Kërko: sikur deri te ishte ngre

Dharijat 51:47–51:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” - Është Allahu i Lartësuar Ai që e krijoi qiellin me përpikmëri dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” - Është Allahu i Lartësuar Ai që e krijoi qiellin me përpikmëri dhe përkujdeset për të dhe për gjithë krijimin e Tij. Ai e bëri qiellin si çati mbrojtëse për Tokën dhe gjithçka në të. Ai e krijoi gjithë këtë madhështi me forcën dhe pushtetin e Tij të pakufishëm. Është po Allahu që i zgjeron skajet dhe anët e qiejve. Allahu zgjeron, gjithashtu, edhe gjendjen e robve të Tij, duke i furnizuar. Nuk ka kafshë të fshehur në tokë, në thellësi të oqeanit apo në lartësitë e qiejve dhe të tokës, që Zoti të mos përkujdeset për të, duke i mundësuar gjithçka që i nevojitet. I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Ai, që ka përfshirë me mirësinë dhe begatitë e Tij çdo krijesë. Të pafundme janë begatitë e Allahut, mëshira e të Cilit ka përfshirë të gjitha krijesat. - “Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne!” - Allahu i Lartësuar e bëri Tokën të shtruar, në mënyrë të tillë që njerëzit të mund kërkojnë dhe të arrijnë në të mirësitë e Zotit. Ata me lehtësi mund të ndërtojnë në të, të mbjellin pemë, të pushojnë, të udhëtojnë etj. Vërtet, prej diçkaje të shtruar mund të përfitohet, por nuk është e thënë që përfitimi të jetë i plotë në çdo aspekt. Por Allahu i Lartësuar e shtroi tokën në mënyrë të tillë që përfitimi prej saj të jetë i plotë, prandaj e lavdëroi Veten e Tij për këtë vepër. Ai e shtriu dhe e nënshtroi tokën për robtë e Tij, ashtu si e kërkon urtësia, mëshira dhe bamirësia e Tij. - “Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të kujtoni.” - Zoti i Lartësuar e krijoi çdo lloj kafshe në çift, mashkull dhe femër, që ju të kujtoni të mirat e Tij dhe urtësinë e Tij, për mënyrën si bëri që kafshët të ruajnë vazhdimësinë e tyre. Ai ju mundëson juve që t’i shfrytëzoni këto të mira dhe të kërkoni prej begative të Tij. Të gjitha këto shenja të madhështisë, pushtetit, dijes dhe urtësisë së Tij, pa dyshim që nxisin frikërespekt për Zotin dhe kthim tek Ai me pendim dhe nënshtrim. Prandaj i Lartësuari tregon më pas qëllimin përse i përmendi këto shenja madhështore: - “Atëherë, nxitoni për tek Allahu! Unë vij tek ju si paralajmërues i qartë prej Tij.” - Qëllimi është që robtë të rendin të pendohen tek Allahu i Madhëruar, të largohen menjëherë nga çdo gjë që Ai e urren dhe e ka ndaluar, të nxitojnë të largohen nga injoranca drejt dijes, nga kufri në iman, nga mosbindja në bindje, nga hutimi në kujtim të vazhdueshëm të Zotit. Ai që i plotëson këto kushte ka plotësuar besimin e tij, ka shpëtuar nga çdo gjë së cilës i druhet dhe ka për të arritur gjithçka që e synon dhe e dëshiron. Kur i frikësohesh diçkaje, nxiton të largohesh prej saj. Por e kundërta ndodh kur ke frikë Zotin. Kur i frikësohesh Zotit, nxiton t’i afrohesh Atij. Vetëm kështu mund të gjesh prehje dhe qetësi. Me afrimin te Zoti arrihet çdo mirësi dhe largohet çdo frikë e pasiguri. Prania e Tij sjell lumturi dhe gëzim. Sa më shumë ta kesh frikë Zotin, aq më shumë nxiton drejt Tij i bindur dhe i nënshtruar, me dashuri për Të dhe duke e madhëruar. - “Mos adhuroni veç Allahut zot tjetër! Unë vij te ju si paralajmërues i qartë prej Tij.” - Unë ju paralajmëroj për një ndëshkim të dhembshëm prej Zotit, nëse nuk dëgjoni dhe bindeni! Qortimi im është i qartë dhe i kuptueshëm. Të vraposh tek Allahu do të thotë të largohesh nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij, çfarëdo qofshin ato: puta, idhuj, varre etj. Vrapimi drejt Zotit kërkon që çdo adhurim që Zoti e ka përcaktuar si të tillë t’i përkushtohet Atij dhe vetëm Atij, e askujt tjetër. Vetëm Ai duhet adhuruar me fjalë, vepra dhe ndjenja, duke i shprehur dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin e plotë. Dashuria, frikërespekti, shpresa, pendimi i sinqertë, mbështetja e plotë, lutjet, kurbani dhe çdo lloj adhurimi tjetër duhet t’i kushtohen e drejtohen vetëm Allahut, dhe askujt tjetër.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:15–43:25 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ndaj të Madhërishmit, ata i konsiderojnë melekët si pjesë e Zotit, pra, i ngrejnë më lart se ç’janë. Ndërsa nga ana tjetër, ata i ulin melekët, duke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata (jobesimtarët) i konsiderojnë disa krijesa (melaiket) si pjesë (vajza) të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapur. Mos vallë, nga ato që krijoi, Ai zgjodhi për vete vajza, kurse juve ju fali djem?!” - Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e shëmtuara të idhujtarëve, të cilët shpifin se Allahu i Lartësuar ka fëmijë, ndërkohë që Ai është i Vetmi, Absoluti në zotërimin dhe pushtetin e Tij. Allahu është Ai të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat me lutje dhe përgjërim për nevojat e tyre, është Ai i Cili nuk ka nevojë për grua dhe as për fëmijë. Askush nuk mund të jetë i përafërt apo i ngjashëm me Allahun, as në Qenien e Tij, as në cilësitë dhe madhështinë e Tij. Kjo shpifje e idhujtarëve hidhet poshtë për shumë arsye të tjera, ndër të cilat: - Çdo gjë, veç Allahut, është krijesë, dhe të gjitha krijesat janë rob të Tij. Por robëria bie ndesh me birësinë. - Fëmija është një pjesë prej prindit të tij, por dihet që Allahu i Lartësuar është jashtë krijesave dhe asgjë prej krijesave nuk mund të jetë pjesë e Tij. Askush nuk mund të jetë pjesë e Zotit dhe as e kundërta. Ai është shumë më i Lartësuar dhe i Madhëruar që të jetë pjesë e krijesave. Ai ndryshon nga ato në emrat dhe cilësitë e Tij të madhështisë dhe të pushtetit. Askush nuk mund t’i afrohet Allahut në ato emra dhe cilësi, e aq më pak të jetë i barabartë me Të. Atëherë, si mund të ekzistojë dikush që ka cilësitë e Zotit?! - Ata pretendonë se melekët janë fëmijët e Zotit dhe janë femra. Ndër njerëz, vajzat janë fëmijë më pak të preferuar se djemtë. Atëherë, si mund të pretendojnë se Allahu ka mbajtur për vete pjesën më pak të preferuar dhe atyre u ka dhënë djem, që janë më tepër të preferuar?! A mos vallë, ata janë më të rëndësishëm se vetë Zoti?! I Lartësuar qoftë Allahu nga të tilla shpifje! Ata ndihen të fyer dhe të pakënaqur kur njoftohen se u ka lindur vajzë, sikurse i përshkruan i Madhërishmi: - “Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet për lindjen e asaj (vajzës) që ia përshkruanin të Gjithëmëshirshmit (si pjesën e Tij) , fytyra i nxihet dhe fryma i zihet. ” – Atëherë, si e pretendojnë një gjë të tillë për të Madhërishmin?! Femrat, që ata pretendojnë se janë melekët e Zotit dhe fëmijët e Tij, janë në një nivel më të ulët se meshkujt në aspekte të ndryshme, sikurse i përshkruan i Gjithëdituri: - “E si mund të jetë vallë (pjesa e Zotit) ajo që rritet me stoli e që kur polemizon ka argumentim të dobët?” – Për femrat, – të cilat janë të mangëta në bukurinë e tyre, prandaj vënë lloj -lloj stolish për t’u zbukuruar, – ata pretendojnë se janë fëmijë të Zotit! Ato janë më të mangëta se meshkujt edhe në aftësinë për të argumentuar dhe për të shprehur atë që kanë në zemrën e tyre. Atëherë, si pretendojnë idhujtarët se ato janë fëmijët e Zotit?! - “Edhe melekët, të cilët janë adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit, ata (jobesimtarët) pretenduan se janë femra.” - Pretendimi i tyre që melekët, adhuruesit e palodhur dhe të vazhdueshëm të Allahut, janë femra, është gjithashtu një shpifje për ta. Së pari, sepse në aspektin e nënshtrimit ndaj të Madhërishmit, ata i konsiderojnë melekët si pjesë e Zotit, pra, i ngrejnë më lart se ç’janë. Ndërsa nga ana tjetër, ata i ulin melekët, duke pretenduar se janë femra e jo meshkuj. Kjo është një kontradiktë në të menduarit e tyre. Melekët nuk kanë gjini dhe janë thjesht adhurues të përkushtuar të Allahut të Lartësuar. Kështu që kjo është një shpifje, për të cilën ata nuk kanë asnjë argument. Ata nuk ishin dëshmitarë kur Allahu krijoi melekët, siç thotë i Lartësuari: - “A ishin të pranishëm ata në krijimin e tyre?! Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje. ” - Si flasin për diçka që nuk kanë dije, fakt ky i pranuar nga të gjithë? Të mos mendojnë ata se kjo shpifje e tyre do të kalojë dhe ata nuk do të merren në përgjegjësi. Ata do të pyeten për këtë dëshmi të gënjeshtërt, e cila do t’u shënohet në regjistër, dhe pastaj do të ndëshkohen për të. - “Ata thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do t’i adhuronim ata!”” - Ata justifikohen për adhurimin e melekëve, duke pretenduar se kjo ishte dëshira e Zotit. Ky është një justifikim që idhujtarët e përdorin gjithmonë për krimin e idhujtarisë dhe për gjynahet që kryejnë. Por ky argumentim është i kotë, i pavlefshëm dhe i padrejtë. Ai është i papranueshëm si në aspektin logjik, ashtu edhe në atë fetar. Asnjë njeri me mend nuk e pranon justifikimin me vullnetin e Zotit. Nëse do të vepronin në të njëjtën mënyrë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo do të ishte e papranueshme. Për shembull, nëse dikush që ka shkelur të drejtën tënde do të justifikohej se ndodhi ashtu, pasi i tillë ishte vullneti i Zotit, për ty sigurisht që do të ishte justifikim i papranueshëm. Edhe në aspektin fetar, ky justifikim është i papranueshëm dhe jo i drejtë. Madje, Allahu i Madhëruar nuk ka përmendur ndonjë grupacion tjetër që ta ketë përdorur si justifikim, përveç idhujtarëve dhe mohuesve të profetëve. Allahu i Madhëruar e ka zhvleftësuar justifikimin e tyre me faktet dhe argumentet e qarta që ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve. Pas profetëve dhe shpalljeve hyjnore, asnjë njeri nuk ka më justifikim. Pastaj i Madhëruari thotë: - “Por ata nuk kanë ndonjë provë për këtë. Ata, në të vërtetë, vetëm gënjejnë.” - Ata thjesht hamendësojnë, pa ditur se çfarë flasin e çfarë synojnë. - “A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen?” – Kuptimi: Mos, vallë, u kemi dhënë ndonjë libër, që t’u tregojë për saktësinë e veprave të tyre dhe për vërtetësinë e fjalëve të tyre?! Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë, sepse Allahu i Madhëruar ka dërguar vetëm Muhamedin (a.s.) si paralajmërues e udhëzues për këta njerëz. Pra, si në aspektin logjik, edhe në atë fetar, ata nuk kanë mbështetje për trillimet dhe justifikimet e tyre. Si rrjedhim, ato janë të pasakta e të pavlefshme; dhe jo vetëm kaq, por ata do të merren në llogari për to. I vetmi arsyetim që ata përdorin është se ndjekin të parët e tyre, të cilët, në fakt, ishin të humbur dhe të devijuar. Në përgjithësi, pasimi i brezave të mëparshëm në mënyrë të verbër është sjellë gjithmonë si justifikim për refuzimin e ftesës së profetëve të Zotit, i Cili na tregon edhe këtë justifikim që ata paraqesin për mosbesimin dhe refuzimin e ftesës së Zotit. - “Jo. Por ata thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje.”.” - Kuptimi: Ne i gjetëm të parët tanë në një fe të caktuar. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tyre e nuk do të pasojmë Muhamedin dhe mesazhin që ka sjellë ai. - “Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”.” - Kështu ka ndodhur gjithmonë kur Zoti dërgonte paralajmërues. Pasanikët dhe ata që ishin në mes të mirave, të cilët mashtroheshin dhe verboheshin nga pasuria e madhe, tregoheshin kryeneçë dhe refuzonin të vërtetën. Ata mjaftoheshin thjesht duke thënë: “Ne i gjetëm të parët tanë në një fé, kështu që do të vazhdojmë me këmbëngulje t’i ndjekim ata”. Pra, këta të sotmit nuk janë të parët dhe as të vetmit që thonë të tilla fjalë. Edhe justifikimi i idhujtarëve me vullnetin e Zotit është i njëjtë me justifikimin e të parëve të tyre. Ata janë thjesht pasues të verbër të rrugës së të parëve të tyre. Ata i pasojnë të parët jo se kanë për qëllim të ndjekin të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Nuk është aspak ky qëllimi i tyre. Ai është thjesht fanatizëm ndaj rrugës së tyre të gabuar, është një përpjekje e kotë për të hedhur poshtë të vërtetën dhe rrugën e drejtë me justifikime të pavlera. Ato janë të pavlera, sepse ftesa e sjellë nga profetët është dukshëm shumë më e qartë dhe më e drejtë sesa kotësirat e të parëve të tyre. Prandaj edhe profetët u drejtoheshin atyre gjithmonë me fjalët: - “Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?”” – Kuptimi: Nëse unë ju sjell një udhëzim më të drejtë se ai i të parëve tuaj, a do të më pasoni, vallë? Nëse vërtet synoni udhëzimin në rrugën e drejtë dhe gjetjen e të vërtetës, atëherë a do të më pasoni? Por ju nuk e dëshironi këtë. - “Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”” – Pra, ata nuk synonin gjetjen e udhëzimit të drejtë dhe të vërtetë, por thjesht dëshironin të vazhdonin në kotësitë dhe devijimin e trashëguar nga të parët e tyre, ku kishin gjetur rehati dhe kënaqësi për epshin dhe dëshirat e tyre. - “Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime.” - Allahu i Madhëruar i ndëshkoi ata, për shkak se ata refuzuan të vërtetën, duke e konsideruar ata si gënjeshtër, dhe për justifikimet e tyre të pavlera. - “Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve!” – Kuptimi: Le të jenë të kujdesshëm ata që mohojnë dhe nuk besojnë në profetët dhe mesazhin e tyre! Le të kujtojnë se edhe ata do t’i godasë ndëshkimi që goditi brezat para tyre, nëse vazhdojnë në rrugën e mohimit dhe të refuzimit të së vërtetës.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:183–2:185 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Agjërimi e ndalon agjëruesin nga disa gjëra, si nga: të ngrënit, të pirit, marrëdhëniet seksulale etj. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Agjërimi është bërë detyrë për ju, sikurse ka qenë edhe për ata që ishin para jush” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve një mirësi të madhe për ta, që është agjërimi. Agjërimi ka qenë i detyrueshëm edhe për popujt e mëparshëm, pasi ai është i dobishëm për të gjitha kohërat. Ky ajet shërben si nxitje e këtij umeti, për të garuar me popujt e mëparshëm në kryerjen e veprave të mira që i kushtohen Allahut. Kështu, ata nxiten për të arritur cilësitë më të mira, që do të thotë se agjërimi nuk është thjesht një vepër e vështirë për t’u kryer. Pastaj, Allahu i Lartësuar na tregon qëllimin e lartë të këtij adhurimi, duke thënë: - “…me qëllim që të bëheni të devotshëm.” - Agjërimi është një nga mënyrat më efikase për t’u pajisur me devotshmëri. Ai është zbatim i urdhrit të Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij, ashtu si vetë devotshmëria, që është ruajtja nga ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Agjërimi e ndalon agjëruesin nga disa gjëra, si nga: të ngrënit, të pirit, marrëdhëniet seksulale etj. Besimtari iu largohet këtyre veprimeve, ndonëse nefsi ia kërkon me forcë, me qëllim që të afrohet tek Allahu i Lartësuar, duke shpresuar shpërblimin e Tij. Siç shihet, pra, ky adhurim ka lidhje të drejtpërdrejtë me devotshmërinë. Nëpërmjet agjërimit, robi ushtrohet që të ndiejë mbikëqyrjen e Zotit të tij. Edhe sikur t’i ketë të gjitha mundësitë për të shijuar kënaqësitë e nefsit, ai u largohet atyre, sepse nuk do që të shkelë ligjet dhe rregullat e të Dashurit të Tij, Allahut të Ditur dhe të Urtë. Agjëruesi e ndien gjatë gjithë kohës vështrimin e Allahut dhe është shumë i sigurt për të. Nga ngjashmëritë e agjërimit me devotshmërinë ( takua) është edhe fakti se, agjërimi ia ngushton shejtanit rrugët e tij në trupin e njeriut. Dihet se shejtani lëviz nëpër trupin e njeriut ashtu sikurse qarkullon edhe gjaku i tij, por gjatë agjërimit, damarët ngushtohen e, rrjedhimisht, ngushtohen edhe rrugët e shejtanit për të mashtruar dhe nxitur njeriun në gjynahe. E dihet, gjithashtu, se njeriu i pakëson shumë gjynahet gjatë agjërimit. Agjërimi të çon drejt devotshmërisë, sepse, në të shumtën e rasteve, njeriu që agjëron i shton veprat e mira në bindje ndaj Zotit, dhe nuk ka dyshim se veprat e mira të bëjnë të devotshëm. Një njeri i pasur, kur agjëron, e ndien vështirësinë dhe vuajtjen e të varfërit, që nuk ka mundësi të ushqejë veten dhe familjen e tij. Kështu, ai bëhet më i dhembshur ndaj të tjerëve, prandaj përpiqet t’i ndihmojë ata me pasuri, dhe dihet se shpenzimi në rrugën e Zotit është cilësi e devotshmërisë. - “Agjërimi është për një numër të caktuar ditësh. ” – Vërtet, Allahu i Lartësuar e bëri agjërimin detyrim për ne, por gjithashtu na njoftoi se ai zgjat vetëm për disa ditë të numëruara, të cilat nuk e dëmtojnë dhe nuk e stërmundojnë njeriun. Përkundrazi, kjo detyrë është shumë e lehtë për t'u përmbushur dhe me shpërblim shumë të madh. Lehtësimi i Allahut të Lartësuar nuk ndalon këtu. Ai thotë: - “Të sëmurët ose udhëtarët (që nuk agjërojnë dot), le të agjërojnë më vonë po aq ditë (sa kanë lënë pa agjëruar) . – Pra, për shkak të vështirësisë që zakonisht hasin këto dy kategori njerëzish, Allahu i Lartësuar u ka dhënë lehtësimin që, agjërimin e detyrueshëm të Ramazanit ta kryejnë në ditët e tjera pas këtij muaji, kur të jenë shëruar apo kur të jenë kthyer nga udhëtimi. Kështu, ata do ta marrin shpërblimin të plotë tek Zoti. Nga ajeti kuptojmë se ditët e paagjëruara të Ramazanit duhet të plotësohen detyrimisht, qofshin ato ditë të lëna plotësisht apo përgjysëm. Ajeti dëshmon se lejohet të zëvendësohen ditët e paagjëruara me ditë të tjera, edhe nëse nuk janë të njëjta në gjatësinë e tyre. Pra, nëse Ramazani, për shembull, ka qenë në stinën e verës, kur ditët janë të gjata, ato mund të zëvendësohen edhe me ditë të shkurtra dimri, sepse Allahu nuk ka përcaktuar gjë të tillë në ajet. Mjafton që të plotësohet vetëm numri i tyre. - “Për ata që nuk e përballojnë dot agjërimin, është i detyruar si kompensim ushqimi (ditor) i një të varfri. Nëse dikush jep vullnetarisht më shumë, do të jetë më mirë për të. ” - Këtu flitet për mëshirën e madhe të Allahut, i Cili, para se ta bënte detyrim të plotë agjërimin për njerëzit, u dha atyre disa dispozita lehtësuese. Kështu, në fillim, edhe ai që kishte mundësi të agjëronte, mund të mos agjëronte, por ishte i detyruar të kompensonte, duke ushqyer një të varfër. Kjo u bë me qëllim që detyrimi t'u vinte sa më i lehtë. Megjithatë, edhe pse i lejoi që, në vend të një dite agjërimi, të ushqenin një të varfër, Allahu i lartësuar tha: - “Por, sikur ta dini, është më mirë për ju të agjëroni.” - Por pas disa kohësh, Allahu i Lartësuar e bëri agjërimin të detyrueshëm për cilindo që mund të agjërojë. Ndërsa kush nuk mundet, duhet që ditët e lëna pa agjëruar, t'i agjërojë më vonë. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se ky ajet flet për atë kategori njerëzish, të cilët e kanë të vështirë agjërimin, sepse mund të sjellë probleme të mëdha për ta, sikurse mund të jenë, për shembull, pleqtë e shtyrë në moshë. Për këtë kategori njerëzish lejohet që të mos agjërojnë, por ata e kanë të detyrueshme që të japin kompensim, duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë të paagjëruar. Ky mendim i dytë është më i saktë për t'u pranuar. - “Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota) ."– Kuptimi: Muaji që duhet të agjëroni është muaji i Ramazanit, në të cilin zbriti Kur’âni, mirësia e madhe e Zotit tuaj. Këtu përmenden disa cilësi të Kur’ânit. Kështu, ai quhet “udhërrëfyes për njerëzit”, për t'u treguar atyre mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Së dyti, ai cilësohet “sqarues i rrugës së drejtë”, për ta bërë këtë me mënyrën më të thjeshtë dhe më të kuptueshme. Dhe më pas Kur’âni quhet “kriter dallues”, sepse ai të mundëson të shohësh dhe të dallosh rrugën e drejtë nga rruga e gabuar. Ai bën dallimin mes të lumturve, që do të jenë përherë në kënaqësinë e Allahut, dhe të dëshpëruarve, që do të vuajnë përjetësisht ndëshkimin dhe zemërimin e Zotit. Siç shihet, ky është muaj madhështor, prandaj duhet mbushur me adhurime kushtuar Zotit të gjithësisë, pikësëpari me agjërim. Kjo është urtësia e Allahut dhe mëshira e Tij. Vetëm pasi tregon dobitë e këtij muaji të madh dhe urtësinë e agjërimit gjatë tij, Ai thotë: - “Kushdo që e arrin këtë muaj, le të agjërojë!” - Me këtë ajet, pra, u bë i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit për çdonjë që ka mundësi të agjërojë dhe nuk është në udhëtim. Dikush mund të mendonte se ky ajet, përveçse anulon kompensimin për ata që mund të agjërojnë, anulon edhe lehtësimin për të sëmurët e udhëtarët, prandaj Allahu i Lartësuar e përmend sërish lehtësimin për të sëmurët dhe udhëtarët, që të largohet ky keqkuptim. Ai thotë: - “Por kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë po aq ditë (sa ka lënë pa agjëruar) .” – Kjo bëhet sepse Allahu i Lartësuar kërkon që të na i lehtësojë në maksimum rrugët që të çojnë drejt kënaqësisë së Tij. - “Allahu dëshiron për ju lehtësimin. Ai nuk dëshiron vështirësinë për ju. ” - Ai dëshiron të na thjeshtësojë çdo rrugë të mirë dhe të drejtë. Për këtë arsye, të gjithë urdhrat e Tij janë shumë të thjeshtë në origjinën e tyre. Në rastet kur, për shkaqe të justifikueshme nga Sheriati, zbatimi i këtyre urdhrave vështirësohet, Ai ka sjellë dispozita lehtësuese, të cilat ose mund ta anulojnë krejt urdhrin e parë, ose mund të bëjnë disa lehtësime të tij. Çështja e lehtësimeve të Zotit për adhuruesit e Tij është mjaft e gjerë, saqë përfshin çdo aspekt të Sheriatit, prandaj këtu nuk mund të përmenden të gjitha ato. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë. - “Plotësojeni numrin e ditëve të agjërimit ...” - Allahu i Lartësuar e di më mirë, por, me sa duket, ky sqarim është i nevojshëm për ndonjë që mendon se qëllimet e larta të Ramazanit mund të plotësohen edhe duke agjëruar një pjesë të tij. Pra, Allahu i Lartësuar thekson se duhen plotësuar të gjitha ditët e këtij muaji. Dhe, si përfundim, Allahu i Lartësuar duhet adhuruar dhe falënderuar për suksesin që u jep besimtarëve në kryerjen e agjërimit dhe për qartësimin e të vërtetës: - “...dhe madhërojeni Allahun për udhëzimin (që ju dhuroi) , që të bëheni mirënjohës!” - Këtu bëjnë pjesë edhe tekbir-et, të cilat fillojnë që në momentin kur shfaqet hëna e re e muajit sheval, që tregon mbarimin e Ramazanit, dhe vazhdojnë deri në kohën e hytbes së namazit të Bajramit, ditën e festës.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:60–18:65 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për të ngrënë, as nuk na pritën si miq. Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë. Hidri i tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh. Tani unë do të të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, …” - Pati një shkak, që Musai a.s. i tha djaloshit (shërbëtorit) të tij këto fjalë. Shkaku ishte se Musait i thanë se ishte një burrë, i cili ndodhej në vendbashkimin e dy deteve, dhe i cili kishte një dituri, të cilën nuk e kishte Musai. Atëherë, Musai dëshiroi të shkonte tek ai dhe i tha djaloshit të vet: “Nuk do të ndalem, derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” Katade dhe të tjerë kanë thënë se bëhet fjalë për Detin e Persisë, në krahun e lindjes dhe Detin e Romakëve në drejtim të perëndimit. Muhamed Ibn Keab el Kuradhi ka thënë se ky vend është në Tanxhe (në veri të Marokut), me dalje në Detin e Bardhë (Oqeani Paqësor). - “... edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” - Edhe sikur të më duhet të udhëtoj për një kohë shumë të gjatë e në distanca të largëta. - “Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det.” - Ai u urdhërua që të merrte me vete për ushqim peshk të kripur dhe u njoftua se, pikërisht në vendin ku do të humbte peshkun, atje është vendi i takimit me atë burrë të ditur. Kështu, ai vazhdoi udhëtimin së bashku me djaloshin e vet, Jushea Ibn Nun, derisa mbërriti në vendin ku bashkoheshin dy detet. Kur mbërritën tek një shkëmb, ata fjetën gjumë. Ndërkohë, peshku që ishte në kosh lëvizi, doli prej koshit dhe ra në det. - “Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” - Kur e kaluan vendin, në të cilin harruan peshkun, dhe pasi kishin udhëtuar gjatë , Musai i tha djaloshit të vet: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” Domethënë, udhëtimi i gjatë pasi kaluan vendin ku duhet të takonin atë burrë. - “Ai (djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” - Kjo ishte një shenjë. - “Atëherë, - tha Musai, - ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” - Ky është ai, për të cilin u nisëm të kërkojmë. - “E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. ” - U kthyen po nga e njëjta rrugë që kishin ndjekur, në gjurmët e tyre. - “Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” - Ky ishte Hidri (a.s.), sikurse tregojnë për këtë hadithet e sakta nga Profeti i Allahut. Buhariu sjell hadithin nga Seid Ibn Xhubeiri r.a., i cili tregon: “I thashë Ibn Abbasit se Naufa Bikaliu pohon se Musai, bashkudhëtari i Hidrit, nuk ka qenë Musai i izraelitëve.” Ibn Abbasi tha: “Armiku i Allahut (Naufi) ka gënjyer. Ubej Ibn Kabi më ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të rrëfejë: 1743. “Kur Musai po mbante një ligjëratë para bijve të Iraelit, ata e pyetën: “Cili është njeriu më i ditur ndër gjithë njerëzit?” Musai u përgjigj: “Unë!” Allahu e qortoi atë, sepse ai nuk ia atribuoi dijen vetëm Atij. Kështu, Allahu i shpalli atij: “Te bashkimi i dy deteve është një rob i Yni, që është më i ditur sesa ti.” Musa pyeti: “O Zoti im! Si mund ta takoj atë?” Allahu i tha: “Merr një peshk dhe fute në çantë dhe ec!” Kështu, Musai u nis për rrugë bashkë me shërbyesin e tij, Jusha Ibn Nun, derisa arritën te një shkëmb, ku të dy mbështetën kryet dhe fjetën. Peshku lëvizi fort në çantë dhe doli prej saj, duke rënë në det. Atje, ai mori rrugën e vet drejt, si në tunel. Allahu e ndaloi rrymën e ujit në dy anët e rrugës që krijoi peshku, prandaj ishte si tunel. Kur u zgjua Musai, shoqëruesi i tij harroi t'i tregonte atij për peshkun. Kështu, ata vazhduan rrugën gjatë pjesës tjetër të ditës dhe gjatë natës. Mëngjesin tjetër, Musai i tha shërbëtorit të tij: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” Musai nuk u lodh aspak, derisa kaloi vendin, të cilin Allahu e kishte urdhëruar ta kërkonte. Pastaj shërbëtori i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun! Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e u fut vetë në det!” Aty ishte një tunel për peshkun, dhe kjo qe një çudi e madhe për Musain dhe shërbëtorin e tij! Atëherë, Musai tha: “Ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. Ata u kthyen duke ecur pas gjurmëve të tyre, derisa arritën te shkëmbi. Pikërisht atje gjetën një burrë të veshur me xhybe. Musai e përshëndeti atë me Sel am (Es-selâmu al ejkum - Paqja qoftë mbi ju). Hidri i tha me habi: “A përdoret në vendin tënd një përshëndetje e tillë?!” Musai i tha: “Unë jam Musai.” Ai i tha: “Vallë, ti je Musai i bijve të Izraelit?” Musai i tha: “Po.” Dhe shtoi: “Kam ardhur tek ti, që të më mësosh diçka nga dituria, që të është dhënë.” Hidri i tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.” O Musa! Unë kam diçka nga dija e Allahut, të cilën Ai ma ka dhuruar mua, por ti nuk e di. Edhe ti ke diçka nga dija e Allahut, të cilën Ai ta ka dhuruar ty, por unë nuk e di atë!” Musai i tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” Hidri i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!” Pas kësaj, ata të dy ecën përgjatë bregut të detit, derisa aty kaloi një barkë, dhe ata i kërkuan njerëzve të asaj barke që t'i lejonin të hipnin në të. Drejtuesit e barkës e njohën Hidrin dhe i lanë të hipin pa pagesë. Kur ata hipën në barkë, papritur Musai pa se Hidri kishte hequr një dërrasë të barkës me sqepar! Musai i tha atij: “Këta njerëz na hipën pa pagesë, kurse ti e ke çarë barkën e tyre, që t'i mbytësh njerëzit e saj! Me të vërtetë, bëre një punë shumë të keqe!” Hidri i tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” Musai i tha: “ Mos më qorto për faktin që harrova dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!” I Dërguari i Allahut vazhdoi: “Shfajësimi i parë që dha Musai, ishte se harroi. Pastaj aty erdhi një harabel, i cili u ul në anë të barkës dhe e zhyti një herë sqepin në det. Hidri i tha Musait: “Dija ime dhe dija jote, e krahasuar me dijen e Allahut është si ajo që ka marrë ky trumcak nga deti!” Pastaj ata të dy zbritën nga barka dhe, ndërsa po ecnin përgjatë bregut të detit, Hidri pa një djalë duke lozur me djem të tjerë. Hidri e kapi atë djalë për koke dhe ia tërhoqi me duart e tij, dhe kështu e vrau atë! Musai tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar!” Ai i tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?” (Përcjellësi i hadithit ka thënë: “Faji i dytë i Musait ishte më i madh se i pari”). Musai tha: “Nëse pas kësaj, të pyes për ndonjë gjë tjetër, atëherë mos më lejo të të shoqëroj! Tashmë ke arsyetim ndaj meje (të mos më lejosh të të shoqëroj) .” Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej. Hidri e rindërtoi atë me duart e veta. Musai i tha: “Ne erdhëm te këta njerëz, por ata as nuk na dhanë për të ngrënë, as nuk na pritën si miq. Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë. Hidri i tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh. Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave, për të cilat nuk munde të kesh durim: Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije (të rregullt). Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim. Kështu, deshëm që Zoti t’u jepte një tjetër fëmijë më të mirë, më të respektueshëm dhe më të dashur. Për sa i përket murit, ai ishte i dy të rinjve jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrinin pjekurinë dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshira e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk bëra asgjë sipas dëshirës sime (por sipas udhëzimit të Zotit) . Ky, është sqarimi për ato gjëra, për të cilat nuk munde të kesh durim.” I Dërguari i Allahut tha: “Allahu e mëshiroftë Musain, që nëse do kishte pasur më tepër durim, Allahu mund të na kishte treguar më tepër për ndodhitë e tyre.”.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:118–3:120 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ju trishton dhe ju shkakton dhimbje dhe mllef brenda shpirtit tuaj, atëherë dijeni se Allahu ka për ta ngritur Fjalën e Tij dhe do ta bëjë të triumfojë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon . - Allahu i Lartësuar i porosit robërit e Tij besimtarë, që të mos i zënë miq munafikët, të tillë që t’u tregojnë atyre planet e tyre të fshehta dhe gjithçka që njeriu zakonisht e mban të fshehtë nga armiku i vet. Besimtarëve u jepet kjo porosi, me qëllim që ata të jenë të ruajtur nga munafikët, të cilët përpiqen me të gjitha forcat që t’i dëmtojnë besimtarët. Ata duan të shkatërrojnë çdo plan dhe qëllim të besimtarëve, me çdo mënyrë. Ata thurin intriga dhe kurthe të vazhdueshme, të cilat shkaktojnë mundime për besimtarët. Ata i futin besimtarët gjithmonë në situata të vështira. - “Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj ...”, pra, të tjerët, që nuk janë prej jush. Mos zini miq të ngushtë e aleatë nga radhët e të tjerëve, që nuk janë nga feja juaj. Miqtë e afërt të një njeriu janë familja e tij dhe njerëzit të cilëve ai u tregon të fshehtat e veta, si dhe këshillohet me ta për çdo çështje. Buhariu dhe Nesaiu sjellin hadithin nga Ebu Saidi se Profeti ﷺ ka thënë: 551. “Çdo profeti që ka dërguar dhe çdo prijësi që e ka vendosur të udhëheqë, Allahu i ka vendosur pranë dy lloje shoqëruesish të ngushtë: njerëz që i rrinë afër, e urdhërojnë dhe e nxisin për të mirë, dhe njerëz që i rrinë afër, por e urdhërojnë dhe e nxisin për ligësi. I ruajturi është ai që Allahu e ka ruajtur.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Ebi Dahkanete, i cili tregon: “I treguan njëherë Umer Ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) për një djalë të Hajras, që ai e ruante sekretin dhe dinte të shkruante dhe më pas i sugjeruan: “Po sikur ta merrje si shkrues pranë teje?” Umeri tha: “Kjo do të thotë që unë të konsideroj miq të afërt e të ngushtë, njerëz të tjerë, përveç besimtarëve.” Nga kjo thënie e Umerit dhe nga ky ajet kuptojmë se njerëzit e feve të tjera, që jetojnë brenda shtetit islam, në sajë të sigurisë që shteti u ofron, nuk lejohet që t’i marrësh në punë në pozicionin e shkruesit, sekretarit e të tjera si këto, pasi në pozicione të tilla, ata mund të vëzhgojnë çfarë bëhet me muslimanët dhe çfarë ndodh në punët e tyre të brendshme. Më pas, ata i përhapin të tilla sekrete dhe ua tregojnë armiqve të Islamit dhe të muslimanëve. - “...sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon .” - Pra, ata gjithmonë synojnë e planifikojnë gjithçka që ju dëmton dhe jua vështirëson punët. Duke i përshkruar ata, Allahu i Lartësuar thotë: - Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe. - Amiqësia e tyre shfaqet në fytyrat plot urrejtje dhe në fjalët që u shpëtojnë nga gjuha, përveç urrejtjes së madhe që fshehin në zemër. Këto janë detaje, të cilat nuk mund t’i fshihen dikujt që është i mprehtë, i logjikshëm dhe i urtë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: - Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni . - Allahu i Lartësuar më pas thotë: - Ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju - Pra, ju i doni ata dhe ua shfaqni dashurinë, sepse ata ju shfaqin juve imanin dhe hiqen sikur janë besimtarë. Ndërsa ata, në fakt, nuk ju duan juve, as së jashtmi dhe as së brendshmi, me zemër. - dhe ju i besoni të gjithë librat (kurse ata jo). - Ju nuk keni dyshime për asnjë nga librat dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar. Për shpjegimin e këtij ajeti, Ibn Abasi ka thënë: “Domethënë, ju besoni në Librin tuaj dhe në Librin e tyre. Ju i besoni të gjithë librat që janë shpallur nga Zoti në të shkuarën. Ndërsa ata e mohojnë dhe nuk e pranojnë Librin që ju zbrit juve. Për këtë arsye, ju e keni hak që t’i urreni më shumë, sesa ata ju urrejnë ju.” Pastaj i Madhëruari thotë: - Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne kemi besuar.” Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush. - El enamil quhen majat e gishtave dhe thonjve. E tillë është sjellja e munafikëve. Ata shfaqen sikur janë besimtarë dhe se i duan besimtarët, por në fakt, ata fshehin mohimin dhe urrejtjen ndaj besimtarëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush.” Kjo tregon për urrejtjen e madhe në zemrat e tyre kundër besimtarëve. “Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” Allahu e di shumë mirë se çfarë mbajnë ata në zemrat e tyre.” - Nëse imani i sinqertë dhe korrekt i besimtarëve, ashtu siç e ka porositur Allahu, ju trishton dhe ju shkakton dhimbje dhe mllef brenda shpirtit tuaj, atëherë dijeni se Allahu ka për ta ngritur Fjalën e Tij dhe do ta bëjë të triumfojë fenë e Tij mbi të gjitha fetë dhe besimet në këtë botë; e këtë do ta bëjë pikërisht me duart e atyre besimtarëve, prandaj vdisni nga urrejtja dhe dhimbja që ndieni në shpirt. Por jini të sigurt se Allahu e di mirë se çfarë urrejtjeje dhe armiqësie kundër besimtarëve fshihni ju në zemër. Ai do t’ju “shpërblejë” duke ju poshtëruar dhe duke u dhënë fitoren besimtarëve në këtë jetë. Ndërsa në ahiret, juve ju pret ndëshkimi përvëlues, që do të vazhdojë përgjithmonë e pandërprerë. - Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë. - Ky është tregues i armiqësisë së ashpër që ata kanë për besimtarët. Kur besimtarët arrijnë ndonjë fitore ose sukses, kjo i dëshpëron dhe i bën ata të ndihen keq. Kur besimtarët goditen nga ndonjë ndonjë disfatë – gjë që përsëri ndodh me urtësinë e Zotit, i Cili ka diturinë absolute, ashtu sikurse ndodhi në Betejën e Uhudit, - atëherë, munafikët gëzohen. Atëherë, Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve dhe u thotë: - Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Allahu përfshin me dijen dhe pushtetin e Tij gjithçka që ata punojnë . - Nëse ju i mbështeteni Allahut ashtu si duhet, që përfshin edhe marrjen e të gjitha masave dhe përpjekjet tuaja maksimale në përmbushjen e urdhëresave, atëherë kurthet dhe intrigat e tyre nuk kanë për t’ju prekur aspak, sepse ju jeni nën mbrojtjen e Allahut. Asgjë nuk mund të ndodhë pa caktimin dhe vullnetin e Allahut, dhe dihet se, Ai që i mbështetet Allahut si duhet, Allahu ka për t’i mjaftuar Atij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon historinë e Uhudit, në të cilën Ai sprovoi besimtarët. Në këtë betejë, Ai bëri dallimin mes besimtarëve dhe munafikëve dhe nxori në pah të gjithë ata që ishin të durureshëm.

