Kërko: allahu eshte drita e qiejve dhe e tokes

Fatir 35:27–35:28 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “A nuk e sheh se si Allahu lëshon shi nga qielli, me të cilin Ne bëjmë që të dalin në dritë prodhime e bimësi të shumta me ngjyra të ndryshme?” - Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e sheh se si Allahu lëshon shi nga qielli, me të cilin Ne bëjmë që të dalin në dritë prodhime e bimësi të shumta me ngjyra të ndryshme?” - Allahu i Lartësuar na udhëzon që të meditojmë në pushtetin e Tij të plotë, për të krijuar gjëra të ndryshme, të kundërta, edhe pse në bazë të krijimit të të gjithave është vetëm uji, të cilin Ai e lëshon nga qielli. Nëpërmjet tij, Ai nxjerr fruta shumëngjyrëshe: të verdha, të kuqe, jeshile, të bardha etj., bashkë me shijet dhe aromat e tyre të ndryshme, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Në Tokë ka hapësira që që - ndrojnë pranë njëra -tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shu - më degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha uji - ten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra - tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë.” [Rad 4]. - “Edhe nëpër male bëri shtresa të bardha e të kuqe dhe me nuanca të ndry - shme.” - Edhe malet i krijoi të ndryshëm në ngjyra dhe në shtresa. Disa male janë të bardhë, disa të kuq etj. - “Ka edhe shtresa shumë të zeza. ” - Ikrime shpjegon se el gerabib janë malet e larta dhe me ngjyrë të zezë. - “Edhe te njerëzit, kafshët dhe bagëtitë ka ngjyra të ndryshme. ” - Po kështu, të ndryshme e të larmishme janë edhe kafshët, njerëzit, bagëtitë dhe çdo lloj gjallese. Prej njerëzve ka që janë shumë të zinj e të tjerë që janë të bardhë, siç ka të tjerë që janë mes këtyre dy ngjyrave apo edhe të tjerë afër të kuqërremtës ose të verdhës. I Lartësuari thotë: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës, ndryshimet në gjuhët tuaja dhe në ngjyrat tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e ditur.” [Rum 22]. Po kështu, kafshët janë të larmishme në ngjyrat e tyre. Edhe mes të njëjtit lloj ka dallime në ngjyrat e tyre, madje edhe në të njëjten kafshë mund të gjesh ngjyra të ndryshme. I lartësuar qoftë Allahu, që është më i miri Krijues. - “Nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët. Allahu është Ngadhë - njimtar dhe Falës i Madh. ” - Ata që i frikësohen vërtet Allahut të Madhëruar janë dijetarët, të cilët i njohin atributet dhe madhështinë e Tij. Sa më e madhe dhe e thellë të jetë njohja e atributeve të të Madhërishmit, të Plotpushtetshmit, të Gjithëditurit, Atij që ka emrat dhe cilësitë më të bukura, më të larta dhe absolute, aq më e madhe është frika, respekti dhe madhërimi në zemrën e robit për Allahun. Hasen el Basriu ka thënë: “I ditur është ai që i frikësohet të Gjithëmëshirshmit fshehtaz, kur nuk e sheh askush veç Zotit, ai i cili shpres on, punon dhe përkushtohet, arrin dhe i përmbush të gjitha ato gjëra që i kërkon Allahu i Madhëruar, ai i cili tregohet asket, i larguar nga gjithçka që Allahu e ka urdhëruar të distancohet”. Pastaj Haseni lexoi fjalën e Allahut “Nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët.”

Mus'haf Hape →
Araf 7:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i botës, i qiejve, i Tokës dhe gjithçka mes tyre e në to. Ai i krijoi këto në gjashtë ditë, sikurse është pohuar kjo edhe në shumë ajete të tjera. Gjashtë ditët, në të cilat Allahu krijoi botën, janë e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe e xhumaja. Në këtë ditë përfundoi i gjithë krijimi dhe u krijua Ademi. Disa dijetarë kanë thënë se këto ditë ishin si ditët e zakonshme, që njohim ne, siç kuptohet nga ajetet në pamje të parë, kurse disa të tjerë kanë thënë se një nga ato ditë ishte sa një mijë vjet, sikurse ka pohuar Muxhahidi dhe Imam Ahmed Ibn Hambeli. Po këtë mendim ka pasur edhe Ibn Abasi, sipas transmetimit që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i Lavdëruar tregon për Veten e Tij, duke thënë: “pastaj qëndroi mbi Fron.”. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin ( el istiuâu ) e qëndrimin e Allahut mbi Fron, - janë dhënë interpretime të ndryshme. Ne do të ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shembëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër. Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka mohuar.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. 50 - Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. - Ai e largon errësirën e natës me dritën e ditës dhe e largon dritën e ditës me errësirën e natës. Secila kërkon të zërë vendin e tjetrës me të shpejtë e pa u vonuar aspak. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “ As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja Sin 40]. Domethënë, duke mos lejuar asnjë vonesë mes tyre. Ndërsa këtu thotë: “që me të shpejtë e kërkon atë sërish”. - Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. - Gjithçka është nën pushtetin dhe urdhrin e Tij, e nënshtruar dhe e bindur për të zbatuar vullnetin e Tij. - Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. - Allahu është i vetmi, në dorën e të Cilit është sundimi e pushteti për të vepruar në krijimin e Tij. - I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve! - Nga Ebu Darda përcillet kjo dua, e cila është sjellë edhe si një hadith merfu, pra, që i atribuohet Profetit, ku thuhet: 1199. “O Allah, Ty të takon i gjithë mbretërimi e pushteti! Ty të takon i gjithi hamdi! Tek Ty kthehen të gjitha çështjet! Ty të lutem, të më japësh të gjitha mirësitë dhe Ty të kërkoj mbrojtje nga të gjitha të këqijat.”

Mus'haf Hape →
Nahl 16:3–16:9 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i Lartësuar përmend krijesa të tjera, që Ai i ka krijuar mes qiejve dhe Tokës: - Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. - Allahu i Lartësuar i krijoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai i krijoi qiejt e Tokën me një urtësi të madhe.” - Kjo sure quhet ndryshe "Surja e Mirësive", domethënë, surja që përmend mirësitë e Allahut të Lartësuar. Quhet kështu sepse Allahu i Lartësuar përmend në fillim të saj mirësitë themelore, mes të cilave jetojnë krijesat në këtë botë. Ndërsa në fund të saj, Allahu i Madhëruar përmend veprat, fjalët e mira dhe adhurimet, të cilat shërbejnë si plotësim i këtyre mirësive. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka krijuar qiejt dhe tokën me një urtësi të madhe. Por, cila është kjo urtësi madhështore? Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që njerëzit, përmes madhështisë së këtij krijimi, të argumentojnë për madhështinë e Krijuesit, ta madhërojnë Atë që i krijoi ato në mënyrë të përkryer. Allahu i Madhëruar e përkreu krijimin e Tij, për ta kuptuar mirë se Ai që i krijoi ka cilësitë më të plota dhe absolute. Le ta kuptojnë robërit se Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që të jenë vendqëndrimi i tyre i përkohshëm, ku ta adhurojnë Atë si Një të vetëm. Në jetën e kësaj dynjaje, ata duhet ta adhurojnë Allahun e Lartësuar përmes zbatimit të ligjit të Tij dhe të urdhërimeve, të cilat Ai i ka caktuar me ligjin e Tij dhe përmes gjuhës së profetëve të Tij. Të mençurit kurrë nuk kërkojnë t’i afrohen Allahut me adhurime që Ai nuk i ka ligjëruar, ashtu sikurse bëjnë idhujtarët, të cilët pretendojnë se e adhurojnë Atë, por në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse trillojnë mashtrime kundër Tij. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar në vijim e dëlirëson Veten e Tij nga shokvënia e adhurimet e shpikura të idhujtarëve, kur thotë: - “I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ata (idhujtarët) i shoqërojnë!” - U lartësoftë e u dëlirësoftë Allahu i Madhëruar! I pastër qoftë Ai nga idhujtaria, që trillojnë idhujtarët! Allahu i Lartësuar është i vetmi i Adhuruar i vërtetë dhe me meritë. Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Askush, përveç Allahut të Lartësuar, nuk e meriton që t'ia përkushtosh adhurimin dhe fenë, bindjen, nënshtrimin dhe përulësinë e plotë. Pasi foli për krijimin e qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari përmend krijimin e gjithçkaje që ekziston mes tyre. Vëreni me kujdes! Ai e nis me gjënë më të shtrenjtë mes qiellit dhe tokës, që është pikërisht njeriu: - Ai e krijoi njeriun prej një pike (fare) dhe ja, ai (njeriu) kthehet në një kundërshtar të hapët. - Allahu i Lartësuar përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për këtë krijesë të vogël, që e fillon jetën aq e dobët dhe aq e brishtë. Ai përkujdeset, e trajton atë dhe e ushqen, e zhvillon dhe e rrit derisa ai krijohet një njeri i plotë, në të gjitha organet, të dukshme dhe të fshehura. Allahu i Lartësuar e krijon njeriun dhe e pajis me mirësi të mëdha e të panumërta. Por, fatkeqësisht, njeriu, pasi plotësohet, fillon dhe e shikon veten të pavarur nga Zoti. Ai e shpërfill faktin se është Allahu i Lartësuar Ai që ia ka dhuruar, me bujarinë dhe përkujdesin e Tij, gjithçka që ka. Njeriu mburret e tregohet arrogant. Pastaj ai e kundërshton të vërtetën dhe bëhet armiku i saj. Allahu i Lartësuar thotë: "...ai kthehet në kundërshtar të hapur." Kjo kuptohet me dy mënyra: Sipas kuptimit të parë, njeriu bëhet kundërshtar i Zotit të Tij, duke e mohuar Allahun e Lartësuar, duke mos e besuar Atë, duke polemizuar kundër profetëve të Tij dhe duke i mohuar dhe i konsideruar gënjeshtra ajetet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar. Ky njeri bëhet kundërshtar i Zotit dhe e harron krijimin e Tij të parë, harron mirësitë e shumta që i ka falur Allahu i Lartësuar dhe harron i mjeri që janë pikërisht këto mirësi të cilat ai po i përdor për të mos iu bindur Allahut të Lartësuar dhe për t’u treguar i panënshtruar dhe mospërfillës ndaj urdhëresave të Tij. Ky është njëri kuptim. Sipas kuptimit të dytë, Allahu i Lartësuar na tregon për aftësitë që i ka dhënë njeriut për të polemizuar dhe kundërshtuar. Ai e fillon krijimin e njeriut nga një pikë e vetme fare, pastaj e vazhdon duke e zhvendosur atë nga një nivel në tjetër in, nga një fazë në tjetr ën. Kështu vazhdon, derisa ai rritet dhe zhvillohet dhe bëhet njeri që arsyeton dhe filozofon. Është Zoti i Lartësuar Ai që i dhuron mendje dhe arsye të fortë, me të cilën njeriu fillon të polemizojë dhe të kundërshtojë. Domethënë, të arsyetuarit është një aftësi që vetë Allahu i Lartësuar ia ka mundësuar njeriut, prandaj dhe njeriu duhet që ta falënderojë Allahun e Lartësuar për këtë mundësi të mrekullueshme që Ai ia ka dhuruar. Njeriut i është mundësuar që ta mbrojë mendimin e tij, të arsyetojë dhe të argumentojë, dhe të gjitha këto janë veçse mirësi nga Allahu i Lartësuar. Asnjë njeri nuk do të arrinte me forcën e vet dhe me aftësitë e tij të tilla nivele. Është Allahu i Lartësuar që e mëson dhe përkujdeset për njeriun, duke e zhvilluar dhe edukuar atë, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Për këto arsye, njeriu duhet të jetë mirënjohës për këto mirësi që ia ka dhënë Zoti, duke i vënë ato në shërbim të besimit dhe të adhurimit të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend krijesa të tjera, që Ai i ka krijuar mes qiejve dhe Tokës: - Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. - Allahu i Lartësuar i krijoi thjesht për ju, si bamirësi dhe lehtësime për ju. Njerëzit përfitojnë shumë nga këto kafshë, si: - Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. - Me leshin, gëzofin, pendët apo lëkurat e tyre, ju siguroni rroba, shtroje dhe strehim. Ju keni mundësi që të ngroheni, duke u veshur me to. Kjo mirësi që Zoti i Lartësuar na i kujton në këtë ajet është prej krijimeve të Tij të mrekullueshme. Allahu i Lartësuar përmend mirësi tjetër të bagëtive dhe të kafshëve, duke thënë: "... dhe dobi të tjera, gjithashtu edhe ushqeheni." Pra, kafshët kanë edhe mirësi të tjera. - Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë). - Kur i nxirrni në kullotë dhe i shikoni, ndieni kënaqësi. Në momentet kur ato qetësohen dhe çlodhen, ju përsëri i shikoni dhe ndieni kënaqësi. Edhe kur i shikoni të lëvizin dhe të kullotin në mirësitë e Allahut të Lartësuar, ju ndieni kënaqësi. Të gjitha këto pamje i sjellin robit kënaqësi, e kjo është pikërisht prej mirësisë së Allahut të Madhëruar. Në gjithë këto mirësi nuk janë kafshët ato që përfitojnë, por jeni ju që përfitoni dhe zbukuroni jetën tuaj me to. Po kështu zbukuroni rrobat tuaja, vishni e ushqeni fëmijët tuaj dhe shtoni pasurinë tuaj. Madje, ju lëvdoheni për këto pasuri që ju ka dhënë Allahu i Lartësuar. - Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. - Ato mbajnë pesha të rënda, madje ju mbajnë edhe juve së bashku me peshat e rënda. Ato bartin ngarkesat tuaja në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Allahu i Lartësuar i ka nënshtruar ato në mënyrë të tillë që, me gjithë këto vështirësi dhe pesha të rënda, t'ju transportojnë në vende të largëta, që ju të mos lodheni dhe të mos ndieni vështirësi në arritjen e mirësive të kësaj bote. Disa ju i përdorni si kafshë shpine për të hipur vetë dhe disa Allahu i Lartësuar jua krijoi në mënyrë të atillë që të ngarkoni pesha të rënda e për të shkuar në vende të largëta dhe të vështira për t’u arritur. - Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. - Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i butë, që ju lehtëson ato gjëra për të cilat keni nevojë të domosdoshme. Prandaj, vetëm Atij i takon lavdia dhe të gjitha lavdërimet, ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij, madhështisë së pushtetit të tij dhe gjerësisë së bujarisë së Tij. - Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. - Ne ua bëmë të lehtë që kafshët t’i përdorni për këto qëllime. Ndonjëherë ju i përdorni si kafshë shpine dhe ndonjëherë si kafshë që i mbani për bukuri dhe për kënaqësinë tuaj. Nuk është thënë: “kafshë si ushqim”, sepse mishi i mushkave dhe gomerëve është i ndaluar të hahet, e po kështu edhe i kuajve në të shumtën e rasteve. Këto janë kafshë që, përgjithësisht, nuk përdoren si ushqim për të ngrënë. Madje është e ndaluar që ato të theren, me qëllim që të mos shfarosen. Në dy Sahih-ët shënohet se Profeti (a.s) ka lejuar që të theren ndonjëherë kuajt, por sikurse u përmend më sipër, nuk duhet që kjo të përhapet në masë, por të ndodhë vetëm në rastet kur është e nevojshme, sepse ato shërbejnë kryesisht si kafshë shpine dhe transporti. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini. - Zoti do të krijojë mjete, që ju do të mund t’i përdorni pas zbritjes së Kur'anit. Ky është paralajmërim për të gjitha ato mjete të së ardhmes, që do të jenë në shërbim të njeriut. Ai përfshin të gjitha mjetet e udhëtimit në tokë, në det apo në ajër, që njerëzit i përdorin për nevojat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i ka përmendur në mënyrë konkrete, por i ka përgjithësuar, duke përfshirë të gjitha llojet e mjeteve të transportit. Pra, të gjitha ato janë nga bujaria e Zotit të Lartësuar ndaj njerëzimit. Allahu i Lartësuar përmend konkretisht dhe me emër pikërisht ato mjete që njihnin njerëzit e periudhës kur zbriti Kur'ani, që ata të mendonin për të ngjashmet e tyre. Nëse Allahu i Lartësuar do të përmendte konkretisht mjetet e së ardhmes, do të shkaktonte keqkuptime dhe nuk do të kishin dobi. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar përmendi bazën e këtyre mirësive, që përfshin gjithçka që njerëzit e njohin ose jo. Po kështu, Allahu i Lartësuar kur flet për Xhenetin, përmend disa mirësi të tij, të cilat kanë shembull në jetën e kësaj bote, në mënyrë që njeriu të arrijë të konceptojë bukuritë e tij duke i krahasuar me ato të jetës së këtushme. Për shembull, në Kur'an përmenden hurmat, rrushi, shega dhe gjërat më të bukura, të cilat ne i njohim në këtë jetë: "Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet...." [Rahman 46 – 58]. Po kështu janë përmendur mjetet e transportit që përdoreshin atëherë, sikurse janë kuajt, mushkat, gomarët, devetë dhe anijet. Ndërsa, për sa u përket mjeteve të tjera, që do të vinin më vonë, Allahu i Lartësuar thotë: "Ai do të krijojë gjëra që ju nuk i njihni tani”. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend rrugët kuptimore dhe konceptuale, pra, rrugët e besimit. Ai na tregon se si mund të arrihet në rrugën e drejtë: - Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. Por ka edhe rrugë devijuese (nga e Vërteta). - Rruga e drejtë është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ajo është rruga më e shkurtër dhe më e afërt për të arritur tek Allahu i Lartësuar. Kjo rrugë është ajo të cilën Allahu i Lartësuar e ka sjellë përmes Shpalljes dhe profetëve të tij. Prandaj njerëzit, ashtu sikurse zgjedhin në këtë botë rrugët më të drejta, më të shkurtra e më të lehta, pikërisht kështu duhet të zgjedhin dhe rrugën drejt Allahut të Lartësuar, që është rruga më e shkurtër , më e drejtë dhe më e thjeshtë. Ndërsa rrugët e shtrembra, për sa i përket besimit në Zot, punëve që duhet të kryejmë dhe mënyrës së si duhet ta adhurojmë Zotin e Lartësuar, janë të gjitha ato që bien ndesh me rrugën e drejtë. Ato rrugë nuk të çojnë tek Allahu i Lartësuar, por të largojnë prej Tij dhe të çojnë në vendin e vuajtjes dhe dëshpërimit. Të udhëzuarit nga Allahu i Lartësuar janë ata që e pranojnë dritën dhe udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Ata ndjekin rrugën e drejtë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre, me ndihmën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin dritën dhe udhëzimin e Zotit të Lartësuar, ata nuk zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të drejtë, që të ofron lumturi në të dyja jetët, por ndjekin rrugën e devijuar dhe shkojnë drejt dëshpërimit dhe shkatërrimit. Është Allahu i Lartësuar që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai do dhe e lë në humbje atë që Ai do, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Allahu i Lartësuar i di më mirë ata që meritojnë udhëzimin, prandaj thotë: - Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve. - Porse Allahu i Lartësuar udhëzon me bujarinë, bamirësinë e Tij disa dhe lë në humbje disa të tjerë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij.

