Kërko: sikur deri te ishte ngre

Araf 7:103–7:114 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… pozitivisht kërkesës së tyre, duke u premtuar shpërblim të madh dhe ngritje në poste të larta. Ai u bëri premtime joshëse, që ata të jepnin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht.” - Pas shumë profetëve, u dërgua Musai (a.s.), i ashtuquajturi Kelimullah (Ai të cilit i foli Allahu). Ai është imami dhe profeti i nderuar i Allahut, që u dërgua tek një popull tiran dhe i pamëshirshëm, tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ai u tregoi atyre disa prej shenjave madhështore të Allahut të Madhëruar, që askush më herët në botë nuk i kishte parë. Ato ishin mrekulli të pashembullta. Megjithatë, ata i refuzuan dhe nuk i besuan, duke u treguar të padrejtë e kryeneçë. Për këtë, ata merituan një ndëshkim të pashembullt. - “Shiko, atëherë si qe fundi i shkatërrimtarëve!” - Allahu i ndëshkoi ata dhimbshëm. Ata u mallkuan dhe poshtëruan në këtë jetë dhe në Ditën e Kijametit gjithashtu. I mallkuar qoftë ai popull i mjerë dhe mohues i të vërtetës! Deri këtu ishte një përshkrim i përmbledhur i ngjarjes, që Allahu i Madhëruar e sjell më të shtjelluar në vijim. Ai thotë: - “Musai tha: ‘O Faraon, unë jam dërguari nga Zoti i botëve.” - Musai shkoi te Faraoni dhe i tha: "O Faraon! Unë jam dërguar prej Zotit të botëve. Unë vij prej Dërguesit Madhështor dhe të Plotpushtetshëm, që ka përfshirë në diturinë e Tij botën qiellore dhe atë tokësore. Ai administron të gjitha çështjet e krijesave. Ai kujdeset për krijesat e Tij, që nuk do t’i linte kurrë të shpërfillura, pa u dërguar profetë dhe pa u treguar udhën e drejtë, ku duhet të ecnin. Askush nuk mund të marrë guximin e të pretendojë së është i dërguar prej Tij, kur në të vërtetë nuk është. Unë, si i dërguar i Tij, e kam për detyrë që të flas veçse të vërtetën për të. - “Është detyrë për mua që të flas veçse të vërtetën për Allahun.” - Unë nuk mund të them gënjeshtra për Allahun. Nëse do ta bëja, Ai do ta përshpejtonte ndëshkimin mbi mua. Ai do të më ndëshkonte ashpër, ashtu siç di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm. Këto fjalë duhet të bënin që zemrat e tyre të nënshtroheshin, për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për të zbatuar të gjitha porositë e Tij. Përveç këtyre, ishin gjithë ato mrekulli, që Musai u solli prej Zotit të gjithësisë, të cilat dëshmonin se ai ishte vërtet profet. - “Tani kam ardhur tek ju nga Zoti juaj me argument të qartë. Prandaj lëri bijtë e Izraelit të vijnë me mua!”” - Pas gjithë atyre mrekullive, do të ishte detyrë e natyrshme për ta që të zbatonin porositë e Zotit. Dy qëllimet madhore të Shpalljes së Musait ishin: Së pari besimi i plotë në këtë Shpallje dhe në Profetin që e solli atë, duke punuar e jetuar sipas saj dhe së dyti çlirimi i bijve të Izraelit nga robëria. Bijtë e Izraelit ishin populli më i zgjedhur në atë kohë. Ata rridhnin prej profetëve të ardhur pas Jakubit (a.s.). Edhe Musai ishte njëri prej këtyre pasardhësve. Faraoni iu drejtua atij dhe i tha: - Ai (Faraoni) tha: “Nëse, vërtet ke ardhur me ndonjë shenjë, na e trego, nëse je i sinqertë në ato që thua!”. - Këtu nis një rrëfim më i hollësishëm i ndodhisë mes Profetit të Zotit dhe Faraonit të mallkuar. Kështu, Faraoni i kërkoi Musait një shenjë, që të vërtetonte se ishte profet. Atëherë, Musai filloi të shfaqte mrekullitë, që Zoti ia kishte mundësuar. - “Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, dhe ja, ai u bë gjarpër i vërtetë.” - Shkopi u shndërrua në një gjarpër të vërtetë, që njerëzit e panë me sytë e tyre. - “Pastaj nxori dorën e tij, dhe ja, ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit.” - Musai e futi dorën brenda në këmishë, dhe kur e nxori jashtë, dora shkëlqente e bardhë, pa asnjë cen. Këto dy shenja duhet të mjaftonin si fakte të vërtetësisë së tij si profet i Zotit të botëve. Por ata që nuk besonin do të vazhdonin me mohimin e tyre, derisa t’u vinte ndëshkimi. - “Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka, vërtet një magjistar i fortë.” - Musai (a.s.) i mahniti me ato mrekulli, por ata përsëri nuk besuan, madje nisën të trillonin e jepnin llojlloj shpjegimesh të kota. Ata thanë: “Ky qenka magjistar shumë i fortë”. Pastaj filluan të frikësonin dhe manipulonin mendjelehtët e shumtë mes popullit të tyre, duke u thënë: - “Qëllimi i tij është që t’ju dëbojë nga vendi juaj. Atëherë, çfarë na këshilloni?” - Kuptimi: Me këto veprime, Musai kërkon që t'ju dëbojë prej vendit tuaj. Prandaj, ejani të mendojmë si t’i bëjmë ballë kësaj të keqeje që na ka pllakosur. Ejani të vendosim se si do të veprojmë me Musain, që kërkon të na shkatërrojë. Nëse ne nuk i vihemi pas dhe ta kundërshtojmë, atëherë shumica e njerëzve do të përqafojnë fenë e tij. Pas pleqërimit të gjendjes, ata erdhën në një mendim të përbashkët: - “Ata thanë: “Ndali (për pak) atë dhe vëllanë e tij dhe dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të sjellin para teje të gjithë magjistarët (tanë) të zotë.” - Ndale veprimtarinë e Musait dhe të vëllait të tij dhe dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të tubojnë banorët e gjithë mbretërisë dhe magjistarët më të zotë, të cilët të përballen me Musain dhe të hedhin poshtë pretendimet e tij. Ata i thanë Profetit: “O Musa, vendos një takim mes nesh dhe juve, që ta respektojnë të dyja palët.” Në ajete të tjera kuranore thuhet: "Edhe ne do të kundërvihemi me të njëjtën magji, prandaj cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne e as ti ”. Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite”. Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar." [Ta Ha 58 – 60]. Ndërsa në këtë sure, Allahu i Madhëruar thotë: - “Magjistarët erdhën te Faraoni e thanë: “A do të kemi shpërblimin (e duhur), në qoftë se dalim fitues?” - Magjistarët shkuan te Faraoni të kërkonin shpërblim për këtë sfidë, nëse do të dilnin fitues. - Ai u tha: “Po, madje (edhe më shumë) ju do të jeni nga më të afërmit e mi”.” - Faraoni iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tyre, duke u premtuar shpërblim të madh dhe ngritje në poste të larta. Ai u bëri premtime joshëse, që ata të jepnin maksimumin në këtë përballje kaq të rëndësishme. Kur ata u mblodhën në vendin e caktuar, përpara një turme të madhe, thanë:

