Kërko: sikur deri te ishte ngre

Gafir 40:51–40:56 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga populli i tyre, si Jahja , Zekerija dhe Esh’ija. Ndërsa disa të tjerë u dëbuan nga vendi i tyre, si Ibrahimi ﷺ , ashtu siç pati edhe që Allahu i Lartësuar i ngriti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote, edhe në ditën kur të paraqiten dëshmitë.” - Gjatë shpjegimit të këtij ajeti, Ibn Xheriri (Allahu e mëshiroftë) ka sjellë një pyetje. Ai ka thënë: “Dihet mirë se disa profetë (paqja e Zotit qoftë mbi ta!) u vranë nga populli i tyre, si Jahja , Zekerija dhe Esh’ija. Ndërsa disa të tjerë u dëbuan nga vendi i tyre, si Ibrahimi ﷺ , ashtu siç pati edhe që Allahu i Lartësuar i ngriti lart në qiell. Atëherë, pyetja që shtrohet në lidhje me ajetin është: Ku është ndihma, që Allahu i Lartësuar u premtoi atyre në jetën e dynjasë?” Po ai përgjigjet: “Së pari, ka mundësi që ky ajet të jetë i përgjithshëm dhe ka për qëllim vetëm një pjesë e profetëve. Kjo mënyrë të shprehuri është e lejuar nga ana gjuhësore. Së dyti, ka mundësi që kuptimi të jetë se Allahu ka për t’i ndihmuar të dërguarit e Tij dhe do t’u japë fitore kundër atyre të cilët i luftuan dhe përndoqën, pavarësisht a do të jetë ky triumf në kohën e pranisë së tyre në dynja apo kur ata të jenë larguar nga kjo botë, ashtu sikurse veproi me ata që vranë Jahjën, Zekerijan dhe Eshi’ija-n. Allahu i Lartësuar bëri që ata t’i godisnin armiqtë e tyre, të cilët i poshtëruan, u derdhën gjakun dhe i internuan. Gjithashtu, është përmendur se Nemrudin e ndëshkoi Zoti, ashtu siç ndëshkon Krenari, i Gjithëpushtetëshmi. Ndërsa jehudët, të cilët deshën të vrisnin Isain, të birin e Merjemes, dhe pretenduan se e kryqëzuan atë, Allahu i Madhëruar bëri që mbi ta të sundonin romakët, të cilët i poshtëruan dhe i përçmuan në mënyrë të vazhdueshme. Më pas, pak përpara Ditës së Kijametit do të zbresë Isai, i biri i Merjemes (paqja e Zotit qoftë mbi të!) si imam dhe gjykatës i drejtë. Në atë kohë, Mesihu i të vërtetës do të vrasë Dexhalin, Mesihun mashtrues, dhe ushtrinë e tij të jehudëve. Gjithashtu, ai do të vrasë derrat, do të thyejë kryqet dhe do të zhvlerësojë ‘xhizjen’ dhe nuk ka për të pranuar prej askujt asnjë fe dhe besim tjetër, përveç Islamit. Pa dyshim që kjo është një fitore e madhe, që Zoti ka për t’ia dhuruar Isait. Ky është rregulli i Allahut me krijesat e Tij. Ai gjithmonë ka për të ndihmuar robërit e Tij besimtarë të sinqertë në dynja. Ai ka për t’i bërë të shijojnë triumfin dhe do t’ua qetësojë sytë dhe zemrat, në lidhje me të gjithë ata që i mundojnë. Kështu e ndihmoi Allahu i Lartësuar profetin Muhamed ﷺdhe shokët e tij, kundër të gjithë atyre që iu kundërvunë, e përndoqën, e refuzuan dhe e luftuan. Allahu i Lartësuar bëri që fjala e Tij të jetë më e larta dhe feja e Tij mbi të gjithë fetë dhe besimet në botë. Të Dërguarit ﷺ iu nënshtrua i gjithë Gadishulli Arab dhe nje - rëzit hynë në fenë e Allahut grupe -grupe e popuj-popuj. Pas tij, edhe Kalifët e Drejtë e transmetuan të qartë fenë e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Ata i ftuan njerëzit në adhurimin e Allahut të Lartësuar. Ata çliruan jo vetëm vendet ku ata banonin, por edhe zemrat e robërve nga idhujtaria, mosbesimi dhe kotja në errësirat e humbjes. Kështu vazhduan, derisa daveti i Muhame - dit ﷺ shkoi nga lindja deri në perëndim të Tokës, dhe kështu do të mbetet kjo fe e epërme, triumfuese e ndihmuar nga Zoti, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan edhe në jetën e kësaj bote, edhe në ditën kur të paraqiten dëshmitë.” Pra, në Ditën e Gjykimit, triumfi dhe ndihma për besimtarët do të jetë më e madhe dhe më e dukshme. - “Atë ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. ” - Atyre nuk ka për t’u pranuar asnjë justifikim dhe asnjë kompensim, që të mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut. - “Ata i pret mallkimi ...” - Pra, dëbimi, largimi i përjetshëm nga mëshira e Allahut. - “... dhe një vendbanim i keq. ” - Vendi më i keq i qëndrimit të përhershëm. - “Ne i dhamë Musait Udhërrëfyesin ...” - Është fjala për librin, me të cilin Allahu Krenar dhe i Lartësuar dërgoi Musain, pra, me udhëzim dhe dritë. - “... ndërsa bijve të Israilit u lamë në trashëgim Librin ...” - Ne përcaktuam për ta përfundimin e mirë dhe që të trashëgonin pronat dhe pasuritë e Faraonit, për shkak të durimit që ata treguan në bindjen ndaj Allahut, në pasimin e Profetit të tyre dhe zbatimin e ligjit të tij. Libri, të cilin Allahu i Madhëruar u la në trashëgim ishte Teurati. Për të, i Lartësuari thotë: - “... udhëzues e përkujtues për njerëzit që kuptojnë.” - Për ata që kanë mendje të të shëndoshë dhe logjikë të pastër. - “Ti ngulmo me durim ...” - Pra, bëj durim, o Muhamed! - “... sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.” - Premtimi Ynë për përfundimin e mirë për ty dhe për të gjithë ata që pasojnë rrugën tënde është i vërtetë, dhe dije se Allahu nuk e thyen kurrë premtimin e Tij. - “Kërko falje për gjynahet e tua ...” - Kjo është një nxitje dhe porosi për popullin e Muhamedit, që gjithmonë t’i kërkojnë falje Zotit. - “... dhe lartësoje me lavde Zotin tënd, mbrëmje e mëngjes! ” - Domethënë, në pjesën e fundit të ditës dhe fillimin e natës si dhe në pjesën e fundit të natës dhe fillimin e ditës. Kjo është porosi për të lavdëruar dhe përmendur me madhërim Zotin në këto kohë të zgjedhura. - “Ata që kundërshtojnë Shpalljen e Allahut pa pasur argument, kanë në zemrat e tyre veçse mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit.” - Këta janë ata të cilët mundohen ta luftojnë të vërtetën nëpërmjet kotësirave, të pambështetur në asnjë argument dhe fakt të vërtetë prej Zotit. Allahu i Lartësuar thotë për ta: “... kanë në zemrat e tyre veçse mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit.” Në zemrat e tyre ka veç kryeneçësi, mendjemadhësi dhe dëshirë për të dalë mbi të tjerët, gjë kjo që i bën ta refuzojnë ndjekjen e të vërtetës. Ajo që ata synojnë është veçse lartësimi i kotësirave, që ata kanë zgjedhur të mbrojnë dhe të trumbetojnë, por nuk kanë për t’ia arritur kurrë qëllimit. - “Kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe shikon gjithçka. ” - Kërko mbrojtje dhe strehim tek Zoti, që të të ruajë nga e tillë gjendje, siç është gjendja e këtyre të mjerëve. Ky ishte tefsiri i Ibn Xheririt, shkurtimisht.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:62–2:66 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… kur: - “…dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain, ” - Domethënë: Kur mbi ju qëndronte mali Tur. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar ju drejtua juve dhe ju urdhëroi: - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, ata që besojnë (në Kur’anin) , çifutët, të krishterët, sabi'inët…” – Domethënë, gjykimi që do të vijojë vlen vetëm për ata të cilëve u është dhënë libër qiellor. Edhe sabi'iinët konsiderohen si grupacionet e krishtera. Më tej, i Madhëruari tregon cilësitë e të shpëtuarve prej tyre: - kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira …” Kështu, i Madhëruari përshkruan me këto cilësi besimtarët e këtij umeti (muslimanët) dhe ata të umeteve të shkuara, që ishin çifutët, të krishterët dhe sabi'inët: 1. besojnë Allahun dhe botën tjetër: 2. bëjnë vepra të mira. Pikërisht këta do të fitojnë shpërblimin e madh që u ka përgatitur Allahu, si dhe prehjen dhe sigurinë e madhe pranë Tij: - “…do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as nuk do të brengosen” - Ata nuk do ta provojnë frikën dhe as do të brengosen. Ndërsa çdo pjesëtar i këtyre umeteve që ka mohuar Allahun, profetët dhe Ditën e Fundit, ai do të fitojë të kundërtën e atyre që u përmendën, pra: do të jetë i pushtuar nga frika dhe trishtimi. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ky është thjesht një njoftim rreth këtyre umeteve, i cili i referohet periudhës para dërgimit të Muhamedit (s.a.u.s.). (Sepse pas dërgimit të Muhamedit (s.a.u.s.), askush nuk ka për të shpëtuar nëse nuk e pranon dhe nuk e pason atë (a.s.), si profet të Allahut). Ky është një pasqyrim i gjendjes së tyre, me të dyja anët e monedhës, që bëhet për të larguar ndonjë keqkuptim që mund të lindë në shpirtrat e njerëzve, kur lexojnë ajetet e Kur’ânit. Allahu e di më së miri, por shkaku i këtij pasqyrimi vjen për të sqaruar se, jo të gjithë pjesëtarët e atyre popujve, – të parët e të cilëve u qortuan dhe mangësitë e shumta të të cilëve u trajtuan këtu, – hynin në një kategori. Pra, Allahu i Lartësuar deshi që t’i dallonte ata të cilët nuk përfshiheshin në kategorinë e përshkruar me cilësi dhe vepra të ulëta. Ndoshta, nga përmendja e sjelljeve të poshtra të brezave të parë të çifutëve, dikush mund të kuptonte gabimisht se cilësi të tilla mund të kishin vetëm çifutët. Për këtë arsye, i Madhëruari i përmend popujt në përgjithësi, duke treguar cilësitë e pjesëtarëve që do të shpërblehen dhe cilësitë e atyre që do të ndëshkohen, nga secili popull. E gjithë kjo, për të larguar çdo keqkuptim dhe për të qartësuar të vërtetën. I lavdëruar qoftë Ai, që brenda Librit të Tij ka sjellë gjëra që habisin mendjet e të gjithë botës! Më pas, i Madhëruari i rikthehet qortimit të bijve të Israilit për veprat e ulëta të të parëve të tyre. Ai thotë: - “Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën (për bindje e nënshtrim) …” – Kuptimi: Kujtoni kur Ne morëm premtimet tuaja të forta, që u bënë nga ju në momente kërcënimi, kur: - “…dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain, ” - Domethënë: Kur mbi ju qëndronte mali Tur. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar ju drejtua juve dhe ju urdhëroi: - “Merreni seriozisht atë që ju dhamë (Teuratin) …” - Domethënë: Pranojini ligjet që ju zbritën me Teuratin. Pranojini ato me seriozitet dhe me përgjegjësi të madhe, duke treguar durim ndaj urdhrave të Allahut. Por jo vetëm kaq: - “…dhe kujtoni kumtet e tij, ... ” - Kuptimi: Kujtojeni vazhdimisht atë që ndodhet në librin tuaj, duke e lexuar vazhdimisht dhe duke mësuar prej tij. Nëse e bëni këtë, ka shpresë të madhe për ju që: - “…që të jeni të devotshëm” - Domethënë: Me shpresë që të shpëtoni, duke u ruajtur prej dënimit të Allahut dhe prej zemërimit të Tij. Ose: Me shpresë që të bëheni si ata që ruhen nga të këqijat, duke u stolisur me devotshmëri ( taķuâ). Por edhe pas marrjes së premtimit tuaj, në të tilla kushte të jashtëzakonshme: - “Por edhe pas asaj (besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit. ” - Pra, pas atij premtimi që dhatë në një situatë të pashlyeshme nga kujtesa, ju përsëri kthyet shpinën. Atëherë, kjo e bëri më shumë se të meritueshme që mbi ju të binin ndëshkimet më të mëdha. Megjithatë: - “Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, do të ishit prej të humburve (në të dy jetët) . Thotë i Lartësuari: - “Ju, tanimë, e dini mirë rastin e atyre nga mesi juaj, të cilët nuk e respektuan (urdhrin për) të shtunën. ”. – Pra, është shumë e njohur për ju çështja e atyre që u sprovuan ditën e shtunë. Këtë histori Allahu i Lartësuar e ka sjellë gjerësisht në suren El ea'raf, ajetet 163 – 168: “Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet dhe që shkelte rregullin e të shtunës (sabathit)! Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë. Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?”, këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj dhe me shpresë që ata mund t'i frikësohen.”. Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat; ndërsa ata që kundërshtuan, i ndëshkuam me një dënim të ashpër për shkak se ishin të shfrenuar. Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!". Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t'i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. Zoti yt është, vërtet ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe -grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” Domethënë, ky gjynah i madh i tyre i bëri që ta meritojnë goditjen e ashpër të zemërimit të Allahut të Lartësuar, duke i shndërruar në majmunë (dhe në derra) të shëmtuar dhe të poshtëruar. - “Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!"” - Këtë ndëshkim, Allahu i Lartësuar ua dha brezave të asaj kohe si dënim, dhe brezave të mëvonshëm si kujtim e paralajmërim . Po ashtu, në këtë mënyrë, ata nuk mund të kenë asnjë justifikim para Allahut të Lartësuar, në rast se shkelin të tilla urdhëra e ligje. Ai e la edhe si kërcënim për të tjerët, që njerëzit t'i largohen dhe t'i frikësohen seriozisht mosbindjes ndaj Tij. Allahu i sjell kërcënimet, edhe pse, në fund të fundit, ato mund të jenë kujtim i dobishëm veçse për të devotshmit, pasi të tjerët nuk përfitojnë aspak prej tyre. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Kështu Ne e bëmë atë (shndërrim të tyre), për të marrë mësim ata dhe brezat pasardhës, por edhe si këshillë për të devotshmit.”

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:102–3:103 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre u ringjall tribalizmi dhe urrejtja. Kështu, ata filluan të shfaqnin zemërim kundër njëri tjetrit, ngritën zërat, derisa po thërrisnin njëri-tjetrin për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë! - Ibn Ebu Hatimi sjell komentin nga Abdullah Ibn Mesudi për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai...”. Ai shpjegon: “Kjo do të thotë që t’i bindesh dhe mos ia thyesh urdhrat Allahut, ta përmendësh vazhdimisht, në çdo gjendje dhe kohë dhe të mos e harrosh, të jesh mirënjohës ndaj Tij dhe të mos e mohosh (për mirësitë e Tij.)” Ky është një isnâd sahih, por është meukuf, pra, vargu shkon deri tek Ibn Mesudi, jo deri tek Profeti. Prej tij përcillet edhe një hadith merfu’, që shkon deri tek Profeti ﷺ , por versioni i sjellë me sened meukuf është më i saktë. Në lidhje me këtë, përcillet se Enesi ka thënë: “Robi nuk ka për t’iu frikësuar Allahut dhe nuk ka për të patur një devotshmëri dhe frikë të vërtetë, derisa të jetë i përmbajtur dhe i kujdesshëm në fjalët që thotë.” Seid Ibn Xhubejri dhe të tjerë janë të mendimit se ky ajet është i abroguar me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni...” [Tegabun 16]. Ndërsa Ibn Abasi ka qenë i mendimit se ky ajet nuk është i shfuqizuar, por fjala e Allahut “Kijeni frikë Allahun, ashtu siç duhet të kihet frikë Ai...”, do të thotë: të përpiqesh dhe të luftosh në rrugën e Allahut me sinqeritet dhe me përkushtimin që i shkon madhështisë së Allahut të Madhëruar. Do të thotë të mos i druhesh askujt për të përhapur të vërtetën, për të thënë të drejtën dhe për të qenë mbështetës i rrugës së Allahut. Do të thotë, gjithashtu, ta zbatosh drejtësinë dhe ta vendosësh atë në vendin që i takon, edhe sikur të jetë kundër prindërve apo fëmijëve të tu.” Allahu i Lartësuar thotë më pas: “...dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” Pra, ruajeni Islamin tuaj në çdo gjendje e kohë, në mënyrë që t'ju bëhet e mundur që, edhe kur të vdisni, të vdisni në Islam! Është rregull i vendosur nga Zoti i Madhëruar se, çdokush që jeton, ka për të vdekur po në atë gjendje që ka jetuar, dhe ai që vdes në një gjendje të caktuar, ashtu do të ringjallet Ditën e Gjykimit. E lusim Allahun të na ruajë dhe të na shpëtojë nga çdo devijim dhe largim nga Islami! Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi se Profeti i Allahut ka thënë: 533. “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” Sikur një pikë nga zekumi i Xhehenemit të pikonte në këtë botë, do t’ua shkatërronte jetën banorëve të kësaj bote. Atëherë, si mendoni se do të jetë gjendja e atij, ushqimi i vetëm i të cilit është zekumi?!” Tirmidhiu, që e ka sjellë këtë hadith, ka thënë se është hadith hasen sahih. Ky hadith vjen edhe nga Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Hibani në Sahih-un e tij, si edhe nga Hakimi në Mustredak, i cili ka thënë se është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, edhe pse ata nuk e kanë sjellë këtë hadith në Sahih-ët e tyre. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 534. “Ai që dëshiron të shpëtojë nga zjarri dhe të futet në Xhenet, le të kujdeset që vdekja dhe Dita e Gjykimit ta gjejnë si besimtar i Allahut dhe le të sillet me njerëzit ashtu siç dëshiron që ata të sillen me të.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani!...” - Për sa i përket shprehjes “litari i Allahut” ( bi ĥablil-lâh), kanë thënë se ajo ka kuptimin: “premtimet dhe besa që i keni dhënë Allahut” (bi ahdil-lâh). Kështu, kuptimi i ajetit është: Mbahuni fort pas fjalës që i keni dhënë Allahut dhe kujdesuni për të përmbushur premtimet e dhëna Atij. Edhe në ajetin që vjen më pas, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Ata do të jenë të poshtëruar kudo që të gjenden, veç nëse kapen pas “litarit” të Allahut” ose nëse hyjnë në besën e njerëzve.” [Al Imran 112], kuptimi është: “veç nëse përmbushin premtimet dhe besën e dhënë Allahut ose nëse nëse hyjnë në besën e njerëzve e kanë marrëveshje me ta. Të tjerë janë të mendimit se ‘ bi ĥablil -lâh’ është Kur 'ani, siç thuhet në një hadith merfu', në përshkrimin e Kur 'anit, të cilin e sjell Harithe el Ea'ueri nga Aliu, ku Profeti thotë: 535. “Ai (Kur 'ani) është litari i fortë i Allahut dhe rruga e Tij e drejtë.” Gjithashtu, është përcjellë edhe një hadith specifik, që ka ardhur pikërisht për shpjegimin e kësaj fraze. Hafidh Et -Taberiu sjell hadithin me senedin e tij nga Ebu Seidi, se Profeti i Allahut ka thënë: 536. “Libri i Allahut është “litari i Allahut” i shtrirë nga qielli në Tokë.”. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...mos u përçani!” Pra, mos u përçani dhe mos u kundërshtoni në çështjet tuaja! Mos e përçani bashkësinë tuaj! Kanë ardhur shumë hadithe rreth kësaj çështjeje, siç është hadithi i saktë tek Muslimi, që vjen nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 537. “Allahu i Madhëruar kënaqet me tri gjëra për ju dhe zemërohet e nuk i dëshiron tri gjëra të tjera për ju. Ai kënaqet me ju që, (së pari) ta adhuroni Atë si një të vetëm dhe të mos i bëni shok; (së dyti) të kapeni fort pas litarit të Allahut së bashku dhe të mos përçaheni; dhe (së treti) ta këshilloni dhe të dëshironi të mirën dhe përmirësimin e atyre që Allahu i ka vendosur në krye si udhëheqësit tuaj. Nga ana tjetër, Ai i urren për ju tri gjëra: thashethemet, pyetjet e shumta dhe shpërdorimin e pasurisë.” Kështu, nëse bashkësia e muslimanëve bashkohet rreth të vërtetës, atyre u sigurohet paprekshmëria, ruajtja, siguria dhe paqja. Nga ana tjetër, nëse ata përçahen, largohen nga e vërteta dhe kundërshtohen, duke e refuzuar të vërtetën dhe të drejtën, atëherë ata nuk do të jenë të sigurt e nuk do të jenë në paqe, por do të jenë të pasigurt, në luftë dhe në përçarje të vazhdueshme. Kështu ndodhi me popujt e shkuar dhe kështu ndodh edhe me këtë umet. Ata janë përçarë në më shumë se 73 grupe, por vetëm një grup është për në Xhenet dhe është i ruajtur nga ndëshkimi i zjarrit. Këta janë ata të cilët pasojnë rigorozisht, me sinqeritet dhe përkushtim, traditën dhe rrugën e Profetit ﷺ dhe të sahabëve të tij. 155 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Dhe kujtojeni (me mirënjohje) mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri -tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja, dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. - Ky ajet iu referohet fiseve Eus dhe Hazrexh, mes të cilëve kishte patur një konflikt të gjatë në kohën e injorancës paraislamike. Por kur ata hynë në Islam, u bënë vëllezër të dashur mes njëri tjetrit, për hir të madhështisë së Allahut. Ata u bënë njerëz modestë e të përulur dhe u treguan të gatshëm që të bashkëpunonin me njëri tjetrin për vepra të mira dhe devotshmëri ndaj Allahut. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “Ai të ka fuqizuar ty me ndihmën e Tij dhe me besimtarët. Ai i ka bashkuar zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje gjithçka që është në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre; por ishte Allahu Ai që e bëri atë bashkim (e vllazërim) . Ai është Ngadhënjimtar e i Urtë.” [Enfal 62, 63]. - Ju ishit buzë greminës së Zjarrit, por Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Veta, që ju të gjeni udhëzimin e sigurt. - Në fakt, të dyja këto fise, në kohën e injorancës paraislamike, ishin buzë greminës së zjarrit të Xhehenemit, por Allahu i Lartësuar i shpëtoi prej tij dhe i udhëzoi në Islam, për të jetuar sipas tij. Kështu, ata u bënë vëllezër të mirë, që punonin të gjithë së bashku për të mirën e bashkësisë islame. Muhamed Ibn Is’haku dhe të tjerë kanë thënë se 538. ky ajet ka zbritur dhe folur për dy fiset e Medinës, Eus dhe Hazrexh. Një ditë, një jehud kaloi afër një grupi burrash prej fisit Eus dhe Hazrexh. Atij nuk i pëlqeu bashkimi mes këtyre dy fiseve në Islam. Kështu, ai dërgoi një burrë që e shoqëronte dhe e mësoi që të ulej mes tyre dhe t'u kujtonte luftrat, humbjet dhe vrasjet që kishin ndodhur në të shkuarën mes fiseve. Kështu, ai shkoi dhe u foli, duke nxitur zemërimin mes dy fiseve, aq sa në zemrat e tyre u ringjall tribalizmi dhe urrejtja. Kështu, ata filluan të shfaqnin zemërim kundër njëri tjetrit, ngritën zërat, derisa po thërrisnin njëri-tjetrin për luftë, duke nxjerrë lloj-lloj sloganesh. Ata arritën deri atje, sa nxorën armët dhe e lanë që të ndesheshin në El Harra. Kur i shkoi lajmi Profetit ﷺ , ai vajti menjëherë të qetësonte gjakrat dhe u tha: “Ju hidhni slogane të injorancës, kur unë jam ende mes jush?!” Pastaj, u lexoi atyre këtë ajet dhe ata u penduan për atë që ndodhi mes tyre. Kështu, i hodhën armët, vendosën paqe mes njëri -tjetrit dhe u përqafuan si vëllezër. Allahu qoftë i kënaqur me ta!156

