Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Ali Imran 3:190–3:194 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me të cilat Ti je i kënaqur! Na udhëzo, o Zot, përmes këtyre veprave, në kopshtet e mirësive dhe na ruaj nga ndëshkimi Yt i dhembshëm! Pastaj ata thonë: - Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë mend. - Vështroni qiejt, me lartësinë dhe gjerësinë e tyre! Vështroni edhe Tokën, se si Allahu e ka shtruar dhe e ka bërë të ngjeshur. Vështroni të gjitha ato shenja të dukshme madhështore, që Allahu i Madhëruar ka vendosur mes Tokës dhe qiejve: yjet dhe planetet që lëvizin apo ato që qëndrojnë; detet, tokën e thatë, kafshët, bimësinë, mineralet e shumta dhe dobitë e panumërta të llojllojshme, që janë të ndryshme në shijen, ngjyrat dhe aromat e tyre. Pastaj i Madhëruari thotë: "...dhe në ndryshimin e natës e të ditës...". Pra, vështroni ndërrimin e natës dhe të ditës dhe ndryshimet e shumta mes tyre. Shikoni se si ato zgjaten dhe shkurtohen apo edhe kur janë të barabarta me njëra tjetrën. Domethënë, të gjitha këto janë përcaktim i Allahut, që është Krenari, Ngadhënjimtari dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai është i Gjithëdituri për gjithçka që Ai ka krijuar dhe çdo rregull që ka vendosur. Allahu i Madhëruar thotë: "...ka argumente të qarta për ata që kanë mend." Në të gjitha këto shenja, ka dëshmi të qarta për ata që janë të ditur e që vështrojnë me kujdes. Përfituesit e vetëm janë mendjet e shëndosha e të pastra, të cilat arrijnë të shohin dhe konceptojnë drejt realitetin e gjërave. Këta nuk janë si shurdhët dhe memecët, të cilët nuk logjikojnë; nuk janë si ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: "Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën." [Jusuf 105]. Ose: "Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari." [Jusuf 106]. Në vijim, Allahu i Lartësuar përshkruan të urtët dhe të mençurit, duke thënë: - Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Umran Ibn Husejni, se Profeti ﷺ ka thënë: 618 . “Falu në këmbë! Nëse nuk mundesh, falu ulur! Nëse nuk mundesh, atëherë falu i mbështetur në krah!” Kështu, ata nuk i sheh asnjëherë që ta ndërpresin përmendjen e Zotit në të gjitha gjendjet e tyre, qoftë në vetvete, me zemër dhe me mendje, qoftë me gjuhë. - Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je i pastër nga çdo e mete. Na ruaj prej dënimit të Zjarrit! - Ata arrijnë që ta kuptojnë qartë dhe ta shohin kthjell ët këtë krijim të qiejve dhe të Tokës, ato urtësi të mrekullueshme dhe madhështore, të cilat janë treguese të madhështisë së Krijuesit. Ato tregojnë, gjithashtu, diturinë absolute dhe urtësinë e gjerë dhe të pashembullt të Tij. Ato tregojnë se është Allahu i Lartësuar Ai që vendos dhe zgjedh për gjithçka që ekziston në këtë botë. Por ato dëshmojnë edhe për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Sufjan Ibn Ujejneh ka thënë: “Forca medituese dhe mprehtësia e të menduarit është dritë, që hyn në zemrën tënde. Ndoshta kjo dritë mund të shprehet ndryshe edhe me këto vargje. Kushdo që zotëron mprehtësi në mendim, çdo gjë që ai sheh, prej saj merr mësim. Përcillet se Ibn Abasi ka thënë: “Dy rekatë namaz, qoftë edhe të shkurtër, por duke medituar dhe duke qenë i përqendruar me mendjen, zemrën dhe shpirtin tënd, janë më të mirë se të falesh gjatë gjithë natës me zemër të shpërqendruar.” Kur dëshironte që të përmirësonte zemrën e vet, Ibn Umeri shkonte në një vend të shkretë (ose në varreza mbase), qëndronte në hyrje të tij dhe thërriste me një zë të trishtuar dhe të dhimbshëm: "Ku janë banorët e tu! Ku janë banorët e tu!" Pastaj i kthehej vetvetes dhe thoshte: " Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” [Kasas 88]. El Haseni përcjell se Amir Ibn Abdul Kajsi ka thënë: “Kam dëgjuar - jo një, as dy e as tre, - por shumë nga sahabët e Profetit ﷺ ,që thoshin: “Me të vërtetë, nuri i besimit është pikërisht ai që quhet tefekkur, pra, meditimi dhe përsiatja thellë me zemër.” Allahu i Madhëruar i ka qortuar rëndë ata të cilët nuk nxjerrin mësime nga krijesat e Tij, që janë dëshmi e qartë e ekzistencës së Tij, na tregojnë për cilësitë e Tij të mrekullueshme, na tregojnë për Sheriatin që Ai ka zgjedhur për ne dhe për kaderin e Tij, pra, për ligjin e ekzistencës dhe të funksionimit të saj. Krijesat janë shenjat madhështore të Allahut të Madhëruar: “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari.” [Jusuf 105, 106]. Nga ana tjetër, Ai i ka lavdëruar robërit e Tij besimtarë, duke thënë: " Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës". Pra, meditojnë mbi krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe thonë: “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot, nuk e ke krijuar pa qëllim. Përkundrazi, e ke krijuar për një të vërtetë të madhe: për t’i ‘shpërblyer’ ata që bëjnë vepra të këqija me ndëshkim, dhe për t’i shpërblyer ata që bëjnë vepra të mira me mirësi të mëdha.” Pastaj këta të zgjedhur, që meditojnë mbi krijesat e Allahut, e dëlirësojnë Allahun e Madhëruar nga çdo mangësi dhe çdo vepër kotësie, duke thënë: "Ti je i pastër nga çdo e metë! I Dëliri je Ti, o Zot! Nuk ka mundësi që Ti të krijosh diçka, pa një qëllim të lartë, që të zbulojë të vërtetën dhe drejtësinë. Gjithçka që ke krijuar është e drejtë, tregon drejtësinë dhe është ndërtuar mbi drejtësinë. Ti je i Pastër dhe i Dëlirë nga të gjitha mangësitë dhe kotësitë.” 160 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: "Na ruaj prej dënimit të Zjarrit!” Na ruaj me forcën dhe pushtetin tënd për të ndryshuar gjendjen! Me pushtetin Tënd për të dhuruar gjithçka, na e lehtëso që të bëjmë ato vepra me të cilat Ti je i kënaqur! Na udhëzo, o Zot, përmes këtyre veprave, në kopshtet e mirësive dhe na ruaj nga ndëshkimi Yt i dhembshëm! Pastaj ata thonë: - Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. - Atë e ke poshtëruar përpara të gjithë krijesave, që do t’i tubosh Ditën e Gjykimit. Zullumqarët nuk kanë ndihmës atë ditë. Ata nuk mund të gjejnë mbrojtës, që t’i strehojë dhe mbrojë prej Teje dhe ndëshkimit Tënd, o Zot! Ata ata nuk mund t’i shpëtojnë dhe nuk mund t’i fshihen ndëshkimit Tënd! - Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): “Besoni në Zotin!” e ne besuam. - Ne dëgjuam një thirrës, që na ftonte të besonim, dhe ai ishte Profeti, i cili thoshte: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe ne të besuam, o Zoti ynë! Kështu, ne iu përgjigjëm Profetit dhe pasuam rrugën dhe Sheriatin, që ai e solli prej Teje. - Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, nai mbulo të metat, - Për hir të imanit tonë dhe meqë iu përgjigjëm thirrjes për të pasuar Profetin Tënd, na i fal gjynahet dhe na i mbulo ato, o Zoti ynë! Na i mbulo dhe na i fal të këqijat që kemi bërë në raportin tonë me Ty! - ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! - Na bashko me ata që ishin punëmirë (es-sâlihin). - Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu - Përmes gjuhës së profetëve dhe shpalljeve, që sollën nga Zoti. - dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin.” - Mos na poshtëro, o Zot, përpara të gjitha krijesave në Ditën e Gjykimit, ditë për të cilën ke premtuar se do të ndodhë, dhe kjo nuk ka dyshim. Na jep, o Zot, atë që na ke premtuar, sepse Ti nuk e thyen premtimin, që ke dhënë nëpërmjet profetëve të Tu! Qëndrimi para Teje do të ndodhë, dhe kjo nuk asnjë ka dyshim! Është përcjellë saktësisht fakti se Profeti ﷺ i lexonte këto ajete kur ngrihej për të falur namaz nate. Buhariu sjell këtë rrëfim nga Ibn Abasi (r.a): 619 . “Isha një ditë tek halla ime, Mejmunete. Atje, Profeti ﷺ ,pasi bisedoi me familjen e tij për njëfarë kohe, u shtri për të fjetur gjumë. Kur erdhi një e treta e fundit e natës, ai u ngrit, qëndroi ulur dhe duke vështruar drejt qiellit, tha: “Në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë mend.” Pastaj u ngrit, mori abdes dhe përdori misvakun, pastaj fali 11 rekatë. Pastaj, Bilali thirri ezanin dhe ai fali edhe dy rekatë të tjerë. Më pas, ai doli dhe fali me njerëzit namazin e sabahut.” Kështu e ka sjellë Muslimi, ndërsa Ebu Daudi e sjell me versione të tjera përmes rrugës së Marhames. Ibn Merdevejhi përcjell nga Atau, i cili ka thënë: 620 . “Një ditë, së bashku me Ibn Umerin dhe Ubejd Ibn Umejrin, shkuam tek Aishja , - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! -. Mes nesh dhe asaj ishte një perde. Ajo tha: “O Ubejd, përse nuk vjen më shpesh vizitë tek ne?” Ubejdi tha: "Si thonë fjalët e atij poeti: ‘Vizito më rrallë, që të kesh më shumë dashuri dhe që dashuria të jetë më e madhe.’ Ibn Umeri tha: “Na trego për gjënë më të çuditshme që ke parë nga Profeti i Allahut!” Atëherë, Aishja qau dhe tha: “E gjithë jeta e tij ishte e çuditshme. Erdhi njëherë vonë gjatë natës sime [radha ime], e m’u afrua aq sa lëkura e tij preku lëkurën time. Pastaj më tha: “Më lejo, të lutem, që të ngrihem dhe të adhuroj Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar!” Unë i thashë: Për Zotin! Unë vërtet dëshiroj që të jem pranë teje, por dëshiroj, gjithashtu, edhe që ti ta adhurosh Zotin tënd!” Ai u shkoi tek ena me ujë dhe mori abdes, pa e tepruar me harxhimin e ujit, pastaj u ngrit dhe nisi të falej. Lotoi aq shumë gjatë namazit, saqë iu njom edhe mjekra, ndërsa kur ra në sexhde, lagu edhe tokën. Pastaj u shtri në krah, dhe sërish qante, derisa erdhi Bilali, që të thërriste ezanin për namazin e sabahut. Thotë Aishja: “O i Dërguari i Allahut, - tha Bilali -! Përse qan ti, kur dihet që Allahu të ka falur gjynahet e shkuara dhe ato të mëvonshmet?!” Profeti i Allahut i tha: “I gjori ti, o Bilal! E si të mos qaj, kur Allahu më zbriti sot këto ajete: “Në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë mend. ...”” Pastaj tha: “Mjerë për atë që i lexon ato dhe nuk mediton rreth tyre!” Hasen Ibn Abdulazizi përcjell nga El Euzai se atë e kanë pyetur njëherë: “Cili është kutpimi, kur themi se duhet të meditojmë në këto ajete?” Ai u përgjigj: “Domethënë, ti lexosh ato me kujdes, që të mund t’i kuptosh qartë dhe meditosh rreth tyre. Ky është meditimi.”

Mus'haf Hape →
Enam 6:74–6:79 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… këtë këshillë. Allahu i Madhëruar thotë: - Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! Unë po shoh që ti dhe populli yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Rreth emrit të babait të Ibrahimit janë dhënë mendime të ndryshme, a është Azer apo Târih? Ibn Xheriri është i mendimit se emri i tij ishte Azer, pastaj për të justif ikuar edhe mendimin tjetër, ka thënë se ka mundësi që ai të jetë thirrur me dy emra, e njëri prej tyre mund të ketë qenë llagap, siç ndodh me shumë njerëz. Ky mendim i sjellë nga Ibn Xheriri është i fortë dhe i pranueshëm si arsyetim, por Allahu e di më mirë. Në këtë ajet tregohet këshilla që Ibrahimi i drejton të atit për t’u larguar nga adhurimi i idhujve e putave. Ai e këshilloi dhe paralajmëroi të atin që të hiqte dorë nga idhujtaria, por ai e refuzoi këtë këshillë. Allahu i Madhëruar thotë: - Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” - Adhurimi i këtyre idhujve si zot, që bën ti dhe ata që ndjekin rrugën tënde, është një padrejtësi e madhe dhe humbje e sigurt. Ata që bëjnë të tilla padrejtësi janë të humbur dhe nuk e dinë ku ecin e çfarë rruge janë duke ndjekur. Ata janë të çoroditur e të zhytur në pasiguri e padituri të thellë. I Madhëruari thotë: “(Kujto ) Kur ai i tha të atit: “O babai im! Përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nga i cili nuk ke asnjë dobi?! O babai im! Mua më është dhënë një dituri, që nuk të është dhënë ty. Prandaj më ndiq se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë! O babai im! Mos adhuro shejtanin, sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! O babai im! Unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e kështu do të bëhesh mik me shejtanin.” Ai (babai) tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë. Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” Ai (Ibrahimi) tha: “Paqja qoftë mbi ty! Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua. Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” [Merjem 42 - 48]. Kështu, Ibrahimi vazhdoi të lutej për të atin, sa ishte gjallë. Megjithatë, kur ai vdiq në shirk dhe Ibrahimi u sigurua për diçka të tillë, atëherë ai hoqi dorë nga kërkimi i faljes për të dhe u distancua prej tij, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.” [Teube 114]. Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ditën e Ringjalljes Ibrahimi do të takojë babain e tij, Azerin, fytyra e të cilit do të jetë e nxirë dhe e mbuluar me pluhur. Profeti Ibrahim do t'i thotë atij: “A nuk të thashë që të mos më kundërshtoje (e të më dëgjoje mua)?” Babai do t'i përgjigjet: “Sot nuk do të të kundërshtoj (e do të të bindem).” Ibrahimi do të thotë: “O Zot! Më ke premtuar se nuk do të më turpërosh (e nuk do të më hidhërosh) në Ditën e Ringjalljes, por çfarë turpi do të jetë më i madh për mua sesa të mallkosh e të ma poshtërosh babanë?!” Atëherë Allahu i Lartësuar do t'i thotë: “Unë e kam bërë haram (të ndaluar) Xhenetin për femohuesit.” Pastaj Ibrahimit do t'i thuhet: “O Ibrahim! Çfarë ke nën këmbë?” Ai do të ulë kokën dhe do të shohë një si hienë të përgjakur, e cila do të tërhiqet për këmbësh e do të hidhet në Zjarr." Transmeton Buhariu. Në vijim, Allahu i Lartësuar tha: - Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. - Duke i mundësuar të shihte krijimin madhështor të Allahut, Ibrahimit do t’i bëhej tërësisht i qartë fakti se Allahu është një dhe i vetëm në krijimin dhe sundimin e gjithësisë, si dhe në meritën e adhurimit. Përmes këtij krijimi madhështor, ai do të shihte qartë argumentin që tregon se Allahu është i vetmi Krijues, Sundues e Mbretërues në këtë gjithësi dhe është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Allahu i Lartësuar thotë: “... për t’u bërë edhe më i bindur.” Kuptimi: Ne ia mundësuam të shihte me sytë e vet këto prova madhështore, në mënyrë që ai të ishte tërësisht i sigurt në diturinë dhe në imanin e tij. Siguria dhe bindja shtohen në varësi të fakteve të vëzhguara. Allahu i lartësuar thotë: “Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë. Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë! Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë.” [Junus 101], dhe thotë: “A nuk shohin ata në mbretërinë e qiejve dhe të tokës dhe në gjithçka që ka krijuar Allahu? Afati i tyre mundet tashmë të jetë drejt fundit. Atëherë, cilit Mesazh pas këtij, do t’i besojnë?” [El ea’raf 185], e thotë gjithashtu: “A nuk shohin ata çfarë ka para dhe pas tyre në qiell dhe në tokë? Nëse do të dëshironim, Ne do t’ua shembnim tokën nën këmbë ose do të bënim që të binin copa (dënimi) nga qielli mbi ta. Me të vërtetë, në këtë ka argument për çdo rob që kthehet (tek Allahu) i penduar e i bindur. ” [Sebe’ 9]. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im.”. Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.”.” - Katade shpjegon: “Ai e dinte se Zoti i Vërtetë është i përjetshëm e kurrë nuk zhduket. - Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im! Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh!” Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj." - Unë i përkushtohem me adhurime vetëm Atij që i krijoi dhe shpiku qiejt e tokën, pa asnjë shembull të mëparshëm. Unë jam besimdrejtë ( hanifen), i distancuar nga idhujtaria e i përkushtuar vetëm në njësimin e Zotit. Dijetarët e tefsirit kanë dhënë opinione të ndryshme për çështjen se a ishte Ibrahimi vërtet në dyshim dhe i pasigurt gjatë kësaj polemike me popullin e vet apo ai thjesht po diskutonte me ta duke përdorur mënyrën e tyre të të arsyetuarit dhe logjikuarit? E vërteta është se Ibrahimi ishte duke folur me ta sipas logjikës së tyre, për t’ua bërë sa më të qartë gabimin dhe kotësinë e adhurimeve të tyre kushtuar idhujve e trupave qiellorë. Që në fillim të polemikave të tij me ta, ai i shpjegoi të atit kotësinë e idhujtarisë dhe gabimin e tyre të madh në këtë drejtim, pra, në adhurimin e idhujve tokësorë, që u kishin dhënë forma të melekëve të qiellit, siç pretendonin, që të ndërmjetësonin për ta tek Zoti për shtimin e rizkut, mbështetjen e fitoren kundër armiqve etj. Ndërsa në këto ajete ai u shpjegon atyre kotësinë e adhurimit të kostilacioneve, të yjeve, hënës e planeteve. Ata adhuronin 7 planetet, 6 Diellin dhe Hënën. Sigurisht që, më i zgjedhuri mes trupave qiellorë që ata adhuronin ishte Dielli, si më i shndritshmi dhe i dobishmi, dhe pastaj vinte Hëna dhe Afërdita ( Zuhra). Në fillim, Ibrahimi u shpjegoi se Afërdita nuk meriton të bëhet si zot e të adhurohet, sepse edhe ajo vetë është e urdhëruar dhe e nënshtruar të lëvizë sipas një rregulli, që është vendosur nga dikush tjetër dhe nga i cili ai nuk mund të devijojë as majtas e as djathtas. Ajo nuk e ka në dorë as veten e vet. Ajo është thjesht një trup i shndritshëm, që e ka krijuar Zoti, për urtësi të shumta e madhështore, që Ai i di. Po kështu janë edhe Dielli edhe Hëna. Kështu, Ibrahimi po kalonte nga një trup qiellor, - të cilin ata e adhuronin, - në një trup tjetër, për t’i bërë të mendonin për kotësinë e adhurimit të tyre. Pasi u vërtetua kotësia e adhurimit të këtyre trupave, që janë më të shndritshëm e të dukshëm se të tjerët, - nga ato që sheh syri i njeriut, - atëherë ai do të dëshmonte me bindje e siguri të plotë: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj!” Pra, unë kurrë nuk kam për t’i adhuruar ata dhe t’u përulem atyre. Nëse vërtet mendoni se ata janë zota, atëherë mblidhuni së bashku me ta, të gjithë kundra meje, dhe mos më lini afat aspak. - Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë. Unë nuk jam prej idhujtarëve.” - Unë adhuroj veçse Krijuesin dhe Shpikësin e të gjitha këtyre gjërave, i Cili kujdeset për to, administron çdo çështje të tyre dhe ka përcaktuar gjithçka që ndodh në to, me pushtetin e Tij. Në dorën e Tij është pushteti, sundimi e mbretërimi mbi gjithçka. Ai është Krijuesi, Zotëruesi e Pronari i gjithçkaje dhe i vetmi që meriton adhurimin, sikurse thuhet në Kur 'an: “Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I Madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [ El ea’raf 54]. E si mund të mendohet që Ibrahimi ka qenë në këtë bisedë i pasigurt dhe i pavendosur në besimin e tij, kur Allahu ka thënë për të: “Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më herët dhe dinim gjithçka për të . Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni?”Ata i thanë: “Kështu pamë të parët tanë, që i adhuronin ato .”. Atëherë, ai u tha: “Ju dhe të parët tuaj keni qenë të humbur... .” [Enbija 51]. Gjithashtu: “Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë (monoteist) dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët. Ai ishte mirënjohës për të mirat e Tij (e Allahut). Allahu e dalloi atë (si profet) dhe e udhëzoi në Rrugën e Drejtë. Ne e bekuam atë me shumë të mira në këtë botë dhe në Botën Tjetër ai është me më të mirët. Prandaj, Ne të shpallëm ty “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit! Ai nuk ka qenë kurrë prej idhujtarëve.” [Nahl 120 - 123]. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti ka thënë: 1117. “Çdo njeri lind në natyrshmëri të pastër (islame).” Ndërsa në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ijad Ibn Hamadi, se Profeti ka thënë: 1 118. “Allahu ka thënë: “Unë i krijova robërit e Mi hunefâe (besimdrejtë e larg nga idhujtaria). ...” Nëse krijesat janë të tilla, atëherë si mund të mendohet për Ibrahimin (të dashurin e afërt të Allahut) diçka e tillë, kur vetë Allahu na njofton se e bëri atë të përkushtuar ndaj Tij dhe e përshkroi si hanifen, duke pohuar se ai nuk ka qenë kurrë idhujtar?! Ibrahimi ishte njeriu më i dëlirë dhe më afër natyrshmërisë së pastër e logjikës së drejtë, pas Profetit tonë, dhe për këtë nuk ka asnjë mëdyshje. Ndër argumentet që tregojnë se ai thjesht ishte duke polemizuar me popullin e vet për të hedhur poshtë arsyetimin e tyre, e jo se ishte në dyshim në vetetn e vet, është edhe ajeti vijues, ku Allahu i Madhëruar thotë:

