Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Enam 6:84–6:90 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ata nuk prisnin të kishin fëmijë. Melekët e Zotit, gjatë rrugëtimit të tyre për në popullin e Lutit, fillimisht shkuan vizitë tek ata (Ibrahimi dhe Sara) dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na njofton se ai i dhuroi Ibrahimit Is’hakun, edhe pse ai tashmë ishte në moshë shumë të thyer, ashtu si edhe gruaja e tij Sara. Ata nuk prisnin të kishin fëmijë. Melekët e Zotit, gjatë rrugëtimit të tyre për në popullin e Lutit, fillimisht shkuan vizitë tek ata (Ibrahimi dhe Sara) dhe i përgëzuan se Allahu do t’u dhuronte Is’hakun. Sara u habit nga një sihariq i tillë dhe e çuditur tha: “E mjera unë! E si mund të lind fëmijë, kur unë jam moshë e madhe e burri im është plak?! Kjo vërtet, do të ishte shumë çudi! Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!” Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.”.” [Hud 72, 73]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Madhëruar thotë: - Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. - Ky ishte një përgëzim se Is’haku do të kishte pasardhës të mirë dhe të udhëzuar në rrugën e drejtë. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut - profet e një prej njerëzve punëmirë.” [Safat 112]. Ky ishte një sihariq më i madh, për mirësinë që do t’u dhurohej nga Allahu i Madhëruar. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “E shoqja, që rrinte në këmbë, qeshi. Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin.” [Hud 71]. Ky ajet jep edhe një përgëzim tjetër: Is’hakut do t’i lindë një djalë, që do të quhej Jakub dhe që do të lindte gjatë kohës kur ata (Ibrahimi dhe Sara) të ishin ende gjallë, dhe kështu, sytë dhe zemrat e tyre do të gjenin kënaqësi dhe prehje me të, ashtu siç do të gjenin më atin e tij Is’hakun. Dhe ashtu ndodhi. Lajmi i mirë u përmbush: atij iu dha Is’haku, dhe pas tij Jakubi. Ky ishte shpërblimi i Allahut për Ibrahimin, i cili sakrifikoi kur u distancua nga populli i vet dhe idhujtaria e tyre. Ai emigroi nga ai vend për hir të Allahut që të mund ta adhuronte Atë si një e të vetëm. Ai u largua për të jetuar i vetmuar nga populli e fisi i vet dhe Allahu ia zëvendësoi me fëmijë e pasardhës të mirë, që ta pasonin në fenë dhe besimin e tij të pastër, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” Pasi u largua prej tyre dhe prej asaj që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. Dhe të gjithë atyre u dhamë (të mira) nga Mëshira Jonë dhe i bëmë që të kujtohen gjithmonë për mirë (ndër njerëz).” [Merjem 49]. - Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. - Të dy këta profetë kanë një veçori shumë të rëndësishme. Për sa i përket Nuhut, kur Allahu i Madhëruar përmbyti banorët e Tokës dhe shpëtoi vetëm ata që besuan së bashku me Nuhun, bëri që të gjithë banorët e mëvonshëm të vinin nga p asardhësit e Nuhut. Kështu, të gjithë njerëzit pas Nuhut janë nga pasardhësit e tij. Ndërsa për Ibrahimin, mund të themi se të gjithë profetët që u dërguan më pas janë nga pasardhësit e tij, sikurse ka thënë i Madhëruari: “ Ne i dhuruam Ibrahimit Is’hakun dhe Jakubin dhe ndër pasardhësit e tij i zgjodhëm profetët dhe shpallëm Librat e Shenjtë. ...” [Ankebut 27]. Gjithashtu: “Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin ...” [Hadid 26]. Më pas i Lartësuari tha: - Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. Edhe Zekerijan, Jahjanë, Isanë dhe Ilijasin. Të gjithë ishin prej të mirëve (të devotshëm). Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. - Kush është pasur për qëllim me fjalën e tij: “... nga pasardhësit e tij ...”. Pra për kë bën fjalë përemri “e tij”? A bën fjalë për Ibrahimin apo për Nuhun? Disa janë të mendimit se bën fjalë për Nuhun, sepse ai është përmendur më afër në këtë kontekst dhe kjo kuptohet dukshëm nga ajeti. Ky është mendimi i Ibn Xheririt. Por edhe mendimi se bën fjalë për Ibrahimin është i mirë, sepse konteksti i këtyre ajeteve flet për Ibrahimin dhe mirësitë që Allahu i dhuroi atij. Megjithatë, ky mendim mund të kontestohet me faktin se mes pasardhësve të Ibrahimit në ajet është përmendur Luti, i cili nuk është nga pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë, por ishte djali i vëllait të tij, Harun Ibn Azerit. Këtij kontestimi mund t’i përgjigjemi duke thënë se ai është përmendur në formë përafruese (tagliben) mes pasardhësve, sepse edhe ai ishte nga të afërmit dhe nga fisi i Ibrahimit. Po kështu është përmendur edhe në fjalën e Allahut të Madhëruar: “A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu - të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut - që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.” [Bekare 133]. Ismaili ishte xhaxhai i Jakubit e jo babai i tij, e megjithatë, ai e quajti dhe e numëroi atë prej etërve të tij (âbâihi), sepse edhe ai ishte prej të afërmve të tij. Nëse shohim në ajet dhe të mendojmë me kujdes pse Isai, biri i Merjemes, është përmendur si një prej pasardhësve të Ibrahimit ose Nuhut, do të përftojmë një dobi tjetër. Kështu, edhe pasardhësit e femrës konsiderohen si pasardhës të të parëve të kësaj femre, sepse përkatësia e Isait si pasardhës i Ibrahimit, vjen nga ana e nënës së tij, pasi ai nuk kishte baba biologjik. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi i saktë se Profeti i Allahut, duke folur për Hasan Ibn Ibn Aliun, tha: 1123 . “Ky biri im është një zotëri i vërtetë. Allahu ka për të pajtuar nëpërmjet tij mes dy grupeve të mëdha muslimanësh.” Kështu, Profeti ﷺ e quajti djalin e vajzës së tij, Fatimes: “biri im”, gjë që tregon se pasardhës konsiderohen jo vetëm bijtë e lindur nga fëmijët meshkujt, por edhe nga vajzat. - Edhe shumë prej prindërve, pasardhësve dhe vëllezërve të tyre i zgjodhëm dhe i udhëzuam në Rrugën e Drejtë. - Allahu i Madhëruar përmend rrënjët, degët e tyre dhe ata që erdhën pas tyre. Domethënë, zgjedhja dhe udhëzimi i përfshiu të gjithë ata. Në fund, Allahu i Madhëruar e përforcon këtë mesazh: “... i zgjodhëm dhe i udhëzuam në rrugën e dejtë.”. - Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. - E gjitha kjo iu dha dhe iu mundësua atyre me suksesin dhe udhëzimin e Allahut. Ishte Ai që ua priu mbarë për të fituar këtë mirësi. - Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre. - Ky është një kërcënim i fortë për rrezikshmërinë e idhujtarisë, për dëmin e saj të madh dhe dënimin e saj të ashpër. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Ty, dhe atyre (që u dërguan) para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve. Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!”” [Zumer 65, 66]. Nuk ka dyshim se profetët e Zotit kurrë nuk do të binin në idhujtari. Kjo është sjellë thjesht si supozim. Të supozuarit e diçkaje nuk do të thotë se ajo egziston apo ndodh në të vërtetë. 8 Kjo është thënë për të treguar për rrezikshmërinë e idhujtarisë dhe kërcënimin e sigurt në lidhje me të. - Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. - Kjo ishte një mirësi, që Allahu i Madhëruar ua dhuroi me bujarinë e Tij, që të shërbente si mëshirë për robërit dhe si tregues i kujdesit dhe i butësisë së pashembullt të Allahut për krijesat e Tij. - E nëse këta (populli yt) refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. - Nëse banorët e Mekës e refuzojnë Librin, urtësinë e profetësinë, e po kështu edhe banorët e tjerë të Tokës, - qofshin arabë, të huaj, popuj që kanë pasur libër hyjonor e ata që janë jo të tillë, - Ne e kemi siguruar atë me një popull tjetër, që nuk e refuzon. Këta janë muhaxhirët, ensarët dhe ata që pasuan rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit. Ata kurrë nuk e refuzojnë Shpalljen dhe urtësitë që Zoti solli përmes profetëve, por besojnë çdo gërmë e ligj. Ata nuk hedhin poshtë asnjë gërmë të Shpalljes. Allahu na bëftë prej tyre me bujarinë e mirësinë e Tij! Në vijim, Allahu i Lavdëruar i drejtohet adhuruesit e Profetit të Tij të dashur, Muhamedit: - Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu. - Kështu, profetët e përmendur dhe ata që i pasuan, qofshin paraardhësit ose pasardhësit e vëllezërit e tyre, pikërisht ata dhe vetëm ata janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Rrugën e tyre ndiq! Ky është një urdhër që i drejtohet Profetit të Zotit, por konsiderohet edhe si urdhër për umetin e tij. Kështu, umeti duhet t’i bindet dhe ta pasojë Profetin në çdo urdhër të Zotit dhe në Sheriatin e Tij. - Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush. - pra në lidhje me kumtimin e këtij Kur 'ani ndër ju unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim e nder. Unë nuk pres dhe nuk dua agjë prej jush. - Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin.” - Nëpërmjet këtij Kur 'ani ata kujtohen e nxiten për çdo punë e udhëzim të mirë. Përmes tij ata gjejnë rrugën e dritës që i shpëton nga verbëria, i drejton nga shfrenimi e mosbindja në rrugën e maturise e bindjes ndaj Allahut, nga mohimi i Zotit në imanin e pastër, të sinqertë e korrekt.

Mus'haf Hape →
Lukman 31:16–31:19 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt.” [Isra 37, 38]. Hafidh el Taberani sjell një hadith me senedin e tij prej Thabit Ibn Kajs el Shemasi, i cili …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto janë disa porosi të dobishme të Lukmanit të urtë, që i Lartësuari na tregon, me qëllim që njerëzit të nxjerrin mësime prej tyre. - “O biri im! Allahu ka për të sjellë edhe një thërrmijë të vogël sa një farë sinapi, edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose në qiej ose në tokë. ” - Çdo lloj padrejtësie ose vepër të mirë, sado e vogël qoftë ajo, Zoti ka për ta sjellë e shfaqur atë në Ditën e Kijametit, atë ditë kur do të vendosen peshoret e sakta për veprat e njerëzve, dhe Ai ka për t’i shpërblyer të gjithë sipas asaj që ka paraqitur. Nëse ka bërë vepra të mira, ka për të marrë shpërblim të mirë, e nëse ka bërë vepra të këqija, ka për të marrë ndëshkimin e merituar, siç thotë i Lavdëruari: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve).” [Enbija 47]. Ose: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Gjithashtu, kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 7, 8]. Ai ka për ta sjellë në peshore atë vepër, qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose diku në qiej e në tokë. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Zotit, i Cili thotë: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmitarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - “Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” - Ai është Latifun Habir . 152 Dituria e Zotit depërton deri në hollësitë më të thella. Ai di çdo çështje, edhe në detajet më të fshehta e të padukshme. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij, sado e imët qoftë. Ai është i gjithëditur edhe për hapat e një milingone dhe gjurmët e saj në natën e errët. - “O biri im! Fale namazin rregullisht ...” - Fale namazin duke përmbushur shtyllat, kushtet, detyrat dhe çdo vepër e fjalë të tij, si edhe duke e kryer në kohën e vet. - “... urdhëro për çfarë është e drejtë dhe ndalo nga çfarë është e keqe ...” - Me çdo mundësi dhe energji tënden. - “... dhe bëj durim në çfarëdo që të të godasë!” - Pra, mësoje se ai që urdhëron për mirësi dhe ndalon nga të këqijat patjetër do të sprovohet dhe do të ketë mundime prej njerëzve, prandaj ka nevojë për durim e qëndrueshmëri në rrugën e Zotit. - “Vërtet, këto janë nga çështjet më të vyera.” - Durimi gjatë mundimit që të japin njerëzit është nga veprat më të shpërblye - shme. - “Mos ua kthe shpinën njerëzve me mendjemadhësi ...” - Kur ata të flasin ose u flet, mos e largo fytyrën prej tyre me mendjemadhësi e duke i përçmuar, por tregohu i butë, i afruar e i sjellshëm me ta, buzëqesh e përkushtohu në komunikimin me ta. Profeti, duke këshilluar dikë, i tha: “Mos fyej asnjë dhe kurrë mos nënvleftëso asnjë punë të mirë (sado e vogël në dukje), qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur; qoftë edhe të hedhësh ujë nga ena jote në enën e vëllait. Të këshilloj, gjithashtu, që rroba jote të jetë deri në mes të kërcirit, e nëse do ta mbash më të gjatë, atëherë le të jetë deri tek kyçi i këmbës, por mos guxo ta ulësh më poshtë, sepse kjo është prej mendjemadhësisë, dhe Allahu nuk e do mendjemadhësinë.” - “... dhe mos ec nëpër tokë si kryeneç ...” - Mos ec si mendjemadh e kryeneç, sepse do të fitosh urrejtjen e Zotit. - “... sepse Allahu nuk e do atë që trego - het mendjemadh e mburravec! ” - Mendjemadh dhe i krekosur, me vetëpëlqim dhe mburravec para të tjerëve, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt.” [Isra 37, 38]. Hafidh el Taberani sjell një hadith me senedin e tij prej Thabit Ibn Kajs el Shemasi, i cili tregon: 2071. “Njëherë u përmend mendje - madhësia në prani të Profetit, i cili tha fjalë shumë të rënda për ndalesën e saj. Ndër të tjera, tha: “Allahu nuk e do atë që tregohet mendjemadh e mburravec!” Një burrë nga të pranishmit tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë i laj shpesh rrobat e mia dhe më pëlqen që t’i kem ato të bardha. Më pëlqen të zbukuroj lidhëset e sandaleve dhe dorezën e shkopit tim.” Profeti i tha: “Kjo nuk konsiderohet prej mendjemadhësisë e mburrjes. Mendjemadhësi është rrefuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.” - “Ji modest në ecjen tënde ...” - Ec në mënyrë të thjeshtë dhe mesatare, as me ngadalësi mburraveci e as me shpejtësi arroganti. - “... dhe fol me zë të ulët ...” - Mos e tepro në të folur dhe as mos e ngri zërin lart pa nevojë e pa vend. - “... sepse zëri më i vrazhdë është pallma e gomarit.” - Ata që flasin me zë shumë të lartë i përngjajnë gomarit, për nga shëmtia. Përveç kësaj, kjo është diçka që Zoti e urren. Përgjasimi i tyre me gomerët tregon se kjo është diçka e ndaluar dhe shumë e ulët. Profeti i Allahut ka thënë: 2072. “Ne nuk na takon të kemi cilësi të ulëta... Ai që e kërkon mbrapsht dhuratën që i ka bërë dikujt është si ai qeni që vjell dhe i kthehet përsëri të vjellës (për ta ngrënë).” Për tefsirin e këtij ajeti, Nesaiu sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 2073. “Kur të dëgjoni këndimin e gjelit, lutjuni Allahut që t’ju japë nga mirësitë e Tij. Ndërsa kur të dëgjoni pallmën e gomerëve, kërkojini Allahut t’ju mbrojë prej shejtanit, sepse ata shohin shejtan.” Këtë hadith e kanë sjellë të gjithë autorët e Sunen-eve, përveç Ibn Maxhes. Disa porosi e këshilla të dobishme janë përmendur në Kuran, por prej Lukmanit kanë ardhur edhe shumë këshilla të vyera nëpër hadithe. Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2074. “Lukmani i urtë shpesh thoshte: “Kur Allahu i Madhëruar e merr nën kujdes dikë, e ruan dhe e mbron atë.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Kasim Ibn Muhajmera, se Profeti i Allahut ka thënë: 2075. “Lukmani i urtë, duke e këshilluar të birin, i thoshte: “O biri im, mos e mbulo fytyrën me rrobë (mos u masko), sepse ajo është frikësuese natën dhe e qortueshme gjatë ditës.” Disa porosi të tjera të Lukmanit drejtuar birit të vet - O biri im! Urtësia ka bërë që të varfrit të ulen në frone e piedestale mbretërish. - O biri im! Kur kalon në ndonjë takim njerëzish, përshëndeti ata me selam, pastaj ulu në një cep të atij kuvendi dhe mos thuaj asnjë fjalë, derisa të dëgjosh çfarë flasin! Nëse ata përkujtojnë Allahun, atëherë merr pjesë edhe ti vetë, me fjalët e mendimet e tua. Por nëse i gjen në biseda të tjera, atëherë largohu prej tyre! Rreth modestisë Disa hadithe që kanë lidhje me porositë e Lukmanit dhënë birit të vet. Nga Enes Ibn Maliku përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2076. “Ndoshta një burrë me flokë të shpupuritur, i veshur veçse me dy rrecka të vjetëruara, të cilin njerëzit e dëbojnë prej dyerve të tyre, nëse do të betohej për diçka, Allahu kurrë nuk do t’ia shkonte kot atë betim.” Nga Enes Ibn Maliku përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2077. “Tuba u qoftë atyre njerëzve të devotshëm, të pastër, të cilët, nëse janë të pranishëm diku, nuk bien në sy e nuk njihen dhe, nëse mungojnë, nuk ndihet mungesa e tyre. Ata janë kandila ndriçues, të ruajtur e të paprekshëm nga çdo fitne e pandalshme dhe poshtëruese.” Nga Muadh Ibn Xhebeli përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 2078. “Edhe diçka e vogël prej syfaqësisë është shirk. Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar i do ata njerëz të devotshëm, të pastër, të cilët, nëse janë të pranishëm diku, nuk bien në sy e nuk njihen (prej njerëzve) dhe, nëse mungojnë, nuk ndihet mungesa e tyre. Zemrat e tyre janë kandila ndriçues të udhëzimit në rrugën e drejtë. Ata janë të ruajtur e të paprekshëm nga çdo fitne e pandalshme (që vazhdon gjatë) dhe e errët.” Disa hadithe rreth famës Nga Enes Ibn Maliku përcillet se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2079. “I mjafton njeriut si rrezik - përveç atyre që i ka ruajtur Allahu - që njerëzit ta tregojnë me gisht në lidhje me fenë e ose dynjanë e tij. 154 Pa dyshim që Allahu nuk shikon pamjen tuaj, por shikon zemrat dhe punët që ju bëni.” Në senedin e këtij hadithi ndodhet Ibn Lehia, që është konsideruar si një transmetues i dobët, për shkak të aftësisë së dobët për të memorizuar saktë, pasi librat e tij u dogjën. Ibrahim Ibn Ed’hemi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nuk është i sinqertë me Allahun ai që dëshiron famën ndër njerëz.” Sulejm Ibn Handhale rrëfen: “Njëherë, kur ishim rreth e rrotull babait tonë, duke ecur së bashku në rrugë, Umer Ibn Hatabi iu lëshua me një shkop (për ta goditur) dhe tha: “Kjo sjellje është poshtërim për ndjekësi t dhe sprovë për të ndjekurin!” Ibrahim Nehaiju ka thënë: “Mos vish rroba të tilla, që të dukesh si hoxhë i madh dhe as të tilla, që të të përçmojnë edhe mendjelehtët.” Hadithe në lidhje me moralin dhe edukatën e mirë Nga Enes Ibn Maliku përcillet se ka thënë: 2080. “Profeti i Allahut ishte njeriu me moralin më të mirë.” Ibn Umeri rrëfen se 2081. “... njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, cili është besimtari më i mirë?” Ai tha: “Besimtari më i mirë është besimtari me moralin më të mirë.” Nga Aishja përcillet se Profeti ka thënë: 2082. “Robi do të arrijë nëpërmjet moralit të mirë gradën e atij që falet gjatë natës dhe agjëron gjatë ditës.” Nga Ebu Hurejra përcillet të ketë thënë se: 2083. “U pyet njëherë Profeti se çfarë vepre i fut njerëzit më së shumti në Xhenet dhe tha: “Devotshmëria ndaj Zotit (takua) dhe morali i mirë.” Ai u pyet, gjithashtu, se çfarë i fut njerëzit më së shumti në Zjarr dhe u përgjigj: “Goja dhe organet intime.” Nga Enesi përcillet se Profeti ka thënë: 2084. “Me moral i fiton të gjitha të mirat e dynjasë dhe të ahiretit.” Haseni, biri i Aliut, tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2085. “Allahu i Madhëruar ka për t’i dhënë robit për moralin e mirë të njëjtin shpërblim që i jep muxhahidit në rrugën e Tij, i cili merr shpërblim kur niset në luftë dhe kur kthehet prej saj.” Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti ka thënë: 2086. “Ju nuk mund t’ia dilni t’u bëni mirë të gjithë njerëzve me pasurinë tuaj, por mund ta bëni këtë nëse i takoni ata me fytyrë të çelur dhe me mirësjellje.” Qortimi i arrogancës dhe mendjemadhësisë. Nga Ibn Mesudi përcillet se Profeti ka thënë: 2087. “Nuk ka për të hyrë në zjarr ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë imani dhe nuk ka për të hyrë në Xhenet ai që ka në zemër sadopak mendjemadhësi, 155 qoftë edhe sa një kokërr meli.” Nga Abdullah Ibn Amr përcillet se Profeti ka thënë: 2088. “Ai që ka në zemër mendjemadhësi qoftë edhe sa një kokërr meli, ka për ta flakur Zoti me fytyrë në zjarr.” Muhamed Ibn Husejn Ibn Aliu ka thënë: “Sa herë që në zemrën e robit zë vend pak mendjemadhësi, logjika e tij pakësohet në varësi të mendjemadhësisë.” Nga Burejde përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 2089. “Allahu i Madhëruar nuk do ta shikojë në Ditën e Gjykimit atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij (të gjatë nën nyjen e këmbës)”. Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 2090. “Allahu i Madhëruar nuk do ta shikojë në Ditën e Gjykimit atë që e tërheq rrobën e vet zvarrë (të gjatë nën nyjen e këmbës). Ndërkohë që një burrë tërhiqte rrobën e tij zvarrë (nga mendjemadhësia dhe me mburrje), Allahu e hapi tokën poshtë tij dhe ai u rrokullis plot zhurmë në brendësi të saj. Kështu do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.”Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri, që transmeton se Profeti i Allahut ka thënë: “Janë tre persona, të cilëve Allahu i Lartësuar nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë, nuk do t’i shpëtojë dhe që do të kenë një ndëshkim të dhembshëm: Ai që i kujton me mburrje mirësitë që ka bërë, ai që e zgjat rrobën nën nyjen e këmbës ndryshe nga ç'është veshja e muslimanit, dhe ai i cili e reklamon mallin e vet duke u betuar me gënjeshtra.”

Mus'haf Hape →
Zelzele 99:1–99:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “... sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” - Zoti e urdhëron që të çahet dhe të nxjerrë jashtë të gjithë të vdekurit. Ai e urdhëron që të tregojë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo është një sure medinase, me 8 ajete. Ajo ka zbritur pas sures Nisa. - “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme ...” - Ibn Abasi shpjegon se toka do të tronditet nga poshtë saj. - “Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj ...” - Toka do të nxjerrë jashtë të vdekurit, që mban brenda saj. Kështu e kanë shpjeguar shumë selefë. Më këtë kuptim, ngjan me ajetin tjetër: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.” [Haxh 1]. Ose: “Kur të shtrihet Toka në gjerësinë e saj e të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë.” [Inshikak 3, 4]. Muslimi sjell me sened hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin me të) ka thënë: 2914. “Toka do të nxjerrë thesaret që fsheh në brendinë e saj, si shtylla prej ari dhe argjendi. Atëherë, vrasësi do të thotë: “Për këto, unë vrava e preva ...”. Ai që shkëputi lidhjet farefisnore do të thotë: “Për këto, unë shkëputa lidhjet farefisnore”. Kurse hajduti do të thotë: “Për këto, mua më prenë dorën.” Kështu, ata dalin dhe largohen pa marrë asgjë prej saj.” - “Kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!” - Ai shpreh frikën dhe habinë me atë që ndodh me tokën, pasi më parë toka ishte e palëvizshme, e qëndrueshme. Toka ka marrë urdhër nga Zoti i saj për t’u lëkundur fuqishëm dhe ajo nuk ka se si të mos i bindet. Po kështu, ajo do të nxjerrë çdo të varrosur brenda saj, nga i pari, deri tek i fundit. Në këtë kohë, njerëzit do të habiten me gjendjen e tokës, sepse ajo do të shndërrohet në tjetër tokë, ashtu si edhe qiejt do të shndërrohen në të tjerë qiej. Të gjithë do të dalin në shesh përpara Zotit të tyre, që është i Vetmi, Ngadhënjimtari e Mposhtësi i gjithçkaje. - “Atë ditë, ajo do të rrëfejë historitë e veta ...” - Ajo do të dëshmojë për çdo vepër që njerëzit kanë bërë sipër saj. Imam Ahmedi sjell një hadith me sened nga Ebu Hurejra, i cili tregon: 2915. “Profeti i Allahut lexoi këtë ajet... dhe tha: “A e dini se cilat janë historitë e saj?” Njerëzit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i tij e dinë më mirë.” Ai tha: “Ajo të dëshmojë për çdo gjë që ka bërë çdo rob e robëreshë e Zotit mbi faqen e saj. Ajo do të dëshmojë e thotë: “Filani bëri kështu e kështu, në këtë e atë ditë. Këto janë historitë e saj.” 258 - “... sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” - Zoti e urdhëron që të çahet dhe të nxjerrë jashtë të gjithë të vdekurit. Ai e urdhëron që të tregojë historitë e saj dhe ajo i bindet urdhrit të Zotit. - “Atë ditë, njerëzit do të ndahen në gru - pe ...” - Bëhet fjalë për momentin kur nje - rëzit kthehen nga vendi i llogarisë të ndarë në grupe e kategori të ndryshme, fatlumët me fatlumët, fatzinjtë me fatzinjtë; disa për në Xhenet dhe disa për në Xhehenem. - “... që të shihen veprat e tyre. ” - Që të shihet shpërblimi për veprat e kryera prej tyre në dynja, të mira apo të këqija qofshin. - “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Kuajt shërbejnë për tri gjëra: ata mund të jenë si shpërblim për robin, mund të jenë për përmbushjen e nevojave të tij, po mund të jenë edhe shkak për t’u ngarkuar me gjynah. Shpërblimin e merr ai që e përgatit dhe e stërvit kalin për ta përdorur në rrugën e Allahut, duke e kullotur të lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura. Çdo gjë që kali ha, duke kullotur lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura, i shkruhen të zotit si sevape. Nëse kali shkëputet nga litari dhe largohet edhe një herë ose dy herë aq, edhe bajgat e atë që ai lë pas i peshohen si punë të mira; edhe nëse kali kalon pranë një lumi e pi prej tij, edhe nëse i zoti nuk ka patur për qëllim t’i jepte të pijë, edhe kjo i shëno - het si vepër e mirë dhe si sevap për këtë burrë. Për sa i përket atij që i përdor kuajt për të fituar pasuri hallall dhe për të mos pasur nevojë nga njerëzit, duke mos harruar dhe hakun e Allahut në pastrimin e kësaj pasurie, duke dhënë zekatin sipas krerëve që ka, por edhe zekatin e shpinës së tyre, kjo konsiderohet si përmbushje e nevojave të tij. Ndërsa ai i cili i shton dhe kujdeset për kuajt thjesht për mendjemadhësi, për t’u dukur dhe për famë, kjo e ngarkon atë me gjynahe.” Profeti i Allahut është pyetur njëherë rreth gomarëve dhe është përgjigjur: “Allahu nuk më ka zbritur ndonjë gjë të veçantë në lidhje me këtë kafshë, përveç këtij ajeti përmbledhës dhe vyer: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 7, 8]. Edhe Muslimi e sjell një hadith të ngjashëm me këtë nga Zejd Ibn Eslem. Imam Ahmedi sjell me sened hadi - thin e Sasaate Ibn Muauije - xhaxhai i Ferezdekut - i cili rrëfen se ai shkoi tek Profeti ﷺ , i cili i lexoi atij ajetin (e mësipërm). Atëherë, ai tha: 2916 “Kjo që më lexove është mëse e mjaftueshme për mua. Nuk shqetësohem aspak, nëse nuk dëgjoj gjë tjetër më pas.” 259 Adij Ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2917. “Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Tij dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë tjetër, përveç veprave të veta. Shikon majtas, nuk sheh asgjë, përveç veprave të veta. Shikon përpara, nuk sheh asgjë, përveç Zjarrit para fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.” Eameshi thotë se ka dëgjuar nga Amër Ibn Murra, e ky nga Hajtheme, një hadith të ngjashëm me këtë, por ka shtuar: “... Qoftë dhe me një fjalë të mirë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ahmedi sjell hadithin nga Ubej Ibn Keabi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me lartësim dhe madhështi! Përgëzoji se feja e tyre do të triumfojë e ata do të ndihmohen dhe do t’u dhurohet fitorja. Ata do të jenë të pushtetshëm në Tokë, por çdokush prej tyre që bën punë të ahiretit për të fituar nga dynjaja, atij në ahiret nuk do t’i takojë asnjë pjesë shpërblimi.” Gjithashtu, në hadith të saktë shënohet se Profeti ﷺ e këshilloi dikë e i tha: 2918. “... Mos fyej asnjë dhe kurrë mos nënvleftëso asnjë punë të mirë (sado e vogël në dukje), qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur; qoftë edhe të hedhësh ujë nga ena jote në enën e vëllait. Të këshilloj, gjithashtu, që rroba jote të jetë deri në mes të kërcirit, e nëse do ta mbash më të gjatë, atëherë le të jetë deri tek kyçi i këmbës, por mos guxo ta ulësh më poshtë, sepse kjo është prej mendjemadhësisë, dhe Allahu nuk e do mendjemadhësinë.” Gjithashtu, në hadith të saktë shënohet se Profeti ﷺ ka thënë: 2919. “O ju gra besimtare! Fqinja të mos hezitojë që t’i japë fqinjës diçka (si dhuratë), qoftë edhe një këmbë deleje (me pak mish)...”. Në një hadith tjetër shënohet: 2920. “Mos e kthe bosh lypësin. Jepi qoftë edhe një thundër të djegur bagë - tie.” 260 Imam Ahmedi sjell nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut gjithmonë thoshte: 2921. “O Aishe! Kujdes nga ato gjynahe të vogla në dukje, sepse edhe për to ka shkrues të caktuar nga Allahu.” [Nesaiu dhe Ibn Maxhe]. 261 Ibn Xheriri sjell me senedin e tij nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, që tregon: “Kur zbriti ajeti (në fjalë), Ebu Bekri, që ishte ulur, filloi të qante. Profeti i Allahut e pyeti: “Përse qan, o Ebu Bekër?” - “Prej kësaj sureje, o i Dërguari i Allahut. Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “Nëse ju nuk do të bënit gjynahe, që Allahu t’ju falte ato gjynahe, atëherë Allahu i Madhëruar do të krijonte një popull tjetër, që do të bënte gjynahe dhe Ai t’i falte.” Taberaniu sjell hadithin nga Sad Ibn Xhunade, i cili tregon: “Pasi përfundoi lufta e Hunejnit, Profeti i Allahut zbriti në një luginë të shkretë, ku nuk kishte pothuajse asgjë. Ai urdhëroi dhe tha: “Çdokush që gjen një shkop a një shkarpë, le ta sjellë.” Nuk kaloi shumë dhe para nesh u mblodh një grumbull i madh me shkarpa. Profeti i Allahut tha: “A e shihni këtë? Ja, kështu i mblidhen gjynahet robit, njëlloj siç mblodhët ju këto shkarpa. Pra - ndaj, njeriu le të ketë frikë dhe të largohet nga gjynahet e mëdha dhe të vogla, sepse ato të gjitha shënohen e llogariten.” 262 Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah ibn Mesudi i cili thotë: 2922. “Kujdes nga ato gjynahe të vogla në dukje, sepse ato mblidhen dhe e shkatërrojnë njeriun.”