Mus'haf Hape →
Araf 7:175–7:177 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e cila ishte e gjitha hekur, hyri në çadrën ku ata të dy ishin shtrirë, ua nguli atë të dyve dhe i tërhoqi zvarrë jashtë. Atje, pasi i ngriti lart në drejtim të qiellit, u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona, por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve (nga udha e drejtë). - Abdurrazaku përcjell nga Abdullah Ibn Mesudi shpjegimin e këtij ajeti kuranor, se këtu flitet për një burrë nga bijtë e Izraelit, të cilin e thërrisnin Belam Ibn Baura. Edhe nga Mensuri përcillet se ka pasur të njëjtin mendim. Disa të tjerë kanë thënë se ai quhej Sajfi Ibn Rahib. Ndërsa të tjerë thonë se ai ishte një burrë nga El Belkae, i cili e dinte emrin e madh të Allahut. Sipas një mendimi tjetër, ai ishte prej banorëve të Jemenit dhe e thërrisnin Belam, të cilit Allahu i tregoi diçka prej shenjave të Tij, por ai i braktisi ato. Banorët e Thekifit kanë thënë se këtu bëhet fjalë për Umeje Ibn Ebu Salt, dhe ky mendim është transmetuar nga Ibn Amri. Me sa duket, qëllimi i tij ka qenë të tregonte se Umeje Ibn Ebu Salti i ngjasonte këtij njeriu të përmendur në ajet, sepse ai zotëronte dituri të madhe për fetë e shkuara dhe, madje, e arriti kohën e Profetit të Allahut, por nuk e pasoi atë. Kështu, megjithëse u takua me Profetin ﷺ ,ai nuk e besoi, por, përkundrazi, u bë aleat me idhujtarët dhe bashkëpunoi kundra tij. Madje, është shënuar se ai shkroi një poezi, ku shprehte keqardhjen dhe dëshpërimin për të vrarët e idhujtarëve në Bedër. Kështu, ai ishte prej atyre që e shprehën besimin me gjuhën, por jo me zemrën e tyre. Janë ruajtur poezi fetare, urtësi dhe fjalë të mençura të tij, por sërish nuk iu hap kraharori për Islamin. Sidoqoftë, mendimi më i saktë dhe më i përhapur është se ai person për të cilin flet ky ajet është një burrë prej popujve të shkuar, në kohën e bijve të Izraelit, sikurse thotë Ibn Mesudi e të tjerë. Kështu, ai është Belam Ibn Baura, një nga pasardhësit e Belut Ibn Haran Ibn Azerit. Ibn Asakiri ka thënë që, ky është ai i cili njihte emrin e madh të Allahut, por u zhvesh nga besimi dhe braktisi fenë e tij, prandaj është përmendur edhe në Kur 'an. Disa kanë thënë se atij i ishte dhënë profetësia në fillim, dhe e braktisi atë më pas, por kjo është e pamundur. 71 Muhamed Ibn Is’hak Ibn Jesari përcjell nga Salim Ebu el Nad ri, se ai i ka treguar që: kur Musai (a.s) zbriti në tokën e bijve të Kenanit në viset e Shamit, populli i Belamit shkuan tek ky i fundit dhe i thanë: “Ky është Musai, i biri i Imranit nga bijtë e Izraelit dhe ka ardhur që të na dëbojë ne nga viset tona, të na vrasë dhe të vendosë këtu, në këtë vend, bijtë e Izraelit. Ne jemi populli yt dhe mes nesh nuk ka ndonjë që t’i zbresë shpallje, kurse ti (o Belam) je një njeri që të pranohet lutja. Dil, pra, dhe lute Allahun kundër tyre!” Ai u tha: “Të mjerët ju! Ai është Profet i Allahut dhe së bashku me të janë melekët e Zotit dhe besimtarët! E si të shkoj dhe të lutem kundër tyre, ndërkohë që unë di rreth Zotit atë që di?!” Por ata vazhduan t’i flisnin dhe ta bindnin, derisa ai pranoi. Atëherë, ai u nis dhe shkoi tek mali, pranë të cilit ishte vendosur ushtria e bijve të Izraelit, dhe pikërisht në malin Hasban. Kur arriti në majën e malit, kishte përpara ushtrinë e Musait dhe bijve të Izraelit. Atëherë filloi të lutej kundra tyre. Por, kur ai lutej për keq, Allahu bënte që këtë lutje ta bënte kundër popullit të tij dhe sa herë donte të lutej për mirë për popullin e vet, gjuha e tij gabonte dhe përmendte bijtë e Izraelit. Atëherë, populli i tij tha: “O Belam, a e di se ç’po bën? Po lutesh në favor të tyre dhe kundër nesh!” Ai tha: “Kjo po më ndodh në mënyrë të pavullnetshme! Është Allahu që më detyron ta bëj!” Më pas tha: “Tashmë iku prej meje edhe dynjaja, edhe ahireti dhe nuk më ka mbetur asgjë në dorë, veçse t’ju tregoj kurthe dhe intriga kundër tyre, dhe kështu do të bëj! Zbukurojini femrat, jepuni atyre mallra për të shitur dhe dërgojini ato në mes të ushtrisë, për t’i shitur. Urdhërojini ato që, nëse dikush nga burrat i dëshiron ato, të mos e refuzojnë. Dijeni se, sikur edhe një burrë i vetëm të bëjë zina ndër ta, kjo është e mjaftueshme për të fituar kundër tyre!” Dhe ashtu vepruan. Kur gratë hynë në mes të ushtrisë dhe çadrave, një grua kananase kaloi pranë një burri të rëndësishëm për izraelitët. Kur ai e pa atë, i pëlqeu shumë, e mori për dore dhe shkoi tek Musai, të cilit i tha: “Unë mendoj se ti do më thuash tani se kjo është haram për ty dhe nuk lejohet t’i afrohesh asaj...” Musai i tha: “Po, ajo është haram për ty.” Atëherë ai tha: “Epo, për Zotin, nuk të bindem!” Pastaj hyri me atë grua në çadrën e tij dhe bëri zina. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi murtajën mes bijve të Izraelit. Fenhas Ibn El Mizar Ibn Haruni, ai që zbatonte urdhrin e Musait ndër bijtë e Izraelit, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë kësaj kohe, mbërriti në kamp, ndërkohë që murtaja ishte përhapur ndër ta. Ai mori një shtizë, e cila ishte e gjitha hekur, hyri në çadrën ku ata të dy ishin shtrirë, ua nguli atë të dyve dhe i tërhoqi zvarrë jashtë. Atje, pasi i ngriti lart në drejtim të qiellit, u lut: “Kështu, o Zot, bëjmë ne me ata që guxojnë të mos të të binden!” Dhe murtaja u largua. Numri i të vdekurve arriti në 70 mijë. Pikërisht për Belam Ibn Bauran zbriti ajeti: “Tregoju atyre ngjarjen e atij personi, të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) shenjat Tona, por ai i braktisi ato.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Po të kishim dashur, Ne do ta kishim Lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona, por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. - I përngjan qenit, për sa i përket humbje s së tij dhe vazhdimësisë në të. Qeni di vetëm të nxjerrë gjuhën jashtë, si në rastin kur e dëbon, ashtu edhe kur nuk e përzë. Kështu, Belamit nuk i bëri punë as ftesa për të besuar dhe për t’u kthyer në rrugën e drejtë dhe as braktisja. Ai nuk përfitonte nga këshilla dhe as nga ftesa për të besuar. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6, 7]. - Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë! - Domethënë, me shpresë që bijtë e Izraelit dhe e gjithë bota të përkujtojnë e të mendohen për përfundimin e Belamit dhe se si Allahu i Lartësuar e ndëshkoi atë, duke e zhytur në humbje dhe duke e larguar nga mëshira e Tij. Le të kuptojnë se kjo ndodhi për një shkak: mirësinë e Allahut dhe diturinë rreth emrit të madh të Tij, - që, nëse i lutesh me të, Ai e pranon lutjen dhe nëse i kërkon me të, Ai të jep, - ai e përdori jo në rrugë të hajrit dhe as në bindje ndaj Allahut. Përkundrazi, ai u lut kundër palës së të Gjithëmëshirshmit dhe ushtrisë së besimtarëve, kundër pasuesve të robit dhe profetit të Tij, Musait, në ato kohë të largëta. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “... që ata të mendojnë.” Pra, që kjo të shërbejë si mësim për idhujtarët kurejshë. Atyre u erdhi lajmi për Belamin në Kur 'an, prandaj duhet të bënin kujdes dhe të nxirrnin mësim nga ajo që i ndodhi atij. Idhujtarët arabë dhe jehudët që jetuan mes tyre e njihnin Muhamedin ﷺ njëlloj siç njihnin fëmijët e tyre. Për këtë arsye, ata duhet të ishin të parët që duhej ta ndiqnin, ndihmonin dhe mbështesnin atë Profet. Kështu, ata të cilët refuzojnë ta besojnë atë, duke kundërshtuar dhe fshehur në këtë mënyrë të gjitha përshkrimet e tij në Teurat, Allahu i Lartësuar ka për t’i dënuar me poshtërim në këtë botë, i cili do të vazhdojë përjetësisht edhe në ahiret. - Sa i keq është si shembull populli që i mohoi Shenjat Tona dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi!” - Ky është shembulli më i keq, që mund të jepet për ata të cilët kundërshtojnë shenjat dhe shpalljet e Allahut. Ata u përngjasin qenëve, të cilët nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveçse të hanë dhe të përmbushin dëshirat e tyre. Kështu, ai i cili i largohet diturisë dhe udhëzimit dhe i përkushtohet përmbushjes së dëshirave të shfrenuara të vetes, duke i ndjekur v erbërisht ato, ai është si qeni , që është shembulli më i keq. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi!” Domethënë, Allahu i Lartësuar nuk u bëri asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata vetë që e rrënuan vetveten, duke i kthyer shpinën udhëzimit dhe duke u dhënë tërësisht pas kësaj dynjaje, e cila është vend sprovash dhe fatkeqësish. Ata e shkatërruan veten duke pasuar dëshirat e tyre pa fre.

Mus'haf Hape →
Enam 6:141–6:142 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që është e detyrueshme! Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit!” Pra, mos e teproni në ngrënie, sepse kjo e dëmton trupin dhe mendjen e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar njofton se Ai është Krijuesi i gjithçkaje: i të mbjellave, frutave drithërave dhe bagëtive, që idhujtarët - me mendjet e tyre të prishura - i veçonin si haram e hallall, çfarë u shkonte pas dëshirës. Allahu i Lartësuar thotë: - Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla... - Ali Ibn Ebu Talha transmeton se Ibn Abasi shpjegon që: “mea’rushat” (me pjergulla) do të thotë: “të kapura e fiksuara lart nga toka”. Ndërsa Atau përcjell se Ibn Abasi ka thënë që: “mea’rûshât” janë kopshte që rriten të vendosur lart nga toka, në pjergulla; ndërsa “gajra mea’rûshât” janë ato që rriten jo në pjergulla, por në tokë. - hurma dhe drithëra të ndryshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. - Ibn Xhurajxhi shpjegon: “Të ngjashme në pamje, por jo të ngjashme në shije”. - Hani nga frutat e tyre kur të piqen, - pra hani nga hurmat e njoma rutab dhe nga rrushi, ditën e pjekjes së tyre. - ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! - Ibn Xheriri ka thënë për këtë ajet: “Disa janë të mendimit se bëhet fjalë për zekatin e detyrueshëm të kësaj pasurie. Kështu është transmetuar nga Enes Ibn Maliku dhe Ibn Abasi, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Imam Ahmedi përcjell Xhabir Ibn Abdilahi, që ka thënë: 1145. “Profeti urdhëroi që në çdo xhadh të jepeshin 10 uisk (njësi matëse) me hurma të thata, e të vendoseshin në një kinuin (enë) në xhami, në shërbim të nevojtarëve.” Ky është një isnad i mirë dhe i fortë. Hasen el Basriu ka thënë: “Kjo është sadakaja që jepet për frutat dhe drithërat.” Ndërsa të tjerë kanë thënë që këtu bëhet fjalë për të gjitha sadakatë, përveç zekatit të detyrueshëm. Gjithashtu, Ibn Merdeuejhi përcjell prej Abdilah Ibn Mubarekut, ky nga Abdil Melik Ibn Ebu Selmani, e ky nga Ata Ibn Ebu Rabah, i cili, duke komentuar këtë ajet ka thënë: “Kjo u jepet atyre që janë të pranishëm ditën e vjeljes. Jepet nga prodhimi aq sa të vijë më lehtë për pronarin, por ky nuk është zekati (i detyrueshëm).” Të këtij mendimi janë edhe një grup i madh tabiinësh e dijetarë të tjerë pas tyre. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se kjo praktikë ishte fillimisht e detyrueshme, derisa më vonë u anulua me ligjërimin e zekatit, sipas të cilit, për prodhimet e tokës duhet të jepet zekat një e dhjeta (nëse vaditet nga shiu) , ose një e njëzeta (nëse e vadit vetë) e prodhimeve të saj.” Ibn Xheriri e sj ell këtë si mendim të Ibn Abasit, Muhamed Ibn Hanefijes, Ibrahim Nehaiut, Hasenit dhe El Suddijut. Ibn Xheriri, gjithashtu, e ka përzgjedhur si mendimin më të saktë. Megjithatë, konsiderata se kemi të bëjmë me abrogim (nes’h) duhet analizuar me kujdes dhe kërkon argument të posaçëm. Deri atëherë, mund të themi se kjo praktikë ishte e detyrueshme në fillim dhe e tillë mbeti, vetëm se u përcaktua masa e detyrueshme. Është thënë se kjo ndodhi në vitin e 8-të të hixhretit. 27 Allahu i Lartësuar i qortoi rëndë ata që i shmangeshin pastrimit të pasurisë së tyre, duke mos u dhënë zekat e sadaka të varfërve e nevojtarëve, siç foli për pronarët e kopshtit, ku thotë: “Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit, kur u betuan se do ta vilnin atë herët në agim, por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” Atëherë, atë (kopshtin) e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë, dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët. Ata thirrën njëri -tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste. Por, kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!” “Jo, kemi humbur atë që kishim.” Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë. Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”. Dhe më pas iu kthyen njëri -tjetrit me qortime, duke thënë: “Të mjerët ne, që tejkaluam kufijtë! Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi! Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë!” [Kalem 17 - 32]. - Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit! - Për tefsirin e këtij ajeti janë dhënë mendime të ndryshme, por Ibn Xheriri ka përzgjedhur mendimin e Atait, i cili thotë se Allahu na ka ndaluar nga teprimi në çdo çështje. Nuk ka dyshim se ky është një shpjegim i saktë, por po të shohim kontekstin, kuptimi më i drejtpërdrejtë e më i qartë i ajetit është se bëhet fjalë për teprimin në ushqim. Allahu i Lartësuar thotë: “Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit!” Pra, mos e teproni në ngrënie, sepse kjo e dëmton trupin dhe mendjen e njeriut, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O bijtë e Ademit! Vishuni bukur për çdo namaz, hani e pini dhe mos e teproni, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë!” [ El ea’raf 31]. Në Sahih-un e Buhariut është një hadith në formën mual-lak, që thotë: 1146. “Hani, pini e vishuni, pa e tepruar e pa mendjemadhësi.” Edhe ky urdhër në këtë ajet është për të njëjtën çështje, megjithëse Allahu e di më mirë. - Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish. - Edhe nga kafshët, Allahu i Madhëruar bëri që disa lloje të tyre t’ju shërbejnë për transport e disa për mish. Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi shpjegon se: “ El hamuletu janë kafshët bartëse, ndërsa el fersha janë ato që përdoren për mish dhe për qumësht. Kështu, delen që nuk përdoret për ngarkesë, e përdorim për mishin dhe qumështin e saj, madje pasi e therim, edhe për lëkurën dhe leshin e saj, që shfrytëzohen për shtroja ( fersha), veshje e mbulesa.” Ky është një mendim i saktë, për të cilin dëshmon edhe fjala e Allahut: “A nuk e shohin ata se jemi Ne që kemi krijuar për ta kafshë që ata i kanë nën zotërimin e tyre? Dhe jemi Ne që ua nështruam ato për t'i përdorur. Disa i mbajnë si kafshë barre dhe disa i mbajnë për ushqim. Ata kanë prej tyre edhe dobi të tjera dhe pije të këndshme (qumësht). A nuk do të jenë mirënjohës?” [Ja Sin 71 - 73]. Gjithashtu: “Allahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurët e kafshëve ju mundësoi të keni tenda që lehtësisht i bartni me vete gjatë udhëtimeve dhe (kur qëndroni) në vendin tuaj. Ndërsa nga leshi ose gëzofi i tyre, ju bëni veshje, që t’i shfrytëzoni për një kohë të caktuar.” [Nahl 80]. - Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu - Hani nga frutat, drithërat e kafshët e lejuara, që Allahu i krijoi për ju. Ai i krijoi ato për të qenë furnizim për ju. - e mos ndiqni hapat e Shejtanit ... - Mos ndiqni rrugën dhe urdhërat e tij, ashtu siç bënë idhujtarët, të cilët bënë haram frutat e kafshët që Zoti i kishte bërë të lejuara e furnizim për ju, duke gënjyer në emër të Tij! - sepse ai është armiku juaj i betuar! - Në një ajet tjetër, Allahu i Lavdëruar thotë: “Shejtani është armiku juaj, prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të Zjarrit.” [Fatir 6]. Vëreni se si, duke përshkruar armiqësinë e shejtanit, Allahu i Lartësuar thotë: “... armiku juaj i betuar.” Pra, ai është nga ata që e shfaqin haptazi armiqësinë e ty re, siç thuhet në ajetin tjetër: “O bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë Shejtani, sikurse bëri me prindërit tuaj që i nxori nga Xheneti, duke i zhveshur për t'u nxjerrë në shesh lakuriqësinë. Ai dhe skota e tij ju sheh juve, ndërsa ju nuk mund t'i shihni ata. Ne i kemi bërë shejtanët miq (vetëm) të atyre që nuk besojnë.” [Ea’raf 27], dhe thotë: “Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai qe një nga xhindët dhe nuk e respektoi urdhrin e Zotit të vet.”. “Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhesit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky!” [Kehf 50].

