Kërko: kur toka te dridhet me dridhjen e saj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 1 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 952 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… dhe filloi të shpojë në tokë me shkopin e vet e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush e që nuk i është përcaktuar një vend në Xhehenem e një vend në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Aliu r.a. thotë: “Ishim në xhenaze në Bekiil Garkad dhe erdhi i Dërguari i All-llahut e u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Ai mbante një shkop, e laujti kokën dhe filloi të shpojë në tokë me shkopin e vet e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush e që nuk i është përcaktuar një vend në Xhehenem e një vend në Xhenet.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet që ne të mbështetemi në librin tonë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Punoni, kryeni obligimet tuaja, çdokush është i lehtësuar për atë që është krijuar.” (Transmetuesi përmend përfundimin e hadithit)

Hape →
Hadithi 957 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mirë për të. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”

Hape →
Hadithi 1396 Rijadus-Salihin Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

… e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është si vlera e Hënës ndaj planeteve të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve; Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, ata vërtet kanë lënë si trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.”

Hape →
Hadithi 1400 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… pas së cilës në Tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur që do t’u bëhej imam. Atëherë njerëzit d o të marrin për imamë injorantët dhe do t’u shtrojnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t’ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t’ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre, por do ta marrë duke bërë të vdesin të diturit, pas së cilës në Tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur që do t’u bëhej imam. Atëherë njerëzit d o të marrin për imamë injorantët dhe do t’u shtrojnë pyetje të ndryshme fetare, kurse ata do t’u përgjigjen (japin fetva) pa dije përkatëse, me çka do ta lajthisin botën dhe vetveten do ta shkatërrojnë.”

Hape →
Hadithi 1407 Rijadus-Salihin Ebu Davudi me sened sahih

… alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgamberëve janë haram (të ndaluar) për tokën.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kalbesh?” Transmetuesi ka thënë: “(Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Thotë: “Beli-te.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgamberëve janë haram (të ndaluar) për tokën.”

Hape →
Hadithi 1462 Rijadus-Salihin Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih

… dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhujtarisë së tij.” (Pastaj) ka thënë (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.”

Hape →
Hadithi 1863 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit.”

Hape →
Hadithi 252 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë. - “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut. - O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë. Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)

Hape →
Hadithi 452 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Eban ibën Othmani transmeton se e ka dëgjuar Othman ibën Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes. Gjithashtu atë që e thotë këtë në mëngjes tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mbrëmje." Eban ibën Othmanin e godit paraliza, kësisoj njeriu që e kishte dëgjuar këtë hadith prej tij e shikoi (me habi). Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon ashtu? Pasha Allahun, nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ, por ditën kur më goditi kjo që më goditi, isha i zemëruar dhe e harrova ta thosha këtë lutje."

Hape →
Hadithi 26 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.”

Hape →
Hadithi 29 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… për të cilin edhe Xhibrili u brengos!” Ndërkaq, kur as-habët e varrosën në tokë (dhé), Fatimeja r.a. tha: “Shpirtërat tuaj si mund të hedhin dhé mbi trupin e të Dërguarit të All-llahut?”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pasi e rëndoi sëmundja Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e kaploi brengosja dhe tronditja e vdekjes, ndërsa Fatimeja r.anha tha: “O brenga e babait tim!” (Alejhisselami) Tha: “Prej sot, babai yt nuk do të ketë më brenga.” Pasi ndërroi jetë alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O brenga ime për babanë, që iu përgjigj thirrjes së Krijuesit të vet, o brenga ime për babanë, që tani është në Xhenetu-l-Firdevs, o brenga ime për babanë, për të cilin edhe Xhibrili u brengos!” Ndërkaq, kur as-habët e varrosën në tokë (dhé), Fatimeja r.a. tha: “Shpirtërat tuaj si mund të hedhin dhé mbi trupin e të Dërguarit të All-llahut?”

Hape →
Hadithi 425 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pjesë të gjitha krijesat …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu e ka ndarë mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pjesë të gjitha krijesat mëshirohen mes veti, saqë edhe kafsha e ngre thundrën (këmbën) nga i vogli i saj nga frika se mos e lëndon.” Kurse, sipas një transmetimi tjetër: “Vërtet All-llahu i ka njëqind mëshira (rahmete), dhe vetëm një prej tyre e ka lëshuar në mes xhinëve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me atë një mëshirë duhet në mes veti duhen dhe mëshirohen dhe me të egërsira e do të voglin e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera All-llahu i ka lënë për mëshirë ndaj robërve të Tij në Ditën e Gjykimit.”

