Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Zumer 39:73–39:74 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Më premtoi Zoti im, Krenar dhe i Lartësuar, se do të fusë në Xhenet një grup prej shtatë - dhjetë mijë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe - grupe.” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar Në fillim janë el mukarabun-ët, të afruarit. Pastaj vijnë el ebrar-ët, bamirësit, e më pas të tjerët. Çdokush do të jetë me grupin që i përshtatet dhe me ngjashmëri në veprat e mira, që kanë bërë në jetën e dynjasë: Profetët me profetët, të sinqertët me të sinqertët, dëshmorët me dëshmorët, dijetarët me dijetarët. Të gjithë do të vijnë të grupuar me të ngjashmit. Kur të mbërrijnë në portat e Xhenetit, pasi kanë kaluar Siratin, pra, urën e vendosur mbi Xhehenem, do të grumbullohen të gjithë përsëri në një tjetër urë, e cila është vendosur mes Xhehenemit dhe Xhenetit, për të ndarë e zgjidhur edhe ndonjë çështje a mosmarrëveshje të mbetur që nga jeta e dynjasë. Kjo do të bëhet që ata të pastrohen tërësisht e të çlirohen nga çdo hak i pamarrë e qejfmbetje. Vetëm pas kësaj, atyre do t’u jepet leje të hyjnë në Xhenet. Në hadithin e gjatë që flet për fryrjen e surit, përmendet se kur besimtarët të mbërrijnë në portat e Xhenetit, do të flasin e këshillohen me njëri -tjetrin, se kush do të kërkojë leje për të nisur futja në Xhenet. Kështu, ata do të shkojnë me radhë tek Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe në fund do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ , njëlloj sikurse kanë vepruar më parë në sheshin e Mahsherit, ku kërkohet ndërmje - tësimi i Muhamedit ﷺ tek Zoti për të filluar llogaria e krijesave. Në këto dy ndërmje - tësime do të dalë në pah madhështia dhe lavdia e Muhamedit ﷺ mbi të gjitha krijesat e Zotit. Grada e lartë e tij do të dalë në pah në të gjitha fazat e gjendjet e Ditës së Gjykimit. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2288. “Unë do të jem i pari që do të ndërmjetësojë për të hyrë në Xhenet.” Ndërsa në një tjetër version vjen: “Unë do të jem i pari që do të trokasë në portën e Xhenetit.” Imam Ahmedi sjell hadithin e Enes Ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2289. “Ditën e Kijametit, unë do të afrohem pranë portës së Xhenetit dhe do të kërkoj që të më hapet. Roja i portës do të pyesë: “Kush je ti?” Unë do të përgjigjem: “Jam Muhamedi.” Ai do të thotë: “Jam urdhëruar që të mos ia hap portën askujt tjetër para teje.” Imam Ahmedi sjell hadithin e Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2290. “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Atje nuk do të pështyjnë, nuk do të shfryjnë hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja. Enët do t'i kenë prej floriri dhe krehrat prej floriri e argjendi; në mangallë ku digjen erëra të mira do të përdorin uluveh (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit nga bukuria e jashtëzakonshme. Ata (bano - rët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrë - veshje, as urrejtje e as armiqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër e vetme dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite."Buhariu sjell një hadith nga Ebu Hurejra (r.a.), i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: Grupi i pa - rë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosma - rrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer, saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të shfryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t'i kenë prej ari, druri aromatik në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku." Ebu Hurejra (r.a.) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nga umeti im do të hyjë në Xhenet një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh, fytyrat e të cilëve do të shndrijnë ashtu si drita e hënës së plotë.” Kur dëgjoi këtë, Ukasha Ibn Mihsani tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë mua prej tyre!". I Dërguari i Allahut tha: “O Allah, bëje atë prej tyre!” Pas tij u ngrit një burrë prej ensarëve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë mua prej tyre!". I Dërguari i Allahut tha: “Ta kaloi Ukasha!" [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Sehl Ibn Sadi përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Nga umeti im do të hyjë në Xhenet një grup prej shtatëdhjetë mijë vetësh (ose shtatëqind mijë). Ata do të kapen dorë për dore me njëri -tjetri, duke hyrë nga i pari deri tek i fundit në Xhenet. Fytyrat e tyre do të jenë si drita e hënës së plotë. [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Ebu Umamete el Bahili përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Më premtoi Zoti im, Krenar dhe i Lartësuar, se do të fusë në Xhenet një grup prej shtatë - dhjetë mijë vetësh nga umeti im. Me çdo një mijë prej tyre, do të fusë edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë, pa llogari e pa dënim. Përveç këtyre, tre grumbuj të mëdhenj, fytyrat e të cilëve shndrijnë si drita e hënës së plotë.” - “Kur të arrijnë aty dhe portat e tij të hapen, roja e tij do t’u thotë: “Selamun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të! Aty do të jeni përgjithmonë.”. - Kjo është një formë nderimi, për të treguar edhe madhështinë e shpërblimit të këtyre fatlu - mëve. Ata do të përballen me rojat e Xhenetit dhe melekët e shumtë, të cilët do t’i përshëndesin me selam dhe do t’i përgë - zojnë për punët e mira, që kanë bërë në dynja e të cilat janë bërë shkak që t’i përfshijë mëshira e Zotit e të jenë përjetë - sisht në Xhenet. Kuptimi është: Kur të bëhen këto përshëndetje mirëseardhjeje dhe përgëzime të shumta, besimtarët do të lumturohen e mbushen me kënaqësi të papërshkrueshme, siç janë të papërshkrue - shme mirësitë që Zoti ka përgatitur në Xhenet për ta. Xheneti ka tetë porta, siç mësohet nga hadithet që vijnë nga Profeti ﷺ . Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin e Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) prej pasurisë së tij për hir të Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit, i cili ka tetë porta. Ai që ka falur (shumë) namaz, do të thirret nga Porta e Namazit. Ai që jepte (shumë) sadaka, do të thirret nga Porta e Sadakasë. Ai që ka marrë pjesë në xhihad, do të thirret nga Porta e Xhihadit. Ai që agjëronte (shumë), do të thirret nga porta Rejjan”. Ebu Bekri r.a. tha: "U flijofshin prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe nuk do t’i bjerë atij që do të thirret nga njëra prej atyre portave. Por, a do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta, o i Dërguari i Allahut?" Profeti a.s. tha: "Po, dhe shpresoj që ti do të jesh një prej tyre!" Sehl Ibn Sadi (r.a.) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 2291. "Është një portë në Xhenet, që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: 'Ku janë agjëruesit?' Ata do të ngrihen dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Pasi të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej." [Buhariu dhe Muslimi]. Nga Umer Ibn Hatabi përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 2292. “Çdokush nga ju që merr abdes, duke e përsosur atë, pastaj thotë: “ Esh-hedu el-lâ ilâhe il -lall-llâhu ue esh-hedu en -ne Muĥam -meden abduhû ue resûluhû (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muha - medi është adhuruesi dhe profeti i Tij), atij do t’i hapen të teta portat e Xhenetit, për të hyrë atje ku të dëshirojë”. [Muslimi] . Në hadithin e gjatë rreth shefaetit të Muhamedit ﷺ në Ditën e Gjyki mit, ndër të tjera thuhet: “... Pastaj do të thuh et: 'O Muham ed! Ngrije kokën! Kërko dh e do të të j epet! Ndërmjetëso dhe do të të pranohet ndërmjetësimi!' Unë do të ngr e kokën dh e do të them: “O Zoti im, um eti im, umeti im!” Do të thuh et: 'O Muham ed! Futi në Xhenet të gjithë ata që nuk do të kenë llogari prej umetit tënd nga d era më e djathtë e Xhene tit, (që do të j etë vetëm për ta), ndonëse ata do të hyjnë edhe nga dy ert e tjera, bashkë me njerëzit e tjerë (që do të hyjnë në Xhenet).” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Për Atë, në duart e të Cilit është shpirti im! Gj erësia e çdo d ere të Xhenetit do të j etë sa largësia midis M ekës dh e Himjerit os e sa largësia mes Mekës dhe Busras (në S iri)!" [Muslimi]. Në Sahih-un e Muslimit është thënia nga Utbe Ibn Gazuani, i cili mbajti një hytbe, ku ndër të tjera tha: “Na është përmendur se largësia mes dy krahëve të një dere të Xhenetit është aq sa të udhëtosh për dyzet vjet. Megjithatë, do të vijë një ditë që ajo do të mbushet plot nga njerëzit e shumtë (që hyjnë në të).” Kështu, kur ata të hyjnë në ato porta, do të përshëndeten nga rojat e Xhenetit: “... roja e tij do t’u thotë: “Sela - mun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të!” Të mira ishin veprat dhe fjalët tuaja, të mira ishin përpjekjet e sakrificat tuaja, prandaj i mirë do të jetë edhe shpërblimi juaj. Transme -tohet se në njërën prej luftrave të zhvilluara, Profeti ﷺ urdhëroi që të kumtohet ndër njerëz se: “Në Xhenet do të hyjë veçse shpirti besimtar.”. Pastaj i Madhëruari thotë: “Aty do të jeni përgjith - monë.”. Sikurse ka thënë në ajetin tjetër: “Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit. Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.” [Kehf 107, 108] - “Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të tokës (së Xhenetit). Ne mund vendosemi ku të duam në Xhenet. Sa i mirë është shpër - blimi i atyre që bëjnë punë të mira!”. - Këto janë fjalët që do të thonë banorët e Xhenetit, kur të hyjnë në të dhe të shohin shpërblimet e pamatshme, dhuratat madhë - shtore e të pakufishme, lumturinë dhe mirë - sitë e përjetshme të tij. Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili e përmbushi premtimin e Vet ...”. Këtë premtim Ai ua dha nëpërmjet profetëve të Tij të nderuar. Këta besimtarë edhe në jetën e dynjasë luteshin e thoshin: “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premti - min.”” [Al Imran 194]. Edhe në Xhenet ata do të luten e do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme)”.” [Araf 43]. Do të luten gjitha - shtu, duke thënë: “I lavdëruar qoftë Allahu, që na i largoi të gjitha brengat! Zoti ynë është është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. Është Ai, që me mirësinë e Tij na vendosi në Shtëpinë e Përjetshme, ku nuk do të kemi asnjë mundim dhe ku nuk do të kemi asnjë lodhje.” [Fatir 34, 35]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari na tregon se besimtarët do të thonë: “... na bëri trashë - gimtarë të tokës.” Pra bëhet fjalë për tokën e Xhenetit, siç ka thënë Katade, Sud diu, etj. Kjo i ngjan ajetit tj etër, ku i Lartësuari thotë: “Ne e kemi shkruar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh), se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” [Enbija 105]. Pra, bëhet fjalë për tokën e Xhenetit. - “Ne mund vendosemi ku të duam në Xhenet.” - Mund të shkojmë ku dëshirojmë në Xhenet. - “Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira! – Sa i mirë është Xheneti, si shpërblim për punët tona! Në dy Sahih-ët vjen prej Zuhrit hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2293. “... Pastaj më futën në Xhenet, ku pashë mure të vegjël (të ulët) perlash dhe dheun e tij që ishte misk.”

