Kërko: sikur deri te ishte ngre

Merjem 19:41–19:50 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tjerë. Në Kur’an do të shohësh që, në shumë raste, Allahu i përsërit historitë e profetëve të cilët i dalloi mbi të tjerët, ua ngriti gradat dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur’ani është Libri më i mirë dhe më i lartë. Ai është quajtur “Libër i qartë” dhe “Kujtim i Urtë”. Thëniet e tij janë të vërteta dhe të sigurta. Urdhëresat e ndalesat e tij janë më të drejtat dhe më të dobishmet. Premtimet dhe kërcënimet e tij janë më të vërtetat dhe të sigurtat, që tregojnë më së miri për urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut. Përmendja e profetëve në këtë Libër është më e plota dhe më e kompletuara se çdo prezantim që u bëhet atyre nga librat e tjerë. Në Kur’an do të shohësh që, në shumë raste, Allahu i përsërit historitë e profetëve të cilët i dalloi mbi të tjerët, ua ngriti gradat dhe i ndihmoi në çështjen e tyre. Ai na i tregon historitë e profetëve dhe na tregon se ishte në ndihmë të tyre pikërisht për shkak të adhurimit që ata i përkushtonin Atij dhe dashurisë që kishin për Të. Ata gjithmonë ktheheshin te Zoti dhe përpiqeshin të përmbushnin detyrimet ndaj Tij. Por ata, gjithashtu, ishin njerëzit më të përkushtuar për të përmbushur detyrimet ndaj njerëzve dhe për t’i ftuar ata në adhurimin e Allahut. Ata ishin njerëzit më durimtarë në këtë mision. Ata arritën gradat më të larta dhe më të lavdërueshme të imanit dhe do të jenë në gradat më të larta të Xhenetit. Në këtë sure, Allahu përmend historinë e disa profetëve dhe e urdhëron profetin Muhamed që t’ua kujtojë ato njerëzve, sepse në to lartësohet e përlëvdohet shumë Allahu, por lëvdohen dhe del në pah edhe vlera dhe rëndësia e profetëve të Tij. Në këtë mënyrë del në pah bamirësia e madhe e Allahut për ta. Kështu, njerëzit nxiten për t’i besuar profetët, për t’i dashur ata, për t’i marrë si shembull e për të pasuar rrugën e tyre. - Përmendju në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai qe vërtet njeri i sinqertë dhe Profet (i zgjedhur) . - Allahu i Madhëruar i fali dy mirësi: profetësinë dhe cilësinë e sinqeritetit. Es-sidik është ai që shquhet për sinqeritet dhe çiltërsi. Ai është i vërtetë dhe i çiltër në fjalët, punët dhe në gjendjet e tij. Ai është i sinqertë dhe i plotë në besimin e gjithçkaje që është urdhëruar ta besojë. Por diçka e tillë është e mundur veçse duke pasur një dituri të madhe, që ka hyrë thellë në zemër duke futur në të sigurinë e plotë tek Allahu, dituri e cila sjell me vete vepra të mira dhe të përkryera. Ibrahimi është më i miri i profetëve pas Muhamedit (a.s). Ai është babai i të gjithë profetëve pas Ademit dhe Nuhut. Allahu na tregon se e kufizoi profetësinë dhe Shpalljen veçse në pasardhësit e Ibrahimit. Ky profet i madh i ftoi krijesat në rrugën e Allahut dhe tregoi një durim të pashembullt kundrejt dhimbjeve dhe torturave që i shkaktuan. Ai i ftoi të afërmit dhe të largëtit dhe u përpoq shumë në udhëzimin e të atit, me të gjitha rrugët që kishte mundësi. Allahu na tregon përpjekjet e shumta e të përsëritura të tij me të atin, si në vijim: - (Kujto) kur ai i tha të atit: “O babai im! Përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nga i cili nuk ke asnjë dobi?” - Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga adhurimi i idhujve, Ibrahimi i tha të atit plot ngrohtësi, edukatë e mirësjellje: O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk ke dobi prej tij? A nuk e sheh që putat kanë cilësi dhe atribute të mangëta? Ata nuk dëgjojnë, nuk shikojnë dhe nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ky ishte një argument i qartë që tregonte se adhurimi i diçkaje të mangët është vepër e shëmtuar dhe e papranueshme, si nga ana logjike, ashtu edhe nga argumentet fetare. Me këto fjalë, Ibrahimi i dha edhe një mesazh tjetër të nënkuptuar: Meriton të adhurohet vetëm Ai që është Absolut dhe i Plotë në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; çdo mirësi që u vjen robve është dhuratë prej Tij dhe çdo shpëtim nga e liga është mëshirë e Tij. Ai është Allahu i Lartësuar dhe i Vetëm. - O babai im! Mua më është dhënë një dituri që nuk të është dhënë ty. - O babai im i dashur! Mos më shih me nënçmim dhe të thuash që unë jam fëmija yt dhe se ti di gjëra që unë nuk i di! Përkundrazi, mua më ka dhënë Zoti dituri që nuk ta ka dhënë ty. Të gjitha këto fjalë kishin si qëllim: - Prandaj më ndiq se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë! - Pasomë në rrugën dhe besimin tim, që të udhëzohesh në rrugën e drejtë, e cila është: adhurimi i Allahut si një i vetëm dhe i pashoq dhe bindja ndaj Tij në çdo gjendje. Këtu vërehet një butësi në të folur dhe në përzgjedhjen e fjalëve. Ibrahimi (a.s.) nuk i tha: “O baba, unë jam dijetar dhe ti je injorant!”, ose t’i thoshte: “Ti nuk di asgjë”, por iu drejtua me një mënyrë që mund të nënkuptohej: “edhe ti, edhe unë kemi dituri, por dituria që më është dhënë mua nuk të është dhënë ty, prandaj duhet të mendohesh pak dhe të bësh zgjedhjen e duhur, duke ndjekur argumentin dhe diturinë”. - O babai im! Mos adhuro shejtanin sepse shejtani është kundër të Gjithëmëshirshmit! - Çdokush që nuk adhuron Allahun është bërë adhurues i shejtanit, sikurse ka thënë Allahu: “O bijtë e Ademit, a nuk ju kam paralajmëruar që të mos adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapur dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë. Vërtet, ai ka devijuar shumë breza prej jush. Vallë, a nuk po mendoni?” [Jasin 60 – 62]. Më pas thotë: “...sepse shejtani është kundërshtar i të Gjithëmëshirshmit!” Çdokush që ndjek hapat e shejtanit, në fakt e ka bërë atë si mikun e vet dhe, nga ana tjetër, është bërë i pabindur ndaj Zotit, ashtu si shejtani i mallkuar. Vërej me kujdes se si Allahu ka përdorur emrin e Tij Rrahman - i Gjithëmëshirshmi, për të treguar se ndaj kujt tregohet njeriu i pabindur. Ky është një tregues shumë i fortë, që na jep të kuptojmë se ai që nuk i bindet Allahut, poshtërsitë e gjynahet e tij do ta ndalojnë dhe do ta privojnë nga mëshira e Allahut, sepse do t'ia mbyllin dyert asaj. Ndërsa nga ana tjetër, bindja dhe adhurimet kushtuar Allahut konsiderohen si shkaqet më të forta për të arritur mëshirën dhe bujarinë e Tij. - O babai im! Unë kam frikë se do të të godasë ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e kështu do të bëhesh mik me shejtanin.” - Për shkak të këmbënguljes tënde për të vazhduar në mosbesim dhe në kalimin e kufijve, kam frikë se do të të godasin këto dy fatkeqësi të mëdha: dënimi i Allahut dhe shndërrimi në mik të shejtanit. Kështu do të bëhesh palë me shejtanit në dynja dhe në ahiret. Do të ulesh në atë gradë të shëmtuar dhe do të zvarritesh i pashpresë në ato skuta të errëta e të frikshme. Vërej me kujdes se si vazhdoi Ibrahimi (a.s) në ftesën e të atit shkallë - shkallë! Fillimisht i foli për diturinë që i ishte dhënë dhe se njeriu duhet të pasojë faktet dhe diturinë. Më pas e përgëzoi, duke i thënë se, nëse e pasonte, do të gjente rrugën e drejtë. Pastaj e këshilloi që të largohej nga adhurimi i shejtanit dhe i tregoi për dëmet që sjell kjo vepër. Pastaj e kërcënoi dhe paralajmëroi për ndëshkimin e Allahut dhe zemërimin e Tij, nëse vazhdonte në rrugën e humbjes. I tregoi se kështu do të bëhej mik dhe palë me shejtanin, gjë kjo që të privon nga mëshira dhe falja e Zotit. Por kjo lutje nuk i vlejti këtij njeriu, i cili ktheu një përgjigje prej injoranti: - Ai (babai) tha: “Ti po urren zotat e mi, o Ibrahim? - Ai filloi të lëvdohej me idhujt e vet dhe e qortoi Ibrahimin që i refuzonte ata. Sigurisht që ky ishte tregues i injorancës së thellë dhe i mohimit të tij. Ai lëvdohej me idhujt e tij dhe madje ftonte në adhurimin e tyre. Më pas, ai e kërcënoi të birin, duke i thënë: - Nëse nuk ndalesh do të të vras me gurë.... - Nëse nuk ndalon së fyeri idhujt e mi dhe nëse nuk resht së ftuari mua në adhurimin e Allahut, atëherë do të të vras me gurë. Pastaj e dëboi të birin, duke i thënë: - Tani largohu prej meje për një kohë të gjatë!” - Largohu prej meje e mos të të shoh për një kohë të gjatë! Sidoqoftë, i dashuri i Rahmanit iu përgjigj ashtu siç dinë të përgjigjen robërit e Rahmanit kur iu drejtohen injorantët me fjalë të rënda. Ai as e ofendoi e as u zemërua, por bëri durim dhe nuk iu kundërvu babait me të njëjtën monedhë. Me butësi dhe dëshirë të mirë për ta udhëzuar, Ibrahimi (a.s.) i tha: - Ai (Ibrahimi) tha: “Paqja qoftë mbi ty! - Prej meje do të kesh veç paqe dhe siguri. Nga unë nuk do të shohësh asgjë të keqe, veç selamit e mirësjelljes. Madje: - Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. - Unë do të vazhdoj ta lus Allahun që të të udhëzojë dhe të të falë. Do t’i lutem të të udhëzojë në Islam, që të bëhet e mundur falja e gjynaheve të tua. - Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua. - Allahu është i mëshirshëm e shumë i dashur me mua. Ai e di gjendjen time dhe kujdeset për mua. Kështu vazhdoi Ibrahimi që ta luste Zotin për ta udhëzuar babanë e tij dhe për ta falur atë, por kur iu bë e qartë se i ati ishte tashmë armik i Allahut dhe atij nuk i bënte dobi asgjë, u tërhoq nga kërkimin e faljes për të dhe u distancua tërësisht prej tij. Allahu na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e pastër dhe monoteiste të Ibrahimit (a.s). Ai na porosit që të ndjekim rrugën dhe metodologjinë e tij në davetin e njerëzve në fenë e Allahut, me dituri, urtësi, butësi e ngrohtësi. Le të ndjekim shembullin e tij, pra, shkallë -shkallë e hap pas hapi, t’i ftojmë njerëzit që të mësojnë me lehtësi e mirësi fenë e Zotit. Gjithashtu, le të bëjmë durim, ashtu siç bëri durim Ibrahimi. Ai kurrë nuk ligështohej dhe nuk i humbiste shpresat, por me këmbëngulje vazhdonte davetin. Ibrahimi (a.s.) ishte durimtar i pashembullt në çdo mundim që i jepnin njerëzit, qoftë me fjalët, qoftë me veprat e tyre. Përballë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ai falte e toleronte dhe tregonte mëshirë e butësi. - Unë po largohem prej jush dhe prej asaj që ju adhuroni përveç Allahut... - Unë do të largohem nga ju dhe idhujt tuaj dhe do t’i lutem Zotit tim. Ai do t’i lutej Allahut me të dyja mënyrat: me duanë e adhurimit dhe duanë e kërkesës.6 - ...dhe shpresoj se me lutjet drejtuar Zotit tim nuk do të jem i humbur . - Shpresoj që Allahu të më lumturojë me lutjet e mia dhe me pranimin e veprave të mia. Kështu duhet të veprojë çdokush që nuk shpreson se njerëzit do t’i përgjigjen ftesës së tij dhe bindet se ata do të pasojnë epshet e tyre, pa u bërë asnjë dobi qortimet e paralajmërimet. Nëse vazhdojnë në të kotën e në shkeljen e kufijve të Zotit, atëherë të largohet prej tyre dhe të merret me rregullimin e vetes përmes lutjeve e veprave të mira, duke shpresuar që Zoti t’ia pranojë ato. Gjithashtu, le të largohet e të distancohet nga ligësia dhe të ligjtë. Ndarja e njeriut nga atdheu, njerëzit dhe familja e vet është tepër e vështirë, për shumë shkaqe që dihen. Megjithatë, kush braktis diçka për hir të Zotit, ta dijë se Zoti do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë se ajo që lë. Për këtë arsye, Allahu thotë më pas: - Pasi u largua prej tyre dhe prej asaj që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. - Allahu i dhuroi pasardhës të mirë, të cilët i bëri profetë të dalluar në botë, duke u dhënë shpalljen. - Dhe të gjithë atyre u dhamë (të mira) nga Mëshira Jonë... - Zoti do t’i dhuronte Ibrahimit dhe dy bijve të tij shumë begati, prej mëshirës së Tij, si për shembull: dituria e dobishme, veprat e mira, pasardhës të shumtë e të përhapur, mes të cilëve do të dilnin shumë profetë dhe shumë besimtarë të mirë. Për ta Zoti thotë: - ...dhe i bëmë që të kujtohen gjithmonë për mirë (ndër njerëz) . - Edhe kjo ishte pjesë e mëshirës që u dhuroi. Allahu i ka premtuar çdo vepërmiri se do ta bëjë me emër të mirë ndër njerëz, në varësi të mirësisë e besimit të tij. Këta janë ndër më të shquarit dhe krerët e besimtarëve të mirë, prandaj Zoti e përhapi famën e tyre me lajmin e vërtetë dhe të saktë. Ata do të kujtohen përherë nga melekët që rrahin krahët. Me dashurinë dhe lëvdatat për ta janë mbushur zemrat e besimtarëve të mirë, që vazhdimisht i kujtojnë me gojën e tyre. Ata do të jenë gjithmonë modeli i përkryer për ata që dinë të marrin mësim. Ata do të vazhdojnë të kujtohen në çdo epokë, dhe kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dëshirojë. Allahu jep mirësi të madhe.

Mus'haf Hape →
Muminun 23:1–23:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… së tij diçka si gumëzhima e bletëve... Njeherë, pasi pritëm njëfarë kohe, ai u kthye drejt Kiblës, ngriti dy duart lart dhe u lut: “O Zot, na shto dhe mos na pakëso, na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umer Ibn Hatabi, i cili rrëfen: 1883. “Kur i zbriste Shpallja, Profeti i Allahut dëgjonte pranë fytyrës së tij diçka si gumëzhima e bletëve... Njeherë, pasi pritëm njëfarë kohe, ai u kthye drejt Kiblës, ngriti dy duart lart dhe u lut: “O Zot, na shto dhe mos na pakëso, na ndero dhe mos na poshtëro, na jep dhe mos na privo, na përzgjidh ne dhe mos përzgjidh të tjerët mbi ne, kënaqu prej nesh dhe na kënaq neve!” Pastaj tha: “Allahu i Lartësuar më zbriti 10 ajete, të cilat, çdokush që i zbaton, ka për të hyrë në Xhenet!” Pastaj lexoi: “Është e sigurt se kanë fituar besimtarët ...”, deri në fund. 67 Nesaiu sjell në Tefsirin e tij hadithin nga Jezid Ibn Bab Enusi, i cili rrëfen që kanë pyetur njëherë Aishen, nënën e besimtarëve: 1884. “Cili qe morali i Profetit të Allahut?” Ajo u përgjigj: “Morali i tij ishte Kurani.” Dhe pastaj ajo lexoi: “Është e sigurt se kanë fituar besimtarët ...” deri tek: “... Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm”. Pastaj tha: “Ky ishte morali i Profetit të Allahut.” 68 Allahu i Lartësuar thotë: - “Është e sigurt se kanë fituar besimta - rët.” - E kanë fituar Xhenetin ata të cilët kanë këto cilësi: - “Ata, të cilët gjatë faljes së namazit, janë të përulur ...” - Zemrat e tyre janë të mbushura me frikërespekt dhe përunjësi për Allahun. Gjatë namazit, ata e ulin shikimin, gjymtyrët i kanë tërësisht të përkushtuara në namaz dhe sytë nuk u largohen nga vendi i sexhdes dhe i faljes. Kjo devotshmëri i jepet atij që është i përkushtuar me zemër në namaz. Zemra e tij është e përqendruar e tëra në fjalët dhe veprimet e namazit. Vetëm në këtë mënyrë, qetësia dhe kënaqësia e shpirtit dhe e syve arrihet në namaz, siç ka thënë Profeti i Allahut në hadithin që e sjellin Imam Ahmedi dhe Nesaiu, i përcjellë nga Enesi, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 1885. “Më janë bërë të dashura aromat e mira dhe gratë. Por qetësia e (shpirtit dhe) syve të mi është në namaz.” Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muhamed Ibn Hanefije, i cili rrëfen: 1886. “Shkova me babain tim tek një krushqi e jona tek ensarët. Kur hyri koha e namazit, ai i tha shërbëtores: “Na sill ujë për abdes, që të falem dhe të qetësohem!”. Kur e tha këtë fjalë, ai na hodhi një vështrim dhe vërejti se ne u çuditëm me fjalët e tij. Atëherë shtoi e tha: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut që tha: “Ngrihu, o Bilal, dhe na qetëso me namaz!” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata, të cilët i shmangen së kotës ...” - El leg’u është el batilu, pra, çdo gjë e pavlerë, çdo kotësi. Kjo fjalë përfshin idhujtarinë, poshtërsitë, punët e këqija, madje edhe ato fjalë dhe veprime të cilat nuk kanë asnjë dobi, edhe nëse nuk klasifikohen si të këqija e poshtërsi. - “Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit ...” - Bëhet fjalë për një lloj zekati, por kjo ishte përpara se të zbrisnin dispozitat e plota për zekatin e vërtetë, sepse ajeti është zbritur në Mekë dhe, në fakt, dhënia e zekatit nisi të ligjërohej që në Mekë. Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla, hurma dhe drithëra të ndryshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme!” [En’am 141]. Çështja e zekatit, me të gjitha dispo - zitat, kushtet dhe rrethanat e tij u shpall në Medinë. Në fakt, disa kanë thënë se me termin “zekat”, që do të thotë “pastrim”, në këtë ajet është për qëllim pastrimi i shpirtit nga idhujtaria dhe çdo lloj ligësie, siç janë gjynahet, mosbindja ndaj Zotit dhe shpërfillja e urdhëresave e porosive të Tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin (zek-kâhâ) dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë.” [Shems 9, 10]. Të tjerë kanë thënë se është për qëllim si pastrimi i shpirtit, ashtu edhe pastrimi i pasurisë. Në fakt, edhe pastrimi i pasurisë është pjesë e pastrimit të shpirtit. Nuk ka dyshim se besimtari i plotë, i përmbushur, i plotësuar, i përsosur është ai i cili e pastron si pasurinë e tij, ashtu edhe shpirtin dhe sjelljen e tij, prej punëve të këqija. - “Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen. ” - Janë ata të cilët e ruajnë nderin e tyre të papërlyer nga harami, imoraliteti dhe degjenerimi. Ata bashkohen për marrëdhënie intime vetëm me bashkë - shortet e tyre ose robëreshat, kur janë në pronësi të tyre. Ai i cili kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, duke ia bërë të lejuar, nuk është aspak i qortuar në këto kënaqësi dhe mirësi që përjeton. I qortuar është ai që kërkon që të përmbushë kënaqësitë e tij jashtë kufijve të Zotit. - “Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit. ” - Këta e kalojnë kufirin e vendosur nga Allahu i Lartësuar. Imam Shafiu - Allahu e mëshiroftë! - është bazuar në këtë ajet për të treguar se masturbimi (vetëkënaqja) është haram. - “Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. ” - Kur u besohet diçka, ata nuk tradhtojnë duke mos e përmbushur atë që u besohet. Ata e çojnë në vend amanetin dhe i respektojnë marrëve - shjet me besnikëri dhe korrektësi, ndryshe nga munafikët, për të cilët Profeti ﷺ ka thënë: 1887. “Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin, dhe kur i besohet diçka, të tradhton.” Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm ...” - Ata janë të rregullt, të palëkundur dhe të vazhdueshëm në kryerjen e namazit, duke e falur atë në kohën dhe formën e përcaktuar nga Zoti. Në dy Sahihët vjen hadithi nga Ibn Mesudi, që ka pyetur Profetin a.s: 1888. “O i Dërguari i Allahut! Cila është puna më e mirë?” - “Namazi në kohën e vet” - “Po pas saj? - “Bamirësia ndaj prindërve.” - “Po pastaj?” - “Xhihadi në rrugën e Allahut”." Po ta vërejmë me kujdes, Allahu i Lartësuar e ka nisur përshkrimin e atyre që janë në Xhenet me faljen e namazit me frikërespekt dhe i përmbyll ato po me faljen e namazit me kujdes e përkushtim. Kjo tregon për rëndësinë, vlerën dhe shpërblimin e madh të këtij adhurimi. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon se ata që përpiqen sinqerisht dhe maksimalisht për t’i përkryer ato cilësi: - “Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë xhenetin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmonë. - Në dy Sahihët është hadithi nga Profeti i Allahut, që ka thënë: 1889. “Nëse i kërkoni Allahut, kërkojini xhenetin Firdeus, sepse ai është mu në mes të xheneteve dhe më i larti i tyre. Sipër tij është Froni i Rrahmanit dhe prej aty burojnë lumenjtë e Xhenetit.” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1890. “Secili prej jush ka dy vende: një vend në Xhenet dhe një vend në Zjarr. Nëse dikush vdes dhe hyn në Zjarr, banorët e Xhenetit do të marrin në trashëgim vendin e tij.” Dhe pikërisht për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Këta janë trashëgimta - rët e vërtetë, që do ta trashëgojnë xhenetin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmonë.” Kështu, besimtarët do të marrin në trashëgim vendet e mohuesve dhe do të lumturohen në Xhenet. Ata, të gjithë u krijuan që të adhurojnë Allahun e Lartësuar si një të vetëm dhe pa ortak, por mohuesit iu shmangën dhe e shpërfillën këtë qëllim, prandaj dhe privohen nga kopshtet në Xhenet, për t’ua lënë ato besimtarëve. Besimtarët përkushtohen me sinqeritet për të përmbushur atë qëllim, për të cilin i krijoi Allahu dhe ato detyra me të cilat Ai i ka ngarkuar, ndërsa mohuesit i shpërfillin urdhëresat e Zotit dhe qëllimin përse u krijuan. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar ua dhuron besimtarëve pjesën e mosbesim - tarëve në Xhenet, nëse ata do t’i bindeshin Zotit të tyre Krenar dhe të Lartësuar. Një provë edhe më e fortë, që e mbështet këtë është edhe hadithi në Sahih-un e Muslimit, që përcjell Ebu Burdete nga Ebu Musai, dhe ky nga i ati, se Profeti i Allahut ka thënë: 1891. “Ditën e Kijametit do të vijnë disa muslimanë me gjynahe të mëdha, gati sa malet, por Allahu do t’i falë dhe do t’ua mbulojë. Ai do t’ua hedhë ato gjynahe jehudëve dhe krishterëve.” 69 Ndërsa në një version tjetër, Profeti i Allahut ka thënë: 1892. “Ditën e Kijametit, Allahu do t’i japë çdo muslimani një jehud ose një të krishterë dhe do t’i thotë: “Ky është shëlbimi yt prej zjarrit!” 70 Umer Ibn Abdulazizi i kishte kërkuar Ebu Burdetes që të betohej 3 herë në Allah, që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij, se me të vërtetë i ati ia kishte treguar këtë hadith prej Profetit të Allahut, dhe ai i ishte betuar tri herë se kështu kishte ndodhur.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:153–2:157 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ata nga feja e Allahut të Lartësuar, por që të dallohen qartë të sinqertët, duke i ngritur edhe më lart në gradat e tyre, nga mashtruesit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” - Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që, në të gjitha çështjet fetare ose të kësaj dynjaje, të kërkojnë ndihmë dhe zgjidhje me anë të dy mënyrave: me durim dhe me namaz. Durimi do të thotë ta nënshtrosh veten që të pranojë ato gjëra që ajo i urren. Në fakt, ka tri lloje durimi: 1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, derisa të zbatosh çdo urdhër të Tij. 2. Durimi që duhet të tregojmë për t`u larguar nga haramet dhe për të mos shkelur kufijtë e Allahut. 3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne, duke i pranuar ato me zemër të kënaqur dhe duke mos shprehur as më të voglin zemërim rreth tyre. Durimi është ndihma më e madhe për të arritur gjithçka. Të paduruarit nuk kanë asnjë rrugë për të arritur objektivat e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për nënshtrimin e vetes në kryerjen e adhurimeve të vazhdueshme, të cilat janë të vështira për shpirtin. Ato nuk mund të kryhen pa qenë i pajisur me durim, që shërben për të kapërcyer çdo moment vështirësie. Nëse adhuruesi është sistematik në durimin që tregon, do të arrijë çdo pikësynim dhe do të shpëtojë nga çdo gjë së cilës i druhet. Por nëse ai e lëshon veten para vështirësive dhe vuajtjeve që shkakton durimi, do t'i humbasë të gjitha. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për largimin nga ndalesat e Allahut të Lartësuar. Vërtet ato janë shumë të vështira për t'u përballuar, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Prej tyre mund të largohesh vetëm duke patur shumë durim, i cili arrihet duke iu mbështetur Allahut të Madhëruar dhe duke kërkuar ndihmën e Tij. Të tilla janë edhe fatkeqësitë ose vuajtjet që Zoti ka përcaktuar për njeriun. Vështirësia e tyre shtohet sidomos kur ato zgjasin për një kohë të gjatë, sepse kjo shkakton dobësim të fuqisë trupore, shpirtërore dhe psikologjike, që nevojiten për të qenë të vazhdueshëm në durimin dhe kënaqësinë me caktimin e Allahut. Pas një kohe të gjatë sprovash, shpeshherë, njeriu shpërthen në pakënaqësi dhe ankesa, të cilat janë shprehje e durimit të dobët dhe mospranimit të caktimit të Allahut. Si përfundim, nëse njeriu nuk pajiset me durim, duke iu mbështetur Allahut, duke iu drejtuar vetëm Atij për gjithçka që e shqetëson dhe duke i shprehur Atij varfërinë dhe nevojën e tij për ndihmën dhe çlirimin e Allahut, atëherë është e pamundur që ai t’i kalojë sprovat me sukses. Pra, nga ky ajet kuptohet që robi e ka të domosdoshme të pajiset me durim, në çdo kohë dhe në çdo gjendje. Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ta kultivojmë durimin dhe na ka treguar se Ai është në krah të durimtarëve: - “Vërtet, Allahu është me durimtarët”. – Domethënë, Allahu është me ata, për të cilët durimi është bërë një cilësi e pandashme, një virtyt i përhershëm, por që, sigurisht, është fituar me ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar. Me durimin e dhuruar, atyre u lehtësohet çdo mundim: çdo fatkeqësi e madhe, për ta bëhet e vogël. Allahu i Lartësuar thotë se është me durimtarët. Kjo prani është e posaçme vetëm për ta dhe shoqërohet me dashurinë, ndihmën, udhëzimin, suksesin dhe fitoren që Allahu i Lartësuar u fal atyre. Sikur durimtarët të mos kishin shpërblim tjetër përveç këtij afrimiteti të Allahut të Lartësuar, kaq do të mjaftonte si privilegj për ta. Ky është njëri lloj i afërsisë së Zotit me krijesat, domethënë “afërsia e posaçme”. Ndërsa lloji i dytë është “afërsia e përgjithshme”, që tregon se Allahu i Lartësuar është pranë krijesave në përgjithësi, me dijen dhe pushtetin e Tij absolut, sikurse thotë Ai në suren Hadidë: “Ai është afër jush kudo që të jeni...”. Më tej, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të kërkojmë ndihmë edhe me namaz, sepse namazi është shtylla e fesë dhe drita e besimtarëve. Ai është lidhja e fortë mes adhuruesit dhe Zotit të Tij. Kur namazi i adhuruesit është i plotë në të gjitha aspektet, qoftë në veprime apo fjalë, dhe nëse ai është i pranishëm në namaz me zemrën e tij, duke e ndier thellësisht se po del përpara Krijuesit dhe duke qenë përqendruar totalisht në lutjet e tij, atëherë një namaz i tillë bëhet patjetër një ndihmë e jashtëzakonshme për këdo që kërkon ndihmë dhe mbështetje. Ky lloj namazi të ndalon, gjithashtu, nga çdo fjalë dhe vepër e shëmtuar, nga njëra anë, dhe të nxit për të kryer çdo urdhër të Zotit, nga ana tjetër. - “Dhe mos thoni për ata që u vranë në rrugën e Allahut: “Ata kanë vdekur! ”” - Pasi urdhëroi që për çdo çështje të kërkojmë ndihmë dhe zgjidhje me durim, Allahu i Lartësuar sjell një rast konkret, për të cilin duhet të kërkojmë ndihmë me durim: xhihadi në rrugën e Tij. Xhihadi është ndër veprat më të vështira për trupin dhe për shpirtin, nga njëra anë, dhe një nga adhurimet më të larta që njeriu mund të bëjë për Zotin e Tij, nga ana tjetër. Ai është shumë i vështirë të kryhet, sepse mund të të çojë në humbjen e jetës, e cila është shumë e dëshirueshme për njeriun. Çdo gjë që bën njeriu nuk është gjë tjetër, por veçse përpjekje për të zbukuruar jetën dhe për të shmangur çdo pakënaqësi të saj. Sigurisht që asnjë i mençur nuk do të hiqte dorë nga kjo gjë kaq e shtrenjë, nëse nuk do të shkëmbehej me diçka tjetër akoma më të shtrenjtë. Kështu, Allahu i Lartësuar na ka treguar se kush lufton për lartësimin e fjalës së Allahut dhe që në tokë të adhurohet vetëm Allahu i Lartësuar, atëherë, edhe nëse vdes në luftë, ai do të fitojë një jetë shumë herë më të mirë dhe begati shumë herë më të mëdha. Jeta tjetër do të jetë shumë herë më e shtrenjtë sesa jeta e sakrifikuar për Zotin e Tij dhe shumë herë më e mirë sesa mund të përfytyrohet. - “Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk e kuptoni.” – Allahu i Lartësuar e përshkruan më hollësisht gjendjen e tyre në një ajet tjetër: “Kurrsesi mos thoni për ata që kanë rënë dëshmorë në rrugën e Allahut: “Kanë vdekur”. Përkundrazi, ata janë të gjallë tek Zoti i tyre, duke u ushqyer. Ata janë të gëzuar me të mirat që u ka dhënë Allahu dhe i përgëzojnë ata që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre, se për ta nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të brengosen. Ata janë të gëzuar me mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” [Al Imran, 169-171]. E ku ka më të mirë se jeta pranë Krijuesit, pranë Allahut të Lartësuar?! Trupi i tyre kënaqet me ushqim, pije dhe shumë kënaqësi të tjera, ndërsa shpirti përjeton lumturinë e përhershme, pasi kanë harruar çdo lloj frike dhe brenge. Kjo është jeta e dëshmorëve në jetën e varrit ( berzaħ), e cila është, pa dyshim, më e mirë se jeta e dynjasë. Profeti (s.a.u.s.) na e ka përshkruar jetën e tyre në një hadith, ku thuhet se shpirtrat e dëshmorëve që vriten në rrugën e Zotit qëndrojnë brenda disa zogjve jeshilë dhe shëtisin nëpër Xhenet, ku hanë, pinë dhe shijojnë mirësitë e dhuruara nga Zoti i tyre. Ata shëtisin nëpër lumenjtë e Xhenetit, hanë prej frutave të tij, për t’u kthyer pastaj dhe për t’u prehur në disa kandilë të varur nën Fronin e Allahut të Lartësuar. Ky ajet është nga nxitësit më të fortë të xhihadit në rrugën e Zotit dhe për durimin gjatë tij. Nëse adhuruesit e dinë se çfarë është përgatitur për luftëtarët në rrugën e Zotit, atëherë askush nuk do t'ia lejonte vetes të mbetej mbrapa në këtë drejtim. Në të kundërt, kur dija për këtë çështje është e pakët ose mungon, ulet dhe vullneti për t’u përpjekur në këtë rrugë dhe dobësohet durimi për hir të Zotit. Kjo dobësi ia shton akoma më tepër gjumin të fjeturve. Si pasojë, plogështia në këtë aspekt bëhet shkak që njeriut t’i shpëtojnë nga duart shumë mirësi. E si të mos jetë kështu, kur Allahu i Lartësuar thotë në ajetet e mëposhtme: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh. ”. [Teube, 111]. “Pa dyshim, ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe që luftuan në rrugën e Allahut, ata vërtet shpresojnë në mëshirën e Tij. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [Bekare, 218]. “Dilni (në luftë), qoftë ajo e lehtë ose e rëndë! Luftoni për hir të Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj! Kjo është gjëja më e dobishme për ju, nëse e kuptoni.” [Teube, 41]. “ O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh!Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët! ” [Saf, 10 - 13]. “ O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur. ” [Maide 54]. Betohem në Allahun e Madhëruar se, sikur njeriu të kishte një mijë shpirtra dhe të gjitha t'i jepte për hir të Zotit, nuk do të ishte shumë për të merituar këtë shpërblim të mrekullueshëm, të premtuar nga Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, dëshmorët, kur shohin dhe gëzojnë shpërblimin e përgatitur për ta, dëshirojnë që të kthehen përsëri në dynja dhe të bien sërish dëshmorë në rrugën e Zotit, dhe kjo të përsëritet shumë herë. Ky ajet vërteton jetën në berzah, me mirësitë apo ndëshkimet e saj. Ky fakt mbështetet edhe nga shumë dëshmi të përcjella prej Profetit (s.a.u.s.). Allahu i Lartësuar na tregon se adhuruesit do të sprovohen gjithmonë me sprova dhe fatkeqësi, me qëllim që të dallohen të sinqertët nga shtirakët, durimtarët nga të paduruarit. Kjo është një normë e pandryshueshme e Allahut të Urtë, që patjetër do të zbatohet ndër njerëz. Nëse do të kishte vetëm mirësi e kënaqësi, atëherë nuk do të dalloheshin besimtarët e vërtetë nga shtirakët zullumqarë, dhe kjo përzierje do të ishte shumë e keqe. Me fjalë të tjera, sprovat nuk synojnë që t'u largojnë besimtarëve imanin që kanë apo t'i largojnë ata nga feja e Allahut të Lartësuar, por që të dallohen qartë të sinqertët, duke i ngritur edhe më lart në gradat e tyre, nga mashtruesit shtiracakë. Më pas, Allahu i Lartësuar na njofton për fushat në të cilat Ai do të na sprovojë durimin dhe këmbënguljen tonë në bindjen ndaj Tij: - “Ne do t’ju sprovojmë ndonjëherë me frikë, me uri,...” – Sipas kuptimit të fjalëve (në arabisht), Allahu i Lartësuar thotë që do të na sprovojë me diçka të vogël prej atyre që quhen frikë e uri, e jo me plot kuptimin e tyre. Përndryshe, nëse do të na sprovonte me frikë apo uri të plotë, ne do të shfaroseshim. Por dihet që sprova synon të provojë durimin dhe bindjen ndaj Krijuesit, e jo të shkatërrojë, sepse atëherë do të quhej ndëshkim. - “…me humbje në pasuri ose në njerëz dhe me pakësim të prodhimit.” – Humbjet në pasuri mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme, si: përmbytjet, stuhitë, tërmetet, grabitjet nga hajdutët, bastistjet nga mbretërit e padrejtë etj. Ndërsa humbja në njerëz nënkupton vdekjen e të dashurve të zemrës, të fëmijëve, të afërmve etj., ose sëmundjet që godasin këta njerëz. Me humbjet në prodhimtari nënkuptohet pakësimi i fryteve dhe i prodhimeve të tokës, në të mbjella, pemëtari etj. Këto mund të bëhen nëpërmjet furtunave, breshërit, ngricave, rënies së zjarreve, sëmundjeve apo nga ndonjë formë tjetër ndëshkimi prej Allahut, si karkalecat etj. Këto sprova patjetër që do të ndodhin, sepse ashtu ka thënë Allahu i Urtë. Gjatë sprovave, njerëzit ndahen në dy grupe: durimtarë dhe jodurimtarë. Jodurimtarëve u ikin nga duart dy mirësi të mëdha pas këtyre sprovave: së pari, mirësia e shkatërruar nga fatkeqësia dhe, së dyti, shpërblimi i pamasë nëse do të tregoheshin të durueshëm. Domethënë, ata humbin si nga dynjaja, ashtu edhe nga ahireti, duke mos përmendur dobësimin e imanit. Ata nuk e kanë virtytin e durimtarit, që kënaqet dhe është mirënjohës ndaj Allahut për caktimet dhe vendimet e Tij, por, përkundrazi ata zemërohen me këto caktime. Ata që Allahu i Lartësuar i ka pajisur me durim nuk zemërohen dhe nuk shfaqin pakënaqësi ndaj caktimit të Tij, as me fjalë dhe as me veprime, sepse ata mendojnë për shpërblimin që i pret tek Zoti i tyre për durimin e treguar, duke qenë të sigurt për këtë. Shpërblimi i Allahut është shumë herë më i madh sesa humbja e shkaktuar nga sprovat. Madje, ata i shohin këto sprova si mirësi prej Zotit, sepse nëpërmjet tyre arrihen gradat e larta. Kush respekton urdhrat e Zotit, fiton patjetër shpërblimin e Tij. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Por ti përgëzoji durimtarët…” – Pra, përgëzoji ata, se shpërblimi i tyre do të jetë pa masë. Këtë përgëzim e meritojnë veçse të duruarit, të cilët: - “…Ata që, kur i godet ndonjë e keqe, thonë: “Ne, jemi të Allahut, …”. – Domethënë, ne jemi pronë e Tij dhe nën sundimin e Tij, që bazohet në drejtësi dhe mëshirë. Ne jemi të nënshtruar ndaj përcaktimit dhe urdhrave të Tij. Ne nuk kemi në pronësinë tonë asgjë, as pasuritë tona, madje as veten tonë. Kështu, nëse Mbretëruesi bën diçka me urtësinë e Tij, Ai vepron në pasurinë dhe në mbretërinë e Tij. Askujt nuk i takon ta kundërshtojë për atë që Ai vendos dhe përcakton në pronën e Tij. Por duhet të dihet se Allahu është i Urti dhe i Mëshirshmi. Ai është më i mëshirshëm ndaj robve të Tij sesa ata ndaj vetvetes. Kur adhuruesi mendon rreth këtij fakti, atëherë ai kënaqet për caktimin e Zotit dhe bëhet mirënjohës për të, pasi është i sigurt që ai është më i miri për të, ndonëse për momentin kjo mirësi nuk mund të duket. Robi e di, gjithashtu, se ai dhe pasuria e tij janë, në fakt, pronë e Allahut. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “…dhe vetëm tek Ai do të kthehemi .” – Pra, ne do të kthehemi tek Ai një ditë, patjetër. Ne do të takohemi me Allahun në Ditën e Premtuar, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Kështu, nëse tregohemi të duruar dhe llogarisim shpërblimin për çdo sprovë që na godet, atë ditë ne do të marrim shpërblimin, sikurse na ka premtuar Zoti ynë. E nëse zemërohemi dhe shfaqim pakënaqësi me caktimin e Allahut, atëherë na pret veçse zemërimi i Zotit dhe humbja e shpërblimit. Përkujtimi i faktit që robi një ditë do të kthehet te Zoti i tij, është një nga ndihmësit më të fortë. Allahu i Lartësuar vijon: - “Vetëm këta kanë nga Zoti i tyre bekime dhe mëshirë, dhe vetëm këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” – Kështu, ata kanë tri shpërblime: 1. Bekime ( ŝaleuât) prej Zotit të tyre, që nënkupton faljen e gjynaheve dhe përmendjen që i bën Zoti robit mes melekëve. 2. Mëshira e madhe e Zotit të tyre. Prej mëshirës së Tij është edhe suksesi që Ai u jep atyre për t'u treguar të durueshëm në sprovat e Tij, si edhe shpërblimi i madh për durimin e tyre. 3. Udhëzimi në rrugën e drejtë. Ata e njohin të vërtetën dhe punojnë me të. Ata e dinë se janë pronë e Zotit të tyre dhe se tek Ai do të kthehen për t'u shpërblyer. Jo vetëm kaq, por ata punojnë sipas kësaj dijeje, duke shfaqur durim për hir të Zotit. Ky ajet tregon, gjithashtu, se të paduruarit nuk kanë për t’i fituar këto shpërblime të durimtarëve. Me fjalë të tjera, ky ajet, përveçse është përgëzim për durimtarët, është edhe kërcënim për të paduruarit. Ndryshimi mes dy grupeve është shumë i madh. Mundimi i durimtarëve është i vogël dhe i shkurtër, ndërsa jodurimtarët do të zhyten në vuajtje pa fund, në ahiret. Këto ajete i përgatitin njerëzit për të qenë të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive, para se ato të ndodhin, dhe kjo ua lehtëson shumë çështjen atyre. Ajetet të ndihmojnë të kryesh detyrën e durimit, duke treguar shpërblimin e kësaj vepre dhe duke nënkuptuar pasojat e mosdurimit. Në to tregohet, gjithashtu, se sprovat janë të llojeve të ndryshme dhe normë e pandryshueshme e Krijuesit.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:275 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “...i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu.” Domethënë, ajo pjesë që ka ngrënë prej fajdesë para …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të mirë, të cilët shpenzojnë nga mirësitë që u ka dhënë Ai, duke përmbushur detyrimet financiare kundrejt atyre që i kanë në përgjegjësi. Ata e pastrojnë pasurinë duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Por ata u japin edhe shumë sadaka nevojtarëve, duke kërkuar të afrohen sa më shumë Allahut të Madhëruar. Ky është përshkrimi i tyre. Në vijim, i Madhëruari na tregon gjendjen e atyre që hanë fajdenë dhe pasuritë e njerëzve pa të drejtë ose përmes rrugësh të dyshimta. Ai na tregon se si do të jetë gjendja e tyre në kohën kur të dalin nga varri, Ditën e Ringjalljes, për llogarinë para Allahut, i Cili thotë: - Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. - Kjo është mënyra se si do të ringjallen e do të ngrihen nga varri Ditën e Gjykimit. Ata do t’i ngjajnë atij personi të zaptuar nga shejtani, që rrëzohet e përpëlitet nga zaptimi i tij. Ibn Abasi thotë: "Ai që ha pasurinë e fituar me fajde do të ngrihet Ditën e Gjykimit si një i çmendur, që i merret fryma e është duke u mbytur." Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Një mendim i ngjashëm përcillet nga një grup tabiinësh. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili shpjegon: “Ditën e Gjykimit, atij që ha fajdenë do t’i thuhet: “Merri armët e tua për luftë!” 127 Dhe këtu ka lexuar ajetin: “Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri...”. Kjo do të ndodhë kur ai të dalë nga varri i tij”. Buhariu sjell nga Semrate Ibn Xhundubi hadithin e gjatë që flet për ëndrrën që pa Profeti ﷺ , në të cilën, ndër të tjera thuhet: 425 "U afruam në breg të një lumi, - më duket se tha: "i kuq si gjaku", - dhe aty pamë dikë që notonte. Në breg të lumit pamë një burrë që kishte mbledhur pranë vetes shumë gurë. Ai që notonte afrohej në breg, tek ai burri që kishte mbledhur shumë gurë, dhe hapte gojën; atëherë, ai i fuste një gur në gojë." Është thënë në shpjegimin e kësaj ëndrre se bëhet fjalë për atë njeri që ha fajdenë. - Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njëlloj si kamata!” - Ata e merituan këtë ndëshkim, për shkak të kundërshtimit të ligjeve e dispozitave të Allahut. - Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. - Ka mundësi që ky të jetë vazhdim i fjalës së mësipërme, për të hedhur poshtë pretendimin e tyre, edhe pse ata e dinin mirë se mes dy rasteve ka ndryshim të madh. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti; ligjit të Tij nuk mund t’i kundërvihet askush. Allahu nuk pyetet për atë që bën, ndërsa krijesat do të pyeten. Allahu është i Gjithëditur për vërtetësinë dhe realitetin e çdo çështjeje. Ai e di mirë se çfarë është e dobishme për robërit e Tij dhe e bën atë të lejuar. Ai e di mirë se çfarë është e dëmshme për ta dhe i ndalon nga e dëmshmja. Allahu është më i mëshirshëm me ta se nëna me foshnjën e vet. Për këtë arsye, Ai thotë: - Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, largohet prej saj (kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. - Çdo njeriu që i shkon lajmi i ndalimit të fajdesë nga Zoti, dhe ai e pranon ose i dorëzohet këtij urdhri, atij i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë, sepse Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu e ka falur atë që ka kaluar." [Maide 95]. Po kështu, edhe Profeti ka thënë: 426 “Çdo marrëveshje fajdeje e lidhur në kohën e injorancës tashmë është nën këmbët e mia (e anuluar). Kontrata e parë e anuluar është kontrata me fajde e Abasit.” Këtu, Profeti nuk i urdhëroi njerëzit për të kthyer shtesat me fajde të marra më parë, në kohën e injorancës paraislamike. Ai toleroi atë që kishte shkuar. Allahu i Madhëruar thotë: “...i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu.” Domethënë, ajo pjesë që ka ngrënë prej fajdesë para ndalimit të saj është tek Allahu i Lartësuar. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Alije bint Ebka rrëfimin, se: 427 “Ummu Bahnete Ummu Ueled Zejd Ibn Erkami i tha Aishes, gruas së Profetit: "O Nëna e besimtarëve, a e njihni Zejd Ibn Erkamin?” - “Po.” - “Unë i shita atij një skllav me 800 monedha, për të ma dhënë pagesën kur të kishte mundësi. Por ai kishte nevojë për ato para. Atëherë unë ia bleva sërish atij, para afatit të vendosur, por me 600 (dhe dyqind të mbeturat të m’i jepte më vonë)....” Aisha tha: “Sa e keqe është ajo blerje! Sa e keqe është ajo blerje! Njoftoje Zejdin se me këtë vepër e ka zhvleftësuar dhe fshirë xhihadin që ka bërë përkrah Profetit të Allahut! E ka fshirë atë, nëse nuk pendohet!” - Po sikur unë t’ia lë ato 200 dhe të mbaj vetëm këto 600 që mora?" Aishja tha: "Ashtu po . Atij që largohet prej saj (kamatës), kur i arrin këshilla prej Zotit, i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë.” Ky është një transmetim i njohur dhe shumë i përhapur. Ai është argument i fortë për ata që e ndalojnë akt -marrëveshjen e njohur me emrin "bej'ul ine", mes haditheve të tjera, që e ndalojnë këtë praktikë shitblerjeje. - Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht. - Ata që i kthehen sërish fajdesë, meritojnë këtë dënim. Ai që e vepron këtë ndalesë, pasi i ka ardhur argumenti nga Zoti, e meriton ndëshkimin e Zotit, sepse atij i ka vajtur argumenti i Zotit, prandaj nuk ka asnjë justifikim para Tij. I Madhëruari thotë: “...do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht.” Ebu Daudi sjell nga Xhabiri këtë rrëfim: "Kur zbriti ajeti: "Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit....", Profeti i Allahut tha: “"Ai që nuk heq dorë nga el muħâbera, le ta dijë se i ka hapur luftë Allahut dhe Profetit të tij.” Hadithin e ka sjellë Hakimi në Mustedrak-un e tij, duke thënë është sahih sipas kushteve të Muslimit, por Buhariu dhe Muslimi nuk e kanë sjellë në Sahih-ët e tyre. El muħâbera është el muzârea , pra, është dhënia e tokës për përdorim, në këmbim të një pjesë të prodhimit të saj. El muzâbene është blerja (ose këmbimi) i hurmave arabe të njoma me hurma të thata. El muĥâkale është këmbimi i drithit në kalli me grurë (të thatë). Këto praktika shitblerjesh dhe të ngjashme me to, janë bërë haram për t’i prerë rrugën praktikës së fajdesë, sepse në këto raste nuk ka barazi mes dy produkteve, atij të thatit dhe atij të njomit. Masa e prodhimeve mund të vlerësohet saktësisht veçse pas tharjes së tyre. Dijetarët e fikhut i kanë ngushtuar e mbyllur rrugët që të çojnë në praktikimin e fajdesë me të gjitha llojet e saj. Ata kanë ndaluar edhe format që të çojnë në praktikimin e fajdesë, e jo vetëm fajdenë, sepse edhe ajo që të çon në haram është vetë haram; ashtu sikurse edhe ajo gjë, pa të cilën nuk arrihet përmbushja e një vaxhibi, është vetë vaxhib. Çështja e fajdesë është shumë e ndërlikuar për shumë dijetarë, prandaj dhe si parim bazë në këtë çështje duhet marrë rregulli që: ruajtja nga dyshimet e pasiguritë është më parësore, madje e detyrueshme për t’u zbatuar. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i saktë nga Nu'man Ibn Beshiri, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 429 “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Mes tyre ka çështje të dyshimta. Ai që ruhet nga të dyshimtat është i sigurt në fenë dhe në nderin e tij. Ndërsa ai që bie në gjërat e dyshimta, në fakt ka rënë në haram, ashtu si ai që kullot afër sinorit të ndaluar dhe është gati të kullosë në të.” Ndërsa në Sunen është hadithi prej Hasen Ibn Aliut, (Allahu qoftë i kanaqur me ta!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Lëre atë gjë që është e dyshimtë dhe bëj atë që nuk ke dyshime!” Në një hadith tjetër thuhet: 431. “Gjynahu është ai që të shqetëson në zemër, që të trazon shpirtin dhe që nuk do që ta marrin vesh njerëzit.” Ibn Abasi ka thënë: “Ajeti i fundit që i ka zbritur Profetit është ajeti i fajdesë." Këtë e sjell Buhariu. Ahmedi sjell thënien e Umerit: “Ndër ajetet e fundit që janë shpallur është ajeti i fajdesë. Profeti u largua nga kjo botë pa na e shtjelluar atë hollësisht, prandaj largojuni fajdesë dhe largojuni të dyshimtave!" Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 432 "Do të vijë një kohë kur nje rëzit do të hanë fajdenë." Atij u e pyeti: "Të gjithë njerëzit do të bëjnë këtë?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe ai që nuk ha prej fajdesë do të ndotet nga pluhuri i saj.” Hadithin e sjellin Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe. Të njëjtin gjykim kanë edhe rrugët që të çojnë në konsumimin e fajdesë dhe të çdo harami. Në hadithin që e transmeton Imam Ahmedi nga Aishja thuhet: 433 “Kur zbritën ajetet nga fundi i sures Bekare rreth fajdesë, Profeti i Allahut doli dhe i lexoi ato në xhami dhe e bëri haram tregtinë me pijet dehëse”. Këtë hadith e kanë përnxjerrë të gjithë, përveç Tirmidhiut, me rrugë të shumta, të gjitha nga Ea'meshi, me tekst të ngjashëm. Ky është versioni i sjellë nga Buhariu. Ndërsa nga Aliu dhe Ibn Mesudi vjen hadithi: 434 “Allahu e ka mallkuar fajdedhënësin, fajdemarrësin, atë që e dëshmon aktmarrëveshjen dhe shkruesin e saj.”

