Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Haxh 22:17–22:24 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… çfarë është në qiej dhe çfarë është në tokë: dielli, hëna, malet, bimët, shtazët dhe shumë njerëz...”. Njerëzit janë besimtarët, që e besojnë, e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan (në Kur'an) dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka. - Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Gjykimit, Ai do t’i tubojë të gjitha bashkësitë fetare: muslimanët, të krishterët, jehudët, sabiinët, zoroastrianët, idhujtarët etj. Të gjithë do të dalin para Zotit, i Cili do t’i gjykojë me drejtësi dhe do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre, të cilat Ai i ka parë dhe regjistruar, prandaj thotë: “Allahu di dhe sheh gjithçka.” - A nuk e shikon ti se Allahut i nënshtrohet (i bën sexhde) gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Dielli, Hëna, yjet, kodrat, drurët, kafshët dhe një numër i madh njerëzish. Por, janë shumë prej tyre që e meritojnë dënimin. Atë që e poshtëron Allahu askush nuk mund ta nderojë. Allahu bën atë që dëshiron. - A nuk di, o Profet, se Allahut i bie në sexhde dhe i është nënshtruar çdo gjë që është në qiell dhe në tokë? Melekët dhe krijesat më të mëdha, si dielli, hëna, yjet, malet, pemët dhe kafshët janë të përulur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Ky lloj nënshtrimi është i përgjithshëm dhe asnjë krijesë nuk bën përjashtim në këtë aspekt. Por Allahut i përulen me vullnet të lirë edhe shumë njerëz besimtarë. Nga ana tjetër, për shumë njerëz është bërë i meritueshëm ndëshkimi. Ata do të jenë të poshtëruar, dhe atë që Allahu e poshtëron, nuk ka për ta nderuar kush. Allahu bën çfarë dëshiron me krijesat, sipas urtësisë së Tij.12 - Këta janë dy kundërshtarë (besimtarë dhe jobesimtarë) që polemizojnë rreth Zotit të tyre. - Secili pretendon se është me të vërtetën, por Allahu bën ndarjen mes tyre duke thënë: - Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. - Në fjalën “atyre që nuk besuan” përfshihen të gjithë ata që mohojnë të vërtetën, qofshin hebrenj, të krishterë, zjarrputistë, sabiinë e idhujtarë. Pra, të gjithë këtyre do t’u qepen “rroba prej zjarri”. Atyre do t’u vishen rroba prej katrani dhe do t’u ndizet trupi zjarr, që ta ndiejnë djegien nga të gjitha drejtimet. Përveç kësaj, do t’u hidhet ujë i valë mbi koka. Nga ky ujë u shkrihen të gjitha çfarë kanë në bark dhe lëkura. Atyre do t’u shkrihen zorrët, dhjami, mishi e çdo gjë tjetër, nga nxehtësia e madhe. - Për ata janë edhe topuzët e hekurt. - Ata do të vuajnë ndëshkimin nga melekët, që janë të ashpër e të vrazhdë e që i godasin me kamzhikë e topuzë të hekurt, duke i torturuar. - Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet) : “Vuajeni Dënimin Përvëlues!” - Atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe nuk do t’u jepet ndonjë pushim. Atyre do t’u thuhen fjalë poshtëruese, që i torturojnë edhe më shumë, si: “Vuajeni dënimin përvëlues!” Ky është një dënim që përvëlon zemrat dhe trupin. - Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. - Është e ditur se ky përshkrim u shkon për shtat veçse muslimanëve dhe askujt tjetër. Vetëm muslimanët i kanë besuar të gjithë librat e shpallur nga Zoti dhe të gjithë profetët e dërguar nga Ai. Duke treguar kënaqësitë e tyre, Zoti thotë: - Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta. – Atyre u vendosen nëpër duar stoli e zbukurime. Zbukurimet e arta atje u vendosen edhe burrave edhe grave. Madje, Allahu i Lavdëruar thotë: “...dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.”. Kënaqësitë e tyre do të jenë të plota dhe ata do të shijojnë çdo lloj ushqimi të mirë e të shijshëm që u vjen në lloje të shumta dhe të ndryshme. Për këtë tregon fjala ‘xhenat’, e cila është në numrin shumës. Edhe lumenjtë që rrjedhin atje janë me ujë të kulluar, me qumësht, me mjaltë dhe me pije të shijshme. Në fund përmenden edhe llojet e shumta të veshjeve dhe stolive të rralla dhe shumë të bukura. Të gjitha këto iu jepen sepse: - Ata u udhëzuan për (të folur) fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e Atij që i meriton (të gjitha) lavdërimet. - Këta të zgjedhur janë udhëzuar plotësisht në të gjitha drejtimet: në fjalët, veprat dhe qëllimet e tyre. Allahu thotë: “Ata janë udhëzuar për fjalët më të mira...”. Nuk ka dyshim se fjala më e mirë dhe më e shpërblyeshme që ata thonë është fjala e teuhidit: “ La ilahe il -l’Allah!” (Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut). Pastaj vijnë sipas rëndësisë së tyre të gjitha fjalët e tjera, me të cilat kujtohet e lavdërohet Allahu ose që thuhen për bamirësi ndaj krijesave. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe janë drejtuar në rrugën e veprave të lavdërueshme.” Pra, rruga e tyre ishte ajo e të lavdëruarve, një rrugë e lavdishme dhe e zgjedhur. Kjo është rruga e tyre, që simbolizon Sheriatin. E gjithë feja e Zotit është e ndërtuar mbi urtësinë dhe është e lavdëruar në të gjitha aspektet. Ajo urdhëron veçse për mirë dhe ndalon nga e keqja. Ajo është një ligj që është i ruajtur si nga teprimi, ashtu edhe nga mangësitë e cenimi. Kjo fe ndërtohet mbi dy baza të forta: dituria e dobishme, e saktë, e vërtetë dhe veprat e mira sipas kësaj diturie e me sinqeritet për Krijuesin. Ky ishte njëri nga kuptimet e ajetit. Pra, në këtë rast epiteti “e lavdishme” është për rrugën. Kështu: “janë drejtuar në rrugën e lavdishme”. Ndërsa kuptimi tjetër është: “janë drejtuar në rrugën e të Lavdëruarit” . Pra, El Hamid merret si cilësi e Allahut. Shpesh Allahu e quan rrugën e drejtë si “Rruga e Tij”, sepse kjo rrugë të çon drejt Allahut, nëse e ndjek me besnikëri e sinqeritet. Përdorimi i emrit të Allahut “ El Hamid”, na jep të kuptojmë se këta të zgjedhur janë drejtuar në këtë rrugë nëpërmjet lavdërimit, përlëvdimit e falënderimit të Zotit, por, sigurisht, edhe nëpërmjet mëshirës e bamirësisë së Tij ndaj tyre. Për këtë arsye, këta të lumtur do të thonë në Xhenet: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të mund ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu! Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim për veprat tuaja (të mira)”. [A'raf 43]. Para se të tregonte shpërblimin e vepërmirëve, Allahu i Madhëruar tha se Atij i nënshtrohet gjithçka në qiell dhe në tokë: “A nuk e di se Allahut i nënshtrohet çfarë është në qiej dhe çfarë është në tokë: dielli, hëna, malet, bimët, shtazët dhe shumë njerëz...”. Njerëzit janë besimtarët, që e besojnë, e adhurojnë dhe i nënshtrohen Allahut me vullnetin e tyre të lirë. Më pas thotë: “Por shumë prej tyre e kanë hak dënimin”. Për shkak të mohimit dhe refuzimit të të vërtetës dhe Shpalljes, Allahu nuk ua mundëson që të udhëzohen në imanin e pastër dhe të vërtetë. Kështu, ata e meritojnë që Zoti t’i poshtërojë, prandaj thuhet në vijim: “Atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush ta nderojë”. Allahu bën atë që dëshiron. Askush nuk mund ta kthejë e pengojë atë që Zoti dëshiron të jetë dhe askush nuk mund ta refuzojë vullnetin dhe gjykimin e Tij. Është Ai që udhëzon në rrugë të drejtë me urtësinë dhe mëshirën e Tij. Në këto ajete, i Madhëruari na tregon se të gjitha krijesat janë të përulura para madhështisë së Tij, të nënshtruara para krenarisë dhe pushtetit të Tij. Kjo tregon se Ai është i vetmi Zot, që meriton të adhurohet dhe Sunduesi i Lavdëruar. Kush ndjek rrugën e Tij, do të jetë i lavdëruar dhe i nderuar, ndërsa ata që i largohen rrugës së Tij do të jenë të poshtëruar dhe të humbur.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:30 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… të asaj që e ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj që Ai u ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Idhujtarët mekas i thanë Muhammedit: Ne nuk dimë kush është Rrahmanit Ndaj, u shpall kjo sure e Kur'anit në të cilën Zoti u tha: "Rrahman është Ai që ia dhuroi njeriut më të mirën begati, ia mësoi Kur'anin që është nimeti më i madh, është Ai që e krijoi njeriun, është Ai që e aftësoi për shprehje të asaj që e ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj që Ai u ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një përsosmëri, e tokën e shtroi për jetesë të gjallesave, në të cilën krijoi lloje të pemëve, të drithërave, të ushqimit, si për njerëz, si për gjallesat e tjera. E, cilën të mirë prej të mirave të përmendura mund ta mohojnë njerëzit ose xhinët" Ky ajet përmendet tridhjetë e një herë në këtë sure. Tetë herë përmendet pas ajeteve që numërojnë madhështinë e krijesave të Zotit, mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit. Shtatë herë përmendet pas ajeteve që përkujtojnë dënimin e xhehenemit. Tetë herë pas ajeteve që përshkruajnë dy xhennetet dhe banuesit e tyre, edhe tetë herë të tjera për dy xhennetet, jo si të parët. Për krijimin e njeriut të parë nga balta hasim në katër përshkrime: nga balta e nxirë e me erë të keqe, nga balta që të ngjitet për dore, nga dheu dhe nga balta e terur si të jetë e pjekur, e kjo është etapa e fundit e krijimit të tij. Këto ajete janë: në suret Hixhr, Safat, Ali Imran dhe në këtë që jemi duke komentuar. Rrahmani është Zot i lindjes së diellit e hënës, i ujit të ëmbël e të njelmët, Zot që për çdo moment komandon në gjithçka.

Mus'haf Hape →
Kaf 50:6–50:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me kandilë ndriçues. - “... pa lejuar në të asnjë të çarë?!” - Pra, nuk ka të çara, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai krijoi shtatë qiej, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i nxit robërit e Tij që të meditojnë rreth pushtetit të Tij madhështor dhe se, po të kuptojnë fuqinë e Tij, ata nuk kanë arsye të çuditen dhe ta konsiderojnë të largët ringjalljen. I Lartësuari thotë: - “A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar ... ” - Domethënë, me kandilë ndriçues. - “... pa lejuar në të asnjë të çarë?!” - Pra, nuk ka të çara, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai krijoi shtatë qiej, palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh asnjë mospërputhje. Vëzhgo, atë - herë: A sheh ndonjë të çarë?! Përsëri e përsëri vëzhgo, por ky vëzhgim do të të kthehet mbrapsht i përulur dhe i dorëzuar.” [Mulk 3, 4]. - “Edhe Tokën e kemi shtrirë ...” - E kemi zgjeruar. - “... dhe kemi vendosur në të male për - forcuese.” - Me qëllim që Toka, me banorët e saj, të mos lëkundet. - “Ne kemi bërë që në të të mbijnë larmi bimësh të bukura. ” - Në tokë mbijnë nga të gjitha llojet e farërave, frutave e bimësisë, me pamje të bukur e mbresëlënëse. - “Këto janë dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për çdo adhurues që kthehet i penduar e i bindur. ” - Allahu i Lartësuar ka bërë që, duke vështruar qiejt, Tokën, si edhe shenjat madhështore, që ka vendosur në to, robërit të gjejnë argument të qartë, tregues dhe përkujtues për madhështinë dhe pushtetin e Tij. Por kjo i shërben vetëm atij, të cilin Allahu i Madhëruar e përshkruan si: “adhurues, që kthehet i penduar e i bindur.” Pra, rob, që kthehet gjithmonë tek Zoti Kre - nar dhe i Lartësuar me pendim, nënshtrim dhe bindje të sinqertë. - “Ne e lëshojmë nga qielli shiun e bekuar ...” - Shiun e dobishëm, të bekuar e plot mirësi. - “... dhe me të bëjmë të mundur që të mbijnë e të lulëzojnë kopshte e të korra ...” - Kopshte të mbjella plot bimësi dhe mirësi, të cilat magazinohen dhe shërbejnë si ushqim për njeriun. - “Edhe palma të larta hurmash ... ” - Basikatin - domethënë, të larta. - “... me vile frutash të vendosura njëra mbi tjetrën ...” - Të mbushura plot fruta, që qëndrojnë të renditura njëra mbi tjetrën. - “Si furnizim për njerëzit. ” - Pra, për krijesat. - “Ne e ngjallim me të tokën e vdekur. ” - Toka, e cila është e tharë, e shkretuar, e çarë nga thatësia, ringjallet kur i vjen uji, kur bie shi, sikurse thotë i Lartësuari: “Ti e sheh to - kën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët) , mbufatet , gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. Pasi ka qenë e shkretë, pa asnjë shenjë jete në të, ajo shndërrohet në një vend plot bukuri, hijeshi, gjelbërim dhe lulëzim. Ky është shembull, për të na treguar vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes, të cilën ata e mohojnë dhe e konsi - derojnë si diçka të largët dhe të pamundur. - “Kështu do të jetë edhe ringjallja juaj. ” - Pra, kështu do të jetë ringjallja pas vde - kjes. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. Ose: “A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” [Ahkaf 33]. Ose: “Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e (prodhimi) shtohet. Nuk ka dyshim se Ai që e gjallëron atë, do t’i ngjallë të vdekurit, sepse Ai është i Plotpushtet - shëm për çdo gjë.” [Fusilet 39].