Mus'haf Hape →
Nisa 4:155–4:159 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Merjemen se kishte mbetur shtatzënë nga marrëdhënie jashtëmartesore. Madje, disa e akuzuan se kishte kryer marrëdhënie gjatë kohës së ciklit. Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Ata u mallkuan) Për shkak të shkeljes së besëlidhjes (me Zotin) , të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të drejtë dhe të thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. - Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve e poshtërsive që ata kryenin. Ato u bënë shkak që ata të mallkoheshin dhe të ishin larg mëshirës e udhëzimit të drejtë. Në krye të këtyre gjynaheve ishte shkelja e besëlidhjes nga ana e tyre, si edhe mohimi i argumenteve dhe fakteve të Allahut. Ata nuk donin të besonin edhe mrekullitë e shumta, që i panë me sytë e tyre nga profetët. Allahu i Madhëruar thotë: “ ... të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të drejtë ...”. Të shumta ishin krimet e padrejtësitë e tyre kundër profetëve. Ata vranë një numër të madh profetësh të dërguar ndër ta. Ndër veprat e këqija ishte edhe fjala e njohur e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh e kanë shpjeguar këtë fjalë: “Zemrat tona janë të mbështjella dhe të vulosura.” Kështu, ata sikur justifikoheshin se përse ata nuk arrinin të kuptonin Muhamedin kur u fliste dhe fenë në të cilën i ftonte. Është thënë, gjithashtu, se me këto fjalë ata mëtonin se zemrat e tyre ishin të mbushura me dituri dhe tashmë ato nuk pranonin më diçka tjetër. Kështu e ka përcjell El Kelbiju nga Ebu Salihu, e ky nga Ibn Abasi. Por Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë këto pretendime të kota, duke thënë: - Allahu ua vulosi ato (zemrat) për shkak të mohimit të tyre, prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.” - Ai ua ktheu mbrapsht gjithçka që pretendonin për veten e tyre dhe çdo justifikim ku mbështeteshin. Një ajet i ngjashëm u shpjegua më parë në suren Bekare. Allahu i Madhëruar thotë: “...prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.” Zemrat e tyre ishin mësuar tashmë me refuzimin e besimit dhe me kalimin e kufijve të Zotit. Ato kishin shumë pak iman. Gjynah tjetër, për të cilin merituan këtë ndëshkim, ishte: - (Ata u mallkuan) Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes...” - Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka shpjeguar se ata e akuzuan Merjemen për imoralitet. Po kështu e kanë shpjeguar edhe një grup selefësh dhe, në fakt, kjo duket e kuptohet qartë nga ajeti. Kështu, ata e akuzuan Merjemen se kishte mbetur shtatzënë nga marrëdhënie jashtëmartesore. Madje, disa e akuzuan se kishte kryer marrëdhënie gjatë kohës së ciklit. Allahu i mallkoftë me mallkime të njëpasnjëshme e të pandërprera deri në Ditën e Gjykimit, për këto shpifje e fjalë të poshtra! - edhe për shkak se thoshin (me mburrje): “Ne e vramë Mesihun - Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. - Pra, me qesëndi e tallje për Mesihun, thoshin: “Atë që pretendonte atë gradë tek Zoti, ne e vramë!” Kështu vepruan jehudët me Isain . Kur Allahu i Madhëruar dërgoi Isain ﷺ me argumente e udhëzim të qartë, ata i pushtoi smira, për shkak të gradës së lartë që Allahu i dhuroi me profetësinë e mrekulli të shumta. Ai shëronte të verbërit e lindur dhe të sëmurët me lebër. Me lejen e Allahu, ai ngjallte të vdekurit. Me lejen e Zotit, ai formësonte një zog prej balte, pastaj i frynte, dhe ai bëhej zog i gjallë, që fluturonte dhe që ai e shihte tek ngrihej në fluturim. E, me gjithë këto mrekulli, ata e mohuan, e kundërshtuan rrugën dhe udhëzimin që ai u solli nga Zoti. Përkunndrazi, ata u përkushtuan me të gjitha forcat që ta mundonin e ta përndiqnin. Aq shumë po e mundonin, saqë profeti Isa u largua dhe nuk qëndronte më mes tyre në qytet, madje ishte gjithmonë në lëvizje, së bashku me nënën e tij. Megjithatë, ata nuk u ndalën, por ndërhynë tek mbreti i Damaskut në atë kohë, i cili ishte një idhujtar, që adhuronte yjet e planetet. Ata arritën ta bindnin se në Bejt el Makdes kishte dalë një burrë, i cili devijonte njerëzit dhe i nxiste ata të mos i bindeshin mbretit dhe mëkëmbësve të tij. Mbreti u zemërua dhe i shkroi mëkëmbësit të tij në Kuds që ta ndalonte këtë njeri, ta kryqëzonte e t’i vendoste në kokë një kurorë gjembash. Me të mbërritur mesazhi i mbretit, mëkëmbësi e zbatoi menjëherë urdhrin dhe, së bashku me një grup jehudësh, shkuan tek shtëpia ku qëndronte Isai. Ai ishte atje në shoqërinë e një grupi shoqëruesish të tij, 12 ose 13 prej tyre. Thuhet se kjo ka ndodhur, në mbrëmje, pas ikindisë së ditës së xhuma, duke aguar dita e shtunë. Ata e rrethuan vendin dhe Isai e ndieu se tashmë ose do të hynin ose duhej që ai të dilte. Atëherë, Isai iu drejtohet shokëve të vet dhe u thotë: “Kush nga ju pranon që të marrë shëmbëlltyrën time dhe të jetë më pas shoqëruesi im në Xhenet?” Doli një djalosh i ri, i cili e pranoi këtë mision. Por Isai e pa atë si ende të ri për këtë peshë, prandaj e përsëriti ftesën për herë të dytë dhe të tretë. Por çdo herë ishte i njëjti djalosh, i vetmi që dilte vullnetar. Atëherë, i tha: “Ti do të jesh ai!” Kështu, mbi të u hodh pamja e Isait dhe ai dukej si të ishte vërtet Isai. Në atë moment, tavani i shtëpisë u hap dhe Isai, që tashmë e kishte kapur një dremitje, u ngrit në qiell në atë gjendje. Allahu i Lartësuar thotë në suren Al Imran, ajeti 55: “ (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. Unë do të të shpëtoj ty prej (sherrit të) atyre që nuk besojnë dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, vetëm tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për ato çështje për të cilat ratë në kundërshti”.”. Pasi u ngrit në qiell, dishepujt e Isait dolën jashtë. Kur panë djaloshin me pamjen e Isait, njerëzit e mbretit menduan se ishte Isai, ndaj e morën atë natë dhe e kryqëzuan. Më pas i vendosën një kurorë gjembash në kokë. Jehudët treguan hapur se ishin ata që e bënë një krim të tillë, madje krenoheshin me këtë vepër. Shumë grupacione të krishtere të palogjikshëm e të paditur, e besuan këtë teori të tyre, përveç atyre që ishin në shtëpi së bashku me Mesihun, të cilët ishin dëshmitarë se ai u ngrit në qiell. Ndërsa pjesa tjetër menduan ashtu si jehudët, pra, se i kryqëzuari ishte vetë Isai. Por Allahu i Madhëruar e qartësoi çështjen e Isait në Librin që ia zbriti Profetit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ . Allahu i Lartësuar, i Cili është më i vërteti në Fjalët e tij dhe i gjithëdituri për të fshehtat, për atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë më pas, thotë: - Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. - Domethënë, ata panë dikë tjetër, që i ngjante Isait dhe e kryqëzuan, duke menduar se ishte Isai, prandaj i Lartësuari thotë: - Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. - Këtu flitet për ata jehudë të cilët pretenduan se e vranë Isain dhe të gjithë ata injorantë të krishterë, të cilët e besuan këtë mashtrim dhe iu dorëzuan këtij versioni. I Madhëruari thotë: - Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. - Allahu është i Plotfuqishmi, Krenari e Ngadhënjimtari, prandaj askush nuk mund ta cenojë e dëmtojë atë që Allahu e mbron. Ai që kërkon strehim në portën e Zotit, kurrë nuk mund të preket nga ndonjë. Allahu është i Urtë në gjithçka që ka përcaktuar e vendosur që të ndodhë e gjithçka që krijon. Atij i takon urtësia absolute dhe argumente t bindëse e të pacenueshme. Ibn Ebu Hatimi sjell shkurtimisht opinionin e Ibn Abasit në lidhje me atë që ndodhi, opinion i cili nuk ndryshon nga ajo që përmendëm më sipër e për faktin se Isai u ngrit në qiell. Ndër të tjera, ai thotë: “Ata, - pra, pasuesit e Isait - u ndanë në tri grupe. Një grup tha: “Vetë Allahu ishte mes nesh, aq sa dëshiroi të qëndronte mes nesh, pastaj u ngrit në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit jakovitë. Një grup tjetër tha: “Mes nesh ishte i Biri i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi, pastaj Allahu e ngriti në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit nestorianët. Ndërsa grupi i tretë tha: “Mes nesh ishte Robi e Profeti i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi Allahu, pastaj Allahu e ngriti atë në qiell.”. Këta ishin muslimanët, ose të dorëzuarit ndaj një Zoti të vetëm. Por dy grupet e para e sulmuan e luftuan grupin e tretë, derisa i vranë ata. Kështu, Islami vazhdoi fshehtas, derisa Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin.” Ky është një isnad i saktë deri tek Ibn Abasi. Nesaiu - por edhe një numër selefësh - përcjell se Isai u tha atyre: “Kush prej jush pranon që të bëhet shëmbëlltyra ima, të ekzekutohet në vendin tim dhe të jetë shoqëruesi im në Xhenet?” Dishepujt ishin 12 burra: Fertusi, Jakubis.... Ibn Is'haku tregon: “Më është thënë se, ndër 13 burrat që shoqëronin Isain, ishte edhe një burrë që quhej Serxhis. Pra, thuhet se ishin 13 burra, përveç Isait. Të krishterët e mohojnë që ky njeri të ketë qenë nga dishepujt, madje mëtojnë se ishte pikërisht ky njeri që u tregoi jehudëve vendin ku qëndronte Isai. Kështu, - thotë Ibn Is'haku, - nuk e di nëse ky burrë ishte njëri nga të dymbëdhjetët apo ishte i trembëdhjeti.” Thuhet, gjithashtu, se ishte pikërisht ky ai që atyre u përngjau me Isain dhe që e kryqëzuan. Ata që e kapën Isain nuk e njihnin atë, madje paguan Judën 30 dirhemë, që t’ua tregonte, kur të përballeshin me të. Ai u tha: “Kur të hyni ju, unë do të shkoj ta puth atë. Kur ta puth, ju do ta mësoni kush është, dhe atëherë kapeni!” Por kur ata hynë, Isai ishte ngritur në qiell, prandaj Juda pa Serxhisin me pamjen e Isait dhe, pa dyshuar aspak se ai ishte Isai, shkoi dhe e puthi atë. Kështu ata e morën dhe e kryqëzuan atë. Pas kësaj ngjarjeje, Juda ndjeu keqardhje dhe pendesë për këtë që ndodhi, prandaj vari veten me litar. Ai tashmë është i mallkuar nga të krishterët. Disa të krishterë besojnë se ishte Juda ai që u përngjau si Isai, prandaj ata e kryqëzuan në vend të tij. Kur e kryqëzuan, ai thoshte: “Nuk jam unë ai që kërkoni! Unë jam ai që ju tregova vendin ku ai qëndronte!” Sidoqoftë, Allahu e di më mirë për atë që ka ndodhur vërtet. Këshu, Isa u ngrit në qiell i gjallë. Allahu i Madhëruar thotë: - Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. - Ibn Xheriri ka thënë: “Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme për kuptimin e këtij ajeti. Disa prej tyre kanë thënë se kuptimi është: “...para vdekjes së Isait.” Sipas këtij kuptimi, të gjithë ithtarët e Librit kanë për ta besuar Isain kur ai të zbresë për të vrarë Dexhalin, ose Mesihun e rremë. Në atë kohë do të ketë vetëm një besim e një fe, Islami: besimi në një Zot të vetëm e larg çdo idhujtarie, besimi i pastër i Ibrahimit ﷺ. Cilët janë ata që kanë dhënë këtë shpjegim? Nga Ibn Abasi dhe Seid Ibn Xh ubejri përcillet të kenë thënë: Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij...”, domethënë, para vdekjes së Isait. Po kështu edhe El Afiju sjell një thënie të ngjashme nga Ibn Abasi. Ebu Maliku shpjegon: “Kj do të ndodhë kur Isai të zbresë në tokë. Para vdekjes së tij, nuk do të mbetet askush prej ithtarëve të Librit pa besuar në të.” Ky është mendimi më i saktë dhe i vërtetë, siç do ta vërtetojmë me argumentet të prera më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar! Vetëm tek Ai e kemi besimin dhe vetëm Atij i mbështetemi e kërkojmë ndihmë! Në fakt, janë thënë edhe shpjegime të tjera, por - sikurse thamë më lart, - ky është mendimi më i saktë. Ky është edhe kuptimi që del nga analiza që mund t’i bëjmë kontekstit të ajeteve. Ajetet hedhin poshtë pretendimin e jehudëve për vrasjen e Isait. Ai ishte një mashtrim, që të krishterët, me paditurinë e tyre, e morën për të vërtetë. Allahu i Madhëruar na bën të qartë se çështja nuk qëndron aspak ashtu. Atyre iu përngjau sikur e vranë Isain, por në të vërtetë ata vranë atë që i shëmbëllete atij dhe madje nuk ishin të sigurt në këtë. Allahu i Madhëruar e ngriti Isain të gjallë pranë Vetes. Isai do të zbresë përsëri në tokë para Ditës së Kijametit, siç tregojnë për këtë hadithe të shumta, disa prej të cilëve do t’i sjellim më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar! Kur të zbresë në tokë, Isai do të thyejë kryqet, do të zhdukë derrat, do të zhvlerësojë xhizjen, domethënë nuk do ta pranojë atë nga pasuesit e feve të tjera dhe nuk do të pranojë nga askush fe tjetër veç fesë islame; pra, ose Islam, ose shpatën. Qëllimi këtu është që të pohojmë faktin se Isai (a.s.) është tashmë i gjallë në qiell dhe do të zbresë përsëri në tokë përpara Ditës së Kijametit, për të përgënjeshtruar shpifjet e jehudëve dhe të krishterëve në lidhje me të, besimet e fjalët e të cilëve janë kontradiktore. Jehudët e fyen e shpifën për Isain dhe nënën e tij të pastër me fjalë shumë të rënda e të shëmtuara. Ndërsa krishterët e mbilëvduan figurën e Isait, duke e ngritur në një gradë që nuk i takon. Në vend që ta pranonin si një profet të zgjedhur të Zotit, e ngritën në gradën e hyjnores dhe e trajtuan si zot. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet e trillimet e zullumqartëve dhe të paditurve! Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë veç Tij! Disa hadithe të sakta që flasin për zbritjen e Isait në tokë, para Ditës së Kijametit në kohën e fundit dhe se ai do ti ftojë njerëzit në adhurimin e Allahut si një të vetëm e të pashoq. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që rrëfen se Profeti i Allahut ka th ënë: 873 . “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Pritet që ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi. Ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të zhverësojë xhizjen. Në atë kohë do të shp ërndahet pasuri e madhe, aq sa askush nuk do të pranojë sadaka. Në atë kohë, një sexhde për Allahun do të jetë më e mirë se e gjithë dynjaja dhe çfarë ka në të.” Pastaj, - thotë Ebu Hurejra - lexoni, nëse dëshironi, fjalën e Allahut, kur thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij, nd ërsa Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.”“ Me këto fjalë e ka sjellë edhe Muslimi. - Buhariu dhe Muslimi kanë përnxjerrë një hadith, që e sjell edhe Ibn Merde uejhi, nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 874 . “Pritet që ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi. Ai do të vrasë Dexhalin, do të vrasë derrat, do të thyejë kryqin dhe do të zhveftësojë xhizjen. Në atë kohë do të shpërndahet pasuri e madhe dhe sexhdja do të jetë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.” Ebu Hurejra tha: “Lexoni nëse dëshironi, fjalën e Allahut, kur thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij ...”, pra, para vdekjes së Isait. Ebu Hurejra e përsëriti këtë tri herë.” - Përmes një rruge tjetër transmetimi, Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 875. “Isai, i biri i Merjemes, ka për ta ngritur zërin me telbije, duke ardhur nga viset e Rauhâs, për të kryer haxhin ose umren, ose për të dyja bashkë.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Muslimi, në versionin që e ka përnxjerrë i vetëm ai. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 876. “E si do të jetë gjendja juaj kur ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, dhe imami që do t’ju prijë do të jetë nga mesi juaj, prej jush.” - Përmes një rruge tjetër transmetimi, Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 877. “Profetët janë vëllezër nga nëna të ndryshme. Nënat e tyre janë të ndryshme, por feja e tyre është një. Unë jam më i afërti me Isain, birin e Merjemes, sepse mes meje dhe tij nuk ka patur asnjë profet. Ai do të zbresë dhe, kur të vijë, duhet ta njihni atë. Ai është një burrë me gjatësi mesatare, me ngjyr ë mes të kuqes dhe të bardhës. Do të ketë veshur dy roba mumassaran (të endura në vegjë, e të ngjyera me një ngjyrë të lehtë të verdhë në të kuqërremtë.) Koka (e flokët e tij) duket sikur pikon ujë, edhe pse nuk është e lagur. Ai do të shtypë (e thyejë) kryqin, do të vrasë derrat, do të zhvleftësojë xhizjen dhe do t’i ftojë njerëzit në Islam. Në kohën e tij, Allahu do t’i zhdukë të gjitha fetë, përveç Islamit. Në kohën e tij, Allahu do të vrasë Dexhalin. Atëherë, paqja do të mbulojë tokën, aq sa luanët do të kullosin së bashku me devetë, tigrat me lopët e egra, ujqërit me delet dhe fëmijët do të luajnë me gjarpërinj, të cilët nuk do t’i dëmtojnë aspak. Ai do të qëndrojë 40 vjet, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do të falen për të (namazin e xhenazes).” Kështu e ka transmetuar edhe Ebu Daudi. - Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Nuvas Ibn Semani, i cili ka thënë: 878. “Profeti na tregoi një ditë për Dexhalin dhe e përçmoi atë, por edhe na frikësoi për fitnen e tij, aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave. Kur shkuam tek ai, e ndjeu shqetësimin tonë, që na dukej qartë në fytyrë dhe tha: “Çfarë keni kështu?!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ti na përmende Dexhalin një ditë dhe e përçmove por edhe na frikësove (hafeda dhe rafea), aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave.” Ai tha: “Tjetër gjë kam frikë për ju, më shumë sesa Dexhali... . Nëse ai del e unë jam ndër ju, unë do t’i kundërvihem atij për ju. E nëse del kur nuk jam unë ndër ju, secili do t’i kundërvihet vetë, se është Allahu Ai që kujdeset për çdo musliman. Ai është një i ri, me flokë me kaçurrela shumë të imta e të dendura, njëri sy i të cilit është si i nxjerrë. Ai i ngjan shumë me Abdul Uzza Ibn Katni. Ai që e arrin kohën e tij, le t’i lexojë atij fillimin e sures El Kehf. Ai do të shfaqet në një vend mes Shamit dhe Irakut. Ai do të shkaktojë shkatërrime shumë të mëdha ngado që do të shkojë . O robërit e Allahut, qëndroni të palëkundur (në besimin e pastër) e bëni durim!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po, sa do të qëndrojë ai në tokë?” - “Dyzet ditë. Dita e parë do të jetë si vit, dita e dytë si muaj, dita e tretë si javë dhe ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja.” - “O i Dërguari i Allahut, po atë ditë që do të jetë si vit, a na mjafton të falim vetëm namazet e një dite?” Ai tha: “Përcaktojeni me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e fortë. Ai do të shkojë në një popull për t’i ftuar (në rrugën e tij) dhe ata do ta besojnë dhe pranojnë ftesën e tij. Atëherë, ai do të urdhërojë qiellin, dhe nga qielli do të bjerë shi; do të urdhërojë tokën, dhe toka do të nxjerrë bimësi. Bagëtitë do të kthehen të fryra nga kullotat (më të mira), me gjinjtë të mëdha e plot qumësht dhe bark të fryrë (të ngopura, të shëndosha dhe plot mish). Më pas, ai do të shkojë në një popull tjetër, për t’i ftuar (në rrugën e tij), por ata do ta refuzojnë ftesën e tij. Atëherë, ai largohet prej tyre dhe i lë në thatësirë e me duar bosh, pa asnjë pasuri. Dexhali do të kalojë pranë një vendi të shkretuar dhe do të thotë: “Nxirri të gjitha thesaret e tua!” Dhe aty do të dalin thesare, që e ndjekin atë nga pas, si tufat e bletëve (që ndjekin mbretëreshën). Pastaj ai fton një djalosh plot jetë e gjallëri, e gjuan me shpatë dhe e ndan më dysh, duke ia larguar dy pjesët aq sa një hedhje shigjete. Pastaj e thërret për të ardhur pranë tij dhe ai i shkon, me fytyrën që i ndriçon dhe duke buzëqeshur. Pikërisht në këtë gjendje, Allahu zbret Mesihun, birin e Merjemes, i cili zbret tek Minarja e Bardhë, në lindje të Damaskut, i veshur me dy rroba të ngjyera me bojë, duke u mbajtur në krahët e melekëve. Kur e ul kokën poshtë, flokët i pikojnë ujë, ndërsa kur e ngre kokën, nga flokët e tij duket sikur bien pika uji, që shndrisin si diamante. Çdo mosbesimtar që e kap fryma e Isait, ka për të vdekur; dhe fryma e tij shkon aq larg, sa shikimi i tij. Ai e kërkon Dexhalin, derisa e arrin në portën e Luddit, dhe atje e vret atë. Pastaj Isai (a.s.) shkon e takon shumë njerëz, që Allahu i ka shpëtuar nga sprova e Dexhalit dhe, duke ua fshirë fytyrat, u tregon për vendin e tyre në Xhenet. Në atë gjendje, Allahu i shpall Isait: “Unë kam nxjerrë disa njerëz, me të cilët askush nuk mund të përballet në luftë. Për këtë arsye, mblidhi robërit e Mi në Tur.” Atëherë, Allahu nxjerr jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët derdhen me furi nga çdo luginë. Të parët që dalin prej tyre kalojnë në liqenin e Taberies dhe e pinë atë. Kur të kalojnë të fundmit e tyre, do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Isai dhe shokët e tij qëndrojnë të izoluar, aq sa në ato kohë të vështira, një kokë demi do të jetë më e shtrenjtë se 100 dinarë floriri për ju sot. Atëherë, Isai dhe shokët e tij i luten Allahut për çlirim nga kjo bela, dhe Allahu i Madhëruar bën që në qafat e tyre të dalë një lloj krimbi, pas të cilit ata gdhijnë të gjithë të vrarë, si të ishin një njeri i vetëm. Pas kësaj, Isai (a.s.) dhe shokët e tij zbresin në tokë, të cilën e gjejnë të mbushur me kufomat dhe erën e tyre të keqe. Isai (a.s.) dhe shokët e tij i luten edhe një herë Allahut dhe Ai dërgon disa zogj me qafa të gjata, si qafa devesh buħt (deve të lindura nga kryqëzimi i deveve arabe me joarabe, të cilët janë me qafa të gjata), dhe ato i marrin kufomat dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu. Më pas, Allahu dërgon një shi, nga i cili nuk mund të të mbrojë as shtëpia prej balte dhe as ajo prej leshi (deveje), dhe e lan tokën, derisa e bën atë si pasqyrë. Pastaj tokës do t’i thuhet: “Nxirri frutat dhe u ktheftë begatia jote!” Atë ditë, disa burra do të ngopen me një shegë dhe do të mund të qëndrojnë nën hijen e lëvores së saj. Allahu sjell begati në kafshët e qumështit, aq sa një mjelje deveje mjafton për një grup shumë të madh njerëzish. Kur të jenë në këtë gjendje, Allahu dërgon një erë të mirë, e cila u kalon nën sqetulla dhe merr shpirtin e çdo besimtari dhe çdo muslimani, derisa në tokë mbeten vetëm krijesat më të këqija, që çiftohen njëlloj si gomerët (haptazi nëpër rrugë). Në kohën e tyre do të ndodhë Kijameti.” Hadithin e sjell Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve. - Ahmedi sjell hadithin nga Mexhmea Ibn Xharije, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 879. “Isai, i biri i Merjemes, e vret Mesihun e rremë në portën e Ludit - ose përbri Ludit” Kështu e ka përcjell Tirmidhiu, i cili ka thënë që ky është një hadith i saktë. Për sa u përket haditheve ku përmendet vetëm Dexhali (pa Isain), janë të shumta. Ata i gjen në librat përmbledhës të haditheve sahih, ĥasen, në Mesânid-e etj. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hudhejfe Ibn Usejd el Gifari, i cili ka thënë: 880 . “Profeti i Allahut erdhi tek ne nga Arafati, kur ne po kujtonim e flisnim për Orën e Kijametit. Ai tha: “Kijameti nuk do të ndodhë derisa të shihni dhjetë shenja: “Lindja e diellit nga perëndimi, tymi, dalja e kafshës, dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, zbritja e Isait, birit të Merjemes, dalja e Dexhalit, tri tronditje të mëdha: një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arab; dhe një zjarr që do të dalë nga thellësitë e Adnit, i cili do të grumbullojë bashkë njerëzit. Ai qëndron gjatë natës, kur njerëzit pushojnë, por edhe gjatë ditës, kur njerëzit pushojnë (për gjumin e ditës).” Dexhali dhe ushtarët e tij do të jenë jehudë Në disa hadithe që Abdur -Rahman el Muharibi sjell nga Ismail Ibn Rafi’ thuhet: 881. “...Umu Shurejku pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Po arabët ku do të jenë në atë kohë?” Ai tha: “Ata do të jenë të pakët në atë kohë. Shumica e tyre do të jenë të mbledhur në Bejt el Makdes. Imami i tyre në atë kohë do të jetë një burrë i mirë. 219 Kur të dalë imami për t’u prirë në namazin e sabahut, atëherë zbret Isai i biri i Merjemes. Imami tërhiqet mbrapsht, për t’i lënë vendin Isait për të prirë në namaz, por Isai vendos dorën mes shpatullave të tij dhe i thotë: “Vazhdo na prij në namaz, se për ty u thirr ikameti!” Atëherë imami vazhdon e fal namazin me ta. Pasi mbarojnë namazin, Isai thotë: “Hapeni portën! Kur e hapin, shohin se përpara portës qëndron Dexhali, bashkë me të cilin janë 70 mijë jehudë; të gjithë kanë shpata të stolisura dhe shalle (tajlesan) në kokë. Sapo Dexhali sheh Isain, fillon e tretet si kripa në ujë dhe vrapon të largohet. Atëherë, Isai thotë: “Unë kam për të të dhënë një goditje, së cilës nuk mund t’i shpëtosh!” Dhe e arrin në portën Ludd, në lindje (të Bejt el Makdes), ku edhe e vret atë. Kështu, Allahu i Madhëruar i poshtëron jehudët. Atëherë, çdo krijesë e Allahut: pemët, gurët, muret apo kafshët, pas së cilës jehudët do të mundohen të fshihen, Allahu do ta bëjë që të flasë e të thotë: “O robi i Allahut, o musliman! Këtu pas meje është një jehud! Eja dhe vrite atë!” Përveç shkurres gharkad (Lycium), e cila është pema e jehudëve dhe nuk do të flasë...” Janë të shumta hadithet muteuatir 220 nga Profeti, që vijnë nga Ebu Hurejra, Ibn Mesudi, Uthman Ibn Ebil Asi, Ebu Umame, Neuras Ibn Seman, Abdullah Ibn Am r Ibn Asi, Mexhmea Ibn Xharije, Ebu Shurejha, Hudhejfete Ibn Usejd, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Në to tregohet me hollësi për mënyrën si do të zbresë Isai në tokë, vendi ku do të zbresë dhe tregohet se do të jetë në Sham, madje më konkretisht, në Damask, në Minaren Lindore. Tregohet, gjithashtu, se kjo do të ndodhë në kohën e namazit të sabahut. Isai do të vrasë derr at, do të thyejë kryqin, do të zhvlerësojë xhizjen dhe nuk do të pranojë fe tjetër nga njeri përveç Islamit, sikurse u cituan me lart hadithet në dy Sahih -ët. Në atë kohë do të bien poshtë të gjitha arsyetimet e krishterëve dhe do të hiqen të gjitha paqartësitë dhe dyshimet e tyre nga zemrat, prandaj të gjithë do të hynë në fenë islame, duke pasuar Isain. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij...” Ky i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ai (Isai) është parashenjë e Kijametit, prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e Kijametit) , por pasoni rrugën time. Kjo është rruga e drejtë!” Ky ajet është lexuar edhe: “ le alemun lis -sâ’ah”, domethënë: “ai do të jetë argument e tregues për afrimin e Kijametit”. Me zbritjen e Isait, Kijameti është shumë afër, sepse ai zbret pas daljes së Dexhalit dhe e vret atë. Në hadith të saktë është thënë se: “Për çdo sëmundje, Allahu ka sjellë edhe shërimin (ilaçin) e saj.” Në kohën e Isait do të dalin jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët Allahu i shkatërron me lutjen e begatshme të Isait, pikërisht atëherë kur ata duken më të fuqishëm se kurrë, siç thotë Zoti: “Kur të hapet ajo (penda) e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” [Enbija 96]. Përshkrimi i Isait Muslimi sjell hadithin nga Ibn Umeri, që rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 882. “Në ëndërr, Allahu më tregoi një pamje në Qabe. Pashë një burrë pak esmer, nga më të bukurit esmerë që mund të shohësh. Flokët e gjatë i binin mes dy shpatullave. Flokët i kishte të drejtë (të shtrirë), koka e tij sikur pikonte ujë. Ai kishte vendosur duart në shpatullat e dy burrave dhe bënte tavaf rreth Qabes. Unë, - thotë Profeti - pyeta: “Kush është ky?” - “Ai është Mesihu, biri i Merjemes”, - më thanë. Pas tij, pashë një burrë me flokë shumë kaçurrela të imëta, që syrin e djathtë e kishte të verbër, shumë i ngjashëm me birin e Kutunit 221. Ai kishte vendosur duart në shpatullat e një burri dhe bënte tavaf rreth Qabes. Unë pyeta: “Kush është ky?” - “Ai është Mesihu Dexhal”, - më thanë.” Nga Ibn Umeri është përcjellë se ka thënë që “Isai do të qëndrojë 7 vjet.” Për të bërë një harmonizim mes këtij transmetimi dhe hadithit tjetër, ku thuhet se Isai do të qëndrojë dyzet vjet në tokë, mund të themi se: periudha dyzetvjeçare përfshin qëndrimin e Isait në tokë, para ngritjes në qiell dhe pas zbritjes në tokë, pasi është transmetuar saktësisht se kur ai u ngrit në qiell ishte 33 vjeç. Kështu, nëse i shtojmë kësaj edhe 7 vitet që do të qëndrojë kur të rikthehet në tokë, bëhen 40 vite të plota. Megjithatë, në hadithin që Abdur -Rahman Ibn Ademi përcj ell nga Ebu Hurejra thuhet se: 883. “Isai do të qëndrojë në tokë 40 vite pas zbritjes së tij, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do të falen për të (namazin e xhenazes).” Këtë hadith ka sjellë Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi. Hafidh Ebu Kasim Ibn Asakiri, kur flet për jetën e Isait në “Historinë” e tij, ndër të tjera citon disa selefë, se Isai do të varroset pranë Profetit ﷺ .Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - dhe Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. - Katadja ka thënë: “Ai do të dëshmojë se ua kumtoi mesazhin e Zotit njerëzve dhe se iu përul Allahut, duke e adhuruar Atë dhe duke dëshmuar se është i vetmi që meriton adhurimin. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im) ! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” [Maide 116 - 118].

