▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- Kujtoni kur Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi (shumë të dashur) për njerëzit dhe vendsigurie për ta (duke thënë) : “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!”. - El Aufiju transmeton nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar ajetin: "... Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta ...", ka thënë: "...sa herë që njerëzit përfundojnë vizitën e saj, kthehen në vendin e tyre, dhe pastaj shkojnë përsëri. " Ibn Xheriri përcjell me senedin e tij nga Abdete Ibn Ebu Ubadete, që rreth këtij ajeti, ka thënë: “Askush që largohet nga ai vend nuk e ndien veten të ngopur me atë vend, prandaj dëshiron të kthehet e të kthehet sërish. " Përmbledhje e tefsirit të këtij ajeti: Allahu i Madhëruar na tregon vlerën e madhe të kësaj faltoreje, cilësitë e saj të larta dhe nderimin që Ai ka bërë për të, qoftë në caktimin e Tij, qoftë në ligjet e vendosura për njerëzit, për t a nderuar dhe respektuar këtë shtëpi. Ai e përshkruan këtë shtëpi si "Methâbeten lin -nâsi", pra, një vendtubim, që shpirtrat përmallohen dhe zemrat qajnë për të qenë pranë tij dhe asnjëherë nuk ndiejnë të ngopur me të, edhe sikur të shkojnë në të çdo vit. Kjo është pjesë e lutjes së Ibrahimit, që Zoti iu përgjigj: "O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!”... Dhe: "... pranoje lutjen time, o Zoti ynë!" [ Ibrahim 37 - 40]. Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë shtëpi si “ emnen”, pra, të sigurt dhe të paqtë. Kushdo që hyn në të është i sigurt, të ketë bërë çfarë të ketë bërë. I Lartësuari thotë: "Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), plot bekime dhe udhëzuese për mbarë botën. Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. " [Al Imran 96, 97]. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar ka përmendur vendin e qëndrimit të Ibrahimit, ku ai qëndronte e vëzhgonte ecurinë e ndërtimit të Qabes, dhe urdhëron besimtarët që të falin namaz në të: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme se ku është "Mekami i Ibrahimit" dhe çfarë është për qëllim me fjalën “Mekamu Ibrahim”. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij nga Ibn Abasi, që duke folur për ajetin: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” ka shpjeguar: “Mekami i Ibrahimit është e gjithë hapësira e shenjtë (në Qabe).” Po nga Ibn Abasi përmendet se ka thënë: "Ndërsa vendi i Ibrahimit që është
përmendur këtu (në ajet), është ai vendi i njohur pranë Qabes." Disa janë të mendimit se, në këtë ajet, “Mekamu Ibrahime” përfshin të gjitha vendet ku Ibrahimi kreu adhurimet e tij gjatë haxhit. Por mendimi më i saktë është se “Mekami Ibrahime” është guri i cili ndodhet pranë Qabes, ku Profeti ﷺ fali dy rekatë pas tavafit. Imam Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, që tregon se Umer Ibn Hatabi ka thënë: “E kam miratuar Zotin tim në tre çështje, ose më ka miratuar Zoti im në tre çës htje: Kur unë i thashë Profetit : “O Profet i Allahut, sikur të faleshe tek vendi i Ibrahimit!” Atëherë u shpallën ajetet: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” ...”. Muslimi, gjithashtu, sjell thënien e Umerit: “E kam miratuar Zotin tim në 3 raste: Në çështjen e ajetit të hixhabit, në çështjen e Mekamit të Ibrahimit dhe namazit në të...". Ibn Xhurejxh transmeton me senedin e tij deri tek Xhabiri: 116 "Profeti ﷺ vrapoi në tre xhirot e para dhe vazhdoi me ecje 4 xhirot e tjera. Pasi mbaroi shkoi tek mekami i Ibrahimit dhe fali pas tij 2 rekate pastaj lexoi ajetin: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” Faktet tregojnë se Mekami Ibrahim është pikërisht ai gur, mbi të cilin qëndronte Ibrahimi kur ndërtonte Qaben. Sa herë që ndërtonte një pjesë, e zhvendoste gurin atje ku duhej të ndërtonte, derisa mbaruan