Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
"Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
"Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is'hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!
E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.