Mus'haf Hape →
Bekare 2:168–2:171 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tjera, si bërja haram e gjërave që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara, apo urdhërimin për ngrënien e ushqimeve që janë haram. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O njerëz! Hani nga ato ushqime të lejuara dhe të mira që gjenden në Tokë,” - Ky është një urdhër që i drejtohet të gjithë njerëzimit, besimtarëve dhe jobesimtarëve, që tregon bujarinë e Allahut të Lartësuar ndaj tyre. Ai i urdhëron njerëzit që të hanë nga prodhimet e gjallesat e tokës, qofshin ato drithëra, fruta, agrume, kafshë etj., por me kusht që ato duhet të jenë të lejuara prej Tij. Njerëzit nuk duhet të prekin as ato gjëra që ndihmojnë në përhapjen e haramit, i cili sjell shkatërrim në tokë. Ndërsa kusht i dytë është që ato duhet të jenë të mira e të këndshme, e jo të ndyra e të neveritshme, si p.sh. gjaku, mishi i derrit etj. Ky ajet vërteton se, çdo gjë, në origjinën e saj, është e lejuar të hahet dhe të shfrytëzohet. Ndërsa haram është vetëm ajo gjë për të cilën ka fakte se Zoti e ka bërë të tillë. Gjërat e ndaluara janë dy llojesh: 1. Të ndaluara për shkak se janë vetë të ndyra e të dëmshme. Këto janë të kundërtat e gjërave të mira e të këndshme. 2. Të ndaluara jo për shkak se janë vetë të ndyra e të dëmshme, por për shkak të pasojës apo gjynahut ku ato të çojnë. Ato të shpien në shkeljen e të drejtave të Zotit, ose në shkeljen e të drejtave të krijesave. Ky lloj është i kundërt me kategorinë e gjërave hallall, të lejuara nga Allahu. Kështu, përfitimi prej begative të Zotit duhet të plotësojë dy kushte: së pari, ato të jenë vërtet të mira, të këndshme e të pastra dhe, së dyti, të jenë të lejuara, në mënyrë të tillë që të mos shkelin të drejtat e Zotit dhe as të robve. Ky ajet vërteton, gjithashtu, që të ushqyerit sa për të mbajtur veten gjallë është i detyrueshëm për njeriun. Kjo do të thotë që, nëse ai nuk e bën një gjë të tillë, është gjynahqar, sepse urdhërimi tregon detyrim, dhe kush nuk e zbaton atë pa arsye të pranueshme, meriton ndëshkimin e të Madhëruarit. Pasi urdhëron rendjen pas gjërave që sjellin dobi e mirësi, Allahu i Madhëruar ndalon ndjekjen e rrugëve të humbjes, të cilat të çojnë në shkatërrim dhe dëshpërim. Ai i ndalon njerëzit nga pasimi i hapave të shejtanit, i cili është armiku i tyre i përbetuar, duke thënë: - “…e mos shkoni pas hapave të shejtanit! Ai është armiku juaj i betuar. ” – Pra, mos shkoni pas hapave të të mallkuarit. Hapat e shejtanit janë urdhrat e cytjet e tij. Ato përfshijnë të gjitha zullumet, duke filluar nga ato të pafalshmet, si mohimi i Zotit dhe idhujtaria, e duke vazhduar me gjynahet e tjera, si bërja haram e gjërave që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara, apo urdhërimin për ngrënien e ushqimeve që janë haram. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar shejtanin si: “ aduun mubîn”, domethënë armik që e shfaq hapur armiqësinë, pa e fshehur aspak atë. Ky armik, me urdhrat që jep, synon veçse mashtrimin dhe të keqen e njeriut. Ai dëshiron që edhe njeriu të bëhet banor i Zjarrit përvëlues. Kështu, Allahu i Lartësuar nuk është mjaftuar duke na ndaluar nga pasimi i hapave të shejtanit, por na ka bërë të qartë, gjithashtu, se ai është armiku ynë i hapur. Më tej, Allahu i Lartësuar, që është më i vërteti në fjalët e Tij, na përshkruan urdhrat e këtij armiku të mallkuar, që të shtyn larg mëshirës së Mëshiruesit: - “Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e poshtërsi dhe ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini. ” - Kuptimi: Ai ju urdhëron për të këqija, të cilat e trishtojnë personin që i kryen ato. Fjala “të këqija” përfshin të gjitha llojet e gjynaheve dhe të mosbindjes ndaj Zotit. Më pas vjen fjala “ faĥshã” – “poshtërsi”, domethënë vepra e keqe në mosbindje ndaj Zotit, e cila sigurisht që përfshihet në termin “të këqija”, por ajo përmendet në mënyrë të veçantë për të përshkruar më hollësisht gjërat për të cilat urdhëron shejtani. Kështu, shejtani i urdhëron njerëzit për bërë të këqija, të cilat sjellin dëshpërim për vepruesit e tyre, dhe për të bërë vepra të ulëta, sikurse janë imoraliteti, konsumi i pijeve dehëse, vrasja pa të drejtë e tjetrit, shpifjet, koprracia etj., të cilat janë të fëlliqura për çdo njeri me logjikë. Një ndër veprat më të ndyra për të cilën shejtani i urdhëron njerëzit, është edhe ajo që thotë Allahu: “Ai ju shtyn që të thoni për Allahun gjëra që nuk i dini” - Në këtë përcaktim hyjnë: - Ata që flasin rreth Allahut pa dije të sigurt dhe pa dëshmi të qarta, të sjella nga Ai, nëpërmjet Profetit të Tij. - Ata që flasin rreth dispozitave dhe përcaktimeve të Zotit, pa dije dhe pa fakte. - Ata që e përshkruajnë Allahun ndryshe nga ç'e ka përshkruar Ai Veten dhe ndryshe nga ç'e ka përshkruar Atë Profeti i Tij. - Ata të cilët ia mohojnë Zotit ato cilësi, emra dhe vepra të Tij, të cilat Ai i ka pohuar për Veten e Tij dhe i ka pohuar për Të Profeti i Tij. - Ata të cilët pretendojnë se Allahu i Lartësuar ka partnerë të barabartë me Të, të cilët i afrojnë adhuruesit e tyre tek Allahu i Lartësuar. Këta besojnë se idhujt, të cilët i adhurojnë dhe u përkushtohen, do t'i afrojnë më shumë tek Allahu i Lartësuar. - Ata të cilët thonë: “Allahu e ka bërë këtë të lejuar dhe atë të ndaluar, për këtë ka urdhëruar dhe për atë ka ndaluar”, duke mos pasur asnjë dije dhe dëshmi nga Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij. - Ata të cilët pretendojnë se Allahu e ka krijuar këtë apo atë gjë, për këtë shkak dhe atë arsye, duke mos pasur për këtë dëshmi të sigurt nga Zoti dhe Profeti i Tij. - Ata të cilët i interpretojnë fjalët e Allahut dhe të Profetit të Tij, duke u dhënë atyre kuptime që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i tij nuk i kanë synuar kurrë, por që i kanë sajuar veç njerëzit e humbur. Ata e kuptojnë fjalën e Allahut dhe të Profetit të Tij veçse në formën dhe mënyrën e diktuar nga grupet e humbura, që janë pasues të shejtanit. Njerëzit që flasin për Allahun pa dije konsiderohen si pasuesit më të denjë të shejtanit, sepse ata i pengojnë njerëzit të pinë nga i vetmi burim i shpëtimit të tyre, që është fjala e Zotit dhe e Profetit të Tij. Të folurit për Allahun pa dije dhe pa fakte është nga ligësitë më të mëdha që shejtani i mallkuar dhe ushtria e tij urdhërojnë. Ata përdorin të gjitha kurthet dhe mashtrimet për të devijuar krijesat nga e vetmja rrugë e vërtetë. Ndërsa Allahu i Lartësuar, nga ana tjetër, urdhëron për drejtësi, për vepra të mira e bamirësi ndaj të afërmve, dhe ndalon nga veprat e ulëta, të këqija dhe padrejtësitë. Kështu, robi gjendet mes dy ftesave, prandaj le të jetë i kujdesshëm se cilën rrugë do të pasojë, se fjalën e kujt do të dëgjojë dhe do të zbatojë. A do të ndjekë ftesën e Allahut drejt lumturisë së dynjasë dhe të ahiretit? A do të pranojë urdhrin, bindja ndaj të cilit sjell sukses, lumturi dhe prehje? A do të pasojë rrugën e Bamirësit të madh, i cili urdhëron veçse për mirësi dhe çdo gjë të dobishme dhe ndalon nga çdo gjë e keqe, e neveritshme dhe e dëmshme? Apo do të zgjedhë ftesën e shejtanit të mallkuar, i cili është armik i hapur i tij?! Si mund të ndjekë robi rrugën e atij që i dëshiron të keqen, dëshpërimin dhe vuajtjen në këtë jetë dhe në jetën tjetër?! A nuk e di ai se çdo e keqe vjen si pasojë e pranimit të ftesës së shejtanit dhe e miqësimit me të?! I mallkuari urdhëron veçse për vepra të fëlliqura e shkatërruese, dhe ndalon nga çdo vepër e mirë dhe e dobishme. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e idhujtarëve dhe për mënyrën se si reagojnë ata kur ftohen për të pasuar rrugën e drejtë, të sjellë nga Profeti i Allahut. Ai na tregon përgjigjen e tyre, kur ftohen për të pasuar Shpalljen nga Zoti i gjithësisë. Kështu, edhe pse janë njohur me ftesat e mësipërme, ata thonë: - “Kur atyre (idhujtarëve) u thuhet “Pasoni atë që shpalli Allahu!”, ata thonë: “Jo. Ne ndjekim atë rrugë që kishin të parët tanë. ”” – Pra, ata mjaftohen me pasimin e verbër të paraardhësve të tyre, duke qëndruar mospërfillës ndaj udhëzimit të sjellë nga profetët e Zotit. Ata nuk i shqetëson fakti që të parët e tyre, rrugën e të cilëve e pasojnë verbërisht, kanë qenë injorantë, të humbur dhe të larguar nga rruga e drejtë e Zotit. Justifikimi i tyre për refuzimin e të vërtetës është shumë i dobët dhe i pavend. Madje, ai vërteton se refuzimi i tyre bëhet me vetëdije, dhe kështu ata nuk tregohen të drejtë në vlerësimin e së vërtetës. Nëse do të synonin dhe do të përpiqeshin sinqerisht që të gjenin udhëzimin e vërtetë, pa dyshim që do ta mësonin dhe pranonin atë. Çdokush që synon të vërtetën dhe bën një krahasim mes saj dhe të kotës, e kupton lehtësisht se cila është e vërteta dhe, nëse do të jetë njeri i drejtë, do ta pasojë pa u lëkundur atë. Pastaj i Madhëruari thotë: - “Po sikur të parët e tyre të mos kishin kuptuar asgjë dhe të mos ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë? ” - Kjo tregon se ata janë njerëz që nuk e pranojnë apo nuk janë të aftë që ta pranojnë të vërtetën. Ata nuk e mposhtin dot kryeneçësinë e tyre. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar sjell një shembull, i cili përshkruan gjendjen e tyre kur ftohen të ndjekin fenë e drejtë të Allahut. - “Mohuesit u përngjajnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm britmë dhe zë (por s'kuptojnë asgjë) ." – Pra, ata u përngjajnë bagëtive, të cilat veç sa dëgjojnë zërin e bariut, por nuk kuptojnë se çfarë thotë ai. Edhe mohuesit, ashtu si bagëtitë, e dëgjojnë atë që i fton në rrugën e drejtë, por nuk reagojnë me logjikë ndaj zërit që dëgjojnë. Për këtë arsye, Allahu thotë: - “Ata janë të shurdhër, memecë, të verbër dhe nuk kuptojnë asgjë. ” – Ata janë ‘ summun’, pra, të shurdhër, që nuk e dëgjojnë të vërtetën me logjikë, për ta kuptuar dhe për t’iu bindur asaj. Ata janë ‘umjun’ - të verbër, që nuk i shohin faktet, për ta dalluar të vërtetën nga e kota, dhe nuk marrin mësime prej tyre. Ata janë gjithashtu ‘bukmun’ – memecë, që nuk e thonë kurrë të vërtetën, e cila është në dobinë e tyre. Cili është shkaku i kësaj gjendjeje? Allahu i Lartësuar thotë: “ata nuk kuptojnë”. Pra, shkaku është që ata nuk kanë mendje të shëndoshë, por janë mendjelehtë dhe injorantë. E si mund të dyshosh në mendjelehtësinë e dikujt që, kur ftohet në rrugën e drejtë, kur ftohet për t'u larguar nga shkatërrimi e për t'u ruajtur nga ndëshkimi, kur urdhërohet për vepra të mira, që janë në dobi të tij, kur ftohet në rrugën që i siguron suksesin dhe lumturinë, ai, çuditërisht, e refuzon ftesën dhe nuk i bindet urdhrit të Zotit të tij?! Çfarë mund të thuhet tjetër për një njeri, i cili, me vetëdije, i hyn rrugës së Zjarrit, duke ndjekur të kotën dhe duke shpërfillur të vërtetën?! A mund të thuhet që një i tillë është i mençur?! Jo, pa dyshim që ai është më mendjelehti dhe më injoranti që mund të ekzistojë.

Mus'haf Hape →
Beled 90:1–90:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me fjalë atë që ndien në zemër, ndërsa buzët lehtë - sojnë shqiptimin e fjalëve, ngrënien e ushqimit dhe zbukurimin e fytyrës. Hafizi Ibn Asakiri, duke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Beled është sure mekase, ka 20 ajete dhe është zbritur pas sures Kaf. - “Betohem për këtë qytet ...” - Allahu i Madhëruar betohet për Mekën, kryeqendrën e të gjitha qyteteve e vendeve. Allahu i Madhëruar betohet për këtë vend të bekuar e të zgjedhur, më madhështorin dhe më të mirin vend mbi faqen e dheut. Meka është vendi më i dashur për Allahun në të gjithë tokën, prandaj dhe pikërisht prej këtij qyteti lindi dhe doli Profeti më i zgjedhur i Allahut, Muhamedi ﷺ. - ...“ dhe ti gjendesh në këtë qytet.” – Thuhet se kuptimi i këtij ajeti, i parë i lidhur me ajetin para tij, është: “Betohem për këtë qytet të (bekuar), në kohën kur ti gjendesh në këtë qytet !”, pasi prania e Profetit në Mekë ia shtonte akoma më tepër vlerën që ajo ka përkundrejt të gjithë botës. Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është i lidhur me ngjarjen e çlirimit të Mekës, kur Profeti hyri në të me luftë. Meka është Beledul Haram, pra, “Qyteti i ndaluar”. Është quajtur ‘i ndaluar’, sepse brenda saj është e ndaluar lufta, përveç rastit kur iu lejua Profetit të Allahut. Kësisoj, kuptimi i ajetit: ‘ ue ente hil-lun bi hadhal beled ’ është: “dhe ty t’u lejua lufta në këtë Qytet”, ose: “... dhe për ty u bë i lejuar ky Qytet”. Pra, Allahu i Madhëruar i premtonte Profetit të Tij se do ta çlironte Mekën, duke ia lejuar luftën vetëm atij. Në fakt, Allahu i Madhëruar e lejoi luftën në Mekë për Profetin e Tij, dhe vetëm për një pjesë dite, pikërisht ditën e çlirimit të Mekës, sikurse thuhet në hadith të saktë. Kështu, në dy Sahih-ët vjen hadithi i Abdullah Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta), i cili përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 2869. “Allahu e ka shenjtëruar këtë vend, ditën kur ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ky vend, me shenjtërimin e Allahut, është i tillë deri në Ditën e Kijametit. Askujt para meje nuk i është lejuar lufta në të, madje as mua nuk më është lejuar, përveç një pjese dite të caktuar. Qabja është e shenjtëruar nga Allahu deri në Ditën e Kijametit. Në të nuk lejohet shkulja e gjembave, as gjuetia, as marrja e sendeve të gjetura, përveç nëse është për qëllim të gjendet (e njoftohet) i zoti, si dhe nuk priten barishtet e saj.” - “O i Dërguari i Allahut, përveç idhhirit (lloj barishte), ngase ai na duhet për farkëtim dhe për shtëpitë tona”, - tha Abasi. - “Përveç idhhirit (ai lejohet)”, - tha Profeti (a.s.). Në dy Sahih-ët vjen hadithi tjetër, që thotë: 6870. “Ky është një qytet, që Allahu e bëri të shenjtë ditën kur krijoi qiejt dhe Tokën. Ai është i shenjtë, me shenjtërimin që i bëri Zoti, deri në Ditën e Gjykimit. Prandaj nuk priten e pemët e tij dhe nuk kryhet nevoja fiziologjike në hapësirën e tij. Nëse dikush ju përmend luftën e Profetit të Allahut, i thoni: ‘Allahu ia lejoi Profetit të Allahut, ndërsa juve nuk jua lejoi!” Allahu i Lartësuar vijon të betohet, duke thënë: - “Betohem për prindin dhe për ata që lindën prej tij.” - Prindi për të cilin aludohet këtu është Ademi, ndërsa “ata që lindën prej tij” janë të gjithë pasardhësit e Tij. Ky është shpjegimi i Hasenit, Muxha - hidit, Dahhakut, Ebu Salih, Katades etj., dhe ky është një interpretim i mirë dhe i saktë. Kështu, pasi u betua për kryeqendrën e të gjitha vendeve të botës ku banojnë njerëzit, pra, Meka, Allahu i Madhëruar betohet edhe për ata që banojnë në të, pra, për Ademin, babain e të gjithë njerëzimit (që jetoi në Mekë) dhe të gjithë fëmijët e pasardhësit e tij, që kanë jetuar dhe do jetojnë në këtë botë. Ndërsa Ibn Xheriri zgjedh mendimin se termi i përdorur është gjithëpërfshirës, prandaj bëhet fjalë për çdo prind dhe atë që lind prej tij. Edhe ky shpjegim është i dukshëm dhe i saktë. - “Vërtet, Ne e krijuam njeriun për vështirësi të njëpasnjëshme.” – Për fjalën kebed janë dhënë shpjegime të ndryshme. Përcillet nga Ibn Mesudi, Ikrima etj., që shpjegojnë se: fi kebed domethënë: “të plotësuar, në baraspeshë dhe ekulibër të plotë.”. Ky shpjegim bazohet në kuptimin e fjalës el kebed, që është ekuilibër e përso - smëri. Kështu, kuptimi i ajetit do të ishte: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në më të plotën formë.” Pra, e krijuam atë që të jetë në ekulibër të plotë (të ecë në dy këmbët e veta) dhe në formën dhe rregullin më të përsosur. Me këtë kuptim ky ajet i përngjan ajetit tjetër: “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin, I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, të dha formën që Ai dëshiroi?” [Infitar 6 - 8], ose: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Një shpjegim tjetër vjen nga Ibn Abasi, Haseni, Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri etj., thonë se: “fi kebed”, domethënë, për të kaluar në vështirësi e pengesa të shumta. Kështu, kuptimi i ajetit do të ishte: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun për (të kaluar) vështirësi të njëpasnjëshme.” Sipas këtij kuptimi, Allahu i Madhëruar na njofton për sprovat e dynjasë dhe të ahiretit, që e presin njeriun. Kështu, Muxhahidi shpjegon: “E krijuan njeriun për të kaluar fazë pas faze e vështirësi pas vështirësie. Fillimisht kalon fazat në barkun e nënës, pastaj nëpër vështirësitë e jetës. Pra, - thotë Muxhahidi, - sikurse përmendet në ajetin tjetër: “... Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur.” [Ahkaf 15]. Po kështu, me vështi - rësi i jep gji, e rrit dhe me vështirësi do të përballet vazhdimisht. Seid Ibn Xhubejri shpjegon: “Domethënë, për të kaluar vështirësi e rëndesa e për të përballuar jetesën.” Nga Haseni është përcjellë se, kur ai lexoi njëherë këtë ajet, tha: “Domethënë, për t’u përballur me çështjet e fazat e dynjasë dhe për t’u përballur me çështjet, fazat dhe ngjarjet e ahiretit.” Ndërsa në një version tjetër thuhet: “Për t’u përballur me ngushtitë e dynjasë dhe tmerret e ahiretit.” Ibn Xheriri ka përzgjedhur pikërisht këtë mendim, pra, që njeriu është krijuar për të kaluar e për t’u përballur me vështirësi të shumta e të njëpasnjëshme në të dyja jetët. - “A mendon ai, se askush s'ka fuqi mbi të?” - Hasen el Basri shpjegon: “A mendon ai, se askush nuk ka fuqi që t’ia marrë pasu - rinë atij?” Katade shpjegon: “A mendon ai, se askush nuk ka për ta pyetur e marrë në llogari për pasurinë e tij, si e fitoi, si e shpenzoi?” Ndërsa Suddiju thotë se kuptimi është: “Pra, a mendon ai, se Allahu i Madhëruar nuk ka fuqi mbi të?” - “Ai thotë (me mburrje) : “Unë kam shpenzuar shumë pasuri.” Lubedâ do të thotë “të shumta”. Pra, njeriu mburret me pasuritë e shumta, që shpenzon në kotësira e shfrenime, prandaj i Lartësuari e qorton dhe kërcënon për këtë. - “A mendon ai se nuk e ka parë askush?!” – Vallë, mendon ai se nuk e ka parë Allahu i Lartësuar? (A mendon se Ai nuk e di se si i fitoi e ku i shpenzoi pasuritë e shumta me të cilat lëvdohet?) - “A nuk i dhamë atij dy sy ...” – Me sy mund të shohë. - Edhe gjuhë e dy buzë?” – Me gjuhë, njeriu mund të artikulojë e shprehë me fjalë atë që ndien në zemër, ndërsa buzët lehtë - sojnë shqiptimin e fjalëve, ngrënien e ushqimit dhe zbukurimin e fytyrës. Hafizi Ibn Asakiri, duke folur për jetëshkrimin e Ebu Rabi’ Dimeshkiu, përmend këtë hadith, që ai e sjell prej Mekhulit, i cili rrëfen se Pro - feti ﷺ ka thënë: “Zoti i Lartmadhëruar thotë: “O biri i Ademit, të kam dhënë bekime të mëdha, të cilat nuk i numëron dot dhe kurrë nuk mund ta përmbushësh mirë - njohjen për to. Prej mirësive, me të cilat të kam begatuar janë dy sytë, që të kam dhu - ruar, nëpërmjet të cilëve mund të shohësh. Vendosa në to kapakë, që të mund t’i mbyllësh e hapësh. Shiko me sytë e tu atë që e kam lejuar! Por, nëse syri has në diçka që e kam ndaluar, atëherë mbylli kapakët dhe largoje shikimin prej haramit. Unë të kam dhënë një gjuhë, që e vendosa brenda gojës. Për këtë arsye, trego atë që të kam urdhëruar dhe lejuar për ty. E nëse të para - qitet ajo që e kam ndaluar, atëherë mbylle (e burgose) brenda gojës gjuhën tënde. Unë të kam mundësuar të përjetosh kënaqësinë intime dhe ju kemi dhënë veshje, si mbu - luese për vendet tuaja të turpshme. Përmbushi dëshirat e kënaqësinë tënde me atë që ta kam lejuar! Megjithatë, nëse ato ju ofrohen me rrugë, që Unë i kam ndaluar, atëherë ruajeni nderin e hidhni mbulesën tuaj. O biri i Ademit, ti nuk e duron dot zemërimin tim, as nuk mund ta përballosh dot dënimin e hakmarrjen time.” 227 - “Vallë, a nuk ia treguam të dyja rru - gët?” – Ibn Mesudi shpjegon: “Domethënë, ia sqaruam, që të dallojë rrugën e mirësisë dhe atë të sherrit. Po kështu, përcillet edhe si shpjegim i Aliut, Ibn Abasit, Muxhahidit, Ikrimes etj. Ai i ngjan ajetit tjetër: “ Ne e krijuam njeriun prej një lëngu të përzier, për ta sprovuar atë dhe e bëmë që të dëgjojë e të shohë. Ne i treguam atij rrugën e drejtë e kështu, ai do të jetë ose mirënjohës ose përbuzës.” [Insan 2, 3]. Ky është shpjegimi më i saktë i ajetit. (Zoti ia ka sqaruar njeriut rrugën e drejtë nga e gabuara, nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Për këto mirësi, robi duhet të jetë mirënjohës ndaj Dhuruesit dhe të angazhohet maksimalisht për të plotësuar detyrimet ndaj Tij. Ai duhet që t’i shfrytëzojë këto mirësi për të kënaqur Zotin dhe jo për të plotësuar dëshirat e veta në harame. (Sadi)).