Mus'haf Hape →
Xhathije 45:27–45:37 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në suren Fusilet, ajeti 46: “Kush bën mirë, e bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Atë Ditë, kur të vijë Ora (e llogarisë), rrefuzuesit (e së vërtetës) do të dëshpërohen shumë .” - Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, si dhe për faktin se Ai është i vetëm në administrimin, rregullimin e çështjeve dhe përkujdesjen për botën, në çdo moment. Gjithashtu, Ai na tregon se edhe në Ditën e Kijametit, Ai është i Plotfuqishmi. Ai do t’i mbledhë krijesat dhe të gjithë do të qëndrojnë para Krijuesit të tyre. Atë ditë, mubtilun-ët do të dëshpërohen kur të shohin ndëshkimin që i pret. Këta janë ata që polemizojnë për të hedhur poshtë të vërtetën, pa patur asnjë argument të drejtë. Veprat e mira të këtyre janë të pavlefshme dhe jo të shpërblyeshme, prandaj Ditën e Gjykimit ato do të asgjësohen, sepse janë të ndërtuara mbi të kotën. Atë ditë do të dalë në pah e vërteta. Ndërsa e kota, të cilën ata e mbrojnë, do të tretet para syve të tyre, duke i lënë në dëshpërimin e humbjes së mirësive të Zotit dhe në ndëshkimin e rëndë për refuzimin e të vërtetës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan tmerrin dhe vështirësitë e Ditës së madhe të Kijametit, për t’i bërë robtë që t’i druhen asaj dhe të përgatiten me adhurime e përkushtime në punë të mbara. Kështu, i Madhëruari thotë: - “(Atë Ditë) Çdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar (në pritje të llogarisë) .” - Çdo njeri të sjellë në këtë botë do ta shohësh në gjunjë, të tmerruar e duke pritur në ankth gjykimin dhe vendimin e Mbretëruesit të Gjithëmëshirshëm. - “Çdo popull do të thirret (për tu tubuar) te Libri i vet (i veprave) . Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar. ” - Çdo popull do të pyetet për Shpalljen hyjnore që profeti i tyre u ka përcjellë nga Zoti. Ata do të merren në llogari: a e kanë pranuar dhe zbatuar atë, për të përfituar shpërblimin dhe shpëtimin nga ndëshkimi? Apo e kanë shpërfillur atë, duke merituar ndëshkimin dhe humbjen e mirësive të premtuara nga Zoti? Për shembull, ymeti i Musait (a.s) do të thirret të japë llogari në lidhje me Shpalljen e Musait. Ymeti i Isait do të japë llogari për Shpalljen e Isait (a.s), ashtu si edhe ymeti i Muhamedit (a.s.) do të llogaritet për Shpalljen e Muhamedit (a.s). Pra, çdo popull do të pyetet në lidhje me Librin hyjnor me të cilin është ngarkuar që ta besojë dhe ta zbatojë. Ky është njëri nga shpjegimet e ajetit, i cili është, pa dyshim, një kuptim i saktë. Por ka, gjithashtu, mundësi që fjala “ libri” në ajet të ketë kuptimin ‘libri i veprave”. Në këtë mënyrë, çdo njeri do të gjykohet sipas shënimeve në librin e veprave, ku janë regjistruar të gjitha veprat e tij të mira apo të këqija. Çdokush do të shpërblehet sipas veprave që ka bërë vetë, sikurse thotë i Madhëruari në suren Fusilet, ajeti 46: “Kush bën mirë, e bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robve.” Por ka mundësi që ajeti t’i përmbajë të dyja këto kuptime, të cilat nuk e përjashtojnë njëra -tjetrën. Këtë e mbështet edhe ajeti në vijim: - “Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush.” - Ky është libri Ynë, të cilin Ne e shpallëm për t’ju qartësuar të vërtetën dhe për t’ju përshkruar drejtësinë që Zoti do të vendosë mes krijesave. Pastaj thotë: - “Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit.” - Ja ku flitet edhe për librin e veprave. Më pas, i Madhëruari sjell gjykimin e Tij të drejtë në lidhje me dy grupet e njerëzve, sipas trajtimit që ata i kanë bërë librit hyjnor, të shpallur nga Ai, dhe sipas veprave të regjistruara në librin e gjithësecilit. Kështu, i Allahu i Madhëruar thotë: - “Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet.” - Ata që besojnë me besim të saktë të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë nga Zoti dhe veç kësaj e vërtetuan sinqeritetin e besimit të tyre me punë të mira për të cilat nxit ky besim, punë të detyrueshme apo vullnetare e të pëlqyeshme, këta Zoti do t’i fusë në mëshirën e Tij, vendi i të cilës është Xheneti. Mëshira e Zotit është në Xhenet dhe atje të lumturit dhe të përjetojnë çdo mirësi të dhuruar nga mëshira e Allahut të lavdëruar mirësi e lumturi që do të vazhdojë e pafundme në përjetësi. Aty do të jetojnë një jetë të lumtur dhe të sigurt nga çdo e keqe e shqetësim. - “Ky është shpëtimi më i madh.” - Kjo është fitorja, shpëtimi dhe arritja e çdo mirësije. Ai është suksesi i qartë, i dukshëm dhe i vërtetë, sukses i cili nëse arrihet nga robi ose më sakt nëse i dhurohet robit, atëherë ai ka arritur çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe. - “Ndërsa atyre që nuk besojnë (do t'u thuhet):...” - Këtyre u drejtohen fjalë për t’i dëshpëruar dhe për t’ua shtuar vuajtjen, për mohimin e tyre të së vërtetës, u thuhet: - “A nuk ju janë lexuar shpalljet e Mia? Por ju tregonit arrogancë dhe ishit një popull keqbërës.” - Shpalljet e Mia jua qartësuan të vërtetën dhe jua treguan atë duke ju udhëzuar kështu në rrugën e mirësisë dhe lumturisë tuaj. Shpalljet e Allahut ju urdhëruan për çdo mirësi dhe ju ndaluan nga çdo e keqe që është në dëmin tuaj. Shpalljet e Zotit janë mirësia më e madhe që Zoti solli ndër njerëz nëse do të dinin t’i respektonin, t’i besonin e të nënshtroheshin sipas saj. Por ju u treguat kryeneçë ndaj mesazhit dhe porosive të Tij dhe i kthyet shpinën Shpalljes së Tij. Duke i mohuar Shpalljet e Zotit dhe duke refuzuar të nënshtroheni për të jetuar e punuar sipas tyre ju kryet krimin më të madh. Sot do të shpërbleheni për atë që punuat. Gjithashtu për t’i dëshpëruar u thuhet: - “Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)!”” - Pra kur ju përmendej se dita e ringjalljes dhe e gjykimit është e vërtetë dhe premtimi i Zotit por shpërblimi dhe ndëshkim sipas punëve është i pakthyeshën ju duke i mohuar dhe shpërfillur këto paralajmërime thoshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit) ” - "Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.” - Kjo ishte gjendja e tyre në dynja. Ata e mohonin dhe nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata mohuan dhe i quanin gënjeshtarë ata që i paralajmëronin për ditën e hakut, dhe nuk e pranonin vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre. I Madhëruari thotë: - “Atyre (që nuk besojnë) do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” - Ditën e Gjykimit, atyre do t’u tregohen veprat e këqija që kanë bërë dhe mbi ta do të godasë ndëshkimi me të cilin talleshin, sepse nuk e besonin se do të ndodhte. Ata tallen në dynja me Ditën e Llogarisë dhe me ata që e paralajmërojnë këtë ditë, por për këtë do të vuajnë të plotë ndëshkimin e të Drejtit. Atë ditë, atyre do t’u thuhet: - “Atyre (që nuk besojnë) do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite.” – Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë. - “Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë.” - Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut. - “Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” - Kuptimi: Ky ndëshkim është shpagimi i drejtë, për shkak se ju i keni marrë me tallje argumentet dhe shpalljet e Allahut të Madhëruar, ndërkohë që ato duhej të trajtoheshin ashtu si e meritojnë: me seriozitet dhe përkushtim të plotë. Ju duhej t’i pranonit ato me kënaqësi dhe të jetonit sipas tyre, e jo të të talleshit me to. Por kjo ndodhi sepse ju u mashtruat nga bukuritë e dynjasë dhe gjetët prehje në të, duke u përkushtuar tërësisht pas saj. Kështu, ju braktisët punën për ahiretin, që është i përjetshëm dhe do të mbetet gjithmonë. - “Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen (në dynja).” - Atyre nuk u jepet më afat që të reflektojnë dhe as mundësi për t’u kthyer në dynja, që të bëjnë vepra të mira. - “E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë!” - Allahut i takon lavdia, lavdërimet dhe mirënjohja, ashtu si i shkon madhërisë së Tij dhe madhështisë së pushtetit të Tij. Atij i takon lavdërimi i krijesave e mirënohja e tyre, për shkak se Ai është Krijuesi dhe Kujdestari i tyre, që u dhuron mirësi të panumërta, të dukshme e të fshehta dhe që u rregullon çdo çështje. Gjithçka është nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij. - “Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë.” - Allahut i takon madhështia, lartësia e krenaria më e plotë. Falënderimi ndaj Allahut kryhet duke thurur lavde për Të, duke e përmendur me cilësitë e Tij të plota dhe absolute, duke i shprehur dashurinë e plotë, duke treguar frikërespekt ndaj Tij dhe nderim për atributet e mrekullueshme të Tij. Nëpërmjet lavdërimit, shprehet dashuria, lavdia, respekti e admirimi për të Madhërishmin. Më pas vihet në dukje madhështia, pushteti e mbretërimi absolut i Allahut, që duhet të kultivojë tek ne frikërespektin, madhërimin e përunjësinë ndaj Tij, sepse adhurimi, - për hir të të cilit Allahu na krijoi, - ndërtohet mbi këto dy shtylla kryesore: dashuria për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij. Por këto të dyja nuk mund t’i kesh pa patur diturinë e nevojshme për Allahun, për madhështinë, krenarinë dhe lavdinë e Tij. - “Ai është Ngadhënjimtari e i Urti.” - Allahu është Ngadhënjimtari, që mposht gjithçka. Ai është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Nëse Allahu vendos për diçka, këtë e bën për dobi të mëdha. Nëse Ai krijon diçka, edhe këtë e bën në funksion të mirësisë dhe dobisë. Përfundoi edhe tefsiri i sures Xhathije.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:41–19:50 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Atij dhe dashurisë që kishin për Të. Ata gjithmonë ktheheshin te Zoti dhe përpiqeshin të përmbushnin detyrimet ndaj Tij. Por ata, gjithashtu, ishin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur’ani është Libri më i mirë dhe më i lartë. Ai është quajtur “Libër i qartë” dhe “Kujtim i Urtë”. Thëniet e tij janë të vërteta dhe të sigurta. Urdhëresat e ndalesat e tij janë më të drejtat dhe më të dobishmet. Premtimet dhe kërcënimet e tij janë më të vërtetat dhe të sigurtat, që tregojnë më së miri për urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut. Përmendja e profetëve në këtë Libër është më e plota dhe më e kompletuara se çdo prezantim që u bëhet atyre nga librat e tjerë. Në Kur’an do të shohësh që, në shumë raste, Allahu i përsërit historitë e profetëve të cilët i dalloi mbi të tjerët, ua ngriti gradat dhe i ndihmoi në çështjen e tyre. Ai na i tregon historitë e profetëve dhe na tregon se ishte në ndihmë të tyre pikërisht për shkak të adhurimit që ata i përkushtonin Atij dhe dashurisë që kishin për Të. Ata gjithmonë ktheheshin te Zoti dhe përpiqeshin të përmbushnin detyrimet ndaj Tij. Por ata, gjithashtu, ishin njerëzit më të përkushtuar për të përmbushur detyrimet ndaj njerëzve dhe për t’i ftuar ata në adhurimin e Allahut. Ata ishin njerëzit më durimtarë në këtë mision. Ata arritën gradat më të larta dhe më të lavdërueshme të imanit dhe do të jenë në gradat më të larta të Xhenetit. Në këtë sure, Allahu përmend historinë e disa profetëve dhe e urdhëron profetin Muhamed që t’ua kujtojë ato njerëzve, sepse në to lartësohet e përlëvdohet shumë Allahu, por lëvdohen dhe del në pah edhe vlera dhe rëndësia e profetëve të Tij. Në këtë mënyrë del në pah bamirësia e madhe e Allahut për ta. Kështu, njerëzit nxiten për t’i besuar profetët, për t’i dashur ata, për t’i marrë si shembull e për të pasuar rrugën e tyre. - Përmendju në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai qe vërtet njeri i sinqertë dhe Profet (i zgjedhur) . - Allahu i Madhëruar i fali dy mirësi: profetësinë dhe cilësinë e sinqeritetit. Es-sidik është ai që shquhet për sinqeritet dhe çiltërsi. Ai është i vërtetë dhe i çiltër në fjalët, punët dhe në gjendjet e tij. Ai është i sinqertë dhe i plotë në besimin e gjithçkaje që është urdhëruar ta besojë. Por diçka e tillë është e mundur veçse duke pasur një dituri të madhe, që ka hyrë thellë në zemër duke futur në të sigurinë e plotë tek Allahu, dituri e cila sjell me vete vepra të mira dhe të përkryera. Ibrahimi është më i miri i profetëve pas Muhamedit (a.s). Ai është babai i të gjithë profetëve pas Ademit dhe Nuhut. Allahu na tregon se e kufizoi profetësinë dhe Shpalljen veçse në pasardhësit e Ibrahimit. Ky profet i madh i ftoi krijesat në rrugën e Allahut dhe tregoi një durim të pashembullt kundrejt dhimbjeve dhe torturave që i shkaktuan. Ai i ftoi të afërmit dhe të largëtit dhe u përpoq shumë në udhëzimin e të atit, me të gjitha rrugët që kishte mundësi. Allahu na tregon përpjekjet e shumta e të përsëritura të tij me të atin, si në vijim: - (Kujto) kur ai i tha të atit: “O babai im! Përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nga i cili nuk ke asnjë dobi?” - Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga adhurimi i idhujve, Ibrahimi i tha të atit plot ngrohtësi, edukatë e mirësjellje: O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk ke dobi prej tij? A nuk e sheh që putat kanë cilësi dhe atribute të mangëta? Ata nuk dëgjojnë, nuk shikojnë dhe nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ky ishte një argument i qartë që tregonte se adhurimi i diçkaje të mangët është vepër e shëmtuar dhe e papranueshme, si nga ana logjike, ashtu edhe nga argumentet fetare. Me këto fjalë, Ibrahimi i dha edhe një mesazh tjetër të nënkuptuar: Meriton të adhurohet vetëm Ai që është Absolut dhe i Plotë në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; çdo mirësi që u vjen robve është dhuratë prej Tij dhe çdo shpëtim nga e liga është mëshirë e Tij. Ai është Allahu i Lartësuar dhe i Vetëm. - O babai im! Mua më është dhënë një dituri që nuk të është dhënë ty. - O babai im i dashur! Mos më shih me nënçmim dhe të thuash që unë jam fëmija yt dhe se ti di gjëra që unë nuk i di! Përkundrazi, mua më ka dhënë Zoti dituri që nuk ta ka dhënë ty. Të gjitha këto fjalë kishin si qëllim: - Prandaj më ndiq se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë! - Pasomë në rrugën dhe besimin tim, që të udhëzohesh në rrugën e drejtë, e cila është: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe i pashoq dhe bindja ndaj Tij në çdo gjendje. Këtu vërehet një butësi në të folur dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Ibrahimi (a.s.) nuk i tha: “O baba, unë jam dijetar dhe ti je injorant!”, ose t’i thoshte: “Ti nuk di asgjë”, por iu drejtua me një mënyrë që mund të nënkuptohej: “edhe ti, edhe unë kemi dituri, por dituria që më është dhënë mua nuk të është dhënë ty, prandaj duhet të mendohesh pak dhe të bësh zgjedhjen e duhur, duke ndjekur argumentin dhe diturinë”. - O babai im! Mos adhuro shejtanin sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! - Çdokush që nuk adhuron Allahun është bërë adhurues i shejtanit, sikurse ka thënë Allahu: “O bijtë e Ademit, a nuk ju kam paralajmëruar që të mos adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë. Vërtet, ai ka devijuar shumë breza prej jush. Vallë, a nuk po mendoni?” [Jasin 60 – 62]. Më pas thotë: “...sepse shejtani është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit!” Çdokush që ndjek hapat e shejtanit, në fakt e ka bërë atë si mikun e vet dhe, nga ana tjetër, është bërë i pabindur ndaj Zotit, ashtu si shejtani i mallkuar. Vërej me kujdes se si Allahu ka përdorur emrin e Tij Rrahman - i Gjithëmëshirshmi, për të treguar se ndaj kujt tregohet njeriu i pabindur. Ky është një tregues shumë i fortë, që na jep të kuptojmë se ai që nuk i bindet Allahut, poshtërsitë e gjynahet e tij do ta ndalojnë dhe do ta privojnë nga mëshira e Allahut, sepse do t'ia mbyllin dyert asaj. Ndërsa nga ana tjetër, bindja dhe adhurimet kushtuar Allahut konsiderohen si shkaqet më të forta për të arritur mëshirën dhe bujarinë e Tij. - O babai im! Unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e kështu do të bëhesh mik me shejtanin.” - Për shkak të këmbënguljes tënde për të vazhduar në mosbesim dhe në kalimin e kufijve, kam frikë se do të të godasin këto dy fatkeqësi të mëdha: dënimi i Allahut dhe shndërrimi në mik të shejtanit. Kështu do të bëhesh palë me shejtanit në dynja dhe në ahiret. Do të ulesh në atë gradë të shëmtuar dhe do të zvarritesh i pashpresë në ato skuta të errëta e të frikshme. Vërej me kujdes se si vazhdoi Ibrahimi (a.s) në ftesën e të atit shkallë - shkallë! Fillimisht i foli për diturinë që i ishte dhënë dhe se njeriu duhet të pasojë faktet dhe diturinë. Më pas e përgëzoi, duke i thënë se, nëse e pasonte, do të gjente rrugën e drejtë. Pastaj e këshilloi që të largohej nga adhurimi i shejtanit dhe i tregoi për dëmet që sjell kjo vepër. Pastaj e kërcënoi dhe paralajmëroi për ndëshkimin e Allahut dhe zemërimin e Tij, nëse vazhdonte në rrugën e humbjes. I tregoi se kështu do të bëhej mik dhe palë me shejtanin, gjë kjo që të privon nga mëshira dhe falja e Zotit. Por kjo lutje nuk i vlejti këtij njeriu, i cili ktheu një përgjigje prej injoranti: - Ai (babai) tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim? - Ai filloi të lëvdohej me idhujt e vet dhe e qortoi Ibrahimin që i refuzonte ata. Sigurisht që ky ishte tregues i injorancës së thellë dhe i mohimit të tij. Ai lëvdohej me idhujt e tij dhe madje ftonte në adhurimin e tyre. Më pas, ai e kërcënoi të birin, duke i thënë: - Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë.... - Nëse nuk ndalon së fyeri idhujt e mi dhe nëse nuk resht së ftuari mua në adhurimin e Allahut, atëherë do të të vras me gurë. Pastaj e dëboi të birin, duke i thënë: - Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” - Largohu prej meje e mos të të shoh për një kohë të gjatë! Sidoqoftë, i dashuri i Rahmanit iu përgjigj ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit kur iu drejtohen injorantët me fjalë të rënda. Ai as e ofendoi e as u zemërua, por bëri durim dhe nuk iu kundërvu babait me të njëjtën monedhë. Me butësi dhe dëshirë të mirë për ta udhëzuar, Ibrahimi (a.s.) i tha: - Ai (Ibrahimi) tha: “Paqja qoftë mbi ty! - Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje: - Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. - Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua. - Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua. - Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s). Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë -shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi. Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi. - Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut... - Unë do të largohem nga ju dhe idhujt tuaj dhe do t’i lutem Zotit tim. Ai do t’i lutej Allahut me të dyja mënyrat: me duanë e adhurimit dhe duanë e kërkesës.6 - ...dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur . - Shpresoj që Allahu të më lumturojë me lutjet e mia dhe me pranimin e veprave të mia. Kështu duhet të veprojë çdokush që nuk shpreson se njerëzit do t’i përgjigjen ftesës së tij dhe bindet se ata do të pasojnë epshet e tyre, pa u bërë asnjë dobi qortimet e paralajmërimet. Nëse vazhdojnë në të kotën e në shkeljen e kufijve të Zotit, atëherë të largohet prej tyre dhe të merret me rregullimin e vetes përmes lutjeve e veprave të mira, duke shpresuar që Zoti t’ia pranojë ato. Gjithashtu, le të largohet e të distancohet nga ligësia dhe të ligjtë. Ndarja e njeriut nga atdheu, njerëzit dhe familja e vet është tepër e vështirë, për shumë shkaqe që dihen. Megjithatë, kush braktis diçka për hir të Zotit, ta dijë se Zoti do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë se ajo që lë. Për këtë arsye, Allahu thotë më pas: - Pasi u largua prej tyre dhe prej asaj që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. - Allahu i dhuroi pasardhës të mirë, të cilët i bëri profetë të dalluar në botë, duke u dhënë shpalljen. - Dhe të gjithë atyre u dhamë (të mira) nga Mëshira Jonë... - Zoti do t’i dhuronte Ibrahimit dhe dy bijve të tij shumë begati, prej mëshirës së Tij, si për shembull: dituria e dobishme, veprat e mira, pasardhës të shumtë e të përhapur, mes të cilëve do të dilnin shumë profetë dhe shumë besimtarë të mirë. Për ta Zoti thotë: - ...dhe i bëmë që të kujtohen gjithmonë për mirë (ndër njerëz) . - Edhe kjo ishte pjesë e mëshirës që u dhuroi. Allahu i ka premtuar çdo vepërmiri se do ta bëjë me emër të mirë ndër njerëz, në varësi të mirësisë e besimit të tij. Këta janë ndër më të shquarit dhe krerët e besimtarëve të mirë, prandaj Zoti e përhapi famën e tyre me lajmin e vërtetë dhe të saktë. Ata do të kujtohen përherë nga melekët që rrahin krahët. Me dashurinë dhe lëvdatat për ta janë mbushur zemrat e besimtarëve të mirë, që vazhdimisht i kujtojnë me gojën e tyre. Ata do të jenë gjithmonë modeli i përkryer për ata që dinë të marrin mësim. Ata do të vazhdojnë të kujtohen në çdo epokë, dhe kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dëshirojë. Allahu jep mirësi të madhe.

Mus'haf Hape →
Duhan 44:1–44:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e porosive të Tij, Allahu i Madhëruar dërgoi profetë e shpalli libra të shenjtë. - “Ne kemi dërguar gjithmonë profetë. Kjo është mëshirë nga Zoti yt. ” - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim . Betohem në Librin e qartë. Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar (popujt).” - Ky është një betim në Kur'anin madhështor për të pohuar vërtetësinë po të Kur'anit. I Madhëruari betohet në këtë libër, i cili është sqaruesi i gjithçkaje që ka nevojë për t’u sqaruar, dhe na tregon se ai u shpall në një natë të bekuar, me plot mirësi të mëdha. Ajo është Nata e Kadrit, e cila është më e mira e netëve dhe më e vlefshme se një mijë muaj. Kështu, i Madhëruari e shpalli më të mirin e librave të Tij në më të mirën e netëve dhe të ditëve, duke ia dhuruar më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s.), me gjuhën më të zgjedhur dhe të kulluar arabe. Ai e shpalli këtë Kur'anin që të paralajmëronte një popull të zhytur në padituri e mjerim, të humbur në dëshpërim, që ata të ndriçoheshin nga drita e tij, të merrnin jetë nga udhëzimi i tij, të ndiqnin rrugën e qartësuar prej tij, dhe kështu të arrinin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Kur'ani u shpall që të jetë këshillues dhe paralajmërues, prandaj i Madhëruari thotë: “Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues!” - “Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë, Me urdhër nga ana Jonë.” - Gjatë Natës së Kadrit përcaktohet çdo çështje. Ky lloj përcaktimi që bëhet Natën e Kadrit është vetëm njëri ndër llojet e përcaktimeve që bëhen në kohë të ndryshme dhe të cilat janë të gjitha në përputhje me ato çfarë gjenden në Leuhi Mahfudh, ku Allahu i Madhëruar ka shkruar gjithçka rreth krijesave: kohën e jetës dhe vdekjes së tyre, furnizimin, punët që do të kryejnë, gjendjet nëpër të cilat do të kalojnë e çdo gjë tjetër. Një tjetër lloj përcaktimi është ai që bëhet kur njeriu është në barkun e nënës së vet. Në këtë moment, Zoti urdhëron melekët për të shkruar se çfarë do të ndodhë me robin në këtë dynja. Pasi del në këtë dynja, i Madhëruari ngarkon melekët besnikë, që të shkruajnë me saktësi çdo vepër të robit. Gjithashtu, në çdo Natë Kadri, i Madhëruari përcakton se çfarë do të ndodhë gjatë atij viti. Të gjitha këto lloje të përcaktimit nga Allahu i Madhëruar tregojnë për diturinë e Tij të plotë dhe absolute, për urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse, për ruajtjen dhe përkujdesin që Ai tregon për krijesat e Tij. Të gjitha këto, përfshirë edhe përcaktimin vjetor që bëhet Natën e Kadrit, bëhet me urdhrin dhe urtësinë e Zotit, siç thotë Ai: “...me urdhër nga Vetë Ne”. Për qartësimin e porosive të Tij, Allahu i Madhëruar dërgoi profetë e shpalli libra të shenjtë. - “Ne kemi dërguar gjithmonë profetë. Kjo është mëshirë nga Zoti yt. ” - Dërgimi i profetëve me mrekullira dhe libra, më i miri i të cilëve është Kur'ani, është tregues i mëshirës së Allahut, Zotit të botëve, mbi robtë e Tij. Mëshira më e madhe që Zoti i botëve ka treguar me robtë e Tij është pikërisht sjellja e librave qiellorë dhe e profetëve. Çdo mirësi që njerëzit arrijnë në dynja dhe çdo mirësi që ka lidhje me ahiretin, e ka burimin te kjo mëshirë e dhuruar nga Zoti: nga librat dhe nga mësimet e profetëve. - “Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” - Allahu i Madhëruar i dëgjon të gjitha zërat dhe i di të gjitha çështjet, të dukshmet e të padukshmet. Ai i di dhe i sheh të gjitha veprimet e njerëzve. Ai e di shumë mirë nevojën e domosdoshme që ata kanë për profetët dhe shpalljet e Tij. Allahu i Madhëruar i mëshiroi ata duke u dhënë udhëzimin e drejtë dhe profetët, të cilët ishin shembujt më të mirë të zbatimit të atij udhëzimi. Vetëm Allahut i takon mirënjohja dhe lavdia e plotë për këtë mirësi të madhe. - “Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre, nëse jeni të bindur.” - Allahu është Krijuesi, Sunduesi dhe Ai që përkujdeset për qiejt, Tokën e gjithçka mes tyre. Ai vepron në to ashtu sikurse dëshiron, me urtësinë dhe zotërimin e Tij të plotë. Kësisoj, nëse jeni të sigurt që Ai është Zoti i qiejve, i Tokës e i gjithçkaje mes tyre, atëherë duhet të pranoni edhe që Ai duhet të jetë i vetmi që duhet të adhurohet. - “Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai jep jetën dhe sjell vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë.” – Kuptimi: Nuk ka të adhuruar me të drejtë dhe meritë veç Tij. Ai dhe vetëm Ai jep jetë dhe e merr atë. Jeta dhe vdekja janë vetëm në dorën e Tij. Është Ai që do t’ju ringjallë pas vdekjes tuaj, për t’ju marrë në llogari dhe për t’ju shpërblyer për veprat tuaja. Nëse keni punuar mirë, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni punuar keq, Ai do t’ju japë atë që meritoni, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Allahu është Zoti i të parëve dhe të fundit. Ai është përkujdesur për të parët dhe të fundit, duke u falur mirësi dhe duke i shpëtuar nga ligësitë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar ripohon faktin se Ai është i vetmi Zot Krijues, Sundues, Mëshirues dhe Kujdestar i krijesave të Tij, prandaj duhet të jetë i vetmi i Adhuruar, të Cilit krijesat duhet t’i binden e nënshtrohen, në shenjë dashurie të thellë dhe madhërimi për Të. Këto janë fakte që duhet të sjellin siguri të plotë dhe të largojnë çdo dyshim. Këto ajete duhet të shuajnë çdo mëdyshje e pasiguri rreth të vërtetës së Zotit dhe njëshmërisë së Tij në çdo aspekt. Por me gjithë këto sqarime, mohuesit e Zotit përsëri janë në dyshime dhe të shkujdesur, siç thotë i Gjithëdituri: - “Kurse ata dyshojnë e luajnë (me të vërtetën).” - Ata sorollaten në dyshime e pasiguri. Ata as nuk mendojnë ndonjëherë për qëllimin e krijimit të tyre. Ata kanë humbur në argëtimet e kësaj dynjaje mashtruese. - “Qëndro në pritje të ditës kur qielli të lëshojë një tym të qartë. Ai do t’i mbulojë njerëzit e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm. “Zoti ynë! Largoje dënimin prej nesh! Ne tashmë jemi besimtarë.” ” - Kuptimi: Prit ndëshkimin që do t’u vijë, sepse koha e tij është afruar. Një tym do t’i gllabërojë të gjithë ata, të cilëve do t’u thuhet: “Ky është një ndëshkim i dhembshëm”. Shpjeguesit e Kur'anit kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të këtij tymi të dukshëm, që do të vijë si ndëshkim. Disa thonë se flitet për tymin që do të përfshijë kriminelët Ditën e Gjykimit, atëherë kur zjarri i Xhehenemit do t’u afrohet atyre. Me këtë kuptim, Allahu i Madhëruar i kërcënon ata me këtë ndëshkim, që do të ndodhë Ditën e Gjykimit dhe, njëkohësisht, e urdhëron Profetin e Tij që të presë me durim këtë ditë të vështirë për mohuesit. Ky kuptim është në përputhje me stilin e Kur'anit, që vazhdimisht kërcënon mohuesit dhe na porosit që të bëjmë durim, derisa të vijë dita e ndëshkimit të tyre. Edhe ky ajet, nga njëra anë, kërcënon mohuesit me ndëshkimin e Ditës së Gjykimit, që ata të kthehen në rrugën e drejtë dhe, nga ana tjetër, qetëson Profetin (a.s) dhe besimtarët, duke i porositur ata që të jenë të durueshëm, se ndëshkimi i të padrejtëve, që i luftojnë dhe u shkaktojnë mundime, do të ndodhë patjetër dhe drejtësia do të vihet në vend. Këtë mënyrë shpjegimi e përforcon edhe vazhdimi i këtij ajeti, që thotë: - “E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë, Ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.”” - Pa dyshim që këto fjalë u thuhen mohuesve në Ditën e Gjykimit, kur ata kërkojnë të kthehen sërish në dynja, por koha e pendimit ka përfunduar me vdekjen e tyre. Kështu, i tërë konteksti lidhet me Ditën e Gjykimit dhe ndëshkimet që do të përjetohen atë ditë. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që u ndodhi kurejshëve, kur ata refuzuan Muhamedin (a.s.) si profet të Zotit dhe fenë e sjellë prej tij. Për këtë shkak, ai (a.s.) u lut kundër tyre duke thënë: “O Allah! Më ndihmo kundër tyre, duke u dërguar vite vështirësie e thatësire, si vitet që dërgove në kohën e Jusufit (a.s.)!”. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar i goditi kurejshët me uri të madhe dhe mjerim, derisa filluan të hanin ngordhësira dhe kocka kafshësh. Aq shumë vuajtën nga uria, saqë po u dukej sikur mes qiellit dhe tokës kishte tym, edhe pse, në të vërtetë, nuk kishte asgjë. Në këtë rast, fjala e Allahut të Madhëruar: “Qëndro dhe prit ditën kur qielli të lëshojë një tym të qartë....” nënkupton se kjo do të ndodhë në dukje për sytë e tyre, jo në të vërtetë. Gjendja e kurejshve vazhdoi e tillë, derisa i kërkuan Profetit të kishte mëshirë dhe ta luste Allahun e Madhëruar që ta largonte ndëshkimin nga ata. Profeti (a.s.) e luti Allahun e Madhëruar, i Cili e largoi urinë e mjerimin nga ata. Sipas këtij kuptimi, vjen edhe ajeti më pas: - “Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës.” - Por këto fjalë janë, në të njëjtën kohë, edhe kërcënim për ata që vazhdojnë në mosbesimin e tyre me mendjemadhësi ndaj të vërtetës. Allahu i Madhëruar tregon, gjithashtu, se shumë nga ata do të ktheheshin përsëri në mosbesim, në rrugën e humbjes. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi. Megjithatë, Allahu i Madhëruar paralajmëron për një ndëshkim tjetër të madh: - “Ditën kur të godasë Dënimi i madh, Ne do të ndëshkojmë (mohuesit)!” - Sipas disave, ky dënim i madh ishte lufta e Bedrit. Sidoqoftë, ky mendim nuk është aq i pranueshëm dhe i qartë. Disa komentues të tjerë janë të mendimit se në ajet flitet për njërën nga shenjat e Kijametit. Në fazën e fundit të kësaj bote do të dalë një tym, që do t’i mbysë të gjithë njerëzit, përveç besimtarëve, të cilët do t’i shqetësojë veçse pak, sikurse ndodh me një tym të zakonshëm. Megjithatë, sipas një mendimi tjetër, në ajetin: “Qëndro dhe prit ditën kur qielli të lëshojë një tym të qartë...” bëhet fjalë për atë që do të ndodhë në Ditën e Gjykimit, ndërsa në ajetin: “Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës...” bëhet fjalë për ngjarjen që u ndodhi kurejshve, sikurse u tha më lart. Nëse ajetet i përmbajnë të dyja këto dy kuptime, nuk ka përse të mos i pranojmë të dyja. Ky shpjegim është tërësisht në harmoni me shkakun e Shpalljes. Gjithashtu, këtë unë e shoh si shpjegimin më të saktë, por Allahu është më i Dituri për gjithçka.

