▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Pasi na tregoi përfundimin e mrekullueshëm të sabikin-ëve, Allahu i Madhëruar përmend të djathtët që quhen ‘ ebrar’, domethënë, punëmirë, bamirës. Grada e atyre që u jepet libri nga e djathta vjen pas ‘mukarabin-ëve’, më të afruarve e të lartësuarve në grada. I Lavdëruari thotë - “Po njerëzit e të djathtës? E kush janë të djathtët se?!” - Pra, cilët janë ata të të djathtës, cila është gjendja e tyre, si do të jetë përfundimi e shpërblimi i tyre? Më pas tregohet për përfundimin dhe shpërblimin e tyre të mrekullueshëm në Xhenet. I Lartësuari thotë: - “Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba ...” - Lotusi i atjeshëm nuk ka gjemba dhe është me plot fruta, ndryshe nga lotusi i dynjasë, i cili është me shumë gjemba dhe pak fruta. Hafidh Ebu Bekër Ahmed Ibn Selman en Nexhari sjell hadithin nga Sulejm Ibn Aamiri, se shokët e Profetit ﷺ thoshin: 2564. “Me të vërtetë, Allahu na
sillte dobi të madhe me beduinët dhe pyetjet që ata i bënin Profetit .ﷺ Kështu, një ditë prej ditësh, një beduin erdhi dhe pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Allahu thotë se në Xhenet është një pemë, e cila e dëmton njeriun.” Profeti i Allahut tha: “E cila është ajo?” Ai tha: “Lotusi. Pema e lotusit ka shumë gjemba të dëmshëm.” Atëherë Profeti i Allahut tha: “Po a nuk thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: Fi sidrin maħdûd ... “lotus pa gjemba...”?! Zoti ia ka hequr gjembat dhe në vend të tyre ka vendosur fruta të shijshme dhe të mrekullueshme. Vërtet, ajo pemë nxjerr fruta të shumta dhe nga çdo frutë dalin 72 lloje të ndryshme shijesh dhe ushqimesh. Asnjëri nga ato lloje nuk i ngjan tjetrit.” 92 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Bananeve me fruta palë -palë...” - Ettalhu (e përkthyer “banane”) është një pemë e madhe, me gjemba të mëdhenj, që rritet në Hixhaz. Numri njëjës i kësaj fjale është ‘Talhatun’. Mendud do të thotë që frutat e saj janë të vendosura palë -palë njëra mbi tjetrën. Ibn Abasi shpjegon dhe thotë se kjo i ngjan ‘ Talhit’, që ndodhet në dynja, porse frutat e saj janë më të ëmbla se mjalti, pra, si të ishte Sidr. Përshkrimi i tij, që është ‘Meħdud’, tregon se ajo nuk ka gjemba dhe është e mbuluar nga lart poshtë me fruta. Nga Ibn Abasi është transmetuar gjithashtu, se ‘Et -Talhu’ është ‘El -Meuzu’, pra, fruti i bananes. Kështu e quajnë banorët e Jemenit bananen. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Nën hije të gjera ...” - Buhariu sjell nga Ebi Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 2565. “Me të vërtetë, në Xhenet është një pemë, nën hijen e të cilës kalorësi mund të ecë njëqind vjet dhe sërish nuk e kalon atë. Lexoni nëse dëshironi: “Nën hije të gjera ...”