▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni - Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të kryejnë namazin gjatë kohës kur janë në gjendje të dehur, kohë në të cilën nuk dinë e
nuk perceptojnë se çfarë flasin. Ai i ndalon, gjithashtu, edhe t’i afrohen vendit të faljes kur janë xhunubë, veçse nëse thjesht kalojnë nëpër të pa qëndruar. Kjo dispozitë ishte para ndalimit kategorik të pijeve dehëse, sikurse folëm për këtë në hadithin që përmendëm në suren Bekare, e pikërisht në fjalën e Allahut: “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe ndonjë dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia.” [Bekare 219]. Kur Profeti i Allahut e lexoi këtë ajet, Umeri tha: “O Zot! Na sill një sqarim shterues në lidhje me pijet dehëse!” Kur zbriti ajeti në fjalë: “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur”, Profeti sërish ia lexoi Umerit, i cili përsëri tha: “O Zot, na jep një sqarim të plotë për pijet dehëse!” Atëherë, besimtarët filluan që të mos pinim më pije dehëse gjatë kohëve të namazit. Kështu vazhduan, derisa zbritën ajetet: “O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar! Nëpërmjet pijeve dehëse dhe bixhozit, Shejtani dëshiron veçse të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga përmendja e Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Atëherë, a nuk po hiqni dorë?” [ Maide 90, 91]. Kur zbritën këto ajete, Umeri tha: “U larguam, o Zot, u larguam nga kjo!” Në hadithin e Israilit nga Umer Ibnul Hatabi, që flet rreth ndalimit të pijeve dehëse, ndër të tjera thuhet: “Pasi u shpallën ajetet e sures Nisa: “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni...”, kur thirrej ezani për namaz, i dërguari i Profetit të Allahut u thoshte njerëzve: 726 . “Kush është i dehur, të mos i afrohet namazit!”.” Kështu e ka sjellë hadithin Ebu Daudi. Ibn Ebu Shejbe, duke folur për shkakun e zbritjes së këtij ajeti, përmend një transmetim të Ibn Ebu Hatimit nga Musab Ibn Sadi, që përcjell nga Sadi: 727 . “Një burrë nga ensarët përgatiti ushqim dhe ftoi për të ngrënë disa muhaxhirë dhe disa ensarë. Pasi hëngrën, pinë dhe u dehën, ata filluan të lëvdoheshin me farefisin. Atëherë, një burrë nga Haj beiri filloi të tallej me hundën e Sadit. Kjo ndodhi para se pijet dehëse të ndaloheshin kategorikisht dhe përfundimisht. Në këtë kohë zbriti ajeti: “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni...” Ky hadith ndodhet i plotë në Sahih-un e Muslimit, por e kanë sjellë edhe autorët e Sunen-eve, përveç Ibn Maxhes. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ali Ibn Ebu Talibi, që thotë: 728. “Abdurrahman Ibn Aufi përgatiti ushqim dhe na ftoi. Ne hëngrëm e pimë sa filluam të deheshim. Kur erdhi namazi, filluam të faleshim dhe imami lexoi në namaz suren Kafirun. Kur mbërriti tek ajeti i tretë, tha: “Edhe ne adhurojmë atë (idhujt) që ju adhuroni .....”, duke ngatërruar ajetin. Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni...” Kështu e ka sjellë Tirmidhiu dhe ky është hadith hasen sahih. Në variantin e sjellë nga Ibn Xheriri përmendet se imami që u priu në namaz ishte Abdurrahman Ibn Aufi. Ndërsa në një version tjetër po prej tij përmendet se ai ishte Ali Ibn Ebu Talibi. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Në vijim, Alllahu i Madhëruar thotë: “...derisa të dini se ç’flisni...” Ky është përshkrimi më i saktë në lidhje me atë se kush konsiderohet i “dehur”. Sipas ajetit, “i dehur” është ai që ka pirë pije dehëse në atë masë sa nuk di se çfarë flet. I dehuri ngatërrohet dhe i përzihen gjërat kur lexon Kur'an dhe, sigurisht, nuk është në gjendje që të meditojë dhe mendojë thellë në ajetet që lexon, e aq më pak të mbushet me drojë për Zotin gjatë namazit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enesi, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 729 . “Nëse dikush nga ju përgjumet gjatë namazit, le ta lërë namazin e të flejë, derisa të kuptojë e dijë mirë se çfarë thotë.” Këtë hadith e ka përnxjerrë Buhariu, por jo Muslimi. Edhe Nesaiu e ka sjellë në librin e tij. Në disa versione të këtij hadithi, ndër të tjera, thuhet: 730 . “...sepse
ndoshta në vend që të kërkojë falje, shan e lutet kundër vetes së vet.” - “... e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni udhëtarë.” - Fjala “âbiri sebil”, që është përkthyer “udhëtarë”, ka kuptimin “kalimthi”. Pra, nëse jeni xhunubë lejohet veçse të ecni kalimi nëpër xhami, pa qëndruar në të. Kështu kanë thënë Ibn Abasi dhe një grup nga sahabët dhe tabi’inët. Në Sahih-un e Muslimit është hadithi i saktë i Aishes (r.a), që rrëfen: “Profeti i Allahut më tha njëherë, kur ishte brenda në xhami: 731 . “Më jep pak atë rrobën!” Unë i thashë: “Por jam e papastër, me perioda!” Ai më tha: “Periodat nuk janë në dorën tënde!”” Muslimi sjell një hadith të ngjashëm edhe nga Ebu Hurejra. Atëherë, ky hadith është dëshmi se gruaja me perioda lejohet të kalojë në xhami. Edhe rasti i gruas lehonë është i ngjashëm me të. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë: “Gruaja me cikël lejohet të kalojë në xhami, veç nëse është e sigurt që nuk e ndot xhaminë gjatë këtij kalimi. Në të kundërt, nuk lejohet. Shumica e im amëve janë mbështetur në këtë ajet p ër të thënë se qëndrimi në xhami është i ndaluar për xhunubin. Ibn Ebu Hatimi sjell edhe një hadith që mbështet kuptimin e ajetit, nga Aliu, cili i duke shpjeguar pikërisht këtë ajet: “...e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni udhëtarë”, ka thënë: “Pra, nuk lejohet t’i afrohesh namazit, veçse në rastin kur je udhëtar (mysafir) dhe je bërë xhunub e nuk gjen ujë; atëherë mund të falesh ashtu, derisa të gjesh ujë.” Kjo fjalë mbështetet edhe nga hadithi të cilin e sjell hadithin Imam Ahmedi dhe autorët e Suneneve, nga Ebu Dherri, që rr ëfen se Profeti ﷺ ka thënë 732. “Saîd-i i pastër është pastrim për muslimanin, edhe nëse ai nuk gjen ujë për dhjetë vjet. Nëse gjen ujë, ai lag lëkurën me të, sepse k ështu është, pa dyshim, m ë mirë”.” Domethënë, Aliu mëton se “ âbiri sebil” është udhëtari, me kuptimin specifik të këtij termi, pra, ai të cilit i lejohet shkurtimi e bashkimi i namazit. Ibn Xheriri pasi përmendi të dyja këto fjalë tha: “Më i sakti është mendimi i atyre që thonë se në këtë ajet: “e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni ‘ âbiri sebil ’ (udhëtarë)” fjala ‘ âbiri sebil ’ - që është përkthyer “udhëtarë” - ka kuptimin “kalimthi”. Pra, nëse jeni xhunubë, lejohet veçse të ecni kalimi nëpër xhami, pa qëndruar në të. Themi se është