… dhe i bëhet lëkurë tjetër, për të ndier dhimbjen përsëri e përsëri.” O Zot, të lutemi të na ruash nga ndëshkimi Yt! - “Ai zjarr thërret atë, që është sprapsur e …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Allahu i Lartësuar na bën me dije se ky ndëshkim ka për të ndodhur dhe do të gllabërojë mohuesit. I Madhëruari e përshkruan kështu atë ditë: - “Ditën, kur qielli të bëhet si plumb i shkrirë ... ” - Ibn Abasi e të tjerë thonë se kuptimi i fjalës “El muhl” është “durdijuzzejti”, pra, llumi i vajit, që bie në fund të enës, llurbëtira. Në gjuhën arabe, durdij është një ngjyrë e kaltër në të kuqe, pra, ngjyra vjollcë. - “E malet të bëhen si lesh i shprishur ...” - El ihnu është leshi i shprishur, i shkrifur, si ai që vendoset në shtëllungë e bëhet gati për t’u tjerrë. Kështu e kanë shpjeguar Muxha - hidi, Katadja etj. Po kështu e përshkruan gjendjen e maleve në Ditën e Kijametit i Lartësuari në një ajet tjetër: “... dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.” [Karia 5]. - “Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun ...” - Pra, njeriu nuk do të interesohet për të afërmin e vet e as nuk do të pyesë për gjendjen e tyre, edhe pse i sheh se janë në gjendjen më të keqe. Kështu, çdokush ka hallin e vetes së vet, kundrejt çdokujt e çdo gjëje tjetër. Të gjithë do të ikin, do të largohen prej njëri -tjetrit. Aufiu sjell shpje - gimin e Ibn Abasit, i cili ka lexuar ajetin tjetër kuranor: “Ata do të njohin e dallojnë njëri-tjetrin, por pastaj do të ikin, fshihen e largohen nga njëri-tjetri.” Më pas lexoi “Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.” [Abese 37]. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, gjithashtu, kini frikë atë ditë kur prindi nuk do të mund t’i bëjë asnjë dobi fëmijës së vet dhe as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi prindit të vet. Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij).” [Lukman 33]. Ose: “Askush nuk do të ngarkohet me barrën (gjynahet) e tjetrit. Edhe nëse i rënduari me gjynahe thërret ndonjë për t’ia bartur ato, askush nuk do të mund t'ia bartë ato, edhe nëse është nga të afërmit e tij.” [Fatir 18]. Gjithashtu: “Kur t’i fryhet Surit (herën e dytë), atë ditë, nuk do të ketë më lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesin më për njëri -tjetrin.” [Muminun 101]. “Ajo është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.” [Abese 33 - 37]. - “Atë ditë, ata do të shihen ndërmjet tyre. Krimineli do të dëshironte ta shpa - guante dënimin e asaj dite me bijtë e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej, madje, me gjithë ç’ka në tokë, vetëm për të shpëtuar.” - Prej tij nuk pranohet asnjë kompensim për të shpëtuar nga ndëshkimi, edhe sikur të sjellë të gjithë banorët e Tokës dhe çdo lloj pasurie që zotëron, qoftë edhe të gjithë tokën të mbushur me flori. Madje, ai do të ishte i gatshëm të ofronte edhe fëmijët e tij, të cilët në jetën e dynjasë kanë qenë krijesat më të dashura dhe më të dhembsura për të. Po ashtu do të bënte edhe me gruan, vëllain dhe njerëzit me të afërm, tek të cilët mbështetej në dynja. Krimineli do të jetë i gatshëm të japë gjithçka, vetëm e vetëm që të shpëtojë, por kjo nuk do të pranohet. I Madhëruari vijon dhe thotë: - “Jo, kurrsesi! Ajo është Ledhá ...” - ‘Ledha’ është flakërimi dhe nxehtësia e madhe e zjarrit. - “... që ta shkul lëkurën e kokës. ” - Nga Ibn Abasi dhe Muxhahidi vjen shpjegimi: “Pra, ajo e shkul nga vendi lëkurën e kokës, duke e ndarë nga kocka, nga nxehtësia e madhe dhe e furishme.” Nga Muxhahidi vjen edhe shpjegimi që: “ Ledha e shkrin dhe shkul nga vendi lëkurën dhe mishin deri në kockë.”