Mus'haf Hape →
Enam 6:74–6:83 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja. - Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! - Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit ﷺ . Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.” - Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” - Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja. - Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. - Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet. - Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” - Kur ra nata, Ibrahimi ﷺ pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra. - “Ky është Zoti im.”. - Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi ﷺ iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim. - Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” - Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi ﷺ , për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.” - Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im. - Kur pa Hënën, që kishte dalë më e ndritshme se yjet, Ibrahimi ﷺ tha: “Ky është Zoti im.” - me të njëjtën strategji si herën e parë. - Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” – Në këtë moment, Ibrahimi ﷺ tregoi me përulje nevojën për Zotin e vërtetë. Ai tha qartë se, nëse Allahu nuk të udhëzon në rrugë të drejtë, askush tjetër nuk mund të të udhëzojë. Nëse vetë Allahu nuk të ndihmon që t’i bindesh Atij, askush tjetër nuk mund të të ndihmojë për ta arritur këtë. - Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” – Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota. - Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj."” - Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin: - Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë. ” - Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ” - me besim të drejtë. - “Unë nuk jam prej idhujtarëve.” – Kështu, Ibrahimi ﷺ u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi ﷺ zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit ﷺ kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë. - “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?! ” - Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta. - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. - Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin. - Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” - Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin. - “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj,...” - E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?! - “...kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! - Ju thjesht ndiqni pasionin dhe egon tuaj. - Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” - Duke gjykuar veçmas të dyja palët, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. - Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit ﷺ argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha: - Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. - Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit ﷺ ,Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët. - Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. - Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “ Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.

Mus'haf Hape →
Rad 13:43 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… janë ata të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata që mohojnë thonë: “Ti nuk je i dërguar.” - Mohuesit e të vërtetës dhe fshehësit e saj të konsiderojnë ty si një mashtrues, duke thënë: “Ti nuk je i dërguar. Ne nuk besojmë se ti je vërtet i dërguar nga Zoti.” - Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmues midis meje dhe jush, por edhe midis meje dhe atyre që kanë njohuri për Librin”. - Më mjafton që Allahu është dëshmitar, në lidhje me mua dhe ju. Ai dëshmon që unë jua kumtova Shpalljen që Ai më urdhëroi që t’jua kumtoj. Ai dëshmon edhe për ju, o mohues të së vërtetës dhe Shpalljes së Zotit, dhe i di mirë shpifjet dhe trillimet tuaja kundër Profetit dhe Shpalljes. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “... por edhe midis meje dhe atyre që kanë njohuri për Librin”. Kjo përfshin dijetarët nga mesi i ithtarëve të Librit, të cilët e gjejnë qartësisht përshkrimin e Muhamedit në librat e shkuar. Ata lexojnë qartë përgëzimet e shumta të profetëve para tij, në lidhje me dërgimin e këtij Profeti të madh, siç thotë i Lartësuari: “... Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [El ea’raf 156 - 158]. “Pa dyshim, ai (Kur’ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.” A nuk ishte argument për ata (për jobesimtarët mekas) , se atë (Kur’anin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit?” [Shuara 196 - 197]. Ajete të tilla janë të shumta në Kur ’an. Në to tregohet se dijetarët e bijve të Izraelit i njohin dhe i lexojnë në librat e mëparshëm të tilla përshkrime për Muhamedin ﷺ dhe Shpalljen që iu dha atij. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Rad. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe vetëm Atij i takon mirënjohja e plotë për të gjitha mirësitë që na dhuron! 11/05/1969 ose 24/02/1389 h

Mus'haf Hape →
Merjem 19:64–19:65 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… fjalës së Allahut të Lartësuar: “Betohem për dritën e mëngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka! Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. ” [Duha 1 - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. ” - Imam Ahmedi përcjell nga Ibn Abasi se: 176 8. Profeti i Allahut i tha Xhibrilit: “Pse nuk na viziton më shpesh?” Atëherë zbriti fjala e Allahut: “Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd...” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Buhariu, 12 dhe pikërisht për tefsirin e këtij ajeti, nga Ebu Nuajmi, dhe ky nga Umer Ibn Dherri. Po prej Umer Ibn Dherrit e kanë sjellë edhe Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri, në versionin e të cilëve ka një shtesë, në të cilën thuhet: “... kjo ishte përgjigjja që iu dha Muhamedit ﷺ .” Muxhahidi ka thënë se ky ajet është i ngjashëm me atë në suren Duha: “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” Po kështu, edhe Dahhaku, Katadja, Sirriju etj., kanë thënë se ky ajet ka zbritur dhe flet për kohën kur Xhibrili nuk erdhi për njëfarë kohe tek Profeti ﷺ . - “Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas ...” - Domethënë, ajo që pritet të vijë në ahiret dhe ajo që shkoi nga kjo jetë. - “... dhe gjithçka mes tyre ...” - Domethënë, gjithçka që do të ndodhë mes dynjasë dhe ahiretit. Një shpjegim i ngjashëm përcillet nga Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejri, Dahaku dhe të tjerë. Po këtë shpjegim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. Megjithatë, Allahu është më i ditur! - “... dhe Zoti yt nuk harron asgjë. ” - Muxhahidi dhe Sudiju shpjegojnë: Domethënë, Zoti ynë kurrsesi nuk të ka harruar. U përmend më lart se ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Betohem për dritën e mëngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka! Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. ” [Duha 1 - 3]. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Ebu Darda një hadith, që ia atribuon Profetit ﷺ ,në të cilin thuhet: 1769. “Atë që Allahu e ka bërë hallall në Librin e Tij, ajo është hallall, kurse atë që Ai e ka bërë haram atje, ajo është haram. Ndërsa ajo për të cilën ka heshtur (e nuk ka sjellë gjykim për të), ajo është e falur (e tolerueshme). Kështu, pranojeni faljen e Allahut, sepse Ai kurrsesi nuk do të harronte për diçka.” Pastaj lexoi ajetin: “... Zoti yt nuk harron asgjë.”” - “Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. ” - Ai është krijuesi i gjithë kësaj, Ai që rregullon dhe administron çështjet në këtë gjithësi, Ai që vendos ligjet dhe kujdeset për funksionimin e saj dhe askush nuk mund të kundërshtojë dhe rrëzojë gjykimin e tij. - “Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të! A di ndonjë të ngjashëm me Të?” - Ali Ibn Ebu Talha përcjell nga Ibn Abasi shpje - gimin: “Domethënë, a di ndonjë, që të jetë si shembulli i Tij dhe i ngjashëm me Të?!” Ndërsa Ikrime përcjell nga Ibn Abasi, se ka thënë që: askujt nuk i lejohet që të thirret me emrin Er-Rahman!” Të pastër nga çdo e metë dhe të madhëruar janë emrat e Tij.

Mus'haf Hape →
Nuh 71:5–71:20 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “A nuk e shihni se si Allahu ka kri -juar shtatë qiej, palë -palë.” - Domethënë, njëri sipër tjetrit. - “Dhe në ta, Hënën e bëri dritë e Diellin e bëri …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon hollësisht rreth adhuruesit të Tij të dashur, lajmëtarit të Tij besnik, Nuhut (a.s.). Ai iu ankua Zotit të vet, Krenar dhe të Lartësuar për vuajtjet që hoqi nga populli i vet, vuajtje përballë të cilave iu desh të duronte plot 950 vjet. Nuhu (a.s.) ia qartësoi mirë të vërtetën popullit. Ai i ftoi ata në rrugën e drejtë e të ndriçuar nga Zoti, në udhën e mbarë, që Zoti e pëlqen. - “Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popu - llin tim natën dhe ditën ...” - Unë nuk e lashë kurrë ftesën e tyre në rrugën Tënde, qoftë natën, qoftë ditën, duke zbatuar urdhrin Tënd, o Zot im! - “Por ftesa ime vetëm sa ua shtoi largi - min.” - Sa herë që i ftoja të pranonin të vërtetën, ata iknin me vrap, për t’u shmangur nga e vërteta. - “Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet, ata fusnin gishtat në veshë ...” - Ata zinin veshët, që të mos dëgjonin ftesën, që u drejtoja. Të njëjtën gjë na njofton i Lartësuari rreth mohuesve kurejshë dhe sjelljes së tyre me Profetin që u dërgua ndër ta, Muhamedin ﷺ“ : Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!”” [Fusilet 26]. - “... dhe mbulonin kokat me teshat e ty - re, ...” - Ata mbulonin kokën me rrobat e tyre, që të mos dëgjonin fjalët e Nuhut (a.s.). - “... për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe.” - Ata vazhduan me këmbëngulje në idhujtarinë e tyre, sikurse thotë i Lartësuari: “... me një kryeneçësi të madhe.” Ata refuzuan me kryelartësi të vërtetën dhe të jetuarit sipas saj. - “Unë i ftova ata haptazi.” - Haptazi, mes njerëzve. - “Ua drejtova thirrjen sheshazi ...” – U fola me zë të lartë, duke ua kumtuar qartë të vërtetën. - “... e shumë herë edhe fshehurazi.”. - Fshehtazi e gjithësecilit më vete. Kështu, Nuhu (a.s.) përdori të gjitha mënyrat e fte - sës, duke shpresuar që të kishte sukses dhe ata të pranonin besimin e vërtetë dhe të drejtë. - “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! ...” - Pendohuni për idhujtarinë dhe besojeni Zotin si një të vetëm, të pashoq në çdo aspekt dhe si të tillë adhurojeni. - “Ai vërtet është Falës i Madh.” - Dijeni se çdokush që pendohet sinqerisht, Allahu ia pranon pendimin, sado të mëdha të jenë gjynahet dhe padrejtë -sitë e tij. Nëse e bëni këtë: - “Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli..” - Pra, të vazhdueshëm dhe të bollshëm. Kjo është arsyeja që është e pëlqyeshme që kjo sure të lexohet në nama - zin e kërkimit të shiut ( Istiska-së).181 Përcillet se udhëheqësi i drejtë i besimtarëve, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), u ngjit në minber, që të lutej për të rënë shi. Ai vetëm i kërkoi falje Allahut të Madhëruar dhe lexoi ajete kuranore që nxisin për kërkim faljeje. Ndër to ishte edhe ky ajet: “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli ...”. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem, do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” - Kjo është nxitje për t’u pe - nduar sinqerisht dhe për t’i kërkuar falje Allahut. Nëse ju pendoheni tek Zoti me sinqeritet, nëse i kërkoni falje Atij, i bindeni e nënshtroheni në adhurimin e Tij, Ai ka për t’jua shtuar pasurinë, fëmijët dhe djemtë, ka për t’i shtuar të mbjellat dhe begatinë tuaj; ka për t’i mbushur me qumësht bagëtitë tuaja dhe ka për të bërë që, në tokat tuaja, të rrjedhin lumenj, të rrethuar nga kopshte të bukura. - “Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton ...” - Përse nuk e lartësoni dhe nuk e njihni madhështinë e Zotit?! Si është e mundur që nuk mendoni për madhështinë e Zotit dhe nuk keni frikë zemërimin dhe ndëshkimin e Tij?! - “... kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” - Zoti e bëri krijimin tuaj me faza të ndryshme, sikurse e përshkruan i Madhë - ruari në ajetin tjetër: “Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë toka). Pastaj atë (njeriun) e bëmë (të shumohet) nga një pikë (fare), që vendoset në një vend të sigurt (në mitër) . Më pas, atë pikë (fare) e bëmë një droçkë gjaku dhe atë droçkë gjaku e bëmë copë mishi (fetus). Pastaj atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe më pas, eshtrat i veshëm me mish. Pastaj atë e bëmë një krijesë tjetër (me shpirt). I lartësuar qoftë Allahu, më i miri Krijues!” [Mu’minun 12 - 14]. - “A nuk e shihni se si Allahu ka kri -juar shtatë qiej, palë -palë.” - Domethënë, njëri sipër tjetrit. - “Dhe në ta, Hënën e bëri dritë e Diellin e bëri ndriçues.” - Kështu, Allahu i Lartë - suar ka bërë që të ketë ndryshim mes ndri - çimit të secilit trup, duke u dhënë veçoritë e veta. Kështu, nata dhe dita ndodhin me lindjen dhe perëndimin e Diellit. Allahu i Madhëruar i vendosi Hnës një intinerar lëvizjeje dhe ndryshime me faza. Kështu, herë shtohet dhe forcohet drita e saj, derisa bëhet e plotë, dhe pastaj vijon të pakësohet pak e nga pak, duke ndryshuar pozicion, muaj pas muaji, viti pas viti, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Është Ai që Diellin e bëri shndri-tës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje (të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të një të vërtetë të madhe. Ai i sqaron argumentet për një popull të ditur.” [Junus 5]. - “Allahu ju nxori prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” - Pra, është Ai që ju krijoi prej kësaj toke, dhe pastaj do t’ju kthejë në të kur të vdisni dhe më pas ka për t’ju nxjerrë përsëri para Tij Ditën e Ringja lljes. Ashtu sikurse e filloi krijimin herën e parë, ashtu do ta ribëjë atë. - “Allahu e bëri Tokën shtrojë për ju ...” - Allahu shtroi Tokën dhe e bëri të qëndrue - shme, nëpërmjet maleve të larta. - “... që të ecni nëpër rrugët e saj të gje - ra.” - Allahu i Madhëruar e bëri Tokën të përshtatshme për njerëzit, që të jetojnë të qetë në të dhe të lëvizin në rrugët e saj, ku të dëshirojnë. Kështu, Nuhu i tregon popu - llit të tij për madhështinë dhe pushtetin absolut të Allahut. I madhërishëm është pushteti i Zotit, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe u dhuroi krijesave mirësi të panumërta. Për këtë arsye, është detyrë që robërit ta adhurojnë Allahun, ta besojnë si një të vetëm, pa ortakë dhe të ngjashëm me të, sepse Ai nuk ka të ngjashëm, nuk ka të barabartë, nuk ka nevojë për partnerë dhe fëmijë, as për ndihmës dhe këshilltarë. Ai është i Lartësuari, Madhështori. I Dëlirë dhe i Madhëruar është Allahu i Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Shura 42:1–42:9 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe në tokë, me fuqi, pushtet, krenari dhe urtësi të pakrahasueshme. - “Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë; Ai është i Larti, i Madhëruari.” - Çdo …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Ajn, Sin, Kaf. Kështu të jep shpalljen ty, – ashtu si atyre që ishin para teje, - Allahu, Ngadhënjimtari, i Urti. ” - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ia shpalli Kuranin madhështor Profetit të Tij të zgjedhur, ashtu sikurse u shpalli edhe profetëve të tjerë para tij. Kështu, këtu shprehet mirësia e madhe që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njerëzimit me shpalljet e librave të shenjtë në mënyrë të vazhdueshme dhe me dërgimin e profetëve. Po ashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se Muhamedi (a.s.) nuk qe i pari njeri që u zgjodh si profet. Tradita dhe gjendja e tij i përngjajnë traditës dhe gjendjes së të dërguarve paraardhës. Edhe Shpallja të cilën ai e përcolli prej Zotit të tij është e ngjashme me atë çka sollën edhe profetët para tij. Të gjitha shpalljet e Zotit janë të vërteta dhe të mbushura me mirësi, vërtetësi dhe drejtësi. Ato janë të tilla, sepse janë shpallje nga Ai që ka cilësitë absolute, si i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë, me fuqi, pushtet, krenari dhe urtësi të pakrahasueshme. - “Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë; Ai është i Larti, i Madhëruari.” - Çdo botë që ekziston, bota e qiejve apo e tokës, është prona dhe mbretëria e Tij, e nënshtruar ndaj pushtetit dhe administrimit të Tij. Çdo gjë i nënshtrohet gjykimit të Allahut. Allahu i Lartësuar është El Aliju - i Larti. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, në pushtetin e Tij dhe në sundimin e Tij. Allahu i Lartësuar është El Ađhîm - Madhështori. Madje, prej madhështisë së Tij: - “Qiejt e lartë mbi ta gati pëlcasin (prej frikës ndaj Zotit).” - Me gjithë madhështinë dhe gjerësinë e tyre, qiejt gati sa nuk shpërbëhen e shkatërrohen. - “Ndërkaq, melekët i thurin lavde, duke e falënderuar Zotin e tyre...” - Melekët e pastër dhe të afruar tek Zoti i nënshtrohen të përulur madhështisë së Zotit të tyre. Ata shprehin varfërinë dhe përuljen e tyre kundrejt krenarisë së të Madhërishmit. Ata janë të nënshtruar dhe të bindur ndaj urdhrave të Allahut të Lartësuar. Ata e madhërojnë Allahun pandërprerë dhe e lartësojnë Atë nga çdo mangësi që ia përshkruajnë krijesat. Melekët e lavdërojnë Allahun, duke përmendur çdo cilësi të Tij madhështore dhe absolute. - “...dhe kërkojnë falje të gjynaheve për ata që janë në Tokë.” – Ata, gjithashtu, i kërkojnë falje Zotit për çdo gabim që kryhet prej banorëve të tokës, që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së të Lartësuarit. Ata kërkojnë falje, edhe pse e dinë që Allahu i Lartësuar është Falës e Mëshirues. - Ta dini se me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë” - Sikur të mos ishte falja dhe mëshira e Allahut, krijesat do të shkatërroheshin e do të zhdukeshin. Allahu i Lartësuar e përshkruan Veten me të tilla cilësi të shkëlqyera pikërisht pasi përmend faktin që është Ai i Cili u ka dhënë Shpallje profetëve në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë profetit të përzgjedhur Muhamed (a.s.). Kjo përmendje e këtyre dy fakteve pranë njëri tjetrit jep një mesazh të rëndësishëm. Ajo tregon se Kur'ani madhështor përmban në vetvete argumente, shenja dhe fakte shumë të qarta, që tregojnë se Krijuesi i Lartësuar ka cilësi të larta dhe emra madhështorë. Nëpërmjet Kur'anit, Ai na prezanton Veten me të gjithë emrat dhe atributet e Tij të shkëlqyera, që e mbushin zemrën e robit me dije të plotë rreth Tij, me dashuri për Zotin e vetëm në qiej dhe në Tokë, me madhërim dhe frikërespekt për Madhështorin, Krenarin e të Lartësuarin. Nga ky prezantim, të gjithë duhet t'ia drejtojnë adhurimet e tyre, të çfarëdolloji qofshin, veç Allahut të Lartësuar. Çdokush që lexon Kur'anin bindet dhe qartësohet se gjynahu më i rëndë është adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut, me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje. Është krim të adhurosh diçka që nuk ka në dorë as dëm e as dobi, as për veten e vet dhe as për të tjerët. Madje, gjithçka tjetër veç Allahut të Lartësuar është krijesë, dhe si e tillë, ajo është e nevojshme për ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe përkujdesin e Tij. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Sa për ata që përveç Tij adhurojnë zota të tjerë,...” - Këta kanë parapëlqyer të zgjedhin miq dhe të dashur të tjerë, veç Allahut të Lartësuar. Këta u shprehin zotave të tyre të gjithë dashurinë, madhërimin, nënshtrimin dhe bindjen e vet. Ata i adhurojnë idhujt sikurse do duhej të adhuronin Allahun dhe u nënshtrohen atyre sikurse do duhej t’i nënshtroheshin Allahut. Por le ta kuptojnë këta të mjerë, se zotat që ata i adhurojnë dhe u nënshtrohen janë të kotë dhe të pafuqishëm t’u sjellin ndonjë dobi apo t’i ruajnë nga ndonjë e keqe. Ata zota kurrë nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të tyre. Përveç kësaj, le të marrin vesh edhe diçka tjetër të frikshme, siç thotë Allahu i Lartësuar: - “Allahu është Mbikëqyrës i tyre.” – Pra, jo vetëm që nuk përfitojnë gjë nga adhurimet dhe nënshtrimi ndaj idhujve, por Allahu i Lartësuar do t’ua regjistrojë dhe ruajë të gjitha veprat, dhe pastaj do t’i shpërblejë për mirë ose për keq. - “Ti nuk je përgjegjës për ta.” – Kuptimi: Nuk je ti kujdestari apo roja i tyre, që të pyesësh për veprat e tyre. Ti je veçse një përcjellës, një lajmërues, që e ka kryer detyrën e vet. Pastaj Allahu i Lartësuar na përkujton mirësinë që Ai i dhuroi Muhamedit dhe njerëzimit me shpalljen e këtij Kur'ani. Ai thotë: - “...Ne ta shpallëm ty këtë Kur'an në arabisht, që t'i këshillosh Kryeqendrën (Mekën) dhe ata përreth saj...” - Allahu i Lartësuar na kujton mirësinë e Tij të madhe me shpalljen e Kur'anit në arabisht, me tekst dhe kuptime të qarta. Ai e shpalli këtë libër për të paralajmëruar dhe këshilluar Kryeqendrën, pra, Mekën. Madje, jo vetëm Mekën, por, edhe vendet që janë rreth saj, pra, të gjitha viset arabe, që më pas të përhapej në të gjithë botën. Kur'ani u shpall edhe për një qëllim tjetër: - “...dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim....” - Ai u shpall për të paralajmëruar njerëzimin rreth Ditës së Tubimit. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të grumbullojë para Tij të parët dhe të fundit, për të dhënë llogari. Ai e zbriti Kur'anin që të sigurojë njerëzit se ajo është një ditë për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë krijesat do të ndahen në dy grupe. - “...Një grup do të jetë për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr.” - Njëri grup do të jetë për në Xhenet. Këta janë ata që e besojnë Allahun e Lartësuar dhe, pa dyshim, të gjithë të dërguarit e Tij. Ndërsa grupi tjetër do të jetë në Zjarr. Këtu hyjnë të gjithë ata që mohojnë Zotin e gjithësisë dhe të dërguarit e Tij. - “Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme, por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do.” - Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm për gjithçka. Po të donte, Ai i bënte të gjithë njerëzit të udhëzuar në rrugën e drejtë. Por Allahu Krenar dhe i Urtë dëshiron që në mëshirën e Tij të fusë ata që Ai dëshiron, duke i përzgjedhur dhe dalluar. Ndërsa të padrejtët, domethënë, ata që shkelin kufijtë e Zotit, ata të cilët nuk falënderojnë për mirësitë që u jepen dhe nuk bëjnë mirë, ata do të jenë të privuar nga mëshira e Zotit të gjithësisë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: - “Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmëtarë.” - Për ata nuk do të ketë ndonjë mik, që t’i ndihmojë për ndonjë të mirë, dhe as ndihmëtar, që t’i ruajë nga e keqja që i pret. - “Mos vallë, ata zgjedhin mbrojtës të tjerë veç Atij?!..” - Ata kanë zgjedhur zota të tjerë, veç Allahut të Lartësuar, të cilët i adhurojnë dhe u nënshtrohen. Por ky është një gabim shumë i ulët dhe i paarsyeshëm që ata bëjnë, sepse është Allahu i Lartësuar Ai që meriton të adhurohet, t’i bindesh dhe t’i nënshtrohesh. - “...Vetëm Allahu është Mbrojtësi....” - Pra, Allahu është El Uelijj – Mbrojtësi, i Dashuri ose Miku i besimtarëve. Allahu është Ai të Cilit duhet t’i përkushtohen të gjitha adhurimet. Allahu është El Uelijj për krijesat, që zbaton vendimet e Tij të drejta dhe plot mëshirë për ta. Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë për adhuruesit e Tij të sinqertë, duke i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu është gjithmonë në ndihmë të besimtarëve, për çdo çështje të tyre. - “...Është Ai që ngjall të vdekurit dhe është i Plotfuqishëm për gjithçka. ” - Është Allahu i Lartësuar që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Është Ai që ka pushtetin e plotë mbi gjithçka. Vetëm Allahu jep jetë dhe vdekje dhe vetëm ajo që Ai dëshiron do të ndodhë. Atëherë, vetëm Ai e meriton adhurimin, dashurinë, madhërimin, bindjen dhe nënshtrimin tonë. Ai është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt.