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:37 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Zhvendosja (e një muaji të ndaluar) është veçse shtim i mosbesimit. Prandaj mohuesit humbin larg:...” – “Shtyrja” i referohet një lloj ndryshimi të kohës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Zhvendosja (e një muaji të ndaluar) është veçse shtim i mosbesimit. Prandaj mohuesit humbin larg:...” – “Shtyrja” i referohet një lloj ndryshimi të kohës së muajve të shenjtë. Idhujtarët e kohës së injorancës e ndryshonin si të donin kohën se kur fillonin muajt e shenjtë dhe kur përfundonin. Kjo ishte një lloj hileje, që ata e bënin thjesht dhe vetëm për të përfituar nga luftimet kur u interesonte atyre. Kur dëshironin që të bënin luftë, por qëllonte të ishte muaj i shenjtë, ata vendosnin që ta shtynin datën e fillimit të këtij muaji, derisa të përfundonte lufta. Ose vepronin në të kundërt, pra, e afronin datën e hyrjes së muajit të shenjtë, në mënyrë që përfundimi i tij të përkonte me datën e nisjes së luftimeve, siç dëshironin ata. Në këtë mënyrë, ata tjetërsonin gjykimin dhe ligjet e Allahut të Lartësuar në lidhje me muajt e shenjtë, sipas dëshirës së tyre. Por Allahu i Lartësuar e quajti këtë lloj manovre të tyre: “...shtim i mosbesimit, nëpërmjet të cilit mohuesit humbin larg.” Domethënë, ky veprim ishte një shprehje e shtuar e mohimit dhe përhumbjes së tyre. Një devijim i tillë kishte shumë anë negative dhe padrejtësi, siç do t’i përmendim më poshtë: Së pari, ai qe një rregull që e kishin shpikur vetë e që u shkonte për shtat dëshirave të tyre, por ata i jepnin ngjyrime hyjnore dhe fetare, sikur të ishte vërtet i përcaktuar nga Zoti. Ky ishte një mashtrim i frikshëm dhe, pa dyshim, që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij janë larg këtyre shpikjeve dhe trillimeve. Ai ishte një tjetërsim i fesë së Zotit, duke e kthyer hallallin në haram dhe haramin në hallall. Ai ishte, gjithashtu, një shpifje ndaj Allahut të Lartësuar, por edhe padrejtësi ndaj njerëzve, duke u fshehur atyre fenë dhe ligjin e vërtetë të Allahut të Lartësuar. Mashtruesit përdorin shumë hile, thjesht dhe vetëm për të përmbushur orekset e tyre. Me fjalë të tjera, ky është adhurim, që ata i bëjnë egos së vet. Nëse vazhdon përherë me vepra të këqija dhe me kundërshtim të ligjit të Allahut të Lartësuar, me kalimin e kohës nuk të bën më përshtypje kjo rrugë. Madje, shumëkush mund të mendojë se këto janë vepra të bukura, të mira dhe të dobishme për njerëzit. Në këtë mënyrë tjetërsohet realiteti dhe ndryshon ligji i Allahut të Lartësuar. Kjo i bën njerëzit që të vërtetën ta shohin si gënjeshtër dhe gënjeshtrën ta shohin si të vërtetë. - “Në një vit, ata e konsiderojnë atë jo të shenjtë, e në një vit tjetër e konsiderojnë të shenjtë, për të arritur një përputhje me numrin e muajve që Allahu i bëri të shenjtë. Kështu ata bëjnë të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar.” - Kjo ishte për të ndryshuar caktimin e Allahut të Lartësuar. Ata nuk ndryshonin numrin e muajve të shenjtë, por e linin siç ishte, domethënë katër, por ndryshonin kohën e tyre, duke bërë që njerëzit të mos kuptonin se kur fillonin dhe mbaronin në të vërtetë ata. Kështu hallalli bëhej haram dhe harami hallall. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: - “Atyre u janë hijeshuar veprat e këqija.” - Shejtanët e mallkuar ua zbukuruan këto devijime dhe shpikje në ligjin e Zotit, prandaj i shihnin si vepra të mira. Ata mendonin se ishin në rrugë të drejtë dhe se kjo ishte diçka e dobishme dhe e lejueshme, prandaj në zemrat e tyre kjo u kthye në besim të patundur, për hir të të cilit ata luftojnë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që mohojnë besimin (e vërtetë).” - Kështu janë ata. Mohimi është bërë cilësi e pandashme e tyre. Ata mohojnë ligjin e Allahut të Lartësuar, duke e konsideruar Shpalljen dhe profetët si mashtrime. Kjo është rrënjosur në zemrat e tyre, prandaj nuk kanë për të besuar, edhe sikur t'u sjellësh çdo lloj argumenti, shenje dhe mrekullie nga Allahu i Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:21–18:31 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… kohën e Pejgamberit tonë bëhej bisedë rreth numrit të tyre, por të gjitha ato biseda ishin të pabazë, andaj i thuhet Pejgamberit që të mos …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ngjarja e as-habi kehfit është një argument i qartë dhe i prerë për mundësinë e ringjalljes dhe të tubimit para Zotit, ngase Ai që mund t'i zgjojë ata pas gjumit shumë të gjatë, është i plotfuqishëm t'i ringjallë njerëzit pas vdekjes së tyre, e pas kijametit. Tash aty është e ndërtuar një xhami mu në hyrjen e shpellës. Në kohën e Pejgamberit tonë bëhej bisedë rreth numrit të tyre, por të gjitha ato biseda ishin të pabazë, andaj i thuhet Pejgamberit që të mos polemizojë me ithtarët e librit rreth numrit të tyre, është mjaft kjo që po të rrëfehet në Kur'an. Ibni Abasi thotë se ata ishin shtatë, ashtu kuptohet edhe nga Kur'ani. Për asnjë çështje që ke ndërmend ta kryejsh në të ardhmen, mos thuaj: Do ta bëjë, pa thënë: In shaell-llah, e nëse harron në atë moment, thuaje më vonë. Shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte: Pejgamberi qenka pyetur për as-habi kehfin, e ai paska thënë: Nesër u jap përgjigjen: mirëpo iu paska ndërprerë shpallja pesëmbëdhjetë ditë dhe qenka ngushtuar shumë Pejgamberi. Atëherë i shpallet ky ajet dhe e mëson se si duhet thënë ai dhe besimtarët në rastet e këtilla. Paria kurejshite ishin tubuar te Pejgamberi dhe i kishin thënë: Largoj këta farë varfanjaksh prej teje, sepse neve po na vjen nënçmim të ulemi së bashku me ta, e aludonin në Hababin, Bilalin, Suhajbin, Selmanin, e atëherë do të vijmë ne paria e të tubohemi pranë teje, e nëse ne e pranojmë fenë islame, do ta pranojnë të gjithë të tjerët, andaj ose largoj ose caktona neve një vend, kurse atyre një vend tjetër. Pejgamberit i shkoi mendja të bëjë diçka ashtu me shpresë se paria do ta pranojë fenë islame, por Zoti ia tërhoqi vërejtjen dhe i tha: Lexo çka po të shpallet dhe përkufizohu me besimtarët e sinqertë, hiqu atyre që janë dhënë pas epshit e luksit të kësaj bote. Kush të dojë le të besojë, e kush jo, le të mos besojë, por tregoj për vendin e zullumqarëve në xhehenem dhe për të besimtarëve bamirës në xhennet. Edhe në kaptinën "En amë" është përmendur qëndrimi i parisë kurejshite, por këtu është thënë në mënyrë më të theksuar.

Mus'haf Hape →
Lukman 31:29–31:30 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të mirë prej besimit të tij.” - “... dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata ...” - Pra, Ai njëherë zgjat ditën dhe shkurton natën. Kjo ndodh gjatë verës. Ndërsa gjatë dimrit ndodh e kundërta: Ai zgjat natën dhe shkurton ditën. - “... dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në afatin e caktuar ...” - Kështu do të vazhdojnë të lëvizin, deri në kohën e caktuar nga Zoti, kur dielli do të lindë nga perëndimi. Mbase ka kuptimin deri në Ditën e Kijametit, kur ky rregull i vendosur nga Zoti do të prishet. Të dyja kuptimet janë të sakta. Për mendimin e parë janë argumentuar me hadithin që vjen në dy Sahih-ët nga Ebu Dher Xhundub Ibn Xhenadehi, që rrëfen: “Profeti i Allahut më tha njëherë: 2093. “A e di ku shkon dielli, kur perëndon?” - “Nuk e di.” - Ai shkon nën Arsh dhe bie në sexhde për Allahun, pastaj ngrihet dhe atëherë i thuhet: “Shko!” O Ebu Dher! Pritet një ditë që atij t’i thuhet: “Kthehu andej nga erdhe (nga perëndimi)!” Kjo është ajo koha, për të cilën Allahu thotë: “... askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” - “... dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 12] - “Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta, dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër ...” - Allahu i Lavdëruar ju tregon shenjat e Tij, që nëpërmjet tyre të argumentoni se Ai është e vërteta e sigurt, pra, që Ai ekziston dhe është i vetmi i Adhuruar me meritë, që të kuptoni se çdo gjë tjetër që adhurohet është kotësi. Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për krijesat, ndërsa çdo gjë tjetër është e varfër e nevojtare për Të - “... dhe se Allahu - Ai është i Lartësuari, i Madhëruari.”