. Këtë hadith e sjell edhe Muslimi. Po kështu, Buhariu dhe Muslimi përcjellin prej Ebu Saidit dhe Sehl Ibn Sadit, se Profeti ﷺ ka thënë: 2566. “Me të vërtetë, në Xhenet është një pemë, nën të cilën, një kalorës i mirë dhe i shpejtë mund të vrapojë për njëqind vjet e sërish nuk e kalon atë.” Ky hadith është i saktë, i sigurt nga Profeti ,ﷺ madje mund të themi se është ‘ muteuatir’, absolutisht i saktë, sipas imamëve të hadithit dhe analistëve të tij, sepse rrugët e sjelljes të tij janë të shumta, të forta dhe transmetuesit janë të besueshëm. Ndërsa Dahaku, Sudiju dhe Ebu Hazrate shpje - gojnë: “Domethënë, janë hije që kurrë nuk ndërpriten. Nuk ka diell dhe nuk ka nxehtësi shqetësuese. Kjo është e ngjashme me kohën përpara se të lindë dielli, me atë dritë të bukur dhe të këndshme.” Ibën Ebu Hatimi përc jell nga Ikrime, e ky nga Ib n Abasi, i cili duke shpjeguar “Nën hije të gjera ...” ka thënë: “Është një pemë në Xhenet, me një trung të vetëm, hija (dhe degët) e së cilës zgjatet, aq sa një kalorës mund të ecë për njëqind vjet, që të kalojë degët e shtrira të saj. Banorët e Xhenetit do të dalin në të, edhe njerëzit e dhomave të larta dhe të tjerët, dhe do të flasin nën hijen e saj. Disa prej tyre do të kujtojnë argëtimet e kënaqësitë e dynjasë. Atëherë Zoti dërgon një fllad Xheneti dhe pema me degët e saj lëvizin dhe nxjerrin çdo lloj muzike të mahnitshme të kësaj bote.” Ky është një transmetim garib (pra, që vjen veçse me këtë rrugë transmetimi të vetme) dhe zinxhiri i tij është i fortë dhe i mirë. 93 - “Pranë një uji që rrjedh ...” - Theuriu shpjegon se uji atje rrjedh pa pasur brigje. Në fakt, ne kemi folur rreth lumenjve të Xhenetit pikërisht në shpjegimin e fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ja përshkrimi i Xhe - netit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar.” [Muhamed 15], çka e bën të panevojshme që t’i rikthehemi këtu. - “Mes frutave të shumëllojshme ...” - Pranë tyre gjenden fruta të shumta, të larmishme në ngjyrat dhe llojet, shijet dhe aromat e tyre, të tilla që sytë nuk i kanë parë, veshët nuk i kanë dëgjuar dhe askujt prej krijesave nuk i ka shkuar mendja apo ta imagjinojë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Sa herë që u jepet ndonjë
ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Të tilla mirësi na janë dhuruar edhe më parë”. Atyre u dhurohen mirësi të ngjashme.” [Bekare 25]. Pra, janë të ngjashme në formë, por ndryshojnë nga shija. Në dy Sahih-ët, dhe pikërisht në hadithin ku përmendet Sidratul Munteha, ndër të tjera thuhet: 2567. “Fletët e saj janë si veshë elefanti, ndërsa frutat e saj si qypa të mëdhenj Hexheri.” Gjithashtu, në dy Sahih-ët përmendet një hadith nga Ibn Abasi, ku flitet rreth ndodhisë së eklipsit të diellit, kur Profeti i Allahut fali namazin e eklipsit me xhemat. Ndër të tjera, përmend se njerëzit thanë: 2568. “O i Dërguari i Allahut! Të pamë gjatë qëndrimit tënd, sikur synove të kapësh diçka dhe pastaj u tërhoqe.” Ai tha: “Unë pashë Xhenetin dhe zgjata dorën për të marrë prej tij një degë me fruta. Nëse do ta kapja, ju do të hanit prej saj sa të ekzistonte dynjaja.”