Kërko: sikur deri te ishte ngre

Sebe 34:3–34:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ne! Po kush na ka ngritur prej shtretërve ku qemë shtrirë?” Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e v ërtetë qe fjala e të dërguarve. ” [ Ja sin 52]. Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata që nuk besojnë, thonë: “Ora nuk ka për të ardhur kurrë!” Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim! Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. ” - Ky është njëri nga tri ajetet në të gjithë Kuranin, ku Profeti urdhërohet që të betohet në Zotin e Tij të Madhërishëm, se Dita e Premtimit është e vërtetë, ringjallja dhe llogaria përpara Tij janë gjithashtu të vërteta. Këto ajete janë: “Ata kërkojnë t’u tregosh: “A është e vërtetë ajo?”. Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim! Ajo është mëse e vërtetë, dhe ju nuk do të mund t’i shmangeni”.” [Junus 53]. I dyti është ajeti në këtë sure dhe i treti është: “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. Thuaju: “Po, betohem në Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju paraqitet gjithçka që keni bërë. Kjo është e lehtë për Allahun.” [Tegabun 7]. Më pas, i Lartësuari thotë diçka që e përforcon edhe më shumë këtë pohim, që të mos kesh asnjë dyshim në të: - “Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë. ” - Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë. Të gjitha krijesat janë brenda diturisë së Tij. Atij nuk i fshihet asnjë thërrmijë, sado e vogël qoftë ajo. Kështu, edhe për kockat e njerëzve, skeletet e tyre, edhe nëse treten tërësisht, Allahu Krenar dhe i Lartësuar e di se ku prehen ato, e di se ku kanë përfunduar ato thërrmija nga të cilat ato përbëhen dhe të cilat mund të jenë tretur, shpërndarë dhe zhdukur nëpër tokë. Ai është i Plotpushtet - shëm që t’i rikthejë e t’i ribashkojë ato, ashtu sikurse i krijoi ato për herën e parë. Më pas, i Lartësuari na qartëson urtësinë e Tij në lidhje me ringjalljen: - “Ai do t’i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për këta ka falje dhe shpërblim bujar. ” - Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ndërsa ata që luftojnë kundër argu - menteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe më të dhembshëm. ” - Ata të cilët pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut të Lartësuar, refuzojnë profetët, duke i konsi - deruar mashtrues dhe trillues të pavërtetash, do të kenë dënimin më të keq dhe më të dhembshëm. Urtësia e parë e ringjalljes së krijesave është: që Allahu t’i shpërblejë fatbardhët, të cilët e kanë besuar drejt të vërtetën dhe që t’i ndëshkojë fatzinjtë, që kanë refuzuar besimin e vërtetë dhe jetën sipas tij . Sikurse thotë : “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehene - mit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20]. Ose: “Ne nuk e krijuam qiellin dhe Tokën dhe ç’ka mes tyre, pa qëllim . Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehene - mit).” Mos, vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo, mos vallë, do t’i konside -rojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?” [Sad 27, 28]. - “Ndërsa ata të cilëve u është dhënë dituri, e shohin qartë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt, është e vërteta ...” - Kjo është një urtësi tjetër e përmendur në lidhje me ringjalljen e krijesave. Kështu, besimtarët, kur të përjetojnë Kijametin, do të shohin shpërblimin e punëmirëve dhe ndëshkimin e keqbërësve, pikërisht ashtu sikurse Allahu i Lartësuar u ka premtuar. Ata do të sigurohen për këtë, duke e parë më sytë e tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar kur na tregon fjalët e besimtarëve atë ditë: “Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën !” [Araf 43]. Ose kur na tregon fjalët e mohuesve: “Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ka ngritur prej shtretërve ku qemë shtrirë?” Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e v ërtetë qe fjala e të dërguarve. ” [ Ja sin 52]. Ai thotë gjitha - shtu: “Kurse ata të cilëve u qe dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Kjo është, pra, Dita e Ringja - lljes, që ju nuk e pranonit ”.” [Rum 56] . Kështu pra Kijameti do të ndodhë edhe për urtësinë që, ata të cilët besojnë dhe kanë dituri, të binden plotësisht për të vërtetën dhe ringjalljen. - “... ajo të udhëzon për në rrugën e Ngadhënjimtarit, të Lavdëruarit. ” - Kurani është i vërtetë në gjithçka që ai njofton dhe në çdo udhëzim që u jep njerëzve. Është rruga e Atij, që është Krenari e Ngadhënjimtari, që kurrë nuk mund të mposhtet, por Ai është Mposhtës dhe Nënshtrues i gjithkujt dhe gjithçkaje. Ai është i Lavdëruari, i Përlëvduari, për të gjitha fjalët, veprat, për Sheriatin që ka zbritur, fenë që ka shpallur, për ligjet e kri - jimit e të funksionimit të kësaj ekzistence. Ai është i Lavdëruari për të gjitha këto. I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:204–2:207 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e atyre njerëzve, të cilët flasin shumë, por që veprat e tyre i tradhtojnë. Subhanallah! Fjalët, ose do ta ngrenë lart njeriun që i flet, ose do ta zhysin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pas ajeteve që nxisin besimtarët ta kujtojnë shumë Allahun e Lartësuar, sidomos në vendet dhe kohët e veçanta të adhurimeve, vijohet me përshkrimin e atyre njerëzve, të cilët flasin shumë, por që veprat e tyre i tradhtojnë. Subhanallah! Fjalët, ose do ta ngrenë lart njeriun që i flet, ose do ta zhysin poshtë. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ka ndonjë njeri, fjalët e të cilit mund të të mahnisin ty në këtë botë ...” – Pra, ka njerëz, fjalët e të cilëve prekin zemrat e dëgjuesve. Teksa i dëgjon, mendon se fjalët e tyre janë plot dobi dhe mirësi. Madje ata, për të vërtetuar fjalët e tyre, betohen në Zotin se, ato që shprehin me fjalë i kanë edhe në zemër, domethënë se janë të sinqertë. - “...dhe që betohet në Allahun për çfarë ka në zemrën e tij...” – Pra, për të treguar pastërtinë dhe sinqeritetin e tyre, ata betohen në Allahun, duke pretenduar se ato që thonë me gojë i kanë edhe në zemër. Por, në fakt, ata janë gënjeshtarë, sepse fjalët e tyre nuk përputhen aspak me veprat dhe ndjenjat e tyre. Nëse do të ishin të sinqertë, atëherë fjalët që thonë do t’i vërtetonin me veprat që bëjnë, sikurse ndodh me besimtarët e sinqertë. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “...por që, në realitet, është kundërshtari më i rreptë.” – Pra, nëse dikush polemizon me ta ose i kundërshton për një çështje të caktuar, ata shpalosin menjëherë një armiqësi të paparë, tregohen të papërmbajtur, fyes dhe kokëfortë në qëndrimet e tyre, duke shfaqur kështu shumë cilësi të ulëta, që nuk u përkasin besimtarëve të sinqertë. Besimtarët e sinqertë janë njerëz të thjeshtë e të sjellshëm. Ata i nënshtrohen së vërtetës, janë tolerantë dhe falës. - “Ky, me të kthyer shpinën, nxiton nëpër tokë që të përhapë të këqijat dhe të shkatërrojë të mbjellat dhe kafshët. ” – Njerëz të tillë, që flasin fjalë mahnitëse dhe betohen për sinqeritet, sapo largohen prej teje, rendin gjithandej nëpër tokë, duke kryer të liga, të cilat janë dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të saj: i të mbjellave, bagëtive, i gjallesave në përgjithësi etj. Ato sjellin, gjithashtu, pakësimin e bereqetit në tokë. - “Por Allahu nuk e do shkatërrimin.” – Pra, nëse Allahu nuk e do shkatërrimin, atëherë Ai i urren personat të cilët e shkaktojnë atë, edhe sikur ata të thonë fjalë të bukura e tërheqëse. Nga ky ajet kuptojmë se fjalët që thonë njerëzit nuk janë tregues të sinqeritetit apo të mashtrimit të tyre. Ato nuk mund ta vërtetojnë tërësisht se dikush është i mirë apo i keq, pasi ky gjykim mund të jepet veçse duke krahasuar fjalët me veprat e tyre. Madje, për të gjykuar drejt veprat e një personi, duhet t’ia shohësh ato në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, pasi për këtë nuk mjafton vetëm një rast. Pra, në përfundim, nuk mjafton thjesht deklarata e tij për vetveten dhe as një gjykim i bazuar mbi një vëzhgim të përciptë të veprave të tij. Pastaj i Lartësuari tregon një cilësi tjetër të këtij soji njerëzish, që përhapin shkatërrimin në tokë: - “E, kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun!”, atë e pushton arroganca dhe e zhyt edhe më thellë në gjynahe.” - Kur ata këshillohen që të kenë frikë Allahun, i kap euforia dhe u rritet mendja, saqë nuk duan ta pranojnë më të vërtetën, madje tregohen të ashpër me këshilluesit e tyre. Kështu, ata bëjnë dy të këqija: vepra të ndyra dhe fyerje ndaj kritikuesve. Të tillët meritojnë një kërcënim të madh, siç thotë Allahu: - “I mjafton atij Xhehenemi si ndëshkim dhe ai është vendbanimi më i tmerrshëm.” - Për këta njerëz është i mjaftueshëm ndëshkimi në Xhehenem, i cili do të jetë vendbanimi i zullumqarëve dhe mendjemëdhenjve. Atje ndëshkimi do të jetë i vazhdueshëm dhe vuajtjet të përjetshme, pa asnjë shpresë për shpëtim. Atyre nuk do t’u lehtësohen kurrë dhimbjet dhe kurrë nuk do të shpresojnë ndonjë gjë të mirë. Kjo është drejtësia për krimet dhe padrejtësitë e tyre. Allahu na ruajt nga një përfundim i tillë! - “Ka njerëz që e japin (flijojnë) jetën për hir të Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me adhuruesit. ” - Këta janë të suksesshmit, të cilët i ka udhëzuar Allahu i Lartësuar që të flijojnë veten për hir të kënaqësisë së Tij. Ata e japin shpirtin me dëshirë, sepse duan të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin e madh të Zotit të tyre. Ata e japin jetën për hir të Tij, i Cili është shpërblyesi më i mirë dhe ofruesi i çmimit më të lartë për shpirtin e tyre. Ata e falin shpirtin për hir të të Mëshirshmit dhe të dashurit të tyre, për Allahun e Lartësuar, sepse është pikërisht mëshira dhe dashuria e madhe e Tij, që u ka dhënë atë sukses. Çmimi që jep Allahu i Lartësuar për shpirtrat e tyre është shumë i shtrenjtë dhe i mrekullueshëm: “ Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh. ” [Teube, 111]. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon dy fakte: që besimtarët e sinqertë e shesin shpirtin e tyre për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që Ai është i Butë (Raûf) me besimtarët. Ky fakt i dytë i siguron besimtarët se Allahu do ta plotësojë qëllimin që ata kanë, për të cilin ata shesin dhe shpirtin e tyre dhe që është: arritja e kënaqësisë së Tij.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:1–49:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit e kështu t’ju …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! ” - Këto ajete janë porosi për një edukatë të lartë në lidhje me Allahun e Lartësuar dhe me Profetin e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që ta adhurojmë Atë si të Vetëm e të Pashoq dhe të vlerësojmë lart Profetin e Tij, duke e respektuar dhe nderuar atë. Besimtarët urdhërohen të bëjnë atë që kërkon besimi i tyre tek Allahu dhe Profeti i Tij. Imani i vërtetë sjell plotësimin e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij. Ky iman i bën besimtarët që të ecin sipas porosive të Allahut e të qëndrojnë brenda kufijve të Tij, duke ndjekur traditën e Profetit, në të gjitha çështjet e tyre. Ata nuk i lejojnë vetes kurrsesi që të dalin para Zotit dhe Profetit të Tij. Ata nuk flasin, derisa Zoti të flasë, ata nuk japin urdhra, derisa Ai t’i japë ato. Pikërisht ky përkushtim me sinqeritet dhe përunjësi është esenca e edukatës së domosdoshme me Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo edukatë është rruga e lumturisë dhe e fitores së robit. Nëse nuk i hyn kësaj rruge, ai humb lumturinë e përjetshme dhe dështon. Në këto ajete është një ndalesë kategorike për të mos e braktisur fjalën e Profetit për fjalën e asnjë njeriu tjetër, kushto qoftë ai. Nëse vjen e qartë fjala e Profetit (a.s.) dhe vërtetohet saktësia e saj, nuk lejohet të mbështetesh te fjala e dikujt tjetër, kushdo qoftë ai. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij, në mënyrë të përgjithshme. Devotshmëria ndaj Allahut është ashtu sikurse e ka përkufizuar Talk Ibn Hubejbi: Të punosh në bindje ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke shpresuar shpërblimin e Allahut; t’u largohesh gjynaheve e mosbindjes ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij. - “Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur.” - Allahu është Dëgjuesi i të gjitha zërave, në çdo kohë, nga çdo skutë dhe drejtim. Ai është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që shfaqet dhe asaj që mbahet fshehur, rreth të shkuarës dhe të ardhmes, i Gjithëditur për të mundshmen dhe të pamundshmen, si dhe për ato gjëra që domosdoshmërisht ekzistojnë. Pasi Allahu i Lartësuar na ndaloi nga kundërshtimi i fjalës së Profetit dhe pasi na urdhëroi për devotshmëri ndaj vetë Atij, përmendja e këtyre dy emrave të mrekullueshëm të Tij është, sigurisht, një nxitje e fortë për t’iu përmbajtur me përpikmëri këtyre porosive. Nga ana tjetër, është edhe një kërcënim për ata që nuk u përmbahen këtyre porosive. Pastaj i Madhëruari thotë: - “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!” - Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë besimtarët me Profetin e Allahut, në mënyrën e komunikimit me të. 24 Kush bisedonte me Profetin (a.s.) nuk duhej ta ngrinte zërin më lart se Profeti (a.s.), por t’i drejtohej atij me zë të ulët, me edukatë, butësi e nderim të thellë, ashtu sikur u flitet njerëzve të mëdhenj, të nderuar e të respektuar. Me Profetin nuk duhej të silleshin njëlloj si me njëri -tjetrin, por me edukatë të veçantë, ashtu sikurse e meriton një profet nga ymeti i tij. Ymeti e ka detyrë që ta besojë plotësisht profetin e vet. Ai e ka detyrë, gjithashtu, që ta dojë Zotin dhe profetin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu sikurse e ka detyrë besimin dhe dashurinë për Profetin, ashtu e ka detyrë edhe edukatën e lartë me të. Mosplotësimi i këtij detyrimi sjell asgjësimin e punëve të robit, pa e ndier dhe kuptuar. Nga ana tjetër, edukata me të sjell shpërblime të mëdha dhe pranim të veprave nga Allahu i Madhëruar. - “Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh. ” - Këtu Allahu i Lartësuar i lëvdon ata të cilët e ulin zërin e tyre kur janë te Profeti (a.s.). Allahu i vuri në provë zemrat e tyre, pas përfundimit të së cilës zemrat e tyre dolën të qëndrueshme dhe të denja për t’u pajisur me devotshmëri. Më pas, Allahu i Lartësuar u premton atyre falje për gjynahet dhe mangësitë e tyre, që nënkupton siguri nga çdo e keqe dhe shpërblim shumë të madh, realitetin e të cilit mund ta dijë veçse Ai, Allahu i Madhëruar. Shpërblim i madh do të thotë arritja e gjithçkaje të dashur dhe të synuar. Ky ajet dëshmon se Allahu i Madhëruar i provon zemrat, duke i vënë përballë urdhrash që duhen zbatuar, përballë ndalesash që duan respektim, si dhe përballë fatkeqësish që duan durim, të shoqëruar me kënaqësi për caktimin e Tij. Çdokush që përqendrohet dhe i qëndron besnik përherë porosive të Allahut, synon kënaqësinë e Tij dhe garon për vepra të mira, duke u dhënë atyre përparësi kundrejt dëshirave të tij të devijuara, me të vërtetë quhet besnik dhe i denjë për t’u pajisur me takua. Në të kundërt, kuptohet se ai nuk bën për këtë gradë të lartë.

