… dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Emrat e kësaj sureje - “El Fâtiĥa ” - Domethënë, Hapësja ose Çelësi, sepse lexuesi i Kur'anit e hap leximin apo shkrimin e Kur'anit me suren Fatiha. Po me suren Fatiha hapet edhe leximi i Kur'anit në namaz. - “Ummul Kur'an ”- “Themeli i Kur'anit” dhe “ Ummul Kitab” - “Themeli i Librit”. Umm quhet çdo gjë që është themel dhe që çdo gjë tjetër ndërtohet mbi të. Kështu, Fatihaja është themeli i Kur'anit dhe çdo gjë ndërtohet mbi të. Të gjitha kuptimet e mesazhet e Kur'anit kthehen në përmbajtjen e kësaj sureje. - “El Seb’ul Methânij ” (Shtatëshja që përsëritet) dhe “ Kur'ani i madhërishëm”. Eshtë një hadith i saktë në Xhamiun e Tirmidhiut, që e ka gjykuar si të saktë, se Ebu Hurejra tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 5 “El hamdu lil -lahi rab -bil âlemin është Ummul Kur'an, Ummul Kit âb, Es-Seb’ul Methâni dhe Kur'ani i madhërishëm.” - Ajo quhet “El Hamdu” - “Lavdërimi” dhe “Es-Salâtu” - “Namazi. Në hadithin kudsij, që Profeti e transmeton nga Allahu i Madhëruar, thuhet: 6 “Unë e kam ndarë namazin në dy gjysma. Kur adhuruesi thotë: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemîn (Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve), Allahu thotë: “Më lavdëroi dhe falënderoi adhuruesi Im. ...”. - Gjithashtu, ajo quhet edhe “ El Shifau” - “Shëruese”, sikurse ka ardhur ky përshkrim në hadithin e përcjellë nga Darimiu , nga Ebu Seidi, që përcjell nga Profeti, që ka thënë: 7 “Hapësja e Librit është “ Shifâun”, pra, shëruese për çdo helmim.”4 - Fatihaja quhet edhe “ Rukje” - domethënë, shërim përmes lutjeve, sipas hadithit të Ebu Seid Hudrij, kur ai i bëri rukje një burri të helmuar nga pickimi i akrepit. Kur e njoftuan Profeti n për këtë ngjarje, ai i tha Ebu Seidit: 8 “...ku e dije ti se ajo është rukje?!” - Ajo quhet edhe “Esâsul Kur'an” - “Baza e Kur'anit”, sikurse tregon El Sha’biju se e ka quajtur Ibn Abasi, që më pas ka shtuar: “Baza e saj është Bismil-lahir-RahmanirRahim.” - Sufjan Ibn Ujejne e ka quajtur këtë sure “Uakijeh”, Mbrojtësja, ndërsa Jahja Ibn Ebu Kethir e ka quajtur “ Kafijeh”, e Mjaftueshmja, sipas disa haditheve mursele, ku thuhet: 9 “Umul Kur 'an mund të zëvendësojë çdo sure tjetër, por asnjë tjetër nuk mund ta zëvendësojë atë.” Gjithashtu, ajo quhet Surja e Namazit ose edhe “ El
Kenz” “Thesari”, siç ka thënë Zemahsheriu në librin e tij El Keshaf. Zbritja e sures Fatiha Surja Fatiha ka zbritur në Mekë. Kështu ka thënë Ibn Abasi, Katade dhe Ebu Alije. Kështu, ajo konsiderohet si sure mekase. Kanë thënë, gjithashtu, se është sure medinase, ashtu siç kanë thënë gjithashtu se ka zbritur dy herë, fillimisht në Mekë, dhe pastaj në Medinë.5 Dobitë dhe rëndësia e Fatihasë Nuk ka shpallur Allahu i Lartësuar as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan si surja Fatiha. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, - Allahu e mëshiroftë! - sjell thënien nga Ebu Hurejra: 10 “Një ditë, Profeti doli për vizitë tek Ubej Ibn Keabi dhe e gjeti atë duke falur namaz. Ai i thirri: “O Ubej!” Ubeji ktheu kokën, por nuk iu përgjigj Profetit. Profeti përsëri i foli dhe i tha: “O Ubej!” Atëherë, Ubeji e fali shpejt namazin dhe shkoi tek Profeti dhe i tha: “Es -selamu alejke, o Profet i Allahut!” Profeti tha: “Ue alejkes -selam! Çfarë të pengoi të më përgjigjeshe kur të thirra, o Ubej?” Ai tha: “O Profeti i Allahut, unë isha duke falur namaz.” Profeti tha: “A nuk e di ti atë që më është shpallur mua: “...përgjigjuni Allahut dhe Profetit kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Ubeji tha: “Po, o Profeti i Allahut, dhe nuk kam për ta përsëritur këtë gabim!” Profeti pastaj i tha: “A dëshiron të të tregoj për një sure, që nuk ka të ngjashme as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan?” “Po, o Profeti i Allahut.” Profeti i tha: “Unë shpresoj që, pa dalë nga kjo derë, ta mësosh cila është ajo sure.”. Ubeji thotë: “Profeti më kapi për dore dhe po më fliste, kurse unë ngadalësoja hapin nga frika se do të mbërrinim tek porta pa përfunduar fjalën Profeti. Kur u afruam afër portës, i thashë: “O Profet i Allahut, cila është surja që më premtove të më tregoje?” Ai tha: “Çfarë lexon në namaz?” Unë i lexova Ummul Kur'an (Fatihanë).” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Betohem në Atë në Dorë të së Cilit është shpirti im, se Allahu i Lartësuar nuk ka shpallur as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan si surja Fatiha. Ajo është Shtatëshja që përsëritet.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Tirmidhiu, që shton: 11 “...Ajo është Shtatëshja që përsëritet, është Kur'ani madhështor, që m’u dha.” Tirmidhiu shton se ky është hadith hasen sahih. Imam Ahmed Ibn Hambel, - Allahu e mëshiroftë! - shënon në Musnedin e tij hadithin e Ebu Seid el Mual -lâ (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 12 “Unë isha duke falur namaz, kur Profeti më foli. Unë nuk iu përgjigja, derisa e mbarova namazin. Kur i shkova, ai më tha: “Çfarë të pengoi të vish tek unë?” - “O i Dërguari i Allahut, unë isha duke falur namaz.” Ai tha: “Po a nuk ka thënë Allahu i Madhëruar: “O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Pastaj tha: “Kam për të ta mësuar më madhështoren sure që gjendet në Kur'an para se të dalësh nga xhamia.” Atëherë, ai më kapi për dore dhe kur po bëhej të dilte nga xhamia, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, po ti më the që do të të mësoj më madhështoren sure që gjendet në Kur'an?” Ai më tha: “Po, ajo është: El ĥamdu lil-lahi Rab-bil alemin ”. Ajo është ‘Shtatëshja që përsëritet’ dhe Kur'ani madhështor.’ Kështu e ka sjellë këtë hadith edhe Imam Buhariu, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me rrugë të ndryshme transmetimi. Fatihaja dhe fundi i sures Bekare janë dy drita, të cilat nuk i janë dhënë kurrë asnjë profeti tjetër para Profetit tonë Në Sahihun e Muslimit dhe në Sunenin e Nesaiut shënohet hadithi prej Ibn Abasit r.a., që ka thënë: 13 “Një ditë, Profeti ﷺ ishte ulur me Xhibrilin , kur dëgjuan një zhurmë që vinte nga sipër. Xhibrili ngriti shikimin drejt qiellit dhe tha: “Sot u hap një portë e qiellit, që nuk është hapur kurrë më parë.” Prej saj - rrëfen Ibn Abasi - zbriti një melek tek Profeti dhe i tha: “Gëzohu! Vërtet ty të janë dhuruar dy drita, të cilat nuk i janë dhënë kurrë asnjë profeti tjetër para teje: Fatihaja dhe fundi i sures Bekare. Çdo gërmë që ke për të lexuar prej atyre të