Mus'haf Hape →
Maide 5:20–5:26 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… por me nënshtrim e robëri. Ata nuk kishin ambicie dhe vullnet për t’u ngritur lart dhe për të fituar. Për këtë arsye, kjo kohë do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe mirësinë e Tij, i shpëtoi bijtë e Izraelit nga torturat e pamëshirshme të Faraonit dhe popullit të tij, nga robëria dhe poshtërimi që përjetonin nën sundimin tiranik të tij, ata u drejtuan për në tokën e tyre, pra, në Bejt el Makdes dhe rrethinat e saj. Kur ata iu afruan këtij vendi të bekuar, Allahu i Lartësuar ua bëri detyrë luftën, që t’i shporrnin armiqtë e tyre prej andej. Musai i nxiti ata që të përgatiteshin për luftë, duke u thënë: - “Kujto (o i Dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: “O popull im, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur nga mesi juaj nxori p rofetë, ju bëri të jeni sundues (në Tokë) dhe ju dha atë që nuk i kishte dhënë asnjë populli (tjetër).” – Kuptimi: Kujtoni mirësitë e shumta të Allahut mbi ju, për të qenë mirënjohës. Kujtojini ato me zemër dhe me gojë. Kujtoni, sepse kujtimi i mirësive kultivon dashurinë për Dhuruesin dhe nxit shtimin e adhurimeve, të shprehura me ndjenja, fjalë dhe vepra që e kënaqin Atë. Kujtoni mirësinë më të madhe mbi ju, kur nga mesi juaj bëri profetë, të cilët ju kanë ftuar në rrugën e drejtë, ju kanë këshilluar që të ruheni nga çdo fjalë e vepër e keqe, ju kanë mësuar të ecni në rrugën e Zotit, për të arritur lumturinë e përjetshme. Ata ju kanë mësuar atë që ju nuk e keni ditur dhe për të cilën keni patur nevojë më shumë sesa për jetën tuaj. Kujtoni që Allahu i Madhërishëm ju bëri zotërues të çështjeve tuaja, ndryshe nga ç’ishit më parë, skllevër dhe të nënshtruar ndaj të tjerëve. Kështu, ju do të jeni të lirë të adhuroni Allahun, ashtu sikurse Ai kënaqet prej jush, dhe të zbatoni tërësisht fenë në të cilën ju udhëzoi. Allahu i Madhëruar ju dha atë që nuk ia kishte dhënë askujt në botë. Ai ju dhuroi mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi fetare, çka nuk ia kishte dhënë askujt prej njerëzve të tjerë deri në atë kohë. Kështu, Allahu i Madhëruar u kujtoi atyre mirësitë e Tij të shumta materiale e fetare, që të shtonte tek ata forcën e imanit dhe qëndrueshmërinë e tij. Kjo u bë, me qëllim që ata t’i bindeshin urdhrit për luftë, duke iu bindur Zotit dhe profetit të Tij. Pastaj Musai u tha: - “O populli im! Hyni në tokën e shenjtë, të cilën Allahu jua premtoi, ...” - Kuptimi: Hyni në këtë tokë të dëlirë, të cilën Zoti e caktoi për ju. Këto fjalë do duhej të qetësonin shpirtrat e tyre, duke u dhënë sigurinë dhe besimin e plotë në fitore, nëse do të bindeshin. Ato u përforcuan edhe më tej, me fjalët: - “...dhe mos u sprapsni (nga lufta në rrugën e Zotit) sepse atëherë do të jeni të humbur!”” - Nëse ktheni shpinën, atëherë do të dilni të humbur. Kështu do të humbni dynjanë tuaj, sepse nuk do të mund ta mposhtni armikun dhe as të çlironi atdheun tuaj. Por do të shkatërroni edhe ahiretin tuaj, sepse prej mosbindjes, do të humbni shpërblimin e pamasë të Allahut të Lartësuar dhe do të meritoni ndëshkimin. Por pavarësisht nga këto fjalë inkurajuese për të filluar luftën, ata thanë diçka që dëshmonte dobësinë e imanit, frikën në zemër dhe mosinteresimin e plotë të tyre për urdhrat e Allahut dhe të Profetit të Tij: - “Ata (populli i Musait) thanë: “O Musa! Në këtë tokë është një popull shumë i fuqishëm e ne nuk do të hyjmë aty kurrë, derisa ata të largohen prej andej. Kur ata të largohen, ne do të hyjmë”. - Kuptimi: Atje ndodhet një popull i ashpër dhe guximtar dhe kjo është një pengesë për ne që të hyjmë në atë vend. Këto fjalë tregojnë se ata ishin burracakë e frikacakë, që nuk kishin siguri dhe bindje në premtimin e Zotit. Nëse do të ishin të urtë dhe të mendonin drejt, do të kuptonin se të gjithë njerëzit janë bij dhe pasardhës të Ademit, kështu që “i fortë” është ai të cilit Allahu i Lartësuar i jep forcë dhe fuqi. Nuk ka fuqi dhe nuk ka ndryshim të gjendjes pa ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut. Po të mendonin kështu, pa dyshim do të bindeshin se fitorja do të ishte në anën e tyre, aq më tepër që Allahu i Madhëruar ua premtoi këtë gjë. - “Dy burra, prej atyre që i frikësoheshin Allahut e të cilët Allahu i kishte nderuar (me besim të fortë) , thanë: “U hyni atyre nga Porta! ” - Në këtë moment, ndërhyjnë dhe flasin dy burra, cilësi dalluese e të cilëve ishte frika ndaj Allahut të Madhërishëm. Ata i dhanë kurajë popullit për të luftuar me trimëri dhe për të çliruar atdheun e tyre. Allahu i Lartësuar thotë për ta: “... të cilët Allahu i kishte nderuar (me besim të fortë),”, domethënë, u dha forcë që të thonin të vërtetën, në ato momente kur ajo ishte aq e nevojshme. Ishte mirësi prej Allahut që ata filluan të nxisnin dhe të zgjonin te populli ndjenjën e durimit dhe të sigurisë në ndihmën e Allahut. - “Sapo të hyni në të (në qytet) , ju do të ngadhënjeni.” - Kuptimi: Mes jush dhe fitores qëndron vetëm një gjë: hyrja nga portat. Nëse e bëni këtë, ata do të munden. Pastaj ata dhanë një këshillë, që është forca më e madhe me të cilën mund të armatoseshin: - “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë (të vërtetë)”. - Mbështetja e plotë në Allahun, sidomos në të tilla situata, sjell lehtësim të çështjes dhe fitore mbi armiqtë. Kjo tregon, gjithashtu, se mbështetja tek Allahu është në varësi të imanit të robit. Sidoqoftë, këto fjalë nuk ndikuan fare në shpirtrat e tyre, prandaj, të poshtëruar dhe të dështuar, thanë: - “Ata thanë: “O Musa! Ne kurrë nuk hyjmë atje, përderisa ata të jenë aty, prandaj shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne po rrimë (e po presim) këtu!” - Sa të shëmtuara ishin këto fjalë të tyre! Sa e ulët ishte përgjigjja që i dhanë Profetit të tyre, pikërisht në ato momente ngushtie dhe nevoje për t’i dalë krah dhe për të luftuar përkrah tij, për ta nderuar atë, por edhe për dinjitetin e vetvetes. Në këto raste del në pah dukshëm ndryshimi mes popujve të tjerë dhe shokëve të Muhamedit e umetit të tij. Kur profeti Muhamed u këshillua me ta në një rast të ngjashëm (para betejës së Bedrit), edhe pse ai nuk ua kërkoi me ngulm pjesëm arrjen në luftë, ata i thanë: “Për Allah! Nëse i hyn detit në këmbë, edhe ne do të hyjmë së bashku me ty! Edhe sikur të kërkosh që të shkojmë në vendin më të rrezikshëm, asnjëri prej nesh nuk do të të braktisë! Ne nuk do të themi kurrë ashtu si i thanë Musait shokët e tij: “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, se ne do rrimë këtu!” Por ne themi: “Shko ti dhe Zoti yt luftoni, sepse edhe ne do të vijmë së bashku me ju të luftojmë, para teje e pas teje, djathtas teje dhe majtas teje!” Kur vërejti mosbindjen e tyre, Musai tha: - “Ai (Musai) tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi mbi asnjë tjetër veçse mbi veten dhe vëllanë tim. ...” - Kuptimi: Unë nuk kam ndihmës për të luftuar këta dhe as mundem që t’i detyroj të luftojnë. Pastaj u lut dhe tha: - “Prandaj, na veço ne prej këtij populli të pabindur!” - Gjyko, o Zot, me drejtësinë dhe urtësinë Tënde, mes nesh dhe popullit të prishur! Zbrit mbi ta ndëshkimin, që e përcakton urtësia Jote. Kjo tregon se fjalët dhe veprat e tyre ishin gjynahe të mëdha, që meritonin ndëshkim. Në përgjigje të lutjes së Musait, Allahu i Lartësuar tha: - “Allahu tha: “Ajo (tokë) është e ndaluar për ta. Për dyzet vjet, ata do të enden nëpër tokë. - Kuptimi: Si ndëshkim, ata do të enden nëpër shkretëtirë dhe, për 40 vjet, nuk do të mund të hyjnë në tokën që Zoti u premtoi. Për 40 vjet nuk do të gjejnë më qetësi dhe prehje. Ky ishte një ndëshkim që në këtë dynja, nëpërmjet të cilit, Allahu i Lartësuar ndoshta i pastroi nga gjynahu i mosbindjes. Nëpërmjet këtij ndëshkimi, Allahu i Madhëruar largoi një ndëshkim më të madh kundër tyre. Kjo tregon se ndëshkimi për gjynahet mund të vijë në forma dhe mënyra të ndryshme. Ai mund të vijë si largim i të mirave, por mund të vijë edhe në formën e një vonese të largimit të fatkeqësive apo të shtimit të tyre. Ndoshta periudha dyzetvjeçare do të bënte që shumica e atyre që thanë ato fjalë të vdisnin. Megjithatë, kjo periudhë do të shërbente që të ndryshonin ato zemra që nuk ishin mësuar me durim dhe qëndrueshmëri, por me nënshtrim e robëri. Ata nuk kishin ambicie dhe vullnet për t’u ngritur lart dhe për të fituar. Për këtë arsye, kjo kohë do të shërbente edhe për t’u edukuar një brez i ri, që do të rritej me dëshirën për të mposhtur armiqtë, me krenarinë për të mos qenë robër e të nënshtruar dhe me ambicien për të arritur lumturinë. Por Allahu i Lartësuar e dinte shumë mirë që robin e Tij, Musain ﷺ , e spikaste një mëshirë dhe dhembshuri e madhe, sidomos për popullin e tij. Me gjithë lutjen që ai bëri kundër tyre, ai u prek dhe ndjeu keqardhje për atë vendim, që tashmë kishte marrë fund dhe ishte vulosur. Prandaj Allahu i Lartësuar i thotë: - “Por ti mos u ligështo për popullin e pabindur!” - Pra, mos të të vijë keq dhe mos u trishto për atë popull, sepse ata i kaluan kufijtë. Shfrenimi dhe mospërfillja e tyre e bënë mëse të meritueshëm ndëshkimin që u vendos për ta. Ky vendim nuk është aspak një padrejtësi, por është ai çka e merituan me fjalët dhe veprat e tyre të ulta.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:57–43:65 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ngritën zërat (të kënaqur) ...” - Allahu i Madhëruar i ka ndaluar njerëzit nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ngritën zërat (të kënaqur) ...” - Allahu i Madhëruar i ka ndaluar njerëzit nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij, çfarëdo dhe kushdo qoftë. Pjesë e këtij ndalimi ishte edhe adhurimi i Isait, birit të Merjemes. Adhurimi i tij është njëlloj si adhurimi i çdo idhulli tjetër, prandaj është i ndaluar. Por kur Allahu i Madhëruar solli si shembull të adhurimeve të gabuara adhurimin e Isait (a.s.), birit të Merjemes, mohuesit e Profetit (a.s.) pandehën se e gjetën ku të kapeshin. Të entuziazmuar, ata kujtuan se tashmë fituan me këtë “zbulim” nga ana e tyre. Por cili ishte “zbulimi” i tyre gjenial? Ata aludonin për ajetin në suren Enbija: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.” Kështu, ata thanë: “Si ne, ashtu edhe ti Muhamed, e pranojmë që Isai ishte nga robtë e afërt dhe të zgjedhur të Allahut, që do të kenë një përfundim të mirë. Po sipas ajetit të mësipërm, ai duhet të jetë lëndë djegëse e Xhehenemit, ashtu sikurse idhujt tanë, sepse edhe ai adhurohet veç Allahut. A nuk është ky një paradoks nga ana jote? Pse duhet të trajtohet Isai ndryshe nga idhujt tanë, ndërkohë që ata kanë të përbashkëta disa gjëra?!” - “dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë.” – Domethënë, nëse adhurimi i Isait, ashtu sikurse edhe i idhujve tanë, është i ndaluar, atëherë pse ai duhet të jetë më i mirë se idhujt tanë? Nëse idhujt tanë dhe ne do të jemi në Zjarr, po kështu duhet të ndodhë edhe me Isain. Por nëse pretendon se Isai është nga robtë e mirë të Zotit, që do të kenë përfundim të mirë, atëherë këtë duhet ta pranosh edhe për idhujt tanë. Ose, në të kundërt, ke rënë në kundërshtim me veten. Atëherë, nëse vërtetohet që ke rënë në kundërshtim me veten, kjo tregon se argumentet që ti përdor janë të gjitha të papranueshme, prandaj duhen hedhur poshtë.” Ky ishte, pra, “zbulimi” i tyre gjenial, me të cilin ata u gëzuan. Por ky lloj arsyetimi ishte nga më të dobëtit e bërë ndonjëherë, dhe lavdia i takon vetëm Allahut për këtë libër që na ka dhënë, i cili sqaron gjithçka! Në këtë temë duhen dalluar dy çështje. Së pari, është e ndaluar të adhurohet çdo gjë apo çdokush tjetër, veç Allahut. Kjo do të thotë që Allahu i Madhëruar i ka konsideruar njëlloj të ndaluar si adhurimin e idhujve, ashtu edhe adhurimin e Isait (a.s.). Ky është gjykim gjithëpërfshirës, sepse adhurimi është e drejtë dhe meritë vetëm e Allahut, Krijuesit dhe Zotit të gjithësisë, të Vetëm e të Pashoq, dhe e askujt tjetër. Asnjë lloj krijese nuk meriton asnjë grimë adhurimi, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e Tij dhe askush tjetër. Kjo është çështja e parë, që duhet kuptuar mirë. Së dyti, Isai (a.s.) ishte profet dhe rob i zgjedhur i Allahut të Lartësuar. Kështu, gjykimi dhe vlerësimi për të nuk ka asnjë lidhje me faktin se ai adhurohet veç Allahut. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. Ata të adhuruar që do të digjen në Zjarr bashkë me adhuruesit e tyre janë ata që e kanë pëlqyer këtë gjë për vete ose që e kanë miratuar nga ana e tyre. Ndërsa Isai ishte, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: - “Ai (Isai) ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi...” - Ai ka qenë veçse një rob dhe adhurues i Allahut, të cilin Allahu e nderoi duke i dhuruar profetësinë, urtësinë, dijen e dobishme dhe punën e sinqertë, me atë dije dhe urtësi. Për veprën e tij, ai meriton vlerësimin dhe shpërblimin nga Allahu i Madhëruar. Ndërsa adhurimi i tij si zot është një krim që e kanë bërë të tjerët, krim për të cilin do të ndëshkohen pikërisht ata që e kryejnë. - “...dhe e bëmë shembull (mrekulli) për bijtë e Israilit. ” - Isai (a.s.) ishte një shenjë për bijtë e Israilit, që ata të njihnin dhe të siguroheshin për pushtetin dhe fuqinë absolute të Zotit të Lartësuar. Edhe lindja e Isait (a.s.) pa baba ishte një mrekulli në funksion të këtij qëllimi, ashtu siç shërbente edhe si provë për ta besuar si profet besnik të Zotit dhe për të punuar sipas thirrjes së tij. Atëherë, ç’lidhje ka fakti që Isai ishte rob i zgjedhur dhe i dalluar i Zotit, me krimin e idhujtarëve, që e adhurojnë atë apo idhuj të tjerë, adhurim për të cilin do të meritojnë ndëshkimin e drejtë të Zotit në Xhehenem?! Ata përdorin ajetin: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.”, duke thënë: ‘Edhe Isai duhet të jetë ashtu si idhujt tanë, pra, lëndë e Xhehenemit.” Por ky lloj argumentimi hidhet poshtë nga tri fakte: 1. Po të shohim ajetin nga ana gjuhësore, Allahu i Madhëruar thotë: “... in-nekum ue ma tea’budune min dunil -lahi...” (Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut...). Përemri ‘ ma’ (ato), në arabisht, përdoret për të zëvendësuar emra sendesh dhe jo frymorët. Pra, kuptimi i ajetit është: “Pa dyshim, ju dhe ato sende që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit”. Atëherë, ky ajet nuk e mbështet aspak mendimin e idhujtarëve, siç pretendojnë ata. 2. Ky ajet u drejtohej pikërisht idhujtarëve që jetonin në Mekë e rreth e rrotull saj, të cilët adhuronin idhuj e puta dhe nuk adhuronin Isain (a.s). Edhe për këtë arsye, pretendimi i tyre hidhet poshtë. 3. Pas ajetit që ata citojnë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “ Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni. Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. Atje ata do të gulçojnë dhe as nuk do të dëgjojnë. Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”.”. [Enbija 98 – 103]. Kjo do të thotë që, Isai (a.s.) dhe profetët e tjerë do të jenë të parët që e meritojnë këtë mirësi, ashtu si edhe besimtarët e sinqertë. Në vijim, i Madhëruari thotë: - “Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë.” – Kuptimi: Nëse do të dërgonim melekë si të dërguar, do t’ju zëvendësonim edhe ju me melekë, që të rrinin si ju në tokë. Por meqë në tokë jeni vendosur ju, o njerëz, ju nuk mund ta përballoni një profet -melek. Është mëshirë dhe butësi nga Zoti juaj që ju dërgoi si profet një njeri, ashtu siç jeni ju, e jo melek. Ai ju dërgoi një njeri, që ju ta merrni me lehtësi dhe qartësi mesazhin e Zotit. - “Ai (Isai) është parashenjë e Kjametit,...” - Isai (a.s) ishte shenjë që dëshmonte për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai që është i plotfuqishëm për të krijuar një njeri me nënë dhe pa babë, Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre. Gjithashtu, Isai (a.s) do të zbresë në tokë në fazën e fundit të kësaj bote, zbritje e cila do të jetë një nga shenjat e afrimit të Kijametit. - “...prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e kjametit) , por pasoni rrugën time...” - Kurrsesi mos dyshoni në vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes, ditë kur çdokush ka për t’u shpërblyer sipas meritës e veprave. Dyshimi në këtë ditë është tregues i mosbesimit në Zotin. Besoni çdo gjë që jeni urdhëruar të besoni dhe pasoni rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. - “...Kjo është rruga e drejtë!” - Rruga e drejtë, ajo që të çon te Zoti Krenar dhe i Lartësuar, është besimi i plotë i gjithçkaje që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe pasimi i rrugës së Profetit të Tij. - “Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur. ” - Mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju pengojë nga rruga e drejtë, duke bërë që të mos zbatoni atë që jeni urdhëruar ta zbatoni, apo të bëni atë që Zoti ju ka ndaluar ta bëni. Shejtani i mallkuar është armiku juaj i përbetuar, që lufton pa mëshirë për t’ju devijuar nga rruga e drejtë. Ai përpiqet me çdo mënyrë për t’ia arritur qëllimit të tij. - “Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha:..” - Isai (a.s) u solli atyre fakte, shenja e mrekulli të shumta, që tregonin për vërtetësinë e tij si profet i Zotit, si dhe për vërtetësinë e mesazhit që ai solli. Ndër mrekullitë e mëdha që ai solli ishin ringjallja e të vdekurit, shërimi i të verbërve të lindur, shërimi i lebrozëve etj. shenja të mëdha. Kur ai solli këto mrekulli, u tha bijve të Israilit: - “Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj një pjesë të çështjeve, për të cilat keni mospajtime.” - Urtësia (hikmeh) është profetësia dhe dituria e plotë dhe e saktë mbi çështjet. Allahu i Madhëruar ia dhuroi këtë urtësi, që t’u sqaronte atyre të vërtetën rreth çështjeve për të cilat ata kishin mospajtime. Isai (a.s.) ishte për t’i dhënë përgjigje çdo çështjeje të paqartë dhe për t’i udhëzuar njerëzit në të drejtën, duke i larguar kështu nga padrejtësitë dhe gabimet. Isai (a.s) erdhi si plotësues i Sheriatit të Musait (a.s) dhe i dispozitave të Teuratit. Ai ligjëroi gjithashtu disa lehtësime, të cilat duhet të sillnin mirënjohje ndaj Allahut, si edhe bindje e nënshtrim ndaj Tij. - “Kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua! Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!” ” - Adhurojeni Allahun si Një të vetëm dhe të pashoq, plotësoni urdhëresat e Tij, largojuni ndalesave të Tij, ruajini kufijtë e vendosura nga Ai. Më besoni mua dhe mesazhin që sjell nga Zoti dhe bindjuni porosive të mia. Ky është, së pari, një pohim i qartë i rububije-s së Allahut të Madhëruar, pra, pohim i faktit që Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Kujdestari, Rregulluesi i çdo çështjeje të krijesave, i Përhershmi, Zotëruesi, Sunduesi. Ai ka kujdes të plotë për krijesat, duke u dhuruar mirësi të panumërta, të jashtme dhe të brendshme. Pas rububije-s së Allahut, ai pohon edhe meritën e Allahut për t’u adhuruar si Një i vetëm e i pashoq. Veç kësaj, ai deklaron se ishte thjesht një krijesë, një rob, një adhurues i Zotit, ashtu si çdo krijesë tjetër, ndryshe nga ajo që sot pretendojnë të krishterët, se ai është biri i Zotit ose pjesë e Trinisë. Isai (a.s) i deklaroi të gjitha këto, dhe në fund tha: “Kjo është rruga e drejtë”, rruga që të çon tek Allahu dhe që mundëson hyrjen në Xhenetin e Tij. Domethënë, njësimi i Zotit në çdo aspekt, pra, në rububije dhe uluhije, dhe nënshtrimi ndaj Tij, si një adhurues i sinqertë në zbatim të porosive dhe ligjit të Zotit, është rruga e shpëtimit, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Ai që i zbaton të gjitha këto ka premtimin për Xhenet, ndërsa ai që i shpërfill ka për të humbur. - “Por palët u përçanë mes tyre. ” – Edhe pasi Isai (a.s.) solli këto argumente, grupacionet u përçanë mes tyre. Secili grup kishte nga një ide të gabuar për Isain, duke hedhur poshtë kështu mesazhin e vetë Isait (a.s.). Përjashtim bënë vetëm besimtarët e sinqertë të udhëzuar nga Zoti, të cilët e besuan Isain si profet të zgjedhur dhe pranuan gjithçka që ai solli prej Zotit të tij. Ata e besuan ashtu sikurse ai ishte në të vërtetë, si rob e adhurues i Zotit dhe si profet i Tij. - “Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme!” - Mjerë zullumqarët, për dënimin dhe dëshpërimin e madh që do të përjetojnë atë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:25–9:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… udhëzoje Shejben!” Pastaj goditi me dorën e tij për herë të tretë mbi gjoksin tim dhe tha: “ O Allah, udhëzoje Shejben! ” Betohem në Allahun se, pasi e ngriti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Sigurisht që Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja. Edhe në ditën e Hunejnit, kur ju u mahnitët nga numri juaj i madh, por që nuk ju vlejti aspak. Toka ju duk e ngushtë, me tërë atë gjerësi dhe më pas ju u tërhoqët. - Allahu i Madhëruar u kujton besimtarëve mirësinë e Tij të madhe dhe ndihmën që Ai u ka dhënë atyre në shumë beteja të zhvilluara nga Profeti. E gjithë kjo ka ndodhur veçse me kujdesin, ndihmën dhe caktimin e Allahut dhe jo prej numrit të madh apo forcës luftarake. Ndihma e fitorja vjen vetëm nga Allahu, pavarësisht numrit të madh apo të vogël. Kështu ndodhi në luftën e Hunejnit, kur muslimanët u kënaqën me numrin e madh të luftëtarëve, por që nuk u vlejti aspak në përballjen me armikun. Përveç një pakice, ata ikën nga fushëbeteja, duke lënë Profetin e Allahut. Por Allahu zbriti qetësinë, prehjen dhe ndihmën e Tij për Profetin dhe besimtarët që qëndruan me të, siç do ta tregojmë të shtjelluar më pas, në dashtë Allahu, për t'iu treguar se ndihma e fitorja vjen veçse nga Allahu dhe forca që Ai u dhuron. Sa e sa grupe të vogla kanë mundur e thyer grupe të mëdha, me lejen e Allahut! Allahu është me të durueshmit. Lufta e Hunejnit u zhvillua pas çlirimit të Mekës, në muajin Sheual të vitit të tetë të Hixhretit. Pas çlirimit të Mekës, Profeti dëgjoi se fisi i Ha uazinit, filluan të mobilizonin gjithçka për një luftë kundër tij. Udhëheqësit të tyre Malik Ibn Auf el Nadriu iu bashkua i gjithë Thekifi. Me ta u bashkuan edhe fisi i Xhushumit, fisi i Sad Ibn Bekrit dhe disa njerëz prej fisit Benu Hilal, por ata ishin të pakët në numër. Po kështu iu bashkuan edhe fiset Amr Ibn Amir dhe Aun Ibn Amir. Ata morën me vete në këtë luftë gratë e fëmijët e tyre, si edhe gjithë pasuritë e bagëtitë që kishin. Profeti u nis në drejtim të tyre, në krye të një ushtrie prej mbi 10 mijë vetësh. Kjo ushtri ishte e përbërë nga ushtarët që morën pjesë në çlirimin e Mekës, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, por edhe pjesëtarë të fiseve arabe. Me të dolën edhe ata që pranuan Islamin në çlirimin e Mekës, pra, ata që u quajtën tulekâu dhe ishin gati dy mijë vetë. Ai nisi marshimin drejt armikut dhe u përball me të në një luginë të quajtur Hunejn. Përballja me ta filloi herët në agim, pa zbardhur dita. Muslimanët filluan të zbrisnin në luginë, ndërkohë Heuazinët ishin gati për sulm. Me të dalë ballë tyre, muslimanët u goditën nga një sulm i rrufeshëm dhe u mbuluan nga shigjetat. Heuazinët u lëshuan me shpatat e zhveshura si një trup i vetëm, ashtu siç ishin porositur nga Mbreti i tyre. Për këtë arsye, shumë muslimanë u larguan nga fushëbeteja, sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar në ajet. Ndërkohë, Profeti i Allahut, që qëndronte hipur mbi një mushkë të bardhë, u drejtua drejt armikut. Abasi, xhaxhai i Profetit, kishte kapur frerin e djathtë, ndërsa Ebu Sufjan Ibn Harith Ibn Abdul Mutalibi kishte kapur frerin e majtë. Ata mundoheshin ta mbanin me forcë mushkën, që të mos shkonte në drejtimin e armikut, kurse Profeti thoshte me zë të lartë emrin e tij: 1342. “Unë jam Profet e jo mashtrim. Unë jam i biri i Abdul Mutalibit.” Gjithashtu, ai thërriste muslim anët, që të ktheheshin tek ai: 1343. “Ejani tek unë, o robërit e Allahut! Unë jam Profeti i Allahut.” Me Profetin ﷺ qëndruan rreth 100 sahabë, mes të cilëve Ebu Bekri, Umeri, Abasi, Aliu, Fadël Ibn Abasi, Ebu Sufjan Ibn Harithi, Ejmeni, i biri i Ummu Ejmenit, Usame Ibn Zejdi etj. - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre! Pastaj Profeti urdhëroi Abasin, i cili kishte një zë të fortë e të dëgjueshëm, që të thërriste me zë të lartë të gjithë ata muhaxhirë dhe ensarë, të cilët i dhanë besën poshtë pemës gjatë vitit të Hudejbijes dhe iu betuan se kurrë nuk do ta braktisin fushëbetejën: 1344. “O ju që dhatë besën poshtë pemës!”. Ose: 1345. “O ju që dini suren Bekare!” Atëherë, ata me të dëgjuar zërin, u përgjigjën: “Si urdhëron! Si urdhëron!” Kështu, ata filluan të mblidheshin rreth Profetit të Allahut. Madje, shumë nga ata, duke qenë se kafshët nuk iu bindeshin e të ktheheshin shpejt, zbrisnin prej tyre dhe ktheheshin me vrap drejt zërit, që i thërriste. Pasi një grup i vogël prej tyre u kthyen tek Profeti, atëherë ai i urdhëroi për sinqeritet të plotë në përballjen dhe sulmin kundër armikut. Pastaj mori një grusht dhé e pasi iu lut Allahut për fitore, e hodhi dheun në drejtim të ushtrisë armike, duke thënë: 1346. “O Allah, ma përmbush e plotëso atë që më ke premtuar!” Nuk mbeti askush prej tyre pa iu futur dheu në sy dhe në gojë, duke u shpërqendruar tërësisht nga luftimi. Kështu filloi mposhtja e tyre dhe muslimanët filluan t’i ndiqnin pas, t’i vrisnin e t’i zinin robër. Aq shpejt u zhvillua ky sulm, saqë pa u mbledhur e tërë ushtria tek Profeti, të gjithë robërit ishin ndërkohë para tij. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Bera Ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se nj ë burrë e pyeti atë dhe i tha: 1347. “O Ebu Umara! Vërtet ikët nga fushëbeteja Ditën e Hunejnit?” - “Por Profeti i Allahut nuk u largua. Heuazinët ishin harkëtarë të sprovuar, por kur i sulmuam me shpata, ata u tërhoqën dhe njerëzit filluan të merreshin me plaçkën e luftës. Më pas, ata sulmuan me shigjeta dhe njerëzit u larguan. Në ato momente kur njerëzit largoheshin, e shihja Profetin hipur mbi mushkën e tij dhe thoshte: “Unë jam Profet e jo mashtrim! Unë jam i biri i Abdul Mutalibit!” Ndërsa Ebu Sufjan Ibn Harith Ibn Abdul Mutalibi kishte kapur frerin dhe mundohej ta mbante me forcë mushkën.” Kjo tregon për trimërinë e guximin e madh të Profetit të Allahut. Pikërisht në kulmin e luftës, kur beteja ishte ndezur fort dhe në kohën kur ushtarët ishin larguar prej tij, ai drejtohet nga armiku dhe e thotë me zë të lartë emrin e tij, si për ata armiq që e njihnin, edhe për ata që nuk e njihnin. Paqja dhe bekimet e Allahut, si edhe të gjitha lavdërimet qofshin për Profetin ﷺ ,pa ndërprerë, deri në Ditën e Gjykimit! I pakët në numër, i hipur në një mushkë të ngadaltë, mbi të cilën as që mund të largohesh e të shpëtoje nga armiku, ai ishte i mbushur me besim të plotë në Allahun, i mbështetur tërësisht në fuqinë e pushtetin e Tij absolut, me besim të sigurt se Allahu do ta ndihmonte e do t’i dhuronte fitoren, ai ecte drejt armikut. Ai ishte i bindur se Allahu do ta ndihmonte fenë e Tij dhe do ta bëjë të epërme, mbi të gjitha fetë në botë. - Por Allahu zbriti qetësinë Tij mbi të Dërguarin dhe mbi besimtarët. - Ai zbriti qetësinë, qëndrueshmërinë e prehjen në zemrat e tyre. - Ai zbriti një ushtri (melekësh), që ju nuk e patë, dhe i dënoi jobesimtarët. Ky qe “shpërblimi” i mohuesve. - Ai zbriti melekë në ndihmë të Profetit. Imam Ebu Xhafer Ibn Xheriri sjell hadithin nga Abdurahman meula Ibn Berthen, i cili thotë: “Më ka treguar një burrë, i cili ishte në ushtrinë e idhujtarëve ditën e Hunejnit, dhe më ka thënë: 1348 “Kur u përballëm me shokët e Profetit të Allahut, në Betejën e Hunejnit, ata nuk qëndruan më gjatë se një mjelje deleje. Pasi filluan të shpërndaheshin e largoheshin nga fushëbeteja, ne iu vumë pas, derisa arritëm tek ai që kishte hipur mbi një mushkë të bardhë. Ai ishte Profeti i Allahut. Para nesh dolën disa burra të bardhë dhe të hijshëm, në pamje dhe fytyrë, të cilët po na thoshin: “Fytyra të shëmtuara! Kthehuni ...! Kështu ne u mposhtëm, u tërhoqëm, derisa ata hipnin mbi qafat tona, dhe ndodhi ajo që ndodhi.” Nga Shejbe Ibn Uthman përcillet se ka thënë: 1349. “Unë isha me Profetin e Allahut në Betejën e Hunejnit. Betohem në Zotin se nuk dola për të mbështetur Islamin apo nga njohja e tij, por nuk doja kurrsesi që Heuazinët të triumfonin mbi Kurejshët. Duke qenë pranë tij, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Unë shoh kuaj belka (të zinj me këmbët e ballin të bardhë) !” Ai më tha: “O Shejbe, ato mund t’i shohë veçse mohuesi!” Pastaj goditi me dorën e tij mbi gjoksin tim dhe tha: “ O Allah, udhëzoje Shejben! ” Pastaj goditi me dorën e tij për herë të dytë mbi gjoksin tim dhe tha: “ O Allah, udhëzoje Shejben!” Pastaj goditi me dorën e tij për herë të tretë mbi gjoksin tim dhe tha: “ O Allah, udhëzoje Shejben! ” Betohem në Allahun se, pasi e ngriti dorën nga gjoksi im për herën e tretë, nuk kishte krijesë më të dashur në zemrën time se ai ...” dhe vazhdon h adithi i plotë, ku përmenden përballjet e dy ushtrive, humbjet fillimisht të muslimanëve, thirrjen e Abasit, lutjet e Profetit për ndihmë nga Allahu dhe për mposhtjen e idhujtarëve. Seid Ibn Saib Ibn Jesari tregon nga i ati, i cili ka thënë: “Jezid Ibn Amir el Seuani ishte nga ata që morën pjesë në Hunejn dhe ishte në rradhët e idhujtarëve, por pranoi Islamin më pas. Ne e pyetëm atë rreth frikës që Allahu hodhi në zemrat e idhujtarëve ditën e Hunejnit dhe ai mori një grusht rëre e guralecash dhe e hodhi në një tas dhe tha: “Na u duk sikur një i tillë gjendej brenda nesh.” Ky hadith mbështetet edhe nga një hadithi i Fihrij Jezid Ibn Usejdit. Allahu është më i ditur. Në Sahihu-un e Muslimit është hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1350. “Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi dhe më është dhënë oratoria e plotë.” I Lartësuari thotë: “Ai zbriti një ushtri (melekësh), që ju nuk e patë, dhe i dënoi jobesimtarët. Ky qe “shpërblimi” i mohuesve.” - Pas kësaj, Allahu ia pranon pendimin atij që do. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. - Allahu i Lartësuar ia pranoi pendimin pjesës së mbetur të Heuazinasve dhe ata pranuan Islamin. Ata e arritën Profetin kur ai ishte afër Mekës, në El Xhirane, afër 20 ditë pas betejës. Profeti u dha dy mundësi për të zgjedhur: Ose të merrnin mbrapsht gratë e fëmijët e tyre, ose pasurinë që iu mor si plaçkë lufte nga muslimanët. 101 Ata sigurisht që zgjodhën gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët ishin afërsisht 6000 vetë, gra e fëmijë. Kështu, Profeti ua ktheu gratë e fëmijët e tyre, ndërsa plaçkën e luftës e ndau mes luftëtarëve. Gjithashtu, ai u dha prej neflit edhe tulakâ-ve (të falurve) , që tu afronte zemrat në Islam. Çdokujt prej tyre i dha nga 100 deve. Mes atyre që u dha 100 deve ishte edhe Malik Ibn Auf el Nadri, të cilin e la si udhëheqës të popullit të tij, ashtu siç ishte më parë, i cili e lëvdonte shumë Profetin në poezinë e tij të njohur.

Mus'haf Hape →
Hashr 59:1–59:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shpallje nga qielli për qëlli - min ogurzi të atij fisi mjeran. Për këtë arsye, ai u ngrit dhe u kthye menjëherë në Medinë, i ndjekur edhe nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure është shpallur pas sures Bejineh. - “Allahun e madhëron me përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.” - Allahu i Lartësuar njofton se gjithçka që ekziston në qiej dhe në Tokë i bën tesbih, duke e adhuruar, duke dëshmuar pastërtinë e Tij nga çdo mangësi. Çdo krijesë i falet dhe i përulet Atij, çdo krijesë e beson dhe adhuron Allahun si një të vetëm, pa shok dhe partnerë, sikurse thotë Allahu i Lartë - suar në ajete të tjera: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë , duke e lavdë - ruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. - “Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” - El Aziz është Krenari, Ngadhënjimtari, i Pa - mposhturi, njëkohësisht Nënshtruesi dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, që ka urtësi në kaderin dhe Sheriatin e Tij. Urtësia në kader, domethënë, në çdo ligj që ka vendosur të zbatohet në këtë gji - thësi dhe urtësia në gjithçka që ka vendosur të ekzistojë dhe në gjithçka që përcakton. Urtësia në Sheriat, domethënë, urtësi në çdo ligj që Allahu ka vendosur për krijesat, sipas të cilit ato duhet të adhurojnë Allahun dhe të jetojnë, ligje të cilat i ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij. - “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. ” - Këtu bëhet fjalë për jehudët e fisit Benu Nadir. Kështu thotë Ibn Abasi dhe të tjerë. Le të themi diçka shkurtimisht, në lidhje me këtë luftë të zhvilluar kundër këtij fisi. Vetëm Allahut i mbështetemi dhe Atij i kërkojmë ndihmë. Autorët e librave të luftërave dhe ekspedi - tave të Profetit ﷺ thonë se shkak për luftën kundër Benu Nadirëve u bënë ndodhitë pas vrasjes së sahabëve, në vendin e quajtur ‘Pusi i Maunes’. Ishin shtatëdhjetë sahabë të Profetit ﷺ , të cilët u nisën drejt disa fiseve për t’u mësuar Islamin, por ata i vranë pabesisht. Prej sahabëve arriti të shpëtonte vetëm njëri, Amër Ibn Umeje Ed -Damrij,115 i cili, gjatë rrugës së kthimit tek Profeti ﷺ në Medinë, vrau dy burra prej fisit Benu Amir, ndërkohë që ky fis sapo kishte bërë pakt paqeje me Profetin ﷺ .Amr Ibn Umeje Ed-Damri nuk e dinte këtë fakt. Kur u kthye, ai e njoftoi Profetin e Allahut se çfarë kishte bërë. Profeti i tha: “Tashmë jam i detyruar të paguaj kompensimin për vrasjen e atyre dy burrave”. Fisi Benu Amir dhe fisi Benu Nadir kishin bërë pakt dhe aleancë me njëri-tjetrin. Profeti i Allahut u nis drejt Benu Nadirëve, një fis jehudësh, për t’u kërkuar ndihmë, në lidhje me pagesën e kompensimit të gjakut. Shtëpitë e Benu Nadirëve ishin jashtë Medinës, disa milje në lindje të saj. Kur Profeti i Allahut shkoi për t’u kërkuar ndihmë, ata thanë: “Po, o Ebu Kasim! Do të të ndihmojmë ne.” Më pas, ata u veçuan me njëri -tjetrin dhe thanë. “O burra, nuk kemi për të gjetur rast më të mirë për ta eliminuar këtë person (Muhamedin ﷺ ,) sesa tani që është mes nesh.”. Ndërko - hë, Profeti i Allahut qëndronte ulur, ngjitur me një mur të shtëpive të tyre. Ata thanë: “Cili do të ketë kurajën të ngjitet lart mbi këtë shtëpi dhe t’i hedhë një rrasë të madhe guri mbi kokë, duke na shpëtuar një herë e mirë nga ky njeri?” Këtë e mori përsipër Amër Ibn Xhahhash Ibn Kabi, i cili tha: “Do ta kryej unë.”. Kështu, ai u ngjit sipër, për të hedhur rrasën e madhe të gurit. Profeti i Allahut, në këtë mision, ishte së bashku me një grup sahabësh, mes të cilëve ishte Ebu Bekri, Umeri dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ndërkohë, Profetit të Allahut i zbriti shpallje nga qielli për qëlli - min ogurzi të atij fisi mjeran. Për këtë arsye, ai u ngrit dhe u kthye menjëherë në Medinë, i ndjekur edhe nga shokët e tij. Gjatë rrugës së kthimit, ai u tregoi sahabëve qëllimin dhe tradhtinë e jehudëve të Benu Nadirit, të cilët kishin thyer paktin mes tyre me këtë tentativë. Kështu, Profeti i Allahut urdhëroi që të bëheshin gati për luftë kundër tyre. Menjëherë, u përgatit ushtria dhe u nis drejt fisit Benu Nadir. Jehudët u mbyllën brenda kështjellave të tyre. Për këtë arsye, Profeti ﷺ urdhëroi që t’iu priteshin palmat dhe të digjeshin një pjesë e tyre. Ata i thirrën: “O Muhamed! Më herët ke ndaluar nga shkatë - rrimi në tokë, madje i ke qortuar të gjithë ata që e veprojnë diçka të tillë! Atëherë, përse po i pret dhe po i djeg palmat?” Një grup nga klani Benu Auf, që i takonin fisit të Hazrexhit, - mes të cilëve ishte kryesori i tyre, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul, por edhe Uediatu, Malik Ibn Ebu Kaukali, Suejdi dhe Daisi; të gjithë si aleatë të fisit Benu Nadir, - dërguan fjalë ndër ta që të bënin durim, duke u thënë: “Qëndroni, mbrohuni, sepse ne nuk kemi për t’ju tradhtuar. Nëse ju do të luftoni, edhe ne do të luftojmë së bashku me ju! Nëse ju dilni, edhe ne do të dalim së bashku me ju!” Kështu, mjeranët e fisit Benu Nadir shpre - suan se do ndihmoheshin nga muna fikët, por ata nuk e bënë diçka të tillë. Pas kësaj, zemrat e tyre i pushtoi tmerri, nga ajo që i priste. Si rrjedhojë, ata i kërkuan të Dërgua - rit të Allahut që thjesht t’i lejonte të largo - heshin nga vendi i tyre dhe t’ua falte jetën. Profeti ﷺ pranoi, por me një kusht: që me vete të merrnin veçse aq sa mbanin devetë e tyre, përveç armëve, që nuk do të lejoheshin t’i merrnin. Dhe ashtu u veprua. Ata morën me vete aq pasuri, sa mund të mbanin devetë. Madje, disa prej tyre shkulën edhe dyert, për t’i marrë me vete. Disa u nisën drejt Hajberit, ndërsa disa të tjerë u nisën drejt Shamit, duke u larguar nga Gadishulli Arab. Në këtë mënyrë, të gjitha pasuritë, tokat, shtëpitë dhe të mbjellat e tyre i mbe - tën Profetit të Allahut. 116 Kjo plaçkë lufte ishte vetëm për Profetin e Allahut, sepse u fitua pa luftë, kësisoj ai mund ta shpenzonte atë ku të dëshironte, në dobi të muslima - nëve. Profeti ﷺ e ndau mes muhaxhirëve të parë që erdhën në Medinë, të cilët nuk kishin asnjë pasuri, sepse mallin dhe gjënë e tyre e kishin lënë në Mekë. Ensarët nuk morën, përveç Sehl Ibn Hanifit dhe Ebu Duxhanes, për të mbyllur një hall që kishin, pasi ata vetë ishin shumë të varfër. Nga fisi i Benu Nadirit u shpëtuan veçse dy burra: Jamin Ibn Amër Ibn Keabi, i cili ishte xha - xhai i Amër Ibn Xhahshit dhe Ebu Sad Ibn Uehbi. Këtyre iu ruajt pasuria dhe pranuan Islamin. Thuhet, madje, se Jamin Ibn Amri vendosi të paguante një burrë, për të vrarë Amër Ibn Xhahshin, - projektuesin e atentatit kundër Profetit të Allahut, - dhe vërtet e vrau atë. Kështu e ka sjellë shkurti - misht Muhamed Ibn Ishaku, i cili thotë se surja Hashër ka zbritur dhe flet rreth fisit jehud të Benu Nadirit. Junus Ibn Bukejri e përcjell afërsisht kështu nga Ibn Is’haku: “Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë.” Domethënë, jehudët e Benu Nadirit. Ky ishte dëbimi i parë i jehudëve drejt tokave të Shamit.” - “Ju nuk menduat se ata do të dilnin ...” - Gjatë kohës që ju i mbanit të rrethuar, nuk menduat se ata do të dilnin. Rrethimi va - zhdoi për gjashtë ditë, për shkak të fortifi - kimit dhe kështjellave të tyre. - “... ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut.” - Edhe ata menduan se do t’i mbronin kështjellat e tyre, por u erdhi prej Allahut ajo që as e kishin menduar: - “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre.” - Allahu u futi tmerrin në zemër. E si të ndodhte ndryshe, kur ai që i kishte rre - thuar ishte Profet i madh, i cili u ndihmua nga Zoti, duke u futur tmerrin në zemër armiqve të tij, një muaj larg, sikurse thuhet në hadithin në dy Sahih-ët, që Xhabir Ibn Abdilahi përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra, që nuk i janë dhë në asnjë profeti përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg; 2. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim; 3. më është lejuar plaçka e luftës; 4. më është dhënë e drejta për ndërmjetësi min e madh (Ditën e Gjykimit); 5. çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerë - zimin mbarë.”. - “Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besi - mtarëve. Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni!” - Më sipër u përmend shpjegimi i Ibn Ishakut, në lidhje me këtë veprim të tyre. Ata shkulën çdo gjë të bukur e të vlefshme nga pronat e tyre, për t’i marrë me vete. - “Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.” - Do t’i ndëshkonte në këtë dynja me një formë tjetër, siç mund të ishte vrasja, skllavërimi i tyre apo ndëshki - me të ngjashme, por Allahu e kishte shkruar për ta se do t’i ndëshkojë në ahiret, në zja - rrin e Xhehenemit, i cili është i pashmang - shëm. - “Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” - Kjo ndodhi me ta, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata mohuan atë që Allahu i Madhëruar i zbriti Profetit të Tij, madje të gjithë profetëve të Tij, të cilët kishin përgëzuar për ardhjen e këtij Profeti të zgjedhur dhe të fundit të kohës. Ata e njihnin Profetin ﷺ ashtu siç njihnin fëmijët e tyre dhe e dinin që Muhamedi ishte Profeti i zgjedhur i Zotit. - “Çdo palmë që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut, për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” - El-lineh quhen të gjitha llojet e palmave, përveç el axhua-s. Profeti ﷺ urdhëroi për shkuljen e palmave të tyre, për t’i poshtëruar dhe për t’i futur tmerrin në zemrat e tyre. E gjitha kjo ndodhi me dëshirën, vullnetin dhe lejen e Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, lejimi në ndonjë rast i një veprimi të tillë ka urtësi të mëdha. Ndër to është dhe futja e tmerrit dhe frikës në zemrat e armikut, poshtërimi i tyre dhe përçmimi i forcës së tyre. Muxhahidi shpje - gon se: disa muhaxhirë po ndalonin njëri - tjetrin të prisnin palmat, duke thënë se ato ishin pjesë e plaçkës së luftës për musli - manët. Atëherë zbriti shpallja, që e miratoi këtë mendim të tyre, por nga ana tjetër, lejoi edhe prerjen e disave prej tyre, duke pohuar se nuk ishte gjynah. Si prerja, edhe mos - prerja ishin me lejen dhe urdhrin e Zotit. Kuptohet se prerja apo djegia e disa palma - ve u bë me qëllim që ata të detyroheshin të dilnin nga kështjellat e tyre dhe të dorëzoheshin. Dhe, me të vërtetë, kur Profeti urdhë - roi për prerjen e disa palmave, kjo solli dëshpërim në zemrat e jehudëve. Muslima - nët thanë: “Ne i premë disa dhe i lamë disa të tjera. Le të pyesim Profetin e Allahut, a kemi shpërblim për ato që premë dhe a kemi gjynah për ato që nuk i premë?” Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Çdo palmë që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut, për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” Shu - më poetë muslimanë kanë organizuar tubi - me poetike, në të cilat kanë përshkruar këtë ngjarje, ndër to edhe prerjen apo djegien e palmave dhe vrasjen e Keab Ibn Eshrefit. Krijime të bukura janë poemat e Hasan Ibn Thabitit, Keab Ibn Malikut, Ibn Kajim el Abesit, Kajs Ibn Bahrit, Ibn Tarifit etj. Nuk po i përmendim këtu të gjithë autorët dhe poemat e tyre. (Kush dëshiron të njihet me këto poezi, le t’i kthehet origji -nalit të plotë të Tefsirit të Ibn Kethirit).117

