Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hud 11:77–11:83 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - “...Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.” - Çdo gur ishte i drejtuar nga Allahu. Çdo gur kishte misionin të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u brengos shumë për ta, e ndjeu veten të pafuqishëm për mbrojtjen e tyre dhe tha: “Kjo është një ditë e vështirë.”” - Kur melekët që vizituan Ibrahimin (a.s.) shkuan te Luti (a.s.), ai u ndie keq dhe u ngushtua shumë. Ai mendoi se do të ishte një ditë ankthi tejet e vështirë, sepse vizitorët kishin marrë pamjen e djemve të hijshëm. Si të tillë, ata nuk do t’i shpëtonin shikimit të popullit të tij të shfrenuar dhe të dhënë pas meshkujve. Luti ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e miqve të tij dhe, vërtet, ndodhi ajo që ia kishte frikën: - “Pastaj aty u turrën njerëzit e popullit të tij.” - Ata filluan të nxitonin se kush e kush të realizonte më parë qëllimet e tyre të poshtra dhe të shfrenuara. - “Ata kishin kohë që bënin vepra të turpshme.” - Ata ishin njerëzit e parë që kryen një poshtërsi të tillë, sepse askush para tyre nuk e kishte bërë këtë. - “Atëherë, ai tha: “O populli im! Ja ku janë bijat e mia (gratë e popullit) . Ato janë më të pastra për ju (për martesë).” - Kuptimi i këtyre fjalëve ishte që: femrat janë më të mira dhe të pastra për ju, sesa këta miqtë e mi. Nuk ishte qëllimi që ai vërtet t’u jepte vajzat e tij, që ata të kënaqnin epshet e tyre me to, sepse sigurisht që kjo ishte e ndaluar. Ky rast i ngjan gjykimit të profetit Sulejman (a.s.) mbi dy gratë, që pretendonin secila përkatësinë e fëmijës që mbeti gjallë pasi nuk e hëngri ujku. Secila prej tyre pretendonte se fëmija që e hëngri ujku ishte i tjetrës. Profeti Sulejman (a.s.) gjykoi që fëmija të ndahej në dysh dhe secilës t’i jepej gjysma. Në këtë çast, nëna e vërtetë - e shtyrë nga mëshira - tha menjëherë se fëmija ishte i gruas tjetër, duke hequr dorë nga e drejta e saj. Atëherë, Sulejmani (a.s.) e zbuloi se cila ishte nëna e vërtetë. Në fakt, ai nuk do ta ndante vërtet fëmijën, por thjesht donte t'i bënte ato të reflektonin drejt në lidhje me çështjen. Po kështu, edhe profeti Lut (a.s.) iu drejtua popullit të tij duke u thënë: Ja ku janë bijat e mia! Ato janë më të pastra se poshtërsitë që kryeni ju. Femrat janë ato që Zoti i krijoi për meshkujt, dhe e tillë është natyrshmëria e pastër. Domethënë, qëllimi i Profetit ishte që t’i frenonte ata njerëz nga fëlliqësia që donin të kryenin. - “Kijeni frikë Allahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi!” - Janë dy faktorë shumë të rëndësishëm që duhet t’ju bëjnë të më nderoni dhe të mos më fyeni me miqtë e mi. Vetëm njëri do të ishte mëse i mjaftueshëm që ju të më respektoni. Së pari, frika ndaj Allahut dhe, së dyti, respekti ndaj meje. - “A nuk ka ndër ju një njeri me mend?” - A ka ndonjë njeri me mend, që t'ju këshillojë dhe ndalë nga kjo vepër e shëmtuar, me të cilën jeni përlyer! Kjo tregon se ata ishin zhveshur tërësisht nga burrëria dhe çdo cilësi njerëzore. - “Ata thanë: “Ti e di mirë se ne nuk kemi asnjë nevojë për bijat e tua. Ti, me siguri, e d i shumë mirë se çfarë duam ne!”.” - Ne dëshirojmë veçse meshkujt dhe nuk na tërheqin aspak femrat. Në këto çaste, shqetësimi i Lutit (a.s.) u shtua shumë, prandaj tha: - “Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!”.”. Të kisha krah, për shembull, farefis të fortë, që të më mbronte prej jush. Profeti dëshironte të kishte një mbështetje të dallueshme nga shqisat, sepse në realitet ai e dinte se kishte mbështetjen më të fortë, atë të Allahut të Madhërishëm, para fuqisë dhe pushtetit të së Cilit nuk mund të qëndrojë askush. Kështu, kur çështja u vështirësua shumë dhe ngushtimi arriti kulmin, melekët iu drejtuan me fjalët: - “Ata (të dërguarit) thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd dhe ata në asnjë mënyrë nuk kanë për t’u afruar ty.”” - Ata i treguan se cilët ishin, me qëllim që Lutit t’i qetësohej zemra. Ata e siguruan se populli i tij nuk do të mund ta prekte apo ta dëmtonte. Pastaj Xhibrili (a.s.), me një lëvizje të krahut të tij, bëri që atyre t’u ziheshin sytë e të mos i shihnin. Kështu, ata u larguan duke kërcënuar Lutin se do të ktheheshin sërish në agim. Melekët e urdhëruan Lutin që të nisej për udhëtim natën, shumë kohë para agimit, së bashku me familjen e tij: - “Kur të jetë fundi i natës, largohu bashkë me familjen tënde... ” - Largohuni kohë para se të vijë agimi. Ky urdhër u dha në mënyrë që ata të largoheshin sa më tepër nga vendbanimi. Urdhri tjetër ishte: - “...dhe askush pr ej jush të mos vështrojë mbrapa.” - Nxitoni të dilni nga vendbanimi, duke u frikësuar nga ndëshkimi i Zotit, që do godasë ata. Ky të jetë shqetësimi juaj i vetëm, aq sa edhe sytë të mos i ktheni pas për të parë. Më pas i Lartësuari thotë: - “...Por gruaja jote do të mbetet prapa. Atë do ta godasë e njëjta gjë që do të godasë edhe ata.” - Atë do ta përfshijë i njëjti dënim që do të godasë edhe popullin tënd. Ky gjykim ishte i drejtë, sepse edhe ajo kishte pjesën e vet në gjynahun e popullit të prishur. Ishte ajo që u tregoi atyre për dy mysafirët e bukur, që vizituan shtëpinë e Lutit. - “Afati i tyre është mëngjesi. A nuk është afër mëngjesi?” – Me sa duket, Lutit (as.) iu duk larg koha e ndëshkimit të tyre, prandaj deshi që ai të bëhej sa më shpejt. Për këtë arsye, atij iu tha: “A nuk është afër agimi?! - “Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar,...” - Kur erdhi koha e zbatimit të urdhrit për ndëshkim, Ne ua kthyem tokën përmbys, duke e hedhur mbi ta dhe, veç kësaj, u goditën furishëm me një shi gurësh të ndezur. Ky rrebesh ishte i vrullshëm e i pandërprerë. Ai ndiqte pas këdo që përpiqej të largohej nga qyteti, duke mos lënë asnjë të shpëtonte i gjallë. - “...Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.” - Çdo gur ishte i drejtuar nga Allahu. Çdo gur kishte misionin të ekzekutonte ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut. Një ndëshkim i tillë është kërcënim i hapur për të gjithë ata që kryejnë të njëjtën poshtërsi si populli i Lutit. Le të frikësohen dhe të ruhen njerëzit nga të tilla gjynahe, ose përndryshe edhe ata do t’i godasë pa mëshirë i njëjti ndëshkim!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:186 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tij hadithin prej Muavije Ibn Hajdete el Kushajri, që tregon: 205 “Njëherë, një beduin tha: “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t’i lutemi me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një ajet që na nxit që të bëjmë sa më shumë dua. Po të vërejmë me kujdes, ky ajet është sjellë nga Allahu i Madhëruar mes ajeteve që përmbajnë dispozita shumë të rëndësishme. Allahu i Madhëruar e sjell në të tillë kontekst, për të na udhëzuar që t’i përkushtohemi më shumë me lutje, në kohën kur përfundon muaji i agjërimit, madje edhe në përfundim të çdo dite agjërimi, kur çelim iftarin. Imam Ebu Daud el Tajalisi sjell në Musnedin e tij hadithin nga Abdullah Ibn Amri, që tregon: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 204 “Agjëruesi ka një lutje të pranuar në kohën kur çel iftarin.” Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin prej Muavije Ibn Hajdete el Kushajri, që tregon: 205 “Njëherë, një beduin tha: “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t’i lutemi me zë të ulët, apo është larg, që t’i lutemi me zë të lartë?” Profeti ﷺ heshti, derisa Allahu shpalli: "Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre)...". Kështu, kur i urdhëroj ata që të më luten, le të më luten dhe Unë do t’u përgjigjem.” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Ebu Musa el Eshariut, i cili tregon: 206 “Ishim së bashku me Profetin e Allahut në një ekspeditë luftarake dhe, sa herë që ngjiteshim në një kodër e në ndonjë vend të lartë, e sa herë që zbrisnim në ndonjë luginë, ne e ngrinim zërin me tekbire. Atëherë Profeti ﷺ u afrua dhe na tha: "O njerëz! Mbajeni veten! Ju nuk po i luteni dikujt që nuk dëgjon apo që është larg! Ju po i luteni Atij që dëgjon dhe sheh gjithçka. Ai të cilit po i luteni është më pranë jush sesa qafa e kafshës suaj (me të cilën po udhëtoni).101 O Abdullah Ibn Kajs! A të mësoj një shprehje, që është një prej thesarëve të Xhenetit? Ajo është: Lâ ĥaule ue lâ ku -uete il -lâ bil -lâh! (Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka ka forcë, pa ndihmën e Allahut!)” Këtë hadith e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre dhe autorët e Sunen-eve. Imam Maliku sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahu ka thënë: 207 “Çdokujt do t’i jepet përgjigja e lutjes së tij nëse ai nuk nxitohet në pritjen e përgjigjes dhe të thotë: ‘U luta, por nuk mora përgjigje’.” Këtë hadith e ka përnxjerrë edhe Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre prej hadithit të Malikut nga Enesi se Profeti ﷺ ka thënë: 208 “Njeriu do të vazhdojë të jetë në mirësi për sa kohë që nuk nxitohet e ngutet!” Ne e pyetëm: “E si ngutet robi?” - “Kur thotë: ‘E luta Zotin tim dhe Ai nuk m’u përgjigj.” Hadithin e sjell Imam Ahmedi. Ibn Merdeuejihi sjell një hadith nga Ibn Abasi, që tregon se i ka rrëfyer Xhabir Ibn Abdilahi, që njëherë: 209 “Profeti ﷺ lexoi: "Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre). Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet....", dhe tha: "O Allah! Ti urdhërove që të të lutem dhe premtove se do të përgjigjesh. Leb-bejkell-llâhumme leb-bejk. Leb-bejke lâ sherike leke leb -bejk. In -nel ĥamde uen - ni'mete leke uel mulk. L â sherike lek. Esh'hedu en -neke Ferdun E ĥadun, Samedun, lem jelid, ue lem j ûled, ue lem jekun lehu kufu’uen e ĥad. Ue esh'hedu en - ne ua’deke hak -kun ue likâuke hak -kun uel xhen-netu hak -kun, uen -naru hak -kun, ues - sâ’atu âtijetun lâ rajbe fihâ, ue ente teb'athu men fil kubur. (Të përgjigjem, o Zot, të përgjigjem! Të përgjigjem, Ti je i pashoq, të përgjigjem! Të gjitha lavdërimet të takojnë vetëm Ty edhe mirësitë janë të gjitha prej teje! Edhe pushteti e sundimi është i gjithi në dorën Tënde! Ti je i Pashoq! Dëshmoj me bindje se Ti je Një, i Vetëm, Absoluti (Es-Samedu), i Cili nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” Dëshmoj se premtimi Yt është i vërtetë, takimi me ty është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, Xhehenemi është i vërtetë! Ora e Kijametit ka për të ardhur, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ti je Ai që do t'i ringjallësh ata që janë në varre."” Hafidh Ebu Bekr el Bezzari përcjell nga Enesi, e ky nga Profeti ﷺ që ka thënë: 210 “Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘O Biri i Ademit: një është për ty, një është për mua dhe një është mes Meje dhe teje! Ajo që më takon Mua është që të më adhurosh Mua dhe të mos më bësh shok asgjë dhe asnjë! Ajo që të takon ty është se, çfarëdo pune që të bësh, kam për të ta dhënë shpërblimin të plotë! Ajo që është mes meje dhe teje: prej teje kërkohet lutja dhe Unë premtoj të të përgjigjem.” Abdullah Ibn Amri, kur vinte koha e iftarit, mblidhte familjen dhe fëmijët e vet dhe lutej. Në Musnedin e Imam Ahmedit, në Sunenin e Tirmidhiut, Mesudit dhe Ibn Maxhes vjen një hadith nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 212 . “Tre personave nuk u kthehet duaja mbrapsht: Imamit të drejtë, agjëruesit derisa të mbarojë agjërimin, dhe atij që i është bërë padrejtësi. Allahu e lartëson dhe e ngre atë lart mbi re Ditën e Kijametit. Atij i hapen dyert e qiellit dhe Allahu thotë: ‘Betohem në krenarinë Time! Unë do të të ndihmoj, qoftë edhe pas njëfarë kohe.”

Mus'haf Hape →
Bekare 2:256 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të saktë thuhet: 409. “Çuditet Zoti yt me një popull, të cilët tërhiqen me zinxhirë për t'u futur me forcë në Xhenet.” Pra, këtu bëhet fjalë për ata mohues të Zotit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota. Kush e braktis (tagutin) dhe beson në Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet. - Kuptimi: Mos detyroni dhe ia impononi askujt pranimin e Islamit, sepse kjo është një fe e qartë dhe e shtjelluar tërësisht. Argumentet e saj janë të dukshme dhe të padiskutueshme, që dikush të ketë nevojë të detyrohet për ta pranuar atë si fe. Madje, ata që Allahu i Lartësuar i ka udhëzuar që të pranojnë Islamin duke u ka zgjeruar gjoksin dhe duke ua ndriçuar shikimin dhe arsyen, kanë për të hyrë në këtë fe duke qenë të qartë, të kthjellët dhe të vetëdijshëm për gjithçka që bëjnë. Ndërsa ata të cilëve Allahu i Lartësuar ua ka verbuar zemrat, ua ka vulosur dëgjimin, shikimin dhe arsyen, këtyre nuk u vlen asnjë gjë; asgjë nuk mund t’i bëjë ata që të hyjnë në Islam të detyruar. Është përmendur se ndër shkaqet e zbritjes së këtij ajeti është një ngjarje mes ensarëve. Në kohën e injorancës, ndodhte që gratë (shtatzëna) të betoheshin se, nëse do t’u rronte fëmija që lindnin, do ta bënin jehud (pra, do ta kthenin në fenë e jehudëve). Kështu, kur fisi jehud i Benu Nadirit u larguan nga Medinia, disa fëmijë të ensarëve që kishin pranuar fenë e jehudëve, donin të largoheshin. Por ensarët thanë: "Jo, ne nuk kemi për t’i lënë fëmijët tanë që të largohen!" Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet, ku thuhet: "Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota....". Ibn Xheriri e sjell këtë hadith nga Ibn Abasi. Hadithin e sjellin edhe Ebu Daudi me Nesaiun, përmes rrugës së transmetimit të Bundarit. Po kështu, edhe Ebu Hatimi dhe Ibn Hibani e sjellin nga Shu’be, me të njëjtin tekst. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Muxhahidi e disa të tjerë, pra, se ky ajet ka zbritur pikërisht për këtë që ndodhi mes ensarëve. Ndërsa Muhamed Ibn Is’hak përcjell nga Ibn Abasi, që thotë se ky ajet zbriti për një burrë prej fisit Beni Salim Ibn Auf, i cili quhej El Husajn. Të dy bijtë e tij pranuan Krishtërimin, ndërsa ai vetë ishte musliman. Profeti ﷺ i tha që të mos i impononte ata, nëse refuzonin të pranonin Islamin dhe dëshironin të qëndronin të krishterë. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet. Nga ana tjetër, thuhet se ky ajet është anuluar me “ajetet e luftës”, në të cilat Allahu i Lartësuar thotë: "Ju do të thirreni të dilni kundër një populli luftarak e të fuqishëm, që, ose do të luftohen, ose do të dorëzohen (pranojnë Islamin) ." [Fet'h 16]. "O i Dërguar! Luftoji jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre!" [Tahrim 9]. "O ju që keni besuar! Luftojini jobesimtarët (agresorë) që janë pranë jush! Le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj! Dijeni mirë se Allahu është me të devotshmit!" [Teube 123]. Këto janë ajetet e luftës, që kanë anuluar ajetin e sipërpërmendur. Kështu, sipas këtyre ajeteve është detyrë që të gjithë popujt të ftohen për të pranuar besimin e pastër monoteist dhe për të hyrë në fenë islame. Nëse dikush refuzon të hyjë në Islam dhe refuzon gjithashtu të jap xhizjen, atëherë i shpallet luftë. Në hadith të saktë thuhet: 409. “Çuditet Zoti yt me një popull, të cilët tërhiqen me zinxhirë për t'u futur me forcë në Xhenet.” Pra, këtu bëhet fjalë për ata mohues të Zotit, të cilët sillen në vendet islame si robër të lidhur me zinxhirë, dhe pastaj pas kësaj ata pranojnë Islamin. Në këtë mënyrë, rregullohen veprat dhe besimi në zemrat e tyre, dhe ata bëhen banorë të Xhenetit. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - Kush e braktis tagut-in dhe beson në Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet. - Këtu bëhet fjalë për ata njerëz që largohen nga idhujt, putat dhe çdo adhurim tjetër ku i fton shejtani i mallkuar. Këta janë ata të cilët e njësojnë Allahun, duke e adhuruar Atë si një të vetëm. Këta dëshmojnë me dituri dhe bindje se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, dhe nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut. Pikërisht për këtë kategori bëhet fjalë në ajet. Et-tagut është shejtani, dhe ky është një term që përfshin të gjitha ligësitë në të cilat ishin zhytur, përhumbur e jetonin njerëzit në kohën e injorancës para Islamit, si adhurimi i idhujve dhe putave, të gjykuarit me ligjet e injorancës dhe mbrojtja e tyre me fanatizëm. Duke folur për besimtarin e mirë, që e ka pastruar zemrën nga shirku dhe e ka mbushur atë me iman të pastër, i Lartësuari thotë: "... ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet." Ai është kapur fort pas kësaj feje, duke e përforcuar atë me lidhjen më të fortë që mund të mendohet. Allahu i Lartësuar e krahason lidhjen e fortë e të pazgjidhshme me këtë besim e fe të mrekullueshme, me lidhjen e litarit, të kapur mirë. Për sa i përket kësaj lidhjeje të fortë dhe kuptimit të saj, janë dhënë mendime të ndryshme. Mendimi më i përhapur anon në atë se "lidhja e fortë" është imani dhe Islami. Kjo nuk bie ndesh me mendimet e tjera, që thonë se: "lidhja e fortë" është fjala ‘ Lâ ilâhe il -lAllah’, ose Kur 'ani, ose dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut. Të gjitha këto janë të sakta dhe i përmban kuptimi i kësaj fjale. Muadh Ibn Xhebeli, duke shpjeguar fjalën "...e cila kurrë nuk këputet", ka thënë: "Kjo lidhje e fortë me Allahun e Lartësuar nuk zgjidhet kurrë, deri sa të futesh në Xhenet." Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Muhamed Ibn Kajs Ibn Ubadeh, i cili ka thënë: 410. “Isha në xhami një ditë, kur erdhi një burrë, në fytyrën e të cilit dallohej përunjësia dhe frikërespekti ndaj Zotit. Ai fali dy rekatë namaz, jo shumë gjatë. Dikush tha: "Ky burrë është nga banorët e Xhenetit." Kur doli, unë e ndoqa nga pas, derisa ai hyri në shtëpinë e tij. Edhe unë shkova vizitë tek ai dhe fillova të bisedoja me të. Pasi ai u qetësua dhe i pëlqeu biseda me mua, i thashë: "Kur ti hyre në xhami, njerëzit thanë kështu dhe ashtu." Atëherë, ai tha: “ Subhanallah! Askush nuk duhet të thotë diçka që nuk e di. Por do të të tregoj përse e thonë këtë. Unë pashë njëherë në ëndërr sikur isha në një kopsht të gjelbër.” Ibn Auni, - njëri nga transmetuesit e këtij hadithi që e kanë sjellë në Musned, - thotë: “Ai vazhdoi të tregonte për gjelbërimin e kopshtit, për gjerësinë dhe bukurinë e tij. Në mes të tij ishte një shtyllë prej hekuri, baza e të cilës ishte në tokë, ndërsa maja lart në qiell. Në majë të saj ishte një nyje ( urue) e lidhur fort. "Ngjitu atje lart!" - më thanë. Unë i thashë: "Nuk ka mundësi." Por më pas erdhi një njeri i drejtë, - thotë Ibn Auni - që ishte Uâsifi, dhe i ngriti rrobat e mia nga pas. Pra, më kapi nga pas nga rrobat, dhe më tha ‘Ngjitu!’ U ngjita lart, derisa arrita nyjen e lidhur fort. Atëherë më tha: “Kapu fort pas asaj nyjeje!” Kur unë u zgjova, ajo ishte në duart e mia. Unë shkova tek Profeti i Allahut dhe i tregova ëndrrën. Ai më tha: “Për sa i përket kopshtit të gjerë, ai ishte kopshti i Islamit. Shtylla ishte shtylla e lartë e Islamit, ndërsa nyja ishte “lidhja e fortë”. Pastaj tha: "Ti do të jesh në Islam deri sa të vdesësh!” Këtë hadith e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre, dhe bëhet fjalë për Abdullah Ibn Sel âmin - Allahu qoftë i kënaqur me të!