Hape →
Hadithi 479 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqu me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i linte këto lutje kur gdhihej dhe kur ngrysej: "All-llãhumme innĩ es’elukel ‘ãfijete fid-dun’jã wel ãḣirah, All-llãhumme innĩ es’elukel ‘afwe wel ‘ãfijete fĩ dĩnĩ we dun’jãje we ehlĩ we mãlĩ, All-llãhummestur ‘awrãtĩ, we ãmin raw’ãtĩ. All-llãhumme iḥfeḍhnĩ min bejni jedejje, we min ḣalfĩ, we ‘an jemĩnĩ we ‘an shimãlĩ, we min fewḳĩ, we e’ũdhu bi aḍhametike en uġtãle min taḥtĩ - O Allah! Të kërkoj të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah! M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!"

Hape →
Hadithi 233 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: "O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ali ibn Ebu Talibi, i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak ar të papërpunuar, prej Jemenit, në një trastë prej lëkure të regjur. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedrit, Akra ibn Habisit dhe Zejd Hajlit, ndërsa i katërti ishte ose Alkame, ose Amir ibn Tufejli. Një burrë nga shokët e tij tha: “Ne jemi më meritorë për këtë sesa ata.” Profeti ﷺ dëgjoi për këto fjalë dhe tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Një njeri me sy të futur, me mollëza e ballë të dalë, mjekërdendur dhe flokërruar, me rrobë të poshtme të përvjelë, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!” Profeti ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: "O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën?" - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër! - tha Halidi. - “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të vijnë njerëz që e lexojnë Librin e Allahut vazhdimisht, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e tej gjahut.” Më duket se ka thënë: “Nëse i arrij ata, do t'i vrisja sikurse është vrarë, shfarosur populli i Themudit.”

Hape →
Hadithi 514 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur pyeti: “Cili nga ju e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të përmendë fitnet (trazirat)?” - Ne e kemi dëgjuar, - thanë disa. - Ndoshta keni për qëllim fitnen e njeriut në familje dhe në fqinjët e tij? - u tha Omeri. - Po, - thanë ata. - Ato i shlyen namazi, agjërimi dhe lëmosha, - tha Omeri, - por, cili nga ju e ka dëgjuar Profetin ﷺ t'i përmendë fitnet që do të vijnë sikurse dallgët e detit? Njerëzit heshtën. Unë thashë: “Unë”, e në atë rast Omeri më tha: “Ti pra. Lum babai që të ka!” Hudhejfe vazhdon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e zezë, ndërsa çdo zemre që i refuzon ato, i shtohet një pikë e bardhë, derisa të bëhen dy lloje zemrash: njëra e bardhë sikurse guri i lëmueshëm, të cilën nuk e dëmton asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të keqen, përveç nëse përputhet me epshin e saj.” Hudhejfe thotë: “I pata thënë se mes teje dhe kësaj fitneje është një derë e mbyllur në prag të thyerjes.” Omeri më pati thënë: “Vallë, do të thyhet, mos të pastë babai?! Se, po qe se vetëm do të hapej, do të kishte shpresë se prapë do të mbyllej.” I thashë: “Jo, do të thyhet.” Po ashtu, i tregova se ajo derë është një burrë që do të vritet ose do të vdesë. I rrëfeva hadith që nuk përmban gabime. Ebu Halidi thotë: “E pyeta Sadin: “O Ebu Malik, çfarë nënkupton shprehja “i zi sterrë?" Më tha: “Sikurse të bardhët (e theksuar) në diç të zezë.” I thashë: “Po “kupa e përmbysur”?” Më tha: “E kthyer mbrapsht.”

Hape →
Hadithi 626 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… ala ibadil-lahis-salihin." Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe në Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) "Eshhedu en la ilahe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin ashtu siç më mësonte ndonjë sure Kurani, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)." Në një tekst të Buhariut dhe të Muslimit, qëndron: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Kur dikush të ulet në namaz, le të thotë: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin." Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe në Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu" Pastaj le të lavdërojë Allahun me çfarë të dojë.”

