Kërko: nese falenderoni do t'ua shtoj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 3 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hixhr 15:98 Sherif Ahmeti

Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).

Mus'haf Hape →
Nahl 16:121 Sherif Ahmeti

Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.

Mus'haf Hape →
Isra 17:3 Sherif Ahmeti

Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:1 Sherif Ahmeti

Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.

Mus'haf Hape →
Muminun 23:28 Sherif Ahmeti

E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"

Mus'haf Hape →
Furkan 25:62 Sherif Ahmeti

Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:70 Sherif Ahmeti

Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:51 Sherif Ahmeti

Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.

Mus'haf Hape →
Xhathije 45:12 Sherif Ahmeti

All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.

Mus'haf Hape →
Xhathije 45:36 Sherif Ahmeti

Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë!

Mus'haf Hape →
Tur 52:48 Sherif Ahmeti

Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!

Mus'haf Hape →
Mulk 67:23 Sherif Ahmeti

Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni"

Mus'haf Hape →
Bekare 2:10 Sherif Ahmeti

Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:276 Sherif Ahmeti

All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:14 Sherif Ahmeti

Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:125 Sherif Ahmeti

E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:88 Sherif Ahmeti

Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.

Mus'haf Hape →
Isra 17:6 Sherif Ahmeti

Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.

Mus'haf Hape →
Isra 17:41 Sherif Ahmeti

Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur'an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).

Mus'haf Hape →
Isra 17:82 Sherif Ahmeti

Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.

Mus'haf Hape →