… edhe një ajet, tregoni për Bijtë e Izraelitëve pa shtuar. Kush gënjen me qëllim ndaj meje, le t’i përgatitë vetes vendin në zjarr.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Transmetoni të tjerëve ç’kam thënë, qoftë edhe një ajet, tregoni për Bijtë e Izraelitëve pa shtuar. Kush gënjen me qëllim ndaj meje, le t’i përgatitë vetes vendin në zjarr.”
… dhe koprracia. All-llahu im, të mbështetem Ty nga dënimi i varrit dhe të mbeshtetem Ty nga sprovat e jetës dhe të vdekjes.”
Në një transmetim tjetër shtohen fjalët: “nga borxhet e rënda dhe nga mbizotërimi i njerëzve.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, të mbështetem Ty nga dënimi i varrit dhe të mbeshtetem Ty nga sprovat e jetës dhe të vdekjes.”
Në një transmetim tjetër shtohen fjalët: “nga borxhet e rënda dhe nga mbizotërimi i njerëzve.”
… ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"
… (nga dhembjet), andaj unë i thashë: “Përse po vepron kështu o i Dërguari i All-llahut, kur t’i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk dua që të jem rob falënderues?”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ngrihej natën (për namaz) aq gjatë, saqë këmbët i patën pëlcitur (nga dhembjet), andaj unë i thashë: “Përse po vepron kështu o i Dërguari i All-llahut, kur t’i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk dua që të jem rob falënderues?”
… alejhi ve sel-lem nuk ka falur asnjë namaz e të mos ketë thënë: “Suhbhaneke rabbena ve bi hamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar. O All-llahu im, më fal)
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Transmetohet nga Aishja r. anha se ka thënë: “Pasi u shpall surja En-Nasr (“Kur vjen ndihma e fitorja e All-llahut”), i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ka falur asnjë namaz e të mos ketë thënë: “Suhbhaneke rabbena ve bi hamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar. O All-llahu im, më fal)
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘Falënderimi i qoftë …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘Falënderimi i qoftë All-llahut’, ndërsa shoku i tij apo vëllai: ‘All-llahu të mëshiroftë’. Kur t’i thotë vëllai apo shoku i vet: ‘All-llahu të pastë mëshiruar’, atëherë personi që teshtin le të thotë: ‘Zoti ju udhëzoftë dhe mendjen tuaj e ndriçoftë.”
Ebu Musa tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Nëse dikush prej jush teshtin dhe thotë ‘El-hamdulil-lah’ (Falënderimi i …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Musa tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Nëse dikush prej jush teshtin dhe thotë ‘El-hamdulil-lah’ (Falënderimi i qoftë All-llahut), përshëndeteni me fjalët e njohura, por nëse nuk thotë ‘El-hamdulil-lah’, atëherë mos kërkoni shëndet për të, mos i thoni ‘Jerhamukell-llahu’!”
… “Ne jemi ata që me zemër dhe trup kthehemi, pendohemi (bëjmë teube), adhurojmë (bëjmë ibadet) dhe e falënderojmë Krijuesin tone.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i përsëriste këto fjalë derisa arritëm në Medine.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Enesi r.a. thotë: “Udhëtuam me të Dërguarin e All-llahut dhe, kur arritëm afër Medines, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ne jemi ata që me zemër dhe trup kthehemi, pendohemi (bëjmë teube), adhurojmë (bëjmë ibadet) dhe e falënderojmë Krijuesin tone.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i përsëriste këto fjalë derisa arritëm në Medine.”
… All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”
… për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subhanall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.)
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “A të të njoftoj me fjalët më të dashura për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subhanall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.)
… rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfirli” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”).
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat shpeshtuar të thonte në rukunë dhe sexhdet e tij: “Subhaneke-ll-llahumme rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfirli” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”).