Mus'haf Hape →
Hud 11:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij, me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë vërtet atë. - Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e besimtarëve, të cilët kanë një natyrë të pastër dhe të papërlyer, pikërisht ashtu siç i krijoi Allahu i Lartësuar njerëzit. Kështu, ata e pranojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut, siç thuhet në një ajet tjetër: “Përkushtohu me gjithë qenien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Ajo është feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë.” [Rum 30]. Besimtari ka mbetur në natyrshmëri të pastër, të pacenuar, të papërlyer dhe të patjetërsuar. Në dy Sahihët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1486. “ Çdo njeri lind në natyrën e pastër islame, pastaj prindërit e tij e kthejnë në jehud, në të krishterë ose në zjarrputist. Ashtu si kafsha që lind e plotë e pa cene (në gjymtyrët e saj): a shihni ndonjë mangësi tek ajo?” Allahu i Lartësuar thotë: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij” Domethënë, duhet theksuar se Muhamedi ﷺ bazohej në argumente të qarta, të shpallura nga Zoti. Përveç kësaj, atë e mbështeste edhe natyrshmëria e pastër. Këtë të vërtetë e pasojnë edhe dëshmi të shumta, të mundësuara nga Allahu i Lartësuar. E ku ka dëshmi më të madhe sesa ligjet e pastra, të plota dhe madhështore, që kanë ardhur përmes profetëve e që vërtetojnë njëri -tjetrin dhe të cilët u përmbushën, u përkryen e u vulosën me ligjin madhështor që Allahu solli përmes Muhamedit?! Nuk ka dëshmues më të madh se Sheriati që solli Muhamedi ﷺ për njerëzit e ditur e të mençur. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “... me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?!” Domethënë, dëshmues për vërtetësinë e mesazhit në Kur 'an është edhe ai që Allahu ka shpallur përpara Kur 'anit, pra, Libri i Musait, Teurati. Teurati dëshmon për vërtetësinë e Muhamedit ﷺ si profeti i Allahut dhe të Shpalljes që ai solli. Pra, nëse dikush vërtet beson Teuratin, ky besim ka për ta udhëzuar në mënyrë të pashmangshme në besimin e Kur ’anit. Pa dyshim që Teurati është ashtu siç e ka përshkruar Allahu i Lartësuar, kur thotë: “... udhërrëfyes e mëshirë” Allahu i Lartësuar e zbriti atë libër për të qenë udhërrëfyes, shembull i qartë dhe dritë, nëpërmjet të cilit ata të gjenin udhëzimin dhe të jetonin sipas tij. Ai ishte mëshirë prej Allahut për ta. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Këta e besojnë vërtet atë.” Pra, e besojnë Librin e Musait, në të cilin ka përgëzime për dërgimin e Muhamedit ﷺ dhe Shpalljen që ai do të sillte. Në vijim, duke kërcënuar ata që mohojnë Kur 'anin apo qoftë edhe diçka të vogël prej tij, Allahu i Lartësuar thotë: - Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. Çdokush që mohon këtë Kur ’an, nga të gjithë banorët e Tokës, qofshin ata idhujtarë, mohues, ithtarë librash të shkuar apo të tjerë, me shumëllojshmërinë, ngjyrat, pamjet dhe kombësit e tyre, pra, për çdonjë që i është bërë i qartë ky Kur ’an dhe e mohon, ky ka për të qënë shkaku i ndëshkimit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kur 'an, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohe t ...” [En'am 19]. Ose: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin “ummij” që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [El ea’raf 158]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar.” Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Musa el Eshariu, se Profeti ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im! Çdo njeri nga ky umet, jehud ose i krishterë qoftë, që tashmë dëgjon për mua, dhe pastaj vdes pa më besuar (si profet i Zotit), ka për të hyrë në Zjarr!” - Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, - Kur'ani është i vërtetë në atë që përmban) dhe pa dyshim që ka ardhur (saktësisht) prej Allahut. Sikurse thotë i lavdëruari: “Elif, Lam, Mim. Kjo është shpallja e Librit (e Kur’anit), në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve.” [Sexhde 1, 2], ose: “ Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri. Në të nuk ka mëdyshje. Ai është Udhëzim për të devotshmit, ...” [Bekare 1, 2]. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë. - Siç thotë në një ajet tjetër kuranor: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103], ose: “Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë." [En'am 116]. Ose: “Në të vërtetë, shejtani e realizoi mendimin e vet në lidhje me ta dhe ata e pasuan atë, përveç një pakicë besimtarësh.” [Sebe' 20].

Mus'haf Hape →
Enbija 21:51–21:73 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të tyre. Allahu i Madhëruar i tregoi Ibrahimit mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe i dhuroi një udhëzim të plotë, përmes së cilit ai përsosi veten dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi përmendi Muhamedin (a.s) dhe Musain (a.s) dhe librat që u dha atyre, Allahu i Madhëruar kujton Ibrahimin (a.s): - Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më herët dhe dinim gjithçka për të . - Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin më herët, para dërgimit të Musait dhe të Muhamedit dhe para shpalljes së librave të tyre. Allahu i Madhëruar i tregoi Ibrahimit mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe i dhuroi një udhëzim të plotë, përmes së cilit ai përsosi veten dhe ftoi të tjerët. Askujt në botë pas Ibrahimit nuk iu dha ky udhëzim i mrekullueshëm dhe kjo ndihmë e madhe, përveç Muhamedit. Vini re se si Allahu i Madhëruar thotë: “udhëzimin e tij”. Pra, sikur udhëzimi ishte nga Ibrahimi, sepse ai ishte vërtet i drejtë dhe i pastër, i natyrshëm në besimin e pastër monoteist. Gjendja dhe grada e tij e lartë ishte sipas besimit monoteist, me të cilin Zoti e pajisi dhe e urdhëroi që të nënshtrohej dhe të jetonte sipas tij. Në fakt, çdo besimtar është i udhëzuar. Shkalla e udhëzimit të tij është në varësi të imanit që ka në zemër, për të cilin kujdeset dhe punon për ta forcuar përmes veprave të mira. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe dinim gjithçka për të.” Allahu i dhuroi Ibrahimit udhëzimin, e dalloi me profetësinë, me dashurinë më të madhe që Ai mund t’i falë ndonjë krijese dhe me shumë veçori e shpërblime në të dyja jetët. Zoti e bëri këtë duke e ditur shumë mirë se Ibrahimi ishte i duhuri për t’u vlerësuar kështu. Ai ishte i pastër, i çiltër, i mençur. I Madhëruari përmend më pas polemikat e Ibrahimit me popullin e tij, kur i ndalonte nga idhujtaria. Ai ua theu idhujt dhe i bëri të heshtnin me argumentim të mençur dhe të urtë: - Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni? ” - Këta janë thjesht disa puta ose statuja, që ju i keni gdhendur me duart tuaja në formën e disa krijesave dhe në mënyrë të pakuptimtë u dedikoni adhurime. Çfarë vlere apo merite kanë ata, që t’u përkushtohesh e përulesh me adhurime e lutje? Ku është logjika juaj? Mos jeni çmendur vallë, që humbisni kohën me adhurime të kota, që ua përkushtoni këtyre sendeve pa jetë e të padobishme? I gdhendni me duart tuaja dhe pastaj u përgjëroheni t’ju ndihmojnë?! Kjo vërtet është e habitshme! Adhuroni sende që vetë i ndërtoni? Përgjigjja e tyre vjen pa asnjë argumentim dhe arsyetim të logjikshëm, por si përgjigje e një të mangëti, që nuk di çfarë të thotë: - Ata i thanë: “Kështu pamë të parët tanë, që i adhuronin ato .”. - Kështu bënin të parët tanë, e kështu bëjmë edhe ne. Ne ndjekim rrugën e tyre dhe kryejmë ato adhurime që bënin ata. Dihet mirë se veprat e krijesave kurrë nuk mund të merren si argument mbrojtës, përveç veprave të profetëve. Askush nuk mund të arsyetohet duke marrë si shembull të parët e tij, sidomos në themelet e fesë dhe të besimit, siç është edhe çështja më e rëndësishme, teuhidi i Zotit të botëve. Ajo mbështetet veçse në shpallje dhe dritë nga vetë Zoti, e jo në pasimin e verbër të të parëve. Për këtë arsye, Ibrahimi (a.s), duke u treguar se janë të gjithë në humbje, tha: - Atëherë, ai u tha: “Ju dhe të parët tuaj keni qenë të humbur.” - Humbja ku jeni zhytur është e dukshme dhe fare e kuptueshme. E ku ka humbje më të qartë sesa idhujtaria dhe lënia e teuhidit? Kur thoni se ndiqni të parët tuaj, nuk vlen aspak si argument, sepse të gjithë së bashku, ju dhe ata që ju pasoni, jeni në humbje të qartë e të sigurt. Kjo është shumë e qartë për cilindo që shikon veprat dhe gjendjen tuaj. Por populli i Ibrahimit duke shprehur çudinë, por edhe revoltimin kundrejt fjalëve të tij fyese në adresë të tyre dhe të të parëve të tyre, tha: - Ata ia kthyen: “Po flet seriozisht apo po tallesh?!” - Ato fjalë që the kundër nesh, a i ke seriozisht apo thjesht do të tallesh dhe nuk di çfarë thua? Qëllimi i tyre ishte që ta kthenin situatën në favor të tyre. Ata kështu sikur po tregonin se ishte e qartë për të gjithë se fjalët e Ibrahimit ishin të një mendjelehti, i cili nuk mendon se çfarë thotë. Por Ibrahimi (a.s) iu përgjigj qartë, duke nxjerrë në pah mendjemadhësinë dhe mangësinë e logjikës së tyre: - Atëherë, ai tha: “Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës; është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë. – Kështu, Ibrahimi u solli atyre dy mënyra argumentimi: së pari, solli argumentin logjik për t’i bërë të kuptonin kotësinë e adhurimit të një sendi që e kishin gdhendur vetë me duart e tyre. Së dyti, solli argument tekstual nga Zoti, duke thënë: “Zoti juaj është Zot i qiejve e i Tokës. Është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” Është shumë e thjeshtë të kuptohet nga çdo njeri, madje edhe nga ata me të cilët polemizonte Ibrahimi (a.s), se Allahu është i vetmi Krijues i të gjitha krijesave, nga bijtë e Ademit, melekët, xhindët, kafshët, qiejt, toka etj. Ai rregullon të gjitha çështjet e tyre dhe përkujdeset plotësisht për ta. Çdo krijesë është e dobët, e pafuqishme dhe nevojtare për kujdesin e Allahut. Edhe ata idhuj të cilëve u luten të paditurit janë të dobët e nevojtarë për Zotin. Atëherë, a mund të pranohet që t’i përkushtosh adhurime një krijese të dobët, që është nën kujdesin e Allahut e ka nevojë për Të, që vetë nuk mund të bëjë dot asgjë, që nuk jep jetë dhe as nuk mund ta marrë atë, që nuk mund të ringjallë e të marrë në llogari? Si mund të bëhet kjo dhe të braktisësh adhurimin e Krijuesit, Furnizuesit, Rregulluesit të çështjeve të gjithësisë?! Ky është argumentimi logjik. Ndërsa argumenti tekstual është pikërisht kjo fjalë madhështore e thënë nga një Profet i Zotit, i cili kurrë nuk gënjen dhe as gabon. Ibrahimi ishte profet dhe ai dëshmonte për këtë fjalë të vërtetë, që tha Zoti: “Zoti juaj është Zot i qiejve e i Tokës. Është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” Ai dëshmoi se Allahu i Madhëruar është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se çdo adhurim tjetër është i kotë. E ku ka dëshmi më të madhe sesa dëshmia e të dashurit të Rahmanit, Ibrahimit (a.s). Pasi u sqaroi me fjalë se idhujt e tyre nuk mund të bëjnë asgjë, Ibrahimi (a.s) ua ilustroi edhe me vepra pafuqinë e idhujve, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë, madje as të mbrojnë vetveten. Ai bëri diçka që ata të kuptonin se fjalët e tij ishin të vërteta. - Për Allah, sa të largoheni ju, unë kam për t’i dërrmuar këto statuja!” - Kështu vendosi Ibrahimi të vepronte me idhujt, pasi njerëzit të shkonin në një nga festat e tyre. Kur ata u larguan të gjithë, ai shkoi fshehtas dhe i shkatërroi të gjithë idhujt e tyre, që i kishin mbledhur të gjitha në një vend, përveç njërit, që ishte më i madhi mes tyre. Atë e la për një qëllim, që do ta shpjegonte më pas. - Dhe i bëri ato copë e çikë, përveç idhullit të tyre më të madh, që ata t’i drejtoheshin atij. – Vini re se si Allahu tha: “përveç idhullit të tyre më të madh”. Kjo është një përzgjedhje e kujdesshme fjalësh. Çdo gjë që është e urryer nga Zoti nuk përshkruhet me fjalë të bukura, prandaj këtu nuk thotë: “përveç idhullit të madh”, por “përveç idhullit të tyre më të madh.” Edhe Profeti (a.s), kur u drejtohej mbretërve të kohës, thoshte: “Të madhit të persianëve” ose “Të madhit të romakëve”. Kjo është një çështje delikate, që tregon se duhet të kesh shumë kujdes që të mos madhërosh atë që e ka poshtëruar Allahu, por të përzgjedhësh fjalët me kujdes e vëmendje të madhe. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...që ata t’i drejtoheshin atij.” Pra, Ibrahimi e la atë idhull, që e quanin më të madhin, që ata ta pyesnin e t’i kërkonin ndihmë. Kështu, ata do të fillonin të arsyetonin drejt dhe të kuptonin mirë argumentet që Ibrahimi u kishte dhënë. Prandaj, në një moment reflektimi, më pas ata do të thoshin: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Sidoqoftë, kur ata panë se çfarë u kishte ndodhur idhujve të tyre, thanë: - “Kush e bëri këtë me zotat tanë? – thanë ata. – “Ai qenka kriminel.” - Edhe pse ata po bënin padrejtësinë më të madhe, filluan ta akuzonin Ibrahimin si kriminel. Nuk e dinin të mjerët se shkatërrimi i idhujve ishte nga veprat më të vyera të Profetit, që buronte nga drejtësia dhe nga teuhidi i tij. Të padrejtë ishin ata që vazhdonin t’i adhuronin statujat, edhe pse e panë vetë se çfarë ndodhi me ato, të cilat ishin të pafuqishme të mbronin edhe veten e vet. - Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” - Kemi dëgjuar një djalë që i përçmon idhujt tanë. Atëherë, kuptohet se ai duhet të ketë qenë autori i këtij “krimi”. Mbase dikush mund ta kishte dëgjuar Ibrahimin kur tha: “Për Allah! Sa të largoheni ju, unë kam për t’i dërrmuar statujat tuaja!” - “Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” - Pasi u bindën se ishte Ibrahimi ai që e kishte kryer atë vepër, vendosën ta nxirrnin Ibrahimin para të gjithë popullit, që ta shihnin se si do të ndëshkohej ai dhe çdokush që do të guxonte të përdhoste e përçmonte idhujt e tyre. Por, në fakt, pikërisht këtë donte Ibrahimi. Ai donte që të fliste hapur para të gjithë njerëzve, që t’ua qartësonte të vërtetën dhe ata të mos kishin më asnjë justifikim para Zotit. Kjo ishte njëlloj siç veproi Musai kur i tha Faraonit në lidhje me magjistarët: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, kur njerëzit të mblidhen paradite.” [Ta Ha 59]. Kështu, kur u mblodhën të gjithë njerëzit, ata e nxorën Ibrahimin përpara dhe thanë: - Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” - Kjo ishte një pyetje, që i dihej përgjigjja. Pra, sikur po e gjykonin dhe po i thoshin: “Si e more guximin ta bësh diçka të tillë?” Atëherë, kur të gjithë njerëzit po shihnin dhe dëgjonin me vëmendje, Ibrahimi tha: - Ibrahimi u përgjigj: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. - I theu ky, që ju e quani të madh, sepse u zemërua me ta. U zemërua se nuk donte që edhe ata të adhuroheshin si ai. Ai donte që ju të adhuronit vetëm atë, si idhulli më i madh që është, e jo këta të vegjëlit. Me këto fjalë, Ibrahimi donte që ta bënte popullin të logjikonte dhe të kuptonte kotësinë e asaj që bënin, prandaj dhe u tha: - Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin! - Pyesni këto puta të thyera, përse i theu puta e tyre e madhe? Pastaj pyesni edhe putën tuaj të madhe, përse i theu të voglat? Pyetini ata, nëse mund të flasin dhe t’ju sqarojnë! Nëse mund të flasin, sigurisht që do t’ju sqarojnë. Por si unë, edhe ju e dini mirë se ata nuk mund të flasin, nuk mund të të bëjnë mirë dhe as të të ruajnë nga e keqja; madje ata, as veten e vet nuk mund të ndihmojnë e ta shpëtojnë, nëse dikush i dëmton. - Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë.” - Ata iu kthyen logjikës së pastër dhe e menduan mirë çështjen. Kështu, e kuptuan se adhurimi i statujave ishte diçka e kotë. Atëherë, e pranuan se kishin rënë në idhujtari dhe i thanë njëri tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Në këtë mënyrë u arrit qëllimi i Ibrahimit (a.s) që t’i bënte ata ta kuptonin kotësinë e asaj që mbronin dhe se ajo vepër ishte mohim i Zotit dhe padrejtësi e madhe. Por ata të mjerë nuk vazhduan gjatë në këtë gjendje, sepse iu kthyen prapësisë dhe përsëri zgjodhën humbjen dhe devijimin: - Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” - Ti e di mirë që këta nuk flasin, atëherë përse tallesh e na nënçmon? Përse na urdhëron që t’i pyesim, kur ti e di që ata nuk flasin? Atëherë Ibrahimi, duke i qortuar dhe duke zbuluar para të gjithë njerëzve kotësinë e idhujtarisë së tyre, tha: - Ai u tha: “A po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm?” – Ata as ju ndihmojnë dhe as ju mbrojnë nga e keqja. - Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni? - Sa të humbur dhe të dëshpëruar që qenkeni! Sa të poshtëruar dhe të pavlerë jeni ju dhe ajo që ju adhuroni! Nëse vërtet do të logjikonit, do ta kuptonit mirë gjendjen tuaj të mjerë. Por duke qenë se nuk keni mend në kokë dhe jeni zhytur në devijim dhe injorancë me vetëdije, atëherë dijeni se kafshët janë në gjendje më të mirë se ju. Kështu, pasi nuk gjetën asnjë mënyrë për të argumentuar kotësinë e tyre, u kthyen te gjuha e forcës dhe vendosën ta dënonin: - Atëherë, ata thanë: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u bëheni krah!” – Ekzekutojeni me mënyrën më të tmerrshme, me djegie në zjarr! Këtë do ta bënin në formë hakmarrjeje për idhujt e tyre. U poshtërofshin dhe u shkatërrofshin! Si është e mundur të adhuronin diçka, që edhe vetë e pranonin që kishte nevojë për ndihmën e tyre?! Por Allahu e ndihmoi të dashurin e Tij, Ibrahimin, kur ata e hodhën në zjarr: - Ne urdhëruam: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe i rehatshëm për Ibrahimin!” - Dhe zjarri përvëlues u bë freski dhe i rehatshëm për Ibrahimin. Ai nuk u dëmtua dhe nuk ndjeu asnjë dhimbje nga ai zjarr. - Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne i bëmë ata të dështonin. - Ata donin ta ndëshkonin dhe intriga e tyre ishte e madhe, por Allahu thotë: “…po Ne i bëmë ata të dështonin.” Ata do të jenë të poshtëruar e të ndëshkuar në këtë botë dhe në ahiret. Ndërsa i dashuri i Allahut, Ibrahimi, dhe pasuesit e tij janë të fituarit në të dyja jetët. - Ne e shpëtuam atë së bashku me Lutin, për t’i vënë në atë tokë, që e kemi bekuar për njerëzit. - Askush nuk e besoi Ibrahimin, përveç Lutit, i cili thuhet se ishte djali i të vëllait të Ibrahimit. Allahu i Madhëruar e shpëtoi dhe e bëri të emigronte në një vend, që Zoti thotë: “e kemi bekuar për njerëzit”, pra, në Sham. Luti u largua nga populli i tij, që ishte në Babiloni, për të shkuar në Sham. Prej bekimit dhe mirësisë së Shamit është fakti që shumë profetë kanë dalë në atë vend. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Shamin si vendin e pëlqyer për të bërë hixhret i dashuri i Tij, Ibrahimi (a.s). Në Sham ndodhet edhe njëra nga tre xhamitë e shenjta, xhamia Bejtul Mukaddes. - Ne i falëm atij Is’hakun dhe më pas edhe Jakubin, si dhuratë. – Pasi Ibrahimi u distancua nga populli i tij, Allahu i Madhëruar i dhuroi si fëmijë Is’hakun, i cili më vonë u bë babai i profetit Jakub. Këta ia dhuroi pasi Ibrahimi ishte plakur, ndërsa gruaja e tij Sara ishte beronjë. Melekët e përgëzuan se Zoti do t’i dhuronte Is’hakun, dhe pas Is’hakut, do t’i dhurojë Jakubin (djali i Is’hakut). Jakubi është Israili, nga i cili do të rridhte një popull i madh (bijtë e Izraelit). Ndërsa nga Ismaili, që ishte djali i madh dhe i parë i Ibrahimit, do të rridhte populli i nderuar nga Zoti, populli arab, nga i cili do të dilte zotëria i gjithë bijve të Ademit, Muhamedi (a.s). Allahu thotë: - Që të gjithë i bëmë të mirë. - Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin i bëmë të mirë. Ata i zbatonin me përpikmëri porositë dhe detyrimet ndaj Zotit, por edhe detyrimet ndaj krijesave. - Ne i bëmë ata shembuj të mirë, që udhëzonin sipas urdhrit Tonë. - Ata u bënë udhëheqës, që, me urdhrin e Zotit, u treguan njerëzve udhën e drejtë. Kjo është mirësia më e madhe që Zoti i jep një njeriu: ta bëjë atë udhëheqës, nëpërmjet të cilit, udhëtarët drejt Zotit të gjejnë rrugën e duhur. Allahu i Madhëruar ua dha këtë mirësi atyre, pasi ata ishin të durueshëm dhe, njëkohësisht, ishin të bindur plotësisht në shpalljen dhe diturinë e madhe që Zoti u dhuroi. Allahu i Lartësuar thotë që: “udhëzonin sipas urdhrit Tonë.” Pra, ata i udhëzonin njerëzit në fenë dhe besimin që Zoti shpalli, jo sipas mendjes së tyre. Ata ftonin veçse në fenë e Zotit, pa shtuar ose hequr asgjë prej saj. Ata ftonin veçse në ato vepra dhe adhurime që Zoti i pëlqen dhe të cilat i ka shtjelluar në shpalljet e Tij. Njeriu kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i drejtë, derisa të udhëheqë në fenë e Zotit dhe sipas fesë së Zotit. - Ne i orientuam në vepra të mira, në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit. Ata ishin adhurues të sinqertë. - Ata i përkryejnë adhurimet dhe veprat e mira që e kënaqin Allahun, madje i ftojnë edhe njerëzit e tjerë për këtë gjë. Këtu përfshihen të gjitha llojet e mirësive, qofshin adhurime që kanë lidhje me të drejtën e Zotit, qoftë bamirësi apo detyrime që kanë lidhje me krijesat. Megjithatë, duke treguar rëndësinë e madhe të disa adhurimeve të caktuara, Allahu i thekson në mënyrë të veçantë ato, duke shtuar: “...në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit...”. Ai njeri që i përkryen këto dy adhurime ashtu siç është urdhëruar, konsiderohet si një nga ata që përpiqen për lartësimin e fesë. Ndërsa ata që dështojnë në këto dy adhurime, në çështjet e tjera të fesë janë akoma më të humbur. Namazi është adhurimi më i mirë në drejtim të plotësimit të hakut të Zotit, ndërsa zekati është adhurimi më i mirë në drejtim të plotësimit të hakut dhe bamirësisë ndaj krijesave. Pastaj Zoti i Lartësuar i përshkruan si: “adhurues të sinqertë”. Ata ishin të sinqertë dhe të pastër, sepse adhuronin vetëm Allahun si Një e të vetëm. Ata ishin të vazhdueshëm në adhurimet me zemrën, gjuhën dhe trupin e tyre në të shumtën e kohës. Adhurimi i Allahut me teuhid, për hir të së cilit Ai i krijoi, por edhe i urdhëroi, ishte atributi kryesor i tyre.