Mus'haf Hape →
Inshirah 94:1–94:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… [El fet’h 1 - 3]. - “A nuk e ngritëm lart emrin tënde?” - Kuptimi: Ne e lartësuam gradën dhe famën tënde. Ti do të lëvdohesh dhe përkujtohesh …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke përmendur mirësitë më të cilat e begatoi dhe dalloi Profetin e Tij, Allahu i Lartësuar thotë: - “A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd? ” - Zgjerimi i gjoksit nënkupton: 1. Bërjen e Profetit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut, në Islam. 2. Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera. 3. Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme. 4. Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin e shpirtit të Profetit për t’i pranuar dhe kultivuar ato, ndryshe nga ç’ndodh me gjokset e ngushtuara dhe të rënduara, të cilët kurrsesi nuk nënshtrohen për të vërtetën dhe të mirën. Ata gjithmonë janë të shtrënguar ndaj mirësisë që u ofrohet. - “A nuk ta hoqëm barrën, e cila të rëndonte mbi shpinë?” - Barra e përmendur këtu është pesha e gjynaheve. Pra, Allahu i Madhërueshëm e shkarkoi dhe lehtësoi Profetin e Tij nga barra e gjynaheve, duke ia falur të gjitha, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe, që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme.” [El fet’h 1 - 3]. - “A nuk e ngritëm lart emrin tënde?” - Kuptimi: Ne e lartësuam gradën dhe famën tënde. Ti do të lëvdohesh dhe përkujtohesh gjithmonë me mirësi ndër njerëz në botë. Asnjë krijesë tjetër nuk do të gëzojë famën dhe lavdinë tënde. Sa herë që do të kujtohet Allahu i Madhëruar, së bashku me të do të kujtohet edhe Profeti dhe adhuruesi i Tij i sinqertë, Muhamedi (a.s.). Kur pranon Islamin, njeriu shpreh shehadetin, kur thirret ezani dhe ikameti, përmendet shehadeti, nëpër hytbe përmendet shehadeti, e shumë e shumë raste të tjera. Domethënë, sa herë dëshmohet që Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, dëshmohet gjithashtu se Muhamedi është Profeti dhe adhuruesi i sinqertë i Allahut. Dashuria e umetit për Profetin është një dashuri që askush nuk e ka për udhëheqësin e vet. Allahu e shpërbleftë, e nderoftë dhe e shtoftë lavdinë e Muhamedit (a.s.)! - “Pa dyshim, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.” - Ky është një përgëzim i madh dhe i mrekullueshëm. Sa herë që të ekzistojnë vështirësia dhe ngushtia, së bashku me to do të vijnë lehtësimi dhe zgjerimi. Edhe sikur vështirësia të struket dhe të fshihet në vrimën e hardhucës, edhe lehtësimi do të hyjë bashkë me të, për ta nxjerrë jashtë dhe për ta larguar, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Allahu, pas vështirësisë, do të sjellë lehtësim”. Apo sikurse ka thënë edhe Profeti (a.s.): “Me të vërtetë, çlirimi vjen së bashku me ngushtinë dhe, së bashku me vështirësinë, vjen lehtësimi.”. Po të shohim me kujdes në ajet, fjala “ el usr ” – “vështirësi” është (në arabisht) në trajtën e shquar, që e nënkupton atë si një të vetme, ndërsa fjala “lehtësim” është (në arabisht) në trajtën e pashquar, që nënkupton se ai përsëritet. Pra, për çdo vështirësi, Zoti i Lartësuar sjell lehtësim pas lehtësimi. Kësisoj, një vështirësi nuk mund të jetë asnjëherë më e madhe se dy lehtësime. Gjithashtu, duhet të theksojmë se fjala “ el usr”, e shoqëruar me nyjen ‘ el’, sipas rregullave të arabishtes, ajo i përfshin të gjitha llojet e vështirësive, sado të mëdha dhe të pazgjithshme të mund të duken. Kështu, sido që të jetë, në fund të fundit, vështirësia do t’ia lërë vendin lehtësimit dhe çlirimit. Kjo është diçka e pashmangshme. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin dhe popullin e tij që të tregohen mirënjohës për mirësitë që Ai u ka dhuruar: - “Pasi të kesh përfunduar (preokupimet), atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhurime), dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!” - Kuptimi: Pasi të kesh përfunduar veprat dhe angazhimet e tua të shumta e të përditshme dhe kur të mos kesh pengesë për zemrën tënde, atëherë përqendrohu thellësisht në adhurim dhe në lutjet drejtuar Zotit tënd. Vetëm Zotit tënd përkushtoju dhe vetëm kënaqësinë e Tij syno! Ky është kusht, që adhurimet dhe lutjet e tua të pranohen nga i Madhëruari. Mos u bëj si ata që, kur mbarojnë angazhimet e tyre, zhyten në argëtime dhe pakujdesi, duke u larguar nga Zoti i tyre dhe përmendja e Tij. Kjo është rruga e të dështuarve dhe e humbësve. Disa janë të mendimit se ajeti kuptohet kështu: “Pasi të kesh mbaruar namazin tënd, përkushtohu dhe përqendrohu në lutjen drejtuar Allahut të Madhëruar. Vetëm Allahut përkushtoja lutjet dhe drejtoja kërkesat e tua”. Në këtë ajet mbështeten ata që quajnë të lejuar bërjen e dua-së pas namazit farz, por Allahu është më i ditur për të vërtetën. Këtu përfundon edhe komenti i sures Inshirah. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:158 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Islamin, e ngrinin zërin duke përmendur e lëvduar Menatin, idhullin e njohur, që adhurohej në kohën e injorancës. Ishte zakon që , ai që e ngrinte …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Imam Ahmedi na sjell një hadith, që e përcjell me senedin e tij prej Urues, se Aishja ka thënë: 157 “Çfarë mendon për kuptimin e fjalës së Allahut: "Vërtet, Safa dhe Merva janë disa nga simbolet e Allahut. Prandaj ata që shkojnë në Qabe për haxh ose për umre, nuk kanë asnjë gjynah nëse sillen mes tyre."? Unë i thashë: “Betohem në Allahun se askush nuk ka gjynah që të mos sillet mes tyre. Aishja tha: “Sa e keqe është kjo fjalë që the, o djali i motrës sime! Nëse do të ishte kuptimi kështu siç the ti, ajeti do të ishte kështu: "...nuk kanë asnjë gjynah nëse nuk sillen mes tyre." Por ky ajet u zbrit sepse ensarët, para se të pranonin Islamin, e ngrinin zërin duke përmendur e lëvduar Menatin, idhullin e njohur, që adhurohej në kohën e injorancës. Ishte zakon që , ai që e ngrinte zërin duke përmendur e lëvduar Menatin ndihej keq (e shihte si gjunah) që të sillej (për sa'jin) mes Safasë dhe Mervas. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin "Vërtet, Safa dhe Merva janë disa nga simbolet e Allahut. Prandaj ata që shkojnë në Qabe për haxh ose për umre, nuk kanë asnjë gjynah nëse sillen mes tyre." Aishja thotë: “Më pas, Profeti i Allahut e la si traditë të tijën që të sillemi (për sa'jin) mes tyre, prandaj askujt nuk i takon që ta lërë sa'jin mes tyre.” [Buhariu dhe Muslimi]. Në Sahihun e Muslimit përcillet hadithi i gjatë i Xhabirit, në të cilin ndër të tjera thuhet se: 158 “Profeti i Allahut kur përfundoi tavafin rreth Qabes, u kthye tek rukni (Guri i Zi) dhe e përshëndeti atë, pastaj doli nga porta e Safasë duke thënë:"Vërtet, Safa dhe Merva janë nga Simbolet e Allahut...." Pastaj tha: Po ia filloj me atë që ia filloi Zoti.” Ndërsa në versionin e sjellë nga Nesaiu thuhet: 159. “..... Filloni me atë që ia filloi Zoti!” Imam Ahmedi sjell me senedin e tij deri tek Habibe bintu Texhrate se ka thënë: 160 “ E kam parë Profetin e Allahut duke bërë sajin mes Safasë dhe Mervasë; njerëzit ishin para tij dhe ai ishte pas tyre. Ai v raponte aq sa e shihje se si rrotullohej izari i tij dhe ai thoshte: “Bëjeni sajin, se Allahu e ka bërë detyrë për ju sajin mes Safasë dhe Mervas!” Imam Ahmedi përcjell prej Safije Bint Shejbete se një grua e kishte njoftuar atë se ajo kishte dëgjuar Profetin e Allahut mes Safasë dhe Mervasë që thoshte: 161 “Ju është bërë detyrë saji, prandaj bëjeni sajin (mes Safasë dhe Mervasë)!” Me këtë hadith argumentojnë ata që janë të mendimit se saji mes Safasë dhe Mervasë është shtyllë e Haxhit, sikurse është medhhebi i Shafiut dhe atyre që e miratojnë atë. Për këtë qasje flet edhe një transmetim i sjellë nga imam Ahmedi. Gjithashtu, ky është mendimi më i njohur dhe përhapur në medhhebin e imam Malikut. Disa të tjerë thonë se saji është vaxhib dhe ai që e lë me qëllim ose nga harresa e kompenson duke bërë kurban. Disa thonë se është mustehab, i pëlqyeshëm, dhe me këtë mendim janë imam Ebu Hanife e të tjerë, të cilët e sjellin edhe si mendim të Enesit, Ibn Umerit dhe Ibn Abasit. Kurtubiu thotë se këta argumentojnë me fjalën e Allahut menjëherë pas përmendjes së sa'jit mes Safasë dhe Mervas: "Kush bën vepra të mira vullnetarisht, ta dijë se Allahu është Mirënjohës e i Gjithëditur. " Por mendimi i parë është më i saktë, sepse Profeti ﷺ e bëri sajin dhe tha: 162. “Merrini prej meje ritet e adhurimeve!”. Kështu, çdo vepër që Profeti e bëri gjatë haxhit të tij është vaxhib, pra, që duhet të bëhet patjetër, përveç asaj vepre për të cilën ka ardhur ndonjë dëshmi tjetër, që e nxjerr nga detyrueshmëria. Megjithatë, Allahu është më i ditur. U përmend më parë fjala e Profetit: “Bëjeni sajin, sepse Allahu e shkroi për ju (si detyrë) atë!” Kështu, Allahu i Lartësuar e bëri të qartë se tavafi mes Safas dhe Mervas është nga simbolet dhe shenjat e dispozitat e ligjëruara prej Allahut. Pra, është nga ato ligje e rite të haxhit, që Allahu i ligjëroi për Ibrahimin ﷺ . Më parë u përmend hadithi i Ibn Abasit se në themel të këtij riti është vrapimi i Haxheres mes Safas dhe Mervas në kërkim të ujit për djalin e vet, e mbuluar nga përunjësia dhe frika, e trembur dhe në merak të madh, e varfër dhe nevojtare për ndihmën e Allahut, derisa Allahu e shpëtoi atë duke ia larguar përvuajtjen dhe duke e qetësuar në vetminë e saj. Ai e largoi vështirësinë e saj duke nxjerrë për të burimin e Zemzemit, për të cilin thuhet se: 163 “...uji i tij është ushqim dhe shërim për sëmundjet.” Ai që bën sajin mes Safasë dhe Mervasë duhet të sjellë ndërmend varfërinë e nevojën e tij të madhe e të mbulohet nga përunjësia e nënshtrimi për Zotin. Gjatë këtij adhurimi, le t'i shprehë Allahut nevojën e vet për udhëzimin e drejtë, për rregullimin e gjendjes së tij dhe të lutet për t’iu falur gjynahet. - Kush bën vepra të mira vullnetarisht, ta dijë se Allahu është Mirënjohës e i Gjithëditur. - Ai që bën sajin mes Safas dhe Mervas gjatë haxhit ose umrës vullnetare, do të shpërblehet. Kështu ka thënë El Razi. Allahu thotë: "...ta dijë se Allahu është Mirënjohës e i Gjithëditur." Pra, Ai shpërblen me shpërblime të shumta edhe për ato pak vepra të mira që bëjnë njerëzit. Ai është i Gjithëditur për shpërblimin e merituar dhe askujt nuk ia mban e pakëson atë.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:22–20:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që na dallove nga njerëzit e tjerë dhe na dhurove profetësinë. Ti je i Gjithëditur, edhe në lidhje me dërgimin tonë tek Faraoni, armiku ynë dhe i besimit të vërtetë. Prandaj, vetëm Ty të lavdërojmë, që na përzgjodhe dhe ngrite në këtë gradë!

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Fute dorën nën sqetull dhe ajo do të dalë e bardhë (dhe e ndritshme) pa asnjë të keqe (sëmundje)! Kjo është një shenjë tjetër ...” - Kjo ishte një tjetër shenjë e jashtëzakonshme, që Allahu i Lartësuar i dha Musait (a.s). Kështu, Allahu i Lartësuar i tha Musait: “Fute dorën nën sqetull...”. Pra, fute pëllëmbën nën sqetull. Kur Musai e fuste dorën nën sqetull dhe pastaj e nxirrte jashtë, ajo shndriste e vezullonte si drita e hënës. Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe ajo do të dalë e bardhë (dhe e ndritshme) pa asnjë të keqe (sëmundje)!” Ajo ishte e bardhë, por jo me bardhësinë e shëmtuar që jep sëmundja e lebrës apo ndonjë sëmundje tjetër. Atëherë, Musai e kuptoi se tashmë po fliste me Zotin Krenar dhe të Lartësuar, prandaj dhe Allahu i Lartësuar tha: - “Për të treguar ty (dy) nga shenjat Tona më të mëdha. ” - Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Shko te Faraoni, sepse ai vërtet i ka kaluar të gjithë kufijtë! ” - Shko tek Faraoni, prej të cilit ike në arrati. Shko tek ai dhe ftoje atë që të adhurojë Allahun si një të vetëm dhe pa ortak! Gjithashtu, urdhëroje atë që t’i trajtojë mirë bijtë e Izraelit dhe të mos i torturojë më! Me të vërtetë, ai i ka kaluar kufijtë në çdo drejtim, me padrejtë - sitë që u bën krijesave. Ai i ka dhënë rë - ndësi jetës së kësaj dynjaje dhe e ka harruar hakun e Zotit të tij, që është më i larti. - “Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin!” - Musai (a.s) i lutet Zotit që t’ia zgjerojë gjoksin dhe ta bëjë të aftë për misionin e tij. Nuk ka dyshim se Allahu e urdhëroi atë për një çështje të madhe, për një përballje të jashtëzakonshme dhe të guximshme. Allahu po e dërgonte atë tek mbreti, sundimtari dhe tirani më i fuqishëm në Tokë në atë kohë, më i ashpri dhe më kryeneçi në kufrin, ashpërsinë dhe tiraninë e tij. Ai ishte mbreti me ushtrinë më të fuqishme dhe më të madhe, me pushtetin dhe sundimin më kohëgjatë. Ai ishte një rebel, që kishte kaluar çdo kufi, madje arriti deri atje sa nuk e njihte autoritetin e Zotit dhe u vetëdeklarua si i vetmi zot e hyjni , të cilin duhet ta adhuronte dhe t’i nënshtrohej i gjithë populli i tij. Duhet të kujtojmë se Musai qëndroi në kështjellën e Faraonit gjatë gjithë fëmijërisë së tij, madje kishte fjetur atje. Por kur u rrit, gjatë një mosmarrëveshjeje, ai vrau (pa dashje) një person. Duke iu trembur ekzekutimit, ai u arratis dhe qëndroi larg Egjiptit. Më pas, Zoti Krenar dhe i Lartësuar e dërgoi Musain sërish tek Faraoni, si paralajmërues dhe si kumtues të Shpalljes, për ta ftuar atë dhe popullin e tij të adhuronin Allahun dhe t’i nënshtroheshin vetëm Atij. - “Lehtësoma këtë punë! ” - Musai po i përgjërohej Zotit, duke i thënë: “Nëse Ti, o Zot, nuk më ndihmon, nëse nuk bëhesh mbrojtësi im, unë nuk kam forcë dhe mundësi që të dal faqebardhë në këtë përballje!” - “Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas) , që ta kuptojnë fjalën time!” - Ai e tha këtë lutje, sepse në vogëli kishte pësuar një dëmtim, kur i dhanë bashkë me hurma edhe disa thëngjij. Ai mori një thëngjill dhe e vendosi në gjuhën e tij, siç do ta sqarojmë më pas. Pra, Musai u lut që Allahu i Lartësuar t’ia largonte këtë vështirësi në të folur, por nuk u lut t’ia largonte atë plotësisht. Ai e bëri këtë lutje, në mënyrë që njerëzit ta kuptonin atë çka ai po u kumtonte atyre. Nga kjo kuptohet se Musai (a.s) u lut vetëm për aq sa e shihte të domosdoshme se i duhej për të përmbushur detyrën e tij dhe nuk u lut për ta larguar tërësisht atë problem, që kishte në të folur. Nëse do të dëshironte, ai mund të lutej, dhe Allahu do t’ia largonte tërësisht, por profetët luten veçse për ato gjëra që kanë nevojë. Kështu, Allahu i Lartësuar ia përmbushi kërkesën dhe ia zgjidhi nyjën e gjuhës së tij. Më pas, ai u lut dhe tha: - “Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, tim vëlla! ” - Kjo është një lutje, që Musai (a.s) i drejtoi Allahut të Lartësuar, që Ai të lejonte edhe vëllanë e Musait, Harunin, të shkonte me të, për t’i qenë krah. Theuriu sjell nga Ibn Abasi këtë shpjegim: “Haruni (a.s) u bë profet pikërisht në çastin kur u bë profet edhe Musai (a.s), më këtë lutje që ai i drejtoi Allahut të Lartësuar.” - “Ma shto fuqinë me të dhe bëma shok në punën time! ” - Muxhahidi shpjegon: “Pra, bëje atë që të më mbrojë krahët dhe bëje shoqëruesin tim, me të cilin të këshillohem.” - “Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!” - Muxhahidi shpjegon dhe thotë: “Robi vlerësohet si përkujtues i madh i Allahut nëse e përkujton Allahun kur është në këmbë, kur është ulur dhe kur është shtrirë.” - “Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”. - Domethënë, në lidhje me përzgjedhjen që bëre dhe faktin që na dallove nga njerëzit e tjerë dhe na dhurove profetësinë. Ti je i Gjithëditur, edhe në lidhje me dërgimin tonë tek Faraoni, armiku ynë dhe i besimit të vërtetë. Prandaj, vetëm Ty të lavdërojmë, që na përzgjodhe dhe ngrite në këtë gradë!