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:1–36:12 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tij dhe arrijnë deri tek nofullat. Kështu, të lidhurit i mbetet koka ngritur lart dhe nuk mund ta ulë poshtë. Kështu janë ata në lidhje me pranimin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ja, Sin! Betohem në Kuranin plot urtësi. - Allahu i Lartësuar betohet në këtë Kur'an duke përmendur edhe një cilësi të Tij: urtësinë. Përkufizimi i urtësisë është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu janë urdhëresat dhe ndalesat e këtij Kur'ani: të drejta dhe me vend. Edhe shpërblimi me të mira dhe ndëshkimi me të këqija vendoset atje ku duhet dhe në lidhje me ata që e meritojnë. Të gjitha dispozitat ligjore dhe ato të shpërblimit dhe ndëshkimit që janë sjellë në këtë Kur'an janë në kulmin e urtësisë. Prej urtësisë madhështore të këtij Kur'ani është edhe fakti se ai jo vetëm që përmend gjykimin për diçka, por na tregon edhe urtësinë dhe qëllimet madhështore të këtyre gjykimeve. Allahu i Lartësuar na nxit, gjithashtu, që të përdorim mendjen për të medituar rreth shkaqeve, mësimeve apo mesazheve të dhënies së një gjykimi të caktuar. Po përse betohet Allahu i Lartësuar në Kur'anin të mbushur plot urtësi? Përgjigjja vjen më poshtë: - se ti (o Muhammed) je prej të dërguarve. - Ai betohet në këtë Libër plot urtësi për të treguar se Muhamedi (a.s) është prej të dërguarve të Tij. Ti, o Muhamed, je Profet i Allahut, si shumë profetë që janë dërguar para teje. Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz. Edhe mesazhet që përcjell nga Zoti janë si të gjitha mesazhet e sjella nga profetët e parë, sepse përçojnë të njëjtat parime të besimit të pastër dhe të drejtë. Çdokush që mediton në përshkrimet dhe cilësitë e Profetit do të arrijë të dallojë veçoritë dhe dallimin e tij nga të tjerët. Kush mediton në cilësitë e përshkrimet e tua, o Profet, do të bindet se ti je ndër më të mirët e të dërguarve nga Zoti, sepse ty të janë dhënë cilësitë dhe virtytet më të larta dhe të plota. Vërej me kujdes lidhjen e ngushtë mes Kur'anit, në të cilin Zoti betohet, dhe arsyen për çfarë Ai betohet, pra, profetësinë e Muhamedit. Ajeti duket sikur thotë: Sikur të mos kishte asnjë argument tjetër që të vërtetonte profetësinë e Muhamedit, përveç Kur'anit, kaq do të ishte mëse e mjaftueshme si argument dhe dëshmi. Madje, Kur'ani madhështor është absolutisht argumenti më i fortë dhe i vazhdueshëm që tregon vërtetësinë e Muhamedit si profet i dërguar nga Zoti i gjithësisë. Çdo argument i sjellë në këtë Kur'an është argument edhe për vërtetësinë e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit të botëve. Pastaj ajeti na njofton për cilësinë e mrekullueshme të Profetit (a.s), që tregon më së miri se ai ishte vërtet profet i dërguar nga Allahu. Ai thotë: - Ti je në një rrugë të drejtë. - Je në rrugë të drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e nderimit dhe shpërblimit. Kjo rrugë e drejtë është e ndërtuar mbi vepra të mira të cilat përmirësojnë zemrën dhe trupin, rregullojnë jetën dhe të bëjnë të fitosh lumturinë këtu dhe në ahiret. Ato vepra përmirësojnë moralin dhe pastrojnë shpirtin. Ato të mundësojnë të fitosh shpërblime të shumfisha. Qenia në rrugën e drejtë është jo vetëm cilësi e Profetit të Zotit, por edhe atribut i fesë dhe Shpalljes që ai solli nga Zoti. Feja dhe Kur'ani që ai solli nga Zoti është tregues i rrugës së drejtë dhe i çdo pune mbi të cilën ajo rrugë ndërtohet. Vërej me kujdes madhështinë e këtij Kur'ani në kumtet që na përcjell! Ai sjell një betim në gjënë më madhështore, - që është Kur'ani plot urtësi, Fjala e vetë Zotit, dhe këtë betim e sjell për të na treguar se Muhamedi është Profeti i Tij. Sigurisht që ky betim i Allahut mjafton për t'u bindur për faktin që Muhamedi është profet i Tij. Por Allahu i Lavdëruar e ka mbështetur këtë edhe me argumente të tjera, mes të cilave është rruga e drejtë në të cilën ishte Profeti i Tij. Në këtë mënyrë, ai sikur na nxit që të meditojmë në fenë dhe rrugën në të cilën Muhamedi e ftoi botën. Mjafton të meditoni në rrugën e drejtë në të cilën ai ftoi, për të kuptuar shumë më thjesht se ai ishte i dërguar i Zotit, prandaj është detyrë që ta ndiqni udhëzimin e sjellë prej tij. - (Kur’ani është) Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit - Kjo është rruga që Allahu i Lartësuar e shpalli në Librin e Tij. Ajo është e vetmja rrugë për robërit, që të arrijnë tek Ai. Kjo rrugë është e ruajtur nga ndryshimi dhe devijimi, sepse është Ngadhënjimtari, Krenari, i Plotfuqishmi Ai që e zbriti udhëzuesin për këtë rrugë. Ajo rrugë është mëshirë e dhuruar për adhuruesit, sepse u mundëson që të arrijnë në vendin e mëshirës së Zotit. Për këtë arsye, ajeti mbyllet me këta dy emra, që sjellin siguri për vërtetësinë e rrugës dhe shpresë për shpërblimin dhe mëshirën e Zotit. Ai tha se Kur'ani është Shpallje e të Plotfuqishmit e Mëshirëplotit. - Që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmendshëm ( ndaj Argumentave të Allahut). - Pasi u betua për vërtetësinë e Shpalljes dhe profetësinë e Muhamedit dhe solli argumente treguese të saj, Allahu i Madhëruar na tregon se dërgimi i Profetit dhe sjellja e Shpalljes ishte nga nevojat më të mëdha për njerëzimin: "Për të paralajmëruar një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar..." Këta ishin fillimisht arabët, që ishin popull i paditur dhe i paqytetëruar, tek të cilët nuk ishte sjellë ndonjë shpallje qiellore apo profet. Ata i kishte mbuluar padituria dhe ishin tërësisht të zhytur në humbje. Për këtë shkak, popujt e tjerë talleshin dhe i nënçmonin arabët. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi një profet nga gjiri i tyre, që t'i pastronte, t'u mësonte Librin dhe urtësinë, kur më parë ishin në humbje të thellë. Ai e dërgoi Profetin që fillimisht t'i këshillonte e paralajmëronte ata, e pastaj të gjithë popujt e tjerë. Ai e dërgoi këtë Profet madhështor që t'i këshillonte e t'u kujtonte atë Shpallje që kishin në duart e tyre dhe që ata të pasonin të vërtetën e Zotit. Me dërgimin e Profetit, Allahu u bëri një mirësi të madhe arabëve në mënyrë të veçantë dhe gjithë botës në përgjithësi. Megjithatë, edhe pas dërgimit të Profetit, njerëzit u ndanë në dy grupe. Njëri grup e refuzoi atë Shpallje që Muhamedi solli nga Zoti dhe e shpërfillën paralajmërimin e tij. Këta janë ata për të cilët Allahu thotë: - Tashmë ka marrë fund vendimi kundër shumicës së tyre, prandaj dhe ata nuk besojnë. - Allahu nuk dëshiroi t'i udhëzonte dhe t'i bënte zemrat e tyre që të nënshtroheshin e të besonin. Ndodhi kështu, sepse Ai ua ofroi udhëzimin dhe rrugën e drejtë dhe ata e refuzuan. Kjo bëri që të dënohen me të drejtë dhe t'u vulosen zemrat e tyre, që në to të mos hyjë drita e besimit. Më pas përmendet shkaku përse drita e imanit nuk mund të gjejë rrugë për në zemrat e tyre: - Ne u kemi vënë pranga në qafë që u arrijnë deri në nofulla, kështu që ata mbeten me kokën lart. - El aglal janë ato pranga hekuri që i vendosen skllavit në qafë, që ai të mos lëvizë. Ato janë aq të mëdha, saqë e bllokojnë gjithë qafën e tij dhe arrijnë deri tek nofullat. Kështu, të lidhurit i mbetet koka ngritur lart dhe nuk mund ta ulë poshtë. Kështu janë ata në lidhje me pranimin e imanit. - Ne u kemi vënë pengesë edhe para edhe prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, prandaj ata nuk mund të shohin. - Ka vendosur pengesë, që e bën të pamundur që imani të hyjë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, ata nuk shohin. Ata i ka zaptuar errësira e paditurisë dhe dëshpërimi nga të gjitha anët. Atyre nuk u sjell dobi asnjë lloj këshille e paralajmërimi. - Nuk ka dyshim se për ata (që mohojnë Besimin), është njëlloj - i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. - E si mund ta gjejë udhëzimin ai që ka zemër të vulosur dhe të vërtetën e sheh si kotësi, ndërsa kotësinë e sheh si të drejtë, të logjikshme dhe të mirë?! Ky ishte grupi i parë. Ndërsa grupi i dytë janë ata që i pranojnë këshillat dhe paralajmërimin. Për këta Allahu thotë: - Ti mund të paralajmërosh veçse atë që e ndjek Mesazhin (Kur’anin) dhe i frikësohet të Githëmëshirshmit në fshehtësi. - Këtyre u bën dobi këshilla dhe paralajmërimet, sepse ata synojnë të vërtetën, prandaj dëgjojnë me kujdes dhe meditojnë në këshillat që u bëhen. Kjo është cilësia e parë, pra, dëshira për të vërtetën e nënshtrimi për të kuptuar dhe pasuar atë. Së dyti: "...i frikësohet të Gjithëmëshirshmit në fshehtësi" Domethënë, ai njeri që i ka këto shenja e cilësi ka për ta parë të vërtetën dhe drita do të hyjë në zemrën e tij: Së pari, qëllimi i mirë dhe dëshira për ta gjetur të vërtetën dhe, së dyti, frika nga Zoti, frikë kjo që vjen nga dituria rreth Tij, për emrat dhe cilësitë e Tij. Të tillët përfitojnë nga Shpallja e Zotit. Përmes kësaj Shpalljeje, ata do t'i pastrojnë e lartësojnë shpirtrat dhe zemrat e tyre, pastaj do të mund të marrin diturinë e dobishme rreth Librit të Zotit dhe urtësive të Profetit të Tij. Ata që i kanë këto dy mirësi dhe sakrifikojnë për t’u pajisur me to, meritojnë një përgëzim nga Zoti: - Pra, përgëzoje atë për falje dhe shpërblim bujar. - Përgëzim për dy gjëra: për falje dhe fshirje e plotë të gjynaheve dhe, së dyti, shpërblim të mrekullueshëm për veprat e mira dhe qëllimet e tyre të pastra. - Ne do t'i ngjallim të vdekurit - Ne kemi për t’i ringjallur robërit pas vdekjes dhe kemi për t'i shpërblyer për veprat e paraqitura në dynja. - Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lanë pas. - Allahu ka shkruar dhe ruajtur çdo vepër e fjalë të mirë apo të keqe që kanë bërë gjatë jetës së tyre në dynja. Madje, jo vetëm fjalët e veprat që kanë bërë vetë, por edhe pasojat që ato kanë lënë e shkaktuar, si gjatë jetës në dynja, ashtu edhe pas vdekjes. Çdo vepër e mirë apo e keqe që shkaktohet nga fjalët dhe veprat e dikujt do të shkruhen në regjistrin e veprave të tij. Kështu për shembull, nëse ai ka përhapur dituri të dobishme dhe u ka mësuar njerëzve mirësinë, duke i urdhëruar për mirësi e drejtësi dhe duke i ndaluar nga ligësitë dhe padrejtësitë, çdokush që punon sipas kësaj diturie jo vetëm që do të shpërblehet, por të njëjtin shpërblim do të marrë edhe ai që e mësoi dhe u bë sebep për këto vepra të mira. Po kështu veprohet edhe me atë që u mëson njerëzve mirësinë dhe dije të dobishme, ose lë pas një libër të dobishëm, që u mëson njerëzve mirësinë. Ai do të marrë shpërblimin për çdo njeri tjetër që përfiton nga kjo njohuri gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij, deri në Kijamet. Nëse dikush adhuron Allahun duke falur namaz, duke dhënë zekat e sadaka, duke bërë bamirësi të shumta e sillet me moral të lartë dhe të tjerët e marrin si shembull dhe ndjekin rrugën e tij, ai merr shpërblimet e të gjithë atyre që punojnë sipas tij, pa iu pakësuar atyre asnjë shpërblim. Të gjitha këto shpërblime shkruhen në librin e veprave të tij. Gjithashtu, nëse dikush ndërton një xhami ose një shkollë, ose lë një pasuri vakëf, që njerëzit të përfitojnë prej saj, ose mbjell një pemë nga e cila hanë njerëzit dhe kafshët, ai merr sevape dhe veprat e shpërblimet i shënohen në librin e veprave të mira. Po kështu veprohet edhe me veprat e këqija, për të cilat njeriu është bërë shkak që t'i bëjnë të tjerët. Për këtë arsye, Profeti (a.s) ka thënë: "Kush bën në islam një punë të mirë dhe (bëhet shkak që) sipas saj punojnë edhe të tjerët, ai do të shpërblehet për atë punë (të mirë) dhe do të marë edhe shpërblimet e të gjithë atyre që punojnë me atë punë pas tij, pa iu pakësuar gjë nga shpërblimi i tyre. Dhe Kush bën në islam një punë të keqe dhe (bëhet shkak që) sipas saj punojnë edhe të tjerët, ai do të ngarkohet me peshën e gjynahut të tij për atë punë (të keqe) dhe do të marë edhe gjynahet e të gjithë atyre që punojnë me atë punë pas tij, pa iu pakësuar gjë nga pesha e gjynaheve të tyre." 38Nga këto tekste kuptohet qartë se sa i dobishëm dhe i rëndësishëm është misioni i davetit në rrugën e Allahut dhe përhapjes së diturisë dhe udhëzimit të Allahut ndër njerëz, me çdo rrugë e mënyrë të lejueshme e të mundshme. Gjithashtu, ai tregon se sa e frikshme është të qenurit ftues në rrugën e keqe dhe udhëheqës në ligësi. Këta janë njerëzit më të këqinj dhe keqbërësit më të mëdhenj, që do të mbartin gjynahet dhe peshën më të rëndë mbi shpinën e tyre. - Dhe çdo gjë Ne e kemi regjistruar në Librin e ruajtur (Leuhi Mahfudh). - Allahu i Madhëruar ka regjistruar dhe ruajtur çdo gjë në ato shënime, qoftë veprat e fjalët, qoftë qëllimet dhe ato që fshihen në zemër në Leuhi Mahfudh, që është Libri Mëmë, ku janë shënuar edhe shkrimet që janë në duart e melekëve për veprat e njeriut.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:69–12:79 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… rreth rrugëve që të çojnë drejt suksesit. Kështu Allahu i Madhëruar e ngriti lart gradën e Jusufit (a.s). - “Por, mbi çdo të dijtur, ka të tjerë edhe më të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur u futën te Jusufi, ai e afroi pranë vetes vëllanë e vet dhe i tha: “Unë jam yt vëlla, por ti mos u mërzit për veprën e tyre!”” - Kur i erdhën të vëllezërit, Jusufi afroi pranë vetes Beniaminin, të cilin ai ua kishte kërkuar ta sillnin në vizitën e radhës. Ai e veçoi të vëllanë dhe i tregoi fshehtas se ishte Jusufi, duke i thënë: “Mos u mërzit për veprën e tyre, sepse përfundimi do të jetë shumë më i mirë për ne.” Pastaj Jusufi (a.s) i tregoi Benjaminit planin që kishte përgatitur për ta mbajtur atë pranë vetes deri në fund. - “Pasi u dha furnizimet (e nevojshme), ai futi një enë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet.” - Ai ua përgatiti me kujdes dhe bollëk barrën e bereqetit dhe ua ngarkoi në deve, njëra nga të cilat ishte deveja e Beniaminit. Pas kësaj, ai e vuri enën matëse të ushqimit brenda ngarkesës së të vëllait. Kështu, kur ata po bënin për t’u larguar: - “...Pastaj një lajmëtar thirri: “O ju udhëtarë të karvanit! Ju qenkeni hajdutë të vërtetë!”” - Mbase ky që thirri nuk dinte gjë rreth planit të Jusufit dhe për realitetin e gjërave. Pasi dëgjuan këtë fjalë: - “Ata u kthyen dhe thanë: “Çfarë ju ka humbur?!”” - Vëllezërit e Jusufit, për të larguar dyshimin rreth tyre, u kthyen përsëri, që t’i kontrollonin ngarkesat e tyre. Zakonisht, hajduti nuk ka synim tjetër pas vjedhjes, veçse të largohet me atë që ka vjedhur. Ndërsa, vëllezërit e Jusufit, të cilët ishin të pafajshëm, u kthyen sërish, për të vërtetuar që ata nuk kishin vjedhur, porse që kishin ardhur thjesht për të marrë atë masë ushqimi që kërkonin të gjithë njerëzit e ndershëm dhe nevojtarë. Prandaj ata thanë: “Çfarë ju ka humbur?!” dhe nuk thanë: “Çfarë kemi vjedhur?”. Këto fjalë i thanë me sinqeritet të plotë dhe natyrshëm. Ata ishin të bindur se ishin të pastër dhe të pafajshëm për atë krim. - “Ata i thanë: “Na ka humbur gota e mbretit. Kush e gjen atë, fiton një ngarkesë deveje me ushqime. Ju garantojmë për këtë.”” - Kush e gjente enën e Mbretit do të kishte si shpërblim edhe një masë tjetër deveje, dhe kjo ishte e garantuar. Këto fjalë sigurisht i thoshte zëdhënësi ose lajmëtari, pra, ai që u tha për humbjen e enës. - “Ata thanë: “Betohemi në Allahun, - dhe ju e dini mirë, - se ne nuk kemi ardhur për të bërë turbullira në tokë dhe nuk jemi vjedhës.”” - Ne nuk kemi ardhur që të bëjmë poshtërsira dhe padrejtësi në këtë vend. Ne jemi të bindur se vjedhja është nga llojet më të shëmtuara të padrejtësive dhe të shkatërrimit të rendit në tokë. Ata u betuan për pafajësinë e tyre, sepse ishin të bindur se nuk e kishin bërë këtë krim. Sigurisht, ata e njihnin shumë mirë njëri tjetrin dhe ishin të bindur që askush prej tyre nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ata ishin njerëz të kujdesshëm dhe të ruajtur nga të tilla gjynahe. Vërej me kujdes! Ata nuk thanë: “nuk kemi vjedhur”, porse thanë: “...nuk jemi vjedhës”, që tregonte se ata nuk kishin vjedhur kurrë dhe nuk e kishin këtë cilësi. Kjo thënie ishte më e fortë për të larguar akuzën dhe dyshimin, sesa po të thoshin thjesht: “nuk kemi vjedhur.”. - “Ata thanë: “Po nëse (provohet se) gënjeni, atëherë, cili është dënimi?”” – Kuptimi: Si e mendoni dënimin për këtë vepër të shëmtuar, nëse sendi i vjedhur gjendet tek ju? Ata u përgjigjën duke thënë: - “Dënimi është që, ai të cilit i gjendet gota tek ngarkesa e vet, të robërohet.” - Le të robërohet ai tek i cili do të gjendet sendi i vjedhur. Me sa duket, ata e kishin ligj që, nëse vërtetohej se dikush kishte vjedhur, atëherë ai kthehej në pronë të personit të vjedhur, prandaj thanë: - “Kështu i dënojmë ne të padrejtët!” - Kështu i ndëshkojmë kriminelët e keqbërësit që cënojnë hakun e të tjerëve. - “Atëherë, ai filloi të kontrollonte ngarkesat e tyre, përpara ngarkesës së vëllait të vet.” - Jusufi (a.s.) e filloi kontrollin me ngarkesat e tyre, para se të kontrollonte barrën e Benjaminit, që të mos ngjallte dyshime tek ata se ndoshta e kishte bërë me qëllim. - “Më në fund ai e nxori atë (gotën) nga ngarkesa e të vëllait.” - Pasi kontrolloi tek kafshët e tyre dhe nuk gjeti gjë, ai e nxori atë nga deveja e të vëllait. - “Kështu, e mësuam Ne Jusufin të bënte këtë plan.” - Kështu, Jusufi (a.s) bëri të mundur që ta mbante Benjaminin, pa u kuptuar nga vëllezërit e tjerë. Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, e mësuam Ne Jusufin të bënte këtë plan.” Dhe ky ishte një plan shumë i mirë. - “Sipas ligjit të Mbretit, atij nuk i takonte ta mbante vëllanë e vet, veç nëse do të ishte dëshira e Allahut.” - Sipas ligjit të Mbretit, Jusufit nuk i takonte që ta robëronte atë që akuzohej për vjedhje, sepse ata kishin tjetër ndëshkim për vjedhjen. Nëse Beniamini do të gjykohej sipas ligjit të Mbretit, Jusufi nuk do të mund ta mbante vëllain e tij pranë vetes. Për këtë arsye, ai ua la në dorë gjykimin vëllezërve të tij, në mënyrë që të realizohej plani i përgatitur. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne e lartësojmë në dituri atë që duam.” - Allahu i Madhëruar e dallon atë që Ai dëshiron, me dituri të dobishme dhe njohuri rreth rrugëve që të çojnë drejt suksesit. Kështu Allahu i Madhëruar e ngriti lart gradën e Jusufit (a.s). - “Por, mbi çdo të dijtur, ka të tjerë edhe më të ditur.” - Mbi çdo të ditur ka një tjetër, që është më i ditur se ai, derisa të mbërrijnë tek Allahu, që është i Gjithëdituri rreth të fshehtave dhe të dukshmes. Asnjë nuk është më i ditur se Allahu i Lartësuar dhe as që mund t’i afrohet diturisë së Tij. Madje, krijesat dinë veçse atë që Allahu u ka mësuar dhe u ka mundësuar të dinë. - Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “Në pastë vjedhur ky, atëherë ka vjedhur më parë edhe një vëlla i tij.”” - Kur vëllezërit e Jusufit panë atë që panë, thanë: "Nëse ky ka vjedhur, atëherë kjo nuk është dhe aq çudi.” Ata kishin për qëllim Jusufin, duke dashur të pastronin figurën e tyre. Ata donin të tregonin se Benjamini dhe vëllai i tij, Jusufi, mund të vidhnin. Sipas tyre, meqë ata i kishin vëllezër vetëm nga nëna, atëherë nuk ishin njëlloj, prandaj edhe mund të bënin diçka të tillë si vjedhja. Sigurisht, këto ishin fjalë tepër të rënda, por megjithatë Jusufi e përmbajti veten. Allahu i Lartësuar thotë: - “Por, Jusufi i mbajti të fshehtë në vete dhe nuk ua tregoi atyre këto fjalë: “Ju jeni në pozitë shumë më të keqe”...” - Jusufi - nuk iu kthye atyre me fjalë të rënda dhe ndëshkuese, por e mbajti zemërimin. Duke u treguar i përmbajtur dhe i duruar, ai vazhdoi me planin e tij të mirëmenduar. Ndërsa në vetvete tha: “Ju jeni në pozitë shumë më të keqe. Duke na akuzuar për diçka që nuk e kemi, ju tregoni se jeni në një pozitë shumë më të keqe. Ju na akuzoni për diçka të paqenë, ndërkohë që vetë keni kryer diçka që është shumë më e rëndë dhe më e dënueshme sesa kjo që po na akuzoni.” - “dhe Allahu e di më së miri atë që ju po thoni.” - Kuptimi: Allahu është më i ditur për atë që ju shpifni rreth nesh. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë që ne jemi të pastër nga kjo akuzë dhe cilësi e ulët. Pastaj ata filluan që t’i përgjëroheshin Jusufit që ta falte dhe ta çlironte vëllain e tyre, Benjaminin: - Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “O zotëri! Ai ka një baba të shtyrë në moshë, ndaj, në vend të tij, merr njërin prej nesh!” - Do të jetë shumë e rëndë për babain tonë që të mos ia kthejmë të birin. - Ne po shohim se qenke, vërtet bamirës i madh!” - Tregohu bamirës me ne dhe me babain tonë, duke e pranuar këtë propozim. Jusufi tha: - “Ai (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtë! E si të marrim dikë tjetër dhe jo atë tek i cili u gjet sendi ynë?!” Është padrejtësi e madhe që të dënosh një të pafajshëm, në vend të fajtorit të vërtetë. Vëreni me kujdes! Ai nuk tha: “atë që vodhi sendin tonë”, porse: “jo atë tek i cili u gjet sendi ynë”. Kjo tregon kujdesin e madh të Jusufit edhe në të shprehur. Ai ishte i kujdesshëm në çdo fjalë, që të mos gënjente, porse të thoshte gjithmonë të vërtetën. - “Ne atëherë do të bënim padrejtësi.” - Në këtë mënyrë do të ndëshkonim dikë që nuk e meriton.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:106–2:107 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tij, e më pas kjo u bë e ndaluar. Po kështu, Ai ia lejoi Nuhut ngrënien e kafshëve pasi zbriti nga anija në Tokë dhe më pas ia ndaloi një pjesë të tyre. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