Mus'haf Hape →
Enam 6:50–6:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kur thotë: “Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: - Thuaju: “Unë nuk ju them se kam n ë zotërim thesaret e Allahut, as nuk mëtoj se i di fshehtësitë, e as nuk ju them se jam melek. - Unë di prej “të fshehtës” veçse atë që ma ka mësuar Allahu, duke ma treguar ose mundësuar për ta parë atë. Unë nuk pretendoj që jam melek. Unë jam thjesht një njeri, si të gjithë njerëzit e tjerë, që Allahu më privilegjoi duke më dhuruar Shpalljen. - Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. - Unë kurrë nuk e tejkaloj atë që më shpallet nga Zoti im. - Thuaju: “A është njëlloj i verbri me atë që sheh? - A janë njëlloj ata të cilët ndjekin me sinqeritet të vërtetën dhe e zbatojnë atë me korrektësi, me ata të cilët janë devijuar dhe larguar prej saj? - A nuk mendoni?” - Kjo i ngjan ajetit tjetër të Allahut, kur thotë: “Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin).” [ Ra'd 19 ]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Paralajmëroji nëpërmjet tij (Kur'anit) ata që i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre, me qëllim që të ruhen, sepse, veç Tij, ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës apo ndërmjetës. - Tërhiqu vëmendjen, o Muhamed, dhe paralajmëroji nëpërmjet këtij Kur 'ani ata të cilët i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre, sepse e dinë se do të ringjallen tek Zot i i tyre, në Ditën e Kijametit; ata që Zoti i përshkruan dhe thotë: “Ata që i ruajnë lidhjet që Allahu ka urdhëruar të ruhen, i frikësohen Zotit të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë;...” [Ra’d 21]. Atë ditë nuk do të ketë ndonjë të afërm, që të kujdeset për ta dhe as ndërmjetësues, për t’i shpëtuar nga ndëshkimi i Allahut. Më pas thotë: “... me qëllim që të ruhen ...”, domethënë, me shpresë që ata të bëhen të devotshëm dhe të bëjnë ato vepra, përmes të cilave Allahu i Madhëruar do t’i shpëtojë Ditën e Kijametit prej ndëshkimit dhe do t’ua shumëfishojë shpërblimin, nga bujaria e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij! - Kurrsesi mos i largo këta nga vetja jote, nga mexhliset e tua, përkundrazi, qëndro vazhdimisht me ta dhe konsideroji si njerëzit më të afërt dhe më të dashur për ty. Sikurse thotë io lartësuari: “Bëj durim e qëndro vetëm me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij dhe mos i hiq sytë prej tyre e të kërkosh stolitë e kësaj bote! Mos iu bind atij që ia kemi shkujdesur zemrën prej përmendjes Sonë dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar!” [El kehf 28]. Duke i përshkruar këta njerëz të zgjedhur, Allahu i Madhëruar thotë: “... që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje ...”. Pra, këta janë ata të cilët e adhurojnë Allahun e Lartësuar dhe i luten me përulësi në këto dy kohë të rëndësishme. Seid ibn el Musejibi dhe të tjerë shpjegojnë se qëllimi këtu është për faljen e namazeve farze. Pra, bëhet fjalë për ata të cilët e kujtojnë Zotin dhe e adhurojnë atë përmes namazeve farze të detyrueshme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! …”. [Gafir 60]. Pra, m’u lutni, që t’jua pranoj lutjet dhe adhurimet tuaja! Vëreni me kujdes në fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: “... me sinqeritet ndaj Tij.” Pra, punojnë dhe të gjitha veprat e tyre ata i bëjnë veçse për hir të kënaqësisë së Allahut të Lartësuar dhe fytyrës së Tij të bekuar. Ata janë të sinqertë në çdo adhurim që i përkushtojnë Allahut të Lavdëruar dhe janë të përkushtuar, të bindur dhe të nënshtruar në adhurimin ndaj Tij. - Ti nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat e tyre, ashtu si edhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për veprat e tua. - Kjo i ngjan fjalës së Nuhut (a.s.), kur u ktheu përgjigje atyre të cilët i thanë: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?” Atëherë Nuhu u tha: “Unë nuk e di se çfarë kanë bërë ata (që ju i quani të ulët)”. Përgjegjësia e tyre është vetëm para Zotit tim, nëse kuptoni (këto që po ju them). Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë.” [Shuara 111 - 114]. Kuptimi është: Llogaria e tyre është tek Allahu i Lartësuar, pra, është Allahu që i llogarit veprat e tyre. Nuk e kam unë detyrë llogaritjen e veprave të tyre, ashtu sikurse nuk është detyrë e tyre të llogarisin vepra t e mia. - Nëse i largon ata, bëhesh si të padrejtët. - Nëse i dëbon këta njerëz, që kanë këto cilësi, atëherë do të bëheshe i padrejtë. Sufjan el Theuriu sjell rrëfimin nga Mikdam Ibn Shurejmi, i cili transmeton nga i ati, se Sadi ka thënë 1102. “Ky ajet ka zbritur dhe flet për gjashtë shokë të Profetit, mes të cilëve edhe Ibn Mesudi, i cili tregon: “Ne bënim çmos dhe shtyheshim me njëri - tjetrin, që të rrinim sa më afër Profetit dhe të dëgjonim fjalët e tij. Duke parë këtë, kurejshët thanë: “Ti i mban afër e pranë teje këta dhe i preferon më shumë sesa ne?!” Atëherë zbriti ajeti ku Allahu i Lartësuar thotë: “Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij!” Këtë rrëfim e sjell Hakimi në Mustedrak-un e tij përmes rrugës së Sufjanit, duke thënë që ky hadith është sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Gjithashtu, këtë hadith e ka përnxjerrë Ibn Hibani në Sahih-un e tij, përmes rrugës së Mikdam Ibn Shurejhut, përafërsisht si ky tekst që sollëm. - Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë, derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?” - Në fakt, ata e thanë këtë fjalë, sepse shumica e atyre që e ndoqën Profetin në fillim të Islamit, ishin njerëzit e dobët dhe skllevërit, ndërsa nga paria e pasuan shumë pak. Kjo i ngjan fjalës së popullit të Nuhut, kur i thanë atij: “Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare. Ne nuk shohim as që të jeni më të mirë se ne. Madje, ne mendojmë se ju jeni gënjeshtarë!” [Hud 27]. Gjithashtu, është transmetuar se kur Herakli, mbreti i romakëve, e pyeti Ebu Sufjanin rreth Profetit, ndër të tjera i tha: “A e pasojnë njerëzit e parisë apo njerëzit e dobët dhe të varfër?” Ebu Sufjani u përgjigj duke i thënë: “Njerëzit e varfër dhe të dobët.” Ebu Sufjani tha: “Pikërisht ata janë pasuesit e profetëve.” I rëndësishëm për t’u kuptuar është fakti se idhujtarët kurejshë talleshin me ata që kishin besuan në Profetin ﷺ të cilët kryesisht ishin njerëz të dobët e të rëndomtë. Madje, përveç talljes, ata edhe torturonin kë të mundnin. Pastaj thoshin: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu dhe u dhuroi mirësi?!” Pra, këta janë ata që Allahu i ka zgjedhur nga mesi ynë, për të pasuar të vërtetën që pretendojnë?! Sipas logjikës së tyre, nuk mund të ndodhte që Allahu t’i zgjidhte këta njerëz të dobët dhe të rëndomtë dhe të privonte parinë dhe të pasurit. Sipas tyre, nëse do të ishte e mirë feja që kishin pranuar ata njerëz, atëherë Allahu i Madhëruar nuk do të kishte udhëzuar tek ajo të rëndomtit dhe të dobëtit, por njerëzit e ngritur dhe të pasur. Allahu i lartësuar ka thënë: “Jobesimtarët thonë për besimtarët: “Sikur të ishte besimi (ne Muhamedin) ndonjë gjë e mirë, ata (besimtarët) nuk do ta besonin para nesh.”...” [El ahkaf 11]. Dhe ka thënë gjithashtu: “ Kur u lexohen ajetet tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili nga dy grupet ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” ” [Merjem 73]. Duke iu dhënë përgjigje atyre i lartësuari tha: “Por, sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët qenë edhe më të pasur dhe më të pashëm.” [Merjem 74]. Ndërsa në këtë sure d uke iu dhënë përgjigje atyre që thanë: “...Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?”” , Allahu i Madhëruar thotë: - Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës? - Allahu është më i ditur rreth mirënjohësve. Ai është i gjithëditur për fjalët, veprat dhe për atë që ata kanë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, Ai i udhëzoi në rrugën e paqes dhe shpëtimit, i nxori prej errësirave në dritë, me lejen e Tij, dhe i udhëzoi në rrugën e drejtë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “ E ata, të cilët luftuan për lartësimin e Fjalës Tonë, Ne do t’i drejtojmë patjetër në rrugët Tona, sepse, sigurisht Allahu është me bamirësit.” [Ankebut 69]. Në një hadith të saktë thuhet: 1 103. “Allahu i Madhëruar nuk shikon as pamjet dhe as ngjyrën tuaj, por Allahu sheh zemrat dhe punët tuaja.” Ibn Xheriri përcjell nga Ikrime tefsirin e ajetit kuranor : “Paralajmëroji nëpërmjet tij (Kur'anit) ata që i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre...”, duke thënë: “Një grup nga paria e kurejshëve erdhën tek Ebu Talibi dhe i thanë: “Nëse djali i vëllait tënd, Muhamedi, do t’i dëbonte skllevërit dhe shërbëtorët tanë nga mexhlisi i tij, mbase në zemrat tona do të ishte më i pranueshëm dhe ky do të ishte një shkak më shumë për ta pasuar atë dhe për ta besuar si profet.” Ai vazhdon dhe tregon: “Në fakt, skllevërit për të cilët aludonin kurejshët ishin: Bilali, Amar Ibn Jasir, Salimi ish skllavi i Ebu Hudhejfes, Sabiha, ish skllavi i Usejdit. Ndërsa shërbëtorët, për të cilët ata aludonin se nuk duhet të ishin në mexhlisin e Profeti , ishin Abdullah Ibn Mesudi, Mikdad Ibn Amri, Mesud Ibn Kareji, Uakid Ibn Abdullah el Handhalij, Amër Ibn Abd Amri, Dhush -Shimalejni, Mirthed Ibn Ebu Mirthedi, Ebu Mirthed el Galeui, i cili ishte aleat me Hamza Ibn Abdul Mutalibin dhe të tjerë si ta. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! - Respektoji ata, duke ua kthyer selamin dhe duke i përgëzuar me mëshirën e gjerë dhe gjithëpërfshirëse të Allahut. - Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet Mëshirën. - Allahu ia bëri detyrë Vetes së Tij të Madhëruar, si bamirësi dhe bujari nga ana e Tij për besimtarët. - Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. - Disa selefë kanë thënë: “Çdokush që bën poshtërsi dhe gjynah ndaj Allahut është injorant.” Më pas, Allahu thotë: “... e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Pra, nëse largohet prej gjynaheve, duke vendosur që të mos u kthehet kurrë atyre, dhe pas kësaj bën punë të mira në vazhdimësi, atëherë Allahu premton se do të jetë Falës i madh dhe Mëshirëplotë me të. Për shpjegimin e fjalës së Allahut: “Mëshira ime ka përfshirë gjithçka”, do të vijnë shumë hadithe. Le të përmendim këtu një hdith, që përshtatet me këtë ajet. Profeti ﷺ i ka thënë Muadh Ibn Xhebelit: 1104. “A e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij? Që ta adhurojnë Atë dhe mos i bëjnë shok Atij.” Pastaj tha: A e di cila është e drejta e robërve tek Allahu? E drejta e tyre është që Ai të mos i ndëshkojë ata, nëse ata e bëjnë këtë (pra, nëse e adhurojnë si një të vetëm).” Në këtë formë e ka sjellë imam Ahmedi.

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:33–53:62 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që ai të përfitojë nga ndonjë dhuratë, që dikush mund t’ia japë. - “Pa dyshim, te Zoti yt do të jetë kthimi.” - Të gjitha çështjet kthehen vetëm tek Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A e ke vënë re atë që kthen shpinën, i cili jep pak, e pastaj e ndërpret?” - A e ke vënë re se sa e keqe është gjendja e atyre që ftohen për ta adhuruar dhe njësuar Zotin e tyre në çdo aspekt, por ata i kthejnë shpinën kësaj ftese? Edhe nëse në ndonjë moment vetja e tyre i lejon që t’i përgjigjen kësaj ftese, ata nuk vazhdojnë gjatë në të, por shpejt i kthehen zakonit të vjetër, duke u treguar koprracë dhe duke ndaluar veten nga adhurimi i Zotit. Veprat e mira nuk janë shprehi të tyre. Në natyrë, ata janë rebelë dhe gjithmonë i kthejnë shpinën bindjes ndaj Allahut. Nëse ndonjëherë kryejnë ndonjë vepër të mirë, ata nuk vazhdojnë gjatë në këtë rrugë, por përsëri kthehen atje ku ishin. Megjithatë, ata u lëvdohen të tjerëve: - “Mos vallë, ai ka njohuri për të fshehtën dhe e sheh atë?” - A e shikojnë ata të fshehtën apo thjesht shpifin për Allahun, duke thënë gjëra për të cilat nuk kanë asnjë dijeni? Është Allahu i Lartësuar që pastron ata që Ai dëshiron dhe askush nuk mund ta dijë të fshehtën e Tij. Këta të mjerë bëjnë dy të këqija: jo vetëm që nuk i binden Zotit, por edhe mburren se janë të pastër e të devotshëm. - “Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Fletët e Musait dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi të gjitha detyrimet...” - A nuk dinë këta njerëz për ngjarjet që përshkruhen në Fletët e Musait dhe të Ibrahimit (a.s.), i cili me të vërtetë i plotësoi të gjitha urdhëresat e Zotit të tij, të mëdha dhe të vogla. Në ato fletë kishte shumë ligje dhe dispozita të rëndësishme, ndër të cilat edhe ato që Allahu i Lartësuar i tregon më pas: - “Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit dhe njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë.” - Çdokush do të merret në përgjegjësi dhe do të shpërblehet për veprat e tij, të mira apo të këqija qofshin. Askush nuk do të merret në përgjegjësi apo të përfitojë nga veprat e të tjerëve dhe askush nuk do të bartë gjynahun e tjetrit. Gjithashtu, askush të mos harrojë, madje të jetë i sigurt se: - “Puna e tij pa dyshim që do të shihet, dhe pastaj ai do të marrë shpërblimin më të plotë.” - Në ahiret do të shfaqen hapur veprat e çdokujt dhe secili do të shpërblehet për çdo të mirë apo të keqe që ka bërë. Shpërblimi do të jetë i plotë, i pacenuar. Për veprat e mira dhe të sinqerta, shpërblimi do të shumëfishohet, ndërsa për veprat e këqija do të ndëshkohet me drejtësi. Të gjitha krijesat atë ditë do të jenë dëshmitare të drejtësisë së Zotit dhe të bamirësisë dhe mëshirës së Tij. Të gjithë, pa përjashtim, do ta lavdërojnë Zotin për këtë. Madje, edhe banorët e Zjarrit, kur të hyjnë në të, zemrat do t’i kenë të mbushura me lavdërim për Zotin dhe do të pranojnë urtësinë e Tij absolute. Ata do të urrejnë vetveten dhe do ta pranojnë se ishin vetë ata shkaktarët që bën të merituar këtë ndëshkim. Në fjalën e Allahut të Lartësuar: “...njeriu meriton vetëm atë që ka bërë vetë” janë mbështetur ata që thonë se veprat e mira nuk mund t’ju dhurohen të vdekurve dhe as të gjallëve. Askush nuk mund të shpërblehet për veprën e tjetrit. Por kjo mënyrë argumentimi vlen të shikohet më me kujdes. Është e vërtetë se robi do të shpërblehet për atë që ka bërë vetë. Por kjo nuk përjashton mundësinë që, ndonjëherë, ai të përfitojë nga ndonjë mirësi që mund t’i dhurohet nga të tjerët. Një shembull i ngjashëm me këtë është pasuria që zotëron njeriu, e cila i takon vetëm atij, por kjo nuk pengon që ai të përfitojë nga ndonjë dhuratë, që dikush mund t’ia japë. - “Pa dyshim, te Zoti yt do të jetë kthimi.” - Të gjitha çështjet kthehen vetëm tek Zoti. Të gjitha krijesat do të ringjallen, tubohen dhe llogariten tek Allahu i Lartësuar. Dituria dhe urtësia e plotë i takon vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetmi Gjykues i drejtë. Atij i takon mëshira e plotë dhe çdo cilësi e plotë. - “Ai sjell buzëqeshjen dhe lotët.” - Është Allahu që ka sjellë në ekzistencë shkaqet që të bëjnë të qeshësh apo të qash. Ai ka krijuar të mirën dhe të keqen, gëzimin dhe lumturinë, frikën dhe trishtimin. Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka bërë të ekzistojnë sipas dijes dhe urtësisë së Tij absolute. - “Ai jep vdekjen dhe jetën.” - Allahu është i vetmi në dorën e të Cilit është jeta dhe vdekja. Ai i krijoi krijesat për t’i urdhëruar dhe ndaluar dhe për t’i marrë në llogari. Ai do t’i ringjallë ato pas vdekjes së tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi, për atë që kanë bërë në jetën e dynjasë. - “Është Ai që i krijoi llojet në çift - mashkull dhe femër, nga një pikë lëngu, që hidhet.” - Allahu i Lartësuar është Ai i Cili çdo gjë e krijoi në çift, njerëzit dhe kafshët. Ai është i vetmi dhe më i miri Krijues. Mënyra që Allahu i Lartësuar ka përcaktuar për shumimin e krijesave është një nga argumentet më të mëdha, që tregojnë për pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me pushtetin dhe diturinë e Tij, Ai bën të mundur që kafshët, të mëdha apo të vogla qofshin, të shumohen nëpërmjet farës së lëngshme. Allahu e fillon krijimin e njeriut në barkun e nënës, dhe pastaj, me përkujdesin e Tij të vazhdueshëm, njeriu plotësohet në formën më të mirë. Më pas, Allahu i Lartësuar i jep atij mundësinë për të zgjedhur, dhe njeriu ose ngrihet në gradat më të larta ose zhytet në skutat më të ulëta. Me të vërtetë, mënyra e krijimit të njeriut është e mrekullueshme dhe një argument i pamohueshëm, që tregon për pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar, i Cili kështu dëshmon edhe pushtetin e Tij të padiskutueshëm për t’i ringjallur krijesat, siç thotë më pas: - “Eshtë detyrë e Tij Ringjallja tjetër.” - Allahu i Lartësuar do t’i ringjallë njerëzit nga varret dhe do t’i tubojë ata në ditën e përcaktuar, për t’i shpërblyer për të mirat dhe të këqijat. - “Është Ai që pasuron dhe varfëron.” - Është Allahu i Lartësuar Ai që ua lehtëson krijesave çështjet e jetës dhe dynjasë së tyre, si tregtinë apo mënyrat e tjera të përfitimit. Gjithashtu, Ai i bën robtë që të mjaftohen dhe të jenë të kënaqur me atë që Ai u dhuron. Kështu, me mirësitë e dhuruara prej Tij, ata kënaqen dhe vazhdojnë jetën e kësaj dynjaje. Të gjitha mirësitë janë prej Allahut, dhe kjo e bën të detyrueshme që robtë të jenë mirënjohës dhe falënderues ndaj Tij, duke e adhuruar si Një të vetëm dhe të pashoq. - “Ai është Zoti i Yllit Polar.” – Ky yll i njohur quhet (në arabisht) El Shi’ra. Allahu i Lartësuar, edhe pse është Zoti i gjithçkaje, e veçoi këtë yll, sepse në kohën e injorancës, ai ishte shndërruar në objekt adhurimi. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon se çdo gjë që adhurojnë idhujtarët është diçka e krijuar dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar. Atëherë, si mund të konsiderohet si e adhuruar diçka e tillë dhe të barazohet me Allahun e Lartësuar, që është i vetëm në meritueshmërinë e adhurimit?! - “Është Ai që i shkatërroi adët e lashtë dhe themudët, prej të cilëve nuk mbeti asnjë.” – Adët ishin populli i profetit Hud (a.s.). Kur ata mohuan Profetin e tyre, Allahu i Madhëruar i shkatërroi me një stuhi të fuqishme. Ndërsa themudët ishin populli i profetit Salih (a.s.). Allahu i Lartësuar e dërgoi profetin Salih me mrekullinë e qartë të devesë, por populli i tij e shpërfilli këtë mrekulli dhe e vranë devenë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i shkatërroi ata tërësisht, duke mos lënë të shpëtojë asnjërin. - “...edhe popullin e Nuhut më herët. Vërtet, ata ishin edhe më keqbërës dhe të shfrenuar.” - Ndër popujt që Allahu i Lartësuar i shkatërroi ishte edhe populli i Nuhut (a.s.). Ata mohuan Profetin e tyre dhe nuk pranuan të nënshtroheshin e t’u bindeshin porosive të Zotit, prandaj i Lartësuari i mbyti ata me ujë. - “...edhe mutefikët, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime?” - Mutefikët ishin populli i Lutit (a.s.). Këtij populli të prishur dhe të degjeneruar, Allahu i Lartësuar i dha një ndëshkim, që nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër. Ai e përmbysi tërësisht vendbanimin e tyre, dhe më pas i goditi furishëm me gurë të ndezur dhe zjarr. - “Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm.” - Edhe ky i dërguar, Muhamedi, i biri i Abdullahit, Profeti nga mesi i Kurejshëve dhe Hashimijëve, nuk është profeti i parë i dërguar ndër njerëz. Ishin të shumtë profetët e dërguar para tij, të cilët i ftuan popujt e tyre në të njëjtën fe ku i fton dhe ai. Atëherë, cili është shkaku që ju e mohoni këtë profet dhe Shpalljen që atij iu dha? Çfarë argumenti do të paraqisni para Zotit për mohimin e Shpalljes së Tij? A nuk është morali i tij i njëjtë me moralin e të gjithë profetëve? A nuk urdhëroi ai për çdo të mirë dhe ndaloi nga çdo e keqe, ashtu sikurse bënë vëllezërit e tij profetë? Madje, ky profet solli prej Zotit të tij edhe Kur'anin madhështor, një libër të cilit e pavërteta nuk mund t’i afrohet aspak, sepse ai është Shpallje e të Urtit, të Lavdëruarit. Allahu i Lartësuar i shkatërroi ata popuj që mohuan profetët e tyre. Atëherë, mos e harroni këtë fakt, por ruajuni që të mos ju godasë edhe ju ajo që i goditi ata që ishin para jush. Asgjë nuk e pengon ndëshkimin e të Madhëruarit kundër atyre që mohojnë më të zgjedhurin e profetëve, Muhamedin (a.s.), i cili është imami i të devotshmëve dhe udhëheqësi i popullit më të zgjedhur. - “E Afërta është afruar! Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut!” - Kijameti është afruar dhe shenjat pararendëse të tij janë shfaqur. Kur ajo ditë të vijë, askush nuk do të mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, që do të jetë shumë i ashpër. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon që të kërcënojë të gjithë ata që mohojnë profetësinë e Muhamedit (a.s.) dhe refuzojnë Shpalljen që ai solli, Kur'anin e lavdishëm. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni...” - Shpallja e sjellë nga Profeti i fundit është fjala më e lartë, më e mirë dhe më e përkryer. Ajo është fjala më e zgjedhur, fjala e Allahut të Lartësuar. Atëherë, si çuditeni dhe e mohoni këtë fjalë, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me realitetin? Ky pretendim i kotë e ka burimin tek padituria, devijimi dhe inati juaj, pasi kjo është fjala më e vërtetë. Nëse gjykon për diçka, në të gjen gjykimin më të drejtë. Shpallja hyjnore nuk është fjalë që mund të merret me tallje. Kur'ani është fjalë e fuqishme, aq sa po të zbritej në ndonjë mal, mali do të strukej nga frika e Allahut të Madhëruar. Ky libër ua shton urtësinë të urtëve dhe besimtarët i udhëzon dhe i përforcon në rrugë të drejtë. Ai shton besimin dhe sigurinë në premtimet e Zotit. Çudi është vetëm me ata që mohojnë këtë libër, por kjo tregon sigurisht mendjelehtësinë dhe humbjen e tyre të thellë. - “...dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje!” - Në vend që shpirti juaj të zbutet dhe të ndikohet nga madhështia e këtij Kur'ani, ju çuditërisht qeshni dhe talleni me mesazhet që ai përcjell?! Në vend që sytë tuaj të lotojnë kur të dëgjojnë urdhrat dhe ndalesat e tij, në vend që zemrat tuaja të jenë të vëmendshme dhe plot shpresë e drojë, kur dëgjojnë premtimet dhe kërcënimet e tij, me ju ndodh e kundërta: ju largoheni dhe zhyteni në kotësira. Si është e mundur që ju të jeni të pavëmendshëm dhe mospërfillës ndaj këtij mesazhi të fuqishëm? Ky është tregues i dobësisë të mendjes, arsyes dhe besimit tuaj. Nëse ju do të adhuronit Allahun e Lartësuar dhe vazhdimisht do të synonit kënaqësinë e Tij në të gjitha gjendjet tuaja, nuk do të arrinit në këtë nivel kaq të ulët, të cilin kurrë nuk do ta dëshironin për veten e tyre të urtët dhe të mençurit. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!” - Edhe sexhdja është një adhurim, por Allahu i Lartësuar e përmend atë në mënyrë të veçantë, për të treguar rëndësinë e madhe të saj. Në fakt, sexhdja është vetë thelbi i adhurimit, sepse ajo shpreh drojën dhe nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar, bindjen dhe përunjësinë ndaj Tij. Sexhdja shënon momentin më sublim të përuljes së robit, sepse gjatë saj nënshtrohet zemra, trupi dhe pjesët më të nderuara të njeriut, duke u vendosur në tokë, e cila shkelet me këmbë. Pas urdhrit për sexhde, Allahu i Lartësuar jep një urdhër të përgjithshëm për adhurim. Kështu, Ai urdhëron për çdo fjalë dhe vepër që e do dhe e kënaq Atë, qofshin ato të dukshme apo të padukshme dhe të cilat Allahu i ka shpjeguar nëpërmjet Shpalljes së Tij. Këtu përfundon tefsiri i sures Nexhm, dhe për këtë falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, të Cilin kurrsesi nuk mund ta lavdërojmë ashtu sikurse e meriton. Ai është i lavdëruar ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet dhe shumë më shumë i lavdëruar sesa mund ta lavdërojnë krijesat! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s.)!