Mus'haf Hape →
Lukman 31:12–31:19 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… më i vrazhdë është pallma e gomarit. - Zëri i gomarit është zëri më i shëmtuar dhe më i urryer. Kështu, nëse do të kishte dobi dhe mirësi në ngritjen e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne i dhamë Lukmanit urtësi dhe e urdhëruam të ishte mirënjohës ndaj Allahut. - Allahu i Lartësuar na tregon rreth mirësive të shumta, me të cilat e veçoi Lukmanin, këtë rob dhe adhurues të zgjedhur. Ai e dalloi atë me dituri dhe urtësi të madhe. Ai i dhuroi dituri rreth të vërtetës dhe dispozitave të fesë. Ai mundësoi të njihte hollësi dhe detaje të shumta të ligjit dhe urtësive të Zotit. Por i dhuroi edhe urtësi të madhe në gjithë këtë dituri, sepse ndoshta njeriu mund të jetë i ditur, por jo i urtë. Ndërsa atij që i ka dhënë urtësi, patjetër që i ka dhënë edhe dituri. Urtësia presupozon edhe diturinë. Madje, ajo presupozon edhe të punuarit sipas diturisë. Prandaj edhe shumë dijetarë e kanë përkufizuar urtësinë si: dituri e dobishme dhe puna sipas asaj diturie. Kështu, duke qenë se i dhuroi një mirësi kaq të madhe, e urdhëroi që të tregohej mirënjohës për atë që i dhuroi, që Ai t’ia shtonte nga bujaria e Tij dhe ta bekonte e lartësonte më shumë. Pastaj e njoftoi se mirënjohja dhe mirësitë që ajo sjell me vete, janë thjesht në dobi të mirënjohësve, pasi Allahu nuk ka nevojë për të. - Çdokush që është mirënjohës, këtë e bën për veten e vet. Dhe çdokush që është mosmirëjohës, le ta dijë se Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. - Kështu, ai që mohon dhe tregohet mosmirënjohës dëmton thjesht vetveten. Allahu është El Ganij - i Pasur, që s’ka nevojë për krijesat e Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruar për gjithçka që ka caktuar dhe ka ligjëruar, si në ligjin e Sheriatit, ashtu edhe në ligjin e krijimit të Tij. Ai është i Pasur dhe Jonevojtar, dhe kjo është domosdoshmëri e Qenies së Tij. Me fjalë të tjera, Ai është Zot, i Plotë dhe Absolut, prandaj dhe si i tillë Ai është El Ganij dhe është El Hamid - i Lavdëruar në emrat cilësitë dhe atributet e Tij. Allahu është i lavdëruar, dhe çdo gjë që Ai ka krijuar e përcaktuar është e bukur dhe e drejtë. Që të dyja këto cilësi janë tregues të madhështisë së Allahut dhe të faktit që Ai është i Plotë dhe Absolut. Vetëm njëra prej tyre do të tregonte se Ai është i Plotë e Absolut dhe përmendja e të dyjave bashkë e përforcon edhe më shumë këtë fakt. Mufesirët kanë mendime të ndryshme për çështjen, a ka qenë Lukmani profet apo jo? Por Allahu i Lartësuar ka përmendur veçse faktin se i dha atij urtësi dhe përmend disa këshilla që ai i dha të birit, të cilat tregojnë për urtësinë dhe maturinë e Lukmanit. Në këto këshilla përmenden themelet më të mëdha të urtësisë dhe rregullat bazë të saj. - Lukmani, duke e këshilluar, i tha të birit: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është vërtet padrejtësia më e madhe!” - Lukmani iu drejtua të birit me disa fjalë këshilluese, që përmbajnë urdhëra e ndalesa nga njëra anë, por duke përmendur edhe inkurajime dhe kërcënime, në të njëjtën kohë. Kështu, këshilla është më e plotë dhe dobiprurëse kur shoqërohet me të tilla fakte e fjalë inkurajuese dhe kërcënuese. Fillimisht, Lukmani e urdhëroi për sinqeritet e teuhid dhe e ndaloi nga shirku. Pastaj i shpjegoi edhe shkakun se përse duhet t'u përmbahej këtyre këshillave, duke thënë: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është vërtet padrejtësia më e madhe!” Pse është padrejtësia më e madhe? Sepse nuk ka poshtërsi dhe paturpësi më të madhe sesa ta krahasosh krijesën, që është krijuar nga balta, me Krijuesin, që ka në pronësinë e Tij çdo gjë. Këta të mjerë krahasojnë atë që nuk ka asgjë në dorë me atë që ka çdo çështje në dorën e Tij; krahasojnë të varfërin nga çdo drejtim me Zotin, Krijuesin që është i Plotë, Absolut dhe i Pasur nga çdo drejtim; krahasojnë atë që nuk ka në dorë asnjë thërmijë mirësie, as për veten e as për të tjerët, me Atë që çdo mirësi është dhe buron nga bujaria e Tij, qofshin mirësitë e dynjasë, qofshin mirësitë të fesë e besimit dhe mirësi të ahiretit, mirësitë e trupave dhe të shpirtrave. Ai jep çdo mirësi dhe vetëm Ai i largon dhe të ruan nga çdo ligësi. Atëherë, a ka padrejtësi më të madhe se kjo? Allahu i Madhëruar na ka krijuar për ta adhuruar Atë si një të vetëm sinqerisht dhe duke jetuar sipas Ligjit të Tij. Nëse e bëjmë këtë, e kemi vlerësuar dhe nderuar trupin dhe shpirtin që Zoti na ka dhënë. Por nëse njeriu cënon teuhidin dhe zhytet në errësirën e adhurimit të kotësirave, që nuk kanë në dorë asgjë, ky është vërtet një poshtërim e nënçmim i shpirtit dhe trupit, që Zoti të ka dhënë dhe konsiderohet si padrejtësia më e madhe ndaj vetvetes. Pasi e urdhëroi për të plotësuar hakun e Zotit, për teuhidin e Tij, që do të thotë ta adhurosh Allahun si një të vetëm dhe të largohesh nga shirku, Lukmani i urtë vijon që të urdhërojë e të këshillojë të birin për të plotësuar detyrën tjetër më të rëndësishme pas plotësimit të hakut të Zotit, që është bamirësia ndaj prindërve. Ai thotë: - Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e bart atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndan gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. - Kjo është ndër porositë më të rëndësishme që Zoti i ka dhënë njeriut dhe për të cilën do ta pyesë në e ka përmbushur apo jo. Ai e urdhëron që të jetë bamirës ndaj prindërve: "...të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu." Të jesh mirënjohës ndaj Meje, duke më adhuruar si një të vetëm e duke përmbushur detyrimin Tim. Të jesh mirënjohës duke mos i përdorur mirësitë që Unë të kam dhuruar për të bërë gjynahe e poshtërsi ndaj Meje. Gjithashtu, të jesh mirënjohës edhe ndaj dy prindërve të tu, duke u bërë mirë atyre, duke u thënë fjalë të ngrohta e të buta, me sjellje të bukur e modesti. Të jesh mirënjohës ndaj tyre, duke u nderuar dhe respektuar emrin me sjelljen tënde dhe duke përmbushur nevojat e dëshirat e tyre. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos sillesh keq ndaj tyre, as me fjalë e as me vepra! Allahu na jep këtë porosi të rëndësishme dhe na thotë: “Vetëm tek Unë është kthimi juaj!" O njeri, ti do të kthehesh tek Ai që t'i dha këto porosi dhe të ngarkoi me këto detyra e përgjegjësi. Ai do të të pyesë, a i përmbushe ato apo jo?! Nëse po, atëherë do të të japë shpërblimin më të madh. Por nëse i ke shpërfillur ato, ka për të dhënë dënimin e dhembshëm dhe të drejtë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa nga shkaqet përse duhet të jemi bamirës me nënën, në mënyrë të veçantë. Ai thotë: Nëna e vet e bart atë mund pas mundi, e bart me vështirësi pas vështirësie. Ajo ndien vështirësi e lodhje që në momentin kur ngjizja është thjesht një pikë në barkun e saj. Ajo kalon lodhje, rëndesë, ndryshim të gjendjes fizike dhe psikologjike. Mos përmendim këtu dhimbjet e lindjes, sa të forta janë! Më vonë, "pas dy vjetësh, ia ndan gjirin". Fëmija ka nevojë për përkujdesin e nënës dhe gjidhënien. Të gjitha këto ajo i bën pa përtesë dhe me një dashuri të madhe e të pashembullt. A nuk është detyrë që këtij njeriu, që duroi gjithë ato vështirësi dhe të fali aq dashuri e përkujdesje, t'i falësh edhe ti bamirësi e dashuri? Ja për këtë na urdhëron Allahu i Madhëruar! - E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke aspak dije, atëherë mos iu bind atyre; megjithatë, për çështjet e jetës së kësaj bote, të sillesh mirë me ta. - Këto lloj kërkesash dhe dëshirash nuk bëjnë pjesë në bamirësinë ndaj prindërve dhe nuk duhen plotësuar, hepse haku i Zotit është më parësor për t'u përmbushur se çdo e drejtë tjetër. Rregulli në Islam thotë qartë: "Nuk lejohet t'u bindesh krijesave duke thyer urdhrin e Krijuesit." Por kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: "...atëherë mos iu bind atyre; megjithatë, në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta." Nuk thotë që tregohu i vrazhdë dhe shkeli të gjitha përgjegjësitë ndaj tyre. Por thjesht mos iu bind kur të urdhërojnë për idhujtari dhe për gjynahe ndaj Zotit. Përsëri, bamirësia ndaj tyre duhet të jetë e vazhdueshme, madje më e spikatur. Shoqëroji dhe bashkjeto me ta, duke qenë gjithnjë bamirës, sipas normave të përhapura ndër njerëz. Ndërsa pasimi i tyre në gjynahe e idhujtari është i ndaluar dhe i dënueshëm. - Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. - Ne jemi urdhëruar të ndjekim rrugën e besimtarëve, që besojnë korrektësisht dhe me sinqeritet Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, profetët e Tij dhe iu dorëzuan plotësisht Zotit të tyre, për të jetuar sipas Shpalljes së Tij. Ata pendohen dhe kthehen në rrugën që të çon në kënaqësinë e Zotit dhe Xhenetin e Tij. Kjo është rrugë që jemi urdhëruar të ndjekim me përkushtim. Ashtu si besimtarët e sinqertë, edhe ne ndjekim rrugën e kthimit tek Zoti me nënshtrim e bindje. Me fjalë të tjera, ne i përkushtojmë të gjitha forcat trupore, mendore e shpirtërore veç për të kënaqur Zotin tonë dhe të gjitha qëllimet tona janë të drejtuara veçse për të jetuar sipas urdhëresave të Tij. Dhe kur qëllimet tona dhe zemrat tona janë të përkushtuara veçse për këtë rrugë, atëherë edhe trupat tanë do të lëvizin e bëjnë veçse punë që kënaqin Allahun dhe të afrojnë tek Ai. - Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë... - Si të bindurit, ashtu edhe të pabindurit, si ata që janë penduar, ashtu edhe ata që i kanë kthyer shpinën rrugës së Tij, tek Ai do të kthehen. Ai thotë: - dhe Unë do t’ju tregoj atë që keni bërë. - Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të robit dhe Ai është shpërblyesi më bujar dhe ndëshkuesi më i drejtë. - O biri im (tha Lukmani) ! (Ditën e Gjykimit) Allahu ka për ta sjellë (prej veprave të robit) edhe një thërrmijë të vogël sa një farë sinapi, edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. - Edhe një farë sinapi, - që konsiderohet nga më të voglat gjëra, - sikur të jetë fshehur në mes të ndonjë shkëmbi ose në lartësitë e qiejve dhe thellësitë më të errëta të Tokës, Allahu i Madhëruar ka për ta nxjerrë dhe ka për ta sjellë atë në shesh. Kjo ndodh sepse dituria e Allahut është e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe pushteti i Tij është i plotë e absolut. Ai di çdo gjë të fshehtë në hollësi. Asgjë nuk i fshihet Allahut. - Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. - Ai është Latif, që do të thotë i ditur për çdo hollësi të fshehtësive. Ai sheh dhe di çdo fshehtësi, edhe sikur të jetë strukur në thellësitë e errësirat e Tokës dhe të oqeaneve. Qëllimi i të gjithë kësaj është për të na nxitur që të ndiejmë mbikëqyrjen e Zotit dhe t'i frikësohemi e kemi turp prej Tij me sa kemi mundësi. Ky është një kërcënim për t'u larguar nga çdo punë e shëmtuar dhe e ndaluar, e vogël apo e madhe qoftë, e pakët apo e shumtë. - O biri im! Fale namazin rregullisht... - Lukmani e nxiti për të falur namaz. Ai e porositi në mënyrë të veçantë për këtë vepër, sepse falja e namazit është ndër adhurimet më të mëdha të shprehura me trup e me zemër. Pasta tha: - ...urdhëro për çfarë është e drejtë dhe ndalo nga çfarë është e keqe dhe bëj durim në çfarëdo që të të godasë! - Kjo presupozon që fillimisht të njohë të mirën dhe mbarësinë, që pastaj të urdhërojë njerëzit për të, duhet të njohë edhe të keqen, që t'i ndalojë njerëzit prej saj. Gjithashtu, Ai duhet të pajiset edhe me disa cilësi të domosdoshme për këtë mision si: butësia, mirësjellja, durimi. Të gjitha këto bëjnë pjesë në urdhrin: "...urdhëro për çfarë është e drejtë...", sepse ky është urdhër edhe për ato gjëra pa të cilat nuk mund të realizohet misioni i mësipërm. Në fund e përmend durimin, duke thënë: "...bëj durim në çfarëdo që të të godasë!" Fillimisht duhet të jesh i durueshëm, që të jesh i pari që zbaton atë për të cilën urdhëron të tjerët dhe të jesh i pari që largohet nga ajo gjë për të cilën i ndalon të tjerët. Ky është një urdhër për të kompletuar vetveten duke bërë punë të mira dhe duke u ruajtur nga të këqijat, dhe pastaj për të rregulluar të tjerët me urdhëresat për mirë e ndalesat nga të këqijat. Por dihet mirë se, nëse njeriu urdhëron për të mira dhe ndalon nga e keqja, do të sprovohet dhe përballet me vështirësi dhe përplasje. Në këto urdhëresa e ndalesa ka njëfarë vështirësie për shpirtin, prandaj Lukmani urdhëroi për durim. - Vërtet, këto janë nga çështjet më të vyera (e të shpërblyeshme) . - Në këto këshilla që Lukmani i dha djalit të vet janë nga çështjet më të vështira për nefsin dhe më të shpërblyeshmet njëkohësisht, për të cilat e meriton të sakrifikosh. Por për realizimin e tyre u jepet sukses veçse njerëzve të vendosur dhe me ambicie të lartë. - Dhe mos ua kthe shpinën njerëzve me mendjemadhësi - Mos u vrenjt para njerëzve me mendjemadhësi dhe duke u mbajtur me të madh. - dhe mos ec nëpër tokë si kryeneç... - Mos ec me mendjemadhësi, vetëpëlqim e duke u mburrur për mirësitë që ke, duke harruar Atë që t'i dhuroi ato. - sepse Allahu nuk e do atë që tregohet mendjemadh e mburravec! - Allahu nuk i do ata që sillen me kryeneçësi dhe që mburren me fjalë. - Gjithashtu, ji modest në ecjen tënde – pra duhet të ecësh me modesti dhe jo si kryeneç e keqbërës. - ...dhe fol me zë të ulët, - Duke treguar respekt dhe edukatë me Allahun dhe me njerëzit. - sepse zëri më i vrazhdë është pallma e gomarit. - Zëri i gomarit është zëri më i shëmtuar dhe më i urryer. Kështu, nëse do të kishte dobi dhe mirësi në ngritjen e zërit, kjo nuk do t'i jepej gomarit, i cili dallohet si i nënçmuar dhe i mangët. Në këto këshilla që Lukmani i dha birit të vet janë përmbledhur çështjet më madhore e të rëndësishme. Ato ngërthejnë në vetvete edhe shumë këshilla e çështje të tjera, që nuk janë përmendur shprehimisht. Përveç këtyre, ai përmend edhe arsyet e duhura që e nënshtrojnë dhe inkurajojnë njeriun për t'i kryer ato nëse janë urdhëresa dhe për t'iu larguar, nëse janë ndalesa. Ky është përkufizimi i urtësisë, ashtu siç e përmendëm edhe më parë. Pra, urtësia është: dituria rreth ligjeve e dispozitave, rreth urtësive që fshihen pas tyre dhe pas shkaqeve të ligjërimit, si dhe puna sipas tyre. Kështu, Lukmani e urdhëroi fillimisht për atë që është themeli i fesë së vërtetë, pra, për teuhidin e Zotit, dhe e ndaloi nga shirku, duke ia bërë të qartë shkakun e kësaj ndalese. Pastaj e urdhëroi për bamirësi ndaj prindërve, duke përmendur edhe arsyen e këtij urdhëri. Pastaj e urdhëroi për të qenë mirënjohës ndaj Zotit dhe mirënjohës ndaj prindërve. Por i sqaroi, gjithashtu, që bindja ndaj prindërve duhet përmbushur në çdo rast, përveç nëse ata të urdhërojnë për poshtërsi, idhujtari dhe mosbindje ndaj Zotit. Megjithatë, edhe në një rast të tillë, njeriu nuk duhet të heqë dorë nga sjellja e mirë dhe bamirësia ndaj prindërve dhe aq më pak të sillet vrazhdë me ta. Përkundrazi, ai duhet të sillet në mënyrë shembullore ndaj tyre, edhe kur i duhet që të mos u bindet për ndonjë kërkesë të padrejtë. Gjithashtu, Lukmani e urdhëroi të birin për të ndjerë mbikëqyrjen e Allahut dhe e këshilloi që t'i frikësohej takimit me Zotin. Ai i kujtoi faktin se Zoti nuk do të lërë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa ia nxjerrë në pah atë ditë dhe pa i dhënë shpërblimin ose ndëshkimin e merituar për të. Më pas e këshilloi që të ruhej nga mendjemadhësia dhe e urdhëroi për modesti. Ai e këshilloi djalin që t'i largohej shprehjes së fodullëkut në të ecur e në të folur ose në komunikimin me njerëzit. Pastaj sërish e urdhëroi për të bërë vepra të mira dhe e ndaloi nga veprat e këqija, të falte rregullisht namazin dhe të ishte i duruar. Dhe dihet se me namaz dhe me durim lehtësohet çdo çështje, siç ka thënë i Madhëruari: "O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! Vërtet, Allahu është me durimtarët". [Bekare 153]. Një njeri që i jep të birit të tilla porosi, e meriton që të quhet i urtë dhe i famshëm. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar u tregoi njerëzve diçka nga urtësia e këtij njeriu të mirë, që të jetë shembull për ta.

Mus'haf Hape →
Hud 11:84–11:95 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… hakun të tjerëve. Mos abuzoni me të drejtat e njerëzve. Ngrënia në peshë konsiderohet vjedhje dhe është haram. - “...dhe mos u bëni shkatërrimtarë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin.”” - Medjeni ishte një popull i njohur, që jetonte në zonën e quajtur Medjen, në Palestinën e poshtme. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe në këtë popull dërgoi profetë, dhe pikërisht vëllain e tyre nga gjaku, Shuajbin (a.s.). Allahu i Lartësuar u dërgoi dikë të afërt dhe të njohur ndër ta, që ata t’i pranonin këshillat dhe porositë hynore të përcjella nga ai. - “Ai u thoshte: “O popull im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij.” - Edhe ai, si të gjithë profetët e tjerë, i këshilloi dhe i urdhëroi që të adhuronin veçse Allahun, si Zot i Vetëm e i Pashoq. Ai i mësoi që të gjitha adhurimet t'ia përkushtonin me sinqeritet vetëm Allahut të Madhëruar. Medjeni ishin një popull që, përveç idhujtarisë, kryenin shumë vepra të tjera të dënueshme. Kështu, ata hanin në peshë dhe masë, duke shpërfillur të drejtat e njerëzve. Për këtë arsye, menjëherë pas urdhrit më të rëndësishëm, atij për respektimin e teuhidit, dhe ndalesës më kategorike, atë të largimit nga idhujtaria, profeti Shuajb (a.s.) i këshilloi për të kryer matje dhe peshime të sakta dhe të drejta, duke thënë: - “Masni e peshoni drejt!” - Mos ua hani njerëzve pasurinë padrejtësisht, duke bërë hile në matje e në peshë, por të jeni gjithmonë të ndershëm. Mos guxoni t'u pakësoni aspak nga haku i njerëzve dhe e drejta e tyre! - “Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha,....” - Shihni se si ju jetoni në begati. Allahu i Lartësuar ju ka dhuruar pasuri e shëndet. Ai ju ka gëzuar me prona e pasardhës të shumtë. Atëherë, a nuk e meriton Allahu që ju të tregoheni mirënjohës ndaj Tij?! Nëse jeni mirënjohës, begatia do t’ju shtohet edhe më shumë, në të kundërt të mirat do t'ju largohen. Përveç kësaj, unë i frikësohem edhe diçkaje tjetër: - “...por kam frikë për ju Dënimin e një dite gjithpërfshirëse” - Askush prej jush nuk mund t'i shpëtojë ndëshkimit të asaj dite që do të jetë gjithëpërfshirës. Nëse ju godet ky ndëshkim, asnjë s’ka për të mbetur më i gjallë, ndërsa pas vdekjes do të ndëshkoheni përjetësisht. - “O populli im! Masni e peshoni saktë, mos ua cenoni njerëzve hakun që u takon”...” - Ashtu sikurse dëshironi që njerëzit t'ju japin hakun, ashtu edhe ju jepuni hakun të tjerëve. Mos abuzoni me të drejtat e njerëzve. Ngrënia në peshë konsiderohet vjedhje dhe është haram. - “...dhe mos u bëni shkatërrimtarë të Tokës (me padrejtësitë tuaja) !” - Vazhdimësia në gjynahe dhe padrejtësi sjell shkatërrim në tokë. Mosbindja ndaj Allahut dhe porosive të profetëve të Tij është shkatërruese e fesë, besimit, adhurimeve, nga njëra anë, dhe shkatërrim i rendit, lumturisë dhe bamirësisë në dynja, nga ana tjetër. Poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Allahut bëhen shkak për shkatërrimin e të mbjellave dhe dëmtimin e pasardhësve dhe të shoqërisë njerëzore. - “Ato që jua ka lejuar Allahu, janë shumë më të mira për ju, nëse, vërtet jeni besimtarë.”” - Asnjëherë mos harroni që, çdo gjë që Allahu jua ka bërë hallall është shumë herë më e mirë për ju. Prandaj mos lakmoni të përvetësoni diçka në rrugë haram, sepse prej saj nuk ka mirësi, por ka për t'ju sjellë veçse fatkeqësi e dëshpërim. Dëmi që do t’i shkaktoni vetes do të jetë shumë herë më i madh sesa përfitimi. Nëse jeni vërtet besimtarë, atëherë zbatoni me korrektësi atë që ju kërkon ky besim. - “Por unë nuk jam rojtari juaj.” - Unë nuk jam përgjegjës për veprat tuaja – u thotë Profeti (a.s.) - dhe as nuk është detyrë e imja që t'i llogaris dhe regjistroj veprat tuaja. Kjo është në dorën e Allahut të Madhërishëm. Është Ai që i regjistron veprat tuaja dhe ju mbikëqyr në çdo çast, për t'ju shpërblyer e ndëshkuar sipas meritës. Ndërsa unë kam detyrë thjesht t'jua qartësoj plotësisht mesazhin me të cilin u dërgova nga Zoti i gjithësisë. - “Ata thoshin: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që kanë adhuruar prindërit tanë dhe të mos veprojmë me pasurinë tonë si të duam vetë?”.” – Kjo qe një formë përçmimi e talljeje për profetin dhe porositë e tij, si dhe për të shprehur mosbindjen e vendosur të tyre ndaj ftesës së tij. Me fjalë të tjera, ata i thoshin Profetit: Nuk kanë asnjë arsye këto ndalesa që ti po na vendos. E vetmja arsye që ne shohim është fakti që ti po i falesh Zotit. Mos vallë, meqë ti po kryen këtë punë, neve na u dashka që të lëmë zakonet tona të vjetra dhe të mos adhurojmë idhujt, që i adhuronin edhe të parët tanë?! Sipas tyre, ftesa e Profetit për adhurimin e një Zoti të vetëm, Allahut të Madhëruar, nuk na paskësh asnjë bazë, përveç faktit që ajo i shkonte për shtat adhurimit të Profetit dhe besimit të tij. Si mundet – pyesnin ata – që, për këtë shkak, ne të lëmë traditën e të parëve tanë “të ndritur” dhe “të mençur”?! Ky ishte arsyetimi i tyre për të mos pranuar ftesën e Profetit për njësimin e Allahut të Madhëruar në adhurim. Të njëjtin arsyetim bënë edhe për të mos iu bindur Profetit në këshillat e tij për të respektuar të drejtat e njerëzve. Logjika e tyre e sëmurë thoshte: Ne nuk kemi për të hequr dorë nga mënyra e përdorimit të pasurive tona. Porositë e tua për peshën dhe matjen me saktësi e ndershmëri apo për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndaj njerëzve, nuk kemi pse t’i dëgjojmë vetëm sepse ti i falesh Zotit dhe sepse kështu të shkon pas oreksit tënd. Pasuria është e jona dhe ne veprojmë me të si të dëshirojmë. Ti nuk ke asnjë të drejtë për të na mësuar se si të veprojmë me gjërat që na përkasin ne. Pas këtij arsyetimi të ulët, duke e shtuar edhe më shumë masën e talljes, ata thanë: - “Ti na qenke ai i buti e i mençuri?!” - Kuptimi: Ti na qenke i urti, i mençuri dhe i udhëzuari?! Ti na qenke ai që udhëzon veçse për drejtësi e bamirësi dhe ndalon nga rruga e keqe?! Ti nuk je aspak i tillë dhe ne nuk të besojmë. Kështu, ata donin të shprehin se, sipas tyre, ai kishte pikërisht të kundërtat e cilësive të përmendura. Sipas tyre, ai nuk ishte i butë, i mençur dhe i udhëzuar në rrugën e drejtë, por mendjelehtë, i çoroditur dhe i devijuar. Pra, me fjalë të tjera, kuptimi ishte: E si na qenke ti i urti e i udhëzuari, ndërsa të parët tanë mendjelehtë e të devijuar?! Pa dyshim që kjo tallje dhe shpifje e tyre ishte një krim shumë i shëmtuar. Profeti është i udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe i veshur me të gjitha virtytet e larta. Është e vërtetë që namazi dhe adhurimet ndaj Allahut e udhëzojnë profetin në rrugën e drejtë. Është e vërtetë, gjithashtu, se adhurimet e shtyjnë profetin që të këshillojë popullin e tij për vepra të mira, në krye të së cilave është teuhidi, dhe t'i ndalojë ata nga veprat e këqija dhe padrejtësitë. E ku ka poshtërsi më të madhe sesa adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut të Madhërishëm dhe sesa përdhosja e të drejtave të krijesave?! Përvetësimet duke vjedhur në peshë e matje apo me çdo mënyrë tjetër janë padrejtësi e madhe, që Zoti e ka ndaluar dhe ka kërcënuar se do të ndëshkohet si vepër e ulët. - ““O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira!” - Profeti i Allahut, Shuajbi (a.s.), u drejtohet atyre dhe u thotë: “O populli im, shihni dhe mendohuni pak! Unë jam tërësisht i sigurt dhe i qartë në të vërtetën që ju përcjell. Allahu më ka dhuruar mirësi e begati të shumta, që ju i dini shumë mirë. Gjithashtu: - “Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj.” - Unë nuk ju them, nga njëra anë, që ju t’i largoheni vjedhjes në peshë dhe në masë apo cenimit të të drejtave të njerëzve në përgjithësi dhe, nga ana tjetër, t’i veproj vetë këto që ju ndaloj. Kuptojeni se unë nuk dua t’ju mashtroj dhe manipuloj. Unë jam zbatuesi i parë i porosive që ju drejtoj. Unë jam i pari që ruhem nga këto harame. Të jeni të sigurt se unë dëshiroj vetëm të përmirësoj gjendjen sa të mundem. - “Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi,...” - Unë dëshiroj thjesht rregullimin e gjendjes suaj, duke gjetur udhën e drejtë, që ju mundëson çdo mirësi e begati dhe që ju afron drejt lumturisë. Unë nuk kam asnjë qëllim e interes personal, por thjesht të ndihmoj popullin tim me aq sa mundem. Duke qenë se këto fjalë mund të tingëllojnë si vetëlëvdim, Profeti menjëherë shtoi dhe tha: - “...por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” - Çdo e mirë që më ndodh mua, si mbarësia për të kryer vepra të mira, ashtu edhe forca për t’u larguar nga e keqja, është thjesht dhuratë nga Allahu dhe aspak merita ime. Për këtë arsye, unë i mbështetem vetëm Atij për të gjitha çështjet e mia dhe mjaftohem me këtë, duke patur besim të plotë tek Allahu. Unë kthehem i penduar vetëm tek Allahu dhe jam i përkushtuar të zbatoj çdo gjë që Ai më urdhëron. Kështu rregullohen çështjet e njerëzve dhe kështu udhëzohen ata në mirësitë e dynjasë e të ahiretit: me mbështetje të plotë tek Allahu dhe me kthim tek Ai për t'iu bindur e nënshtruar. Prandaj i Madhëruari gjithmonë urdhëron për përkushtim ndaj Tij në adhurim dhe mbështetje tërësisht tek Ai. Nëpërmjet sures Fatiha, e cila përsëritet në çdo namaz, Allahu i Madhëruar na mëson që të themi: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë." - “O populli im! Mos lejoni që kundërshtimi (e urrejtja) ndaj meje t’ju rrëzojë e të bëjë që t’ju godasë ajo që e goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. As populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush.” - Të mos ju shtyjë kundërshtimi e urrejtja ndaj meje që të mos më bindeni, dhe pastaj t'ju përfshijë ndëshkimi i ashpër, siç ka ndodhur edhe me popujt e shkuar. Vendbanimet e tyre janë pranë jush, e po kështu edhe koha e tyre nuk është shumë e largët, dhe ju e dini se çfarë ndodhi me ta. - “Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!”” - Kërkojini falje Zotit tuaj për të gjitha gabimet e gjynahet që keni kryer dhe tregojani pendesën tuaj Atij. Të jeni pendestarë gjatë gjithë jetës tuaj, duke u kthyer gjithmonë tek Allahu të nënshtruar, të bindur, të duruar e këmbëngulës për t'iu larguar ndalesave të Tij. - “Vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë dhe shumë i Dashur.” - Këdo që pendohet sinqerisht dhe kthehet tek Zoti i nënshtruar dhe i bindur, i Madhëruari e fal dhe e mëshiron, ia pranon pendimin dhe e do. El Uedud (i Dashur) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar, që do të thotë se Ai i do robërit e Tij besimtarë dhe ata e duan Atë. Sipas gjuhës arabe, El Uedud ka kuptimin ‘Dashës’, domethënë Ai që i do besimtarët, ose kuptimin “i Dashur”, domethënë Ai të cilin e duan besimtarët. - “Ata thanë: “O Shuajb! Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.” - Të zemëruar dhe të bezdisur tej mase nga këshillat e Profetit, ata thanë: "Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.”. - “Në të vërtetë, ne të konsiderojmë ty si njeri të dobët në mesin tonë. Po të mos ishte fisi yt, ne do të të gjuanim me gurë, sepse ti nuk ke asnjë pozitë të lartë ndër ne.” - Ata thoshin: ‘Ti nuk je njeri me peshë, por thjesht një i rëndomtë e i parëndësishëm. Sikur të mos ishte fisi yt dhe mbështetësit e tu, ne do të të vrisnim me gurë. Ti nuk gëzon ndonjë respekt në zemrat tona dhe nuk ke asnjë vlerë për ne. Nëse po të lëmë gjallë, po e bëjmë thjesht për respekt të fisit tënd’. Duke dashur ti bënte të mendonin, i Dërguari i Zotit iu tha me butësi: - “Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine.” - Si mund të më toleroni për hir të fisit tim dhe nuk e bëni këtë për hir të Allahut?! Mos vallë fisi im është më i rëndësishëm për ju sesa vetë Allahu i Madhëruar?! Kështu, ju i shpërfillni urdhrat e Allahut, duke mos u shqetësuar aspak për të drejtën e Tij dhe as për ndëshkimet e Tij. Por jini të sigurt se: - “Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.” - Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë vepër e juaja, asnjë thërmijë. Ai ka për t'ju shpërblyer për çdo vepër, ashtu si e meritoni. Pas këshillave të shumta dhe shpërfilljes së tyre të vazhdueshme, Shuajbi (a.s.) tha: - ““O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar.”.” - “Ju vazhdoni me veprat dhe besimin tuaj të kotë, se edhe unë do të vazhdoj në rrugën time. Por do të vijë dita që do ta shihni se cilin do të godasë dënimi i ashpër, ne apo ju.” Dhe, vërtet, ata e panë ndëshkimin, kur ai i goditi me ashpërsi. - “Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!” - Rrini e vështroni atë që do të ndodhë me mua, se edhe unë do të vështroj atë që do të ndodhë me ju! - “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan.” - Kur u zbatua urdhri Ynë për shkatërrimin e popullit të Lutit, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe besimtarët. Ata nuk e përjetuan tmerrin e ndëshkimit të ashpër të Allahut të Madhëruar. - “Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme) dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty.” - Prej tyre nuk dëgjohej më asnjë zë dhe nuk vëreje asnjë lëvizje. Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar kurrë në ato vise. Pas ndëshkimit, ata u shndërruan në kufoma, sikur të mos kishin përjetuar asnjë kënaqësi në këtë botë. - “Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit) Medjeni, sikurse u largua Themudi!” - Ata u mallkuan dhe u shkatërruan nga Allahu i Madhëruar, ashtu sikurse ndodhi edhe me popullin e Themudit. Të dy popujt patën të njëjtin ndëshkim: ata u mallkuan, u poshtëruan dhe u shkatërruan në mënyrë të tmerrshme. Profeti Shuajb (a.s.) është quajtur ndryshe edhe si Hatibul Enbija - Oratori i Profetëve. Ky titull i është dhënë për shkak të stilit të tij të mrekullueshëm në komunikimin me popullin e tij. Në historinë e Shuajbit (a.s.) ka shumë mësime dhe përvoja të mrekullueshme. Ndër to mund të përmendim: 1. Mohuesit e besimit të drejtë, ashtu sikurse do të ndëshkohen për mohimin e themelit të Islamit, që është njësimi i Zotit, po ashtu do të merren në përgjegjësi e do të ndëshkohen edhe për shkeljen e dispozitave të kësaj feje. Kështu, ata nuk do të ndëshkohen vetëm për shirkun dhe kufrin, por edhe për moszbatimin e detyrimeve të tjera të fesë. Kjo kuptohet nga fakti se Shuajbi (a.s.) e urdhëroi popullin për teuhidin e pastër, por edhe për dispozita të tjera, si kryerja e detyrimeve ndaj njerëzve dhe peshimi e matja me saktësi e ndershmëri. Edhe në fund, ata u ndëshkuan për të dyja llojet e kundërshtimit e të mosbindjes. 2. Vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh dhe ata që e bëjnë këtë mund të goditen nga ndëshkimi i përshpejtuar që në këtë botë. Ky veprim konsiderohet përvetësim i padrejtë i pasurisë së tjetrit. Nëse vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh, atëherë sigurisht që grabitja e drejtpërdrejtë apo me dhunë është shumë herë më e dënueshme. 3. Forma e ndëshkimit është sipas llojit të krimit. Kështu, ai që synon të vjedhë pasurinë e tjetrit për të shtuar pasurinë e vet, ndëshkohet me të kundërtën e qëllimit të tij. Allahu ia heq nga duart ose ia shkatërron pasurinë që i ka falur. Ky mësim përftohet në momentin kur Shuajbi i thotë popullit të tij: "Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha ". Pra, mos u bëni shkak nëpërmjet veprave tuaja, që këto mirësi t'ju hiqen prej duarsh. Njeriu duhet të kënaqet me çka i ka dhënë Allahu i Madhëruar. Le të mjaftohet me hallallin kundrejt haramit. Ai duhet të përqendrohet te mënyrat e ligjshme të fitimit dhe t’u largohet mënyrave të paligjshme, sepse kështu është më mirë për të, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Ajo çfarë mbetet tek Allahu është më e mirë për ju.” Çfarë Zoti e ka bërë të lejuar sjell begati dhe mirësi të panumërta. Hallalli është më i rehatshëm për shpirtin. Ndërsa harami, nga ana tjetër, e prish bekimin e pasurisë. 5. Puna sipas besimit konsiderohet si domosdoshmëri, madje është shenjë treguese e besimit, siç thuhet edhe në ajet. Në të kundërt, nëse nuk punohet sipas besimit, atëherë besimi ose është i mangët, ose nuk ekziston. 6. Falja e namazit ka qenë e urdhëruar për të gjithë profetët e parë. Ai ka qenë gjithmonë një nga veprat e mira më të rëndësishme. Edhe jobesimtarët e pohojnë vlerën dhe peshën e namazit si adhurim. Namazi është më i rëndësishmi ndër të gjitha adhurimet e tjera. Namazi të ndalon nga poshtërsitë, shfrenimi dhe haramet. Namazi është treguesi më i mirë për gradën e besimit të robit dhe të ligjeve të Zotit që ai zbaton. Me fjalë të tjera, nëse përkryhet namazi, përkryhen të gjitha adhurimet e tjera, dhe nëse cenohet ai, cenohen edhe adhurimet e tjera. 7. Pasuria që Allahu i Lartësuar i dhuron njeriut, duke ia besuar atij, nuk duhet shpërdoruar e trajtuar pa kriter. Njeriut nuk i lejohet të veprojë me pasurinë e tij si t’i dojë qejfi e pa hesap. Kjo pasuri i është lënë si amanet atij dhe ai e ka për detyrë që të plotësojë të drejtën e Allahut në këtë pasuri. Kjo arrihet veçse nëpërmjet plotësimit të detyrave që Allahu i ka vënë mbi pasurinë. Gjithashtu, robi duhet të jetë i kujdesshëm dhe të largohet nga çdo mënyrë fitimi që e ka ndaluar Allahu e Profeti i Tij. Muslimani kurrë nuk mund të sillet si mohuesit, të cilët mendojnë dhe këmbëngulin që kanë të drejtë të plotë mbi pasurinë e tyre që ta shpenzojnë sipas dëshirës, pa asnjë lloj kriteri e përgjegjësie. Ata as që shqetësohen apo të marrin në konsideratë ligjet e porositë e Zotit. Ata i shpërfillin krejtësisht të drejtat e Zotit mbi pasurinë që Ai ua ka dhënë. 8. Një thirrës i plotësuar është ai i cili nxiton vetë i pari për ta zbatuar atë ku i thërret të tjerët dhe largohet i pari prej asaj që ua ndalon të tjerëve, siç tha Shuajbi (a.s.): “Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj.” Allahu i Madhëruar ka thënë në një ajet tjetër: "O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.” [Saf 2, 3]. 9. E përbashkëta e të gjithë profetëve ka qenë gjithmonë dëshira për rregullimin e gjendjes së popujve të tyre, përmes çdo rruge të mundshme. Ata u mësonin njerëzve si të arrinin gjithçka që ishte e mirë dhe në dobi të tyre. Po ashtu, ata erdhën që të izolonin e ta pakësonin të keqen. Me durim e përkushtim, profetët i udhëzuan njerëzit si të ruheshin e të shpëtonin nga e liga. Profetët u dërguan për të siguruar të mirën e përgjithshme para asaj personale. Thelbi i mirësisë është: çdo normë e ligj, që rregullon gjendjen e individit dhe të shoqërisë, qoftë në aspektin e fesë dhe besimit, qoftë në aspektin e jetës së përditshme të tyre në këtë dynja. 10. Kush bën gjithçka që është brenda mundësive të veta, nuk ka për t’u marrë në përgjegjësi për gjërat që kanë qenë jashtë mundësive të tij. Njeriu e ka për detyrë që të bëjë aq sa ka mundësi për të rregulluar çështjet e tij dhe të të tjerëve. 11. Njeriu nuk duhet të mbështetet në forcat e veta për asnjë çast, as edhe sa një pulitje sysh. Ai duhet t’i mbështetet vazhdimisht Zotit e t’i kërkojë ndihmë Atij qoftë për arritjen e të mirave, qoftë për ruajtjen nga të këqijat e rreziqet e dynjasë dhe ahiretit. Ai duhet t’i lutet dhe përgjërohet Allahut që t’i dhurojë forcë, dituri e sukses për arritjen e çdo të mire e shpëtimin nga çdo e keqe. Nëse atij i dhurohet ndopak nga kjo lloj mbështetjeje, atëherë duhet t'ia atribuojë dhe t’ia dijë për nder Allahut të Vetëm e të Pashoq. Ai nuk duhet kurrë që t’i atribuojë vetes ndonjë të mirë, por gjithmonë të thotë: ‘Suksesi vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” 12. Në këto ajete kuptohet rëndësia e madhe e përkujtimit të historisë dhe ndëshkimeve të popujve të lashtë. Kjo është një mënyrë shumë efikase, që edhe profetët e kanë përdorur në komunikimin me popujt e tyre. Po kështu, gjatë fjalimeve inkurajuese për punë të mira është shumë e dobishme përmendja e mirësive me të cilat Zoti i ka begatuar e nderuar të devotshmit. Përmendja e historisë së të devotshmëve sjell gjallëri dhe forcë te dëgjuesit. 13. Ai që pendohet ka dy mirësi: së pari, Allahu i Madhëruar e fal atë dhe ia mbulon të metat e tij; së dyti, Allahu e do shumë atë për pendimin e Tij. Nga kjo kuptohet se sa gabim e kanë ata që thonë se: kur njeriu pendohet, duhet të kënaqet thjesht që Allahu ta falë dhe të shpresojë që të mos e ndëshkojë, se, për të arritur dashurinë e Tij, as që bëhet fjalë. Këtyre u kundërvihet ky ajet, ku Allahu thotë: “Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar! Vërtet, Zoti im është Mëshir ëplotë dhe shumë i Dashur.” Kjo tregon se Allahu ofron jo vetëm mëshirë për atë që pendohet e kërkon falje sinqerisht, por ofron edhe dashuri. 14. Allahu i Madhëruar i mbron dhe i ndihmon besimtarët përmes shkaqesh e rrugësh të shumta, të cilat ata mund t’i dinë e kuptojnë, por që edhe mund të mos jenë të vetëdijshëm për shumë prej tyre. Ndonjëherë Allahu i mbron ata nëpërmjet farefisit të tyre, dhe herë të tjera nëpërmjet popullit dhe vendit të tyre, që mund të jenë edhe jobesimtarë. Kështu ndodhi me profetin Shuajb (a.s.), të cilin Allahu i Lartësuar e shpëtoi nëpërmjet fisit e popullit të tij. Po kështu, edhe pjesëmarrja në organizata të ndryshme, nëpërmjet të cilave mund të mbrohet Islami dhe muslimanët, është e lejueshme. Madje, kjo mund të jetë edhe e detyrueshme, sepse mirëqenia e muslimanëve është e detyrueshme që të arrihet me çdo rrugë të mundshme e të lejueshme. Kështu për shembull, një popull musliman që ndodhet nën regjimin e një populli mohuesish të padrejtë, nëse kalon nën regjimin e një populli tjetër mohuesish, por të cilët i respektojnë të drejtat themelore të muslimanëve, u garantojnë lirinë e fesë dhe të besimit, si dhe të drejta të barabarta me të tjerët, kjo sigurisht që është më mirë për ta, madje është e detyrueshme që të arrihet. Në një rast të tillë, besimtarëve nuk u lejohet që të qëndrojnë nën regjimin e atij shteti që u mohon të drejtat njerëzore e fetare, që i trajton si hyzmeqarë e si skllevër e, mbi të gjitha, që përpiqet t’i asimilojë e t’i zhdukë si popull. Sigurisht, nëse është e mundur që shteti të jetë në dorë të muslimanëve dhe udhëheqësit të jenë besimtarë, kjo është më e mira, madje ky është synimi parësor. Por në pamundësi, asaj që i jepet rëndësi është ruajtja e fesë dhe e të drejtave të muslimanëve, me çdo rrugë e mundësi të lejueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.