En-nes’hu quhet shfuqizimi ose pezullimi i një gjykimi e ligji, me një argument të mëvonshëm. En-nes’hu është disa llojesh: 1. Abrogimi i ligjit dhe mbetja e tij e shkruar në Kur 'an, si rasti i anulimit të dhënies sadeka para bisedës me Profetin ﷺ . Ky ligj u anulua, por ajeti vazhdon të mbetet në Mus’haf dhe lexohet. 80 Gjithashtu, anulimi i ligjit që muslimani duhet të bëj durim përballë 10 armiqve, që u zëvendësua me ligjin e mëvonshëm, që e detyron muslimanin të durojë përballë dy qafirëve. Por edhe pse u anulua si ligj, ai mbetet në Mus’haf dhe lexohet. 81 Po kështu janë edhe ndryshimet, të cilat, diçka që ishte haram e kanë bërë të lejuar dhe diçka që ishte e lejuar e kanë bërë të ndaluar. 82 2. Një lloj i dytë është anulimi i leximit, por ligji mbetet, siç është ajeti i abroguar: 102. “I moshuari dhe e moshuara që bëjnë imoralitet, le të gurëzohen....” Allahu i Madhëruar thotë: - Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet (ose dispozitë ligjore), apo ta bëjmë të lihet në harresë, e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të. - Fjala nunsihâ vjen me dy kuptime: 1. Nunsihâ vjen me kuptimin " en-nisjan" - harresë. Kështu, kuptimi do të ishte: "... apo ta bëjmë të lihet në harresë". Pra, Ne e bëjmë Profetin që ta harrojë diçka nga shpallja. 2. Ndërsa leximi i dytë vjen me kuptimin "nense’uhâ", nga "en-nesie", që do të thotë: vonesë, të lësh diçka për më vonë. Kështu, kuptimi do të ishte: "... apo ta lëmë për më vonë ...,", pra, ta lëmë për më vonë ose shtyjmë një dispozitë e ligj të caktuar. Abdurrezaku përcjell nga Mea’meri dhe nga Katade, që ajeti: "Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet (ose dispozitë ligjore) , apo ta bëjmë të lihet në harresë...", domethënë se Allahu i Madhëruar e bënte që Profeti ﷺ të harronte diçka prej Shpalljes, duke anuluar kështu çfarë të dëshironte Ai prej ligjeve e dispozitave. Ndërsa Abd Ibn Umejri, Muxhahidi dhe At âu e interpretojnë: "...ose “nense'uhâ”, pra, e lëmë për më vonë ligjërimin e disa dispozitave ose anulimin e disave prej tyre." Ibn Ebu Hatimi përcjell me senedin e tij deri tek Ibn Abasi, që ka thënë: “Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) na mbajti një herë një hytbe, ku tha: “Allahu i Lartësuar thotë: "Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet (ose dispozitë ligjore), apo ta lëmë për më vonë...". Pastaj i Lartësuari thotë: "...e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të.", pra ta zëvendësojmë me një ligj e dispozitë që është në dobi të njerëzve e të përgjegjshmëve ligjërisht. Ndërsa Katade thotë: "...e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të.", pra sjellim një ajet lehtësimi në të cilin ka dispozita lehtësuese dhe në të cilin ka urdhëresa e ndalesa të tjera (të ngjashme si gjithë urdhëresat e ndalesat e Kur 'anit). Allahu i Madhëruar thotë: - A nuk e di ti se Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka?! A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës?! Përveç Allahut, ju nuk keni asnjë ndihmëtar dhe asnjë mbrojtës tjetër. - Allahu i Madhëruar i udhëzon krijesat që të kuptojnë dhe t’i binden për faktin se Ai është i vetmi rregullues e përmirësues i çështjeve të krijesave, ashtu si Ai dëshiron dhe vendos me urtësinë, bamirësinë dhe diturinë e Tij. Vetëm në dorën e Tij është krijimi i gjithçkaje dhe çdo ligj dhe çështje në gjithësi. Allahu është i vetmi që krijon çfarë të dëshirojë, që bën të lumtur kë të dëshirojë e bën të dëshpëruar kë të dëshirojë, që bën të shëndetshëm kë të dëshirojë e bën të sëmurë kë të dëshirojë, i jep sukses dhe ia bën mbarë kujt të dojë. Është Ai që përmirëson dhe udhëzon në rrugën e drejtë ose e lë në humbje kë të dojë nga krijesat e Tij. Po kështu, Ai ligjëron dhe vendos çfarëdo ligji që të dëshirojë për robërit e Tij, bën të lejuar çfarë të dojë dhe e bën të ndaluar çfarë të dojë. Ai qorton dhe tërheq vërejtje për çfarë të dëshirojë. Allahu vendos ligje e dispozita që dëshiron dhe askush nuk mund t’i refuzojë e kundërshtojë ligjet e Tij. Ai nuk pyetet për çfarë vepron, por krijesat pyeten dhe do të mbajnë përgjegjësi. Përmes ligjeve e dispozitave që vendos dhe atyre dispozitave që anulon, Allahu i Madhëruar vë në provë robërit e Tij, për të nxjerrë në pah bindjen e nënshtrimin e tyre në pasimin e Profetit ose mosbindjen dhe mospranimin e Tij. Kështu, Ai urdhëron për një ligj, dispozitë të caktuar në një kohë e situatë të caktuar për vetë dobinë dhe mirësinë që ai ligj e dispozitë ofron. Pastaj sjell një ligj tjetër, që anulon të parin për shkaqe e urtësi që Ai i di. Detyra e robit është që t’i bindet Zotit për të gjitha ligjet dhe dispozitat që Ai ligjëron. Ata duhet të pohojnë dhe besojnë çdo lajm të sjellë nga profetët, duhet të pranojnë e t’i binden çdo urdhri të sjellë nga ata, duke e zbatuar korrektësisht dhe me sinqeritet, si dhe duhet të largohen nga çdo ndales ë që ata kanë sjellë nga Zoti. Ky ajet është një argument kundër jehudëve dhe një fakt i qartë që tregon mohimin e tyre dhe pretendimet boshe që hedhin . Ata pretendonin se anulimi i një ligji është diçka që nuk pranohet dhe nuk mund të ndodhë nga Zoti. Përmes këtij pretendimi, ata hidhnin poshtë profetësinë e Isait dhe Muhamedit, të cilët sollën ligje që anulonin disa ligje të Teuratit. Por Allahu i Madhëruar i njofton e u kujton atyre se Atij i takon pushteti e zotërimi i qiejve dhe i Tokës; në dorë të Tij është pushteti dhe mbretërimi në të. Të gjitha krijesat janë të nënshtruar dhe poshtë këtij sundimi, prandaj e kanë detyrë që ta dëgjojnë, t’i binden Atij në ligjet që Ai vendos dhe të largohen nga ndalesat që Ai sjell. Atij i takon të ligjërojë çfarë të dojë e të ndalojë nga çfarë të dojë. Ai mund të abrogojë dhe ndryshojë çfarë të dojë, ose të lërë e të mos ndryshojë çfarë të dojë prej urdhëresave dhe ndalesave që ka ligjëruar. Askush nuk mund të kundërshtojë e t'ia mohojë Atij këtë të drejtë. Në fakt, jehudët e refuzuan abrogimin me kokëfortësi dhe padrejtësi, sepse logjika e shëndoshë nuk e refuzon diçka të tillë me dispozitat dhe ligjet. Çdo ligj e dispozitë mund të ndryshohet nga Zoti, sepse Ai urdhëron dhe ligjëron çfarë të dojë. Abrogimi ka qenë i njohur edhe në librat dhe sheriatet e shkuara. Kështu, për shembull, në fillim Allahu e kishte lejuar që bijtë e Ademit të martoheshin me bijat e tij, e më pas kjo u bë e ndaluar. Po kështu, Ai ia lejoi Nuhut ngrënien e kafshëve pasi zbriti nga anija në Tokë dhe më pas ia ndaloi një pjesë të tyre. Martesa me dy motra në të njëjtën kohë ishte e lejuar për Izraelin, Jakubin dhe bijtë e tij, por pastaj u bë e ndaluar në Sheriatin e sjellë në Teurat nga Musai e në vijim. Po kështu, Allahu e urdhëroi Ibrahimin që të bënte kurban të birin, dhe pastaj e anuloi para se Ibrahimi ta ekzekutonte urdhrin. Edhe jehudët i pranojnë këto abrogime e, megjithatë, i mbyllin sytë e i kthejnë shpinën këtyre fakteve të pamohueshme. Por muslimanët janë të gjithë unanimisht të një mendimi se abrogimi është diçka e zbatueshme edhe në ligjet që Zoti solli ndër njerëz, sepse kjo bëhet sipas urtësisë dhe diturisë së Tij absolute.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:72–33:73 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të saj, ku do ta gjejë amanetin që nuk e mbajti, në formën e tij. Ai do ta ngrejë, do ta hedhë mbi qafën e supet e tij dhe do të niset të ngjisë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne ua ofruam Amanetin qiejve, Tokës dhe Maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur. ” - Aufiu përcjell nga Ibn Abasi shpjegimin e fjalës el emâne (amanet): “Amaneti është bindja ndaj Allahut të Madhëruar. Kështu, Allahu i Lartësuar ua ofroi qiejve, Tokës dhe maleve amanetin, pra, urdhrin për përmbushjen e bindjes ndaj Tij, përpara se t’ia ofronte këtë njeriut. Këto krijesa treguan përunjësisht dobësinë e tyre dhe pamundësinë për ta mbajtur peshën dhe përgjegjësinë e këtij amaneti. Allahu i Madhëruar i tha Ademit: “Unë ua paraqita këtë amanet, për ta çuar në vend, qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta merrnin përsipër. A do ta marrësh ti përsipër përmbushjen e tij, me gjithçka që ai përmban?” Ademi tha: “O Zot, po çfarë përmban ky amanet?” - “Nëse bën mirë, ke për t’u shpërblyer, por nëse bën keq, ke për t’u ndëshkuar.” Atëherë Ademi e pranoi ta mbante peshën e këtij amaneti. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur.” Ibn Xheriri sjell hadithin nga Seid Ibn Xhubejri, se Ibn Abasi ka thënë: “Nuk zgjati më shumë sesa koha nga ikindia deri në aksham, që Ademi të gabonte.” Edhe Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, Dahaku, Hasen el Basriu etj, kanë thënë se amaneti ishte pikërisht përmbushja e detyrave, urdhëresave dhe porosive të Zotit. Të tjerë kanë thënë se amaneti ishte angazhimi për t’iu bindur Allahut. Po ashtu kanë thënë se amaneti është feja, kufijtë dhe dispozitat e vendosura nga Allahu; ose pastrimi ritual (gusuli) nga xhunubllëku, ose falja e namazit, agjërimi dhe pastrimi ritual (gusul) nga xhunubllëku. Të gjitha këto mendime janë të përafërta dhe kanë një të përbashkët: amaneti është pranimi i urdhëresave, ndalesave dhe ligjeve të Zotit, me kushtin e vendosur prej Tij. Pra, ai që i përmbush ato dhe i zbaton me përpikmëri dhe sinqeritet, do të shpërblehet, ndërsa ai që i braktis dhe i shpërfill ato, do të ndëshkohet. Kështu, njeriu e pranoi këtë amanet, edhe pse ishte i dobët dhe i paditur, përveç atyre që Zoti ua priu mbarë dhe u dha sukses për ta përmbushur atë. Vetëm Allahut i kërkojmë ndihmë e mbështetje. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti ka thënë: 2192. “Vdekja në luftë në rrugën e Zotit i fal e fshin të gjitha gjynahet (ose tha: “fal çdo gjë, përveç mospërmbushjes së amanetit”). Mosmbajtësi i amanetit do të sillet në atë botë dhe do t’i thuhet: “Përmbushe amanetin, që more përsipër!”. Ai do të thotë: “E si mund ta përmbush tani, o Zot, kur ajo botë tashmë nuk është më?!” Do t’i thuhet përsëri: “Përmbushe amanetin, që more përsipër!” - “E si mund ta përmbush tani, o Zot, kur ajo botë tashmë nuk është më?!” - “Përmbushe amanetin, që more përsipër!” - “E si mund ta përmbush tani, o Zot, kur ajo botë tashmë nuk është më?!” Atëherë do të thuhet: “Merreni atë dhe hidheni në humnerën Ha uije (të Xhehenemit)!” Kështu, atë do ta hedhin në Ha uije dhe ai do të bjerë në humnerë, derisa të mbërrijë në fund të saj, ku do ta gjejë amanetin që nuk e mbajti, në formën e tij. Ai do ta ngrejë, do ta hedhë mbi qafën e supet e tij dhe do të niset të ngjisë përpjetën e Xhehenemit. Atëherë kur mendon se po ia del, do t’i rrëshqasin këmbët dhe do të rrëzohet sërish në humnerë. Kështu do të vazhdojë përjetë e pafundësisht.” Dhe amaneti që duhet përmbushur është amaneti i faljes së namazit, amaneti i agjërimit, amaneti i marrjes së abdesit, amaneti për të folur veçse të vërtetën. Ndër më të rëndësishmet janë amanetet e njerëzve, që u ke dhënë besën për t’i përmbushur.” Unë takova El Berain dhe i thashë: “A e dëgjon çfarë thotë vëllai yt, Abdullahi?” Ai tha: “Të vërtetën ka thënë.” Lidhje me amanetin dhe përmbushjen e tij ka edhe hadithi që Imam Ahmedi e sjell nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: 2193. “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka rrëfyer për dy gjëra, njërën prej të cilave e pashë, kurse tjetrën po e pres. Ai na ka thënë: “Besnikëria (mbajtja e amanetit) zbriti në thelbin e zemrës së burrave; pastaj zbriti Kurani dhe ata mësuan prej Kuranit; më vonë edhe prej Sunetit.” Pastaj, duke na rrëfyer për humbjen e besnikërisë, tha: “Njeriu do të bjerë në gjumë dhe atëherë do t’i merret besnikëria prej zemrës së tij, saqë do t’i mbesin vetëm shenjat, si ato shenjat e zjarrit. Kur të bjerë në gjumë sërish, prapë do t’i merret, duke i lënë shenjë si ajo flluska që krijon prushi kur të bie e rrokulliset në këmbë: e sheh të fryrë, porse brenda nuk ka asgjë. (Këtu mori një guralec dhe e rrokullisi nëpër këmbë) Njerëzit do të merren me shitblerje, por pothuajse askush nuk do të jetë besnik, saqë do të thuhet: “Në filan fis është një njeri besnik!” Po ashtu, njeriut do t’i thuhet: “Sa i fuqishëm, sa i zgjuar e sa i mençur, porse në zemër nuk ka besim as sa fara e sinapit.” Hudhejfe vazhdon: “Pata arritur një kohë kur nuk brengosesha me kë bëja shitblerje, për sa kohë që ishte musliman, sepse Islami e ndalonte atë (nga mashtrimi), e, nëse ishte i krishterë (e më mashtronte) , atë (të drejtën) do të ma kthente udhëheqësi (me të drejtën që i jep ligji) . Ndërkaq, sot nuk bëj shitblerje, përveçse me filanin e filanin.” [Buhariu dhe Muslimi]. Është përcjellë tek ne ndalesa që të betohesh për amanetin, pra, të thuash: “Pasha amanetin (për besë)!” Ebu Daudi sjell hadithin nga Burejde, e ky nga i ati (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2194. “Ai që betohet “për amanetin” nuk është prej nesh.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Ebu Daudi. - “Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret ...” - Njeriu u ngarkua për të përmbushur detyrimet ndaj Zotit dhe pikërisht në lidhje me përmbushjen ose jo të tyre do të merret në llogari. I Lartësuari do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, të cilët shfaqin besimin, nga frika prej besimtarëve, por brenda në zemër fshehin mosbesimin, duke pasuar rrugën e të humburve. Ai do t’i ndëshkojë edhe “idhujtarët dhe idhujtaret”, të cilët si jashtë, edhe brenda në zemër kanë mohimin e besimit të vërtetë, idhujtarinë, kundërshtimin e profetëve dhe të rrugës së tyre. - “... dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret.” - Allahu e ngarkoi njeriun me amanetin për të kryer detyrimet ndaj Tij, për të mëshiruar besimtarët, ata të cilët patën besim të pastër për Allahun, melekët, shpalljet dhe profetët e Tij, e adhuruan dhe punuan në bindje ndaj Tij. Pastaj i Lavdëruari thotë: - “Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Ahzab. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë e Tij!