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:110–3:112 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “O i Dërguari i Allahut! Lute Allahun qe të më bëjë mua prej tyre!” Profeti ﷺ tha: “O Zot, bëje atë prej tyre!”. Pastaj u ngrit një ensar dhe tha të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar thotë se ky umet është më i miri i popujve që kanë dalë mbi faqen e dheut: - Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. - Buhariu shënon se Ebu Hurejra ka thënë se: “Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve”, domethënë që, ju jeni njerëzit më të mirë të sjellë për të mirën e njerëzimit. Ju i tërhiqni njerëzit zvarrë, prej zinxhirit në qafën e tyre, derisa të hyjnë në Islam.” Kështu ka thënë Ibn Abasi dhe një grup tabiinët. Pra, ky është më i miri i të gjithë popujve dhe këta janë njerëzit më të dobishëm për njerëzimin. Arsyeja është: - Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Durratu bint Ebi Lehebi, që ka thënë: 543.”Një burrë iu drejtua Profetit të Allahut kur ai ishte në minber, dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cili është njeriu më i mirë?” Profeti ﷺ tha: “Njeriu më i mirë është më i dituri dhe më i devotshmi ndaj Allahut; ai që urdhëron më së shumti për të mira dhe që ndalon më së shumti nga të këqijat; si dhe ai që i ruan më shumë lidhjet farefisnore.” Ky është një ajet i përgjithshëm, që i përfshin të gjithë umetin dhe çdo brez të tij, sipas vlerave që kanë. Nuk ka dyshim se brezi më i mirë është ai në të cilin u dërgua Profeti i Allahut, pastaj brezi që erdhi pas tyre. Allahu i Madhëruar ka thënë në një ajet tjetër: “Dhe kështu, Ne ju bëmë një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju.” [Bekare 143]. Në dy Sahih-ët vjen transmetimi i Zuhriut nga Seid Ibn Musejibi, se Ebu Hurejra i ka treguar: 544. “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: Në Xhenet do të hyjnë nga umeti im një grup prej 70 -mijë vetësh, fytyrat e të cilëve do të ndriçojnë, ashtu siç ndriçon hëna e plotë.” Ndërkohë, - thotë Ebu Hurejra - u ngrit Ukashe Ibn Muhsin El-Esdij dhe, duke ngritur një rrobë me vija, tha: “O i Dërguari i Allahut! Lute Allahun qe të më bëjë mua prej tyre!” Profeti ﷺ tha: “O Zot, bëje atë prej tyre!”. Pastaj u ngrit një ensar dhe tha të njëjtën gjë. Por Profeti ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashja!” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdurahman Ibn Ebu Bekri, se Profeti i Allahut ka thënë: 545. “Zoti im më dha mua (përgëzim për) 70 mijë nga umeti im, që do të hynë në Xhenet pa llogari.” Umeri i tha: “O i Dërguari i Allahut! A nuk kërkove që të shtohej edhe më shumë ky numër?” - “I kërkova shtesë Zotit tim, dhe Ai më dha që, për çdo një mijë (nga ata 70 mijë), të futen 70 -mijë të tjerë.” Umeri tha: “A nuk kërkove që të shtoheshin edhe më shumë?” - “I kërkova më shumë, dhe Ai më dha më shumë.” Abdurahman Ibn Ebu Bekri, që sjell hadithin, i hapi të dy krahët dhe - thotë Abdullahi - i shtriu dhe filloi t’i lëvizte.” Hashimi tha: “Kjo është mirësi prej Allahut! Nuk dihet se sa është numri i tyre.” Domethënë numri i tyre është shumë i madh. Taberaniu sjell hadithin nga Umran Ibn Husejni, se Profeti ﷺ ka th ënë: 546. “Prej umetit tim, do të hynë në Xhenet 70 mijë besimtarë pa llogari dhe pa dënim.” - “E cilët janë ata?” - e pyetën. Ai tha: “Ata të cilët nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, ata q ë nuk kurohen me hekur të nxehtë (kauterizim); nuk kan ë besëtytnira të kota dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten.” Muslimi e sjell hadithin përmes rrugës së Hisham Ibn Hasanit. Muslimi sjell hadithin nga Husejn Ibn Abdurrahmani, i cili tregon: 547. “Isha njëherë tek Seid Ibn Xhubejri, kur ai tha: “Kush nga ju e pa meteorin, që ra mbrëmë?” - “Unë e pashë!” i thashë. Pastaj shtova: “Unë nuk isha duke falur namaz, porse ngaqë në atë kohë më thumboi një akrep.” - “E çfarë bëre (për thumbimin)?” - “I kërkova dikujt të më bënte rukje.” - “E përse?” - “Sepse është një hadith, që na e ka treguar Sha'biju.” - “Çfarë ka treguar Sha'biju? - pyeti ai. Unë i thashë: “Na tregoi një hadith nga Burejde el Husejn el Eslemij, që thotë: “Rukjet nuk lejohen, përveçse për mësyshin, ose helmimet (el humma).” - “Sa mirë ka vepruar ai që i qëndron besnik asaj që ka dëgjuar!” - tha ai. Por ne na ka treguar Ibn Abasi, se Profeti ﷺ ka thënë: “M’u paraqitën të gjithë popujt, kur pashë një profet, me të cilin ishte një grup i vogël ndjekësish. Pashë një profet tjetër me të cilin ishin një ose dy ndjekës. Pashë edhe një profet, që nuk kishte asnjë ndjekës, por i vetëm fare. Kur më pas, përpara meje del një turmë e madhe, që nxinte (në horizont), dhe mendova se ishin të umetit tim. Atëherë, më thanë: “Ky është Musai me popullin e tij, por shiko drejt horizontit!” Unë vështrova andej, ku u shfaq një turmë gjigante, që nxinte horizontin. Më thanë sërish: “Shiko në këtë anën tjetër!” Dhe përsëri një turmë e madhe që nxinte tutje. “Ja, ky është umeti yt, dhe së bashku me ta do të jenë 70 mijë vetë, të cilët do të hynë në Xhenet pa llogari dhe pa dënim.” Pastaj Profeti ﷺ u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij. Njerëzit filluan të flisnin dhe diskutonin se cilët do të jenë ata që do të hynë në Xhenet pa llogari dhe pa dënim. Disa thoshin: “Ndoshta janë ata (sahabët) të cilët kanë shoqëruar Profetin ﷺ ”.Disa të tjerë thoshin: “Ndoshta janë ata të cilët janë lindur në Islam dhe nuk i kanë bërë kurrë shirk Zotit.” Dhe kështu u hodhën edhe mendime të tjera. Atëherë, Profeti i Allahut doli tek ata dhe tha: Ç’është ky diskutim që keni hapur?!” Pasi i treguan, ai tha: “Janë ata të cilët nuk bëjnë rukje dhe nuk kërkojnë t’iu bëhet rukje; nuk shërohen me hekur të nxehtë; nuk pasojnë ( tetajjur) besëtytnira të kota dhe të pabaza, dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten.” Ukashe Ibn Muhsin u ngrit dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë mua prej tyre!” Profeti tha: “Po, ti je prej tyre .” Pastaj u ngrit një burrë tjetër dhe tha: “Lute Allahun që të më bëjë edhe mua prej tyre!” Por Profeti i tha: “Ta kaloi Ukashja!” Këtë hadith e ka përnxjerrë edhe Buhariu, por në versionin e sjellë prej tij, nuk ndodhet pjesa “nuk bëjnë rukje ”. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Abdullah Ibn Mesudi: “Njëherë, Profeti i Allahut na tha: 548. “A nuk jeni të kënaqur që ju të jeni çereku i banorëve të Xhenetit?!” Ne thirrëm: “Allahu Ekber!” Pastaj Profeti tha: “A nuk jeni të kënaqur që të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit?!” Ne thamë përsëri: “Allahu Ekber!” Pastaj tha: “Unë shpresoj që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” Taberaniu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili ka thënë: 549. “Kur zbriti fjala e Allahut të Madhëruar: “...Ata janë shumë nga të hershmit e shumë nga më të vonshmit.” [Uakia 39, 40], Profeti i Allahut tha: “Ju do të jeni çereku i banorëve të Xhenetit.” Pastaj tha: “Ju do të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit.” Pastaj tha përsëri: “Ju do të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” E në fund tha: “Ju do të jeni dy të tretat e banorëve të Xhenetit.” Abdurrezaku sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se Profeti i Allahut ka thënë: 550. “Ne jemi të fundmit dhe të parët në Ditën e Gjykimit. Ne jemi njerëzit e parë që do të hyjnë në Xhenet, edhe pse atyre u është dhënë libri më përpara dhe neve më pas. Allahu na udhëzoi për çështjet e të vërtetës, që ata grindeshin e kishin mospajtime. Kjo (e xhumaja) është dita për të cilën ata kishin mospajtime. Ndaj, disa na ndjekin të nesërmen e kësaj dite (pra, të shtunën), dhe kjo është për jehudët, ndërsa për të krishterët është e pasnesërmja (e diela).” Këto hadithe japin të njëjtin mesazh si fjala e Allahut të Lartësuar, që thotë: “Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun.” Kështu, çdo pjesëtar i këtij umeti që ka të tilla cilësi, e përfshin ky ajet i Allahut të Lartësuar dhe lëvdimi që Ai bën. Katadja ka thënë: “Na është përcjellë se Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një prej haxheve që kreu, vërejti tek njerëzit diçka, ndaj lexoi këtë ajet: “Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve...”. Pastaj tha: “Kush dëshiron që të jetë pjesë e këtij umeti, atëherë le të përmbushë kushtin që Allahu ka përmendur në këtë ajet!” Hadithin e sjell Ibn Xheriri. Kështu, ai i cili nuk i ka këto cilësi që janë përmendur në ajet, i përngjan ithtarëve të Librit, të cilët Allahu i Madhëruar i qorton kur thotë: “Ata nuk e ndalonin njëri -tjetrin nga të këqijat që bënin. Sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre! “ [Maide 79]. - Sikur ithtarët e Librit të besonin (Islamin), do të ishte shumë më mirë për ta. Disa prej tyre bëhen besimtarë (muslimanë), po shumica e tyre janë shkelës së kufijve të Zotit. - Pak prej tyre janë besimtarë. Shumica janë ose fare mohues të Allahut të Lartësuar ose fasikun, pra, njerëz që shkelin të gjithë kufijtë e Allahut, që nuk i nënshtrohen dhe binden Atij. Pastaj Allahu i Lartësuar përgëzon robërit e Tij besimtarë të sinqertë, duke u thënë se do t’u japë fitore mbi ithtarët e Librit dhe mohuesit, që refuzojnë Allahun e Lartësuar, shpalljet dhe profetët e Tij: - Ata nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm, përveç ndonjë shqetësimi të vogël. Por, edhe në ju luftofshin, ata do të sprapsen prej jush dhe kurrë nuk do të ndihmohen. - Dhe kështu ndodhi. Allahu i Lartësuar i poshtëroi ata në luftën e Hajberit. Përpara tyre poshtëroi dhe shkatërroi fiset Benu Kajnuka, Benu Nadir dhe Benu Kurejdha. Ata u poshtëruan që në këtë jetë. Po kështu ndodhi me të krishterët e Shamit, të cilët u mposhtën nga sahabët, të cilët ua morën pushtetin nga duart përgjithmonë. Kështu do të vazhdojnë besimtarët e Shamit të qëndrojnë të palëkundur në Islam, derisa të zbresë Isai, i biri i Merjemes. 157 Ata do të vazhdojnë të gjykojnë me Islamin dhe me ligjin e Muhamedit ﷺ .Kur të zbresë Isai (a.s), do të thyejë kryqet, do të vrasë derrat, do të zhvlerësojë xhizjen dhe nuk do të pranojë asnjë besim tjetër veç Islamit. - Ata do të jenë të poshtëruar kudo që të gjenden, veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut ose nëse hyjnë në besën e njerëzve. - Allahu i Lartësuar ka bërë që atyre të mos u ndahet poshtërimi dhe nënshtrimi, kudo që të jenë. Ata nuk do të gjejnë paqe dhe qetësi, përveçse me dy kushte: 1. Nëse kapen pas “litarit” të Allahut, pra, nëse hyjnë në marrëveshje me muslimanët, duke paguar xhizjen dhe duke iu përmbajtur ligjeve të shtetit islam. 2. Nëse hyjnë në besën e njerëzve dhe u përmbahen marrëveshjeve që lidhin me njerëzit. - Ata kanë shkaktuar kundër vetes zemërimin e Allahut dhe do t'i kaplojë mjerimi. - Ata e meritojnë zemërimin e Allahut të Lartësuar. Kjo do t’i shoqërojë e përndjekë gjithmonë ata, qoftë në aspektin e kaderit të Allahut, qoftë edhe në ligjet që Allahu i Lartësuar ka përcaktuar për ta. - Kjo, për shkak se ata kanë mohuar argumentet e Allahut dhe kanë vrarë profetët pa asnjë të drejtë. - Shkaqet janë kryeneçësia, armiqësia, kalimi i kufijve, haseti dhe urrejtja e tyre. Si rrjedhojë, u erdhi poshtërimi, nënçmimi dhe mjerimi. Kjo do t’i shoqërojë në mënyrë të vazhdueshme, deri në ahiret. - Ata kanë qenë të pabindur dhe i kanë tejkaluar kufijtë me armiqësi. - Ata e meritojnë këtë ndëshkim, sepse mohojnë shpalljet e Allahut dhe vrasin profetët e Tij. Ata zhyten në poshtërsi dhe në mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar. Ata shprehin armiqësi kundër ligjeve të Zotit dhe atyre që i përhapin ato ndër njerëz. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili ka thënë: “Ka ndodhur që bijtë e Izraelit të vrisnin brenda ditës 300 profetë, dhe pastaj, në fund të ditës, të dilnin në treg për të shitur perime (sikur të mos kishte ndodhur gjë)”.

Mus'haf Hape →
Hashr 59:6–59:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dorëzoheshin thjesht nga frika që Zoti i Madhëruar hidhte në zemrat e tyre, nëpërmjet pranisë së Profetit ﷺ , sikurse ndodhi me fisin Benu Nadir. 118 …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete se çfarë është “ el feju ” dhe gjykimi rreth tij. Kështu, “ el feju ” është çdo pasuri që u merrej mohuesve pa luftë dhe pa u përga - titur kundër tyre me ushtrinë, kalorësinë dhe këmbësorinë. Në ato raste nuk qe nevoj - shme të zhvilloheshin luftime apo sulme, sepse mohuesit dorëzoheshin thjesht nga frika që Zoti i Madhëruar hidhte në zemrat e tyre, nëpërmjet pranisë së Profetit ﷺ , sikurse ndodhi me fisin Benu Nadir. 118 Pasuritë që ata lanë pas, Allahu i Lartësuar ia la Profetit të Allahut, në mënyrë të veçantë. Ato i takonin Profetit ,ﷺ që t’i ndante ashtu si ai e shihte të arsyeshme e në dobi të muslimanëve. Profeti ﷺ e shpërndau mes muslimanëve, ashtu siç e gjykoi. Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar).” - Bëhet fjalë për pasurinë e jehudëve të Benu Nadirit. Për atë plaçkë, muslimanët nuk u përgatitën kundër tyre me kalorësi dhe deve. - “Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjith - çka.” - Allahu nuk mund të mposhtet. As - kush nuk mund të përballet me fuqinë dhe pushtetin e Tij . Ai është Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje dhe gjithkujt. - “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërgua - rit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë, që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” - Për të gjitha vendet të cilat çlirohen në këtë formë, gjykimi është i njëjtë, si ai në lidhje me pasuritë e jehudëve të Beni Nadirit. I Lartësuari përcakton qartë më pas drejtimet në të cilat shpenzohet el fej -i. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që thotë: 2627. “Pasuritë e Benu Nadirit ishin nga ajo lloj pasurie, që Allahu i Lartësuar ia dhuroi Profetit të Tij; pasuri për të cilën muslimanët nuk u përgatitën me kalorësinë e devetë e tyre dhe as nuk luftuan për to. Për këtë arsye, ato ishin posaçërisht për Profetin .jit e nejlimaf rëp ehde irodrëp i ilic i ,ﷺ Kështu, shpenzimet vjetore të familjes së tij bëheshin pikërisht nga kjo pasuri, që ia dhuroi Zoti i Madhëruar. Ndërsa Murra ka thënë se Profeti ﷺ siguronte nga kjo pasuri ushqimin vjetor të familjes dhe atë që mbetej e shpenzonte për armatimin dhe çdo lloj pajimi luftarak, që përdorej në rrugën e Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Kështu e ka sjellë Ahmedi, shkurtimisht. Këtë hadith e kanë sjellë të gjithë autorët e Sunen-eve, përveç Ibnu Maxhes. Është e ditur se çdo pasuri që e zotëronte Profeti i Allahut do të jepej sadaka pas vdekjes së tij dhe nuk do ta trashëgonte asnjë pasardhës, sepse Profeti ﷺ ka thënë: 2628. “Ne nuk lëmë trashëgimi. Çdo pasuri që lëmë është sadaka.” Për këtë arsye, Ebu Bekër Sidiku e ndaloi Fatimen që të merrte ndonjë gjë prej pasurisë që la pas Profeti ﷺ ,duke u bazuar në këtë hadith dhe, pa dyshim, që vendimi i Ebu Bekrit ishte i drejtë në lidhje me këtë çështje. Pas vdekjes së Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kalifatin e mori Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Pasi njëfarë kohe në pushtet, tek Umeri shkojnë Abasi dhe Aliu. Abasi tha: “O udhëheqësi i besimtarëve! 2629. “Gjyko mes meje dhe këtij!”. Umeri iu tha: “Po ju lutem për hir të Allahut, me lejen e të Cilit ngrihen qiejt dhe Toka, a e dini ju të dy se Profeti i Allahut ka thënë: “Ne nuk lëmë pas trashëgimi. Gjithçka që ne kemi lënë është sadaka.”? Ata thanë: “Po.”. Atëherë Umeri tha: “Kur Profeti i Allahut ndërroi jetë, Ebu Bekri tha: “Unë jam miku më i afërt i të Dërguarit të Allahut.” Ti erdhe së bashku me këtë tek Ebu Bekri, për të kërkuar pjesën tënde të trashëgimisë nga djali i vëllait tënd, nga nipi yt (pra, nga Profeti ﷺ) . Edhe ky kërkoi pjesën e trashëgimisë që meritonte gruaja e tij (Fatimja) nga babai i saj. Por edhe Ebu Bekri ju tha këtë hadith: “Ka thënë Profeti i Allahut: “Ne nuk lëmë tra - shëgimi. Gjithçka që lëmë pas është sadaka.” Dhe Allahu e di mirë se ai ishte i sinqertë dhe i vërtetë në atë që tha, ishte bamirës, i udhëzuar nga Zoti dhe, pa dyshim, pasues i të vërtetës, prandaj mori në dorë udhëheqjen e muslimanëve. Pasi ai vdiq, unë thashë: “Unë jam Ueliju Resu - lilah, mëkëmbësi dhe miku më i afërt i Profetit të Allahut dhe miku e mbështetësi më i afërt i Ebu Bekrit. Edhe unë vazhdova me të njëjtën mënyrë, ashtu si deshi Allahu, të gjykoj. Ju të dy së bashku, edhe pse çështja juaj është e njëjtë si më parë, erdhët tek unë dhe më kërkuat këtë pasuri. Atëherë unë ju thashë se, nëse dëshironi, jua lë në dorëzim, por me kushtin që thjesht të kujdeseni për këtë pasuri, ashtu sikurse u kujdes Profeti i Allahut. Dhe ju e morët prej meje në përdorim këtë pasuri, me këtë kusht. Ndërsa tani, ju vini para meje, që unë të jap një gjykim tjetër nga ai që ju kam dhënë më herët?! Vallahi, nuk jap tjetër gjykim, deri në Kijamet! Nëse nuk mund ta trajtoni dhe të veproni me këtë pasuri ashtu sikurse jeni urdhëruar, atëherë ma ktheni mua!” Këtë hadith e kanë sjellë prej Zuhriut. Ajo që, në fakt, Abasi dhe Aliu i kërkuan, ishin pasuritë e Beni Nadirit, të cilat ishin të veçanta për Profetin e Allahut. Megjithatë, Allahu është më i ditur! Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “... që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” Domethënë, Allahu i Lartësuar urdhëroi dhe gjykoi që këto pasuri të shpërndahen mes shtresave në nevojë, në mënyrë që të mos gëzojnë vetëm të pasurit. - “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj ...” - Çdo gjë që ju urdhëron Profeti ﷺ ,veprojeni dhe çdo gjë që ju ndalon, largohuni prej saj, sepse Profeti i Allahut ju urdhëron veçse për mirësi dhe ndalon veçse nga të këqijat. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Mesruku, që rrëfen se: 2630. “... një grua shkoi tek Ibn Mesudi dhe i tha: “Më ka ardhur fjala se ti i ndalon tatuazhet dhe shtimin artificial të flokëve (me paruke ose extensions). Ku e ke gjetur këtë, në Librin e Allahut apo tek Profeti i Allahut?” Ibn Mesudi i tha: “E kam gjetur edhe në Librin e Allahut, edhe te Profeti i Allahut.”. Ajo vazhdoi: “Vallahi, kam shfletuar çdo faqe të Kuranit, nga kapaku në kapak, dhe nuk e kam gjetur këtë që po thua.”. Ibn Mesudi i tha: “A nuk ke gjetur të thuhet: “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj”? Ajo tha: “Po, e kam gjetur.”. - “Atëherë, mësoje se unë e kam dëgjuar Profetin ﷺ që të ndalojë tatuazhet, shtimin artificial të flokëve dhe heqjen e qimeve të fytyrës e vetullave, për t’i holluar e zbukuruar. Ajo tha: “A ka ndonjë nga familja jote, që e vepron diçka të tillë?” Ibn Mesudi i tha: “Hyr dhe shiko vetë!” Ajo hyri dhe pa te pjestarët e familjes së Ibn Mesudit. Pastaj doli dhe tha: “Nuk pashë ndonjë që t’i ve - pronte ato.”. Atëherë, ai i tha asaj: “A nuk e ke mësuar porosinë e robit të mirë, (Profeti Shuajb), i cili tha: “Unë nuk dua që, duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të për - mirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe ve - tëm Atij i drejtohem!”. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Mesudi, i cili thotë: “Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatu - azhe dhe ato që kërkojnë që t’u bëhen tatuazhe, ato që heqin vetullat e tyre dhe ato që i ndajnë dhëmbët e përparmë, për zbukurim, duke ndryshuar krijimin e Allahut!” Një grua, që e thërrisnin “Nëna e Jakubit”, kur e dëgjoi këtë fjalë, shkoi dhe i tha: “Dëgjova që ke thënë kështu e ashtu.”. Abdullahi i tha: “E si të të mos e mallkoj atë që e ka mallkuar i Dërguari i Zotit dhe që është përmendur edhe në Librin e Zotit?!” Ajo tha: “Unë kam lexuar çdo fletë të Librit (Kuranit) dhe nuk e kam gjetur këtë që po thua ti”. Ai i tha: “Nëse vërtet e ke lexuar, do ta kishe gjetur. A nuk e keni lexuar fja - lën e Allahut, kur thotë: “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largo - juni prej saj”? Ajo tha: “Po.”. - “E pra, Profeti i Allahut e ka ndaluar diçka të tillë.” Ajo tha: “Unë mendoj se gruaja jote i bën këto që po thua.” Ai i tha: “Shko e shihe vetë!”. Atëherë, ajo shkoi të shihte, por nuk gjeti atë që mendoi dhe tha: “Nuk pashë gjë nga ajo që thashë.” Abdullahi tha: “Nëse do të ishte ashtu si mendoje, nuk do të ishte gruaja ime.” [Buhariu dhe Muslimi]. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Ebu Hurejrës, se i Dërguari i Allahu (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse ju urdhëroj të bëni diçka, bëjeni aq sa të mundeni dhe çdo gjë që ju ndaloj, lëreni!”. Nesaiu përcjell me senedin e tij prej Ibn Umerit dhe Ibn Abasit, që kanë thënë: “I Dërguari i Zotit na ndaloi pijet që ruhen në enë kungulli, varela, shtamba dhe vorba të lyera me katran. Pastaj ai lexoi: “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj!” - “... dhe kini frikë Allahun! Me të vërte - të, Allahu është Ndëshkues i ashpër. ” - Frikësojuni Zotit, duke përmbushur urdhë - resat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, sepse Ai është ndëshkues i ashpër për të gjithë ata që nuk i binden dhe nuk qëndrojnë brenda kufijve të Tij; ata që i kundërvihen urdhrave të Tij dhe ata të cilët marrin guximin të kryejnë gjynahet dhe haramet, që Ai ka përcaktuar.

Mus'haf Hape →
Kijame 75:26–75:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe bashkohen kërcinjtë në qefin. - “... atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. - Tek Ai është kthimi, përfundimi. Kështu do të ndodhë, sepse …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për çastet e agonisë së vdekjes së njeriut dhe vështi - rësitë e saj. Allahu na forcoftë në ato çaste me fjalën e vërtetë! Allahu i Lartësuar thotë: - “Jo, mos ashtu!” - Kuptimi: Mos vazhdoni në mosbesim, sepse kur të vijë ai moment, për të cilin je paralajmëruar, o biri i Ademit, nuk do të mund ta mohosh, sepse atëherë do ta shohësh me sytë e ballit dhe do ta përjetosh. - “Kur shpirti t’i arrijë në gropë të fytit ...” - Bëhet fjalë për momentin e vështirë, kur shpirti fillon që të nxirret prej trupit dhe arrin në gropën e fytit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur shpirti arrin në fyt, e ju në atë çast shikoni (njeriun në agoni) , Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni. Përse atëherë, nëse nuk besoni se do të gjykoheni, nuk e ktheni atë mbrapsht?” [Uakia 83 - 87]. - “... dhe kur të thonë: ‘Kush do t’i këndojë?” – Shprehja ‘ rekâ jerki ’ ka kuptimin ‘bën rukje, ysht’. Domethënë, a ka ndonjë mjek apo ndonjë që bën rukje, - pra, ta yshtë, - dhe ta shërojë. Këto fjalë i thonë njerëzit e afërt, që janë të pranishëm në ato çaste të vështira. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, përmes rrugës së Ibn Xheuzait, se fjala ‘ rakin’ ka kuptimin ‘ngjitet, ngrihet lart’. Pra, kush do të ngjitet me shpirtin e tij lart në qiell? A do të jenë melekët e mëshirës apo melekët e dënimit? Me këtë kuptim, janë melekët që i thonë këto fjalë në momentin e nxjerrjes së shpirtit. - “Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i ba - shkohen me njëri-tjetrin ...” - Domethënë, kur të vdekurit i mblidhen dhe bashkohen kërcinjtë në qefin. - “... atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. - Tek Ai është kthimi, përfundimi. Kështu do të ndodhë, sepse shpirti do të ngrihet drejt qiejve dhe Allahu i Lartësuar do të thotë: 2795. “Kthejeni robin tim në Tokë. Unë prej asaj e krijova, në të do ta kthej dhe prej saj do ta nxjerr edhe njëherë tjetër.” - sikurse thuhet në hadithin e gjatë të Bera’ Ibn Azibit. I Lartësuari thotë: “Ai është Sunduesi i robërve të Vet. Ai vë roje për ju. Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime. Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu, te Sunduesi i tyre i vërtetë. Vetëm Atij i takon sundimi, dhe Ai është më i Shpejti në llogari.” [En’am 61, 62]. - “Por ai nuk beson dhe as nuk fal na - maz, por vetëm mohon dhe kthen shpi - nën ...” - Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesin, i cili në dynja mohon të vërtetën me zemrën e tij. Ky refuzim në zemrën e tij bën që ai të mos i nënshtrohet asaj dhe të mos punojë sipas asaj që ka shpallur Zoti. Të tillë njerëz nuk kanë mirësi as në zemrat e tyre, sepse ata nuk besojnë të vërtetën, dhe as nga ana e jashtme, pra, në veprat e tyre. - “... e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk.” - Domethënë, i vetëkënaqur, duke lëvduar veten, përtac për punë të mira, pa asnjë ambicie dhe vullnet për mirësi dhe pa asnjë punë të tillë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur.” [Mutaffifin 31]. “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo, sepse Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.” [Inshikak 13 - 15]. Allahu i Lartësuar na tregon që mohuesi kthehet në shtëpinë e tij si i vetëkënaqur, i mbushur me vetëpëlqim dhe lëvdata për veten. - “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë! - Ky është kërcënim pas kërcënimi prej Allahut të Lartësuar, drejtuar mohuesit, i cili lëvdohet më kot, krenohet, tregohet kryeneç, gjë që duket madje në ecjen dhe sjelljen e tij. Një mburravec mosbesimtar, që nuk fal namazin, që i kthen shpinën të vërtetës dhe ecën gjithë fodullëk, ky kërcë - nim e pret, siç thotë i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku tregon ndëshkimin që i pret këta “zotërinj”: “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit! Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit! ‘Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 49]. Gjithashtu: (Mohuesve do tu thuhet) “Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet keqbërës!” [Murselat 46]. “Adhuroni përveç Tij çfarë të doni! Thuaj: “Të dështuar në Ditën e Kijametit janë ata që humbën veten dhe familjen e tyre. Ky është ai dështimi i qartë.” [Zumer 15]. “Veproni si të dëshi - roni, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju punoni.” [Fussilet 30]. Ibn Ebu Hatimi sjell këtë rrëfim nga Musa Ibn Ebu Aisheh: “Pyeta Said Ibn Xhubejrin rreth këtij ajeti dhe ai më tha se: 2796. “Këtë ia tha Profeti i uhallA ,ërehëta ,ehd tilhehX ubE ﷺ Lartësuar dhe Krenar zbriti këtë ajet.” Kështu e shënon Nesaiu. - “A mos mendon njeriu se do të lihet pa dhënë llogari?! ” - Mos vallë, mendon njeriu se është lënë pa përgjegjësi, pa urdhra dhe pa ndalesa. Mos vallë, do të lihet në varrin e tij ashtu i braktisur, duke mos u ringjallur më kurrë?! Përkundrazi, njeriu në jetën e kësaj bote ka urdhëresa të qarta, ka ndalesa të qarta dhe është porositur që t’iu përmbahet rregullave dhe shpalljeve të Zotit, prandaj, pa dyshim që nuk do të lihet i tretur e i harruar në varr, por do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar, për të vazhduar në jetën e ahiretit. Qëllimi këtu është për të treguar se Dita e Ringjalljes është një e vërtetë e sigurt, për të cilën askush nuk duhet të ketë dyshim. Pra, ky ajet vjen si kundërshtim i atyre që e mohojnë vërtetë - sinë e kësaj dite, i atyre njerëzve që janë të devijuar, të zhytur në injorancë dhe që e refuzojnë të vërtetën në kokëfortësi, edhe pse e dinë mirë vërtetësinë e saj. Në vijim, i Lartësuari argumenton për vërtetësinë e ringjalljes me faktin se ishte Ai që e filloi krijimin nga mosekzistenca, nga hiçi, kur nuk ekzistonte asgjë: - “A nuk vjen ai nga një pikë lëngu, që hidhet me forcë ...” - A nuk ishte njeriu thjesht një pikë lëngu e nënçmuar, që del nga shpinat e burrave dhe hidhet me forcë në mitrat e nënave? - “... e pastaj bëhet gjak i trashë, që Ai e krijon dhe e përsos. Dhe, prej atij, Ai krijon mashkullin dhe femrën?! ” - Bëhet ‘alekah’ - dromcë gjaku, pastaj ‘ mudgah’ - si një kafshatë mishi e përtypur. Pastaj formësohet dhe i fryhet shpirti, duke u bërë një krijesë tjetër, i plotë, i shëndetshëm, me gjymtyrë të dallueshme, mashkull apo femër, si të dëshirojë dhe përcaktojë Allahu. - “A nuk është Ai i Plotpushtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!” - Pra, Ai i Cili e krijoi njeriun dhe e perfeksionoi këtë krijim nga kjo pikë lëngu e dobët, a nuk është i Plotpushtetshëm që ta rikthejë atë, ashtu sikurse e filloi krijimin?! Pa dyshim që, duke marë parasysh pushtetin absolut të Zotit, është më parësore të besohet që ai ta rikthejë krijimin e njeriut, duke e krahasuar me fillimin e krijimit të tij. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin nga një sahab, që thotë se, një ditë, ai ishte ulur në tarracë dhe ishte duke lexuar Kuran me zë të lartë. Kur ai lexoi: “A nuk është Ai i Plotpushtet - shëm për t'i ngjallur të vdekurit?!” tha: 2797. “I Pastër dhe i Dëlirë je o Zoti im! Padyshim që po!”. Kur e pyetën përse e tha këtë, ai përgjigj: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut ﷺqë ta thotë këtë.” Ebu Daudi sjell një version të ngjashëm të këtij rrëfimi, pa treguar se cili sahab ishte. Megjithatë, kjo nuk e dëmton aspak këtë hadith. Ebu Daudi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2798. “Ai që lexon suren Tin deri në fund, ku thuhet: “A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?”, le të thotë: Belâ ue in -nâ alâ dhâlike le minesh - shâhidin. (Po, dhe ne për këtë jemi dëshmi - tarë!)”. Ndërsa ai që lexon suren Kijame deri në ajetin: “A nuk është Ai i Plotpu - shtetshëm për t'i ngjallur të vdekurit?!”, le të thotë: “Belâ” (Po, o Zot!). Edhe në suren Murselat, ai që lexon: “Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?!”, le të thotë: Amennâ bil-lah (Besuam Allahun). Kështu e sjellin imam Ahmedi dhe Tirmidhiu. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Kijame. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij.

