herë pas çlirimit të Mekës. - Fillimi i sures Al Imran ka zbritur dhe flet rreth delegacionit të Nexhranit deri tek ky ajet. Por ky ajet është shpallur përpara ardhjes së delegacionit të Nexhranit. - Ka mundësi që vizita e delegacionit të Nexhranit ka ndodhur përpara Marrëveshjes së Hudejbijes dhe në këtë ngjarje ka ndodhur marrëveshja për të mos bërë mubahele-n. Kështu që marrëveshja për xhizjen nuk është bërë në të njëjtën vizitë, por në një rast tjetër. - Ka mundësi që, kur Profeti i Allahut urdhëroi që t’i shkruhej letra Heraklit, ky ajet ende nuk ishte zbritur, por ai zbriti më pas, duke miratuar fjalën e Profetit të shkruar në këtë letër dhe këtë ajet që u përmend mes rreshtave të saj.144

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:50–12:53 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tij të larta, prandaj tha: “Ma sillni këtu atë (Jusufin)!” - Kur i dërguari shkoi te Jusufi, ai i tha: “Kthehu te zotëria yt dhe pyete: “Si është puna e atyre …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë (Jusufin)!” - Allahu i Lartësuar na tregon për momentin kur njerëzit u kthyen tek mbreti, për t’i çuar interpretimin e ëndrrës nga Jusufi. Ky interpretim e kënaqi dhe ia qetësoi zemrën. Në këtë mënyrë, ai njohu vlerën dhe diturinë e Jusufit (a.s.), por edhe moralin e virtytet e tij të larta, prandaj tha: “Ma sillni këtu atë (Jusufin)!” - Kur i dërguari shkoi te Jusufi, ai i tha: “Kthehu te zotëria yt dhe pyete: “Si është puna e atyre grave që prenë duart e veta? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”. - Por Jusufi refuzoi të dilte, derisa mbreti dhe populli të mësonin për pafajësinë dhe dëlirësinë e tij, kundrejt shpifjeve e akuzave të ngritura. Kështu do të dilte në pah se burgimi i tij kishte qenë i padrejtë. Në Sunet vijnë hadithe për lavdërimin e figurës së Jusufit, që tregojnë vlerën dhe durimin e rrallë të tij, - paqja, bekimet dhe selami i Zotit qofshin me të! Kështu, në dy Sahih-ët dhe në Musned vjen hadithi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pr ofeti i Allahut ka thënë: 1521. “Ne do të ishim më dyshues sesa Ibrahimi kur tha: "Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Allahu e mëshiroftë Lutin, sepse ai kishte vërtet një mbështetje të fortë (Allahun)! Gjithashtu, nëse do të kisha qëndruar në burg aq sa qëndroi Jusufi, do t’i isha përgjigjur menjëherë të dërguarit të mbretit!” Sipas një versioni të sjellë nga Ahmedi p rej Ebu Hurejrës, Profeti ﷺ tha: 1522. “Nëse do të isha unë, do t’i isha përgjigjur menjëherë të dërguarit të mbretit e nuk do të kërkoja të më kërkonin falje (për dënimin e padrejtë).” - Ai (mbreti) u tha (grave): “Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin?” - Allahu i Lartësuar na tregon se mbreti i mblodhi gratë, të cilat prenë duart e tyre, në prani të gruas së Ministrit. Ai iu drejtua atyre, për çështjen e gruas së Ministrit, për të mësuar atë që kishte ndodhur në të vërtetë. - Ato thanë: “Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe.” - Pikërisht në këtë moment, ndërhyn gruaja e Ministrit dhe thotë: - Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! - Tashmë do të dalë në pah e vërteta, ashtu si ndodhi në realitet. - Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë! - Jusufi tha të vërtetën kur deklaroi: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime!” Pastaj ajo tha: - Këtë e them për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë dhe se Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve! - Unë e pranoj gabimin tim, por po dëshmoj se nuk ndodhi asgjë dhe nuk u përmbush ajo që u synua. Unë e josha këtë djalosh, por ai u ruajt dhe u përmbajt. Unë e pranoj që e tundova, por dëshmoj se nuk është kryer asgjë mes nesh dhe unë jam e pastër në këtë drejtim. Pastaj shtoi: “... Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve!” - Unë kurrsesi nuk e shfajësoj veten time. - Unë nuk dua të justifikoj veten time, sepse dëshirat e shtyjnë njeriun drejt gjynahut. Ishin këto dëshira, që më shtynë ta josh atë. - Sigurisht, shpirti (i njeriut) është i prirur për ligësi, përveç atij që e ka mëshiruar Zoti im. - Këto ishin fjalë të thëna nga gruaja e Ministrit, në dëshminë e saj. Ky është shpjegimi më i pranueshëm i ajetit dhe më afër kontekstit. Kështu e ka sjellë Mauerdi në Tefsir-in e tij. Këtë shpjegim e ka mbështetur me forcë edhe imam Ebu Abas Ibn Tejmije, i cili ka sjellë një punim të veçantë në lidhje me këtë temë. Megjithatë, disa të tjerë janë të mendimit se këto fjalë janë thënë nga Jusufi (a.s.). Sipas tyre, ishte Jusufi që tha: “...për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë ...”