Mus'haf Hape →
Nisa 4:36 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Vetëm tek Unë është kthimi juaj. ” [Lukman 13, 14]. Ose: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, nevojtarët, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! - Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij që ta adhurojnë Atë si një të vetëm dhe të pashoq, sepse Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Bamirësi, Ai që u ka dhuruar mirësi me bujarinë e Tij të gjitha krijesave, në të gjitha gjendjet dhe çastet që kalojnë në këtë dynja. Allahu është i vetmi që e meriton që krijesat ta njësojnë Atë dhe ta besojnë, duke e adhuruar si një të vetëm dhe duke mos e barazuar me krijesat e Tij. Profeti ﷺ i t ha njëherë Muadh Ibn Xhebelit: 711. “A e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit?” Ai iu përgjigj: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur!” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “E drejta e Tij është që robërit të adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i bëjnë shok asgjë.” Pastaj tha: “A e di se cila është e drejta i robërve tek Zoti, nëse ata e bëjnë këtë? E drejta e tyre është që Ai të mos i ndëshkojë.” Në vijim, Allahu i Lartësuar porosit për të qenë bamirës ndaj prindërve. Allahu i Lartësuar i bëri prindërit shkak që njeriu të vijë në jetë nga mosekzistenca. Janë të shumta rastet në të cilat Allahu i Lartësuar përmend në një kontekst urdhrin për adhurimin e Tij si një të vetëm dhe urdhrin për bamirësi ndaj prindërve, si për shembull: “Llukmani, duke e këshilluar, i tha të birit: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!” Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) “Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. ” [Lukman 13, 14]. Ose: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. ” [Isra 23, 24]. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon me urdhrin për bamirësi ndaj të afërmve, qofshin ata burra apo gra. Një hadith nga Profeti ﷺ thotë: 712. “Sadakaja që i jepet nevojtarit konsiderohet dhe shpërblehet vetëm si sadaka. Ndërsa ajo që i jepet farefisit konsiderohet dhe shpërblehet si sadaka dhe si ruajtje e lidhjeve farefisnore.” Pas kësaj Allahu i Lartësuar përmend një kategori tjetër: “...jetimët”. Ai i përmend ata në mënyrë të veçantë, sepse ata kanë humbur njeriun që normalisht kujdeset dhe shqetësohet për nevojat e tyre, për furnizimin dhe domosdoshmëritë e jetës së tyre. Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ndaj kësaj kategorie të jemi bamirës, të butë, të dhembshur, të dashur me ta, duke u kujdesur për t’u ofruar atë që u mungon. Më pas është kategoria e nevojtarëve. El mesâkin janë ata të cilët kanë nevoja të ndryshme në jetën e tyre dhe nuk gjejnë ndihmë e mundësi për të përmbushur ato. Ata përpiqen e punojnë, por nuk u mjafton ajo pak pasuri që munden të sigurojnë. Prandaj Allahu i Lartësuar urdhëron për ndihmesën ndaj tyre, aq sa të plotësojnë nevojat. Në vijim do të flasim edhe për ndryshimin mes dy kategorive “ el fakir ” (i varfër) dhe “ el miskin ” (nevojtar), kur të flasim në ajetin 60 të sures Teube. Më pas përmenden: “...fqinjët e afërt dhe të largët”. Ibn Abasi ka thënë se: “fqinj i afërt është fqinji me të cilin ke edhe lidhje farefisnore, ndërsa fqinji i largët është ai me të cilin nuk ke afërsi gjaku dhe lidhje farefisnore.” Imam Ahmedi përcjell hadithin nga Abdullah Ibn Umer se Profeti i Allahut ka thënë: 713 “Aq shumë më këshilloi Xhibrili në lidhje me komshiun, sa mendova se do ta fuste mes trashëgimtarëve.” Kështu e kanë përnxjerrë këtë hadith Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre. Këtë hadith e kanë sjellë edhe Tirmidhiu me Ebu Daudin. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, dhe ky nga Profeti ﷺ ,që ka thënë: 714. “Më i miri mes dy shokëve tek Allahu, është ai që është më i miri për shokun e tij. Gjithashtu, më i miri mes dy komshinjve tek Allahu është ai që është më i mirë për komshiun e tij.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja se ajo e pati pyetur njëherë Profetin e Allahut dhe i tha: 715 . “Unë kam dy komshie. Cilës prej atyre më këshillon që t’i çoj dhurata dhe ta nderoj më shumë?” Profeti ﷺ tha: “Asaj që e ka portën më afër teje.” Hadithi është te Buhariu. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “...me atë që keni pranë”. Nga Ali Ibn Ebu Talibi dhe Ibn Mesudi përcillet të kenë thënë se këtu është fjala për bashkëshorten. Më pas thuhet “me udhëtarin”. Këtu është fjala për atë i cili vjen kalimthi si udhëtar në vendin tënd dhe ka nevojë për ndihmë. Megjithatë, rasti i “udhëtarit nevojtar që ka mbetur në mes të rrugës” do të vijë më i shtjelluar në suren Teube. Vetëm tek Allahu kemi besim dhe vetem Atij i mbështetemi! Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj!” Kjo është një porosi për t’u përkujdesur për skllevërit dhe robërit që janë në zotërimin e njeriut. Skllavi vetë është i dobët dhe me pak mundësi, ndaj është vërtet peng në duart e atij që e zotëron. Është pëcjellë nga Profeti ﷺ ,madje dhe në çastet kur ai do të largohej nga kjo jetë, se ka thënë: 716 “Kini kujdes namazin, namazin dhe ata që i keni në pronësinë tuaj!” Dhe këtë e ka përsëritur shumë herë. Imam Muslimi sjell hadi thin nga Abdullah Ibn Amri se: 717. “Ai iu drejtua njëherë njërit prej punëtorëve të tij dhe i tha: “A u dhe robërve ushqimin e tyre të përditshëm?” - “Jo, - tha ai, - akoma nuk ia kam dhënë.” - “Atëherë, shko dhe jepua menjëherë, se Profeti ﷺ ka thënë: ‘I mjafton njeriut si gjynah që të privojë dhe të mos kujdeset për ata për të cilët e ka detyrë furnizimin dhe përkujdesin ndaj tyre.’” - Allahu nuk i do njerëzit arrogantë dhe mburravecë - El mu ħtal quhet ai që i pëlqen vetja. Ndërsa feħûr është ai që u mburret njerëzve, është mendjemadh e kryeneç dhe u shfaqet atyre sikur është më i mirë se ata. Ai mendon se është madhështor, por në fakt, tek Allahu i Lartësuar, ai është i përçmuar dhe i pavlerë. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga një burrë prej Benu el Huxhejmit rrëfimin: “Unë i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut, më këshillo!’ Dhe ai më tha: 718. “Kujdes, mos e tejzgjat rrobën që ke veshur (nën nyjen e këmbës), sepse tejzgjatja e rrobës bëhet prej mendjemadhësisë dhe Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë (dhe kryeneçët).’”

Mus'haf Hape →
Hud 11:69–11:73 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me të dërguarit prej Zotit rreth popullit të Lutit. Allahu i Lartësuar thotë: - Ai u përgjigj: “Selam paçi gjithnjë!”. - Pasi e përshëndetën me selam, ai ua …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Edhe Ibrahimit i shkuan të dërguarit Tanë me sihariq dhe i thanë: “ Selam!”. - Allahu i Lartësuar na tregon se melekët e Tij shkuan tek Ibrahimi me një lajm të mirë dhe të gëzueshëm, dhe pikërisht me lajmin për lindjen e Is’hakut. Thuhet, gjithashtu, se bëhet fjalë për lajmin për shkatërrimin e popullit të Lutit. Argumenti që mbështet mendimin e parë, - pra, që bëhet fjalë për lindjen e Is’hakut, - është fjala e Allahut të Lartësuar: “Pasi Ibrahimit i kaloi ajo ndjenja e frikës dhe pasi mori lajmin e mirë, ai diskutoi me të dërguarit Tanë rreth popullit të Lutit.” Domethënë, pasi mori lajmin për lindjen e Ishakut, ai diskutoi me të dërguarit prej Zotit rreth popullit të Lutit. Allahu i Lartësuar thotë: - Ai u përgjigj: “Selam paçi gjithnjë!”. - Pasi e përshëndetën me selam, ai ua ktheu selamin me shprehjen: “Selam paçi gjithnjë!”. Kjo është një përshëndetje më e plotë dhe më e mirë. Kuptimi: Paqja e vazhdueshme, e përhershme, e pandërprerë qoftë mbi ju! - Dhe nuk vonoi t’i gostiste me një viç të pjekur. - Ibrahimi nxitoi për t’iu shërbyer atyre një viç të pjekur në gur të nxehtë. Sikurse tha edhe në ajetin tjetër: “Pa u vënë re, ai shkoi te familja e vet, duke sjellë më pas një viç të majmë. Pasi ua vuri përpara, u tha: “A nuk po hani tani?!” ” [Dharjat 26, 27]. Ky ajet na tregon për edukatën e mikpritjes dhe na jep mësime të shumta. - Kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, iu dukën të pazakontë dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre. - Kjo ndodhi sepse melekët nuk kanë dëshirë për të ngrënë ushqim, nuk e shijojnë dhe as nuk kanë nevojë për të. Kështu, ata nuk hëngrën prej atij ushqimi. Për këtë arsye, Ibrahimi (a.s.) ndjeu njëfarë frike dhe u çudit nga sjellja e tyre. Edhe Sara, kur pa burrin e saj Ibrahimin, që i nderoi miqtë e tij, u përkushtua për të kënaqur ata, por ata nuk e prekën ushqimin, prandaj edhe ajo u çudit dhe tha: “Çudi me mysafirët tanë! Ne u shërbejmë me përkushtim, për t’i nderuar, kurse ata nuk e prekin ushqimin tonë?!” - Ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi të dërguar për te populli i Lutit!”. - Ata i thanë: “Mos ki frikë prej nesh, se ne jemi melekët e Zotit, që jemi dërguar për të ndëshkuar popullin e Lutit dhe për t’i shkatërruar ata.” - E shoqja, që rrinte në këmbë, qeshi. - Kështu, Sara buzëqeshi dhe u gëzua për shkatërrimin e atij populli, për shkak të veprave shumë të turpshme që ata bënin dhe për shkak të mohimit, qëndrimit kryeneç dhe arrogant, në lidhje me besimin në Zotin dhe profetët e Tij. Për këtë arsye, ajo u shpërblye me lajmin për një fëmijë, edhe pse atëherë ajo e kishte humbur shpresën se mund të lindte, për shkaqe të shumta. - Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin. - Ata e përgëzuan me një djalë, që do të ishte Is ’haku, dhe me një djalë tjetër, që do t’i lindte Is’hakut, pra, me një nip. Kështu, Is’hakut i lindi Jakubi. Pikërisht me këtë ajet janë argumentuar ata që mbështesin mendimin se djali që Allahu i Lartësuar e urdhëroi Ibrahimin që ta bënte kurban ishte Ismaili, jo Is’haku. Kjo është e pamohueshme. Sara u përgëzua se do të lindte Is’hakun dhe se Is’hakut do t’i lindte Jakubi. Atëherë, si mund të urdhërohej Ibrahimi që të bënte kurban Is’hakun, tashmë një fëmijë i vogël, ndërkohë që akoma nuk kishte lindur Jakubi, që ishte premtuar se do t’i lindte?! Premtimi i Allahut është i vërtetë dhe nuk kthehet pas. Për këtë arsye, është e pamundur që urdhri për të bërë kurban të ishte për Is’hakun, ndërkohë që atij iu dha përgëzimi për lindjen e Jakubit. Kështu, është e sigurt dhe e prerë se fëmija që Ibrahimi u urdhërua ta bënte kurban ishte Ismaili. Ky është një nga argumentet më të forta, më të sakta dhe më të qarta, që tregon për vërtetësinë e kësaj çështjeje. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për gjithçka! 142 - Ajo tha: “E mjera unë! E si mund të lind fëmijë, kur unë jam moshë e madhe e burri im është plak?! Kjo vërtet, do të ishte shumë çudi!”. - Duke shpjeguar këtë çast, Allahu i Lartësuar thotë në suren Dharijat: ‘E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, (dhe beronjë) që nuk mund të lind!” [Dharijat 29]. Sara u soll ashtu, siç ndodh zakonisht me gratë kur çuditen. - Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?! Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! - Kështu, melekët i thanë Sarës: “Mos u çudit, sepse nëse Allahu Krenar dhe i Lartësuar dëshiron diçka, mjafton t’i thotë asaj “Bëhu!”, dhe ajo bëhet dhe ekziston, edhe nëse ti dhe burri yt jeni të vjetër në moshë. Allahu i Lartësuar është i plotpushtetshëm për gjithçka. - Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm. - Allahu është Hamid; Ai është i lavdëruar në të gjitha veprat dhe fjalët e Tij. Allahu është i Lavdëruari, i Madhëruari! Atij i takon e gjithë madhështia dhe lartësia, qoftë në Qenien e Tij, qoftë në përshkrimin, cilësitë dhe veprat e Tij. Në dy sahihët është transmetuar se sahabët thanë: 1493. “Ne e kemi mësuar tashmë se si të të japim selam. Por, si të çojmë salauate për ty o i dërguari i Allahut? - Ai tha: thoni: “ All-llâhum-me ŝal -lî alâ Muĥam-medin ue alâ âli Muĥam -medin kemâ ŝal -lejte alâ ibrâhîme ue alâ âli Ibrâhîme, ue bârik alâ Muĥam-medin ue alâ âli Muĥam -medin kemâ bârakte alâ ibrâhîme ue alâ âli Ibrâhîme fil âlemine, inneke ĥamîdun Mexhîd.” / O Allah lavdëroje (tek melaiket e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij 143, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, dhe begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij në gjithë botën, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.144

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:131–20:132 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për Profetin e Tij të dashur në ahiret. Sikurse tha: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. ” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur Muhamed ﷺ: - “Mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të!” - Mos ua hidh shikimin fare atyre të shfrenuarve, që kanë kaluar çdo kufi, dhe dëfrimeve në të cilat ata janë zhytur, sepse ato do të zhduken shpejt. Ato u janë dhënë atyre thjesht dhe vetëm për t’i vënë në provë. Shumë pak adhurues janë mirënjohës për mirësitë që Allahu u ka dhuruar. Dije se Allahu të ka dhuruar ty mirësi shumë më të mëdha se ato që u ka dhënë atyre. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne të kemi dhënë një shtatëshe (ajetesh), që përsëritet, dhe Kuranin e madh. Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre e as mos u brengos për ta (dhe mohimin e tyre) ! Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve!” [Hixhr 87, 88]. Në këtë premtim përfshihen edhe mirësitë e pafundme që Allahu ka rezervuar për Profetin e Tij të dashur në ahiret. Sikurse tha: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. ” [Duha 4, 5]. Ato janë shumë më të mëdha, që të mund të përshkruhen, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - “Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. ” - Në Sahih shkruhet se: 1802. “Umer Ibn Hatabi shkoi tek Profeti i Allahut, gjatë kohës kur ai ishte larguar nga gratë e tij dhe kishte vendosur të mos shkonte me to. Ai e pa atë të mbështe - tur të shtrirë në një rrogoz, të shtruar mbi rërë. Ai vërejti, gjithashtu, se në dhomë nuk kishte gjë tjetër, përveç një hasre të varur në mur. Sytë e Umerit filluan të lotonin, prandaj Profeti i Allahut e pyeti: “Përse qan, o Umer?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, Kisra dhe Kajseri, me gjithë tiraninë dhe poshtërsinë e tyre, kanë mirësi të mëdha dhe janë të zhytur në luks, ndërsa ti, i zgjedhuri i Allahut mes të gjitha krijesave, je në këtë gjendje!” Profeti ﷺ i tha: “Mos vallë, ke dyshime, o Ibn Hatab? Ata janë njerëz, që Allahu ua ka lënë të gjitha mirësitë dhe kënaqësitë për këtë dynja.” Kështu, Profeti i Allahut ishte njeriu më asket dhe më i larguar nga kënaqësitë e dynjasë, edhe pse kishte mundësinë dhe pushtetin që të shijonte gjithçka prej saj. Përkundrazi, sa herë që ai mblidhte diçka nga pasuria e kësaj bote, e shpërndante atë mes robërve të Allahut, duke mos mbajtur për veten e tij asgjë, madje as për të nesërmen e tij. Nga Ebu Seidi përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ajo që më së shumti kam frikë për ju është pasuria e madhe e dynjasë që ju sjell Allahu.” Njerëzit e pyetën: “E çfarë janë pasuritë e dynjasë, o i Dërguari i Allahut?” - “Janë begatitë e shumta të tokës” - tha ai. [Buhariu dhe Muslimi]. - “Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! ” - Domethënë, shpëtoji ata nga ndëshkimi, duke i urdhëruar ata për vepra të mira dhe për namaz. Edhe ti duhet të jesh i durue - shëm në faljen e namazit dhe kujdesin për ta përkryer atë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “ O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. - “Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata).” - Nëse je i kujdesshëm dhe e fal namazin me rregull, ka për të të ardhur kësmeti andaj nga nuk e pret, siç thotë i Lartësuari: “... Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugë - zgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.” [Talak 2, 3]. Ose: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furni - zuesi i madh i Gjithëfuqishmi e Fuqiploti.” [Dhariat 56, - 58]. Në këtë ajet thotë: “Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata) .” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Thabiti, i cili ka thënë: 1803. “Profeti ﷺ kur e kapte ndonjë nevojë e madhe i drejtohej familjes së vet dhe i thoshte: “O Familja ime! Faluni, faluni!” Thabiti thotë: Dhe Profetët kur mbi ta zbriste ndonjë çështje e vështrirë , ndonjë bela dhe sprovë , v raponin menjëherë drejt namazit dhe nxitonin për të falur namaz. Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe sjellin hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut tregon: 1804. “Allahu i Lartësuar thotë: “O biri i Ademit! Veçohu dhe përkushtohu tërësisht në adhurimin ndaj Meje, që ta mbush gjoksin me pasuri, që të kujdesem dhe ta largoj varfërinë tënde. Nëse nuk e bën, do ta mbush gjoksin me angazhime dhe nuk kam për ta larguar varfërinë tënde!”” Ibn Maxhe sjell hadithin e Abdullah Ibn Mesudit, që thotë: “E kam dëgjuar Profetin tuaj ﷺ të thotë: “Ai i cili i mbledh të gjitha angazhi - met e tij në një: angazhimin për Ditën e Premtuar, Allahu ka për t’i mjaftuar atij në lidhje me hallet e dynjasë. Ndërsa ai që shpërndahet në angazhimet e shumta të dynjasë (pa u kujdesur për ahiretin), nuk do të ketë asnjë rëndësi për Zotin se në çfarë lugine të Tij do të vdesë ky njeri!” 26 Pra, e meriton të jetë i braktisur, i harruar. Ibn Maxhe sjell edhe hadithin e Zejd Ibn Thabitit, i cili rrëfen: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Atij, brenga e të cilit është vetëm dynjaja, Allahu ka për t’ia shpërndarë punët e tij, do t’ia shkruajë varfërinë mes dy syve dhe nga dynjaja ka për t’iu dhënë veçse ajo që është shkruar për të se do t’i jepet. Ndërsa ai që ka pikësynim ahiretin, Allahu ka për t’ia mbledhur (e sistemuar) punët e tij, ka për t’ia shkruar pasurinë në zemër dhe atij do t’i vijë dynjaja e nënshtruar.” 27 - “Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.” - Përfundimi i mirë në dynja dhe në ahiret i takon atyre që përkushtohen në adhurim. Përfundimi i mirë për atë që i ruhet ndëshkimit të Allahut të Lartësuar, duke përmbushur urdhëresat dhe duke u larguar nga haramet, është Xheneti. Në një hadith të saktë, Profeti ﷺ ka thënë: 1805. “Sot natën pashë sikur ishim në shtëpinë e Ukbe Ibn Rafia dhe sikur na u sollën hurma të njoma, nga hurmat e Ibn Tab -it (kështu quhej një lloj i mirë hurmash) . Unë e interpretova këtë ëndërr se: përfundimi i mirë, ngritja dhe triumfi do të jetë për ne në dynja dhe në ahiret dhe se feja jonë tashmë është përmbushur.”

Mus'haf Hape →
Maide 5:100–5:102 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me atësinë e tij, tha: “O Profeti i Allahut! Kush është babai im?” Profeti i tha: “Babai yt është Hudhafe.” Kurse Umeri tha: “Jemi të kënaqur me Allahun si Zotin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të Tij të dashur: - Thuaj - Thuaj, o Muhamed! - “Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, edhe nëse shtimi i së keqes të mahnit. - Kjo do të thotë se ajo që është hallall dhe e pastër, edhe nëse është pak, është më e mirë se harami, që është i dëmshëm, edhe nëse është shumë e të tërheq. Një hadith thotë: 1074. “E pakta që të mjafton, është më e mirë se e shumta që të shpërqendron (e të devijon nga udha e drejtë)”. - Kijni frikë Allahun, o ju që kuptoni, që të shpëtoni! - O ju që keni mend dhe logjikë të pastër, të saktë dhe të drejtë, lëreni haramin dhe largohuni prej tij! Mjaftohuni me hallallin dhe kënaquni me të! Nëse e bëni këtë, atëherë shpresohet “që të shpëtoni”. - O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente... - Allahu i Madhëruar i porosit robërit e Tij besimtarë të stolisen me këtë edukatë të domosdoshme. Ai i ndalon ata që të pyesin për gjëra, të cilat nuk u sjellin asnjë dobi dhe të cilat, nëse do të shfaqeshin, kjo do t’i rëndonte dhe nuk do t’u pëlqente aspak përgjigjj a. Profeti i Allahut ka thënë: 1075. “Askush nga ju të mos më sjellë fjalë për asnjë! Unë dua që, kur të jem mes jush, ta kem gjoksin të pastër (nga çdo e keqe) për çdonjë.” Buhariu sjell kë të hadith nga Enes Ibn Maliku: 1076. “Profeti i Allahut na mbajti një hytbe, që nuk kam dëgjuar kurrë si ajo, ku ndër të tjera, tha: “Nëse do të dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë!” Shokët e Profetit mbuluan fytyrat, por prej tyre dëgjoheshin të qara me ngashërim. Dikush tha: “Kush është babai im?” Profeti tha: “Filani.” Atëherë zbriti ky ajet: “O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente...” Hadithin e kanë sjellë Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Ibn Xheriri sjell hadithin sërish nga Enes Ibn Malik: 1077. “Njëherë, Profetin e Allahut e pyetën aq shumë, sa e tepruan dhe e rënduan me pyetje. Atëherë, ai doli dhe hipi në minber dhe (në formë qortimi) tha: “Për çdo gjë që të më pyesni sot, kam për t’ju dhënë përgjigje!” Sahabët u prekën nga kjo fjalë dhe u frikësuan se diçka e madhe do të ndodhte. Atëherë, unë - thotë Enesi, - si djathtas edhe majtas, po shihja se të gjithë kishin mbështjellë kokat me rrobë e po qanin. Në këtë kohë, dikush të cilin e përflisnin në lidhje me atësinë e tij, tha: “O Profeti i Allahut! Kush është babai im?” Profeti i tha: “Babai yt është Hudhafe.” Kurse Umeri tha: “Jemi të kënaqur me Allahun si Zotin tonë, me Islamin si fenë tonë dhe me Muhamedin si Profetin tonë! Allahu na ruajtë! (Ose tha: “Allahut i kërkojmë mbrojtje nga sherri i fitneve!”) Atëherë - vazhdon Enesi - Profeti i Allahut tha: “Kurrë nuk kam parë që të më shfaqet e mira dhe e keqja si sot! M’u shfaq Xheneti dhe Zjarri, aq sa i pashë pranë këtij muri.” Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. Meameri sjellin nga Zuhriu, e ky nga Enesi, një version të ngjashëm me atë më lart, ku Zuhriu thotë: “...Nëna e Abdullah Ibn Hudhafes i tha të birit: “Nuk kam parë djalë më të padrejtë (me nënën e vet) sesa ty! Po sikur jot ëmë të kishte bërë ndonjë nga ato të kohës së injorancës (para Islamit), dhe kështu ti ta turpëroje e t’i nxije faqen para njerëzve?!” Abdullahi tha: “Vallahi, sikur të më thoshte se jam i biri i një skllavi zezak, do ta pranoja e do t’i shkoja pas....” Ajeti mëton qartë e drejtpërdrejt se janë të ndaluara pyetjet, përgjigjja e të cilave sjell pakënaqësi e ligësi. Prandaj, më e mira është shmangia e këtyre pyetjeve. - e nëse do të pyesnit për to kur shpallej Kur'ani, ato do t’ju bëheshin të qarta (e do të rëndoheshit) . - Nëse do të pyesnit për to gjatë kohës së Profetit, kur ende zbriste Shpallja nga Zoti, ato do t’ju bëheshin të qarta e do të shfaqeshin. - Allahu jua ka falur kërshërinë (e tepruar). - Allahu ju ka falur çfarë keni bërë më parë. - Allahu është Falës i Madh dhe i Butë. - Në hadith është thënë: 1078 . “Muslimani me gjynahun më të madh është ai që (duke e tepruar e pavend) pyet për diçka dhe ajo bëhet haram për shkak të pyetjes së tij.” Por nëse Kur 'ani sjell një dispozitë të përgjithshme të pashtjelluar, që ka nevojë për shpjegim më të hollësishëm e pyet për të, kjo nuk është e qortueshme dhe nuk bën pjesë në ndalesën që mëton hadithi. Në një hadith të saktë, Profeti i Allahut ka thënë: 1079. “Më lini në atë që ju kam sjellë, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga pyetjet e shumta dhe kundërshtimi i profetëve të tyre...”. Në një hadith tjetër të saktë, Profeti i Allahut ka thënë: 1080. “Allahu i Lartësuar ka vendosur ligje, prandaj mos i humbisni (e shpërfillni) ato! Ai ka vendosur kufij, prandaj mos i kaloni e shkelni ato! Ai ka bërë haram disa gjëra, prandaj mos guxoni t’i shkelni ato! Ai heshti për shumë gjëra, si mëshirë për ju dhe jo se i ka harruar, prandaj mos pyesni për to!” - Të tilla pyetje i kanë bërë edhe njerëz para jush, por pastaj u bënë jobesimtarë. - Të tilla pyetje bënin edhe ata që ishin para jush, por kur u erdhi përgjigjja për to, ata nuk i besuan, dhe kështu u bënë mohues. Ata nuk përfitonin duke zbatuar atë që u thuhej, sepse ata nuk pyesnin me qëllimin për të gjetur udhëzimin, por thjesht për t’u kotur e tallur. Aufiu për cjell shpjegimin e Ibn Abasit: 1081. “Njëherë, Profeti i Allahut foli ndër njerëz dhe tha: “O ju njerëz, ju është bërë detyrë haxhi!” Një burrë nga fisi Benu Esed tha: “O i Dërguari i Allahut! A është detyrë për çdo vit?” Profeti i Allahut u zemërua shumë dhe tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se, nëse do të thoja “çdo vit”, do të bëhej detyrë, dhe nëse do të bëhej detyrë, nuk do të mund ta përmbushnit, dhe kështu do të mohonit. Më lini në atë që ju kam sjellë! Nëse ju urdhëroj për diçka, bëjeni, dhe nëse ju ndaloj nga diçka, largojuni prej saj!” Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet, ku ndalon nga pyetje të tilla, si pyetja apo kërkesa e krishterëve për zbritjen e një tryeze ( maide) nga qielli, të cilët pas kësaj, mohuan. Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët nga të tilla pyetje e kërkesa dhe tha: “O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente...”. Pra, nëse pas pyetjes tuaj do t’ju zbriste gjykimi nga Kur 'ani, ju do të rëndoheshit. Prandaj prisni e duroni dhe, kur të zbresë Kur'ani, për çdo gjë që pyesni, keni për ta gjetur qartësimin e shpjegimin.” Këtë hadith e sjell Ibn Xheriri.

