Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Kasas 28:85–28:88 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… mbi të gjitha fetë dhe besimet në Tokë. - “Fto për te Zoti yt dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! ” - Fto në adhuri - min e Zotit si një të vetëm dhe pa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë urdhër Profetit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ , që ai të përkushtohet në kumtimin e Shpalljes dhe në leximin e Kuranit ndër njerëz, duke e njoftuar atë se, Ditën e Kijametit, Ai patjetër do ta mbajë premtimin që i ka dhënë atij: - “S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kuranin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar.” - Allahu i Lartësuar e bëri detyrë mbi ty kumtimin e kësaj të vërtete dhe të Kuranit ndër njerëz. Ai që ta ngarkoi këtë detyrë, Ai do të të kthejë në Vendin e Premtuar, pra, do të kthejë ty në Ditën e Kijametit dhe ka për të të pyetur në lidhje me këtë detyrë. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ne patjetër që do t’i marrim në pyetje ata tek të cilët u dërguan profetët, e patjetër që do t’i marrim në pyetje edhe profetët.” [Earaf 6]. Ose: “Një ditë, Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët (nga njerëzit)?” Ata do të thonë: “Ne nuk kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.”” [Maide 109]. Ose: “... dhe do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët.” [Zumer 69]. Në kapitullin e Tefsirit, në Sahih-un e tij, Buhari sjell nga Ibn Abasi shpjegimin e fjalës së Allahut, që thotë: “Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar”, pra, ka për të të kthyer ty sërish në Mekë.” Kështu e ka sjellë edhe Nesaiu në kapitullin e Tefsirit të Sunen-it të tij, e po kështu edhe Ibn Xheriri. Gjithshtu, Aufiu përcjell nga Ibn Abasi se ajeti: “Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar”, ka kuptimin se: “do të kthejë ty në Mekë, ashtu sikurse të nxori prej saj”. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi përcjell se Naim el Kariu se, duke shpjeguar fjalën e Allahut: “Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar”, ka thënë: “Pra, do të kthejë tek Bejtul Makdes, në Palestinë.” Ky shpjegim, - dhe Allahu e di më mirë - u afrohet atyre që thonë se këtu bëhet fjalë për Ditën e Kijametit, sepse Bejtul Makdes, pra, Toka e Shamit, njihet edhe si vendi i tubimit të krijesave, afër Ditës së Kijametit. Allahu është Ai që jep sukses për gjithçka! Ky lloj harmonizimi mes fjalëve dhe mendimeve të sjella për këtë ajet është ndikuar nga fakti se Ibn Abasi njëherë e shpjegoi këtë ajet duke thënë se bën fjalë për kthimin në Mekë, pra, për ditën e çlirimit të Mekës. Por, sipas Ibn Abasit, çlirimi i Mekës tregonte, gjithashtu, se tashmë ishte afruar edhe koha e largimit të Profetit nga kjo dynja dhe e kthimit të tij tek Zoti. Po kështu, Ibn Abasi ka nxjerrë një mesazh të ngjashëm edhe nga surja Inshirah, ku i Lartësuari thotë: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirë - plotit! Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës), dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe -grupe, atëherë, madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit.” [Nasr]. Pra, kur të shohësh që Zoti do të të sjellë fitoren e madhe dhe çlirimin (e Mekës) dhe kur të shohësh njerëzit që të hyjnë në fenë e Zotit, atëherë dije se është afruar koha e largimit tënd nga kjo dynja, prandaj lavdëroje me tesbih Zotin tënd dhe kërkoji falje Atij. Nga Ibn Abasi ka ardhur edhe mendimi se ky ajet flet për Ditën e Kijametit ose Xhenetin. Të gjitha këto janë shpjegime të përafërta, sepse edhe Dita e Kijametit është dita e premtuar, dita e takimit me Zotin. - “Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. - Allahu, Zoti im, është i gjithëditur për ata që janë të udhëzuarit. Ai e di mirë se cili është i udhëzuari, unë apo ju, o popull mohues. Ju keni për ta mësuar mirë se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë. Më pas, duke i kujtuar Profetit mirësinë e madhe që i dhuroi atij dhe adhuruesve të sinqertë, tek të cilët ai e dërgoi atë, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ti nuk ke shpresuar ndonjëherë se do të të shpallej Libri ...” - Përpara se të zbriste Shpallja, ti as nuk e mendoje atë. - “... por kjo është mëshirë e Zotit tënd. ” - Zbritja e Shpalljes ishte mëshirë e dhuruar nga Allahu për ty dhe për adhuruesit e sinqertë. Kështu, duke qenë se Allahu të dhuroi një mirësi kaq madhështore: - “... mos u bëj kurrë ndihmësi i jobe - simtarëve.” - Kurrë mos u bëj përkrahës i mohuesve, por ndahu dhe largoju prej tyre, kundërshtoje rrugën e tyre. - “Kurrë mos të të shmangin ata nga ajetet e Allahut, pasi ato të janë shpallur!” - Mos u ndiko nga fakti që ata i pengojnë njerëzit nga rruga jote; as mos u shqetëso fare për këtë! Mos u shqetëso aspak për luftën e madhe që ata zhvillojnë kundër të vërtetës, që t’i solle. Allahu ka për ta lartësuar fjalën tënde, ka për ta ndihmuar dhe do të bëjë që feja jote të triumfojë dhe të jetë e epërme mbi të gjitha fetë dhe besimet në Tokë. - “Fto për te Zoti yt dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! ” - Fto në adhuri - min e Zotit si një të vetëm dhe pa ortak. - “Dhe, veç Allahut, mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar), veç Tij. ” - Adhurimi si një i vetëm dhe pa ortak i takon vetëm Allahut. Dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin e plotë me bindje e meriton veçse Ai dhe askush tjetër. - “Çdo gjë, përveç Atij, do të zhduket. ” - Allahu i Lartësuar është i Përhershëm, i Përjetshëm. Ai është i Përjetshmi ( El Kajjum), Ai i Cili mban rregull dhe kujdeset për gjithçka, i Cili kurrë nuk vdes. Allahu i Lartësuar përmend fytyrën, duke nënku - ptuar Qenien e Tij. Pra, çdo gjë do të shka - tërrohet, përveç Allahut të Lartësuar. Të gjitha qeniet janë të destinuara të zhduken, përveç Qenies së Allahut të Lartësuar, që është i pastër, i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi. Ai është i Pari dhe i Fundit, i pari para gjithçkaje dhe i fundit pas gjithçkaje. - “Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi. ” - Allahut i takon pushteti, sundimi, pronësia, mbretërimi. Atij i takon që të veprojë në krijimin e Tij si të dëshirojë dhe askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë gjykimin e tij. - “...dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” - Ditën e Premtuar, Ai ka për t’ju shpërblyer sipas punëve tuaja: nëse keni bërë mirë, do të merrni shpërblime të mira dhe nëse keni bërë keq, e keqja do t’ju presë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kasas. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja për çdo mirësi që na ka dhuruar. Përfundoi në datën 15.04. 1390 hixhri ose 19.06. 1970.

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:8–36:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - pa e shënuar?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. ” - Allahu i Lartë - suar na tregon gjendjen e mjerueshme të atyre, për të cilët, Zoti e përcaktoi me diturinë e Tij që të ishin prej fatzinjve, të humburve dhe mohuesve të besimit. Ata përshkruhen si dikush që është i lidhur në pranga dhe të dyja duart e tij janë shtrënguar e mbërthyer poshtë nofullës tek qafa e vet, dhe kështu ai është i detyruar që kokën ta mbajë të ngritur lart. I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë!” [Isra 29]. Domethënë, të mos i mbajnë duart të shtrënguara në qafën e tyre, duke mos e shtrirë dorën e bujarisë për të dhënë sadaka prej mirësive të Zotit. - “Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre ...” - Allahu i Madhëruar u ka vendosur perde, në mënyrë të tillë që ata nuk munden të kenë lidhje me të vërtetën. - “... dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. ” - Ua kemi mbuluar shikimin nga e vërteta, në mënyrë të tillë që të mos përfitojnë nga e mira që u paraqitet, pasi ata nuk mund ta shohin atë. Kështu, ata nuk mund ta gjejnë udhën drejt Islamit, kësaj feje madhështore e të vërtetë të shpallur nga Zoti. Ikrima rrëfen se Ebu Xhehli tha një ditë: “Nëse e shoh Muhamedin të kalojë para meje, kam për të bërë kështu e ashtu.” Atëherë, zbriti ky ajet: “Ne u kemi vënë pranga në qafë, që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. Ne u kemi vënë pengesë edhe para, edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin.” Atëherë njerëzit i thoshin Ebu Xhehlit: “Ja ku është Muhamedi!” Ndërsa ai pyeste: “Ku është?” Pra, nuk arrinte as ta shihte atë.” Kështu e sjell Ibn Xheriri. - “Nuk ka dyshim se për ata është njëlloj - i paralajmëron apo nuk i paralajmëron, ata nuk besojnë. ” - Çështja e tyre është vulosur. Ata do të jenë të humbur dhe nuk u bën dobi asnjë lloj qortimi dhe paralajmë - rimi. Zemrat e tyre nuk ndikohen aspak nga qortimet, paralajmërimet dhe këshillat. I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. Një ajet i ngjashëm është shtjelluar në suren Bekare. - “Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi. ” - Ata të cilët përfitojnë nga paralajmërimet, këshi - llat, qortimet, mësimet dhe kumtet madhë - shtore që ti sjell nga Zoti, janë besimtarët, të cilët e pasojnë këtë Kuran madhështor dhe nënshtrohen për të jetuar dhe për të adhuruar Zotin sipas tij. Përveç kësaj, ata i frikësohen Zotit dhe shikimit të Tij edhe kur nuk i sheh askush prej krijesave. Ata i frikësohen vetëm shikimit të Allahut të Lartësuar, për të cilin janë të bindur se nuk u ndahet asnjë çast. Kjo ndjenjë madhë - shtore, pra, pikërisht ndjenja e mbikëqyrjes së vazhdueshme të Zotit, është bashkëudhë - tare e tyre. Këta robër dhe adhurues të mirë e dinë me siguri se Allahu i Madhëruar është duke i parë në çdo moment të jetës së tyre. Për këta, i Lartësuari thotë: - “Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar.” - Përgëzoji me falje dhe mbulim të gjynaheve të tyre. Gjithashtu, gëzoji me lajmin për një shpërblim të madh dhe bujar nga Allahu i Madhëruar, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Pa dyshim, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh. I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret.” [Mulk 12 - 14]. - “Ne do t'i ngjallim të vdekurit ...” - Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit. - “... d he Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lënë pas. ” - Domethënë, Ne i shkruajmë veprat që ata kryejnë në jetën e kësaj bote. Në lidhje me fjalën e Allahut: “dhe gjurmët që lanë pas”, kanë ardhur dy shpjegime nga dijetarët. Shpje - gimi i parë është: “Ne shkruajmë punët e tyre dhe frytet që sjellin ato punë të mira.” Kjo i ngjan fjalës së Profetit ﷺ : 2224. “Kush sjell një traditë të mirë në Islam, do të shpërblehet për të dhe për çdonjë që punon me atë traditë pas tij, pa ua pakësuar shpërblimin e tyre. Po ashtu, kush e sjell një traditë të keqe në Islam, do të ketë gjynahun e veprimit të kësaj vepre dhe peshën e gjynaheve të atyre që e pasojnë rrugën e tij, pa ua pakësuar atyre gjynahet aspak.” Kështu sillet nga Xherir Ibn Abdilah el Bexheui, i cili ia atribuon Profetit ﷺ . Edhe Ibn Ebu Hatimi sjell nga Xheriri (r.a) një version të ngjashëm, që ia atribuon Profetit ﷺ. Imam Muslimi sjell nga Ebu Hurejra hadithin se Profeti ﷺ ka thënë: “Kur biri i Ademit vdes, atij i ndërpriten të gjitha punët e mira, përveç tri gjërave: një fëmijë i mirë i cili lutet për të, dituria e dobishme, nga e cila përfitojnë njerëzit dhe sadakaja rrjedhëse.” Mendimi i dytë është se, “gjurmët që lanë pas” ka kuptimin se do të shkruhen edhe gjurmët, hapat e tyre për të kryer punë të mira ose gjynahe ndaj Allahut. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që rrëfen: “Hapësira përreth xhamisë ishte bosh, prandaj fisi Benu Seleme deshën që të shpërnguleshin në afërsi të xhamisë. Kur dëgjoi këtë, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Kam dëgjuar se doni të shpërnguleni në afërsi të xhamisë.” - “Po, o i Dërguari i Allahut. Ashtu deshëm të bëjmë,” - thanë ata. Profeti ﷺ u tha: 2225. “O Benu Seleme, qëndroni në vendbanimet tuaja, që t’ju shkruhen gjurmët tuaja! Qëndroni në vendbanimet tuaja, që t’ju shkruhen gjurmët tuaja!” Kështu e ka përcjellë Xhabiri.208 Natyrisht që mes këtyre dy shpjegimeve nuk ka kundërthënie, madje në mendimin e dytë kemi një argument indirekt që tregon se, duke qenë se sevapet e hapave të tyre shkruhen, atëherë që të shkruhen sevapet e atyre punëve të mira, të cilat kanë shërbyer si shembull për të tjerët, që edhe ata të kryejnë punë të mira të ngjashme me to, është më parësore. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur! - “Ne e kemi regjistruar çdo gjë në Librin e Ruajtur.” - Të gjitha qeniet që ka krijuar Zoti janë të shkruara dhe të renditura në një libër, në Leuhi Mahfudh. Me fjalën “ Imam el mubin ” është për qëllim pikërisht “Libri Mëmë”, ku është shënuar gjithçka. Kështu kanë shpjeguar Muxhahidi, Katade dhe Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi. Po me këtë kuptim vjen edhe në fjalën e Allahut: “(Kujto) ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. ...” [Isra 71]. Pra, bashkë me librin e robërve, ku janë shkruar veprat e të përgjegjshmëve ligjërisht, të mira apo të këqija qofshin. Është pikërisht ky libër i cili është pasur për qëllim edhe në fjalën tjetër të Allahut të Lartësuar: “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe libri (mbi veprat) do të hapet. Do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.” [Zumer 69]. Ose: “Kur libri (i veprave) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - pa e shënuar?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

Mus'haf Hape →
Bejine 98:1–98:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i cili tregon: 2910. “Kur zbriti kjo sure, Xhibrili (a.s) tha: “O i Dërguari i Allahut, Zoti yt të urdhëron t’ia lexosh këto ajete Ubejit.” Dhe Profeti ﷺ i tha …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo është një sure medinase, me 8 ajete dhe ka zbritur pas sures Talak. Imam Ahmedi sjell me sened një hadith nga Malik Ibn Amër Ibn Thabit el Ensari, i cili tregon: 2910. “Kur zbriti kjo sure, Xhibrili (a.s) tha: “O i Dërguari i Allahut, Zoti yt të urdhëron t’ia lexosh këto ajete Ubejit.” Dhe Profeti ﷺ i tha Ubejit: “Xhibrili më urdhëroi që të ta lexoj këtë sure ty.” Ubeji tha: “Vërtet jam kujtuar atje (lart), o i Dërguari i Allahut?” - “Po.” Atëherë, Ubeji qau.” Imam Ahmedi sjell me sened një hadith tjetër nga Enes Ibn Maliku, i cili rrëfen: “Profeti ﷺ i tha Ubej Ibn Keabit: 2911: “Allahu i Madhëruar më urdhëroi që të të lexoj ty. “ Lem jekunil - ledhine keferu ... ” (suren Bejjine).” Ubeji tha: “Më përmendi Zoti im me emrin tim?!” Profeti ﷺ tha: “Po!” Atëherë, Ubeji qau.” Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu sjellin një version të ngjashëm prej Shubes. Imam Ahmedi sjell, gjithashtu, një hadith, përmes një rruge tjetër transmetimi nga Zir Ibn Hubejshi, që tregon nga Keabi: “Profeti i Allahut më tha: “Allahu i Madhëruar më urdhëroi që të të lexoj ty Kuran.” Dhe vijoi të më lexonte: “ Lem jekunil-ledhine keferu ....” (Bejjine). Gjithashtu, ai më tha: “Nëse i biri i Ademit do të kërkonte një luginë plot pasuri dhe t'i jepej atij, ai sërish do të kërkonte një të dytë. Nëse do të kërkonte për herë të dytë një luginë plot pasuri dhe t'i jepej atij, ai sërish do të kërkonte një të tretë. Birit të Ademit, asgjë nuk ia mbush barkun, përveç dheut (në varr), por Zoti do ta falë atë që pendohet. Feja e vetme e pranuar tek Zoti është besimi në një Zot të vetëm ( Hanifijeh), jo politeizmi, as Judai - zmi e as Krishterimi. Kush bën mirësi, nuk do t’i mohohet (nuk do privohet prej shpër - blimit).” 254 Hafidh Ebu Musa Medini dhe Ibn Ethiri sjellin transmetimin prej Zuhrit, ky nga Ismail Ibn Kulthumi, e ky nga Metar El Muzeni - ose Medenij, - që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 2912. “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar e dëgjon leximin e “Lem jekunil-ledhine keferu .... ”, dhe thotë: “Gëzohu, o robi Im! Betohem në krenarinë Time, se nuk kam për të të harruar kurrë, as në dynja dhe as në ahiret dhe do të të jap mirësi të shuma në Xhenet, derisa të kënaqesh.” 255 - “Mohuesit prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarët kurrë nuk do të shpëtonin , nëse nuk do t'u vinte argumenti i qartë.” - Për sa i përket termit ‘ehlul kitab’, ata janë jehudët dhe të krishterët. Ndërsa ‘ idhujtarët’ janë adhuruesit e idhujve, të zjarrit etj., qofshin ata arabë apo joarabë. Muxhahidi shpjegon ajetin: “Pra, ata nuk do të hiqnin dorë nga rruga e humbjes, nëse nuk do t’u bëhej e qartë e vërteta.” Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon se çfarë është ky ‘argumenti i qartë’, duke thënë: - “I Dërguari prej Allahut, që lexon Fletë të Pastra.” - Pra, “argumenti i qartë” është Muhamedi dhe Kurani madhështor, që ai lexon, libër i shkruar në fletë të nderuara mes elitës së lartë në qiell, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai (Kurani) ndodhet në faqe të çmueshme, të lartësuara e të pastra, në duar të udhëtuesve (melekë), të ndershëm e punëmirë.” [Abese 13 - 16]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Në to ka shkrime të urta.” - Ibn Xheriri shpjegon: “Pra, tekste të drejta, që udhë - zojnë në rrugën e drejtë, që nuk kanë gabime, sepse janë prej Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Ndërsa Katade shpjegon: “I Madhëruari e përmend Kuranin me më të zgjedhurin përshkrim dhe më të bukurin lëvdim.” (Të vërteta janë historitë e tij, të padiskutueshme janë parashikimet e tij, të drejta janë dispozitat e tij. Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Me ardhjen e këtij libri, do të dallohej qartë kërkuesi i sinqertë i së vërtetës nga mashtruesi dhe shtiracaku. Pas dërgimit të Profetit dhe shpalljes së librit të Tij, çdokush do të mësojë të vërtetën dhe nuk do të ketë më justifikim tek i Madhë - ruari. Ai që do të besojë do ta bëjë këtë me dije e siguri të plotë, edhe ai që do të mohojë do ta bëjë këtë me vetëdije të plotë, jo për shkak të paditurisë dhe paqartësisë, sepse ky libër nuk lë asgjë pa shpjeguar dhe qartësuar prej çështjeve të besimit dhe udhëzimit. Nëse ndodh që ithtarët e Librit nuk e besojnë Kuranin, dijeni se kjo nuk është ndonjë gjë e re. Devijimi që ata preferojnë dhe inati i tyre gjithmonë i ka çuar në përçarje dhe armiqësi, edhe pas qartësimit të së vërtetës me fakte të qarta dhe argumente bindëse.) 256 - “Por ata të cilëve iu dha Libri u përçanë edhe pasi u erdhi argumenti i qartë.” - Ky i ngjan ajetit tjetër: “E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri - tjetrin, pasi u kanë zbritur argumentet e qarta! Për ata do të ketë një dënim të madh.” [Al Imran 105]. – Këtu janë për qëllim ithtarët e librave të zbritur për popujt para nesh, të cilët patën kundërshtime mes njëri-tjetrit, në lidhje me kuptimet e mesa - zheve, që Zoti u përcolli nëpërmjet atyre librave e teksteve. Ata u ndanë në grupa - cione të shumta, sikurse thuhet në hadithin e transmetuar me shumë rrugë: “Jehudët u përçanë në shtatëdhjetë e një grupe, ndërsa të krishterët u përçanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Edhe ky umet do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe, që do të jenë të gjithë në zjarr, përveç njërit.” E pyetën: “Po cilët janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ata që ndjekin rrugën time dhe të sahabëve të mi.” - “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae) ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar në ajetin tjetër: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: ‘Nuk ka zot tjetër (që meriton adhu - rimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!’” [Enbija 25] . Edhe në këtë ajet thuhet se ata ishin urdhëruar ta adhuronin Allahun si një e të vetëm: “duke qenë besimdrejtë”, pra, të distancuar nga të gjitha format e idhujtarisë e për t’u përkushtuar në teuhid, domethënë, në adhurimin e Allahut si një të vetëm dhe pa ortakë, siç thotë i Lartësuari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar, që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni shejtanëve!” [Nahl 36]. Kuptimin e fjalës el hanif e kemi shpjeguar në suren Enam 257 e në vende të tjera. Feja hanifije është feja e drejtë, besimi për një Zot të vetëm e pa ortak. Ebu Katade shpjegon se ‘hanif’ quhet ai i cili i beson të gjithë profetët e Zotit pa përjashtim, nga i pari deri tek i fundit.” Për fjalën “ hanif” është dhënë edhe ky shpjegim: “... ai që distancohet nga çdo lloj idhujtarie, duke e braktisur këtë rrugë të humbjes, i vetë - dijshëm dhe i qartë në rrugën që ka zgjedhur, duke u drejtuar dhe përkushtuar me gjithë qenien e tij në pasimin e të vërtetës dhe pa u penguar apo larguar nga kjo rrugë për asnjë shkak dhe për askënd. - “... si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin.” - Ata u urdhëruan, gjitha - shtu, që të falnin namazin me përpikmëri. Pa dyshim që falja e namazit është ndër adhurimet më të larta e më të rëndësishme, që besimtari e kryen me trupin, zemrën dhe shpirtin e tij për Zotin e Madhëruar. Ndërsa dhënia e zekatit përfaqëson bamirësinë ndaj të varfërve. - “Kjo është feja e drejtë.” - Kjo është feja e drejtë, ky është besimi i saktë, që udhëzon në rrugën e vërtetë të Zotit. Shumë imamë, si Zuhri, Imam Shafiu etj., janë argumentuar me këtë ajet të nderuar, për të thënë se edhe veprat janë pjesë e besimit.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:172–2:173 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është Falës e Mëshirëplotë.” [En’am 145]. - “…dhe ato (kafshët) që nuk theren në emër të Allahut por të dikujt tjetër. ” – …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar!” - Ky urdhër u drejtohet besimtarëve, pas atij që i drejtohej të gjithë njerëzimit. Ky veçim ndodh për arsye se të vetmit që përfitojnë vërtet prej urdhrave dhe ndalesave të Zotit janë pikërisht besimtarët. Ata janë të vetmit që i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat, duke i respektuar ato, dhe këtë e bëjnë të shtyrë vetëm nga besimi që kanë në zemër. - “Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të përfitojnë prej çdo gjëje që quhet e mirë dhe e këndshme, si dhuratë prej Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë. Ai i urdhëron, gjithashtu, që ata të jenë mirënjohës për mirësitë e dhuruara prej Tij, duke i shpenzuar dhe shfrytëzuar ato për bindjen ndaj Zotit të tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të njëjtat urdhra që u ka dhënë profetëve të Tij, siç thuhet në ajet: “O ju të dërguar të Zotit! Hani prej mirësive dhe punoni vepra të mira…” [Haxh]. Mirënjohja për të cilën Allahu i Lartësuar urdhëron besimtarët është pikërisht “kryerja e veprave të mira” për të cilën ka urdhëruar profetët. Duke qenë se ky ajet u drejtohet besimtarëve, aty nuk përmendet që gjërat duhet të jenë të lejuara, sikurse u përmend në ajetin që u drejtohet njerëzve në përgjithësi. Arsyeja është se nuk ka nevojë që t’u thuhet besimtarëve, se të mirat që duhet të hanë, duhet të merren në mënyrë të lejuar, pasi besimi i tyre nuk i lejon të shfrytëzojnë diçka në mënyrë jo të lejuar. Po ashtu, nëse njeriu i përdor mirësitë e Zotit për të adhuruar Atë, ai nuk do të merret në përgjegjësi për to Ditën e Gjykimit. Ai i ka hallall ato mirësi që i shfrytëzon dhe i përdor në bindjen ndaj Zotit. Ndërsa mohuesi, i cili nuk i shfrytëzon mirësitë e Zotit për ta adhuruar Atë dhe për të treguar mirënjohjen ndaj Tij, do të merret në përgjegjësi për to në Ditën e Gjykimit, edhe nëse i përdor ato në mënyrë të lejuar në këtë botë. Mirësitë që ai mund të gëzojë në këtë jetë, duke qenë se nuk tregohet mirënjohës për to dhe nuk i shfrytëzon për adhurimin e Zotit, në realitet ai i ka haram dhe do të mbajë përgjegjësi për to. - “…dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij!” - Me fjalë të tjera, ajeti kuptohet kështu: Ai që nuk tregon mirënjohje ndaj Zotit, nuk e adhuron Atë si Një të vetëm, sepse çdokush që tregohet mirënjohës ndaj Tij, patjetër që do të jetë adhurues i Tij dhe zbatues i rregullt i të gjitha urdhrave të Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se konsumimi i gjërave të mira dhe të lejuara bëhet shkak dhe ndihmë për të kryer vepra të mira, dhe çka është më e rëndësishme, që ato të konsiderohen si të pranuara te Zoti i Lartësuar. Shfrytëzimi i mirësive e bën të detyrueshme mirënjohjen për to, e cila sjell dy gjëra, njëra më e mirë se tjetra: së pari, ruajtjen e imanit dhe të mirësive ekzistuese dhe, së dyti, shtim të mirësive të tjera. Mosmirënjohja ose mohimi i mirësive, nga ana tjetër, largon mirësitë ekzistuese dhe ato që priten të vijnë. Më tej, pasi lejon përdorimin e gjërave të pastra, të këndshme dhe të dobishme, Allahu i Lartësuar ndalon gjërat e pista, të këqija e të dëmshme, duke thënë: - “Juve ju janë ndaluar veçse të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit” – “Të ngordhura” ( el mejtetu ) konsiderohen kafshët që kanë ngordhur jo prej therjes së rregullt të përcaktuar nga Sheriati. Ato ndalohen të hahen, sepse janë të pista dhe të neveritshme. Në shumicën e rasteve, ngordhja vjen si pasojë e sëmundjeve të ndryshme të kafshës, dhe kjo ia shton më tepër dëmin. Prej të ngordhurave, që ndalohen të hahen, përjashtohen karkalecat e tokës dhe të gjitha gjallesat e detit. Këto dy kategori janë të lejuara dhe të pastra, edhe nëse nuk theren sipas Sheriatit. Ndërsa gjaku i ndaluar është gjaku i damarëve, që del me forcë, sikurse është përcaktuar në një ajet tjetër të Kur’ânit: “ Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë, dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij. E për atë që është i detyruar të hajë nga këto, por duke mos pasur për qëllim shijimin dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është Falës e Mëshirëplotë.” [En’am 145]. - “…dhe ato (kafshët) që nuk theren në emër të Allahut por të dikujt tjetër. ” – Domethënë, gjatë therjes së të cilave përmendet emri i dikujt tjetër, përveç Allahut, qofshin ata idhuj prej guri, të vdekur, varre etj. Këto që u përmendën deri tani nuk janë të gjitha llojet e të ndaluarave, por janë ato që quhen të këqija, të pisëta, të neveritshme e të dëmshme. Me fjalë të tjera, këto janë sjellë si shembuj, për të treguar se Allahu i Lartësuar ka ndaluar veçse gjërat e neveritshme dhe të dëmshme. Allahu i Lartësuar na i bëri të ndaluara këto gjëra të neveritshme, në shenjë butësie dhe mëshire ndaj nesh, për të na ruajtur nga çdo gjë e dëmshme. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm thotë: - “Por, kush detyrohet (të hajë njërën nga këto), pa dashur të bëjë keq dhe duke mos e tepruar, për të nuk është gjynah (nëse i ha) .” – Pra, çdokush që ndihet i detyruar për të konsumuar këto ushqime të ndaluara, i lejohet ta bëjë, por me disa kushte: Së pari, të jetë i detyruar për t’i përdorur ato. Një rast i tillë është, për shembull, kur njeriu nuk ka asgjë për të konsumuar përveç këtyre harameve; përndryshe mund të vdesë. Një rast tjetër është kur kërcënohet seriozisht, nëse nuk e konsumon atë haram. Së dyti, të mos synojë haramin, ndërkohë që ka mundësi të përdorë hallallin, ose kur nuk është e domosdoshme diçka e tillë. Pra, kur nuk është plotësuar kushti i të qenit i detyruar, i shtrënguar. Kusht tjetër është që të mos teprohet me masën e lejuar. Pra, nuk duhet të kalohet masa mbi të domosdoshmen. Për atë njeri që e ka të domosdoshëm përdorimin e haramit, pasi nuk ka asnjë mundësi të përdorë hallallin, dhe nuk e tejkalon masën që e ka të domosdoshme, për atë, pra, Allahu i Lartësuar thotë që nuk ka gjynah. Ai nuk do të merret në përgjegjësi për konsumin e kësaj të ndaluare. Madje, në rast të tillë, njeriu është i urdhëruar që ta konsumojë atë, për të mbajtur trupin gjallë. Ai e ka të ndaluar që të shkojë me këmbët e veta drejt shkatërrimit dhe vdekjes; ai e ka të ndaluar të vrasë veten. Për këtë arsye, njeriu do të merret në përgjegjësi nëse e le ushqimin deri në vdekje, sepse konsiderohet si vetëvrasje. Ky lejim është mëshirë nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, prandaj e mbyll ajetin duke përmendur dy emrat e Tij të bukur: - “Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Duke qenë se lejimi i këtyre të ndaluarave është i kushtëzuar, dhe dihet që robi nuk mund t'i përmbushë plotësisht kushtet e caktuara, atëherë Allahu i Lartësuar tregon se Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë, mbulues i të metave dhe mangësive të robit. Allahu fal dhe mëshiron shumë, sidomos kur nevoja e madhe e rëndon njeriun. Ky ajet vërteton rregullin e madh në Islam, që thotë: “Domosdoshmëria e bën të lejueshme të ndaluarën”. Pra, në çdo situatë ku njeriu detyrohet të përdorë haramet, Sunduesi i Mëshirshëm ia lejon një gjë të tillë. Allahut i qoftë përherë lavdia dhe mirënjohja!

Mus'haf Hape →
Junus 10:57–10:58 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. - Allahu i Madhëruar, duke nxitur krijesat që t’i përkushtohen Kur'anit madhështor, bën disa prej përshkrimeve më të bukura të tij, që njëkohësisht janë edhe domosdoshmëri për krijesat. Kur'ani përmban gjëra, pa të cilat njerëzit nuk mund të bëjnë dot. I Madhëruari thotë: "O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj." Kur'ani përmban “ meuidha”, domethënë këshillë ose qortim. Ai ju këshillon që të ruheni nga ato vepra që sjellin zemërimin e Allahut dhe bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Por “meuidha”, në fakt, është më shumë sesa thjesht këshillë. Ajo është këshillë që na kujton rreth veprave të këqija, që Zoti nuk i do, por që tregon edhe pasojat e hidhura që ato vepra sjellin. Kështu meuidha i bën zemrat të frikësohen dhe të motivohen më shumë për ta pranuar këshillën dhe për t'u larguar nga ligësitë. Kur'ani është, gjithashtu, shërim i asaj që ndodhet në kraharor. Zemra është e sulmuar gjithmonë nga këto gjëra: 1. Sëmundja e epsheve dhe shfrenimi për të përmbushur dëshirat e devijuara, të cilat bëhen pengesë që robi të nënshtrohet e të jetojë sipas ligjit të Zotit dhe fesë së Tij. 2. Nga sëmundjet e dyshimeve e paditurisë, që cenojnë sigurinë dhe diturinë e njeriut për besimin e saktë. Këshillat e Kur'anit janë të shoqëruara me inkurajime e kërcënime, me premtime për shpërblim dhe kërcënime për ndëshkim. Ato veprojnë dhe ndikojnë thellë në zemrën dhe shpirin e njeriut, duke bërë që tek ajo të lindë respekti për Zotin dhe droja nga ndëshkimi i Tij, por edhe shpresa për shpërblimin e mirësitë e Tij. Nëse në zemër lindin këto ndjenja dhe forcohen me leximin e vazhdueshëm të Kur'anit, kjo zemër bëhet e nënshtruar, duke i dhënë përparësi asaj që do Zoti, kundrejt dëshirave të njeriut. Me fjalë të tjera, kuptimet e fuqishme dhe ndikuese të Kur'anit e bëjnë zemrën të nënshtruar për të adhuruar Zotin, me mënyrën që Ai e dëshiron dhe madje të ndiejë kënaqësi me këtë adhurim. Gjithashtu, Kur'ani e bën zemrën ta shohë të urryer e të shëmtuar çdo shfrenim të nxitur nga shejtani i mallkuar. Gjithashtu, argumentet e prera të Kur'anit, të shtjelluara bukur dhe qartë, largojnë nga zemrat çdo sëmundje dyshimi e pasigurie rreth të vërtetës. Përmes këtyre argumenteve, zemra arrin në gradën më të lartë të sigurisë e diturisë. Kështu, kur zemra shërohet nga këto dy lloj sëmundjesh dhe gëzon shëndet të plotë, të gjitha gjymtyrët e pasojnë e i nënshtrohen asaj. Me përmirësimin dhe rregullimin e zemrës përmirësohen dhe rregullohen gjymtyrët e veprat e tyre. Ndërsa me sëmundjen dhe prishjen e saj sëmuren e prishen edhe gjymtyrët e veprat e tyre. Kur'ani është gjithashtu hudâ (udhëzim) dhe rahme (mëshirë). Hudâ është dituria rreth të vërtetës dhe puna sipas saj. Ndërsa rahme është çdo lloj mirësie e begatie, çdo lloj shpërblimi në këtë jetë dhe në ahiret, nëse ndjek udhëzimin e këtij Kur'ani. Në këtë mënyrë, hudâ është mjeti më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm. Ndërsa rahme është qëllimi dhe motivi më i plotë dhe i mrekullueshëm që mund të synohet dhe që nxit për punë të mira. Por Kur'ani është udhëzim dhe mëshirë veçse për besimtarët. Nëse Kur'ani bëhet udhëzuesi yt dhe mëshira lind prej këtij udhëzimi, nga këto të dyja besimtarit i ofrohen lumturia dhe shpëtimi, fiton të gjitha mirësitë dhe shpëton nga çdo ligësi, i dhurohen gëzimi, kënaqësia dhe lumturia e vazhdueshme. - Thuaj: “Vetëm për Mirësinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij gëzohuni!” - Allahu i Madhëruar na urdhëron që të gëzohemi dhe, jo vetëm kaq, por ta shfaqim gëzimin e lumturinë tonë me mirësinë e Kur'anit dhe të imanit që Ai na ka dhuruar. Thotë i Lartësuari: “Vetëm për Mirësinë e Allahut dhe Mëshirën e Tij gëzohuni!” Mirësia e Allahut është Kur'ani madhështor. Ai është mirësia më e madhe që i Madhëruari na ka dhuruar me bujarinë e Tij. Gjëja e dytë me të cilën duhet të gëzohen besimtarët është mëshira e Tij. Mëshira është feja dhe imani, besimi i pastër dhe korrekt, është dashuria për Allahun, njohja e Tij dhe adhurimi i Tij si një i vetëm. Kështu, me të tilla mirësi le të gëzohen ata që patën fatin që t’i njohin dhe t’i kenë. Le të gëzohen me këtë Kur'an madhështor, të mrekullueshëm dhe të ruajtur, që gjithmonë do të jetë me ta. Le të gëzohen me këtë fe të pastër, të ruajtur e të sigurt, që Zoti e zgjodhi për ne dhe u kënaq me të. Islami është feja e vetme e pranuar nga Ai. Gëzohuni me njohurinë për Zotin, me dashurinë për Të dhe me adhurimin e Tij si një i vetëm. Këto të ofrojnë ëmbëlsinë e jetës, kënaqësi të pandërprera dhe lumturi të përjetshme. - Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”. - Këto janë shumë më të mira se stolitë e kësaj bote, që njerëzit mbledhin për veten e tyre. Kënaqësitë dhe stolitë e dynjasë janë të përkohshme dhe shumë të vogla në krahasim me kënaqësinë e një jete të denjë në adhurimin e Zotit. Veç kësaj, mirësia e fesë dhe besimit sjell lumturinë e të dy jetëve. Mes dy kategorive nuk mund të bëhet asnjë krahasim. Çdo stoli e kësaj bote është e papërfillshme në krahasim me ahiretin e përjetshëm dhe të pafundmë. Dynjaja është e shkurtër; ajo shkon drejt fundit shumë shpejt. Allahu i Lartësuar na urdhëroi që të gëzohemi e ta shprehim haptaz këtë gëzim për mirësinë e Kur'anit dhe të imanit, sepse kjo i sjell shpirtit kënaqësi, ambicje, forcë dhe më shumë gjallëri. Gjithashtu, ajo nxit mirënjohjen për Allahun dhe lavdërimin e Tij. Ajo forcon lidhjen me Allahun dhe mirënjohjen ndaj Tij dhe i jep robit forcë, gjallëri dhe jetë. Ajo i jep një dashuri të fortë për diturinë e dobishme dhe për njohjen e Allahut, i jep dashuri për imanin e pastër. Gëzimi dhe lëvdimi për mirësinë e Kur'anit dhe të imanit e shtojnë, e theksojnë dhe forcojnë edhe më shumë atë iman. Ky lloj lëvdimi është i pëlqyeshëm, ndryshe nga të lëvduarit me të mirat e kësaj bote ose me gjëra të kota; këto janë të qortueshme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në Kur'an, kur na tregon për historinë e Karunit: “Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) kundër tyre. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë në gëzim!" [Kasas 76]. Po kështu na njofton Allahu rreth atyre që gëzonin dhe lëvdoheshin me atë që zotëronin, kundrejt mesazhit të profetëve: " Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, por atëherë i goditi ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin. ”. [Gafir 83].