Mus'haf Hape →
Muminun 23:45–23:49 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

Disa dijetarë janë shprehur se Allahu i Lartësuar, pasi dërgoi Musain dhe zbriti Teuratin në tokë, e ndaloi zbritjen e dënimeve shfarosëse në Tokë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Disa dijetarë janë shprehur se Allahu i Lartësuar, pasi dërgoi Musain dhe zbriti Teuratin në tokë, e ndaloi zbritjen e dënimeve shfarosëse në Tokë dhe ligjëroi luftën kundër mohuesve të profetëve. Nuk e di se ku është mbështetur ky opinion, por duke vërejtur me kujdes kontekstin e këtyre ajeteve dhe disa të tjerëve në suren Kasas, mbase jepet një kuptim i tillë. Nga konteksti i këtyre ajeteve kuptohet në njëfarë mënyre se, pas shkatërrimit të popujve me ndëshkime qiellore, Allahu dërgoi Musain me shenja e argumente të qarta, për të filluar kështu një kapitull të ri në trajtimin e popujve që do të mohonin. Nëse dikush mendon të kundërtën prej faktit se Zoti e ndëshkoi me shfarosje Faraonin dhe popullin e Tij, këtyre i përgjigjemi duke thënë se shkatërrimi i Faraonit ndodhi para zbritjes së Teuratit. Madje ajetet e sures Kasas janë të qarta në këtë fakt, kur Allahu i Madhëruar thotë: "Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Musait i dhamë Librin, që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë, që të marrin mësim." [Kasas 43]. Ajeti është shumë i qartë se Allahu ia dha Musait Librin pas shkatërrimit të Faraonit dhe pasi dënoi shumë popuj me ndëshkime shfarosëse. Gjithashtu, Allahu thotë se Ai e zbriti këtë Libër si udhëzim të qartë për njerëzit, si mëshirë për ta dhe si dritë për të parë rrugën e drejtë. Për të njëjtin kuptim flasin edhe ajetet në suren Junus, ku Allahu i lartësuar thotë: "Pas tij, Ne u çuam të dërguar popujve të tyre. Ata sollën argumente të qarta, por ata nuk e besonin atë që më parë e kishin mohuar. Kështu, Ne ua vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë. Pastaj, pas tyre, Ne dërguam Musain dhe Harunin me argumentet Tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij. Por ata treguan kryelartësi, sepse ishin popull keqbërës." Siç shihet, këtu flitet në njëfarë mënyre për dy epoka të ndryshme, nga Nuhu deri tek Musai dhe për epokën pas Musait. Allahu i Lartësuar këtu thotë: - Më pas Ne dërguam Musanë dhe vëllanë e tij Harunin me mrekullitë dhe Argumentet tona të qarta, te Faraoni dhe rrethi i tij. Por ata u treguan kryeneçë, sepse ishin popull arrogant. – Musai, i biri i Imranit, është ai të cilit i foli vetë Rrahmani. Haruni ishte vëllai i Musait, të cilin Zoti e bëri profet pas kërkesës së Musait dhe lutjes për këtë. Allahu i Madhëruar i dërgoi ata me mrekulli dhe argumente të qarta, që provonin vërtetësinë e tyre si profetë të dërguar nga Zoti dhe për vërtetësinë e mesazhit hyjnor që ata përcollën. Allahu i Madhëruar i pajisi ata me “ sultanun mubin ” – domethënë, me argument të qartë, të prerë e të pakundërshtueshëm. Ai lloj argumenti i nënshtronte shpirtrat, nga fuqia e madhe ndikuese në to. Zemrat e besimtarëve nënshtroheshin për adhurimin e Zotit dhe zbatimin e Ligjit të Tij. Ndërsa mohuesit arrogantë nuk kishin justifikim para Zotit për refuzimin e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Zotit, kur thotë: "Ne i dhamë Musait nëntë shenja (mrekulli) të qarta." [Isra 101]. Për këtë arsye, kryemohuesi dhe kreu i të gjithë arogantëve, Faraoni, e njohu të vërtetën, por dhe e mohoi atë, edhe pse i sigurt për vërtetësinë e saj. I Lartësuari thotë: "Pyeti (o Muhamed) bijtë e Izraelit, për ngjarjen kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” Por Musai i tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar!.”. [Isra 101, 102]. Gjithashtu, thotë i Madhëruari: “Ata i mohuan ato (argumentet) në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur dhe të sigurt në to (se ishin nga Zoti) . Shikoje atëherë, se cili ishte fundi i shkatërrimtarëve!” [Neml 14]. Ndërsa këtu thotë: “Ne dërguam Musain dhe vëllanë e tij Harunin me mrekullitë dhe argumentet tona të qarta, te Faraoni dhe rrethi i tij...”. Pra, e dërgoi tek Faraoni, Hamani e të tjerë krerë të mohimit. Por ata u treguan kryeneçë. Ata treguan mendjemadhësi dhe arrogancë, prandaj refuzuan besimin në Allahun dhe t’u bindeshin profetëve të Tij. Kështu i përshkruan ata Allahu i Madhëruar, kur thotë: “...por ata u treguan kryeneçë..." Ky ishte përshkrimi i vërtetë i tyre. Ata ishin popull arrogant e kryeneç. Tirania e padrejtësia, shkatërimi i tokës, mizoria e shtypja e njerëzve ishte tipar i pandashëm i tyre, prandaj edhe u treguan kryeneçë ndaj së vërtetës. Ky përshkrim nuk është aspak i tepruar për ta, sepse në vijim Zoti thotë: "... ishin popull arrogant." Me arrogancë dhe të dehur nga mendjemadhësia e pushteti i tyre, duke manipuluar mendjet e pasuesve të tyre injorantë e me logjikë të dobët, ata thanë: - “Ata thanë: “E, si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!”” – Të njëjtat fjalë kishin thënë edhe popujt e tjerë të mëhershëm, që u shfarosën para tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre, të mbushura me mohim e padrejtësi, prandaj ishin të ngjashme fjalët dhe veprat e tyre. Ata refuzuan me mosmirënjohje mesazhin e Zotit, që, nëse do ta besonin, do të ishte mëshirë e mirësi për ta. Vini re se si nxisin tek pasuesit e tyre mendjelehtë krenarinë e shfrenuar dhe urrejtjen për popullin e Musait, pra për bijtë e Israelit. Ata thoshin: “Si mund t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!” Si mund të bëhemi pasues të këtyre njerëzve, kur ata janë skllevërit tanë, të cilët i kemi nënshtruar për të bërë punë të ulta e të rënda për ne?! Siç thuhet në një ajet tjetër: "Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju torturonin me format më të këqija, ju thernin bijtë tuaj (të porsalindur) dhe linin të gjalla bijat tuaja (e porsalindura). E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj." [Bekare 49]. Pra, si mund të pranojmë që këta të bëhen udhëheqësit tanë?! Fjalë të njëjta thanë dhe populli i Nuhut: “E si të të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?” [Shuara 111]. Ose kur i thanë Nuhut (a.s.): "Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare." [Hud 27]. Sigurisht, me fjalë e sllogane të tilla nuk mund të hidhet poshtë e vërteta. Ato janë thjesht mohim e shprehje e arrogancës dhe e mendjemadhësisë. Prandaj i Lartësuari thotë: - Ata i përgënjeshruan që të dy (profetët) dhe u bënë nga ata që u shkatërrua n. - Allahu i mbyti në det, ndërkohë që bijtë e Izraelit shihnin këtë ndëshkim të ashpër. - Ne i dhamë Musait Librin në mënyrë që ata (populli i Israilit) të gjenin Rrugën e Drejtë. - Pasi shkatërroi Faraonin dhe e shpëtoi popullin e Izraelit së bashku me Musain, Allahu i Madhëruar i dhuroi Musait Librin. Në këtë kohë do të bëhej e mundur që Musai të plotësonte urdhërin e Zotit dhe të zbatonte Ligjin e Tij ndër njerëz. Ai do të mund të shfaqte haptaz simbolet e fesë së Zotit. Kështu, Allahu i Madhëruar i premtoi Musait se, pas dyzet ditësh, do t’i shpallte e zbriste Teuratin. Kur u afrua koha, Musai u nis drejt vendit të takimit me Zotin. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne i shkruam atij në pllaka urdhra të shumta, për të qenë këshillë dhe sqarim për çdo çështje. “Zbatoji këto me përkushtim dhe urdhëroje popullin tënd që të zbatojë më të mirat porosi! Unë do t’jua tregoj vendbanimet (rrënojat) e të pabindurve.” . [A'raf 145]. Ndërsa këtu tha: "Ne i dhamë Musait librin, në mënyrë që ata (populli i Izraelit) të gjenin rrugën e drejtë." Pra, që ata të gjejnë udhën e drejtë dhe udhëzimin e plotë, duke njohur hollësisht urdhëresat dhe ndalesat, shpërblimin dhe dënimin dhe ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe me veprat e Tij.

