Kërko: nese falenderoni do t'ua shtoj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 4 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 1215 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… “Jo, vetëm nëse dëshiron vull-netarisht.” Njeriu u kthye prapa duke thënë: “Betohem në Zotin, se as nuk do të shtoj e as nuk do të mangësoj diçka prej këtyre.” I Dërguari i All-llahut tha: “Do të shpëtojë, nëse thotë të vërtetën.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Talha bin Ubejdullahi thotë: “Erdhi një njeri prej Nexhdit te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili kishte flokë të dendur. Ne e dëgjonim zërin e tij, mirëpo nuk e kuptonim se ç’thonte, derisa iu afrua të Dërguarit të All-llahut dhe pyeti për Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Islami është pesë kohë të namazit ditën dhe natën.” Njeriu pyeti: “A jam i detyruar me diçka tjetër përveç këtyre?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, vetëm nëse ti do në mënyrë vullnetare.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pastaj tha: “Agjërimi i Ramazanit.” Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç agjërimit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, përveç nafile.” Transmetuesi përmend: “Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmendi dhënien e zekatit. Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç zekatit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron vull-netarisht.” Njeriu u kthye prapa duke thënë: “Betohem në Zotin, se as nuk do të shtoj e as nuk do të mangësoj diçka prej këtyre.” I Dërguari i All-llahut tha: “Do të shpëtojë, nëse thotë të vërtetën.”

Hape →
Hadithi 331 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që dëshiron t'i shtohet rizku dhe t'i zgjatet jeta, le t'i mbajë lidhjet farefisnore."

Hape →
Hadithi 214 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa’d es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e angazhoi një njeri nga Ezdi, të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhur zekatin. Kur ka ardhur, ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: “Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse është i sigurtë? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që, pa të drejtë, merr pjesë të zekatit do të vijë në Ditën e Gjykimit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë, do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij.” Pas kësaj (i Dërguari) i ka ngritur duart e veta, aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a kam komunikuar (mjaft)?”

Hape →
Hadithi 1455 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt thonë: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka engjëj që udhëtojnë gjithnjë dhe kërkojnë ithtarë të dhikrit, e kur gjejnë popullin që e përmend All-llahun e Madhëruar, engjëjt thërrasin: ‘Ejani te nevojat tuaja!’, e pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote, kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di më mirë se ata, i pyet: ‘Ç’po flasin njerëzit e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt thonë: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. All-llahu tha: ‘A më kanë parë robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, ata nuk ë kanë parë!’ All-llahu pyeti: ‘Si do të ishin, sikur të më shihnin?’ Engjëjt thonë: ‘Sikur Të të shihnin, ata edhe më tepër do Të të adhuronin, do Të të falënderonin dhe do Të të lavdonin’. All-llahu tha: ‘A po kërkojnë diçka robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Po Të lusin për Xhenet’.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu thotë: ‘A e kanë parë atë?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, o Krijues, nuk e kanë parë Xhenetin’. All-llahu atëherë u tha: ‘E si do të luteshin për Xhenetin, sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë Xhenetin, ata edhe më shumë do të lakmonin për të, edhe më shumë do të kërkonin dhe edhe më shumë do të dëshironin’. Atëherë All-llahu i pyeti ata: ‘Prej çfarë gjëje ata kërkojnë mbrojtje dhe strehim?’ Engjëjt thanë: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga zjarri’. All-llahu tha: ‘A e kanë parë ata zjarrin?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, nuk e kanë parë!’ All-llahu tha: ‘E si do të kërkonin ata mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë zjarrin, ata edhe më shumë do të iknin nga ai, dhe edhe më shumë do të frikësoheshin nga ai’. All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Bëhuni dëshmitarë që po ua fal atyre.” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një prej engjëjve thotë: ‘O Krijues, në mesin e tyre është një që nuk është prej tyre, Ai ka ardhur në mesin e tyre për shkaqe private.’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Ata të gjithë së bashku ulen, nuk mund të jetë i pakënaqur një fqinj i tyre që qëndron ulur në shoqërinë e njëjtë.”

Hape →
Hadithi 1402 Rijadus-Salihin Hadith hasen, Ebu Davudi dhe të tjerët

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo punë me vetëdije të cilës nuk i paraprin falënderimi i All-llahut, është e pavlefshme.” 363

Hape →
Hadithi 26 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.”

Hape →
Hadithi 263 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ i ka mallkuar ato që ia zgjasin (shtojnë) flokët tjetrës (me flokë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ i ka mallkuar ato që ia zgjasin (shtojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët e tyre, si dhe ato që ua bëjnë tatuazhin tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi."

Hape →
Hadithi 698 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”

Hape →
Hadithi 324 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

Hape →
Hadithi 444 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Atij që thotë: "Subhanallahil adhim ue bihamdih (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar dhe Atij i takon falënderimi!), i mbillet një palmë hurme në Xhenet.”

Hape →
Hadithi 738 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

Nga Ebu Umame r.a. bëhet e ditur se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur e çonte sofrën e vet, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Umame r.a. bëhet e ditur se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur e çonte sofrën e vet, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut në ushqimin e mjaftueshëm (bollëk) të mirë e të pastër dhe të begatshëm, nga i cili Krijuesi ynë nuk na ka bërë të panevojshëm dhe të mjaftueshëm.”

Hape →
Hadithi 1447 Rijadus-Salihin Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: Subhanall-llahi ve bihamdihi (Lavdia dhe falënderimi i qoftë All-llahut) për të mbillet një hurmë në Xhenet.”

Hape →
Hadithi 1454 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

Nga Hudhejfete dhe nga Ebu Dherr r. anhuma transmetohet se kanë thënë: “Kur i Dërguari i All-llahut shkonte në shtrat, thonte: “All-llahu im, me emrin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Hudhejfete dhe nga Ebu Dherr r. anhuma transmetohet se kanë thënë: “Kur i Dërguari i All-llahut shkonte në shtrat, thonte: “All-llahu im, me emrin Tënd jetoj dhe vdes”, kurse kur zgjohej thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na ngjall pasi na vdes, tek Ai ringjallemi.”

Hape →
Hadithi 1471 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur shkonte në shtratin e tij, thonte: “Falënderimi i qoftë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur shkonte në shtratin e tij, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut që na ushqeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues.”

Hape →
Hadithi 1504 Rijadus-Salihin Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

… e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: “All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Usame b. Zejd r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: “All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur.”

Hape →
Hadithi 14 Enciklopedia e Haditheve Hasen

… ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”

Hape →
Hadithi 477 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”

Hape →
Hadithi 667 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që merr abdes mirë dhe shkon në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që merr abdes mirë dhe shkon në xhuma, pastaj dëgjon (hutben) me vëmendje dhe hesht, do t'i falen mëkatet mes kësaj dhe xhumasë së kaluar, madje edhe tri ditë shtesë. Ndërkaq, ai që luan me guralecë, tashmë e ka humbur shpërblimin.”

Hape →
Hadithi 149 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale). Andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzuar, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”

Hape →
Hadithi 303 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhëna për sadaka dhe e shtiu në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhëna për sadaka dhe e shtiu në gojë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos, mos, gjuaje atë! A nuk e di se ne nuk hamë sadaka?!”

Hape →