Mus'haf Hape →
Fil 105:1–105:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me Ushtrinë e Elefantit?” - Ushtria e Elefantit është ushtria e cila u nis nga Jemeni, nën udhëheqjen e Ebrahe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me Ushtrinë e Elefantit?” - Ushtria e Elefantit është ushtria e cila u nis nga Jemeni, nën udhëheqjen e Ebrahe Habeshiut, me qëlli - min për të shembur Qaben, por ishte Allahu i Lartësuar, i Vetëm, që e mbrojti Shtëpinë e Tij të shenjtë e të paprekshme. Kjo ishte një ndër mirësitë e Allahut të Madhëruar, i Cili u tregoi kurejshëve përkujdesin e Tij për Qaben e lashtë. Allahu i Lartësuar tregon mirësitë e Tij edhe për arabët. Ai u kujton se si i mbrojti nga Ushtria e Elefantit, të cilët kishin vendosur të shembnin dhe zhduknin Qaben nga faqja e dheut. Në fakt, i Madhëruari shfarosi pikërisht atë ushtri dhe ata të mjerë nuk mundën të përmbushnin qëllimin e tyre. Mundi i tyre shkoi dëm dhe ata u shkatërruan e poshtëruan në mënyrën më të tmerrshme. Ata ishin të krishterë dhe, në fakt, feja e tyre në atë kohë ishte më afër të vërtetës dhe në një gjendje më të mirë sesa gjendja e kurejshëve, të cilët adhuronin idhujt. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshi - roi të shfaqte disa shenja për atë që pritej të ndodhte dhe për të përzgjedhurin, që Ai do të dërgonte si profet, pikërisht në vendin ku ndodhej Shtëpia e Shenjtë. Këto ishin ngja - rjet pararendëse, paralajmëruese e përgë - zuese për lindjen e Profetit të Allahut, n ë Meke. Sipas mendimit më të saktë, këtë vit u lind Muhamedi ﷺ .Kjo ndihmë që Allahu i Lartësuar u dha kurejshëve kundër kësaj ushtrie të madhe, ishte jo se kurejshët ishin më të mirë se abisinasit në çështjen e fesë dhe besimit, por për shkak të daljes së këtij Profeti madhështor dhe për të mbrojtur Faltoren e lashtë, të nderuar, madhështore dhe të respektuar. Ajo do të vazhdonte të ishte vendi i zgjedhur i Zotit, ku do të dërgohej më i zgjedhuri profetëve, Muha - medi ﷺ .Shkurtimisht, historia e Ushtrisë së Elefantit është si vijon: Abraha, një mbret abisinas, ndërtoi një kishë ose katedrale madhështore në Sana të Jemenit. Katedralja ishte shumë e madhe dhe e zbukuruar në detaje. Qëllimi i tij ishte të zhvendoste pelegrinazhin nga Qabja, drejt kësaj faltoreje të re. Kështu, ai filloi të përhapte këtë ide në mbretërinë e tij dhe të njoftonte njerëzit anembanë. Në fakt, arabët e urryen këtë projekt, madje fiset Adnan dhe Kahtan e kundërshtuan me forcë një qëllim të tillë të mbretit. Po kështu, edhe kurejshët u zemë - ruan. Madje, disa prej tyre shkuan në atë faltore gjatë natës, e shkatërruan atë dhe u kthyen përsëri në vendin e tyre. Kur u njoftua Abrahaja për këtë ngjarje, u betua se do të marshonte drejt Qabes në Mekë e do ta rrënonte atë gur më gur. Mukatil Ibn Sulejmani thotë se ishte një skuadër kurej - shish, që hynë në kishë dhe i vunë zjarrin. Duke qenë se atë natë frynte erë e fortë, ajo u shkrumbua e tëra dhe ra në tokë. Atëherë, Abrahaja u nis në marshim me një ushtri shumë të madhe, të armatosur gjer në dhë - mbë. Me vete mori edhe një elefant lufte, shumë të madh në trup, i cili quhej Mahmud. Arabët që jetonin në të gjitha viset mes Jemenit dhe Mekës e shihnin si një detyrë të tyre që të mbronin Shtëpinë e Zotit, Qaben. Kështu, ata formuan çeta t ë shumta dhe dolën në mbrojtje. Mes tyre kishte edhe fisnikë e mbretër arabë. Megji - thatë, Abrahaja i mposhti këto çeta të vogla, që i zun ë rrugën, madje i mori të gjithë ata si skllevër. Kundër Abrahasë doli edhe Nufejl Ibn Habib el Huthumi, së bashku me popullin e tij. Ata arritën të pengonin ushtrinë e Abrahasë për dy muaj rresht, që të vazhdonin udhëtimin e tyre. Sidoqoftë, në fund, edhe ata u mposhtën. Edhe këta u morën si skllevër, mes të cilëve edhe Nufejli. Fillimisht, Abrahaja donta ta vriste Nufejlin, por pastaj ndërroi mendje dhe vendosi ta merrte me vete, për t’i treguar se çfarë do të bënte me viset e Hixhazit dhe Qaben. Kur kaluan në zonën e Taifit, bano - rët e Taifit u bënë aleatë me Abrahan dhe dërguan Ebu Ragalin si udhërrëfyes, për t’i drejtuar në Mekë. Abrahaja me ushtrinë e vet ndaluan dhe u stacionuan në Mugam - mes, një vend shumë afër Mekës. Fillimisht, ushtria e Abrahasë sulmoi në kullotat dhe zonën rrotull Mekës, duke përvetësuar tufa të mëdha me deve. Mes tyre ishin edhe dyqind deve të Adulmutalibit, gjyshit të Profetit. Abrahaja dërgoi Hanata el Humej - rin me urdhrin që të sillte para tij më të nderuarin prej fisnikëve kurejshë. Ai donte fillimisht t’i njoftonte se nuk kishte shkuar për të luftuar kundër tyre, por nëse ata e pengonin, do t’i luftonte edhe ata. Kështu, Hanata iku dhe u kthye me Abdulmutalibin. Kur Abrahaja pa më fisnikun e kurejshëve, e respektoi shumë figurën e tij, duke zbritur nga froni, për t’u ulur bashkë me Abdulmu - talibin në shtrojet e vendosura në tokë. Nëpërmjet përkthyesit të vet, e pyeti nëse kishte ndonjë kërkesë. Abdulmutalibi iu përgjigj se e vetmja kërkesë e tij ishte që t’i kthente dyqind devetë, që ushtria e tij i kishte marrë. Abrahaja i thotë: “Fillimisht më çudite me pamjen tënde të hijshme e fisnike, por me fjalët e tua më bëre që të mos kem më respekt për ty. Më thua që të të kthej dyqind deve, të cilat i mora prej teje dhe nuk shqetësohesh për Faltoren, këtë shtëpi të lashtë, dhe ajo që vihet në provë është feja jote dhe feja e të parëve tu?! Unë kam ardhur që ta shemb atë ndërtesë dhe ti nuk më thua asnjë fjalë për të?!” Atëherë, Abdulmutalibi i drejtohet dhe i thotë: “Unë jam i zoti i deveve. Ndërsa Shtëpia e ka Zotin e saj dhe Ai do ta mbrojë atë.” Abra - haja i kthehet: “Nuk ka për të shpëtuar! Asgjë nuk ka për ta shpëtuar atë Shtëpi prej meje!” Atëherë, Abdulmutalibi i thotë: “Bëj atë që ke vendosur. Ti do të përgjigjesh për atë që do të bësh.” Atëherë, Abrahaja ia ktheu devetë Abdulmutalibit. Allahu i Madhëruar thotë: - “A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)?” – Abdulmutalibi kthehet tek kurejshët dhe u thotë që të largohen e strehohen në majat e maleve të Mekës, nga frika e dëmit që mund të sillte ushtria e Abrahasë. Më pas, ai së bashku me një grup kurejshësh u ngritën për t’iu lutur Allahut të Madhëruar. Thuhet se Abdulmu - talibi më herët kishte kapur dorezën e portës së Qabes dhe kishte thënë: “Çdokush mbron grigjën dhe njerëzit e vet / Mbroje grigjën Tënde dhe njerëzit e Tu, o Zoti im! / Mos fitoftë kryqi i tyre dhe kurrë mos ardhtë e fitoftë pushteti i tyre në vendin Tënd!” Nga ana tjetër, Abrahaja përgatiti elefantin e madh për ta nisur drejt Mekes. Në këtë kohë, Nufejl ibn Habibi vrapoi drejt ele - fantit, u afrua pranë veshit dhe i tha: “Ulu, o Mahmud. Kthehu, e rruga e mbarë të qoftë andej nga erdhe! Këtu je në qytetin e shenjtë të Allahut.” Pastaj e lëshoi veshin e elefantit. Menjëherë, elefanti u ul në vend. Atëherë Nufejli u largua me vrap nga kampi i ushtrisë e u ngjit në male, për t’u bashkuar me kurejshët. Nga ana tjetër, ushtria po godiste elefantin, që ai të ngrihej, por ai nuk çohej. Në çdo drejtim që e kthenin, ai lëvizte dhe ecte, por kur e drejtonin nga Meka, ai ulej e nuk lëvizte nga vendi. “Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur, duke i bërë si gjethe të përtypura.” - Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij rrëfimin nga Ubejd Ibn Umejri, i cili thotë: “Kur Allahu i Lartësuar vendosi të shkatërrontte Ushtrinë e Ele - fantit, dërgoi mbi ta tufa të mëdha zogjsh, që dolën nga deti e që ngjanin si hatatif. Çdonjëri prej tyre mbarte tre gurë: nga një në secilën këmbë e një gur në sqep. Të gjithë u vunë në rreshta mbi ushtrinë, mbi kokat e ushtarëve. Pasi nxorën një britmë të tmerrshme, ata lëshuan gurët, që mbanin në këmbët dhe sqepat e tyre. Çdo gur binte në kokën e ushtarëve dhe i shponte tejpërtej. Ndërkohë, Abdulmutalibi ishte me një grup kurejshish, mes të cilëve ndodhej Nufejl el Huthumiju, Mutaim Ibn Adij el Mahzumiu dhe Mesud Ibn Amër el Thekafiu. Ata qëndronin në mal dhe vështronin nga lart se çfarë po ndodhte me ushtrinë abisinase. Ata panë me sytë e tyre ndëshkimin e tmerr - shëm, që Allahu dërgoi mbi atë ushtri. Atë - herë, Nufejli filloi të recitonte disa vargje, ndër të cilat: “E ku mund të fshihesh, nëse Ai që të kërkon është Allahu; / ata janë të mundurit e kurrsesi fitimtarët. ” Mukatili tregon se kurejshët fituan pasuri të shumta nga ato që ushtria abisinase ki shte sjellë me vete. Thuhet se Abdulmutalibi fitoi atë ditë shumë flori. Ata Ibn Jesari thotë se jo të gjithë ushtrinë e kapi dënimi në një çast të vetëm. Pati prej tyre që vërtet vdiqën në çast, por pati edhe të tjerë, të cilëve iu vonua vdekja, për t’i bërë që të vuanin më shumë, aq sa u binte mishi copa -copa, ndërkohë që përpiqeshin të largoheshin nga ai vend. Kur Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin ﷺ , prej mirësive të shumta që kurejshët e konsideronin si një mbrojtje e kujdes të Zotit të madh me ta ishte pikërisht shkatërrimi i kësaj ushtrie abisinase, që erdhi prej Jemenit. Kështu, Allahu i Lartë - suar, për t’ua rikujtuar këtë mirësi kurej - shëve, zbriti suren Fil. El ebabil do të thotë “grupe të shumta”. Pra, Allahu i Madhëruar dërgoi grupe të shumta zogjsh, që vinin nga të gjitha drejtimet. Ibn Hishami, gjuhëtari i njohur, tregon dhe thotë se arabët nuk e njohin njëjësin e fjalës ebabil. Ndërsa Nesaiu thotë: “Kam dëgjuar disa dijetarë të gjuhës, që thonë se njëjësi i fjalës ebabil është ibiil. Për sa i përket fjalës sixhxhil, pra, përbërjes e natyrës së gurëve, me të cilët Allahu i Lartësuar i goditi secilin nga pjesëtarët e asaj ushtrie, Ibn Hishami thotë: “Më ka treguar Junusi, gjuhëtari i njohur, dhe Ebu Ubejde, se arabët quajnë sixhxhil diçka të fortë e të ngurtësuar. Gjithashtu, ai thotë se disa mufesirë mëtojnë se sixhxhil është një fjalë e përbërë nga bashkimi i dy fjalëve perse: sinxh dhe xhil. Fjala sinxh do të thotë gurë, ndërsa xhil do të thotë baltë. Pra, baltë e ngurtësuar. Ajo është, ashtu sikurse ka thënë Ibn Abasi, “ĥixharatin min sixh-xhil”, pra, baltë e bërë gur. Ndërsa el asf, e përmendur në ajet, quhen gjethet e bimëve pasi janë përtypur nga bagëtia dhe janë nxjerrë jashtë ashtu të përtypura. Pra, kuptimi është se i bëri si të bluar ose të përtypur. Allahu i Lartësuar i shkatërroi dhe shfarosi ata, duke ua kthyer kokës atë qëllim të keq, që kishin. Ai bëri që ata të vdisnin me dëshpërim dhe dhimbje, pa arritur asnjë të mirë. Allahu i Madhëruar i shkatërroi pothuajse të gjithë, pasi vetëm pak prej tyre u kthyen, për t’i rrëfyer njerë - zisë se çfarë ndodhi. E njëjta gjë ndodhi edhe me mbretin e tyre Abraha. Abrahaja nuk vdiq menjëherë prej sulmit, që erdhi nga qielli. Atij iu copëtua mishi pak e nga pak dhe zemra i plasi kur mbërriti në vendin e vet, në San ’a. Ai vdiq veçse pasi u tregoi njerëzve se çfarë ndodhi me ushtrinë e tij. Pas Abrahasë sundoi djali i tij, Jeksumi, pas të cilit erdhi në pushtet biri i dytë, Mesruku. Më pas, e gjithë familja e tij u dëbua nga Sejf Ibn Dhi Jezin el Humejdi, i cili u ndihmua nga mbreti persian Kisra. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut tha ditën e çlirimit të Mekës: 2931. “Allahu i Madhëruar e ndaloi elefantin të hynte në Mekë dhe lejoi që të bënte luftë në të vetëm Profeti i Tij dhe besimtarët për një pjesë të ditës. Tashmë shenjtëria e këtij vendi është kthyer si më parë. Le ta shpërndajë këtë lajm ai që e dëgjoi tek ai që nuk e dëgjoi.” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Fil. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për çdo mirësi.

Mus'haf Hape →
Mumtehine 60:1–60:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e besimit të drejtë e të vërtetë, të cilët i kundërvihen rrugës së drejtë dhe i kanë shpallur luftë Zotit, profetit të Tij dhe besimtarëve. Pra, bëhet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Mumtehine është zbritur pas sures Ahzab. Shkak për zbritjen e fillimit të kësaj sureje ishte ngjarja e Hatib Ibn Belteas. Ai ishte një muhaxhir, i ardhur nga Meka. Ai, gjithashtu, kishte marrë pjesë në Betejën e Bedrit. Ai emigroi në Medinë, duke lënë pas në Mekë familjen, fëmijët dhe pasurinë e tij. Në fakt, Hatibi nuk ishte kurejsh dhe banor autokton i Mekës, por ishte nga aleatët e Uthmanit e fisit të tij. Kur Profeti i Allahut vendosi të sulmonte Mekën, për shkak të thyerjes së paktit nga ana e idhujtarëve kurejshë, ai urdhëroi muslimanët që të bëheshin gati për luftë. Profeti i Allahut, ashtu siç vjen në hadith, u lut dhe tha: 2638. “O Allah, mbaje sekret planin tonë për ta!”. Por Hatibi shkroi një mesazh për banorët e Mekës dhe ua nisi fshehurazi nëpërmjet një gruaje. Në këtë letër, ai i njoftonte me një pjesë të asaj që synonte Profeti i Allahut në lidhje me ta dhe luftën që mund t’i befa - sonte. Në fakt, ai e bëri këtë me qëllimin që të fitonte tek kurejshët njëfarë besimi, dhe kjo t’i shërbente për të mbrojtur familjen e tij në Mekë. Por Allahu i Madhëruar e njoftoi Profetin e tij, duke plotësuar kështu lutjen e tij që idhujtarët mekas të mos merrnin vesh për planin. Kështu, Profeti i Allahut dërgoi menjëherë një skuadër, që të gjente dhe kapte korrieren e Hatibit, që ishte nisur për te kurejshët. Kjo ngjarje përshkru - het qartë në hadithin që e sjellin Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre. Imam Ahmedi sjell këtë variant: “Aliu (r.a.) tregon: 2639. "I Dërguari i Allahut më dërgoi mua, Zubejrin dhe Mikdadin dhe na tha: "Ecni, derisa të arrini kopshtin Hah, dhe aty do të gjeni një grua. Ajo ka me vete një letër, që duhet t’ia merrni e të ma sillni mua." Kështu u nisëm duke i nxituar fort kuajt tanë, si në garë, derisa arritëm në kopshtin Hah. Pikërisht aty gjejmë një grua. - "Nxirre shkresën!" - i thamë menjëherë. Ajo tha: "Unë s'kam ndonjë shkresë!" - "Ose do ta nxjerrësh vetë, ose do të të zhveshim këtu!" - i thamë. Kështu, ajo e nxori letrën nga gërshetat e saj dhe ne ia çuam Profetit ﷺ . Ç’të shihnim! Ajo letër ishte pikërisht nga Hatib Ibn Ebu Beltea dhe u drejtohej idhujtarëve të Mekës, të cilëve u tregonte për disa nga planet e Profetit ﷺ . Atëherë, Profeti ﷺ i tha Hatibit: "Ç'është kjo, o Hatib?" Ai tha: "Mos u nxito kundër meje, o i Dërguari i Allahut! Unë jetoja me kurej-shët, por nuk jam fis me ta. Shumë nga muhaxhirët që janë me ty kanë të afërm, të cilët u mbrojnë familjet dhe pasurinë në Mekë. Kështu që, lidhjen e munguar fisnore desha ta zëvendësoj duke u dhënë atyre një ndihmë, që të mund ta shfrytëzoja për të më ruajtur të afërmit e mi atje. Unë nuk e bëra këtë si akt mohimi apo braktisjeje të fesë sime dhe as që preferoj kufrin pas Islamit.” Pas kësaj, Profeti ﷺ tha: "Ai po thotë të vërtetën!” Ndërsa Umeri r.a. tha: "Më lër, o i Dërguari i Allahut, t'ia pres kokën!" Por i Dërguari i Allahut i tha: "Ai ka marrë pjesë në Betejën e Bedrit dhe, ku ta dish, mbase Allahu i Madhëruar i ka parë mirë njerëzit e Bedrit, prandaj dhe ka thënë: 'Bëni ç'të doni, sepse Unë jua kam falur të gjitha gjynahet." Përcjellësi tjetër i hadithit thotë se për këtë zbriti ajeti kuranor: "O ju që keni besuar! Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur! ". Në një version tjetër të sjellë nga Buhariu thuhet se: “... Umer Ibn Hatabi, pasi dëgjoi fjalët e Profetit në lidhje me Hatibin, qau dhe tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” Ndërsa sipas versionit që sjell Ibn Ebu Hatim nga Aliu, Profeti ﷺ tha: 2640. “Hatibi tha të vërtetën, prandaj për të thoni vetëm fjalë të mira.” - “O ju që keni besuar! Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur! ” - Këtu janë për qëllim idhujtarët, mohuesit e besimit të drejtë e të vërtetë, të cilët i kundërvihen rrugës së drejtë dhe i kanë shpallur luftë Zotit, profetit të Tij dhe besimtarëve. Pra, bëhet fjalë për ata lloj mohuesish, kundër të cilëve Zoti e ka ligjëruar luftën: për ta ka urdhëruar që kurrsesi të mos i bëjmë miq, shokë, mbështetës dhe aleatë të ngushtë. Në një ajet tjetër thuhet: “O ju që keni besuar! Mos i bëni miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëritjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.” [Maide 51]. Ky është vërtet një kërcënim i ashpër dhe paralajmërim i frik - shëm, që të jemi shumë të kujdesshëm. I Lartësuari thotë, gjithashtu: “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq jobesimtarët, në vend të besimtarëve! A mos, vallë, doni t’i sillni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?!” [Nisa 144]. Ose: “O ju që keni besuar! Mos i bëni miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj, qofshin prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej jobe - simtarëve! Frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë! Edhe ezanin tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me të vërtetë, ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” [Maide 57, 58]. “Besimtarët nuk duhet të bëjnë miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë.” [Al Imran 28]. Profeti i Allahut e pranoi justifikimin e Hatibit, që veprimi i tij ishte thjesht për të ruajtur familjen e tij prej tyre. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Hudhejfja, që thotë: 2641. “Profeti i Allahut na solli disa shembuj: një, tre, pesë, shtatë, nëntë dhe njëmbëdhjetë. Por, prej tyre na përmendi e shtjelloi tre, dhe i la të tjerat. Ai tha: “Ishte një popull i dobët dhe i varfër, të cilët u sulmuan nga një popull i madh arro - gant dhe armiqësor, por megjithatë arritën t’i bënin ballë e të fitonin kundër tyre (duke qenë të bashkuar). Megjithatë, një pjesë e tyre shkuan e u lidhën me armiqtë, të cilët i përdorën në shërbim të vet, madje i vendo - sën në krye të popullit të tyre. Por më këtë veprim, ata morën zemërimin e Zotit deri në ditën e takimit me Të. ...” 125 - “Ata kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besoni Allahun, Zotin tuaj.” - Duke marrë parasysh edhe atë që thamë më lart, këto fjalë përforcojnë ndalimin e rreptë të miqësimit dhe lidhjes së aleancave me ata që luftojnë besimtarët. E si mund të mendo - het që të bëhen miq e aleatë ata që dëbuan Profetin e Zotit dhe shokët e tij nga vendi i tyre?! Ata mosbesimtarë e bënë për shkak të urrejtjes së madhe, që kishte zaptuar shpirt - rat e tyre, për besimtarët e sinqertë, për fenë e pastër të teuhidit dhe për adhurimet e si - nqerta, që besimtarët i përkushtojnë Allahut të Madhëruar, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata besonin Allahun, Ngadhënjimtarin, të La - vdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” [Buruxh 8, 9]. Ose: “Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.” [Haxh 40]. - “Mos u miqësoni me ta, nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time me ju!” - Nëse jeni vërtet të tillë, atëherë mos i bëni miq e aleatë ata. E si mund të miqësoheni me ata të cilët ju kanë dëbuar prej vendit e pronave tuaja, të shtyrë nga urrejtja për ju e për fenë tuaj?! Nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time me ju, kurrsesi nuk mund të miqësoheni e të lidhni aleancë me ta. - “Ju u shprehni fshehurazi atyre miqësi, por Unë e di shumë mirë se çfarë mbani të fshehur dhe çfarë shfaqni haptazi.” - Si mund ta bëni diçka të tillë, nëse vërtet besoni se Unë i di të gjitha ato që shfaqen dhe ato që fshihni në shpirtin tuaj?! - “Kush vepron kështu, ka devijuar nga rruga e drejtë.” - Një veprim i tillë bie ndesh me udhëzimin e drejtë dhe besimin e vërtetë. - “Nëse ata ju mundin, do të jenë armiqtë tuaj e do t’ju godasin me duart dhe gju - hën e tyre.” - Nëse ju shtien në dorë dhe ju uzurpojnë, nuk do të kursenin kundër jush asnjë lloj mundimi, me fjalë apo me vepra. Madje, qëllimi i tyre është: - “Ata do të dëshironin shumë që edhe ju të bëheshit jobesimtarë.” - Ata shpenzojnë gjithçka, veç që ju to mos shihni kurrë mirësi. Armiqësia dhe urrejtja e tyre kundër jush është thellë në shpirtrat e tyre, por shpesh shfaqet edhe haptazi. Atëherë, si mund të miqësoheni e afroni të tillë keqbërës?! Edhe kjo është nxitje për të urryer të tillë keqbë - rës agresorë dhe për mos u miqësuar me ta. - “Nuk do t’ju bëjnë dobi farefisi e as fëmijët tuaj. Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë ndarjen mes jush. Allahu sheh gjithçka që ju bëni.” - Afërsia e farefisi nuk kanë për t’ju sjellë asnjë dobi, nëse Allahu ju braktis. Ndihma e tyre nuk ka për t’ju ardhur kurrë, nëse kënaqeni me atë që zemëron Allahun. Nëse dikush përpiqet të kënaqë farefisin, duke miratuar ose heshtur për kufrin e tyre, duke zemëruar kështu Allahun e Madhëruar, ai ka dështuar dhe ka humbur. Atij nuk ka për t’i sjellë asnjë dobi afërsia me askënd, edhe sikur të jetë i afërti i ndonjë profeti. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Enesi, i cili tregon se një burrë i tha Profetit të Allahut: 2642. “O i Dërguari i Allahut: “Ku është babai im?” - “Në zjarr, - i tha Profeti. Por pasi ai bëri që të largohej, Profeti i Allahut shtoi: “Babai im dhe babai yt janë në zjarr.” Këtë hadith e kanë sjellë Muslimi dhe Ebu Daudi, prej Hamad Ibn Selemes.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:60–18:65 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Për sa i përket murit, ai ishte i dy të rinjve jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, …” - Pati një shkak, që Musai a.s. i tha djaloshit (shërbëtorit) të tij këto fjalë. Shkaku ishte se Musait i thanë se ishte një burrë, i cili ndodhej në vendbashkimin e dy deteve, dhe i cili kishte një dituri, të cilën nuk e kishte Musai. Atëherë, Musai dëshiroi të shkonte tek ai dhe i tha djaloshit të vet: “Nuk do të ndalem, derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” Katade dhe të tjerë kanë thënë se bëhet fjalë për Detin e Persisë, në krahun e lindjes dhe Detin e Romakëve në drejtim të perëndimit. Muhamed Ibn Keab el Kuradhi ka thënë se ky vend është në Tanxhe (në veri të Marokut), me dalje në Detin e Bardhë (Oqeani Paqësor). - “... edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.” - Edhe sikur të më duhet të udhëtoj për një kohë shumë të gjatë e në distanca të largëta. - “Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det.” - Ai u urdhërua që të merrte me vete për ushqim peshk të kripur dhe u njoftua se, pikërisht në vendin ku do të humbte peshkun, atje është vendi i takimit me atë burrë të ditur. Kështu, ai vazhdoi udhëtimin së bashku me djaloshin e vet, Jushea Ibn Nun, derisa mbërriti në vendin ku bashkoheshin dy detet. Kur mbërritën tek një shkëmb, ata fjetën gjumë. Ndërkohë, peshku që ishte në kosh lëvizi, doli prej koshit dhe ra në det. - “Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” - Kur e kaluan vendin, në të cilin harruan peshkun, dhe pasi kishin udhëtuar gjatë , Musai i tha djaloshit të vet: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” Domethënë, udhëtimi i gjatë pasi kaluan vendin ku duhet të takonin atë burrë. - “Ai (djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.” - Kjo ishte një shenjë. - “Atëherë, - tha Musai, - ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” - Ky është ai, për të cilin u nisëm të kërkojmë. - “E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. ” - U kthyen po nga e njëjta rrugë që kishin ndjekur, në gjurmët e tyre. - “Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” - Ky ishte Hidri (a.s.), sikurse tregojnë për këtë hadithet e sakta nga Profeti i Allahut. Buhariu sjell hadithin nga Seid Ibn Xhubeiri r.a., i cili tregon: “I thashë Ibn Abbasit se Naufa Bikaliu pohon se Musai, bashkudhëtari i Hidrit, nuk ka qenë Musai i izraelitëve.” Ibn Abbasi tha: “Armiku i Allahut (Naufi) ka gënjyer. Ubej Ibn Kabi më ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të rrëfejë: 1743. “Kur Musai po mbante një ligjëratë para bijve të Iraelit, ata e pyetën: “Cili është njeriu më i ditur ndër gjithë njerëzit?” Musai u përgjigj: “Unë!” Allahu e qortoi atë, sepse ai nuk ia atribuoi dijen vetëm Atij. Kështu, Allahu i shpalli atij: “Te bashkimi i dy deteve është një rob i Yni, që është më i ditur sesa ti.” Musa pyeti: “O Zoti im! Si mund ta takoj atë?” Allahu i tha: “Merr një peshk dhe fute në çantë dhe ec!” Kështu, Musai u nis për rrugë bashkë me shërbyesin e tij, Jusha Ibn Nun, derisa arritën te një shkëmb, ku të dy mbështetën kryet dhe fjetën. Peshku lëvizi fort në çantë dhe doli prej saj, duke rënë në det. Atje, ai mori rrugën e vet drejt, si në tunel. Allahu e ndaloi rrymën e ujit në dy anët e rrugës që krijoi peshku, prandaj ishte si tunel. Kur u zgjua Musai, shoqëruesi i tij harroi t'i tregonte atij për peshkun. Kështu, ata vazhduan rrugën gjatë pjesës tjetër të ditës dhe gjatë natës. Mëngjesin tjetër, Musai i tha shërbëtorit të tij: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!” Musai nuk u lodh aspak, derisa kaloi vendin, të cilin Allahu e kishte urdhëruar ta kërkonte. Pastaj shërbëtori i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun! Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e u fut vetë në det!” Aty ishte një tunel për peshkun, dhe kjo qe një çudi e madhe për Musain dhe shërbëtorin e tij! Atëherë, Musai tha: “Ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur. Ata u kthyen duke ecur pas gjurmëve të tyre, derisa arritën te shkëmbi. Pikërisht atje gjetën një burrë të veshur me xhybe. Musai e përshëndeti atë me Sel am (Es-selâmu al ejkum - Paqja qoftë mbi ju). Hidri i tha me habi: “A përdoret në vendin tënd një përshëndetje e tillë?!” Musai i tha: “Unë jam Musai.” Ai i tha: “Vallë, ti je Musai i bijve të Izraelit?” Musai i tha: “Po.” Dhe shtoi: “Kam ardhur tek ti, që të më mësosh diçka nga dituria, që të është dhënë.” Hidri i tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.” O Musa! Unë kam diçka nga dija e Allahut, të cilën Ai ma ka dhuruar mua, por ti nuk e di. Edhe ti ke diçka nga dija e Allahut, të cilën Ai ta ka dhuruar ty, por unë nuk e di atë!” Musai i tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” Hidri i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!” Pas kësaj, ata të dy ecën përgjatë bregut të detit, derisa aty kaloi një barkë, dhe ata i kërkuan njerëzve të asaj barke që t'i lejonin të hipnin në të. Drejtuesit e barkës e njohën Hidrin dhe i lanë të hipin pa pagesë. Kur ata hipën në barkë, papritur Musai pa se Hidri kishte hequr një dërrasë të barkës me sqepar! Musai i tha atij: “Këta njerëz na hipën pa pagesë, kurse ti e ke çarë barkën e tyre, që t'i mbytësh njerëzit e saj! Me të vërtetë, bëre një punë shumë të keqe!” Hidri i tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” Musai i tha: “ Mos më qorto për faktin që harrova dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!” I Dërguari i Allahut vazhdoi: “Shfajësimi i parë që dha Musai, ishte se harroi. Pastaj aty erdhi një harabel, i cili u ul në anë të barkës dhe e zhyti një herë sqepin në det. Hidri i tha Musait: “Dija ime dhe dija jote, e krahasuar me dijen e Allahut është si ajo që ka marrë ky trumcak nga deti!” Pastaj ata të dy zbritën nga barka dhe, ndërsa po ecnin përgjatë bregut të detit, Hidri pa një djalë duke lozur me djem të tjerë. Hidri e kapi atë djalë për koke dhe ia tërhoqi me duart e tij, dhe kështu e vrau atë! Musai tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar!” Ai i tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?” (Përcjellësi i hadithit ka thënë: “Faji i dytë i Musait ishte më i madh se i pari”). Musai tha: “Nëse pas kësaj, të pyes për ndonjë gjë tjetër, atëherë mos më lejo të të shoqëroj! Tashmë ke arsyetim ndaj meje (të mos më lejosh të të shoqëroj) .” Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej. Hidri e rindërtoi atë me duart e veta. Musai i tha: “Ne erdhëm te këta njerëz, por ata as nuk na dhanë për të ngrënë, as nuk na pritën si miq. Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë. Hidri i tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh. Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave, për të cilat nuk munde të kesh durim: Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije (të rregullt). Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim. Kështu, deshëm që Zoti t’u jepte një tjetër fëmijë më të mirë, më të respektueshëm dhe më të dashur. Për sa i përket murit, ai ishte i dy të rinjve jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrinin pjekurinë dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshira e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk bëra asgjë sipas dëshirës sime (por sipas udhëzimit të Zotit) . Ky, është sqarimi për ato gjëra, për të cilat nuk munde të kesh durim.” I Dërguari i Allahut tha: “Allahu e mëshiroftë Musain, që nëse do kishte pasur më tepër durim, Allahu mund të na kishte treguar më tepër për ndodhitë e tyre.”.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:30–2:34 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.” – Ky moment shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (a.s), …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.” – Ky moment shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (a.s), babait të njerëzimit. Kur Allahu i Madhëruar deshi të krijonte Ademin, Ai njoftoi melekët për këtë krijim që do të bënte, duke u thënë se këtë krijesë do ta vendoste si halife pra një krijesë që do të popullojë tokën e do të zëvendësojnë njëri tjetrin brez pa brezi në të (pasi më parë ishte e populluar nga xhindet). Atëherë, melekët thanë: - “A do të vendosësh atje dikë që shkatërron dhe derdh gjak (të pafajshëm)” – Domethënë: A do të vendosësh atje dikë që sjell shkatërrim, duke bërë poshtërsi dhe duke mos t’u bindur Ty? Përmendja e gjakderdhjes, që në vetvete është një krim, tregon për vëmendjen e veçantë që i kushtohet asaj. Pra, edhe pse gjakderdhja është pjesë e poshtërsive, të cilat përmenden në përgjithësi si arsye e habisë së melekëve, ajo përmendet edhe veçmas, për të treguar sa i madh është krimi që quhet vrasje ose gjakderdhje. Ky ishte mendimi që kishin melekët rreth këtij banori të tokës. Ata mendonin se ai do ta mbushte tokën me shkatërrime dhe poshtërsi, dhe për këtë arsye, në shenjë madhërimi për Allahun, i bënë Atij këtë pyetje, duke i shprehur gjithashtu se ata e adhuronin dhe e madhëronin Atë pa u përlyer me asnjë lloj poshtërsie e padrejtësie. Ata thanë: - “…kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë Tënde, e (vetëm Ty) të shenjtërojmë?!" - Shprehja: “e (vetëm Ty) të shenjtërojmë” ( Nuķad-disu leke ), nëse e analizojmë me hollësi, mund të ketë dy kuptime: 1. Kuptimi i “Nuķad-disu leke”, ka mundësi të ketë lidhje me kuptimin e shprehjes: “nukad-disuke”, pra: “Të shenjtërojmë Ty”; duke e marrë fjalën ‘le’ si të vendosur për të shprehur posaçërimin e shenjtërimit vetëm për Allahun e Madhëruar. Me këtë shpjegim, kuptimi i shprehjes “ Nuķad-disu leke” është: “ dhe ne të shenjtërojmë vetëm Ty”. 2. Kuptimi i “ Nukad-disu leke ” mund të lidhet edhe me shprehjen: “ Nukad-disu leke enfusena”, domethënë: “ I pastrojmë dhe i lartësojmë vetet tona për Ty. I lartësojmë dhe i pastrojmë vetet tona për të kushtuar Ty adhurimin tonë”. “Nuķad-disu” do të thotë “i shenjtërojmë”, dhe shenjtërimi nuk është gjë tjetër veçse pastrim nga çdo e metë. Në këtë mënyrë, kuptimi i shprehjes “nuķad-disu leke” është: “Ne i pastrojmë shpirtrat, vetet tona nga çdo mëkat dhe cilësi e keqe, duke u pajisur me çdo cilësi të mirë dhe virtyt të lartë, si: dashuria për Allahun apo frikë respekti dhe madhërimi për Të. Pra, për admirimin dhe adhurimin tonë ndaj Teje (o Allah), ne i pastrojmë vetet tona nga çdo cilësi e keqe.” Allahu i Lartësuar u thotë melekëve: - “Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini” – Pra, i Madhëruari tregoi se Ai dinte rreth atij banori që do të vendoste në tokë, atë që melekët nuk e dinin. Fjala e melekëve vinte si pasojë e mendimit dhe e gjykimit të tyre, të mbajtur fshehur në shpirtrat e tyre, por Allahu i Madhëruar e di atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Allahu i Lartësuar i dinte shumë mirë mirësitë që do të sillte vendosja e këtij banori në tokë. Mirësitë që do të vinin në jetë me këtë krijesë, do të ishin shumë herë më të mëdha se të këqijat që do të shfaqeshin prej llojit të tij. Do të mjaftonte si arsye për vendosjen e tij në tokë fakti që Allahu i Madhëruar deshi që nga mesi i llojit të këtij banori të Tokës (njeriut), të dalloheshin mbi të tjerët: profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe vepërmirët, nëpërmjet të cilëve Allahu i Lartësuar do t`u shfaqte krijesave shenjat dhe argumentet e madhështisë së Tij. Nëpërmjet njeriut, do të dilnin në pah shumë aspekte të adhurimit të Krijuesit, siç është, për shembull, lufta e përpjekja në rrugë të Allahut, të cilat kurrë nuk do të shfaqeshin nëse nuk do të v inte në ekzistencë kjo krijesë. Kjo tokë është dëshmitare e ndjenjave dhe e aftësive të jashtëzakonshme që gjenden brenda kësaj krijese. Në këtë botë do të shfaqen prirjet e mira e të këqija, të fshehura brenda njeriut. Qeniet njerëzore sprovohen në prirjet dhe në ndjenjat e tyre, për t`u spikatur dhe për t`u dalluar armiqtë e Zotit nga të dashurit e Tij, për të dalë hapur ata që i përkasin palës së Allahut dhe ata që janë kundra Allahut, pasi nuk u binden urdhrave të Tij. Pikërisht kjo krijesë (njeriu) është shkaku që e keqja, që kishte zënë vend brenda shpirtit të Iblisit, të shfaqej me të gjitha përmasat e saj, bashkë me të gjitha cilësitë e tij. Do të mjaftonte veç një pjesë e këtyre urtësive, për të argumentuar dhe për të justifikuar krijimin dhe vendosjen e këtij banori në tokë. Duke qenë se fjala e melekëve përmbante në vetvete një lloj pretendimi nga ana e tyre, se ata ishin më të mirë, më të vyer dhe më të zgjedhur, kundrejt kë saj krijese, Allahu i Madhëruar i sqaron ata përse ishte zgjedhur njeriu mëkëmbës në tokë, duke u treguar mirësitë dhe vlerat e tij. Kështu, ata do të mësonin për vlerat e njeriut, nga njëra anë, si dhe për vërtetësinë dhe dijen absolute të Krijuesit të Tij, nga ana tjetër. Thotë i Madhëruari: - “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave” – Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese. - “…e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre (sendeve të emërtuar) , nëse jeni të saktë.” – Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)! -“ Pa të meta je, o Zoti ynë!” - Kuptimi është: Ti je larg çdo të mete e mangësie, që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin Tënd. - “Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.” – Kuptimi: Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim tjetër, por veçse në drejtime dhe aspekte që Ti na i ke mësuar, si mirësi dhe dhuratë prej Teje. - “Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti. ” - Kuptimi: Ti je i Gjithëdituri, i Cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij. Dijes së Tij nuk mund t ’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë, që nuk mund t’i fshihet as ndonjë gjë më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo. - “…dhe i Urti” - Kuptimi: Ti je i Urti, që ka urtësinë absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse: krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse urdhëron për diçka, këto urdhra shfaqin urtësinë e Tij. Urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu pra, melekët e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar, në momentin kur u ndien të paaftë në njohjen e gjërave më të vogla dhe më të imta, për të cilat u pyetën. Ata, gjithashtu, shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave ishte edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Ademit (a.s) dhe i thotë: - “O Adem, tregoju atyre (melekve) emrat e tyre (të emërtuarve)” - Kuptimi: Tregoju melekëve rreth emrave të të emërtuarve, rreth të cilëve Allahu i Lartësuar i pyeti melekët, dhe ata nuk u përgjigjën. - “E kur (Ademi) ua tregoi atyre (melekëve) emrat e tyre (sendeve), Zoti tha: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe se e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni?” – Pra, kur Ademi (a.s.) i njoftoi melekët rreth emrave të gjithçkaje, atyre iu bë e qartë grada, vlera dhe niveli i Ademit, kundrejt tyre. Ata e kuptuan urtësinë e Krijuesit dhe dijen e Tij absolute për vendosjen e këtij mëkëmbësi në tokë, dhe kështu që iu dorëzuan urtësisë së Allahut të Lartësuar. Ai di gjithçka që fshihet në qiej dhe në tokë, edhe atë që ne nuk mund ta shohim. Dhe nëse Ai e njeh të fshehtën, atëherë gjërat e hapura dhe të shfaqura domosdo që i njeh. - “Kur u thamë melekëve: “Bini në sexhde para Ademit, ata (melekët) menjëherë u përulën, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shprehu mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve.” - Të gjithë melekët nxituan për të zbatuar urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, shfaqi mëndjemadhësi dhe u bë prej mohuesve. Pra, vetëm Iblisi u ndalua dhe shprehu refuzim të fortë për të rënë në sexhde. Ai u tregua kryelartë, rebel dhe mendjemadh kundrejt urdhrit të Allahut dhe kundrejt vlerave dhe nivelit të Ademit (a.s.). Iblisi tha, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?!” Ky refuzim i fortë dhe kjo mendjemadhësi e mosbindje ndaj urdhrit, ishte rezultat i kufr-it, me të cilin Iblisi ishte i gatuar në vetvete. Pikërisht në ato momente u shfaq haptazi armiqësia që ai fshihte kundrejt Allahut të Lartësuar dhe Ademit (a.s.). Ky ishte haptazi mosbesimi dhe rebelimi i tij ndaj Allahut të Lartësuar. Në këto ajete ka shumë mësime dhe dobi, si: 1. Pohimi për Allahun e Lartësuar i cilësisë së Tij të të folurit. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i cilësuar me këtë atribut. Ai thotë çfarë të dëshirojë dhe i flet kujt të dëshirojë. Ai është i cilësuar, gjithashtu, me dije dhe urtësi. 2. Në këto ajete gjejmë dëshmi që, nëse robi nuk arrin të konceptojë dhe të kuptojë plotësisht apo imtësisht ndonjë nga urtësitë e krijimit të Allahut të Lartësuar, apo të urdhrave që përmbajnë dispozitat e Tij, atëherë ai e ka për detyrë që të dorëzohet dhe t'i pranojë ato plotësisht, pa më të voglin ngurrim a mëdyshje. Ai duhet të pranojë plotësisht urtësinë e Allahut të Lartësuar edhe nëse, ndonjëherë, do t’ i duhet të hedhë poshtë dhe të akuzojë mënyrën e vet të të menduarit, të konceptimit të gjërave, që, sigurisht, është e kufizuar, shpeshherë edhe e mangët (në varësi të ndikimeve që e rrethojnë). 3. Në këtë ajet tregohet rëndësia e madhe që i kushton Allahu i Lartësuar melekëve dhe bamirësia e madhe që Ai ka bërë ndaj tyre, duke u mësuar atë që nuk e dinin dhe duke u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që nuk e kishin mësuar. 4. Në këtë ajet tregohet dobia dhe rëndësia e diturisë, në shumë aspekte: • Allahu i Lartësuar u prezantohet melekëve duke u treguar di turinë e Tij absolute dhe urtësinë e Tij madhështore. • Ai ua bëri të qartë melekëve se në ç’aspekt Ademi (a.s.) ishte më i mirë se ata, duke deklaruar, në këtë mënyrë, se di turia është cilësia më e mirë që mund të gjendet te dikush. • Kur u shfaq vlera dhe grada e Ademit (a.s.) në aspektin e di turisë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi melekët që të binin në sexhde, në shenjë nderimi për të cilësuarin me këtë cilësi. 5. Grada e lartë në di turi bie më shumë në sy para dikujt tjetër, kur, fillimisht, vihet në provë njëra palë. Kur përgjigjja jepet nga më i dituri, del dhe shfaqet më e fuqishme vlera e të diturit kundrejt palës tjetër. 6. Në këto ajete jepen mësime dhe dituri për gradën e dy personave të rëndësishëm: babait të njerëzimit dhe babait të xhindëve. Në to jepet grada dhe vlerësimi i lartë për Ademin (a.s), babain e njerëzimit, dhe cilësitë që Allahu i Lartësuar i dhuroi Atij. 7. Gjithashtu, jepet qartë edhe armiqësia e ashpër që Iblisi shfaqi ndaj Ademit (a.s) dhe llojit të tij, e të tjera si këto.

