Kërko: sikur deri te ishte ngre

Maide 5:48–5:50 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i ngritur mbi paditurinë e padrejtësinë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e quan “gjykim injorance”. Ndërsa gjykimi i Allahut të Lartësuar është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt.” - Kuptimi: Edhe ty, o Muhamed, të shpallëm Kur’ânin, Librin më të vyer, më të rëndësishëm, më të mrekullueshëm dhe më të ruajtur. Allahu i Madhëruar e përshkruan Kur’ânin si një libër të shpallur “me të vërtetën e sigurt”. Pra, Kur’âni u shpall me vërtetësi, besnikëri e saktësi. Ai është i vërtetë në kumtet e tij dhe ka drejtësi në urdhëresat e tij. - “Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre.” - Kur’âni dëshmon për vërtetësinë e shpalljeve të mëhershme, që Zoti u dhuroi profetëve. Kur’âni është në të njëjtën linjë me shpalljet e mëparshme hyjnore dhe i konfirmon ato. Ngjarjet e përmendura në të me ngjarjet e përmendura në librat e mëparshëm janë të njëjta. Të njëjtë janë edhe ligjet bazë të tij dhe të shpalljeve para tij. Madje, Kur’âni është dëshmia më e sigurt për saktësinë e të dhënave në shpalljet e mëparshme. Kur’âni është, gjithashtu: “...garantues i tyre...”. Pra, ai jo vetëm që përmban dispozita madhore dhe rrëfime, që gjendeshin edhe në librat e tjerë, por ai është i kompletuar me dituri hyjnore, ku shtjellohen tërësisht detyrimet ndaj Zotit dhe mënyrat për të edukuar njerëzit me virtyte të larta. Ai është një libër i cili nuk ka lënë ndonjë urdhëresë të mëparshme pa e treguar, pa e kompletuar, si dhe pa treguar të gjitha rrugët e mundshme për ta zbatuar atë. Ai është libri ku rrëfehen ngjarjet e të parëve dhe të fundmëve, ku gjendet gjykimi i drejtë dhe vetë urtësia. Megjithatë, në Kur’ân ka edhe ligje që nuk janë përmendur në librat e shkuar. Gjithashtu, çdo e dhënë dhe gjykim në ata libra që Kur’âni i gjykon dhe i përcakton si të drejta dhe të pranueshme, ato janë të tilla. Ndërsa ato që ai i gjykon si të papranueshme, ato janë të papranueshme. Kur’âni konsiderohet si verifikues i tjetërsimeve dhe ndryshimeve të bëra nga njerëzit në shpalljet e shkuara. - “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi!” - Gjyko mes tyre me librin që Zoti të shpalli ty dhe mos paso orekset e tyre të prishura, që kundërshtojnë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Kurrë mos prano të shkëmbesh të vërtetën me të kotën dhe të braktisësh mirësinë e dhuruar nga Zoti yt! - “Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. ” - Për çdo popull, Allahu i Lartësuar përcaktoi rrugë dhe ligje. Në fakt, në themel, të gjithë profetët kanë patur një ligj të përbashkët, por ka patur edhe disa ligje të veçanta, në varësi të popujve të tyre. Kryesisht, këto ligje të veçanta janë të tilla që e pranojnë ndryshimin në varësi të kohës, vendit dhe gjendjes së shoqërive, por gjithmonë kanë qenë urtësi dhe udhëzim i drejtë për ta. Megjithatë, bazat themelore të besimit dhe të ligjeve kanë qenë të pandryshueshme dhe të përbashkëta për të gjithë popujt dhe profetët e Zotit. - “Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe) , por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë...” - Nëse do të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do t’i bënte të gjithë popujt t’i nënshtroheshin një Sheriati të vetëm, pa asnjë ndryshim mes të parëve dhe të fundit. Por Allahu deshi që t’i sprovonte njerëzit dhe të vështronte se si do të vepronin ata. Allahu i Madhëruar ka caktuar ligje që u janë përshtatur popujve përkatës dhe me qëllim që ata të garonin me njëri -tjetrin, se kush e kush të afrohej më shumë tek Ai, prandaj i Lartësuari thotë: - “Prandaj garoni për punë të mira! ” - Garoni dhe përsosini veprat tuaja të mira. Punët e mira përfshijnë veprat e detyruara 39 dhe ato të pëlqyeshme, 40 qofshin ato në drejtim të përgjegjësive ndaj Zotit, qofshin në lidhje me përgjegjësitë ndaj njerëzve e krijesave. Njeriu duhet të jetë garues dhe ambicioz veçse në dy gjëra: 1. në shpejtësinë e kryerjes së veprave të mira, duke shfrytëzuar menjëherë rastin që i jepet për to, dhe: 2. në përpjekjet për t’i kryer veprat e mira në formën dhe mënyrën më të plotë e të saktë. Kjo tregon se është detyrë të shpejtohet për ta falur namazin në fillimin e kohës, e po kështu çdo adhurim tjetër. Gjithashtu, njeriu nuk duhet të mjaftohet duke i kryer adhurimet aq sa të heqë detyrimin nga shpina, pra vetëm veprat e domosdoshme, por duhet të përpiqet që të kryejë edhe detajet e pëlqyeshme, që adhurimi të jetë i plotë. Në këtë mënyrë, realizohet garimi në plotësimin e urdhrave të Zotit. - “Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.” - Popujt e shkuar dhe ata që do të vijnë deri në Ditën e Fundit, Allahu i Gjithëfuqishëm do t’i tubojë të gjithë së bashku. Atë ditë do të ndahet e vërteta nga e kota, e drejta nga e gabuara, dhe Allahu i Madhërishëm do t’u tregojë krijesave për gjithçka që ata kishin kundërshtime, për sa i përket zbatimit të ligjeve dhe gjykimit me to. Ata që kanë përqafuar të vërtetën dhe kanë bërë vepra të mira e të sinqerta, Allahu i Madhëruar do t’i shpërblejë me bujarinë e Tij. Ndërsa pasuesit e epsheve dhe gjynahqarët, Allahu do t’i ndëshkojë sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij. - “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu!” - Për këtë ajet është thënë se ai shfuqizoi ajetin 42 të kësaj sureje, ku thuhet: “Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e Zotit) ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi.” Pra, pas këtij ajeti, nuk lejohet që i pyeturi të mos japë gjykim për çështjen që pyetet. Atij i duhet të gjykojë me ligjin që ka shpallur Allahu i Madhërishëm. Megjithatë, mendimi më i saktë është se ajeti 42 nuk është i shfuqizuar, pasi ai tregon se Profeti ishte i lirë të gjykonte ose jo mes palëve, në rastin kur ata nuk synonin vërtet të gjykoheshin sipas Sheriatit, por donin ndonjë gjykim që u shkonte sipas qejfit. Ndërsa ky ajet që po komentohet tani tregon që, nëse i pyeturi zgjedh që të gjykojë mes palëve, atëherë ai duhet të gjykojë sipas Kur’ânit dhe Sunetit, pra, të gjykojë “me drejtësi”, ashtu sikurse u shpjegua në ajetin 42. Fjala “drejtësi” nënkupton që gjykimi duhet të bazohet te Shpallja hyjnore, sepse kështu thotë Zoti: “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu”. Kështu, çdo gjykim tjetër është shtrembërim dhe padrejtësi. - “Mos ndiq dëshirat e tyre të kota ...” - Allahu i Lartësuar e përsërit urdhrin për të mos ndjekur dëshirat e shfrenuara të tyre, për shkak të rrezikshmërisë që kanë. Në ajetin tjetër porositej për mosndjekjen e pasioneve të tyre në fushën e gjykimit dhe të dhënies së fetvasë, ndërsa në këtë ajet bëhet fjalë vetëm për fushën e gjykimit mes tyre. Gjithsesi, në të dyja rastet është detyrë mbështetja në të vërtetën dhe mosndjekja e orekseve të njerëzve që e kundërshtojnë të vërtetën. I Madhëruari e përforcon edhe më tej këshillën, kur thotë: - “...dhe ruaju rrezikut të tyre, që mos të të shmangin nga ndonjë pjesë e Shpalljes që ta ka zbritur Allahu! ” – Kuptimi: Ki shumë kujdes, që të mos mashtrohesh nga ata. Ji i kujdesshëm, që ata mos të të sprovojnë, lëkundin dhe të të pengojnë nga Shpallja e Zotit tënd. Pasimi i dëshirave të tyre bëhet shkak që ti të lësh të vërtetën, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta. - “Nëse ata refuzojnë, dije se Allahu do që t’i ndëshkojë për disa nga gjynahet e tyre.” - Nëse ata refuzojnë t’i nënshtrohen të vërtetës dhe i kthejnë shpinën rrugës tënde, dije se ky është një ndëshkim nga Allahu i drejtë për ta. Kështu i ndëshkon Allahu i Madhëruar gjynahqarët zullumqarë. Gjynahet janë shkaktarë të ndëshkimeve dhe sprovave të kësaj dynjaje dhe të jetës tjetër. Ndër të këqijat më të rrezikshme që sjellin gjynahet është kur robit i zbukurohet braktisja e rrugës dhe traditës së Profetit. - “Dhe vërtet, shumica e njerëzve janë jashtë rrugës. ” - Natyra e tyre është tjetërsuar dhe tashmë atyre u është zbukuruar shkelja e kufijve të Zotit dhe mosndjekja e rrugës së Profetit. - “Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? ” - Kuptimi: Çfarë kërkojnë ata, kur të kthejnë shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen gjykimit tënd? A mos kërkojnë gjykimin e xhahilijetit?! Gjykim injorance quhet çdo gjykim tjetër veç gjykimit të Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij. Nuk ka mundësi të tretë: ose do të pranosh gjykimin e Zotit dhe të Profetit të Tij, ose do të ndjekësh gjykimin e injorancës. Ai që i kthen shpinën të parit, sigurisht që do të sprovohet me të dytin, i cili është gjykim i ngritur mbi paditurinë e padrejtësinë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e quan “gjykim injorance”. Ndërsa gjykimi i Allahut të Lartësuar është i ndërtuar mbi diturinë e madhe, drejtësinë absolute, barazinë dhe mirësinë, mbi dritën dhe udhëzimin e qartë, siç thotë i Lavdëruari: - “Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?” - Kuptimi: Vetëm ata që Zoti i ka pajisur me siguri të plotë, të bazuar në dijen e vërtetë të dhuruar nga Zoti, vetëm ata dinë të bëjnë dallimin mes dy llojeve të gjykimit. Ata dinë të dallojnë bukurinë, mrekullinë, dobinë dhe mirësinë që gjendet në gjykimin e Allahut. Në këtë mënyrë, bëhet detyrë për ta pasimi i gjykimit të Allahut, sepse ky gjykim është në përputhje edhe me ligjet e logjikës.

Mus'haf Hape →
Muminun 23:57–23:62 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe e ngrenë në grada të larta të bamirësisë. Gjithashtu, këta të zgjedhur meditojnë edhe në shenjat e Zotit në krijimin e Tij, siç ka thënë i Madhëruari: "Në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na konfirmoi për ata të vetëmashtruar që bëjnë dy të liga: së pari, shpërfillin të vërtetën dhe Shpalljen e Zotit, duke mos denjuar ta njohin dhe të jetojnë sipas saj dhe, së dyti, janë të vetëkënaqur dhe pretendojnë se, meqë Allahu po u jep të mira në këtë jetë, ky është argument se ata janë të mirët dhe të zgjedhurit e Allahut. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend besimtarët e mirë dhe të zgjedhur, që janë krejtësisht ndryshe nga të vetëkënaqurit. Këta fatbardhë, edhe pse i binden Zotit dhe pasojnë profetët dhe shpalljet e Tij, përsëri janë të frikësuar dhe të mbushur me përunjësi ndaj Zotit. Ai thotë: - Vërtet, ata të cilët nga frika prej Zotit të tyre, janë të përulur,... – Ata janë të frikësuar e të përulur para Zotit, sepse ata e njohin mirë Atë. Frika e tyre quhet ‘ el hashjeh’, pra, një frikë që buron nga dituria e thellë dhe e hollësishme për madhështinë e Zotit, dituri e cila mund të përfitohet veçse nga shpallja dhe të medituarit gjatë në të. Ata e dinë se Zoti është i Drejtë dhe e dinë po aq mirë se, nëse Ai i trajton ata me drejtësinë e Tij, do të jenë të shkatërruar dhe nuk do t’u mbetet asnjë e mirë që të mund të shpresojnë. Nga ana tjetër, ata e njohin mirë vetveten, padrejtësinë dhe injorancën që i karakterizon si krijesa të brishta dhe e shohin se janë shumë të mangët në plotësimin e hakut të Zotit. Gjatë gjithë kohës ata janë të frikësuar se mos nga gjynahet dhe padrejtësia e tyre, nga dobësia dhe pafuqia e tyre para armikut, mund t’u largohet imani nga zemra. Ata e dinë mirë se çfarë meriton Zoti i tyre dhe kanë frikë nga mangësitë dhe gjynahet. Kjo frikë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm nga gjynahet dhe të përkushtuar që t’i zbatojnë sa më mirë urdhëresat e Zotit. Këta Zoti i përshkruan: - Ata, të cilët i besojnë Argumentet e Zotit të tyre;... - Kur u lexohen ajetet e Zotit, u shtohet besimi dhe meditojnë gjatë në ajetet kuranore. Ata i kuptojnë qartë këto ajete dhe e shohin sa i mrekullueshëm është Kur'ani dhe sa në harmoni të plotë janë ajetet e tij. Në të nuk mund të gjesh kurrë asnjë kundërthënie. Aty gjen gjithçka që u duhet për të njohur e marrë dituri të plotë rreth Zotit, prandaj besimtarët mbushen me dashuri, shpresë dhe frikë nga Ai. Atje mësojnë gjithçka që kanë nevojë të dinë rreth Ditës së Gjykimit dhe Llogarisë dhe të tilla njohuri e mbushin zemrën e tyre me hollësitë më të fshehta të imanit dhe ndjenjave që ai kultivon në zemër. Është e pamundur që të shprehësh me fjalë ato ndjenja të fuqishme që e transformojnë njeriun dhe e ngrenë në grada të larta të bamirësisë. Gjithashtu, këta të zgjedhur meditojnë edhe në shenjat e Zotit në krijimin e Tij, siç ka thënë i Madhëruari: "Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë mend. Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je pastër nga çdo të mete. Na ruaj prej dënimit të Zjarrit! Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për Besim (e që thoshte) : “Besoni në Zotin!” e ne besuam. Zoti ynë, nai fal gjynahet tona, nai mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al Imran 190 – 194]. - Ata, që nuk i përshkruajnë shok Zotit të tyre... - Ata i largohen si shirkut të madh, ashtu edhe shirkut të vogël. Ata kurrë nuk adhurojnë ndonjë zot tjetër veç Allahut, duke iu lutur, shpresuar dhe nënshtruar, sepse janë distancuar e ruajtur nga ky shirk i madh dhe ruajnë teuhidin e tyre. Ata ruhen edhe nga syfaqësia, mendjemadhësia dhe cilësitë e hipokrizisë. Ata gjithmonë kujdesen të jenë të sinqertë me Allahun në fjalët, veprat dhe të gjitha gjendjet e tyre. - Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë... - Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre, që ta plotësojnë atë me të cilën janë urdhëruar dhe bëjnë çdo gjë që kanë mundësi për të plotësuar e përkryer namazin, zekatin, haxhin, sadakanë e punët e tjera të mira që Zoti u ka kërkuar. Dhe me gjithë këto përpjekje të tyre të sinqerta, Allahu thotë për ta: - ... me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre,... - Ata janë të frikësuar për ditën kur do të takohen me Zotin dhe veprat e tyre të dalin para Tij. Ata i frikësohen qëndrimit para Tij dhe druhen se veprat e tyre nuk do t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Çdo punë e mirë dhe e mbarë për të cilën dëgjojnë dhe u jepet mundësia për ta bërë, ata nxitojnë ta kryejnë në formën më të plotë e të përkryer. Ata shohin se si eulijatë dhe të zgjedhurit e Zotit garojnë e nxitojnë të mbushen me sevape e mirësi për t’u afruar Zotit, prandaj edhe këta garojnë. Edhe nëse mund të ndodhë që, për shkak te dobësisë së tyre, nuk i arrijnë dot eulijatë e Zotit dhe veprat e tyre të mira, përsëri Zoti i njofton këta fatlumë se ato të mira që i synojnë kanë për t’i arritur: - Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët. - Ata kanë për t’i arritur mirësitë që synojnë dhe për të cilat punojnë. Si këta, edhe të parët, Allahu i dalloi dhe ua parapriu të mirën, prandaj ata do të jenë të lumtur dhe do të arrijnë çdo të mirë. Pas përmendjes së garimit të tyre në punë të mira dhe përpjekjet e mëdha në plotësimin e tyre, mbase dikush mund të mendojë gabimisht se ajo që kërkohet prej tyre është diçka e pamundur ose shumë e vështirë, prandaj Allahu i Lartësuar thotë më pas: - Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij. - Allahu e ngarkon njeriun veçse në masën që ka mundësi ta realizojë. Madje, Ai nuk kërkon të gjithë forcën dhe mundësitë e robit, por më pak se kaq. Kjo është shenjë e mëshirës dhe urtësisë së Zotit. Me mëshirën dhe urtësinë e Tij, Ai ua lehtëson robve rrugën drejt Tij dhe bën që kjo rrugë të jetë e mbushur plot me udhëtarë që synojnë të shkojnë tek Ai, në çdo kohë e vend. - Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi... - Ky është regjistri i parë, në të cilin është shkruar gjithçka dhe çdo gjë që ndodh është fiks sipas asaj që është shkruar në të. Allahu thotë gjithmonë të vërtetën. - ... dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. - Nuk do t’u cenohen apo pakësohen të mirat që kanë bërë dhe as nuk do t’u shtohen të këqijat.

Mus'haf Hape →
Tur 52:1–52:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga Ibrahimi (a.s.) dhe Ismaili, që Zoti e ka bërë vend qetësie dhe sigurie. - “Betohem për kupën e ngritur lart...” - I Lartësuari betohet për qiellin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar betohet në këto krijesa madhështore, të cilat bartin shumë urtësi të mëdha. Ato tregojnë për vërtetësinë e ringjalljes dhe shpërblimit me drejtësi si për të devotshmit, ashtu edhe për mohuesit. - “Betohem për malin Tur...” – Ky është betim në malin Tur, mal në të cilin Allahu i Lartësuar i foli profetit të Tij Musa, birit të Imranit (a.s.), duke i shpallur ligje dhe dispozita të ndritshme. Kjo qe një mirësi e madhe, që Zoti ia dhuroi profetit Musa dhe ymetit të tij, e gjithashtu një shenjë e mrekullueshme e përkujdesjes së Zotit për ta, dhuratë për të cilën ata kurrë nuk mund ta falënderojnë ashtu si e meriton. - “...dhe për Librin e shkruar në rreshta,, në pergamenë të shpalosur!” - Ka mundësi që këtu të flitet për Leuhi Mahfudh-in, ku Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë. Por ka mundësi që të flitet edhe për Kur'anin e Madhëruar, i cili pa dyshim është libri më i mirë që ka shpallur Allahu dhe ku përmenden ngjarjet e të parëve dhe të fundit, njohuritë e të parëve dhe të atyre që do të vijnë. - “Betohem për Shtëpinë plot vizitorë!” - Këtu bëhet fjalë për Shtëpinë e Shenjtë që gjendet sipër qiellit të shtatë. Ajo gjithmonë është e mbushur me melekë të nderuar. Çdo ditë në këtë shtëpi hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët adhurojnë Zotin e tyre dhe të cilëve nuk u bie më radha të kthehen në të, deri në Ditën e Gjykimit. Por në ajet mund të bëhet fjalë edhe për Shtëpinë e Zotit në tokë, Qaben, e cila është e mbushur përplot me adhurues të Zotit, që bëjnë tavaf, falen e kujtojnë Zotin në çdo kohë, duke kryer haxhin dhe umren. Po kështu është betuar Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër, duke thënë: “Betohem për fikun dhe ullirin. Dhe për Turi Sinain dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” [Tin 1 -3]. E meriton kjo faltore madhështore që Zoti të betohet në të. Ajo është destinacioni i haxhit, që është një nga shtyllat e Islamit. Ajo është faltorja e ndërtuar nga Ibrahimi (a.s.) dhe Ismaili, që Zoti e ka bërë vend qetësie dhe sigurie. - “Betohem për kupën e ngritur lart...” - I Lartësuari betohet për qiellin madhështor, të cilin e ka bërë si çati dhe mburojë për krijesat. Ai shërben si mbrojtës i tokës dhe prej tij vjen drita. Nëpërmjet yjeve të vendosura në qiell, njerëzit udhëzohen dhe gjejnë rrugën në errësirën e tokës dhe të detit. Prej qiellit zbret mëshira, shiu dhe çdo lloj furnizimi tjetër. - “...dhe për detin e mbushur plot!” – Allahu betohet për detin ‘ mesxhur’, domethënë, e mbushur përplot me ujë, të cilin Ai e ka mbledhur dhe grumbulluar, duke e ndaluar që të shpërthejë dhe të përmbytë tokën. Nëse do të lihej i lirë, natyrshëm ai do të dilte nga vendi i vet dhe do të mbulonte tokën. Por ligji i vendosur nga i Gjithëdituri dhe i Urti e bën që ai të qëndrojë i grumbulluar, duke mos dalë nga shtrati i tij. Në këtë mënyrë, Zoti ruan bimësinë, botën shtazore dhe jetën në përgjithësi mbi faqen e dheut. Ky është njëri nga kuptimet e mbiemrit ‘ mesxhur’, që cilëson fjalën ‘det’ në ajet. Sipas disa komentuesve të tjerë, ‘ mesxhur’ do të thotë “i ndezur flakë”. Ashtu siç është deti, aq i madh, i thellë dhe i gjerë, ai do të mbushet me zjarr dhe ndëshkime të larmishme. Të gjitha këto betime madhështore tregojnë fillimisht se ato janë disa nga shenjat e Allahut të Lartësuar, që dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. Së dyti, ato tregojnë se Allahu i Madhëruar është i Plotfuqishëm për gjithçka, për të ringjallur të vdekurit dhe për t’i llogaritur e shpërblyer ata. - “Vërtet, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë. Atë, askush nuk mund ta pengojë.” - Kjo është e padiskutueshme që do të ndodhë dhe askush nuk mund ta pengojë. Askush nuk mund të ndryshojë premtimin dhe fjalën e Zotit. Askush nuk mund të ndërhyjë për ta ndryshuar apo penguar gjykimin e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe i pacenueshëm. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Më pas, ajeti përshkruan atë ditë të vështirë, kur do të godasë fuqishëm ndëshkimi i Zotit: - “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.” - Atë ditë, qiejt do të rrotullohen dhe do të lëkunden. Lëkundja e tyre do të jetë e tmerrshme, e vazhdueshme dhe shkatërruese. Ndërsa malet do të shkulen nga vendi dhe do të lëvizin si retë dhe si pluhur në ajër. Kur të tilla dridhje shkaktojnë këto fenomene me krijesat e mëdha, atëherë si do të jetë frika që do të pushtojë njerëzit, qenie aq të vogla dhe të dobëta?! - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen!” – Ajo ditë është “uejl” për mohuesit. Fjala “ uejl” e përdorur në ajet shënon çdo lloj ndëshkimi, trishtimi, vuajtjeje, ankthi e frike. Po cili është shkaku që ata meritojnë këtë ndëshkim?! Ata janë tërësisht të angazhuar me gjëra të pavlefshme. Studimet e tyre janë tërësisht të përqendruara në njohjen e gjërave të dëmshme, të cilat të çojnë në mospranimin e të vërtetës. Ata të bëjnë që të besosh dhe pranosh të kotën. Kjo është dituria e tyre. Ndërsa veprat e tyre bëhen vetëm nga injorantët, mendjelehtët dhe të shfrenuarit në dëfrime e lojëra. E tillë është gjendja e njohurive dhe veprave të këtyre mjeranëve, ndryshe nga dijet dhe veprat e besimtarëve, që e pranojnë të vërtetën e Zotit dhe jetojnë me të. Dituria e këtyre të fundit është e dobishme për dynjanë dhe ahiretin. Veprat e tyre mbështeten te kjo dije e dobishme dhe kryhen me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin. - “Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit.” - Atë ditë, ata do të thirren për në Xhehenem dhe do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre, për t’u hedhur në të. Në një gjendje të tillë ndëshkimi, ata dëgjojnë këto fjalë: - “Ky është zjarri, që ju e mohonit!” - Vuajeni tani ndëshkimin e përjetshëm, të cilin askush nuk mund ta përballojë dhe askush nuk mund ta përshkruajë. - “Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?!” - Ka mundësi që kjo pyetje të bëhet për Zjarrin ose ndëshkimin me të cilin do të ballafaqohen, sikurse tregon edhe konteksti i ajetit. Pra, kur ata të shohin Zjarrin, në formë ironie do t’u thuhet: “A mos është magji, a mos është diçka jo reale, ashtu sikurse pretendonit në dynja, apo ishit të verbër në dynja dhe nuk e shihnit të vërtetën?” Përgjigjja, sigurisht, është negative: nuk është një magji, por një realitet i pamohueshëm. Edhe pretendimi i tyre se nuk e shihnin dhe nuk e kuptonin të vërtetën, nuk qëndron. Faktet dhe shenjat e Allahut ishin tërësisht të qarta. Profeti ua qartësoi të vërtetën rreth Zotit dhe mesazhin e Tij. Ai i ftoi me mënyrën më të mirë për të besuar Zotin dhe gjithçka që Ai urdhëroi të besohet. Pas këtij qartësimi, askush nuk mund të justifikohet para Zotit. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që këtu të flitet për Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s.). Sipas kësaj, kuptimi është: “Vallë, është magji Shpallja që iu dha Muhamedit apo fajin e ka paaftësia juaj në të vështruarit dhe kuptuarit e gjërave?” Kjo është një pyetje retorike, së cilës i dihet përgjigjja. Shpallja që iu dha Muhamedit nuk është aspak magji, por është faji i tyre që e shpërfillin atë, edhe pse ajo është vetë e vërteta e sigurt, e argumentuar dhe e faktuar nga Zoti. - “Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju!” - Hidhini në Xhehenem, në atë mënyrë që zjarri t’i përfshijë tërësisht trupat e tyre dhe t’u depërtojë deri në zemra. Durimi atje nuk ka vlerë dhe nuk ua lehtëson aspak dhimbjen që shkakton Zjarri. Po ashtu, edhe pse do të jetë një turmë e madhe që do të ndëshkohet, kjo nuk do t’i ngushëllojë fare. Asgjë nuk mund ta lehtësojë ndëshkimin në Xhehenem, sepse ai nuk është i tillë që mund të kalohet me durim e ngushëllim. Ky është ndëshkim i merituar për ta, për veprat që kanë bërë vetë, siç thotë i Lartësuari: - “Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.”

Mus'haf Hape →
Haxh 22:26–22:31 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e kësaj xhamie të shenjtë dhe rëndësinë e saj të madhe. Ai na tregon gjithashtu, edhe rëndësinë e atij njeriu që e ndërtoi atë, pra, të Ibrahim el Halilit (a.s). I Madhëruari thotë: - (Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (dhe i thamë) "Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje ... - Është Allahu i Madhëruar Ai që bëri të mundur që ajo xhami të ndërtohej nga Ibrahimi dhe që pranë saj të vendosej një pjesë e pasardhësve të tij. Allahu e urdhëroi Ibrahimin që të ndërtonte atë xhami, dhe ai e ndërtoi atë mbi bazat e devotshmërisë dhe bindjes ndaj Allahut. Ibrahimi e ndërtoi së bashku me djalin e vet, Ismailin. Ai e urdhëroi të birin, - dhe të gjithë pasardhësit, - që të mos i shoqëronin Zotit asgjë në adhurim, por të ishin të sinqertë vetëm ndaj Tij në çdo adhurim dhe në çdo vepër. Ata e ndërtuan Qaben duke përmendur emrin e Allahut. Pastaj Allahu e urdhëroi: - ...dhe pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tauaf), ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde (kur falen). - Pastroje xhaminë Time nga idhujtaria dhe gjynahet, nga ligësitë e papastërtitë e çdo lloji! Allahu thotë: “Shtëpinë time.” Pra, ia atribuoi Vetes atë xhami, për të treguar rëndësinë, nderimin dhe vlerën e saj. Ai e bëri që dashuria për Qaben të jetë shumë e madhe dhe që zemrat e besimtarëve të përmallohen për të nga çdo vend i largët i botës. Allahu e quan “Shtëpinë Time”, në mënyrë që pastrimi dhe ruajtja e saj të bëhen me më tepër përkushtim. Ai ia shton edhe më shumë rëndësinë Qabes kur thotë se kjo shtëpi e Tij është vend adhurimi i atyre që bëjnë tavaf dhe itikaf, pra, mbyllen në të për të adhuruar Zotin. Ajo është shtëpia ku besimtarët kryejnë adhurime të shumta, si dhikri, leximi i Kur'anit, mësimi i diturisë e shumë vepra të mira që të afrojnë tek Zoti. Pastaj Allahu përmend një adhurim tjetër shumë të rëndësishëm, që është namazi, duke thënë: “...që qëndrojnë në këmbë duke u falur, që përkulen dhe që bëjnë sexhde.” Pra, pastroje Qaben për këta të zgjedhur e të nderuar, të cilët i angazhon vetëm adhurimi i Allahut, të Dashurit të tyre, dhe përkushtimi për t’i shërbyer Atij. Ata kanë ardhur në këtë vend veçse për t’iu afruar Allahut me adhurime që Ai ua ka mësuar dhe kërkuar. Këta e meritojnë plotësisht të nderohen dhe lëvdohen. Këtyre duhet t’u shërbehet me përkushtim. Një ndër shërbesat ndaj këtyre të nderuarve është edhe pastrimi i Shtëpisë për shkak të tyre. Pjesë e pastrimit dhe ruajtjes është edhe përkujdesja për të shmangur zërat e lartë dhe shqetësues, të cilët shpërqendrojnë adhuruesit që falin namaz e bëjnë tavaf. Allahu ka përmendur tavafin para itikafit dhe namazit, sepse tavafi është një adhurim i veçantë që bëhet veçse në Qabe e askund tjetër. Pastaj Allahu përmend itikafin, që kryhet veçse nëpër xhamia, dhe në fund namazin, që mund të kryhet kudo. - Thirr ndër njerëz për haxh:... - Lajmëroi dhe ftoji njerëzit për të kryer haxhin! Mësoji të afërtit dhe të largëtit se haxhi është detyrë dhe tregoju atyre për vlerën dhe shpërblimin e tij të lartë. Nëse i fton, ata kanë për të ardhur në këmbë të kryejnë haxhin dhe umren, nga malli e dëshira e madhe për këtë adhurim. - ... ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta,... - Do të vijnë edhe nga vendet e largëta hipur mbi deve e kafshë të tjera, për në vendin më të nderuar në Tokë. Dhe, në fakt, Halili i Rahmanit (Ibrahimi) e kreu këtë detyrë që ia ngarkoi Zoti i tij. Këtë detyrë e vazhdoi dhe e përkreu edhe pasardhësi i tij, Muhamedi (a.s), i cili i ftoi njerëzit për kryerjen e haxhit në Qabe. Ata e kryen me besnikëri këtë detyrë, duke u bërë realitet ajo që Zoti lajmëroi. Njerëzit nisen drejt Qabes në këmbë dhe hipur nga viset e largëta të lindjes dhe të perëndimit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend dobitë e vizitës së Shtëpisë së Shenjtë, duke nxitur për këtë gjë: - ... për të parë të mirat që u janë falur atyre... – Ata e bëjnë këtë vizitë në Shtëpinë e Zotit, që të arrijnë atje mirësi të shumta fetare, përmes disa adhurimeve të veçanta, që nuk mund të kryen në asnjë vend tjetër. Por ata përfitojnë edhe të mira të kësaj bote, përmes tregtisë e mundësive që ofron udhëtimi e njohja me njerëz nga e gjithë bota. Ky është një realitet që të gjithë e shohin. - ... dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). - Kjo është mirësi edhe fetare, edhe jofetare. Njerëzit duhet të përmendin emrin e Allahut gjatë therjes së kurbaneve, në shenjë mirënjohjeje për Allahun, që ua ka dhuruar ato begati dhe i ka lehtësuar për ta. Pasi t’i therin me emrin e Allahut, atëherë të ushqehen vetë me to dhe le të ushqejnë gjithashtu të varfërit: - Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin. - Kujdesuni dhe ndihmoni kategoritë në nevojë. Jini bamirës ndaj tyre, ashtu siç ka qenë Zoti me ju. - Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre,... - Pasi të përfundojnë adhurimet, mund të largojnë prej vetes papastërtitë dhe kufizimet, që i kishin gjatë ihramit. - ... le t’i përmbushin premtimet e veta (ndaj Zotit)... – Të përmbushin zotimin për kryerjen e haxhit, umres dhe kurbaneve. - ... dhe le të sillen (bëjnë tauaf) rreth Shtëpisë së Lashtë. - Të bëjnë tavafin në këtë Shtëpi të Vjetër, e cila është absolutisht xhamia më e mirë. Ajo xhami është e mbrojtur nga e keqja e tiranëve. Ky është urdhër për të kryer tavafin në veçanti, pas urdhrit të përgjithshëm për të kryer adhurime. Kjo porosi e veçantë për tavafin bëhet për të treguar rëndësinë dhe vlerat e mëdha të këtij riti. Ai është riti kyç i haxhit dhe të gjitha adhurimet e tjera gjatë haxhit të çojnë drejt tij. Mbase, kjo porosi e veçantë është bërë edhe për një arsye tjetër: tavafi është ligjëruar të kryhet në çdo kohë të vitit, edhe pa qenë i lidhur me adhurimet e haxhit dhe të umres. - Ja, kështu. Kush madhëron Shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. – Kështu, të gjitha këto dispozita që ju mësuam përmbajnë madhërim e respekt të shenjtërive të Allahut, i Cili dëshiron prej besimtarëve që t’i respektojnë shenjtëritë e Tij. Ky lloj nderimi i tyre të afron tek Allahu. Kush i respekton shenjtëritë dhe ligjet e Zotit, Ai do t’i japë shpërblime të mëdha dhe shumë të mira në fe e në të dyja jetët. Shenjtëri të Allahut quhen të gjitha ato adhurime që Ai ka urdhëruar të kryhen e të respektohen, si dhe ato kohë e vende ku jemi urdhëruar për kryer këto adhurime. Të tilla konsiderohen të gjitha adhurimet, si: haxhi, ihrami, kurbanet etj. T’i nderosh këto shenjtëri do të thotë t’i respektosh ato me zemër, t’i duash dhe t’i përkryesh, e jo t’i nënvlerësosh dhe as t’i bësh me përtaci e rëndesë. Më pas i Lartësuari përmend mirësinë dhe mëshirën e Tij që u lejoi njerëzve të përfitojnë nga kafshët dhe bagëtitë, si: devetë, lopët, delet etj. Ai mundësoi, gjithashtu, që nëpërmjet bërjes kurban të këtyre bagëtive, besimtarët t’i afrohen Atij. Pra, Ai u dhuroi dyfish mirësi: - Juve ju janë lejuar kafshët (për ushqim), përveç atyre që ju janë thënë (në këtë Shpallje). - Përveç atyre që do t’ju lexohen në këtë Kur'an, siç është ajeti: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti) . Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! Sot e përsosa fenë tuaj për ju, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu është Falës Mëshirëplotë." [Maide 3]. Nuk ka dyshim se është tregues i mëshirës së gjerë të Allahut fakti që Ai ua bëri njerëzve të ndaluara këto gjëra dhe i porositi që të ruhen prej tyre. Ai dëshiron t’i pastrojë ata nga çdo ndyrësi, t’i shpëtojë nga shirku, fjalët mashtruese dhe shpifja kundër Tij, prandaj thotë: - Largohuni nga ndytësia e idhujve... – Ndyrësi (er-rixhsu) quhet çdo gjë e pështirë dhe e neveritshme. Të tillë janë idhujt e çdo gjë që ju, o idhujtarë, adhuroni përveç Allahut. Madje këto janë llojet më të pështira të ndyrësive. Ajeti na ndalon nga të gjitha llojet e poshtërsive e ndalesave dhe, ndër to, madje më të rëndësishmet, janë idhujt dhe idhujtaria. Kjo është arsyeja që Allahu e përmend ndalesën për idhujt në mënyrë të veçantë, edhe pse ajo përshihet te poshtërsitë e ndyrësitë në përgjithësi. - ... dhe largohuni nga shpifjet! - Ajeti urdhëron që t’u largohemi të gjitha fjalëve të ndyra e të ndaluara. Të gjitha ato konsiderohen si kauluz-zur - fjalë mashtruese. E tillë është edhe dëshmia e rreme. Pasi urdhëroi të largohemi nga çdo poshtërsi, ndyrësi dhe fjalët mashtruese, i Madhëruari urdhëron që të jemi hunefa, duke thënë: - Jini të sinqertë në besimin tek Allahu,... - Hunefae lil -lahi domethënë: të sinqertë e të përkushtuar në besimin dhe adhurimin e Allahut si Një i Vetëm, duke u larguar nga adhurimi i gjithçkaje tjetër. - ... dhe mos i bëni Atij shok! - Urdhërohet për përkushtim në adhurimin e një Zoti të vetëm me sinqeritet, duke u larguar nga shirku. - Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët (grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur. - Kush i bën shok Zotit i ngjan atij që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë zogjtë menjëherë, ose e hedh furtuna shumë larg. I tillë është idhujtari. Imani është si qielli i lartë dhe i ruajtur. Kush e braktis ose e refuzon imanin është si ai që bie nga ky qiell poshtë dhe iu dorëzohet dënimeve. Atë do ta rrëmbejnë zogjtë e ta bëjnë copa copa. Ky është mohuesi dhe idhujtari, i cili e braktis dhe e refuzon imanin e pastër. Atë e rrëmbejnë shejtanët nga çdo anë dhe e copëtojnë, duke ia shkatërruar fenë dhe jetën e tij.