Hape →
Hadithi 469 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi, ky citat është i Buhariut

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëpër një tokë me gurë të zi në Medine …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëpër një tokë me gurë të zi në Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atëherë më tha: “O Ebu Dherr.” I thashë: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nuk gëzohem të kem ar sa ky Uhudi e të kalojnë tek tri ditë, e nga ai të mbetet vetëm një dinar, vetëm nëse kam të paguaj borxh, ose që me të t’u flas robërve të All-llahut (njerëzve) kështu, kështu dhe kështu të jetë nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa.” Pastaj eci (Pejgamberi) dhe më tha: “Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Gjykimit do të kenë pak, përveç nëse thonë (veprojnë) me pasurinë kështu, kështu dhe kështu është edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por të këtillët janë pak.” Pastaj më tha: “Qëndro në atë vend, mos lëviz askund derisa të kthehem!” Pastaj u nis nëpër errësirë të natës derisa nuk dukej, atëherë dëgjova një zë të lartë, unë u frikësova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe dëshiroja t’i shkoj, mirëpo m’u kujtua fjala e tij “mos lëviz askund derisa të kthehem”, andaj nuk lëviza derisa erdhi. Atëherë i thashë: “Unë dëgjova një zë, nga i cili u frikësova..”. dhe ia shpjegova... ndërsa ai më tha: “A e ke dëgjuar?” I thashë: “Po.” Tha: “Ai ishte Xhibrili, më erdhi dhe më tha: “Kush vdes prej umetit tënd duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet.” I thashë: “A edhe nëse ka bërë prostitucion (zina) dhe nëse ka vjedhur? Tha: “Edhe nëse ka bërë prostitucion dhe nëse ka vjedhur.”

Hape →
Hadithi 158 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues, ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën pak mish dhe i ofruan një shpatull, të cilën ai e pëlqente. Ai e kafshoi një herë, pastaj tha: “Unë do të jem zotëria i njerëzve Ditën e Kiametit. Dhe, vallë, e dini përse?! Allahu do t'i tubojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend, saqë zëri i thirrësit i arrin çdonjërit dhe syri mund t'i përfshijë të gjithë. Dielli do t'u afrohet shumë afër dhe njerëzit do të pushtohen nga ankthi dhe brengat, aq sa s'mund të durojnë dhe s'mund ta bartin. Kështu, do t'i thonë njëri-tjetrit: “A nuk po e shihni në çfarë gjendjeje keni ardhur?” Pse nuk gjeni dikë të ndërmjetësojë te Zoti juaj? Disa thonë: “Shkoni tek Ademi. Shkojnë tek ai dhe i thonë: “Ti je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet dhe të ka fryrë shpirt me Frymën e Tij, si dhe melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Ai u thotë: “Sot, Zoti im është zemëruar shumë, si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Ai ma pati ndaluar pemën, e unë i bëra mëkat. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Nuhu!” Kur shkojnë te Nuhu, i thonë: “O Nuh, ti je i dërguari i parë te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues, ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti im i Lartësuar është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Lutjen time të pakthyeshme e kam shfrytëzuar për popullin tim. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni tek Ibrahimi!” Kështu, shkojnë tek Ibrahimi dhe i thonë: “O Ibrahim, ti je i dërguari dhe miku i Allahut nga banorët e Tokës, ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Ai ua kthen: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Unë pata gënjyer tri herë. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Musai!” Kur shkojnë te Musai, i thonë: “O Musa, ti je i dërguari i Allahut dhe Ai të ka dalluar nga njerëzit e tjerë me shpallje dhe të ka folur drejtpërdrejt. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Ndërkohë, unë pata vrarë një njeri që nuk më lejohej. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni tek Isai!” Me të shkuar tek Isai, i thonë: “Ti je i dërguari i Allahut dhe fjala e Tij që ia ka vendosur Merjemes, si dhe frymë prej Tij. U pate folur njerëzve qysh në djep, duke qenë foshnjë. Ndërmjetëso për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Isai u thotë: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kështu.” - Pa përmendur ndonjë mëkat, vazhdon: - “Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Muhamedi ﷺ!” Kështu, kur shkojnë te Muhamedi ﷺ, i thonë: “O Muhamed, ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e pejgamberëve. Allahu t'i ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Prandaj, unë shkoj nën Arsh dhe bie në sexhde për Zotin tim të Lartmadhëruar. Allahu më frymëzon me falënderime dhe lëvdata ndaj Tij, që askujt më parë nuk ia ka shfaqur, pastaj Ai thotë: “O Muhamed, ngrije kokën dhe kërko, që të të jepet, ndërmjetëso, se do të të pranohet ndërmjetësimi!” Unë e ngre kokën dhe them: “Umeti im, o Zot! Umeti im, o Zot!” Më thuhet: “O Muhamed, gjithë pjesëtarët e umetit tënd, që nuk do të merren në llogari, futi nëpërmjet portës së djathtë të Xhenetit, njëherazi ata janë pjesëmarrës edhe nëpër portat e tjera me të tjerët!” Pastaj tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se mes dy skajeve të portave të Xhenetit ka hapësirë sa prej Mekës deri në Himjer, - ose ka thënë: sa prej Mekës deri në Busra.”