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:37 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… mes arabëve. Por me ligjin e Zotit kjo ishte e lejueshme, prandaj Ai dëshiroi që ta bënte ligj mes besimtarëve duke bërë të parin shembull dhe zbatues të këtij …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte fakti që Allahu i Lartësuar dëshironte që të vendoste një ligj të përgjithshëm për besimtarët, dhe pikërisht se fëmijët e birësuar nuk gjykohen ligjërisht si fëmijët e lindur, nga të gjitha aspektet. Nëse një nga fëmijët e tu të adoptuar, për shembull, e divorcon gruan e vet, nuk është e ndaluar për ty që të martohesh me të. Në kohën e injorancës, martesa me ish gruan e djalit të adoptuar ishte e ndaluar dhe e papranueshme mes arabëve. Por me ligjin e Zotit kjo ishte e lejueshme, prandaj Ai dëshiroi që ta bënte ligj mes besimtarëve duke bërë të parin shembull dhe zbatues të këtij ligji, Profetin e Tij të dashur. Kur Allahu i Lartësuar dëshiron diçka, krijon kushtet për realizimin e tij. Zejdin, birin e Harithes, arabët e quanin Zejdi i biri i Muhamedit, sepse Profeti (a.s) e kishte birësuar atë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: "U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." [Ahzab 5]. Pas këtij ajeti, atë e thërisnin Zejd i biri i Harithit (të atit biologjik). Zejdi ishte i martuar me Zejneb bintu Xhahshin, e cila ishte vajzë e tezes së Profetit (a.s). Në zemrën e Profetit kaloi një dëshirë që, nëse Zejneben do ta divorconte Zejdi, ai do të martohej me të. E caktoi Zoti që mes Zejdit dhe Zejnebit të ndodhnin gjëra që e bënë Zejdin të kërkonte leje nga Profeti (a.s) që të divorcohej nga Zejnebi. Allahu i Madhëruar thotë: - (Kujto) Kur ti (o Muhamed) i thoje atij që Allahu i pati bërë mirësi (me besim) por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun!” - Zoti i Madhëruar i kishte bërë mirësi Zejdit duke e udhëzuar në Islam, ndërsa Profeti i bëri mirësi sepse i fali lirinë. Kur Zejdi shkoi te Profeti për këshillë, ai, duke i dëshiruar të mirën dhe rregullimin e gjendjes së Zejdit, e këshilloi që ta mbante gruan e tij dhe të bënte durim, edhe pse në zemrën e tij kishin kaluar ato mendime. Profeti (a.s.) i tha Zejdit: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun! Ki frikë Zotin në të gjitha çështjet e tua, por në mënyrë të veçantë në lidhje me gruan tënde!” Kështu, devotshmëria e frika nga Zoti të nxit për të qenë i duruar dhe që t’u përmbahesh urdhëresave të Zotit. - Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, - Ajo çfarë Profeti e mbajti të fshehur ishte mendimi që, nëse Zejdi do ta divorconte Zejneben, ai do të martohej me të. - por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. – është Allahu Ai që meriton dhe duhet t’i frikësohesh në lidhje me gjërat që kalojnë në zemrën tënde dhe jo njerëzit. - Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të (gruan e tij) , - Zejdi, me dëshirën e vet, kërkoi divorcin nga Zejnebja, dhe e divorcoi atë. Allahu i Madhëruar thotë: - Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, - Këtë e bëmë për një qëllim dhe dobi shumë të madhe: "... në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar." Kur të të shohin ty që e zbatove këtë ligj dhe u martove me gruan e Zejdit, që ishte i adoptuari yt, kjo do ta bënte të kuptueshëm këtë ligj për njerëzit. Por Allahu vijoi të përmendë edhe një rregull tjetër në lidhje me këtë çështje. - nëse ata janë divorcuar. - Pra, duhet të jenë divorcuar me dëshirën e tyre e jo të shtyrë e të imponuar. - Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet. – Pra, patjetër do të ndodhë dhe askush nuk mund të ndalojë e pengojë atë. Në këtë histori ka dobi të shumta, prej të cilave mund të përmendim: 1. Në këto ajete tregohet një vlerësim për figurën e Zejd ibn Harithes, dhe kjo bëhet në dy mënyra. Allahu e përmendi me emër në Kur'an, dhe asnjë prej sahabëve nuk është përmendur me emër në Kur'an, përveç Zejdit. Së dyti, Allahu përmendi se i pati bërë mirësi Zejdit, pra, mirësinë e Islamit dhe imanit. Kjo është një dëshmi nga Zoti që Zejdi ishte një musliman me iman në zemrën e tij. Ai ishte besimtar si në çështjet dhe veprat e shfaqura (të Islamit), ashtu edhe në çështjet dhe veprat e brendshme shpirtërore (të imanit). 2. Lirimi nga robëria është mirësi, që njihet si vepër e mirë e zotërisë që liron dhe për të cilën i liruari duhet t’ia dijë për faleminderit. 3. Lejueshmëria e martesës me ish gruan e të adoptuarit, ashtu siç u tha shprehimisht në ajet. 4. Mësimi përmes praktikës dhe veprave është edhe më i fortë dhe gjurmëlënës sesa të mësuarit me fjalë. Por nëse shoqërohen të dyja bashkë, kjo është edhe më e fortë dhe ndikuese, dritë mbi dritë. 5. Dashuria dhe animi që ndien robi në zemër për dikë përveç gruas së tij, nuk është gjynah, nëse nuk shoqërohet me vepra të ndaluara. Nëse dikush mendon se, nëse një grua divorcohet, do të dëshironte që të martohej me të, kjo nuk e ngarkon robin me gjynah. Megjithatë, ai nuk duhet të bëhet shkak ose të veprojë për të ndarë atë çift, në asnjë mënyrë, sepse Allahu i Lartësuar na tregoi se Profeti (a.s) e fshehu këtë dëshirë në veten e tij. 6. Ky ajet na tregon se Profeti (a.s) e kumtoi tërësisht Shpalljen, pa fshehur asgjë prej saj, madje edhe ato çështje në të cilat ai qortohej prej Alahut të Madhëruar. Kjo tregon se ai ishte Profeti i Allahut dhe nuk fshihte asgjë prej Shpalljes. Ai fliste veçse atë që i shpallej nga Zoti. Ai nuk synonte që të madhëronte e lartësonte figurën e tij. 7. Këshilltari është dhe duhet të jetë besnik dhe dashamirës në këshillën që jep. Nëse dikush i kërkon këshillë, ai duhet ta këshillojë për atë që e sheh se është më e mirë për pyetësin, edhe nëse kjo mund të bjerë ndesh me dëshirat e veta. Ai duhet t’i japë rëndësi dobisë së pyetësit mbi interesin vetjak. 8. Prej këshillave më të mira që mund t’i jepet atij që të kërkon mendim për ta ndarë gruan e tij është që të këshillohet ta mbajë gruan dhe ta ruajë çerdhen bashkëshortore sa të jetë e mundur, që të rregullohet gjendja. Kjo është më e mirë sesa ndarja. 9. Është detyrë që t’i jepet përparësi frikës nga Zoti mbi frikën dhe druatjes nga njerëzit. Sigurisht që Allahu është më i meritueshmi për ta pasur frikë sesa njerëzit. 10. Në këto ajete jepet grada dhe vlera e lartë e Zejnebes, të cilën ishte Zoti që e martoi me Profetin e tij të dashur, pa qenë e nevojshme për aktin e martesës dhe dëshmitarëve, siç duhet bërë në martesat e zakonshme. Edhe Zejnebja lëvdohej mes grave të tjera të Profetit (a.s), duke u thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, ndërsa mua më ka martuar Zoti nga sipër shtaë qiejve." 11. Nëse një grua figuron formalisht ende e martuar me dikë tjetër, nuk lejohet martesa me të dhe as marrja e masave apo lajmërimi i saj për diçka të tillë, derisa të përfundojnë procedurat e divorcit të saj nga burri me të cilin është e martuar. Dhe procedurat mbarojnë vetëm atëherë kur ajo të përfundojë kohën e pritjes (idetin). Para përfundimit të kohës së pritjes, ajo vazhdon të jetë ende në kurorë me burrin, që ka të drejta mbi të.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:213–26:220 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tek Zoti, në të gjitha çështjet e tua. Ai është Ndihmësi, Mbrojtësi yt, Dhuruesi i fitores e triumfit, lartësuesi i fjalës tënde dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Prandaj, mos iu lut asnjë zoti tjetër përveç Allahut! Ndryshe do të jesh prej të dënuarve.” - Allahu i Lartësuar urdhëron që ta adhurojmë Atë si Një të vetëm dhe pa ortak. Ai na njofton se, çdokush që i shoqëron Atij diçka në këtë adhurim, Ai ka për ta ndëshkuar ashpër. - “Paralajmëroje farefisin tënd më të afërt!” - Ai urdhëron Profetin e Tij të dashur që të paralajmërojë dhe këshillojë farefisin e tij të afërt, duke na bërë me dije se askush nuk ka për të shpëtuar nga ndëshkimi i Zotit, veçse përmes besimit të pastër. - “Ji i butë me besimtarët që të pasojnë ty!” - Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të tregohet i butë, i dhembshur e i mëshirshëm me ata të cilët e besojnë dhe pasojnë rrugën e tij dhe të distancohet nga ata që nuk i binden Zotit dhe nuk ndjekin Shpalljen e Profetin e Tij, kushdo qofshin ata. - “Por, nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. - Ky urdhër për të paralajmëruar e ftuar në besim farefisin e afërt nuk duhet kuptuar gabim e të mendojmë se Muhamedi u dërgua vetëm për të këshilluar farefisin e tij e jo për të gjithë botën. Në shumë ajete të tjera, ky urdhër është gjithëpërfshirës. Kështu, urdhri për të këshilluar farefisin e afërt është pjesë e urdhrit të përgjithshëm për të ftuar të gjithë njerëzit në Islam dhe në dorëzim të Plotë ndaj Zotit, siç thotë i Lartësuari: “Ti je në një rrugë të drejtë. Ajo është Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshirë - plotit që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmend - shëm (ndaj argumenteve të Allahut).” [Ja sin 6]. Ose: “Paralajmëroji nëpërmjet tij (Kuranit) ata që i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre, me qëllim që të ruhen, sepse, veç Tij, ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës apo ndërmjetës.” [Enam 51]. Ose: “Kështu, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që nëpërmjet tij t’i përgëzosh të devotshmit dhe t’i tërheqësh vërejtjen atyre, që janë (të devijuar) kryeneçë.” [Merjem 97]. Ose: “Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kuran, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. ...” [En’am 19]. Ose: “E kush mund të kraha - sohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij, me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë vërtet atë. Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.” [Hud 17]. Në një hadith të saktë thuhet: 2016. “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im! Çdo njeri nga ky umet, jehud ose i krishterë qoftë, që tashmë dëgjon për mua, dhe pastaj vdes pa më besuar (si profet i Zotit), ka për të hyrë në Zjarr!” [Muslimi] 123 Në lidhje me këtë ajet ka hadithe të shumta. Le të përmendim disa prej tyre. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili tregon: 2017. “Kur zbriti ajeti: “Tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt ” (Shuara, 214), Profeti ﷺ hipi mbi Safa dhe thirri: “Uâ sabâhâ !” (një thirrje alarmi për të mbledhur njerëzit sa më shpejt). Njerëzit u tubuan me të shpejtë. Ai që nuk mundi të dilte, dërgoi dikë për të parë çfarë po ndodhte. Profeti tha: “O bijtë e Abdul Mutalibit! O bijtë e Fihrit! O bijtë e Luejit! Nëse unë ju them se një ushtri me kalorës ka për t’ju kapur në befasi në mëngjes dhe ka për t’ju luftuar, a do të më besonit?” Ata thanë: “Po !” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Kështu, unë po ju paralajmëroj se përpara ju pret një ndëshkim i ashpër!” Atëherë, Ebu Lehebi iu drejtua: “Qofsh i shkatërruar përgjithmonë! Për këtë, vallë, na tubove?!” Për këtë rast zbriti edhe ajeti: “U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij.” (Mesed, 1 -2).] Imam Ahmedi sjell gjithashtu hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që ka thënë: 2018. “Kur zbriti ajeti: “Paralaj-mëroje farefisin tënd më të afërm.” (Shuara, 214), i Dërguari i Allahut i thirri kurejshët në përgjithësi, pastaj veçoi disa familje prej tyre dhe u tha: “O bijtë e Kab Ibn Luejit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Murra Ibn Kabit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Abdushemsit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Abdumunafit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Hashimit, shpëtojeni veten nga Zjarri! O bijtë e Abdulmutalibit, shpëtojeni veten nga Zjarri! Oj Fatime, shpëtoje veten nga Zjarri, ngase para Allahut nuk mund t’ju bëj asnjë dobi, por kemi vetëm lidhje farefisnore, të cilën do të përpiqem (në dynja) ta mbaj.” Hadithin e kanë sjellë Muslimi dhe Tirmidhiu. Ky hadith vjen edhe në dy Sahih-ët përmes Zuhriut, nga Seid Ibn Musejibi, ky nga Ebu Seleme Ibn Abdurahmani, e ky nga Ebu Hurejra. Imam Ahmedi sjell hadithin tjetër nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila rrëfen: 2019. “Kur zbriti ajeti: “Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm.” (Shuara, 214), i Dërguari i Allahut u ngjit në Safa dhe thirri: “Oj Fatime, e bija e Muhamedit! Oj Safije, e bija e Abdulmutalibit! O bijtë e Abdulmutalibit! Para Allahut nuk mund t’ju ndihmoj aspak, kurse nga pasuria ime kërkoni ç'të doni!” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Muslimi. - “Mbështetu tek i Plotfuqishmi, Mëshirëploti ...” - Mbështetu dhe kërkoje ndihmën dhe forcën veçse tek Zoti, në të gjitha çështjet e tua. Ai është Ndihmësi, Mbrojtësi yt, Dhuruesi i fitores e triumfit, lartësuesi i fjalës tënde dhe përhapësi i saj. - “... i Cili të sheh kur qëndron në këmbë ...” - Ai të sheh dhe kujdeset për ty, kur ngrihesh e qëndron në këmbë për të falur namaz. - “... dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde ...” - Ai të sheh ty, qoftë kur falesh vetëm, qoftë kur falesh me shokët e tu. - “... sepse është Ai që dëgjon dhe di gjithçka.” - Allahu është gjithëdëgjues i fjalëve të robërve të Tij, i gjithëditur për çdo lëvizje e vepër të tyre. I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmitarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61].