Mus'haf Hape →
Nebe 78:6–78:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Ne Tokën të përshtatshme për ju,...” - Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i pyet njerëzit: A nuk ju kam dhuruar gjithë këto mirësi, që ju të gjykoni për madhështinë Time dhe të më jeni mirënjohës?! - “A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju,...” - Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë lehtë prej saj. Në të mund të mbillet, të ndërtohet, të hapen rrugë dhe të lëvizet normalisht, për të kërkuar mirësitë që Zoti ka vendosur tek ajo. - “...Dhe malet shtylla?” - Allahu i Lartësuar i ka bërë malet si shtylla, që ta mbajnë Tokën të lidhur e të qëndrueshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ka bërë Tokën të përshtatshme, për një jetë normale. Jo vetëm kaq, por, me pamjen madhështore të maleve, Allahu i Lartësuar e ka bërë edhe më të bukur Tokën, ku ne jetojmë. - “Ne ju krijuam në çifte.” - Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri -tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra - tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre. - “Dhe gjumin jua bëmë për pushim. ” - Pra Allahu i Lartësuar e bëri gjumin si qetësim dhe çlodhje për ne nga gjithë ato angazhime dhe vepra të ngarkuara gjatë ditës, që nëse do të ishin të vazhdueshme do të na dëmtonin dhe lodhnin shumë, fizikisht dhe shpirtërisht. - “Natën jua bëmë mbulesë, dhe ditën gjallërim (për të punuar) .” - i Gjithëmëshirshmi e ka bërë natën dhe gjumin si mbulesë për njerëzit, që të qetësojë e çlodhë trupin e mendjen e tyre. Ndërsa ditën Ai e bëri për aktivitet, për të kërkuar mirësitë e Tij. I lavdëruar qoftë i Lartësuari, për mirësitë e tij të panumërta! - “Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë,..” - Allahu i Lartësuar ka ndërtuar sipër nesh shtatë qiej madhështorë dhe të fuqishëm. Është i Plotfuqishmi që i mban ato në atë rregull aq preciz, që të mos shkatërrohen. Përveçse si mburojë për tokën, i Madhëruari e ka bërë qiellin me shumë mirësi, që janë të domosdoshme për jetën në Tokë. Një nga këto mirësi jetike për Tokën është edhe Ndriçuesi, pra, Dielli, të cilin i Lartësuari e përmend në mënyrë të veçantë: - “...dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh.” - Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Diellin me dy cilësi të tij, pa të cilat jeta në planetin Tokë do të ishte e pamundur: ai është ‘ sirâxh’ - ndriçues dhe ‘uehhâxh’ - ngrohës. Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit dhe pa mijëra e mijëra kushte të tjera, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Mos, vallë, të gjitha këto janë mbledhur rastësisht në këtë planet?! - “Prej reve lëshojmë shi të bollshëm,...” - Me rregullin e mrekullueshëm, sipas të cilit funksionon kjo gjithësi, Allahu i Lartësuar ka mundësuar që, nga retë të bjerë shi, të cilin i Gjithëmëshirshmi e ka përshkruar si ‘thexh-xhâxhâ’, pra, të bollshëm. Jo vetëm kaq, por Ai e lëshon shiun me formën më të dobishme për krijesat. Çfarë do të ndodhte nëse shiu do të binte mbi tokë dhe mbi krijesat vetëm me vrull e forcë?! - “...që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë (foragjere) edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.” - Nëpërmjet shiut, i Lartësuari u jep jetë, në mënyrë të veçantë, drithërave, si: grurit, elbit, misrit, orizit etj., që janë ushqim kryesor për njerëzit, po ashtu edhe të gjithë bimëve të tjera, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si ushqim të domosdoshëm për kafshët. Me ujin e shiut, gjithashtu, rriten pemët, çelin frytet e tyre dhe gjelbërojnë kopshtet e pyjet. Atëherë, duke qenë se Allahu i Lartësuar ju ka falur të tilla begati e mrekulli, si është e mundur që ju e mohoni dhe nuk tregoni mirënjohje ndaj Tij? Si është e mundur që ju ta quani të gënjeshtërt lajmin e Tij rreth vërtetësisë së Ditës së Gjykimit, të cilin Ai e ka sjellë nëpërmjet profetëve të Tij?! Si është e mundur që, duke shfrytëzuar mirësitë dhe begatitë e dhuruara prej Tij, ju të bëni gjynahe apo të tregoheni arrogantë dhe mospërfillës ndaj urdhrave të Tij?!

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:4–32:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… deri në më të thellat thellësi të Tokës së shtatë. I Lartësuari thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit mbi Arsh. ” - Allahu i Lartësuar na tregon se është Ai që ka krijuar të gjitha gjërat. Ai krijoi qiejt dhe Tokën dhe gjithçka mes tyre për 6 ditë, pastaj u lartësua mbi Arsh, ashtu siç i shkon madhështisë së Tij, pa përngja - sim, pa e shëmbëllyer dhe pa e krahasuar me trupat dhe krijesat , por edhe pa e keqinterpretuar duke i dhënë fjalës ‘ istiua’ kuptime jo të sakta dhe duke mohuar kuptimin e drejtpërdrejtë të saj. - “Ju nuk keni asnjë tjetër përveç Atij, që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. ” - Ai është Pronari, Mbretëruesi, Sunduesi, që i ka të gjitha çështjet në dorën e Tij. Ai është Krijuesi dhe Rregulluesi, që rregullon, administron dhe përkujdeset për çdo gjë, i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi për gjithçka. Nuk ka tjetër mik të dashur dhe kujdestar të mirë, që kujdeset për krijesat, përveç Allahut, dhe nuk ka ndërmjetësues ndryshe, veçse me lejen e Tij. - “Vallë, a nuk mendoni ?!” - O ju që adhuroni diçka tjetër veç Tij, a nuk përkujtoni këto fakte?! Ju që u mbështeteni atyre që kundërshtojnë rrugën dhe shpalljet e Tij, a nuk i kujtoni këto fakte rreth Zotit?! I lartësuar, i dëlirë, i pastër është Ai nga të pasurit ortakë, të ngjashëm, ndihmës, të barabartë dhe të denjë si Vetja. Nuk ka të adhuruar me meritë, veç Tij, nuk ka zot krijues, pronar dhe administrues të çështjeve të krijesave, përveç Allahut. - “Ai drejton të gjitha çështjet, që nga qielli e deri në Tokë. ” - Çdo urdhër e ve - ndim i Tij zbresin nga qiejt më të lartë, deri në më të thellat thellësi të Tokës së shtatë. I Lartësuari thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 12] - “Në fund, të gjitha çështjet ngjiten te Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj.” - Muxhahidi, Katadja dhe Dahhaku shpjegojnë: “Meleku zbret në këtë hapësirë, e cila është 500 vjet distancë dhe ngjitet në këtë hapësirë që është 500 vjet distancë, por ai e kryen këtë (me ndihmën e Zotit) në një çast, sa hap e mbyll sytë. - “Ai është i gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” - Allahu i Lartësuar është dëshmitar mbi punët e robërve të Tij. Tek Ai ngrihen të gjitha veprat, si të mëdhatë, ashtu edhe ato më të voglat, si të rëndësishmet, ashtu edhe ato që njerëzit nuk u japin rëndësi. Ai është El Aziz , i Cili ka mposhtur gjithçka dhe ka triumfuar mbi gjithçka. Ai është Er -Rahim Mëshirëplotë, me adhuruesit e robërit e Tij besimtarë. Ai është Ngadhënjimtari, me gjithë mëshirën e Tij të plotë dhe është Mëshirëploti, me gjithë krenarinë, lartësinë, madhështinë dhe pushtetin e Tij të pacenueshëm. K y është më i përkryeri përshkrim: krenari e madhë - shti, e pandarë nga mëshira e plotë dhe: mëshirë e plotë, e pandarë nga krenaria, fuqia dhe ngadhënjimi mbi gjithçka. Pra, Allahu është Mëshirëplotë, por jo nga pamundësia për të ndëshkuar.

Mus'haf Hape →
Mulk 67:1–67:4 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… si qiejt, tokën dhe gjithçka mes tyre. - “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën…” - Ai krijoi jetën dhe vdekjen. Ai përcaktoi që krijesat të jetojnë dhe të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “I Madhëruar është Ai, në dorën e të Cilit është i tërë sundimi, Ai i Cili është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” - Tebârake është një fjalë që tregon madhështi, begati, gjerësi e bekim. Pra, të mëdha, të mrekullueshme e të shumta janë mirësitë e Allahut. Bamirësia dhe mëshira e Tij janë gjithëpërfshirëse. Prej madhështisë së Allahut është edhe fakti që në dorën e Tij është pushteti, mbretërimi i botës qiellore dhe tokësore, në të cilat Ai krijon dhe vepron si të dëshirojë. Allahu ka përcaktuar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur për krijesat e Tij një ligj ekzistence, jete dhe adhurimi, bazuar në urtësinë e Tij absolute. Prej madhështisë së Tij është që Ai “është i Plotpushtetshëm për gjithçka”. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij absolut, Ai ka krijuar këto krijesa madhështore, si qiejt, tokën dhe gjithçka mes tyre. - “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën…” - Ai krijoi jetën dhe vdekjen. Ai përcaktoi që krijesat të jetojnë dhe të vdesin. Qëllimi i kësaj tregohet në vijim: - “…për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.” – Domethënë, për të na sprovuar me qëllim që të dalë qartë se cili është vërtet aĥsenu amelâ , pra, cili kryen vepra që Zoti i ka cilësuar si aĥsenu - “më të mirat”. Që një vepër të jetë “aĥsenu”, ajo duhet të plotësojë dy kushte: 1. të kryhet me sinqeritet vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar; 2. të jetë e saktë dhe sipas mësimeve e udhëzimeve të Allahut dhe Profetit, sepse çdo adhurim që duhet të kryejmë për të kënaqur Allahun e Lartësuar është sqaruar plotësisht nga Allahu dhe Profeti i Tij. Allahu i Lartësuar i krijoi krijesat dhe i vendosi ato të jetojnë jetën e kësaj dynjaje në këtë tokë. Ai i njoftoi ata, gjithashtu, se do të vijë një ditë që do të largohen prej saj, për t’u kthyer përsëri tek Ai që i krijoi dhe për t’u marrë në përgjegjësi. Për këtë arsye, Ai u caktoi urdhra e ndalesa, që rregullojnë jetën e tyre. Pastaj krijoi brenda tyre dëshira e prirje të shumta, për t’i sprovuar ata në zbatimin e ligjeve. Atyre që i nënshtrohen urdhrave të Tij dhe i rregullojnë veprat në bazë të këtyre urdhrave, Allahu i Lartësuar ka për t’ua përmirësuar dhe shtuar shpërblimet e Tij në të dyja jetët. Por ata që ndjekin dëshirat dhe pasionet e pakontrolluara të shpirtit dhe i flakin tej porositë e Zotit të tyre, sigurisht që do të meritojnë shpërblimin më të keq. - “Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh.” - Allahu është El Azîzu - Ngadhënjimtari. Atij i takon pushteti absolut. Me pushtetin e Tij të plotë, Allahu sundon mbi gjithçka. Këtij pushteti i janë nënshtruar të gjitha krijesat. Allahu është El Ĝafûr, pra Falës dhe Mëkatmbulues i Madh. Ai është Falës për ata që gabojnë, bëjnë gjynahe dhe lënë mangët detyrimet dhe porositë e Tij. Nëse robtë pendohen dhe kthehen tek Ai duke i kërkuar falje, Ai ua fal gjynahet, edhe nëse këto arrijnë në kupën e qiellit. Ai, gjithashtu, ua mbulon të metat e tyre, edhe nëse janë aq të shumta sa të mbulojnë gjithë dynjanë. - “Ai krijoi shtatë qiej, palë mbi palë.” Allahu krijoi shtatë qiej njëri mbi tjetrin. Pra, qiejt janë në shtatë shtresa. Allahu i krijoi qiejt në një gradë absolute bukurie dhe saktësie. - “Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk mund të shohësh ndonjë mospërputhje.” - Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk do të gjesh asnjë defekt apo mangësi. Kështu, nëse në të nuk do të gjesh asnjë lloj mangësie, atëherë ai është plotësisht i bukur, i rregullt dhe i mrekullueshëm. Ngjyra, forma, lartësia e qiejve, dielli, hëna, yjet dhe gjithë ato trupa qiellorë janë të mrekullueshëm e të pashembullt në rregullsinë dhe bukurinë e tyre. Përsosmëria e krijimit të Tij është e sigurt, prandaj Allahu i Lartësuar urdhëron që ne t’i kthejmë e t’i rikthejmë vëzhgimet tona te ky krijim. - “Vëzhgo, atëherë: A sheh ndonjë të çarë?! Përsëri e përsëri vëzhgo, por ky vëzhgim do të të kthehet mbrapsht i përulur dhe i dorëzuar!” - Allahu na udhëzon që ta vëzhgojmë thellë dhe shpesh krijimin e Tij. Por vëzhgimet tona për të gjetur ndonjë mangësi a çrregullim do të përfundojnë gjithmonë të dështuara e të dorëzuara. Edhe nëse do të provonim me të gjitha forcat të dallonim ndonjë gjë të tillë, do të mposhteshim gjithnjë para kësaj mrekullie dhe madhështie të krijuar nga i Urti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon me hollësi bukuritë e këtij qielli.