ky kuptimi më i saktë, sepse dispozitën rreth xhunubit dhe udhëtarit që nuk gjen ujë, Allahu e shtjellon më pas, kur thotë: “Nëse jeni të sëmurë, nëse jeni udhëtarë, nëse keni kryer nevojën, nëse keni kontaktuar me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë...” deri në fund. Me fjalë të tjera, nëse ajeti: “...e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni âbiri sebil ”, do të kishte për qëllim udhëtarin, me kuptimin specifik të këtij termi, atëherë çfarë vlere do të kishte përsëritja e gjykimit për të, në ajetin më pas, i cili po ashtu flet për të njëjtën çështje ? Ky mendim që e përmend dhe e mbështet Ibn Xheriri është përqafuar nga shumica e dijetarëve dhe është kuptimi më i dukshëm i ajetit. Megjithatë, Allahu e di më mirë. Allahu i Madhëruar thotë: “...e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni...” Ky ajet, - sipas Ebu Hanifes, Malikut dhe Shafiiut - tregon se xhunubit nuk i lejohet të rrijë në xhami derisa të marrë gusul apo tejemum, nëse nuk gjen ujë ose kur nuk mundet ta përdorë atë. Ndërsa Imam Ahmedi ka thënë: “Xhunubi lejohet të qëndrojë në xhami nëse merr abdes”, duke u mbështetur në dëshmitë që ai dhe Seid Ibn Mensuri, në Sunen, sjellin me sened të saktë, se sahabët e praktikonin diçka të tillë. Seid Ibn Mensuri sjell hadithin se Ata Ibn Jesari ka thënë: 733. “Kam parë shumë prej sahabëve të Profetit të Allahut që qëndronin në xhami, edhe pse ishin xhunubë, nëse mernin abdes (të rregullt) si për namaz.” Ky është një isnad i saktë, sipas kushteve të Muslimit. Allahu është më i ditur! - Nëse jeni të sëmurë, nëse jeni udhëtarë, nëse keni kryer nevojën, nëse keni kontaktuar me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum duke prekur
dhéun e pastër dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. - Sëmundja e cila e bën të lejuar tejemumin është ajo që, nëse përdor ujin, mund të shkaktojë humbjen e një pjese të trupit ose shëmtimin e gjymtimin e saj, ose kur shtohet kohëzgjatja e sëmundjes e vonohet shërimi. Disa dijetarë e lejojnë tejemumin në çdo lloj sëmundjeje, sepse ajeti është përgjithësues e nuk bën dallim mes sëmundjeve. Ndërsa fjala “udhëtarë” ka për qëllim udhëtarin, me kuptimin specifik të këtij termi, pra, ai të cilit i lejohet shkurtimi e bashkimi i namazit, pavarësisht a është udhëtimi i gjatë apo i shkurtër. Allahu i Madhëruar thotë: “...nëse keni kryer nevojën...” Këtu bëhet fjalë për “papastërtinë rituale të vogël”, që bën të detyrueshëm marrjen e abdesit (për të kryer adhurimet). Ndërsa për fjalën e Allahut: “eu lâmestumun-nisâe” - që është përkthyer “nëse keni kontaktuar me gratë”, - imamët dhe dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme. 176 Në fakt, ky ajet është lexuar: “ eu lemestumun -nisâe” dhe “ eu lâmestumun-nisâe”. Mendimet e tyre janë si vijon: “eu lâmestumun -nisâe” nënkupton marrëdhëniet intime, siç është përdorur edhe në ajetin tjetër kuranor, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie intime (lem temes-sûhunne) dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. Jepuni atyre ndonjë dhuratë...” [Bekare 236]. Ose në ajetin tjetër kuranor, ku Allahu i Lartësuar thotë: “...Nëse jeni martuar me një grua besimtare e pastaj e ndani para kontaktit intim me të (en temes -sûhun-ne), ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes (iddeh). Por jepini diçka (si dhuratë) dhe ndajeni në mënyrë të njerëzishme!” [Ahzabë 49]. Në të dyja rastet, fjala “ temes-sûhun-ne” nënkupton marrëdhëniet intime. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin se Ibn Abasi, duke folur për fjalën e Allahut: “eu lâmestumun - nisâe” - që është përkthyer “nëse keni kontaktuar me gratë”, - ka shpjeguar: “Domethënë, nëse keni kryer marrëdhënie intime me to”. Të njëjtin shpjegim ka dhënë edhe Aliu, Ubej Ibn Kabi dhe një grup tabiinësh. Ndërsa Ibn Xheriri sjell hadithin nga Seid Ibn Xhubejri dhe nga Ibn Abasi, se termat “ el-lems”, “ el-mess” dhe “ elmubâsherah” nënkuptojnë marrëdhëniet intime. Allahu i Madhëruar shprehet si t ë dëshirojë për të treguar çfarë të dëshirojë. - Të tjerët janë të mendimit se: “ eu lâmestumun-nisâe” do të thotë “keni prekur gratë”. Kjo është shprehje gjith ëpërfshirëse dhe, si e tillë, ajo nënkupton të gjitha llojet e prekjeve, me dorë apo me çdo gjymtyre tjetër të trupit. Sipas këtij kuptimi, abdesi është detyrë në të gjitha rastet kur burri prek ndonjë pjesë të trupit të femrës, cilado pjese e trupit qoftë dhe sido qoftë kjo prekje. Nga Abdullah Ibn Mesudi p ërcillet se ka thënë: “El-lemsu është çdo lloj prekjeje, përveç marrëdhënieve intime.” Nga ai gjithashtu transmetohet se ka thënë: “Puthja konsiderohet si el-mes dhe bën të detyrueshëm abdesin. Duke shpjeguar ajetin: “ eu lâmestumun -nisâe” - që është përkthyer “ nëse keni kontaktuar me gratë”, - thoshte: “Është fjala për “el-gamz” prekjen me dorë . Është p ërcjellë se Ibn Umeri merrte abdes nga puthja e gruas. Po kështu është transmetuar edhe prej Ebu Uthman Mehdit, Ebu Ubejde i biri i Abdullah Ibn Mesudit, e të tjerë tabiinë. Ky është përcjellë edhe si mendim i Umer Ibn Hatabit. Por, - thotë Ibn Kethiri - prej tij na është përcjellë një tjetër mendim, sipas të cilit ai puthte gruan, dhe pastaj falej dhe nuk merrte abdes. Kështu, transmetimet prej Umer Ibn Hatabit janë të ndryshme. Mendimi se prekja e gruas e prish abdesin është mendimi i Shafiiut e pasuesve të tij, Malikut dhe mendimi më i përhapur dhe i njohur në medhhebin e Ahmed Ibn Hambelit (por ky i fundit është me mendimin nëse prekja bëhet me epsh). Ata që e mbështesin këtë mendim argumento jnë si vijon. Së pari, ky ajet është lexuar “lâmestum”, por edhe “lemestum”, dhe kjo e fundit përdoret për prekjen me dorë, siç
thotë i Madhëruari nënjë ajet tjetër: “Edhe sikur të të zbrisnim një libër të shkruar në letër, e ata (lemesûhu) ta preknin atë me duart e tyre, mohuesit sërish do të thoshin: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë”.” [Enam 7]. Në hadith të saktë është thënë se: 734 . “Profeti ka ndaluar nga shitblerja e quajtur “ el mulâmese” (të vlerësuarit e mallit) vetëm duke e prekur me dorë.” Gjithashtu, ata mbështeten në hadithin që e sjell Ahmedi nga Muadhi, sipas të cilit: 736 . “Një burrë bëri gjithçka me një grua, përveç marrëdhënieve intime, dhe pyeti Profetin ﷺ për këtë (dhe mundësinë e pendimit të tij). Profeti i tha atij: “Merr abdes dhe falu me ne!” Unë, - thotë Muadhi, - thashë: “O i Dërguari i Allahut! A është e veçantë kjo (mënyrë pendimi), veç për atë, apo për të gjithë