▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujta - rëve kurejshë dhe aleatëve të tyre: - “Ata janë mohuesit e besimit të drejtë ...” - Ata janë mohuesit dhe askush tjetër. - “... dhe ju pengojnë t’i afroheni Shtë - pisë së Shenjtë ...” - Në fakt, ju jeni më meritorët për t’u kujdesur për të. Ju jeni banorët e vërtetë të asaj shtëpie. - “... duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet.” - Ata penguan që kurbanet të mbërrinin në vendin e tyre. Ishin 70 deve të bëra gati për kurban. - “Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjë - rit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata .” - Diçka tjetër do të ndodhte, sikur mes popullit idhujtar të mos ishin disa besimtarë, që e fshihnin besimin, për të ruajtur jetën e tyre. Ne do të bënim që ju të mbizotëronit mbi ta e t’i shfarosnit në luftë, por mes tyre ndodheshin shumë besimtarë dhe besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit, duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre. Nëse do t’i vrisnit, do të ngarkoheshit me gjynah dhe me detyrimin për të dhënë kompensim për vrasjen e tyre. - “Allahu dëshiroi ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do.” - Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë luftë, që të mos e nxitonte ndëshkimin e Tij mbi atë popull. Kështu, do të mundësohej që besimtarët që jetonin fshehur mes tyre të mos dëmtoheshin ose vriteshin nga muslimanët pa dashje dhe, në të njëjtën kohë, shumë njerëz prej atij populli mohues e idhujtar të kthenin rrugë e të pranonin Islamin. - “Po të ishin ata të ndarë veç e veç ...” – Po të ndaheshin dhe të dalloheshin mohuesit nga besimtarët, që ishin mes tyre dhe që e fshihnin imanin... - “Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.” - Do të bënim që ju t’i sulmonit dhe t’i vrisnit. - “Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan ...” - Kjo ndodhi kur ata refuzuan që të shkruanin në krye të deklara - tës të marrëveshjes: “Bismilahir -RahmanirRahim”. Pra, për shkak të fodullëkut pagan, ata refuzuan që ta hapnin këtë kontratë me një formulim të tillë. Gjithashtu, ata refu - zuan edhe pjesën: “Kjo është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, Profeti i Allahut”, sepse nuk donin të pohonin që ai ishte Profeti i Allahut. - “Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin të Tij dhe mbi besimtarët. Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë ...” - Kjo është pikërisht fjala: “ Lâ ilâhe Il -lallllah”, sikurse transmeton Ibn Xheriri. Po kështu e sjell Abdullahi - i biri i imam Ahmedit - nga Ubej Ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë se: 2420. “Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë ...”, domethënë se zgjodhi fjalën “ La ilâhe il -lallllah.” Kështu e ka transmetuar Tirmidhiu, duke thënë që ky është një hadith garib, që njihet të ketë ardhur veçse përmes Hasen Ibn Kuz’ates.
- “... sepse ata dhe njerëzit e saj e meri - tonin më shumë dhe ishin më të denjë për të.” - Pra, muslimanët ishin më meritorë për këtë fjalë dhe besim; ishin pikërisht ata të zotët e saj. - “Allahu di gjithçka.” - Ai është i Gjithë - ditur rreth atyre që meritojnë mirësinë dhe atyre që meritojnë ndëshkimin. Historia e Marrëveshjes së Hudejbijes 55 2421. “Profeti i Allahut, u nis me qëllimin për të vizituar Qaben e kryer umren, pa asnjë qëllim për luftë. Ai mori me vete shtatëdhjetë deve për kurban. U nis dhe kur mbërriti në Asfan, e takoi Bishër Ibn Sufjan el Keabi, i cili i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kurejshët mësuan që je nisur drejt Mekës, prandaj kanë dalë, duke marrë me vete edhe devetë me të vegjëlit e tyre. Ata kanë veshur lëkura tigrash dhe i janë betuar Zotit se kurrë nuk kanë për të të lejuar të hysh me forcë në vendin e tyre. Halid Ibn Uelidi me kalorësinë e tij kanë shkuar përpara në Kira el Gamim.” Profeti i Allahut tha: “Të mjerët kurejshë, i shkatërroi dhe hëngri lufta! E ç’e keqe do t’i gjente, nëse do të më linin të merresha me njerëzinë?! Nëse njerëzit do të më mposhtnin, kështu do të plotësohej dëshira e tyre, e nëse Zoti do të më dhuronte fitoren, atëherë do të hynin në Islam e