Mus'haf Hape →
Hud 11:7–11:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… mbi ujë, sipër qiellit të shtatë. Pasi krijoi qiejt dhe tokën, Ai u lartësua mbi Fron për të drejtuar çdo çështje. Allahu i rregullon çështjet e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Ai që i krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë Ditëve, - ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë...” - Allahu i Madhëruar na tregon se është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe dita e fundit ishte e premtja. Kur Ai krijoi qiejt dhe tokën, Froni i Tij qëndronte mbi ujë, sipër qiellit të shtatë. Pasi krijoi qiejt dhe tokën, Ai u lartësua mbi Fron për të drejtuar çdo çështje. Allahu i rregullon çështjet e krijimit të Tij dhe çdo përcaktim në këtë ekzistencë nëpërmjet ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe ligjeve të Sheriatit. Përmes këtyre ligjeve, Ai na sprovon në këtë jetë, siç thotë më pas: - “...që t’ju sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë.” - Që t’ju sprovojë në besimin tuaj. Allahu krijoi gjithçka në qiej dhe në tokë për ju, që - përmes urdhrave dhe ndalesave të Tij - të shikojë se cili prej jush është më vepërmirë. Për shpjegimin e këtij ajeti, Fudejl Ibn Ijadi ka thënë: “Për t’ju sprovuar se cili nga ju është më vepërmirë, pra, që kryen punë të sinqerta dhe të sakta sipas porosive të Zotit.” Kur u pyet se çfarë quhet punë e sinqertë dhe e saktë, ai tha: "Nëse një vepër kryhet me sinqeritet, por jo sipas porosive të Zotit e të Profetit, atëherë ajo është e papranueshme. Edhe nëse kryhet sipas porosive të Zotit e të Profetit, por nuk kryhet me sinqeritet, ajo përsëri nuk është e pranueshme. Një vepër pranohet veç nëse plotëson dy kushte: të kryhet me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe të kryhet sipas mësimeve e porosive të Zotit e të Profetit". Zoti duhet të adhurohet ashtu si do dhe e përshkruan Ai. Për të sqaruar se si ta adhurojmë, Ai na shpalli Librin dhe Traditën e Profetit të Tij. Ky ajet i ngjan ajeteve të tjera kuranore, si: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë.” [Dharijat 56]; ose: "Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet." [Talak 12]. Kështu, i Madhëruari i krijoi qiejt dhe Tokën që vetëm Ai të adhurohet dhe robërit ta njohin Atë me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, dhe përmes veprave të Tij madhështore. Dhe pikërisht për këtë edhe i urdhëroi. Ata që nënshtrohen dhe zbatojnë urdhrat e Zotit, për hir të dashurisë për Atë, prej shpresës në shpërblimin e Tij dhe prej frikës nga ndëshkimi i Tij, ata janë të shpëtuar e të fituar. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën këtyre çështjeve, ata janë të shkatërruarit, të dështuarit dhe dëshpëruarit. Allahu që i krijoi robërit për ta adhuruar Atë si Një e të Vetëm, për t’i urdhëruar e ndaluar, ka krijuar edhe një vend ku do t’i shpërblejë të gjithë sipas përmbushjes ose jo të këtyre detyrave. Më pas, i Madhëruari përmend mosbesimin e idhujtarëve në ringjalljen dhe llogarinë e drejtë: - “Nëse u thua 'Me siguri që do të ringjalleni pas vdekjes.', mohuesit me këmbëngulje thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një magji e qartë.”. - Kur u flet për ringjalljen dhe llogarinë para Zotit, ata nuk të besojnë, madje të kundërshtojnë me këmbëngulje. Ata shpifin dhe e konsiderojnë Shpalljen që t'u dha prej Zotit si një trillim e mashtrim, duke thënë: "Kjo është një magji e qartë". Por le ta dinë dhe të binden se kjo Shpallje është e vërteta e qartë dhe e pakundërshtueshme. - “Nëse Ne ua vonojmë ndëshkimin për njëfarë kohe, ata thonë: “Pse nuk po ndodh?!”” - Kur Allahu i Madhëruar i afatizon dhe ua vonon ndëshkimin, ata, nga injoranca e thellë dhe padrejtësia e madhe, thonë: “Pse nuk po ndodh?!”, çfarë e pengon këtë ndëshkim?! Nga kjo nënkuptohet se ata e mohojnë faktin e llogaridhënies dhe të ndëshkimit të mosbesimtarëve. Për të argumentuar mosbesimin e tyre ndaj Profetit, ata arsyetohen me faktin që ndëshkimi me të cilin ai i kërcënonte nuk po u vinte. Subĥânallah! Çfarë arsyetimi i shtrembër dhe i padrejtë! - “Por le ta dinë se, kur t'u vijë dita, asgjë nuk ka për t’ua larguar më (ndëshkimin) dhe mbi ta do të bëhet realitet ai (kërcënim) me të cilin talleshin.”” - Le ta dinë se ditën kur të zbresë dënimi i Zotit, që ata nuk duan ta besojnë, ai nuk ka për t’u ndalur më dhe ata nuk kanë për të shpëtuar prej tij. Madje, atyre nuk ka për t'iu dhënë as mundësia për të reflektuar mbi veprimet e tyre. Dijeni, o të mjerë, se ajo është dita kur do të bëhet realitet ndëshkimi, me të cilin ju talleshit, sepse ishit të bindur që nuk do të ndodhte! Atë ditë do të vërtetohet edhe besnikëria e atij profeti, që ju e mohonit me aq kokëfortësi, dhe nuk do të keni më asnjë shans për të kthyer rrugë.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:26–33:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e Tij, i cili u kthye triumfues, ndërsa ushtria e madhe e idhujtarëve dhe tradhtarëve u kthye e dëshpëruar e duarbosh. 2121. “Në kohën që Profeti po …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E përmendëm më lart se fisi jehud i Benu Kurejdhas e shkeli paktin me Profetin e Allahut, dhe kjo ndodhi e nxitur nga Hujej Ibn Ahtab el Nadrij, - Allahu e mallkoftë! Ai foli me prijësin e tyre Keab Ibn Esedin, derisa e bindi për të thyer paktin me Profetin dhe për të marrë pjesë në aleancën kundër tij. Kur ky lajm i mbërriti Profetit të Allahut, ai u hidhërua shumë. Ky qe një shqetësim shumë i madh për të dhe për besimtarët. Megjithatë, Allahu i Lartësuar e ndihmoi Profetin e Tij, i cili u kthye triumfues, ndërsa ushtria e madhe e idhujtarëve dhe tradhtarëve u kthye e dëshpëruar e duarbosh. 2121. “Në kohën që Profeti po lahej, nga mundimi i atij rrethimi të gjatë, në shtëpinë e Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ia beh Xhibrili (a.s.), hipur në kafshën e tij, që kishte vendosur një çallmë (prej mëndafshi. Mbi shpinën e kafshës së tij kishte hedhur një rrobë prej dibaxhi (rrobë e trashë e thurur me mëndafsh). Ai tha: “A i lëshove armët, o i Dërguari i Allahut?!” - “Po”, - tha Profeti ﷺ - “Ndërsa melekët ende nuk i kanë ulur armët dhe unë u ktheva tek ti, pasi jam nisur drejt atij populli (tradhtar e thyes të paktit). Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar të urdhëron të shkosh drejt Benu Kurejdhas dhe më urdhëroi mua që t’i bëj të dridhen këmbët (dhe zemrat) e tyre.” Atëherë, Profeti i Allahut u nis menjëherë dhe urdhëroi ushtrinë e tij të niseshin drejt Benu Kurejdhas. Kur ishte disa milje larg Medinës, e pikërisht pas namazit të drekës, Profeti i Allahut tha: “Namazin e ikindisë ta falni veçse te Benu Kurejdhat!” Të gjithë iu përgjigjën thirrjes për luftë dhe menjëherë u nisën për udhëtim. Namazi i ikindisë i zuri ata gjatë rrugës. Disa besimtarë thanë: “Do të falemi vetëm pasi të mbërrijmë te Benu Kurejdhat, sikurse u urdhëruam.” Dhe kështu vepruan, porse ikindinë mundën ta falnin veçse pasi kishte hyrë koha e jacisë. Ndërsa disa të tjerët thanë: “Profeti ﷺ nuk kërkoi pikërisht këtë prej nesh! Ai donte të kuptonim që ne duhet të shkonim shumë shpejt tek ai fis.” Këta e falën namazin e ikindisë gjatë rrugës. Më pas, Profeti ﷺ nuk qortoi asnjërën nga palët për çka vepruan.163 Gjatë kësaj kohe, Profeti la në Medinë Ibn Ummu Mektumin. Ai ia dha flamurin Ali Ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Profeti i rrethoi ata për 25 net. Kur e panë se ky rrethim po bëhej i padurueshëm, ata pranuan të dorëzoheshin dhe të pranonin vetëm gjykimin e Sad Ibn Muadhit, zotëria i fisit të madh të luftëtarëve Eus (Allahu qoftë i kënaqur me të!). 164 Fisi i Eusit ishin aleatë me Beni Kurejdhat para Islamit, ndaj këta të fundit menduan se Profeti do ta pranonte ndërmjetësimin e tyre për ta, ashtu sikurse veproi me fisin Benu Kajnuka, kur ai pranoi ndërmjetësimin e Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulit, prijësit të fisit Hazrexh, aleatëve të Benu Kajnukas. Atëherë, Profeti ftoi Sad Ibn Muadhin nga Medina, që të jepte gjykimin në lidhje me ta. Sadi ishte i sëmurë e vuante plagët e marra në luftën e Hendekut. Kur Sadi u afrua hipur mbi kafshë, njerëzit në dy anët e tij i thoshin: “O Sad, tregohu i mëshirshëm me aleatët tanë (Benu Kurejdhat), se Profeti ﷺ e la në dorën tënde gjykimin!” Ata ia përsëritën shumë herë këto fjalë, por ai ecte i heshtur, derisa mbërriti te Profeti ﷺ . Kur njerëzit ia përsëritën ato fjalë, Sadi tha: “Ka ardhur dita që Sadi, për hir të Allahut, të mos i druhet qortimit të askujt!” Kur dëgjuan këto fjalë, disa njerëz u kthyen në Medinë dhe lajmëruan për çfarë pritej të ndodhte. Kur mbërriti Sadi, Profeti ﷺ u tha sahabëve: “Ngrihuni në këmbë për zotërinë tuaj!” Ata i thanë Sadit: “O Sad, gjykimin për këtë fis, Profeti ﷺ e la në dorën tënde.” Sadi tha: “A do të jetë gjykimi im i pranueshëm dhe i zbatueshëm për ta?” - “Po” - “Po për muslimanët, a është i pranueshëm?” - “Po” - thanë ata. - “Po për atë që ndodhet këtu?” Sadi bëri shenjë nga Profeti ﷺ , por pa e kthyer fytyrën drejt tij në shenjë respekti dhe vlerësimi për të. Profeti ﷺ tha: “Po, edhe për mua është i pranueshëm.” Atëherë, Sadi dha gjykimin: “Të vriten burrat e tyre, të robërohen familjet e tyre dhe të ndahen pasuritë e tyre!” Profeti ﷺ i drejtohet atij dhe i thotë: “Ke gjykuar me ligjin e Allahut të Lartësuar, që ndodhet mbi shtatë qiej.” Profeti ﷺ urdhëroi të vritej çdokush që kishte arritur moshën e pjekurisë. Ndërsa të miturit iu bashkangjitën familjeve të tyre, e patën të njëjtin gjykim me to. Për të ekzekutuarit u krijua një varrezë në tregun e Medinës. U ekzekutuan afërsisht gjashtë - qind ose shtatëqind burra.165 - “Ai (Allahu) i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit (jehudinj), që i ndihmuan ato (ushtritë armike) , ...” - Domethënë, i nxori prej kështjellave të tyre. Ata u bënë palë me armiqtë e muslimanëve në luftën e Ahzabit, kundër Profetit të Allahut. Ata ishin fisi i Benu Kurejdhas, pasardhës të bijve të Israilit, paraardhësit e të cilëve kishin zbritur herët në Hixhaz, me shpresën për të pasu ar e mbështetur Profetin, që parashi-kohej të vinte sipas librave të tyre Teurat dhe Ungjill. Por Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre u erdhi Libri (Kur'ani) prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij (Muhamedit) ndihmën (e Allahut) kundër jobesimtarëve. Por, kur u erdhi ai (Muha-medi) që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët!” [Bekare 89].166 - “... dhe futi frikë në zemrat e tyre. ” - Allahu u futi frikën në zemër. Atyre iu fut frika, sepse mbështetën aleancën e idhujta - rëve kundër Profetit të Allahut. Pa dyshim, ai që di nuk mund të jetë njëlloj si ai që nuk di. Ata u shkaktuan frikë muslimanëve dhe u bënë kërcënim serioz për shfarosjen e tyre, por ai plan u ra mbi kokë. Ata synuan shfarosjen e muslimanëve, por shfarosën popullin e vet, përveç faktit që do të jenë në zjarr dhe do të vuajnë ndëshkimin e përjetshëm. Kjo ishte marrë -veshja e tyre e humbjes dhe e shkatërrimit. I Lartësuari thotë: - “Kështu, disa prej tyre i vratë, kurse disa të tjerë i robëruat. ” - Ata që u vranë ishin luftëtarët nga populli i tyre, ndërsa të robëruarit ishin gratë dhe fëmijët e tyre. - “Ai ju bëri ju trashëgimtarë të tokave, shtëpive dhe pasurive të tyre ...” - Kështu, ju u bëtë pronarë të atyre pasurive. - “... si edhe të një toke, që ende nuk e kishit shkelur.” - Thuhet se bëhet fjalë për çlirimin e Hajberit, ashtu siç thuhet për çlirimin e Mekës, Persisë ose të Romës. Thuhet, gjithashtu, se kjo fjali i përfshin të gjitha. - “Allahu është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.”