. - “Që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara.” - Frutat e atjeshme nuk mba - rojnë asnjëherë, as në dimër e as në behar. Ato arrihen me lehtësi dhe pa pengesa gjembash etj. Edhe më parë e kemi përmendur hadithin, ku tregohet se sa herë që dikush ha një frutë të Xhenetit, vendin e saj e zë menjëherë fruta tjetër. Kështu, pemët atje janë plot fruta të përhershme, të vazhdueshme, të pashtershme. Çfarëdo që besimtari të kërkojë në Xhenet, ka për ta gjetur dhe nuk do të privohet prej saj në asnjë çast. E gjithë kjo mundësohet me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartë - suar, me pushtetin e Tij absolut për gjithçka, si dhe me dëshirën e Tij për t’u ofruar besimtarëve çdo kënaqësi, në mënyrë të pandërprerë dhe të pakufizuar. - “Ata qëndrojnë në shtretër të lartë” - Krevate të larta, të buta, të rehatshme e të këndshme. - “Ne i kemi bërë ato me një krijim të ri ...” - Po të vëresh me kujdes, tek fjala: ‘Dhe Ne i kemi bërë ato’, fjala ‘ato’ (hunne) është një përemër vetor i gjinisë femërore numri shumës që përdoret në arabisht për frymorët dhe flet për diçka, e cila nuk përmendet më sipër, sepse më sipër flitet për shtretërit. Pra, duke gjykuar nga konteksti dhe përme - ndja e shtretërve, kuptohet se bëhet fjalë për gratë, të cilat do të shtrihen në to. Kështu, Allahu i Lartësuar mjaftohet me përmendjen e shtretërve të rehatshëm, të cilët nënku - ptojnë rehatinë dhe kënaqësinë e shtrirjes në to, pa përmendur bukuritë që shtrihen sipër tyre. Më pas, Ai flet pikërisht për gratë e mrekullueshme e të hijshme, që ndodhen sipër shtretërve të bukur e të rehatshëm, kur thotë: “i kemi bërë me një krijim të ri”. Domethënë, dhe nëse kanë ndërruar jetë të moshuara, Zoti i rikthen në Xhenet të reja, të freskëta, të bukura, të hijshme, të virgjëra. Nga Haseni përcillet se, njëherë, erdhi një grua e moshuar dhe tha: “O i Dërguari i Zotit, lutju Zotit që të më fusë në Xhenet!” Ai tha: “O nëna e filanit, në Xhe - net nuk do të hyjë asnjë grua e moshuar.”. Gruaja e moshuar filloi të qante. Por Profeti tha: “Thuajini asaj që nuk do të hyjë në Xhenet ashtu e moshuar (por e re në moshë). Vërtet, Zoti i Madhëruar thotë: “Ne i kemi bërë ato me një krijim të ri”. - “Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe ...” - Zoti i bën të dashura dhe të përkushtuara për burrat e tyre, me ëmbël - sinë, përkëdheljet dhe bukurinë e pashe - mbullt, që i mbulon ato. Ebu Kasim et Taberani sjell nga Ummu Seleme fjalën e saj, që rrëfen: 2569. “Unë i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Më fol rreth fjalës së Allahut: ‘Hyri symëdha”.’ Ai tha: “Ato janë hyri shumë të bukura, me sy të mëdhenj dhe tejet të bukur. E bardha (sikurse edhe e zeza) e syve të tyre është shumë e theksuar. Qerpikët e tyre janë si flatra shqiponje.” Unë i thashë: “Më fol rreth fjalës së Allahut: “Ato duken si perla të ruajtura.". Ai tha: “Pastërtia, bardhësia, kthjelltësia dhe vezullimi i tyre është i tillë si kthjelltësia, ndriçimi e vezullimi i perlave brenda guackave, të cilat nuk i ka prekur dora e askujt.” Unë vazhdova: “Më trego rreth fjalës së Allahut: “Aty janë ato të mirat e të bukurat.”” Ai tha: ‘të mirat’ në moralin e tyre dhe ‘të bukurat’ në fytyrat dhe pamjen