do të ishin të shumtë në numër. Edhe sikur të mos hynin në Islam pas kësaj, por të më luftonin mua, atëhërë nuk do ishin të lodhur nga luftërat, por do të ishin më të fuqishëm në përballje. Po le ta dinë, pasha Zotin, se unë do të vazhdoj të luftoj kundër tyre, për të përmbushur misionin, me të cilin më dërgoi Zoti im, derisa Zoti Krenar dhe i Lartësuar të më dhurojë triumfin ose të vdes në këtë rrugë.” Më pas, ai i urdhëroi njerëzit të merrnin rrugën në të djathtë, që të nxirrte në pjesën e poshtme e Mekës. Kalorësia e kurejshëve me në krye Halid Ibn Uelidin kur vërejtën që muslimanët i kishin shmangur dhe kishin kaluar nga tjetër rrugë, u kthyen me nxitim te kurejshët. Profeti ﷺ eci, derisa mbërriti në grykë. Pikërisht aty u ul deveja e Profetit ﷺ“ . Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit), u ndal Kasuaja!” Por Profeti ﷺ tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin.” Pastaj Profeti tha: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban mbajtjen e lidhje - ve farefisnore, unë kam për ta pranuar!” Pastaj u tha njerëzve: “Zbrisni në fushim!” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, po në këtë luginë nuk ka ujë, që njerëzit të pushojnë e shërbehen!” Atëherë, Profeti i Allahut nxori një shigjetë prej shportës dhe ia dha njërit prej shokëve të tij, duke e porositur të zbriste në njërin prej puseve e ta ngulte në tabanin e tij. Kur e bëri, uji gufoi, aq sa njerëzit përmbushën të gjitha nevojat e tyre. Kur Profeti i Allahut u qetësua që njerëzit përmbushën nevojat e tyre, vërejti Bedil Ibn Uerkae në krye të një grupi nga fisi Huzaah. Edhe këtij Profeti i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Bishër Ibn Sufjanit. Kështu, ata u kthyen tek kurejshët dhe u thanë: “O kurejshë, ju po nxitoheni në lidhje me Muhamedin! Ai nuk ka ardhur për luftë. Ai ka ardhur veç si vizitor i Shtëpisë dhe si madhërues i shenjtërisë së saj.” Por kurejshët u folën ashpër e i akuzuan si bashkëpunëtorë të Profetit. Fisi Huzaah ishin informatorë të Profetit dhe e ruanin sekretin e tij, si muslimanët, ashtu edhe idhujtarët e këtij fisi. Ata nuk ia fshihnin Profetit të Allahut çfarëdo që ndodhte në Mekë. Kurejshët thanë: “Edhe nëse ka ardhur si vizitor i Qabes, për Zotin, nuk ka për të hyrë tek ne me forcë, e pastaj të flasin arabët!” Më pas dërguan tek Profeti ﷺ Mikrez Ibn Hafsin, pjesëtar i fisit Beni Amir Ibn Luej. Kur ai po vinte, Profeti tha: “Ky është një burrë tradhtar e intrigant.” Edhe këtij, Profeti i tha fjalë të ngjashme me të tjerët përpara tij. Edhe ky shkoi tek kurejshët dhe u tregoi për çfarë ngjau. Më pas, ata dërguan Halis Ibn Alkame el Kinani, i cili në atë kohë ishte kreu i Ehabishëve. Kur e pa, Profeti u tha shokëve: “Ky është nga një popull që i respektojnë
kurbanet për Zotin, prandaj nxirrini kafshët e shenjuara për kurban, që t’i shohë.” Ai i pa kafshët e kurbanit që, nga qëndrimi i gjatë për të shkuar në vendn e kurbanit, u ishte ngrënë lëkura vende -vende. Atëherë, i impresionuar nga ajo që pa, kur u kthye, u tha kurejshëve: “Unë pashë diçka atje, prandaj ju nuk duhet kurrsesi të ndaloni kurbanet e shenjuara për Qaben, që të shkojnë në vendin e kurbanit.” Por ata i folën me vrazhdësi, duke i thënë: “Ulu atje, ti beduin i paditur!” Atëherë dërguan Urue Ibn Mesud el Thekafiun. Ai i tha Profetit: “O Muhamed, paske mbledhur rreth vetes ca fundërrina njerëzish dhe po synon të shkatërrosh popullin tënd? Kurejshët kanë dalë, duke marrë me vete edhe devetë me të vegjëlit e tyre (pra, të vendosur për luftë deri në vdekje). Ata kanë veshur lëkura tigrash dhe i janë betuar Zotit se kurrë nuk kanë për të të lejuar të hysh me forcë në vendin e tyre. Për Zotin, mendoj se këta që ke me vete nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment, e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Latit! 56 Ne t'ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Uruei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” - “I Biri i Ebu Kuhafes (Ebu Bekri)!” - i tha Profeti. - “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” - tha Uruei dhe vazhdoi bisedën me Profetin ﷺ . Gjatë bisedës, ai afroi dorën për të prekur mjekrën e Profetit ﷺ , por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shuba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij goditi dorën e Urueit, duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit ﷺ ,se vallahi, nuk ke për ta kthyer më!” Uruei i tha: “I mjeri ti, sa i vrazhdë je!”