. Domethënë, për ta ditur Ministri se unë kurrë nuk e kam tradhtuar, në lidhje me nderin e gruas së tij. Sidoqoftë, mendimi i parë është më i dukshëm dhe më i kuptueshëm. Konteksti i ajeteve na tregon se është gruaja e Ministrit që po i thotë ato fjalë gjatë dëshmisë së saj. Madje, Jusufi nuk është i pranishëm fare në këtë skenë. Ai prezanton më pas, pas urdhrit të mbretit për ta sjellë atë pranë tij.153 - Me të vërtetë, Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:6–14:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. ...”. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija, ju thernin bijtë tuaj dhe linin gjallë bijat tuaja. - Ajeti tregon rreth Musait (a.s) dhe kohës kur ai i përkujtoi popullit të tij mirësitë e Allahut, mbrojtjen dhe shpëtimin që erdhi prej Tij. Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata nga familja dhe populli i Faraonit, dhe nga torturat dhe dhimbjet, që ata përjetonin nën sundimin e atij tirani. Ata u thernin fëmijët meshkuj dhe u linin gjallë femrat, por Allahu i Lartësuar i shpëtoi prej tyre. - Kjo ishte një sprovë (e mirësi) e madhe nga Zoti juaj. - Fjala “belâun” vjen me kuptimin “mirësi”. Kështu kuptimi i ajetit është: “Kjo ishte një mirësi e madhe nga Zoti juaj.” Pra bëhet fjalë për shpëtimin nga torturat e Faraonit. Sigurisht që kjo ishte një mirësi e madhe, dhuruar këtij populli . Për këtë kuptim tregon fillimi i ajetit: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush...”. Këto i shin mirësi shumë të mëdha, për të cilat ata do të mbeteshin gjithmonë borxhlinj. Por fjala “belâun” vjen edhe me kuptimin “sprovë e bela”. Kështu kuptimi i ajetit është: “Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.” Pra bëhet fjalë për vetë torturat e Faraonit, të cilat ishin një sprovë e madhe për bijtë e Israilit. Por ka mundësi të jenë pasur për qëllim të dyja, spse Allahu i lartësuar i sprovon robërit edhe me mirësi edhe me bela dhe sprova. Sikurse thotë i lartësuari: “Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe - grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” [El ea’raf 168]. 169 - “Zoti juaj shpalli: ... ” - Te’edh-dhene ka kuptimin: “përcolli një premtim”. Pra: Allahu i Lartësuar ju tregoi për premtimin e Tij, që nuk kthehet pas dhe nuk shkelet kurrë. Ky është njëri kuptim. Ndërsa kuptimi tjetër është: “u betua për një premtim”. Pra: kujtoni kur Zoti juaj u betua në krenarinë dhe madhështinë e Tij, se ... ”. Ky është kuptimi i dytë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. ...”. [El ea’raf 167]. - “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat... - Nëse ju tregoheni mirënjohës për mirësitë e Mia dhuruar juve, Unë kam për t’jua shtuar ato dhe kam për t’ju dhënë më shumë. - por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” - Nëse i mohoni mirësitë e Mia dhe nuk tregoheni mirënjohës sa duhet, atëherë dijeni se: “... dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” Ndëshkimi Im, duke jua hequr ato mirësi është i dhimbshëm. - Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. - Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për mirënjohjen e robërve të Tij; Ai është i Lavdëruar, edhe nëse e mohojnë ose refuzojnë që t’i shprehin mirënjohje. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Nëse ju mohoni, Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju. Ai nuk është i kënaqur që robërit e Tij të mohojnë (besimin). Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. ...” [Zumer 7]. Dhe thotë gjithashtu: “... Kështu, ata nuk besuan dhe kthyen shpinën. Por Allahu nuk ka nevojë për ta, se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar.” [El tegabun 6]. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: “O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush , kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i jap secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej ujit të detit, nëse futet në të. ...” I Pastër dhe i Dëlirë është Allahu i Lartësuar. Ai është i Pasuri i përhershëm dhe asnjëherë nevojtar. Ai është i Lavdëruar në madhështinë e Tij!