Mus'haf Hape →
Hashr 59:11–59:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ata ju frikësohen më shumë juve, sesa Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër të ngjashëm: “Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon këtu rreth munafikëve, si Abdullah Ibn Ubeji dhe soji i tij, dhe fjalët që ata që u dërguan jehudëve të Benu Nadirit, ku u premtonin se do t’u dilnin në krah për çdo rast. Allahu i Lartësuar thotë: - “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: “Nëse ju dëbo - heni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush. Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” - Por ky qe një premtim që kurrë nuk do të mbahej nga ata. Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Allahu dëshmon se ata janë gënje - shtarë.” - Allahu i Lartësuar dëshmoi se ata po gënjenin me këtë premtim që u dhanë jehudëve të Benu Nadirit, ose për shkak se ata thanë një fjalë, të cilën e kishin vendosur që të mos e zbatonin që në fillim, ose për shkak se ky premtim nuk do të mbahej nga ata, për shkak të frikës së tyre, prandaj i Lartësuari thotë: - “Nëse ata dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” - Ata nuk kanë për të luftuar së bashku me ata, madje nuk do të marrin fare pjesë në luftë. - “Por edhe sikur t’i ndihmojnë ...” - Pra, edhe sikur të dilnin për në luftë, ata përsëri nuk do të kishin për t’i ndihmuar, por, siç thotë i Lartësuari: - “... shpejt do të kthejnë shpinën, e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.” - Ky qe një parashikim tjetër në lidhje me ata munafikë, për qëndrimin që ata do të mbanin dhe për natyrën e tyre frikacake. - “Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu.” - Domethënë, ata ju frikësohen më shumë juve, sesa Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër të ngjashëm: “Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. ...” [Nisa 77]. - “Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” - Kaq është logjika e tyre. Pikërisht kjo logjikë i bën që të kenë këtë natyrë frikacake. - “Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mure - ve.” - Kështu ata, për shkak të natyrës frikacake dhe burracake që i karakterizon, tmerrit dhe lemerisë që ka pushtuar shpirtin e tyre, nuk janë gjendje që të ndeshen me ushtrinë islame ballë për ballë, por vetëm duke qenë të mbrojtur pas fortifikatave të shumta ose pas mureve rrethues. - “Pasiguria mes tyre është e madhe.” - Armiqësia është e ashpër mes radhëve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri -tjetrin. ...” [En’am 65]. - “Të duket sikur janë të bashkuar, por në fakt, janë me zemra të përçara ...” - Të duken sikur janë të unifikuar, aleatë të da - shur dhe të përkushtuar ndaj njëri tjetrit, por në fakt, kanë shumë konflikte dhe përçarje në mes. - “... sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” - Ky është shkaku i gjendjes së tyre. - “Ashtu si populli jo shumë larg më parë, të cilët vuajtën pasojat e veprimeve të tyre, edhe ata do të kenë një dënim të rëndë.” - Këtu flitet për jehudët e fisit Benu Kajnuka, të cilët Profeti ﷺ i dëboi përpara kësaj ngjarjeje. - “Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho!”, e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” - I tillë është shembulli i këtyre jehudëve në drejtim të vetëpëlqimit, kryeneçësisë, si edhe besimit, që ata kishin tek munafikët, të cilët u premtuan se do t’u bëheshin krahë dhe aleatë në luftën kundër Profetit ﷺ ,por kur gjendja u ashpërsua dhe filloi lufta, ata i braktisën dhe i lanë të përballeshin të vetëm. Ata janë si Shejtani i mallkuar, i cili ia zbukuron njeriut mohimin e mosbesimin, dhe kur njeriu i përgjigjet ftesës së Shejtanit të mallkuar dhe ndjek hapat e tij, ai i mallkuar, - siç na tregon i Madhëruari fjalët e tij, - thotë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” Ky është kurthi dhe mashtrimi që Shejtani i mallkuar i bën nje - riut, i cili ndjek hapat e tij dhe mashtrohet nga premtimet e tij boshe. Disa kanë përmendur këtu disa izraeljate, të cilat mund të shërbejnë si ilustrime për këtë ajet, edhe pse nuk janë shkak i zbritjes së tij. Ibn Xheriri sjell një rrëfim nga Abdullah bin Nahiku, që thotë: “Kam dëgjuar Aliun, të thotë: “Një murg kishte adhuruar Zotin për gjashtëdhjetë vjet. Shejtani i mallkuar iu vu pas, që ta dobësonte dhe në fund ta rrë - nonte. Kështu, ai shkoi te një grua dhe duke e zaptuar, e sëmuri atë mendërisht. Ajo ki - shte vëllezër, të cilëve ai u hodhi në mendje që ta çonin tek murgu, për ta yshtur e shë - ruar vajzën. Kështu, ata e çuan vajzën tek ai dhe ai filloi ta kuronte. Ata vendosën që ajo të qëndronte tek murgu gjatë kohës së kuri - mit. Por, një ditë, ndërsa ai merrej me të, ajo i pëlqeu, e kështu ai shkoi me të, dhe ajo mbeti shtatzënë. I gjendur në këtë situatë, ai e vrau vajzën. Kur erdhën vëllezërit e saj, Shejtani i tha murgut: “Unë jam tashmë i vetmi mik për ty. Ti më ke lodhur për një kohë të gjatë, që të të largoj nga besimi. Unë ta kam bërë këtë, prandaj m’u bind mua dhe unë do të të shpëtoj nga kjo gjendje. Bjer në sexhde dhe m’u përul mua!” Kështu, ai i ra në sexhde. Por, kur i ra në sexhde, Shejtani e braktisi dhe i tha: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikëso - hem Allahut, Zotit të gjithësisë!”. Ndërsa Ibn Xheriri sjell një rrëfim nga Abdullah Ibn Mesudi, i cili për shpjegimin dhe ilustrimin e këtij ajeti, ka thënë: “Ishte një grua, që kujdesej për delet dhe kishte katër vëllezër. Ajo, gjithashtu, shërbente dhe rrinte natën në manastirin e një murgu. Njëherë murgu, i joshur nga bukuria e saj, zbriti dhe kreu marrëdhënie me të, dhe ajo mbeti shtatzënë. Shejtani iu afrua murgut dhe dhe i tha: “Vrite tani dhe varrose! Ti je njeri i sinqertë, ndaj kur njerëzit të të dëgjojnë, do të besojnë gjithçka që u thua.” Kështu, ai e vrau dhe e varrosi. Por Shejtani i mallkuar u doli në ëndërr vëllezërve të saj dhe u tha: “Murgu i manastirit bëri zina me motrën tuaj dhe, kur ajo mbeti shtatzënë, ai e vrau dhe e varrosi në filan vend.” Në mëngjes, njëri prej tyre tha: “Pasha Zotin, mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme dhe, nuk e di, a t'jua tregoj apo jo!” Ata thanë: “Na e trego!”. Kur ai ua tregoi, tjetri tha: “Pasha Zotin, edhe unë kam parë të njëjtën ëndërr.”. Edhe i treti tha të njëjtën gjë. Atëherë të tre thanë: “Për Zotin, ka një arsye që na është treguar kjo në ëndërr.” Kështu, ata vunë në dijeni mbretin e tyre kundër murgut. Erdhi koha që kundër tij do të zbatohej dënimi me vdekje. Në këtë moment, Shejtani i mallkuar shkoi tek murgu dhe i tha: “Unë jam ai që shkaktoi këtë ligësi. Tashmë askush tjetër veç meje nuk mund të të shpëtojë. Përulu e bjer në sexhde para meje vetëm një herë dhe unë do të të shpëtoj nga kjo gjendje.” Ai iu përul dhe ra në sexhde. Por kur e çuan para mbretit për të dhënë vendimin, Shejtani i mallkuar e braktisi dhe ai u vra.” Një variant i ngjashëm vjen edhe nga Ibn Abasi, Tausi, Mukatil Ibn Hajani etj. Ndër shumë njerëz është përhapur mendimi se emri i këtij murgu ishte Bersisa. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Kjo histori është e ndryshme nga historia e Xhurejxh it, adhuruesit të njohur. Xhurejxhi u akuzua nga një prostitutë, e cila pretendonte se kishte mbetur shtatzanë prej tij. Kur e ngriti çështjen tek i pari i vendit, ky urdhëroi që Xhurejxhi të nxirrej nga faltorja e tij dhe ajo t’i shembej. Kur po i shkatërronin faltoren, ai bërtiste i habitur: “Ç’po bëni?! Ç’po bëni kështu?!” Ata i thanë: “O armik i Zotit, ti kë bëre kështu e ashtu me atë grua!” Atëherë, Xhurejxhi u tha: “Prisni pak, bëni durim!” Pastaj shkoi dhe e mori foshnjën e saj të sapolindur dhe i tha: “O djalë, kush është babai yt?”. Foshnja foli dhe tha: “Babai im është bariu.”. Në fakt, ajo kishte shkuar me qëllim me bariun për të mbetur shtatzënë prej tij, e kështu të akuzonte murgun. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan dëshminë e foshnjës, të gjithë përlëvduan shumë murgun dhe i thanë: “Ne do ta rindërtojmë faltoren tuaj, madje do ta bëjmë të florinjtë.”. Ai tha: “Jo, nuk dua! Ma ndërtoni prej balte, ashtu siç ishte.” - “Dhe kështu, përfundimi i të dyja palë - ve është në Zjarr, ku do të jenë përgjith - monë.” - Pra si ai që fton për kufër, edhe ai i cili i përgjigjet kësaj ftese, të dy do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit. - “Ky është ndëshkimi i zullumqarëve! ” - Ky është shpërblimi për ata që janë të padrejtë dhe të cilët shpërfillin ftesën e Zotit, duke ndjekur rrugën e Shejtanit të mallkuar. Kjo është padrejtësia e tyre dhe ky është përfundimi i çdo zullumqari.

Mus'haf Hape →
Muzemil 73:19–73:20 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… është i Gjithëditur dhe i Urtë. Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” [Insan 30]. - “Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Këto janë një kujtim qortues.” - Kjo është një sure, prej së cilës marrin mësim ata që kanë urtësi dhe logjikë, ata që kanë mendje të pastër dhe të shëndetshme. - “Kush do, e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet.” - Domethënë, prej atyre që Allahu dëshiron që t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Kështu e ka veçuar udhëzimin i Lartësuari, veçse për ata që Ai dëshiron t’i udhëzojë, me urtësinë, drejtësinë dhe diturinë e Tij absolute, sikurse ka thënë më hollësisht në suren tjetër: “Vërtet, këto janë këshilla, prandaj kush dëshiron, e gjen rrugën që e çon te Zoti i vet. Po ju mund ta doni diçka, vetëm nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” [Insan 30]. - “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj.” - Pra, herë kështu, herë ashtu, pa ndonjë përcaktim. Herë falin gjysmën e natës, herë më gjatë e herë më shkurt. Megjithatë, ju nuk mundët t’i përmbaheshit urdhrit për namazin e natës, sepse ai ishte i vështirë për ju. - “Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës.” - Herë janë të barabarta e herë zgja - tet nata, duke marrë prej ditës e herë zgjatet dita, duke marrë prej natës. - “Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë ...” - Domethënë, detyrën që ju ngarkoi. - “... prandaj ju bëri lehtësime.” - Ju fali për mospërmbushjen e asaj që ju urdhëroi dhe ju lejoi tashmë mosngritjen natën për t’u falur. - “Atëherë lexoni aq sa t’ju vijë më lehtë!” - Domethënë, pa përcakuar kohë, por ngrihuni dhe faluni natën sa t’ju vijë lehtë. Fjala “lexoni” ka qëllim faljen e namazit, sepse gjatë namazit lexohet Kuran, sikurse thotë i Lartësuari në suren tjetër: “ E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, por kërko mes kësaj një rrugë mesatare!”. [Isra 110]. Pra, mos e ngri zërin kur lexon Kuran gjatë namazit. Kështu, fjala kira’eh (kë - ndim) dhe salah (namaz) përdoren në vend të njëra -tjetrës në Kuran. Hanefijtë sjellin këtë ajet si provë se nuk është detyrë leximi i Fatihasë gjatë namazit, madje namazi është i saktë, edhe nëse lexohet pjesë tjetër e Kuranit, në vend të Fatihasë. Sipas kuptimit të tyre, Allahu i Madhëruar thotë: “Atëherë, lexoni aq sa t’ju vijë më lehtë!” dhe nuk përcakton suren Fatiha. Gjithashtu, ata mbështeten në hadithin te dy Sahihët, që flet për një person, i cili bëri një gabim gjatë nama - zit. Profeti i tha nomadit: 2777. “Pastaj lexo çfarë të të vijë lehtë prej Kuranit.” Sidoqoftë, shumica e dijetarëve i kanë dhënë për - gjigje këtyre pretendimeve të hanefijve me hadithin e Ubade Ibn Samitit, i cili është në dy Sahih-ët dhe në të cilin thuhet: 2778. “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Fati - hanë.”. Ai ka thënë, gjithashtu: “Ai që fal një namaz dhe nuk lexon në të Ummul Kuranin (suren Fatiha), ai namaz është i mangët.” Ose: “Nuk vlen një namaz në të cilin nuk lexohet Ummul Kurani.” 190 - “Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë, do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut.” - Allahu i Madhëruar e di mirë se në këtë umet do të ketë të justifikuar për mosfaljen e namazit të natës, për shkak të sëmundjes, udhëtimeve apo xhihadit në rru - gën e Tij. Ky ajet është një prej argume - nteve, që dëshmojnë se Muhamedi ﷺ ishte Profeti i Allahut, pasi flet për diçka që do të ndodhte në të ardhmen, siç qe xhihadi, sepse ky ajet është shpallur në Mekë, kur xhihadi ende nuk ishte ligjëruar. - “Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!” - Pra, ngrihuni të faleni sa t’ju vijë lehtë për ju. Ibn Xheriri na sjell këtë rrëfim nga Ebu Raxha Muhamedi: “I thashë Hase - nit: “O Ebu Seid, çfarë thua për një njeri që e ka mësuar gjithë Kuranin përmendësh, por nuk e lexon atë në namaz nate dhe mja - ftohet duke falur vetëm të detyrueshmet (pesë vaktet)?” Ai tha: “Ky e ka marrë Kuranin thjesht si jastëk. Allahu e mallkoftë këtë lloj njeriu! A nuk mendon ky në atë që Zoti i Madhëruar tha për robin e drejtë: “Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar ...” [Jusuf: 68], ose: “Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj. ...” [En’am 91]. Unë i thashë: “O Ebu Seid, po Zoti ka thënë: “Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!”. Ai tha: “Po pra, qoftë edhe pesë ajete.” Ky rrëfim i sjellë prej Hasen el Basriut tregon se ai e shihte si të domosdoshme për hafizët e Kuranit, që të ngrihen e të falin namaz nate, qoftë edhe duke lexuar pak ajete. Në një hadith thuhet se: 2779. “Profeti i Allahut u pyet për një burrë, i cili fle (e nuk falet), derisa agon mëngjesi dhe u përgjigj: “Këtij burri i urion shejtani në vesh .” Disa e kanë shpjeguar këtë hadith duke thënë se bëhet fjalë për atë njeri që fle derisa i ikën namazi i dety - rueshëm i sabahut. Disa të tjerë thonë se këtu bëhet fjalë për atë njeri që i ka ikur namazi i natës. Në Sunen vjen një hadith tjetër: 2780. “Faleni namazin e vitrit, o lexues të Kuranit!” Në një hadith tjetër: 2781. “Ai që nuk fal vitrin nuk është prej nesh!” 191 Më pas, i Lartësuari thotë: - “Faleni me rregull namazin, jepni zeka - tin ...” - Përkryeni namazin e detyrueshëm dhe jepni zekatin e pasurisë suaj. Ibn Abasi dhe selefë të tjerë kanë thënë se ky ajet e anuloi detyrimin e namazit të natës. Tashmë detyrë ishin vetëm pesë namazet farz, që Zoti përcaktoi (Ndërsa të tjerat janë të pël - qyeshme). Në dy Sahihët shënohet: 2762. “Profeti i Allahut i tha dikujt, i cili shkoi të pyeste për detyrimet e Islamit: “Pesë namaze janë të detyrueshme gjatë ditës dhe natës.” Ai tha: “A kam detyrë tjetër veç tyre?” Profeti tha: “Jo! Vetëm nëse dëshiron vetë të falesh (namaze vullnetare).” - “... dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!” - Jepni sadaka të ndryshme, sepse Allahu i Madhëruar ka për t’ju shpërblyer më së miri, siç thuhet në ajetin tjetër: “ Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. Vetëm tek Ai është kthimi juaj. ” [Bekare 245]. - “Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer.” - Për gjithçka që i përkushtoni Zotit dhe për çdo vepër të mirë që bëni, e keni të sigurt se do të merrni shpërblimin. Madje, dijeni se ky shpërblim është shumë më i mirë se çdo pasuri e dynjasë. Prej Harith Ibn Suejdit përcillet se Abdullahi tregon se Profeti i Allahut tha njëherë: 2783. “Cili prej jush e dëshiron pasurinë e vet më shumë sesa pasurinë e trashëgimtarëve të tij?” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Nuk ka asnjë prej nesh që të mos e dojë pasurinë e tij më shumë sesa pasurinë që do t’u lërë trashëgimta - rëve!” Profeti tha: “Hapni sytë dhe shikoni mirë se çfarë jeni duke thënë!” Ata thanë: “Kjo është ajo që dimë, o i Dërguari i Allahut!”. Atëherë, ai tha: “Dijeni se pasu - ria juaj është vetëm ajo që ju e keni dhënë për hir të Zotit, ndërsa pasuria që u lini trashëgimtarëve është ajo që keni lënë pas.” Kështu e sjellin Buhariu dhe Nesaiu. - “Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë!” - Shpeshtoni sa më shumë përmendjen e Zotit dhe kërkimin e faljes në çdo çështje tuaj, sepse Ai është Falës i madhe Mëshirëplotë për të gjithë ata që i kërkojnë vazhdimisht falje dhe e përmendin në çdo gjëndje. (Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij. Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit: ai ose nuk i zbaton fare ato, ose i zbaton me mangësi. (Sadi)) Ky është fundi i shkurtesës së sures Muzzemil dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Mus'haf Hape →