Mus'haf Hape →
Haxh 22:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në të drejtën e të jetuarit në tokën e Mekës. Megjithatë, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, në lidhje me pronësimin e tokave të Mekës, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar kundërshton dhe kërcënon mohuesit, të cilët i pengojnë besimtarët nga vizita e Xhamisë së Shenjtë për të kryer haxhin dhe umren, si dhe për pretendimet e tyre se ata na qenkëshin kujdestarët e vërtetë dhe të merituar të xhamisë. Allahu i Madhëruar thotë: “E çfarë mund t’i mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? Ata nuk janë rojtarë të saj. Askush, përveç të devotshmit, nuk mund të jenë rojtarë të saj, por shumica e tyre nuk e dinë.” [Enfal 34]. Kjo dëshmon se ky është një ajet i zbritur në Medinë. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “E sa për ata që kanë mohuar (Allahun) dhe që pengojnë (njerëzit) prej rrugës së Allahut ...” - Përveç mohimit të tyre, ata pengojnë edhe të tjerët nga rruga e Allahut dhe Xhamia e Shenjtë e Tij. Ata pengojnë besimtarët, të cilët duan që ta adhurojnë Allahun si një të vetëm dhe pa ortakë, edhe pse besimtarët e sinqertë janë pikërisht njerëzit që e meritojnë të adhurojnë Allahun e Lartësuar në këtë xhami. - “... dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë (vend adhurimi) për të gjithë njerëzit pa dallim, - qofshin vendës ose të ardhur ...” - Kështu, ata ndalojnë e i pengojnë njerëzit nga Xhamia e Shenjtë, ndërkohë që Allahu i Lartësuar e ka bërë atë një vend adhurimi për të gjithë botën. Në të drejtën për ta adhuruar Allahun të vetëm dhe pa ortakë në të, janë të gjithë të barabartë dhe nuk kanë asnjë ndryshim, si ai që jeton dhe eshtë vendali në Mekë, ashtu edhe ai që vjen për së largu si vizitor. Nga ky ajet kuptohet dhe ai provon se të gjithë njerëzit janë të barabartë në të drejtën e të jetuarit në tokën e Mekës. Megjithatë, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, në lidhje me pronësimin e tokave të Mekës, trashëgimit të tyre dhe rreth dhënies me qera të banesave te saj. 47 Imam Shafiu është i mendimit se të gjitha këto lejohen, duke u bazuar në hadithin që Zuhriu e sjell nga Usame Ibn Zejdi, i cili rrëfen: 1842. “Unë i thashë:“O i Dërguari i Allahut, a do të shkosh në shtëpinë tënde në Mekë?” Ai tha: “Po a na ka lënë gjë neve Akili (që i trashëgoi prej Ebu Talibit)?” Pastaj tha: “Jomuslimani nuk ka të drejtë që të trashë - gojë pasurinë që lë pas muslimani dhe as muslimani nuk ka të drejtë në trashëgiminë e jomuslimanit.” Ky hadith është në të dy Sahih-ët. Gjithashtu, Imam Shafiu e argu - menton saktësinë e mendimit të vet edhe me hadithin që flet për Umer Ibn Hatabin, i cili bleu prej Safuan Ibn Umejes një shtëpi në Mekë për ta shndërruar atë në burg. Ai e bleu atë ndërtesë me 4 mijë dirhem. Ndërsa Is’hak Ibn Rahauejhi është i mendimit se prona në Mekë nuk lejohet të lihet në trashëgimi apo të jepet me qera. Ky është qëndrimi i një grupi selefësh. Këta janë argumentuar me rrëfimin nga Ibn Maxhe, ky nga Alkameh Ibn Nadleh, se: derisa Profeti i Allahut ndërroi jetë, por edhe Ebu Bekri me Umerin, ata nuk shitën asnjë nga banesat e Mekës, që në kohën e Profetit ﷺ quheshin es-seuâib. Kush kishte nevojë, banonte në to, ndërsa ai që nuk kishte nevojë u mundësonte të tjerëve të banonin në to.” 48 Ndërsa imam Ahmedi mban një qëndrim të mesëm: “Ato mund të blihen dhe të jenë nën pronësi të dikujt, gjithashtu mund të lihen dhe si trashëgimi, pra, mund të kalojnë si pasuri trashëgimie nga një brez në tjetrin, por nuk lejohen që të jepen me qera.” Në këtë mënyrë, ai synon që të balancojë të gjitha argumentet që janë sjellë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. 49 - “... dhe ata, qëllimi i të cilëve është të bëjnë ndonjë të keqe e padrejtësi, Ne kemi për t’i bërë të shijojnë një dënim të dhembshëm.” - Çdokush që tenton të bëjë poshtërsi dhe gjynahe të mëdha në atë vend të shenjtë, duke pasur si qëllim prishjen, e meriton këtë kërcënim. Ndërsa Muxhahidi shpjegon: “Çdokush që bën ndonjë punë të keqe në këtë vend të shenjtë, është i kërcë - nuar me ndëshkimin e përmendur.” Kjo është veçori e Vendit të Shenjtë. Çdokush që bën ligësi në të, ndëshkohet, madje edhe nëse thjesht ka vendosur që ta kryejë atë të keqe, edhe nëse nuk arrin që ta realizojë atë. Kështu, mund të thuhet se, nëse një njeri bën një të keqe brenda Vendit të Shenjtë, ai ndëshkohet më shumë sesa po ta bënte të njëjtën të keqe jo në atë vend. Ai vend është i shenjtë dhe me vlerë të madhe tek Allahu i Lartësuar. Këtu bëhet fjalë për të gjitha gjynahet, duke filluar që nga të voglat, deri tek gjynahet më të mëdha: të gjitha hyjnë në formulimin gjithëpërfshirës të kësaj fjalie, e cila është një fjali kushtore dhe ku fjala “padrejtësi” është në trajtën e pashquar. Sipas rregullit të gjuhës arabe, një emër në trajtën e pashquar, i përdorur në një fjali kushtore, është i përgjithshëm dhe përfshin të gjitha llojet që ai i ngërthen në vetvete. Kështu konsiderohet edhe dikush që fyen qoftë edhe një shërbëtor brenda Vendit të Shenjtë, apo bën diçka edhe më të rëndomtë se kjo, madje edhe nëse thjesht nënçmon një ushqim të caktuar. (Pa dyshim, gjynahet e mëdha, siç janë vrasja, idhujtaria apo braktisja e fesë futen në përkufizimin e fjalës “padrejtësi” dhe, si të tilla, meritojnë kërcënimin e përmendur në ajet. Një vepër e keqe brenda Vendit të Shenjtë nuk është si një vepër e keqe në ndonjë vend tjetër dhe Allahu i Madhëruar ka për ta ndëshkuar atë që bën vepra të këqija brenda Vendit të Shenjtë ashtu sikurse i shkon për shtat nderimit të atij vendi). 50

Mus'haf Hape →
Nebe 78:1–78:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i kërcënon idhujtarët dhe ua hedh poshtë pyetjet dhe dyshimet e kota, që ata kanë rreth vërtetësisë së Ditës së Kijametit, që i Madhëruari e quan: ‘lajmit të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Surja Nebe është shpallur pas sures Mea - rixh. - “Për çfarë i bëjnë pyetje ata njëri - tjetrit? Për lajmin e madh e tronditës ...” - Allahu i Lartësuar i kërcënon idhujtarët dhe ua hedh poshtë pyetjet dhe dyshimet e kota, që ata kanë rreth vërtetësisë së Ditës së Kijametit, që i Madhëruari e quan: ‘lajmit të madh e tronditës’. - “... për të cilin kanë aq shumë kundër - shtime e polemika!” - Pra, njerëzit në lidhje me këtë çështje janë ndarë në dy grupe: besimtarë dhe mohues. Besimtarët, që e besojnë vërtetësinë e kësaj dite dhe mohuesit, të cilët nuk e besojnë se kjo ditë është e vërtetë. Më pas, duke kërcënuar ata që mohojnë ekzistencën dhe vërtetësinë e Kijametit, i Lartësuari thotë: - “Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kup - tojnë! Përsëri jo, se ata do ta kuptojnë!” - Ky është një kërcënim i ashpër dhe i sigurt që do të ndodhë e p ërmbushet. Më pas, i Lartësuari u tregon krijesave për pushtetin e Tij madhështor për të krijuar krijesa të habitshme dhe për të përmbushur çdo gjë që dëshiron. Ai na tregon fakte të tilla, që çuditin mendjet dhe tregojnë qartas për pushtetin e Tij të plotë për të kryer gjithçka që Ai dëshiron, qoftë ajo ringjallja e krijesave apo gjithçka tjetër në gjithësi: - “A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtat - shme për ju ...” - Pra, të shtruar, të që - ndrueshme, të palëvizshme, të përshtatshme për krijesat, të nënshtruar për to. - “Dhe malet shtylla?” - Allahu i Madhë - ruar i vendosi malet në Tokë, si shtylla, që Toka të jetë e qëndrueshme për krijesat dhe të mos tronditet për ata që jetojnë mbi të dhe në të. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne ju krijuam në çifte ...” - Ju krijuam mashkull dhe femër, që secili të kënaqet me llojin dhe palën tjetër, dhe kështu të reali - zohet vazhdimësia e llojit dhe e krijesave. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Dhe nga argumentet e Tij është edhe ky që Ai krijoi për ju bashkë - shorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe bëri që mes jush të ketë dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” [Rum 21]. - “Dhe gjumin jua bëmë për pushim.” – Allahu i Madhëruar e bëri gjumin ndërpre - rës të çdo lëvizjeje dhe aktiviteti, që të bëhet çlodhja, aq e nevojshme pas veprimtarisë së ditës. - “Natën jua bëmë mbulesë ...” - Domethënë, prehje, çlodhje, qetësim. - “Dhe ditën gjallërim (për të punuar) .” - Dita është bërë e ndritshme, që njerëzit të veprojnë dhe punojnë për arritjen e mirësive të jetës së tyre. - “Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.” - Pra, shtatë qiejt, me gjerësinë e lartësinë e tyre, me rregullin, përpikmërinë dhe përsosmërinë e tyre, me bukurinë dhe stolinë e tyre. Allahu i stolisi ata me planete dhe yje që lëvizin, siç thotë: - “... dhe kemi vënë një Ndriçues, që ngroh.” - Domethënë, vendosi Diellin, i cili ndriçon të gjithë botën. - “Prej reve lëshojmë shi të bollshëm ...” - Pra, nga retë, të cilat janë të mbushura me ujë. Fjala musirati përdoret edhe për të përshkruar një grua, së cilës i janë afruar periodat. Është thënë, gjithashtu, se musirati janë erërat, por shpjegimi më i qartë dhe i dukshëm është se janë retë e ngarkuara me ujë, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur rete. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë dhe ja, nga mesi i tyre filljonë të dalin pikat e shiut. Ai ia zbret atë kujt të dojë prej robve të vet, dhe ja, ata gëzohen Edhe pse para se t’u zbriste (shiu), ata ishin shpresëhumbur.” [Rum 48, 49.], pra, e zbret shiun nga mesi i reve. Vëreni kur i Lartësuari thotë: mâen thexh-xhaxha - “... shi të bollshëm ...” Pra, ujë me mbushulli dhe të vazhdueshëm, si - kurse ka thënë Profeti :ﷺ2811. “Haxhi më i mirë është ‘el axhu’ dhe ‘el thexhxhu’, duke pasur për qëllim therjet e shumta të deveve si kurbane. Më pas i Lartësuari thotë: - “... që, nëpërmjet tij, të rrisim drithëra e bimë ...” - Nëpërmjet këtij uji të bollshëm, të dobishëm dhe të bekuar, Allahu i Lartë - suar nxjerr prej tokës prodhime të lashtash, që mund të magazinohen dhe të ruhen si ushqim për njerëzit dhe për bagëtitë e tyre. Por edhe nebâten, pra, bimësi të gjelbërt, të cilat hahen ashtu të njoma. - “... edhe kopshte të dendura, palë mbi palë.” - Kopshte me fruta të ndryshme, me ngjyra, shije e aroma të llojllojshme. Kop - shtet janë ‘ elfâfa’, që do të thotë: të mble - dhura, të gërshetuara, të dendura, sikurse thuhet në ajete të tjera: “Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra-tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka ar - gumente për njerëzit që kuptojnë.” [Ra’d 4].