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:93–3:95 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm për ata prej tyre që nuk besuan. ” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Të gjitha llojet e ushqimeve ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atij (ushqimi) që Israili ia ndaloi vetvetes, para se të zbriste Teurati. ” - Çifutët pretendonin se shfuqizimi i një norme është diçka e papranueshme kur bëhet fjalë për normat e caktuara dhe të sjella nga Zoti i gjithësisë. Për hir të këtij “parimi” të tyre, që në fakt edhe ata vetë nuk e pranojnë dhe zbatojnë plotësisht, ata mohuan Isain dhe Muhamedin (a.s.) si profetë, sepse këta të dy, me ligjin hyjnor që sollën, shfuqizuan disa dispozita të përcaktuara në Teurat. Pra, judejtë e justifikuan mospranimin e dy profetëve të mëdhenj nga ana e tyre me faktin që ata anuluan disa norma të përcaktuara prej Zotit në Teurat. Por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë këtë pretendim të tyre për të justifikuar refuzimin e dy profetëve të mëdhenj. Mënyra më e mirë për të hedhur poshtë pretendimin e kundërshtarit është që të përdorësh të njëjtat kritere dhe rrugë argumentimi që përdor ai. Me këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar sjell një pjesë nga historia e Jakubit (ose Israilit) (a.s.). Allahu i Lartësuar na tregon se për bijtë e Israilit ishin të lejuara të gjitha ushqimet deri në momentin kur Jakubi (a.s.) ia ndaloi vetvetes mishin e devesë dhe qumështin e saj. Shkak për këtë vendim të Jakubit u bë një sëmundje që atij iu shkaktua nga mishi dhe qumështi i devesë. Gjatë kësaj sëmundjeje, Jakubi iu betua Zotit se do t’ia ndalonte vetes këtë ushqim dhe pije, të cilat ishin nga më të dashurat për të, dhe ashtu veproi. Edhe pasardhësit e tij e pasuan atë në këtë ligj, të cilin ai ia imponoi vetvetes. E gjithë kjo ndodhi para shpalljes së Teuratit. Pastaj, pas shpalljes së Teuratit në kohën e Musait (pra, shumë vjet pas Jakubit), u ndaluan edhe shumë gjëra të tjera, të cilat më parë kishin qenë të lejuara për bijtë e Israilit. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë: “ Për shkak të padrejtësisë së hebrejve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara. Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm për ata prej tyre që nuk besuan. ” [Nisa 160, 161]. Atëherë, kuptimi i ajetit është: A nuk është ky një shembull i mirë që tregon se shfuqizimi i disa dispozitave të Zotit është diçka e pranueshme edhe nga vetë ju? Atëherë, përse sillni si justifikim për të mohuar dy profetë të mëdhenj faktin se ata kanë bërë shfuqizime të disa normave të mëparshme, ndërkohë që kjo pranohet edhe në librat që ju i besoni?! Nëse e kundërshtojnë një fakt të tillë, atëherë i Madhëruari thotë: - “Thuaju: “Silleni, pra, Teuratin dhe lexojeni atë, nëse jeni njerëz të së vërtetës!”” - Por ata vazhduan me arrogancë e kokëfortësi në qëndrimin e tyre, edhe pse e vërteta ishte shumë e qartë. Prandaj Allahu i Lartësuar kërcënon dhe thotë: - “Çdokush që, edhe pas kësaj, shpif gënjeshtra kundër Allahut, është me të vërtetë keqbërës. ” - Vërtet ky është një krim dhe padrejtësi e pashembullt. Të ftohesh për të gjetur të vërtetën, duke u bazuar në Librin e Zotit, dhe të mos e pranosh një gjë të tillë?! Kjo vërtet tregon arrogancë, kokëfortësi dhe padrejtësi të pamatë. Nga ana tjetër, kjo është një dëshmi shumë bindëse për profetësinë dhe vërtetësinë e Muhamedit (a.s.). Ai ishte Profet i Zotit, të cilit i shpallej e vërteta. Ose, në të kundërt, si mund të shpjegohet që ai dinte imtësi të tilla, të cilat nuk mund t’i dinte askush tjetër, veç atij që Zoti ia zbulon e tregon?! Prandaj thotë i Lartësuari: - “Thuaj: “Allahu thotë të vërtetën.” – Pra, Allahu i Lartësuar është i saktë dhe i vërtetë në gjithçka që lajmëron dhe që gjykon. Këtu urdhërohet Profeti (a.s.) dhe besimtarët që të deklarojnë me gojë se Allahu i Lartësuar e thotë të vërtetën qartë dhe bindshëm. Por kjo deklaratë duhet të shoqërohet me besim dhe siguri në zemër. Ajo duhet të jetë e bazuar në dije dhe argumente të sakta, sepse vetëm në këtë mënyrë ajo do të zërë vendin që duhet në polemikat kundër mohuesve të Zotit. Madje, është detyrë për adhuruesit e Allahut të Lartësuar që t’i argumentojnë fjalët e drejta të Allahut dhe t’ua paraqesin ato qartë dhe shkoqur refuzuesve të së vërtetës. Nga ky ajet kuptohet se njerëzit më të mëdhenj në besimin dhe dashurinë për Allahun, janë ata më të diturit, që kanë siguri më të plotë në argumentet fetare dhe logjike, të cilat vërtetojnë imanin dhe udhëzimet e Allahut. Për këtë arsye, njeriu duhet të synojë që ta përsosë dijen dhe sigurinë e tij, në aspektet e besimit dhe të udhëzimeve të Allahut të Lartësuar, për të qenë nga njerëzit më të dashur dhe më të afruar tek Ai. Pastaj Allahu i Lartësuar i urdhëron ata që të pasojnë fenë dhe udhëzimin e sjellë prej Ibrahimit (a.s.): - “Ndiqeni atëherë fenë e pastër të Ibrahimit, i cili kurrë nuk ishte prej idhujtarëve!” - Ibrahimi (a.s.) ishte ĥanîf ose besimdrejtë. Ĥanîf është ai që adhuron një Zot të vetëm me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje totale, duke u larguar nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut. Njësimi me adhurim i Allahut të Lartësuar dhe largimi nga çdo formë e politeizmit janë rruga e vetme për të arritur lumturinë në të dyja jetët. Me lënien dhe shpërfilljen e kësaj rruge, është i pashmangshëm dëshpërimi në të dyja jetët. Ky ajet tregon, gjithashtu, se çifutët dhe të tjerët, të cilët nuk e pasojnë fenë dhe udhëzimin e Ibrahimit, nuk janë njësues të Allahut në adhurim. Pasi i urdhëroi që të pasonin fenë dhe udhëzimin e Ibrahimit, që do të thotë teuhid dhe largim nga shirku, Allahu i Lartësuar vijon t’i nxisë adhuruesit e Tij që të madhërojnë dhe respektojnë një nga shenjtëritë më të mëdha të Zotit në tokë, Qaben, duke urdhëruar që ta vizitojmë atë për umra dhe për haxh.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:2–4:4 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ngrënien, përvetësimin dhe përzierjen e kësaj pasurie të jetimit, me qëllim përfitimi prej saj. Allahu i Lartësuar thotë: - Jepuani pasurinë e tyre …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar urdhëron që jetimëve t’u jepet pasuria e tyre kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë, madje t’u jepet e plotë dhe e paprekur. Ai e ndalon ngrënien, përvetësimin dhe përzierjen e kësaj pasurie të jetimit, me qëllim përfitimi prej saj. Allahu i Lartësuar thotë: - Jepuani pasurinë e tyre jetimëve dhe mos e përzieni pasurinë e pastër me të papastrën. - Seid Ibn Xhubejri, duke shpjeguar ajetin, thotë: Mos i përzieni pasuritë e tjera, që i keni haram, me pasurinë tuaj hallall. Kështu ka thënë edhe Sediju. Arsyeja është se, ndodhte që dikush merrte një dele të shëndoshë e të mirë nga pasuria e jetimit, dhe në vend të saj vendoste një dele të dobët, dhe pastaj thoshte: “Ja, mora një dele dhe lashë një dele...”. Ose merrte një monedhë të mirë (më të vlefshme) nga pasuria e jetimit dhe në vend të saj vendoste një monedhë të vjetëruar (më pak të vlefshme) dhe thoshte: “Mora një monedhë dhe lashë një monedhë...” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Mos e hani pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj, sepse ky është një gjynah i madh. - Mos i përzieni pasuritë tuaja me të tyret, dhe pastaj t’i hani të gjitha bashkë. Allahu i Lartësuar thotë: “...sepse ky është një gjynah i madh.” Pra, është një (hûben kebirâ) gjynah shumë i rëndë. Kështu ka thënë Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh. Një hadith në Sunen-in e Ebu Daudit thotë: 636. “Na fal (hûbenâ ue ħatâjânâ) gjynahet (e rënda) dhe gabimet tona!” Kështu, ajeti na mëson se ngrënia dhe përzierja e pasurisë së jetimit me pasurinë tënde është gjynah tepër i rëndë, prandaj duhet të largohemi prej tij. - Në qoftë se druheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve, atëherë martohuni me gra të mira që ju pëlqejnë: me dy, tri a me katër. - Nëse dikush ka në kujdestari një jetime dhe ai druhet se do të tregohet i padrejtë e nuk do t’i japë asaj mehrin që i takon, në rast martese me të, atëherë le t’i largohet kësaj martese dhe të gjejë grua tjetër. Gra ka shumë, ndaj nuk ka përse të shtrëngohesh duke u martuar me një jetime, me synimin për të mos i dhënë asaj mehrin që i takon. Buhariu sjell hadithin nga Urvetu Ibn Zubejri, se ai e ka pyetur Aishen rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: “Në qoftë se druheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve, atëherë martohuni me gra të mira që ju pëlqejnë: me dy, tri a me katër.” Ajo tha: “O biri i motrës sime, këtu bëhet fjalë për një vajzë jetime që është nën kujdestarinë e dikujt, i cili e përzien pasurinë e saj me pasurinë e vet. Pastaj, duke qenë se atij i pëlqen pasuria dhe bukuria e saj, ai dëshiron që të martohet me të, duke synuar, gjithashtu, që të mos i japë asaj dhuratën martesore (mehrin), siç do t’ia jepte një gruaje tjetër, me të cilën mund të martohej. Kështu, në këtë ajet, burrat janë ndaluar që të martohen me vajza jetime, vetëm nëse plotësojnë kushtin që t'u japin mehrin në formë të rregullt, ashtu siç e meritojnë. Madje, duhet t’u japin atyre mehrin më të lartë që meritojnë si motrat e tyre. Në të kundërt, nëse frikësohen se nuk do ta përmbushin këtë kusht, atëherë le të martohen me gra të tjera, që u pëlqejnë.” Uruetu citon Aishen të ketë thënë: “Pas këtij ajeti, njerëzit pyetën Profetin e Allahut (a.s). Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin tjetër të kësaj sureje: “Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju se për çështjet e tyre, ju sqaron Allahu dhe këto (ajete) që po ju lexohen nga Libri, si për vajzat jetime, me të cilat lakmoni të martoheni, por nuk u jepni atë (mehrin) që është caktuar për to, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të mbani drejtësi ndaj jetimëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di shumë mirë atë.” [Nisa 127]. Aishja shtoi: “...Në këtë ajet flitet edhe për ata të cilët i shmangen martesës me jetimet kur ato nuk kanë pasuri dhe nuk janë të bukura. Kështu, Allahu i ka ndaluar burrat që të martohen me ato jetime të cilat ata i preferojnë për shkak të bukurisë dhe pasurisë që kanë, veçse me kushtin që të jenë të drejtë dhe të përmbushin detyrimin e dhënies së mehrit (dhuratës martesore). Ky urdhër për t’u martuar dhe për të qenë të drejtë në dhënien e mehrit atyre grave jetime të cilat i preferojnë për shkak të bukurisë dhe pasurisë së tyre, erdhi për shkak të shmangies nga martesa me jetimet e varfra dhe jo shumë të bukura.” Qëllimi i gjithë kësaj është që gjithmonë të mbahet drejtësi në trajtimin e jetimeve, qoftë në rastin kur na pëlqen bukuria e pasuria e tyre, ashtu edhe kur ato nuk janë të bukura e të pasura. Në të gjitha rastet duhet synuar mbajtja e drejtësisë, përmbushja e detyrimeve dhe çfarë është e favorshme për jetimet. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “...me dy, tri a me katër. - Domethënë, martohuni me gra të tjera sa të doni. Nëse dëshironi dy, martohuni me dy; nëse dëshironi tre, martohuni me tre ose edhe me katër. Tradita profetike tregon qartë se askujt, përveç Profetit të Allahut, nuk i lejohet që të mbajë bashkë në të njëjtën kohë më shumë se katër gra. Martesa me më shumë se katër gra ishte një nga veçoritë e Profetit ﷺ .Imam Ahmedi sjell hadithin nga Salimi, dhe ky nga i ati, se: 637. “Gilan Ibn Selemete E l thekafiju, kur pranoi Islamin, kishte 10 gra. Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “Zgjidh e mbaj vetëm katër prej tyre!” Në kohën e Umerit, ai i ndau të gjitha gratë e tij, kurse pasurinë e ndau vetëm mes djemve të tij. Kur i shkoi Umerit ky lajm, ai tha: “Unë mendoj se shejtani, mes atyre lajmeve që vjedh dhe dëgjon fshehurazi në qiell, ka dëgjuar edhe lajmin për vdekjen tënde, ndaj erdhi dhe ta hodhi në mendje që të bësh këtë që bëre. Dhe ndoshta nuk ke për të jetuar më gjatë pas kësaj... Betohem në Allahun se, ose do t’i marësh prapë gratë që i ndave (për t’i privuar nga trashëgimia) dhe do ta kthesh pas pasurinë që e ndave mes djemve, ose kam për t’ua dhënë gjithë trashëgiminë tënde atyre grave, dhe pastaj do të urdhëroj që ta gjuajnë varrin tënd me gurë, ashtu siç gjuajtën varrin e Ebu Ragalit!” Kështu e kanë sjellë ngjarjen edhe Shafiu e të tjerë veç tij, deri tek fjala e Umerit: “Zgjidh e mbaj vetëm katër prej tyre!”. Ndërsa pjesa tjetër e hadithit është një pjesëz nga historia e Umerit, që është sjellë vetëm nga Imam Ahmedi dhe, sipas tij, ajo është një shtesë e bazuar. Sidoqoftë, nga Buhariu, ajo është konsideruar si e dobët, për shkak mangësive që ai ka treguar se ndodhen në të. Tirmidhiu na tregon se Buhariu, duke mohuar shtesën në fund të këtij hadithi, ka thënë: “Ky hadith nuk është fiksuar dhe memorizuar në këtë formë (me këtë shtesë).”. Por ky lloj refuzimi vlen të rishikohet mirë. Megji thatë, Allahu është më i ditur. Të gjithë transmetuesit e isnad-it të këtij hadithi të sjellë në këtë version në Musned-in e Imam Ahmedit, janë thikâtë (të besueshëm), sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Në fakt, ka edhe hadithe të tjera të sjella nga Ebu Daudi, Ibn Maxhe, Shafiiu, që dëshmojnë për saktësinë e hadithit të Gajlanit, sikurse e ka konfirmuar një gjë të tillë Bejhakiu. - Por nëse druheni se nuk do t’i përmbaheni drejtësisë ndaj tyre (grave), atëherë (martohuni) vetëm me një grua, ose me ato që keni në pronësinë tuaj (robëreshat). - Domethënë, nëse frikësoheni se nuk i trajtoni me drejtësi disa gra, atëherë martohuni vetëm me një grua. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju nuk do mund të mbani drejtësi të plotë mes grave, edhe nëse përpiqeni. Por mos anoni tërësisht nga njëra, e ta lini tjetrën pezull. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësitë, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Nisa 129] . Kështu, ai që ka frikë nga një gjë e tillë, le të rrijë vetëm me një grua, ose të mjaftohet me robëreshat, nëse ka, sepse për to nuk është e detyrueshme që të ndahen ditët apo të trajtohen me barazi. Sidoqoftë, edhe në këto raste, barazia është e pëlqyeshme, prandaj ai që e bën, ka bërë vepër të mirë. Gjithsesi, ai që nuk e bën, nuk merr gjynah. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kjo do ta bëjë më të lehtë, që të mos bini në padrejtësi. - Kjo është më e drejtë e më e mirë, që ju të mos i kaloni kufijtë dhe të mos u bëni atyre padrejtësi. Në një hadith, - që sipas mendimit më të saktë është hadith meukûf, pra, që senedi i tij shkon deri tek Aishja, e nuk i atribuohet Profetit ﷺ ,- përmendet se Aishja (r.a) e ka shpjeguar ajetin duke thënë: “Pra, të kaloni kufijtë e vendosur nga Zoti.” Kështu ka thënë Ibn Ebi Hatimi. - Jepuni grave mehrin e tyre në shenjë bindjeje ndaj Zotit! - Nga Ibn Abasi përcillet se, “ niĥle” që përmendet në ajet është mehri, pra, dhurata martesore. Kështu, jepeni mehrin, si përmbushje e detyrimit ndaj gruas. Fjala “niĥletu” në gjuhën arabe tregon “diçka të detyrueshme”. Ata, në të tilla raste, thonë: “Martohu me të, por duke i dhënë “ niĥle-n”, pra, masën e detyrueshme të pasurisë, e cila përcaktohet gjatë aktit të martesor.” Gjithashtu, nuk lejohet gënjeshtra në lidhje me masën e përcaktuar të mehrit. Burri e ka detyrë që ta japë mehrin duke qenë i kënaqur, i qartë dhe me dëshirë. Nëse pas kësaj (pas përcaktimit dhe dhënies), gruaja i kthen atij diçka prej mehrit të saj, që tashmë është pasuri e saj, atëherë lejohet që burri të marrë, pasi tashmë është pasuri hallall, e pastër dhe e mirë për burrin. Allahu i Lartësuar thotë: - Në qoftë se ato, me dëshirën e tyre, ju falin diçka nga ai (mehri), atëherë përdoreni atë, sepse tashmë, ai është hallall dhe i mirë për ju. - Hushejni, që përcjell nga Jesari, dhe ky nga Ebu Salihi, ka thënë: “Në të shkuarën, kur babai martonte të bijën, e mbante mehrin e saj për veten e vet. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar i ndaloi ata nga ky veprim, duke thënë: “Jepuni grave mehrin e tyre, në shenjë bindjeje ndaj Zotit!” Kështu e sjellin rrëfimin Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:224–2:225 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Së bashku me Profetin e Allahut ishte edhe një nga sahabët e tij. Dikush nga ata që po gjuanin u ngrit dhe tha: “E qëllove, për Zotin!”. Ose: “Gabove, për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. - Mos i bëni përbetimet tuaja pengesë që të bëni punë të mira e të mbani lidhjet farefisnore. Allahu i Lartësuar thotë: " Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin (gabimin) dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë." [Nur 22]. Kështu mbajtja e një betimi të tillë ka më shumë gjynah sesa thyerja dhe kompensimi i tij. Profeti ﷺ ka thënë: 328. “Të hyjë dikush në familjen e tij duke iu përmbajtur përbetimit për keq, ka gjynah më të rëndë tek Allahu i Lartësuar, sesa ta thyejë përbetimin dhe të japë kompensimin që Allahu i Lartësuar ka vendosur për të.” Kështu e kanë sjellë hadithin Muslimi dhe Ahmedi. Duke shpjeguar kuptimin e këtij ajeti, Ibn Abasi ka thënë: "Mos u beto që "të mos bësh të mira", por edhe nëse betohesh, thyeje betimin, bëji ato punë të mira dhe jep kompensimin për betimin e shkelur!" Kështu kanë thënë edhe një grup tabiinësh. Në mbështetje të këtij mendimi është hadithi në dy Sahihët, që vjen nga Ebu Musa el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili rrëfen se Profeti ﷺ ka thënë: 329. “Në dashtë Allahu, nëse do të betohem për diçka dhe pastaj shoh se diçka tjetër është më e mirë se ajo, unë kam për ta thyer këtë betim, do ta kompensoj atë dhe do të kryej atë që është më e mira.” Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 330. “Nëse dikush betohet për diçka, por sheh se diçka tjetër është më e mirë se ajo, atëherë le ta thyejë betimin e tij dhe le të bëjë atë që është më e mirë.” Ka edhe hadithe të tjera, ku nuk është përmendur fakti se për betimin e thyer duhet të jepet kompensim. Megjithtë, nga Profeti ka ardhur me saktësi ajo që është përmendur në hadithin: 331. “...Pra, le të kompensojë për betimin e tij të thyer.” Allahu i Lartësuar tha: - Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. - Allahu i Lartësuar dhe nuk ju merr në përgjegjësi dhe nuk ju ndëshkon për ato betime, të cilat i bëni në mënyrë të paqëllimtë. Flitet për ato shprehje, me të cilat folësi nuk ka qëllimin e përbetimit, por që janë thjesht shprehje, me të cilat është mësuar goja. Në dy Sahihët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 332 “Çdokush që betohet në Latin dhe Uzan, le të thotë menjëherë më pas: “Lâ il-lâhe il -lall-llâh”.” Arsyeja ishte se këtë betim e bënin njerëzit që sapo ishin bërë muslimanë, të cilëve u ishte mësuar gjuha, edhe pse nuk kishin për qëllim përbetimin. Kështu, ata u urdhëruan që menjëherë pas kësaj fjale të paqëllimtë, të përmendnin fjalën e teuhidit, duke e zëvendësuar atë shprehje më këtë fjalë të mirë. 109 Ebu Daudi, në kapitullin që e ka emërtuar “Betimet e paqëllimta” , sjell hadithin nga Aishja (r.a) se Profeti i Allahut ka thënë: 333. “Betime të paqëllimta konsiderohen ato shprehje që njeriu i thotë zakonisht në shtëpinë e tij, si: “Jo, për Zotin!” ose: “Po, për Zotin!” etj.” Ibn Xheriri përcjell nga Hasen Ibn Ebu Haseni, se, njëherë: 334. “Profeti ﷺ kaloi pranë disa njerëzve, të cilët ishin duke gjuajtur me shigjeta. Së bashku me Profetin e Allahut ishte edhe një nga sahabët e tij. Dikush nga ata që po gjuanin u ngrit dhe tha: “E qëllove, për Zotin!”. Ose: “Gabove, për Zotin!” Atëherë, ai që ishte së bashku me Profetin tha: “A e theu betimin ky burrë, o i Dërguari i Allahut?” Profeti tha: “Jo, sepse betimet e shigjetarëve janë të paqëllimta. Ato nuk është e nevojshme të kompensohen dhe për to nuk ka ndëshkim.” Ky është një hadith mursel hasen , i sjellë nga El Haseni. Ibn Ebu Hatimi përcjell se Aishja (r.a), duke shpjeguar se cili është përbetim i paqëllimtë, ka thënë: "Është kur dikush thotë rëndom: ‘Po, vallahi', ose: 'Jo, vallahi”, dhe mendon se është i sinqertë, por në fakt mund të mos jetë i tillë." Ibn Abasi ka thënë se të paqëllimta janë përbetimet për të bërë haram diçka që Allahu ta ka bërë hallall. Këto janë ato përbetime të cilat nuk kanë nevojë për kompensime. Ebu Daudi sjell në kapitullin e tij: "Përbetimet gjatë zemërimit" një hadith nga Seid Ibn Musejibi, ku tregohet se dy vëllezër ensarë po sqaronin një çështje trashëgimie, kur njëri prej tyre i kërkoi tjetrit pjesën e vet. Tjetri i tha: "Nëse vjen përsëri dhe më kërkon pjesë në pasuri, atëherë të betohem që e gjithë pasuria do të shkojë për Qaben!” Atëherë Umeri i tha atij: "Qabja nuk ka nevojë për pasurinë tënde, prandaj jep kompensim për betimin dhe shko foli vëllait tënd. Unë e kam dëgjuar Profetin e Allahut që të thotë: 335 “Nuk merret në konsideratë asnjë lloj përbetimi apo zotimi që bëhet në kundërshtim me Allahun e Lartësuar, as ata që bëhen për të shkëputur lidhjet farefisnore dhe as për diçka që nuk është prona jote!” Allahu i Lartësuar thotë: "...por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër." Ibn Abasi dhe të tjerë e shpjegojnë: "Për bazë merret betimi i dikujt që e di shumë mirë se po gënjen.” Ndërsa Muxhahidi dhe të tjerë thonë: "Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: "Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato të qëllimtat..." [Maide 89]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu është Falës i madh dhe i Butë. - Allahu është Falës i madh për adhuruesit e Tij. Ai është Mëshirëplotë, që nuk nxitohet t’i ndëshkojë ata. Ai është i Ditur, që di për gjithçka që bëjnë robërit e Tij e, megjithatë, është Falës i madh, Mëshirëplotë dhe i afatizon ata.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Profeti u ngrit dhe, duke qëndruar mbi një deve të kuqërremtë e trupmadhe, tha: 1333. “A e dini se çfarë dite është sot?” - “Është dita e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ky është kumtim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij për të gjithë njerëzit (të mbledhur) në këtë ditë të Haxhit të Madh se Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo marrëveshje me idhujtarët. - Dita e Haxhit të Madh është, në fakt, dita e Kurban Bajramit, e cila është dita më e mirë, më madhështore dhe më e mbushur me adhurimet e haxhit. Ky ishte një kumtim për të gjithë njerëzit “...se Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusnin çdo marrëveshje me idhujtarët.” Pastaj i Lavdëruari i fton njerëzit që të pendohen e të kthehen tek Ai të nënshtruar, duke thënë: - Nëse pendoheni do të ishte më mirë për ju. - Nëse pendohen dhe e ndryshoni gjendjen e keqe, me kufër dhe poshtërsi, ku ndodheni, do të ishte më mirë për ju. - Por, nëse i ktheni shpinën, ta dini se kurrë nuk mund t’i shpëtoni (ndëshkimit të) Allahut!” - Nëse vazhdoni në atë gjendje të keqe, atëherë dijeni se ju jeni tërësisht në dorë të Zotit dhe nën pushtetin e Tij absolut. Ju jeni robër të dobët e nevojtarë, jeni të nënshtruar poshtë pushtetit dhe dëshirës së Zotit. - Kërcënoji ata që mohojnë me një dënim të dhimbshëm. - Në këtë dynja, ata do të ndëshkohen me poshtërim , dënime e bela, ndërsa në ahiret do të ndëshkohen me zjarr përvëlues, me zinxhirë e pranga të zjarrta. Buhariu s jell rrëfimin nga Ebu Hurejra: 1329. “Ebu Bekri më dërgoi edhe mua ndër të tjerë, që në ditën e Kurbanit, të njoftonim njerëzit në Mina: “Pas këtij viti nuk ka për të bërë haxhin asnjë idhujtar dhe askush nuk do të bëjë më tavaf në Qabe i zhveshur. Dita e Haxhit të Madh është pikërisht dita e parë e Kurban Bajramit. Ajo u quajt “e madhe”, sepse njerëzit ishin mësuar të thoshin “Haxhi i Vogël”. Këto ishin urdhërat e Ebu Bekrit për njerëzit atë vit. Pas atij viti, kur Profeti kreu Haxhin e Lamtumirës, asnjë idhujtar nuk u lejua të kryente haxhin.” Ky është versioni i Buhariut, sjellë në kapitullin e “Xhihadit”. Imam Ahmedi sjell nga Mahrez Ibn Ebu Hurejra rrëfimin, që ai e përcjell nga i ati, Ebu Hurejra: 1330. “Unë isha së bashku me Ali Ibn Ebu Talibin, kur Profeti i Allahut e dërgoi në banorët e Mekës për të kumtuar suren Beraeh (Teube).” - “Çfarë u thoshit njerëzve? - “Ne u th oshim: “Në Xhenet kanë për të hyrë veçse ata që janë besimtarë! Asku sh nuk do të lejohet të bëjë ta uaf rreth Qabes i zhveshur! Çdokush që ka marrëveshje me Profetin e Allahut, marrëveshja ka për t’u zbatuar për katër muaj! Pasi të kalojnë katër muaj, atëherë Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo marrëveshje me idhujtarët. Pas këtij viti, asnjë idhujtar nuk do të lejohet të kryejë haxhin!” Unë thërrisja aq shumë, sa m’u ngjir zëri.” Ibn Xheriri transmeton nga Aliu 1331. “Kur u shpall surja Teube, Profeti i Allahut më dërgoi me katër porosi: “Në Qabe nuk do të lejohet të bëjë tavaf asnjë i zhveshur! Pas këtij viti, asnjë idhujtar nuk do të lejohet t’i afrohet Shtëpisë së Shenjtë! Çdokush që kishte marrëveshje me Profetin e Allahut, marrëveshja do të zbatohet sipas afateve të vendosura! Në Xhenet do të hyjnë veçse besimtarët!” Dita e Haxhit të madh është quajtur dita e parë e Kurban Bajramit, siç transmeton Imam Ebu Xhafer el Taberi nga Ibn Umeri, i cili ka thënë: 1332. “Profeti i Allahut qëndroi ditën e hedhjes së gurëve, gjatë Haxhit të Lamtumirës, dhe tha: “Kjo është dita e Haxhit të Madh.” Ibn Xheriri thotë, gjithashtu, se Shuba përcjell nga një sahab i Profetit të Allahut, i cili tregon: “Profeti u ngrit dhe, duke qëndruar mbi një deve të kuqërremtë e trupmadhe, tha: 1333. “A e dini se çfarë dite është sot?” - “Është dita e Kurbanit!” - “Po, e vërtetë, por është edhe dita e Haxhit të Madh.” Ibn Xheriri sjell nga Abdurahman Ibn Ebu Hurejra, i cili përcjel l nga i ati (Ebu Hurejra), se: 1334. “Atë ditë, Profeti po qëndronte mbi një deve dhe njerëzit kapnin kapistallin e saj. Ai tha: “A e dini se çfarë dite është sot?” Ne, - thotë Ebu Hurejra, - heshtëm aq gjatë, sa menduam se ai do të thoshte një emër tjetër. Atëherë, ai tha: “A nuk është kjo dita Haxhit të Madh?”? 98 Ky hadith ka një isnad të saktë dhe baza e tij vjen në hadith të saktë.

Mus'haf Hape →
Shems 91:1–91:15 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë, ...” - Për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë ndaj të vërtetës, ata mohuan Profetin e tyre …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar betohet në këto shenja të mëdha të madhështisë së Tij, për të treguar përfundimin e shpirtmirëve dhe të shpirtkëqijve. Ai thotë: - “Betohem për Diellin dhe dritën e tij. Dhe për Hënën, që vjen pas tij. Betohem për ditën, kur ajo zbardh (Tokën),Dhe për natën, e cila e mbulon atë (Tokën)” - Allahu i Lartësuar betohet fillimisht në Diellin dhe dritën e tij aq të dobishme për krijesat. Më pas, Ai betohet në Hënën, që e pason dritën e diellit dhe ndriçon botën natën. Pastaj Allahu i Lartësuar betohet në ditën, gjatë së cilës ndriçohet gjithçka në faqen e dheut, dhe në natën, gjatë së cilës errësohet gjithçka mbi të. Këmbimi i ditës me natën, këmbimi i Diellit me Hënën sipas një rregulli të përpiktë, kujdesi ndaj krijesave duke u dhënë gjithçka që u nevojitet për një jetë normale, të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i Ditur dhe i Pushtetshëm për gjithçka. Të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Çdo adhurim i dedikuar dikujt tjetër veç Allahut është i kotë dhe i padrejtë. - “Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi.” - Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra: 1. Për qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë. Kështu, betimi është në qiellin dhe në Atë që e ndërtoi atë, domethënë Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij. 2. Për qiellin dhe atë rregull, me të cilin ai është ndërtuar. Po me këto dy mënyra mund të kuptohen edhe betimet e mëposhtme: - “Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi.” - Allahu i Madhëruar e shtroi Tokën dhe e bëri të përshtatshme për të jetuar lehtë në të. Ai u mundësoi krijesave të përfitojnë prej saj me të gjitha mënyrat. - “Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.” - Fjala “shpirt” mund të kuptohet në dy mënyra: 1. Si çdo shpirt i botës shtazore, të cilin Zoti e ka krijuar, sepse fjala “shpirt” përfshin gjithçka të asaj kategorie. 2. Si shpirti i njeriut dhe i xhindit, pra, i krijesave të përgjegjëshme ligjërisht, që do të merren në llogari. Këtë qëndrim e përforcon edhe vijimi i ajeteve. Sidoqoftë, shpirti është një argument madhështor, që e meriton që Zoti të betohet në të. Shpirti është një krijesë e jashtëzakonshme e Allahut. Ai është aq i lehtë dhe i imët, i shpejtë në lëvizje dhe ndryshim, ai ndikohet dhe reagon shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme. Ai bart në vete, ambicie, dëshira, pasione, synime, dashuri dhe urrejtje. Ai ndryshon dhe lëviz mes këtyre gjendjeve shumë natyrshëm. Nëse nuk do të ishte shpirti, trupi i njeriut do të ishte thjesht një statujë e pajetë dhe e padobishme. Kështu, krijimi i shpirtit, me të tilla cilësi dhe tipare, është një shenjë e madhe e madhështisë së Krijuesit të tij. - “Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin” – Kuptimi: Ka shpëtuar ai që pastroi vetveten prej gjynaheve, ai që e ruajti veten prej mangësive, ai që e lartësoi veten nëpërmjet bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij, që u pajis me dije të dobishme dhe që punoi sipas saj, në shenjë dashurie, madhërimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit të tij. - “dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë.” – Domethënë, e ka poshtëruar shpirtin e vet, këtë krijesë aq të vyer të Zotit, e cila kurrsesi nuk e meriton të përdhoset. Shpirti nuk duhet ngarkuar me gjynahe, por duhet pastruar me vepra e cilësi që e plotësojnë atë. - “Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë, ...” - Për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë ndaj të vërtetës, ata mohuan Profetin e tyre Salih dhe e shpërfillën porositë e tij. Ata e konsideruan Profetin si gënjeshtar dhe, me në krye me më të ligun e tyre Kidar Ibn Salif, ata ranë dakord për ta therur Devenë e paprekshme të Zotit. - “...Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”.” - Ata ranë dakord ta shkelnin porosinë e Profetit Salih, edhe pse ai i kërcënoi që të mos e trazonin Devenë, të cilën Zoti e kishte sjellë si shenjë për vërtetësinë e Profetit të Tij. Përveç se një shenjë e madhe nga Zoti, Deveja ishte edhe begati, sepse ata përfitonin prej qumështit të saj. Kështu, ata nuk duhej ta shpërfillnin mirësinë e Zotit, sepse përndryshe do të ndëshkoheshin ashpër. Por me gjithë kërcënimin e bërë, ata e shkelën porosinë: - “Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi.” - Allahu i përfshiu ata me ndëshkim, duke u dërguar një britmë të madhe nga sipër dhe një tronditje nga poshtë. Ata u gdhinë kufoma të ftohta dhe të gjunjëzuara. Kështu, në atë vend nuk u dëgjua më asnjë zë që të lutej dhe asnjë zë që të përgjigjej. Allahu i rrafshoi mohuesit, duke i ndëshkuar të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim. - “Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi.” - E si të frikësohet Mbisunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje; asnjë krijesë nuk del jashtë sundimit të Tij. Allahu është i Urtë në çdo gjë që përcakton në gjithësi dhe në çdo ligj me të cilin ngarkon krijesat e Tij. Çdo vepër e Allahut është e drejtë dhe e urtë. Këtu përfundon komenti i sures El shems. Falënderimi i takon vetëm Allahut!