së ndërtuari të gjithë muret e saj, siç do të vijë më e shtjelluar kur të flasim për historinë e ndërtimit të Qabes nga Ibrahimi e Ismaili. Ky gur ishte i ngjitur pranë murit të Qabes në të shkuarën. Ndërsa sot ai është vendosur në krah të portës së Qabes, pranë Gurit të Zi, i veçuar nga Qabja. Ai që e vendosi veçmas është udhëheqësi i besimtarëve, Umer Ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëri nga katër kalifët e drejtë dhe të udhëzuar nga Zoti, për të cilët jemi urdhëruar t’u bindemi, duke pasuar rrugën e tyre. Këtë vepër të Umerit nuk e refuzoi asnjë nga sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata! - Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” - Allahu i Madhëruar u shpalli atyre: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde! ” Pra, pastrojeni nga idhujtaria dhe çdo gjë që cenon themelin Lâ ilâhe il-lall-llâh. Tavafi rreth Qabes është i njohur. Nga Se’ad Ibn Xheriri transmetohet se ka thënë: "Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf...", domethënë: për ata që kanë ardhur nga larg për të bërë tavaf rreth Qabes." El akifin janë ata që qëndrojnë në xhami. Thuhet, gjithashtu, se flitet për ata që vijnë nga vende të largëta dhe qëndrojnë në të për të adhuruar Allahun. Ibn Abasi ka thënë: "Nëse qëndron ulur në xhami, konsiderohesh si el akifin ." Madje, - thotë Ibn Umeri, - edhe nëse fle në xhami, konsiderohesh si “ el akifin ”. Është transmetuar saktësisht se ai flinte në xhaminë e Profetit, kur ishte beqar. "dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde." - Ibn Abasi shpjegon: Kush fal namazin, është prej atyre “...që bien në ruku dhe në sexhde”. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për faktin se cila vepër është më e shpërblyeshme: falja e namazit në Xhaminë e Shenjtë apo tavafi rreth saj. Ibn Maliku thotë se për të ardhurit nga larg, tavafi është më i mirë. Ndërsa shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi është më i mirë në të gjitha rastet. Kuptimi i ajetit atëherë është: “Ne e urdhëruam dhe i shpallëm Ibrahimit dhe Ismailit që ta pastrojnë shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!" Pra, pastrojeni nga idhujtaria dhe çdo devijim tjetër dhe ndërtojeni me sinqeritet vetëm për Allahun, që të jetë një vend adhurimi i dashur dhe përmallues për të gjithë ata që bëjnë tavaf
që qëndrojnë brenda saj dhe ata që bëjnë ruku e sexhde. Urdhri për ndërtimin e pastrimin e Xhamisë është sjellë në këtë ajet, si dhe në ajetin tjetër: "(Ajo dritë) është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje." [Nur 36]. Po kështu, edhe në Sunetin e Profetit janë sjellë hadithe të shumta, që urdhërojnë e porosisin për pastrimin e xhamive, parfumosjes së tyre dhe përkujdesit për ta ruajtur nga papastërtitë, padrejtësitë e gjynahet. Prandaj Profeti ﷺ tha: 117 “Xhamitë janë ndërtuar për atë që janë ndërtuar.” Rreth çështjes se cili ka qenë i pari që ka ndërtuar Qaben, disa thonë se e kanë ndërtuar melekët, siç thonë edhe se ka qenë Ademi ﷺ apo edhe Shith-i. Por këta që i sjellin këto mendime i marrin prej ithtarëve të Librit. Këto janë lajme që as përgënjeshtrohen e as pohohen, por që nuk mund të bazohesh vetëm tek ato. Ato pranohen vetëm nëse mbështeten nga diçka që konsiderohet argument i saktë në fenë tonë. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt! - Bëje këtë pjesë vendi e këtë qytet të sigurt dhe të paqtë. Kjo lutje është shumë e përshtatshme, sepse është bërë përpara ndërtimit të Qabes. Në suren Ibrahim, Allahu i Lartësuar thotë: "Kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!" Me sa duket, - dhe Allahu e di më mirë, - ai u lut edhe një herë të dytë pas ndërtimit të Qabes, kur banorët zunë vend dhe u stabilizuan në të. Kjo herë e dytë ndodhi pas lindjes së Is’hakut, i cili ishte më i vogël në moshë se Ismaili. Kjo është arsyeja që në fund të lutjes, Ibrahimi tha: "... më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!". Më pas Allahu i Madhëruar thotë: - Furnizoji banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër me fruta të shumëllojshme!” - Ibn Abasi thotë: “Ibrahimi ﷺ e kufizoi këtë dua veçse për besimtarët dhe jo për njerëzit e tjerë, prandaj Allahu i Madhëruar zbriti ajetin në vijim: - Ai (Allahu) tha: “Edhe atij që nuk beson, do t’ia mundësoj kënaqësinë e furnizimit Tim për një kohë të shkurtër. - Pra, edhe ata që mohojnë besimin e drejtë, Unë do t’i furnizoj me rizk, ashtu siç furnizoj besimtarët. Mos vallë, do të krijoja krijesat dhe do t’i lija pa i furnizuar?! Edhe ata do t’i lë të kënaqen për pak kohë, por përfundimin do ta kenë në zjarr. Edhe qafiri do ta marrë rizkun e tij në këtë jetë, por për shkak të kufrit të tij, Allahu do ta fusë në zjarr në jetën tjetër, si shpërblim i merituar për mohimin e tij. - Por, pastaj, do ta flak në dënimin e Zjarrit. Sa përfundim i shëmtuar është ai!” - Pra, ai është vendkthimi e përfundimi më i keq. Në dy Sahih-ët shënohet se Enes Ibn Maliku tregon që Profeti ﷺ i tha Ebu Talhas: 118. “Më gjej një djalosh nga ata të tutë, që të më shërbejë.” Ai më mori mua dhe më vendosi të ulesha pas Profetit ﷺ , dhe unë i shërbeja Profetit ﷺ sa herë që
zbriste nga kafsha...” Ndër të tjera, ai thotë në këtë hadith: “Vazhduam të ecnim derisa u duk mali i Uhudit, dhe Profeti ﷺ tha: “Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë!” Kur u afruam afër Medinës, tha: “O Allah! Unë po e bëjë të ndaluar dhe të shenjtë çfarë gjendet mes dy maleve, ashtu siç Ibrahimi shenjtëroi Mekën! O Allah! Jepi begati atyre në Mud jin dhe në Sai n e tyre!” Ndërsa në një tjetër transmetim qëndron: 119. “O Allah! Bekoji e jepu begati në Mikjali n e tyre , jepu b egati në sain e tyre dhe jepu begati në Mudji n e tyre!” 87 [Buhariu]. I sollëm këto hadithe, sepse kanë lidhje me shenjtërimin e Mekës. Ndër argumentet që Meka është e shenjtë, mund të përmendim edhe faktin se ajo është shenjtëruar që në kohën kur ajo u krijua si pjesë e kësaj toke, dhe ky është mendimi më i shfaqur dhe i fortë, por Allahu është më i ditur. Janë sjellë hadithe të tjera, që tregojnë se Allahu i Lartësuar e ka shenjtëruar Mekën para krijimit të qiellit dhe të Tokës, sikurse thuhet në dy Sahihët, në hadithin e Abdullah Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), që tregon se Profeti i Allahut tha ditën e çlirimit të Mekës: 120. “Ky është një vend (qytet), që Allahu e ka bërë të shenjtë që ditën kur krijoi qiejt dhe Tokën. Ai është një qytet i shenjtë, me shenjtërimin e Allahut, deri në Ditën e Kijametit. Askujt para meje nuk iu lejua lufta brenda tij. Edhe mua m’u lejua veçse një kohë të shkurtër të ditës, por ai vazhdon të jetë i shenjtë, me shenjtërimin e Allahut, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë arsye, nuk priten pemët e tij, nuk tremben kafshët e gjahut në të dhe nuk lejohet të marrësh sendet e gjetura në të, - përveç nëse i merr për ta njoftuar të zotin, - dhe nuk pritet bari në atë vend.” Abasi tha: “Përveç idhhirit (një lloj bari), o Profeti i Allahut?” - Sepse atë e përdornin për haurët dhe shtëpitë e tyre -. Profeti ﷺ tha: “Po, përveç idhhirit.” Ky është teksi i sjellë nga Muslimi. Po në dy Sahihët gjendet një hadith i ngjashëm nga Ebu Hurejra. Për sa i përket çështjes se, a është Medina apo Meka më e rëndësishme, kjo do të sqarohet më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka!” - Kujtoji, o Muhamed, popullit tënd historinë e ndërtimit të kësaj faltoreje nga Ibrahimi dhe Ismaili, dhe pikërisht momentin kur ata po ngrinin themelet dhe shtyllat e saj. Duke ngritur shtyllat, ata luteshin e thoshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh këtë (vepër), se me të vërtetë Ti dëgjon dhe di gjithçka!” Ata luteshin që Allahu t’u a pranonte këtë vepër që po bënin, madje për këtë tregon edhe vazhdimi: - “Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” - Ndërkohë që ishin duke bërë një punë të mirë, ata e lusnin Allahun që t’ua pranonte atë punë, duke patur zemrat të mbushura me drojë për Zotin, se mos ndoshta nuk ua pranonte. Kjo është gjendja e besimtarëve të zgjedhur, siç i përshkruan Allahu kur thotë: " Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, - Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët. " [Muminun 60]. Ata kanë drojën se ndoshta nuk pranohet puna e tyre. Buhariu sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që ka thënë:121 “E para grua që përdori “ el mantekun" 88 është nëna e Ismailit, me qëllimin që të fshinte gjurmët e saj nga Sara. Më pas, Ibrahimi e mori atë së bashku me të birin, Ismailin, të cilit ishte duke i dhënë gji, dhe shkoi në vendin e Qabes. Ai i vendosi nën një pemë të madhe, mbi vendin e pusit të Zemzemit, në pjesën e sipërme të xhamisë. Atëherë, atje nuk kishte njeri dhe as ujë. Ibrahimi i la ata të dy atje, me një
torbë me hurma të thata dhe një kacek me ujë. Pastaj Ibrahimi u kthye për të ikur. Nëna e Ismailit e ndoqi nga pas, duke i thënë: “O Ibrahim! Ku po shkon? A po na lë në këtë luginë të shkretë, ku nuk ka asnjë njeri dhe asgjë?!” Ajo ia përsëriti këto fjalë disa herë, por Ibrahimi nuk e kthente kokën pas. Atëherë, ajo i tha: “Allahu të ka urdhëruar për këtë?” - “Po” - tha Ibrahimi. Në këtë moment, ajo tha: “Atëherë, Ai nuk ka për të na braktisur!” Dhe u kthye tek i biri. Ibrahimi vazhdoi rrugën, derisa arriti tek thenija,89 atje ku nuk mund ta shihte kush. Atje u drejtua me fytyrë nga Shtëpia (vendi ku ishte themeli i Qabes) dhe filloi të lutej duke ngritur duart: "O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!” Nëna e Ismailit vazhdoi t’i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji që kishte. Pasi mbaroi uji, atë e kapi etja e madhe, e po kështu edhe djalin e saj. Djali i saj po vuante dhe po përpëlitej nga etja. Atëherë, ajo u largua për të mos e parë të birin në atë gjendje dhe u ngjit në Safa, kodrën më të afërt pranë saj. U ngjit sipër kodrës dhe vështronte mos shihte njeri, por më kot. Atëherë, zbriti nga Safaja në luginë dhe e ngriti cepin e rrobës së saj, duke vrapuar e rraskapitur, derisa kaloi luginën, iu afrua kodrës Merva dhe u ngjit mbi të. Vështroi me kujdes se mos shikonte njeri, por më kot. Ajo e bëri këtë veprim shtatë herë. Ibn Abasi rrëfen se Profeti ka thënë: “Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë xhiro mes këtyre dy kodrave (Safa dhe Merva). Kur u ngjit mbi Merva, ajo dëgjoi një zë dhe ia bëri: “Shshsh!”, duke i folur vetes që të heshtte e të dëgjonte me kujdes. Atëherë, ajo sheh melekun tek vendi i Zemzemit, që kërkonte me krahun e tij, derisa u shfaq uji. Ajo filloi ta grumbullonte ujin rreth e rrotull, si në pus, me duart e saj. Pastaj përpiqej të fuste ujë në enën e saj me dorë. Sa herë që merrte ujë, vendi mbushej përsëri. Ibn Abasi tregon se Profeti ka thënë: "Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit, sikur ta linte Zemzemin të rridhte!” Ose: “Sikur të mos e mblidhte ujin e Zemzemit, ai do të ishte një burim i vazhdueshëm.” Tregimi vazhdon: Ajo piu ujë dhe i dha gji të birit. Meleku i tha asaj: “Mos ki frikë, se nuk je e braktisur! Pikërisht këtu është një shtëpi, që do të ndërtohet nga ky djalosh dhe i ati, dhe dije se Allahu nuk i braktis kurrë njerëzit e Tij!” Vendi i Shtëpisë ngeli i ngritur lart, si kodër, nga rrëketë e ujit, që vi nin dhe e gërryenin anët e saj. Kështu vazhdoi, derisa aty kaloi një karvan nga fisi Xhurhum, që ishin në udhëtim. Ata zbritën në pjesën e poshtme të Mekës dhe panë një zog që vërtitej