Mus'haf Hape →
Araf 7:175–7:177 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe ka ardhur që të na dëbojë ne nga viset tona, të na vrasë dhe të vendosë këtu, në këtë vend, bijtë e Izraelit. Ne jemi populli yt dhe mes …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona, por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve (nga udha e drejtë). - Abdurrazaku përcjell nga Abdullah Ibn Mesudi shpjegimin e këtij ajeti kuranor, se këtu flitet për një burrë nga bijtë e Izraelit, të cilin e thërrisnin Belam Ibn Baura. Edhe nga Mensuri përcillet se ka pasur të njëjtin mendim. Disa të tjerë kanë thënë se ai quhej Sajfi Ibn Rahib. Ndërsa të tjerë thonë se ai ishte një burrë nga El Belkae, i cili e dinte emrin e madh të Allahut. Sipas një mendimi tjetër, ai ishte prej banorëve të Jemenit dhe e thërrisnin Belam, të cilit Allahu i tregoi diçka prej shenjave të Tij, por ai i braktisi ato. Banorët e Thekifit kanë thënë se këtu bëhet fjalë për Umeje Ibn Ebu Salt, dhe ky mendim është transmetuar nga Ibn Amri. Me sa duket, qëllimi i tij ka qenë të tregonte se Umeje Ibn Ebu Salti i ngjasonte këtij njeriu të përmendur në ajet, sepse ai zotëronte dituri të madhe për fetë e shkuara dhe, madje, e arriti kohën e Profetit të Allahut, por nuk e pasoi atë. Kështu, megjithëse u takua me Profetin ﷺ ,ai nuk e besoi, por, përkundrazi, u bë aleat me idhujtarët dhe bashkëpunoi kundra tij. Madje, është shënuar se ai shkroi një poezi, ku shprehte keqardhjen dhe dëshpërimin për të vrarët e idhujtarëve në Bedër. Kështu, ai ishte prej atyre që e shprehën besimin me gjuhën, por jo me zemrën e tyre. Janë ruajtur poezi fetare, urtësi dhe fjalë të mençura të tij, por sërish nuk iu hap kraharori për Islamin. Sidoqoftë, mendimi më i saktë dhe më i përhapur është se ai person për të cilin flet ky ajet është një burrë prej popujve të shkuar, në kohën e bijve të Izraelit, sikurse thotë Ibn Mesudi e të tjerë. Kështu, ai është Belam Ibn Baura, një nga pasardhësit e Belut Ibn Haran Ibn Azerit. Ibn Asakiri ka thënë që, ky është ai i cili njihte emrin e madh të Allahut, por u zhvesh nga besimi dhe braktisi fenë e tij, prandaj është përmendur edhe në Kur 'an. Disa kanë thënë se atij i ishte dhënë profetësia në fillim, dhe e braktisi atë më pas, por kjo është e pamundur. 71 Muhamed Ibn Is’hak Ibn Jesari përcjell nga Salim Ebu el Nad ri, se ai i ka treguar që: kur Musai (a.s) zbriti në tokën e bijve të Kenanit në viset e Shamit, populli i Belamit shkuan tek ky i fundit dhe i thanë: “Ky është Musai, i biri i Imranit nga bijtë e Izraelit dhe ka ardhur që të na dëbojë ne nga viset tona, të na vrasë dhe të vendosë këtu, në këtë vend, bijtë e Izraelit. Ne jemi populli yt dhe mes nesh nuk ka ndonjë që t’i zbresë shpallje, kurse ti (o Belam) je një njeri që të pranohet lutja. Dil, pra, dhe lute Allahun kundër tyre!” Ai u tha: “Të mjerët ju! Ai është Profet i Allahut dhe së bashku me të janë melekët e Zotit dhe besimtarët! E si të shkoj dhe të lutem kundër tyre, ndërkohë që unë di rreth Zotit atë që di?!” Por ata vazhduan t’i flisnin dhe ta bindnin, derisa ai pranoi. Atëherë, ai u nis dhe shkoi tek mali, pranë të cilit ishte vendosur ushtria e bijve të Izraelit, dhe pikërisht në malin Hasban. Kur arriti në majën e malit, kishte përpara ushtrinë e Musait dhe bijve të Izraelit. Atëherë filloi të lutej kundra tyre. Por, kur ai lutej për keq, Allahu bënte që këtë lutje ta bënte kundër popullit të tij dhe sa herë donte të lutej për mirë për popullin e vet, gjuha e tij gabonte dhe përmendte bijtë e Izraelit. Atëherë, populli i tij tha: “O Belam, a e di se ç’po bën? Po lutesh në favor të tyre dhe kundër nesh!” Ai tha: “Kjo po më ndodh në mënyrë të pavullnetshme! Është Allahu që më detyron ta bëj!” Më pas tha: “Tashmë iku prej meje edhe dynjaja, edhe ahireti dhe nuk më ka mbetur asgjë në dorë, veçse t’ju tregoj kurthe dhe intriga kundër tyre, dhe kështu do të bëj! Zbukurojini femrat, jepuni atyre mallra për të shitur dhe dërgojini ato në mes të ushtrisë, për t’i shitur. Urdhërojini ato që, nëse dikush nga burrat i dëshiron ato, të mos e refuzojnë. Dijeni se, sikur edhe një burrë i vetëm të bëjë zina ndër ta, kjo është e mjaftueshme për të fituar kundër tyre!” Dhe ashtu vepruan. Kur gratë hynë në mes të ushtrisë dhe çadrave, një grua kananase kaloi pranë një burri të rëndësishëm për izraelitët. Kur ai e pa atë, i pëlqeu shumë, e mori për dore dhe shkoi tek Musai, të cilit i tha: “Unë mendoj se ti do më thuash tani se kjo është haram për ty dhe nuk lejohet t’i afrohesh asaj...” Musai i tha: “Po, ajo është haram për ty.” Atëherë ai tha: “Epo, për Zotin, nuk të bindem!” Pastaj hyri me atë grua në çadrën e tij dhe bëri zina. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi murtajën mes bijve të Izraelit. Fenhas Ibn El Mizar Ibn Haruni, ai që zbatonte urdhrin e Musait ndër bijtë e Izraelit, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë kësaj kohe, mbërriti në kamp, ndërkohë që murtaja ishte përhapur ndër ta. Ai mori një shtizë, e cila ishte e gjitha hekur, hyri në çadrën ku ata të dy ishin shtrirë, ua nguli atë të dyve dhe i tërhoqi zvarrë jashtë. Atje, pasi i ngriti lart në drejtim të qiellit, u lut: “Kështu, o Zot, bëjmë ne me ata që guxojnë të mos të të binden!” Dhe murtaja u largua. Numri i të vdekurve arriti në 70 mijë. Pikërisht për Belam Ibn Bauran zbriti ajeti: “Tregoju atyre ngjarjen e atij personi, të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) shenjat Tona, por ai i braktisi ato.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Po të kishim dashur, Ne do ta kishim Lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona, por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. - I përngjan qenit, për sa i përket humbje s së tij dhe vazhdimësisë në të. Qeni di vetëm të nxjerrë gjuhën jashtë, si në rastin kur e dëbon, ashtu edhe kur nuk e përzë. Kështu, Belamit nuk i bëri punë as ftesa për të besuar dhe për t’u kthyer në rrugën e drejtë dhe as braktisja. Ai nuk përfitonte nga këshilla dhe as nga ftesa për të besuar. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6, 7]. - Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë! - Domethënë, me shpresë që bijtë e Izraelit dhe e gjithë bota të përkujtojnë e të mendohen për përfundimin e Belamit dhe se si Allahu i Lartësuar e ndëshkoi atë, duke e zhytur në humbje dhe duke e larguar nga mëshira e Tij. Le të kuptojnë se kjo ndodhi për një shkak: mirësinë e Allahut dhe diturinë rreth emrit të madh të Tij, - që, nëse i lutesh me të, Ai e pranon lutjen dhe nëse i kërkon me të, Ai të jep, - ai e përdori jo në rrugë të hajrit dhe as në bindje ndaj Allahut. Përkundrazi, ai u lut kundër palës së të Gjithëmëshirshmit dhe ushtrisë së besimtarëve, kundër pasuesve të robit dhe profetit të Tij, Musait, në ato kohë të largëta. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “... që ata të mendojnë.” Pra, që kjo të shërbejë si mësim për idhujtarët kurejshë. Atyre u erdhi lajmi për Belamin në Kur 'an, prandaj duhet të bënin kujdes dhe të nxirrnin mësim nga ajo që i ndodhi atij. Idhujtarët arabë dhe jehudët që jetuan mes tyre e njihnin Muhamedin ﷺ njëlloj siç njihnin fëmijët e tyre. Për këtë arsye, ata duhet të ishin të parët që duhej ta ndiqnin, ndihmonin dhe mbështesnin atë Profet. Kështu, ata të cilët refuzojnë ta besojnë atë, duke kundërshtuar dhe fshehur në këtë mënyrë të gjitha përshkrimet e tij në Teurat, Allahu i Lartësuar ka për t’i dënuar me poshtërim në këtë botë, i cili do të vazhdojë përjetësisht edhe në ahiret. - Sa i keq është si shembull populli që i mohoi Shenjat Tona dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi!” - Ky është shembulli më i keq, që mund të jepet për ata të cilët kundërshtojnë shenjat dhe shpalljet e Allahut. Ata u përngjasin qenëve, të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveçse të hanë dhe të përmbushin dëshirat e tyre. Kështu, ai i cili i largohet diturisë dhe udhëzimit dhe i përkushtohet përmbushjes së dëshirave të shfrenuara të vetes, duke i ndjekur v erbërisht ato, ai është si qeni , që është shembulli më i keq. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi!” Domethënë, Allahu i Lartësuar nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata vetë që e rrënuan vetveten, duke i kthyer shpinën udhëzimit dhe duke u dhënë tërësisht pas kësaj dynjaje, e cila është vend sprovash dhe fatkeqësish. Ata e shkatërruan veten duke pasuar dëshirat e tyre pa fre.

Mus'haf Hape →
Inshikak 84:16–84:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandër - prerë.” [Hud 108]. Pa dyshim, Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem në kuqëlimin e muzgut ...” - Është transmetuar nga Aliu dhe Ibn Abasi dhe sahabë e tabiinë të tjerë, që kanë thënë se: esh-shefeku është e kuqërremta, që shfa - qet në horizont gjatë perëndimit të diellit. Ndërsa Abdur -Razaku sjell me sened nga Ebu Hurejra, se: ‘shefeku’ është e bardha që shfaqet në horizont (më vonë, pasi fshihet e kuqërremta), në kohën e perëndimit. Në të vërtetë, ‘ shefeku’ është e kuqërremta që shfaqet në horizont, ose para lindjes së diellit, siç ka thënë Muxhahidi, ose nga perëndimi i diellit deri në kohën kur hyn jacia, sikurse dihet nga dijetarët e gjuhës arabe. Halil Ibn Ahmedi ka thënë se: ‘shefek’ është e kuqërremta që shfaqet me perëndimin e diellit, deri në kohën e jacisë. Kur largohet kjo ngjyrë nga horizonti, thuhet: “U fsheh e kuqërremta.” El Xheu - heriu ka thënë: “’Shefeku është pjesa e mbetur e dritës së diellit dhe kuqëlimi që shfaqet në fillim të natës, i cili vazhdon deri afër kohës së namazit të darkës (jacisë).” Në Sahihun e Muslimit është hadithi nga Abdullah Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2836. “Koha e namazit të akshamit vazhdon për aq sa nuk është larguar ‘ shefeku’.” Pra, shefeku është ngjyra e kuqërremtë e horizontit; nëse ajo largohet, atëherë ka mbaruar koha e akshamit dhe ka hyrë koha e jacisë. - “... në natën e në çfarë tubon ajo ...” - Uesek, domethënë, grumbullon, mbledh, bashkon. Pra, Allahu i Madhëruar betohet në natën, e cila e bën që çdo gjë të kthehet në folenë e vet. - “... edhe në hënën kur ajo bëhet e plotë ...” - Pra, kur hëna shfaqet e plotë në qiell. Kështu, Allahu i Lartësuar përmend hënën e shndritshme përballë territ të natës, e cila, me errësirën e saj, bën që çdo gjë të kthehet në vendstrehimin e vet. - “... se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.” - Buhariu sjell shpjegimin e këtij ajeti nga Ibn Abasi: 2837. “Domethënë, do të kaloni gjendje pas gjendjeje, vështirësi pas vështirësie. Kështu ka thënë Profeti juaj nbI ,tuirahuB ët tinoisrev sapis ,arP ”.ﷺ Abasi e sjell këtë si një shpjegim të vetë Profetit ﷺ . Këtë shpjegim e mbështet edhe këndimi: “Le terkebunne”, pra, me zanoren -u-. Pra, ju, o njerëz, do të kaloni gjendje pas gjendje.” Ky është mendimi më i shfa - qur dhe i dukshëm në ajet - dhe Allahu e di më mirë, - sikurse ka thënë Enesi: “Çdo vit që vjen është më i keq se ai që shkon. Kështu e kam dëgjuar nga Profeti juaj.” 215 Ndërsa Ibn Xheriri, pasi sjell shpjegimet e lexuesve të Kuranit dhe mufesirëve, në lidhje me këtë ajet, thotë: “Më i saktë është shpjegimi i atyre që e lexojnë: Le terke - benne (do të kalosh), pra, me zanoren e, sikurse vjen këndimi i Umerit, Ibn Mesudit dhe shumicës së kënduesve të Mekës dhe Kufës. Pra, këtu është për qëllim Profeti ﷺ . Kësisoj, kuptimi i ajetit është: “... ti (O Muhamed), me siguri, do të kalosh cak pas caku, pra, gjendje pas gjendjeje, ngjarje pas ngjarjeje, sprovë pas sprove në këtë jetë.” Ndërsa për transmetimin e Buhariut kanë dhënë tjetër shpjegim. Po ta vëresh me kujdes në hadithin e Buhariut prej Ibn Abasit (që u soll më sipër), në fund të tij thuhet: “Kâle hâdhâ Nebij -jukum” Kjo fjali mund të lexohet në dy mënyra. Mënyra e parë është: “ Kâle (e tha) hâdhâ (këtë) Nebijjukum (Profeti juaj).” Pra, përemri ‘hâdhâ’ (këtë) vjen në rasën kallëzore. Kështu, Ibn Abasi, - sikurse u përmend më sipër, - e sjell këtë si shpjegim të dhënë nga Profeti ﷺ .Por mund të lexohet edhe kështu: “Kâle (tha): hâdhâ (ky është) Nebijjukum (Profeti juaj). Pra, përemri hâdhâ (ky) vjen në rasën emërore. Kështu, Buhariu, pasi sjell shpjegimin e Ibn Abasit: “Pra, do të kaloni gjendje pas gjendjeje.”, vijon të sjellë prapë një fjalë të Ibn Abasit, që thotë: “Ky është Profeti juaj.” Kësisoj, është Ibn Abasi, i cili, pasi shpjegoi ajetin “... do të kalosh gjendje pas gjendjeje.”, thotë: “Ky është Profeti juaj”, domethënë, bëhet fjalë për gjendjet e vështirësitë, që do të kalojë Profeti juaj. Kurse Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin e Shabijut, që thotë: “... do të kalosh cak pas caku.” Pra, do të kalosh qiell pas qielli, o Muhamed.” Një shpjegim i tillë, - thotë Shabiju, - është përcjellë edhe nga Ibn Mesudi, Mesruku dhe Ebu Alij e. Me këtë shpjegim, ata kanë për qëllim udhëtimin e Profetit në qiejt e lartë, natën e Israsë dhe Mirazhit. Ndërsa nga Suddiju vjen shpjegimi: “... se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.” Pra, edhe ju do të veproni njëlloj si popujt para jush e do të kaloni cak pas caku e nivel pas niveli. Me sa duket, Suddiju e bazon këtë shpjegim në hadithin e saktë të sjellë nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Ju do të ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre e kut pas kuti. Nëse ata do të hynin në vrimën e hardhucës, edhe ju do të hynit në të.” E pyetëm: “E kush janë ata, o i Dërguari i Allahut, jehudët dhe krishterët?” - “E kush tjetër?! - tha Profeti. Edhe ky është një shpjegim i mund - shëm. Eameshi sjell këtë shpjegim nga Abdullahi (Ibn Mesudi): “Fillimisht, ju do të shihni qiellin të çahet, pastaj të skuqet, pastaj të marrë ngjyra të ndryshme.” Sipas këtij shpjegimi, bëhet fjalë për gjendjet që do të përjetojë njeriu në Ditën e Gykimit dhe gjendjet e ndryshme që qielli do të kalojë atë ditë të vështirë. Nga Ibn Xhubejri vjen shpjegimi: “... se ju, me siguri, do të kaloni cak pas caku.” Pra, njerëzit që në dynja ishin të rëndomtë e të përçmuar, në ahiret do të jenë të lartësuar; dhe anasjelltas: njerëz që në jetën e dynjasë kanë qenë të respektuar e të fisëm, në ahiret do të jenë të poshtëruar e të dënuar. Ndërsa nga Ikrima vjen shpjegimi: “Nga faza e gjidhënies, ju do të filloni të hani ushqim, pastaj nga fëmijëria, ju do të kaloni në fazën e pjeku - risë, pastaj në kohën e pleqërisë, e kështu fazë pas faze. N dërsa Hasen el Basri shpjegon: Gjendje pas gjendje, rehati pas vështi - rësie e vështirësi pas rehatie; pasuri pas varfërie, e varfëri pas pasurie; shëndet pas sëmundjes e sëmundje mbas shëndetit.” Sidoqoftë, edhe sipas shpjegimit se kjo fjalë i është drejtuar Muhamedit ,ﷺ ajo mbetet gjithëpërfshirëse në kuptimin e saj dhe nuk e përjashton mesazhin që u jepet të gjithë njerëzve. Kështu, të gjithë njerëzit do të ka - lojnë cak pas caku, vështirësi pas vështirë - sie, qoftë në jetën e dynjasë, qoftë në Ditën e Kijametit, me gjithë tmerret, lemeritë dhe vështirësitë e saj të pashembullta. - “Atëherë çfarë kanë ata që nuk be - sojnë? Përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen?” - Pra, çfarë i pengon ata që të besojnë Allahun, Profetin e Tij dhe Ditën e Fundit, ditën e llogarisë dhe shpërblimit me drejtësi përpara Zotit. Ç’është me ta që, kur u lexohen ajetet e Allahut, fjala e Tij, pra, pikërisht ky Kuran madhështor, ata nuk bien në sexhde për ta madhëruar, për ta nderuar dhe respektuar fjalën e Tij? - “Në të vërtetë, mohuesit refuzojnë?!” - Pra, tashmë është bërë zakon dhe natyrë e tyre refuzimi i shpalljeve të Zotit, inati, kokëfortësia, kryeneçësia dhe këmbëngulja në kundërshtimin e të vërtetës. - “Por Allahu e di më së miri atë që ata e mbajnë fshehur.” - Ai është i Gjithëditur, në lidhje me atë që ata fshehin në kraharor. - “Lajmëroji ata për një dënim të dhembshëm ...” - Pra, njoftoji, o Muhamed, se Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka përgatitur për ta ndëshkim të dhembshëm. - “... përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira ...” - Kuptimi: Ata të cilët besojnë me zemër, me besim të pastër, korrekt e të sinqertë dhe bëjnë punë të mira, duke vërtetuar besimin në zemër, këta kanë tjetër premtim: - “... të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë!” - Ata do të kenë një shpër - blim të madh në ahiret. Allahu i Madhëruar e përshkruan shpërblimin e tyre si: të pandërprerë, të pandalshëm, që kurrë nuk do të përfundojë apo pakësohet, siç ka thënë në ajetin tjetër: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandër - prerë.” [Hud 108]. Pa dyshim, Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka përgatitur mirësi të shumta për banorët e Xhenetit, që ata do t’i përjetojnë në çdo gjendje dhe në çdo çast që kalojnë në të, por hyrja në Xhenet do të bëhet me bujarinë dhe mëshirën e Allahut dhe jo me punët e tyre. Xheneti është dhu - ratë nga mëshira e Zotit për robërit e Tij, një mirësi e përhershme, që gjithmonë shtohet dhe zbukurohet. Lavdërimet i takojnë pafu - ndësisht dhe përgjithmonë vetëm Allahut, që është i vetëm dhe i pashoq. Edhe banorët e Xhenetit do të inspirohen që të thonë lehtë dhe natyrshëm ‘ Subhanallah’ dhe ‘ El hamdu lil-lah’, ashtu sikurse e kanë të natyrshme të marrin frymë. Lutja e tyre e fundit do të jetë: ‘ El-Hamdu lil Lahi Rabil alemin’. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Inshikak. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për mirësinë që na dhuron. Ai jep sukses për çdo punë të mirë dhe ruan nga çdo devijim dhe punë e keqe.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:124–2:126 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i dashuri i Zotit të botëve. Ai e çoi në vend amanetin e ngarkuar prej Zotit të tij. Ai i plotësoi me përpikmëri të gjitha dispozitat e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Dhe kujtoni kur Allahu e sprovoi Ibrahimin me disa urdhërime, dhe ai i përmbushi ato, …” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na flet rreth Profetit dhe të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s.), për gradën e lartë të të cilit pajtohen të gjithë njerëzit. Të gjitha grupet fetare pretendojnë se janë pasues të tij: çifutët, të krishterët, madje edhe politeistët. Allahu i Lartësuar e sprovoi atë me disa fjalë, pra, me disa dispozita. Ai e sprovoi duke e ngarkuar me disa urdhra dhe duke e ndaluar me disa ndalesa. Në këtë mënyrë i ka sprovuar njerëzit Allahu i Lartësuar gjithmonë, për t'u dalluar i sinqerti dhe gënjeshtari. Përballë sprovave, gënjeshtari poshtërohet sepse ai thyhet para tyre dhe nuk tregon durimin e kërkuar prej Allahut. Nga ana tjetër, i sinqerti lartësohet dhe nderohet, sepse qëndron i palëkundur dhe i duruar. Veprat e tij të mira tregojnë sinqeritetin që fshihet në zemrën e tij. Ndër të përzgjedhurit më të mirë është Ibrahimi (a.s.), i dashuri i Zotit të botëve. Ai e çoi në vend amanetin e ngarkuar prej Zotit të tij. Ai i plotësoi me përpikmëri të gjitha dispozitat e ngarkuara. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e shpërbleu përkushtimin e lartë që ai kishte, saqë edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndihet ky shpërblim. I Madhëruari thotë: - “Ai (Allahu) tha: “Unë po të bëj ty imam të njerëzimit.”” - Allahu i Lartësuar e bëri Ibrahimin (a.s.) udhëheqës të njerëzimit. Kështu, fjalët që Allahu i Lartësuar i thotë atij kanë këtë kuptim: “Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimin dhe rrugën tënde. Të gjithë duhet të ecin pas teje, pas gjurmëve të tua, për të arritur lumturinë e përjetshme. Kjo do të jetë fama dhe lavdia jote ndër breza. Të gjithë do të të duan dhe do të të respektojnë. Ky do të jetë shpërblimi yt në përjetësi.” Betohem në Allah se kjo është grada më e lartë, për arritjen e së cilës punojnë garuesit dhe ata që përpiqen. Ajo qe shkalla më e lartë, të cilën e arritën profetët më të shquar dhe pasuesit e denjë të rrugës së Allahut. Atë shkallë e kanë synuar të gjithë ata që ftuan njerëzimin në rrugën e lumturisë. Ibrahimi (a.s.), pasi u gëzua me këtë gradë që ia dhuroi atij Zoti i gjithësisë, e dëshiroi atë edhe për pasardhësit e tij: - “Ai tha: “Edhe prej pasardhësve të mi (bëj të tillë) !”” - Pra, e kërkoi një gradë të tillë edhe për pasardhësit e tij, që të lumturoheshin më tepër edhe ai, edhe ata. Ky është një tregues tjetër i madhështisë së këtij Profeti, i cili kërkonte të mirën për njerëzimin, duke e dëshiruar me ngulm udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë. Ai dëshironte që të shtoheshin të mirët dhe të udhëzuarit. I lavdëruar qoftë Allahu i Lartësuar, për këta njerëz që ka krijuar dhe për këta gjigandë që ka sjellë në jetë! Më pas, Allahu i Ditur dhe i Mëshirshëm i përgjigjet, duke thënë: - “Tha (Allahu): “Premtimin Tim nuk mund ta gëzojnë të padrejtët. ”” – Kuptimi: Statusin e udhëheqësit të botës dhe të udhëzuesit të saj në rrugën e drejtë nuk do ta meritojnë ata q ë janë të padrejtë, zullumqarë. Çdokush që e dëmton vetveten duke kryer padrejtësi, nuk ka për ta aritur kurrë atë gradë të lartë, sepse janë dy gjëra krejt të kundërta. Ajo mund të arrihet veçse me dy cilësi: me durim dhe me siguri. Durimi duhet për zbatimin e ligjeve hyjnore, ndërsa siguria, e cila ndërtohet mbi diturinë e vërtetë dhe të saktë, sjell qetësinë dhe shpresën e fortë në premtimin e Allahut. Kësisoj, kjo gradë kërkon besim të lartë, vepra të mira, cilësi të bukura të moralit, drejtësi, dashuri totale vetëm për të Madhëruarin, frikë nda j Tij dhe rendje pas çdo gjëje që e kënaq Atë. E si mund t'i afrohet kësaj grade, i padrejti ndaj vetvetes dhe ndaj gjithçkaje që e rrethon?! I padrejti as që mund ta mendojë këtë lloj nderimi. Nëse e shohim ajetin anasjelltas, kuptojmë se kush nuk është i padrejtë do ta arrijë këtë gradë. Me fjalë të tjera, pasojat kanë nevojë për shkaqet, dhe kjo gradë nuk mund të arrihet pa realizuar shkaqet që e sjellin atë. Pastaj Allahu i Lartësuar na sjell një shembull, që shpjegon përse Ibrahimi (a.s.) ishte prijësi i njerëzimit. Është pikërisht Shtëpia e Lashtë, Qabja, e cila u rindërtua nga Ibrahimi (a.s.). Vizita e saj përbën një nga shtyllat mbi të cilat ngrihet Islami dhe një nga mënyrat më të mira për fshirjen e gjynaheve dhe faljen e tyre nga Allahu i Lartësuar. Në të ndodhen gjurmët e të dashurit të Allahut, Ibrahimit (a.s.), dhe të pasardhësve të tij. Më tej, i Madhëruari thotë: - “Kujtoni kur Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta (duke thënë):…” – Kuptimi: Allahu e bëri Qaben vendin ku vizitorët synojnë të arrijnë mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër, mirësitë për dynjanë dhe për fenë e tyre. Ata shkojnë dhe vijnë në të, dhe gjithmonë ndiejnë dëshirën dhe mallin për t'u kthyer tek ajo. Po ashtu, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë një vend paqeje dhe prehjeje për të gjithë njerëzit që hyjnë në të. Ajo është e sigurt për të gjithë, madje edhe për kafshët e bimët. 3 Ajo ka qenë vend sigurie për të gjithë edhe në kohën para Islamit. Atëherë, për shembull, nëse dikush shihte vrasësin e babait të vet në atë vend, nuk e prekte me dorë dhe as nuk e kërcënonte, në shenjë nderimi për Shtëpinë e Lashtë. Ndërsa pas Islamit, ky nderim dhe kjo siguri u shtua edhe më shumë. Në përfundim, kjo Shtëpi është bërë vendi më i sigurt dhe më i nderuar në faqen e dheut. Allahu i Lartësuar na urdhëron që edhe ne ta adhurojmë Atë si një të vetëm duke pasuar gjurmët e Prijësit të njerëzimit, Ibrahimit (a.s.), kur thotë: - “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” – Togun: “ Meķâmi Ibrâhîme” (Vendin e Ibrahimit) mund ta kuptojmë në dy mënyra: 1. Ai mund të tregojë pikërisht vendin që kështu quhet edhe sot ( Meķâmi Ibrâhîme), i cili ndodhet përballë portës së Qabes. Në këtë mënyrë, urdhri i Allahut të Madhëruar mund të nënkuptojë faljen e dy rekatëve namaz, veprim që kryhet te ky vend i njohur, pasi ka përfunduar tavafi. Është e pëlqyeshme që këta dy rekatë të falen duke u vendosur në një pozicion të tillë, që Meķâmi Ibrâhîme të jetë mes personit që falet dhe Qabes. Të këtij mendimi janë shumica e shpjeguesve të Kur’ânit. 2. Por ka mundësi që me togun Meķâmi Ibrâhîme të jenë pasur për qëllim vendet ku Ibrahimi (a.s.) kreu adhurimet e tij gjatë haxhit, duke filluar nga tavafi, sa’ji, qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Mu zdelife, gjuajtjet e gurëve, kurbani e rite të tjera të haxhit. Në këtë rast, fjala “ muŝal-lâ”, që në mendimin e mësipërm kishte kuptimin: “vendfalje e namazit”, tani do të kishte kuptim më të gjerë. Në mënyrë të përmbledhur, sipas mendimit të parë, fjala: “muŝal-lâ” domethënë: “vend për faljen e namazit”, ndërsa sipas mendimit të dytë: “vend ku kryhen adhurimet”. Gjithsesi, Allahu i Lartësuar në këtë ajet na urdhëron që, në të gjitha veprimet dhe adhurimet që kryhen gjatë haxhit, ne duhet të marrim si shembull Ibrahimin (a.s.). Ndoshta ky kuptim është më parësor për t’u marrë në konsideratë, sepse ai e përfshin edhe kuptimin e parë. - “Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tauaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde! ”” – Kështu, Allahu i Lartësuar u shpalli atyre të dyve urdhrin që ta pastronin Shtëpinë e Allahut nga idhujtaria, mohimi dhe poshtërsitë ndaj tij, por ta pastronin edhe nga gjërat e pista. Më pas, Allahu thotë: “…për ata që bëjnë tavaf”. Edhe pse namazi është më i miri ndër tri adhurimet e përmendura, Allahu i Lartësuar ka përmendur së pari tavafin, sepse ai nuk mund të bëhet gjetkë, por veçse në Qabe. Pastaj ka përmendur itikafin, i cili, gjithashtu, mund të bëhet veçse në xhami, dhe më pas e ka përmendur namazin, i cili mund të falet edhe diku tjetër. Pra, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar dy profetët e Tij që ta pastronin Shtëpinë e Tij, me qëllim që ajo t'u shërbente të lartpërmendurve në mënyrat që i shtjelluam. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastrojeni Shtëpinë Time”, duke e përcaktuar Qaben si Shtëpinë e Tij, për të treguar kështu shumë dobi dhe urtësi. Ky përcaktim, për shembull, do të bënte që Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) të tregonin një përkujdesje maksimale për pastrimin e saj. Ata do të derdhnin të gjitha energjitë e tyre për pastrimin e shtëpisë së Allahut. Ky përcaktim është një nderim i madh i kësaj Shtëpie. Kjo nënkupton që të gjithë duhet ta nderojnë dhe respektojnë këtë Shtëpi. Është pikërisht kjo përkatësi e Qabes shkaku i tërheqjes së habitshme drejt saj. Zemrat gjithmonë anojnë për nga ajo, duke qenë gjithnjë të përmalluara të shkojnë drejt saj: - “Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt! Furnizoji banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër me fruta të shumëllojshme!”” - Kjo ishte lutja që Ibrahimi (a.s.) bëri për këtë vend. Ai u lut që Allahu i Lartësuar ta bënte atë një vend të sigurt dhe t'i furnizonte banorët e tij me lloje të shumta mirësish e frutash. Më pas, Ibrahimi (a.s.) e veçoi duanë për besimtarët, duke treguar në këtë mënyrë një edukatë të lartë ndaj Allahut të Lartësuar. Në fillim, Ibrahimi (a.s.) u lut për të gjithë pasardhësit e tij, por Allahu i Lartësuar ia kufizoi lutjen, duke përjashtuar të padrejtët. Ndërsa kur u lut për furnizimin e banorëve të Qabes, ai e kufizoi këtë lutje vetëm për besimtarët. Por dihet që furnizimi i Allahut është gjithëpërfshirës, si për qafirët, edhe për besimtarët, si për të bindurit dhe për të pabindurit. Prandaj i Madhëruari thotë: - “Ai (Allahu) tha: “Edhe atij që nuk beson, do t’ia mundësoj kënaqësinë e furnizimit Tim për një kohë të shkurtër.” - Kuptimi: Unë do t'i furnizoj të gjithë, muslimanët dhe qafirët. Por muslimanët, furnizimin Tim do ta përdorin për punë të mira, për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Dhe, në fund, ata do të kthehen për të shijuar mirësitë e Xhenetit. Ndërsa qafirët do të shijojnë mirësitë e Mia gjatë kësaj jete të shkurtër, por pastaj: - “Por, pastaj, do ta flak në dënimin e Zjarrit...”. - Do ta zhys atë me detyrim, duke e poshtëruar në një ndëshkim të madh, në zjarrin e Xhehenemit. - “Sa përfundim i shëmtuar është ai!” - Ky është përfundimi më i keq.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:10–26:68 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- (Kujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë… - Allahu i Madhëruar e ka përsëritur historinë e Musait shumë herë në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Kujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë… - Allahu i Madhëruar e ka përsëritur historinë e Musait shumë herë në Kur'an, më shumë se çdo histori tjetër, sepse në të janë sjellë urtësi të shumta e madhështore dhe mësime të vyera për njerëzit. Në të jepen shumë qartë veprimet e Zotit me keqbërësit dhe mosbesimtarët. Musai është Profeti që iu dha ai sheriat i jashtëzakonshëm dhe Teurati, që është libri më madhështor pas Kur'anit. Allahu thotë: “Kujtoji ato çaste të zgjedhura dhe atë gjendje të mrekullueshme të Musait në momentet kur Zoti i foli atij për t’i dhënë lajmin e mirë dhe profetësinë. Ai tha: “Shko tek ai popull keqbërës (i padrejtë)!” Ata janë treguar kryeneçë dhe arrogantë në tokë. Ata janë tiranë të pamëshirshëm për njerëzit dhe i pari i tyre pretendoi se ishte Zot. Shko tek populli i Faraonit dhe këshilloji: - ... tek Populli i Faraonit!" A nuk e kanë frikë Allahun? - Folu atyre me fjalë të buta dhe të zgjedhura. Thuaju: “A nuk po i frikësoheni Allahut, i cili ju krijoi dhe ju furnizoi, dhe të largoheni nga mohimi dhe mosbindja ndaj Tij?” - Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar. Do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm). - Duke u ankuar tek Zoti i vet dhe duke kërkuar ndihmën për të mbajtur këtë premtim, Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar, se do të më shtrëngohet kraharori dhe nuk do të më lëshohet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm).” Ashtu siç thuhet edhe në suren Ta Ha, ajetet 25 - 35: “Ai (Musai) tha: “Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas) , që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të dhe bëma shok në punën time, që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë! Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”.”. - Prandaj dërgoma Harunin si ndihmëtar (e profet) ! - Allahu iu përgjigj lutjes dhe kërkesës së tij, duke e bërë edhe Harunin profet. Kështu, Allahu ia bëri atë krah e mbështetje në çështjen e tij, që pranimi i besimit të ishte më i lehtë për ta. - Ata më akuzojnë mua për vrasje, prandaj kam frikë se do të më vrasin (për hakmarrje).” - Është fjala për vrasjen e një kopti. - Allahu tha: “Kurrsesi! - Jo, nuk do të mund t’ju vrasin. Ne do t’ju japim pushtet dhe argument të fortë, prandaj ata nuk kanë për t’ju kapur. Me ajetet e mrekullitë Tona, ju të dy dhe të gjithë ata që ju pasojnë do të jeni fitimtarë. Faraoni nuk mund ta vrasë Musain, me gjithë përçmimin dhe refuzimin e fortë për të dhe popullin e tij. - Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona! - Vazhdoni me provat, të cilat tregojnë për vërtetësinë tuaj dhe të shenjave që sillni nga Zoti - Ne jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka. - Unë ju ruaj dhe kujdesem për ju. - Prandaj, shkoni te Faraoni të dy dhe i thoni: 'Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve.' - Na dërgoi tek ty, që të besosh në Të dhe të besosh tek ne si profetë ë Tij. Na dërgoi që të nënshtrohesh për ta adhuruar Atë dhe të pranosh teuhidin e Tij. - Lëri bijtë e Izraelit të vijnë me ne!” - Dhe ndale persekutimin dhe dënimet e tua mbi ta. Largoji duart nga ata dhe lëri të adhurojnë Zotin e tyre dhe të plotësojnë çështjet e fesë së tyre. Kur ata shkuan tek Faraoni dhe i thanë atë që Allahu i urdhëroi për t’i thënë, ai nuk besoi dhe as u zbut, por e kundërshtoi Musain dhe tha: - Faraoni tha: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për shumë vite të jetës tënde? - A nuk të kemi bërë mirësi dhe jemi kujdesur për ty qysh në vogëli? A nuk qëndrove i nderuar ndër ne për shumë vite? - ... dhe ti bëre atë veprën që ti e di. - Është fjala për vrasjen e një kopti, kur Musait i kërkoi ndihmë një izraelit. Siç thuhet në një ajet: "Musai hyri në qytet pa u hetuar prej banorëve të tij dhe gjeti dy veta që po përlesheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij. Kur izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij, Musai e shtyu me forcë atë dhe ai vdiq. Ai (Musai) tha: “Kjo është prej veprave të shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje.”