Mus'haf Hape →
Bekare 2:234 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shumë.” Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron kështu: "Atëherë u ngrit një burrë prej Eshxhait dhe tha: "Dëshmojmë se Profeti i Allahut ka gjykuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar u jep atyre grave që u kanë vdekur burrat. Ato duhet të presin katë r muaj e dhjetë net. Gjykimi është i njëjtë si për ato gra që kanë kryer marrëdhënie intime me bashkëshortin, ashtu edhe me ato që ende nuk kanë kryer marrëdhënie intime me të. Ky është një mendim konsensual. Argumenti ku ata mbështeten në lidhje me gruan e cila ende nuk ka kryer marrëdhënie me burrin është, së pari, fakti se ajeti është gjithëpërfshirës dhe, së dyti hadithi të cilin e sjell imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve, të cilin e ka gjykuar si të saktë Tirmidhiu: 371 “Njëherë, Abdullah Ibn Mesudi u pyet për rastin e një burri, i cili u martua me një grua dhe vdiq pa kryer marrëdhënie intime me të dhe pa i përcaktuar asaj gjë si mehr. Njerëzit e pyetën atë (Abdullahin) disa herë rreth kësaj çështjeje, derisa ai tha: “Unë po ju jap një gjykim për këtë çështje, por ky është thjesht opinioni im . Nëse ia qëlloj të vërtetës, kjo është dhuratë e mirësi prej Allahut të Madhëruar, e nëse gaboj, atëherë është gabimi im dhe devijim nga shejtani i mallkuar, kurse Allahu dhe Profeti i Tij janë të pastër nga ajo. Atëherë, gruas i takon mehri i plotë!” Sipas një transmetimi tjetër, ai tha: 372. “Gruas i takon mehri i të ngjashmeve me të, pa asnjë cenim e as padrejtësi. Ajo e ka detyrë të plotësojë idetin (4 muaj e 10 net) dhe asaj i takon pjesë në trashëgiminë e burrit." Atëherë ngrihet Mea'kil Ibn Jesar Eshxhei j dhe thotë: “Unë e kam dëgjuar Profetin e Allahut që të gjykojë njëlloj në çështjen e Burû' Bintu Uashikut!” Kur e dëgjoi këtë Abdullah Ibn Mesudi, u gëzua shumë.” Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron kështu: "Atëherë u ngrit një burrë prej Eshxhait dhe tha: "Dëshmojmë se Profeti i Allahut ka gjykuar njëlloj në çështjen e Burû' Bintu Uâshikut". Nga ky gjykim përjashtohet veçse ajo grua së cilës i ka vdekur burri dhe është shtatzënë, pasi kohëpritja e saj është derisa të lindë fëmijën. Ajo nuk qëndron pas lindjes asnjë çast, sado i shkurtër qoftë. Argument për këtë është ajeti gjithëpërfshirës, ku Allahu i Madhëruar thotë: "Për shtatzënat, afati i pritjes është derisa ato të lindin." [Talak 4]. Gjithashtu, është hadithi i S abiati Eslemie, i cili është sjellë në dy Sahih-ët, në versione të ndryshme, ku thuhet: 373 “Kur vdiq bashkëshorti i saj, Sa'd Ibn Haule, ajo ishte shtatzënë. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo lindi fëmijën (sipas një transmetimi e lindi fëmijën vetëm disa net pas vdekjes së të shoqit). Pasi u pastrua nga lehonia, ajo u zbukurua, e gatshme për ata që do t'i kërkonin dorën për martesë. Tek ajo shkoi për vizitë Ebu Senâbil Ibn Ba'kek, që i tha: "Si kështu, qenke zbukuruar?! Mos, vallë, dëshiron të martohesh sërish?! Jo, për Zotin, nuk ke për tu martuar derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë net." Sebia tregon: "Kur ai më tha këto fjalë, unë mblodha rrobat e mia dhe në mbrëmje shkova tek Profeti i Allahut dhe e pyeta për këtë. Ai më tha se unë isha e lirë që në momentin që linda fëmijën dhe më tha se mund të martohesha, nëse dëshiroja.” Përjashtohet nga ky gjykim edhe ajo grua që është skllave, kohëpritja e së cilës është sa gjysma e të lirës, pra, dy muaj dhe 5 net. Ky është mendimi i shumicës. Duke qenë se skllavja merr gjysmën e dënimit që merr e lira (në rast imoraliteti), po kështu llogaritet përgjysëm edhe kohëpritja e saj. Në fakt, disa dijetarë, si Muhamed Ibn Sirin dhe disa dhahirij, që në çështjen e kohëpritjes, i shohin njëlloj si skllavet, ashtu edhe të lirat, sepse kohëpritja është një çështje e natyrshme, në të cilën janë njëlloj si të lirat, ashtu edhe skllavet. Seid Ibn Musejjibi e të tjerë thonë se urtësia e caktimit të kohëpritjes së gruas që i vdes burri, katër muaj e dhjetë net, lidhet me faktin se ajo grua mund të ketë ngelur shtatzënë dhe kjo kohëzgjatje do të na mundësonte që ne të siguroheshim plotësisht për këtë çështje. Në dy Sahih-ët e në burime të tjera gjendet hadithi prej Ibn Mes'udit, ku thuhet: 374. “Vërtet, çdokush prej jush formohet ne barkun e nënës së vet për dyzet ditë si një pikël (fare), pastaj bëhet si një droçkë gjaku po për aq kohë (për dyzet ditë), pastaj bëhet si një copë mishi po për aq kohë (për dyzet ditë), pastaj dërgohet një melek, që t’i fryjë shpirtin....”. Kështu, vetëm pas tre periudhash dyzetditore, pra, pasi kalojnë 4 muaj, i fryhet shpirti. Ndërsa dhjetëditëshi është bërë që, gjatë tij, të mund të ndihen lëvizjet e fëmijës, pasi i është fryrë shpirti. Për këtë arsye, imam Ahmedi është i mendimit se edhe kohëpritja e skllaves të ashtuquajtur ummul ueled është gjithashtu 4 muaj e dhjetë net, sepse edhe ajo, si të lirat, ka të njëjtat karakteristika si bashkëshorte. Imam Ahmedi sjell këtë thënie nga Amr Ibn el Asi: 375 “Mos na e ngatërroni traditën e Profetit tonë! Kohëpritja e nënës së fëmijës, nëse asaj i vdes burri i saj, është katër muaj e dhjetë net.” Hadithin e gjen tek Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh. - Kur ato e plotësojnë afatin e tyre të pritjes, nuk është më përgjegjësia juaj (e kujdestarëve ligjorë të gruas) se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme. Allahu e di hollësisht se çfarë bëni. - Nga ky ajet përftohet se është detyrë për gruan mbajtja e zisë për burrin e vdekur dhe se koha e zisë është sa kohëpritja e saj. Argument për këtë çështje është edhe hadithi që vjen me versione të ndryshme në dy Sahih-ët, nga Ummu Habibe dhe Zejneb bintu Xhaĥshi, dy nënat e besimtarëve, se Profeti ﷺ ka thënë: 376 “Çdo grua që beson Allahun dhe në Ditën e Gjykimit e ka të ndaluar të mbajë zi më shumë se tri ditë, përveçse për burrin e saj, kur mban zi katër muaj e dhjetë (net).” Në dy Sahihët vjen hadithi tjetër nga Ummu Seleme, se njëherë, një grua tha: 377 "O i Dërguari i Allahut! Vajzës sime i vdiq burri. Ajo ankohet nga një shqetësim në syrin e saj. A lejohet ta kurojmë duke i lyer sytë me kyhël? Ai i tha: “Jo!” Ajo e përsëriti disa herë pyetjen (ose dy a tre herë) dhe çdo herë, Profeti ﷺ ia kthente: “Jo!”. Pastaj i tha: "Ajo duhet të presë katër muaj e dhjetë ditë. Në kohën e injorancës (paraislamike), ju prisnit një vit të plotë.” Zija nënkupton mospërdorimin e stolive nga ana e gruas, që u jep të tjerëve të kuptojnë se ajo është gati për t’u rimartuar. Kjo është e detyrueshme për gruan gjatë kohëpritjes së saj për vdekjen e burrit, dhe për këtë nuk ka asnjë kundërshtim apo mendim tjetër juridik. Nëse gruaja është në kohën e pritjes pas një talaku raxh'ij, pra, me të drejtë kthimi gjatë tij, dhe burri i saj vdes, edhe në këtë rast ajo e ka detyrë që të mbajë zi për të, dhe për këtë nuk ka asnjë kundërshtim apo mendim tjetër. Po nëse gruaja është në kohën e pritjes pas një divorci bâin, pra, pa të drejtë kthimi gjatë tij dhe burri i saj vdes, a e ka detyrë që të mbajë zi për të? Për këtë çështje ka dy mendime: 1. Detyrimi për të mbajtur zi është për çdo lloj bashkëshorteje, qoftë e lirë apo skllave, tepër e vogël apo tepër e madhe (që nuk u vijnë të përmuajshmet), si ajo që është muslimane, ashtu edhe ajo që është jomuslimane. 2. Ndërsa imam Theuriu ka përjashtuar nga ky detyrim dy kategori: jobesimtaret dhe ato që janë në moshë të vogël, sepse këto dy kategori nuk janë të ngarkuar me përgjegjësi ligjore (teklif). Allahu i Madhëruar thotë: "Kur ato e plotësojnë afatin e tyre të pritjes, nuk është më përgjegjësia juaj " - domethënë, e kujdestarëve ligjorë të gruas - "...se çfarë bëjnë ato me veten e tyre në mënyrë të njerëzishme, - domethënë që të zbukurohen e stolisen të komunikojnë e bëhen gati për t’u rimartuar. Ky është kuptimi i shprehjes: "në mënyrë të njerëzishme" ose sipas rregullave të njohura. Kështu ka thënë Ibn Abasi.

Mus'haf Hape →
Ahkaf 46:15–46:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i saj shkoi tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe i tregoi për këtë gjë. Ai dërgoi fjalë tek ajo. Kur ajo u ngrit që të vishte rrobat, motra e saj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në fillim të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar përmendi rëndësinë e besimit tek Ai si një i vetëm dhe pa ortak dhe adhurimin e Tij si të tillë, duke ia përku - shtuar të gjitha adhurimet dhe zbatimin e ligjit dhe fesë me sinqeritet vetëm Atij. Më pas, Ai porosit në lidhje me dy prindërit, sikurse ndodh edhe në ajete të tjera kura - nore, si për shembull: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15]. - “Ne e kemi urdhëruar njeriun për sjellje të mirë me prindërit e vet. ” - E urdhëruam për sjellje të mirë me ta, të jetë i butë, i mëshirshëm, i dashur, i dhembshur. - “Nëna e ka bartur me mundim ... ” - Gjatë kohës së shtatzënisë ajo ka hequr vështirësi të shumta, lodhje të madhe e shoqëruar me marrjemendsh, rëndesë, vështirësi, etj etj vuajtje të tilla të cilat shoqërojnë zakonisht shtatzanitë. - “... dhe me vështirësi e ka lindur.” - Pra, jo vetëm që e mbajti gjatë kohës së shtatza - nisë me vështirësi, lodhje dhe vuajtje por edhe lindja e tij ishte me vështirësi të madhe dhe dhimbje të pakrahasueshme me gjë tjetër. - “Shtatzënia dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. ” - Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) është bazuar në këtë ajet, gjithashtu në ajetin e sures Lukman, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin.” [Lukman 14] , si dhe me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhë - nien.” [Bekare 233], për të deklaruar se koha më e shkurtër e shtatzanisë është gjashtë muaj. Ky është vërtet një konklu - zion shumë i fortë, i nxjerrë nga ajetet kuranore. Të njëjtin gjykim ka dhënë Uthmani dhe sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Muhamed Ibn Is’hak Ibn Jesari sjell këtë rrëfim nga Ma’mar Ibn Abdilah El Xhuhenij: “Një burrë nga mesi ynë u martua me një grua prej Xhuhejnes dhe lindi fëmijë me të në krye të gjashtë muajve. Atëherë, burri i saj shkoi tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe i tregoi për këtë gjë. Ai dërgoi fjalë tek ajo. Kur ajo u ngrit që të vishte rrobat, motra e saj qau. - “Përse qan? - i tha gruaja të motrës - Betohem në Zot se nuk kam pasur lidhje me asnjë krijesë të Allahut, përveç burrit tim! Le të gjykojë Zoti i Lartësuar me mua çfarë të dëshirojë.” Kur shkuan tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ai urdhëroi që të vritej me gurë (për marrëdhënie jashtëmartesore). Kur e mori vesh Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), shkoi menjëherë tek Uthmani dhe i tha: “Çfarë po bën?” Ai tha: “Ajo lindi në krye të 6 muajve. A është e mundur që fëmija të lindë në 6 muaj?” Atëherë, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “A e ke lexuar Kuranin?” - “Po.” - “A nuk e ke parë ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë: “Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj.” Por i Lartësuari ka thënë gjithashtu: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien.” [Bekare 233] . Nisur nga këto dy ajete, a nuk mbeten (për shtat - zëninë) veçse 6 muaj?” Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Vallahi, nuk i kam kuptuar dhe nuk e kam bërë lidhjen mes tyre. Silleni gruan këtu!” Dhe e gjetën me fëmijën. Atëherë, Ma’meri tha: “Beto - hem në Zotin se korbi nuk është më i ngja - shëm me korbin dhe as veza nuk është e ngjashme me vezën, sesa ky bir me të atin.” Kur e pa, i ati bërtiti nga gëzimi dhe tha: “Ky është im bir dhe nuk dyshoj fare për këtë.” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Gji - thashtu, Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), i cili ka thënë: “Nëse gruaja lind pas 9 muajsh, i mjafton si kohë gjidhënie 21 muaj. Por nëse ajo e lind 7 muajsh, atëherë i mjafton si gjidhënie 23 muaj. Nëse e lind pas 6 muajsh, atëherë ajo duhet t’i japë gji dy vite të plota, se Allahu i Lartësuar thotë: “Shtatzënia dhe ushqimi me gji zgjasin tri - dhjetë muaj.” Për kaq kohë, fëmija forcohet dhe mundet që të ecë me këmbët e veta. - “Kur arrin pjekurinë dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi!” - Pra, kjo është koha kur njeriu kompletohet, i plotë - sohet logjika dhe aftësia e tij për të kuptuar. Hafidh Ebu Ja’la el Meusili përcjell nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2371. “Nëse muslimani i arrin pesëdhjetë vjeçët, Allahu i Madhëruar ia lehtëson llogarinë. Nëse arrin gjashtëdhjetën, Allahu i Madhëruar i mundëson pendim dhe kthim të sinqertë tek Ai. Nëse arrin shtatëdhjetën, kanë për ta dashur banorët e qiellit. Nëse arrin 80 vjeç, Allahu i shkruan vetëm veprat e mira dhe ia fshin të këqijat. Nëse arrin 90 vjeç, Allahu ka për t’ia falur gjynahet e kaluara dhe ato të mëvonshmet, ka për t’i mundësuar ndërmjetësimin për familjarët e tij dhe do të shkruhet në qiell si: ‘I burgosuri i Zotit në Tokën e Tij” 44 - “Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! ” - Më frymëzo, më udhëzo e jep forcë, o Zot, që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! Pra, të bëj të tilla punë të mira edhe në të ardhmen. 45 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! ” - Hidh udhëzimin e bekimin në pasardhësit e mi. - “Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.” - Ky është udhëzim për të gjithë ata që kanë arritur moshën 40 -vjeçare, që të rinovojnë pendimin tek Allahu i Lartësuar dhe të bëhen këmbëngulës e të vazhdue - shëm në të. - “Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë ...” - Janë ata që përshkruhen me cilësitë, që përmendëm. Bëhet fjalë për ata që janë penduar sinqerisht tek Allahu i Lartësuar, të nënshtruar për ta adhuruar Atë me përku - shtim; ata që përpiqen sinqerisht të ndreqin gabimet dhe të kryejnë veprat e mira, që Zoti porosit. Ata shpëtojnë nëpërmjet pendimit të sinqertë, kërkimit të faljes, si edhe adhurimeve të sinqerta të urdhëruara nga Zoti dhe Profeti .ﷺKëta janë ata të cilëve u pranohen më të mirat e punëve, që kanë bërë për Zotin. - “... ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit.” - I mëshirojmë dhe ua mbulojmë gjynahet dhe punët jo të mira, duke u falur shumë e shumë gabime. Atyre do t’ua pranojmë dhe do t’i shpërblejmë edhe për veprat më të vogla të mira, që kanë bërë. Këta do t’i fusim mes besimtarëve, të cilët do të hyjnë në Xhenet. - “Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.” - Ky është premtimi, që u jep Allahu i Lartësuar atyre që pendohen sinqerisht dhe kthehen tek Ai si adhurues të vërtetë. Ibn Xheriri përcjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), se i Dërguari i Allahut ka sjellë një fjalë të ‘Shpirtit besnik’ (Xhibrilit) - paqja e Zotit qoftë mbi të! - i cili ka thënë: 2372. “Do të sillen sevapet dhe punët e këqija të robit dhe do të gjykohet mes tyre. Nëse nga kjo përballje mbetet qoftë edhe një e mirë e vetme, Allahu i Madhëruar ka për t’i bërë vend atij në Xhenet.”

Mus'haf Hape →
Enam 6:51–6:55 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Vetes së Vet Mëshirën. - Kur të vijnë besimtarët, uroji mirëseardhjen dhe përshëndeti me selam, që t’u ngresh lart moralin e t’u forcosh vullnetin për të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Paralajmëroji nëpërmjet tij (Kur’anit) ata që i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre, me qëllim që të ruhen, ...” – Kur'ani është këshillë dhe paralajmërim për të gjithë njerëzit, por përfituesit e vërtetë të këshillave të tij janë ata që i druhen ditës kur do të ringjallen te Zoti i tyre. Ata janë të bindur dhe e kujtojnë shpesh faktin se do të vijë dita kur do të largohen nga kjo dynja, për të nisur rrugën e përjetësisë. Për këtë arsye, ata përpiqen vazhdimisht të arrijnë gjithçka që u sjell dobi dhe të largohen nga gjithçka që i dëmton. Ata janë të bindur se, nëse nuk i dëgjojnë porositë e Zotit, nuk do të gjejnë mbrojtës apo ndërmjetësues, që mund t’i shpëtojë nga zemërimi dhe ndëshkimi i të Drejtit. I Madhëruari thotë - “...sepse, veç Tij, ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës apo ndërmjetës. - Veç Allahut, nuk ka kush që të marrë përsipër çështjet e tyre, që t’i ndihmojë të arrijnë ndonjë të mirë apo që t’i shpëtojë nga të këqijat. Për ta nuk ka as ndërmjetësues, që mund të ndërhyjë te Zoti, sepse të gjitha çështjet janë vetëm në dorën e Tij. Askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë mundësi për të ndihmuar apo për të shpëtuar një krijesë tjetër. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’i këshillojë njerëzinë me fjalët e Kur 'anit, për një qëllim të rëndësishëm: “me qëllim që të ruhen”. Ndoshta, duke dëgjuar të vërtetat e padiskutueshme për takimin me Zotin dhe llogarinë para Tij, ata do të frikësohen dhe do të nënshtrohen, që të punojnë e të plotësojnë detyrimet, si dhe të largohen nga ndalesat e Tij. Këshillimi me anë të Kur'anit është, sigurisht, një nga mënyrat më të mira dhe të efektshme. - “Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij. - Kurrë mos i largo prej teje dhe nga takimet e tua adhuruesit e sinqertë, duke synuar të shoqërohesh e të ulesh me të tjerë! Mos i largo ata nga vetja jote, sepse ata janë të rregullt me duatë ndaj Zotit të tyre! Ata i drejtohen Atij me duatë e adhurimit dhe duatë e kërkesës së drejtpërdrejtë 2, në fillim e në fund të ditës. Me të gjitha këto, ata synojnë thjesht të kënaqin Allahun dhe nuk kanë asnjë qëllim tjetër. Kësisoj, ata nuk meritojnë të dëbohen, por përkundrazi, meritojnë t’i duash fort dhe të miqësohesh me ata. Ata meritojnë t’i mbash afër e t’i trajtosh me ngrohtësi e dhembshuri, sepse ata janë më të zgjedhurit e krijesave, edhe pse mund të jenë të varfër. Ata janë më krenarët, edhe nëse mund të shihen si të parëndësishëm dhe të rëndomtë nga njerëzit. - Ti nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat e tyre, ashtu si edhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për veprat e tua. Nëse i largon ata, bëhesh si të padrejtët. ” - Kuptimi: Askush nuk do të mbajë përgjegjësi për veprat e tjetrit. Secili do të përgjigjet vetëm për punët e tija, të mira apo të këqija qofshin ato. Kështu, nuk ka asnjë arsye që t’i largosh ata, përndryshe do të ishe i padrejtë. Profeti ﷺ e zbatoi plotësisht dhe me shumë përkushtim këtë urdhër të Allahut. Kur pranë tij uleshin të varfërit, ai qëndronte me ta me durim, duke u sjellë me ngrohtësi e plot përkujdesje, me moralin më të lartë. Mund të thuhet pa ngurrim se të tillë njerëz i gjeje vazhdimisht në kuvendet e tij. Shkaku i shpalljes së këtyre ajeteve ishte kërkesa që disa pasanikë e fisnikë të kurejshëve i kërkuan Profetit. Ata i thoshin shpesh: "Nëse dëshiron që të të besojmë dhe pasojmë, atëherë largoji ata (duke folur për disa sahabë të varfër)! Ne na vjen turp të na shohin arabët në një kuvend me ata varfanjakë.” Profeti, duke dëshiruar shumë që ata të pasonin rrugën e drejtë, për pak mendoi për mundësinë e zbatimit të propozimit të tyre. Por Allahu i Madhëruar e qortoi dhe e udhëzoi Profetin e Tij nëpërmjet këtyre ajeteve. - “Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë...” - Kështu i sprovon Allahu i Madhëruar njerëzit. Disa i bën të pasur dhe disa të varfër, disave u ka dhënë fis të gjerë e famë, e disa të tjerë i ka bërë të dobët e pa mbështetje njerëzore. Por nëse Allahu i Lartësuar i dhuron mirësinë e imanit njerëzve “të dobët” apo “të parëndësishëm”, siç i quajnë, kjo bëhet sprovë për të pasurit e fisnikët, apo siç i quajnë: “të rëndësishmit”. Nëse i pasuri vërtet synon të vërtetën dhe rrugën e drejtë, që kënaq Zotin, ai e pranon imanin dhe bëhet musliman, pa e penguar aspak prania e të varfërve, përzierja me ta në kuvende dhe fakti që edhe ata kanë pranuar Islamin. Por nëse ai nuk është i sinqertë në kërkimin e të vërtetës, marrëdhënia me të varfërit dhe përzierja me ta do të bëhet një pengesë që do ta pengojë nga pasimi i të vërtetës. Ata të mjerë, duke përçmuar besimtarët e varfër, thanë: - “...derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?”” - Kjo arrogancë dhe mbivlerësim i vetes i pengoi ata nga pranimi i të vërtetës. Ata nuk e meritonin udhëzimin, sepse nuk ishin të pastër për t’u nderuar me të. Në përgjigje të qëndrimit të tyre mospranues, i Madhëruari thotë: - “Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës?!” - Mirënjohës janë ata cilët i njohin, i vlerësojnë dhe i respektojnë mirësitë e Zotit, ata që dëshmojnë se ato vijnë prej Bujarit dhe kryejnë ato vepra që i meritojnë ato mirësi, në shenjë mirënjohje për Dhuruesin e tyre. Këtyre mirënjohësve Zoti u dhuron imanin e shumë mirësi të tjera. Ndërsa ata që nuk tregojnë mirënjohje, le ta dinë se Allahu i Madhëruar është i Urtë dhe, me Urtësinë e Tij, nuk e vendos mirësinë e Tij atje ku nuk duhet dhe nuk ia jep atij që nuk e meriton. Kështu ishin edhe ata të mjerë që thanë ato fjalë, të cilat tregonin mosvlerësim të urtësisë së Zotit në shpërndarjen e mirësisë së imanit. Ata ishin mosmirënjohës e arrogantë, ndryshe nga ata besimtarë të varfër e jo të varfër, të cilët i shprehnin mirënjohjen Zotit duke iu dorëzuar plotësisht Atij, me bindje e dashuri. Allahu i Madhëruar jo vetëm që e ndaloi Profetin ﷺ që t’i largonte besimtarët e përkushtuar, por e urdhëroi që t’i priste ata me respekt e nderim, duke thënë: - “Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë Ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet Mëshirën. - Kur të vijnë besimtarët, uroji mirëseardhjen dhe përshëndeti me selam, që t’u ngresh lart moralin e t’u forcosh vullnetin për të vazhduar në rrugën drejt Zotit të tyre! Përgëzoji ata duke u treguar për mëshirën dhe për bujarinë e gjerë të Allahut, por edhe nxiti ata që të kryejnë çdo punë të mirë e të ndjekin çdo rrugë për të fituar mirësitë e shumta dhe kënaqësinë e Allahut! Këshilloji ata që të mos vazhdojnë me gjynahe dhe urdhëroji për pendim të sinqertë nga të gjitha gjynahet, në mënyrë që të fitojnë dhe të lumturohen me faljen e Zotit dhe bujarinë e Tij të pamatë ndaj të penduarve! - “Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. ” - Është e domosdoshme lënia e gjynaheve, distancimi prej tyre dhe pendimi për to. Gjithashtu, është detyrë kryerja e veprave të mira dhe plotësimi i detyrimeve të vendosura nga Allahu, qofshin këto detyrime fizike, materiale, monetare apo morale, si edhe rregullimi i çdo gjëje të dëmtuar, qofshin dëmtime të shkaktuara nga punë të jashtme e të dukshme, qofshin punë të brendshme e të padukshme. Nëse të gjitha këto kushte të pendimit plotësohen, atëherë i Lartësuari thotë: “...s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Ai ka për të derdhur mbi këta fatlumë mbarësi e mirësi prej mëshirës dhe bujarisë së Tij, në varësi të zbatimit të detyrimeve nga ana e tyre. - “Kështu i sqarojmë Ne argumentet...” - Kështu e qartësojmë Shpalljen Tonë, duke e bërë lehtësisht të dallueshme rrugën e drejtë nga devijimi, të vërtetën nga e kota. Kështu, të udhëzuarit do të ndriçohen nga Shpallja e Zotit, sepse do të jenë të qartë për të vërtetën, të cilën e ndjekin dhe sipas së cilës është detyrë të jetosh. - “...në mënyrë që të dalë në shesh rruga e keqbërësve.” - Rruga e kriminelëve të çon në zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit. Kur rruga e kriminelëve bëhet e qartë, atëherë lehtësohet edhe largimi prej saj. Ndryshe ndodh nëse ajo është e panjohur, e paqartë ose e mjegullt, sepse vështirësohet ruajtja prej saj.