dyjave ka për të t’u dhënë.” Ky është teksti i sjellë nga Nesaiu. Edhe Muslimi e ka sjellë të ngjashëm me të. 6 Muslimi sjell hadithin e Ebu Hurejrës, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij – që tregon: “E kam dëgjuar Profetin të thotë: 14 “Kush fal namaz pa lexuar në të Ummul Kur'an (Themelin e Kur'anit), e ka namazin hadaxh (jo të plotë) - tri herë.” Dikush i tha Ebu Hurejrës: “Po kur ne falemi pas imamit?” Ebu Hurejra tha: “Lexoje në veten tënde, sepse unë e kam dëgjuar Profetin të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë e kam ndarë namazin në dy gjysma, dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon: “Kur adhuruesi thotë: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemîn (Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve!), Allahu thotë: “Më lavdëroi dhe falënderoi adhuruesi im!”. Kur adhuruesi thotë: Er-Raĥmânir-Raĥîm të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit , Allahu thotë: “Më përlëvdoi shumë adhuruesi Im”. Kur adhuruesi thotë: Mâliki jeumid -dîn (Sunduesit të Ditës së Gjykimit) , Allahu thotë: “Më lartësoi e madhëroi Mua adhuruesi Im”. Ose tha: “M’i besoi Mua adhuruesi Im të gjitha punët e tij.” Kur adhuruesi thotë: Ijjâke nea’budu ue ijjâke nesteaîn (Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë), Allahu thotë: Kjo është mes meje dhe adhuruesit Tim dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon. “Kur adhuruesi thotë: Ihdinaŝ-ŝirâţal musteķîm. Sirâţal -ledhîne enamte alejhim ĝajril maĝđûbi alejhim ue leđ -đãl-lîn. (Na udhëzo në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre të cilët i begatove, jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin dhe as në rrugën e të humburve!)”, Allahu thotë: “Këto janë për adhuruesin Tim, dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon”.” Kështu e ka sjellë Nesaiu. Leximi i Fatihasë gjatë namazit Për këtë çështje janë dhënë tri mendime: 1. Leximi i Fatihasë është detyrë për imamin, për xhematliun dhe për atë që falet vetëm. Kjo është ajo që tregojnë përgjithësisht hadithet e sjella në këtë temë. 15. “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Fatihanë”. 16 “Ai që fal një namaz dhe nuk lexon në të Ummul Kur'anin, ai namaz është ħadâxh (jo i plotë).” 17 “Nuk vlen një namaz në të cilin nuk lexohet Ummul Kur'an-i.” Ky është mendimi ekzistues i Shafiut (Allahu e mëshiroftë!). 2. Anëtari i xhematit nuk e ka detyrë që të lexojë as Fatihanë dhe as ndonjë sure tjetër, as në namazet me zë e as në ato pa zë. Për këtë tregon hadithi i sjellë nga imam Ahmed Ibn Hambel, nga Xhabir Ebu Abdilah, nga Profeti që ka thënë: 18 “Ai që falet me imam, leximi i imamit është edhe lexim për të.” Por në senedin e këtij hadithi ka dobësi. Maliku transmeton nga Uehb Ibn Kejsan, nga Xhabiri se kjo është prej fjalës së Xhabirit e jo nga Profeti ﷺ . Ky hadith është sjellë përmes rrugësh të ndryshme, por asnjëra nga ato nuk është e saktë. Allahu është më i ditur për gjithçka. 3. Leximi i Fatihasë është detyrë për anëtarin e xhematit në namazet pa zë, e nuk është detyrë në namazet me zë. Për këtë tregon hadithi i sjellë në Sahihun e Muslimit, nga Ebu Musa el Eshariu, i cili tregon tregon Profeti i Allahut ka thënë: 19 “Imami është vendosur që të udhëhiqeni pas tij. Kur ai bën tekbir, bëni dhe ju tekbir dhe kur ai të lexojë, atëherë heshtni!” Hadithi vazhdon. Edhe autorët e Suneneve, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh, sjellin hadithin e Ebu Hurejrës, se Profeti ﷺ ka thënë: 20 “... kur të lexojë imami, heshtni!”. Këtë hadith e ka gjykuar si sahih imam Muslimi. Këto dy hadithe tregojnë për saktësinë e këtij mendimi. Në fakt, ky është edhe njëri nga mendimet e hershme të imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!). Shtjellimi i istiadhe-s dhe dispozitave të saj 7 - Eûdhu bil-lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej (sherrit të) shejtanit të mallkuar 8 Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe di gjithçka.” [ El ea ’raf 200]. “Kur të lexosh
Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër (sherrit të) shejtanit të mallkuar.Vërtet, ai (shejtani) nuk ka asnjë fuqi kundër atyre që besojnë dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë.” [Nahl 98 - 100]. Disa lexues të specializuar të Kur'anit e të tjerë janë të mendimit se istiadhja bëhet pasi ka përfunduar leximin e Kur'anit apo i një pjese të tij, duke u mbështetur në kuptimin e drejtpërdrejtë të kontekstit të ajetit kur'anor në të cilin thuhet: “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut...”, pra, pasi të kesh lexuar Kur'an. Sipas këtij mendimi, kjo bëhet edhe për të larguar vetëkënaqësinë dhe vetëpëlqimin pas përfundimit të leximit të Kur'anit. Megjithatë, Ebu Bekër Ibn Arabiu thotë ky është një mendim shumë i çuditshëm. Sipas një mendimi tjetër, istiadhja bëhet edhe në fillim, edhe në përfundim të leximit të Kur'anit. Sidoqoftë, mendimi më i përhapur dhe i njohur nga shumica e dijetarëve është se istiadhja bëhet para leximit, për të larguar vesveset e shejtanit. Kuptimi i ajetit sipas këtyre është “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut...”, domethënë “Kur të përgatitesh të lexosh Kur'anin...”. Kjo ngjan me fjalët e Allahut në suren Maide 3: “O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat...”. Pra, kur të vendosni e të përgatiteni për të falur namaz. Argument për këtë janë edhe hadithet e sjella nga Profeti i Allahut. Imam Ahmed Ibn Hambeli, - Allahu e mëshiroftë, - sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu: 21 “Kur Profeti ﷺ ngrihej natën për namaz, bënte tekbirin pastaj thoshte: Sub’ĥânekellllâhum-me ue bi ĥamdike, ue tebâreke - smuke, ue teâlâ xhed-duke, ue lâ ilâh - e ĝajruke. (I lavdëruar dhe larg çdo të mete je, o i Adhuruari im në lavdinë Tënde. I lartësuar, i madhëruar dhe begatisjellës është emri Yt! U lartësoftë madhëria Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër të meritueshëm veç Teje!” Pastaj vijonte të thoshte: “ Lâ ilâhe il -l’Allâhu” tri herë, pastaj thoshte: “Eûdhu bil -lâhis-semî-il alîm, minesh - shejŧânir-raxhîm, min hemzihi, ue nefħihi, ue nefthihi. ” (Kërkoj mbrojtje tek Allahu, Gjithëdëgjues dhe i Gjithëditur, (të më ruajë) prej shejtanit të mallkuar, prej hemzihi, nefħihi dhe nefthihi).9 Të katër autorët e Suneneve e kanë sjellë hadithin nga transmetimi i Xhafer Ebu Sulejmanit, që e sjell nga Ali Ibn Alij el Rifai el Jeshkurij. Imam Tirmidhiu ka thënë për këtë hadith, se ai është hadithi më i njohur dhe i përhapur për këtë çështje. Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) dhe nxënësi i tij, Muhamedi kanë qenë të mendimit se istiadhja thuhet për shkak të leximit të Kur'anit gjatë namazit. Ndërsa Ebu Jusufi ishte i mendimit se istiadhja thuhet për shkak të vetë faljes së namazit. 10 Nga fjalët e këndshme të thëna rreth istiadhes është edhe mendimi se istiadhja është pastrim për gojën, nga kotësitë e gjynahet që ke nxjerrë prej saj. Ajo është si një parfumosje e gojës, përpara fillimit të leximit të Fjalës së Allahut. Ajo tregon kërkimin e mbrojtjes, strehimit e mbështetjes tek Allahu, duke dëshmuar kështu për pushtetin e Tij absolut nga njëra anë, dhe duke shprehur nga ana tjetër dobësinë e pamundësinë e robit për t’u përballur me këtë armik të përbetuar të brendshëm, të cilin askush nuk ka forcën dhe pushtetin për ta ndaluar dhe larguar, veç Allahut, që e krijoi. Ky armik nuk pranon mirësjellje dhe përshtatje dhe as nuk ndikohet po t’i bësh mirësi, ndryshe nga armiku i llojit njerëzor. Duke qenë se shejtani na sheh dhe ne nuk e shohim, atëherë ne i kërkojmë ndihmë Atij që e sheh shejtanin për të na mbrojtur prej tij, kur edhe shejtani nuk e sheh dot Atë. 11 Kuptimi i fjalës Eudhu: El-Istiâdhetu është El-Istixhâratu, pra, kërkimi i strehimit dhe i mbrojtjes (diku ose tek dikush). Ndërsa thënia: Eûdhu bil -lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm”, me fjalë të tjera mund të shpjegohet: "Kërkoj mbrojtje, strehim, ndihmë tek madhështia e Allahut, duke u lidhur dhe mbështetur vetem tek Ai,
që të më ruajë prej të keqes së shejtanit të mallkuar dhe të dëbuar nga mëshira e Tij. Kërkoj ndihmë, mbrojtje tek Allahu, që shejtani të mos më mashtrojë dhe të mos më devijojë nga rruga e drejtë; që të mos më dëmtojë mua as në fenë time dhe as në jetën time të dynjasë. Kërkoj ndihmë tek Allahu i Lartësuar që shejtani i mallkuar të mos ia dalë mbanë që të më pengojë nga zbatimi i urdhrave të Zotit tim, dhe të mos ia dalë mbanë që të më nxisë dhe të më bëjë që të veproj ato gjëra, nga të cilat Zoti im më ka ndaluar, sepse është e pamundur që ai të sprapset nga unë. Shejtani mund të sprapset vetëm nga Zoti i botëve. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se istiadhja është vepër e pëlqyeshme dhe nuk është (vaxhib) një urdhër i prerë, që, nëse nuk e bën, merr gjynah. Ibn Sirini ka thënë që: Nëse robi e thotë vetëm një herë në jetën e tij “ Eûdhu bil -lâhi minesh -shejŧânirraxhîm”, e ka kryer detyrimin për thënien e istiadhes. Por duhet të përmendim se Profeti ﷺ ka qenë i vazhdueshëm në thënien e istiadhes dhe është shumë i rëndësishëm fakti se istiadhja e largon shejtanin. Duke qenë se largimi i shejtanit është një detyre shumë e rëndësishme për njeriun, atëherë edhe istiadhja duhet të jetë po kaq e rëndësishme. Dihet rregulli i rëndësishëm, që thotë: “Një vepër pa të cilën nuk mund të plotësohet e detyrueshmja, është e detyrueshme.” 12 Si thënia me zë e istiâdhes, ashtu edhe thënia në vetvete, është njëlloj. Kështu ka thënë Shafiu me kuptim, jo fjalë për fjalë.13 Fjala shejtan e ka preardhjen nga fjala “ sheŧane jeshŧunu ”, domethënë: u largua me natyrën e tij të keqe e u dëbua nga çdo e mirë, për shkak të shkeljes së çdo kufiri të Zotit. Pra, shejtani u largua dhe shkoi shumë larg së vërtetës dhe së mirës. Fjala Raxhîm merr kuptimin merxhûm, pra, i mallkuar, i dëbuar nga mëshira dhe nga çdo mirësi. - Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim - Ebu Daudi sjell me sened të saktë deri tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur nga ata të dy, at e bir!), se Profeti ﷺ nuk e mësonte mbarimin dhe ndarjen mes sureve derisa të zbriste Bismilahir-Rahmanir-Rahim.”. Dijetarët janë unanimë se BismilahirRahmanir-Rahim është pjesë nga ajeti 30 i sures Neml. Pastaj kanë dhënë mendime të ndryshme rreth faktit se a është ajet i shkëputur i zbritur në fillim të çdo sureje, apo ajo është ajet vetëm i sures Fatiha e jo i sureve të tjera, apo është zbritur për të treguar ndarjen mes sureve. Mendimi më i saktë është se ajo është zbritur për ndarjen mes sureve, ashtu siç u përmend pak më sipër nga fjala e Ibn Abasit e përcjellë nga Ebu Daudi. 14 Ata që janë të mendimit se është ajet i sures Fatiha, janë të mendimit gjithashtu se duhet lexuar me zë në namaz, ndërsa ata që nuk janë të këtij mendimi e lexojnë atë pa zë në namaz. Për secilën nga palët ka mbështetës prej sahabëve, që ndajnë të njëjtin mendim. Ajo që është sjellë saktësisht dhe në mënyrë të sigurt nga katër kalifët e drejtë është se ata e lexonin bismilah-in pa zë në namaz. Po kështu kanë vepruar edhe shumë selefë mes tabiinëve dhe të tjerë që erdhën pas tyre. Ky është edhe mendimi i Ebu Hanifes, i imam Theuriut dhe imam Ahmedit. Ndërsa ndjekësit e imam Malikut nuk e lexojnë as me zë e as pa zë. Shkurtimisht, mund të themi se nga transmetimet e sjella nga Profeti ﷺ dhe unanimiteti i dijetarëve tregon se edhe ata që e lexojnë me zë, edhe ata që e lexojnë pa zë e kanë namazin të saktë.15 Dobitë dhe rëndësia e bismilahit Imam Ebu Muhamed Abdurahman Ibn Ebu Hatim (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Tefsirin e tij, me senedin e tij nga Uthman Ibn Afan: 22. “Profeti i Allahut (Salavatet dhe selami i Zotit qofshin mbi të!) u pyet rreth “Bismilahir -Rahmanir-Rahim” dhe tha: “Ai (Bismilahi) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar. Mes saj dhe emrit më të madh të Allahut ka afërsi, aq sa është e bardha e syrit me të zezën e tij.” 16 Uekiu sjell me senedin e tij hadithin nga Ibn Abasi, që ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu të ruajë e ta shpëtojë nga 19 zebanitë e Xhehenemit, le të lexojë “ BismilahirRahmanir-Rahim”, se Allahu do t’ia bëjë çdo gërmë të saj mbrojtje nga çdo zebani.” Këtë thënie e ka përmendur Ibn Atije dhe imam El Kurtubiu. 17 Ibn Atije e ka përkrahur këtë mendim të Ibn Kethirit dhe e ka qartësuar duke argumentuar gjithashtu me fjalën e Profetit ﷺ : 23 “Pashë mbi 30 melekë që garonin për të marrë e për të shkruar fjalën e adhuruesit, që tha: “ Rabena lekel hamdu hamden kethiran, tajjiben mubâraken fihi ” (Zoti ynë, ty të qofshin lavdërimet, lavdërime të shumta, të mira dhe plot bekime), për shkak se edhe kjo fjalë përmban mbi 30 germa. Në hadithin e Bishër Ibn Amara nga Dahhaku përmendet se Ibn Abasi ka thënë: E para fjalë që i ka thënë Xhibrili Muhamedit ﷺ ishte: 24 “O Muhamed thuaj: “ Esteidhu bis-semi’il alim minesh-shejtânir-raxhim” “Kërkoj mbrojtje tek Ai që dëgjon dhe di gjithçka (të më ruajë) nga shejtani i mallkuar!”