diku atje. “Ky zog duhet të ketë vërejtur diku ujë” - menduan. - “Ne e kemi kaluar edhe herë tjetër këtë luginë dhe nuk kemi parë ujë në të!” Ata dërguan një ose dy vetë atje, për të parë, dhe kur ata u treguan për ujin, u afruan te vendi. Atje tek uji gjetën nënën e Ismailit dhe i thanë: “A na lejon edhe ne, që të qëndrojmë pranë burimit?” - “Po, - tha ajo, - por ju nuk keni asnjë të drejtë pronësie në ujin tonë.” - “Dakord!” - thanë ata. Ibn Abasi tregon që Profeti tha: “Nëna e Ismailit i lejoi të qëndronin pranë, sepse dëshironte të mos ishte vetëm. Kështu ata u vendosën në atë vend dhe dërguan njerëz, që të shpërngulnin aty edhe pjesën tjetër të familjeve të tyre. Kështu, u formuan disa shtëpi e familje rreth e rrotull. Djaloshi (Ismaili) u rrit mes tyre dhe mësoi arabishten. Ata e donin shumë djaloshin dhe, kur ai u rrit, u martua me një vajzë pre j tyre. Pasi vdiq nëna e Ismailit, Ibrahimi shkoi për vizitë tek i biri, pas martesës së tij, për të parë punët e të birit dhe nënës së vet. Por nuk e gjeti Ismailin në shtëpi, ndaj pyeti gruan e Ismailit për të. Ajo tha: “Ka dalë për të fituar mjete jetese.” Pastaj e pyeti rreth jetës dhe gjendjes së tyre. Ajo i tha: “Shumë keq! Jetojmë në varfëri e në vështirësi të shumta!” Domethënë, u ankua shumë për
gjendjen e tyre. Në fund, Ibrahimi i tha: “Kur të vijë yt shoq, jepi selam prej meje dhe thuaji që ta ndërrojë pragun e derës së vet...” Kur Ismaili erdhi në shtëpi, sikur ndjeu diçka, ndaj pyeti: “Mos ka ardhur njeri?” - “Po, - tha e shoqja, - erdhi një burrë në moshë, me këtë e atë cilësi, dhe më pyeti për ty. Unë i tregova. Ai më pyeti se si jetojmë dhe si ia kalojmë. Unë i thashë se jemi në vështirësi dhe ngushtë.” - “A të la ndonjë porosi?” - “Po. Më porositi të të jap selam prej tij dhe të të them që të ndryshosh pragun e portës së shtëpisë tënde.” Atëherë, Ismaili i tha: “Ai ka qenë im atë dhe më ka lënë porosi që të të divorcoj. Prandaj, shko tek familja jote!” Kështu, Ismaili u nda prej saj dhe u martua me një tjetër. Kaloi njëfarë kohe dhe Ibrahimi e vizitoi përsëri. Përsëri nuk e gjeti në shtëpi, por gjeti nusen e djalit. E pyeti për Ismailin. - “Ka dalë për ne.” - i tha ajo. - “Si jeni?” - i tha, duke e pyetur për jetën dhe gjendjen e tyre. Ajo tha: “Kemi plot të mira e begati nga Zoti!” - duke lavdëruar dhe shprehur mirënjohje Zotit. – “Çfarë ushqimi hani?” - pyeti Ibrahimi. – “Mish” - tha ajo. - “Po për të pirë, çfarë pini?” - “Ujë”. Atëherë, Ibrahimi u lut: “O Allah, begatoji dhe bekoji në mishin dhe ujin e tyre!” Profeti ﷺ tha: “Ata nuk kishin në atë kohë drithëra (grurë, misër ose elb), se po të kishin, ai do të lutej edhe për to.” Gjithashtu tha: “Nëse dikush tjetër, përveç banorëve të Mekës kufizohet e ushqehet veç me këto të dyj a, kanë për t'i bërë dëm." Më pas Ibrahimi i tha nuses së të birit: “Kur të vijë yt shoq, jepi selam prej meje dhe porosite që ta forcojë pragun e portës së shtëpisë!” Kur erdhi Ismaili, pyeti: “Mos ka ardhur kush?” - “Po, - i tha e shoqja, - erdhi një burrë në moshë, me pamje të mirë...” - dhe e lavdëroi atë. - “Ai më pyeti mua për ty dhe unë i tregova rreth teje. Më pyeti si shkon jeta jonë, dhe i thashë se kemi plot mirësi.” - “A la ndonjë porosi?” - “Po. Të çon selam dhe të porosit që ta forcosh pragun e portës së shtëpisë tënde.” Atëherë, Ismaili i tha: “Ai ka qenë im atë dhe ti je pragu i portës. Ai më urdhëron që të të mbaj!” Pasi kaloi njëfarë kohe, Ibrahimi u rikthye për vizitë. Ndërkohë, Ismaili ishte duke mprehur disa shigjeta poshtë një strehe, pranë Zemzemit. Kur pa të atin, u ngrit për tek ai dhe veproi ashtu siç vepron ati me birin dhe biri me atin. Ibrahimi i tha: “O Ismail! Allahu më urdhëroi për diçka.” - “Bëje atë që të urdhëroi Zoti yt!” - “A do të më ndihmosh? - “Po, do të të ndihmoj.” - Ibrahimi tha “Allahu më urdhëroi që të ndërtoj këtu një shtëpi, dhe tregoi një ngrehinë, që dukej më lart se pjesa tjetër rreth e rrotull saj.”