Mus'haf Hape →
Mudethir 74:11–74:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… (e kishin fjalën për Profetin). Betohem në Zot se ato fjalë nuk janë poezi, as magji. Po ashtu, nuk janë fjalë të thëna nga një i çmendur. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto ajete janë kërcënim për Uelid Ibn Mugirah el Mahzumi, një prej krerëve kurejshë (Allahu e mallkoftë!). Ibn Abasi tregon dhe thotë: “Uelid Ibn Mugirah shkoi tek Ebu Bekri dhe e pyeti rreth Kuranit. Pasi ai i tre - goi dhe ia përshkroi, Uelidi shkoi tek kurej - shët dhe u tha: “Çudi më këto që thotë Ibn Ebu Kebsheh (e kishin fjalën për Profetin). Betohem në Zot se ato fjalë nuk janë poezi, as magji. Po ashtu, nuk janë fjalë të thëna nga një i çmendur. Fjalët e tij janë prej Allahut.” Kur e dëgjuan këtë, disa kurejshë u shqetësuan dhe thanë: “Për Allah, se nëse ndërron fe edhe Uelidi, atëherë të gjithë ku - rejshët do të ndërrojnë fe!” Kur dëgjoi për këtë, Ebu Xhehl Ibn Hishami tha: “Do të interesohem unë për këtë çështje.” Kështu, ai shkoi në shtëpinë e Uelidit dhe i tha: “A nuk e sheh që populli yt ka mbledhur sada - ka për ty?” Uelidi i tha: “Po unë jam njeriu më i pasur dhe me më shumë fëmijë ndër ta?!” Ebu Xhehli vazhdoi: “Ata thonë se ti shkon tek Ibn Ebu Kuhafe (tek Ebu Bekri), që të hash nga ushqimi i tij.” - “Vërtet i ka thënë këto fjalë fisi im?! E po, vallahi, nuk kam për t’iu afruar Ibn Ebu Kuhafes, as Umerit dhe as Ibn Ebu Kebshes (e kishte fjalën për Profetin .)ﷺ Dhe, ja ku po ju them, se fjala e tij nuk është gjë tjetër veçse një magji, e cila ndikon fort në zemrat e njerëzve!” Atëherë Allahu i Lartësuar i zbriti Profetit të Tij: “Ma lër Mua atë, që e krijova të vetmuar, që i mundësova të ketë pasuri të madhe; që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete! Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë, dhe ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë. Por jo! Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padu - rueshëm. Ai mendonte dhe gjykonte. Qoftë i shkatërruar! Po si gjykonte?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykonte?! Ai thellohej e thellohej në mendime, pastaj vrenjtej dhe vrazhdësohej. Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi. Ai tha: “Ky nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve. Ky nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish””! Unë do ta flak atë në Sekar! E ku e di ti se çfarë është Sekar?! Ai është i tillë që nuk lë send pa e djegur.” Katadja thotë: “Disa kanë pretenduar se Uelidi, ndër të tjera, ka thënë: “Vallahi, i kam dëgjuar dhe jam menduar thellë për ato fjalë që thotë ky burrë (për Muhamedin .)ﷺ Ato nuk janë poezi, ato kanë një ëmbëlsi, ato i mbulon mirësia dhe hijeshia. Ato janë fjalë që qëndrojnë lart, mbi çdo fjalë tjetër; asgjë nuk ka mbi to. Nuk dyshoj aspak se janë magji ...!” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetet ... (e mësipërme).” Allahu i Lartësuar e kërcënon këtë njeri të poshtër, të cilit i pati dhënë mirësi të shumta në këtë jetë, kurse ai mohoi dhe nuk tregoi mirë - njohje ndaj Allahut; përkundrazi, iu përgjigj duke shprehur mosbesim dhe duke refuzuar ftesën e Zotit. Ai i refuzoi ajetet e Allahut, madje trilloi dhe shpifi, duke thënë se ato ishin thjesht një fjalë njerëzish.” Allahu i Madhëruar rendit disa prej mirësive, që i kishte dhuruar këtij njeriu: - “Ma lër Mua atë, që e krijova të vet - muar ...” - Kështu, ai doli nga barku i nënës i vetëm, pa pasuri, pa fëmijë, pastaj Allahu i Lartësuar e furnizoi atë me bollëk: - “... që i mundësova të ketë pasuri të madhe ...” - Thuhet që Uelidi kishte njëqind mijë dinarë floriri dhe shumë toka, që i shfrytëzonte. - “... që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete!” - Ata gjithmonë qëndronin pranë tij. Ata nuk shkonin larg për tregti, pasi ishin shërbëtorët dhe punëtorët për të tilla punë. Ata rrinin me të atin, që ai të kënaqej dhe lumturohej me praninë e tyre. Sudiu, Ebu Maliku, Asim Ibn Umeri, Katade dhe të tjerë kanë thënë se ai kishte 13 djem. Kjo tregon mirësitë e shumta të dynjaje, që Allahu i Madhëruar i kishte dhuruar atij njeriu. - “Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë ...” - I mundësova atij që të ketë shumë lloje pasurish dhe të mirash materiale. - “... ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë. Por jo! Ai u tregua mohues i fakteve Tona.” - El inad quhet këmbë - ngulja me mendjemadhësi në mohim, edhe pasi të ka ardhur dija e qartë. - “Atë do ta sfilit dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.” - Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Ebu Saidi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2788. “Uejl është një luginë në Xhehenem, në të cilën futet mohuesi i besimit dhe zhytet e zhytet për 40 vjet, derisa arrin në tabanin e saj. ‘Ndërsa ‘ Saud’ është një mal prej zjarri, në të cilin mohuesi kacavirret 70 vjet, për t’u ngjitur dhe për të nxjerrë kokën. Por pastaj, ai hidhet me forcë poshtë përsëri, dhe kështu vazhdon përjetësisht.” - “Ai u mendua dhe gjykoi. ” - Ai u mendua gjatë, përpara se të jepte atë gjykim të poshtër dhe të nxirrte ato fjalë goja e tij. - “Qoftë i shkatërruar! Po si gjykoi?! Prapë qoftë i shkatërruar! E si gjykoi?!” - Ky është një mallkim nga Allahu i Lartësuar lëshuar kundër tij. - “Ai thellohej e thellohej në mendime ...” - U mendua disa herë. - “... pastaj u vrenjt ...” - I Lartësuari na tregon se ai rudhi fytyrën, duke mbledhur vetullat dhe ballin e tij. - “... dhe u bë i ashpër.” - Shprehu urrejtje, vrazhdësi, pakënaqësi, përshtirosje e shëmti në fytyrën e tij. - “Në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi” - Kështu devijoi nga e vërteta dhe u tërhoq pas me kryeneçësi, duke refuzuar t’i nënshtrohej këtij Kurani dhe tha: - “Ky nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve.” - Ai pretendoi se Kurani është një magji, që Muhamedi e përcolli nga dikush tjetër para tij. Pastaj tha: - “Ky nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish!” - Pra, kjo nuk është fjalë prej Allahut, por thjesht një trillim njerëzish. - “Unë do ta flak atë në Sekar!” - Kam për ta zhytur në Sekar. - “E ku e di ti se çfarë është Sekar?!” - Kjo pyetje tregon tmerrin e këtij zjarri dhe e çfarë gjendet në të. - “Ai është i tillë, që nuk lë gjë pa e dje - gur.” - Ai ua djeg dhe konsumon tërësisht trupin, që pastaj atyre iu ribëhet përsëri, duke mos i lënë as të vdesin, që të zhduken e rehatohen, as të jetojnë me qetësi e kënaqësi. - “Ai ua përzhit dhe nxin lëkurën. ” – Ai ua bën lëkurën më të zezë se nata. - “Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij.” - Kaq janë zebanitë kryesorë. Ata janë krijuar trupmëdhenj, ndërsa sjellja e tyre është e vrazhdë, e ashpër dhe e frikshme.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:23–12:29 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të vetëpërmbahej dhe të ishte i kujdesshëm. - “Por ai tha: “Allahu më ruajtë! Zotëria im (bashkëshorti yt) , me plot bujari, më nderoi e më strehoi. S’ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nuk ka dyshim se kjo sprovë ishte shumë herë më e rëndë për Jusufin, sesa ajo që pësoi nga vëllezërit e tij. Durimi i nevojshëm për të dalë faqebardhë nga kjo sprovë duhej të ishte shumë më i madh, sepse aty ishin të gjitha mundësitë që të bëhej gjynahu. Kjo sprovë kërkonte që t’i jepej përparësi dashurisë për Allahun e Lartësuar mbi dëshirën e fortë të epshit. Ndërsa në sprovën që i shkaktuan vëllezërit e tij durimi ishte i paevitueshëm, sepse nuk kishte ç’të bënte tjetër. Ai i ngjante rastit të sëmundjeve apo fatkeqësive, në të cilat njeriu nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, veçse të bëjë durim. Të paktë janë ata që bëjnë durim me bindje dhe përkushtim ndaj Allahut dhe duke llogaritur shpërblimin e Tij. Profeti Jusuf (a.s) kaloi një kohë të gjatë në shtëpinë e këtij Ministri. Ai ishte i nderuar në familjen e tij. Por Jusufi dallohej për një bukuri të rrallë dhe përsosmëri fizike, gjë që shkaktoi të gjithë atë ngjarje. Thotë Allahu i Lartësuar: - “Zonja e shtëpisë ku ndodhej Jusufi nisi ta tundonte, kundër dëshirës së tij.” - Jusufi ishte shërbëtori i saj dhe nën urdhrat e saj. Ata jetonin në të njëjtën banesë, prandaj ishte e mundur që turpi të bëhej mjaft thjeshtë, pa u dalluar dhe pa u hetuar nga askush. Përveç kësaj, sprova u bë edhe më e rëndë kur gruaja mbylli dyert e dhomës. Kështu ata ishin të sigurt se askush nuk do t’i shqetësonte: - “Ajo i mbylli të gjitha dyert dhe i tha: “Eja, jam e gatshme për ty!”. - Me fjalë joshëse, ajo i tha: “Eja tek unë dhe të bëjmë atë gjë që është e ndaluar nga Allahu i Lartësuar.” Jusufi u gjend përballë kësaj situate, ndërkohë që ishin të shumta shkaqet që mund ta bënin të dorëzohej. Mendohu pak! Ai ishte një i huaj në atë shtëpi, domethënë, nuk ishte mes familjes së tij, që të ishte më i kujdesshëm. Ai ishte larg atdheut dhe larg njerëzve që e njihnin. Ai ishte thjesht një shërbëtor nën urdhrat e asaj zonje, që ishte e pushtetshme, por edhe e bukur. Akoma më të vështirë këtë sprovë e bën fakti se Jusufi ishte atëherë ende i pamartuar. Aq më tepër që gruaja e Ministrit e kërcënoi që, nëse nuk do t’i bindej, atëherë do ta fuste në burg ose do ta ndëshkonte ashpër. Pavarësisht nga të gjitha këto, Jusufi (a.s) duroi përballë kësaj ftese për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse të gjitha forcat dhe rrethanat e nxisnin për të kundërtën. Ai u distancua prej saj për hir të Allahut të Lartësuar, sepse i dha përparësi asaj çfarë kërkonte Allahu i Lartësuar kundrejt çfarë kërkonte nefsi i tij, i cili sigurisht që urdhëron për të këqija. Përmes diturisë dhe besimit, Jusufi arriti të shihte argumentet e Allahut të Lartësuar, me dritën që i kishte dhënë përsëri Allahu i Lartësuar. Kjo e bëri atë që të largohej nga harami, të vetëpërmbahej dhe të ishte i kujdesshëm. - “Por ai tha: “Allahu më ruajtë! Zotëria im (bashkëshorti yt) , me plot bujari, më nderoi e më strehoi. S’ka dyshim se keqbërësit nuk shpëtojnë kurrë.”.” - I kërkoj Allahut të Lartësuar që të më ruajë dhe të mos e bëj këtë vepër të shëmtuar! Kjo vepër shkakton zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe largimin tim prej Tij. Gjithashtu, kjo konsiderohet tradhti dhe pabesi edhe ndaj zotërisë tim, i cili më ka respektuar gjatë gjithë këtyre viteve. Si mund t’ia “shpërblej” atij me këtë poshtërsi?! Kjo është padrejtësi e madhe, që sjell fatkeqësi. Kush bën të tilla padrejtësi, kurrë nuk ka për të fituar dhe kurrë nuk ka për të shpëtuar. - “Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.” - Ajo që e ndaloi Jusufin të binte në këtë poshtërsi ishte devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Ai e respektonte madhështinë e Allahut të Lartësuar dhe i frikësohej Atij. Së dyti, Jusufi dinte të respektonte njerëzit, dhe sidomos ata që e kishin trajtuar mirë. Ai u kujdes që të mos shkelte nderin e zotërisë së tij, i cili e kishte mbajtur mirë për një kohë aq të gjatë. Devotshmëria kërkonte që Jusufi të ruhej nga padrejtësia, sepse i padrejti kurrë nuk shpëton. Diçka tjetër që e shpëtoi Jusufin nga gjynahu ishte drita e imanit, që Allahu i Lartësuar kishte vendosur në zemrën e tij. Kjo dritë e detyron njeriun të zbatojë urdhëresat e Allahut të Lartësuar dhe t’u largohet ndalesave të Tij. Megjithatë, ajo që i përmbledh të gjitha ato më sipër ishte mëshira dhe butësia e Allahut të Lartësuar me robin e Tij, duke ia larguar të këqijat dhe çdo shkak që të shtyn në poshtërsi. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me ata që janë të sinqertë në adhurimin ndaj Tij. E si të veprojë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar i zgjedh ata mbi të tjerët për të qenë të devotshëm?! Ai i përzgjedh, i kompleton me cilësi të larta dhe largon prej tyre çdo gjë që i njollos. Kjo është mëshira dhe bujaria e Allahut të Lartësuar me robërit të cilët i nënshtrohen dhe tregohen të sinqertë ndaj Tij. Pa dyshim që ata janë më të zgjedhurit dhe më të dalluarit mes krijesave. - “Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa.”” - Jusufi (a.s) e refuzoi fort kërkesën e zonjës për të bërë atë turp të madh dhe bëri të ikte, për të shpëtuar prej saj. Ai nxitoi drejt derës, por edhe ajo vrapoi dhe arriti që ta kapte për rrobash. Aq fort e kapi, saqë i grisi edhe këmishën. Pikërisht në këtë moment, kur të dy arritën tek dera, aty u shfaq bashkëshorti i saj. Një skenë e tillë sigurisht që ishte shumë e rëndë për sytë e Ministrit, prandaj dhe gruaja nxitoi të jepte justifikimet. Kështu, ajo menjëherë akuzoi Jusufin për agresion: - “Tek dera, ata hasën zotërinë (burrin) e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?”” - Siç shihet, ajo nuk tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që i bën keq familjes tënde”, por tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde”. Në këtë mënyrë, ajo deshte së pari të justifikonte veten e saj, por, në njëfarë mënyre, të tregonte se ai nuk kishte arritur t’i bënte gjë, por gjithçka mbeti thjesht në tentativë. Dhe menjëherë më pas, ajo foli për ndëshkim: “...përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” Por Jusufi (a.s) mbrojti vetveten dhe e hodhi poshtë këtë akuzë të padrejtë kundër tij, duke thënë: - “Ai (Jusufi) tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime .”” - Atëherë, në këtë gjendje njëri nga ata ose thoshte të vërtetën, ose mashtronte. Por askush nuk e dinte se cili ishte i vërteti dhe cili mashtruesi, prandaj Allahu i Lartësuar bëri që e vërteta të ketë shenja dalluese të saj. Shpesh, njerëzit mund të arrijnë që t’i shohin e kuptojnë këto shenja, por ka raste që ata nuk mund t’i zbulojnë ato. Megjithatë, në këtë rast, Allahu i Lartësuar bëri të mundur që e vërteta të dilte në shesh përmes fakteve e provave, sepse Ai e donte të pastër figurën e profetit dhe të zgjedhurit të Tij, Jusufit (a.s). Kështu, Allahu i Lartësuar bëri të mundshme që të vinte dikush nga familja e gruas, që të gjykonte përmes fakteve, se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai tha: - “Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.”” - Nëse këmisha është grisur nga përpara, ai është mashtrues, sepse kjo tregon se është ai që e ka sulmuar, ndërsa ajo ia ka grisur këmishën, duke u përpjekur që të çlirohej prej tij. Por, në rastin tjetër. - “E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai thotë të vërtetën”.”. - Nëse këmisha është grisur nga prapa, atëherë ka qenë ajo që ka kërkuar ta kapë nga pas dhe e ka tërhequr me forcë këmishën e tij. Kjo dëshmi u dha pa u parë ende se nga çfarë ane ishte grisur këmisha, nga para apo nga pas. - “Por, kur ai (burri i saj) e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave) .”” - Tani e kuptuan që Jusufi ishte i sinqertë dhe i pastër nga akuza. Atëherë bashkëshorti i drejtohet gruas së vet dhe i thotë: - “Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha.” - E ku ka intrigë më të madhe sesa ajo e kësaj gruaje, e cila dëshironte vetë atë që dëshironte, dhe pastaj akuzoi një njeri të pastër të dëlirë për një krim që kurrë nuk e kishte synuar? Pastaj bashkëshorti i saj iu drejtua Jusufit dhe i tha: - “Jusuf, qëndro larg kësaj!” - Domethënë, harroje këtë çështje dhe mos ia trego askujt. Në këtë mënyrë, ai dëshironte që ta fshihte këtë ngjarje që ndodhi brenda shtëpisë së tij. Pastaj iu drejtua të shoqes: - Kurse ti tjetra kërko falje për gjynahun tënd, se, vërtet ti je fajtorja!” - Kështu, ai urdhëroi Jusufin që ta harronte këtë çështje dhe të mos fliste me njeri, dhe pasataj urdhëroi të shoqen të kërkonte falje dhe të pendohej për këtë gabim. Ky ishte vendimi i çasteve të para pas ngjarjes.