Mus'haf Hape →
Nisa 4:7–4:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… vjen hadithi nga Profeti se, ndër shtatë gjynahet më të mëdha e shkatërruese ( el m ûbikât) është edhe “...ngrënia e pasurisë së jetimit.” Ibn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që kanë lënë prindërit dhe të afërmit e tyre. Edhe femrave u takon pjesë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit, qoftë pak apo shumë. Këto janë pjesë të përcaktuara (nga Zoti) . - Seid Ibn Xhubejri dhe Katadja tregojnë se: idhujtarët u jepnin pjesë trashëgimie veçse burrave dhe asgjë grave e fëmijëve. Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që kanë lënë prindërit dhe të afërmit e tyre. Edhe femrave u takon pjesë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit, qoftë pak apo shumë. Këto janë pjesë të përcaktuara (nga Zoti) .” Domethënë, përpara ligjit të Zotit, të gjithë janë të barabartë, ndaj, si të tillë, të gjithë meritojnë pjesë trashëgimie, edhe pse mund të jenë të ndryshëm në sasinë që Allahu ka përcaktuar për gjithësecilin, sipas urtësisë e mirësisë së Tij, por edhe sipas lidhjes farefisnore ( neseb) me të vdekurin, lidhjes bashkëshortore (zeuxhije) me të dhe lidhjes el uilaje , që është e ngjashme me lidhjen farefisnore (neseb). Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Xhabiri, i cili tregon: “Ummu Kehhete shkoi tek Profeti i Allahut dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam dy vajza, babai i të cilave vdiq e nuk u la asgjë atyre...” Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që kanë lënë prindërit dhe të afërmit e tyre....”. Këtë hadith do ta shtjellojmë më hollësisht, kur të flasim rreth dy ajeteve të trashëgimisë. Atje do ta sjellim me një tjetër kontekst e formulim. - Nëse gjatë ndarjes së trashëgimisë janë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit, u dhuroni edhe atyre diçka e u thoni fjalë të mira! - Qëllimi këtu është për ata që nuk janë pjesëtarë në trashëgimi. Pra, nëse gjatë ndarjes së trashëgimisë janë të pranishëm edhe këto kategori nevojtarësh, që nuk kanë pjesë në trashëgimi, le t'u jepet diçka e vogël prej pasurisë edhe atyre. Po kështu veproni edhe me jetimët e të varfërit, që mund të jenë të pranishëm gjatë ndarjes së trashëgimisë. Në fillimet e Islamit, kjo ishte e detyrueshme, sipas disave. Të tjerë thonë se ishte e pëlqyeshme, por jo e detyrueshme. Por, a është anuluar kjo dispozitë? Për këtë janë dhënë dy mendime të ndryshme. Kështu, Buhariu citon Ibn Abasin, që ka thënë në lidhje me këtë ajet: “Ai është ajet muhkem dhe nuk është aspak i anuluar. Ai është ajet me të cilin vazhdohet të punohet.” Ndërsa Muxhahidi ka thënë: “Kjo është një detyrë që rëndon mbi trashëgimtarët, të cilët mund t’u japin nga trashëgimia këtyre kategorive, aq sa ata e shohin të udhës.” Po i njëjti mendim vjen edhe nga Ibn Mesudi, Ebu Musa, Abdurahman Ibn Ebu Bekri dhe një grup tabiinësh. Ibn Ebu Hatimi citon Ibn Abasin duke thënë se: “...Ky është një ajet që flet rreth vasijetit që i vdekuri ka lënë për këto kategori nevojtarësh.” Sufjan Theuriu citon përsëri Ibn Abasin, që ka thënë për këtë ajet se: dispozita e tij është e anuluar. Po nga Ibn Abasi është përcjellë se ka thënë që: ajo është anuluar nga ajeti që vjen më pas, pra: “Allahu ju urdhëron kështu për fëmijët tuaj:...”. Aufi përmend se Ibn Abasi ka thënë: “Kështu veprohej përpara se të shpalleshin dispozitat për trashëgiminë. Por pasi Allahu i Madhëruar shpalli këto dispozita, atëherë iu dha çdokujt pjesa që i takon me ligj.” Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve të fikhut, i katër imamëve të medhhebeve dhe i pasuesve të tyre. Kuptimi i ajetit: Nëse këto kategori nevojtarësh e të afërmish, që nuk kanë pjesë në trashëgimi, janë të pranishëm gjatë ndarjes së një pasurie të madhe, pa dyshim zemrat e tyre do të dëshironin diçka prej saj. Kur ata shohin që dikush merr kaq, e ai tjetri aq pasuri, dhe nga ana tjetër shohin veten e tyre në varfëri, patjetër që do të kenë shumë dëshirë për të marrë edhe ata diçka. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar, që është i Dashur e Mëshirëplotë, urdhëroi që edhe atyre t'u jepet diçka, në shenjë bamirësie e si sadaka, për të zbutur sado pak varfërinë e tyre. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla, hurma dhe drithëra të ndryshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit!” [En'am 141]. Madje, Ai i ka qortuar ata që e fshehin pasurinë, me qëllimin që të mos u kërkojnë ata që janë të varfër e nevojtarë. Kështu, Ai na tregon për “pronarët e kopshtit”: “Ata thirrën njëri-tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste. Por, kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!”. “Jo, kemi humbur atë që kishim. ” [Kalem 21 – 27]. Kjo do të thotë që, çdokush që cenon dhe e neglizhon të drejtën e Allahut mbi diçka, Allahu ka për ta ndëshkuar në gjënë më të vyer dhe më të dashur që zotëron. Një hadith thotë: 642 “Nëse pasuria përzihet me (një pasuri që duhet dhënë) sadaka, ajo ka për t'u shkatërruar.” Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Le të jenë të kujdesshëm ata (që lënë testament), ashtu sikur do të vepronin po të linin pas pasardhës të paaftë, për të cilët do të druheshin. Le t’i frikësohen Allahut dhe le të thonë fjalë të drejta.” Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka thënë: “Kjo pjesë flet për një njeri që i afrohet vdekja dhe fillon të lërë vasijet e porosi për ndarje pasurie, të cilat dëmtojnë trashëgimtarët e ligjshëm. Allahu i Madhëruar i urdhëron ata që e dëgjojnë këtë lloj vasijeti dëmtues, që t’i druhen Atij dhe ta këshillojnë e drejtojnë këtë njeri tek e drejta dhe e mira, në mënyrë që ai t’i shohë trashëgimtarët e tij me dashamirësi, ashtu siç do të vepronte po të ishin njerëz të dobët e të paaftë, për të cilët duhet të kujdesesh mirë. Në dy Sahih-ët shënohet se: 643. “Kur Profeti i Allahut shkoi për vizitë te Sad Ibn Ebu Uekkasi, ai i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam pasuri të madhe dhe nuk kam asnjë trashëgimtar me pjesë të përcaktuar, përveç një vajze. A të lë testament, sipas vullnetit tim, dy të tretat e pasurisë time?” Profeti ﷺ tha: “Jo!” - “Po gjysmën? - “Jo!” - “Po një të tretën?” - Profeti ﷺ tha: “Mirë, lër një të tretën, por edhe një e treta është shumë. Që t'i lësh trashëgimtarët e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh të varfër e t’u lypin njerëzve.”. Disa janë të mendimit se ajeti këshillon që të kemi frikë Allahun në lidhje me mënyrën se si e trajtojmë pasurinë e jetimëve, siç këshillon ajeti tjetër, që thotë: “Mos e hani pasurinë e tyre duke e shpërdoruar dhe duke u ngutur (të përfitoni) para se të rriten!”. Edhe ky është një shpjegim i mirë dhe i drejtë, i përforcuar me pjesën që vjen më pas, ku kërcënohen ata që hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht. Pra, ashtu sikur druheni për fëmijët tuaj dhe dëshironi që ata të trajtohen me mëshirë e bamirësi nga të tjerët pas vdekjes suaj, po kështu trajtojini edhe fëmijët e të tjerëve në detyrimet që keni ndaj tyre. Më pas, Allahu i Madhëruar bën të ditur se ai që ha pasurinë e jetimit padrejtësisht, ai e mbush barkun e vet me zjarr: - Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr. Ata do të hidhen në Zjarrin e ndezur fort. - Kështu do të veprohet me këta të cilët hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht. Ditën e Gjykimit, ata do të kenë në bark një zjarr që vlon. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Profeti se, ndër shtatë gjynahet më të mëdha e shkatërruese ( el m ûbikât) është edhe “...ngrënia e pasurisë së jetimit.” Ibn Merdeuejhi sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 644 “Ditën e Kijametit, disa njerëz do të ngrihen nga varri me gojën, nga e cila del zjarr i furishëm.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Po kush janë ata?!” Ai tha: “A nuk e ke parë se si Allahu thotë: “Ata që e hanë padrejtësisht pasurinë e jetimëve, në të vërtetë hanë atë që ua mbush barkun me Zjarr”?”

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:124–3:129 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… hadithin nga Salimi, ky nga i ati, që ka thënë: “E dëgjova Profetin ﷺ që, kur ngriti kokën nga rukuja në rekatin e dytë të namazit të sabahut, u lut: 555. “O …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ti u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë melekë të zbritur (nga qielli)? ” - Shpjeguesit e Kur'anit kanë dhënë mendime të ndryshme rreth këtij premtimi, në ishte për Betejën e Bedrit apo atë Uhudit. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se ky premtim u dha për Betëjën e Bedrit, sepse në vijim të këtij premtimi, Allahu i Lartësuar thotë: “Ti u thoshe besim tarëve: ...”. Pra, ky ajet është në vazhdim të ajetit: “Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të paktë në numër.” Ky shpjegim vjen nga Hasen el Basriu dhe të tjerë. Gjithashtu, dhe e ka mbështetur si mendim edhe Ibn Xheriri. Ndërsa Rabia Ibn Enesi shpjego n: “Allahu i Lartësuar i ndihmoi besimtarët fillimisht me 1 mijë melekë luftëtarë. Më pas, ata u bënë 3 mijë melekë, dhe pastaj u bënë 5 mijë. Nuk ka dyshim se kjo ndodhi në Bedër. Megjithatë, Allahu është më i ditur.” Edhe Hasen el Basriu ka thënë që kjo i përket Bedrit. - Por nëse jeni të durueshëm e të devotshëm, edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi, Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar (për luftë). ” - Kështu, ndihma e premtuar do t’ju jepet me dy kushte: 1. të bëni durim, të jeni të qëndrueshëm, këmbëngulës dhe guximtarë në përballjen me armikun; 2. të jeni të devotshëm, duke iu bindur urdhëresave të Mia. Allahu i Lartësuar thotë: “...edhe sikur armiku t’ju sulmonte me furi”. Dahhaku e shpjegon: “Edhe nëse ata do t'ju sulmonin furishëm, të nxitur nga urrejtja e zemërimi kundër jush...”. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti juaj do t’ju ndihmonte me pesë mijë melekë të dalluar (për luftë).” Pra, Zoti juaj do t’ju ndihmojë me 5 mijë melekë të dalluar e shenjuar për luftë. Ata kanë shenja në ballin e kuajve të tyre. Katade dhe Ikrime kanë thënë që ata ishin të shenjuar vetëm për luftë. Pra, ata ishin luftëtarë të dalluar. Shenjat dalluese të melekëve në atë luftë ishin amam-et e bardha, që mbështillnin kokën, e bishtat e të cilave i kishin lëshuar mes shpatullave të tyre. Gjithashtu, frerët e kuajve të tyre ishin thurur më një lesh të bardhë. Nga Ebu Hurejra vjen që ata ishin thurur me lesh të kuq. - Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. - Allahu i Lartësuar i zbriti melekët dhe ju tregoi juve që i zbriti ata, për t’ju gëzuar e që zemrat tuaja të qetësoheshin. Kështu, ju do ta kuptonit se ndihma dhe fitorja kundër armikut zbret drejtpërdrejt nga Allahu i Madhëruar, i Cili mund t’i mposhtte dhe shkatërronte armiqtë e Tij pa pasur nevojë për ju, madje dhe pa qenë ju fare të pranishëm në betejë. Në suren Muhamed, i Lartësuari thotë: “Po të donte, Allahu i shkatërronte fare ata, por Ai dëshiron që t’ju sprovojë me njëri -tjetrin.” Ndërsa këtu thotë: “Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” Allahu është Krenari, krenaria e të Cilit kurrë nuk mund të kundërshtohet dhe të mposhtet. Allahu është i Urti, qoftë në kaderin që përcakton si ligje të kësaj ekzistence, qoftë në ligjet e Sheriatit që ka vendosur për krijesat, për t’u treguar atyre mënyrën e adhurimit dhe të jetesës së tyre. - “Kjo, që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve, ose për t’i poshtëruar ata dhe që të tërhiqen të zhgënjyer.” - Allahu i Lartësuar ju urdhëron për luftë në rrugën e Tij dhe për durim, qëndrueshmëri dhe guxim në këtë rrugë, për shumë arsye të mençura. Allahu i Madhëruar ka përmendur se çfarë do të bëjë me mohuesit, të cilët luftojnë kundër muslimanëve: “që ta shkatërrojë një grup të jobesimtarëve ,...” Pra, e ligjëroi luftën kundër tyre, që një pjesë e tyre të ndëshkohen duke u vrarë, ose: “...për t’i poshtëruar ata dhe që të tërhiqen pas të zhgënjyer.” Domethënë, duke i poshtëruar ata, që të kthehen pas të zhgënjyer, me ëndrrat, synimet dhe dëshirat që kishin kundër muslimanëve , tashmë të shuara. Në vijim, Allahu i Lartësuar vjen me një ajet, i cili futet në mes të kësaj historie, për të treguar se i gjithë vendimi për çdo çështje në këtë botë dhe në botën tjetër i takon Atij dhe vetëm Atij, që është i vetëm dhe i pashoq. Allahu i Lartësuar thotë: - Nuk është në dorën tënde, a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata, sepse, vërtet, ata janë keqbërës. - “E gjithë çështja është në dorën Time” - thotë Allahu i Lartësuar, siç thotë në një ajet tjetër: “ Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdonjë që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri atë që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56]. Domethënë, ty nuk të takon asnjë gjykim. Asnjë çështje e krijesave nuk është në dorën tënde, përveç atyre gjërave që Unë të kam urdhëruar në lidhje me ta. Pastaj Allahu përmend edhe një pjesë tjetër të mohuesve, duke dhënë dy mundësi për ta: “ ... a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata...”. Domethënë, është vetëm në dorën e Allahut në do t’ua pranojë pendimin atyre dhe t’i udhëzojë, pasi kanë qenë të zhytur në humbje, apo do t’i ndëshkojë ata në të dyja botët, për shkak të mohimit të tyre. Por Allahu i Madhëruar nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës: “...sepse, vërtet, ata janë keqbërës.” Pra, ata e meritojnë plotësisht këtë ndëshkim të Allahut, nëse iu vjen. Buhariu sjell hadithin nga Salimi, ky nga i ati, që ka thënë: “E dëgjova Profetin ﷺ që, kur ngriti kokën nga rukuja në rekatin e dytë të namazit të sabahut, u lut: 555. “O Zot, mallkoje filanin dhe filanin! O Zot, mallkoje Harith Ibn Hishamin! O Zot, mallkoje Suhejl Ibn Amrin! O Zot, mallkoje Safuan Ibn Umejen!” Atëherë, zbriti ky ajet: “Nuk është në dorën tënde, a do t’ua pranojë Ai pendimin, apo do t’i dënojë ata...” Dhe, në fakt, të gjithëve këtyre që u përmendën më lart iu pranua pendimi dhe u udhëzuan në Islam më pas. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - Vetëm e Allahut është gjithçka që është në qiej e gjithçka që është në Tokë. - Gjithçka është pronë nën sundimin e Allahut. Të gjithë banorët e qiejve dhe të Tokës janë rob e krijesa të Tij, të gjunjëzuar e nevojtarë përpara Tij. - “Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Është Allahu që administron dhe vendos gjithçka në gjithësinë që Ai e ka krijuar dhe askush nuk mund të kontestojë dhe kundërshtojë gjykimin e Tij. Ai nuk pyetet për atë që bën, por janë ata, krijesat, që do të pyeten. Allahu është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Mus'haf Hape →
