… e Allahut dhe për ngritjen lart të fjalës së Tij, ose edhe vdiqën natyrshëm gjatë kohës kur ishin në mërgim dhe në këtë rrugë të lavdëruar. Këta njerëz …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “Ata që mërguan për hir të Allahut e më pas u vranë (duke luftuar) ose vdiqën (në shtrat) , Allahu do t’u japë shpërbli - min më të mirë. Nuk ka dyshim se Allahu është më i Miri Shpërblyes. ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth atyre që emigruan në rrugën e Tij, duke synuar kënaqësinë e Tij, për të përmbushur urdhëresat e Tij, për t’i qëndruar besnik fesë së Tij, duke synuar shpërblimin e madh që Ai ka premtuar për gjithë ata që e besojnë dhe përkushtohen në adhurimin e Tij. Në emër të këtij besimi, me këtë shpresë dhe bindje ndaj Allahut të Lavdëruar, këta të zgjedhur braktisën vendin e tyre, sepse kështu i urdhëroi Zoti dhe Profeti i Tij. Ata e bënë këtë për të ndihmuar fenë e Zotit, për ta përkrahur dhe përhapur atë, për ta lartësuar fjalën e Tij. Madje, ata dhanë jetën në rrugën e Allahut dhe për ngritjen lart të fjalës së Tij, ose edhe vdiqën natyrshëm gjatë kohës kur ishin në mërgim dhe në këtë rrugë të lavdëruar. Këta njerëz arritën një shpërblim jashtëzakonisht të madh, siç ka thënë Allahu i lartësuar në një ajet tjetër: “Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta. Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Nisa 100]. Ndërsa në këtë ajet Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu do t’i shpërblejë me shpërblimin më të mirë.” Allahu do t’u dhurojë shumë të mira nga bujaria e Tij, furnizim të mrekullueshëm dhe të begatshëm, që Ai ka përgatitur për ta në Xhenet. Mirësitë që Ai ka përgatitur për ta në Xhenet qetësojnë shpirtin, e kënaqin dhe e mbushin atë me lumturi dhe gëzim. - “Ai do t’i fusë në një vend, ku do të jenë të kënaqur. ” - Pra, do t’i fusë në Xhenet. Pikërisht ky është vendi që ata e dëshironin aq fort në këtë dynja dhe për hir të të cilit sakrifikuan: “E nëse ai është prej të zgje - dhurve, atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi në Xhenetin e mirësive.” [Uakia 88, 89]. Ata do të lumturohen dhe do të arrijnë reha - tinë e plotë, me mirësi të shumta, të dhurua - ra nga Zoti, në Xhenetin e përjetshëm. - “Allahu është i Gjithëditur dhe shumë i Mëshirshëm.” - Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, që di gjithçka rreth atyre që mërguan vërtet për hir të Tij dhe luftuan në rrugën e Tij. Ai i di të gjithë ata, që e meritojnë këtë shpërblim. Gjithashtu, Ai është shumë i Mëshirshëm. Ai fal shumë, toleron, mbulon të metat dhe gabimet e robërve. Ai i fal ato gabime, përmes kësaj vepre kaq të mirë, kaq të shpërblyeshme, siç është hixhreti për hir të Tij, vepër e cila presupozon edhe mbështetjen e plotë të Allahut. Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Ebu Kubejl Rabiatu dhe Ibn Jusuf el Meafiri: “Ishim në Rodos së bashku me Fadalete Ibn Ubejd el Ensarin, sahabi i Profetit të Allahut. Ai kaloi pranë dy varreve: njëri ishte vrarë në luftë dhe tjetri kishte vdekur natyrshëm. Kur njerëzit anuan drejt atij që ishte vrarë në rrugën e Allahut, ai tha: “Ç’është kështu, që po shoh njerëzit të anojnë më shumë tek ky që u vra dhe shmangin këtë tjetrin?” Njerëzit thanë: “Ky është vrarë në rrugën e Allahut ...”. Atëherë, ai tha: “Vallahi, unë nuk do të shqetësohe - sha aspak se nga cili prej këtyre dy varreve do të ringjallesha në Ditën e Gjykimit. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut: “Ata që mërguan për hir të Allahut e më pas u vranë (duke luftuar) ose vdiqën (në shtrat), Allahu do t’i shpërblejë me shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se Allahu është më i Miri Shpërblyes.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kështu (do të jetë) . Dhe kush e kërkon shpagimin me të njëjtën masë, me të cilën është dëmtuar, dhe pastaj përsëri i bëhet padrejtësi, Allahu patjetër do ta ndihmo - jë atë. Allahu është Mbulues i gjynaheve dhe Falës i Madh.” - Ky ajet ka zbritur dhe flet për një ekspeditë të sahabëve, gjatë të cilës ata u përballën me një grup idhujta - rësh, gjatë muajit të shenjtë të Muharremit. Muslimanët sugjeruan që të mos luftonin, sepse ishin në muajin e shenjtë, por idhujtarët e refuzuan fjalën e muslimanëve dhe donin luftë. Kështu, ata sulmuan të parët. Atëherë, muslimanët ua kthyen me forcë duke luftuar dhe Allahu i Lartësuar i ndihmoi. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është Mbulues i gjynaheve dhe Falës i Madh.”