Mus'haf Hape →
Maide 5:106–5:108 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e gjetën në Mekë dhe njerëzit po flisnin se e kishin blerë atë nga Temimi dhe Adiji. Atëherë u ngritën dy burra nga trashëgimtarët e Sehmiut që vdiq dhe u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky ajet përmban një gjykim të rrallë dhe të rëndësishëm. El Aufi thotë se Ibn Abasi e të tjerë janë të mendimit se ky është një gjykim i abroguar. Ndërsa shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai vazhdon të jetë akoma në fuqi dhe ai që pretendon se është anuluar duhet të sjellë argument. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë: - O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë jo prej jush. - Kështu, dëshmia për testamentin duhet të bëhet në praninë e dy dëshmitarëve të drejtë. Në lidhje me fragmentin “...nga mesi juaj”, shumica janë të mendimit se ka kuptimin “nga muslimanët”. Pra, dy dëshmitarët duhet të jenë prej muslimanëve. Ky mendim është përcjellë prej Ibn Abasit e të tjerë. Ndërsa disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se kuptimi është: “nga familja e atij që lë testamentin”. Ky është transmetuar si mendim i Ikrimas, Ubejdes dhe të tjerë. Në lidhje me: “...ose dy të tjerë jo prej jush”, Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh janë të mendimit se ka kuptimin: “nga jomuslimanët”, pra, nga ithtarët e Librit. Disa të tjerë janë të mendimit se ka kuptimin: “jo nga familja e vasijet -lënësit”. Ky ka ardhur si mendim i Ikrimas dhe disa të tjerëve. Mendimi më i qartë dhe i dukshëm është i pari, por Allahu është më i ditur. Allahu i Madhëruar thotë: “... ndërsa jeni duke udhëtuar”, dhe: “Kur t'i afrohet vdekja...”. Kështu, ajeti na tregon se marrja si dëshmitarë e dy jomuslimanëve lejohet veçse me dy kushte: 1. Të jetë gjatë udhëtimit. 2. Dëshmia të jetë në lidhje me testamentin. Kështu e sjell Ibn Xheriri nga Shurejhu.278 I njëjti mendim është përcjellë edhe nga imam Ahmedi. Kjo, në fakt, është një nga çështjet ku Imam Ahmedi kundërshtohet nga tre imamët e tjerë, që janë të mendimit se dëshmitë e ehlu dhimmeh janë të papranueshme në çështjet e muslimanëve. Ndërsa Ebu Hanifja e ka pranuar dëshminë e ehlu dhimmeh veçse në lidhje me çështjet e konfliktet që ata kanë mes tyre. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me një rast të tillë. Disa thonë se një musliman mund t’ua lërë vasijetin atyre, kurse të tjerë thonë se ata mund të jenë thjesht dëshmitar kur ai i lë vasijet një të treti . Nëse nuk ka një të tretë dhe ai ua lë atyre vasijetin, atëherë ata, në këtë mënyrë, janë edhe dëshmitarë, edhe mbartës të vasijetit, siç ndodhi në rastin e Temim el Darit dhe Adij Ibn Bedaes, rast ky që do të përmendet më pas, në dashtë Allahu! Mendimi më i pranuar dhe i saktë i dijetarëve është se ata merren thjesht si dëshmitarë, dhe për këtë tregon qartë dhe drejtpërdrejt ajeti. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Nëse dyshoni, i ndalni ata të dy pas namazit - Pra, pas namazit të ikindisë, - siç e kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh. Ndërsa Zuhriu ka thënë: “Pas namazit të muslimanëve, në përgjithësi. Pra, ata sillen për të dëshmuar pasi muslimanët falin namazin dhe u kërkohet që të betohen.” I Lartësuari thotë: “Nëse dyshoni...”, pra, nëse keni dyshim se ata gënjejnë dhe e kanë shkelur besën e dhënë, atëherë u kërkohet sërish të betohen duke thënë: - “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim... - Kurrë nuk do ta ndryshonim dëshminë tonë, për asnjë çmim të kësaj bote të shkurtër e të pavlerë! - edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi... - Nuk do t a ndryshonim e të tjetërsonim dëshminë, edhe nëse bëhet fjalë për interesin e ndonjë të afërmi! - dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë... - Vëreni me kujdes se si shprehja: “... dëshminë që na urdhëron Allahu” tregon respekt dhe përgjegjësi për këtë dëshmi, sepse nuk është si çdo lloj dëshmie tjetër. - sepse atëherë do të ishim gjynahqarë. - Nëse do të ndryshonim dëshminë, apo nëse do ta fshihnim tërësisht atë, atëherë do të ishim gjynahqarë tek Allahu. - Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin... - Domethënë, nëse vërtetohet dhe faktohet se këta dy dëshmitarë dhe bartës të vasijetit kanë gënjyer dhe kanë tradhtuar drejtësinë, për të përfituar padrejtësisht nga pasuria e lënë me testament. - atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë... - Kështu e kanë lexuar këtë ajet shumica e lexuesve. Sipas këtij leximi, kuptimi është: Nëse vërtetohet tradhtia dhe ndryshimi i uasijetit, atëherë le të merren si dëshmitarë dy të tjerë nga trashëgimtarët e personit, madje më të afërmit që e trashëgojnë atë. - të cilët duhet të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. - pra dëshmia jonë për ndryshimin dhe tradhëtinë e dy dëshmitarëve të parë është më e drejtë, më e saktë dhe më e argumentuar dhe e sigurt se dëshmia e tyre, në lidhje me uasijetin. - Ne nuk po gënjejmë... - Nuk po gënjejmë për pavërtetësinë e dëshmisë së dëshmitarëve të parë. - sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët. - Do të ishim të padrejtë nëse do të gënjenim në lidhje me ata. Domethënë, ky betim bëhet nga trashëgimtarët, për të vërtetuar dëshminë e tyre. Edhe në Sunet kanë ardhur transmetime që tregojnë të njëjtën gjë si ajeti. Kështu, Ibn Ebu Hatimi transmeton nga Ibn Abasi se 1086. "Temim el Dari ka folur në lidhje me fjalën e Allahut: “O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë jo prej jush”, dhe ka rrëfyer se, njëherë, kur ai dhe Adij Ibn Bedae ishin të krishterë, ishin në udhëtim tregtie për në Sham, përpara Islamit. Rrugës takohen me një meula, mik e aleat i fisit Beni Sehm, që quhej Budejl Ibn Ebu Merjem, i cili kishte ardhur gjithashtu për tregti. Ai kishte një kupë prej argjendi... Shpejt, ai u sëmur rëndë dhe u kërkoi t'u linte atyre vasijetin. Ai i porositi që t'ia dorëzonin atë pasuri që kishte familjes së tij. Temimi thotë: “Pasi ai vdiq, ne e morëm kupën e argjendtë, e shitëm 1000 dirhemë dhe i ndamë paratë së bashku me Adijin. Kur shkuam tek familja e tij, ua dorëzuam pasurinë e tij, por ata vërejtën se mungonte kupa e argjendit dhe na pyetën rreth saj. Ne i thamë: “Jo, nuk la pasuri tjetër, përveç kësaj që ju sollëm!” Por kur unë pranova Islamin, pasi Profeti kishte ardhur në Medinë, u ndieva në faj për këtë ndodhi dhe shkova tek familja e tij, ku i rrëfeva se çfarë kishte ndodhur dhe duke i kthyer edhe 500 dirhemët që kisha përvetësuar. U tregova, gjithashtu, se edhe Adiji kishte marrë po aq sa unë. Atëherë, ata shkuan tek ai për t’i kërkuar hakun e tyre. Atëherë, Profeti i urdhëroi që t’i kërkonin që të betohej në diçka që ai e kishte të shenjtë në fenë e tij, dhe ai u betua. Atëherë, zbriti ky ajet “O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë jo prej jush. ...” deri tek fjala e Tij: “Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët.” Nga familja e të ndjerit u betuan Amër Ibn el Asi dhe një burrë tjetër, dhe kështu i morën 500 dirhemët nga Adij Ibn Bedae.” Këtë hadith e kanë sjellë Tirmidhiu dhe Ibn Xheriri. Tirmidhiu ka thënë ky është një hadith garib dhe se isnadi i tij nuk është sahih. Ebu Nadëri, nga i cili Muhamed Ibn Is'haku ka përcjellë këtë hadith, sipas meje, është Muhamed Ibn Said el Kebi, i cili thirrej edhe Ebu Nadër. Dijetarët e hadithit nuk i pranojnë hadithet e tij. Dhe është pikërisht ai që merrej m e tefsir. E kam dëgjuar Muhamed Ibn Ismailin që të thotë se Muhamed Ibn Said el Kebij thirrej edhe Ebu Nadër. Ai thoshte se nuk dimë që Ebu Nadëri të ketë sjellë ndonjë transmetim prej Ebi Salihut, meulasë së Ebu Hanit. Por duhet të theksojmë se nga Ibn Abasi është transmetuar gjithashtu diçka e ngjashme, më e shkurtër dhe n ë një version tjetër ku ai thotë: 1087. “Një burrë nga fisi Benu Sehël ishte në një udhëtim me Temim el Darin dhe Adij Ibn Bedaen. Semhiut i erdhi vdekja në një vend të largët, në të cilin nuk kishte muslimanë. Kur ata të dy u kthyen në Medinë me pasurinë që kishte lënë Semhiu, ata nuk po gjenin kupën prej argjendi të stolisur me flori. Profeti ﷺ iu kërkoi atyre të dyve që të betoheshin. Ndërkohë, kupën e argjendit e gjetën në Mekë dhe njerëzit po flisnin se e kishin blerë atë nga Temimi dhe Adiji. Atëherë u ngritën dy burra nga trashëgimtarët e Sehmiut që vdiq dhe u betuan në Allahun se dëshmia e tyre ishte më e drejtë dhe më e vërtetë sesa dëshmia e atyre të dyve dhe se kupa u takonte të afërmve të të vdekurit. Për ta zbriti dhe ky ajet: “O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush...”. Këtë version e kanë sjellë Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Ky i fundit ka thënë që është hadith hasen garib dhe vjen nga Ibn Ebu Zaidete dhe Muhamed Ibn Ebu Kasim el Kufi, për të cilin është thënë është salihul hadith (hadithmirë). Kjo histori është përmendur edhe në formë mursel nga më shumë se një tabiin, si për shembull, Ikrima, Muhamed Ibn Sirini dhe Katade. Këta kanë thënë se betimi i atyre të dyve u kërkua që të bëhej pas namazit të ikindisë. Kështu e kanë sjellë hadithin Ibn Xheriri dhe po kështu e ka sjellë në transmetim mursel Muxhahidi, Haseni dhe Dahaku. Të gjitha këto tregojnë se kjo histori ka qenë e përhapur te selefët dhe përmendej mes tyre, gjë që tregon saktësinë e saj. Fakt tjetër që dëshmon se kjo ngjarje është e vërtetë mund të përmendim atë që transmeton Ebu Xhafer Ibn Xherir nga Shabiu, se: 1088. "... njëherë, një muslimani iu afrua vdekja, por ai nuk gjeti pranë asnjë musliman që të dëshmonte për vasijetin e tij. Atëherë, ai kërkoi që të dëshmonin dy burra prej ithtarëve të Librit. Kur ata mbërritën në Kufe, shkuan tek Ebu Musa el Shariu dhe i treguan. Ata erdhën në Kufe bashkë me pasurinë dhe testamentin që la i vdekuri. Ebu Musa Eshariu tha: “Kjo çështje nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër pas asaj që ndodhi në kohën e Profetit.” Atëherë, ai u kërkoi që të betoheshin pa s namazit të ikindisë në Allahun se ata nuk e kishin tradhtuar besimin e atij që kishte lënë vasijetin, nuk kishin gënjyer, nuk e kishin ndryshuar atë dhe nuk kishin fshehur të vërtetën. Kështu, ai e pranoi dëshminë e tyre.” Gjithashtu, Ibn Xheriri sjell dëshminë nga Umer Ibn Ali el Kalkasi, që përcjell nga Ebu Daud el Tajalisi, ky nga Shuba, dhe ky nga Mugira el Ezraku, e ky nga Shabiu, se Ebu Musai gjykoi duke u bazuar në këtë dëshmi. Këto dy isnade janë të sakta deri tek Shabiu, që përcjell nga Ebu Musa Eshariu. Po të mendosh me kujdes në fjalën e Ebu Musait, ai tha: “Kjo çështje nuk ka ndodhur kurrë pas asaj që ndodhi në kohën e Profetit të Allahut”. Nga kjo kuptohet qartë, - dhe Allahu është më i ditur - se ai kishte për qëllim pikërisht historinë e Temim el Darit dhe Adij Ibn Bedaes. Dijetarët kanë thënë se Temim el Dari pranoi Islamin në vitin e 9-të të hixhretit. Sipas kësaj, kuptohet se ky është një gjykim i ligjëruar vonë, prandaj ai që pretendon së ai është anuluar duhet të sjellë një argument të qartë dhe të sigurt për këtë mendim. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Ibrahimit dhe Seid Ibn Xhubejrit rreth ajetit: “O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush...”. Ata kanë thënë: “Nëse një burri i vjen vdekja gjatë udhëtimit, le të dëshmojnë për vasijetin e tij dy burra muslimanë. Nëse nuk gjen dy burra muslimanë, atëherë le të zgjedhë dy burra prej ithtarëve të Librit dhe, kur ata të dy të dorëzojnë pasurinë që ai ka lënë, - nëse trashëgimtarët e pranojnë dëshminë e tyre, - atëherë me aq gjykohet. Por nëse ata vënë në dyshim dëshminë e dëshmitarëve, atyre u kërkohet që të betohen pas namazit të ikindisë, duke thënë: “Betohemi në Allahun, se nuk kemi fshehur, nuk kemi gënjyer, nuk kemi tradhtuar dhe nuk e kemi tjetërsuar dëshminë për vasijetin!” Ali Ibn Ebu Talha, në tefsirin e këtij ajeti, përcjell këtë shpjegim të Ibn Abasit: “Nëse ngrihen dyshime rreth dëshmisë së dy dëshmitarëve, atyre u kërkohet që të betohen pas namazit të ikindisë e të thonë: “Betohemi në Allah se nuk e kemi shitur dëshminë tonë për një çmim të vogël të kësaj bote!” Nëse të afërmit dhe trashëgimtarët e të ndjerit vërejnë se ata të dy nuk thonë të vërtetën, atëherë ngrihen dy burra prej të afërmve dhe trashëgimtarëve, të cilët betohen në Allahun se dëshmia e tyre është e pavërtetë, prandaj nuk e pranojnë. Pikërisht për këtë flet ajeti: “Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin...”. Kështu, nëse ata vërejnë se dy dëshmitarët gënjejnë, atëherë: “merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë...” domethënë, prej të afërmve dhe trashëgimtarëve, të cilët duhet të betohen në Allah se dëshmia e tyre është e pavërtetë, prndaj nuk e pranojnë atë. Në këtë mënyrë refuzohet dëshmia e dy dëshmitarëve (jo muslimanë) dhe merret për bazë dëshmia e të afërmve dhe trashëgimtarëve.” Kështu e ka përcjellë El Aufi nga Ibn Abasi dhe të dyja këto transmetime i ka sjellë Ibn Xheriri. Të njëjtin gjykim kanë dhënë edhe shumë imamë të tabiinëve dhe selefëve, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Në fakt, për këtë tregon drejtpërdrejt dhe qartësisht ajeti kuranor. Ky është qëndrimi i medhhebit të imam Ahmedit - Allahu e mëshiroftë! - Kështu është më e sigurt që ata ta sjellin dëshminë e tyre saktësisht... - Kjo është mënyra për të sjellë një gjykim të drejtë, të vërtetë dhe të kënaqshëm. - ose të frikësohen se ndoshta dëshmitë e tyre do të hidhen poshtë nga dëshmi të tjera. - Domethënë, ata detyrohen që të betohen në Allahun e Lartësuar, në mënyrë që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos guxojnë që të gënjejnë. Me fjalë të tjera, betimi le të shërbejë si pengesë dhe si shkak që ata të mendohen mirë para dëshmisë dhe të mos gënjejnë, sepse kështu ata do të turpërohen mes njerëzve, nëse të afërmit e të ndjerit ua rrëzojnë dëshminë. - Kijeni frikë Allahun dhe bëhuni të dëgjueshëm... - Frikësojuni Allahut në të gjitha çështjet tuaja dhe bindjuni urdhëresave të Tij! - sepse Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur. - Ata të cilët shkelin kufijtë e Allahut, dalin nga bindja ndaj Tij dhe rruga e Sheriatit; ata refuzojnë të nënshtrohen sipas rregullave dhe ligjeve të Zotit.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:18–3:20 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tek ai. Ai u ngrit që të falte namaz nate. Gjatë faljes, po lexonte këtë ajet, derisa mbërriti te pjesa: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Atëherë, ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. - Allahu i Lartësuar dëshmon për një fakt shumë të rëndësishëm, dhe mjafton që Allahu i Madhëruar të jetë dëshmitar. Ai është dëshmuesi më i drejtë dhe më i vërtetë. Allahu është më i vërteti në fjalët që thotë. Ai dëshmon se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai është i vetëm e i pashoq në meritën e adhurimit. Të gjitha krijesat duhet t'ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Allahut, ashtu siç urdhëron dhe porosit Ai. Allahu i Madhëruar thotë: “Por Allahu dëshmon se atë (shpallje) që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet dhe melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues.” [Nisa 166]. Pastaj Allahu i Lartësuar i bashkëngjit dëshmisë së Tij edhe dëshminë e melekëve të Tij dhe dijetarëve: “Allahu dëshmon, ashtu si edhe melekët e njerëzit e dijes...”. Ky është një vlerësim dhe një dallim i madh për dijetarët, duke i vendosur në këtë gradë kaq të lartë, sepse dëshmia e tyre përmendet bashkë me dëshminë e Allahut dhe melekëve të Tij. - Ai është Zbatuesi i drejtësisë. - Allahu është zbatuesi i drejtësisë. I tillë është Allahu i Lartësuar në të gjitha ligjet e Tij. Ai dëshmon me drejtësi dhe e zbaton drejtësinë. - Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit. - Ky është një përforcim i dëshmisë së thënë pak më parë. Pastaj i Lartësuari përmend dy emra të Tij: El Azizu, El Hakim - Ngadhënjimtarit e të Urtit. El Aziz është Ngadhënjimtari e Krenari, forca dhe pushteti i të Cilit kurrë nuk mund të mposhtet. Ai është i Urti në fjalët, veprat e Tij, ligjet dhe kaderin e Tij, që vendosi të zbatohen në këtë gjithësi. Pra, si në ligjet e krijimit, ashtu edhe në ligjet që vendosi për adhurimin e Tij dhe për krijesat, del në pah urtësia e Tij. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin me senedin deri tek Zubejri, i cili ka thënë: 483. “E kam dëgjuar Profetin e Allahut, që, kur lexoi ajetin: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij.”, tha: “Edhe unë dëshmoj, o Zoti im!” Ndërsa Ebul Kasim et -Taberani sjell në “ Mu'xhemul Kebir ”, me senedin e Tij, hadithin nga Galib el Katani, i cili ka thënë: 484. “Zbrita në Kufe gjatë një udhëtimi për tregti dhe zura vend pranë shtëpisë së Ea'meshit. Kur erdhi nata, shkova tek ai. Ai u ngrit që të falte namaz nate. Gjatë faljes, po lexonte këtë ajet, derisa mbërriti te pjesa: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Atëherë, ai tha: “Edhe unë dëshmoj këtë që ka dëshmuar Allahu i Madhëruar. Unë ia kam besuar Allahut dëshminë time dhe e kam lënë tek Ai si amanet, të ma ruajë për në Ditën e Gjykimit. “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.”” Dhe e tha këtë fjalë tri herë. Unë thashë me vete: ‘Patjetër, Ea'meshi duhet të ketë dëgjuar diçka në lidhje me këtë çështje, nga hadithet e Profetit!’ Kështu, vendosa ta pyes: - O Ebu Muhamed, unë të dëgjova që e përsërisje shumë herë këtë ajet? Ai më tha: “A nuk të ka ardhur ndonjë informacion, në lidhje me të?” Unë i thashë: “Unë jam këtu tek ti që prej një muaji, dhe nuk më ke treguar gjë.” - “Vallahi, - tha Ea'meshi - nuk kam për të treguar gjë për këtë çështje, derisa të kalojë një vit.” Kështu, pasi kaloi një vit, shkova tek porta e tij dhe i thashë: “O Ebu Muhamed, kaloi një vit...” Ai më tha: “Më ka treguar Ebu Uail nga Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Ai që thotë kështu, do të merret Ditën e Gjykimit dhe Allahu i Lartësuar do të thotë për të: “Robi Im më besoi mua diçka, dhe Unë jam më i drejti dhe i vërteti në mbajtjen e fjalës dhe premtimit! Futeni robin Tim në Xhenet!” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. - Allahu i Lartësuar na njofton se tek Ai nuk pranohet asnjë fe tjetër, përveç Islamit. Islam do të thotë: pasimi me sinqeritet, korrektësi dhe përkushtim i rrugës së profetëve, në zbatimin e fesë, me të cilën i dërgoi Allahu i Lartësuar, derisa i Madhëruari e përmbylli me dërgimin e Muhamedit. Pas dërgimit të Muhamedit ﷺ , Kur'anit dhe ligjit që ai solli nga Zoti, të gjitha rrugët janë të mbyllura për këdo, përveç rrugës së Muhamedit. Çdokush që e takon Zotin me një fe tjetër, përveç fesë dhe ligjit të Sheriatit që solli Muhamedi, ajo nuk do t'i pranohet nga Allahu i Madhëruar. I Lartësuari thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet, ndërsa në botën tjetër ai do të jetë nga të humburit.” [Al Imran 85]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta. - Njerëzit u kundërshtuan dhe armiqësuan me njëri -tjetrin, për shkak të zilisë dhe urrejtjes, që ishin përhapur dhe kishin zënë vend në zemrat e tyre. Kjo i bëri që ata të kundërshtonin njëri tjetrin në të gjitha fjalët veprat, edhe nëse ato ishin të vërteta. Pastaj i Lartësuari thotë: - E kush mohon i argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij. - Çdokush që kundërshton argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e tij. Ai është i shpejtë në shpërblimin që do t'u japë krijesave, për veprat e tyre. Ai do t'i marrë në përgjegjësi dhe do t'i ndëshkojë me drejtësi, për mosbesimin dhe refuzimin e fesë së vërtetë, të kumtuar nga Muhamedi. - E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.” - Nëse ata polemizojnë me ty rreth vërtetësisë së njëshmërisë së Zotit dhe meritës së të gjitha adhurimeve dhe dedikimit të adhurimeve vetëm për Të, thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.” Pra, thuaju atyre: Unë ia përkushtoj të gjitha adhurimet, me sinqeritet dhe korrektësi, veçse Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetëm dhe i pashoq në meritën e adhurimit. Edhe ata që më pasojnë në fenë time, ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Allahut të Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar i drejtohet robit dhe të dërguarit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ , që t'i ftojë në Islam ithtarët e Librit dhe të gjithë idhujtarët: t’i ftojë me durim e urtësi, për përqafimin e kësaj feje të vërtetë të shpallur nga Ai. Allahu i Lartësuar thotë: - Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe injorantëve: “A e pranoni fenë islame?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën; e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kumtimin. - Ti ke detyrë vetëm kumtimin, sepse llogaria e tyre është në dorën e Allahut. Vetëm tek Allahu i Lartësuar është kthimi i tyre. Allahu i Lartësuar është i vetmi Ai që ka në dorë pushtetin për t'i lënë në humbje apo për të udhëzuar ata. I gjithë argumenti bindës dhe i pakundërshtueshëm është vetëm në dorën e Allahut të Madhëruar. - Allahu është Gjithëvështrues i krijesave. - Allahu është i gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin ose humbjen. Ky ajet dhe të ngjashëm me të janë argumentet më të qarta se Muhamedi është i dërguar për të gjithë botën dhe për të gjitha krijesat. I ngjashëm me këtë është ajeti: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i Dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin “ ummij”, - që nuk shkruan e nuk lexon, - që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Araf 158]. Në dy Sahih-ët dhe në libra të tjerë është sjellë saktësisht dhe shpesh, në shumë ngjarje dhe thënie, se Profeti ﷺ u dërgoi mesazhe dhe letra mbretërve të asaj kohe. Të dërguarit e tij u përhapën në të gjitha viset me mesazhet e Profetit, në të cilat ai i ftonte njerëzit tek Allahu dhe në përqafimin e fesë islame. Ai dërgoi emisarë dhe në të gjitha skajet ku jetonin njerëzit, arabë dhe joarabë, me libër qiellor apo të paditur pa asnjë libër qiellor. Ky ishte urdhri i Allahut për Profetin e Tij: që ta përhapte fenë e Tij në të gjithë botën. Abdurrazaku sjell hadithin me senedin e tij nga Ebu Hurejra, i cili tregon se Profeti ka thënë: 485. “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im! Çdo jehud dhe i krishterë, që tashmë dëgjon për mua, dhe pastaj vdes dhe nuk beson atë (shpallje, fe), me të cilën u dërgova, ka për të qënë prej banorëve të Zjarrit!” Hadithin e sjell Muslimi. Gjithashtu, Profeti ka thënë: 486. “Unë jam dërguar si Profet për të kuqtë dhe të zinjtë...”. Në një hadith tjetër ka thënë: 487. “Çdo profet dërgohej në mënyrë të veçantë vetëm në popullin e tij. Ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzit.”

Mus'haf Hape →
Sebe 34:34–34:39 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës) . Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë.” [Enam 123]. “Kur duam ta …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Sa herë që Ne kemi dërguar profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar ju ...” - Allahu i Lartësuar ngushëllon profetin e Tij të dashur: O Muhamed, gjendja në të cilën ndodhesh, fakti se pasanikët nga mesi i popullit tënd, të zhytur në dëfrimet e kësaj dynjaje, po të quajnë gënjeshtar, fakti që ata nuk besojnë vërte - tësinë tënde dhe të Shpalljes, nuk duhet të të shqetësojnë, sepse këto i kanë ndodhur çdo profeti të dërguar para teje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Zoti të dërgojë profetë dhe që pasanikët e popullit të tij të mos e kenë mohuar atë dhe mesazhin e tij. Nga ana tjetër, pasuesit e profetëve kanë qenë gjith - monë shumica prej të dobtëve, të varfërve, njerëzve të thjeshtë dhe të përulur, siç na tregon i Madhëruari fjalët që pasanikët i thanë Nuhut: “E si të të besojmë ty, kur ty të pasojnë më të ulëtit?” [Shuara 111]. Ose: “Paria e jobesimtarëve nga populli i tij, tha: “Ne nuk shohim tek ti asgjë tjetër përveçse një njeri, siç jemi edhe ne. Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare. Ne nuk shohim as që të jeni më të mirë se ne. Madje, ne mendojmë se ju jeni gënje - shtarë!”” [Hud 27]. “Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij”. Kryeneçët thanë: “Ne nuk e besojmë atë që besoni ju”.” [Araf 75, 76]. “Kështu i spro - vojmë Ne disa me disa të tjerë, derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?” Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës?” [Enam 53]. “Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës) . Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë.” [Enam 123]. “Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët e atij vendi (për të pasuar rrugën e drejtë) ; por ata kundër - shtojnë; atëherë, dënimi kundër tyre bëhet i merituar dhe Ne i shkatërrojmë ata krejtë - sisht.” [Isra 16]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që Ne kemi dërguar profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar ju.”. Pra, sa herë që Zoti dërgonte një paralajmërues e profet në ndonjë popull, mutrafun-ët thoshin të tilla fjalë. Kush janë mutrafun-ët? Ata janë zotëruesit e pasurive të mëdha, më të famshmit, më të pushtetshmit dhe të privilegjuarit, paria, udhëheqësia e një populli. Katadja ka thënë që janë tiranët, prijësit në ligësi. Gjithmonë, kjo kategori u ka thënë profetëve të tyre: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar ju. Kurrë nuk kemi për ta besuar atë që thoni dhe nuk kemi për të ndjekur porositë tuaja.” Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ebu Razini, i cili ka thënë: 2202. “Ishin dy burra, ortakë me njëri-tjetrin, dhe njëri prej tyre doli në bregdet, ndërsa tjetri jo. Kur u dërgua Profeti ﷺ ,ky i dërgoi fjalë shokut të tij duke e pyetur: “Çfarë po bën ai (Profeti)?” Ai i kthen përgjigje dhe i thotë se atë nuk e ka pasuar askush prej Kurejshëve, përveç njerëzve më të rëndomtë, të dobët e të varfër. Atëherë, ai e lë tregtinë, shkon tek shoku i tij dhe i thotë: “Më trego ku është ai njeri (për Profetin ﷺ ”? Në fakt, - thotë Ebu Razini, - ai ishte një njeri që lexonte libra. Kështu, shkoi tek Profeti dhe i tha: “Për çfarë fton ti?” Ai tha: “Unë ftoj për këtë dhe atë”. Atëherë, ai tha: “Unë dësh - moj se ti je i Dërguar i Allahut”. Profeti ﷺ e pyeti: “Çfarë diturie ke ti rreth kësaj?” Ai tha: “Çdo profet që është dërguar i ka patur pasuesit e tij prej njerëzve të rëndomtë, të varfër dhe fukarenj”. Atëherë, - vazhdon Ebu Razini, - zbriti ky ajet: “Sa herë që Ne kemi dërguar profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar.” Më pas, Profeti i dërgoi atij fjalë dhe i tha: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti një ajet që pohoi dhe vërtetoi atë që the ti.” Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton rreth mutrafin-ëve, që mohuan profetët dhe refuzuan shpalljet e Zotit: - “Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pa - suri e fëmijë (sesa ju) dhe kurrë nuk kemi për t'u ndëshkuar.”. - Ata lëvdoheshin me pasuritë e tyre të mëdha, me pasuesit dhe fëmijët e shumtë. Ata mëtonin se pasuria e madhe dhe fëmijët e shumtë dëshmonin se Allahu i donte ata dhe përkujdesej për mirëqënien e tyre, sepse në të kundërt nuk do t’u jepte gjithë ato mirësi të kësaj dynjaje dhe pastaj t’i ndëshkonte në ahiret. Sa i largët dhe i pavërtetë është ky arsyetim! Allahu i Lartësuar thotë: “Por, lëri ata edhe për pak kohë në vetëmashtrimin e tyre! Mos vallë, ata po mendojnë se, meqë u kemi dhënë me mbushulli pasuri dhe fëmijë, Ne do t’u ofronim të gjitha të mirat? Jo, kurrsesi! Por, ata nuk kuptojnë.” [Muminun 54 - 56]. “Mos u mahnit nga pasuria dhe fëmijët e tyre! Allahu dëshiron t’i ndëshkojë ata në jetën e kësaj bote nëpërmjet tyre dhe pastaj t’u dalë shpirti si mohues.” [Teube 55]. “Ma lër Mua atë, që e krijova të vetmuar,196 që i mundësova të ketë pasuri të madhe; që e bëra edhe me djem, të cilët i ka me vete! Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë, ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë. Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm.” [Mudethir 11 - 17]. - Thuaj: “Zoti im ia shton rizkun atij që do dhe ia pakëson atij që do, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. - Allahu ia jep pasurinë atij që e do dhe atij që nuk e do, dhe e varfëron atë që Ai dëshiron dhe e pasuron atë që Ai dëshiron. Gjithë këtë, Ai e bën me urtësinë e Tij të plotë, absolute e të pacenueshme, me argument të prerë, të pakundërshtueshëm, që tregon diturinë dhe urtësinë e Tij, në veprat dhe përcaktimet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë. - “Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj, që mund t'ju afrojnë te Ne. ” - Pra, këto nuk janë argumente që tregojnë për dashurinë Tonë për ju dhe as treguese të përkujdesit të veçantë për ju. Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se Profeti i Allahut ka thënë: 2203. “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar nuk vështron në pamjen dhe në pasuritë tuaja, por Ai vështron në zemrat dhe punët tuaja.” [Imam Muslimi dhe Ibn Maxhe]. - “Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. - Tek Ne ju afrojnë imani i pastër dhe i vërtetë, si dhe veprat e mira sipas këtij imani. - “Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre ...” - Atyre u shumëfishohen sevapet dhjetëfish deri në shtatëqindfish, madje edhe më shumë, aq sa dëshiron Allahu i Lartësuar. - “... dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt nga çdo e keqe. ” - Ata janë në gradat e larta të Xhenetit të qetë, në paqe të plotë, në kënaqësi dhe prehje, larg çdo frike dhe ankthi, larg çdo mundimi, ndëshkimi dhe çdo privimi prej të mirave në të cilat ndodhen. - “Ndërsa, ata që luftuan kundër argu - menteve Tona, për t'i penguar ato - ata do të dënohen .” - Ata të cilët nxitojnë dhe përpiqen, investojnë pasurinë dhe mundin e tyre për të penguar njerëzit nga rruga e Allahut, nga pasimi i profetëve të Tij dhe nënshtrimi ndaj shpalljeve të Tij, të gjithë ata do të ndëshkohen me drejtësi. - “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e Vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë.” - Në bazë të urtësisë së Tij, Allahu ia shton rizkun dikujt dhe ia pakëson dikujt tjetër. Nuk ka dyshim se urtësinë e Allahut nuk mund ta konceptojë tërësisht askush, përveçse vetë Allahu Krenar dhe i lartësuar. Ashtu sikurse njerëzit janë të ndryshëm në pasuritë e në gradat e tyre në këtë dynja, po ashtu Allahu i Madhëruar do t’i dallojë njerëzit edhe në ahiret. Disa do të jenë në dhoma të larta të Xhenetit, të lumtur, të qetë e duke shijuar kënaqësitë dhe mirësitë e Allahut, ndërsa disa të tjerë do të jenë në gradat më të ulëta të dhimbjes dhe ndëshkimit. Njerëzit më të mirë në jetën e kësaj dynjaje janë ata që i përshkruan Profeti ﷺ në një hadith, kur thotë: 2204. “Kanë fituar çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe ata që i janë dorëzuar tërësisht Allahut, u është dhënë furnizim i mjaftueshëm dhe janë të kënaqur me atë që u ka ndarë Zoti prej rizkut në këtë botë.” [Imam Muslimi]. - “Dhe çdo gjë që jepni (për Hir të Tij), Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues.” - Çdo gjë që ju investoni për të përmbushur urdhëresat e Zotit ose edhe për çështjet që Ai i ka bërë të lejuara, Ai ka për t’jua zëvendësuar me mirësi të tjera, kurse në ahiret ka për t’ju dhënë shpërblimin më bujar dhe më të mirë. Në një hadith thuhet: 2205. “Dy melekë zbresin në qiellin e dynjasë çdo ditë në mëngjes dhe njëri prej tyre thotë: ‘O Zot! Çdokujt që shpenzon, jepi shtesë dhe zëvendësim për harxhimin!" Ndërsa tjetri thotë: ‘O Zot! Çdokujt që nuk jep, pakësoja e harxhoja!" Theuriu sjell citimin nga Muxhahidi, i cili thotë: “Askush nga ju të mos guxojë që ta keqinterpretojë këtë ajet: “Dhe çdo gjë që jepni, Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues”. Nëse dikush nga ju ka mjaftueshëm për të jetuar, le të jetë i kujdesshëm dhe ekono - miqar në shpenzimet e tij, sepse rrizku është i shpërndarë dhe i përcaktuar.”

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:1–41:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e të ngrejmë shpatat kundër njëri-tjetrit, derisa të shfarosemi që të gjithë. O burrë! Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë kemi për të mbledhur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ” - Kurani ka zbritur prej të Gjithëmëshirë - shmit, Mëshirëplotit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli “Ruhul Kudus” - Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar ata që besuan dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për mysli - manët.” [Nahl 102]. Ose: “Pa dyshim, ky (Kurani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde, për t’u bërë paralajmërues, me një gjuhë të kulluar arabe. Pa dyshim, ai është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.” [Shuara 192 - 196]. - “Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi ...” - Janë shtjelluar qartë kuptimet dhe ligjet e tij të drejta. - “... një Kuran në arabisht ...” - Kurani është i qartë dhe i shtjelluar. Termat e tij janë të kuptueshme dhe jo të ngatërruara apo të pakuptueshme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Elif, Lam, Ra . Libër, ajetet e të cilit u zbritën plot urtësi dhe pastaj u shtjelluan nga ana e Atij që është i Urtë e i Gjithëditur.” [Hud 1]. Domethënë, Kurani është mrekulli qoftë në termat e tij, qoftë në kuptimet që përcjell. I Madhëruari thotë, gjithashtu: “Atij (Kuranit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fusilet 42]. - “... për njerëzit që kuptojnë ...” - Në fakt, ata që e njohin qartësinë e këtij libri janë dijetarët, ata të thelluarit në dituri. - “Që jep sihariqe dhe paralajmërime ...” - Ai është përgëzues, sjellës i lajmeve të mira për besimtarët, por edhe paralajmërues dhe kërcënues për mohuesit. - “... por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë.” - Shumica e kurejshëve nuk e kuptojnë, me gjithë shpjegimet e qarta dhe madhështinë e tij. - “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton ...” - Zemrat tona janë të mbuluara, kanë mbulesë. - “... veshët tanë janë shurdhuar keq ...” - Veshët na janë shurdhuar, prandaj nuk mund ta dëgjojmë mesazhin, që ti ke sjellë besnikërisht nga Zoti. - “... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde.” - Domethënë, tek ne nuk vjen asgjë prej atyre që ti përcjell. - “Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! ” - Ti puno sipas rrugës tënde dhe ne sipas rrugës tonë, pa të ndjekur nga pas. Imami dhe dijetari i njohur Abd Ibn Humejd sjell në Musned-in e tij hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që tregon se: 2309. njëherë, kurejshët u mblodhën dhe thanë: “Shihni se cili është më i dituri në fushën e magjisë, fallit dhe në fushat e tjera dhe të shkojë tek ai burrë, i cili po na përçan dhe po prish unitetin tonë. Ai po trazon çështjet tona dhe përflet fenë tonë. Le të shkojë dhe të flasë me të dhe të shikojmë se çfarë përgjigje do të japë!” Njerëzit thanë: “Nuk njohim ndonjë më të ditur se Utbeh Ibn Rabiah.” Kështu, shkuan dhe i thanë atij: “O Ebu Uelid! Shko tek ai dhe na trego!” Dhe Utbeh shkoi dhe i tha P rofetit ﷺ“ : O Muhamed! Ti je më i mirë apo Abdullahi?” Profeti heshti. Ai vazhdoi: “Ti je më i mirë apo Abdul Mutalibi?” Profeti i Allahut sërish heshti. Ai vazhdoi: “Nëse mendon se këta që të përmenda janë më të mirë se ty, atëherë dije se ata kanë adhuruar të njëjtët idhuj, që ti i përflet. Por, nëse pretendon se ti je më i mirë se ata, atëherë fol, që ta dëgjojmë fjalën! Betohem në Allah se nuk kemi parë e dëgjuar kurrë njollosje më të madhe për popullin tonë, se shfaqja jote dhe ajo që ke sjellë ti. Ti prishe unitetin tonë, trazove çështjet tona, përfole fenë tonë dhe na turpërove mes gjithë arabëve, aq sa mes njerëzve ka filluar të përflitet se në mesin e kurejshëve është një magjistar ose fallxhor. Betohem në Zot se tashmë nuk presim gjë tjetër, veçse të dëgjojmë një britmë, si britma e dhimbjeve të gruas gjatë lindjes, dhe të brofim e të ngrejmë shpatat kundër njëri-tjetrit, derisa të shfarosemi që të gjithë. O burrë! Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë kemi për të mbledhur pasuri që të gjithë dhe ti të bëhesh kurejshi më i pasur ndër ne. Nëse dëshiron të martohesh, ja ku po të them se mund të zgjedhësh cilën grua kurejshe që të dëshirosh, madje do të martojmë me dhjetë të tilla.” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “A mbarove? ” Ai tha: “ Po .“ Atëherë Profeti i Allahut vijoi të lexojë fillimin e sures Fussilet (13 ajetet e para): Me emrin e Allahut, të Gjithmë - shirshmit, Mëshirëplotit! Ha, Mim. K jo është Shpallje prej të Gjith mëshirshmit, Mëshirëplotit. Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi; një Kuran në arabisht, për njerëzit që kuptojnë, që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj përqendrohuni në rrugën drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër. Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër ditëve vendosi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur. Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." [Fussilet 1 - 13]. Atëherë, Utbeja tha me ngut: “Mjaft! Nuk ke gjë tjetër veç kësaj?” – “Jo”, - i tha Profeti i Allahut: Atëherë, ai u kthye tek kurejshët, të cilët e pyetën: “Çfarë do të na tregosh?” Ai tha: “Nuk lashë gjë, të cilën mendova se ju do t’ia thoshnit, pa ia thënë atij njeriu.” - “A more ndonjë përgjigje?” - “Po”. - “A kuptove gjë nga ajo që të tha?” - “Jo, betohem në atë që ndërtoi Tokën dhe qiejt, nuk kuptova asgjë nga ato që ai tha, përveç se ai ju kërcënon me një rrufe, njëlloj si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Ata i thanë: “Ah, more i mjerë! Ai të foli arabisht, kurse ti nuk e di se çfarë të tha?!” Ai tha: “Jo, për Zotin, nuk kuptova asgjë nga ajo që tha, përveç rrufesë, që përmendi.” Këtë e ka transmetuar El Hafidh Ebu Ja’ala el Meu - silij në Musned-in e tij, pothuajse njëlloj si ky transmetim. Po këtë ka sjellë edhe El Begaviju në Tefsir-in e tij, me sened nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ky variant është i ngjashëm deri tek ajetet kuranore, me shtojcën: 2310. “... Atëherë, Utbeja vuri dorën mbi gojën e Profetit ﷺ , duke iu përgjëruar që të ndalonte. Pastaj u kthye tek familja e vet, pa vajtur te kurejshët. Për disa kohë nuk i takoi ata, duke qëndruar i veçuar e i fshehur. Për këtë arsye, Ebu Xhehli tha: “O kurejshë! Besoj që Utbeja ka tradhtuar fenë tonë, për të pasuar Muhamedin! Me sa duket, i pëlqeu ushqimi i tij ... Mendoj se e ka bërë ngaqë ka patur ndonjë nevojë, prandaj ejani të shkojmë tek ai!” Atje, Ebu Xhehli i tha Utbes: “ O Utbeh! Përse na je shmangur? Mendoj se ti po na shmangesh për shkak se ke braktisur fenë tënde, për të pranuar fenë e Muhamedit dhe, me sa duket, të ka pëlqyer ushqimi i tij. Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë do të mbledhim për ty të gjithë pasurinë tonë, që të mos kesh nevojë për ushqimin që të ofron Muhamedi.” Utbeja u zemërua nga këto fjalë thumbuese dhe u betua që nuk do t’i fliste Muhamedit kurrë. Pastaj tha: “Ju e dini shumë mirë që unë jam ndër më të pasurit e kurejshëve, por kur unë shkova dhe i fola, ai m’u përgjigj me diçka, për të cilën betohem në Zot se nuk është vjershë, as fall dhe as magji.” Pastaj lexoi suren, deri tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Këtu ia mbylla gojën me dorë dhe iu luta që të ndalonte. Ju e dini mirë se kur Muhamedi thotë diçka, kurrë nuk gënjen, prandaj pata frikë se do të zbriste mbi ju ndonjë ndëshkim nga Zoti.” Ndërsa në rivajetin e sjellë nga Muhamed Ibn Is’haku thuhet: 2311. “... Ç’lajme na ka sjellë, o Ebu Uelid?” Ai iu përgjigj: “Unë dëgjova një fjalë dhe, për Zotin, po ju them se nuk kam dëgjuar kurrë diçka të ngjashme me të. Për Zotin, ajo fjalë nuk është magji, as poezi dhe as fall. O kurejshë! Dëgjoni këshillën time! Lëreni atë burrë në çështjen e tij, distancohuni prej tij dhe ju betohem në Zot se, me ato fjalë që dëgjova prej tij, ai do të bëjë histori. Nëse e luftojnë arabët dhe i japin fund, atëherë i keni larë duart me të, pa qenë e nevojshme të luftoni vetë. Nëse ai fiton mbi arabët, atëherë sundimi, pasuria dhe mbretërimi i tij është edhe mbretërimi juaj. Krenaria e tij është edhe krenaria juaj dhe ju do të jeni njerëzit më të lumtur me të.” Por ata i thanë: “Për Zotin, të paska magjepsur me gjuhën e tij, o Ebu Uelid!” Kurse ai ua ktheu: “Ky është mendimi im, por ju bëni çfarë të doni.”

