Kërko: allahu eshte drita e qiejve dhe e tokes

Merjem 19:85–19:87 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… -ni lâ ethiku illâ bi raĥmetik. Fexh’al li indeke ahden tued-dihi ilej-je jeumel kijameh! In -neke lâ tuħliful mi âd.” (O Allah, Ti je Shpikësi i qiejve dhe i Tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit tek i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar ...” - Allahu i Madhëruar na tregon për robërit e Tij të dashur dhe të zgjedhur, cilësia dalluese e të cilëve është se i frikësohen Allahut në jetën e dynjasë dhe besojnë e ndjekin profetët e Zotit. Ata i besojnë profetët në gjithçka që ata kanë thënë dhe urdhëruar që të besojnë, iu binden atyre në gjithçka dhe largohen nga gjithçka që ata kanë ndaluar. Allahu i Lavdëruar na njofton se do t’i mirëpresë këta të zgjedhur, ashtu si delegacionet e nderuara. El u efd quhen miqtë që vijnë hipur në kafshë ose mjete, e jo duke ecur në këmbë. Domethënë, këta fatlumë do të nderohen tek Allahu duke u pritur hipur mbi mjete prej drite, ku do të hipin vetëm besimtarët në ahiret. E çfarë mund të thuash për lumturinë që do të përjetojnë këta të zgjedhur, kur mendon se ku janë duke shkuar. Ata janë duke shkuar në vendin e bujarisë, nderimit dhe kënaqësisë së përjetshme. Ndërsa keqbërësit, ata që mohojnë profetët e Zotit dhe iu kundërvihen atyre, ata do të shtyhen me forcë, ashpërsi e dhimbje në zjarr. Madje, ata do të jenë tmerrësisht të etur, sikurse e shpjegojnë Ibn Abasi, Muxhahidi, Haseni etj. fjalën uirda. Dhe pikërisht në këtë çast, u thuhet: “Cili nga dy grupet ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Ibn Merzuku, i cili, duke shpjeguar fjalën e Allahut: “Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit tek i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar...”, ka thënë: “Kur besimtari del nga varri i tij, do të përballet me dikë, me pamjen më të bukur që ka parë dhe me aromën më të këndshme, dhe do të thotë: “Kush je ti? - Ai do të thotë: “A nuk më njeh mua?” - “Jo. Por Allahu të ka dhënë aromë të këndshme dhe një fytyrë të bukur.” Ai i thotë: “Unë jam vepra jote e mirë. Kështu ishe edhe ti në dynja: veprat e tua ishin të mira e të këndshme në dynja. Gjatë kam hipur mbi ty në jetën e dynjasë! Eja tani, dhe hip mbi mua!” Atëherë besimtari hipën mbi të. Për këtë flet fjala e Allahut: “Ditën, kur Ne do ti tubojmë të devotshmit te k i Gjithëmëshir -shmi si mysafirë të nderuar...” Abdullahi, djali i Imam Ahmedit sjell në Musned-in e të atit një hadith nga Numan Ibn SeidI, i cili tregon: “Ishim Ulur tek Aliu, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - i cili ishte duke lexuar këtë ajet. ... Ai tha: “Jo, për Zotin! Nuk do të tubohen duke ecur në këmbë. Nuk tubohet Uefdi duke ecur në këmbë! Përkundrazi, ata do të merren me deve, të papara nga krijesat, mbi të cilat janë vendosur shtroje të stolisura me ar. Ata do të hipin mbi to, derisa të mbërrijnë në dyert e Xhenetit.” Po kështu e kanë përcjellë Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri prej Ebu Is’hak el Medeniut, përafërsisht me këtë tekst. Në të ka një detaj shtesë, ku thuhet: “Shtroje të stolisura me ar, ndërsa frerët janë të zbukuruar me xhevahirë.” - “... ndërsa keqbërësit do t'i shtyjmë drejt Xhehenemit, si tufë e etur për ujë ...” - Përveç shtyrjes me forcë drejt Zjarrit, ata do të jenë tmerrësisht të etur. - “... askush nuk do të ketë të drejtë ndërmjetësimi ...” - Ndryshe nga besimta - rët të cilët ndërmjetësojnë për njëri -tjetrin, për këta të mjerë nuk do të ndërmjetësojë askush. I Lavdëruari thotë në një ajet tjetër: “Dhe tani, për ne nuk ka asnjë ndërmje - tësues për tek Allahu dhe as edhe një mik të vetëm të sinqertë.” [Shuara 100, 101]. - “... përveç atij që ka premtim nga i Gjithëmëshirshmi.” - Ali Ibn Ebu Talha përcjell nga Ibn Abasi këtë shpjegim: “ El ahdu është premtimi që të dëshmojë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut, të jetë i bindur se nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë veçse me ndihmën e Allahut dhe të mos të shpresojë tek askush e asgjë tjetër, përveç Allahut të Lartësuar dhe Krenar .”. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Esued Ibn Jezidi këtë rrëfim: “Abdullahi (Ibn Mesudi) lexoi njëherë fjalën e Allahut ... (ajetin në fjalë) dhe tha: “Domethënë, ata që kanë një premtim nga Allahu. Allahu i Lartësuar do të thotë Ditën e Kijametit: “Ai i cili ka ndonjë premtim nga Zoti, le të ngrihet!” Njerëzit thanë: “O Ebu Abdurrahman, na mëso!” Ai tha: Thoni: “ Allahum-me Fatiras-semâuâti uel erdi, Alimel gajbi uesh-shehâdeh, Fe in -ni ea’hidu ilejke fi hâdihil ĥajâtid-dunjâ, En-neke in tekilni il â ameli jukar -ribuni minesh -sher-ri ue jubâiduni minel ħajri. Ue in -ni lâ ethiku illâ bi raĥmetik. Fexh’al li indeke ahden tued-dihi ilej-je jeumel kijameh! In -neke lâ tuħliful mi âd.” (O Allah, Ti je Shpikësi i qiejve dhe i Tokës, i gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Unë të dëshmoj para Teje në jetën e kësaj bote se, nëse më lë të mbështetem në veprat e mia, kjo do të më afrojë drejt sherrit dhe do të më largojë nga mirësia! Unë nuk kam besim tek askush dhe asgjë tjetër, përveçse te mëshira Jote! O Zot, më jep një premtim prej Teje, që të shpresoj tek ai në Ditën e Kijametit, sepse Ti nuk e shkel kurrë premtimin!” Ibn Mesudi u bashkëngjiste këtyre fjalëve dhe shtonte: “Hâifen, mustexhiran, mustagfiran, râhiben r âgiben ilejke. “Unë po të lutem i frikësuar, duke kërkuar strehim e mbrojtje tek Ti, duke kërkuar vazhdimisht faljen Tënde, i mbushur me drojë, por edhe me shpresë të madhe tek Ti!”.

Mus'haf Hape →
Sad 38:65–38:88 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në pohimin e Tij si i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar i qiejve dhe Tokës. Ai thotë: - Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka mes tyre, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues.” - Nëse ata të kërkojnë ty, o i Dërguar, diçka që nuk është në dorën tënde, thuaju: Unë jam vetëm një paralajmërues. Kjo është gjithçka që unë kam mundësi. Çdo çështje është në dorë të Allahut. Unë jam ngarkuar veçse që t'ju kumtoj urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, t’ju tregoj për mirësinë e t'ju nxis drejt saj, t'ju këshilloj për t'iu larguar të keqes dhe tju mësoj mënyrat e shpëtimit prej saj. Ai që e gjen rrugën dhe dritën e udhëzimit të plotë, le ta dijë se e ka për të mirën e vet. Kush largohet dhe e shpërfill udhëzimin, le ta dijë se ka dëmtuar veçse vetveten. Për këtë arsye, mësojeni të vërtetën e sigurt se: - Nuk ka asnjë zot tjetër (që meriton adhurimin), përveç Allahut, që është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar (mbi gjithcka). - Askush tjetër nuk meriton të adhurohet me meritë, veç Allahut. Ai është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar. Ky përshkrim mjafton për ta besuar se Ai është i vetmi që meriton adhurimin si një dhe i pashoq. Ai dhe vetëm Ai meriton të adhurohet si një i vetëm, sepse Ai është Një në të gjitha aspektet dhe është Ai që ka nënshtruar dhe përulur gjithçka. Nuk mund të ketë dy me cilësinë Ngadhënjimtar ‘Nënshtrues i Gjithçkaje’. Allahu është Një i vetëm dhe si i tillë është i vetmi që e meriton ta adhurosh, t'i përulesh dhe t'i nënshtrohesh ligjit të Tij. Pasi solli këto dy cilësi për Veten, Allahu sjell edhe një argument tjetër: njëshmërinë e Tij në Rububije, pra, në pohimin e Tij si i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar i qiejve dhe Tokës. Ai thotë: - Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka mes tyre, Ngadhënjimtari, Falësi i Madh”. - Ai është i Vetmi Krijues, Kujdestar dhe Rregulluesi i çdo çështjeje, që kujdeset me të gjitha mënyrat. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që e ka gjithë fuqinë në dorën e Tij. Me këtë fuqi dhe pushtet, Allahu krijoi të gjitha krijesat madhështore. Allahu është Falësi i Madh i të gjitha gjynaheve, të vogla a të mëdha qofshin, për të gjithë ata që pendohen dhe largohen nga këto gjynahe. Allahu është Ai që duhet me gjithë shpirt dhe që e meriton të adhurohet, e jo ata që nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, që nuk mund të sjellin dëm apo dobi dhe që nuk kanë në dorë asnjë çështje. Ata nuk kanë në dorë as faljen e gjynaheve dhe as pranimin e pendimit. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut. - Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh” - Këto janë fjalë që shërbejnë si frikësim dhe paralajmërim për ta. Ato duhet të bëjnë që ata të zgjohen dhe të marrin masat, që të ruhen. Allahu thotë: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh” Kjo përfshin të gjitha lajmet për ringjalljen dhe tubimin para Zotit, për llogarinë me drejtësi dhe shpërblimin e ndëshkimin sipas punëve. Këto janë lajme shumë të mëdha dhe të rëndësishme. Ato duan përkushtim të madh dhe shumë serioz, që të përgatitesh. Këto lajme kurrsesi nuk duhen shpërfillur apo të lihen në harresë. - të cilit ju i ktheni shpinën. - Ju i keni kthyer shpinën, a thua sikur para jush nuk ju pret llogaria dhe nuk do të jepet as shpërblim e as ndëshkim. Nëse keni dyshim në fjalën time, atëherë mendoni pak rreth faktit që unë po ju flas për gjëra që nuk i trilloj nga mendja ime dhe as i kam studiuar në ndonjë libër tjetër. Atëherë, si është e mundur që unë t'ju njoftoj për ato me saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë nga shpalljet e shkuara? Kjo duhet të shërbejë si argument shumë i madh për ju, që të mësoni për besnikërinë time dhe për vërtetësinë e asaj që solla nga Zoti im. - Unë nuk kam pasur asnjë dije për elitën e lartë (melaiket), kur ata polemizonin (rreth Ademit). - Unë nuk do të dija gjë rreth melekëve dhe asaj që flasin ata, sikur të mos më mësonte Allahu dhe të mos më kishte ardhur Shpallje. - Mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë." - Unë ju kumtoj veçse atë që më shpallet nga Zoti dhe mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë, që ju tregon gjithçka nga e cila duhet të ruheni dhe si duhet të ruheni. Nuk ka paralajmërues më të qartë se Muhamedi (a.s). Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për polemikën e melekëve: - (Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta. - Allahu i njoftoi ata: “Unë po krijoj një njeri nga balta.” Kjo ishte lënda e krijimit të Ademit (a.s.). - Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në sexhde.”. - Pasi ta kem formuar trupin e Tij, atëherë ju do t’i përuleni atij në sexhde. Pas këtij urdhëri, melekët u përgatitën që ta përmbushin atë në mënyrën më të plotë, siç iu kërkua, duke e nderuar figurën e Ademit (a.s). Allahu i Lartësuar e plotësoi krijimin e Ademit me trup dhe me shpirt dhe i vuri në provë melekët dhe Ademin, në lidhje me diturinë. Pasi doli në pah dituria e Ademit (a.s), atëherë Allahu i urdhëroi ata për të rënë në sexhde. - Kështu, të gjithë melekët së bashku u përulën në sexhde, - Të gjithë melekët e Zotit ranë në sexhde, pa përjashtim. - përveç Iblisit. Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin). - Iblisi nuk pranoi të binte në sexhde, duke treguar mendjemadhësi e kryelartësi para Allahut dhe duke shprehur nënçmim për Ademin (a.s). Allahu thotë: "Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin). Pra, në diturinë e Zotit, ai ishte mohuesi së vërtetës dhe i Zotit. Më pas, Allahu i Lartësuar tha, duke kërcënuar Iblisin, që nuk iu bind urdhrit të Tij: - “O Iblis! Çfarë të pengoi ty që të mos i përulesh atij që Unë e krijova me dy Duart e Mia? A je mendjemadh, apo je nga ata që ngrenë krye?” - Ademin e dallova dhe e veçova Unë nga të gjitha krijesat me këto cilësi, prandaj mos tregoni kryelartësi e mosbindje e as të nënçmoni Ademin. Atëherë, pse e kundërshton urdhrin? Prej mendjemadhësisë apo sepse e sheh veten më të mirë? Atëherë, Iblisi duke treguar mosbindjen ndaj Allahut, tha: - Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” - Sipas pretendimit të tij, zjarri është më i mirë sesa balta e toka. Por ky ishte një arsyetim i gabuar. Në fakt, zjarri është bazë për sherr dhe shkatërrim. Ai është lehtësisht i kontrollueshëm dhe i paqëndrueshëm. Ndërsa dheu është një lëndë e fortë, e qëndrueshme, e pjekur dhe e thjeshtë. Prej tij mbijnë e rriten shumë pemë e bimë dhe ai mund të shuajë zjarrin dhe ta mposhtë atë. Nga ana tjetër, zjarri është një diçka që ka nevojë për diçka tjetër që të ekzistojë e qëndrojë i ndezur. Ndërsa dheu qëndron vetë e nuk ka nevojë për gjë tjetër. Mendo pak me kujdes në arsyetimin e Iblisit, i cili konsiderohej se ishte më i dituri dhe më i madhi në mesin e xhindëve. Atëherë, si mendon se arsyetojnë ata që janë nga lloji i tij dhe poshtë tij? Ata do të refuzojnë dhe luftojnë të vërtetën me analogjitë dhe arsyetimet e tyre, por që të gjitha do të jenë si arsyetimi i kotë i të parit të tyre, madje edhe më të dobëta. - Allahu tha: “Atëherë dil prej këtej (prej xhenetit)...” - Atëherë, Zoti tha: “Dil nga qielli dhe ai vendi nderuar!” ku Zoti e kish lejuar në fillim të rrinte. - sepse ti je i mallkuar! - Ti do të jesh i dëbuar dhe i nënçmuar! - Dhe Mallkimi Im ka për të ndjekur deri në Ditën e Gjykimit.” - Mbi të do të rëndojë mallkimi e largimi nga mëshira Ime, deri në Ditën e Gjykimit, pra, përjetë. - Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur (të vdekurit) do të ringjallen!” - Ai e kërkoi kot afatin, sepse ishte i mbushur me armiqësi e urrejtje të madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij. Ai dëshironte që t’i largojë edhe ata nga mëshira dhe rruga e Zotit. Atëherë, Allahu i Madhëruar, duke iu përgjigjur kërkesës së tij, tha: - Allahu tha: “Ti je prej të afatizuarve,” - Kështu vendosi Zoti, me urtësinë e Tij, që t'ia jepte këtë afat, dhe ky qe caktimi i Tij. - Deri në Ditën e Kohës së Caktuar.” - Deri në atë kohë, pasi të kenë dalë në jetë të gjithë pasardhësit e Ademit dhe sprova e Zotit të jetë përmbushur për njerëzit dhe xhindët. Pasi mësoi që atij iu dha afat, Iblisi i mallkuar, ngaqë ishte i mbushur me ligësi dhe nga armiqësia dhe urrejtja e madhe për Ademin dhe pasardhësit e tij, duke u nxituar dhe pa vonuar, tha: - Ai (Iblisi) tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë, përveç atyre robve të Tu, që janë të sinqertë.” - Iblisi u betua në krenarinë e fuqinë e Zotit, se do t'i devijonte që të gjithë pasardhësit e Ademit. Pastaj tha: "…përveç atyre robve të Tu, që janë të sinqertë.” Pra, e dinte mirë i mallkuari se është vetë Allahu Ai që i ruan ata nga kurthet dhe ligësia e tij. Iblisi u betua në krenarinë e Allahut, se do ta bënte diçka të tillë. Por ka mundësi që ai të ketë thenë "bi izetil-lah / Betohem në Fuqinë e Allahut", për t'ia arritur qëllimit të tij, edhe pse është armik dhe refuzoi t’i nënshtrohej Allahut. Pra, duke e ditur se ishte i dobët nga çdo aspekt dhe se nuk mund të devijonte asnjë pa lejen dhe vullnetin e Allahut, vendosi që të gjente ndihmë e mbështetje në Fuqinë e Allahut për këtë qëllim. Kurse ne, o Zoti ynë, jemi kaq të pafuqishëm, të varfër, të dobët dhe shumë të mangët në punët tona dhe adhurimet për Ty! Ne jemi të vetëdijshëm dhe i pohojmë me përunjësi të gjitha mirësitë që na i ke dhuruar dhe të jemi mirënjohës që jemi nga pasardhësit e atij (Ademit) që e nderove dhe dallove me mirësi. Ne po të lutemi dhe mbështetemi në krenarinë dhe fuqinë e madhështinë Tënde. Ne kërkojmë strehim në pushtetin dhe mëshirën Tënde të gjerë, që ka përfshirë çdo krijesë. Ne të lutemi me mëshirën Tënde të pakufishme, nëpërmjet së cilës na ke dhuruar çdo mirësi të dynjasë dhe ahiretit dhe ke larguar prej nesh çdo ligësi dhe fatkeqësi. Ne të lutemi që të na mbrosh dhe të na japësh forcë në luftën kundër armiqësisë dhe urrejtjes së këtij armiku të përbetuar dhe të vjetër. Të lutemi të na shpëtosh nga ligësia dhe kurthet e këtij të mallkuari. Ne kemi shpresë të madhe dhe mendim të mirë për mëshirën Tënde, o Zot, se do t'i përgjigjesh lutjes tonë dhe besojmë me gjithë shpirt në premtimin Tënd të bukur, kur the: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!" [Gafir 60]. Ja, o Zoti ynë! Ne po të lutemi siç na premtove. Përgjigjju lutjeve tona, ashtu siç na ke premtuar! "Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin!” [Al imran 194]. - Allahu Tha: “Betohem në të vërtetën dhe Unë them vetëm të vërtetën: - Vërtetësia është atributi Im dhe Unë them veçse të vërtetën! - Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të vijnë pas! - Kur Profeti (a.s) ua qartësoi njerëzve me argumente të qarta të vërtetën dhe ua tregoi rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar i tha atij: - Thuaj (o Muhamed) : “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kur'an) ndonjë shpërblim...” - Thuaju atyre, o Profet, se për këtë ftesë në rrugën e Zotit dhe kërkimin e së vërtetës, unë nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim. - dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime. - Unë kurrë nuk pretendoj për veten diçka që nuk është e imja dhe të flas diçka për të cilën nuk kam dituri nga Zoti. Unë ndjek veçse atë që më shpallet nga Zoti. Ajo është rruga ime, që unë e pasoj dhe i përmbahem. - Ky (Kur’ani) nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët. - Ky libër madhështor dhe Shpallja që më është dhënë është: "…veçse një Mesazh për Botët." Nëpërmjet tij, ata mësojnë dhe kërkojnë gjithçka që u sjell dobi, qoftë në drejtim të fesë dhe besimit të pastër, qoftë në çështjet e kësaj jete. Kjo shpallje ka për të qenë lartësim dhe nderim për ata që punojnë dhe jetojnë sipas saj. Nga ana tjetër, ajo do të jetë dëshpërim dhe nuk do t'u lërë asnjë justifikim atyre që e refuzojnë atë. Kjo sure madhështore përmban brenda saj këshilla dhe kujtime madhështore, si dhe urtësi të shumta. Ajo sjell lajme të mëdha, argumente, fakte e shenja, që nuk i lënë më kujt asnjë justifikim për mosbesim dhe mosbindje ndaj Zotit. Të gjithë ata që mohojnë Kur'anin dhe refuzojnë të pasojnë Profetin që e solli atë, nuk do të kenë asnjë justifikim dhe arsye para Zotit, nëse vazhdojnë dhe vdesin në mohimin e tyre. Në këtë sure bëhet edhe një lavdërim i atyre që janë të sinqertë me Zotin e tyre dhe tregohet shpërblimi i mrekullueshëm që i pret të bindurit dhe të devotshmit. Në fillim, Allahu u betua në këtë Kur'an dhe e përshkroi atë si " Dhudhikër". Ndërsa në fund të kësaj sureje e cilëson si kujtim dhe këshillë për të gjithë botët. Madje, gjatë gjithë sures e përsëriti fjalën 'kujto', si p.sh.: "Kujto robin Tonë" ose: "Kjo është si mëshirë dhe si kujtim", ose edhe: "Ky është një kujtim dhe këshillë". O Zoti ynë! Na mëso prej Kur'anit atë që nuk e dimë dhe na kujto nëse harrojmë, qoftë kur harrojmë nga pakujdesia, qoftë kur harrojmë nga gjynahet tona dhe dobësimi ynë! - Dhe ju do ta shihni shumë shpejt gjithë të vërtetën e tij. - Ju do të mësoni dhe do ta shihni të realizohet kjo në ahiret. Ajo do të jetë Dita kur dënimi t'i mbulojë ata, kur çdo ndihmë dhe lidhje mes robve do të ndërpritet dhe kur askujt nuk do t'i bëjë dobi asgjë, përveç besimit të pastër te Zoti, Profeti dhe shpalljet e Tij.