Mus'haf Hape →
Muzemil 73:1–73:9 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj. Allahu e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure është zbritur në Mekë, përveç ajeteve 10, 11 dhe 20, të cilat kanë zbritur në Medinë. Kjo sure është shpallur pas sures Kalem. Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të dashur Muhamedin ﷺ ,që ta lërë shtratin dhe të ngrihet në këmbë e t ë falet për Zotin e Tij Krenar dhe të Lartësuar. Nuk ka dyshim që Profeti ﷺ e përmbushi këtë urdhër të Zotit të Lartësuar. Allahu i Madhëruar i tregon, gjithashtu, masën e kohës që ai duhet ta kalonte ngritur në këmbë, duke u falur dhe adhuruar Atë. - “O ti i mbuluar!” - O ti që je në gjumë dhe i mbuluar me shtroje! - “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë ...” - Ngrihu gjysmën e natës, më shumë ose edhe më pak qoftë, kjo nuk do të jetë gabim për ty. - “... dhe lexoje Kuranin shtruar!” - Pra, lexoje atë me ngadalë, sepse kjo të ndihmon më tepër për të kuptuar Kuranin dhe për të medituar qetësisht rreth tij. Kështu e lexonte Profeti ﷺ Kuranin. 186 Në Sahihun e Buha - riut vjen hadithi nga Enesi, i cili u pyet rreth këndimit që Profeti i Allahut i bënte Kuranit dhe tha: 2768. “Ai e zgjaste këndimin.” Pastaj e ilustroi duke thënë: “Bismilâhirrahmâni-rahim. E zgjaste Bismil-laaahi, e zgjaste Er-Rahmaaani, e zgjaste ErRahiiim.” Gjithashtu nga Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), kur u pyet rreth leximit të Profetit ﷺ ,tha: 2769. “Ai e ndante leximin e Kuranit ajet për ajet, duke qëndruar në çdo ajet. Këndonte “Bismillâhir-rahmânir-rahiiim” dhe qëndronte; Elĥamdu lil -lâhi rab -bil âlemiiin” dhe që - ndronte. Er-Raĥmânir-Raĥiiim dhe qëndronte; Mali-ki jeumid -din dhe qëndronte.” Kështu e kanë transmetuar imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Gjithashtu, Profeti ﷺ ka thënë: 2770. “Zbukurojeni (stoliseni) Kuranin me zërin tuaj (me zbukurimin e zërit tuaj). ” Ose: 2771. “Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin në këndimin e Kuranit.” Për dikë që po lexonte Kuran bukur, Profeti tha: 2772. “Këtij i është dhënë vërtet një nga thesaret e familjes së Daudit (pra, zëri i bukur në këndimin e Librit të Zotit). 187 Ishte fjala për Ebu Musa el Eshariun. - “Ne do të të shpallim ty fjalë me peshë.” - Ajo është një fjalë e rëndë në kohën e zbritjes dhe shpalljes së saj, për vetë madhështinë që ajo mbart në vetvete, sikurse ka thënë Zejd Ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 2773. “Profeti i Allahut ishte duke më diktuar ajetin: “Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë e tyre), me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre.” Ndërkohë, erdhi Ibn Ummi Mektumi, i cili ishte i verbër, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Vallahi, nëse do të kisha mundësi, do të bëja edhe unë xhihad në rrugën e Zotit!” Atëherë, Allahu zbriti fjalën e Tij: “... përveç të pamundurve ...” Në këtë mo - ment, pesha e tij po rëndohej mbi kofshën time, aq sa mendova se po ma thyente.” Ndërsa në Sahihun e Buharit është hadithi nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), që rrëfen se: 2774. Harith Ibn Hishami (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e pyeti të Dërguarin e Allahut: "O i Dërguari i Allahut! Si të vjen ty Shpallja?" I Dërguari i Allahut iu përgjigj: "Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Kjo gjendje kalon pasi të kem kapur atë që më është shpallur. Nganjëherë mele - ku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë kap çdo gjë që ai më thotë." Aishja shton: "Vërtet, unë e kam parë Profetin t'i vinte shpallja në një ditë shumë të ftohtë dhe t'i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar shpallja." Ky është versioni i Buhariut. - “Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kuranit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën). ” - ‘Nâshietul-lejli’ ka kupti - min: ngritja dhe aktiviteti gjatë natës. Kuptimi është që namazi dhe adhurimet e kryera natën janë ndikuese më të forta në shpirtin e adhuruesit. Qëllimi këtu është për të treguar se namazi i natës është në kohën më të zgjedhur, atëherë kur zemra dhe gjuha janë tërësisht në harmoni me njëra-tjetrën, atë - herë kur nga këndimi i Kuranit merr dobitë më të mëdha, që janë meditimi dhe të kup - tuarit e tij. Gjatë natës, mendja dhe zemra përqendrohen në këndimin e Kuranit më tepër sesa gjatë ditës, pasi ditën njerëzit shpërndahen e angazhohen me çështjet e kësaj dynjaje. 188 - “Vërtet, gjatë ditës, ti ke angazhime të shumta.” - Gjatë ditës ke kërkesa dhe angazhime të shumta. Kështu ishte në fillimet e Islamit. Namazi i natës ishte farz, pastaj Allahu i Lartësuar e lehtësoi me bujarinë e Tij, duke u bërë mirësi robërve dhe adhu - ruesve të Tij, siç thotë në fund të kësaj sureje: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj. Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime. Atëherë lexoni (Kuran) aq sa t’ju vijë më lehtë! Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë, do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë! Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë! Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpër - blyer. Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë!”. Kjo mbështetet edhe nga hadithi që sjell imam Ahmedi në Musned-in e tij nga Said Ibn Hishami, ku, shkurtimisht, thuhet që: 2776. “... ai i kërkoi leje Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), që të futej. Me të ishte edhe Hakim Ibn Muflih. Aishja, e cila e njohu atë, tha: “Hakimi?” - “Po!” - tha ai. - “Kush është ai që është me ty?” - “Said Ibn Hishami.” - “Kush është Hishami?” - “Është biri i Amrit.” Në këtë moment, ajo u lut, duke thënë: “Allahu e mëshiroftë!” Më pas tha: “Sa njeri i mirë ishte Amri!” Ai i tha: “O nëna e besimta - rëve! Më trego për moralin e Profetit ﷺ ”. Ajo tha: “A nuk e lexon Kuranin?!” - “Po, sigurisht që e lexoj.” - “Vërtet, morali i Profetit të Allahut ishte Kurani.” Atëherë , në mbarim të bisedës me të, vendosa që të ngrihem - thotë Saidi, - por u mendova dhe vendosa që ta pyesja edhe rreth faljes të Profetit të Allahut: “O nëna e besimtarëve! Na trego rreth namazit të Profetit të Allahut.” Ajo tha: “E ke lexuar suren Muz - zemil?” - “Po!” - “Allahu i Madhëruar e bëri detyrë namazin e natës me fillimin e kësaj sureje. Profeti i Allahut dhe shokët e tij, për një vit të plotë, e kishin detyrë që të falnin namaz nate, aq sa u ënjteshin këmbët. Kështu, Allahu i Madhëruar nuk e zbriti menjëherë fundin e sures Muzemil, bashkë me pjesën tjetër të sures, por e vonoi në qiell për 12 muaj. Pastaj Allahu i Madhë - ruar zbriti lehtësimin në fund të kësaj sureje, dhe kështu namazi i natës tashmë ishte i pëlqyeshëm, pasi më parë ishte i detyrueshëm.” Në këtë hadith veçojmë fjalën e saj: “... nuk e di që Profeti i Allahut të ketë lexuar Kuran gjatë gjithë natës, derisa të gdhihej edhe as të ketë agjëruar një muaj të plotë, përveç Ramazanit.” Unë shkova tek Ibn Abasi dhe i tregova ç’më tha Aishja. Ai tha: “Të vërtetën ka thënë. Vallahi, nëse do të isha tek ajo, do të shkoja që ta dëgjoja këtë hadith drejtpërdrejt nga goja e saj” Këtë hadith, me gjithë gjatësinë e tij, e sjell të plotë imam Ahmedi. Imam Muslimi e ka sjellë nga Katadaja. Ali Ibn Talha përcjell shpjegimin e Ibn Abasit për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.” Ai thotë: “Kjo rezultoi e vështirë dhe e lodhshme për besimtarët, prandaj Allahu i Madhëruar ua lehtësoi më pas, i mëshiroi dhe zbriti ajetin tjetër: “Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime.”. Kështu Allahu i Lartësuar nuk ua ngushtoi dhe vështirësoi adhurimin, por u la hapësirë dhe liri.” Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij të panumërta. - “Por ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij!” - Pra, shpeshtoje përmendjen e Tij dhe përkushtohu tërësisht në adhurim, duke u shkëputur nga gjithçka tjetër veç. Veçohu për të adhuruar Allahun, pasi të kesh kryer detyrimet e dynjasë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Pasi të kesh përfunduar (detyrimet), atë - herë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhu-rime) dhe vetëm ndaj Zotit tënd përku-shtohu!” [Inshirah 7, 8]. Kur të mos e kesh mendjen të lidhur me dynjanë, përku - shtohu në adhurimet për Zotin. Ibn Abasi shpje-gon: “Përkushtohu me sinqeritet ndaj Zotit në adhurimet që kryen ndaj Tij.” Ibn Xheriri thotë: “ Mutebettilu dhe tebtilu tregojnë përkushtimin e vazhdueshëm në adhurime. Mutebettil i thuhet robit që është shumë adhurues, të përkushtuarit në adhurimin e Zotit.” - “Ai është Zoti i lindjes dhe i perë - ndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm Atë zgjidh për mbështetje!” - Allahu është El-Maliku, Pronari i gjithçkaje, Mbretëruesi dhe Su - nduesi i gjithçkaje, Ai që administron dhe ka në dorë rregullimin e të gjitha çështjeve të krijesave, në lindje dhe në perëndim. Është Ai, Zoti i Vetëm, Ai që duhet ta duash me gjithë shpirt, ta madhërosh e t’i nën - shtrohesh plotësisht. Ai duhet të jetë i vetmi, tek i Cili duhet të mbështetesh dhe vetëm Atë duhet ta shohësh si Kujdestarin e çështjeve të tua, si të Vetmin që ia ke dorë - zuar të gjitha çështjet, sikurse thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështe - tje!” [Hud 123]. Ose siç na mëson në suren Fatiha, që t’i drejtohemi me lutje: “ Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.” Ajete të tilla janë të shumta dhe në të gjitha urdhërohemi që ta adhurojmë Allahun si një të vetëm dhe vetëm Atij t’i mbështetemi. Pikërisht në këto dy themele: adhurimi i sinqertë e sipas porosive dhe Shpalljes së Zotit dhe mbështetja e plotë tek Zoti, mbështetej Profeti ﷺ në të gjitha veprat, dhikrin dhe lutjet e tij. 189

Mus'haf Hape →
Maide 5:48–5:50 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e dhuruar nga Zoti yt! - “Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. ” - Për çdo popull, Allahu i Lartësuar përcaktoi rrugë dhe ligje. Në fakt, në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt.” - Kuptimi: Edhe ty, o Muhamed, të shpallëm Kur’ânin, Librin më të vyer, më të rëndësishëm, më të mrekullueshëm dhe më të ruajtur. Allahu i Madhëruar e përshkruan Kur’ânin si një libër të shpallur “me të vërtetën e sigurt”. Pra, Kur’âni u shpall me vërtetësi, besnikëri e saktësi. Ai është i vërtetë në kumtet e tij dhe ka drejtësi në urdhëresat e tij. - “Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre.” - Kur’âni dëshmon për vërtetësinë e shpalljeve të mëhershme, që Zoti u dhuroi profetëve. Kur’âni është në të njëjtën linjë me shpalljet e mëparshme hyjnore dhe i konfirmon ato. Ngjarjet e përmendura në të me ngjarjet e përmendura në librat e mëparshëm janë të njëjta. Të njëjtë janë edhe ligjet bazë të tij dhe të shpalljeve para tij. Madje, Kur’âni është dëshmia më e sigurt për saktësinë e të dhënave në shpalljet e mëparshme. Kur’âni është, gjithashtu: “...garantues i tyre...”. Pra, ai jo vetëm që përmban dispozita madhore dhe rrëfime, që gjendeshin edhe në librat e tjerë, por ai është i kompletuar me dituri hyjnore, ku shtjellohen tërësisht detyrimet ndaj Zotit dhe mënyrat për të edukuar njerëzit me virtyte të larta. Ai është një libër i cili nuk ka lënë ndonjë urdhëresë të mëparshme pa e treguar, pa e kompletuar, si dhe pa treguar të gjitha rrugët e mundshme për ta zbatuar atë. Ai është libri ku rrëfehen ngjarjet e të parëve dhe të fundmëve, ku gjendet gjykimi i drejtë dhe vetë urtësia. Megjithatë, në Kur’ân ka edhe ligje që nuk janë përmendur në librat e shkuar. Gjithashtu, çdo e dhënë dhe gjykim në ata libra që Kur’âni i gjykon dhe i përcakton si të drejta dhe të pranueshme, ato janë të tilla. Ndërsa ato që ai i gjykon si të papranueshme, ato janë të papranueshme. Kur’âni konsiderohet si verifikues i tjetërsimeve dhe ndryshimeve të bëra nga njerëzit në shpalljet e shkuara. - “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi!” - Gjyko mes tyre me librin që Zoti të shpalli ty dhe mos paso orekset e tyre të prishura, që kundërshtojnë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Kurrë mos prano të shkëmbesh të vërtetën me të kotën dhe të braktisësh mirësinë e dhuruar nga Zoti yt! - “Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. ” - Për çdo popull, Allahu i Lartësuar përcaktoi rrugë dhe ligje. Në fakt, në themel, të gjithë profetët kanë patur një ligj të përbashkët, por ka patur edhe disa ligje të veçanta, në varësi të popujve të tyre. Kryesisht, këto ligje të veçanta janë të tilla që e pranojnë ndryshimin në varësi të kohës, vendit dhe gjendjes së shoqërive, por gjithmonë kanë qenë urtësi dhe udhëzim i drejtë për ta. Megjithatë, bazat themelore të besimit dhe të ligjeve kanë qenë të pandryshueshme dhe të përbashkëta për të gjithë popujt dhe profetët e Zotit. - “Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe) , por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë...” - Nëse do të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do t’i bënte të gjithë popujt t’i nënshtroheshin një Sheriati të vetëm, pa asnjë ndryshim mes të parëve dhe të fundit. Por Allahu deshi që t’i sprovonte njerëzit dhe të vështronte se si do të vepronin ata. Allahu i Madhëruar ka caktuar ligje që u janë përshtatur popujve përkatës dhe me qëllim që ata të garonin me njëri -tjetrin, se kush e kush të afrohej më shumë tek Ai, prandaj i Lartësuari thotë: - “Prandaj garoni për punë të mira! ” - Garoni dhe përsosini veprat tuaja të mira. Punët e mira përfshijnë veprat e detyruara 39 dhe ato të pëlqyeshme, 40 qofshin ato në drejtim të përgjegjësive ndaj Zotit, qofshin në lidhje me përgjegjësitë ndaj njerëzve e krijesave. Njeriu duhet të jetë garues dhe ambicioz veçse në dy gjëra: 1. në shpejtësinë e kryerjes së veprave të mira, duke shfrytëzuar menjëherë rastin që i jepet për to, dhe: 2. në përpjekjet për t’i kryer veprat e mira në formën dhe mënyrën më të plotë e të saktë. Kjo tregon se është detyrë të shpejtohet për ta falur namazin në fillimin e kohës, e po kështu çdo adhurim tjetër. Gjithashtu, njeriu nuk duhet të mjaftohet duke i kryer adhurimet aq sa të heqë detyrimin nga shpina, pra vetëm veprat e domosdoshme, por duhet të përpiqet që të kryejë edhe detajet e pëlqyeshme, që adhurimi të jetë i plotë. Në këtë mënyrë, realizohet garimi në plotësimin e urdhrave të Zotit. - “Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.” - Popujt e shkuar dhe ata që do të vijnë deri në Ditën e Fundit, Allahu i Gjithëfuqishëm do t’i tubojë të gjithë së bashku. Atë ditë do të ndahet e vërteta nga e kota, e drejta nga e gabuara, dhe Allahu i Madhërishëm do t’u tregojë krijesave për gjithçka që ata kishin kundërshtime, për sa i përket zbatimit të ligjeve dhe gjykimit me to. Ata që kanë përqafuar të vërtetën dhe kanë bërë vepra të mira e të sinqerta, Allahu i Madhëruar do t’i shpërblejë me bujarinë e Tij. Ndërsa pasuesit e epsheve dhe gjynahqarët, Allahu do t’i ndëshkojë sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij. - “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu!” - Për këtë ajet është thënë se ai shfuqizoi ajetin 42 të kësaj sureje, ku thuhet: “Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e Zotit) ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi.” Pra, pas këtij ajeti, nuk lejohet që i pyeturi të mos japë gjykim për çështjen që pyetet. Atij i duhet të gjykojë me ligjin që ka shpallur Allahu i Madhërishëm. Megjithatë, mendimi më i saktë është se ajeti 42 nuk është i shfuqizuar, pasi ai tregon se Profeti ishte i lirë të gjykonte ose jo mes palëve, në rastin kur ata nuk synonin vërtet të gjykoheshin sipas Sheriatit, por donin ndonjë gjykim që u shkonte sipas qejfit. Ndërsa ky ajet që po komentohet tani tregon që, nëse i pyeturi zgjedh që të gjykojë mes palëve, atëherë ai duhet të gjykojë sipas Kur’ânit dhe Sunetit, pra, të gjykojë “me drejtësi”, ashtu sikurse u shpjegua në ajetin 42. Fjala “drejtësi” nënkupton që gjykimi duhet të bazohet te Shpallja hyjnore, sepse kështu thotë Zoti: “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu”. Kështu, çdo gjykim tjetër është shtrembërim dhe padrejtësi. - “Mos ndiq dëshirat e tyre të kota ...” - Allahu i Lartësuar e përsërit urdhrin për të mos ndjekur dëshirat e shfrenuara të tyre, për shkak të rrezikshmërisë që kanë. Në ajetin tjetër porositej për mosndjekjen e pasioneve të tyre në fushën e gjykimit dhe të dhënies së fetvasë, ndërsa në këtë ajet bëhet fjalë vetëm për fushën e gjykimit mes tyre. Gjithsesi, në të dyja rastet është detyrë mbështetja në të vërtetën dhe mosndjekja e orekseve të njerëzve që e kundërshtojnë të vërtetën. I Madhëruari e përforcon edhe më tej këshillën, kur thotë: - “...dhe ruaju rrezikut të tyre, që mos të të shmangin nga ndonjë pjesë e Shpalljes që ta ka zbritur Allahu! ” – Kuptimi: Ki shumë kujdes, që të mos mashtrohesh nga ata. Ji i kujdesshëm, që ata mos të të sprovojnë, lëkundin dhe të të pengojnë nga Shpallja e Zotit tënd. Pasimi i dëshirave të tyre bëhet shkak që ti të lësh të vërtetën, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta. - “Nëse ata refuzojnë, dije se Allahu do që t’i ndëshkojë për disa nga gjynahet e tyre.” - Nëse ata refuzojnë t’i nënshtrohen të vërtetës dhe i kthejnë shpinën rrugës tënde, dije se ky është një ndëshkim nga Allahu i drejtë për ta. Kështu i ndëshkon Allahu i Madhëruar gjynahqarët zullumqarë. Gjynahet janë shkaktarë të ndëshkimeve dhe sprovave të kësaj dynjaje dhe të jetës tjetër. Ndër të këqijat më të rrezikshme që sjellin gjynahet është kur robit i zbukurohet braktisja e rrugës dhe traditës së Profetit. - “Dhe vërtet, shumica e njerëzve janë jashtë rrugës. ” - Natyra e tyre është tjetërsuar dhe tashmë atyre u është zbukuruar shkelja e kufijve të Zotit dhe mosndjekja e rrugës së Profetit. - “Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? ” - Kuptimi: Çfarë kërkojnë ata, kur të kthejnë shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen gjykimit tënd? A mos kërkojnë gjykimin e xhahilijetit?! Gjykim injorance quhet çdo gjykim tjetër veç gjykimit të Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij. Nuk ka mundësi të tretë: ose do të pranosh gjykimin e Zotit dhe të Profetit të Tij, ose do të ndjekësh gjykimin e injorancës. Ai që i kthen shpinën të parit, sigurisht që do të sprovohet me të dytin, i cili është gjykim i ngritur mbi paditurinë e padrejtësinë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e quan “gjykim injorance”. Ndërsa gjykimi i Allahut të Lartësuar është i ndërtuar mbi diturinë e madhe, drejtësinë absolute, barazinë dhe mirësinë, mbi dritën dhe udhëzimin e qartë, siç thotë i Lavdëruari: - “Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?” - Kuptimi: Vetëm ata që Zoti i ka pajisur me siguri të plotë, të bazuar në dijen e vërtetë të dhuruar nga Zoti, vetëm ata dinë të bëjnë dallimin mes dy llojeve të gjykimit. Ata dinë të dallojnë bukurinë, mrekullinë, dobinë dhe mirësinë që gjendet në gjykimin e Allahut. Në këtë mënyrë, bëhet detyrë për ta pasimi i gjykimit të Allahut, sepse ky gjykim është në përputhje edhe me ligjet e logjikës.