Mus'haf Hape →
Hashr 59:1–59:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që ne kemi bërë me të.” Ndërkohë, Profetit (a.s.) i zbriti menjëherë Shpallja prej Zotit të tij, duke e njoftuar për komplotin e jehudëve. Ai u ngrit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure quhet ndryshe surja e Benu Nadirit. Këta ishin një fis i madh jehudësh, që jetonin në njërin krah të Medinës, në kohën e Profetit (a.s.). Kur Muhamedit (a.s.) i erdhi Shpallja dhe emigroi për në Medinë, ata e mohuan dhe e refuzuan atë si profet, ashtu sikurse vepruan edhe shumë fise të tjera jehudësh. Pasi mbërriti në Medinë, Profeti (a.s.) lidhi pakt me të gjitha fiseve e jehudëve që jetonin pranë tij në Medinë. Pas ngjarjes së Bedrit, rreth gjashtë muaj ose më shumë pas saj, Profeti (a.s.) shkoi te fisi i Beni Nadirit dhe bisedoi me ta që ta ndihmonin në lidhje me kompensimin e vrasjes së dy idhujtarëve të fisit Kelabije nga Amër Ibn Umeje Ed -Damrij.29 Ata iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Profetit (a.s.), duke thënë: “Po, do ta bëjmë ne, o Ebu Kasim! Mund të ulesh këtu, derisa të bëjmë gati atë që kërkon.” Atëherë, ata u veçuan me njëri tjetrin dhe shejtani i mallkuar filloi t’i nxiste dhe t’u zbukuronte një veprim, i cili do të ishte dëshpërimi i tyre. Atë e meritonin dhe kështu ishte e shkruar për ta. Duke planifikuar vrasjen e Profetit (a.s.), thanë: “Cili nga ju do ta marrë këtë rrasë guri, të ngjitet mbi mur dhe t’ia shtypë kokën me të?” Më fatziu i tyre, Amër Ibn Xhehashi, u hodh e tha: “E marr unë përsipër ta kryej!” Këtu ndërhyn Selam Ibn Mishkemi, që thotë: “Mos e bëni! Betohem në Allah, se atij do t’i përcillet shumë shpejt ky plan i juaj! Nuk ka dyshim se kjo do të thotë thyerje e paktit, që ne kemi bërë me të.” Ndërkohë, Profetit (a.s.) i zbriti menjëherë Shpallja prej Zotit të tij, duke e njoftuar për komplotin e jehudëve. Ai u ngrit me të shpejtë prej atij vendi dhe u nis për në Medinë. 30 Pas tij shkuan edhe sahabët, të cilët i thanë: “Ti brofe me të shpejtë që andej, kurse ne as nuk e ndiem se si u largove!”. Dhe Profeti (a.s.) u kallëzoi për kurthin e jehudëve. Më pas, Profeti (a.s.) u dërgoi një ultimatum Benu Nadirëve, ku thuhej: “Largohuni nga Medina dhe nuk keni për të jetuar më kurrë aty, pranë meje! Ju jap afat dhjetë ditë. Çdokush që gjendet në të pas këtij afati, do të ekzekutohet!” Dhe, vërtet, për disa ditë me radhë, ata nisën të përgatiteshin për largimin, por, papritur, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli u dërgoi atyre një mesazh, ku u thoshte: “ Mos u largoni nga vendi juaj, sepse me mua janë 2000 luftëtarë, që do të hyjnë në ndërtesat tuaja dhe janë gati të luftojnë deri në vdekje, së bashku me ju. Në ndihmë do t’ju vijnë edhe Benu Kurejdhat me aleatët e tyre nga Gatafani.” Ky mesazh i dha shpresë udhëheqësit të Benu Nadirëve, Hujej Ibn Ahtabit, i cili i dërgoi fjalë Profetit ( a.s) dhe i tha: “Ne nuk kemi për të dalë nga vendet tona! Vepro çfarë të duash!” Pasi mori këtë mesazh, Profeti (a.s.) dhe shokët e tij thanë: “ Allahu Ekber”, dhe u nisën drejt tyre. Ishte Ali Ibn Ebu Talibi ai që mbante flamurin. Benu Nadirët, në pritje të ndihmës së aleatëve të tyre, rezistuan në fillim, duke mbrojtur muret me shigjeta e gurë. Por ndihma e premtuar nuk erdhi. Benu Kurejdhat u distancuan, ashtu si Ibn Ubeji me aleatët e tij prej Gatafani nuk e mbajtën fjalën. Benu Nadirët qëndruan të rrethuar, derisa u dorëzuan, duke kërkuar që të largoheshin nga Medina. Profeti (a.s.) gjykoi që ata të lejoheshin të dilnin së bashku me familjet e tyre, duke marrë me vete aq plaçka, përveç armëve, sa mund të mbanin devetë e tyre. Kështu, Profeti (a.s.) mbajti pasurinë që ata lanë dhe armët e tyre. Plaçka e luftës e marrë nga Benu Nadirët ishte e veçantë vetëm për Profetin (a.s.) dhe ishte ai që e përcaktoi ndarjen e saj në dobi të muslimanëve. Kjo pasuri nuk iu nënshtrua rregullit të zakonshëm të ndarjes së plaçkës së luftës, sepse Allahu i Lartësuar ia dhuroi atë Profetit të Tij, pa qenë e nevojshme që muslimanët të luftonin me kalorësinë dhe këmbësorinë e tyre. Jehudët u larguan në drejtim të Hajberit me në krye Hujej Ibn Ahtabin, ndërsa Profeti (a.s.) mori në sundim tokën e tyre. Gjithashtu, ata lanë edhe shumë armatim, si 50 mburoja, 50 përkrenare dhe 340 shpata. Kjo qe shkurtimisht ngjarja me Benu Nadirët, sikurse e kanë përshkruar historianë të ndryshëm. - “Allahun e madhëron me (tesbih) përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” - Allahu i Lartësuar e hap këtë sure duke na bërë të qartë se gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e falënderuar e lavdëruar, duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon madhështisë së Tij, duke e adhuruar Atë me nënshtrim dhe drojë. Allahu është El Aziz – Krenari e Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka dhe asgjë nuk është e pamundur për fuqinë e Tij. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit dhe sundimit të Tij. Allahu është El Hakim - i Urti, si në krijimin e Tij, edhe në ligjet e vendosura prej Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë më kot dhe nuk ka bërë asnjë ligj që të mos jetë me dobi. Të gjitha veprat e Allahut janë bërë me urtësinë e Tij. E tillë ishte edhe ndihma që Allahu i Lartësuar i dhuroi Profetit (a.s.) kundër qafirëve të fisit Benu Nadir. Kur ata tradhtuan, duke e shkelur paktin me Profetin (a.s.), Allahu i nxori nga vendi i tyre, të cilin e donin dhe ishin të lidhur aq shumë: - “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë.” - Ky ishte i pari dëbim, që Allahu e kishte shkruar të kryhej nga duart e Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). Ajeti tregon se për ta do të kishte edhe dëbime të tjera më pas. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, kur Profeti (a.s.) i dëboi ata edhe nga Hajberi, dëbim të cilin e përmbylli Umer Ibn Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur me të! - i cili përzuri edhe pjesën e mbetur më vonë. - “Ju nuk menduat se ata do të dilnin, ...” – Ju, muslimanë, nuk mendonit se ata do të dilnin nga fortesat e tyre, ku mbroheshin dhe ndiheshin krenarë. - “...ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut.” - Të mashtruar dhe të vetëkënaqur nga fortifikatat e tyre, ata menduan se nuk do të mposhteshin kurrë dhe askush nuk do të kishte fuqi që t’i përballonte. Por kaderi i Allahut të Lartësuar qëndron mbi të gjitha këto. Para Tij nuk mund të qëndrojë asnjë kështjellë në këmbë. Përpara Tij nuk sjell dobi fuqia dhe aftësia mbrojtëse. I Lartësuari thotë: - “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre.” - Atyre u erdhi ndëshkimi nga një portë që nuk e mendonin. Kjo portë ishte “el rru’bu ” - frika e madhe, paniku që pushton zemrën, i cili është ushtari më i madh i Zotit, para të cilit nuk bën dobi asnjë përgatitje, asnjë fuqi dhe ashpërsi. Ata menduan se i vetmi drejtim nga i cili mund të sulmoheshin dhe të mposhteshin ishin portat e fortesave të tyre, të cilat ata i mendonin se ishin të pathyeshme. Qetësia e shpirtit të tyre ishte e lidhur ngushtë me muret e fortesave. Por dihet se kush i mbështetet çdo gjëje tjetër veç Allahut, ka për t’u befasuar dhe dëshpëruar me dështimin e tij. Edhe ata u befasuan nga kjo ndjenjë, që zbriti nga qielli dhe pushtoi tërësisht zemrat e tyre. Zemra është kalaja e durimit dhe e qëndrueshmërisë, por nëse pushtohet nga frika dhe nuk lidhet me Krijuesin e saj, ajo dobësohet dhe bie. Kështu, Allahu i Lartësuar e largoi durimin dhe kurajën e zemrave të tyre, duke ua zëvendësuar me dobësi dhe tmerr. Ky ishte armiku kryesor, që ata nuk e kishin llogaritur, prandaj u bënë vetë ata shkatërruesit e shtëpive të tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar: - “Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve.” - Profeti (a.s.) u lejoi që të merrnin me vete aq pasuri sa mbanin devetë e tyre, por ata filluan që të shkulnin pragjet, dyert dhe shumë zbukurime që ju pëlqenin, për t’i marrë me vete. Kështu, me duart e tyre, ata shkatërruan shtëpitë dhe vendbanimet e veta. Me tradhtinë ndaj Profetit (a.s.), ata hodhën hapin e parë të shkatërrimit të vetes, duke vazhduar të shkatërronin edhe vendbanimet me duart e tyre. - “Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni!” - O ju që i kuptoni drejt mesazhet dhe urtësitë e Zotit! O ju që keni logjikë të shëndoshë! Në këtë ngjarje ka mësime të shumta, nëpërmjet të cilave kuptohet urtësia e Allahut dhe veprimet e Tij madhështore në ndëshkimin e armiqve të të vërtetës dhe pasuesve të epsheve. Atyre nuk u bëri dobi krenaria apo fuqia ushtarake e mbrojtëse që kishin. Ata nuk mundën t’i shpëtonin fortifikatat e tyre prej urdhrit të Zotit. Atyre u erdhi ndëshkimi vetëm si pasojë e gjynaheve të bëra. Dihet se, gjatë leximit të Kur'anit, në konsideratë merret kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit dhe jo shkaku specifik pse ai është sjellë. Në këtë mënyrë, këto ajete na nxisin që të nxjerrim mësime dhe të gjykojmë me drejtësi për raste të ngjashme. Ne duhet të meditojmë rreth urtësive dhe ligjeve që përmbajnë këto ajete. Duke medituar rreth tyre, mendja jonë ndriçohet e urtësohet, kurse imani ynë shtohet. Kështu, ne arrijmë të shohim qartë dhe të kuptojmë mirë çdo urtësi të sjellë nga Allahu i Lartësuar dhe të gjykojmë drejt në çdo rast të ngjashëm. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se këta jehudë nuk e morën të gjithë ndëshkimin që meritonin, sepse Ai u bëri një lehtësim: - “Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në Jetën Tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.” - Sikur Allahu i Lartësuar të mos kishte përcaktuar dëbimin e tyre, ata do të kishin tjetër përfundim: ata do të ndëshkoheshin ashpër që në këtë dynja. Megjithatë, edhe pse nuk u goditën nga ndëshkimi që në dynja, në ahiret i pret vuajtja në zjarrin e madh të Xhehenemit, të cilën mund ta përshkruajë veç Allahu i Lartësuar. - “Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” - Të mos u shkojë kurrë ndër mend mjeranëve se ndëshkimi i tyre për refuzimin e Profetit, madje për tentativën e vrasjes së tij, përfundoi me dëbimin nga shtëpitë. Le ta dinë se dënimi që ka përgatitur Allahu për refuzuesit e Profetit dhe të Shpalljes së Tij, të cilët nuk janë penduar, është shumë më i madh dhe më i dhembshëm. E si mund të shpëtojnë nga dënimi në dynja dhe ahiret ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shprehin armiqësi kundër tyre dhe luftojnë për të penguar besimin e drejtë?! Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit në lidhje me ata që kundërshtojnë palën e Tij. - “Çdo palmë (të armikut) që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut,...” - Gjatë kohës së rrethimit, si pjesë e strategjisë për t’i bindur që të dorëzoheshin, Profeti (a.s.) dogji disa nga hurmat dhe pemët e tyre. Nisur nga ky veprim, ata i akuzuan muslimanët për shkatërrim në tokë. Por Allahu i Lartësuar na tregon se qoftë shkatërrimi i hurmave dhe i të mbjellave, qoftë mosprekja e tyre, të gjitha kryheshin me lejen dhe urdhrin e Allahut të Lartësuar, për urtësi të shumta. Ndër këto urtësi është ajo që thotë Allahu i Lartësuar më pas: - “...për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” – Domethënë, duke ju dhënë mundësinë që të shkatërroni hurmat dhe të mbjellat e tyre, Allahu i Lartësuar bëri që ata të ndienin dhimbjen, poshtërimin dhe përçmimin që në këtë dynja. Kjo strategji bëri që ata të kuptonin paaftësinë e plotë të tyre për të mbrojtur atë çka zotëronin, që ishte baza e fuqisë së tyre. Kjo ishte gjendja e fisit Benu Nadir dhe ndëshkimi që Allahu i Lartësuar u dha që në dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar)...” – Për pasurinë e Benu Nadirëve, që Allahu i Madhëruar ia mundësoi Profetit të Tij, ju, o muslimanë, nuk luftuat dhe nuk u munduat për ta fituar. Ju nuk u hipët kuajve dhe as luftuat me shpatat tuaja për ta arritur atë, pasi ishte Allahu i Lartësuar Ai i Cili futi frikën në zemrat e tyre, duke e lëshuar kështu ndër këmbët e Profetit të Tij të gjithë pasurinë që ata lanë, lehtësisht dhe pa luftë. - “Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Të gjithë të tjerët, që mbahen për të fortë, janë fare të dobët dhe të përulur para Tij. “ El fej’u ”, në terminologjinë juridike, quhet çdo lloj pasurie e qafirëve e marrë me të drejtë dhe pa luftë. Nga ana gjuhësore, “ el fej’u” do të thotë “plaçkë e kthyer”. E tillë ishte edhe pasuria që braktisën jehudët nga frika e muslimanëve. Ajo u hoq nga duart e qafirëve, të cilët nuk e meritonin, dhe iu kthye muslimanëve, të cilët ishin më të denjë për të. Ky gjykim është gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm për të gjitha kohërat. - “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë,...” - Ky gjykim është i njëjtë si për kohën kur ishte Profeti (a.s.), po ashtu edhe për kohërat pas tij, për ata që udhëheqin umetin. Në suren Enfal është një ajet i ngjashëm me këtë, që thotë: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [El enfal 41] Kështu, el fej’u ndahet në pesë pjesë: - 1/5 i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pasuri kjo e cila shpenzohet për dobi të përgjithshme dhe për shërbimet e muslimanëve. - 1/5 shkon për farefisin e Profetit (a.s.), të cilët janë Benu Hashimët dhe Benu Mutalibët. Kjo pasuri shpërndahet në mënyrë të barabartë mes meshkujve dhe femrave të këtyre fiseve. Benu Mutalibët duhen trajtuar ashtu si Benu Hashimët, për sa i përket meritës së përfitimit nga “ el fej’u” dhe plaçka e luftës, ndryshe nga Benu Abdu-Menafët, të cilët nuk përfshihen në një të pestën. Ky ndryshim u bë për shkak se në kohën kur Kurejshët bojkotuan tërësisht Benu Hashimët për tri vite rresht, fisi Benu Mutalib u bashkua me Benu Hashimët, ndryshe nga të tjerët. Vetë Profeti (a.s.) ka thënë në lidhje me Benu Mutalibët: “Ata nuk më braktisën mua as në kohën e injorancës paraislamike, as në Islam!” - 1/5 u shpërndahet të varfërve dhe jetimëve. Jetim konsiderohet ai që ka humbur babain dhe që nuk ka arritur moshën e pjekurisë. - 1/5 u jepet nevojtarëve, të cilët punojnë, por nuk nxjerrin aq sa u mjafton. - 1/5 u takon udhëtarëve të cilët kanë mbetur në mes të rrugës, larg vendit të tyre, pa pasuri dhe pa mundësi për t’u kthyer. Allahu i Lartësuar e përcaktoi një ndarje të tillë, me qëllim që: - “...që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” - Që pasuritë të mos bëhen pronë vetëm e pasanikëve. Nëse Allahu, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, nuk do të vendoste këtë rregull, atëherë pasuritë do të vërtiteshin vetëm në duart e pasanikëve të fuqishëm, ndërsa të dobëtit nuk do të merrnin kurrë ndonjë gjë. Një padrejtësi e tillë në shpërndarjen e pasurive do të ishte një shkatërrim, që veç Allahu e di. Zbatimi i urdhrave hyjnorë sjell mirësi dhe begati të panumërta, prandaj Allahu thotë më pas: - “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun!” – Ky urdhër përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, anën e dukshme dhe anën e fshehur të dispozitave të Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë që ka urdhëruar e bërë ligj Profeti (a.s.) është e detyrueshme për robtë që ta pranojnë dhe zbatojnë atë me pëpikmëri. Kundërshtimi i tij është kategorikisht i ndaluar. Fjala e Profetit (a.s.) dhe ligjvënia e tij konsiderohen njëlloj si fjala dhe ligjvënia e Allahut, sepse Profeti (a.s.) nuk ka folur dhe vendosur kurrë nga vetja e tij. Gjithçka që ai ka folur dhe vendosur ka ardhur si Shpallje nga Allahu i Madhëruar. Askujt nuk i lejohet dhe nuk i justifikohet shpërfillja ose braktisja e udhëzimeve të Profetit (a.s.). Nuk lejohet, gjithashtu, t’i jepet përparësi fjalës së asnjë njeriu, kushdo qoftë ai, ndaj fjalës së Profetit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron për takua ndaj Tij, nëpërmjet të cilës rregullohen dhe persosen zemrat e njerëzve, arrihet lumturia në dynja dhe ahiret. Kush ka arritur devotshmërinë ndaj Zotit, ka bërë të vetën lumturinë e përjetshme dhe fitoren më të madhe. Ndërsa ai që cenon ose shpërfill devotshmërinë ndaj Allahut, është duke ecur drejt dëshpërimit të përjetshëm dhe ndëshkimit të pafundëm. I Lartësuari thotë: - “Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër.” - Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk kujdesen për takua-n, por rendin pas dëshirave të shfrenuara.