Mus'haf Hape →
Isra 17:1–17:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e kthim. Allahu i Madhëruar i tregoi Profetit të Tij shumë nga shenjat e mëdha të Tij, duke e forcuar edhe më shumë udhëzimin, dritën, qartësinë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë "Aksa" (në Palestinë) ,... - Allahu i Lartësuar e dëlirëson dhe e lavdëron Veten, sepse Ai është vërtet i pastër nga çdo mangësi dhe e metë. Veprat e Tij janë madhështore dhe mirësitë e Tij janë të pafundme. Ndër mirësitë më të mëdha është edhe kjo ngjarje madhështore, e njohur si udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit. 70 I dëlirë dhe i lavdëruar është Ai që e mori adhuruesin e Tij të dashur, profetin e Tij të zgjedhur, Muhamedin (a.s), në këtë udhëtim të pashembullt dhe të mrekullueshëm, nga Xhamia e Shenjtë (Qabja) në xhaminë Aksa, në Palestinë. Qabja është xhamia më e zgjedhur, në mënyrë absolute. Edhe xhamia Aksa është nga xhamitë më të zgjedhura, pasi ka qenë faltore e shumë profetëve të Zotit. Ai ishte një udhëtim fantastik, në të cilin Profeti i Zotit përshkoi një distancë shumë të largët brenda natës, vajtje e kthim. Allahu i Madhëruar i tregoi Profetit të Tij shumë nga shenjat e mëdha të Tij, duke e forcuar edhe më shumë udhëzimin, dritën, qartësinë dhe dallimin e së vërtetës nga e kota. Kjo ngjarje dëshmoi për kujdesin e madh, për butësinë, mëshirën dhe dashurinë, me të cilën Allahu e trajtoi Profetin (a.s.). Allahu i Lartësuar ia lehtësoi atij të gjitha rrugët e mirësive dhe të udhëzimit, duke i dhënë sukses në to. Mirësitë me të cilat e mbuloi këtë profet ia kalojnë të gjitha mirësive që Ai u dhuroi të parëve dhe të fundm ëve. Ajeti tregon se Israja filloi pjesën e parë të natës dhe nisja ishte nga Xhamia e Shenjtë, Qabja. Megjithatë, ka hadithe të sakta që tregojnë se nisja u bë nga shtëpia e Ummu Hanit. Atëherë, duke pajtuar ajetin me hadithet, kuptojmë se vend i shenjtë në Mekë nuk është vetëm xhamia, por një sipërfaqe më e gjerë, mes së cilës edhe shtëpia e Ummu Hanit. Rrjedhimisht, shpërblimet e shumëfishuara që lidhen në Qaben vlejnë për të gjithë territorin e shenjtë të Mekës. Ky udhëtim u krye me trup dhe me shpirt, 71 sepse përndryshe ngjarja nuk do të ishte ndonjë veçori e madhe për Profetin. Hadithet rreth Israsë dhe Miraxhit janë të shumta dhe të sakta. Në to përmendet hollësisht se çfarë shenjash madhështore pa dhe dëshmoi Profeti (a.s.) në atë udhëtim. Në fillim, Profeti udhëtoi nga Qabja në Bejt el Makdes (Xhaminë Aksa) në Palestinë, e pastaj, prej atje u ngrit lart në qiej. Ai u ngjit mbi shtatë qiej dhe pa Xhenetin dhe Zjarrin. I Dërguari (a.s.) takoi edhe disa profetë të tjerë atje, në gradat dhe qiejt e tyre përkatës. Në takimin e mrekullueshëm dhe të pashembullt me Zotin e qiejve dhe të Tokës, atij fillimisht iu bë detyrim falja e 50 vakteve namaz. Por, sikurse është treguar në hadithe, Profeti (a.s.) vazhdoi të kërkonte lehtësim nga Zoti i tij, derisa përfundoi në pesë vakte namaz të detyrueshëm. Megjithatë, edhe pse ato janë vetëm 5 vakte, Allahu i Madhëruar premtoi që shpërblimin e tyre ta japë si për 50 vakte. Ky profet i zgjedhur dhe umeti i tij fitoi këtë natë lavdi dhe mirësi, që vetëm Zoti i di dhe i ka përcaktuar. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar e ka emërtuar Muhamedin me fjalën " Abdehu" - "Robin e Tij", që do të thotë "Adhuruesin e Tij". Kështu është cilësuar Muhamedi (a.s) në tre kontekste të ndryshme në Kur'an: 1. Në rastin e Israsë dhe Miraxhit, këtij udhëtimi të mrekullueshëm të pashembullt. 2. Kur flitet për shpalljen e Kur'anit: “Është i Madhëruar Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur'anin) adhuruesit të vet (Muhamedit), që të bëhet Profeti i botës (këshillues)”. Furkan 1. 3. Kur flitet për sfidën e hapur ndaj krijesave: “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë, atëherë bëni ju një sure të ngjashme si ajo (e Kur'anit), madje thërrisni për këtë të gjithë idhujt që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë!" Në të gjitha këto raste, Muhamedi (a.s) është cilësuar si Abdullah - Adhurues i Allahut. Qëllimi është për të treguar se ky është titulli më i lartë që mund të arrijë një njeri. Muhamedi e arriti pozitën e tij duke plotësuar veten si adhurues i Zotit. Duke përshkruar Bejt el Makdesin në Palestinë, i Lartësuari thotë: - ... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga Shenjat Tona! Vërtet, Ai Dëgjon e Di gjithçka. – Rrethinat e saj janë bekuar me pemë e gjelbërim, që janë të përhershëm atje. Përveç kësaj begatie, është edhe një mirësi tjetër: ajo është një nga xhamitë më të rëndësishme në Islam, pas Qabes në Mekë dhe Xhamisë së Profetit (a.s) në Medinë. Xhamia Aksa është e treta për nga rëndësia dhe ashtu si dy xhamitë e para, është e pëlqyeshme që të shkosh ta vizitosh dhe të falesh në të. Atë vend, Zoti e ka veçuar si faltoren e shumë profetëve dhe të zgjedhurve të Tij. - Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit. - Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend profetësinë e Muhamedit (a.s) dhe atë të Musait (a.s), duke përmendur afërsinë e librave e ligjeve të tyre. Teurati dhe Kur'ani janë dy librat më madhështorë të Zotit. Gjithashtu, ligjet e tyre janë më të zgjedhurit nga Zoti. Ata janë profetët më të zgjedhur dhe ndjekësit e tyre janë më të shumtit në numër. Allahu i Madhëruar thotë: "Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit." Allahu i dhuroi Musait Teuratin, nëpërmjet të cilit bijtë e Israelit do të gjenin dritën e udhëzimit, për të ecur nëpër errësirat e injorancës e për të gjetur diturinë rreth të vërtetës. Më e madhja porosi e kësaj shpalljeje të Zotit ishte: - "Mos merrni asnjë mbrojtës tjetër përveç Meje (që t'ia besoni çështjet tuaja) , - Për plotësimin e këtyre porosive u shpallën edhe librat, që njerëzia ta adhuronin Allahun si një të vetëm, përmes ligjeve dhe mënyrës që Ai kishte përcaktuar. Allahu i Madhëruar i shpalli librat për t’u treguar se si të kthehen e t’i shprehin Atij pendimin e nënshtrimin dhe për ta zgjedhur Atë si të vetmin kujt t’ia besojnë çështjet e tyre të jetës dhe të fesë. Ata u urdhëruan që të mos e lidhin zemrën e shpresën me krijesat, të cilat nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk mund të të sjellin asnjë dobi. - O pasardhës të atyre që Ne i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun!" – Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë pasardhësve që rodhën nga Nuhu (a.s), të cilët Ai i barti në anije. Kështu, Allahu i drejtohet gjithë njerëzimit dhe u kujton se: - Vërtet, ai ishte shumë mirënjohës (ndaj Allahut). - Ky është një lëvdim për Nuhun, për shkak të mirënjohjes së tij ndaj Allahut. Kjo është gjithashtu një nxitje për umetin që ta marrin Nuhun si shembull për mirënjohjen që tregoi ndaj Zotit. Le të shërbejnë këto ajete që gjithmonë t’i kujtoni mirësitë e Allahut, i cili i shpëtoi besimtarët dhe i mbyti gjithë të tjerët.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:64–19:65 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… diçka të tillë, për urtësi të shumta. E si mund të harrojë Zoti, kur Ai është gjithëpërfshirës në diturinë e Tij?! Ai është: - Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Një ditë, Profeti (a.s) iu drejtua drejtua Xhibrilit (a.s) dhe i tha: “Sa mirë do të ishte të na vizitoje më shpesh!” Ai dëshironte që të ishte më shpesh në shoqërinë e Melekut fisnik, sepse ndihej mirë me të. Zemra e Profetit qetësohej kur Xhibrili zbriste me Shpalljen e Allahut, por: - Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. - Ne nuk kemi asgjë në dorë. Nëse Zoti na urdhëron, ne e vëmë në zbatim menjëherë. Kështu i ka përshkruar Zoti melekët kur thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 5]. Melekët janë thjesht rob të bindur të Allahut: - Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre - Në dorë të Zotit janë të gjitha çështjet, në çdo kohë e vend, në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Duke qenë se çdo çështje është në dorë të Zotit dhe ne jemi thjesht rob të nënshtruar, atëherë çdo gjë i mbetet urtësisë së Zotit. Nëse urtësia e Zotit e kërkon që të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë, e nëse e kërkon të vonohet, ajo do të vonohet. Prandaj thuhet më pas: - dhe Zoti yt nuk harron asgjë. – Ai nuk harron kurrë, në mënyrë të tillë që të të braktisë. Në një ajet tjetër thuhet: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” [Duha 1 -3]. Përkundrazi, Ai vazhdimisht përkujdeset për ty dhe çështjet e tua. Ai të dhuron ty më të bukurat përkujdesje e mirësi. Pra, me fjalë të tjera, edhe nëse vonohet Xhibrili, mos u trishto dhe dije se është Zoti Ai që e ka dëshiruar diçka të tillë, për urtësi të shumta. E si mund të harrojë Zoti, kur Ai është gjithëpërfshirës në diturinë e Tij?! Ai është: - Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. - Zoti ka krijuar qiejt e tokën me rregullin më të përkryer, ku nuk sheh asnjë pakujdesi apo shpërfillje, as rastësi a kotësi. A nuk tregon kjo që dituria e Tij është e plotë e gjithëpërfshirëse? Atëherë, mos e shqetëso veten për këtë çështje, por merru me diçka të dobishme, pra, me adhurimin e Zotit tënd si Një të vetëm: - Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të! - Nështroje veten dhe me durim ushtrohu që të përkushtohesh më tepër në adhurime. Përpiqu me të gjitha forcat që t’i kryesh sa më mirë adhurimet! Angazhimi me adhurime është qetësi e kënaqësi për njeriun, sepse ia largon të gjitha përjetimet mashtruese të kësaj bote, të cilat të lodhin shpirtin dhe zemrën. Allahu ka thënë në një ajet tjetër: “Prandaj, ti bëj durim ndaj fjalëve që thonë ata dhe përlëvdoje duke e falënderuar Zotin tënd, para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, me shpresë që të gjesh kënaqësi. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëro familjen tënde për namaz, dhe ji i vazhdueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë i takon devotshmërisë.” [Ta Ha 130 – 132]. - A di ndonjë të ngjashëm me Të? - A di ndonjë krijesë që t’i përngjajë Zotit?! Kjo pyetje nënkupton se nuk ka të tillë, dhe kjo është logjike. Askush nuk mund t’i përngjajë Allahut. Ai është Zoti, ndërsa çdo gjë tjetër i është nënshtruar Atij. Ai është Krijuesi i të tërë kijesave, Ai është i Pasur, i Vetëmjaftueshëm, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa të tjerët janë të varfër në qenien e tyre në çdo aspekt. Allahu është i Plotë, Absolut në të gjitha aspektet, e të tjerët janë të mangët dhe nevojtarë që Zoti t’i bëjë të plotë e të mirë. Ky është argument se vetëm Allahu i meriton të gjitha llojet e adhurimeve. Vetëm adhurimet e përkushtuara Atij janë të vlefshme, ndërsa çdo adhurim tjetër është kotësi, prandaj Allahu na urdhëron që ta adhurojmë Atë si Një të vetëm dhe të jemi durimtarë, këmbëngulës dhe sistematikë në adhurimin e Tij. Kështu duhet të jetë, sepse Allahu është i vetmi absolut në emrat dhe atributet e Tij.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:9–20:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është porta për në botën e shpërblimit ose ndëshkimit, sikurse thotë i Madhëruari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar, duke i dhënë rëndësi të madhe historisë së Musait dhe kujtimit të saj i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s.), me një pyetje që nxit dëshirën për të mësuar sa më shumë prej saj: - A ka mbërritur tek ti historia e Musait? - Bëhet fjalë konkretisht për fillimet e kësaj historie. Ato çaste të papërsëritshme ishin fillimi i lumturisë së Musait dhe momenti më madhështor i shpalljes së tij si profet i Zotit të botëve. Kështu, Musai kishte humbur rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej. - Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.”.”. - Ai pa zjarr në të djathtë të malit Tur dhe tha: “Po iki atje, se mbase ju sjell ndonjë shkarpë të ndezur për zjarr ose mos gjej atje ndonjë njeri, që të na tregojë rrugën. Musai po kërkonte dritë dhe orientim, për udhëtimin e tij në tokë, por atje ku shkoi gjeti dritë dhe udhëzim shpirtëror. Atje gjeti dritën e Shpalljes, përmes së cilës do të ndriçoheshin shpirtrat dhe zemrat me një orientim të plotë dhe të saktë, duke u udhëzuar në rrugën e drejtë, që të çon në kopshtet e mirësisë. Kësisoj, Musait po i ndodhte diçka që nuk e kishte pritur kurrë dhe as që nuk i kishte shkuar ndër mend. - Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”.” - Kur iu afrua zjarrit që kishte parë nga larg, Musai vuri re se ishte një zjarr jo i zakontë. Ai ishte një zjarr që digjte, por edhe që shkëlqente e rrezantonte shumë dritë. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit (a.s), i cili, duke përshkruar perden e Zotit, thotë: “Perdja e Tij është dritë ose zjarr. Nëse do ta zbulonte, rrezatimi i Fytyrës së Tij do të digjte gjithçka ku shkonte shikimi i Tij (pra, çdo gjë).” Kur mbërriti atje, Musai dëgjoi që e thirrën. Ishte Allahu që e thirri dhe i foli, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Përmendju në Libër Musain! Ai ishte i zgjedhur dhe ishte i dërguar dhe profet. Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha: - Jam Unë Zoti yt. - I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e urdhëroi që të përgatitej për bisedën e afërt e të ngushtë, që do të zhvillohej në vijim. Musai duhej të kujdesej mirë për këtë mirësi të pashembullt. - Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë! - Allahu urdhëroi që të hiqte sandalet, sepse ndodhej në një luginë të pastër, të shenjtë e madhështore. Do të mjaftonte si shenjtëri e madhështi e saj vetëm fakti që Zoti e përzgjodhi si vend për t’i folur Musait, të cilin e ka quajtur Kelimullah, domethënë, “Ai të cilit i foli Allahu.” Disa interpretues të tjerë të Kur'anit thonë se Allahu e urdhëroi Musain të hiqte sandalet, sepse ato ishin punuar me lëkurë gomari. Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka. - Unë të kam zgjedhur ty... - Unë të zgjodha, të dallova, të veçova nga të gjithë njerëzit. Kjo ishte mirësia më e madhe e Zotit mbi Musain, që meriton mirënjohje shumë të madhe, ashtu siç e meriton një mirësi e tillë e pashembullt. Duke i treguar pikërisht mënyrën e shprehjes së mirënjohjes, Allahu i tha: - ...prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet! Jam Unë Allahu. - Përkushtoje të gjithë dëgjimin tënd në atë që po të shpallet, sepse kjo shpallje e meriton një respekt dhe interesim të tillë! Tashmë ty do të përcillen themelet e fesë dhe të besimit Islam. Më pas, i Madhëruari vijon të shtjellojë Shpalljen dhe këto themele të rëndësishme: - Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. - Allahut i takon i gjithë adhurimi. Ai është i vetmi i adhuruar me meritë, sepse Ai është i plotë e absolut në atributet e Tij, është i pakrahasueshëm dhe i vetëm në veprat dhe cilësitë e Tij. Ai nuk ka shembull, nuk ka të ngjashëm, as të barabartë e të njëjtë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. - Pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua! - Vetëm Mua m’i përkushto të gjitha llojet e adhurimeve, ato të shfaqura haptaz dhe ato të fshehtat, ato që janë themele dhe ato që janë degëzime. Pastaj i Madhëruari thekson namazin, edhe pse për të na nxit më sipër në mënyrë të përgjithëshme. E përmend namazin veçmas, për shkak të vlerës dhe rëndësisë së tij të madhe. Ky lloj adhurimi është adhurimi ku marrin pjesë në harmoni zemra, gjuha dhe të gjithë gjymtyrët. Vëreni se si Allahu thotë: “... fale namazin për të më kujtuar Mua!” Sigurisht, kujtimi i Allahut me zemër është qëllimi më i lartë. Ai është një adhurim zemre, përmes së cilit arrihet lumturia. Ajo zemër e larguar nga përmendja e Allahut do të jetë e privuar nga të gjitha të mirat; ajo është një zemër e shkatërruar tërësisht. Allahu ka përcaktuar shumë adhurime, qëllimi i të cilave është të kujtojmë Atë. Vetëm kështu mund të rregullohet zemra e njeriut. Nuk ka dyshim se adhurimi më i rëndësishëm për këtë qëllim është falja e namazit. Allahu i Madhëruar thotë: “Lexoje atë që po të shpallet nga libri dhe fale namazin! Namazi të largon nga punët e shëmtuara dhe poshtërsitë. Përmendja e Allahut është më e rëndësishmja. Allahu di gjithçka që bëni ju.” [Ankebut 45]. Namazi të ndalon nga poshtërsitë dhe të këqijat dhe bën që ta kujtosh Allahun më shpesh me zemër. Kujtimi i Allahut me zemër është shumë herë më i rëndësishëm sesa thjesht largimi nga të këqijat. Këtë e sjell namazi. Me fjalë të tjera, dobia më e madhe që sjell namazi është kujtimi i Zotit. Kjo është një nga pjesët e teuhidit: Njësimi i Zotit në meritën e adhurimit. Merita e adhurimit është cilësi vetëm e Zotit, ndërsa krijesat duhet t’i shprehin Atij me përunjësi adhurimin e tyre. - Pa dyshim, Ora (e kijametit) do të vijë patjetër,... - Ora e Kijametit do të vijë patjetër në mënyrë të pakthyeshme. - ...por Unë e kam fshehur atë... – Zoti e ka fshehur kohën e kësaj ndodhie, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni.” [Zuhruf 85]. Ose: “Njerëzit të pyesin për Orën (e Kijametit). Thuaju: “Për atë di vetëm Allahu. E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” [Ahzab 63]. Allahu e ka fshehur këtë çështje nga të gjitha krijesat, qofshin melekë të afërt dhe profetë të dërguar. Askush veç Tij nuk e di. Urtësia e ndodhisë së Kijametit është: - ... që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë. - Të gjithë do të marrin atë që meritojnë për veprat e tyre, të mira ose të këqija. Kijameti është porta për në botën e shpërblimit ose ndëshkimit, sikurse thotë i Madhëruari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” [Nexhm 31]. - Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të (Ditën e Kjametit) dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë (nga rruga e drejtë) , se atëherë do të shkatërrohesh. - Kurrsesi mos të të lëkundin nga besimi në Ditën e Kijametit dhe nga përgatitja për të, ata të cilët nuk e besojnë se ajo do të ndodhë. Mosbesimi i tyre nuk duhet të bëhet pengesë për ty që të përgatitesh për atë ditë dhe ta besosh me bindje atë. Mohuesit e Ditës së Gjykimit jo vetëm që nuk e besojnë vetë, por përpiqen që të fusin dyshime e pasiguri edhe në zemrat e besimtarëve, duke polemizuar me kotësira. Ata thjesht pasojnë epshin e tyre. Ata nuk synojnë aspak që të gjejnë të vërtetën me polemikat e tyre. Qëllimi i tyre final janë dëshirat dhe duan ta justifikojnë këtë gjë. Kujdes nga këta lloj njerëzish! Kurrë mos ua vër veshin fjalëve që të shtyjnë ta mohosh besimin e drejtë! Kurrë mos i dëgjo fjalët e atyre që duan të prishin besimin në Ditën e Gjykimit dhe të pengojnë që të përgatitesh për atë ditë! Kujdes! Njerëzit janë të prirur t’i përgjasojnë llojit të tyre dhe të anojnë drejt unifikimit me ta. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na paralajmëron që të jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt. Ai na urdhëron që t’i përmbahemi rrugës që Ai na ka treguar përmes Shpalljes dhe të mos ndikohemi nga fjalët e shumta e të zbukuruara, që të turbullojnë mendjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga çdokush që fton në të kotën dhe na pengon nga besimi themelor, madje edhe nga ata që pengojnë për plotësimin e besimit. Ne duhet të ruhemi nga çdo gjë që fut dyshime në zemër. Allahu i Madhëruar përmend besimin tek Ai, adhurimin e Tij dhe besimin në Ditën e Gjykimit, sepse këto janë themele të imanit dhe bazat e fesë, të cilat duhet të jetë të palëkundura dhe duhet të ruhesh nga çdokush dhe gjithçka që fut dyshime në to. Nëse ato baza janë të kompletuara, i tillë do të jetë edhe besimi i njeriut. Por nëse ato cenohen ose zhduken, atëherë në të njëjtën shkallë do të cenohet ose zhduket edhe besimi. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut që na tregon se cilët do të jenë të lumturit dhe të shpëtuarit: “Ata që besuan (në Kur'anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit (me besim të drejtë) dhe bëri vepra të mira (sipas shpalljes së Zotit) për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim.” [Maide 69]. Më pas Allahu thotë: “...se atëherë do të shkatërrohesh.” Pra, nëse ndjek rrugën e atyre që të pengojnë nga bazat e fesë tënde, ke për t’u shkatërruar dhe ke për të mbetur i dëshpëruar.