Mus'haf Hape →
Fatiha 1:1–1:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Profeti ﷺ ishte ulur me Xhibrilin , kur dëgjuan një zhurmë që vinte nga sipër. Xhibrili ngriti shikimin drejt qiellit dhe tha: “Sot u hap një portë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Emrat e kësaj sureje - “El Fâtiĥa ” - Domethënë, Hapësja ose Çelësi, sepse lexuesi i Kur'anit e hap leximin apo shkrimin e Kur'anit me suren Fatiha. Po me suren Fatiha hapet edhe leximi i Kur'anit në namaz. - “Ummul Kur'an ”- “Themeli i Kur'anit” dhe “ Ummul Kitab” - “Themeli i Librit”. Umm quhet çdo gjë që është themel dhe që çdo gjë tjetër ndërtohet mbi të. Kështu, Fatihaja është themeli i Kur'anit dhe çdo gjë ndërtohet mbi të. Të gjitha kuptimet e mesazhet e Kur'anit kthehen në përmbajtjen e kësaj sureje. - “El Seb’ul Methânij ” (Shtatëshja që përsëritet) dhe “ Kur'ani i madhërishëm”. Eshtë një hadith i saktë në Xhamiun e Tirmidhiut, që e ka gjykuar si të saktë, se Ebu Hurejra tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 5 “El hamdu lil -lahi rab -bil âlemin është Ummul Kur'an, Ummul Kit âb, Es-Seb’ul Methâni dhe Kur'ani i madhërishëm.” - Ajo quhet “El Hamdu” - “Lavdërimi” dhe “Es-Salâtu” - “Namazi. Në hadithin kudsij, që Profeti e transmeton nga Allahu i Madhëruar, thuhet: 6 “Unë e kam ndarë namazin në dy gjysma. Kur adhuruesi thotë: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemîn (Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve), Allahu thotë: “Më lavdëroi dhe falënderoi adhuruesi Im. ...”. - Gjithashtu, ajo quhet edhe “ El Shifau” - “Shëruese”, sikurse ka ardhur ky përshkrim në hadithin e përcjellë nga Darimiu , nga Ebu Seidi, që përcjell nga Profeti, që ka thënë: 7 “Hapësja e Librit është “ Shifâun”, pra, shëruese për çdo helmim.”4 - Fatihaja quhet edhe “ Rukje” - domethënë, shërim përmes lutjeve, sipas hadithit të Ebu Seid Hudrij, kur ai i bëri rukje një burri të helmuar nga pickimi i akrepit. Kur e njoftuan Profeti n për këtë ngjarje, ai i tha Ebu Seidit: 8 “...ku e dije ti se ajo është rukje?!” - Ajo quhet edhe “Esâsul Kur'an” - “Baza e Kur'anit”, sikurse tregon El Sha’biju se e ka quajtur Ibn Abasi, që më pas ka shtuar: “Baza e saj është Bismil-lahir-RahmanirRahim.” - Sufjan Ibn Ujejne e ka quajtur këtë sure “Uakijeh”, Mbrojtësja, ndërsa Jahja Ibn Ebu Kethir e ka quajtur “ Kafijeh”, e Mjaftueshmja, sipas disa haditheve mursele, ku thuhet: 9 “Umul Kur 'an mund të zëvendësojë çdo sure tjetër, por asnjë tjetër nuk mund ta zëvendësojë atë.” Gjithashtu, ajo quhet Surja e Namazit ose edhe “ El Kenz” “Thesari”, siç ka thënë Zemahsheriu në librin e tij El Keshaf. Zbritja e sures Fatiha Surja Fatiha ka zbritur në Mekë. Kështu ka thënë Ibn Abasi, Katade dhe Ebu Alije. Kështu, ajo konsiderohet si sure mekase. Kanë thënë, gjithashtu, se është sure medinase, ashtu siç kanë thënë gjithashtu se ka zbritur dy herë, fillimisht në Mekë, dhe pastaj në Medinë.5 Dobitë dhe rëndësia e Fatihasë Nuk ka shpallur Allahu i Lartësuar as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan si surja Fatiha. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, - Allahu e mëshiroftë! - sjell thënien nga Ebu Hurejra: 10 “Një ditë, Profeti doli për vizitë tek Ubej Ibn Keabi dhe e gjeti atë duke falur namaz. Ai i thirri: “O Ubej!” Ubeji ktheu kokën, por nuk iu përgjigj Profetit. Profeti përsëri i foli dhe i tha: “O Ubej!” Atëherë, Ubeji e fali shpejt namazin dhe shkoi tek Profeti dhe i tha: “Es -selamu alejke, o Profet i Allahut!” Profeti tha: “Ue alejkes -selam! Çfarë të pengoi të më përgjigjeshe kur të thirra, o Ubej?” Ai tha: “O Profeti i Allahut, unë isha duke falur namaz.” Profeti tha: “A nuk e di ti atë që më është shpallur mua: “...përgjigjuni Allahut dhe Profetit kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Ubeji tha: “Po, o Profeti i Allahut, dhe nuk kam për ta përsëritur këtë gabim!” Profeti pastaj i tha: “A dëshiron të të tregoj për një sure, që nuk ka të ngjashme as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan?” “Po, o Profeti i Allahut.” Profeti i tha: “Unë shpresoj që, pa dalë nga kjo derë, ta mësosh cila është ajo sure.”. Ubeji thotë: “Profeti më kapi për dore dhe po më fliste, kurse unë ngadalësoja hapin nga frika se do të mbërrinim tek porta pa përfunduar fjalën Profeti. Kur u afruam afër portës, i thashë: “O Profet i Allahut, cila është surja që më premtove të më tregoje?” Ai tha: “Çfarë lexon në namaz?” Unë i lexova Ummul Kur'an (Fatihanë).” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Betohem në Atë në Dorë të së Cilit është shpirti im, se Allahu i Lartësuar nuk ka shpallur as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan si surja Fatiha. Ajo është Shtatëshja që përsëritet.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Tirmidhiu, që shton: 11 “...Ajo është Shtatëshja që përsëritet, është Kur'ani madhështor, që m’u dha.” Tirmidhiu shton se ky është hadith hasen sahih. Imam Ahmed Ibn Hambel, - Allahu e mëshiroftë! - shënon në Musnedin e tij hadithin e Ebu Seid el Mual -lâ (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 12 “Unë isha duke falur namaz, kur Profeti më foli. Unë nuk iu përgjigja, derisa e mbarova namazin. Kur i shkova, ai më tha: “Çfarë të pengoi të vish tek unë?” - “O i Dërguari i Allahut, unë isha duke falur namaz.” Ai tha: “Po a nuk ka thënë Allahu i Madhëruar: “O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Pastaj tha: “Kam për të ta mësuar më madhështoren sure që gjendet në Kur'an para se të dalësh nga xhamia.” Atëherë, ai më kapi për dore dhe kur po bëhej të dilte nga xhamia, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, po ti më the që do të të mësoj më madhështoren sure që gjendet në Kur'an?” Ai më tha: “Po, ajo është: El ĥamdu lil-lahi Rab-bil alemin ”. Ajo është ‘Shtatëshja që përsëritet’ dhe Kur'ani madhështor.’ Kështu e ka sjellë këtë hadith edhe Imam Buhariu, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me rrugë të ndryshme transmetimi. Fatihaja dhe fundi i sures Bekare janë dy drita, të cilat nuk i janë dhënë kurrë asnjë profeti tjetër para Profetit tonë Në Sahihun e Muslimit dhe në Sunenin e Nesaiut shënohet hadithi prej Ibn Abasit r.a., që ka thënë: 13 “Një ditë, Profeti ﷺ ishte ulur me Xhibrilin , kur dëgjuan një zhurmë që vinte nga sipër. Xhibrili ngriti shikimin drejt qiellit dhe tha: “Sot u hap një portë e qiellit, që nuk është hapur kurrë më parë.” Prej saj - rrëfen Ibn Abasi - zbriti një melek tek Profeti dhe i tha: “Gëzohu! Vërtet ty të janë dhuruar dy drita, të cilat nuk i janë dhënë kurrë asnjë profeti tjetër para teje: Fatihaja dhe fundi i sures Bekare. Çdo gërmë që ke për të lexuar prej atyre të dyjave ka për të t’u dhënë.” Ky është teksti i sjellë nga Nesaiu. Edhe Muslimi e ka sjellë të ngjashëm me të. 6 Muslimi sjell hadithin e Ebu Hurejrës, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij – që tregon: “E kam dëgjuar Profetin të thotë: 14 “Kush fal namaz pa lexuar në të Ummul Kur'an (Themelin e Kur'anit), e ka namazin hadaxh (jo të plotë) - tri herë.” Dikush i tha Ebu Hurejrës: “Po kur ne falemi pas imamit?” Ebu Hurejra tha: “Lexoje në veten tënde, sepse unë e kam dëgjuar Profetin të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë e kam ndarë namazin në dy gjysma, dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon: “Kur adhuruesi thotë: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemîn (Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve!), Allahu thotë: “Më lavdëroi dhe falënderoi adhuruesi im!”. Kur adhuruesi thotë: Er-Raĥmânir-Raĥîm të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit , Allahu thotë: “Më përlëvdoi shumë adhuruesi Im”. Kur adhuruesi thotë: Mâliki jeumid -dîn (Sunduesit të Ditës së Gjykimit) , Allahu thotë: “Më lartësoi e madhëroi Mua adhuruesi Im”. Ose tha: “M’i besoi Mua adhuruesi Im të gjitha punët e tij.” Kur adhuruesi thotë: Ijjâke nea’budu ue ijjâke nesteaîn (Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë), Allahu thotë: Kjo është mes meje dhe adhuruesit Tim dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon. “Kur adhuruesi thotë: Ihdinaŝ-ŝirâţal musteķîm. Sirâţal -ledhîne enamte alejhim ĝajril maĝđûbi alejhim ue leđ -đãl-lîn. (Na udhëzo në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre të cilët i begatove, jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin dhe as në rrugën e të humburve!)”, Allahu thotë: “Këto janë për adhuruesin Tim, dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon”.” Kështu e ka sjellë Nesaiu. Leximi i Fatihasë gjatë namazit Për këtë çështje janë dhënë tri mendime: 1. Leximi i Fatihasë është detyrë për imamin, për xhematliun dhe për atë që falet vetëm. Kjo është ajo që tregojnë përgjithësisht hadithet e sjella në këtë temë. 15. “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Fatihanë”. 16 “Ai që fal një namaz dhe nuk lexon në të Ummul Kur'anin, ai namaz është ħadâxh (jo i plotë).” 17 “Nuk vlen një namaz në të cilin nuk lexohet Ummul Kur'an-i.” Ky është mendimi ekzistues i Shafiut (Allahu e mëshiroftë!). 2. Anëtari i xhematit nuk e ka detyrë që të lexojë as Fatihanë dhe as ndonjë sure tjetër, as në namazet me zë e as në ato pa zë. Për këtë tregon hadithi i sjellë nga imam Ahmed Ibn Hambel, nga Xhabir Ebu Abdilah, nga Profeti që ka thënë: 18 “Ai që falet me imam, leximi i imamit është edhe lexim për të.” Por në senedin e këtij hadithi ka dobësi. Maliku transmeton nga Uehb Ibn Kejsan, nga Xhabiri se kjo është prej fjalës së Xhabirit e jo nga Profeti ﷺ . Ky hadith është sjellë përmes rrugësh të ndryshme, por asnjëra nga ato nuk është e saktë. Allahu është më i ditur për gjithçka. 3. Leximi i Fatihasë është detyrë për anëtarin e xhematit në namazet pa zë, e nuk është detyrë në namazet me zë. Për këtë tregon hadithi i sjellë në Sahihun e Muslimit, nga Ebu Musa el Eshariu, i cili tregon tregon Profeti i Allahut ka thënë: 19 “Imami është vendosur që të udhëhiqeni pas tij. Kur ai bën tekbir, bëni dhe ju tekbir dhe kur ai të lexojë, atëherë heshtni!” Hadithi vazhdon. Edhe autorët e Suneneve, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh, sjellin hadithin e Ebu Hurejrës, se Profeti ﷺ ka thënë: 20 “... kur të lexojë imami, heshtni!”. Këtë hadith e ka gjykuar si sahih imam Muslimi. Këto dy hadithe tregojnë për saktësinë e këtij mendimi. Në fakt, ky është edhe njëri nga mendimet e hershme të imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!). Shtjellimi i istiadhe-s dhe dispozitave të saj 7 - Eûdhu bil-lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej (sherrit të) shejtanit të mallkuar 8 Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe di gjithçka.” [ El ea ’raf 200]. “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër (sherrit të) shejtanit të mallkuar.Vërtet, ai (shejtani) nuk ka asnjë fuqi kundër atyre që besojnë dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë.” [Nahl 98 - 100]. Disa lexues të specializuar të Kur'anit e të tjerë janë të mendimit se istiadhja bëhet pasi ka përfunduar leximin e Kur'anit apo i një pjese të tij, duke u mbështetur në kuptimin e drejtpërdrejtë të kontekstit të ajetit kur'anor në të cilin thuhet: “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut...”, pra, pasi të kesh lexuar Kur'an. Sipas këtij mendimi, kjo bëhet edhe për të larguar vetëkënaqësinë dhe vetëpëlqimin pas përfundimit të leximit të Kur'anit. Megjithatë, Ebu Bekër Ibn Arabiu thotë ky është një mendim shumë i çuditshëm. Sipas një mendimi tjetër, istiadhja bëhet edhe në fillim, edhe në përfundim të leximit të Kur'anit. Sidoqoftë, mendimi më i përhapur dhe i njohur nga shumica e dijetarëve është se istiadhja bëhet para leximit, për të larguar vesveset e shejtanit. Kuptimi i ajetit sipas këtyre është “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut...”, domethënë “Kur të përgatitesh të lexosh Kur'anin...”. Kjo ngjan me fjalët e Allahut në suren Maide 3: “O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat...”. Pra, kur të vendosni e të përgatiteni për të falur namaz. Argument për këtë janë edhe hadithet e sjella nga Profeti i Allahut. Imam Ahmed Ibn Hambeli, - Allahu e mëshiroftë, - sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu: 21 “Kur Profeti ﷺ ngrihej natën për namaz, bënte tekbirin pastaj thoshte: Sub’ĥânekellllâhum-me ue bi ĥamdike, ue tebâreke - smuke, ue teâlâ xhed-duke, ue lâ ilâh - e ĝajruke. (I lavdëruar dhe larg çdo të mete je, o i Adhuruari im në lavdinë Tënde. I lartësuar, i madhëruar dhe begatisjellës është emri Yt! U lartësoftë madhëria Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër të meritueshëm veç Teje!” Pastaj vijonte të thoshte: “ Lâ ilâhe il -l’Allâhu” tri herë, pastaj thoshte: “Eûdhu bil -lâhis-semî-il alîm, minesh - shejŧânir-raxhîm, min hemzihi, ue nefħihi, ue nefthihi. ” (Kërkoj mbrojtje tek Allahu, Gjithëdëgjues dhe i Gjithëditur, (të më ruajë) prej shejtanit të mallkuar, prej hemzihi, nefħihi dhe nefthihi).9 Të katër autorët e Suneneve e kanë sjellë hadithin nga transmetimi i Xhafer Ebu Sulejmanit, që e sjell nga Ali Ibn Alij el Rifai el Jeshkurij. Imam Tirmidhiu ka thënë për këtë hadith, se ai është hadithi më i njohur dhe i përhapur për këtë çështje. Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) dhe nxënësi i tij, Muhamedi kanë qenë të mendimit se istiadhja thuhet për shkak të leximit të Kur'anit gjatë namazit. Ndërsa Ebu Jusufi ishte i mendimit se istiadhja thuhet për shkak të vetë faljes së namazit. 10 Nga fjalët e këndshme të thëna rreth istiadhes është edhe mendimi se istiadhja është pastrim për gojën, nga kotësitë e gjynahet që ke nxjerrë prej saj. Ajo është si një parfumosje e gojës, përpara fillimit të leximit të Fjalës së Allahut. Ajo tregon kërkimin e mbrojtjes, strehimit e mbështetjes tek Allahu, duke dëshmuar kështu për pushtetin e Tij absolut nga njëra anë, dhe duke shprehur nga ana tjetër dobësinë e pamundësinë e robit për t’u përballur me këtë armik të përbetuar të brendshëm, të cilin askush nuk ka forcën dhe pushtetin për ta ndaluar dhe larguar, veç Allahut, që e krijoi. Ky armik nuk pranon mirësjellje dhe përshtatje dhe as nuk ndikohet po t’i bësh mirësi, ndryshe nga armiku i llojit njerëzor. Duke qenë se shejtani na sheh dhe ne nuk e shohim, atëherë ne i kërkojmë ndihmë Atij që e sheh shejtanin për të na mbrojtur prej tij, kur edhe shejtani nuk e sheh dot Atë. 11 Kuptimi i fjalës Eudhu: El-Istiâdhetu është El-Istixhâratu, pra, kërkimi i strehimit dhe i mbrojtjes (diku ose tek dikush). Ndërsa thënia: Eûdhu bil -lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm”, me fjalë të tjera mund të shpjegohet: "Kërkoj mbrojtje, strehim, ndihmë tek madhështia e Allahut, duke u lidhur dhe mbështetur vetem tek Ai, që të më ruajë prej të keqes së shejtanit të mallkuar dhe të dëbuar nga mëshira e Tij. Kërkoj ndihmë, mbrojtje tek Allahu, që shejtani të mos më mashtrojë dhe të mos më devijojë nga rruga e drejtë; që të mos më dëmtojë mua as në fenë time dhe as në jetën time të dynjasë. Kërkoj ndihmë tek Allahu i Lartësuar që shejtani i mallkuar të mos ia dalë mbanë që të më pengojë nga zbatimi i urdhrave të Zotit tim, dhe të mos ia dalë mbanë që të më nxisë dhe të më bëjë që të veproj ato gjëra, nga të cilat Zoti im më ka ndaluar, sepse është e pamundur që ai të sprapset nga unë. Shejtani mund të sprapset vetëm nga Zoti i botëve. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se istiadhja është vepër e pëlqyeshme dhe nuk është (vaxhib) një urdhër i prerë, që, nëse nuk e bën, merr gjynah. Ibn Sirini ka thënë që: Nëse robi e thotë vetëm një herë në jetën e tij “ Eûdhu bil -lâhi minesh -shejŧânirraxhîm”, e ka kryer detyrimin për thënien e istiadhes. Por duhet të përmendim se Profeti ﷺ ka qenë i vazhdueshëm në thënien e istiadhes dhe është shumë i rëndësishëm fakti se istiadhja e largon shejtanin. Duke qenë se largimi i shejtanit është një detyre shumë e rëndësishme për njeriun, atëherë edhe istiadhja duhet të jetë po kaq e rëndësishme. Dihet rregulli i rëndësishëm, që thotë: “Një vepër pa të cilën nuk mund të plotësohet e detyrueshmja, është e detyrueshme.” 12 Si thënia me zë e istiâdhes, ashtu edhe thënia në vetvete, është njëlloj. Kështu ka thënë Shafiu me kuptim, jo fjalë për fjalë.13 Fjala shejtan e ka preardhjen nga fjala “ sheŧane jeshŧunu ”, domethënë: u largua me natyrën e tij të keqe e u dëbua nga çdo e mirë, për shkak të shkeljes së çdo kufiri të Zotit. Pra, shejtani u largua dhe shkoi shumë larg së vërtetës dhe së mirës. Fjala Raxhîm merr kuptimin merxhûm, pra, i mallkuar, i dëbuar nga mëshira dhe nga çdo mirësi. - Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim - Ebu Daudi sjell me sened të saktë deri tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur nga ata të dy, at e bir!), se Profeti ﷺ nuk e mësonte mbarimin dhe ndarjen mes sureve derisa të zbriste Bismilahir-Rahmanir-Rahim.”. Dijetarët janë unanimë se BismilahirRahmanir-Rahim është pjesë nga ajeti 30 i sures Neml. Pastaj kanë dhënë mendime të ndryshme rreth faktit se a është ajet i shkëputur i zbritur në fillim të çdo sureje, apo ajo është ajet vetëm i sures Fatiha e jo i sureve të tjera, apo është zbritur për të treguar ndarjen mes sureve. Mendimi më i saktë është se ajo është zbritur për ndarjen mes sureve, ashtu siç u përmend pak më sipër nga fjala e Ibn Abasit e përcjellë nga Ebu Daudi. 14 Ata që janë të mendimit se është ajet i sures Fatiha, janë të mendimit gjithashtu se duhet lexuar me zë në namaz, ndërsa ata që nuk janë të këtij mendimi e lexojnë atë pa zë në namaz. Për secilën nga palët ka mbështetës prej sahabëve, që ndajnë të njëjtin mendim. Ajo që është sjellë saktësisht dhe në mënyrë të sigurt nga katër kalifët e drejtë është se ata e lexonin bismilah-in pa zë në namaz. Po kështu kanë vepruar edhe shumë selefë mes tabiinëve dhe të tjerë që erdhën pas tyre. Ky është edhe mendimi i Ebu Hanifes, i imam Theuriut dhe imam Ahmedit. Ndërsa ndjekësit e imam Malikut nuk e lexojnë as me zë e as pa zë. Shkurtimisht, mund të themi se nga transmetimet e sjella nga Profeti ﷺ dhe unanimiteti i dijetarëve tregon se edhe ata që e lexojnë me zë, edhe ata që e lexojnë pa zë e kanë namazin të saktë.15 Dobitë dhe rëndësia e bismilahit Imam Ebu Muhamed Abdurahman Ibn Ebu Hatim (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Tefsirin e tij, me senedin e tij nga Uthman Ibn Afan: 22. “Profeti i Allahut (Salavatet dhe selami i Zotit qofshin mbi të!) u pyet rreth “Bismilahir -Rahmanir-Rahim” dhe tha: “Ai (Bismilahi) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar. Mes saj dhe emrit më të madh të Allahut ka afërsi, aq sa është e bardha e syrit me të zezën e tij.” 16 Uekiu sjell me senedin e tij hadithin nga Ibn Abasi, që ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu të ruajë e ta shpëtojë nga 19 zebanitë e Xhehenemit, le të lexojë “ BismilahirRahmanir-Rahim”, se Allahu do t’ia bëjë çdo gërmë të saj mbrojtje nga çdo zebani.” Këtë thënie e ka përmendur Ibn Atije dhe imam El Kurtubiu. 17 Ibn Atije e ka përkrahur këtë mendim të Ibn Kethirit dhe e ka qartësuar duke argumentuar gjithashtu me fjalën e Profetit ﷺ : 23 “Pashë mbi 30 melekë që garonin për të marrë e për të shkruar fjalën e adhuruesit, që tha: “ Rabena lekel hamdu hamden kethiran, tajjiben mubâraken fihi ” (Zoti ynë, ty të qofshin lavdërimet, lavdërime të shumta, të mira dhe plot bekime), për shkak se edhe kjo fjalë përmban mbi 30 germa. Në hadithin e Bishër Ibn Amara nga Dahhaku përmendet se Ibn Abasi ka thënë: E para fjalë që i ka thënë Xhibrili Muhamedit ﷺ ishte: 24 “O Muhamed thuaj: “ Esteidhu bis-semi’il alim minesh-shejtânir-raxhim” “Kërkoj mbrojtje tek Ai që dëgjon dhe di gjithçka (të më ruajë) nga shejtani i mallkuar!”. Pastaj tha: “Tani thuaj: “ Bismil-lâhir-RahmânirRahim”. Nesaiu shënon në librin e tij: “Puna gjatë ditës dhe natës”, ndërsa Ibn Merdeuejhi në Tefsirin e tij, një hadith nga Halid Ibn Hadhae, ky nga El Huxhejmiu, ky nga Ebu Malik Ibn Usame Ibn Umejri e ky nga i ati, që ka thënë: 25 “Unë isha prapa Profetit ﷺ kur kafsha e Profetit u pengua. Unë thashë: “ Teisesh-shejtan! (U shkatërroftë shejtani!)” Profeti ﷺ më tha: “Mos thuaj ashtu, sepse shejtani zmadhohet sa një shtëpi, por thuaj “ Bismil-lâh”, sepse kështu ai zvogëlohet sa një mushkonjë.” 18 E gjithë kjo ndodh nga bekimi dhe mirësia e fjalës Bismilah. Bismilahi 19 është i pëlqyeshëm të thuhet para hyrjes në banjë, në fillim të marrjes së abdesit, para fillimit të ngrënies së ushqimit, para therjes së kafshës, madje disa mendojnë se kjo e fundit është e detyrueshme. Është e pëlqyeshme të përdoret edhe përpara marrëdhënieve intime. Për këtë tregon hadithi i sjellë në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit nga Ibn Abasi, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 26 “Nëse kur shkoni me gruan thoni: Bismil-lâh! Allâhum -me xhen - nibnash-shejŧâne ue xhen -nibish-shejŧâne mâ razeķtena! (Me emrin e Allahut! O i Adhuruari im! Largoje prej nesh shejtanin; largoje shejtanin nga ajo me të cilën na furnizon!), atëherë, nëse ju dhurohet një fëmijë, atij fëmije nuk do t’i bëhej kurrë dëm nga shejtani.” Allah 20 është emër i përveçëm i Zotit të Lartësuar. Thuhet se ky është emri i madh i Allahut dhe të gjithë emrat e tjerë janë cilësi e përshkrime të Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [Hashër 22 - 24]. Në dy Sahihët 21 është hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 27 “Allahu ka 99 emra, 100 pa një, të cilat ai që aĥŝâhâ 22 (i mëson e punon me to) ka për të hyrë në Xhenet!” 23 El hamdu lil-lahi Rabil Alemin - Elhamdu lil -lahi - Ibn Xheriri shpjegon: Mirënjohja e sinqertë i qoftë vetëm Allahut dhe askujt tjetër prej atyre që njerëzit adhurojnë apo krijesave të Allahut. Mirënjohja e falënderimi i plotë i qoftë Zotit për të gjitha ato mirësi që u dhuroi robërve të Tij, të cilat askush nuk mund t’i numërojë e përkufizojë. Askush nuk e di numrin e tyre veç Zotit. Ai ua ka dhuruar ato mirësi robërve të Vet, edhe pse ata nuk kanë bërë asgjë për t’i merituar. Allahut i qoftë hamdi, lavdërimi e mirënjohja për të gjitha këto, në fillim e në fund. 24 Elifi (E) dhe Lami (L), pra, nyja ‘ El’ tek fjala “El Hamdu lil -lah” përdoret në arabisht për të treguar gjithëpërfshirje. Sipas këtij kuptimi, të gjitha llojet e format e hamdi-t dhe shprehjes së tij i takojnë veçse Allahut të Lartësuar. Në një hadith thuhet: 28. “O Allah, Ty të takon i gjithi hamdi, Ty të takon i gjithë mbretërimi e pushteti! Në dorën Tënde është e gjithë e mira dhe tek Ty kthehen të gjitha çështjet!” 25 - Rabil alemin - El Rab është Pronari, rregulluesi e administruesi i gjithësisë. Emërtimi “El Rab” me pjesëzën “El” përpara lejohet veçse për Allahun, ndërsa pa nyjen “El” mund të përdoret nëse vjen në formën pronë-pronar, p.sh. “rabul bejt” - “ i zoti i shtëpisë”.26 - El alemin është shumësi i fjalës El Alem. Këtu bën pjesë gjithçka që ekziston, përveç Allahut të Lartësuar. El au âlim (botërat) janë botët e ndryshme të krijesave në qiej dhe në tokë, në dhé dhe në det. Kështu p.sh., bota e njerëzve është botë më vete, xhindët janë botë më vete, melekët gjithashtu përbëjnë një botë. Kështu ka thënë Bishër Ibn Amarati, që përcjell nga Ibn Abasi. “El hamdu lil-lâhi rabil âlemin” - Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, në dorë të të Cilit është i gjithë krijimi dhe krijesat, në qiej e në tokë e çka mes tyre e brenda tyre, nga ata që i dimë dhe nga ata që nuk i dimë. - Er-Rahmanir-Rahim - Këta janë dy emra që e kanë prejardhjen nga fjala “ Errahmetu”- “Mëshirë”, me një kuptim të përforcuar dhe epror të saj . 27 Er-Rahman (i Gjithëmëshirshmi) ka një kuptim më të përforcuar dhe më epror sesa emri “ ErRahim” (Mëshirëplotë). Emri “Er-Rahman” është i prejardhur, ndryshe nga pretendimet se ai nuk është i tillë. Për këtë tregon hadithi që e ka sjellë Tirmidhiu, duke e gjykuar si të saktë (sahih), nga Abdur-rahman Ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 29 . “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë jam ErRahmanu dhe Unë e krijova farefisninë dhe zgjodha për të një emër ( er-rahm) të prejardhur nga Emri Im ( Er-Rahman). Për atë që i mban lidhjet farefisnore, edhe Unë do t’i mbaj lidhjet me të, e kush i shkëput lidhjet farefisnore, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.”. Ky është një tekst i drejtpërdrejtë dhe i qartë se emri “Er - Rahman” është i prejardhur dhe nuk ka më kuptim asnjë lloj kundërshtie në këtë çështje. Ibn Xheriri përcjell përmes senedit të tij nga El Azramiu, i cili ka thënë: “Er - Rahman është i Gjithëmëshirshmi për të gjitha krijesat, 28 ndërsa Er -Rahim është Mëshirëploti vetëm për besimtarët.” Edhe në ajetin kur'anor Allahu i Madhëruar thotë: “Er-Rahmanu që qëndroi mbi Fron.” [Ta Ha 5], për të treguar se Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me mëshirën e Tij. Ndërsa kur flet për mëshirën e Tij për besimtarët, Ai thotë: “Ai është Er-Rahim me besimtarët.” [Ahzab 43]. Pra, i dalloi me mëshirën e Tij të veçantë dhe të plotë vetëm për ta. Kjo tregon gjithashtu se emri ErRahman ka një kuptim më të përforcuar të mëshirës sesa emri Er-Rahim, sepse ka përfshirë të gjitha krijesat dhe është në të dyja jetët. 29 Imam Kurtubiu ka thënë: Allahu i Madhëruar e ka përshkruar Veten e Tij me emrat Er-Raĥmâni dhe Er-Rraĥîm, pasi përmendi se Ai është Rabbul Alemin (Zoti i botëve), në mënyrë që pas nxitjes së frikës, në zemrën e robit të vijojë me nxitjen e shpresës. Përmendja e emrave ErRaĥmâni, Er -Rraĥîm nxit shpresën në zemrën e robit. Ata vijnë pas përshkrimit të Tij si Rabbul Alemin , përshkrim i cili nxit frikën. Kjo është plotësisht në përputhje me atë që thotë vetë Allahu në një ajet tjetër: “Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Por edhe dënimi Im është dënim i dhembshëm.” [El Hixhr 49, 50]. Në Sahihun e Muslimit shënohet se Ebu Hurejra përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 31 “Sikur ta dinte besimtari se çfarë ndëshkimesh ka Allahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij. Sikur ta dinte mosbesimtari se çfarë mëshire ka Allahu, askush nuk do të humbiste shpresën në mëshirën e Tij.” 30 Emri “ Er-Raĥmân” është i ndaluar për krijesat. Kështu, krijesat nuk mund të emërtohen me këtë emër, sepse ai është i veçantë për Allahun. Mendoni pak në Musejleme Gënjeshtarin, 31 i cili paturpësisht mori guximin që të quante veten e tij me këtë emër! Allahu ia mveshi atij një veshje poshtërimi dhe sot ai njihet nga të gjithë si Musejleme Gënjeshtari. Madje, ai merret si shembull i gënjeshtrës dhe gënjeshtarëve, ndaj thuhet: “Gënjeshtar si Musejlemi.” - “Maliki jeumid -din” - Kuptimi: Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Allahu i Lartësuar vërtet e veçon përmendjen e sundimit të Tij në Ditën e Gjykimit, por kjo nuk do të thotë se Ai nuk është edhe Sunduesi i kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe i ahiretit, por pak më përpara kësaj Ai e përshkroi Veten si “ Rabbul Alemin”, duke na treguar kështu se Ai është sunduesi i të gjithë botëve, dhe kjo fjalë përfshin dynjanë dhe ahiretin. Pastaj Ai e veçon pushtetin e Tij në Ditën e gjykimit, sepse atë ditë do të zhduket tërësisht edhe ai lloj pushteti që e pretendonin në jetën e kësaj dynjaje ata të cilët nuk besonin në Zotin dhe ishin mendjemëdhenj. Atë ditë, askush nuk do të ketë në dorë asnjë gjë. Madje, askush nuk do të flasë pa e lejuar i Gjithëmëshirshmi: “Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” [Nebe 38]. Dahaku na tregon se Ibn Abasi shpjegon “Maliki jeumiddin ” (Sunduesi i Ditës së Gjykimit) kështu: Atë ditë, askush nuk zotëron ndonjë pasuri, siç kishte në dynja, kur thoshte “Kjo është pasuria ime!”, ose “Ky është pushteti im!”. Atë ditë askush nuk zotëron më asnjë lloj pasurie apo pushteti.”32 Jeumud-din do të thotë: Dita e gjykimit, llogarisë dhe shpërblimit. Ajo është Dita e Kijametit, kur Allahu do të gjykojë e shpërblejë krijesat. Nëse kanë bërë mirë, do t’i shpërblejë me të mira, e nëse kanë bërë keq, do të marrin dënimin që meritojnë, veç nëse Allahu i fal. O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj na fal ne! 33 - Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë. - Këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rendit të zakonshëm të fjalisë në arabisht. Kështu, në fjalinë “Ty të adhurojmë dhe tek Ti ndihmë kërkojmë”, përemrat ‘Ty’ dhe ‘Ti’ janë vendosur përpara foljes (kallëzuesit), mënyrë kjo e cila e vë theksin tek përemri, duke i dhënë fjalisë këtë kuptim: “Vetëm Ty të adhurojmë” dhe “Vetëm tek Ti e kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen”. Vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë, dhe asnjë tjetër veç Teje, dhe mbështetjen e ndihmën e kërkojmë veç tek Ti, e tek askush tjetër. Pikërisht kjo është bindja e plotë ndaj Zotit. El ibadetu nga ana gjuhësore do të thotë përunjësi e nënshtrim. Ndërsa në terminologjinë e Sheriatit është një fjalë që përmbledh në vetvete gradën më të lartë të dashurisë, nënshtrimit e përunjësisë dhe të frikës.34 Disa selefë kanë thënë: Fatihaja është e fshehta e Kur'anit dhe e fshehta e Fatihasë është tek kjo frazë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein! ”. Ijjake nabudu (Vetëm Ty të adhurojmë) është dëshmi e sinqertë e njeriut për distancimin nga çdo lloj shirku. Ndërsa: “ ue ij jake nestein” (vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë), është një dëshmi e çiltër se ai po ia dorëzon të gjitha çështjet Allahut të Lartësuar dhe po distancohet tërësisht nga forcat dhe aftësitë e veta. E gjithë feja e Zotit bazohet në këto dy çështje. Ky mesazh jepet në shumë ajete kur'anore: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. “Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” [Mulk 29]. - "Ij-jâke nea’budu ue ij-jâke nestein!” - Në këtë ajet vërehet një zhvendosje nga veta e tretë në vetën e dytë, pra, duke ju drejtuar drejtëpërdrejt Allahut të Lartësuar. Që nga fillimi i sures, " El hamdu lil -lahi Rabil Alemin", e deri tek " Maliki jeumid -din" të gjitha janë treguar në vetën e tretë. Pastaj teksti zhvendoset në vetën e dytë, duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. Adhuruesi, përmes hamd-it (lavdërimit), thena-it (përlëvdimit të përsëritur e të shumtë) dhe temxhid-it (madhërimit), realizon hamd-in dhe esencën e tij, në masën dhe cilësinë e duhur, siç kërkohet nga Allahu i Lartësuar, dhe pastaj distancohet plotësisht nga adhurimi i gjithçkaje tjetër dhe nga mbështetja tek dikush tjetër veç Allahut Mëshiorëplotë. Vetëm pas kësaj përpjekjeje, ai nderohet, afrohet dhe ngrihet në nivelin dhe gradën për t’i folur drejtëpërdrejt Allahut të Lartësuar duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. 35 Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar ka përmendur adhurimin përpara istiane-s, kërkimit të ndihmës, sepse përkushtimi i adhurimeve Allahut është qëllimi i njeriut, ndërsa kërkimi i ndihmës është mjet ose ndihmë për të realizuar sa më mirë adhurimin; dhe dihet mirë se qëllimi është më i rëndësishëm se mjeti, ndaj më të rëndësishmes i jepet përparësi. Një pyetje që shtrohet është: “Përse është përdorur numri shumës në ajet, duke thënë: “të adhurojmë” dhe “ndihmë kërkojmë”? Për këtë janë dhënë përgjigje të shumta, ndër të cilat edhe fakti se kur i drejtohemi Allahut të Madhëruar në numrin shumës, pra, duke thënë: “vetëm Ty të adhurojmë” kjo është një shprehje më e qartë e modestisë dhe e përunjësisë para Allahut, sesa kur i drejtohesh Atij duke thënë “vetëm Ty të adhuroj”. Kjo e fundit tregon një lloj madhërimi e vlerësimi për veten. E kush je ti që e konsideron veten të denjë që t’i drejtohesh i vetëm Allahut të Madhëruar, të cilin askush nuk mund ta adhurojë dhe përlëvdojë ashtu siç Ai e meriton?! Kështu, robi, me modesti e përunjësi i drejtohet Allahut të Madhëruar së bashku me vëllezërit e tij besimtarë, që t’i shprehë Atij adhurimin dhe t’i kërkojë ndihmë. Adhurimi i Allahut dhe statusi i të qenurit adhurues e rob i Allahut është një gradë shumë e lartë, me të cilën robi nderohet dhe vlerësohet. Me këtë titull e ka emërtuar Allahu i Madhëruar Profetin e tij të dashur, në kontekstet më të rëndësishme: I lartësuari thotë: “Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, i Cili i ka shpallur Robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kur'anin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim!” [Kehf 1]. Ose: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit që t’i lutej Atij, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” [Xhin 19]. “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! Vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka.” [Isra 1]. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka quajtur “robi dhe adhuruesi Ynë” kur i ka sjellë Shpalljen, kur ka treguar adhurimin e Profetit ﷺ dedikuar Atij dhe kur ka folur për udhëtimin e mrekullueshëm të Israsë. Ibn Abasi ka thënë: "Ijake nea’budu”, domethënë: Vetëm Ty të njësojmë, të frikësohemi dhe të shpresojmë, o Zoti ynë, dhe asgjë e askënd tjetër veç Teje! Ndërsa " ue ijake nestein ”, domethënë: Vetëm Ty të kërkojmë të na ndihmosh për të t’u bindur e nënshtruar dhe për t’i përmbushur të gjitha çështjet e punët tona. Është përmendur fillimisht adhurimi përpara kërkimit të ndihmës, sepse adhurimi është qëllimi kryesor e final, ndërsa kërkimi i ndihmës është mjeti për arritjen e këtij qëllimi, dhe qëllimet janë më të rëndësishme sesa mjetet. - “Ihdinas-siratal mustekim ” Na udhëzo në Rrugën e Drejtë - Pasi paraqiten në fillim përlëvdimet e shumta e të përsëritura për Allahun e Lartësuar, tashmë është pikërisht momenti kur duhet t’i drejtosh lutjet, sikurse na udhëzon Allahu i Madhëruar në hadithin kudsij: 32 “....Unë e kam ndarë namazin (Fatihanë) në dy gjysma. Gjysma e tij është për Mua dhe gjysma tjetër (e Fatihasë) është për robin Tim dhe robit Tim do t’i jepet ajo që kërkon. ...” Kjo është mënyra më e mirë që mund të bësh një lutje. Fillimisht e lavdëron Allahun dhe pastaj parashtron lutjen tënde dhe të vëllezërve të tu besimtarë, duke thënë: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë!”. - “El Sirat el Mustekim” është rruga e qartë, e dukshme, e drejtë dhe pa shtrembërime. Në fakt, janë dhënë mendime të ndryshme për të. E përbashkëta është se “ El Sirat el Mustekim” është ndjekja e pasimi korrekt i rrugës së Profetit me sinqeritet vetëm për Allahun, rruga e vetme që të çon tek Allahu dhe Xhenetet e Tij. Gjithashtu, është thënë se ajo është “Libri i Allahut”, ose “Islami”. Ibn Abasi ka thënë se ajo është feja e Allahut, e cila nuk ka shtrembërime. Ndërsa Ibn el Hanifij ka thënë se ajo është feja e Allahut, e vetmja fe e pranuar tek Ai. Në një hadith që e përcjell Ne ualis Ibn Semani thuhet se rruga e drejtë ( El Siratu el Mustekim) është vetë Islami. Sipas tij, Profeti ﷺ ka thënë: “Allahu sjell si shembull një rrugë të drejtë. Në dy anët e rrugës ka nga një mur, me disa dyer të hapura. Mbi dyer ka perde të lëshuara. Në portën hyrëse të kësaj rruge ndodhet një ftues, që thotë: “O njerëz! Hyni në këtë rrugë dhe mos devijoni!” Ndërsa sipër (e përgjatë) kësaj rruge ndodhet një ftues, i cili sa herë që njeriu tenton të hapë ndonjë nga ato dyer thotë: “I mjeri ti! Mos e hap, se nëse e hap, ke për të hyrë brenda!”. Rruga e drejtë ( El Siratu el Mustekim ) është Islami. Dy muret anësore të saj janë kufijtë e Allahut (që nuk duhen tejkaluar). Dyert e hapura në këto mure janë haramet (ndalesat e Allahut). Ftuesi në fillim të rrugës është Libri i Allahut. Ftuesi sipër (e përgjatë) kësaj rruge është qortuesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”. El Muxhahidi ka thënë se “ El Sirat el Mustekim” është “e Vërteta”, dhe ky është term gjithëpërfshirës. Kështu, nuk ka kundërshti mes saj dhe përkufizimeve të mësipërme. Dikush mund të pyesë: Nëse muslimani është i udhëzuar në rrugën e drejtë, atëherë përse i kërkon Allahut në çdo namaz që ta udhëzojë në këtë rrugë? Përgjigjja për këtë pyetje është: “Njeriu e ka të domosdoshme në çdo çast dhe gjendje që Allahu i Madhëruar ta forcojë e ta bëjë të palëkundur e të vazhdueshëm në udhën e drejtë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na udhëzon që t’i lutemi Atij në çdo kohë që Ai të na japë forcë, qëndrueshmëri dhe sukses për të ecur dhe jetuar sipas rrugës së drejtë. Po kështu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar besimtarët që të besojnë kur thotë: "O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg (rrugës së drejtë) . [En-nisa, 136 ]. Qëllimi është qëndrueshmëria dhe vazhdimësia në ato punë që ndihmojnë dhe ushqejnë besimin. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. 36 Këto ajete janë argument dhe nxitje e qartë që ne të përdorim atë që quhet teuesul (ndërmjetësim) i lejuar tek Allahu, që përmbushja e lutjes të jetë më pranë dhe e realizueshme. Ky ndërmjetësim bëhet duke e lavdëruar Allahun përmes emrave e cilësive të Tij të larta e duke bërë vepra të mira përpara parashtrimit të lutjes. Kështu, në leximin e sures Fatiha, besimtari fillimisht kërkon teuesul e afrim tek Allahu përmes lavdërimeve të shumta që ia kushton Atij, duke thënë: “ Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve! Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit”. Pastaj, përsëri kërkon ndërmjetësim dhe afrim tek Zoti duke bërë punë të mira, dhe në këtë rast, duke dëshmuar me bindje e sinqeritet njëshmërinë e Zotit në adhurim dhe mbështetjen e plotë vetëm tek Ai. Kështu, vetëm pas këtij ndërmjetësimi e afrimi tek Allahu përmes këtyre mënyrave të ligjëruara nga Ai, besimtari parashtron lutjen e tij që Allahu ta udhëzojë atë dhe vëllezërit e tij besimtarë në rrugën e Tij të drejtë. Kjo rrugë e drejtë është Islami i saktë dhe korrekt, i pastër dhe i ruajtur nga çdo shtesë e pakësim dhe i ruajtur nga çdo bidat dhe kotësira të pabaza. Kjo është rruga më e shkurtër për të përmbushur dhe realizuar gjithçka që e do Zoti dhe është i kënaqur me të, ekzaktësisht siç ka urdhëruar Ai dhe siç e ka sjellë qartësisht Profeti. Nëse besimtari do t’i lexonte me vëmendje ajetet ku përmenden lutje, do të vërente se përpara tyre gjithmonë janë përmendur ajete që e nxisin dhe udhëzojnë që të kërkojë ndërmjetësim dhe afrim tek Allahu me mënyrat e lejuara, si p.sh. duke përmendur vetë Zotin e Madhëruar, ose duke e lavdëruar dhe përmendur emrat dhe cilësitë e Tij, ose duke bërë punë të mira, nëpërmjet të cilave mund të afrohet tek Allahu, ose duke u lutur për vëllezërit e tij muslimanë. Edhe kjo e fundit është një mënyrë shumë e mirë ndërmjetësimi, që e sjell më afër përgjigjen e lutjes. 37 Allahu i Lartësuar na tregon se si u lut Dhen -nuni (Junusi), kur atë e gëlltiti peshku i madh: “ La ilâhe il-lâ Ente! Sub ĥâneke, inni kuntu minedh - dhâlimin. (Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë veç Teje! Ti je i dëlirë dhe unë isha i padrejtë.).” Kështu, Junusi nuk gjeti mënyrë më të mirë ndërmjetësimi e afrimi tek Allahu, që Ai t’i përgjigjej lutjes së tij, sesa përmes teuhidit të Tij, si dhe lartësimit dhe dëlirësimit të Tij nga çdo e metë dhe mangësi. Kjo ishte nga njëra anë. Ndërsa ana tjetër ishte duke dëshmuar dhe pranuar gabimin dhe padrejtësitë, me të cilat e dëmtoi vetveten. Pranimi i gabimit i shoqëruar me keqardhje është shprehje e pendimit dhe kthimit tek Zoti i Lartësuar. Dhe nuk ka dyshim se pendimi është prej veprave më të mira, që Zoti e ka pranuar si mënyrë ndërmjetësimi e afrimi, për t’i dhuruar robit f aljen dhe mbulimin e gjynaheve. Dëshmitë e Kur 'anit për këtë rregull janë të shumta. Prej këtyre dëshmive të sjella në Kur 'an është edhe lutja e babait tonë Ademit dhe nënës tonë Hava, kur ata gabuan. Ata thanë: “Rabbenâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! (Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!)” [ El ea’raf 23]. Dhe janë pikërisht këto fjalët që vetë Zoti ia mësoi Ademit, për të cilat aludohet në ajetin kur'anor: “Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë (lutjeje), dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.” [Bekare 37]. Po kështu, na mëson të kërkojmë ndërmjetësim e afrim tek Zoti përpara parashtrimit të lutjes edhe ajeti tjetër: “Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte) : “Besoni Zotin!”, e ne besuam. Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! ” [Al Imran 193]. Nuk ka dyshim se besimi i saktë dhe korrekt është nga punët më të mira. Kështu, pasi i paraqitën Allahut këtë punë të mirë, pra, besimin e saktë e korrekt, ata përmendin diçka tjetër, që konsiderohet si një vepër e mirë, e cila shërben si teuesul, që Ai ta pranojë dhe t’i përgjigjet lutjes: përmendja e nevojës së madhe të tyre për faljen e gjynaheve. Prandaj thanë: “... Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët!” Kështu na mëson Allahu se si ta kërkojmë ndërmjetësimin dhe afrimin tek Ai përmes mënyrave të lejuara.38 - Siratal-ledhine en’amte alejhim Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove - Ky është një shtjellim më i hollësishëm i ajetit paraardhës: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!”. Kështu, “ siratal mustekim ” është rruga e atyre të cilëve Zoti u bëri mirësi. Po kush janë këta të zgjedhur e fatlumë? Këta i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa, ajeti 69: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” El Dahhaku tregon se Ibn Abasi shpjegon: “Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove”, domethënë, ata që i begatove me mirësi dhe ua bëre mbarë të të binden dhe të të adhurojnë, qofshin melekë, profetë, të sinqertë dhe vepërmirë. Kjo ngjan me ajetin: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [Nisa 69]. Gjithashtu, ngjan me fjalën e Allahut: “Jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!”. Pra, rruga e atyre që Zoti i begatoi me të mira është e ndryshme nga rruga e atyre që merituan zemërimin e Tij. Këta të mjerë janë ata të cilët i prishën synimet e tyre. Ata e njohën të vërtetën, por e shpërfillën dhe devijuan nga aj o, duke preferuar tjetër rrugë. Gjithashtu, rruga e atyre që Zoti i begatoi me të mira është e ndryshme edhe nga rruga e “të humburve”. Këta janë ata që nuk kishin dituri rreth të vërtetës dhe përqafuan rrugën e humbjes. Ata nuk morën rrugën e duhur për tek e vërteta, por vazhduan në padrejtësinë dhe humbjen e tyre. Vërej me kujdes fjalinë “jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!” Allahu ka theksuar fjalët “dhe as” për të treguar se janë dy rrugë të devijimit nga e vërteta dhe jo një; pra, është rruga e jehudëve dhe rruga e të krishterëve. Ndërsa rruga e besimdrejtëve është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore: dituria e saktë e burimore rreth të vërtetës, dhe puna sipas asaj diturie. Jehudët refuzuan të punonin me diturinë e saktë, ndërsa të krishterët refuzuan diturinë e saktë. Prandaj zemërimi goditi mbi jehudët dhe humbja përpiu të krishterët. Kështu, ai që e mëson të vërtetën dhe nuk punon sipas saj, meriton zemërimin e Zotit, ndryshe nga ai që nuk ka dituri. Ndërsa të krishterët, edhe pse mund të adhurojnë Zotin dhe t’i shprehin atij përunjësi, ata nuk e bëjnë këtë përmes rrugës së duhur që vetë Zoti e ka përcaktuar. Ata refuzojnë të pranojnë diturinë e vërtetë dhe rrugën e drejtë, duke e lënë veten në humbje dhe në errësirë. Në fakt, qoftë jehudët, qoftë krishterët janë të humbur dhe meritojnë zemërimin e Zotit, por cilësia e veçantë dalluese e jehudëve është se mbi ta ka rënë zemërimi i Zotit, ndërsa cilësia e spikatur e të krishterëve është fakti se ata nuk kanë dituri rreth të vërtetës dhe ndjekin kotësira. Kështu i përshkruan vetë Zoti, kur thotë për jehudët: “Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo, (që erdhi) si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit - ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” [Maide 60]. Ndërsa për të krishterët thotë: “Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës, dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. [Maide 77]. Hamad Ibn Seleme sjell rrëfimin nga Adij Ibn Hatimi, i cili thotë: 33. “E pyeta të Dërguarin e Allahut rreth fjalës së Allahut: “Gajril magdubi alejhim” dhe më tha se ata janë jehudët. E pyeta, gjithashtu, për fjalën e Allahut: “Ue led-dal-lin (dhe as në rrugën e të humburve)” dhe më tha: “Të krishterët, ata janë të humburit.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Sufjan Ibn Ujejne me senedin e tij deri tek Adij Ibn Hatimi. Ndërsa Ibn Merdauejhi sjell rrëfimin prej Ebu Dheri, që ka thënë: 34 “E kam dëgjuar Profetin e Allahut për “Gajril magdubi alejhim”, që tha: “Ata janë jehudët.” - “Po eddâl-lin, - e pyetën, - kush janë?” Ai tha: “Të krishterët.” Përmbledhje Kjo sure e mrekullueshme, me 7 ajete, ka përmbledhur në vete shumë dobi e mirësi. 1. Në të janë përmendur: lavdërimi i Allahut, madhërimi i Tij dhe përlëvdimi i përsëritur e i shumtë i Allahut, përmes emrave të bukur, që presupozojnë e tregojnë cilësitë e Tij të larta. 2. Është përmendur Dita e Premtuar, që është Dita e gjykimit dhe shpërblimit me drejtësi. 3. Ajo udhëzon besimtarët që t’i luten e përgjërohen vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo shirk dhe duke u distancuar gjithashtu nga çdo fuqi dhe forcë e tyre dhe për t’iu mbështetur tërësisht vetëm Allahut të Madhëruar. 4. Kjo sure na fton në sinqeritet dhe në përkushtim të adhurimeve veçse për Allahun, duke e njësuar në teuhidin uluhije, pra, në meritën e Tij për t’u adhuruar si një i vetëm dhe i pashoq, duke dëshmuar dhe deklaruar dëlirësinë e Tij nga çdo mangësi e kotësi dhe nga pasja e ndonjë partneri të ngjashëm apo si shembulli i Tij në çdo aspekt. 5. Kjo sure na mëson se si t’i lutemi Allahut dhe për çfarë t’i lutemi. 39 Ajo na mëson t’i lutemi të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Ajo na mëson se kjo rrugë e drejtë është feja që Zoti e shpalli me vërtetësi e drejtësi, dhe ne duhet ta lusim që Ai të na udhëzojë në këtë rrugë, por edhe përgjatë kësaj rruge, si dhe të na forcojë dhe të na bëjë të palëkundur në të. Na mëson ta lusim Allahun të na forcojë që të ecim kësaj rruge, derisa të arrijmë ta kalojmë në Ditën e Gjykimit edhe Urën e Siratit, atë rrugë reale dhe fizike të prekshme, që është e vetmja rrugë që të shpie në Xhenetet e lumturisë dhe mirësive, pranë profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve e punëmirëve. 6. Ajo na nxit për të bërë sa më shumë punë të mira, që të jemi pranë punëmirëve në Ditën e Gjykimit. 7. Ajo këshillon dhe paralajmëron që të kemi shumë kujdes dhe të mos ndjekim rrugët e humbjes dhe devijimit, në mënyrë që të mos ringjallemi me ata që i ndjekin ato rrugë. Ajo na mëson se rrugët e humbjes janë dy: “rruga e atyre që merituan zemërimin e Zotit” dhe “rruga e të humburve”. Mendo pak me kujdes bukurinë e formulimit të këtyre dy fjalive: “Në rrugën e atyre që u dhurove begati” dhe “jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin”. Kur flitet për begatitë, thuhet se ishte Allahu Ai që ua dhuroi ato. Ndërsa kur foli për zemërimin, thuhet se ishin ata që e merituan zemërimin e nuk përmendet se ishte Allahu që u zemërua ndaj tyre, edhe pse dihet mirë se Allahu u zemërua me ta. Në të njëjtën mënyrë, i Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë.” [Kehf 17]. “Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre.” [A’raf 186], e të tjera ajete që tregojnë se udhëzimi dhe humbja të gjitha janë në dorën e Allahut e të askujt tjetër. Ky është besimi korrekt dhe i bazuar në argumente, ndryshe nga besimi i kaderive dhe atyre që ecin gjurmëve të tyre, të cilët pretendojnë se njeriu është tërësisht i pavarur nga Allahu dhe është vetë njeriu që e sjell udhëzimin ose humbjen. Këta argumentojnë me ajete që quhen muteshabihe, pra, jo shumë të qarta, dhe shpërfillin ajetet e qarta dhe qartësuese, të cilat e hedhin poshtë besimin e tyre të gabuar. E tillë është gjendja e të humburve dhe të devijuarve. Në një hadith të saktë, Profeti a.s ka thënë: 35 “Kur të shihni ata të cilët ndjekin ajetet e paqarta, dijeni se janë ata që i përmend Allahu, prandaj ruhuni prej tyre.” Këtu aludohet për fjalët e Allahut në suren Al Imran, ajeti 7: “Është Ai (Allahu) që ta zbriti ty (o Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete të qarta (muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta ( muteshabihat). Por ata zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, gjurmojnë ato që janë jo shumë të qarta, për të shkaktuar hutim, gjoja sikur kërkojnë komentin e tyre. Por, përveç Allahut, askush nuk e di domethënien e tyre. Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i besojmë atij (Kur'anit). Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë.” Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të mençur.” Falë Zotit, bidatçiu dhe i devijuari nuk mund të gjejnë argument në Kur'an , sepse Kur'ani u zbrit që të jetë sqarues për gjithçka, për të ndarë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi, dhe në të nuk mund të gjesh kundërthënie e padrejtësi. Ai është shpallja e Allahut të Urtë dhe të Lavdëruar.40 Ai që lexon suren Fatiha e ka të pëlqyeshme që të thotë pas saj ‘Amin!’. Kuptimi i kësaj fjale është: O Allah! Përgjigju dhe pranoje këtë lutje!” Mendimi më i saktë është se thënia “amin” është e pëlqyeshme për atë që është jashtë namazit. Ndërsa për atë që është në namaz, ky bëhet edhe më i fortë si urdhër, qoftë kur falet vetëm, qoftë kur falet me imam, qoftë për imamin, ashtu edhe për xhematliun, në të gjitha rastet. Argument për këtë është ajo që transmetohet në dy Sahihët nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: 36: “Kur imami të thotë ‘ amin’, edhe ju thoni ‘amin’, sepse atij njeriu, amini i të cilit përkon me aminin e melekëve, kanë për t’iu falur gjynahet e shkuara.” Nga Ebu Hurejra transmetohet se “Pasi Profeti ﷺ lexonte “gajril magdubi alejhim ue led -dallin”, thoshte ‘Amin’ aq sa mund ta dëgjonin ata që ishin pas tij, në safin e parë.” Ndërsa Muslimi përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 37: “Nëse robi thotë në namazin e tij ‘ Amin’, edhe melekët thonë në qiell ‘ Amin’. Nëse përkojnë të dyja aminet bashkë, robit do ti falen gjynahet që shkuan.” Gjithashtu, Enesi tregon se Profeti ka thënë: 38 “Mua më është dhënë “amini” në namaz dhe gjatë lutjeve, gjë që nuk i është dhënë askujt tjetër para meje, përveç Musait. Prandaj mbarojeni lutjen me “ amin”, sepse kështu Allahu do t’ju përgjigjet juve”. Ajeti për të cilin aludohet këtu është fjala e Allahut në suren Junus 88: “Musai tha: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote dhe kështu, o Zoti ynë, ata po i largojnë njerëzit prej rrugës Sate. Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Në këtë tekst thuhet qartë se është Musa ai që e bëri atë lutje. Por duke qenë se Allahu në ajetin tjetër thotë: “Ai tha: “Është pranuar lutja juaj (O Musa dhe Harun!). Prandaj përqendrohuni në rrugën tuaj e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!”, kjo tregon se Haruni bënte ‘Amin’, dhe kështu u konsiderua sikur bëri të njëjtën lutje si Musai. Kjo tregon se kush bën ‘Amin’ për një lutje, është njësoj sikur ta ketë thënë vetë atë lutje. Me këtë argumentojnë edhe ata që thanë se xhematliu nuk ka nevojë që të lexojë Fatihanë në namazet me zë, sepse mjafton që bën amin për leximin e imamit, dhe kështu ai konsiderohet njëlloj sikur e ka lexuar vetë.41