Mus'haf Hape →
Safat 37:83–37:113 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… përvëlues! - Ndërtoni një vatër të lartë e të ngritur nga toka dhe ndizni zjarr. Pastaj: "...hidheni në zjarrin përvëlues! Ky është dënimi për atë që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi. - Një nga njerëzit që ishin si Nuhu, - profetë e adhurues të sinqertë për Zotin, - ishte edhe Ibrahimi (a.s). Edhe ai ishte profet i dërguar nga Zoti, për t'i ftuar krijesat në rrugën e drejtë. Edhe atij iu pranuan lutjet. Ai ishte Ibrahimi, i dashuri i Allahut, - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të! - Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër. - Me një zemër të pastër, të ruajtur nga idhujtaria e dyshimet, nga epshet, të cilat të shpërqendrojnë dhe të pengojnë që të konceptosh dhe të kuptosh të vërtetën saktësisht. Ato bëhen pengesë që njeriu të mos punojë dhe adhurojë Zotin sipas asaj diturie. Nëse zemra e njeriut është e shëndetshme dhe e pastruar, atëherë ai është i sigurt dhe i ruajtur nga çdo e keqe dhe ka për të arritur çdo të mirë. Ai që ka zemër të shëndetshme nuk ka në zemër smirë dhe zili për krijesat dhe as urrejtje për to. Zemra e tij është e pastër nga të tilla cilësi të ulta. Edhe Ibrahimi (a.s.) dëshironte të mirën për krijesat dhe rregullimin e tyre. Ai i ftonte në besim dhe pastrim, pa u lodhur. Ibrahimi (a.s.) e filloi thirrjen me babën e vet, dhe pastaj vazhdoi me popullin e tij. - Ai i tha të atit dhe popullit të vet: “Ç'është ajo që ju po adhuroni?” - Kjo ishte një pyetje qortuese dhe ftesë për t'i bërë të mendonin mirë në argumentet që u ishin ofruar, të cilat tregonin kotësinë e adhurimeve të idhujtarëve. - Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar? Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" - Si po ja lejoni vetes të adhuroni idhuj, që janë veçse mashtrim dhe nuk vlejnë aspak për t’u adhuruar?! Çfarë mendoni se do të bëjë me ju Zoti i botëve, kur ju adhuroni diçka tjetër veç Tij?! Ky qe një paralajmërim për ndëshkim, nëse ata vazhdonin me idhujtari. Çfarë mangësie vërejtët në Zotin e botëve, që devijuat dhe gjetët idhuj për t'i adhuruar? Më pas, Ibrahimi (a.s) planifikoi të thyente idhujt e tyre, sapo t'i krijohej mundësia për këtë. Kështu, ai shfrytëzoi rastin kur ata ishin të pavëmendshëm, sepse po merreshin me një festë të tyre. Kur i kërkuan që të dilte edhe ai me ta, Ibrahimi (a.s.) tha: - Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve dhe tha: “Unë jam i sëmurë.” - Në hadith të saktë është thënë se: "Nuk ka gënjyer kurrë Ibrahimi, përveçse në tri raste: Kur tha “unë jam i sëmurë" (sepse donte që të mos dilte me ta, dhe kështu të mund të thyente putat); kur tha: “I theu i madhi i tyre” (kur e pyetën që të tregonte kush i theu idhujt e tjerë); dhe kur tha: "Kjo është motra ime", kur e pyetën për gruan e tij Sarën.” E rëndësishme, ai i tha këto fjalë sepse dëshironte t'u shmangej dhe të mund ta realizonte planin e tij për thyerjen e idhujve. Dhe, në fakt, Ai ia arriti qëllimit. - Ata i kthyen shpinën dhe u larguan. - Atëherë, ai e shfrytëzoi rastin dhe: - Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?” Ç'është me ju, që nuk po flisni?" - Duke nxituar fshehtas drejt tyre, u afrua dhe, duke i përçmuar, u tha: “A nuk po hani ju? Pse nuk flisni? Si është e mundur që ju të jeni të adhuruarit e njerëzve?!” Idhujt janë më të mangët sesa kafshët, të cilat edhe hanë, edhe mund të nxjerrin zë. Ndërsa idhujt janë sende që as hanë e as flasin. - Pastaj iu kthye atyre e i gjuajti me dorën e djathtë. - Ai filloi t'i godiste fort dhe shpejt, derisa i bëri copa e pluhur, përveç idhullit më të madh, që e la për të përmbushur një plan të tijin, kur ata t'i drejtoheshin atij për atë ndodhi. - Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë. - Duke u ngutur për ta ndëshkuar, pasi hetuan rreth çështjes, thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë?” – thanë ata. – “Ai qenka kriminel” Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” [Enbija 59.] Pasi e qortuan dhe akuzuan për veprën e tij, ai u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin.” Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë,” Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Vallë, po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm? Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?" - Ai (Ibrahimi) tha: “Po dhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”. - Si e adhuroni atë që vetë me duart tuaja e gdhendni dhe, nga ana tjetër, i braktisni argumentet e Zotit dhe adhurimin e Tij si një të vetëm?! - Por, është Allahu Ai që ju ka krijuar ju dhe atë që ju bëni. - Ju jeni tërësisht të varur prej Tij dhe keni nevojë që Ai t'ju udhëzojë e të bëni vepra të mira. Dijeni mirë se vetëm duke e adhuruar Allahun mund t'ia arrini që të plotësoni nevojën tuaj për udhëzimin e plotë, që vetëm Ai e jep. Megjithatë, ata përsëri vendosën që ta dënonin. - Ata thanë: “Bëni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues! - Ndërtoni një vatër të lartë e të ngritur nga toka dhe ndizni zjarr. Pastaj: "...hidheni në zjarrin përvëlues! Ky është dënimi për atë që shkaktoi thyerjen e idhujve.’ - Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.”. - Kështu, ata donin ta ndëshkonin me dënimin më të tmerrshëm, me djegie për së gjalli. Por Allahu i Madhëruar thotë: "...por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit." Allahu ua ktheu kurthin mbi kokat e tyre dhe e shndërroi zjarrin e Ibrahimit në freski dhe paqe për të. Pasi ata bënë këtë dhe Ibrahimi u solli argumente të mjaftueshme për kotësinë e shirkut të tyre, nuk i mbeti gjë tjetër për të bërë me ta, prandaj: - Ai (Ibrahimi) tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.” - Unë kërkoj strehë te Zoti im, ndaj do të shkoj drejt tokave të bekuara të Shamit. Unë shpresoj që Ai do të më drejtojë në çdo gjë të mirë për çështjet e fesë dhe dynjasë. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur.” [Merjem 48]. Pastaj filloi t'i lutej Zotit: - O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë! - Domethënë, më dhuro pasardhës punëmirë! E gjitha kjo ndodhi pasi Ibrahimi e humbi shpresën nga populli i tij dhe pa se në të nuk kishte hajër. Kështu, ai e luti Zotin që t'i dhuronte një djalë të mirë, që Allahu ta bënte të dobishëm gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij. Allahu iu përgjigj lutjes së tij: - Ne e gëzuam atë me një djalë të butë (ismailin). - Ky ishte padyshim Ismaili (a.s), sepse pas tij u përmend përgëzimi për Is'hakun. Për Is'hakun, Allahu thotë: "Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin." Pra, është e pamundur që të ishte Is'haku ai që do të bëhej kurban dhe në të njëjtën kohë ta përgëzonte se pas Is'hakut do të lindte Jakubi. Kjo tregon se djali që Ibrahimit do t'i kërkohej që ta bënte kurban, ishte Ismaili e jo Is'haku. Allahu i Madhëruar e përshkroi Ismailin (a.s) si një djalë të dhembshur, të durueshëm, me moral të mirë, të përmbajtur e me zemër të madhe, që i falte edhe ata të cilët e mundonin: - Dhe kur ai (djali) u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai (Ibrahimi) i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. - U rrit djaloshi i dhembshur, derisa arriti moshën që të vrapojë. Kjo është mosha kur fëmija duhet shumë nga prindërit, sepse nuk ka nevojë për shumë shërbime dhe sjell vetëm kënaqësi. Pikërisht në këtë moment erdhi edhe sprova e madhe e pashembullt. Profeti Ibrahim i tha djalit të vet: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban." Pra, pashë ëndërr në gjumë se Allahu më urdhëroi që të të bëj kurban për Të. Dihet se ëndrra e profetëve është realitet. - Çfarë mendon ti? - Si mendon? Ti e di se kur Allahu jep një urdhër, ai duhet përmbushur patjetër. Atëherë, Ismaili durimtar dhe i bindur, duke treguar se ishte i kënaqur me vendimin e Zotit për të dhe duke qenë bamirës dhe respektues i prindit, tha. - Ai (Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! - Zbatoje atë urdhër që të dha Zoti yt, sepse: - Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar. - I tha të atit se do ta nënshtronte veten për të bërë durim. Mbi të gjitha, këtë e lidhi ngushtë me vullnetin e Allahut, sepse asgjë nuk ndodh pa ndihmën dhe lejen e Allahut. - E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit (të Allahut) dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys. - Kështu, ata që të dy, atë e bir, u dorëzuan për të zbatuar urdhrin. Babai u bë gati që të bënte kurban frytin e zemrës së tij, për të zbatuar urdhrin e Zotit, të Cilin e donte dhe i frikësohej më shumë se gjithçkaje tjetër. Ndërsa djali e përgatiti veten që të bënte durim, duke nënshtruar veten për kënaqësinë e Zotit të tij dhe për të respektuar atin e tij. Atëherë: "... e shtriu (Ismailin) përmbys." Pra, Ibrahimi e uli Ismailin me fytyrën poshtë, për ta bërë gati për ta bërë kurban. E ktheu me fytyrë poshtë, që të mos shihte fytyrën e tij gjatë aktit sublim. Pikërisht në ato çaste: - Ne i thirrëm atij: “O Ibrahim ! Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. - Iu tha: "Tashmë ti e përmbushe ëndrrën." Ti e nënshtrove veten dhe bëre çdo gjë për ta zbatuar urdhrin e Zotit, deri te momenti i kalimit të thikës në qafën e tij!” - Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. - Ky është shpërblimi i atij që ka arritur gradën e ihsanit në adhurimin e Zotit. Kështu janë ata të cilët i japin përparësi kënaqësisë së Allahut, kundrejt dëshirave dhe qëllimeve të tyre. - Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe. - Kjo ishte vërtet një sprovë e madhe, që nxori në pah pastërtinë e Ibrahimit dhe dashurinë e tij të plotë për Zotin e tij. Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s) Ismailin, ai e deshi shumë të birin. Por Ibrahimi ishte Halili i Rahmanit – pra, i dashuri i Rahmanit, dhe kjo dashuri nuk duhej të trazohej nga dashuri të tjera. Zemra e Ibrahimit duhej të ishte e lidhur tërësisht me Allahun. Duke qenë se zemra e Ibrahimit u lidh pakëz me djalin e tij, Ismailin, Allahu i Lartësuar donte ta pastronte atë dhe ta qartësonte për ne faktin se e gjithë zemra dhe dashuria e Ibrahimit ishte vetëm për Allahun. Për këtë arsye, Ai e sprovoi Ibrahimin, që ai të zgjidhte dashurinë për Allahun mbi çdo dashuri tjetër, edhe mbi dashurinë për të birin, që dukej se po merrte një pjesë të zemrës së Ibrahimit. Por duke qenë se Ibrahimi zgjodhi dashurinë për Zotin, pasi mori çdo masë për ta ekzekutuar urdhrin e Tij, atëherë bërja e flijimit nuk ishte më e nevojshme. Atëherë: - Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh. - Pra, në vend të Ismailit, Ibrahimi tani do të bënte fli një dash të madh. Ai kurban ishte madhështor, sepse ishte në vend të Ismailit dhe sepse u bë një prej adhurimeve më të rëndësishme për Allahun, që do të vazhdonte deri në Kijamet. - Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. - Emrin e tij e bëmë të famshëm në brezat e mëvonshëm, ashtu siç ishte i famshëm dhe i lavdëruar ndër të parët. Nuk do të ketë ndonjë kohë dhe brez, kur kujtimi dhe figura e Ibrahimit (a.s.) të mos jetë e dashur dhe e respektuar për njerëzit. - Paqja qoftë mbi Ibrahimin! - Kjo është një përshëndetje për Ibrahimin, ashtu siç thuhet edhe në një ajet tjetër: "Thuaj (o i Dërguar): “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur (për mesazhin e tij)!" - Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. - Ky është shpërblimi i muhsininëve, domethënë, i atyre që e plotësuan gradën e ihsanit në adhurimet që i përkushtuan Zotit dhe me bamirësinë ndaj krijesave. Allahu gjithmonë do t'u sjellë çlirim atyre në çdo vështirësi dhe fitorja është gjithmonë në krahun e tyre. Ata do të jenë përherë të lavdëruar dhe me emër të mirë ndër njerëz. - Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. - Ishte nga ata besimtarë që besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar që të besohet, me gradën më të plotë të imanit, gradën e sigurisë së plotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Kështu, i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur." [En'am 75]. Më pa, Allahu i Madhëruar i dha një përgëzim tjetër. Ky ishte përgëzimi për Is'hakun, pas të cilit do të vinte Jakubi. Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut – profet e një prej njerëzve punëmirë. - Allahu i Madhëruar e përgëzoi se do t'i jepej Is'haku, i cili do të jetonte dhe do të bëhej me një djalë, Jakubin, prej të cilit do të vinin pasardhës të tjerë. Ata do të ishin profetë të zgjedhur. Siç shihet, këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme. - Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe. - Kuptimi: Ne zbritëm mbi ta begati e bekime të shumta. Allahu i Madhëruar do t'u dhuronte dituri të madhe dhe të dobishme dhe do t'i bënte që të punonin dhe të ishin adhurues të mirë. Nga këta dy fëmijë, Ismailin dhe Is'hakun, Allahu do të përhapte në botë tre popuj të mëdhenj. Nga Ismaili do të sillte popullin arab dhe Profetin më të zgjedhur të fundit të kohës, Muhamedin (a.s.). Ndërsa Is'haku do të vinte populli i bijve të Izraelit dhe populli i romakëve pasardhës të Is'hakut. Megjithatë, "... por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe." Pra, jo të gjithë do të jenë të mirë. Prej tyre do të ketë të mirë, por edhe të këqij. Do të ketë të drejtë, por edhe të padrejtë ose keqbërës të mëdhenj, të zhytur në mohimin e Zotit dhe idhujtari. Kjo u tha në mënyrë që të mos keqkuptohej fjala: "Ne e bekuam atë dhe Is’hakun...". Domethënë, ky bekim nuk do të kalonte tek të gjithë pasardhësit e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Nur 24:11–24:26 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e Aishes. Ata e ngritën lart koshin mbi devenë e Aishes dhe nuk e hetuan se Aishja nuk ishte brenda në të, sepse ajo ishte e lehtë dhe e dobët. Ushtria …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. - Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tregoi se sa e dënueshme dhe e keqe është shpifja ndaj grave të pastra e të ndershme. Kjo, në fakt, shërben edhe si parantezë për atë që do të vijë më pas, pra, për historinë e shpifjes ndaj më të pastrës grua, Aishes, vajzës së Sidikut dhe gruas më të dashur të Profetit të Zotit, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Këto ajete u shpallën për shkak të një shpifjeje të madhe, që është shtjelluar në librat e hadithit.21 Në këtë histori tregohet se Profeti (a.s) ishte rrugës në një nga ekspeditat e tij. Me vete kishte dhe Aishen. Në rrugën e kthimit, Aishes i humbet një gjerdan dhe ajo largohet nga kampi për të kërkuar gjerdanin. Ndërkohë, ushtria niset për udhëtimin e kthimit, pa vënë re mungesën e Aishes. Ata e ngritën lart koshin mbi devenë e Aishes dhe nuk e hetuan se Aishja nuk ishte brenda në të, sepse ajo ishte e lehtë dhe e dobët. Ushtria vazhdoi rrugën, ndërkohë që Aishja kishte mbetur pas. Atëherë, ajo mendoi të qëndronte në vend, duke menduar se, pasi të vinin re mungesën e saj, do të vinin ta merrnin. Pas kishte mbetur edhe Safuan Ibn Muatil el Sulemij, njëri nga më të nderuarit e sahabëve, i cili ishte në gjumë kur ushtria po largohej. Kur u zgjua dhe ushtria ishte larguar, ai e pa Aishen dhe e njohu për së largu. Atëherë ai i afroi asaj kafshën e tij, pa folur asnjë fjalë dhe ajo hipi në të. Pastaj ai vijoi udhëtimin, derisa mbëriti tek ushtria, që tashmë po pushonte në kohën e drekës. Por kjo nuk i shpëtoi shikimit të disa munafikëve, që e shoqëronin Profetin (a.s) në këtë udhëtim. Kaq u duhej këtyre munafikëve për të filluar atë shpifje të madhe. Kështu fjalët u përhapën dhe gjuhët e munafikëve të mbushura me helm e shpifje e përhapën me kënaqësi. Madje, edhe disa besimtarë u mashtruan nga të tilla fjalë dhe po i përhapnin ato. Ndërkohë, edhe Shpallja vonoi për një kohë disi të gjatë. Pas njëfarë kohe, këto thashetheme mbërrijnë edhe tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila u dëshpërua shumë. Por Allahu i Madhëruar shpalli dëlirësinë e Aishes në këto ajete. Ai i qortoi dhe u dha këshilla të shumta besimtarëve. Ai u tregoi atyre se sa e rëndë ishte kjo ngjarje tek Ai dhe u dha atyre porosi të dobishme. Allahu i Lartësuar tha: " Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. Pra ata që sollën këtë shpifje të madhe për nënën e besimtarëve, Aishen, janë disa që duken si pjesë e juaja, o besimtarë. Disa prej tyre janë besimtarë të sinqertë në imanin e tyre, por ka edhe munafikë që hiqen si muslimanë, por fshehin hipokrizinë e mosbesimin. Pastaj Ai tha: - Ju, kurrësesi mos e mendoni (këtë) se është një e keqe për ju! Përkundrazi, ajo është për të mirën tuaj. - Në këtë histori doli në pah pastërtia dhe dëlirësia e Aishes (r.a). Gjithashtu, Allahu solli një mesazh të qartë, se të gjitha gratë e Profetit janë të pastra e të dëlira. Nga kjo histori u vendosën dispozita të domosdoshme, që besimtarët duhet t'i dinë, t'i mësojnë dhe të punojnë me to deri në Ditën e Gjykimit. Të gjitha këto mirësi të shumta, nuk do të dilnin në pah sikur të mos ndodhte kjo histori shpifjeje. Kur Allahu dëshiron diçka, Ai i krijon kushtet për të. Vini re! Në këtë histori Allahu u drejtohet besimtarëve në numrin shumës, duke u dhënë kështu një mesazh të rëndësishëm: shpifja ndaj njëri - tjetrit është cenim për të gjithë bashkësinë. Të mirat dhe të këqijat ju i përjetoni së bashku. Gjithashtu, është edhe mesazhi tjetër: besimtarët, për sa i përket dashurisë, mëshirës e butësisë së ndërsjelltë dhe përkujdesit për çdo të mirë, janë si një trup i vetëm. Besimtarët dhe besimtaret janë si një ndërtesë, ku secili prej tyre mban tjetrin. Ata forcojnë njëri tjetrin. Kështu, nëse dikush e urren që të përbaltet vetë me shpifje, po ashtu le të urrejë cenimin e nderit të vëllait të tij besimtar. Le ta trajtojë atë njëlloj si veten e vet. Nëse besimtari nuk e ka arritur në këtë gradë të imanit, kjo tregon se imani i tij është ende i mangët dhe po e mangët është dhe vëllazëria islame, e cila kërkon që muslimanët të këshillojnë e të përmirësojnë njëri -tjetrin. Megjithatë, edhe pse kjo histori pati mirësitë e saj në këto aspekte që u përmendën, Allahu thotë: - Secili prej tyre do të dënohet sipas pjesëmarrjes në këtë gjynah. - Ky është një kërcënim për të gjithë ata që e nisën këtë histori shpifjeje. Ai fatzi ishte munafiku i pështirë me emrin Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli, Allahu e mallkoftë! Për të, Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe ai që i priu (shpifjes), do të ketë një dënim të madh. - Ky dënim është përjetësia në gradën më të thellë të zjarrit të Xhehenemit. Në vijim, Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët si të sillen në situata të ngjashme dhe u jep një porosi të vyer. Ai thotë: - Përse vallë, kur besimtarët dhe besimtaret e dëgjuan atë (shpifje), të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thoshin: “Kjo është një shpifje e qartë”? – Domethënë, është detyrë për besimtarët që të mendojnë mirë për njëri tjetrin. Ata duhet të mendojnë gjithmonë se besimtarët janë të pastër nga shpifjet, pasi imani e largon besimtarin dhe besimtaren nga ato vepra të ulëta. Madje, besimtarët për të tilla shpifje thonë: “ I Pastër dhe i Dëlirë je, o Zot, nga mendimi i gabuar se Ti mund t’i lësh besimtarët e mirë që të bien në të tilla poshtërsi!” Kështu, nëse do t’i pranonin si të vërteta të tilla shpifje për besimtarët e mirë, kjo do të ishte një shpifje për vetë Zotin, i cili kurrë nuk do t’i linte besimtarët dhe besimtaret e Tij të dashur që të bien në të tilla poshtërsi, sepse është i pastër nga të tilla gjëra, që bien ndesh me urtësinë dhe dashurinë e Tij për besimtarët. Ky duhet të jetë mendimi që duhet të mbizotërojë në mendjen dhe zemrat e besimtarëve për njëri tjetrin dhe që është detyrë e domosdoshme dhe e ndërsjelltë për ta. Është detyrë që, së pari, të tilla fjalë të përgënjeshtrohen në zemër e të mos përhapen më tutje dhe, nga ana tjetër, të përgënjeshtrohen ata që i thonë, madje të mbahet qëndrim ndaj tyre. - Përse nuk sollën katër dëshmitarë për ta provuar këtë? - Ata që shpifin duhet të sjellin katër dëshmitarë të drejtë e të besueshëm. Nëse nuk e bëjnë, atëherë ata janë gënjeshtarë tek Allahu: - Përderisa nuk sollën dëshmitarë, atëherë ata janë gënjeshtarë para Allahut. – Domethënë, edhe sikur të jenë të sigurt për atë që dëshmojnë, ata janë gënjeshtarë në gjykimin e ligjet e Zotit nëse nuk sjellin katër dëshmitarë. Nëse nuk kanë katër dëshmitarë, nuk duhet të flasin fare. Pra, në këtë rast Zoti ua ka bërë haram që të flasin. Vini re se si Allahu thotë: “ata janë gënjeshtarë para Allahut.” dhe nuk thotë thjesht “janë gënjeshtarë”, për të treguar se sa e rëndësishme është ruajtja e nderit të besimtarit dhe sa e dënueshme është shpifja. Nuk lejohet të flasësh kurrë për nderin e besimtarit nëse nuk ke katër dëshmitarë të besueshëm. Edhe sikur imoraliteti të ketë ndodhur, nuk lejohet të flasësh. - Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju në këtë botë dhe në Botën Tjetër, ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë si pa të keq. - Është mëshira dhe mirësia e Zotit që ju ruan në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ai i përfshin besimtarët me mirësinë e dhe mëshirën e Tij në dynja dhe në ahiret, prandaj ata i ndjek e mira dhe janë të ruajtur nga të këqijat. Në të kundërt: "...ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë si pa të keq." Për shkak të asaj shpifjeje, do t’ju godiste një dënim i madh. Këtë dënim e meritonit për ato fjalë të rënda që thatë. Nga mëshira dhe mirësia e madhe e Zotit, Ai jua bëri të mundur pendimin. Madje, edhe nëse sjell ndonjë ndëshkim mbi ju, me këtë ju pastron nga gjynahet dhe ju jep mundësinë që të ruani dhe të shpëtoni imanin tuaj. - Dhe ju e përcillnit atë (shpifjen) me gjuhën tuaj dhe flisnit për diçka për të cilën nuk kishit kurrfarë dijeje. - Ky është shkaku që edhe disa besimtarë u përfshinë në këtë thashethem të madh. Ata e menduan si diçka të vogël të folurit në këtë çështje. Megjithatë, Allahu i Madhëruar ua mundësoi të pendoheshin për këtë. - Dhe ju e mendonit atë si diçka të vogël, por tek Allahu ajo është e madhe. - Ky është një kërcënim i madh dhe një ndalesë shumë e fortë nga ky lloj gjynahu, që shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi. Çdokush duhet të dijë se nënvlerësimi i një gjynahu dhe të menduarit e tij si diçka e vogël nuk sjell ndonjë lehtësim dhe as nuk e zvogëlon atë gjynah, madje përkundrazi, e zmadhon edhe më shumë gjynahun. Njeriu ndoshta mund ta shohë si të lehtë, prandaj i kthehet disa herë atij gjynahu. - E përse vallë, kur e dëgjuat atë (shpifjen), nuk thatë: “Nuk është mirë të flasim për këtë. - Kur të dëgjonit këtë shpifje të madhe, ju duhet ta refuzonit prerë e të thoshit: “Nuk është mirë të flasim për këtë." Nuk është aspak e denjë për ne që të flasim për një gjë kaq të ulët. Është e qartë që kjo është shpifje, sepse imani e ndalon besimtarin të bëjë poshtërsi të tilla. - I Dëlirë je Ti (o Zot) . Kjo është një shpifje, vërtet e madhe.” - Është e qartë që kjo është një shpifje, prandaj ne nuk bëhemi kurrësesi pjesë e saj. - Allahu ju këshillon që një sjellje e tillë të mos përsëritet kurrë, ... - Allahu i Lartësuar ju urdhëron dhe porosit që kurrë të mos i ktheheni një gjynahu të tillë, kurrë të mos akuzoni e shpifni kundër besimtarëve dhe nderit të tyre! Sa të mrekullueshme janë porositë e Zotit tonë! Ne duhet t’i pranojmë ato me zemër të hapur e të kënaqur dhe me përunjësi t’i zbatojmë! Ne duhet të dorëzohemi e të jemi mirënjohës për të tilla ligje e qartësime nga Zoti ynë: "Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni." [Nisa 58]. Pastaj thotë Zoti: - ...nëse jeni besimtarë (të vërtetë) . - Kjo tregon se imani i sinqertë e ndalon besimtarin që të bëjë harame e t’u bëjë bisht detyrave të Zotit të tij. - Dhe Allahu i sqaron për ju Argumentet... - Ajetet e Allahut të Madhëruar janë të mbushura me dobi të shumta. Në to ka këshilla, ligje e dispozita, qortime e kërcënime, inkurajime e nxitje për punë të mira. Të gjitha këto Allahu i Madhëruar na i sqaron në formën më të plotë dhe të kuptueshme. - ...dhe Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë. - Allahu është absolut dhe i plotë në diturinë e Tij dhe i paanë në urtësinë e Tij. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë edhe këto njohuri që u dhuroi dhe u shpalli adhuruesve të Tij. Këto njohuri dhe ligje kanë për t’ju sjellë dobi në çdo kohë e vend. Madje, nuk mund të arrihet lumturia dhe rregullimi i njerëzve ndryshe, por veçse përmes këtyre porosive e ligjeve të sjella përmes Shpalljes. Askush nuk e di dhe gjykon të mirën për krijesat më mirë se Krijuesi i tyre i Gjithëditur dhe i Urtë. - Ata, të cilët dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapet imoraliteti, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Allahu i di (të fshehtat) e ju nuk i dini. - Ata që dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapin gjëra të shëmtuara dhe të ndaluara nga Zoti, që të përhapet imoraliteti e largimi nga feja, ata i pret një dënim i dhembshëm. Ai dënim do të torturojë zemrat dhe trupat e tyre. Kështu dënohen ata që bëjnë padrejtësi ndaj besimtarëve dhe përhapin sherrin mes tyre. Mendohu pak me kujdes! Nëse një dënim i tillë është për ata që thjesht dëshirojnë që të përhapet poshtërsia dhe imoraliteti, atëherë si mendon se do të jetë dënimi për ata të cilët marrin pjesë aktive duke folur dhe e përhapur ndër njerëz shpifjet për imoralitet? Sigurisht, pjesëmarrja aktive në të tilla fitne e vepra të këqija është shumë më e keqe dhe e rëndë sesa thjesht të dëshirosh dhe të kënaqesh me këtë. Nuk ka rëndësi në këtë mes, a ka ndodhur vërtet imoraliteti apo jo. Ajo që ka rëndësi është përfshirja në hapjen e shpifjes dhe imoralitetit ndër besimtarë. E gjitha kjo është tregues i mëshirës së Allahut të Lartësuar për besimtarët, për kujdesin e Tij të veçantë për ta dhe për mbrojtjen e nderit të tyre, ashtu siç kujdeset për të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre. Tregues i kësaj mëshire dhe përkujdesi të veçantë janë edhe këto urdhra, që u drejtohen atyre për dashuri dhe solidaritet vëllazëror. Çdokush duhet të dojë për vëllanë e tij atë që e dëshiron edhe për veten e vet dhe duhet të urrejë për vëllanë e vet atë që e urren për veten e vet. - Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, (do t’ju kapte një dënim i madh). ... - Prandaj ju mësoi ato ligje e porosi që nuk i dinit. - Por Allahu është shumë i Butë dhe Mëshirëplotë. - Mirësitë e Allahut ju rrethojnë nga çdo anë. Ai ju mbulon vazhdimisht me mëshirën, butësinë si dhe përkujdesin e Tij. Pikërisht nga kjo mirësi e përkujdesje, që Ai ju mësoi këto ligje e dispozita dhe ju dhuroi këshilla të mrekullueshme dhe urtësi të vyera. Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, prandaj edhe i afatizon jobesimtarët që kundërshtojnë fenë e ligjet e Tij. Mëshira dhe bamirësia janë atribute të Allahut dhe janë ato që ju sjellin mirësitë e dynjasë e të ahiretit, të cilat kurrë nuk mund t’i numëroni e t’i llogaritni. Pasi na ndaloi në mënyrë të veçantë nga ky lloj gjynahu e poshtërsie, Allahu i Madhëruar vijon të ndalojë nga gjynahet në përgjithësi, duke thënë: - O ju që keni besuar! Mos shkoni pas gjurmëve të shejtanit! ... - Largojuni rrugëve dhe joshjeve të shejtanit. Te "hapat e shejtanit" hyjnë të gjitha llojet e gjynaheve që kanë të bëjnë me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët. Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij, na urdhëron dhe na qartëson se e kemi të ndaluar të ndjekim hapat e shejtanit. Ai na sqaron urtësinë e kësaj ndalese dhe çfarë synohet me ndalimin e ndjekjes së hapave të shejtanit, duke thënë: - ... Kush ndjek gjurmët e shejtanit ai do ta urdhërojë veç për të punë shëmtuara e të këqia. - Kjo ndalesë synon të na ruajë nga përfundimi i keq dhe shkatërrimi, ku të çon ndjekja e hapave të shejtanit. Ai i mallkuar urdhëron veçse për poshtërsi e gjëra që janë të shëmtuara jo vetëm sipas gjykimit të Sheriatit, por edhe sipas mendjes së shëndoshë e natyrës së pastër së njerëzve, edhe pse disave të transformuar në shijet dhe natyrën e tyre mund t’ju duket e bukur dhe e kënaqshme. Shejtani i josh njerëzit në poshtërsi që natyra dhe mendjet e shëndetshme nuk i pranojnë, prandaj për ta janë të huaja, të panjohura dhe të refuzuara. Kështu janë poshtërsitë për të cilat nxit shejtani i mallkuar pa asnjë përjashtim. Prandaj Allahu na ndaloi nga të gjitha ato. Të gjitha këto porosi dhe ligje janë mirësi, për të cilat duhet t’i shprehim mirënjohjen dhe ta kujtojmë vazhdimisht Allahun. Kjo mirënjohje dhe ky kujtim i vazhdueshëm i mirësive të Allahut do t’i bëjë njerëzit që të ruhen nga poshtërsitë, turpet dhe çdo vepër e shëmtuar në të cilën i fton shejtani i mallkuar. Është Zoti që, me mirësinë e përkujdesin e Tij, ju ndalon nga të gjitha ato vepra, që janë si helmi vrasës për besimin dhe moralin e njeriut. - Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, askush prej jush nuk do të pastrohej ndonjëherë (prej gjynaheve). - Ai nuk do të ruante e pastronte asnjë nga ndjekja e hapave të shejtanit, sepse shejtani i mallkuar punon pareshtur, së bashku me ushtrinë e tij, për t’i joshur dhe tunduar njerëzit dhe për t’ua zbukuruar të kotën dhe paturpësinë. Shpeshherë nefsi i njeriut anon në të tilla shfrenime dhe gjithashtu nxit fort në to. Pastaj mangësia është një karakteristikë e pandashme e njeriut, për të mos lënë mënjanë edhe imanin e dobët. Duke parë këtë gjendje të njeriut, nëse Zoti do të hiqte dorë prej Tij dhe të mos e ruante, ndihmonte dhe pastronte, ai do të mbetej i pashpresë. Askush nuk do të pastrohej nga gjynahet dhe të këqijat dhe as do të mund të bënte vepra të mira, që e lehtësojnë dhe e kthejnë në rrugën drejt kënaqësisë së Zotit dhe Xhenetit të Tij. Kshtu kujdeset Zoti, duke e pastruar robin nga gjynahet dhe duke e përmirësuar gjendjen e tij me vepra të mira, që e afrojnë tek Ai. Por duhet të dihet mirë se vetëm duke kërkuar mëshirën dhe mirësinë e Tij mund të pastrohet ai që pastrohet. Një nga lutjet më të zgjedhura të Profetit (a.s) ishte: “Allahume ati nefsi takuaha ue zek -kiha ente hajru men zek - kaha ente uelijuha ue meulaha”, O Allah! Jepi shpirtit tim devotshmërinë dhe pastroje atë! Ti je më i Miri që e pastron atë. Tije Mbrojtësi dhe i Dashuri i shpirtit tim.", prandaj edhe tha: - Por Allahu pastron atë që do Ai. - Allahu e pastron dhe lartëson atë që e di mirë se pastrohet dhe lartësohet. Ai është më i Dituri se kush e meriton dhe kush është për t’u pastruar, prandaj thotë: - Allahu dëgjon e di gjithçka. - Ndër ata që morën pjesë në këtë shpifje e thashethem ishte edhe Mistah ibnu Uthathe, një i afërm i Ebu Bekrit. Mistahu ishte i varfër dhe muhaxhir. Duke qenë se u bë pjesë e kësaj fitneje, Ebu Bekri u betua se nuk do ta ndihmonte më me shpenzimet që i mbulonte, për shkak të fjalëve që fliste dhe pjesëmarrjen në thashetheme. Por Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet ku i ndalonte besimtarët nga betimi që të mos shpenzonin për të varfërin, dhe i nxit për të qenë falës e tolerantë. Madje, Ai u premton falje e mëshirë atyre që tregohen falës e tolerantë. prandaj edhe thotë: - Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin (gabimin) dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. - Nëse i trajtoni njerëzit me falje e tolerancë, edhe Ai do t’ju trajtojë me falje e tolerancë. Ebu Bekri, kur dëgjoi këtë ftesë bujare të Allahut të Madhëruar, tha: “Po, vallahi! Unë dua që Allahu të më falë mua!" Pas kësaj, ai vazhdoi ndihmën financiare për Mistahun. Në këtë ajet gjejmë argument që nxit për ndihmën e të afërmve dhe se ndihma nuk duhet lënë për shkak të gjynahut të njeriut. Ajeti na nxit për falje e tolerim, pavarësisht nga gjynahet e tjetrit. Falja e tolerimi janë zgjedhja më e mirë, nëse e kërkon urtësia dhe dobia. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon për dënimin e madh që i pret ata që shpifën për gratë e ndershme e të pastra nga imoraliteti. - Vërtet, ata që shpifin për gratë e ndershme, për ato besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në Botën Tjetër dhe ata i pret një Dënim shumë i madh, ... - Allahu i quan ato gra të pastra " el gafilat", pra, ato janë të tilla që as u shkon ndër mend kurrë një vepër e tillë e ulët. Kështu, ata që i akuzojnë për këto gra: "...janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër." Sigurisht që mallkimi jepet veçse për një gjynah të madh. Madje, Allahu i Madhëruar e përforcon këtë mallkim për ata, duke përmendur se do të vazhdojë në të dyja jetët: "... ata i pret një dënim shumë i madh.' Kjo është shtesë mbi mallkimin. Allahu i largoi nga mëshira e Tij dhe i mbuloi me ndëshkimin dhe zemërimin e Tij. - Ditën, kur kundër tyre do të dëshmojnë gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë. - Ky ndëshkim do të jetë Ditën e Gjykimit. Çdo gjymtyrë dhe pjesë e trupit do të dëshmojë për çfarë ka bërë. Atë ditë Allahu do t’i japë mundësinë çdo gjëje që të flasë dhe të dëshmojë. Askush nuk do të mund të refuzojë apo mohojë gjë prej veprave të veta, sepse Allahu do të bëjë drejtësi absolute. Madje, dëshmitë do të vijnë nga vetë ata dhe gjymtyrët e tyre. - Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë (gjithë) shpërblimin e merituar. - Do t’ua japë me drejtësi, barazi dhe të plotë shpërblimin për veprat e tyre. - Dhe ata e dinë mirë se Allahu është e vetë e Vërteta. - Në atë ditë të vështirë dhe të madhe, ata do ta mësojnë mirë se Allahu është e vërteta e qartë, Ai është i vetmi Zot i adhuruar me meritë, cilësitë e Tij madhështore janë të vërteta, veprat e Tij të drejta janë të vërteta, adhurimi i dedikuar Atij është i vërtetë, takimi me Të është i vërtetë, premtimet dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta, ligji i tij i Sheriatit dhe ligji i shpërblimit e ndëshkimit janë të vërtetë. Domethënë, e vërteta është e kufizuar veçse tek Allahu dhe në atë që ka ardhur prej Tij. - këqij dhe burrat e këqij janë për grate e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet. - Çdo i poshtër, në fjalë dhe vepra, i përshtatet një të poshtri, që është i ngjashëm me të. Ata pohojnë, miratojnë dhe shoqërojnë njëri tjetrin. Nga ana tjetër, i miri në fjalë dhe në vepra i përshtatet një të miri të ngjashëm me të. Ata meritojnë dhe shoqërojnë njëri-tjetrin. Ata i ngjajnë njëri - tjetrit në fjalë e vepra. Ky është një përkufizim i përgjithshëm, nga e cili nuk përjashtohet asgjë. Ndër subjektet më të rëndësishme që bëjnë pjesë në këtë gjykim janë profetët dhe, mbi të gjithë, janë Ulul Azmi (pesë profetët më të zgjedhur Nuhu, Ibrahimi, Musa Isa, dhe Muhamedi) dhe më i miri mes gjithë profetëve është Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Ai është më i miri dhe i pastërti i krijesave të Zotit, prandaj atij i takon të ketë më të mirat e mirësive. Cenimi i nderit të Aishes është cenim i nderit të Muhamedit. Dhe, në fakt, ky ishte qëllimi i munafikëve në të gjithë këtë histori. - Këta janë të pastër nga shpifjet që thuhen për ta. - Mjafton fakti që ajo ishte gruaja e Profetit (a.s), për të gjykuar për pastërtinë e dëlirësinë e saj. Ajo nuk mund të ishte ndryshe, përveçse e pastër, e mirë dhe larg atyre shpifjeve të neveritshme. E si mund të flisnin për Aishen që, përveç faktit të mësipërm, ajo ishte e sinqerta, e bija e të Sinqertit, e rritur në shtëpinë e të sinqertëve. Ajo ishte më e sinqerta e grave, më e mira, më e ditura dhe më e këndshmja mes tyre. Ajo ishte më e dashura e Profetit të Zotit të botëve. Ajo ishte gruaja e vetme në shtëpinë e së cilës iu zbrit Shpallja Profetit (a.s). Ndër gratë e Profetit (a.s.), vetëm në shtëpinë e Aishes ka zbritur Shpallja. Në fund të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar e tregon qartë pastërtinë e Aishes: - Për ta ka falje dhe shpërblim të begatshëm. - Në mënyrë të drejtpërdrejtë, fjala është për Aishen, ndërsa në mënyrë të përgjithshme është për të gjitha besimtaret e pastra e të ndershme. Për ta, Allahu i Madhëruar thotë: “ka falje dhe shpërblim të begatshëm." Pra, atyre Zoti ua ka falur të gjitha gjynahet dhe në Xhenetin e Tij do të kenë shpërblim e mirësi të shumta, si dhuratë nga Zoti i botëve.

Mus'haf Hape →
Kadr 97:1–97:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon është para teje. Atëherë, Profeti, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, u ngrit dhe mbajti një hutbe në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit.” - Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar dhe plot mirësi. Ajo është Nata e kadrit, natë e cila ndodhet në muajin e bagatshëm dhe plot mirësi të Ramazanit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota). ...” [Bekare 185]. 246 Fillimisht, Kurani është zbritur i tëri prej Lehui Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në atë që quhet “ Bejtul Ize”. Më pas, ai i zbriti Profetit ﷺ pjesëpjesë, në varësi të ngjarjeve që ndodhnin, për rreth 23 vjet. - “E ku mund ta dish ti se ç’është Nata e Kadrit?!” - Kjo fjali tregon vlerën e madhe të kësaj nate, natë të cilën Allahu i Lartësuar e veçoi për të zbritur Kuranin e madhëri - shëm. Vlera e kësaj nate del më në pah në ajetin vijues, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: - “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!” - Një punë e mirë e kryer gjatë kësaj nate është më e mirë se adhurimi i Allahut për një mijë muaj të tjerë, ku nuk ndodhet Nata e Kadrit. Kjo i ngjan fjalës së Profetit ﷺ , që e sjell imam Ahmedi: 2902. “Vigjilimi një natë në rrugën e Allahut është më e mirë se një mijë net, përveç saj.” Ndërsa Ebu Hurejra thotë se, kur erdhi muaji i Ramazanit, Profeti i Allahut tha: 2903. “Ja, ku ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begative dhe mirësive të shumta. Allahu i Madhëruar jua ka bërë detyrë agjërimin gjatë tij. Gjatë këtij muaji hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen shejtanët. Në këtë muaj është një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga mirësitë e kësaj nate, vërtet është i privuar.” Duke qenë se adhurimi në Natën e Kadrit është i barabartë me një mijë muaj, është transmetuar një hadith nga Ebu Hurejra, që gjendet në dy Sahih-ët, se Profeti i Allahut ka thënë: 2904. “Atij që ngrihet për të adhuruar Allahun Natën e Kadrit, duke pasur iman dhe duke llogaritur shpërblimin, kanë për t’iu falur gjynahet e shkuara.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Në të zbresin melekët dhe Shpirti, me lejen e Zotit të tyre...” - Zbritja e melekëve është e shpeshtë gjatë asaj nate, për shkak të begative dhe mirësive të shumta të saj. Nuk ka dyshim se melekët zbresin kur zbresin bekimet, begatia dhe mëshira e Allahut, ashtu sikurse zbresin gjatë leximit të Kura - nit dhe rrethojnë mexhliset e dhikrit. 247 Melekët i shtrijnë flatrat e tyre në Tokë për kërkuesin e diturisë, i cili është i sinqertë në kërkimin e diturisë, duke treguar respekt dhe nderim për punën e tij. Për sa i përket fjalës ‘Shpirti’, këtu tregon Xhibrilin (a.s). Thuhet, gjithashtu, se është fjala për një lloj të veçantë melekësh, sikurse është përme - ndur në suren Nebe. Allahu është më i ditur. - “... me çdo çështje .” - Atë natë përcaktohen çështjet dhe vendoset exheli, pra, koha e vdekjes së njerëzve dhe rrizku i tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Atë natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë ...” [Duhan 4]. Natën e Kadrit vendoset në mënyrë të detajuar çdo çështje që do të ndodhë gjatë vitit. Këto përcaktime merren nga Leuhi Mahfudh dhe u jepen shkruesve. Kështu, ata shkruajnë çdo gjë që do të ndodhë gjatë atij viti, për sa i përket kohëzgjatjes së jetës së krijesave, rizkut të tyre dhe gjithçkaje tjetër. - “Paqe është ajo deri në agim.” - Ajo natë është e mbushur me paqe e mirësi. Shejtani i mallkuar nuk ka mundësi të bëjë ndonjë ligësi apo të sjellë mundime atë natë. 248 Thuhet se, atë natë, melekët zbresin dhe kalojnë pranë besimtarëve, të cilët falin namaz dhe u japin selam atyre, deri në lindjen e agimit. Por në cilën natë të Ramazanit është pikërisht Nata e Kadrit? Është thënë se ajo është nata njëzetë e një, sipas hadithit të Ebu Seid el Hudriut, i cili ka thënë: “I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, hyri në itikaf dhjetë ditët e para të Ramazanit. Edhe ne hymë në itikaf me të. Xhibrili erdhi tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon (Nata e Kadrit) është para teje.” Atëherë ai hyri në itikaf dhjetë ditët e mesit të Ramazanit. Edhe ne hymë në itikaf me të. Xhibrili erdhi tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon është para teje. Atëherë, Profeti, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, u ngrit dhe mbajti një hutbe në mëngjesin e njëzetë të Ramazanit, ku tha: “Kush hyri në itikaf së bashku me mua, le të kthehet, sepse unë e pashë Natën e Kadrit, por m’u bë që ta harroja. Ajo është në dhjetë netët e fundit, në netët teke. Pashë (në ëndërr) se po bëja sexhde në baltë dhe në ujë.” Xhamia ishte i mbuluar thjesht me gjethe palmash dhe në qiell nuk dukej ndonjë re, megjithatë, shumë shpejt ra një shi. Unë pashë shenjat e baltës dhe të ujit në ballin e Profetit të Allahut, pikërisht ashtu siç e kishte parë ai në ëndërr.” Në një transmetim tjetër shtohet se kjo ndodhi në mëngjesin e ditës së njëzet e njëtë. [Buhariu dhe Muslimi]. Imam Shafiu thotë se ky hadith është transmetimi më i saktë për këtë çështje. Është thënë, gjithashtu, se Kadri është natën e njëzetë e tretë, sipas hadithit të Abdullah Ibn Unejsit, që vjen në Sahih-un e Muslimit, i cili ngjan me hadithin e Ebu Seidit. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ndërsa s ipas hadithit të Ebu Seid el Hudriut, që e sjell Ebu Daud Tajalisi, Profeti i Allahut ka thënë: “Nata e Kadrit është natën njëzet e katërt (të Ramazanit).” 249 Edhe Imam Ahmedi sjell një hadith të ngjashëm nga Bilali, por në senedin e tij ndodhet Ibn Lehia, i cili konsiderohet si transmetues i dobët. Sipas hadithit të Abdullah Ibn Abasit, në Sahih-un e Buhariut, Profeti i Allahut ka thënë: “Kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit të Ramazanit, e pikërisht në të nëntën (natë) të mbetur nga Ramazani, në të shtatën (natë) të mbetur nga Ramazani, në të pestën (natë) të mbetur nga Ramazani.” Shumë kanë shpjeguar se në këtë hadith bëhet fjalë për netët tek dhe, në fakt, ky është kuptimi më i dukshëm dhe më i përhapur. Pra, me shprehjen: “... në të nëntën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 21-të e ramazanit; me shprehjen: “në të shtatën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 23 -të e Ramazanit; me shprehjen: “në të pestën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 25-të e Ramazanit. Me fjalë të tjera, Profeti ﷺ sikur tha: “Kërkojeni atë në netët 21, 23 dhe 25 të Ramazanit. Megjithatë, ka të tjerë që mëtojnë se bëhet fjalë për netët çift, sikurse thotë Ebu Seidi në shpjegimin e sjellë nga Muslimi. Gjithashtu, Ubade Ibn Samiti përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: 2905. “Nata e Kadrit është në 10 netët e fundit të mbetura prej Ramazanit. Çdokush që ngrihet dhe falet duke llogaritur shpërblimin e Allahut në to, Allahu ka për t’ia falur të gjitha gjynahet e shkuara dhe ato që do të bëjë më vonë. Ajo është natë teke: e nënta, e shtata, e pesta ose e treta (natë e mbetur nga netët e Ramazanit).”. 250 (pra, kuptimi është që janë netët 21, 23, 25 dhe 27 të Ramazanit. Po ashtu, ka mundësi të bëhet fjalë edhe për netët çift, në varësi të netëve të mbetura nga Ramazani. Kështu, nëse Ramazani është me 30 ditë, nata e nëntë e mbetur nga Ramazani është nata e 22-të, nata e shtatë e mbetur nga Ramazani është nata e 24-të; nata e pestë e mbetur nga Ramazani është nata e 26 -të; ndërsa nata e tretë e mbetur nga Ramazani është nata e 28-të. E nëse muaji është me 29 ditë, atëherë, nata e nëntë e mbetur nga Ramazani është nata e 21 -të, nata e shtatë e mbetur është nata e 23 -të; nata e pestë e mbetur nga Ramazani është nata e 23 -të; ndërsa nata e tretë e mbetur nga Ramazani është nata e 27 -të.) Imam Ahmedi sjell me sened hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), në lidhje me Natën e Kadrit, ka thënë: “Ajo është nata e njëzetë e shtatë ose e njëzetë e nëntë dhe melekët në tokë atë natë janë më të shumtë sesa guralecët”. 251 Është thënë edhe se Kadri është natën e njëzetë e shtatë, bazuar në hadithin e Ubej Ibn Keabit, të cilin e sjell Muslimi në Sahihun e tij, se Profeti i Allahut ka thënë: 2906. “Ajo është nata e 27 -të.” Gjithashtu, n ga Muauija, Ibn Umeri, nga Ibn Abasi dhe të tjerë përcillet se Profeti i Allahut ka thënë se: 2907. “Ajo është nata e 27 -të.” Disa selefë kanë arsyetuar mendimin se ajo është nata e 27 - të, duke qëmtuar fjalët e sures Kadër. Kështu, fjala ‘ajo’ (hije), që i referohet kësaj nate, është pikërisht fjala e 27 -të e kësaj sureje. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Po ashtu, ka mendime për natën e 29 -të, sikurse edhe për natën e fundit të Rama - zanit. Në lidhje me këto transmetime, Imam Shafiu ka thënë se ato janë përcjellë nga Profeti (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), si përgjigje ndaj pyetjeve të tilla, si: “A ta kërkoj Natën e Kadrit në këtë dhe apo atë natë?” Dhe ai përgjigjej: ‘Po.’ E sigurt është, - vazhdon Imam Shafiu – që Nata e Kadrit është e përcaktuar dhe nuk ndryshon (nga viti në vit).” Kështu e ka perifrazuar Tirmidhiu. Ndërsa nga Ebu Kilabe përcillet të ketë thënë: “Nata e Kadrit lëviz në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” Ky qëndrim vjen edhe si mendim i imam Malikut, Theuriut, Ahmed Ibn Hanbelit, Is'hak Ibn Rahauejhit, Ebu Theurit, El Muznit, Ebu Bekër Ibn Huzej - mes etj. Kadi Ijadi thotë se ky ka qenë edhe mendimi i imam Shafiiut. Në fakt, ky është mendimi më i qartë dhe i dukshëm, por Allahu e di më mirë. Ky mendim mund të mbështetet nga hadithi në dy Sahih-ët, të Buhariut dhe Muslimit, përcjellë nga Abdullah Ibn Umeri, që thotë se: “Disa shokëve të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) iu tregua në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Atëherë, i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Unë shoh se ëndrrat tuaja tregojnë së bashku se Nata e Kadrit është në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Kështu, kushdo që kërkon të arrijë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit!” Gjithashtu, transmetohet nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit” [Ky është versioni i sjellë nga Buhariu.] Ndërsa mendimi tjetër i sjellë nga Shafiiu, se Nata e Kadrit është e qëndrueshme në një natë dhe nuk lëviz nga viti në vit, mund të mbështetet nga hadithi që Buhariu sjell në Sahihun e tij, nga Ubade Ibn Samiti, që rrëfen: “Njëherë, i Dërguari i Allahut erdhi të na tregonte për Natën e Kadrit, por dy muslimanë ishin duke u grindur mes tyre. Atëherë, Profeti tha: “Unë erdha që t’ju njoftoja për Natën e Kadrit, por për shkak të grindjes së filanit me filanin, ky informacion m’u tërhoq. Megji - thatë, shpresoj që edhe kjo të jetë hajër për ju. Kërkojeni atë në të nëntën, të shtatën dhe të pestën (natë të mbetur prej Ramazanit)." Argumentimi përmes këtij hadithi është si vijon: “Nëse Kadri nuk do të ishte në një natë të përcaktuar dhe të qëndrueshme çdo vit, atëherë Profeti nuk do të përcillte dijen e përhershme se kur është pikërisht Nata e Kadrit. Vetëm nëse themi se Profeti ﷺ do ta jepte atë lajm vetëm për atë vit, në mënyrë të veçantë. Nëse shqyrtojmë fjalët e Profetit në këtë hadith: “... por për shkak të grindjes së filanit me filanin, ky informacion m’u tërhoq ...”, mund të themi se ky është një argument mbështetës për idenë, që artiku - lohet shpesh, se: grindja dhe kundërshtitë largojnë mirësitë dhe të privojnë nga dituria e dobishme. Apo siç thuhet në një hadith: “Robi privohet nga rizku, për shkak të ndonjë gjynahu që bën.” 252 Por çfarë kuptimi ka fjala “... m’u tërhoq” në hadith? Kuptimi është që Profetit (a.s.) iu hoq dituria për kohën e saktë se kur është Nata e Kadrit, dhe jo se Nata e Kadrit iku dhe nuk ekziston më, siç thonë injorantët nga mesi i shiitëve. Provë që Nata e Kadrit do të vazhdojë të jetë është ajo çfarë thuhet më pas në këtë hadith: “Kërkojeni atë në të nëntën, të shtatën dhe të pestën (natë të mbetur prej Ramazanit)." Mendoni pak edhe për fjalën e Profetit: “Por shpresoj që edhe kjo të jetë mirësi për ju.”. Pra mostregimi e mospërca-ktimi konkretisht se cila është ajo natë, është më e mirë për ju, sepse kështu kër -kuesit e asaj nate do të përpiqen më fort dhe më gjatë për të arritur shpërblimin e saj. Me fjalë të tjera, nëse do të ishte përcaktuar se cila natë është, besimtarët do të kufizohe -shin me përkushtime e adhurime vetëm gjatë asaj nate. Kështu, me urtësinë e Allahut, mbeti e papërcaktuar, që adhuruesi të përpiqet të gjithë muajin në kërkim të saj, ndërsa në dhjetëditëshin e fundit të shtojë maksimalisht përpjekjet, për të arritur shpërblimin e asaj nate. Për këtë arsye, përcillet se: i Dërguari i Allahut hynte në itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramaza - nit, derisa Zoti i Madhëruar e mori nga kjo jetë. Më pas, në itikaf hynin gratë e tij.” Kështu thotë Aishja, sipas hadithit te Buhariu dhe Muslimi. Po kështu, Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin nga Ibn Omeri, që thotë se: “I Dërguari i Zotit hynte në itikaf gjatë dhjetëshes së fundit të Ramaza - nit.” Aishja ka thënë: “Sa herë që hynte dhjetëshja e fundit të Ramazanit, i Dërguari i Zotit e ngjallte natën, zgjonte familjen e tij dhe shtrëngonte izarin e tij” [Buhariu dhe Muslimi]. Shprehja: “shtrëngonte izarin e tij” ka kuptimin: u largohej marrëdhënieve me gratë e përkushtohej tërësisht në adhu - rim. Muslimit përcjell me senedin e tij, po prej Aishes, se: “I Dërguari i Allahut përpiqej (me adhurime e përkushtim) gjatë dhjetëshes së fundit të Ramazanit shumë më fort se jashtë tyre.” Nga Maliku, Allahu e mëshiroftë, është përcjellë edhe mendimi se të dhjeta netët e fundit të Ramazanit janë njëlloj të mundshme për të qenë Natë Kadri dhe asnjë natë nuk është më e preferuar se një tjetër. Këtë mendim të imam Malikut e kam parë të shkruar në komentarin e Rafi'iut rreth Musnedit të Imam Safiut, - Zoti i mëshiroftë! Është shumë e këshillue - shme dhe e pëlqyeshme që muslimani të shtojë e shpeshtojë lutjet gjatë gjithë kohës e jetës së tij, por kjo duhet të bëhet më e theksuar gjatë muajit të Ramazanit, veçanë - risht në dhjetë ditët e fundit të tij dhe, më shumë akoma, gjatë netëve teke. Është e pëlqyeshme, gjithashtu, që të bëhet sa më shumë kjo lutje: " Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afu e, fea’fu anni !” (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)". Imam Ahmedi sjell me senedin e tij hadithin nga Abdullah Ibn Burajde, se Aishja i ka thënë Profetit: ‘O i Dërguar i Zotit, kur të vijë Nata e Kadrit, çfarë lutje të bëj gjatë saj?’ Ai tha: “Thuaj: ‘ Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afua, fea’fu anni !’ (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!) ” Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe sjellin me sened nga Abdullah Ibn Burajde, se Aishja i tha: ‘O i Dërguar i Zotit! Nëse e di se cila është Nata e Kadrit, çfarë lutje të bëj gjatë saj?’ Ai tha: “Thuaj: ‘Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afua, fea’fu anni ! (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)"” Disa shenja dalluese të Natës së Kadrit Profeti i Allahut ka thënë: 2908. “Shenjë e Natës së Kadrit është se ajo është natë e kthjellët dhe e shndritshme, si netët kur hëna është e ngritur në kupën e qiellit. Ajo është një natë e qetë, as shumë e ftohtë dhe as shumë e nxehtë. Gjatë saj, nuk i lejohet asnjë ylli që të gjuajë me shkëndija të zjarrta, derisa të agojë”. Shenjë tjetër është se: 2909. “Dielli në mëngjesin e asaj nate nuk ka rreze të forta dhe duket si një hënë e plotë. Atë ditë nuk i lejohet shejtanit që të dalë së bashku me diellin gjatë lindjes së tij.” Ky hadith është sjellë me një isnad i mirë por, në nj ë pjesë të tij ka diçka të dyshimtë. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ubej ibn Keab ku ndër të tjera përmend: “... dhe shenja e asaj nate është që dielli të lindë atë mëngjes i bardh ë pa rreze të forta.” Një lajm i çuditshëm dhe i panjohur lidhur me Natën e Kadrit është transmetuar nga Imam Ebu Muhamed Ibn Ebu Hatimi, i cili e përmend në tefsirin e kësaj sureje të mreku - llueshme. Ai thotë: “Më ka transmetuar babai im, nga Abdullah Ibn Ebu Zijad el Katuani, ky nga Sejjar Ibn Hatim, ky nga Musa Ibn Seidi - domethënë Rasibiu – ky nga Hilal Ebu Xhebla, ky nga Ebu Abdus - Selami, ky nga babai i tij, e ky nga Kabi, i cili ka thënë: “ Sidretul Munteha është në kufirin e qiellit të shtatë dhe përtej saj është Xheneti. Ajo është në kufirin mes kësaj bote dhe ahiretit. Lartësitë e asaj peme janë në Xhenet, ndërsa rrënjët dhe degët e tij janë nën Kursij. Në të ka aq shumë melekë, numrin e të cilëve nuk e di askush tjetër, përveç Zotit të Fuqishëm dhe të Madhë - rishëm. Në çdo vend, në degët e saj që - ndrojnë melekë, që adhurojnë Allahun e Madhëruar. Vendqëndrimi i Xhibrilit (paqja qoftë mbi të) është mu në qendër të saj. Zoti e urdhëron Xhibrilin që të zbresë në çdo natë kadri, me të gjithë melekët e tjerë, që banojnë në Sidretul Munteha. Çdo melek që zbret atë natë, Allahu i Madhëruar e ka mbushur me dhembshuri dhe mëshirë për besimtarët. Ata zbresin bashkë me Xhibrilin Natën e Kadrit, sapo dielli perëndon. Natën e Kadrit nuk mbetet në tokë asnjë pëllëmbë vend, që të mos ketë një melek, që qëndron në sexhde ose në këmbë, duke u lutur për besimtarët dhe besimtaret, përveç nëse është kishë ose sinagogë, shtëpi zjarri ose tempull idhujsh, vendgrumbullim mbeturinash, shtëpi ku ka pije dehëse ose shtëpi me puta e idhuj, shtëpi në të cilën është varur ndonjë zile, ose vend ku kryhen nevojat. Kështu, melekët luten pareshtur gjatë gjithë natës për besimtarët. Xhibrili nuk lë asnjë besimtar pa i shtrënguar dorën dhe shenja e kësaj është kur besimtarit i rrëqethet lëkura, i preket e mbushet zemra me dhembshuri dhe sytë i derdhin lot. Kjo ndodh kur Xhibrili i shtrëngon dorën.” Gjithashtu, nga Kabi përcillet të ketë thënë: “Kushdo që thotë Natën e Kadrit tri herë: “ Lâ ilâhe il - l’Allah (Nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin, përveç Allahut)”, atëherë, me të parën herë, Zoti do ta falë, me të dytën do ta shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit dhe me të tretën do ta fusë në Xhenet.” Ne - thotë transmetuesi, - e pyetëm Ka'b al Ahbarit: ‘O Ebu Is'hak, a është kjo e vërtetë?’ Kabi tha: ‘A mund të thotë ‘Lâ ilâhe il-l’Allah’ Natën e Kadrit dikush tjetër, përveç njeriut të sinqertë? Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, Nata e Kadrit është e rëndë për jobesimtarin dhe hipokritin, njëlloj sikur të mbajë një mal mbi kurriz. Melekët vazhdojnë kështu, derisa vjen agimi. I pari që ngjitet në qiell është Xhibrili, derisa qëndron në pikën më të lartë, më lart se dielli. Atje hap flatrat e tij, ndër të cilat ka dy flatra të gjelbra, që i hap vetëm në atë kohë. Për këtë arsye, dielli bëhet pa rreze dhe mbetet në atë gjendje në fillimin e asaj dite. Pastaj ai thërret melekët dhe ata ngjiten lart. Kështu bashkohen drita e melekëve dhe drita e krahëve të Xhibrilit. Ata ndalen mes tokës dhe qiellit të dynjasë në atë ditë, duke vazhduar të luten për mëshirë dhe falje për besimtarët dhe besimtaret dhe për ata që agjërojnë Ramazanin, me shpresën për shpërblim. Ata vazhdojnë me lutje për këdo që vendos me zemër se, nëse jeton deri në vitin e ardhshëm, do të agjërojë Ramazanin për hir të Allahut. Kur vjen mbrëmja, ata ngjiten e hyjnë në qiellin e dynjasë dhe ulen rrathë-rrathë. Melekët e qiellit më të ulët mblidhen pranë tyre dhe i pyesin ata për çdo njeri, për çdo burrë dhe çdo grua, dhe ata u tregojnë. Ata pyesin: “Çfarë bëri filani? Si e gjetët këtë vit?” Ata thonë: Ne e gjetëm filanin vitin që shkoi si një adhurues të përkushtuar, por e gjetëm këtë vit të devijuar. Ndërsa filanin e gjetëm vitin e shkuar si të devijuar, ndërsa këtë vit e gjetëm si një adhurues të dalluar.” Kështu, ata pushojnë së kërkuari falje për këtë dhe fillojnë të kërkojnë falje për atë të parin. Gjithashtu thonë: “Ne e gjetëm filanin e filanin që e përmendnin shumë Zotin, filanin në ruku, duke madhëruar Zotin, filanin në sexhde dhe atë tjetrin duke kënduar fjalën e Zotit.” Kështu vazhdojnë melekët për gjithë ditën dhe natën, derisa ngjiten në qiellin e dytë. Në çdo qiell ka ditë dhe natë, derisa të arrijnë në vendin prej nga ku u nisën, pra, në Sidretul Munteha. Ajo u thotë: “O banorët e mi, më tregoni për njerëzit, madje m’i tregoni ata emër për emër. Kam të drejtë t’jua kërkoj këtë dhe unë e dua këdo që e do Zotin.” Pastaj Kab al Ahbari rrëfen se ata i tregojnë Sidretul Muntehasë për çfarë ajo u kërkoi. Ata i flasin për çdo burrë e grua, me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre. Pastaj Xheneti i afrohet Sidretul Muntehasë dhe i thotë: “Më trego çfarë të treguan banorët e tu rreth njerëzve.” Kështu ajo i tregon Xhenetit.” Kabi vijon: “Pastaj Xheneti thotë: ‘Mëshira e Zotit qoftë për filanin, mëshira e Zotit qoftë për filanin, Allahu e faltë filanin! O Zot, shpejtoje ardhjen e tyre tek unë!’. Kështu, Xhibrili arrin në vendin e vet para të gjithëve. Pastaj Zoti e frymëzon dhe ai thotë: ‘O Zot, unë e gjeta filanin në sexhde, ndaj fale atë!” Dhe Ai e fal atë. Atëherë, Xhibrili dëgjon melekët që mbajnë fronin të thonë: “Mëshira e Zotit qoftë për filanin, mëshira e Zotit qoftë për filanin dhe falja e Tij qoftë për filanin!” Xhibrili thotë: ‘O Zot, vitin që shkoi e gjeta robin tënd, filanin, duke iu përmbajtur rrugës së drejtë dhe adhurimit, kurse këtë vit ai kishte ndryshuar dhe ishte larguar nga urdhëresat e Tua!’ Zoti thotë: ‘O Xhibril! Nëse robi pendohet dhe kërkon falje prej Meje tri orë para se të vdesë, Unë do ta fal atë.’ Pastaj Xhibrili i thotë: “Ti je i lavdëruar, o Zoti im! Ti je më i mëshirshëm për robërit e Tu sesa ata për veten e tyre.’ Atëherë lëkundet Froni dhe gjithçka rreth tij. Qiejt dhe kushdo që është në to thonë: ‘Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshirëplotit! Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshirëplotit!” Kabi shton se: kushdo që e agjëron Ramazanin dhe vendos në veten e vet që, pas Ramazanit, të mos e kundërshtojë Zotin me gjynahe, ai do të hyjë në Xhenet pa u marrë në pyetje e llogari. 253 Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Kadër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij!