Neml 27:59–27:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me të gjithë ata! Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Gjithë - fuqishëm! Ai është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur!” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profeti e Tij që të thotë El ĥamdu lil -lâh, pra. lavdërimet e plota qofshin për Allahun, për mirësitë e shumta që Ai u ka dhuruar robërve të Tij, mirësi të tilla, që nuk mund të numërohen a përkufizohen. Atij i takon lavdërimi i plotë për cilësitë e Tij të larta dhe emrat e Tij të bukur. Pastaj i Lartësuari e urdhëron atë që të japë selam për robërit e Tij, të cilët ai i zgjodhi mes gjithë krijesave, dhe pikërisht për profetët dhe të dërguarit e Tij besnikë. Salavatet, selami dhe bekimet e Zotit qofshin me të gjithë ata! Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Gjithë - fuqishëm! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata. Paqja (e çdo mirësi) qoftë me të dërguarit e Allahut! Të gjitha lavdërimet qofshin për Allahun, Zotin e gjithësisë!” [Safat 180 - 182]. Pasi Allahu i Lartësuar përmendi se çfarë bëri me të dashurit e Tij, duke i ndihmuar dhe dhuruar fitoren dhe pasi përmendi se çfarë ndodhi me armiqtë dhe kundërshtarët e të vërtetës, duke i poshtëruar dhe derdhur mbi ta zemërimin e Tij, ndëshkimin, poshtërimin dhe përçmimin e tyre, i Lartësuari e urdhëron Profetin e Tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë, që ta lavdërojnë Atë, t’i shprehin mirënjohjen dhe ta përlëvdojnë, për të gjitha veprat e Tij të bukura; i urdhëron gjithashtu që të çojnë selam mbi robërit e Tij të zgjedhur, profetët, që Ai dërgoi ndër njerëz. - “Kush është më i mirë: Allahu, apo zotat e rremë, që ia bëjnë shok Atij? ” - Kjo është një pyetje, e cila përmban një qortim të ashpër për idhujtarët, për idhujtarinë e tyre dhe adhurimet e kota që u përkushtojnë çdo gjëje tjetër veç Allahut. - “Është Ai që ka krijuar qiejt e Tokën dhe që lëshon për ju shi nga qielli. ” - Allahu i Lartësuar është Ai që krijoi qiejt dhe gjithçka në ta, si yjet dhe rrugët në të cilat ato lëvizin, krijoi diej të shumtë, të cilat nuk i di dhe nuk mund t’i numërojë askush, veç Allahut. Ai e krijoi Tokën dhe gjithçka që vendosi në të, si malet, luginat, gropat, humnerat, bimët e frutat. Ai krijoi e vendosi në tokë ujin e detrave, lumenjve, përrenjve etj..., dhe çdo gjallesë që gjendet në to. - “Ne bëjmë që, prej tij, të lulëzojnë kopshte të bukura. ” - Ai e bëri ujin që të jetë burimi i furnizimit për robërit dhe që, prej tij, të lulëzojnë kopshte të bukura, me begati e mirësi, por edhe një pamje të mrekullueshme. - “Për ju do të ishte e pamundur që ta bënit bimësinë që të mbijë.” - Ju nuk do të kishit mundësi që të kultivonit këtë bimësi të larmishme, por është Allahu i Lartësuar i vetëm në pushtetin për të krijuar, i vetmi që ka në dorë rrizkun dhe furnizimin e krijesave. Madje, ky është një fakt, që edhe idhujtarët e pranonin, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Nëse ti i pyet ata “Kush i krijoi qiejt e Tokën?”, me siguri do të thonë: “I krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri!” Është Ai që e bëri Tokën si shtrat për ju dhe ju mundësoi të keni rrugë e të orientoheni në të. Është Ai që lëshon shi nga qielli me masë, me të cilin i jep jetë tokës së shkretuar. Ja, kështu do të ringjalleni edhe ju (prej varreve). Është Ai që ka krijuar gjithçka në çift dhe që ju ka mundësuar anije dhe kafshë, që të udhëtoni me to.” [Zuhruf 8 - 12]. Ose: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij?” [Zuhruf 87]. Ose: “Nëse i pyet ata se kush e zbret shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën, pasi ishte shkretuar, ata do të thonë: “Allahu.” Thuaj: “I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut!", por shumica e tyre nuk logjikojnë.” [Ankebut 63]. - “A ka ndonjë zot tjetër, përveç Allahut? Jo. Por, ata janë një popull që dredhon. ” -Ata e pranonin me bindje se Ai është krijuesi i të gjitha këtyre mirësive dhe i vetmi që kujdeset për krijesat e Tij; Ai është i vetëm, i pashoq dhe pa ortak në këtë pushtet dhe, megjithatë, pas kësaj, ata adhurojnë dikë tjetër. Ashtu sikurse Ai është i vetmi Furnizues e Krijues, dhe nuk ka ortak dhe shok në këtë pushtet, po kështu është detyrë e pashmangshme që Ai të jetë i vetmi i adhuruar, që krijesat ta adhurojnë si një të vetëm dhe pa ortak, si i vetmi që meriton për t’i shprehur dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin. Allahu i Lartësuar thotë: “A ka ndonjë zot tjetër, përveç Allahut?” A ka ndonjë që të meritojë adhurimin përveç Allahut; ndonjë që ta duash me gjithë shpirt, ta madhërosh dhe t’i nënshtrohesh? Atëherë, përgjigjja është: Pa dyshim, askush tjetër nuk e meriton adhurimin. Atëherë, pas kësaj përgjigjeje të natyrshme dhe të logjikshme, si është e mundur që të adhuroni idhuj, ndërkohë që Allahu është i vetëm në pushtetin për të krijuar, për të furnizuar, për të administruar dhe rregulluar çështjet e krijesave dhe nuk ka ortak në këtë pushtet?! Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë, a është njëlloj Ai që krijon si ai që nuk krijon? A nuk po kujtoni?” [Nahl 17]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari tregon se është Ai që i ka në dorë të gjitha këto çështje. Kështu, qëllimi i këtyre ajeteve është që ne të mendojmë: A është njëlloi Ai i Cili bën të gjitha këto mrekulli, me atë që nuk ka pushtet për asgjë? Vetë konteksti i ajeteve e jep këtë kuptim, pa qenë e nevojshme të përmenden konkretisht idhujt e tyre, duke i dhënë një forcë më të madhe ndikuese, që shprehet aq bukur: “... Kush është më i mirë, Allahu, apo zotat e rremë, që ia bëjnë shok Atij?” Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Vallë, kush mund të krahasohet me Atë (Allahun) që mbikëqyr çdokënd se çfarë vepron? Megjithatë, ata i përshkruajnë Allahut ortakë. Thuaj: “Na i tregoni ata!” Mos, vallë, ju po i tregoni Atij diçka që Ai nuk e ditka, qoftë ajo nga gjërat që janë në tokë, qoftë ajo fjalë prej fjalëve që ju thoni?!” Jo, por atyre që nuk besojnë u duket e mirë dredhia e tyre, prandaj janë të penguar nga rruga e drejtë. Ata që Allahu i lë të humbur, askush nuk mund t'i udhëzojë.” [Ra’d 32]. Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i gjithçkaje dhe çdokujt ka për t’i dhënë shpërblimin e merituar, qoftë në këtë jetë, qoftë në jetën tjetër, me drejtësinë e Tij të plotë. Si mund të jetë i njëjtë i Gjithëdituri me idhujt, të cilët nuk kanë në dorë asnjë mundësi për shpërblim dhe ndëshkim, të cilët nuk kanë asnjë grimë pushteti?! Ata i përshkruajnë Allahut ortakë, ndërkohë që Ai është i Vetmi dhe i Pashembullti. Allahu është Es-Samed (i Ploti dhe Absoluti) në zotërimin dhe sundimin e Tij, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për nevojat e tyre. Allahu nuk ka shokë, nuk ka ortakë dhe as të ngjashëm me Të. Të besosh se ka idhuj të ngjashëm me Zotin dhe pjesëmarrës në pushtetin e Tij është një krim i pafalshëm.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:72–33:73 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tij, me gjithçka që ai përmban?” Ademi tha: “O Zot, po çfarë përmban ky amanet?” - “Nëse bën mirë, ke për t’u shpërblyer, por nëse bën keq, ke për t’u ndëshkuar.” Atëherë Ademi e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne ua ofruam Amanetin qiejve, Tokës dhe Maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur. ” - Aufiu përcjell nga Ibn Abasi shpjegimin e fjalës el emâne (amanet): “Amaneti është bindja ndaj Allahut të Madhëruar. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ofroi qiejve, Tokës dhe maleve amanetin, pra, urdhrin për përmbushjen e bindjes ndaj Tij, përpara se t’ia ofronte këtë njeriut. Këto krijesa treguan përunjësisht dobësinë e tyre dhe pamundësinë për ta mbajtur peshën dhe përgjegjësinë e këtij amaneti. Allahu i Madhëruar i tha Ademit: “Unë ua paraqita këtë amanet, për ta çuar në vend, qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta merrnin përsipër. A do ta marrësh ti përsipër përmbushjen e tij, me gjithçka që ai përmban?” Ademi tha: “O Zot, po çfarë përmban ky amanet?” - “Nëse bën mirë, ke për t’u shpërblyer, por nëse bën keq, ke për t’u ndëshkuar.” Atëherë Ademi e pranoi ta mbante peshën e këtij amaneti. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur.” Ibn Xheriri sjell hadithin nga Seid Ibn Xhubejri, se Ibn Abasi ka thënë: “Nuk zgjati më shumë sesa koha nga ikindia deri në aksham, që Ademi të gabonte.” Edhe Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, Dahaku, Hasen el Basriu etj, kanë thënë se amaneti ishte pikërisht përmbushja e detyrave, urdhëresave dhe porosive të Zotit. Të tjerë kanë thënë se amaneti ishte angazhimi për t’iu bindur Allahut. Po ashtu kanë thënë se amaneti është feja, kufijtë dhe dispozitat e vendosura nga Allahu; ose pastrimi ritual (gusuli) nga xhunubllëku, ose falja e namazit, agjërimi dhe pastrimi ritual (gusul) nga xhunubllëku. Të gjitha këto mendime janë të përafërta dhe kanë një të përbashkët: amaneti është pranimi i urdhëresave, ndalesave dhe ligjeve të Zotit, me kushtin e vendosur prej Tij. Pra, ai që i përmbush ato dhe i zbaton me përpikmëri dhe sinqeritet, do të shpërblehet, ndërsa ai që i braktis dhe i shpërfill ato, do të ndëshkohet. Kështu, njeriu e pranoi këtë amanet, edhe pse ishte i dobët dhe i paditur, përveç atyre që Zoti ua priu mbarë dhe u dha sukses për ta përmbushur atë. Vetëm Allahut i kërkojmë ndihmë e mbështetje. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti ka thënë: 2192. “Vdekja në luftë në rrugën e Zotit i fal e fshin të gjitha gjynahet (ose tha: “fal çdo gjë, përveç mospërmbushjes së amanetit”). Mosmbajtësi i amanetit do të sillet në atë botë dhe do t’i thuhet: “Përmbushe amanetin, që more përsipër!”. Ai do të thotë: “E si mund ta përmbush tani, o Zot, kur ajo botë tashmë nuk është më?!” Do t’i thuhet përsëri: “Përmbushe amanetin, që more përsipër!” - “E si mund ta përmbush tani, o Zot, kur ajo botë tashmë nuk është më?!” - “Përmbushe amanetin, që more përsipër!” - “E si mund ta përmbush tani, o Zot, kur ajo botë tashmë nuk është më?!” Atëherë do të thuhet: “Merreni atë dhe hidheni në humnerën Ha uije (të Xhehenemit)!” Kështu, atë do ta hedhin në Ha uije dhe ai do të bjerë në humnerë, derisa të mbërrijë në fund të saj, ku do ta gjejë amanetin që nuk e mbajti, në formën e tij. Ai do ta ngrejë, do ta hedhë mbi qafën e supet e tij dhe do të niset të ngjisë përpjetën e Xhehenemit. Atëherë kur mendon se po ia del, do t’i rrëshqasin këmbët dhe do të rrëzohet sërish në humnerë. Kështu do të vazhdojë përjetë e pafundësisht.” Dhe amaneti që duhet përmbushur është amaneti i faljes së namazit, amaneti i agjërimit, amaneti i marrjes së abdesit, amaneti për të folur veçse të vërtetën. Ndër më të rëndësishmet janë amanetet e njerëzve, që u ke dhënë besën për t’i përmbushur.” Unë takova El Berain dhe i thashë: “A e dëgjon çfarë thotë vëllai yt, Abdullahi?” Ai tha: “Të vërtetën ka thënë.” Lidhje me amanetin dhe përmbushjen e tij ka edhe hadithi që Imam Ahmedi e sjell nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: 2193. “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka rrëfyer për dy gjëra, njërën prej të cilave e pashë, kurse tjetrën po e pres. Ai na ka thënë: “Besnikëria (mbajtja e amanetit) zbriti në thelbin e zemrës së burrave; pastaj zbriti Kurani dhe ata mësuan prej Kuranit; më vonë edhe prej Sunetit.” Pastaj, duke na rrëfyer për humbjen e besnikërisë, tha: “Njeriu do të bjerë në gjumë dhe atëherë do t’i merret besnikëria prej zemrës së tij, saqë do t’i mbesin vetëm shenjat, si ato shenjat e zjarrit. Kur të bjerë në gjumë sërish, prapë do t’i merret, duke i lënë shenjë si ajo flluska që krijon prushi kur të bie e rrokulliset në këmbë: e sheh të fryrë, porse brenda nuk ka asgjë. (Këtu mori një guralec dhe e rrokullisi nëpër këmbë) Njerëzit do të merren me shitblerje, por pothuajse askush nuk do të jetë besnik, saqë do të thuhet: “Në filan fis është një njeri besnik!” Po ashtu, njeriut do t’i thuhet: “Sa i fuqishëm, sa i zgjuar e sa i mençur, porse në zemër nuk ka besim as sa fara e sinapit.” Hudhejfe vazhdon: “Pata arritur një kohë kur nuk brengosesha me kë bëja shitblerje, për sa kohë që ishte musliman, sepse Islami e ndalonte atë (nga mashtrimi), e, nëse ishte i krishterë (e më mashtronte) , atë (të drejtën) do të ma kthente udhëheqësi (me të drejtën që i jep ligji) . Ndërkaq, sot nuk bëj shitblerje, përveçse me filanin e filanin.” [Buhariu dhe Muslimi]. Është përcjellë tek ne ndalesa që të betohesh për amanetin, pra, të thuash: “Pasha amanetin (për besë)!” Ebu Daudi sjell hadithin nga Burejde, e ky nga i ati (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2194. “Ai që betohet “për amanetin” nuk është prej nesh.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Ebu Daudi. - “Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret ...” - Njeriu u ngarkua për të përmbushur detyrimet ndaj Zotit dhe pikërisht në lidhje me përmbushjen ose jo të tyre do të merret në llogari. I Lartësuari do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, të cilët shfaqin besimin, nga frika prej besimtarëve, por brenda në zemër fshehin mosbesimin, duke pasuar rrugën e të humburve. Ai do t’i ndëshkojë edhe “idhujtarët dhe idhujtaret”, të cilët si jashtë, edhe brenda në zemër kanë mohimin e besimit të vërtetë, idhujtarinë, kundërshtimin e profetëve dhe të rrugës së tyre. - “... dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret.” - Allahu e ngarkoi njeriun me amanetin për të kryer detyrimet ndaj Tij, për të mëshiruar besimtarët, ata të cilët patën besim të pastër për Allahun, melekët, shpalljet dhe profetët e Tij, e adhuruan dhe punuan në bindje ndaj Tij. Pastaj i Lavdëruari thotë: - “Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Ahzab. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë e Tij!

Mus'haf Hape →
Duhan 44:51–44:59 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga çdo gjë, së cilës i druheshin, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Kjo është dhuratë nga Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi na tregoi gjendjen e të dëshpëruarve dhe të ndëshkuarve, Allahu i Madhëruar na përshkruan gjendjen e fatbardhëve, të lum - turve. Pikërisht, një nga arsyet përse Kurani është quajtur “ methanij” (i përsëritshëm), është sepse sa herë që tregon gjendjen e të ndëshkuarve, ai sjell për kontrast përshkri - min e të përgëzuarve dhe shpërblimin e tyre. Çështje të kundërta përmenden bashkë e përballë njëra-tjetrës. - “Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt ...” - Ata të cilët ishin të devot - shëm e iu frikësuan Allahut të Madhëruar në dynja, duke zbatuar urdhëresat dhe larguar ndalesave në emër të dashurisë për Zotin dhe madhërimit të Tij, për ta i Lartë - suari thotë se: “... do të jenë në një vend të sigurt”. Pra, në ahiret, ata do të jenë në këtë vend të sigurt të përjetësisë. Këtu bëhet fjalë pikërisht për Xhenetin, në të cilin ata janë të sigurt, të qetë, të paprekshëm nga vdekja, vend, nga i cili kurrë nuk kanë për të dalë e për t’u larguar. Atje do të jenë tërësisht të sigurt e të patrazuar nga frika se mund të largohen dhe nxirren prej tij. Janë të sigurt nga çdo lloj frike tjetër e nga çdo lloj dëshpërimi, ankthi dhe lodhje. Ata janë të sigurt nga shejtani i mallkuar, kurthet e tij dhe nga çdo sprovë, bela dhe fatkeqësi, që u duhej të kalonin në jetën e kësaj dynjaje. - “Në kopshte e burime që rrjedhin. ” - Ky shpërblim vjen përkundër ndëshkimit të të mjerëve, të cilët do të hanë prej pemës së Zekumit dhe do të pinë prej ujit të përvëluar. - “Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë ... ” - “Sundus” është lloji më cilësor i mëndafshit, prej të cilit janë bërë rrobat më të bukura, më të përkryera, si këmishat etj. Ndërsa “istebrak” janë veshjet zbukuruese me shkëlqim, që mbahen mbi rrobat e zakonshme. - “... e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit.” - Ata qëndrojnë të ulur përballë njëri-tjetrit në shtretër të zbukuruar. Askush nuk i kthen shpinën tjetrit. - “Kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha. ” - Të gjitha këto mirësi, që u përmendën më sipër, do të shoqërohen edhe nga mirësia e madhe, që do t’u japë Zoti: gra të bukura, hyri symëdha, të cilat i Madhëruari i përshkruan në një ajet tjetër: “Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” [Rahman 56 – 60]. Po kështu, në të njëjtën sure: “Aty janë ato të mirat e të bukurat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atë - herë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mo - honi?! Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind.” [Rahman 72 – 74]. - “Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdo lloj frute e do të ndihen të sigurt. ” - Çfarëdo frute që të kërkojnë, do ua sjellin, që ata t’i shijojnë dhe të kënaqen, duke qenë tërësisht në paqe dhe të sigurt nga çdo lloj frike dhe nga meraku se mos ndoshta u ndërpriten apo u ndalen të tilla mirësi. Madje, sa herë që ata i dëshirojnë, atyre u sillen pikërisht ashtu si ata i duan. - “Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë.” - Ajo ishte vdekja, e cila i ndau me dynjanë. Ndërsa në ahiret dhe në Xhenet nuk kanë për ta provuar më kurrë vdekjen. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ﷺka thënë: 2358. “Ditën e Kijametit, Vdekja do të sillet në formën e një dashi me brirë dhe do të theret mes Xhenetit dhe Zjarrit. Pastaj do të thuhet: “O banorë të Xhenetit! Tashmë do të ketë përjetësi dhe nuk do të ketë më vdekje! O banorë të Zjarrit! Tashmë do të ketë përjetësi dhe nuk do të ketë më vdekje!” Abdur-Razaku sjell hadithin nga Ebu Hurejra dhe Ebu Said el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2359. “Banorëve të Xhenetit do t’u thuhet: “Ju do të jeni gjithmonë të shëndetshëm dhe kurrë nuk do të sëmureni. Ju do të jetoni pafundësisht dhe kurrë nuk do të vdisni. Ju do të kënaqeni dhe lumturoheni mes mirësive, dhe kurrë nuk do të dëshpëroheni. Ju do të jeni përjetë të rinj dhe kurrë nuk keni për t’u plakur dhe kurrë nuk do t’ju zbehet hijeshia.” Hadithin e shënon Muslimi. Ebul Kasim Tabaraniu sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen se: 2360. “... njëherë, Profetin ﷺ e pyetën: “A flenë ndonjëherë banorët e Xhenetit?” Ai tha: “Gjumi është vëllai i vdekjes dhe banorët e Xhenetit nuk vdesin.” - “Ai i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit.” - Allahu i Madhëruar u dhuroi mirësi dhe kënaqësi të mrekullue - shme e të përjetshme, si edhe i ruajti prej ndëshkimit të dhimbshëm në skutat e zjarrit. Kështu, ata arritën lumturinë që synonin dhe Zoti i shpëtoi nga çdo gjë, së cilës i druheshin, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Kjo është dhuratë nga Zoti yt. Ky është shpëtimi i madh! ” - Në hadith të saktë vjen se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2361. “Punoni, afrohuni, drejtohuni, por dijeni mirë se askënd nga ju nuk ka për ta futur në Xhenet puna e vet.” - “As ty, o i Dërguari i Allahut?” - e pyetën. Ai tha: “As mua, përveç nëse më përfshin Allahu në mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij.” - “Ne ua bëmë të lehtë atë në gjuhën tënde, që të mund të përkujtojnë. ” - Ne e lehtësuam Kuranin, që të jetë në gjuhën tënde dhe të popullit tënd, e cila është gjuha më e qartë, e pasur dhe e lartë, më e ëmbla, më e lehta, më qartësuesja e mesazheve të rëndësishme. Allahu i Madhëruar e solli këtë gjuhë të zgjedhur, “... që të mund të përkujtojnë”, pra, të kuptojnë dhe të punojnë me diturinë që mësojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj qartësie, disa njerëz e mohuan, iu kundërvunë me inat dhe kryeneçësi mesazhit, prandaj dhe Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të tij, duke e ngushëlluar dhe duke i premtuar triumfin dhe lartësimin, por edhe duke kërcënuar të gjithë ata që e kundërshtojnë: - “Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. ” - Ata do ta mësojnë se kujt do t’i takojë fitorja dhe lartësimi në të dyja jetët. Ajo të takon ty, o Muhamed, të gjithë vëllezërve të tu profetë dhe lajmëtarë të Zotit dhe të gjithë besimtarëve të sinqertë dhe punëmirë, që ju pasojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar.” [Muxhadele 21], ose: “ Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote edhe në Ditën kur të paraqiten dëshmitë. Atë Ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. Ata i pret Mallkimi dhe një vendbanim i keq. - ” [Gafir 51, 52]. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Duhan dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja për të gjitha mirësitë, bujarinë dhe dhuratat e Tij. Vetëm në dorën e Tij është suksesi për gjithçka, ndihma dhe mbrojtja nga çdo devijim dhe vetëm Atij i mbështetemi tërësisht dhe ia besojmë çështjet tona.