Mus'haf Hape →
Hashr 59:1–59:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga shkatë - rrimi në tokë, madje i ke qortuar të gjithë ata që e veprojnë diçka të tillë! Atëherë, përse po i pret dhe po i djeg palmat?” Një grup nga klani …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure është shpallur pas sures Bejineh. - “Allahun e madhëron me përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.” - Allahu i Lartësuar njofton se gjithçka që ekziston në qiej dhe në Tokë i bën tesbih, duke e adhuruar, duke dëshmuar pastërtinë e Tij nga çdo mangësi. Çdo krijesë i falet dhe i përulet Atij, çdo krijesë e beson dhe adhuron Allahun si një të vetëm, pa shok dhe partnerë, sikurse thotë Allahu i Lartë - suar në ajete të tjera: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë , duke e lavdë - ruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. - “Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” - El Aziz është Krenari, Ngadhënjimtari, i Pa - mposhturi, njëkohësisht Nënshtruesi dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, që ka urtësi në kaderin dhe Sheriatin e Tij. Urtësia në kader, domethënë, në çdo ligj që ka vendosur të zbatohet në këtë gji - thësi dhe urtësia në gjithçka që ka vendosur të ekzistojë dhe në gjithçka që përcakton. Urtësia në Sheriat, domethënë, urtësi në çdo ligj që Allahu ka vendosur për krijesat, sipas të cilit ato duhet të adhurojnë Allahun dhe të jetojnë, ligje të cilat i ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij. - “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. ” - Këtu bëhet fjalë për jehudët e fisit Benu Nadir. Kështu thotë Ibn Abasi dhe të tjerë. Le të themi diçka shkurtimisht, në lidhje me këtë luftë të zhvilluar kundër këtij fisi. Vetëm Allahut i mbështetemi dhe Atij i kërkojmë ndihmë. Autorët e librave të luftërave dhe ekspedi - tave të Profetit ﷺ thonë se shkak për luftën kundër Benu Nadirëve u bënë ndodhitë pas vrasjes së sahabëve, në vendin e quajtur ‘Pusi i Maunes’. Ishin shtatëdhjetë sahabë të Profetit ﷺ , të cilët u nisën drejt disa fiseve për t’u mësuar Islamin, por ata i vranë pabesisht. Prej sahabëve arriti të shpëtonte vetëm njëri, Amër Ibn Umeje Ed -Damrij,115 i cili, gjatë rrugës së kthimit tek Profeti ﷺ në Medinë, vrau dy burra prej fisit Benu Amir, ndërkohë që ky fis sapo kishte bërë pakt paqeje me Profetin ﷺ .Amr Ibn Umeje Ed-Damri nuk e dinte këtë fakt. Kur u kthye, ai e njoftoi Profetin e Allahut se çfarë kishte bërë. Profeti i tha: “Tashmë jam i detyruar të paguaj kompensimin për vrasjen e atyre dy burrave”. Fisi Benu Amir dhe fisi Benu Nadir kishin bërë pakt dhe aleancë me njëri-tjetrin. Profeti i Allahut u nis drejt Benu Nadirëve, një fis jehudësh, për t’u kërkuar ndihmë, në lidhje me pagesën e kompensimit të gjakut. Shtëpitë e Benu Nadirëve ishin jashtë Medinës, disa milje në lindje të saj. Kur Profeti i Allahut shkoi për t’u kërkuar ndihmë, ata thanë: “Po, o Ebu Kasim! Do të të ndihmojmë ne.” Më pas, ata u veçuan me njëri -tjetrin dhe thanë. “O burra, nuk kemi për të gjetur rast më të mirë për ta eliminuar këtë person (Muhamedin ﷺ ,) sesa tani që është mes nesh.”. Ndërko - hë, Profeti i Allahut qëndronte ulur, ngjitur me një mur të shtëpive të tyre. Ata thanë: “Cili do të ketë kurajën të ngjitet lart mbi këtë shtëpi dhe t’i hedhë një rrasë të madhe guri mbi kokë, duke na shpëtuar një herë e mirë nga ky njeri?” Këtë e mori përsipër Amër Ibn Xhahhash Ibn Kabi, i cili tha: “Do ta kryej unë.”. Kështu, ai u ngjit sipër, për të hedhur rrasën e madhe të gurit. Profeti i Allahut, në këtë mision, ishte së bashku me një grup sahabësh, mes të cilëve ishte Ebu Bekri, Umeri dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ndërkohë, Profetit të Allahut i zbriti shpallje nga qielli për qëlli - min ogurzi të atij fisi mjeran. Për këtë arsye, ai u ngrit dhe u kthye menjëherë në Medinë, i ndjekur edhe nga shokët e tij. Gjatë rrugës së kthimit, ai u tregoi sahabëve qëllimin dhe tradhtinë e jehudëve të Benu Nadirit, të cilët kishin thyer paktin mes tyre me këtë tentativë. Kështu, Profeti i Allahut urdhëroi që të bëheshin gati për luftë kundër tyre. Menjëherë, u përgatit ushtria dhe u nis drejt fisit Benu Nadir. Jehudët u mbyllën brenda kështjellave të tyre. Për këtë arsye, Profeti ﷺ urdhëroi që t’iu priteshin palmat dhe të digjeshin një pjesë e tyre. Ata i thirrën: “O Muhamed! Më herët ke ndaluar nga shkatë - rrimi në tokë, madje i ke qortuar të gjithë ata që e veprojnë diçka të tillë! Atëherë, përse po i pret dhe po i djeg palmat?” Një grup nga klani Benu Auf, që i takonin fisit të Hazrexhit, - mes të cilëve ishte kryesori i tyre, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul, por edhe Uediatu, Malik Ibn Ebu Kaukali, Suejdi dhe Daisi; të gjithë si aleatë të fisit Benu Nadir, - dërguan fjalë ndër ta që të bënin durim, duke u thënë: “Qëndroni, mbrohuni, sepse ne nuk kemi për t’ju tradhtuar. Nëse ju do të luftoni, edhe ne do të luftojmë së bashku me ju! Nëse ju dilni, edhe ne do të dalim së bashku me ju!” Kështu, mjeranët e fisit Benu Nadir shpre - suan se do ndihmoheshin nga muna fikët, por ata nuk e bënë diçka të tillë. Pas kësaj, zemrat e tyre i pushtoi tmerri, nga ajo që i priste. Si rrjedhojë, ata i kërkuan të Dërgua - rit të Allahut që thjesht t’i lejonte të largo - heshin nga vendi i tyre dhe t’ua falte jetën. Profeti ﷺ pranoi, por me një kusht: që me vete të merrnin veçse aq sa mbanin devetë e tyre, përveç armëve, që nuk do të lejoheshin t’i merrnin. Dhe ashtu u veprua. Ata morën me vete aq pasuri, sa mund të mbanin devetë. Madje, disa prej tyre shkulën edhe dyert, për t’i marrë me vete. Disa u nisën drejt Hajberit, ndërsa disa të tjerë u nisën drejt Shamit, duke u larguar nga Gadishulli Arab. Në këtë mënyrë, të gjitha pasuritë, tokat, shtëpitë dhe të mbjellat e tyre i mbe - tën Profetit të Allahut. 116 Kjo plaçkë lufte ishte vetëm për Profetin e Allahut, sepse u fitua pa luftë, kësisoj ai mund ta shpenzonte atë ku të dëshironte, në dobi të muslima - nëve. Profeti ﷺ e ndau mes muhaxhirëve të parë që erdhën në Medinë, të cilët nuk kishin asnjë pasuri, sepse mallin dhe gjënë e tyre e kishin lënë në Mekë. Ensarët nuk morën, përveç Sehl Ibn Hanifit dhe Ebu Duxhanes, për të mbyllur një hall që kishin, pasi ata vetë ishin shumë të varfër. Nga fisi i Benu Nadirit u shpëtuan veçse dy burra: Jamin Ibn Amër Ibn Keabi, i cili ishte xha - xhai i Amër Ibn Xhahshit dhe Ebu Sad Ibn Uehbi. Këtyre iu ruajt pasuria dhe pranuan Islamin. Thuhet, madje, se Jamin Ibn Amri vendosi të paguante një burrë, për të vrarë Amër Ibn Xhahshin, - projektuesin e atentatit kundër Profetit të Allahut, - dhe vërtet e vrau atë. Kështu e ka sjellë shkurti - misht Muhamed Ibn Ishaku, i cili thotë se surja Hashër ka zbritur dhe flet rreth fisit jehud të Benu Nadirit. Junus Ibn Bukejri e përcjell afërsisht kështu nga Ibn Is’haku: “Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë.” Domethënë, jehudët e Benu Nadirit. Ky ishte dëbimi i parë i jehudëve drejt tokave të Shamit.” - “Ju nuk menduat se ata do të dilnin ...” - Gjatë kohës që ju i mbanit të rrethuar, nuk menduat se ata do të dilnin. Rrethimi va - zhdoi për gjashtë ditë, për shkak të fortifi - kimit dhe kështjellave të tyre. - “... ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut.” - Edhe ata menduan se do t’i mbronin kështjellat e tyre, por u erdhi prej Allahut ajo që as e kishin menduar: - “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre.” - Allahu u futi tmerrin në zemër. E si të ndodhte ndryshe, kur ai që i kishte rre - thuar ishte Profet i madh, i cili u ndihmua nga Zoti, duke u futur tmerrin në zemër armiqve të tij, një muaj larg, sikurse thuhet në hadithin në dy Sahih-ët, që Xhabir Ibn Abdilahi përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra, që nuk i janë dhë në asnjë profeti përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg; 2. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim; 3. më është lejuar plaçka e luftës; 4. më është dhënë e drejta për ndërmjetësi min e madh (Ditën e Gjykimit); 5. çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerë - zimin mbarë.”. - “Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besi - mtarëve. Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni!” - Më sipër u përmend shpjegimi i Ibn Ishakut, në lidhje me këtë veprim të tyre. Ata shkulën çdo gjë të bukur e të vlefshme nga pronat e tyre, për t’i marrë me vete. - “Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.” - Do t’i ndëshkonte në këtë dynja me një formë tjetër, siç mund të ishte vrasja, skllavërimi i tyre apo ndëshki - me të ngjashme, por Allahu e kishte shkruar për ta se do t’i ndëshkojë në ahiret, në zja - rrin e Xhehenemit, i cili është i pashmang - shëm. - “Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” - Kjo ndodhi me ta, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata mohuan atë që Allahu i Madhëruar i zbriti Profetit të Tij, madje të gjithë profetëve të Tij, të cilët kishin përgëzuar për ardhjen e këtij Profeti të zgjedhur dhe të fundit të kohës. Ata e njihnin Profetin ﷺ ashtu siç njihnin fëmijët e tyre dhe e dinin që Muhamedi ishte Profeti i zgjedhur i Zotit. - “Çdo palmë që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut, për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” - El-lineh quhen të gjitha llojet e palmave, përveç el axhua-s. Profeti ﷺ urdhëroi për shkuljen e palmave të tyre, për t’i poshtëruar dhe për t’i futur tmerrin në zemrat e tyre. E gjitha kjo ndodhi me dëshirën, vullnetin dhe lejen e Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, lejimi në ndonjë rast i një veprimi të tillë ka urtësi të mëdha. Ndër to është dhe futja e tmerrit dhe frikës në zemrat e armikut, poshtërimi i tyre dhe përçmimi i forcës së tyre. Muxhahidi shpje - gon se: disa muhaxhirë po ndalonin njëri - tjetrin të prisnin palmat, duke thënë se ato ishin pjesë e plaçkës së luftës për musli - manët. Atëherë zbriti shpallja, që e miratoi këtë mendim të tyre, por nga ana tjetër, lejoi edhe prerjen e disave prej tyre, duke pohuar se nuk ishte gjynah. Si prerja, edhe mos - prerja ishin me lejen dhe urdhrin e Zotit. Kuptohet se prerja apo djegia e disa palma - ve u bë me qëllim që ata të detyroheshin të dilnin nga kështjellat e tyre dhe të dorëzoheshin. Dhe, me të vërtetë, kur Profeti urdhë - roi për prerjen e disa palmave, kjo solli dëshpërim në zemrat e jehudëve. Muslima - nët thanë: “Ne i premë disa dhe i lamë disa të tjera. Le të pyesim Profetin e Allahut, a kemi shpërblim për ato që premë dhe a kemi gjynah për ato që nuk i premë?” Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Çdo palmë që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut, për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” Shu - më poetë muslimanë kanë organizuar tubi - me poetike, në të cilat kanë përshkruar këtë ngjarje, ndër to edhe prerjen apo djegien e palmave dhe vrasjen e Keab Ibn Eshrefit. Krijime të bukura janë poemat e Hasan Ibn Thabitit, Keab Ibn Malikut, Ibn Kajim el Abesit, Kajs Ibn Bahrit, Ibn Tarifit etj. Nuk po i përmendim këtu të gjithë autorët dhe poemat e tyre. (Kush dëshiron të njihet me këto poezi, le t’i kthehet origji -nalit të plotë të Tefsirit të Ibn Kethirit).117

Mus'haf Hape →
Bekare 2:222–2:223 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… sjell me senedin e tij nga Ikrime një hadith nga njëra prej grave të Profetit, që tregon e thot ë: 313 . “Nëse dëshironte të kënaqej me gruan gjatë kohës së …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme, prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni (për marrëdhënie intime) , derisa të pastrohen. - Imam Ahmedi sjell hadithin prej Enesit se, kur grave të jehudëve u vinte cikli i menstruacioneve, burrat nuk hanin së bashku me to e as nuk qëndronin me to në një shtëpi. Atëherë shokët e Profetit e pyetën atë për këtë gjë, dhe Allahu i Madhëruar zbriti këto ajete. Profeti ﷺ tha: 312. “Bëni gjith çka, përveç mardhënieve intime.” Kur jehudët dëgjuan për këtë, thanë: "Çfarë do ky burrë, që nuk lë asnjë çështje tonën pa na e kundërshtuar?!" Usejd Ibn Hudajr dhe Ub âd Ibn Bishri thanë: "O i Dërguari i Allahu! Jehudët thanë kështu e ashtu. A të kryejmë marrëdhënie me gratë tona (gjatë ciklit)?" Atëherë, fytyra e Profetit ﷺ ndryshoi, aq sa menduam se u zemërua prej atyre t ë dyve. Por kur ishin duke dalë, Profetit i sollën qumësht si dhuratë. Atëherë, ai dërgoi njerëz për t’i thirrur ata të dy dhe u dha të pinin nga ai qumësht. Kështu e kuptuan se Profeti nuk kishte gjë me ata të dy.” [Muslimi]. Ebu Daudi sjell me senedin e tij nga Ikrime një hadith nga njëra prej grave të Profetit, që tregon e thot ë: 313 . “Nëse dëshironte të kënaqej me gruan gjatë kohës së ciklit të saj, e mbulonte organin e saj me rrobë.” Kështu, fjala e Allahut: " ...largohuni prej grave gjatë menstruacioneve...", ka për qëllim largimin nga marrëdhëniet në organin intim. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit: “Bëni gjith çka, përveç marrëdhënieve intime!” Prandaj, shumica e dijetarëve janë të mendimit se është e lejueshme të kënaqesh me gruan kur ajo është në periodat e saj, por pa bërë kontakt seksual. Ndërsa thjesht qëndrimi me to në aktivitetin e përditshëm është pa dyshim i lejuar, pa asnjë kundërshtim. Aishja tregon e thotë: 314: “Profeti ﷺ më thoshte që t’i laja kokën, dhe pse isha gjatë ciklit. Ai mbështeste kokën në prehrin tim dhe lexonte Kur 'an, kur unë isha gjatë menstruacioneve.” Gjithashtu prej saj, në një hadith të saktë, thuhet 315 “Ndodhte që unë haja ndonjë copë mishi, kur isha me menstruacione, dhe ia jepja Profetit, i cili e kafshonte pikërisht në vendin ku kisha kafshuar unë. Unë pija ujë ose ndonjë pije tjetër dhe ia jepja atij, i cili i vendoste buzët atje ku i kisha vendosur unë buzët”. Kush kryen marrëdhënie gjatë hajdit ka bërë gjynah dhe duhet të pendohet e t'i kërkojë falje Zotit. Po a ka detyrim tjetër për të kryer apo jo? Dy janë qëndrimet e dijetarëve për këtë çështje: 1. Po, ai duhet të japë sadaka, për kryerjen e kësaj vepre të ndaluar. Për këtë çështje, imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti ﷺ ka thënë që: 316. “Ai që kryen marrëdhënie me gruan në kohën e mestruacioneve, duhet të japë sadaka 1 dinar ose gjysëm dinari flori.” Në versionin e sjellë nga Tirmidhiu thuhet: 317. “Nëse gjaku është (ende) i kuq jep 1 dinar, 107 e nëse është i verdhë (pra, afër fundit) jep gjysëm dinari.” 2. Jo, ai nuk ka detyrim tjetër përveç pendimit. Ky është mendimi më i saktë. Ky është medhhebi i ri i imam Shafiut dhe mendimi i shumicës. Sipas këtij mendimi nuk ka detyrim asgjë përveç kërkimit të faljes tek Allahu. Për këta, hadithi i përmendur në këtë çështje si merfu' nuk është i saktë. Sipas disave, ajo që lejohet në lidhje me gruan që është me mestruacione, është të kënaqurit me gjithçka prej trupit të saj, përveç çka poshtë mesit, siç është thënë në dy Sahihët, nga Mejmunete Bintu Harith el Hilalijeh: 318. “Nëse Profeti donte të kënaqej me ndonjë nga gratë e tij, kur ajo ishte me perioda, e porosiste që të mbulohej poshtë me izar (ose fund).” Ky është teksti dhe versioni i Buhariut. Edhe në versionin e sjellë nga Buhariu dhe Muslimi sillet një tekst i ngjashëm me këtë tekst. Fjala e Allahut:"...dhe mos iu afroni (për marrëdhënie intime) , derisa të pastrohen”, shpjegon ajetin tjetër: "...prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve...". Domethënë, Allahu i Madhëruar ka ndaluar afrimin tek gruaja për kontakt intim, përderisa periodat e saj vazhdojnë. Kjo nënkupton se me t’u ndërprerë gjaku i mestruacioneve, lejohet t’i afrohesh gruas (edhe pa marrë gusulin e pastrimit nga cikli). Imam Ahmedi ka thënë në shkrimet e tij në “El Tâ’atu”: Mendoni me kujdes në këtë ajet: "Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme, prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni , derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato (për marrëdhënie intime), ashtu siç ju ka lejuar Allahu." Mos vallë, kjo tregon që gjatë ciklit menstrual nuk lejohet t’u afrohemi fare grave, siç vepronin jehudët?! Atëherë, si duhet kuptuar fjala " dhe mos iu afroni , derisa të pastrohen”? Këtë e sqaron hadithi i Mejmunetes dhe Aishes : 319. “Kur ndonjërës nga ne i vinin mestruacionet, ajo vishte izar dhe shkonte tek Profeti ﷺ në shtratin e tij.” Kjo tregon se fjala e Allahut "... dhe mos iu afroni , derisa të pastrohen." Ka për qëllim "mos iu afroni për marrëdhënie intime, sepse thjesht qëndrimi me to është i lejuar.". - Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato (për marrëdhënie intime) , ashtu siç ju ka lejuar Allahu. - Ajeti na urdhëzon se është e pëlqyeshme që të kryhen marrëdhënie pas mbarimit të ciklit, pas gusulit. Dijetarët kanë rënë dakord se marrëdhëniet intime me gruan, pas ndërprerjes së gjakut të periodave, lejohen veçse pasi gruaja të lahet, duke marrë gusul, ose pasi ka marrë tejemum, nëse plotësohen kushtet e tejemumit. Vetëm Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) thotë se është e lejuar të kryhen marrëdhënie nëse ndërpritet gjaku dhe nuk është kusht që gruaja të marrë gusul nëse cikli ka zgjatur maksimalisht, pra, dhjetë ditë sipas tij. Ibn Abasi ka thënë se: Fjala e Allahut: "... prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni, derisa të pastrohen", domethënë: kur të pastrohen nga gjaku. Ndërsa fjala e tij: "Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato (për marrëdhënie intime), ashtu siç ju ka lejuar Allahu." domethënë: kur të pastrohen me ujë, pra, të marrin gusul. Kështu kanë thënë edhe një grup tabiinësh. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: "...atëherë afrohuni tek ato (për marrëdhënie intime) , ashtu siç ju ka lejuar Allahu." Ibn Abasi shpjegon: “Kjo domethënë, që mardhëniet duhet të kryen në organin seksual, e jo diku tjetër. Ai që vepron ndryshe e ka kaluar kufirin. Ky është argument se marrëdhëniet anale janë haram, siç do ta vërtetojmë më pas, në dashtë Allahu. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen. - Pra, Ai fal dhe pranon pendimin, edhe nëse robi i kthehet shumë herë gjynahut. Allahu thotë gjithashtu: "...dhe ata që pastrohen." Pra, edhe ata që ruhen dhe largohen nga veprat dhe punët e pështira, nga ato vepra nga të cilat janë ndaluar, si marrëdhëniet gjatë menstruacioneve etj. - Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. - Vendmbjellje është vendi ku bëhet fëmija. - Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi. - Pra, nga çdo pozicion të dëshirosh, nga para ose nga pas, e rëndësishme që kontakti të kryhet te vendnxjerrja e fëmijës. Buhariu sjell hadithin nga Xhabiri, që ka thënë: 320. “Jehudët thoshin se, nëse kryen marrëdhënie me gruan në pozicion nga mbrapa, fëmija vjen me sy të shtrembër. Atëherë Allahu zbriti ajetet: "Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi.".” [Muslimi edhe Ebu Daudi]. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Xhabiri: 321. “Jehudët u thoshnin muslimanëve: Nëse kryen marrëdhënie me gruan nga pas, fëmija do të lindë me sy të shtrembër. Atëherë Allahu zbriti: "Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi.".” Ibn Xhurexhi tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 322. “Mund të kryhet nga para ose nga pas, por kontakti të jetë në organin intim (vendmbjellja).” Hadithe të shumta tregojnë se lejohen të gjitha mënyrat e pozicionet marrëdhënieve, e rëndësishme që marrëdhënia të jetë në vendmbjellje (pra, në organin femëror). Ka hadithe, gjithashtu, për ndalesën e marrëdhënieve anale. Umer Ibn Shuajbi përcjell nga i ati, e ky nga gjyshi i vet, se Profeti ﷺ ka thënë: 323. “ Ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij, ta dije se kjo është si vepra e popullit të Lutit (edhe pse) në përmasa më të vogla.” Imam Ahmedi sjell në Musnedin e tij rrëfimin nga Alij Ebu Talki, se: 324. “Profeti ka ndaluar që të kryen marrëdhënie anale me gratë.” Allahu nuk ka turp nga e vërteta. Nga Ebu Hurejra gjithashtu është përcjelë se Profeti ﷺ ka thënë: 325. ”Atë i cili kryen marrëdhënie anale me gruan e tij, nuk ka për ta parë Zoti.” Nga Ebu Hurejra përcillet gjithashtu se Profeti ﷺ ka thënë: 326.” Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e vet.” Çdo rrëfim që vjen e tregon se këto marrëdhënie janë të lejuara është i pasaktë. Të gjitha këto lajme të pasakta i ka përmbledhur shejhu ynë Hafidh Ebu Abdilah el Dhehebiu në një punim, ku përmend se të gjitha janë hadithe e lajme të dobëta, të papranueshme dhe pa peshë. Është përcjellë sikur Ibn Umeri, Maliku, Shafiu dhe Tahauiu kanë thënë se të tilla marrëdhënie janë të lejuara, por të gjitha këto janë dizinformime rreth tyre dhe lajme të pavërteta. El Nasr el Sibag rrëfen se El Rabiu betohej dhe thoshte: "Betohem në Allahun, që nuk ka Zot të adhuruar me meritë veç Tij, se Ibn Abdul Hakem ka gënjyer kur ka thënë se Shafiu e ka lejuar diçka të tillë. Përkundrazi, ai e ka shkruar mendimin e tij se kjo vepër është haram, në shtatë nga librat e tij. Allahu është më i ditur.” Edhe Ibn Umeri është i mendimit se është e ndaluar. El Darimiu sjell në Musnedin e tij rrëfimin nga Seid Ibn Jasir Ibn El Hababi i cili thotë: “E pyeta Ibn Umerin dhe i thashë: Çfarë mendon në lidhje me robëreshat dhe marrëdhëniet anale me to? Ai më tha: “A e bën ndonjë musliman këtë?!" Ky është një isnad i saktë dhe tekst i drejtpërdrejtë, që tregon se kjo vepër është e ndaluar. Kështu, çdo transmetim i sjellë prej tij që mund të nënkuptojë se Ibn Umeri e lejon është i papranueshëm dhe duhet të kuptohet në harmonizim me këtë lajm të saktë prej tij. Meamer Ibn Isa përcjell nga Maliku se kjo vepër është haram. Ebu Bekër Ibn Zijad el Nejsaburi përcjell me senedin e tij nga Ismail Ibn Rauhi, që thotë: “Pyeta Malik Ibn Enesin se çfarë mendimi kishte për marrëdhëniet anale me gratë. Ai më tha: “Ju jeni arabë. Më thoni, a bëhet mbjellja veçse në vendin e mbjelljes?! Mos tejkaloni organin femëror!” Unë i thashë: “O Ebu Abdilah! Ata thonë se ti e lejon diçka të tillë!” Ai tha: “Thonë gënjeshtra për mua, thonë gënjeshtra për mua!” Kjo është ajo që është transmetuar me siguri nga Maliku, e po kështu është mendimi i Ebu Hanifes, Shafiut, Ahmed Ibn Hambelit e pasuesve të tyre. Ky është mendimi i tabiinëve e i shumë dijetarëve të tjerë selefë. Të gjithë e refuzonin me forcë, madje e gjykonin këtë si një vepër kufri (të jobesimtarëve). - Por parapërgatitni diçka (të mirë) për veten tuaj, kijeni frikë Allahun - Kijeni frikë Allahun duke kryer ato vepra që konsiderohen si bindje ndaj Allahut, sipas porosive të Tij, dhe duke u larguar nga ato gjëra që Ai i ndalon. - dhe dijeni se tek Ai do të ktheheni! - Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi për të gjitha veprat tuaja. - Përgëzoji besimtarët! - Përgëzoji ata të cilët i binden Allahut, duke përmbushur urdhrat e Tij dhe duke iu larguar gjërave të cilat Ai i ndaloi. Ibn Xheriri përcjell prej Ibn Abasit se, për fjalën e Allahut: "Por parapërgatitni diçka (të mirë) për veten tuaj..." ka thënë: “Kuptimi është që duhet të thuash ‘Bismilah’ para marrëdhënieve intime." Në Sahihun e Buhariut është hadithi nga Ibn Abasi, që tregon se Profeti (a.s) ka thënë: 327. “Nëse kur shkoni në shtrat me gruan, thoni: Bismil-lâh! All - llâhum-me xhen -nibnash-shejŧâne ue xhen - nibish-shejŧâne mâ razeķtena! [Me emrin e Allahut! O i Adhuruari im! Largoje prej nesh shejtanin dhe largoje shejtanin nga ajo me të cilën na ke furnizuar!], atëherë, nëse ju dhurohet një fëmijë, atij fëmije nuk do t’i bënte dëm shejtani asnjëherë.” 108