Mus'haf Hape →
Araf 7:73–7:78 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe e përbetuar e Salihut. Kur pa ndëshkimin, i erdhën këmbët dhe ajo u ngrit e vrapoi me një shpejtësi të paparë, derisa arriti në një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Dijetarët e tefsirit dhe të gjeneaologjisë thonë se Themudi ishte biri i Athirit, birit të Iremit, ky i biri i Samit, e ky i biri i Nuhit. Ai ishte vëllai i Xhedisit, birit të Athirit. Po kështu edhe fisi i Tasimit. Të gjithë këta ishin fise nga arabët e hershëm ( arab el âribe), përpara kohës së Ibrahimit. Themudi ishte një popull, që erdhi pas Adëve. Vendbanimi i tyre është i njohur, diku mes Hixhazit dhe Shamit, duke u shtrirë deri në Uâdil Kurâ e rreth e rrotull saj. Profeti i Allahut kaloi nëpër vendbanimet e tyre gjatë rrugës për në Tebuk, në vitin e nëntë pas hixhretit. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ibn Amiri, i cili ka thënë: 1203. “Gjatë rrugës për në Tebuk, Profeti qëndroi së bashku me njerëzit në zonën e El Hixhrit, pranë vendbanimeve të Themudit. Njerëzit morën ujë nga puset, në të cilat pinte populli i Themudit, zunë brumë me atë ujë dhe vendosën kazanët për të gatuar. Profeti i Allahut i urdhëroi që t’i derdhnin ato kazane, si edhe që brumin e zënë me atë ujë t’ua hidhnin si ushqim deveve. Pastaj i urdhëroi të lëviznin nga ai vend dhe të vendoseshin pranë pusit nga i cili pinte deveja e Salihut. Ai i ndaloi që të futeshin në vendbanimet e pupullit të ndëshkuar nga Allahu, duke u thënë: “Unë kam frikë se do t’ju godasë ajo gjë që i goditi ata, prandaj mos hyni në ato vendbanime!” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Umeri, se Profeti i Allahu t ka thënë: 1204. “Mos hyni në vendbanimet e të ndëshkuarve! Nëse nuk qani kur hyni në to, atëherë mos hyni në to, që të mos ju godasë ajo që i goditi ata!” Ky hadith është sjellë në dy Sahih-ët, me versione të ndryshme. - Te populli i Themudit dërguam vëllanë e tyre, Salihun. - Ky është Profeti, të cilin Ne e dërguam tek populli i Themudit. - Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet) . - Kjo ka qenë ftesa e të gjithë profetëve të Allahut. Ata ftuan në adhurimin e Allahut si një të vetëm e të pashoq, siç ka thënë i Lavdëruari: “ Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” . [Enbija 25], ose: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni (tagutit) shejtanëve (adhurimit të tyre)!”...” [Nahl 36]. - Tani ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti juaj. Kjo deve është Shenjë për ju. Lëreni atë të lirë të kullotë në tokën e Allahut dhe kini kujdes të mos e lëndoni aspak, sepse pastaj do të pësoni një dënim të dhembshëm”. - Tashmë ju kanë ardhur fakte e argumente të pakundërshtueshme nga Allahu, që tregojnë për vërtetësinë e mesazhit që ju solla nga Ai. Në fakt, ishte vetë populli i Salihut që kërkoi atë mrekulli. Ishin ata që i kërkuan Salihut të nxirrte nga një shkëmb, - të cilin e caktuan po ata, - një deve barrsë, madje gati për të lindur. Salihu, nga ana e tij, u kërkoi që t’i premtonin se do ta besonin dhe pasonin atë. Pas kësaj, Profeti Salih iu lut Allahut të Lartësuar dhe Krenar që t’ia jepte këtë mrekulli. Atëherë, shkëmbi lëvizi u ça dhe prej tij doli një deve barrsë dhe pa të meta. Brenda barkut të saj dallohej barra, që lëvizte dhe gati për të lindur, pikërisht ashtu siç e kishin kërkuar. Atëherë, i pari i tyre Xhundeu Ibn Amri, dhe ata që ishin me të e besuan Salihun. Edhe pjesa tjetër e fisnikëve të Themudit dëshironin që të pranonin besimin, por ata i pengoi Dheuab Ibn Amër Ibn Lebidi, El Hababu, i cili ishte kujdestari i idhujve të tyre, dhe Rabab Ibn Sar Ibn Xhelhes. Xhundeu Ibn Amri kishte një djalë xhaxhai, që quhej Shihab Ibn Halife Ibn Muhalat Ibn Lebid Ibn Hiras, një ndër fisnikët e njohur të Themudit dhe nga më të respektuarit e tyre, i cili shprehu dëshirën që të pranonte besimin. Por grupi i refuzuesve e penguan dhe ai iu bind atyre. Deveja, bashkë me të voglin e saj, qëndruan mes tyre për njëfarë kohe. Pusi i ujit ishte një ditë i gjithi për të dhe ditën tjetër ishte për njerëzit. Megjithatë, ditën kur nuk merrnin ujë nga pusi, njerëzit pinin nga qumështi i saj, duke mbushur sa të dëshironin prej enëve të tyre, siç tregon Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë, por ti vetëm vështroji me durim! Lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, e secili do të paraqitet për të pirë sipas rregullit.” [Kamer 28, 29]. Gjithashtu: “Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër. Dhe mos e prekni për ta dëmtuar, se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” [Shuara 155, 156]. Deveja kulloste në një luginë. Kur shkonte për të kullotur, futej në një shteg, ndërsa kur kthehej, kalonte në një shteg tjetër më të gjerë, që të mund ta nxinte, sepse pinte aq shumë ujë, saqë edhe trupi i zmadhohej. Siç thuhet, ajo kishte një trup shumë të madh dhe një pamje të mrekullueshme. Kur kalonte pranë bagëtive të tjera, ato largoheshin prej saj. Megjithatë, pas njëfarë kohe, kur mosbesimi dhe rrefuzimi ndaj Salihut u shtua në zemrat e tyre, ata vendosën ta vrisnin devenë, në mënyrë që ta shfrytëzonin ujin e pusit çdo ditë për veten e vet. - Pastaj e therën devenë, duke shkelur me arrogancë urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih! Hajde e bëji realitet kërcënimet e tua, nëse je vërtet i dërguar (i Allahut)!”. - Është treguar se ata ranë dakord që të gjithë për vrasjen e saj. Katadja rrëfen: “Më është treguar se ai që e vrau devenë i vizitoi të gjithë dhe mori miratimin e tyre për vrasjen e saj, madje edhe nga gratë, edhe nga fëmijët në shtëpitë e tyre.” Kjo është pikërisht ajo që kuptohet drejtëpërdrejt nga ajeti, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi.” [Shems 14]. Domethënë, ky krim iu njoh të gjithë fisit, gjë kjo që tregon se të gjithë e miratuan dhe ranë dakord për këtë krim. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Pasi e bënë këtë krim, duke therur devenë, lajmi i shkoi Salihut (a.s), i cili i gjeti ata të tubuar në një vend bashku. Kur pa që kishin therur devenë, qau dhe tha: “Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë (para dënimit tuaj)! Ky është një kërcënim i vërtetë e jo gënjeshtër!” [Hud 65]. Ata e vranë devenë ditën e mërkurë. Në mbrëmjen e asaj dite, një grup prej 9 vetash u betuan dhe vendosën për të vrarë Salihun. Allahu i Lartësuar thotë: “Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk donin të përmirësonin. Ata thanë: “Të betohemi në Allahun, se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës, dhe pastaj do t’u themi të afërmve të tij: “Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij dhe ne po themi të vërtetën.” Ata përgatitën një kurth, por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin.” [Neml 49 - 51]. Pasi vendosën dhe bënë përgatitjet për të zbatuar këtë plan, ata u nisën natën, për të vrarë Profetin e Allahut. Por e gjithë krenaria dhe ngadhënjimi i takojnë Allahut dhe është Ai që i bën profetët e Tij të ngadhënjejnë mbi çdo armik. Kështu, Allahu i Lartësuar dërgoi mbi ta një rrebesh gurësh dhe i shtypi, duke i bërë ta vuanin ndëshkimin përpara popullit të tyre. Kur agoi dita e enjte, e cila ishte dita e parë pas kërcënimit që u drejtoi Profeti, fytyrat e tyre u zverdhën, siç i pati kërcënuar Salihu (a.s). Me agimin e ditës së xhuma, dita e dytë e kërcënimit, fytyrat e tyre u skuqën. Ndërsa kur agoi dita e shtunë, - pra, dita e tretë, - fytyrat e tyre ishin nxirë. Tashmë ishin duke pritur agimin e ditës së katërt, pra, ditën e diel. Ata ishin bërë gati dhe po prisnin zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut, që na ruajtë nga ky ndëshkim! Ata ishin thellësisht të dëshpëruar, sepse nuk e dinin se ç 'do bëhej me ta dhe as mënyrën se si do t’u vinte ndëshkimi. E kështu, ende pa lindur dielli, atyre u erdhi një britmë e fortë nga qielli dhe një tronditje e fuqishme nga poshtë, nga tmerri i të cilës u dolën shpirtrat dhe dhanë frymën të gjithë në një çast të vetëm. Allahu i Lartësuar tregon: - Kështu tërmeti i përfshiu papritur dhe në mëngjes u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma. - U gdhinë të shtrirë, të vdekur dhe të ftohur. Askush nuk shpëtoi prej tyre, as i madh, as i vogël, as mashkull e as femër. Thuhet se vetëm një grua, e cila nuk mund të ecte me këmbët e saj, - quhej Kilbete Ibn Selek, por e thërrisnin El Dheria, - ishte një mohuese dhe armike e ashpër dhe e përbetuar e Salihut. Kur pa ndëshkimin, i erdhën këmbët dhe ajo u ngrit e vrapoi me një shpejtësi të paparë, derisa arriti në një popull tjetër. Atje u tregoi atyre se çfarë kishte parë dhe çfarë kishte ndodhur me popullin e saj. Pastaj u kërkoi ujë për të pirë dhe pasi piu, vdiq. Thuhet, gjithashtu, se një burrë, që quhej Ebu Ragal , ishte brenda zonës së Haremit 53 në kohën kur populli i tij mori ndëshkimin, prandaj ai nuk u prek në atë moment. Megjithatë, ditën kur doli jashtë zonës të Haremit, atij i erdhi një gur nga qielli dhe e vrau. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur!

Mus'haf Hape →
Tahrim 66:11–66:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të jetë gruaja ime.”. Kur xhelatët do të zbatonin ndëshkimin, ajo ngriti sytë drejt qiellit, ku pa edhe një herë shtëpinë e saj në Xhenet, dhe kështu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit, e cila tha: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” - Allahu i Lartësuar sjell këtu një shembull për besimtarët, nëpërmjet të cilit tregon se besimtarët nuk dëmtohen aspak për shkak të përzierjes së tyre me mohuesit, në rastet kur e kanë të nevojshme ose të pashmangshne këtë përzierje me ta, sikurse thotë në ajetin tjetër: “ Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gji - thë.” [Al Imran 28]. Katadja thotë: “Faraoni ishte tirani më gjakatar dhe i padrejtë në botë; mohuesi më i hapur dhe kokëfortë, megjithatë, betohem në Allah, se gruan e tij nuk e dëmtoi aspak kufri e tirania e burrit të saj, sepse ajo ishte adhuruese e sinqertë e Zotit të saj. Kështu është e vërteta, që nje - rëzit ta dinë mirë se Allahu i Lartësuar është Gjykues i drejtë dhe nuk merr asnjë në për - gjegjësi për gjynahet dhe padrejtësistë e të tjerëve.” Ibn Xheriri sjell rrëfimin prej Su - lejmanit, që ka thënë se: gruaja e Faraonit torturohej nën diellin e nxehtë, por kur Fa - raoni largohej prej saj, melekët i bënin hije me flatrat e tyre. Madje, asaj i mundësohej gjatë gjithë kohës të shihte shtëpinë e saj në Xhenet. Më pas, Ibn Xheriri citon Ebu Bez - zeten: “Gruaja e Faraonit pyeti: “Cili fitoi në përballjen e Musait me magjistarët?” - “Fitoi Zoti i Musait dhe Harunit.” - i thanë. Atëherë, ajo tha: “Edhe unë besoj Zotin e Musait dhe Harunit!”. Kur mësoi për besi - min e saj, Faraoni urdhëroi: “Gjeni shkë - mbin më të madh dhe, nëse ajo këmbëngul në fjalët e saj, shtypeni me atë shkëmb! Nëse heq dorë nga ajo që tha, atëherë do të vazhdojë të jetë gruaja ime.”. Kur xhelatët do të zbatonin ndëshkimin, ajo ngriti sytë drejt qiellit, ku pa edhe një herë shtëpinë e saj në Xhenet, dhe kështu i qëndroi me durim fjalës së saj të besimit. Madje, Zoti e mundësoi që ajo të jepte shpirt përpara se ai shkëmb të binte në trupin e saj. Allahu i Lartësuar na tregon lutjen e saj në këtë ajet: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhe - net!” Dijetarët, duke analizuar këtë lutje të saj, thonë se ajo fillimisht zgjodhi Atë pranë të Cilit do të ishte shtëpia, dhe pastaj zgjo - dhi shtëpinë. Diçka e ngjashme vjen edhe në një hadith, që i atribuohet Profetit .ﷺMë pas, i Lartësuari tregon lutjen e kësaj gruaje besimtare, qëndrestare e durimtare: “Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” Dome - thënë, më shpëto prej këtij tirani e keqbë - rësi, o Zot! Unë distancohem nga puna dhe padrejtësia që bën ai! Më shpëto edhe nga ata njerëz, të cilët i bëjnë padrejtësi vetes, duke mohuar Zotin e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithçkaje që ekziston mes tyre dhe ndër to, Atë që është i Vetmi i Adhuruar me meritë, të Cilin duhet ta adhurojnë e ta duan me gjithë shpirt, t’i nënshtrohen, ta madhë - rojnë, t’i binden, ta madhërojnë. I pastër nga çdo e metë e mangësi, i dëlirë është Allahu i Lartësuar! Nuk ka asnjë Zot tjetër që meri - ton të adhurohet, veç Tij, dhe nuk ka Zot që kujdeset për krijesat, nuk ka krijues, furni - zues dhe rregullues të çështjeve të krijesave, veç Tij. Kjo grua ishte Asija Bintu Muza - him, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë atë! Po kështu, edhe gruaja e admi - nistruesit të depove të Faraonit ishte besim - tare. Këtë fakt e hetoi bija e Faraonit, e cila e kallëzoi tek babai i vet, i cili e torturoi atë, me qëlli-min që ajo të mohonte Zotin dhe të pranonte Faraonin si zot të saj. Por ajo refuzoi dhe tha: “Zoti im dhe Zoti yt dhe Zoti i gjithçkaje është Allahu! Vetëm Atë adhuroj, e dua me gjithë shpirt, e madhëroj dhe i nënshtrohem.” Ai e kërcënoi se do t’ia vriste fëmijët, por ajo tha: “Bëj çfarë të du - ash, se unë nuk kthehem nga besimi!”. Dhe vërtet, ai ia vrau fëmijët, madje ia vrau njëri pas tjetrit, para syve të saj. Çdo fëmijë, në momentin kur i dilte shpirti, i fliste nënës: “Bëj durim, o nëna ime, sepse ti do të kesh shpërblim tek Allahu!” Këto fjalë të thëna nga dy prej fëmijëve të kësaj gruaje zonjë e besimtare i dëgjoi dhe gruaja e Faraonit. Ajo dëgjoi pikërisht fjalët që thanë fëmija i madh dhe më i vogli. Kjo u bë shkak që gruas së Faraonit t’i shtohej edhe më shumë besimi në Zotin e Madhëruar. Kështu dha frymën e fundit edhe gruaja e kujdestarit të depove të Faraonit. 166 Pikërisht në këtë ko - hë, Faraoni dyshoi se edhe gruaja e tij kishte të njëjtin besim, prandaj urdhëroi vrasjen e saj, sikurse e përmendëm më sipër. Allahu e mëshiroftë gruan e Faraonit dhe gruan e kujdestarit të depove të tij! Allahu qoftë i kënaqur me të dyja ato dhe i kënaqtë! - “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj” - Ajo e ruajti nderin, dëlirësinë dhe pastërtinë morale të saj. - “Ne frymë brenda saj një shpirt nga Ne.” - Fryrja e këtij shpirti të krijuar nga Zoti u bë nëpërmjet melekut Xhibril. Allahu i Lartësuar e dërgoi Xhibrilin tek ajo dhe ai u shfaq në formën e një burri të plotë. Allahu i Lartësuar e urdhëroi Xhibrilin të frynte në të çarën e këmishës se Merjemes, në pjesën e grykës. Dhe kështu, ajo frymë zbriti dhe hyri në trupin e Merjemes dhe prej saj u krye ngjizja e Isait (paqja e Zotit qoftë mbi të!). - “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devot - shmit.” - Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotë - sisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u tre - guar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e këna - qësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo besoi, gjithashtu, të gjithë Librat e Zotit. Një be - sim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë, nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Allahu i Lartësuar e përshkruan këtë me fjalët: “... dhe ishte nga të devotshmit.” (Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhuri - min e Tij. Ky përshkrim dëshmon për ve - prat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërte - tësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie.) Imam Ahmedi transmeton nga Ibn Abasi këtë hadith: 2716. “Profeti i Allahut vizatoi njëherë në tokë katër vija dhe tha: “A e dini se çfarë janë këto?” Njerëzit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Gratë më të mirat të Xhenetit janë Hadixhja - e bija e Huejlidit, Fatimja - e bija e Muhamedit, Merjemja - e bija e Imranit, Asija - e bija e M uzahimit.” Gjithashtu, në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit vjen hadithi i Shubes, i cili sjell me senedin e tij deri tek Ebu Musa el Esha - riu, se Profeti ﷺ ka thënë: 2717. “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merje-mja - e bija e Imranit, Asija - e bija e M uza-himit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-it 167 mbi ushqimet e tjera.” Kemi përmendur rrugët e këtij hadithi dhe versionet e ndryshme të tij, në historinë e Isait, të birit të Merjemes, (paqja e Zotit qoftë mbi të!) në librin tonë: “El Bida-jeh uen Nihajeh.” Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Ndër të tjera, atje kemi sjellë edhe hadithet, ku përmendet fakti se Merjemeja dhe Asija - bija e Muzahimit, do të jenë bashkëshortet e Muhamedit ﷺnë Xhenet. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tahrim. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja! Vetëm Ai të ruan dhe mbron nga çdo e keqe dhe jep suksesin për çdo mirësi. Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe tek Ai e kemi shpresën.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:26–43:32 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… (a.s.)? Por qafirët nuk logjikojnë e nuk dinë të arsyetojnë. - “Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët,....” - Ky ajet tregon për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon rreth Ibrahimit (a.s.) dhe cilët janë pasuesit e Ibrahimit. Shumë pretendojnë se janë pasues të Ibrahimit (a.s.), madje edhe ithtarët e Librit apo idhujtarët. Të gjithë pretendojnë se ecin në rrugën e tij. Por Allahu i Madhëruar na tregon rreth besimit dhe fesë së të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s), fe dhe besim të cilin ai ua la trashëgim dhe amanet brezave pasardhës. - “(Përkujto) Kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të vet:...” - Ibrahimi (a.s) iu drejtua babait të tij dhe popullit të tij, – të cilët adhuronin zota të tjerë veç Allahut, duke u bërë flijime e përkushtime, me qëllimin për t’u afruar tek ata, – dhe u tha: - ““Unë i urrej dhe u qëndroj larg atyre që ju adhuroni...” – Kuptimi: Unë distancohem dhe shpreh urrejtjen time kundër këtyre idhujve dhe kundër atyre që e ndjekin këtë rrugë të humbjes. - “...Përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.”!” - Allahu është i Dashuri dhe i Adhuruari im, të Cilit unë ia besoj çështjet e mia dhe i dorëzohem tërësisht. Unë shpresoj dhe i lutem Atij që të më udhëzojë tek e vërteta dhe të më japë forcë e sukses që të punoj e të jetoj sipas fesë së vërtetë. Ashtu sikurse Allahu më krijoi, ashtu si përkujdeset dhe administron çështjet e mia të kësaj dynjaje, ashtu jam i kënaqur dhe e lus Atë që të më udhëzojë në gjithçka që është e mirë për besimin, fenë dhe ahiretin tim. - Ai e bëri këtë fjalë të kujtohet ndër pasardhësit e tij, me qëllim që ata gjithmonë të kthehen (në besimin e vërtetë) .” - Cilësia më e lavdërueshme dhe më e rëndësishme e robit është sinqeriteti i tij në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe distancimi nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Allahut. Edhe Ibrahimi (a.s) e bëri këtë cilësi të lartë si bazë të përhershme për të gjithë brezat pas tij. Të gjithë ata do t’i kthehen kësaj baze, për të ndërtuar mbi të besimin dhe fenë e tyre. Ky besim i Ibrahimit është shumë i njohur. Ajo qe një porosi shumë e rëndësishme, madje më e rëndësishmja, që ai u la pasardhësve të tij. Kjo porosi u transmetua ndër breza. Kështu vepruan edhe Is'haku me Jakubin, kur porositën fëmijët dhe pasardhësit e tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Ibrahimi ua dha këtë porosi bijve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu ua ka zgjedhur fenë, prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij!” A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu – të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut - , që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.” [Bekare 132, 133.] Kjo porosi vazhdoi të transmetohej te pasardhësit e tij, derisa u futën në mes shpifjet dhe padrejtësitë. - “Unë (thotë Zoti) i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen,...” - Allahu i Madhëruar i begatoi ata me shumë mirësi, kurse ata u harruan në plotësimin e dëshirave të tyre të shfrenuara, derisa ato u bënë pikësynimi i vetëm i tyre. Dashuria për dynjanë vazhdoi të rritej dita-ditës, derisa u shndërrua në një lloj feje e tyre. - “...derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte...” - Kështu vazhduan ata, derisa u erdhi e vërteta dhe Profeti i qartë në mesazhin që përcillte, i mbështetur me mrekulli të shumta nga Zoti dhe i pajisur me moralin më të lartë. Ligji që solli ky profet ishte i plotë dhe tregues i të mirës në çdo kohë. Ai ishte në të njëjtën linjë me shpalljet hyjnore që sollën të gjithë profetët e tjerë. Vetë ftesa e tij për njësimin e Zotit tregon për vërtetësinë dhe besnikërinë e tij. Por, vallë, a ndryshuan ithtarët e Librit pas ardhjes së Profetit besnik? Vallë, a u hapën sytë dhe zemrat e tyre, për t’u çliruar nga dëshirat e shfrenuara dhe përkushtimi pas kësaj dynjaje? Thotë i Madhëruari: - “Po, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk i besojmë asaj!”” - Kur erdhi e vërteta, – të cilën çdokush, me sadopak arsye e logjikë të drejtë, do ta pranonte dhe do t’i nënshtrohej, – ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk e pranojmë atë.” Kjo, sigurisht, është shfaqja më madhe e urrejtjes dhe e armiqësisë ndaj Profetit dhe Shpalljes së Zotit. Atyre nuk u mjaftoi refuzimi i të vërtetës, madje as lufta ndaj saj, por vazhduan me shpifjet më të shëmtuara dhe më të padrejta që mund t’i bëhen asaj. Ata e quajtën të vërtetën ‘magji’, me të cilën merren krijesat më të këqija, më të pështira dhe më mashtruese. Në këtë shpifje të ulët ndaj të vërtetës i shtyu pikërisht shfrenimi i tyre në gjynahe dhe humbja në mirësitë e shumta të kësaj dynjaje, me të cilat i begatoi Allahu i Madhëruar. - “Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Meke dhe Taif) ?!”” - Kjo ishte kërkesa që parashtruan ata, me mendjet e tyre të prishura. Përse, pra, të mos i zbriste Kur'ani një njeriu me reputacion, që – sipas përcaktimit të tyre – duhej të ishte i pasur, i respektuar dhe zulmëmadh për banorët e qyteteve Mekë dhe Taif, si për shembull, Uelid Ibn Mugira apo ndonjë tjetër, që i përkiste parisë së tyre të respektuar. Por Allahu i Madhëruar, duke kundërshtuar këtë propozim të tyre të padrejtë, thotë: - “Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë.” – Vallë, a mos është mëshira e Allahut në dorën e tyre dhe ata e shpërndajnë atë si të duan?! A mos janë ata që ia dhurojnë profetësinë atij që ata dëshirojnë? Jo, kurrsesi! Është Allahu i Madhëruar Ai që e shpërndan mëshirën e Vet si të dojë mes robve, në këtë dynja. Gjithashtu, siç na tregon Allahu i Madhëruar më pas, mëshira e Tij është më e mirë se pasuria që njerëzit grumbullojnë në këtë botë. Në këtë mënyrë, duhet të kuptojmë se gjithçka që ka lidhje me jetën e njerëzve në këtë dynja jepet nga Allahu i Madhëruar. Është Ai që i shpërndan mirësitë mes robve të Tij, Ai që ia shton rizkun dikujt e ia pakëson dikujt tjetër, sipas urtësisë së Tij. Mëshira e Allahut në dynja, – grada më e lartë e së cilës është dhurimi i profetësisë, – është veç në dorë të Tij. Allahu i Madhëruar është më i Dituri dhe më i Urti për çështjen se kujt ia dhuron profetësinë dhe cilin bën lajmëtar të Tij. Kësisoj, propozimi i tyre është i papranueshëm dhe i pabazë, sepse rregullimi dhe përcaktimi i çështjeve të kësaj dynjaje apo dhe i çështjeve të fesë, janë tërësisht dhe vetëm në dorën e Zotit të Plotpushtetshëm. Allahu i Madhëruar u thotë këtyre njerëzve që të jenë të bindur për gabimin që bëjnë me kërkesa të tilla të pakuptimta. Ata duhet ta kuptojnë mirë që nuk u takon asgjë nga çështjet e dynjasë dhe të ahiretit dhe se propozimi i tyre është veçse shprehje arrogance dhe përpjekje për të refuzuar të vërtetën. Ata thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu që gëzon reputacion në dy qytete?!” Por nëse ata do ta njihnin mirë realitetin, nëse do të njihnin virtytet nga të cilat vlerësohen burrat tek Allahu dhe te njerëzit, do të arrinin në përfundimin se Muhamed Ibn Abdullah Ibn Abdul Mutalib (a.s.) ishte burri më i madh dhe më i lartë në karakter. Ai ishte njeriu më i plotë dhe më i pastër në intelektin, urtësinë, vullnetin e në moralin e tij. Ai ishte më i mëshirshmi, më i buti, më bujari dhe më bamirësi me njerëzit, ashtu siç ishte dhe më i devotshmi ndaj Zotit të tij. Ai mbetet boshti rreth të cilit sillet çdo virtyt i lartë dhe kufiri ku mund të arrijë përsosmëria e burrave. Ai është burri më i madh i kohërave në të gjithë botën, fakt ky i pranuar dhe i ditur nga miqtë dhe armiqtë e tij. Atëherë, si mundet që këta idhujtarë injorantë të preferonin dikë tjetër, që as nuk i afrohej virtyteve të Muhamedit (a.s). Sigurisht, njerëz të tillë nuk duhen marrë aspak në konsideratë. Nga mendjelehtësia dhe injoranca e thellë, ata quanin si perëndi të tyre një putë apo një skulpturë, një pemë apo një gur, domethënë gjëra që nuk sjellin as dëm e as dobi, që nuk japin e as nuk marrin, madje që janë barrë për të tjerët, sepse kanë nevojë për përkujdesje e shërbim. Prandaj themi se propozimet e një niveli të tillë njerëzish nuk meritojnë që të përfillen. Ato janë kërkesa prej mendjeprishurve. Ata mund të kënaqen vetëm me një të llojit të tyre. Por një njeri me nivelin e tyre nuk mund të krahasohet kurrë me Muhamedin (a.s.), e aq më tepër të parapëlqehet mbi të. E si mund të përzgjidhen të tillë njerëz kundrejt Profetit të Fundmë dhe pasardhësit më të mirë të Ademit (a.s.)? Por qafirët nuk logjikojnë e nuk dinë të arsyetojnë. - “Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët,....” - Ky ajet tregon për urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar në dallimet që Ai ka bërë mes robve në jetën e kësaj dynjaje. Kjo është bërë që: - “...që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit.” – Domethënë, që njerëzit t’i shërbejnë njëri -tjetrit, me zanatet dhe aftësitë e tyre. Nëse ata do të ishin të njëjtë në pasuri dhe aftësi, atëherë nuk do të kishin nevojë për njëri-tjetrin, por kështu do të kishin shumë probleme në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. - “Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.” – Kjo dëshmon se mirësitë që kanë lidhje me ahiretin janë më të mira sesa mirësitë që kanë lidhje me dynjanë, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për Mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Kur'anin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”. [Junus 57, 58].