Mus'haf Hape →
Bekare 2:197 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… është më i mirë dhe më i dobishëm. Mukatil Ibn Hajjani tregon që kur zbritën këto ajete, një burrë i varfër u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Haxhi kryhet në muajt e caktuar. - Dijetarët e arabishtes kanë dhënë opinione të ndyshme pas analizës së ajetit: "Haxhi kryhet në muajt e caktuar.” Disa janë të mendimit se kuptimi është: "Muajt e haxhit janë të njohur ndër njerëz dhe veshja e ihramit gjatë tyre është mënyra më e plotë dhe e përkryer e fillimit të haxhit, sesa në muaj të tjerë, edhe pse diçka e tillë është lejuar. Pra, kuptimi i ajetit është: “Haxhi (është më mirë të nisë të) kryhet në muajt e caktuar", sesa në muaj të tjerë. Ky mendim, pra, për lejimin e veshjes së ihramit për haxh në të gjithë muajt e vitit është i Imam Malikut, Ebu Hanifes, Ahmed Ibn Hambelit etj. Këta kanë argumentuar me fjalën e Allahut: "Po të pyesin për hënëzat e reja. Thuaju: “Ato (hënat e reja) janë për njerëzit shenja referuese të kohës dhe të haxhit.”. Pra, në ajet është përmendur haxhi, njëri nga dy adhurimet, edhe pse së bashku me të kryhet edhe umreja. Atëherë, ashtu siç lejohet që të bësh umre në çdo kohë të vitit, ashtu lejohet të veshësh ihram për haxh në çdo kohë të vitit. Ndërsa Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) është i mendimit se ihrami për haxh lejohet të vishet veçse në muajt e haxhit. Nëse dikush vesh ihramin para këtyre muajve, nuk i merret për bazë. Ky mendim është përcjellë nga Ibn Abasi e Xhabiri, dhe po të këtij mendimi janë edhe Atâu, Tausi dhe Muxhahidi (Allahu i mëshiroftë!). Argumenti që ata përdorin është fjala e Allahut: "Haxhi kryhet në muajt e caktuar.” Ky ajet është si përcaktues i kohës se kur mund të kryhet ky adhurim, që ashtu sikurse namazi që nuk lejohet të falet jashtë kohës së tij, ashtu edhe haxhi nuk fillon jashtë kohës së tij. Imam Shafiu përcjell prej Ibn Abasit që ka thënë: “Askush nuk duhet të fillojë ihramin për haxh jashtë muajve haxhit, mbështetur në fjalën e Allahut: "Haxhi kryhet në muajt e caktuar.” Ibn Merdeuejhi sjell në Tefsirin e tij hadithin prej Ibn Abasit: 254. “Është prej Sunetit që ihrami për haxh të vishet veçse në muajt e haxhit.”. Ibn Huzejme sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ibn Abasi: 255. “Ihrami për haxh vishet veçse në muajt e haxhit. Prej Sunetit është që ihrami për haxh të vishet veçse gjatë muajve të haxhit.” Ky është një isnad i saktë. Dihet se, kur një sahab thotë për një vepër që është prej Sunetit, atëherë ajo thënie ka të njëjtin vlerësim si hadithi merfu’ (pra, që i atribuohet drejtpërdrejt Profetit), sipas shumicës së dijetarëve, e sidomos kur bëhet fjalë për fjalën e Ibn Abasit në shpjegimin e ajeteve kur 'anore, pasi ai është quajtur "Shpjeguesi i Kur 'anit". Është sjellë një hadith merfu, që e përcjell Ibn Merdevejhi me senedin e tij nga Xhabiri, e ky nga Profeti që ka thënë: 256. “Askush nuk duhet të veshë ihramin për haxh në kohë tjetër, përveçse gjatë muajve të haxhit.” Isnadi i këtij hadithi nuk ka ndonjë problem. Por imam Shafiu përcjell përmes rrugësh të ndyshme nga Xhabir Ibn Abdilahi, që është pyetur: 257. “A lejohet të vishet ihrami për haxh para hyrjes së muajve të haxhit?” Ai tha: “Jo”. Ky hadith njihet si meukuf (fjala e Xhabirit) dhe si i tillë, është më i saktë sesa si hadith merfu’ (që i atribuohet Profetit). Sidoqoftë, kjo fjalë sahabi forcohet më shumë nëse i bashkëngjisim atë që është thënë nga Ibn Abasi. “Prej Sunetit është që askush mos veshë ihramin për haxh në kohë tjetër, veçse gjatë muajve të haxhit.” Megjithatë, Allahu është më i ditur. - Për ata që e nisin haxhin në këta muaj nuk lejohen marrëdhëniet intime, shkelja e dispozitave të Sheriatit dhe as grindjet. - Buhariu sjell hadithin nga Ibn Umeri: 258. “Muajt e haxhit janë Shevali, Dhul Kide dhe 10 ditët e para të Dhul Hixhes”. Këtë hadith Buhariu e ka sjellë si një hadith mual-lak,102 por e ka sjellë me një formulim të prerë e të sigurt. Sidoqoftë, këtë hadith e ka sjellë Ibnu Xheriri meusul, pra, me sened të plotë deri tek Ibn Umeri, dhe ky sened është i saktë. Këtë e përcjell edhe El Hakimi, që thotë se është një hadith sipas kushteve të saktësimit të Buhariut dhe Muslimit, edhe pse nuk e kanë nxjerrë në Sahih-un e tyre. Ky hadith - thotë Ibn Kethiri - është përcjellë nga një numër sahabësh dhe tabi’inësh dhe është gjithashtu medhhebi i Ebu Hanifes, Shafiut dhe Ahmed Ibn Hanbelit etj. Ibn Xheriri thotë që lejohet të thuash fjalën muajt në numrin shumës, edhe nëse është fjala për dy muaj dhe më pak se një e treta e muajit të tretë, në formë përgjithësuese. Arabët thonë: ‘ E pashë filanin këtë vit ose këtë ditë’ edhe kur e shohin vetëm në një pjesë të vitit apo të ditës. Ose si fjala e Allahut të Madhëruar, kur Ai flet për ata që largohen nga Minaja: "Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah.” Kështu, pasi gjuajnë gurët në ditën e dytë të ditëve të Teshrikut, nëse haxhinjtë duan të mos qëndrojnë në Mina ditën e tretë, ata duhet të largohen para perëndimit të diellit të ditës së dytë. Pra, edhe pse largohen për më pak se dy ditë, Allahu thotë: "Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah.” Allahu i Madhëruar thotë: "Për ata që e nisin (ferade) haxhin në këta muaj...”. Po ta shohim me kujdes, fjala e përdorur është " ferade”, që drejtpërdrejt do të thotë: "Për ata që e nisin (dhe e bëjnë detyrë për veten e tyre) haxhin në këta muaj ....". Ibn Xheriri thotë se të gjithë janë dakord se fjala “ ferade” do të thotë: “e ka bërë detyrë për t'u kryer”. Pra, me ihramin e tij, ia ka bërë detyrë vetes haxhin. Ndërsa Atâu ka thënë që: “ ferada” domethënë: “e veshi ihramin”. Të këtij mendimi janë edhe të tjerë veç tij. Nga Ibn Abasi përcillet se ka thënë: “Nuk bën që dikush të fillojë telbijen për haxh, dhe pastaj të vazhdojë të qëndrojë në vendin e tij (e të mos niset për haxh).” Allahu i Lartësuar thotë: "Për ata që e nisin haxhin në këta muaj nuk lejohen marrëdhëniet intime, shkelja e dispozitave të Sheriatit dhe as grindjet." At âu ka thënë që: el refethu quhet kontakti seksual, por edhe veprimet e fjalët që i paraprijnë kontaktit. Ndërsa el fusuku quhet shkelja e urdhëresave të Zotit ose kryerja e ndalesave të Tij. Domethënë, gjatë ihramit duhet të largohesh nga poshtërsitë dhe gjynahet, sidomos në Vendin e Shenjtë. Gjithashtu, duhet të qëndrosh larg nga fyerjet dhe grindjet. Një hadith i saktë thotë: 259 . “Fyerja e muslimanit është fusuk (tejkalim kufijsh) dhe lufta kundër tij është kufër”. El fusuk, pra, është një term që përfshin të gjitha llojet e gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Allahut. Në dy Sahih -ët përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 260 “Ai që kryen haxhin në këtë vend dhe nuk bën “rafeth” dhe as “ fusuk”, del pa gjynahe, ashtu si në ditën kur e ka lindur nëna e vet.”. Allahu i Lartësuar na ndaloi edhe nga grindjet e polemikat gjatë haxhit. Nuk ka përse të ketë asnjë lloj polemike rreth haxhit dhe qartësisë së tij, sepse Allahu i Lartësuar e ka sqaruar në mënyrën më të plotë dhe e më të detajuar. Mes kurejshëve dhe pjesës tjetër të arabëve ndodhnin polemika të shumta në të shkuarën. Kështu, kurejshët qëndronin në vendet e shenjta në Muzdelife, ndërsa pjesa tjetër e arabëve qëndronin në Arafat dhe secili pretendonte se qëndrimi i tij ishte i saktë, pasi edhe vetë Ibrahimi e kishte kryer në atë mënyrë. Atëherë, Allahu i Madhëruar e ndërpreu këtë lloj polemike, duke i qartësuar të gjitha veprat e adhurimeve. Disa kanë thënë se me fjalën ‘polemikë’ këtu janë pasur për qëllim edhe grindjet e fyerjet, që sjellin konflikte e shkaktojnë zemërim. Duhet të themi se lejohet zemërimi dhe ndonjë bërtitje me skllavin apo shërbëtorin, kur ai të zemëron për diçka, por pa e goditur. Sidoqoftë, edhe nëse e godet, është e lejueshme dhe e tolerueshme. Argumenti për këtë është ndodhia me Ebu Bekrin, i cili e goditi djaloshin që i shërbente, sepse i kishte humbur devenë, me gjithë ushqimin dhe ujin për udhëtim. Profeti ﷺ e pa Ebu Bekrin dhe veprimin e tij dhe duke buzëqeshur, tha: 261 “Shikojeni këtë plak, se çfarë bëri!”, duke e qortuar në një mënyrë të butë Ebu Bekrin. Sigurisht që më e mira është largimi edhe nga të tilla reagime, por Allahu e di më mirë. Ahmedi sjell thënien nga Xhabiri: 262 “Ai që i përfundon adhurimet e haxhit, ndërkohë që muslimanët janë të qetë nga fjalët dhe dora e tij, do t’i falen gjynahet që kanë kaluar.” - Çfarëdo mirësie që të bëni, Allahu e di shumë mirë. - Pasi i ndaloi nga fjalët dhe veprat e këqija dhe të ulta, Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët për fjalë dhe punë të mira. Ai i njofton se Ai është i Gjithëditur për çdo gjë që bëjnë dhe që ka për t’i shpërblyer më së miri në Ditën e Gjykimit. - Pajisuni me gjërat që ju duhen (për rrugë)..." - Buhariu sjell me senedin e tij deri tek Ibn Abasi rrëfimin e këtij të fundit: “Banorët e Jemenit niseshin për haxh pa marrë asnjë furnizim për rrugës, sepse thoshin që i mbështeteshin Allahut. Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: "Pajisuni me gjërat që ju duhen (për rrugë)...". Kështu, ata u ndaluan nga një veprim i tillë dhe u urdhëruan që të merrnin furnizim për rrugën, si miell, ujë, ushqime të gatuara etj. Nga Muxhahidi përcillet se Ibn Umeri madje ua vinte si kusht atyre që do ta shoqëronin në udhëtim cilësinë e mirë të ushqimit. - ... por pajisja më e mirë është devotshmëria. - Pasi i urdhëroi besimtarët që të merrnin furnizim për udhëtimet në jetën e kësaj dynjaje, i urdhëron dhe udhëzon për furnizimin më të mirë për udhëtimin e ahiretit: devotshmërinë. Ajo duhet të jetë bashkëudhëtare e pandarë e besimtarit në rrugën drejt ahiretit. I Lartësuari thonë: "O bijtë e Ademit, Ne ju kemi dhënë veshje, si mbuluese për vendet tuaja të turpshme si edhe për zbukurim. Por veshja e devotshmërisë - ajo është më e mira.” [El ea'raf 26]. Pra, pasi na tregoi për rrobat e kësaj dynjaje, Ai na tregon edhe për veshjen shpirtërore, që është veshja e frikërespektit ndaj Zotit, bindjes ndaj Tij dhe devotshmërisë, e cila është më e mirë dhe më e dobishme. Kështu, furnizimi për ahiretin është më i mirë dhe më i dobishëm. Mukatil Ibn Hajjani tregon që kur zbritën këto ajete, një burrë i varfër u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, po nuk kemi me çfarë të furnizohemi!” Profeti i Allahut tha: 263 “Merrni furnizim sa të mos ulësh kokën para njerëzve, por furnizimi më i mirë që mund të merrni është devotshmëria.” Hadithin e ka përcjellë Ibn Hatimi. - Mua të më frikësoheni, o njerëz të mendjes! - Kini frikë zemërimin dhe ndëshkimin Tim. Ndëshkimi im godet ata që i kundërvihen urdhrave të Mi e nuk i përmbushin ato që Unë porosis. Vëreni me kujdes se si Allahu i Madhëruar këtu iu drejtohet të diturve dhe të mençurve! Kjo ka një kuptim shumë të rëndësishëm në vetvete.

Mus'haf Hape →
Maide 5:41–5:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Përveç kësaj, ata ishin ngrënës të babëzitur të pasurisë haram. - “Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O i Dërguar! Mos u brengos për ata që nguten për në mosbesim, …” - Profeti ishte shumë i angazhuar në udhëzimin e njerëzve dhe shqetësohej shumë për ta. Për këtë arsye, nëse ndonjëri prej atyre që, në fakt, thjesht sa shfaqej si besimtar, largohej, kthehej në kufër, Profeti trishtohej shumë. Por Allahu i Lartësuar e udhëzoi që të mos shqetësohej për ata lloj njerëzish, sepse ata ishin njerëz të padobishëm . Nëse ishin të pranishëm, nuk sillnin ndonjë dobi, e nëse mungonin, kjo mungesë e tyre nuk ndihej. Pastaj i Madhëruari shpjegon shkakun pse Profeti nuk duhet të shqetësohej për këta: - “…të cilët me gojët e tyre thonë: “Kemi besuar”, ndërsa zemrat e tyre nuk kanë besuar.…” - Ata për të cilët duhet të shqetësohesh janë besimtarët e vërtetë, me zemër dhe me trup. Allahu i Madhëruar është i pastër nga çdo e metë, që mund të lejojë që besimtarët e vërtetë të kthehen nga besimi i tyre dhe ta lëshojnë fenë e Tij. Nuk ka dyshim se, kur imani futet thellë në zemër, njeriu nuk e braktis kurrë atë dhe kurrë nuk kërkon ta zëvendësojë. - “Prej judejve ka shumë që e pasojnë gënjeshtrën dhe i binden një populli që nuk kanë ardhur asnjëherë tek ti (për të dëgjuar të vërtetën) .” - Kuptimi: Prej judejve ka të tillë që kurrë nuk të pranojnë, por thjesht pasojnë verbërisht krerët e tyre, të cilët çdo gjë e kanë ndërtuar mbi mashtrimin, humbjen dhe devijimin. Këta krerë, që kanë hapur rrugët e humbjes, nuk erdhën kurrë tek ti për të dëgjuar dhe për të mësuar të vërtetën. Ata të kthyen shpinën dhe u vetëkënaqën me gënjeshtrat e tyre. - “Ata i ndryshojnë kuptimet e fjalëve…” - Ata kënaqeshin me tjetërsimin e kumtit të fjalëve, duke u dhënë atyre kuptime të pasakta e të pavërteta, kuptime që Allahu i Madhëruar kurrë nuk i ka synuar dhe dëshiruar. E gjitha kjo, për të devijuar njerëzinë dhe për të refuzuar të vërtetën. Kështu, ata judej pasonin verbërisht ftuesit për në humbje; ata pasonin diçka të pamundur dhe të pavërtetë. Ata nuk e vinin në përdorim logjikën dhe nuk kishin as synimin më të vogël për të gjetur të vërtetën. Për të tillë njerëz, - thotë ajeti, - mos u shqetëso dhe mos të të vijë keq, nëse nuk të pasojnë. Ata janë shumë të mangët, dhe për të mangëtit nuk duhet të brengosesh. - “…dhe thonë: “Nëse ju jepet kështu, pranojeni, e nëse nuk ju jepet kështu, atëherë bëni kujdes (mos e pranoni) !” - Ata i thonin këto fjalë kur shkonin që të dëgjonin gjykimin e Profetit për ndonjë çështje të tyre. Por ata nuk kishin qëllim tjetër, veç pasimit të dëshirave të tyre. Kështu, ata i thonin njëri -tjetrit: “Nëse Muhamedi jep këtë lloj gjykimi, që ju vjen pas oreksit, atëherë pranojeni dhe zbatojeni atë. Por nëse ai nuk gjykon sipas dëshirave tuaja, atëherë kujdes dhe mos e pasoni!” Kjo ishte sigurisht një e keqe e madhe, sepse ishte thjesht pasim i dëshirave dhe pasioneve. - “Por atë që Allahu dëshiron ta sprovojë, ti nuk mund ta shpëtosh. ” - Kjo i ngjan ajetit kur’ânor: “Ti nuk mund të udhëzosh atë që e do, por është Allahu Ai që udhëzon atë që dëshiron”. - “Këta janë ata, të cilëve Allahu nuk do t’ua pastrojë zemrat. ” - Pikërisht për këtë arsye erdhi prej tyre ajo që erdhi. Ajeti tregon se, kur dikush gjykon dhe punon me Sheriat thjesht që të përmbushë dëshirat e veta, atëherë kjo është shenjë e papastërtisë së zemrës së tij. Ndryshe thuhet për atë që gjykon me Sheriat duke synuar zbulimin e së vërtetës dhe punën me të dhe, veç kësaj, kënaqet dhe tregon përunjësi në zbatimin e tij. Kjo, pa dyshim, është shenjë e pastërtisë së zemrës, e cila është shkak për arritjen e çdo të mire. Pastërtia e zemrës është faktori dhe burimi kryesor i çdo fjale të drejtë dhe pune të mirë e të pranueshme te Zoti. - “Në këtë jetë, ata kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.” - Në dynja, atyre të mjerëve, zemrat e të cilëve nuk u pastruan, u takon poshtërimi dhe turpi, ndërsa në ahiret i pret ndëshkimi i dhembshëm në Zjarr dhe zemërimi i të Pamposhturit, Ndëshkuesit të rreptë dhe Nënshtruesit të gjithçkaje. - “Ata (judejtë) e pasojnë shumë gënjeshtrën dhe e hanë shumë haramin. ” - Për shkak të mendjelehtësisë, ata dëgjonin dhe i bindeshin parisë së tyre, të cilët i ftonin në gënjeshtra dhe trillime. Përveç kësaj, ata ishin ngrënës të babëzitur të pasurisë haram. - “Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e Zotit) ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. ” - Kuptimi: Ti je i lirë në dhënien e gjykimit ose jo për këta lloj njerëzish, të cilët, në fakt, nuk synojnë të mësojnë gjykimin e Zotit. Por, a është ky një gjykim i anuluar apo jo? Jo. Ky është një gjykim në fuqi edhe sot. Kësisoj, çdo njeri me të drejtë fetvaje, nëse sheh dhe gjykon se pyetësi apo kërkuesi i fetvasë nuk ka qëllim që të zbulojë të vërtetën dhe të punojë me të, ai është i lirë që të veprojë si ta shikojë më të arsyeshme dhe të urtë: ose të gjykojë dhe të japë përgjigje për pyetjen e drejtuar, ose të heshtë dhe të heqë dorë nga gjykimi. Pra, në një rast të tillë, nuk është detyrë për të që të përgjigjet dhe të gjykojë. Megjithatë, nëse vendos të gjykojë, duhet të gjykojë me drejtësi. Prandaj i Lartësuari i thotë: - “Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi.” - Edhe nëse pyetësit mund të jenë zullumqarë apo armiq, kjo nuk duhet të pengojë që gjykimi i tyre të bëhet me drejtësi dhe urtësi. Kjo tregon për vlerën e madhe të gjykimit me drejtësi. Allahu i Madhëruar e do gjykimin me drejtësi dhe saktësi. Më pas, Allahu i Madhëruar flet për veprat e tyre, të cilat janë të çuditshme: - “E çfarë gjykimi kërkojnë prej teje, kur ata kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e megjithatë e refuzojnë atë?! Ata nuk janë besimtarë. ” - Nëse ata do të ishin besimtarë të vërtetë dhe do të zbatonin gjithçka që kërkon besimi, atëherë kurrë nuk do të devijonin nga gjykimi i drejtë që gjendet në Teurat. Po të ishin vërtet të sinqertë, ata nuk do të vinin tek ti me shpresë se do të gjenin ndonjë gjykim tjetër, që do t’u shkonte pas oreksit. Edhe kur ti gjykove me drejtësi me ligjin e Zotit, që është plotësisht në përputhje me tekstet e tyre fetare, ata nuk e pranuan dhe nuk u kënaqën, por të kthyen shpinën. Këta lloj njerëzish, sikurse thotë i Madhëruari: “nuk janë besimtarë”, sepse nuk janë këto sjellje të besimtarëve. Të tilla sjellje nuk kanë lidhje me besimin dhe besimtarët. Këta nuk mund ta gëzojnë imanin, sepse ata adhurojnë epshin e tyre, të cilin e duan, i nënshtrohen dhe e pasojnë. Ligjet e imanit ata ia nënshtrojnë ‘ligjeve’ të dëshirave të tyre. - “Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita.” - Allahu i Lartësuar ia shpalli Teuratin Musait, të birit të Imranit (a.s.). Nëpërmjet Teuratit, Allahu i Lartësuar udhëzoi në fenë e drejtë dhe i ruajti besimtarët nga humbja dhe devijimi. Kështu, Teurati u bë dritë, nëpërmjet së cilës do të ndriçoheshin njerëzit nga errësirat e injorancës, dyshimeve dhe pasioneve të shfrenuara, sikurse thotë i Lartësuari: “ Ne u patëm dhënë Musait dhe Harunit Furkanin (Teuratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit, të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin, dhe që i druhen Orës (së gjykimit .( [El enbija 48, 49]. - “Sipas tij gjykuan pejgamberët e bindur mes judejve.” - Profetët pas Musait ﷺ i gjykonin judejtë nëpërmjet Teuratit, në çështjet që ndodhnin dhe hapeshin mes tyre. Këta profetë, të cilët, sikurse thotë i Madhëruari: “eslemu”, pra, u ishin dorëzuar urdhëresave të Zotit dhe ky dorëzim i tyre ishte më i plotë sesa i të tjerëve. Ata ishin të zgjedhurit e Allahut dhe më të dalluarit në besim. Kështu, nëse ata profetë të nderuar, që ishin krijesat më të zgjedhura dhe më të mira, iu nënshtruan urdhëresave të Teuratit, ecën sipas tyre dhe i zbatuan ato edhe në jetën e tyre, atëherë çfarë i pengoi ata judej të mjerë dhe të parëndësishëm që të nënshtroheshin dhe të jetonin sipas tij?! Çfarë i bëri ata të mohonin çështjen më të rëndësishme të besimit, pra, besimin në Muhamedin dhe në Shpalljen e tij, edhe pse pohohej në librat e tyre?! Aq më tepër kur dihet se asnjë vepër e jashtme apo e fshehur nuk pranohet nga Zoti pa besuar në Profetin e fundit, Profetin e mëshirës. Vallë, a kishin ndonjë justifikim për mosbesimin e tyre? A kishin ndonjë udhërrëfyes që u diktonte këtë rrugë? Po! Është e vërtetë që ata kishin udhërrëfyes, por edhe vetë këta udhërrëfyes e kishin në natyrën e tyre tjetërsimin dhe shtrembërimin e mesazheve të Zotit dhe profetëve. Qëllimi kryesor dhe i vetëm i tyre ishte thjesht qëndrimi në krye të posteve, ruajtja e ofiqeve dhe e interesave të tyre materiale, duke fshehur të vërtetën dhe duke reklamuar dhe ftuar në të kotën. Ata ishin udhëheqësit e humbjes dhe shkatërrimit, që ftonin për në zjarrin e Xhehenemit. - “Me të gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare. Ata ishin të obliguar ta ruanin Librin e Allahut (të pacënuar) dhe të ishin dëshmitarë (të së vërtetës).” - Te judejtë, me Teurat gjykonin edhe kleri me dijetarët e vërtetë. Ata ishin udhëheqës të drejtë dhe edukatorë të mirë. Ata punonin me dijen e Zotit, ftonin popullin në të vërtetën dhe e edukonin me urtësi dhe besim të pastër. Ata punonin pa u lodhur për të ftuar njerëzit në njëshmërinë e Zotit. Ata ndiqnin rrugën e pastër dhe të sigurt të profetëve dhe karakterizoheshin nga një dhembshuri e madhe për popullin e tyre. Këta Zoti i quajti “ el rabbanijin ” - edukatorë. Ndërsa el ahbaru-t ishin dijetarët e mëdhenj, me urtësinë e të cilëve udhëzoheshin dhe merrnin shembull njerëzia. Ata ishin dijetarë, gjurmët dhe fama e të c ilëve mbeti ndër popujt e tyre. Gjykimet e rabanijin-ëve dhe ahbar-ëve bazoheshin tek e vërteta, te Shpallja e Zotit, të cilën ishin betuar dhe zotuar që ta ruanin të paprekur në origjinalitetin e saj. Allahu i Madhëruar e la në përgjegjësinë e tyre që ta ruanin Shpalljen të paprekur dhe të pacenuar. Ata do të ishin dëshmuesit, që do të dallonin dhe ndanin të vërtetën nga e pavërteta. Ata duhej të ishin besnikët dhe mbrojtësit e Shpalljes. Ishte detyrë dhe përgjegjësi e madhe për ta, që të mos i shtonin a pakësonin gjë Shpalljes dhe të mos e fshihnin atë nga të tjerët. Madje, për ta ishte detyrë që t’ua mësonin atë të tjerëve të pastër, ashtu sikurse Zoti e shpalli. Ata ishin dëshmues të së vërtetës dhe njerëzit duhet të ktheheshin tek ata për çdo paqartësi dhe shtjellim të nevojshëm. Allahu i Lartësuar i ka ngarkuar dijetarët me përgjegjësi që nuk i kanë të paditurit. Prandaj është detyrë për dijetarët që t’i jepnin hakun kësaj përgjegjësie të ngarkuar nga i Madhërueshmi. Dijetarët nuk duhet të jenë dembelë, si injorantët, dhe as duhet të mjaftohen me nivelin e tyre të adhurimeve. Është e vërtetë që edhe ata mund të shpëtojnë, ashtu si dhe njerëzit e thjeshtë e të paditur, duke kryer vetëm disa adhurime kryesore, të përcaktuara nga Zoti si shpëtimtare, por niveli i lartë i dijetarëve kërkon adhurime më të shumta, më speciale e më të sinqerta, për të mbajtur me sukses përgjegjësinë e rëndë të ngarkuar nga Zoti. Për ta mbajtur me sukses këtë peshë, ata duhet të ngrihen lart me adhurime më të shumta, me dhikër e me namaz më të përkushtuar, me zekat, agjërime, haxh etj., etj. Përveç faktit se duhet të dallohen në veprat e mira që kryejnë si adhurim ndaj Zotit, dijetarëve u kërkohet edhe që t’u mësojnë njerëzve të vërtetën, dhe këtë ta bëjnë si edukatorë të urtë, të mëshirshëm dhe të dhembsur. Ata duhet t’u mësojnë njerëzve gjithçka që kanë nevojë të dinë për fenë e tyre, sidomos për çështjet themelore, të cilat duhet patjetër të dihen. Ata kurrë nuk duhet t’u frikësohen njerëzve dhe t’u vijnë pas oreksit në dijen që përhapin, por duhet t’i frikësohen Allahut të Lartësuar dhe përgjegjësisë para Tij. Prandaj i Lartësuar thotë: - “Prandaj, mos i kini frikë njerëzit, por më kini frikë vetëm Mua! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me një çmim të vogël!” - Kuptimi: Nuk duhet që, për hir të një shpërblimi të vogël e të parëndësishëm të kësaj dynjaje, ju të fshihni të vërtetën dhe të reklamoni të gabuarën. Nëse dijetari është i ruajtur dhe i kujdesshëm që të mos bjerë në të tilla gabime, kjo tregon se atij i është dhënë sukses. Ja disa shenja që tregojnë se dijetari është i vërtetë, i suksesshëm dhe i lumtur: 1. Ai përpiqet në kërkimin e dijes dhe përhapjen e saj dhe është i ndërgjegjshëm që Allahu i Madhëruar i ka ngarkuar këtë amanet, duke e bërë dëshmues të drejtë të së të vërtetës. 2. Ai i frikësohet Zotit dhe kurrë nuk e pengon frika ndaj njerëzve apo nga e keqja që mund të vijë prej tyre, që ai t’i përmbushë me besnikëri përgjegjësitë e tij si dijetar. 3. Ai nuk i jep përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, por çështja që e shqetëson më shumë është korrektësia me detyrën e ngarkuar nga Zoti. Ndërsa nga shenjat e dëshpërimit dhe dështimit të një dijetari, mund të përmendim: 1. Është i zhytur në kotësira e mungesë aktiviteti, duke mos u angazhuar për plotësimin e përgjegjësive të tij. 2. Nuk i jep rëndësi diturisë, të cilën Zoti ia ka dhënë për ta ruajtur, zbatuar dhe për të ftuar të tjerët në të, por e humbet, e shpërfill dhe e braktis atë. 3. E shet fenë, në këmbim të interesave të kësaj dynjaje. 4. Pranon rryshfet në këmbim të së vërtetës, ose pranon pasuri për të dhënë fetva sipas oreksit të njerëzve. 5. I mëson njerëzit veçse në këmbim të pasurisë dhe dhuratave. Këta të mjerë shpërfillin një privilegj të jashtëzakonshëm, nga i cili privohen shumë të tjerë, duke mos i dhënë hakun që meriton. O Zoti dhe i Adhuruari ynë! Të lutemi të na dhurosh dije të dobishme, punë të sinqerta dhe të pranuara prej Teje dhe të na ruash me faljen, butësinë, mëshirën dhe bujarinë Tënde nga një fatkeqësi e tillë! O Bujar e i Gjithëmëshirshëm! Na ruaj nga të tilla skuta të errëta dhe të frikshme! - “Kush nuk gjykon me ligjin që ka shpallur Allahu është jobesimtar. ” - Ata të cilët nuk gjykojnë me të vërtetën e qartë që shpalli Zoti, por gjykojnë me të kotën, për kotësinë e së cilës janë të vetëdijshëm, ata janë qafirë, mohues. Kështu, gjykimi jo me ligjin e Zotit është vepër e mohuesve. Kjo vepër mund të të nxjerrë nga Islami, në rast se beson se ajo është e lejueshme për t’u kryer. Por nëse e beson se ajo është vepër e ndaluar dhe se ligji i Zotit është i vetmi ligj që duhet besuar e zbatuar në gjykim, dhe, për shkaqe të tjera, gjykon jo me ligjin e Tij, kjo sigurisht konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha, si një prej veprave të kufrit, dhe ai që e kryen meriton ndëshkim të rëndë nga Allahu.