. [Kasas 15]. Pastaj Faraoni i tha: - E, pra, edhe ti je një mohues (i të mirave që të kemi bërë). - Në atë kohë, edhe ti ishe në rrugën tonë të mohimit. Faraoni, si pa e kuptuar, e pranoi se rruga e tij është rruga e mohimit. - Musai tha: “Unë e bëra atë atëherë kur isha i paditur. - Unë kam vepruar ashtu, sepse nuk kam ditur, jo sepse kam pëlqyer kufrin. Megjithatë, unë i kërkova falje Zotit tim dhe Ai më fali. - Prandaj edhe ika kur u frikësova nga ju - Kur ju m'u vutë pas për të më vrarë, unë u largova për në Medjen, ku qëndrova për disa vite, e u ktheva përsëri tek ju. - Por, Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet. - Zoti më dhuroi urtësinë e gjykimin dhe më bëri prej të dërguarve profetë. Me fjalë të tjera, ky kundërshtim i Faraonit ose ishte kundërshtim i një të padituri, ose i dikujt që hiqej si i paditur. Ai me këto fjalë mëtonte se një vrasës nuk mund të bëhej profet. Por Musai ia sqaroi se ajo ishte një vrasje aksidentale dhe jo e qëllimtë. Ai i sqaroi se nga mirësia e Allahut nuk mund të privohet askush. Atëherë, - tha Musai, - pse e mohoni mirësinë që Ai më ka dhënë mua, duke më dhuruar urtësinë dhe profetësinë? Nëse mbrohesh pas fjalës: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për disa vjet të jetës tënde?", dije se në të vërtetë nuk ke asnjë meritë në këtë. - E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove Bijtë e Izraelit?” - E çfarë të mire më tregon, kur ishe ti që i skllavërove bijtë e Izraelit? Apo e quan mirësi që nuk më skllavërove edhe mua me ta? Në të vërtetë, kur e mendon, e kupton si ti i ke bërë padrejtësi këtij populli e kombi të zgjedhur dhe të mirë dhe i ke tërhequr dhe skllavëruar në shërbimin tënd. Ndërsa mua më shpëtoi Zoti nga tirania jote, pikërisht gjatë tiranisë gjakatare ndaj popullit tim. Atëherë, çfarë mirësie po më tregon se ke bërë kundrejt meje? - Faraoni tha: “E cili është Zoti i botëve (që ju dërgoi) ?” - Ky është një mohim i hapur i Zotit, padrejtësisht dhe me arrogancë, edhe pse ishte i sigurt për vërtetësinë e asaj që i thoshte Musai. - Musai i tha: “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse doni të jeni të sigurt.” - Ai është Zoti i qiejve i tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Është Ai që krijoi botën qiellore dhe atë tokësore dhe përkujdeset për to me të gjitha mënyrat. Ai rregullon çdo çështje në të. Mes kësaj bote të krijuar nga Ai, jeni dhe ju, o njerëz. Atëherë, si e mohoni krijimin e këtyre krijesave dhe Atë që i shpiku ato? Pas këtyre fjalëve, Faraoni i drejtohet popullit dhe, duke dashur të nënçmojë dhe të fusë edhe në popull përçmimin për Musain, tha: - Faraoni u tha atyre që ishin përreth: “A nuk po e dëgjoni çfarë thotë?” - A nuk e dëgjoni çfarë thotë ky?! Atëherë Musai i thotë: - Musai tha: “Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.” - Ai është Zoti juaj dhe i etërve tuaj. U çuditët apo jo, u nënshtruat apo u treguat mendjemëdhenj, ky është realiteti! Duke refuzuar me mendjemadhësi të vërtetën dhe duke cënuar atë që solli Musai, Faraoni tha: - Faraoni tha: “Profeti që është dërguar ndër ju është, vërtet i çmendur.” - Ai po thotë diçka që bie në kundërshtim me atë që pranojmë ne. Ai na kundërshton në rrugën tonë. Sipas Faraonit, ishin ata të logjikshmit dhe të mençurit, e jo Musai. Sipas Faraonit, të diturit janë ata që pretendojnë se nuk janë të krijuar dhe se qiejt dhe Toka kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë pa qenë nevoja e një krijuesi, që t’i bëjë të ekzistojnë. Sipas tyre, edhe ata vetë janë krijuar pa qenë nevoja e një Krijuesi. Sipas mendjes së mohuesit, një krijesë që është e dobët dhe e mangët nga çdo aspekt duhet të adhurohet. Sipas tij, është çmenduri dhe e pakuptimtë që të besosh se ka një Krijues të botës qiellore dhe tokësore, që kujdeset dhe u dhuron robve mirësitë e Tij të dukshme e të fshehura. Është e palogjikshme që ky Zot t’i ftojë krijesat që ta adhurojnë. Kështu, ai vazhdoi të fliste dhe manipulonte mendjet e njerëzve dhe t’ua zbukuronte këtë mashtrim. Në fakt, edhe ata ishin një popull mendjelehtë dhe me logjikë të dobët, prandaj iu bindën. Ata i tejkaluan të gjithë kufijtë. Duke hedhur poshtë mohimin e Faraonit për Zotin e botëve, Musai tha: - Musai tha: “Ai është Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse kuptoni.” - Nëse vërtet logjikoni me drejtësi e saktësi, atëherë të gjitha këto janë shenja dhe fakte të qarta, që ju bëjmë të kuptoni të vërtetën lehtësisht. Këto ajete do t’i kuptonte edhe më e thjeshta logjikë. Atëherë, ç’është me ju që refuzoni këtë që po ju them dhe sqaroj?! Këtu ka një mesazh që u drejtohet mohuesve: Ju e akuzuat Musain se është i çmendur, por në fakt jeni ju të çmendur, në momentin që mohuat më të qartën çështje që ekziston, çështjen e Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe ç’ka mes tyre. Nëse e mohoni Atë, çfarë mbetet që të besoni? Nëse jeni të paditur rreth Tij dhe nuk mund ta kuptoni ekzistencën e Tij, atëherë çfarë mbetet që të mund ta kuptoni? Nëse nuk besoni Zotin dhe ajetet e Tij, atëherë çfarë besoni ju? Për Zotin! Edhe të çmendurit, që janë si bagëtitë, janë më të mirë dhe më të logjikshëm se ju. Edhe bishat dhe kafshët e egra janë më të udhëzuara se ju. Kështu, pasi Faraoni u bllokua nga faktet e Musait dhe nuk mund të vazhdonte të arsyetonte më mosbesimin dhe qëndrimin e Tij, duke kërcënuar Musain me forcën dhe pushtetin e tij, tha: - Faraoni tha: “Nëse ti beson zot tjetër përveç meje, do të të fus në burg.” - Allahu e poshtëroftë dhe e shëmtoftë! Me këto fjalë, ai mëtoi se mund të bindte edhe Musain që ta adhuronte atë si zot, madje të mos pranonte zot tjetër veç tij. Kështu mund të kuptohet kjo fjalë e çmendur, sepse për Faraonin dhe rrethin e tij ishte e qartë se si qëndronte e vërteta dhe ishin të sigurt për vërtetësinë e Musait. Atëherë, Musai i tha: - Musai tha: “Po nëse të sjell ndonjë argument të qartë?” - Po sikur t’ju sjell një shenjë të qartë, që tregon për saktësinë e atyre shenjave që solla nga Zoti, që janë, në fakt, gjëra të jashtëzakonshme? - Faraoni tha: “Sille, pra, nëse thua të vërtetën!” Atëherë, ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në një gjarpër të vërtetë. - Kështu, Musai e hodhi shkopin e tij, që u shndërrua në një gjarpër të frikshëm mashkull, që mund ta shihte çdokush. Pra, nuk ishte një iluzion ose truk magjistarësh. - Pastaj e nxori dorën prej xhepit, dhe ja, ajo flakëronte nga bardhësia në sytë e shikuesve. - Kur e nxori dorën nga sqetulla, ajo shkëlqente e bardhë për të gjithë ata që shikonin. Ajo bardhësi tregonte përsosmëri, pra, që nuk kishte asnjë mangësi ose sëmundje. - Ai (Faraoni) u tha parisë që e rrethonin: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë dhe me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. - Faraoni po u fliste parisë rreth e rrotull tij, që të kundërshtonin të vërtetën dhe shenjat që Musai solli. Ai tha: "...me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Atëherë, çfarë më këshilloni?Ai synon që t’ju nxjerrë nga toka dhe zotërimet tuaja.” Kështu u hidhte hi syve dhe i manipulonte ata, sepse e dinte mirë nivelin dhe mendjet e tyre të dobta. Ai po u thoshte se të gjitha ato veprime ishin njëlloj si magjitë. Ata e dinin se magjistarët bënin gjëra të çuditshme, që njerëzit e thjeshtë nuk i bënin dot. Pasi u futi këtë mendim për Musain dhe veprat e tij të jashtëzakonshme, ai filloi t’i bindte për qëllimet që gjoja fshihte ky ‘magjistar’, duke u thënë se Musai kërkonte t’i dëbonte ata nga pronat dhe pushteti i tyre, prandaj ata duhet të luftonin kundër këtij armiku, për të mbrojtur vlerat dhe jetën e tyre. - Atëherë çfarë më këshilloni?” - Ju duhet të mendoni për luftën dhe qëndrimin kundër këtij armiku, që kërkon t’ju dëbojë me gjithë familjet e pasuritë tuaja. Pra, çfarë propozoni të bëjmë me të? - Ata i thanë: "Lëre atë dhe vëllanë e tij për më vonë dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete, që t’i sjellin të gjithë magjistarët e ditur këtu! - Largoji tani për tani dhe kërko prej tyre një afat. Dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të mbledhin njerëz dhe të gjejnë magjistarët më të zotë dhe të ditur. Ata i propozuan që të mblidhte magjistarët më të zotë dhe më të ditur, se kështu do të gjykonin drejt dhe do të përballeshin më mirë me ata të dy. Meqë ata të dy konsideroheshin magjistarë, atëherë kundër tyre duhet të vendoseshin magjistarë të ditur, duke i luftuar në të njëjtën lëmi. Allahu e bëri të mundur një takim të tillë si mëshirë dhe butësi për njerëzit, që ata të shihnin qartë dinakërinë e Faraonit dhe faktin se akuzat dhe trillimet e këtij injoranti dhe të humburi ishin të padrejta dhe devijuese nga e vërteta. Ai i solli kushtet në mënyrë të tillë që të mblidheshin më të famshmit magjistarë dhe sa më shumë njerëz. Kështu, e vërteta do të shfaqej më e qartë për njerëzit dhe do të zhdukej e kota. Me këtë përballje të hapur, edhe ekspertët e fushës do të gjykonin dhe do të pranonin se ajo që solli Musai nuk ishte magji dhe se pretendimet e Faraonit ishin thjesht mashtrime. Të diturit dhe të urtët do të pranojnë se ajo që solli Musai ishte e vërteta. Kështu, Faraoni e pranoi propozimin e tyre dhe nxori ndër qytete njerëz për të mbledhur magjistarët. Ai investoi dhe u përpoq shumë në këtë çështje. - Dhe magjistarët u tubuan ditën e caktuar. - Ata u mblodhën pikërisht në kohën dhe vendin që u propozoi Musai. Takimi do të ishte ditën e festës, që njerëzit të mos kishin asnjë angazhim tjetër, veç atij takimi të madh. - Edhe popullit iu tha: “A do të mblidheni, që t’u shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të dalin fitimtarë?” - U bë një ftesë për të gjithë njerëzit, që të merrnin pjesë në këtë tubim. Ata u thoshin njerëzve të mblidheshin, që t’i përkrahnin magjistarët, në mënyrë që të fitonin. Ata u thoshin: “Ejani të tubohemi dhe të shohim fitoren e magjistarëve mbi Musain, sepse ata janë shumë të zotë në magji! Mblidhuni të dëshmoni aftësitë e tyre të mëdha dhe dhe t’i nderoni ata, si vlerësim të magjisë!” Nëse ata do të synonin të vërtetën, do të thoshin: “Ejani në tubim dhe të shohim kush do të fitojë, dhe kështu të pasojmë të vërtetën!” Por, që në fillim të përballjes, ata e kishin përcaktuar se çfarë synonin, pra, donin thjesht refuzimin e Musait. Por ata të mjerë nuk e kuptonin se tashmë nuk do të kishte për ta asnjë justifikim për mospranimin e së vërtetës. - Kështu, kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?” - Kur magjistarët takuan Faraonin, i kërkuan favore në rast fitoreje, dhe Faraoni i përgjigj pozitivisht asaj kërkese. - Ai tha: “Po, madje ju atëherë do të jeni prej më të afërmve të mi.” - Ju do të merni shpërblim dhe favore të shumta në rast fitoreje. Faraoni u premtoi shpërblim dhe e poste pranë tij, me qëllim që ata të përballeshin me më shumë përkushtim dhe të shfrytëzonin çdo mundësi në këtë përballje me Musain. Kur u tubuan në vendin dhe kohën e premtuar, Musai i këshilloi: “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut) , ka për të dështuar.”. [Ta Ha 61]. Pas kësaj këshille, ata filluan të diskutonin mes tyre, por Faraoni ndërhyri, duke i nxitur që të ishin të bashkuar kundër Musait. Kështu, ata filluan të nxisnin njëri tjetrin. Atëherë vendosën që të fillonte përballja. - Musai u tha atyre (magjistarëve): “Hidhni çfarë keni për të hedhur!” - Hidhni dhe paraqesni të gjitha magjitë. Mos lini asgjë pa provuar dhe përdorur! Këto ishin fjalët e Musait, sepse ai ishte i sigurt për kotësinë e tyre dhe të magjive të tyre. Ai e dinte mirë se ata nuk mund të mposhtnin dot të vërtetën. - Dhe ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre... - Litarët dhe shkopinjtë dukeshin si gjarprinj, që i magjepsën shikimet e njerëzve. Gjatë kësaj shfaqeje, ata thanë: - “Për hir të madhërisë së Faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.” - Ata u mbështetën në forcën dhe krenarinë e një robi të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt, por që ishte treguar tiran dhe i pashpirt me ta. Ai kishte krijuar një mbretëri dhe ushtri, që të dukej një mbret i fuqishëm, prandaj njerëzit u mashtruan nga kjo pamje. Shikimet e tyre nuk depërtonin më thellë, për të parë realitetin e gjërave. - Gjithashtu, ka mundësi që kjo fjalë e thënë prej tyre ishte një lloj betimi. Pra, u betuan në krenarinë e Faraonit se ata do të fitonin. - Atëherë, edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiti gjithçka që kishin hedhur ata. - Ai shkop gëlltiti dhe përpiu të gjitha magjitë që kishin bërë ata. Kështu u zhdukën të gjithë shkopinjtë dhe litarët që hodhën magjistarët, sepse ato ishin mashtrime dhe iluzione. Të gjitha ato ishin kotësira, që kurrsesi nuk mund t’i kundërviheshin të vërtetës, e aq më pak ta mposhtnin atë. Kur magjistarët panë këtë shenjë shumë të qartë nga Zoti, që tregonte se Musai ishte profet dhe se çdo shenjë ishte e vërtetë nga Zoti... - Atëherë, magjistarët ranë në sexhde. - Ata nuk e përmbajtën dot veten dhe shfaqën besimin, duke i rënë në sexhde Allahut. - Dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve, Në Zotin e Musait dhe të Harunit.” - Kështu u shkatërrua dhe u mposht e pavërteta në atë tubim dhe përballje të madhe. Vetë mjeshtrat më të mëdhenj të magjisë e pranuan kotësinë e magjisë dhe e vërteta doli qartë. I gjithë populli e pa qartë të vërtetën. Megjithatë, Faraoni këmbënguli në arogancën dhe mohimin e tij, duke e shtuar edhe më shumë tiraninë dhe shprehjen e refuzimit. Ai u tha magjistarëve: - “A i besuat atij (Musait), para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj, që ju ka mësuar magjinë. Por keni për ta marrë vesh shpejt! - Ai shprehu habinë e vet dhe këtë habi filloi ta nxiste edhe në popull. Si është e mundur që të besoni pa marrë fillimisht miratimin tim?! Sigurisht që kjo është një marrëveshje mes jush, ndërsa Musai është i pari juaj. Është ai që jua mësoi magjinë. Por ishte pikërisht Faraoni dhe paria rreth tij që e dhanë mendimin e mbledhjes së magjistarëve. Të gjithë e dinin se magjistarët nuk ishin takuar kurrë me Musain para çastit të përballjes. Madje, ata shfaqën një magji shumë të madhe dhe të paparë për njerëzit. Sidoqoftë, kjo tezë me sa duket u pranua nga ai popull injorant dhe mendjelehtë. Edhe pse e dinin mirë se ky pretendim ishte gënjeshtër, ata e pranuan. Sigurisht, nuk është aspak çudi që të tilla mendje boshe që të mos besonin të vërtetën e qartë dhe ato shenja madhështore. Ata kishin arritur në atë pikë saqë, nëse Faraoni do t’u thoshte të besonin të kundërtën e realitetit, do ta besonin dhe mbështesnin atë. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët dhe u tha: - Do t’jua këpus duart dhe këmbët në anët e kundërta .... - Pra, dorën e djathtë me këmbën e majtë. (Kështu veprohej atëherë me keqbërësit dhe kriminelët.) Pastaj do t’ju mbërthej në trungjet e palmave, që të poshtëroheni dhe nënçmoheni. - ... dhe do t’ju kryqëzoj që të gjithëve.” - Por magjistarët, kur e ndjenë ëmbëlsinë e imanit dhe shijuan kënaqësinë që të falte ai, thanë: - “Asgjë (nga këto kërcënime) nuk ka rëndësi. Ne do të kthehemi veçse te Zoti ynë. - Ne nuk shqetësohemi aspak për atë që na kërcënon, sepse tek Zoti e kemi kthimin të gjithë. Tjetër gjë na shqetëson dhe ne synojmë diçka shumë të madhe: - Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet tona... - Ne shpresojmë që Zoti të na falë mohimin, magjinë dhe të gjitha gjynahet. Ne shpresojmë se Zoti do të na falë, sepse: - ...sepse ne ishim të parët besimtarë (nga populli ynë) .” - Ishim të parët që besuan Musain, mes gjithë atyre ushtarëve. Prandaj dhe Allahu i forcoi dhe u dha durim atyre. Ka mundësi që Faraoni ta ketë bërë atë që i kërcënoi, sepse ai kishte pushtetin dhe forcën për ta bërë. Por ka mundësi, gjithashtu, edhe që Allahu i Lartësuar t’i ketë mbrojtur dhe shpëtuar nga ai dënim. Më pas, Faraoni dhe populli i tij vazhduan në kufrin e tyre dhe Musai vazhdonte t’u sillte shenja të mëdha. Sa herë që u vinte ndonjë shenjë dhe vuajtja arrinte kulmin, ata i premtonin Musait se, nëse ua largonte belanë, do ta besonin dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit të shkonin me të, dhe kështu Allahu ua largonte sprovën. Kështu vazhdoi për njëfarë kohe dhe ata përsëri s’e mbanin fjalën. Atëherë, kur Musai e humbi shpresën se do të besonin dhe ata po e bënin hak ndëshkimin e pakthyeshëm, erdhi koha që bijtë e Izraelit të shpëtonin nga robëria. Allahu kishte vendosur që t’u mundësonte të kishin në dorë fatet e tyre në tokë. Atëherë Allahu i Lartësuar i shpalli Musait: - Ne e urdhëruam Musain: “Nise udhëtimin me robërit e Mi natën herët... - Nisu së bashku me bijtë e Izraelit në fillim të natës, që të mund të largoheni sa më shumë nga Faraoni, sepse: - dijeni se do t'ju ndjekin!”. - Faraoni do t’ju vihet pas, me gjithë ushtrinë e tij. Dhe ashtu ndodhi. Kur erdhi agimi, bijtë e Izraelit ishin larguar së bashku me Musain. - Faraoni dërgoi lajmëtarë nëpër qytete, për të tubuar njerëz... - Ai filloi të mblidhte një ushtri të madhe për t’iu vënë pas bijve të Izraelit. Duke i nxitur pasuesit e vet për këtë ndjekje, u thoshte: - "Këta (Izraelitët) janë veçse një grup i vogël, që e kanë ndezur me të vërtetë zemërimin tonë. - Tani ka ardhur koha për të shfryrë dufin tonë mbi këta skllevër, që marrin guximin të largohen pa marrë leje nga ne. - Por ne jemi shumica e gjithnjë të gatshëm." - Të gjithë ata janë armiqtë tanë të përbashkët dhe synimi ynë duhet të jetë vetëm shkatërrimi i tyre. Kështu, Faraoni u nis në krye të një ushtrie të madhe, ku merrnin pjesë të gjithë, si në një kushtrim të përgjithshëm. Askush nuk mbeti pas, përveç të justifikuarve. Thotë Allahu i Lartësuar: - Kështu (-thotë Zoti -), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve... - Ne i nxorëm nga kopshtet e lulëzuara të Egjiptit dhe nga ato burime e lumenj të bollshëm. Ai ishte një vend i begatë, me bimësi të dendur, që mbulonte gjithë tokat e tyre, si qytetet, ashtu edhe rrethinat. Allahu e përshkruan atë vend si: - Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura. - Ai i mrekullonte shikuesit dhe i çudiste ata që e kundronin. Ata u kënaqën shumë në atë vend, duke përmbushur dëshirat dhe epshet e tyre, të zhytur në kufrin e tyre. Ata ishin të zhytur në tirani dhe mizori kundër njerëzve dhe të larguar shumë nga e vërteta. - Kështu, Ne ua lamë ato bijve të Izraelit. - Të gjitha këto kopshte, lumenj e burime dhe vende të mrekullueshme ua lamë bijve të Izraelit, të cilët më parë ishin skllevër te Faraonit, që i detyronte të kryenin punë të rënda. I lavdëruar qoftë Ai, që ia jep pasurinë dhe pushtetin kujt të dëshirojë dhe ia heq nga dora kujt të dëshirojë! Allahu ia jep krenarinë kujt të dëshirojë dhe poshtëron kë do Ai, duke e lënë të zhytet në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Tij. - Ata (ushtria e Faraonit) i arritën (bijtë e Izraelit) në agim. - Kështu filloi ndjekja herët në agim. Ushtria e Faraonit i ndiqte me shpejtësi dhe të mbushur me urrejtje e zemërim, që mezi prisnin ta shkarkonin mbi bijtë e Izraelit. - Kur dy grupet e panë njëri -tjetrin, njerëzit e Musait thanë: “Ata na zunë, me të vërtetë!” - Kur u panë dy grupet me njëra tjetrën, shokët e Musait thanë me trishtim dhe frikë: “Ata na zunë, me të vërtetë!” Por Musai duke i forcuar zemrat e tyre dhe duke u kujtuar premtimin e Zotit, që është i vërtetë dhe kurrë nuk kthehet pas, tha: - Musai tha: “Kurrsesi!” - Nuk është ashtu si thoni ju! - Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.”. - Ai do të më udhëzojë në atë që është jeta ime dhe shpëtimi im dhe i juaji. - Pastaj Ne i shpallëm Musait: “Bjeri detit me shkopin tënd!”. - Atëherë, Musai e goditi me shkopin e tij dhe në det u hapën dymbëdhjetë rrugë. - Dhe deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh. - Mes rrugëve u formuan ndarje uji aq të larta, sa që dukeshin si male. Pas kësaj, Musai dhe populli i tij hynë në shtigjet e hapura brenda detit. - Ne e afruam palën tjetër (ata të Faraonit) atje. - Zoti e bëri të mundur që edhe Faraoni me ushtrinë e tij të afroheshin dhe të hynin në të njëjtën rrugë që u fut populli i Musait. - Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të. - Ata dolën të gjithë nga deti dhe askush nuk mbeti pas. - Ndërsa të tjerët i përmbytëm në ujë. - Ndërsa të tjerët u mbytën të gjithë dhe askush nuk shpëtoi. - Vërtet, në këtë (ngjarje) ka argumente. - Kjo është një shenjë e madhe dhe mrekulli e paparë, që tregon besnkërinë e Musait dhe për vërtetësinë e mesazhit që solli prej Zotit. Kjo tregon, gjithashtu, për humbjen dhe devijimin e Faraonit dhe pasuesve të tij. - Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. - Me gjithë këto shenja dhe mrekulli, që të bëjnë të besosh me bindje, ata nuk besuan sepse zemrat e tyre ishin të prishura. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Allahu është Krenari dhe Ngadhënjimtari, që, me krenarinë dhe fuqinë e Tij, shkatërroi mohuesit e profetëve dhe mohuesit e së vërtetës, ndërsa me mëshirën e Tij shpëtoi Musain dhe ata që ishin së bashku me të.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:19–4:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që t'ia linte asaj mehrin që ai i kishte dhënë dhe vendosi që të ndaheshin. Pastaj urdhëroi që gruaja të rrihej me 100 kamzhikë. Profeti tha: “Ai fëmijë është skllavi yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Ju është ndaluar të trashëgoni gratë (e të vdekurve) kundër dëshirës së tyre.” - Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar këtë ajet, thotë: “Kur vdiste dikush dhe linte pas gruan, të afërmit e të vdekurit (si vëllai apo djali i xhaxhait), e konsideronin veten si më parësorët për t’u martuar me vejushën e të afërmit të tyre, nëse dëshironin martoheshin me të. Më pas, varej nga ata, nëse do ta linin të martohej apo jo. Pra, nuk ishte familja dhe të afërmit e saj që vendosnin, derisa zbriti ajeti: “O ju që keni besuar! Ju është ndaluar të trashëgoni gratë (e të vdekurve) kundër dëshirës së tyre.” Kjo përmbajtje është sjellë nga Buhariu, Ebu Daudi, Ibn Maxhe, Nesaiu, Ibn Merdevejhi, Ibn Ebu Hatimi dhe të tjerë, ndoshta në hadithe të tjera, por me të njëjtin thelb. Ibn Xhurejxhi tregon se Ikrime ka bërë këtë shpjegim: 660 “Ky ajet është zbritur për rastin e Kebishetes, e bija e Mean Ibn Asim Ibn Eusit. Asaj i vdiq burri, Ebu Kajs Ibn Esleti Por, - siç ishte zakoni - ajo u ndalua nga djali i tij. Ajo shkoi tek Profeti dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! As burrin nuk e trashëgova dhe as të martohem nuk më lënë!” Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet.” Siddiu sjell hadithin prej Nga Ebu Malikut, që ka thënë: “Në kohën e injorancës paraislamike, nëse dikush vdiste dhe linte pas bashkëshorten, një nga të afërmit e të vdekurit shkonte dhe i hidhte një rrobë asaj (si shenjë se tashmë ishte nën kujdestarinë e tij). Nëse ai kishte ndonjë djalë ose vëlla të vogël, e mbante këtë grua derisa ai të rritej dhe të martohej me këtë grua; nëse ajo vdiste, këta i merrnin trashëgiminë që ajo linte pas. Nëse pas vdekjes së të shoqit, ajo largohej shpejt e shkonte tek familja e vet, pa arritur që t’i hidhnin rrobën, ajo shpëtonte nga ky trajtim abuziv. Atëherë, Alahu i Madhëruar zbriti: “Ju është ndaluar të trashëgoni gratë (e të vdekurve) kundër dëshirës së tyre. ”. Në vijim, i Madhëruari thotë: - Mos u sillni vrazhdë me gratë me qëllim që t’u merrni një pjesë nga ajo (dhurata martesore) që u keni dhënë, përveç nëse provohet se ato bëjnë poshtërsi (imoralitet)! - Mos i shtrëngoni ato, duke ua zvarritur divorcin, me qëllim që ato të hiqnin dorë tërësisht ose pjesërisht nga mehri i dhuruar, ose të heqin dorë nga të drejtat që kanë mbi ju. Abdullah Ibn Mubareku shpjegon se ajeti i referohet një zakoni në kohën e injorancës. Shpesh, - thotë ai - ata e zvarrisnin rimartesën e vejushës, derisa ajo të hiqte dorë nga një pjesë e trashëgimisë së përfituar nga bashkëshorti i saj i vdekur apo nga mehri i saj. I njëjti zakon vazhdoi edhe në Islam nga ata burra që nuk i donin gratë e tyre, por ua zvarrisnin divorcin, me qëllim që ato të hiqnin dorë nga një pjesë e mehrit të dhuruar. Allahu i Lartësuar thotë: “...përveç nëse provohet se ato bëjnë poshtërsi (imoralitet)!” Ibn Mesudi, Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh janë të mendimit se bëhet fjalë për imoralitetin. Pra, nëse ajo bën zina, i lejohet burrit që të marrë prej saj mehrin që i ka dhënë, madje edhe mund ta ngushtojë, derisa ajo të heqë dorë dhe t’ia kthejë mbrapsht atë. Disa të tjerë janë të mendimit se është fjala për mosbindjen ose rebelimin e gruas. Ndërsa Ibn Xheriri ka thënë: “Kjo i përfshin të gjitha: zinanë, mosbindjen dhe çdo sjellje të keqe në fjalë e vepra, nga ana e gruas.” Pra, në të gjitha këto raste lejohet shtrëngimi i saj dhe nuk përfshihet në ndalimin e ajetit: “Mos u sillni vrazhdë me gratë me qëllim që t’u merrni një pjesë nga ajo (dhurata martesore) që u keni dhënë...”. Ky është një shpjegim i mirë, megjithëse Allahu është më i ditur. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Jetoni dhe silluni mirë me to! - Përmirësoni e zbukurojjini fjalët, veprat dhe pamjen tuaj për to, sa të mundeni. Bëni me to ashtu siç kërkoni të njëjtën gjë edhe prej tyre, siç ka thënë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ato (gratë) kanë aq të drejta sa edhe përgjegjësi, sipas traditës.” [Bekare 228]. Profeti i Allahut ka thënë: 661 . “Më i miri ndër ju është ai që është më i miri me familjen e vet.”. Shenjë e moralit të lartë të Profetit ishte edhe mirësjellja me familjen e tij, buzëqeshja e vazhdueshme. Ai luante dhe bënte shpesh shaka me to dhe sillej me ngrohtësi e butësi. Ai kujdesej e shpenzonte për mirëqenien e tyre. Madje ai ka bërë edhe garë vrapimi me Aishen, duke dashur ta kënaqtë e përkëdhelte dëshirat e saj. Ndonjëherë, Profeti ﷺ i mblidhte të gjitha gratë e tij në shtëpinë e asaj tek e cila do të kalonte natën, dhe hanin darkë së bashku. Më pas, secila shkonte në shtëpinë e vet. Pasi falte namazin e darkës, ai kalonte kohë me familjen dhe bisedonte pak me to, për t’i kënaqur dhe qetësuar ato. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Vërtet, i Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmendin shumë shpesh Allahun.” [Ahzab 21]. - Nëse nuk i pëlqeni aq shumë ato, bëni durim, sepse ndodh që ju ta urreni diçka dhe Allahu nëpërmjet saj të japë mirësi të shumta. - Pra, nëse bëni durim dhe i mbani ato, edhe pse ndoshta nuk i pëlqeni, kjo mund të bëhet shkas që të arrini mirësi të shumta në të dyja jetët. Në lidhje më këtë ajet, Ibn Abasi ka dhënë këtë shpjegim: “Nëse burri tregohet i butë dhe e mban atë grua (që nuk e pëlqen shumë), mund t'i jepet përmes saj një fëmijë i mirë, që bëhet shkak për shumë mirësi.” Pastaj i Madhëruari thotë: - Në qoftë se ju vendosni të lini një grua, për të marrë një tjetër, kur asaj së parës i keni dhënë pasuri të madhe, mos merrni asgjë prej saj (pasurisë). A do ta merrnit atë padrejtësisht e duke bërë gjynah të qartë?! - Nëse një burrë vendos të ndahet nga një grua, për t’u martuar me një tjetër, atij nuk i lejohet që të marrë prej gruas nga e cila po ndahet asgjë prej pasurisë që i ka dhënë si mehër, edhe sikur të jetë pasuri shumë e madhe. Nga ky ajet kuptohet se është e lejueshme që mehri të jetë një pasuri shumë e madhe. Umeri fillimisht e ndalonte që mehri të ishte pasuri e madhe, por më pas u tërhoq nga ky qëndrim. Ibn Mundhiri sjell rrëfimin nga Ebu Abdurrahman el Sulemi, që tregon se Umer Ibn Hatabi tha: “Mos e bëni shumë të madhe masën e mehrit për gratë!” Një grua i tha: “Kjo nuk të takon ty që ta vendosësh! Allahu i Madhëruar ka thënë: “...kur asaj së parës i keni dhënë pasuri të madhe - domethënë, në flori” Kështu është lexuar në versionin e këndimit të sjellë nga Ibn Mesudi. Pra, mos merrni asgjë prej saj!” Atëherë, Umeri tha: “Një grua polemizoi me Umerin dhe e mundi atë...” Në dy Sahih-ët vjen hadithi se: 662. Kur Profeti i Allahut gjykoi për ndarjen e një çifti përmes procedurës “ el mulâaneh”, u tha të dyve: “Allahu e di mirë se njëri nga ju të dy është gënjeshtar. A do të pendohet tani ndonjëri nga ju?” Këtë e përsëriti tri herë. Burri iu drejtua Profetit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, po pasuria ime, që ia kam dhënë asaj si mehër?” Profeti i tha: “Nuk të takon asgjë nga ajo pasuri që i ke dhënë! Nëse ti thua të vërtetën, ajo pasuri që i ke dhënë është haku i saj, pasi përmes saj ju iu dhatë njëri -tjetrit në shtrat. E nëse je ti ai që gënjen, atëherë ajo pasuri që i ke dhënë është edhe më e palejueshme për ty!” Në Sunen-in e Ebu Daudit vjen hadithi se: 663 . Nedrate Ibn Ebu Nedrate u martua me një vajzë të pamartuar më parë, por zbuloi se ajo kishte mbetur shtatzënë nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Ai shkoi tek Profeti dhe ai gjykoi që t'ia linte asaj mehrin që ai i kishte dhënë dhe vendosi që të ndaheshin. Pastaj urdhëroi që gruaja të rrihej me 100 kamzhikë. Profeti tha: “Ai fëmijë është skllavi yt, ndërsa mehri është për atë që iu dhatë njëri-tjetrit në shtrat.” Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar thotë: - E si mund t’ua merrni (atë plaçkë), kur ju i jeni dhënë njëri -tjetrit ...” - Në vijim, i Lartësuari thotë: - dhe kur ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?! - Nga Ibn Abasi përcillet se ka thënë që këtu është qëllimi për aktin e martesës. Po nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë se “Premtimi i fortë” është: “...ose jetesë bashkëshortore normale, ose divorc me mirëkuptim.”. Kjo ngjan me atë që ka thënë Profeti i Allahut: 664 . “Ju i morët ato si amanet para Allahut dhe ju lejua marrëdhënia intime me to, me fjalën e Allahut.” Nga Rabi' Ibn Enesi, përcillet të ketë thënë se “Fjala e Allahut” (përmes së cilës ju lejua marrëdhëniet intime me to) është deklarata gjatë ceremonisë së martesës.” Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi që përcillet nga Xhabiri, i cili flet për Fjalimin e Lamtumirës të Profetit të Allahut, ku ndër të tjera thuhet: 665 . “Ju këshilloj të silleni mirë me gratë. Ju i keni marrë ato si amanet para Allahut dhe ju është lejuar marrëdhënia intime me to me fjalën e Allahut!” - Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit tuaj, përveç asaj që ka kaluar (para Islamit) . Kjo ka qenë vërtet poshtërsi e madhe, vepër e urryer (tek Zoti) dhe një zakoni shëmtuar. - Allahu i Madhëruar e ka ndaluar martësën me ato gra me të cilat janë martuar etërit, si nderim dhe respekt për pozitën e tyre. Madje, mjafton që ati vetëm të ketë lidhur aktin e martesës, që ajo grua të jetë haram për bijtë e tij. Kjo është një çështje unanimisht e pranuar mes dijetarëve. Ibn Xheriri përcjell rrëfimin nga Ibn Abasi: “Në kohën e xhahiljetit (para Islamit) njerëzit i quanin si të ndaluara ato (lidhje martesore) që Allahu i përcaktoi të ndaluara më vonë, përveç martesës me gratë e etërve dhe bashkimin në një kurorë të dy motrave njëherësh. Atëherë, Allahu i Madhëruar shpalli: “Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit tuaj...” dhe ajetin: “...dhe të jini të martuar njëherazi me dy motra”. Kështu, këto dy lloj martesash janë të ndaluara për këtë ummet me ligjin e Allahut. Madje, ato konsiderohen shumë të shëmtuara nga Allahu i Madhëruar, që thotë: “Kjo ka qenë vërtet poshtërsi e madhe, vepër e urryer (tek Zoti) dhe një zakon i shëmtuar.”. Mendo pak me kujdes për fjalën e Allahu të Madhëruar, kur përshkruan imoralitetin dhe thotë: “Mos iu afroni imoralitetit! Ai është, vërtet një poshtërsi e madhe dhe një zakon i shëmtuar.” [Isra 32]. Ndërsa në këtë ajet ka shtuar edhe një përshkrim tjetër: “...vepër e urryer (tek Zoti)”. Pra, martesa e bijve me ato gra që kanë qenë martuar etërit është shumë e urryer dhe shkakton urrejtje e armiqësi mes bijve dhe etërve. Zakonisht, kur një burrë martohet me një grua, e urren atë burrë që ka qenë martuar me atë grua përpara tij. Për këtë arsye, edhe gratë e Profetit ﷺ ishin haram për umetin, pasi ai ishte si në vend të babait për ta. Madje, e drejta e Profetit ﷺ është më e madhe se e drejta e etërve dhe qëndron mbi çdo lloj të drejte në këtë botë, me vendim unanim të muslimanëve. Dashuria për Profetin qëndron mbi çdo lloj dashurie për krijesat në këtë botë. Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe një zakon i shëmtuar.”. Pra, ky është një zakon i shëmtuar dhe çdokush që e bën këtë veprim, pas këtij përcaktimi, ai e ka tradhtuar fenë e tij, prandaj merr dënim kapital dhe pasuria e tij i shkon depos së shtetit islam. Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve përcjellin me rrugë të ndryshme transmetimi hadithin nga Bera Ibn Azibi, i cili ka thënë: 666. “Njëherë, më kaloi përpara xhaxhai im, duke mbajtur një flamur, që ia kishte lidhur Profeti i Allahut. Unë e pyeta: “Ku të ka dërguar Profeti ﷺ ”? Ai më tha: “Më ka dërguar tek një burrë, që është martuar me gruan e të atit, dhe më urdhëroi ta ekzekutoj atë!” Dijetarët janë unanimisht të mendimit se është haram për bijtë martesa me atë grua me të cilën kanë pasur marrëdhënie intime etërit e tyre përmes martesës - apo edhe nëse dyshohet për diçka të tillë. Megjithatë, ata kanë dhënë mendime të ndryshme për ato gra me të cilat etërit janë kënaqur seksualisht, por pa kryer marrëdhënie me to, ose i kanë parë me epsh hiret e tyre, por pa qenë të martuar me to.