Mus'haf Hape →
Maide 5:116–5:120 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tjetër mënyrë, duke treguar se grada në të cilën e ngriti Zoti nuk e lejonte ndryshe. Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar që Profeti i zgjedhur dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)! - Ky është një qortim i rëndë për krishterët që thonë se Allahu është trini. Kështu, kur Allahu i Madhëruar ta pyesë Isain për atë qëndrim të të krishterëve, Isai do të distancohet prej tyre, duke thënë: “ Subhaneke!” - i Pastër, i Lartësuar dhe larg çdo mangësie që trillojnë rreth Teje je Ti, o Zoti im! - “Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. - Kuptimi: Nuk më takon mua dhe as është prej cilësive të mia që të them gjëra të tilla. Asnjë lloj krijese, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e askush tjetër nuk ka të drejtë dhe nuk meriton të adhurohet. Të gjithë, pa përjashtim, janë rob të nënshtruar të Allahut, janë krijesa të varfra e të pafuqishme. - “Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. - Kuptimi: Ti, o Zoti im, je më i dituri për ato që unë thashë. Ti di çdo të fshehtë. E tillë ishte edukata dhe mënyra e të folurit të Mesihut me Zotin e tij. Kur u pyet, ai nuk tha thjesht: “Jo, unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, por zgjodhi tjetër mënyrë, duke treguar se grada në të cilën e ngriti Zoti nuk e lejonte ndryshe. Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar që Profeti i zgjedhur dhe i ndihmuar prej Tij të thoshte fjalë të tilla të pahijshme. Dituria e plotë, për të dukshmet dhe për të fshehtat, i takon të Gjithëditurit, Allahut të Madhëruar. Pastaj Isai tregon se për çfarë i urdhëroi bijtë e Israilit: - “Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” - Kuptimi: Unë jam një rob i nënshtruar, që ndjek urdhrat e Tua. Unë kurrë nuk do të guxoja të dilja jashtë tyre, për shkak se unë i frikësohem madhështisë Tënde! Unë i urdhërova ata që të adhuronin një Zot të vetëm, duke ia përkushtuar fenë dhe adhurimin veçse Atij. Ky urdhër e përjashton adhurimin e gjithçkaje tjetër, veç Teje. As nëna ime e as unë nuk mund të jemi të adhuruar, se ne jemi thjesht njerëz dhe krijesa të dobëta. Unë ua sqarova atyre se Ti je Zoti i tyre dhe Zoti im. - “Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta.” - Kuptimi: Për sa kohë që isha mes tyre, unë dëshmoj për ata që e zbatuan porosinë time dhe për ata që nuk pranuan ta zbatojnë atë. - “Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” - Kuptimi: Pasi Ti më ngrite lart, ishe Ti mbikëqyrësi dhe vështruesi i asaj se çfarë fshihej në gjoksin e tyre. Ti je dëshmues për gjithçka. Dija, dëgjimi e shikimi Yt përfshijnë gjithçka. Dija Jote përfshin çdo njohje, dëgjimi Yt përfshin gjithçka që mund të dëgjohet e shikimi Yt përfshin gjithçka që mund të shikohet. Ti je Ai që do t’i shpërblesh të gjithë, sipas diturisë Tënde, për veprat që kanë bërë, të mira apo të këqija qofshin. Ti je më i mëshirshëm për ta, se ata për veten e vet. Nëse nuk do të ishin rob të pabindur dhe arrogantë, Ti nuk do t’i ndëshkoje. - “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” - Kuptimi: Nëse Ti i fal ata, këtë e bën prej fuqisë Tënde absolute, pra, jo si ata që falin nga dobësia dhe pafuqia. Ti je i Urtë dhe i fal ata që i plotësojnë kushtet për të arritur faljen Tënde. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se si do të jetë gjendja e robve në Ditën e Gjykimit: si do të jetë gjendja e të fituarve dhe atyre të humburve; si do të jetë gjendja e të lumturve dhe e të trishtuarve. - “Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. - Të sinqertët ose të vërtetët ( el sadikun) janë ata, qëllimi, fjalët dhe veprat e të cilëve janë në përputhje me porositë e Zotit dhe për të kënaqur Atë. Ata janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në këtë rrugë. Ditën e Gjykimit, këta do të gjejnë frytet e këtij qëndrimi të mirë. Atë ditë, Allahu do t’i nderojë ata me grada të larta pranë Tij, në kopshtet e mirësisë, siç thotë më pas: - “Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” - Ndërsa gënjeshtarët do të jenë në një gjendje krejt të kundërt me të sinqertët. Ata do të ballafaqohen me pasojat e trillimeve të tyre po atë ditë. - “Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahut i takon mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe tokës, sepse Ai është Krijuesi i tyre. Ai kujdeset për mbarëvajtjen e tyre, nëpërmjet ligjeve të Tij të krijimit dhe funksionimit të gjërave. Është Ai që vendos rregullat dhe ligjet që dëshiron për ne. Është Ai, gjithashtu, i vetmi të Cilit i takon të llogarisë dhe shpërblejë krijesat me drejtësi. Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka i nënshtrohet dëshirës dhe ligjeve të Tij. Këtu përfundon dhe tefsiri i sures El Maide. I lavdëruar qoftë Allahu për çdo mirësi të dhuruar prej Tij. Fq ❖ Parathënia e përkthyesit .......................................................................................... 3. ❖ Parathënia e autorit ................................................................................................. 3. ❖ El fatiha ..................................................................................................................... 5. ❖ El bekare .................................................................................................................... 9. ❖ Al Imran ................................................................................................................. 241. ❖ El nisâ ...................................................................................................................... 363. ❖ El mâideh ................................................................................................................ 489. 1 I urdhëroi që ata që adhuruan viçin të egzekutoheshin nga ata që nuk e adhuruan atë. 2 Ajo ka edhe kuptimin “lexoj, këndoj Kur’ânin” (Sh.p.). 3 Arsyeja është se në Vendin e Shenjtë, në Mekë, nuk lejohet vrasja e kafshëve dhe prerja e bimësisë. 4 Adil është ai që cilësohet si i rregullt në fenë e tij, dhe i pa cënuar nga cilësi të dukshme që tregojnë mangësinë e fesë dhe moralit të tij. 5 Në Islam, ‘jetim’ konsiderohet fëmija të cilit (ose së cilës) i ka vdekur babai, ose të dy prindërit, dhe ende nuk ka arritur moshën e pjekurisë. 6Ndërsa hanefijtë janë të mendimit që, edhe në këtë rast, duhet të mbahet drejtësia dhe barazia, domethënë që krimi duhet dënuar edhe nëse një besimtar vret një jobesimtar padrejtësisht. 7 Ky ajet tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë se nuk lejohet rruajtja para therjes së kurbanit, por sipas shpjegimit të Profetit, ne themi se është më mirë që rruajtja të bëhet pas kurbanit (Sh.p.). 8 Në këtë rast ky haxh quhet haxh temettu i llojit "Kiran". Imam ibnul kajimi thotë në Zad el miad: "Fjala temettu, sikurse e kemi përmendur, mund të japë dy kuptime: 1. Dalja nga gjendja e ihramit pas kryejres së umres dhe rinisja e ihramit për haxh në ditën e tetë, ose: 2. shoqërim i umres me haxhin e llojit kiran, pa ndërprerje të gjendjes së ihramit . Pra fjala temettu i përmban të dyja mundësitë." Mbr. Shkak për mos'heqjen e ihramit është sjellja e bagëtive të kurbanit me vete siç ka thënë Profeti a.s. kur atë e pyeti Ummu Seleme. Sh.p. 9 Edhe pse saktësia e këtij hadithi është përfolur (Sh.p.). 10 Gjykimi i Pejgamberit lidhur me divorcin me kompensim (el hul) 10 Në Sahih-un e Buhariut përmendet hadithi i Ibn Abasit, i cili rrëfen se gruaja e Thabit Ibn Kajs Ibn Shammasit, shkoi te Pejgamberi (a.s.) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë, Thabit Ibn Kajsin nuk e shaj as për sjelljen dhe as për devotshmërinë fetare, por e urrej kufrin, pasi jam bërë muslimane.” 10 Ai i tha: “A ia kthen kopshtin * e tij?” “Po.” - i tha ajo. Atëherë i Dërguari i Allahut (a.s.) i tha burrit të saj: “Pranoje kopshtin dhe ndaje!” (Pra ajo kishte frikë se mos urrejtja e madhe që kishte ndaj tij, e shtynte që të bënte diçka që do të ishte vepër kufri, ose që të çonte në kufër. El Tibi e shpjegon: “Ajo kishte frikë se pasi ishte bërë muslimane, mos bënte diçka që binte ndesh me rregullat e Islamit, siç janë kundërshtimi dhe antipatia ndaj burrit. Këto mund të ndodhin te një vajzë e re dhe e bukur, e cila e urren burrin, kur ky është në të kundërtën e saj. Pra, gjërat që bien ndesh me rregullat e Islamit, ajo i quajti kufër.) Në Sunen-in e Nesaiut përmendet hadithi i përcjellë nga Rrubeji Bintu Muauidhi, e cila rrëfen se Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasi e goditi gruan e vet, Xhemile Bintu Abdullah Ibn Ubejjin dhe i theu dorën. Për këtë arsye, vëllai i saj shkoi dhe u ankua te Pejgamberi (a.s.). Pejgamberi (a.s.) dërgoi dikë të thërriste Thabitin. Pasi erdhi, Pejgamberi (a.s.) i tha atij: “Merrja atë që ia ke dhënë për mehr dhe lëshoje!” “Dakord.” – tha ai. Atëherë, i Dërguari i Allahut e urdhëroi gruan të qëndronte si kohëpritje vetëm një cikël menstrual dhe të shkonte në shtëpinë e saj.10 Ebu Daudi shënon në Sunen-in e tij hadithin e Ibn Abasit (r.a.), i cili rrëfen se gruaja e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasit bëri divorc (ħul'un) me të shoqin, duke i dhënë atij kompensim. Pas kësaj, Pejgamberi (a.s.) e ka urdhëruar atë grua të qëndronte në pritje ( idet) vetëm një cikël menstrual.10 Në Sunen-in e Dare Kutnit, lidhur me këtë ngjarje, përmendet se Pejgamberi (a.s.) i është drejtuar gruas së Thabitit: “A ia kthen kopshtin e tij, të cilin ta ka dhënë si mehr?” “Po, - i ka thënë ajo, – madje dhe më tepër.” “Më tepër jo, – ia ka kthyer Pejgamberi (a.s.), – por vetëm kopshtin e tij.” “Në rregull.” – ka thënë ajo. Atëherë, Pejgamberi (a.s.) ka marrë pasurinë e Thabitit dhe i ka dhënë asaj divorcin. Pasi është informuar Thabit Ibn Kajsi, ka thënë: “E pranoj gjykimin e të Dërguarit të Allahut (a.s.).” Dare Kutniu ka shtuar se sened-i i këtij hadithi është i vërtetë. Nga ky gjykim i Pejgamberit (a.s.) dalin disa rregulla. Ndër to, është lejimi i divorcit me kompensim apo siç quhet ħul'un, siç dëshmon edhe Kur'ani. Allahu thotë: “Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë grave si mehr, vetëm nëse që të dy (burri dhe gruaja) frikësohen se nuk do të mund t’i zbatojnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). Në një rast të tillë, ata ua parashtrojnë çështjen e tyre kujdestarëve dhe nëse këta druhen se dy bashkëshortët nuk do t’u përmbahen kufijve të përcaktuar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit, si kompensim për t’u ndarë prej tij.” [Bekare: 229] Por një grup njerëzish, në kundërshtim me Kur'anin, Sunetin dhe ixhma-në, e kanë quajtur të paligjshëm divorcin me kompensim. Ajeti i lartpërmendur dëshmon se el-hul'u lejohet qoftë me leje të udhëheqësit, qoftë pa leje të tij, e megjithatë, disa e kanë konsideruar të paligjshëm këtë lloj divorci, nëse bëhet pa lejen e udhëheqësit. Pavarësisht nga kjo, katër prijësit e medhheb -eve, si dhe shumica e dijetarëve, nuk pajtohen me këtë qëndrim. Po kështu, ky ajet dëshmon se divorci me anë të kompensimit e përfundon lidhjen e martesës, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur “çlirim”. Sikur të ishte ndarje e kthyeshme "talak raxh'ij", me mundësi të hapur ribashkimi të çiftit gjatë periudhës së idet-it, pa bërë një akt të ri martesor – siç kanë thënë disa njerëz – gruaja nuk do të arrinte të çlirohej nga burri nëpërmjet pasurisë që i jep. Fjala e Allahu të Lartësuar: “...atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit si kompensim për t’u ndarë prej tij.”, tregon se kompensimi mund të bëhet me pak ose me shumë pasuri dhe se burrit i lejohet të marrë prej gruas më tepër sesa i ka pas dhënë për mehr. Abdurrezaku përcjell nga Muameri dhe ky nga Abdullah Ibn Muhammed Ibn Akili, i cili rrëfen se Errubeji’ Bintu Muavidh Ibn Afra’, i ka treguar që ajo ishte ndarë nga bashkëshorti në këmbim të çdo gjëje që ajo zotëronte. Kështu, kjo çështje iu kallëzua Uthman Ibn Afanit për gjykim. Ai e miratoi, duke i dhënë të drejtë burrit t’i merrte asaj çdo gjë, deri edhe kordonin e gërshetave të kokës. Gjithashtu, Abdurrezaku ka shënuar nga Ibn Xhurejxhi, ky nga Musa Ibn Ukbahi dhe ky nga Nafi’, i cili rrëfen se një grua, të cilin bashkëshortja e Ibn Umerit e kishte liruar nga skllavëria, shkoi tek Ibn Umeri, pasi ajo ishte divorcuar me burrin e saj, në këmbim të dhënies të çdo gjëje që ajo kishte, të të gjitha rrobave, deri edhe fustanin. Njëherë, Umerit (r.a.) i çuan një grua që ishte rebeluar ndaj burrit. Umeri i tha burrit të saj: “Bëj divorc me të, për t’i marrë deri edhe vathin.” Këtë e ka përmendur Hamad Ibn Seleme nga Ejjubi, ky nga Kethir Ibn Ebu Kethiri dhe ky nga Umeri (r.a.). Abdurrezaku sjell nga Muameri, ky nga Hakem Ibn Utejbe dhe ky nga Ali Ibn Ebu Talibi, i cili ka thënë: “Burri nuk duhet të marrë prej gruas më tepër sesa i ka dhënë (si mehr).” Edhe Tavusi ka thënë se nuk lejohet që burri të marrë prej gruas më shumë sesa i ka dhënë për mehr. Ndërsa Ataja ka thënë se nëse burri merr më tepër sesa mehri që i ka dhënë, teprica i kthehet gruas. Gjithashtu, Zuhriu nga ana e tij, ka thënë se nuk i lejohet burrit të marrë prej gruas më shumë sesa i ka dhënë. Mejmun Ibn Mehrani ka thënë që nëse i merr gruas më shumë sesa i ka dhënë, atëherë kështu burri nuk e ka ndarë me mirësjellje. * Euzaiu dëshmon: “Gjykatësit nuk e lejonin burrin të merrte nga gruaja (në rast hul-i), përveç asaj që i kishte dhënë.” Ata që e lejojnë, bazohen në domethënien e drejtpërdrejtë të Kur'anit dhe të dëshmive që vijnë nga sahabët. Ndërsa ata që e ndalojnë kompensimin nga ana e gruas me më tepër pasuri sesa i ka dhënë burri, bazohen në hadithin e Ebu Zubejrit, i cili rrëfen se kur Thabit Ibi Kajs Ibn Shemmasi u nda me kompensim nga gruaja e tij, Pejgamberi (a.s.) i tha asaj: “A ia kthen kopshtin atij?” “Po, – tha ajo – madje edhe më tepër.” “Më tepër jo, – i tha Pejgamberi (a.s.), – por kopshtin e tij.” Dare Kutni ka thënë se Ebu Zubejri e ka dëgjuar këtë hadith nga disa persona dhe se sened-i i tij është i mirë. Më tej kanë thënë: Dëshmitë që vijnë nga sahabët për këtë çështje, janë të ndryshme. Kështu, nga disa prej tyre është përcjellë se teprica ndalohet, nga disa të tjerë është përcjellë se ajo lejohet dhe nga disa është përcjellë se ajo nuk pëlqehet, siç është dëshmia e Uekiut, që përcjell nga Ebu Hanifja, ky nga Ammar Ibn Imrara el Hemedhani dhe ky nga i ati, i cili rrëfen se Aliu (r.a.) e quante të urryer që burri, në rast divorci el hul , të merrte nga gruaja më shumë sesa i kishte dhënë. Imam Ahmedi është bazuar pikërisht në këtë dëshmi të fundit, duke u shprehur se teprica është e urryer. Kurse Ebu Bekri, një dijetar ky i medhheb-it të Ahmedit, e ka ndaluar tepricën, duke thënë se ajo duhet t’i kthehet gruas. Abdurrezzaku shënon nga Ibn Xhurejxhi, i cili tregon se Ataja i ka rrëfyer se te i Dërguari i Allahut (a.s.) erdhi një grua dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e urrej burrin tim dhe dua të ndahem prej tij.” Pejgamberi (a.s.) i tha: “A ia kthen kopshtin që ta ka dhënë si mehr?” “Po, – iu përgjigj ajo, – madje dhe më tepër.” “Më tepër jo, por vetëm kopshtin.” – i tha Pejgamberi (a.s.). “Dakord.” – ia ktheu gruaja. Atëherë, Pejgamberi (a.s.) vendosi që bashkëshorti i saj të merrte kopshtin dhe të ndahej prej saj. Këtë dëshmi, edhe pse është mursel, e përforcon hadithi i Ebu Zubejrit. Ndërkohë, nga të dy, si nga Ebu Zubejri, edhe nga Ataja, këtë hadith e ka përcjellë Ibn Xhurejxhi. *** Fakti që Allahu i Lartësuar e ka quajtur këtë divorc fidje (çlirim, shpengim), dëshmon se kjo është një kontratë me natyrë shkëmbimi. Për këtë arsye, në të merret parasysh pëlqimi i të dy bashkëshortëve. Atëherë lind pyetja: po nëse bashkëshortët bien dakord për anulimin e hul-it dhe burri i kthen gruas atë që i ka marrë, e më pas ribashkohen gjatë periudhës së idet-it, a kanë të drejtë ta bëjnë këtë? Katër prijësit e medhheb-eve dhe dijetarë të tjerë, e kanë ndaluar këtë lloj rikthimi. Arsyeja, sipas tyre, është se me hul-in, gruaja ndahet përfundimisht prej burrit, me mundësi ribashkimi veç me një akt të ri martesor. Por Abdurrezzaku ka përcjellë nga Muameri, ky nga Katade, dhe ky nga Said Ibn Musejjebi, i cili ka thënë lidhur me gruan e ndarë me kompensim: “Nëse burri dëshiron të ribashkohet me gruan gjatë periudhës së idet-it, duhet t’i kthejë fillimisht atë që i ka marrë dhe pastaj të thërrasë dëshmitarë për të dëshmuar ribashkimin me të.” Muameri ka thënë se edhe Zuhriu kështu mendonte. Ndërsa Haseni, sipas asaj që e përcjell Katade, thoshte për këtë rast se burri mund të ribashkohet me gruan veç me një fejesë të re. Në fakt, thënia e Said Ibn Mussejjebit dhe e Zuhriut është një perceptim mjaft i imët. Ajo bazohet në një arsyetim të hollë dhe është në pajtim me parimet e fikh-ut. Nuk ka diçka të panjohur që e bën të papranueshme, përveç faktit që në përgjithësi, dijetarët punojnë në kundërshtim me të. Arsyeja ku mbështet kjo thënie, është se gjatë periudhës së idetit, gruaja konsiderohet si peng te burri. Sipas disa dijetarëve, nëse burri i jep gruas ndarje të qartë dhe të pakushtëzuar gjatë kësaj kohe, ai quhet i vlefshëm. Përderisa është kështu, atëherë, nëse çifti e anulon aktin e hul-it dhe ribashkohen me pëlqimin reciprok, parimet e Sheriatit nuk e pengojnë një gjë të tilllë. (I pakushtëzuar quhet divorci kur është i prerë dhe me efekt të menjëhershëm, si p.sh. kur burri i thotë gruas: “të kam lëshuar” ose “je e lëshuar”. Në arabisht quhet munxhez.) Ndryshe ndodh nëse flitet për periudhën pasi ka përfunduar idet-i, sepse në këtë rast, gruaja bëhet krejt e huaj përkundrejt burrit. Pas përfundimit të idet-it, burri konsiderohet si çdokush tjetër që mund të kërkojë dorën e saj. Për qëndrimin e Saidit dhe të Zuhriut dëshmon edhe fakti që ky burrë mund të rimartohet me këtë grua gjatë periudhë së idet-it, kurse të tjerët jo. *** Nga fakti që Pejgamberi (a.s.) e ka urdhëruar gruan muhteliah (e divorcuar nga burri me kompensim) që të qëndrojë në idet vetëm një cikël menstrual, dalin dy rregulla: Së pari, gruaja nuk e ka detyrë të qëndrojë në pritje tri cikle menstruale. Përkundrazi, asaj i mjafton të presë vetëm një cikël. Ky rregull, siç është përmendur qartë në Sunet, përkon edhe me mendimin e prijësit të besimtarëve, Uthman Ibn Afanit, të Abdullah Ibn Umer Ibn Hatabit, të Rrubeji Bintu Muavidhit dhe xhaxhait të saj, i cili ishte një ndër sahabët e mëdhenj. Nuk njihet ndonjë sahab që t’i ketë kundërshtuar këta. Mendimi i këtyre përmendet në transmetimin që e përcjell Lejth Ibn Sa’di nga Nafi’ – ish-skllavi i Ibn Umerit (r.a.) – i cili rrëfen se ka dëgjuar Rrubeji Bintu Muavidhin teksa po i tregonte Abdullah Ibn Umerit që ishte ndarë nga burri i saj me kompensim (hul’), në kohën e Uthman Ibn Afanit. Kështu, xhaxhai i saj kishte shkuar tek Uthman Ibn Afani dhe i kishte thënë: “Bija e Muavidhit është ndarë sot me kompensim nga burri i saj. A mund të shpërngulet nga shtëpia ku gjendet?” Uthmani i ishte përgjigjur: “Po, le të ndërrojë vend. Meqenëse ndarja është e tillë, ata nuk e trashëgojnë njëri -tjetrin dhe ajo nuk ka detyrë të qëndrojë në idet, veçse nuk i lejohet të martohet me dikë tjetër, derisa të kalojë një cikël mestrual, në mënyrë që të faktohet se nuk ka mbetur shtatzënë.” Pasi e dëgjoi, Abdullah Ibn Umeri tha: “Uthmani është më i miri dhe më i dituri ndër ne.” I këtij mendimi ka qenë edhe Is’hak Ibn Rahavejhi dhe Imam Ahmedi – sipas një varianti që dëshmohet prej tij – të cilin e ka zgjedhur dhe shejhu i Islamit, Ibn Tejmije. Ata që kanë përkrahur këtë qëndrim, kanë thënë se ai rrjedhon nga parimet e Sheriatit, pasi idet-i (nga talak-u) është caktuar tri cikle menstruale, në mënyrë që të zgjasë periudha kur ribashkimi i çiftit (pa ribërje akti) është i mundshëm dhe që bashkëshorti të mendohet thellë e kësisoj, të ketë mundësi ta rimarrë gruan brenda kësaj periudhe. Atëherë, përderisa ndarja me hul është e pakthyeshme (pra është talak bain), qëllimi i idet-it, në këtë rast, është thjesht për t’u vërtetuar që gruaja nuk është shtatzënë dhe për këtë mjafton një cikël menstrual, ashtu si rastet e tjera, kur gruaja duhet të qëndrojë në pritje veç një cikël, me qëllim që të vërtetohet se nuk është shtatzënë. Mandej, kanë thënë: Këtë arsyetim nuk e hedh poshtë fakti që idet-i i së ndarës tri herë, është tri cikle menstruale, sepse për talak-un, periudha e idet-it është caktuar njëlloj, qoftë përfundimtar apo i kthyeshëm. Më andej kanë thënë se kjo që u tha argumenton se hul-i është feskh (zgjidhje, anulim i aktit të martesës) dhe jo talak (akt divorci). Pikërisht, ky është edhe mendimi i Ibn Abasit, Uthmanit, Ibn Umerit, Rubejit dhe xhaxhait të saj. Nga ana tjetër, në mënyrë kategorike, nuk ka ndonjë dëshmi të saktë nga asnjë sahab, që të tregojë se hul-i është talak (ndarje). Imam Ahmedi transmeton nga Jahja Ibn Saidi, ky nga Sufjani, ky nga Amri, ky nga Tavusi dhe ky nga Ibn Abasi (r.a.) që: “ Hul-i është divorc (zgjidhje e aktit të martesës), jo ndarje (talak).10 Abdurrezzaku përmend nga Sufjani, ky nga Amri e ky nga Tavusi, i cili rrëfen se Ibrahim Ibn Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, pyeti Ibn Abasin për rastin kur dikush e ndan gruan e vet dy herë dhe më pas ajo divorcohet prej tij me hul: “A i lejohet të martohet me të?” “Po, – i tha Ibn Abasi, – sepse Allahu e ka përmendur talak-un në fillim të ajetit dhe në fund të tij, dhe hul-in ndërmjet tyre.” Dikush mund të reagojë: Përse thoni se ata të cilët ju përmendni nuk i ka kundërshtuar askush nga sahabët, ndërkohë që Hamad Ibn Seleme transmeton nga Hishami Ibn Urve, ky nga i ati dhe ky nga Xhumhani, se Ummu Bekre el Eslemije, që ishte e martuar me Abdullah Ibn Usejdin, u nda prej tij me hul? Më pas, që të dy, burrë e grua u penduan, ndaj shkuan për t’u gjykuar tek Uthmani. Uthmani e lejoi ribashkimin e tyre, duke thënë: “Kjo konsiderohet një ndarje. Megjithatë, nëse janë deklaruar më tepër fjalë ndarjeje, atëherë konsiderohen aq sa janë deklaruar.” Ibn Ebu Shejbe thotë se ka thënë Ali Ibn Hashimi, ky nga Ibn Ebu Lejla, ky nga Talha Ibn Musarrifi, ky nga Ibrahim Nakhaiu, ky nga Alkame dhe ky nga Ibn Mes’udi, që: “Talak-u (domethënë, ndarja e parë dhe e dytë) është i pakthyeshëm (bain) vetëm kur bëhet me kompensim ose kur bëhet për shkak të ila-ut.”10 Ky qëndrim është përcjellë edhe nga Ali Ibn Ebu Talibi. Këta pra, janë tre sahabë të mëdhenj – Allahu qoftë i kënaqur me ta! – të cilët mendonin kështu. Për këtë ne do të përgjigjeshim duke thënë se faktet e mësipërme nuk janë përcjellë në mënyrë autentike nga askush prej tyre. Sa për dëshminë që vjen nga Uthmani (r.a.), Imam Ahmedi, Bejhakiu e dijetarë të tjerë, e kanë quajtur të papranueshme. Mësuesi ynë (IbnTejmija) ka thënë: “Si mund të jetë e vërtetë se Uthmani mbante atë qëndrim, ndërkohë që ai mendonte se ndarja me hul nuk ka idet, por gruaja pret derisa të kalojë një cikël menstrual, për t’u vërtetuar që nuk është shtatzënë? Nëse Uthmani do të ishte i mendimit që hul-i quhet si një ndarje, atëherë do të thoshte që idet-i është i detyrueshëm. Për Xhuhmanin, transmetuesi i kësaj ngjarjeje nga Uthmani, nuk njohim më shumë se faktin që ai ka qenë një ish - skllav i fisit Eslem.” 10 Sa për dëshminë e Ali Ibn Ebu Talibit, Ebu Muhamed Ibn Hazmi ka thënë: “E kemi sjellë nëpërmjet një rruge që nuk është e vërtetë.” Ndonëse më optimalja e këtyre dëshmive është ajo e Ibn Mesudit, prapëseprapë themi se kujtesa e Ibn Ebu Lejlas (njërit nga transmetuesit e tij) ishte e dobët. Gjithsesi, edhe sikur të jetë e pranueshme, maksimumi që ajo mund të provojë, është se talak-u është i pakthyeshëm, kur ndodh përkrah divorcit me kompensim ose gjatë idet-it të divorcit me kompensim , por jo që vetë hul-i është talak përfundimtar (i pakthyeshëm). Siç vihet re qartë, ndërmjet këtyre dy përkufizimeve ka ndryshim të dukshëm. Ndër argumentet që dëshmojnë se ndarja hul nuk quhet talak, është se Allahu i Lartësuar ka përmendur që ndarja për herë të parë dhe për herë të dytë, pas kontaktit seksual me gruan, sjell tri rregulla, të cilat nuk gjenden te ndarja hul. Së pari, burri ka të drejtë të rimarrë gruan gjatë periudhës së idet-it. Së dyti, ndarja e parë dhe e dytë llogariten prej tri ndarjeve që burri mund t’i japë së shoqes. Për rrjedhim, nëse burri e ndan gruan tri herë, ai nuk mund të rimartohet me të, vetëm nëse ajo martohet me një burrë tjetër dhe ky ta ndajë, pasi të ketë bërë kontakt seksual. Së treti, ideti (kohëpritja) i talak-ut është tri cikle menstruale. Nga ana tjetër, argumentet e Kuranit dhe të Sunetit vërtetojnë që ndarja hul është e pakthyeshme. Po kështu, argumentet e Sunetit dhe thëniet e sahabëve provojnë që idet-i i ndarjes hul është vetëm një cikël menstrual. Gjithashtu, ajeti i Kuranit dëshmon se hul-i mund të bëhet edhe pas dy ndarjesh dhe se pas hul-it burri mund të bëjë edhe një ndarje të tretë të gruas. Nga kjo kuptohet qartë që divorci hul nuk është talak. Allahu i Lartësuar thotë: “Ndarja me të drejtë ribashkimi është dy herë. Gjykimi i Allahut pas një ndarjeje të tillë është: ose të rikthehet gruaja dhe të mbahet me mirësjellje dhe bashkjetesë të mirë, ose të lirohet nga lidhja e bashkëshortisë me mirësjellje, duke shlyer detyrimet ndaj saj dhe duke mos e përmendur për keq. 10 Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë grave si mehr, vetëm nëse ata të dy (burri dhe gruaja) frikësohen se nuk do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut (në bashkëshortësi). Në një rast të tillë, ata ua parashtrojnë çështjen e tyre kujdestarëve dhe nëse këta frikësohen se dy bashkshortët nuk do t’u përmbahen kufijve të përcaktuar nga Allahu, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, ajo që gruaja ia paguan burrit, si kompensim për t’u ndarë prej tij.” 10 Fakti që përmendet rasti i gruas së ndarë dy herë, nuk do të thotë që hul-i vlen vetëm për këtë rast, por nga ana tjetër, pa diskutim ky rast përfshihet ndër rastet e tjera, sepse është përmendur. Pra, nga ky ajet kuptohet se hul-i vlen për gruan që është ndarë dy herë, për atë që është ndarë vetëm një herë, si edhe për atë që nuk është ndarë asnjëherë. Në këndvështrimin gjuhësor, është e palejueshme që fjala “të dy”, e cila përmendet në frazën ku flitet për hul-in, të zëvendësojë një emër të papërmendur dhe jo atë që parapërmendet në tekst. Përkundrazi, ajo ose zëvendëson vetëm emrin e parapërmendur, ose zëvendëson atë dhe të tjerë. Pasi ka folur për ndarjen hul, Allahu thotë: “Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan për të tretën herë, nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, nëse ky tjetri e ndan, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri tjetrin.” Këtu, pa diskutim përfshihet edhe rasti i gruas që ndahet për herë të tretë, pas dy ndarjeve të tjera dhe pas një hul-i, ngaqë ky është rasti i parapërmendur. Pra, medoemos ajeti i fundit e përfshin këtë rast. Pikërisht, kështu e ka kuptuar Komentuesi i Kuranit (Ibn Abasi), për të cilin Pejgamberi (a.s.) u lut që Allahu t’i mësonte interpretimin e Kuranit e kjo lutje, pa dyshim që ishte e pranuar. Përderisa rregullat e divorcit hul ndryshojnë nga rregullat e talak-ut, kjo dëshmon se nuk janë njëlloj. Pikërisht, për këtë dëshmojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunetit, kijas-i dhe thëniet e sahabëve. Mandej, ai që vëren thelbin e kontratave dhe synimin e tyre, e jo thjesht shprehjet e përdorura, e konsideron hul-in si zgjidhje (feskh) të aktit të martesës me çfarëdolloj fjale, qoftë edhe me fjalën talak. Ky është një variant i Ahmedit dhe pikërisht këtë ka zgjedhur mësuesi ynë (Ibn Tejmija), i cili thoshte: “Kjo kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga fjalët e Ahmedit, Ibn Abasit dhe nxënësve të tij. Ibn Xhurejxhi ka thënë se Amër Ibn Dinari i kishte treguar se kishte dëgjuar Ikriman – ish-skllavin e liruar nga Ibn Abasi – duke thënë se divorci në këmbim të pasurisë, nuk është talak.” Abdullah Ibn Ahmedi thotë: “Kam vërejtur se babai im përkrahte mendimin e Ibn Abasit, i cili ka thënë se hul-i është zgjidhje e aktit të martesës dhe jo talak. Amri transmeton nga Tavusi dhe ky nga Ibn Abasi (r.a.), se hul-i është zgjidhje e aktit të martesës dhe jo talak. Ibn Xhurejxhi përcjell se djali i Tavusit ka thënë: “Babai im nuk mendonte se divorci me kompensim është talak.” Ndërsa ai që i vëren shprehjet dhe u qëndron strikt në rregullat e kontratave, rastin kur dikush e divorcon gruan me kompensim duke përdorur fjalën talak, e konsideron talak. Por principet dhe parimet e fikh-ut dëshmojnë se merret parasysh thelbi dhe domethëniet e kontratave e jo format dhe shprehjet e tyre. Suksesi është në dorë të Allahut. Ndër argumentet që dëshmojnë për këtë, është fakti që Pejgamberi (a.s.) e urdhëroi Thabit Ibn Kajsin që për t’i bërë hul gruas, t’i jepte një talak (ta lëshonte) dhe megjithëkëtë, ai e urdhëroi gruan të qëndronte për idet vetëm një cikël menstrual. Ky fakt tregon qartë që hul-i është zgjidhje akti, qoftë edhe duke përdorur për realizimin e tij fjalën talak. Gjithashtu, prej argumenteve që mbështesin këtë mendim, është edhe se Allahu i ka dhënë divorcit hul disa rregulla të veçanta, sepse në thelb, hul-i është lirim me kompensim. Siç dihet, për realizimin e lirimit nuk është kusht të përdoret ndonjë shprehje specifike, e as nuk ka caktuar Allahu i Lartësuar për të ndonjë fjalë të veçantë. Atëherë, talak-u me kompensim është talak i kushtëzuar, kështu që nuk përfshihet në rregullat e talak-ut të pakushtëzuar, domethënë që nuk është i kthyeshëm dhe nuk e ka idet-in tri cikle menstruale, siç dëshmon hadithi i vërtetë. Shih Zad el mead vëll 5 fq 241 ... 11Kamata nesie (kamatëvonesa) është shtesa e vendosur si kusht, që kërkon borxhdhënësi nga borxhmarrësi, mbi pagesën e një detyrimi, nëse ky nuk shlyhet në afatin e caktuar. Me fjalë të tjera është kamata që rrjedh si pasojë e dhënies borxh me interes. Sa më shumë të vonohet shlyerja e borxhit aq më shumë shtohet interesi (kamata). Ky është lloji i kamatës që është ndaluar me argument nga Kur’âni, syneti dhe konsensusi i gjithë umetit. 12 Kamata fadl (kamata e differences) është blerja e monedhave me monedha (të të njëjtit lloj) apo e ushqimit me ushqim (të të njëjtit lloj), me diferencë në peshë apo në masë. Me fjalë të tjera të blesh 1000 euro me 1200 euro, apo të blesh 1 kv grurë vendi me 1.5 kv grurë importi. Në hadithin e transmetuar nga Ubadetu ibnu Samit, Profeti a.s. ka thënë: "Floriri me flori, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurma me hurmë, kripa me kripë; të gjitha këto duhet të jenë të të njëjtit lloj, të të njëjtës masë, dorë më dorë (në moment jo me vonesë). Nëse ndryshojnë llojet, shisni e blini si të doni, por, dorë më dorë (jo me vonesë)." Transmeton Muslimi. Pra nëse blejme flori me flori, hurma me hurma, e kështu me rradhë, duhet të kemi dy gjëra parasysh: 1. pavarësisht nga cilësia e produktit, masë apo pesha, si e mallit ashtu edhe e çmimit, duhet të jenë të njëjta pa diferencë. 100 gram flori blihen me 100 gr flori sido që të jetë cilësia; 100 kg oriz vendi blihen me 100 kg oriz importi, sido që të jetë cilësia, e kështu me rradhë. 2. blerja të bëhet në moment dorë më dorë, jo me afat. Pra nuk lejohet të shesësh 100 kg oriz me 100 kg oriz por që pagesa të mos bëhet menjëherë e të bëhet më vonë. Ndërsa nëse blejmë flori me argjend, apo hurma me kripë, e kështu me rradhë, nuk ka problem të ndryshojë masa apo pesha, por mbetet në fuqi kushti i dytë, pra mos vonesa e pagesës. 100 gr flori mund të blihet me 300 gr argjend, por me kusht që pagesa të bëhet dorë më dorë pa toleruar asnjë lloj vonese (pra pagesa të bëhet pa u larguar nga mexhlisi). A vlen ky gjykim edhe për lloje të tjera mallrash apo jo, kjo është temë më vete dhe dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për të. Kjo është sqaruar në librat e fikhut gjerësisht. 13 Shitblerje me porosi, sipas legjislacionit Islam është çdo lloj akti shitblerje në të cilin malli porositet me cilësi të caktuara, me pagesë në vendin e aktit, por që malli të dorëzohet në një afat kohor të pranuar nga të dyja palët. Profeti a.s. ka thënë: "Kush parapaguan për një mall të vonuar le të përcaktojë masën, peshën dhe kohën." 14 Në një kopje tjetër të këtij libri, shejh Sadi shkruan në futnotë për këtë çështje: “Në librin e tij “ Minhaxh Sunetin - Nebeuijeh”, shejhu i Islamit Ibn Tejmije thotë: “Për sa i përket fjalës së Allahut të Lartësuar: “...veç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre.”, Muxhahidi ka thënë: “Kjo nuk do të thotë që, duke u shtirur, të pajtohesh dhe të përzihesh plotëisht me ta. Kjo nuk do të thotë që të thuash me fjalë atë që nuk e ke në zemrën tënde, sepse një gjë e tillë quhet shtirje ose hipokrizi. Përkundrazi, ti duhet të bësh maksimumin për ndryshimin e së keqes dhe për të luftuar kufrin, sikurse ka thënë Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Kushdo prej jush që shikon ndonjë të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij; nëse nuk mundet, le ta ndryshojë atë me fjalë, dhe nëse as për këtë nuk mundet, le ta ndryshojë atë të keqe me zemrën e tij”. Kështu, nëse një musliman jeton dhe gjendet mes qafirëve, nuk e ka për detyrë dhe nuk i takon që t’i luftojë ata me dorën e tij, pra, me forcë. Por, nëse mundet, le ta ndryshojë këtë të keqe me fjalë, duke i sqaruar të vërtetën me argumente bindëse. Por nëse as për këtë nuk ka mundësi, atëherë le ta ndryshojë të keqen me zemrën e tij, domethënë, duke e urryer dhe duke u distancuar prej saj. Në këtë proces, ai nuk duhet të mashtrojë e të shtiret duke thënë me gojë gjëra që nuk ia beson zemra e tij. Ai ka vetëm dy zgjidhje: ose ta shfaqë hapur fenë e tij, ose ta fshehë atë, por kurrsesi të mos i miratojë ata për fenë e tyre. E shumta që mund t’i lejohet këtij njeriu është ajo që bënin besimtari dhe gruaja e Faraonit në shtëpinë e këtij të fundit. Ata të dy nuk i miratonin veprat e tyre (jobesimtarëve), kur ishte fjala për çështjet e besimit të tyre. Ata, gjithashtu, nuk shprehnin me vepra dhe as me fjalë atë gjë që nuk e kishin në zemër. Ata thjesht e fshihnin besimin e tyre. Fshehja e besimit është diçka, dhe shfaqja e kufrit ose miratimi i fesë së të humburve është diçka tjetër. Shfaqja ose miratimi i ndonjë feje të kotë nuk është i lejuar, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, kur të detyrojnë ose të kërcënojnë seriozisht.” 15Ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakonshme që u ndodhin dhe u dhurohen profetëve quhen mrekulli, ndërsa të tilla ndodhi që u dhurohen besimtarëve dhe besimtareve të sinqerta quhen keramete. 16 Shih në suren Bekare, ajeti 136. 17 Ky fakt dëshmohet qartë në hadithin që e ka përnxjerrë imam Muslimi në “ Sahih”-un e tij, në kapitullin “Pendimi”, me numër 22, ku thuhet se Profeti (a.s.), pas një beteje, pa mes njerëzve një grua që nuk po gjente fëmijën e saj. Ajo kërkonte mes njerëzve dhe, kur e gjeti, e pushtoi fort dhe filloi t’i jepte gji. Atëherë, Profeti (a.s.) tha: “A mendoni se kjo grua mund ta flakë foshnjën e saj në Zjarr?!” - “Jo, o i Dërguari i Allahut!” – thanë të pranishmit. Ndërsa Profeti (a.s.) vazhdoi: “E pra, betohem në Allahun, se Allahu është më i Mëshirshëm me robërit e Tij, sesa kjo nënë me foshnjën e saj!” 18 Pjesët e përcaktuara nga Sheriati në ndarjen e trashëgimisë janë gjashtë: 1/2, 1/4, 1/8, 1/3, 1/6 dhe 2/3. Për secilën masë janë përcaktuar përfituesit e saj. 19 Dihet që, nëse është i pranishëm babai apo gjyshi i të vdekurit, ata që janë në shkallë më poshtë privohen nga trashëgimia. 20 Si, për shembull, kur i ndjeri ka thyer ndonjë betim, që duhet të kompensonte, apo kur nuk ka dhënë zekatin brenda kohës së përcaktuar etj. 21 Këtu hyjnë edhe shpenzimet për varrimin apo për shërbime të tjera të ngjashme, të cilat merren nga pasuria e të ndjerit, para se të fillojë ndarja e trashëgimisë. 22 Për shembull, një vëlla e një motër, dy vëllezër, dy motra, dy vëllezër e një motër, dy motra e një vëlla, etj, të gjithë nga nëna. 23 Hadithi është në dy ‘Sahih’-ët. 24 Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbas Ibn Abdul-Mutalibi (r.a.) përcjell nga i Pejgamberi (a.s.): “Vërtet Allahu i ka shkruar (e përcaktuar) cilat janë veprat e mira e cilat të këqijat”. Pastaj e sqaroi këtë: “Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë si vepër të mirë e të plotë. Atij që dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen atë, Allahu do t’i shkruajë dhjetë të mira, shtatëqind të mira, e më tepër. Atij që dëshi ron të bëjë ndonjë vepër të keqe, por nuk e kryen atë, Allahu do t’ia shkruajë si një vepër të mirë të plotë. Atij që dëshiron dhe e kryen një vepër të keqe, Allahu i shënon si vetëm një vepër të keqe.” (Muttefekun alejhi). 25 Pyetje: A lejohet qëndrimi në xhami për njeriun xhunub? Po prekja dhe leximi i Kur’ânit? Përgjigje: Jo, këto gjëra nuk lejohen për të. Megjithatë, nëse ai merr abdes, ato i lejohen, sipas Ahmedit dhe disa dijetarëve të tjerë. Hisham Ibn Sadi dëshmon se shokët e Profetit (a.s.), kur ishin xhunub, merrnin abdes dhe uleshin në xhami. Po ashtu, nëse dijetarët nuk janë të një mendimi për lejueshmërinë e futjes së një jomuslimani në xhami, atëherë futja e një besimtari xhunub në xhami është më e pranueshme. Akoma më mirë, futja e tij me abdes është edhe më e pranueshme. [Shih “Mexhmuatul Fetaua”, 11/191]. 26 Në gjuhën arabe, fjala “ saîd” do të thotë ‘tokë’. Disa thonë se kuptimi i saj është “tokë e mirë, e pastër”. Disa të tjerë thonë se ashtu quhet “dhéu i mirë e i pastër”. Në ajet thuhet: “fe tejem-mumû saîden tajjibâ”, pra: “Merrni tejemum me dh é të mirë”. Ebu Is'haku thotë: “ Saîd quhet sipërfaqja e tokës. Kështu, njeriu duhet të godasë me pëllëmbët e tij tokën, e nuk ka rëndësi a ka dhé në të apo jo, sepse saîd nuk është dhéu, por është sipërfaqa e tokës, sido që të jetë ajo. Nëse në një vend ka vetëm tokë shkëmbore dhe gurë, atij që merr tejemum i mjafton që të vendosë duart e tij mbi shkëmb dhe të fërkojë me të fytyrën e tij. Ky do të ishte një tejemum i rregullt”. 27 Në një hadith thuhet: “Nëse ju kërkohet të dilni në luftë, përgjigjuni!”, me kuptimin: Nëse udhëheqësi ju kërkon të dilni në luftë në rrugën e Zotit, atëherë e keni detyrë që të përgjigjeni, sepse në një rast të tillë xhihadi është farz ajn për secilin që i plotëson kushtet. Në një rast të tillë, askujt nuk i lejohet që të qëndrojë në shtëpi, përveç nëse ka justifikim të pranuar nga Sheriati i Zotit. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me Ahiretin? Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël. Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [Teube 38, 39]. Ky, pra, është njëri nga rastet kur xhihadi është farz ajn . Rasti i dytë është xhihadi mbrojtës, kur armiku ka rrethuar vendin tënd islam. Rasti i tretë është kur dy ushtritë, ajo muslimane dhe ajo qafire, janë vendosur përballë njëratjetrës. Edhe në këtë rast, lufta është detyrë për pjesëmarrësit dhe nuk lejohet largimi prej saj, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën! Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq.” [Enfal 15, 16]. Profeti (a.s.) na ka njoftuar, gjithashtu, se largimi nga fushëbeteja është një nga shtatë gjynahet e mëdha dhe shkatërruese. Rasti i katërt kur xhihadi është farz ajn është atëherë kur një person njeh përdorimin e një arme që askush tjetër nuk e njeh dhe është i domosdoshëm përdorimi i saj. Atëherë, për këtë njeri, xhihadi është farz ajn, edhe nëse udhëheqësi nuk e ka thirrur për mobilizim. Këto janë katër rastet kur xhihadi është farz ajn. Ndërsa çdo rast tjetër është farz kifaje. [Shih “Rijad es-Salihin” shpjegimin e Shejh Ibn Uthejmin]. 28 Transmeton El buhari. 29Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti. 30 Këto nivele të besimit janë përmendur në hadithin e Xhibrilit (a.s.) ku thuhet: “Një ditë, kur ne ishim me Profetin (a.s.), u shfaq mes nesh një burrë me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Nuk shiheshin mbi të gjurmët e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njihte atë . Ai u ul pranë Profetit (a.s.), i vendosi dy gjunjët e tij te dy gjunjët e Profetit (a.s.), vendosi dy pëllëmbët e tij mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhamed, më trego se ç’është Islami!” Profeti i Allahut tha: “Islami është: “Të dëshmosh se nuk ka Zot të adhuruar me të vërtetë veç Allahut dhe se Muhamedi është Profeti i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe), nëse ke mundësi të shkosh atje”. Ai tha: “Të vërtetën e ke thënë“. Ne u çuditëm me të (thotë Umeri). E pyeti, pastaj e miratoi! Më pas, ai tha: “Më trego se ç’është imani!” Profeti (a.s.) tha: “Imani është: Të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, profetët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Allahut, të mirën e tij dhe të keqen e Tij”. Ai tha: “Të vërtetën ke thënë“. Pastaj, sërish tha: “Më trego se ç’është ihsani!” Profeti (a.s.) tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ti e sheh Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” [Muslimi]. 31 “El istihara” quhet mënyra e kërkimit të ndihmës dhe gjykimit prej Allahut të Madhëruar, duke iu lutur Atij për udhëzim në rrugën më të mirë të veprimit në çështje të rëndësishme, për të cilat je në mëdyshje. Kështu, nëse je përpara një pune të rëndësishme dhe je në mëdyshje rreth zgjedhjes më të mirë, vendos për njërën nga ato dhe, para se t’ia nisësh punës për realizimin e saj, fal dy rekatë namaz, dhe më pas lutesh me duanë e istihares. Shih “Mburroja e muslimanit” fq 80. 32 Imam Maliku, Shafiiu dhe Ebu Hanifja kanë qenë të mendimit se larja e gojës dhe e hundës është sunet. Ndërsa dijetarë të tjerë janë të mendimit se kjo është detyrë, ashtu sikurse larja e fytyrës, për arsyet e mëposhtme: - Së pari, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për larjen e fytyrës, por është transmetuar saktësisht vazhdimësia e Profetit (a.s.) në pastrimin e gojës dhe hundës në të gjitha rastet e marjes së abdesit. Këtë veprim e ka dëshmuar çdo përcjellës i mënyrës së abdesit të Profetit (a.s.). - Së dyti, është transmetuar saktësisht se Profeti (a.s.) ka urdhëruar e ka thënë: “Nëse dikush prej jush merr abdes, le të fusë ujë në hundë, pastaj le ta nxjerrë atë (duke pastruar kështu hundën).” (Shih " Sahihul Xhami'", nr. 443). - Së treti, Profeti (a.s.) ka thënë: “Bëje sa më të thellë futjen e ujit në hundë, vetëm nëse je agjërueshëm”. - Së katërti, Profeti (a.s.) ka thënë gjithashtu: “Kur të marrësh abdes, bëj gargarë.” (Shih ‘ Sahih Ebu Daud’ 129, 131). 33 Papastërtitë janë dy llojesh: “ ahadâth” - papastërti rituale, si mungesa e guslit dhe mungesa e abdesit; dhe “ nexhâset” - papastërti fizike, si urina, nevoja etj. Sipas autorit, ajeti tregon se tejemum-i mund të shfrytëzohet si pastrues dhe zëvendësues i ujit qoftë për largimin e ahadâth-it, qoftë për largimin e nexhaset-it. 34 Kështu, besimtari nuk vritet për qafirin. 35 Kështu, babai ose nëna nuk ndëshkohen me vdekje, nëse kanë vrarë fëmijën e tyre. 36 Kështu thuhet në një hadith kudsij të njohur. Ku thuhet: “Unë i kam shpallur luftë çdokujt që i jep mundim të dashurit Tim. Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”. 37 Pra i të njëjtit nivel me të vrarin. Kështu besimtari nuk vritet për qafirin. 38 Këto ligje bëhen argument për ne për shkak të pohimit dhe miratimit të tyre nga sherijati ynë. 39 Vepra të detyruara janë ato punë e fjalë të cilat sheriati ka urdhëruar që të kryhen me urdhër kategorik. Ai që i kryen ato me sinqeritet për Allahun meriton shpërblim ndërsa ai që i lë ato pa i zbatuar pa pasur justifikim të pranueshëm dhe të konsiderueshëm nga sheriati, meriton ndëshkim. 40 Vepra të pëlqyeshme janë ato punë e fjalë të cilat sheriati ka urdhëruar që të kryhen por jo me urdhër kategorik. Ai që i kryen ato me sinqeritet për Allahun meriton shpërblim ndërsa ai që i lë ato pa i zbatuar nuk ndëshkohet. 41 Allahu i madhëruar thotë: "Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.”. [Bekare 224]. 42 Ndërsa haxhi një herë në jetë është farz ajn, për atë njeri që ka mundësi. 43 Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti. 44 Shkakun e shpalljes së ajeteve të lartpërmendura e sjell Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, nga Ibnu Abasi, i cili rrëfen: Doli një burrë nga fisi Beni Sehm në udhëtim së bashku me Temim Dariun dhe Adijj ibni Bidain. Muslimani nga fisi Beni Sehm vdiq në një vend ku nuk kishte muslimanë. Kur dy bashkudhëtarët e tij, të cilët ishin jomuslimanë, sollën trashgiminë e tij, kishin humbur një kupë argjendi të punuar me vija ari. Për këtë shkak Pejgamberi a.s. i vuri të bënin be. Më pas kupa u gjet në Mekë. Njerëzit, tek të cilët u gjet kupa, thanë: Ua blemë Temimit dhe Adijit. Atëherë, u ngritën dy burra nga trashgimtarët e Sehmiut (të vdekurit nga fisi Sehm) dhe bënë be duke thënë: “Dëshmia jonë është e drejtë dhe jo dëshmia e tyre. Kupa është pronë e trashëgimlënësit tonë”.