besimtarët?” Ai tha: “Është për të gjithë besimtarët!” Kjo nënkupton se Profeti e urdhëroi atë për të marrë abdes veçse për shkak të prekjes së gruas. Këtë rrëfim e ka sjellë Tirmidhiu, që ka thënë se është një hadith me sened muttesil , domethënë, me sened të lidhur të plotë deri tek Profeti ﷺ . Nesaiu e sjell këtë hadith nga Abdurrahman Ibn Ebu Lejla, por ai është një hadith mursel. Në lidhje me të, kanë thënë se ai është një hadith me sened të shkëputur, ku mungon hallka lidhëse mes Ebu Lejlas dhe Muadhit. Gjithashtu, në lidhje me shpjegimin dhe kumtin e hadithit, mund të thuhet se shkaku që Profeti ﷺ e porositi për të marrë abdes e për t’u falur nuk ishte fakti se ai kishte prekur një femër dhe i ishte prishur abdesi, por sepse ai që merr abdes dhe pastaj fal namaz, i falen gjynahet, sikurse thuhet në hadithin e Siddikut: 737. “Çdo njeri i cili bën një gjynah, dhe pastaj merr abdes - dhe abdesin e merr me kujdes, - pastaj fal dy rekatë namaz dhe i kërkon Allahut falje, Allahu i Madhëruar e fal dhe ia mbulon atë gjynah.”. Ibn Xheriri thotë: “Mendimi më i saktë është ai i atyre që thonë se shprehja: “ eu lâmestumun -nisâe” ka kuptimin “marrëdhëniet intime” e jo kuptim tjetër. Argument për këtë është dëshmia e saktë që vjen nga Profeti, se ai puthi njërën nga gratë e tij, e pastaj fali namaz pa marrë abdes.” Pastaj, Ibn Xheriri sjell një hadith nga Uruetu, që tregon se Aishja ka thënë: 738. “Profeti merrte abdes, pastaj puthte e pastaj falej pa marrë sërish abdes (nga kjo puthje).” Pastaj Ibn Xheriri sjell hadithin nga Hubejbi, ky nga Uruetu, e ky nga Aishja, që: 739. “Profeti puthi njërën nga gratë e tij dhe nuk mori abdes (pas kësaj). Unë - thotë Uruetu - pyeta Aishen: “E kush tjetër mund të ketë qenë veç teje?!” Ajo qeshi duke e pohuar.” Në këtë version e kanë sjellë Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe nga disa prej mësuesve të tyre. Por një grup dijetarësh të hadithit e kanë gjykuar rrëfimin si të dobët. Disa thonë se shkak i dobësisë së hadithit është fakti se Habibi nuk ka dëgjuar hadithe prej Uruetit. Të tjerë thonë se Habibi ka përcjell hadithe veçse prej Uruetu Muzenit (e jo prej Uruetu Ibn Zubejrit) dhe në hadithin në fjalë aludohet për Uruetu Ibn Zubejrin. Për faktin që në këtë hadith bëhet fjalë për Uruetu Ibn Zubejrin tregojnë dy çështje: 1. Imam Ahmedi sjell hadithin prej Hisham Ibn Ur uetit e ky prej të atit, Ur uetu Ibn Zubejrit, e ky nga Aishja...” Pra, bëhet fjalë për të njëjtin hadith (të sjellë nga Hubejbi). 2. Për këtë tregon edhe fakti se personi me emrin Ur uetu, që i tha Aishes: “E kush tjetër mund të ketë qenë veç teje?!” mund të ishte v etëm Ur uetu Ibn Zubejri, për vetë afërsinë farefisnore që ai kishte me Aishen, që e lejonte këtë konfidencë. Por më pas Ibn Xheriri sjell një hadith prej Ummu Selemes, ku përmendet se: 740 . “Profeti i Allahut e puthte atë edhe kur ishte agjërueshëm, dhe kjo nuk konsiderohej se e prishte agjërimin, madje as nuk merrte abdes.” Gjithashtu, Ibn Xheriri sjell hadithin nga Zejnebe el Sehmije, se Aishja i tregonte asaj se: 741 . “Profeti e puthte atë dhe falte namaz, e nuk merrte abdes (për shkak të puthjes).” Të njëjtin hadith e ka përcjellë edhe Imam Ahmedi nga Zejnebe el Sehmije, që tregon nga Aishja.