Mus'haf Hape →
Lukman 31:20–31:21 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ndaj tyre. Ai thotë: - A nuk e shihni ju se si Allahu e nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë... - A nuk e shihni me sytë e zemrat tuaja se Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve për mirësitë e Tij dhe i fton e inkurajon ata për t’u treguar mirënjohës e jo të tregohen të pavëmendshëm ndaj tyre. Ai thotë: - A nuk e shihni ju se si Allahu e nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë... - A nuk e shihni me sytë e zemrat tuaja se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë? Ai nënshtroi diellin, hënën, yjet. Në Tokë, Ai vendosi krijesa të shumta, kafshë, pemë, bimë, lumenj, minerale etj. Të gjitha këto Zoti i ka nënshtruar që të jenë në dobi të njerëzve, sikurse thotë i Madhëruari: "Gjithçka që ka në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi shtatë qiejt. Ai është i Gjithëditur për gjithçka." [Bekare 29]. - dhe i plotësoi ndaj jush mirësitë e Tij, të dukshme e të padukshme! - Ai i ka përfshirë të gjithë me mirësitë e Tij të shfaqura dhe të fshehura, të cilat i dimë, por edhe me shumë mirësi që ne nuk i dimë. Ai na ka mbuluar me mirësitë e dynjasë dhe mirësitë e fesë e të besimit. Mirësitë e Tij na vijnë ose si begati, ose si ruajtje nga të këqijat. Kështu, ne duhet të përkushtohemi për të shprehur mirënjohjen ndaj këtyre mirësive, duke treguar dashurinë për Allahun dhe përunjësinë ndaj Tij. Ne duhet që këto mirësi t'i përdorim për t'iu bindur Allahut dhe jo për të bërë poshtërsi ndaj Allahut. - Megjithatë, ka njerëz të tillë që polemizojnë për Allahun pa patur aspak dituri, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë libër të ndritshëm. - Megjithë këto mirësi, ka përsëri njerëz që nuk tregohen mirënjohës, madje tregohen mohues të këtyre mirësive, duke mos njohur as Atë që ua dhuroi. Këta nuk e pranojnë mesazhin që Zoti e dërgoi me profetët dhe librat që i shpalli për njerëzit, që ata t'i përmbahen. Këta njerëz: "...polemizojnë për Allahut pa patur aspak dituri, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë libër të ndritshëm." Ata polemizojnë me të kotën, për të hedhur poshtë të mirën. Nëpërmjet kotësive, ata synojnë që të hedhin poshtë urdhrat që profetët e Zotit sollën ndër njerëz për të adhuruar Zotin si një të vetëm. Por këta polemizues me të kotën janë të verbër dhe nuk kanë asnjë argument nga Zoti. Polemikat e tyre nuk janë të mbështetura në të vërtetën dhe të drejtën dhe as në dituri e dritë nga Zoti. Prandaj këtyre njerëzve nuk u dëgjohet fjala dhe as duhen lënë që të llomotitin me kotësitë e tyre, por u duhet dalë përpara me prova e fakte. Ata nuk ofrojnë ndonjë udhëzim, nëpërmjet të cilit të udhëzohen të diturit. Ata nuk bazohen në ndonjë libër të ndritur, që qartëson të vërtetën. Ata nuk mbështeten në argumentet tradicionale, as në argumente logjike dhe nuk marrin për bazë rrugën e të udhëzuarëve. Polemikat e këtyre në kundërshtim të Zotit, janë ndërtuar dhe mbështetur veçse në pasimin e verbër të të parëve të tyre, që nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë, por ishin të humbur dhe të devijuar, të zhytur në errësirat e mohimit dhe idhujtarisë. - Kur atyre u thuhet: “Ndiqni shpalljen e Allahut!”, ata thonë: “Jo! Ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë.” - Atyre u thuhej që të pasonin shpalljet që sollën profetët nga Zoti i tyre, që ishin e vërteta e sigurt. Këtë të vërtetë, Allahu ua sqaroi atyre me argumente të qarta e të plota, por ata thoshin: “Jo, ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë. Ne nuk kemi për ta lënë kurrë rrugën e të parëve tanë për asnjë shkak dhe fjalë tjetër, kushdo qoftë ai që e sjell atë fjalë. Por Allahu i Madhëruar, duke u kthyer përgjigje atyre dhe të parëve të tyre, thotë: - Edhe pse shejtani është duke i ftuar për në dënimin e zjarrit. - Ata iu përgjigjën shejtanit dhe ndoqën hapat e të mallkuarit. Ata u bënë ndjekës të shejtanit, prandaj i pushtoi dyshimi e pasiguria. Mos, vallë, kjo i bën ata që t'i ndjekin e pasojnë të parët e tyre në këtë rrugë të humbjes? Përkundrazi, ky fakt duhet t'i bëjë të frikësohen dhe të ruhen që të mos bien në të njëjtin kurth që ranë të parët e tyre. Kjo duhet t’i bëjë që ta shohin qartë devijimin dhe humbjen ku të parët e tyre u zhytën. Çdokush që ndjek hapat e shejtanit dhe refuzon dritën e Zotit i ka hyrë rrugës së humbjes dhe dëshpërimit. Kur shejtani i mallkuar i fton ata dhe të parët e tyre në rrugën e tij, e bën këtë jo nga dashuria e përkujdesi për ta, por nga armiqësia dhe dëshira për t'i shkatërruar e shkaktuar dhimbje e dëshpërim. Kështu, pasues të shejtanit u bënë pikërisht armiqtë e tij, të cilët ai arriti që t'i mashtrojë e nënshtrojë me kurthet dhe hilet e tij. Ai dëshiron që edhe ata të bëhen banorë të Zjarrit që në momentin kur i përgjigjen ftesës së tij.

Mus'haf Hape →
Hud 11:93–11:95 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Allahu i Lartësuar ka përmendur atë çka i shkon për shtat kontekstit, sipas hollësive të përmendura. Kështu, në suren Ea’raf, kur: “Paria arrogante e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Profeti i Allahut, Shuajbi (a.s), pasi e humbi shpresën se ata mund t’i përgjigjeshin ftesës së tij, tha: - “O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. - Punoni sipas rrugës që keni zgjedhur për veten tuaj. Ky është, pa dyshim, një kërcënim i frikshëm dhe i ashpër. Edhe unë do të vazhdoj rrugën time. Por: - Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar. - Do ta kuptoni se cili nga ne do të ndëshkohet dhe kush është mashtrues, ju apo unë. - Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres - Prisni dhe shihni me kujdes, sepse edhe unë jam duke pritur së bashku me ju! - Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme) dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara - Në këtë ajet, i Lartësuari përshkruan të ndëshkuarit, duke thënë: “xhathimin”, që do të thotë: “të ftohur dhe të ngrirë”, pra, kufoma të ngrira, që nuk lëvizin aspak. Ai thotë, gjithashtu, se u lëshoi një “sajha”. Sajha quhet një britmë e fuqishme dhe tmerruese. Ndërsa në suren El ea’raf thotë se u lëshoi “ Er-raxhfetu”, - një tronditje ose lëkundje të fortë. Në suren Shuara, Allahu i Lartësuar përmend edhe një ndëshkim tjetër mbi ta, pikërisht atë që u quajt “ndëshkimi i ditës së hijes”. Ajo ishte një ditë e tmerrshme, e mbushur plot me dënime. Në të trija këto sure flitet për ndëshkimin e të njëjtit popull, i cili u godit me të gjitha këto forma gjatë një dite, të përmendura në disa sure. Në secilën sure, Allahu i Lartësuar ka përmendur atë çka i shkon për shtat kontekstit, sipas hollësive të përmendura. Kështu, në suren Ea’raf, kur: “Paria arrogante e popullit të tij tha: “O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t'ju dëbojmë nga qyteti - ty dhe ata që të besojnë ty” [Ea’raf 88], ishte e përshtatshme që të përmendej er-raxhfetu, pra, tronditja. Kështu, Allahu i Lartësuar e lëkundi fort tokën e tyre, tokën të cilën ata e kishin mbushur me ligësi. Ata luftuan që të nxirrnin prej atij vendi Profetin së bashku me ata që besuan, duke i tronditur e duke i bërë të ndihen të pasigurt në të. Ndërsa në këtë sure, kur ata treguan moral të ulët, tallje dhe mosrespekt në fjalët e tyre drejtuar Profetit, Allahu i Lartësuar përmend si ndëshkim el sajha -n, pra, britmën e fuqishme dhe tmerruese, e cila i shndërroi ata në kufoma të ngrira. Po ashtu, në suren Shuara, kur ata thanë: “Ata thanë: “Ti je nga ata të magjepsurit!” Ti je veçse një njeri (vdekatar) ashtu si edhe ne dhe ne, vërtet mendojmë se ti je një gënjeshtar! Nëse je nga të vërtetët, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë nga qielli!” [Shuara 187], Allahu i Lartësuar thotë: “Por, ata e mohuan atë. Atëherë ata i goditi dënimi i "Ditës së Hijes" (së reve plot ndëshkim) . Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të madhe. ” [Shuara]. Pra, i përfshiu ndëshkimi nga qielli, ashtu siç e kërkuan. Këto janë nga mesazhet, kumtet dhe dobitë e fshehura mes këtyre ajeteve, dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirësia dhe bujaria, që i dhuron ato. Përherë i qofshin Atij lavdërimet e shumta dhe të panumërta! - Si të mos kishin ekzistuar fare aty. - Sikur të mos kishin jetuar kurrë në viset dhe ndërtesat e tyre përpara asaj që ndodhi. - Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit) Medjeni, sikurse u largua Themudi! - Ashtu si populli i Themudit, edhe këta ishin shumë pranë me vendbanimet e tyre. Ata jetonin afër njëri -tjetrit dhe ishin të ngjashëm gjithashtu në mohimin dhe padrejtësitë që b ënin. Ata ishin grabitës, që ju prisnin rrugën njerëzve, ishin kusarë të pamëshirshëm. Edhe ata ishin arabë, ashtu si dhe populli i Themudit. Kështu, dy vendet kishin shumë të përbashkëta, ashtu si edhe popujt në sjellje, në mosbesim, në gjuhën dhe zakonet e tyre. Për këtë arsye, merituan të njëjtin ndëshkim.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:191–2:196 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… me Pejgamberin u kthyen, mirëpo në vitin e shtatë në të njëjtin muaj i bënë vizitën. Saherë që në Kur'an përmendet lufta, mbytja, së bashku me to përmendet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Lufta u ishte e ndaluar myslimanëve. Mirëpo, vetëm atëherë kur ishte puna për mbrojtje u lejohej, por me kusht që të luftojnë vetëm kundër sulmuesve, e jo kundër atyre që nuk kishin marrë pjesë në luftë, as kundër pleqve, të sëmurëve e as fëmijëve. Në muajt e shënjtë, që janë katër Dhilkade, Dhilhixhe, Muharrem dhe Rexheb lufta ishte e ndaluar, po ashtu ishte e ndaluar edhe në vendin e shenjtë, në Qabe dhe rrethinat e saj. Mirëpo idhujtarët nuk respektonin shenjtërinë, por i sulmonin myslimanët. Këto ajete të Kur'anit u lejojnë myslimanëve të luftojnë kundër armikut nëse sulmohen prej tij edhe në muajt dhe vendin e shenjtë. Rreziku që u kanosej myslimanëve nga propaganda dhe provokimet për t'i rikthyer në idhujtari, ishte edhe më i rëndë se lufta në vendin e shenjtë, andaj u porositën ta pastrojnë atë vend nga idhujtarët, e të mos mbetet vend për propagandim idhujtarësh (fitne). Muaji i shenjtë ishte me rastin e vitit të gjashtë hixhrije, kur Pejgamberi së bashku me besimtarët e vet e mësyni vizitën e Qabes në muajin Dhilkade, por idhujtarët nuk e lejuan atë vizitë dhe myslimanët së bashku me Pejgamberin u kthyen, mirëpo në vitin e shtatë në të njëjtin muaj i bënë vizitën. Saherë që në Kur'an përmendet lufta, mbytja, së bashku me to përmendet fjala, në rrugën ose për rrugën e Allahut, me çka kuptohet se lufta nuk ka për qëllim okupimin e vendit të huaj, nuk ka për qëllim prenë e luftës ose diçka tjetër, por ka për qëllim vetëm lirinë për besimin e drejtë, për zbatimin e lirë të fjalës së Zotit xh. sh. Pas përgjigjes për rëndësinë e ndërrimit të hënës, sipas së cilës bëhet edhe agjërimi e edhe haxhi, ndërhyjnë ajetet rreth luftës, për t'ju sqaruar myslimanëve se në rast sulmi prej armikut, duhet të luftojnë edhe në muajt edhe në vendin e shenjtë. "Haxhi" do të thotë: mësyerje, qëllim, e këtu është fjala për atë që vendosë ta vizitojë Qaben në kohën e caktuar. "Umre" i thuhet vizitës që i bëhet Qabes në cilëndo kohë të vitit. Umra ndryshon nga haxhi, sepse në umre nuk është obligim qëndrimi në Arafat. Për ata që kanë mundësi haxhi është obligim një herë në jetë. Mënyra e zbatimit të njërës dhe tjetrës, është sqaruar në shkencën I e fikhut.