Mus'haf Hape →
Gashije 88:1–88:26 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - “A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar, qiellin se si është ngritur lart, malet se si janë vendosur, dhe Tokën se si është shtruar?” - Ajeti u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A të ka ardhur lajmi për Katastrofën gjithëpërfshirëse?” - Allahu i Lartësuar përshkruan në këtë sure disa nga situatat dhe gjendjet e tmerrshme të Ditës së Gjykimit. Ajo ditë do të përfshijë me vështirësitë e saj të gjitha krijesat. Të gjithë do të shpërblehen sipas veprave që kanë bërë dhe do të ndahen në dy grupe të mëdha: një grup për në Xhenet dhe një grup për në Zjarrin e ndezur fort. I Madhëruari jep cilësitë dhe veçoritë e secilit grup. Në fillim, duke përshkruar banorët e Zjarrit, i Madhëruari thotë: - “Atë Ditë sheh fytyra të tmerruara, të lodhura e të rraskapitura.” - Në Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra, të cilat Zoti i përshkruan me dy cilësi: Së pari, ato do të jenë të tmerruara dhe të dërrmuara nga poshtërimi, turpi dhe nënçmimi. Së dyti, ato do të jenë të lodhura dhe të rraskapitura nga ndëshkimi. Lodhja dhe vuajtja do të mbërthehen në fytyrat e tyre, të cilat do të mbulohen nga Zjarri përvëlues. Ky ishte njëri nga mendimet e komentuesve të Kur'anit rreth kuptimeve të këtij ajeti. Të tjerë shpjegojnë se Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra që, edhe pse në jetën e dynjasë janë përpjekur e lodhur me adhurime të shumta, ato do të jenë përsëri të tmerruara dhe të poshtëruara, sepse atyre do t’u mungojë kushti i domosdoshëm që i bën adhurimet të pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Zoti: imani i saktë dhe i drejtë. Për këtë arsye, veprat dhe adhurimet e tyre do të shndërrohen në pluhur. Shpjegimi i dytë, edhe pse mund të jetë i saktë nga ana e kuptimit, nuk mund të thuhet se mbështetet nga konteksti. Prandaj mendimi më i saktë, madje i padiskutueshëm, është ai i pari. Këtë e përforcon edhe fakti se qëllimi i këtyre ajeteve është një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes së banorëve të Zjarrit. Kufizimi i këtij përshkrimi vetëm për një kategori të caktuar nuk ka mbështetje në fakte. Në këtë mënyrë, ai do të vlente vetëm për një pjesë të vogël të banorëve të Zjarrit. Nga ana tjetër, saktësinë e mendimit të parë e mbështet edhe fakti se këto ajete flasin thjesht për gjendjen e njerëzve në momentin kur ata i përfshin tmerri i asaj dite, pa cilësuar ndonjë gjë prej jetës së tyre në dynja. - “Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort. Atyre u jepet të pinë prej një uji të valë.” - Zjarri ka nxehtësi të madhe dhe i përfshin brenda tij. Edhe uji që do t’u jepet është i vluar. I Lartësuari thotë në suren El kehf: “Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.” [El kehf 29] Ndërsa për sa i përket ushqimit të tyre, i Madhëruari thotë: - “Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri. ” - Funksioni i ushqimit është ose largimi i urisë dhe vuajtjes që ajo krijon, ose forcimi i trupit dhe ruajtja e tij nga dobësimi. Asnjë prej këtyre nuk ekziston tek ushqimi i banorëve të Xhehenemit, pasi ai është një ushqim tejet i pështirë, i hidhur dhe i urryer. E lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë nga kjo e keqe! Ndërsa banorët e Xhenetit meritojnë tjetër shpërblim: - “Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta...” - Fytyrat e fatlumëve do të jenë të shndritshme dhe të lumtura. Kënaqësitë dhe lumturia e papërshkrueshme që i ka pushtuar duket qartë në shkëlqimin e fytyrave dhe trupave të tyre. Ata do të jenë të kënaqur për veprat e mira që kanë kryer në dynja, si adhurim ndaj Zotit dhe si bamirësi ndaj robve të Zotit. Ata do të jenë të kënaqur, sepse shpërblimi i përgatitur për ta është i madh dhe i mrekullueshëm. Ata do të kenë në Xhenet gjithçka që dëshirojnë. - “...në Xhenete të larta, ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme.” - Ata do të jenë në kopshte me të gjitha llojet e mirësive, në lartësitë e Il-lijin-ëve. Banesat e tyre janë të larta, me dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, prej të cilave ata kundrojnë të lumtur mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Në Xhenet nuk dëgjohen kurrë fjalë të kota dhe të padobishme, e aq më pak fjalë të ndaluara dhe të këqija. Fjalët që do të flasin e dëgjojnë në të do të jenë të mira, të bukura dhe të dobishme, siç është kujtimi i Zotit dhe i mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ata do të kënaqen me bisedat mes tyre, në zemër e në shpirt. - “Aty ka burime, që rrjedhin. Ata kanë frona të lartë, Kupa të përgatitura (për të pirë),jastëkë të renditur për mbështetje dhe qilima të shtruar. ” - Në Xhenet ka kroje të shumta, që burojnë dhe gurgullojnë sa herë që banorët e tij e dëshirojnë një gjë të tillë, si ta dëshirojnë dhe ku ta dëshirojnë. Atje ka shtretër të vendosur në vende të larta dhe të stolisur bukur, me shtroje të buta dhe të rehatshme. Banorëve do t’u shërbehen kupa të mbushura me pije të shijshme dhe të këndshme, që do të vendosen mu para tyre, për t’i marrë dhe shijuar. Ato pije janë përgatitur enkas për ta dhe shërbehen nga djelmosha të përjetshëm, që vërtiten dhe shërbejnë mes tyre. Atje do të kenë jastëkë të renditur, të vendosur për t’u rehatuar: jastëkë prej mëndafshi e prej materialesh të tjera, që vetëm Zoti i di. Ata janë të sistemuar, pa pasur nevojë që besimtarët ta bëjnë këtë vetë. Vendet ku ata qëndrojnë janë të shtruar me qilima të mrekullueshëm, që mbushin çdo cep e anë. - “A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar, qiellin se si është ngritur lart, malet se si janë vendosur, dhe Tokën se si është shtruar?” - Ajeti u drejtohet këtu atyre që nuk besojnë Profetin e Allahut, por dhe të tjerëve, që të meditojnë rreth krijesave të Allahut të Madhëruar, të cilat dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. A nuk e shohin ata mrekullinë në krijimin e devesë, e cila është bërë që të përballojë vështirësi të mëdha dhe t’i kryejë njeriut shërbime shumë të vyera dhe të veçanta? A nuk i vështrojnë ata malet, se si janë vendosur dhe çfarë roli luajnë? Allahu i ka bërë malet stabilizues të tokës dhe fiksues të saj, që ajo të mos tronditet dhe lëkundet. Jo vetëm kaq, por brenda tyre Allahu i Madhëruar ka vendosur thesare dhe mirësi të shumta për njerëzit. A nuk e shohin ata Tokën, se si është shtrirë dhe sheshuar? Ajo është përshtatur më së miri për njerëzit, të cilët qëndrojnë lehtësisht mbi të, e punojnë dhe e mbjellin atë, ndërtojnë mbi të, lëvizin nëpër rrugët e saj, për të arritur qëllimet e tyre. Fakti që Toka është e sheshuar dhe e shtruar nuk kundërshton faktin tjetër që ajo është e rrumbullakët, me gjithësinë rrotull saj. Për këtë tregojnë argumente tradicionale, logjike, shqisore dhe të dëshmuara. Shumica e njerëzve e njohin dhe e pranojnë këtë fakt, sidomos në këto kohë, kur njeriu ka arritur të hulumtojë çdo cep të globit, nëpërmjet mundësive të lehtësuara nga Zoti i Madhëruar. Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë trup të vogël të rrumbullakët, vërtet shtrirja e tij do t’ia ndryshonte formën, por kur bëhet fjalë për madhësinë e Tokës, ajo është e shtrirë, e sheshtë dhe e lehtë për t’u shfrytëzuar, edhe pse në të njëtën kohë është e rrumbullakët. - “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre.” – Kuptimi: Kujto, qorto, këshillo, përgëzo dhe kërcëno! Ti je dërguar në botë për t’i ftuar krijesat në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe që t’u kujtosh atyre shpërblimin dhe ndëshkimin e Tij. Ti nuk je kontrollues i tyre, që të mund t’i detyrosh të besojnë, dhe as përgjegjës për veprat e tyre. Nëse kryen detyrën tënde, atëherë ti nuk je përgjegjës për çfarë bëjnë ata. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në suren Kaf: “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” [Kaf 45]. - “Ai që sprapset e nuk beson, Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha.” - Por ata të cilët i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe e mohojnë Atë, ata do të kenë ndëshkim të rëndë, të madh dhe të vazhdueshëm.Askush nuk mund t’i shpëtojë llogarisë së Allahut, sepse: - “Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre. Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.” - Të gjitha krijesat do të kthehen te Krijuesi i tyre në Ditën e Gjykimit. Ai është i vetmi që do të gjykojë me drejtësi mbi ta për veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë ata, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shumë të rënda dhe ndalesa për të është kategorike dhe shumë e për-forcuar. Allahu i Lartësuar e ka përngjasuar një vepër të tillë me ngrënien e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet janë padrejtësi.” - Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e Tij besimtarë nga paragjy - kimet, që janë të shumta. El dhann është një fjalë, që nënkupton çdo paragjykim kundrejt familjes, të afërmve dhe njerëzve në për - gjithësi, çdo akuzë pa bazë apo hetim e hulumtim i tepruar i të metave të tyre. Bëhet fjalë për paragjykime dhe dyshime të tepru - ara, të cilat janë pa bazë. Allahu i Madhë - ruar na ndalon nga të tilla paragjykime dhe mendime, sepse ato janë gabime dhe e ngarkojnë robin me gjynahe. Më e udhës është që t’u largohesh të tilla paragjykimeve dhe hulumtimit të tepruar të tyre. Është përcjellë nga Umer Ibn Hatabi se ai ka thënë: “Asnjëherë mos paragjyko dhe të mendosh keq në lidhje me një fjalë që të vjen prej vëllait tënd besimtar, por mendo veçse të mirën. Nëse ke mundësi që ta justifikosh fjalën e tij me çdo mënyrë të mundshme, bëje!” Mali - ku sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2450. “Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë më afër të pavërte - tës. Mos zhbironi (për të demaskuar) njëri - tjetrin, e mos gërmoni rreth (lajmeve të fshehta) njëri-tjetrit; mos garoni e mos kini smirë njëri-tjetrin; mos urreni (a të shkakto - ni urrejtjen me) njëri -tjetrin dhe mos thurni intriga kundër njëri -tjetrit; por bëhuni robër e adhurues të denjë të Allahut dhe vëllezër të njëri-tjetrit!” 62 Hadithin e sjellin Buhariu dhe Muslimi, po ashtu Ebu Daudi nga El Utebij, dhe ky nga Maliku, me një version të ngjashëm. Gjithashtu, në hadithin që sjell Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) Pro - feti ﷺka thënë: 2451. “Nuk i lejohet muslimanit që ta braktisë dhe të ndërpresë marrë - dhëniet me vëllain e tij besimtar më shumë se tri ditë.” Ky hadith është përzgjedhur nga imam Muslimi, kurse Tirmidhiu, i cili e ka quajtur të saktë, e sjell prej Sufjan Ibn Ujejnes. - “Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit dhe mos përgojoni!” - Mos zhbironi njëri-tjetrin. Et-texhessus është fjalë që përdoret kryesisht me kuptim negativ, prandaj dhe prej saj vjen fjala ‘ el xhasus ’, pra, spiunues. Ndërsa fjala et-teĥasus përdoret zakonisht me kuptim të mirë, siç ndodh në ajetin kuranor, ku Allahu i Lartësuar na tregon rreth Jakubit (alejhi selam), i cili tha: “O bijtë e mi! Shkoni dhe kërkoni (teĥassesu) për Jusufin dhe vëllanë e tij, e kurrë mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut! Shpresën në mëshirën e Allahut e humbin veçse jobesimtarët!”.” [Jusuf 87]. Megjithatë, të dyja fjalët mund të përdoren me kuptim të keq, sikurse thuhet në hadithin e saktë: “ Ue lâ teĥassesû ...” që u përmend më sipër. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “dhe mos përgojoni!” Në këtë ajet kemi një ndalesë nga gjynahu i gibetit. El gibeh është shtjelluar në Sheriat. Përkufizimi i tij ka ardhur në hadithin, të cilin e sjell Ebu Daudi nga Ebu Hurejra. Në të thuhet: 2452. E pyetën njëherë Profetin e Allahut: “Çfarë është gibeti?” Ai tha: “Ta përmendësh vë - llain tënd për diçka që ai nuk e pëlqen dhe e urren.” - “Po nëse ai vërtet e ka atë gjë?” Profeti ﷺtha: “Nëse ai e ka atë gjë që e thua (dhe ai e urren), pikërisht ky është gibeti, sepse nëse nuk e ka atë që ti thua për të, atëherë ajo shpifje për të.” Kështu e ka transmetuar Tirmidhiu, që thotë se është hadith hasenun sahih. Këtë e ka transmetuar edhe Ibn Xheriri. Gibeti është haram, me gjykim unanim, përveç disa rasteve, kur dobia është më e madhe sesa dëmi i kësaj vepre, sikurse është rasti i shkencës së hadithit, që quhet El-Xherh ue Et-tadil (vërejtje dhe vlerësime rreth transmetuesve të hadithit) ose në rastet kur dëshiron të këshillosh dhe të përmirë - sosh dikë, duke vënë në dukje disa prej këtyre cilësive, po ashtu edhe raste të tjera të ngjashme. Ndërsa në raste të tjera, përgo - jimi hyn në gjynahet shumë të rënda dhe ndalesa për të është kategorike dhe shumë e për-forcuar. Allahu i Lartësuar e ka përngjasuar një vepër të tillë me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, siç thotë në vijim: - “Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshi - ron të hajë mishin e vëllait të vet të vde - kur?! Sigurisht, për ju kjo është e neve - ritshme.” - Pra, ashtu sikurse e urreni këtë veprim natyrshëm, po ashtu duhet ta urreni edhe këtë vepër të ndaluar prej Sheriatit, sepse ndëshkimi i kësaj vepre është shumë më i rëndë sesa ky krahasim. Pa dyshim që ajeti ka qëllim që t’i largojë njerëzit nga kjo vepër e keqe, sikurse ka thënë Profeti ﷺpër rastin kur dikush kërkon që t’i kthejnë mbrapsht dhuratën që i ka dhënë dikujt: “... Si ai qeni i cili vjell, dhe pastaj i kthehet përsëri të vjellës dhe e ha atë.” Ebu Daudi sjell nga Ebu Hurejra një hadith se Profeti ﷺ ka thënë: 2453. “Çdo musliman është i shenjtë për muslimanin. E shenjtë është pasuria e tij, nderi i tij dhe gjaku i tij. I mjafton njeriut si ligësi dhe vepër e keqe, që të nënçmojë vëllain e tij musliman.” Kështu e ka transmetuar Tirmidhiu. Ebu Daudi transmeton nga Ebu Burdete El Beluij, se Profeti i Allahut ka thënë: 2454. “O ju njerëz që keni besuar me gjuhën tuaj dhe imani ende nuk ka hyrë e të zërë vend në zemrat tuaja! Mos përgojni muslimanët dhe mos hulumtoni për të zbuluar të fshehtat e tyre, sepse çdokush që përpiqet të zbulojë gabimet dhe të fshehtat e një muslimani, Allahu ka për ta demaskuar dhe për t’ia zbuluar të fshehtat e tij. Dijeni mirë se atë që Allahu vendos që ta demaskojë dhe t’ia zbulojë turpet dhe të fshehtat e tij, ka për ta turpëruar dhe demaskuar, qoftë edhe nëse është brenda i mbyllur në shtëpinë e vet.” Ebu Daudi sjell nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 2455. “Gjatë udhëtimit të Israsë kalova pranë disa njerë - zve, që kishin thonj prej bakri dhe me to çanin dhe çirrnin fytyrën dhe gjoksin e vet. Pyeta: “Kush janë këta, o Xhibril?” Ai tha: “Këta janë ata që hanë mishin e njerëzve dhe cënojnë nderin e tyre.” Kështu e tran - smeton edhe imam Ahmedi. Ibn Ebu Hatim sjell nga Ebu Said Hudriu hadithin, në të cilin ai rrëfen: 2456. “Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, na trego çfarë pe natën që u ngjite lart në qiell, në udhëtimin e Israsë.” Ai tha ndër të tjera: “... Pastaj më dërguan tek disa krijesa të Allahut, që ishin shumë, burra dhe gra. Mbi ta ishin vendosur burra për t’i ndëshkuar, të cilët u shkonin anash burrave dhe grave (të dënuar) dhe shkëpusnin prej trupit një copë të madhe mishi, si shollë sandaleje, dhe pastaj ua vendosnin në gojë e u thoshin: “Ha, ashtu sikur haje në dynja!” Dhe ai që e hante, ndjente e shikonte vdekjen me sy. O Muha - med, vërtet sikur të gjente vetë vdekjen dhe ai e urren diçka të tillë. Unë thashë: “O Xhibril! Kush janë këta?” Ai tha: “Këta janë ata që tallnin njerëzit me fjalë dhe me vepra, si dhe ata që përcillnin fjalë (e thashetheme) mes tyre.” Atëherë do të thuhet: “A do të dëshironte dikush nga ju që të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur, kur ju e urreni shumë diçka të tillë?” Dhe atëherë, ai do të detyro - het që të hajë mishin e vet.” El Hafidh Ebu Ja’la na tregon historinë e ekzekutimit të Maizit, i cili bëri imoralitet në kohën e Pro - fetit .ﷺ Në këtë hadith, ndër tjera, thuhet: 2457. “Profeti ﷺdëgjoi dy burra, njëri prej të cilëve i thoshte shokut të vet: “Ç’ishte ky njeri, që Allahu ia mbuloi gjynahun, kurse ai këmbënguli, derisa e zbuloi gjynahun dhe u vra me gurë, siç vriten qentë?!” Profeti ﷺ vazhdoi rrugën, derisa kaluan afër një një gomari të ngordhur. Aty tha: “Ku është fila - ni dhe filani?” Zbrisni tani dhe hani nga cofëtina e këtij gomari!” Ata thanë: “Allahu të faltë, o i Dërguari i Allahut! Po, a hahet kjo?!” Profeti ﷺtha: “E pra, ajo që hëngrët nga vëllai juaj pak më parë është diçka më e shëmtuar sesa kjo që po ju them. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se ai (Maizi) tani është mes lumenjve të Xhe - netit. Ai zhytet dhe kënaqet në to.” 63 Isnadi i këtij hadithi është sahih. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): 2458. “Ne ishim së bashku me Profetin ,ﷺ kur ndiem erën e një kafshe të ngordhur, që ishte dekompozuar. Profeti ﷺ tha: “A e dini çfarë është kjo erë? Kjo është era e atyre që përgojojnë njerëzit.” - “Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut!” - Kini frikë Allahun, në lidhje me ato urdhë - resa dhe ndalesa, me të cilat ju ka ngarkuar dhe të jini gjithmonë të vëmendshëm e të kujdesshëm me ato. Frikësojuni Atij, duke qenë të rregullt në zbatimin e fesë së Tij. - “Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë.” - Allahu e pranon shumë pendimin dhe i mëshiron të gjithë ata që pendohen sinqe - risht tek Ai. Allahu është Mëshirëplotë për atë që kthehet tek Ai, i mbështetet Atij për t’u rregulluar dhe përmirësuar. Shumica e dijetarëve kanë treguar mënyrën se si mund të shprehë pendimin e sinqertë ai që ka bërë gibet. Së pari, duhet të heqë dorë menjëherë nga ai veprim dhe të zotohet në vetvete që kurrë nuk do t’i kthehet asaj vepre. Këtu lind një pyetje: A është kusht apo jo që, përveçse të ndiejë pendim dhe keqardhje të sinqertë, në lidhje me ato që kanë kaluar më herët, a duhet t’i kërkojë hallallëkun atyre të cilëve i ka hyrë në hak, duke i mbajtur nëpër gojë? Në lidhje me këtë çështje, një grup i madh dijetarësh e kanë konsideruar edhe këtë si kusht të saktësisë së pendimit dhe pranimit të tij. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë që nuk është kusht që ai t’i kërkojë hallallëkun palës së prekur, sepse shpesh - herë kjo ia shton lëndimin palës së prekur. Sidoqoftë, për një pendim të sinqertë e korrekt është detyrë në të gjitha rastet që ta përmendësh për mirë dhe të tregosh cilësitë e mira të tij në ato vende ku dikur e ke përgojuar ose ke folur keq për të, si edhe të kundërshtosh çdo rast përgojimi, me aq sa mundesh, në çdo mexhlis ku ulesh. Kështu, gibeti i dikurshëm mund të kompensohet me fjalë të mira, në shenjë pendimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muadh Ibn Enes el Xhuhenij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2459. “Çdokush që e mbron nderin dhe figurën e një besimtari prej munafikut që e përgojon, Allahu i Lartësuar ka për t’i dërguar atij një melek Ditën e Kijametit, për t’ia ruajtur mishin prej zjarrit të Xhehenemit. Çdokush që fyen një besimtar, Allahu i Lartësuar ka për ta penguar në urën mbi Xhehenem (si ndëshkim), derisa të pastrohet nga ajo që ka thënë.” 64 Kështu e shënuar Ebu Daudi.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:9–14:12 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që është: mbështetja për realizimin e qëllimit më të lartë, domethënë për ngritjen e fesë së Zotit, triumfin e saj, udhëzimin e njerëzve dhe largimin e tyre nga humbja. Kjo është grada më e lartë e mbështetjes te Zoti.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i paralajmëron robërit e Tij, duke u kujtuar atë që ndodhi me popujt e mëparshëm, që mohuan profetët dhe shpalljet. Kur u erdhën profetët e Zotit me mrekulli dhe shpallje të qarta, ata i konsideruan gënjeshtarë dhe nuk iu nënshtruan Ligjit të Zotit. Për këtë shkak, Allahu i Madhëruar ua dha një pjesë të ndëshkimit që në këtë botë, duke e parë dhe dëshmuar njerëzia: - A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata që ishin para jush - për popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit dhe atyre që erdhën më pas? - Allahu i Madhëruar i përmend historitë e këtyre popujve në Librin e tij në mënyrë të shtjelluar. - Askush nuk di për ta përveç Allahut. Tek ata shkuan të dërguarit e tyre me Argumente të qarta. - Flitet për shumë popuj të mëparshëm, për të cilët askush nuk dinte, përveç Allahut. Të gjithëve atyre u kishin shkuar të dërguarit me argumente të qarta, që dëshmonin për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit. Çdo profeti, Allahu i Madhëruar i dha shenja dhe mrekulli të mjaftueshme, që njerëzit të besonin. Megjithatë, këta popuj nuk u nënshtruan për ta adhuruar Zotin sipas ligjit të Tij, por u treguan kryeneçë. Allahu i Lartësuar thotë: - Por ata i vinin duart në gojë dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni.”. - Ky veprim tregonte se ata nuk e besonin mesazhin e profetëve, prandaj kurrë nuk do të thoshin diçka që të tregonte besimin e tyre në Shpalljen e Zotit dhe miratimin e saj. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: "Ata, gjithashtu, i përngjajnë dikujt mes një shiu të rrëmbyer prej së larti, plot errësirë, me gjëmime e vetëtima. Ata i fusin gishtat në veshët e tyre prej frikës së vdekjes nga rrufeja. Allahu është gjithpërfshirës i jobesimtarëve (me dijen dhe pushtetin e Tij)." [Bekare 19]. Madje, ata shpreheshin qartë, kur u thoshin profetëve të tyre: “Ne e mohojmë atë me çka jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni” Domethënë, “ne jemi në dyshim dhe të lëkundur, të pavendosur dhe të paqartë për rrugën ku na ftoni”. Por, sigurisht, kjo qe gënjeshtër dhe padrejtësi e madhe, që ata e shprehnin me gojë, prandaj dhe të dërguarit u drejtoheshin me fjalët: - Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! - Si mund të vihet në dyshim një çështje e tillë? Kjo është njëlloj si të viheshin në dyshim gjërat më të dukshme e më të qarta. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe të gjitha gjërat ekzistojnë sepse i bën Ai të ekzistojnë. Për këtë arsye, kush dyshon për Allahun, tregon se nuk ka asnjë siguri për asnjë njohuri të vet, madje as për çështjet e dukshme dhe të prekshme nga shqisat e tij. Vërej me kujdes mënyrën dhe fjalët me të cilat profetët u drejtoheshin popujve mohues të së vërtetës. Ato janë fjalë që tregojnë se ata nuk kishin asnjë fije dyshimi për atë të vërtetë në të cilën i ftonin njerëzit. Ata i njoftonin njerëzit se Allahu i Lartësuar i thërret në gjëra të dobishme, që sjellin veç mirësi. - Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” - Ai dëshiron t'ju falë gjynahet dhe t'ju shpërblejë me mirësi të shumta, nëse i përgjigjeni ftesës së Tij. Allahu i Lartësuar i jep shpërblim shumë të madh qoftë në këtë jetë, qoftë në ahiret. Ai i fton robërit e Tij që ta adhurojnë Atë jo se dëshiron të përfitojë prej tyre, por që vetë ata të kenë dobi dhe të përfitojnë nga ky adhurim. Me gjithë këtë ftesë kaq bujare, përgjigjja e tyre ishte një përgjigje injorantësh dhe mendjelehtësh: - Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ajo (zotat) që adhuronin prindërit tanë. - Kuptimi: Ju nuk keni asnjë përparësi dhe epërsi mbi ne dhe nuk e pranojmë faktin që ju jeni të dërguar me shpallje nga Zoti. Ju jeni thjesht njerëz, sikur dhe ne, që synoni të na pengoni nga tradita e të parëve tanë. Si ta lëmë ne rrugën e etërve tanë dhe historinë e tyre të lavdishme, për shkak të opinionit dhe mendimit tuaj? Përse t'ju bindemi juve, ndërkohë që edhe ju jeni njerëz, sikurse dhe ne. - “Atëherë na sillni ndonjë fakt të qartë!” - Me këtë kishin për qëllim shenjat që ata vetë i propozonin, sipas tekave të tyre. Në fakt, sikurse u përmend më sipër, profetët parashtronin shumë argumente të qarta, por për propozimet e atyre, profetët thoshin: - Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. - Kuptimi: Po, është e vërtetë se ne jemi njerëz njëlloj si ju, por kjo nuk do të thotë që, për këtë shkak, ju të refuzoni Shpalljen dhe të vërtetën që ne sollëm nga Allahu, sepse Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nëse Allahu na ka dhuruar mirësinë e madhe të Shpalljes dhe të frymëzimit nga ana e Tij, atëherë kjo është bamirësi dhe bujari e Tij, dhe askush nuk mund ta kufizojë Zotin në mirësitë që Ai dhuron. Kështu, shikojeni me kujdes Shpalljen, që sollëm ndër ju! Nëse e shihni si të vërtetë, atëherë pranojeni dhe nënshtrohuni ta adhuroni Zotin sipas saj! E nëse nuk e pranoni si të tillë, atëherë mos nxirrni arsyetime të kota, duke thënë se, meqenëse ne jemi njerëz sikurse dhe ju, kjo justifikon rrefuzimin e Shpalljes së Zotit. Ndërsa për sa u përket ajeteve dhe mrekullive që ju propozoni dhe na kërkoni, dijeni se ne nuk kemi asgjë në dorë: - Nuk na takon neve t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. - Nëse Zoti dëshiron, Ai jua sjell ato shenja dhe mrekulli, por nëse nuk dëshiron, nuk jua sjell. Për diçka të jeni të sigurt, Zoti vepron veçse atë që e gjykon si të drejtë urtësia dhe mëshira e Tij. Prandaj: - Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” - Vetëm Allahut, dhe askujt tjetër, duhet t’i mbështeten dhe të shpresojnë besimtarët. Vetëm tek Ai duhet ta gjejnë mbështetjen dhe forcën për arritjen e të mirave dhe largimin e të këqijave. E si mund të veprojnë ndryshe besimtarët, kur ata e dinë mirë se Allahu i Lartësuar është plotësisht i mjaftueshëm dhe i pushtetshëm? Bamirësia e Tij është gjithëpërfshirëse, prandaj ata të jenë të sigurt dhe të qetë se Ai do t’ua lehtësojë arritjen e mirësive dhe do t'u japë forcë dhe mbështetje në realizimin e tyre. Në varësi të imanit është edhe mbështetja dhe besimi i plotë në ndihmën e Zotit. Nga kjo kuptohet se mbështetja (teuekul) e plotë tek Allahu i Lartësuar është detyrë dhe prej domosdoshmërive të besimit. Gjithashtu, ajo është nga adhurimet e mëdha dhe të rëndësishme, të cilat i do dhe i pëlqen Allahu i Lartësuar, sepse çdo adhurim tjetër lidhet ngushtë dhe ndërtohet mbi të. Në vijim, profetët e Zotit thoshin: - E përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai na ka udhëzuar në rrugën tonë? - Çfarë mund të na pengojë ne që t’i mbështetemi Allahut, kur ne jemi të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe e njohim të vërtetën?! Atë që e njeh të vërtetën dhe është udhëzuar në rrugën e drejtë, ky udhëzim do ta bëjë që të jetë i sigurt në teuekul-in e Tij. Dituria e besimtarit rreth faktit se Allahu i Lartësuar e ndihmon të udhëzuarin dhe është mëse i mjaftueshëm për të, ia përforcon edhe më shumë mbështetjen. Por ndryshe është gjendja e atyre që nuk janë të udhëzuar dhe nuk e njohin të vërtetën. Ata nuk kanë besim dhe siguri në mbështetjen e Zotit. Gjendja e tyre është krejtësisht e kundërt me gjendjen e besimtarëve, që i mbështeten Allahut. Këto fjalë të profetëve ishin nxitje për popujt e tyre, që mbështetjen dhe sigurinë që ata gjenin tek Allahu ta shihnin si një mrekulli që u ishte dhuruar atyre. Për ta shpjeguar më mirë, popujt mohues kishin pushtet dhe forcë mbi profetët dhe besimtarët. Ata ishin të mbushur me urrejtje dhe armiqësi kundër profetëve dhe i kishin plotësisht mjetet dhe mundësitë për t’i ndëshkuar dhe dëmtuar profetët dhe pasuesit e tyre dhe për ta shuar kështu mesazhin e tyre. Në të tilla kushte, fjalët e profetëve dhe mbështetja e plotë tek Allahu nga njëra anë, dhe pamundësia e popujve mohues për t’ia arritur qëllimit, nga ana tjetër, ishte në vetvete një mrekulli e qartë nga Zoti. Ky ajet i përngjan fjalës së Nuhut (a.s): “ O populli im! Nëse e keni të rëndë qëndrimin tim mes jush dhe këshillat e mia përmes ajeteve të Allahut, atëherë dijeni se unë i jam mbështetur vetëm Allahut. Prandaj, së bashku me zotat tuaj, vendosni si do të veproni kundër meje dhe mos e mbani të fshehtë vendimin tuaj! Zbatojeni atë kundër meje e mos më jepni asnjë afat! ”[Junus 71]. Edhe profeti Hud (a.s) i tha popullit: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat! Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është i Drejtë.” [Hud 54 - 57]. - Ne kemi për t’i duruar mundimet që na bëni. - Ne do të vazhdojmë me këmbëngulje përpjekjet tona për t'ju ftuar në rrugën e Allahut, për t’ju paralajmëruar që të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai. Lufta juaj kundër nesh nuk do të na ndalë nga kjo rrugë. Ne do të kalisim durimin tonë për të përballuar mundimet tuaja, së pari, duke shpresuar në shpërblimin e Zotit dhe, së dyti, duke shpresuar që me përkujtimin tonë të shpeshtë dhe paralajmërimet tona, Zoti do t'ju udhëzojë në rrugë të drejtë. - Vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që kërkojnë mbështetje!” - Vetëm Allahut, dhe askujt tjetër, le t’i mbështeten besimtarët dhe ata që kërkojnë ndihmë. Mbështetja tek Allahu është çelësi i çdo mirësie. Mësoje se, të dërguarit (paqja e Zotit qoftë mbi ta!) u stolisën me gradën më të lartë dhe llojin më të zgjedhur të teuekuli-t, që është: mbështetja për realizimin e qëllimit më të lartë, domethënë për ngritjen e fesë së Zotit, triumfin e saj, udhëzimin e njerëzve dhe largimin e tyre nga humbja. Kjo është grada më e lartë e mbështetjes te Zoti.