- e nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum duke prekur dheun e pastër dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja.” - El tejemum 177 ka kuptimin: el kasd – pra, qëllim, synim. Ndërsa el said quhet gjithçka që është në sipërfaqe të Tokës, pra, dheu, rëra, pemët, gurët dhe bimët. I këtij mendimi është Imam Maliku. Të tjerë janë të mendimit se kështu quhet një lloj dheu, që është si rërë, granil, e lëndë të ngjashme me to . I këtij mendimi është edhe Ebu Hanife. Ndërsa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë veçse për dheun e pastër, të shkrifët ( turâb). Ky është mendimi i Shafiiut, Ahmedit dhe pasuesve të tij. Këta argumentojnë me fjalën e Allahut: “...e nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum duke prekur dheun e pastër...” Pra në këtë ajet, fjala “ said” domethënë “dhé i shkrifët, i mirë”. Ata mbështeten edhe në hadithin që e sjell Imam Muslimi në Sahih-un e tij, nga Hudhejfe Ibn Jemani, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 742. “Ne jemi dalluar nga bashkësitë e tjera fetare me tri veçori: Rreshtat tanë (gjatë kryerjes së namazit ) janë si rreshtat e melekëve; P ër ne, e gjithë toka është xhami e vend faljeje; P ër ne, dheu i tokës është pastrues, nëse nuk gjejmë ujë.” Ky hadith e posaçëron pastrimin me tejemum veçse me dhéun e tokës (turâbul erd), madje në një kontekst ku përmenden mirësitë e veçanta të këtij umeti. Kështu, nëse tejemumi do të arrihej edhe me diçka tjetër veç dhéut, ai do ta përmendte si mirësi për këtë popull të zgjedhur. Në këto ajete është përmendur edhe një përshkrim i dheut me të cilin mund të marrim tejemum. Ai është specifikuar se duhet të jetë “ tajiben”. Disa thonë se kuptimi i “ tajiben” është “hallall”, pra, jo i vjedhur. Të tjerë thonë se ka kuptimin “i pastër” nga papastërtitë. Kështu, Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve, përveç Ibn Maxhes, sjellin hadithin nga Ebu Dherri, se i Dërguari i Allahut ka thënë: 743. “Dhéu i pastër ( el said el tajib ) është pastrim për muslimanin, edhe nëse nuk gjen ujë për dhjetë vjet. Nëse gjen ujë, le ta la jë lëkurën me të, sepse kështu është, pa dyshim, më mirë”. Ibn Abasi ka thënë: “Dhéu më i mirë është dhéu pjellor, që përdoret për të mbjellë në të.” Ibn Merdeuejhi e ka përmendur këtë si fjalë të Profetit në Tefsir-in e tij. Në vijim Allahu i Madhëruar thotë: “...fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja.” Tejemumi është zëvendësuesi i abdesit për të arritur pastërtinë rituale, por nuk ka nevojë që dhéu të kalohet nëpër të gjitha gjymtyrët që lahen gjatë abdesit. Mjafton që të fërkohen vetëm fytyra dhe duart. Kjo është unanimisht e pranuar nga dijetarët. Por imamët kanë dhënë mendime e përshkrime të ndryshme për mënyrën e marrjes së tejemumit dhe fërkimit të duarve dhe fytyrës. 1. Fërkon fytyrën dhe dy duart deri në bërryla, me nga një prekje të dheut për secilën prej tyre (një për fytyrën e një për duart). 2. Fërkon fytyrën dhe duart (pëllëmbët) deri tek kyçet nga sipër me dy prekje të dheut, pra, nga një prekje të dhéut për secilën (një për fytyrën e një për duart). 3. Fërkon fytyrën dhe dy pëllëmbët (nga sipër) me një prekje të vetme të dhéut. Ky është mendimi më i saktë. Për këtë tregon hadithi i Amarit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdurrahman Ibn Ebezi, e ky nga i ati se: 744. “Një burrë shkoi tek Umeri dhe i tha: “Unë u bëra xhunub, por nuk kam ujë për t’u larë.” Umeri tha: “Atëherë mos u fal (derisa të lahesh)!” Amari tha: “A nuk e kujton, o Prijësi i besimtarëve, kur ishim së bashku në një ekspeditë ushtarake dhe të dy ne ishim xhunubë dhe nuk kishim ujë? Ti nuk u fale, ndërsa unë u zhgërreva në dhéun e tokës, dhe pastaj u fala. Kur shkuam tek Profeti, unë i rrëfeva çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha: “Ty të mjaftonte të bëje kaq...” Dhe Profeti preku tokën me dy pëllëmbët e tij, fryu në to dhe pastaj fshiu me to fytyrën dhe dy pëllëmbët (nga kurrizi i tyre).” Ahmedi ka sjellë edhe hadithin nga Amari se: 745. “Profeti ﷺ ka thënë në lidhje me tejemumin, që është: një prekje e vetme për fytyrën dhe dy pëllëmbët.” Allahu i Madhëruar e ka veçuar dhe dalluar umetin e