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:40 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atyre muslimanëve që janë të dobët e të pafuqishëm, kundër të cilëve armiku është ngritur dhe synon që t’i dëmtojë. Në këtë rast, ndihma e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Edhe nëse ju nuk e ndihmoni, atë e ndihmon Allahu, si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok.” - Nëse ju nuk e ndihmoni dhe mbështesni Profetin e Tij, Muhamedin, të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për ju dhe ju nuk mund ta dëmtoni Atë aspak. Allahu i Lartësuar është Ndihmuesi dhe Mbështetësi më madh i Muhamedit . Madje, Allahu i Lartësuar e ka treguar mbrojtjen, mbështetjen dhe ndihmën për Profetin e Tij të dashur në momentet kur ai ishte i dobët dhe pa mbështetje, dhe në mënyrë të veçantë kur Profeti emigroi nga Meka në Medinë. Allahu i Lartësuar thotë: "...si ditën kur mohuesit e dëbuan atë dhe ai kishte vetëm një shok.". Idhujtarët e Mekës planifikuan që ta vrisnin Profetin. Ata bënë gjithçka që mundën për të arritur këtë qëllim.45 Kjo e shtyu Profetin që të emigronte për në Medinë. - “Të dy ata ishin në shpellë, kur ai i tha shokut: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!”” - Në udhëtimin e tij për në Medinë, Profeti ishte së bashku me të sinqertin Ebu Bekër (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Me të dalë nga Meka, fillimisht u strehuan në një guvë, e cila quhet Garuth Theur - Guva e Kaut. Ata qëndruan aty njëfare kohe, për t'iu ruajtur ndjekjes dhe zbulimit nga idhujtarët kurejsh. Në një gjendje kaq të vështirë, kur ata ndiqeshin nga të gjithë idhujtarët e Mekës, madje edhe u rrethuan nga armiqtë e tyre, të gatshëm për t’i vrarë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën dhe mbështetjen për Profetin e Tij të dashur, me një mënyrë që askush nuk mund ta përfytyronte. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e dashura që Profeti i tha shokut të tij, të sinqertit Ebu Bekër: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Ebu Bekri ishte në merak për të Dashurin e Allahut, për Profetin. Ai shqetësohej se mos atë e gjente ndonjë e keqe. Por Profeti i tha fjalët qetësuese: “Mos u trishto, se Allahu është me ne!”, me mbështetjen dhe përkujdesin e Tij të mrekullueshëm. - “Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të dhe e fuqizoi me forca, që ju nuk i patë.” - Allahu i Lartësuar zbriti ‘ essekine’, pra, qëndrueshmërinë, prehjen dhe qetësinë e zemrave për dy miqtë e dashur. Kjo bëri që zemrat dhe shpirtrat e tyre të qetësoheshin dhe të stabilizoheshin. Allahu i Lartësuar e zbriti essekine-n fillimisht në zemrën e Profetit, i cili, kur pa shqetësimin e shokut të tij, e qetësoi me ato fjalë të ëmbla. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e mbështeti me një ushtri melekësh të zgjedhur, te cilët idhujtarët nuk i panë. Melekët ishin ruajtës dhe mbështetës të këtyre dy besimtarëve, që kishin dalë në emigrim. Allahu i Lartësuar bëri që fjala dhe besimet e mohuesve të ishin më të ulëtat dhe pa ndihmë. Idhujtarët ishin tejet të sigurt në vetvete se do t'ia arrinin qëllimit të tyre për vrasjen e Profetit. Ata e menduan si një ndërmarrje të thjeshtë në fillim dhe, përveç kësaj, dhanë gjithçka që kishin për ta realizuar. Por Allahu i Lartësuar i bëri që të dilnin huq dhe të mos ia arrinin dot qëllimit të tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar e ndihmoi Profetin e Tij, duke e ruajtur dhe e mbrojtur prej tyre. Pikërisht për këtë lloj ndihme bëhet fjalë në ajet. Ndihma dhe suksesi prej Allahut të Lartësuar është dy llojesh: 1. Ndihma kur besimtarët luftojnë kundër armikut, duke ua realizuar qëllimin e tyre. Allahu i Plotpushtetshëm bën që ata ta fitojnë luftën kundër jobesimtarëve. 2. Ndihma që u ofrohet atyre muslimanëve që janë të dobët e të pafuqishëm, kundër të cilëve armiku është ngritur dhe synon që t’i dëmtojë. Në këtë rast, ndihma e Allahut është duke e larguar të keqen e armikut të tyre dhe duke i mbrojtur ata ndaj çdo lloj rreziku. Mbase lloji i dytë është ndihma më e dobishme që Allahu i Lartësuar u ofron besimtarëve. Pikërisht ndihma që Allahu i Lartësuar i ofroi Profetit të Tij, kur mohuesit e larguan atë nga Meka së bashku me shokun e tij, është e llojit të dytë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ai e poshtëroi fjalën e mohuesve, kurse fjala e Allahut është më e larta.” - Fjala e Allahut’, së cilës i referohet ajeti, nënkupton ligjet e Tij universale, por edhe ligjet e fesë. Kështu, fjala e Zotit, qoftë kur bëhet fjalë për kaderin e Tij, qoftë për Sheriatin e Tij, është më e larta. Ajo do të triumfojë mbi çdo lloj fjale dhe vendimi tjetër. E si mund të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: "Është Detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët. " [Rum 47]. Ose: "Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote edhe në Ditën kur të paraqiten dëshmitë." [Gafir 51]. Ose: "...sigurisht që ushtria Jonë është fitimtare”. [Safat 173]. Nuk ka dyshim që feja e Allahut të Lartësuar ka për të triumfuar mbi të gjitha fetë dhe besimet që ekzistojnë në botë. Kjo fitore do të arrihet përmes argumentimeve dhe fakteve të qarta që ofron kjo fe madhështore, përmes ajeteve të mrekullueshme, përmes mrekullive dhe fakteve të padiskutueshme të saj. Por, gjithashtu, fitorja arrihet edhe përmes forcës që Allahu i Lartësuar u dhuron ndihmëtarëve të kësaj feje. Kjo është një dhunti që vetëm Allahu i Madhëruar mund ta japë. - “Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë.” - Allahu i Lartësuar është Aziz – Krenar e Ngadhënjimtar. Askush nuk mund ta mposhtë Atë, por Ai është mposhtësi dhe nënshtruesi i gjithçkaje. Askush nuk mund t’i fshihet ndëshkimit dhe pushtetit të Allahut. Allahu i Lartësuar është edhe Hakim - i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet. Me urtësinë e Tij ndodh që triumfi i besimtarëve të vonohet ndonjëherë për njëfarë kohe. Ky ajet tregon qartë gradën dhe vlerat e larta të Ebu Bekër Es - Sidikut. Ky njeri është dalluar në umet me cilësi të shumta. Kështu, ai ishte shoqëruesi i të Dashurit të Allahut të Lartësuar në hixhretin nga Meka në Medinë. Të gjithë muslimanët janë dakord se ky ajet flet pikërisht për Ebu Bekrin. Për këtë arsye, çdokush që e mohon se Ebu Bekri ishte shoqëruesi i Profetit në këtë ngjarje, konsiderohet qafir, sepse në këtë mënyrë ai ka mohuar Kur'anin, i cili e ka treguar qartë një gjë të tillë. Gjithashtu, në ajet tregohet vlera e lartë e essekine-s, domethënë, e qetësisë dhe e forcimit të shpirtit, që Allahu i Lartësuar e jep me mëshirën e Tij. Ajo është nga mirësitë më të mëdha që Allahut të Lartësuar ia dhuron robit të Vet gjatë momenteve të vështirësisë, frikës dhe ankthit, kur zemra zakonisht tronditet dhe kapet nga paniku. Në fakt, essekine jepet në varësi të diturisë, besimit dhe sigurisë së njeriut rreth Allahu të Madhëruar, por edhe në varësi të guximit e trimërisë së tij personale. Nga ajeti mësojmë se ankthi dhe frika janë ndjenja që mund të përfshijnë edhe zemrat e robve më të dalluar dhe të sinqertë të Allahut të Lartësuar. Megjithatë, kur ndodh kjo, njeriu duhet menjëherë të përpiqet t’i largojë ato prej vetes, sepse ato e dobësojnë dhe ia ulin vlerat. Largimin e tyre e ndihmon essekine-ja, ose prehja dhe siguria në premtimin e Allahut të Lartësuar, se Ai është ndihmuesi i besimtarëve. Allahu i Madhëruar gjithmonë synon më të mirën për besimtarët, mjafton që ata të tregojnë devotshmëri dhe nënshtrim të plotë ndaj Tij.

Mus'haf Hape →
Isra 17:1–17:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në atë udhëtim. Në fillim, Profeti udhëtoi nga Qabja në Bejt el Makdes (Xhaminë Aksa) në Palestinë, e pastaj, prej atje u ngrit lart në qiej. Ai u ngjit mbi shtatë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë "Aksa" (në Palestinë) ,... - Allahu i Lartësuar e dëlirëson dhe e lavdëron Veten, sepse Ai është vërtet i pastër nga çdo mangësi dhe e metë. Veprat e Tij janë madhështore dhe mirësitë e Tij janë të pafundme. Ndër mirësitë më të mëdha është edhe kjo ngjarje madhështore, e njohur si udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit. 70 I dëlirë dhe i lavdëruar është Ai që e mori adhuruesin e Tij të dashur, profetin e Tij të zgjedhur, Muhamedin (a.s), në këtë udhëtim të pashembullt dhe të mrekullueshëm, nga Xhamia e Shenjtë (Qabja) në xhaminë Aksa, në Palestinë. Qabja është xhamia më e zgjedhur, në mënyrë absolute. Edhe xhamia Aksa është nga xhamitë më të zgjedhura, pasi ka qenë faltore e shumë profetëve të Zotit. Ai ishte një udhëtim fantastik, në të cilin Profeti i Zotit përshkoi një distancë shumë të largët brenda natës, vajtje e kthim. Allahu i Madhëruar i tregoi Profetit të Tij shumë nga shenjat e mëdha të Tij, duke e forcuar edhe më shumë udhëzimin, dritën, qartësinë dhe dallimin e së vërtetës nga e kota. Kjo ngjarje dëshmoi për kujdesin e madh, për butësinë, mëshirën dhe dashurinë, me të cilën Allahu e trajtoi Profetin (a.s.). Allahu i Lartësuar ia lehtësoi atij të gjitha rrugët e mirësive dhe të udhëzimit, duke i dhënë sukses në to. Mirësitë me të cilat e mbuloi këtë profet ia kalojnë të gjitha mirësive që Ai u dhuroi të parëve dhe të fundm ëve. Ajeti tregon se Israja filloi pjesën e parë të natës dhe nisja ishte nga Xhamia e Shenjtë, Qabja. Megjithatë, ka hadithe të sakta që tregojnë se nisja u bë nga shtëpia e Ummu Hanit. Atëherë, duke pajtuar ajetin me hadithet, kuptojmë se vend i shenjtë në Mekë nuk është vetëm xhamia, por një sipërfaqe më e gjerë, mes së cilës edhe shtëpia e Ummu Hanit. Rrjedhimisht, shpërblimet e shumëfishuara që lidhen në Qaben vlejnë për të gjithë territorin e shenjtë të Mekës. Ky udhëtim u krye me trup dhe me shpirt, 71 sepse përndryshe ngjarja nuk do të ishte ndonjë veçori e madhe për Profetin. Hadithet rreth Israsë dhe Miraxhit janë të shumta dhe të sakta. Në to përmendet hollësisht se çfarë shenjash madhështore pa dhe dëshmoi Profeti (a.s.) në atë udhëtim. Në fillim, Profeti udhëtoi nga Qabja në Bejt el Makdes (Xhaminë Aksa) në Palestinë, e pastaj, prej atje u ngrit lart në qiej. Ai u ngjit mbi shtatë qiej dhe pa Xhenetin dhe Zjarrin. I Dërguari (a.s.) takoi edhe disa profetë të tjerë atje, në gradat dhe qiejt e tyre përkatës. Në takimin e mrekullueshëm dhe të pashembullt me Zotin e qiejve dhe të Tokës, atij fillimisht iu bë detyrim falja e 50 vakteve namaz. Por, sikurse është treguar në hadithe, Profeti (a.s.) vazhdoi të kërkonte lehtësim nga Zoti i tij, derisa përfundoi në pesë vakte namaz të detyrueshëm. Megjithatë, edhe pse ato janë vetëm 5 vakte, Allahu i Madhëruar premtoi që shpërblimin e tyre ta japë si për 50 vakte. Ky profet i zgjedhur dhe umeti i tij fitoi këtë natë lavdi dhe mirësi, që vetëm Zoti i di dhe i ka përcaktuar. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar e ka emërtuar Muhamedin me fjalën " Abdehu" - "Robin e Tij", që do të thotë "Adhuruesin e Tij". Kështu është cilësuar Muhamedi (a.s) në tre kontekste të ndryshme në Kur'an: 1. Në rastin e Israsë dhe Miraxhit, këtij udhëtimi të mrekullueshëm të pashembullt. 2. Kur flitet për shpalljen e Kur'anit: “Është i Madhëruar Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin) adhuruesit të vet (Muhamedit), që të bëhet Profeti i botës (këshillues)”. Furkan 1. 3. Kur flitet për sfidën e hapur ndaj krijesave: “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë, atëherë bëni ju një sure të ngjashme si ajo (e Kur'anit), madje thërrisni për këtë të gjithë idhujt që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë!" Në të gjitha këto raste, Muhamedi (a.s) është cilësuar si Abdullah - Adhurues i Allahut. Qëllimi është për të treguar se ky është titulli më i lartë që mund të arrijë një njeri. Muhamedi e arriti pozitën e tij duke plotësuar veten si adhurues i Zotit. Duke përshkruar Bejt el Makdesin në Palestinë, i Lartësuari thotë: - ... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga Shenjat Tona! Vërtet, Ai Dëgjon e Di gjithçka. – Rrethinat e saj janë bekuar me pemë e gjelbërim, që janë të përhershëm atje. Përveç kësaj begatie, është edhe një mirësi tjetër: ajo është një nga xhamitë më të rëndësishme në Islam, pas Qabes në Mekë dhe Xhamisë së Profetit (a.s) në Medinë. Xhamia Aksa është e treta për nga rëndësia dhe ashtu si dy xhamitë e para, është e pëlqyeshme që të shkosh ta vizitosh dhe të falesh në të. Atë vend, Zoti e ka veçuar si faltoren e shumë profetëve dhe të zgjedhurve të Tij. - Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit. - Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend profetësinë e Muhamedit (a.s) dhe atë të Musait (a.s), duke përmendur afërsinë e librave e ligjeve të tyre. Teurati dhe Kur'ani janë dy librat më madhështorë të Zotit. Gjithashtu, ligjet e tyre janë më të zgjedhurit nga Zoti. Ata janë profetët më të zgjedhur dhe ndjekësit e tyre janë më të shumtit në numër. Allahu i Madhëruar thotë: "Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit." Allahu i dhuroi Musait Teuratin, nëpërmjet të cilit bijtë e Israelit do të gjenin dritën e udhëzimit, për të ecur nëpër errësirat e injorancës e për të gjetur diturinë rreth të vërtetës. Më e madhja porosi e kësaj shpalljeje të Zotit ishte: - "Mos merrni asnjë mbrojtës tjetër përveç Meje (që t'ia besoni çështjet tuaja) , - Për plotësimin e këtyre porosive u shpallën edhe librat, që njerëzia ta adhuronin Allahun si një të vetëm, përmes ligjeve dhe mënyrës që Ai kishte përcaktuar. Allahu i Madhëruar i shpalli librat për t’u treguar se si të kthehen e t’i shprehin Atij pendimin e nënshtrimin dhe për ta zgjedhur Atë si të vetmin kujt t’ia besojnë çështjet e tyre të jetës dhe të fesë. Ata u urdhëruan që të mos e lidhin zemrën e shpresën me krijesat, të cilat nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk mund të të sjellin asnjë dobi. - O pasardhës të atyre që Ne i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun!" – Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë pasardhësve që rodhën nga Nuhu (a.s), të cilët Ai i barti në anije. Kështu, Allahu i drejtohet gjithë njerëzimit dhe u kujton se: - Vërtet, ai ishte shumë mirënjohës (ndaj Allahut). - Ky është një lëvdim për Nuhun, për shkak të mirënjohjes së tij ndaj Allahut. Kjo është gjithashtu një nxitje për umetin që ta marrin Nuhun si shembull për mirënjohjen që tregoi ndaj Zotit. Le të shërbejnë këto ajete që gjithmonë t’i kujtoni mirësitë e Allahut, i cili i shpëtoi besimtarët dhe i mbyti gjithë të tjerët.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:29–28:35 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Mendohet që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Mendohet që Musai të ketë punuar dhjetë vjet, sepse dihet që Musai ishte bamirës. Pasi mbaroi marrëveshja, Musai u përmallua për familjen, nënën, fisin dhe vendin e tij, ndaj mendoi që, pas gjithë asaj kohe të gjatë, tashmë e kishin harruar çështjen e tij. Kështu, u nis në udhëtim për në Egjipt me familjen e vet. Rrugës vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Kjo ndodhi pikërisht atëherë kur kishin humbur rrugën dhe po ndienin ftohtë. Kur u afrua pranë atij vendi, Musai u thirr prej atje: - Por kur arriti atje (tek zjarri), u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.... - Pra, e njoftoi Musain për rububijen dhe për uluhijen e Tij. Nga kjo kuptohet se e urdhëroi që Musai t’i përkushtohej me adhurime e nënshtrim, sikurse e ka thënë qartë në ajetin tjetër: "Jam Unë, Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) , përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Pastaj i tha: - Hidhe shkopin tënd!” Kur Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. - Pasi e hodhi shkopin, "...Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë...". Ai po lëvizte me shpejtësi dhe kishte një pamje të tmerrshme. Ai u shndërrua në formën e një gjarpri mashkull e të madh. Kur pa këtë pamje të frikshme, Musai "... u kthye të ikte e nuk vështroi prapa." Pra, u largua pa kthyer kokën pas, sepse frika kishte zaptuar zemrën e tij. Allahu i Madhëruar i tha: - O Musa! Kthehu ku ishe e mos u frikëso ... - Kjo është një fjalë qetësuese, për të larguar frikën. Së pari, Allahu i tha: ‘Kthehu!’ Dhe ky ishte një urdhër që ai duhej t’i përgjigjej. Por mund të ndodhte që ai të përmbushte urdhrin për t’u kthyer, por frika i vazhdonte, sepse shkaku i saj vazhdonte të ishte. Prandaj dhe i tha: "...mos u frikëso...". Kështu, i dha dy urdhra "Kthehu!" Dhe “Mos u frikëso”! Me këto dy urdhra, ai duhej të kthehej dhe të mos kishte frikë në zemër. Por mbetej edhe një mundësi tjetër. Ai mund të kthehej dhe të mos kishte frikë, por mund të shqetësohej dhe të ndihej i pasigurt, prandaj në fund i tha: - ... se ti je i siguruar. - Kështu, ai u sigurua edhe nga ky drejtim, dhe frikës iu pre rruga nga të gjithë drejtimet. Musai u kthye i qetë dhe i sigurt në premtimin e Zotit dhe me iman të shtuar. Këto shenja Allahu ia tregoi Musait para se ta dërgonte atë tek Faraoni dhe rrethi i tij, në mënyrë që të ishte më i qetë dhe në siguri të plotë, që kjo t’i jepte qëndrueshmëri e forcë në përballjen me Faraonin. Pastaj i tregoi një shenjë tjetër dhe i tha: - Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh! - E futi dorën në gjoks dhe pasi e nxori, ndodhi ajo që tha Zoti. Pastaj tha: "... shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh. Pra, shtrëngoje krahun pas trupit, që të largohet frika nga zemra jote. - Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij... - Këto dy shenja, shkopi i kthyer në gjarpër dhe dora që vezullonte e bardhë, Zoti do t’i japë për të shkuar te Faraoni dhe hordhia e tij. - ....sepse ata janë vërtet njerëz të ligj. - Atyre nuk iu mjafton paralajmërimi dhe urdhri nga një profet i Zotit, por duhen edhe shenja e mrekulli, që mbase u bëjnë dobi. - Ai tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se mos më vrasin.” - Kështu, duke i kërkuar ndihmë Allahut, Musai i tregoi për këtë çështje të pazgjidhur mes tij dhe Faraonit. Ai i kërkoi ndihmë Zotit që t’i largonte këtë pengesë në kryerjen e misionit. Prandaj tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre e kam frikë se mos më vrasin. Pra, kam frikë se do të më ekzekutojnë para se të mund të kryej misionin, për të cilin po dërgohem ndër ta.” - Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë, prandaj dërgoje atë me mua si ndihmës... - Pra, dërgoje atë së bashku me mua, si ndihmësin tim. - .... që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë. - Për arsye se, sa më shumë mbështetës të ketë e vërteta, aq më e besueshme dhe e pranueshme bëhet ndër njerëz. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij: - “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen...” - Pra, do të të mbështesim nëpërmjet tij. Pastaj Allahu e qetësoi Musain edhe në lidhje me çështjen e pambyllur të vrasjes, duke i thënë: “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen (e t'ju lëndojnë) . Pra, do t'ju japim fuqi e autoritet gjatë komunikimit me Faraonin. Kështu, armiku nuk do të guxojë t’ju afrohet. - “Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.” - Kjo do të ndodhë për shkak të shenjave madhështore që Zoti do t’u japë. Ato shenja tregojnë qartë të vërtetën dhe lënë gjurmë të forta në zemrat e atyre që i dëshmojnë. Nëpërmjet këtyre shenjave, Zoti do të largojë prej jush kurthet e armikut. Ato do të jenë për ju mbrojtëse dhe mbështetje më e madhe sesa një ushtri e armatosur rëndë: "Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”. Ky premtim i jepej Musait në një kohë që ishte fill i vetëm e pa asnjë mbështetje në dukje, e pikërisht kur kthehej në vendin e tij, pas një largimi të gjatë. Por ngjarjet ndryshuan hap pas hapi, derisa Allahu e realizoi atë që i premtoi Musait. Ai i bëri vend Musait mes njerëzve, ndërsa në fund, atij e popullit të tij të dobët, ju dha pushtet në tokë. Kështu, Musai shkoi tek Faraoni me mesazhin e Zotit të tij.