Mus'haf Hape →
Neml 27:87–27:90 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Ditën kur do t'i fryhet surit, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për tmerrin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ditën kur do t'i fryhet surit, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për tmerrin e ditës kur t’i fryhet Surit e të ndodhë ajo që quhet “nefhatul fezei” - fryrja e lemerisë. Sikurse ka ardhur në hadith, Suri është një bri i madh, të cilit do t’i fryjë një melek. Në hadithin e gjatë përmendet se është meleku Israfil ai që e kryen këtë detyrë. Pra, fillimisht, ai do të bëjë fryrjen e lemerisë, që do të jetë një zë i tmerrshëm dhe i zgjatur dhe që do të ndodhë në fundin e kësaj bote. Ajo është Dita e Kijametit, që do të ndodhë mbi krijesat më të këqija të kësaj bote, qe ende do të jenë gjallë në atë kohë. Nga kjo fryrje në Sur, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë. - “... përveç atyre që do Allahu ...” - Këta janë dëshmorët, për të cilët na është njoftuar se janë të gjallë tek Zoti i tyre, duke përjetuar të mirat e dhuratat e Tij. Imam Muslimi sjell një hadith, në të cilin thuhet: 2033. “Një njeri erdhi tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: Çfarë është ky hadith që po tregon? Po thua se Kijameti do të ndodhë tek këta e tek ata!” Atëherë, Abdullahi tha: “ Subhanallah, - ose tha: “ La ilahe il’Allah” apo diçka të ngjashme - pata vendosur që të mos i tregoj kurrë ndokujt ndonjë hadith. Në të vërtetë, unë kam thënë: ‘Pas pak do të shihni një gjë shumë të madhe, ku do të digjet Qabja e do të ndodhë kështu e ashtu.’” Pastaj Abdullahu tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Dexhali do të shfaqet në umetin tim dhe do të qëndrojë dyzet, porse nuk e di: dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vite. Pastaj Allahu do të dërgojë Isain ﷺ të birin e Merjemes, që i ngjason Ur ue Ibn Mesudit. Isai ﷺ do t’i vihet pas Dexhalit dhe do ta vrasë atë. Pas kësaj, njerëzit do të kalojnë shtatë vjet, kohë gjatë së cilës nuk do të ketë armiqësi mes tyre. Pastaj Allahu do të dërgojë një erë të ftohtë prej Shamit, e cila nuk do të lërë asnjë njeri që ka mirësi ose iman, qoftë edhe sa një thërmijë e vogël, pa ia marrë shpirtin. Edhe sikur dikush të futet në zemër të malit, era do të hyjë tek ai, e do t’ia marrë shpirtin.” Abdullahi shtoi: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Do të mbesin njerëzit më të këqij, që i largohen të mirës (rrugës së drejtë) me shpejtësinë të shpendëve (kur tremben) e që janë mendjelehtë si kafshët. Ata nuk e njohin të mirën e as nuk ndalojnë nga e keqja. Atyre do t’u shfaqet shejtani e do t’u thotë: “A nuk po përgjigjeni?!” - “Çfarë na urdhëron?” - i thonë ata. Kështu shejtani i urdhëron të adhurojnë idhujt, edhe pse në këtë kohë atyre u vjen rizku me mbushulli dhe kanë jetë të mirë. Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e do të ngrejë anën tjetër lart (për të dëgjuar Surin). I pari që do ta dëgjojë, do të jetë një njeri, i cili do të jetë duke e rregulluar hauzin e deveve. Do të vdesë ai dhe do të vdesin të gjithë njerëzit. Pastaj Allahu dërgon një shi - apo tha: zbret një shi - të lehtë, prej të cilit do të mbijnë trupat e njerëzve. Pastaj sërish i fryhet Surit, dhe njerëzit do të ngrihen (prej varreve), duke shikuar. Pastaj do të thuhet: “O njerëz, ejani (tek Zoti juaj)!” Ndalojini, sepse ata do të merren në pyetje!” Pastaj do të thuhet: “Nxirrini (nga pasardhësit e Ademit) ata që do të hyjnë në Zjarr!” Do të pyesin: “Sa do të jenë në zjarr?” Do të thonë: “Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit). Kjo është dita kur fëmija do të thinjet, kjo është dita e tmerrshme, kur do të zbulohet Kërciri (i Allahut).” Në këtë hadith thuhet: “Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e anën tjetër do ta mbajë lart (për të dëgjuar fryrjen e Surit).” Kjo është fryrja e tmerrit. Pastaj vjen fryrja e vdekjes. Herën e tretë do t’i fryhet surit për ringjalljen e krijesave nga varret dhe mbledhjen e tyre përpara Zotit të botëve.131 - “... dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur.” - Të nënshtruar dhe të bindur. Askush nuk mund t’i bëjë bisht këtij urdhri të Zotit, siç ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dynja) veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Ose: “... Pastaj, kur Ai t’ju drejtojë thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.” [Rum 25]. Në hadithin e Surit përmendet se, në fryrjen e tretë, Allahu i Madhëruar urdhëron shpirtrat dhe ata vendosen në një nga vrimat e Surit. Atëherë, Israfili i fryn Surit pasi trupat të jenë riformuar në tokë, në varret e tyre ose në vendet ku ishin vendosur dhe shpirtrat fluturojnë drejt trupave të tyre. Shpirtrat e besimtarëve vezullojnë si drita, ndërsa shpirtrat e mohuesve nxijnë. Atë - herë, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Betohem në krenarinë dhe madhështinë Time, çdo shpirt do të kthehet në trupin e vet!” Kështu, shpirtrat vijnë në trupat përkatës dhe hyjnë në to ashtu si helmi në trupin e kafshuarit nga gjarpri. Pastaj ata do të ngrihen duke shkundur prej trupit dheun e varrit. I Lartësuari thotë: “Ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. Kjo është dita që u është premtuar.” [Mearixh 43]. - “I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin, siç lëvizin retë.” - Kur i sheh malet, të duken si të palëvizshëm dhe se kurrë nuk do të lëvizin nga vendi i tyre. Por do të vijë një ditë, kur ata të lëvizin ashtu si retë, pra, do të fluturojnë në ajër, siç ka thënë i Lavdëruari: “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.” [Tur 9, 10]. “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur. Vendin e tyre do ta bëjë rrafsh e pa asnjë bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 105 - 107]. Ose: “Një ditë, Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë (e të shkretë) dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas.” [Kehf 47]. - “Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. ” - Këtë e ka bërë me pushtetin e Tij të plotë e të pacenueshëm. Me këtë fuqi, Ai ka përkryer çdo gjë. Allahu ka përkryer çdo gjë që ka krijuar, duke shfaqur në to shumë prej urtësive të Tij. - “Ai e di mirë gjithçka që bëni ju. ” - Ai është i Gjitëditur rreth veprave të robërve të Tij, qofshin ato të mira apo të këqija dhe ka për t’u dhënë shpërblimin më të plotë e drejtë për to. Në vijim, i Lartësuari na tregon gjendjen e fatlumëve dhe fatzinjve atë ditë: - “Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë ...” - E mira për të cilën aludohet këtu është pikërisht fjala: Lâ ilâhe il -l’Allah”, pra, kjo dëshmi madhështore dhe të jetuarit sipas saj. - “... dhe ata do të jenë të sigurt prej tmerrit të asaj dite. ” - Siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? ...” [Fusilet 40]. Ose: “Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t'ju afrojnë te Ne. Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt (e të shpëtuar) nga çdo e keqe.” [Sebe’ 37]. - “Kush ka bërë të këqija, do të hidhet përmbys me fytyrë drejt Zjarrit. “Ju do të shpërbleheni veçse me atë që keni fituar me veprat që keni bërë.” - Ata që vijnë para Allahut si keqbërës dhe nuk kanë asnjë të mirë, ose kanë më shumë të këqija sesa të mira, secili do të marrë aq sa i takon. Në lidhje me fjalën “të këqija”, dijetarët kanë thënë se bëhet fjalë për shirkun, sepse i Lartësuari thotë: “... do të hidhet përmbys me fytyrë drejt Zjarrit.” Sidoqoftë, çdokush do të shpërblehet sipas punëve të paraqitura.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:196–26:199 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pa dyshim, ai është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.” - Allahu i Lartësuar na tregon se, në lidhje me këtë Kuran, Ai ka paralajmëruar e përgëzuar qysh në librat e shpalljet e hershme. Të gjithë paralajmëruan dhe sollën lajmin e mirë për shpalljen e këtij libri e ligji të plotë dhe për dërgimin ndër njerëz të Profetit të madh e më të zgjedhur. Zoti u ka marrë besën të gjithëve që ta besojnë e mbështesin këtë Profet, kur të vijë në botë. Vetë profeti Isa përgëzoi me zë të lartë, siç tregon ajeti: “Kujto edhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” Por, kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”.” [Saf 6]. Fjala Zubur është shumësi i fjalës Zebûr, që do të thotë Libër. Zebur është quajtur Libri që iu dha profetit Daud. Domethënë, Kurani është përmendur edhe në librat e mëparshëm të shpallur nga Zoti. - “A nuk ishte argument për ata , se për atë (Kuranin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Israilit? ” - A nuk u mjafton atyre si argument i qartë dhe i besueshëm për vërtetësinë e këtij Profeti dhe të Shpalljes që ai solli nga Zoti, fakti që shumë nga dijetarët e bijve të Izraelit dëshmojnë se Kurani është përmendur në librat e hershëm që ata i kanë studiuar? Këtu bëhet fjalë për dëshminë e atyre dijetarëve të cilët pohojnë se në librat e hershëm gjenden të përshkruara qartë cilësitë e përshkrimi i Muhamedit si Profet i Zotit, si Abdullah Ibn Selami, Selman el Farisiu, e dijetarë të tjerë, siç thotë i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij", që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin " ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Araf 156, 157]. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për refuzimin e ashpër të kurejshëve ndaj Kuranit: - “Sikur Ne t’ia kishim shpallur atë (Kuranin) ndonjë joarabi dhe ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij.” - Nëse Kurani madhështor, me qartësinë e pashembullt, me stilin e tij të lartë e të pakrahasueshëm, do t’i jepej një joarabi, dhe kjo do të ishte vërtet një shenjë e madhe, ata përsëri nuk do ta besonin atë. Ata mohonin me këmbëngulje çdo shenjë që u ofrohej, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdimisht lart, ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”.’ [Hixhr 14, 15]. Ose: “Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën) .” [Enam 111]. Ose: “Kur u erdhi e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse magji e qartë!”. Musai tha: “Së vërtetës që ju ka ardhur, po i thoni magji?! E si mund të jetë magji ajo?! Magjistarët kurrë nuk gjejnë shpëtim.”” [Junus 96, 97].

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:77–36:83 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për këtë, sepse krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve. - Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Edhe ky është një argument, madje, i pesti i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete jepet një nga dyshimet që hedhin ata që e mohojnë vërtetësinë e ringjalljes, por edhe përgjigjja ndaj tyre me formën më të mirë, më të bukur, më të qartë e më të kuptueshme. Allahu i Lartësuar thotë: - A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike (fare)? Por, ja! Ai bëhet një kundërshtar i hapur. A nuk e sheh ai që e mohon vërtetësinë e ringjalljes dhe është në dyshim rreth saj se si Allahu e filloi krijimin? Kjo është një çështje që, nëse mendon rreth saj, do të arrije siguri të plotë rreth ringjalljes dhe vërtetësisë së saj. Le të mendojë njeriu se si e krijon Allahu njeriun, duke e nisur krijimin nga një pikë lëngu, të cilën Ai e kalon nga një gjendje në tjetrën, derisa njeriu forcohet dhe plotësohet fuqia e tij trupore dhe mendore. Por kur atij i kërkohet që të pendohet dhe të ndjekë rrugën e Zotit, "ai bëhet një kundërshtar i hapur." Ai tregohet kryeneç dhe arrogant, edhe pse fillesa e tij është nga një pikë lëngu. Le të shohë njeriu ndryshimin mes këtyre dy rasteve dhe të bindet se Ai që e krijoi dhe e bëri të jetë kur nuk ishte fare, është i plotfuqishëm që ta rikthejë në jetë edhe pasi të jetë tretur dhe shpërndarë nëpër tokë, dhe kjo është edhe më e thjeshtë dhe më e pranueshme logjikisht. - Dhe Ai (njeriu) bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? “ Ai na solli një shembull, gjë që askush nuk duhet ta bëjë, sepse është gabim i madh që të gjykosh duke krahasuar fuqinë e Krijuesit me atë të krijesës. Sipas kësaj logjike, ajo që është e pamundur për forcën e krijesës është e pamundur edhe për fuqinë dhe pushtetin e Zotit! Kjo është e gabuar dhe e papranueshme. Ai njeri solli këtë shembull: “Kush i ngjall eshtrat pasi të jenë kalbur? A ka ndonjë që mund t'i ringjallë? Kjo është një pyetje mohuese, që e mohon këtë mundësi kategorikisht. Domethënë, sipas saj, askush nuk mund t'i risjellë në jetë kockat, pasi janë tretur ose bërë pluhur. Meqenëse kjo është e pamundur për krijesat, atëherë duhet të jetë e pamundur edhe për Allahun. Por këto fjalë tregojnë se njeriu është fare i pavëmendshëm rreth fillesave të krijimit të tij. Nëse do të mendonte për faktin që Zoti e krijoi kur njeriu nuk ekzistonte fare, nuk do të sillte një shembull të tillë. Megjithatë, Allahu i Madhëruar jep për këtë dyshim një përgjigje të plotë e shteruese. Ai thotë: - Thuaj: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë."! - Mjafton të mendosh për këtë përgjigje, për të krijuar siguri të plotë, që nuk të le asnjë dyshim se, Ai që e krijoi njeriun herën e parë është i plotfuqishëm për ta rikthyer edhe njëherë në jetë. Madje, nëse logjikon, kjo është më e thjeshtë. - Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur. - Edhe kjo është një cilësi tjetër e Allahut, që tregon se Ai ka fuqi të rikthejë në jetë të vdekurit. Ai është i Gjithëditur për të gjitha krijesat e Tij, në të gjitha gjendjet e tyre, në të gjitha kohët. Ai e di mirë se çfarë ha toka nga trupat e të vdekurve dhe çfarë lë pa tretur. Ai e di mirë atë që fshihet dhe atë që shfaqet. Nëse robi e pranon se Allahu ka këtë dituri të gjerë, atëherë e kupton se Ai është shumë madhështor dhe i plotpushtetshëm për të ringjallur të vdekurit nga varret e tyre. Dituria e Tij është shumë më e madhe sesa thjesht ringjallja nga varri i të vdekurve. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend edhe një argument të tretë: - Ai nxjerr për ju zjarrin prej drurit të gjelëbr dhe ja, ju prej tij (drurit) ndizni (zjarre)”. Ai që e bën të dalë zjarr i nxehtë nga druri i njomë, edhe pse këto janë dy gjëra të kundërta dhe përjashtojnë njëra tjetrën, edhe për ringjalljen e të vdekurve ka fuqi dhe pushtet të plotë. Pastaj përmendi një argument të katërt: - A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t'i rikrijojë ata (njerëzit)? - A nuk është i Plotfuqishëm Ai që i krijoi qiejt e tokën me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre, që t’i rikrijojë ata (njerëzit) ashtu siç ishin? Po, pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm dhe ka pushtetin për këtë, sepse krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve. - Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Edhe ky është një argument, madje, i pesti i sjellë në këtë ajet. Ai është Krijuesi madhështor dhe çdo krijesë, nga i pari, deri tek i fundit, të gjitha janë gjurmë të krijimit, pushtetit dhe fuqisë së Tij. Nuk ka ndonjë gjë që të jetë e vështirë të krijohet nga Zoti. Çdo gjë që e dëshiron ta krijojë, Ai e krijon pa më të voglën vështirësi. Rikthimi i krijesave është thjesht një prej gjurmëve të krijimit dhe pushtetit të Tij. - Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet. -Fjala ‘diçka’ këtu përfshin çdo gjë pa përjashtim, sipas rregullave të gjuhës arabe. Kuptimi është: Çdo gjë pa përjashtim, nëse Ai dëshiron që të jetë, ajo do të jetë. Mjafton që t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet, pa asnjë pengesë dhe vështirësi. - I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! - Ky është argumenti i gjashtë. Allahu është Pronari dhe Mbretëruesi i gjithçkaje. Çdo krijesë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është pronë dhe nën sundimin e Tij. Të gjithë janë rob e të nënshtruar nën pushtetin e Allahut dhe Ai vepron dhe administron veprat e tyre, me caktimin dhe urtësinë e Tij të krijimit, me ligjet e Tij të Sheriatit. Mbi ta zbatohen edhe ligjet e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit. Ringjallja e tyre për t'u zbatuar mbi ta rregullat e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit është domosdoshmëri e sundimit dhe mbretërimit të Tij absolut, me të cilin është përshkruar. - Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi). - Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, sepse argumentet janë të plota dhe të qarta. I lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, që e bëri fjalën e Tij qartësuese të gjithçkaje, shërim dhe dritë! Këtu përfundon tefsiri i sures Ja Sin. Allahut i qoftë lavdërimi, ashtu siç e meriton madhështia e Tij! Ai qoftë i përlëvduar, ashtu siç e meriton Lartësia e Tij! Ai qoftë i Madhëruar, siç e meriton Madhëria e Tij!