muslimanëve me dispozitën për tejemumin, e cila nuk ka qenë për asnjë umet tjetër. Në dy Sahih-ët është hadithi i Xhabir Ibn Abdilahit, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 746 . “Më janë dhënë 5 veçori, që nuk i janë dhënë askujt tjetër para meje: Jam ndihmuar në luftë nëpërmjet frikës (në zemrat e armiqve) që një muaj larg; toka më është bërë faltore dhe pastrim, domethënë, çdokush prej umetit tim që e zë namazi diku, le të falet...” Në një version thuhet: “... me të është faltorja dhe pastrimi i tij”...” Ndërsa në këtë ajet Allahu i Madhëruar thotë: “...atëherë merrni tejemum duke prekur dheun e pastër dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. Allahu është gjithmonë Falës i Madh e Mbulues i të metave.” Domethënë, është pikërisht falja dhe mbulimi i gjynaheve, që Allahu dëshiron për ju, shkaku që e bëri të mundur ligjërimin e tejemumit dhe që të falni namazin me këtë mënyrë zëvendësuese pastrimi, nëse nuk gjeni ujë. Ky është një lehtësim. Nga ky ajet kuptohet se është e ndaluar që të falësh namazin pa pastrimin ritual, i cili kur nuk mund të bëhet me ujë, duhet patjetër të bëhet me zëvendësuesin e tij, pra, me tejemum. Por nuk lejohet kurrsesi pa njërën nga këto të dyja. Gjithashtu, ai tregon dhe një vlerësim shumë të lartë të këtij adhurimi (namazit), i cili nuk duhet kryer kur nuk ke pastërtinë e nevojshme apo kur je i dehur e nuk kupton çfarë thua. Ky adhurim duhet kryer në gjendjen më të përkryer, me aftësi të plotë perceptimi, kur e kupton qartë se çfarë je duke thënë. Namazi nuk mund të falet kur robi është i përgjumur, aq sa nuk është i vetëdijshëm çfarë thotë, apo i dehur, dhe as kur është i papastër, derisa të pastrohet duke marë gusul e abdes. Por nëse është i sëmurë ose nuk gjen ujë, Allahu i Madhëruar e ka lejuar si lehtësim e mëshirë për njerëzit që të pastrohen ritualisht përmes tejemumit. Shkaku i ligjërimit të tejemumit. Buhariu sjell hadithin prej Aishes, e cila tregon: 747 . “Dolëm së bashku me të Dërguarin e Allahut në një prej ekspeditave të tij. Kur po kalonim në një hapësirë të gjerë toke, mua më humbi një gjerdan. Profeti a.s qëndroi për ta kërkuar. Bashkë me të qëndruan edhe njerëzit e tjerë, edhe pse nuk kishin ujë dhe as ishin pranë ndonjë burimi uji. Njerëzit shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanë: “A e sheh se çfarë bëri Aishja? E detyroi Profeti n, dhe bashkë me të njerëzit e tjerë për ta kërkuar, edhe pse nuk kanë ujë e as nuk janë pranë ndonjë burimi uji! Në çadrën tonë hyri Ebu Bekri, ndërkohë që Profeti kishte vendosur kokën në prehrin tim dhe po flinte. Ebu Bekri m’u drejtua mua dhe më tha: “E detyrove Profetin e Allahut dhe njerëzit të qëndrojnë këtu, në një vend pa ujë dhe pa burim uji?!” Kështu, Ebu Bekri më qortoi dhe vazhdoi të fliste e të fliste, madje duke më çukitur me dorën e tij në bel. Kurse unë nuk mund të lëvizja, sepse Profeti po flinte mbi këmbën time. Më pas, Profeti u ngrit, por nuk kishte ujë. Në këtë moment, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin e tejem umit. Ndërkaq, Usejd Ibn Hudajri tha: “Ky nuk është rasti i parë ku shfaqet bekimi juaj, o familja e Ebu Bekrit!” Më vonë, kur u ngrit deveja mbi të cilën ndodhesha unë, - rrëfen Aishja, - arritëm të gjenim varësen, që ndodhej poshtë saj.” Këtë hadith Buhariu e sjell edhe prej Kutejbes. Ndërsa Muslimi e sjell prej Jahja Ibn Jahjas.