Mus'haf Hape →
Nahl 16:30–16:32 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të Tij të dashur: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. ” [Duha 4, 5]. Pastaj duke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur atyre që ishin të devotshëm u thuhej “Çfarë shpalli Zoti juaj?”, ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë.” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na njofton rreth fatbardhëve të lumtur, gjendja e të cilëve është krejtësisht e ndryshme nga gjendja e të dëshpëruarve të humbur, që refuzojnë shpalljet dhe shpifin duke thënë se Allahu nuk i ka shpallur askujt ndonjë shpallje. Kështu, ata gënjejnë dhe i mohojnë shpalljet e Allahut, duke thënë se janë legjenda e trillime të popujve të shkuar. Ndërsa besimtarët janë fatbardhët, që i pret lumturia. Kur pyeten në lidhje me shpalljet e Zotit, thonë gjithmonë fjalë të mira e me respekt. Kur atyre u thuhet: “Çfarë shpalli Zoti juaj?”, ata thonë se Allahu ka zbritur, nëpërmjet këtyre shpalljeve, mirësi, mëshirë e begati për këdo që beson në ato shpallje me një besim të vërtetë e të sinqertë dhe i pason e jeton sipas tyre. Në vijim, Allahu i Lavdëruar tregon për mirësitë që ka përgatitur për të mirët e besimtarët e sinqertë: - Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë. Por shpërblimi i tyre në jetën tjetër është shumë më i mirë. - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 97]. Pra çdo kush që bën punë të mira në jetën e dynjasë, Allahu i madhëruar ka për ti dhuruar mirësi në dynja dhe në ahiret. Më pas , Allahu i Lavdëruar na njofton në këto ajete se jeta e ahiretit është më e mirë se jeta e dynjase dhe se shpërblimi në ahiret do të jetë shumë më i plotë dhe më i madh se shpërblimet e mirësitë e premtuara në dynja. Sikurse thotë: “ Por, ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; por këtë nuk mund ta arrijë askush përveç durimtarëve.”.” [Kasas 80], ose: “Ndërsa për ata që e kanë frikë Zotin e tyre, do të ketë Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në të cilët do të jenë përgjithmonë. Kjo është një dhuratë e mrekullueshme nga Allahu. Ajo çka gjendet tek Allahu është më e mirë për punëmirët.” [Al Imran 198]. Ose: “Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.” [Ea’la 17, 18]. Allahu i ka thënë Profetit të Tij të dashur: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. ” [Duha 4, 5]. Pastaj duke treguar se sa i pashembullt dhe i mirë është shpërblimi dhe vendi i premtuar për ta, thotë: - Eh, sa vend i mirë është ai i të devotshmëve! - Në vijim, i Lartësuari e shtjellon më hollësisht ku është ai vend i mutekin-ëve dhe cilat janë disa nga mirësitë e tij. Ai thotë: - Ai (vend i mrekullueshëm) është në kopshtet e Adnit, ku ata do të hyjnë (të lumtur) - Ato janë kopshtet e përjetësisë (Adn-it), ku ata do të hyjnë e qëndrojnë pafundësisht. - e nëpër të cilët rrjedhin lumenj. - Lumenjtë rrjedhin hijshëm mes pemëve, kështjellave dhe vendbanimeve të tyre. - Aty do të kenë gjithçka që dëshirojnë. - Siç thotë i Lavdëruari në një ajet tjetër: “Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar!”Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. Aty do të jeni të përjetshëm. Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë. Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani!” [ Zuhruf 70 - 73]. - Kështu i shpërblen Allahu të devotshmit. - Kështu i shpërblen Allahu ata që besojnë në Të me një besim korrekt, të sinqertë e të vërtetë dhe ruhen nga zemërimi e ndëshkimi i Tij, duke u pajisur me takua dhe duke përmirësuar e rregulluar veprat e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së besimtarëve në momentin e agonisë së vdekjes. - Janë ata, të cilëve melekët ua marrin shpirtrat e mirë (e të pastër) duke u thënë: “Selamun alejkum! Hyni në Xhennet, për ato (punë të mira) që keni bërë! - Ai i përshkruan ata duke thënë se janë të mirë ( tajibun) e të pastër nga ndyrësia e shirkut dhe padrejtësive. Melekët i përshëndesin ata me selam dhe u japin lajmin e mirë për hyrjen në Xhenet, siç na tregon i Lartësuari në një ajet tjetër: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët(e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30 -32]. Më parë kemi përmendur hadithe të shumta që flasin rreth marrjes së shpirtit të besimtarit dhe marrjen e shpirtit të mohuesit, kur folëm në tefsirin e fjalës së Allahut: “Allahu i forcon besimtarët me fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27].

Mus'haf Hape →
Furkan 25:35–25:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij.” [Isra 17]. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i dhamë Musait Librin dhe i caktuam vëllanë e vet, Harunin, si ndihmës.” - Allahu i Lartësuar i paralajmë - ron të gjithë ata që mohojnë Profetin e Tij, duke shpifur se ai është mashtrues. Ai i kërcenon ashpër të gjithë ata që i kundër - vihen rrugës së Tij, i paralajmëron për ndëshkimin e Tij të ashpër, duke u treguar dënimet e popujve shkuar, të cilët kundër - shtuan profetët e tyre (paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Kështu, Allahu i Lartësuar e nis me historinë e Musait. Ai na tregon se, së bashku me Musain, ai dërgoi si profet edhe vëllain e tij, Harunin, për ta mbështe-tur dhe forcuar më shumë Musain (a.s). - “U thamë: “Shkoni të dy te populli që ka mohuar aargumentet Tona!” - Faraoni, ushtritë dhe mbështetësit e tij i refuzuan dy profetët, që u dërguan tek ta. - “Ne, vërtet i shkatërruam ata krejtë - sisht.” - Po kështu u veprua dhe me popullin e Nuhut (a.s), kur ata e përgënje - shtruan atë. - “Edhe popullin e Nuhut (e shkatërruam ashpër) kur i mohuan të dërguarit. ” - Vëreni me kujdes se si Allahu i Lavdëruar, duke folur për mohimin e popullit të Nuhut, thotë: “... i mohuan të dërguarit” (në shu - mës), edhe pse për ta u dërgua veçse Nuhu, i cili qëndroi 950 vjet, duke i ftuar në adhurimin e Allahut si një të vetëm. Për shkak të kundërshtimit që i bënë Nuhut, Allahu i Lartësuar i konsideroi ata si mohues të të gjithë profetëve, sepse nuk ka ndryshim mes një profeti dhe një profeti tjetër. Ai që kundërshton një profet, është sikur të ketë kundërshtuar të gjithë profetët që ka dërguar Zoti. Allahu i Lartësuar i përmbyti të gjithë ata, aq sa prej bijve të Ademit mbetën në faqen e dheut veçse ata që erdhën prej pasardhësve të Nuhut, që hipën në këtë anije. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne i përmbytëm ata dhe i bëmë argument për njerëzimin.” - Domethënë, i bëmë ata mësim për të gjithë ata që dinë të nxjerrin mësime. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Pasi vërshoi uji (në kohën e Nuhut), Ne ju hipëm në anije, që të shërbente si përkujtim për ju dhe për ta kuptuar çdo vesh përkujtues.”