Mus'haf Hape →
Buruxh 85:1–85:22 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ata merituan mallkimin dhe ndëshkimin më të rëndë. Në fillim, Zoti i mallkoi ata e, më pas, Ai tregon veprën e tyre të pamëshirshme kur thotë: - “Ata rrinin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për qiellin plot me yje. ” – I Madhëruari betohet në qiellin plot yje dhe rrugë. Në të janë vendosur rruga e diellit dhe e hënës, rrugët e yjeve aq të rregullta dhe të sistemuara, të cilat tregojnë për pushtetin absolut të Allahut, për mëshirën e Tij të gjerë, për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe urtësinë e Tij të madhe. - “Për Ditën e Premtuar (të gjykimit) .” - Allahu betohet për Ditën e Kijametit, kur Ai ka premtuar se do të ringjallë dhe tubojë krijesat nga i pari, deri tek i fundit, nga më i largëti, deri tek më të afërmit në kohë. Ky premtim nuk ka për të ndryshuar kurrë, sepse Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Vet. - “Për atë që dëshmon dhe për atë që dëshmohet.” - Këtu përfshihet gjithçka që ka këtë cilësi. Allahu i Madhëruar betohet në çdo gjë që shikon dhe në çdo gjë që shikohet, betohet në çdo gjë që dëshmon dhe në çdo gjë të dëshmuar. Betimet në këto shenja të madhështisë dhe pushtetit të Allahut të Lartësuar, që tregojnë për urtësinë e Tij mahnitëse dhe mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, shërbejnë për të përforcuar një mesazh shumë të rëndësishëm, që vijon më pas: - “Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet, me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse!” - Ky është mallkim për shkatërrimin e tyre. Ata ishin një popull mohues, që sunduan një popull besimtar dhe filluan t’i detyronin që të ktheheshin në besimin e tyre. Por besimtarët nuk pranuan ta tradhtonin fenë e vet. Atëherë, qafirët hapën hendeqe në tokë dhe, pasi ndezën zjarre brenda tyre, u ulën rreth e rrotull, për të dëshmuar vuajtjet e besimtarëve që do të hidheshin aty brenda. Kështu i sprovuan ata besimtarët. I kërcënuan se do t’i flaknin në zjarrin e ndezur fort, nëse nuk kthenin fenë. Dhe vërtet, kushdo që i kundërshtonte dhe nuk e ndryshonte besimin e tij, hidhej në zjarr. Kjo qe grada më e lartë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Allahut dhe adhuruesve të Tij besimtarë të sinqertë. Për këtë arsye, ata merituan mallkimin dhe ndëshkimin më të rëndë. Në fillim, Zoti i mallkoi ata e, më pas, Ai tregon veprën e tyre të pamëshirshme kur thotë: - “Ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.” - Kjo tregon se sa të pashpirt dhe çnjerëzorë ishin ata mohues të Zotit dhe torturues të besimtarëve. A ka krim më të rëndë se ky? E përse i urrenin ata besimtarët e përkushtuar? - “Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” – Ata i urryen thjesht për një cilësi të tyren, për të cilën ata do të shpërblehen nga Zoti i tyre: besimi i patundur në Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës. Ai është El Aziz – Krenari, Ngadhnjimtari mbi gjithçka që ekziston. Çdo gjë është e nënshtruar dhe e përulur para madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruari, i Lavdishmi, të Cilit i takon falënderimi dhe mirënjohja e plotë për gjithçka. Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai i krijoi ato, prandaj gjithçka duhet t’i nënshtrohet Atij. Vetëm Ai meriton adhurimin dhe dashurinë e plotë të krijesave. Ai ka të drejtën të veprojë mbi ta, ashtu sikurse ia lejon mbretërimi dhe sundimi i Tij. Ai urdhëron dhe ndalon, Ai vendos kufijtë dhe merr në përgjegjësi për respektimin ose jo të tyre. Ai është Mbikëqyrës dhe Dëshmues mbi gjithçka, me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. A nuk patën frikë ata të mjerë, që u armiqësuan me Allahun e Madhëruar? A nuk patën frikë ata nga ndëshkimi i Krenarit të Plotfuqishëm. A nuk e dinin ata se ishin thjesht pronë e Allahut? Askush nuk ka pushtet mbi dikë tjetër, veçse me lejen e të Madhëruarit. A e harruan ata se Allahu i ka shënuar veprat e tyre dhe do t’i shpaguajë për to?! Qafirët janë të zhytur thellë në mashtrim. Ata janë të zhytur në injorancën dhe verbërinë që sjellin veprat e tyre, prandaj vështirë se mund të shohin rrugën në të cilën Zoti i fton e vështirë se pendohen: - “Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues.” - Nëse nuk e pranojnë ftesën e të Gjithëmëshirshmit, ata i pret ndëshkimi përvëlues i Xhehenemit. Hasen el Basriu ka thënë: “Shikoni bujarinë dhe mëshirën e madhe të Zotit të botëve. Ata torturuan dhe vranë të dashurit dhe të zgjedhurit e tij, të bindurit dhe adhuruesit e nënshtruar dhe besnikë, ndërsa Ai i fton në pendim.”Pasi bëri kërcënimin për qafirët, Allahu i Lartësuar vijon me shpërblimin e premtuar për besimtarët. - “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe.” - Ata që besojnë me zemër, por edhe bëjnë vepra të mira me sinqeritet, sipas besimit të tyre, do të kenë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Ky është suksesi më i madh. Nuk ka mirësi më të madhe se kënaqësia e Allahut dhe përjetësia në mirësitë e premtuara nga Ai. - “Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.” - Të mos harrojnë kriminelët dhe jobesimtarët se ndëshkimi i Zotit për ta do të jetë shumë i rëndë dhe i vështirë. Ai është gati për t’u dhënë atë që meritojnë, sikurse thotë i Madhëruari: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”. [Hud 102]. - “Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.” - Allahu është i vetmi që krijon dhe i vetmi që e rikthen krijimin e Tij. Askush nuk mund t’i ketë këto cilësi, përveç Tij. Ai është El Gafuru – Falësi, i Cili i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Ai i mbulon të metat atyre që i kërkojnë falje dhe shprehin pendesë tek Ai. Allahu është El Uedud - i Dashuri, i Cili i do të zgjedhurit e Tij me një dashuri që nuk i përngjan asnjë dashurie tjetër. Ashtu sikurse është i pashembullt në cilësitë e Tij të madhështisë, bukurisë dhe të veprave të Tij, ashtu edhe dashuria që Ai ka ka vendosur në zemrat e të zgjedhurve të Tij për Të nuk i përngjan asnjë lloj dashurie tjetër. Dashuria për Allahun është esenca e adhurimit. Dashuria për Të qëndron mbi çdo dashuri tjetër dhe i mposht ato. Çdo dashuri tjetër që nuk buron nga dashuria për Të dhe nuk ka lidhje me Të, ajo është vuajtje dhe trishtim për zemrën të cilën ka pushtuar. Allahu i do të zgjedhurit e Tij dhe ata e duan Atë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”. El Meueddetu është dashuri e kulluar dhe e kthjellët. Allahu i Lartësuar ka përmendur së bashku dy cilësi të Tij: Falës dhe i Dashur. Kjo ka një nënkuptim shumë të bukur: Ai jo vetëm që i fal ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar, por edhe i do ata me dashurinë e Tij. Disa mendojnë se Allahu vetëm u fal gjynahet atyre që pendohen, por nuk i do ata. Por ky ajet i hedh poshtë këto pretendime. Madje, Allahu i Madhëruar gëzohet shumë për pendimin e robit të Tij gabimtar. Profeti (a.s.) na jep një shembull për të treguar gëzimin e madh të Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet kur ai pendohet, sesa ndonjëri prej jush i cili, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e humbet devenë së bashku me ujin dhe ushqimin. Ai kërkon dhe e kërkon, derisa e humb shpresën për ta gjetur. Kështu, i lodhur e shpresë humbur, ulet nën hijen e një peme. Por kur hap sytë dhe e sheh deve në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt”, duke gabuar nga gëzimi i madh.” Kësisoj, gëzimi i Allahut për pendimin e robit është më i madh sesa gëzimi i atij robi. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i madhëruar! Sa e madhe është mirësia e Tij! Sa e gjerë është bujaria e Tij e sa të shumta janë dhuratat e Tij! - “Ai është Falësi, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar. ” - Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar. - “Ai vepron gjithçka që dëshiron.” - Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij. - “A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit?” - Ata u bënë mohues dhe refuzues të Profetit, prandaj Allahu i shkatërroi, si mësim për brezat e mëvonshëm. - “Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).” - Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur'anin dhe punuar sipas tij. - “Ai është Kur'an i Madhëruar, (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur. ” - Mesazhet dhe urtësitë e Kur'anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur'ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh , ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur'ani është i ruajtur nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh , ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur'anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:12–57:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe Ebu Dheri, që tregojnë se: “Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, - ka thënë: “Do të jem i pari që do të më lejohet të bëj sexhde në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Atë ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth besimtarëve të sinqertë dhe gjendjen e tyre në Ditën e Kijametit. Atë ditë, drita e tyre do të ndriçojë përpara tyre në hapësirat e tokës së ringjalljes. Kjo dritë do të jetë në varësi të punëve të tyre, sikurse ka thënë edhe Ibn Mesudi për këtë ajet: “Në varësi të punëve të tyre, ashtu do të ecin mbi Sirat. Disa e kanë dritën sa një mal i madh. Disa e kanë dritën sa një palmë e lartë. Disa e kanë dritën sa një burrë që qëndron në këmbë. Me dritën më të pakët është ai që i ndriçon sa një gisht i këmbës së tij, e cila herë ndizet dhe herë shuhet.” Kështu e transmeton Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri. Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Ebu Dardaja dhe Ebu Dheri, që tregojnë se: “Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, - ka thënë: “Do të jem i pari që do të më lejohet të bëj sexhde në Ditën e Kijametit dhe i pari që do të më lejohet të ngre kokën. Kështu, unë do të shikoj për - para meje, pas meje, në të djathtën time dhe në të majtën time dhe do të njoh umetin tim midis popujve.” Atëherë, një njeri i tha: “O Profeti i Zotit, si do ta njohësh popullin tënd mes gjithë popujve, nga koha e Nuhut, deri te populli yt?” Ai tha: "Unë do t’i dalloj, sepse ata janë rrezëllitës nga gjurmët e abdesit dhe asnjë popull tjetër nuk e ka këtë rrezëllitje. Unë do t’i dalloj, sepse atyre do t’u jepen librat nga e djathta e tyre. Do t’i njoh, gjithashtu, sipas shenjave (të sexhdes) në fytyrat tyre. Do t’i njoh nga drita e tyre, e cila ndriçon përpara tyre dhe pasardhësve të tyre.” Më pas, i Lartësuari thotë: - “... dhe në të djathtë të tyre.” - Nga e djathta ndodhen librat e veprave të tyre. Kështu thotë Dahaku. Allahu i Lartësuar thotë: “(Kujto) Ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. Ata, që libri i tyre do t'u jepet nga e djathta, do ta lexojnë (me kënaqësi) librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.” [Isra 71]. - “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” - Ju keni përgëzim kopshte Xheneti, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të qëndroni përjetësisht e përgjithmonë. - “Atë ditë, munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj!” - Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit, kur të ringjallen krijesat, për tmerrin, tronditjet dhe gjëra të tjera të paimagjinuara. Ai na tregon se, atë ditë ka për të shpëtuar veçse ai që ka besuar Allahun dhe profetin e Tij, ka punuar sipas urdhëresave të Z otit dhe nuk ka shkelur kufijtë e Tij. Sulejm Ibn Amri tregon: “Shkuam në një varrim në portën e Dama - skut dhe me ne ishte Ebu Umame El -Bahili. Pasi u fal namazi i xhenazes dhe filluan ta varrosnin të vdekurin, Ebu Umame tha: “O njerëz! Ju jeni duke kaluar mëngjesin dhe mbrëmjen në një shtëpi, ku ende kryhen veprat e mira dhe të këqija, dhe jeni gati të ndaheni prej saj, për të shkuar në një shtëpi tjetër, dhe kjo është - duke iu referuar varrit - shtëpia e vetmisë, errësirës, krimbave dhe fatkeqësisë, përveç atij që ia zgjeron (dhe e shpëton) Zoti. Prej aty do të dilni në hapësirat e Ditës së Kijametit e do të kaloni nëpër ndodhi të mëdha e të tmerrshme. Në njërën prej tyre, njerëzit do t’i përfishijë diçka me urdhër të Zotit dhe atëherë do të ketë fytyra që do të zbardhen dhe të tjera që do të nxihen. Pastaj do të kaloni në një tjetër vend dhe njerëzit do t’i mbështjellë errësira e madhe. Pastaj do të ndahet drita (atyre që e meritojnë). Besimtarit i jepet dritë, ndërsa mohuesit dhe hipokritit jo. Do të ndodhë, sikurse ka thënë Zoti në librin e Tij: “Gje - ndja e tyre është errësirë, si në një det të thellë, ku dallgët mbulojnë dallgët dhe mbi to qëndrojnë re të zeza: errësira të thella njëra përmbi tjetrën, aq sa njeriu nuk mund të shohë as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.” [Nur: 40]. As jobesimtari e as hipokriti nuk do të mund të ndriçohen nga drita e besimtarit, ashtu sikurse edhe të verbërit nuk ndriçohen nga drita e atyre që shohin. Hipokritët do t’u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj! Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Ky është ndëshkimi i Zotit për hipokritët, sikurse thotë: “Hipokritët përpi - qen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i bën ata të mashtrohen.” [Nisa: 142]. Pastaj ata do të kthehen në vendin ku u nda drita, por nuk do të gjejnë asgjë, andaj do të kthehen tek besimtarët, por mes tyre do të ngrihet një mur me një portë, sikurse thotë i Lartësuari: “Atëherë, ndërmjet tyre vendo - set një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi.”. Sulejman Ibn Amri thotë: “Mu - nafiku vazhdon të hallakatet në mashtrim, deri në kohën kur do të ndahet drita. Kjo është koha kur Zoti do ta bëjë të dallohet qartë hipokriti nga besimtari.” Nga Ebu Umame përcillet, gjithashtu, të ketë thënë: “Ditën e Kijametit do të dërgohet errësira dhe asnjë një njeri, qoftë besimtar apo jobesimtar, nuk do të shohë dot as pëllë - mbën e tij, derisa Zoti t'u dërgojë dritë besimtarëve, sipas punëve të tyre. Muna - fikët do t’i ndjekin ata pas dhe do t’u thonë: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj!”. Nga Ibn Abasi transme - tohet të ketë thënë: “Ndërkohë që njerëzit janë në errësirë, Allahu i Madhëruar sjell dritë. Kur besimtarët shohin dritën, drejto - hen nga ajo, dhe kjo dritë do të jetë udhërrëfyes i dërguar prej Zotit, për t’i udhëhequr ata drejt kopshteve të Xhenetit. Kur muna - fikët të shohin besimtarët, do të nxitojnë që t’i ndjekin ata, por Allahu i Madhëruar ua shuan dritën munafikëve, dhe atëhere ata do të thonë: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj!” Pra, ne ishim së bashku me ju në jetën e dynjasë. Atëherë besimtarët do të thonë: - “Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” - Pra, kthehuni andej nga erdhët, prej errësirës, dhe shikoni se mos gjeni dritë prej atje. Ebu Kasim Taberaniu sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2595. “Allahu i Lartësuar i fton njerëzit Ditë e Kijametit me emrat e tyre, duke mbuluar mangësitë e robërve të Tij. Ndërsa në Sirat, Allahu i Lartësuar i jep çdo besimtari dritë. Edhe munafikëve u jep njëfarë drite, por kur ata të jenë mbi Sirat, Allahu i Lartësuar ua heq dritën, prandaj ata do t’u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriço - hemi prej dritës suaj!” Besimtarët do të thonë: “O Zot, na plotëso dritën tonë!” Dhe ajo është koha kur askush nuk do të kujtohet dhe as do të mendojë për askënd.” Më pas i Lartësuari thotë: - “Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë.” - Haseni dhe Katadja kanë thënë se ai është një mur i vendosur mes Xhenetit dhe Zjarrit. Ndërsa Abdur - Rahman Ibn Zejd Ibn Eslemi thotë se ky është Ea’rafi, për të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë.” [Araf 46]. Kështu është transmetuar nga Muxhahidi dhe të tjerë dhe ky është shpje - gimi i saktë. - “Nga brenda tij është mëshira ...” – Domethënë, ndodhet Xheneti, me gjithçka në të. - “... ndërsa nga jashtë tij është dënimi.” - Pra, zjarri i Xhehenemit. Kështu kanë thënë Katadja, Ibn Zejdi dhe të tjerë. Këtu flitet për një mur, që do të vendoset Ditën e Kijametit për të ndarë besimtarët nga munafikët. Besimtarët do t’i afrohen dhe do të hyjnë nga porta e tij. Pasi të hyjnë të gjithë, kjo portë do të mbyllet dhe muna - fikët do të mbeten pas saj, të dëshpëruar, në errësirë dhe ndëshkim, ashtu siç ishin edhe në jetën e dynjasë, në errësira njëra mbi tjetrën, në mohimin e Zotit, në mosbesim, në injorancë, në dyshime, pasiguri, mëdy - shje dhe luhatje. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata thërrasin: “A nuk rrinim edhe ne me ju?!” - Kështu, munafikët u thonë besimtarëve: “A nuk rrinim ne bashkë në jetën e dynjasë; merrnim pjesë bashkë në namazin e xhumasë, në namazet me xhe - mat, në Arafat gjatë haxhit, madje edhe në luftëra së bashku me ju, duke përmbushur shumë detyrime si muslimanë. - “Po, por ju e shkatërruat veten ...” - Ju vërtet rrinit me ne, por ju e shkatërruat veten. Disa selefë kanë shpjeguar: “Ju futët veten në bela, duke shkuar pas stolive mashtruese të kësaj dynjaje, pas poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit, si edhe duke përmbushur dëshirat pa fre.” - “... sepse ju prisnit zi për besimtarët...” Fjala e përdorur është “ terâbestum”, me kuptimin pritjes ose të shpresuarit për diçka. Sipas një mendimi, këtu bëhet fjalë për shtyrjen e pendimit. Pra, ju prisnit dhe e shtynit pendimin herë pas here, derisa ju kapi vdekja në befasi. Ndërsa Katade thotë që: “terâbestum”, domethënë: prisnit zi dhe fatkeqësi për besimtarët, për shkak të së vërtetës, që ata ndjekin. - “... dyshonit në çështjet e fesë ...” - Gjithashtu, ju dyshonit në çështjet e fesë, dyshonit rreth ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. - “... dhe ju mashtruan ëndrrat boshe...” - Sipas një shpjegimi, el emânij (që është përkthyer “ëndrrat boshe”) janë pretendimet boshe se “do të na falen gjynahet.” Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është: “Ju mashtroi dynjaja me kurthet e saj.” - “... derisa ju erdhi kaderi i Zotit.” - Pra, vazhduat në këtë gjendje, derisa ju erdhi vdekja. - “Kryemashtruesi ju mashtroi rreth Allahut.” - Ai është shejtani i mallkuar. Kuptimi i fjalëve, që besimtarët u thonë munafikëve, është: Ju ishit së bashku me ne me trupin tuaj dhe kryet vepra besimi në dukje, por ato ishin vepra që u mungonte qëllimi i pastër. Ju morët pjesë në adhurime, vetëm me trup, por jo me zemrën tuaj. Ju ishit në dyshime të vazhdueshme dhe sille - shit si besimtarë sa për sy e faqe të njerëzve dhe Allahun e përkujtonit shumë pak. Këto fjalë të besimtarëve nuk bien aspak ndesh me fjalët e tyre në një vend tjetër, për të cilat na njofton Allahu i Lartësuar, i Cili është më i vërteti në fjalët e Tij: “Çdo njeri është peng i veprave të veta. Përveç të djathtëve, të cilët do jenë në kopshte Xheneti dhe do t'i bëjnë pyetje njëri -tjetrit dhe (do t'u thonë) zullumqarëve: “Çfarë ju solli në Sekar?” Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz, nuk ushqenim të varfërit, por përziheshim me të tjerët në vepra të kota. Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi e Vërteta e sigurt.” [Muddethir 38 - 47]. Kështu, këto fjalë do të thuhen për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen jobesimtarëve që janë në zjarr. Në fund të këtyre ajeteve, i Lartësuari thotë: “Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.” [Muddethir 38 - 48]. Ndërsa këtu thotë: - “Sot prej jush nuk pranohet asnjë lloj kompensimi; po ashtu, as prej jobesimta - rëve.” - Edhe sikur të sillni të gjithë faqen e dheut të mbushur me flori, shto edhe njëherë aq, për ta dhënë si kompesim, që të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut, kjo nuk ka për t’ju pranuar. - “Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” - Ai do të jetë përfundimi juaj, sepse atë meritoni, për shkak të mohimit, dyshimit dhe pasigurisë suaj. Ai është vendi më i keq dhe përfundimi më i tmerrshëm.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:1–41:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli “Ruhul Kudus” - Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ” - Kurani ka zbritur prej të Gjithëmëshirë - shmit, Mëshirëplotit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli “Ruhul Kudus” - Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar ata që besuan dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për mysli - manët.” [Nahl 102]. Ose: “Pa dyshim, ky (Kurani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde, për t’u bërë paralajmërues, me një gjuhë të kulluar arabe. Pa dyshim, ai është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.” [Shuara 192 - 196]. - “Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi ...” - Janë shtjelluar qartë kuptimet dhe ligjet e tij të drejta. - “... një Kuran në arabisht ...” - Kurani është i qartë dhe i shtjelluar. Termat e tij janë të kuptueshme dhe jo të ngatërruara apo të pakuptueshme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Elif, Lam, Ra . Libër, ajetet e të cilit u zbritën plot urtësi dhe pastaj u shtjelluan nga ana e Atij që është i Urtë e i Gjithëditur.” [Hud 1]. Domethënë, Kurani është mrekulli qoftë në termat e tij, qoftë në kuptimet që përcjell. I Madhëruari thotë, gjithashtu: “Atij (Kuranit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fusilet 42]. - “... për njerëzit që kuptojnë ...” - Në fakt, ata që e njohin qartësinë e këtij libri janë dijetarët, ata të thelluarit në dituri. - “Që jep sihariqe dhe paralajmërime ...” - Ai është përgëzues, sjellës i lajmeve të mira për besimtarët, por edhe paralajmërues dhe kërcënues për mohuesit. - “... por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë.” - Shumica e kurejshëve nuk e kuptojnë, me gjithë shpjegimet e qarta dhe madhështinë e tij. - “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton ...” - Zemrat tona janë të mbuluara, kanë mbulesë. - “... veshët tanë janë shurdhuar keq ...” - Veshët na janë shurdhuar, prandaj nuk mund ta dëgjojmë mesazhin, që ti ke sjellë besnikërisht nga Zoti. - “... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde.” - Domethënë, tek ne nuk vjen asgjë prej atyre që ti përcjell. - “Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! ” - Ti puno sipas rrugës tënde dhe ne sipas rrugës tonë, pa të ndjekur nga pas. Imami dhe dijetari i njohur Abd Ibn Humejd sjell në Musned-in e tij hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që tregon se: 2309. njëherë, kurejshët u mblodhën dhe thanë: “Shihni se cili është më i dituri në fushën e magjisë, fallit dhe në fushat e tjera dhe të shkojë tek ai burrë, i cili po na përçan dhe po prish unitetin tonë. Ai po trazon çështjet tona dhe përflet fenë tonë. Le të shkojë dhe të flasë me të dhe të shikojmë se çfarë përgjigje do të japë!” Njerëzit thanë: “Nuk njohim ndonjë më të ditur se Utbeh Ibn Rabiah.” Kështu, shkuan dhe i thanë atij: “O Ebu Uelid! Shko tek ai dhe na trego!” Dhe Utbeh shkoi dhe i tha P rofetit ﷺ“ : O Muhamed! Ti je më i mirë apo Abdullahi?” Profeti heshti. Ai vazhdoi: “Ti je më i mirë apo Abdul Mutalibi?” Profeti i Allahut sërish heshti. Ai vazhdoi: “Nëse mendon se këta që të përmenda janë më të mirë se ty, atëherë dije se ata kanë adhuruar të njëjtët idhuj, që ti i përflet. Por, nëse pretendon se ti je më i mirë se ata, atëherë fol, që ta dëgjojmë fjalën! Betohem në Allah se nuk kemi parë e dëgjuar kurrë njollosje më të madhe për popullin tonë, se shfaqja jote dhe ajo që ke sjellë ti. Ti prishe unitetin tonë, trazove çështjet tona, përfole fenë tonë dhe na turpërove mes gjithë arabëve, aq sa mes njerëzve ka filluar të përflitet se në mesin e kurejshëve është një magjistar ose fallxhor. Betohem në Zot se tashmë nuk presim gjë tjetër, veçse të dëgjojmë një britmë, si britma e dhimbjeve të gruas gjatë lindjes, dhe të brofim e të ngrejmë shpatat kundër njëri-tjetrit, derisa të shfarosemi që të gjithë. O burrë! Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë kemi për të mbledhur pasuri që të gjithë dhe ti të bëhesh kurejshi më i pasur ndër ne. Nëse dëshiron të martohesh, ja ku po të them se mund të zgjedhësh cilën grua kurejshe që të dëshirosh, madje do të martojmë me dhjetë të tilla.” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “A mbarove? ” Ai tha: “ Po .“ Atëherë Profeti i Allahut vijoi të lexojë fillimin e sures Fussilet (13 ajetet e para): Me emrin e Allahut, të Gjithmë - shirshmit, Mëshirëplotit! Ha, Mim. K jo është Shpallje prej të Gjith mëshirshmit, Mëshirëplotit. Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi; një Kuran në arabisht, për njerëzit që kuptojnë, që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj përqendrohuni në rrugën drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër. Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër ditëve vendosi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur. Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." [Fussilet 1 - 13]. Atëherë, Utbeja tha me ngut: “Mjaft! Nuk ke gjë tjetër veç kësaj?” – “Jo”, - i tha Profeti i Allahut: Atëherë, ai u kthye tek kurejshët, të cilët e pyetën: “Çfarë do të na tregosh?” Ai tha: “Nuk lashë gjë, të cilën mendova se ju do t’ia thoshnit, pa ia thënë atij njeriu.” - “A more ndonjë përgjigje?” - “Po”. - “A kuptove gjë nga ajo që të tha?” - “Jo, betohem në atë që ndërtoi Tokën dhe qiejt, nuk kuptova asgjë nga ato që ai tha, përveç se ai ju kërcënon me një rrufe, njëlloj si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Ata i thanë: “Ah, more i mjerë! Ai të foli arabisht, kurse ti nuk e di se çfarë të tha?!” Ai tha: “Jo, për Zotin, nuk kuptova asgjë nga ajo që tha, përveç rrufesë, që përmendi.” Këtë e ka transmetuar El Hafidh Ebu Ja’ala el Meu - silij në Musned-in e tij, pothuajse njëlloj si ky transmetim. Po këtë ka sjellë edhe El Begaviju në Tefsir-in e tij, me sened nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ky variant është i ngjashëm deri tek ajetet kuranore, me shtojcën: 2310. “... Atëherë, Utbeja vuri dorën mbi gojën e Profetit ﷺ , duke iu përgjëruar që të ndalonte. Pastaj u kthye tek familja e vet, pa vajtur te kurejshët. Për disa kohë nuk i takoi ata, duke qëndruar i veçuar e i fshehur. Për këtë arsye, Ebu Xhehli tha: “O kurejshë! Besoj që Utbeja ka tradhtuar fenë tonë, për të pasuar Muhamedin! Me sa duket, i pëlqeu ushqimi i tij ... Mendoj se e ka bërë ngaqë ka patur ndonjë nevojë, prandaj ejani të shkojmë tek ai!” Atje, Ebu Xhehli i tha Utbes: “ O Utbeh! Përse na je shmangur? Mendoj se ti po na shmangesh për shkak se ke braktisur fenë tënde, për të pranuar fenë e Muhamedit dhe, me sa duket, të ka pëlqyer ushqimi i tij. Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë do të mbledhim për ty të gjithë pasurinë tonë, që të mos kesh nevojë për ushqimin që të ofron Muhamedi.” Utbeja u zemërua nga këto fjalë thumbuese dhe u betua që nuk do t’i fliste Muhamedit kurrë. Pastaj tha: “Ju e dini shumë mirë që unë jam ndër më të pasurit e kurejshëve, por kur unë shkova dhe i fola, ai m’u përgjigj me diçka, për të cilën betohem në Zot se nuk është vjershë, as fall dhe as magji.” Pastaj lexoi suren, deri tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Këtu ia mbylla gojën me dorë dhe iu luta që të ndalonte. Ju e dini mirë se kur Muhamedi thotë diçka, kurrë nuk gënjen, prandaj pata frikë se do të zbriste mbi ju ndonjë ndëshkim nga Zoti.” Ndërsa në rivajetin e sjellë nga Muhamed Ibn Is’haku thuhet: 2311. “... Ç’lajme na ka sjellë, o Ebu Uelid?” Ai iu përgjigj: “Unë dëgjova një fjalë dhe, për Zotin, po ju them se nuk kam dëgjuar kurrë diçka të ngjashme me të. Për Zotin, ajo fjalë nuk është magji, as poezi dhe as fall. O kurejshë! Dëgjoni këshillën time! Lëreni atë burrë në çështjen e tij, distancohuni prej tij dhe ju betohem në Zot se, me ato fjalë që dëgjova prej tij, ai do të bëjë histori. Nëse e luftojnë arabët dhe i japin fund, atëherë i keni larë duart me të, pa qenë e nevojshme të luftoni vetë. Nëse ai fiton mbi arabët, atëherë sundimi, pasuria dhe mbretërimi i tij është edhe mbretërimi juaj. Krenaria e tij është edhe krenaria juaj dhe ju do të jeni njerëzit më të lumtur me të.” Por ata i thanë: “Për Zotin, të paska magjepsur me gjuhën e tij, o Ebu Uelid!” Kurse ai ua ktheu: “Ky është mendimi im, por ju bëni çfarë të doni.”