Mus'haf Hape →
Maide 5:64–5:66 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në të djathtën e Tij?! Arshi i Allahut është mbi ujë. Në dorën tjetër Ai zotëron pushtetin për të ngritur e krenuar, si edhe për të ulur e poshtëruar! Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar flet për jehudët (Mallkimet e njëpasnjëshme e të pandërprera qofshin mbi ata, deri në Ditën e Gjykimit!) dhe na tregon se ata shpifën për Të, duke thënë se Ai është koprrac dhe i varfër, kurse ata qenkëshin të pasur. Duke mëtuar se Ai është koprrac, ata thanë: - Judejtë thanë: “Dora e Allahut është shtrënguar.” - Meglule do të thotë “ e shtrënguar”, siç është përdorur edhe në ajetin tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë!” [Isra 29]. Pikërisht këtë kuptim kishin për qëllim jehudët me këtë fjalë, - mallkimet e Allahut qofshin mbi ta! Ikrime tregon se ky ajet zbriti e flet për Finhâs Jehudin, (Allahu e mallkoftë!) i cili tha: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur!” Kur e dëgjoi Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e rrahu atë. Allahu i Madhëruar ua hodhi poshtë, madje ua ktheu atyre atë cilësi: - Të shtrënguara qofshin duart e tyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thanë! - Kështu ndodhi vërtet me ata. Koprracia, smira, frika dhe poshtërimi kanë mbushur zemrat e tyre, siç ka thënë i Madhëruari: “...Mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja. Ata e merituan zemërimin e Allahut. Kjo, sepse ata i mohonin argumentet e Allahut dhe i vrisnin profetët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak të mosbindjes dhe të shfrenimit (të tyre) në shkeljen e kufijve (të Zotit).” [Bekare 66]. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Jo. Të dyja duart e Tij janë të shtrira dhe Ai shpenzon (nga mirësitë e tij) ashtu siç dëshiron. – Mirësia e Allahut është e madhe dhe dhuratat e Tij janë të shumta. Të gjitha depot e mirësive janë në duart e Tij. Çdo mirësi që u jepet krijesave është prej Tij dhe vetëm prej Tij. Ai është i vetëm e i pashoq në çdo mirësi që dhuron. I Madhëruari thotë: “Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni. Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i numëroni ato. Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.” [Ibrahim 34]. Ajetet kuranore për këtë çështje janë të shumta. Gjithashtu, imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1027. “E djathta e Zotit është plot dhe mirësitë e saj nuk pakësohen, me gjithë dhurimet e bollshme natën dhe ditën. A nuk e sheh se si vazhdon të japë e dhurojë që kur krijoi qiejt dhe Tokën, dhe asgjë nuk është pakësuar prej asaj që gjendet në të djathtën e Tij?! Arshi i Allahut është mbi ujë. Në dorën tjetër Ai zotëron pushtetin për të ngritur e krenuar, si edhe për të ulur e poshtëruar! Allahu i Lartësuar thotë: “Shpenzo e jep (për hir Tim), të shpenzoj e të jap për ty!” Këtë hadith e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre. - Shpallja që t’u zbrit ty (nga Allahu) do t’ua shtojë largimin dhe mohimin shumë prej atyre. - Shpallja e Allahut ua shton besimtarëve imanin, diturinë e dobishme dhe punët e mira sipas saj. Ndërsa mohuesve ziliqarë e armiqësorë kundër teje dhe umetit tënd ua shton edhe më shumë shfrenimin në kalimin e kufijve dhe mohimin e ftesës së Zotit. I Madhëruari thotë: “ Ne të shpallëm Kur 'anin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve u shton veçse dëshpërim.” [Isra 82]. Në vijim i Lartësuari thotë: - Ne kemi futur armiqësi dhe urrejtje ndërmjet tyre, që do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit. - Zemrat e tyre kurrë nuk kanë për t’u bashkuar me njëra -tjetrën. Ato do të jenë të përçara dhe të mbushura me urrejtje e armiqësi të ndërsjelltë. Shkak për këtë është refuzimi i të vërtetës dhe i bashkimit rreth saj, si edhe refuzimi i profetit Muhamed dhe Shpalljes që ai solli nga Zoti, duke e quajtur atë mashtrim e trillim. - Sa herë që ndezin zjarr për luftë, Allahu e shuan atë. - Sa herë thurin intriga e kurthe për të të sulmuar dhe sa herë që hartojnë plane për të të luftuar, Allahu i Madhëruar ua shkatërron planet e tyre, madje i bën që të bien vetë brenda dhe të shkatërrohen përmes tyre. - Ata përpiqen pareshtur për shkatërrime në Tokë dhe Allahu nuk i do shkatërruesit. - Ky është zakoni i tyre i përhershëm. Ata nuk dinë të bëjnë ndryshe, por veç të përhapin shkatërrim e kaos në tokë. Allahu nuk i do ata që kanë të tilla cilësi. - I pastër dhe i lartësuar është Allahu nga shpifjet e tyre. - Pastaj i Madhëruari thotë: - Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin, Ne do t’ua shlyenim gjynahet dhe do t’i fusnim në kopshtet e mirësisë. - Nëse ata do ta besonin siç duhet dhe sinqerisht Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të ruheshin nga ato poshtërsi e padrejtësi që bënin, Allahu i Lartësuar premton se: - Sikur t'i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë (Kur'an) që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka. - Në lidhje me fjalën e Allahut “...dhe këtë (Kur'an) që u shpall nga Zoti i tyre...”, Ibn Abasi ka thënë se është fjala për Kur 'anin. Kështu, nëse ata i besojnë të gjitha shpalljet, bashkë me Kur'anin, Allahu u premton se: “...ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka.” Kështu, nëse ata do të besonin librat që zbritën përmes profetëve, ta pastër nga ndryshimet e tjetërsimet, kjo do t’i udhëzonte tek e vërteta, duke i bërë të nënshtroheshin për të jetuar sipas asaj që iu shpall Muhamedit ﷺ . Nuk ka dyshim se shpalljet e Zotit kanë folur gjerësisht e qartësisht për besnikërinë e Muhamedit si Profeti i Zotit dhe urdhërojnë për pasimin e tij dhe të Shpalljes që ai do të sillte. Ky është premtimi për ata që pasojnë shpalljet e Zotit dhe i besojnë të gjitha ato. Allahu i Lartësuar thotë: ...ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka.” Kjo tregon për begatitë e shumta që Allahu do të zbresë nga qielli dhe mirësitë që do të nxjerrë nga toka për ta. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Sikur popujt e vendeve të kishin besuar (në Allahun) dhe të ishin të devotshëm, Ne do t’ua kishim hapur të gjitha llojet e begative nga qielli e nga toka, por ata mohuan (të vërtetën). Prandaj Ne i dënuam me shkatërrim, siç e merituan.” [Araf 96]. - Ka prej tyre që janë të matur, por shumica prej tyre i kanë shumë të këqija veprat që punojnë. - Domethënë, pasuesit e Musait. Allahu na ka njoftuar se ata ishin në gradën muktasidin, pra, mesatarë. Kurse ky umet i bekuar ka arritur gradat më të larta të sabikin-ëve, më të zgjedhurve, garuesve për vepra të mira, sikurse i Madhëruari në një ajet tjetër: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robërve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” [Fatir 32]. Sidoqoftë, të tri grupet e përmendura në këtë ajet, - sipas mendimit më të saktë - do të hyjnë në Xhenet.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:149–3:153 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë burrë që i pengon ata (idhujtarët) që të vijnë tek ne!” Atëherë u ngrit një ensar, i cili shkoi dhe luftoi duke i penguar ata për njëfarë kohe, derisa u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i qorton robërit e Tij besimtarë dhe i paralajmëron që të jenë të kujdesshëm që kurrë të mos iu binden mohuesve dhe munafikëve, sepse bindja ndaj tyre sjell poshtërimin në dynja dhe ahiret: - O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë (në mosbesim), dhe atëherë do të jeni të humbur. - Ata duhet që t’i binden vetëm Allahut. Vetëm Atë duhet ta zgjedhin si Mikun e vërtetë, të Cilit i besojnë të gjitha çështjet e tyre. Vetëm Atij t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë për çdo çështje. Allahu i Madhëruar urdhëron që vetëm Atij t’i mbështeten për kërkimin e çdo të mire dhe për largimin e çdo të keqeje: - Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është Ndihmëtari më i mirë.” - Në vijim, Allahu i Madhëruar i përgëzon besimtarët se Ai do të fusë në zemrat e armiqve frikën prej tyre dhe poshtërimin. Të gjithë këtë, Allahu i Lartësuar do ta bëjë për shkak të mohimit që ka mbushur zemrat e tyre dhe idhujtarisë në të cilën janë zhytur. Kjo është përveç ndëshkimit të madh dhe poshtërues, që ata do të kenë në ahiret: - Ne do to mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve!” - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 574 . “Më janë dhënë 5 gjëra, që nuk i janë dhënë asnjë profeti përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg. 2. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim. 3. Më është lejuar plaçka e luftës. 4. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësimin e madh (Ditën e Gjykimit). 5. Çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzimin mbarë.” El Aufi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne do to mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve...”, që thotë: “Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrën e Ebu Sufjanit, prandaj ai u tërho q dhe u kthye në Mekë.” Profeti tha (pas betejës së Uhudit): 575. “Ebu Sufjani arriti t'ju godiste e t’ju shkaktonte humbje, por tashmë u tërhoq, sepse Allahu futi frikën në zemrën e tij.” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. - Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës) . - Ibn Abasi shpjegon: Allahu i Lartësuar u premtoi ndihmë dhe fitore. Kur muslimanët u përballën me idhujtarët në fillim të ditës, fitorja ishte dukshëm në anën e muslimanëve. Por kur ndodhi ajo që ndodhi, pra, thyerja e urdhrit nga ana e shigjetarëve dhe dështimi i disa skuadrave të luftës, atëherë ndihma dhe premtimi, i cili ishte i kushtëzuar me bindje dhe qëndrueshmëri në luftë, u vonua. Allahu i Lartësuar thotë: “...kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës).” - Ju i vratë ata, me mundësinë që ju dha Allahu, duke ju bërë të kishit epërsi mbi ta. - Por ju u dobësuat dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit), që e thyet pasi patë atë që e dëshironit (plaçkën e luftës). - Ibn Abasi thotë se “el feshelu” është “el xhubnu”, pra, dështimi e mungesa e kurajos dhe guximit, pra, një lloj frik e. Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe u përçatë me njëri -tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit) ...”. Kjo ndodhi me shigjetarët, të cilët thyen urdhrin e Profetit ﷺ .Allahu thotë: “...e thyet urdhrin pasi patë atë që e dëshironit ” Pra, pasi ju tregoi atë që aq shumë e donit, domethënë, fitoren në fillim të ditës. - Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë...” - Këta janë ata të cilët tentuan të merrnin plaçkën e luftës, kur panë humbjen e idhujtarëve në fillim të betejës. Megjithatë, pati edhe burra që qëndruan të palëkundur. Allahu i Madhëruar thotë: - por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen jetën tjetër. Pastaj, Ai bëri që ju të sprapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. - Më pas, Allahu bëri që ata t’u kthehen mbi ju, për t’ju vënë në provë. - Ai, pa dyshim, jua fali juve (atë gabim). - Allahu jua fali atë që bëtë. - Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. - Ai nuk ju shkatërroi dhe nuk ju shfarosi, për shkak të kundërshtimit të urdhrit të Profetit ﷺ , por ju fali. Allahu i Lartësuar tregohet bamirës dhe bujar me besimtarët. Allahu i ka veçuar besimtarët me një mëshirë të posaçme për ta, pikërisht për shkak të besimit të tyre tek Ai dhe te Profeti i Tij. Buhariu sjell hadithin nga Bera, i cili ka thënë: 576. “Atë ditë, kur ne përballëm me idhujtarët, Profeti pozicionoi (në malin e Uhudit) një skuadër të vogël shigjetarësh, në krye të të cilëve ishte Abdullah Ibn Xhubejri.” Ai u tha: “Edhe nëse na shihni që kemi fituar, mos lëvizni nga vendi! Edhe nëse shihni që ata kanë fituar mbi ne, mos na ndihmoni!” Kur ne u përballëm me armikun, ata ia mbathën dhe rreshtat e parë të armikut filluan të tërhiqeshin nga frika. Unë i pashë gratë që vraponin për t’u ngjitur në mal, aq sa iu zbuloheshin edhe kërcijtë e tyre, madje u dukeshin zbukurimet e këmbëve. Atëherë, disa shigjetarë filluan të thoshin: “Po shpërndahet plaçka e luftës...” Abdullah Ibn Xhubejri, që ishte në krye të tyre, u tha: “Profeti i Allahut mori besën prej meje që të mos lëvizim nga ky vend!” Por ata refuzuan ta dëgjonin dhe përfundimi i kësaj mosbindjeje ishte vrasja e 70 burrave prej sahabëve. Atëherë, doli në pah Ebu Sufjani dhe tha: “A është Muhamedi mes jush?” Profeti ﷺ tha (duke iu drejtuar sahabëve): “Mos iu përgjigjni!” Ebu Sufjani tha: “A është me ju Ibn Ebu Kuhafe (pra, Ebu Bekri)?” Profeti ﷺ sërish tha: “Mos iu përgjigjni!” Ebu Sufjani tha: “A është me ju Ibn Hatabi?” Atëherë tha: “Këta qenkan vrarë! Po të ishin gjallë, do të përgjigjeshin!” Por Umeri nuk e mbajti dot veten dhe tha: “O armik i Allahut! Ata të cilët ti përmende, janë gjallë. Allahu i ka lënë gjallë ata që ty të trishtojnë!” Ebu Sufjani thirri: “I lartësuar qoftë Hubeli!” Profeti i Allahut tha: “Përgjigjuni atij tani!” Sahabët thanë: “Çfarë të themi?” Profeti ﷺ i udhëzoi: “Thoni: Allahu është më i Larti dhe më Madhi!” Ebu Sufjani vazhdoi: “Ne kemi Uzanë, kurse ju s’keni Uza!” Pejgamberi a.s. tha: “Nuk do t’i ktheni përgjigje?!” - “Çfarë të themi?!” - “Thoni: Allahu është i Dashuri dhe Ndihmë tari ynë, kurse ju nuk keni të dashur dhe ndihmëtarë!” Ebu Sufjani tha: “Kjo ditë e sotme është (hakmarrje) për Bedrin! Lufta është e ndezur dhe si kjo ditë do të keni prapë!” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila ka thënë: “Në Uhud, idhujtarët u mposhtën në fillim të betejës. Iblisi bërtiti duke thënë: “O robërit e Zotit, ku shkoni? Allahu ju poshtëroftë! Mos u dorëzoni! Kthehuni në betejë e luftoni ashpër!” Atëherë u kthyen të parët dhe, pas tyre, morën guxim të fundit. Hudhejfja ishte dëshmitar kur muslimanët, në mes të atij kaosi, e vunë babain e tij në mes dhe filluan ta godisnin për ta vrarë, duke menduar se ishte prej idhujtarëve. Hudhejfeja u bërtiste muslimanëve: “O robërit e Zotit, është im atë ai!” Por ata nuk e kuptuan, derisa e vranë atë. Atëherë, Hudhejfja tha: “Allahu ju faltë!” Ur ue rrëfen: “Vallahi, Hudhejfja vazhdoi që të gëzonte respekt e dashamirësi ndër ne, derisa takoi Allahun e Lartësuar.” Ibn Is’haku rrëfen: “Më ka treguar Kasim Ibn Abdirrahman Ibn Rafia, njëri nga bijtë e Adij Ibn Nexharit, se: Enes Ibn Nadri, - pra, xhaxhai i Enes Ibn Malikut, - shkoi tek Umer Ibn Hatabi dhe Talha Ibn Ubejdilahi, të cilët, së bashku me disa muhaxhirë dhe ensarë të tjerë, nga dëshpërimi, kishin hedhur çfarë mbanin në duar. Ai i pyeti: “Çfarë po prisni këtu?” Ata thanë: “U vra Profeti i Allahut.” Ai u tha: “Atëherë, ç’e doni jetën pas tij?! Çohuni dhe vrituni për atë kauzë që u vra edhe ai!” Pastaj iu drejtua armiqve dhe hyri në një betejë të ashpër, ku luftoi deri sa u vra, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij!” Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku se xhaxhai i tij, Enes Ibn Nadri, që nuk mori pjesë në luftën e Bedrit, tha: “Unë nuk mora pjesë në luftën e parë që zhvilloi Profeti. Nëse Allahu do të më japë një mundësi, që të luftoj së bashku me Profetin e Allahut, do ta shohë Allahu se çfarë do të bëj!” Kështu, ai mori pjesë në luftën e Uhudit. Kur njerëzit u dëshpëruan pasi dëgjuan lajmin e rremë për vrasjen e Profetit, ai tha: “O i Adhuruari im, unë kërkoj të më justifikosh për çka vepruan këta (muslimanët që u larguan nga fushëbeteja), dhe distancohem prej sjelljes së këtyre të tjerëve (idhujtarëve)!” Pastaj u lëshua përpara. Rrugës u përball me Sad Ibn Muadhin, i cili e pyeti: “Për ku je drejtuar, o Ebu Omer?” Enesi i tha: “Ah, për aromën e Xhenetit, o Sad! Unë ia ndiej aromën, që vjen prej Uhudit!” U drejtua për në Uhud dhe luftoi derisa u vra. Askush nuk e njohu mes të vrarëve, përveç motrës së tij, e cila e njohu nga një shenjë në mollëzat e gishtave të tij. Ai u gjend i goditur me rreth tetëdhjetë plagë. Në trupin e tij kishte goditje shtizash, plagë shpatash e gjuajtje shigjetash.” Hadithin e sjell Muslimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi 577. “Në luftën e Uhudit, gratë qëndronin pas muslimanëve. Ato u jepnin fund të vrarëve të idhujtarëve dhe mjekonin të plagosurit e muslimanëve. Nëse do të betohesha atë ditë se askush nga ne nuk e donte këtë jetë, besoj se do të thosha të vërtetën. Por Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë...”, pasi disa sahabë nuk iu bindën urdhrit të Profetit të Allahut. Profeti u strehua diku duke patur pranë vetëm nëntë veta: shtatë ensarë dhe dy muhaxhirë kurejshë. Ai ishte i dhjeti. Ata e plagosën rëndë Profetin, i cili, duke qëndruar i mbështetur dhe pa fuqi, tha: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që i pengon ata (idhujtarët) që të vijnë tek ne!” Atëherë u ngrit një ensar, i cili shkoi dhe luftoi duke i penguar ata për njëfarë kohe, derisa u vra. Profeti, përsëri i lodhur, i drobitur dhe i plagosur tha: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që i pengon ata që të vijnë tek ne!” Dhe kështu vazhdoi, derisa u vranë të shtatë ensarët. Atëherë, Profeti ﷺ u tha dy shokëve të tij: “Nuk u treguam të mirë me shokët tanë!” Më pas, u shfaq Ebu Sufjani, i cili thirri: ‘U lartësoftë Hubeli!’ Profeti ﷺ tha: “Kthejani: Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhi!” Dhe ata thanë: “Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhi!” Ebu Sufjani thirri përsëri: “Ne kemi Uzan, ndërsa ju nuk keni Uza!” Profeti ﷺ tha: “Thojini: Allahu është Ndihmë tari dhe Miku ynë, ndërsa për mohuesit nuk ka ndihmëtar!” Atëherë, Ebu Sufjani tha: “Kjo e sotmja është (hakmarrje) për Bedrin: atëherë u mundëm, kurse tani fituam; një ditë trishtohemi dhe një ditë gëzohemi! Kjo ditë hidhërimi për ju është për atë ditë që ishte hidhërim për ne! Filani u vra në këmbim të filanit tjetër, që u vra në Bedër...” Por Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk ka barazim mes nesh! Të vrarët tanë janë të gjallë dhe furnizohen tek Zoti i tyre! Ndërsa të vrarët tuaj janë në zjarr dhe ndëshkohen!” Ebu Sufjani ia ktheu: “Shikojeni Hamzain, me bark të çarë! Hindi ia mori shpretkën dhe ia kafshoi!” Profeti tha: “A hëngri gjë prej saj?” - “Jo!” - i thanë. - “Allahu, - tha Profeti - nuk do të fuste kurrë një pjesë të Hamzait në zjarr!” Më pas, Profeti e vendosi Hamzain përpara vetes dhe i fali namazin e xhenazes. Më pas sollën një burrë prej ensarëve dhe e vendosën përkrah Hamazait. Profeti u fal edhe për të. E larguan ensarin dhe sollën një tjetër, që e vendosën sërish përbri Hamzait, dhe Profeti fali namazin edhe për të. Pastaj, e larguan ensarin dhe sollën një tjetër, e kështu me radhë, derisa Profeti ﷺ fali namazin për 70 të vrarë, së bashku me Hamzain. Pra, Profeti fali 70 namaze për Hamzain.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm imam Ahmedi. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj, Ai bëri që ju të sprapseni nga armiku, për t’ju sprovuar.” Domethënë, Allahu i Madhëruar bëri që ju të sprapseni nga armiku, e të pësonit disfatë për t'ju sprovuar. Ju largoheshit duke vrapuar, për t’u ngjitur në mal dhe për t’i shpëtuar armikut. Ju vraponit dhe nuk ia hidhnit sytë askujt, nga frika e madhe që ju kishte pushtuar. - Ju largoheshit (nga sheshluftimi) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit. - Ndërkohë që ju e latë pas jush Profetin, ai ju ftonte që mos largoheshit nga lufta dhe përballja me armikun, por të ktheheshit dhe të riorganizoheshit për të vazhduar luftën. Profeti i ftonte njerëzit që të ktheheshin, siç thuhet në hadith 578. “Kthehuni tek unë, o robërit e Allahut, kthehuni tek unë, o robërit e Allahut!” Ibn Abasi rrëfen se, me Profetin mbetën veçse 12 burra, që luftuan pranë tij. Mes tyre ishte edhe Talhai, i cili qëndroi me ta, derisa të gjithë u vranë. Atëherë, edhe Talhai i kërkoi leje Profetit që edhe ai të luftonte në mbrojtje të Profetit. Ai vazhdoi të luftonte njëlloj siç luftuan vëllezërit e tij më përpara. Gjatë kësaj përpjekje për të mbrojtur Profetin, atij iu prenë majat e gishtave, dhe në moment tha: “ Hisin”. Kjo ishte një lloj pasthirrme, që arabët e lëshonin kur vriteshin në trup dhe kur u dhimbte diçka. Por Profeti i tha: 579. “Nëse do të thoshe 'Bismilah” dhe do të përmendje emrin e Allahut, do të të ngrinin lart melekët. Edhe njerëzit do të të shihnin kur të ngriheshe lart në qiell.” Pastaj Profeti ﷺ së bashku me shokët e tij, - që shumë shpejt u kthyen, u grumbulluan dhe u riorganizuan së bashku pranë tij, - u ngjitën lart në mal.” Buhariu sjell hadithin nga Kajs Ibn Ebu Hazimi, i cili ka thënë: 580. “E kam parë dorën e Talhait të gjymtuar, me gishta të prerë. Me atë dorë, ai mbrojti Profetin ﷺ në luftën e Uhudit.” Ndërsa në dy Sahih-ët është rrëfimi i Mu’temir Ibn Sulejmanit, i cili përcjell nga i ati, ky nga Ebu Uthman En-Nehdi, i cili ka thënë: 581 . “Në një nga betejat e Profetit, askush nuk mbeti me të, përveçse Talha Ibn Ubejdi lah dhe Sa’dit. Hasen Ibn Arafeh sjell hadithin nga Said Ibn Musejib, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Sa’ad Ibn Ebi Uekasin që të thotë: 582 . “Ishte vetë Profeti i Allahut që më jepte shigjeta në Betejën e Uhudit dhe më thoshte: “Gjuaj, u flijofshin nëna dhe babai im!” Buhariu sjell hadithin nga Saad Ibn Ebu Uekasi, se: 583 . “Ai qëllonte me shigjeta për të mbrojtur Profetin e Allahut”. Vetë Sa’di rrëfen: “E shihja Profetin ﷺ se si merrte shigjeta nga koshi im, m’i jepte mua dhe më thoshte: “Gjuaj, u flijofshin nëna dhe babai!” Ndonjëherë më jepte ndonjë shigjetë që nuk kishte majë fare, dhe unë përsëri gjuaja me të!” Në dy Sahih-ët është edhe hadithi nga Ibrahim Ibn Sa’d Ibn Eb i Uekasit, që përcjell nga i ati, i cili ka thënë: 584. “Ditën e Uhudit, unë pashë në të majtën dhe të djathtën e Profetit ﷺ dy burra të veshur me rroba të bardha, të cilët luftonin pikërisht aty ku lufta ishte më e ashpër. Unë kurrë nuk i kisha parë përpara asaj dite dhe nuk i pashë më pas asaj dite.” E kishte fjalën për melekët Xhibril dhe Mikail (paqja e Allahut qoftë me ta!).” Ebu Esuedi sjell hadithin nga Urue Ibn Zubejri, i cili tregon: 585 . “Ubej Ibn Halefi, i vëllai i Beni Xhumehit, ishte betuar në kohën kur ishte në Mekë, se do të luftonte kundër Profetit të Allahu ﷺ dhe do ta vriste atë. Kur Profeti mori vesh për betimin e tij, tha: “Përkundrazi, unë do ta vras atë, në dashtë Allahu!” Kur erdhi dita e Uhudit, Ubeji, i cili ishte veshur i gjithi në hekur, i armatosur deri në dhëmbë, u vërsul duke thënë: ‘Mos shpëtofsha gjallë, nëse shpëton Muhamedi!” Ai shkoi drejt Profetit të Allahut, me synimin për ta vrarë. Atëherë, përpara tij del Musab Ibn Umejri, vëllai i Beni Abdi Dar, për të mbrojtur Profetin e Allahut me veten e tij. Musab Ibn Umejri u vra. Atëherë, Profeti vështroi në armaturën e Ubej Ibn Halefit një hapësirë bosh, mes përkrenares dhe parzmores së tij, pikërisht në pjesën e grykës, dhe e qëlloi atje me një shtizë. Ai u rrëzua përtokë, që nga maja e kalit të tij. Gjithsesi, nga ajo goditje, nga qafa e Ubej Ibn Halefit nuk doli aspak gjak. Shokët e tij u afruan që ta tërhiqnin, ndërkohë ai bërtiste dhe pëlliste, sikur të ishte një dem i therur. Ata i thanë: “Përse bërtet dhe trembesh kaq shumë?! Është veçse një gërvishtje e vogël .” Atëherë, ai u kujtoi fjalën e Profetit: “Përkundrazi, unë do ta vras Ubejin!” Dhe pastaj tha: “Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur kjo dhimbje t'u shpërndahej të gjithë banorëve të Hixhazit, do të vdisnin të gjithë së bashku, menjëherë.” Dhe ashtu, ai vdiq për të shkuar në Zjarr. U mallkofshin banorët e Zjarrit të ndezur fort!” Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 586 . “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi atë të cilin e ka vrarë Profeti i Allahut me dorën e tij dhe është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi ata njerëz që e gjakosën fytyrën e Profetit .” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 587. “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi ata njerëz që bënë me Profetin atë që bënë!” (Dhe tregoi një pjesë të dhëmballëve të tij, pasi ata i thyen dhëmballët Profetit) “Gjithashtu, është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi atë burrë që është vrarë nga dora e Profeti t të Allahut, në rrugën e Allahut!” Ibn Is’haku ka thënë: “Profeti u plagos dhe u godit në dhëmballët e tij. Fytyra dhe buzët iu çanë. Ai i cili e gjakosi Profetin ﷺ ishte Utbe Ibn Ebu Uekasi. Më ka treguar Salih Ibn Kejsani thotë Ibn Is’haku nga dikush që i ka treguar atij, i cili sjell hadithin nga Sad Ibn Ebu Uekasi, që ka thënë: 588. “Kurrë nuk kam qënë më i përkushtuar dhe i dhënë për vrasjen e dikujt se sa për vrasjen e Utbe Ibn Ebu Uekasit, pikërisht për atë që dija rreth moralit të tij të keq dhe urrejtjes që gëzonte mes popullit të tij. Por më mjaftoi fjala e Profetit , i cili tha: “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut kundër atij që gjakosi fytyrën e Profetit ....” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi... - Ai ju dha këtë sprovë, Ai ju dha dëshpërim mbi dëshpërimin, prej disfatës në luftë. Dëshpërimi i parë i cili përmendet në ajet, është privimi nga plaçka e luftës, që mund të merrej nëse do të fitonin, si edhe dëshpërimi për vrasjet, plagosjet dhe dhimbjet atë ditë. Ky dëshpërim i goditi pikërisht pas ep ërsisë që ata patën në fillim të betejës. Humbja erdhi për shkak të mos zbatimit të urdhrit të Allahut dhe kundërshtimit të porosive të Profetit ﷺ . Ndërsa dëshpërimi i dytë ishte pikërisht kur u p ërhap lajmi se Profeti i Allahut ishte vrarë gjat ë asaj mësymjeje të frikshme të armikut kundër tyre dhe frika për asgjësimin e plotë, kur ishin në mal. - që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës) që humbët e as për atë që ju goditi. - Që të mos dëshpëroheshit për plaçkën që ju iku nga duart, t ë cilën e fituat fillimisht, dhe as për atë që ju goditi më pas, pra, për vrasjet, plagosjet dhe dhimbjet që pësuat më pas. Kështu e kan ë interpretuar Ibn Abasi, Abdurrahman Ibn Aufi dhe të tjerë. - Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni. - I Pastër dhe i D ëlirë është Allahu i Lartësuar! I lavdëruar qoftë Ai! Nuk ka të adhuruar tjet ër me meritë përveç Tij! I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai!

Mus'haf Hape →
Enam 6:145 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… 1148. “Njëherë, isha tek Ibn Umeri, kur dikush e pyeti rreth ngrënies së mishit të iriqit. Ai i lexoi atij fjalën e Allahut “Në Shpalljen që më është …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë, dhe mishit që theret me emrin e dikujt tjetër veç Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij. - Allahu i Lavdëruar e urdhëron robin dhe Profetin e Tij të dashur: “Thuaju, o Muhamed, këtyre të cilët bënë haram rizkun që Zoti u dhuroi, duke trilluar gënjeshtra për Atë: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç ...”. Domethënë, nuk ka haram tjetër, përveç këtyre që përmenden në ajet. Atëherë, mund të themi se dispozitat për ndalesat në ushqime, - që janë zbritur pas këtij ajeti në suren Maide dhe të transmetuara nëpër hadithe, - e kanë rrëzuar këtë dispozitë, të përftuar nga kuptimi i këtij ajeti.28 Disa e konsiderojnë zëvendësimin e dispozitës së përftuar nga ky ajet me ajetet e sures Maide si një abrogim ( nes’h). Por shumica e dijetarëve të mëvonshëm nuk e konsiderojnë abrogim, sepse të ndaluarat e përmendura aty mbeten po të ndaluara, por e konsiderojnë si një reduktim të gjykimit fillestar për lejueshmërinë e gjërave në origjinë, duke përjashtuar kështu prej tij edhe disa raste të tjera. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Allahu i Lartësuar thotë: “gjakut që derdhet vrullshëm”. Domethënë, ai gjak që del furishëm nga kafsha gjatë therjes. Katade ka thënë: “Në lidhje me gjakun, është bërë haram ai që derdhet furishëm (gjatë therjes), ndërsa gjaku i mbetur (pas therjes së rregullt) brenda mishit, nuk është i ndaluar.” Ibn Merdeuejhi sjell thënien e Ibn Abasit: “Në kohën e injorancës (para Islamit), njerëzit nuk hanin disa gjëra, pasi i konsideronin si të neveritshme. Kur Allahu dërgoi Profetin dhe shpalli Librin e Tij, Ai e qartësoi haramin dhe hallallin. Atëherë, ajo që Ai e konsideron hallall, ajo është hallall dhe atë që Ai e konsideron haram, ajo është haram. Ndërsa gjërat për të cilat Ai nuk ka folur janë pjesë e tolerimit e faljes.” Imam Ahmedi sjell sëris h nga Ibn Abasi hadithin: 1147. “Seudas, bijës së Zumates, i ngordhi një dele, prandaj ajo i tha Profetit: “Ajo delja ngordhi!” Profeti ﷺ e pyeti: “Pse nuk ia more lëkurën e saj?” Ajo tha: “A mund ta marr lëkurën e një deleje të ngordhur?!” Profeti iu përgjigj: “Allahu thotë: “ Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, ...”. Kështu që, ju nuk do ta hani atë, prandaj thajeni lëkurën e saj e përdoreni!” Kështu, ajo e dha delen që ta rripnin dhe t’ia thanin lëkurën. Madje, me atë lëkurë bëri një calik, që e përdori derisa u gris.” Hadithin e sjellin Buhariu dhe Nesaiu. Seid Ibn Mensuri përcjell nga Numejle el Fezzari, që tregon: 1148. “Njëherë, isha tek Ibn Umeri, kur dikush e pyeti rreth ngrënies së mishit të iriqit. Ai i lexoi atij fjalën e Allahut “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit,...” , por një burrë, që ishte pranë tij, tha: “E kam dëgjuar Ebu Hurejrën të thotë se kjo pyetje iu bë Profetit dhe ai tha: “Ai është pisllëk nga gjërat e pista!” Atëherë Ibn Umeri tha: “Nëse Profeti ka thënë kështu, atëherë kështu është.” [Ebu Daudi]. Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe mishit që theret me emrin e dikujt tjetër veç Allahut...” Flitet për ato kafshë që theren duke përmendur emrin e dikujt tjetër veç Allahut, si idhujt, putat etj., siç vepronin idhujtarët në kohën e injorancës. Kurtubiu përcjell prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se, kur ajo u pyet rreth kafshëve që therin të huajt për festat e tyre, kur ata ua dhurojnë muslimanëve, ajo tha: “Mos hani nga ato që theren për ato ditë (feste për ta), por mund të hani prej pemëve të tyre!” - E për atë që është i detyruar të hajë nga këto, por duke mos pasur për qëllim shijimin dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Tefsiri i këtyre ajeteve është bërë në suren Bekare. 29 Ky ajet është sjellë për të hedhur poshte trillimet e idhujtarëve në bërjen haram të gjërave që Allahu i ka lejuar për robërit e Tij. Me çfarë argumenti e bëjnë haram atë që Allahu e ka lejuar?! Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që t’u kumtojë njerëzve se çfarë është bërë e ndaluar, siç është ky ajet, i cili mëton, gjithashtu, se gjërat e tjera, që Allahu nuk i ka përmendur, janë pjesë e faljes dhe të tolerimit të Tij. Duhet thënë se, të ndaluara janë edhe ato gjëra që janë përcjellë si të tilla nga Profeti, si mishi i gomarit të butë, mishi i kafshëve mishngrënëse (me dhëmbë shqyes) dhe mishi i çdo shpendi me kthetra (shqyes) e mishngrënës, siç thotë mendimi më i njohur dhe i përhapur mes dijetarëve.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:50–12:53 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe dëlirësinë e tij, kundrejt shpifjeve e akuzave të ngritura. Kështu do të dilte në pah se burgimi i tij kishte qenë i padrejtë. Në Sunet vijnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë (Jusufin)!” - Allahu i Lartësuar na tregon për momentin kur njerëzit u kthyen tek mbreti, për t’i çuar interpretimin e ëndrrës nga Jusufi. Ky interpretim e kënaqi dhe ia qetësoi zemrën. Në këtë mënyrë, ai njohu vlerën dhe diturinë e Jusufit (a.s.), por edhe moralin e virtytet e tij të larta, prandaj tha: “Ma sillni këtu atë (Jusufin)!” - Kur i dërguari shkoi te Jusufi, ai i tha: “Kthehu te zotëria yt dhe pyete: “Si është puna e atyre grave që prenë duart e veta? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”. - Por Jusufi refuzoi të dilte, derisa mbreti dhe populli të mësonin për pafajësinë dhe dëlirësinë e tij, kundrejt shpifjeve e akuzave të ngritura. Kështu do të dilte në pah se burgimi i tij kishte qenë i padrejtë. Në Sunet vijnë hadithe për lavdërimin e figurës së Jusufit, që tregojnë vlerën dhe durimin e rrallë të tij, - paqja, bekimet dhe selami i Zotit qofshin me të! Kështu, në dy Sahih-ët dhe në Musned vjen hadithi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pr ofeti i Allahut ka thënë: 1521. “Ne do të ishim më dyshues sesa Ibrahimi kur tha: "Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Allahu e mëshiroftë Lutin, sepse ai kishte vërtet një mbështetje të fortë (Allahun)! Gjithashtu, nëse do të kisha qëndruar në burg aq sa qëndroi Jusufi, do t’i isha përgjigjur menjëherë të dërguarit të mbretit!” Sipas një versioni të sjellë nga Ahmedi p rej Ebu Hurejrës, Profeti ﷺ tha: 1522. “Nëse do të isha unë, do t’i isha përgjigjur menjëherë të dërguarit të mbretit e nuk do të kërkoja të më kërkonin falje (për dënimin e padrejtë).” - Ai (mbreti) u tha (grave): “Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin?” - Allahu i Lartësuar na tregon se mbreti i mblodhi gratë, të cilat prenë duart e tyre, në prani të gruas së Ministrit. Ai iu drejtua atyre, për çështjen e gruas së Ministrit, për të mësuar atë që kishte ndodhur në të vërtetë. - Ato thanë: “Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe.” - Pikërisht në këtë moment, ndërhyn gruaja e Ministrit dhe thotë: - Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! - Tashmë do të dalë në pah e vërteta, ashtu si ndodhi në realitet. - Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë! - Jusufi tha të vërtetën kur deklaroi: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime!” Pastaj ajo tha: - Këtë e them për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë dhe se Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve! - Unë e pranoj gabimin tim, por po dëshmoj se nuk ndodhi asgjë dhe nuk u përmbush ajo që u synua. Unë e josha këtë djalosh, por ai u ruajt dhe u përmbajt. Unë e pranoj që e tundova, por dëshmoj se nuk është kryer asgjë mes nesh dhe unë jam e pastër në këtë drejtim. Pastaj shtoi: “... Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve!” - Unë kurrsesi nuk e shfajësoj veten time. - Unë nuk dua të justifikoj veten time, sepse dëshirat e shtyjnë njeriun drejt gjynahut. Ishin këto dëshira, që më shtynë ta josh atë. - Sigurisht, shpirti (i njeriut) është i prirur për ligësi, përveç atij që e ka mëshiruar Zoti im. - Këto ishin fjalë të thëna nga gruaja e Ministrit, në dëshminë e saj. Ky është shpjegimi më i pranueshëm i ajetit dhe më afër kontekstit. Kështu e ka sjellë Mauerdi në Tefsir-in e tij. Këtë shpjegim e ka mbështetur me forcë edhe imam Ebu Abas Ibn Tejmije, i cili ka sjellë një punim të veçantë në lidhje me këtë temë. Megjithatë, disa të tjerë janë të mendimit se këto fjalë janë thënë nga Jusufi (a.s.). Sipas tyre, ishte Jusufi që tha: “...për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë ...”. Domethënë, për ta ditur Ministri se unë kurrë nuk e kam tradhtuar, në lidhje me nderin e gruas së tij. Sidoqoftë, mendimi i parë është më i dukshëm dhe më i kuptueshëm. Konteksti i ajeteve na tregon se është gruaja e Ministrit që po i thotë ato fjalë gjatë dëshmisë së saj. Madje, Jusufi nuk është i pranishëm fare në këtë skenë. Ai prezanton më pas, pas urdhrit të mbretit për ta sjellë atë pranë tij.153 - Me të vërtetë, Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”