Mus'haf Hape →
Fexhr 89:1–89:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Allahu i Madhëruar përmend në lidhje me këtë popull “ndërtesa të larta”, sepse ata jetonin në ndërtesa të ngritura me shtylla të larta e shumë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për agimin ...” - El fexhër është koha e agut, pikërisht koha kur përfundon nata dhe fillon të zbardhë. Këtu është për qëllim, në mënyrë të veçantë, agimi i ditës së Kurban Bajramit. Kështu e kanë shpjeguar Aliu, Ibn Abasi, Muxhahidi etj. Pra, i Madhëruari betohet për agimin e kësaj dite madhështore, e cila është plotë - suesja e dhjetë netëve pararendëse. Thuhet, gjithashtu, se është për qëllim namazi i agimit të kësaj dite, sikurse e shpjegon Ikrima. Po ashtu, thuhet se është për qëllim e gjithë kjo ditë feste, sipas një shpjegimi, që vjen nga Ibn Abasi. - “Për dhjetë netët ...” - Këtu bëhet fjalë për dhjetë ditët e para të muajit dhulhixhe, sikurse shpjegojnë Ibn Abasi, Ibn Zubejri Muxhahidi etj. Në Sahihun e Buhariut vjen hadithi prej Ibn Abasit, që ai ia atribuon Profetit ﷺ , ku thuhet: 2862. “Nuk ka ditë, gjatë të cilave, punët e mira të jenë më të dashura për Allahun e Madhëruar, sesa punët që kryhen në këto dhjetë ditë (të dhulhixhes). Njerëzit pyetën: “As xhihadi në rrugën e Zotit?”. Profeti tha: “As xhihadi në rrugën e Zotit. Përveç një burri, i cili del në xhihad vetë, me gjithë pasurinë e tij dhe nuk kthehet më (pra, bie dëshmor).”. Disa të tjerë thonë se janë për qëllim dhjetë ditët e para të muajit muharrem. Po ashtu, thuhet se flitet për dhjetë ditët e para të muajit Ramazan. Megjithatë, mendimi më i saktë eshtë i pari, pasi Imam Ahmedi sjell një hadith nga Xhabiri, ku Profeti thotë: 2863. “Dhjetëshja janë dhjetë ditët e para të dhulhixhes, tek është Dita e Arafatit, ndërsa çift është Dita e Kurban Bajramit.” - “Për çiftin dhe për tekun ...” - Në hadithin e mësipërm përmendet se teku është Dita e Arafatit, sepse ajo është dita e nëntë. Ndërsa çifti është dita e Bajramit të Kurba - nit, sepse ajo është dita e dhjetë e muajit dhulhixhe. Megjithatë, ka edhe mendime të tjera në lidhje me këtë. Disa thonë se çift janë të gjitha krijesat, ndërsa Allahu i Madhëruar tek, sikurse vjen në hadithin e saktë në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Kush i mëson ato (e punon dhe e adhuron Zotin sipas tyre) ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek tek dhe e do tekun.” Ibn Ebu Nexhihu përcjell shpjegimin e Muxhahidit për këtë ajet: “Allahu ka krijuar çdo gjë në çift: qielli dhe toka, uji e terra, njerëzit dhe xhindet, hëna e dielli.” Muxhahidi mbështetet në tefsirin që i kanë bërë fjalës së Allahut: “ Çdo gjë e kemi krijuar në çift, që ju të përkujtoni. ” [Dharijat 49]. Pra, që ta dini se Krijuesi i gjithë këtyre gjërave në çift është Allahu, një i vetëm, tek. Disa thonë se disa namaze janë me numër çift rekatesh e disa janë me numër tek rekatesh (si namazi i akshamit). Disa thonë se bëhet fjalë për numrat, të cilët janë çift dhe tek. Ky shpjegim vjen nga Katade dhe Haseni. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është i pari që përmendëm, pra, se bëhet fjalë për Ditën e Arafatit (tek) dhe Ditën e Kurbanit (çift). - “Dhe për natën që udhëton.” – Nata që tërhiqet dalëngadalë, derisa vjen agimi. Kështu e shpjegojnë Muxhahidi, Ebu Alije, Katade etj. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi të jetë siç thotë Ibn Abasi: “për natën, kur ajo vjen e afrohet.” Mbase kjo është më parësore të pranohet, sepse pas betimit për agimin, kohën kur vjen dita dhe largohet nata, vjen betimi për natën, kur bie terri, ngjashëm me betimin në suren Tek uir, ku vendosen përballë nata dhe dita. Por në suren Tek uir, Allahu i Madhëruar betohet fillimisht për natën, që vjen me errësirën e saj, dhe pastaj për ditën që zbardh. I Lartë - suari thotë: “... për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh!” [Tekuir 17, 18]. Pastaj, a është për qëllim çdo natë apo ndo - një natë e caktuar? Një mendim është se ky është një betim i përgjithshëm, dhe ky është kuptimi më i dukshëm. Ndërsa Ikrime thotë se është për qëllim nata e tubimit pas largi - mit nga Arafati, pra, nata e Muzdelifesë, kur të gjithë haxhinjtë tubohen bashkë, për të kaluar natën. - “A nuk janë këto betime për të mençu - rit?!” - Domethënë, për ata që kanë logjikë të shëndoshë, mençuri dhe fe. Fjala e përdorur për të treguar logjikën dhe mençurinë e tyre është hixhr, që në kuptimin e drejtpër - drejtë do të thotë ‘ndalim, frenim, pengim’. Logjika është quajtur penguese, sepse ajo e frenon njeriun nga veprat dhe fjalët jo të hijshme. Po kështu është quajtur edhe avllia e shtëpisë, sepse ajo pengon hajdutët të fu - ten brenda. Po kështu, kur gjykatësi vendos për të kufizuar të drejtën e dikujt për të ve - pruar, thuhet: haxhera el hakimu . Të gjitha këto janë betime të Zotit për ato kohë, në të cilat kryhen adhurime të ndryshme, si: ha - xhi, namazi etj., nëpërmjet të cilëve robërit e sinqertë i afrohen Atij. Ata janë të devot - shëm, të frikësuar nga madhështia e Tij, të përulur përpara Tij, e njohin mirë dhe i dru - hen Zotit të tyre me përunjësi. Në vijim, pasi përmendi adhurimin e të zgjedhurve dhe bindjen e tyre plot përkushtim, i Lartë - suari flet për një tjetër kategori njerëzish: - “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adët ...” – Ky popull u rebelua kundër Zotit. Ata ishin tiranë e kryeneçë, nuk i nënshtroheshin me vullnet Zotit dhe kundërshtonin profetët e Tij. Ata nuk besonin shpalljet e Zotit e nuk u nënshtruan, që ta adhuronin Atë sipas udhëzimeve të Tij. Allahu i Madhëruar na tregon se si i shkatërroi dhe i shfarosi ata, duke i bërë shembull për të gjithë popujt, që do të vinin më pas. Adë quheshin banorët e Iremit. - “... banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” - Këta janë ata që quhen Adët e parë, bijtë e Adit, birit të Iramit, birit të Ausit Ibn Samit, birit të Nuhut. Në këtë popull, Allahu i Madhëruar dërgoi Profeti e Tij Hud, por ata e kundërshtuan ftesën e tij. Allahu i Madhëruar e shpëtoi Hudin dhe pasuesit e tij nga mesi i atij populli mohues. I Lartësuari e shkatërroi atë popull me një ndëshkim të tmerrshëm, sikurse thuhet: “Ndërsa Adët u shkatërruan me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Hakka 7, 8]. Allahu i Madhë - ruar e ka sjellë historinë e tyre në shumë vende në Kuran, që besimtarët dhe të mençurit të përkujtojnë e nxjerrin mësim. Allahu i Madhëruar përmend në lidhje me këtë popull “ndërtesa të larta”, sepse ata jetonin në ndërtesa të ngritura me shtylla të larta e shumë të forta. Ata ishin njerëzit më të fuqishëm në kohën e tyre, si në konstruktin e trupit, ashtu edhe në aftësitë, që u ishin dhënë. Për këtë arsye, Hudi, Profeti i dërguar mes tyre, ua kujtonte këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tyre, duke i këshilluar që ta përdornin atë në bindje ndaj Zotit të tyre. I Lartësuari thotë: “ Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim! ” [Earaf 67]. Ose: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fusilet 15, 16]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” – Disa thonë se ky pohim i referohet vendbanimit të këtij populli, pasi ata kishin në Ahkaf ndërtesa me shtylla të larta, të pashembullta në botë. Ndërsa Katade, - mendimin e të cilit e përkrah edhe Ibn Xheriri, - thotë se kjo u referohet njerëzve të atij populli dhe fuqisë së tyre të pashe - mbullt. Pra, nuk ishte krijuar popull tjetër si ata, për sa u përket trupave të tyre, që ishin të mëdhenj e të fuqishëm. Ky është shpje - gimi më i saktë. Përfundimisht, këtu flitet për madhështinë e atij populli dhe ndëshki - min që Zoti dërgoi mbi ta e jo për ndërtesat dhe madhështinë e qyteteve të tyre. Ishte e nevojshme të theksohej ky fakt, që shumë njerëz të mos ngatërrohen me atë që thonë një grup mufesirësh, se Iremi ishte ndërtuar me shtylla të larta, me tulla prej floriri e argjendi, si kështjellat, edhe shtëpitë e tyre, madje edhe avllitë e kopshteve të tyre. Edhe guralecët e rrugëve ishin prej perlash dhe xhevahiresh. Dheu poshtë ishte i përzier me kokrra misku, lumenjtë ishin të gjerë e me ujë të kristaltë, frutat e pjekura binin vetë poshtë. Por këto vendbanime nuk kishin shpirt të gjallë brenda. Dyert dhe muret ishin të zverdhura dhe nuk kishin as thirrës e as ndonjë që të përgjigjej. Ai qytet ishte i lëvizshëm e herë shfaqej në Sham, herë në tokën e Jemenit, herë në tokën e Irakut e herë të tjera në vende të tjera! Të gjitha këto janë trillime prej israilijateve e shpikje të feprishësve, për të çoroditur injorantët me - ndjelehtë, që besojnë gjithçka që dëgjojnë. Vërtet emri Irame, - sikurse thotë Ibn Xhe - riri, - mund të tregojë vendbanimin e popu - llit të Adëve, por ajeti: “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë” flet për vetë Adët, në aspektin e madhështisë së tyre. I gjithë konteksti flet për atë popull mohues të së vërtetës. - “Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë ...” - Ata këpusnin shkëmbinj të mëdhenj në luginë. Ibn Abasi shpjegon se ata gdhendnin dhe çanin shkë - mbinjtë. Po keshtu kanë thënë edhe Muxha - hidi, Katade etj. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Dhe ju me mjeshtëri gdhendni shtëpi nëpër male shkë - mbore.” [Shuara 149]. Ibn Ishaku thotë se këta ishin arabë, që banonin në Uadi Kura. Historinë e tyre e kemi sjellë më hollësisht në suren Earaf. - “... dhe me Faraonin me ushtri të ma - dhe?” - El eutad ishin ushtritë e Faraonit, që mbështesnin pushtetin e tij. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, siç përcjell Aufi. Faraoni lidhte duart dhe këmbët e tyre me vargonj hekuri. Muxhahidi thotë: “Ai i lidhte njerëzit me vargonj hekuri.” Ndërsa Suddiju thotë: “Ai i lidhte të katra gjymtyrët e të dënuarit me vargonj hekuri, dhe pastaj urdhëronte që atij t’i hidhej një shkëmb i madh nga sipër, që ta shtypte.” - “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të.” - Ata u rebeluan kundër të vërtetës dhe me tirani përhapën shkatërrimin në tokë. - “Por Allahu lëshoi kundër tyre kam - xhik të ashpër ndëshkimi.” – Ai zbriti mbi ta ndëshkim nga qielli, që ishte i pakthye - shëm. Askush nuk mund ta largojë apo ndalë ndëshkimin e Allahut, kur ai godet furishëm mbi popujt keqbërës. - “Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” – Ibn Abasi shpjegon: “Pra, Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.” Allahu i Madhëruar i mbikëqyr krijesat dhe veprimet e tyre. Ai ka për t’i dhënë secilit atë që meriton, shpërblim ose ndëshkim për punët e bëra. Këtë shpërblim ose ndëshkim, Allahu i Madhëruar e jep edhe në këtë jetë, edhe në tjetrën. Ai ka për t’i tubuar të gjitha krijesat para Tij dhe do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij. Çdokush do të marrë atë që meriton. Allahu është i Dëlirë nga çdo padrejtësi e mangësi në gjykimin e Tij.

Mus'haf Hape →
Enam 6:50–6:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nuk do të kishte udhëzuar tek ajo të rëndomtit dhe të dobëtit, por njerëzit e ngritur dhe të pasur. Allahu i lartësuar ka thënë: “Jobesimtarët …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: - Thuaju: “Unë nuk ju them se kam n ë zotërim thesaret e Allahut, as nuk mëtoj se i di fshehtësitë, e as nuk ju them se jam melek. - Unë di prej “të fshehtës” veçse atë që ma ka mësuar Allahu, duke ma treguar ose mundësuar për ta parë atë. Unë nuk pretendoj që jam melek. Unë jam thjesht një njeri, si të gjithë njerëzit e tjerë, që Allahu më privilegjoi duke më dhuruar Shpalljen. - Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. - Unë kurrë nuk e tejkaloj atë që më shpallet nga Zoti im. - Thuaju: “A është njëlloj i verbri me atë që sheh? - A janë njëlloj ata të cilët ndjekin me sinqeritet të vërtetën dhe e zbatojnë atë me korrektësi, me ata të cilët janë devijuar dhe larguar prej saj? - A nuk mendoni?” - Kjo i ngjan ajetit tjetër të Allahut, kur thotë: “Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin).” [ Ra'd 19 ]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Paralajmëroji nëpërmjet tij (Kur'anit) ata që i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre, me qëllim që të ruhen, sepse, veç Tij, ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës apo ndërmjetës. - Tërhiqu vëmendjen, o Muhamed, dhe paralajmëroji nëpërmjet këtij Kur 'ani ata të cilët i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre, sepse e dinë se do të ringjallen tek Zot i i tyre, në Ditën e Kijametit; ata që Zoti i përshkruan dhe thotë: “Ata që i ruajnë lidhjet që Allahu ka urdhëruar të ruhen, i frikësohen Zotit të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë;...” [Ra’d 21]. Atë ditë nuk do të ketë ndonjë të afërm, që të kujdeset për ta dhe as ndërmjetësues, për t’i shpëtuar nga ndëshkimi i Allahut. Më pas thotë: “... me qëllim që të ruhen ...”, domethënë, me shpresë që ata të bëhen të devotshëm dhe të bëjnë ato vepra, përmes të cilave Allahu i Madhëruar do t’i shpëtojë Ditën e Kijametit prej ndëshkimit dhe do t’ua shumëfishojë shpërblimin, nga bujaria e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij! - Kurrsesi mos i largo këta nga vetja jote, nga mexhliset e tua, përkundrazi, qëndro vazhdimisht me ta dhe konsideroji si njerëzit më të afërt dhe më të dashur për ty. Sikurse thotë io lartësuari: “Bëj durim e qëndro vetëm me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij dhe mos i hiq sytë prej tyre e të kërkosh stolitë e kësaj bote! Mos iu bind atij që ia kemi shkujdesur zemrën prej përmendjes Sonë dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar!” [El kehf 28]. Duke i përshkruar këta njerëz të zgjedhur, Allahu i Madhëruar thotë: “... që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje ...”. Pra, këta janë ata të cilët e adhurojnë Allahun e Lartësuar dhe i luten me përulësi në këto dy kohë të rëndësishme. Seid ibn el Musejibi dhe të tjerë shpjegojnë se qëllimi këtu është për faljen e namazeve farze. Pra, bëhet fjalë për ata të cilët e kujtojnë Zotin dhe e adhurojnë atë përmes namazeve farze të detyrueshme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! …”. [Gafir 60]. Pra, m’u lutni, që t’jua pranoj lutjet dhe adhurimet tuaja! Vëreni me kujdes në fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: “... me sinqeritet ndaj Tij.” Pra, punojnë dhe të gjitha veprat e tyre ata i bëjnë veçse për hir të kënaqësisë së Allahut të Lartësuar dhe fytyrës së Tij të bekuar. Ata janë të sinqertë në çdo adhurim që i përkushtojnë Allahut të Lavdëruar dhe janë të përkushtuar, të bindur dhe të nënshtruar në adhurimin ndaj Tij. - Ti nuk mban përgjegjësi për asnjë nga veprat e tyre, ashtu si edhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për veprat e tua. - Kjo i ngjan fjalës së Nuhut (a.s.), kur u ktheu përgjigje atyre të cilët i thanë: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?” Atëherë Nuhu u tha: “Unë nuk e di se çfarë kanë bërë ata (që ju i quani të ulët)”. Përgjegjësia e tyre është vetëm para Zotit tim, nëse kuptoni (këto që po ju them). Unë nuk kam për t’i përzënë kurrë ata që besojnë.” [Shuara 111 - 114]. Kuptimi është: Llogaria e tyre është tek Allahu i Lartësuar, pra, është Allahu që i llogarit veprat e tyre. Nuk e kam unë detyrë llogaritjen e veprave të tyre, ashtu sikurse nuk është detyrë e tyre të llogarisin vepra t e mia. - Nëse i largon ata, bëhesh si të padrejtët. - Nëse i dëbon këta njerëz, që kanë këto cilësi, atëherë do të bëheshe i padrejtë. Sufjan el Theuriu sjell rrëfimin nga Mikdam Ibn Shurejmi, i cili transmeton nga i ati, se Sadi ka thënë 1102. “Ky ajet ka zbritur dhe flet për gjashtë shokë të Profetit, mes të cilëve edhe Ibn Mesudi, i cili tregon: “Ne bënim çmos dhe shtyheshim me njëri - tjetrin, që të rrinim sa më afër Profetit dhe të dëgjonim fjalët e tij. Duke parë këtë, kurejshët thanë: “Ti i mban afër e pranë teje këta dhe i preferon më shumë sesa ne?!” Atëherë zbriti ajeti ku Allahu i Lartësuar thotë: “Mos i largo ata që e adhurojnë Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, me sinqeritet ndaj Tij!” Këtë rrëfim e sjell Hakimi në Mustedrak-un e tij përmes rrugës së Sufjanit, duke thënë që ky hadith është sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Gjithashtu, këtë hadith e ka përnxjerrë Ibn Hibani në Sahih-un e tij, përmes rrugës së Mikdam Ibn Shurejhut, përafërsisht si ky tekst që sollëm. - Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë, derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?” - Në fakt, ata e thanë këtë fjalë, sepse shumica e atyre që e ndoqën Profetin në fillim të Islamit, ishin njerëzit e dobët dhe skllevërit, ndërsa nga paria e pasuan shumë pak. Kjo i ngjan fjalës së popullit të Nuhut, kur i thanë atij: “Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare. Ne nuk shohim as që të jeni më të mirë se ne. Madje, ne mendojmë se ju jeni gënjeshtarë!” [Hud 27]. Gjithashtu, është transmetuar se kur Herakli, mbreti i romakëve, e pyeti Ebu Sufjanin rreth Profetit, ndër të tjera i tha: “A e pasojnë njerëzit e parisë apo njerëzit e dobët dhe të varfër?” Ebu Sufjani u përgjigj duke i thënë: “Njerëzit e varfër dhe të dobët.” Ebu Sufjani tha: “Pikërisht ata janë pasuesit e profetëve.” I rëndësishëm për t’u kuptuar është fakti se idhujtarët kurejshë talleshin me ata që kishin besuan në Profetin ﷺ të cilët kryesisht ishin njerëz të dobët e të rëndomtë. Madje, përveç talljes, ata edhe torturonin kë të mundnin. Pastaj thoshin: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu dhe u dhuroi mirësi?!” Pra, këta janë ata që Allahu i ka zgjedhur nga mesi ynë, për të pasuar të vërtetën që pretendojnë?! Sipas logjikës së tyre, nuk mund të ndodhte që Allahu t’i zgjidhte këta njerëz të dobët dhe të rëndomtë dhe të privonte parinë dhe të pasurit. Sipas tyre, nëse do të ishte e mirë feja që kishin pranuar ata njerëz, atëherë Allahu i Madhëruar nuk do të kishte udhëzuar tek ajo të rëndomtit dhe të dobëtit, por njerëzit e ngritur dhe të pasur. Allahu i lartësuar ka thënë: “Jobesimtarët thonë për besimtarët: “Sikur të ishte besimi (ne Muhamedin) ndonjë gjë e mirë, ata (besimtarët) nuk do ta besonin para nesh.”...” [El ahkaf 11]. Dhe ka thënë gjithashtu: “ Kur u lexohen ajetet tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili nga dy grupet ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” ” [Merjem 73]. Duke iu dhënë përgjigje atyre i lartësuari tha: “Por, sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët qenë edhe më të pasur dhe më të pashëm.” [Merjem 74]. Ndërsa në këtë sure d uke iu dhënë përgjigje atyre që thanë: “...Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?”” , Allahu i Madhëruar thotë: - Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës? - Allahu është më i ditur rreth mirënjohësve. Ai është i gjithëditur për fjalët, veprat dhe për atë që ata kanë në zemrat e tyre. Për këtë arsye, Ai i udhëzoi në rrugën e paqes dhe shpëtimit, i nxori prej errësirave në dritë, me lejen e Tij, dhe i udhëzoi në rrugën e drejtë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “ E ata, të cilët luftuan për lartësimin e Fjalës Tonë, Ne do t’i drejtojmë patjetër në rrugët Tona, sepse, sigurisht Allahu është me bamirësit.” [Ankebut 69]. Në një hadith të saktë thuhet: 1 103. “Allahu i Madhëruar nuk shikon as pamjet dhe as ngjyrën tuaj, por Allahu sheh zemrat dhe punët tuaja.” Ibn Xheriri përcjell nga Ikrime tefsirin e ajetit kuranor : “Paralajmëroji nëpërmjet tij (Kur'anit) ata që i frikësohen llogarisë para Zotit të tyre...”, duke thënë: “Një grup nga paria e kurejshëve erdhën tek Ebu Talibi dhe i thanë: “Nëse djali i vëllait tënd, Muhamedi, do t’i dëbonte skllevërit dhe shërbëtorët tanë nga mexhlisi i tij, mbase në zemrat tona do të ishte më i pranueshëm dhe ky do të ishte një shkak më shumë për ta pasuar atë dhe për ta besuar si profet.” Ai vazhdon dhe tregon: “Në fakt, skllevërit për të cilët aludonin kurejshët ishin: Bilali, Amar Ibn Jasir, Salimi ish skllavi i Ebu Hudhejfes, Sabiha, ish skllavi i Usejdit. Ndërsa shërbëtorët, për të cilët ata aludonin se nuk duhet të ishin në mexhlisin e Profeti , ishin Abdullah Ibn Mesudi, Mikdad Ibn Amri, Mesud Ibn Kareji, Uakid Ibn Abdullah el Handhalij, Amër Ibn Abd Amri, Dhush -Shimalejni, Mirthed Ibn Ebu Mirthedi, Ebu Mirthed el Galeui, i cili ishte aleat me Hamza Ibn Abdul Mutalibin dhe të tjerë si ta. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! - Respektoji ata, duke ua kthyer selamin dhe duke i përgëzuar me mëshirën e gjerë dhe gjithëpërfshirëse të Allahut. - Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet Mëshirën. - Allahu ia bëri detyrë Vetes së Tij të Madhëruar, si bamirësi dhe bujari nga ana e Tij për besimtarët. - Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. - Disa selefë kanë thënë: “Çdokush që bën poshtërsi dhe gjynah ndaj Allahut është injorant.” Më pas, Allahu thotë: “... e pastaj pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Pra, nëse largohet prej gjynaheve, duke vendosur që të mos u kthehet kurrë atyre, dhe pas kësaj bën punë të mira në vazhdimësi, atëherë Allahu premton se do të jetë Falës i madh dhe Mëshirëplotë me të. Për shpjegimin e fjalës së Allahut: “Mëshira ime ka përfshirë gjithçka”, do të vijnë shumë hadithe. Le të përmendim këtu një hdith, që përshtatet me këtë ajet. Profeti ﷺ i ka thënë Muadh Ibn Xhebelit: 1104. “A e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij? Që ta adhurojnë Atë dhe mos i bëjnë shok Atij.” Pastaj tha: A e di cila është e drejta e robërve tek Allahu? E drejta e tyre është që Ai të mos i ndëshkojë ata, nëse ata e bëjnë këtë (pra, nëse e adhurojnë si një të vetëm).” Në këtë formë e ka sjellë imam Ahmedi.