Mus'haf Hape →
Fatir 35:1–35:14 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Allahu që krijoi qiej e tokë pa ndonjë model të mëparshëm, që i krijoi engjëjt dhe i bëri ndërmjetësues mes Tij dhe pejgamberëve, që ka fuqi t'i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu që krijoi qiej e tokë pa ndonjë model të mëparshëm, që i krijoi engjëjt dhe i bëri ndërmjetësues mes Tij dhe pejgamberëve, që ka fuqi t'i krijojë krijesat ashtu si të dojë, i takon çdo falënderim e lavdërim. Sipas këtij ajeti të Kur'anit dhe sipas shumë haditheve të sakta, melaiket janë me krahë, me lloj-lloj palë krahësh, edhe pse ne e dimë se ata nuk janë trupa fizikë. Allahu që shpiku çdo send, e mban edhe sundimin ndaj çdo sendi, të mirën që ta jep Ai, nuk mund ta pengojë kush dhe atë që Ai nuk ta jep, nuk mund ta japë kush tjetër, andaj të mirave të Tij duhet falënderuar, por jo vetëm me gojë. Muhammedit a.s. i jepet të kuptojë se edhe të dërguarit para tij u quajtën rrenacakë, andaj nuk duhet të brengoset. Kumtesa e Zotit se do të ringjalleni, se ka xhennet dhe xhehenem, është e saktë, andaj nuk duhet shkuar pas mësimeve të shejtanit dhe nuk duhet mashtruar pas kësaj jete e të humbim jetën tjetër, pse duhet ditur se shejtani është armik i njeriut dhe mësimet e tij çojnë në xhehenem. Gjithashtu Muhammedit i thuhet që të mos e dëmtojë veten nga dëshpërimi pse disa nuk po besojnë. Ajo është punë e Zotit. Ai e di kush do të mbetet në errësirë e kush do ta gjejë dritën, andaj të keqit i duket e mirë puna e keqe, e nuk largohet prej saj. I Kush dëshiron të jetë i ndershëm, krenar, i autoritetshëm, atë le ta kërkojë prej Allahut me I besim e me vepra të mira, e Ai do t'i dhurojë atë në të dy jetët, e dredhia është e asgjësuar. Ai Zot që njeriun e parë e krijoi nga dheu, e origjinën e tij e vazhdoi përmes një pike uji, i di të gjitha, e di çka ka në barkun e nënës, kur do të lindë, sa do të jetojë etj. Deti i ëmbël dhe i njelmëti, janë shembull i besimtarit dhe i jobesimtarit. Pozicioni i tokës ndaj diellit dhe forma e rrumbullakët e saj, bëjnë që nata e dita të zgjaten ose të shkurtohen, e të gjitha këto janë fakte që dokumentojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e Allahut.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:21–21:25 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Mos, vallë, i gjejnë në tokë zotat që mund të ringjallin? - Allahu i Madhëruar na qartësoi në ajetet më sipër madhështinë e Tij dhe të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mos, vallë, i gjejnë në tokë zotat që mund të ringjallin? - Allahu i Madhëruar na qartësoi në ajetet më sipër madhështinë e Tij dhe të pushtetit të Tij gjithëpërfshirës, pasi çdo gjë i është nënshtruar Atij. Në vijim, i Madhëruari i qorton idhujtarët, të cilët kanë marrë si zota idhuj nga krijesat, që janë tërësisht të pafuqishëm dhe pa asnjë kapacitet. Ata nuk kanë fuqi të ringjallin krijesat dhe t’i tubojnë për të dhënë llogari. Këtë e shpjegon më shumë fjala e Allahut të Madhëruar: “Ata (idhujtarët), në vend të Tij adhurojnë zota të tjerë, të cilët nuk kanë krijuar asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë mundësi t’i bëjnë vetes as mirë e as keq. Ata nuk kanë në dorë as vdekjen, as jetën e as ringjallje.” [Furkan 3]. Idhujtari adhuron krijesën, e cila as nuk sjell ndonjë dobi e as dëm. Ai nuk është i sinqertë në adhurimin e Allahut, të Cilit i takon çdo atribut i plotë dhe në dorën e të Cilit është çdo çështje. Dobia dhe dëmi janë në dorë të Allahut. Sigurisht, kjo tregon se Zoti i Urtë dhe i Gjithëditur nuk ia ka bërë mbarë idhujtarit që të gjejë udhën e drejtë, sepse ai e lë veten në padituri dhe e refuzon diturinë që i ofron Zoti. Ai zhytet në padrejtësi dhe mosbindje ndaj Zotit. Këtë gjithësi e rregullon veçse një Zot i vetëm, ashtu sikurse edhe u krijua nga një Zot i vetëm. - Sikur të kishte në to zota të tjerë veç Allahut, ato do të shkatërroheshin. - Nëse do të ekzistonin në qiej dhe në tokë dy Zota, ata dhe çdo krijesë do të ishin shkatërruar. Për ta kuptuar më mirë këtë, le të meditojmë pak në krijimin e qiejve dhe të tokës, në botën qiellore dhe atë tokësore, për aq sa mund të shohim dhe dimë për to. Çdo gjë është në perfeksion, në rregull dhe funksionon sipas një ligji shumë të saktë e preciz, që nuk ka asnjë të metë. Çdo gjë në gjithësi i është nënshtruar tërësisht një ligji të saktë dhe kurrë nuk del jashtë tij. Kjo tregon se Ai që rregullon dhe administron çështjet e kësaj gjithësie është Një dhe i vetëm. Ashtu siç e pranojmë se Krijuesi, Rregulluesi dhe Ligjvënësi i këtij krijimi është Një dhe i vetëm, ashtu duhet të besojmë se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe që t’i nënshtrohesh dhe të jetosh sipas ligjit të Tij. Nëse do të kishte më shumë se një rregullues, atëherë ai ligj i rregullt do të prishej, sepse ata të dy do të binin në konflikt e do të kërkonin secili të dilte mbi tjetrin. Nëse njëri do të dëshironte diçka dhe tjetri jo, atëherë mundësitë janë: ose të realizohen të dyja të kundërtat, gjë që është e pamundur; ose të realizohet dëshira e njërit, gjë që tregon se tjetri është i pafuqishëm dhe, si i tillë, ai nuk është Zot. Një mundësi e tretë është që ata të bien dakord për çdo çështje, por edhe kjo është e pamundur. Kjo tregon se ka vetëm një mundësi. I Plotpushtetshmi është vetëm Një i vetëm, që pushtetin dhe vullnetin e Tij nuk e ndan me asnjë dhe Atë nuk e pengon dot askush. Allahu i Madhëruar përmend këtë argument, që tregon se nuk mund të pranohen dy zota: “Allahu nuk ka zgjedhur për Vete asnjë fëmijë (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe, përveç Tij, nuk ka ndonjë të adhuruar tjetër, përndryshe secili zot do të sundonte atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin. I lartë dhe i dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre. Ai e di të fshehtën e të dukshmen. Ai është i dëlirë nga ajo që ata i shoqërojnë.” I njëjtë me këtë është edhe ajeti tjetër, sipas njërit prej kuptimeve të tij: “Thuaj: “Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj Zotit të Fronit (për t’ia marrë pushtetin) ”. I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga ato gënjeshtra që thonë ata!” - Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Fronit! – I pastër, pa të meta dhe i lartësuar është Allahu nga çdo mangësi. Ai është i Vetmi dhe Absoluti në të gjitha cilësitë dhe emrat e bukur që ka. Allahu është: “Zoti i Fronit”. Froni është mbulesa e të gjitha krijesave dhe krijesa më madhështore e Zotit. Zoti i Fronit është edhe Zoti i të gjitha krijesave poshtë tij. I pastër është Allahu nga shpifjet e trillimet e mohuesve. Ai nuk ka nevojë për bir apo grua, ashtu si nuk ka nevojë për partner e ndihmës në pushtetin e Tij. - Ai nuk pyetet për çfarë bën, ndërsa ata do të pyeten. - Allahu është Ngadhënjimtari i Madhëruari dhe i Ploti në pushtetin e Tij. Askush nuk mund ta kundërshtojë dhe ta pengojë Atë që të thotë ose të bëjë diçka. Ai është i Urti absolut, që i vendos gjërat në vendin e vet duke i përkryer ato. Çdo gjë e ka bërë të bukur dhe Atij nuk mund t’i kërkojë llogari askush. Në krijimin e Zotit nuk mund të gjesh asnjë mangësi. Ndërsa krijesat, të gjitha pa përjashtim, do të pyeten për fjalët e thëna dhe për veprat që bëjnë, sepse ata janë të varfër e të pafuqishëm dhe janë të nënshtruar e pa pushtet. Ata nuk mund të veprojnë dhe kontrollojnë asgjë, as në vetet e tyre e as në të tjerët. - Mos, vallë, kanë gjetur zota të tjerë veç Tij? - Këtu kemi përsëri një përçmim të gjendjes së idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë. Duke i qortuar e paralajmëruar, Allahu i Madhëruar thotë: - Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” - Thuaju të sjellin argumentet e tyre për saktësinë e besimit që kanë. Por ata kurrë nuk kanë për të gjetur argument. Përkundrazi, argumentet dhe faktet e shumta janë për kotësinë e idhujtarisë dhe për ndëshkueshmërinë e saj. Prandaj tha: - “Ndërsa ky është argument për këta që janë me mua dhe për ata që ishin para meje”. Megjithatë, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj edhe nuk vështrojnë. - Kështu, të gjithë librat dhe shpalljet janë unanimë në mesazhin për lartësimin e teuhidit dhe ndalimin e idhujtarisë. Këta janë librat e Zotit, ku është përmendur gjithçka që robërit kanë nevojë, së bashku me argumentet e shumta dhe faktet e pamohueshme. Të gjitha shpalljet e Zotit janë kundër idhujtarisë. Duke qenë se para njerëzve ka argumente të prera dhe të pakundërshtueshme, tashmë ata nuk kanë më asnjë justifikim para Zotit. Gjithashtu, kuptohet se ata nuk kanë argumente për atë që besojnë, sepse argumentet e prera dhe bindës nuk ka asgjë që mund t’i hedhë poshtë. Në të kundërt, ato nuk do të quheshin argumente të prera, por thjeshtë supozime, hamendësime e dyshime të kota. Të tilla supozime e hamendësime nuk sjellin asgjë kundrejt të vërtetës. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, ndaj edhe nuk vështrojnë.” Kjo tregon se ata vazhdojnë t’u përmbahen kotësirave thjesht të shtyrë nga pasimi i verbër i të parëve të tyre. Për hir të këtij pasimi të verbër, ata polemizojnë për të kotën, pa pasur udhëzim dhe dritë nga Zoti. Gjithashtu, fakti që ata nuk dinë rreth të vërtetës nuk është për shkak se e vërteta është e paqartë apo është e fshehtë dhe nuk mund të kuptohet. Kjo ndodhi për tjetër shkak: ata i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Nëse do ta shihnin dhe mendonin rreth së vërtetës, qoftë edhe me një shikim të shpejtë, do t’u bëhej e qartë e vërteta pa u lënë asnjë dyshim. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na udhëzon që për të tilla çështje, të shohim edhe në shpalljet e shkuara. Në vijim, Ai bën një qartësim të plotë, duke thënë: - Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” - Të gjithë profetët para teje dhe librat e tyre, në thelb kishin urdhrin për adhurimin e një Zoti të vetëm dhe të pashoq. Të gjithë ata kishin sqaruar se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:68–39:70 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Lartësuar thotë: - “Do t'i fryhet Surit dhe, menjëherë, do të mbesin të vdekur ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, përveç atyre që do Allahu.” - Kjo është …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth tmerreve të Ditës së Kijametit dhe atyre ndodhive të mëdha, tronditjeve të lemerishme, që do të ndodhin atë ditë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Do t'i fryhet Surit dhe, menjëherë, do të mbesin të vdekur ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, përveç atyre që do Allahu.” - Kjo është fryrja e dytë, është fryrja e sa’ku-t, pra, fryrja pas së cilës do të vdesin të gjithë të gjallët në qiell dhe në Tokë, sikurse ka ardhur e qartë në hadithin e njohur të fryrjes së Surit. Kështu, përveç atyre që dëshiron Allahu, do të merren shpirtrat e gjithë krijesave. I fundit që do të vdesë është Meleku i Vdekjes dhe do të mbetet vetëm Allahu i Madhëruar, që është Hajju el Kajjum, Ai i Cili ishte në fillim përjetësisht dhe Ai do të mbetet i fundit. Atë ditë, i Madhëruari do të thotë tri herë: “I kujt është sundimi sot?” [Gafir 16]. Pastaj i Madhë - ruari do të përgjigjet Vetë: “I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit. Unë jam Një dhe i vetëm dhe kam nënshtruar gjithçka. Unë kam gjykuar që të zhduket çdo gjë.” - “Pastaj do t'i fryhet atij një herë tjetër ...” - Ai rikthen në jetë fillimisht Israfilin dhe e urdhëron që të fryjë sërish në sur, e cila është fryrja e ringjalljes. Allahu i Lartësuar thotë: - “... dhe, menjëherë, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur ...” - Ata do të ngrihen të gjallë, pasi janë tretur dhe janë bërë pluhur. Kështu, ata do të qëndrojnë të gjallë dhe do të vështrojnë tmerret dhe lemeritë e Ditës së Gjykimit, sikurse thotë i Lartësuari: “Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” [Naziat 13, 14]. Ose: “Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dynja) veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Ose: “ Pastaj, kur Ai t’ju thërrasë me thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.” [Rum 25]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (r.a) “Një njeri erdhi tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: “Çfarë është ky hadith që po tregon? Po thua se Kijameti do të ndodhë tek këta e tek ata!” Abdullahi i tha: “ Subhanallah, (ose: “ La ilahe il’Allah” apo diçka të ngjashme) pata vendosur që të mos tregoja kurrë ndonjë hadith. Në të vërtetë, unë kam thënë: ‘Pas pak do të shihni një gjë shumë të madhe, ku do të digjet Qabja e do të ndodhë kështu e ashtu ...’” Pastaj Abdullahi tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë: 2287. “Dexhali do të shfaqet në umetin tim dhe do të qëndrojë dyzet, (porse nuk e di thotë transmetuesi: dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vite. ) Pastaj Allahu do të dërgojë Isain të birin e Merjemes, që i ngjason Urue Ibn Mesudit. Isai (a.s.) do t’i vihet pas Dexhalit dhe do ta vrasë atë. Pas kësaj, njerëzit do të kalojnë shtatë vjet, kohë gjatë së cilës nuk do të ketë armiqësi mes tyre. Pastaj Allahu do të dërgojë një erë të ftohtë prej Shamit, e cila nuk do të lërë asnjë njeri që ka mirësi ose iman, qoftë edhe sa një thërmijë e vogël, pa ia marrë shpirtin. Edhe sikur dikush të futet në zemër të malit, era do të hyjë tek ai, e do t’ia marrë shpirtin.” Abdullahi shtoi: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Do të mbesin njerëzit më të këqij, që i largohen të mirës (rrugës së drejtë) me shpejtësinë e shpendëve (kur tremben) e që janë mendje -lehtë si kafshët. Ata nuk e njohin të mirën e as nuk ndalojnë nga e keqja. Atyre do t’u shfaqet shejtani e do t’u thotë: “A nuk po përgjigjeni?!” - “Çfarë na urdhëron?” - i thonë ata. Kështu shejtani i urdhëron të adhurojnë idhujt, edhe pse në këtë kohë atyre u vjen rizku me mbushulli dhe kanë jetë të mirë. Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e do të ngrejë anën tjetër lart (për të dëgjuar Surin). I pari që do ta dëgjojë, do të jetë një njeri, i cili do të jetë duke e rregulluar hauzin e deveve. Do të vdesë ai dhe do të vdesin të gjithë njerëzit. Pastaj Allahu dërgon një shi - apo tha: bie një shi - të lehtë, prej të cilit do të mbijnë trupat e njerëzve. Pastaj sërish i fryhet Surit, dhe njerëzit do të ngrihen (prej varreve), duke shikuar. Pastaj do të thuhet: “O njerëz, ejani (tek Zoti juaj)!” Ndalojini, sepse ata do të merren në pyetje!” Pastaj do të thuhet: “Nxirrini (nga pasardhësit e Ademit) ata që do të hyjnë në Zjarr!” Do të pyesin: “Sa do të jenë në zjarr?” Do të thonë: “Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit). Kjo është dita kur fëmija do të thinjet, kjo është dita e tmerrshme, kur do të zbulohet Kërciri (i Allahut).” [Musli-mi]. Buhari sjell hadithin e Ebu Hurejrës, se Profeti a.s. ka thënë: “Mes dy fryrjeve janë dyzet.” Njerëzit thanë: “O Ebu Hurejra, dyzet ditë?” Ai tha: “Jo”. - “Dyzet vjet?” - “Jo” - “Dyzet muaj?” Ai tha: “Jo. Çdo pjesë e birit të Ademit tretet, përveç axhbudh-dheneb, që është rruaza a fundit e shtyllës kurrizore. Prej saj do të formohen krijesat.” - “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj ...” - Ditën e Kijametit, Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit, kur i Madhëruari të vijë për të bërë gjyqin e drejtë mes krijesave. - “... dhe Libri do të hapet. ” - Domethënë, do të vendoset libri i veprave. - “Gjithashtu, do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët.” - Ata do të dëshmojnë për popujt e tyre. Ata do të dëshmojnë se i kumtuan me korrektësi shpalljet e Zotit ndër njerëz. Gjithashtu, do të sillen si dëshmitarë edhe melekët që shkruanin veprat e robërve, të mira dhe të këqija. - “Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. ” - Ata do të gjykohen me drejtësinë e Zotit dhe askujt nuk do t’i bëhet asnjë grimë padrejtësie. Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë.” [Enbija 47]. Ose: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. - “Çdokush do të shpërblehet për atë që ka vepruar ...” - Të mira dhe të këqija qofshin. - “... dhe Ai e di më së miri se çfarë kanë bërë ata ...” - Allahu është i gjithëditur për çdo vepër që ata kanë kryer, prandaj do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij absolute.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:255 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… sundimit të Allahut të Lartësuar. Kjo i ngjan ajetit tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob.". [Merjem …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është ai që quhet “ ajeti Kursij” dhe që ka vërtet një vlerë shumë të madhe dhe të lartë tek Allahu i Lartësuar. Janë përcjellë hadithe të sakta nga Profeti se ky është ajeti më i zgjedhur në Librin e Allahut të Lartësuar. Imam Ahmed Ibn Hambeli sjell hadithin nga Ubej Ibn Keabi, se: 401 “Profeti ﷺ e pyeti atë, njëherë, se cili është ajeti më madhështor në Librin e Allahut. Ibn Keabi i tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur!” Por Profeti ia përsëriti disa herë këtë pyetje, derisa ai tha: Është "ajeti Kursij ". Atëherë, Profeti tha: “E gëzofsh diturinë që ke, o Ebu Mundhir (kështu thirrej ndryshe Ubej Ibn Keabi )! Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se ai (ajeti Kursij) ka gjuhë dhe buzë, që e shenjtëron dhe lavdëron El Melikun (Mbretin -Allahun), në këmbët e Arshit.” Këtë hadith e sjell edhe Muslimi, porse tek ai nuk është shtesa: "Betohem për Atë në dorën e të Cilit...” e deri në fund. Një hadith tjetër në lidhje me dobinë dhe vlerën e ajetit Kursij, imam Ahmedi e sjell nga Ebu Dherr Xhundub Ibn Xhunadeh në disa rrëfime prej tij, ku thuhet: 402. “Unë e pyeta: O i Dërguari i Allahut! Cili është ajeti më madhështor që të është shpallur? Ai tha: “Ajeti Kursij: Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajjun) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm.” Hadithin e sjell edhe Nesaiu. Buhariu sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon: 403. “Profeti i Allahut më ngarkoi për të ruajtur zekatin e Ramazanit, të dhënë nga njerëzit dhe të bërë gati për t'u shpërndarë. Por (një natë) erdhi dikush, që po merrte tinëz prej ushqimit të mbledhur. Unë e zura në flagrancë dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut!” Ai më tha: “Më lër, të lutem, sepse unë jam nevojtar dhe kam shumë frymë për të mbajtur. Kam nevojë urgjente për këtë që po merrja!”. Atëherë, unë e lëshova. Më mëngjes, Profeti ﷺ më tha: “O Ebu Hurejra, çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i Dërguari i Allahut, ai m’u ankua se kishte nevojë të madhe dhe shumë frymë për të mbajtur, ndaj më erdhi keq dhe e lashë të lirë”. - “Në fakt, ai të mashtroi, por do të kthehet përsëri!” Unë isha i bindur - tregon Ebu Hurejra, - se ai do të kthehej përsëri, sepse kështu më tha Profeti i Allahut, ndaj po ruaja me kujdes dhe gati për ta kapur. Dhe ashtu ndodhi. Ai erdhi dhe po merrte fshehurazi ushqim. E kapa dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut!” Ai më tha: “Më lësho, të lutem, sepse jam nevojtar dhe kam shumë frymë për të ushqyer! Të premtoj se nuk kam për t’u kthyer më!” E mëshirova sërish dhe e lashë të lirë. Kur agoi dita, Profeti i Allahut më tha mua: “O Ebu Hurejra, çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i Dërguar i Allahut, m’u ankua se kishte shumë nevojë dhe shumë frymë për të ushqyer, ndaj e mëshirova dhe e lashë të lirë...” Profeti ﷺ më tha: “Ai të mashtroi, por do të kthehet përsëri!” Atëherë, unë e ruajta dhe i ndenja në pritë për ta ruajtur për herë të tretë. Dhe ai përsëri erdhi për të marrë ushqim. Atëherë, unë e kapa dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut! Kjo është hera e tretë dhe e fundit që ti premton se nuk do të kthehesh, se përsëri kthehesh!” Atëherë ai tha: “Më lësho, të lutem, sepse do të të mësoj disa fjalë, që të vlejnë shumë tek Allahu dhe që Allahu të bën dobi me to!” - “Çfarë fjalësh janë ato?” Atëherë ai tha: “Kur të shkosh në shtrat, lexo ajetin Kursij: “Allahu lâ ilâhe illâ huel haj -jul Kaj -jûm”, deri në fund të ajetit. Kështu, pranë teje do të vazhdojë të qëndrojë një ruajtës nga Allahu i Lartësuar dhe nuk do të të afrohet shejtani derisa të agojë." Atëherë, unë e lashë të lirë. Kur agoi dita, Profeti i Allahut më pyeti sërish: “Çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i dërguari i Allahut! Ai më tha se do të më mësonte disa fjalë, të tilla që Allahu të më bënte dobi me to, ndaj e lashë të lirë!” - “E çfarë fjalësh janë ato?” - tha Profeti. - “Ai më tha: “Kur të shkosh në shtrat, lexo ajetin Kursij: “ Allahu lâ ilâhe il -lâ huel haj -jul Kaj-jûm”, deri në fund të ajetit. Kështu, pranë teje do të vazhdojë të qëndrojë një ruajtës nga Allahu i Lartësuar dhe nuk do të të afrohet shejtani derisa të agojë." [Dhe sahabët ishin vërtet njerëzit që synonin të mirën dhe mësimin e hajrit më shumë se çdokush tjetër]. Atëherë, Profeti më tha: “Në fakt, ai ka thënë të vërtetën, edhe pse është mashtrues! A e di se me kë ke folur për tre net rresht, o Ebu Hurejra?” - “Jo”, - i thashë unë. Profeti më tha: “Ai ishte një shejtan....” Po kështu, nga Ebu Umamete sillet një hadith merfu, që i atribuohet Profetit, në të cilin thuhet: 404. “Emri më i madh i Allahut, që nëse i drejtohesh me të, Allahu të përgjigjet, ndodhet në tre sure: Bekare, Ali Imran dhe Taha.” Ky ajet përmbledh 10 fjali të veçanta. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajju) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm.” - Me këtë, Ai na njofton se Ai është i Vetëm, Unik, Absolut në meritën e adhurimeve, pra, në Uluhijen e Tij. Të gjitha krijesat e kanë detyrë adhurimin e Tij si një të vetëm. Pastaj thotë: El Hajul Kajum. Domethënë, Ai është El Haj - i Gjallë në veten e Tij dhe Ai kurrë nuk vdes. Ai është edhe El Kajjum, pra, Ai i mban të tjerët. Çdo gjë mbahet veçse prej Tij. Asgjë nga krijesat nuk mund të ekzistojë dhe vazhdojë të qëndrojë pa urdhrin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi.” - Kështu, Allahun nuk e mund dhe nuk e kap dremitja. Pastaj thotë: "dhe as gjumi", sepse gjumi është më i fortë sesa dremitja. Në hadith të saktë, Ebu Musa tregon: “Njëherë, Profeti u ngrit ndër ne dhe na tha katër fjalë: 405. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose en-nâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në Tokë.” - Kjo fjali na mëson se të gjithë janë rob dhe krijesa të Allahut. Të gjithë janë nën pushtetin, sundimin dhe pronësinë e Tij. Të gjithë i janë nënshtruar dhe përulur sundimit të Allahut të Lartësuar. Kjo i ngjan ajetit tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob.". [Merjem 93]. Pas kësaj, i Lartësuar i thotë: - “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai ndryshe, por veçse me lejen e Tij.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: "Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për askënd) përveçse për ata me të cilët është i kënaqur Ai. Dhe ata nga frika prej Tij janë shumë të kujdesshëm." [Enbija 28]. Kjo tregon për madhështinë, lartësinë e Tij, krenarinë dhe ngadhënjimin e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Ajo tregon, gjithashtu, se askush nuk mund të marrë guximin apo t’i lejojë vetes që të ndërmjetësojë për dikë, në prani të Allahut të Lartësuar, pa marrë lejen e Tij për ta bërë këtë ndërmjetësim. Në hadithin e shefaatit, 406. Profeti ﷺ thotë: “...Unë do të vij poshtë Fronit të Allahut dhe do të bie në sexhde. Ai do të më lërë ashtu në sexhde, aq kohë sa Ai dëshiron. Pastaj do të më thuhet: “Ngrihe kokën dhe fol, se fjala jote do të dëgjohet! Ndërmjetëso, se ndërmjetësimi yt do të pranohet!” Kështu, Ai më përcakton mua një numër të madh krijesash, që t’i fus unë në Xhenet.” - “Ai e di të tashmen dhe të ardhmen.” - Ky është argument se dituria e Allahut të Lartësuar përfshin të gjitha krijesat: ata që ishin në të shkuarën, ata që janë në të tashmen dhe ata që do të vijnë në të ardhmen. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që na njofton rreth melekëve të Tij: "Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre dhe Zoti yt nuk harron asgjë." [Merjem 64]. Pastaj i Lartësuari thotë: - Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t'u mësojë, nga ajo që Ai di. - Pra, askush nuk mund të marrë dhe nuk mund të hedhë sytë në diturinë e Allahut të Lartësuar për diçka, por veçse në atë masë që Ai ia mëson atij dhe e lejon që të mësojë dhe të marrë. -“Froni (Kursijj-i) i Tij përfshin qiejt dhe tokën” - Ed Dahaku sjell nga Ibn Abasi thënien: “Nëse shtatë qiejt dhe shtatë tokat do të shtriheshin dhe do të lidheshin me njëra-tjetrën, e së bashku të krahasoheshin me Kursijin, ato do të ishin të gjitha (në krahasim me Kursijin) si një unazë e vogël e hedhur në një shkretëtirë të madhe.” Gjithashtu, Ebu Dherri ka thënë se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut që të thotë: 407. “Kursiji, në krahasim me Arshin, është si një unazë prej hekuri që hidhet në mes të një shkretëtire në tokë.” Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi transmeton me senedin e tij nga Ebu Dherr el Gafari, se ai e ka pyetur Profetin rreth Kursijit, dhe Profeti ﷺ i ka thënë: 408. “Betohem për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Shtatë qiejt dhe shtatë tokat, në krahasim me Kursijin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Ndërsa madhështia e Arshit mbi Kursijin është si madhështia e asaj shkretëtire të madhe në krahasim me atë unazë të vogël të hedhur në mes të saj.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atë nuk e lodh përkujdesi për të dyja. - Allahun nuk e rëndon, domethënë, nuk është e madhe apo e vështirë për Allahun e Lartësuar ruajtja e qiejve dhe e Tokës dhe e gjithçkaje që ndodhet mes tyre; përkundrazi, kjo është shumë e thjeshtë për Të. Kjo është e thjeshtë për Të dhe për pushtetin e Tij. Allahu mbikëqyr çdo njeri se çfarë vepron, sepse Ai është Er-Rakib, pra, Mbikëqyrësi i gjithçkaje. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej krijesave dhe asgjë nuk mund t’i shpëtojë mbikëqyrjes dhe diturisë së Tij. Të gjithë janë të përulur, të nënshtruar përpara Tij. Krijesat janë të vogla, të papërfillshme dhe të nënshtruara përpara madhështisë së Allahut. Ato janë nevojtare dhe të varfëra, ndërsa Ai është ElGaniju, El-Hamid, pra, I Pasuri, I Lavdëruari, i Vetëmjaftueshmi. Allahu vepron gjithçka që dëshiron. Ai nuk pyetet për atë që bën, kurse krijesat do të pyeten. Allahu është El Kâhiru li kul-li shej, pra, Ai është Nënshtruesi dhe mposhtësi i gjithçkaje; Ai është Triumfuesi dhe Ngadhënjimtari mbi gjithçka. Allahu është El Hasibu ala kuli shej - Llogaritësi i çdo gjëje, pra, që do të marrë në llogari të gjitha krijesat. Ai është Er-Rakib, El Alijul Adhim - Mbikëqyrësi, i Lartësuari dhe i Madhërishmi. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij. Nuk ka Zot tjetër, që meriton dashurinë e madhërimin, përveç Allahut. Nuk ka Zot Krijues që kujdeset për krijesat, përveç Allahut. - “Ai është i Larti, i Madhi.” - Kjo ngjan me ajetin tjetër: "Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari." [Ra'd 9]. Mënyra më e mirë për t’i shpjeguar dhe kuptuar saktë këto ajete dhe të tjera të ngjashme, si dhe hadithet e sakta që flasin rreth këtyre kuptimeve të larta, është mënyra e selefëve të mirë, të cilët thonë: "Shikojini ato ashtu sikurse kanë ardhur, pa bërë përngjasim ( tekjif) dhe as shëmbëllim ( teshbih) me to. Këtu mbaron edhe ajeti Kursij, elhamdulilah!123