Mus'haf Hape →
Furkan 25:1–25:2 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… gjithçka.” [Isra 1]. Ose: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” [Xhinn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “I Madhëruar është Ai, që ia zbriti Dalluesin (Kuranin) robit të Vet, që të jetë paralajmërues për të gjithë botën! ” - Allahu i Lartësuar e lavdëron Veten e Tij në lidhje me zbritjen e Kuranit madhështor Profetit të Tij të dashur dhe të zgjedhur, Muhamedit ﷺ , siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, i Cili i ka shpallur Robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kuranin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim! (Një Libër) Të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij (për jobesimtarët) , e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm (Xhenetin), në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.” [Kehf 1 - 3]. Ndërsa këtu thotë: “I Madhëruar është Ai...”. Fjala “tebarek” (e përdorur në ajet) tregon bekime të shumta, të qëndrueshme, të pandryshueshme, të përhershme. Pra, të tilla janë bekimet dhe mirësitë e sjella nga Allahu i Lartësuar. I Lartësuari thotë: “ I Madhëruar është Ai, që ia ia zbriti Dalluesin (Kuranin) Robit të Vet (Muhamedit)...”. Vëreni se si në fjalën “ nezzele” është gërma ‘z’ me shede, pra, e dyfishuar ose e përforcuar, e cila të jep të kuptosh se zbritja e Kuranit ishte e vazhdueshme, kohë pas kohe, pjesë pas pjese. Ndërsa librat e shkuar kanë zbritur një herë të vetme dhe të plotë. Kurani i madhërishëm zbriti ajet pas ajeti, dhe po kështu u ligjëruan dispozitat e tij: njëri pas tjetrit, sure pas sureje. Sigurisht që ky fakt tregon për përkujdesin madhështor ndaj atij të cilit iu zbrit ky libër, siç thotë Allahu i Lartësuar pikërisht në këtë sure në një ajet tjetër të saj: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kurani atij (Muhamedit) i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. ” [Furkan 33]. Allahu i Lartësuar e përshkruan Kuranin në këtë ajet si El Furkan, që do të thotë: ndarësi, dalluesi, sqaruesi i të vërtetës nga e kota, sepse Ai bën ndarjen e qartë të së vërtetës nga e kota, të udhëzimit nga humbja dhe devijimi, të udhës së duhur nga largimi prej qëndrue - shmërisë në të vërtetën, sqaron hallallin nga harami. Vëreni, gjithashtu, fjalët: “...ia zbriti Dalluesin (Kuranin) Robit të Vet”. Allahu i Lartësuar ia zbriti këtë libër robit, adhuruesit të Tij të dashur, Muhamedit ﷺ . Fjala abd - rob, adhurues i nënshtruar plotësisht, - është cilësim lavdërues për Profetin ﷺ . Kështu, Allahu I Lartësuar e përshkruan Muhamedin ﷺ si një adhurues të përkushtuar të Tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij ( Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë "Aksa" (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga Shenjat Tona! Vërtet, Ai dëgjon e sheh gjithçka.” [Isra 1]. Ose: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” [Xhinn 19]. Po kështu e përshkruan atë kur flet për zbritjen e Kuranit: “I Madhëruar është Ai, që ia ia zbriti Dalluesin ( Kuranin) robit të vet (Muhamedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën!”. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...që të jetë paralajmërues për të gjithë botën!” Profeti ﷺ ka thënë: 1987. “Mua më janë dhënë 5 veçori, që nuk i janë dhënë asnjë profeti para meje.” Dhe ndër to është: “Çdo profet dërgohej në mënyrë të veçantë vetëm në popullin e tij, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzit”, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju...” [Araf 158]. - “Ai, të Cilit i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës.” - Domethënë, Ai që më dërgoi si paralajmërues i botës, është Pronari, Sunduesi, që zotëron qiejt dhe Tokën, Ai që mjafton t ’i thotë diçkaje: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet, është Ai i cili jep jetën dhe vdekjen. - “Asnjë bir nuk ka lindur Ai e asnjë ortak nuk ka në sundimin e Tij.” - Allahu i Lartësuar dëshmon për Veten e Vet se Ai është i pastër, i dëlirë, i lartësuar nga të pasurit fëmijë apo ortakë në mbretërimin dhe pushtetin e Tij. - “Ai krijoi çdo gjë, duke e përcaktuar në mënyrë të qartë e me urtësi. ” - Çdo gjë tjetër, veç Allahut të Lartësuar, është krijesë dhe e nënshtruar, nën sundimin e përkujde - sin e Allahut të Madhëruar, i Cili është krijuesi i gjithçkaje. Ai është Zoti, Kujdes - tari, Përkujdesësi, Pronari, Mbretëruesi. Ai është i Adhuruari i gjithçkaje. Të gjithë adhurimin e krijesave e meriton vetëm Ai. Është Ai që lehtëson dhe ka nënshtruar gjithçka. Është Allahu që ka vendosur çdo ligj të funksionimit të gjithësisë.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ahmedi sjell nga Dhurate Bintu Eb - Lehebi (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) këtë rrëfim: 2464. “Një burrë u ngrit dhe shkoi tek Profeti ﷺ …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i bën njerëzit me dije se Ai i krijoi ata prej një njeriu të vetëm, dhe po prej këtij njeriu krijoi gruan, bashkë - shorten e burrit. Ata ishin Ademi dhe Hauaja. Po ashtu, Allahu i ndau njerëzit në kombe e fise të ndryshme. Kështu, gjithë njerëzit janë në të njëjtën gradë, për sa i përket prejardhjes së tyre nga balta, sepse të gjithë janë prej Ademit dhe Hauasë (paqja e Zotit qoftë me ta!). Dallimet mes tyre i bëjnë vetëm kriteret fetare, pikërisht bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndjekja e Profetit të Tij. Për këtë arsye, pasi Allahu i Lartësuar ndaloi përgojimin dhe nënçmimin e njëri-tjetrit, na vuri në dukje se që të gjithë ne, si njerëz, jemi të njëjtë në origjinë dhe prejardhje, çka e bën të pavend dhe tërësisht të ndaluar përgojimin dhe përçmimin e njëri-tjetrit. I Lartësuari thotë: - “O njerëz! Ne ju krijuam prej një ma - shkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush.” - Me qëllim që të bëhet e mundur njohja ndër ju dhe çdokush të kthehet në fisin, popullin dhe familjen e vet. Ebu Isa et Tirmidhi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti ﷺ ka thënë: 2460. “Mësoni prejardhjen tuaj mjaftue - shëm, që të mbani lidhjet tuaja farefisnore. Pa dyshim që mbajtja e lidhjeve farefisnore është dashuri për familjen, shtim i pasurisë dhe jetëgjatësi.” 65 Tirmidhiu shton që ky hadith është garib, sepse e kemi parë të vijë veçse përmes kësaj rruge transmetimi. - “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. ” - Gradat tuaja tek Allahu i Lartësuar do të jenë veçse në varësi të devotshmërisë, frikërespektit për Zotin, dhe jo sipas prejardhjes farefi - snore. Janë të shumta hadithet nga Profeti i Allahut, që janë transmetuar në lidhje me këtë çështje. Disa do t’i përmendim në vi - jim: Profeti ﷺ ka thënë: 2461. “Më të mirët ndër ju në kohën e injorancës (para se të hynin në Islam) do të jenë më të mirët tuaj edhe në Islam, nëse logjikojnë.” Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2462. “Me të vërtetë, Allahu nuk sheh pamjen tuaj dhe as pasurinë tuaj, por sheh zemrat dhe veprat tuaja.” [Ibn Maxheh]. Ibn Ebu Hatimi përcjell se Ibn Umeri (Allahu qoftë i këna - qur me ta!) rrëfen se: 2463. “Ditën e çlirimit të Mekës, Profeti bëri tavaf hipur mbi devenë e tij, Kasuanë, dhe i prekte anët e Qabes me shkopin që mbante në dorë ... Pastaj Profeti i Allahut mbajti një hytbe hipur mbi kafshën e tij. Ai lavdëroi Allahun e Lartësuar, ashtu sikurse Ai e meriton të lavdërohet e, ndër të tjera, tha: “O ju njerëz! Me të vërtetë Allahu i Lartësuar i largoi prej jush turpet e injorancës dhe zakonin e krenimit dhe lëvdimit me etërit dhe paraardhësit. Njerëzit janë dy llojesh: ose njerëz bamirës, të devotshëm, bujarë, fisnikë dhe të nderuar tek Allahu i Lartësuar, ose keqbërës, fatzinj, të pavlerë dhe të nënçmuar tek Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar dhe Krenar ka thënë: “O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje.” Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “E them këtë fjalë dhe i kërkoj falje Allahut për veten time dhe për ju.” Kështu e transmeton Ibn Humejdi. Imam Ahmedi sjell nga Dhurate Bintu Eb - Lehebi (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) këtë rrëfim: 2464. “Një burrë u ngrit dhe shkoi tek Profeti ﷺ teksa ai ishte në minber dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cili është më i miri i njerëzve?” Profeti ﷺ tha: “Më i miri i njerëzve është më i lexuari, më i di - turi dhe më i devotshmi ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar, ai që më së shumti urdhë - ron për të mira dhe ndalon nga të këqijat dhe ai që më së miri i mban lidhjet farefis - nore.” - “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje. ” - Ai është i Gji - thëditur rreth jush, i di në hollësi e në detaje të gjitha çështjet tuaja dhe është vullneti i Tij ai që zbatohet mbi ju. Është Ai që ve - ndos udhëzimin tuaj apo lënien në humbje, mëshirimin apo ndëshkimin. Ai ju dallon dhe zgjedh, se Ai është i Urti, i Gjithëdituri, Ai që i di hollësisht të gjitha çështjet. Disa dijetarë, bazuar në këto ajete të nderuara dhe hadithe, kanë thënë se, në lidhje me martesën, ajo që merret për bazë është veçse afërsia ose përshtatja në nivelin fetar, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush.” Disa të tjerë, duke sjellë argumente të tjera, kanë thënë se në martesë duhen marrë parasysh edhe aspekte të tjera të nivelit të burrit dhe gruas, si statusi shoqëror, pasuria, dituria, etj. Në librin tonë ‘ Kitabul Ehkam ’ kemi përme - ndur disa çështje të tilla.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:14–55:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të ngritura. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) zgjati dorën dhe tha: “Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka thënë: “Atij i përkasin anijet, që lundrojnë në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë, kurse xhindët i krijoi nga flaka e zjarrit.” - Allahu i Lartësuar na tregon se e krijoi njeriun prej ‘ salsâlin kel faħar ’, deltinës së tharë, kurse xhindët prej ‘ marixhin min nar’, nga flaka e zjarrit, domethënë, prej zjarrit të pastër. Kështu kanë thënë Ibn Abasi dhe të tjerë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2539. “Melekët u krijuan prej dritës, xhindët u krijuan nga flaka e zjarrit, ndërsa Ademi u krijua nga ajo që ju është përshkruar.” Hadithin e ka sjellë edhe Muslimi. - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Është bërë shpjegimi i këtij ajeti. - “Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perë - ndimeve.” - Domethënë, dy lindjet: vendi i lindjes së diellit gjatë kohës së verës dhe vendi i lindjes së diellit gjatë kohës së dimrit. Po kështu perëndimi, vendi i perë - ndimit të diellit në kohën e verës dhe vendi i perëndimit të diellit në kohën e dimrit. Du - ke qenë se vendi i lindjes së diellit ndryshon dhe në këto ndryshime ka dobi për krijesat, qofshin ata xhindë apo njerëz, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Pastaj i Lartësuari thotë: - “Ai i lejoi dy dete që të takohen ...” - Ibn Abasi thotë: Domethënë, i ka lënë të lirë, që të takohen. Fjala ‘ jeltekijân’, sipas Ibn Zejdit: “Allahu ndaloi takimin me njëri - tjetrin të dy deteve përmes barrierave mes tyre. Fjala ‘ bahrajn’ (dy dete) tregon ujëra të kripura dhe të ëmbla. Kështu, me ujë të ëmbël janë lumenjtë që rrjedhin mes njerë - zve dhe folëm rreth saj në suren ‘Furkan’ dhe pikërisht tek fjala e Allahut të Lartë - suar: “Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i kripur dhe bëri mes tyre pengesë dhe një ndarje, që të mos përzihen.” [Furkan 53]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?! ” - Pra, mes tyre vendosi një ndarëse prej toke, që njëri të mos kalojë tek tjetri, dhe kështu secili të prishë tjetrin dhe t’ia ndryshojë cilësitë e veta, të cilat, në fakt, janë vendosur me urtësi dhe janë synuar të jenë të tilla nga Allahu i Lartësuar. Më pas i Lartësuari thotë: - “Prej tyre nxirren margaritarë e kora - le.” - Të tilla gjëra me vlerë dalin nga të dyja këto lloje ujërash. Por edhe nëse nxi - rren vetëm nga një lloj uji, nuk do të ishte e gabuar të thuhej “Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale.”. Kjo mënyrë të shprehuri është e përdorshme. I ngjashëm me këtë është edhe ajeti tjetër: “O grumbull i xhindëve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar, që t’ju tregonin argumentet e Mia dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite?” [En’am 130]. Edhe pse janë përmendur të dyja llojet, xhindët dhe njerëzit, në fakt profetët e lajmëtarët janë dërguar vetëm nga lloji nje - rëzor dhe asnjëherë prej xhindëve. Dome - thënë, një e shprehur e tillë është e përdor - shme dhe e saktë. El-Lu’lu’ janë smeraldet, perlat dhe janë të njohura. Ndërsa për fjalën el merxhan thuhet se janë smeraldet e vogla ose është një lloj tjetër xhevahiri, me ngjyrë të kuqe si rubini. Përcillet se Ibn Abasi ka thënë: “Kur bie shiu nga qielli, guackat në det hapen dhe ajo pikë që bie në to bëhet perlë.”. Isnadi i këtij citimi është i saktë. Kështu e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Këto stoli janë mirësi shumë të mëdha për bano - rët e Tokës, prandaj Allahu i Madhëruar ua kujton dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Më pas, i Lartësuari thotë: - “Atij i përkasin anijet, që lundrojnë në det dhe që duken si male. ” - Domethënë, anijet që lundrojnë në dete dhe oqeane. Muxhahidi ka thënë: “Anijet që janë shumë të larta quhen munsheat. I Lartësuari thotë: ...” Dhe citon këtë ajet kuranor. Mjetet e lundrimit janë jashtëzakonisht të dobishme për njerëzit, për transportin e mallrave të tregtisë dhe për lëvizjen e tyre nga një skaj, në skajin tjetër të botës. Për këtë arsye, i Lartësuari e përmend këtë mirësi dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Umrate Ibn Suejdi: “Unë isha së bashku me Ali Ibn Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në brigjet e Eufratit, ndërkohë që po afrohej një anije me vela të ngritura. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) zgjati dorën dhe tha: “Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka thënë: “Atij i përkasin anijet, që lundrojnë në det dhe që duken si male.” Betohem në Atë që i bëri ato të lundrojnë në detrat e tij, se nuk e kam vrarë Uthmanin dhe as kam nxitur për vrasjen e tij!” 86

Mus'haf Hape →
Insan 76:23–76:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për ty! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79]. Ose: “O ti i mbuluar! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne ta shpallëm Kuranin pjesë-pjesë.” - Allahu i Lartësuar tregon mirësitë e shumta dhuruar Profetit të Tij të dashur ﷺ dhe në krye të tyre, pa dyshim, është shpallja e Kuranit madhështor, pjesë-pjesë: - “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd ...” - Ji i durueshëm në çdo gjë që Ai ka përcaktuar të ndodhë në kaderin dhe krijimin e Tij, si dhe në në zbatimin e ligjit e jetës, që Ai ka caktuar e sipas të cilit robërit duhet ta adhurojnë e jetojnë. Është Allahu i Madhëruar Ai që do të rregullojë gjithçka, me përkujdesin, mbështetjen dhe urtësinë e Tij. - “... e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre.” - Mos iu bind atyre, që synojnë të të pengojnë dhe devijojnë nga ajo që të shpalli Zoti yt! Përkundrazi, këmbëngul e përpiqu fort, për të kumtuar qartë atë që t’u shpall prej Zotit tënd. Në këtë mision të nderuar e të vështirë, mbë - shtetju tërësisht Allahut, sepse Ai ka për të të mbrojtur prej njerëzve, keqbërësve, atyre të cilët i kalojnë kufijtë dhe masën, me veprat e armiqësinë e padrejtësitë e tyre. Mos iu bind atyre që i kanë zemrat të mbushura me mohim, që refuzojnë besimin e pastër dhe i kundërvihen atij. - “Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrë - mje!” - Domethënë, në fillim të ditës dhe në përfundim të saj. - “Bëj sexhde për Të në një pjesë të natës dhe madhëroje Atë shumë gjatë natës!” - Kjo i ngjan ajetit tjetër: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjitha - shtu, lexoje Kuranin e agimit. Vërtet, leximi i Kuranit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kuranit) si shtesë për ty! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79]. Ose: “O ti i mbuluar! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kuranin shtruar!” [Muzzemil 1 - 4]. - “Vërtet, ata e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret.” - Mohuesit e duan fort dynjanë, stolitë e saj dhe dëfrimet në të. Nga ana tjetër, ata e shpërfillin dhe nuk kujdesen aspak për ahiretin. - “Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre.” - Ibn Abasi shpjegon: “Pra, e bëmë të fortë e të përkryer krijimin e tyre.” - “Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata (ditën e ringjalljes) me një krijim të ri.” - Pra kur të dëshirojmë do t’ju ringjallim e rikrijojmë në Ditën e Kjametit. Atëherë do t’ju sjellim me një krijim të ri. Sipas këtij shpjegimi, Allahu i madhëruar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes dhe ditës së kjametit kur Ai do t’i sjellë robërit me një krijim të ri, nëpërmjet përmendjes së krijimit të parë. Ndërsa sipas një shpjegimi tjetër, Allahu i lartësuar i kërcënon robërit për mosbesimin e tyre dhe mosbindjen ndaj Tij, duke i njoftuar se kurdo që të dëshirojë, Ai mund të sjellë një popull tjetër, që të jetë ndryshe nga ata, siç thotë në ajetet e tjera: “Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është fuqiplotë ta bëjë këtë.” [Nisa 133]. Ose: “A nuk e shikon ti se Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi? Nëse dëshiron, Ai ju zhduk ju dhe sjell një Krijim të ri. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Ibrahim 19 - 20]. “O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun, kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Fatir 16, 17]. Sipas këtij shpjegimi kuptimi i ajetit do të ishte: “N ëse dëshirojmë, Ne i z ëvendësojmë ata me të tjerë, ndryshe nga ju .”. Ky është shpjegimi i përzgjedhur nga Ibn Zeidi dhe Ibn Xherir. - “Vërtet, këto janë këshilla...” - Pra, kjo sure është një përkujtim për njerëzit. - “... prandaj kush dëshiron, e gjen rru - gën që e çon te Zoti i vet.” - Ai që dëshiron e gjen udhëzimin nëpërmjet Kuranit dhe sheh rrugën e drejtë përmes tij, siç thotë i Lavdëruari në ajetin tjetër: “E ç’dëm do të kishin ata, po të besonin Allahun, Ditën e Gjykimit dhe të jepnin nga ajo që Allahu u ka dhënë? Allahu di gjithçka rreth tyre.” [Nisa 39]. - “Po ju mund ta doni diçka, vetëm nëse do Allahu.” - Askush nuk mund që të udhëzojë vetveten. Është Allahu i Madhëruar Ai që e krijon këtë udhëzim në zemrën e robit, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe u nënshtrohet udhëzimeve të sjella në shpalljen e Tij. - “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” - Ai është i Gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin, të cilëve ua lehtëson, por edhe për ata që e meritojnë të mbeten në errësirë, prandaj dhe ata i largohen udhës dhe dritës. Allahut i takon argumenti i pathyeshëm dhe i pakundër - shtueshëm. 196 - “Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” - Kështu, Allahu udhëzon kë të dëshirojë dhe e lë në humbje kë të dëshirojë. Atë që e ka udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, askush nuk mund ta devijojë dhe atë që Allahu e ka lënë në humbje, askush nuk mund ta sjellë në rrugë të drejtë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Insan. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:114 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… se nuk ka tregues më të madh për besimin në zemra, sesa përpjekjet për të ngritur dhe mirëmbajtur xhamitë e Allahut, qoftë nga ana fizike, qoftë nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “E kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. ” – Domethënë, nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata që i mbyllin xhamitë, në mënyrë që në to të mos përmendet emri i Allahut dhe mos adhurohet Ai, ose e thënë ndryshe: ata që pengojnë faljen e namazit dhe çdo adhurim tjetër që kryhet në to. Në fragmentin: “ ue seâ fî ħarâbihâ ” (…dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre), fjala “ seâ” ka kuptimin: “përpiqet duke provuar të gjitha mënyrat dhe m jetet për të arritur qëllimin”. Ndërsa për pjesën “për shkatërrimin e tyre”, mund të themi se shkatërrimi i xhamive ( el ħarâbu) është dy llojesh: 1. Shkatërrim fizik, nga ana materiale, sikurse është shembja apo përdhosja e objektit, e çdo lloji a mënyre qoftë. 2. Shkatërrim që kryhet duke i penguar besimtarët dhe adhuruesit e Allahut, që të adhurojnë Allahun brenda faltores. Me pak fjalë, ky lloj shkatërrimi nënkupton pengimin e shfrytëzimit të xhamive për atë qëllim që ato janë ndërtuar. Ky ajet i përfshin të gjithë ata njerëz që i bëjnë këto punë. Për shembull, i tillë ishte Abrahaja dhe ushtria e tij, që synonte të shembte Qaben. Këtu hyjnë edhe kurejshët, të cilët e penguan Profetin (a.s.) të shkonte drejt Qabes, në vitin e Hudejbijes. Të tillë ishin edhe ata të krishterë që shkatërruan Xhaminë e Shenjtë në Kuds (Palestinë). Në këtë kategori përfshihen edhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, me shkatërrimin apo mbylljen e xhamive, synojnë të pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata thjesht shprehin armiqësinë e tyre ndaj Allahut dhe ndaj profetëve të Tij. Për shkak të kësaj pune të shëmtuar, Allahu i Lartësuar ua ndaloi atyre futjen në xhami. Edhe nëse ata do të hynin në to, do të ishin të frikësuar dhe të poshtëruar. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ktheu me të njëjtën m ënyrë. Ata donin të frikësonin dhe poshtëronin frekuentuesit e xhamive, por Allahu i Lartësuar mbolli frikën dhe poshtërimin në zemrat e tyre. Kështu ndodhi me idhujtarët, të cilët e munduan dhe u përpoqën të pengonin Profetin e Allahut dhe besimtarët nga Xhamia e Shenjtë. Por nuk kaloi shumë dhe Profeti (a.s.), me lejen e Allahut të Lartësuar, hyri si triumfator në Mekë. Pas kësaj ngjarjeje, idhujtarët nuk do të hynin kurrë më në atë vend të pastër dhe të shenjtë, pasi i Lartësuari tha: “ O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse Allahu, nëse dëshiron, ju bën të pasur me mirësinë e Tij. Allahu është vërtet i Gjithëditur dhe i Urtë. ” [Teube 28]. “Ushtria e Elefantit” pësoi të njëjtin fat. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me ta: “ A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)? Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa -tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur,Duke i bërë si gjethe të përtypura. ” [Fil 1 -5]. Po kështu e pësuan edhe të krishterët në xhaminë e Kudsit, në Palestinë, dhe kështu do të ndodhë gjithmonë me cilindo që vepron në të njëjtën mënyrë. Këto konsiderohen si shenja shumë të mëdha, sepse Allahu i Lartësuar ka lajmëruar rreth tyre para se ato të ndodhnin, dhe ato kanë ndodhur pikërisht ashtu si i ka përshkruar Allahu i Lartësuar. Disa dijetarë janë mbështetur në këto ajete për të thënë, gjithashtu, se nuk lejohet futja e qafirëve në xhami. - “Në këtë jetë, ata meritojnë poshtërim, ndërsa në jetën tjetër do të kenë dënim të madh.” - Kështu, jobesimtarët meritojnë poshtërimin që në këtë jetë, kurse në jetën tjetër do t’i nënshtrohen ndëshkimit të madh. Nëse nuk ka kriminel më të madh se ai që shkatërron xhamitë e Allahut ose që nuk lejon të përmendet emri i Allahut në to, atëherë mund të themi se nuk ka tregues më të madh për besimin në zemra, sesa përpjekjet për të ngritur dhe mirëmbajtur xhamitë e Allahut, qoftë nga ana fizike, qoftë nga ana funksionale. Për këtë, i Madhëruari thotë: “ Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, falin rregullisht namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar (në rrugën e drejtë) .” [Teube 18]. Madje, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të ngrihen xhami dhe në to të kujtohet dhe lavdërohet emri i Tij. Ai ka urdhëruar që atyre t’u kushtohet respekt dhe përkujdesje maksimale, nga njëra anë, dhe ka kërcënuar penguesit, nga ana tjetër. I Lartësuari thotë: “E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi) për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë keqe e padrejtësi - , ata Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm. (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) "Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen) .” [Haxh 25, 26]. Për xhamitë ka shumë rregulla, por më kryesoret janë ato që u përmendën më lart.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:222–2:223 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… vetëm në periudhën e menstruacioneve dhe në vendin (organin femëror) nga ato dalin. Ndërsa prekja e gruas, puthja e saj, ngrënia ushqim apo fjetja …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme,...” - Allahu i Lartësuar u bën të ditur besimtarëve këtë pyetje, e cila i është drejtuar Profetit (a.s.): “Kur gruas i vijnë të përmuajshmet, a duhet që të largohemi totalisht prej saj, ashtu sikurse veprojnë çifutët?” Allahu i Lartësuar na tregon se menstruacionet janë të dëmshme dhe, normalisht, urtësia e Tij kërkon që të na ndalojë nga çdo gjë që na dëmton. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: - “...prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve” – Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga kryerja e marrëdhënieve seksuale me gratë gjatë kohës së menstruacioneve. Ky veprim është haram dhe të gjithë dijetarët janë të këtij mendimi. Sipas ajet it, ndalimi nuk është gjithëpërfshirës, por është i kufizuar vetëm në periudhën e menstruacioneve dhe në vendin (organin femëror) nga ato dalin. Ndërsa prekja e gruas, puthja e saj, ngrënia ushqim apo fjetja bashkë me të janë të lejueshme. Megjithatë, edhe ky lejim nuk është i plotë, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “...dhe mos iu afroni (për marrëdhënie intime), derisa të pastrohen..” - Kjo tregon që edhe prekjes në vendet afër vendit të menstruacioneve (nga kërthiza deri te gjunjët) është mirë që t'i largohesh. Kështu vepronte Profeti (a.s.), nëse donte të përkëdhelte ndonjë nga gratë e tij kur ishin në të përmuajshmet e tyre. Ai nuk u afrohej pjesëve që përmendëm. Ky ndalim vazhdon derisa ato të shohin pastrimin nga gjaku. Megjithatë, për t’u bërë të lejueshme marrëdhëniet seksuale me to duhet të plotësohen dy kushte: pastrimi ose ndalimi i gjakut, që është kushti i parë, dhe larja me ujë e krejt trupit (gusuli), që është kushti i dytë. Prandaj i Lartësuari thotë: - “Pasi të pastrohen, atëherë afrojuni tek ato (për marrëdhënie intime) , ashtu siç ju ka lejuar Allahu.” – Kuptimi: Pasi ato të lahen, atëherë është e lejueshme ajo që ishte e ndaluar, domethënë lejohet që të shkoni me gratë tuaja, por vetëm ashtu si Zoti e ka lejuar. Ky ajet, sikurse kuptohet, e bën të detyrueshme larjen me ujë të krejt trupit – gusl-in – për gruan, pas përfundimit të menstruacioneve. Gjithashtu, ai tregon se gusli është i vlefshëm veçse pas ndalimit të gjakut dhe shfaqjes së shenjave të pastrimit. Kjo dispozitë vjen si mëshirë e Allahut për adhuruesit e Tij, për t'i ruajtur ata nga çdo gjë e dëmshme. Pastaj thotë i Lartësuari: - “Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen.” – Siç shihet, dy kategori njerëzish që Allahu i Lartësuar i do janë: ata që gjithmonë pendohen dhe kërkojnë falje për mangësitë dhe gjynahet e tyre; ata që gjithmonë ruhen dhe largohen nga gjynahet dhe çdo gjë e dëmshme. Ky ajet tregon ligjshmërinë dhe shpërblimin e pastërtisë, që Allahu i Lartësuar e do. Pastërtia është kusht për saktësinë e namazit, të tavafit, për lejueshmërinë e prekjes së Kur’ânit etj. Në fakt, pastërtia që Allahu i Lartësuar e pëlqen nuk është vetëm pastërtia fizike, që arrihet me ujë a me diçka tjetër, por edhe pastërtia shpirtërore, që arrihet duke u larguar nga veset e ulëta e nga veprat e ndyra. - “Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi.” – Pra, burrave u lejohet që të kënaqen me çdo lloj pozicioni në marrëdhëniet seksuale me gratë e tyre, veçse duhet që ky kontakt të kryhet në vendin që Allahu e ka quajtur, në mënyrë figurative, “vendmbjellje”. Thënë ndryshe, kontakti seksual lejohet veçse në organin nga lind fëmija dhe pozicionet janë të gjitha të lejueshme. Ka shumë hadithe të përcjella saktësisht prej Profetit (s.a.u.s.), që tregojnë se marrëdhëniet jashtë “vendmbjelljes” janë haram, madje është i mallkuar ai që bën një veprim të tillë. - “Por parapërgatitni diçka (të mirë) për veten tuaj ...” - Parapërgatisni vepra të mira, për të cilat të shpresoni shpërblimin tek Allahu. Vepër e mirë është edhe dhurimi i kënaqësisë bashkëshortit ose bashkëshortes, nëse bëhet duke synuar shpërblimin e Allahut ose lënien e pasardhësve të mirë, që t’i shërbejnë Allahut të Lartësuar. - “...kijeni frikë Allahun .” - Ky është një urdhër shumë i njohur: të jemi të pajisur me devotshmëri, në çfarëdolloj gjendjeje. Gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kalojmë kufijtë e vendosura nga Zoti ynë. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon diçka, që është nxitëse shumë e fortë për pajisjen me devotshmëri dhe thotë - “dhe dijeni se tek Ai do të ktheheni! ” – Kuptimi: Duke qenë të sigurt se një ditë do të dilni para Tij dhe do të shpërbleheni për veprat tuaja, me siguri që do të tregoheni të durueshëm dhe këmbëngulës për t'u pajisur me devotshmëri. Pastaj Allahu përmend edhe një nxitës tjetër për të qenë i devotshëm: - “Përgëzoji besimtarët!” - Këtu nuk është përcaktuar lloji i mirësisë, me të cilën duhet të përgëzohen besimtarët, dhe kjo bëhet për efekt gjithëpërfshirjeje. Pra, Allahu na përgëzon se do të na nderojë me gjithçka që na gëzon dhe na qetëson. Besimtarëve u takon përgëzimi për në dynja dhe për në ahiret. Ata do të fitojnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, sipas gradës së besimit të secilit. Madje, edhe besimi, të cilin Allahu e dhuron, është pjesë e përgëzimit dhe e premtimit të Allahut të Lartësuar. Ky ajet dëshmon për dashurinë e madhe të Allahut të Lartësuar për besimtarët. Allahu i Lartësuar e do çdo gjë që kënaq dhe gëzon besimtarët. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është e pëlqyeshme të mbushësh zemrat e besimtarëve me gëzim, sepse kështu i shkathtëson ata dhe u nxit vullnetin për të kryer vepra të mira. Besimtarët mund t'i lumturosh duke u treguar e kujtuar se çfarë shpërblimi të madh ka përgatitur Allahu i Lartësuar për ta, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:59–3:60 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe qetësi nga shumë dyshime të ngritura nga filozofët. Njeriu nuk është i detyruar që t’u japë përgjigje dhe të zgjidhë çdo dyshim që ata shfaqin. Nëse njeriu u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. - Allahu i Lartësuar sjell një argument shumë të thjeshtë dhe të kuptueshëm për t’u qartësuar të krishterëve gabimin e tyre trashanik dhe të papranueshëm. Ata thonë për Isain (a.s.) diçka të pavërtetë, duke mos pasur asnjë argument ku mund të mbështeten, madje atyre nuk u lejohet as ta mendojnë një gjë të tillë. Shikoni se çfarë argumentimi qesharak sjellin të krishterët për të vërtetuar se Isai (a.s.) është “bir” i Zotit. Sipas tyre, meqë Isai (a.s.) nuk pati baba biologjik, atëherë ai ishte biri i Zotit dhe, si i tillë, ai ka cilësi të njëjta me Atin. Subhanallah! Ky nuk vlen të quhet as keqkuptim, jo më të jetë një argument i mirëfilltë për një temë kaq delikate. Ne mund të themi të njëjtën gjë edhe për krijesat e tjera të Zotit. Ato janë thjesht krijesa të të Plotfuqishmit. Ato tregojnë se i vetmi Krijues e Furnizues, që përkujdeset për ta dhe administron çështjet e tyre është Allahu Absolut e Madhështor. Të gjitha shkaqet dhe pasojat i nënshtrohen dëshirës dhe vullnetit të Tij të padiskutueshëm. Asgjë nuk del jashtë vullnetit të Tij. Të krishterët mendojnë se lindja e Isait (a.s.) pa baba biologjik është argument mbështetës i tezës së tyre të gabuar, ndërkohë që, faktikisht, ai është argument kundër tyre. Ai tregon se Allahu i Lartësuar dhe i Gjithëpushtetshëm është aq i Madhërishëm në pushtetin dhe mbretërimin e Tij saqë askush nuk mund t’i afrohet në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Them nuk mund t’i afrohet, e jo më të jetë i njëjtë me Të . Allahu i Lartësuar ka krijuar diçka më të çuditshme sesa Isain. Ai e krijoi Ademin (a.s.) prej dheu, pa nënë dhe pa baba. Atëherë, nëse Ademi nuk mund të jetë fëmijë i Zotit dhe i barabartë me Të, pse duhet që të jetë Isai (a.s.)?! Duke përdorur logjikën e tyre të papjekur , duhet ta pranonim Ademin si fëmijë të Zotit dhe të barabartë me Të. Por nëse nuk e pranojmë një gjë të tillë për Ademin (a.s.), atëherë për Isain nuk duhet të kenë diskutime, sepse ai të paktën e kishte një nënë. Prandaj thotë i Lartësuari: - E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt - E vërteta në të tilla raste mund të sqarohet veçse me argumente të sigurta nga Allahu i Lartësuar, që di gjithçka. Kumti i sigurt që na ka ardhur prej Allahut të Lartësuar, është e vërteta e padiskutueshme, sepse ajo është shpallje e Zotit të gjithësisë. Kjo shpallje e sigurt dhe e ruajtur bën pjesë në ato mirësi dhe dhurata të shumta të Allahut të Lartësuar, që tregojnë përkujdesjen e veçantë për Profetin e Tij të zgjedhur dhe pasuesit e tij të denjë. Të tilla janë të gjitha rrëfimet rreth profetëve të Zotit në kohëra. Duke marë parasysh këto, nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar e përforcon një gjykim të tillë, kur thotë: - “Prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!” - Pra, asnjëherë mos ki dyshime rreth saktësisë së Shpalljes nga Zoti yt. Të jesh i sigurt se vetëm ajo është e vërteta, ndërsa gjithçka tjetër është mashtrim. Ky ajet dhe të tjerë si ai vërtetojnë rregullin e mrekullueshëm, që thotë: Nëse argumentet e sakta vërtetojnë se një çështje apo një mendim i caktuar është i vërtetë, qoftë në temat e besimit, qoftë në temat e tjera, atëherë është detyrë për njeriun që, çdo mendim tjetër që bie ndesh me këtë mendim të saktë dhe të argumentuar ai ta refuzojë dhe ta gjykojë si të gabuar dhe të papranueshëm. Çfarëdo dyshimi që mund të hidhet rreth asaj çështjeje është i padrejtë dhe i pavlefshëm. Po ashtu, pamundësia e dikujt për të hedhur poshtë dyshimet mbi një çështje të argumentuar saktë, të cilën ai e mbron, nuk tregon se ajo çështje nuk qëndron. Një gjë është e sigurt: gjithçka që kundërshton të vërtetën e sigurt është e kotë dhe e gënjeshtërt (edhe nëse nuk je në gjendje të argumentosh kotësinë e saj). I Lartësuari thotë: “ Pas së vërtetës nuk ka asgjë tjetër, veç kotësisë. ” [Junus 32]. Me këtë rregull të mrekullueshëm, besimtari gjen prehje dhe qetësi nga shumë dyshime të ngritura nga filozofët. Njeriu nuk është i detyruar që t’u japë përgjigje dhe të zgjidhë çdo dyshim që ata shfaqin. Nëse njeriu u jep përgjigje të gjitha dyshimeve të tyre, kjo tregon për mjeshtërinë e tij në argumentim, por ai nuk e ka detyrë një gjë të tillë. E domosdoshme për njeriun është që të njohë të vërtetën dhe ta sqarojë atë me argumente bindëse dhe të kuptueshme. Po ashtu, ai duhet t’i ftojë të tjerët që ta pasojnë këtë të vërtetë, të mbështetur në argumente të sigurta dhe të qarta.