Mus'haf Hape →
Furkan 25:25–25:29 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Qielli do të çahet e do të hapet nga retë e nga një dritë e madhërishme, që do të mahnisë shikimet. Atë ditë, melekët e të gjithë qiejve do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ditën kur qielli do të çahet nga retë dhe melekët do të zbresin radhë -radhë ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për tmerret e Ditës së Kijametit, për ndodhitë e mëdha e të pashembullta, që do të ndodhin atë ditë. Prej këtyre ndodhive është çarja e qiellit: “Qielli do të hapet e do të bëhet dyer-dyer.” [Nebe 19]. Qielli do të çahet e do të hapet nga retë e nga një dritë e madhërishme, që do të mahnisë shikimet. Atë ditë, melekët e të gjithë qiejve do të zbresin dhe do të rreshtohen rreth e rrotull krijesave në sheshin e tubimit. Pastaj do të vijë Zoti i Lartësuar e i Madhërishëm, për të bërë ndarjen dhe dallimin mes krijesave, duke i gjykuar me drejtësi. Muxhahidi ka thënë që kjo është ashtu sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët, dhe çështja të ketë marrë fund?! Vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Bekare 210]. - “... atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. ” - Një ajet i ngjashëm është në suren Gafir: “Ai është Zotëruesi i pozitës më të lartë dhe Zoti i Fronit (Arshit). Ai, me Urdhrin e Vet, ia jep shpalljen atij që Ai do nga robërit e Vet, për t’i paralajmëruar (njerëzinë) për Ditën e Takimit. Për Ditën kur ata do të dalin në shesh e kur Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. I kujt është Sundimi Sot?, - (Do të thotë Zoti në ditën e gjykimit) - . I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit, - (Do të përgjigjet po Vetë Zoti) - .” [Gafir 16]. Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: 1992. “Allahu e kap Tokën dhe qiejt e i palos me të djathtën e Tij, pastaj thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?” Sërish Buhariu sjell tea’likan hadithin nga Abdullah Ibn Unejsi, ku rrëfehet se Profeti ﷺ ka thënë: “Allahu i tubon robërit e Vet dhe i thërret me një zë, të cilin i largëti e dëgjon njëlloj si i afërmi: “Unë jam Meliku (Sunduesi), Unë jam Dejjâni (Shpërblyesi).” 110 - “Për jobesimtarët, ajo do të jetë një ditë e vështirë. ” - Ajo do të jetë një ditë e vështirë, tmerrësisht e dhimbshme, sepse ajo do të jetë dita e drejtësisë dhe ndarjes së krijesave, siç thotë i Lartësuari: “Kur t'i fryhet Surit, atëherë është një ditë e vështirë. Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobesimtarët.” [Mudethir 8-10]. E tillë do të jetë gjendja e mohuesve të besimit atë ditë. Ndërsa besimtarët do të jenë ashtu siç i përshkruan Allahu i Lartësuar: “Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij dhe do të jenë përjetësisht atje ku u dëshiron shpirti. Frika e madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Melekët do t’i presin me: “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”. ...” [Enbija 101 - 103]. - “Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon për pendimin dhe dëshpërimin e thellë të zullumqarëve, të cilët kanë refuzuar të ndjekin rrugën e të Dërguarit të Zotit. Ata nuk kanë pranuar Shpalljen, që ai e solli prej Allahut, atë të vërtetë të qartë, për të cilën nuk ka asnjë dyshim se është prej Allahut. Ata të mjerë ndoqën rrugë të tjera dhe jo rrugën e të Dërguarit të Zotit. Atëherë, Ditën e Kijametit, ata do të pendohen thellë, por ajo është ditë kur nuk vlen asnjë lloj pendimi. I Lartësuari tregon se ata do të kafshojnë duart e veta nga keqardhja dhe dëshpërimi i madh. Edhe pse ky ajet mund të jetë zbritur veçanërisht për Ukbe Ibn Ebu Muajtin, ai ka edhe kuptim të përgjithshëm, duke dhënë përshkrimin e gjendjes së çdo zullumqari atë ditë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr, ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah, sikur t'i ishim nënshtruar Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit!” Do të thonë gjithashtu: “O Zoti ynë! Ne iu bindëm udhëheqësve dhe të parëve tanë dhe ata na humbën nga rruga e drejtë. O Zoti ynë! Jepu atyre dënim të dyfishtë dhe jepu mallkim shumë të madh!” [Ahzab 66 - 68]. Çdo zullumqar do të dëshpërohet thellësisht dhe do të ndiejë dhimbje të madhe Ditën e Kijametit, aq sa do të kafshojë duart e veta, duke thënë: - Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! - Domethënë, do të dëshironte që kurrë të mos e bënte mik atë njeri që e devijoi nga rruga e drejtë, duke e mashtruar dhe joshur për në rrugën e humbjes. Të tillë ftues janë të shumtë, edhe pse ajeti flet në mënyrë të veçantë për Umeje Ibn Halefin apo të tjerë. Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e dëshpëruara që do të thotë zullumqari atë ditë: - “Në të vërtetë, ai më largoi prej Për - kujtuesit, pasi më ishte treguar.” - Fjala e përdorur në ajet është “ El Dhikri ”,- Përkujtuesi, domethënë, Kurani. Domethë -në: ata më devijuan nga Kurani, pasi ai me erdhi i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - “Shejtani është veçse tradhtues për njeriun.” - Shejtani vetëm e mashtron dhe e devijon njeriun nga e vërteta, duke e përdorur atë në përhapjen dhe mbështetjen e të kotës. Shejtani i mallkuar gjithmonë e devijon njeriun përmes mashtrimeve dhe hileve, për ta mbajtur larg nga e vërteta.

Mus'haf Hape →
Sad 38:4–38:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 25 - 26]. - “Apo mos vallë, kanë pushtetin e qiejve e të Tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre?! Le të përpiqen …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar na tregon rreth habisë së idhujtarëve lidhur me dërgimin e Profetit si përgëzues dhe qortues ndër njerëz, siç thotë edhe në një ajet tjetër: “Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha nga Zoti i tyre!”. Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!” [Junus 2]. Ndërsa në këto ajete i Madhëruari thotë: - “Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një paralajmërues. Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar e mashtrues.” - Domethënë, u çuditën që paralajmëruesi ishte njeri, njëlloj si ata. - “A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?!” - Si pretendon ky njeri se Zoti duhet të jetë një dhe i vetëm?! Allahu i shëmtoftë! Iu duk e habitshme që dikush të refuzonte adhurimin e idhujve dhe të kufizonte adhurimet në një Zot të vetëm e pa ortak. - “Kjo është vërtet shumë e çuditshme.” - Ata e kishin trashëguar adhurimin e idhujve prej etërve të tyre. Idhujtaria kishte mbushur zemrat e tyre, prandaj kur Profeti i Allahut i ftoi që të hiqnin dorë nga ai krim i shëmtuar dhe të pastronin zemrat prej tij, për të adhuruar vetëm Allahun si një dhe të vetëm, kjo iu duk diçka jashtëzakonisht e madhe, madje e çuditshme dhe e papranueshme. - “Paria e tyre i thanë njëri -tjetrit: "Vazhdoni me qëndrueshmëri në adhurimin e zotave tuaj!” - Këto ishin udhëzimet e dhëna nga udhëheqja e tyre: "Vazhdoni me besnikëri në fenë e të parëve tuaj! Mos iu përgjigjni ftesës së Muhamedit, për të besuar në një Zot të vetëm dhe për të adhuruar vetëm Atë e asnjë tjetër. - “Sepse kjo është diçka e kurdisur (kundër jush) .” - Kjo fe, që kërkon të adhurohet Zoti si Një i vetëm e të braktiset adhurimi i idhujve, është diçka që fsheh qëllime të këqija dhe synon t’ju rrëmbejë prestigjin tuaj në shoqëri dhe të shndërro - heni në pasues të tij, duke iu nënshtruar rregullave të tij. Për këtë arsye, ai duhet refuzuar dhe kurrë mos iu përgjigjni ftesës së tij. Shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve 2257. “Paria e kurejshëve shkoi tek Ebu Talibi e i thanë: "O Ebu Talib, ti je i madhi ynë, zotëria ynë dhe gëzon autoritet tek ne. Po të lutemi të mbash drejtësinë në lidhje me veprimet e nipit tënd. Urdhëroje të ndalet së fyeri idhujt tanë!” Ebu Talibi dërgoi njerëz ta thërrisnin Muhamedin ﷺ dhe, kur ai erdhi, i tha: "O biri i vëllait tim, më vizituan njerëzit e fisit tënd dhe kërkuan që të ndalesh së fyeri idhujt e tyre, që të të lënë të qetë ty dhe Zotin tënd.” Ai tha: “O Xhaxhai im, a t’i ftoj ata në diçka që është më e mirë për ta?” - “Për çfarë i fton ata?” - “Unë i ftoj të thonë vetëm një fjalë, nëpërmjet së cilës do t’u nënshtrohen arabët dhe me të cilën do të sundojnë mbi të huajt?” Ebu Xhehli (Allahu e mallkoftë!) tha: “E çfarë fjale është ajo, pash babën tënd, se jemi gati të ta japim atë dhe dhjetëfish sa ajo!” – “Të thoni: Lâ ilâhe il - l’All-llah!” Ata e refuzuan me neveri dhe i thanë: “Kërko diçka tjetër veç asaj!” Ai u tha: “Edhe sikur diellin të ma vendosni në dorën time, s’kam për t’ju kërkuar gjë tjetër, veç asaj fjale!” Atëherë, ata u ngritën të revoltuar e të tërbuar dhe thanë: “Vallahi, kemi për të të sharë ty dhe Zotin tënd, që të urdhëroi me këtë besim!” Allahu i Madhë - ruar tha: “Paria e tyre i thanë njëri -tjetrit: "Vazhdoni me qëndrueshmëri në adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo është diçka e kurdisur." (me disa shkurtime) Kështu e ka sjellë Suddiu. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell një transmetim tjetër. Po kështu edhe Ibn Xheriri, i cili shton: 2258. “Kur dolën prej aty, Profeti i Allahut e ftoi xhaxhain e tij në besimin e fjalës “Lâ ilâhe il -l’Allah”, por ai refuzoi dhe tha: “Do të mbetem në fenë e pleqve”. Atëherë, Profetit iu shpall: “Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdokënd që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri ata që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56]. - “Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë nga njerëzit këto kohët e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një trillim.” - Kuptimi: Këtë ftesë të sjellë nga Muhamedi, për të adhuruar një Zot të vetëm, nuk e kemi dëgjuar ndër popujt e besimet e hershme. Nëse ky Kuran do të ishte i vërtetë, për të do të na njoftonin të krishterët. Ne mendojmë se ky është veçse një trillim. - “Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t'iu dërguar Mesazhi?!” - Ata e shihnin si të pamundur që Muhamedi ﷺ të ishte zgjedhur mes tyre për t’iu zbritur Shpallja, sikurse shpjegohet në ajetin tjetër: “Pastaj thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kuran një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Meke dhe Taif) ?!” Mos vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri -tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.” [Zuhruf 31, 32]. Pasi fjalët e tyre treguan për injorancën e thellë dhe mendjelehtësinë që kishin, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ata qenkan në dyshim për Mesazhin Tim?! Nuk e kanë shijuar ende dënimin Tim.” - Ata i thanë këto fjalë, sepse ende nuk e kishin provuar ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut. Në vijim, i Lartësuari bën me dije se është Ai i vetmi që admi - nistron e rregullon çështjet e krijimit të Tij. Ai vepron gjithçka që dëshiron. Allahu lartëson kë të dëshirojë dhe poshtëron kë të dëshirojë Ai. Ai udhëzon në dritën e Tij kë të dojë, lë në errësirë kë të dojë dhe ia vulos zemrën kujt të dojë. Përveç Tij, askush nuk zotëron asnjë grimë pushtet e forcë në këtë dynja: - “Apo mos vallë, kanë thesaret e mëshi - rës së Zotit tënd - Ngadhënjimtarit, Dhuruesit të të gjitha mirësive?” - Ai është Ngadhënjimtari, që kurrë nuk mposhtet. Ai është Dhuruesi, i Cili i dhuron kujt të dëshirojë çfarë të dëshirojë, sikurse thotë në një ajet tjetër: “A mos kanë ata ndonjë pjesë në sundim dhe pushtet? Nëse do të ishte kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as një fije lëvoreje. Apo mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e Urtësinë, si edhe pushtet të madh. Disa prej tyre e besuan atë (Muhamedin), e disa e mohuan. Mjafton për këta të fundit zjarri i Xhehenemit i ndezur fort.” [Nisa 53 - 55]. Thuaj: “Sikur t’i kishit në dorën tuaj depot e begative të Zotit tim, përsëri do të ishit koprracë, nga frika se po harxhohen. Njeriu është dorështrënguar.”. [Isra 100]. Ky ishte përshkrimi i mohuesve, të cilët nuk besuan Profetin e Allahut. Po kështu na njofton i Madhëruari edhe për popullin e Salihut, kur thanë: “Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? Jo, ai është një gënjeshtar mendjemadh.” Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 25 - 26]. - “Apo mos vallë, kanë pushtetin e qiejve e të Tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre?! Le të përpiqen atëherë, me çdo rrugë e mjet!” - Nëse kanë ndonjë fuqi në dorë, le të rreken dhe të gjejnë rrugët drejt qiejve! Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi. Ndërsa Dahhaku ka thënë: “Domethënë, për t’u ngjitur deri në qiellin e shtatë.” - “Edhe ata janë një ushtri e mposhtur, si të gjitha ushtritë e tjera .” - Edhe këto ushtri, të cilat janë në kundërshti me njëra - tjetrën, do të mposhten e poshtërohen, ashtu siç u poshtëruan ata para tyre, të cilët mohuan profetët, shpalljet e udhëzimin e Zotit. I Lartësuari thotë: “Mos, vallë, po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!” Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë. Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 44 - 46].