Maide 5:35–5:37 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… më të lartë! Ngrije atë në gradën më të lavdëruar dhe të lavdishme, të cilën ia ke premtuar!), ai do të përfitojë nga ndërmjetësimi im në Ditën e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun, përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira) dhe luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë. - Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të kujdesen për devotshmërinë e tyre. Nëse ky urdhër vjen së bashku me urdhrin për të bërë vepra të mira në bindje ndaj Allahut, ka kuptimin e ruajtjes nga haramet. Kështu është edhe në këtë rast. Pasi urdhëron për t’u ruajtur nga të këqijat dhe haramet, Allahu i Madhëruar vijon të urdhërojë për punë të mira në bindje ndaj Tij, duke thënë: “...përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira)...” Ibn Abasi, duke shpjeguar urdhrin për afrim ( uesile), ka thënë që flitet për afrimin me Zotin (ose përpjekja për të fituar dashurinë e Tij). Ndërsa Katadja ka thënë që kuptimi i ajetit është: “Afrojuni Allahut përmes bindjes ndaj Tij dhe duke bërë gjithçka që e kënaq Atë. 253 El uesile është çdo gjë që të mundëson përmbushjen e qëllimit. Uesile është edhe emri apo titulli i gradës më të lartë në Xhenet, që është grada e Profetit të Allahut, Muhamedit, si edhe vendi ku ai do të jetë në Xhenet. Ai është Xheneti më i afërt me Fronin e Allahut. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi prej Muhamed Ibn Munkedirit, që përcjell nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 999. “Çdokush që, kur dëgjon ezanin, thotë: “ Allahum-me rab -be hâdhihid-dea'uetit-tâm-meh ues -salâtil kâime! Âti Muhem -medenil uesilete uel fadilete, ueb'ath'hu mekâmen maĥmûden Elledhi uead -dteh!” (O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të plotë dhe të këtij namazi që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n dhe nderimin më të lartë! Ngrije atë në gradën më të lavdëruar dhe të lavdishme, të cilën ia ke premtuar!), ai do të përfitojë nga ndërmjetësimi im në Ditën e Kijametit.” Gjithashtu, në Sahih-un e Muslimit është hadithi nga Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, që tregon se e ka dëgjuar Profetin e Alahut të thotë: 1000 . “Kur të dëgjoni muezinin të thërresë ezanin, thoni edhe ju ato që thotë ai dhe çoni salavate për mua, sepse kush çon një herë salavat për mua, Allahu çon dhjetë herë salavat për të! Pastaj kërkojini Allahut për mua Uesile-n, sepse ajo është një gradë e lartë në Xhenet, që i takon veçse njërit prej robërve të Zotit, dhe shpresoj të jem unë ai rob! Ai që lutet për mua që Allahu të më japë Uesile-n, ai e ka hallall ndërmjetësimin tim.” Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, se Profeti ka thënë: 1001 . “Uesile është një gradë në Xhenet, mbi të cilën nuk ka asnjë gradë tjetër! Kërkojini Allahut që të më japë mua Uesile-n, mbi të gjithë krijesat e Tij!” Në vijim, i Lartësuari thotë: “...luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë.” Kështu Allahu i Madhëruar urdhëron për të luftuar kundër armiqve të rrugës së drejtë dhe fesë së vërtetë, të të gjitha llojeve qofshin: mohues, idhujtarë etj. Ai nxit për këtë vepër, duke kujtuar atë që ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Tij, në Ditën e Kijametit. Ai u premton atyre shpëtimin nga çdo e keqe dhe arritjen e çdo të mire. Ai premton, gjithashtu, se do të arrijnë lumturinë e madhe të përjetshme dhe të sigurt nga çdo gjë që e cenon. Ata do të jetojnë në paqe e të lumtur në dhoma të larta të Xhenetit. Atje nuk do t’u vjetërohen rrobat e nuk do t’u zbehet kurrë rinia. Më pas, i Madhëruari tregon ndëshkimin që ka përgatitur për armiqtë e së vërtetës, për mohuesit e idhujtarët: - Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. - Nëse ndonjë prej tyre do të vinte në Ditën e Kijametit me gjithë tokën të mbushur me flori, madje edhe njëherë tjetër sa ajo, e ta jepte si kompensim për të shpëtuar nga ndëshkimi i Allahut, Allahu nuk do ta pranonte prej tij. Ajo është dita që nuk mund t’i shpëtosh ndëshkimit, që e ke bërë hak. - Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. - Një dënim që do t’u shkaktojë vuajtje e dhimbje të mëdha. Për shkak të ktyre dhimbjeve: - Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai. Dënimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm.” - Siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “...Por atyre që nuk besojnë, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i vluar. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt çfarë ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. Për ata janë edhe topuzët e hekurt. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet) : “Vuajeni dënimin përvëlues!” [Haxh 19 - 22]. Kështu, dënimi i tyre është i përjetshëm e pa ndërprerje. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej, apo që t’i fshihen e shmangen atij dënimi. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Enes Ibn Maliku se Profeti i Allahut ka thënë: 1002. “Do të sillet një prej banorëve të Zjarrit e do t’i thuhet: “O biri i Ademit! Si e gjete vendin, ku do të qëndrosh (përgjithmonë)? - “Ishte vendi më i keq!” - do të përgjigjet. Përsëri do t’i thuhet: “A do ta jepje gjithë tokën në flori për të shpëtuar prej tij? - “Po, o Zot!” Atëherë, Allahu i Lartësuar thotë: “Gënjeve! Unë të kërkova diçka më të vogël se kjo, dhe ti e refuzove!” Atëherë urdhërohet për t’u hedhur në zjarr.” Imam Ahmedi dhe Muslimi sjellin hadithin nga Jezid Ibn Suhejb Fakiri, i cili përcjell nga Xhabir Ibn Abdilahi se Profeti i Allahut ka thënë: “Disa njerëz do të dalin prej Zjarrit dhe do të hyjnë në Xhenet.” Jezidi tregon: “Unë i thashë Xhabirit: Po Allahu ka thënë në Kur 'an: “Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai.”?! Ai tha: “Lexoje fillimin e ajetit: “Sa për ata që mohojnë, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo...” Pra, këta (që nuk do të dalin kurrë) janë ata që mohojnë Zotin.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:68–39:70 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e do të ngrejë anën tjetër lart (për të dëgjuar Surin). I pari që do ta dëgjojë, do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth tmerreve të Ditës së Kijametit dhe atyre ndodhive të mëdha, tronditjeve të lemerishme, që do të ndodhin atë ditë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Do t'i fryhet Surit dhe, menjëherë, do të mbesin të vdekur ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, përveç atyre që do Allahu.” - Kjo është fryrja e dytë, është fryrja e sa’ku-t, pra, fryrja pas së cilës do të vdesin të gjithë të gjallët në qiell dhe në Tokë, sikurse ka ardhur e qartë në hadithin e njohur të fryrjes së Surit. Kështu, përveç atyre që dëshiron Allahu, do të merren shpirtrat e gjithë krijesave. I fundit që do të vdesë është Meleku i Vdekjes dhe do të mbetet vetëm Allahu i Madhëruar, që është Hajju el Kajjum, Ai i Cili ishte në fillim përjetësisht dhe Ai do të mbetet i fundit. Atë ditë, i Madhëruari do të thotë tri herë: “I kujt është sundimi sot?” [Gafir 16]. Pastaj i Madhë - ruari do të përgjigjet Vetë: “I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit. Unë jam Një dhe i vetëm dhe kam nënshtruar gjithçka. Unë kam gjykuar që të zhduket çdo gjë.” - “Pastaj do t'i fryhet atij një herë tjetër ...” - Ai rikthen në jetë fillimisht Israfilin dhe e urdhëron që të fryjë sërish në sur, e cila është fryrja e ringjalljes. Allahu i Lartësuar thotë: - “... dhe, menjëherë, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur ...” - Ata do të ngrihen të gjallë, pasi janë tretur dhe janë bërë pluhur. Kështu, ata do të qëndrojnë të gjallë dhe do të vështrojnë tmerret dhe lemeritë e Ditës së Gjykimit, sikurse thotë i Lartësuari: “Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” [Naziat 13, 14]. Ose: “Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dynja) veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Ose: “ Pastaj, kur Ai t’ju thërrasë me thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.” [Rum 25]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (r.a) “Një njeri erdhi tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: “Çfarë është ky hadith që po tregon? Po thua se Kijameti do të ndodhë tek këta e tek ata!” Abdullahi i tha: “ Subhanallah, (ose: “ La ilahe il’Allah” apo diçka të ngjashme) pata vendosur që të mos tregoja kurrë ndonjë hadith. Në të vërtetë, unë kam thënë: ‘Pas pak do të shihni një gjë shumë të madhe, ku do të digjet Qabja e do të ndodhë kështu e ashtu ...’” Pastaj Abdullahi tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë: 2287. “Dexhali do të shfaqet në umetin tim dhe do të qëndrojë dyzet, (porse nuk e di thotë transmetuesi: dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vite. ) Pastaj Allahu do të dërgojë Isain të birin e Merjemes, që i ngjason Urue Ibn Mesudit. Isai (a.s.) do t’i vihet pas Dexhalit dhe do ta vrasë atë. Pas kësaj, njerëzit do të kalojnë shtatë vjet, kohë gjatë së cilës nuk do të ketë armiqësi mes tyre. Pastaj Allahu do të dërgojë një erë të ftohtë prej Shamit, e cila nuk do të lërë asnjë njeri që ka mirësi ose iman, qoftë edhe sa një thërmijë e vogël, pa ia marrë shpirtin. Edhe sikur dikush të futet në zemër të malit, era do të hyjë tek ai, e do t’ia marrë shpirtin.” Abdullahi shtoi: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Do të mbesin njerëzit më të këqij, që i largohen të mirës (rrugës së drejtë) me shpejtësinë e shpendëve (kur tremben) e që janë mendje -lehtë si kafshët. Ata nuk e njohin të mirën e as nuk ndalojnë nga e keqja. Atyre do t’u shfaqet shejtani e do t’u thotë: “A nuk po përgjigjeni?!” - “Çfarë na urdhëron?” - i thonë ata. Kështu shejtani i urdhëron të adhurojnë idhujt, edhe pse në këtë kohë atyre u vjen rizku me mbushulli dhe kanë jetë të mirë. Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e do të ngrejë anën tjetër lart (për të dëgjuar Surin). I pari që do ta dëgjojë, do të jetë një njeri, i cili do të jetë duke e rregulluar hauzin e deveve. Do të vdesë ai dhe do të vdesin të gjithë njerëzit. Pastaj Allahu dërgon një shi - apo tha: bie një shi - të lehtë, prej të cilit do të mbijnë trupat e njerëzve. Pastaj sërish i fryhet Surit, dhe njerëzit do të ngrihen (prej varreve), duke shikuar. Pastaj do të thuhet: “O njerëz, ejani (tek Zoti juaj)!” Ndalojini, sepse ata do të merren në pyetje!” Pastaj do të thuhet: “Nxirrini (nga pasardhësit e Ademit) ata që do të hyjnë në Zjarr!” Do të pyesin: “Sa do të jenë në zjarr?” Do të thonë: “Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit). Kjo është dita kur fëmija do të thinjet, kjo është dita e tmerrshme, kur do të zbulohet Kërciri (i Allahut).” [Musli-mi]. Buhari sjell hadithin e Ebu Hurejrës, se Profeti a.s. ka thënë: “Mes dy fryrjeve janë dyzet.” Njerëzit thanë: “O Ebu Hurejra, dyzet ditë?” Ai tha: “Jo”. - “Dyzet vjet?” - “Jo” - “Dyzet muaj?” Ai tha: “Jo. Çdo pjesë e birit të Ademit tretet, përveç axhbudh-dheneb, që është rruaza a fundit e shtyllës kurrizore. Prej saj do të formohen krijesat.” - “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj ...” - Ditën e Kijametit, Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit, kur i Madhëruari të vijë për të bërë gjyqin e drejtë mes krijesave. - “... dhe Libri do të hapet. ” - Domethënë, do të vendoset libri i veprave. - “Gjithashtu, do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët.” - Ata do të dëshmojnë për popujt e tyre. Ata do të dëshmojnë se i kumtuan me korrektësi shpalljet e Zotit ndër njerëz. Gjithashtu, do të sillen si dëshmitarë edhe melekët që shkruanin veprat e robërve, të mira dhe të këqija. - “Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. ” - Ata do të gjykohen me drejtësinë e Zotit dhe askujt nuk do t’i bëhet asnjë grimë padrejtësie. Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë.” [Enbija 47]. Ose: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. - “Çdokush do të shpërblehet për atë që ka vepruar ...” - Të mira dhe të këqija qofshin. - “... dhe Ai e di më së miri se çfarë kanë bërë ata ...” - Allahu është i gjithëditur për çdo vepër që ata kanë kryer, prandaj do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij absolute.