Mus'haf Hape →
Mumtehine 60:10–60:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se nuk emigrove me qëllimin për të kërkuar kënaqësitë e stolitë e kësaj bote? Betohu në Zotin se emigrove dhe u largove nga vendi yt vetëm nga dashuria për Zotin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Më herët, në suren Fet’h, kemi folur për Marrëveshjen e Hudejbijes, mes Profetit ﷺ dhe idhujtarëve kurejshë. Mes kushteve të vendosura në këtë marrëveshje ishte edhe pika: 2646. “Nëse tek ti vjen një burrë (i arratisur) prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde.” Ndërsa në një transmetim “Nëse tek ti vjen ndonjë (i/e arratisur) prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde.". Ky i fundit është mendimi i Urues, Dahhakut, Abdur -Rahman Ibn Zejdit, Zuhriut, Mukatilit dhe Suddijut. Sipas këtij transmetimi, kuptojmë se kushti i vendosur prej idhujtarëve kurejshë ishte gjithëpërfshirës, si për burrat, edhe për gratë. Kjo pikë e marrëveshjes nuk përcaktonte kategori të veçantë. Pra, çdokush, mashkull apo femër qoftë, që arratisej prej kurejshëve e shkonte tek Profeti ﷺ në Medinë, duhej të kthehej tek kurejshët në Mekë. Për sa u përket burrave, Allahu i Lartësuar nuk e ndaloi Profetin e Tij që t’i kthente ata përsëri tek idhujtarët, për t’ju përmbajtur kushtit të vendosur. Por ky ajet ishte specifikues, kufizues e reduktues i gjykimit gjithë - përfshirës të hadithit në fjalë. Për dijetarët e usul el fikh-ut, ky është shembulli më i qartë i çështjes: “ Taħsis el hadith bil Kuran ’, domethënë, specifikimi e kufizimi i kupti - mit gjithëpërfshirës të një hadithi n ëpërmjet ajeteve kuranore.”. Për dijetarët e parë selefë, ky specifikim quhej nes’ħ, pra, anulim (edhe pse i pjesshëm). Kështu, pas këtij ajeti, tahmë marrëveshja do të vlente vetëm për burrat muslimanë që arratiseshin prej Mekës në Medinë dhe jo për gratë muslimane. Kështu, për sa u përket grave, duke qenë se kthimi dhe dorëzimi i tyre tek idhujtarët kishte pasoja të rënda, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që, së pari, të provonin besimin e tyre. Kjo mund të bëhej me mënyra të ndryshme: me pyetje, informacione të marra, betime etj. Ky hetim duhej të bëhej, sepse ekzistonte edhe mu - ndësia që gratë të mos ishin të sinqerta në pretendimin se ishin larguar për shkak të besimit, por mund të ishin larguar për ndonjë arsye tjetër, për shembull, për t’u martuar me ndonjë burrë, ngase parapëlqe - nin të jetonin në një vend tjetër apo të tjera qëllime të kësaj dynjaje. Nëse vërtetohej që ato nuk ishin besimtare, por kishin të tilla qëllime, bëhej detyrë rikthimi në vendin e tyre, pa shkaktuar në këtë mënyrë asnjë dëmtim. Nga ana tjetër, nëse vërtetohej se ato ishin besimtare, atëherë nuk lejohej riatdhesimi i tyre. Në “ Musned el Kebir ” përcillet nga Abdullah bin Ebi Ahmedi, i cili tregon: 2647. “Umm Kulthum bija e Ukbe bin Ebi Muait, emigroi për në Medi - ne. Dy vëllezërit e saj, Umara dhe Uelidi, shkuan në Medine tek Dërguarit të Zotit, për ti kërkuar atij që t'ua kthente motrën. Kështu, Allahu i madhëruar e specifikoi dhe kufizoi besëlidhjen midis Profetit të Tij dhe idhujtarëve, duke përjashtuar prej tij gratë në veçanti dhe ua ndaloi besimtarëve që t'i kthejnë ato mbrapsht. Allahu i Madhëruar zbriti ajetin e testimit. - “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë!” - Ibn Xherir përcjell nga Ebu Nasr el Esdij i c ili rrëfen: Ibn Abbasi u pyet: “ Si ishte marrja në pye - tje e testimi i grave nga i Dërguari i Allahut?” - Tha: Ai i tesonte dhe pyeste du - ke u thënë: 2648. “Betohu në Zotin se nuk emigrove nga urrejtja për burrin? Betohu në Zotin se nuk emigrove nga dëshira e preferenca për të jetuar në një vend tjetër? Betohu në Zotin se nuk emigrove me qëllimin për të kërkuar kënaqësitë e stolitë e kësaj bote? Betohu në Zotin se emigrove dhe u largove nga vendi yt vetëm nga dashuria për Zotin dhe të Dërguarin e Tij?” - “Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët ...” - Ky ajet është argument që tregon se është e mundur të gjykohet dhe të pohohet me siguri të plotë se dikush është besimtar/e. - “... sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to!” - Ky ajet është argument që tregon se muslimani e ka haram që të qëndrojë në lidhje marte - sore me idhujtaren, mohuesen e Zotit. Në fillimet e Islamit nuk ishte e ndaluar që një besimtare të qëndronte në martesë me një idhujtar, dhe anasjelltas. Kështu, vajza e Profetit, Zejnebe që ishte besimtare, ishte e martuar me Ebu As Ibn Rabi an, i cili ishte idhujtar. Mes robërve të luftës së Bedrit ishte edhe Ebu Asi. Zejnebja, që ishte në Mekë, dërgoi si kompensim për lirimin e të shoqit, një stoli të saj, pikërisht një gjerdan, që ia kishte dhuruar e ëma, Hadixhja, (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Kur e pa varësen, Profeti u prek, u mallëngjye shumë dhe qau. Pastaj u kërkoi muslimanëve: 2649. “Nëse pranoni ta lironi bashkëshortin e saj (Zejnebes), bëjeni!”. Ai e liroi atë, me kushtin që, kur të kthehej në Mekë, të dër - gonte për në Medinë të shoqen, Zejneben. Ebu Asi e përmbushi premtimin që i dha Profetit dhe e dërgoi Zejneben në Medinë, në shoqërinë e Zejd Ibn Harithes (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Kështu, Zejnebe qëndroi në Medinë që nga viti i dytë i hixhretit, kur ndodhi edhe lufta e Bedrit, deri në kohën kur bashkëshorti i saj pranoi Islamin, që ishte viti i tetë i hixhretit. 127 Kur pranoi Islamin, ata u rikthyen në lidhjen martesore, pa qenë e nevojshme që të bënin një akt të ri. Imam Ahmedi përcjell një hadith të Ibn Abasit, ku ai thotë: 2650. “Profeti i Allahut ia ktheu vajzën e tij, Zejneben, bashkëshortit të saj, Ebu As Ibn Rabias, 6 vjet pas hixhretit të saj në Medinë, duke u mjaftuar me aktin martesor të parë të lidhur mes tyre, pa qenë e nevojshme për një akt të ri martesor dhe pagesën e një mase të re mehri (dhurate martesore).” Për sa i përket hadithit të Umer Ibn Shuajbit, që përcjell nga i ati, ky nga gjyshi i tij, ku thuhet se : 2651. “Profeti i Allahut e ktheu Zejneben te Ebu Asi duke kërkuar një tjetër mehër dhe akt martesor .”, ky është një hadith të cilin Imam Ahmedi dhe të tjerë e kanë gjykuar si të dobët. - “Por kthejuani shpenzimet që kanë bërë për to!” - Domethënë, bashkëshortëve të grave muhaxhire, të cilët ishin ende në idhujtari, kthejuani shpenzimet që ata kanë bërë për to! Këtu bëhet fjalë për mehrin (dhuratën martesore). - “Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë dhuratën martesore.” - E keni të lejuar të martoheni me to pasi t’u keni dhënë dhuratën marte - sore, por me kusht që ato të kenë mbushur afatin e pritjes, pra, idetin. Gjithashtu, duhet të përmbushen edhe kushtet e tjera për një martesë rregullt, siç është leja e kujdestarit ligjor të gruas etj. - “Mos i mbani si bashkëshorte idhujta - ret ...” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e Krenar i ndalon besimtarët që të martohen me idhujtare apo të qëndrojnë në martesa të lidhura më parë me to. Në hadith të saktë thuhet se: 2652. “Pas Marrëveshjes së Hu - dejbijes, tek Profeti erdhën shumë gra mu - haxhire. Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Mos i mbani si bashkëshorte idhuj - taret ...” Atë ditë, Umer Ibn Hatabi ndau dy gra të tij, të cilat vazhdonin të ishin në idhujtari. Pas kësaj ndarjeje, njëra prej tyre u martua me Muavije Ibn Ebu Sufjanin, ndërsa tjetra u martua me Safuan Ibn Umejen. 128 - “... por kërkoni t’ju kthehen shpenzi - met që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to!” - Kërkoni që t’ju kthehet mehri (dhurata martesore), që keni dhënë për ato gra, të cilat kanë vendosur të qëndrojnë tek mohuesit dhe në idhujtarinë e tyre. Edhe idhujtarët le të kërkojnë prej jush t’u ktheni mehrin, që kanë dhënë për ato gra, të cilat kanë vendosur të pranojnë Isla - min dhe të emigrojnë te muslimanët. - “Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon.” - Ky është vendimi i Zotit, në lidhje me marrëveshjen që keni nën - shkruar dhe përjashtimin e disa grave nga kjo marrveshje. Të gjitha këto u vendosën me gjykimin e Zotit. - “Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” - Ai është i Gjithëditur, në lidhje me atë që është në dobi të robërve të Tij besimtarë. Ai është i Urtë, në lidhje me çdo ligj që vendos të zbatohet ndër njerëz. - “Në qoftë se ndonjë prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e ju keni fituar plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to!” - Prej Muxhahidit vjen mendimi se shprehja arabe: ‘ Fe âkabtum’ ka kuptimin: “ Fe esabtum minhum ukba’, pra: “... e ju keni fituar plaçkë luft e prej tyre”. Sipas këtij shpjegimi, muslimanit që i ikte gruaja për t’u bashkuar me mohue - sit, i kthehej mehri që kishte paguar për gruan e tij prej pasurisë së fituar nga lufta me idhujtarët. Aufiu sjell shpjegimin e Ibn Abasit, i cili thotë: “Nëse gruaja e ndonjë muhaxhiri kërkonte të bashkohej me idhujtarët, Profeti i Allahut urdhëronte që këtij burri t’i kthehej mehri që i kishte dhënë asaj gruaje, prej plaçkës së luftës, të fituar nga mohuesit dhe idhujtarët. Disa kanë thënë se shprehja: ‘ Fe âkabtum’ ka kuptimin: “në formë ndëshkimi” ose “në mënyrë reciproke”. Kështu, ajeti vjen me kuptimin: “Në qoftë se privoheni (nga mehri që keni dhënë për ndonjërën) prej grave tuaja që shkojnë tek mohuesit, atë - herë, në mënyrë reciproke, atyre (idhujtarëve) që u kanë shkuar gratë për të ardhur tek ju, jepuni aq sa ata japin (prej mehrit të grave të muslimanëve)!” Përcillet se Katade ka thënë: “Kjo vlen për jobesimtarët të cilët nuk zbatojnë marrëveshjen. Kështu, nëse gruaja e një muslimani ikën tek idhujtarët dhe ata nuk i kthejnë mehrin burrit të saj, atëherë, në mënyrë reciproke, nëse ndonjë grua prej idhujtarëve pranon Islamin dhe vjen tek muslimanët, nuk i jepet asgjë burrit të saj prej mehrit (dhuratës martesore) që ka paguar për të, derisa ai t'ia paguajë burrit musliman mehrin e gruas së tij që shkoi tek idhujtarët. Ibn Xheriri përcjell se Zuhriu ka thënë: “Besimtarët e pranuan gjykimin e Zotit, kështu që ata paguanin atë që ishin urdhëruar të paguanin nga shpenzimet (mehrin) e idhujtarëve për gratë e tyre që pranonin Islamin dhe vinin tek muslimanët. Por idhujtarët nuk e pranuan gjykimin e Zotit, në lidhje me pagesën e shpenzimeve të muslimanëve për gratë e tyre që zgjidhnin mohimin dhe shkonin tek ata. Atëherë, Allahu i Lartësuar u tha besimtarëve të Tij: “Në qoftë se privoheni (nga mehri që keni dhënë për ndonjërën) prej grave tuaja që shkojnë tek mohuesit, atëherë, në mënyrë reciproke, atyre (idhujtarëve) që u kanë shkuar gratë për të ardhur tek ju, jepuni aq sa ata japin (prej mehrit të grave të musli - manëve)!” Kështu, muslimanët synonin që, në mënyrë reciproke, të përmbushnin dety - rimet e ndërsjellta, sipas marrëveshjes. Por nëse përmbusheshin kushtet dhe tepronte diçka prej hakut të idhujtarëve, ajo u kthe - hej atyre, për të përmbushur kështu urdhrin e Zotit për zbatimin e marrëveshjes me ta. Sidoqoftë, mes dy shpjegimeve nuk ka ku - ndërthënie. Nëse arrihej të përmbushej detyrimi i ndërsjelltë në mënyrë reciproke, ashtu veprohej, dhe kjo ishte më parësore. E nëse jo, atëherë muslimanit që i ikte gruaja tek mohuesit i kthehej mehri që kishte pa -guar nga pasuria e fituar nga lufta me mohuesit. Ky mendim është edhe më i gjerë, dhe është pikërisht kjo përzgjedhja e Ibn Xheririt. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja. Ai është më i ditur. “Kini frikë Allahun, të Cilit i besoni!” - (Besimi në Zotin tregohet në frikë dhe res - pektin që ke ndaj Tij, në Zbatimin e urdhë - resave të Tij dhe largimin nga ndalesat e Tij).

Mus'haf Hape →
Mearixh 70:19–70:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atyre që falen e që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre.” - Çdo njeri është i prirur të ketë të tilla cilësi të qortueshme, përveç atyre që i ka ruajtur Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth natyrës së njeriut dhe disa cilësi të ulëta të tij: - “Pa dyshim, njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.” - Më pas, e shpjegon këtë fjalë, duke thënë: - “Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.” - Atij gati i shkulet zemra nga vendi, prej panikut dhe humbjes së shpresës për të mirën. - “Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet te - për koprrac.” - Kur ai pasurohet, i përmbushen dëshirat dhe nevojat e tij, tregohet koprrac duke mos dhënë hakun e Allahut mbi robërit e Tij. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se, Profeti i Allahut ka thënë: 2758. “E keqja më e madhe e një burri është koprracia, që ia mbush shpirtin me ankth (e pasiguri) dhe frika që ia mbush zemrën me tmerr .” 179 Këtë hadith e ka sjellë edhe Ebu Daudi. - “Përveç atyre që falen e që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre.” - Çdo njeri është i prirur të ketë të tilla cilësi të qortueshme, përveç atyre që i ka ruajtur Zoti dhe ua ka bërë të lehtë ndjekjen e rrugës së hajrit dhe shkaqeve që e mundësojnë atë. Së pari, përmenden ata që janë të kujdesshëm me namazin, duke e falur atë në kohën e vet dhe duke përmbu - shur detyrat dhe rregullat e tij. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Mesudi, Mesruku etj. Të tjerë janë të mendimit se flitet për ata që falen me qetësi dhe frikërespekt. Për ujin thuhet që është ‘ dâimun’, kur është i qetë, i patrazuar, i palëvizshsëm. Kështu e ka shpjeguar Utbetu Ibn Amiri. Kjo tregon se qetësia dhe frikërespekti për Zotin, përulë - sia e prehja gjatë kryerjes së namazit janë të detyrueshme. Ai që nuk mbulohet nga qetësia, prehja e frikërespekti për Zotin gjatë faljes së namazit, në çdo pjesë të namazit, në këmbë, gjatë kryerjes së rukusë, së sexhdeve, gjatë uljes së tij etj., ai nuk mund të përshkruhet si ‘ dâimun’ në namazin e tij. Në suren Muminun vjen një përshkrim i ngjashëm i namazit të këtyre të zgjedhurve. I Lartësuari thotë: “Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur ...”. Pra, zemrat e tyre janë të mbushura me frikërespekt dhe përunjësi për Allahun. Gjatë namazit, ata e ulin shikimin, gjymtyrët i kanë tërësisht të përkushtuara në namaz dhe sytë nuk u largohen nga vendi i sexhdes dhe i faljes. Kjo devotshmëri i jepet atij që është i përkushtuar me zemër në namaz. Zemra e tij është e përqendruar e tëra në fjalët dhe veprimet e namazit. Vetëm në këtë mënyrë arrihet në namaz qetësia, si edhe kënaqësia e shpirtit dhe e syve, siç ka thënë Profeti i Allahut në hadithin që e sjellin Imam Ahmedi dhe Nesaiu, i përcjellë nga Enesi, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: “Më janë bërë të dashura aromat e mira dhe gratë. Por qetësia e (shpirtit dhe) syve të mi është në namaz.” Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muhamed Ibn Hanefije, i cili rrëfen: “Shkova me babain tim tek një krushqi e jona tek ensarët. Kur hyri koha e namazit, ai i tha shërbëtores: “Na sill ujë për abdes, që të falem dhe të qetësohem!”. Kur e tha këtë fjalë, ai na hodhi një vështrim dhe vërejti se ne u çuditëm me fjalët e tij. Atëherë shtoi e tha: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut që tha: “Ngrihu, o Bilal, dhe na qetëso me namaz!”) Të tjerë thonë se “ dâimun” ka kuptimin që ata janë të vazhdue - shëm në faljen e namazit, të përhershëm në kryerjen e këtij adhurimi të mrekullueshëm. Në Sahih është hadithi nga Aishja, se i Dërguari i Zotit (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Veprat më të dashura te Zoti janë ato që janë të përhershme, edhe nëse ato janë pak.” Në një version tjetër vjen: ““Veprat më të dashura te Zoti janë ato që bëhen me këmbëngulje e vazhdimësi.”. Ajo ka thënë gjithashtu: “Kur i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) bënte një vepër të mirë, ai ishte i vazhdueshëm me të.” Në një version tjetër: “... i pandërprerë në të.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin. ” - Në pasuritë e tyre, ata kanë bërë pjesë për të gjithë ata që kanë nevoja dhe të drejtë të marrin nga ajo pasuri. - “Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit ... ” - Ata janë të sigurt për Ditën e Premtimit, ditën e llogarisë dhe të shpërblimit me drejtësi për - para Zotit. Për këtë arsye, ata janë të përku - shtuar në kryerjen e punëve të mira, ashtu siç përkushtohet ai që shpreson shpërblimin, por edhe i frikësohet ndëshkimit të Allahut, që është i Drejtë dhe i Mëshirshëm. - “Dhe atyre që prej dënimit të Zotit të tyre frikësohen.” - Ata i druhen Zotit dhe i përkushtohen Atij të nënshtruar. - “Nuk ka dyshim se prej dënimit të Zotit të tyre nuk ka shpëtim. ” - Askush nuk mund të jetë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, përveç atyre që zbatojnë urdhëresat e Tij. Atyre u takon të jenë të sigurt nga ndëshkimi i Tij. - “Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet ...” - Janë ata të cilët e ruajnë nderin e tyre të papërlyer nga harami, imoraliteti dhe degjenerimi. Ata bashkohen për marrëdhënie intime vetëm me bashkë - shortet e tyre ose robëreshat, kur janë në pronësi të tyre. Ai i cili kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, duke ia bërë të lejuar, nuk është aspak i qortuar në këto kënaqësi dhe mirësi që përjeton. I qortuar është ai që kërkon që të përmbushë kënaqësitë e tij jashtë kufijve të Zotit: - “... dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. ” - Pra, bëhet fjalë për skllavet ose robinjat. Për to, Allahu i Lartë - suar thotë se “... nuk fajësohen.” - “Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit. ” - Këta i kalojnë kufijtë e vendosur nga Allahu i Lartësuar. Imam Shafiu - Allahu e mëshiroftë! - është bazuar në këtë ajet, për të treguar se masturbimi (vetëkënaqja) është haram. - “Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. ” - Kur u beson diçka, nuk të tradhtojnë. Këto janë cilësitë e besimtarëve të vërtetë. Ndërsa të kundërtat e tyre janë cilësitë e munafikëve, sikurse është transmetuar në hadith të saktë nga Profeti ﷺ : 2759. “Shenjat e munafikut janë tri: “Kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin, dhe kur i besohet diçka, të tradhton.” Gjithashtu: 2760. “Shenjat e munafikut janë tri: “Kur flet, gënjen, kur lidh marrëveshje, e thyen atë, dhe kur polemizon, i kalon kufijtë (në padrejtësi).” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila ia atribuon Profetit: “Me të vërtetë, njeriu më i urryer tek Allahu është ai që devijon nga e drejta, kalon kufijtë dhe është polemizues i padrejtë.” Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Edhe ata që dëshminë e vet nuk e fshe - hin.” - Nuk shtojnë gjëra të pavërteta, nuk ndryshojnë realitetin dhe nuk e fshehin dëshminë, sikurse ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Mos e fshihni dëshminë, se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju.” [Bekare 283]. (Mos e fshihni, sepse nëse e fshihni atë, ky është tregues i zemrës së sëmurë e të prishur nga gjynahet. Zemra e tij është keqbërëse, që i kalon kufijtë e Allahut. Kjo ngjan me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.” [Maide 106]. Ose: “O ju që keni besuar! Të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve tuaj ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, sepse Allahu është më i ditur rreth tyre. Mos ndiqni emocionet e t’i shmangeni drejtësisë! Nëse shtrëmbëroni faktet ose tërhiqeni (nga drejtësia), (dijeni se) Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” [Nisa 135]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu di çdo gjë që bëni ju.”. - “Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm. ” - Ata e falin namazin në kohën e vet, duke përmbushur shtyllat, de - tyrat dhe veprat e tij të pëlqyeshme. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ibn Mesudi, që ka pyetur Profetin ﷺ“ :O i Dërguari i Allahut! Cila është puna më e mirë?” - “Namazi në kohën e vet” - “Po pas saj? - “Bamirësia ndaj prindërve.” - “Po pastaj?” - “Xhihadi në rrugën e Allahut”." V ërehet qartë se Allahu i Lartësuar i nis këto ajete për cilësitë e besimtarëve të mirë me faljen e namazit dhe e mbyll përsëri me namazin, duke na lënë të kuptojmë rëndësinë e madhe të këtij adhurimi, si dhe shpërblimin e madh që jep për të. - “Të gjithë këta janë në kopshte Xheneti, të nderuar.” - Ata do të jenë të nderuar në mes shumë e shumë kënaqësive dhe mirë - sive, që sjellin gëzim dhe lumturi për robin. Edhe në suren Muminun, Allahu i Lartësuar na tregon se ata që përpiqen sinqerisht dhe maksimalisht për t’i përkryer këto cilësi: “Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë xhenetin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmonë.” Ky është nderimi për këta të zgjedhur. Në dy Sahihët është hadithi nga Profeti i Allahut, që ka thënë: “Nëse i kërkoni Allahut, kërkojini xhenetin Firdeus, sepse ai është mu në mes të xhene - teve dhe më i larti i tyre. Sipër tij është Froni i Rrahmanit dhe prej aty burojnë lumenjtë e Xhenetit.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Secili prej jush ka dy vende: një vend në Xhenet dhe një vend në Zjarr. Nëse dikush vdes dhe hyn në Zjarr, banorët e Xhenetit do të marrin në trashë - gim vendin e tij.” Pikërisht për këtë flet ajeti i Allahut të Lartësuar: “Këta janë trashë - gimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë xhe - netin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmo - në.” Kështu, besimtarët do të marrin në tra - shëgim vendet e mohuesve dhe do të lumtu - rohen në Xhenet. Të gjithë ata u krijuan që të adhurojnë Allahun e Lartësuar si një të vetëm dhe pa ortak, por mohuesit e shpërfi - llën këtë qëllim, prandaj do të privohen nga kopshtet në Xhenet, për t’ua lënë ato besimtarëve. Besimtarët përkushtohen me sinqeritet për të përmbushur atë qëllim, për të cilin i krijoi Allahu dhe ato detyra, me të cilat Ai i ka ngarkuar, ndërsa mohuesit i shpërfillin urdhëresat e Zotit dhe qëllimin përse u krijuan. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ua dhuron besimtarëve pjesën e mosbesim - tarëve në Xhenet, nëse ata do t’i bindeshin. Një provë edhe më e fortë, që e mbështet këtë është edhe hadithi në Sahih-un e Muslimit, që përcjell Ebu Burdete nga Ebu Musai, dhe ky nga i ati, se Profeti i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, do të vijnë disa muslimanë me gjynahe të mëdha, gati sa malet, por Allahu do t’i falë dhe do t’ua mbulojë. Ai do t’ua hedhë ato gjynahe jehudëve dhe krishterëve.” Ndërsa në një ver - sion tjetër, Profeti i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, Allahu do t’i japë çdo musli - mani një jehud ose një të krishterë dhe do t’i thotë: “Ky është shëlbimi yt prej zjarrit!” Umer Ibn Abdulazizi i kishte kërkuar Ebu Burdetes që të betohej tri herë në Allah, që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij, se me të vërtetë i ati ia kishte treguar këtë hadith prej Profetit të Allahut, dhe ai i ishte betuar tri herë se kështu kishte ndodhur.

Mus'haf Hape →
Araf 7:130–7:137 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në padrejtësi dhe në mohimin e Profetit të Zotit dhe të Shpalljes që ai përcillte. Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë bëri me Faraonin dhe njerëzit rreth tij. Ai na tregon gjithashtu se, - ashtu siç është rregulli i Tij pandryshueshëm me të gjithë popujt, - i godiste me ndëshkime, në mënyrë që ata të nënshtroheshin dhe të ktheheshin në rrugën e drejtë. - “Ne e goditëm popullin e Faraonit me vite (thatësire e) zie dhe me pakësim prodhimesh, që ata të mund të reflektonin.” - Allahu i Lartësuar e ndëshkoi familjen e Faraonit me vite thatësire dhe pakësim të prodhimeve, me qëllim që ata ta kuptonin se gjithçka që po u ndodhte ishte prej Allahut të Lartësuar, për shkak të refuzimit që i bënin Shpalljes së Tij. Qëllimi final ishte që ata të ktheheshin nga rruga e mohimit, por këto ndëshkime nuk patën asnjë ndikim tek ata. Përkundrazi, ata vazhduan në padrejtësi dhe në mohimin e Profetit të Zotit dhe të Shpalljes që ai përcillte. Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, thjesht merita jonë”. E, kur i godiste ndonjë e keqe, atë e konsideronin si ogur të zi që shkaktohej nga prania e Musait dhe e atyre që ishin me të.” - Kur u jepej ndonjë e mirë e kur u shtohej bereqeti nga Allahu i Lartësuar, atëherë ata thoshin që kjo ndodhte sepse thjesht e meritonin, si fryt i punës së tyre. Kështu, ata nuk tregonin mirënjohje ndaj Allahut të Lartësuar për ato mirësi. Por kur u vinte ndonjë fatkeqësi: “e konsideronin si ogur të zi, të shkaktuar nga prania e Musait dhe e shoqëruesve të tij”. Ata e konsideronin praninë e Musait dhe të gjithë atyre që e pasonin atë si një ogur të keq. Ata thoshin se të gjitha fatkeqësitë vinin veçse për shkak të Musait dhe pretendimeve të tij. Por Allahu i Lartësuar thotë: - “Në fakt, fatkeqësitë u vinin nga Allahu (për gjynahet e tyre) ...” - Çështja nuk ishte aspak ashtu siç mendonin ata. Shkaku i fatkeqësive nuk ishin Musai dhe pasuesit e tij, pasi ato ndodhnin vetëm me caktimin dhe gjykimin e drejtë të Allahut. Shkaku i fatkeqësive ishin pikërisht gjynahet e tyre dhe mohimi që i bënin të vërtetës, por shumica e tyre nuk e dinin, siç thotë Allahu në vijim: - “...por shumica e tyre nuk e dinin.” – Kështu, ata jo vetëm që nuk u penduan dhe nuk u kthyen nga rruga e kufrit, por përkundrazi, i thoshin Musait disa fjalë, që tregonin vendosmërinë e tyre se kurrë nuk kishin për t’u larguar nga rruga e poshtërimit dhe dënimit. - “Ata i thoshin (Musait): “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.”.” - Kuptimi: Ne jemi të bindur se ti je magjistar, prandaj çfarëdo lloj fakti të na sjellësh, ne nuk lëkundemi nga mendimi ynë për ty. Ti je një magjistar, me qëllime të zeza ndaj nesh, prandaj nuk kemi për të pranuar dhe miratuar asnjë prej porosive të tua, që ti pretendon se i sjell nga Zoti. Ky qe një tregues i kokëfortësisë dhe këmbënguljes së tyre në të kotën. Në atë gradë kishte arritur kufri dhe inati i tyre, saqë për ata ishte njëlloj: me apo pa mrekulli, ata nuk besonin. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ndëshkime të shumta mbi ta, njëri pas tjetrit: - “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak...” - Një shi i rrëmbyeshëm përmbyti arat, duke shkatërruar prodhimet e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar dërgoi kundër tyre re me karkareca, që hëngrën edhe ato pak prodhime që mund të kishin ngelur. Gjithashtu, Allahu thotë se dërgoi “el kumel”, që mund të kenë qenë edhe karkalecë të vegjël, të cilët gjithashtu dëmtojnë të mbjellat. Por në kuptimin e drejtpërdrejtë, ‘el kumel’ do të thotë parazitë ose morra, të njohur për dëmin që shkaktojnë. Përveç këtyre, Allahu i Lartësuar dërgoi si ndëshkim edhe një valë me bretkosa, aq sa njerëzve iu mbushën edhe enët me bretkoca, duke shkaktuar një shqetësim dhe dëmtim shumë të madh. Ndëshkim tjetër ishte gjaku. Sipas disa shpjeguesve të Kur 'anit, të gjithë popullit i plasi gjak nga hundët. Por interpretimi që përkrahet nga shumica e komentuesve është se uji i pijshëm, domethënë, puset dhe burimet ku ata merrnin ujë, u shndërruan në gjak, dhe ata po pinin gjak në vend të ujit, madje edhe gatimet i bënin veçse me gjak. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “...Shenja të qarta njëra pas tjetrës.” - Të gjitha këto ishin shenja të qarta, që tregonin se ata ishin mashtrues, të pabindur dhe të padrejtë, që nuk e besonin Musain. Nga ana tjetër, këto shenja tregonin se Musai ishte i vërtetë në ato që thoshte, si përcjellës i fjalës së Zotit. - “Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës.” - Edhe pse panë shenja kaq të qarta, ata përsëri nuk besuan dhe nuk e pasuan Musain. Që në fillim ata ishin popull i padrejtë, prandaj e merituan ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. - “Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.”” - Fjala ‘ndëshkimin’ ka mundësi të nënkuptojë murtajën apo ndonjë epidemi tjetër të rëndë, siç kanë thënë shumë komentues. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që ajo të nënkuptojë të gjitha llojet e ndëshkimeve që u përmendën pak më sipër. Kështu, sa herë që merrnin një ndëshkim, ata thoshin: ‘O Musa, lute Zotin tënd për ne, që ta largojë prej nesh këtë ndëshkim!’ Ata kërkonin që Musai të ndërmjetësonte tek Zoti për të larguar ndëshkimin, duke i premtuar se atëherë do ta besonin Shpalljen e Zotit dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit që të largoheshin. Por, në fakt, ata gënjenin, pasi donin vetëm të shpëtonin nga ai ndëshkim i momentit, duke pandehur se ashtu do t’ia hidhnin. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin.” - Kur Allahu i Lartësuar e largonte ndëshkimin për njëfarë kohe të shkurtër, ata përsëri e shkelnin premtimin që i jepnin Musait për të besuar dhe për të lejuar bijtë e Izraelit që të shkonin me të. Kështu ata vazhduan të mos bindeshin ndaj Allahut të Lartësuar dhe të torturonin bijtë e Izraelit, derisa, siç thuhet në ajetin më pas: - “Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det...” - Kur erdhi koha për t’u zbatuar ndëshkimi përfundimtar mbi Faraonin dhe mbështetësit e tij, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musain që të largohej natën, bashkë me bijtë e Izraelit. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e njoftoi Musain se Faraoni bashkë me ushtrinë e tij do të viheshin në ndjekje të tyre. Sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajete të tjera kuranore: “Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete për të tubuar njerëz, (Duke u thënë se) "Këta (israelitët) janë veçse një grup i vogël që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë. Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm."” [Shuara 53 – 56]. Kështu, Faraoni dërgoi në të gjithë qytetet njerëz, që të rekrutonin ushtarë, për t’u vënë në ndjekje të Musait dhe bijve të Izraelit. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që i bëri ata të shkonin me këmbët e tyre drejt fundit të tmerrshëm, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Kështu (-thotë Zoti -), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve, Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura. Ja kështu, Ne ua lamë ato Bijve të Israilit. Ata (ushtria e Faraonit) i arritën (Bijtë e Israilit) në agim. Kur dy grupet e panë njëri -tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë.” Musai tha: “Kurrsesi! Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.”. Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. Dhe deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh. Ne e afruam palën tjetër (ata të faraonit) atje. Ne i shpëtuam Musanë dhe të gjithë ata që ishin me të. Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka Argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” [Shuara 56 - 68]. - “...ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre.” - E gjitha kjo erdhi si ndëshkim për mohimin e shenjave të Allahut të Lartësuar. Ata i konsideruan mrekullitë e Zotit si gënjeshtra dhe i kthyen shpinën të vërtetës që përcillte Musai. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona.” - Këtu flitet për Misirin ose Egjiptin e sotëm. Ishte pikërisht ai vend i bekuar, ku populli jetonte i poshtëruar nën tiraninë e Faraonit, që Allahu i Lartësuar ua la ta trashëgonin besimtarët e mirë. - “Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan.” - Të gjitha këto ishin si shpërblim i madh nga Allahu i Lartësuar për durimin dhe bindjen ndaj profetit Musa, i cili u tha: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! S’ka dyshim se toka është e Allahut dhe Ai ua lë në trashëgim atyre robve të Tij që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve”. Gjithashtu, ai u tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni”. - “Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar.” - Allahu i Lartësuar shkatërroi gjithçka që kishte ndërtuar Faraoni dhe njerëzit e tij. Shtëpitë e tyre luksoze u braktisën, për shkak të krimeve dhe mosbesimit në Allahun e Lartësuar. Sigurisht, këto janë fakte për çdo njeri që beson, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “ Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. Nuk ka dyshim se në gjithë këtë (ndodhi) ka argument për njerëzit që kuptojnë.” [Neml 52].