. Atje ngritën themelet e shtëpisë. Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi ndërtonte. Kur muri u bë më i lartë, ai e vendoste këtë gur 90 dhe hipte mbi të. Ai vazhdonte ndërtimin dhe Ismaili i jepte gurët. Duke punuar, ata thoshin: “Rabbenâ tekabbel minn â! Inneke Entes - Semiul Alim .” "O Zoti ynë! Pranoje prej nesh! Ti dëgjon dhe Di gjithçka!" Dijetarët dhe shpjeguesit e Kur 'anit kanë dhënë mendime të ndryshme rreth themeleve të Qabes. A ishin themele që i ndërtoi Ibrahimi nga fillimi, apo ato ekzistonin më parë dhe ai veçse i zbuloi dhe ndërtoi mbi to kur u urdhërua? Mendimi më i saktë, - dhe Allahu është më i dituri, - është se ato themele ishin para Ibrahimit, por ai u udhëzua dhe iu tregua vendi i themeleve. Allahu i Madhëruar thotë: "(Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë..." [Haxh 26]. Pra, ndërtesa ishte që më parë, por Allahu i tregoi themelet e saj për të ndërtuar mbi të. Ibn Xheriri thotë se ka njoftuar Hamad Ibn el Serriju - dhe sjell senedin e tij deri tek Halid Ibni Ararete, - i cili ka thënë se, një burrë iu drejtua Aliut dhe i tha: “A nuk më tregon pak rreth Shtëpisë (Qabes), a është ajo faltorja e parë që është ndërtuar në Tokë?” - “Jo” - tha Aliu. - Por ajo është shtëpia e parë në të cilën u vendos bekimi e mirësia. Aty është Mekami i Ibrahimit dhe çdokush që hyn në të është i sigurt. Nëse dëshiron, mund të të tregoj se si u ndërtua: Allahu i shpalli Ibrahimit: “Ndërto një shtëpi për Mua në Tokë!” Ibrahimi u ngushtua nga kjo
kërkesë. Atëherë, Allahu dërgoi prehje dhe qetësi për Ibrahimin, pra, dërgoi një erë që quhet haxhuxh. Ajo kishte dy koka, dhe secila ndiqte shoqëruesen e vet, derisa mbërritën në Mekë. Ajo u vërtit në vendin e Shtëpisë, ashtu siç vërtitet era. Atëherë, Ibrahimi u urdhërua që të ndërtonte faltoren atje ku haxhuxh të ndalej. Kështu, Ibrahimi e ndërtoi faltoren, por mbeti një vend bosh, sa për një gur. Djaloshi (Ismaili) shkoi të kërkonte ndonjë gur për vendin bosh, por Ibrahimi i tha: “Jo, shko kërko një gur siç të them unë.” Dhe Ismaili shkoi të kërkonte gurin sipas përshkrimit të të atit. Kur u kthye, pa që Ibrahimi tashmë e kishte vendosur Gurin e Zi në vend. Atëherë, pyeti të atin: “O baba, kush ta solli këtë gur?!” Ibrahimi tha: “E solli ai që nuk mbështetet fare në ndërtimin tënd! Ma solli Xhibrili nga qielli.” Dhe kështu e përfunduan ndërtesën. Thuhet se guri ka qenë i bardhë si smerald. Ademi u zbrit së bashku me të nga Xheneti, por guri u nxi nga gjynahet e njerëzve. Thuhet, gjithashtu, se faltorja u ndërtua me gurë të marrë nga katër male: Harra, Turi Sejna, Tur Zejta dhe El Xhudij. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin me sened deri tek Seid Ibn Musejibi, që thotë se i ka treguar Ali Ibn Ebu Talibi, se Ibrahimi ﷺ erdhi nga ana e Armenisë dhe së bashku me të erdhi "sekineja", qetësia e prehja, e cila i tregoi atij vendin e themeleve të Shtëpisë, ashtu siç merimanga piketon shtëpinë e saj. Ai zbuloi disa gurë në themel. Një gur prej tyre ishte aq sa nuk mund ta ngrinin as 30 vetë. Unë i thashë: “O Ebu Muhamed! Po Allahu thotë: "Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim) , se me të vërtetë Ti dëgjon dhe di gjithçka!” Ai tha: " Kjo ndodhi më pas." Rreth rindërtimit të Qabes nga Kurejshët pas Ibrahimit dhe përpara ardhjes së Profetit. Pesë vjet para se Muhamedi të shpallej nga Zoti si profet i Tij, kurejshët unanimisht vendosën që të shembnin Qaben, për ta ndërtuar nga e para, për shkak të dobësimit të mureve të saj. Ata vendosën mes tyre që të fusnin në fondin për ndërtimin e saj veçse pasuri të fituar hallall. Ata nuk pranuan pasuri të fituar padrejtësisht, me mënyra të pista, nga