Mus'haf Hape →
Araf 7:132–7:135 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se çfarë janë. Madje, ata janë të ngrënshëm, sipas një hadithi në dy Sahih-ët, ku Ebu Jafuri rrëfen: “E pyeta njëherë Abdullah Ibn Ebi Eufan rreth karkalecëve, dhe më …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për rebelimin e popullit të Faraonit, arrogancën e tyre, inatin që shprehnin kundër të vërtetës dhe këmbënguljen në mbrojtjen e të kotës. - Ata i thoshin (Musait): “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.”. - Çfarëdo shenje e mrekullie të na sjellësh, çfarëdo argumenti e fakti të na paraqesësh, ne nuk kemi për të të besuar e as për ta pranuar . Ne nuk kemi për ta besuar kurrë atë që ke sjellë. - Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje ... - Allahu dërgoi reshje të shumta, që shkatërruan çdo të mbjellë të tyre. - Karkalecë ... - Karkalecët njihen se çfarë janë. Madje, ata janë të ngrënshëm, sipas një hadithi në dy Sahih-ët, ku Ebu Jafuri rrëfen: “E pyeta njëherë Abdullah Ibn Ebi Eufan rreth karkalecëve, dhe më tha: 1213. “Kam qenë i pranishëm me Profetin e Allahut në shtatë udhëtime lufte, dhe gjatë tyre hanim karkalecë.” Shafiu, Ahmedi dhe Ibn Maxhe sjellin hadithin e Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemit, që përcjell nga i ati, e ky nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 1214. “Na janë lejuar dy lloj gjakrash dhe dy lloj të ngordhurash, përkatësisht: peshqit dhe karkalecat, mëlçia dhe shpretka.” Ibn Maxhe sjell hadithin nga Enesi dhe Xhabiri, se kur Profeti i Allahut lutej kundër karkalecave, thoshte: 1215. “Allâhumme ehlik kibârahu, uektul sigârahu, ue efsid bejdahu, uekta’ dâbirahu, ue ħudh bi efuâhihi an meâshinâ ue erzâkinâ! In-neke semiud -duâi.” ( O Zot, shkatërroji të mëdhenjtë e tyre, vriti të vegjëlit e tyre, prishi vezët e tyre, pengoje dëmin e tyre dhe largoji gojët e tyre nga të mbjellat dhe rizku ynë! Ti je Dëgjues i lutjes!)” Xhabiri i tha: “O i Dërguari i Allahut! A po lutesh kundër një prej ushtrive të Allahut, që Allahu ta pengojë dëmin e tyre?” Ai tha: “Ato janë teshtima e Hutit (peshk i madh) në det!” Karkalecët janë një nga ushtritë e Allahut, të cilët Ai i dërgoi si ndëshkim mbi popullin e Faraonit. Përveç pemëve e të mbjellave të tyre, ata hëngrën deri edhe gozhdët prej hekuri në dyert e tyre, aq sa iu shembën edhe shtëpitë. - parazitë... - Allahu i Lartësuar u dërgoi edhe morra. Ibn Is’hak Ibn Jesari (Allahu e mëshiroftë!) në një nga hadithet e tij, ndër të tjera, përmend: “..Mua më kanë treguar se Musai (a.s) u urdhërua që të shkonte drejt një dune rëre dhe ta godiste atë me shkopin e tij. Kështu, ai shkoi tek ajo dunë e madhe dhe e goditi me shkop. Prej saj shpërthyen morrat, aq sa mbushën shtëpitë dhe ushqimet e tyre. Ata nuk i linin të qetë as të flinin apo të pushonin pak. - bretkosa - Allahu u dërgoi edhe bretkosa. Shtëpitë, enët dhe ushqimet e tyre u mbushën me bretkosa. Kur zbulonin ndonjë rrobë apo ushqim, e gjenin plot me bretkosa. Madje, edhe kur dikush tentonte të hapte gojën dhe të fliste, bretkosa i hidhej në gojë. - dhe gjak ... - Allahu i Lartësuar i sprovoi me shndërimin e ujit në gjak. Të gjitha puset dhe ujërat që përdorte populli i Faraonit u kthyen në gjak. Sa herë që kërkonin që të merrnin ujë nga ndonjë pus, lumë e përrua, ose edhe kur merrnin ujë nga ndonjë enë, ai shndërrohej në gjak. - shenja të qarta njëra pas tjetrës. - Domethënë, Allahu i Madhëruar ua dërgoi të gjitha këto shenja të dukshme, që ata të bindeshin për vërtetësinë e Musait dhe të mesazhit të tij. Por, megjithatë, ata nuk e besuan. - Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. - Sa herë që atyre u vinte një nga këto shenja, ata nxitonin tek Musai për t’i thënë: - Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë ! Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” - Atëherë, Musai e luste Zotin e tij, dhe Ai ua largonte atë sprovë. Megjithatë, edhe pas largimit të sprovës, ata nuk i përmbaheshin premtimit , nuk e pranonin besimin dhe as nuk i lejonin bijtë e Izraelit që të largoheshin. - Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. - Ata vazhduan të këmbëngulnin në kufrin dhe inatin e tyre. Për këtë arsye, ata e bënë hak dhe e merituan zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. Kështu, Allahu i Madhëruar u hakmor për bijtë e Izraelit kundër Faraonit, duke i mbytur të gjithë ata, dhe ua la besimtarëve pasuritë e tyre në trashëgim. Ai ua la tokën në trashëgim besimtarëve të sinqertë, të cilët bënë durim, ndërsa mbi mohuesit e besimit, që iu kundërvunë të vërtetës, Ai lëshoi ndëshkimin dhe shfarosjen.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:72 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… më të lartë! Ngrije atë në gradën më të lavdëruar dhe të lavdishme, të cilën ia ke premtuar!), ai do të përfitojë nga ndërmjetësimi im në Ditën e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për mirësitë dhe lumturinë e përjetshme, që ka përgatitur për besimtarët dhe besimtaret. Ai thotë: - Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u ka premtuar kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë - Ata nuk do të largohen kurrë prej atyre mirësive e kënaqësive. Ai do të jetë vendqëndrimi i përjetshëm i tyre. - dhe vendbanime të bukura në Xhenetin e Adnit. - Atje ka banesa të bukura dhe vendpushime të këndshme, siç thuhet në hadithin që gjendet në dy Sahih-ët prej Ebu Imran el Xheunit, me senedin e tij deri tek Ebu Musa el Eshariu, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 1386. “Janë dy xhenete, në të cilat enët dhe gjithçka tjetër janë prej ari, si edhe dy xhenete, në të cilat enët dhe gjithçka tjetër janë prej argjendi. Mes njerëzve dhe mundësisë për të parë Zotin e tyre është veçse mbulesa e Krenarisë (Kibrijâ) në Fytyrën e Tij në Xhenetin e Adnit.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi: 1387. “Banorët e Xhenetit i shohin dhomat e ndërtesat e (gradave të) larta në Xhenet, ashtu siç shihni yjet në qiell.” Le të dihet se grada më e lartë në Xhenet është ajo që quhet El Uesila , e cila është shumë pranë Arshit. Ajo është grada dhe vendi i Muhamedit, Profetit të Allahut, në Xhenet. Në Sahih-un e Muslimit citohet Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, se ai e kishte dëgjuar Profetin e Allahut të thoshte: 1388. “Kur të dëgjoni muezinin të thërrasë ezanin, thoni edhe ju ashtu si ai, pastaj çoni salavate për mua, sepse për atë që çon një herë salavat për mua, Allahu çon 10 herë salavate. Pastaj lutuni për mua që të më jepet El Uesila, e cila është një gradë në Xhenet, që e ka veçse njëri nga robërit e Allahut, dhe unë shpresoj të jem ai. Ai që lutet për mua për El Uesila ka për të përfituar nga ndërmjetësimi im në Ditën e Gjykimit.” Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi prej Muhamed Ibn Munkedirit, që përcjell nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Çdokush që, kur dëgjon ezanin, thotë: “ Allahum-me rab -be hâdhihid - dea'uetit-tâm-meh ues -salâtil kâime! Âti Muhem-medenil uesilete uel fadilete, ueb'ath'hu mekâmen maĥmûden El -ledhi uead-dteh!” (O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të plotë dhe të këtij namazi që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n dhe nderimin më të lartë! Ngrije atë në gradën më të lavdëruar dhe të lavdishme, të cilën ia ke premtuar!), ai do të përfitojë nga ndërmjetësimi im në Ditën e Kijametit.” Gjithashtu, në Sahih-un e Muslimit është hadithi nga Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, që tregon se e ka dëgjuar Profetin e Alahut të thotë: “Kur të dëgjoni muezinin të thërresë ezanin, thoni edhe ju ato që thotë ai dhe çoni salavate për mua, sepse kush çon një herë salavat për mua, Allahu çon dhjetë herë salavat për të! Pastaj kërkojini Allahut për mua Uesile-n, sepse ajo është një gradë e lartë në Xhenet, që i takon veçse njërit prej robërve të Zotit, dhe shpresoj të jem unë ai rob! Ai që lutet për mua që Allahu të më japë Uesile-n, ai e ka hallall ndërmjetësimin tim.” Në Musned-in e Ahmedit vjen hadithi i Ebu Hurejras, i cili tregon: 1389. “Ne thamë: “O i Dërguari i Allahut! Na trego për Xhenetin, çfarë ndërtesash ka në të?” Ai tha: “Një tullë prej ari e një prej argjendi dhe balta lidhëse mes tyre është prej misku; guralecët në të janë prej diamanti e rubini, ndërsa dheu i tij është prej shafrani. Ai që hyn në të do të përjetojë mirësi dhe kurrë nuk do të vuajë, do të jetë i përjetshëm e kurrë nuk do të vdesë, nuk do t’i vjetërohen rrobat e kurrë nuk do t'i zbehet rinia (e freskia).” - Por lumturia më e madhe është kënaqësia e Allahut. Kjo është fitorja e madhe. - Fakti që Allahu i Lartësuar është i kënaqur me ta është një mirësi shumë më e madhe se të gjitha mirësitë e tjera, që do të përjetojnë në të, siç thuhet në hadithin që sjell Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) nga Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1390. “Allahu i Lartësuar do t’u thotë banorëve të Xhenetit: “O Banorë të Xhenetit!” Ata do të përgjigjen: “Urdhëro, o Zoti ynë, po të dëgjojmë të nënshtruar ndaj urdhrit Tënd! E gjithë e mira është në duart e Tua!” Ai do të thotë: “A jeni të kënaqur?” - “E si të mos kënaqemi, o Zot, kur Ti na ka dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjë krijese tjetër?!” - “A t'ju jap diçka më të mirë se këto?” - “O Zot, po çfarë është më e mirë se këto?!” - “Unë do të jem gjithmonë i kënaqur me ju e kurrë nuk do të zemërohem me ju!” [Hadith prej Malikut, sjellë nga Buhariu dhe Muslimi].

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:101 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… 1524. “Në agoninë e vdekjes, Profeti i Allahut ngriti gishtin tregues lart dhe tha: “O Zot! Me shoqëruesit më të lartë!” Këtë e tha tri herë.” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. - Kjo është një lutje e Jusufit të sinqertë, nëpërmjet të cilës ai i drejtohet Allahut të Lartësuar, pasi Ai e përmbushi mirësinë e Tij mbi të. Allahu i Lavdëruar e riktheu Jusufin në gjirin e familjes së tij dhe e bëri atë profet të zgjedhur. Ai i dhuroi mirësi, pasuri e pushtet në jetën e kësaj bote. - O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!” - Jusufi iu lut Allahut të Lavdëruar që, ashtu sikurse e plotësoi mirësinë e Tij për të në këtë dynja, ta përmbushte atë edhe në ahiret. Ai u lut që Allahu t’i mundësonte një mbyllje të mirë të jetës, si një musliman i dorëzuar tërësisht në adhurimin e Allahut Krenar e të Lartësuar. Ai e luti Zotin edhe që ta bashkonte me punëmirët. Me këtë, ai kishte për qëllim vëllezërit e tij profetë. Salavatet dhe selami i Zotit qofshin me të gjithë profetët e Tij! Ka mundësi që këtë lutje Jusufi t’ia ketë drejtuar Allahut pikërisht në kohën e agonisë së vdekjes. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Aishja: 1524. “Në agoninë e vdekjes, Profeti i Allahut ngriti gishtin tregues lart dhe tha: “O Zot! Me shoqëruesit më të lartë!” Këtë e tha tri herë.” Megjithatë, ka mundësi që këtë lutje Jusufi ta ketë bërë gjatë jetës së tij, duke i kërkuar Zotit që, kur të vinte koha e vdekjes, ta merrte atë si një musliman të dorëzuar ndaj Zotit dhe ta bashkonte me të mirët. Disa kanë thënë se, në një moment të caktuar, Jusufi dëshiroi vdekjen. Në fakt, lutje të tilla ishin të lejuara në sheriatet e shkuara. Ibn Abasi ka thënë: “Asnjë profet nuk e ka dëshiruar vdekjen përpara Jusufit, paqja e Allahut qoftë mbi të! Por kjo, - pra, kërkimi i vdekjes, - nuk lejohet në fenë tonë.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ka thënë: 1525. “Askush nga ju të mos e dëshirojë vdekjen për shkak të ndonjë sprove (e vuajtje) që i bie! Nëse je njeri i mirë, do të të shtohen mirësitë, e nëse je gjynahqar, ka shpresë që të pendohesh për sa kohë je gjallë. Megjithatë, mund të luteni duke thënë: “O Zot, më jep jetë, për aq sa jeta është më e mirë për mua, dhe më merr, o Zot, nëse vdekja është më e mirë për mua!” Ndërsa Imam Ahmedi sjell rrëfimin e Ebu Umames: 1526. “Njëherë ishim ulur me Profetin e Allahut, i cili na foli e përkujtoi, aq sa i zbuti dhe preku thellë zemrat tona. Sad Ibn Ebu Uekkasi qau shumë dhe tha: “Oh, i mjeri unë, më mirë të kisha vdekur!” Por Profeti i Allahut i tha: “O Sad! Ti dëshiron vdekjen në praninë time?!” Këtë e përsëriti tri herë. Pastaj tha: “O Sad! Nëse je krijuar për në Xhenet, atëherë sa më shumë të të zgjatet jeta dhe të të përmirësohen punët, aq më mirë është për ty.” Ky është gjykimi në lidhje me lutjen për kërkimin e vdekjes nga ai njeri që është sprovuar me fatkeqësi dhe vuajtje në çështjet e kësaj bote. Nga ana tjetër, nëse dikush frikësohet se do të sprovohet në fenë dhe besimin e tij dhe druhet se mund të devijojë e largohet prej besimit, për shkak të fitneve të mëdha, atëherë lejohet që të kërkojë vdekjen. Kështu, Allahu i Lartësuar na njofton rreth magjistarëve në kohën e Musait, të cilët pranuan besimin e vërtetë dhe u kërcënuan nga Faraoni se do t’i kthente nga besimi i drejtë, duke i torturuar e ndëshkuar ashpër. Ata thanë: “... Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!” [El ea’raf 126]. Në hadithin e Muadhit, të cilin e sjell Imam Ahmedi, thuhet: 1527. “O Zot! Nëse dëshiron të sprovosh një popull, atëherë na merr pa na sprovuar (në besim)!” Në lidhje me ngjarjen e Jusufit, Ibn Xheriri ka thënë: “Është përmendur se Allahu i Lartësuar ua pranoi pendimin bijve të Jakubit, për atë që bënë me Jusufin, pasi ati i tyre kërkoi falje për ta.” Ndërsa El Suddiju ka thënë se Jakubi (a.s.), në agoninë e vdekjes, e porositi Jusufin që ta varroste pranë etërve të tij, Ibrahimit dhe Is’hakut. Kështu, kur Jakubi vdiq, Jusifi e përgatiti dhe e dërgoi në Sham, për t’u varrosur pranë tyre, - paqja e Allahut qoftë me ta!” 156