Hadithi 170Enciklopedia e HaditheveSahih bi muxhmui turukihi
… e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi." Më tej shtoi: "A dëshiron të të tregoj për boshtin e të gjitha këtyre?" Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha me Profetin ﷺ gjatë një udhëtimi dhe një mëngjes isha afër tij teksa po ecnim, kështu që i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Ai tha: "Vërtet më ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë për atë të cilit Allahu ia lehtëson: ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar asgjë në adhurim, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh haxhillëkun." Pastaj tha: "A dëshiron të të udhëzoj drejt dyerve të mirësisë?! Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës." Pastai lexoi: "Ata ngrihen nga shtrati...", derisa arriti te: "... që kanë bërë." (Kuran 32:16-17) Më pas tha: "A të të tregoj për kreun, shtyllën dhe kulmin e çështjes?" Thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: "Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi." Më tej shtoi: "A dëshiron të të tregoj për boshtin e të gjitha këtyre?" Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: "Ruaje këtë!" I thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe për atë që themi do të merremi në llogari?!” Ai më tha: "Mos të pastë nëna, o Muadh! S’e ditke se njerëzit do të hidhen me fytyrë (në Zjarr) vetëm për shkak të asaj që korrin me gjuhët e tyre?!"
… i Allahut.” Ai tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi.” Më tej shtoi: “A dëshiron të të tregoj për …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Më trego një punë që më çon në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” Ai tha: “Vërtet ke pyetur për një çështje të madhe, që është e lehtë vetëm për atë të cilit Allahu ia lehtëson: ta adhurosh Allahun pa i shoqëruar asgjë në adhurim, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe ta kryesh haxhillëkun.” Pastaj tha: “A dëshiron të të udhëzoj drejt dyerve të së mirës? Agjërimi është mburojë, lëmosha i shlyen mëkatet siç e shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës.” Pastai lexoi: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Kuran 32:16-17) Më pas tha: “A të të tregoj për kreun, shtyllën dhe kulmin e çështjes?” Thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse kulmi është xhihadi.” Më tej shtoi: “A dëshiron të të tregoj për boshtin e të gjitha këtyre?” Unë thashë: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Ai e kapi gjuhën e vet dhe tha: “Ruaje këtë!” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a edhe për atë që themi u marrkemi në llogari?!” Ai më tha: “Mos të pastë nëna, o Muadh! S’e ditke se njerëzit do të hidhen me fytyrë (në Zjarr) vetëm për shkak të asaj që korrin me gjuhët e tyre?!”
… (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ali ibn Ebu Talibi, i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak ar të papërpunuar, prej Jemenit, në një trastë prej lëkure të regjur. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedrit, Akra ibn Habisit dhe Zejd Hajlit, ndërsa i katërti ishte ose Alkame, ose Amir ibn Tufejli. Një burrë nga shokët e tij tha: “Ne jemi më meritorë për këtë sesa ata.” Profeti ﷺ dëgjoi për këto fjalë dhe tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Një njeri me sy të futur, me mollëza e ballë të dalë, mjekërdendur dhe flokërruar, me rrobë të poshtme të përvjelë, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!” Profeti ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: "O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën?" - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër! - tha Halidi.
- “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të vijnë njerëz që e lexojnë Librin e Allahut vazhdimisht, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e tej gjahut.” Më duket se ka thënë: “Nëse i arrij ata, do t'i vrisja sikurse është vrarë, shfarosur populli i Themudit.”