Mus'haf Hape →
Bekare 2:210 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të ketë marrë fund..." Ai thotë gjithashtu: "Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë. Atë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i kërcënon mohuesit, duke thënë: - E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët,?! - Në Ditën e Kijametit do të bëhet gjykim me drejtësi i të parëve dhe të fundmëve dhe çdokush do të shpërblehet sipas veprave të tij: nëse ka punuar mirë, do të shpërblehet me të mira e nëse ka punuar keq, do të marrë dënimin. Ajo është dita kur do të përmbushet e përfundojë çdo çështje e gjykim. I Lartësuari thotë: "...dhe çështja të ketë marrë fund..." Ai thotë gjithashtu: "Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë. Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?" [Fexhr 21 - 23]. Në këtë kontekst, Ibn Xheriri e ka sjellë që nga fillimi hadithin e gjatë të fryrjes në Sur, të cilin e sjell Ebu Hurejra nga Profeti. Ky është një hadith i njohur dhe i përhapur, që e kanë sjellë shumë autorë të Mesanideve e të tjerë. Ndër të tjera, në të thuhet: 291 “.... kur njerëzit të vuajnë dhe ngushtohen në tokën e llogarisë, do të fillojnë të kërkojnë ndërmjetësim tek Zoti, duke u kërkuar profetëve njëri pas tjetrit nga Ademi e pas tij. Çdokush prej tyre i shmanget kësaj pozite (kërkimit të ndërmjetësimit), derisa mbërrijnë tek Muhamedi ﷺ . Kur shkojnë tek ai, ai do të thotë: "Unë jam për këtë, unë jam për këtë." Atëherë ai shkon dhe bie në sexhde poshtë Arshit të Allahut dhe ndërmjetëson tek Allahu që të fillojë llogaria mes krijesave, dhe Allahu e pranon ndërmjetësimin e tij. Ai (Allahu) do të vijë përmes hijes së reve, pasi të çahet qielli i dynjasë dhe të zbresin të gjithë melekët e atij qielli; pastaj qielli i dytë, pastaj i treti, deri tek i shtati. Pastaj zbresin mbajtësit e Arshit dhe pastaj melekët më të afërt. Më pas, zbret i Pamposhturi i Madhërishëm përmes hijes së reve, si dhe të gjithë melekët. Këta të fundit lëshojnë një zë të madh nga tesbihu i tyre. Ata thonë: "Subĥâne dhil mulki uel melekût! Subĥâne dhil iz -zeti uel xheberût! Subĥâne haj-jil-ledhi lâ jemût! Subĥânel -ledhi jumitul ħalâika ue lâ jemût! Sub -bûĥun kudu-dûsun rabul melâiketi uer -rûĥ! Sub - bûĥun kudu -dûsun, subĥâne rab -bunal ea’lâ! Sub’ĥâne dhis -sultâni uel adhame! Subĥânehû, subhanehû ebeden ebedâ! ” [I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë pushteti dhe mbretëritë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai të cilit i takon e gjithë krenaria dhe Fuqia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai i cili nuk vdes kurrë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai që do ti vdesë të gjithë krijesat dhe dhe Ai nuk vdes! I dëlirë e i shenjtëruar është Zoti i të gjithë melekëve dhe Shpirtit (Xhibrilit). I dëlirë, i shenjtëruar dhe i pastër nga çdo e metë është Zoti ynë më i larti. I dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë Fuqia dhe m adhështia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, përgjithmonë e përjetësisht!]

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:81–36:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Allahu i Lartësuar na nxit që të meditojmë rreth pushtetit të Tij të plotë dhe absolut, që duket qartë në krijimin e shtatë qiejve dhe shtatë tokave …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na nxit që të meditojmë rreth pushtetit të Tij të plotë dhe absolut, që duket qartë në krijimin e shtatë qiejve dhe shtatë tokave dhe të çdo krijese që ekziston në to dhe mes tyre. Allahu i Lartësuar na udhëzon që, nëpërmjet këtyre shenjave, që tregojnë për pushtetin e Tij të plotë dhe të pacenueshëm, të argumentojmë rreth vërte - tësisë së rikthimit të të vdekurve në jetë. Kështu, Ai i Cili krijoi këto krijesa madhë - shtore është i Plotpushtetshëm që t’i rikthejë në jetë, pas vdekjes së tyre. Allahu të Lartë - suar thotë: “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e Tokën, t'i rikrijojë ata?” - Pra, t’i rikrijojë njerëzit dhe t’i rikthejë ata në jetë, ashtu sikurse i solli në jetë nga hiçi. Kjo i ngjan ajetit tjetër: “A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” [Ahkaf 33]. - “Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!”, - dhe ajo menjëherë bëhet.” - Pra, Ai thjesht urdhëron për diçka vetëm një herë, urdhër që nuk ka nevojë të përsëritet apo të përforcohet, dhe ajo menjëherë realizohet dhe përmbushet, ashtu siç e dëshiron Ai. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dheri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut përcjell se Allahu i Lartësuar ka thënë: 2241. “O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni gabimtarë, përveç atyre që unë i kam mbrojtur dhe ruajtur, prandaj më kërkoni falje, që t’jua fal dhe mbuloj gabi - met! Të gjithë ju jeni të varfër, përveç atij që Unë e kam pasuruar. Unë jam Bamirësi i Madh dhe veproj gjithçka që dëshiroj. Dhënia Ime është thjesht e vetëm një fjalë! Edhe ndëshkimi Im është thjesht e vetëm një fjalë! Nëse unë dëshiroj diçka, mjafton t’i them asaj “bëhu”, dhe ajo menjëherë bë - het.” 212 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “I madhëruar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka! Vetëm tek Ai do të ktheheni. ” - Allahu qoftë i lartësuar dhe i madhëruar! Çdo gjë dëshmon pastërtinë dhe lartësinë e Tij nga çdo mangësi dhe e metë, nga çdo e keqe dhe ligësi. Ai është i Gjallë dhe i Përjetshëm. Në dorën e Tij është pushteti i qiejve dhe i Tokës. Tek Ai kthehen të gjitha çështjet dhe Atij i takon krijimi, gjykimi dhe sundimi mbi gjithçka. Tek Allahu do të kthehen robërit në Ditën e Premtuar dhe Ai do të shpërblejë çdo njeri sipas punës së vet. Ai është i Drejti, Bamirësi, Bujari, i Cili dhuron shumë me mirësinë e Tij. Vëreni me kujdes në ajet fjalën “ melekût”, që është e ngjashme me fjalën mulk. E njëjta fjalë është përdorur edhe në ajetin tjetër: “Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti ( melekût) për gjithçka?” [Muminun 88]. Ndërsa në suren Mulk është përdorur fjala ‘ mulk’: “I Madhëruar është Ai, në dorën e të Cilit është i tërë sundimi (el mulk)! Ai i Cili është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Mulk 1]. Fjalët El Mulk dhe El-Melekut janë sinonimike, ashtu Raĥmeh ue Raĥamût (mëshirë) dhe Rahbeh ue Rahabût (frikë) dhe Xhebr ue Xheberût, pra, janë fjalë që përcjellin të njëjtin kuptim. Disa prete - ndojnë se el mulk ka të bëjë me botën e trupave, ndërsa el melekut ka të bëjë me botën e shpirtrave. Sidoqoftë, mendimi i parë është më i saktë, domethënë, janë fjalë me të njëjtin kuptim. Ky është mendimi që kanë përzgjedhur shumica e mufesirëve dhe shumë dijetarë të tjerë. Ebu Daudi sjell hadithin nga Auf Ibn Malik el Eshxhei (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen: 2242. “U fala një natë me të Dërguarin e Allahut. Ai lexoi suren Bekare. Sa herë që kalonte një ajet ku përmendej mëshira e Zotit, ai ndalonte dhe lutej (për mëshirën e Tij) dhe sa herë që kalonte në një ajet ku përmendej ndëshkimi, ai ndalonte dhe kërkonte mbrojtje nga Allahu i Lartësuar. Pastaj, - vijon të tregojë Aufi - ai ra në ruku dhe qëndroi pothuajse aq gjatë, sa qëndrimi në këmbë. Në ruku tha: “ Subhane dhil xheberuti uel melekuti uel Kibrijai uel Adhameh!” (I dëlirë e larg çdo të mete është Ngadhënjimtari, Gjithësunduesi, Krenari, i Madhërishmi!). Pastaj ra në sexhde dhe qëndroi ashtu pothuajse aq sa qëndroi në këmbë. Në sexhde tha të njëjtën lutje. Pastaj u ngrit dhe lexoi suren Al Imran. Pastaj lexoi sure të tjera njëra pas tjetrës.” Kështu e sjell Tirmidhiu në ‘ Shemail’, ndërsa Nesaiu e sjell të ngjashëm me këtë version nga Muavije Ibn Salihut. Ky është fundi i shkurtimit të tefsirit të sures Jasin. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja dhe falënderimi për çdo mirësi, që na ka dhuruar!

Mus'haf Hape →
Muminun 23:17–23:20 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në të. Ai thotë: - Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë (qiej) mbi ju... - I ka bërë si tavan mbrojtës për njerëzit dhe të mbushur plot me dobi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi përmendi krijimin e llojit njerëzor, Allahu i Madhëruar flet për vendin ku njeriu do të kalojë jetën e këtushme dhe mirësitë e shumta që i janë mundësuar në të. Ai thotë: - Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë (qiej) mbi ju... - I ka bërë si tavan mbrojtës për njerëzit dhe të mbushur plot me dobi jetike për ta. Ata janë shtatë qiej, që Zoti i ka vendosur njëri sipër tjetrit, me kate. Allahu i Madhëruar e ka zbukuruar qiellin me yje dhe ka vendosur në të Diellin dhe Hënën. Ai ka bërë që ky qiell të jetë i mbushur plot mirësi të domosdoshme për jetën e krijesave. I Gjithëmëshirshmi thotë: - ... dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. - Asgjë nuk del jashtë krijimit të Zotit. Çdo gjë është krijim i Tij. Po kështu, asgjë nuk mund të dalë jashtë përkujdesit të Tij. Kurrë nuk mund të ndodhë që Zoti të jetë i shkujdesur për krijesat dhe as nuk mund të ndodhë që të harrojë ndonjë gjë të tyre. Nuk mund të ndodhë që Zoti të krijojë diçka dhe ta lërë në harresë atë. E si mund të jetë Zoti i shkujdesur ndaj qiejve e Tokës?! Nëse do të ndodhte kjo, ata do të rrëzoheshin e shkatërrroheshin. Zoti është i Gjithëpushtetshmi dhe i Gjithëdituri, që kujdeset edhe për thërrmijën më të thellë në oqean dhe për grimcën më të fshehtë mes maleve e humnerave. Për çdo gjallesë, është Zoti Ai që ia lehtëson dhe ia jep rrizkun. Siç thotë i Madhëruari: "Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi Mahfudh)." [Hud 6]. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend së bashku krijimin dhe diturinë e Tij absolute, siç për shembull: "I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret." [Mulk 13, 14]. Ose: "A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi dhe i Gjithëdituri." [Ja sin 81]. Kjo bëhet për të treguar se krijimi i Zotit dhe çdo krijesë e Tij, është nga argumentet logjike më të forta dhe të qarta, që tregojnë për diturinë dhe urtësinë e Krijuesit të tyre. - Dhe Ne lëshojmë ujë nga qielli me masë të caktuar... - Nga ky ujë sigurohet jetesa juaj dhe e kafshëve tuaja. Furnizimi është gjithmonë i mjaftueshëm për ju dhe është bërë që juve të mos ju mungojë asgjë. Shiu bie në masë të mjaftueshme për tokën dhe bimësinë, që të plotësohen nevojat e saj. Ai bie në formë aq të bukur dhe të butë, që të mos jetë i dëmshëm e shkatërrues për të mbjellat dhe banesat tuaja. - ... dhe Ne e bëjmë atë (ujin) të futet në Tokë për ju. - E lëshojmë në tokë, e grumbullojmë dhe ruajmë brenda saj. Pastaj, me pushtetin e të Gjithëmëshirshmit, dalin larmi bimësh në çift. Një pjesë të madhe të këtij uji, i Urti e mban nëpër burime e rezerva të mëdha ujore, që ju ta keni mundësinë për ta nxjerrë përsëri. Ai nuk është bërë të humbasë në thellësi të tokës dhe që ju të mos keni mundësi ta nxirrni: - Por Ne, sigurisht mund ta bëjmë atë (ujin) që të humbë (në thellësi të tokës). – Mund ta zhdukim duke mos e lejuar të bjerë nga qielli ose dhe e bëjmë të zhduket në thellësi të tokës, që ju të mos mund ta nxirrni, ose mund të bjerë furishëm e të shkatërrojë gjithçka. Kjo është një ftesë dhe nxitje për krijesat, që t’i shprehin mirënjohjen Zotit për mirësitë që u ka dhënë. Ata duhet ta vlerësojnë dhe dinë mirë se si është të mos i kesh ato mirësi, siç thotë i Madhëruari: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” [Mulk 30]. - Me anë të tij (ujit) Ne rrisim për ju kopshte hurmash e rrushi. - Nëpërmjet ujit, Ne bëjmë për ju kopshte me hurma e vreshta rrushi. Allahu i Madhëruar i përmend në mënyrë të veçantë këto dy lloje pemësh, - edhe pse bimësia që jeton me ujë është shumë e larmishme, - sepse ato janë shumë të dobishme dhe vlerat e tyre ua kalojnë shumë e shumë bimëve të tjera. Më pas, i Madhëruari thotë se në të gjitha llojet e bimësisë njerëzit kanë dobi e përfitime. - Në ato kopshte ju keni fruta me mbushulli me të cilat ju ushqeheni. - Nga ato kopshte, ju nxirrni fruta të shumta të llojeve të ndryshme, si ullinj, qitro, shegë, mollë etj. - Dhe (krijuam) një dru (ullirin) që rritet në Turi Sina e që jep vaj dhe mëlmesa për ata që e përdorin për ushqim. – Është fjala për pemën e ullirit. Ajo përmendet në mënyrë të veçantë, sepse është pemë shumë e dobishme. Gjithashtu, ulliri rritet shumë në rajonin e Shamit. Një nga mirësitë e mëdha të kësaj peme është vaji, i cili përdoret për ushqim, por edhe si lëndë djegëse, ndriçim apo gjëra të tjera.