Mus'haf Hape →
Junus 10:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Përjetshëm. Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi. Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në tokë. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- E ku ka më mizor se ai që shpif ndaj Allahut gënjeshtra, ose që mohon argumentet e Tij? - Allahu i Lartësuar thotë se nuk ka njeri më të padrejtë e keqbërës, sesa ai që shpif ndaj Tij, duke pretenduar se Allahu e ka dërguar si profet, kur, në të vërtetë, nuk e ka dërguar. Njerëz të tillë mund të dallohen lehtësisht edhe nga më mendjemangëtit. E si mund të thotë diçka të tillë një profet i vërtetë i Zotit?! Nëse një njeri vjen me një pohim të tillë për veten e vet, patjetër dhe në mënyrë të pashmangshme, Allahu i Lartësuar , i Gjithëditur dhe i Urtë do të sillte argumente të qarta e bindëse, që të dëshmonin vërtetësinë ose gënjeshtrën e pretenduesit; argumente që do të ishin më të qarta e të dukshme se drita e diellit. Kështu, për shembull, nëse bën një krahasim mes Muhamedit dhe Musejleme Mashtruesit, do ta shohësh se ndryshimi mes të dyve është si shkëlqimi i diellit të mëngjesit me errësirën e natës. Atij që ka logjikë dhe arsye të shëndetshme i mjafton për të gjykuar për ta veçse nga fjalët, veprat e morali i secilit prej tyre. Çdokush do të kuptonte besnikërinë e moralin e lartë të Muhamedit dhe trillimet qesharake të Musejleme Mashtruesit, ose Sexhahit ose Esued el Anesiut (tre profetë të rremë, që u shfaqën pas Muhamedit). Abdullah Ibn Selami tregon: “Kur Profeti i Allahut erdhi në Medinë, njerëzit (pra, jehudët e fisit të tij) ikën, për t’iu shmangur takimit me të. Edhe unë isha ndër ata që iu shmangën. Megjithatë, kur pashë fytyrën e tij, kuptova se ajo nuk ishte fytyra e një njeriu mashtrues. E para fj alë që dëgjova prej tij ishte: 1452. “O njerëz! Përhapni selamin mes jush, jepni ushqim (atyre që nuk kanë), ruani lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerëzit janë në gjumë, në mënyrë që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe.” Hasan Ibn Thabiti ka thënë: " Sikur asnjë argument tjetër të mos ekzistonte, vetë natyrshmëria e tij e mirë dhe e pastër do të të fliste qartë. " Ndërsa të flasësh për Musejleme Mashtruesin, mjafton të kujtosh se gjithkush që e pa, - prej atyre që kishin sy dhe mend në kokë, - arriti ta njihte mirë, nëpërmjet fjalëve të tij gjysmake, pa pikën e urtësisë e hijeshisë, veprave të tij që ishin të ulëta e të shëmtuara dhe nëpërmjet “kuranit” të tij, - siç e quante ai, - për shkak të të cilit, ai do të dënohet përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit, ditën e dëshpërimit, poshtërimit dhe humbjes së madhe. Medito pak mbi fjalën madhështore të Allahut të Lavdëruar në Kur 'an: “Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajjun ) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm. Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi. Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në tokë. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ai e di të tashmen dhe të ardhmen. Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t'u mësojë, nga ajo që Ai di. Froni (Kursijj-i) i Tij përfshin qiejt dhe tokën dhe Atë nuk e lodh përkujdesi për të dyja. Ai është i Larti, i Madhi.” [Bekare 255]. Pastaj shih dhe analizo fjalët e Musejlemes, - Allahu e shëmtoftë dhe e mallkoftë! - kur thoshte: “ O ti bretkosë, bijë e dy bretkosave! Bëj kuak-kuak, ashtu si di ti, pa e turbulluar ujin e pa e ndaluar atë që do të pijë ujë .” Ose: “ Elefanti. E ku e di ti se ç'është elefanti? Ai ka një feçkë të gjatë. ” Ose: “ Betohem në ato që zënë brumin për bukë dhe në ato që e pjekin bukën ....” e shumë e shumë kotësira dhe fjalë qesharake, të cilat edhe fëmijët do t’i thoshin veçse për t’u tallur e qeshur. Kur disa njerëz nga populli i Musejlemes i lexuan Ebu Bekrit vargje si këto që përmendëm, ai u tha: “O mjeranë! Po çfarë i bëri trurit tuaj ai, që dëgjoni e besoni të tilla idiotësira?! Vallahi, fjalë të tilla nuk mund të jenë kurrsesi Shpallje hyjnore.” Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “...E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.” [En'am 144]. Ndërsa në këtë ajet thotë: “E ku ka më mizor se ai që shpif ndaj Allahut gënjeshtra, ose që mohon argumentet e Tij?” - Keqbërësit nuk mund të shpëtojnë kurrë. - Po kështu do të ndodhë edhe me ata të cilët iu kundërvihen Shpalljeve që profetët sollën prej Zotit dhe që iu bë e qartë e vërteta, aq sa të mos kenë asnjë justifikim tek Zoti. Këta janë njerëzit më të padrejtë dhe keqbërës, s ikurse thuhet në një hadith: 1453. “Njerëzit më kryeneçë e keqbërës janë ata që kanë vrarë profetë ose të cilët i ka vrarë ndonjë profet.”