fajdetë etj. Fondi për rindërtimin e Qabes do të mblidhej nga fiset kurejshe. Kështu, secili prej tyre kishte marrë përsipër të ndërtonte një faqe të Qabes. Në fillim, të gjithë frikësoheshin që të ngrinin dorë e ta shembnin atë, prandaj gjithësecili i shmagej kësaj pune. Atëherë, Uelid Ibn Mugira tha: “Unë do të jem i pari, që do të filloj prishjen e saj!” Kështu, ai mori një levë dhe filloi të punonte, duke thënë: "O Zot, ne duam veçse të mirën!" Vazhdoi ashtu, derisa e rrëzoi nga krahu i ruknit, ku është Guri i Zi. Atë natë, njerëzit prisnin me frikë se mos ndodhte gjë, duke thënë: “Të shohim! Nëse i ndodh gjë atij (Uelidit), nuk do të vazhdojmë ta prishim, por do ta kthejmë ashtu siç ishte. E nëse nuk i ndodh gjë, atëherë kjo do të jetë shenjë që Allahu është i kënaqur me punën tonë dhe kështu do ta shembim të gjithën, për ta rindërtuar.” Të nesërmen, Uelid Ibn Mugira u zgjua dhe u nis për në punën e tij. Kështu vazhdoi puna për shembjen e saj, bashkë me njerëzit e tjerë. Duke vazhduar me shembjen, ata arritën në gurët e themeleve, që ishin ato që kishte ngritur Ibrahimi. Pastaj a ta hasën edhe në disa gurë të dhëmbëzuar, në ngjyrë të gjelbër, të ndërthurur me njëri tjetrin. Muhamed Ibn Is’haku tregon: “Na kanë treguar disa transmetues hadithi se, një burrë nga kurejshët futi një levë mes dy gurëve të tillë, për t’i ndarë, por kur njëri gur lëvizi, e gjithë Meka u trondit, pra ndaj ndaluan deri në atë nivel. Të gjithë morën pjesë duke mbledhur gurë dhe duke punuar për ndërtimin e saj. Kur mbërritën në pjesën ku duhet të vendosnin Gurin e Zi, filluan polemikat dhe grindjet mes tyre. Çdo fis kërkonte të kishte nderin e vendosjes së gurit për vete, që të merrnin për këtë famën dhe meritën. Kështu do të vazhdonin, nëse nuk do të ndërhynte Ebu Umeje Ibn Mugira,
i cili tha: “O fise kurejshe! Le të vendosë e gjykojë mes jush i pari që do të hyjë nga porta e xhamisë!” Kështu ranë dakord dhe po prisnin. Dhe i pari që hyri ishte pikërisht Muhamedi ﷺ . Kur e panë, të gjithë brohoritën të kënaqur: “Ky është besniku, i sinqerti! Jemi të kënaqur! Ky është Muhamedi!” Kur e njoftuan për çështjen që duhet të merrte vendim, ai tha: 122 “Më sillni një rrobë!” Dhe ata ia sollën. Ai mori Gurin e Zi, e vendosi mbi rrobë dhe tha: “Çdo fis le të kapë njërën anë rrobës dhe ta ngrejnë deri afër vendit ku do të vendoset!” Pastaj, në fund, ai e vendosi me dorën e vet. Qabja vazhdoi e tillë, deri në kohën kur u dogj në fund të kohës së udhëheqjes së Jezid Ibni Muavije, kur rrethuan Abdullah Ibn Zubejrin. Në këtë kohë, Ibn Zubejri e shembi plotësisht Qaben dhe e ndërt oi sipas themeleve të Ibrahimit, duke e bërë me pesë kulme. Ai hapi një portë nga lindja dhe një portë nga perëndimi, drejt në nivelin e tokës. Ai e kishte dëgjuar këtë formë që i dha Qabes nga halla e vet, Aishja, nëna e besimtarëve, e cila tregon nga Profeti . Por, kur Haxhaxhi e vrau Ibn Zubejrin, e ktheu ashtu siç ishte më parë, me urdhër të Abdul Melik Ibn Mervanit. Kështu transmeton Muslimi nga Atau. Në fakt, forma që i dha Abdullah Ibn Zubejri ishte sipas Sunetit të Profetit dhe plotësisht ajo që ai dëshironte të bënte me Qaben, por ky argument nuk dihej nga Abdul Melik Ibn Mervan. Madje, kur dëgjoi nga Aishja se pikërisht kjo ishte ajo që dëshironte Profeti, tha: “Sa do të dëshiroja të mos e kishin ndryshuar dhe ta linin ashtu siç ishte!" Muslimi sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ebu Kazate se, një ditë, kur Abdul Melik Ibn Mervani po bënte tavaf rreth Qabes, tha: “Allahu e vraftë Ibn Zubejrin, që gënjente dhe thoshte se Nëna e besimtarëve, Aishja, na paskësh treguar që Profeti i Allahut i ka thënë: 123 “O Aishe! Sikur populli yt të mos ishin shumë të rinj dhe të sapolarguar nga kufri, do ta shembja Qaben dhe do t’i shtoja një kulm, sepse populli yt