Mus'haf Hape →
Isra 17:23–17:24 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të shëmtuara me ta, apo të ngresh dorë mbi ta. Pas ndalimit të fjalëve dhe sjelljeve të këqija me prindërit, Allahu i Lartësuar urdhëron për fjalë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij - Allahu i Madhëruar urdhëron robërit e Tij që ta adhurojnë Atë si një e të vetëm pa ortak. Fjala e përdorur për këtë urdhër është ‘Kadâ’, që në këtë kontekst ka kuptimin ‘ Emera’, pra, urdhëroi. Përveç adhurimit të Tij si një e të vetëm, Allahu i Lartësuar përmend edhe bamirësinë ndaj prindërve: - dhe të silleni mirë ndaj prindërve. - Ai ju urdhëron që “të silleni mirë ndaj prindërve.” Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu ! Vetëm tek Unë është kthimi juaj.” [Lukman 14]. - Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” - Kurrë të mos dëgjojnë prej teje as edhe një fjalë të vrazhdë, as edhe një “of”, që konsiderohet si më e vogla shprehje pakënaqësie. - e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre... - Mos bëj vepra të shëmtuara e sjellje të shëmtuara me ta, apo të ngresh dorë mbi ta. Pas ndalimit të fjalëve dhe sjelljeve të këqija me prindërit, Allahu i Lartësuar urdhëron për fjalë dhe sjellje të mirë me ta: - por thuaju vetëm fjalë të mira! - Fjalë të mira, të këndshme, të ngrohta, me edukatë, respekt e vlerësim për ta. - Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës - Trego thjeshtësi në sjelljet e tua me ta! - dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. - Mëshiroji, O Zot, ata të dy, në kohën e pleqërisë e dobësisë së tyre dhe kur të vdesin. Ibn Abasi ka thënë që, më vonë, Allahu i Lartësuar shpalli: “Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit.” [Teube 113]. Për bamirësinë dhe mirësjelljen që duhet treguar ndaj prindërve kanë ardhur shumë hadithe. Ndër to, mund të përmendim: Nga Enesi dhe të tjerë përcillet me versione të shumta, se, njëherë: 1663. “Profeti i Allahut u ngjit në minber dhe tha: “ Amin, amin, amin !” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, për çfarë bëre ‘ Amin’?” Ai tha: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed! U poshtëroftë ai person që dëgjon të përmendet emri yt dhe nuk çon salavate për ty! Thuaj ‘ Amin!’” Dhe unë thashë “Amin”!” Pastaj tha: “U poshtëroftë ai njeri të cilin e kap Ramazani dhe e kalon atë muaj pa iu falur gjynahet! Thuaj ‘ Amin!’” Dhe unë thashë “ Amin”!” Pastaj tha: “U poshtëroftë ai njeri i cili i ka të dy prindërit - ose njërin prej tyre - dhe, prej (mirësjelljes ndaj) tyre, nuk futet në Xhenet! Thuaj ‘Amin!’” Dhe unë thashë “ Amin”!” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Usejli, pra, Malik Ibn Rabija Es -Saidi, i cili rrëfen: 1664. “Isha ulur tek i Dërguari i Allahut, kur erdhi një ensar dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! A mbetet ndonjë vepër mirësjelljeje për prindërit, që unë të mund ta kryej pas vdekjes së tyre?” Ai tha: “Po, janë katër mundësi: Lutja e kërkimi i faljes për ta, përmbushja e premtimeve dhënë atyre, nderimi i miqve të tyre dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore, lidhje të cilat ti i ke veç nëpërmjet tyre. Këto janë mundësitë e mirësjelljes pas vdekjes së tyre.” Hadithin e sjell edhe Ebu Daudi, Ibn Maxhe prej Abdurrahman Ibn Sulejmanit, pra, Ibn el Gusejlit, përafërsisht me të njëjtin version. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muauije Ibn Xhahime, i cili shkoi tek Profeti ﷺ dhe tha: 1665. “O i Dërguari i Allahut! Unë dua që të marr pjesë në këtë luftë dhe kam ardhur që të kërkoj sugjerimin tënd.” Profeti ﷺ i tha: “A e ke nënën gjallë?” - “Po!” Profeti ﷺ tha: “Atëherë qëndro pranë saj (dhe në shërbim të saj), sepse Xheneti ndodhet në këmbën e saj...” Imam Ahmedi sjell nga Mikdam Ibn Mead Jekribi këtë hadith nga Profeti ﷺ : 1666. “Allahu ju porosit për mirësjellje ndaj nënës suaj! Allahu ju porosit për mirësjellje ndaj nënës suaj! Allahu ju porosit për mirësjellje ndaj nënës suaj! Allahu ju porosit për bamirësi ndaj babait tuaj! Allahu ju porosit për bamirësi ndaj më të afërve dhe më të afërmve!” Kështu e ka përnxjerrë Ibn Maxhe. 212

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:123–20:126 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin.” [Isra 97]. - “Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai (Allahu) u tha: “Zbrisni prej tij (Xhenetit) që të gjithë!” - Allahu i Lartë - suar iu drejtua me këto fjalë Ademit dhe Havasë, por edhe Iblisit të mallkuar. Pra, zbrisni prej Xhenetit që të gjithë! Shtjelli - min e këtij ajeti e sollëm në suren Bekare. - “Ju do të jeni armiq të njëri -tjetrit.” - Pra, Ademi dhe pasardhësit e tij do të jenë armiq të Iblisit dhe pasardhësve tëtij. - “Por, nëse ju vjen prej meje udhëzim (libër e profet) ...” - Ebu Alije shpjegon: “Domethënë, do t’ju vijnë prej Meje lajmëtarë, të dërguar, udh ëzim, shpallje dhe qartësim i çdo çështjeje, për të cilën keni nevojë. - “... kush i përmbahet udhëzimit Tim, nuk ka për ta humbur rrugën e tij, e as nuk do të bjerë në trishtim”. - Duke shpjeguar ajetin, Ibn Abasi ka thënë: “Pra, nuk ka për të humbur në jetën e dynjasë dhe nuk ka për të qenë i dëshpëruar në ahiret.” - “Por, kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim ...” - Ai që kundërshton urdhëresat e Mia, të cilat ua zbrita të dërguarve të Mi, duke i lënë në harresë ato, duke i shpërfillur e duke kërkuar udhëzimin jo tek Shpallja Ime, ai: - “... do të ketë jetë të vështirë ...” - Në jetën e dynjasë, këta njerëz do të kenë një jetë të vështirë, nuk do të ketë qetësi në zemrat e tyre. Ata do të vuajnë nga ankthi, për shkak të largimit nga udha e drejtë, e sjellë nga Allahu i Lartësuar. Sado që të kënaqen dhe të dëfrejnë, zemra pa dritë nuk ka për ta gjetur qetësinë e udhëzimit. Të tillë njerëz do të jenë gjithmonë të frikësuar e në ankth, do të jenë të paqartë, të turbullt, në dyshime e pasiguri. Ndërsa në ahiret, ata do t’i presë ndëshkimi, i cili do t’i tmerrojë që në jetën e varrit. El Bezari sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ , duke shpjeguar fjalën e Allahut të Lartësuar: “Por, kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë...”, ka thënë: 1796. “Jeta e vështirë dhe e ngushtë, për të cilën ka folur Allahu i Lartësuar, lidhet edhe me faktin se Ai do të lëshojë mbi atë njeri (në jetën e varrit) 99 gjarpërinj, të cilët do të vazhdojnë ta kafshojnë mishin e tij, derisa të vijë Kijameti.” 22 El Bezari ka sjellë sërish nga Ebu Hurejra, se ajeti : “do të ketë jetë të vështirë”, flet për dënimin e varrit. Isnadi i këtij rrëfimi është i mirë. - “... dhe Ditën e Kijametit do ta ringjall të verbër.” - Ikrime shpjegon: “Domethënë, ai do të verbohet dhe nuk do të shikojë asgjë tjetër, përveç Xhehenemit.” Gjithashtu, kuptimi mund të jetë që ai do të ringjallet Ditën e Gjykimit dhe do të hidhet në zjarr i verbër nga sytë e ballit, por edhe nga sytë e zemrës. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë që Allahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar e atë, që Ai e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh asnjë ndihmës, përveç Tij. Ditën e Kijametit, Ne do t'i tubojmë ata, duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendi i tyre është Xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin.” [Isra 97]. - “Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” - Unë në jetën e dynjasë shikoja, përse tani më ke ringjallur të verbër? Atëherë i vjen përgjigjja: - “Ai (Allahu) do të thotë: “Ashtu sikurse i shpërfille ti argumentet Tona, kur të erdhën, ashtu edhe ti sot do të jesh i shpërfillur!”. - Në jetën e dynjasë, ti u ktheve shpinën shpalljeve të Allahut, i mbylle sytë para tyre dhe nuk i besove ato, edhe pse ato ishin të qarta si drita. Atëherë, duke qenë se ti u ktheve shpinën atyre dhe mbylle sytë para tyre, po kështu do të lihesh në harresë tani. Allahu i Lartësuar thotë: “Këta janë ata që fenë e tyre e merrnin si tallje e lojë dhe që u mashtruan nga jeta e dynjasë. Atë ditë, Ne do t'i harrojmë ata, siç e harruan ata takimin e kësaj dite dhe për shkak se kundërshtuan shenjat Tona!” Ne u sollëm atyre një libër, të cilin ua shtjelluam hollësisht me dituri, për të qenë udhërrëfyes e mëshirë për të gjithë ata që besojnë.” [Araf 51]. Shpërblimi jepet sipas llojit të punës. Megjithatë, nëse dikush e harron tekstin e Kuranit, por i ka kuptuar kumtet e Tij dhe është përpjekur që të punojë dhe të jetojë sipas asaj që urdhëron Kurani, ky nuk bën pjesë në këtë kërcënim të frikshëm, edhe pse ai është paralajmëruar në tjetër drejtim dhe me tjetër argument. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Seid Ibn Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: 1797. “Çdo njeri i cili ka lexuar Kuranin, dhe pastaj e ka harruar atë, ditën që do të takojë Allahun do të jetë si i prekuri nga gërbula 23 ose lebra (exhdhem).” 24

Mus'haf Hape →
Muminun 23:18–23:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të krijuara nga Zoti për ta: përfitojnë duke pirë qumështin, duke ngrënë mishin e tyre, duke u veshur nga rroba të prodhuara prej leshit, gë zofit dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne lëshojmë ujë nga qielli me masë të caktuar dhe Ne e bëjmë atë (ujin) të futet në tokë për ju. ” - Allahu i Lartësuar na tregon mirësitë e Tij të shumta mbi robërit e Tij, mirësi të cilat nuk mund të numërohen dhe përkufizohen. Ndër mirësitë më të mëdha të Tij, madje baza e të gjitha mirësive është shiu nga qielli, të cilin Ai e lëshon: “me masë të caktuar”, pra, aq sa duhet. Kështu, Ai nuk e lëshon shiun me furi, që të shkatërrojë tokën, bimësinë dhe ndërtesat, por as edhe me pakicë, që të jetë i pamjaftueshëm për bimësinë. Allahu e jep atë aq sa duhet për të ujitur, për të pirë dhe për të përfituar krijesat. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e bëjmë atë (ujin) të futet në tokë për ju.” Domethënë, ka bërë që shiu të rezervohet në tokë, e cila është bërë e përshtatshme për ta mbajtur atë, me qëllim që të ushqehet çdo gjë që mbin në tokë, si farëra, bimë, pemë dhe çdo gjallesë. - “Por Ne, sigurisht mund ta bëjmë atë (ujin) që të humbë ...” - Nëse do të dëshironin që të mos binte asnjë pikë shiu nga qielli, Ne do ta kishim bërë diçka të tillë. Po të dëshironim t’ju dëmtonim, do t’ju privonim nga ky ujë, dhe kështu nuk do ta lëshonim atë atje ku ju e keni të nevojshme, por do ta shpërndanim nëpër lugina dhe toka të humbura. Gjithashtu, nëse do të dëshironim që të mos përfitohej prej tij, mund ta bënim atë të kripur ose të papërdorshëm për t’u pirë dhe për të vaditur. Po të dëshironim që ai ujë të mos binte fare në tokë ose që të binte dhe të humbiste në thellësitë e saj, që ju të mos mundeshit që ta nxirrnit në sipërfaqe dhe të përfitonit prej tij, edhe këtë mund ta bënim. Por Allahu i Lartësuar, me butësinë, përkuj - desin dhe mëshirën e Tij të pakufishme, bëri që ky ujë të jetë i pijshëm, i ëmbël, i pastër, që ruhet në tokë dhe që lëviz në sipërfaqen e saj, me qëllim që ju të mund të vadisni tokat, të pini dhe të laheni vetë! Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë që ka dhuruar! - “Me anë të tij (ujit), Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi.” - Këto kultura ishin më të përhapura dhe më të njohura nga banorët e Hixhazit. - “Në ato kopshte, ju keni fruta me mbushulli, me të cilat ju ushqeheni. ” - Ai ju mundësoi që të përfitoni nga të gjitha llojet e drufrutorëve dhe bimëve të ushqyeshme. - “Dhe një dru, që rritet në Turi Sina ...” - Flitet për pemën e ullirit, e cila rritet në malin Tur, atje ku Allahu i Lartësuar i foli Musait (a.s). - “... e që jep vaj ...” - Nga ajo pemë që nxirrni vajin. - “... dhe mëlmesë, për ata që e përdorin si ushqim. ” - Ai është një ushqim i mirë, për të gjithë ata që e hanë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Usejdi (emri i tij është Malik Ibn Rabia el Saidi el Ensari - Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1895. “Hajeni vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai del prej një peme të bekuar, plot mirësi!” - “Edhe te bagëtitë ka shenja për të medituar. Nga barku i tyre, Ne ju japim të pini. Ju keni edhe shumë dobi të tjera. Me mishin e tyre, ju ushqeheni. ” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon mirësitë e shumta që u ka dhuruar njerezve përmes këtyre krijesave të Tij, pra, bagëtive. Kështu, ata përfitojnë dobi të shumta nga këto kafshë të krijuara nga Zoti për ta: përfitojnë duke pirë qumështin, duke ngrënë mishin e tyre, duke u veshur nga rroba të prodhuara prej leshit, gë zofit dhe lëkurës së tyre. Njerëzit mund t’i përdorin kafshët për të ngarkuar e bartur pesha të rënda në vende të largëta, siç thotë Allahu i Lartësuar në këtë ajet: “Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. Nëpërmjet tyre, ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera. Prej tyre ushqeheni. Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë) . Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që t’i përdorni si kafshë barre dhe si zbukurim. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.” [Nahl 5 - 8]. - “Dhe mbi to, ashtu si edhe mbi anije, ju udhëtoni.” - (Allahu i Lartësuar tregon mirësinë që u ka dhuruar robërve të Tij me krijimin e këtyre kafshëve, të cilat i përdorin edhe për të udhëtuar në vendet e largëta. Po kështu, i Lartësuari na tregon përkujdesin, butësinë dhe mëshirën e Tij të madhe me lehtësimin që u bëri krijesave për të udhëtuar me anije në rrugë detare.) 71