. Pastaj tha: “Tani thuaj: “ Bismil-lâhir-RahmânirRahim”. Nesaiu shënon në librin e tij: “Puna gjatë ditës dhe natës”, ndërsa Ibn Merdeuejhi në Tefsirin e tij, një hadith nga Halid Ibn Hadhae, ky nga El Huxhejmiu, ky nga Ebu Malik Ibn Usame Ibn Umejri e ky nga i ati, që ka thënë: 25 “Unë isha prapa Profetit ﷺ kur kafsha e Profetit u pengua. Unë thashë: “ Teisesh-shejtan! (U shkatërroftë shejtani!)” Profeti ﷺ më tha: “Mos thuaj ashtu, sepse shejtani zmadhohet sa një shtëpi, por thuaj “ Bismil-lâh”, sepse kështu ai zvogëlohet sa një mushkonjë.” 18 E gjithë kjo ndodh nga bekimi dhe mirësia e fjalës Bismilah. Bismilahi 19 është i pëlqyeshëm të thuhet para hyrjes në banjë, në fillim të marrjes së abdesit, para fillimit të ngrënies së ushqimit, para therjes së kafshës, madje disa mendojnë se kjo e fundit është e detyrueshme. Është e pëlqyeshme të përdoret edhe përpara marrëdhënieve intime. Për këtë tregon hadithi i sjellë në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit nga Ibn Abasi, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 26 “Nëse kur shkoni me gruan thoni: Bismil-lâh! Allâhum -me xhen - nibnash-shejŧâne ue xhen -nibish-shejŧâne mâ razeķtena! (Me emrin e Allahut! O i Adhuruari im! Largoje prej nesh shejtanin; largoje shejtanin nga ajo me të cilën na furnizon!), atëherë, nëse ju dhurohet një fëmijë, atij fëmije nuk do t’i bëhej kurrë dëm nga shejtani.” Allah 20 është emër i përveçëm i Zotit të Lartësuar. Thuhet se ky është emri i madh i Allahut dhe të gjithë emrat e tjerë janë cilësi e përshkrime të Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [Hashër 22 - 24]. Në dy Sahihët 21 është hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 27 “Allahu ka 99 emra, 100 pa një, të cilat ai që aĥŝâhâ 22 (i mëson e punon me to) ka për të hyrë në Xhenet!” 23 El hamdu lil-lahi Rabil Alemin - Elhamdu lil -lahi - Ibn Xheriri shpjegon: Mirënjohja e sinqertë i qoftë vetëm Allahut dhe askujt tjetër prej atyre që njerëzit adhurojnë apo krijesave të Allahut. Mirënjohja e falënderimi i plotë i qoftë Zotit për të gjitha ato mirësi që u dhuroi robërve të Tij, të cilat askush nuk mund t’i numërojë e përkufizojë. Askush nuk e di numrin e tyre veç Zotit. Ai ua ka dhuruar ato mirësi robërve të Vet, edhe pse ata nuk kanë bërë asgjë për t’i merituar. Allahut i qoftë hamdi, lavdërimi e mirënjohja për të gjitha këto, në fillim e në fund. 24 Elifi (E) dhe Lami (L), pra, nyja ‘ El’ tek fjala “El Hamdu lil -lah” përdoret në arabisht për të treguar gjithëpërfshirje. Sipas këtij kuptimi, të gjitha llojet e format e hamdi-t dhe shprehjes së tij i takojnë veçse Allahut të
Lartësuar. Në një hadith thuhet: 28. “O Allah, Ty të takon i gjithi hamdi, Ty të takon i gjithë mbretërimi e pushteti! Në dorën Tënde është e gjithë e mira dhe tek Ty kthehen të gjitha çështjet!” 25 - Rabil alemin - El Rab është Pronari, rregulluesi e administruesi i gjithësisë. Emërtimi “El Rab” me pjesëzën “El” përpara lejohet veçse për Allahun, ndërsa pa nyjen “El” mund të përdoret nëse vjen në formën pronë-pronar, p.sh. “rabul bejt” - “ i zoti i shtëpisë”.26 - El alemin është shumësi i fjalës El Alem. Këtu bën pjesë gjithçka që ekziston, përveç Allahut të Lartësuar. El au âlim (botërat) janë botët e ndryshme të krijesave në qiej dhe në tokë, në dhé dhe në det. Kështu p.sh., bota e njerëzve është botë më vete, xhindët janë botë më vete, melekët gjithashtu përbëjnë një botë. Kështu ka thënë Bishër Ibn Amarati, që përcjell nga Ibn Abasi. “El hamdu lil-lâhi rabil âlemin” - Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, në dorë të të Cilit është i gjithë krijimi dhe krijesat, në qiej e në tokë e çka mes tyre e brenda tyre, nga ata që i dimë dhe nga ata që nuk i dimë. - Er-Rahmanir-Rahim - Këta janë dy emra që e kanë prejardhjen nga fjala “ Errahmetu”- “Mëshirë”, me një kuptim të përforcuar dhe epror të saj . 27 Er-Rahman (i Gjithëmëshirshmi) ka një kuptim më të përforcuar dhe më epror sesa emri “ ErRahim” (Mëshirëplotë). Emri “Er-Rahman” është i prejardhur, ndryshe nga pretendimet se ai nuk është i tillë. Për këtë tregon hadithi që e ka sjellë Tirmidhiu, duke e gjykuar si të saktë (sahih), nga Abdur-rahman Ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 29 . “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë jam ErRahmanu dhe Unë e krijova farefisninë dhe zgjodha për të një emër ( er-rahm) të prejardhur nga Emri Im ( Er-Rahman). Për atë që i mban lidhjet farefisnore, edhe Unë do t’i mbaj lidhjet me të, e kush i shkëput lidhjet farefisnore, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.”. Ky është një tekst i drejtpërdrejtë dhe i qartë se emri “Er - Rahman” është i prejardhur dhe nuk ka më kuptim asnjë lloj kundërshtie në këtë çështje. Ibn Xheriri përcjell përmes senedit të tij nga El Azramiu, i cili ka thënë: “Er - Rahman është i Gjithëmëshirshmi për të gjitha krijesat, 28 ndërsa Er -Rahim është Mëshirëploti vetëm për besimtarët.” Edhe në ajetin kur'anor Allahu i Madhëruar thotë: “Er-Rahmanu që qëndroi mbi Fron.” [Ta Ha 5], për të treguar se Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me mëshirën e Tij. Ndërsa kur flet për mëshirën e Tij për besimtarët, Ai thotë: “Ai është Er-Rahim me besimtarët.” [Ahzab 43]. Pra, i dalloi me mëshirën e Tij të veçantë dhe të plotë vetëm për ta. Kjo tregon gjithashtu se emri ErRahman ka një kuptim më të përforcuar të mëshirës sesa emri Er-Rahim, sepse ka përfshirë të gjitha krijesat dhe është në të dyja jetët. 29 Imam Kurtubiu ka thënë: Allahu i Madhëruar e ka përshkruar Veten e Tij me emrat Er-Raĥmâni dhe Er-Rraĥîm, pasi përmendi se Ai është Rabbul Alemin (Zoti i botëve), në mënyrë që pas nxitjes së frikës, në zemrën e robit të vijojë me nxitjen e shpresës. Përmendja e emrave ErRaĥmâni, Er -Rraĥîm nxit shpresën në zemrën e robit. Ata vijnë pas përshkrimit të Tij si Rabbul Alemin , përshkrim i cili nxit frikën. Kjo është plotësisht në përputhje me atë që thotë vetë Allahu në një ajet tjetër: “Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Por edhe dënimi Im është dënim i dhembshëm.” [El Hixhr 49, 50]. Në Sahihun e Muslimit shënohet se Ebu Hurejra përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 31 “Sikur ta dinte besimtari se çfarë ndëshkimesh ka Allahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij. Sikur ta dinte mosbesimtari se çfarë mëshire ka Allahu, askush nuk do të humbiste shpresën në mëshirën e Tij.” 30 Emri “ Er-Raĥmân” është i ndaluar për krijesat. Kështu, krijesat nuk mund të emërtohen me këtë emër, sepse ai është i veçantë për Allahun. Mendoni pak në Musejleme Gënjeshtarin, 31 i cili paturpësisht mori guximin që të quante