.” [Haka 11 - 12]. - “Për keqbërësit, Ne kemi përgatitur dënim shumë të dhembshëm. ” - Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Edhe Adët, Themudët, banorët e Rassit e shumë e shumë breza ndërmjet tyre (i shkatërruam).” - Për sa i përket Adit dhe Themudit, historia e tyre u përmend në suret më parë, si surja Ea’raf, ku u sqarua hollësisht, ndaj tashmë është e panevojshme që t’i rikthehemi. Ndërsa për sa i përket popullit të Rassit, ata janë një populli që jetuan në Felxh, në një prej krahinave të Jemames në zonën e Nexhdit. Rassi qe një pus, ku ata groposën të gjallë profetin e tyre, pra, e varrosën në të. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: “... e shumë e shumë breza ndërmjet tyre.” Pra, ishin të shumtë popujt e shkuar, madje më të shumë sesa këta popuj që kemi përmendur. Por Ne i shkatërruam që të gjithë, i shfarosëm, për shkak të refuzimit të profetëve të tyre, refuzimit të besimit që ata sollën nga Zoti. - “Secilit prej tyre u solëm argumente për të marë mësim ...” - Të gjithëve ua sqaruam argumentet Tona, ua qartësuam ato me fakte, shenja dhe mrekulli të shumta, që u dhamë profetëve të tyre. Katadja ka thënë: “Pra, shuam çdo lloj justifikimi të tyre, përmes argumenteve që sollëm.” - “... dhe secilin prej tyre i shkatërruam krejtësisht.” - I shkatërruam dhe i shfaro - sëm tërësisht. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robërve të Tij.” [Isra 17]. Fjala el karnu shënon një brezni njerëzish, të cilët jetojnë në të njëjtën kohë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Pas tyre, Ne sollëm një popull tjetër (karnen âħar).” [Muminun 31]. Disa e kanë përcaktuar kohëzgjatjen e një breznie me 120 vjet, disa 100 vjet, disa 80 vjet, disa 40 vjet etj. Mendimi më i saktë është se el karnu do të thotë: brezni njerëzish që jetojnë në të njëjtën kohë dhe, kur ata largohen, vjen brezi tjetër që i zëvendëson ata.” Buhariu sjell nga Imran Ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Më të mirët e umetit tim janë breznia ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre.” - “Ata me siguri kanë kaluar pranë vendbanimit, i cili u shkatërrua me atë shiun e tmerrshëm. ” - Bëhet fjalë për vendbanimin e popullit të Lutit, që quhet Sodom, të cilin Allahu i Lartësuar e shkatërroi duke e kthyer përmbys dhe duke gjuajtur furishëm mbi ta gurë prej qielli , siç thotë në ajetin: “U lëshuam një breshëri (gurësh nga qielli) . Eh, sa i keq ishte ai rrebesh për ata që u paralajmëruan !” [Shuara 173]. I Lartësuari thotë gjithashtu: “Ju (o banorë të Mekës), me siguri, kaloni aty pranë (rrënojave) ditën dhe natën. Atë - herë, a nuk po logjikoni?” [Safat 137, 138]. - “Atëherë, a nuk e vështrojnë atë ?” - A nuk shohin dhe të marrin mësim nga ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit, që goditi ata, për shkak të refuzimit të Profetit dhe mosndjekjes së rrugës së Tij? - “Jo, porse ata nuk e kanë frikë ringjalljen.” - Domethënë, ata të cilët kalojnë pranë këtyre vendbanimeve dhe nuk besojnë shpalljet e Zotit, nuk mund të nxjerrin mësime prej tyre, sepse ata nuk besojnë ringjalljen pas vdekjes. Ata nuk e besojnë Ditën e Premtuar, Ditën e Kijametit, kur Allahu do t’i ringjallë krijesat, për t’i shpërblyer ose ndëshkuar sipas bindjes ose mosbindjes dhe sipas pasimit ose jo të profetëve.