Mus'haf Hape →
Fil 105:1–105:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e maleve të Mekës, nga frika e dëmit që mund të sillte ushtria e Abrahasë. Më pas, ai së bashku me një grup kurejshësh u ngritën për t’iu lutur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me Ushtrinë e Elefantit?” - Ushtria e Elefantit është ushtria e cila u nis nga Jemeni, nën udhëheqjen e Ebrahe Habeshiut, me qëlli - min për të shembur Qaben, por ishte Allahu i Lartësuar, i Vetëm, që e mbrojti Shtëpinë e Tij të shenjtë e të paprekshme. Kjo ishte një ndër mirësitë e Allahut të Madhëruar, i Cili u tregoi kurejshëve përkujdesin e Tij për Qaben e lashtë. Allahu i Lartësuar tregon mirësitë e Tij edhe për arabët. Ai u kujton se si i mbrojti nga Ushtria e Elefantit, të cilët kishin vendosur të shembnin dhe zhduknin Qaben nga faqja e dheut. Në fakt, i Madhëruari shfarosi pikërisht atë ushtri dhe ata të mjerë nuk mundën të përmbushnin qëllimin e tyre. Mundi i tyre shkoi dëm dhe ata u shkatërruan e poshtëruan në mënyrën më të tmerrshme. Ata ishin të krishterë dhe, në fakt, feja e tyre në atë kohë ishte më afër të vërtetës dhe në një gjendje më të mirë sesa gjendja e kurejshëve, të cilët adhuronin idhujt. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshi - roi të shfaqte disa shenja për atë që pritej të ndodhte dhe për të përzgjedhurin, që Ai do të dërgonte si profet, pikërisht në vendin ku ndodhej Shtëpia e Shenjtë. Këto ishin ngja - rjet pararendëse, paralajmëruese e përgë - zuese për lindjen e Profetit të Allahut, n ë Meke. Sipas mendimit më të saktë, këtë vit u lind Muhamedi ﷺ .Kjo ndihmë që Allahu i Lartësuar u dha kurejshëve kundër kësaj ushtrie të madhe, ishte jo se kurejshët ishin më të mirë se abisinasit në çështjen e fesë dhe besimit, por për shkak të daljes së këtij Profeti madhështor dhe për të mbrojtur Faltoren e lashtë, të nderuar, madhështore dhe të respektuar. Ajo do të vazhdonte të ishte vendi i zgjedhur i Zotit, ku do të dërgohej më i zgjedhuri profetëve, Muha - medi ﷺ .Shkurtimisht, historia e Ushtrisë së Elefantit është si vijon: Abraha, një mbret abisinas, ndërtoi një kishë ose katedrale madhështore në Sana të Jemenit. Katedralja ishte shumë e madhe dhe e zbukuruar në detaje. Qëllimi i tij ishte të zhvendoste pelegrinazhin nga Qabja, drejt kësaj faltoreje të re. Kështu, ai filloi të përhapte këtë ide në mbretërinë e tij dhe të njoftonte njerëzit anembanë. Në fakt, arabët e urryen këtë projekt, madje fiset Adnan dhe Kahtan e kundërshtuan me forcë një qëllim të tillë të mbretit. Po kështu, edhe kurejshët u zemë - ruan. Madje, disa prej tyre shkuan në atë faltore gjatë natës, e shkatërruan atë dhe u kthyen përsëri në vendin e tyre. Kur u njoftua Abrahaja për këtë ngjarje, u betua se do të marshonte drejt Qabes në Mekë e do ta rrënonte atë gur më gur. Mukatil Ibn Sulejmani thotë se ishte një skuadër kurej - shish, që hynë në kishë dhe i vunë zjarrin. Duke qenë se atë natë frynte erë e fortë, ajo u shkrumbua e tëra dhe ra në tokë. Atëherë, Abrahaja u nis në marshim me një ushtri shumë të madhe, të armatosur gjer në dhë - mbë. Me vete mori edhe një elefant lufte, shumë të madh në trup, i cili quhej Mahmud. Arabët që jetonin në të gjitha viset mes Jemenit dhe Mekës e shihnin si një detyrë të tyre që të mbronin Shtëpinë e Zotit, Qaben. Kështu, ata formuan çeta t ë shumta dhe dolën në mbrojtje. Mes tyre kishte edhe fisnikë e mbretër arabë. Megji - thatë, Abrahaja i mposhti këto çeta të vogla, që i zun ë rrugën, madje i mori të gjithë ata si skllevër. Kundër Abrahasë doli edhe Nufejl Ibn Habib el Huthumi, së bashku me popullin e tij. Ata arritën të pengonin ushtrinë e Abrahasë për dy muaj rresht, që të vazhdonin udhëtimin e tyre. Sidoqoftë, në fund, edhe ata u mposhtën. Edhe këta u morën si skllevër, mes të cilëve edhe Nufejli. Fillimisht, Abrahaja donta ta vriste Nufejlin, por pastaj ndërroi mendje dhe vendosi ta merrte me vete, për t’i treguar se çfarë do të bënte me viset e Hixhazit dhe Qaben. Kur kaluan në zonën e Taifit, bano - rët e Taifit u bënë aleatë me Abrahan dhe dërguan Ebu Ragalin si udhërrëfyes, për t’i drejtuar në Mekë. Abrahaja me ushtrinë e vet ndaluan dhe u stacionuan në Mugam - mes, një vend shumë afër Mekës. Fillimisht, ushtria e Abrahasë sulmoi në kullotat dhe zonën rrotull Mekës, duke përvetësuar tufa të mëdha me deve. Mes tyre ishin edhe dyqind deve të Adulmutalibit, gjyshit të Profetit. Abrahaja dërgoi Hanata el Humej - rin me urdhrin që të sillte para tij më të nderuarin prej fisnikëve kurejshë. Ai donte fillimisht t’i njoftonte se nuk kishte shkuar për të luftuar kundër tyre, por nëse ata e pengonin, do t’i luftonte edhe ata. Kështu, Hanata iku dhe u kthye me Abdulmutalibin. Kur Abrahaja pa më fisnikun e kurejshëve, e respektoi shumë figurën e tij, duke zbritur nga froni, për t’u ulur bashkë me Abdulmu - talibin në shtrojet e vendosura në tokë. Nëpërmjet përkthyesit të vet, e pyeti nëse kishte ndonjë kërkesë. Abdulmutalibi iu përgjigj se e vetmja kërkesë e tij ishte që t’i kthente dyqind devetë, që ushtria e tij i kishte marrë. Abrahaja i thotë: “Fillimisht më çudite me pamjen tënde të hijshme e fisnike, por me fjalët e tua më bëre që të mos kem më respekt për ty. Më thua që të të kthej dyqind deve, të cilat i mora prej teje dhe nuk shqetësohesh për Faltoren, këtë shtëpi të lashtë, dhe ajo që vihet në provë është feja jote dhe feja e të parëve tu?! Unë kam ardhur që ta shemb atë ndërtesë dhe ti nuk më thua asnjë fjalë për të?!” Atëherë, Abdulmutalibi i drejtohet dhe i thotë: “Unë jam i zoti i deveve. Ndërsa Shtëpia e ka Zotin e saj dhe Ai do ta mbrojë atë.” Abra - haja i kthehet: “Nuk ka për të shpëtuar! Asgjë nuk ka për ta shpëtuar atë Shtëpi prej meje!” Atëherë, Abdulmutalibi i thotë: “Bëj atë që ke vendosur. Ti do të përgjigjesh për atë që do të bësh.” Atëherë, Abrahaja ia ktheu devetë Abdulmutalibit. Allahu i Madhëruar thotë: - “A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)?” – Abdulmutalibi kthehet tek kurejshët dhe u thotë që të largohen e strehohen në majat e maleve të Mekës, nga frika e dëmit që mund të sillte ushtria e Abrahasë. Më pas, ai së bashku me një grup kurejshësh u ngritën për t’iu lutur Allahut të Madhëruar. Thuhet se Abdulmu - talibi më herët kishte kapur dorezën e portës së Qabes dhe kishte thënë: “Çdokush mbron grigjën dhe njerëzit e vet / Mbroje grigjën Tënde dhe njerëzit e Tu, o Zoti im! / Mos fitoftë kryqi i tyre dhe kurrë mos ardhtë e fitoftë pushteti i tyre në vendin Tënd!” Nga ana tjetër, Abrahaja përgatiti elefantin e madh për ta nisur drejt Mekes. Në këtë kohë, Nufejl ibn Habibi vrapoi drejt ele - fantit, u afrua pranë veshit dhe i tha: “Ulu, o Mahmud. Kthehu, e rruga e mbarë të qoftë andej nga erdhe! Këtu je në qytetin e shenjtë të Allahut.” Pastaj e lëshoi veshin e elefantit. Menjëherë, elefanti u ul në vend. Atëherë Nufejli u largua me vrap nga kampi i ushtrisë e u ngjit në male, për t’u bashkuar me kurejshët. Nga ana tjetër, ushtria po godiste elefantin, që ai të ngrihej, por ai nuk çohej. Në çdo drejtim që e kthenin, ai lëvizte dhe ecte, por kur e drejtonin nga Meka, ai ulej e nuk lëvizte nga vendi. “Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur, duke i bërë si gjethe të përtypura.” - Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij rrëfimin nga Ubejd Ibn Umejri, i cili thotë: “Kur Allahu i Lartësuar vendosi të shkatërrontte Ushtrinë e Ele - fantit, dërgoi mbi ta tufa të mëdha zogjsh, që dolën nga deti e që ngjanin si hatatif. Çdonjëri prej tyre mbarte tre gurë: nga një në secilën këmbë e një gur në sqep. Të gjithë u vunë në rreshta mbi ushtrinë, mbi kokat e ushtarëve. Pasi nxorën një britmë të tmerrshme, ata lëshuan gurët, që mbanin në këmbët dhe sqepat e tyre. Çdo gur binte në kokën e ushtarëve dhe i shponte tejpërtej. Ndërkohë, Abdulmutalibi ishte me një grup kurejshish, mes të cilëve ndodhej Nufejl el Huthumiju, Mutaim Ibn Adij el Mahzumiu dhe Mesud Ibn Amër el Thekafiu. Ata qëndronin në mal dhe vështronin nga lart se çfarë po ndodhte me ushtrinë abisinase. Ata panë me sytë e tyre ndëshkimin e tmerr - shëm, që Allahu dërgoi mbi atë ushtri. Atë - herë, Nufejli filloi të recitonte disa vargje, ndër të cilat: “E ku mund të fshihesh, nëse Ai që të kërkon është Allahu; / ata janë të mundurit e kurrsesi fitimtarët. ” Mukatili tregon se kurejshët fituan pasuri të shumta nga ato që ushtria abisinase ki shte sjellë me vete. Thuhet se Abdulmutalibi fitoi atë ditë shumë flori. Ata Ibn Jesari thotë se jo të gjithë ushtrinë e kapi dënimi në një çast të vetëm. Pati prej tyre që vërtet vdiqën në çast, por pati edhe të tjerë, të cilëve iu vonua vdekja, për t’i bërë që të vuanin më shumë, aq sa u binte mishi copa -copa, ndërkohë që përpiqeshin të largoheshin nga ai vend. Kur Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin ﷺ , prej mirësive të shumta që kurejshët e konsideronin si një mbrojtje e kujdes të Zotit të madh me ta ishte pikërisht shkatërrimi i kësaj ushtrie abisinase, që erdhi prej Jemenit. Kështu, Allahu i Lartë - suar, për t’ua rikujtuar këtë mirësi kurej - shëve, zbriti suren Fil. El ebabil do të thotë “grupe të shumta”. Pra, Allahu i Madhëruar dërgoi grupe të shumta zogjsh, që vinin nga të gjitha drejtimet. Ibn Hishami, gjuhëtari i njohur, tregon dhe thotë se arabët nuk e njohin njëjësin e fjalës ebabil. Ndërsa Nesaiu thotë: “Kam dëgjuar disa dijetarë të gjuhës, që thonë se njëjësi i fjalës ebabil është ibiil. Për sa i përket fjalës sixhxhil, pra, përbërjes e natyrës së gurëve, me të cilët Allahu i Lartësuar i goditi secilin nga pjesëtarët e asaj ushtrie, Ibn Hishami thotë: “Më ka treguar Junusi, gjuhëtari i njohur, dhe Ebu Ubejde, se arabët quajnë sixhxhil diçka të fortë e të ngurtësuar. Gjithashtu, ai thotë se disa mufesirë mëtojnë se sixhxhil është një fjalë e përbërë nga bashkimi i dy fjalëve perse: sinxh dhe xhil. Fjala sinxh do të thotë gurë, ndërsa xhil do të thotë baltë. Pra, baltë e ngurtësuar. Ajo është, ashtu sikurse ka thënë Ibn Abasi, “ĥixharatin min sixh-xhil”, pra, baltë e bërë gur. Ndërsa el asf, e përmendur në ajet, quhen gjethet e bimëve pasi janë përtypur nga bagëtia dhe janë nxjerrë jashtë ashtu të përtypura. Pra, kuptimi është se i bëri si të bluar ose të përtypur. Allahu i Lartësuar i shkatërroi dhe shfarosi ata, duke ua kthyer kokës atë qëllim të keq, që kishin. Ai bëri që ata të vdisnin me dëshpërim dhe dhimbje, pa arritur asnjë të mirë. Allahu i Madhëruar i shkatërroi pothuajse të gjithë, pasi vetëm pak prej tyre u kthyen, për t’i rrëfyer njerë - zisë se çfarë ndodhi. E njëjta gjë ndodhi edhe me mbretin e tyre Abraha. Abrahaja nuk vdiq menjëherë prej sulmit, që erdhi nga qielli. Atij iu copëtua mishi pak e nga pak dhe zemra i plasi kur mbërriti në vendin e vet, në San ’a. Ai vdiq veçse pasi u tregoi njerëzve se çfarë ndodhi me ushtrinë e tij. Pas Abrahasë sundoi djali i tij, Jeksumi, pas të cilit erdhi në pushtet biri i dytë, Mesruku. Më pas, e gjithë familja e tij u dëbua nga Sejf Ibn Dhi Jezin el Humejdi, i cili u ndihmua nga mbreti persian Kisra. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut tha ditën e çlirimit të Mekës: 2931. “Allahu i Madhëruar e ndaloi elefantin të hynte në Mekë dhe lejoi që të bënte luftë në të vetëm Profeti i Tij dhe besimtarët për një pjesë të ditës. Tashmë shenjtëria e këtij vendi është kthyer si më parë. Le ta shpërndajë këtë lajm ai që e dëgjoi tek ai që nuk e dëgjoi.” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Fil. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për çdo mirësi.

Mus'haf Hape →
Talak 65:1 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Kjo sure ka zbritur pas sures Insan. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i drejtohet tekstua - lisht Profetit të Tij, për ta nderuar dhe për të ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure ka zbritur pas sures Insan. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar i drejtohet tekstua - lisht Profetit të Tij, për ta nderuar dhe për të ngritur prestigjin e tij, por ky mesazh vlen njësoj për të gjithë umetin: - “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre! ” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Enesi, i cili tregon: 2693. “Kur Profeti i Allahut divorcoi Haf - sën, ajo shkoi te shtëpia e saj. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre” Atij iu tha: “Ktheje Hafsën, sepse ajo është agjëruese e rregullt dhe e përkushtuar në adhurimin e Allahut. Gjithashtu, ajo është njëra prej grave të tua në Xhenet.” Buhariu sjell nga Salimi se: 2694. “Abdullah Ibn Umeri i kishte treguar se kishte divorcuar njëherë një nga gratë e tij, gjatë kohës kur ajo ishte me ciklin. Kur Umeri ia kishte treguar këtë Profetit ﷺ , ai ishte zemëruar dhe e kishte urdhëruar që ta kthente atë dhe ta mbante derisa ajo të pastrohej nga të përmuajshmet e saj. Më pas, ai duhet të priste, derisa t’i vinin menstruacionet e tjera dhe të pastrohej përsëri dhe atëherë, po të donte mund ta divorconte gjatë kohës kur ajo ishte e pastër, por pa kryer marrëdhënie me të. Pikërisht kjo është kohëpritja “ el idde” (ose ideti), për të cilën Allahu i Lartësuar urdhëroi Profetin e Tij.” Kështu e ka sjellë Buhariu në kapituj të ndryshëm në librin e tij. Edhe Muslimi sjell versionin e tij, ku thuhet: 2695. “Kjo është el iddeh, koha që ka treguar Allahu se kur mund të divorcohen gratë.” Ndër versionet që duhen përmendur patjetër është ai që sjell Imam Muslimi në Sahih, nga Abdurahman Ibn Ajmeni, i cili pyeti Ibn Umerin: 2696. “Çfarë thua për dikë që e divorcon gruan e vet gjatë kohës kur ajo është me menstrua - cione?” Ai tha: “Ibn Umeri, kur Profeti ishte ende gjallë, e divorcoi gruan e vet gja - të kohës së të përmuajshmeve të saj. Umeri e pyeti Profetin dhe i tha: “Abdullah Ibn Umeri e divorcoi gruan e vet gjatë kohës kur ajo ishte me menstruacione.” Profeti i Allahut tha: “Le ta kthejë atë! Pastaj, kur të pastrohet, ta ndajë ose ta mbajë.” Ibn Umeri shtoi: “Pastaj Profeti lexoi: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre!” Ali Ibn Talha sjell prej Ibn Abasit shpjegimin e tij të ajetit: “Pra, të mos e divorcojë gruan gjatë kohës kur ajo është me menstruacione dhe as gjatë kohës kur ajo është e pastër dhe ka pasur me të kontakt intim, por ta lërë derisa t’i vijnë menstruacionet, dhe pastaj, pasi të pastro - het, le ta divorcojë.” Ndërsa Ikrima thotë: “Ideti, kur Zoti lejon divorcimin e gruas, është koha kur ajo është e pastër nga të përmuajshmet.” Ndërsa fjala “ kur’un” tre - gon kohën kur vijnë të përmuajshmet. Nëse dikush do ta divorcojë gruan kur ajo është shtatzënë dhe është shfaqur shtatzënia e saj, mund ta bëjë këtë. Gjithsesi, ai nuk lejohet ta divorcojë nëse ka kryer marrëdhënie intime me të dhe nuk e di a është apo jo shtatzënë. Prej këtej, dijetarët kanë nxjerrë dispozitat rreth divorcit, duke treguar se ka divorc të rregullt, sipas Sunetit, dhe divorc jo të regullt. Divorc i rregullt është ai që behet kur gruaja është e pastër nga të përmuajshmet, por pa kryer marrëdhënie intime me të pas pastrimit nga të përmuaj - shmet; ose divorci i cili bëhet kur gruaja është shtatzënë dhe është dalluar shtatzënia e saj. Ndërsa divorc jo i rregullt është ai që bëhet gjatë kohës kur gruaja është me të përmuajshmet, ose divorci që bëhet gjatë kohës kur ajo është e pastruar, por ka kryer marrëdhënie intime dhe nuk e di a është shtatzënë apo jo. Gjithashtu, është edhe një divorc, që nuk klasifikohet as tek lloji i parë dhe as tek lloji i dytë: ky është divorcimi i të miturës, ose divorci i asaj që nuk ka më të përmuajshme (menopauzë), ose divorci i asaj gruaje, me të cilën burri ka bërë aktin e martesës, por ende nuk ka kryer marrëdhë - nie intime. Hollësitë e këtyre llojeve të divorceve janë shtjelluar në librat e fikhut. Kush dëshiron, le të kthehet në to. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të përllogarisim mirë kohëpritjen e gruas: - “Kohën e pritjes llogariteni mirë ... ” - Kujdesuni dhe llogariteni mirë kohën e pritjes, pra, kur fillon dhe kur përfundon ajo, në mënyrë që gruaja të mos rëndohet dhe të pengohet për një martesë tjetër, nëse dëshiron. - “... dhe kini frikë Allahun, Zotin tuaj! ” - Kini frikë Allahun, në lidhje me zbatimi e këtyre porosive dhe udhëzimeve të urta, që ju ka sjellë për t’i zbatuar. - “Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre dhe ato, gjithashtu, të mos dalin, vetëm nëse ato sillen haptazi në mënyrë të shëmtuar!” - Mos i nxirrni gratë e divorcuara nga shtëpitë e tyre gjatë kohës së pritjes. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpinë e bashkëshortit, në atë shtëpi ku ai e divorcon. Ndërkohë, burri e ka detyrim strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar gjatë kohës së pritjes së saj, prandaj nuk lejohet që ai ta cenojë këtë përgjegjësi ndaj saj dhe ta nxjerrë prej shtëpie. Por edhe gruas nuk i lejohet që të largohet nga streha bashkë - shortore, sepse kjo do të ishte shkelje e përgjegjësive ndaj burrit dhe hakut të tij. Prej hakut të burrit është që gruaja të mos dalë nga shtëpia pa lejen e tij. 151 Këto porosi, qoftë për burrin, qoftë për gruan, vazhdojnë të jenë në fuqi de ri në përfundim të kohëpritjes. Megjithatë, Allahu i Lartë - suar bën përjashtim për raste të caktuara, kur thotë: “... vetëm nëse ato sillen haptazi në mënyrë të shëmtuar!” Edhe imoraliteti bën pjesë këtu, sikurse kanë thënë Ibn Mesudi, Ibn Abasi, Seid Ibn Musejibi etj. Po kështu, nëse gruaja shfaq mosbindje ndaj burrit, sjellje të shëmtuar, aq sa e bën të detyrueshme nxjerrjen e saj jashtë, dhe nëse ajo u shkakton probleme të rënda banorëve të tjerë të shtëpisë, me fjalët dhe veprat e këqija të saj, atëherë burrit i lejohet që ta përzërë nga shtëpia, sepse është ajo që e shkakton këtë veprim, sikurse kanë thënë Ubej Ibn Keabi, Ibn Abasi, Ikrima etj . Strehimi i gruas në shtëpi bëhet për respekt ndaj saj, gjë të cilën ajo nuk e meriton, kur e përdhos veten me sjelljen e saj. - “Këto janë ligjet e Allahut. ” - Këto janë dispozitat dhe kufijtë e Tij, që Ai e ka bërë të ndaluar t’i cënosh. Këta janë kufijtë e Allahut për robërit e Tij, janë ligjet e Tij për ta, që janë urdhëruar t’i zbatojnë me përpik - mëri. - “E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. ” - Kush nuk iu përmbahet kufijve të Zotit, por i cenon ato, kush i shpërfill e lë pas shpine zbatimin e urdhëresave të Tij, ai i ka bërë padrejtësi vetes, duke u privuar nga mirësitë dhe begatitë e shumta, që sjell zbatimi i porosive të Zotit. Duke mos e nënshtruar veten në zbatimin e porosive të Allahut, robi humbet lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. - “E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër.” - Kuptimi: Ne urdhëruam që gruaja e divorcuar të qëndrojë në shtëpinë e burrit gjatë kohës së pritjes, me qëllimin se ndoshta burri pendohet dhe e rishikon vendimin e tij për divorcimin. Ndoshta gjatë kësaj kohe, Zoti krijon në zemrën e tij mëshirë e dhemshuri, që ta kthejë atë. Kjo, pa dyshim, është më e lehtë dhe e mirë për ju. 152 Kështu veprohet në rastin e divorcit, kur burri mund ta kthejë përsëri gruan e tij gjatë kohëpritjes. Ky quhet ‘ talak raxh’ij’ - divorc i kthyeshëm. Ndërsa me “ talak el bain” - divorcin e pakthyeshëm,153 burri nuk e ka për detyrë strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar. 154 Sipas disave, kështu gjykohet edhe për rastin e gruas që i ka vdekur burri.155 Ky është gjykimi i shumë selefëve dhe pasue - sve të tyre, siç ishte Imam Ahmed Ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë!). Ata mbë - shteten në hadithin e Fatime bint Ka js el Fihrijja, kur burri i saj, Ebu Amr Ibn Hafsi, e divorcoi atë për herë të tretë, nga Jemeni. Ajo i dërgoi fjalë burrit, që t’i dërgojë shpe - nzimet e saj jetike. Ai i dërgoi asaj një masë elbi, por ajo u zemërua me të. Atëherë, ai (nëpërmjet të dërguarit të tij) i tha: “Për Zotin, nuk e kam për detyrë strehimin dhe shpenzimet për ty.” Kështu, ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), i cili i tha: "Ti nuk ke të drejtë t’i kërkosh atij shpenzimet jetike.". Ndërsa në versionin e sjellë nga Muslimi shtohet: “dhe as strehimin.” Pastaj Profeti e porositi dhe i mundësoi asaj që kohën e pritjes ta kalonte tek Ummu Sherik. Më pas i tha se tek ajo grua shkonin shumë vizitorë, prandaj më mirë të qëndronte në shtëpinë e Ibn Ummi Mektumit, sepse ai ishte i verbër dhe atje mund të hiqte hixhabin (se ai nuk shihte). ” Imam Ahmedi e sjell këtë hadith përmes një tjetër rruge me këtë version: Amiri tregon: 2697. “Kur mbërrita në Medinë, shkova tek Fatime Bintu Kajsi, e cila më tregoi se burri i saj e kishte divorcuar atë, gjatë kohës së Profetit ﷺ .Më pas, Profeti ﷺ e nisi burrin e saj në një mision në Jemen. Gjatë kësaj kohe, i vëllai i tij (kunati) i kishte thënë që duhet të dilte nga shtëpia. Fatimja rrëfen: “Unë i thashë se më takon e drejta për shpenzimet jetike dhe strehimin, derisa të mbarojë koha e pritjes el iddeh (pas divorcit). Ai tha: “Jo, nuk të takon kjo gjë.” Atëherë, - thotë Fatimja, - unë shkova tek Profeti i Allahut dhe i thashë: “Burri më divorcoi, ndërsa i vëllai më erdhi dhe më tha se duhet të dal nga shtëpia, duke më privuar nga e drejta e stehimit dhe shpenzimet jetike.” Profeti i dërgoi fjalë atij dhe i tha: “Çfarë ke me bijën e familjes së Kajsit, o filan?” Ai i tha: “O i Dërguari i Allahut, vëllai im e divorcoi tri herë të plota.” Atëherë, - thotë Fatime Ibn Kajsi - Profeti i Allahut më tha: “Shiko, o bija e shtëpisë së Kajsit, shpenzimet jetike dhe strehimi i takojnë asaj gruaje, të cilën burri e ka divorcuar dhe ende e ka të drejtën që ta kthejë ( talak raxh’ij ). E nëse e ka divorcuar pa kthim ( talak el bain ), atëherë burri nuk i ka detyrë shpenzimet dhe strehi - min e saj. Prandaj dil prej andej dhe shko tek filania!” Por më pas i tha: “Ajo vizitohet nga shumë njerëz, prandaj më mirë shko tek Ibn Ummi Mektum, sepse ai është i verbër dhe nuk të sheh.” Dhe kështu vijon hadithi i plotë.