Mus'haf Hape →
Tur 52:1–52:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në të, ashtu sikurse bëjnë tavaf banorët e Tokës në Qaben e tyre në Mekë. Bejtul Ma’mur është Qabja e banorëve të qiellit të shtatë. Atje, Profeti i Allahut gjeti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për malin Tur ... ” - Allahu i Lartësuar betohet në këto krijesa, të cilat tregojnë për pushtetin e Tij madhështor. Ai betohet për të treguar se ndëshkimi i Tij mbi armiqtë e çështjes së Tij, mbi ata që i kundërvihen besimit, profetëve dhe Shpalljes së Tij ka për të ndodhur patjetër. Ai na tregon se askush nuk mund ta kthejë pas atë apo ta shmangë prej keqbërësve. Tur quhet një mal me pemë dhe është pikërisht ai mal, në të cilin Allahu i foli Musait dhe po prej tij dërgoi si Profet, Isain (paqja e Zotit qoftë me ta dhe me Profetin tonë të dashur!). Një mal i zhveshur, që nuk ka pemë, (në arabisht) nuk quhet ‘tur’, por xhebel. Pra, janë dy fjalë të ndryshme për malet, secila me veçorinë e vet. Pa dyshim që ajeti i referohet malit Tur, mbi të cilin Zoti i foli Musait. - “... dhe për Librin e shkruar në rreshta, në pergamenë të shpalosur. ” - ‘Kitabun Mestur’ janë librat e shpallur e të shkruar në rreshta, që u lexohen njerëzve haptazi, pra - ndaj dhe thotë i Lartësuari: “... në perga - menë të shpalosur.” Sipas një mendimi tje - tër, qëllimi këtu është për ‘ Leuhi Mahfudh’, pra, për Librin e Ruajtur, që është tek Zoti. Mendimi i parë është më i saktë, por Allahu është më i ditur. - “Betohem për Shtëpinë plot vizitorë. ” - Në hadithin e Israsë, që gjendet në të dy Sahih-ët, ndër të tjera thuhet se Profeti i Allahut kaloi qiellin e shtatë. Ai tregon: 2491. “Pastaj unë u ngrita drejt ‘ Bejt el Ma’mur’, një shtëpi madhështore. Në të hynin çdo ditë 70 mijë melekë dhe (pasi dilnin) nuk ktheheshin m ë në të.” Pra, ata adhuronin Zotin atje, bënin tavaf në të, ashtu sikurse bëjnë tavaf banorët e Tokës në Qaben e tyre në Mekë. Bejtul Ma’mur është Qabja e banorëve të qiellit të shtatë. Atje, Profeti i Allahut gjeti Ibrahimin, të dashurin e Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të!), i cili qëndronte mbështetur në Bejtul Mea’mur . Ibrahimi ka ndërtuar Qaben e Tokës, pra - ndaj, duke qenë se shpërblimi jepet sipas llojit të punës, ai qëndron tashmë në Bejtul Mea’mur. Kjo shtëpi, kjo Qabe mbi qiellin e shtatë, bie drejt e mbi Qaben tokësore. Në çdo qiell ka faltore, ku banorët e tij adhu - rojnë Zotin e falen në të. Kështu, ndërtesa që ndodhet në qiellin e dynjasë quhet ‘Bejtul Izeh ’ - Shtëpia e Krenarisë, por Allahu është më i ditur. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Betohem për kupën e ngritur lart ... ” - Sufjan el Theuriu përcjell shpjegimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që thotë se këtu Allahu betohet për qiejt e ngritur lart. Pastaj - thotë Sufjani - Aliu lexoi fjalën e Allahut: “Qiellin e kemi bërë si një mbulesë (kupolë) të sigurt. Megji - thatë, ata u kthejnë shpinën shenjave, që këto objekte tregojnë.” [Enbija 32]. Ndërsa Rabi’ Ibn Enes thotë se është fjala për Arshin. Pra, Arshi i Zotit është kupola, mbulesa e të gjitha krijesave, që ka krijuar Zoti. Megjithatë, mendimi i shumicës është se këtu bëhet fjalë edhe për Arshin, edhe për qiejt e lartë. - “... dhe për detin e mbushur plot. ” – Rabi’ Ibn Enesi thotë se fjala “ El Baĥr” këtu tregon detin poshtë Arshit të Zotit, nga i cili Zoti do të zbresë shi për të ringjallur krijesat nga varret e tyre, Ditën e Ringja - lljes. Megjithatë, shumica e dijetarëve thonë se bëhet fjalë për detet e kësaj bote. Ka mendime të ndryshme për fjalën “ mesxhur”. Disa kanë thënë se deti do të ndizet zjarr në Ditën e Kijametit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... kur detet të vlojnë ...” [Tekuir 6]. Pra, detet do të ndizen dhe do të shndërrohen në flakë gjëmuese, që do të rrethojë njerëzinë ditën e qëndrimit para Zotit. Ky shpjegim vjen nga Aliu, Ibn Abasi, Said Ibn Xhubejri, Muxhahidi dhe të tjerë. Ndërsa nga Katade vjen shpjegimi se ‘mesxhur’ do të thotë: “i mbushur plot”. Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, që thotë se sot deti nuk është i ndezur flakë, por është i mbushur plot me ujë. Thuhet, gjithashtu, se ‘ mesxhur’ domethënë “i ndaluar e i penguar, që të mos e mbulojë tokën e të mbytë banorët e saj”. Kështu e transmeton Ali Ibn Ebu Talha nga Ibn Abasi. Të njëjtin mendim sjell edhe Suddiu. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Vërtet, dënimi i Zotit tënd do të ndo - dhë.” - Ky është objektivi i të gjitha përbe - timeve të mësipërme. Pra, ky ndëshkim do të bjerë patjetër mbi mohuesit. - “Atë nuk mund ta pengojë askush. ” - Askush nuk mund ta pengojë ndëshkimin, që të mos bjerë mbi mohuesit, që e meri - tojnë. E kush mundet ta pengojë ndëshki - min, që Allahu dëshiron të zbresë mbi ta?! - “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqi - shëm.” - Ibn Abasi dhe Katadja shpjegojnë: “Qielli do të bëjë lëvizje rrethore.” Ky është edhe shpjegimi që ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. - “... e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin. ” - Malet do të lëvizin, do të shndërrohen në pluhur dhe do të zhduken tërësisht, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë, kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë ...” [Uakia 6, 7]. Ose: “Të pye - sin ty për malet. Thuaj: Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur. Vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa asnjë bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 105]. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit ... ” - Mjerë për ata për ndëshki - min e Allahut të Lartësuar dhe zemërimin e Tij mbi ta. - “... të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen.” - Ata zhyten në kotësira dhe e marrin fenë për tallje dhe lojë, kur janë në dynja. - “Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit. ” - Ata do të tërhiqen zvarrë drejt zjarrit të Xhehenemit. - “Ky është zjarri, që ju e mohonit.” - Atyre do t’u thuhen fjalë qortuese nga zebanitë, që ua shtojnë edhe më shumë dhimbjen e dëshpërimin. - “Mos është kjo ndo një magji, apo ju nuk shihni?!” - Hyni në Zjarr me një zhytje të tillë, e cila do t’ju mbulojë nga të gjitha anët. - “Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju!” - është njëlloj për ju, si të bëni durim, si të shfaqni tmerr dhe dëshpërim, përsëri ju nuk mund t’i shmangeni atij ndëshkimi. Nuk ka shpëtim për ju. - “Ky është i vetmi “shpërblim”, që e merituat me veprat tuaja!” - Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt, përkundrazi, çdo person do ta shpërblejë sipas veprave të veta.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:13 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj. - “Edhe yjet dhe pemët i përulen Atij.” - Yjet në qiell dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “I Gjithëmëshirshmi!” - Allahu i Madhëruar e ka çelur këtë sure me emrin e Tij El Rahman - i Gjithëmëshirshmi. Ky emër është tregues i mëshirës së gjerë, përkujdesjes gjithëpërfshirëse, bamirësisë së pamatë dhe mirësive të Tij të shumta. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend konkretisht disa mirësi që vijnë prej mëshirës së Tij. Ato janë mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi të aspektit fetar. Pas përmendjes së çdo mirësie të Tij, ai i nxit njerëzit dhe xhindët që të shprehin mirënjohjen e tyre, duke thënë: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - “Ai ua mësoi Kur'anin.” – Allahu u mësoi robve të Tij tekstin e Kur'anit dhe kuptimet e tij. Ai ua lehtësoi ta mësojnë dhe ta kuptojnë, dhe kjo, pa dyshim, është më e madhja mirësi, me të cilën Allahu mëshiroi robtë e Tij. Ai e shpalli Kur'anin në gjuhën e pastër arabe, me fjalët më të zgjedhura dhe shpjegimin më të bukur. Kur'ani përmban çdo mirësi dhe inkurajon për arritjen e saj, duke treguar rrugët dhe veprat me të cilat fitohet ajo. Ai na sqaron edhe veprat që nuk i do e të cilat janë të dëmshme, duke na ndaluar nga kryerja e tyre. - “Ai e krijoi njeriun.” - Allahu e përkreu krijimin e njeriut, duke e bërë atë me organizëm të plotë dhe formë të bukur. Ai e dalloi njeriun mbi të gjitha krijesat e tjera edhe me një veçori tjetër: - “Ai e mësoi të shprehet qartë.” - Allahu e mësoi njeriun si të shprehë atë që ka në shpirtin e tij, me të folur e me të shkruar. Aftësia për të shprehur atë që ndien dhe mendon është nga mirësitë më të mëdha me të cilat Zoti e veçoi njeriun mbi të tjerët. - “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” - Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një rregulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robtë e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre, krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj. - “Edhe yjet dhe pemët i përulen Atij.” - Yjet në qiell dhe pemët në tokë e njohin madhështinë e Zotit të tyre dhe i bien në sexhde Atij, tregohen të bindur dhe i druhen Atij. Ata i nënshtrohen që të shfrytëzohen për atë që Zoti i krijoi, pra, për dobinë e krijesave në Tokë. - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë...” - Allahu i Lartësuar e bëri qiellin si tavan dhe mbrojtës për krijesat në tokë. Ai, gjithashtu, vendosi peshoren e drejtësisë mes robve të Tij. Kjo përfshin gjithçka nëpërmjet së cilës arrihet drejtësia mes krijesave. Allahu i Lartësuar urdhëroi njeriun që të përllogarisë çdo gjë me saktësi e drejtësi, në pesha dhe matje të ndryshme. - “...që ju të mos e shkelni atë.” - Allahu e vuri peshoren e drejtësisë që njerëzit të mos kalojnë kufijtë e të mos shkelin të drejtat e njëri-tjetrit. Nëse çështjet do të liheshin të gjykoheshin thjesht sipas logjikës dhe gjykimit të tyre, atëherë do të kishte shumë padrejtësi dhe do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka. - “Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!” – Peshoni dhe matni me drejtësi, aq sa janë mundësitë tuaja! Kurrë mos pakësoni e të hani në peshë, sepse ky është krim dhe shkelje e kufijve të Zotit. - “Tokën e bëri për krijesat.” - Allahu i Lartësuar e përshtati Tokën për krijesat, që ato të stabilizohen e të jetojnë normalisht në të. Me madhështinë, dendësinë dhe cilësitë e saj të ndryshueshme, ajo është vendbanimi i tyre, ku mund të ndërtojnë, të mbjellin, të hapin rrugë për të lëvizur, të nxjerrin thesaret e fshehura në të etj., duke plotësuar kështu të gjitha nevojat e tyre. Pastaj i Lartësuari përmend disa nga llojet e sendeve jetike që ka vendosur në tokë: - “Në të ka fruta të larmishme: hurma me degët plot...” - Te frutat hyjnë të gjitha pemët që japin prodhime, me të cilat njerëzit ushqehen e kënaqen, si: fiku, ulliri, shega, molla, rrushi etj. Më pas përmenden palmat e hurmave, me degët e mbushura plot me fruta, që njerëzit i konsumojnë ose i ruajnë për më vonë. - “...Drithëra me gjethe e kërcej (si ushqim për kafshët) dhe rejhan (bimë aromatike).” - Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘ rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur. Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robve mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.

Mus'haf Hape →
Dharijat 51:1–51:23 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e veta, ose qielli i shtatë me yje të përqëndrueshëm, ose bukuria dhe përsosja e saj në krijim. Fjalët e idhujtarëve rreth Muhammedit ishin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Zoti xh. sh. betohet në erërat që sipas urdhërit të Tij fryejnë dhe ngrisin pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin një peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpallje te pejgamberët, Mikaili për furnizim me shira, Israfili kujdestar që i fryen Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit i cili do të tubojë njerëzit në ditën e gjykimit. Qielli plot rrugë ka për qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta, ose qielli i shtatë me yje të përqëndrueshëm, ose bukuria dhe përsosja e saj në krijim. Fjalët e idhujtarëve rreth Muhammedit ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar ngase trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyetnin kur është dita e gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr. Për xhennctlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e pak flinin, në kohën e syfyrit lutnin Zotin t'u falë mëkatet dhe nga vullneti dhe bujaria e vet, u jepnin të varfërve e nevojtarëve ndihmë. Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:1–53:18 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e ka parë Xhibrilin (a.s.) në formën e tij reale dy herë: një herë në kupën e qiellit të dynjasë, në kohën e shpalljes, dhe herën e dytë mbi qiellin e shtatë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem në yllin kur perëndon...” - Allahu i Lartësuar betohet në yjet, të cilët zhduken nga horizonti me përfundimin e natës dhe shkrepjen e agimit. Kjo është një dukuri që e meriton që Zoti të betohet në të. Ky betim bëhet për të përforcuar faktin që Shpallja të cilën Allahu ia dha Profetit të Tij është e vërtetë dhe e saktë. Ajo është Shpallje e Zotit të gjithësisë. Këtu vihet re një paralelizëm i çuditshëm. Allahu i Lartësuar i bëri yjet zbukurues të qiellit dhe udhëzues për njerëzit në errësirë, në det apo në tokë qofshin. Po kështu, edhe Shpallja e Tij është zbukurim dhe udhëzim për njerëzit. Nëse nuk do të ekzistonte dituria e trashëguar nga profetët, njerëzimi do të ishte në errësirë të thellë, si në një natë të errët dhe pa yje. - “...se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar!” - Betimi bëhet për të treguar se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga devijimet, qoftë në dituri apo në qëllime. Profeti (a.s.) ishte i udhëzuar nga Zoti me diturinë që Ai i dhuroi, ashtu siç ishte dhe udhëzues për të tjerët. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se qëllimet e këtij Profeti ishin shumë të larta. E si të mos ishin të tilla, kur ato bazoheshin në Shpalljen e të Gjithëditurit Mëshirëplotë?! Ai synonte që ta udhëzonte umetin e tij në rrugën më të mirë dhe më të lehtë drejt Zotit të tyre. Ndryshe është gjendja e ftuesve në rrugët e humbjes, dituria e të cilëve është e prishur, e keqe dhe qëllimet e tyre janë të frikshme. Allahu i Lartësuar thotë: “ sahibukum” - “shoku juaj” për të kujtuar faktin që ai ishte një njeri i njohur mes tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen fisnike, ashtu si edhe sinqeritetin apo besnikërinë e tij. Ata e kuptonin shumë mirë se ai ishte njeri i udhëzuar. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt kur thotë: - “Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij.” - Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është Shpallje nga Zoti. Ai ndjek veçse Shpalljen hyjnore, e cila përmban udhëzimin e drejtë dhe siguron arritjen e devotshmërisë për ata që e zbatojnë. Ky ajet tregon se edhe Suneti i Profetit (a.s.), ashtu sikurse Kur'ani, është shpallje nga Zoti i Madhëruar, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” [Nisa 113.] Ajeti, gjithashtu, tregon se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga gabimet apo devijimet, kur bëhej fjalë për transmetimin e qartë të Shpalljes dhe Ligjit nga Allahu i Lartësuar, sepse në ajet thuhet se ai nuk fliste nga mendja e vet apo sipas dëshirës së tij, por ai ishte transmetues besnik dhe korrekt i Shpalljes së Zotit. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend mësuesin që ia mësoi Kur'anin Profetit (a.s.). Ai është Xhibrili (a.s.) më i miri, më i forti dhe më i përkryeri i melekëve. Allahu i Lartësuar thotë: - “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër...” - Ai që e zbriti Shpalljen nga Zoti te Profeti (a.s.) është Xhibrili (a.s.). Ai është shumë i fuqishëm në të gjitha aspektet. Allahu i Lartësuar e krijoi të tillë, që të jetë i denjë për të vënë në zbatim urdhrat e Tij. Pa dyshim që vepra më e rëndësishme dhe më madhështore e Xhibrilit (a.s.) ishte përcjellja e Shpalljes me besnikëri te Profeti i Zotit, Muhamedi (a.s.), duke mos lejuar ndërhyrjen e shejtanëve në të. Ata të mallkuar nuk mund të heqin apo të shtojnë asgjë në Shpalljen e Zotit. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur të sigurt dhe të paprekshme Shpalljen e Tij, dhe ndër masat më të rëndësishme në këtë aspekt ishte pikërisht ngarkimi me këtë detyrë i melekut Xhibril (a.s.), të dërguarit të Tij besnik dhe të fuqishëm. Xhibrili (a.s.) u ngrit në pikën më të lartë të horizontit, atje ku shejtanët nuk mund të arrinin dot. Pastaj ai iu afrua Profetit (a.s.), për t’i përcjellë atij Shpalljen e Zotit. Ai qëndroi shumë pranë tij. Ai qëndroi vetëm dy harqe larg Profetit (a.s.), ose edhe më pranë. Kjo tregonte për rëndësinë e madhe të asaj që do të ndodhte. Muhamedit (a.s.) do t’i jepej Shpallja dhe mes tij e Xhibrilit nuk duhej të kishte asnjë ndërmjetës apo përgjues. - “...dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” – Kështu, nëpërmjet Xhibrilit (a.s.), Allahu i Lartësuar i shpalli adhuruesit të Tij, Muhamedit (a.s.), Sheriatin madhështor dhe udhëzimin e drejtë. - “Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa.” - Zemra, dëgjimi, shikimi dhe e gjithë qenia e Muhamedit (a.s.) u përqendrua për të marrë Shpalljen nga Zoti i Lartësuar. Ky është argument që tregon se sa e përkryer ishte mënyra me të cilën Profeti (a.s.) mori Shpalljen nga Allahu i Madhëruar. Ai e mori Shpalljen në mënyrë shumë të sigurt, që nuk lejonte asnjë dyshim apo luhatje. Zemra e tij nuk e mohoi atë që i panë sytë. Asnjë pasiguri nuk zuri vend në zemrën e tij. Ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për shenjat e mëdha që Muhamedi (a.s.) pa Natën e Israsë, dhe ky është shpjegimi më i saktë i ajetit. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për shikimin e Zotit të Lartësuar nga ana e Profetit (a.s.) dhe dëgjimin e fjalëve që Zoti i drejtoi atij Natën e Israsë. Ky është qëndrimi i shumë dijetarëve, - Allahu i mëshiroftë, - të cilët pohojnë se Profeti (a.s.) e pa Zotin e tij në dynja. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se Profeti (a.s.) pa disa shenja të mëdha të Zotit të Lartësuar, por edhe Xhibrilin (a.s.), sikurse kuptohet nga konteksti. Profeti (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) në formën e tij reale dy herë: një herë në kupën e qiellit të dynjasë, në kohën e shpalljes, dhe herën e dytë mbi qiellin e shtatë, Natën e Israsë, siç thotë i Lartësuari: - “Vallë, ju po e kundërshtoni për atë që ka parë! Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, pranë së cilës është Xheneti Me’ua...” - Muhamedi (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, e cila është një pemë shumë e madhe sipër qiellit të shtatë. Ajo quhet “Sidretul Munteha” - “Sidra e Skajshme”, sepse deri tek ajo shkojnë njohuritë e krijesave, pasi ajo është sipër qiejve dhe Tokës, ose edhe për shkaqe të tjera, që Allahu i di më së miri. Kështu, Muhamedi (a.s.) e pa Xhibrilin (a.s.) pikërisht në atë vend, i cili është vendi i shpirtrave të pastër, të bukur dhe të lartë, vend të cilit nuk mund t’i afrohen shejtanët dhe shpirtrat e ulët dhe të pisët. Pikërisht pranë asaj peme ndodhet “Xheneti Me’ua ”, domethënë, Xheneti që përmban të gjitha llojet e mirësive dhe begative, Xheneti të cilin e ëndërrojnë të gjithë për ta arritur, Xheneti për të cilin të gjithë janë të përmalluar. Ky ajet dëshmon se Xheneti gjendet në vendin më të lartë, sipër qiellit të shtatë. - “...kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbulonte.” - Këtë pemë e mbulon diçka shumë madhështore, të cilën e di vetëm Zoti Krenar dhe i Lartësuar. - “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk tejkaloi masën.” - Shikimi i Profetit (a.s.) nuk devijoi djathtas ose majtas dhe as nuk tejkaloi masën. Kjo tregon për edukatën e lartë të Profetit (a.s.), të shfaqur edhe në shikimin e tij. Edhe pse ai u ngrit në një gradë aq të lartë, ai nuk devijoi dhe nuk e tejkaloi masën në zbatimin e urdhrit, për të treguar kështu moralin e tij të lartë, që nuk mundi ta arrijë askush prej krijesave, nga të parët deri tek të fundit. Njeriu mund ta cenojë gradën e tij në lidhje me detyrimet duke mos i zbatuar fare ato, duke i zbatuar me mangësi ose duke devijuar prej tyre, por Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga të gjitha këto. - “Ai pa vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” - Profeti (a.s.) pa Xhenetin, Xhehenemin e shumë gjëra të tjera të fshehta. Kjo ndodhi Natën e Israsë.