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:9–20:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha: - Jam Unë Zoti yt. - I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar, duke i dhënë rëndësi të madhe historisë së Musait dhe kujtimit të saj i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s.), me një pyetje që nxit dëshirën për të mësuar sa më shumë prej saj: - A ka mbërritur tek ti historia e Musait? - Bëhet fjalë konkretisht për fillimet e kësaj historie. Ato çaste të papërsëritshme ishin fillimi i lumturisë së Musait dhe momenti më madhështor i shpalljes së tij si profet i Zotit të botëve. Kështu, Musai kishte humbur rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej. - Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.”.”. - Ai pa zjarr në të djathtë të malit Tur dhe tha: “Po iki atje, se mbase ju sjell ndonjë shkarpë të ndezur për zjarr ose mos gjej atje ndonjë njeri, që të na tregojë rrugën. Musai po kërkonte dritë dhe orientim, për udhëtimin e tij në tokë, por atje ku shkoi gjeti dritë dhe udhëzim shpirtëror. Atje gjeti dritën e Shpalljes, përmes së cilës do të ndriçoheshin shpirtrat dhe zemrat me një orientim të plotë dhe të saktë, duke u udhëzuar në rrugën e drejtë, që të çon në kopshtet e mirësisë. Kësisoj, Musait po i ndodhte diçka që nuk e kishte pritur kurrë dhe as që nuk i kishte shkuar ndër mend. - Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”.” - Kur iu afrua zjarrit që kishte parë nga larg, Musai vuri re se ishte një zjarr jo i zakontë. Ai ishte një zjarr që digjte, por edhe që shkëlqente e rrezantonte shumë dritë. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit (a.s), i cili, duke përshkruar perden e Zotit, thotë: “Perdja e Tij është dritë ose zjarr. Nëse do ta zbulonte, rrezatimi i Fytyrës së Tij do të digjte gjithçka ku shkonte shikimi i Tij (pra, çdo gjë).” Kur mbërriti atje, Musai dëgjoi që e thirrën. Ishte Allahu që e thirri dhe i foli, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Përmendju në Libër Musain! Ai ishte i zgjedhur dhe ishte i dërguar dhe profet. Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha: - Jam Unë Zoti yt. - I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e urdhëroi që të përgatitej për bisedën e afërt e të ngushtë, që do të zhvillohej në vijim. Musai duhej të kujdesej mirë për këtë mirësi të pashembullt. - Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë! - Allahu urdhëroi që të hiqte sandalet, sepse ndodhej në një luginë të pastër, të shenjtë e madhështore. Do të mjaftonte si shenjtëri e madhështi e saj vetëm fakti që Zoti e përzgjodhi si vend për t’i folur Musait, të cilin e ka quajtur Kelimullah, domethënë, “Ai të cilit i foli Allahu.” Disa interpretues të tjerë të Kur'anit thonë se Allahu e urdhëroi Musain të hiqte sandalet, sepse ato ishin punuar me lëkurë gomari. Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka. - Unë të kam zgjedhur ty... - Unë të zgjodha, të dallova, të veçova nga të gjithë njerëzit. Kjo ishte mirësia më e madhe e Zotit mbi Musain, që meriton mirënjohje shumë të madhe, ashtu siç e meriton një mirësi e tillë e pashembullt. Duke i treguar pikërisht mënyrën e shprehjes së mirënjohjes, Allahu i tha: - ...prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet! Jam Unë Allahu. - Përkushtoje të gjithë dëgjimin tënd në atë që po të shpallet, sepse kjo shpallje e meriton një respekt dhe interesim të tillë! Tashmë ty do të përcillen themelet e fesë dhe të besimit Islam. Më pas, i Madhëruari vijon të shtjellojë Shpalljen dhe këto themele të rëndësishme: - Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. - Allahut i takon i gjithë adhurimi. Ai është i vetmi i adhuruar me meritë, sepse Ai është i plotë e absolut në atributet e Tij, është i pakrahasueshëm dhe i vetëm në veprat dhe cilësitë e Tij. Ai nuk ka shembull, nuk ka të ngjashëm, as të barabartë e të njëjtë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. - Pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua! - Vetëm Mua m’i përkushto të gjitha llojet e adhurimeve, ato të shfaqura haptaz dhe ato të fshehtat, ato që janë themele dhe ato që janë degëzime. Pastaj i Madhëruari thekson namazin, edhe pse për të na nxit më sipër në mënyrë të përgjithëshme. E përmend namazin veçmas, për shkak të vlerës dhe rëndësisë së tij të madhe. Ky lloj adhurimi është adhurimi ku marrin pjesë në harmoni zemra, gjuha dhe të gjithë gjymtyrët. Vëreni se si Allahu thotë: “... fale namazin për të më kujtuar Mua!” Sigurisht, kujtimi i Allahut me zemër është qëllimi më i lartë. Ai është një adhurim zemre, përmes së cilit arrihet lumturia. Ajo zemër e larguar nga përmendja e Allahut do të jetë e privuar nga të gjitha të mirat; ajo është një zemër e shkatërruar tërësisht. Allahu ka përcaktuar shumë adhurime, qëllimi i të cilave është të kujtojmë Atë. Vetëm kështu mund të rregullohet zemra e njeriut. Nuk ka dyshim se adhurimi më i rëndësishëm për këtë qëllim është falja e namazit. Allahu i Madhëruar thotë: “Lexoje atë që po të shpallet nga libri dhe fale namazin! Namazi të largon nga punët e shëmtuara dhe poshtërsitë. Përmendja e Allahut është më e rëndësishmja. Allahu di gjithçka që bëni ju.” [Ankebut 45]. Namazi të ndalon nga poshtërsitë dhe të këqijat dhe bën që ta kujtosh Allahun më shpesh me zemër. Kujtimi i Allahut me zemër është shumë herë më i rëndësishëm sesa thjesht largimi nga të këqijat. Këtë e sjell namazi. Me fjalë të tjera, dobia më e madhe që sjell namazi është kujtimi i Zotit. Kjo është një nga pjesët e teuhidit: Njësimi i Zotit në meritën e adhurimit. Merita e adhurimit është cilësi vetëm e Zotit, ndërsa krijesat duhet t’i shprehin Atij me përunjësi adhurimin e tyre. - Pa dyshim, Ora (e kijametit) do të vijë patjetër,... - Ora e Kijametit do të vijë patjetër në mënyrë të pakthyeshme. - ...por Unë e kam fshehur atë... – Zoti e ka fshehur kohën e kësaj ndodhie, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni.” [Zuhruf 85]. Ose: “Njerëzit të pyesin për Orën (e Kijametit). Thuaju: “Për atë di vetëm Allahu. E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” [Ahzab 63]. Allahu e ka fshehur këtë çështje nga të gjitha krijesat, qofshin melekë të afërt dhe profetë të dërguar. Askush veç Tij nuk e di. Urtësia e ndodhisë së Kijametit është: - ... që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë. - Të gjithë do të marrin atë që meritojnë për veprat e tyre, të mira ose të këqija. Kijameti është porta për në botën e shpërblimit ose ndëshkimit, sikurse thotë i Madhëruari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” [Nexhm 31]. - Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të (Ditën e Kjametit) dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë (nga rruga e drejtë) , se atëherë do të shkatërrohesh. - Kurrsesi mos të të lëkundin nga besimi në Ditën e Kijametit dhe nga përgatitja për të, ata të cilët nuk e besojnë se ajo do të ndodhë. Mosbesimi i tyre nuk duhet të bëhet pengesë për ty që të përgatitesh për atë ditë dhe ta besosh me bindje atë. Mohuesit e Ditës së Gjykimit jo vetëm që nuk e besojnë vetë, por përpiqen që të fusin dyshime e pasiguri edhe në zemrat e besimtarëve, duke polemizuar me kotësira. Ata thjesht pasojnë epshin e tyre. Ata nuk synojnë aspak që të gjejnë të vërtetën me polemikat e tyre. Qëllimi i tyre final janë dëshirat dhe duan ta justifikojnë këtë gjë. Kujdes nga këta lloj njerëzish! Kurrë mos ua vër veshin fjalëve që të shtyjnë ta mohosh besimin e drejtë! Kurrë mos i dëgjo fjalët e atyre që duan të prishin besimin në Ditën e Gjykimit dhe të pengojnë që të përgatitesh për atë ditë! Kujdes! Njerëzit janë të prirur t’i përgjasojnë llojit të tyre dhe të anojnë drejt unifikimit me ta. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na paralajmëron që të jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt. Ai na urdhëron që t’i përmbahemi rrugës që Ai na ka treguar përmes Shpalljes dhe të mos ndikohemi nga fjalët e shumta e të zbukuruara, që të turbullojnë mendjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga çdokush që fton në të kotën dhe na pengon nga besimi themelor, madje edhe nga ata që pengojnë për plotësimin e besimit. Ne duhet të ruhemi nga çdo gjë që fut dyshime në zemër. Allahu i Madhëruar përmend besimin tek Ai, adhurimin e Tij dhe besimin në Ditën e Gjykimit, sepse këto janë themele të imanit dhe bazat e fesë, të cilat duhet të jetë të palëkundura dhe duhet të ruhesh nga çdokush dhe gjithçka që fut dyshime në to. Nëse ato baza janë të kompletuara, i tillë do të jetë edhe besimi i njeriut. Por nëse ato cenohen ose zhduken, atëherë në të njëjtën shkallë do të cenohet ose zhduket edhe besimi. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut që na tregon se cilët do të jenë të lumturit dhe të shpëtuarit: “Ata që besuan (në Kur'anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit (me besim të drejtë) dhe bëri vepra të mira (sipas shpalljes së Zotit) për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim.” [Maide 69]. Më pas Allahu thotë: “...se atëherë do të shkatërrohesh.” Pra, nëse ndjek rrugën e atyre që të pengojnë nga bazat e fesë tënde, ke për t’u shkatërruar dhe ke për të mbetur i dëshpëruar.

Mus'haf Hape →
Furkan 25:7–25:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe, më shumë se kaq, shikimin në fytyrën Tënde dhe kënaqësinë ndaj tyre! O Zoti ynë! Ty të përgjërohemi të na ruash nga gjendja e fatzinjve të humbur dhe të lutemi të na shpëtosh nga zemërimi yt e të na dhurosh mëshirën dhe Xhenetin Tënd!

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata thonë, gjithashtu: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?! – Ky është një nga arsyetimet më boshe që përdornin mohuesit e Profetit, nëpërmjet të cilit kërkonin të justifikonin mohimin e tyre dhe mospranimin e Shpalljes së tij. Pra, sikur ata thoshin: Përse të mos ishte ky profet një melek, ose të ishte mbret, ose të dërgohej së bashku me ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe ne ta shihnim haptas?!” Kështu, ata thonë: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?!” Duke u tallur, thonë: “Ç’është me këtë njeri që pretendon se është profet dhe pastaj ha ushqim?! Kjo është veçori e njerëzve, prandaj pse të mos ishte melek, që nuk ha ushqim dhe të mos ketë nevojë për ato gjëra që njerëzit kanë nevojë?! Ky, gjithashtu, ecën nëpër tregje, shet dhe ble!” Kjo, sipas tyre, është diçka që bie ndesh me të qenurit profet. Por Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri -tjetrin: A do të jeni të durueshëm? Allahu është Ai që sheh çdo gjë." [Furkan 20]. Ndërsa këtu thonë: - Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?! - Përse të mos zbriste së bashku me të një melek, që ta ndihmonte dhe t'i qëndronte në krah? Sipas tyre, Profeti (a.s.) ishte i paaftë për të përballuar peshën e Shpalljes dhe nuk kishte mundësi që, i vetëm, të kryente misionin e vet. Një tjetër kërkesë e tyre e pakuptimtë si kusht për të qenë profet, është edhe kjo: - Ose, përse nuk i është zbritur një thesar... - Përse të mos i jepej atij një thesar. Këtu thesari nënkupton pasurinë e mbledhur pa lodhje. - ose përse nuk ka një kopësht për t'u kënaqur me të?! - T’i jepej ndonjë kopsht ose pronë, dhe kështu të mos kishte nevojë të ecte nëpër tregje për të kërkuar rrizkun? Por Allahu i Lartësuar i hedh poshtë të gjitha këto kërkesa dhe kushtëzime të padrejta dhe thotë: - Të ligjtë thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur. - Pra, të tilla fjalë ata i thonë nga padrejtësia e tyre dhe jo se ishin të paqartë apo me qëllim për të gjetur të vërtetën dhe të drejtën. Ata trillojnë kur thonë se Muhamedi (a.s) ishte një njeri nën efektin e magjisë, edhe pse janë tërësisht të sigurt dhe të bindur për faktin se ai kishte logjikë të saktë, ishte fjalëmbël dhe i pastër nga të gjitha shpifjet dhe cilësitë e ulëta. - Shiko çfarë shembujsh sjellin për ty. - Këto janë modelet e tyre. Përse të mos ishte melek? Më mirë të mos kishte cilësi njerëzore! Përse, të paktën, të mos shoqërohej nga ndonjë melek, sepse i vetëm ai është i pafuqishëm për këtë detyrë që pretendon (profetësinë)?! Përse të mos i jepej atij ndonjë thesar, ose t’i jepej ndonjë kopsht plot begati, që të ishte i pasur dhe të mos kishte nevojë të dilte nëpër tregje si njerëzit e tjerë?! Ai është një njeri i magjepsur dhe i çmendur. Këto ishin disa nga trillimet e tyre, për të justifikuar mosbesimin në këtë Profet dhe në Shpalljen e tij. - Shiko çfarë shembujsh sjellin për ty! Por (me këtë) ata humbën (shumë larg) dhe ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë. - Të gjitha këto janë fjalë e pretendime kontradiktore, që tregojnë për injorancën e tyre të thellë, mendjelehtësinë e pashembullt dhe devijimin e largët nga e vërteta. Në të gjitha këto pretendime e trillime nuk duket asnjë fije udhëzim dhe dëshirë për të gjetur rrugën e drejtë dhe për të pranuar të vërtetën. Madje, ato nuk vlejnë as si dyshime që mund të merren për bazë nga mendja e shëndoshë. E si mund të cenosh profetësinë e këtij njeriu të zgjedhur me të tilla pretekste boshe e qesharake? Mjafton t’i shohësh me një shikim të shpejtë për të kuptuar se sa të kota dhe të pavlera janë ato pretekste, për t’i refuzuar ato. Prandaj i Madhëruari i solli në Kur'an këto pretekste të mohuesve dhe na urdhëroi që të meditojmë në to dhe të gjykojmë me qetësi: a tregojnë ato cenim të profetësisë e besnikërisë së Profetit dhe a e cenojnë vërtetësinë e Shpalljes? A mund të përdoren si pretekst për të mos besuar Shpalljen dhe për të mos ndjekur Profetin Besnik? Sidoqoftë, përveç kësaj, i Lartësuari na njofton se Ai është i Plotpushtetshëm që t'i japë Profetit të TIj mirësi të shumta në këtë botë. Ai thotë: - I lartësuar qoftë Ai, i cili po të dëshironte mund të të jepte ty mirësi më të mëdha nga ç’thonë ata - Ai mund të të japë edhe më mirë e më shumë mirësi sesa thonë ata. Pastaj e shtjelloi këtë duke thënë: - .... - kopshte në të cilat rrjedhin lumenj; Ai mund të të dhuronte edhe kështjella të shumta (e madhështore). - Ai mund t’i bëjë edhe kështjella të larta dhe të stolisura. Pushteti i Allahut është shumë më i madh se këto mirësi, por kjo botë dhe gjithë stolitë e saj janë shumë të pavlera tek Zoti, prandaj Ai u jep profetëve dhe të dashurve të Tij aq sa Ai e gjykon të drejtë, me urtësinë e Tij. Kështu, kërkesa dhe pretendimi i të paditurve se Zoti duhet t’u japë profetëve pasuri të madhe është i padrejtë dhe një cenim i urtësisë së Zotit, në përcaktimet e Tij. Fjalët e tyre dihet që janë të kota dhe të padrejta dhe Allahu i Madhëruar na njofton se ato nuk thuhen me qëllimin për të gjetur të vërtetën, por thuhen nga inati, mendjemadhësia dhe kur janë padrejtësisht të nxitur nga urrejtja për të vërtetën. Kështu, ata shprehin atë mohim që fshihet në zemrat e tyre. Prandaj i Lartësuari thotë për ta, duke ua nxjerë në pah dhe haptaz atë që e fshehin në zemra dhe e shprehin me fjalë e kërkesa të pakuptimta dhe kontradiktore. - Jo. Ata nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. - Arroganti, i padrejti dhe ai që nuk ka asnjë qëllim që të gjejë të vërtetën, është i privuar nga udhëzimi në rrugën e drejtë. Ai nuk mund të shpëtojë nëpërmjet polemikave boshe. Asnjë rrugë nuk hapet para tyre, përveç rrugës së dënimit. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe Ne kemi përgatitur zjarr flakërues, për ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit. - Ai është një zjarr i madh, i ndezur fort dhe që është i mbushur plot urrejtje dhe zemërim për ata që do të hidhen brenda tij. - Kur ai (Xhehenemi) t'i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë (e xhehenemit) dhe zërin e tij (të tmershëm). - Që para se të hyjnë në të dhe para se Xhehenemi t’i gllabërojë, ata do t’ia dëgjojnë zhurmën, që shpërthen si zemërim kundër tyre. Nga ajo zhurmë do t’u dridhen zemrat dhe mbushen me tmerr shpirtrat. Ata do të vdisnin nga tmerri që i pushton, por nuk ka më vdekje. Zjarri është zemëruar për shkak të zemërimit të Allahut. Flakërimi i tij shtohet për shkak të mohimit dhe ligësisë së tyre. - E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga (zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e tyre (do luten për t'u asgjësuar) . - Gjatë kohës kur ata të jenë duke u ndëshkuar, në mes të zjarrit do të përjetojnë me një dhimbje mbytëse ngushtinë e vendit, të ndëshkimit të ashpër dhe prangave e zinxhirëve, që do t’ua marrë frymën. Kur të arrijnë në atë vend të ngushtë dhe torturues, pikërisht atje: "... do të luten për shkatërrimin e tyre." Do të luten e mallkojnë veten për poshtërim e shkatërrim përfundimtar, se tashmë e dinë mirë se kanë qenë të padrejtë dhe urryes të së vërtetës. Ky është një ndëshkim mëse i drejtë nga Krijuesi i tyre. Ai i vendos në atë vend ndëshkimi që e meritojnë me veprat e tyre. Megjithatë, lutjet e përgjërimet nuk kanë për t’i ndihmuar aspak që t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut: - Këtë Ditë, mos u lutni për shkatërrimin vetëm një herë, por lutuni shumë herë! – Edhe sikur t’i shtoni e shumëfishoni lutjet e përgjërimet tuaja, nuk kanë për t’ju sjellë ndonjë ndryshim dhe nuk kanë për t’ju shpëtuar nga dëshpërimi e frika, nga ndëshkimi e vuajtja. - Thuaj: “A është më i mirë zjarri i xhehenemit apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?!” – Thuaju atyre, o Muhamed, duke u vënë në dukje zgjedhjen e tyre të keqe, kur preferuan të dëmshmen kundrejt të dobishmes: “Ai është më i mirë..." Pra, ky ndëshkim që u përshkrua është më i mirë apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?! Furnizimi për rrugën drejt këtij vendi të mrekullueshëm është devotshmëria e frika nga Zoti. Ai që i ruhet zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, duke zbatuar urdhëresat e qëndruar brenda kufijve të Tij, ai ka këtë premtim të mrekullueshëm. - Ai është përgatitur si shpërblim dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre (i përjetshëm). - Ky është shpërblimi i devotshmërisë, Xheneti i përjetësisë, ku do të qëndrojnë pafundësisht mes mirësive të pashembullta. - Ata do të kenë në të gjithçka që dëshirojnë, e aty do të banojnë përjetë. - Atje do të kenë gjithçka që dëshirojnë dhe ëndërrojnë ta shijojnë, si ushqime të shijshme e pije të këndshme, veshje të bukura, bashkëshorte të hijshme, kështjella të larta, kopshte e pyje të lulëzuara, fruta të cilat të kënaqin me pamjen dhe me shijen e tyre nga bukuria dhe larmishmëria e tyre, lumenj që rrjedhin përmes pyjeve dhe kopshteve, ku dhe kur ata të dëshirojnë. Ata janë lumenj prej uji që nuk prishet e as merr erë të keqe, lumenj prej qumështi, që nuk i ndryshon shija ose të prishet, lumenj prej pijesh shumë të këndshme për ata që i pijnë, dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të jenë mes aromash të papërshkrueshme dhe të pashembullta dhe mes vendbanimeve të zbukuruara. Gjatë gjithë kohës dhe kur të dëshirojnë, ata do të dëgjojnë tingujt e zërave të bukur, që këndojnë në Xhenet, që nga bukuria e tyre, do t’ua rrëmbejnë zemrat. Atje ata do të vizitojnë vëllezërit dhe të dashurit e tyre, dhe do të kënaqen me këto takime. Por mbi të gjitha këto kënaqësi qëndron kënaqësia e shikimit në fytyrën e Zotit Mëshirëplotë dhe dëgjimit të Fjalës së Tij drejtuar me dashuri banorëve të Xhenetit. Ata fatlumë do të hedhin hapat pranë Zotit të botëve në afërsi të Tij, do të kenë një lumturi të papërshkrueshme kur Ai të njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe se kurrë nuk ka për t’u zemëruar më nga ata. Të gjitha këto mirësi do të jenë të vazhdueshme dhe gjithmonë në shtim e zbukurim të përjetshëm, me kalimin e kohës në përjetësi. Mbërritja dhe hyrja në këto kopshte dhe mirësi është një premtim që Zoti nuk e thyen. - Ky është, për Zotit tënd, një premtim (i rëndësishëm) që nuk e thyen. - Është një përjetim i sigurt dhe për të cilin duhet të lutesh e të përgjërohesh shumë. Për të i janë lutur Allahut robërit e Tij të devotshëm me të dyja mënyrat e lutjes, me gjuhën e gjendjes dhe veprave të tyre dhe me gjuhën e fjalëve dhe lutjeve të sinqerta. Mendohuni, o njerëz, cili prej këtyre dy vendeve duhet të preferohet? Punëtorët e cilës botë janë më të logjikshëm dhe të nderuar? Gjykoni, ju të urtë e të mençur! Tashmë është qartësuar e vërteta dhe është ndriçuar rruga, kurse mospërfillësit e saj nuk kanë më asnjë justifikim, nëse nuk pyesin më argumentet dhe Shpalljen e Zotit dhe nuk respektojnë ftesën e Tij bujare. Të lutemi dhe vetëm tek Ti shpresojmë, o Zot. Ti i ke gjykuar me drejtësinë Tënde shumë popuj për të qenë të humbur dhe, me Mëshirën e bamirësinë Tënde, shumë të tjerë i ke bërë të lumtur, duke u dhënë Xhenetin, dhe, më shumë se kaq, shikimin në fytyrën Tënde dhe kënaqësinë ndaj tyre! O Zoti ynë! Ty të përgjërohemi të na ruash nga gjendja e fatzinjve të humbur dhe të lutemi të na shpëtosh nga zemërimi yt e të na dhurosh mëshirën dhe Xhenetin Tënd!