Mus'haf Hape →
Araf 7:73–7:79 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në të dhe për të shfrytëzuar hapësirat e saj. Në fushat e bukura ju ngritët kështjella të larta dhe të fortifikuara. Ndërsa malet e larta ju i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Te populli i Themudit dërguam vëllanë e tyre, Salihun...” - Themudët ishin një popull i njohur që jetonin në El Hixhër, zonën rreth Hixhazit, në Gadishullin Arabik. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), i cili i ftoi në monoteizëm dhe për largim nga idhujtaria. - “...Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet.” - Ftesa e profetit Salih (a.s.) ishte e njëjtë me atë të të gjithë vëllezërve të tij profetë: të adhurohet vetëm Allahu si Zot, sepse vetëm Ai e meriton të adhurohet me sinqeritet. Për këtë çështje kaq të rëndësishme, ai u solli atyre fakte e argumente të shumta nga Allahu i Madhërishëm. - “Tani ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti juaj.” - I Madhëruari u solli një ngjarje të jashtëzakonshme, një mrekulli të madhe. Ajo ishte një shenjë qiellore, që nuk mund të vinte prej njeriut. Pastaj Profeti shpjegoi se çfarë ishte kjo mrekulli prej Zotit: - “Kjo deve është Shenjë për ju.” - Kjo ishte një deve e mrekullueshme dhe tejet e rëndësishme, aq sa i Madhëruari e quajti "nakatull-llahi" "deveja e Allahut". Ajo shërbente si një shenjë madhështore e vërtetësisë së Shpalljes së Zotit dhe sinqeritetit të Profetit të Tij Salih. Allahu i Madhëruar urdhëroi që kjo deve të trajtohej në mënyrë të veçantë. Kështu, në një ajet tjetër tregohet: “Ai tha: “Kjo është deveja. Ajo do të pijë në një ditë të caktuar, kurse ju një ditë tjetër.” Ata kishin një burim me ujë të bollshëm, që edhe sot njihet si Burimi i Devesë. Ata u urdhëruan që atë burim një ditë ta përdornin ata dhe një ditë tjetër të ishte tërësisht në shërbim të devesë. Megjithatë, ditën që ata nuk do të merrnin ujë prej burimit, mund të ushqeheshin me qumështin e asaj deveje të begatshme. Përveçse si mrekulli, kjo do të shërbente edhe si shenjë kujtuese për detyrimet ndaj Zotit dhe bindjen ndaj Tij. Profeti i porositi ata duke u thënë: - “Lëreni atë të lirë të kullotë në tokën e Allahut dhe kini kujdes të mos e lëndoni aspak, sepse pastaj do të pësoni një dënim të dhembshëm!” - Ju nuk jeni të detyruar që të siguroni ushqimin e saj. Thjesht, lëreni të hajë në tokën e Zotit dhe mos e lëndoni. Nëse e dëmtoni atë, mbi ju do të godasë dënimi i dhembshëm i Zotit të Plotfuqishëm. - Dhe kujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adëve dhe ju dha vendbanime në tokë! Nëpër rrafshina ju ndërtuat kështjella, kurse nëpër male gdhendët shtëpi. - Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj mbi ju, kur ju mundësoi të lëvizni e shfrytëzoni tokën e Tij. Ai ju dha sundim të plotë në tokën që më parë i takonte popullit të fuqishëm dhe të pashembullt të Adëve, të cilët i Plotfuqishmi i shkatërroi dhe shfarosi. Allahu ju vendosi në tokë dhe ju mundësoi çdo rrugë e mjet për të lëvizur në të dhe për të shfrytëzuar hapësirat e saj. Në fushat e bukura ju ngritët kështjella të larta dhe të fortifikuara. Ndërsa malet e larta ju i gdhendët, duke i bërë shtëpi. Edhe sot e kësaj dite kanë mbetur shumë gjurmë të këtij populli të habitshëm, siç janë shtëpitë e tyre të gdhendura në faqet e maleve, dhe ashtu do të mbesin, për sa kohë do të jenë malet, si dëshmi për njerëzit. - “Kujtoni të mirat e Allahut e mos u bëni shkatërrimtarë në tokë!”. - Kujtoni mirësitë e panumërta të Allahut, pushtetin, forcën, rizkun dhe begatitë, që Ai ju dhuroi! Mos përhapni shkatërrim në tokën e Tij! Dijeni se toka shkatërrohet me gjynahe e mosbindje ndaj Zotit! Gjynahet i largojnë dhe i shkatërrojnë mirësitë që zotëron njeriu. Prandaj ruajini këto mirësi, duke qenë mirënjohës për to dhe duke e shprehur mirënjohjen përmes bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij si Një i vetëm! - “Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” - Paria e popullit të Themudëve, të cilët u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës, u thanë disa fjalë njerëzve të dobët e pa mbështetje. Por duke qenë se jo të gjithë të dobëtit dhe të varfrit pa mbështetje ishin besimtarë, i Lartësuari e përcakton se ata iu drejtuan atyre të dobtëve dhe të varfërve që e kishin besuar Profetin dhe Shpalljen e Tij. Kështu, ata iu drejtuan këtij grupi besimtarësh duke i pyetur: “A e dini me siguri se Salihu është i dërguar nga Zoti? A jeni të bindur se Salihu është i sinqertë, apo është mashtrues?” Përgjigjja e besimtarëve ishte: - “Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij.”.” - Ne e besojmë me siguri të plotë mesazhin që ai sjell nga Allahu i Madhëruar. Ai na fton në adhurimin e Allahut si Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, përmes zbatimit të urdhëresave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij. Çdo kumt që ai e sjell prej Zotit ne e besojmë dhe jemi të bindur për vërtetësinë e tij. - “Kryeneçët thanë: “Ne nuk e besojmë atë që besoni ju.”.” - Ata i pengoi mendjemadhësia, që të besonin dhe t’i nënshtroheshin të vërtetës, të cilën e besuan njerëzit e thjeshtë. Për këtë arsye, ata ndërmorën ato veprime të shëmtuara, që do të sillnin më pas ndëshkimin e rëndë mbi ta: - “Pastaj e therën devenë, duke shkelur me arrogancë urdhrin e Zotit të tyre....” - Ata e therën dhe e gjymtuan devenë, për të cilën ishin urdhëruar që të mos e lëndonin asnjë grimë, sepse në të kundërt i priste një dënim i dhembshëm. Në këtë mënyrë, ata treguan arrogancën dhe ngurtësinë e zemrave të tyre kundrejt urdhëresave të Allahut të Madhëruar, duke merituar një ndëshkim, që askush tjetër më parë nuk e kish provuar. Përveç shkeljes së urdhrit të Zotit, ata, paturpësisht dhe si për ta sfiduar Profetin e Zotit, thanë: - “dhe thanë: “O Salih! Hajde e bëji realitet kërcënimet e tua, nëse je vërtet i dërguar (i Allahut)!” - Të mjerët ata! As që i kushtuan rëndësi krimit që bënë, përkundrazi, të fryrë me mendjemadhësinë e tyre, guxuan t’i thoshin Profetit të tilla fjalë të poshtra. Atëherë, Profeti i Zotit, sikurse përmendet në një ajet tjetër, iu përgjigj: “Dëfreni në vendin tuaj për tri ditë! Ky është një kërcënim që nuk mund të hidhet poshtë.” [Hud 65]. E cili qe përfundimi i tyre? Thotë i Madhëruari: - “Kështu tërmeti i përfshiu papritur dhe në mëngjes u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma. - Në mëngjes, ata u gdhinë të gjunjëzuar si kufoma të ngrira. Kështu, Allahu i Madhërishëm i shfarosi të gjithë, pa lënë asnjë gjallë. Pas këtij ndëshkimi, profeti Salih u ktheu shpinën dhe, duke dënuar mohimin e tyre, tha: - “Ai (Salihu) u ktheu shpinën atyre dhe u tha: “O populli im! Unë jua kumtova mesazhin e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillët këshilluesit.”. - Unë jua komunikova qartë, me dashamirësi e përkushtim të gjithë mesazhin e Zotit për ju. Unë shfrytëzova çdo mundësi për t’ju sjellë në udhën e mbarë dhe në fenë e drejtë. Por ju nuk i donit e as i përfillnit këshilluesit, që ju ftonin në mirësi e mbarësi. Ju iu bindët Shejtanit të mallkuar, që është rebeluar ndaj Zotit dhe rrugës së Tij. Shumë komentues të Kur'anit përmendin hollësira të tjera në këtë histori, që në fakt janë marrë nga trashëgimia hebraike. Për shembull, thuhet se deveja, e cila ishte mbarsë, doli prej një shkëmbi, dhe ata e panë me sy këtë. Kjo ishte pikërisht mrekullia që vetë ata ia kishin propozuar profetit Salih. Thuhet se, kur ata e therën devenë, i vogli i saj, pasi pëlliti tri herë, u hap mali dhe ai hyri brenda në të. Gjithashtu, thuhet se pas kundërshtimit të tyre, Salihu u tha si shenjë të ardhjes së ndëshkimit se, ditën e parë, fytyrat e tyre do të zverdheshin, ditën e dytë do të skuqeshin dhe në ditën e tretë do të nxiheshin. Sipas këtyre gojëdhënave, pikërisht ashtu ndodhi. Gjithsesi, këto të dhëna vijnë nga hebrenjtë, prandaj mendojmë se nuk ka pse ato të përdoren si shpjeguese të Kur 'anit. Në Librin e Zotit nuk ka ndonjë fakt që të dëshmojë saktësinë e këtyre historive. Nëse ato do të ishin të sakta, patjetër që do t’i kishte përmendur i Madhëruari në ndonjë mënyrë apo një tjetër. Aq më tepër që në to përmenden shenja madhështore, të cilat i Madhëruari kurrsesi nuk do t’i anashkalonte duke mos na i treguar. Vetë madhështia e këtyre mrekullive të pretenduara nuk e lejon që dëshmitë për to të vinin në rrugë të pasigurta. Madje, disa prej tyre Kur'ani i mohon. Për shembull, rrëfimin që fytyrat e tyre do të ndryshonin ngjyrë në tri ditë e hedh poshtë fakti që Salihu u tha: "Kënaquni në vendin tuaj tri ditë rresht". Domethënë, fytyrat e tyre jo vetëm që nuk ndryshuan duke u zverdhur, skuqur apo nxirë, por përkundrazi, ata u kënaqën për tre ditë rresht, duke e shpërfillur kërcënimin e Zotit. Kur'ani është mëse i mjaftueshëm për të vërtetën, prandaj nuk ka nevojë për tregime të cilëve nuk iu dihet filli dhe saktësia. Nga ana tjetër, nëse vjen një rrëfim i përcjellë me saktësi prej profetit Muhamed ﷺ ,që kurrsesi nuk mund të bjerë ndesh me Librin e Zotit, ai është mëse i pranueshëm dhe shërben si shpjegues i tij. Madje, është vetë Kur'ani që na udhëzon për t’u mbështetur fort në Traditën e Profetit ﷺ ,kur thotë: "Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër." [Hashr 7]. Edhe më parë e kemi thënë se është i palejueshëm shpjegimi i Librit të Allahut përmes Izraelijateve ose trashëgimisë hebraike, edhe pse ato lejohen të përcillen kur nuk bien ndesh me fenë tonë dhe ne nuk mund të vërtetojmë as saktësinë e as pasaktësinë e tyre. E themi këtë, sepse kumtet dhe kuptimet që përcjell Libri i Zotit duhet të jenë të sigurta, ndërsa rrëfenja të tilla nuk e plotësojnë këtë kriter. 11