Mus'haf Hape →
Enam 6:71–6:73 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… udhën e drejtë të Zotit, për t’u ngritur në gradat e larta të ilijin-ëve 3. Ndërsa nga krahu tjetër, ata i tërheq shejtani, me të gjithë ushtritë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi, as dëm...” - Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij, por edhe besimtarët, që t’u drejtohen dhe t’i këshillojnë idhujtarët për fenë e drejtë, sepse ata adhurojnë dhe u luten zotave të tjerë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar bën një përshkrim të saktë të idhujve që ata adhurojnë. Mjafton që robi të lexojë këtë përshkrim të idhujve, që të ndalet dhe të largohet prej adhurimit të tyre. Çdo i logjikshëm, nëse mendon me kujdes dhe arsyeton për besimin dhe rrugën e idhujtarëve, bindet plotësisht se ajo është një rrugë e sigurt drejt humbjes, para se të mësojë apo vështrojë argumente të tjera për këtë çështje. Kështu, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që, për t’i bërë idhujtarët të mendojnë pak dhe me qetësi, t’u thotë: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi e as dëm?!” Ky përshkrim është për çdo gjë që adhurohet veç Allahut. Çdo gjë që adhurohet veç Allahut nuk mund të sjellë dëm apo dobi dhe nuk ka mundësi për asgjë. Çdo çështje është vetëm në dorën e Allahut. - “... dhe të bëjmë prapa, pasi Allahu na udhëzoi?!” - A të kthehemi në devijim e humbje, pasi Allahu i Lartësuar na udhëzoi? A të braktisim rrugën e drejtë e të përqafojmë gënjeshtrën? A të largohemi nga rruga që të çon në Xhenetin e mirësive, për të hyrë në rrugën që të çon në ndëshkimin e dhembshëm? Këtë zgjedhje nuk e bën kurrë një njeri i urtë, i mençur e i logjikshëm, që di të dallojë të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e dëmshmja. Për atë që bën një përzgjedhje të tillë, Zoti thotë: - “Atëherë do të bëheshim si ai, të cilin shejtanët e kanë humbur në tokë, duke e lënë të hutuar.” - Si ai që shejtanët e devijojnë nga rruga e drejtë e pikësynimi i tij. Kështu, ai mbetet në mes të rrugëve, i çoroditur e i hallakatur. - “Ai ka shokë, që e thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja te ne! ” - Ndërsa shejtanët e ftojnë atë në humbje, shokët e mirë e thërrasin në rrugën e drejtë, por ai nuk përgjigjet. Kështu, ai mbetet e sorollatet mes dy ftesave, i çoroditur e në mëdyshje. Kjo, në fakt, është gjendja e të gjithë njerëzve, përveç atyre që Allahu i Urtë dhe Mëshirëplotë i ruan dhe i mbron. Njerëzit tërhiqen njëkohësisht nga dy kahe të kundërta. Nga njëra anë, ata i tërheq Shpallja e Zotit, logjika e drejtë dhe natyra e pastër, me të cilën është pajisur çdo njeri. Nëse shkojnë në këtë drejtim, ata gjejnë udhën e drejtë të Zotit, për t’u ngritur në gradat e larta të ilijin-ëve 3. Ndërsa nga krahu tjetër, ata i tërheq shejtani, me të gjithë ushtritë e mbështetësit e tij. Këta ftojnë për në humbje, për të rënë në ndëshkimin më të tmerrshëm. Ka njerëz që ndjekin udhën e drejtë në të gjitha çështjet ose në shumicën e tyre, ashtu sikurse ka të tjerë që bëjnë të kundërtën. Por ka edhe të tjerë që tërhiqen njëlloj nga të dyja kahet. Në këtë pikë fillon ndarja mes të lumturve dhe të dëshpëruarve. - “Thuaj: “I vetmi udhëzim është udhëzimi i Allahut...” - Udhëzimi i drejtë është veçse udhëzimi i Allahut të Madhëruar, që e bëri ligj për njerëzit nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa çdo rrugë tjetër është veçse shkatërrim, poshtërim e humbje. - “...dhe ne jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi vetëm Zotit të botëve.”! - Jemi urdhëruar që të nënshtrohemi e dorëzohemi plotësisht ndaj Allahut, duke e njësuar me adhurime e duke zbatuar me sinqeritet urdhrat e Tij. Jemi urdhëruar që të dorëzohemi e të bëhemi vullnetarisht besimtarë e adhurues të Zotit. Kjo është grada më e lartë dhe mirësia më e madhe, me të cilën Zoti ka begatuar robërit e Tij. - Përkryejeni namazin dhe kijeni frikë Allahun! - Jemi urdhëruar që ta falim namazin në formën më të mirë, duke plotësuar të gjitha kushtet dhe synetet e tij. Jemi urdhëruar gjithashtu të jemi të devotshëm ndaj Allahut, duke zbatuar urdhrat e Tij, në shenjë dashurie, madhërimi e përkushtimi ndaj Tij. - Allahu është Ai, tek i Cili do të tuboheni. - Tek Allahu do të grumbulloheni të gjithë Ditën e Gjykimit, kur Ai do t’ju shpërblejë sipas punëve tuaja - të mira ose të këqija. - Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. - Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre. - Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet! - Fjala e Allahut është e vërtetë dhe askush nuk mund ta bëjë dysh atë. Allahu nuk thotë kurrë diçka pa qëllim. - Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. - Ditën e Gjykimit, vetëm Atij i takon sundimi, edhe pse sundimi i përket vetëm Allahut si në ahiret, ashtu edhe në dynja. Veçohet Dita e Gjykimit, sepse atë ditë zhduket çdo lloj pushteti i krijesave dhe mbetet veçse pushteti i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit e Nënshtruesit të gjithçkaje. - Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi. - Allahut i përket urtësia absolute, mirësitë e panumërta dhe dituria gjithëpërfshirëse mbi të fshehtat e të dukshmet. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut e nuk ka zot tjetër veç Tij.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:13 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i krijoi, pra, për dobinë e krijesave në Tokë. - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë...” - Allahu i Lartësuar e bëri qiellin si tavan dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “I Gjithëmëshirshmi!” - Allahu i Madhëruar e ka çelur këtë sure me emrin e Tij El Rahman - i Gjithëmëshirshmi. Ky emër është tregues i mëshirës së gjerë, përkujdesjes gjithëpërfshirëse, bamirësisë së pamatë dhe mirësive të Tij të shumta. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend konkretisht disa mirësi që vijnë prej mëshirës së Tij. Ato janë mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi të aspektit fetar. Pas përmendjes së çdo mirësie të Tij, ai i nxit njerëzit dhe xhindët që të shprehin mirënjohjen e tyre, duke thënë: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - “Ai ua mësoi Kur'anin.” – Allahu u mësoi robve të Tij tekstin e Kur'anit dhe kuptimet e tij. Ai ua lehtësoi ta mësojnë dhe ta kuptojnë, dhe kjo, pa dyshim, është më e madhja mirësi, me të cilën Allahu mëshiroi robtë e Tij. Ai e shpalli Kur'anin në gjuhën e pastër arabe, me fjalët më të zgjedhura dhe shpjegimin më të bukur. Kur'ani përmban çdo mirësi dhe inkurajon për arritjen e saj, duke treguar rrugët dhe veprat me të cilat fitohet ajo. Ai na sqaron edhe veprat që nuk i do e të cilat janë të dëmshme, duke na ndaluar nga kryerja e tyre. - “Ai e krijoi njeriun.” - Allahu e përkreu krijimin e njeriut, duke e bërë atë me organizëm të plotë dhe formë të bukur. Ai e dalloi njeriun mbi të gjitha krijesat e tjera edhe me një veçori tjetër: - “Ai e mësoi të shprehet qartë.” - Allahu e mësoi njeriun si të shprehë atë që ka në shpirtin e tij, me të folur e me të shkruar. Aftësia për të shprehur atë që ndien dhe mendon është nga mirësitë më të mëdha me të cilat Zoti e veçoi njeriun mbi të tjerët. - “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” - Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një rregulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robtë e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre, krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj. - “Edhe yjet dhe pemët i përulen Atij.” - Yjet në qiell dhe pemët në tokë e njohin madhështinë e Zotit të tyre dhe i bien në sexhde Atij, tregohen të bindur dhe i druhen Atij. Ata i nënshtrohen që të shfrytëzohen për atë që Zoti i krijoi, pra, për dobinë e krijesave në Tokë. - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë...” - Allahu i Lartësuar e bëri qiellin si tavan dhe mbrojtës për krijesat në tokë. Ai, gjithashtu, vendosi peshoren e drejtësisë mes robve të Tij. Kjo përfshin gjithçka nëpërmjet së cilës arrihet drejtësia mes krijesave. Allahu i Lartësuar urdhëroi njeriun që të përllogarisë çdo gjë me saktësi e drejtësi, në pesha dhe matje të ndryshme. - “...që ju të mos e shkelni atë.” - Allahu e vuri peshoren e drejtësisë që njerëzit të mos kalojnë kufijtë e të mos shkelin të drejtat e njëri-tjetrit. Nëse çështjet do të liheshin të gjykoheshin thjesht sipas logjikës dhe gjykimit të tyre, atëherë do të kishte shumë padrejtësi dhe do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka. - “Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!” – Peshoni dhe matni me drejtësi, aq sa janë mundësitë tuaja! Kurrë mos pakësoni e të hani në peshë, sepse ky është krim dhe shkelje e kufijve të Zotit. - “Tokën e bëri për krijesat.” - Allahu i Lartësuar e përshtati Tokën për krijesat, që ato të stabilizohen e të jetojnë normalisht në të. Me madhështinë, dendësinë dhe cilësitë e saj të ndryshueshme, ajo është vendbanimi i tyre, ku mund të ndërtojnë, të mbjellin, të hapin rrugë për të lëvizur, të nxjerrin thesaret e fshehura në të etj., duke plotësuar kështu të gjitha nevojat e tyre. Pastaj i Lartësuari përmend disa nga llojet e sendeve jetike që ka vendosur në tokë: - “Në të ka fruta të larmishme: hurma me degët plot...” - Te frutat hyjnë të gjitha pemët që japin prodhime, me të cilat njerëzit ushqehen e kënaqen, si: fiku, ulliri, shega, molla, rrushi etj. Më pas përmenden palmat e hurmave, me degët e mbushura plot me fruta, që njerëzit i konsumojnë ose i ruajnë për më vonë. - “...Drithëra me gjethe e kërcej (si ushqim për kafshët) dhe rejhan (bimë aromatike).” - Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘ rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur. Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robve mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:118–9:119 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për çështjen tënde!” Unë u ngrita për të ikur. Pas më ndoqën disa burra prej fisit të Benu Seleme, duke më qortuar e duke më thënë: “Vallahi, s’të kishim …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Allahu ua pranoi pendimin) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë (pranimi i pendimit), aq sa edhe toka iu ngushtua, me gjithë gjerësinë e saj (nga ndjenja e fajit). Edhe shpirtrat e tyre u ngushtuan dhe u bindën se nuk mund të gjesh strehim gjetiu, veçse tek Allahu. Ai i mëshiroi ata që të pendoheshin. Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë. - Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ubejdullah Ibn Kab Ibn Maliku, djali i Kabit, që kujdesej për të atin, gjatë kohës kur ai u verbua (në pleqëri). Ai thotë që e ka dëgjuar Kab Ibn Malikun të tregonte për luftën e Tebukut, ku ai nuk shkoi me Profetin e Allahut. Kështu, vetë Kabi ka rrëfyer: 1437. “Nuk kam lënë asnjë betejë të Profeti pa marrë pjesë, përveç luftës së Tebukut. Edhe në luftën e Bedrit nuk mora pjesë, por askush nuk u qortua për mosmarrjen pjesë në atë luftë, sepse, në fakt, Profeti doli thjesht në kërkim të karvanit të Kurejshëve dhe Allahu e përcaktoi që ai të përballet me ushtrinë e armikut pa asnjë planifikim të mëparshëm. Unë kam qenë i pranishëm me Profetin e Allahut natën e Akabesë, kur i dhamë besën për Islamin dhe për mua ajo ka qenë një ngjarje, që nuk do ta ndërroja me asnjë gjë, as me ngjarjen e Bedrit, edhe pse ajo ngjarje është më e njohur dhe e përhapur ndër njerëz. Gjatë kohës kur do të niseshin për në Tebuk, unë kurrë nuk kisha qenë më i fuqishëm dhe më në gjendje sesa atë ditë, që nuk u nisa me Profetin e Allahut. Vallahi, kurrë nuk kam pasur dy kafshë udhëtimi përpara asaj kohe. Kur Profeti i Allahut nisej për luftë, nuk tregonte për të, madje jepte të kuptohej se do nisej në tjetër drejtim. Ndërsa atë ditë, ai e tregoi qartë qëllimin dhe drejtimin e udhëtimit. Ai udhëtim do të ishte shumë i gjatë, në një kohë shumë të nxehtë dhe në përballje me një armik të madh në numër, prandaj u tregoi qartë muslimanëve që të merrnin mirë masat për atë udhëtim. Muslimanët që morën pjesë me Profetin ishin të shumtë dhe nuk ishin shënuar në ndonjë regjistër (divan), që shënonte emrat e ushtarëve. Çdo njeri që donte t’i shmangej kësaj lufte mund të ikte, duke qenë i sigurt se nuk do të binte në sy, nëse nuk shpallej ndonjë ajet për këtë nga Allahu i Lartësuar. Udhëtimi ishte në kohën kur frutat po piqeshin dhe hijet ishin të këndshme. Unë nuk kisha qenë asnjëherë më i dhënë e më i përkushtuar pas pasurisë, sesa atë kohë. Profeti po bëhej gati për luftë, bashkë me shumë muslimanë. Edhe unë fillova të bëhesha gati për këtë udhëtim, por sërish kthehesha dhe nuk përgatisja gjë. Thosha me veten time: “Mundësitë i kam, prandaj nëse dua, bëhem gati shpejt.” Kështu e shtyja përgatitjen, derisa njerëzit dhe Profeti i Allahut ishin bërë gati për t’u nisur, kurse unë ende asgjë. Thashë me vete: “Hë, se bëhem gati sot ose nesër dhe i arrij rrugës.” Pasi u nisën, u nisa njëherë të përgatitesha për udhëtimin, por përsëri nuk bëra gjë. Fillova të bëhesha gati e sërish asgjë. Në këtë mënyrë e shtyja përgatitjen, derisa njerëzit ishin larguar shumë e në nxitim, aq sa po i afroheshin destinacionit të luftës. Mendova dhe tentova të nisesha gjithsesi, dhe t’i arrija kudo të ishin. Ah, sikur ta kisha bërë këtë! Por nuk qe e shkruar që të nisesha! Pas largimit të Profetit, nuk më bëhej të dilja ndër njerëz, sepse ose do të shihja njerëz të zhytur në hipokrizi, ose nga ata që ishin vërtet të justifikuar nga Zoti për mosmarrjen pjesë në atë luftë. Profeti u kujtua për mua veçse kur mbërritën në Tebuk. Kur ishte ulur mes shokëve në Tebuk, tha: “Çfarë bëri Kab Ibn Maliku?” Një burrë nga Beni Seleme tha: “E penguan hijet dhe rrobat e bukura, o i Dërguari i Allahut.” Por Muadh Ibn Xhebeli tha: “Shumë keq po flet ti! Vallahi, o i Dërguari i Allahut, ne dimë veçse të mira për Kabin.” Kab Ibn Maliku vazhdon e tregon: “Kur mora vesh se Profeti i Allahut ishte rrugës së kthimit nga Tebuku, fillova të mendoja për gënjeshtrën dhe për mënyrën se si do të dilja nga ajo situatë, si të shpëtoja e të shmangia zemërimin e Profetit të nesërmen. Kështu, fillova të merrja mendimin e familjarëve të mi. Por kur erdhi lajmi se Profeti ishte gati në të mbërritur, m’u largua nga mendja çdo kotësi e gënjeshtër dhe mendova se asnjë justifikim i kotë nuk kishte për të më shpëtuar nga ajo ngushti. Atëherë , vendosa t’i thosha të vërtetën. Kur kthehej nga udhëtimi, Profeti ﷺ e kishte rregull që fillimisht të kthehej në xhami, të falte dy rekatë dhe pastaj të ulej me njerëzit. Dhe ashtu bëri. Menjëherë, filluan të vinin me radhë ata që nuk kishin marrë pjesë në luftë, duke u justifikuar e duke u betuar. Ishin mbi tetëdhjetë vetë. Profeti ﷺ ua pranoi të gjithëve atyre justifikimet dhe betimet dhe kërkoi falje për ta, ndërsa të fshehtat e tyre i la në dorën e Allahut të Lartësuar për t’i gjykuar. Te Profeti shkoi edhe Kab Ibn Maliku. Kur ai i dha selam, Profeti i dha një buzëqeshje prej të zemëruari dhe i tha: “Afrohu!” Kabi tregon: “Vazhdova të afrohem, derisa u ula para tij”. Ai më tha: “Çfarë të pengoi? Nuk e kishe blerë kafshën tënde?” - “Po, si jo! Betohem në Allahun se, nëse do të isha para dikujt tjetër, veç teje, do t'ia kisha dalë mbanë ta largoja zemërimin e tij nëpërmjet justifikimit që do të sillja, me aftësinë time për të bindur dhe sqaruar. Por unë betohem në Allahun, se jam shumë i sigurt se, nëse të gënjej sot për t'u kënaqur ti me mua, Allahu ka për të të zemëruar me mua. Nëse të flas sot sinqerisht, ndoshta do të zemërohesh me mua, por shpresoj që Allahu të më falë mua. Nuk kam asnjë justifikim. Kurrë nuk kam qenë më i fuqishëm dhe më në gjendje sesa atë ditë që nuk erdha me ty.” Profeti tha: “Ky ka thënë të vërtetën. Çohu, derisa Allahu të gjykojë për çështjen tënde!” Unë u ngrita për të ikur. Pas më ndoqën disa burra prej fisit të Benu Seleme, duke më qortuar e duke më thënë: “Vallahi, s’të kishim parë të bëje ndonjë gabim para këtij! Kaq të vështirë e pate të justifikoheshe, siç vepruan edhe të tjerët? Do të ishte e mjaftueshme që Profeti ﷺ të kërkonte falje për ty”. E kështu vazhduan të më flisnin gjatë, aq sa po mendoja të kthehesha te Profeti dhe të mohoja ato që kisha thënë. Pastaj u thashë atyre: “A veproi kush tjetër si unë?” - “Po. Dy burra të tjerë thanë njëlloj si ti dhe iu kthye e njëjta përgjigje.” - “Cilët ishin ata të dy?” - “Murara Ibn el Rabia el Amiri dhe Hilal Ibn Umeje el Uakifi.” Ata ishin dy burra, që kishin marrë pjesë në Bedër. Thashë me vete: “Ata janë shembull për mua”. Dhe ashtu vazhdova. Profeti ﷺ i ndaloi muslimanët që të na flisnin ne të treve, ndryshe nga ç'u veprua me të tjerët, që nuk morën pjesë në luftë dhe që paraqitën justifikimet e tyre. Njerëzit na u larguan. Të gjithë ndryshuan sjelljen karshi nesh. Toka po më dukej e huaj, e panjohur. Kjo vazhdoi për pesëdhjetë net. Dy shokët e mi u ngujuan në shtëpitë e tyre dhe vetëm qanin. Ndërsa unë isha më i riu dhe më i qëndrueshmi i grupit. Unë dilja mes njerëzve dhe falja namazin në xhami me muslimanët. Dilja nëpër tregje, e megjithatë nuk më fliste askush. Pas namazit, unë i jepja selam Profetit ﷺ , dhe më pas shihja: a do t’i lëvizte buzët, vallë? Ndonjëherë falesha pranë tij dhe i hidhja ndonjë vështrim vjedhurazi. E ndieja se, kur falja namaz, ai më shikonte, por kur hidhja sytë tek ai, ai kthehej. Ditët po më dukeshin tepër të gjata nën trysninë e kësaj gjendjeje. Një ditë, hipa mbi avllinë e kopshtit të Ebu Katades, djalit të xhaxhait tim, një nga njerëzit më të dashur për mua. E përshëndeta me selam, por, betohem në Allah se nuk ma ktheu selamin. Atëherë i thashë: “O Ebu Katade! Për hir të Allahut po të pyes: A më njeh mua si një njeri që e do Allahun dhe Profetin e tij, apo jo?!” Ai heshti. Vazhdova ta pyes disa herë, derisa më tha: “Allahu dhe i Dërguari i tij janë më të ditur.” Sytë m’u mbushën me lot. U ktheva prapa, u ngjita në avllinë e kopshtit të tij dhe u largova. Një ditë, duke ecur në tregun e Medinës, një bujk prej Shamit, që shiste prodhimet e veta në Medinë, pyeste njerëzit: “A mund të më tregoni se kush është Kab Ibn Maliku?” Njerëzit i bënë me shenjë atij drejt meje, dhe ai m’u afrua. Erdhi dhe më zgjati një letër, që ma dërgonte mbreti i Gasanëve. Në të, ndër të tjera, shkruhej: “Kam marrë vesh se shoku yt të ka braktisur. Por dije se Allahu nuk ka për të lënë ty në një vend ku të poshtërohesh e të mos të të njihen të drejtat. Bashkohu me ne, të gjesh ngushëllim....” Kur e lexova, thashë me vete: “Edhe kjo është pjesë e sprovës sime” dhe e hodha atë në zjarr. Pasi kishin kaluar 40 ditë, nga pesëdhjetëditëshi,, erdhi një korrier nga Profeti ﷺ , që më tha: “Profeti ﷺ të urdhëron që të largohesh nga gruaja jote!” - “Ta divorcoj, - e pyeta, - apo çfarë?” - “Jo, - më tha, - por largoju asaj dhe mos iu afro!” Edhe dy shokëve të mi u çoi të njëjtin mesazh. Atëherë i thashë gruas: “Shko te familja jote dhe qëndro atje, derisa Allahu të japë gjykimin për këtë çështje!” Gruaja e Hilal Ibn Umejes shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Hilal Ibn Umeje është i shtyrë në moshë dhe nuk ka shërbëtorë. A më lejon që t’i shërbej atij?” Profeti ﷺ tha: “Mirë, por nuk duhet të të afrohet!”