Mus'haf Hape →
Sebe 34:3–34:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… u është dhënë dituri, e shohin qartë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt, është e vërteta ...” - Kjo është një urtësi tjetër e përmendur në lidhje me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata që nuk besojnë, thonë: “Ora nuk ka për të ardhur kurrë!” Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim! Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. ” - Ky është njëri nga tri ajetet në të gjithë Kuranin, ku Profeti urdhërohet që të betohet në Zotin e Tij të Madhërishëm, se Dita e Premtimit është e vërtetë, ringjallja dhe llogaria përpara Tij janë gjithashtu të vërteta. Këto ajete janë: “Ata kërkojnë t’u tregosh: “A është e vërtetë ajo?”. Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim! Ajo është mëse e vërtetë, dhe ju nuk do të mund t’i shmangeni”.” [Junus 53]. I dyti është ajeti në këtë sure dhe i treti është: “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. Thuaju: “Po, betohem në Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju paraqitet gjithçka që keni bërë. Kjo është e lehtë për Allahun.” [Tegabun 7]. Më pas, i Lartësuari thotë diçka që e përforcon edhe më shumë këtë pohim, që të mos kesh asnjë dyshim në të: - “Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë. ” - Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë. Të gjitha krijesat janë brenda diturisë së Tij. Atij nuk i fshihet asnjë thërrmijë, sado e vogël qoftë ajo. Kështu, edhe për kockat e njerëzve, skeletet e tyre, edhe nëse treten tërësisht, Allahu Krenar dhe i Lartësuar e di se ku prehen ato, e di se ku kanë përfunduar ato thërrmija nga të cilat ato përbëhen dhe të cilat mund të jenë tretur, shpërndarë dhe zhdukur nëpër tokë. Ai është i Plotpushtet - shëm që t’i rikthejë e t’i ribashkojë ato, ashtu sikurse i krijoi ato për herën e parë. Më pas, i Lartësuari na qartëson urtësinë e Tij në lidhje me ringjalljen: - “Ai do t’i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për këta ka falje dhe shpërblim bujar. ” - Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ndërsa ata që luftojnë kundër argu - menteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe më të dhembshëm. ” - Ata të cilët pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut të Lartësuar, refuzojnë profetët, duke i konsi - deruar mashtrues dhe trillues të pavërtetash, do të kenë dënimin më të keq dhe më të dhembshëm. Urtësia e parë e ringjalljes së krijesave është: që Allahu t’i shpërblejë fatbardhët, të cilët e kanë besuar drejt të vërtetën dhe që t’i ndëshkojë fatzinjtë, që kanë refuzuar besimin e vërtetë dhe jetën sipas tij . Sikurse thotë : “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehene - mit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20]. Ose: “Ne nuk e krijuam qiellin dhe Tokën dhe ç’ka mes tyre, pa qëllim . Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehene - mit).” Mos, vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo, mos vallë, do t’i konside -rojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?” [Sad 27, 28]. - “Ndërsa ata të cilëve u është dhënë dituri, e shohin qartë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt, është e vërteta ...” - Kjo është një urtësi tjetër e përmendur në lidhje me ringjalljen e krijesave. Kështu, besimtarët, kur të përjetojnë Kijametin, do të shohin shpërblimin e punëmirëve dhe ndëshkimin e keqbërësve, pikërisht ashtu sikurse Allahu i Lartësuar u ka premtuar. Ata do të sigurohen për këtë, duke e parë më sytë e tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar kur na tregon fjalët e besimtarëve atë ditë: “Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën !” [Araf 43]. Ose kur na tregon fjalët e mohuesve: “Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ka ngritur prej shtretërve ku qemë shtrirë?” Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e v ërtetë qe fjala e të dërguarve. ” [ Ja sin 52]. Ai thotë gjitha - shtu: “Kurse ata të cilëve u qe dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Kjo është, pra, Dita e Ringja - lljes, që ju nuk e pranonit ”.” [Rum 56] . Kështu pra Kijameti do të ndodhë edhe për urtësinë që, ata të cilët besojnë dhe kanë dituri, të binden plotësisht për të vërtetën dhe ringjalljen. - “... ajo të udhëzon për në rrugën e Ngadhënjimtarit, të Lavdëruarit. ” - Kurani është i vërtetë në gjithçka që ai njofton dhe në çdo udhëzim që u jep njerëzve. Është rruga e Atij, që është Krenari e Ngadhënjimtari, që kurrë nuk mund të mposhtet, por Ai është Mposhtës dhe Nënshtrues i gjithkujt dhe gjithçkaje. Ai është i Lavdëruari, i Përlëvduari, për të gjitha fjalët, veprat, për Sheriatin që ka zbritur, fenë që ka shpallur, për ligjet e kri - jimit e të funksionimit të kësaj ekzistence. Ai është i Lavdëruari për të gjitha këto. I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai!

Mus'haf Hape →