Mus'haf Hape →
Tur 52:44–52:49 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Kur'anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujtarëve, të cilët, vetëm prej kokëfortësisë, refuzojnë edhe ato fakte që janë të prekshme nga shqisat: - “Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Kështu e fusim atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve. Ata nuk e besojnë (shpalljen) dhe ky është një ligji i pandry - shueshëm që në popujt e hershëm (keqbë - rës). Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdi - misht lart, ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”.” [Hixhr 12 - 15]. - “Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin ...” - Pra, lëri ata, o Muhamed, deri kur të vijë Dita e Kija - metit. - “Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi ...” - Ditën e Kijametit, intrigat e tyre nuk kanë asnjë vlerë e funksion. - “... e kur nuk do të ndihmohen. ” - Askush nuk ka për t’i ndihmuar që të shpë - tojnë atë ditë. - “Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai ...” - Përpara ndëshkimit në ahiret, kanë edhe një tjetër në dynja, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave).” [Sexhde 21]. - “... por shumica e tyre nuk e dinë. ” - Ata nuk e kuptojnë se çfarë ndodh me ta, por kur t’u shfaqet gjendja në të cilën ndo - dheshin, atëherë ajo do të jetë dëshpëruese dhe gjendja më e keqe që mund të imagji - nohet, më e keqe se gjendja në të cilën ndodheshin më herët. Në disa transmetime vjen hadithi: 2496. “Besimtari, kur sëmuret dhe më pas Allahu e shëron, kjo shërben si falje e gjynaheve të shkuara, por edhe si mësim e këshillë për më pas. Ndërsa kur sëmuret munafiku dhe pastaj shërohet, është si ajo deveja, që nuk e di përse njëherë e mbajnë lidhur dhe njëherë e lëshojnë.” 72 - “Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë!” - Bëj durim përballë këtyre mundimeve që të japin dhe mos u kushto shumë rëndësi, sepse ti je nën vëzhgimin Tonë, nën mbrojtjen Tonë të plotë. - “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh! ” - Kanë ardhur tri shpje - gime për këtë ajet. Dahaku thotë se këtu bëhet fjalë për lutjen e hapjes së namazit: 2497. “Sub’ĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike, ue tebâreke-smuke, ue teâlâ xhed - duke, ue lâ ilâhe ĝajruke. (I lavdëruar dhe larg çdo të mete je, o i Adhuruari im në lavdinë Tënde. I lartësuar, i madhëruar dhe begatisjellës është emri Yt! E lartësuar është madhëria Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër të meritueshëm veç Teje!)” Muslimi e sjell këtë në Sahih-un e tij nga Umeri, i cili e thoshte këtë lutje në fillim të namazit. Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve përcjellin nga Ebu Saidi dhe të tjerë, se Profeti ﷺ e thoshte këtë lutje në hapje të namazit. Ebu El Xheuzâ thotë: “Madhëroje me falënde - rim Zotin tënd, kur të ngrihesh!”, dome - thënë, kur ngrihesh nga gjumi, nga shtrojet e tua. Ky është shpjegimi i dytë, që e ka përzgjedhur Ibn Xheriri. Në pohim të këtij, imam Ahmedi sjell hadithin nga Ubada Ibn Samiti, se Profeti i Allahut ka thënë: 2498. “Ai që zgjohet natën dhe thotë: “Lâ ilâhe illAll-llâhu ueĥdehû lâ sherike lehu , lehul mulku ue lehul ĥamdu ue hue alâ kul -li shej’in kadir. Subĥânallah, El ĥamdu lil - lâh, Lâ ilâhe il -l’Allah, Allahu ekber, Lâ ĥaule ue lâ ku -uete il -lâ bil -lah.” (S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqi - shëm për çdo gjë! I pastër e i lartësuar është Allahu, të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, pa ndihmën e Allahut!”. Pastaj thotë: Rabi’gfir li (O Zot, më fal mua!)”, (Ose) Pastaj lutet, lutja e tij do të marrë përgjigje. Dhe nëse i jep forcë vetes dhe merr abdes, dhe pastaj fal namaz, i pranohet namazi i tij.” Kështu e ka përnxjerrë Buhariu në Sahih-un e tij. Edhe autorët e Sunen-eve sjellin version të ngjashëm prej Uelid Ibn Muslimit. Ndërsa Muxhahidi vjen me një shpjegim tjetër: “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!”, domethënë, bëje këtë sa herë që të ngrihesh për të ikur nga një takim. Ebu Ehuasi thotë: “Para se të ngriheni nga një tubim, thoni: “ Subĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike! ” (I lartësuar dhe larg çdo të mete je, o Zoti im, në lavdinë Tënde!) Ndërsa nga Ata Ibn Ebi Rabah përcillet se, duke folur për këtë ajet, tha: “Domethënë, kur ngrihesh nga një mexhlis, nëse atje ke folur mirë, do të të shtohen mirësitë; nëse ke bërë diçka tjetër, kjo do të jetë falje për ty.” Ebu Daudi sjell një hadith, - dhe ky është teksti i sjellë prej tij, - që e transmeton gjithashtu, Nesaiu dhe El-Hakimi në Mustedrak, nga Ebu Berzede el Eslemi, se: 2499. “Profeti ﷺ ,në kohën e fundit të jetës së tij, sa herë që donte të ngrihej prej ndonjë mexhlisi, thoshte: “Subĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike ue eshhedu en lâ ilâhe il -lâ ente estagfiruke ue etûbu ilejke !” (I lartësuar dhe larg çdo të mete je, o Zoti im, në lavdinë Tënde! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç teje. Ty të kërkoj falje dhe tek ti kthehem i penduar!). Atëherë një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti tani po thua disa fjalë, që nuk i thoje më përpara.” Ai tha: “Kjo është falje për atë që mund të ketë qenë në mexhlis.” - “Edhe gjatë natës adhuroje Atë ...” - Përmende Atë, adhuroje duke kënduar Kuran, duke falur namaz gjatë natës, sikurse thotë i Lartësuari: “ Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjithashtu, lexoje Kur'anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur'anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79]. - “... si edhe kur yjet nuk duken më. ” - Përmendëm më parë, në hadithin e Ibn Abasit, se flitet për dy rekatë namaz, që Profeti ﷺ i falte përpara namazit të sabahut (pra, sunetet e sabahut). Ato janë caktuar që të falen kur yjet fillojnë të mos duken më, pra, në kohën kur bëhet gati të dalë drita dhe yjet fillojnë të fshihen. Siç vjen në dy Sahih-ët, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: 2500. “Profeti i Allahut nuk ishte më i përkushtuar në ruajtjen e ndonjë vepre sunet, sesa për dy rekatët sunet të sabahut.” Sipas versionit të Muslimit: 2501. “Dy rekatët e sabahut janë më të mirë se e gjithë dynjaja, me gjithçka në të.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tur. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja. Vetëm Ai të ruan nga të këqijat, devijimi dhe vetëm Atij i mbështetemi dhe i kërkojmë ndihmë.

Mus'haf Hape →
Enam 6:161–6:165 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ju ka vendosur në këtë tokë dhe ju sprovon në të, për të parë se si do të veproni. - “...Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “Vërtet, Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë - në fenë e vërtetë. Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar.” - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që ta shpallë e kumtojë haptazi rrugën e drejtë në të cilën e udhëzoi Ai. Kjo është e vetmja rrugë e drejtë, sepse pikërisht ajo është feja e vërtetë, feja mesatare, që fton në besimin e pastër, që edukon individin në të mirë të tij, të familjes dhe të shoqërisë. Kjo fe urdhëron e inkurajon për çdo të mirë dhe ndalon nga çdo e keqe. Kjo është feja dhe udhëzimi i të gjithë të dërguarve dhe profetëve të Zotit, e në mënyrë të veçantë, i imamit të besimdrejtëve dhe atit të të gjithë të dërguarve pas tij, Ibrahimit ﷺ . Ai ishte i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut të Madhëruar. Feja e Ibrahimit është larg çdo besimi të kotë dhe të devijuar, larg feve të të humburve dhe të devijuarve, siç janë jehudët, të krishterët dhe ithtarët e çdo lloj feje tjetër që fton në idhujtari. Kjo është një ftesë e përgjithshme për pasimin e fesë së drejtë, duke përmendur disa cilësi të përgjithshme të saj. Më pas i Madhëruari përmend disa adhurime të veçanta, duke vënë në dukje rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre mbi adhurimet e tjera: - “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve.” - Ky ajet dëshmon për vlerën e madhe të këtyre adhurimeve. Ato janë treguese të dashurisë, sinqeritetit, përkushtimit dhe përunjësisë së robit ndaj Allahut të Madhëruar. Ato janë adhurime të zemrës, të gjuhës dhe të organeve të trupit, të përfaqësuara me namazin. Ndërsa kurbani është dëshmi e gatishmërisë për të sakrifikuar pasurinë, aq të dashur për njeriun, e për t’ia kushtuar Allahut të Madhëruar, në shenjë dashurie dhe madhërimi të Tij. Ai që tregon sinqeritet për Allahun në këto dy adhurime, pra, në faljen e namazit dhe bërjen e kurbanit, do të jetë i tillë edhe në adhurimet e tjera. Çdo gjë që merr robi në këtë jetë dhe pas vdekjes është vetëm në dorën e Allahut, Zotit të botëve, prandaj dhe vetëm Atij i dedikohen ato. - “Ai është i Pashoq.” - Ashtu sikurse Allahu është i Pashoq, i Vetëm dhe Absolut në zotërimin, krijimin administrimin dhe përkujdesjen e Tij për krijesat, ashtu është dhe duhet të trajtohet si i vetëm edhe në aspektin e meritës së adhurimit që krijesat duhet t’ia përkujshtojnë Atij. Ky sinqeritet që duhet treguar ndaj Zotit në adhurimet përkushtuar Atij nuk është një shpikje nga ana ime dhe diçka e panjohur më parë, por është urdhër dhe porosi e Zotit dhënë të gjithë popujve të mëparshëm nëpërmjet profetëve të tyre. - Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij.” - Këto janë urdhra të cilët nuk lejohet në asnjë mënyrë që t’u shmangesh dhe t’i shpërfillësh. Ndërsa unë jam i pari i të bindurve dhe i të nënshtruarve ndaj Zotit, domethënë i muslimanëve, për sa i përket këtij umeti. - “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?!” - E si mund të pritet prej meje që të zgjedh ndonjë krijesë si zot, si kujdestar për mua dhe të cilit t’ia besoj të gjitha çështjet e mia? E si mund ta bëj këtë, kur Allahu është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe të gjithë janë nën përkujdesin dhe sundimin e Tij, kur të gjithë i janë nënshtruar ligjit të Tij? Kështu, është detyrë për mua dhe për të gjitha krijesat që, si Zot të tyre, që ka në dorë sundimin dhe përkujdesjen për krijesat, që ka të drejtën për të vendosur ligjin mbi ta dhe për t’i marrë në përgjegjësi, të konsiderojnë dhe besojnë vetëm Allahun e Madhëruar. Është detyrë për ta që të kënaqen me Allahun si Zotin e tyre, dhe jo me krijesat e dobëta, të varfra, të pafuqishme dhe të nënshtruara nga Zoti i Madhërishëm. Në vijim, i Lartësuari paralajmëron dhe inkurajon njerëzit për t’iu larguar ligësive dhe për të bërë mirë, duke u përmendur ligjin e shpërblimit dhe shpagimit nga Ai, që është i Gjithëdituri. - “Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit.” - Çdo vepër, e mirë apo e keqe qoftë, do të shënohet veçse në llogarinë e atij që e ka bërë dhe askush nuk do të jetë përgjegjës për veprat e tjetërkujt. Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut të Madhëruar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robve. ” [Fussilet 46]. Çdokush do të bartë në shpinë vetëm barrën e punëve të tij. Gjithashtu, edhe ai që është bërë shkaktar për veprimin e të këqijave nga një tjetër do të bartë në shpinë barrën e asaj që ka shkaktuar, duke mos i pakësuar asgjë atij që i ka vepruar me zgjedhjen e vet të lirë. - “Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” - Ditën e Kijametit të gjithë do të ktheheni tek Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë dhe Ai do t’ju paraqesë të gjitha kundërshtitë mes jush, për qëndrimet e drejta dhe ato të padrejta, për veprat e mira dhe ato të këqija, duke shpërblyer secilin me meritë. - “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri tjetrit) në Tokë....” - Allahu ju ka vendosur në tokë, në mënyrë të tillë që një brez i ri të zëvendësojë një brez të vjetër, dhe kështu të vazhdoni të jeni zëvendësues të njëri tjetrit, deri në afatin e caktuar për fundin e kësaj bote. Allahu i Madhëruar ju ka vendosur në këtë tokë dhe ju sprovon në të, për të parë se si do të veproni. - “...Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më lart se të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë.” - Ai dalloi disa njerëz mbi disa të tjerë në drejtim të fuqisë, shëndetit, bukurisë, moralit e në shumë aspekte të tjera. Këto ndryshime i bëri për t’ju sprovuar me ato që ju ka dhuruar dhe që ka përcaktuar për ju. Kështu do të ndryshojnë edhe veprat tuaja dhe ju do të merreni në përgjegjësi për çfarëdo gjëje që bëni në këtë botë sprove. Asnjëherë mos harroni, por gjithmonë kujtoni se: - Allahu është Ndëshkues i shpejtë por Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk i binden dhe që refuzojnë porositë e Tij. Por Ai është Falës e Mëshirëplotë për ata që e besojnë ashtu si duhet, që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi dhe që pendohen sinqerisht për çdo gjynah shkatërrimtar. Këtu përfundon tefsiri i sures En’am. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë . Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin (a.s.)., familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mus'haf Hape →
Araf 7:175–7:178 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… janë një nxitje për të punuar me diturinë që të dhuron Allahu i Lartësuar. Kjo është një mundësi e artë për ngritje në grada të larta tek Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona,...” - Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke u bërë dijetar i madh dhe i shquar. - “...por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve (nga udha e drejtë). ” - Por më pas, ai e braktisi këtë dituri, e cila e bën njeriun të pajiset me virtyte dhe vepra të mira e të ngrihet në grada të larta. Duke e lënë diturinë rreth fesë dhe Zotit, ai u zhvesh nga të gjitha këto cilësi, ashtu sikurse zhvishet rroba nga trupi, e si rrijedhojë, atë e bëri shok Shejtani i mallkuar. Sapo doli nga kështjella e mbrojtur e diturisë, Shejtani iu vu pas dhe filloi ta shtynte në poshtërsira. Kështu, ai u bë i humbur, pasi kishte qenë i udhëzuar, madje kishte udhëzuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Kjo ndodhi, sepse Allahu i Lartësuar e braktisi dhe e la të mbështetej thjesht në veten e vet. - “Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona...” - Po të dëshironte Allahu i Lartësuar, do ta lartësonte atë me diturinë që kishte, duke i dhënë forcë dhe vullnet për të punuar sipas saj. Në këtë mënyrë, ai do të ishte tërësisht i mbrojtur nga armiqtë e tij, në krye të të cilëve qëndron Shejtani i mallkuar. - “...por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota.” - Me atë që bëri, ai e meritoi braktisjen dhe devijimin. Ai u mahnit pas kësaj dynjaje, a thua se do të ishte i përjetshëm në këtë botë, prandaj u lëshua i tëri në plotësimin e dëshirave të tij të ulta. Ai braktisi bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, që në fakt duhet të ishte i dashuri dhe i adhuruari i tij. Allahu i Lartësuar bën një krahasim për këtë lloj njeriu: - “Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën.” - Për shkak të rëndësisë së madhe që i dha kësaj bote, me dashuri të tepruar për të, ky njeri i ngjan atij qenit që, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën, domethënë, do të vazhdojë të bëjë atë që dëshiron. Edhe ky njeri do të vazhdojë që t’i japë rëndësi kësaj dynjaje dhe plotësimit të dëshirave të tij të shfrenuara. Ai nuk ka për t’u ngopur kurrë me këto kënaqësi, por do të kërkojë gjithmonë qejfe të reja. - “Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona.” - Ata i mohojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar, edhe pse Ai i ka bërë të qarta dhe të kuptueshme. Ata i konsiderojnë si gjëra të parëndësishme dhe i hedhin pas shpine. Për këtë shkak, edhe Allahu i Lartësuar nuk ua jep më mundësinë që ta pranojnë fenë e Tij, pasi ata duan të ndjekin vetëm dëshirat e tyre. - “Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë!” - Rrëfejua këto histori, me shpresë që ata të meditojnë dhe të nxjerrin mësime prej tyre! Pa dyshim, nëse ata meditojnë, do të nxjerrin vërtet shumë mësime, e nëse kanë sinqeritet, do të dorëzohen dhe do të adhurojnë Allahun e Lartësuar ashtu siç e pëlqen Ai. - “Sa i keq është si shembull populli që i mohoi Shenjat Tona dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi!” - Shumë model i keq është ai i atyre që i konsiderojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar si kotësira e trillime. Ata i bëjnë padrejtësi vetes dhe shkatërrojnë jetën e tyre duke bërë gjynahe e poshtërsira. Modelit të tyre duhet t’i largohesh sa më shumë. Për sa i përket personit që përshkruhet në ajet, ka mundësi që të ketë qenë një person konkret, që Allahu i Lartësuar i dha dituri, por ai devijoi. Historia e tij përmendet që besimtarët të nxjerrin mësim dhe të jenë të kujdesshëm që të mos bien në të njëjtin gabim si ai. Ka mundësi gjithashtu që ky të jetë thjesht një rast i përgjithshëm, domethënë, nuk kemi të bëjmë me një person të caktuar. Allahu i Lartësuar e sjell si një shembull, që ne të ruhemi dhe të jemi të kujdesshëm që të mos bëhemi si ai. Ky është një gjykim që përfshin këdo që Allahu i dhuron dituri rreth fesë, por që më pas e braktis diturinë dhe nuk punon sipas saj. Sigurisht, këto ajete janë një nxitje për të punuar me diturinë që të dhuron Allahu i Lartësuar. Kjo është një mundësi e artë për ngritje në grada të larta tek Allahu i Madhëruar. Gjithashtu, puna me diturinë që të ka dhuruar Allahu i Lartësuar është një kështjellë e fortë kundër Shejtanit të mallkuar. Nga ana tjetër, këto ajete janë një kërcënim i hapur dhe një qortim i fortë për këdo që nuk punon me diturinë që i ka dhuruar Allahu i Lartësuar. Kjo gjë e poshtëron njeriun dhe bën që Shejtani i mallkuar ta sundojë dhe kontrollojë atë. Gjithashtu, pasimi i dëshirave dhe përqendrimi i zemrës dhe i aktiviteteve vetëm te kjo botë, bëhen shkak që robi të devijohet dhe të braktiset nga Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar, duke na dhënë të kuptojmë se Ai është i vetmi i Cili mund të të udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të të lërë në humbje, thotë: - “Ai të cilin e udhëzon Allahu, është në rrugë të drejtë;...” - Atë që Allahu i Lartësuar dëshiron ta udhëzojë, i jep sukses për të marrë dituri të pastër, nga shpalljet dhe profetët, dhe pastaj i jep forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për të bërë vepra të mira sipas asaj diturie. Gjithashtu, i Madhëruari e ruan atë nga të gjitha të këqijat që i kanosen dhe e pengojnë nga rruga e drejtë. Kështu ndodh me të udhëzuarit në rrugën e drejtë, sepse ata i japin përparësi udhëzimit të Allahut të Lartësuar, pranojnë dritën e Tij dhe e zbatojnë atë me vullnet të lirë. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur i udhëzon e i ndihmon ata vazhdimisht, duke ua shtuar besimin dhe veprat e mira sipas tij. - “... dhe ai, të cilin nuk e udhëzon, është i humbur.” - Ndërsa ata që Allahu i Lartësuar i ka lënë në humbje, ata e kanë merituar që Ai t’i braktisë, sepse ata nuk i pranojnë dritën dhe mësimet hyjnore, nuk duan të nënshtrohen e të jetojnë sipas porosive hyjnore, prandaj i Drejti nuk u jep sukses që të gjejnë udhën e drejtë. Ata janë të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit, që do të jenë të humbur vetë, bashkë me familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Ky është shkatërrimi më i madh.