Mus'haf Hape →
Hud 11:50–11:60 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robve." [Fussilet 46] Ose: "Kush bën vepra të mira, bën për vete e kush bën vepra të këqia, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre, Hudin.” - Në popullin e Adit dërguam një profet, i cili ishte vëllai i tyre nga gjaku. Adët ishin një fis i njohur, që jetonin në krahinën Ahkaf, në Jemen. Allahu i Madhëruar dërgoi një profet nga mesi i tyre, Hudin, që t’u mësonte fenë dhe diturinë e dobishme. Ky profet i sinqertë u tha atyre: - “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin, veç Tij. Ju veçse trilloni!” - Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun si Një të Vetëm dhe i ndaloi nga çdo adhurim tjetër, që ata nuk ia përkushtonin Allahut. Hudi u bëri të ditur se, duke adhuruar dikë tjetër veç Allahut, ata kishin trilluar mashtrimin më të madh dhe më të dënueshëm. Nuk ka krim më të madh se një mashtrim i tillë dhe rënia në idhujtari. Për këtë arsye, profeti Hud i këshilloi ata që të ktheheshin nga kjo rrugë dhe u mësoi se adhurimi i një Zoti të vetëm është detyra më e madhe. Çdo lloj adhurimi tjetër është i kotë dhe i gabuar. Më pas, ai i kujton se nuk kishte asnjë pengesë që ata t’i bindeshin thirrjes së tij, sepse: - “O populli im! Unë nuk po kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi.” - Unë nuk po ju kërkoj të më jepni pasurinë pasi t’i bindeni thirrjes sime. Kështu, ju nuk mund të thoni: Ti po na fton në këtë fe, me qëllim që të përfitosh nga pasuria jonë. Unë po ju mësoj pa pasur asnjë lloj interesi vetjak. Unë nuk kërkoj shpërblim prej jush, sepse: “Shpërblimi im vjen vetëm prej Atij që më krijoi.” - “A nuk e kuptoni këtë?!” - A nuk logjikoni dhe ta analizoni me kujdes se për çfarë ju ftoj? Nëse vërtet mendoni thellë, patjetër do ta pranoni ftesën. Kështu do të ndodhë, sepse nuk ka asnjë pengesë logjike për ta pranuar. - “O populli im! Kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!” - Kërkoni falje për idhujtarinë e gjynahet e kaluara, dhe pastaj pendohuni vazhdimisht për çdo gjynah e mangësi në të ardhmen. Gjithmonë të jeni të kthyer te Zoti juaj, me pendim të sinqertë dhe me bindje. Nëse ju e bëni këtë, atëherë Allahu i Madhëruar thotë: - “Ai do t’ju lëshojë shi me bollëk...” - Nëpërmjet shirave të bollshëm, toka do të lulëzohet dhe begatohet. Kështu, ju do të lumturoheni me mirësitë e shumta të dhuruara nga Ai. Veç kësaj: - “...do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj...” - Adët ishin nga popujt më të fuqishëm që Zoti ka krijuar ndonjëherë, aq sa thoshin: "E kush është më i fuqishëm se ne?!" Prandaj Allahu i Madhëruar u premtoi që, nëse besonin dhe ktheheshin të penduar e të bindur, Ai do t’u a shtonte edhe më shumë forcën e tyre. - “...ndaj mos refuzoni e mos u bëni zullumqarë!” - Mos i ktheni shpinën kësaj ftese bujare të Zotit, Krijuesit tuaj! Mos u bëni bisht porosive të Tij! Mos tregoni kryeneçësi ndaj adhurimit të Allahut! Mos tregoni guxim të paturpshëm që të shkelni kufijtë e Tij! Duke refuzuar ftesën e Profetit të tyre, ata thanë: - “Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument...” - Nuk na solle ndonjë argument a provë të qartë, që ne të besojmë. Nëse me fjalën ‘argument’ kishin për qëllim argumentet që ata propozonin vetë, le ta dinin se e vërteta e Zotit nuk ka nevojë për të tilla fakte. E vërteta nuk varet nga argumentet që ata propozojnë me mendjen e tyre. E nevojshme është vetëm që profeti të sjellë një shenjë nga Zoti i tij, e cila të mbështesë e të vërtetojë saktësinë e mesazhit që ai sjell. Nga ana tjetër, nëse kishin për qëllim të thoshin se Profeti nuk u solli asnjë shenjë e argument që të faktonte se mesazhi prej Zotit ishte i vërtetë, atëherë kjo qe një gënjeshtër, sepse nuk ka pasur asnjë profet që Zoti të mos e ketë pajisur me shenja e argumente të mjaftueshme që njerëzit ta besonin. Por edhe sikur ai të mos u sillte asnjë shenjë të dukshme nga shqisat, do t'u mjaftonte vetëm kumtimi i qartë i mesazhit, që ai i porositi për ta besuar e për t’iu nënshtruar. Profeti i ftoi të ishin tërësisht të sinqertë me Allahun, Krijuesin e tyre. Ai i këshilloi t’i përkushtoheshin tërësisht adhurimit të Zotit si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Ai i urdhëroi për vepra të mira e të dobishme dhe për virtyte të larta. I Dërguari i ndaloi nga idhujtaria, nga kjo vepër kaq e shëmtuar dhe poshtëruese. I ndaloi nga poshtërsitë e padrejtësitë, si dhe nga fjalët e veprat e ulta, të shëmtuara dhe të dëmshme. Të gjitha këto porosi dhe këshilla të mrekullueshme ua solli Hudi (a.s.), njeriu me cilësitë dhe virtytet më të mira që mund të ketë një njeri fisnik. Ai i kumtoi ato me çiltërsinë dhe besnikërinë më të madhe. A nuk mjaftojnë të gjitha këto si argumente për vërtetësinë e mesazhit që ai përcolli nga Zoti i tij?! Madje, mund të themi me bindje se të urtët dhe të mençurit i shohin këto lloj argumentesh si më të rëndësishme dhe më të forta sesa thjesht disa ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat, nga një grup njerëzish, shihen si të vetmet mrekulli dhe fakte bindëse. Ndër shenjat dhe argumentet treguese të vërtetësisë së tij ishte edhe fakti se ky profet qe i vetëm, pa ndihmës e mbështetës. Por edhe pse i vetëm dhe pa mbështetje, Ai e thirri popullin me zë të lartë, duke i sfiduar e duke iu thënë: "Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat !" Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet, Zoti im është i Drejtë." Ata ishin armiq të betuar të Profetit. Ata kishin fuqi ushtarake të jashtëzakonshme. Dëshira e tyre më e flaktë ishte që të shuanin dritën që Hudi (a.s.) përhapte. Atëherë, me çfarë sigurie fliste ky profet dhe ata që ishin me të, ndërkohë që ata mund t’i shfarosnin me fuqinë e tyre?! Si është e mundur që ata tiranë të mos i bënin dot asnjë gjë profetit dhe atyre që i besuan atij?! Vërtet, kjo qe një sfidë dhe një argument shumë i qartë për ata që logjikojnë. - “...ndaj ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde...” - Ne nuk e lëmë adhurimin e idhujve tanë thjesht prej fjalëve të tua, të pambështetur në argumentet që duam ne. - “...dhe nuk të besojmë ty.” - Kështu ata donin të këpusnin çdo shpresë se mund të besonin. Kurrë nuk kemi për të besuar - thanë ata - dhe do të vazhdojmë me mospërfilljen ndaj ftesës tënde. - “Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij.” - Ne besojmë se zotat tanë duhet të të kenë ndëshkuar me çmenduri, prandaj dhe ti na thua gjëra të palogjikshme e të papranueshme. Subhanallah! I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Allahu! Vërtet, ato ishin zemra të vulosura. I Madhëruari i vulosi ato për shkak se ishin të mbushura me padrejtësi e ligësi. Si mund të flitet kështu për njeriun më të sinqertë dhe më të plotë, i cili sjell mesazhin e Zotit?! Çdo njeri me logjikë të shëndoshë do të kishte turp madje edhe t’i përcillte këto fjalë nga ata, sikur të mos i kishte cituar vetë Zoti i Madh për të treguar padrejtësinë e tyre. Profeti Hud (a.s.) ua bëri të qartë se ishte tepër i sigurt dhe i qetë se kurrsesi nuk mund të cenohej nga idhujt e tyre apo nga intrigat e vetë atyre arrogantëve, duke u thënë: - “Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat.” - Planifikoni dhe ndërmerrni çdo masë për të më dëmtuar mua, të gjithë ju, me çdo rrugë e mjet që mundeni. Mos më afatizoni aspak, por veproni si t'ju vijë për mbarë. Mua më mjafton Allahu, Zoti im. - “Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj.” - Në të gjitha çështjet e mia unë i jam mbështetur Allahut, sepse Ai është Krijuesi i të gjithëve dhe Sunduesi i çdo gjëje. Është Allahu që përkujdeset dhe rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Edhe ju nuk dilni jashtë sundimit dhe mbretërimit të Tij. - “Nuk ka asnjë nga gjallesat, që Ai të mos e ketë nën sundim.” - Asgjë nuk mund të lëvizë apo të qëndrojë në prehje pa lejen e Tij. Mësojeni, o të mjerë, se nëse mblidheni e organizoheni të gjithë, pa përjashtim, për të më dëmtuar me diçka që Zoti nuk e lejon të ndodhë, kurrë nuk keni për ta realizuar. Por edhe nëse Ai ju lejon ta bëni diçka të tillë, dijeni se do të ndodhë me urtësinë e Tij absolute, nga e cila ju kurrë nuk mund të dilni. - “Vërtet Zoti im është i Drejtë.” - Zoti im është i Drejtë, i Mirë dhe i Urtë. Ai është i Lavdëruar për çdo përcaktim në ekzistencë. I drejtë e i urtë është ligji i krijimit dhe i funksionimit të ekzistencës, ashtu siç është edhe ligji që Ai e dëshiron që ne ta zbatojmë e jetojmë sipas tij. I drejtë e me urtësi është edhe ligji i Tij i shpërblimit e i ndëshkimit. Veprat e Zotit janë të mrekullueshme dhe kurrë nuk dalin nga drejtësia dhe urtësia, prandaj Ai është i lavdëruar për të gjitha këto. Ai meriton të madhërohet e t'i shprehet mirënjohja duke e adhuruar si Një të vetëm. - “Nëse ata kthejnë shpinën (thuaju): “Unë tashmë jua kam përcjellë qartë atë me të cilin jam dërguar te ju.” - Edhe nëse i ktheni shpinën ftesës sime, unë e kam kryer detyrën ndaj jush. Unë jua përçova qartë dhe saktësisht mesazhin, prandaj nuk kam asnjë përgjegjësi për ju. Dijeni, gjithashtu: - “Zoti im mund t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, ndërsa ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi.” - Zoti im është i fuqishëm që të sjellë pas jush një popull tjetër, që të përkushtohen në përkryerjen e adhurimeve ndaj Tij dhe ta adhurojnë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Dëmi i shpërfilljes dhe i mosbesimit tuaj rëndon thjesht mbi ju. Allahun e Madhërishëm nuk e dëmton mosbindja e të pabindurve, ashtu sikurse nuk i sjell dobi apo rritje të pushtetit bindja e të bindurve. I Madhëruari thotë: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robve." [Fussilet 46] Ose: "Kush bën vepra të mira, bën për vete e kush bën vepra të këqia, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni." [Xhathije 15]. Më pas, i Madhëruari i kërcënon me llogarinë e Tij të drejtë dhe thotë: - “Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës i çdo gjëje”. - Allahu i ka ruajtur të gjitha veprat e tyre, në bazë të të cilave edhe do t’i shpërblejë. Në fakt, ndëshkimi i tyre filloi që në këtë botë, kur i përfshiu një furtunë e fuqishme, sikurse thotë i Madhëruari në ajet tjetër: "(Kujto) Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë ." [Dharijat 41, 42]. Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e shpëtoi Hudin nga ky ndëshkim, bashkë me besimtarët e tjerë: - “Kur erdhi caktimi Ynë, atëherë, me mëshirën Tonë, Ne shpëtuam Hudin, e së bashku me të, edhe ata që kishin besuar. Ne i shpëtuam ata prej një ndëshkimi të ashpër.” - Ata shpëtuan nga ndëshkimi i rëndë që goditi popullin e tyre. Aq i rëndë ishte ai ndëshkim, saqë pas tij dukeshin vetëm gërmadhat e vendbanimeve të tyre. - “Ja, ky ishte populli i Adit. Ata mohuan me forcë argumentet e Zotit të tyre...” - Me padrejtësitë e tyre, ata e merituan ndëshkimin e të Madhëruarit. Ata mohuan Shpalljen e Allahut dhe, me arrogancë e paturpësinë më të madhe, i thanë profetit Hud: "Nuk na solle ndonjë argument .". Ata ishin tërësisht të sigurt për vërtetësinë e Shpalljes së Hudit dhe për sinqeritetin e tij, por e mohuan atë me kryeneçësi. Allahu i Madhëruar thotë: - “...kundërshtuan të dërguarit e Tij...” - Ai që nuk i bindet e nuk e beson një profet konsiderohet si mohuesi i të gjithë profetëve të Zotit, sepse ftesa e të gjithë profetëve është e njëjtë. - “...dhe shkuan pas urdhrit të çdo tirani kokëfortë.” - Ata ishin ndjekës të atyre që Allahu i Madhëruar i përshkruan me dy cilësi: tiranë e të dhunshëm ndaj njerëzve dhe kokëfortë ndaj Shpalljes së Zotit. Kështu, ata refuzuan t’i bindeshin atij që i këshillonte me dhembshuri, dashamirësi e dashuri dhe iu bindën atyre që i dhunonin dhe i mashtronin. Për këtë arsye, ata e merituan ndëshkimin e Zotit të tyre. - “Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit.” – Ata do t'i ndjekë nga pas mallkimi dhe nami i keq në çdo kohë, deri edhe në Ditën e Gjykimit. - “Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit!" - Ata kundërshtuan me forcë që të besonin Allahun e Madhëruar, i Cili është Krijuesi e Furnizuesi, Ai i Cili përkujdeset për krijesat e Tij. Prandaj i Madhëruari i dëboi nga çdo e mirë, duke i lënë në mes të të këqijave. Ky ishte shpërblimi i merituar për veprat e tyre të shëmtuara.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:105–26:122 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe të atyre që mohojnë profetët e Zotit dhe shpalljet e tyre. - Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Me krenarinë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon për ata që mohuan profetin Nuh dhe për mënyrën si iu përgjigjën ftesës së tij dhe se si i ftoi ai në rrugën e drejtë. Ai na tregon më pas për përfundimin e të gjithëve: - Edhe populli i Nuhut mohoi të dërguarit. - Vëreni me kujdes! Ai tha: “....mohoi të dërguarit”. Pra, në numrin shumës. Kështu, mohimin e Nuhut e konsideroi si mohim të të gjithë profetëve, sepse ata kanë qenë të gjithë unanimë në mesazhin e tyre. Kështu mohimi i çdo njërit prej tyre konsiderohet si mohimi i të gjithëve dhe i asaj që ata sollën prej Zotit. - Vëllai i tyre, Nuhu, u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?” - Nuhu ishte vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia. Zoti i zgjedh profetët nga mesi i popullit ku ata dërgohen, që bindja ndaj tyre të jetë më e thjeshtë. Ata, duke qenë se e njohin mirë prejardhjen e Profetit, nuk kanë nevojë të kërkojnë për të. Nuhu iu drejtua atyre me më të butat dhe të zgjedhurat fjalë, siç është zakon i të gjithë profetëve (paqja e Zotit qoftë mbi ta): “A nuk po i frikësoheni Allahut të Lartësuar dhe t’i largoheni adhurimit të idhujve? A nuk po i përkushtoheni Allahut me sinqeritet dhe të jeni me të shpëtuarit?” - Unë jam një Profet i besuar, i dërguar (veç) për ju. - Dërgimi i tij posaçërisht tek ju është shkak i mjaftueshëm që ju të respektoni dhe pranoni mesazhin e tij, të besoni në të dhe ta falenderoni Allahun, që ju dalloi duke ju dërguar këtë profet të nderuar. Përshkrimi i tij si ‘i besuar’ tregon e jep siguri se ai kurrë nuk flet të pavërteta për Zotin dhe as nuk shton dhe as nuk pakëson gjë në Shpalljen e Tij. Kjo duhet të bëjë që ju të besoni çdo lajm të sjellë prej tij dhe t’i bindeni çdo urdhërese të tij. - Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Frikësojuni Zotit dhe m’u bindni në urdhëresat që ju jap dhe në largimin nga ndalesat. Këto janë të detyrueshme, nëse e besoni se unë jam profet i dërguar tek ju. Duke qenë se unë jam profet i dërguar ndër ju dhe besnik i Shpalljes së Zotit, ju duhet t’i frikësoheni Zotit dhe të më bindeni në mesazhin tim prej Zotit. Pastaj, duke përmendur se nuk ka asnjë shkak ndalues për realizimin e urdhërimit të mësipërm, Allahu i Lartësuar thotë: - Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. - Nëse do t’ju kërkoja ndonjë taksë e shpërblim për veten time, kjo do të shërbente si shkak që të thoshit se po rëndoheni nga taksat. - Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të Botëve. - Me detyrën si profet, që sjell mesazhin e Zotit ndër ju, unë shpresoj që të afrohem tek Zoti i botëve dhe shpresoj në shpërblimin e madh të Tij. Ndërsa në lidhje me ju, ajo që kam është thjesht këshilla për të rregulluar gjendjen dhe lidhjet tuaja me Zotin. Unë dëshiroj për ju thjesht që të merrni rrugën e drejtë të Zotit tuaj. - Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Nuhu e përsërit këtë frazë, gjë që tregon se ai qëndroi gjatë në popullin e vet për t’i ftuar, sikurse tregon Zoti: " Ne e dërguam Nuhun te populli i vet dhe ai qëndroi ndër ata një mijë vjet pa pesëdhjetë vjet; por ata i përfshiu përmbytja sepse ishin keqbërës." [Ankebut 14]. Ai tha: “ Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popullin tim natën dhe ditën, Por ftesa ime vetëm sa ia shtoi largimin. Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet, ata i fusnin gishtat në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre, për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe. Unë i ftova ata haptazi. Ua drejtova thirrjen sheshazi e shumë herë edhe fshehurazi”. Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh...." [Nuh 5 – 10]. Siç shihet, ai gjithmonë i urdhëronte për këtë çështje të rëndësishme dhe të domosdoshme. Duke refuzuar ftesën e tij, ata u justifikuan me diçka që nuk vlen si arsye për të refuzuar ftesën e një profeti. - Ata i thanë: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?” - Si të të pranojmë, kur ne shohim se pasuesit e tu janë veçse njerëzit e rëndomtë dhe të parëndësishëm, madje më të përbuzurit e të varfërit?! Kjo tregon se ata thjesht synonin të refuzonin ftesën dhe të vërtetën. Ajo tregonte, gjithashtu, injorancën e tyre të thellë rreth realitetit të gjërave. Nëse ata vërtet do të kishin si synim njohjen e të vërtetës dhe sigurinë rreth saj dhe nëse do të kishin ndonjë paqartësi e dyshim në ftesën e profetit, do të thoshin: “Na e trego dhe vërteto saktësinë e asaj në të cilën na fton me forma të drejta të argumentimit dhe arsyetimit!” Nëse do ta mendonin mirë çështjen, ata do të dilnin në përfundimin se pasuesit e Nuhut ishin vërtet më të zgjedhurit, më të mirët, më të dalluarit, më të mençurit, më të edukuarit dhe me moralin më të lartë. Nga ana tjetër, ata do të kuptonin se më të përçmuarit janë ata që u është hequr aftësia e të logjikuarit drejt dhe që u duket i bukur adhurimi i idhujve e gurëve; janë pikërisht ata të mjerë që adhurojnë, u përulen dhe lusin sende pa jetë e pa fuqi; janë ata që refuzojnë ftesën e njerëzve të përkryer, pra, të profetëve të Zotit. Vetëm një shikim i shpejtë në ftesën e profetëve do të mjaftonte për të gjykuar se kush mbron të vërtetën dhe kush flet e mbron të kotën, pa pasur nevojë për fakte shtesë. Kështu, kur populli refuzoi ftesën e Nuhut me fjalët: “E si të të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?”, ne arrijmë të kuptojmë se ata ishin të humbur dhe e refuzonin Shpalljen e Zotit pa asnjë të drejtë. Logjika e tyre ishte tërësisht e gabuar dhe e pamjaftueshme për të hedhur poshtë ftesën e një profeti të Zotit. Fjalët e tyre janë mëse të mjaftueshme për ne që të gjykojmë drejt, edhe sikur të mos njihnim asnjë mrekulli të Nuhut dhe asnjë informacion rreth ftesës së tij madhështore dhe këmbëngulëse, të cilat forcojnë sigurinë për vërtetësinë e tij si profet dhe të mesazhit që ai solli prej Zotit. - Nuhu tha: “Unë nuk e di se çfarë kanë bërë ata (që ju i quani të ulët) ”. - Unë nuk di asgjë prej punëve të atyre njerëzve, që ju i quani të ultët dhe të përçmuar. Punët e tyre i di vetëm Zoti dhe është Ai që do t’i marrë në llogari. - Përgjegjësia e tyre është vetëm para Zotit tim, nëse kuptoni (këto që po ju them). - I dërguari ka detyrë vetëm kumtimi i qartë për të gjithë. Pra, ju mendoni vetëm për ftesën time. Nëse ajo është e vërtetë, atëherë nuk kemi punë me njerëzit e tjerë. Detyra juaj është e thjesht t’i nënshtroheni të vërtetës. Secili do të përgjigjet i vetëm përpara Zotit: - Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë. - Me sa duket ata mohues, - Allahu i shëmtoftë! - i kërkuan Nuhut që t’i dëbonte të varfërit dhe "njerëzit e rëndomtë", siç i quanin. Me mendjemadhësi e arrogancë, ia vunë si kusht për të pranuar besimin, që ai të largonte të varfërit, por Nuhu u tha: “Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë besimtarët." Ata nuk meritojnë dëbimin dhe poshtërimin, por meritojnë nderimin dhe vlerësimin me fjalë dhe me vepra, ashtu siç thotë Zoti: "Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet mëshirën. Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë." [En'am 54]. - Unë jam dërguar vetëm si një paralajmërues i qartë. - Unë jam thjesht një paralajmërues dhe kumtues besnik i Shpalljes nga Zoti. Unë përpiqem me çdo mundësi të këshilloj njerëzit dhe të rregulloj gjendjen e tyre. Unë nuk kam në dorë asnjë pushtet. E gjithë çështja është në dorë të Allahut. Kështu vazhdoi Nuhu me ftesën e tij natën e ditën, fshehtaz dhe haptazi, por ajo nuk u shtoi atyre gjë tjetër, veç largimit dhe armiqësisë dhe thanë: - Ata thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga kjo që po bën) , do të të vrasim me gurë.”. Nëse nuk ndalesh nga ftesa jote për të adhuruar një Zot të Vetëm, "...do të të vrasim me gurë.” Do të të vrasim me mënyrën më të keqen, me gurë, ashtu siç vrasim qentë. Allahu i mallkoftë, sa e shëmtuar ishte kjo përgjigje! Këshilluesit të mirë e besnik, që ishte më i dhembshuri për ta sesa ata për veten e tyre, i dhanë me të keqen përgjigje që mund të mendohet. Atëherë, nuk është çudi që, pas forcimit të kufrit dhe teprimit me padrejtësitë e tyre, Nuhu të bënte një mallkim, që do t’i përfshinte ata nga çdo anë. Ai tha: “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. ”. [Nuh 26 – 28]. Ndërsa këtu tha: - “O Zoti im! Populli im më ka mohuar. Gjyko, atëherë, me drejtësinë Tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!” - Shkatërroji ata që i kanë kaluar kufijtë. Nuhu e dinte mirë se ishin ata mohues që i kishin kaluar kufijtë, prandaj dhe tha: “Gjyko me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!” - Dhe Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot. - U shpëtuan Nuhun dhe ata që besimtarë të pakët që ishin me të, duke i mbartur në anijen e mbushur plot me krijesa të ndryshme, sipas urdhrit të Zotit. - Dhe i mbytëm në ujë ata që mbetën pas. - Pas Nuhut dhe besimtarëve që ishin me të, Zoti i përmbyti të gjithë të tjerët. - Vërtet, këtu ka fakte, por shumica e tyre nuk besojnë. - Në këtë histori, ku Zoti shpëtoi Nuhun dhe përmbyti mohuesit, ka shenja të qarta për vërtetësinë e profetëve Tanë dhe për saktësinë e mesazhit që ata sollën. Nga ana tjetër, ajo tregon edhe për kotësinë dhe përfundimin e keq të idhujtarisë dhe të atyre që mohojnë profetët e Zotit dhe shpalljet e tyre. - Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Me krenarinë dhe forcën e tij, Allahu i poshtëroi e i mposhti mohuesit, duke i mbytur që të gjithë me atë tufan të pashembullt. Allahu është Mëshirëplotë për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur të kujdeset për ta. Ai e shpëtoi Nuhun dhe ata që besuan së bashku me të.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:48–3:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “ Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai (Allahu) do t’i mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin...” - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai do t’i mësonte Isait Librin. Fjala ‘libër’ mund të kuptohet këtu në dy mënyra: 1. Librat e shenjtë hyjnorë, dhe në mënyrë të veçantë Teuratin dhe Ungjillin, për shkak të madhështisë së përmbajtjes së tyre. Ata ishin burim drite, udhëzimi dhe ligjesh, të tillë që bijtë e Israilit të gjykonin me drejtësi. Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait leximin e teksteve të shenjta, por edhe kuptimet e tyre të thella dhe të urta. Ndërsa kuptimi i dytë i fjalës ‘libër’ është: : 2. Shkrimi. Pra, Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait aftësinë për të shkruar. Të shkruarit është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu i Lartësuar e ka privilegjuar njeriun. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e përdor këtë mirësi ndaj njerëzve, si argument për të treguar mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe ndaj tyre, siç thotë në ajetet e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “ Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. ” [Alak 1-5]. Allahu i Lartësuar i mësoi Isait edhe urtësinë. Urtësia është njohja e thellë e ligjit të Zotit. Urtësi quhet edhe vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Pra, urtësia është aftësia për të gjykuar me dije dhe drejtësi. Ajo është një nga mirësitë më të mëdha që mund t’i jepet njeriut. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se do ta nderonte Isain me një cilësi më të lartë se këto që u përmendën. Ai do ta dallonte atë me gradën e profetit: - “...Dhe do ta çojë si profet te bijtë e Israilit...” - Allahu i Lartësuar e përzgjodhi Isain që të ishte Profet i Tij në atë popull të zgjedhur mbi të gjitha kombet e tjera të asaj kohe. Profeti u dërgua që t’i ftonte ata në adhurimin e një Zoti të vetëm, Allahut të Lartësuar, dhe në zbatimin e plotë të ligjeve të Zotit, të shkruar në librat e shenjtë. Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me shenja dhe mrekulli të shumta, që tregonin dhe vërtetonin se ai ishte Profet i Zotit të botëve. Prandaj Isai (a.s.) i drejtohet popullit dhe i thotë: - “Unë kam ardhur nga Zoti juaj me një argument (të jashtëzakonshëm) .” – Kuptimi: Unë kam ardhur me argumente dhe mrekulli prej Zotit tuaj, që dëshmojnë se unë jam Profet i Tij dhe them të vërtetën, të cilën ju duhet të pasoni dhe t’i nënshtroheni. Më tej përmenden disa mrekulli të Isait (a.s.), me dhuntinë e falur prej Zotit të tij. - “Unë do të bëj nga balta diçka në formën e shpendit. Pasi t’i fryj atij, ai, me lejen e Allahut, do të bëhet shpend i gjallë.” - Kuptimi: Unë do të formoj me baltë figurën e një zogu, e cila, pasi unë t’i fryj, do të shndërrohet në një zog të vërtetë, të gjallë, që fluturon dhe jeton. E gjithë kjo do të ndodhë me lejen dhe fuqinë e Zotit tim. - “Unë shëroj të verbrit (e lindur të tillë) dhe të sëmurët me lebër. Unë, me lejen e Allahut, i ngjall të vdekurit. ” - Me lejen dhe dhuntinë e dhënë nga Zoti im, unë shëroj ata që lindin të verbër dhe lebrozët. Unë, gjithashtu, ringjall edhe të vdekurit. Sa herë që përmendte këto mrekulli, Isai (a.s.) nuk harronte të thoshte se gjithçka ndodhte me lejen dhe fuqinë e Allahut. Të gjitha këto mrekulli ishin dhuratë e Zotit, si shenja që vërtetonin se ai ishte Profet i vërtetë i Tij. - “Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depozitoni në shtëpitë tuaja.” – Pra, di gjëra të fshehta, sepse është Allahu i Lartësuar që më mundëson t’i di. - “Vërtet, këto janë fakte të pakundërshtueshme për ju, nëse jeni besimtarë.” - Të gjitha janë argumente, që ju të besoni se unë vërtet jam Profet i zgjedhur i Allahut ndër ju. A ka shenjë më të madhe sesa të shohësh para syve që një send i pajetë të shndërrohet në një qenie të gjallë?! Po shërimi i sëmundjeve të pashërueshme?! Po ringjallja e të vdekurve dhe rrëfimet për gjërat e fshehta? Do të mjaftonte vetëm një prej këtyre mrekullive për ta besuar atë Profet. Po kur vijnë të gjitha bashkë?! Pa dyshim që të tilla shenja duhet të të bëjnë të besosh dhe t’i nënshtrohesh udhëzimeve të Profetit. - “Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. ” - Isai (a.s.) i bën të qartë popullit të tij se ai ishte miratues dhe përforcues i ligjit të sjellë më parë prej Musait (a.s.). Pra, libri hyjnor që po i shpallej atij (Ungjilli), ishte i të njëjtit burim me Teuratin. E përbashkëta e shpalljeve hyjnore është se të gjitha ato përmbajnë kumte të vërteta e të sigurta dhe sjellin dispozita të drejta. Ato nuk kanë asnjë kundërthënie mes njëra tjetrës. Nëse do të dallosh sharlatanët dhe shpalljet e rreme, shiko përmbajtjen e tyre dhe se për ku i ftojnë njerëzit. Ata do të jenë në kundërshtim me linjën e profetëve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij. Mashtruesve gjithmonë u del fytyra, sepse ata bien ndesh me lajmet e vërteta dhe me shumë ligje të pandryshueshme të Zotit. Ky është tregues i mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar dhe i përkujdesjes së Tij për udhëzimin e krijesave, duke u mundësuar atyre dallimin e së vërtetës nga e kota. Nëse përdorin kriteret e mësipërme, krijesat nuk do të bien kurrë pre e sharlatanëve dhe profetëve të rremë. Është e vërtetë që disa çështje dytësore mund të ngatërrohen dhe njeriu mund të gabojë, por kjo është e pamundur nëse bëhet fjalë për të dalluar profetin e vërtetë nga i gënjeshtërti. Kriteret dalluese për këtë çështje janë shumë të qarta dhe të kuptueshme për këdo, dhe të tilla duhet të jenë, nëse njohim urtësinë dhe mëshirën e Allahut për krijesat. Nëse nuk do të ishte kështu, të gjitha krijesat do të devijonin. Është e pamundur që Zoti të vështirësonte dallimin e profetëve të vërtetë, ndërkohë që prej kësaj zgjedhjeje varet lumturia apo ndëshkimi i përjetshëm, Xheneti apo Xhehenemi. Profeti i vërtetë është shumë thjesht i dallueshëm nga sharlatani. Profeti i vërtetë është një nga krijesat më të mira, ndërsa profeti i rremë është nga njerëzit më të ulët dhe më të fëlliqur. Me urtësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar ka bërë të mundur që mes tyre të ketë dallime të dukshme, në mënyrë që mund t’i kuptojë çdokush që ka logjikë e di të mendojë. Pastaj Isai (a.s.) e mëson popullin e tij se Ungjilli përmban një ligj, i cili ka lehtësime: - “Unë kam ardhur me argumenta (të qarta) nga Zoti juaj, .” – Kuptimi: Unë erdha me mrekulli nga Zoti juaj, që dëshmojnë se unë jam vërtet Profet i Allahut. Këto shenja të qarta e bëjnë të detyrueshme për ju të pasoni rrugën time dhe t’u bindeni udhëzimeve të mia, që unë i sjell prej Zotit tim. Të gjitha këto shenja kanë qëllim të kuptueshëm. Kjo këshillë ka qenë fjala e Allahut të Lartësuar për të gjithë profetët, që ata t’ua përcillnin popujve të tyre: - “...prandaj kijeni frikë Allahun ...” - Pajisuni me devotshmëri ndaj Allahut, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave. - “...dhe bindmuni mua! ” – M’u bindni mua në çdo porosi që ju jap, sepse bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut. - “Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Atë adhurojeni, sepse kjo është Rruga e drejtë!” - Isai (a.s.) e provoi njëshmërinë e Allahut të Lartësuar në meritën e adhurimit me faktin se Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi i botës. Pra, ai u argumentoi atyre një të vërtetë që ata e mohohin me një fakt që ata e pranonin. Të gjithë e pranojnë se Allahu është Absolut dhe i Vetëm në aspektin e zotërimit, krijimit, furnizimit, sundimit dhe përkujdesjes ndaj krijesave. Atëherë, fjala e Isait (a.s.) kuptohet kështu: Ashtu sikurse e pranojmë dhe e pohojmë faktin që Allahu i Lartësuar është Ai që na krijoi, që na furnizon dhe që përkujdeset për ne, duke na dhuruar shumë mirësi, po ashtu le të besojmë dhe të pohojmë natyrshëm që Ai duhet të jetë i vetmi që merito n adhurimet tona. Vetëm Atij le t’ia përkushtojmë adhurimet tona. Dashuria e plotë le të jetë për Të. Të shpresojmë për faljen dhe shpërblimet e Tij të pakufishme. Frikërespekti për Të të jetë i plotë. Lutjet, mbështetja dhe kërkimi i ndihmës le t’i drejtohen vetëm Atij. Të gjitha mënyrat e adhurimit duhet t’i kushtohen vetëm Allahut. Në ajet gjejmë një argument kundër të krishterëve, të cilët pretendojnë padrejtësisht se Isai (a.s.) është Zoti i tyre, e disa thonë që është biri i Zotit. Këto pretendime boshe dhe të padrejta hidhen poshtë nga vetë dëshmia e Isait (a.s.), që deklaronte se ishte njeri, krijesë dhe adhurues i Zotit të tij. Vetë ai dëshmonte se ishte i nënshtruar e i kriju ar, si gjithë krijesat e tjera. Allahu i Lartësuar na e sjell dëshminë e Isait (a.s.) për veten e tij në një vend tjetër në Kur’ân: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. Më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. Më ka bërë të dashur ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë.” Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata (më kot) rragaten (polemizojnë). Nuk i shkon (madhështisë së) Allahut që të ketë bir. I pastër është Ai (nga çdo mangësi) ! Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. (Isai i tha popullit të vet) Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë. Por grupet e kundërshtojnë njëri -tjetrin (rreth Isait). Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e madhe!” [Merjem 30-37]. Ose: “ Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im) ! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. " [Maide 116-120]. - “...kjo është rruga e drejtë!” - Adhurimi i Allahut si një i vetëm, devotshmëria ndaj Tij, bindja e plotë ndaj Tij dhe Profetit të Tij, të gjitha këto janë rruga e drejtë dhe e vetmja që të mundëson të arrish tek Allahu i Lartësuar. Çdo rrugë tjetër të çon veçse në zjarrin e Xhehenemit.