“ Ajo i tha: “Betohem në Allahun se ai nuk lëviz nga vendi. Ai vazhdon të qajë që nga dita që ndodhi ajo që ndodhi.” Disa njerëz të familjes më thanë: “Po sikur t'i kërkoje leje Profetit ﷺ që të të shërbejë gruaja jote, ashtu siç lejoi gruan e Hilal Ibn Umejes.” Unë thashë: “Vallahi, nuk i kërkoi leje Profetit ﷺ për këtë. Kush e di se çfarë më thotë nëse i kërkoj leje, sepse unë jam i ri.” Kështu qëndrova dhjetë net, derisa u plotësuan 50 net që nga dita e parë. Një ditë, pasi fala namazin e sabahut mbi tarracën e një prej shtëpive tona, po qëndroja i ulur në një gjendje, sikurse e përshkruan Allahu i Lartësuar: “I ngushtuar në shpirt dhe me një pikëllim aq të madh sa që toka me gjerësinë e saj më dukej e ngushtë”. Në këto çaste, dëgjoj zërin e dikujt, që ishte ngjitur mbi kodrën Sela e që thërriste me zë të lartë: “O Kab Ibn Malik! Gëzohu!” Atëherë unë rashë menjëherë në sexhde, se ndjeva që çlirimi sapo kishte ardhur. Profeti ﷺ , pas faljes së sabahut, kishte njoftuar që Allahu na e kishte pranuar pendimin. Njerëzit u nisën drejt nesh për të na përgëzuar. Drejt dy shokëve të mi u nisën disa përgëzues, ndërsa një kalorës, duke i rënë kalit me shkelma në bark për të nxituar, ishte nisur drejt meje për të më uruar. Megjithatë, dikush tjetër nga Eslemi ishte ngjitur në majë të kodrës dhe zëri i tij qe më i shpejt se kali. Në momentin që ky i fundit erdhi tek unë, unë hoqa dy rrobat e mia dhe ia dhurova atij. Për Zotin, nuk kisha rroba të tjera veç tyre, aq sa për veten time mora rroba borxh te dikush tjetër! U nisa te Profeti ﷺ. Ndërkohë njerëzit më dilnin përpara grupe-grupe, të më uronin për pendimin e pranuar. “Gëzohu me pendimin e pranuar prej Allahut!” - ishin fjalët e tyre. Kur hyra te Profeti ﷺ ,i cili po qëndronte i ulur me njerëzit përreth, Talhai vrapoi drejt meje dhe më uroi me përzemërsi. Asnjë muhaxhir tjetër nuk u ngrit për mua, veç Talhait, veprim që unë nuk do t’ia harroj kurrë atij! Kur i dhashë selam Profetit ﷺ , vura re që fytyra e tij vezullonte nga gëzimi. Ai, me ngrohtësi, më tha: “Gëzohu për ditën më të mirë që ke kaluar, prej ditës kur të ka lindur nëna!” Unë e pyeta: “Kjo është prej teje, o i Dërguari i Allahut, apo prej Allahut?” Ai tha: “Veç prej Allahut!” Kur gëzohej, Profetit ﷺ i shkëlqente fytyra si hëna e shndritshme. Këtë e dallonim qartë prej tij. U ula para tij dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Në shenjë pendese, unë e jap të gjithë pasurinë time si sadaka për hir të Allahut.” Ai tha: “Mbaj një pjesë për vete. Kështu është më mirë për ty.” - “Mirë, - i thashë - atëherë po mbaj pjesën që fitova në Hajber. O i Dërguari i Allahut, - vazhdova - Allahu më shpëtoi mua për shkak të sinqeritetit tim. Në shenjë pendimi, unë që sot e tutje, për sa kohë do të jetoj, do të them veçse të vërtetën.” Për Zotin, nuk njoh ndonjë musliman që Allahu e ka bekuar me thënien e të vërtetës, ashtu siç më ka bekuar mua, që kur ia përmenda këtë fjalë Profetit ﷺ e deri më sot. Për Allah, që nga ajo ditë e deri më sot, nuk kam synuar asnjëherë të gënjej me fjalët e mia, e tani shpresoj që Allahu të më ruajë këtë edhe për pjesën e jetës që më ka mbetur! Allahu i Lartësuar i shpalli Profetit të Tij ajetet: “(Allahu ua pranoi pendimin) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë (pranimi i pendimit), aq sa edhe toka iu ngushtua, me gjithë gjerësinë e saj (nga ndjenja e fajit). Edhe shpirtrat e tyre u ngushtuan dhe u bindën se nuk mund të gjesh strehim gjetiu, veçse tek Allahu. Ai i mëshiroi ata që të pendoheshin. Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë. O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra)! Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. Nuk do të ishte me vend për banorët e Medinës e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata do t'i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që do të shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që do të arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut - të gjitha këto do t’u shkruheshin si vepra të mira. Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. ” (Teube 117-120). Betohem se Allahu nuk më ka falur mirësi më të madhe, pas udhëzimit në Islam, sesa sinqeritetin që tregova ndaj Profetit të Tij. Ishte Allahu i Madhëruar që më dha sukses që të mos e mashtroja Profetin e Tij, dhe ashtu të shkatërrohesha, sikurse u shkatërruan ata që e mashtruan atë. Për ta, Allahu i Lartësuar zbriti ajete shumë të frikshme, si: “Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen në Allahun, për të mos i qortuar. Kthejuni shpinën atyre! Ata, me të vërtetë janë të ndyrë dhe vendi i tyre do të jetë Xhehenemi, si shpërblim për at ë (padrejtësi) që bënë. Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Por edhe nëse ju shprehni kënaqësi, Allahu nuk është i kënaqur me ata që i shkelin kufijtë e Tij.” (Teube 95, 96). Allahu i Lartësuar na përmendi ne të tre në mënyrë të veçantë, për sa i përket pranimit të pendimit. Për të tjerët, të cilët u justifikuan dhe i dhanë besën, Profeti ﷺ kërkoi falje, ndërsa çështjen tonë ai e la në dorë të Allahut. Prandaj Allahu i Lartësuar flet pikërisht për ne të tre, kur thotë: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve të cilëve u qe shtyrë çështja e pranimit të teubes (hul-lifû)…”. Kështu, Allahu i Lartësuar e përmend faktin që gjykimi për ne u vonua për njëfarë kohe. Disa janë të mendimit se fjala “ hul-lifû” ka kuptimin: “ që nuk morën pjesë në luftë ”. Pra, sipas tyre, kuptimi i ajetit do të ishte: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, të cilët nuk morën pjesë në luftë”, por - thotë Kabi, fjala hul-lifû nuk ka të bëjë aspak me mospjesëmarrjen tonë në luftë. Ajo nënkupton pikërisht vonimin e gjykimit për ne. Pra kuptimi i saktë i ajetit do të ishte: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, pranimi i teubes së të cilëve u shty për më vonë.” 123 Ky është një hadith i saktë (mutefekun alejhi), që e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi prej Zuhriut, në një version të ngjashëm. Hadithi përmban një shpjegim të ajetit në formën më të bukur dhe të thjeshtë. Një shpjegim i ngjashëm është sjellë për këtë ajet edhe nga shumë selefë. Allahu i Lartësuar na përmendi çlirimin që solli për këta të tre sahabë, pas atij ngushtimi e vuajtje të brendshme, që u shkaktoi bojkoti i plotë i muslimanëve për plot 50 ditë e net. Ai na tregon se atyre edhe toka iu ngushtua (nga ndjenja e fajit) , me gjithë gjerësinë e saj. Shpirtrat e tyre u ngushtuan, aq sa nuk po dinin çfarë të bënin. Por ata bënë durim për hir të Allahut dhe duke iu nënshtruar vendimit të Tij me përunjësi e pendim të thellë. Ata i kërkuan Atij çlirim me përvuajtje të madhe dhe qëndruan si burrat, duke thënë të vërtetën dhe duke mos e gënjyer Profetin e Allahut në lidhje me mosmarrjen pjesë në luftë. Ata e pranuan gabimin se qëndruan pa asnjë arsye dhe për këtë u ndëshkuan për gjatë gjithë kësaj kohe. Por Allahu na tregoi se Ai ua pranoi atyre pendimin, duke na treguar se përfundimi i sinqeritetit dhe vërtetësisë është i lavdëruar dhe i mirë. 124 I Lartësuari thotë: - O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra) ! - Jini të sinqertë dhe gjithmonë kujdesuni që të thoni vetëm të vërtetën, sepse kështu do të jeni prej sadikin-ëve (të sinqertëve e të drejtëve) dhe gjithmonë do të shpëtoni nga rrugët e shkatërrimit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi r.a. se Profeti i Allahut ka thënë: 1438. “Bëhuni të sinqertë (të vërtetë) sepse sinqeriteti (sidku) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë dhe thotë vetëm të vërtetën, tek Allahu do të shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjesh tra shpie në prishje (morale), kurse prishja të shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, dhe vetëm gënjen, më në fund tek Allahu do të shkruhet si gënjeshtar i madh.” [Buhariu dhe Muslimi]. Shube përcjell nga Abdullah Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ka thënë: “Gënjeshtra nuk thuhet as me shaka e as seriozisht. Lexoni nëse dëshironi: “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra)!” Pastaj tha: A gjeni këtu tolerim për ndonjë?”

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:8–36:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… si dikush që është i lidhur në pranga dhe të dyja duart e tij janë shtrënguar e mbërthyer poshtë nofullës tek qafa e vet, dhe kështu ai është i detyruar që kokën ta mbajë të ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. ” - Allahu i Lartë - suar na tregon gjendjen e mjerueshme të atyre, për të cilët, Zoti e përcaktoi me diturinë e Tij që të ishin prej fatzinjve, të humburve dhe mohuesve të besimit. Ata përshkruhen si dikush që është i lidhur në pranga dhe të dyja duart e tij janë shtrënguar e mbërthyer poshtë nofullës tek qafa e vet, dhe kështu ai është i detyruar që kokën ta mbajë të ngritur lart. I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë!” [Isra 29]. Domethënë, të mos i mbajnë duart të shtrënguara në qafën e tyre, duke mos e shtrirë dorën e bujarisë për të dhënë sadaka prej mirësive të Zotit. - “Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre ...” - Allahu i Madhëruar u ka vendosur perde, në mënyrë të tillë që ata nuk munden të kenë lidhje me të vërtetën. - “... dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. ” - Ua kemi mbuluar shikimin nga e vërteta, në mënyrë të tillë që të mos përfitojnë nga e mira që u paraqitet, pasi ata nuk mund ta shohin atë. Kështu, ata nuk mund ta gjejnë udhën drejt Islamit, kësaj feje madhështore e të vërtetë të shpallur nga Zoti. Ikrima rrëfen se Ebu Xhehli tha një ditë: “Nëse e shoh Muhamedin të kalojë para meje, kam për të bërë kështu e ashtu.” Atëherë, zbriti ky ajet: “Ne u kemi vënë pranga në qafë, që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. Ne u kemi vënë pengesë edhe para, edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin.” Atëherë njerëzit i thoshin Ebu Xhehlit: “Ja ku është Muhamedi!” Ndërsa ai pyeste: “Ku është?” Pra, nuk arrinte as ta shihte atë.” Kështu e sjell Ibn Xheriri. - “Nuk ka dyshim se për ata është njëlloj - i paralajmëron apo nuk i paralajmëron, ata nuk besojnë. ” - Çështja e tyre është vulosur. Ata do të jenë të humbur dhe nuk u bën dobi asnjë lloj qortimi dhe paralajmë - rimi. Zemrat e tyre nuk ndikohen aspak nga qortimet, paralajmërimet dhe këshillat. I Lartësuari thotë: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. Një ajet i ngjashëm është shtjelluar në suren Bekare. - “Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi. ” - Ata të cilët përfitojnë nga paralajmërimet, këshi - llat, qortimet, mësimet dhe kumtet madhë - shtore që ti sjell nga Zoti, janë besimtarët, të cilët e pasojnë këtë Kuran madhështor dhe nënshtrohen për të jetuar dhe për të adhuruar Zotin sipas tij. Përveç kësaj, ata i frikësohen Zotit dhe shikimit të Tij edhe kur nuk i sheh askush prej krijesave. Ata i frikësohen vetëm shikimit të Allahut të Lartësuar, për të cilin janë të bindur se nuk u ndahet asnjë çast. Kjo ndjenjë madhë - shtore, pra, pikërisht ndjenja e mbikëqyrjes së vazhdueshme të Zotit, është bashkëudhë - tare e tyre. Këta robër dhe adhurues të mirë e dinë me siguri se Allahu i Madhëruar është duke i parë në çdo moment të jetës së tyre. Për këta, i Lartësuari thotë: - “Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar.” - Përgëzoji me falje dhe mbulim të gjynaheve të tyre. Gjithashtu, gëzoji me lajmin për një shpërblim të madh dhe bujar nga Allahu i Madhëruar, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Pa dyshim, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh. I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret.” [Mulk 12 - 14]. - “Ne do t'i ngjallim të vdekurit ...” - Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit. - “... d he Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lënë pas. ” - Domethënë, Ne i shkruajmë veprat që ata kryejnë në jetën e kësaj bote. Në lidhje me fjalën e Allahut: “dhe gjurmët që lanë pas”, kanë ardhur dy shpjegime nga dijetarët. Shpje - gimi i parë është: “Ne shkruajmë punët e tyre dhe frytet që sjellin ato punë të mira.” Kjo i ngjan fjalës së Profetit ﷺ : 2224. “Kush sjell një traditë të mirë në Islam, do të shpërblehet për të dhe për çdonjë që punon me atë traditë pas tij, pa ua pakësuar shpërblimin e tyre. Po ashtu, kush e sjell një traditë të keqe në Islam, do të ketë gjynahun e veprimit të kësaj vepre dhe peshën e gjynaheve të atyre që e pasojnë rrugën e tij, pa ua pakësuar atyre gjynahet aspak.” Kështu sillet nga Xherir Ibn Abdilah el Bexheui, i cili ia atribuon Profetit ﷺ . Edhe Ibn Ebu Hatimi sjell nga Xheriri (r.a) një version të ngjashëm, që ia atribuon Profetit ﷺ. Imam Muslimi sjell nga Ebu Hurejra hadithin se Profeti ﷺ ka thënë: “Kur biri i Ademit vdes, atij i ndërpriten të gjitha punët e mira, përveç tri gjërave: një fëmijë i mirë i cili lutet për të, dituria e dobishme, nga e cila përfitojnë njerëzit dhe sadakaja rrjedhëse.” Mendimi i dytë është se, “gjurmët që lanë pas” ka kuptimin se do të shkruhen edhe gjurmët, hapat e tyre për të kryer punë të mira ose gjynahe ndaj Allahut. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që rrëfen: “Hapësira përreth xhamisë ishte bosh, prandaj fisi Benu Seleme deshën që të shpërnguleshin në afërsi të xhamisë. Kur dëgjoi këtë, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Kam dëgjuar se doni të shpërnguleni në afërsi të xhamisë.” - “Po, o i Dërguari i Allahut. Ashtu deshëm të bëjmë,” - thanë ata. Profeti ﷺ u tha: 2225. “O Benu Seleme, qëndroni në vendbanimet tuaja, që t’ju shkruhen gjurmët tuaja! Qëndroni në vendbanimet tuaja, që t’ju shkruhen gjurmët tuaja!” Kështu e ka përcjellë Xhabiri.208 Natyrisht që mes këtyre dy shpjegimeve nuk ka kundërthënie, madje në mendimin e dytë kemi një argument indirekt që tregon se, duke qenë se sevapet e hapave të tyre shkruhen, atëherë që të shkruhen sevapet e atyre punëve të mira, të cilat kanë shërbyer si shembull për të tjerët, që edhe ata të kryejnë punë të mira të ngjashme me to, është më parësore. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur! - “Ne e kemi regjistruar çdo gjë në Librin e Ruajtur.” - Të gjitha qeniet që ka krijuar Zoti janë të shkruara dhe të renditura në një libër, në Leuhi Mahfudh. Me fjalën “ Imam el mubin ” është për qëllim pikërisht “Libri Mëmë”, ku është shënuar gjithçka. Kështu kanë shpjeguar Muxhahidi, Katade dhe Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi. Po me këtë kuptim vjen edhe në fjalën e Allahut: “(Kujto) ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. ...” [Isra 71]. Pra, bashkë me librin e robërve, ku janë shkruar veprat e të përgjegjshmëve ligjërisht, të mira apo të këqija qofshin. Është pikërisht ky libër i cili është pasur për qëllim edhe në fjalën tjetër të Allahut të Lartësuar: “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe libri (mbi veprat) do të hapet. Do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.” [Zumer 69]. Ose: “Kur libri (i veprave) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - pa e shënuar?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

Mus'haf Hape →