Mus'haf Hape →
Ahkaf 46:1–46:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!”. [El ea’raf 54]. Ose: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Shpallja e Librit është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” - Ky është një lavdërim që Allahu i Madhëruar i bën Librit të Tij të mrekullueshëm dhe madhështor. Kjo është dhe ftesë për njerëzit, që ata të udhëzohen me dritën e Kur'anit dhe të meditojnë më shumë rreth ajeteve të tij, sepse kështu mund të përfitojnë prej thesareve të fshehura të tij. - “Ne i krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që ekziston ndërmjet tyre, veçse me një qëllim të drejtë dhe për një afat të caktuar.” - Pasi përmendi shpalljen e Librit, i cili përmban ligjin e Tij, Allahu i Madhëruar tregon se është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Në këtë mënyrë, Ai pohon për Veten dy atribute: krijimin e krijesave dhe vendosjen e ligjeve për to. Vetëm Atij i takon çështja e krijimit dhe e vendosjes së ligjit, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!”. [El ea’raf 54]. Ose: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 12]. Ose: “Me urdhrin e Tij ia zbret melekët me shpallje kujt të dojë nga robtë e vet (duke u thënë:) Paralajmëroni se nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj (vetëm) Mua të ma kini frikën.” [Nahl 2]. Është Allahu i Lartësuar që i krijoi njerëzit e xhindët, që do mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre, e krijoi gjithçka tjetër që ekziston. Ai krijoi edhe vendin ku ata jetojnë e banojnë. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar krijoi gjithçka që ndodhet mes qiejve e Tokës, për t’ua vënë në shërbim njerëzve e xhindëve. Pastaj, gjatë kohërave, dërgoi tek ata profetë, të cilëve u shpalli libra qiellorë. Në këto libra, Ai u përcaktoi robve urdhra dhe ndalesa, u vendosi kufij dhe ligje, sipas të cilëve ata duhet të jetojnë në këtë jetë. Ai i njoftoi, gjithashtu, se kjo jetë është koha kur duhet të punojnë. Kjo është botë kalimtare, e jo vendqëndrimi i përhershëm i tyre. Do të vijë një ditë që ata të largohen nga kjo botë, për të shkuar në botën tjetër, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje do ta marrin të plotë shpërblimin për veprat që bëjnë në këtë dynja dhe për mënyrën si iu përgjigjën profetëve dhe si i trajtuan shpalljet që ata sollën. Allahu i Madhëruar ka sjellë fakte të pamohueshme për vërtetësinë e jetës së ahiretit. Ai ka bërë që njerëzit ta provojnë shpërblimin dhe ndëshkimin që në këtë jetë, që t’u shërbejë si nxitës i fortë për të arritur të mirën dhe për t’u ruajtur nga e keqja. I Madhëruari thotë: “Ne i krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që ekziston ndërmjet tyre, veçse me një qëllim të drejtë dhe për një afat të caktuar.”. Pra, ato nuk u krijuan kot, pa ndonjë qëllim, por me një qëllim shumë të rëndësishëm: që robtë të njohin dhe të binden për madhështinë e Krijuesit, si dhe të gjejnë në to fakte që dëshmojnë se Krijuesi i tyre është i Plotë në çdo aspekt e pa mangësi. Ata duhet të jenë të bindur se Allahu që krijoi këtë gjithësi madhështore dhe kaq të rregullt është tërësisht i Plotfuqishëm që t’i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre, për t’i marrë në llogari dhe për t’i shpërblyer për veprat e tyre. Allahu i Lartësuar na njofton, gjithashtu, se kjo botë do të vazhdojë të jetë deri në një afat të caktuar. Por edhe pse i Madhëruari, i Cili është më i Vërteti në fjalët e Tij, na mëson se cili është qëllimi i krijimit tonë, duke na ndriçuar faktet që e dëshmojnë këtë, përsëri ka disa krijesa që nuk i përgjigjen ftesës dhe porosive të Tij, por u kthejnë shpinën atyre. Ata shpërfillin Shpalljen e Zotit dhe kundërshtojnë, madje luftojnë dhe u përpiqen me të gjitha forcat për të penguar ftesën e profetëve. Duke treguar për gjendjen e këtyre të mjerëve, i Lartësuari thotë: - “Megjithatë, ata që nuk besojnë, janë mospërfillës ndaj paralajmërimeve që u bëhen.” - Ndërsa ata që besojnë, kur kuptojnë realitetin dhe gjendjen e tyre, i pranojnë këshillat dhe porositë e Zotit të tyre, madje i dorëzohen plotësisht Atij, me dashuri e drojë. Kështu, ata kanë fituar çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:9–41:12 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i cili nuk ka as mangësi dhe as shtesa. Pas krijimit të Tokës, Allahu iu drejtua krijimit të qiellit, i cili ishte tym. Pastaj u tha qiellit dhe Tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin.” – Kjo është një pyetje, që tregon habi, por edhe ndalesë nga krimi që bëjnë qafirët, të cilët adhurojnë idhuj, duke iu përulur e duke i barazuar me Allahun e Madhërishëm, Mbretëruesin Bujar, i Cili e krijoi Tokën vetëm për dy ditë, pastaj e sheshoi atë për dy ditë të tjera, duke vendosur malet si shtylla, të cilët e mbajnë Tokën të qëndrueshme nga dridhjet dhe lëvizjet. Krijimi i saj u plotësua më tej, duke nxjerrë bimësinë e çdo gjë tjetër. E gjithë kjo ndodhi në katër ditë, për ta ditur ata që pyesin rreth krijimit të saj. E kush mund të përgjigjet më mirë se i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi? Ky është një fakt i vërtetë, i cili nuk ka as mangësi dhe as shtesa. Pas krijimit të Tokës, Allahu iu drejtua krijimit të qiellit, i cili ishte tym. Pastaj u tha qiellit dhe Tokës: - “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” - Ky është një urdhër që duhet të shkojë në vend dhe të ekzekutohet në çdo mënyrë. - “Të dy (Qielli dhe Toka) thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.” – Kuptimi: Ne kurrsesi nuk mund të dëshirojmë diçka që kundërshton dëshirën dhe urdhrin Tënd, o Zot. Ne nënshtrohemi vullnetarisht e me dëshirë. Kështu u kompletua krijimi i qiejve dhe Tokës në gjashtë ditë të plota, duke filluar nga dita e diel e duke përfunduar ditën e premte. Edhe pse fuqia e Zotit është aq e madhe sa të krijojë gjithçka në një çast të vetëm, edhe pse Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka, Ai gjithashtu është i Urtë, i Butë e i Mëshirshëm. Prej mëshirës dhe butësisë së Tij, Ai vendosi që krijimi i botës të jetë në këtë mënyrë dhe kohë. Nga ajeti: “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!”, kuptohet se Allahu i Lartësuar e ka krijuar qiellin pas krijimit të Tokës. Ndërsa në suren Naziat, Allahu i Lartësuar thotë: “...e pastaj tokën e sheshoi....”. Në pamje të parë duket sikur këto dy ajete janë në kundërshtim me njëri -tjetrin. Por, pa dyshim, në Librin e Zotit nuk mund të gjesh kurrë kundërshtime e kundërthënie. Shpjegimi për këtë është se – ashtu siç thonë shumë komentues të Kur'anit, – vërtet që krijimi i Tokës si trup qiellor ka ndodhur para krijimit të qiejve, ashtu sikurse thuhet në këtë sure, por shtrimi dhe përgatitja e saj, duke e nxjerrë bimësinë, ujin etj., ka ndodhur pas krijimit të qiejve, sikurse thuhet në suren Naziat: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.”. Edhe në këtë ajet nuk thuhet: “E pastaj Tokën e krijoi”, por thuhet: “E pastaj Tokën e sheshoi....”. Pra, pas krijimit të qiellit, ka ndodhur shtrimi i tokës dhe jo krijimi i saj. - “Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur.” - Për çdo qiell u dhanë urdhra dhe u caktuan ato që ishin të nevojshme, ashtu sikurse di të vendosë më i Urti. Ndërsa qielli i dynjasë u zbukurua me yje, nëpërmjet të cilëve krijesat ndriçohen dhe udhëzohen në errësirë. Yjet janë zbukurim për qiellin e errët, por shërbejnë edhe si gjuajtës për shejtanët e mallkuar, për të mos i lejuar që të dëgjojnë dhe të vjedhin nga lajmet e qiellit. Toka dhe qielli me gjithçka mes tyre u krijuan sipas përcaktimit të Krenarit të Gjithëditur. Me krenarinë dhe pushtetin e Tij të plotë, Ai i nënshtroi krijesat e tashmë administron çështjet e tyre. Ndërsa me dijen e Tij, Allahu i ka përfshirë të gjitha krijesat, të dukshmet dhe të padukshmet. Megjithatë, politeistët i largohen përkushtimit me sinqeritet ndaj Zotit të Madhërishëm, që është i Vetëm dhe Ngadhënjimtar mbi gjithçka. Allahut i janë nënshtruar të gjitha krijesat dhe çdo gjë funksionon sipas përcaktimit dhe dëshirës së Tij, por, në vend të Tij, mushrikët adhurojnë idhuj. Ky shkëmbim është tepër i çuditshëm, kur dihet se idhujt e tyre kanë cilësi të mangëta e të ulëta. Sidoqoftë, nëse vazhdojnë në kundërshtimin dhe mohimin e tyre, për ta nuk ka shpagim tjetër veç ndëshkimit në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:38–22:41 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është Bamirës i madh ndaj njerëzimit.” [Bekare 251]. Dikush mund të thotë se, në kohën e sotme, ne shohim që xhamitë mbushen me besimtarë edhe në shtete të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu i mbron (nga e keqja) ata që besuan. - Ky është njëherazi një njoftim, premtim dhe përgëzim i mrekullueshëm nga Allahu për ata që e besojnë Atë. Allahu do të largojë prej tyre çdo të keqe dhe këtë do ta bëjë për shkak të imanit të tyre. Ai do t’i ruajë besimtarët e Tij nga e keqja e mohuesve, nga vesveset e shejtanit, nga e keqja e veteve të tyre, nga pasojat që sjellin veprat e tyre të këqija dhe çdo e keqe tjetër. Edhe gjatë fatkeqësive, Ai ua lehtëson barrën e rëndë. Çdo besimtari do t’i ofrohet kjo mbrojtje e ndihmë, në varësi të imanit të tij, pra, dikujt më shumë e dikujt më pak. - Me të vërtetë, Allahu nuk e do askënd që është tradhtar e mohues (i besimit të drejtë). - Këta janë ata që tradhtojnë amanetin e Zotit, me të cilin Ai i ngarkoi. Ata shpërfillin të drejtat e Zotit dhe adhurimin e Tij si Një të Vetëm. Ata shkelin edhe të drejtat e krijesave dhe përgjegjësitë ndaj tyre. Ata janë mohues të mirësive të Allahut e mosmirënjohës. Allahu i Madhëruar u jep me bujari nga mirësitë e Tij, ndërsa ata ia kthejnë me padrejtësi, mohim e mosbindje. Ata nuk i do Allahu, përkundrazi i urren dhe është i zemëruar me ta. Ai ka për t’i ndëshkuar ata për mosbesimin dhe shkeljen e amanetit të Tij. Nga ajeti kuptojmë se Allahu i do ata që janë besnikë ndaj amaneteve , që i plotësojnë ato me korrektësi dhe tregohen mirënjohës ndaj të dashurit të tyre Allahut Bujar dhe Mëshirëplotë. - Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje (të luftojnë) , për shkak se u është bërë padrejtësi. - Në fillim të Islamit, muslimanët e kishin të ndaluar të luftonin kundër jobesimtarëve, madje ishin urdhëruar të tregonin durim. Kështu ishin urdhëruar nga urtësia e Allahut. Më pas, kur emigruan në Medinë dhe krijuan një shtet të fortë, iu dha leje që të luftonin. Allahu i Madhëruar thotë: “Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi." Nga kjo kuptohet se, më parë, ishin të ndaluar të luftonin dhe tashmë, atyre që luftoheshin, po u lejohej të kundërpërgjigjeshin me të njëjtën mënyrë. Allahu ua lejoi luftën besimtarëve vetëm sepse atyre po u bëhej padrejtësi, duke u penguar nga feja, duke u torturuar për shkak të besimit dhe duke u dëbuar prej shtëpive të tyre. 13 - Allahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata (muslimanët). Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. - Vetëm Atij le t’i kërkojnë ndihmë dhe Atij t’i mbështeten për arritjen e fitores. Allahu do t'i ndihmojë besimtarët: "...të cilët, vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa asnjë të drejtë.” Ata u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre, për shkak të vuajtjeve e mundimeve që u shkaktoheshin padrejtësisht. I vetmi "krim" i tyre, për të cilin qafirët i urrenin dhe torturonin, ishte fakti se ata thoshin: “Zoti ynë është Allahu”. I vetmi shkak për të gjitha ato përndjekje e mundime ishte se ata njësonin Allahun e Madhëruar dhe adhuronin vetëm Atë me sinqeritet. Nëse ky veprim mund të konsiderohet gjynah, atëherë ky ishte gjynahu i besimtarëve, sipas mohuesve dhe keqbërësve. Kjo ngjan me fjalën tjetër të Allahut të Madhëruar: “Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse! Ata rrinin ulur rreth tij dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata besonin Allahun, Ngadhënjimtarin e të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar për çdo gjë!” [Buruxh 4 – 9]. Ky ajet tregon qartë urtësinë dhe qëllimin kryesor të ligjërimit të xhihadit. Synimi i tij është që të mundësohet përhapja e fesë dhe besimit të pastër në Allahun e Madhëruar dhe frenimi i agresionit kundër besimtarëve. Kështu mund të ndalen provokimet e vazhdueshme të jobesimtarëve, të cilët janë gjithmonë parët që i nisin ato. U bë e ligjshme të luftohet kundër padrejtësisë dhe luftës së padrejtë të mohuesve, që gjithmonë ndezin konflikte. U ligjërua lufta, që njerëzve t’u mundësohet të adhurojnë Allahun hapur, duke shfaqur të gjitha shenjat e dukshme dhe simbolet e fesë së Tij, prandaj Allahu i Madhëruar thotë në vijim: - Sikur Allahu të mos i mbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. – Kështu, nëpërmjet luftës së muxhahidinëve në rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar largon armiqësinë dhe agresionin e mohuesve ndaj besimtarëve dhe botës. Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë: “...do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.." Pra, do të shkatërroheshin të gjitha këto vendadhurime të mëdha të bashkësive të ithtarëve të librit, të jehudive dhe krishterëve, por do të shkatërroheshin edhe xhamitë e muslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Në to falet namazi, kryhen ritet fetare, lexohet libri i Allahut dhe përmendet emri i Allahut. Për këtë arsye, sikur Allahu i Madhëruar të mos i mbronte njerëzit me njëri tjetrin, atëherë mohuesit e besimit do të sundonin mbi muslimanët, do t’i shkatërronin faltoret e tyre, do t’i torturonin dhe do t’i ndalonin nga feja dhe besimi i pastër. Kjo tregon se, në origjinë, xhihadi është ligjëruar për të ndaluar agresionin dhe padrejtësinë e mohuesve. Në të gjitha ato vende ku është vendosur qetësia, paqja e stabiliteti, ku është përhapur adhurimi i Allahut dhe ku janë ndërtuar e mbushur xhamitë, duke shfaqur haptazi simbolet e Allahut, të gjitha këto janë fryt i luftës të besimtarëve dhe mirësi nga sinqeriteti i tyre. Nëpërmjet këtyre të zgjedhurve, Allahu i Madhëruar largon të keqen e mohuesve. I Madhëruari thotë: “Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej. Por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit.” [Bekare 251]. Dikush mund të thotë se, në kohën e sotme, ne shohim që xhamitë mbushen me besimtarë edhe në shtete të vogla islame, të cilat janë të pafuqishme përballë shteteve të tjera të mëdha dhe nuk mund të luftojnë kundër tyre për të mbrojtur veten. Madje, shohim që edhe në shtetet e mëdha të sunduara nga jomuslimanë, ka shumë xhami, në të cilat besimtarët falen qetësisht dhe në paqe, edhe pse qeveritarët e atyre vendeve e kanë plotësisht mundësinë që t’i shembin dhe shkatërrojnë ato. Atëherë, si të kuptojmë fjalën e Allahut të madhëuar që thotë: "Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej", ndërkohë që nuk shohim ndonjë ushtri islame që ta pengojë agresionin e tyre?! Përgjigjja për këtë pyetje gjendet brenda të njëjtit ajet, në kuptimin e tij gjithëpërfshirës. Edhe kjo është një prej mënyrave të mbrojtjes së Zotit, që përmendet në ajet. Çdokush që njeh gjendjen e shteteve dhe sistemin mbi të cilin ato ngrihen e kupton qartë se ato shtete e trajtojnë çdo popull e bashkësi si pjesë përbërëse të vendit dhe qeverisjes, sipas asaj që çdo bashkësi ofron, qoftë në aspektin e forcës, pasurisë, përqindjes numerike, qoftë në atë të punës e shërbimeve. Kështu, këto shtete u ofrojnë bashkësive përbërëse të tyre të drejtat përkatëse, fetare ose jo fetare. Ata kanë frikë se, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, kjo do të çonte në çrregullim të sistemit të tyre dhe humbje të një pjese të bashkësisë. Pikërisht për shkak të këtij sistemi të ngritur realizohen shumë mirësi fetare. Pjesë e këtyre mirësive që arrihen janë dhe ndërtimi e funksionimi i xhamive, të cilat, edhe në vendet më të spikatura të mohimit ngrihen e mbushen rregullisht, lavdëruar qoftë Zoti. Këto shtete të mëdha, - edhe pse fshehin urrejtje e mospranim të Islamit dhe muslimanëve, - tregojnë kujdes ndaj bashkësisë islame, për përmbushjen e të drejtave të tyre, edhe për shkak të mosmarrëveshjeve e përçarjeve të vazhdueshme mes shteteve të krishtera, përçarje që do të vazhdojë mes tyre deri Ditën e Gjykimit. Edhe për ato vende të vogla islame, që nuk kanë fuqi të mbrohen vetë, Allahu i Madhëruar bën që të mbrohen nëpërmjet aleancave me të tjerët (jomuslimanë), të cilët janë vazhdimisht të përçarë mes njëri -tjetrit. Është i madhi Zot që e bën të mundur këtë lloj mbrojtjeje, edhe pse Ai është i Plotfuqishëm që t’u shfaqë besimtarëve fitore të Islamit dhe muslimanëve, ashtu siç edhe ka premtuar në Librin e Tij. Shenjat e kësaj ndihme të Allahut për Islamin dhe muslimanët po shfaqen qartë çdo ditë e më shumë, që kur muslimanët e ndien dhe kuptuan se sa e rëndësishme është kthimi në fenë e tyre me besim të pastër dhe me jetën sipas këtij besimi. Për të gjitha këto, lavdërimi dhe mirënjohja i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. E lusim të Lartësuarin që ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh! Prandaj, Allahu i Madhëruar duke na treguar realitetin, që është në përputhje të plotë me premtimin e Tij të sigurt, thotë: - Allahu do t'i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. - Allahu do ta ndihmojë këdo që pranon fenë e Tij, jeton sipas saj dhe e përhap atë ndër njerëz. Këta të zgjedhur luftojnë e sakrifikojnë për hapjen e fesë së Zotit, me sinqeritet e devocion. Ata japin gjithçka për luftën në rrugën e Zotit, për të lartësuar fjalën e Tij. - Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhënjimtar. - Allahu është i plotë në fuqinë e Tij. Ai është Krenar dhe Ngadhënjimtar, që nuk mposhtet kurrë. Ai i ka nënshtruar të gjitha krijesat dhe i ka të gjitha nën pushtetin e Tij. Pra, gëzohuni, o muslimanë! Edhe nëse jeni të dobët në përgatitje ushtarake e nga ana numerike, dijeni se ju keni një Mbështetës të Fortë e të Pathyeshëm, të Fuqishëm e Ngadhënjimtar! Ju i mbështeteni Atij që ju krijoi ju dhe gjithçka që ju bëni. Kryejini ato gjëra që jeni urdhëruar nga Zoti, dhe pastaj kërkoni nga Ai që t’ju ndihmojë e t’ju dhurojë fitoren! Nëse e bëni këtë, Ai patjetër që ka për t’jua dhënë fitoren. I Madhëruari thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja!” [Muhamed 7]. Ngrihuni, o muslimanë, dhe jepini hakun besimit dhe punës sipas tij, se për ju është një premtim i mrekullueshëm. I Madhëruari thotë: “Allahu u premtoi atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë sundues në atë tokë, ashtu si bëri edhe ata që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë, që e pëlqeu për ta dhe, në vend të frikës, do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. Por kushdo që mohon pas kësaj, ata janë më të prishurit (që kalojnë çdo kufi) . Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56]. Më pas, Allahu përmend disa shkaqe e cilësi të atyre që vërtet ndihmojnë e luftojnë për fenë e Tij. Nëse dikush pretendon se e ndihmon fenë e Zotit dhe nuk i ka këto cilësi, atëherë kuptohet se ai është gënjeshtar. I Madhëruari thotë: - (Ai ndihmon) ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin,... - Kur ua japim tokën nën sundimin e tyre, që ta mbretërojnë pa pasur asnjë armik, ata, së pari, e përkryejnë namazin, duke e falur në kohën e vet e duke i plotësuar shtyllat, detyrat, kushtet e saktësisë së tij. Ata janë të kujdesshëm sidomos për faljen e namazit të xhumasë dhe namazit me xhemat. Së dyti, japin zekatin. Qofshin udhëheqës, qofshin nga populli i thjeshtë, ata e japin zekatin e pasurisë, duke ua dhënë atyre që e meritojnë. - ... urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. - Këtu përfshihet çdo fjalë dhe vepër e mirë që ligji i Zotit dhe logjika e pastër e konsiderojnë të tillë. Kështu, ata urdhërojnë për të përmbushur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave. Nga ana tjetër, ata ndalojnë nga çdo e keqe që feja dhe natyra e pastër njerëzore e ndalon. Urdhri dhe ndalesa për diçka është urdhër e ndalim edhe për ato gjëra pa të cilat ajo gjë nuk mund të realizohet. Kështu, nëse urdhrat dhe ndalesat mund të realizohen veçse duke i mësuar fillimisht vetë, dhe pastaj duke ua mësuar të tjerëve, atëherë njerëzit e kanë detyrë që të mësojnë këto çështje, ndërsa udhëheqësit duhet t'ua bëjnë detyrë që t’i mësojnë. Nëse është e nevojshme, udhëheqësi vendos edhe sanksione e dënime për ata që nuk janë të kujdesshëm me urdhëresat e ndalesat e Zotit. Këto dënime e sanksione mund të jenë të përcaktuara nga Sheriati, por mund t’i jenë lënë edhe udhëheqësit që t’i vendosë sipas nevojës, derisa urdhëresat e ndalesat të respektohen dhe ligji i Zotit të vendoset e zbatohet ndër njerëz. Nëse është e nevojshme që disa njerëz të specializohen veçse për këtë detyrë, pra, për urdhërimin për mirë e ndalimin nga të këqijat, atëherë udhëheqësi e krijon këtë mundësi. Pastaj i Madhëruari thotë: - Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për (të gjitha) çështjet. - Të gjitha çështjet janë në dorë të Zotit. Ai na ka bërë të qartë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë. Atij mbreti e sundimtari që kujdeset për fenë me sinqeritet, Zoti ka për t’i dhënë purfundim të mirë dhe një udhëheqje të drejtë. Ndërsa ata sundues e mbretër që e marrin pushtetin me forcë dhe gjykojnë sipas epsheve të tyre, edhe pse mund të marrin një pushtet të përkohshëm, përfundimi i tyre nuk është i mirë. Sundimi e udhëheqja e tyre është fatkeqësi dhe përfundimi i tyre edhe më i keq.