veten e tij me këtë emër! Allahu ia mveshi atij një veshje poshtërimi dhe sot ai njihet nga të gjithë si Musejleme Gënjeshtari. Madje, ai merret si shembull i gënjeshtrës dhe gënjeshtarëve, ndaj thuhet: “Gënjeshtar si Musejlemi.” - “Maliki jeumid -din” - Kuptimi: Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Allahu i Lartësuar vërtet e veçon përmendjen e sundimit të Tij në Ditën e Gjykimit, por kjo nuk do të thotë se Ai nuk është edhe Sunduesi i kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe i ahiretit, por pak më përpara kësaj Ai e përshkroi Veten si “ Rabbul Alemin”, duke na treguar kështu se Ai është sunduesi i të gjithë botëve, dhe kjo fjalë përfshin dynjanë dhe ahiretin. Pastaj Ai e veçon pushtetin e Tij në Ditën e gjykimit, sepse atë ditë do të zhduket tërësisht edhe ai lloj pushteti që e pretendonin në jetën e kësaj dynjaje ata të cilët nuk besonin në Zotin dhe ishin mendjemëdhenj. Atë ditë, askush nuk do të ketë në dorë asnjë gjë. Madje, askush nuk do të flasë pa e lejuar i Gjithëmëshirshmi: “Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” [Nebe 38]. Dahaku na tregon se Ibn Abasi shpjegon “Maliki jeumiddin ” (Sunduesi i Ditës së Gjykimit) kështu: Atë ditë, askush nuk zotëron ndonjë pasuri, siç kishte në dynja, kur thoshte “Kjo është pasuria ime!”, ose “Ky është pushteti im!”. Atë ditë askush nuk zotëron më asnjë lloj pasurie apo pushteti.”32 Jeumud-din do të thotë: Dita e gjykimit, llogarisë dhe shpërblimit. Ajo është Dita e Kijametit, kur Allahu do të gjykojë e shpërblejë krijesat. Nëse kanë bërë mirë, do t’i shpërblejë me të mira, e nëse kanë bërë keq, do të marrin dënimin që meritojnë, veç nëse Allahu i fal. O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj na fal ne! 33 - Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë. - Këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rendit të zakonshëm të fjalisë në arabisht. Kështu, në fjalinë “Ty të adhurojmë dhe tek Ti ndihmë kërkojmë”, përemrat ‘Ty’ dhe ‘Ti’ janë vendosur përpara foljes (kallëzuesit), mënyrë kjo e cila e vë theksin tek përemri, duke i dhënë fjalisë këtë kuptim: “Vetëm Ty të adhurojmë” dhe “Vetëm tek Ti e kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen”. Vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë, dhe asnjë tjetër veç Teje, dhe mbështetjen e ndihmën e kërkojmë veç tek Ti, e tek askush tjetër. Pikërisht kjo është bindja e plotë ndaj Zotit. El ibadetu nga ana gjuhësore do të thotë përunjësi e nënshtrim. Ndërsa në terminologjinë e Sheriatit është një fjalë që përmbledh në vetvete gradën më të lartë të dashurisë, nënshtrimit e përunjësisë dhe të frikës.34 Disa selefë kanë thënë: Fatihaja është e fshehta e Kur'anit dhe e fshehta e Fatihasë është tek kjo frazë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein! ”. Ijjake nabudu (Vetëm Ty të adhurojmë) është dëshmi e sinqertë e njeriut për distancimin nga çdo lloj shirku. Ndërsa: “ ue ij jake nestein” (vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë), është një dëshmi e çiltër se ai po ia dorëzon të gjitha çështjet Allahut të Lartësuar dhe po distancohet tërësisht nga forcat dhe aftësitë e veta. E gjithë feja e Zotit bazohet në këto dy çështje. Ky mesazh jepet në shumë ajete kur'anore: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. “Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” [Mulk 29]. - "Ij-jâke nea’budu ue ij-jâke nestein!” - Në këtë ajet vërehet një zhvendosje nga veta e tretë në vetën e dytë, pra, duke ju drejtuar drejtëpërdrejt Allahut të Lartësuar. Që nga fillimi i sures, " El hamdu lil -lahi Rabil Alemin", e deri tek " Maliki jeumid -din" të gjitha janë treguar në vetën e tretë. Pastaj teksti zhvendoset në vetën e dytë, duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. Adhuruesi,
përmes hamd-it (lavdërimit), thena-it (përlëvdimit të përsëritur e të shumtë) dhe temxhid-it (madhërimit), realizon hamd-in dhe esencën e tij, në masën dhe cilësinë e duhur, siç kërkohet nga Allahu i Lartësuar, dhe pastaj distancohet plotësisht nga adhurimi i gjithçkaje tjetër dhe nga mbështetja tek dikush tjetër veç Allahut Mëshiorëplotë. Vetëm pas kësaj përpjekjeje, ai nderohet, afrohet dhe ngrihet në nivelin dhe gradën për t’i folur drejtëpërdrejt Allahut të Lartësuar duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. 35 Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar ka përmendur adhurimin përpara istiane-s, kërkimit të ndihmës, sepse përkushtimi i adhurimeve Allahut është qëllimi i njeriut, ndërsa kërkimi i ndihmës është mjet ose ndihmë për të realizuar sa më mirë adhurimin; dhe dihet mirë se qëllimi është më i rëndësishëm se mjeti, ndaj më të rëndësishmes i jepet përparësi. Një pyetje që shtrohet është: “Përse është përdorur numri shumës në ajet, duke thënë: “të adhurojmë” dhe “ndihmë kërkojmë”? Për këtë janë dhënë përgjigje të shumta, ndër të cilat edhe fakti se kur i drejtohemi Allahut të Madhëruar në numrin shumës, pra, duke thënë: “vetëm Ty të adhurojmë” kjo është një shprehje më e qartë e modestisë dhe e përunjësisë para Allahut, sesa kur i drejtohesh Atij duke thënë “vetëm Ty të adhuroj”. Kjo e fundit tregon një lloj madhërimi e vlerësimi për veten. E kush je ti që e konsideron veten të denjë që t’i drejtohesh i vetëm Allahut të Madhëruar, të cilin askush nuk mund ta adhurojë dhe përlëvdojë ashtu siç Ai e meriton?! Kështu, robi, me modesti e përunjësi i drejtohet Allahut të Madhëruar së bashku me vëllezërit e tij besimtarë, që t’i shprehë Atij adhurimin dhe t’i kërkojë ndihmë. Adhurimi i Allahut dhe statusi i të qenurit adhurues e rob i Allahut është një gradë shumë e lartë, me të cilën robi nderohet dhe vlerësohet. Me këtë titull e ka emërtuar Allahu i Madhëruar Profetin e tij të dashur, në kontekstet më të rëndësishme: I lartësuari thotë: “Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, i Cili i ka shpallur Robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kur'anin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim!” [Kehf 1]. Ose: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit që t’i lutej Atij, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” [Xhin 19]. “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! Vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka.” [Isra 1]. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka quajtur “robi dhe adhuruesi Ynë” kur i ka sjellë Shpalljen, kur ka treguar adhurimin e Profetit ﷺ dedikuar Atij dhe kur ka folur për udhëtimin e mrekullueshëm të Israsë. Ibn Abasi ka thënë: "Ijake nea’budu”, domethënë: Vetëm Ty të njësojmë, të frikësohemi dhe të shpresojmë, o Zoti ynë, dhe asgjë e askënd tjetër veç Teje! Ndërsa " ue ijake nestein ”, domethënë: Vetëm Ty të kërkojmë të na ndihmosh për të t’u bindur e nënshtruar dhe për t’i përmbushur të gjitha çështjet e punët tona. Është përmendur fillimisht adhurimi përpara kërkimit të ndihmës, sepse adhurimi është qëllimi kryesor e final, ndërsa kërkimi i ndihmës është mjeti për arritjen e këtij qëllimi, dhe qëllimet janë më të rëndësishme sesa mjetet. - “Ihdinas-siratal mustekim ” Na udhëzo në Rrugën e Drejtë - Pasi paraqiten në fillim përlëvdimet e shumta e të përsëritura për Allahun e Lartësuar, tashmë është pikërisht momenti kur duhet t’i drejtosh lutjet, sikurse na udhëzon Allahu i Madhëruar në hadithin kudsij: 32 “....Unë e kam ndarë namazin (Fatihanë) në dy gjysma. Gjysma e tij është për Mua dhe gjysma tjetër (e Fatihasë) është për robin Tim dhe robit Tim do t’i jepet ajo që kërkon. ...” Kjo është mënyra më e mirë që mund të bësh një lutje. Fillimisht e lavdëron Allahun dhe pastaj parashtron lutjen tënde dhe të vëllezërve të tu besimtarë, duke thënë: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë!”.
- “El Sirat el Mustekim” është rruga e qartë, e dukshme, e drejtë dhe pa shtrembërime. Në fakt, janë dhënë mendime të ndryshme për të. E përbashkëta është se “ El Sirat el Mustekim” është ndjekja e pasimi korrekt i rrugës së Profetit me sinqeritet vetëm për Allahun, rruga e vetme që të çon tek Allahu dhe Xhenetet e Tij. Gjithashtu, është thënë se ajo është “Libri i Allahut”, ose “Islami”. Ibn Abasi ka thënë se ajo është feja e Allahut, e cila nuk ka shtrembërime. Ndërsa Ibn el Hanifij ka thënë se ajo është feja e Allahut, e vetmja fe e pranuar tek Ai. Në një hadith që e përcjell Ne ualis Ibn Semani thuhet se rruga e drejtë ( El Siratu el Mustekim) është vetë Islami. Sipas tij, Profeti ﷺ ka thënë: “Allahu sjell si shembull një rrugë të drejtë. Në dy anët e rrugës ka nga një mur, me disa dyer të hapura. Mbi dyer ka perde të lëshuara. Në portën hyrëse të kësaj rruge ndodhet një ftues, që thotë: “O njerëz! Hyni në këtë rrugë dhe mos devijoni!” Ndërsa sipër (e përgjatë) kësaj rruge ndodhet një ftues, i cili sa herë që njeriu tenton të hapë ndonjë nga ato dyer thotë: “I mjeri ti! Mos e hap, se nëse e hap, ke për të hyrë brenda!”. Rruga e drejtë ( El Siratu el Mustekim ) është Islami. Dy muret anësore të saj janë kufijtë e Allahut (që nuk duhen tejkaluar). Dyert e hapura në këto mure janë haramet (ndalesat e Allahut). Ftuesi në fillim të rrugës është Libri i Allahut. Ftuesi sipër (e përgjatë) kësaj rruge është qortuesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”. El Muxhahidi ka thënë se “ El Sirat el Mustekim” është “e Vërteta”, dhe ky është term gjithëpërfshirës. Kështu, nuk ka kundërshti mes saj dhe përkufizimeve të mësipërme. Dikush mund të pyesë: Nëse muslimani është i udhëzuar në rrugën e drejtë, atëherë përse i kërkon Allahut në çdo namaz që ta udhëzojë në këtë rrugë? Përgjigjja për këtë pyetje është: “Njeriu e ka të domosdoshme në çdo çast dhe gjendje që Allahu i Madhëruar ta forcojë e ta bëjë të palëkundur e të vazhdueshëm në udhën e drejtë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na udhëzon që t’i lutemi Atij në çdo kohë që Ai të na japë forcë, qëndrueshmëri dhe sukses për të ecur dhe jetuar sipas rrugës së drejtë. Po kështu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar besimtarët që të besojnë kur thotë: "O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg (rrugës së drejtë) . [En-nisa, 136 ]. Qëllimi është qëndrueshmëria dhe vazhdimësia në ato punë që ndihmojnë dhe ushqejnë besimin. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. 36 Këto ajete janë argument dhe nxitje e qartë që ne të përdorim atë që quhet teuesul (ndërmjetësim) i lejuar tek Allahu, që përmbushja e lutjes të jetë më pranë dhe e realizueshme. Ky ndërmjetësim bëhet duke e lavdëruar Allahun përmes emrave e cilësive të Tij të larta e duke bërë vepra të mira përpara parashtrimit të lutjes. Kështu, në leximin e sures Fatiha, besimtari fillimisht kërkon teuesul e afrim tek Allahu përmes lavdërimeve të shumta që ia kushton Atij, duke thënë: “ Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve! Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit”. Pastaj, përsëri kërkon ndërmjetësim dhe afrim tek Zoti duke bërë punë të mira, dhe në këtë rast, duke dëshmuar me bindje e sinqeritet njëshmërinë e Zotit në adhurim dhe mbështetjen e plotë vetëm tek Ai. Kështu, vetëm pas këtij ndërmjetësimi e afrimi tek Allahu përmes këtyre mënyrave të ligjëruara nga Ai, besimtari parashtron lutjen e tij që Allahu ta udhëzojë atë dhe vëllezërit e tij besimtarë në rrugën e Tij të drejtë. Kjo rrugë e drejtë është Islami i saktë dhe korrekt, i pastër dhe i ruajtur nga çdo shtesë e pakësim dhe i ruajtur nga çdo bidat dhe kotësira të pabaza. Kjo është rruga më e shkurtër për të përmbushur dhe realizuar gjithçka që e do Zoti dhe është i kënaqur me të, ekzaktësisht siç ka urdhëruar Ai dhe siç e