Mus'haf Hape →
Enam 6:84–6:90 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Israil, babai i kombit që Zoti e dalloi mbi popujt e tjerë të asaj kohe. - “...dhe secilin prej tyre e udhëzuam.” - Të dy ata, Is’hakun dhe Jakubin, Zoti i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi përmendi robin, të dashurin dhe të zgjedhurin e Tij, Ibrahimin ﷺ ,me mirësitë e mëdha që e begatoi atë, si: dituria e madhe, përkushtimi në thirrjen e drejtë dhe durimi në përhapjen e të vërtetës, Allahu i Madhëruar tregon një tjetër mirësi të madhe me të cilën e nderoi të dashurin e Tij - pasardhës të mirë dhe të udhëzuar. Pasardhës të Ibrahimit ﷺ ishin profetët, më të mirët e krijesave. Kjo qe një mirësi e jashtëzakonshme, me të cilën Allahu i Madhëruar e dalloi Ibrahimin ﷺ nga profetët e tjerë. - “Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin...” - Jakubi ishte djali i Is’hakut, pra, nipi i Ibrahimit. Është Jakubi ai që u quajt Israil, babai i kombit që Zoti e dalloi mbi popujt e tjerë të asaj kohe. - “...dhe secilin prej tyre e udhëzuam.” - Të dy ata, Is’hakun dhe Jakubin, Zoti i udhëzoi në rrugë të drejtë. Edhe Nuhun ﷺ , Allahu i Madhëruar e pati udhëzuar më parë. Madje, udhëzimi i tij ishte i një lloji të veçantë, që Zoti ua dha vetëm profetëve më të zgjedhur të Tij. Nuhu ﷺ ishte prej ‘ulû el azmi’, ndër më të vendosurit e profetëve. 4 - Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musanë dhe Harunin. - Përemri pronor “e tij” ka mundësi t’i referohet Nuhut ﷺ ,sepse mes të përmendurve është edhe Luti, i cili ishte pasardhës i Nuhut, por nuk mund të thuhet se ishte pasardhës i Ibrahimit pasi Luti ishte djali i vëllait të tij. Gjithashtu, është rregull në gjuhën arabe që një përemër i referohet emrit që është më pranë tij në kontekst. Por ka mundësi që këtu të bëhet fjalë edhe për Ibrahimin, pasi jemi ende në një kontekst lavdërimi për këtë profet. Edhe pse Luti nuk ishte pasardhës prej gjaku i Ibrahimit ﷺ ,ai ishte ndër ata që pasuan në besim Ibrahimin. Madje për Lutin, rëndësia e Ibrahimit si paraardhës në besim do të ishte më e madhe sesa si paraardhës prej gjaku. Kështu, pasardhës të Ibrahimit ﷺ ishin edhe Daudi, Sulejmani i biri i Daudit, Ejubi, Jusufi i biri i Jakubit, Musai dhe Haruni, dy bijtë e Imranit. - “Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit.” - Ashtu sikurse i rregulluam dhe begatuam pasardhësit e Ibrahimit, për shkak se ai e përkreu adhurimin ndaj Zotit të tij dhe bamirësinë ndaj krijesave, po kështu i shpërblejmë të gjithë bamirësit. Në varësi të ihsanit (bamirësisë) të tyre, do të jetë edhe shkalla e famës së mirë ndër njerëz. - Edhe Zekerijan, Jahjanë, Isanë dhe Ilijasin. Të gjithë ishin prej të mirëve (të devotshëm). - Të gjithë këta ishin salihin, domethënë, të mirë në moralin, punët dhe diturinë e tyre. Madje, ata ishin krerët dhe më të dalluarit e të mirëve. - Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. - Ismaili, i biri i Ibrahimit, është babai i më të mirit të popujve, babai i popullit arab, dhe babai i më të mirit të njerëzve, Muhamedit ﷺ. Junusi ishte i biri i Metait dhe Luti ishte i biri i Hârânit, vëllait të Ibrahimit. Të gjithë këta profetë dhe të dërguar të Allahut u dalluan mbi të gjithë botën. Katër janë gradat e të mirëve, dhe ato i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata! ” [En-nisa 69] E këta janë profetë, që qëndrojnë në gradën më të lartë si të tillë, aq më tepër që janë ndër më të zgjedhurit e të gjithë profetëve të dërguar nga Allahu i Madhëruar. Nuk ka dyshim se profetët për të cilët Zoti na ka treguar në Librin e Tij janë më të mirë e të dalluar se ata që nuk i ka përmendur. - Edhe shumë prej prindërve, pasardhësve dhe vëllezërve të tyre i zgjodhëm dhe i udhëzuam në Rrugën e Drejtë. - Po kështu u veprua edhe me prindërit, pasardhësit dhe vëllezërit e këtyre të zgjedhurve. Zoti i dalloi të gjithë ata, duke u dhuruar mirësi të shumta dhe duke i udhëzuar në rrugën e drejtë. - Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. - Ky udhëzim është prej Allahut, i vetmi udhëzim i drejtë që ekziston. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron prej robve të Vet. Atëherë, vetëm tek Ai kërkojeni udhëzimin, sepse nëse Allahu nuk ju udhëzon në rrugën e drejtë, ju nuk mund të gjeni udhëzues tjetër veç Tij! Ndër ata që Allahu dëshiroi t’i udhëzonte ishin edhe këta që u përmendën më lart. - Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre. - Pa dyshim, idhujtaria asgjëson çdo lloj vepre të mirë dhe e bën të padiskutueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit. Kështu, nëse edhe këta të zgjedhur do të ndëshkoheshin në këtë mënyrë, po të bënin idhujtari, atëherë çfarë mendohet se do të ndodhte me të tjerët? Ky është përfundimi i shirkut - shkatërrim e asgjësim i punëve dhe përjetësi në zjarr. - “Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta (populli yt) refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu! - Zoti i udhëzoi ata në rrugën e drejtë, prandaj në të njëjtën rrugë vijo edhe ti, o Profet i nderuar! Dhe, me të vërtetë, Profeti ﷺ e zbatoi me përpikmëri këtë detyrë. Ai ndoqi rrugën e tyre, madje duke mbledhur tek vetja çdo cilësi të lartë që gjendej tek ata. Kështu, ai u bë më i madhi i të gjithë profetëve dhe imami i të devotshmëve. Paqja, mëshira, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin me të dhe me të gjithë të dërguarit e Allahut! Me këtë mënyrë argumentoheshin sahabët, për të thënë se Muhamedi ﷺ ishte më i miri dhe më i zgjedhuri i profetëve. - Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush.” - Thuaju atyre që i kthejnë shpinën ftesës tënde: “Unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim për transmetimin e të vërtetës dhe për ftesën që ju bëj. Kështu, ju nuk keni si të thoni se e refuzoni ftesën time sepse jeni rënduar nga kërkesat dhe shpenzimet. Shpërblimi im është veçse nga Allahu i Madhëruar dhe vetëm Atij ia kërkoj dhe e shpresoj."! - “Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin.” - Kjo është një këshillë për njerëzimin, që ata të ndërgjegjësohen për çdo gjë të dobishme e të inkurajohen për ta kryer atë, të ndërgjegjësohen për atë që u bën dëm dhe të nxiten për t’iu larguar asaj. Kjo shërben gjithashtu që njerëzit të njohin Zotin e tyre, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme, të kujtojnë e mësojnë se cilat janë virtytet më të larta njerëzore dhe rrugët për t’i arritur ato, si edhe të kuptojnë se cilat janë veset dhe rrugët që të shpien në to. Duke qenë një përkujtim për gjithë botën, ajo është mirësia më e madhe që Zoti ka falur ndonjëherë, mirësi të cilën ata duhet ta pranojnë me përunjësi dhe t’i shprehin mirënjohjen e plotë Atij që ua dhuroi.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:40–2:41 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të vërtetën, ashtu sikurse ai e pasoi!” Edhe mes njerëzve është e njohur kjo mënyrë nxitjeje, kur thonë: “O biri i bujarit, bëhu bujar dhe fisnik si babai yt!” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar u drejtohet jehudëve, duke i thirrur me këtë emër “O bijtë e Izraelit.” Me këtë mënyrë, sikur i drejtohet dhe u thotë: “O bijtë e Izraelit, të atij robit të mirë dhe të bindur ndaj Allahut, bëhuni ashtu si ati juaj, në bindjen ndaj Allahut! Bindjuni edhe ju Allahut, ashtu si ai, dhe pasojeni të vërtetën, ashtu sikurse ai e pasoi!” Edhe mes njerëzve është e njohur kjo mënyrë nxitjeje, kur thonë: “O biri i bujarit, bëhu bujar dhe fisnik si babai yt!” Pra, Allahu i Madhëruar më këtë fjalë dhe emërtim i porosit dhe thotë: "O bijtë e Izraelit! Besojeni Muhamedin dhe bëhuni pasues dhe ndihmëtarë të së vërtetës, që Ai solli nga Zoti juaj.” Izrael quhej Jakubi ﷺ. - O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova, - Mirësitë që Zoti u dha atyre dhe për të cilat i urdhëroi që t’i kujtojnë vazhdimisht, janë të shumta, si: shpëtimi nga skllavëria e Faraonit, uji që u nxori nga guri për të pirë, zbritja e ushqimit në shkretëtirë, zgjedhja dhe nxjerrja e profetëve nga mesi dhe lloji i tyre etj. Kjo i ngjan thënies së Musait ﷺ“ : O popull im, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur nga mesi juaj nxori pejgamberë, ju bëri të jeni sundues (në Tokë) dhe ju dha atë që nuk i kishte dhënë asnjë populli (tjetër).” Pra, deri në atë kohë. [Maide 20]. - “...dhe përmbusheni premtimin që më keni dhënë siç e përmbush premtimin Tim ndaj jush” – Pra, - shpjegon Ibn Abasi - premtimin që keni marrë mbi veten tuaj përmes Profetit kur erdhi ndër ju, se do t’i bindeni e pasoni rrugën e tij. Nëse e bëni këtë, unë do të përmbush premtimin Tim ndaj jush, duke jua larguar peshën e gjynaheve të shumta nga shpina juaj. Ndërsa Hasen el Basriu ka thënë: “Kjo është fjala e Allahut të Madhëruar: “Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. Allahu tha: “Unë jam me ju. Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë”. [ El maide 12]. Ndërsa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për premtimin që Allahu pati marë prej tyre, që të pasonin Profetin madhështor që do të sillte Zoti nga mesi i bijve të Ismailit dhe të cilit do t’i bindeshin të gjithë popujt, pra, Muhamedin ﷺ ,fakt që është përmendur në Teurat.” Razi ka sjellë përgëzime dhe lajme të shumta nga profetët rreth Muhamedit a.s.55 - Dhe vetëm Mua të më keni frikë! – Pra, vetëm Mua të më keni frikë dhe hashje.56 Kështu, pasi i inkurajoi duke përmendur mirësitë, Allahu i Madhëruar i kërcënon për t’i frikësuar nga ndëshkimi i Tij, siç kishte goditur shumë breza të shkuar të etërve të tyre, që ata i dinin mirë. Ai i fton ata herë me inkurajim e nxitje të shpresës, e herë me kërcënim e frikësim, që të pasojnë Muhamedin ﷺ . - Besojeni atë (Kuranin), që e shpalla si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju...” - Besojeni këtë Kur 'an, i cili ju urdhëron ashtu sikurse edhe Teurati, që të besoni siç duhet Allahun dhe të gjithë profetët e Tij. Ky është një urdhër i njëjtë me urdhrat e Teuratit, madje edhe urdhrin për të besuar Muhamedin ﷺ e gjeni të shkruar në të. Jeni urdhëruar që ta besoni atë, ta ndihmoni e qëndroni në krah dhe të pasoni Kur 'anin, që ju shpall atij nga Zoti dhe fjalëve të tij, që ai nuk i thotë nga mendja e vet, por nga Shpallja. - e mos u bëni mohuesit e parë të tij! - Mos u bëni të parët mohues të Tij mes bijve të Izraelit në atë kohë kur u shfaq Muhamedi ﷺ , pra, në kohën e jehudëve të Medinës. Në fakt, të parët që e mohuan Profetin ishin idhujtarët arabë, por qëllimi i ajetit është: mos u bëni të parët mohues prej jehudëve të Medinës. Pra, mos u nxitoni në mohimin e refuzimin e Profetit.57 - Mos i fshihni ajetet e Mia për hir të një çmimi të ulët... - Besimin në shpalljet e Mia dhe pasimin e profetëve të Mi mos i shkëmbeni me stolitë e kësaj bote dhe epshet e saj, sepse ato janë të parëndësishme që do të zhduken. E gjithë bota, me gjithë stolitë dhe bukuritë e saj, janë të papërfillshme dhe të pavlefshme përballë besimit në shpalljet e Zotit dhe besimit në profetët e Tij. Siç e ka shpjeguar Abdullah Ibn Mubaraku, “çmim i ulët” është e gjithë dynjaja me çka në të. Kështu, ata të mjerë preferojnë këtë dynja dhe kënaqësitë e saj të përkoshme, që do të zhduken shumë shpejt, kundrejt besimit dhe veprave të mira, që të japin përjetësinë në Xhenet dhe lumturinë në të dyja jetët. Një interpretim tjetër i ajetit është thënë: “Mos hiqni dorë dhe t’i shmangeni qartësimit dhe shfaqjes së të vërtetës të sjellë nga Zoti dhe përhapjes së diturisë së dobishme ndër njerëz, duke e fshehur ose duke e ngatërruar e pështjelluar atë, për të ruajtur pushtetin dhe ofiqet, që keni frikë se mos ju largohen nëse i përkushtoheni besimit të drejtë në Allahun dhe në Profetin e Tij! Në Sunen-in e Ebu Daudit shënohet se Ebu Hurejra tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdokush që mëson një dituri me të cilën mund të synohet kënaqësia e Allahut dhe e mëson veçse për të fituar ndonjë gjë të kësaj dynjaje, nuk ka për ta ndierë aromën e Xhenetit në Ditën e Kijametit.”. Ndërsa për sa i përket dhënies së mësimit dhe diturisë kundrejt pagesës, dijetarët kanë thënë: Nëse këtë dituri mund ta japë veçse një person i caktuar, - dhe në këtë rast kjo është detyrë që ai nuk mund t’i shmanget - ky njeri nuk lejohet të marrë pagesë nga nxënësit. Këtij i jepet një pagesë nga shteti, aq sa mund të mbajë dhe kujdeset për familjen e vet. Por nëse nuk i jepet një pagesë e tillë (nga shteti) dhe mësimdhënia e pengon nga fitimi përmes rrugësh të tjera i pasurisë hallall për veten dhe familjen e vet, atëherë i lejohet të marrë pagesë kundrejt mësimdhënies, siç ndodh në rastin kur ka edhe mësues të tjerë që mund ta japin këtë njohuri dhe detyra për përhapjen e saj nuk rëndon vetëm mbi një person të veçantë. Ky është mendimi i imam Malikut, imam Shafiut, imam Ahmedit dhe shumicës së dijetarëve. - por vetëm prej Meje ruhuni! – Kuptimi i ‘ruajtjes’ ( et-takua) është: “Të punosh në bindje ndaj Allahut, duke shpresuar në mëshirën e Tij, i ndriçuar nga drita e Tij, duke lënë haramet gjithashtu i ndriçuar nga drita e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij.” Pra, Allahu i Lartësuar i kërcënon ata për fshehjen e së vërtetës dhe shfaqjen dhe reklamimin e së kotës, si dhe për kundërshtimin dhe luftën kundër Profetit ﷺ.