e ndërtoi me mangësi!” Por Harith Ibn Abdilah Ibn Rabia i tha: “Mos e thuaj këtë, o Emiri i besimtarëve, sepse edhe unë e kam dëgjuar Aishen të thotë diçka të tillë!” Atëherë, Abdul Meliku tha: “Sikur ta kisha dëgjuar këtë përpara se ta prishja, do ta kisha lënë ashtu siç e ndërtoi Abdullah Ibn Zubejri!". Ky hadith është sjellë me rrugë të shumta nga Aishja dhe tregon për saktësinë e asaj që bëri Abdullah Ibn Zubejri. Nëse do të lihej në atë formë, do të ishte mirë. Megjithatë, imam Malik Ibn Enesi e ndaloi Rashidin dhe të atin, El Mehdiun, që ta shembnin sërish Qaben, për ta rikthyer në themelet e Ibrahimit, me qëllim që kjo të mos kthehej në një punë që besimtarët ta përsëritnin sa herë të donin e t’u tekej. Qabja do të mbetet deri në kohën e fundit të dynjasë, deri atëherë kur të dalë Dhu Suejkatejni nga Abisinia për ta shembur. Në dy Sahihët gjendet hadithi nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 124 “Qaben do ta shembë Dhu Suejkatejni nga Abisinia.” Në një transmetim të sjellë nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, thuhet se Profeti ka thënë: 125. “Qaben do ta shembë Dhu Suejkatejni nga Abisinia. Ai do të grabisë stolitë e saj e do ta zhveshë nga rroba mbuluese. Sikur e kam para syve dhe e shoh tek sa godet dhe i heq gurët e saj me levën e tij. Ai është tullac dhe me këmbë e gjymtyrë të shtrembra.” Allahu e di më mirë, por kjo do të ndodhë pas daljes së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, dhe për këtë tregon hadithi në Sahihun e Buhariut nga Ebu Seid el Hudriu, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 126 “Do të bëhet haxh dhe umre në këtë shtëpi pas daljes së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve.” Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! - Ibn Xheriri thotë: “Me këto fjalë, ata të dy kishin për qëllim të thoshin: Na bëj muslimanë të tillë, që i dorëzohen tërësisht urdhrit Tënd, të përulur dhe të nënshtruar për bindjen ndaj Teje; nga ata që nuk të bëj në shirk ask ënd në bindje n ndaj Teje dhe që të gjitha adhurimet t’i përkushtojnë vetëm Ty.”
- Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! - El Seddiju thotë se këtu është fjala për arabët. Ibn Xheriri ka thënë se mendimi më i saktë është se flitet për më gjerë, jo vetëm për arabët, sepse pasardhës të Ibrahimit janë edhe bijtë e Izraelit. Në fakt, mendimi i El Sadiut nuk e përjashton atë që tha Ibn Xheriri, pra, ata u lutën për arabët, pa përjashtuar të tjerët. Megjithatë, konteksti i ajeteve flet për arabët, prandaj thanë më pas: "Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë ajetet e Tua, t’u mësojë Librin (Kur'anin) dhe Urtësinë (Traditën profetike) , dhe t’i pastrojë ata." Qëllimi këtu është për Muhamedin ﷺ ,sepse ai u dërgua ndër ta, siç thotë i Lartësuari: "Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti." [Xhumua 2, 3]. Duhet kuptuar edhe fakti që dërgimi i tij tek arabët nuk do të thotë se ai nuk u dërgua për të gjithë njerëzit. Madje, Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju." [ El ea 'raf 158], por ka edhe shumë argumente të tjera të sakta dhe të sigurta, që tregojnë për këtë. - Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” - Kuptimi: Na trego dhe mëso se si t’i kryejmë ritet. Seid Ibn Mensuri sjell me senedin e tij rrëfimin deri tek Muxhahidi, që ka thënë, shkurtimisht, se Xhibrili i tha Ibrahimit: “Ngriji themelet!” Dhe ai i ngriti ato. Pastaj i tregoi të gjitha ritet e haxhit. Iblisi synoi që të fuste ndonjë ngatërresë në këto rite, por nuk mundi, ndaj Ibrahimi u urdhërua që ta gjuante tri herë me gurë, në çdo radhë nga shtatë herë, në tri vendet e gjuajtjeve të gurëve, dhe ai i gjuajti. Pastaj shkoi në vendet e shenjta, derisa mbërriti në Arafat, dhe tha: “A e kuptove këtë që të tregova?” - “Po” - tha Ibrahimi.