Mus'haf Hape →
Safat 37:83–37:113 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! - Zbatoje atë urdhër që të dha Zoti yt, sepse: - Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar. - I tha të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi. - Një nga njerëzit që ishin si Nuhu, - profetë e adhurues të sinqertë për Zotin, - ishte edhe Ibrahimi (a.s). Edhe ai ishte profet i dërguar nga Zoti, për t'i ftuar krijesat në rrugën e drejtë. Edhe atij iu pranuan lutjet. Ai ishte Ibrahimi, i dashuri i Allahut, - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të! - Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër. - Me një zemër të pastër, të ruajtur nga idhujtaria e dyshimet, nga epshet, të cilat të shpërqendrojnë dhe të pengojnë që të konceptosh dhe të kuptosh të vërtetën saktësisht. Ato bëhen pengesë që njeriu të mos punojë dhe adhurojë Zotin sipas asaj diturie. Nëse zemra e njeriut është e shëndetshme dhe e pastruar, atëherë ai është i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe dhe ka për të arritur çdo të mirë. Ai që ka zemër të shëndetshme nuk ka në zemër smirë dhe zili për krijesat dhe as urrejtje për to. Zemra e tij është e pastër nga të tilla cilësi të ulta. Edhe Ibrahimi (a.s.) dëshironte të mirën për krijesat dhe rregullimin e tyre. Ai i ftonte në besim dhe pastrim, pa u lodhur. Ibrahimi (a.s.) e filloi thirrjen me babën e vet, dhe pastaj vazhdoi me popullin e tij. - Ai i tha të atit dhe popullit të vet: “Ç'është ajo që ju po adhuroni?” - Kjo ishte një pyetje qortuese dhe ftesë për t'i bërë të mendonin mirë në argumentet që u ishin ofruar, të cilat tregonin kotësinë e adhurimeve të idhujtarëve. - Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" - Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari. Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t'i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t'i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha: - Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve dhe tha: “Unë jam i sëmurë.” - Në hadith të saktë është thënë se: "Nuk ka gënjyer kurrë Ibrahimi, përveçse në tri raste: Kur tha “unë jam i sëmurë" (sepse donte që të mos dilte me ta, dhe kështu të mund të thyente putat); kur tha: “I theu i madhi i tyre” (kur e pyetën që të tregonte kush i theu idhujt e tjerë); dhe kur tha: "Kjo është motra ime", kur e pyetën për gruan e tij Sarën.” E rëndësishme, ai i tha këto fjalë sepse dëshironte t'u shmangej dhe të mund ta realizonte planin e tij për thyerjen e idhujve. Dhe, në fakt, Ai ia arriti qëllimit. - Ata i kthyen shpinën dhe u larguan. - Atëherë, ai e shfrytëzoi rastin dhe: - Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?” Ç'është me ju, që nuk po flisni?" - Duke nxituar fshehtas drejt tyre, u afrua dhe, duke i përçmuar, u tha: “A nuk po hani ju? Pse nuk flisni? Si është e mundur që ju të jeni të adhuruarit e njerëzve?!” Idhujt janë më të mangët sesa kafshët, të cilat edhe hanë, edhe mund të nxjerrin zë. Ndërsa idhujt janë sende që as hanë e as flasin. - Pastaj iu kthye atyre e i gjuajti me dorën e djathtë. - Ai filloi t'i godiste fort dhe shpejt, derisa i bëri copa e pluhur, përveç idhullit më të madh, që e la për të përmbushur një plan të tijin, kur ata t'i drejtoheshin atij për atë ndodhi. - Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë. - Duke u ngutur për ta ndëshkuar, pasi hetuan rreth çështjes, thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë?” – thanë ata. – “Ai qenka kriminel” Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” [Enbija 59.] Pasi e qortuan dhe akuzuan për veprën e tij, ai u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin.” Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë,” Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Vallë, po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm? Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?" - Ai (Ibrahimi) tha: “Po dhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”. - Si e adhuroni atë që vetë me duart tuaja e gdhendni dhe, nga ana tjetër, i braktisni argumentet e Zotit dhe adhurimin e Tij si një të vetëm?! - Por, është Allahu Ai që ju ka krijuar ju dhe atë që ju bëni. - Ju jeni tërësisht të varur prej Tij dhe keni nevojë që Ai t'ju udhëzojë e të bëni vepra të mira. Dijeni mirë se vetëm duke e adhuruar Allahun mund t'ia arrini që të plotësoni nevojën tuaj për udhëzimin e plotë, që vetëm Ai e jep. Megjithatë, ata përsëri vendosën që ta dënonin. - Ata thanë: “Bëni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues! - Ndërtoni një vatër të lartë e të ngritur nga toka dhe ndizni zjarr. Pastaj: "...hidheni në zjarrin përvëlues! Ky është dënimi për atë që shkaktoi thyerjen e idhujve.’ - Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.”. - Kështu, ata donin ta ndëshkonin me dënimin më të tmerrshëm, me djegie për së gjalli. Por Allahu i Madhëruar thotë: "...por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit." Allahu ua ktheu kurthin mbi kokat e tyre dhe e shndërroi zjarrin e Ibrahimit në freski dhe paqe për të. Pasi ata bënë këtë dhe Ibrahimi u solli argumente të mjaftueshme për kotësinë e shirkut të tyre, nuk i mbeti gjë tjetër për të bërë me ta, prandaj: - Ai (Ibrahimi) tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.” - Unë kërkoj strehë te Zoti im, ndaj do të shkoj drejt tokave të bekuara të Shamit. Unë shpresoj që Ai do të më drejtojë në çdo gjë të mirë për çështjet e fesë dhe dynjasë. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” [Merjem 48]. Pastaj filloi t'i lutej Zotit: - O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë! - Domethënë, më dhuro pasardhës punëmirë! E gjitha kjo ndodhi pasi Ibrahimi e humbi shpresën nga populli i tij dhe pa se në të nuk kishte hajër. Kështu, ai e luti Zotin që t'i dhuronte një djalë të mirë, që Allahu ta bënte të dobishëm gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij. Allahu iu përgjigj lutjes së tij: - Ne e gëzuam atë me një djalë të butë (ismailin). - Ky ishte padyshim Ismaili (a.s), sepse pas tij u përmend përgëzimi për Is'hakun. Për Is'hakun, Allahu thotë: "Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin." Pra, është e pamundur që të ishte Is'haku ai që do të bëhej kurban dhe në të njëjtën kohë ta përgëzonte se pas Is'hakut do të lindte Jakubi. Kjo tregon se djali që Ibrahimit do t'i kërkohej që ta bënte kurban, ishte Ismaili e jo Is'haku. Allahu i Madhëruar e përshkroi Ismailin (a.s) si një djalë të dhembshur, të durueshëm, me moral të mirë, të përmbajtur e me zemër të madhe, që i falte edhe ata të cilët e mundonin: - Dhe kur ai (djali) u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai (Ibrahimi) i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. - U rrit djaloshi i dhembshur, derisa arriti moshën që të vrapojë. Kjo është mosha kur fëmija duhet shumë nga prindërit, sepse nuk ka nevojë për shumë shërbime dhe sjell vetëm kënaqësi. Pikërisht në këtë moment erdhi edhe sprova e madhe e pashembullt. Profeti Ibrahim i tha djalit të vet: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban." Pra, pashë ëndërr në gjumë se Allahu më urdhëroi që të të bëj kurban për Të. Dihet se ëndrra e profetëve është realitet. - Çfarë mendon ti? - Si mendon? Ti e di se kur Allahu jep një urdhër, ai duhet përmbushur patjetër. Atëherë, Ismaili durimtar dhe i bindur, duke treguar se ishte i kënaqur me vendimin e Zotit për të dhe duke qenë bamirës dhe respektues i prindit, tha. - Ai (Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! - Zbatoje atë urdhër që të dha Zoti yt, sepse: - Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar. - I tha të atit se do ta nënshtronte veten për të bërë durim. Mbi të gjitha, këtë e lidhi ngushtë me vullnetin e Allahut, sepse asgjë nuk ndodh pa ndihmën dhe lejen e Allahut. - E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit (të Allahut) dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys. - Kështu, ata që të dy, atë e bir, u dorëzuan për të zbatuar urdhrin. Babai u bë gati që të bënte kurban frytin e zemrës së tij, për të zbatuar urdhrin e Zotit, të Cilin e donte dhe i frikësohej më shumë se gjithçkaje tjetër. Ndërsa djali e përgatiti veten që të bënte durim, duke nënshtruar veten për kënaqësinë e Zotit të tij dhe për të respektuar atin e tij. Atëherë: "... e shtriu (Ismailin) përmbys." Pra, Ibrahimi e uli Ismailin me fytyrën poshtë, për ta bërë gati për ta bërë kurban. E ktheu me fytyrë poshtë, që të mos shihte fytyrën e tij gjatë aktit sublim. Pikërisht në ato çaste: - Ne i thirrëm atij: “O Ibrahim ! Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. - Iu tha: "Tashmë ti e përmbushe ëndrrën." Ti e nënshtrove veten dhe bëre çdo gjë për ta zbatuar urdhrin e Zotit, deri te momenti i kalimit të thikës në qafën e tij!” - Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. - Ky është shpërblimi i atij që ka arritur gradën e ihsanit në adhurimin e Zotit. Kështu janë ata të cilët i japin përparësi kënaqësisë së Allahut, kundrejt dëshirave dhe qëllimeve të tyre. - Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. - Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit – pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë: - Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh. - Pra, në vend të Ismailit, Ibrahimi tani do të bënte fli një dash të madh. Ai kurban ishte madhështor, sepse ishte në vend të Ismailit dhe sepse u bë një prej adhurimeve më të rëndësishme për Allahun, që do të vazhdonte deri në Kijamet. - Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. - Emrin e tij e bëmë të famshëm në brezat e mëvonshëm, ashtu siç ishte i famshëm dhe i lavdëruar ndër të parët. Nuk do të ketë ndonjë kohë dhe brez, kur kujtimi dhe figura e Ibrahimit (a.s.) të mos jetë e dashur dhe e respektuar për njerëzit. - Paqja qoftë mbi Ibrahimin! - Kjo është një përshëndetje për Ibrahimin, ashtu siç thuhet edhe në një ajet tjetër: "Thuaj (o i Dërguar): “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur (për mesazhin e tij)!" - Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. - Ky është shpërblimi i muhsininëve, domethënë, i atyre që e plotësuan gradën e ihsanit në adhurimet që i përkushtuan Zotit dhe me bamirësinë ndaj krijesave. Allahu gjithmonë do t'u sjellë çlirim atyre në çdo vështirësi dhe fitorja është gjithmonë në krahun e tyre. Ata do të jenë përherë të lavdëruar dhe me emër të mirë ndër njerëz. - Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. - Ishte nga ata besimtarë që besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar që të besohet, me gradën më të plotë të imanit, gradën e sigurisë së plotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Kështu, i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur." [En'am 75]. Më pa, Allahu i Madhëruar i dha një përgëzim tjetër. Ky ishte përgëzimi për Is'hakun, pas të cilit do të vinte Jakubi. Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut – profet e një prej njerëzve punëmirë. - Allahu i Madhëruar e përgëzoi se do t'i jepej Is'haku, i cili do të jetonte dhe do të bëhej me një djalë, Jakubin, prej të cilit do të vinin pasardhës të tjerë. Ata do të ishin profetë të zgjedhur. Siç shihet, këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme. - Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe. - Kuptimi: Ne zbritëm mbi ta begati e bekime të shumta. Allahu i Madhëruar do t'u dhuronte dituri të madhe dhe të dobishme dhe do t'i bënte që të punonin dhe të ishin adhurues të mirë. Nga këta dy fëmijë, Ismailin dhe Is'hakun, Allahu do të përhapte në botë tre popuj të mëdhenj. Nga Ismaili do të sillte popullin arab dhe Profetin më të zgjedhur të fundit të kohës, Muhamedin (a.s.). Ndërsa Is'haku do të vinte populli i bijve të Izraelit dhe populli i romakëve pasardhës të Is'hakut. Megjithatë, "... por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe." Pra, jo të gjithë do të jenë të mirë. Prej tyre do të ketë të mirë, por edhe të këqij. Do të ketë të drejtë, por edhe të padrejtë ose keqbërës të mëdhenj, të zhytur në mohimin e Zotit dhe idhujtari. Kjo u tha në mënyrë që të mos keqkuptohej fjala: "Ne e bekuam atë dhe Is’hakun...". Domethënë, ky bekim nuk do të kalonte tek të gjithë pasardhësit e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Sad 38:65–38:88 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Allahu i Lartësuar na tregon për polemikën e melekëve: - (Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta. - Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues.” - Nëse ata të kërkojnë ty, o i Dërguar, diçka që nuk është në dorën tënde, thuaju: Unë jam vetëm një paralajmërues. Kjo është gjithçka që unë kam mundësi. Çdo çështje është në dorë të Allahut. Unë jam ngarkuar veçse që t'ju kumtoj urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, t’ju tregoj për mirësinë e t'ju nxis drejt saj, t'ju këshilloj për t'iu larguar të keqes dhe tju mësoj mënyrat e shpëtimit prej saj. Ai që e gjen rrugën dhe dritën e udhëzimit të plotë, le ta dijë se e ka për të mirën e vet. Kush largohet dhe e shpërfill udhëzimin, le ta dijë se ka dëmtuar veçse vetveten. Për këtë arsye, mësojeni të vërtetën e sigurt se: - Nuk ka asnjë zot tjetër (që meriton adhurimin), përveç Allahut, që është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar (mbi gjithcka). - Askush tjetër nuk meriton të adhurohet me meritë, veç Allahut. Ai është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar. Ky përshkrim mjafton për ta besuar se Ai është i vetmi që meriton adhurimin si një dhe i pashoq. Ai dhe vetëm Ai meriton të adhurohet si një i vetëm, sepse Ai është Një në të gjitha aspektet dhe është Ai që ka nënshtruar dhe përulur gjithçka. Nuk mund të ketë dy me cilësinë Ngadhënjimtar ‘Nënshtrues i Gjithçkaje’. Allahu është Një i vetëm dhe si i tillë është i vetmi që e meriton ta adhurosh, t'i përulesh dhe t'i nënshtrohesh ligjit të Tij. Pasi solli këto dy cilësi për Veten, Allahu sjell edhe një argument tjetër: njëshmërinë e Tij në Rububije, pra, në pohimin e Tij si i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar i qiejve dhe Tokës. Ai thotë: - Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka mes tyre, Ngadhënjimtari, Falësi i Madh”. - Ai është i Vetmi Krijues, Kujdestar dhe Rregulluesi i çdo çështjeje, që kujdeset me të gjitha mënyrat. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që e ka gjithë fuqinë në dorën e Tij. Me këtë fuqi dhe pushtet, Allahu krijoi të gjitha krijesat madhështore. Allahu është Falësi i Madh i të gjitha gjynaheve, të vogla a të mëdha qofshin, për të gjithë ata që pendohen dhe largohen nga këto gjynahe. Allahu është Ai që duhet me gjithë shpirt dhe që e meriton të adhurohet, e jo ata që nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, që nuk mund të sjellin dëm apo dobi dhe që nuk kanë në dorë asnjë çështje. Ata nuk kanë në dorë as faljen e gjynaheve dhe as pranimin e pendimit. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut. - Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh” - Këto janë fjalë që shërbejnë si frikësim dhe paralajmërim për ta. Ato duhet të bëjnë që ata të zgjohen dhe të marrin masat, që të ruhen. Allahu thotë: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh” Kjo përfshin të gjitha lajmet për ringjalljen dhe tubimin para Zotit, për llogarinë me drejtësi dhe shpërblimin e ndëshkimin sipas punëve. Këto janë lajme shumë të mëdha dhe të rëndësishme. Ato duan përkushtim të madh dhe shumë serioz, që të përgatitesh. Këto lajme kurrsesi nuk duhen shpërfillur apo të lihen në harresë. - të cilit ju i ktheni shpinën. - Ju i keni kthyer shpinën, a thua sikur para jush nuk ju pret llogaria dhe nuk do të jepet as shpërblim e as ndëshkim. Nëse keni dyshim në fjalën time, atëherë mendoni pak rreth faktit që unë po ju flas për gjëra që nuk i trilloj nga mendja ime dhe as i kam studiuar në ndonjë libër tjetër. Atëherë, si është e mundur që unë t'ju njoftoj për ato me saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë nga shpalljet e shkuara? Kjo duhet të shërbejë si argument shumë i madh për ju, që të mësoni për besnikërinë time dhe për vërtetësinë e asaj që solla nga Zoti im. - Unë nuk kam pasur asnjë dije për elitën e lartë (melaiket), kur ata polemizonin (rreth Ademit). - Unë nuk do të dija gjë rreth melekëve dhe asaj që flasin ata, sikur të mos më mësonte Allahu dhe të mos më kishte ardhur Shpallje. - Mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë." - Unë ju kumtoj veçse atë që më shpallet nga Zoti dhe mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë, që ju tregon gjithçka nga e cila duhet të ruheni dhe si duhet të ruheni. Nuk ka paralajmërues më të qartë se Muhamedi (a.s). Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për polemikën e melekëve: - (Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta. - Allahu i njoftoi ata: “Unë po krijoj një njeri nga balta.” Kjo ishte lënda e krijimit të Ademit (a.s.). - Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në sexhde.”. - Pasi ta kem formuar trupin e Tij, atëherë ju do t’i përuleni atij në sexhde. Pas këtij urdhëri, melekët u përgatitën që ta përmbushin atë në mënyrën më të plotë, siç iu kërkua, duke e nderuar figurën e Ademit (a.s). Allahu i Lartësuar e plotësoi krijimin e Ademit me trup dhe me shpirt dhe i vuri në provë melekët dhe Ademin, në lidhje me diturinë. Pasi doli në pah dituria e Ademit (a.s), atëherë Allahu i urdhëroi ata për të rënë në sexhde. - Kështu, të gjithë melekët së bashku u përulën në sexhde, - Të gjithë melekët e Zotit ranë në sexhde, pa përjashtim. - përveç Iblisit. Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin). - Iblisi nuk pranoi të binte në sexhde, duke treguar mendjemadhësi e kryelartësi para Allahut dhe duke shprehur nënçmim për Ademin (a.s). Allahu thotë: "Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin). Pra, në diturinë e Zotit, ai ishte mohuesi së vërtetës dhe i Zotit. Më pas, Allahu i Lartësuar tha, duke kërcënuar Iblisin, që nuk iu bind urdhrit të Tij: - “O Iblis! Çfarë të pengoi ty që të mos i përulesh atij që Unë e krijova me dy Duart e Mia? A je mendjemadh, apo je nga ata që ngrenë krye?” - Ademin e dallova dhe e veçova Unë nga të gjitha krijesat me këto cilësi, prandaj mos tregoni kryelartësi e mosbindje e as të nënçmoni Ademin. Atëherë, pse e kundërshton urdhrin? Prej mendjemadhësisë apo sepse e sheh veten më të mirë? Atëherë, Iblisi duke treguar mosbindjen ndaj Allahut, tha: - Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” - Sipas pretendimit të tij, zjarri është më i mirë sesa balta e toka. Por ky ishte një arsyetim i gabuar. Në fakt, zjarri është bazë për sherr dhe shkatërrim. Ai është lehtësisht i kontrollueshëm dhe i paqëndrueshëm. Ndërsa dheu është një lëndë e fortë, e qëndrueshme, e pjekur dhe e thjeshtë. Prej tij mbijnë e rriten shumë pemë e bimë dhe ai mund të shuajë zjarrin dhe ta mposhtë atë. Nga ana tjetër, zjarri është një diçka që ka nevojë për diçka tjetër që të ekzistojë e qëndrojë i ndezur. Ndërsa dheu qëndron vetë e nuk ka nevojë për gjë tjetër. Mendo pak me kujdes në arsyetimin e Iblisit, i cili konsiderohej se ishte më i dituri dhe më i madhi në mesin e xhindëve. Atëherë, si mendon se arsyetojnë ata që janë nga lloji i tij dhe poshtë tij? Ata do të refuzojnë dhe luftojnë të vërtetën me analogjitë dhe arsyetimet e tyre, por që të gjitha do të jenë si arsyetimi i kotë i të parit të tyre, madje edhe më të dobëta. - Allahu tha: “Atëherë dil prej këtej (prej xhenetit)...” - Atëherë, Zoti tha: “Dil nga qielli dhe ai vendi nderuar!” ku Zoti e kish lejuar në fillim të rrinte. - sepse ti je i mallkuar! - Ti do të jesh i dëbuar dhe i nënçmuar! - Dhe Mallkimi Im ka për të ndjekur deri në Ditën e Gjykimit.” - Mbi të do të rëndojë mallkimi e largimi nga mëshira Ime, deri në Ditën e Gjykimit, pra, përjetë. - Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur (të vdekurit) do të ringjallen!” - Ai e kërkoi kot afatin, sepse ishte i mbushur me armiqësi e urrejtje të madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij. Ai dëshironte që t’i largojë edhe ata nga mëshira dhe rruga e Zotit. Atëherë, Allahu i Madhëruar, duke iu përgjigjur kërkesës së tij, tha: - Allahu tha: “Ti je prej të afatizuarve,” - Kështu vendosi Zoti, me urtësinë e Tij, që t'ia jepte këtë afat, dhe ky qe caktimi i Tij. - Deri në Ditën e Kohës së Caktuar.” - Deri në atë kohë, pasi të kenë dalë në jetë të gjithë pasardhësit e Ademit dhe sprova e Zotit të jetë përmbushur për njerëzit dhe xhindët. Pasi mësoi që atij iu dha afat, Iblisi i mallkuar, ngaqë ishte i mbushur me ligësi dhe nga armiqësia dhe urrejtja e madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij, duke u nxituar dhe pa vonuar, tha: - Ai (Iblisi) tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, përveç atyre robve të Tu, që janë të sinqertë.” - Iblisi u betua në krenarinë e fuqinë e Zotit, se do t'i devijonte që të gjithë pasardhësit e Ademit. Pastaj tha: "…përveç atyre robve të Tu, që janë të sinqertë.” Pra, e dinte mirë i mallkuari se është vetë Allahu Ai që i ruan ata nga kurthet dhe ligësia e tij. Iblisi u betua në krenarinë e Allahut, se do ta bënte diçka të tillë. Por ka mundësi që ai të ketë thenë "bi izetil-lah / Betohem në Fuqinë e Allahut", për t'ia arritur qëllimit të tij, edhe pse është armik dhe refuzoi t’i nënshtrohej Allahut. Pra, duke e ditur se ishte i dobët nga çdo aspekt dhe se nuk mund të devijonte asnjë pa lejen dhe vullnetin e Allahut, vendosi që të gjente ndihmë e mbështetje në Fuqinë e Allahut për këtë qëllim. Kurse ne, o Zoti ynë, jemi kaq të pafuqishëm, të varfër, të dobët dhe shumë të mangët në punët tona dhe adhurimet për Ty! Ne jemi të vetëdijshëm dhe i pohojmë me përunjësi të gjitha mirësitë që na i ke dhuruar dhe të jemi mirënjohës që jemi nga pasardhësit e atij (Ademit) që e nderove dhe dallove me mirësi. Ne po të lutemi dhe mbështetemi në krenarinë dhe fuqinë e madhështinë Tënde. Ne kërkojmë strehim në pushtetin dhe mëshirën Tënde të gjerë, që ka përfshirë çdo krijesë. Ne të lutemi me mëshirën Tënde të pakufishme, nëpërmjet së cilës na ke dhuruar çdo mirësi të dynjasë dhe ahiretit dhe ke larguar prej nesh çdo ligësi dhe fatkeqësi. Ne të lutemi që të na mbrosh dhe të na japësh forcë në luftën kundër armiqësisë dhe urrejtjes së këtij armiku të përbetuar dhe të vjetër. Të lutemi të na shpëtosh nga ligësia dhe kurthet e këtij të mallkuari. Ne kemi shpresë të madhe dhe mendim të mirë për mëshirën Tënde, o Zot, se do t'i përgjigjesh lutjes tonë dhe besojmë me gjithë shpirt në premtimin Tënd të bukur, kur the: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!" [Gafir 60]. Ja, o Zoti ynë! Ne po të lutemi siç na premtove. Përgjigjju lutjeve tona, ashtu siç na ke premtuar! "Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al imran 194]. - Allahu Tha: “Betohem në të vërtetën dhe Unë them vetëm të vërtetën: - Vërtetësia është atributi Im dhe Unë them veçse të vërtetën! - Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të vijnë pas! - Kur Profeti (a.s) ua qartësoi njerëzve me argumente të qarta të vërtetën dhe ua tregoi rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar i tha atij: - Thuaj (o Muhamed) : “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kur'an) ndonjë shpërblim...” - Thuaju atyre, o Profet, se për këtë ftesë në rrugën e Zotit dhe kërkimin e së vërtetës, unë nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim. - dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime. - Unë kurrë nuk pretendoj për veten diçka që nuk është e imja dhe të flas diçka për të cilën nuk kam dituri nga Zoti. Unë ndjek veçse atë që më shpallet nga Zoti. Ajo është rruga ime, që unë e pasoj dhe i përmbahem. - Ky (Kur’ani) nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët. - Ky libër madhështor dhe Shpallja që më është dhënë është: "…veçse një Mesazh për Botët." Nëpërmjet tij, ata mësojnë dhe kërkojnë gjithçka që u sjell dobi, qoftë në drejtim të fesë dhe besimit të pastër, qoftë në çështjet e kësaj jete. Kjo shpallje ka për të qenë lartësim dhe nderim për ata që punojnë dhe jetojnë sipas saj. Nga ana tjetër, ajo do të jetë dëshpërim dhe nuk do t'u lërë asnjë justifikim atyre që e refuzojnë atë. Kjo sure madhështore përmban brenda saj këshilla dhe kujtime madhështore, si dhe urtësi të shumta. Ajo sjell lajme të mëdha, argumente, fakte e shenja, që nuk i lënë më kujt asnjë justifikim për mosbesim dhe mosbindje ndaj Zotit. Të gjithë ata që mohojnë Kur'anin dhe refuzojnë të pasojnë Profetin që e solli atë, nuk do të kenë asnjë justifikim dhe arsye para Zotit, nëse vazhdojnë dhe vdesin në mohimin e tyre. Në këtë sure bëhet edhe një lavdërim i atyre që janë të sinqertë me Zotin e tyre dhe tregohet shpërblimi i mrekullueshëm që i pret të bindurit dhe të devotshmit. Në fillim, Allahu u betua në këtë Kur'an dhe e përshkroi atë si " Dhudhikër". Ndërsa në fund të kësaj sureje e cilëson si kujtim dhe këshillë për të gjithë botët. Madje, gjatë gjithë sures e përsëriti fjalën 'kujto', si p.sh.: "Kujto robin Tonë" ose: "Kjo është si mëshirë dhe si kujtim", ose edhe: "Ky është një kujtim dhe këshillë". O Zoti ynë! Na mëso prej Kur'anit atë që nuk e dimë dhe na kujto nëse harrojmë, qoftë kur harrojmë nga pakujdesia, qoftë kur harrojmë nga gjynahet tona dhe dobësimi ynë! - Dhe ju do ta shihni shumë shpejt gjithë të vërtetën e tij. - Ju do të mësoni dhe do ta shihni të realizohet kjo në ahiret. Ajo do të jetë Dita kur dënimi t'i mbulojë ata, kur çdo ndihmë dhe lidhje mes robve do të ndërpritet dhe kur askujt nuk do t'i bëjë dobi asgjë, përveç besimit të pastër te Zoti, Profeti dhe shpalljet e Tij.

Mus'haf Hape →
Rad 13:19–13:24 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… sipas saj, nga ata që nuk janë të tillë, Allahu i Madhëruar thotë: - Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke na dhënë një pamje të qartë, për të dalluar ata që kanë marrë dituri dhe dritë nga Shpallja e Tij dhe punojnë me sinqeritet sipas saj, nga ata që nuk janë të tillë, Allahu i Madhëruar thotë: - Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? - Ata të cilët e dinë mirë dhe janë të sigurt se ajo që t’u shpall ty prej Zotit tënd është e vërteta e padiskutueshme, ata meditojnë dhe përpiqen të kuptojnë qartësisht mesazhin e Zotit të tyre. Pasi e kuptojnë mirë atë çfarë Zoti do prej tyre, ata nënshtrohen për të jetuar dhe punuar sipas saj. Kështu, këta nuk mund të jenë njëlloj me ata që Zoti i quan të verbër. Ata të mjerë nuk e njohin të vërtetën dhe, sigurisht, nuk punojnë sipas saj. Mes dy grupeve ka një largësi të madhe, sa ajo mes qiejve dhe tokës. Çdo njeri i mençur dhe i urtë duhet të meditojë dhe ta kujtojë shpesh këtë krahasim të dy grupeve që bën Allahu i Lartësuar dhe vazhdimisht duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Cili nga dy grupet është më i mirë? Pasi mendon me kujdes, le të bëjë zgjedhjen e duhur dhe t’i japë përparësi asaj që duhet dhe të mbledhë forcat për të ndjekur karvanin e të shpëtuarve. Por, sigurisht, jo çdokush gjykon drejt se çfarë i bën dobi dhe dëm. Allahu i Madhëruar na tregon se cilët janë ata të cilëve u bën dobi kujtimi. Ai thotë: - Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin). - Pikërisht ata që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën. Ata janë të përzgjedhurit dhe më të mirët e botës ndër bijtë e Ademit. Nëse dëshiron të dish cilësitë e tyre, nuk ke për të gjetur përshkrim më të mirë sesa ai që vetë Krijuesi i tyre u ka bërë: - Ata që e përmbushin besën e dhënë Allahut dhe nuk e shkelin fjalën e premtuar; - Këtu bëhet fjalë për premtimin që Allahu i Madhëruar ka marrë prej tyre. Ai u ka marrë besën, që ata do të bëjnë maksimumin për të përmbushur detyrimet që kanë ndaj Tij. Këtë kuptim ka: “jufune biahdil-lahi” - domethënë, e përmbushin premtimin e dhënë Allahut. Përmbushja e këtij premtimi duhet të bëhet në formën më të plotë dhe më të saktë. Pjesë e këtij plotësimi është dhe fakti që ata: "…nuk i shkelin marrëveshjet." Kështu, ata i plotësojnë të gjitha detyrimet që kanë marrë përsipër për t’i kryer për hir të Allahut të Lartësuar. Kjo përfshin të gjitha marrëveshjet, betimet që janë bërë në emër të Zotit ose edhe zotimet që bëhen në formë adhurimi për Zotin. Ajeti jep mesazhin që njeriu duhet të jetë i mençur dhe i urtë, sepse do të marrë shpërblimin e madh të Allahut të Lartësuar. Kjo arrihet vetëm nëse ai i përmbush të gjitha detyrimet, dhe jo duke i shkelur ato. Një përshkrim tjetër i këtyre të përzgjedhurve vjen më poshtë, ku Allahu i Lartësuar thotë: - Ata që i ruajnë lidhjet që Allahu ka urdhëruar të ruhen, i frikësohen Zotit të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë;... - Ky është një ajet i përgjithshëm, që përfshin të gjitha lidhjet që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të mbahen fort. Muslimani duhet të ruajë lidhjet me Zotin e Lartësuar nëpërmjet forcimit të imanit, duke kultivuar dashurinë për Zotin dhe dashurinë për Profetin e Tij, duke e nënshtruar veten që të adhurojë Allahun e Lartësuar si Një, të Vetëm dhe të Pashoq dhe për t’iu bindur Profetit të Tij. Gjithashtu, muslimani duhet të mbajë të forta lidhjet me prindërit e tij, duke qenë bamirës ndaj tyre me fjalë dhe me vepra dhe duke u ruajtur të mos u bëjë padrejtësi atyre. Muslimani duhet të mbajë lidhjet e forta edhe me të afërmit dhe farefisin, duke u sjellë mirë me ta, me fjalë dhe me vepra. Ai duhet të mbajë marrëdhënie të mira me bashkëshorten dhe fëmijët, me shoqërinë dhe miqësinë, madje edhe me shërbyesit apo vartësit, duke u dhënë hakun atyre. Me fjalë të tjera, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për plotësimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me çështjet e kësaj jete, por edhe për çështjet e besimit dhe fesë, pra, të ahiretit. Vëreni me kujdes! Shkaku që i bën këta rob të zgjedhur që t’i mbajnë të forta lidhjet që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të mbahen, është frikërespekti ndaj Allahut dhe frika ndaj dhënies së llogarisë. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë për ta: “…i frikësohen Zoti të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë." Ata i druhen dhe i frikësohen Zotit të Madhërishëm. Është pikërisht kjo frikë dhe madhërimi që ata kanë për Zotin e tyre, që ata të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj Tij. Në çdo çast të jetës së tyre, ata i shoqëron frika për ditën kur do të japin llogari përpara Tij, prandaj kurrë nuk marrin guximin që të bëjnë poshtërsi ndaj Zotit apo të cenojnë urdhëresat e Tij. Gjatë gjithë jetës, zemrat e tyre janë të mbushura me frikë nga ndëshkimi i Zotit dhe shpresë për shpërblimin e Tij. Ata e duan fort Allahun dhe e madhërojnë Atë. Në vijim të përshkrimit të tyre, Allahu i Lartësuar thotë: - Ata që ngulmojnë me durim për të arritur dashurinë e Zotit të tyre dhe falin me rregull namazin;... - Ata bëjnë durim në përmbushjen e urdhëresave të Zotit, bëjnë durim duke frenuar veten nga haramet, bëjnë durim ndaj caktimit të Zotit, duke e pritur atë me zemër të hapur dhe jo me zemërim apo rebelim kundër Zotit. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar jep një detaj shumë të rëndësishëm, duke treguar se çfarë i motivon këta të përzgjedhur për të patur këtë durim: "…për të arritur dashurinë e Zotit të tyre." Ky është një kusht i domosdoshëm, që durimi, me të gjitha llojet e tij, të jetë i shpërblyeshëm nga Allahu i Lartësuar. Motivi që e shtyn njeriun për të qenë i duruar duhet të jetë i pastër dhe jo i përzier me qëllime të këqija dhe të pavlera. Durim i dobishëm është ai që njeriu e bën për të arritur kënaqësinë e Zotit të Tij, duke shpresuar afrimin tek Ai dhe marrjen e shpërblimit të Tij. Ky lloj durimi është veçori e besimtarëve të sinqertë. Ndërsa ai lloj durimi, nëpërmjet të cilit njeriu kërkon të tregojë forcën, qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e tij, duke kërkuar lëvdata dhe duke ushqyer mendjemadhësinë e tij, ky durim mund të arrihet nga kushdo dhe nuk është aspakt i lëvduar dhe i shpërblyeshëm. Një përshkrim tjetër i atyre që janë të mençur dhe të urtë dhe që do të meritojnë shpërblimin e Zotit vjen më poshtë, në ajetin kuranor: "…dhe e falin me rregull namazin." Së pari, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëz që e falin rregullisht dhe me saktësi namazin, duke plotësuar shtyllat, kushtet, elementët e detyrueshëm dhe të pëlqyeshëm të namazit, qoftë në aspektin e jashtëm, qoftë në atë të brendshëm gjatë kryerjes së tij. Së dyti, i përshkuan ata duke thënë: - ata që japin haptazi dhe fshehtazi nga ajo që u kemi dhënë Ne dhe të keqen e kthejnë me të mirë... - Këtu bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, siç është zekati ose edhe kompensimet e ndryshme për shkak të betimit, zotimit etj. Gjithashtu, bëhet edhe fjalë për shpenzimet e pëlqyeshme. Kështu, këta të zgjedhur shpenzojnë sa herë që nevojitet, dhe këtë e bëjnë haptazi dhe fshehtazi, si të jetë më e mira dhe si ta kërkojë urtësia. Ata, gjithashtu: "…të keqen e kthejnë me të mirë." Nëse dikush i keqtrajton ata me fjalë apo me vepra, ata nuk ia kthejnë me të njëjtën monedhë, por ia kthejnë me bamirësi, duke synuar rregullimin dhe përmirësimin. Nëse dikush i privon, ata i japin dhe shpenzojnë pa kufi për të, nëse dikush i bën padrejtësi, ata e falin dhe ia kthejnë me mirësi, nëse dikush i ndërpret marrëdhëniet me ta, ata përpiqen që t’i lidhin dhe ruajnë marrëdhëniet me të, kur dikush i dëmton ata me fjalë ose vepra, ata përpiqen me fjalë dhe me vepra ta rregullojnë dhe përmirësojnë atë. Mendohu pak! Nëse kjo është sjellja e tyre ndaj atyre që iu bëjnë padrejtësi, atëherë si mund të jetë sjellja e tyre me ata që sillen mirë? Sigurisht që morali i tyre është i pashembullt dhe këto janë cilësi që mund t’i kenë vetëm ata që Zoti i ka zgjedhur. Për të gjithë ata që kanë të tilla cilësi, Allahu i Lartësuar ka përgatitur atë që quhet Ukbeddar - Vendbanimi i Përjetshëm. - ...këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e përjetshme,... - Pastaj, Allahu i Lartësuar e shtjellon më shumë këtë vendbanim të përjetshëm të tyre, duke thënë: - (Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. - Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë për të kërkuar që t’u ndryshohet apo t’u zëvendësohet me diçka tjetër. E si mund të kërkojnë diçka tjetër nga ky vend, që vetë Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për të dashurit e Tij dhe në të cilin gjenden të gjitha mirësitë që sjellin lumturi dhe gëzim. Në Xhenet ka gjithçka që ata fatlumë e kërkojnë dhe e ëndërrojnë. Allahu i Madhëruar tregon se do t'ua qetësojë shpirtin dhe do t'ua kënaqë sytë të dashurve të Tij, duke thënë: "Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë." Kështu, ata do të bashkohen në Xhenet me paraardhësit dhe me bashkëshortet e tyre. Fjala “ ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”; pra, edhe këta konsiderohen si “të afërt” me besimtarët. Prania e këtyre të dashurve ua shton më shumë kënaqësinë dhe lumturinë në Xhenetin e Zotit. Një tjetër kënaqësi që ata përjetojnë është edhe prania e melekëve, të cilët i vizitojnë në çdo kohë. Thotë Allahu i Lartësuar: - Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum!” - Ata i përshendesin me selam dhe i përgëzojnë për nderimin e madh që Allahu i Lartësuar u ka rezervuar. Ata u drejtohen me ato fjalë të dashura, duke u thënë “ selamun alejkum ”. Selam-i është përshëndetja e Allahut të Lartësuar për ta, prandaj ata do t’i përfshijë paqja dhe siguria. Kjo do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo gjë e keqe së cilës i druhen dhe do të lumturohen me çdo gjë të mirë që e dëshirojnë. Por Allahu i Lartësuar thotë diçka tjetër, që është shumë e rëndësishme për t'u kuptuar: - Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. - Domethënë, vetëm përmes durimit, ata arrijnë këto grada të larta në Xhenetin e mrekullueshëm. - Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme! - Kështu, çdokush që e vlerëson veten dhe i dëshiron të mirën asaj, e nënshtron atë për t’u përpjekur dhe punuar fort, me shpresë që të stoliset me cilësitë e të mençurve. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë se do të ketë pjesë në Xhenet, në atë vend aq të bukur, i cili gjithmonë ka qenë motivuesi dhe lumturuesi i i shpirtrave të mirë. Në atë vend të bukur janë mbledhur të gjitha kënaqësitë dhe mirësitë lumturisjellëse. Për të tilla mirësi le të punojnë më aktivët dhe le të garojnë ambiciozët.