Mus'haf Hape →
Muminun 23:76–23:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tek Profeti i Allahut dhe i tha: “O Muhamed, po të përgjërohem për hir të Allahut dhe të mëshirës për farefisin! Na shkatërroi ngrënia e lëkurëve dhe e gjakut (nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i sprovuam ata me vështirësi ...” - I sprovuam ata me bela dhe vështirësi. - “... por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan n Atij me lutje. ” - Pavarësisht nga këto sprova nga Zoti, ata nuk hoqën dorë nga kufri dhe kundërshtimi i të vërtetës, por vazhduan në rrugën e humbjes, shfrenimit dhe të mosbindjes ndaj Allahut. Zemrat e tyre nuk u mbushën me frikë, nënshtrim dhe përunjësi për Allahun, prandaj nuk u kthyen tek Ai, për t’iu lutur me përunjësi. Pikërisht për këtë i zbret Allahu sprovat, siç thotë në ajetin: “Përse, atëherë, nuk mësuan të përuleshin, pasi u erdhi dënimi Ynë? Sepse zemrat e tyre ishin të ngurta dhe Shejtani ua hijeshoi atë që bënin.” [En’am 43]. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili rrëfen: 1901. “Ebu Sufjani shkoi njëherë tek Profeti i Allahut dhe i tha: “O Muhamed, po të përgjërohem për hir të Allahut dhe të mëshirës për farefisin! Na shkatërroi ngrënia e lëkurëve dhe e gjakut (nga skamja e madhe që kishte goditur mbi ta) ...” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ne i sprovuam ata me vështirësi, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre...”. Baza e këtij hadithi është në dy Sahih-ët, ku, ndër të tjera thuhet: 1902. “I Dërguari i Allahut u lut kundër kurejshëve, kur ata refu zuan të pasonin rrugën e tij: “O Zot, më ndihmo me shtatë vite (skamje) kundër tyre, ashtu si shtatë vitet e Jusufit!” - “Kur t’u hapim portën që të çon te dënimi i ashpër, ata do të mbeten aty të dëshpëruar.” - Kjo do të ndodhë kur të vijë befas urdhri i Allahut për t’u bërë Kijameti. Ata do t’i përfshijë ndëshkimi i Allahut dhe do të përballen me diçka, që kurrë nuk e kanë imagjinuar. Në këtë çast, ata do ta humbasin çdo shpresë për shpëtim. - “Është Allahu, Ai që ju dhuroi të dëgjuarit, të parët dhe aftësinë e të menduarit ...” - Allahu i Lartësuar flet për mirësitë mbi robërit e Tij besimtarë, duke u dhuruar aftësinë e të dëgjuarit dhe të shikimit, duke u dhënë zemër, me të cilën ata mund të meditojnë, të zgjedhin të mirën dhe ta duan atë. Është pikërisht aftësia e të menduarit dhe e të kuptuarit, nëpërmjet të cilës ata analizojnë çështjet dhe nxjerrin mësime prej tyre. Duke medituar në këtë gjithësi, në të cilën Allahu i Lartësuar ka sjellë shenja të panumërta, ata mund të argumentojnë faktin që Ai është një i vetëm dhe është i vetmi që vepron në gjithësinë e Tij, ashtu si Ai dëshiron dhe ashtu si e kërkon vullneti i Tij. - “... por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij .” - Sa e pakët është mirënjohja juaj për Allahun, duke parë gjithë ato mirësi, që ju ka dhuruar dhe me të cilat ju ka bekuar dhe nderuar. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103]. - “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në Tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni . Është Ai që jep jetën dhe vdekjen dhe bën ndërrimin e natës dhe të ditës. ” - Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin madhështor dhe sundimin e Tij mbi çdo gjë. Ai na tregon se është i plotpushtetshëm për të krijuar qiejt e Tokën, të gjitha gjallesat që ato përmbajnë, si edhe njerëzit, që Ai i ka shpërndarë në Tokë, me larmishmërinë e tyre, me gjuhët, cilësitë dhe veçoritë e tyre. Allahu i Lartësuar ka fuqi, gjithashtu, që t’i mbledhë së bashku të parët dhe të fundit Ditën e Kijametit, - ditë e përcaktuar nga Ai, - ashtu sikurse i krijoi herën e parë: - “A nuk do të kuptoni? ” - A nuk keni logjikë, e cila ju drejton t’i nënshtroheni Krenarit e të Gjithëditurit, vullnetit të të Cilit i është nënshtruar çdo gjë? - “Edhe këta flasin (kotësira), ashtu siç flisnin ata para tyre. ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth atyre që nuk e besojnë ringjalljen. Fjalët e tyre ngjajnë me ato të popujve të shkuar, të cilët gjithashtu mohuan të vërtetën. I Lartësuari thotë: - “Ata thonë: “Mos vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, do të ringja - llemi?!” - Ata e konsiderojnë si të pamundur çështjen e ringjalljes, pasi të jenë tretur në tokë. Ata thonë: - “Të tilla gjëra na janë premtuar neve dhe prindërve tanë më parë! Ato nuk janë gjë tjetër, veçse mite të vjetra.” - Ata nënkuptojnë se ringjallja pas vdekjes nuk mund të ndodhë kurrë. Ata mëtojnë se, të gjithë ata që flasin rreth ringjalljes nuk bëjnë gjë tjetër, veçse përcjellin mite të vjetra të popujve të shkuar, të cilat janë thjesht trillim i mendjes së njeriut. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata (mohuesit) thonë: “A thua, do të bëhemi përsëri kështu si jemi, edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!” Ata (mohuesit) thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” [Naziat 11 - 14]. Ose: “A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë nga një pikë lëng? Por sërish ai bëhet kundërshtar i hapur! Ai bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat, pasi të jenë kalbur?!” Thuaji: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur.” [Ja sin 77 - 79].

Mus'haf Hape →
Kasas 28:52–28:55 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ibn Is’haku, pasi flet për vizitën e delegacionit të Nexhashiut tek Profeti i Allahut, të cilët pranuan Islamin, thotë: “Pasi ata u ngritën nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete për ata dijetarë dhe adhurues të sinqertë prej ithtarëve të Librit, të cilët besuan Kuranin dhe ndoqën udhëzimin dhe dritën e tij, siç thotë i Lartësuari në ajetet e tjera: “ Ata të cilëve ua dhamë Librin e lexojnë (dhe e ndjekin) atë (Kur'anin, ashtu si duhet. Pikërisht ata e besojnë me të vërtetë atë (Kur'anin). Ndërsa ata që e mohojnë atë (Kur'anin), pikërisht ata janë të humburit.” [Bekare 121 ], “Ka nga ithtarët e Librit të tillë që me të vërtetë besojnë në Allahun. Ata besojnë në atë që ju është shpallur juve dhe në atë që u është shpallur atyre dhe i frikësohen me përulësi Allahut. Ata nuk i shesin argumentet e Allahut për hir të ndonjë çmimi të paktë. Ata do ta marin (të plotë) shpërblimin nga Zoti i tyre. Allahu është i shpejtë në llogarinë Tij.” [Al Imran 199]. “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”.” [Isra 107 - 108] “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" "Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët.” [Maide 82 - 83]. - “Ata të cilëve Ne u kishim dhënë Librin përpara këtij, besuan edhe këtë (Kuranin). Kur atyre iu këndua ai (Kurani), thanë: “Ne e besojmë këtë, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. ” - Seid Ibn Xhubejri ka thënë se ky ajet ka zbritur dhe flet për rreth 70 priftërinj, të cilët i dërgoi Nexhashiu (mbreti i Abisinisë). Kur ata erdhën tek Profeti ﷺ , ai u lexoi atyre të gjithë suren Jasin, nga fillimi deri në fund. Ata filluan të qanin dhe pranuan Islamin. Pikërisht për ata zbriti ky ajet. - “Ne vërtet, edhe para tij kemi qenë muslimanë (të dorëzuar ndaj një Zoti të vetëm).” Pra, edhe përpara zbritjes së Kuranit, ne ishim muslimanë e muahidinë, pra, të dorëzuar ndaj një Zoti të vetëm, duke e adhuruar si një e pa ortak, duke ia përkushtuar besimin dhe të gjitha adhurimet vetëm Allahut, duke iu përgjigjur dhe iu përmbajtur me besnikëri ftesës dhe urdhëresave të zbritura në shpalljet e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: - “Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë ...” - Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë, sepse ata besuan librin e parë, që iu dha Profetit të tyre, dhe pastaj besuan edhe librin e dytë, që erdhi me Profetin tjetër. Në Sahih është hadithi i Amir Shabiut nga Ebu Burdete, nga Ebu Musa el Eshariu, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë 2038. “Janë tri kategori njerëzish, të cilëve u jepet shpërblimi dy herë: 1. një nga ithtarët e Librit, i cili beson profetin e tij dhe mua; 2. një skllav, i cili i jep hakun edhe Allahut, edhe zotërisë së tij; 3. një burrë, i cili ka një skllave, të cilën e edukon mirë, pastaj i jep asaj lirinë dhe më pas martohet me të.” [Buhariu dhe Muslimi]. - “... sepse ishin të durueshëm ...” - Domethënë, për durimin e madh që bëjnë në ndjekjen e të vërtetës. - “Ata e largojnë të keqen me të mirë ...” - Pra, ata nuk i kundërpërgjigjen të keqes me të njëjtën formë, por janë falës, tolerantë, të sjellshëm dhe të butë. - “... dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.” - Ata japin zekatin e detyrueshëm të pasurisë së tyre, por japin edhe sadaka vullnetare në rrugët e shumta të bamirësisë, të cilat të afrojnë tek Allahu dhe të mundësojnë shpërblim të madh. - “Dhe kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën ...” - Ata nuk përzihen me ata që merren me kotësira, nuk bashkëjetojnë me ta dhe nuk qëndrojnë afër tyre. - “... dhe thonë: “Ne kemi veprat tona, kurse ju tuajat. Paqe keni prej nesh! Ne nuk e duam paditurinë!” - Nëse dikush tregon arrogancë dhe sillet keq me ta, nëse u drejton fjalë të pahijshme, që nuk meritojnë as t’u kthesh përgjigje, atëherë ata distanco - hen prej tyre me edukatë dhe nuk ia kthejnë me të njëjtën formë. Ata përdorin veçse fjalë të mira dhe të drejta. Muhamed Ibn Is’haku, pasi flet për vizitën e delegacionit të Nexhashiut tek Profeti i Allahut, të cilët pranuan Islamin, thotë: “Pasi ata u ngritën nga mexhlisi i Profetit ﷺ ,atyre iu kundërvu Ebu Xhehl Ibn Hishami së bashku me një grup kurejshësh dhe u thanë: “Allahu ju poshtëroftë! Çfarë delegacioni qenkeni ju! Populli juaj ju dërgoi si pasues të fesë tuaj, me qëllimin që të merrni t informacion rreth këtij burri, kurse ju, që në uljen e parë që patët me të, tradhtuat fenë tuaj dhe besuat gjithçka që ai ju foli!” Atëherë, ata u thanë këtyre ngacmuesve: “Paqja qoftë mbi ju! Ne nuk tregohemi injorantë me sjelljen tonë. Ne ndjekim rrugën tonë, kurse ju ndiqni rrugën tuaj. Ne shpresojmë veçse të mirën për veten tonë.”

Mus'haf Hape →
Sebe 34:22–34:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për Të, të tilla që askujt para meje nuk i janë inspiruar. Atëherë do të thuhet: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmje - tëso dhe do të pranohet! ” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na qartëson në këto ajete se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe se Ai është Një i vetëm; Ai është Es -Samed, pra, Ai i Cili është Kryepari, tek i Cili kthehen të gjitha çështjet dhe të Cilit i drejtohen me lutje për nevojat e tyre të gjitha krijesat; Ai i Cili nuk ka të ngjashëm, nuk ka partner dhe nuk ka nevojë për ndihmës. Ai është i Vetëm e i pashoq në zotërimin e gjithçkaje. Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Thuaj (o Muhamed): “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” - Thërrisni idhujt, të cilët ju i adhuruat përveç Allahut: - “Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë ...” - Siç thotë Allahu i Lartësuar: “... Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë sundimi. Ata që ju u luteni përveç Atij, nuk zotërojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës).” [Fatir 13] - “...dhe as kanë pjesë në to ...” - Ata nuk zotërojnë asnjë grimcë pushteti, mbretërimi dhe pronësie, as të veçuar dhe as në formën e ortakërisë me Allahun e Lartësuar. - “Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmës prej tyre. ” - Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për idhujt që të jenë ndihmës dhe mbështetës së Tij, që ta ndihmojnë në çështjet e sundimit, mbretërimit dhe për - kujdesjes për krijesat. Të gjithë janë krijesa, përveç Allahut, dhe të gjithë janë të varfër dhe nevojtarë për përkujdesin e Tij; të gjithë janë robër, të nënshtruar e të përulur përpara madhështisë dhe sundimit të Tij. - “Asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi tek Ai, përveç atyre që Ai u jep leje.” - Kështu është e vërteta. Për shkak të madhështisë, lartësisë dhe krenarisë së Tij, askush nuk merr guximin që të ndërmjetësojë tek Ai për dikë, veçse pasi Ai t’i japë lejë për diçka të tillë, sikurse thotë Allahu i M adhëruar në ajetin tjetër: “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26]. Ose: ‘Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për asnjë), përveçse për ata me të cilë është i kënaqur Ai. Nga frika prej Tij, ata janë shumë të kujdes - shëm.” [Enbija 28]. Në dy Sahih-ët është një hadith i gjatë, që flet rreth shefaetit në Ditën e Gjykimit, ku ndër të tjera thuhet: “... Pastaj do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ dhe do t’i thonë: “O Muhamed! Ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë lajmëtarëve të Tij. Allahu t’i ka falur gjynahet e hershme dhe ato të mëvonshme. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh gjendjen tonë dhe vuajtjen që na ka mbuluar?!” Atëherë, unë do të ngrihem e do të shkoj poshtë Arshit dhe do të bie në sexhde për Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar. Në këtë moment, Allahu do të më inspirojë që të thur lavdërime e përlëvdime të bukura për Të, të tilla që askujt para meje nuk i janë inspiruar. Atëherë do të thuhet: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmje - tëso dhe do të pranohet! ” 193 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur të largohet frika nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën!” Edhe këtu kemi të bëjmë me një përshkrim madhë - shtor të pushtetit gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar. Në të tregohet se kur Allahu i Madhëruar dëshiron të flasë dhe të shpallë diçka, banorët e qiejve dëgjojnë fjalën e Tij, dridhen nga frika e madhe dhe gati në gjendje të fikëti. Ibn Abasi dhe të tjerë e shpjegojnë kështu këtë ajet: “Kur zemrat e tyre çlirohen nga kjo frikë e madhe, që i kishte pushtuar, ata pyesin njëri tjetrin dhe thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?”. Kështu, mbajtësit e Arshit ua përcjellin fjalët atyre që janë poshtë tyre, pastaj atyre më poshtë e me radhë, derisa mbërrin lajmi te banorët (melekët) e qiellit të dynjasë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën!.” Pra, ata përcjellin atë që ka thënë Zoti, pa asnjë shtesë dhe pa asnjë pakësim. - “Ai është më i Larti, më i Madhi. ” - Në Sahih-un e Buhariut vjen një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti a.s. ka thënë: 2198. “Kur Allahu i Lartësuar vendos diçka në qiell, melekët rrahin flatrat e tyre, në shenjë përunjësie për vendimin e Zotit. Ajo (fjalë) dëgjohet si një zhurmë zinxhirësh të hekurt, që godasin mbi një shkëmb të lëmuar.” Kështu e ka përcjellë Aliu. Ndërsa të tjerët, pas fjalës “në një shkëmb të lëmuar...”, kanë shtuar: “... kështu e bën (Allahu), që të dëgjohet (ajo fjalë) ndër ta.” Pastaj, - vazhdon hadithi, - pasi zemrat e tyre çlirohen (nga frika), ata pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Ata (Xhibrili dhe melekët më të afërt) thonë: “Tha të vërtetën Ai, që është i Lartësuari dhe i Madhëruari!” Kështu dëgjojnë (diçka) ata që tentojnë të dëgjojnë lajme nga qielli. Ata që duan të dëgjojnë vjedhurazi lajme nga qielli janë kështu, njëri mbi tjetrin”, - dhe Sufjani bëri shenjë me dorë, duke hapur gishtat e dorës së djathë dhe duke i vendosur duart njëra mbi tjetrën. “Ndodh që shkëndija e zjarrtë ta godasë atë që rrëmben diçka prej lajmeve të qiellit dhe ta përvëlojë, përpara se ai ta hedhë atë lajm tek tjetri. Por mund të ndodhë edhe që të mos e godasë, derisa ai t’ia përcjellë lajmin një tjetri poshtë tij, e ky tjetrit poshtë tij, derisa ta zbresin në tokë.” Ndoshta Sufjani tha: “... derisa të zbresë në tokë e t’i jepet magjistarit apo fallxhorit, i cili e përzien me njëqind gënjeshtra dhe njerëzit e besojnë, duke thënë: “A nuk na njoftoi se në këtë ditë e në këtë vend do të ndodhë kështu e ashtu, dhe vërtet ashtu ndodhi?” Dhe është pikërisht ajo e vërtetë që u dëgjua nga lajmet e qiellit.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm imam Buhariu dhe jo Muslimi në këtë version. Këtë hadith e kanë sjellë me tekst të përafërt edhe Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe prej Sufjan Ibn Ujejnes. Allahu është më i ditur!