. Profeti buzëqeshi. Uruei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky, o Muhamed?” – “Është djali i vëllait tënd, El Mugira Ibn Shuba.” Atëherë, Uruei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Atëherë, edhe këtij , Profeti i tha fjalë të ngjashme me paraardhësit. Uruei vërejti shokët e Profetit ﷺ .Ai pa se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Kur merrte abdes, gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, sepse të gjithë nxitonin ta kapnin atë, dhe pastaj fërkonin fytyrën dhe lëkurën me të. Edhe nëse i binte një fije floku në tokë, nxitonin ta merrnin. Uruei kthehet te kurejshët dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam parë. Kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexha-shiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret, që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Më pas, kurejshët dërguan Suhejl Ibn Amrin, duke i thënë: “Shko tek Muhamedi dhe bëj marrë -veshje me të, por mos trego butësi. Këmbë -ngul që ata të kthehen pas këtë vit e të mos hyjnë në Mekë.” Kur Profeti pa Suhejlin duke ardhur për së largu, tha: “Ata po kërkojnë marrëveshje, prandaj e dërguan këtë burrë.” Kështu, pasi folën gjatë rreth marrëveshjes dhe kur kishte mbetur veçse firmosja e saj, Umer Ibnu Hatabi shkon tek Ebu Bekri dhe i tha: “O Ebu Bekër, a nuk është ai Profeti i Allahut? A nuk jemi ne muslimanë? A nuk janë ata idhujtarë?” – “Po” - tha Ebu Bekri. - “Atëherë, përse duhet të sprapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë?” Ebu Bekri i tha: “Përmbaju e kapu pas tij, o Umer. Unë dëshmoj se ai është Profeti i Allahut.” Umeri tha: “Edhe unë dëshmoj për këtë.” Pastaj shkoi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! A nuk jemi muslimanë (në të vërtetën)? A nuk janë ata idhujtarë?” - “Po” - tha Profeti. - “Atëherë, përse duhet të sprapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë?” Profeti tha: “Unë jam robi dhe i dërguari i Allahut. Kurrë nuk kam për të kundërshtuar urdhrin e Zotit dhe Ai kurrë
nuk ka për të më braktisur e lënë të humbur.” - “Që nga ajo ditë - thoshte Umeri - vazhdoj të fal shumë namaze, ta agjëroj, të jap sadaka dhe të çliroj robër, nga frika e asaj që thashë atë ditë, derisa të shpresoj që të jem falur." Profeti ﷺ ftoi Ali Ibn Ebi Talibin dhe i tha: “Shkruaj: BismilahirRahmanir-Rahim”. Suhejli ndërhyri: “Rahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Pas kësaj, Profeti ﷺ tha: “Shkruaj: “Kjo marrëveshje nënshkruhet nga Muhamedi, i Dërguarit i Allahut …”. Suhejli ndërhyri sërish: “Për Zotin, po ta pranonim ne se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim aspak prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu, shkruaj: “Kjo marrë - veshje nënshkruhet nga Muhamed Ibn Abdullahi dhe Suhejl Ibn Amri, për dhjetë vjet armëpushim, që njerëzit të jenë në paqe me njëri-tjetrin”. Disa kushte të kurejshëve ishin: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde. Nëse tek ne vjen dikush prej jush, ne nuk jua kthejmë atë! Çdokush që dëshiron të hyjë në aleancë me Muhamedin është i lirë dhe çdokush që dëshiron të hyjë në aleancë me kurejshët është i lirë. Muslimanët të largohen këtë vit dhe të kthehen vitin tjetër për të kryer umren. Kur të vijnë vitin tjetër për umre, do të lejohen të hyjnë në Mekë jo të armatosur, por vetëm me armatim këmbësorie. Do të lejohen të qëndrojnë në të veçse tri ditë. Pikërisht në këto çaste, tek muslimanët mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibn Amrit, që kishte pranuar Islamin dhe sapo ishte arratisur prej kurejshëve. Muslimanët kishin dalë në këtë udhëtim me Profetin e Allahut dhe kishin bindje të plotë se do të fitonin, për shkak të një ëndrre të Profetit, në lidhje me këtë fitore, por kur panë në kushtet e marrëveshjes vendimin për të mos kryer umren dhe pikat