Mus'haf Hape →
Mumtehine 60:1–60:9 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… me ta, nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush!” - Nëse ju vërtet keni dalë të luftoni për të ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Shumë komentues të Kur'anit (Allahu i mëshiroftë!) kanë thënë se shkak për zbritjen e këtyre ajeteve të mrekullueshme u bë historia e Hatib Ibn Ebu Beltas. 31 Kur Profeti (a.s.) po përgatitej për të çliruar Mekën, Hatibi u shkroi kurejshëve, duke i njoftuar për qëllimin e Profetit (a.s.). Ai e bëri këtë veprim jo për shkak të hipokrizisë apo të ndonjë dyshimi në fe, por për shkak se familja e tij në Mekë ishte e pambrojtur, prandaj, me këtë shërbim ndaj kurejshëve, ai shpresonte të mbronte familjen e tij. Kështu, Hatibi e nisi mesazhin nëpërmjet një gruaje. Por Profeti (a.s.), që u njoftua menjëherë nga Allahu i Lartësuar për këtë veprim, dërgoi një grup burrash, të cilët e ndaluan gruan para se të mbërrinte në Mekë dhe ia morën mesazhin asaj. Profeti (a.s.) e qortoi rëndë Hatibin, i cili kërkoi ndjesë dhe paraqiti justifikimin e tij, të cilin Profeti (a.s.) e pranoi. 32 Në këto ajete ndalohet kategorikisht afrimi, miqësimi dhe aleanca me mohuesit, idhujtarët dhe armiqtë e Islamit. Nuk lejohet shfaqja e dashurisë dhe afrimitetit me ta, sepse kjo bie ndesh me imanin e vërtetë dhe është tërësisht në kundërshtim të plotë me fenë e Ibrahimit (a.s.), të dashurit të Allahut. Ky veprim është në kundërshtim edhe me logjikën e pastër e të drejtë, sipas të cilës besimtarët duhet të tregojnë kujdes shumë të madh në marrëdhëniet me armiqtë e tyre. Ata duhet të jenë shumë vigjilentë, sepse dihet mirë se pala kundërshtare nuk lë mënyrë pa provuar, për të realizuar qëllimet e tyre armiqësore. Ata shfrytëzojnë çdo rast që u jepet për të dëmtuar ose shkatërruar besimtarët. Thotë Allahu i Lartësuar: - “O ju që keni besuar...” – Kështu, Allahu iu drejtohet besimtarëve pikërisht me cilësinë e tyre të besimit, duke i orientuar në këtë mënyrë që të kryejnë çdo detyrim që u dikton imani i tyre. Ndër veprat më të rëndësishme që kërkon imani është shprehja e dashurisë, afërsisë, solidaritetit dhe aleancës me ata që përpiqen të përsosen si besimtarë, nga njëra anë, dhe distancimi, mosafrimi dhe armiqësia me ata që janë armiq të besimtarëve, nga ana tjetër. Ky është kusht themelor i besimit të vërtetë. Atëherë, duke u nisur nga kjo shenjë dalluese e tyre, i Lartësuari thotë besimtarëve: - “...Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur!” - Kurrë mos nxitoni dhe të bini në atë gradë të ulët, duke u shprehur dashuri, afrimitet dhe mbështetje qafirëve dhe idhujtarëve! Kjo do të thotë që ne duhet të largohemi nga çdo shkak dhe rrugë që sjell një afrimitet të tillë. Nëse në zemrën e dikujt zë vend dashuria për ta, atëherë ajo, pa dyshim, do të pasohet nga solidariteti me ta. Ky veprim e nxjerr robin nga imani, duke e bërë atë njësh me mohuesit dhe duke e larguar nga besimtarët. Gjithashtu, miqësia dhe afrimiteti me qafirët është tregues i mungesës së personalitetit dhe logjkës së shëndoshë. Si është e mundur që një besimtar të miqësohet ose të ndihmojë armikun e përbetuar të tij, i cili synon veçse të keqen e tij, i cili kundërshton Zotin e tij dhe është armiku i miqve të tij, të cilët i duan të mirën, duke e këshilluar dhe ndihmuar për ta arritur atë të mirë?! Shkak tjetër i armiqësimit me qafirët është edhe fakti që ata e mohojnë të vërtetën, të cilën besimtarët e besojnë, jetojnë sipas saj dhe e propagandojnë. Pa dyshim, nuk ka arsye më të fortë për të urryer sesa kjo. Qafirët mohojnë themelet e fesë së besimtarëve dhe pretendojnë se ata janë të humbur, jo në rrugë të drejtë dhe jo të mbështetur në fakte. Ata mohojnë të vërtetën, e cila nuk të lë asnjë dyshim në saktësinë e saj, dhe dihet mirë se çdokush që refuzon të vërtetën, nuk ka asnjë argument e fakt që të vërtetojë saktësinë e mendimit të tij. Mjafton të njohësh të vërtetën dhe e kupton qartë kotësinë e çdo mendimi që e kundërshton atë. Përveç këtyre, muslimanët nuk duhet të harronin krimet dhe armiqësinë e mohuesve kundër Profetit (a.s.) dhe besimtarëve të tjerë. Për t’ua kujtuar këtë fakt, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besoni Allahun, Zotin tuaj.” - Ata ju kanë përndjekur dhe dëbuar nga vendi juaj pa asnjë të drejtë. I vetmi “krim” është se ju besoni Allahun, Zotin tuaj, ndërkohë që është detyrë për të gjitha krijesat, pa përjashtim, që synim kryesor të tyre të kenë përsosjen e adhurimit ndaj Tij. Të gjithë duhen të përkushtohen në adhurimin ndaj Allahut të Madhëruar, sepse Ai i krijoi, Ai i rregullon çështjet e tyre dhe përkujdeset për ta. Ai që u dhuron atyre çdo mirësi të dukshme apo të fshehur është Allahu i Lartësuar. Por mohuesit i kthejnë shpinën këtij qëllimi, i cili është detyrimi më madhor i të gjithë detyrimeve. Ndërsa besimtarët përpiqen ta plotësojnë këtë detyrim, qafirët tregojnë armiqësi duke i dëbuar nga vendet e tyre. Atëherë çfarë feje, personaliteti, logjike dhe arsyetimi i mbeten robit, nëse ai afrohet dhe miqësohet me jobesimtarët, që i kanë këto cilësi në çdo kohë dhe çdo vend?! Ata të mallkuar nuk i ndalon asgjë nga shfaqja e urrejtjes dhe armiqësisë së tyre kundrejt muslimanëve, veçse ndonjë pengesë e fortë ose frika e madhe. - “Mos u miqësoni me ta, nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush!” - Nëse ju vërtet keni dalë të luftoni për të ngritur lart fjalën e Allahut dhe duke synuar kënaqësinë e Allahut, atëherë plotësoni kushtet që nevojiten për këtë qëllim. Sigurisht, një nga kushtet kryesore që duhet realizuar është dashuria, miqësia dhe ndihma e të dashurve të Allahut, si edhe urrejtja e armiqësia kundër armiqve të tyre. Ky është xhihadi në rrugën e Zotit, një nga veprat më të mëdha që afron besimtarët me Zotin e tyre. - “Ju u shprehni fshehurazi atyre miqësi, por Unë e di shumë mirë se çfarë mbani të fshehur dhe çfarë shfaqni haptazi.” - Si është e mundur që ju u shprehni dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen tuaj mohuesve të Zotit dhe të fesë së Tij, armiqve të besimtarëve, dhe pastaj mundoheni ta fshihni një gjë të tillë, ndërkohë që e dini se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për ato që ju fshihni dhe shfaqni hapur?! Nëse ju arrini t’ua fshini ligësitë tuaja besimtarëve, dijeni mirë se Allahut të Lartësuar nuk mund t’i fshihet asgjë. Allahu i Lartësuar, me dijen e Tij absolute, ka për t’i shpërblyer robtë për të mirat dhe të këqijat e tyre, të bëra haptazi apo fshehtazi. - “Kush vepron kështu, ka devijuar nga rruga e drejtë.” - Ata që zënë miq mohuesit dhe i mbështesin ata, pas këtij qortimi nga Allahu i Lartësuar, le ta dinë se i kanë hyrë një rruge, e cila bie ndesh me fenë e Zotit, me logjikën e drejtë dhe me dinjitetin njerëzor. Për të ngjallur urrejtjen dhe armiqësinë ndaj mohuesve, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve egërsinë e mohuesve ndaj tyre: - “Nëse ata ju mundin, do të jenë armiqtë tuaj e do t’ju godasin me duart dhe gjuhën e tyre. Ata do të dëshironin shumë që edhe ju të bëheshit jobesimtarë.” - Nëse qafirëve u jepet mundësia për t’ju munduar, torturuar dhe poshtëruar, ata asnjëherë nuk kursehen të godasin ashpër. Në çdo rast, ata ju godasin me duart e tyre për t’ju vrarë e poshtëruar. Edhe gjuha e tyre e hidhur nuk resht së luftuari me shpifje e fyerje kundër jush. Gjithçka që mohuesit dëshirojnë prej jush është thjesht t’ju nxjerrin nga feja juaj. Nëse ju përsëri arsyetoni dhe thoni se “ne afrohemi dhe miqësohemi me mohuesit, për shkak të lidhjeve farefisnore” ose “për shkak të tregtisë dhe pasurisë”, atëherë dijeni se: - “Nuk do t’ju bëjnë dobi farefisi e as fëmijët tuaj. Ditën e Kijametit Allahu do të bëjë ndarjen mes jush. Allahu sheh gjithçka që punoni ju. ” - Allahu ju tërheq vërejtjen, që ju të mos miqësoheni me mohuesit, sepse kjo është në dëmin tuaj. - “Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të,...” - Për ju, o besimtarë, shembulli më i mirë, nga i cili mund të mësoni shumë, është Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që e shoqëronin atë. Ju jeni urdhëruar që të pasoni fenë e Ibrahimit, i cili ishte “ hanifa” - besimdrejtë, që besonte një Zot të vetëm dhe i distancuar nga adhurimi dhe adhuruesit e gjithçkaje tjetër veç Allahut. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të u distancuan nga populli i tyre idhujtar dhe nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Allahut. Madje, ata e deklaruan hapur distancimin e tyre kundër mohuesve, duke thënë: - “...kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur,...” - Ne distancohemi tërësisht prej jush dhe prej atyre që ju adhuroni krahas Allahut. Tashmë armiqësia mes nesh është e shpallur. Zemra e besimtarit nuk duhet të ketë asnjë lloj dashurie apo animi ndaj mohuesve, ndërsa armiqësia duhet të shfaqet me veprime konkrete. Kjo urrejtje dhe armiqësi nuk ka kufizim kohe dhe vendi, porse vazhdon për sa kohë ata vazhdojnë me mohimin e tyre, siç thuhet më pas: - “...derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!” - Nëse e besoni Allahun si Një të vetëm, duke kryer adhurimin e kërkuar, atëherë vendin e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj jush do ta zerë dashuria, miqësia dhe mbështetja. Ky është shembulli për ju, o besimtarë! Shikoni dhe mësoni nga Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, që të përsosni imanin dhe teuhidin. Prej shembullit të Ibrahimit (a.s.) do të mësoni të plotësoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja. - “Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar)...” - Përjashtim bën vetëm një gjë. Ju nuk duhet ta merrni si shembull atë për fjalët që i tha Azerit, babait të tij idhujtar, i cili ishte mohues dhe armik i së vërtetës. Ibrahimi (a.s.) e ftoi atë në besim dhe në teuhid, por ai refuzoi me forcë. Atëherë, Ibrahimi tha: - ““Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”.” - Unë do të kërkoj falje për ty, edhe pse e di mirë se nuk kam asnjë mundësi që të të mbroj prej Allahut dhe ndëshkimit të Tij. Gjithsesi, po e lus Zotin Tim, duke shpresuar që të mos gjej kurrë dëshpërim. Pra, nuk duhet të merret si shembull Ibrahimi (a.s.) për të kërkuar falje për një mushrik. Askush të mos lutet për idhujtarët dhe të pretendojë që po ndjek traditën e Ibrahimit. Allahu i Lartësuar e përmend arsyen e Ibrahimit (a.s.) për këtë veprim në një ajet tjetër: “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.”[Teube 114]. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, le të jenë shembull për ju edhe për lutjen e mrekullueshme që ata i drejtuan Allahut, për mbështetjen e tyre të plotë tek Ai, për kthimin e tyre të penduar e të nënshtruar tek Allahu i Lartësuar, si edhe për shprehjen e dobësisë dhe nevojës së tyre tek Allahu i Lartësuar, kur thanë: - (Thoni) “Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë. - Ata u lutën: “O Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi për arritjen e çdo gjëje që na sjell të mira dhe për largimin e çdo gjëje që na dëmton dhe është e keqe. Vetëm tek Ti kemi besim, o Zoti ynë, dhe të gjitha çështjet tona i kemi lënë në dorën Tënde. Vetëm tek Ti kthehemi të penduar e të nënshtruar, për t’iu bindur porosive të Tua, për të kryer çdo gjë që të kënaq Ty dhe që na afron drejt Teje. Ky është qëllimi ynë, për të cilin ne nxitojmë, garojmë dhe bëjmë punë të mira. Ne jemi të bindur se tek Ti do të kthehemi një ditë, prandaj përgatitemi duke kryer çdo vepër që na afron pranë Teje.” Lutja e tyre vazhdon: - Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë! - Mos u jep jobesimtarëve pushtet mbi ne, për shkak të gjynaheve tona, që ata të na nënshtrojnë dhe poshtërojnë, të na sprovojnë në besimin tonë dhe të na ndalojnë me ç’të munden nga feja jonë. Mos na bëj sprovë për ta, sepse nëse ata e shohin veten fitimtarë mbi ne, do të mashtrohen e do të mendojnë se janë me të vërtetën, kurse ne me të kotën dhe, në këtë mënyrë, do të shtohet mohimi i tyre dhe do të shfrenohen edhe më tej në kalimin e kufijve. - “Ti je Ngadhënjimtari, i Urti!” – Ata thanë: “Ti je El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje. Ti je El Hakim - i Urti, i Cili e vendos çdo gjë në vendin e vet. Me krenarinë dhe urtësinë Tënde, na ndihmo dhe na jep fitore kundër armiqve tanë! Na i mbulo dhe i fal gjynahet tona! Na i rregullo të metat dhe mangësitë tona!” Pastaj Allahu i Lartësuar e përsërit inkurajimin e marrjes si shembull të Ibrahimit dhe besimtarëve që ishin me të, duke thënë: - “Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë...” - Por pasimi i këtij shembulli do të jetë i lehtë jo për të gjithë. Ai do të jetë i lehtë vetëm për ata që kanë një cilësi shumë të rëndësishme: - “...për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit.” - Besimi në jetën tjetër, te dhënia e llogarisë, te shpërblimi dhe ndëshkimi në varësi të veprave, ia lehtëson robit çdo gjë të vështirë. Besimi në takimin me Allahun dhe shpërblimi për veprat e mira është një inkurajim i fortë për të marrë si shembull profetët e Allahut dhe adhuruesit e sinqertë të Tij. Madje, siguria e plotë në takimin me Allahun dhe shpresa e madhe për shpërblimin e Tij bën që robi ta ndiejë si detyrë pasimin e rrugës së këtyre të zgjedhurve. - “Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari!” - Ai që i kthen shpinën bindjes ndaj Allahut dhe rrugës së profetëve të Tij ka për të dëmtuar veçse veten e vet. Ai nuk mund të dëmtojë aspak Allahun e Lartësuar, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka asnjë nevojë për krijesat e Tij. Atij i takon pasuria absolute e pavarësia në çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për asgjë të krijesave të Tij. Ai është El Hamid - i Lavdishmi dhe i Lavdëruari në Qenien, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahut i takon falënderimi, mirënjohja, lavdërimi dhe lavdia e plotë! Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i urrejmë dhe t’i konsiderojmë armiq qafirët dhe idhujtarët, për sa kohë ata vazhdojnë në kufrin dhe idhujtarinë e tyre. Por nëse ata kthehen në besimin e drejtë dhe të saktë, atëherë gjykimi për ta ndryshon: vendin e urrejtjes dhe armiqësisë e zë dashuria dhe vëllazëria e besimit. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe kjo mund të ndodhë, kur thotë: - “Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Mos e humbisni shpresën, o besimtarë, se ata edhe mund të kthehen në besim, dhe nëse ata kthehen në besim, Allahu i Lartësuar do të bëjë që mes jush të vendoset dashuria për hir të fesë. Allahu është Kadir - i Plotfuqishëm për çdo gjë. Pjesë e pushtetit të Tij është udhëzimi i zemrave dhe ndryshimi i tyre nga një gjendje në një gjendje tjetër. Gjithashtu, Allahu është Gafuru Rahim - Falës i Madh e Mëshirëplotë. Me pendimin e sinqertë dhe të vërtetë, asnjë gjynah nuk mund të jetë shumë i madh për Të që Ai ta falë dhe asnjë mangësi dhe turp nuk është e pamundur për Të që ta mbulojë dhe ta fshijë. I Lartësuari thotë në një ajet: “Thuaj: “Thuaj: “O robtë e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë! Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi – krejt papritur e pa e marrë vesh. Dhe askush të mos thotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe qeshë nga ata që talleshin (me besimin dhe besimtarët)!” Ose të mos thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) , unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin (e vërtetë).” [Zumer 53 – 59]. Ky ajet paralajmëronte se shumë nga ata që ishin fillimisht idhujtarë dhe armiq të besimtarëve, do të pranonin Islamin më vonë. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, dhe të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit! Sapo u shpallën këto ajeteve të mrekullueshme, që nxisnin urrejtjen dhe armiqësinë ndaj qafirëve, besimtarët i zbatuan me përpikmëri. Madje, shumë prej tyre u ndien në faj edhe për mbajtjen e lidhjeve farefisnore me të afërmit e tyre idhujtarë, duke menduar gabimisht se e tillë ishte porosia e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Madhëruar i sqaroi më tej besimtarët, duke u thënë: - “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. ” - Allahu i Lartësuar nuk ju ndalon nga bamirësia, komunikimi dhe mirësjellja ndaj farefisit. Ai nuk ju ndalon nga mbajtja e drejtësisë dhe barazisë me idhujtarët, qofshin ata farefisi juaj apo jo, nëse ata nuk luftojnë kundër jush dhe nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Ruajtja e marrëdhënieve me ta në të tilla kushte nuk është e ndaluar dhe as e dëmshme. Në lidhje me marrëdhëniet që duhet të ketë muslimani me prindërit idhujtarë, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për Mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15]. - “Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. ” - Porosia e Allahut për distancim, urrejtje dhe armiqësi iu referohet: - atyre që ju luftojnë për shkak të fesë tuaj, në emër të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe besimtarëve të Tij; - atyre që ju dëbojnë nga shtëpitë dhe pronat tuaja, për shkak të fesë. - atyre që ndihmojnë të tjerët që t’ju luftojnë për fenë tuaj dhe që t’ju nxjerrin nga shtëpitë dhe pronat tuaja. Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon që t’u japim dashuri dhe mbështetje të tillë njerëzve, me vepra ose me fjalë. Ndërsa për sa i përket mirësjelljes me të afërmit apo me njerëzit në përgjithësi, ajo kurrsesi nuk është e ndaluar. Madje, atë e përfshin urdhri i përgjithshëm i Allahut të Lartësuar për bamirësi, bujari dhe moral të mirë. - “Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar!” - Madhësia e kësaj padrejtësie është e lidhur me nivelin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me ta në padrejtësinë e tyre. Nëse përkrahja ose bashkëpunimi me ta në luftën kundër muslimanëve është i plotë, atëherë kjo vepër konsiderohet kufër që të përjashton nga Islami. Poshtë këtij niveli ka vepra të tjera, që mund të jenë shumë pranë kufrit ose larg tij.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:36–20:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.”. [Kasas 29]. Kështu, ai shkoi drejt zjarrit, për të marrë ndonjë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai (Allahu) tha: “T’u dha ajo që kërkove, o Musa.” - Kjo ishte përgjigjja që Allahu i Lartësuar i dha profetit Musa, në lidhje me lutjen për t’i çliruar të folurin. Gjithashtu, Allahu e bëri Harunin si mbështetës të Musait, me gradën e profetit. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për mirësitë e shumta, që Ai i kishte bërë Musait në të shkuarën: - “Ne të kemi bërë mirësi edhe herë tjetër më parë. Po. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam ...” - Allahu i Lartësuar e urdhëroi dhe ia inspiroi nënën, kur ajo ishte duke i dhënë gji Musait dhe trembej se Faraoni dhe ushtria e tij do ta vrisnin atë. Musai lindi pikërisht në atë vit kur Faraoni kishte urdhëruar që të vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit. - “Vëre atë (fëmijën) në arkë dhe hidhe (arkën) në lumë! ” - Kështu, Allahu i Lartësuar e inspiroi nënën e Musait që të merrte një arkë dhe, pasi ta ushqente mirë me gji, ta fuste Musain e vogël në arkë dhe ta lëshonte në lumin Nil, por duke e mbajtur të lidhur me litar, të cilin e kishte lidhur diku në shtëpinë e saj. Megjithatë, ndodhi që vala e lumit e mori Musain me vete, duke u shkëputur nga litari. Nëna u merakos shumë, siç na tregon Allahu i Lartësuar: “Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur.” [Kasas 10]. Valët e Nilit e çuan pikërisht tek kështjella e Faraonit. Allahu i Lartësuar thotë: “ Atë (Musain) e nxori nga lumi familja e Faraonit, që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës.” [Kasas 8]. Pra, Allahu i Lartësuar përcaktoi që ata ta mbanin gjallë, edhe pse ata vrisnin çdo fëmijë mashkull të bijve të Izraelit, pikërisht nga frika e lindjes së atij personi, prej të cilit do të vinte shkatërrimi i Faraonit. Kështu vendosi Allahu i Lartësuar dhe Atij i takon sundimi madhështor dhe pushteti për të bërë gjithçka që Ai dëshiron. Pikërisht atë fëmijë, nga i cili Faraoni druhej, Allahu i Lartësuar e bëri që të rritej në shtëpinë e Faraonit, të hante ushqimin e tij, të pinte nga ena e tij, duke marrë edhe dashurinë e tij, së bashku me gruan e Faraonit: - “Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij. Por Unë hodha (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, që të edukoheshe nën Syrin (kujdesin) Tim.” - Domethënë, bëra që të të dojë edhe armiku yt, i cili madje u kujdes për ty. Më pas, i Lartësuari thotë: “... që të edukoheshe nën Syrin (kujdesin) Tim.”. - Të rritesh dhe të edukohesh nën vëzhgimin dhe shikimin Tim. Kështu, Unë të vendosa në shtëpinë e mbretit, të jetoje mes të mirave dhe luksit, me ushqim mbretëror. Ky ishte përkujdesi i Allahut për Musain (a.s). - “Po! Motra jote ecte (pas teje) e thoshte: “A doni t’ju tregoj dikë, që do të kujdeset për të?” - Kjo ndodhi, sepse kur familja e Faraonit vendosën që ta mbanin Musain, i sollën atij gjidhënëse për ta ushqyer me qumësht, por ai i refuzoi të gjitha ato, sikurse shpjegon Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “ Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet)...” [Kasas 12]. Atëherë, motra e tij shkon tek ata dhe u thotë: “A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” Pra, a doni t’ju tregoj për dikë, që t’i japë gji fëmijës me pajtim dhe pagesë? Kështu, ajo e mori të vëllain, e shoqëruar nga njerëzit e mbretit, dhe shkoi tek nëna e vet. Kur e afroi pranë gjirit të saj, ai e pranoi dhe ata u gëzuan shumë që mundën të gjenin një gjidhënëse, ndaj e pajtuan atë me pagesë për të ushqyer fëmijën me gji. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e bëri shkak Musain që lumturia, kujdesi dhe bollëku të hynte në shtëpinë e tij, që në jetën e kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se mirësia për familjen e tij do të jetë më e madhe në ahiret, sikurse është thënë në hadith: 1780. “Ai që bën punë të mira, duke llogaritur shpërblimin tek Allahu për veprat që ai bën dhe përfiton prej tyre edhe në këtë dynja, i shëmbëllen nënës së Musait, e cila i jepte gji djalit të saj dhe merrte pagesën si gjidhënëse.” - “Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej e të mos mbetej e pikëlluar. ” - Në mënyrë që nëna jote të mos shqetësohej më për ty, por të ishte e qetë dhe e lumtur në praninë tënde. - “Ti pate vrarë një njeri ...” - Kishte vrarë pa dashje një kopt: - “... dhe Ne të shpëtuam nga trishtimi ...” - Të shpëtuam nga frika dhe dëshpërimi i madh, që të pushtoi zemrën, për shkak se Faraoni vendosi për të të ekzekutuar. Atëherë, Musai u arratis menjëherë dhe udhëtoi gjatë, derisa mbërriti në burimet e Medjenit. Në atë vend, një burrë i mirë i tha Musait: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” - “... dhe e kaluam në sprova të mëdha.” - Nesaiu (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Sunen-in e tij, në kapitullin e tefsirit - dhe pikërisht në shpjegimin e fjalës së Allahut: “...dhe e kaluam në sprova të mëdha”, - një hadith me senedin e tij nga Seid Ibn Xhubejri, i cili tregon dhe thotë: “Unë e pyeta Abdullah Ibn Abasin rreth këtij ajeti dhe i thashë: “Ç’kuptim ka fjala el futûn (sprova të mëdha)?” Ai tha: “Prit, të gdhijë, o i biri i Xhubejrit, sepse kjo çështje ka nevojë për shtjellim të zgjeruar!” Kur agoi, unë shkova tek Ibn Abasi, që të mësoja atë që ai më premtoi. Ai më tha....”... Dhe këtu Ibn Abasi solli një hadith të gjatë, meukuf, në të cilin është vetëm një pjesë e vogël merfu’ (që i atribuohet Profetit). Me sa duket, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka marrë nga ato rrëfime izraelitase, që janë të lejueshme të transmetohen, të cilat mund t’i ketë marrë nga Keab el Ahbari ose dikush tjetër. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ne po shkëpusim shkurtimisht një pjesë kësaj historie, duke u kujdesur maksimalisht që të jetë në përputhje me atë që ka ndodhur me të vërtetë, pra, diçka që të pajtohet me atë që i ka zbritur Profeti tonë ﷺ në Kuran. Ky hadith, i cili me hallka transmetimi shkon deri tek Ibn Abasi, flet për mirësitë që Allahu i Lartësuar i bëri Musait, që kur ishte në barkun e nënës së vet, deri në ditët e endjes në shkretëtirë, kur Allahu i Lartësuar u zbriti si ushqim menna dhe selua bijve të Izraelit; flet për kohën kur Musai goditi shkëmbin, prej të cilit shpërthyen 12 burime, një burim për secilin fis. Në fillim, Faraoni vendosi që të therte çdo fëmijë mashkull të lindur nga bijtë e Izraelit dhe të linte gjallë femrat. Këtë e bëri nga frika se mes bijve të Izraelit do të lindte mbreti që do t’i udhëhiqte ata drejt shkatërrimit të Faraonit. Megjithatë, këta tiranë të pamëshirshëm, duke parë se pleqtë po vdisnin dhe të sapolindurit po vriteshin, atëherë kuptuan se ishte rrezik që izraelitët të shfaroseshin, dhe kështu do të detyroheshin që punët dhe shërbimet që kryhenin ata, t’i bënin vetë. Prandaj, - menduan - do të ishte më e dobishme për ta që, një vit t’ua vrisnin djemtë dhe t’ua linin gjallë vajzat, ndërsa vitin tjetër të mos vrisnin asnjë. Ishte caktimi i Allahut që Haruni të lindte në vitin kur nuk vriteshin fëmijët meshkuj, ndërsa Musai të lindte në vitin që vriteshin. Nënës së Musait iu mbush zemra me frikë dhe trishtim të madh, që në kohën që Musai ishte ende në barkun e saj, duke menduar se çfarë e priste. Dhe kjo, - i tha Ibn Abasi Ibn Xhubejrit, - ishte “sprova e madhe”. Kur lindi Musai, Allahu i Lartësuar e inspiroi nënën e Musait që të bënte një arkë, ta vendoste në të foshnjën dhe ta lëshonte në lumë. Kështu, ai lundroi deri te kështjella e Faraonit, ku e gjetën shërbëtoret e gruas së Faraonit. Ato ia çuan arkën zonjës, e cila u befasua kur pa foshnjën brenda saj. Allahu i Lartësuar hodhi në zemrën e saj një dashuri të madhe për këtë fëmijë dhe gëzim të papërshkrue - shëm. Më vonë, ata sollën shumë gjidhënëse, për të ushqyer fëmijën, por ai i refuzoi të gjitha ato. Kështu ndodhi, derisa erdhi motra e Musait, e cila gjatë gjithë kësaj kohe po kërkonte me kujdes shumë të madh për vëllain e saj të sapolindur. Ajo vërejti se ata po kërkonin për gjidhënëse dhe nuk po gjenin një të përshtatshme. Atëherë, ajo u tha atyre: “ A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” [Kasas 12]. Ata e pyetën: “E ku e di ti se ata i duan të mirën dhe do të jenë të përkushtuar ndaj tij ? Mos vallë, e njeh këtë fëmijë? Fëmija i kujt është ai?” Ata po e pyesnin hollësisht dhe filluan të dyshonin në lidhje me të. “Edhe kjo, o Ibn Xhubejr - i thotë Ibn Abasi, - është një nga sprovat e mëdha.” Atëherë, ajo u tha: “Besoj se ata do të kujdesen me përkushtim, për t’i shërbyer mbretit sa më mirë.” Kështu, ata e lëshuan dhe ajo shkoi tek e ëma, së cilës i rrëfeu atë që ndodhi. Kur erdhi e ëma, ata e vendosën foshnjën në prehrin e saj. Fëmija menjëherë kapi gjirin e saj dhe filloi të pinte e të pinte, derisa u ngop. Lajmëtari shkoi të përgëzonte gruan e Faraonit, duke i çuar nënën gjidhënëse dhe djalin. Gruaja e Faraonit i propozoi nënës që të qëndronte në kështjellë, për t’i dhënë gji fëmijës, por ajo kërkoi ndjesë dhe i tha se e kishte të pamundur që të linte shtëpinë e saj dhe djalin e vogël, Harunin. Nëna e Musait e kujtoi mirë atë që Allahu i premtoi në lidhje me të birin, prandaj dhe pati siguri të plotë se Allahu do ta mbante premtimin e Tij. Kësisoj, gruaja e Faraonit e lejoi që ajo ta merrte fëmijën me vete në shtëpi. Në këtë mënyrë, Musai do të rritej me nënën dhe në shtëpinë e tij, që Allahu ta edukonte me formën më të mirë dhe ta ruante nga çdo gjë e keqe. Më vonë, gruaja e Faraonit i kërkoi nënës së Musait që të vinte së bashku me Musain, se e kishte marrë malli për fëmijën. Kur shkoi tek ajo, zonja i dha shumë dhurata nënës së Musait. Pastaj zonja e mori fëmijën dhe ia dha Faraonit, që ta nderonte dhe ta doroviste. Kur e vendosi në prehrin e Faraonit, foshnja e kapi me dorë mjekrën e Faraonit dhe e tërhoqi me forcë përposhtë. Në këtë moment, armiqtë e Zotit, ata mashtrues dhe hipokritë, i thanë Faraonit: “Pa shikoje tendencën e tij për të të ulur poshtë!” “Edhe kjo, o Ibn Xhubejr, - tha Ibn Abasi, - është një nga sprovat e mëdha!” Në këtë çast, zonja e Faraonit ndërhyri menjëherë dhe tha: “Ky është thjesht foshnjë, që nuk di dhe nuk logjikon! Më sillni me tabaka dy thëngjij dhe dy diamante: nëse ai zgjedh diamantet, atëherë ai kupton e di të dallojë. Por nëse zgjedh dy thëngjijtë, atëherë kuptohet. ...” Foshnja zgjodhi thëngjijtë dhe gruaja e Faraonit tha: “A e patë?!” Kështu, Allahu e shpëtoi sërish Musain, pasi ata tentuan ta vrisnin. Një ditë, kur kishte arritur moshën e pjekurisë, Musai pa se një kopt po tentonte të vriste një izraelit. Izraeliti kërkoi ndihmën e Musait, prandaj Musai e shtyu fort koptin, i cili u rrëzua dhe u vra. Askush nuk e dinte këtë, përveç Allahut. Musai i tha izraelitit që mbrojti: “ Kjo qe vepër e shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje!”. Të nesërmen, Musai pa të njëjtin izraelit, që po kacafytej me një tjetër kopt. Ai përsëri i kërkoi ndihmë Musait kundër koptit, por Musai i tha kësaj here: “Ti qenke vërtet ngatërrestar i madh!” . Izraeliti vërejti se, kur Musai po thoshte këto fjalë, ishte i mbushur me zemërim, njëlloj si një ditë më parë dhe pati frikë se mos Musai e vriste. Në fakt, Musai nuk donte vrasjen e tij, por i ishte drejtuar koptit. Izraeliti tha: “O Musa! A do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë të djeshmin?” Atëherë, kopti shkoi për të njoftuar Faraonin, për atë që dëgjoi prej izraelitit. Menjëherë, Faraoni dërgoi njerëz për të vrarë Musain, por një burrë, dashamirës i Musait, e njofton atë për rrezikun. “Edhe kjo, o Ibn Xhubejr, - tha Ibn Abasi, - është një nga sprovat e mëdha!” Më tej përmendet mbërritja e Musait (a.s) në Medjen, ku shpëton nga përndjekja e Faraonit. Në Medjen, Musai u martua me vajzën e një njeriu të mirë, i cili e priti dhe e respektoi. Musai bëri tetë vite punë si bari dhensh, duke përmbushur kështu premtimin që i dha atij burri të mirë, madje shtoi edhe dy vite të tjera. Pasi bëri 10 vjet në Medjen, Musai u nis së bashku me gruan e tij, drejt Egjiptit. Gjatë rrugës, ai tha: “Rrini këtu! Unë dalloj një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.”. [Kasas 29]. Kështu, ai shkoi drejt zjarrit, për të marrë ndonjë dru të ndezur, por atje: “... u dëgjua një zë nga një pemë nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve!” [Kasas 31]. Allahu i Lartësuar i mundësoi atij që të shihte mrekullinë e shkopit dhe shndërrimit të tij në gjarpër, pastaj mrekullin e dorës, e cila shkëlqente dhe vezullonte e bardhë. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëroi që ai të shkonte tek Faraoni dhe ta ftonte atë në besimin e drejtë. Musai i kërkoi Allahut të Lartësuar që t’i jepte si ndihmës edhe Harunin, në këtë mision. Më tej, Musai përballet me Faraonin, ku ai i tregoi mrekullinë e shkopit dhe vezullimin e dorës. Pastaj Faraoni mblodhi magjistarët, që të përballeshin me Musain. Ata hodhën shkopinjtë dhe litarët e tyre. Edhe Musai hodhi shkopin e tij, i cili u shndërrua në një gjarpër të madh, i cili i gëlltiti të gjithë shkopinjtë dhe litarët që hodhën magjistarët. Pas kësaj, magjistarët e besuan Allahun e Lartësuar. Faraoni u zemërua shumë me këtë, prandaj urdhëroi ekzekutimin e magjistarëve. Në këtë histori, ai tregon edhe qëndrimin e gruas së Faraonit, e cila u bë besimtare dhe ftonte njerëzit në besimin e Allahut të Lartësuar. Me qëndrimin e saj, ajo i doli në krah Musait (a.s) kundër Faraonit dhe palës së tij. Më pas, në këtë rrëfim tregohet dënimi e shenjat dërguar kundër Faraonit dhe popullit të tij. I Lartësuari thotë: “Atëherë, Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak; shenja të qarta njëra pas tjetrës. Megjithëkëtë, ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës.” [Araf 133]. Të gjitha këto shenja u dërguan që ata të nënshtrohe - shin në besimin e vërtetë, por, në fakt, këto shenja ua shtuan edhe më shumë tiraninë, kryelartësinë, mohimin dhe refuzimin e të vërtetës. Sa herë që i vinte ndonjë nga këto shenja të jashtëzakonshme prej Allahut, Faraoni kërkonte ndihmë tek Musai, që t’i largohej ajo bela dhe i premtonte se do t’i lejonte bijtë e Izraelit që të shkonin së bashku me të. Kur belaja largohej, ai e thyente premtimin dhe nuk e mbante fjalën. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musain që të largohej (nga Egjipti) së bashku me popullin e tij gjatë natës. Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata në kohën e agimit. Në momentin kur pararoja e ushtrisë së Faraonit po i afrohej Musait, ai godet detin me shkopin e tij. Deti hapet, ashtu sikurse e urdhëroi Zoti i Lartësuar. Kur Musai së bashku me popullin e tij kaluan detin tejpërtej, Faraoni së bashku me ushtrinë e tij hynë në det. Atëherë, uji u bashkua, ashtu sikurse e urdhëroi Zoti i tij, duke e përmbytur Faraonin dhe ushtrinë e tij. Edhe pas kësaj, populli i Musait kishte frikë se ndoshta Faraoni nuk ishte mbytur dhe nuk kishte vdekur. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e nxori atë nga deti, në mënyrë që ata të qetësoheshin dhe të gëzoheshin me vdekjen e tij, duke parë në këtë shenjë të madhe ndihmën e jashtëzakonshme të Allahut për ta. Pas kësaj ngjarjeje, ata kaluan pranë një populli të cilët, sikurse tregon Allahu i Lartësuar: “Bijtë e Izraelit i kaluam përtej detit. Atje hasën në një popull që ishte i përkushtuar në adhurimin e idhujve. Ata i thanë: “O Musa! Na bëj edhe neve një zot, si zotat që kanë ata!”. Ai u tha: “Ju qenkeni, vërtet njerëz të paditur.” Ky popull po shkatërrohet me atë (idhujtarinë) që po bën dhe veprat e tyre janë të kota (pa vlerë).” [Araf 138, 139]. Më pas, Musai (a.s) la si mëkëmbës në popullin e vet vëllain e tij Harunin, për të shkuar vetë tek Zoti i tij, në një udhëtim prej 30 ditësh, gjatë të cilave agjëroi. Ai agjëroi edhe natën, edhe ditën. Pastaj, me urdhrin e Allahut, ai shtoi edhe 10 ditë të tjera. Më pas, në këtë rrëfim tregohet se, kur populli i Musait panë se Musai po vonohej, ata bënë diçka të rëndë. Samiriu i sprovoi dhe i devijoi, duke i bërë që të adhuronin viçin. Populli as nuk i dëgjuan paralajmërimet dhe këshillat e Harunit. Kështu, një grup prej bijve të Izraelit adhuruan viçin, kurse një grup tjetër thanë: “Jo! Kjo është prej punëve të shejtanit. Viçi nuk është Zoti ynë dhe ne kurrë nuk kemi për të besuar në të!” Më pas, Musai kthehet tek populli i tij dhe, kur i pa në atë gjendje, u revoltua shumë. Ai e kapi prej flokësh dhe mjekre vëllain e tij dhe, nga zemërimi, i hodhi pllakat në tokë. Më pas, Musai e pranoi justifikimin që i tregoi Haruni dhe kërkoi falje për të. Ai e dogji në zjarr idhullin që ata adhuruan si Zot dhe e shpërndau hirin në lumë. Në këtë mënyrë, bijtë e Izraelit u bindën se ai nuk ishte zot dhe kërkuan falje. Ateherë, Musai u lut për faljen e popullit të tij, për çfarë kishin bërë. Allahu i Lartësuar tha që pendimi i tyre do të pranohej kur çdo burrë të vriste me shpatë cilindo që të takonte prej prindërve apo fëmijëve të tij. Askush nuk do të pyeste se kë po vriste, por vetëm do të vriste. Dhe kështu ndodhi, derisa numri i të vrarëve arriti në 70 mijë. Atëherë, Musai dha urdhër të ndaloheshin vrasjet. Kështu u falën gjynahet e atyre që vranë dhe të të vrarëve mes tyre. Më pas, Musai u drejtua së bashku me popullin e tij drejt Tokës së Shenjtë dhe i mori ato pllaka, pasi iu qetësua zemra. Ai urdhëroi popullin e tij që ta pastronte Tokën e Shenjtë nga idhujtarët, por populli u përgjigj duke thënë: “O Musa! Në këtë tokë është një popull shumë i fuqishëm e ne nuk do të hyjmë aty kurrë, derisa ata të largohen prej andej. Kur ata të largohen, ne do të hyjmë”.” [Maide 22]. Dy burra izraelitas thanë: “Vërtet, ai popull mund të jetë i ashpër dhe në luftë, por ata nuk kanë zemra dhe nuk ka kush t’i mbrojë. I Lartësuari thotë: “Dy burra, prej atyre që i frikësoheshin Allahut e të cilët Allahu i kishte nderuar (me besim të fortë) , thanë: “U hyni atyre nga Porta! Sapo të hyni në të (në qytet), ju do të ngadhënjeni. Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë (të vërtetë) ”.” [Maide 23]. Atëherë, ata i thanë Musait: “Shko t’i dhe Zoti yt luftoni, kurse ne do të presim këtu!” Musai u zemërua dhe u lut kundër tyre dhe Allahu i Lartësuar ua bëri haram Tokën e Shenjtë për 40 vjet. Kështu ata do të endeshin nëpër tokë dhe nuk do të gjenin stabilitet dhe qëndrim askund. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, Allahu i Lartësuar u bëri hije me r é dhe u zbriti atyre el menna dhe selua. Ai u mundësoi që, nga një gur që e merrnin gjithmonë me vete, sa herë që Musai godiste me shkopin e tij, prej tij të shpërthenin 12 burime. Çdo fis i bijve te Izraelit e dinin mirë burimin nga i cili do të pinin. Shkurtimisht, ky është rrëfimi i Ibu Abasit, sjellë në lidhje me fjalën e Allahut: “...dhe të kaluam me sprova të mëdha.” Pra, Ne të shpëtuam dhe u kujdesëm për ty gjatë gjithë jetës tënde, mes gjithë këtyre spro - vave të mëdha. në të gjitha këto vështirësi dhe sprova dhe përballje të vështira, Allahu i Lartësuar të nxori faqebardhë. Veçse me përkujdesin, ndihmën dhe mbështetjen e Tij ia dole. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja! - “Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit ...” - Musai qëndroi në arrati, për të shpëtuar nga Faraoni e pala e tij, që e kërkonin për ta vrarë. Ai qëndroi në Medjen për të punuar tek vjehrri i tij, si bari. - e pastaj erdhe, o Musa, siç u urdhërove, në kohën e caktuar. - Domethënë, në kohën që Zoti e kishte përcaktuar për të.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:13–14:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se ata herë ndëshkohen e vuajnë nga ngrënia e zekum-it, pastaj nga pirja e hamim-it, pastaj kthehen në Zjarrin flakërues. I madhëruari thotë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” - Allahu i Lartësuar na tregon për kërcënimet që popujt mohues u drejtonin profetëve të tyre. Së pari, ata i kërcënonin me dëbim nga vendi i tyre. Kështu vepruan populli i Shuajbit me Profetin e tyre dhe të gjithë ata që e ndqinin. Ata i thanë: “...O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t'ju dëbojmë nga qyteti - ty dhe ata që të besojnë ty”...” [ Ea’raf 88]. Edhe populli i Lutit iu drejtua me këtë kërcënim Profetit të tyre. Ata thanë: “... Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” [Neml 56]. Edhe kurejshët vepr uan të njëjtën gjë me Muhamedin, sikurse na tregon i Lartësuari: “Ata të shtrënguan në tokë, me qëllim që të të dëbonin prej saj. Por, atëherë, edhe ata nuk do të mbeteshin gjatë pas teje. ” [Isra 76]. Dhe thotë: “Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar (nga shtëpia jote). Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues.” [Enfal 30]. Allahu i Lartësuar, me mirësinë e Tij, e ndihmoi Prof etin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ , duke i dhuruar fitoren mbi armiqtë. Allahu i bëri atij ndihmues e përkrahës të shumtë anekënd botës. Njerëzit filluan të hynin në fenë e Allahut në grupe të mëdha. Allahu i Lartësuar bëri që të triumfojë fjala e Tij dhe që feja e Tij të lartësohe t mbi të gjitha besimet në botë, në lindje dhe në perëndim të saj. E gjithë kjo ndodhi në një kohë shumë të shkurtër. - Atëherë, Zoti shpalli: “Ne do t’i shkatërrojmë keqbërësit dhe do t’ju vendosim të banoni në atë tokë pas tyre. - I Lavdëruari ka premtuar: “Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne) dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.” [Safat 171 - 173]. “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar.” [Muxhadile 21], “Musai i tha popullit të vet: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! S’ka dyshim se toka është e Allahut, që ua lë në trashëgim atyre rob ërve të Vet, që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.”.” [Ea’raf 128], “Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar.” [Ea’raf 138]. - Kjo është për ata që i frikësohen qëndrimit para Meje dhe i frikësohen dënimit Tim.” - Ky premtim do të përmbushet për ata që i frikësohen qëndrimit para Meje në ditën e kjametit, për ata që i dëgjo jnë e u frikësohen kërcënimeve të Mia për ndëshkim. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh. Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, Xhehenemi do të jetë vendi i tij. E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.” [Naziat 37 - 46], dhe thotë: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete.” [Rahman 46]. - Ata kërkuan ndihmë... - Domethënë, profetët i kërkuan ndihmën e fitoren Zotit kundër popullit mohues. Kështu e ka shpjeguar ajetin Ibn Abasi, Muxhahidi dhe Katadja. Por ka mundësi që fjala isteftehû të jetë edhe me kuptimin: “Ata kërkuan ndarjen ...”, duke patur për qëllim popujt mohues. Domethënë, popujt mohues i kërkuan Zotit fitoren dhe kërkuan që të bëjë ndarjen përfundimtare mes tyre dhe profetëve e pasuesve të tyre, siç tregon i Lavdëruari fjalët e popujve mohues: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur’an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Ka mundësi që të jenë pasur për qëllim të dyja mundësitë, sikurse ndodhi në luftën e Bedrit, ku edhe idhujtarët, edhe Profeti kërkuan ndarjen mes tyre, dhe atëherë Allahu i Lavdëruar zbriti ajetin: “Nëse ju (o jobesimtarë) luteni për fitore (kundër të padrejtëve) , ja ku erdhi fitorja. Por nëse tërhiqeni (nga e keqja), kjo do të jetë më mirë për ju....” [Enfal 19]. Megjithatë, Allahu është më i ditur. - dhe çdo kryelartë e inatçor përfundoi në shkatërrim. - Domethënë, çdo tiran kryeneç, mendjemadh e armiqësor ndaj të vërtetës, dështon në fund. Sikurrsa ka thënë i lartësuari: “ (Atëherë do të thuhet:) “Hidheni në Xhehenem çdo mohues kryeneç, Që ka qenë pengues i mirësisë, i padrejtë e dyshues! Atë që, krahas Allahut, adhuronte zota të tjerë, hidheni në ndëshkimin më të rëndë!”.” [Kaf 24 - 26]. Në një hadith thuhet: 1575. “Ditën e Gjykimit do të sillet Xhehenemi dhe ai do t’u drejtohet krijesave e do t’u thotë: “Unë jam ngarkuar për të ndëshkuar çdo kryelartë e inatçor.” Ja, kështu u shkatërruan këta kryelartë e inatçorë, ndërkohë që të gjithë profetët e Zotit u përkushtuan në adhurimin e Allahut krenar e Ngadhënjimtar me përulësi e frikërrespekt. - Përpara tyre është Xhehenemi ... - Kjo është pritja e rezervuar për çdo kryelartë ndaj të vërtetës dhe inatçor. Xhehenemi është në pritë për të tillë mohues e keqbërës dhe ka për t’i gllabëruar brenda tij. Ashtu do të ndëshkohen ata përjetësisht, në Ditën e Premtuar. Madje, këta kryelartë , tiranë e inatçorë do të ndëshkohen në Xhehenem çdo mëngjes e mbrëmje në jetën e berzahut, e kështu do të vazhdojnë deri në ditën kur të ringjallen. - në të cilin u jepet për të pirë ujë i valë i qelbur. - Në zjarrin e Xhehenemit, ata nuk do të kenë pije tjetër përveç asaj që quhet hamim dhe gassak, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar.” [Nebe 24 - 26]. Hamim është pije shumë e nxehtë e përvëluese. Ndërsa gassak është një pije jashtëzakonisht e ftohtë dhe me erë shumë të keqe. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tregon se Profeti i Allahut duke shpjeguar fjalën e Allahut: “...u jepet për të pirë u jë i valë i qelbur”, ka thënë: 1576. “Kur i afrohet kjo pije, ai e urren atë dhe nuk do që ta pijë. Kur i afrohet para fytyrës, ajo piqet nga nxehtësia e madhe dhe kapaku i kokës i bie poshtë. Kur ai e pi atë, ajo ia copëton zorrët derisa t’i dalë nga poshtë.” Siç thotë i Lartësuari: “... A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15], dhe thotë: “... Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr, muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë, që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmerrshme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.” [Kehf 29]. Edhe Ibn Xheriri sjell një hadith prej Abdullah Ibn Mubarekut, më të njëjtin tekst. - Ata do ta gjerbojnë atë, po nuk do të mund ta gëlltisin. - Ajo pije nuk i shkon poshtë, por i mbetet në grykë dhe me shumë vështirësi, pakënaqësi e pështirësi, ai përpiqet ta gëlltisë. Kjo ndodh sepse ajo ka një shije shumë të pështirë e të padurueshme. E tillë është gjithashtu ngjyra dhe era e saj. E padurueshme dhe torturuese është edhe nxehtësia ose ftohtësia e saj e pashembullt. - Vdekja u vjen nga të gjitha anët, po nuk vdesin. - Atij i dhemb i gjithë trupi, me gjithë gjymtyrët dhe organet e tij. Da haku transmeton nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar këtë ajet, thotë: “Llojet e ndëshkimit që jep Allahu Ditën e Gjykimit në zjarrin e Xhehenemit, të gjitha janë të tmerrshme. Secili prej tyre është i tillë që, nëse e gllabëron dikë, atij do t’i vinte vdekja. Çdokush që ndëshkohet me ato ndëshkime do të vdiste në vend, nëse do të kishte vdekje. Por askush prej tyre nuk vdes, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “ Ata që mohuan (Allahun) i pret zjarri i Xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues.” [Fatir 36].” Kuptimi i fjalës së Ibn Abasit është se të gjitha llojet e ndëshkimit në Xhehenem janë të tilla që çdokush do të vdiste prej tyre, nëse do të ekzistonte vdekja. Por ata kurrë nuk do të vdesin dhe do të mbesin në ndëshkim e vuajtje të përhershme. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: “Vdekja u vjen nga të gjitha anët, po nuk vdesin.”. - Ata i pret një dënim shumë i rëndë. - Edhe pse përjetojnë një gjendje të tmerrshme, siç u përshkrua më sipër, atyre u vjen një tjetër ndëshkim i rëndë, i ashpër e i dhimbshëm. Ai vjen më i vështirë, më i hidhur dhe më torturues se ai para tij, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër kuranor: “A është më i mirë ky premtim (në xhenet), apo Pema e Zekumit? Ne e kemi bërë atë sprovë për keqbërësit. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit. Frutat e saj janë si koka shejtanësh. Ata do të hanë dhe do të mbushin barqet prej saj. Pastaj, pas kësaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë. Pastaj, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.” [Safat 64 - 68]. Kështu Ai na njofton se ata herë ndëshkohen e vuajnë nga ngrënia e zekum-it, pastaj nga pirja e hamim-it, pastaj kthehen në Zjarrin flakërues. I madhëruari thotë gjithashtu: “Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.” [Rahman 43, 44]. Ose: “Është e vërtetë se pema e Zekumit, do të jetë ushqim i keqbërësve. Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark, Ashtu siç vlon uji i nxehtë. “Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit. Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!” Shijoje dënimin (i thuhet mosbesimtarit), ti krenari e fisniku (i pamposhtur)! Ky është ai (dënim), për të cilin ishit në dyshim.” [Duhan 43 - 50]. Dhe thotë: “Po njerëzit e të majtës? E kush janë ata të majtit se?! Ata janë në afshin përvëlues të zjarrit dhe në ujë të valë, nën një hije tymi, as të freskët e as të këndshme.” [Uakia 41 - 44]. Dhe thotë: “Ja, kështu do të jetë. Por keqbërësit (që kaluan çdo kufi) do të kenë fundin më të keq - Xhehenemin, ku do të hidhen (për dënim). Ai është vendi më i shëmtuar. Ja, kështu do të jetë. Pastaj, ata do të shijojnë ujë të valë dhe të ndyrë. Ata do të kenë edhe dënime të tjera të ngjashme me to. ” [Sad 55 - 58]. Ajete të tilla janë të shumta në Kur ’an, që tregojnë se ndëshkimet në Xhehenem janë të shumëllojshme, të përsëritshme e të ndryshme, të tilla që i di vetëm Allahu Krenar dhe i Lartësuar. Këto janë ndëshkime mëse të merituara për keqbërësit. Allahu i madhëruar thotë: “Kjo vjen për shkak të veprave që keni bërë me duart tuaja. Allahu nuk është asnjëherë i padrejtë me robërit e Vet.” [Enfal 51].