Mus'haf Hape →
Talak 65:8–65:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej errësirave në dritë, në Rrugën e Ngadhënjimtarit të Lavdëruarit ... Në rrugën e Allahut, të Cilit i përket gjith - çka që gjendet në qiej dhe në Tokë. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar kërcënon të gjithë ata që i kundërvihen urdhëresave dhe fesë së Tij, që refuzojnë të dërguarit e Tij, duke i konsideruar trillues e mashtrues dhe ndjekin ligje të tjera, veç ligjeve e rregullave të shpallura nga Zoti, duke na njoftuar se çfarë ndodhi me popujt e shkuar, për shkak të këtyre poshtërsive që bënë. - “Sa e sa banorë të shumë vendbani - meve, që u treguan kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të tyre dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne u kemi bërë një llogari të ashpër dhe u kemi dhënë një dënim të papër - shkrueshëm!” - Ata u rebeluan dhe refu - zuan të zbatonin ligjin e Zotit të Lartësuar, nuk pranuan mësimet, ligjet dhe Shpalljen që ata sollën prej Zotit. Për këtë, i Lartë - suari thotë: - “Ata vuajtën pasojat e punës së vet dhe fundi i tyre qe shkatërrimi. ” - Ata e merituan këtë ndëshkim, për shkak të kundër - shtimit me forcë të porosive e shpalljeve të Zotit. Madje, ata të mjerë u penduan, por në një kohë që nuk u vlente pendimi. - “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë.” - Përveç ndëshkimit në këtë jetë, ata i pret ndëshkim i rëndë edhe në ahiret. - “Prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar! ” - O njerëz, që arsyetoni e gjykoni drejt dhe që e keni besuar Zotin dhe profetët e Tij, mos u bëni si ata popuj, dhe pastaj të ndëshkoheni e vuani njëlloj. - “Allahu ju solli një Përkujtues.” - Domethënë, Kuranin, siç cilësohet edhe në ajetin tjetër: “Ne e shpallëm Mesazhin (Kur'anin) dhe sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij.” [Hixhr 9]. - “Allahu ju solli një të Dërguar, që ju kumton Shpalljen e Allahut me shpje - gime të qarta ...” - Ai e solli të Dërguarin si shpjegues e qartësues të Shpalljes së Tij. - “... për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira prej errësirave në dritë.” - Siç thuhet edhe në ajetin tjetër: “Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, të cilin Ne ta shpallëm ty, që, me lejen e Zotit, t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë, në Rrugën e Ngadhënjimtarit të Lavdëruarit ... Në rrugën e Allahut, të Cilit i përket gjith - çka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit, për dënimin e ashpër (që i pret)!” [Ibrahim 1, 2]. Ose “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errë - sira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. Dome - thënë, për t’i nxjerrë prej errësirave të kufrit, idhujtarisë dhe injorancës, në dritën e imanit dhe diturisë së pastër e të dobishme. Allahu i Madhëruar e ka cilësuar Kuranin edhe si Nur, pra, dritë, për shkak të ndriçi - mit, që u ofron krijesave; po ashtu, ‘ Ruh”, pra, shpirt, jetëdhënës”, për shkak të jetës që i jep zemrës, si në ajetin: “Po kështu Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52, 53] - “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë. Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” - (Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin ﷺ me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbi - ndjes, në dritën e imanit, diturisë, devot - shmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartë - suar. Për të tillët, Allahu i Lartësuar prem - ton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.) 161

Mus'haf Hape →
Enam 6:100–6:104 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e turp. E si mund të jetë ndryshe, kur Ai: - Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën (pa asnjë model të mëparshëm) . - Allahu është Bedîus-semâuât, domethënë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ata i shoqërojnë Allahut ortakë prej xhindeve, kur në të vërtetë, Allahu i ka krijuar ata dhe pa pasur aspak dituri, ata shpifin se Ai ka djem e vajza. - Allahu i Madhëruar na tregon se, me gjithë mirësitë e shumta për krijesat dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt për ta, megjithëse Ai iu prezantua atyre me shenja e argumente të shumta, idhujtarët kurejshë e të tjerët si ata, konsideronin si zota shumë idhuj e krijesa të pafuqishme. Ata u luteshin melekëve e xhindëve, të cilët janë veçse krijesa të Zotit dhe nuk zotërojnë asgjë. Ata i konsideronin xhindët si të barabartë me Allahun, në dorën e të Cilit është krijimi dhe ligji. Ai është Bamirësi i vetëm, që dhuron të gjitha mirësitë, Ai që largon të gjitha ligësitë e papastërtitë. Aq më keq, disa idhujtarë shpikën idenë e çmendur dhe të turpshme se Zoti ka fëmijë, djem e vajza. Ata nuk kanë asnjë dituri e fakt për këto gjëra që thonë. E ku ka më zullumqar sesa ai që trillon për Zotin ide e besime që nuk kanë fakte e nuk janë të bazuar në dituri nga vetë Zoti?! Ata kanë thënë për Zotin shpifjen më të turpshme, nga e cila Zoti është i pastër dhe i lartësuar. I Madhëruari e ka lavdëruar e lartësuar Veten e Vet nga shpifjet që trillojnë idhujtarët, duke thënë: - I pastër (nga çdo mangësi) dhe i lartësuar është Ai nga përshkrimet e tyre. - Allahu i Madhëruar është i përshkruar me çdo emër, cilësi e atribut të plotë e absolut dhe i pastër nga çdo mangësi, defekt e turp. E si mund të jetë ndryshe, kur Ai: - Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën (pa asnjë model të mëparshëm) . - Allahu është Bedîus-semâuât, domethënë Shpikësi i qiejve, Krijuesi dhe Përsosësi i krijimit të tyre, pa asnjë model të mëparshëm. Ai i krijoi qiejt e Tokën në mënyrë të përkryer dhe në formën më të bukur. Logjika më e lartë njerëzore nuk mund as ta perceptojë një madhështi të tillë. Allahu është i vetëm në krijimin e gjithçkaje dhe nuk ka ortakë me Të në këtë krijim. - “E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? - Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, kur Ai është Zoti dhe El Samedu - Ai të Cilit i drejtohet çdo krijesë për nevojat e saj? Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, ndërkohë që Ai nuk ka bashkëshorte? Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, ndërsa ato të gjitha kanë nevojë për Të, janë të varfra e nevojtare në çdo gjendje të tyre për të Madhëruarin. Pastaj, fëmija duhet të jetë i të njëjtit lloj e origjinë si i ati. Allahu është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë dhe asnjë nga krijesat nuk mund t’i përngjajë apo afrohet Allahut, në çdo aspekt qoftë. Pasi përmendi faktin se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, Allahu i Madhëruar flet për dijen e Tij gjithëpërfshirëse: - Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. - Përmendja e diturisë pas krijimit është një udhëzim se si të arsyetojmë e meditojmë rreth emrave e cilësive të Allahut. Kështu, për shembull, duke vëzhguar krijimin madhështor, të krijohet bindja se Krijuesi duhet të jetë Absolut në dijen e Tij dhe i pashembullt në urtësinë e Tij. I Lartësuari thotë: “I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai është i Gjithëdituri në imtësi rreth sekreteve.” [Mulk 13, 14]. Ose: “A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e Tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëditiri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet. I lartë është Ai, në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai ktheheni.” [Ja Sin 81 – 83]. - Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje,....” - Është Ai që meriton adhurimin, maksimumin e dashurisë dhe maksimumin e nënshtrimit ndaj Tij, madhërimit e përunjësisë para Tij. Është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo mirësi dhe duke u larguar çdo të keqe. - “...prandaj vetëm Atë adhuroni!” - Kur ju të bindeni dhe të pranoni me siguri se vetëm Allahut i takon adhurimi, me çdo rrugë e formë, atëherë përkushtojani vetëm Atij të gjitha llojet e adhurimeve, me sinqeritet vetëm për Të dhe duke synuar vetëm kënaqësinë e Tij. Ky është qëllimi pse jeni krijuar: “Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, veçse për të më adhuruar Mua.” [Dharijat 56]. - “Ai përkujdeset për gjithçka” - Çdo gjë është në administrimin dhe përkujdesjen e Allahut të Madhëruar. Ai krijon dhe përkujdeset për krijesat dhe Ai rregullon çdo çështje të tyre. Dihet mirë se diçka e lënë në përkujdesin e dikujt është në varësi të kujdestarit të saj. Por përkujdesja e Allahut nuk është si ajo e robit. Përkujdesja e robit është e varur nga ai që e ka vendosur në atë detyrë dhe udhëzimet e kushtet e tij. Ndërsa përkujdesja e Allahut, Krijuesit të gjithçkaje, është e pakufizuar dhe e pacenuar. Ajo është e ndërtuar mbi diturinë e plotë, mbi mëshirën dhe bamirësinë e pakufishme dhe mbi drejtësinë absolute. Askush nuk mund të kritikojë e kontestojë përkujdesjen e Allahut. Në krijimin dhe administrimin e çështjeve nga Allahu nuk mund të gjesh asnjë defekt, mangësi apo kotësi. Prej përkujdesjes së Allahut të Madhërishëm është edhe qartësimi i plotë i fesë së Tij, duke e ruajtur atë nga devijimi e ndryshimet. Gjithashtu, Ai ka marrë përsipër që t’i ruajë dhe mbrojë besimtarët nga çdo gjë që ua largon ose ua dëmton imanin dhe fenë e tyre. - Asnjë shikim nuk mund ta përfshijë Atë. Por është Ai që i përfshin të gjitha shikimet. - Kjo ndodh për shkak të madhështisë, lartësisë dhe plotësisë së Allahut të Madhëruar. Atë nuk mund të përfshijnë vështrimet e krijesave, edhe pse mund të vështrojnë fytyrën e Tij dhe të lumturohen me të (në Xhenet). Fakti që krijesat nuk mund ta përfshijnë Allahun me vështrimin e tyre nuk mohon mundësinë e shikimit të Tij nga ana e tyre, madje nëse e kuptojmë mirë, e pohon atë. Nëse mohohet gjithëpërfshirja e vështrimit, kjo tregon se ekziston mundësia e vështrimit të pjesshëm. Nëse do të mohohej mundësia për ta parë Atë, do të thuhej: “La terâhul ebŝâr” - “nuk e shohin shikimet” dhe jo: “ La tudrikuhul ebŝâr” - “nuk e përfshijnë shikimet”. Kështu, ky ajet nuk mbështet mendimin e gabuar të mohuesve të cilësive të Zotit ( el muat-tile), të cilët nuk e pranojnë faktin se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në ahiret. Madje, sikurse thamë, ky ajet dëshmon të kundërtën e mendimit të tyre. Dituria e Allahut përfshin të shfaqurën dhe të fshehurën, dëgjimi i Tij përfshin zërat e shfaqur dhe ato të fshehur, shikimi i Tij përfshin çdo gjë, e madhe apo e vogël qoftë, siç thotë Ai më pas: - Ai është Mëshirëmadh (i Butë) dhe Di hollësisht gjithçka. - Dituria e Allahut është shumë e thellë dhe e detajuar. Ai di imtësisht çdo të fshehtë, të padukshme, të mbuluar dhe të pashfaqur. Ndërsa nga butësia e Tij, Allahu e udhëzon dhe drejton robin që të arrijë e të realizojë çdo mirësi dhe dobi në drejtim të fesë dhe besimit. Ai i rregullon çështjet e fesë dhe të besimit të robit me rrugë e mënyra që robi nuk i ndjen e kupton aspak, e aq më pak të përpiqet për t’i planifikuar e realizuar ato. Kështu, Allahu i Mëshirshëm dhe i Butë e udhëzon dhe drejton robin drejt lumturisë së përjetshme, drejt suksesit final (felâĥ), pa e ndier dhe hetuar robi fare një gjë të tillë. Madje, në funksion të këtij qëllimi të mrekullueshëm, i Madhëruari përcakton vështirësi ose gjëra të dhimbshme dhe të urryera për robin, që ai ta lusë dhe t’i përgjërohet Allahut që t’ia largojë ato. Allahu i përcakton këto gjëra, sepse e di shumë mirë se kjo është më e mirë për robin dhe se përsosmëria e tij arrihet veçse në këtë mënyrë. Subĥânallâh! I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, që është i Gjithëditur, i Butë, I Gjithmëshirshëm, dhe Mëshirëplotë për besimtarët. - “Tashmë ju kanë ardhur prova të qarta nga Zoti i juaj. - Juve ju erdhën shumë ajete që sqarojnë të vërtetën, aq sa e bëjnë atë të shndritshme dhe të dukshme si dielli për sytë. Ajetet e Kur’ânit janë sjellë me elokuencën më të lartë, me shprehjet më të qarta e të kuptueshme, që shpalosin të vërtetën dhe urtësitë më të mëdha. Arsyeja është se ato janë Shpallje e Zotit të gjithësisë. Ai është Zoti i gjithësisë, që përkujdeset për gjithë botën, duke u dhuruar pandërprerë prej mirësive e begative të Tij. Mirësitë e Tij mbi krijesat janë të dukshme dhe të fshehura, të jashtme dhe të brendshme. Ndër mirësitë më të mëdha janë qartësimi i ajeteve, ligjeve, si edhe zgjidhja e problemeve të ndryshme. - Kush i sheh, ai e ka për veten e vet ...” - Ai që i trajton ajetet dhe shenjat e Allahut me nderimin që u takon, duke i kuptuar drejt ato dhe duke punuar sipas tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun, ai i ka bërë nder dhe mirësi veçse vetvetes. Allahu është Ganijun Hamid , i Pasuri dhe Jonevojtari për krijesat dhe i Lavdëruar vetvetiu, pa pasur nevojë që krijesat ta lavdërojnë e madhërojnë. - “...e kush mbyll sytë, ai i bën dëm vetes.” - Ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut, por i injoron ato, duke bërë sikur nuk i ka parë, ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut dhe nuk ndriçohet nga drita e tyre, ai që këshillohet dhe nuk e pranon këshillën, ai që i qartësohet e vërteta dhe nuk nënshtrohet që të punojë e jetojë sipas saj, ai dëmton veç veten nga verbëria që tregon. - Unë nuk jam mbikqyrësi juaj. - O i Dërguar, thuaju atyre: “Unë nuk jam mbikëqyrësi apo regjistruesi i veprave tuaja! Kjo nuk është detyra ime. Unë jam veçse një transmetues i qartë e besnik, që ka detyrë të qartësojë të vërtetën në mënyrën më të bukur dhe më të kuptueshme. Unë e kreva misionin që m’u ngarkua, duke e përcjellë qartë mesazhin e ngarkuar nga Zoti im. Kjo është detyra ime, ndërsa veprat tuaja dhe llogaria për to nuk janë përgjegjësi e imja.