… të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur pyeti: “Cili nga ju e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të përmendë fitnet (trazirat)?” - Ne e kemi dëgjuar, - thanë disa. - Ndoshta keni për qëllim fitnen e njeriut në familje dhe në fqinjët e tij? - u tha Omeri. - Po, - thanë ata. - Ato i shlyen namazi, agjërimi dhe lëmosha, - tha Omeri, - por, cili nga ju e ka dëgjuar Profetin ﷺ t'i përmendë fitnet që do të vijnë sikurse dallgët e detit? Njerëzit heshtën. Unë thashë: “Unë”, e në atë rast Omeri më tha: “Ti pra. Lum babai që të ka!” Hudhejfe vazhdon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e zezë, ndërsa çdo zemre që i refuzon ato, i shtohet një pikë e bardhë, derisa të bëhen dy lloje zemrash: njëra e bardhë sikurse guri i lëmueshëm, të cilën nuk e dëmton asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të keqen, përveç nëse përputhet me epshin e saj.” Hudhejfe thotë: “I pata thënë se mes teje dhe kësaj fitneje është një derë e mbyllur në prag të thyerjes.” Omeri më pati thënë: “Vallë, do të thyhet, mos të pastë babai?! Se, po qe se vetëm do të hapej, do të kishte shpresë se prapë do të mbyllej.” I thashë: “Jo, do të thyhet.” Po ashtu, i tregova se ajo derë është një burrë që do të vritet ose do të vdesë. I rrëfeva hadith që nuk përmban gabime. Ebu Halidi thotë: “E pyeta Sadin: “O Ebu Malik, çfarë nënkupton shprehja “i zi sterrë?" Më tha: “Sikurse të bardhët (e theksuar) në diç të zezë.” I thashë: “Po “kupa e përmbysur”?” Më tha: “E kthyer mbrapsht.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: “Shko dhe përshëndete atë …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melekëve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndesin. Ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu.” Ademi a.s. u tha: “Es-selamu alejkum”, e ata u përgjigjën: “Es-selamu alejke ue rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!), duke ia shtuar: “Ue rahmetull-llah” (mëshira e Zotit).”
… “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Unë nuk kam shtuar më tepër se ajo që e kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”, ose ka thënë: “Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.anhuma në xhenazen e vajzës së vet ka marrë katër tekbire dhe pas tekbirit të katërt qëndroi sa në mes dy tekbireve të para duke kërkuar falje dhe duke u lutur për bijën e vet, e pastaj tha: “I Dërguari i All-llahut vepronte po në këtë mënyrë.”
Ndërsa në një rivajet thuhet: “Bëri katër tekbire, pastaj qëndroi një moment derisa mendova se ai do të thërret edhe tekbirin e pestë, pastaj dha selam në të djathtë dhe në të majtë. Pasi mbaroi, i thamë: “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Unë nuk kam shtuar më tepër se ajo që e kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”, ose ka thënë: “Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut.”
Hadithi 1407Rijadus-SalihinEbu Davudi me sened sahih
… prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kalbesh?” Transmetuesi ka thënë: “(Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Thotë: “Beli-te.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgamberëve janë haram (të ndaluar) për tokën.”
… ç’kam fshehur dhe ç’kam komunikuar. Ti je Ai që edhe më parë edhe më vonë je Krijues, nuk ka zot tjetër përveç Teje.” Disa transmetues shtojnë: “Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat thënë: “All-llahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, te Ti marr siguri, me ndihmën Tënde dhe për Ty hidhërohem dhe Ty të drejtohem për zgjedhje, prandaj më fal ç’kam vepruar më herët dhe më vonë, ç’kam fshehur dhe ç’kam komunikuar. Ti je Ai që edhe më parë edhe më vonë je Krijues, nuk ka zot tjetër përveç Teje.” Disa transmetues shtojnë: “Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”
… alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe personin kujt i gërshetohen flokët (i shtohen flokë të huaja me gërshetim).”
Aishja r. anha transmeton hadith të ngjashëm.
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Nga Esma r. anha transmetohet se një femër e ka pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, vajzën time e ka goditur lia, prandaj i kanë ra dhe i janë rralluar flokët, kurse unë e kam martuar. Për këtë shkak, a mund t’i vë asaj parukë (flokë të huaja)?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe personin kujt i gërshetohen flokët (i shtohen flokë të huaja me gërshetim).”
Aishja r. anha transmeton hadith të ngjashëm.