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:81–36:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… lutje. Pastaj u ngrit dhe lexoi suren Al Imran. Pastaj lexoi sure të tjera njëra pas tjetrës.” Kështu e sjell Tirmidhiu në ‘ Shemail’, ndërsa Nesaiu e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na nxit që të meditojmë rreth pushtetit të Tij të plotë dhe absolut, që duket qartë në krijimin e shtatë qiejve dhe shtatë tokave dhe të çdo krijese që ekziston në to dhe mes tyre. Allahu i Lartësuar na udhëzon që, nëpërmjet këtyre shenjave, që tregojnë për pushtetin e Tij të plotë dhe të pacenueshëm, të argumentojmë rreth vërte - tësisë së rikthimit të të vdekurve në jetë. Kështu, Ai i Cili krijoi këto krijesa madhë - shtore është i Plotpushtetshëm që t’i rikthejë në jetë, pas vdekjes së tyre. Allahu të Lartë - suar thotë: “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e Tokën, t'i rikrijojë ata?” - Pra, t’i rikrijojë njerëzit dhe t’i rikthejë ata në jetë, ashtu sikurse i solli në jetë nga hiçi. Kjo i ngjan ajetit tjetër: “A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” [Ahkaf 33]. - “Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!”, - dhe ajo menjëherë bëhet.” - Pra, Ai thjesht urdhëron për diçka vetëm një herë, urdhër që nuk ka nevojë të përsëritet apo të përforcohet, dhe ajo menjëherë realizohet dhe përmbushet, ashtu siç e dëshiron Ai. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dheri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut përcjell se Allahu i Lartësuar ka thënë: 2241. “O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni gabimtarë, përveç atyre që unë i kam mbrojtur dhe ruajtur, prandaj më kërkoni falje, që t’jua fal dhe mbuloj gabi - met! Të gjithë ju jeni të varfër, përveç atij që Unë e kam pasuruar. Unë jam Bamirësi i Madh dhe veproj gjithçka që dëshiroj. Dhënia Ime është thjesht e vetëm një fjalë! Edhe ndëshkimi Im është thjesht e vetëm një fjalë! Nëse unë dëshiroj diçka, mjafton t’i them asaj “bëhu”, dhe ajo menjëherë bë - het.” 212 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “I madhëruar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! Vetëm tek Ai do të ktheheni. ” - Allahu qoftë i lartësuar dhe i madhëruar! Çdo gjë dëshmon pastërtinë dhe lartësinë e Tij nga çdo mangësi dhe e metë, nga çdo e keqe dhe ligësi. Ai është i Gjallë dhe i Përjetshëm. Në dorën e Tij është pushteti i qiejve dhe i Tokës. Tek Ai kthehen të gjitha çështjet dhe Atij i takon krijimi, gjykimi dhe sundimi mbi gjithçka. Tek Allahu do të kthehen robërit në Ditën e Premtuar dhe Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së vet. Ai është i Drejti, Bamirësi, Bujari, i Cili dhuron shumë me mirësinë e Tij. Vëreni me kujdes në ajet fjalën “ melekût”, që është e ngjashme me fjalën mulk. E njëjta fjalë është përdorur edhe në ajetin tjetër: “Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti ( melekût) për gjithçka?” [Muminun 88]. Ndërsa në suren Mulk është përdorur fjala ‘ mulk’: “I Madhëruar është Ai, në dorën e të Cilit është i tërë sundimi (el mulk)! Ai i Cili është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Mulk 1]. Fjalët El Mulk dhe El-Melekut janë sinonimike, ashtu Raĥmeh ue Raĥamût (mëshirë) dhe Rahbeh ue Rahabût (frikë) dhe Xhebr ue Xheberût, pra, janë fjalë që përcjellin të njëjtin kuptim. Disa prete - ndojnë se el mulk ka të bëjë me botën e trupave, ndërsa el melekut ka të bëjë me botën e shpirtrave. Sidoqoftë, mendimi i parë është më i saktë, domethënë, janë fjalë me të njëjtin kuptim. Ky është mendimi që kanë përzgjedhur shumica e mufesirëve dhe shumë dijetarë të tjerë. Ebu Daudi sjell hadithin nga Auf Ibn Malik el Eshxhei (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen: 2242. “U fala një natë me të Dërguarin e Allahut. Ai lexoi suren Bekare. Sa herë që kalonte një ajet ku përmendej mëshira e Zotit, ai ndalonte dhe lutej (për mëshirën e Tij) dhe sa herë që kalonte në një ajet ku përmendej ndëshkimi, ai ndalonte dhe kërkonte mbrojtje nga Allahu i Lartësuar. Pastaj, - vijon të tregojë Aufi - ai ra në ruku dhe qëndroi pothuajse aq gjatë, sa qëndrimi në këmbë. Në ruku tha: “ Subhane dhil xheberuti uel melekuti uel Kibrijai uel Adhameh!” (I dëlirë e larg çdo të mete është Ngadhënjimtari, Gjithësunduesi, Krenari, i Madhërishmi!). Pastaj ra në sexhde dhe qëndroi ashtu pothuajse aq sa qëndroi në këmbë. Në sexhde tha të njëjtën lutje. Pastaj u ngrit dhe lexoi suren Al Imran. Pastaj lexoi sure të tjera njëra pas tjetrës.” Kështu e sjell Tirmidhiu në ‘ Shemail’, ndërsa Nesaiu e sjell të ngjashëm me këtë version nga Muavije Ibn Salihut. Ky është fundi i shkurtimit të tefsirit të sures Jasin. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja dhe falënderimi për çdo mirësi, që na ka dhuruar!

Mus'haf Hape →
Sad 38:55–38:64 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që do të vijnë zinxhir dhe pafundë - sisht. Të tilla ndëshkime janë: i ftohti i acartë dhe i tmerrrshëm, tymi mbytës dhe përvëlues, pijet djegëse, ngrënia e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi na tregoi për përfundimin e mirë të fatlumëve, besimtarëve të sinqertë, Allahu i Lartësuar na tregon në vijim për gjendjen e të dëshpëruarve dhe fundin e tyre të tmerrshëm në vendin e premtuar për ta: - “Kështu do të jetë! Por keqbërësit do të kenë fundin më të keq ...” - Et-tagin janë ata të cilët nuk i binden Allahut Krenar dhe të Lartësuar, të cilët i kundërvihen profetëve të Tij, refuzojnë të besojnë dhe të ndjekin udhëzimin që ata sollën nga Zoti. Për këta, i Lartësuari thotë: “do të kenë fundin më të keq.” Atyre u takon fundi i tmerrshëm. Më pas i Lartësuari shpjegon hollësisht tmerrin që ata do të përjetojnë: - “Xhehenemin, ku do të hidhen. Ai është vendi më i shëmtuar.” - Ata do të hynë në Xhehenem, i cili do t’i përfshijë nga të gjitha drejtimet. - “Kështu do të jetë! Pastaj ata do të shijojnë ujë të valë dhe të ndyrë.” - El hamim është uji që ka arritur gradën më të lartë të nxehtësisë dhe vlimit. Ndërsa el gassâk quhet e ftohta e papërballueshme, e ftohtë e acartë, torturuese dhe e dhimbshme. - “Ata do të kenë edhe dënime të tjera të ngjashme.” - Ka ndëshkime të tjera të ngjashme, që do të vijnë zinxhir dhe pafundë - sisht. Të tilla ndëshkime janë: i ftohti i acartë dhe i tmerrrshëm, tymi mbytës dhe përvëlues, pijet djegëse, ngrënia e zekumit, këtij ushqimi të tmerrshëm, vuajtja duke u ngjitur lart (në një mal në Xhehenem) duke u kacavjerrë dhe hedhja nga sipër, për t’u përplasur dhimbshëm poshtë. Të tilla do të jenë ndëshkimet në Xhehenem: të ndryshme dhe të kundërta me njëra tjetrën, por torturuese, me të dyja ekstremet. Të gjitha këto ndëshkime janë përgatitur, që banorët e Zjarrit të vuajnë dhe të ndiejnë poshtërimin e skajshëm. - “Ky është një grup që do të bashkohet me ju . Mos qofshin të mirëpritur!” Ata do të digjen në zjarr. - Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon disa dialogë që banorët e Zjarrit do të kenë me njëri -tjetrin, siç thuhet në një ajet tjetër: “... Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. ...” [Araf 38, 39]. Pra, në vend të përshë - ndetjes me selam, ata mallkojnë njëri - tjetrin, përgënjeshtrojnë pretendimet e njëritjetrit dhe mohojnë miqësinë e tyre. Kështu, grupi i cili hyn më përpara thotë për ata që vijnë më pas: “Mos qofshin të mirëpritur! Ata do të digjen në zjarr.” Ndërsa ata që sapo hynë në zjarr dhe i gjejnë të tjerët brenda, ua kthejnë: - “Ju mos qofshi të mirëpritur! Jeni ju ata që na e bëtë këtë!” – Pra, ishit ju që na ftuat në këtë rrugë, që na solli në këtë ndëshkim të dhimbshëm. - “Sa vendqëndrim i keq që është! ” - Sa i keq është ky përfundim, në të cilin na sollët! - “O Zoti ynë, - do të thonë pasuesit - atyre që na e bënë këtë, shtoja dyfish dënimin në Zjarr!” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në një ajet tjetër: “... Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”. ...” [Araf 38]. Edhe juve ju takon një ndëshkim, në varësi të asaj që keni bërë. - Gjithashtu, do të thonë: “Ç’ka ndodhur me ne, që nuk po i shohim disa burra, që ne i numëronim prej të këqijve?” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon për habinë e mohuesve, të cilët nuk i shohin në zjarr ata besimtarë, me të cilët talleshin në jetën e dynjasë: “Përse nuk i shohim ata së bashku me ne në zjarr?” Këto janë fjalët e njerëzve si Ebu Xhehli, të cilët nuk do të shohin në zjarr Bilalin, Suhejbin e të tjerë besimtarë, që në jetën e dynjasë i nënçmonin dhe i tallnin. - “Ngaqë ne talleshim me ta. Apo, vallë, na kanë humbur nga sytë?” - Kështu, ata fillojnë të ngushëllojnë veten e tyre me diçka të pamundur: “Pra, mbase edhe ata janë këtu, së bashku me ne, por ne nuk arrijmë t’i shohim ata.” Por pikërisht atje mësojnë se ata për të cilët pyesin dhe nuk po i shohin në zjarr, janë në grada të larta të Xhenetit. Madje, ata fatlumë kanë për t’iu përgjigjur fjalëve të banorëve të Zjarrit, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit e do t'u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju kishte premtuar Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po”. Atëherë, një thirrës do të shpallë mes tyre: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët!" Të cilët i penguan njerëzit nga rruga e Allahut, që kërkuan shtrembërimin e saj dhe mohuan botën tjetër.” Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë. Kur shikimi i tyre do të shkojë nga ata të Xhehenemit, do të thonë: “Zoti ynë, mos na bashko me keqbërësit!” Këta të murit do t'u thërrasin pastaj disa burrave të tjerë, që do t'i njohin nga shenjat e tyre, dhe t'u thonë: “Sa ju vlejti ajo që grumbullonit dhe mendjemadhësia që tregonit? Ja. A nuk janë këta njerëzit për të cilët ju betoheshit se mëshira e Allahut nuk kishte për t’i përfshirë kurrë?”. Hyni në Xhenet, se për ju nuk do të ketë as frikë e as brenga!”” [Araf 44 - 49]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kjo polemikë mes banorëve të Zjarrit është, pa dyshim, e vërtetë. ” – Kjo që të kemi treguar, o Muhamed, për polemikat e banorëve të Zjarrit dhe mallkimeve që ata i bëjnë njëri -tjetrit, është një e vërtetë e padiskutueshme.

Mus'haf Hape →
Kaf 50:30–50:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të hash një zog, ai ka për t’u servirur në çast përpara teje i pjekur, i gatuar, i gatshëm për t’u ngrënë.” - ... por prej Nesh ka edhe më shumë. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atë ditë, Ne do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” Ndërsa ai do të thotë: “A ka edhe më?” - Allahu i Lartësuar na tregon se në Ditën e Kijametit do t’i thotë Xhehenemit: “A u mbushe?” Kështu do të ndodhë, sepse Allahu i Madhëruar ka kërcënuar se ka për ta mbushur Xhehenemin me xhindë dhe njerëz së bashku. Allahu i Lartësuar urdhëron që të hidhen në zjarr ata që meritojnë të hidhen në të dhe Xhehenemi vazhdimisht thotë: “A ka edhe më?” Pra, a ka akoma të tjerë, që do hidhen në Xhehe - nem. Ky është kuptimi i dukshëm i tekstit, mbështetur edhe nga hadithe të shumta. Kështu, Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2477. “Ata do të vazhdojnë të hidhen në zjarr dhe Xhehe - nemi vazhdimisht do të thotë: “A ka më të tjerë?” Derisa i Madhëruari të vendosë këmbën e Tij në të. Atëherë Xhehenemi do të thotë: “Mjaft! Mjaft!” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2478. “Ata që e meritojnë do të vazhdojnë të hidhen në Xhehenem dhe ai vazhdimisht do të thotë: “A ka më të tjerë?” Derisa Zoti i Krenarisë të vendosë këmbën e Tij mbi të dhe zjarri do të mbështillet në vetvete dhe do të thotë: “Mjaft, mjaft, betohem krenarinë dhe në bujarinë Tënde!” Nga ana tjetër, në Xhenet do të mbeten vende bosh, pa ba - norë, derisa Allahu i Lartësuar të bëjë krije - sa të tjera, që të banojnë në vendet shtesë të Xhenetit.” Edhe Muslimi ka sjellë një ha - dith të ngjashëm. Muslimi sjell në Sahihun e tij një hadith nga Ebu Saidi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2479. “Xheneti dhe Zjarri polemi - zojnë me njëri -tjetrin. Zjarri thotë: “Brenda meje janë tiranët, kryeneçët.” Ndërsa Xhe - neti thotë: “Brenda meje janë njerëzit e do - bët, të varfërit.” Atëherë u gjykua mes tyre dhe Xhenetit iu tha: “Ti je mëshira Ime. Me ty mëshiroj kë të dëshiroj prej robërve të Mi.” Ndërsa Zjarrit iu tha: “Kurse ti je ndë - shkimi Im. Nëpërmjet teje ndëshkoj kë të dëshiroj prej robërve të Mi. Për secilin prej jush ka meritues, që do t’ju mbushin.” Më pas, i Lartësuari thotë: - “Besimtarëve të devotshëm do t'u afrohet Xheneti pranë. ” - Xheneti do t’u afrohet të devotshmëve. Kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit dhe nuk është diçka e largët. Ajo do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme dhe çdo gjë që pritet të ndodhë, është afër. - “Ky është premtimi për çdo të penduar që ka përmbushur detyrimet ... - ‘El eu - uâb’ janë ata që kthehen të penduar te Zoti, duke hequr dorë nga gjynahet dhe të nën - shtruar ndaj Tij. Allahu i Lartësuar i për - shkruan gjithashtu, si ‘ el hafidh’ , si njerëz që e mbajnë premtimin, nuk shkelin fjalën e dhënë. Ndërsa Ubejd Ibn Umejri ka thënë se el euuab el hafidh janë ata të cilët, sa herë që ulen në një kuvend, nuk ngrihen pa i kërkuar falje Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - që i është druajtur të Gjithëmëshir - shmit edhe fshehtazi ... - Ata të cilët i frikësohen Allahut edhe fshehtazi, atëherë kur askush nuk i sheh, veç Zotit Krenar dhe të Lartësuar, sikurse thotë Profeti ﷺ kur përmend ata që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut, atë ditë kur nuk ka hije tjetër veç hijes së Tij. Mes tyre ai përmend: 2480. “... Edhe një burrë, i cili përmend Allahun e Lartësuar në privatësi dhe i lotojnë sytë nga frika për Të”. - “... dhe që është kthyer tek Allahu me zemër të penduar.” - Që gjithmonë kthehet tek Ai i pastër dhe i çliruar nga shirku. - “Hyni në paqe dhe të sigurt!” - Pra, hyni në Xhenet në paqe dhe të sigurt! Hyni të shpëtuar dhe të mbrojtur nga dënimi i zja - rrit. Ose: Hyni në Xhenet të shoqëruar nga përshëndetjet me selam, që do t’ju drejtojnë melekët. - “Kjo është dita e përjetësisë.” - Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet. Nuk do të vdesin kurrë dhe nuk kanë për t’u larguar nga ai vend i mrekullueshëm. Ata nuk kanë për të kërkuar kurrë diçka të tillë, sepse do të jenë tërësisht të lumtur dhe të kënaqur në të. - “Atje kanë çfarë të dëshirojnë ... ” - Gjithçka që ata do ta kërkojnë, kanë për ta gjetur. Në hadithin që sjell Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), Profeti i Allahut i tha atij: 2481. “Në Xhenet, sapo dëshiron të hash një zog, ai ka për t’u servirur në çast përpara teje i pjekur, i gatuar, i gatshëm për t’u ngrënë.” - ... por prej Nesh ka edhe më shumë. - Sikurse thuhet edhe në ajetin tjetër: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, ma - dje edhe më shumë. ” [Junus 26]. Është përmendur edhe më herët hadithi në Sahih-un e Muslimit, se bëhet fjalë për shikimin në fytyrën e Allahut Bujar dhe të Madhëruar.

Mus'haf Hape →