e tjera të vështira, që Profeti i Allahut pranoi t’i nënshkruante, njerëzit u sprovuan fort në fe, sa gati u shkatërruan. Kur Suhejli pa të birin, Ebu Xhendelin, u ngrit dhe e goditi në fytyrë dhe tha: “O Muhamed, marrëveshja mes nesh u krye para se të vinte ky ...” Profeti tha: “Po, e vërtetë është.” Atëherë, Suhejli shkoi tek i biri dhe e kapi për zinxhirash. Ebu Xhendeli bërtiti: “O muslimanë, a po më ktheni pas tek idhujtarët, që të më sprovojnë në fenë time?!” Kjo ua shtoi dhimbjen dhe sprovën muslmanëve, në atë gjendje të vështirë. Profeti i Allahut i tha: “O Ebu Xhendel, bëj durim dhe llogarit shpërblimin tek Allahu, se Allahu ka për t’ju sjellë rrugëzgjidhje ty dhe të gjithë atyre që janë me ty. Tashmë ne e kemi nënshkruar marëveshjen me këta. U kemi dhënë fjalën dhe na kanë dhënë fjalën për zbatimin e saj. Ne kurrsesi nuk mund të shkelim marrëveshjen me ta.” Teksa largo - heshin, Umer Ibn Hatabi ecte përkrah Ebu Xhendelit dhe i pëshpëriste: “Bej durim, o Ebu Xhendel. Ata janë thjesht idhujtarë dhe gjaku i tyre është i pavlerë, si gjaku i qenit”, dhe afronte dorezën e shpatës pranë dorës së tij. Shpresoja që ai ta rrëmbente shpatën dhe ta vriste të atin. Por nuk e bëri. Çështja kishte përfunduar me atë marrëveshje. Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti ﷺ fali namaz brenda territorit të haremit. Ai urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti ﷺ u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes. Atje i tregoi bashkë - shortes për sjelljen e njerëzve. Ummu Selemeja i tha: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti ﷺ u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruanin kokat e njëri-tjetrit. Gjatë rrugës nga Meka në Medinë zbriti surja El Fet’h.” Kështu e ka sjellë Ahmedi nga Misuer Ibn Mehrame dhe Miruan Ibn Hakemi. Edhe Buhariu e përcjell nga këta të dy, me një
version të ngjashëm. Në transmetimin e sjellë nga Buhariu shënohet: 2422. “Pasi Profeti u kthye në Medinë, tek Ai vjen Ebu Besira, një kurejsh që kishte pranuar Islamin. Kurejshët kishin dërguar dy burra për të kërkuar riatdhesimin e tij. Profeti i lejoi dhe ata e morën për ta çuar në Mekë. Kur kishin arritur në Dhul Hulejfe, ata u ulën të hanin disa hurma të thata. Ebu Besira i tha njërit prej tyre: “Shpatë shumë të bukur paske, o filan.” - “Po - tha tjetri duke u lëvduar me të. - “A ma jep ta shoh pak”, - tha Ebu Besira. Sapo e mori shpatën, e goditi kurejshin me të dhe e vrau. Tjeri ia mbathi e shkoi në Medinë, duke hyrë me vrap e i tmerruar drejt e në xhami. Kur Profeti e pa në atë gjendje, tha: “Ky paska parë tmerr me sy!” Ai iu afrua Profetit ﷺ e i tha: “Vallahi, ai ma vrau shokun dhe unë jam i vdekur gjithashtu.” Pas pak, vjen Ebu Besira dhe i thotë Profetit: “O i Dërguari i Allahut, Allahu të çliroi nga detyrimi në lidhje me mua, sepse ti më dorëzove në dorë të tyre. Ishte Allahu që më shpëtoi prej tyre.” Profeti i Allahut tha: “Mjerë nëna, për këtë shkëndijë e luftënxitës, sikur të kishte burra me vete!” Kur dëgjoi këtë, ai e kuptoi se Profeti ﷺ do ta kthente përsëri tek kurejshët, prandaj u arratis e u fsheh në bregdet. Edhe Ebu Xhendeli, biri i Suhejlit, arriti të arratisej prej kurejshëve dhe shkoi e u bashkua me Ebu Besirën. Çdo kurejsh që pranonte Islamin shkonte dhe i bashkohej këtij grupi, derisa u bënë një çetë e mirë burrash, të cilët sa herë dëgjonin për ndonjë karvan kurejshësh, që niseshin për në Sham, u dilnin dhe i sulmonin, duke u marrë pasuritë e plaçkën e tregtisë. Për këtë arsye, kurejshët i thanë Profetit që të pranonte këdo që pranonte Islamin e vinte tek ai. Kështu, Profeti u dërgoi fjalë që të shkonin tek ai. Atëherë, Allahu zbriti: “Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. Allahu shikon gjithçka që veproni. Ata janë mohuesit e besimit të drejtë dhe ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet. Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata (mosbe - simtarët e Mekës). Por Allahu dëshiroi ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. Po të ishin ata (banorët e Mekës) të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.” Kështu e ka sjellë Buhariu pjesërisht.