Mus'haf Hape →
Nur 24:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to! Ty të takon lavdërimi! Ti je i Vërteti! Premtimi Yt është i vërtetë! Fjala Jote është e vërtetë! …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës.” - Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka shpjeguar: “Domethënë, është Udhëzuesi i banorëve të qiejve dhe të tokës.” Ibn Xheriri sjell thënien e Enesit (r.a.): “Allahu i Lartësuar thotë: “Drita Ime është udhëzimi Im.” Këtë mendim e ka përzgjedhur Ibn Xheriri. - “Shembulli i Dritës së Tij i ngjan një fitili të vendosur në një zgavër të errët.” - Domethënë, “shembulli i udhëzimit të Tij” është si ai besimtari, në zemrën e të cilit Allahu ka futur imanin dhe Kuranin. Ubej Ibn Keabi e lexonte këtë ajet në këtë mënyrë: “ Methelu n ûri men âmene bihi ”, pra, “shembulli i dritës së atij që beson Atë (Allahun)” është si ai besimtari, në zemrën e të cilit është futur imani dhe Kurani.” Seid Ibn Xhubejri dhe Kajs Ibn Sadi përcjellin nga Ibn Abasi se edhe ai e ka lexuar kështu ajetin: “ Methelu n ûri men âmene bil -lâhi”, pra: “shembulli i dritës së atij që beson Allahun.”. Ndërsa disa të tjerë e kanë lexuar: “Allahu muneu-uiru semâuâti uel erd”, pra: “Allahu është ndriçuesi i qiejve dhe i tokës.” Nga Dahhaku përcillet se e ka lexuar: “Allahu neu-uera semauâti uel erd”, domethënë: “Allahu ndriçoi qiejt dhe tokën” (pra, vjen si folje: ‘ neu-uera’ - ‘ndriçoi’.). Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili tregon: 1961. “Kur Profeti ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume, lekel ĥamdu, ente nûrus-semâuâti uel erdi, ue men fihine, ue lekel ĥamdu ente kaj-jimu semâuâti uel erdi ue men fihine, ue lekel ĥamdu entel ĥak -ku ue ua’duke ĥak -kun, ue kauluke ĥak -kun ue likâuke ĥak-kun, uel xhennetu ĥak -kun uennâru ĥakun, ues -sâatu ĥak -kun, ue nebij - jûne ĥak -kun, ue Muhamedun ĥak -kun, Allahume leke eslemtu ue alejke teuek keltu ue bike amentu ue ilejke enebtu, ue bike ħâsamtu, ue ilejke ĥâkemtu, fagfir li m â kaddemtu ue ma aħ ħartu, ue ma esrartu ue ma ea’lentu, ente el mukad dimu ue ente el muaħħiru, lâ il âhe il -lâ ente”, ose ka thënë: “lâ ilâhe gajruke.” (O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to! Ty të takon lavdërimi, Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to! Ty të takon lavdërimi! Ti je i Vërteti! Premtimi Yt është i vërtetë! Fjala Jote është e vërtetë! Takimi me Ty është i vërtetë! Xheneti është i vërtetë dhe Xhehenemi është i vërtetë! Kijameti është i vërtetë! Profetët janë të vërtetë dhe Muhamedi ﷺ është i vërtetë! O Allah, Ty të jam nënshtruar, te Ti jam mbështetur, në Ty kam besuar dhe te Ti jam kthyer! Për Ty armiqësohem, te Ti gjykohem, m'i fal gjynahet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe të shfaqurat! Ti je i Pari dhe i Fundit, s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje!) Në lidhje me fjalën e Allahut: “Shembulli i Dritës së Tij.” E pikërisht me përemrin “së tij” janë dhënë dy mendime. Njëri mendim thotë se nëkupton Allahun e Madhëruar. Kështu kuptimi i saj është: “shembulli i udhëzimit të Tij, pra udhëzimit të Allahut në zemrën e besimtarit, ...”. Kështu ka thënë Ibn Abasi. Sipas mendimit tjetër ai nënkupton besimtarin, për të cilin tregon edhe i gjithë konteksti. Kësisoj, kuptimi është: “Shembulli i Dritës së tij.” Pra, shembulli i dritës që është në zemrën e besimtarit, është si ai kandili...” Këtu kemi të bëjmë me një krahasim, që Zoti i bën zemrës së besimtarit, e cila përveç faktit që është e brymosur me një natyrshmëri të pastër, që e pranon udhëzimin e drejtë, ajo ndriçohet edhe nga ai udhëzim e dritë, që e merr nga Kurani, i cili gjithashtu është në përputhje të plotë me natyrshmërinë e pastër, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij ...” [Hud 17].102 Kësisoj, Allahu i Madhëruar e përshkruan zemrën e besimtarit, me kthjelltësinë e pastërtinë e natyrshmërisë së saj, si një llambë qelqi të tejdukshëm, brenda së cilës është një fitil, që lëshon dritë prej vajit të pastër (pra, drita e Kuranit dhe e imanit të pastër e të vërtetë). Ndërsa dritën e Kuranit dhe Sheriatit përmes së cilës ai gjen rrugën e drejtë dhe e sheh qartë atë, e përshkruan si ai vaji i mirë i kulluar, pa papastërti. Sipas Ibn Abasit dhe një grupi tabiinësh, fjala “ Mishkât” tregon zgavrën, ku vendoset fitili që ndriçon. Ky është mendimi i përhapur mes tyre, prandaj i Lartësuari thotë më pas: “... i ngjason një fitili të vendosur në një zgavër të errët.” Pra, misbaĥ është fitili i vendosur në atë zgavër dhe që lëshon dritë. Ubej Ibn Keabi ka thënë: “ El misbaĥ është (fitili) drita. Pra, është drita e Kuranit dhe e imanit, që gjendet brenda në zemrën e besimtarit.” - “Fitili është brenda një qelqi ...” - Ky misbaĥ që ndriçon është vendosur në një llampë qelqi, të tejdukshëm e të kristaltë, të kthjellët, ashtu si zemtra e besimtarit, e pastër me natyrshmëri të papërlyer. - “... e qelqi, si të ishte yll i shndritshëm. ” - Vezullon si yll madhështor, prej një guri të çmuar, që jep një ndriçim të qartë. - “Ai (fitili) ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, - prej ullirit, që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit ...” - Ndizet nga vaji i ullirit, i cili jep zjarr me ndriçim. Allahu e përshkruan këtë pemë të bekuar, duke thënë: "...nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit." Pra, ajo qëndron në një vend ku e kap dielli edhe paradite, edhe pasdite, prandaj vaji i saj është shumë i kulluar e kur digjet, ai lëshon shumë dritë. Shpjegim të ngjashëm kanë sjellë Ibn Abasi, Ikrime, Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri dhe Suddiju. Janë dhënë edhe mendime të tjera, por ky mendim është më i sakti. Pra, ajo pemë rritet në një rrafshnaltë të gjerë e të hapur, ku e kap dielli nga fillimi i ditës, deri në perëndim, kushte këto që e bëjnë vajin e saj të pastër, të kulluar. - “... e vaji i të cilit gati ndriçon edhe pa e prekur zjarri. ” - Për shkak të cilësisë së vajit të kulluar. - “Dritë mbi dritë! ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, imani i njeriut dhe punët e tij të mira.” Po kështu janë edhe drita e Kuranit dhe drita e imanit. Ato janë gjithmonë bashkë me njëra-tjetrën. Nëse njëra prej tyre zë vend në zemër, me të duhet të jetë edhe tjetra. - “Allahu udhëzon drejt Dritës së Vet atë që do Ai. ” - Allahu i Madhëruar e drejton dhe ia mundëson që të marrë e të ndriçohet prej dritës së Tij atij që Ai e përzgjedh, siç thuhet në një hadith të saktë, që e sjell Imam Ahmedi nga Abdullah Ibn Amri, i cili rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 1962. “Allahu i Lavdëruar i krijoi krijesat në errësirë, pastaj hodhi mbi ta atë dritë prej dritës së (udhëzimit të) Tij. Ai të cilin e kapi drita e (udhëzimit të) Tij atë ditë, ai u udhëzua në rrugë të drejtë, ndërsa ai të cilin nuk e kapi ajo dritë, ai mbeti në humbje (errësirë).” 103 Prandaj po ju them se: Tashmë është tharë boja e lapsit (dhe asgjë nuk ndryshon) në atë që u shkrua sipas dijes së Zotit Krenar dhe të Lartë - suar.”. Pasi na tregoi një shembull të dritës së udhëzimit në zemrën e besimtarit, Allahu i Madhëruar e mbyll ajetin me fjalët: - “Kështu, Allahu sjell shembuj për njerëzit dhe Allahu di gjithçka për çdo gjë.” - Ai është i gjithëditur për ata që meritojnë udhëzimin në rrugën e drejtë dhe ata që nuk e meritojnë këtë, por meritojnë të mbetën në errësirë e humbje. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, se Profeti i Allahut ka thënë: 1963. “Zemrat janë katër llojesh: Një zemër e pastër qelq (exhred), brenda së cilës ndodhet një kandil (siraxh) rrezatues; një zemër e mbështjellë, që i është lidhur fort gryka; një zemër e përmbysur dhe një zemër me dy faqe (museffaĥ). Për sa i përket zemrës së pastër qelq, ajo është zemra e besimtarit dhe kandili në të është drita e (imanit të) tij. Zemra që është e mbështjellë është zemra e mohuesit (të besimit). Zemra e përmbysur është zemra e munafikut, i cili e njeh të vërtetën dhe pastaj e braktis atë. Ndërsa zemra me dy faqe është ajo që ka edhe iman, edhe hipokrizi. Imani që ndodhet në të është si fruti, që rritet e forcohet nga uji i pastër, ndërsa hipokrizia që ndodhet në të është si plaga e mbuluar nga gjaku e qelbi. Ajo anon në varësi të asaj që mbizotëron në të (ose nga imani, ose nga hipokrizia).” Isnadi i hadithit është i mirë.104

Mus'haf Hape →
Maide 5:38–5:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Ai që pendohet për vjedhjen, Allahu e pranon pendimin e Tij; kjo ndodh në marrëdhënien e robit me Zotin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar jep një vendim të qartë për të prerë dorën e vjedhësit dhe vjedhëses. Disa dijetarë të fikhut nga shkolla e dhahirive, janë të mendimit se ky gjykim është i përgjithshëm, që nuk bën dallim mes vjedhjes së një mase të vogël apo të madhe. Ata nuk marrin parasysh asnjë kriter në lidhje me masën e sendit të vjedhur dhe as me faktin a është vjedhur sheshit apo ka qenë i fshehur. Ndërsa dijetarë të tjerë vendosin kritere për rastet kur ekzekutohet dënimi i prerjes së dorës e kur jo. Allahu i Lartësuar thotë: - Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart... - Kështu, sipas dhahirive, ajeti është i përgjithshëm dhe nuk merret parasysh asnjë kufizim i tij me kushte e kritere të tjera. Gjithashtu, ata argumentohen edhe me hadithin në dy Sahih-ët, që vjen nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1003. “Allahu e mallkoftë vjedhësin! Ai vjedh një vezë dhe i pritet dora; vjedh një litar e i pritet dora!” Megjithatë, shumica e dijetarëve marrin parasysh disa kritere në lidhje me vjedhjen, përpara dhënies së gjykimit për prerjen e dorës. Kështu, sipas tyre, ky gjykim jepet veçse në rastin kur vjedhja arrin një masë të përcaktuar, edhe pse ata kanë dhënë opinione të ndryshme në lidhje me masën që e bën të meritueshme prerjen e dorës. Imam Maliku, për shembull, e ka përcaktuar këtë masë në tre dirhemë, duke u mbështetur në hadithin që gjendet në dy Sahih-ët, i përcjellë nga Ibn Omeri, se: 1004. “'Profeti i Allahu e ekzekutoi dënimin me prerje dore për vjedhjen e një mburoje, që kushtonte tre dirhemë.” Ndërsa imam Shafiu e ka përcaktuar këtë masë në një çerek dinari, ose mall me vlerën e tij, duke u mbështetur në hadithin te Buhariu dhe Muslimi, se Aishja tregon që Profeti i Allahut ka thënë: 1005. “Dora e vjedhësi pritet nëse ai vjedh (diçka me vlerë) një çerek dinari e sipër.” Muslimi transmeton se Aishja tregon që Profeti i Allahut ka thënë: 1006. “Dora e vjedhësi nuk pritet përveç nëse ai vjedh (diçka me vlerë) një çerek dinari e sipër.” Në lidhje me hadithin ku përmendet vjedhja e mburojës me vlerë tre dirhemë, këta thonë se ai nuk bie ndesh me hadithin në fjalë, sepse në atë kohë një dinar konvertohej me 12 dirhemë, që do të thotë se vlera e përmendur këtu, një çerek dinari, është pikërisht sa tre dirhemë, e përmendur në hadithin e mburojës. Ky është mendimi i Umerit, Uthmanit dhe Aliut. Po me këtë mendim ka qenë edhe Umer Ibn Abdilazizi, Lejth Ibn Sadi, Euzâi, Shafiiu, Is'ĥâk Ibn Rahauejhi sipas një versioni të përcjellë prej tij, Ebu Teuriti dhe Daud Ibn Alij el Dhahiri. Edhe imam Ahmed Ibn Hambeli ka qenë i mendimit se qoftë një çerek dinari, qoftë tre dirhemë, Sheriati e konsideron si një vlerë, që kush e vjedh, meriton prerjen e dorës. Kështu, çdokush që vjedh diçka të këtyre vlerave meriton dënimin e prerjes së dorës. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja se Profeti i Allahut ka thënë: 1007 . “Priteni dorën e vjedhësit për një çerek dinari e dhe mos e prisni për një vlerë më të pakët se ajo !” dhe një çerek dinari në atë kohë kishte vlerën e tre dirhemëve, pra, një dinar kushtonte 12 dirhemë. Ndërsa në versionin e sjellë nga Nesaiut thuhet: 1008. “Nuk pritet dora e vjedhësit poshtë vlerës së mburojës.” E pyetën Aishen: Sa ishte çmimi i mburojës?” - “Një çerek dinari.” - tha ajo. Ndërsa imam Ebu Hanife dhe shokët e tij, Ebu Jusufi, Muhamedi, Zuferi dhe Sufjan el Theuri, (Allahu i mëshiroftë!) kanë qenë të mendimit se masa që e bën të meritueshme prerjen e dorës është dhjetë dirhemë të pastër. Ata argumentohen duke thënë se çmimi i mburojës, për vjedhjen e së cilës Profeti ﷺ zbatoi dënimin me prerjen dore, ishte dhjetë dirhemë, sipas Ibn Abasit, i cili ka thënë: “Çmimi i mburojës, për vjedhjen e së cilës Profeti zbatoi dënimin me prerjen e dorës ishte dhjetë dirhemë.” Hadithin e sjell Ibn Merde uejhi. Gjithashtu, është transmetuar nga Omer Ibn Shuajbi, që rrëfen nga i ati, ky nga, gjyshi se Profeti i Allahut ka thënë: 1009. “Nuk pritet dora e vjedhësit poshtë vlerës së mburojës.” Dhe vlera e mburojës ishte dhjetë dirhemë. Prandaj, - sipas hanefive - mendimi më i pranueshëm është që të merret për bazë vlera më e madhe, sepse dihet mirë parimi për dënimet e veprave penale, që thotë: “Ndëshkimet rrëzohen qoftë edhe me dyshimet më të vogla!” Kështu, tre dirhemë është në dyshim, prandaj merret për bazë vlera më e madhe, për të cilën janë të gjithë dakord, që vjedhësi i saj dënohet me prerje dore. Sikurse e përmendëm më lart, dijetarët e shkollës Dhahirije janë të mendimit se gjykimi për vjedhjen është kategorik, që nuk bën dallim mes vjedhjes së një mase të vogël apo të madhe. Ata nuk marrin parasysh asnjë kriter në lidhje me masën e sendit të vjedhur. Ata argumentohen edhe me hadithin që gjendet në dy Sahih-ët, se Ebu Hurejra përcjell që Profeti i Allahut ka thënë: 1010. “Allahu e mallkoftë vjedhësin! Ai vjedh një vezë dhe i pritet dora; vjedh një litar e i pritet dora!” Në lidhje me këtë hadith dhe argumentimit me të, dijetarët e tjerë kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Disa kanë thënë se ky hadith është abroguar me hadithin e Aishes, që e përcakton masën e vjedhjes me tre dirhemë. Por ky arsyetim nuk mund të merret për bazë nëse nuk vërtetohet koha e thënies së secilit hadithit dhe që hadithi i Aishes të jetë i mëvonshëm. Të tjerë kanë thënë se me vezën e përmendur në hadith ka mundësi të jetë pasur për qëllim veza prej hekuri, që kushton, dhe me litarin e vjedhur të jetë pasur për qëllim ndonjë litar anijeje, që gjithashtu është i kushtueshëm. Mundësi tjetër është që të jetë pasur për qëllim thjesht ajo që ndodhte në kohën e injorancës paraislamike, kur njerëzit ua prisnin dorën vjedhësit si për pak gjë, edhe për shumë, dhe kështu kemi të bëjmë me një mallkim për vjedhësin, i cili e çon dëm dorën e tij, e cila është shumë e shtrenjtë, edhe për sende të tilla pa asnjë vlerë. 254 Thuhet se, kur Ebu Ala el Miriu erdhi në Bagdad, u përhap lajmi se ai filloi të kundërshtonte dijetarët e fikhut në lidhje me vlerën e sendit të vjedhur për të cilën vjedhësi meriton dënimin e prerjes së dorës dhe përcaktimin e saj me një çerek dinari. Duke aluduar se kjo është një vlerë e vogël në krahasim me vlerën e dorës si gjymtyrë, ai thoshte: Dorë aq e vyer, që as me xhevahire s’e peshon dot, Të pritet për një çerek dinari, vallë, kush e thotë?! Ky është një paradoks, që s’duhet ta zëmë me gojë, E ta lusim Allahun, që nga zjarri të na shpëtojë! 255 Sigurisht, ky ishte një kundërshtim pa vend, aq më tepër që për këtë përcaktim ka tekste nga Profeti i Allahut. Për këtë arsye, kadiu Abdul Uehab Maliki, kur dëgjoi këto fjalë, ia kthehu: Kur dora është e papërlyer, Të gjithë e çmojnë si shumë të vyer, Po kur ajo përfshihet në krim, Atëherë meriton të bukurin ndëshkim! I Madhëruari thotë më pas: - si ndëshkim për veprën e kryer dhe si dënim nga Allahu. Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. - Ky është një shpagim i drejtë për veprën e ulët dhe të padrejtë të vjedhjes së pasurisë së njerëzve, si dënim nga Allahu dhe si mësim për këdo që merr guximin të bëjë një krim të tillë. Allahu është Krenar e Ngadhënjimtar, në lidhje me ndëshkimet që jep. Ai është edhe i Urtë, në lidhje me urdhëresat dhe ndalesat e Tij, me Sheriatin që ka urdhëruar të zbatohet ndër njerëz dhe në ligjin e krijimit dhe funksionimit të kësaj bote, që ka krijuar. - E kush pendohet pas padrejtësisë së tij dhe përmirësohet, nuk ka dyshim se Allahu ia pranon pendimin. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Ai që pendohet për vjedhjen, Allahu e pranon pendimin e Tij; kjo ndodh në marrëdhënien e robit me Zotin, por pasuria e vjedhur - ose vlera e saj - është detyrë që t’i kthehet të zotit, sipas shumicës së dijetarëve. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Abdullah Ibn Amri: 1011. “Njëherë, në kohën e Profetit, një grua vodhi diçka. Profeti ﷺ shkoi tek njerëzit që ajo i kishte vjedhur. Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ajo na ka vjedhur!” Njerëzit e gruas thanë: “Ne mund t’jua paguajmë çdo gjë si kompesim për këtë vjedhje, vetëm të mos i pritet dora!” Por Profeti tha: “Pritjani dorën!” Ata thanë: “Po ne mund të japim si kompensim 500 dinarë (floriri)...” Profeti urdhëroi sërish: “Pritjani dorën!”. Dhe kështu ia prenë dorën e saj të djathë. Pastaj kjo grua i tha Profetit: “A ka vend për pendim për mua, o i Dërguari i Allahut?” - “Po. Ti sot je e pastër nga gabimi yt, si ditën që të lindi nëna jote!” Atëherë, Allahu zbriti ajetin: “E kush pendohet pas padrejtësisë së tij dhe përmirësohet, nuk ka dyshim se Allahu ia pranon pendimin. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Kjo është ajo gruaja mahzumije, ndodhia e së cilës është sjellë me saktësi edhe në dy Sahih-ët. - A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës? - Allahu është Mbreti, Sunduesi, Gjykuesi më i drejtë, gjykimin e të Cilit askush nuk ka të drejtë ta kontestojë. Ai vepron gjithçka që dëshiron. - Ai ndëshkon atë që do dhe e fal atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.