Hape →
Hadithi 97 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… - i thashë. Omeri më goditi me dorë në gjoks dhe, si pasojë, rashë ulur në tokë. Më tha: “Kthehu, o Ebu Hurejre!” Prandaj, u ktheva sërish tek i Dërguari i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup njerëzish ishim mbledhur dhe po rrinim përreth të Dërguarit të Allahut ﷺ. Në mesin tonë ishin edhe Ebu Bekri dhe Omeri. I Dërguari i Allahut ﷺ u largua për disa çaste dhe, kur ndjemë se u vonua, filluam të frikësoheshim mos ndokush ia kishte prerë rrugën, andaj dolëm ta kërkonim. Unë qeshë i pari që u frikësova për të dhe dola ta kërkoja. Arrita te një kopsht i ensarëve të fisit Benu Nexhar, të cilit iu solla rreth e përqark duke kërkuar ndonjë portë, por nuk gjeta. Sakaq, vërejta një përrua që rridhte për në kopsht përmes një vrime në murin rrethues, kështu që u përbirova në të sikurse dhelpra dhe shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e ai më tha: - “Ebu Hurejre!” - Po, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigja. - “Ç'është puna jote?” - Po rrije me ne, pastaj u largove dhe u vonove shumë, andaj u frikësuam mos ndokush ta ka prerë rrugën. Unë qeshë i pari që u frikësova, kështu që dola dhe erdha te ky kopsht, ku u përbirova sikurse dhelpra. Ja, edhe të tjerët janë mrapa meje, - i thashë. - “O Ebu Hurejre!”, - m'i dha nallanet e veta dhe vazhdoi: “Merri këto nallane e shko dhe, këdo që takon mbrapa këtij kopshti, që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut me zemër plotësisht të bindur në këtë, përgëzoje me Xhenet.” I pari që e takova qe Omeri, i cili më pyeti: - Ç'janë këto nallane, o Ebu Hurejre? - Janë nallanet e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më dërgoi me to që, këdo që takoj, i cili dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, me zemër plotësisht të bindur në këtë, ta përgëzoj me Xhenet, - i thashë. Omeri më goditi me dorë në gjoks dhe, si pasojë, rashë ulur në tokë. Më tha: “Kthehu, o Ebu Hurejre!” Prandaj, u ktheva sërish tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Aty sytë m'u mbushën me lot, ndërsa Omeri më ishte vënë mbrapa. - “Çfarë ke, o Ebu Hurejre?” - më pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Rrugës e takova Omerin dhe i tregova për atë që më porosite, por ai më goditi në gjoks aq fort sa më rrëzoi përtokë dhe më tha: “Kthehu!” - iu përgjigja. - “O Omer, çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, flijofsha babë e nënë për ty, a ti e ke dërguar Ebu Hurejrën me nallanet e tua që këdo që takon, që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut me zemër plotësisht të bindur në këtë, ta përgëzojë me Xhenet? - “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Mos e bëj, se kam frikë se njerëzit do të mbështeten në këtë (të mjaftohen me këtë e t'i lënë punët e mira). Lëri të punojnë vetë. - “Lëri, pra!”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.

Hape →