Mus'haf Hape →
Beled 90:11–90:20 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar. Atëherë, ju, o të humbur e jobesimtarë, keni për të ngrënë prej pemës Zekum. Prej saj keni për ta mbushur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Por ai nuk zgjodhi “rrugën e vështirë”. – Ai nuk ndoqi rrugën, në të cilën do të gjente shpëtimin dhe mirësitë e Zotit. El akabe quhet një e përpjetë e fortë, një e përpjetë, të cilën të bindurit patën guximin dhe forcën për ta ngjitur, për hir të Allahut të Madhëruar. - “E ku e di ti se ç’është “rruga e vështirë”?” – Kjo pyetje tregon rëndësinë e madhe të njohjes së saj. Më pas, i Madhëruari na tregon se cilat janë ato punë të vështira, që përbëjnë këtë rrugë të shpëtimit. - “Ajo është lirimi i një skllavi...” - Lirimi i një skllavi është një prej veprave të mira, të nxitura nga Zoti, por edhe e vështirë, sepse kërkon shpenzim pasurie. Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2871. “Ai që liron një skllav musliman, për çdo gjymtyrë e pjesë të trupit të liruar, Allahu i Madhëruar ka për t’i ruajtur nga zjarri gjymtyrët e pjesët e trupit të tij. Kështu, për këmbën e liruar i ruan këmbën nga zjarri, për dorën e liruar i ruan dorën nga zjarri, dhe kështu të gjithë trupin.” Ali Ibn Haseni i tha Sedidit: “A e ke dëgjuar këtë vetë prej Ebu Hurejres?” Seidi tha: “Po”. Atëherë, Ali Ibn Haseni i tha një shërbyesi: “Shko dhe ma thirr Mitrafin!” Ai erdhi e qëndroi përpara tij. Aliu i tha: “Mund të shkosh, pasi je i lirë, për hir të Allahut.” [Buhariu dhe Muslimi]. Në versionin e sjellë nga Muslimi thuhet se për skllavin që u lirua, më parë kishin ofruar dhjetë mijë dirhemë për ta blerë. (Lirimi nga skllavëria bëhet ose duke e blerë lirinë e një skllavi, duke paguar shumën e kërkuar nga zotëria i tij, ose duke e ndihmuar të ashtuquajturin el mukâtib në pagesën e një pjese të çmimit të lirisë së tij. El mukatib quhet ai skllav që ka rënë dakord me padronin për ta blerë lirinë e vet kundrejt një shume të caktuar. Pa dyshim, në lirimin nga skllavëria bën pjesë edhe lirimi i muslimanëve të kapur robër nga qafirët, madje kjo është më parësore për t’u marrë në konsideratë. (Sadi)). - “... ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria ...” – Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, në një kohë kur ka pllakosur uria.” Të japësh ushqim dhe ndihmë pikërisht në ditët më të vështira, kur njerëzit janë shumë në nevojë. - “... ndonjë jetimi, që është i afërt...” – Në kohë krize e urie, ushqen jetimët, që i ka edhe të afërt në fis. Kjo tregon se sa e rëndësishme është përkujdesi për farefisin në kohë krize, sidomos për fëmijë që janë jetimë, nevoja e të cilëve është shumë herë më e madhe. Pa dyshim që shpërblimi i sadakasë për të afërmin është shumë herë më i madh sesa ndaj të tjerëve, siç thuhet në hadithin, që e sjell Imam Ahmedi nga Selman Ibn Amiri, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2862. “Sadakaja që i jepet nevojtarit konsiderohet dhe shpërblehet vetëm si sadaka. Ndërsa ajo që i jepet farefisit konsiderohet dhe shpër - blehet si sadaka dhe si ruajtje e lidhjeve farefisnore.” Gjithashtu, Imam Ahmedi sjell me sened hadithin prej Amër Ibn Absetes, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: “Kush ndërton një xhami ku përmendet Allahu, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet. Kushdo që liron një musliman, ky do të jetë shpëtimi i tij prej Zjarrit. Ai që thinjet në Islam, qoftë edhe një fije floku, ajo do të jetë dritë për të në Ditën e Kijametit.” 228 Po nga Amr Ibn Absete vjen hadithi se Profeti i Allahut ka thënë: “Kushdo që liron një musliman, ky do të jetë shpëtimi i tij prej Zjarrit, gjymtyrë pas gjymtyre. Ai që thinjet në Islam, qoftë edhe një fije floku, ajo do të jetë dritë për të në Ditën e Kijametit. Ai që qëllon në rrugën e Zotit qoftë edhe një shigjetë, qëllon në shenjë apo jo, do të shpërblehet si të ketë liruar nga skllavëria një prej bijve të Ismailit (pra, skllav të fisëm e shumë të shtrenjtë).229 Kush ka tre fëmijë, që i lindin në Islam dhe vdesin para se të arrijnë moshën e puber - tetit, Zoti do ta fusë në Xhenet prej mëshirës së Tij për ata (fëmijët). Ai që thinjet në rrugë të Zotit qoftë edhe një fije floku, ajo do të jetë dritë për të në Ditën e Kijametit. Ai që qëllon në rrugën e Zotit qoftë edhe me një shigjetë, me të cilën synon armikun, qëllon në shenjë apo jo, do të shpërblehet si të ketë liruar një rob (musliman) nga sklla - vëria. Kushdo që e liron një rob besimtar, Zoti do të çlirojë çdo pjesë të tij nga zjarri. Kush shpenzon dy herë (prej pasurisë së tij) 230 në rrugën e Zotit, le ta dijë se Xheneti ka ketë tetë dyer dhe ai do të mund të hyjë në të, nga cilado portë që të dëshirojë.” 231 (Thuhet se kuptimi është: Kush ka si pasuri lopë, psh., të japë dy lopë, kush ka deve, të japë dy deve, kush ka skllevër, të lirojë dy skllevër e kështu me radhë. Pra, qëllimi është që besimtari ta përsërisë një vepër të mirë ose t’i shtojë sa më shumë ato. Një vepër të mirë ta bëjë të paktën dy herë, që të konsiderohet si i vazhdueshëm në këtë punë të mirë, sepse numri dy është më i vogli në numrin shumës. [Sh.p]). - “... ose ndonjë të varfëri, të cilin e ka dëshpëruar varfëria ...” – Në kohë urie e varfërie të madhe, ai ushqen dikë që është në varfëri aq të madhe, saqë Zoti e për - shkruan:“dha metrabe”, pra, që është shtri - rë përdhe nga skamja e nevoja. Ai nuk ka shtëpi të fusë kokën e as shtrojë të shtrihet, por shtrihet në dhe. Nuk ka njeri që të përkujdeset për të apo të qëndrojë pranë tij. - “... dhe të bëhesh prej atyre që besojnë ...” – Përveç këtyre veprave të mrekullue - shme të bamirësisë, ai e ka zemrën të mbu - shur me besim të pastër, të sinqertë e ko - rrekt. Është ky besim i vërtetë, që e bën atë të shpresojë shpërblimin e Allahut për punët e mira që bën, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ndërsa ai që ka për qëllim botën tjetër, duke qenë besimtar dhe përpi - qet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme.” [Isra 19]. “Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 97]. - “... që këshillojnë njëri -tjetrin për du - rim dhe që këshillojnë për të mëshiruar.” - Kjo është cilësia e tretë e tyre. Pas besimit korrekt e të sinqertë te gjithçka që janë urdhëruar ta besojnë dhe pas veprave të mira në emër të atij besimi, duke shpresuar shpërblimin e Allahut, i Lartësuari thotë se këta njerëz këshillojnë njëri -tjetrin për të qenë të durueshëm në këtë rrugë të mirësisë, pasi ajo ka vështirësi dhe ata do të përballen me mundimet e shkaktuar a nga njerëzit, të cilët ata ftojnë në rrugën e Zotit. Jo vetëm për durim, por ata këshillojnë edhe për të pasur mëshirë për krijesat, siç thuhet në hadithin vijues: 2873. “Mëshiruesit i mëshiron i Gjithëmëshirshmi. Mëshironi ata që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.” Në një hadith tjetër thuhet: “Allahu nuk e mëshiron atë që nuk mëshi - ron njerëzit.” Ebu Daudi sjell me sened hadithin nga Abdullah Ibn Amri, se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që nuk i mëshiron të vegjlit tanë dhe nuk i jep hakun respektit për të moshuarit tanë, ai nuk është prej nesh.” - “Këta janë të anës së djathtë.” - Ata që kanë të tilla cilësi do të jenë nga të djathtët, domethënë, do ta marrin librin e veprave të mira nga e djathta. (Për të djathtët, i Lartë - suari ka thënë: “Po njerëzit e të djathtës? E kush janë të djathtët se?! Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba, bananeve me fruta palë - palë, nën hije të gjera, pranë një uji që rrjedh, mes frutave të shumëllojshme, që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara. Ata qëndrojnë në shtretër të lartë (me hyritë symëdha). Ne i kemi bërë ato (hyritë e Xhe - netit) me një krijim të ri (të përjetshme). Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe, për njerëzit e së djathtës, ata janë shumë nga të hershmit E shumë nga më të vonshmit.” [Uakia 27 - 41].) Gjithashtu: “ Në qoftë se është nga të djathtët (i thuhet:) “Selam të qoftë ty prej të djathtëve! ” [Uakia 90, 91]. (Sadi)) - “Ndërsa ata që nuk i besojnë argu - mentet Tona, janë të së majtës.” - Refuzuesit e besimit dhe shpalljeve të Zotit do të jenë të majtët, domethënë, ata që do ta marrin librin e veprave të tyre nga e majta. (Për të majtët, i Lartësuari ka thënë: “Po njerëzit e të majtës? E kush janë ata të majtit se?! Ata janë në afshin përvëlues të zjarrit dhe në ujë të valë, nën një hije tymi, as të freskët e as të këndshme. Më përpara, ata kanë qenë të dhënë pas kënaqësive (të ndaluara) dhe vazhdimisht bënin gjynahe të mëdha. Ata thoshin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra, vërtet do të ringja - llemi?! Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?” Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar. Atëherë, ju, o të humbur e jobesimtarë, keni për të ngrënë prej pemës Zekum. Prej saj keni për ta mbushur barkun. E menjëherë pas saj do të pini prej ujit të vluar, do të pini si deveja e etshme.” Kjo është “gostia” e tyre në Ditën e Gjykimit.” [Uakia 41 - 56]. Gjithashtu: “E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur, mirëseardhja e tij është “gosti” me ujë të valë dhe kredhje në zjarrin e Xhehenemit.” [Uakia 92 – 94]. (Sadi)) - “Mbi ta është një Zjarri i mbyllur.” – Zjarri qëndron i mbyllur mbi ata, që nuk kanë për të dalë kurrë prej tij. Mu’sadeh do të thotë i mbyllur. Ibn Abasi thotë se: “Mu’sadeh” domethënë, me dyer të mby - llura.” Katadja thotë: “ Mu’sadeh”, domethënë, i mbyllur, ku nuk ka dritë dhe asnjë vrimë për të dalë. Ebu Imran Xheuni ka thënë: “Kur të vijë Dita e Kijametit, Allahu i Madhëruar do të urdhërojë për dënimin e çdo tirani gjakpirës, çdo shejtani të pështirë e çdo njeriu të lig, që njerëzit i frikësohe - shin. Ata do të mbërthehen fort me hekur. Pastaj Allahu i Madhëruar do të urdhërojë që ata të zhyten në Xhehenem, i cili më pas do të mbyllet e do t’i izolojë brenda ata. Betohem për Zotin, që këmbët e tyre nuk do të gjejnë kurrë karar; për Zotin që ata kurrë nuk do të shohin qiell me sy; për Zotin se sytë e tyre kurrë nuk do të mbyllen për të fjetur gjumë; për Zotin që kurrë nuk do të shijojnë freskinë e ujit të ftohtë.” 232 Kështu e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Beled. Vetëm Allahut i takojnë lavdërimet dhe mirënjohja për mirësitë e tij të pafundme!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:163–2:164 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe Tokë. Të gjitha këto gjallesa, Allahu ia ka nënshtruar njeriut, me qëllim që ai të përfitojë prej tyre, për shembull, duke ngrënë mishin e tyre, duke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Zoti juaj është Një dhe i vetëm. ” – Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për diçka, dhe Ai është më i drejti dhe më i vërteti në thëniet e Tij. Ai thotë se Zoti ynë është Një i vetëm, Unik, i Pashembullt për sa i përket Qenies së Tij, emrave e cilësive të Tij dhe veprave të Tij. Nuk ka të krahasueshëm me Të, nuk ka të barabartë me madhështinë e Tij, nuk ka të ngjashëm me Atë, në të gjitha aspektet. Nuk ka Zot e as kujdestar tjetër për krijesat, përveç Atij. - “Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë), përveç Tij”. - Duke qenë i tillë, atëherë Ai është i vetmi që meriton të adhurohet, të duhet e të admirohet. Askush tjetër nuk meriton adhurim, përveç Allahut të Lartësuar. - “Ai është i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti.” Ai është i cilësuar me mëshirën më të madhe, së cilës nuk mund t'i përafrohet asnjë mëshirë tjetër. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë. Me mëshirën e Tij u sollën në ekzistencë të gjitha krijesat. Ato u përsosën vetëm me mëshirën e Krijuesit të tyre. Me mëshirën e Tij, krijesat ruhen nga çdo e keqe që u kanoset. Me mëshirën e Tij, Ai iu paraqit krijesave me emrat, cilësitë dhe dhuratat e Tij. Po me mëshirën e Tij, Ai u mësoi atyre gjithçka që u rregullon atyre dynjanë dhe besimin. Këtë e bëri duke u dërguar profetë dhe libra të ndritur. Nëse njeriu e kupton dhe bindet se çdo mirësi vjen vetëm nga Zoti, dhe se krijesat nuk mund të sjellin as dëm, as dobi, me siguri që do ta adhurojë si Zot të vetëm Allahun e Lartësuar. Ai do të bindet plotësisht se Allahu i Lartësuar është i vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit. Zemra e tij do të drejtohet vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke shprehur për Të dashurinë, frikën, respektin, shpresën, madhërimin, mbështetjen e plotë etj. Pa dyshim, adhurimi për dikë tjetër veç Allahut është vepra më e shëmtuar. Si mund të adhurosh një krijesë prej dheu dhe të lësh adhurimin për Krijuesin e gjithësisë. Si mund të adhurosh një rob të nënshtruar, nevojtar në të gjitha drejtimet, dhe të lësh adhurimin e Krijuesit, Sunduesit e të Plotfuqishmit për gjithçka. Si mund të lësh adhurimin e Atij që mbretëron mbi gjithçka dhe të Cilit i është nënshtruar çdo gjë?! Ky ajet dëshmon se Allahu i Lartësuar është Unik në madhështinë, pushtetin dhe meritën e adhurimit. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Tij. Në ajet, Allahu i Lartësuar është përshkruar me cilësinë e mëshirës absolute, shenja të së cilës janë ekzistenca e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, e, rrjedhimisht, adhurimin e meriton veçse Ai që ka këto cilësi. Më pas, Allahu i Lartësuar përmend argumente më të shtjelluara rreth njëshmërisë së Tij. Ai tregon se krijesat e mrekullueshme dëshmojnë se Ai që i ka krijuar është i Vetëm, Unik, Absolut, i Plotfuqishëm, i Urtë, i Ditur, i Mëshirshëm, domethënë, me cilësitë më të larta, prandaj Ai është i vetmi që meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë. Porse këto shenja e argumente u vlejnë veç njerëzve që mendojnë e përsiaten rreth tyre, duke kuptuar, si rezultat, njëshmërinë e Krijuesit. - “Në krijimin e qiejve dhe të tokës, …” - Qiejt janë krijuar të lartë, të gjerë, të fiksuar mirë e të rregullt. Në ta janë vendosur diej, hëna e yje. Ata janë rregulluar në mënyrë të tillë që të jenë të dobishëm për Tokën dhe banorët e saj. Ndërsa Toka është krijuar e përshtatshme për banorët e saj, me kushtet e nevojshme që ata të jetojnë në të dhe të përfitojnë prej saj. Në Tokë ka aq shumë shenja që tregojnë madhështinë e Krijuesit të saj, sa është e pamundur që të mos nxirren mësime. Krijuesi i saj duhet patjetër të ketë fuqi absolute, duhet të jetë i Ditur, i Urtë dhe shumë i Lartë, sepse Toka është e përsosur në të gjitha aspektet. Ai duhet të jetë shumë i mëshirshëm, sepse në Tokë dhe rreth saj gjendet gjithçka e dobishme dhe e domosdoshme për jetën në të. Gjithë këto argumente tregojnë qartë se Allahu është i Vetëm, prandaj duhet që adhurimet t'i përkushtohen vetëm Atij, i Cili përkujdeset dhe i mëshiron krijesat e Tij, duke u dhënë çdo gjë që kanë nevojë. - “…në ndërrimin e natës dhe të ditës,…” - Edhe në ndryshimet e natës dhe të ditës ka argumente. Ato pasojnë njëratjetrën, duke qenë herë dita më e gjatë, e herë nata; ndonjëherë janë edhe të barabarta. Ato ndryshojnë edhe në temperaturat e tyre. Kështu janë sistemuar edhe stinët, në të cilat ka mirësi të pazëvendësueshme për jetën e gjallesave. Krijesat kanë nevojë edhe për natën, edhe për ditën; nuk mund të ketë jetë normale pa ato të dyja. Të gjitha këto ndryshime bëhen sipas një rregulli të mrekullueshëm, që habit edhe njerëzit më të ditur. Të gjitha këto, a nuk tregojnë për dijen, urtësinë, pushtetin, forcën dhe mëshirën absolute të Atij që i ka krijuar dhe rregulluar në këtë mënyrë, të Atij që madje përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo nevojë në këtë vendbanim të tyre të përkohshëm ? Rrjedhimisht, ky pushtet, përkujdesje e mëshirë e Tij, e bëjnë të detyrueshme që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut. Pas shenjave të tilla, zemra mbushet vetëm me dashurinë dhe adhurimin për Krijuesin e tyre. Ajo mbushet plot shpresë e frikë për të Madhëruarin. Krijesat që meditojnë në të tilla mrekulli, me siguri që nxitojnë të bëjnë çdo gjë që kënaq Krijuesin e tyre të Dashur dhe të Mëshirshëm. - “…në anijet që lundrojnë në det për dobi të njerëzve,” - Përveç shenjave në qiej dhe në Tokë, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të mendojmë për anijet që lundrojnë në det dhe, në fakt, për çdo gjë tjetër që Allahu i Lartësuar na ka mundësuar të ndërtojmë, që e përdorim dhe përfitojmë. Le të meditojmë se si Allahu i Lartësuar e bëri ajrin, tokën e ujin, të atillë që të jenë të vlefshëm për shfrytëzimin e mjeteve, nga të cilët përfitojmë. Njerëzit mund të transportojnë çdo gjë me ndihmën e disa mjeteve, të cilat mund të funksionojnë veçse prej ligjeve që ka vendosur Krijuesi. Ato janë vërtet një ndihmë shumë e madhe, pa të cilat jeta do të vështirësohej. Kush i udhëzoi dhe mësoi ata për të prodhuar të tilla mjete? Kush u mundësoi çdo gjë të nevojshme që ato të prodhohen dhe të funksionojnë? A mos vallë, ata e bënë detin, ajrin e tokën të përshtatshëm për mjetet e prodhuara prej tyre? Po zjarrin, mineralet a lëndët e ndryshme, të cilat ata i përdorin në prodhimin e mjeteve të tyre, kush i krijoi dhe ua mundësoi që t’i kenë? Mos vallë, të gjitha këto janë krijuar rastësisht? Apo i ka krijuar vetë njeriu, i cili del nga barku i nënës i paditur, i pafuqishëm dhe nevojtar për gjithçka?! A nuk është Allahu i Lartësuar Ai, i Cili, pasi e krijon njeriun të dobët, i jep fuqi dhe dije të nevojshme për jetën e tij? Pa dyshim, është Allahu Ai që i mëson njeriut çdo gjë që Ai dëshiron t'i mësojë. Ai që i lehtëson të gjitha këto mirësi është i Vetmi dhe Absoluti, i Dituri, i Urti, i Cili ka pushtet mbi gjithçka, Allahu i Lartësuar. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar vullnetit të Tij absolut. Ato janë të përulura përpara madhështisë së Tij dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë ligjit të Tij të pandryshueshëm. Njeriu është veçse një hallkë, mes shkaqeve që sjellin pasoja në këtë jetë. Ai është veç një hallkë, mes hallkave të shumta, nëpërmjet të cilave Allahu i Lartësuar sjell në këtë jetë gjëra të mrekullueshme. Edhe kjo është një arsye tjetër që e gjithë dashuria, shpresa, frika dhe të gjitha adhurimet t’i përkushtohen Dhuruesit të Madh dhe të Vetëm të këtyre mirësive, Allahut të Lartësuar. - “…në shiun që Allahu e lëshon prej qielli, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur” - Nëpërmjet ujit, kësaj krijese të çuditshme, Allahu i Lartësuar i a ruan jetën çdo gjëje të gjallë në këtë botë, si: njerëzve, bimëve, kafshëve, shpendëve etj. Krijesat nuk mund të jetojnë pa të. A nuk dëshmon, pra, ky ujë dhe gjithçka që zhvillohet nëpërmjet tij, për pushtetin absolut të Atij që e krijoi dhe e zbriti nga qielli? A nuk tregon ai mëshirën, butësinë dhe përkujdesjen e Zotit ndaj krijesave, për çdo nevojë të jetës së tyre? A nuk duket qartë nevoja e domosdoshme e krijesave për mëshirën e Tij, në çdo kënd që ta shohësh?! A nuk i bën ky shi, i zbritur me mëshirë nga lart, që ata ta adhurojnë Dhuruesin e tij, Allahun Bujar dhe të Mëshirshëm ? A nuk tregon ringjallja që shiu i bën tokës, për ringjalljen e madhe të krijesave? Allahu që e ringjall tokën e tharë me anë të shiut, a nuk e ka pushtetin dhe forcën për t'i ringjallur krijesat dhe për t'i marrë në llogari Ditën e Gjykimit? - “…dhe duke përhapur në të çdolloj gjallese, …” - Prej shenjave të pushtetit dhe madhështisë së Tij është edhe shumëllojshmëria e gjallesave që Ai ka krijuar dhe shpërndarë nëpër dete, ajër dhe Tokë. Të gjitha këto gjallesa, Allahu ia ka nënshtruar njeriut, me qëllim që ai të përfitojë prej tyre, për shembull, duke ngrënë mishin e tyre, duke pirë qumështin e tyre, duke i përdorur për transport, për ruajtje, për gjueti etj. Ai jo vetëm i ka vënë këto krijesa në shërbim të njeriut, por edhe për furnizimin e tyre kujdeset Vetë. Allahu i Lartësuar furnizon njerëzit, por edhe kafshët që ata përdorin. Ai përkujdeset për gjithçka, siç thotë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin. Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj. Të gjitha këto janë në Librin e Njohur (Levhi Mahfudh).” [Hudë 6]. - “…në lëvizjen e erërave ” – Domethënë, të erërave të ftohta dhe të nxehta, jugore dhe veriore, lindore e perëndimore e të ndërmjetme. Shpesh, erërat shpërndajnë retë e qiellit ose i grumbullojnë ato. Ato janë bartëse të pjalmit, dhe kështu ndihmojnë në pjalmimin e bimëve. Shpesh, erërat sjellin rrebeshe, dhe herë të tjera i largojnë ato. Ndonjëherë, erërat sjellin mëshirë, e ndonjëherë ndëshkim dhe shkatërrim. Kush është ai që i përdor këto erëra në këtë mënyrë? Kush i bën ato të sjellin kaq shumë dobi, pa të cilat krijesat nuk do t'ia dilnin dot? Kush i bën ato të rregullojnë jetën e gjallesave? Kush i bën ato që të ndihmojnë në riprodhimin e bimësisë? Pa dyshim që është Allahu Krenar, i Urtë, i Mëshirshëm e i Dashur, që përkujdeset me butësi për krijesat e Tij. Për këtë arsye, vetëm Ai e meriton adhurimin, vetëm Ai e meriton t’i nënshtrohesh, ta duash, t’i tregosh pendimin e t’i bindesh duke kryer vepra të mira, sipas udhëzimeve të Profetit të Tij (s.a.u.s.). Një tjetër shenjë e madhe e madhështisë dhe pushtetit të Allahut të Lartësuar është zhvendosja e reve mes qiellit dhe Tokës. - “…dhe në retë që lëvizin mes qiellit dhe tokës, (në të gjitha këto,) ka Shenja për njerëzit që mendojnë.” - Si është e mundur që retë e mëdha, të ngarkuara rëndë me ujë, lëvizin nëpër qiell, duke shkuar atje ku dëshiron i Urti? Ato lëvizin me dëshirën dhe pushtetin e Allahut, i Cili ngjall bimësinë dhe jetën në tokën e vdekur nëpërmjet shiut që lëshojnë ato. Është Allahu që e zbret shiun në tokë kur njerëzit kanë nevojë. Kur shiu bëhet i dëmshëm, Ai e ndal atë, duke dhënë shpresë. Është Allahu që e zbret shiun me mëshirë dhe e largon atë me përkujdesjen dhe dashurinë e Tij. Madhështor është pushteti i Tij dhe të pafundme janë mirësitë e dhuruara prej Tij! A nuk është turp për njerëzit që të jetojnë në tokën ë Tij, të kënaqen me furnizimin dhe mirësitë e Tij, dhe pastaj t'i përdorin ato për të fituar zemërimin e Tij? A nuk është krim që këto mirësi të përdoren duke shpërfillur urdhrat e Tij dhe në mosbindje ndaj Tij? Megjithatë, a nuk tregon kjo, nga ana tjetër, durimin, faljen, mëshirën, butësinë dhe tolerancën e madhe të të Madhërishmit? I lavdëruar qoftë përherë emri i Tij! Si përfundim, mund të themi se, sa më tepër të meditojë njeriu i ditur rreth krijesave, sa më shumë të meditojë rreth shenjave të mëshirës dhe butësisë së Krijuesit, që shfaqen në këto krijesa, aq më tepër do të bindet se ato janë krijuar nga i Madhërishmi për një qëllim të lartë. Ato janë faqet e një libri të madh, ku shkruhen shenjat dhe argumentet e Zotit të gjithësisë, ku Ai flet për madhështinë dhe njëshmërinë e Tij absolute. Ato janë të mbushura me argumente të qarta, që tregojnë për vërtetësinë e fjalëve të profetëve dhe për vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes. Asgjë nuk ndodh pa një qëllim apo vetvetiu, por çdo gjë është e drejtuar dhe e llogaritur nga i Madhërishmi. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se si bota qiellore, edhe ajo tokësore kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesjen e Allahut, i Cili është i Madhërishëm e i Pasur në çdo aspekt. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe asnjë nga krijesat e Tij. Për këtë arsye, Ai është i vetmi që meriton të adhurohet. Nuk ka Zot tjetër të denjë për adhurim veç Tij.

Mus'haf Hape →