Mus'haf Hape →
Nur 24:1–24:2 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e qartësuar hollësisht shumë dispozita të hallallit dhe haramit, shumë urdhëresa të rëndësishme dhe ndalesa, kemi përmendur shumë nga kufijtë e ligjet e Zotit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kjo është një sure, të cilën Ne e zbritëm dhe e bëmë të detyrueshme .” - Theksimi i faktit se është Allahu Ai që e zbriti këtë sure, tregon për rëndësinë e madhe të saj dhe të mësimit të dispozitave e urtësive që përmban ajo. Kjo, sigurisht, nuk nënvlerëson rëndësinë e sureve të tjera dhe të mësimeve të nxjerra prej tyre. Vërreni me kujdes fjalën e Allahut të Madhëruar: “... dhe e bëmë të detyrueshme”. Muxhahidi dhe Katadja shpjegojnë: “Pra, në këtë sure kemi shtjelluar e qartësuar hollësisht shumë dispozita të hallallit dhe haramit, shumë urdhëresa të rëndësishme dhe ndalesa, kemi përmendur shumë nga kufijtë e ligjet e Zotit.” - “Në të kemi zbritur argumente të qarta, në mënyrë që të merrni mësim. ” - Argumente të shtjelluara, qartësuese e tërësisht të kuptueshme, “ në mënyrë që të merrni mësim ”, pra, të kuptoni e përfitoni lehtësisht prej tyre. - “Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin me nga njëqind kamxhikë ...” - Në këtë ajet të nderuar qartësohet masa ndëshkuese e Sheriatit për ata që bëjnë imoralitet. Dijetarët kanë bërë shtjellime të rëndësi - shme dhe kanë dhënë opinione të ndryshme. Ai që kryen këtë vepër të dënueshme ose është i martuar, ose është i pamartuar, si rasti për të cilin flet ky ajet. Masa ndëshki - more për të është rrahja me 100 kamxhikë, sikurse thuhet në ajet. Përveç kësaj, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve (veç Ebu Hanifes), ai dënohet edhe me një vit internim, larg vendit të tij. Imam Ebu Hanifja (Allahu e mëshiroftë!) mëton se internimi lihet në dorë të gjykatësit, i cili e vlerëson sipas dobisë që sheh në të. Shumica e dijetarëve e argumetojnë qëndrimin e tyre me hadithin nga Ebu Hurejra dhe Zejd Ibn Harith el Xhuheniu, që vjen në dy Sahih-ët, në të cilin tregohet për dy nomadë, që shkuan tek Profeti ﷺ për të kërkuar gjykimin e tij. Njëri prej tyre tha: 1916. “O i Dërguari i Allahut, biri im ishte i punësuar tek ky njeri, por atje, bëri zina me gruan e tij. Unë pranova të kompesoja gabimin e birit tim, duke i paguar 100 krerë delesh dhe një skllave. Por disa njerëz më thanë se biri im duhet të ndëshkohet me 100 kamxhikë dhe të internohet për një vit, ndërsa gruaja duhet të vritet me gurë.” Profeti i Allahut tha: “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Do të gjykoj me ligjin e sjellë në Librin e Allahut të Lartësuar. Skllavja dhe delet kthehen të tuat, kurse yt bir do të dënohet me rrahje me 100 kamxhikë dhe një vit internim. Nisu, o Enes - i tha Profeti një burri nga fisi i Sulejmit, - e nëse gruaja e pranon krimin, zbatoni dënimin e vrasjes me gurë!” Ai shkoi atje dhe ajo e pranoi krimin, kështu që u ekzekutua.” Kjo ngjarje provon se, nëse personi është i pamartuar, pra, nuk ka kryer marrëdhënie intime më parë në një martesë të rregullt, nëse është i lirë (jo skllav) dhe ka arritur moshën e pubertetit, dënimi në këtë rast është rrahje me 100 kamxhikë dhe një vit internim. Por nëse ai është i martuar e ka kryer marrëdhënie intime më parë në një martesë të rregullt, është i lirë (jo skllav) dhe ka arritur moshën e pubertetit, dënimi i tij është vrasja me gurë. Gjithashtu, Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) sjell hadithin se: 1917. Njëherë, Umer Ibn Hatabi, duke mbajtur një fjalim, pasi falënderoi dhe përlëvdoi Allahun, tha: “O njerëz! Allahu i Lartësuar dhe Krenar e dërgoi Muhamedin me të vërtetën dhe i zbriti atij Librin. Në atë Libër është edhe ajeti i raxhmit (i ekzekutimit me gurë për krimin e marrëdhënieve intime jashtëmartesore). Ne e lexuam atë dhe e kuptuam qartë. Profeti i Allahut e zbatoi këtë dënim për imoralitetin. Edhe ne e zbatuam atë, pas largimit të Profetit nga kjo botë. Por unë frikësohem se do të vijë një kohë e largët, kur dikush do të thotë: “Ne nuk e gjejmë ajetin e raxhmit në Librin e Allahut!” Dhe kështu, ata do të humbasin rrugën, duke lënë pa zbatuar një prej ligjeve të Zotit, të detyrueshëm për t’u zbatuar ndër njerëz. Në të vërtetë, Allahu i Madhëruar e bëri detyrë në Librin e Tij që, çdo mashkull apo femër që bën imoralitet (marrëdhënie jashtëmartesore), të dënohet duke u vrarë me gurë, nëse është muhsan, pra, ka qenë i/e martuar e ka kryer marrëdhënie intime më parë në një martesë të rregullt, dhe vërtetohet imoraliteti përmes faktesh, shtatzënisë ose duke u pranuar prej tij/saj.84” Buhariu dhe Muslimi e kanë sjellë këtë episod në dy Sahih-ët e tyre, në hadithin e gjatë të Imam Malikut. Këtu kemi sjellë vetëm këtë pjesë të rrëfimit, për shpjegimin e këtij ajeti. Hafidh Ebu Jeala el Meusili sjell rrëfimin nga Kethir Ibn Salti, i cili tregon: 1918. “Isha tek Miruani. Aty ishte edhe Zejd Ibn Thabiti. Zeidi tha: “Ne lexonim prej Kuranit edhe ajetin: “Burrin dhe gruan që bëjnë imoralitet vritini me gurë ...”. - Atëherë, - tha Miruani, - përse nuk e ke shkruar në libër?” Zejdi tha: “E përmendëm njëherë këtë çështje, kur mes nesh ishte edhe Umer Ibn Hatabi, i cili na tha: “Unë do t’ju jap përgjigje shteruese për këtë.” - “Po si?” - i thamë ne. Ai tha: “Një burrë erdhi tek Profeti i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, me jep të shkruar ajetin e raxhmit!” Profeti i tha: “Tashmë nuk mundem të ta jap të shkruar”. Kështu është transmetuar ose diçka e përafërt. Këtë rrëfim e ka sjellë edhe Nesaiu. Na ka ardhur me shumë rrugë transmetimi, që forcojnë e mbështesin njëra -tjetrën, se ajeti i raxhmit ishte i shkruar në fillim mes ajeteve të shpallura, por tashmë këndimi i tij si ajet Kurani është abroguar, duke mbetur në fuqi gjykimi i përftuar prej tij, i cili duhet të zbatohet. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Disa janë të mendimit se, për të martuarit që bëjnë zina bashkohen të dyja dënimet, rrahja me 100 kamxhikë, sipas ajetit, dhe vrasja me gurë, sipas haditheve të sjella në këtë temë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ubade Ibn Samiti, që rrëfen: 1919. “Profeti i Allahut rëndohej e ndikohej shumë kur atij i zbriste Shpallja, aq sa i ndryshonte pamja e fytyrës. Një ditë, atij i zbriti diçka. Kur përfundoi dhe ai u çlirua (nga pesha e Shpalljes), tha: “Merreni prej meje! Tashmë Allahu e solli zgjidhjen për to (gratë që bëjnë zina). Të martuarit (që bëjnë zina) kanë dënim më vete dhe të pamartuarit (që bëjnë zina) kanë gjykim më vete. Të martuarit që bëjnë zina rrihen me njëqind kamxhikë dhe vriten me gurë. Të pamartuarit që bëjnë zina rrihen me 100 kamxhikë dhe internohen për një vit.” Këtë hadith e kanë sjellë Muslimi dhe autorët e Sunen-eve me shumë rrugë transmetimi. Imam Ahmedi, duke u mbështetur këtë hadith, ka gjykuar se dënimi për të martuarit që bëjnë zina është që të rrihen me njëqind kamxhikë dhe të vriten me gurë. Pra, atyre u jepen të dyja masat ndëshkimore. Ndërsa shumica e dijetarëve janë të mendimit se për të martuarit që bëjnë zina jepet vetëm masa e vrasjes me gurë, pa rrahjen me kamxhik. Ata mbështeten në faktin se Profeti i Allahut e ndëshkoi Maizin, Gamidijen dhe dy jehudët vetëm me gurë, pa masën e rrahjes me kamxhik përpara. Kjo tregon që ndëshkimi me rrahje me kamxhik nuk është një masë e detyrueshme në një rast të tillë. 85 Në të vërtetë, janë të shumta hadithet e sakta që mbështesin e forcojnë njëra-tjetrën, me formulime e versione të ndryshme e, që të gjitha përmendin vrasjen me gurë e nuk përmendin rrahjen me kamxhik. - “... dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre, kur zbatoni dispozitat e Allahut. ...” - Mos u tregoni zemërbutë me ta në zbatimin e fesë dhe ligjeve të Allahut. Zemërbutësia e ndaluar është ajo që e bën gjykatësin të mos zbatojë dënimin penal, të ligjëruar nga Allahu i Madhëruar. Kjo lloj zemërbutësie është e ndaluar dhe jo në vendin e duhur. Në një hadith thuhet: 1920. “Një dënim i ekzekutuar me drejtësi në tokë është më i mirë për njerëzit sesa të bjerë shi (i begatshëm) për dyzet mëngjese rresht.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ubejdilahi, i biri i Abdullah Ibn Umerit, i cili tregon se, kur një shërbëtore (skllave) e Ibn Umerit bëri zina, Ibn Umeri e rrahu me kamxhik në këmbët e saj. Më duket - thotë Nafiu, transmetuesi i hadithit, - se tha: “Edhe shpinën e saj!” Atëherë, - thotë Ubejdilah, - duke cituar fjalën e Allahut, i thashë: “...dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre, kur zbatoni dispozitat e Allahut.”. Ai tha: “O biri im! Mos vallë, vërejte se po tregoj ndonjë butësi në zbatimin e ndëshkimit të saj?! Allahu i Madhëruar nuk më ka urdhëruar që ta vras atë dhe as që ta godas me kamxhik në kokën (e fytyrën) e saj. Unë i shkaktova dhimbje (të mjaftueshme) me goditjet me kamxhik.” - “Nëse vërtet besoni në Allahun dhe në botën tjetër! ” - Nëse jeni besimtarë të vërtetë, atëherë zbatojeni këtë porosi dhe bëjeni ekzekutimin e dënimeve penale kundër atyre që bëjnë imoralitet, por jo aq sa ta vrasësh e dëmtosh rëndë të dënuarin. Qëllimi është që të marrë mësim edhe i dënuari, edhe të tjerët, që guxojnë të bëjnë të tilla vepra. - “E gjatë zbatimit të ndëshkimit të tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh!” - Ekzekutimi i dënimit duhet të bëhet në publik. Kjo mënyrë e bën ndëshkimin më të dobishëm e frenues për të dënuarit dhe të tjerët. Çdokush mendon për poshtërimin e turpin, me të cilin rëndohet ai që kapet e dënohet me një dënim të tillë, para të gjithë njerëzve. Megjithatë, disa mëtojnë se dënimi nuk bëhet haptazi për këtë gjë, por me qëllimin që njerëzit t’i luten Allahut për ata që t’ua mundësojë e pranojë pendimin dhe t’i luten për t’i mëshiruar e falur.86

Mus'haf Hape →
Maide 5:116–5:120 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)! - Ky është një qortim i rëndë për krishterët që thonë se Allahu është trini. Kështu, kur Allahu i Madhëruar ta pyesë Isain për atë qëndrim të të krishterëve, Isai do të distancohet prej tyre, duke thënë: “ Subhaneke!” - i Pastër, i Lartësuar dhe larg çdo mangësie që trillojnë rreth Teje je Ti, o Zoti im! - “Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. - Kuptimi: Nuk më takon mua dhe as është prej cilësive të mia që të them gjëra të tilla. Asnjë lloj krijese, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e askush tjetër nuk ka të drejtë dhe nuk meriton të adhurohet. Të gjithë, pa përjashtim, janë rob të nënshtruar të Allahut, janë krijesa të varfra e të pafuqishme. - “Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. - Kuptimi: Ti, o Zoti im, je më i dituri për ato që unë thashë. Ti di çdo të fshehtë. E tillë ishte edukata dhe mënyra e të folurit të Mesihut me Zotin e tij. Kur u pyet, ai nuk tha thjesht: “Jo, unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, por zgjodhi tjetër mënyrë, duke treguar se grada në të cilën e ngriti Zoti nuk e lejonte ndryshe. Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar që Profeti i zgjedhur dhe i ndihmuar prej Tij të thoshte fjalë të tilla të pahijshme. Dituria e plotë, për të dukshmet dhe për të fshehtat, i takon të Gjithëditurit, Allahut të Madhëruar. Pastaj Isai tregon se për çfarë i urdhëroi bijtë e Israilit: - “Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” - Kuptimi: Unë jam një rob i nënshtruar, që ndjek urdhrat e Tua. Unë kurrë nuk do të guxoja të dilja jashtë tyre, për shkak se unë i frikësohem madhështisë Tënde! Unë i urdhërova ata që të adhuronin një Zot të vetëm, duke ia përkushtuar fenë dhe adhurimin veçse Atij. Ky urdhër e përjashton adhurimin e gjithçkaje tjetër, veç Teje. As nëna ime e as unë nuk mund të jemi të adhuruar, se ne jemi thjesht njerëz dhe krijesa të dobëta. Unë ua sqarova atyre se Ti je Zoti i tyre dhe Zoti im. - “Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta.” - Kuptimi: Për sa kohë që isha mes tyre, unë dëshmoj për ata që e zbatuan porosinë time dhe për ata që nuk pranuan ta zbatojnë atë. - “Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” - Kuptimi: Pasi Ti më ngrite lart, ishe Ti mbikëqyrësi dhe vështruesi i asaj se çfarë fshihej në gjoksin e tyre. Ti je dëshmues për gjithçka. Dija, dëgjimi e shikimi Yt përfshijnë gjithçka. Dija Jote përfshin çdo njohje, dëgjimi Yt përfshin gjithçka që mund të dëgjohet e shikimi Yt përfshin gjithçka që mund të shikohet. Ti je Ai që do t’i shpërblesh të gjithë, sipas diturisë Tënde, për veprat që kanë bërë, të mira apo të këqija qofshin. Ti je më i mëshirshëm për ta, se ata për veten e vet. Nëse nuk do të ishin rob të pabindur dhe arrogantë, Ti nuk do t’i ndëshkoje. - “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” - Kuptimi: Nëse Ti i fal ata, këtë e bën prej fuqisë Tënde absolute, pra, jo si ata që falin nga dobësia dhe pafuqia. Ti je i Urtë dhe i fal ata që i plotësojnë kushtet për të arritur faljen Tënde. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se si do të jetë gjendja e robve në Ditën e Gjykimit: si do të jetë gjendja e të fituarve dhe atyre të humburve; si do të jetë gjendja e të lumturve dhe e të trishtuarve. - “Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. - Të sinqertët ose të vërtetët ( el sadikun) janë ata, qëllimi, fjalët dhe veprat e të cilëve janë në përputhje me porositë e Zotit dhe për të kënaqur Atë. Ata janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në këtë rrugë. Ditën e Gjykimit, këta do të gjejnë frytet e këtij qëndrimi të mirë. Atë ditë, Allahu do t’i nderojë ata me grada të larta pranë Tij, në kopshtet e mirësisë, siç thotë më pas: - “Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” - Ndërsa gënjeshtarët do të jenë në një gjendje krejt të kundërt me të sinqertët. Ata do të ballafaqohen me pasojat e trillimeve të tyre po atë ditë. - “Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahut i takon mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe tokës, sepse Ai është Krijuesi i tyre. Ai kujdeset për mbarëvajtjen e tyre, nëpërmjet ligjeve të Tij të krijimit dhe funksionimit të gjërave. Është Ai që vendos rregullat dhe ligjet që dëshiron për ne. Është Ai, gjithashtu, i vetmi të Cilit i takon të llogarisë dhe shpërblejë krijesat me drejtësi. Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka i nënshtrohet dëshirës dhe ligjeve të Tij. Këtu përfundon dhe tefsiri i sures El Maide. I lavdëruar qoftë Allahu për çdo mirësi të dhuruar prej Tij. Fq ❖ Parathënia e përkthyesit .......................................................................................... 3. ❖ Parathënia e autorit ................................................................................................. 3. ❖ El fatiha ..................................................................................................................... 5. ❖ El bekare .................................................................................................................... 9. ❖ Al Imran ................................................................................................................. 241. ❖ El nisâ ...................................................................................................................... 363. ❖ El mâideh ................................................................................................................ 489. 1 I urdhëroi që ata që adhuruan viçin të egzekutoheshin nga ata që nuk e adhuruan atë. 2 Ajo ka edhe kuptimin “lexoj, këndoj Kur’ânin” (Sh.p.). 3 Arsyeja është se në Vendin e Shenjtë, në Mekë, nuk lejohet vrasja e kafshëve dhe prerja e bimësisë. 4 Adil është ai që cilësohet si i rregullt në fenë e tij, dhe i pa cënuar nga cilësi të dukshme që tregojnë mangësinë e fesë dhe moralit të tij. 5 Në Islam, ‘jetim’ konsiderohet fëmija të cilit (ose së cilës) i ka vdekur babai, ose të dy prindërit, dhe ende nuk ka arritur moshën e pjekurisë. 6Ndërsa hanefijtë janë të mendimit që, edhe në këtë rast, duhet të mbahet drejtësia dhe barazia, domethënë që krimi duhet dënuar edhe nëse një besimtar vret një jobesimtar padrejtësisht. 7 Ky ajet tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë se nuk lejohet rruajtja para therjes së kurbanit, por sipas shpjegimit të Profetit, ne themi se është më mirë që rruajtja të bëhet pas kurbanit (Sh.p.). 8 Në këtë rast ky haxh quhet haxh temettu i llojit "Kiran". Imam ibnul kajimi thotë në Zad el miad: "Fjala temettu, sikurse e kemi përmendur, mund të japë dy kuptime: 1. Dalja nga gjendja e ihramit pas kryejres së umres dhe rinisja e ihramit për haxh në ditën e tetë, ose: 2. shoqërim i umres me haxhin e llojit kiran, pa ndërprerje të gjendjes së ihramit . Pra fjala temettu i përmban të dyja mundësitë." Mbr. Shkak për mos'heqjen e ihramit është sjellja e bagëtive të kurbanit me vete siç ka thënë Profeti a.s. kur atë e pyeti Ummu Seleme. Sh.p. 9 Edhe pse saktësia e këtij hadithi është përfolur (Sh.p.). 10 Gjykimi i Pejgamberit lidhur me divorcin me kompensim (el hul) 10 Në Sahih-un e Buhariut përmendet hadithi i Ibn Abasit, i cili rrëfen se gruaja e Thabit Ibn Kajs Ibn Shammasit, shkoi te Pejgamberi (a.s.) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë, Thabit Ibn Kajsin nuk e shaj as për sjelljen dhe as për devotshmërinë fetare, por e urrej kufrin, pasi jam bërë muslimane.” 10 Ai i tha: “A ia kthen kopshtin * e tij?” “Po.” - i tha ajo. Atëherë i Dërguari i Allahut (a.s.) i tha burrit të saj: “Pranoje kopshtin dhe ndaje!” (Pra ajo kishte frikë se mos urrejtja e madhe që kishte ndaj tij, e shtynte që të bënte diçka që do të ishte vepër kufri, ose që të çonte në kufër. El Tibi e shpjegon: “Ajo kishte frikë se pasi ishte bërë muslimane, mos bënte diçka që binte ndesh me rregullat e Islamit, siç janë kundërshtimi dhe antipatia ndaj burrit. Këto mund të ndodhin te një vajzë e re dhe e bukur, e cila e urren burrin, kur ky është në të kundërtën e saj. Pra, gjërat që bien ndesh me rregullat e Islamit, ajo i quajti kufër.) Në Sunen-in e Nesaiut përmendet hadithi i përcjellë nga Rrubeji Bintu Muauidhi, e cila rrëfen se Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasi e goditi gruan e vet, Xhemile Bintu Abdullah Ibn Ubejjin dhe i theu dorën. Për këtë arsye, vëllai i saj shkoi dhe u ankua te Pejgamberi (a.s.). Pejgamberi (a.s.) dërgoi dikë të thërriste Thabitin. Pasi erdhi, Pejgamberi (a.s.) i tha atij: “Merrja atë që ia ke dhënë për mehr dhe lëshoje!” “Dakord.” – tha ai. Atëherë, i Dërguari i Allahut e urdhëroi gruan të qëndronte si kohëpritje vetëm një cikël menstrual dhe të shkonte në shtëpinë e saj.10 Ebu Daudi shënon në Sunen-in e tij hadithin e Ibn Abasit (r.a.), i cili rrëfen se gruaja e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasit bëri divorc (ħul'un) me të shoqin, duke i dhënë atij kompensim. Pas kësaj, Pejgamberi (a.s.) e ka urdhëruar atë grua të qëndronte në pritje ( idet) vetëm një cikël menstrual.10 Në Sunen-in e Dare Kutnit, lidhur me këtë ngjarje, përmendet se Pejgamberi (a.s.) i është drejtuar gruas së Thabitit: “A ia kthen kopshtin e tij, të cilin ta ka dhënë si mehr?” “Po, - i ka thënë ajo, – madje dhe më tepër.” “Më tepër jo, – ia ka kthyer Pejgamberi (a.s.), – por vetëm kopshtin e tij.” “Në rregull.” – ka thënë ajo. Atëherë, Pejgamberi (a.s.) ka marrë pasurinë e Thabitit dhe i ka dhënë asaj divorcin. Pasi është informuar Thabit Ibn Kajsi, ka thënë: “E pranoj gjykimin e të Dërguarit të Allahut (a.s.).” Dare Kutniu ka shtuar se sened-i i këtij hadithi është i vërtetë. Nga ky gjykim i Pejgamberit (a.s.) dalin disa rregulla. Ndër to, është lejimi i divorcit me kompensim apo siç quhet ħul'un, siç dëshmon edhe Kur'ani. Allahu thotë: “Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë grave si mehr, vetëm nëse që të dy (burri dhe gruaja) frikësohen se nuk do të mund t’i zbatojnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). Në një rast të tillë, ata ua parashtrojnë çështjen e tyre kujdestarëve dhe nëse këta druhen se dy bashkëshortët nuk do t’u përmbahen kufijve të përcaktuar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit, si kompensim për t’u ndarë prej tij.” [Bekare: 229] Por një grup njerëzish, në kundërshtim me Kur'anin, Sunetin dhe ixhma-në, e kanë quajtur të paligjshëm divorcin me kompensim. Ajeti i lartpërmendur dëshmon se el-hul'u lejohet qoftë me leje të udhëheqësit, qoftë pa leje të tij, e megjithatë, disa e kanë konsideruar të paligjshëm këtë lloj divorci, nëse bëhet pa lejen e udhëheqësit. Pavarësisht nga kjo, katër prijësit e medhheb -eve, si dhe shumica e dijetarëve, nuk pajtohen me këtë qëndrim. Po kështu, ky ajet dëshmon se divorci me anë të kompensimit e përfundon lidhjen e martesës, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur “çlirim”. Sikur të ishte ndarje e kthyeshme "talak raxh'ij", me mundësi të hapur ribashkimi të çiftit gjatë periudhës së idet-it, pa bërë një akt të ri martesor – siç kanë thënë disa njerëz – gruaja nuk do të arrinte të çlirohej nga burri nëpërmjet pasurisë që i jep. Fjala e Allahu të Lartësuar: “...atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit si kompensim për t’u ndarë prej tij.”, tregon se kompensimi mund të bëhet me pak ose me shumë pasuri dhe se burrit i lejohet të marrë prej gruas më tepër sesa i ka pas dhënë për mehr. Abdurrezaku përcjell nga Muameri dhe ky nga Abdullah Ibn Muhammed Ibn Akili, i cili rrëfen se Errubeji’ Bintu Muavidh Ibn Afra’, i ka treguar që ajo ishte ndarë nga bashkëshorti në këmbim të çdo gjëje që ajo zotëronte. Kështu, kjo çështje iu kallëzua Uthman Ibn Afanit për gjykim. Ai e miratoi, duke i dhënë të drejtë burrit t’i merrte asaj çdo gjë, deri edhe kordonin e gërshetave të kokës. Gjithashtu, Abdurrezaku ka shënuar nga Ibn Xhurejxhi, ky nga Musa Ibn Ukbahi dhe ky nga Nafi’, i cili rrëfen se një grua, të cilin bashkëshortja e Ibn Umerit e kishte liruar nga skllavëria, shkoi tek Ibn Umeri, pasi ajo ishte divorcuar me burrin e saj, në këmbim të dhënies të çdo gjëje që ajo kishte, të të gjitha rrobave, deri edhe fustanin. Njëherë, Umerit (r.a.) i çuan një grua që ishte rebeluar ndaj burrit. Umeri i tha burrit të saj: “Bëj divorc me të, për t’i marrë deri edhe vathin.” Këtë e ka përmendur Hamad Ibn Seleme nga Ejjubi, ky nga Kethir Ibn Ebu Kethiri dhe ky nga Umeri (r.a.). Abdurrezaku sjell nga Muameri, ky nga Hakem Ibn Utejbe dhe ky nga Ali Ibn Ebu Talibi, i cili ka thënë: “Burri nuk duhet të marrë prej gruas më tepër sesa i ka dhënë (si mehr).” Edhe Tavusi ka thënë se nuk lejohet që burri të marrë prej gruas më shumë sesa i ka dhënë për mehr. Ndërsa Ataja ka thënë se nëse burri merr më tepër sesa mehri që i ka dhënë, teprica i kthehet gruas. Gjithashtu, Zuhriu nga ana e tij, ka thënë se nuk i lejohet burrit të marrë prej gruas më shumë sesa i ka dhënë. Mejmun Ibn Mehrani ka thënë që nëse i merr gruas më shumë sesa i ka dhënë, atëherë kështu burri nuk e ka ndarë me mirësjellje. * Euzaiu dëshmon: “Gjykatësit nuk e lejonin burrin të merrte nga gruaja (në rast hul-i), përveç asaj që i kishte dhënë.” Ata që e lejojnë, bazohen në domethënien e drejtpërdrejtë të Kur'anit dhe të dëshmive që vijnë nga sahabët. Ndërsa ata që e ndalojnë kompensimin nga ana e gruas me më tepër pasuri sesa i ka dhënë burri, bazohen në hadithin e Ebu Zubejrit, i cili rrëfen se kur Thabit Ibi Kajs Ibn Shemmasi u nda me kompensim nga gruaja e tij, Pejgamberi (a.s.) i tha asaj: “A ia kthen kopshtin atij?” “Po, – tha ajo – madje edhe më tepër.” “Më tepër jo, – i tha Pejgamberi (a.s.), – por kopshtin e tij.” Dare Kutni ka thënë se Ebu Zubejri e ka dëgjuar këtë hadith nga disa persona dhe se sened-i i tij është i mirë. Më tej kanë thënë: Dëshmitë që vijnë nga sahabët për këtë çështje, janë të ndryshme. Kështu, nga disa prej tyre është përcjellë se teprica ndalohet, nga disa të tjerë është përcjellë se ajo lejohet dhe nga disa është përcjellë se ajo nuk pëlqehet, siç është dëshmia e Uekiut, që përcjell nga Ebu Hanifja, ky nga Ammar Ibn Imrara el Hemedhani dhe ky nga i ati, i cili rrëfen se Aliu (r.a.) e quante të urryer që burri, në rast divorci el hul , të merrte nga gruaja më shumë sesa i kishte dhënë. Imam Ahmedi është bazuar pikërisht në këtë dëshmi të fundit, duke u shprehur se teprica është e urryer. Kurse Ebu Bekri, një dijetar ky i medhheb-it të Ahmedit, e ka ndaluar tepricën, duke thënë se ajo duhet t’i kthehet gruas. Abdurrezzaku shënon nga Ibn Xhurejxhi, i cili tregon se Ataja i ka rrëfyer se te i Dërguari i Allahut (a.s.) erdhi një grua dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e urrej burrin tim dhe dua të ndahem prej tij.” Pejgamberi (a.s.) i tha: “A ia kthen kopshtin që ta ka dhënë si mehr?” “Po, – iu përgjigj ajo, – madje dhe më tepër.” “Më tepër jo, por vetëm kopshtin.” – i tha Pejgamberi (a.s.). “Dakord.” – ia ktheu gruaja. Atëherë, Pejgamberi (a.s.) vendosi që bashkëshorti i saj të merrte kopshtin dhe të ndahej prej saj. Këtë dëshmi, edhe pse është mursel, e përforcon hadithi i Ebu Zubejrit. Ndërkohë, nga të dy, si nga Ebu Zubejri, edhe nga Ataja, këtë hadith e ka përcjellë Ibn Xhurejxhi. *** Fakti që Allahu i Lartësuar e ka quajtur këtë divorc fidje (çlirim, shpengim), dëshmon se kjo është një kontratë me natyrë shkëmbimi. Për këtë arsye, në të merret parasysh pëlqimi i të dy bashkëshortëve. Atëherë lind pyetja: po nëse bashkëshortët bien dakord për anulimin e hul-it dhe burri i kthen gruas atë që i ka marrë, e më pas ribashkohen gjatë periudhës së idet-it, a kanë të drejtë ta bëjnë këtë? Katër prijësit e medhheb-eve dhe dijetarë të tjerë, e kanë ndaluar këtë lloj rikthimi. Arsyeja, sipas tyre, është se me hul-in, gruaja ndahet përfundimisht prej burrit, me mundësi ribashkimi veç me një akt të ri martesor. Por Abdurrezzaku ka përcjellë nga Muameri, ky nga Katade, dhe ky nga Said Ibn Musejjebi, i cili ka thënë lidhur me gruan e ndarë me kompensim: “Nëse burri dëshiron të ribashkohet me gruan gjatë periudhës së idet-it, duhet t’i kthejë fillimisht atë që i ka marrë dhe pastaj të thërrasë dëshmitarë për të dëshmuar ribashkimin me të.” Muameri ka thënë se edhe Zuhriu kështu mendonte. Ndërsa Haseni, sipas asaj që e përcjell Katade, thoshte për këtë rast se burri mund të ribashkohet me gruan veç me një fejesë të re. Në fakt, thënia e Said Ibn Mussejjebit dhe e Zuhriut është një perceptim mjaft i imët. Ajo bazohet në një arsyetim të hollë dhe është në pajtim me parimet e fikh-ut. Nuk ka diçka të panjohur që e bën të papranueshme, përveç faktit që në përgjithësi, dijetarët punojnë në kundërshtim me të. Arsyeja ku mbështet kjo thënie, është se gjatë periudhës së idetit, gruaja konsiderohet si peng te burri. Sipas disa dijetarëve, nëse burri i jep gruas ndarje të qartë dhe të pakushtëzuar gjatë kësaj kohe, ai quhet i vlefshëm. Përderisa është kështu, atëherë, nëse çifti e anulon aktin e hul-it dhe ribashkohen me pëlqimin reciprok, parimet e Sheriatit nuk e pengojnë një gjë të tilllë. (I pakushtëzuar quhet divorci kur është i prerë dhe me efekt të menjëhershëm, si p.sh. kur burri i thotë gruas: “të kam lëshuar” ose “je e lëshuar”. Në arabisht quhet munxhez.) Ndryshe ndodh nëse flitet për periudhën pasi ka përfunduar idet-i, sepse në këtë rast, gruaja bëhet krejt e huaj përkundrejt burrit. Pas përfundimit të idet-it, burri konsiderohet si çdokush tjetër që mund të kërkojë dorën e saj. Për qëndrimin e Saidit dhe të Zuhriut dëshmon edhe fakti që ky burrë mund të rimartohet me këtë grua gjatë periudhë së idet-it, kurse të tjerët jo. *** Nga fakti që Pejgamberi (a.s.) e ka urdhëruar gruan muhteliah (e divorcuar nga burri me kompensim) që të qëndrojë në idet vetëm një cikël menstrual, dalin dy rregulla: Së pari, gruaja nuk e ka detyrë të qëndrojë në pritje tri cikle menstruale. Përkundrazi, asaj i mjafton të presë vetëm një cikël. Ky rregull, siç është përmendur qartë në Sunet, përkon edhe me mendimin e prijësit të besimtarëve, Uthman Ibn Afanit, të Abdullah Ibn Umer Ibn Hatabit, të Rrubeji Bintu Muavidhit dhe xhaxhait të saj, i cili ishte një ndër sahabët e mëdhenj. Nuk njihet ndonjë sahab që t’i ketë kundërshtuar këta. Mendimi i këtyre përmendet në transmetimin që e përcjell Lejth Ibn Sa’di nga Nafi’ – ish-skllavi i Ibn Umerit (r.a.) – i cili rrëfen se ka dëgjuar Rrubeji Bintu Muavidhin teksa po i tregonte Abdullah Ibn Umerit që ishte ndarë nga burri i saj me kompensim (hul’), në kohën e Uthman Ibn Afanit. Kështu, xhaxhai i saj kishte shkuar tek Uthman Ibn Afani dhe i kishte thënë: “Bija e Muavidhit është ndarë sot me kompensim nga burri i saj. A mund të shpërngulet nga shtëpia ku gjendet?” Uthmani i ishte përgjigjur: “Po, le të ndërrojë vend. Meqenëse ndarja është e tillë, ata nuk e trashëgojnë njëri -tjetrin dhe ajo nuk ka detyrë të qëndrojë në idet, veçse nuk i lejohet të martohet me dikë tjetër, derisa të kalojë një cikël mestrual, në mënyrë që të faktohet se nuk ka mbetur shtatzënë.” Pasi e dëgjoi, Abdullah Ibn Umeri tha: “Uthmani është më i miri dhe më i dituri ndër ne.” I këtij mendimi ka qenë edhe Is’hak Ibn Rahavejhi dhe Imam Ahmedi – sipas një varianti që dëshmohet prej tij – të cilin e ka zgjedhur dhe shejhu i Islamit, Ibn Tejmije. Ata që kanë përkrahur këtë qëndrim, kanë thënë se ai rrjedhon nga parimet e Sheriatit, pasi idet-i (nga talak-u) është caktuar tri cikle menstruale, në mënyrë që të zgjasë periudha kur ribashkimi i çiftit (pa ribërje akti) është i mundshëm dhe që bashkëshorti të mendohet thellë e kësisoj, të ketë mundësi ta rimarrë gruan brenda kësaj periudhe. Atëherë, përderisa ndarja me hul është e pakthyeshme (pra është talak bain), qëllimi i idet-it, në këtë rast, është thjesht për t’u vërtetuar që gruaja nuk është shtatzënë dhe për këtë mjafton një cikël menstrual, ashtu si rastet e tjera, kur gruaja duhet të qëndrojë në pritje veç një cikël, me qëllim që të vërtetohet se nuk është shtatzënë. Mandej, kanë thënë: Këtë arsyetim nuk e hedh poshtë fakti që idet-i i së ndarës tri herë, është tri cikle menstruale, sepse për talak-un, periudha e idet-it është caktuar njëlloj, qoftë përfundimtar apo i kthyeshëm. Më andej kanë thënë se kjo që u tha argumenton se hul-i është feskh (zgjidhje, anulim i aktit të martesës) dhe jo talak (akt divorci). Pikërisht, ky është edhe mendimi i Ibn Abasit, Uthmanit, Ibn Umerit, Rubejit dhe xhaxhait të saj. Nga ana tjetër, në mënyrë kategorike, nuk ka ndonjë dëshmi të saktë nga asnjë sahab, që të tregojë se hul-i është talak (ndarje). Imam Ahmedi transmeton nga Jahja Ibn Saidi, ky nga Sufjani, ky nga Amri, ky nga Tavusi dhe ky nga Ibn Abasi (r.a.) që: “ Hul-i është divorc (zgjidhje e aktit të martesës), jo ndarje (talak).10 Abdurrezzaku përmend nga Sufjani, ky nga Amri e ky nga Tavusi, i cili rrëfen se Ibrahim Ibn Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, pyeti Ibn Abasin për rastin kur dikush e ndan gruan e vet dy herë dhe më pas ajo divorcohet prej tij me hul: “A i lejohet të martohet me të?” “Po, – i tha Ibn Abasi, – sepse Allahu e ka përmendur talak-un në fillim të ajetit dhe në fund të tij, dhe hul-in ndërmjet tyre.” Dikush mund të reagojë: Përse thoni se ata të cilët ju përmendni nuk i ka kundërshtuar askush nga sahabët, ndërkohë që Hamad Ibn Seleme transmeton nga Hishami Ibn Urve, ky nga i ati dhe ky nga Xhumhani, se Ummu Bekre el Eslemije, që ishte e martuar me Abdullah Ibn Usejdin, u nda prej tij me hul? Më pas, që të dy, burrë e grua u penduan, ndaj shkuan për t’u gjykuar tek Uthmani. Uthmani e lejoi ribashkimin e tyre, duke thënë: “Kjo konsiderohet një ndarje. Megjithatë, nëse janë deklaruar më tepër fjalë ndarjeje, atëherë konsiderohen aq sa janë deklaruar.” Ibn Ebu Shejbe thotë se ka thënë Ali Ibn Hashimi, ky nga Ibn Ebu Lejla, ky nga Talha Ibn Musarrifi, ky nga Ibrahim Nakhaiu, ky nga Alkame dhe ky nga Ibn Mes’udi, që: “Talak-u (domethënë, ndarja e parë dhe e dytë) është i pakthyeshëm (bain) vetëm kur bëhet me kompensim ose kur bëhet për shkak të ila-ut.”10 Ky qëndrim është përcjellë edhe nga Ali Ibn Ebu Talibi. Këta pra, janë tre sahabë të mëdhenj – Allahu qoftë i kënaqur me ta! – të cilët mendonin kështu. Për këtë ne do të përgjigjeshim duke thënë se faktet e mësipërme nuk janë përcjellë në mënyrë autentike nga askush prej tyre. Sa për dëshminë që vjen nga Uthmani (r.a.), Imam Ahmedi, Bejhakiu e dijetarë të tjerë, e kanë quajtur të papranueshme. Mësuesi ynë (IbnTejmija) ka thënë: “Si mund të jetë e vërtetë se Uthmani mbante atë qëndrim, ndërkohë që ai mendonte se ndarja me hul nuk ka idet, por gruaja pret derisa të kalojë një cikël menstrual, për t’u vërtetuar që nuk është shtatzënë? Nëse Uthmani do të ishte i mendimit që hul-i quhet si një ndarje, atëherë do të thoshte që idet-i është i detyrueshëm. Për Xhuhmanin, transmetuesi i kësaj ngjarjeje nga Uthmani, nuk njohim më shumë se faktin që ai ka qenë një ish - skllav i fisit Eslem.” 