. Ebu Salih thotë: “ Ledha djeg ekstremet e duarve dhe këmbëve. Gjitha - shtu, ajo shkrin mishin e kërcirit të këmbë - ve.”. Kurse Thabit Benani ka thënë: “Ajo djeg dhe shkrin tiparet e fytyrës.”. Ndërsa Haseni ka thënë se Ledha i djeg njeriut gjithçka dhe mbetet vetëm aq sa ai të bërtasë e ulërijë nga dhimbja.”. Katadja thotë: “Ajo ia djeg e shkul lëkurën e mishin e kokës, tiparet e fytyrës dhe ekstremet e gjymtyrëve të tij.” Ndërsa Ibn Zejdi thotë: “Ajo ia këput gjymtyrët dhe shkul mishin e lëkurën, pastaj ai riformohet dhe i bëhet lëkurë tjetër, për të ndier dhimbjen përsëri e përsëri.” O Zot, të lutemi të na ruash nga ndëshkimi Yt! - “Ai zjarr thërret atë, që është sprapsur e larguar ...” - Pra, zjarri kërkon të gllabë - rojë brenda tij çdonjë që ka bërë keq në dynja dhe që e ka merituar të hyjë në të. Këta janë ata që Zoti e dinte se do të ishin banorë të tij dhe se në jetën e dynjasë do të bënin punë të tilla, që e bënin të merituar zjarrin e Xhehenemit. Kështu, Ditën e Kija - metit, zjarri do të kërkojë që të rrëmbejë të tillë njerëz. Ai do t’i thërrasë fillimisht me një zë të tmerrshëm, e pastaj do t’i kapë ata që do të përzgjedhë nga mesi i njerëzve në tokën e Mahsherit, ashtu sikurse zogu rrëmben kokrrat që ha, sepse - sikurse thotë i Lartësuari - në jetën e dynjasë, ata i kthyen shpinën të vërtetës. Zemrat e tyre e refuzuan të vërtetën, duke e quajtur padrejtësisht gënjeshtër e trillim. Ata nuk u nënshtruan që të zbatonin fenë e Zotit, të jetonin sipas saj e ta adhuronin Atë në përputhje me udhëzimin e Tij. Ata mohuan me zemrat e tyre dhe nuk kryen asnjë vepër adhurimi, duke mos u nënshtruar sipas Shpalljes së Zotit dhe urdhëresave të Tij. - “... atë që vetëm grumbullonte (pasuri) dhe fshihte.” - Ata grumbullonin pasuri të madhe, duke mos dhënë hakun e Zotit në të, siç është zekati, sadakaja dhe shpenzimet e detyrueshme. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Esma Bintu Ebu Bekër, e cila tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Jep e shpenzo me të gjitha mënyrat! Mos u kurse, që edhe Allahu të mos kursejë shpërblimin për ty! Mos e shtrëngo qesen, që edhe Allahu të mos e shtrëngojë për ty!” Në një transmetim tjetër thuhet: 2757. “Mos llogarit për të shpenzuar asgjë, e madhe apo e vogël qoftë, që edhe Allahu të mos të llogarisë çdo gjë.” Kuptimi është që, mos u freno nga shpenzimi për hir të Allahut, duke u përpjekur të ruash pasurinë e mirësitë që Allahu të ka dhënë, sepse kjo do të bëhet shkak që të privohesh nga mirësitë e shumta, bekimi e begatia, që sjellin punët e mira, sadakatë dhe shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut. Gjithashtu, nuk duhet harruar se shpenzimi për hir të Zotit e pastron pasurinë, e shton atë dhe e bën të begatshme e plot mirësi. Abdullah Ibn Hakim ishte prej atyre njerëzve që nuk e lidhte kurrë qesen dhe thoshte shpesh: “Kam dëgjuar Allahun e Madhëruar të thotë: “... Ai zjarr thërret atë, që është sprapsur e larguar, atë që vetëm grumbullonte (pasuri) dhe fshihte.” Pra, i ka kërcënuar këta lloj njerëzish.178