Mus'haf Hape →
Neml 27:15–27:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi. - Allahu i di të gjitha fshehtësitë në lartësitë e qiejve dhe thellësitë e tokës, edhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne u dhamë Da udit dhe Sulejmanit dituri - Allahu i Madhëruar na tregon në Kur'an rreth Daudit dhe birit të tij, Sulejmanit. Allahu u pati dhënë atyre dituri të madhe dhe të gjerë. Thotë i Lartësuari: “Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen . Secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dituri." [Enbija 78, 79]. Ata u treguan mirënjohës dhe falënderues për mirësitë e Zotit të tyre dhe thanë: ...dhe ata të dy thanë: “Të gjitha lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, që na dalloi mbi shumë rob të Tij besimtarë!”. - Ata e falënderuan dhe e lavdëruan Zotin, sepse, së pari, i bëri besimtarë dhe, së dyti, i bëri besimtarë nga më të zgjedhurit. Allahu i dalloi me shumë veçori mes besimtarëve të mirë e të lumtur. Nuk ka dyshim se besimtarët ndahen në katër grada: 1. Salihun - punëmirë. 2. Shuheda - dëshmorët. 3. Sidikinët - të sinqertët. 4. Profetët. Daudi dhe Sulejmani ishin nga profetët më të zgjedhur, edhe pse pak më poshtë se Ulul Azmi (5 profetët më të dalluar). Nuk ka dyshim se ata ishin nga profetët më të dalluar, që Zoti i ka përmendur dhe lavdëruar shpesh në Librin e Tij. Kështu, ata e lavdëruan Allahun, që i ngriti në këtë gradë. Kjo është shenja e lumturisë së robit: që ai të tregojë mirënjohje ndaj Allahut për të gjitha mirësitë, të fesë e besimit dhe ato të dynjasë, dhe të shohë dhe besojë se të gjitha mirësitë vijnë prej Allahut; të mos lëvdohet e vetëkënaqet, por përkundrazi, të shohë mangësitë e veta dhe të besojë se ato mirësi meritojnë shumë e më shumë mirënjohje e lavdërim të Allahut. Pasi i lëvdoi të dy, Allahu i Madhëruar vijoi të lëvdojë në mënyrë të veçantë Sulejmanin (a.s), për vetë faktin se i kishte dhuruar një pushtet dhe mbretërim të madh, veçori që nuk ia kishte dhënë të atit. Ai thotë: - Sulejmani qe trashëgimtari i Daudit. - Ai trashëgoi profetësinë dhe diturinë nga i ati, por Zoti i shtoi edhe dituri tjetër. Sulejmani përfitoi nga dituria e të atit, por Zoti e dalloi duke i mësuar diçka tjetër, sikurse tregon për këtë ajeti në vijim: - Ai tha: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve - Duke lavdëruar Allahun dhe i gëzuar për këtë mirësi që Ai i kishte dhënë, Sulejmani u drejtohet njerëzve dhe u thotë: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve...". Sulejmani (a.s) e kuptonte çfarë flisnin shpendët dhe e fliste gjuhën e tyre, siç foli me pupëzën, ose siç kuptoi fjalët e milingonës, që do të tregohet më pas. Kjo mirësi nuk i ishte dhënë askujt, përveç Sulejmanit (a.s). - ...e na ka dhuruar nga çdo mirësi. - Allahu na dhuroi nga çdo mirësi dhe të gjitha mjetet e kushtet për një pushtet dhe mbretërim, që askush nuk e ka pasur. Në fakt, Sulejmani ishte lutur për diçka të tillë, kur tha: “O Zoti im! Më fal (gabimin) dhe më dhuro një pushtet të tillë, që askush pas meje nuk do ta ketë! Vërtet, Ti je dhuruesi më i madh!" [Sad 35]. Kështu, ndër të tjera, Allahu i Lavdëruar ia nënshtroi atij shejtanët (xhindët), që bënin për të çdo gjë që ai dëshironte dhe punë që askush tjetër nuk mund t'i kryente. Allahu i Lartësuar i nënshtroi gjithashtu erën, me të cilën udhëtimin e një muaji e bënte brenda paradites dhe kthimin e bënte brenda një pasditeje. - Vërtet kjo është një mirësi e madhe (nga Allahu) ”. - Kjo mirësi që na dhuroi Zoti dhe na dalloi mbi shumë e shumë të tjerë është jë bekim i madh. Kështu, Sulejmani e pranoi me përunjësi e mirënjohje se të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut të Lartësuar. - Sulejmanit i ishin rreshtuar ushtritë e veta, - xhindët, njerëzit dhe shpendët, - dhe të gjitha mbanin rregull dhe disiplinë. - U grumbulluan përpara tij ushtritë e përbëra nga lloje të ndryshme krijesash, - njerëz, xhindë, shejtanë dhe zogj. Ata rreshtoheshin me një rregull të jashtëzakonshëm, kur lëviznin dhe kur qëndronin. Të gjithë ishin gati për luftë në çdo moment kur u kërkohej. Të gjithë merrnin urdhër direkt nga Sulejmani dhe askush nuk mund të dilte jashtë rregullave të vendosura nga komandanti apo të rebeloheshin. I Lavdëruari thotë: "Kjo është dhurata Jonë (për ty). Dhe ti jep (prej pasurisë) ose mos jep (prej saj), se për këtë nuk do të merresh në përgjegjësi." [Sad 39]. Pra, ishte ai që vendoste në çdo çështje. Kështu, Sulejmani (a.s) u nis në një nga udhëtimet e tij ushtarake me disa prej këtyre ushtrive të mëdha. - Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shtypin Sulejmani dhe ushtria e tij pa dashje!”. - Milingona paralajmëroi llojin e saj, që kishin mbushur atë luginë, që të ruheshin nga ushtria e Sulejmanit, se mos i shkelte. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur ose me një mrekulli nga Zoti, që fjalët e asaj milingone të dëgjoheshin për të gjitha milingonat e luginës, ose milingona njoftoi ato rreth saj dhe lajmi u përhap mes tyre me shpejtësi. Mënyra e ruajtjes nga ushtria e Sulejmanit do të ishte duke u fshehur në vendbanimet e tyre. Milingona e dinte mirë madhështinë e Sulejmanit dhe të ushtrive të tij, por e dinte edhe drejtësinë e tij, prandaj edhe e justifikoi Sulejmanin duke thënë se ai mund t’i dëmtonte pa dashje. Sulejmani (a.s) dëgjoi fjalët e saj dhe i kuptoi. - Sulejmani buzëqeshi me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë, që të të falënderoj për të mirat e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Gjithashtu, me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robve të Tu të mirë!” - Atij i pëlqyen shumë fjalët e milingonës dhe kujdesi i saj për popullin e vet. Subhanallah! Sa të mirë dhe me moral kanë qenë profetët e Zotit! Çuditeshin kur duhej dhe gëzimi i tyre ishte me masë. Asnjëherë nuk e kalonin masën e buzëqeshjes. I tillë ishte edhe Profeti ynë (a.s), që buzëqeshte dhe gjithmonë e shihje buzagaz. Të qeshurit me të madhe dhe me zë të lartë tregon mendjelehtësi dhe mangësi, si dhe një edukatë të ulët. Nga ana tjetër, të qëndruarit i vrenjtur dhe pa buzëqeshur kurrë është shumë e çuditshme dhe jo e këndshme. Ai tregon gjithashtu vrazhdësi morali dhe natyrë të ashpër. Profetët kanë qenë të ruajtur nga të tilla mangësi. Pastaj Sulejmani e falënderon Allahun për këtë mirësi që i pati dhuruar dhe tha: “O Zoti im! më jep forcë..." Pra, më frymëzo dhe më jep forcë e udhëzim që: "...të të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi..." Sigurisht që mirësitë ndaj prindërve janë mirësi edhe për fëmijën, për të cilat fëmija duhet të falënderojë Zotin. Kështu, Sulejmani u lut që Zoti t’i jepte frymëzim e forcë, që të mund të tregohej mirënjohës për mirësitë e besimit dhe mirësitë e dynjasë, që i kishte dhënë atij dhe prindërve të tij. Ai u lut gjithashtu dhe tha: "...dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen!" Pra, më jep forcë e sukses, më bëj të aftë që të bëj punë të mira, që Ti i do dhe je i kënaqur! Dhe dihet se Zoti kënaqet me ato punë që plotësojnë dy kushte: së pari, ato punë janë në përputhje me porositë e Tij dhe, së dyti, kryhen me sinqeritet dhe janë të pastra nga mangësitë dhe gjërat që i prishin ato. Pastaj u lut për mëshirë nga Zoti dhe për ta bërë prej besimtarëve të mirë, duke thënë: "Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robve të Tu të mirë!”. Mëshira e posaçme është bërë për të mirët, me gjithë gradat dhe nivelet e tyre. Ky ishte një shembull që na tregon reagimin e Sulejmanit, kur dëgjoi milingonën. Në vijim, Allahu i Lavdëruar na tregon një tjetër shembull dhe sjellje të Sulejmanit gjatë bisedës me zogjtë. - Ai bëri shikimin rreshtor të shpendëve e tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo, vallë, mungon?! - Kjo tregon për rigorozitetin e Sulejmanit në ndjekjen me përkushtim të çështjeve të ushtrisë, qofshin ato të vogla në dukje, qofshin të mëdha. Atij nuk i shpëtonte asgjë nga lëvizjet e ushtarëve të tij. Aq i vëmendshëm ishte, saqë nuk la pas dore edhe çështjen e kësaj pjesëtareje të vogël të ushtrisë, pupëzës. Ai tha: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo mungon?” Pra, shikoni a është prezent dhe në vendin e caktuar? A është e gjithë ushtria prezent apo mungon dikush? Ky është kuptimi i ajetit dhe jo siç thonë disa që nuk kanë asnjë argument dhe pretendojnë se Sulejmani pyeti për pupëzën sepse kishte nevojë që ajo t’i tregonte ku ishin burimet e ujit. Sipas tyre, pupëza mund të shohë ujin edhe nën tokën e ngjeshur dhe të fortë. Por ky mendim nuk ka asnjë argument ku të mbështetet. Madje argumentet logjike tregojnë për pavërtetësinë e saj. Sa për argumentin logjik, është e ditur nga përvoja dhe njohuritë e njerëzve se nuk ka ndonjë gjallesë që të arrijë të shohë poshtë shtresave të tokës. Nëse do të ishte kështu, do ta përmende Zoti, sepse kjo do të ishte nga shenjat më të mëdha dhe të veçanta. Ndërsa nga ajeti mund të themi se, nëse do të ishte e vërtetë ai pretendim, do të thuhej shprehimisht se Sulejmani kërkoi pupëzën që t’i tregonte për vendndodhjen e ujit. Por e vërteta është se Sulejmani kërkoi për pupëzën thjesht për të parë e kontrolluar ushtrinë e tij. Pastaj Sulejmani (a.s) nuk kishte nevojë që të pyeste dhe të priste ndihmën e një zogu për të gjetur ujë. Ai kishte në shërbimin e tij ifritë e shejtanë që mund t’i gërmonin e gjenin ujë, edhe sikur të ishte shumë thellë në tokë, mjaft që ai t'i urdhëronte. Gjithashtu, Allahu i kishte vënë në shërbim erën, që ishte shumë e shpejtë. Atëherë, si mund të kishte nevojë për pupëzën?! Në shumë tefsirë sillen të tilla shpjegime, që, në fakt, i marrin nga gojëdhënat e çifutëve, të ashtuquajtura israilijate, duke harruar dhe duke u treguar të pavëmendshëm që mund të bien ndesh me kuptimin e saktë të ajeteve. Kjo është shumë e keqe, sepse brezat i transmetojnë fjalët nga njëri tjetri, dhe kështu brezat pasardhës i mendojnë si të vërteta. Kështu mbushen tefsiret me fjalë të tilla të pabazuara. I dituri e di mirë se ky është një libër madhështor, që Zoti e ka sjellë në gjuhë arabe të pastër, nëpërmjet të cilit Zoti u foli të gjithë njerëzisë, si të diturve, ashtu edhe të paditurve dhe i urdhëroi që të meditojnë në kuptimet dhe kumtet e tij dhe t’i kuptojnë ato sipas rregullave dhe kuptimeve të sakta të arabishtes, që e kuptojnë arabët. Nëse dikush gjen fjalë nga popuj të tjerë, atëherë i kthen këto kuptime dhe i sheh nën dritën e kuptimeve të qarta të arabishtes. Nëse u përputhen atyre kuptimeve dhe nuk bien ndesh me to, pranohen. Por nëse bien ndesh me termat dhe kuptimet që ato sjellin, ose me njërin nga dy drejtimet, atëherë refuzohet, madje mund të dëshmohet për papranueshmërinë e tyre, sepse kemi një themel që e dëshmon këtë, që është gjuha arabe dhe kuptimet e saj. E rëndësishme, shkaku që Sulejmani e kërkoi pupëzën ishte përkushtimi dhe rregullsia e tij në kontrollin mbi ushtrinë e tij. Ai ishte aq i kujdesshëm saqë kontrollonte edhe një zog si pupëza kur thotë: “Përse nuk po e shoh pupëzën? Apo mungon? Mos, vallë, unë jam i pakujdesshëm dhe më shpëtoi, apo unë kam të drejtë dhe ajo ende nuk është rreshtuar, duke thyer urdhrin tim dhe duke vepruar pa lejen time?” Prandaj shprehu zemërim dhe e kërcënoi më pas për dënim, duke thënë: - Unë do ta dënoj atë ashpër ose do ta ther, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë (për mungesën) !” - Pra, ose do ta dënoj rëndë, ose do ta vras fare, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë për mungesën. Pra, ose do të më sjellë argument të qartë dhe të justifikueshëm për moskryerjen e urdhrit, ose e pret ky dënim. Kjo tregon ndër të tjera për drejtësinë dhe mosnxitimin e Sulejmanit. Ai nuk nxitohet që të kërcënojë me ndëshkim ata që thyejnë urdhrin e tij, por tregon se u jep mundësi që të arsyetohen. - Por nuk zgjati shumë dhe ajo (pupëza) erdhi. - Kjo tregon për respektin e madh të ushtarëve dhe se sa të kujdesshëm ishin ata për përmbushjen e urdhrave të Sulejmanit. Madje edhe pupëza, që ishte e justifikuar për vonesën e saj, nuk ia lejoi vetes të vonohej shumë, por erdhi me të shpejtë dhe i tha: - Unë isha në vende që ti nuk ke qenë... - Unë kam një informacion që ti nuk e di, me gjithë diturinë e gjerë dhe gradën tënde të lartë. - ...dhe vij nga Sebei me lajme të vërteta. - Po të sjell një lajm të sigurt nga Sebei, një mbretëri e njohur ne Jemen. Pastaj filloi t’i shtjellonte këtë lajm: - Atje pashë se ata i sundonte një grua. - Një grua ishte në krye të popullit të saj. Ajo ishte një grua e mençur që: - Asaj i ishte dhënë nga çdo gjë dhe kishte një fron madhështor. - Asaj i ishte dhënë gjithçka që mund të kishte një mbret, si pasuri, armë, ushtri, kështjella etj. Mes të tjerash, asaj i ishte dhënë: "...një fron madhështor." Froni i mbretërisë së saj ishte i jashtëzakonshëm. Madhështia e fronit tregonte madhështinë e mbretërimit dhe këshilltarët e shumtë. - Gjithashtu, pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. - Ata ishin popull idhujtar, që adhuronin diellin. - Shejtani ua kishte hijeshuar veprat në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga rruga... - Ata pandehnin se ishin në të drejtën. - ... kështu që ata nuk e kishin gjetur udhën e drejtë. - Sepse ai që mendon se është në të drejtën nuk ia hedh sytë asnjë ftese tjetër dhe nuk ka shpresë në udhëzimin e tij, derisa të mendojë seriozisht dhe me objektivitet. - (Shejtani i kishte mashtruar) Që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi. - Allahu i di të gjitha fshehtësitë në lartësitë e qiejve dhe thellësitë e tokës, edhe krijesat më të vogla, farat e bimëve dhe fshehtësitë e gjokseve e shpirtrave. Ai e nxjerr atë që fshihet në qiell dhe në tokë, duke lëshuar shiun dhe duke bërë farat e fshehura të mbijnë dhe të rriten. Allahu do të nxjerrë ato që fshihen në tokë kur t’i fryhet Surit Ditën e Ringjalljes dhe kur të vdekurit të dalin të gjithë dhe të llogariten e të shpërblehen sipas punëve të tyre. Ai e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi. - Është Allahu! Nuk ka zot tjetër (që e meriton të adhurohet) përveç Tij! Ai është Zoti i Fronit të Madh. - Vetëm Atij i duhet dedikuar adhurimi, dashuria e plotë, pendimi i sinqertë dhe dorëzimi. Ai është i Vetmi i Adhuruar për vetë cilësitë dhe përshkrimet e Tij të plota dhe absolute dhe për mirësitë e Tij të shumta, që e bëjnë detyrë mirënjohjen ndaj Tij dhe dashurinë e plotë për Të. Ai është Zoti i Fronit të madh, i cili është mbulesa e të gjithë krijimit të Zotit dhe ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Mbreti dhe Sunduesi me pushtetin madhështor, i Lartësuari dhe i Lavdëruari. Ai është Zoti i Vetëm, para të Cilit duhet të përulesh, t’i biesh në ruku dhe në sexhde. Kështu pupëza shpëtoi nga ndëshkimi duke i sjellë këtë lajm të madh. Sulejmani u çudit si nuk kishte patur informacion për këtë lajm. Duke treguar maturinë dhe kujdesin që të mos pranonte çdo lajm pa e vërtetuar, ai tha: - “Do të shohim shpejt, nëse ke thënë të vërtetën apo ke gënjyer! Shko me këtë letrën time dhe jepua tyre! Pastaj largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çfarë do të thonë!” - Pra, e ngarkoi me misionin e ri që të dërgonte atje letrën e tij dhe të shihte se si do të vepronin. Dhe ashtu veproi Pupëza. Atëherë, mbretëresha Belkisë i thotë rrethit të saj të ngushtë: - Ajo (mbretëresha) tha: “O fisnikë! Mua më ka ardhur një mesazh i rëndësishëm.” - Sapo më ra në dorë një mesazh i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm nga mbreti më i madh dhe më i njohur në botë. - Ai është prej Sulejmanit dhe (thotë): “Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.) - Pastaj sqaroi përmbajtjen e këtij mesazhi: - Mos ngrini krye kundër meje, por ejani të bindur në fenë e vërtetë!” - Mos ngrini krye kundër meje, por duhet të pranoni të jeni nën pushtetin Tim. Nënshtrohuni nën urdhrat e mi dhe të më vini si muslimanë. Një mesazh i shkurtër dhe i qartë në përmbajtjen e tij. I ndaloi nga arroganca dhe rebelimi, i ndaloi që të vazhdonin në gjendjen që ishin, i urdhëroi që të nënshtroheshin nën sundimin dhe urdhrat e Tij dhe të pranonin ftesën e tij në Islam. Nga kjo kuptohet se është e pëlqyeshme që letrat të fillohen me “ Bismilah” dhe të vendoset emri i autorit në fillim të mesazhit. - Ajo tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!” - Ngaqë ishte një grua e mençur dhe e urtë, ajo mblodhi të mëdhenjtë e mbretërisë së saj dhe tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!" Pra, më këshilloni çfarë përgjigje t’i japim këtij mesazhi? A të hyjmë nën mbretërimin e tij dhe të nënshtrohemi, apo si të veprojmë? - “Për asnjë çështje nuk kam vendosur pa ju (pa pëlqimin tuaj)!” - Kurrë nuk kam vendosur vetëm, pa marrë fillimisht mendimin, këshillimin dhe arsyetimin tuaj. - Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por vendimi të takon ty.” - Nëse vendos ta refuzosh urdhrin e tij, dije se ne jemi luftëtarë të sprovuar dhe të fortë. Me sa duket, ata anonin më shumë në këtë mendim që, nëse do të merrej për bazë do të shënonte fundin e tyre. Sidoqoftë, nuk e dhanë si një version përfundimtar, por e lanë të hapur mundësinë, duke thënë: - “Prandaj vendos se çfarë urdhri do të na japësh!” - Je ti ajo që vendos. - E thanë këtë, sepse ishin të bindur për urtësinë dhe mençurinë e Belkisës në vendimet që merrte. Pra mendohu dhe vendos me urtësi dhe qetësi se çfarë do të veprojmë. Kështu, ajo filloi t’u fliste dhe t’i bindte për saktësinë e mendimit dhe vendimit të saj, si dhe për rrezikshmërinë e mendimit të tyre. Ajo tha: - “Mbretërit – kur e pushtojnë një vend, e shkatërrojnë atë dhe i poshtërojnë fisnikët e atij vendi. Kështu veprojnë ata.” - Kështu veprojnë mbretërit kur hyjnë me luftë: ata vrasin, skllavërojnë dhe marrin pasuritë e njerëzve. Ata shkatërrojnë vendin dhe i shndërrojnë udhëheqësit në robër e të poshtëruar, prandaj vendimi për luftë nuk është shumë i urtë dhe i dobishëm. Gjithashtu, nuk kam për t’iu bindur atij menjëherë, derisa të zbuloj qëllimet e tij. Do të bëjmë edhe një lëvizje të fundit, që pastaj të jemi të qartë në çdo gjë që do të vendosim. Më pas. Belkisa zbuloi planin e saj të veprimit: - Po unë do t’i dërgoj atij një dhuratë të madhe dhe do të shoh se çfarë (përgjigje) do të më sjellin të dërguarit (e mi).” - Do të shoh, a do të vazhdojë me qëndrimin e tij të mëparshëm apo do të ndryshojë? Pastaj do të shohim edhe reagimin e ushtrisë së tij. Kështu, ajo i dërgoi Sulejmanit shumë dhurata, nëpërmjet një delegacioni me burra të mençur dhe të urtë nga rrethi i saj. - Kur (të dërguarit) shkuan te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua?! - Kur të dërguarit e mbretëreshës shkuan tek Sulejmani me dhuratat e saj Sulejmani e refuzoi i zemëruar, sepse ata nuk i qenë përgjigjur ftesës. Ai u tha: - Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve. - Këto dhurata nuk më bëjnë asnjë përshtypje, sepse ato që më ka dhuruar Allahu janë shumë më të mira se ajo që keni ju. - Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata! - Ju gëzoheni e mashtroheni me dhurata, sepse ju e doni këtë dynja. Ato që keni në duart tuaja janë shumë më të pakta se ato që Zoti më ka dhënë me bujarinë e Tij. Pastaj i dha korrierit këtë mesazh gojarisht, pa e shkruar, duke vërejtur se ishte i mençur dhe do ta përcillte me saktësi: - Kthehuni atje, - u tha të dërguarve - dhe të jeni të sigurt se ne do t’u shkojmë me ushtri të papërballueshme nga ata dhe do t’i dëbojmë prej andej të poshtëruar e të përulur! - Shko tek ata dhe jepu mesazhin e Sulejmanit. Ai i urdhëroi që të niseshin me në krye mbretëreshën e të vinin tek Sulejmani. Ai e dinte se atyre nuk u mbetej gjë tjetër veçse të vinin tek ai të dorëzuar. - Pastaj Sulejmani tha: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj (Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar?” - Ai u tha xhindëve dhe njerëzve që uleshin pranë tij: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj (Belkisës), para se ata të më vijnë të dorëzuar? Pra, të bëjmë diçka me pasurinë e tyre, para se të vijnë, sepse kur të bëhen muslimanë, pasuria e tyre do të jetë e paprekshme. - Ifriti, - një prej xhindëve - tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).”” - El-Ifrit është një xhind shumë i fortë dhe i shkathët. Ai tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. Unë kam fuqi të plotë për këtë (detyrë) dhe jam besnik (i sprovuar).” Në atë kohë Sulejmani ishte në Sham dhe për të shkuar në Jemen do t’i duhej dy muaj që të shkonte e dy muaj që të kthehej. Megjithatë, ky Ifrit jep fjalën që, megjithëse ishte një fron i madh dhe i rëndë: “unë do të ta sjell para se të ngrihesh nga ky vend në të cilin je ulur”. Zakonisht kuvendet mund të zgjasin 3-5 orë. Mendo pak për këtë mbret madhështor, që kishte në popullin e tij dikë me një forcë dhe aftësi të tilla të pashembullta! - Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” - Mufesirët kanë thënë se ai ishte një burrë besimtar dhe i ditur pranë Sulejmanit, që quhej Asif ibn Burhije. Thuhej se ai dinte emrin më të madh të Allahut, atë emër që, nëse e lusje Allahun me të, Ai të përgjigjej dhe nuk ta kthente duanë. Ky i tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” Pra, ai do ta luste Allahun me emrin e Tij më të madh dhe Ai do t’i përgjigjej. Si përfundim, ai e luti Zotin dhe e kreu atë detyrë. Allahu e di më mirë se si ndodhi. A ndodhi sepse dinte emrin e Allahut dhe iu realizua menjëherë ajo që kërkoi, apo ai kishte një lloj njohurie nga Libri nëpërmjet së cilës mund të transportonte pesha të rënda? E rëndësishme është që Sulejmani e pa atë fron madhështor para syve të vet. - Kur Sulejmani e pa atë (fron) para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” - Allahu dëshiron të më sprovojë, a do jem një besimtar i mirë e mirënjohës për dhuntitë e dhuruara nga Ai, apo një mohues, mosmirënjohës dhe arrogant, siç janë mbretërit tiranë të kësaj bote? Sigurisht, Sulejmani nuk ishte i vetëmashtruar nga pushteti dhe forca e madhe që i ishte dhuruar, por e kuptoi mirë dhe e lexoi si duhet gjendjen ku ndodhej. Ai ishte në sprovë nga Zoti dhe u frikësua se a do t’i jepte Atij hakun e falënderimit, mirënjohjes dhe lavdërimit Allahut? Pastaj ai qartësoi faktin se kjo lloj mirënjohjeje nuk i sjell asnjë dobi Allahut, por vetë njeriut që e ka: - Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet dhe kush është mosmirënjohës (ta dijë se), Zoti im është i Pasur e Bujar!” - Ai është El Ganij - i Pasuri, Jonevojtari për krijesat dhe punët e tyre. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe gjithçka ka nevojë për Të. Ai është El Kerim - Bujari me mirësi të shumta, mirësi që përfshijnë mohuesin dhe besimtarin, mirënjohësin dhe mosmirënjohësin. Pra, pa dyshim që mirënjohja për mirësitë e Tij sjell shtim të të mirave dhe mohimi i tyre sjell largimin e mirësive. - Pastaj tha: “Ndryshojeni fronin, që ta shohim a do ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton.” - I tha rrethit të tij që ta ndryshonin pamjen e fronit, duke shtuar ose hequr ndonjë gjë prej tij: "...që ta shohim a do (do të ketë mprehtësinë) ta dallojë atë, apo është njeri që nuk kupton. A është vërtet një mbretëreshë e urtë dhe e mprehtë apo është e pavëmendshme dhe jo në nivelin që thonë se është? - Kur ajo (Belkisa) erdhi, e pyetën: “I tillë është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” - Kjo përgjigje tregonte për mprehtësinë dhe urtësinë e Belkisës. Ajo nuk tha është “Ai është ”, sepse atij i ishin bëra disa ndryshime. Por edhe nuk tha që nuk ishte ai, sepse e njihte mirë fronin e saj. Kështu dha një përgjigje që i përmbante të dyja mundësitë. Sulejmanit i pëlqeu përgjigjja e kujdesshme e mbretëreshës dhe mençuria e saj në analizën e çështjeve. Më pas, duke shprehur edhe mirënjohjen për begatitë e mëdha që i kishte dhuruar Zoti, tha: - Neve na është dhënë dituria përpara kësaj... - Ne na është dhuruar udhëzimi, mençuria dhe strategjia për çdo çështje, para kësaj mbretëreshe. - ...dhe jemi besimtarë të nënshtruar (ndaj Zotit) . - Mbi të gjitha, na është dhuruar udhëzimi në besimin e pastër, që është baza e çdo mirësie. Por ka mundësi që këto fjalë të jenë të mbretëreshës Belkisë. Pra ajo tha: "Neve na është dhënë dija dhe informacioni për mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme që para këtij rasti që e pamë me sytë tanë, kur ai e solli fronin tonë nga ajo distancë e largët, prandaj dhe kemi ardhur si muslimanë të nënshtruar dhe të bindur. Ne pranojmë të jemi nën mbretërimin dhe pushtetin e Sulejmanit." Allahu i Madhëruar thotë: - Atë (Belkisën) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte përveç Allahut. - Ajo ishte vërtet një grua e zgjuar e urtë dhe e mençur, por e kishin penguar nga pranimi i Islamit ato besime të kota, që e largojnë dritën nga zemra për të dalluar. Me mendjen e saj ishte e aftë të dallonte të mirën nga e keqja, të drejtën nga kotësia, por kur besimet e kota të verbojnë zemrën, njeriu vazhdon në të kotën, derisa t’i vijë drita e të ndriçohet. - Ajo ishte nga një popull jobesimtar. - Prandaj edhe ajo kishte fenë e humbjes. Është shumë e vështirë për një njeri që të kundërshtojë gjithë popullin e vet që janë në humbje dhe kotësi, prandaj nuk është e çuditshme që ajo kishte fenë e tyre, sidomos kur nuk kishte shtytje nga e mira dhe ftesë të qartë drejt saj. Sulejmani (a.s) deshi që t’i tregonte Belkisës diçka prej pushtetit të tij, që ajo të kuptonte më mirë mbretërimin dhe pasuritë e mëdha që ai zotëronte. Ai e ftoi atë në sallonin madhështor të pritjes, i cili ishte shumë i gjerë dhe i lartë. Dyshemeja e tij ishte prej xhami dhe poshtë xhamit kishte ujë që lëvizte, prandaj të jepte përshtypjen se po shkelje mbi ujë. - Pastaj i thanë: “Hyr në pallat!”. Kur e pa atë (dyshemenë e kristaltë) , mendoi se ishte ujë (që dallgëzonte), prandaj i zbuloi kërcinjtë e saj (duke ngritur fustanin) . - Kur u fut brenda, Belkisa pandehu se po ecte mbi ujë, sepse dyshemeja ishte xham i kristaltë dhe mund të shihje ujin poshtë saj, që rridhte. Për këtë shkak, ajo ngriti rrobën, aq sazbuloi kërcinjtë e saj, për t’u ruajtur nga uji. Edhe kjo tregon për edukatën dhe maturinë e saj. Belkisa nuk refuzoi të hynte në pallat kur pa këtë gjendje, por me kujdes vijoi të ecte, sepse ajo e dinte mirë se ishte ftuar për ta nderuar. Ajo e dinte mirë se ky mbret madhështor kishte rregulluar çdo aspekt të pritjes së saj dhe asgjë e keqe nuk do të ndodhte. Kur ajo u fut në sallon, ai i tha: - “Ky është pallat i shtruar me pllaka xhami të lëmuara.” - Është dysheme prej xhami të lëmuar, prandaj nuk ka nevojë që të ngresh rrobën dhe të zbulosh këmbët. Kështu, kur pa ato çudira dhe mësoi rreth profetësisë së Sulejmanit, Belkisa u pendua dhe u kthye nga kufri, në besimin e pastër dhe të natyrshëm. Ajo tha: - “O Zoti im! Unë kam qenë vërtet e padrejtë ndaj vetes sime dhe tani, së bashku me Sulejmanin, po i dorëzohem Allahut, Zotit të Botëve!”. - Kjo është ajo që na ka treguar Allahu i Lartësuar rreth mbretëreshës së Sebeit dhe asaj çfarë ndodhi mes asaj dhe Sulejmanit. Ndërsa çdo zgjatim e hollësi tjetër rreth kësaj historie, që na vjen nga historitë e bijve të Izraeilit, nuk ka lidhje me tefsirin e Fjalës së Allahut. Ato informacione pranohen veçse nëse shoqërohen me argumente të sakta nga Sheriati i Zotit. Në fakt, të gjitha ato histori, ose shumica e tyre, nuk janë të bazuara në argumente të sakta. Këshilloj që të bëjmë shumë kujdes që të mos fusim këto histori të pasigurta në tefsirin e Librit të Allahut të Lartësuar. Në fund, Allahu e di më mirë.