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:33–3:37 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… më të mirë. Ajo u rrit duke adhuruar Allahun dhe u ngrit mbi të gjitha gratë e kohës së saj. Ajo qëndronte vetëm në faltoren e saj, duke adhuruar Allahun …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë popujt e tjerë (të asaj kohe). ” - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dalloi këta njerëz dhe fëmijët e tyre mbi njerëzit e tjerë të atyre kohërave. Ai i përzgjodhi ata ndër njerëz, si të dashurit e Tij. Allahu e zgjodhi Ademin (a.s.) mbi të gjithë krijesat e tjera, sepse e krijoi me duart e Tij dhe fryu në të prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. Allahu i urdhëroi melekët që të bien në sexhde para Ademit. Ai e vendosi Ademin në Xhenetin e Tij. Allahu i Lartësuar i dhuroi Ademit dije, butësi, mëshirë dhe shumë dhunti, me të cilat u dallua mbi krijesat e tjera. Madje, si nderim për Ademin, Allahu i Lartësuar privilegjoi edhe pasardhësit e tij, siç thotë në këtë ajet: “Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam.”. [Isra 70]. Allahu dalloi dhe e nderoi edhe Nuhun (a.s.). Ai ishte i pari Profet që u dërgua te banorët e tokës, pasi ata filluan të adhuronin idhujt. Allahu e nderoi Nuhun duke i dhuruar cilësi të vyera si: durimin, përballimin e sprovave, mirënjohjen për Allahun e Lartësuar dhe qëndrueshmërinë në rrugën e thirrjes për të adhuruar Allahun si të Vetëm dhe të Pashoq. Me durim të jashtëzakonshëm, ai i ftoi njerëzit në adhurimin e Zotit Një, në çdo çast dhe gjendje që ishte, për një periudhë kohore shumë të gjatë (gati 10 shekuj). Kjo qëndrueshmëri e tij bëri që Allahu i Lartësuar ta donte dhe ta dallonte atë mbi njerëzit e tjerë. Vetëm me një lutje të Nuhut (s.a), Allahu i Lartësuar i përmbyti të gjithë banorët e Tokës, duke shpëtuar vetëm ata që pasuan udhëzimin dhe urdhrat e tij. Allahu i shpëtoi të gjithë ata që ndodheshin në anijen e mbushur plot, dhe kështu, pasardhësit e tij u bënë paraardhësit e botës së sotme. Kujtimi i tij i mirë ndër njerëz u bë i përjetshëm. Ai do të kujtohet për mirë, në çdo kohë dhe në çdo vend. I Lartësuari thotë: “...Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej tmerrit të madh, ndërsa pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. Ne ua lamë atë (histori) si kujtim për njerëzit e ardhshëm. Selami (paqja) qoftë mbi Nuhun në mbarë botën ! Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. Vërtet, ai ishte prej adhuruesve tanë besimtarë.” [Safat 75 – 81]. Allahu dalloi mbi të tjerët edhe familjen e Ibrahimit (a.s.). Ibrahimi (a.s.) i dashuri i Mëshiruesit. Allahu i Lartësuar e dalloi Ibrahimin (a.s.) duke i dhënë dashurinë më të madhe që Ai mund t’u japë krijesave, dhe kjo dashuri quhet ħul-letun. Ibrahimi pranoi të digjej në zjarr veç për hir të Zotit të tij. Ai pranoi që të bënte kurban të vetmin djalë, aq të dashur dhe të shumëpritur prej tij, Ismailin (a.s.), vetëm që të kënaqte dhe të përmbushte urdhrin e Allahut të Lartësuar. Pasurinë e tij e shpenzonte duke nderuar miqtë me një mikpritje të pakrahasueshme. Ai e kaloi jetën duke adhuruar Allahun dhe duke ftuar njerëzit në teuhid. Ai i ftonte ata natën dhe ditën, haptazi dhe fshehtazi. Allahu i Lartësuar e bëri atë shembull të njerëzimit për të gjitha kohërat. Ai ia bëri detyrë njerëzimit që të jetë pasues i rrugës së Ibrahimit dhe i fesë së tij të drejtë. Po ashtu, Ibrahimi nuk ka qenë kurrë idhujtar, por adhuronte një Zot të vetëm, Allahun, dhe vetëm udhëzimeve të Tij u bindej dhe u nënshtrohej. Më tej, Allahu i Lartësuar e kufizoi profetësinë vetëm te pasardhësit e Ibrahimit. Vetëm atyre u dha profetësi dhe libra hyjnorë si udhëzim për njerëzimin. Të gjithë profetët që kanë ardhur pas Ibrahimit kanë qenë pinjollë të tij. Edhe këta pasardhës Zoti i nderoi dhe i dalloi mbi të gjithë botën me shumë dhunti e veçori. Mes tyre qëndron më i zgjedhuri, më i dashuri dhe më i madhi i gjithë profetëve, Muhamedi (a.s.). Tek ky pasardhës i Ibrahimit, Allahu i Lartësuar vendosi çdo mirësi dhe dhunti që gjendej e shpërndarë tek të tjerët, madje edhe disa dhunti të posaçme për të, me të cilat u lartësua mbi të parët dhe të fundit. Ai ishte i zgjedhuri, zotëria i profetëve të njerëzimit, më i dalluari ndër pasardhësit e Ibrahimit (a.s.). Allahu dalloi mbi njerëzit e tjerë edhe familjen e Imranit. Këtu hyn babai i Musait dhe i Harunit. Këtu përfshihet edhe babai i Merjemes, nënës së Isait (a.s.). Këto familje ishin ajka e botës. Mirësitë e Allahut dhe suksesi i dhënë prej Tij kanë shkuar varg tek të gjithë pasardhësit e këtyre familjeve, prandaj i Lartësuari thotë: - “Ata ishin pasardhës, njëri prej tjetrit.” - Ata erdhën njëri pas tjetrit, të ngjashëm në cilësitë dhe vetitë e tyre të çmuara. Allahu i Lartësuar tregon se përzgjodhi këta profetë dhe të afërmit e tyre, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë. - “dhe Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. ” - Allahu e di më së miri se cili e meriton që të përzgjidhet dhe të dallohet mbi të tjerët me të tilla dhunti. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i përzgjodhi ata që u përmendën në këtë ajet, për shkak të diçkaje që gjendej tek ata dhe që e bënte të meritueshme një nderim të tillë, si dhuratë dhe bujari nga i Gjithëdituri e i Urti. Përshkrimi i madhështisë dhe i rëndësisë së këtyre të përzgjedhurve dhe të dalluarve nga Allahu i Lartësuar bëhet për disa qëllime, si për shembull: - Ai na nxit që ne t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët e Zotit. Ne duhet të pajisemi me cilësitë e tyre dhe duhet t’i zbatojmë udhëzimet e tyre të drejta. - Kështu nxitemi që ta lusim Allahun e Lartësuar, të na japë sukses edhe neve, ashtu sikurse u dha atyre. - Këto përshkrime na bëjnë të ndihemi keq për gjendjen dhe cilësitë tona, që janë aq larg madhështisë së atyre njerëzve, por nga ana tjetër, ato na nxisin dëshirën për të punuar dhe për të adhuruar më shumë e më mirë Allahun e Lartësuar, që edhe ne t’u afrohemi të përzgjedhurve të Tij. Në këtë mënyrë, edhe ne do të na mundësohet që Allahu i Lartësuar të na falë mirësi nga mëshira dhe dashuria e Tij e pakufishme. - Këto fjalë na tregojnë qartë dashurinë dhe butësinë e madhe të Zotit ndaj atyre të përzgjedhurve, duke bërë që fama e tyre të jetë e vazhdueshme ndër njerëz, gjatë gjithë kohërave. - Në ajet bëhet shumë e prekshme bamirësia dhe mëshira e madhe e Zotit. Ne kuptojmë se sa i dobishëm është adhurimi i Allahut me dashuri, madhërim dhe bindje totale ndaj Tij. - Për ata, do të mjaftonte si nderim vetëm fakti që do të përkujtohen gjithmonë për mirë dhe do të jenë në çdo kohë shembull për mbarë njerëzimin. Pasi përmend mirësitë e Tij mbi njerëzit e nderuar e të përzgjedhur, Allahu i Lartësuar vijon të përshkruajë më hollësisht nderimin e madh për Merjemen, nënën e Isait (a.s.). - “Kujto kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im! Këtë (fëmijë) që është në barkun tim, unë vendosa që të ta kushtoj vetëm Ty.” - Në kohën e shtatzënisë me Merjemen, nëna e Merjemes i tha Zotit se ajo ia kishte përkushtuar Atij frytin që gjendej në barkun e saj. Ajo kishte vendosur që fryti i barkut të saj të ishte i përkushtuar vetëm ndaj Zotit dhe në shërbim të Shtëpisë së Tij. Ky është kuptimi i fjalës “ muĥarraran”. Pastaj ajo u lut që Allahu i Lartësuar t’ia pranonte përkushtimin e saj modest, duke thënë: - “Pranoje këtë prej meje! Ti Dëgjon dhe Di gjithçka. ” – Kuptimi: “Pranoje, o Zot, prej meje këtë kushtim dhe bëje të frytshëm! Ti e dëgjon lutjen time dhe e di shumë mirë qëllimin që më shtyn të veproj kështu.” Këto fjalë, nëna e Merjemes i tha gjatë kohës së shtatzënisë së saj me Merjemen. Por, më pas: - “Kur ajo e lindi (foshnjën), tha: “O Zoti im! Unë e linda femër.” - Me sa duket, ajo dëshironte shumë që fëmija të ishte mashkull, sepse ashtu do të ishte më i dobishëm në shërbim të shtëpisë së Zotit dhe më i plotë si përkushtim. Në fjalët e saj dallohet një shenjë keqardhjeje para Zotit të saj. Por i Urti e i Dituri thotë: - “Por, Allahu e dinte shumë mirë se çfare kishte lindur ajo. Sigurisht që mashkulli nuk është si femra. ” - Allahu e dinte shumë mirë se çfarë lindi ajo dhe nuk kishte nevojë për lajmërimin e saj. Madje, Ai e dinte gjendjen e frytit të barkut të saj para se të dilte në dritë. Ky ajet tregon, gjithashtu, se mashkulli është më i vlefshëm se femra. - “Unë i vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar. ”. – Nga këtu mësojmë se është e lejueshme që emri i fëmijës të vendoset nga nëna, nëse babai nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo është një lutje që nëna e Merjemes ia drejtoi Allahut të Lartësuar për Merjemen dhe pasardhësit e saj. Ajo e luti Allahun që ta ruajë Merjemen dhe pasardhësit e saj, prej shejtanit të mallkuar. - “Zoti i saj e pranoi përkushtimin e saj, me një pranim të mirë (e të shpërblyeshëm) dhe e rriti atë (vajzën) me një edukatë të mirë. Ai e vuri atë nën kujdesin e Zekerias. ” – Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi keqardhjen e saj që fryti ishte femër dhe e ruajti atë dhe pasardhësit e saj prej shejtanit. Allahu i Lartësuar u përkujdes për të, që ajo të rritej e rregullt dhe e shëndetshme fizikisht dhe moralisht. Allahu i Lartësuar bëri që për Merjemen të përkujdesej Zekeria (a.s.), sepse “ keffelehâ Zekerijâ”, domethënë: “e ngarkoi Zekerian” me përgjegjësinë që të kujdesej për Merjemen. Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar mbi Merjemen, tregon përkujdesjen e madhe të Tij që Merjemja të rritej dhe të formohej me moralin më të mirë. Ajo u rrit duke adhuruar Allahun dhe u ngrit mbi të gjitha gratë e kohës së saj. Ajo qëndronte vetëm në faltoren e saj, duke adhuruar Allahun pandërprerë. - “Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e faljes së saj, gjente atje ushqim ...” - Ky furnizim me shumëllojshmëri frutash i dhurohej Merjemes drejtpërdrejt nga Zoti i saj, pa qenë e nevojshme që ajo të punonte. Kjo qe pa dyshim një mrekulli (keramet) 15, me të cilën Zoti e dalloi Merjemen nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, që e pa këtë mrekulli me sytë e tij, pyeti: - “...Prandaj pyeti: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo i tha: “Nga Allahu. Vërtet, Allahu i jep pa masë atij që do.” – Ajo iu përgjigj se ushqimi ishte dhuratë prej Zotit. Ajo i kujtoi Zekerias se Allahu i Lartësuar e furnizon atë që do pa llogari dhe pa qenë e nevojshme që ai të lodhet që ta fitojë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “ Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret. ” [Talak 2, 3]. Ky ajet dëshmon vërtetësinë e mrekullive (kerameteve) me të cilat Allahu i Lartësuar veçon disa nga të dashurit e Tij të sinqertë. Ato janë të sakta, të vërteta e të padiskutueshme, edhe pse disa mundohen t’i mohojnë. Kur Zekeria (a.s) pa atë mrekulli (keramet) mbi Merjemen, atij i lindi dëshira që t’i kërkonte Allahut të Lartësuar një fëmijë, edhe pse gruaja e tij ishte beronjë kurse ai vetë në moshë të thyer.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:46–55:61 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… qofshin: shtrirë, ulur, ngritur. Asnjëherë nuk janë larg duarve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai do të jetë në një jetë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.” - Disa janë të mendimit se ku ajet bën fjalë për Ebu Bekrin, kurse të tjerë kanë dhënë mendime të ndryshme. Megjithatë, mendimi më i saktë është që ky është një ajet gjithëpërfshirës, sikurse thotë Ibn Abasi dhe të tjerë. Allahu i Lartësuar thotë në ajetin tjetër: “E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.” [Naziat 40]. Domethënë, janë ata të cilët i janë frikësuar qëndrimit përpara Allahut Krenar dhe të Lartësuar në Ditën e Kijametit dhe e kanë ndaluar veten prej lakmisë, u janë larguar gjynaheve dhe nuk i japin përparësi jetës së dynjasë dhe kënaqë - sive të saj, që bien ndesh me besimin. Ata janë të bindur se ahireti është shumë më i mirë sesa dynjaja, prandaj dhe i përmbushin detyrat e Zotit dhe iu largohen harameve. Për të tillët, në Ditën e Kijametit, do të ketë dy kopshte në Xhenet. Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) sjell hadithin nga Abdullah Ibn Kajsi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2542. “Jan dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to janë prej argjendi dhe dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to është prej floriri. Mes atyre fatlumëve dhe shikimit të Zotit të tyre Krenar dhe të Lartësuar është vetëm mbu - lesa e madhështisë, krenarisë mbi fytyrën e Tij, në Xhenetin e Adnit.” Këtë e kanë përnxjerrë edhe të gjithë autorët e Suneneve, përveç Ebu Daudit. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Derda, se: 2543. “Profeti i Allahut lexoi njëherë këtë ajet: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.” Dhe unë i thashë: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Ai përsëriti ajetin: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.”. Unë i thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Ai përsëriti ajetin: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.”. Unë i thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Atëherë, ai tha: “Me gjithë refuzimin e Ebu Derdasë ...” Është transmetuar se vetë Ebu Derda ka thënë: “Ai që i frikësohet qëndrimit përpara Zotit të Tij, nuk bën zina dhe nuk vjedh.”. Ky ajet është i përgjithshëm dhe flet për njerëzit dhe për xhindët. Ky është një nga ato argumente të qarta se edhe xhindët do të hyjnë në Xhenet, nëse besojnë dhe janë të devotshëm ndaj Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Allahu i Madhëruar tregon mirësinë e Tij ndaj dy të rëndësi - shmëve, njerëzve dhe xhindëve, duke iu përmendur këtë shpërblim, që ka rezervuar për ta dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan këto dy kopshte Xheneti, duke thënë: - “Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Degët e tyre janë të bukura, të lulëzuara, të mbushura me fruta të pjekura, të mrekullue - shme, të pashembullta, tejet të shijshme dhe të hijshme. Muhamed Ibn Is’haku sjell hadithin nga Esma bija e Ebu Bekrit, që tregon se ka dëgjuar Profetin e Allahut të përmendë njëherë pemën e “Sidratul Munteha”, duke thënë: 2544. “Një kalorës mund të udhëtojë nën hijen e një dege të saj për 100 vjet.” Ose tha: “Nën hijen e një dege të saj mund të qëndrojnë 100 kalorës. Në të ka flutura të arta dhe frutat e saj duket sikur janë qypa të mëdhenj.”. [Tirmidhiu]. - “Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ato rrjedhin për të vaditur pemët, me degë e hijshme dhe të dendura, që të nxjerrin fruta të larmishme në ngjyrat, aromën dhe shijet e tyre. - “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ka nga të gjitha llojet e frutave, si nga ato që ua njohim llojin dhe emërtimin, ashtu edhe nga ato që nuk i njohim, madje edhe shumë më të mira sesa ato që krijesat njohin. Atje ka mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra e asnjë krijese nuk i ka imagjinuar.” Ibn Abasi thotë se prej ahiretit, në dynja ndodhen vetëm emrat e gjërave. Kështu, mes gjërave që ndodhen në dy botët ka një ndryshim shumë të madh. - “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje ...” - Ata qëndrojnë të mbështetur, të reha - tuar dhe të sigurt nga çdo frikë. - “... mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur ...” - ‘Istebrak’ është mëndafshi i trashë dhe i zbukuruar me flori. Po të vëresh me kujdes, Allahu i Lartësuar ka treguar vetëm atë anë të rrobës që vendoset në tokë, për të treguar se ana tjetër, atje ku mbështetet fatlumi besimtar, është shumë herë më e mirë. Kjo na bën të meditojmë për bukurinë e këtyre shtrojeve, mbi të cilat do të rehatohen be - simtarët. Nga Ibn Mesudi përcillet se ka thënë: “Ky është përshkrimi i asaj ane që vendoset dhe shtrohet në tokë. E si do të jetë pjesa e sipërme e kësaj shtroje, mbi të cilën do të rehatohet besimtari dhe besimtarja?!” - “... dhe frutat e pemëve të të dy kop - shteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Frutat ndodhen pranë tyre, në mënyrë të tillë që, kur ata të dëshirojnë, të mund t’i marrin dhe t’i shijojnë në çfarëdo gjendje qofshin: shtrirë, ulur, ngritur. Asnjëherë nuk janë larg duarve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai do të jetë në një jetë të kënaqshme, në një Xhenet të lartë, ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë. Hani e pini shijshëm, sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara!” [Haka 23]. Ose: “Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë.” [Insan 14]. Domethënë, ato nuk janë asnjë -herë larg nga ai që dëshiron t’i shijojë, por ulen drejt tij dhe afrohen, sa herë që fatlumi besimtar dëshiron. - “Aty janë ato, që i përqendrojnë shiki - met e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” - Në ato shtroje të mrekullueshme e të rehatshme qëndrojnë gratë, të cilat i ulin shikimet dhe shikojnë veçse burrat e tyre të dashur. Kështu, në sytë e tyre, asgjë nuk është më e bukur sesa burri dhe i dashuri i zemrës. Kështu kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Madje është transmetuar se ndonjëra prej tyre i drejtohet burrit të vet dhe i thotë: “Betohem në Zot se nuk shoh në Xhenet diçka që të jetë më e bukur sesa ty dhe nuk ka në Xhenet diçka (prej krijesave) që të jetë më e dashur për mua sesa ti! I lavdëruar qoftë Allahu, që të bëri ty të jesh i imi dhe më bëri mua që të jem e jotja!” Në vijim, i Lartësuari thotë: “... të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” Pra, ato janë të papre -kura, të virgjëra, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i kemi bërë ato me një krijim të ri. Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe.” Ato nuk i ka prekur askush përpara burrave të tyre, as p rej xhindëve as prej njerëzve. Edhe ky ajet tregon se besimtarët e xhindëve do të jenë në Xhenet. Më pas, i Lartësuari i përshkruan këto bukuroshe, sikur t’ua ofronte atyre që duan të martohen me to, në Xhenetin e mirësive: - “Ato janë si rubinët e perlat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Muxhahidi, Haseni dhe të tjerë shpjegojnë: “Ato, janë të pastra, siç është rubini dhe të bardha, siç janë perlat.” Pra, të kthjellta e të pastra, si rubini dhe të bardha, si perlat. ‘ ElMerxhan’ është një emërtim që përdoret edhe për perlat, që dalin prej guackave në det. Nga Abdullah Ibn Mesudi përcillet se ka thënë: “Një gruaje të banorëve të Xhenetit do t’i shihet bardhësia e kërcirit dhe pulpës së saj, edhe nëse është e mbuluar me 70 petka mëndafshi, madje mund të shihet dhe palca brenda këmbës së saj. Për këtë tregon fjala e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ato janë si rubinët e perlat.” Rubini është një gur i çmuar, i cili nëse ndërfut në të një fije dhe pastaj e lëmon fort, ke për ta parë atë fije, sepse ai është i kristaltë e transparent. Ibn Ebu Hatimi ia atrib uon Profetit ﷺ këtë hadith, ndërsa Tirmidhiu e sjell si fjalë të Ibn Mesudit dhe thotë se transmetimi i sjellë si fjalë e sahabi ut është më i saktë. Muslimi sjell nga Muhamed Ibn Sirini këtë thënie: 2545. “Në daçi lëvdohuni dhe në daçi nxirrni mësim dhe përkujtoni! Vallë, burrat janë më shumë në Xhenet apo gratë?” Atëherë Ebu Hurejra tha: “A nuk ka thënë Ebu Kasimi (paqja e Zotit qoftë mbi të!) se: “I pari grup që do të hyjë në Xhenet ndriçon si drita e hënës së plotë natën e kthjellët, ndërsa ata që vijnë pas tyre janë të shndritshëm si ylli më i shndritshëm në qiell. Çdokush prej tyre do të ketë dy gra, palca e këmbës së të cilave shihet përtej mishit të tyre. Në Xhenet nuk do të ketë asnjë të pamartuar.” Ky hadith është në dy Sahih-ët prej Humam Ibn Munebihit, ky nga Ebu Zurate dhe ky nga Ebu Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Imam Ahmedi sjell një hadith nga Enesi, se i Dërguari i Zotit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: 2546. “Një rrugëtim në mëngjes ose në mbrëmje në rrugën e Zotit është më i mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Një vend sa madhësia e harkut të njërit prej jush - ose vendi që zë shkopi i tij - është më i mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Nëse një nga gratë e Xhenetit do të shfaqej e shikonte në dynja, gjithë hapësira mes qiellit dhe tokës do të mbushej me aromë të këndshme dhe do të zbukuro - hej e mbushej plot mirësi. Shamia që ajo e vendos në kokë është më e mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të.” Buhariu e ka sjellë këtë hadith nga Ebu Is'haku, që e përcjell nga Humejdi, e ky nga nga Enesi, në mënyrë të ngjashme. - “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” - Për ata që bëjnë punë të mira në jetën e dynjasë është përgatitur si shpërblim në ahiret veçse mirësia. Vallë, për atë që ka bërë bamirësi në jetën e dynjasë, a ka shpërblim tjetër në ahiret, përveç mirësisë?! El Bega uiju sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, se: 2547. “Profeti i Allahut lexoi ajetin: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!”, dhe pastaj tha: “A e dini se çfarë ka thënë Zoti juaj?” - “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” – thanë. Ai tha: “A ka shpërblim për ata të cilët i begatova duke u dhuruar besimin e pastër në një Zot të vetëm, përveçse Xheneti?” Duke qenë se këto mirësi të shumta kurrsesi nuk mund të fitohen me punën e robit, por thjesht dhe vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Zoti, menjëherë pas kësaj i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Pra kjo është mirësi e dhuruar nga i lartësuari dhe vetëm Ai meriton të gjitha lavdërimet e mirënjohjen.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:9–20:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej. - Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar, duke i dhënë rëndësi të madhe historisë së Musait dhe kujtimit të saj i drejtohet profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s.), me një pyetje që nxit dëshirën për të mësuar sa më shumë prej saj: - A ka mbërritur tek ti historia e Musait? - Bëhet fjalë konkretisht për fillimet e kësaj historie. Ato çaste të papërsëritshme ishin fillimi i lumturisë së Musait dhe momenti më madhështor i shpalljes së tij si profet i Zotit të botëve. Kështu, Musai kishte humbur rrugën, kur pa nga larg një zjarr. Ndërkohë po ndiente të ftohtë dhe nuk kishte me çfarë të ngrohej. - Ja. Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.”.”. - Ai pa zjarr në të djathtë të malit Tur dhe tha: “Po iki atje, se mbase ju sjell ndonjë shkarpë të ndezur për zjarr ose mos gjej atje ndonjë njeri, që të na tregojë rrugën. Musai po kërkonte dritë dhe orientim, për udhëtimin e tij në tokë, por atje ku shkoi gjeti dritë dhe udhëzim shpirtëror. Atje gjeti dritën e Shpalljes, përmes së cilës do të ndriçoheshin shpirtrat dhe zemrat me një orientim të plotë dhe të saktë, duke u udhëzuar në rrugën e drejtë, që të çon në kopshtet e mirësisë. Kësisoj, Musait po i ndodhte diçka që nuk e kishte pritur kurrë dhe as që nuk i kishte shkuar ndër mend. - Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”.” - Kur iu afrua zjarrit që kishte parë nga larg, Musai vuri re se ishte një zjarr jo i zakontë. Ai ishte një zjarr që digjte, por edhe që shkëlqente e rrezantonte shumë dritë. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit (a.s), i cili, duke përshkruar perden e Zotit, thotë: “Perdja e Tij është dritë ose zjarr. Nëse do ta zbulonte, rrezatimi i Fytyrës së Tij do të digjte gjithçka ku shkonte shikimi i Tij (pra, çdo gjë).” Kur mbërriti atje, Musai dëgjoi që e thirrën. Ishte Allahu që e thirri dhe i foli, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Përmendju në Libër Musain! Ai ishte i zgjedhur dhe ishte i dërguar dhe profet. Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha: - Jam Unë Zoti yt. - I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e urdhëroi që të përgatitej për bisedën e afërt e të ngushtë, që do të zhvillohej në vijim. Musai duhej të kujdesej mirë për këtë mirësi të pashembullt. - Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë! - Allahu urdhëroi që të hiqte sandalet, sepse ndodhej në një luginë të pastër, të shenjtë e madhështore. Do të mjaftonte si shenjtëri e madhështi e saj vetëm fakti që Zoti e përzgjodhi si vend për t’i folur Musait, të cilin e ka quajtur Kelimullah, domethënë, “Ai të cilit i foli Allahu.” Disa interpretues të tjerë të Kur'anit thonë se Allahu e urdhëroi Musain të hiqte sandalet, sepse ato ishin punuar me lëkurë gomari. Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka. - Unë të kam zgjedhur ty... - Unë të zgjodha, të dallova, të veçova nga të gjithë njerëzit. Kjo ishte mirësia më e madhe e Zotit mbi Musain, që meriton mirënjohje shumë të madhe, ashtu siç e meriton një mirësi e tillë e pashembullt. Duke i treguar pikërisht mënyrën e shprehjes së mirënjohjes, Allahu i tha: - ...prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet! Jam Unë Allahu. - Përkushtoje të gjithë dëgjimin tënd në atë që po të shpallet, sepse kjo shpallje e meriton një respekt dhe interesim të tillë! Tashmë ty do të përcillen themelet e fesë dhe të besimit Islam. Më pas, i Madhëruari vijon të shtjellojë Shpalljen dhe këto themele të rëndësishme: - Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. - Allahut i takon i gjithë adhurimi. Ai është i vetmi i adhuruar me meritë, sepse Ai është i plotë e absolut në atributet e Tij, është i pakrahasueshëm dhe i vetëm në veprat dhe cilësitë e Tij. Ai nuk ka shembull, nuk ka të ngjashëm, as të barabartë e të njëjtë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. - Pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua! - Vetëm Mua m’i përkushto të gjitha llojet e adhurimeve, ato të shfaqura haptaz dhe ato të fshehtat, ato që janë themele dhe ato që janë degëzime. Pastaj i Madhëruari thekson namazin, edhe pse për të na nxit më sipër në mënyrë të përgjithëshme. E përmend namazin veçmas, për shkak të vlerës dhe rëndësisë së tij të madhe. Ky lloj adhurimi është adhurimi ku marrin pjesë në harmoni zemra, gjuha dhe të gjithë gjymtyrët. Vëreni se si Allahu thotë: “... fale namazin për të më kujtuar Mua!” Sigurisht, kujtimi i Allahut me zemër është qëllimi më i lartë. Ai është një adhurim zemre, përmes së cilit arrihet lumturia. Ajo zemër e larguar nga përmendja e Allahut do të jetë e privuar nga të gjitha të mirat; ajo është një zemër e shkatërruar tërësisht. Allahu ka përcaktuar shumë adhurime, qëllimi i të cilave është të kujtojmë Atë. Vetëm kështu mund të rregullohet zemra e njeriut. Nuk ka dyshim se adhurimi më i rëndësishëm për këtë qëllim është falja e namazit. Allahu i Madhëruar thotë: “Lexoje atë që po të shpallet nga libri dhe fale namazin! Namazi të largon nga punët e shëmtuara dhe poshtërsitë. Përmendja e Allahut është më e rëndësishmja. Allahu di gjithçka që bëni ju.” [Ankebut 45]. Namazi të ndalon nga poshtërsitë dhe të këqijat dhe bën që ta kujtosh Allahun më shpesh me zemër. Kujtimi i Allahut me zemër është shumë herë më i rëndësishëm sesa thjesht largimi nga të këqijat. Këtë e sjell namazi. Me fjalë të tjera, dobia më e madhe që sjell namazi është kujtimi i Zotit. Kjo është një nga pjesët e teuhidit: Njësimi i Zotit në meritën e adhurimit. Merita e adhurimit është cilësi vetëm e Zotit, ndërsa krijesat duhet t’i shprehin Atij me përunjësi adhurimin e tyre. - Pa dyshim, Ora (e kijametit) do të vijë patjetër,... - Ora e Kijametit do të vijë patjetër në mënyrë të pakthyeshme. - ...por Unë e kam fshehur atë... – Zoti e ka fshehur kohën e kësaj ndodhie, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni.” [Zuhruf 85]. Ose: “Njerëzit të pyesin për Orën (e Kijametit). Thuaju: “Për atë di vetëm Allahu. E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” [Ahzab 63]. Allahu e ka fshehur këtë çështje nga të gjitha krijesat, qofshin melekë të afërt dhe profetë të dërguar. Askush veç Tij nuk e di. Urtësia e ndodhisë së Kijametit është: - ... që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë. - Të gjithë do të marrin atë që meritojnë për veprat e tyre, të mira ose të këqija. Kijameti është porta për në botën e shpërblimit ose ndëshkimit, sikurse thotë i Madhëruari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” [Nexhm 31]. - Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të (Ditën e Kjametit) dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë (nga rruga e drejtë) , se atëherë do të shkatërrohesh. - Kurrsesi mos të të lëkundin nga besimi në Ditën e Kijametit dhe nga përgatitja për të, ata të cilët nuk e besojnë se ajo do të ndodhë. Mosbesimi i tyre nuk duhet të bëhet pengesë për ty që të përgatitesh për atë ditë dhe ta besosh me bindje atë. Mohuesit e Ditës së Gjykimit jo vetëm që nuk e besojnë vetë, por përpiqen që të fusin dyshime e pasiguri edhe në zemrat e besimtarëve, duke polemizuar me kotësira. Ata thjesht pasojnë epshin e tyre. Ata nuk synojnë aspak që të gjejnë të vërtetën me polemikat e tyre. Qëllimi i tyre final janë dëshirat dhe duan ta justifikojnë këtë gjë. Kujdes nga këta lloj njerëzish! Kurrë mos ua vër veshin fjalëve që të shtyjnë ta mohosh besimin e drejtë! Kurrë mos i dëgjo fjalët e atyre që duan të prishin besimin në Ditën e Gjykimit dhe të pengojnë që të përgatitesh për atë ditë! Kujdes! Njerëzit janë të prirur t’i përgjasojnë llojit të tyre dhe të anojnë drejt unifikimit me ta. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na paralajmëron që të jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt. Ai na urdhëron që t’i përmbahemi rrugës që Ai na ka treguar përmes Shpalljes dhe të mos ndikohemi nga fjalët e shumta e të zbukuruara, që të turbullojnë mendjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga çdokush që fton në të kotën dhe na pengon nga besimi themelor, madje edhe nga ata që pengojnë për plotësimin e besimit. Ne duhet të ruhemi nga çdo gjë që fut dyshime në zemër. Allahu i Madhëruar përmend besimin tek Ai, adhurimin e Tij dhe besimin në Ditën e Gjykimit, sepse këto janë themele të imanit dhe bazat e fesë, të cilat duhet të jetë të palëkundura dhe duhet të ruhesh nga çdokush dhe gjithçka që fut dyshime në to. Nëse ato baza janë të kompletuara, i tillë do të jetë edhe besimi i njeriut. Por nëse ato cenohen ose zhduken, atëherë në të njëjtën shkallë do të cenohet ose zhduket edhe besimi. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut që na tregon se cilët do të jenë të lumturit dhe të shpëtuarit: “Ata që besuan (në Kur'anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit (me besim të drejtë) dhe bëri vepra të mira (sipas shpalljes së Zotit) për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim.” [Maide 69]. Më pas Allahu thotë: “...se atëherë do të shkatërrohesh.” Pra, nëse ndjek rrugën e atyre që të pengojnë nga bazat e fesë tënde, ke për t’u shkatërruar dhe ke për të mbetur i dëshpëruar.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:41 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Profeti i Allahut u ngrit dhe mori një rrip prej lëkure deveje dhe duke e vërtitur mes gishtave të tij tha: “Kjo është pjesë e plaçkës suaj të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, ...” - Allahu i Lavdëruar e dalloi këtë umet mbi të gjitha bashkësitë e tjera të hershme. Ai bëri të lejuar për këtë umet plaçkën e luftës, e cila më parë ishte e ndaluar. El ganime quhet plaçka e fituar me luftë kundër mohuesve. Ndërsa El fej'u quhet pasuria e fituar nga muslimanët jo me luftë, si ajo që merret prej mohuesve përmes marrëveshjeve me ta, ose pasuria e një mohuesi që vdes dhe nuk lë pas trashëgimtarë, ose xhizja dhe haraçi, që merren nga ithtarët e Librit që jetojnë brenda shtetit islam etj. Ky është përkufizimi i el ganime dhe el fej'u , sipas medhhebit të Imam Shafiut dhe një grupi dijetarësh të hershëm dhe të mëvonshëm. Sipas disa dijetarëve të tjerë, këto dy terma janë të njëjta dhe mund të përdoren në vend të njëra -tjetrës. Ata të cilët mëtojnë se ka ndryshim mes dy termave thonë se el fej'u është ajo që është përmendur në suren Hashr, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar). Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë, që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj. Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër.” [Hashr 6, 7]. Ndërsa el ganime është ajo që është përmendur në këtë sure ku Allahu i lartësuar thotë: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit...” . Ndërsa një grup tjetër mëtojnë se duke qenë se në të dyja rastet shpërndarja e tyre është në dorë të udhëheqësit, atëherë mes këtyre dy ajeteve nuk ka kundërshti. Kështu, ato tregojnë se udhëheqësi mund të vendosë e ta shpërndajë si ta shohë më të arsyeshme. Por Allahu e di më mirë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ta dini se, nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut...”. Domethënë, nga ky gjykim nuk përjashtohet asnjë pjesë, sado e vogël qoftë, nga plaçka e luftës. Pra “nga e tërë plaçka e luftës...”, e pakët apo e shumtë qoftë ajo, madje edhe një pe apo gjilpërë, përfshihet në këtë gjykim. Çdokush që merr pa leje nga plaçka e luftës përpara se të hiqet një e pesta e saj, ka vjedhur nga plaçka e luftës Allahu i Lartësuar thotë: “Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës) . Çdokush që përvetëson diçka padrejtësisht, në Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.” [Al Imran 161]. Allahu i Lartësuar thotë: “... një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit ...”. Mendimi më i saktë për shpjegimin e këtij ajeti është ai që vjen nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 1290. “Kur Profeti i Allahut dërgonte një skuadër luftëtarësh, nëse ata fitonin ndonjë plaçkë lufte, një të pestën e të gjithë plaçkës e hiqte mënjanë. Pastaj këtë një të pestë ai e ndante në pesë pjesë.” Pastaj ai lexoi ajetin: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit...” Kështu, pjesa e Allahut dhe pjesa Profetit është një e vetme”. Kështu kanë thënë edhe Ibrahim Nehaiu, Hasan Ibn Muhamed el Hanefije, Hasan el Basriu e të tjerë. Këtë mendim e mbështet edhe hadithi që Bejhakiu sjell me isnad të saktë nga një sahab, i cili rrëfen: 1291. “Unë shkova tek Profeti i Allahut, kur ai ishte në luginën Uadil Kura dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë thua në lidhje me ndarjen e ganime-s?” Ai tha: “Një e pesta i takon Allahut dhe katër të pestat i takojnë ushtrisë.” E pyeta sërish: “Nuk ka përparësi askush mbi asnjë?” - “Jo, - tha ai, - madje as edhe për shigjetën (e armikut), që ti e nxjerr nga krahu yt (i plagosur), ti nuk ke më tepër përparësi sesa vëllai yt musliman.” Abdul Melik Ibn Selmani përcjell thënien nga Ata Ibn Ebu Rabah: “Një e pesta e Allahut dhe Profetit është një pjesë e vetme në të cilën ai, - domethënë, Profeti i Allahut, - vepron si të dojë dhe ia jep kujt të dojë. Kjo është një e pesta që Allahu ia ka lënë në dorë Profetit të Tij, që të veprojë me të si të dëshirojë dhe ta shpërndajë në umetin e tij si të gjykojë më drejt. Për këtë dëshmon dëshmia që sjell Imam Ahmedi nga Mikdad Ibn Mead Jekrib el Kindi, i cili rrëfen se ishte ulur njëherë me Ubade Ibn Samitin, Ebu Dardan dhe Harith Ibn Muauje el Kindin dhe ishin duke përkujtuar disa hadithe të Profetit të Allahut. Ebu Darda i tha Ubades: “O Ubade, a i kujton fjalët e Profetit në atë luftë rreth një të pestës së plaçkës së luftës?” Ubade tha: 1292. “Profeti i Allahut, gjatë një beteje, fali namazin duke pasur përpara si pengesë ( sutre) një deve prej plaçkës së luftës. Pasi mbaroi namazin, Profeti i Allahut u ngrit dhe mori një rrip prej lëkure deveje dhe duke e vërtitur mes gishtave të tij tha: “Kjo është pjesë e plaçkës suaj të luftës dhe unë nuk kam pjesë në të, përveç pjesës time, një të pestën. Por edhe një e pesta do t’ju jepet po juve. Edhe një pe apo një gjilpërë (të vjedhur) dhe çdo gjë më të madhe ose më të vogël, kthejeni! Mos vidhni nga plaçka e luftës, sepse vjedhja do të jetë turp, zjarr dhe çnderim në dynja dhe në ahiret, për ata që e bëjnë. Luftoni për hir të Allahut njerëzit, si të afërmit edhe të largëtit, dhe mos iu trembni askujt në rrugën e Allahut! Zbatojini urdhëresat e ligjet e Allahut qoftë kur jeni në vendin tuaj, qoftë kur jeni në udhëtim! Luftoni në rrugën e Allahut, se xhihadi në rrugën e Allahut është një nga portat e Xhenetit, një portë madhështore, përmes së cilës Allahu ju shpëton nga çdo brengë e frikë.” Ky është, në fakt, një hadith hasen madhështor, që nuk e kam hasur në asnjë nga Gjashtë Librat, në këtë version. Por një version të ngjashëm e ka sjellë Imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu nga Abdullah Ibn Amri, që përcjell nga Profeti i Allahut, ku flitet për një të pestën dhe ndalesën e vjedhjes së plaçkës së luftës, deri tek fjala e tij: “Por edhe një e pesta do t'ju jepet po juve.” Ebu Daudi dhe Nesaiu sjellin nga Umer Ibn Anbese hadithin: “Profetit i jepej edhe një pjesë e veçantë nga plaçka e luftës, që ai e zgjidhte për veten e vet. Një pjesë e pasurisë së fituar në luftë, që quhej el safij, ishte e posaçme vetëm për Profetin ﷺ . Ai mund të zgjidhte çfarë të dëshironte: një skllav a skllave, një kalë, një shpatë apo diçka tjetër.” Kështu janë shprehur tekstualisht Muhamed Ibn Sirini dhe Amir el Shabiu, të cilët janë pasuar në këtë çështje nga shumica e dijetarëve. Shpata e Profetit ﷺ , me disa vjaska të bukura, ishte prej el safij-it, të cilin e mori në Betejën e Bedrit. Edhe Safija (gruaja e Profetit a.s.) ishte e përzgjedhur prej të ashtuquajturës safij. Ebu Daudi dhe Nesaiu sjellin hadithin nga Jezid Ibn Abdilahi, i cili ka thënë: 1293. “Ne po qëndronim në mirbed, kur vjen një burrë, që mbante në dorë një copë pergamenë. Ne lexuam në të, ku ndër të tjera thuhej: “Nga Muhamedi, Profeti i Allahut, fisit Benu Zehir Ibn Ukajshi: “Nëse ju dëshmoni se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut të Madhëruar dhe se Muhamedi është Profet i Allahut, e falni namazin, e jepni zekatin, jepni një të pestën e plaçkës së luftës që fitoni, dorëzoni prej kësaj plaçke lufte pjesën e Profetit a.s. dhe atë që quhet el safij , atëherë ju do të jeni të sigurt, nën mbrojtjen dhe sigurinë e dhënë prej Allahut dhe Profetit a.s.” Ne e pyetëm: “Kush ta shkroi këtë mesazh?” Ai tha: “Profeti i Allahut.” Këto janë hadithe hasen dhe tregojnë se pjesa e posaçme për Profetin ishte një praktikë e njohur. Ndërsa të tjerë kanë thënë se një e pesta është pjesë që imami e shpenzon dhe shpërndan në dobi të muslimanëve, po në të njëjtën mënyrë që vepron edhe me atë që quhet el fej'u. Shejhu ynë, imami i rrallë Ibn Tejmije, ka thënë që: “ky është mendimi i Malikut dhe i shumicës së selefëve. Ky është mendimi më i saktë.” Janë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me mënyrën se si duhet të veprojnë udhëheqësit që vijnë pas Profetit me një të pestën e plaçkës së luftës. Disa kanë dhënë mendimin se ajo lihet në administrimin e udhëheqësit të shtetit. Ky vjen si mendim i Ebu Bekrit, Aliut, Katades e të tjerë, madje është përmendur edhe si hadith merfu. Të tjerë janë të mendimit se kjo pasuri duhet investuar në dobi të muslimanëve. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se ajo duhet shpenzuar për kategoritë: “...farefisi dhe të afërmit e tij, jetimët, të varfërit dhe udhëtarët ...”. Këtë mendim e ka pëlqyer dhe përzgjedhur Ibn Xheriri. Ndërsa një grup tjetër thonë se pjesa e Profetit dhe e farefisit të afërm të tij duhet të investohen në dobi të jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve ...”. Thuhet, gjithashtu, se ajo i takon e gjitha farefisit të ngushtë të Profetit. Sidoqoftë, është transmetuar një mendim i përbashkët dhe unanim, që thotë se, prej kësaj pjese, - pra, prej pjesës së Profetit e farefisit të ngushtë të tij, - lejohet të shpenzohet në fushën ushtarake, si: për kuajt e luftës, armatimin dhe çdo nevojë tjetër logjistike ushtarake. Gjatë periudhës së udhëheqjes së Ebu Bekrit dhe Umerit, ajo u përdor për të tilla qëllime. Eameshi sjell rrëfimin nga Ibrahimi: “Ebu Bekri dhe Umeri e shpenzonin pjesën e Profetit për el kira'a, domethënë, për kuajt e luftës dhe armatime.” Unë e pyeta Ibrahimin: “Po Aliu, çfarë thoshte në lidhje më këtë?” Ai tha: “Ai ishte më i përkushtuari në këtë drejtim.” 87 Ndërsa pjesa e farefisit të ngushtë të Profetit shpërndahet në fiset Benu Hashim dhe Benu Abdul Mutalib. - “ jetimëve...” - Domethënë, jetimëve të muslimanëve, që janë të varfër e nevojtarë. - “të varfërve..” - Nevojtarët, të cilët nuk gjejnë mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tyre. - “udhëtarëve...” - Ata që kanë ndërmarrë një udhëtim, në të cilin lejohet shkurtimi i namazit dhe që nuk kanë mjete të mjaftueshme për të arritur në destinacion. Megjithatë, shpjegimi më i hollësishëm për këto kategori do të vijë në suren Teube, në dashtë Allahu i Lartësuar! Vetëm tek Ai e kemi besimin dhe vetëm tek Ai mbështetemi.88 - nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë - Zbatojini ato dispozita, që Ne i ligjëruam për ju, në lidhje me një të pestën e plaçkës së luftës, nëse vërtet besoni Allahun, Ditën e Gjykimit dhe Shpalljen që i erdhi Profetit të Tij. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Abdullah Ibn Abasit, që flet rreth delegacionit të Abdul Kajsit, ku Profeti ﷺ thotë: 1294. “Unë ju urdhëroj për katër gjëra dhe ju ndaloj nga katër të tjera. Ju urdhëroj për besim tek Allahu...” Pastaj tha: “A e dini se çfarë është besimi tek Allahu? Është dëshmia ‘ Lâ ilâhe il -l’Allah ue enne Muhameden res ûlull-llâh, falja e namazit, dhënia e zakatit dhe të japësh një të pestën e asaj që fiton në luftë...” Domethënë, ai e konsideroi dhënien e një të pestës nga plaçka e luftës si pjesë të besimit tek Allahu. Mukatil Ibn Hibani shpjegon: “...nëse besoni Allahun dhe atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë”, domethënë, në lidhje me ndarjen e plaçkës së luftës. - Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. - Dita e ndarjes së të vërtetës nga e kota është pikërisht dita e Betejës së Bedrit. Ajo ishte lufta e parë në të cilën mori pjesë Profeti. Ajo ndodhi pikërisht në datën 17 të muajit Ramazan, sipas mendimit më të saktë të historianëve dhe kronikanëve të luftës. Ajo ndodhi ditën e xhuma, sipas shumicës së dijetarëve. Megjithatë, Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:28–33:34 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… as që i ndien dhe kupton. Allahu i Lartësuar ia sjell robit të mirat andej nga ai nuk e di dhe nuk e pret, pa asnjë mund e lodhje. Madje, ndonjëherë, nga rrugë që mund të jenë të urryera për nefsin, Ai e ngre robin në grada të larta të Xhenetit.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Gratë e Profetit (a.s) ranë në ujdi që t'i kërkonin Profetit (a.s) të shtonte shpenzimet për to në ushqim dhe veshje. Kështu, ato kërkuan prej tij diçka që ai nuk mund t'ua plotësonte. Ato vazhduan për njëfarë kohe të ishin në një fjalë me njëra tjetrën, që të kërkonin me këmbëngulje nga Profeti a.s. që të plotësonte kërkesat e tyre. Kjo çështje e rëndoi Profetin (a.s), aq sa ai për një muaj rresht u largua prej tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar dëshiroi që t'ia lehtësonte çështjen Profetit të Tij dhe ta ngrinte edhe gradën e grave të tij. Ai donte t’i pastronte ato nga çdo gjë që e cenonte figurën e tyre të nderuar dhe e pakësonte shpërblimin e tyre. Për këtë arsye, zbritën këto ajete me këto mesazhe të rëndësishme: - O Profet! Thuaju grave të tua: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë unë do t'jua siguroj kënaqësinë dhe do t'ju ndaj (divorcoj) si është më mirë. - Nëse ju dëshironi veçse kënaqësitë e kësaj dynjaje dhe gëzoheni e zemëroheni për hir të saj, atëherë unë nuk kam nevojë për ju. Atëherë unë po përmbush çdo detyrim ndaj jush (për divorcin) dhe po ju ndaj me mënyrën më të bukur. Ejani t'ju jap atë që kam mundësi, dhe të ndahemi (divorcohemi) pa zemërim dhe qejfmbetje. Le të ndahemi me kënaqësi dhe mirëkuptim, para se të arrijë gjendja atje ku nuk duhet. - Por, në qoftë se e doni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Botën Tjetër, atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për cilëndo prej jush që bën punë të mira. - Nëse ky është qëllimi juaj në jetë, atëherë puna qëndron ndryshe. Nëse synoni kënaqësinë e Allahut, të Profetit dhe nëse synoni Xhenetin e Zotit, megjithë lehtësitë dhe vështirësitë e kësaj jete; nëse kënaqeni me Profetin e Allahut dhe atë që ju ofron ai prej dynjasë, pa i kërkuar atij diçka që atë e rëndon dhe e vështirëson, "...atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për cilëndo prej jush që bën punë të mira." Vëreni me kujdes! Allahu e lidh ngushtë shpërblimin e tyre me bamirësinë. Është bamirësia e veprat e mira që e mundësojnë shpërblimin e Allahut e jo statusi si gra të Profetit. Përkatësia farefisnore apo bashkëshortore nuk sjell asnjë dobi për shpërblimin apo dënimin e njeriut, nëse ai nuk bën vetë vepra të mira. Kështu, Profeti (a.s) u parashtroi atyre dy mundësi zgjidhjeje në këtë çështje. Ato zgjodhën Allahun dhe Profetin e Tij dhe shpërblimin në ahiret. Të gjitha bënë këtë zgjidhje, pa përjashtim, - Allahu qoftë i kënaqur me to! Në këtë propozim që Profeti (a.s) u parashtroi atyre, kishte shumë dobi: 1. Në të tregohet përkujdesi i madh që Zoti tregoi për Profetin e Tij. Allahu nuk kënaqej që Profeti të vihej në pozitë nga gratë e tij, duke shtuar kërkesat e tyre. 2. Me këtë përzgjedhjeje, Profeti (a.s) u la i lirë që të vendoste si të dëshironte dhe nuk do të kishte asnjë qortim për zgjedhjen e tij, a do t’i mbante apo jo ato, a do t'u jepte e plotësonte kërkesat e tyre apo jo, siç thotë i Lartësuar: "Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu." [Ahzab 38]. 3. Kjo do të nxirte në pah dhe largonte nga shtëpia e Profetit ato gra që do t’i jepnin përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, nëse do të kishte. 4. Kjo është një dëshmi që tregon se gratë e Profetit (a.s) ishin të pastra, pasi ato treguan se e donin Allahun dhe Profetin (a.s) më shumë sesa dynjanë, - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Grave iu mundësua që të mos bëheshin shkaktare për zemërimin e Profetit, dhe kështu të zemëronin Zotin dhe të merrnin dënim. 5. Duke u mundësuar që të bënin zgjedhjen e duhur, Allahu i Madhëruar tregoi gradën e lartë të atyre grave dhe vullnetin dhe durimin e tyre të spikatur dhe tregoi se ato e donin Allahun dhe Profetin e Tij dhe se ato synonin ahiretin dhe kënaqësinë e Allahut, e jo dynjanë. 6. Kjo përzgjedhje tregon se ato e meritonin që të ishin gratë e Profetit në dynja, ndërsa në ahiret jenë në grada të larta të Xhenetit. 7. Nëpërmjet kësaj sprove, Allahu i dëshiroi që t'i lartësonte ato gra. Bashkëshorti i tyre ishte njeriu më i lartë dhe kështu duhej të ishin edhe bashkëshortet e tij. Për këtë arsye, edhe kjo sprovë përfundoi aq bukur, sepse nxori në pah se ato gra ishin të mira, të plota dhe të devotshme, siç thotë i Madhëruari: "Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për gratë e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet." [Nur 26]. 8. Kjo përzgjedhje edukoi tek gratë e Profetiti (a.s) atë që quhet el-kaneatu, pra, kënaqësia me atë që të ka dhënë Zoti, pa patur lakmi e pa shkuar pas dëshirave të nefsit. Ai që ka el-kaneatu, ai është i qetë e i lumtur, kurse tahmaqari që dëshiron të përmbushë çdo dëshirë që i kalon nëpër mend nuk është i qetë, por gjithmonë i pakënaqur. Ai është i dëshpëruar dhe asnjëherë nuk kënaqet me gjendjen që ka. 9. Me këtë përzgjedhje, Allahu i Madhëruar bëri që atyre t'u shtohet shpërblimi, si dhe të lartësohet grada e tyre, duke u bërë ashtu siç i përshkroi Zoti: si asnjë grua tjetër në botë. - O gratë e Profetit! Në qoftë se ndonjëra prej jush do të bënte ndonjë të keqe, do t'i shtohej Dënimi dyfish. Dhe kjo për Allahun është shumë e lehtë. - Duke zgjedhur Allahun dhe botën tjetër, atëherë shpërblimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, por edhe pesha e gabimeve do të jetë edhe më e madhe nëse gabojnë. Kështu tha Zoti, në mënyrë që kujdesi i atyre zemrave të pastra dhe të devotshme të shtohej dhe të ishte edhe më i madh në të ardhmen. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të ishin më të kujdesshme, por edhe më mirënjohëse për Allahun e Lartësuar. Tashmë, çdokush nga ato që do të bënte ndonjë gabim, do t'i dyfishohej dënimi. Por gjithashtu: - Kurse cilësdo prej jush, që i përkushtohet adhurimit të Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, Ne do t’i japim shpërblim të dyfishtë - Çfarëdo pune të mirë që do të bëjnë në bindje ndaj Allahut dhe Profetit, atje do t'u jepet shpërblim i dyfishtë. - ...dhe për të kemi përgatitur një Shpërblim bujar. - Do t'u dhurojë Xhenetin. Me bindje ndaj Allahut dhe Profetit dhe me vepra të mira, ato do të kenë Xhenetin dhe shpërblim të shumëfishuar. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: - O gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse e keni frikë Allahun. - Kjo fjalë u drejtohet të gjitha grave të Profetit (a.s). Ai u thotë: "Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse jeni të devotshme." Nëse tregoheni të devotshme ndaj Allahut, keni për t'u lartësuar mbi të gjitha gratë e botës, pra, askush prej tyre nuk ka për ta arritur gradën tuaj. Për këtë arsye, punoni për ta kompletuar devotshmërinë ndaj Allahut me të gjitha mënyrat dhe pastrojeni nijetin, duke qenë ai veçse kënaqësia e Allahut. Për këtë arsye, ai i udhëzoi që të jenë të kujdesshme dhe t'i largoheshin çdo rruge që të çon në haram dhe cenon devotshmërinë. - Prandaj mos u llastoni në të folur që t'ju lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por flisni me fjalë të matura. - Të jenë të kujdesshme kur u flasin burrave me zërin e tyre dhe me përzgjedhjen e fjalëve, në mënyrë që të mos joshet ai që, siç thotë Zoti, ka sëmundje në zemrën e vet, që të mos joshen zemrat e sëmura nga epshet dhe dëshira për imoralitet. Të tillë njerëz janë gati dhe mezi presin çdo shenjë, qoftë edhe të vogël. Kështu janë zemrat e sëmura. Ndërsa zemrat e shëndetshme nuk joshen nga diçka që është haram nga Zoti. Këto lloj zemrash të ndriçuara janë të palëkundura dhe nuk tronditen aspak nga joshjet haram. Ndryshe ndodh me zemrën e sëmurë. Ajo nuk mund të përballojë atë që e përballon aq mirë zemra e shëndetshme, siç janë joshjet dhe tundimet haram. Mjafton një tundim i vogël, dhe ajo i përgjigjet, pa gjetur forcë që të refuzojë. Ky ajet tregon se edhe mjetet kanë të njëjtin gjykim si qëllimet. Kështu të folurit me butësi e fjalë të buta me armikun është i lejuar. Por nëse ato janë shkak për haram dhe të çojnë në haram, ato gjykohen si të ndaluara. Për këtë arsye, femra duhet të jetë shumë e kujdesshme kur flet me burrat. Ajo nuk duhet t’u flasë butësisht dhe me fjalë që lënë hapësira të padëshiruara. Duke qenë se Allahu i ndaloi gratë që të flasin butësisht, ndoshta dikush mund të mendojë se ky është një urdhër për të folur me ashpërsi e vrazhdësi. Por Allahu e largon këtë keqkuptim duke i udhëzuar ato që të thonë gjithmonë fjalë të matura. Nuk ka nevojë që fjala të jetë e ashpër apo e vrazhdë, por mjafton të jetë brenda kufijve të mirësjelljes së njohur mes njerëzve. Vëreni me kujdes fjalën e Allahut kur thotë: Për këtë arsye, mos u llastoni në të folur, që të mund të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij..". Llastimi në të folur tregon njëfarë nënshtrimi e dorëzimi. Kur gruaja i flet burrave të huaj, nuk duhet të ndihet në të folurën e saj asnjë lloj dorëzimi apo animi tek bashkëfolësi. Kjo është e rëndësishme. Domethënë, nuk është për qëllim këtu që gruaja të flasë në mënyrë të vrazhdë e të ashpër. Gruaja mund të jetë e mirësjellshme, por nuk duhet t'i japë bashkëfolësit të kuptojë dorëzim apo anim, që ai të joshet e t'i provokohen dëshirat. Gruaja mund të flasë butësisht e me fjalë jo të vrazhda dhe, në të njëjtën kohë, të tregojë lartësi e krenari, në mënyrë që bashkëfolësi të mos ketë tërheqje drejt saj. Madje, Allahu i Madhëruar e lëvdoi Profetin e Tij për butësinë e tij dhe tha: "Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij." [Al Imran 159]. Musain dhe Harunin e dërgoi tek Faraoni dhe i porositi të thonë fjalë të buta: "Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar! Por i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet." [Ta ha 43, 44]. Nga fjala e Allahut: "Për këtë arsye, mos u llastoni në të folur që të mund të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thoni gjithmonë fjalë të matura", nxjerrim një mësim shumë të rëndësishëm. Ne kuptojmë një mënyrë për të zbuluar nëse e kemi zemrën të sëmurë apo të shëndetshme. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të ruajmë ndershmërinë dhe i ka lavdëruar ata që e ruajnë ndershmërinë. Ai na ka ndaluar që edhe të i afrohemi imoralitetit dhe na porosit të ulim shikimet. Nga të gjitha këto kuptohet se, nëse robi sheh në veten e tij se e dëshiron gjynahun kur sheh ose dëgjon diçka haram, dhe vëren se i përgjigjet dhe vepron për të përmbushur atë gjynah, atëherë le ta dijë se e ka zemrën të sëmurë. Për këtë arsye, le të përpiqet shumë që ta shërojë këtë sëmundje dhe ta zbusë ndikimin e saj, duke e frenuar veten dhe duke e ruajtur atë nga çdo portë joshjeje dhe tundimi, që e lidhin me ato dëshira të ulta. Prej tij kërkohet një luftë dhe përpjekje e madhe për të shëruar veten dhe lutje të shumta dhe me përunjësi drejtuar Allahut që ta shërojë zemrën e tij dhe t'ia bëjë mbarë që të pastrohet. Të gjitha këto përpjekje janë detyrë për çdo njeri dhe bëjnë pjesë në urdhrin e Allahut të Madhëruar për të ruajtur ndershmërinë. - Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja... - Qëndroni në to, sepse kjo është mbrojtje më e mirë e nderit dhe moralit tuaj. - .... dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! - Mos dilni shpesh nga shtëpia dhe mos dilni të zbukuruara dhe të parfumosura, siç vepronin në kohën e injorancës ata njerëz që nuk kishin as dituri e as fe. Ky urdhër është një ligj që parandalon ligësinë me të gjitha rrugët dhe shkaqet e saj. Në ajetet më lart, Allahu i Madhëruar urdhëroi gratë për devotshmëri në mënyrë të përgjithshme dhe për veprat e devotshmërisë në mënyrë të veçantë, për vetë nevojën e madhe të grave për diçka të tillë. Po kështu, i urdhëroi ato për bindje ndaj Allahut dhe Profetit, në mënyrë të veçantë për namaz e zekat, vepra këto për të cilat ka nevojë çdo njeri. Këto janë nga adhurimet më madhështore, sepse falja e namazit tregon për sinqeritetin ndaj Allahut, ndërsa dhënia e zekatit është bamirësi ndaj krijesave. Në vijim, Allahu i Madhëruar u jep një urdhër të përgjithshëm për bindje ndaj Allahut dhe Profetit (a.s). Ai thotë:"…dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij!" Këtu futet bindja për çdo urdhër që ka dhënë Allahu dhe Profeti i Tij, qoftë ato kategorikë, qoftë ato jo kategorikë, pra, për gjërat e pëlqyeshme e vullnetare. Lum ajo grua që i bindet Allahut e Profetit në të gjitha këto urdhra! - Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh. - Me gjithë këto urdhëresa dhe ndalesa, Allahu i Madhëruar dëshiron që: "...të largojë nga ju, o familja e Shtëpisë (së Profetit), ndyrësinë e gjynaheve dhe t’ju bëjë një pastrim të madh, duke ju larguar nga çdo ligësi dhe paudhësi. Kështu, ju do të jeni të pastruara nga çdo e keqe, prandaj duhet ta falënderoni dhe lavdëroni Zotin tuaj, për gjithë këto urdhëresa dhe ndalesa dhe për dobitë e shumta të tyre, që Ai jua qartësoi. Me këto ligje, Allahu i Lartësuar nuk dëshiron që t’ju rëndojë, por do që të pastrojë dhe lartësojë shpirtrat tuaj, të përmirësojë dhe ta përkryejë moralin tuaj, t'i rregullojë dhe zbukurojë veprat dhe sjelljen tuaj, dhe kështu ta zmadhojë dhe shumëfishojë shpërblimin tuaj. Pasi i urdhëroi për vepra të mira që, në fakt, janë përmbushje e urdhëresave e lënie e ndalesave, Allahu i Madhëruar urdhëron për dituri të dobishme, duke treguar rrugën e arritjes së kësaj diturie. Ai thotë: - Kujtojeni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe urtësisë (traditës profetike dhe dispozitat e fesë) ! - Shprehja “ajetet e Allahut” përshin Kur'anin, ndërsa “urtësinë” nënkupton fshehtësitë e Librit të Zotit dhe traditën e Profetit. Kështu, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar gratë që të kujtojnë ajetet e Kur'anit, dhe ky urdhër përfshin qoftë leximin e ajeteve, qoftë meditimin dhe kuptimin e këtyre ajeteve. Ato duhet të lexojnë ajetet e Kur'anit dhe Sunetit, duhet të meditojnë dhe të nxjerin mësimet prej tyre, të përfitojnë dhe të nxjerrin ligjet e urtësitë, si edhe të punojnë sipas diturisë që përfitojnë dhe ta jetësojnë atë që e lexojnë. - Me të vërtetë, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. - Allahu di çdo hollësi të çështjeve dhe të fshehtat e gjokseve, fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai i sheh të gjitha veprat, si ato që bëhen haptazi dhe ato që bëhen fshehtazi. Përmendja e emrit të Tij Latif, njëri nga kuptimet e të cilit është “i Gjithëdituri për të gjitha të fshehtat”, është një nxitës për të qenë i sinqertë dhe për fshehjen e veprave të mira, për arsye se është Allahu që i sheh dhe që do të shpërblejë për to. Ndër kuptimet e emrit El -Latif është edhe ajo që Allahu e ndihmon dhe e drejton robin e Tij drejt mirësive dhe e mbron prej ligësive përmes mënyrave të fshehta, që robi as që i ndien dhe kupton. Allahu i Lartësuar ia sjell robit të mirat andej nga ai nuk e di dhe nuk e pret, pa asnjë mund e lodhje. Madje, ndonjëherë, nga rrugë që mund të jenë të urryera për nefsin, Ai e ngre robin në grada të larta të Xhenetit.

Mus'haf Hape →