Mus'haf Hape →
Enam 6:33–6:36 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i lartësuari: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? Asnjë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar në këto ajete e ngushëllon Profetin e Tij të dashur për faktin që populli i tij e kundërshtoi me forcë, madje e konsideroi dhe si gënjeshtar. Ai i thotë: - Ne dimë se ty të brengos ajo që ata të thonë. - Ne e dimë shumë mirë se ata të quajtën gënjeshtar, e dimë shumë mirë trishtimin që të ka pushtuar zemrën dhe keqardhjen e madhe që ndien për ta dhe mosbesimin e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe e udhëzon atë që dëshiron, prandaj ti mos u dëshpëro për ta! Allahu e di mirë atë që bëjnë ata.” [Fatir 8]. Ose kur thotë: “Mos vallë do ta shkatërrosh veten (o Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?” [Shuara 3], ose: “Mos vallë do të shkatërrosh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kur’an)?” [El kehf 6]. - Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut. - Ata nuk është se të akuzojnë ty për mashtrim dhe besojnë se ti je mashtrues, por ata thjesht tregojnë kokëfortësi dhe e refuzojnë me forcë të vërtetën, duke mos e pranuar në zemrat e tyre. Sufjan el Theuriu përcjell nga Aliu se Ebu Xhehli i tha njëherë Profetit ﷺ“ :Ne e dimë që nuk je gënjeshtar, por ne e quajmë gënjeshtër (e rrefuzojmë ta pranojmë) atë që ti sjell nga Zoti.” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut.” Ibn Xheriri transmeton përmes rrugës së Esbatit nga Sediu, i cili tregon dhe thotë: “Kur ndodhi ngjarja e Bedrit, në një moment, El Ahnesu u veçua me Ebu Xhehlin dhe i tha: “O Ebu Hakem, më fol për Muhamedin: a është i sinqertë në ato që thotë apo është mashtrues? Këtu nuk ka asnjë kurejsh, përveç meje dhe teje, që të dëgjojë bisedën tonë.” - “I mjeri ti! - tha Ebu Xhehli - Për Zotin, Muhamedi është i sinqertë në fjalë dhe nuk është mbajtur mend ndonjëherë që Muhamedi të ketë gënjyer, kurrën e kurrës! Nëse fisi i Kusajit (fisi i Profetit) merr në dorë flamurin, dhënien e ujit haxhinjve, përkujdesjen për Qaben dhe profetësinë, atëherë çfarë u mbetet fiseve të tjera kurejshe?!” Ja, për këtë flet ajeti i Allahut: “Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut.” - Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. - Edhe ky ajet është një ngushëllim për Profetin, që ai të qetësohet dhe të gjejë prehje me shembullin e profetëve të shkuar, që të kuptojë dhe të bëjë durim ndaj mohimit që populli i tij po i bënte Shpalljes së Zotit. Gjithashtu, ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar, që Profeti të jetë i durueshëm, ashtu sikurse ishin profetët më të zgjedhur të Zotit. Ky ishte edhe një premtim, që Allahu i Lartësuar i jepte Profetit të Tij, se Ai do ta ndihmonte, do t’i dhuronte fitoren, edhe pse ata e konsideronin mashtrues dhe e mundonin. Allahu u dhuroi profetëve fitoren që në këtë jetë, ashtu sikurse do t’u japë shpëtimin, mirësinë dhe lartësimin edhe në ahiret. Allahu i Lartësuar thotë: - Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut. - Nuk ka ndryshues dhe tjetërsues të fjalëve të Allahut dhe vendimit të Tij, në lidhje me triumfin e besimtarëve të Tij të sinqertë në dynja dhe në ahiret, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne) dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.” [Safat 171 - 173]. Ose: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar.” [Muxhadele 21]. - Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve. - Ty të kanë ardhur rrëfime për të dërguarit, se si ata u ndihmuan nga Allahu i Lartësuar, edhe pse popujt e tyre i konsideruan mashtrues dhe trillues. Ata janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur. - Nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, kërko atëherë, nëse ke mundësi, ndonjë tunel në tokë ose shkallë në qiell, që t’u sjellësh atyre ndonjë argument. - Nëse ndien trishtim për kundërshtimin e tyre, atëherë: “... kërko, nëse ke mundësi, ndonjë tunel në tokë ose shkallë në qiell, që t’u sjellësh atyre ndonjë argument.” Ibn Abasi shpjegon: “Kërko en-nefek - e cila është një rrugë (ose tunel), - përmes së cilës mund të sjellësh ndonjë shenjë dhe mrekulli nga thellësitë e tokës. Ose vendos ndonjë shkallë në qiell, që të ngjitesh lart dhe t’u sjellësh ndonjë shenjë e argument. Pra, nëse mundesh, bëje këtë punë.” Kuptimi është: “Ti nuk mund t’u sjellësh atyre ndonjë argument më të mirë sesa ai që Allahu i Lartësuar solli për ta. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Po të kishte dashur Allahu, do t’i kishte bashkuar në rrugë të drejtë. Prandaj, mos u bëj si injorantët! - Sikurse thotë i lartësuari: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë.” [Junus 99, 100]. Ali ibn Ebi Talhate transmeton shpjegimin e ibn Abasit për këtë ajet, i cili thotë: “Profeti i Allahut përpiqej shumë që të gjithë njerëzit të besonin dhe ta pasonin rrugën e tij dhe në udhëzimin që ai solli prej Zotit. Por Allahu i madhëruar e njoftoi se n uk ka për të të besuar askush, përveç atyre që Allahu i Lartësuar e di për imanin e tyre, ndaj i përgjedh dhe i udhëzon e shpëton nga mohimi dhe refuzimi i të vërtetës. Këtyre u vjen kjo mirësi nga Allahu i Lartësuar dhe u ka paraprirë lumturia në atë që quhet “ EdhDhikrul Euel ”, pra, libri ku Allahu i Lartësuar shkroi të gjitha gjërat, pra, Libri Mëmë.” - Vetëm ata që dëgjojnë, i përgjigjen ftesës. - Domethënë, ata që i përgjigjen ftesës, o Muhamed, janë ata që e dëgjojnë fjalën tënde me kujdes, meditojnë dhe e kuptojnë mirë atë. Ata dëgjojnë me kujdes, duke dashur të gjejnë dritën dhe udhëzimin. Allahu i Lartësuar thotë: “… Ky (Libër) është veçse një Mesazh dhe një Kur 'an i qartë. Për të paralajmëruar këdo që është i gjallë dhe që të përmbushet fjala e Tij për jobesimtarët.” [Ja Sin 70]. - Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai. - Me këtë ka për qëllim mohuesit, të cilët e mbulojnë dhe e fshehin të vërtetën, sepse ata kanë zemra të vdekura. Kjo është arsyeja që ata përgjasohen me të vdekurit. Ky është një qortim i rëndë për ta, poshtërim dhe përçmim i tyre nga Allahu i Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Enam 6:141–6:142 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë, dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët. Ata thirrën njëri -tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar njofton se Ai është Krijuesi i gjithçkaje: i të mbjellave, frutave drithërave dhe bagëtive, që idhujtarët - me mendjet e tyre të prishura - i veçonin si haram e hallall, çfarë u shkonte pas dëshirës. Allahu i Lartësuar thotë: - Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla... - Ali Ibn Ebu Talha transmeton se Ibn Abasi shpjegon që: “mea’rushat” (me pjergulla) do të thotë: “të kapura e fiksuara lart nga toka”. Ndërsa Atau përcjell se Ibn Abasi ka thënë që: “mea’rûshât” janë kopshte që rriten të vendosur lart nga toka, në pjergulla; ndërsa “gajra mea’rûshât” janë ato që rriten jo në pjergulla, por në tokë. - hurma dhe drithëra të ndryshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. - Ibn Xhurajxhi shpjegon: “Të ngjashme në pamje, por jo të ngjashme në shije”. - Hani nga frutat e tyre kur të piqen, - pra hani nga hurmat e njoma rutab dhe nga rrushi, ditën e pjekjes së tyre. - ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! - Ibn Xheriri ka thënë për këtë ajet: “Disa janë të mendimit se bëhet fjalë për zekatin e detyrueshëm të kësaj pasurie. Kështu është transmetuar nga Enes Ibn Maliku dhe Ibn Abasi, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Imam Ahmedi përcjell Xhabir Ibn Abdilahi, që ka thënë: 1145. “Profeti urdhëroi që në çdo xhadh të jepeshin 10 uisk (njësi matëse) me hurma të thata, e të vendoseshin në një kinuin (enë) në xhami, në shërbim të nevojtarëve.” Ky është një isnad i mirë dhe i fortë. Hasen el Basriu ka thënë: “Kjo është sadakaja që jepet për frutat dhe drithërat.” Ndërsa të tjerë kanë thënë që këtu bëhet fjalë për të gjitha sadakatë, përveç zekatit të detyrueshëm. Gjithashtu, Ibn Merdeuejhi përcjell prej Abdilah Ibn Mubarekut, ky nga Abdil Melik Ibn Ebu Selmani, e ky nga Ata Ibn Ebu Rabah, i cili, duke komentuar këtë ajet ka thënë: “Kjo u jepet atyre që janë të pranishëm ditën e vjeljes. Jepet nga prodhimi aq sa të vijë më lehtë për pronarin, por ky nuk është zekati (i detyrueshëm).” Të këtij mendimi janë edhe një grup i madh tabiinësh e dijetarë të tjerë pas tyre. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se kjo praktikë ishte fillimisht e detyrueshme, derisa më vonë u anulua me ligjërimin e zekatit, sipas të cilit, për prodhimet e tokës duhet të jepet zekat një e dhjeta (nëse vaditet nga shiu) , ose një e njëzeta (nëse e vadit vetë) e prodhimeve të saj.” Ibn Xheriri e sj ell këtë si mendim të Ibn Abasit, Muhamed Ibn Hanefijes, Ibrahim Nehaiut, Hasenit dhe El Suddijut. Ibn Xheriri, gjithashtu, e ka përzgjedhur si mendimin më të saktë. Megjithatë, konsiderata se kemi të bëjmë me abrogim (nes’h) duhet analizuar me kujdes dhe kërkon argument të posaçëm. Deri atëherë, mund të themi se kjo praktikë ishte e detyrueshme në fillim dhe e tillë mbeti, vetëm se u përcaktua masa e detyrueshme. Është thënë se kjo ndodhi në vitin e 8-të të hixhretit. 27 Allahu i Lartësuar i qortoi rëndë ata që i shmangeshin pastrimit të pasurisë së tyre, duke mos u dhënë zekat e sadaka të varfërve e nevojtarëve, siç foli për pronarët e kopshtit, ku thotë: “Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit, kur u betuan se do ta vilnin atë herët në agim, por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” Atëherë, atë (kopshtin) e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë, dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët. Ata thirrën njëri -tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste. Por, kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!” “Jo, kemi humbur atë që kishim.” Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë. Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”. Dhe më pas iu kthyen njëri -tjetrit me qortime, duke thënë: “Të mjerët ne, që tejkaluam kufijtë! Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi! Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë!” [Kalem 17 - 32]. - Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit! - Për tefsirin e këtij ajeti janë dhënë mendime të ndryshme, por Ibn Xheriri ka përzgjedhur mendimin e Atait, i cili thotë se Allahu na ka ndaluar nga teprimi në çdo çështje. Nuk ka dyshim se ky është një shpjegim i saktë, por po të shohim kontekstin, kuptimi më i drejtpërdrejtë e më i qartë i ajetit është se bëhet fjalë për teprimin në ushqim. Allahu i Lartësuar thotë: “Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit!” Pra, mos e teproni në ngrënie, sepse kjo e dëmton trupin dhe mendjen e njeriut, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O bijtë e Ademit! Vishuni bukur për çdo namaz, hani e pini dhe mos e teproni, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë!” [ El ea’raf 31]. Në Sahih-un e Buhariut është një hadith në formën mual-lak, që thotë: 1146. “Hani, pini e vishuni, pa e tepruar e pa mendjemadhësi.” Edhe ky urdhër në këtë ajet është për të njëjtën çështje, megjithëse Allahu e di më mirë. - Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish. - Edhe nga kafshët, Allahu i Madhëruar bëri që disa lloje të tyre t’ju shërbejnë për transport e disa për mish. Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi shpjegon se: “ El hamuletu janë kafshët bartëse, ndërsa el fersha janë ato që përdoren për mish dhe për qumësht. Kështu, delen që nuk përdoret për ngarkesë, e përdorim për mishin dhe qumështin e saj, madje pasi e therim, edhe për lëkurën dhe leshin e saj, që shfrytëzohen për shtroja ( fersha), veshje e mbulesa.” Ky është një mendim i saktë, për të cilin dëshmon edhe fjala e Allahut: “A nuk e shohin ata se jemi Ne që kemi krijuar për ta kafshë që ata i kanë nën zotërimin e tyre? Dhe jemi Ne që ua nështruam ato për t'i përdorur. Disa i mbajnë si kafshë barre dhe disa i mbajnë për ushqim. Ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera dhe pije të këndshme (qumësht). A nuk do të jenë mirënjohës?” [Ja Sin 71 - 73]. Gjithashtu: “Allahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurët e kafshëve ju mundësoi të keni tenda që lehtësisht i bartni me vete gjatë udhëtimeve dhe (kur qëndroni) në vendin tuaj. Ndërsa nga leshi ose gëzofi i tyre, ju bëni veshje, që t’i shfrytëzoni për një kohë të caktuar.” [Nahl 80]. - Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu - Hani nga frutat, drithërat e kafshët e lejuara, që Allahu i krijoi për ju. Ai i krijoi ato për të qenë furnizim për ju. - e mos ndiqni hapat e Shejtanit ... - Mos ndiqni rrugën dhe urdhërat e tij, ashtu siç bënë idhujtarët, të cilët bënë haram frutat e kafshët që Zoti i kishte bërë të lejuara e furnizim për ju, duke gënjyer në emër të Tij! - sepse ai është armiku juaj i betuar! - Në një ajet tjetër, Allahu i Lavdëruar thotë: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të Zjarrit.” [Fatir 6]. Vëreni se si, duke përshkruar armiqësinë e shejtanit, Allahu i Lartësuar thotë: “... armiku juaj i betuar.” Pra, ai është nga ata që e shfaqin haptazi armiqësinë e ty re, siç thuhet në ajetin tjetër: “O bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë Shejtani, sikurse bëri me prindërit tuaj që i nxori nga Xheneti, duke i zhveshur për t'u nxjerrë në shesh lakuriqësinë. Ai dhe skota e tij ju sheh juve, ndërsa ju nuk mund t'i shihni ata. Ne i kemi bërë shejtanët miq (vetëm) të atyre që nuk besojnë.” [Ea’raf 27], dhe thotë: “Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai qe një nga xhindët dhe nuk e respektoi urdhrin e Zotit të vet.”. “Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhesit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky!” [Kehf 50].

Mus'haf Hape →
Junus 10:28–10:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 9], ose: “Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi. Atë ditë, njeriu do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atë ditë, Ne do t’i tubojmë të gjithë, ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. - Kjo do të ndodhë ditën kur Ai t’i tubojë gjithë banorët e Tokës, xhindë e njerëz, qofshin ata të mirë apo keqbërës. Pastaj, Ai do t'u thotë idhujtarëve: “... Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!” Pra, qëndroni në vendet tuaja të ndëshkimit, ju së bashku me ata të cilët ia përshkruat Allahut si ortakë. Allahu i Lartësuar do t’i ndajë dukshëm idhujtarët nga besimtarët, siç thuhet edhe në ajetin tjetër: “Dhe ju o keqbërës (mohues të besimit)! Veçohuni sot (nga besimtarët)! ” [Ja Sin 59]. Ose: “Dhe Ditën, kur të vijë Ora (e kijametit) - ajo është Dita e ndarjes (së njerëzve). Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar nëpër kopshte (të Xhenetit) . E sa u përket atyre që nuk besuan dhe i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe takimin në Botën Tjetër, ata do të jenë në një ndëshkim të pandërprerë.” [Rum 14 - 16], ose: “Prandaj, përqendrohu në Fenë e drejtë, para se të vijë Dita (e Kjametit) , e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë (që të ndodhë). Atë ditë njerëzit do të ndahen (në dy - të shpëtuar e të dënuar). Çdokush që nuk beson (në Allahun), do të përgjigjet për mosbesimin e vet, e çdokush që bën punë të mira, ai po përgatitet për veten e vet.” [Rum 43 - 44]. Kjo do të ndodhë në ditën kur Zoti i lartësuar të vijë për të gjykuar mes krijesave. Në një hadith thuhet: 1457. “Ditën e Gjykimit, ne do të jemi në një lartësi, mbi të gjithë njerëzit e tjerë.” Në këtë ajet , i lartësuari na njofton edhe në lidhje me atë çfarë Ai do të urdhërojë të ndodhë në lidhje me idhujtarët dhe idhujt e tyre, në ditën e Kjametit. Ai thotë: - Ne do t’i ndajmë ata nga njëri -tjetri - Pastaj, Ne do t’i ndajmë ata nga idhujt dhe zotat e tyre. Atë ditë, ata që idhujtarët i konsideronin si ortakë të Allahut, do ta mohojnë adhurimin që iu kanë bërë në dynja, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ata adhuruan në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u dhënë fuqi e lavdi. Por ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre.” [Merjem 82]. Ose: “Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit.” [Bekare 166, 167], ose: “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” [Ahkaf 5, 6]. Ndërsa në këtë ajet tregohet se çfarë do t’u thonë adhuruesve të tyre “ortakët” e pretenduar të Allahut: - dhe idhujt e tyre do t’u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne.” - Ne as që dinim gjë dhe as që ndienim gjë për adhurimet tuaja. - Allahu na mjafton si dëshmitar mes nesh e jush. Ne nuk dinim asgjë për adhurimin tonë nga ju.” - Mjafton që Allahu është dëshmitar, që ne nuk dinim gjë për adhurimet, që ju na përkushtonit. Ju na adhuronit, por ne nuk dinim asgjë për këtë adhurim dhe Allahu është dëshmitar se ne nuk ju kemi nxitur dhe ftuar që të na përkushtoni adhurime. Ne nuk ju kemi urdhëruar kurrë për diçka të tillë dhe as nuk jemi kënaqur dhe as e kemi pranuar diçka të tillë prej jush. Ky është një zhgënjim i madh për idhujtarët, i cili do t’i dëshpërojë pa masë, pikërisht në atë kohë kur ata kanë nevojën më të madhe për mbështetje nga dikush. E si mund të ndodhte ndryshe, ndërkohë që ata kanë braktisur adhurimin e Atij që është El Hajul Kajum, pra, i Gjalli e i Përjetshmi. Ai që kujdeset për gjithçka, Atij që është Gjithëdëgjues, Gjithëshikues, i Plotpushtetshëm! Allahu i Madhëruar ka sjellë argumente të pakundërshtueshme, që nuk lënë vend për asnjë justifikim, duke dërguar profetë, duke zbritur libra dhe duke u caktuar urdhëresa dhe ndalesa. Kështu, njerëzit nuk kanë asnjë justifikim për padrejtësitë e tyre, siç thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “Ne çuam në çdo popull të dërguar, që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. ...” [Nahl 36]. Ose: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!”” [Enbija 25], ose: “Pyeti ata që i dërguam para teje: A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?” [Zuhruf 45]. Idhujtarët janë të kategorive të ndryshme. Allahu i Lartësuar i ka përmendur në Librin e Tij dhe ka qartësuar plotësisht gjendjen dhe fjalët e tyre, si dhe na ka sjellë mënyrën se si Ai u është kundërpërgjigjur, në lidhje me idhujtarinë e tyre, me argumentet më të forta. - Atje çdokush do të shpërblehet me atë që ka lënë pas. - Pikërisht në vendin ku do të fillojë llogaria në Ditën e Kijametit, gjithësecili do të njoftohet për çdo vepër që ka bërë, qofshin ato të mira apo të këqija, siç thotë Allahu i Lartësuar: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 9], ose: “Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi. Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime.” [Kijame 12 - 15], ose: “Asnjë njeriu nuk kemi për t'ia ndarë nga qafa librin e tij (të veprave) dhe në Ditën e Gjykimit, Ne do t’ia paraqitim atë si një libër të hapur. (çdokujt do t'i thuhet:) “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”.” [Isra 13, 14]. - Ata do të kthehen tek Allahu, te Sundimtari i tyre i vërtetë dhe trillimet e tyre do t'i lënë në baltë. - Kështu, ata kthehen për të marrë gjykimin e drejtë të Allahut të Lartësuar, në të gjitha çështjet. Ai është gjykuesi më i drejtë. Pasi Allahu i Lartësuar i gjykon me drejtësi veprimet e njerëzve, banorët e Xhenetit do t'i futë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit ka për t’i futur në Zjarr. Kështu zhduket çdo ortak që idhujtarët trillojnë për Zotin, duke mos u sjellë atyre asnjë dobi. Ata do të harrohen dhe nuk do të mund t’i ndihmojnë aspak idhujtarët. I pastër dhe i lartësuar qoftë Allahu nga ortakët, që i shoqërojnë të paditurit e idhujtarët!