Mus'haf Hape →
Rum 30:17–30:19 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - ‘I lavdëruar është Ai në qiej dhe në tokë!” - Ky lavdërim është mëse me vend. Allahu e meriton madhërimin e krijesave, për emrat dhe cilësitë e Tij …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto ajete janë tesbih (madhërim e përlëvdim), që Allahu i Lavdëruar i thur Vetes së Tij dhe një udhëzim për robërit e Tij, që ta lëvdojnë Atë me tesbih (Shprehja “subĥânall-llah”) dhe taĥmid (Shprehja “el ĥamdu li-llah”), në katër kohë të ditënatës, të cilat vazhdimisht zëvendësojnë njëra - tjetrën e që tregojnë për pushtetin e plotë dhe sundimin e gjerë të të Madhërishmit. - “Madhërojeni Allahun kur afron mbrë - mja dhe kur agon dita! ” - Bëjini tesbih dhe tahmid Zotit kur afron akshami dhe në kohën e sabahut, kur qielli fillon të zbar - dhet. Pasi përmendi këto dy kohë, i Madhë - ruari e lavdëron Veten e Tij duke thënë: - ‘I lavdëruar është Ai në qiej dhe në tokë!” - Ky lavdërim është mëse me vend. Allahu e meriton madhërimin e krijesave, për emrat dhe cilësitë e Tij absolute dhe Ai është i pastër e larg çdo mangësie. Ai është i lavdëruar për gjithçka që ka krijuar në qiej dhe në tokë. Më pas përmenden edhe dy kohë të tjera, kur njerëzit duhet ta madhërojnë, dëlirësojnë e lavdërojnë Allahun: - “Lavdërojeni Atë gjatë natës dhe gjatë ditës.” - Domethënë, gjatë natës, kur errësira ka mbuluar gjithçka; dhe gjatë ditës, kur dielli shkëlqen fort. I Lavdëruar, i Madhëruar, i Dëlirë dhe larg çdo mangësie është Ai që i krijoi këto, Ai që e bën ditën të ndriçojë dhe natën për prehje e qetësim, sikurse thuhet në Kuran: “Betohem për ditën, kur ajo e zbardh atë (Tokën), dhe për natën, e cila e mbulon atë” [Shems 3, 4]. Ose: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, dhe për ditën, kur ajo shkëlqen...”. [Lejl 1, 2]. Ose: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka.” [Duha 1, 2]. Ajete të tilla janë të shumta në Kuran. - “Është Ai që e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit ...” - Edhe këto fakte janë të ngjashme me ato të sipërpërmendurat. Ato i bashkon fakti që ato qëndrojnë përballë njëra -tjetrës dhe tregojnë për fuqinë absolute të Allahut në krijimin e gjërave të kundërta: jetës dhe vdekjes, dritës dhe errësirës, natës dhe ditës etj. Ai e nxjerr bimën nga një farë, dhe anasjelltas, nga bima bën që të dalin farat; Ai bën që veza të dalë nga pula dhe pula nga veza; Ai bën që njeriu të dalë nga një pikë lëngu dhe po Ai e bën që ky lëng të krijohet dhe të dalë nga njeriu; Ai bën që nga prindër mohues të dalin fëmijë besim - tarë dhe nga prindër besimtarë të lindin mohues (ose një besimtar të bëhet mohues dhe një mohues i besimit të bëhet besimtar). - “... dhe që e ngjall tokën pasi është shkretuar. Po kështu do të nxirreni të gjallë edhe ju .” - Ose siç thotë në ajetin tjetër: “Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat, nga të cilët ju hani. Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime (uji).” [Ja sin 33, 34]. Ose: “O njerëz! Nëse ju dyshoni në ringjalljen, atëherë (dijeni se) Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj sa një copë mishi e përtypur, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t'jua bërë të qartë (Fuqinë Tonë). Ne e bëjmë që të rrijë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar (për lindje). Pastaj Ne ju nxjerrim si foshnja (pastaj ju japim jetë) në mënyrë që të arrini moshën e pjekurisë. Ka prej jush që vdesin herët, e disa të tjerë jetojnë deri në pleqëri të thellë, aq sa të mos dijnë asgjë nga dija që kanë pasur. Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët) , mbufatet gjelbë - rohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme. Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit dhe se është Ai që ka fuqi për gjithçka. Nuk ka dyshim se Ora (Kijameti) do të vijë patjetër dhe Allahu do t’i ngjallë të gjithë ata që janë në varre (të vdekurit).” [Haxh 5 - 7]. Ose: “Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij. Kur erërat bartin re të mëdha, Ne i sjellim ato mbi një tokë të vdekur dhe atje e zbresim shiun, nëpërmjet të cilit bëjmë që të dalin nga të gjitha prodhimet. Kështu do t’i nxjerrim të vdekurit; kësisoj ju mund të kujtoni.” [Araf 57].

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:1–41:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ” - Kurani ka zbritur prej të Gjithëmëshirë - shmit, Mëshirëplotit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli “Ruhul Kudus” - Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar ata që besuan dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për mysli - manët.” [Nahl 102]. Ose: “Pa dyshim, ky (Kurani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde, për t’u bërë paralajmërues, me një gjuhë të kulluar arabe. Pa dyshim, ai është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.” [Shuara 192 - 196]. - “Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi ...” - Janë shtjelluar qartë kuptimet dhe ligjet e tij të drejta. - “... një Kuran në arabisht ...” - Kurani është i qartë dhe i shtjelluar. Termat e tij janë të kuptueshme dhe jo të ngatërruara apo të pakuptueshme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Elif, Lam, Ra . Libër, ajetet e të cilit u zbritën plot urtësi dhe pastaj u shtjelluan nga ana e Atij që është i Urtë e i Gjithëditur.” [Hud 1]. Domethënë, Kurani është mrekulli qoftë në termat e tij, qoftë në kuptimet që përcjell. I Madhëruari thotë, gjithashtu: “Atij (Kuranit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fusilet 42]. - “... për njerëzit që kuptojnë ...” - Në fakt, ata që e njohin qartësinë e këtij libri janë dijetarët, ata të thelluarit në dituri. - “Që jep sihariqe dhe paralajmërime ...” - Ai është përgëzues, sjellës i lajmeve të mira për besimtarët, por edhe paralajmërues dhe kërcënues për mohuesit. - “... por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë.” - Shumica e kurejshëve nuk e kuptojnë, me gjithë shpjegimet e qarta dhe madhështinë e tij. - “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton ...” - Zemrat tona janë të mbuluara, kanë mbulesë. - “... veshët tanë janë shurdhuar keq ...” - Veshët na janë shurdhuar, prandaj nuk mund ta dëgjojmë mesazhin, që ti ke sjellë besnikërisht nga Zoti. - “... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde.” - Domethënë, tek ne nuk vjen asgjë prej atyre që ti përcjell. - “Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! ” - Ti puno sipas rrugës tënde dhe ne sipas rrugës tonë, pa të ndjekur nga pas. Imami dhe dijetari i njohur Abd Ibn Humejd sjell në Musned-in e tij hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që tregon se: 2309. njëherë, kurejshët u mblodhën dhe thanë: “Shihni se cili është më i dituri në fushën e magjisë, fallit dhe në fushat e tjera dhe të shkojë tek ai burrë, i cili po na përçan dhe po prish unitetin tonë. Ai po trazon çështjet tona dhe përflet fenë tonë. Le të shkojë dhe të flasë me të dhe të shikojmë se çfarë përgjigje do të japë!” Njerëzit thanë: “Nuk njohim ndonjë më të ditur se Utbeh Ibn Rabiah.” Kështu, shkuan dhe i thanë atij: “O Ebu Uelid! Shko tek ai dhe na trego!” Dhe Utbeh shkoi dhe i tha P rofetit ﷺ“ : O Muhamed! Ti je më i mirë apo Abdullahi?” Profeti heshti. Ai vazhdoi: “Ti je më i mirë apo Abdul Mutalibi?” Profeti i Allahut sërish heshti. Ai vazhdoi: “Nëse mendon se këta që të përmenda janë më të mirë se ty, atëherë dije se ata kanë adhuruar të njëjtët idhuj, që ti i përflet. Por, nëse pretendon se ti je më i mirë se ata, atëherë fol, që ta dëgjojmë fjalën! Betohem në Allah se nuk kemi parë e dëgjuar kurrë njollosje më të madhe për popullin tonë, se shfaqja jote dhe ajo që ke sjellë ti. Ti prishe unitetin tonë, trazove çështjet tona, përfole fenë tonë dhe na turpërove mes gjithë arabëve, aq sa mes njerëzve ka filluar të përflitet se në mesin e kurejshëve është një magjistar ose fallxhor. Betohem në Zot se tashmë nuk presim gjë tjetër, veçse të dëgjojmë një britmë, si britma e dhimbjeve të gruas gjatë lindjes, dhe të brofim e të ngrejmë shpatat kundër njëri-tjetrit, derisa të shfarosemi që të gjithë. O burrë! Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë kemi për të mbledhur pasuri që të gjithë dhe ti të bëhesh kurejshi më i pasur ndër ne. Nëse dëshiron të martohesh, ja ku po të them se mund të zgjedhësh cilën grua kurejshe që të dëshirosh, madje do të martojmë me dhjetë të tilla.” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “A mbarove? ” Ai tha: “ Po .“ Atëherë Profeti i Allahut vijoi të lexojë fillimin e sures Fussilet (13 ajetet e para): Me emrin e Allahut, të Gjithmë - shirshmit, Mëshirëplotit! Ha, Mim. K jo është Shpallje prej të Gjith mëshirshmit, Mëshirëplotit. Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi; një Kuran në arabisht, për njerëzit që kuptojnë, që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj përqendrohuni në rrugën drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër. Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër ditëve vendosi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur. Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." [Fussilet 1 - 13]. Atëherë, Utbeja tha me ngut: “Mjaft! Nuk ke gjë tjetër veç kësaj?” – “Jo”, - i tha Profeti i Allahut: Atëherë, ai u kthye tek kurejshët, të cilët e pyetën: “Çfarë do të na tregosh?” Ai tha: “Nuk lashë gjë, të cilën mendova se ju do t’ia thoshnit, pa ia thënë atij njeriu.” - “A more ndonjë përgjigje?” - “Po”. - “A kuptove gjë nga ajo që të tha?” - “Jo, betohem në atë që ndërtoi Tokën dhe qiejt, nuk kuptova asgjë nga ato që ai tha, përveç se ai ju kërcënon me një rrufe, njëlloj si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Ata i thanë: “Ah, more i mjerë! Ai të foli arabisht, kurse ti nuk e di se çfarë të tha?!” Ai tha: “Jo, për Zotin, nuk kuptova asgjë nga ajo që tha, përveç rrufesë, që përmendi.” Këtë e ka transmetuar El Hafidh Ebu Ja’ala el Meu - silij në Musned-in e tij, pothuajse njëlloj si ky transmetim. Po këtë ka sjellë edhe El Begaviju në Tefsir-in e tij, me sened nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ky variant është i ngjashëm deri tek ajetet kuranore, me shtojcën: 2310. “... Atëherë, Utbeja vuri dorën mbi gojën e Profetit ﷺ , duke iu përgjëruar që të ndalonte. Pastaj u kthye tek familja e vet, pa vajtur te kurejshët. Për disa kohë nuk i takoi ata, duke qëndruar i veçuar e i fshehur. Për këtë arsye, Ebu Xhehli tha: “O kurejshë! Besoj që Utbeja ka tradhtuar fenë tonë, për të pasuar Muhamedin! Me sa duket, i pëlqeu ushqimi i tij ... Mendoj se e ka bërë ngaqë ka patur ndonjë nevojë, prandaj ejani të shkojmë tek ai!” Atje, Ebu Xhehli i tha Utbes: “ O Utbeh! Përse na je shmangur? Mendoj se ti po na shmangesh për shkak se ke braktisur fenë tënde, për të pranuar fenë e Muhamedit dhe, me sa duket, të ka pëlqyer ushqimi i tij. Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë do të mbledhim për ty të gjithë pasurinë tonë, që të mos kesh nevojë për ushqimin që të ofron Muhamedi.” Utbeja u zemërua nga këto fjalë thumbuese dhe u betua që nuk do t’i fliste Muhamedit kurrë. Pastaj tha: “Ju e dini shumë mirë që unë jam ndër më të pasurit e kurejshëve, por kur unë shkova dhe i fola, ai m’u përgjigj me diçka, për të cilën betohem në Zot se nuk është vjershë, as fall dhe as magji.” Pastaj lexoi suren, deri tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Këtu ia mbylla gojën me dorë dhe iu luta që të ndalonte. Ju e dini mirë se kur Muhamedi thotë diçka, kurrë nuk gënjen, prandaj pata frikë se do të zbriste mbi ju ndonjë ndëshkim nga Zoti.” Ndërsa në rivajetin e sjellë nga Muhamed Ibn Is’haku thuhet: 2311. “... Ç’lajme na ka sjellë, o Ebu Uelid?” Ai iu përgjigj: “Unë dëgjova një fjalë dhe, për Zotin, po ju them se nuk kam dëgjuar kurrë diçka të ngjashme me të. Për Zotin, ajo fjalë nuk është magji, as poezi dhe as fall. O kurejshë! Dëgjoni këshillën time! Lëreni atë burrë në çështjen e tij, distancohuni prej tij dhe ju betohem në Zot se, me ato fjalë që dëgjova prej tij, ai do të bëjë histori. Nëse e luftojnë arabët dhe i japin fund, atëherë i keni larë duart me të, pa qenë e nevojshme të luftoni vetë. Nëse ai fiton mbi arabët, atëherë sundimi, pasuria dhe mbretërimi i tij është edhe mbretërimi juaj. Krenaria e tij është edhe krenaria juaj dhe ju do të jeni njerëzit më të lumtur me të.” Por ata i thanë: “Për Zotin, të paska magjepsur me gjuhën e tij, o Ebu Uelid!” Kurse ai ua ktheu: “Ky është mendimi im, por ju bëni çfarë të doni.”