e tyre.”. Unë vijova: “Më trego rreth fjalës së Allahut: “Sikur të ishin vezë delikate, të ruajtura mirë.””. Ai tha: “Butësia e tyre në prekje është si butësia dhe ndjesia e prekjes së cipës së brendshme të vezës, që është poshtë guackës së saj.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më thuaj diçka rreth fjalës së Allahut: “Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe...”. Ai tha: “Janë ato të cilat në jetën e dynjasë kanë vdekur të moshuara, të shëmtuara, të rudhura, të plakura, por që Allahu i Lartësuar i rikrijon ato dhe i bën ebkârâ, pra, të freskëta, të hijshme, të virgjëra. Uruben, domethënë që janë tejet të dëshiruara, plot afsh dhe të përmalluara për burrat e tyre dhe për qëndrimin me ta. Etraba, domethënë, që janë të të njëjtës moshë.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Gratë e dynjasë janë më të mira apo hyritë?” Ai tha: “Gratë e dynjasë në xhenet janë më të mira se hyritë, ashtu sikurse janë më të mira rrobat dhe stolitë që duken nga ato që nuk duken.” Unë vijova: “O i Dërguari i Allahut! Përse e kanë merituar këtë vlerësim?” Ai tha: “Për namazin, agjërimin dhe adhurimet e tyre përkushtuar Allahut Krenar dhe të Lartë - suar. Allahu i Madhëruar i ka mbuluar fytyrat e tyre me dritë, ndërsa trupin e tyre e ka mbuluar me mëndafsh. Ato janë të bardha, rrobat e tyre janë të gjelbra, ndërsa stolitë e tyre janë të arta. Vazot ku tymosen aromat janë prej rubini e diamanti, ndërsa krehrat janë prej floriri. Ato flasin dhe këndojnë: “Ne jemi të përjetshmet dhe kurrë nuk kemi për të vdekur. / Ne jemi delikatet, të brishtat, të bukurat, dhe kurrë nuk e humbim hijeshinë. / Ne do të qëndrojnë përherë këtu, në mirësi, dhe prej saj kurrë nuk kemi për t’u larguar. / Ne jemi të kënaqurat, të lumturat, fatlumet, dhe kurrë nuk kemi për t’u trishtuar e trazuar. / Lum ai që na ka dhe lum për ne që kemi atë”. Unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Ndonjë grua mund martohet në dynja me dy, tre ose katër burra, njëri pas tjetrit. Nëse ajo hyn në Xhenet, dhe po kështu hyjnë në Xhenet edhe ata burra, me të cilët ajo ka qenë e martuar në dynja, me cilin prej tyre do të jetë në Xhenet?” Ai tha: “O Ummu Seleme! Asaj do t’i jepet mundësia të përzgjedhë më të mirin mes tyre në moralin e tij. Ajo do të thotë: “O Zoti im, ky ka qënë më i miri në moralin dhe sjelljen e tij, ndaj martoje atë me mua!”. O Umu Seleme! Morali i mirë fiton të mirat e dynjasë dhe ahiretit.” Ebu Daudi përcjell nga Enesi, se i Dërguari i Allahu (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Besimtarit në Xhenet do t'i jepet shumë potencë për (marrëdhëniet me) gratë”. Unë e pyeta: “O i Dërguari i Zotit, a mund ta përballojë ai këtë?” Ai tha: "Një burri do t'i jepet forca e njëqindve". Hadithin e sjell edhe Tirmidhiu.94 Taberaniu sjell një hadith nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen se dikush pyeti: “O i Dërguari i Zotit, a do të kemi qasje te gratë tona në Xhenet?” Ai tha: "Një burrë mund të ketë njëqind virgjëresha në ditë." 95 Në lidhje me kuptimin e fjalës ‘ el urub’ (e përkthyer: “të dashura, me burrat e tyre”), Ibn Abasi thotë: “Janë ato gra, të cilat janë shumë të dhëna, plot afsh e shumë të përmalluara për burrat e tyre, të tilla që edhe burrat i dëshirojnë shumë fort. Ato janë gjithmonë të fiksuara shumë pas burrit.” Zejd Ibn Eslemi ka thënë se: el urub janë gratë që u thonë fjalë të këndshme, të bukura dhe të ëmbla burrave