Mus'haf Hape →
Sad 38:34–38:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e xhamisë. Sapo ndërtoi një mur, ai u rrëzua dhe kjo ndodhi edhe pas tri përpjekjesh për ta ngritur atë. Kështu, Daudi iu ankua Allahut të Lartësuar, i Cili i tha: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne e sprovuam Sulejmanin dhe bëmë që në fronin e tij të ulej një shejtan. ” - Domethënë, e sprovuam duke ia hequr pushtetin. Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, El Haseni, Katade dhe të tjerë e shpjegojnë: “Ne lejuam që në fronin e pushtetit të Tij të vendosej një shejtan.” - “Por pastaj ai u pendua ...” - Më pas Sulejmani u pendua dhe u rikthye në mbretërimin e tij, për ta plotësuar atë. 3 - “Ai tha: “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një lloj sundimi, që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh!” - Sulejmani e luti Allahun e Lartësuar që t’i dhuronte një mbretërim dhe pushtet të tillë, që të mos e kishte asnjë njeri pas tij. Ky është kuptimi që del drejtpërdrejt nga konteksti i ajetit. Madje, në mbështetje të këtij kuptimi kanë ardhur hadithe të sakta nga Profeti Allahut, me rrugë të ndryshme. Buhariu sjell për tefsirin e këtij ajeti një hadith nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2263. “Një xhind ifrit më shqetësoi mbrëmë (ose një fjalë të ngjashme), që të më prishte namazin, por Allahu i Lartësuar ma mundësoi ta kapja atë. Për një çast desha ta lidhja në njërën shtyllë të xhamisë, në mënyrë që, kur të agonte dita, ta shikonit që të gjithë ju, por atëherë kujtova lutjen e vëllait tim Sulejman (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një lloj sundimi të tillë, që të mos e ketë askush tjetër pas meje!” Rouhu, njëri nga transmetuesit e hadithit, thotë: “Kështu, ai e sprapsi atë shejtan të poshtëruar.” Kështu e ka transmetuar Muslimi dhe Nesaiu, prej Shubes, ngjashëm me këtë version. Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Ebu Darda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili ka thënë: 2264. “Njëherë, e pamë Profetin e Allahut që të falte namaz dhe e dëgjuam të thoshte: “I kërkoj mbrojtje Allahut (që të më ruajë) prej teje!”. Pastaj tha: “Të mallkoj me mallkimin e Allahut!” Këto fjalë i tha tri herë dhe e zgjati dorën e tij përpara, a thua se ishte duke kapur diçka. Pasi mbaroi namazin, i thamë: “O i Dërguari i Allahut, të dëgjuam të thuash në namazin tënd diçka që nuk e ke thënë asnjëherë më parë dhe të pamë që të zgjatësh dorën përpara.” Profeti ﷺ tha: “Armiku i Allahut, Iblisi erdhi përpara meje me një shkëndijë të zjarrtë, që ta hidhte në fytyrën time, prandaj thashë tri herë: “I kërkoj mbrojtje Allahut prej teje!”. Pastaj thashë tri herë: “Të mallkoj me mallkimin e plotë të Allahut!”. Por ai nuk u zbraps dhe u rrek tri herë rresht. Pastaj desha ta kapja atë dhe, betohem në Allahun se, sikur të mos ishte lutja e vëllait tonë, Sulejmanit, do të gdhinte i lidhur dhe me të do të luanin të fëmijët e Medinës.” Taberaniu sjell hadithin nga Rafiu Ibn Umejri, i cili tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: 2265. “Allahu i Lartësuar i tha Daudit (a.s): “Ndërto një shtëpi (faltore) për Mua në Tokë.” Daudi ndërtoi një shtëpi për veten e vet, përpara faltores, të cilën duhet ta ndërtonte për Zotin. Atëherë, Allahu i shpalli atij: “O Daud, e ndërtove shtëpinë tënde përpara shtëpisë Sime?” Ai u përgjigj dhe tha: “Po, O Zoti im, kështu veprova ...” Pastaj filloi ndërtimin e xhamisë. Sapo ndërtoi një mur, ai u rrëzua dhe kjo ndodhi edhe pas tri përpjekjesh për ta ngritur atë. Kështu, Daudi iu ankua Allahut të Lartësuar, i Cili i tha: “O Daud, ti nuk je i denjë që të ndërtosh një shtëpi për Mua.” Ai i tha: “Po përse, o Zot?” - “Për shkak të gjakut, me të cilin janë lyer duart e tua.” Daudi i tha: “O Zoti im, po a nuk ka qenë ky gjak i derdhur për hir të dashurisë Tënde?” Ai tha: “Po, vërtet, por ata ishin robërit e Mi dhe Unë jam i Gjithëmëshirshmi për ta.” Këto fjalë e rënduan zemrën e Davudit, prandaj Allahu i Lartësuar i shpalli: “Mos u trishto! Unë do të bëj të mundur që kjo faltore të ndërtohet nga duart e birit tënd, Sulejmanit.” Pasi Daudi (a.s) vdiq, Sulejmani filloi ndërtimin e faltores dhe, pasi e përfundoi atë, ofroi shumë blatime dhe mbodhi bijtë e Izraelit. Allahu i Lartësuar i shpalli: “E shoh gëzimin dhe lumturinë, që të ka përfshirë pas ndërtimit të shtëpisë Time. Atëherë, lutmu, dhe kam për të të dhuruar!” Sulejmani tha: “Po të kërkoj tri mirësi të veçanta: të më dhurosh aftësinë për të gjykuar drejt, që përkon me gjykimin Tënd të drejtë; të më japësh një pushtet dhe mbretërim të tillë, që nuk do t’i jepet askujt tjetër pas meje, dhe çdokush që viziton këtë faltore dhe e synon veçse namazin në të, të dalë prej saj i pastër nga gjynahet, si ditën që e ka lindur nëna e vet!” Profeti i Allahut tha: “Dy prej tyre iu dhanë, m adje unë shpresoj që t’i jetë dhuruar edhe e treta.” 4 - “Ne ia nënshtruam erën, që të frynte lehtë me urdhër të tij nga të dëshironte ai.” - Kjo i ngjan fjalës tjetër të Allahut të Lartësuar: “Kurse për Sulejmanin, Ne bëmë që t'i nënshtrohej era, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme) e bënte për një paradite dhe kthimin brenda një pasditeje. ...” [Sebe’ 12]. Duke përmendur këtë ajet dhe atë që vjen më pas, Ebu Kasim Ibn Asakiri thotë: “Allahu i Lartësuar ia dhuroi këto mirësi në këtë botë, ndërsa në ahiret nuk do të ketë llogari për të.” Allahu i Lartësuar thotë: “... me urdhër të tij, nga të dëshironte ai.” Pra, era e çonte atë dhe ushtritë e tij ku të dëshironte ai. - “Ne ia nënshtruam edhe shejtanët - të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhy - tësve.” - Disa prej tyre, ai i përdorte për ndërtime gjigante, siç thuhet në ajet: “Ata (xhindët) bënin për të gjithçka që ai dëshironte: tempuj, skulptura, govata të gjera si rezervuare dhe kazanë (gatimi) të mëdhenj e të palëvizshëm.” Gjithashtu, ai i përdorte edhe për shumë punë të tjera të vështira, që kryheshin vetëm prej tyre, pasi askush prej njerëzve nuk mund t’i përba - llonte. Ndërsa një grup tjetër shejtanësh ishin zhytës, që nxirrnin nga deti marga - ritarë, smeralde, perla, xhevahire dhe shumë sende të vyera, që gjenden veçse nën ujë. - “Edhe të tjerë të lidhur në pranga. ” - Disa shejtanë të tjerë ishin të lidhur në pranga. Të tillë ishin ata që rebeloheshin dhe nuk i bindeshin për të punuar, ose prej atyre të cilët nuk e kryenin mirë punën e ngarkuar dhe kalonin kufijtë. - “Këto janë të mirat Tona ...” - Pra, e gjithë kjo që të kemi dhënë, gjithë ky pushtet është pikërisht ashtu siç e kërkove prej Nesh. - “... ndërsa ti mund të japësh ose jo, se për këtë nuk do të kesh asnjë përgje - gjësi.” - Domethënë, jepi kujt të duash prej pasurisë që të kemi dhënë, sepse nuk ke për t’u marrë në llogari për vendimet e tua. Pra, gjyko si të duash dhe ajo le të jetë e drejta. Pasi Allahu i Lartësuar përmendi mirësitë që i dha Sulejmanit (a.s) në dynja, tregon se ai do të marrë mirësi shumë të mëdha në ahiret: - “Ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një përfundim të mirë. ” - Ai do të jetë nga më të afruarit edhe në jetën e ahiretit. Në dy Sahih-ët shënohet se Profetit tonë iu dha mundësia të zgjidhte: ose të ishte Profet dhe rob adhurues, ose të ishte Profet, sundues dhe mbret, që të jepte ose të mos i jepte kujt të dëshironte, pa u llogaritur aspak për përzgjedhjet e tij. Ai zgjodhi të ishte Profet dhe rob adhurues, pasi kërkoi edhe mendimin e Xhibrilit (a.s), i cili i bëri me shenjë që të zgjidhte thjeshtësinë dhe modestinë. Ai zgjodhi të ishte Profet dhe rob adhurues, sepse kjo është gradë më e lartë tek Allahu i Lartësuar. Ajo siguron mirësi më të shumta në Ditën e Premtuar, edhe pse zgjedhja tjetër, pra, të qenurit Profet e mbretërues madhështor, është gjithashtu një mirësi shumë e madhe në jetën e kësaj bote.

Mus'haf Hape →
Shura 42:36–42:39 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në luftën e Hajberit, e cila e helmoi shpatullën e deles të pjekur që ia dha për ta ngrënë Profetit ﷺ , në ditën e çlirimit të Hajberit. Ai e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon vlerën e vërtetë dhe realitetin e jetës së kësaj bote, stolive të saj, mirësive dhe përjetimeve të shkurtra të saj, që shumë shpejt do të zhduken: - “Gjërat që ju janë dhënë, janë bukuri të kësaj bote ...” - Gjithçka që keni fituar apo keni grumbulluar prej pasurive të kësaj bote, kurrsesi mos lejoni që t’ju mashtrojnë dhe të humbni udhën. Ato janë thjesht përjetime të shkurtra, që do të përfundojnë shumë shpejt. Juve po ju afrohet largimi prej saj. - “... ndërsa ato që janë tek Allahu, janë më të mira dhe të përjetshme. ” - Shpërblimi i Allahut të Lartësuar është shumë herë më i mirë sesa e gjithë dynjaja, me gji - thë çka në të. Prandaj tregohuni të mençur dhe mos i jepni përparësi asaj që do të zhduket një ditë, kundrejt asaj që është e përhershme dhe do të mbetet gjithmonë. - “Ato janë për ata që besojnë - Për ata të cilët bëjnë durim, duke iu larguar tundimeve devijuese nga e mira dhe të cilët nuk lejojnë që stolitë e kësaj dynjaje t’i pengojnë nga besimi i vërtetë dhe jeta e përjetshme, që u premtohen punëmirëve. Këta të zgjedhur përshkruhen edhe me një tjetër cilësi. I Lartësuari thotë: - “... dhe që i mbështeten vetëm Zotit të tyre.” - Kjo është forca e tyre. Ata i mbë - shteten Allahut, që Ai t’i ndihmojë të jenë të vazhdueshëm dhe të palëkundur në përmbushjen e urdhëresave dhe në largimin prej ndalesave të Zotit. - “Ata u ruhen gjynaheve të mëdha e veprave të shëmtuara ...” - Në lidhje me dy termat “ el ithm (gjynahet) dhe el feuahish (veprat e turpshme) ”, ne i kemi shpjeguar ato në suren Ea’raf dhe pikërisht në ajetin 33, ku i Lartësuari thotë: “Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme, qofshin ato të hapura ose të fshehta, gjynahet, shkelja e kufijve (të Tij) dhe padrejtësitë; t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur dhe të thuash për Allahun gjëra për të cilat s'ke asnjë dijeni.””. Gjithashtu, në lidhje me gjynahet dhe përkufizimin e tyre, në një hadith thuhet: “E pyeta njëherë Profetin e Allahut rreth gjynaheve dhe më tha: “Gjy - nahu është ai që ka zënë vend në gjoksin tënd dhe e urren që njerëzit ta shohin atë.” 35 - “... dhe kur zemërohen, ata falin.” - Ata dinë të falin e të tolerojnë, me urtësi. Madje, kjo është bërë tashmë pjesë e natyrës dhe sjelljes së tyre. Në një hadith të saktë thuhet: 2338. “Nuk ka ndodhur kurrë që Profeti i Allahut të hakmerrej për veten e tij, por veç në rastet kur shkeleshin kufijtë e Allahut dhe thyeshin rregullat e Tij.” Ibn Ebu Hatimi sjell thënien e Ibrahimit: “Besimtarët e vërtetë e urrenin që të përule - shin, të përçmoheshin dhe poshtëroheshin. Por atëherë kur ishin të pushtetshëm për t’u hakmarrë kundër atyre që u bënin padrejtësi, ata dinin të falnin dhe e gjenin forcën dhe durimin për të falur.” - “Ata i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht. ” - Pra janë ata të cilët pasuan rrugën e Profetëve të Allahut dhe pranuan shpalljet e Tij dhe udhëzimet e sjella në to. Ata ju bindën urdhëresave të Zotit duke i zbatuar ato dhe u larguan nga ndalesat e sjella në to dhe bënë durim për vazhdimësinë në këtë rrugë. Përveç kësaj i Lartësuari tha: “...dhe e falin namazin rregullisht.” Ky në fakt është adhurimi më i madh dhe më madhështor që i përkushtohet Allahut krenar dhe të Lartësuar. Gjithashtu prej cilësive të tyre: - “Ata këshillohen me njëri -tjetrin për çështje të përbashkëta ...” - Ata nuk marrin vendime pa u këshilluar me njëri - tjetrin. Ata i kërkojnë ndihmë njëri-tjetrit në të gjitha çështjet e rëndësishme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Në sajë të mëshi - rës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” [Al Imran 159]. Profeti ﷺ këshillohej gjithmonë me shokët e tij, në lidhje me luftërat dhe për çdo çështje tjetër të ngjashme, duke ua kënaqur zemrat atyre. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe Umer Ibn Hatabi, i cili i porositi besimtarët që, pasi ai të largohej prej kësaj bote, ata të vendosnin për udhëheqjen e tyre duke u këshilluar me njëri-tjetrin, pra, me sistemin e “këshilli - mit”. - “... dhe japin (lëmoshë) prej asaj që u kemi dhënë Ne. ” - Ata janë bamirës ndaj krijesave të Zotit, si me ata me të cilët kanë afërsi farefisnore, edhe me ata të largëtit. - “Por, kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë.” - Ata kanë forcën dhe guximin për të reaguar kundër të gjithë atyre të cilët u bëjnë padrejtësi dhe kurrsesi nuk tregohen të dobët dhe të pranojnë nënçmimin. Ata janë të gatshëm që të hakmerren kundër çdokujt që i kalonte kufijtë me ta. Por ajo që i karakterizonte ishte fakti se edhe nëse arrinin dhe e kishin pushtetin dhe mundësinë për të ndëshkuar ata gjenin forcën dhe këtë virtyt të rrallë dhe të mrekullueshëm që të falnin. Kështu veproi Profeti ﷺ me Gaurath ibn Harith i cili tentoi që ta vriste Profetin ﷺ ,ndërkohë që ai ishte në gjumë. Kur u zgjua, Profeti ﷺ pa se në dorën e Gaurath -it ishte një shpatë e zhveshur dhe iu drejtua atij me një zë të fuqishëm gjë që e bëri atë të trembej dhe t’i binte shpata nga dora. Atëherë Profeti ﷺ e mori shpatën nga dora e tij por megjithatë e fali dhe nuk e vrau. Po kështu Profeti ﷺ e fali dhe Lebid ibn Easam i cili i pati bërë magji Profetit ﷺ. Megjithëse e zbuloi këtë fakt, Profeti ﷺ nuk u hakmorr kundër tij edhe pse e kishte mundësinë që ti tregonte vendin. Po kështu Profeti ﷺ e fali edhe atë gruan jehude që quhej Zejneb motra e Merhabit, juhudit i cili u vra në luftën e Hajberit, e cila e helmoi shpatullën e deles të pjekur që ia dha për ta ngrënë Profetit ﷺ , në ditën e çlirimit të Hajberit. Ai e fali atë edhe pse ajo i dha atë mish të helmuar dhe Profeti ﷺ nuk u hakmorr për veten e tij, madje vuajti shumë nga ky helmim. Por, kur pas këtij ushqimi, vdiq i helmuar Bishër ibn Bera, - Allahu, qoftë i kënaqur prej tij! - , atëherë ai urdhëroi vrasjen e saj, për shkak se ajo vrau një person dhe ky është ligji i Zotit në lidhje me vrasjen. E ngjashme është edhe historia e Jusufit, i cili i fali vëllezërit e Tij, me gjithë ato që hoqi prej tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai tha: “Sot nuk ka qortim për ju. Allahu ju faltë! Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve.” [Jusuf 92]. Shembujt për faljen, tolerancën dhe mëshi - rën janë të shumta. Allahu është më i ditur!

Mus'haf Hape →