Mus'haf Hape →
Maide 5:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të lehtë) fytyrën, duart (deri tek bërrylat), kokën e tij dhe këmbët. Pastaj u ngrit, e piu ujin e mbetur në enë duke qëndruar në këmbë dhe tha: “Disa nuk e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz - Shumë selefë, duke shpjeguar këtë ajet, kanë thënë se kuptimi është: “Kur të përgatiteni për të falur namaz dhe ju jeni të papastër ritualisht (pa abdes).”. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se kuptimi është: “Kur të ngriheni nga gjumi për të falur namaz...” Këto dy mendime janë të përafërta. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se kuptimi i ajetit është më i gjerë se kaq. Ai na urdhëron për të marrë abdes sa herë që duam të falim namaz, por për atë që nuk ka abdes, ky urdhër është detyrë që të zbatohet, ndërsa për atë që ka abdes, ky urdhër është i pëlqyeshëm që të zbatohet. Është thënë, gjithashtu, se urdhri për të marrë abdes për çdo namaz ishte i detyrueshëm të zbatohej në fillimet e Islamit, por më vonë ky detyrim u abrogua dhe tashmë marrja e abdesit për çdo namaz është e pëlqyeshme (nëse je me abdes). Ibn Omeri ishte i vazhdueshëm në marrjen e abdesit me kujdes për çdo namaz ( farz). Mbase vazhdimësia e Ibn Omerit në këtë vepër tregon pëlqyeshmërinë e saj. Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Sirini se kalifët (pas Profetit) merrnin abdes për çdo namaz. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Burejdete, që ka thënë: 947 . “Profeti i Allahut merrte abdes për çdo namaz. Por ditën e çlirimit të Mek ës, ai mori abdes duke u dh ënë mes’h dy mesteve të tij dhe i fali të gjitha namazet (e ditës) me një abdes të vetëm. Omeri i tha atij: “O i Dërguari i Allahut! Sot bëre diçka që nuk e ke bërë më parë...” Profeti ﷺ tha: “Me qëllim e bëra, o Omer.” Kështu e kanë sjell ë këtë hadith Muslimi dhe autor ët e Sunen-eve prej Sufjanit. Tirmidhiu ka thënë që ky është një hadith hasen sahih. Ibn Xheriri sjell rrëfimin e Nezal Ibn Sebrate, q ë tregon: “Njëherë e pashë Aliun, që fali namazin e drekës, dhe pastaj u ul për takim me njerëzit në El Rahbe. Pastaj mori ujë dhe lau fytyrën dhe duart (deri te bërrylat), fshiu kokën dhe këmbët e tij dhe tha: “Ky është abdesi i atij që nuk e ka prishur abdesin.” Ibn Xheriri sjell sërish rrëfimin nga Ibrahimi se: “Aliu, .... pasi mori një abdes të shpejtë (me disa lëshime), tha: “Ky është abdesi për atë që nuk e ka prishur abdesin.” P ërsëri Ibn Xheriri citon Enesin, se: “Omer Ibn Hatabi mori një abdes të lehtë (me disa lëshime) dhe tha: “Ky është abdesi për atë që nuk e ka prishur abdesin.” Ky është një isnad sahih. Kështu, pra, pëlqyeshmëria e marrjes së abdesit (ose, siç i thonë, rinovimi i abdesit) për atë që nuk e ka prishur atë, është e ligjëruar dhe p ër k ëtë dëshmon tradita e Profetit ﷺ dhe sahabëve. - lani fytyrën - Një grup dijetarësh kanë argumentuar me fjalën e Allahut: “Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën ...”, për të thënë se është detyrë për të patur nijet të qartë para abdesit. 236 Pra, ajeti sikur thotë: “Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën me qëllim marrjen e abdesit (pastrimin ritual). Siç thonë arabët në shprehjet e tyre: “Kur të shohësh mbretin, ngrihu për të, pra, me qëllimin për ta nderuar atë.” Në dy Sahih-ët është hadith i: 848. “Veprat vlerësohen sipas q ëllimi dhe çdokujt do t’i jepet veçse ajo që ka për qëllim.” Është e pëlqyeshme që të përmendet Allahu para abdesit, sipas hadithit q ë vjen n ë rrugë të mira transmetimi nga një grup sahab ësh, se Profeti ka thënë: 949. “Nuk ka abdes për atë që nuk e përmend emrin e Allahut.”237 Është e pëlqyeshme larja e dy duarve deri tek kyçet përpara futjes së tyre në enën me ujë. Kjo bëhet edhe më fortë në rastin kur ngrihemi prej gjumit, sipas hadithit në dy Sahih-ët nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 950. “Kur dikush prej jush zgjohet nga gjumi, të mos e fusë dorën në enë para se ta lajë atë tri herë, sepse askush prej jush nuk e di ku ka qëndruar dora (gjatë gjumit).” Fytyra përfshin pjesën ku fillojnë flokët e ballit e poshtë deri në mjekër dhe nofullën e poshtme për së gjati, si edhe nga veshi në vesh për së gjeri. Pjesa e zgjatur e mjekrës që zgjatet mbi sipërfaqen që është pjesë e fytyrës, a është detyrë që të lahet me ujë? Janë dy mendime dijetarësh: 1. Është detyrë që uji të kalojë në të, sepse fjala el uexhh do të thotë “pamje ballore”, dhe mjekra hyn në këtë em ërtim. N ë një hadith thuhet se, njëherë: 951. Profeti pa një burrë që kishte mbuluar mjekrën e tij dhe i tha: “Zbuloje atë, sepse mjekra është prej fytyrës (el uexhh)!” 2. Futja e ujit në brendësi të mjekrës (duke futur gishtat në brendësi të saj) është e pëlqyeshme, nëse ajo është e dendur. Është transmetuar saktësisht se Profeti e ka fërkuar mirë mjekrën, duke futur tri herë gishtat nëpër të gjatë larjes së fytyrës. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Shekiku, q ë rrëfen: 952. “E kam parë Uthmanin që të marrë abdes....” - dhe e tregon hadithin, ku ndër të tjera thotë: “...pastaj ai e fërkoi mirë mjekrën (me gishtat e tij) tri herë kur lau fytyrën dhe tha: ‘E kam parë Profetin e Allahut që të veprojë ashtu siç më patë ju të veproja’.” Këtë hadith e ka sjellë Tirmidhiu, që e ka gjykuar si hasen. Po kështu e ka sjellë edhe Ibn Maxhe. Edhe Buhariu e ka gjykuar si hadith hasen. Bejhakiu ka thënë: “Na është transmetuar se mosfërkimi i mirë i mjekrës, duke futur gishtat nëpër të, është diçka e tolerueshme. Kjo m ënyrë vjen e transmetuar nga Ibn Omeri, Hasen Ibn Aliu, Nehaiu dhe një grup tabiinësh.” 238 Në hadith të saktë është transmetuar se: 953 . “Kur Profeti merrte abdes, lante gojën (madmada) dhe hundën ( istensheka).”. A është e detyrueshme apo e pëlqyeshme larja e gojës dhe hundës gjatë abdesit dhe gusulit.239 Imamët kanë dhënë mendime të ndryshme p ër k ëtë. Imam Ahmedi sjell dëshminë për Ibn Abasin, i cili: 954 . mori abdes, lau fytyrën, mori një grusht ujë dhe me të lau gojën (madmada) dhe (istenthera) hundën. Pastaj mori një grusht tjetër me ujë, e hodhi në dorën tjetër dhe lau me të dyja fytyrën. Pastaj mori një grusht ujë dhe lau me të dorën e tij të djathtë (deri tek bërryli). Pastaj mori një grusht ujë dhe lau me të dorën e majtë (deri tek bërryli). Pastaj fërkoi kokën. Pastaj mori një grusht ujë dhe e hodhi me kujdes në këmbën e tij të djathtë, derisa e lau atë. Pastaj mori një grusht ujë dhe lau me të këmbën e majtë. Pastaj tha: “Kështu e kam parë (t ë merrte abdes) të Dërguarin e Allahut.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Buhariu. - dhe duart (e krahët) deri te bërrylat... - Pra, ‘së bashku me bërrylat’. Nga Xhabir Ibn Abdilahi transmetohet se ka thënë: 955 . “Kur Profeti merrte abdes, e kalonte ujin rreth bërrylave t ë tij.” 240 Është e pëlqyeshme që, së bashku me bërrylin, të lahet edhe një pjesë e krahut, sipas asaj që sjell Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 956. “Umeti im do të dallohet në Ditën e Gjykimit si ata kuajt e zinj me shenja të bardha në gjymtyrët dhe fytyrën e tyre, nga gjurnët e abdesit. Ai që ka mundësi t’i shtojë e zmadhojë gjurmët e abdesit, le ta bëjë!” - fërkoni kokën - Në dy Sahih-ët është hadithi nga Abdullah Ibn Zejd Ibn Asimi, që përshkruan abdesin e Profetit. Një burrë e pyeti atë dhe i tha: 957. “A mund të më përshkruash se si e merte abdesin i Dërguari i Allahut?” - “Po, - tha Abdullah Ibn Zejdi dhe kërkoi t’i sillnin një enë me ujë. Pastaj fërkoi gjithë kokën e tij me duar të lagura, duke i fërkuar nga pjesa e parme në pjesën e prapme të kokës. Ia filloi me pjesën e ballit dhe i kaloi duart duke fërkuar gjithë kokën me dy pëllëmbët e tij, derisa mbërriti në pjesën e fundit të kokës nga mbrapa; pastaj i ktheu përsëri dy pëllëmbët, duke fërkuar kokën në të njëjtën rrugë atje ku nisi.” Edhe nga Aliu është transmetuar përafërsisht e njëjta mënyrë. Ebu Daudi sjell një hadith të ngjashëm nga Muaujetu dhe Mikdad Ibn Meadjekribi. Në këto hadithe mbështeten ata që e bëjnë të detyrueshme fshirjen e të gjithë kokës gjatë abdesit. Ky është mendimi i imam Malikut dhe imam Ahmedit. Ndërsa Ebu Hanife është i mendimit se, për të përmbushur detyrimin, mjafton fshirja e një të katërtës së kokës, pra, vetëm pjesa ballore e kokës. Imam Shafiiu ka thënë se mjafton si fshirje e kokës qoftë edhe masa më e vogël që mund të quhet fshirje (meseĥa). Kështu, nëse fshin qoftë edhe një pjesë flokësh nga koka, është e mjaftueshme. Këta argumentohen me hadithin e Mugirate Ibn Shubes, në të cilin thuhet: “...ai fshiu pjesën ballore të kokës dhe vazhdoi fshirjen mbi çallmën e tij...” Ky hadith është në Sahih-un e Muslimit dhe në referenca të tjera. Por pasuesit e medhhebit të Imam Ahmedit, në përgjigje të këtij argumentimi, thonë: “Profeti fshiu prej kokës vetëm pjesën ballore të saj, sepse e përfundoi fshirjen mbi çallmën që kishte mbuluar kokën. Kjo është e pranueshme edhe nga ne, sepse fshirja mbi çallmë zëvendëson fshirjen mbi pjesën e kokës që është e mbuluar. Ka shumë hadithe që tregojnë se Profeti jepte mes'h mbi çallmën dhe dy mestet e tij. Ky kuptim është më parësor për t’u ndjekur, prandaj ju nuk duhet të mjaftoheni vetëm duke fshirë pjesën ballore, përveçse në rastin kur keni veshur çallmë dhe e plotësoni fshirjen e kokës mbi të.241 - dhe (lajini) këmbët deri te nyjet! - Vëreni me kujdes se në ajet thuhet: “...lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. Pyetja që shtrohet është: Fragmenti: “dhe këmbët deri te nyjet!”, a është i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”, apo me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”? Ky ajet është lexuar në dy mënyra: - Shumica e lexuesve të Kur'anit e lexojnë këtë ajet në mënyrë: “ Ue erxhulekum ilâ El kea'bejn” me gërmën ‘ e’ pas gërmës ‘ l’ tek fjala erxhulekum. Në këtë mënyrë, fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet!”, lidhet me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”. Pra, ky është një urdhër për t’i larë edhe këmbët deri te nyjet. Me fjalë të tjera, kuptimi është: “...dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. Ibn Ebu Hatimi sjell dëshminë se Ibn Abasi e lexoi në këtë mënyrë “ erxhulekum” dhe tha: “Këto lidhen me pjesën “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”.” I njëjti mendim është transmetuar edhe nga Abdullah Ibn Mesudi, Uruetu, Atâu, Ikrima, Haseni, Muxhahidi, Ibrahimi, Dahhaku, Seddiju, Mukatil Ibn Hajjani, Zuhriu, Ibrahim Tejmiju etj. Kjo mënyrë leximi tregon qartë se larja e këmbëve deri te kaviljet është prej farzeve të abdesit, sikurse kanë thënë selefët (dijetarët e hershëm). Madje, shumica e dijetarëve janë argumentuar pikërisht me këtë ajet se radhitja e veprimeve (si në ajet) është kusht dhe detyrë e domosdoshme për saktësinë e abdesit, duke arsyetuar se për të ruajtur renditjen e larjes së gjymtyrëve, fragmenti “…dhe këmbët deri te nyjet!”, është vendosur pas pjesës “fërkoni kokën”, edhe pse ajo është e lidhur me pjesën “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”, sikurse u shpjegua. Pra, kjo është bërë për të treguar renditjen e detyrueshme të larjes së gjymtyrëve të abdesit. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, ndryshe nga mendimi i Ebu Hanifes, i cili mëton se renditja e veprimeve nuk është detyrë e abdesit. Sipas tij, nëse dikush lan fillimisht këmbët, pastaj fshin kokën, pastaj lan duart pastaj fytyrën, kjo është e pranueshme dhe abdesi është i pranueshëm. Sipas këtij mendimi, ajeti thjesht na urdhëron që t’i lajmë këto gjymtyrë, ndërsa lidhëza 'ue' (dhe) në gjuhën arabe nuk tregon renditje. Por dijetarët e tjerë i janë përgjigjur këtij arsyetimi me faktin që, në fillim të përmendjes së gjymtyrëve që duhen larë, Allahu i Lartësuar ka përmendur fytyrën, duke përdorur nyjën 'fe': “ Fegsilû uxhuhekum”, dhe nyjëza 'fe' shërben për të treguar renditjen e të gjitha të përmendurave më pas me nyjën 'ue'. Pra, sikur thotë: “Kur të përgatiteni për të falur namaz, (fillojani dhe) lani fytyrën, (pastaj) dhe duart (e krahët) deri te bërrylat...” Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë thënë që: kuptimin e saktë të ajetit dhe të çështjes a është detyrë apo jo renditja, na e jep Profeti me veprën e tij. Nëse ai i është përmbajtur gjithmonë kësaj renditjeje, atëherë kuptimi i saktë i ajetit është detyrueshmëria e renditjes. Por nëse ai nuk i është përmbajtur renditjes, atëherë renditja nuk është detyrë. Por askush nuk mund të vërtetojë se Profeti ka marrë abdes jo me renditjen e përmendur në ajet. Për këtë arsye, kuptimi i saktë është se renditja është detyrë dhe kusht për saktësinë e abdesit. - Disa e lexojnë këtë ajet në këtë mënyrë: “Ue erxhulikum ilâ el kea'bejn”, me gërmën ‘i’ pas gërmës ‘l’ tek fjala erxhulikum. Në këtë mënyrë, fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet!”, lidhet me pjesën: “fërkoni kokën” Pra, në njëfarë mënyre, këtu kuptohet se edhe këmbët mund thjesht të fërkohen me duar të lagura. Me këtë mënyrë leximi argumentohen shiitët, të cilët mëtojnë se në lidhje me këmbët është detyrë fshirja e tyre me duar të lagura, e jo larja e tyre. Kjo, sigurisht, është e gabuar dhe në kundërshtim me p orositë e Zotit dhe të Profetit. Është e vërtetë që këmbëve mund t’u jepet mes’h me duar të lagura, por kjo bëhet vetëm kur këmbët janë të veshura, me kushtet e përcaktuara qartë nga Profeti ﷺ . Dihet mirë se Profeti ka qenë dhe mbetet kuptuesi, sqaruesi dhe zbatuesi më i mirë i porosive të Kur'anit. Kështu, po të shohim traditën e Profetit ﷺ në dhënien mes’h të këmbëve, ai e ka bërë këtë kur i ka pasur këmbët të veshura dhe asnjëherë nuk i ka fshirë kur ka qenë zbathur. Nëse këmbët janë zbathur, është e detyrueshme larja e tyre, sikurse tregon ajeti kuranor dhe Tradita e Profetit ﷺ . Nëse shohim me kujdes ajetin, Allahu i Lartësuar, mes gjymtyrëve që duhet të lahen, ka ndërfutur një gjymtyrë, e cila fshihet me duar të lagura, duke thënë: “...lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat, fërkoni kokën edhe këmbët deri te kaviljet.”. Qëllimi i kësaj ndërfutjeje është pikërisht ruajtja e renditjes. Një vendosje e tillë e fragmenteve në një fjali është diçka e përdorur gjerësisht në gjuhën arabe dhe nuk ka pse ajeti të keqkuptohet duke pretenduar se është detyrë që këmbët e zbathura thjesht të fshihen me duar të lagura. Pastaj, edhe sikur të pranonim se kemi të bëjmë me një urdhër për të fshirë këmbët, Profeti është ai që e kuptoi më mirë urdhrin e Allahut dhe këmbët i ka fshirë veçse kur kanë qenë të veshura, sipas rregullit për mestet. Kështu, imam Shafiiu ka thënë: “Nëse nga ajeti kuptojmë fshirjen e këmbëve, kjo bëhet veçse kur ato janë të veshu ra sipas rregullit për mestet.” Disa dijetarë kanë dhënë edhe një përgjigje tjetër, për të hedhur poshtë kuptimin e gabuar të shiitëve. Ata kanë thënë: “Edhe sikur të pranonim se kemi të bëjmë me një urdhër për të “fërkuar” këmbët, fjala “fërkoni” mund të kuptohet edhe si një larje e lehtë me ujë e gjymtyrës. Ndër argumentet më të mira për këtë është hadithi që sjell Hafidh el Bejhaki, i cili përcjell me senedin e tij deri tek Aliu se, njëherë: 958. Pasi fali namazin e drekës, Aliu u ul për takim me njerëzit në Rahbe të Kufes, derisa erdhi namazi i ikindisë. I sollën një enë me ujë, prej së cilës ai mori një grusht ujë dhe me të ‘fshiu’ (pra, me një larje të lehtë) fytyrën, duart (deri tek bërrylat), kokën e tij dhe këmbët. Pastaj u ngrit, e piu ujin e mbetur në enë duke qëndruar në këmbë dhe tha: “Disa nuk e pëlqejnë pirjen e ujit në këmbë dhe unë po ju them se e kam parë Profetin e Allahut të veprojë kështu si veprova unë dhe tha: “Kjo është forma e abdesit për atë që nuk e ka prishur atë.” Diçka prej kuptimeve të këtij hadithi ka sjellë edhe Buhariu në Sahih-un e tij nga Ademi. Sidoqoftë, mendimi i shiitëve se është detyrë vetëm fshirja me dorë të lagur e këmbës së zbathur është një shmangie e papranueshme nga e vërteta. Disa hadithe që flasin për detyrueshmërinë e larjes së këmbëve gjatë abdesit. Nga Uthmani, Ali Ibn Ebu Talibi, Ibn Abasi, Muavije, Abdullah Ibn Zejd Ibn Asimi dhe Mikdad Ibn Mead Jekribi përcillet se: 959 . “Profeti i lante këmbët gjatë abdesit, një, dy ose tri herë.” - sipas transmetimeve përkatëse. Nga Amr Ibn Shuajbi, ky nga i ati e ky nga gjyshi i tij përcillet se: 960. “Profeti i Allahut mori abdes duke larë këmbët, pastaj tha: “Ky është abdesi dhe Allahu nuk e pranon namazin pa të.” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Abdullah Ibn Amri, që ka thënë: 961. “Gjatë një udhëtimi, Profeti u vonua e mbeti pas nesh. Kur a i na arriti, kishte hyrë namazi i ikindisë dhe ne ishim duke marrë abdes. Gjatë abdesit, nga nxitimi, ne thjesht po i fshinim këmbët (pa i larë me kujdes). Atëherë Profeti na foli me zë të lartë dhe tha: “Merreni me kujdes abdesin! Mjerë ata që nuk i lajnë kaviljet, prej zjarrit që i pret!” Kështu është sjellë ky hadith në dy Sahih-ët edhe nga Ebu Hurejra. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi n ga Aishja se Profeti ka thënë: 962. “Merreni me kujdes abdesin! Mjerë atë që nuk i lajnë kaviljet, prej zjarrit që i pret!” Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Umame - ose nga vëllai i Ebu Umames: 963. “Profeti pa disa njerëz që po falnin namaz. Në kaviljen ose kurrizin e këmbës së dikujt prej tyre pa një pjesë të vogël sa një dirhem, ose sa një thua të palagur nga abdesi dhe tha: “Mjerë ata që nuk i lajnë kaviljet, prej zjarrit që i pret!” Kështu, të gjithë ata që panë se kishin kaviljet të palagura nga abdesi, e përsëritën abdesin.” Argumentimi me këto hadithe është i qartë. Nëse do të ishte detyrë vetëm fshirja e këmbëve të zbathura e jo larja e tyre, ose nëse do të ishte e lejuar diçka e tillë, Profeti nuk do të kërcënonte ata që vepruan kështu, sepse thjesht fshirja e këmbës nuk e përfshin gjithë këmbën me larje, por veç atë pjesë që fshihet në rastin kur u japim mes'h. Në këtë mënyrë ua shpjegoi shiitëve këto hadithe imam Ibn Xheriri. Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Omer Ibn Hatabi: 964. “Një burrë mori abdes, por kishte lënë në këmbën e tij një pjesë sa një thua pa e larë. Profeti e pa këtë dhe tha: "Kthehu dhe rregulloje abdesin tënd!” Ndërsa në versionin e sjellë nga Ahmedi: 965. “... e urdhëroi të përsëriste abdesin. ” Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve sjellin hadithin nga Lakit Ibn Sabura, i cili rrëfen: 966. “Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më tr ego për abdesin!” Ai tha: “Merr abdes me kujdes: fërkoje mirë hapësirën mes gishtave (gjatë larjes) dhe thithe sa më thellë ujin në hundë (istinshak), përveç nëse je me agjërim.” Imam Ahmedi sjell disa hadithe nga Amër Ibn Abese, si: 967. “...dhe pastaj i lan këmbët, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu...” 242 Në Sahih-un e Muslimit, po nga Amër Ibn Abese, ky hadith vjen me një version tjetër, ku ndër të tjera thuhet: “Pastaj i lan këmbët siç ka urdhëruar Allahu...” Kjo tregon se urdhri në Kur'an ka ardhur për larjen e këmbëve. Kështu përcjell Ebu Is'ĥak Subiiu nga Harithi, e ky nga Al i Ibn Ebu Talibi, që ka thënë: 968. “Lajini këmbët deri tek kaviljet, ashtu siç jeni urdhëruar! ” Këto dëshmi na japin një kuptim më të qartë të hadithit që përcjell Abdi Hajri nga Aliu, ku thuhet se: 969. “Profeti i Allahut i spërkati këmbët me ujë, ndërkohë që kishte veshur nallanet, dhe i fërkoi ato.” Kështu, në këtë hadith fjala “spërkati” ka kuptimin “i lau lehtë”, ndërkohë që kishte veshur nallanet. Kjo tregon gjithashtu se nuk ka pengesë që këmbët të lahen edhe kur ke veshur nallane (ose sandale). Nga ana tjetër, ky hadith është argument edhe kundër të gjithë atyre që e koklavitin dhe e shtrëngojnë çështjen jashtë mase, për shkak të vesveseve të shumta me të cilat janë ngarkuar në lidhje me larjen e gjymtyrëve të abdesit. Ibn Xheriri sjell had ithin nga Hudhejfe, që tregon: 970. “Profeti i Allahut shkoi tek vendi i mbeturinave të një fisi. Ai urinoi në këmbë, dhe pastaj kërkoi t’i sillnin ujë, me të cilin mori abdes dhe fshiu nallanet nga sipër.” Ky është një hadith sahih. Duke shpjeguar këtë hadith, Ibn Xheriri thotë se transmetuesit e besueshëm dhe hafizët e hadithit e ka në sjellë kështu këtë rrëfim: 971. “... Ai urinoi në këmbë, dhe pastaj kërkoi t’i sillnin ujë, me të cilin mori abdes dhe fshiu mestet nga sipër.” Harmonizimi i këtyre dy variante është i mundshëm, sepse ka mundësi që Profeti të kishte veshur mestet dhe nallanet mbi to. Në transmetimin që Ahmedi e sjell prej Eus Ibn Ebu Eusit thuhet: 972. “E pashë Profetin e Allahut që mori abdes dhe fshiu nallanet nga sipër, pastaj u ngrit për të falur namazin.” Në një transmetim të sjellë nga E bu Daudi, po nga Eusi, thuhet: 973. “E pashë Profetin e Allahut tek ishte tek vendi i mbeturinave të një fisi . Ai urinoi në këmbë, pastaj mori abdes dhe fshiu nga si për nallanet dhe këmbët e tij (mestet e tij).” . Nuk ka dyshim se është transmetuar në shumë hadithe se Profeti ﷺ ka urdhëruar përgjithësisht për larjen e këmbëve me ujë gjatë abdesit, të cilat nuk i lënë asnjë justifikim atyre që u kanë mbërritur. Disa të tjerë pretendojnë se ky ajet e ka abroguar lejueshmërinë e fshirjes mbi meste, por ata janë bazuar në një hadith të pasaktë nga Aliu, pasi e vërteta është që nga Aliu është përcjellë me saktësi vetëm lejimi dhe ligjshmëria e fshirjes (mes’h) së mesteve nga sipër me dorë. Gjithashtu, është përcjellë saktësisht se Profeti u ka dhënë mes’h mesteve edhe pas zbritjes së këtij ajeti. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xherir Ibn Ab dilah el Bexheli, që ka thënë: 974. “Unë e pranova Islamin pas zbritjes së sures Maide dhe unë e pashë Profetin e Allahut që fshinte mestet nga sipër me dorë, pasi kisha pranuar Islamin.” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Humami, që rrëfen: 975. “Njëherë, pasi Xheriri kreu nevojat personale, mori abdes dhe fshiu me dorë mestet nga sipër. Dikush tha: “Edhe ti e bëke një gjë të tillë?!” Ai tha: “Po! E kam parë vetë Profetin ﷺ që, pasi kreu nevojat personale, mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij.” 243 Me pask fjalë, ka hadithe mutevatir që tregojnë se Profeti e ka vepruar mes'hin mbi mestet dhe ka urdhëruar shprehimisht për diçka të tillë. 244 Megjithatë, shiitët rafidij e kanë refuzuar këtë gjykim, pa asnjë arsyetim, madje me kokëfortësi, edhe pse në Sahih-un e Muslimit vjen një hadith pikërisht nga udhëheqësi i besimtarëve Ali Ibn Ebu Talibi për lejueshmërinë e mes'hit mbi meste. 245 Nuk është hera e parë që ata mohojnë dispozitat e ligjëruara përmes teksteve të sakta në Islam. Kështu, për shembull, edhe pse është përcjellë në hadithe mutefek alejh, - po nga Aliu, - ndalimi i martesës mutate (me kontratë të përkohshme), ata vazhdojnë ta konsiderojnë të lejueshme. Po kështu, edhe ky ajet kuranor tregon që është detyrë që këmbët të lahen, ashtu siç e ka dhënë shpjegimin e ajetit vetë Profeti i Allahut me veprën dhe fjalën e tij, përmes haditheve mutevatir, por sërish ata refuzojnë të gjitha këto tekste dhe argumente pa asnjë të drejtë. Përveç kësaj, ata i kanë dhënë tjetër kuptim fjalës keabejn (dy kaviljet), që vjen në tekste të ndryshme të Sheriatit, duke mëtuar se është fjala për kurrizin e këmbës e jo për kyçet, që dalin në ndarjen e këmbës me kërcirin, siç tregon për këtë Suneti i Profetit e hadithet e ardhura prej tij. Kështu, në dy Sahih-ët është hadithi se: 976. “Uthmani mori abdes dhe e lau këmbën e tij të djathtë deri te kavilja, pastaj lau këmbën e majtë përsëri deri te kavilja...” Buhariu sjell të formës së prerë, po kështu Ebu Daudi dhe Ibn Huzejme në Sahih, nga Numan Ibn Beshiri, i cili rrëfen: 977. “Profeti u drejtua me fytyrë nga ne (para namazit) dhe tha: “Drejtoni rreshtat!”, - duke e përsëritur këtë tri herë e duke shtuar më pas: “Betohem në Allah se, ose do t’i drejtoni rreshtat, ose Zoti do të fusë përçarje e konflikt në zemrat tuaja!” Dhe ne pamë, - thotë Numani, - që secili e takoi kaviljen e tij me kaviljen e shokut, pjesën anësore të gjurit të tij me gjurin e shokut dhe shpatullën e tij me shpatullën e shokut.” Ky është versioni i sjellë nga Ibn Huzejme. Kështu, kuptohet qartë se kuptimi i fjalës keab është “kavilje”, sepse nuk mund të bashkosh me shokun në namaz gjë tjetër, përveç kaviljeve. Ky është kuptimi i saktë dhe qëndrimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit. Gjithashtu, sipas shiitëve, keab është kurrizi i këmbës, por këmba ka vetëm një kurriz, e jo dy, siç vjen në tekstet e mësipërme, prandaj medito edhe në këtë argument. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Nëse jeni xhunubë, atëherë, lani të gjithë trupin! Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gruan, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart!” - Këto janë shtjelluar hollësisht në ajetin e ngjashëm të sures Nisa, prandaj nuk është e nevojshme t’i përsërisim këtu.246 - Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi... - Përkundrazi, Ai ka sjellë lehtësime. Për shembull, Allahu lejoi përdorimin e tejemumit në rast sëmundjeje ose mungese uji, si mëshirë e lehtësim për ne. Ai e bëri atë zëvendësues të plotë të ujit, përveç disa aspekteve që u shtjelluan më lart. - ...por dëshiron t’ju pastrojë, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush dhe që ju të bëheni mirënjohës. - Ai e bën këtë përmes lehtësimeve që ligjëroi, me mëshirën e Tij. Në Sunet është nxitur për të bërë një dua në fund të abdesit, që Allahu të na bëjë prej atyre që pastrohen dhe i zbatojnë porositë e këtij ajeti. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Omeri, se Profeti ka thënë: 978. “Çdokush që merr abdes dhe plotëson atë, pastaj thotë: “ Esh-hedu el -lâ ilâhe il -lallllâhu uaĥdehû lâ sherîke leh ue esh -hedu en-ne Muĥam -meden abduhû ue resûluhû!”, atij do t’i hapen dyert e Xhenetit, të teta, për të hyrë prej cilës të dëshirojë”. Ndërsa Muslimi sjell hadithin nga Keab Ibn Murate, se Profeti i Allahut ka thënë: 979. “Çdo njeri që merr abdes, kur lan duart dhe llërët e tij, prej tyre dalin gjynahet; kur lan fyturën, prej saj dalin gjynahet; edhe kur fërkon kokën (me duar të lagura), i dalin gjynahet e saj; kur lan këmbët e tij, sërish i dalin gjynahet.” Përsëri Muslimi sjell hadithin prej Ebu Malik el Eshariut, se Profeti i Allahut ka thënë: 980 . “Pastërtia është gjysma e imanit. Fjala ‘ el ĥamdu lil-lah’ mbush peshoren (e veprave); ‘subĥânell-llâhi’ dhe Allahu ekber’ mbushin hapësirën mes qiellit dhe tokës; agjërimi është mburojë, durimi është dritë, sadakaja është argument i fortë (tek Zoti) dhe Kur'ani është argument pro ose kundër teje. Të gjithë njerëzit janë duke udhëtuar e përpjekur (në udhën drejt Zotit). Disa kanë fituar lirinë e shpirtit të tyre. Por ka edhe që janë në arrati (e të humbur).” Muslimi sjell hadithin edhe prej Ibn Omerit, se Profeti i Allahut ka thënë: 981. “Allahu nuk e pranon sadakanë prej atij që vjedh nga plaçka e luftës, dhe as namazin pa abdes” Kështu e ka sjellë Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Ibn Maxhe prej Shubes.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:34–9:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit?! Sa i keq është qëndrimi i tyre!” [Maide 63]. El ruhbân quhen murgjit e oshënarët e krishterë. Ndërsa el …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Ka, vërtet shumë priftërinj dhe oshënarë që në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. - El ahbar janë dijetarët dhe paria fetare e jehudëve, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Përse, vallë, paria e tyre fetare (rabinët) nuk i ndal ata nga fjalët e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit?! Sa i keq është qëndrimi i tyre!” [Maide 63]. El ruhbân quhen murgjit e oshënarët e krishterë. Ndërsa el kissisûn janë dijetarët dhe priftërinjtë e krishterëve, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, sepse prej tyre ka (kissisûn) të ditur dhe (ruhbân) adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë.” [Maide 82]. Qëllimi këtu është për të treguar kujdes nga dijetarët e këqij dhe adhuruesit e devijuar. Sufjan Ibn Ujejne ka thënë: “Dijetarët e këqij nga mesi ynë u përngjajnë jehudëve, ndërsa adhuruesit e devijuar nga mesi ynë u përngjajnë të krishterëve. Në një hadith të saktë thuhet: 1355. “Ju do të ndiqni (e imitoni) rrugën e popujve të shkuar para jush. Do t’i ndiqni ata hap pas hapi.” - “Domethënë, jehudët dhe të krishterët?” - pyetën. - “E kë tjetër?” Në një transmetim tjetër thuhet: “Persianët dhe romakët.” Pastaj tha: “E kush janë njerëzit veç tyre?” Qëllimi këtu është për t’u ruajtur dhe larguar përgjasimit me ta, qoftë në fjalë, qoftë në vepra. Allahu i Lartësuar thotë: “... në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve ...” Ata synonin të përfitonin dynjanë nëpërmjet fesë. Ata shfrytëzonin prestigjin e tyre ndër njerëz, për të përfituar padrejtësisht dhe abuzuar me pasuritë e tyre. Kështu vepronin aĥbarët e jehudëve në kohën para Islamit me arabët. Ata gëzonin prestigj e respekt ndër ta, për shkak të diturisë e pozitës fetare. Ata u kishin vendosur haraç popullit, që ishte i detyruar t’u jepte dhurata e taksa nga më të ndryshmet, prandaj kur u dërgua Profeti i Allahut, ata nuk e pranuan, sepse preferuan të qëndronin dhe të përfitonin nga ofiqet e tyre. Por Allahu i Lartësuar e largoi këtë errësirë me dritën e profetësisë dhe ua hoqi nga duart përfitimet, që merrnin në të shkuarën, duke i zhytur në poshtërim dhe duke i kërcënuar me zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë, gjithashtu: “... i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut.” Domethënë, përveçse hanë padrejtësisht pasurinë e njerëzve, ata i pengojnë njerëzit nga e vërteta, duke ua shtrembëruar atë e duke ua përzier me kotësi e të pavërteta. Nga ana tjetër, ata shfaqen para ndjekësve të tyre injorantë sikur po i ftojnë drejt mirësisë. Në fakt, ata nuk janë aspak ftues në të mirën, por janë ftues për në Zjarr dhe në Ditën e Kijametit nuk kanë për t’u ndihmuar aspak. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Ka edhe nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin dhe nuk e shpenzojnë atë në rrugën e Allahut. Lajmëroji për një dënim të dhembshëm! - Këta janë grupi i tretë i elitave. Kështu, njerëzit konsiderojnë si elitë të tyre tri kategori: dijetarët e fesë dhe klerin, fetarët e devotshëm dhe pasanikët. Kështu, nëse këto tri kategori prishen e devijojnë, edhe masa e njerëzve ka për t’u shkatërruar. Thesar apo pasuri e fshehur ( el kenz ) quhet ajo pasuri që nuk “pastrohet” nëpërmjet dhënies së zekatit të saj. Theuriu përcjell nga Ibn Umeri thënien: “Çdo pasuri që pastrohet duke nxjerrë zekatin e saj nuk konsiderohet kenz (pra, pasuri e fshehur, për të cilën njeriu meriton ndëshkimin e përmendur në ajet), edhe nëse është fshehur poshtë shtatë tokave.” Edhe Umer Ibn Hatabi ka thënë diçka të ngjashme. Kanë ardhur hadithe të shumta, që lëvdojnë dhe inkurajojnë mosrendjen pas floririt dhe argjendit dhe qortojnë etjen për shtimin e tyre. Kështu, mund të përmendim Abdurezak Ibn Aliun, i cili, duke folur për fjalën e Allahut: “Ka edhe nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin...”, tregoi se Profeti i Allahut ka thënë: 1356. “U shkatërroftë floriri! U shkatërroftë argjendi!” Këtë e përsëriti tri herë. Kjo i rëndoi sahabët e Profetit të Allahut, të cilët pyetën njëri - tjetrin: “Atëherë, çfarë pasurie të mbajmë?” Umeri u tha: “Do t’ju njoftoj unë për këtë!” Atëherë, ai shkoi dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Shokët e tu u rënduan nga kjo fjalë dhe pyetën se çfarë pasurie të mbajnë e grumbullojnë?” Ai tha: “Një gjuhë që përmend shumë Allahun, një zemër mirënjohëse dhe bashkëshorte që ju ndihmojnë në fe.” Ibn Ebu Hatimi përcjell dëshminë nga Ibn Abasi: 1357. “Kur zbriti ajeti: “Ka edhe nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin...”, muslimanët u rënduan dhe shqetësuan, dhe pyetën njëri -tjetrin: “Nuk mundet, vallë, që të ruajmë e grumbullojmë pasuri, që t'ua lëmë fëmijëve tanë?” Umeri tha: “Do t’jua lehtësoj unë këtë punë!” Dhe u nis për tek Profeti ﷺ . Pas tij shkoi edhe Theubani. Umeri tha: “O Profeti i Allahut! Shokët e tu u rënduan dhe shqetësuan shumë nga ky ajet...”. Profeti i tha: “Allahu i Lavdëruar e bëri të detyrueshëm zekatin veçse për të pastruar atë pjesë të pasurisë që ju mbetet pas dhënies së tij. Ai vendosi edhe rregullat e trashëgimisë pikërisht për ndarjen e pasurisë tuaj, që do të lini pas.” Umeri bëri tekbir. Pastaj Profeti i tha: “A dëshiron të të tregoj për diçka që është më e mirë se pasuria që njeriu ruan dhe e grumbullon?! Është një grua e mirë që, kur e sheh të gëzon, kur e urdhëron, të bindet dhe kur mungon, të ruan nderin.” Këtë hadith e kanë sjellë, gjithashtu, Ebu Daudi, Hakimi në Mustedrak dhe Ibn Merdeuejhi, prej Jahja Ibn Jealas, me një version të ngjashëm. Hakimi thotë që ky është një hadith i saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, megjithëse ata nuk e kanë futur në Sahih-ët e tyre. - Ditën kur ajo (pasuria) do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do t’u damkoset balli, anët dhe shpinat. Ky është thesari që ju keni grumbulluar për veten. Shijojeni tani atë që keni grumbulluar!”. - Këto fjalë u thuhen në formë poshtërimi dhe për t’ua shtuar edhe më shumë vuajtjen, sikurse thuhet edhe në një ajet tjetër: “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit. Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” Shijoje dënimin (i thuhet mosbesimtarit), ti krenari e fisniku (i pamposhtur)!” [Duhan 47- 49]. Domethënë, këtë ndëshkim e kanë pikërisht për fshehjen e pasurisë, nga e cila shpresonin të përfitonin. Për këtë arsye është thënë se, kush e do fort diçka dhe i jep përparësi asaj mbi dashurinë për Allahun dhe bindjen ndaj Tij, ka për të vuajtur dhe për t’u dënuar për shkak të saj. Kështu ndodhi edhe me ata të mjerë. Ata mblodhën dhe e fshehën pasurinë, duke i dhënë rëndësi asaj më shumë sesa bindjes ndaj Allahut, prandaj e merituan ndëshkimin prej saj. Pasuria është nga gjërat më të vyera për robin, prandaj do të jetë edhe një nga shkaktaret e dënimeve më të rënda në ahiret. Ajo do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do të damkosen balli, anët dhe shpina e banorëve të Tij. Mos pyet për nxehtësinë e saj dhe vuajtjen dhe dhimbjet që ajo shkakton! Imam Muslimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1358. “Për çdo njeri që nuk e ka dhënë zekatin e pasurisë së vet, Ditën e Kijametit ajo ka për t’u shndërruar në pllaka të zjarrta, me të cilat do të damkosen anët, balli dhe shpina e tij. Kjo do të ndodhë në një ditë, që do të zgjasë 50 mijë vjet, derisa të vendoset dhe të gjykohet mes njerëzve. Atëherë do të vendoset për vendin e këtij njeriu, ose në Xhenet ose në Zjarr.” Imam Ebu Xhafer Ibn Xherir përcjell nga Theubani se Profeti i Allahut thoshte: 1359. “Ai që lë pas vetes pasuri të fshehur ( kenz), ajo do të shndërrohet në Ditën e Kijametit në një gjarpër të madh me dy pulla ( të zeza në kokë), që do ta ndjekë pas. Ai do t’i thotë: “I mjeri, çfarë je ti?!” Ai do t’i thotë: “Unë jam pasuria, që ke lënë pas.” Ai do të vazhdojë ta ndjekë, derisa t’ia mbërthejë dorën dhe kafshojë me forcë . Kështu do të bëjë me të gjithë trupin e tij.” E ka sjellë Ibn Hibani në Sahih-un e tij. Baza e këtij hadithi gjendet edhe në dy Sahih-ët.