të tyre. Ato kanë një edukatë në të folur dhe sjellje dhe i kënaqin pa masë burrat e tyre.” Ndërsa nga Abdullah Ibn Burejde përcillet të ketë thënë se el urub është ajo grua, që në dialektin e Medinës quhet el ganixhe, pra, ajo grua që gjatë aktit intim lëshon zëra tërheqës, që nxitin më fort epshin dhe kënaqësinë e burrit. Ndërsa në lidhje me cilësinë “etrâbâ” (që është përkthyer “të një moshe), kuptimi është “të freskëta, të reja e në të njëjtën moshë.” Thuhet se kjo moshë është 33 vjeç. Ato janë të njëjta edhe në moralin dhe sjelljen e tyre. Mes tyre nuk ka urrejtje dhe smirë. Për pamjen e tyre n ë xhenet vjen një hadith, që imam Buhariu dhe Muslimi e sjellin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut
N“ :ënëht ak ﷺjerëzit që do të hyjnë të parët në Xhenet do të shkëlqejnë si hëna e plotë në një natë të kthjellët, kurse ata që do të hyjnë pas tyre do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Ata nuk do të urinojnë, nuk do të kryejnë nevoja, nuk do të pështyjnë, nuk do të kenë këlbaza. Krehrat do t'i kenë prej ari, djersa do t'u mbajë erë misku dhe druri aromatik në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë). Gratë e tyre do të jenë prej hyrive sybukura. Do të jenë të gjithë të ngjashëm, me të njëjtin moral të shkëlqyer. Ata janë në pamjen dhe në madhësinë e babait të tyre, Ademit, i cili ishte 60 llërë i lartë në qiell.” Ndërsa n ë lidhje me moshën 33 vjeç, n ga Ebu Hurejra përcillet se i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Banorët e Xhenetit do të hyjnë në Xhenet me trup të pastër nga qimet, pa mjekër dhe me sy shumë të bukur, si të lyer me kyhël. Mosha e tyre është 30 ose 33 vjeç. Ata janë në pamjen dhe në madhësinë e babait të tyre, Ademit, i cili ishte 60 llërë i lartë dhe shtatë llërë i gjerë.” Nga Ebu Hurejra, gjithashtu, përcillet se i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Banorët e Xhenetit do të hyjnë në Xhenet me trupin të pastër nga qimet, pa mjekër dhe me sy shumë të bukur, si të lyer me kyhël. Kurrë nuk do të zbehet rinia e tyre dhe kurrë nuk do të prishen e vjetërohen veshjet e tyre.” 96 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Për njerëzit e së djathtës...” - Allahu i Lartësuar i krijoi ato për të djathtët, pra, për ata që do t’u jepet libri nga e djathta. Është përcjellë nga Sulejman Darani (Allahu e mëshiroftë!) ky rrëfim i tij: “Njëherë, isha duke falur namaz natën. Pasi mbarova, qëndrova ulur e fillova të bëj dua. Duke qenë se ishte shumë ftohtë, po lutesha duke ngritur veçse një dorë. Kështu më kaploi gjumi. Në ëndërr pashë një grua shumë të bukur prej hyrive të Xhenetit, që kurrë nuk kam parë si ajo, e cila më tha: “O Ebu Sulejman! Po lutesh duke ngritur veçse një dorë, ndërkohë që unë jam duke u ushqyer mes mirësive të Xhenetit dhe zbukuruar për ty qysh prej 500 vjetësh?!” - “Ata janë shumë nga të hershmit e shumë nga më të vonshmit.” - Shumë prej tyre janë nga besimtarët e hershëm dhe shumë nga besimtarët e mëvonshëm. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abasi këtë shpjegim për ajetin: 2570. “Profeti ﷺ ka thënë: “Të gjithë ata janë prej umetit tim.””