Mus'haf Hape →
Enam 6:80–6:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhanore. Që të dyja kanë kuptim të përafërt. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu është i Urtë në fjalët dhe veprat e Tij. Ai është i githëditur për atë që e udhëzon në rrugën e drejtë dhe për atë që e lë në humbje.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton rreth të dashurit të tij të zgjedhur, Ibrahimit, dhe polemikës që ai bëri me popullin e vet. Kur ai deklaroi para tyre teuhidin e pastër dhe ata e kundërshtuan dhe polemizuan me të, me dyshime e hamendësime pa bazë, ai u tha: - Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” - Si mund të polemizoni me mua me kotësira, në lidhje me çështjen e besimit në Zot, dhe të mohoni faktin se Ai është një dhe i vetëm?! Ai më ka udhëzuar dhe më ka dhënë argumente të qarta rreth të vërtetës. Unë jam i qartë rreth së vërtetës së pamohueshme, atëherë si t’ju përgjigjem për atë që kërkoni dhe si mund të pranoj fjalët dhe besimet e kota, me dyshime tuaja boshe? - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. - Këta idhuj që ju i adhuroni nuk kanë asnjë forcë e pushtet në dorë dhe nuk mund të sjellin asnjë dëm e dobi, prandaj unë nuk i kam frikë ato. Nëse ata kanë ndonjë farë fuqie e ndikimi, atëherë mblidhuni të gjithë e më sulmoni, pa u vonuar aspak! Atëherë, fakti që nuk keni asnjë fuqi kundër meje tregon për kotësinë e besimit dhe të madhërimit që u bëni atyre. Pastaj tha: “por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka.” Domethënë, Allahu është i Vetmi që ka në dorë dëmin dhe dobinë. - Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. - Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. - A nuk mendoni? - A nuk po mendoni për atë që ju qartësova me argumente, që të kuptoni kotësinë e adhurimit që u përkushtoni këtyre idhujve?! Kjo është mëse e mjaftueshme, që të hiqni dorë nga adhurimi i tyre. Kjo mënyrë argumentimi e përdorur nga Ibrahimi është e ngjashme me arguentimin e Hud ﷺ“ :Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument të qartë dhe ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe as nuk do të të besojmë ty. Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat! Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është në një udhë të Drejtë.”” [Hud 53 - 55]. - E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! - Ju nuk keni asnjë argument në rrugën që ndiqni dhe e meritoni të jeni të frikësuar e të pasigurt. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu. ...” [Shura 21]. Ose: “Ata (idhujt) nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.” [Nexhm 23]. - Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” - Cili nga dy grupet është më i meritueshëm të jetë i sigurt dhe i ruajtur nga dënimi i Zotit? Mos vallë, janë ata që adhurojnë pa asnjë argument diçka që nuk sjell as dëm e as dobi?! Apo janë ata që adhurojnë Atë, që ka në dorë të Tij të gjithë dëmin e dobinë?! Vetë Allahu i Madhëruar i dha përgjigje kësaj pyetjeje, duke thënë: - Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. - Ata që ia përkushtuan të gjitha adhurimet vetëm Allahut të Madhëruar me sinqeritet të plotë, vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij, pikërisht dhe vetëm këta janë ata që do të jenë të sigurt në Ditën e Kijametit, ata që gjetën dritën e udhëzimit të vërtetë e të drejtë në dynja dhe në ahiret. Imam Buhari sjell hadithin nga Abdullahi,7 i cili ka thënë: 1119. “Kur zbriti ajeti “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”, sahabët thanë: “E cili nga ne nuk i ka bërë padrejtësi vetvetes? Atëherë zbriti ajeti: “... sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!” Lukman 13. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullahi (Ibn Mesudi), i cili ka thënë: 1 120. “Kur zbriti ajeti “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”, njerëzit u rënduan nga kjo dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! E cili nga ne nuk i ka bërë padrejtësi vetvetes?!” Atëherë, ai tha: “Nuk është ajo që mendoni ju! A nuk e keni dëgjuar fjalën e atij robit të mirë: “Lukmani, duke e këshilluar, i tha të birit: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!” [Lukman 13]. Pra, bëhet fjalë për shirkun.” Imam A hmedi sjell hadithin nga Xherir Ibn Abdilahi, i cili rrëfen: 1121. “Kishim dalë së bashku me Profetin e Allahut. Kur ishim larguar nga Medina, pamë një burrë, që ishte drejtuar drejt nesh. Ai mbërriti tek ne, na dha selam dhe ne ia kthyem selamin. Profeti e pyeti: “Nga po vjen?” Ai tha: “Nga familja ime, nga fëmijët dhe farefisi im.” Profeti ﷺ e pyeti sërish: “Për ku je drejtuar?” Ai tha: “Dëshiroj të takoj Profetin e Allahut.” Atëherë, Profeti i tha: “Tashmë e ke gjetur atë!” Më pas, personi tha: “O i Dërguari i Allahut, më mëso çfarë është imani!” Profeti ﷺ tha: “Të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, të falësh (me përpikmëri) namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në këtë shtëpi (Qabe).” Ai tha: “E pranova dhe e pohova këtë!” Ndërkohë këmba e devesë së tij ranë një vrimë dhe u rrëzua. Ai u rrëzua në kokë dhe vdiq. Profeti tha: “Ma afroni atë burrë!” Tek ai shkuan Amar Ibn Jasiri dhe Hudhejfe Ibn Jemani dhe u munduan ta ngrejnë ulur. Ata thanë:” O i Dërguari i Allahut, ky burrë ka vdekur! Atëherë, Profeti e hoqi shikimin nga ata të dy. Më pas, u tha atyre: “A nuk e patë se si e hoqa shikim nga ai burrë? Unë pashë melekët, që shtrydhnin në gojën e tij fruta prej Xenetit dhe e kuptova që ai vdiq i uritur.” Pastaj Profeti a.s. tha: “Ky është nga ata për të cilët Allahu tho të: “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”. Pastaj th a: “Kujdesuni për vëllanë tuaj!” Atëherë ne e afruam pranë ujit e lamë xhenazen e tij, e parfumosëm e veshëm me qefin dhe e vendosëm në varr. Profeti u afrua dhe po qëndronte përbri varrit dhe tha: “Hapeni lahdin anash (varrit) e jo në mes të tij. Lahdi (xhepi anash varrit) është për ne ndërsa shk-ku (xhepi në mes të varrit) është për të tjerët.” Ibn Merdeuejhi transmeton nga Abdullah Ibn Sehberate se “I Dërguari i Allahut ka thënë: 1122. “Ai i cili, kur i jepen të mira, tregon mirënjohje, kur sprovohet (e privohet nga mirësitë), bën durim; kur bën padrejtësi, kërkon falje, kur i bëhet padrejtësi, di të falë..., pastaj Profeti heshti. Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë shpërblimi ka ky njeri?” Profeti ﷺ tha: “...atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” - Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. - Ky ishte argumenti, që ai ia paraqiti popullit të vet. E ka fjalën për atë që thuhet në ajetin tjetër: “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” Vërtet, Allahu i Madhëruar e vërtetoi fjalën e Tij dhe e përgëzoi se do t’i dhurojë atij siguri dhe paqe të plotë dhe do ta bëjë të udhëzuar në rrugën e drejtë, prandaj i Madhëruari thotë: “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Pastaj pas të gjithë kësaj tha: “Këto janë shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij.”. - Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. - Ky ajet është lexuar në këtë mënyrë, që përemri “atë” të jetë në rasën kallëzore. Por është lexuar edhe në këtë formë: “Ne ia ngrejmë gradat atij që dëshirojmë.” Pra, përemri “atij” është në rasën dhanore. Që të dyja kanë kuptim të përafërt. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu është i Urtë në fjalët dhe veprat e Tij. Ai është i githëditur për atë që e udhëzon në rrugën e drejtë dhe për atë që e lë në humbje.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:163–4:165 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… profetit Daud, - paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të gjithë profetët! Në tefsirin e sures Enbija do të bëjmë një prezantim më të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i dha Profetit të Tij të dashur, Muhamedit, të njëjtën porosi që u kishte dhënë profetëve të tjerë para tij. Ai tha: - Ne të dërguam ty (o Muhamed) me Shpallje, ashtu siç dërguam me Shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç dërguam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin. Edhe Daudit i dhamë Zeburin.” - Zebur quhet libri që Allahu i Madhëruar i shpalli profetit Daud, - paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të gjithë profetët! Në tefsirin e sures Enbija do të bëjmë një prezantim më të hollësishëm të të gjithë profetëve, - në dashtë Allahu i Madhëruar! Tek Ai e kemi besimin dhe shpresën dhe vetëm Atij i mbështetemi dhe i kërkojmë ndihmë! Muhamed Ibn Is’hak sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon: “Njëherë, Sekenu dhe Adij Ibn Zejdi thanë: “O Muhamed! Ne nuk dimë që Allahu t’i ketë shpallur gjë ndonjë njeriu pas Musait...” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti për këtë: “Ne të dërguam ty (o Muhamed) me Shpallje, ashtu siç dërguam me Shpallje Nuhun dhe profetët pas tij...”. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - (Ne dërguam) Profetë për të cilët të kemi treguar më parë – Domethënë, të kemi treguar përpara këtij ajeti, për shembull, në suret që janë shpallur në Mekë ose në sure të tjera, që të janë shpallur më parë. Emrat e profetëve të cilët Allahu i Madhëruar i ka përmendur në Kur 'an janë: Adem, Idris, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is’hak, Ja’kub, Jusuf, Ejub, Shuajb, Musa, Harun, Junus, Daud, Sulejman, Iljas, Iljesea, Zekerija, Jahja, Isa. Po kështu edhe Dhul Kifli, sipas shumë dijetarëve të tefsirit. Dhe, pa dyshim, imami i gjithë profetëve, Muhamedi ﷺ. Hafidh Ebu Bekr el Bezzari sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 884. “Unë jam vula e një mijë profetëve ( nebij) ose më shumë. Çdo profet e ka paralajmëruar popullin e vet për Dexhalin. Mua më është qartësuar diçka që nuk i është treguar askujt prej tyre: Dexhali është me një sy të verbër, kurse Zoti juaj nuk është i verbër.” Më pas, i Lartësuari thotë: - “...dhe profetë për të cilët nuk të kemi treguar. “ - Janë dërguar edhe profetë të tjerë, për të cilët nuk të është treguar në këtë Kur'an. Janë dhënë mendime të ndryshme për numrin e profetëve dhe të dërguarve të Zotit. Në hadithin e Ebu Dherrit thuhet se Profeti ﷺ tha: 885. “Kanë qenë 124 mijë profetë.” Unë, - thotë Ebu Dherri, - e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! Sa nga këta ishin të dërguar resulë?” Ai tha: “Treqind e trembëdhjetë. Një grup i madh, i mirë dhe i bekuar.” - “Kush ishte i pari nga ata?” - “Ademi.” - “A ishte Ademi profet dhe i dërguar ( nebijun mursel )?” - “Po, - tha Profeti ﷺ .- Allahu e krijoi me dorën e Tij, fryu në të prej shpirtit të (krijuar prej) Tij, dhe i foli drejtpërdrejt.” Pastaj i tha: “O Ebu Dher, katër prej tyre ishin sirjanijûn: Ademi, Shithi, Hanûhi, - ose Idrisi, i cili është i pari që shkroi me laps, - dhe Nuhu. Katër prej tyre ishin arabë: Hudi, Shuajbi, Salihu dhe Profeti yt (pra, Muhamedi), o Ebu Dher! I pari profet i bijve të Israilit është Musai, ndërsa i fundit Isai. I pari i të dërguarve ( resul) është Ademi, ndërsa i fundit është Muhamedi.” Këtë hadith e sjell të plotë Muhamed Ibn Husejn el Axhuriu. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Umama, ku tregohet se Ebu Dheri pyeti Profetin, i cili foli për çështjen e namazit, agjërimit, sadakasë, dobinë e ajetit Kursij, të fjalës ‘Lâ haule ue lâ ku -uete il-lâ bil-lâh’, për dëshmorët më të mirë e të dalluar, për llojin e skllavit më të mirë e të zgjedhur, rreth Ademit dhe faktit se a i ka folur apo jo atij Zoti, për numrin e profetëve dhe të dërguarve, afërsisht si ai që u përmend më sipër. Abdullahi, djali i imam Ahmedit, rrëfen: “Kam gjetur në librin e babait tim, me shkrimin e tij dhe me sened deri tek Ebu el Uedaku, i cili ka thënë: Ebu Seidi më pyeti: “A i pranojnë hava rixhët lajmet rreth Dexhalit?” - Unë i thashë “Jo,”. Pastaj Ebu Seidi tha: “Profeti i Allahut ka thënë: 886. “Unë jam vula e një mijë profetëve ( nebij) ose më shumë. Çdo profet që është dërguar ndër njerëz për t’u pasuar e për t’iu bindur, e ka paralajmëruar popullin e vet për Dexhalin. Mua më është qartësuar diçka rreth tij, që askujt prej tyre nuk i është treguar: Ai (Dexhali) është me një sy të verbër, kurse Zoti juaj nuk është kurrsesi i verbër.” Syri i tij i djathtë është i verbër (aurâe) dhe i nxjerrë jashtë në një mënyrë të dukshme, si një gëlbazë e ngjitur në një mur qerpiçi. Syri i tij i majtë duket si një yll i shndritshëm. Me vete ka nga çdo gjuhë (që flitet). Ai sjell me vete diçka që ka pamjen e një kopshti të gjelbëruar, në të cilin rrjedh ujë, dhe diçka që ka pamjen e një zjarri të zi, që nxjerr tym.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Ndërsa Musait, Allahu i foli me fjalë. - Ky përshkrim është një nderim i madh për Musain. Ai është quajtur “ El Kelim ”, pra, “Ai të cilit i foli vetë Zoti”. Hafidh Ebu Bekr Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Abdul-Xhebbar Ibn Abdilahi, i cili ka thënë: 887. “Një burrë shkoi tek Ebu Bekr Ibn Ajjashi dhe i tha: “Dëgjova një burrë që e lexoi ajetin në këtë mënyrë: “ Ue kel - lemell-llâhe Musâ teklimâ ” (Dhe Musai i foli Allahut me fjalë).” Pra, fjalën ‘Allah’ e solli në rasën dhanore dhe jo në rasën emërore, siç është leximi i saktë (pra, “ ue kel-lemell-llâhu Musâ teklimâ - Dhe Allahu i foli Musait me fjalë.”). Atëherë, Ebu Bekri i tha: “Në këtë mënyrë e lexon veçse ai që është qafir (mohues). Unë ia kam lexuar këtë ajet El Ameshit, El Ameshi ia ka lexuar këtë ajet Jahja Ibn Uethabit, Jahja Ibn Uethabi ia ka lexuar këtë ajet Ebu Abdurrahman es Sulemijit, ky ia ka lexuar Ali Ibn Ebu Talibit, i cili ia ka lexuar këtë ajet Profetit të Allahut në këtë mënyrë: “ ue kel-lemell-llâhu Musâ teklimâ (Dhe Allahu i foli Musait me fjalë).” Pra, fjala ‘Allah’ është kryefjalë. Ebu Bekr Ibn Ajjashi u zemërua shumë me atë që e lexonte ajetin të ndryshuar në atë formë, sepse konsiderohet si tjetërsim i tekstit dhe kuptimit të Kur'anit. Ai i cili e lexonte këtë ajet në mënyrë të gabuar ishte prej grupacionit të devijuar të mutezilitëve, të cilët e mohojnë që Zoti i ka folur me fjalë Musait ose ndonjë krijese tjetër. Ata nuk e pranojnë këtë atribut të Allahut të Madhëruar, pra, cilësinë e të folurit. Na është përcjellë se dikush prej tyre e lexoi këtë ajet në këtë mënyrë të gabuar përpara një dijetari, i cili, duke e poshtëruar, i tha: “O bir i shëmtirës! Po çfarë thua për fjalën e Allahut: “Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i foli atij , ai tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” [Araf 143] Kështu, i tregoi atij se ky ajet nuk mund të shtrembërohet e të keqinterpretohet. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues... - Ata ishin përgëzues për çdonjë që i bindej Allahut me mirësi e begati të shumta. Ata ishin paralajmëruas për këdo që kundërshtonte Shpalljen dhe urdhëresat e Tij dhe që i quante gënjeshtarë profetët e Tij, për një ndëshkim të dhembshëm. - ... në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. - Allahu i Madhëruar i solli shpalljet dhe profetët e Tij me përgëzime e paralajmërime, për një qëllim të rëndësishëm dhe të kuptueshëm: Ai dëshironte të shtjellonte përmes tyre veprat që Ai do dhe pëlqen dhe veprat që Ai nuk i do dhe i dënon, në mënyrë që askush të mos ketë asnjë justifikim dhe arsyetim përpara Tij. I Madhëruari thotë: “Dhe sikur Ne t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para këtij (Kur'anit), ata do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe çuar ndonjë të dërguar, ne do ta kishim ndjekur me siguri shpalljen Tënde, para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim. Thuaj: “Të gjithë janë duke pritur. Prisni atëherë edhe ju! Së shpejti ju do ta dini se kush ishin ndjekësit e rrugës së drejtë dhe se kush ishin ata që u udhëzuan në të vërtetën.”. [Ta Ha 134]. Në dy Sahihët është hadithi nga Ibn Mesudi, se Profeti i Allahut ka thënë: 888. “Askush nuk është më xheloz se Allahu. Për këtë arsye, Ai i ka ndaluar poshtërsitë, si ato të shfaqurat, ashtu edhe ato të fshehtat. Askush nuk e dëshiron dhe kënaqet me lavdërimin më shumë se Allahu, prandaj Ai e ka lavdëruar Veten e Vet. Askush nuk pranon justifikimin dhe ndjesën më shumë se Allahu, prandaj i dërgoi profetët si përgëzues dhe paralajmërues.

Mus'haf Hape →
Maide 5:48–5:50 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar e lëvdoi Teuratin dhe urdhëroi që njerëzit e asaj kohe (para Muhamedit) t’i bindeshin dhe ta pasonin atë. Pastaj përmendi Ungjillin, e lëvdoi atë dhe urdhëroi ithtarët e tij që ta pasonin atë dhe ta zbatonin në jetën e tyre. Në vijim, Ai përmend Kur 'anin e madhërishëm, të cilin ia shpalli robit dhe Profetit të Tij të dashur, Muhamedit. Ai thotë: - Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. - Pra, nuk ka dyshim se ky libër është shpallje e Zotit dhe është me vërtetësi, e cila nuk pranon asnjë pasiguri e mëdyshje. - Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. - Kur'ani është vërtetues dhe përmbushje e premtimeve të ardhura në librat e shkuar për zbritjen e tij, të cilët e lëvdojnë e tregojnë madhështinë e këtij libri. Kur 'ani është përmbushje e premtimit të librave të mëparshëm, që Allahu do t’ia shpallte atë robit dhe profetit të Tij, Muhamedit. Dhe, me të vërtetë, ashtu ndodhi. Kjo ua shtoi besimin dhe bindjen atyre që e pranuan këtë libër, të cilët u ndriçuan dhe udhëzuan nga drita e Zotit, duke u nënshtruar të jetonin e punonin sipas tij. Këta njerëz i besuan me të vërtetë profetët e tyre, nga goja e të cilëve ata dëgjuan premtimin për ardhjen e Muhamedit dhe se ai premtim do të përmbushej patjetër. Ashtu ndodhi, dhe vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja! Allahu i Madhëruar e përshkruan Kur'anin edhe si: “...garantues i tyre”, pra, - siç ka thënë Ibn Abasi - “garantues i vërtetësisë së tyre.” Po nga Ibn Abasi është përcjellë se ka thënë: “Kur 'ani është garantuesi i vërtetësisë së çdo libri të shpallur para tij”. Edhe Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Kur'ani është garantuesi i vërtetësisë së çdo libri (hyjnor) të shpallur para tij. Kështu, çdo tekst të mëparshëm që përputhet me Kur 'anin, është i saktë (i pacenuar nga njerëzit); e nëse bie ndesh me Kur'anin, është jo i vërtetë.” Ibn Abasi ka thënë se “muhejminen” - që është përkthyer “garantues i tyre” - ka kuptimin: “Gjykues i drejtë mbi të gjithë ata libra.” Të gjitha këto janë thënie të ngjashme e të përafërta me njëra-tjetrën. Allahu i Madhëruar e bëri Kur'anin librin e fundit që do të zbriste në këtë botë, vulën e gjitha shpalljeve, më madhështorin, më gjithëpërfshirësin dhe më të plotin, sepse Ai përmblodhi në të gjitha mirësitë e shpalljeve të shkuara dhe e plotësoi atë me ligje e dispozita të reja. Prandaj dhe ky Libër është dëshmues, garantues, sigurues dhe gjykyes i drejtë i të gjitha shpalljeve të shkuara; ai është kriteri dallues për të vërtetën që gjendet në ato libra. Zoti premtoi se do ta kujdeset Vetë për vërtetësinë dhe ruajtjen e tij të pandryshuar: “Ne e shpallëm Mesazhin (Kur'anin) dhe, sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij.” [Hixhr 9]. - Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu ...” - Gjyko, o Muhamed, mes të gjithë njerëzve e popujve, me atë ligj që Allahu ta shpalli në këtë libër madhështor dhe me ligjet e sjella në shpalljet e mëparshme. Ato janë ligje, që zbatuan profetët para teje dhe që ky libër i ka pohuar dhe nuk i ka shfuqizuar. Ibn Ebu Hatimi rrëfen se Ibn Abasi ka thënë: “Në fillim, Profeti ishte i lirë që të gjykonte ose jo mes ithtarëve të Librit, derisa zbriti ky ajet. Kështu, ai u urdhërua që të gjykonte mes tyre me Sheriatin e shpallur në Librin tonë.” - dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi!” - Mos ndiq opinionet e tyre, që ata kanë rënë dakord t’i zbatojnë mes tyre, edhe pse në kundërshtim me të vërtetën. Pra, kurrsesi mos iu shmang të vërtetës, për të ndjekur dëshirat e këtyre injorantëve! - Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. - Ibn Abasi e shpjegon: “Për secilin caktuam “rrugë dhe traditë”. Kjo tregon se Allahu i Madhëruar u kishte shpallur profetëve të ndryshëm ligje e programe të ndryshme, por të njëjta në doktrinë dhe në themelet e besimit, që tregojnë se Allahu është një i vetëm dhe i pashoq. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1019. “Ne profetët jemi vëllezër. Nënat i kemi të ndryshme, por fenë e kemi të njëjtë.” Qëllimi këtu është teuhidi, me të cilin Allahu i Madhëruar urdhëroi çdo profet që e dërgoi ndër njerëz dhe i cili ka qenë themeli kryesor në çdo shpallje të Tij. I Madhëruari thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: “Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Enbija 25]. Ndërsa dispozitat e tjera mund të ndryshojnë. Diçka, për shembul, mund të ketë qenë haram në një sheriat të mëparshëm, pastaj është bërë e lejuar në një tjetër më vonë, ose e kundërta. Një sheriat mund të ketë patur vështirësi të caktuara, që në tjetrin janë lehtësuar. Të gjitha këto i përcakton Allahu i Madhëruar, me urtësinë e tij absolute dhe me argumentin e Tij të pakundërshtueshëm. Megjithatë, Sheriati i fundit, të cilin Allahu ia shpalli vulës së gjithë profetëve dhe më të madhit mes tyre, Muhamedit, është anuluesi i gjithë sheriateve të shkuara (që ishin veç për popuj e kohë të kufizuara) dhe tashmë ai është një ligj i detyrueshëm për të gjithë njerëzimin; madje, jo vetëm për njerëzit, por edhe për xhindët. - Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe) , por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë. - Allahu i Madhëruar dhe i Urtë vendosi ligje të ndryshme për epoka e popuj të ndryshëm, për t’i vënë në provë njerëzit dhe që t’i shpërblejë e ndëshkojë për bindjen ose mosbindjen e tyre. - Prandaj garoni për punë të mira! - Garoni për bindjen ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në librin e Tij, Kur'anin. - Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.” - Ky është premtimi i pakthyeshëm për të gjithë ju, o njerëz. Tek Allahu do të kthehen të gjithë dhe Ai do t’i shpërblejë të sinqertët, që e besojnë Shpalljen dhe i nënshtrohen besimit të vërtetë, dhe ka për të ndëshkuar ata që e quajnë Shpalljen gënjeshtër dhe e mohojnë atë. - “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu! Mos ndiq dëshirat e tyre të kota...” - Ky është një përforcim i mesazhit të mësipërm. - dhe ruaju rrezikut të tyre, që mos të të shmangin nga ndonjë pjesë e Shpalljes që ta ka zbritur Allahu! - Kujdes nga armiqtë e tu jehudë, që mos të ta pështjellojnë e ngatërrojnë të vërtetën, me mjetet dhe format e tyre. Mos u mashtro nga ata, sepse ata janë mashtrues e mohues të së vërtetës dhe të pabesë. - Nëse ata refuzojnë, dije se Allahu do që t’i ndëshkojë për disa nga gjynahet e tyre. – Nëse ata të kthejnë shpinën dhe refuzojnë t’i gjykosh, duke refuzuar kështu Sheriatin e Zotit, atëherë dije mirë se kjo ndodh veçse me caktimin e Zotit, pushtetin e Tij mbi gjithçka dhe me urtësinë e Tij gjithëpërfshirëse. Është Allahu, me urtësinë e pushtetin e Tij të pathyeshëm, që i privon ata nga udhëzimi (i plotë), për shkak të gjynaheve të tyre të shkuara. - Dhe vërtet, shumica e njerëzve janë jashtë rrugës.” - Ata janë larguar nga e vërteta dhe e kanë refuzuar bindjen ndaj Zotit. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.” [En'am 116]. - “Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së padijes? - Allahu i Madhëruar i kërcënon dhe paralajmëron të gjithë ata që nuk gjykojnë me ligjet e Tij. Ligjet e Tij ofrojnë të mirën dhe ndalojnë nga e keqja. Çdo largim nga ligji i Tij, për të ndjekur mendimet, gjykimet e dëshirat që të paditurit vendosin që t'ua detyrojnë njerëzve, pa pasur asnjë bazë hyjnore ku të mbështeten, është zhytje në humbje, ligësi e padrejtësi. Kështu vepronin injorantët në kohën para Islamit, duke zbatuar vetëm ligjet që u përshtateshin dëshirave e prirjeve të tyre të devijuara, prandaj i Lartësuari thotë: “Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së padijes?” Pra, si mund të braktisin ligjin e Zotit dhe të kërkojnë ligjin e injorancës e padrejtësisë?! - Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?” - E kush mund të jetë më i drejtë në gjykimin e Tij, sesa Allahu i Lartësuar dhe i Urtë?! Por këtë mund ta shohin dhe kuptojnë vetëm ata që arrijnë të kuptojnë mirë Sheriatin e Zotit dhe të besojnë në të, duke qenë të sigurt se Allahu është më i urti i të urtëve, më i drejti i të drejtëve. Haseni ka thënë: “Ai që nuk gjykon me ligjin e Allahut, atëherë ka gjykuar me gjykimin e injorancës e të padrejtësisë!” Hafidh Ebu Kasim Taberaniu sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 1020. “Njeriu më i urryer tek Allahu është ai që kërkon në Islam ligjet e xhahiljetit dhe që kërkon të derdhë gjakun e dikujt padrejtësisht.” Edhe Buhariu sjell me isnadin e tij një hadith të ngjashëm.

Mus'haf Hape →