Mus'haf Hape →
Tur 52:29–52:43 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Atëherë, kujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur.” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Atëherë, kujto, sepse ti, me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as falltar e as i çmendur.” - Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të kujtojë dhe paralajmërojë të gjithë njerëzit, besimtarë a jobesimtarë qofshin ata. Kështu bëhej e mundur që zullumqarët të mos kishin më asnjë justifikim, ndërsa të mëshiruarit të kishin mundësinë të gjenin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e urdhëron që t’u kujtojë njerëzve të vërtetën, pa u shqetësuar nga jobesimtarët, të cilët pengonin njerëzit nga rruga e drejtë dhe nga pasimi i Shpalljes së Tij të ndritshme. Ata i kryenin këto krime ndaj Profetit dhe të vërtetës që ai e solli prej Zotit të tij, edhe pse ishin të sigurt për faktin se ai ishte i pastër nga çdo akuzë e tyre. I Lartësuari mohon çdo mangësi dhe shpifje të trilluar për të Dërguarin e Tij kur thotë: “...me mirësinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhor e as i çmendur!” Ai nuk ishte fallxhor, si ata që kanë në shërbim të vet xhindë, të cilët u sjellin ndonjë lajm nga fshehtësitë, të përzier me njëqind gënjeshtra. Ai nuk ishte as i çmendur. Përkundrazi, ai kishte mendjen më të kthjellët ndër njerëz dhe ishte më i ruajturi nga ndikimi i shejtanëve. Ai ishte më i sinqerti, më i dituri dhe më i ploti si njeri. Herë të tjera, jobesimtarët shpifnin për të duke thënë: - “Ata (idhujtarët) thonë: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”.”. – Kuptimi: Ai është thjesht një poet dhe orator bindës, prandaj po presim që koha dhe vdekja ta fshijë kujtimin dhe gjurmët e tij. Ata pretendonin se libri që solli Muhamedi (a.s.) ishte thjesht një poezi, ndërkohë që Zoti e hedh poshtë një shpifje të tillë në ajete të tjera, ku thotë: “Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit) poezinë dhe ajo as nuk është për të. Ky (Libër) është veçse një Mesazh dhe një Kur’an i qartë.” [Jasin 69]. Këtyre njerëzve, Zoti porosit që t’u themi: - Thuaju: “Prisni, sepse edhe unë po pres bashkë me ju!”. – Thuaji, o Profet, prisni vdekjen time, pasi edhe unë së bashku me besimtarët po presim që Zoti t’ju ndëshkojë me ndonjë dënim nga Ai ose nëpërmjet duarve tona! - “Vallë, mendja e tyre po i detyron, apo janë njerëz pa fre?” - Mos është mendja e tyre ajo që i shtyn ata të mohojnë dhe të shpifin këto gjëra për Profetin? Sa të këqija janë këto mendje, të cilat i japin përparësi të kotës dhe gënjeshtrës, që ka një fund të tmerrshëm! Ato e konsiderojnë si të çmendur njeriun më të plotë dhe më të përkryer, ndërsa të vërtetën e pamohueshme e konsiderojnë si gënjeshtrën më të madhe. Edhe më budallenjtë do t’i refuzonin të tilla mendje. Vallë, ishin mendjet e tyre që i çuan në atë gjendje? Apo ata ishin zullumqarë që nuk kishin kufi? Kjo është e vërteta. Kalimi i kufijve nga ana e tyre nuk kishte të mbaruar. Shfrenimi i tyre ishte i papërmbajtur, ndaj të mos të duket çudi asnjë fjalë dhe vepër e tyre. - “Në fakt, ata thonë: “Ai e trilloi atë (Kur'anin).” Jo, kurrsesi nuk është ashtu, por ata nuk besojnë. ” – A mos ishte Muhamedi (a.s.) që e trilloi këtë Kur'an nga mendja e tij? Jo, kurrsesi! Ata ishin njerëz që nuk besonin. Nëse do të besonin, nuk do të thoshin fjalë të tilla. - “Le ta sjellin një libër si ai, nëse është e vërtetë ajo që thonë!” – Kuptimi: Nëse jeni të sinqertë kur thoni se është Muhamedi (a.s.) ai që e ka trilluar këtë Libër dhe nuk është Shpallje e Zotit, atëherë, duke qenë se ju jeni mjeshtër të krijimit letrar, silleni edhe ju një vepër të tillë apo edhe disa rreshta si ai. Nëse nuk e bëni, atëherë duhet ta pranoni që Kur'ani është shpallje e Zotit të Madhëruar. Megjithatë, dijeni se, sikur të mblidheshit të gjithë së bashku, njerëz dhe xhindë, dhe të përpiqeshit të bënit një vepër të tillë, kurrë nuk do t’ia arrinit qëllimit, madje as edhe t’i afroheshit atij. Ju keni dy mundësi: ose ta pranoni Kur'anin dhe të udhëzoheni me dritën e tij, ose ta refuzoni atë dhe të vazhdoni në humbje, për kotësinë e së cilës jeni të vetëdijshëm. - “A mos vallë, ata u krijuan prej asgjëje, apo ata vetë janë krijues?! - Ky është një arsyetim, para së cilit atyre nuk u mbetet veçse t’i nënshtrohen të vërtetës dhe ta pranojnë atë, ose, në të kundërt, do t’u duhet të kundërshtojnë logjikën e shëndoshë dhe besimin e drejtë. Ata e mohojnë njësimin e Zotit, profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij. Kjo do të thotë që ata e mohojnë faktin se është Allahu Ai që i ka krijuar. Megjithatë, qoftë nga ana logjike, ashtu edhe nga ana fetare, për pyetjen e shtruar ekzistojnë vetëm tri mundësi përgjigjeje: 1. Ata janë krijuar nga hiçi, pra, pa pasur një krijues, por kjo është e pamundur. 2. Ata janë krijues të vetvetes. Por edhe kjo është po aq e pamundur. Duke qenë se të dyja këto mundësi janë të papranueshme, atëherë mbetet mundësia e tretë: 3. Është Allahu Ai që i krijoi ata dhe gjithçka tjetër. Atëherë, nëse arrihet në këtë përfundim, kjo do të thotë që Allahu të konsiderohet si i vetmi që meriton adhurimin e krijesave, nënshtrimin dhe përkushtimin e tyre. Adhurimi nuk lejohet t’i kushtohet askujt tjetër veç Tij. - “Vallë, ata i krijuan qiejt e Tokën?!” - Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja, por që drejtohet për ta pohuar atë me më shumë forcë. Askush nuk ka krijuar gjë në këtë gjithësi, as në qiell e as në Tokë, veç Allahut të Vetëm dhe të Gjithëpushtetshëm. Ata nuk kanë asnjë grimë pushteti në qiell dhe në tokë. Kjo është shumë e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme, por mohuesit nuk binden, sikurse thotë Zoti: - “Jo, nuk është ashtu, por ata nuk janë të bindur.” - Ata nuk janë të bindur, që të mund të përfitojnë nga argumentet e fesë dhe ato logjike. - “A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?!” – Vallë, depot e mirësisë së Zotit të Lartësuar janë në duart e këtyre mashtruesve jobesimtarë dhe ata i japin atij që duan dhe privojnë atë që duan? Kjo, me sa duket, është edhe arsyeja që atyre u duket e pamundur dhe jo e drejtë që Allahu i Madhëruar dhe i Urtë t’ia dhurojë profetësinë robit të Tij, Muhamedit (a.s.). A thua se janë ata përgjegjësit dhe shpërndarësit e mëshirës dhe mirësive të Zotit. Në fakt, ata janë shumë më të ulët dhe të parëndësishëm, që të pretendojnë të tilla gjëra. Ata nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo dëmtojnë as veten e vet. Ata nuk mund të dhurojnë jetë, nuk mund të sjellin vdekje dhe nuk mund të ringjallin krijesat. Vetëm në dorë të Zotit është i gjithë pushteti dhe mbretërimi, në qiell dhe në Tokë, në dynja dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri -tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.”. [Zuhruf 32]. - “Apo mos janë ata mbizotëruesit?!” - A mund të marrin ata nën sundim krijesat dhe mbretërinë e Allahut me forcë ose me luftë? Sigurisht që jo. Ata janë të varfër, nevojtarë dhe të pafuqishëm kundrejt madhështisë së Allahut. - “A mos kanë ata shkallë të larta, mbi të cilat përgjojnë?” - A kanë ata njohuri rreth të fshehtave të Zotit apo ndonjë mundësi që të dëgjojnë bisedat e qiellit, dhe në këtë mënyrë të dinë atë që të tjerët nuk e dinë? - “Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre ndonjë provë të sigurt!” - Ai që pretendon të tilla gjëra, le të sjellë ndonjë provë të pranueshme. Po si mund të ndodhë një gjë e tillë, madje si mund të mendohet ajo? Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për të fshehtat dhe të dukshmet dhe nuk ia tregon askujt të fshehtat e Tij, përveç atyre që i ka përzgjedhur si profetë, të cilëve u mëson aq sa Ai dëshiron. Muhamedi (a.s.) është profeti më i zgjedhur, më i ditur dhe imami i të gjithë profetëve. Ai njoftoi botën me lajme nga i Madhëruari dhe i urdhëroi ata që ta njësojnë Atë në adhurim. Ai erdhi ndër njerëz me përgëzime dhe kërcënime dhe solli rrëfime të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë mohuesit e profetëve, të paditurit, të padrejtët e armiqtë e të vërtetës, që trillojnë lloj -lloj gënjeshtrash të pabaza. Atëherë, cili e meriton të dëgjohet dhe të pasohet? Profeti solli aq shumë prova e mrekulli për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, saqë ajo tashmë konsiderohet si dituria më e sigurt dhe e padiskutueshme. Ndërsa pala tjetër nuk arrin as të justifikohet për rrugën që ka zgjedhur, e aq më pak, të argumentojë saktësinë e saj. - “Vallë, për Atë janë vajzat, kurse për ju djemtë?!” - Si është e mundur vallë, që të trilloni të tilla paturpësi për Zotin e gjithësisë? A kanë fund shpifjet tuaja? A ka kufi paturpësia juaj? Së pari, shpifni dhe thoni se Zoti ka fëmijë. Së dyti, pretendoni se juve ju takon lloji më i preferuar i fëmijëve, pra, meshkujt, ndërsa Zotit i takokan femrat! A ka fyerje më të madhe në adresë të të Madhëruarit të Plotfuqishëm?! - “A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet?” – A mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e plotë të Shpalljes së Zotit, dhe kështu ata janë të rënduar nga shpenzimet kundrejt teje? Jo, aspak. Përkundrazi, angazhimi yt i vetëm është që ata të udhëzohen, madje je ti ai që u jep atyre pasuri të shumta, me qëllim që zemrat e tyre të zbuten dhe të pranojnë ftesën tënde, që dituria dhe imani të zenë vend në zemrat e tyre. - “A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.” - Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë. - “A mos kanë ata ndonjë zot tjetër, veç Allahut? I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë!” - A kanë ata ndonjë zot tjetër, të cilit i luten, sepse shpresojnë shpërblim dhe ndihmë prej tij dhe i frikësohen ndëshkimit të tij?! I lartë është Allahu nga gjithçka që ata i shoqërojnë! Ai nuk ka shok dhe partner në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai nuk ka shok edhe në meritën e adhurimit. Këto fjalë janë në vazhdim të kontekstit të përgjithshëm të sures dhe përforcuese të tij. Këto ajete tregojnë për pavlefshmërinë e adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut dhe se çdo adhurim që kryejnë idhujtarët është i papranueshëm, madje i dënueshëm nga i Madhëruari. I vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, namazi, sexhdeja dhe nënshtrimi është Allahu i Pashoq. Çdo adhurim duhet t’i përkushtohet vetëm Allahut, me sinqeritet të plotë dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij. Vetëm Allahut i drejtohen lutjet e drejtpërdrejta dhe lutjet e shprehura nëpërmjet adhurimeve. Vetëm Ai është Zoti në qiell dhe në Tokë, sepse vetëm Ai është i ploti në emrat dhe cilësitë e Tij. Të mrekullueshme, të bukura dhe të urta janë veprat e Tij! Ai është i Madhëruari e Bujari. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Pamposhturi. Ai është Një! Allahu është Samed, Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë. Ai është i Madhëruari, i Lavdishmi, i Lartësuari!

Mus'haf Hape →
Tahrim 66:11–66:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që ajo të mohonte Zotin dhe të pranonte Faraonin si zot të saj. Por ajo refuzoi dhe tha: “Zoti im dhe Zoti yt dhe Zoti i gjithçkaje është Allahu! Vetëm Atë adhuroj, e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit, e cila tha: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” - Allahu i Lartësuar sjell këtu një shembull për besimtarët, nëpërmjet të cilit tregon se besimtarët nuk dëmtohen aspak për shkak të përzierjes së tyre me mohuesit, në rastet kur e kanë të nevojshme ose të pashmangshne këtë përzierje me ta, sikurse thotë në ajetin tjetër: “ Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gji - thë.” [Al Imran 28]. Katadja thotë: “Faraoni ishte tirani më gjakatar dhe i padrejtë në botë; mohuesi më i hapur dhe kokëfortë, megjithatë, betohem në Allah, se gruan e tij nuk e dëmtoi aspak kufri e tirania e burrit të saj, sepse ajo ishte adhuruese e sinqertë e Zotit të saj. Kështu është e vërteta, që nje - rëzit ta dinë mirë se Allahu i Lartësuar është Gjykues i drejtë dhe nuk merr asnjë në për - gjegjësi për gjynahet dhe padrejtësistë e të tjerëve.” Ibn Xheriri sjell rrëfimin prej Su - lejmanit, që ka thënë se: gruaja e Faraonit torturohej nën diellin e nxehtë, por kur Fa - raoni largohej prej saj, melekët i bënin hije me flatrat e tyre. Madje, asaj i mundësohej gjatë gjithë kohës të shihte shtëpinë e saj në Xhenet. Më pas, Ibn Xheriri citon Ebu Bez - zeten: “Gruaja e Faraonit pyeti: “Cili fitoi në përballjen e Musait me magjistarët?” - “Fitoi Zoti i Musait dhe Harunit.” - i thanë. Atëherë, ajo tha: “Edhe unë besoj Zotin e Musait dhe Harunit!”. Kur mësoi për besi - min e saj, Faraoni urdhëroi: “Gjeni shkë - mbin më të madh dhe, nëse ajo këmbëngul në fjalët e saj, shtypeni me atë shkëmb! Nëse heq dorë nga ajo që tha, atëherë do të vazhdojë të jetë gruaja ime.”. Kur xhelatët do të zbatonin ndëshkimin, ajo ngriti sytë drejt qiellit, ku pa edhe një herë shtëpinë e saj në Xhenet, dhe kështu i qëndroi me durim fjalës së saj të besimit. Madje, Zoti e mundësoi që ajo të jepte shpirt përpara se ai shkëmb të binte në trupin e saj. Allahu i Lartësuar na tregon lutjen e saj në këtë ajet: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhe - net!” Dijetarët, duke analizuar këtë lutje të saj, thonë se ajo fillimisht zgjodhi Atë pranë të Cilit do të ishte shtëpia, dhe pastaj zgjo - dhi shtëpinë. Diçka e ngjashme vjen edhe në një hadith, që i atribuohet Profetit .ﷺMë pas, i Lartësuari tregon lutjen e kësaj gruaje besimtare, qëndrestare e durimtare: “Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” Dome - thënë, më shpëto prej këtij tirani e keqbë - rësi, o Zot! Unë distancohem nga puna dhe padrejtësia që bën ai! Më shpëto edhe nga ata njerëz, të cilët i bëjnë padrejtësi vetes, duke mohuar Zotin e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithçkaje që ekziston mes tyre dhe ndër to, Atë që është i Vetmi i Adhuruar me meritë, të Cilin duhet ta adhurojnë e ta duan me gjithë shpirt, t’i nënshtrohen, ta madhë - rojnë, t’i binden, ta madhërojnë. I pastër nga çdo e metë e mangësi, i dëlirë është Allahu i Lartësuar! Nuk ka asnjë Zot tjetër që meri - ton të adhurohet, veç Tij, dhe nuk ka Zot që kujdeset për krijesat, nuk ka krijues, furni - zues dhe rregullues të çështjeve të krijesave, veç Tij. Kjo grua ishte Asija Bintu Muza - him, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë atë! Po kështu, edhe gruaja e admi - nistruesit të depove të Faraonit ishte besim - tare. Këtë fakt e hetoi bija e Faraonit, e cila e kallëzoi tek babai i vet, i cili e torturoi atë, me qëlli-min që ajo të mohonte Zotin dhe të pranonte Faraonin si zot të saj. Por ajo refuzoi dhe tha: “Zoti im dhe Zoti yt dhe Zoti i gjithçkaje është Allahu! Vetëm Atë adhuroj, e dua me gjithë shpirt, e madhëroj dhe i nënshtrohem.” Ai e kërcënoi se do t’ia vriste fëmijët, por ajo tha: “Bëj çfarë të du - ash, se unë nuk kthehem nga besimi!”. Dhe vërtet, ai ia vrau fëmijët, madje ia vrau njëri pas tjetrit, para syve të saj. Çdo fëmijë, në momentin kur i dilte shpirti, i fliste nënës: “Bëj durim, o nëna ime, sepse ti do të kesh shpërblim tek Allahu!” Këto fjalë të thëna nga dy prej fëmijëve të kësaj gruaje zonjë e besimtare i dëgjoi dhe gruaja e Faraonit. Ajo dëgjoi pikërisht fjalët që thanë fëmija i madh dhe më i vogli. Kjo u bë shkak që gruas së Faraonit t’i shtohej edhe më shumë besimi në Zotin e Madhëruar. Kështu dha frymën e fundit edhe gruaja e kujdestarit të depove të Faraonit. 166 Pikërisht në këtë ko - hë, Faraoni dyshoi se edhe gruaja e tij kishte të njëjtin besim, prandaj urdhëroi vrasjen e saj, sikurse e përmendëm më sipër. Allahu e mëshiroftë gruan e Faraonit dhe gruan e kujdestarit të depove të tij! Allahu qoftë i kënaqur me të dyja ato dhe i kënaqtë! - “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj” - Ajo e ruajti nderin, dëlirësinë dhe pastërtinë morale të saj. - “Ne frymë brenda saj një shpirt nga Ne.” - Fryrja e këtij shpirti të krijuar nga Zoti u bë nëpërmjet melekut Xhibril. Allahu i Lartësuar e dërgoi Xhibrilin tek ajo dhe ai u shfaq në formën e një burri të plotë. Allahu i Lartësuar e urdhëroi Xhibrilin të frynte në të çarën e këmishës se Merjemes, në pjesën e grykës. Dhe kështu, ajo frymë zbriti dhe hyri në trupin e Merjemes dhe prej saj u krye ngjizja e Isait (paqja e Zotit qoftë mbi të!). - “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devot - shmit.” - Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotë - sisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u tre - guar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e këna - qësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo besoi, gjithashtu, të gjithë Librat e Zotit. Një be - sim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë, nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Allahu i Lartësuar e përshkruan këtë me fjalët: “... dhe ishte nga të devotshmit.” (Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhuri - min e Tij. Ky përshkrim dëshmon për ve - prat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërte - tësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie.) Imam Ahmedi transmeton nga Ibn Abasi këtë hadith: 2716. “Profeti i Allahut vizatoi njëherë në tokë katër vija dhe tha: “A e dini se çfarë janë këto?” Njerëzit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Gratë më të mirat të Xhenetit janë Hadixhja - e bija e Huejlidit, Fatimja - e bija e Muhamedit, Merjemja - e bija e Imranit, Asija - e bija e M uzahimit.” Gjithashtu, në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit vjen hadithi i Shubes, i cili sjell me senedin e tij deri tek Ebu Musa el Esha - riu, se Profeti ﷺ ka thënë: 2717. “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merje-mja - e bija e Imranit, Asija - e bija e M uza-himit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-it 167 mbi ushqimet e tjera.” Kemi përmendur rrugët e këtij hadithi dhe versionet e ndryshme të tij, në historinë e Isait, të birit të Merjemes, (paqja e Zotit qoftë mbi të!) në librin tonë: “El Bida-jeh uen Nihajeh.” Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Ndër të tjera, atje kemi sjellë edhe hadithet, ku përmendet fakti se Merjemeja dhe Asija - bija e Muzahimit, do të jenë bashkëshortet e Muhamedit ﷺnë Xhenet. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tahrim. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja! Vetëm Ai të ruan dhe mbron nga çdo e keqe dhe jep suksesin për çdo mirësi. Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe tek Ai e kemi shpresën.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:47–20:55 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atë që duan dhe që Musai të gjykojë mes tyre me ligjin dhe fenë e Allahut. - Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt . - Këto shenja tregojnë për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo!” - Shkoni tek Faraoni me dy misione: së pari, ta ftoni për të pranuar Islamin dhe, së dyti, të lejojë popullin e Izraelit të largohet dhe të shpëtojë nga vuajtjet e torturat. Lejoi ata të zgjedhin atë që duan dhe që Musai të gjykojë mes tyre me ligjin dhe fenë e Allahut. - Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt . - Këto shenja tregojnë për vërtetësinë tonë si profetë të Zotit. Pastaj Musai filloi të paraqiste shenjat e mëdha. Ai hodhi shkopin, dhe “ai u bë gjarpër i vërtetë. Pastaj nxori dorën e tij: ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit.” [Araf 108]. - dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë. - Paqja e shpëtimi qoftë për këdo që ndjek rrugën e drejtë dhe ligjin e qartë të Zotit. Këta do të jetojnë në paqe e mirësi, në këtë botë dhe në ahiret. - Neve na është shpallur... – Ky lajm na ka ardhur nga Allahu, pra, nuk e kemi shpikur vetë: - ... se dënimi është për atë që përgënjeshtron (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”. - Kush i quan gënjeshtra lajmet e Zotit dhe të profetëve të Tij dhe u kthen shpinën atyre, duke mos u nënshtruar që t’i zbatojë e të jetojë sipas tyre, meriton dënimin e Tij të drejtë. Këto fjalë ishin nxitje për Faraonin që të besonte Zotin dhe të pasonte Shpalljen e Tij, por edhe një kërcënim, gjithashtu. Por ai njeri nuk përfitoi nga kjo dhe përsëri e mohoi Zotin, madje refuzoi me inat dhe arrogancë, duke thënë: - Faraoni tha: “E kush është, atëherë Zoti juaj, o Musa?” – Duke mos pranuar të besonte, Faraoni e pyeti Musain: “E kush është Zoti juaj, o Musa?” Atëherë, Musai i kthen një përgjigje të plotë, të qartë dhe shteruese, duke thënë: - Musai Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë formën e vet (të krijimit) dhe pastaj e ka udhëzuar.”” - Zoti ynë është Ai që ka krijuar të gjitha krijesat, duke i dhënë secilit formën e përshtatshme, që tregon për bukurinë e urtësinë e Krijuesit. Dikë e krijoi të madh, dikë të vogël e dikë të mesëm, në çdo cilësi e atribut. Pasi i krijon, Allahu e udhëzon çdo krijesë në qëllimin për të cilin e ka krijuar. Ky është udhëzimi i përgjithshëm, që mund të shihet në të gjitha krijesat. Çdo krijesë duket qartë që vepron ashtu si i përshtatet krijimit të vet, për të arritur dobitë e veta e për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Madje edhe kafshëve u është dhënë një udhëzim i tillë, për t’iu mundësuar të arrijnë të mirat e të ruhen nga të këqijat. Kjo ngjan me ajetin tjetër kuranor: “Është Ai i cili e përsosi krijimin e çdo gjëje...”. [Sexhde 7]. Allahu jo vetëm që i krijoi, por edhe e përkreu dhe e zbukuroi krijimin e tyre. Askush nuk mund të bëjë diçka më të përkryer dhe të bukur se ajo që ka bërë Zoti. Ai i udhëzon krijesat tek më e dobishmja për ta. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi e Sunduesi, dhe kushdo që mohon këtë fakt është njëlloj si të ketë mohuar çdo gjë që ekziston. Mohimi i Zotit në fakt është arrogancë, kokëfortësi dhe këmbëngulje në të kotën. Nëse dikush mohon ekzistencën e gjërave që dihet botërisht se ekzistojnë, madje dëshmohen edhe nga shqisat, ky veprim do të konsiderohej si mendjelehtësi, arrogancë e këmbëngulje në kotësi. Mohimi i Zotit është më i keq dhe më i padrejtë se ky lloj mohimi. Kështu, kur Faraoni nuk mundi të hidhte poshtë këtë argument të prerë dhe të padiskutueshëm, iu shmang bisedës dhe filloi të polemizonte jashtë temës, për t’iu larguar qëllimit bazë. - Faraoni tha: “Si është, atëherë gjendja e popujve të hershëm?”” - Çfarë ka ndodhur me ta? Edhe ata, ashtu si ne, nuk i besuan këto që ti po na thua. Ata janë shembulli ynë. Atëherë, Musai i tha: - Musai Tha: “Dija për ata është te Zoti im, e shënuar, ashtu siç duhet, në një libër. Zoti im nuk gabon asnjëherë e as nuk harron asnjëherë”. - Allahu i ka ruajtur të gjitha veprat e tyre, të mira ose të këqija, dhe i ka shënuar në një libër madhështor, - Leuhi Mahfudh. Allahu i di me hollësi veprat e gjithësecilit. Asgjë nuk i shpëton diturisë së Zotit dhe Ai nuk harron kurrë. Ata popuj për të cilët po pyet bënë çfarë bënë dhe morën atë që merituan. Ata do të shpërblehen për veprat e tyre, prandaj pyetja jote për ta është e pakuptimtë dhe e pavend. Nëse shenjat e mrekullië që të treguam janë të vërteta prej Zotit, dhe të tilla janë, atëherë bindju të vërtetës dhe ftesës që po të jepet dhe largohu nga mohimi e padrejtësia! Lëre këtë polemikë të kotë! Gjithashtu, nëse pretendon se ato argumente nuk mjaftojnë, atëherë biseda është e hapur dhe ti mund të sjellësh argumente, që të hedhësh poshtë argumentet e mia! Me shmangie nga biseda, nuk ke për të shpëtuar! Allahu na njofton se Faraoni ishte i sigurt për vërtetësinë e Musait si profet, por sërish e mohoi. Allahu thotë: “Ata i mohuan ato (argumentet) në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur dhe të sigurt në to (se ishin nga Zoti). Shikoje se cili ishte fundi i shkatërrimtarëve!” [Neml 14]. Prandaj dhe Musai i tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.”