ka sjellë qartësisht Profeti. Nëse besimtari do t’i lexonte me vëmendje ajetet ku përmenden lutje, do të vërente se përpara tyre gjithmonë janë përmendur ajete që e nxisin dhe udhëzojnë që të kërkojë ndërmjetësim dhe afrim tek Allahu me mënyrat e lejuara, si p.sh. duke përmendur vetë Zotin e Madhëruar, ose duke e lavdëruar dhe përmendur emrat dhe cilësitë e Tij, ose duke bërë punë të mira, nëpërmjet të cilave mund të afrohet tek Allahu, ose duke u lutur për vëllezërit e tij muslimanë. Edhe kjo e fundit është një mënyrë shumë e mirë ndërmjetësimi, që e sjell më afër përgjigjen e lutjes. 37 Allahu i Lartësuar na tregon se si u lut Dhen -nuni (Junusi), kur atë e gëlltiti peshku i madh: “ La ilâhe il-lâ Ente! Sub ĥâneke, inni kuntu minedh - dhâlimin. (Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë veç Teje! Ti je i dëlirë dhe unë isha i padrejtë.).” Kështu, Junusi nuk gjeti mënyrë më të mirë ndërmjetësimi e afrimi tek Allahu, që Ai t’i përgjigjej lutjes së tij, sesa përmes teuhidit të Tij, si dhe lartësimit dhe dëlirësimit të Tij nga çdo e metë dhe mangësi. Kjo ishte nga njëra anë. Ndërsa ana tjetër ishte duke dëshmuar dhe pranuar gabimin dhe padrejtësitë, me të cilat e dëmtoi vetveten. Pranimi i gabimit i shoqëruar me keqardhje është shprehje e pendimit dhe kthimit tek Zoti i Lartësuar. Dhe nuk ka dyshim se pendimi është prej veprave më të mira, që Zoti e ka pranuar si mënyrë ndërmjetësimi e afrimi, për t’i dhuruar robit f aljen dhe mbulimin e gjynaheve. Dëshmitë e Kur 'anit për këtë rregull janë të shumta. Prej këtyre dëshmive të sjella në Kur 'an është edhe lutja e babait tonë Ademit dhe nënës tonë Hava, kur ata gabuan. Ata thanë: “Rabbenâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! (Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!)” [ El ea’raf 23]. Dhe janë pikërisht këto fjalët që vetë Zoti ia mësoi Ademit, për të cilat aludohet në ajetin kur'anor: “Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë (lutjeje), dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.” [Bekare 37]. Po kështu, na mëson të kërkojmë ndërmjetësim e afrim tek Zoti përpara parashtrimit të lutjes edhe ajeti tjetër: “Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte) : “Besoni Zotin!”, e ne besuam. Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! ” [Al Imran 193]. Nuk ka dyshim se besimi i saktë dhe korrekt është nga punët më të mira. Kështu, pasi i paraqitën Allahut këtë punë të mirë, pra, besimin e saktë e korrekt, ata përmendin diçka tjetër, që konsiderohet si një vepër e mirë, e cila shërben si teuesul, që Ai ta pranojë dhe t’i përgjigjet lutjes: përmendja e nevojës së madhe të tyre për faljen e gjynaheve. Prandaj thanë: “... Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët!” Kështu na mëson Allahu se si ta kërkojmë ndërmjetësimin dhe afrimin tek Ai përmes mënyrave të lejuara.38 - Siratal-ledhine en’amte alejhim Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove - Ky është një shtjellim më i hollësishëm i ajetit paraardhës: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!”. Kështu, “ siratal mustekim ” është rruga e atyre të cilëve Zoti u bëri mirësi. Po kush janë këta të zgjedhur e fatlumë? Këta i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa, ajeti 69: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” El Dahhaku tregon se Ibn Abasi shpjegon: “Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove”, domethënë, ata që i begatove me mirësi dhe ua bëre mbarë të të binden dhe të të adhurojnë, qofshin melekë, profetë, të sinqertë dhe vepërmirë. Kjo ngjan me ajetin: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!”
[Nisa 69]. Gjithashtu, ngjan me fjalën e Allahut: “Jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!”. Pra, rruga e atyre që Zoti i begatoi me të mira është e ndryshme nga rruga e atyre që merituan zemërimin e Tij. Këta të mjerë janë ata të cilët i prishën synimet e tyre. Ata e njohën të vërtetën, por e shpërfillën dhe devijuan nga aj o, duke preferuar tjetër rrugë. Gjithashtu, rruga e atyre që Zoti i begatoi me të mira është e ndryshme edhe nga rruga e “të humburve”. Këta janë ata që nuk kishin dituri rreth të vërtetës dhe përqafuan rrugën e humbjes. Ata nuk morën rrugën e duhur për tek e vërteta, por vazhduan në padrejtësinë dhe humbjen e tyre. Vërej me kujdes fjalinë “jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!” Allahu ka theksuar fjalët “dhe as” për të treguar se janë dy rrugë të devijimit nga e vërteta dhe jo një; pra, është rruga e jehudëve dhe rruga e të krishterëve. Ndërsa rruga e besimdrejtëve është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore: dituria e saktë e burimore rreth të vërtetës, dhe puna sipas asaj diturie. Jehudët refuzuan të punonin me diturinë e saktë, ndërsa të krishterët refuzuan diturinë e saktë. Prandaj zemërimi goditi mbi jehudët dhe humbja përpiu të krishterët. Kështu, ai që e mëson të vërtetën dhe nuk punon sipas saj, meriton zemërimin e Zotit, ndryshe nga ai që nuk ka dituri. Ndërsa të krishterët, edhe pse mund të adhurojnë Zotin dhe t’i shprehin atij përunjësi, ata nuk e bëjnë këtë përmes rrugës së duhur që vetë Zoti e ka përcaktuar. Ata refuzojnë të pranojnë diturinë e vërtetë dhe rrugën e drejtë, duke e lënë veten në humbje dhe në errësirë. Në fakt, qoftë jehudët, qoftë krishterët janë të humbur dhe meritojnë zemërimin e Zotit, por cilësia e veçantë dalluese e jehudëve është se mbi ta ka rënë zemërimi i Zotit, ndërsa cilësia e spikatur e të krishterëve është fakti se ata nuk kanë dituri rreth të vërtetës dhe ndjekin kotësira. Kështu i përshkruan vetë Zoti, kur thotë për jehudët: “Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo, (që erdhi) si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit - ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” [Maide 60]. Ndërsa për të krishterët thotë: “Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës, dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. [Maide 77]. Hamad Ibn Seleme sjell rrëfimin nga Adij Ibn Hatimi, i cili thotë: 33. “E pyeta të Dërguarin e Allahut rreth fjalës së Allahut: “Gajril magdubi alejhim” dhe më tha se ata janë jehudët. E pyeta, gjithashtu, për fjalën e Allahut: “Ue led-dal-lin (dhe as në rrugën e të humburve)” dhe më tha: “Të krishterët, ata janë të humburit.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Sufjan Ibn Ujejne me senedin e tij deri tek Adij Ibn Hatimi. Ndërsa Ibn Merdauejhi sjell rrëfimin prej Ebu Dheri, që ka thënë: 34 “E kam dëgjuar Profetin e Allahut për “Gajril magdubi alejhim”, që tha: “Ata janë jehudët.” - “Po eddâl-lin, - e pyetën, - kush janë?” Ai tha: “Të krishterët.” Përmbledhje Kjo sure e mrekullueshme, me 7 ajete, ka përmbledhur në vete shumë dobi e mirësi. 1. Në të janë përmendur: lavdërimi i Allahut, madhërimi i Tij dhe përlëvdimi i përsëritur e i shumtë i Allahut, përmes emrave të bukur, që presupozojnë e tregojnë cilësitë e Tij të larta. 2. Është përmendur Dita e Premtuar, që është Dita e gjykimit dhe shpërblimit me drejtësi. 3. Ajo udhëzon besimtarët që t’i luten e përgjërohen vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo shirk dhe duke u distancuar gjithashtu nga çdo fuqi dhe forcë e tyre dhe për t’iu mbështetur tërësisht vetëm Allahut të Madhëruar.