Mus'haf Hape →
Naziat 79:27–79:33 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e bëri të shkëlqejë me diell, duke u mundësuar krijesave çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre. - “E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar u drejtohet atyre që nuk e besojnë ringjalljen e njerëzve me një argument shumë thjesht të kuptueshëm: - “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë.” - O njerëz! Vallë, a mos jeni ju krijesa më madhështore apo qielli i lartë?! Ai që e ngriti qiellin dhe i vendosi atë rregullsi të përkryer është Allahu i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëditur. - “E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” - Allahu e ngriti kupën e qiellit dhe e zbukuroi pamjen e tij. Ai i dha atë madhështi dhe rregullsi, që habit çdo të mençur dhe të urtë. Natën e bëri të errët, ndërsa ditën e bëri të shkëlqejë me diell, duke u mundësuar krijesave çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre. - “E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi,..” - Pasi krijoi qiellin, Allahu i Lartësuar sheshoi tokën dhe vendosi në të çdo gjë të dobishme dhe të nevojshme për jetën e krijesave, si për shembull, ujin, kullotat etj. Malet i bëri si shtylla përforcuese, që e mbajnë tokën të qëndrueshme. Nga këto ajete mësohet se shtrimi dhe kompletimi i tokës është bërë pas krijimit të qiejve. Ndërsa krijimi i vetë tokës është bërë para krijimit të qiejve, sikurse thotë i Lartësuari në suren Fusilet 9 - 12: “Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy (Qielli dhe Toka) thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur.”Kështu, fillimisht, Allahu i Lartësuar krijoi tokën për dy ditë, pastaj krijoi qiejt për dy ditë të tjera, dhe pas krijimit të qiellit, Ai e shtroi tokën dhe vendosi në të gjithçka të nevojshme dhe të dobishme për jetën. - “...si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” - Të gjitha këto mirësi, Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i lehtësoi për njerëzit dhe kafshët. E tërë kjo do të thotë që, Ai i Cili bëri gjithë këtë krijim madhështor dhe vendosi gjërat e domosdoshme për jetën në të, pa dyshim që do të ringjallë të përgjegjëshmit ligjërisht dhe do t’i marrë në llogari për veprat e tyre. Allahu i Lartësuar do të shpërblejë me drejtësi për çdo të mirë dhe të keqe që është punuar. Kush ka bërë mirë do të shpërblehet mirë, dhe kush ka bërë keq të mos fajësojë asnjë tjetër, veç vetes. Për këtë arsye, pas gjithë këtyre shenjave, i Madhëruari flet për Ditën e Ringjalljes dhe të Shpërblimit:

Mus'haf Hape →
Isra 17:44 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. - Allahu i Lartësuar na tregon se shtatë qiejt, Toka dhe të gjitha …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. - Allahu i Lartësuar na tregon se shtatë qiejt, Toka dhe të gjitha krijesat në to, pa përjashtim, i bëjnë tesbih Atij, duke e lavdëruar, madhëruar dhe lartësuar nga çdo mangësi që trillojnë për Të idhujtarët e që nuk i shkon Madhërisë së Tij. Të gjithë dëshmojnë për njëshmërinë e Zotit në krijimin, zotërimin e sundimin e Tij, si edhe në meritën e adhurimit të Tij si një i vetëm dhe pa shok. Sikurse është thënë: “Në çdo gjë do të gjesh për Të një shenjë, / Që tregon se Ai është vetëm një, për adhurim i denjë.” Allahu i madhëruar thotë: “ Qiejt janë gati të copëtohen, toka është gati të çahet dhe malet janë gati të shemben e të thërrmohen nga ajo (shpifje), që trilluan se i Gjithëmëshirshmi ka bir. Të Gjithëmëshir - shmit nuk i shkon të ketë fëmijë. ” [Merjem 90, 91]. Taberani sjell hadithin nga Abdurrahman Ibn Karati, se i Dërguari i Allahut tha natën kur u kthye nga I sraja: 1682. “Dëgjova tesbih në qiejt e lartë, mes shumë tesbih-esh të tjera. Qiejt e lartë i bënin tesbih të mbushura me frikë nga i Madhërishmi; i bënin tesbih të Lartësuarit në lavdinë e Tij: “ Subĥânel Alijjil Ealâ, Subĥânehû ue Teâlâ!.” - Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar ... - Të gjitha krijesat, pa përjashtim, i bëjnë tesbih Allahut. - por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. - Nuk e kuptoni, sepse ndryshon nga gjuha juaj. Ky është një ajet i përgjigthshëm, që përfshin kafshët, sendet dhe bimësinë. Ky është shpjegimi më i njohur dhe më i përhapur. Në Sahih-un e Buhariut vjen një thënie nga Ibn Mesudi, i cili tregon: 1683. “Ne shpesh dëgjonim tesbihun e ushqimit, ndërkohë që hahej.” Ndërsa në ha dithin e Ebu Dherit thuhet se: 1684. “Kur Profeti mori njëherë në dorë disa guralecë, prej tyre u dëgjua tesbih, që i ngjante gumëzhimës së bletëve...”. Në Sunen-in e Nesaiut vjen kjo thënie nga Abdullah Ibn Umeri: 1685. “Profeti i Allahut ka ndaluar vrasjen e bretkosave, duke thënë se: kuakuaku i saj është tesbih.” Imam Ahmedi sjell nga Abdullah Ibn Amri një hadith, në të cilin Profeti përmend porositë e Nuhut për dy bijtë e vet, ku ndër të tjera thuhet: 1686. “... ju porosis që të thoni: Subĥânallâhi ue bi ĥamdihi (Allahu është i dëlirë dhe i falënderuar)" 215, sepse kjo shprehje është namazi dhe lutja e çdo gjëje (krijese) dhe përmes saj furnizohet çdo gjë.” Ikrima ka thënë: “Shtylla bën tesbih, edhe pema bën tesbih...”. Disa selefë kanë thënë se edhe zhurma që lëshon dera kur hapet e mbyllet është tesbihu i saj për Zotin, gurgullima e ujit është tesbihu i tij...” Theuriu ka thënë: “Edhe ushqimi bën tesbih.” Ndërsa të tjerë kanë thënë se tesbih bën çdo gjë që ka jetë e shpirt, duke patur për qëllim botën shtazore dhe atë bimore. 216 - Ai është i Butë dhe Falës i madh. - Allahu i Lavdëruar është i Butë ( El Halim) e i Mëshirshëm dhe nuk nxitohet që t i ndëshkojë të pabindurit, por i afatizon dhe u jep mundësi të shumta kthimi e rregullimi. Megjithatë, nëse njeriu vazhdon me kokëfortësi në mohim, atëherë Ai e rrëmben atë me ndëshkim, ashtu siç ndëshkon Krenari, Ngadhënjimtari i Plotpushtetshëm. Në dy Sahih-ët shënohet: 1687. “Me të vërtetë, Allahu e afatizon keqbërësin, por kur e rrëmben atë me ndëshkim, ai nuk i shpëton dot më ndëshkimit.” Pastaj i Dërguari i Allahut lexoi: “ I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” [Hud 102]. Allahu i madhëruar thotë gjithashtu: “Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. Por, në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi (i të gjithëve).” [Haxh 48]. Sidoqoftë, ai që heq dorë nga kufri dhe mosbindja ndaj Zotit, duke u kthyer tek Ai me sinqeritet, Zoti ia pranon pendimin, siç thuhet në këtë ajet kuranor: “ Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë. ”. [Nisa 110]. Ndërsa këtu thuhet: “ Ai është i Butë dhe Falës i madh.” Allahu i madhëruar ka thënë gjithashtu: “Është Allahu Ai që i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Po të binin, s’ka asnjë veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Butë dhe Falës i Madh. Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t'u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët) . Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e Vërteta) për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen. Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim. A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta (të sotmit). Allahut kurrë nuk mund t'i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë. Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm. Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.” [Fatir 41 - 45].

Mus'haf Hape →
Muminun 23:76–23:83 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tij: “O Zot, më ndihmo me shtatë vite (skamje) kundër tyre, ashtu si shtatë vitet e Jusufit!” - “Kur t’u hapim portën që të çon te dënimi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i sprovuam ata me vështirësi ...” - I sprovuam ata me bela dhe vështirësi. - “... por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan n Atij me lutje. ” - Pavarësisht nga këto sprova nga Zoti, ata nuk hoqën dorë nga kufri dhe kundërshtimi i të vërtetës, por vazhduan në rrugën e humbjes, shfrenimit dhe të mosbindjes ndaj Allahut. Zemrat e tyre nuk u mbushën me frikë, nënshtrim dhe përunjësi për Allahun, prandaj nuk u kthyen tek Ai, për t’iu lutur me përunjësi. Pikërisht për këtë i zbret Allahu sprovat, siç thotë në ajetin: “Përse, atëherë, nuk mësuan të përuleshin, pasi u erdhi dënimi Ynë? Sepse zemrat e tyre ishin të ngurta dhe Shejtani ua hijeshoi atë që bënin.” [En’am 43]. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili rrëfen: 1901. “Ebu Sufjani shkoi njëherë tek Profeti i Allahut dhe i tha: “O Muhamed, po të përgjërohem për hir të Allahut dhe të mëshirës për farefisin! Na shkatërroi ngrënia e lëkurëve dhe e gjakut (nga skamja e madhe që kishte goditur mbi ta) ...” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ne i sprovuam ata me vështirësi, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre...”. Baza e këtij hadithi është në dy Sahih-ët, ku, ndër të tjera thuhet: 1902. “I Dërguari i Allahut u lut kundër kurejshëve, kur ata refu zuan të pasonin rrugën e tij: “O Zot, më ndihmo me shtatë vite (skamje) kundër tyre, ashtu si shtatë vitet e Jusufit!” - “Kur t’u hapim portën që të çon te dënimi i ashpër, ata do të mbeten aty të dëshpëruar.” - Kjo do të ndodhë kur të vijë befas urdhri i Allahut për t’u bërë Kijameti. Ata do t’i përfshijë ndëshkimi i Allahut dhe do të përballen me diçka, që kurrë nuk e kanë imagjinuar. Në këtë çast, ata do ta humbasin çdo shpresë për shpëtim. - “Është Allahu, Ai që ju dhuroi të dëgjuarit, të parët dhe aftësinë e të menduarit ...” - Allahu i Lartësuar flet për mirësitë mbi robërit e Tij besimtarë, duke u dhuruar aftësinë e të dëgjuarit dhe të shikimit, duke u dhënë zemër, me të cilën ata mund të meditojnë, të zgjedhin të mirën dhe ta duan atë. Është pikërisht aftësia e të menduarit dhe e të kuptuarit, nëpërmjet të cilës ata analizojnë çështjet dhe nxjerrin mësime prej tyre. Duke medituar në këtë gjithësi, në të cilën Allahu i Lartësuar ka sjellë shenja të panumërta, ata mund të argumentojnë faktin që Ai është një i vetëm dhe është i vetmi që vepron në gjithësinë e Tij, ashtu si Ai dëshiron dhe ashtu si e kërkon vullneti i Tij. - “... por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij .” - Sa e pakët është mirënjohja juaj për Allahun, duke parë gjithë ato mirësi, që ju ka dhuruar dhe me të cilat ju ka bekuar dhe nderuar. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103]. - “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në Tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni . Është Ai që jep jetën dhe vdekjen dhe bën ndërrimin e natës dhe të ditës. ” - Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin madhështor dhe sundimin e Tij mbi çdo gjë. Ai na tregon se është i plotpushtetshëm për të krijuar qiejt e Tokën, të gjitha gjallesat që ato përmbajnë, si edhe njerëzit, që Ai i ka shpërndarë në Tokë, me larmishmërinë e tyre, me gjuhët, cilësitë dhe veçoritë e tyre. Allahu i Lartësuar ka fuqi, gjithashtu, që t’i mbledhë së bashku të parët dhe të fundit Ditën e Kijametit, - ditë e përcaktuar nga Ai, - ashtu sikurse i krijoi herën e parë: - “A nuk do të kuptoni? ” - A nuk keni logjikë, e cila ju drejton t’i nënshtroheni Krenarit e të Gjithëditurit, vullnetit të të Cilit i është nënshtruar çdo gjë? - “Edhe këta flasin (kotësira), ashtu siç flisnin ata para tyre. ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth atyre që nuk e besojnë ringjalljen. Fjalët e tyre ngjajnë me ato të popujve të shkuar, të cilët gjithashtu mohuan të vërtetën. I Lartësuari thotë: - “Ata thonë: “Mos vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, do të ringja - llemi?!” - Ata e konsiderojnë si të pamundur çështjen e ringjalljes, pasi të jenë tretur në tokë. Ata thonë: - “Të tilla gjëra na janë premtuar neve dhe prindërve tanë më parë! Ato nuk janë gjë tjetër, veçse mite të vjetra.” - Ata nënkuptojnë se ringjallja pas vdekjes nuk mund të ndodhë kurrë. Ata mëtojnë se, të gjithë ata që flasin rreth ringjalljes nuk bëjnë gjë tjetër, veçse përcjellin mite të vjetra të popujve të shkuar, të cilat janë thjesht trillim i mendjes së njeriut. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata (mohuesit) thonë: “A thua, do të bëhemi përsëri kështu si jemi, edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!” Ata (mohuesit) thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” [Naziat 11 - 14]. Ose: “A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë nga një pikë lëng? Por sërish ai bëhet kundërshtar i hapur! Ai bën krahasime për Ne dhe e harron se si është krijuar. Ai thotë: “Kush i ngjall eshtrat, pasi të jenë kalbur?!” Thuaji: “Do t'i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë. Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur.” [Ja sin 77 - 79].

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:28–32:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të cilët fshehin kokën dhe i shmangen përballjes. - “Thuaj: “Ditën e Ndarjes, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e nuk do t’u jepet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth ngutjes së mohuesve, të cilët, në formë sfide, kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit të Allahut mbi ta, siç ka premtuar. Në këtë mënyrë, ata shprehin mosbesimin e tyre dhe faktin se ata e konsideronin këtë gjë gënjeshtër dhe të pamundur për t’u kryer. Pa dyshim, kjo ishte shprehje e inatit dhe refuzimit të padrejtë të tyre. - “Ata thonë: “Kur do të përmbushet ai premtim, nëse po thoni të vërtetën?! ” - Pra, kur do të jetë dita e ndëshkimit tonë dhe e triumfit tënd mbi ne, o Muhamed, ashtu sikurse pretendon? Përkundrazi, ne të shohim ty dhe ata që të shoqërojnë ty veçse si disa frikacakë të përçmuar, të cilët fshehin kokën dhe i shmangen përballjes. - “Thuaj: “Ditën e Ndarjes, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e nuk do t’u jepet afat”. - Kur të vijë dita që të godasë zemërimi dhe ndëshkimi i ashpër i Zotit, në dynja dhe në ahiret, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e nuk do t’u jepet afat, siç ka thënë i Lartësuari edhe në ajetin tjeter: “Kur u erdhën të dërguarit me shenja të qarta, ata u mburrën me diturinë e vet, por atëherë i goditi ai, me të cilin talleshin. Kur e panë dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut, që vepron te robërit e Tij. Kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 83 - 85]. Vërej me kujdes fjalën “ Jeumul Fet’hi” (që është përkthyer “Dita e Ndarjes”). Këtu bëhet fjalë për Ditën e Gjykimit, kur Allahu do të bëjë ndarjen mes mohuesve dhe besimtarëve, duke ndëshkuar mohuesit dhe duke lartësuar e shpërblyer besimtarët, përmes gjykimit të Tij të drejtë. Të gjithë ata që pretendojnë se këtu flitet për ditën e çlirimit të Mekës, kur Allahu i Madhëruar bëri ndarjen e drejtë mes mohuesve dhe besimtarëve, duke u dhënë fitoren besimtarëve, në fakt ka bër ë një gabim të dukshëm dhe të madh. Ditën e çlirimit të Mekës, Profeti i Allahut ua pranoi Islamin dhe pendimin atyre të cilët u quajtën ‘ et tuleka’, pra, të çliruarit nga robëria, që ishin rreth dy mijë të tillë. Por Allahu i Lartësuar në këtë ajet thotë: “mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as nuk do t’u jepet afat.” Qëllimi këtu është, pa dyshim, për Ditën e Gjykimit, që do të bëhet përpara Zotit. Fjala El fet’h këtu ka kuptimin “Gjykim me drejtësi dhe ndarja e drejtë mes krijesave”, siç ka thënë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “ Gjyko, atëherë me drejtësinë tënde ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që vijnë pas meje!” [Shuara 118]. Ose: “Thuaj: “Zoti ynë do të na tubojë ne dhe ju e pastaj do të gjykojë me drejtësi mes nesh (e jush). Dhe Ai është Gjykatës i drejtë e i Gjithëditur. ” [Sebe 26]. “Ata kërkuan ndihmë dhe çdo kryelartë e inatçor përfundoi në shkatë - rrim.” [Ibrahim 15]. Pra, kërkuan ndihmën e Zotit dhe gjykimin e Tij me drejtësi.159 - “Prandaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata, janë duke pritur. ” - Distancohu prej idhujtarëve dhe kumtoje qartë atë që t’u shpall prej Zotit tënd. Thjesht rri në pritje, se Allahu i Lartësuar ka për ta përmbushur premtimin që të ka dhënë. Ai ka për të të dhuruar fitoren mbi kundërshtarët e tu dhe, pa dyshim, që Ai nuk e thyen premtimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “... edhe ata, janë duke pritur.” Pra, edhe ti je në pritje, edhe ata janë në pritje, që juve t’ju ndodhin fatkeqësi. Por ti ke për ta parë suksesin e durimit tënd, ndërsa ata kanë për ta gjetur dhimbjen që do t’u sjellë mohimi i tyre, kur të shijojnë dënimin e Allahut mbi ta, kur zemërimi i Tij t’i përfshijë me ashpërsi. Na mjafton Allahu dhe Ai është më i miri mbështetës! Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Sexhde. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet për mirësitë që na dhuron! 1 / 5 / 1390 h ose (4 / 7 1970).

Mus'haf Hape →