. [Isra 102]. Nga kjo kuptohej qartë se ai po tregohej kokëfortë dhe i padrejtë në polemikën e tij. Qëllimi i tij ishte thjesht madhështia dhe tirania në Tokë. - ... (Zoti im) është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju... - Allahu është Ai që Tokën jua shtroi dhe e përshtati, që të mund të jetoni në të në mënyrë komode, të ndërtoni, të mbillni e ta kultivoni tokën, të hapni rrugë e ta shtroni atë, e shumë gjëra të tjera. Ai nuk e bëri Tokën të papërshtatshme për ju, që të mos përfitonit prej saj. - ... dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. - Allahu ju mundësoi rrugë nëpër tokë e mes malesh, dhe kështu mundësoi të ndërtoni lidhje mes vendeve të largëta. Njeriu mund të shkojë sot në çdo cep të botës me lehtësi. Nëpërmjet udhëtimeve, ai përfiton më shumë sesa në vendin e vet. - Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme. - Allahu hedh nga qielli shiun, prej të cilit mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme, me forma e karakteristika të veçanta për secilën. Është Allahu që e mundëson ujin, si furnizim e begati për ne dhe për kafshët tona. Nëse nuk do të binte shi prej qiellit, do të vdiste çdo gjallesë në tokë. - Hani (nga mirësitë e Tij) dhe kulloteni bagëtinë tuaj (në atë bimësi) ! - Në kontekstin e mirësive, kjo tregon se, në origjinë, bimësia që del nga toka është e lejuar për ushqim, përveç atyre që dihet se janë dëmtuese, si bimët helmuese etj. - Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë. - Janë shenja të mjaftueshme për ata që kanë mendje të shëndoshë dhe të papërlyer, që të kuptojnë mirësinë, mëshirën, bujarinë dhe dhuratat e mëdha të Zotit. Çdo i logjikshëm e kupton përmes këtyre shenjave përkujdesjen e madhe të Allahut dhe bindet se Ai është i vetmi Zot, Krijues e i Plotpushtetshëm që meriton të adhurohet. Allahu është Sunduesi i Lavdëruar, i vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime, duke i shprehur dashurinë më të lartë dhe përunjësinë më të thellë. Vetëm Ai meriton të gjitha përlëvdimet, lavdërimet, mirënjohjen dhe adhurimin. Allahu është i vetmi që dhuron të gjitha mirësitë. Këto shenja tregojnë se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. Ashtu siç e ringjall tokën pasi është tërësisht e shkretë e pa jetë, ashtu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Allahu i Madhëruar i përmendi veçmas njerëzit me logjikë dhe që kuptojnë, sepse janë ata përfitojnë nga shenjat e Tij. Ata dinë të vështrojnë e të përfitojnë, ndërsa të tjerët janë si kafshët e bagëtitë, që nuk e kuptojnë qëllimin e këtyre shenjave. Ato hanë pinë, por zemrat i kanë të fjetura e të pavëmendshme, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari.” [Jusuf 105]. - Prej asaj (tokës) ju krijuam, në të do t’ju kthejmë përsëri e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër. - Allahu i Madhëruar na tregoi më lart për begatinë dhe bujarinë e tokës, e cila, kur bie shi, nxjerr prodhimet e saj, si falënderim dhe mirënjohje për Zotin e saj dhe me lejen dhe urdhrin e Tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se Ai na krijoi nga toka, tek ajo do të na kthejë kur të vdesim dhe të varrosemi, dhe prej saj do të na nxjerrë sërish, kur të vijë Dita e Llogarisë. Ashtu siç na krijoi kur nuk ekzistonim, dhe për këtë jemi të sigurt, do të vijë dita që Ai të na ringjallë pas vdekjes, për të na shpërblyer sipas veprave që kemi bërë në jetën e kësaj bote. Këto janë dy argumente logjike për vërtetësinë e ringjalljes: 1. nxjerrja e bimësisë nga toka e shkretë dhe e pajetë; 2. krijimi i njerëzve nga toka, kur ata nuk ekzistonin.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:171 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… vjen vetëm nga Zoti yt; Për këtë arsye, ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit ta teprojnë me lëvdimin e profetëve dhe njerëzve të mirë. Kjo dukuri është shumë e përhapur tek krishterët. Ata e kaluan kufirin me lëvdimin dhe lartësimin e Isait, duke e ngritur mbi gradën që e vendosi Zoti. Kështu, nga rob e adhurues i sinqertë dhe i përkushtuar i Allahut, ata e trajtuan atë si zot, që adhurohet përveç Allahut. Ata e adhurojnë atë njëlloj si Allahun. Po kështu, ata e tepruan edhe me dijetarët dhe udhëheqësit e tyre, duke i konsideruar si të pagabueshëm, dhe kështu iu bindën atyre në gjithçka që urdhëronin, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ata i konsideruan priftërinjtë, oshënarët dhe Mesihun - birin e Merjemes, si zota veç Allahut, ndërkohë që ishin urdhëruar të adhuronin veç Allahun. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. I Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë!’ [Teube 31]. Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi, e ky nga Umeri se Profeti i Allahut ka thënë: 890 . “Mos më tejlëvdoni mua siç tejlëvduan krishterët Isain, birin e Merjemes! Unë jam veçse një rob (i Zotit). Për këtë arsye, thoni për mua: “Ai është robi i Allahut dhe i dërguari i Tij.” Edhe Buhariu e ka sjellë me këtë version e tekst. Ndërsa Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi e ky nga Enes Ibn Maliku se, njëherë, një burrë tha: “O Muhamed! O zotëriu ynë, i biri i zotërisë tonë, ti je më i miri ndër ne dhe biri i më të mirit tonë!” Atëher ë, Profeti i Allahut tha: 891. “O njerëz. Kujdes me fjalët që thoni, që të mos ju poshtërojë shejtani! Unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahit. Unë jam rob i Allahut dhe Profeti i Tij. Për Zotin, unë nuk dëshiroj që të më ngrini mbi gradën që më ka dhënë Allahu Krenar dhe i Lartësuar!” Ky hadith është sjellë në këtë version vetëm nga Ahmedi. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “... për Allahun thoni vetëm të vërtetën!” Pra, mos shpifni e mos thoni se Allahu ka bashkëshorte dhe bir! I Lartësuar dhe i dëlirë është Allahu nga këto shpifje të ulëta! Ai është i pastër, një i vetëm dhe i lartësuar në krenarinë dhe zotërimin e Tij absolut. Allahu është i Madhërishmi dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, nuk ka zot e sundues tjetër, veç Tij! Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, (Allahut) që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.” - Isai ishte vetëm një nga robërit e Allahut, një krijesë, si gjithë krijesat e Tij. Allahu tha: ‘Bëhu!’, dhe ai u bë. Ai ishte një profet nga profetët e Allahut. Allahu tha: “...Fjala e Tij (Allahut), që ia drejtoi Merjemes ...”. Domethënë, Allahu e krijoi atë përmes fjalës (‘Bëhu’), që Ai e dërgoi mbi Merjemen nëpërmjet Xhibrilit, i cili fryu në të shpirtin e Isait (të krijuar nga Allahu), dhe kështu, me lejen e Allahut, u krijua Isai. Xhibrili e fryu atë përmes së çarës së rrobës së saj tek qafa, dhe ashtu zbriti poshtë, duke hyrë në trupin e saj, duke zëvendësuar kështu ndërhyrjen mashkullore të një babai biologjik. E gjitha kjo dhe çdo pjesë e kësaj ngjizjeje është krijim i Allahut. Për këtë arsye, Isai është quajtur “Fjala e Allahut” dhe “Shpirti (i krijuar) prej Tij”, sepse ai nuk kishte baba biologjik, që të realizohej ngjizja e tij. Kjo ngjizje u realizua përmes fjalës së Allahut ‘Bëhu!’, dhe ai u bë, dhe përmes shpirtit, që Allahu e dërgoi Xhibrilin që ta frynte tek Merjemja. Allahu i Madhëruar thotë: “Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt; Për këtë arsye, ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!Atyre që të kundërshtojnë ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju dhe të lutemi për mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët!”. Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta (rreth Isait) . Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Allahut. Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Por, nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë) , atëherë Allahu di gjithçka për ata që përhapin shkatërrimin.” [Al Imran 59 - 63]. “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devotshmit.” [Tahrim 12]. Buhariu sjell hadithin nga Ubadetu Ib n Samiti, se Profeti ka thënë: 892. “Ai që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me merit përveç Allahut që është i vetëm dhe i pashoq dhe se Muhamedi është robi dhe Profeti i Allahut; dëshmon se Isa është robi i Allahut dhe profeti i Tij, është Fjala e (krijuar prej) Tij, që Ai ia drejtoi Merjemes dhe shpirt (i krijuar) prej Tij; dëshmon se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri është i vërtetë; atë Allahu ka për ta futur në Xhenet, (në gradën e merituar) sipas punëve që ka bërë.”“ Në transmetimin e El Uelidit përmes Xhenadetes, vjen shtesa: 893. “...Allahu ka për ta futur nga cilado prej tetë portave të Xhenetit që ai të dëshirojë.” Ky është në versionin e sjellë nga Muslimi. Kështu, në këto ajete dhe hadithe kuptohet qartë se kuptimi i saktë i fjalës së Allahut për Isain “dhe shpirt nga Ai”, është : “dhe shpirt i krijuar nga Ai’. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Për ju, Ai nënshtroi gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë; të gjitha janë prej Tij.” [Xhathije 13]. Në këtë ajet, fjala “...prej Tij” nuk duhet të kuptohet se ato janë pjesë e Zotit, por kuptimi është të gjitha janë krijesa të dhuruara prej Tij dhe pjesë e krijimit të Tij. Të krishterët - Allahu u dhëntë atë ndëshkim që meritojnë! - pretendojnë një kuptim të gabuar të fjalës së Allahut për Isain “dhe shpirt prej Tij”, duke mëtuar se Isai është pjesë e Zotit dhe nga e njëjta natyr ë si Ai. Por, e vërteta është se kur Allahu thotë për Isain ‘dhe shpirt nga Ai” këtë e bën për të treguar nderimin dhe vlerësimin e Isait. Të njëjtën gjë thotë Zoti edhe për çështje të tjera si psh. “Deveja e Allahut”, ose “Shtëpia e Allahut”, ose kur thotë ‘pastroje Shtëpinë Time.”. Dhe askush nuk pretendon se ‘Deveja’ apo ‘Shtëpia’ janë pjesë të Allahut dhe nga e njëjta natyrë si Ai. Ato janë thjesht krijesa të Allahut të Madhëruar, por, që për të treguar vlerën e tyre të lartë dhe nderimin për to, Allahu ia ka atribuar Vetes së Tij. - Për këtë arsye, besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”!” - Besojeni e pranojeni pa asnjë dyshim se Allahu është një i vetëm dhe nuk ka as grua, as bir. Isai ishte robi dhe profeti i Tij. Mos e konsideroni Isain dhe nënën e tij si idhuj e zota, që kanë pjesë në pushtet e zotërim së bashku me Allahun. I lartësuar e i madhëruar qoftë Allahu nga këto shpifje e trillime! I ngjashëm me këtë ajet është edhe ai në suren Maide, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre”. Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Një Zoti të vetëm. Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një dënim i dhembshëm.” [Maide 73]. “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Maide 72]. Të krishterët, në fakt, nuk kanë ndonjë rregull të përcaktuar, të cilit i përmbahen. Disa prej tyre e konsiderojnë Isain si vetë Zotin, disa e konsiderojnë si pjesë të Zotit dhe partner, e disa të tjerë si bir të Zotit. Kështu, ata janë të ndarë në grupacione e fraksione të shumta rreth besimit të tyre. Është shumë me vend fjala e një skolasti, kur thotë: “Nëse do të mblidheshin së bashku 10 të krishterë, do të dilnin me 11 mendime të ndryshme.”. Seid Ibn Patriku është një nga dijetarët e tyre të njohur, patriark i shquar i Aleksandrisë. Ai rrëfen se, gjatë kohës së Kostandinit, ata u mblodhën në një kuvend të madh, gjatë të cilit patën kundërshtime të mëdha mes tyre. Ishin më shumë se 2000 priftërinj e dijetarë. Megjithatë, ata u përçanë në fraksione të shumta: 50 vetë përkrahnin një mendim, 20 të tjerë përkrahnin një mendim tjetër, 100 të tjerë mendonin ndryshe, 70 të tjerë ndryshe, e kështu me radhë. Kostandini dalloi grupin më të madh, që kishin një qëndrim, dhe ata ishin 318 vetë. Kështu, ai e mbështeti mendimin e tyre dhe i hodhi poshtë të gjitha mendimet e të tjerëve. Pastaj u ndërtoi kisha dhe shpërndau në masë librat e tyre. Mbështetësit e këtij grupimi quhen el melkanije. Më vonë, ata organizuan një kuvend tjetër, ku u shfaq grupimi jakubije (jakovitët). Pastaj u mbajt një kuvend i tretë, ku u shfaqën ata që quhen nesturije (nestoritët). Të gjitha këto grupacione pohojnë Trininë me gjithë pjesët e saj, por janë të mendimeve të ndryshme se si është realizuar e funksionon ajo në personin e Mesihut. Ata kanë opinione të ndryshme në lidhje me lahutin (hyjnoren) dhe nasutin (njerëzoren), si dhe rreth faktit se a janë të përziera e të ndërfutura këto dy natyra në njëra-tjetrën apo janë të ndara, apo janë një gjë e vetme dhe e unifikuar? Janë tri qëndrime dhe secili grup i konsideron si heretikë grupimet e tjera. Ndërsa ne muslimanët i gjykojmë të gjitha këto grupacione, që hallakaten në këto trillime të kota e të pabaza, si mohues të Zotit të vërtetë, Allahut të Madhëruar, që është një i vetëm dhe i pashoq në çdo aspekt. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar thotë: - Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! - Nëse hiqni dorë nga të tilla trillime të pabaza e të kota, është më mirë për ju. - Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë.” - Ai është i Dëlirë, i Lartësuar dhe i Madhërishëm, larg të tilla përshkrimesh të ulëta. - E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë.” – E gjithë kjo botë është krijesë e Tij dhe nën pronësinë e sundimin e Tij. Çdo gjë që është në këtë botë është e nënshtruar para Allahut. Të gjithë janë nën kujdesin dhe administrimin e Tij. Allahu është rregulluesi i vetëm i të gjitha çështjeve të gjithësisë. Atëherë, si mund të mendohet që diçka e cila është pjesë e kësaj gjithësie, të jetë gruaja apo biri i tij?! i Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën (pa asnjë model të mëparshëm) . E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje, prandaj vetëm Atë adhuroni! Ai përkujdeset për gjithçka.” [En’am 101, 102].

Mus'haf Hape →
Gafir 40:28–40:33 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë. Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky burrë besimtar me mendje të ndritur dhe besim në zemër, duke treguar shëmtinë e veprave të popullit të tij, si dhe padrejtësinë e vendimit që kishin marrë për vrasjen e Musait, thotë: - Një besimtar nga familja e Faraonit, që e fshihte besimin e vet, tha: “A doni ta vrisni një njeri vetëm pse thotë: 'Zoti im është Allahu',...” - Kuptimi: Si është e mundur t’i lejojmë vetes vrasjen e një personi të tillë? Cili është krimi i tij? Vallë, konsiderohet krim vetëm sepse ai thotë: “Zoti im është Allahu?!” Kjo është thjesht një fjalë goje e thënë nga ai. Musai (a.s.) kishte sjellë argumente dhe shenja të mrekullueshme, që dëshmonin për vërtetësinë e tij, prandaj besimtari tha: - “...ndërkohë që ju ka sjellë Argumente të Qarta prej Zotit tuaj? - Aq të qarta ishin bërë mrekullitë dhe shenjat që Musai solli, saqë ato diheshin dhe diskutoheshin nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Pra, - thoshte besimtari - mendohuni mirë në vendimin tuaj. Këto fakte nuk duhet t’ju lejojnë që ta vrisni. Nuk është kjo ajo që ai meriton. Fillimisht, arsyetoni qëndrimin tuaj mohues, e pas kësaj shikoni, a meriton vrasjen apo jo. Nëse arrini të vërtetoni saktësinë e qëndrimit tuaj dhe mohimin e ftesës së tij, ndoshta do të ishte e drejtë ta vrisnit. Ama, nëse argumentet e tij mbeten të pacenuara, ose qëndrojnë shumë më lartë se kaq, atëherë nuk mund të lejoni vrasjen e tij, sepse është tërësisht e padrejtë. Pastaj ai u tha diçka shumë të mençur, që bind çdo njeri me logjikë. Ai bëri një supozim: - “Po të jetë gënjeshtar, mbi të do të rëndojë gjynahu për gënjeshtrën e vet. Por nëse thotë të vërtetën, juve do t’ju godasë diçka nga ajo me të cilën ai ju paralajmëron. – Pra, për Musain (a.s) ka dy mundësi: ose është mashtrues e gënjeshtar, ose është i sinqertë dhe i vërtetë në atë që thotë e pretendon. Nëse është mashtrues, atëherë mashtrimi rëndon mbi të dhe vetëm mbi të. Ju nuk dëmtoheni aspak nga mospranimi i një gënjeshtari. Por nëse ai është i vërtetë në atë që thotë, – madje ju ka sjellë edhe shenja e mrekulli nga Zoti, edhe ju ka paralajmëruar që, nëse nuk i bindeni e nuk e besoni, juve do t’ju godasë ndëshkimi nga Zoti, në dynja dhe në ahiret, – atëherë ju do të goditeni realisht nga ky ndëshkim, qoftë edhe nga një pjesë e tij, siç është ndëshkimi në dynja. Kjo tregon për mendjen e ndritur të këtij njeriu, që e përdor për të mbrojtur Musain. Ai e trajtoi situatën në një mënyrë që ata të mendoheshin dhe të kuptonin se zgjidhja ishte mes dy mundësive, të cilat e përjashtonin vrasjen si një veprim të zgjuar. Kështu, ai i bëri të mendonin dhe gjykonin se vrasja e Musait në të dyja rastet do të ishte e kotë dhe mendjelehtësi. Më pas ky burrë i zgjuar dhe besimtar, – Allahu e mëshiroftë, e faltë dhe qoftë i kënaqur prej tij! – për sa i përket mbrojtjes që i bën Musait, kalon në një nivel tjetër më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë. Ai aludon se Musai (a.s), me cilësitë e mira dhe besnikërinë që ka, është më pranë të vërtetës. Ai tha: - “Por të jeni të bindur se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që i shkel kufijtë dhe është gënjeshtar.” - Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë ata që kanë dy cilësi. Së pari, ata janë teprues, sepse tejkalojnë kufijtë e Zotit me braktisjen e të vërtetës dhe me përqafimin e të kotës. Së dyti, ata janë mashtrues, të cilët e reklamojnë shfrenimin e tyre si diçka të këshilluar nga Zoti. Të tillë njerëz Zoti nuk i udhëzon tek e vërteta dhe, aq më pak, t’i ndihmojë me shenja e mrekulli bindëse. Ai nuk u jep atyre sukses për të ndjekur dhe vërtetuar rrugën e saktë dhe të drejtë. Kjo është logjika më e thjeshtë dhe e pastër. Tani, – u drejtohet besimtari atyre, – është radha juaj të mendoheni pak për realitetin. Ju i kuptoni mirë fjalët e Musait dhe jeni të bindur se ato janë të drejta dhe të vërteta. Zoti i dha atij argumente logjike dhe mrekulli të jashtëzakonshme, që provojnë vërtetësinë e tyre. Kësisoj, ai që ka patur një mbështetje të tillë të jashtëzakonshme nga Allahu nuk mund të jetë kurrë njeri i shfrenuar e mashtrues. Mendohuni me qetësi për këto që po ju them! Ky qëndrim i besimtarit tregonte se ai ishte burrë i mençur dhe tepër i ditur rreth Zotit. Pastaj ai kaloi në një këshillë të hapur drejtuar popullit të tij, duke i kërcënuar për ndëshkimin e rëndë dhe të frikshëm të ahiretit. Ai i këshilloi dhe paralajmëroi që të mos mashtroheshin dhe të vetëkënaqeshin nga pushteti e pasuria që u ishte dhënë në këtë dynja, e të shpërfillin ahiretin: - "O populli im, sot ju keni sundimin në tokë. Por kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut kur Ai të godasë mbi ne?” – Kuptimi: Këtu, në këtë botë, ju është dhënë pushtet i dukshëm. Ju sundoni mbi popullin dhe zbatoni mbi ta ligjin që ju dëshironi. Zëreni se kjo do të jetë e vazhdueshme dhe e pacenueshme, - gjë që nuk ka për të ndodhur. Atëherë, a keni menduar: kush do të na mbrojë nga dënimi i Allahut, kur ai të godasë mbi ne? Shihni me kujdes! Ai tha: “mbi ne”. Ky moment tregon se sa stil të bukur dhe tërheqës kishte ftesa e tij. Ai e quajti veten si pjesë e tyre, që kujdesej për ta si për veten e vet, me dashuri e përkushtim, që dëshironte të mirën për ta, ashtu si e dëshironte për veten e vet. Më pas, për ta ndaluar popullin që të pasonte Musain, Faraoni tha: - “Faraoni tha: “Unë po ju tregoj veçse atë që shoh (vetë) dhe po ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë!” – Është e vërtetë që Faraoni e ftonte popullin e tij në rrugën që, në sytë e tij, ishte e drejtë. Por çfarë ishte kjo rrugë, që ai e mendonte si të drejtë?! Faraoni e shpërfilli të drejtën e popullit për të zgjedhur rrugën e vërtetë, sepse i detyroi ata t’i nënshtroheshin sundimit të tij dhe të bënin ashtu siç dëshironte ai. Në fakt, Faraoni nuk pretendoi se e vërteta ishte me të. Ai ishte i sigurt se e vërteta ishte me Musain, por e refuzoi atë me armiqësi dhe arrogancë. Ai gënjeu kur tha: “unë po ju udhëzoj veçse në rrugën e drejtë!”. Ky qe tjetërsim i të vërtetës. Po ashtu, nëse do t’i urdhëronte njerëzit që t’i bindeshin atij pa marrë parasysh zgjedhjen e vet personale për ta mohuar Musain, çështja do të ishte më e lehtë. Por Faraoni i urdhëroi që ta pasonin, duke deklaruar se rruga e tij ishte e vërteta, ndërsa ajo e Musait ishte e kotë dhe rruga e së keqes. Megjithatë, besimtari në oborrin e Faraonit, ashtu sikurse të gjithë ftuesit në rrugën e Zotit, nuk reshti kurrë së ftuari popullin e tij në besimin e drejtë. Atë nuk e ndali aspak as refuzimi arrogant i tyre: - “Ndërkaq, ai që kishte besuar, tha: “O populli im! Unë kam frikë se do t’ju godasë ndonjë denim, ashtu si popujt e mëparshëm.” - Kuptimi: Unë i frikësohem ndëshkimit, që goditi edhe popujt e shkuar, të cilët mblidheshin bashkë kundër profetëve të tyre, për t’i ndaluar dhe kundërshtuar ata. Pastaj sqaroi më konkretisht se për cilët popuj fliste: - Diçka si dënimi i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të brezave që erdhën pas tyre. Allahu kurrë nuk dëshiron padrejtësi për robtë e Tij. - Të gjithë ata kishin një të përbashkët: mohimin e Zotit dhe refuzimin e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Po ashtu, edhe përfundimi i tyre ishte i njëjtë për të gjithë: ndëshkim që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Në fakt, Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robve dhe asnjëherë nuk e dëshiron diçka të tillë për ta. Ai kurrë nuk do t’i ndëshkonte ata, nëse nuk do të bënin ndonjë padrejtësi e gjynah. Pasi i frikësoi dhe i paralajmëroi për ndëshkimin në dynja, ai vijoi t’i paralajmëronte edhe për ndëshkimin në ahiret: - O populli im! Unë kam frikë për ju Ditën kur do ti thërrisni njëri -tjetrit, – Kjo është Dita e Kijametit, ditë kur banorët e Xhenetit do t’u thërrasin banorëve të Zjarrit e do të flasin me ta, sikurse thotë i Madhëruari: “Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t'u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!" Të cilët i penguan njerëzit nga rruga e Allahut, që kërkuan shtrembërimin e saj dhe mohuan botën tjetër.” Mes tyre (dy grupeve)do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Këta të murit do t'u thërrasin pastaj disa burrave të tjerë, që do t'i njohin nga shenjat e tyre, dhe t'u thonë: “Sa ju vlejti ajo që grumbullonit dhe mendjemadhësia që tregonit? Ja. A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!” Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Na jepni ndopak ujë ose diçka nga ato që ju ka dhënë Allahu!” Ata do të përgjigjen: “Allahu i ka ndaluar këto gjëra për jobesimtarët!” Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. Atë ditë Ne do t'i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite dhe për shkak se kundërshtuan Shenjat Tona!” [El ea'raf 44 – 51]. Banorët e Zjarrit do t’i luten Malikut, melekut të Xhehenemit, që ta lusë Zotin që t’i japë fund e t’i asgjësojë ata. Por përgjigjja do t’ju vijë e dhimbshme e dëshpëruese, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë. Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.” [Zuhruf 77, 78]. Ata i luten edhe Zotit që t’i nxjerrë nga Zjarri dhe t’i kthejë në dynja, por koha e pendimit dhe e reflektimit përfundon me jetën në dynja. I Lartësuari thotë: “Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Ne na mundën të këqijat, prandaj u bëmë njerëz të humbur. O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta. Unë do t'i shpërblej ata sot, sepse u treguan durimtarë. Ata janë, vërtet fitimtarët.” [Muminun 106 -111]. Atë ditë, idhujtarëve dhe mohuesve do t’u thuhet: “Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”. Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin Dënimin. Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri -tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë) , që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit. ” [Kasas 64 – 67]. Kështu, ai burrë besimtar (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i paralajmëroi ata për ndëshkimin e kësaj dite të frikshme e të vështirë, nëse ata nuk ndaleshin nga idhujtaria e mosbindja e tyre. Atë ditë, jobesimtarët nuk do të gjejnë asnjë rrugë për shpëtim: - Ditën kur, nga frika, do të sprapseni për të gjetur shpëtim, por nuk do të gjeni asnjë që t’ju mbrojë prej Allahut. – Kuptimi: Kur të rrëmbeheni për t’u hedhur në zjarrin e Xhehenemit, do të përpiqeni të ktheheni pas e të vraponi për të shpëtuar, por atë ditë askush nuk mund t’ju shpëtojë prej ndëshkimit të Allahut. Askush, veç Zotit, nuk mund t’ju shpëtojë e t’ju ndihmojë nga ndëshkimi, sikurse thuhet në një tjetër ajet: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 - 10]. - “Askush nuk mund ta udhëzojë atë që Allahu e lë në humbje. - Nuk do të gjesh udhëzues, sepse udhëzimi është në dorën e Allahut të Lartësuar. Nëse Allahu i Madhëruar, me diturinë dhe urtësinë e Tij, e lë jashtë udhëzimit, për shkak se ai nuk e meriton udhëzimin nga ligësia që fsheh në shpirtin e tij, atë nuk mund ta udhëzojë askush.

Mus'haf Hape →