Mus'haf Hape →
Isra 17:1 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… sjell në Sahih-un e tij një hadith nga Ebu Dheri, i cili rëfen: 16 36. “E pyeta Profetin e Allahut: “A e pe Zotin tënd?” Ai më tha: “Është dritë! E si ta …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë) , rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! - Allahu i Lartësuar e lavdëron dhe madhëron Veten e Tij, për pushtetin e Tij absolut për të bërë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij dhe nuk ka Zot sundues që kujdeset për krijesat veç Tij. Allahu e mbarti adhuruesin e robin e Tij të zgjedhur, Muhamedin, gjatë natës, nga xhamia e Mekës, drejt xhamisë Aksa, në Bejt el Makdes të Kudsit, i cili është djepi i të gjithë profetëve, që nga koha e Ibrahimit, të dashurit e të zgjedhurit të Zotit. Prandaj profetët u mblodhën së bashku me të dhe profeti Muhamed ﷺ u priu në namaz, pikërisht në vendin e tyre. Allahu i Lartësuar e përshkruan atë vend, duke thënë: “... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar ...”. Domethënë, Allahu i Madhëruar i ka bekuar prodhimet e mirësitë e atij vendi. Allahu i Lartësuar thotë: “... për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona!” Domethënë, për t’i treguar Muhamedit disa nga shenjat madhështore, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën. Ai pa, vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” [Nexhm 17, 18]. Ne do të përmendim në vijim disa hadithe rreth kësaj çështjeje, nëse na e lehtëson Allahu i Madhëruar. - Vërtet, Ai dëgjon e sheh gjithçka. - Ai i dëgjon fjalët e robërve të Tij, si të besimtarëve, ashtu edhe të jobesimtarëve, si të atyre që e besojnë të vërtetën kur u paraqitet, ashtu edhe të atyre që e mohojnë atë. Ai sheh gjithçka në lidhje me robërit e Tij dhe i jep secilit prej tyre atë që meriton, si prej kësaj bote, ashtu edhe prej ahiretit. Disa hadithe në lidhje me ngjarjen e Israsë. Në ‘Sahih-un’ e Muslimit vjen hadithi nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 1632. “M’u soll një burak, një kafshë e bardhë e gjatë, më e madhe se gomari e më e vogël se mushka, e cila e hidhte hapin aq larg, sa i shihte syri. Hipa dhe shkuam me të në Bejt el Makdes. Burakun e lidha në hallkën ku profetët e mëparshëm lidhnin kafshët e tyre. Hyra në xhami dhe fala atje dy rekatë. Pastaj dola. Drejt meje erdhi Xhibrili, i cili mbante në dorë një enë me verë e një enë me qumësht. Unë zgjodha qumështin. Xhibrili tha: “Zgjodhe natyrshmërinë!” Pastaj filluam të ngjitemi në qiell. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë (në portat e qiellit). – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja për të hyrë. Aty pashë Ademin (a.s.). Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e dytë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë dy djem tezesh, Isain birin e Merjemes dhe Jahjan, birin e Zekerias (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Ata më përshëndetën, më uruan mirëseardhjen d he u lutën për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e tretë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je ? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Jusufin. Atij i ishte dhënë gjysma e të gjithë bukurisë. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e katërt. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Idrisin. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Allahu i Lartësuar thotë (për të): “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë.” Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e pestë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Atje pashë Harunin. Ai më përshëndeti, më uroi mi rëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e gjashtë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Musain. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e shtatë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Ibrahimin, i cili ishte mbështetur me shpinë në Bejt el Meamur. Në të hyjnë çdo ditë 70 mijë melekë, të cilët nuk dalin më. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj më çuan tek Sidretul Muntehâ . Gjethet e saj ishin të mëdha, si veshë elefantësh, kurse frutat si qypa të mëdhenj. Kur atë e mbuloi çfarë e mbuloi, prej urdhrit të Zotit, ajo ndryshoi. Nuk ka ndonjë krijesë që të mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Atëherë, Zoti më shpalli atë që më shpalli. M’u urdhërua falja e 50 namazeve gjatë ditës dhe natës. Kur zbrita tek Musai (në qiellin e gjashtë,) ai më pyeti: “Çfarë bëri detyrë Zoti yt për umetin tënd?” Unë i thashë: “50 namaze.” – “Kthehu tek Zoti yt – më tha, – dhe kërkoji lehtësim, sepse umeti yt nuk ka për ta përballuar! Unë e provova me bijtë e Izraelit.” - Atëherë, - tregon Profeti ﷺ - u ktheva tek Zoti im dhe i thashë: “O Zot, lehtësoja umetit tim!” Dhe Ai i uli pesë namaze. Kur u ktheva tek Musai, i thashë: “M’i uli 5 namaze.” Ai tha: “Umeti yt nuk e përballon dot as këtë, prandaj kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji lehtësim!” Profeti tregon: “Kështu vazhdova të kthehem mes Zotit tim të Lartësuar e të Lavdëruar dhe Musait, derisa Ai më th a: “O Muhamed! Janë 5 namaze (të detyrueshme) gjatë ditës dhe natës, por çdonjë prej tyre do të llogaritet si 10 të tillë. Kështu është njëlloj si të jenë 50 namaze. Çdokush që tenton të kryejë një vepër të mirë dhe nuk ia arrin ta realizojë atë, i shkruhet vetëm si një e mirë. Kush e vepron atë, i shkruhen dhjetë të tilla. Çdokush që tenton të kryejë një të keqe dhe nuk e vepron atë, i shkruhet si një e mirë e vetme dhe nëse e vepron atë, i shkruhet vetëm një e keqe. Pastaj unë zbrita, derisa arrita tek Musai, të cilit i thashë: “U ktheva tek Zoti im aq shumë, sa pata turp prej Tij të kthehesha sërish!” Imam Ahmedi sjell hadithin prej Katades, i cili përcjell nga Enes Ibn Maliku, se Malik Ibn Sasaate i ka rrëfyer hadithin, që ndër të tjera thotë: 1633. “...pastaj u ngrita për tek Sidretul Munteha. Fruti i saj si qypat e Hexherit, gjethet e saj si veshë elefantësh! Xhibrili më tha: “Kjo është Sidretul Munteha.” Pastaj pashë katër lumenj: dy të brendshëm dhe dy të jashtëm. - O Xhibril, - pyeta, - ç’janë këta?” Ai tha: “Dy lumenjtë e brendshëm janë në Xhenet, ndërsa dy të jashtmit janë Nili dhe Eufrati.” Pastaj u ngjitëm tek Bejt el Meamur .” Katadja sjell një hadith nga E bu Hurejra, me disa hollësira: 16 34. Profeti tha: “Unë i kërkova Zotit tim aq shumë, sa pata turp prej Tij. Megjithatë, tani jam i kënaqur, jam i dorëzuar tërësisht e do ta zbatoj urdhrin e Tij. Atëherë thirri një zë: “E caktova detyrimin dhe ua lehtësova robërve të Mi!” Ky hadith i Ebu Katades vjen edhe në dy Sahih-ët, afërsisht me këtë tekst. Buhariu sjell në kapitullin e Namazit, hadithin tjetër, ku ndër të tjera, thuhet: 16 35. “... Pastaj më morën, derisa më ngjitën tek Sidretul Munteha, të cilën kur e pashë, e mbuluan ngjyra, që nuk e di çfarë janë. Pastaj më futën në Xhenet. Atje pashë stome 200 diamantesh, kurse dheu i tij ishte prej misku.” Muslimi sjell në Sahih-un e tij një hadith nga Ebu Dheri, i cili rëfen: 16 36. “E pyeta Profetin e Allahut: “A e pe Zotin tënd?” Ai më tha: “Është dritë! E si ta shihja unë Atë?!” Muhamed Ibn Beshari sjell me senedin e tij hadithin nga Abdull ah Ibn Shekiku, i cili rrëfen: 1637. I thashë njëherë Ebu Dherit: “Nëse do ta shihja Profetin e Allahut, do ta pyesja atë.” - “Për çfarë do ta pyesje?” - më tha Ebu Dheri. - “Do ta pyesja: A e pe Zotin tënd?” Ebu Dheri tha: “Unë e pyeta për këtë dhe më tha: “Pashë dritë!” Hafizi Ebu Bekër el Bejhakiu ka përmendur një shtesë në hadithin e sjellë nga Shurejku, i cili është i vetmi që e ka sjellë. Ajo shtesë mbështet mendimin se Profeti e pa Zotin natën e Israsë. K jo është shtesa: “ ...pastaj Zoti i krenarisë (El Xhebbâru) u afrua aq sa dy harqe, apo edhe më afër...”. Ai (Hafizi) tha: “Por mendimi i Aishes, Ibn Mesudit dhe Ebu Hurejrës është se këtu bëhet fjalë për afrimin e Xhibrilit.” Ky është mendimi i Bejhakiut në këtë çështje, dhe kjo është e vërteta. Për sa i përket fjalës së Allahut në suren Nexhm: “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” Këtu bëhet fjalë për Xhibrilin (a.s.), siç gjendet në dy Sahih-ët rrëfimi i saktë prej Aishes, nënës së besimtarëve. Po kështu është përcjellë edhe prej Ibn Mesudit. Edhe në Sahih-un e Muslimit është e njëjta dëshmi prej Ebu Hurejrës. Nuk dihet që ata t’i ketë kundërshtuar ndonjë sahab, në lidhje me tefsirin e këtij ajeti. 201 Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi se Ibn Shihabi rrëfen se i ka thënë Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habete el Ensari shpesh thoshin: “Profeti i Allahut ka thënë: 16 38. “Pastaj më ngritën aq lart, sa arrita në atë lartësi, që mund të dëgjoja zhurmën e lapsave që shkruanin.” Imam Ahmedi sjell nga Xhabir Ibn Abdullahi se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 1639. “Kur kurejshët nuk më besuan në lidhje me udhëtimin tim në Bejt el Makdes , unë u ngrita në Hixhr dhe Allahu ma tregoi para syve Bejt el Makdesin. Atëherë, unë fillova t’ua përshkruaja atë hollësisht, duke e parë atë me sytë e mi.” 202 [Buhariu dhe Muslimi]. Ibn Shihabi thotë se Ebu Seleme Ibn Abdurahmani rrëfen: 16 40. “Atëherë, një grup kurejshët u gatitën - ose tha një fjalë të ngjashme - dhe shkuan tek Ebu Bekri, të cilit i thanë: “A ke dëgjuar çfarë ka thënë shoku yt? Ai pretendon se shkoi drejt Bejt el Makdes dhe u kthye brenda natës!” Ebu Bekri tha: “A e ka thënë vërtet këtë? - “Po.” - “Nëse e ka thënë vërtet, atëherë unë dëshmoj se ka thënë të vërtetën!” - “A po e beson që ka shkuar në Sham brenda natës dhe është kthyer në Mekë përpara agimit?!” Ebu Bekri tha: “Po! Unë e besoj atë për më shumë se kaq. Unë e besoj se atij i vjen shpallje nga qielli!” Ebu Seleme thotë: “Ja, për këtë u quajt Ebu Bekri me epitetin El Siddik.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi se Profeti i Allahut ka thënë: 1641. “Natën e Israsë, unë u gdhiva në Mekë i pezmatuar, duke qenë i sigurt se njerëzit nuk do të më besonin.” Ibn Abasi rrëfen: “Profeti u ul diku, i mbushur me trishtim e mërzi. Pranë tij kaloi armiku i Allahut Ebu Xhehli. Ai vazhdoi të ecte, derisa u ul pranë tij dhe filloi t’i fliste me qesëndi: “Hë, a kemi ndonjë të re?” Profeti i Allahut i tha: “Po.” - “Më trego çfarë është?” - “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - Për ku? - “Drejt Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - “Po”, - tha i Dërguari i Allahut. Ebu Xhehli nuk u nxitua që ta mohonte, nga droja se ndoshta Muhamedi ﷺ do ta mohonte se e kishte thënë këtë fjalë, nëse do të ftohej ta pohonte edhe përpara njerëzve, prandaj i tha: “Nëse e thërras popullin, a do t’u tregosh për këtë që më tregove mua?” Profeti i Allahut tha: “Po.” Atëherë ai filloi të thërriste: “O Benu Keab, o Benu Luej.... Kështu, njerëzit filluan të vinin grupe -grupe derisa u mblodhën të gjithë para tyre. Ebu Xhehli tha: “Tregoji popullit tënd çfarë më tregove mua!” Profeti i Allahut i tha: “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - “Për ku?” - thanë njerëzit. - “Në Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - Po.” Atëherë veç të shijhe se si ata, të mbushur me habi e duke shprehur mosbesim e tallje, vendosnin duart në kokë. Pastaj i thanë: “Po, a mundesh të na e përshkruash faltoren në (tempullin) Bejt el Makdes?” Mes tyre kishte edhe nga ata që kishin udhëtuar në atë vend dhe e kishin parë faltoren. Profeti i Allahut tha: “Atëherë, unë vazhdova ta përshkruaja atë, derisa pata një pasiguri dhe nuk po më kujtoheshin disa hollësi. Atëherë - vazhdon Profeti ﷺ - m’u soll xhamia para syve, aq sa unë unë e shihja atë qartë në drejtim të shtëpisë së Ukalit. Kështu, vazhdova t ’ua përshkruaja duke e parë me sytë e mi, e jo nga kujtesa e asaj që kisha parë gjatë udhëtimit. Atëherë ata thanë: “Betohemi në Zotin, se ky është një përshkrim i saktë.” Këtë hadith e ka përnxjerë edhe Nesaiju prej Auf Ibn Ebu Xhemiles, i njohuri si El Ea’rabiu, njëri nga imamët e besueshëm (thikat) të hadithit. Hadithin e sjell edhe Bejhakiu, prej Nadr Ibn Shumejl Ibn Aufit. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thë në: 1642. “Unë isha në Hixhër, ndërkohë që kurejshët filluan të më pyesnin rreth udhëtimit tim drej Bejt el Makdes . Ata më pyetën për disa hollësi, që nuk i mbaja mend dhe u mërzita si asnjë herë më parë. Atëherë, Allahu e ngriti atë faltore para syve të mi dhe unë e shihja qartë. Për çdo pyetje që më drejtonin, unë u ktheja përgjigje. Unë e pashë veten time mes një grupi profetësh. Aty pashë Musain në këmbë, duke u falur. Ai ishte një burrë me flokë të dendura e të dredhura, si të ishte një prej burrave të shenues 203 (në gjatësinë dhe ngjyrën esmere). E pashë edhe Isain Birin e Merjemes në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është Uruetu Ibn Mesud el Thekafiu. Pashë edhe Ibrahimin në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është shoku juaj...”, - kishte për qëllim veten e vet. Kur erdhi koha e namazit, unë u priva atyre në namaz. Pasi mbaruam së faluri, dikush më tha: “O Muhamed! Ky është Maliku, roja i Xhehenemit! Unë ktheva kokën nga ai dhe ai më përshëndeti i pari me selam.” Israja dhe Mirazhi kanë ndodhur veçse një herë të vetme.204 Nëse qëndrojmë në gjithë këto transmetime, 205 ne bindemi rreth udhëtimit të Profetit nga Qabja në Bejt el Makdes, megjithë versionet e ndryshme të sjella. Ka njerëz që, duke u mbështetur në versionet e ndryshme të kësaj ndodhie, pretendojnë se Israja ka ndodhur shumë herë. Në fakt, me këtë gjykim të gabuar kanë shkuar shumë larg të vërtetës, kanë thënë diçka të habitshme e të pabazë dhe nuk ia kanë qëlluar aspak të vërtetës. Disa autorë të mëvonshëm janë shprehur madje se Profeti bëri një udhëtim drejt Bejt el Makdesit, pastaj një udhëtim drejt qiejve, pastaj një udhëtim tjetër drejt Bejt el Makdesit, e pastaj drejt qiejve. Ata janë të gëzuar jashtë mase me këtë opinion, a thua se kjo u jep zgjidhje e përgjigje të gjitha kundërshtimeve në këtë çështje. Megjithatë, edhe ky opinion është shumë larg të vërtetës dhe nuk është përmendur nga asnjë selef. Nëse do të kishin ndodhur të tilla udhëtime të njëpasnjëshme, Profeti do ta kishte njoftuar qartë umetin e tij dhe njerëzit do ta kishin përcjellë këtë përsëritje të udhëtimit. Musa Ibn Ukbe citon Zuhrin, që ka thënë se Israja ka ndodhur një vit përpara hixhretit. Po kështu ka thënë dhe Uruetu. Ndërsa Suddiju ka thënë se ka ndodhur 16 muaj përpara hixhretit. Gjithashtu, mendimi më i saktë është se Profeti e përjetoi këtë udhëtim zgjuar e jo në gjumë. 206 Ai udhëtoi nga Meka për në Bejt el Makdes hipur mbi burak. Kur mbërriti në portën e xhamisë, e lidhi kafshën tek porta, hyri brenda dhe fali drejt Kiblës dy rekatë namaz përshëndetje për xhaminë. Pastaj filloi Miraxhin, ngjitjen në qiell, duke hipur në një si shkallë në ngjitje. Kështu u ngrit në qiellin e dynjasë, pastaj në pjesën tjetër të 7 qiejve. Në çdo qiell, atë e takonin më të zgjedhurit e tij. Ai u dha selam profetëve që ndodheshin në ata qiej, sipas gradës së tyre, derisa arriti në qiellin e gjashtë tek Musai, të cilit i foli Zoti drejtpërdrejt, e pastaj në qiellin e shtatë, tek Ibrahim, i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut. Më pas u ngrit më lart se grada e dy profetëve të fundit dhe më lart se të gjithë profetët e tjerë. Ai arriti në një vend aq të lartë, sa arriti të dëgjonte edhe zhurmën e lapsave të kaderit, që shkruajnë atë që është përcaktuar të ekzistojë. Ai pa pemën Sidratul Munteha, të cilën Allahu e mbuloi me bukuri e madhështi, me flutura të arta dhe ngjyra të shumta. Ajo u mbulua edhe nga melekë pa fund, dhe pikërisht atje Profeti ﷺ pa edhe Xhibrilin në formën e tij të vërtetë, me gjashtëqind krahë. Ai pa, gjithashtu, një shtrojë mëndafshi të gjelbër, që mbulonte horizontin. Pa Bejt el Meamurin (Qaben e Qiellit) dhe Ibrahimin, që ndërtoi Qaben e Tokës, i cili ishte mbështetur në të. Ajo është Qabja e Qiellit, ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë, që i përkushtojnë Allahut adhurime dhe nuk kthehen kurrë në të, deri në Ditën e Kijametit. Profeti ﷺ pa Xhenetin dhe Zjarrin. Në këtë udhëtim, Allahu bëri detyrë 50 namaze në ditë, pastaj, me mëshirën e Tij, ia uli në pesë të tilla, duke treguar butësinë e bamirësinë e Tij me robërit. Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit në Islam dhe madhështinë e këtij adhurimi përkushtuar Zotit. Pastaj Profeti ﷺ zbriti përsëri në Bejt el Makdes. Së bashku me të zbritën edhe profetët. Ai u fal me ta kur hyri koha e namazit. Ka njerëz, të cilët pretendojnë se ai u fal me profetët në qiell. Përkundrazi, argumentet e ardhura tregojnë se ai është falur në Bejt el Makdes. Në disa transmetime thuhet se i Dërguari i Allahut u fal me ta në fillim, para ngjitjes në qiell. Në fakt, është më e pranueshme të thuhet se ai u fal me profetët e tjerë pas ngjitjes në qiell, sepse kur i Dërguari ﷺ kalonte nëpër qiej e takonte profetët, ai e pyeste Xhibrilin se cilët ishin ata, një për një, dhe Xhibrili i tregonte. Kjo është më e pranueshme, edhe sepse fillimisht ai u kërkua për t’u ngjitur në qiell dhe për të marrë nga Zoti detyrën e faljes së namazit, e cila ishte për të e për të gjithë umetin. Më tej, pasi mori detyrën, ai u bashkua me vëllezërit e tij profetë, për t’u falur me ta dhe për të dalë në pah vlera e tij mbi të gjithë, kur u priu në namaz. Ai doli e u priu në namaz pas shenjës që i bëri Xhibrili për të vepruar ashtu. Pasi doli nga Bejt el Makdesi, i Dërguari ﷺ hipi në burak dhe kthye në Mekë herët në mëngjes. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Njerëzit kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se: a e kreu këtë udhëtim i Dërguari ﷺ me trupin e shpirtin e tij apo vetëm me shpirt? Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai e kreu këtë udhëtim me trup dhe me shpirt dhe në gjendje të zgjuar, pra, jo në gjumë. Por këta nuk e mohojnë mundësinë që Profeti ﷺ para këtij udhëtimi të ketë parë një ëndërr të tillë, dhe pastaj e përjetoi atë tërësisht, sepse kështu ndodhte me Profetin ﷺ : sa herë që ai shihte një ëndërr, ajo i realizohej tërësisht më pas, e qartë si drita e mëngjesit. Kështu, udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ndodhi zgjuar dhe me shpirt e me trup. Argument për këtë është fjala e Allahut: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar...”. Pra, Allahu i bëri tesbih Vetes së Vet, dhe tesbihu bëhet për gjëra madhore. Nëse do të ishte thjesht një ëndërr, nuk do të ishte gjë e madhe dhe nuk do të tregohej me madhështi. Gjithashtu, mohuesit kurejshë nuk do të nxitonin që të përhapnin këtë si një lajm të çuditshëm e të pabesueshëm e ta mohonin si të tillë, nëse do të ishte thjesht një ëndërr e Profetit. Përveç kësaj, duhet thënë se fjala “ abd” (rob), e përdorur për Profetin ﷺ , është term që përdoret për një njeri me trup dhe shpirt, jo vetëm si shpirt. Vëreni kur Allahu thotë: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë)...”. Më pas thotë: “...Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur’an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. ...” [Isra 60]. Ibn Abasi shpjegon: “Kjo ishte një pamje, që Profeti i Allahut e pa drejtpërdrejt natën kur u ngjit në qiell.” Kështu e ka sjellë Buhariu. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën....” [Nexhm 17]. Dhe dihet që shikimi është shqisë e trupit, jo e shpirtit. Gjithashtu, i Dërguari hipi mbi burak, kafshë kjo që shkëlqente e lëshonte dritë. Edhe kjo thuhet për trupin e jo për shpirtin, sepse shpirti nuk ka nevojë për kafshë apo mjet, që të lëvizë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Një transmetim i dobishëm dhe i bukur. Ebu Nuajm el Asbahani sjell në librin e tij “Delail en-Nubue” (Argumentet e profetësisë) një transmetim përmes El Uakidiut, nga Muhamed Ibn Keab el Kuradhi, ku shkurtimisht thuhet: “Kur Herakli takoi Ebu Sufjanin, e pyeti atë rreth Profetit të Allahut. Ebu Sufjani, duke dashur që të ulte sadopak figurën e vlerën e Profetit, tha: “O mbret! A të të tregoj për diçka, nga e cila do ta kuptosh se ai gënjen?” - “Ç’është ajo?” - “Ai pretendoi njëherë se doli nga vendi ynë (në Mekë) gjatë një nate dhe erdhi në këtë faltore, faltoren e Ilijae-s (Palestinës), dhe u kthye tek ne po atë natë, para lindjes së diellit.” Kur po i thoshte këto fjalë, pranë Heraklit qëndronte patriarku i Iljaes, i cili tha: “E di mirë çfarë ndodhi atë natë.” - “Çfarë di?” - e pyetën. Ai tha: “Unë nuk flija natën, derisa të mbyllja të gjitha portat e xhamisë. Atë natë i mbylla të gjitha portat, përveç njërës, e cila më mundoi shumë, por nuk munda ta lëviz. U kërkova ndihmë punëtorëve të mi dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm. Të gjithë u munduam shumë, por ajo nuk lëvizi vendit, a thua se po përpiqeshim të lëviznim një mal. Pastaj u fola marangozëve, që ta shihnin. Ata thanë: “Kjo portë është bllokuar, ngaqë kanë lëvizur parvazet e i ka rënë peshë nga ndërtesa. Nuk mund ta lëvizim tani. Kur të agojë, do të shohim me kujdes nga i vjen bllokimi.” Kështu i lashë hapur kanatat e asaj porte. Kur agoi dita, shkova tek porta dhe pashë që te guri i qoshes së xhamisë ishte hapur një vrimë dhe dukeshin shenjat e lidhjes së një kafshe. Atëherë u thashë miqve të mi se ajo derë është bllokuar veçse për ndonjë profet, që ka ardhur e është falur në këtë faltoren tonë...”. Hafidh Ebu Hatab Umer Ibn Dihje ka thënë: “Kanë ardhur shumë rrëfime nga shumë sahabë dhe disa rrugë transmetimi, që flasin rreth ngjarjes së Israsë. Kështu, ato janë përcjellë nga Umer Ibn Hatabi, Ali Ibn Ebu Talibi, Ibn Mesudi, Ebu Dheri, Malik Ibn Sasaa, Ebu Hurejra, Ebu Seidi, Ibn Abasi, Sheddad Ibn Eusi, Ubej Ibn Keabi, Abdurahman Ibn Karati, Ebu Habete, Ebu Lejla el Ensari, Abdullah Ibn Umeri, Xhabiri, Hudhejfe, Burejde, Ebu Ejubi, Ebu Umame, Semra Ibn Xhundubi, Ebu Hamra, Suhejb el Rumiu, Ummu Hani, Aishja dhe Esma - dy vajzat e Ebu Bekrit, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!” Mund të themi se për ndodhinë e Israsë kanë rënë dakord të gjithë muslimanët, të cilët e kanë transmetuar unanimisht. Ata që e kanë refuzuar atë janë mashtruesit, mohuesit dhe prishësit e fesë dhe të besimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre, por Allahu e forcon dritën e Vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë.” [Saf 8].

Mus'haf Hape →