Mus'haf Hape →
Tegabun 64:1–64:4 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Vetëm Allahu madhërohet me përlë - vdim (tesbih) nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.” - Kjo është surja e fundit që fillon me fjalët: “ Sebeĥa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vetëm Allahu madhërohet me përlë - vdim (tesbih) nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.” - Kjo është surja e fundit që fillon me fjalët: “ Sebeĥa lil -lâhi ...” - Vetëm Allahu madhërohet me përlë - vdim (tesbih) nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.” Këto sure quhen “ el musebbiĥât”, pra, suret që fillojnë me tesbih. Për tesbi-ĥun, që bëjnë krijesat për Krijue - sin e tyre, i Cili është Mbretëruesi, Pronari e Sunduesi i gjithçkaje, kemi folur edhe më herët. Allahu i Madhëruar thotë në vijim: - “Vetëm Atij i përket i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon lavdia!” - Ai është i Vetmi që vepron e administron çështjet e krijesave të Tij. Ai është i lavdëruar e madhëruar për gjithçka që ka përcaktuar, si ligjet e ekzistencës dhe funksionimit të saj. - “Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Ajo që Ai dëshiron të ekzistojë, ajo ekziston pa asnjë pengesë. Askush nuk mund ta shmangë apo ndalojë atë që Ai dëshiron të ekzistojë. Ndërsa ajo që Ai nuk dëshiron të ekzistojë, ajo kurrsesi nuk mund të ekzistojë. - “Është Ai që ju krijoi, ndërkohë që disa prej jush janë mohues dhe disa janë besimtarë.” - Ai është i vetmi Krijues. Është Ai që ju krijoi e formoi në këtë pamje e fizionomi. Ashtu siç dëshiron Ai që të jeni, ashtu do të jetë. Ai lejoi që mes jush të ketë besimtarë, por edhe mohues të besimit. Ai mbikëqyr dhe është i gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin dhe dritën, përku - ndër atyre që meritojnë humbjen dhe errësi - rën.145 Allahu është Ai që do të bëjë ndarjen e tyre, sipas veprave të secilit. - “Allahu sheh çdo veprim tuajin.” - Ai mbikëqyr dhe i di veprat e robërve dhe ka për të shpërblyer gjithësecilin, pa as më të voglën padrejtësi. - “Ai krijoi qiejt dhe Tokën për të vërte - tën.” - Allahu krijoi qiejt dhe Tokën për një të vërtetë të madhe me me një urtësi të paanë. Ai i krijoi krijesat me një qëllim madhështor. - “Ai ju dha pamjen që keni dhe këtë pamje jua bëri të hijshme.” - Ai e përkreu krijimin dhe pamjen tuaj. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “O njeri! Ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar i Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, të dha formën që Ai dëshiroi?” [Infitar 6 - 8] Gjithashtu: “Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim e qiellin çati. Ai ju dha formë. Ai e përkreu formën tuaj dhe ju begatoi me të mira. I tillë është Allahu, Zoti juaj. I Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [Gafir 64]. - “Vetëm tek Ai është kthimi juaj.” - Vetëm tek Allahu është përfundimi dhe kthimi i të gjitha krijesave. Askush nuk mund t’i shmanget apo fshihet këtij kthimi. - “Ai e di çfarë ka në qiej e në Tokë, di atë që ju fshihni dhe atë që e shfaqni ha - pur. Allahu di edhe çfarë fshihni në kra - haror.” - Në këtë ajet, i Lartësuari na tre - gon për dijen e Tij gjithëpërfshirëse, së cilës nuk i shpëton asgjë, qofshin krijesat qiellore dhe tokësore, qofshin edhe të fshehtat e shpirtrave. Ai di me hollësi për gjithçka.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:83–3:85 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu, ndërkohë që Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu, ndërkohë që Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë, me vullnet apo me detyrim? - Allahu i Lartësuar, i Pastër dhe i Dëlirë i kërcënon të gjithë ata që kërkojnë tjetër fe, veç fesë islame. Islami është feja të cilën Allahu i Lartësuar e shpalli përmes librave të Tij dhe me të cilën dërgoi profetët dhe të dërguarit e Tij. Kjo është feja e cila udhëzon në adhurimin e Allahut si një të vetëm dhe të pashoq, në adhurimin e Atij të Cilit i janë dorëzuar dhe nënshtruar gjithçka që është në qiell dhe në tokë, me vullnet apo pa vullnet, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.” [Ra'd 15]. Kështu, besimtari i vërtetë i është dorëzuar Allahut të Lartësuar me zemrën, shpirtin dhe me gjithë qenien e Tij, ndërsa mohuesi i është dorëzuar e nënshtruar Allahut në zbatimin e ligjeve dhe përcaktimeve të Tij në këtë dynja; pra, ai është gjithsesi nën kontrollin, sundimin dhe pushtetin e Allahut të Lartësuar. Pushteti i Allahut është madhështor dhe absolut mbi gjithçka. Askush nuk mund të dalë kundër apo edhe ta pengojë sundimin, pushtetin dhe urdhrin e Zotit të Lartësuar. Uekiu ka sjellë në Tefsir-in e tij një koment të Muxhahidit për ajetin: “...Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë. " Ai ka thënë: “Kjo i ngjan fjalës së Allahut, kur thotë: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!”. [Lukman 25]. Është thënë se kjo ndodhi në kohën kur Allahu i Lartësuar u mori premtimin për ta njohur e adhuruar Atë si një e të vetëm. Kështu ka thënë Ibn Abasi.” Në vazhdim, Allahu i Lartësuar thotë: - Dhe tek Ai të gjithë do të kthehen të gjithë. - Ditën e Premtuar do të kthehen të gjithë tek Allahu i Madhëruar, i Cili do ta shpërblejë gjithësecilin sipas veprave që ka bërë. Pastaj i Madhëruari thotë: - Thuaj: “Ne besojmë Allahun, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve, atë që iu dha Musait dhe Isait dhe të gjithë profetëve nga Zoti i tyre...” - Ne e besojmë atë që na është zbritur neve, që është Kur 'ani, por besojmë edhe: “...atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve.” El Esbât quhen fiset e bijve të Izraelit ose 12 fiset pasardhëse të Jakubit. Ne besojmë gjithashtu dhe “...atë që iu dha Musait dhe Isait...”, domethënë, Teuratin dhe Ungjillin. Ne besojmë edhe atë që iu shpall “...të gjithë profetëve nga Zoti i tyre.” Kjo përfshin të gjithë profetët që ka dërguar Zoti. - Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar. - Madje, përkundrazi, ne i besojmë të gjithë ata dhe i pranojmë si profetë dhe shpalljet e tyre. Kështu, besimtarët e këtij umeti besojnë në çdo profet dhe në çdo libër që e ka zbritur dhe shpallur Allahu i Lartësuar. Ata nuk mohojnë asnjë prej këtyre profetëve dhe librave. Ata e pranojnë si të vërtetë çdo shpallje të zbritur nga Allahu dhe të gjithë profetët i pranojnë si të sinqertë dhe besnikë të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar i dërgoi ata ndër njerëz, me dritë dhe udhëzim të qartë. - E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe në botën tjetër ai do të jetë nga të humburit. - Kush ndjek rrugë tjetër, përveç rrugës dhe ligjit që Zoti solli përmes Shpalljes, atij nuk ka për t’iu pranuar. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: “...dhe në botën tjetër ai do të jetë nga të humburit.” Gjithashtu, Profeti ﷺ ka thënë në një hadith të saktë: 514 “Ai që punon një punë e cila nuk është sipas fesë tonë (nuk është pjesë e fesë sonë), ajo është e refuzuar (e papranueshme).”

Mus'haf Hape →
Furkan 25:17–25:20 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… me Të. Ky është shpëtimi i madh.” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve dhe idhujve të tyre në Ditën e Kijametit. Idhujt do të distancohen prej idhujtarëve, ndërsa këta të fundit do të shohin kotësinë e idhujtarisë së tyre. I Lartësuari thotë: - Ditën kur Ai do t’i tubojë ata dhe idhujt, që ata adhuruan veç Allahut, do t'u thotë (idhujve): “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë)?” - Ajo është dita kur Zoti do t’i tubojë së bashku idhujtarët, të cilët kanë mohuar shpalljet dhe nuk kanë pranuar t'u binden profetëve të Tij. Por atë ditë, Ai do të tubojë së bashku me idhujtarët, edhe idhujt që ata kanë adhuruar. Allahu do t’u drejtohet me disa fjalë idhujve, por që në fakt janë fjalë trishtuese që u drejtohen idhujtarëve: “A ju qetë ata që i udhëzuat robërit e Mi që t’ju adhurojnë, apo ata vetë e braktisën rrugën (e drejtë) ?” Pra, mos, vallë, i urdhëruat ju ata që t’ju adhuronin? Ju i nxitët apo ata e bënë vetë, me dëshirën e tyre? Atëherë, ata që adhuroheshin do të distancohen nga kjo padrejtësi e madhe dhe do të thonë: - Ata do të përgjigjen: “Lavdia qoftë për ty! – Ata e lavdërojnë dhe e dëlirësojnë Allahun kundër shirkut që kanë bërë idhujtarët dhe distancohen nga një vepër e tillë. - Kurrë nuk do të parapëlqenim që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër,... - Kurrë nuk do t’ia lejonim vetes të merrnim mbrojtës, mik e ndihmë tar tjetër, veç Teje, o Zot! Ne nuk njohim zot tjetër që të meritojë ta adhurojmë, t’i mbështetemi dhe t’i lutemi, përveç Teje! Duke qenë se ne nuk adhurojmë asnjë dhe asgjë veç Teje dhe përderisa nuk i mbështetemi e as i lutemi e kërkojmë ndihmë askujt tjetër veç Teje, atëherë si mund të urdhërojmë të tjerët për një padrejtësi të tillë?! Kjo kurrë nuk mund të ndodhë dhe Ti je shumë i madhëruar dhe i dëlirë që të mund të zgjedhim ndonjë tjetër si të adhuruarin e kujdestarin tonë. Ky i ngjan ajetit tjetër: “ Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im) ! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. " [Maide 116 – 120]. Ose: "Ditën kur Ai do ti tubojë ata të gjithë do t'u thotë melekëve: “Këta janë ata që ju adhuronin juve?” Ata (melekët) thonë: “I dëlirë je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, dhe je i pastër nga ajo që ata thonë! Por ata adhuronin xhindet dhe shumica e tyre besonin në ta”. Sot nuk keni gjë në dorë t’i bëni dobi e as dëm njëri - tjetrit. Atyre që ishin zullumqarë do t'u themi: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!” [Sebe'e 40 – 42]. Pasi rrëfehen se janë të pastër nga idhujtaria dhe që nuk kanë lidhje me ftesën e njerëzve në këtë padrejtësi, ata përmendin shkakun e vërtetë të idhujtarisë së atyre të mjerëve: - ... por Ti i begatove me të mira ata dhe të parët e tyre... – Ata u zhytën në kënaqësitë e kësaj bote, të shfrenuar në përmbushjen e epsheve dhe kënaqësive të tyre tokësore. Aq shumë u përhumbën në këto kënaqësi saqë: - dhe ata i harruan paralajmërimet e tua... - Ata ishin tërësisht të përhumbur në kërkimin e kënaqësive të kësaj dynjaje, ishin dehur me përmbushjen e epsheve, saqë e harruan ahiretin dhe e shitën atë për të blerë dynjanë. Ata u bënë, ashtu siç thotë Zoti: - ... dhe u bënë popull i shkatërruar.” - Ata u bënë " kaumen bura " - njerëz të këqinj, në të cilët nuk ka asnjë grimë mirësie dhe të cilët nuk meritojnë dhe as janë të denjë për ndonjë të mirë. Ata vlejnë dhe meritojnë veçse shkatërrimin e dëshpërimin. Në këto ajete përmendet shkaku që i pengon ata nga pasimi i udhëzimit të Zotit, e që është kënaqësia e tepruar me stolitë e kësaj bote. Është përmendur edhe një pengesë tjetër për mospërqafimin e udhëzimit të Zotit: fakti që ata janë njerëz që nuk kanë mirësi në shpirt. Ata pranojnë veçse ligësinë dhe e refuzojnë me forcë mirësinë. Kështu, me këto dy shkaqe, çdo lloj sherri e shkatërrimi që të të vijë ndër mend, ke për ta gjetur tek ata të mjerë. Më pas, Allahu i Madhëruar u drejtohet idhujtarëve dhe u thotë: - “Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju, – Ata u distancuan nga pretendimi juaj se ata ju kishin urdhëruar që t’i adhuronit apo se ata ishin të kënaqur me idhujtarinë tuaj. Ata dëshmuan se ju gënjeni kur pretendoni se ata ishin ndërmjetësit tuaj tek Zoti. Ata i mohojnë të gjitha këto gënjeshtra tuaja dhe tashmë janë armiqtë tuaj më të ashpër, ndërsa për ju është bërë i meritueshëm dënimi i Zotit. - ...dhe tashmë ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as do të ndihmoheni.” - Vetë nuk mund të gjejnë shpëtim duke ofruar kompensim, por nuk do të gjejnë as ndonjë ndihmës, që t’i shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit. Ky është dënimi për pasuesit e verbër të së kotës, të zhytur në injorancë, që refuzojnë shpalljet dhe dritën e Zotit. Ai është dënimi më i keq dhe përfundimi më i dhembshëm. Atëherë, çfarë mund të mendohet për atë kategori që jo vetëm ndjekin verbërisht të kotën, por refuzojnë me arrogancë të vërtetën, edhe pasi e kanë njohur atë, madje edhe pengojnë të tjerët nga kjo e vërtetë?! Për këta, Allahu i Madhëruar thotë: - Dhe cilido prej jush që bën padrejtësi, Ne do t'i japim një dënim të madh. – Atij që e braktis të vërtetën me inat dhe arrogancë: "Ne do t’i japim një dënim të madh." Askush nuk mund ta përshkruajë dhe tregojë deri ku shkojnë dhimbjet e dëshpërimi. Duke u dhënë përgjigje mohuesve të Shpalljes, Allahu i Madhëruar thotë: - Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. – Ata më përpara thoshin: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?! Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?! Të padrejtët thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur." [Furkan 7, 8]. I Madhëruari nuk i ka bërë profetët të tillë që të mos hanë ushqim dhe nuk i ka bërë ata melekë. Edhe ti, o Muhamed, je si të gjithë profetët para teje. Ndërsa për sa i përket varfërisë dhe pasurisë, ata janë sprovë për njerëzit dhe është urtësia e Zotit që vendos për të, siç thotë i Madhëruari: - Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri - tjetrin:... – Kështu, profetët ishin sprovë për ata ku dërgoheshin. Ata nxirrnin në pah të bindurit nga të pabindurit. Nga ana tjetër, profetët vetë, Zoti i sprovoi duke i urdhëruar që të ftojnë krijesat në rrugën e drejtë. I pasuri është sprovë për të varfërin dhe i varfëri është sprovë për të pasurin. Në këtë mënyrë, sprovohen të gjitha krijesat me njëra tjetrën. Kjo botë është vendi i sprovës dhe belave. Qëllimi i të gjitha këtyre sprovave është që të duket shkalla e durimit. Ai thotë: - ... A do të jeni të durueshëm? – A do të jeni të durueshëm e këmbëngulës dhe të plotësoni me përkushtim e përpikmëri detyrat tuaja, që Zoti ju ka ngarkuar, dhe kështu Ai t'ju shpërblejë? Apo nuk do të bëni durim, dhe kështu të meritoni ndëshkimin? - Allahu është Ai që sheh çdo gjë. – Ai i di mirë çdo gjendje tuajën, prandaj dhe Ai zgjedh dhe i dallon ata të cilët e meritojnë dhe janë të duhurit për të mbartur Shpalljen e Tij. Ai i di mirë edhe veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Nëse keni bërë vepra të mira, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni bërë të liga, ato do të merrni si dënim.