10 Sa për dëshminë e Ali Ibn Ebu Talibit, Ebu Muhamed Ibn Hazmi ka thënë: “E kemi sjellë nëpërmjet një rruge që nuk është e vërtetë.” Ndonëse më optimalja e këtyre dëshmive është ajo e Ibn Mesudit, prapëseprapë themi se kujtesa e Ibn Ebu Lejlas (njërit nga transmetuesit e tij) ishte e dobët. Gjithsesi, edhe sikur të jetë e pranueshme, maksimumi që ajo mund të provojë, është se talak-u është i pakthyeshëm, kur ndodh përkrah divorcit me kompensim ose gjatë idet-it të divorcit me kompensim , por jo që vetë hul-i është talak përfundimtar (i pakthyeshëm). Siç vihet re qartë, ndërmjet këtyre dy përkufizimeve ka ndryshim të dukshëm. Ndër argumentet që dëshmojnë se ndarja hul nuk quhet talak, është se Allahu i Lartësuar ka përmendur që ndarja për herë të parë dhe për herë të dytë, pas kontaktit seksual me gruan, sjell tri rregulla, të cilat nuk gjenden te ndarja hul. Së pari, burri ka të drejtë të rimarrë gruan gjatë periudhës së idet-it. Së dyti, ndarja e parë dhe e dytë llogariten prej tri ndarjeve që burri mund t’i japë së shoqes. Për rrjedhim, nëse burri e ndan gruan tri herë, ai nuk mund të rimartohet me të, vetëm nëse ajo martohet me një burrë tjetër dhe ky ta ndajë, pasi të ketë bërë kontakt seksual. Së treti, ideti (kohëpritja) i talak-ut është tri cikle menstruale. Nga ana tjetër, argumentet e Kuranit dhe të Sunetit vërtetojnë që ndarja hul është e pakthyeshme. Po kështu, argumentet e Sunetit dhe thëniet e sahabëve provojnë që idet-i i ndarjes hul është vetëm një cikël menstrual. Gjithashtu, ajeti i Kuranit dëshmon se hul-i mund të bëhet edhe pas dy ndarjesh dhe se pas hul-it burri mund të bëjë edhe një ndarje të tretë të gruas. Nga kjo kuptohet qartë që divorci hul nuk është talak. Allahu i Lartësuar thotë: “Ndarja me të drejtë ribashkimi është dy herë. Gjykimi i Allahut pas një ndarjeje të tillë është: ose të rikthehet gruaja dhe të mbahet me mirësjellje dhe bashkjetesë të mirë, ose të lirohet nga lidhja e bashkëshortisë me mirësjellje, duke shlyer detyrimet ndaj saj dhe duke mos e përmendur për keq. 10 Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë grave si mehr, vetëm nëse ata të dy (burri dhe gruaja) frikësohen se nuk do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). Në një rast të tillë, ata ua parashtrojnë çështjen e tyre kujdestarëve dhe nëse këta frikësohen se dy bashkshortët nuk do t’u përmbahen kufijve të përcaktuar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, ajo që gruaja ia paguan burrit, si kompensim për t’u ndarë prej tij.” 10 Fakti që përmendet rasti i gruas së ndarë dy herë, nuk do të thotë që hul-i vlen vetëm për këtë rast, por nga ana tjetër, pa diskutim ky rast përfshihet ndër rastet e tjera, sepse është përmendur. Pra, nga ky ajet kuptohet se hul-i vlen për gruan që është ndarë dy herë, për atë që është ndarë vetëm një herë, si edhe për atë që nuk është ndarë asnjëherë. Në këndvështrimin gjuhësor, është e palejueshme që fjala “të dy”, e cila përmendet në frazën ku flitet për hul-in, të zëvendësojë një emër të papërmendur dhe jo atë që parapërmendet në tekst. Përkundrazi, ajo ose zëvendëson vetëm emrin e parapërmendur, ose zëvendëson atë dhe të tjerë. Pasi ka folur për ndarjen hul, Allahu thotë: “Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan për të tretën herë, nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, nëse ky tjetri e ndan, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri tjetrin.” Këtu, pa diskutim përfshihet edhe rasti i gruas që ndahet për herë të tretë, pas dy ndarjeve të tjera dhe pas një hul-i, ngaqë ky është rasti i parapërmendur. Pra, medoemos ajeti i fundit e përfshin këtë rast. Pikërisht, kështu e ka kuptuar Komentuesi i Kuranit (Ibn Abasi), për të cilin Pejgamberi (a.s.) u lut që Allahu t’i mësonte interpretimin e Kuranit e kjo lutje, pa dyshim që ishte e pranuar. Përderisa rregullat e divorcit hul ndryshojnë nga rregullat e talak-ut, kjo dëshmon se nuk janë njëlloj. Pikërisht, për këtë dëshmojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, kijas-i dhe thëniet e sahabëve. Mandej, ai që vëren thelbin e kontratave dhe synimin e tyre, e jo thjesht shprehjet e përdorura, e konsideron hul-in si zgjidhje (feskh) të aktit të martesës me çfarëdolloj fjale, qoftë edhe me fjalën talak. Ky është një variant i Ahmedit dhe pikërisht këtë ka zgjedhur mësuesi ynë (Ibn Tejmija), i cili thoshte: “Kjo kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga fjalët e Ahmedit, Ibn Abasit dhe nxënësve të tij. Ibn Xhurejxhi ka thënë se Amër Ibn Dinari i kishte treguar se kishte dëgjuar Ikriman – ish-skllavin e liruar nga Ibn Abasi – duke thënë se divorci në këmbim të pasurisë, nuk është talak.” Abdullah Ibn Ahmedi thotë: “Kam vërejtur se babai im përkrahte mendimin e Ibn Abasit, i cili ka thënë se hul-i është zgjidhje e aktit të martesës dhe jo talak. Amri transmeton nga Tavusi dhe ky nga Ibn Abasi (r.a.), se hul-i është zgjidhje e aktit të martesës dhe jo talak. Ibn Xhurejxhi përcjell se djali i Tavusit ka thënë: “Babai im nuk mendonte se divorci me kompensim është talak.” Ndërsa ai që i vëren shprehjet dhe u qëndron strikt në rregullat e kontratave, rastin kur dikush e divorcon gruan me kompensim duke përdorur fjalën talak, e konsideron talak. Por principet dhe parimet e fikh-ut dëshmojnë se merret parasysh thelbi dhe domethëniet e kontratave e jo format dhe shprehjet e tyre. Suksesi është në dorë të Allahut. Ndër argumentet që dëshmojnë për këtë, është fakti që Pejgamberi (a.s.) e urdhëroi Thabit Ibn Kajsin që për t’i bërë hul gruas, t’i jepte një talak (ta lëshonte) dhe megjithëkëtë, ai e urdhëroi gruan të qëndronte për idet vetëm një cikël menstrual. Ky fakt tregon qartë që hul-i është zgjidhje akti, qoftë edhe duke përdorur për realizimin e tij fjalën talak. Gjithashtu, prej argumenteve që mbështesin këtë mendim, është edhe se Allahu i ka dhënë divorcit hul disa rregulla të veçanta, sepse në thelb, hul-i është lirim me kompensim. Siç dihet, për realizimin e lirimit nuk është kusht të përdoret ndonjë shprehje specifike, e as nuk ka caktuar Allahu i Lartësuar për të ndonjë fjalë të veçantë. Atëherë, talak-u me kompensim është talak i kushtëzuar, kështu që nuk përfshihet në rregullat e talak-ut të pakushtëzuar, domethënë që nuk është i kthyeshëm dhe nuk e ka idet-in tri cikle menstruale, siç dëshmon hadithi i vërtetë. Shih Zad el mead vëll 5 fq 241 ... 11Kamata nesie (kamatëvonesa) është shtesa e vendosur si kusht, që kërkon borxhdhënësi nga borxhmarrësi, mbi pagesën e një detyrimi, nëse ky nuk shlyhet në afatin e caktuar. Me fjalë të tjera është kamata që rrjedh si pasojë e dhënies borxh me interes. Sa më shumë të vonohet shlyerja e borxhit aq më shumë shtohet interesi (kamata). Ky është lloji i kamatës që është ndaluar me argument nga Kur’âni, syneti dhe konsensusi i gjithë umetit. 12 Kamata fadl (kamata e differences) është blerja e monedhave me monedha (të të njëjtit lloj) apo e ushqimit me ushqim (të të njëjtit lloj), me diferencë në peshë apo në masë. Me fjalë të tjera të blesh 1000 euro me 1200 euro, apo të blesh 1 kv grurë vendi me 1.5 kv grurë importi. Në hadithin e transmetuar nga Ubadetu ibnu Samit, Profeti a.s. ka thënë: "Floriri me flori, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurmë, kripa me kripë; të gjitha këto duhet të jenë të të njëjtit lloj, të të njëjtës masë, dorë më dorë (në moment jo me vonesë). Nëse ndryshojnë llojet, shisni e blini si të doni, por, dorë më dorë (jo me vonesë)." Transmeton Muslimi. Pra nëse blejme flori me flori, hurma me hurma, e kështu me rradhë, duhet të kemi dy gjëra parasysh: 1. pavarësisht nga cilësia e produktit, masë apo pesha, si e mallit ashtu edhe e çmimit, duhet të jenë të njëjta pa diferencë. 100 gram flori blihen me 100 gr flori sido që të jetë cilësia; 100 kg oriz vendi blihen me 100 kg oriz importi, sido që të jetë cilësia, e kështu me rradhë. 2. blerja të bëhet në moment dorë më dorë, jo me afat. Pra nuk lejohet të shesësh 100 kg oriz me 100 kg oriz por që pagesa të mos bëhet menjëherë e të bëhet më vonë. Ndërsa nëse blejmë flori me argjend, apo hurma me kripë, e kështu me rradhë, nuk ka problem të ndryshojë masa apo pesha, por mbetet në fuqi kushti i dytë, pra mos vonesa e pagesës. 100 gr flori mund të blihet me 300 gr argjend, por me kusht që pagesa të bëhet dorë më dorë pa toleruar asnjë lloj vonese (pra pagesa të bëhet pa u larguar nga mexhlisi). A vlen ky gjykim edhe për lloje të tjera mallrash apo jo, kjo është temë më vete dhe dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për të. Kjo është sqaruar në librat e fikhut gjerësisht. 13 Shitblerje me porosi, sipas legjislacionit Islam është çdo lloj akti shitblerje në të cilin malli porositet me cilësi të caktuara, me pagesë në vendin e aktit, por që malli të dorëzohet në një afat kohor të pranuar nga të dyja palët. Profeti a.s. ka thënë: "Kush parapaguan për një mall të vonuar le të përcaktojë masën, peshën dhe kohën." 14 Në një kopje tjetër të këtij libri, shejh Sadi shkruan në futnotë për këtë çështje: “Në librin e tij “ Minhaxh Sunetin - Nebeuijeh”, shejhu i Islamit Ibn Tejmije thotë: “Për sa i përket fjalës së Allahut të Lartësuar: “...veç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre.”, Muxhahidi ka thënë: “Kjo nuk do të thotë që, duke u shtirur, të pajtohesh dhe të përzihesh plotëisht me ta. Kjo nuk do të thotë që të thuash me fjalë atë që nuk e ke në zemrën tënde, sepse një gjë e tillë quhet shtirje ose hipokrizi. Përkundrazi, ti duhet të bësh maksimumin për ndryshimin e së keqes dhe për të luftuar kufrin, sikurse ka thënë Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Kushdo prej jush që shikon ndonjë të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij; nëse nuk mundet, le ta ndryshojë atë me fjalë, dhe nëse as për këtë nuk mundet, le ta ndryshojë atë të keqe me zemrën e tij”. Kështu, nëse një musliman jeton dhe gjendet mes qafirëve, nuk e ka për detyrë dhe nuk i takon që t’i luftojë ata me dorën e tij, pra, me forcë. Por, nëse mundet, le ta ndryshojë këtë të keqe me fjalë, duke i sqaruar të vërtetën me argumente bindëse. Por nëse as për këtë nuk ka mundësi, atëherë le ta ndryshojë të keqen me zemrën e tij, domethënë, duke e urryer dhe duke u distancuar prej saj. Në këtë proces, ai nuk duhet të mashtrojë e të shtiret duke thënë me gojë gjëra që nuk ia beson zemra e tij. Ai ka vetëm dy zgjidhje: ose ta shfaqë hapur fenë e tij, ose ta fshehë atë, por kurrsesi të mos i miratojë ata për fenë e tyre. E shumta që mund t’i lejohet këtij njeriu është ajo që bënin besimtari dhe gruaja e Faraonit në shtëpinë e këtij të fundit. Ata të dy nuk i miratonin veprat e tyre (jobesimtarëve), kur ishte fjala për çështjet e besimit të tyre. Ata, gjithashtu, nuk shprehnin me vepra dhe as me fjalë atë gjë që nuk e kishin në zemër. Ata thjesht e fshihnin besimin e tyre. Fshehja e besimit është diçka, dhe shfaqja e kufrit ose miratimi i fesë së të humburve është diçka tjetër. Shfaqja ose miratimi i ndonjë feje të kotë nuk është i lejuar, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, kur të detyrojnë ose të kërcënojnë seriozisht.” 15Ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakonshme që u ndodhin dhe u dhurohen profetëve quhen mrekulli, ndërsa të tilla ndodhi që u dhurohen besimtarëve dhe besimtareve të sinqerta quhen keramete. 16 Shih në suren Bekare, ajeti 136. 17 Ky fakt dëshmohet qartë në hadithin që e ka përnxjerrë imam Muslimi në “ Sahih”-un e tij, në kapitullin “Pendimi”, me numër 22, ku thuhet se Profeti (a.s.), pas një beteje, pa mes njerëzve një grua që nuk po gjente fëmijën e saj. Ajo kërkonte mes njerëzve dhe, kur e gjeti, e pushtoi fort dhe filloi t’i jepte gji. Atëherë, Profeti (a.s.) tha: “A mendoni se kjo grua mund ta flakë foshnjën e saj në Zjarr?!” - “Jo, o i Dërguari i Allahut!” – thanë të pranishmit. Ndërsa Profeti (a.s.) vazhdoi: “E pra, betohem në Allahun, se Allahu është më i Mëshirshëm me robërit e Tij, sesa kjo nënë me foshnjën e saj!” 18 Pjesët e përcaktuara nga Sheriati në ndarjen e trashëgimisë janë gjashtë: 1/2, 1/4, 1/8, 1/3, 1/6 dhe 2/3. Për secilën masë janë përcaktuar përfituesit e saj. 19 Dihet që, nëse është i pranishëm babai apo gjyshi i të vdekurit, ata që janë në shkallë më poshtë privohen nga trashëgimia. 20 Si, për shembull, kur i ndjeri ka thyer ndonjë betim, që duhet të kompensonte, apo kur nuk ka dhënë zekatin brenda kohës së përcaktuar etj. 21 Këtu hyjnë edhe shpenzimet për varrimin apo për shërbime të tjera të ngjashme, të cilat merren nga pasuria e të ndjerit, para se të fillojë ndarja e trashëgimisë. 22 Për shembull, një vëlla e një motër, dy vëllezër, dy motra, dy vëllezër e një motër, dy motra e një vëlla, etj, të gjithë nga nëna. 23 Hadithi është në dy ‘Sahih’-ët. 24 Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbas Ibn Abdul-Mutalibi (r.a.) përcjell nga i Pejgamberi (a.s.): “Vërtet Allahu i ka shkruar (e përcaktuar) cilat janë veprat e mira e cilat të këqijat”. Pastaj e sqaroi këtë: “Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë si vepër të mirë e të plotë. Atij që dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen atë, Allahu do t’i shkruajë dhjetë të mira, shtatëqind të mira, e më tepër. Atij që dëshi ron të bëjë ndonjë vepër të keqe, por nuk e kryen atë, Allahu do t’ia shkruajë si një vepër të mirë të plotë. Atij që dëshiron dhe e kryen një vepër të keqe, Allahu i shënon si vetëm një vepër të keqe.” (Muttefekun alejhi). 25 Pyetje: A lejohet qëndrimi në xhami për njeriun xhunub? Po prekja dhe leximi i Kur’ânit? Përgjigje: Jo, këto gjëra nuk lejohen për të. Megjithatë, nëse ai merr abdes, ato i lejohen, sipas Ahmedit dhe disa dijetarëve të tjerë. Hisham Ibn Sadi dëshmon se shokët e Profetit (a.s.), kur ishin xhunub, merrnin abdes dhe uleshin në xhami. Po ashtu, nëse dijetarët nuk janë të një mendimi për lejueshmërinë e futjes së një jomuslimani në xhami, atëherë futja e një besimtari xhunub në xhami është më e pranueshme. Akoma më mirë, futja e tij me abdes është edhe më e pranueshme. [Shih “Mexhmuatul Fetaua”, 11/191]. 26 Në gjuhën arabe, fjala “ saîd” do të thotë ‘tokë’. Disa thonë se kuptimi i saj është “tokë e mirë, e pastër”. Disa të tjerë thonë se ashtu quhet “dhéu i mirë e i pastër”. Në ajet thuhet: “fe tejem-mumû saîden tajjibâ”, pra: “Merrni tejemum me dh é të mirë”. Ebu Is'haku thotë: “ Saîd quhet sipërfaqja e tokës. Kështu, njeriu duhet të godasë me pëllëmbët e tij tokën, e nuk ka rëndësi a ka dhé në të apo jo, sepse saîd nuk është dhéu, por është sipërfaqa e tokës, sido që të jetë ajo. Nëse në një vend ka vetëm tokë shkëmbore dhe gurë, atij që merr tejemum i mjafton që të vendosë duart e tij mbi shkëmb dhe të fërkojë me të fytyrën e tij. Ky do të ishte një tejemum i rregullt”. 27 Në një hadith thuhet: “Nëse ju kërkohet të dilni në luftë, përgjigjuni!”, me kuptimin: Nëse udhëheqësi ju kërkon të dilni në luftë në rrugën e Zotit, atëherë e keni detyrë që të përgjigjeni, sepse në një rast të tillë xhihadi është farz ajn për secilin që i plotëson kushtet. Në një rast të tillë, askujt nuk i lejohet që të qëndrojë në shtëpi, përveç nëse ka justifikim të pranuar nga Sheriati i Zotit. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me Ahiretin? Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël. Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Teube 38, 39]. Ky, pra, është njëri nga rastet kur xhihadi është farz ajn . Rasti i dytë është xhihadi mbrojtës, kur armiku ka rrethuar vendin tënd islam. Rasti i tretë është kur dy ushtritë, ajo muslimane dhe ajo qafire, janë vendosur përballë njëratjetrës. Edhe në këtë rast, lufta është detyrë për pjesëmarrësit dhe nuk lejohet largimi prej saj, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën! Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq.” [Enfal 15, 16]. Profeti (a.s.) na ka njoftuar, gjithashtu, se largimi nga fushëbeteja është një nga shtatë gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Rasti i katërt kur xhihadi është farz ajn është atëherë kur një person njeh përdorimin e një arme që askush tjetër nuk e njeh dhe është i domosdoshëm përdorimi i saj. Atëherë, për këtë njeri, xhihadi është farz ajn, edhe nëse udhëheqësi nuk e ka thirrur për mobilizim. Këto janë katër rastet kur xhihadi është farz ajn. Ndërsa çdo rast tjetër është farz kifaje. [Shih “Rijad es-Salihin” shpjegimin e Shejh Ibn Uthejmin]. 28 Transmeton El buhari. 29Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti. 30 Këto nivele të besimit janë përmendur në hadithin e Xhibrilit (a.s.) ku thuhet: “Një ditë, kur ne ishim me Profetin (a.s.), u shfaq mes nesh një burrë me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Nuk shiheshin mbi të gjurmët e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte atë . Ai u ul pranë Profetit (a.s.), i vendosi dy gjunjët e tij te dy gjunjët e Profetit (a.s.), vendosi dy pëllëmbët e tij mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhamed, më trego se ç’është Islami!” Profeti i Allahut tha: “Islami është: “Të dëshmosh se nuk ka Zot të adhuruar me të vërtetë veç Allahut dhe se Muhamedi është Profeti i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe), nëse ke mundësi të shkosh atje”. Ai tha: “Të vërtetën e ke thënë“. Ne u çuditëm me të (thotë Umeri). E pyeti, pastaj e miratoi! Më pas, ai tha: “Më trego se ç’është imani!” Profeti (a.s.) tha: “Imani është: Të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Allahut, të mirën e tij dhe të keqen e Tij”. Ai tha: “Të vërtetën ke thënë“. Pastaj, sërish tha: “Më trego se ç’është ihsani!” Profeti (a.s.) tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” [Muslimi]. 31 “El istihara” quhet mënyra e kërkimit të ndihmës dhe gjykimit prej Allahut të Madhëruar, duke iu lutur Atij për udhëzim në rrugën më të mirë të veprimit në çështje të rëndësishme, për të cilat je në mëdyshje. Kështu, nëse je përpara një pune të rëndësishme dhe je në mëdyshje rreth zgjedhjes më të mirë, vendos për njërën nga ato dhe, para se t’ia nisësh punës për realizimin e saj, fal dy rekatë namaz, dhe më pas lutesh me duanë e istihares. Shih “Mburroja e muslimanit” fq 80. 32 Imam Maliku, Shafiiu dhe Ebu Hanifja kanë qenë të mendimit se larja e gojës dhe e hundës është sunet. Ndërsa dijetarë të tjerë janë të mendimit se kjo është detyrë, ashtu sikurse larja e fytyrës, për arsyet e mëposhtme: - Së pari, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për larjen e fytyrës, por është transmetuar saktësisht vazhdimësia e Profetit (a.s.) në pastrimin e gojës dhe hundës në të gjitha rastet e marjes së abdesit. Këtë veprim e ka dëshmuar çdo përcjellës i mënyrës së abdesit të Profetit (a.s.). - Së dyti, është transmetuar saktësisht se Profeti (a.s.) ka urdhëruar e ka thënë: “Nëse dikush prej jush merr abdes, le të fusë ujë në hundë, pastaj le ta nxjerrë atë (duke pastruar kështu hundën).” (Shih " Sahihul Xhami'", nr. 443). - Së treti, Profeti (a.s.) ka thënë: “Bëje sa më të thellë futjen e ujit në hundë, vetëm nëse je agjërueshëm”. - Së katërti, Profeti (a.s.) ka thënë gjithashtu: “Kur të marrësh abdes, bëj gargarë.” (Shih ‘ Sahih Ebu Daud’ 129, 131). 33 Papastërtitë janë dy llojesh: “ ahadâth” - papastërti rituale, si mungesa e guslit dhe mungesa e abdesit; dhe “ nexhâset” - papastërti fizike, si urina, nevoja etj. Sipas autorit, ajeti tregon se tejemum-i mund të shfrytëzohet si pastrues dhe zëvendësues i ujit qoftë për largimin e ahadâth-it, qoftë për largimin e nexhaset-it. 34 Kështu, besimtari nuk vritet për qafirin. 35 Kështu, babai ose nëna nuk ndëshkohen me vdekje, nëse kanë vrarë fëmijën e tyre. 36 Kështu thuhet në një hadith kudsij të njohur. Ku thuhet: “Unë i kam shpallur luftë çdokujt që i jep mundim të dashurit Tim. Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”. 37 Pra i të njëjtit nivel me të vrarin. Kështu besimtari nuk vritet për qafirin. 38 Këto ligje bëhen argument për ne për shkak të pohimit dhe miratimit të tyre nga sherijati ynë. 39 Vepra të detyruara janë ato punë e fjalë të cilat sheriati ka urdhëruar që të kryhen me urdhër kategorik. Ai që i kryen ato me sinqeritet për Allahun meriton shpërblim ndërsa ai që i lë ato pa i zbatuar pa pasur justifikim të pranueshëm dhe të konsiderueshëm nga sheriati, meriton ndëshkim. 40 Vepra të pëlqyeshme janë ato punë e fjalë të cilat sheriati ka urdhëruar që të kryhen por jo me urdhër kategorik. Ai që i kryen ato me sinqeritet për Allahun meriton shpërblim ndërsa ai që i lë ato pa i zbatuar nuk ndëshkohet. 41 Allahu i madhëruar thotë: "Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.”. [Bekare 224]. 42 Ndërsa haxhi një herë në jetë është farz ajn, për atë njeri që ka mundësi. 43 Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti. 44 Shkakun e shpalljes së ajeteve të lartpërmendura e sjell Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, nga Ibnu Abasi, i cili rrëfen: Doli një burrë nga fisi Beni Sehm në udhëtim së bashku me Temim Dariun dhe Adijj ibni Bidain. Muslimani nga fisi Beni Sehm vdiq në një vend ku nuk kishte muslimanë. Kur dy bashkudhëtarët e tij, të cilët ishin jomuslimanë, sollën trashgiminë e tij, kishin humbur një kupë argjendi të punuar me vija ari. Për këtë shkak Pejgamberi a.s. i vuri të bënin be. Më pas kupa u gjet në Mekë. Njerëzit, tek të cilët u gjet kupa, thanë: Ua blemë Temimit dhe Adijit. Atëherë, u ngritën dy burra nga trashgimtarët e Sehmiut (të vdekurit nga fisi Sehm) dhe bënë be duke thënë: “Dëshmia jonë është e drejtë dhe jo dëshmia e tyre. Kupa është pronë e trashëgimlënësit tonë”.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:7–57:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… si një të Vetëm kur i nxori nga shpina e Ademit, siç shtjellohet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni!” - Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar na urdhëron që të pajisemi me besim të plotë dhe korrekt tek Ai dhe profetët e dërguar prej Tij. Ai na porosit e nxit të japim gjithçka e të bëjmë çdo përpjekje që këtë besim ta përmbushim, duke qenë të vazhdueshëm, të qëndrueshëm e të palëkundur në këtë rrugë. Gjithashtu, Ai nxit për të shpenzuar nga ajo pasuri që, sikurse thotë: “... Ai jua ka lënë ta trashë - goni!” Pra, Ai jua ka vendosur këto pasuri në duart tuaja përkohësisht dhe thjesht në përdorim, njësoj si ai që merr diçka për të përfituar dhe për ta përdorur përkohësisht atë. Pa dyshim që këto pasuri ishin në duart e tjetërkujt përpara jush, pastaj kaluan në duart tuaja e sërish do të largohen prej jush, për t’i marrë dikush tjetër në përdorim. Për këtë arsye, i Lartësuari udhëzon që ju të tregoni shumë kujdes me këto pasuri dhe t’i përdorni për bindje ndaj Tij. Në të kundërt, Ai do t’ju llogarisë çdo të madhe e të vogël dhe do t’ju ndëshkojë, nëse shpërfillni dety - rimet pasurore, që ka përcaktuar në fenë, më të cilën ju ka ngarkuar. Mendoni kujdes mbi këto fjalë: “... nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni!” Domethënë, kjo pasuri do t’ju hiqet përsëri nga dora dhe ju do të largoheni prej saj, për t’ua lënë trashëgim të tjerëve pas jush. Mendo pak, mbase trashëgimtarët mund të jenë më të bindur ndaj Allahut në lidhje me këtë pasuri, e kështu do të jenë më të lumtur se ju, duke arritur kënaqësinë e Allahut. Por, gjithashtu, mund të ndodhë që pasardhësit ta përdorin këtë pasuri në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit, dhe kështu gjithë mundi juaj do t’i ndihmojë ata në gjynahe dhe zhytje në ndëshkim. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Shihiri, që rrëfen: 258 8. “Kur shkova tek i Dërguari i Allahut, ai po thoshte: “Grumbu - llimi i pasurisë ju shkatërron! I biri i Ademit thotë: ‘Pasuria ime! Pasuria ime!’ Vallë, a ke gjë tjetër prej pasurisë tënde, veç asaj që e ha dhe e humb, atë që e vesh dhe e gris? Kurse atë që e jep sadaka, ajo mbetet për ty.”. Edhe Muslimi e sjell një hadith të ngjashëm prej Shubes, duke shtuar: 2589. “Çdo pasuri tjetër, veç sadakasë, ai do t’ua lërë njerëzve të tjerë, kur të largohet nga kjo botë.” - “Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh.” - Këtu përsëri kemi një nxitje për të shpe - nzuar në rrugët e hajrit, në bindje ndaj Zotit të Lartësuar dhe për të bërë vepra që e forcojnë imanin dhe e konsolidojnë atë në shpirtin e besimtarit. - “Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë! - Çfarë ju pengon që të besoni dhe të pajiseni me iman të palëkundshëm, ndërkohë që Profeti është mes jush, ju fton në këtë rrugë, ju sjell argumente të qarta e shumë fakte të pamohueshme, që tregojnë vërtetësinë e asaj që ai ka sjellë prej Zotit?! Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi: 2590. “Një ditë, Profeti a.s iu tha sahabëve të tij: “Cili besim është më i habitshmi për ju?” Ata thanë: “Besimi i melekëve”. Por Profeti ﷺ tha: “E si të mos besojnë ata, ndërkohë që shpallja u zbret atyre?!” Kështu, ata thanë: “Atëherë është besimi ynë!” Profeti përsëri tha: “E si të mos besoni ju, ndërkohë që unë jam mes jush?!” Kështu, ata pyetën: “Atëherë, besi - mi i kujt është më i habitshmi?: Profeti tha: “Është besimi i një populli, që do të vijnë pas jush, të cilët do të gjejnë fletë të shkrua - ra dhe do të besojnë atë që është e shkruar në to.” Hadithe të ngjashme kemi sjellë edhe në ajetin 3 të sures Bekare.102 Më pas, i Lartësuari thotë: “... i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besim - tarë!” Ose në ajetin tjetër: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dë - gjuam e bindemi!”. Dhe kini frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tua - ja.” [Maide 7]. Kështu, Ai mori premtimin e tyre, me besëlidhjen që bënë me Profetin e Allahut. Ndërsa Ibn Xheriri pretendon se këtu bëhet fjalë për premtimin dhe besën që Zoti u mori njerëzve për ta besuar si një të Vetëm kur i nxori nga shpina e Ademit, siç shtjellohet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - “Po, - thanë ata, - dëshmojmë për këtë!”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.”. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?”” [Ea’raf 172]. Ky është edhe mendimi i Muxhahidit. Gjithsesi, Allahu është më i ditur. - “Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta ...” - Argumente të qarta, shenja madhë - shtore dhe fakte të prera, që nuk lenë asnjë dyshim rreth të vërtetës, që ai solli prej Zo - tit. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: - “... për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.” - Prej errësirave të injorancës, padi - turisë, mohimit të besimit të vërtetë dhe fakteve të pamohueshme, në dritën e ditu - risë, imanit të pastër, korrekt e të palëkund - shëm. - “Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me ju.” - Allahu i Lavdëruar është pa dyshim i tillë. Zbritja e librave e dërgimi i profetëve është tregues i mëshirës së madhe dhe kujdesit të Tij për krijesat. Allahu i Madhëruar fillimisht i urdhëroi për besim të sinqertë dhe ua qartësoi se nuk ka asnjë pengesë për ta që të besojnë. Tani vijon që t’i nxisë për të shpenzuar në rrugë të hajrit dhe në bindje ndaj Tij. - “Ç’ndodh me ju, që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiejt e Toka?!” - Domethënë, shpenzoni për hir të Tij dhe mos iu frikësoni varfërisë, kur shpenzoni në rrugë të hajrit, sepse Ai për hir të të Cilit i jepni këto, është i Vetmi i Pashoq, që ka në dorën e Tij depot e mirësive dhe pasuritë e qiejve dhe të Tokës. Ai është Sunduesi i Arshit dhe i gjithçkaje poshtë tij. Ai ka për t’jua zvëndësuar, madje do t’ju japë më shumë mirësi, si shpërblim për atë që ju shpenzoni për hir të Tij, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë. Gjithashtu, çdo gjë që jepni, Ai do t’jua kompensojë. Ai është më i Miri Furni - zues”.” [Sebe 39]. Ose: “Ajo që e keni pra - në vetes, është e përkohshme, kurse ajo që është tek Allahu është e përjetshme. Ne do t’u japim durimtarëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë. Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 96, 97]. - “Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para Çlirimit. - Nuk janë të bara - bartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para triumfit të Islamit me çlirimin e Mekës, me ata që nuk e patën këtë nder. Përpara Çlirimit të Mekës, gje - ndja ishte shumë e vështirë dhe, në ato ko - hëra, besimtarë ishin vetëm të sinqertët. Pas Çlirimit, feja e Allahut të Madhëruar u shfaq dhe u përhap me madhështi, derisa njerëzit po hynin në Islam me grupe të mëdha: - “Këta kanë vlerë më të madhe sesa ata që shpenzuan dhe luftuan më pas.” - Shumica janë të mendimit se fjala ‘çlirim’ këtu nënkupton çlirimin e Mekës, ndërsa nga Shabiu dhe të tjerë mendojnë se flitet për Marrëveshjen e Hudejbijes. Mbase për saktësinë e këtij mendimi mund të argu - mentohet me hadithin që imam Ahmedi sjell nga Enesi, i cili rrëfen se: 2591. “Mes Halid Ibn Uelidit dhe Abdurrahman Ibn Aufit pati një debat dhe Halidi i tha Abdurrahmanit: “Ju shpesh na tregoni epërsi mbi ne, me faktin se pranuat Islamin ca ditë përpara nesh!” Na është treguar se, kur këto fjalë i shkuan Profetit të Allahut, ai tha: “M’i lini rehat shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se sikur ndonjëri nga ju të shpenzonte sa mali i Uhudit, ose çdo mal tjetër, me flori, kurrë nuk do të arrinte shpërblimin e veprave të tyre.” Dihet se Halid Ibn Uelidi, të cilit iu drejtua kjo fjalë, e pranoi Islamin në kohën mes Marrëveshjes së Hudejbijes dhe Çliri - mit të Mekës. Grindja mes dy sahabëve ndodhi në kohën kur Profeti ﷺ dërgoi Halid Ibn Uelidin tek fisi Benu Hudhejfe, pas çlirimit të Mekës. Në përballjen me ushtrinë e Halidit, ata nuk thanë qartë që kishin pra - nuar Islamin, por thanë thjesht “ Sabe’na”, pra: “Ndërruam fenë.” Atëherë, Halidi u tha: “Hidhni armët!” Pasi i hodhën armët, ai u tha: “Dorëzohuni!” Dhe ata u dorëzuan. Halidi i lidhi dhe i shpërndau mes ushtrisë. Në kohën e agimit, Halid Ibn Uelidi jep urdhër: “Çdokush që ka rob, le ta vrasë!” Fisi Benu Sulejm i vranë robërit e tyre, ndërsa muhaxhirët dhe ensarët i liruan. Rreth kësaj çështjeje ishte grindja mes Halid Ibn Uelidit dhe Abdurrahman Ibn Aufit.103 Hadithi i saktë prej Profetit të Allahut thotë: 2592. “Mos shani asnjë prej sahabëve të mi! Pa dyshim se, edhe sikur ndonjëri të shpenzonte një mal sa Uhudi me flori në rrugën e Allahut, përsëri nuk do ta arrinte shpërblimin që arrijnë shokët e mi duke dhënë vetëm një dorë ushqim, apo edhe më pak.”. - “Por të gjithëve Allahu u ka premtuar mirësi.” - Pra, si ata që shpenzuan para Çlirimit, ashtu edhe ata që shpenzuan pas tij, të gjithëve u premtohet shpërblim i madh për veprat e tyre, edhe pse mes tyre mund të ketë dallime në grada, siç thotë i Lartësuari: “Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë e tyre), përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. Ata që luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë (në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Nisa 95, 96]. Po kështu, në hadith të saktë është sjellë: “Një besimtar i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Zoti se një besimtar i dobët, por në secilin prej tyre ka të mira.” - “Allahu di për gjithçka që ju punoni.” - Ai është i Gjithëditur për veprat e robërve, prandaj bëri që të ketë ndryshim mes shpër - blimit te atyre që shpenzuan përpara Çliri - mit dhe luftuan për të mbrojtur fenë e Zotit dhe përhapur atë, që sakrifikuan për t’iu bërë krah Profetit të Tij dhe fesë që ai solli nga Zoti, dhe shpërblimit të atyre që e bënë diçka të tillë veçse pas Çlirimit. Ndodh kështu, sepse Zoti ka dijen absolute dhe i di mirë qëllimet e të parëve, sinqeritetin e tyre të plotë, shpenzimet e shumta që ata dhanë edhe në kohë vështirësie, varfërie e ngu - shtie. Në një hadith thuhet: 2593. “Mund të ndodhë që një dirhem i vetëm t’ua kalojë edhe njëqind mijë të tillëve ...” 104 Nuk ka dyshim mes besimtarëve se i Sinqerti Ebu Bekër, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka pjesën më të madhe në këtë ajet. Ai është zotëria i të gjithë atyre që punuan dhe mbë - shtetën Profetin, mes gjithë popujve dhe shoqëruesve të profetëve. Ai shpenzoi të gjithë pasurinë e tij, duke synuar kënaqësinë e Allahut Krenar dhe të Lartësuar, dhe këtë e bëri jo për t’i kthyer ndonjë nder dikujt, për ndonjë nder të mëparshëm. - “Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe t’i japë një shpërblim të mirë.” - Edhe kjo është një nxitje për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por me nijet të pastër dhe me synimin e vetëm për të kërkuar kënaqësinë e Allahut e me vendosmëri të qartë. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Abdullah Ibn Mesud një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit a.s: 2594. “O i Dërguari i Allahut! Vërtet Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ. Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte gjashtëqind rrënjë hurma. Aty ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahdahit. Atëherë, Ebu Dahdah i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” - “Urdhëro!” - “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Në një transmetim thuhet se ajo i tha: “Me fitim doli tregtia jote, o Ebu Dahdah!” Dhe pastaj mori fëmijët e doli prej shtëpisë.” Transmetohet, gjitha - shtu, se Profeti i Allahut tha: “Sa e sa rrënjë të shumta të mbushura me fruta ka në Xhenet për Ebu Dahdahin.”. Ndërsa në një version thuhet: “Sa e sa hurma, trungu i të cilave është prej rubini, smeraldi e diamanti, janë përgatitur për Ebu Dahdahin në Xhenet!”

Mus'haf Hape →