Mus'haf Hape →
Shura 42:23–42:24 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të përcjell Shpalljen dhe udhëzimin e Zotit tim për njerëzinë. Nëse nuk më bëheni krah, atëherë mjafton të mos më mundoni e të më pengoni. Bëjeni këtë për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pas përmendjes së kopshteve të Xhenetit, të përgatitur për adhuruesit që bëjnë vepra të mira sipas imanit të pastër dhe Shpalljes së Tij, Allahu i Madhëruar thotë: - “Kjo është ajo, me të cilën Allahu i përgëzon adhuruesit e Tij, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. ” - Ky është një përgëzim prej Allahut të Lartësuar, i cili do të përmbushet patjetër, pa asnjë dyshim. - “Thuaju: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, përveç dashurisë për hir të farefisnisë.”. - Thuaju, o Muhamed, këtyre idhujtarëve dhe mohuesve kurejshë, se për kumtimin e qartë të së vërtetës, këshillën e mirë dhe dëshirën për të përmirësuar gjendjen tuaj, unë nuk kërkoj prej jush asnjë lloj pasurie e shpërblimi. Ajo që kërkoj është që thjesht të ndalni ligësitë tuaja ndaj meje dhe të më lejoni të përcjell Shpalljen dhe udhëzimin e Zotit tim për njerëzinë. Nëse nuk më bëheni krah, atëherë mjafton të mos më mundoni e të më pengoni. Bëjeni këtë për hir të lidhjes farefisnore mes meje dhe jush. Buhariu sjell rrëfimin nga Tausi, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u pyet rreth ajetit: “... përveç dashurisë për hir të farefisnisë.”. Seid Ibn Xhubejri (në prani të Ibn Abasit) tha: “Pra, kuptimi është: për hir të familjes së Muhamedit ?”.” Ibn Abasi i tha: “U nxitove. Nuk ka bark nga kurejshët që Muhamedi të mos ketë lidhje farefisnie. Prandaj kuptimi i ajetit është: “përveç që të ruani e të respektoni lidhjet tuaja farefi - snore me mua. ” Këtë version e ka sjellë vetëm Buhariu. Një version të ngjashëm dhe me rrugë tjetër transmetimi ka sjellë Imam Ahmedi. I njëjti shpjegim ka ardhur edhe nga Muxhahidi, Ikrime, Katade etj. Buhariu sjell edhe shpjegimin tjetër nga Seid Ibn Xhubejri: “Domethënë, tregoni dashuri ndaj meje (Profetit) e farefisit tim, duke i respektuar e qenë bamirës me ta.” Shpjegimi më i saktë është ai i sjellë nga Ibn Abasi, shpjeguesi i madh i Kuranit, që përmendet në transmetimin e mësipërm. Pa dyshim që edhe respekti e dashuria për familjen e Profetit ﷺ nuk mohohen, madje janë të këshillueshme, sepse ata janë familja më e bekuar dhe më e përzgjedhur në faqen e dheut, për sa i përket prejardhjes, pasardhësve dhe lavdisë së tyre, në mënyrë të veçantë ata që pasojnë Sunetin e saktë e të pastër të Profetit të Zotit. Të tillë ishin Abasi e bijtë e tij, Aliu dhe pasardhësit e tij, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata! Në dy Sahih-ët vjen hadithi se, ditën e Gadirit, Profeti ﷺ mbajti një fjalim, ku ndër të tjera tha: 2330. “Kam lënë për ju dy gjëra të rëndësishme: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (të gjakut). Ata nuk kanë për t’u ndarë nga njëri -tjetri, derisa të vijnë pranë meje në Haud.” Imam Ahmedi sjell rrëfimin se, njëherë, Abasi, xhaxhai i Profetit të Allahut, tha: 2331. “O i Dërguari i Allahut, kurejshët, kur takohen me njëri -tjetrin, kanë fytyra të buzëqeshura, ndërsa kur na takojnë ne, kanë fytyra (të vrenjtura) që nuk i njo - him fare!” Profeti u zemërua shumë dhe tha: “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Askujt nuk ka për t’i hyrë në zemër imani i vërtetë, derisa t’ju dojë ju për hir të Allahut dhe në bindje ndaj Profetit të Tij.” Buhariu sjell nga Ibn Umeri, i cili tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Kujdesuni për respektimin e famil - jes së Profetit ﷺ”. Në hadith të saktë shënohet se Ebu Bekër Siddiku i tha Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): “Betohem në Zot, se mbajtja e lidhjeve me farefisin e të Dër - guarit të Allahut është më e dashur për mua sesa të mbaj lidhjet me farefisin tim.” Gji - thashtu, përcillet se Umer Ibn Hatabi i ka thënë njëherë Abasit (Allahu qoftë i këna - qur me ta!): “Betohem në Zot, se pranimi i Islamit nga ana jote ishte më i dashur për mua se pranimi i Islamit nga babai im, sepse islami yt ishte më i dashur për Profetin e Allahut.” Ky ishte qëndrimi i dy halifëve të mëdhenj pas Profetit të Allahut. I tillë duhet të jetë qëndrimi i të gjithëve kundrejt të afërmve dhe familjes së Profetit, prandaj ata të dy ishin besimtarët më të mirë pas profetëve të Zotit. Ata janë shembulli i besimtarëve të mire. Ne kemi sjellë edhe hadithe të tjera në lidhje me këtë çështje, në shpjegimin e fjalës së Allahut: “Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e Shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju bëjë një pastrim të thellë.” [Ahzab 33]. - “Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shtojmë shpërblimin për të.” - Çdokujt që bën punë të mira, Allahu ka për t’ia shumë - fishuar mirësitë e shpërblimet, sikurse ka thënë në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. Disa selefë kanë thënë: “Prej shpërblimit të punëve të mira në bindje ndaj Zotit, janë punët e mira të tjera që vijnë pas tyre. Po ahtu, prej ndëshkimit të punëve të këqija janë punët e tjera të këqija, që vijnë pas tyre. - “Vërtet, Allahu është Falës e Mirënjo - hës i Madh.” - Ai i fal shumë gjynahet dhe e shumëfishon shpërblimin për veprat e mira, sado pak qofshin ato. Ai i mbulon të metat e gabimet e robit dhe është shumë mirënjohës për adhurimet e tij. - “A mos thonë ata se ai (Muhamedi a.s.) trillon gënjeshtra ndaj Allahut?! Po të donte, Allahu do ta vuloste zemrën tënde (O Muhamed).” - Nëse do të trilloje gënje - shtra për Zotin, siç pretendojnë injorantët, atëherë Allahu do ta vuloste zemrën tënde, pra, do ta mbyllte atë dhe do ta hiqte prej saj atë Kuran që të dhuroi. Kjo i ngjan ajetit tjetër, ku i Lartësuari thotë: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, e pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës e askush prej jush nuk do të mund të nd ërhynte për mbrojtjen e tij. ” [Hakka 44 - 47]. Kuptimi: Ne do t’i jepnim me të të dhimbshmin ndëshkim dhe askush nuk do të mundej t’i vinte në ndihmë. - “Allahu e zhduk të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me Fjalët e Tij. ” - Kjo është një fjali e re, që nuk është e lidhur me fjalinë para saj. Domethënë, Allahu i Madhëruar e përforcon dhe e përmbush të vërtetën, duke e qartësuar plotësisht përmes Shpalljes së Tij, përmes argumenteve e fakteve që Ai sjell. - “Ai e di shumë mirë çfarë përmbajnë zemrat.” - Ai di gjithçka që fshihet në shpirtrat e njerëzve dhe asgjë nuk i fshihet diturisë së Tij.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:26–43:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ujë.” Begauiu e ka sjellë me sened nga Sehl Ibn Sadi, - Allahu qoftë i kënaqur me të! - “... kurse bota e ardhshme te Zoti yt është për të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon rreth adhu - ruesit të Tij, profetit dhe të zgjedhurit të Tij të dashur , Ibrahimit, imamit të të gjithë besimdrejtëve. Ai na tregon se Ibrahimi u distancua prej të atit dhe popullit të tij, duke mos pranuar që të adhuronte idhujt: - “Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të vet: “Unë i urrej dhe u qëndroj larg atyre që ju adhuroni, përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.” Ai e bëri këtë fjalë të kujtohet ndër pasardhësit e tij, me qëllim që ata gjithmonë të kthehen.” - Kjo fjalë, që Ibrahimi (a.s.) la si trashëgimi ishte: La ilahe Il-l’Allah / Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Ibrahimi e bëri që kjo fjalë të jetë e përhershme në pasardhësit e tij dhe udhëhe - qësja e tyre. Ajo do të ishte fjala e të gjithë pasardhësve të Ibrahimit (a.s.), që do të udhëzonte Allahu i Lartësuar. Ai u la këtë fjalë e besim të pastër, që ata të ktheheshin gjithmonë tek ajo. Kjo do të ishte feja e përhershme, besimi i drejtë, pra, përku - shtimi për të përmbushur fjalën La ilahe Ill’Allah, që do të thotë përkushtimi i të gjitha adhurimeve vetëm për Allahun e Lartësuar dhe distancimi çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij. - “Unë i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen ...” - Është fjala për idhujtarët. Allahu i Lartësuar u pati dhënë idhujtarëve dhe paraardhësve të tyre mirësi nga kjo dynja dhe ata jetuan gjatë, të zhytur në humbjen e tyre. - “... derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte. ” - Derisa u erdhi Kurani dhe Profeti, të cilit iu shpall ky Kuran, pra, Muhamedit ﷺ . - “Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk i besojmë asaj!” - Ata u treguan mendjemëdhenj dhe me inat e mohuan të vërtetën, që ai u solli prej Zotit dhe këtë libër të mrekullueshëm dhe të pashembullt. Shkaku ishte smira dhe armiqësia, që mbushn in zemrat e tyre dhe shfrenimi në gjynahe. - “Pastaj thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kuran një njeriu të shquar në këto dy qytete?!” - Allahu i Lartësuar na tregon kundërshtimin dhe gjykimin e tyre të mbrapshtë. Ata thoshin: Pra, përse Kurani nuk i zbriti ndonjërit prej burrave më të mëdhenj e të njohur në dy vendbanimet e mëdha, domethënë, në Mekë ose Taif? Personi për të cilin aludonin ishte Uelid Ibn Mugirah ose Urue tu Ibnu Mesud Thekafiu. Atëherë, Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar u kthen këtë përgjigje: - “Mos, vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! ” - Çështja nuk është lënë në dorë të tyre. Është Allahu Krenar dhe i Lartësuar e i Vetëm, që e ka të drejtën që ta shpërndajë mëshirën e Tij dhe, pa dyshim, Allahu është më i ditur se kujt ia jep profetësinë. Ai shkon veçse tek krijesat më të pastra në zemrën e tyre, më bujaret, më të fismet dhe më të zgjedhurat në shtëpinë dhe prejardhjen e tyre. Më pas, i Lartësuari na mëson se Ai ka bërë dallime mes krijesave në aspektin e pasurisë, logji - kës, aftësive dhe në shumë aspekte të tjera, qofshin ato të jashtme apo të brendshme: - “Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. ” Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit.” - Me qëllim që t’i shërbejnë njëri-tjetrit, nëpërmjet pasurive dhe aftësive, që Ai u ka dhuruar. Kështu, disa i bën që të kenë nevojë për disa të tjerë dhe anasjelltas. Më pas, Allahu Krenar dhe i Madhëruar thotë: - “Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.” - Pra, mëshira që Allahu i Lartësuar tregon me krijesat e Tij është shumë më e mirë për ta, sesa pasuria dhe të mirat e kësaj bote, që ata zotërojnë. - “Sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, atyre që nuk e besojnë Mëshiruesin, Ne do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive edhe shkallët, ku ata ngjiten ...” - Nëse shumë njerëz të paditur nuk do të gjykonin gabim se pasuritë e shumta që i jepen dikujt janë argument se Zoti e do atë, Allahu i Madhëruar do t’u jepte mohuesve edhe më shumë pasuri të kësaj dynjaje. Në këtë mënyrë, kjo do të bëhej sprovë për njerëzit, të cilët do të bëheshin mohues të besimit të drejtë, që të mund të merrnin sa më shumë pasuri, siç thotë Allahu i Lartësuar. - “Madje, edhe dyert e shtëpive apo kolltukët, mbi të cilët mbështeten ...” - Edhe shkallët, edhe pragjet e dyerve të shtëpive do t’ua bënim prej argjendi. Përveç kësaj: - “E shumë stoli të tjera. ” - Domethënë, edhe shumë florinj. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote ...” - Të gjitha janë vetëm kënaqësi të jetës së kësaj dynjaje, e cila shumë shpejt do të mbarojë. Për këtë arsye, Zoti i shpërblen për ato pak të mira që ata veprojnë, duke ua dhënë të mirat e kësaj dynjaje, si ushqime, pije, vendbanime etj., dhe duke mos u lënë gjë për në ahiret, në mënyrë që, kur të paraqiten para Allahut të Madhëruar, ata të mos kenë asnjë të mirë, që të meritojë shpërblimin e Tij, sikurse thuhet edhe në një hadith të saktë. Në një hadith tjetër thuhet: 2345. “Sikur dynjaja të vlente sa një flatër mushkonje, Allahu i Madhëruar nuk do t’i jepte mohuesit as edhe një gllënjkë ujë.” Begauiu e ka sjellë me sened nga Sehl Ibn Sadi, - Allahu qoftë i kënaqur me të! - “... kurse bota e ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit.” - Ahireti është në mënyrë të veçantë për ta dhe askush nuk përzihet me ta atje. Njëherë Umer ibnu l Hattabi kur shkoi tek Profeti verejti në trupin e Profetit ﷺ gjurmët e rrogozit ku ishte shtrirë. Umeri u p ërlot dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, Kisra e Kajseri jetojn ë si jetojnë (në luks) kurse ti , më i zgjedhuri i Zotit, të jetosh në këtë gjendje? Profeti ﷺ që ishte i shtrir ë, pasi u ngrit e q ëndroi mbështetur tha: “Mos vallë je në dyshim o Umer i biri i Hattabit?” Pastaj vijoi e tha: “Ata janë një popull që Allahu ua ka përshpejtuar stolitë e kënaqësitë, për ti shijuar në jetën e kësaj dynjaje.” Ndërsa në një tjetër transmetim thotë: “A nuk je i kënaqur që ata të kenë dynjanë kurse ne ahiretin?” 40 Në dy Sahihët vjen se Profeti i Allahut ka thënë: 2346. “Mos pini dhe mos hani në enë floriri dhe argjendi, sepse ato janë për ata në dynja dhe për ne në ahiret.” Domethënë, Allahu i Madhëruar ua ka dhënë atyre këto stoli, që t’i përdorin në jetën e kësaj bote, pikërisht për vlerën e tyre të parëndësishme.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:36–43:45 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Këta mund ta përme - ndin Zotin, por shumë pak. Për këtë arsye, përfundimi i neglizhimit të përkujtimit të Rahmanit është i frikshëm. Për atë që i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kush i kthen shpinën përmendjes së të Gjithëmëshirshmit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. ” - Fjala në ajet që tregon shkujdesjen e tyre është “ el ash’u”. Në gjuhën arabe, kështu quhet shikimi i dobët ose dobësia e shikimit, ndërsa në ajet flitet për dobësinë e aftësisë së arsyetimit. Këta mund ta përme - ndin Zotin, por shumë pak. Për këtë arsye, përfundimi i neglizhimit të përkujtimit të Rahmanit është i frikshëm. Për atë që i “dobësohet shikimi” për të parë mësimet e Kuranit, - që në këtë ajet quhet ‘ Dhikru Rahman’ (përmendja e të Gjithëmëshir - shmit), Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek tjetër rrugë nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq.” [Nisa 115]. Ose: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf 5]. “Ne u patëm caktuar atyre shokë të këqij, që vazhdimisht ua hijeshonin (gjynahet e kryera në) të shkuarën dhe të ardhmen e tyre. Dhe dënimi i tyre u bë realitet, ashtu si ai i brezave të mëparshëm të xhinëve dhe të njerëzve. Ata ishin krejtësisht të humbur.” [Fussilet 25]. - “Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai mendon se është i udhëzuar mirë. ” - Ata të cilët verbohen ose u dobësohet shikimi kundrejt të vërtetës do të vijnë Ditën e Kijametit së bashku me shoqëruesit e tyre, që janë shejtanët, të cilët iu ngjitën pas në jetën e dynjasë, për t’i devijuar. Atë ditë, këta të mjerë do të thonë fjalë, që tregojnë dëshpërimin e tyre të madh e të dhimbshëm. I Lartësuari na tregon: - “Kur të vijë para Nesh, ai do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje (o shejtan) të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” - Sa shok i keq ishe për mua në jetën e dynjasë! - “Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” - Nuk do t’i ngushëllojë fakti që janë së bashku në zjarr, duke vuajtur ndëshkimin e dhimbshëm të Zotit. - “Vallë, ti do ta bësh të shurdhërin të dëgjojë? Ti do ta drejtosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë? ” - Kjo nuk është detyra jote. Detyra dhe misioni yt është thjesht kumtimi i qartë i të vërtetës. Nuk është aspak përgjegjësia jote udhëzimi i tyre në rrugën e drejtë. Nuk është forca jote bërja e tyre besimtarë dhe udhëzimi i zemrave të tyre, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë dhe lë në humbje kë të dëshirojë. Ai është absolutisht i urtë dhe i drejtë në çdo gjë që përcakton, si edhe në udhëzimin ose jo të robërve. - “Edhe nëse të marrim ty, Ne do të hakmerremi ndaj tyre.” - Ndëshkimi i tyre do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, edhe sikur ti të largohesh nga kjo jetë. Por është e mundur, gjithashtu, që: - “Ne mund edhe të bëjmë që ti ta sho - hësh të plotësuar premtimin që u kemi dhënë atyre. Ne jemi të Plotfuqishëm mbi ta.” - Allahu i Madhëruar është i Plotpu - shtetshëm që të bëjë të ndodhë cilindo prej këtyre dy mundësive të përmendura. Dhe, vërtet, ndodhi që Allahu i Madhëruar nuk e mori profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ ,pa ia qetësuar sytë, në lidhje me armiqtë, që e luftuan, duke bërë që ai të triumfonte mbi ta dhe të kishte në dorë t’i ndëshkonte apo t’i falte. - “Atëherë, ti përmbaju fort Shpalljes, që po të jepet! Ti je në rrugë të drejtë. ” - Përkushtoju fort Kuranit, të zbritur në zemrën tënde, sepse ai është e vërteta, çdo porosi e tij është e vërtetë prej Zotit dhe udhëzuese në rrugën e drejtë, e cila të çon në kopshtet e mirësive e të begative të përjetshme. - “Me të vërtetë, ai (Kurani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd ...” - Disa kanë thënë se kuptimi i ajetit është: Ky është nderim dhe prestigj i madh për ty dhe për popullin tënd. Kështu ka thënë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjerë. Këtë mendim ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, madje ai nuk ka sjellë shpjegim tjetër. Tirmidhiu sjell për këtë ajet një hadith me senedin e tij deri tek Mua uija (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili tregon: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2347. “E drejta e udhëheqësisë (halifati) iu takon kurejshëve. Çdokush që u kundërvihet atyre në lidhje me këtë çështje, Allahu ka për ta përplasur me fytyrë në tokë, për sa kohë ata zbatojnë fenë e Tij.” [Buhariu.] Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është që ky Kuran është nderim i madh për ta, sepse Allahu i Madhëruar e zbriti në gjuhën e arabëve. Kështu, ata janë njerëzit që i kuptojnë më mirë mesazhet e tij. Për këtë arsye, është detyrë për ta që, gjithashtu, të jenë njerëzit më të drejtë dhe të udhëzuar me Kuran, njerëzit që më së shumti punojnë me mësimet e tij. Të tillë ishin muhaxhirët. Ata ishin më të mirët, më të zgjedhurit, që Zoti i dalloi mbi të tjerët. Ata ishin të parët që pranuan Islamin dhe të tillë ishin edhe ata që ndoqën rrugën e tyre. Po ashtu, thuhet që ajeti ka kuptimin “Me të vërtetë, ai (Kurani) është ‘ dhikrun’ për ty dhe për popullin tënd...”. Dhikrun do të thotë: “përkujtim e mësim”. Pra, ai është një përkujtim e mësim për ty dhe për popullin tënd. Sidoqoftë, përmendja në mënyrë të veçantë e popullit të Muhamedit, nuk do të thotë që Kurani nuk është përkujtim e mësim për të gjithë popujt, sepse ajeti është i përgjithshëm dhe përfshin jo vetëm arabët, por të gjithë ata që punojnë me Kuran. - “... dhe për këtë do të përgjigjeni. ” - Do të pyeteni rreth Kuranit dhe si punuat me mesazhet dhe mësimet e tij, si iu përgjigjët urdhëresave dhe porosive të tij. - “Pyeti ata që i dërguam para teje: “A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?” - Të gjithë profetët, pa përjashtim, ftuan në të njëjtën rrugë, fe dhe besim të pastër, të bazuar në Shpalljen e Zotit. Ftesa e të gjithëve ishte njëlloj si ftesa jote: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe pa ortak dhe ndalimi e largimi nga adhurimi i gjithçkaje tjetër, qofshin idhuj apo ortakë, që njerëzit i mveshin Zotit. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ne çuam në çdo popull të dërguar, që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve!” [Nahl 36].

Mus'haf Hape →