Mus'haf Hape →
Nebe 78:6–78:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Ne Tokën të përshtatshme për ju,...” - Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i pyet njerëzit: A nuk ju kam dhuruar gjithë këto mirësi, që ju të gjykoni për madhështinë Time dhe të më jeni mirënjohës?! - “A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme për ju,...” - Allahu i Lartësuar e krijoi Tokën dhe e shtroi atë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë dhe të përfitojnë lehtë prej saj. Në të mund të mbillet, të ndërtohet, të hapen rrugë dhe të lëvizet normalisht, për të kërkuar mirësitë që Zoti ka vendosur tek ajo. - “...Dhe malet shtylla?” - Allahu i Lartësuar i ka bërë malet si shtylla, që ta mbajnë Tokën të lidhur e të qëndrueshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ka bërë Tokën të përshtatshme, për një jetë normale. Jo vetëm kaq, por, me pamjen madhështore të maleve, Allahu i Lartësuar e ka bërë edhe më të bukur Tokën, ku ne jetojmë. - “Ne ju krijuam në çifte.” - Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri -tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra - tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre. - “Dhe gjumin jua bëmë për pushim. ” - Pra Allahu i Lartësuar e bëri gjumin si qetësim dhe çlodhje për ne nga gjithë ato angazhime dhe vepra të ngarkuara gjatë ditës, që nëse do të ishin të vazhdueshme do të na dëmtonin dhe lodhnin shumë, fizikisht dhe shpirtërisht. - “Natën jua bëmë mbulesë, dhe ditën gjallërim (për të punuar) .” - i Gjithëmëshirshmi e ka bërë natën dhe gjumin si mbulesë për njerëzit, që të qetësojë e çlodhë trupin e mendjen e tyre. Ndërsa ditën Ai e bëri për aktivitet, për të kërkuar mirësitë e Tij. I lavdëruar qoftë i Lartësuari, për mirësitë e tij të panumërta! - “Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë,..” - Allahu i Lartësuar ka ndërtuar sipër nesh shtatë qiej madhështorë dhe të fuqishëm. Është i Plotfuqishmi që i mban ato në atë rregull aq preciz, që të mos shkatërrohen. Përveçse si mburojë për tokën, i Madhëruari e ka bërë qiellin me shumë mirësi, që janë të domosdoshme për jetën në Tokë. Një nga këto mirësi jetike për Tokën është edhe Ndriçuesi, pra, Dielli, të cilin i Lartësuari e përmend në mënyrë të veçantë: - “...dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh.” - Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Diellin me dy cilësi të tij, pa të cilat jeta në planetin Tokë do të ishte e pamundur: ai është ‘ sirâxh’ - ndriçues dhe ‘uehhâxh’ - ngrohës. Pa dritën dhe ngrohtësinë e Diellit dhe pa mijëra e mijëra kushte të tjera, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Mos, vallë, të gjitha këto janë mbledhur rastësisht në këtë planet?! - “Prej reve lëshojmë shi të bollshëm,...” - Me rregullin e mrekullueshëm, sipas të cilit funksionon kjo gjithësi, Allahu i Lartësuar ka mundësuar që, nga retë të bjerë shi, të cilin i Gjithëmëshirshmi e ka përshkruar si ‘thexh-xhâxhâ’, pra, të bollshëm. Jo vetëm kaq, por Ai e lëshon shiun me formën më të dobishme për krijesat. Çfarë do të ndodhte nëse shiu do të binte mbi tokë dhe mbi krijesat vetëm me vrull e forcë?! - “...që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë (foragjere) edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.” - Nëpërmjet shiut, i Lartësuari u jep jetë, në mënyrë të veçantë, drithërave, si: grurit, elbit, misrit, orizit etj., që janë ushqim kryesor për njerëzit, po ashtu edhe të gjithë bimëve të tjera, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si ushqim të domosdoshëm për kafshët. Me ujin e shiut, gjithashtu, rriten pemët, çelin frytet e tyre dhe gjelbërojnë kopshtet e pyjet. Atëherë, duke qenë se Allahu i Lartësuar ju ka falur të tilla begati e mrekulli, si është e mundur që ju e mohoni dhe nuk tregoni mirënjohje ndaj Tij? Si është e mundur që ju ta quani të gënjeshtërt lajmin e Tij rreth vërtetësisë së Ditës së Gjykimit, të cilin Ai e ka sjellë nëpërmjet profetëve të Tij?! Si është e mundur që, duke shfrytëzuar mirësitë dhe begatitë e dhuruara prej Tij, ju të bëni gjynahe apo të tregoheni arrogantë dhe mospërfillës ndaj urdhrave të Tij?!

Mus'haf Hape →
Furkan 25:61–25:62 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “I madhëruar është Ai i Cili vendosi në qiell yjet ...” - Allahu i Lartësuar e lavdëron Veten e Tij në lidhje me bukuritë që ka krijuar në qiej dhe në Tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “I madhëruar është Ai i Cili vendosi në qiell yjet ...” - Allahu i Lartësuar e lavdëron Veten e Tij në lidhje me bukuritë që ka krijuar në qiej dhe në Tokë. Në qiej, Ai ka vendosur yjet ( el buruxh ) madhështorë. Kështu e ka shpjeguar Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, Katadja etj. Thuhet, gjithashtu, se el buruxh quhen kështjellat e ruajtësve të qiellit, siç është transmetuar nga Aliu, Ibn Abasi dhe të tjerë. Megjithatë, mendimi i parë është më i dukshëm dhe i pranueshëm. Veç nëse themi se pikërisht yjet madhështore janë kështjellat e ruajtësve të qiellit, që gjuajnë shejtanët me shkëndija të zjarta, dhe kështu bashkohen në harmoni dy shpjegi - met, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Qiellin e dynjasë, Ne e kemi zbukuruar me kandilë (yje), që i kemi bërë gjuajtës kundër shejtanëve, ndaj të cilëve kemi përgatitur dënimin me zjarr të ndezur fort.” [Mulk 5]. - “... vuri atje Diellin dhe Hënën e shndritshme.” - Siraxh është dielli, ndri - çues dhe burim ngrohtësie, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë qiej të fortë dhe kemi vënë një Ndriçues që ngroh.” [Nebe’ 13]. Ndërsa Kameran munira është Hëna ndri - çuese. Ajo ka tjetër ndriçim, të ndryshëm nga ai i Diellit, siç thotë Allahu i Madhë - ruar: “Është Ai që Diellin e bëri shndritës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj...” [Junus 5]. Ose në fjalët që Nuhu i drejtoi popullit të tij: “A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej, palë-palë, dhe në ta, Hënën e bëri dritë e Diellin e bëri ndriçues?” [Nuh 15 - 16]. Ndërsa në vijim, i Lartësuar i thotë: - “Është Ai që krijoi natën dhe ditën, që ndjekin njëra -tjetrën ...” - Ato zëvendë - sojnë njëra-tjetrën kohë pas kohe dhe kurrë nuk e ndërpresin këtë proces, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin, dhe bëri për ju natën dhe ditën.” [Ibrahim 33]. Ose: “... Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [Araf 54]. Ose: “As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja sin 40]. - “... për këdo që dëshiron të mendojë a dëshiron të jetë mirënjohës. ” - Allahu i Lartësuar i bëri që ato të zëvendësojnë pa ndalesë njëra -tjetrën, në mënyrë që kjo të shërbejë si llogaritje e kohës për krijesat. Kështu, atij që i shpëton pa bërë ndonjë punë gjatë natës, të arrijë ta bëjë atë gjatë ditës, kurse atij që i shpëton një punë gjatë ditës, të arrijë ta bëjë atë gjatë natës. Në një hadith të saktë thuhet: 1998. “Allahu e shtrin dorën e Tij gjatë natës, që të pranojë pendimin e gabimtarëve të ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën, që të pendohen gabimtarët e natës.”

Mus'haf Hape →
Lukman 31:20–31:21 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ndaj tyre. Ai thotë: - A nuk e shihni ju se si Allahu e nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë... - A nuk e shihni me sytë e zemrat tuaja se Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve për mirësitë e Tij dhe i fton e inkurajon ata për t’u treguar mirënjohës e jo të tregohen të pavëmendshëm ndaj tyre. Ai thotë: - A nuk e shihni ju se si Allahu e nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë... - A nuk e shihni me sytë e zemrat tuaja se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë? Ai nënshtroi diellin, hënën, yjet. Në Tokë, Ai vendosi krijesa të shumta, kafshë, pemë, bimë, lumenj, minerale etj. Të gjitha këto Zoti i ka nënshtruar që të jenë në dobi të njerëzve, sikurse thotë i Madhëruari: "Gjithçka që ka në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi shtatë qiejt. Ai është i Gjithëditur për gjithçka." [Bekare 29]. - dhe i plotësoi ndaj jush mirësitë e Tij, të dukshme e të padukshme! - Ai i ka përfshirë të gjithë me mirësitë e Tij të shfaqura dhe të fshehura, të cilat i dimë, por edhe me shumë mirësi që ne nuk i dimë. Ai na ka mbuluar me mirësitë e dynjasë dhe mirësitë e fesë e të besimit. Mirësitë e Tij na vijnë ose si begati, ose si ruajtje nga të këqijat. Kështu, ne duhet të përkushtohemi për të shprehur mirënjohjen ndaj këtyre mirësive, duke treguar dashurinë për Allahun dhe përunjësinë ndaj Tij. Ne duhet që këto mirësi t'i përdorim për t'iu bindur Allahut dhe jo për të bërë poshtërsi ndaj Allahut. - Megjithatë, ka njerëz të tillë që polemizojnë për Allahun pa patur aspak dituri, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë libër të ndritshëm. - Megjithë këto mirësi, ka përsëri njerëz që nuk tregohen mirënjohës, madje tregohen mohues të këtyre mirësive, duke mos njohur as Atë që ua dhuroi. Këta nuk e pranojnë mesazhin që Zoti e dërgoi me profetët dhe librat që i shpalli për njerëzit, që ata t'i përmbahen. Këta njerëz: "...polemizojnë për Allahut pa patur aspak dituri, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë libër të ndritshëm." Ata polemizojnë me të kotën, për të hedhur poshtë të mirën. Nëpërmjet kotësive, ata synojnë që të hedhin poshtë urdhrat që profetët e Zotit sollën ndër njerëz për të adhuruar Zotin si një të vetëm. Por këta polemizues me të kotën janë të verbër dhe nuk kanë asnjë argument nga Zoti. Polemikat e tyre nuk janë të mbështetura në të vërtetën dhe të drejtën dhe as në dituri e dritë nga Zoti. Prandaj këtyre njerëzve nuk u dëgjohet fjala dhe as duhen lënë që të llomotitin me kotësitë e tyre, por u duhet dalë përpara me prova e fakte. Ata nuk ofrojnë ndonjë udhëzim, nëpërmjet të cilit të udhëzohen të diturit. Ata nuk bazohen në ndonjë libër të ndritur, që qartëson të vërtetën. Ata nuk mbështeten në argumentet tradicionale, as në argumente logjike dhe nuk marrin për bazë rrugën e të udhëzuarëve. Polemikat e këtyre në kundërshtim të Zotit, janë ndërtuar dhe mbështetur veçse në pasimin e verbër të të parëve të tyre, që nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë, por ishin të humbur dhe të devijuar, të zhytur në errësirat e mohimit dhe idhujtarisë. - Kur atyre u thuhet: “Ndiqni shpalljen e Allahut!”, ata thonë: “Jo! Ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë.” - Atyre u thuhej që të pasonin shpalljet që sollën profetët nga Zoti i tyre, që ishin e vërteta e sigurt. Këtë të vërtetë, Allahu ua sqaroi atyre me argumente të qarta e të plota, por ata thoshin: “Jo, ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë. Ne nuk kemi për ta lënë kurrë rrugën e të parëve tanë për asnjë shkak dhe fjalë tjetër, kushdo qoftë ai që e sjell atë fjalë. Por Allahu i Madhëruar, duke u kthyer përgjigje atyre dhe të parëve të tyre, thotë: - Edhe pse shejtani është duke i ftuar për në dënimin e zjarrit. - Ata iu përgjigjën shejtanit dhe ndoqën hapat e të mallkuarit. Ata u bënë ndjekës të shejtanit, prandaj i pushtoi dyshimi e pasiguria. Mos, vallë, kjo i bën ata që t'i ndjekin e pasojnë të parët e tyre në këtë rrugë të humbjes? Përkundrazi, ky fakt duhet t'i bëjë të frikësohen dhe të ruhen që të mos bien në të njëjtin kurth që ranë të parët e tyre. Kjo duhet t’i bëjë që ta shohin qartë devijimin dhe humbjen ku të parët e tyre u zhytën. Çdokush që ndjek hapat e shejtanit dhe refuzon dritën e Zotit i ka hyrë rrugës së humbjes dhe dëshpërimit. Kur shejtani i mallkuar i fton ata dhe të parët e tyre në rrugën e tij, e bën këtë jo nga dashuria e përkujdesi për ta, por nga armiqësia dhe dëshira për t'i shkatërruar e shkaktuar dhimbje e dëshpërim. Kështu, pasues të shejtanit u bënë pikërisht armiqtë e tij, të cilët ai arriti që t'i mashtrojë e nënshtrojë me kurthet dhe hilet e tij. Ai dëshiron që edhe ata të bëhen banorë të Zjarrit që në momentin kur i përgjigjen ftesës së tij.

Mus'haf Hape →
Xhathije 45:1–45:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e Tij madhështor, nëpërmjet të cilit Ai krijoi qiejt dhe Tokën dhe të gjitha krijesat e larmishme mes tyre. Allahu i Madhëruar i ka shpërndarë këto …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i udhëzon krijesat e Tij që të meditojnë rreth shenjave, begative dhe mirësive të shumta, që Ai u ka dhuruar; të meditojnë në pushtetin e Tij madhështor, nëpërmjet të cilit Ai krijoi qiejt dhe Tokën dhe të gjitha krijesat e larmishme mes tyre. Allahu i Madhëruar i ka shpërndarë këto krijesa në qiejt e lartë, me shtresat dhe katet e tyre, si edhe në Tokë, në dheun e saj, në ujë, ajër e gjithçka ndërmjet. Allahu i Madhëruar ka bërë që nata dhe dita të zëvendësojnë njëra-tjetrën në këtë Tokë dhe ka bërë që nga retë lart në qiell të bjerë shi i begatshëm, nëpërmjet të cilit Ai ringjall tokën e thatë, pasi ajo është shkretuar. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na udhëzon të meditojmë për erërat e shumta, nëpërmjet të cilave i Madhëruari drejton retë, për të lëshuar shiun atje ku Ai dëshiron. Nëpër - mjet erërave bëhet pjalmimi i bimëve. Po nga qielli, i Madhëruari zbret edhe atë që është ushqim i shpirtrave, edhe pse ka njerëz që nuk përfitojnë, sepse janë shterpë dhe nuk prodhojnë mirësi. Të gjitha këto janë shenja dhe argumente, të cilat ua shtojnë besimtarëve imanin dhe sigurinë tek Allahu, Krijuesi i gjithësisë, ndërsa mendje - ve ua shtojnë dritën, mençurinë, urtësinë për të kuptuar dhe medituar në cilësitë e Allahut të Lartësuar, duke i njohur ato hollësisht, përmes krijesave që Ai ka shpërndarë në qiej dhe në Tokë, dhe kështu t’u shtohet dashuria për Zotin, Krijuesin e Madhëri - shëm, bindja ndaj Tij, krenaria që janë robër adhurues të Tij, të nënshtruar ndaj të Madhërishmit; t’u shtohet dorëzimi, përku - shtimi i plotë përpara të Madhërishmit, të Lartësuarit. Kështu, ata stolisen me ndjenja dhe adhurime, që duhet t’i ketë çdo besimtar, në mënyrë që të jetë më afër Zotit. Zemrat e tyre mbushen me islam, iman dhe ihsan, që është grada më e lartë e besimit.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:1–20:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… por e bëri mëshirë, dritë dhe udhërrëfyes për në Xhenet. - “Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. ” - Allahu i Madhëruar e zbriti Librin dhe e dërgoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta, Ha. - Në fillim të sures Bekare kemi folur gjerësisht rreth kuptimit të këtyre gërmave, që hapin disa sure të Kur ’anit, prandaj nuk është e nevojshme ta përsërisim këtu. - “Ne nuk ta kemi shpallur Kur ’anin për t'u dëshpëruar. ” - Katade shpjegon: Jo, betohem në Allah, nuk e bëri atë dëshpërues, por e bëri mëshirë, dritë dhe udhërrëfyes për në Xhenet. - “Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. ” - Allahu i Madhëruar e zbriti Librin dhe e dërgoi Profetin e Tij, si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujtues e mësim për të gjithjë ata që dinë të nxjerrin mësime. Njeriu përfiton kur dëgjon Fjalën e Allahut, duke medituar mbi kumtet e tij të vyera. Allahu i Madhëruar sqaroi hallallin dhe haramin në këtë libër. - “(Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. ” - Kurani, që t’u soll ty, o Muhamed, është shpallje nga Zoti yt. Ai është Zoti, Pronari e Sunduesi i çdo gjëje, i Plotfuqishmi për gjithçka! Ai e krijoi Tokën, me gjithë gjerësinë e saj. Ai i krijoi qiejt e lartë e të gjerë, me gjithë çka në ta. - “(Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron .” - Në suren Araf kemi folur gjerësisht rreth këtij ajeti. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin (el istiuau) e qëndrimin e Allahut mbi Fron, - ne ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shembëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër. Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka bërë kufër.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. ” - Pra, çdo gjë është pronë e krijesë e Allahut, nën pushtetin dhe në dorën e Tij. Çdo gjë është nën përkujdesin e Tij dhe Ai vepron në të sipas dëshirës e vullnetit të Tij; Ai gjykon mbi të me urtësinë e Tij. Allahu është i vetmi Krijues, Pronari e Sunduesi i vetëm. Nuk ka Zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet dhe nuk ka kujdestar tjetër për krijesat, përveç Allahut. - “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) .” - Ai i Cili e zbriti Kuranin është pikërisht Ai i Cili krijoi Tokën dhe qiejt e lartë, Ai i Cili është i gjithëditur për të fshehtën dhe për atë që është më e fshehtë. I Lartësuari thotë: “Thuaj: “Kur'ani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.” [Furkan 6]. Ali Ibn Talha përcjell nga Ibn Abasi se: “ el sirru” (e fshehta) është ajo që njeriu e fsheh brenda shpirtit të tij, ndërsa “ el aħfa” (më e fshehta) është ajo që njeriu nuk e di dhe që ende nuk e ka bërë. Kështu, Allahu i di të gjitha këto. Ai është i gjithëditur për të shkuarën dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Nuk ka asnjë vështirësi për diturinë e Tij absolute. Të gjitha krijesat janë përpara diturisë së Tij si një krijesë e vetme, siç thotë i Madhërishmi: “ Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) , është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” [Lukman 28]. - “Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur.” - Ai që ta zbriti Kuranin është pikërisht Allahu, i Vetmi që meriton t’i përkushtohesh me adhurime e përunjësi. Ai është i Lavdëruari, që meriton çdo përlëvdim e madhërim për emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta. Në fund të sures Ea’raf kemi folur gjërësisht rreth haditheve në lidhje me emrat e bukur të Allahut të Lartësuar. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja!

Mus'haf Hape →