Mus'haf Hape →
Felek 113:1–113:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Kështu, i Dërguari i Zotit dërgoi dikë (Aliun), që e nxori nga pusi dhe ia solli. Kështu, Profeti ﷺ e shkatërroi magjinë. Pas kësaj, i Dërguari i Zotit u ngrit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Surja Felek ka zbritur pas sures Fil. Imam Ahmedi sjell me sened nga Zir Ibn Hubejsi këtë rrëfim: “I thanë njëherë Ubej Ibn Keabit: “Ibn Mesudi nuk i ka shkruar dy suret mbrojtëse (Felek dhe Nas) në mus’hafin e tij.” Ubeji u përgjigj: 2958. “Dëshmoj se i Dërguari i Allahut më ka treguar se Xhibrili (a.s.) i kishte thënë: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit ...” (suren Felek) dhe unë e thashë atë. Gjithashtu më tha: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve ...” (pra, suren Nas) dhe unë e thashë atë.” Edhe ne themi (dhe i lexojmë) siç tha Profeti i Allahut.” Hadithin e kanë sjellë Buhariu dhe Nesaiu. Ndoshta Ibn Mesudi nuk e kishte dëgjuar drejtpërdrejt këtë fjalë nga Profeti dhe as nuk kishte mbërritur tek ai në formë muteuatir. Gjithashtu, mund të thuhet se ai është tërhequr nga ky qëndrim i parë i tij, për të pranuar fjalën e shumicës dërmuese të sahabëve. Pa dyshim, sahabët i kanë përfshirë këto dy sure në mus’hafin e imamit, që u shpërnda në të gjithë vendet e sundimit islam. Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Ukbe Ibn Amiri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2959. “E mësove për ajetet, që u zbritën sot? Kurrë nuk ka patur më parë diçka të ngjashme me to: “Kul Eûdhu bi rab-bil felek” (surja Felek) dhe “Kul Eûdhu bi rab -bin-nâs” (surja Nas).”. Nga Ebu Seidi përcillet se : 2960. “ Profeti i Allahut kërkonte mbrojtje e ruajtje Zotit përmes leximit të këtyre sureve nga sherri i mësyshit të xhindeve dhe më -syshit të njerëzve. Imam Ahmedi sjell nga Ukbe Ibn Amiri hadithin: “Profeti më urdhëroi të lexoj suret mbrojtëse (Felek dhe Nas) pas çdo namazi.” 271 Imam Ahmedi sjellgjithashtu nga Ukbe Ibn Amiri hadithin: “Profetit iu dhurua një mushkë ngjyrë gri. Kur Profeti ﷺ hipi në të, Ukbe kapi frerët për ta udhëhequr atë gjatë ecjes. Profeti i tha: “Këndo: “Kul Eûdhu bi rab -bil felek”!”. Profeti ﷺ e përsëriti këtë, derisa Ukbei e këndoi. Pastaj i tha: “Me sa duket, nuk e çmoje këtë, por dije se kurrë nuk ke falur namaz me diçka të ngjashme me to (për nga mirësia).” 272 Imam Nesaiu sjell hadithin nga Ukbe Ibn Amiri, që tregon: “Profeti më tha njëherë: “O Ukbe, thuaj!”. Unë i thashë: "Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Ai heshti, pastaj tha: “O Ukbe, thuaj!”. Unë i thashë: “Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Ai heshti, aq sa unë thashë me vete: "O Zot, bëje të më pyesë përsëri!”. Profeti tha: "O Ukbe, thuaj!". - "Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Atë - herë, ai më tha: “Kul Eûdhu bi Rab -bil felek”. Dhe unë e recitova suren deri në fund. Pastaj ai më tha sërish: “O Ukbe, thuaj!” - "Çfarë të them, o i Dërguari i Zotit?" Ai tha: “Kul Eûdhu bi Rab -bin-nâs”. Dhe unë e recitova suren Nas deri në fund. Atëherë, Profeti tha: “Askush nuk i ka kërkuar Zotit diçka në mënyrë më të mirë sesa përmes këndimit të këtyre dy sureve dhe askush nuk i ka kërkuar Zotit mbrojtje në mënyrë më të mirë sesa përmes këndimit të tyre.” 273 Mundhiriu sjell nga Ukbe Ibn Amiri hadithin, që tregon se Profeti i tha atij: “O Ukbe! A të të mësoj dy suret më të mira, që janë lexuar ndonjëherë? Ato janë “Kul Eûdhu bi rab -bil felek” dhe “Kul Eûdhu bi Rab-bin-nâs.”. O Ukbe, lexoji ato kur biesh të flesh dhe kur të ngrihesh nga gjumi. “Askush nuk është lutur për diçka, apo t’i kërkojë Zotit mbrojtje, në mënyrë më të mirë sesa përmes këndimit të tyre.” 274 Buhari sjell hadithin nga Aishja, Nëna e besimtarëve, që tregon se: “Kur shkonte për të fjetur, Profeti ﷺ bashkonte pëllëmbët e duarve, frynte në to e lexonte suret: “Kul huall-llahu eĥad (Ihlas), “Kul Eûdhu bi Rabbil felek” (Felek) dhe “Kul Eûdhu bi Rabbin-nâs” (Nas). Pastaj fshinte me dy duart e tij ç’të mundej prej trupit të tij. Fillonte duke fshirë kokën, pastaj fytyrën, pastaj pjesën e përparme të trupit, e kështu vezhdonte. Këtë e bënte tri herë.” Tirmidhiu sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriju se: “Profeti ﷺ kërkonte mbrojtjen e Zotit nga sherri i xhindëve dhe mësyshi i njeriut me lutje të ndryshme, derisa zbritën dy suret mbrojtëset (Felek dhe Nas). Pas kësaj, ai mbrohej me to dhe la çdo gjë tjetër.” 275 - “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit ...” - Janë dhënë mendime të ndryshme për kuptimin e fjalës “ felek”, por mendimi më i saktë dhe i njohur është se bëhet fjalë për dritën e agimit. Ibn Xheriri thotë se kjo është e ngjashme me fjalën e Allahut: “Ai është Krijuesi i dritës së agimit ...” [En’am 96]. Ibn Xheriri thotë se ky është mendimi më i saktë dhe është edhe shpjegimi i përzgjedhur nga Buhariu, në Sahih-un e tij. - “Prej dëmit të çdo krijese, që Ai krijoi ...” - Domethënë, nga sherri i të gjitha krijesave, që Zoti ka krijuar. Tabit Bennani dhe Hasen Basriu shpjegojnë: “Domethënë, prej Xhehenemit, prej Iblisit të mallkuar dhe të gjithë pasuesve e ndjekësve të tij.” 276 - “Dhe prej errësirës së natës, kur ajo shtrihet ...” - Muxhahidi shpjegon: “ El Gâsik është errësira e natës, që vjen e mbulon gjithçka pas perëndimit të diellit. Kështu e transmeton Buhariu. Ndërsa Zuhriu thotë se El Gasik është dielli, kur perëndon. Të tjerë thonë se bëhet fjalë për yjet. Disa thonë se është hëna. Këta bazohen në hadithin që e sjell imam Ahmedi me sened nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), e cila tregon: 2961. “Profeti i Allahut më kapi për dore, më tregoi hënën kur ajo lindi e më tha: “Kërkoji mbrojtje Allahut nga sherri i këtij gasiki kur lind.” 277 Por ata që mbrojnë mendimin e parë, pra, se bëhet fjalë për natën kur ajo mbulon gjith - çka me errësirën e saj, thonë se ky shpjegim nuk bie ndesh me shpjegimin e tyre, sepse Allahu e ka bërë hënën si shenjë të natës dhe funksioni i saj është vetëm natën. Po kështu, edhe yjet ndriçojnë veçse gjatë natës. Me një fjalë, të gjitha k ëto shpjegime bashkohen në idenë se bëhet fjalë për natën, kur vjen me errësirën e saj. - “Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja ...” - Muxhahidi, Ikrime, Ha - seni, Katade dhe Dahhaku shpjegojnë se neffâthât janë magjistarët. Muxhahidi shtje - llon më tej e thotë se janë ata të cilët bëjnë magji dhe fryjnë në nyjat që lidhin. Në një hadith thuhet se Xhibrili erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: 2962. “O Muhamed, a je ankuar për diçka?” - “Po”. Atëherë, ai u lut dhe tha: “Bismil-lâhi erkike, min kul-li dâin ju’dhike, ue min sher-ri kul-li ĥâsidin ue ajnin Allahu jeshfike! (Në emër të Zotit të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti ose nga syri ziliqar! Allahu të shëroftë!)” Ka mundësi që të bëhet fjalë për rastin kur Profetit i bënë magji. Më pas, Allahu i Madhëruar e shëroi dhe e mbrojti prej magjisë, duke e kthyer kurthin e magji - starëve dhe smirëzinjve jehudë mbi kokat e tyre, ndërsa çdo përpjekje të tyre për ta dëmtuar Profetin e ktheu në shkatërrim, demaskim e poshtërim për ta. Gjithashtu, Profeti ﷺ nuk u mor me ata që i bënë magji, por u mjaftua me shërimin e Zotit dhe ndihmën e dhuruar prej Tij. Imam Ahmedi sjell me sened një hadith nga Zejd Ibn Arkami, i cili thotë: 2963. “Profetit iu bë magji nga një çifut, dhe ai vuajti nga kjo për disa ditë. Atëherë, Xhibrili shkoi tek ai dhe i tha: “Një çifut të ka bërë magji ty dhe e ka fshehur në një pus.” Kështu, i Dërguari i Zotit dërgoi dikë (Aliun), që e nxori nga pusi dhe ia solli. Kështu, Profeti ﷺ e shkatërroi magjinë. Pas kësaj, i Dërguari i Zotit u ngrit i çliruar e gjithë gjallëri. Megjithë, i Dërguari i Zotit nuk ia përmendi kurrë atij jehudi atë që zbuloi dhe as ia pa ndonjëherë fytyrën, derisa vdiq.” 278 Buhariu sjell në kapitullin e mjekësisë të Sahih-ut të tij këtë hadith nga Aishja (r.a.), e cila tregon: 2964. "Profetit ﷺ i bënë magji, aq sa filloi t'i dukej sikur shkonte tek gratë e tij, kur, në të vërtetë, nuk shkonte. Më në fund, një ditë u lut e u lut gjatë, dhe pastaj tha: "O Aishe, a e di se Allahu m’u përgjigj për atë që i kërkova. Më erdhën (në ëndërr) dy vetë dhe m'u ulën, njëri te koka dhe tjetri te këmbët. Njëri e pyeti tjetrin: 'Çfarë sëmu - ndje ka ky burrë?' Tjetri iu përgjigj: ‘I kanë bërë magji.’ I pari pyeti: 'Kush i ka bë - rë magji?’ Tjetri iu përgjigj: 'Lebid Ibn Ea’sami’ (një burrë nga Ruzejku, aleat me jehudët, që njihej si munafik). I pari pyeti: 'Çfarë ka përdorur'. Tjetri iu përgjigj: 'Një krehër, qime flokësh të mbështjella rreth tij dhe lëkurën e lules mashkullore të hurmës.’ I pari pyeti: 'Ku është ajo?' Tjetri iu për - gjigj: 'Në pusin Dheruan’. Kështu, Profeti ﷺ u nis për te pusi, pastaj u kthye. Kur erdhi, më tha: "Palmat e hurmës afër pusit janë si kokat e shejtanëve." Unë – thotë Aishja - e pyeta: "A i nxore ato gjëra, me të cilat të ishte bërë magjia?" Ai tha: "Jo. Mua tashmë më shëroi Allahu, por kam frikë se mos ky veprim mund të përhapë sherr midis njerë - zve." Pas kësaj, pusin e mbushën me dhe." [Buhariu 3268]. Në një transmetim të sjellë nga Imam Ahmedi po nga Aishja thuhet se, për gjashtë muaj, Profetit i bëhej se shkonte tek gratë e tij, kur, në të vërtetë, nuk shkonte. Pastaj i vajtën dy melekë, njëri tek koka e tjetri tek këmbët... deri në fund.279 - “Dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur ai zileps.” – (El Hâsidu është smirëziu apo ziliqari, ai i cili dëshiron që tjetrit t’i largohen mirësitë. Ai përpiqet që ta privojë tjetrin nga mirësitë me ç’të mundë dhe me çdo mënyrë. Kështu pra, edhe kjo është një e keqe, prej së cilës mund të ruhesh dhe t’i shpëtosh veçse duke kërkuar strehim tek Allahu i Lartësuar, Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje. Vetëm me ndihmën Allahut mund t’i mposhtim kurthet dhe dëshirat dashakeqe të këtyre smirëzinjve të mjerë. Në të njëjtën mënyrë, duhet trajtuar me kujdes edhe e keqja që vjen nga syri i keq, sepse mësyshi shkaktohet zakonisht prej dikujt që është i ngarkuar me smirë dhe urrejtje për tjetrin. Kjo sure përmban porosi të mrekullueshme për t’u ruajtur dhe për t’i shpëtuar sherrit të çdo krijese në përgjithësi, edhe të atyre që janë përmendur në mënyrë të veçantë. Gjithashtu, kjo tregon se magjia është diçka reale, e cila dëmton me të vërtetë. Ajo është një e keqe, që, për t’i shpëtuar, duhet të kërkosh ndihmë dhe strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar.) 280

Mus'haf Hape →