4. Kjo sure na fton në sinqeritet dhe në përkushtim të adhurimeve veçse për Allahun, duke e njësuar në teuhidin uluhije, pra, në meritën e Tij për t’u adhuruar si një i vetëm dhe i pashoq, duke dëshmuar dhe deklaruar dëlirësinë e Tij nga çdo mangësi e kotësi dhe nga pasja e ndonjë partneri të ngjashëm apo si shembulli i Tij në çdo aspekt. 5. Kjo sure na mëson se si t’i lutemi Allahut dhe për çfarë t’i lutemi. 39 Ajo na mëson t’i lutemi të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Ajo na mëson se kjo rrugë e drejtë është feja që Zoti e shpalli me vërtetësi e drejtësi, dhe ne duhet ta lusim që Ai të na udhëzojë në këtë rrugë, por edhe përgjatë kësaj rruge, si dhe të na forcojë dhe të na bëjë të palëkundur në të. Na mëson ta lusim Allahun të na forcojë që të ecim kësaj rruge, derisa të arrijmë ta kalojmë në Ditën e Gjykimit edhe Urën e Siratit, atë rrugë reale dhe fizike të prekshme, që është e vetmja rrugë që të shpie në Xhenetet e lumturisë dhe mirësive, pranë profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve e punëmirëve. 6. Ajo na nxit për të bërë sa më shumë punë të mira, që të jemi pranë punëmirëve në Ditën e Gjykimit. 7. Ajo këshillon dhe paralajmëron që të kemi shumë kujdes dhe të mos ndjekim rrugët e humbjes dhe devijimit, në mënyrë që të mos ringjallemi me ata që i ndjekin ato rrugë. Ajo na mëson se rrugët e humbjes janë dy: “rruga e atyre që merituan zemërimin e Zotit” dhe “rruga e të humburve”. Mendo pak me kujdes bukurinë e formulimit të këtyre dy fjalive: “Në rrugën e atyre që u dhurove begati” dhe “jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin”. Kur flitet për begatitë, thuhet se ishte Allahu Ai që ua dhuroi ato. Ndërsa kur foli për zemërimin, thuhet se ishin ata që e merituan zemërimin e nuk përmendet se ishte Allahu që u zemërua ndaj tyre, edhe pse dihet mirë se Allahu u zemërua me ta. Në të njëjtën mënyrë, i Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë.” [Kehf 17]. “Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre.” [A’raf 186], e të tjera ajete që tregojnë se udhëzimi dhe humbja të gjitha janë në dorën e Allahut e të askujt tjetër. Ky është besimi korrekt dhe i bazuar në argumente, ndryshe nga besimi i kaderive dhe atyre që ecin gjurmëve të tyre, të cilët pretendojnë se njeriu është tërësisht i pavarur nga Allahu dhe është vetë njeriu që e sjell udhëzimin ose humbjen. Këta argumentojnë me ajete që quhen muteshabihe, pra, jo shumë të qarta, dhe shpërfillin ajetet e qarta dhe qartësuese, të cilat e hedhin poshtë besimin e tyre të gabuar. E tillë është gjendja e të humburve dhe të devijuarve. Në një hadith të saktë, Profeti a.s ka thënë: 35 “Kur të shihni ata të cilët ndjekin ajetet e paqarta, dijeni se janë ata që i përmend Allahu, prandaj ruhuni prej tyre.” Këtu aludohet për fjalët e Allahut në suren Al Imran, ajeti 7: “Është Ai (Allahu) që ta zbriti ty (o Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete të qarta (muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta ( muteshabihat). Por ata zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, gjurmojnë ato që janë jo shumë të qarta, për të shkaktuar hutim, gjoja sikur kërkojnë komentin e tyre. Por, përveç Allahut, askush nuk e di domethënien e tyre. Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i besojmë atij (Kur'anit). Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë.” Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të mençur.” Falë Zotit, bidatçiu dhe i devijuari nuk mund të gjejnë argument në Kur'an , sepse Kur'ani u zbrit që të jetë sqarues për gjithçka, për të ndarë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi, dhe në të nuk mund të gjesh kundërthënie e padrejtësi. Ai është shpallja e Allahut të Urtë dhe të Lavdëruar.40 Ai që lexon suren Fatiha e ka të pëlqyeshme që të thotë pas saj ‘Amin!’. Kuptimi i kësaj fjale është: O Allah!
Përgjigju dhe pranoje këtë lutje!” Mendimi më i saktë është se thënia “amin” është e pëlqyeshme për atë që është jashtë namazit. Ndërsa për atë që është në namaz, ky bëhet edhe më i fortë si urdhër, qoftë kur falet vetëm, qoftë kur falet me imam, qoftë për imamin, ashtu edhe për xhematliun, në të gjitha rastet. Argument për këtë është ajo që transmetohet në dy Sahihët nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: 36: “Kur imami të thotë ‘ amin’, edhe ju thoni ‘amin’, sepse atij njeriu, amini i të cilit përkon me aminin e melekëve, kanë për t’iu falur gjynahet e shkuara.” Nga Ebu Hurejra transmetohet se “Pasi Profeti ﷺ lexonte “gajril magdubi alejhim ue led -dallin”, thoshte ‘Amin’ aq sa mund ta dëgjonin ata që ishin pas tij, në safin e parë.” Ndërsa Muslimi përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 37: “Nëse robi thotë në namazin e tij ‘ Amin’, edhe melekët thonë në qiell ‘ Amin’. Nëse përkojnë të dyja aminet bashkë, robit do ti falen gjynahet që shkuan.” Gjithashtu, Enesi tregon se Profeti ka thënë: 38 “Mua më është dhënë “amini” në namaz dhe gjatë lutjeve, gjë që nuk i është dhënë askujt tjetër para meje, përveç Musait. Prandaj mbarojeni lutjen me “ amin”, sepse kështu Allahu do t’ju përgjigjet juve”. Ajeti për të cilin aludohet këtu është fjala e Allahut në suren Junus 88: “Musai tha: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote dhe kështu, o Zoti ynë, ata po i largojnë njerëzit prej rrugës Sate. Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Në këtë tekst thuhet qartë se është Musa ai që e bëri atë lutje. Por duke qenë se Allahu në ajetin tjetër thotë: “Ai tha: “Është pranuar lutja juaj (O Musa dhe Harun!). Prandaj përqendrohuni në rrugën tuaj e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!”, kjo tregon se Haruni bënte ‘Amin’, dhe kështu u konsiderua sikur bëri të njëjtën lutje si Musai. Kjo tregon se kush bën ‘Amin’ për një lutje, është njësoj sikur ta ketë thënë vetë atë lutje. Me këtë argumentojnë edhe ata që thanë se xhematliu nuk ka nevojë që të lexojë Fatihanë në namazet me zë, sepse mjafton që bën amin për leximin e imamit, dhe kështu ai konsiderohet njëlloj sikur e ka lexuar vetë.41