Mus'haf Hape →
Mumtehine 60:1–60:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Pas kësaj, Profeti ﷺ tha: "Ai po thotë të vërtetën!” Ndërsa Umeri r.a. tha: "Më lër, o i Dërguari i Allahut, t'ia pres kokën!" Por i Dërguari i Allahut i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Mumtehine është zbritur pas sures Ahzab. Shkak për zbritjen e fillimit të kësaj sureje ishte ngjarja e Hatib Ibn Belteas. Ai ishte një muhaxhir, i ardhur nga Meka. Ai, gjithashtu, kishte marrë pjesë në Betejën e Bedrit. Ai emigroi në Medinë, duke lënë pas në Mekë familjen, fëmijët dhe pasurinë e tij. Në fakt, Hatibi nuk ishte kurejsh dhe banor autokton i Mekës, por ishte nga aleatët e Uthmanit e fisit të tij. Kur Profeti i Allahut vendosi të sulmonte Mekën, për shkak të thyerjes së paktit nga ana e idhujtarëve kurejshë, ai urdhëroi muslimanët që të bëheshin gati për luftë. Profeti i Allahut, ashtu siç vjen në hadith, u lut dhe tha: 2638. “O Allah, mbaje sekret planin tonë për ta!”. Por Hatibi shkroi një mesazh për banorët e Mekës dhe ua nisi fshehurazi nëpërmjet një gruaje. Në këtë letër, ai i njoftonte me një pjesë të asaj që synonte Profeti i Allahut në lidhje me ta dhe luftën që mund t’i befa - sonte. Në fakt, ai e bëri këtë me qëllimin që të fitonte tek kurejshët njëfarë besimi, dhe kjo t’i shërbente për të mbrojtur familjen e tij në Mekë. Por Allahu i Madhëruar e njoftoi Profetin e tij, duke plotësuar kështu lutjen e tij që idhujtarët mekas të mos merrnin vesh për planin. Kështu, Profeti i Allahut dërgoi menjëherë një skuadër, që të gjente dhe kapte korrieren e Hatibit, që ishte nisur për te kurejshët. Kjo ngjarje përshkru - het qartë në hadithin që e sjellin Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre. Imam Ahmedi sjell këtë variant: “Aliu (r.a.) tregon: 2639. "I Dërguari i Allahut më dërgoi mua, Zubejrin dhe Mikdadin dhe na tha: "Ecni, derisa të arrini kopshtin Hah, dhe aty do të gjeni një grua. Ajo ka me vete një letër, që duhet t’ia merrni e të ma sillni mua." Kështu u nisëm duke i nxituar fort kuajt tanë, si në garë, derisa arritëm në kopshtin Hah. Pikërisht aty gjejmë një grua. - "Nxirre shkresën!" - i thamë menjëherë. Ajo tha: "Unë s'kam ndonjë shkresë!" - "Ose do ta nxjerrësh vetë, ose do të të zhveshim këtu!" - i thamë. Kështu, ajo e nxori letrën nga gërshetat e saj dhe ne ia çuam Profetit ﷺ . Ç’të shihnim! Ajo letër ishte pikërisht nga Hatib Ibn Ebu Beltea dhe u drejtohej idhujtarëve të Mekës, të cilëve u tregonte për disa nga planet e Profetit ﷺ . Atëherë, Profeti ﷺ i tha Hatibit: "Ç'është kjo, o Hatib?" Ai tha: "Mos u nxito kundër meje, o i Dërguari i Allahut! Unë jetoja me kurej-shët, por nuk jam fis me ta. Shumë nga muhaxhirët që janë me ty kanë të afërm, të cilët u mbrojnë familjet dhe pasurinë në Mekë. Kështu që, lidhjen e munguar fisnore desha ta zëvendësoj duke u dhënë atyre një ndihmë, që të mund ta shfrytëzoja për të më ruajtur të afërmit e mi atje. Unë nuk e bëra këtë si akt mohimi apo braktisjeje të fesë sime dhe as që preferoj kufrin pas Islamit.” Pas kësaj, Profeti ﷺ tha: "Ai po thotë të vërtetën!” Ndërsa Umeri r.a. tha: "Më lër, o i Dërguari i Allahut, t'ia pres kokën!" Por i Dërguari i Allahut i tha: "Ai ka marrë pjesë në Betejën e Bedrit dhe, ku ta dish, mbase Allahu i Madhëruar i ka parë mirë njerëzit e Bedrit, prandaj dhe ka thënë: 'Bëni ç'të doni, sepse Unë jua kam falur të gjitha gjynahet." Përcjellësi tjetër i hadithit thotë se për këtë zbriti ajeti kuranor: "O ju që keni besuar! Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur! ". Në një version tjetër të sjellë nga Buhariu thuhet se: “... Umer Ibn Hatabi, pasi dëgjoi fjalët e Profetit në lidhje me Hatibin, qau dhe tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” Ndërsa sipas versionit që sjell Ibn Ebu Hatim nga Aliu, Profeti ﷺ tha: 2640. “Hatibi tha të vërtetën, prandaj për të thoni vetëm fjalë të mira.” - “O ju që keni besuar! Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur! ” - Këtu janë për qëllim idhujtarët, mohuesit e besimit të drejtë e të vërtetë, të cilët i kundërvihen rrugës së drejtë dhe i kanë shpallur luftë Zotit, profetit të Tij dhe besimtarëve. Pra, bëhet fjalë për ata lloj mohuesish, kundër të cilëve Zoti e ka ligjëruar luftën: për ta ka urdhëruar që kurrsesi të mos i bëjmë miq, shokë, mbështetës dhe aleatë të ngushtë. Në një ajet tjetër thuhet: “O ju që keni besuar! Mos i bëni miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëritjetrin. E kush prej jush i merr për miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.” [Maide 51]. Ky është vërtet një kërcënim i ashpër dhe paralajmërim i frik - shëm, që të jemi shumë të kujdesshëm. I Lartësuari thotë, gjithashtu: “O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq jobesimtarët, në vend të besimtarëve! A mos, vallë, doni t’i sillni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?!” [Nisa 144]. Ose: “O ju që keni besuar! Mos i bëni miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj, qofshin prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej jobe - simtarëve! Frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë! Edhe ezanin tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me të vërtetë, ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” [Maide 57, 58]. “Besimtarët nuk duhet të bëjnë miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë.” [Al Imran 28]. Profeti i Allahut e pranoi justifikimin e Hatibit, që veprimi i tij ishte thjesht për të ruajtur familjen e tij prej tyre. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Hudhejfja, që thotë: 2641. “Profeti i Allahut na solli disa shembuj: një, tre, pesë, shtatë, nëntë dhe njëmbëdhjetë. Por, prej tyre na përmendi e shtjelloi tre, dhe i la të tjerat. Ai tha: “Ishte një popull i dobët dhe i varfër, të cilët u sulmuan nga një popull i madh arro - gant dhe armiqësor, por megjithatë arritën t’i bënin ballë e të fitonin kundër tyre (duke qenë të bashkuar). Megjithatë, një pjesë e tyre shkuan e u lidhën me armiqtë, të cilët i përdorën në shërbim të vet, madje i vendo - sën në krye të popullit të tyre. Por më këtë veprim, ata morën zemërimin e Zotit deri në ditën e takimit me Të. ...” 125 - “Ata kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besoni Allahun, Zotin tuaj.” - Duke marrë parasysh edhe atë që thamë më lart, këto fjalë përforcojnë ndalimin e rreptë të miqësimit dhe lidhjes së aleancave me ata që luftojnë besimtarët. E si mund të mendo - het që të bëhen miq e aleatë ata që dëbuan Profetin e Zotit dhe shokët e tij nga vendi i tyre?! Ata mosbesimtarë e bënë për shkak të urrejtjes së madhe, që kishte zaptuar shpirt - rat e tyre, për besimtarët e sinqertë, për fenë e pastër të teuhidit dhe për adhurimet e si - nqerta, që besimtarët i përkushtojnë Allahut të Madhëruar, sikurse thotë i Lartësuari: “Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata besonin Allahun, Ngadhënjimtarin, të La - vdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” [Buruxh 8, 9]. Ose: “Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.” [Haxh 40]. - “Mos u miqësoni me ta, nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time me ju!” - Nëse jeni vërtet të tillë, atëherë mos i bëni miq e aleatë ata. E si mund të miqësoheni me ata të cilët ju kanë dëbuar prej vendit e pronave tuaja, të shtyrë nga urrejtja për ju e për fenë tuaj?! Nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time me ju, kurrsesi nuk mund të miqësoheni e të lidhni aleancë me ta. - “Ju u shprehni fshehurazi atyre miqësi, por Unë e di shumë mirë se çfarë mbani të fshehur dhe çfarë shfaqni haptazi.” - Si mund ta bëni diçka të tillë, nëse vërtet besoni se Unë i di të gjitha ato që shfaqen dhe ato që fshihni në shpirtin tuaj?! - “Kush vepron kështu, ka devijuar nga rruga e drejtë.” - Një veprim i tillë bie ndesh me udhëzimin e drejtë dhe besimin e vërtetë. - “Nëse ata ju mundin, do të jenë armiqtë tuaj e do t’ju godasin me duart dhe gju - hën e tyre.” - Nëse ju shtien në dorë dhe ju uzurpojnë, nuk do të kursenin kundër jush asnjë lloj mundimi, me fjalë apo me vepra. Madje, qëllimi i tyre është: - “Ata do të dëshironin shumë që edhe ju të bëheshit jobesimtarë.” - Ata shpenzojnë gjithçka, veç që ju to mos shihni kurrë mirësi. Armiqësia dhe urrejtja e tyre kundër jush është thellë në shpirtrat e tyre, por shpesh shfaqet edhe haptazi. Atëherë, si mund të miqësoheni e afroni të tillë keqbërës?! Edhe kjo është nxitje për të urryer të tillë keqbë - rës agresorë dhe për mos u miqësuar me ta. - “Nuk do t’ju bëjnë dobi farefisi e as fëmijët tuaj. Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë ndarjen mes jush. Allahu sheh gjithçka që ju bëni.” - Afërsia e farefisi nuk kanë për t’ju sjellë asnjë dobi, nëse Allahu ju braktis. Ndihma e tyre nuk ka për t’ju ardhur kurrë, nëse kënaqeni me atë që zemëron Allahun. Nëse dikush përpiqet të kënaqë farefisin, duke miratuar ose heshtur për kufrin e tyre, duke zemëruar kështu Allahun e Madhëruar, ai ka dështuar dhe ka humbur. Atij nuk ka për t’i sjellë asnjë dobi afërsia me askënd, edhe sikur të jetë i afërti i ndonjë profeti. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Enesi, i cili tregon se një burrë i tha Profetit të Allahut: 2642. “O i Dërguari i Allahut: “Ku është babai im?” - “Në zjarr, - i tha Profeti. Por pasi ai bëri që të largohej, Profeti i Allahut shtoi: “Babai im dhe babai yt janë në zjarr.” Këtë hadith e kanë sjellë Muslimi dhe Ebu Daudi, prej Hamad Ibn Selemes.

Mus'haf Hape →
Nuh 71:10–71:20 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ujore dhe të shtojë prodhimet tuaja. Me të, Ai i jep jetë tokës suaj. - “...Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem,...” – Do t’ju shtojë pasurinë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. – Kuptimi: Lërini gjynahet dhe kërkojini falje Allahut të Lartësuar. Nëse e bëni këtë, ta dini dhe të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar fal shumë. Ai e fal atë që pendohet dhe i kërkon faljen Atij. Pra, Nuhu (a.s.) i ftoi ata që pendoheshin dhe premtoi se Allahu do t’ua falte gjynahet dhe do t’u jepte shumë të mira, të cilat ua ka premtuar të gjithë atyre që u largohen gjynaheve, që pendohen dhe kërkojnë falje. Nuhu (a.s.) u premtoi, gjithashtu, edhe shumë mirësi të kësaj jete, me shpresë që ata të ktheheshin te lumturia që sjell besimi dhe pendimi tek i Madhëruari. Ai u tha: - “Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli,...” - Do t’ju dhurojë shi të vazhdueshëm, kohë pas kohe, që të mbushë rezervat tuaja ujore dhe të shtojë prodhimet tuaja. Me të, Ai i jep jetë tokës suaj. - “...Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem,...” – Do t’ju shtojë pasurinë, fëmijët e çdo mirësi të kësaj dynjaje. - “...do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” - Të gjitha këto që u përmendën janë mirësitë më të mëdha që mund të synojë dhe arrijë njeriu në dynja. - “Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton...” - Ç’është me ju, që nuk e kuptoni madhështinë e të Lartësuarit dhe nuk frikësoheni prej Tij? A nuk keni në zemrat tuaja asnjë shenjë të madhërimit të Allahut të Lartësuar?! A nuk mendoni pak në fazat e krijimit tuaj?! - “...kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” - Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe që përkujdeset për ju në çdo moment të jetës tuaj. Ai ju krijoi dhe formësoi në barkun e nënës. Pastaj vjen koha e mëkimit në gji, më pas fëmijëria, pastaj adoleshenca, mosha e pjekurisë, e kështu me radhë; në çdo kohë, është i Lartësuari që përkujdeset e që ju mëshiron. Ai është i vetmi që krijon dhe që përkujdeset për krijesat, me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Për këtë arsye, Ai duhet të jetë i vetmi që duhet të njësohet në përkushtimin e adhurimeve. Duke u kujtuar krijesave krijimin e tyre të parë, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen se Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë dhe t’i rikrijojë sikurse kanë qenë. Ai që i krijoi nga hiçi, kur nuk ekzistonin fare, është i plotfuqishëm që t’i krijojë nga mbetjet e tyre në tokë, pasi të kenë vdekur. Më pas, Allahu i Lartësuar u argumenton atyre për ringjalljen edhe me madhështinë e krijimit të qiejve dhe të tokës: - “A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej, palë -palë.” - Ai i krijoi qiejt me kate, njëri mbi tjetrin. - “Dhe në ta, hënën e bëri dritë e diellin e bëri ndriçues.” – Këtu flitet për madhështinë e krijimit dhe për dobitë e shumta që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar krijesave me këto trupa qiellorë. Dielli dhe hëna janë shumë të nevojshëm për tokën dhe jetën në të. Kjo tregon për mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar, për bamirësinë e Tij të gjerë. Kësisoj, Ai që është Madhështor, i Gjithëmëshirshëm dhe Bamirës është detyrë që të njësohet me adhurim, dashuri, mirënjohje, por edhe me frikërespekt për llogarinë e Tij të drejtë dhe shpresë për shpërblimin e Tij të madh. - “Allahu ju nxori ju prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” – Kuptimi: Allahu ju krijoi prej tokës, sikurse bari mbin prej tokës. (Këtu bëhet fjalë për Ademin, pasardhës i të cilit është i gjithë njerëzimi). Pastaj përsëri do të ktheheni në tokë, kur të vdisni. Pas vdekjes, Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ju nxjerrë përsëri të gjallë, për t’ju gjykuar me drejtësi. - “Allahu e bëri tokën shtrojë për ju, që të ecni nëpër rrugët e saj të gjera”.” - Është Allahu i Lartësuar që e bëri tokën të përshtatshme për ju dhe lehtësisht të shfrytëzueshme, që të përfitoni prej saj. Nëse nuk do ta bënte të tillë, ju nuk do të mund të lëviznit lehtësisht nëpër të, nuk mund të punonit, plugonit, mbillnit, ndërtonit apo edhe të qëndronit mbi të. Pas përmendjes së këtyre argumenteve, Nuhu ankohet te Zoti i tij:

Mus'haf Hape →
Kasas 28:36–28:43 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Këto ishin fjalët e Faraonit në momentet kur u shfaq qartazi e vërteta dhe triumfoi mbi të kotën, duke e shkatërruar fare atë. Ai tiran i poshtër i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë është tjetër, veçse një magji e trilluar...” - Ato ishin argumente të qarta në atë që tregonin dhe në vërtetësinë e asaj që Musai po u kumtonte. Ato ishin argumente pa asnjë mangësi, por duke bërë padrejtësi dhe me inat e armiqësi ndaj të vërtetës, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë është tjetër veçse një magji e trilluar dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” Këto ishin fjalët e Faraonit në momentet kur u shfaq qartazi e vërteta dhe triumfoi mbi të kotën, duke e shkatërruar fare atë. Ai tiran i poshtër i refuzoi shenjat e Musait, edhe pse ekspertët dhe më të diturit njerëz rreth magjisë e besuan Musain dhe Zotin e tij. Ndërsa ai i mjeri tha: "...Ai (Musai) është prijësi juaj, që ju mësoi magjinë!" [Ta Ha 71]. Kështu u përgjigj ai duke e tepruar me intriga, mashtrim dhe padrejtësi, për të cilat Zoti na ka treguar në Kur'an. Allahu na tregon se ai mohoi Musain dhe shenjat e tij, edhe pse: "Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.” [Isra 102]. Por ja që ligësia e kishte pushtuar dhe mbizotëruar atë. - ...dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” - Në fakt ata gënjenin, sepse Allahu i Madhëruar kishte dërguar Jusufin përpara Musait, sikurse ka thënë: "Më parë, ju erdhi Jusufi me argumente të qarta, por ju nuk rreshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. Më në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Allahu nuk do të dërgojë pas tij asnjë profet.” Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime." [Gafir 34]. - Musai tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.” - Tha kështu pasi ata pretenduan se ai ishte magjistar dhe vepra e tij ishte magji, ndërsa ata ishin të mençurit dhe të udhëzuarit tek e mira. Musai u tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë fundi më i mirë. Nëse nuk ju bën dobi ftesa dhe këshilla, shenjat e qarta madhështore dhe ju refuzoni çdo udhëzim, duke dashur veç humbjen dhe kufrin tuaj, atëherë dijeni dhe kujtoni faktin se Allahu i Lartësuar e di mirë për ata që janë në udhë të drejtë dhe për ata që do të kenë përfundimin e mirë. Gjithashtu, dijeni mirë se: - Keqbërësit me siguri nuk do të kenë shpëtim. - Ndërsa përfundimi i mirë ishte për Musain dhe pasuesit e tij. Fitimi i çdo mirësie dhe shpëtimi nga çdo e keqe ishte për ta. Kurse për Faraonin ishte përfundimi i keq dhe ndëshkimi i ashpër. - Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje!” - Kjo ishte paturpësi e Faraonit ndaj Zotit. Ai, duke mashtruar dhe manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij, atyre mendjelehtëve dhe kokëboshëve, tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. Pra unë dhe vetëm unë jam zoti dha ai që duhet ta adhuroni, t'i trembeni dhe nënshtroheni. Nëse do të kishte ndonjë zot tjetër, unë do ta dija.” Shikojini këto fjalë të thata që u drejton tirani këtyre njerëzve pa mend në kokë, për t'u treguar se ai ishte një dijetar shumë i mençur, i cili çdo gjë që thotë e ka të vërtetë. Për çdo gjë që urdhëron ai, duhet që t’i bindesh dhe nënshtrohesh. Madje, ai i përzgjedh fjalët, që të mos thotë diçka të gabuar. Ai nuk tha: “... nuk ka ndonjë zot tjetër veç meje”, por tha: ”Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje”, që nënkuptonte se edhe mund të ketë ndonjë zot tjetër. Kështu, ai deshi që ta përforconte edhe më shumë mohimin e ekzistencës së një zoti tjetër, siç thoshte e mëtonte Musai. Ai urdhëroi për diçka, sikur donte të tregonte se çdo vendim e fjalë e thoshte vetëm pasi sigurohej, se ai ishte një i ditur dhe i mençur. Ai tha: - O Haman! Më ndiz një zjarr (për të pjekur tulla) e më ndërto një kullë të lartë, se ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait. - Më ndërto një kullë të madhe prej tullash të pjekura. - Unë mendoj se ai është gënjeshtar. - Unë mendoj se ai është mashtrues dhe do ta vërtetojmë këtë mendim. Shiko se çfarë paturpësie dhe padrejtësie të madhe bëri ky i poshtër dhe i shëmtuar! Askush nuk kishte bërë një krim të tillë. E quajti Musain gënjeshtar dhe pretendoi për vete se ishte zot. Mohoi se kishte ndonjë njohuri rreth një Zoti të vërtetë dhe pretendoi se, për të gjetur të vërtetën, kishte marrë të gjitha masat e nevojshme. Të gjitha këto ishin thjesht për të manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij. Megjithatë, çudia më e madhe ishte me oborrin dhe rrethin e tij, të cilët pretendonin të ishin paria e mbretërisë dhe njerëzit që udhëhiqnin çështjet e njerëzve: Si ishte e mundur që ai burrë të luante me mendjet e tyre dhe të verbonte logjikën e tyre deri në atë masë sa ata t’i nënshtroheshin dhe ta pasonin në këtë çmenduri?! Sigurisht shkak për këtë ishte kalimi i kufijve në poshtërsi e tirani, që ishte bërë cilësi e pandashme për ta. Besimi dhe punët e tyre të prishura solli shkatërrimin e mendjes dhe aftësisë së tyre të arsyetimit. Të lutemi, o Zot, të na forcosh dhe ruash imanin tonë! “Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove! Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh.”. [Al Imran 8]. - Kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë pa asnjë të drejtë - Ai u tregua arrogant e tiran me njerëzit, duke i bërë të vuajnë. Ai u tregua arrogant e mendjemadh me profetët e Zotit dhe refuzues i mrekullive të tyre. Ai së bashku me ndjekësit e tij i mohuan mesazhet dhe shenjat e Zotit dhe pretenduan se ajo që besonin ishte më e lartë dhe më e mirë. - ...dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne. - Ky ishte shkaku që i bëri të merrnin guximin për këto padrejtësi. Nëse do të dinin ose të besonin me bindje se do të ktheheshin tek Zoti, kurrë nuk do të guxonin të bënin atë që bënë. Ata vazhduan në inatin e shfrenimin e tyre në kalimin e kufijve. - Prandaj Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det. Tani shiko se si qe përfundimi i keqbërësve! - Ai ishte përfundimi më i keq dhe më i dëshpëruar. Për ata filloi një ndëshkim që nuk do t’u ndërpritet dhe do të jetë i vazhdueshëm deri në në ahiret. - Ne i bëmë ata (veçse)prijës që ftojnë për në zjarr - E bëmë Faraonin dhe rrethin e tij shembull për ata që ecin drejt vendit të poshtërimit dhe dëshpërimit. - dhe Ditën e Kijametit ata nuk do të ndihmohen. - Askush nuk do t’i ndihmojë të shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut. Ata janë shumë të dobët e të pafuqishëm që ta largojnë dënimin e Zotit nga vetja dhe nuk kanë për të gjetur ndonjë mik e ndihmëtar që do të mund t’i shpëtonte nga ai ndëshkim. Vetëm Allahu i ruan dhe shpëton ata që Ai dëshiron. - Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, - Kjo do t’i ndjekë e shoqërojë gjithmonë për t’ua shtuar edhe më shumë ndëshkimin dhe poshtërimin, që në këtë dynja. Ata janë të mallkuar dhe mallkohen nga të gjitha kirjesat. Ata përmenden për keq dhe plot urrejtje ndër njerëz, dhe kjo është diçka e dëshmuar për ta. Ata do të jenë në krye të të gjithë të mallkuarve në këtë dynja: - ... kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur. - Të larguar, të dëbuar nga mëshira e Zotit, të shëmtuar dhe vepërkëqij. Aq të shëmtuara e të poshtra janë veprat e tyre, saqë mbi ta janë bashkuar urrejtja e Zotit, urrejtja e krijesave dhe urrejtja e vetë atyre për vetveten. - Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne i dhamë Musait Librin, - Ne i dhamë Musait Teuratin pas shkatërrimit të popujve, në fund të të cilëve ishte shkatërrimi i Faraonit dhe rrethit të ushtrisë së tij. Ky është argument që tregon se pas Shpalljes së Teuratit u ndërpre ndëshkimi shfarosës i përgjithshëm dhe u ligjërua xhihadi me shpatë kundër mohuesve. - ... që është dritë për njerëzit dhe Udhëzim e Mëshirë që ata të mund të marrin mësim. - Në librin që Zoti i shpalli Musait kishte fakte e argumente që njerëzit të shihnin të vërtetën e qartë. Ata kishin në Shpallje çdo gjë që u sjell dobi. Ata mësonin si të ruhehin nga çdo gjë që i dëmtonte. Në libër kishte argumente të mjaftueshme që asnjë gjynahqar të mos kishte justifikim tek Zoti. Besimtarët përfitonin nga drita e tij dhe ai ishte mëshirë për ta. Nëpërmjet tij, ata gjenin udhëzimin në rrugën e drejtë.

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:29 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… se si të jetonin sipas saj. Në fund, kjo bimë e kënaq mbjellësin e saj dhe i trishton armiqtë e tij, siç thotë i Lartësuari: - “Kështu, u shtohet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për Profetin dhe shokët e tij muhaxhirë dhe ensarë, duke na thënë se ata ishin njerëzit me cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. I Madhëruari thotë: - “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.” - Sahabët ishin të rreptë e të ashpër ndaj qafirëve. Mohuesit e Zotit panë prej tyre veçse ashpërsi dhe vrazhdësi, prandaj u nënshtruan dhe u mundën. Ndërsa mes njëri -tjetrit, besimtarët ishin të mëshirshëm, të dashur, të butë e të dhembshur. Ata ishin si një trup i vetëm. Çdokush nga ata dëshironte për vëllain besimtar atë që dëshironte për veten e vet. Të tillë ishin ata në lidhje me krijesat, ndërsa në lidhje me Krijuesin e tyre: - “Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij.” - Ata shquheshin për faljen e shumë namazeve, që kanë si shtylla kryesore sexhden dhe rukunë. Me adhurimin e tyre, ata synonin të kënaqnin Allahun dhe të fitonin shpërblimin e kënaqësinë e Tij. - “Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. ” - Sexhdet e shumta që bënin kishin lënë gjurmë në fytyrat e tyre. Pas ndriçimit të zemrës me dritën e besimit te Zoti, tani shndriste edhe fytyra e tyre. Kështu përshkruheshin ata në Teurat. Ndërsa në Ungjill, ata kanë një tjetër përshkrim: - “Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin.” – Në Ungjill, shokët e profetit Muhamed (a.s.) përshkruhen si fara, nga mbin filizi i ri, i cili forcohet, lulëzon dhe rritet, për të qëndruar vetë në kërcellin e tij. Me forcën dhe bukurinë e tij, ai e çudit mbjellësin. Të tillë ishin sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ata ishin si bimët, për sa i përket dobisë së tyre për krijesat. Forca e imanit dhe veprave të tyre të mira ishin si kërcelli i një bime, që ushqehet dhe mbahet nga rrënjë të thella. Ndërsa ata që erdhën pas sahabëve ishin filizat e rinj, që dolën nga ky kërcell i qëndrueshëm, të cilët u zhvilluan duke e fuqizuar më shumë bimën dhe duke i dhënë asaj pamje më të plotë. Pasardhësit e sahabëve, që trashëguan diturinë profetike dhe besimin e patundur, ashtu sikurse mësuesit e tyre, e ndihmuan dhe përhapën këtë fe duke i mësuar njerëzit se si të jetonin sipas saj. Në fund, kjo bimë e kënaq mbjellësin e saj dhe i trishton armiqtë e tij, siç thotë i Lartësuari: - “Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve.” - Ata ligështohen kur shohin forcën dhe unitetin që kanë muslimanët në fe. Ndërsa kur ballafaqohen me muslimanët në sheshin e luftës, atyre iu hyn tmerri. - “Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.” - Kështu sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! - patën si besimin e sinqertë, ashtu edhe veprat e mira, prandaj Allahu u premtoi atyre dy gjëra: së pari, falje gjynahesh, që nënkupton se do të ishin të mbrojtur dhe të shpëtuar nga të këqijat në dynja dhe në ahiret; së dyti, shpërblim të madh në dynja dhe ahiret. Le të sjellim këtu historinë e plotë të marrveshjes së Hudejbijes ashtu siç e ka sjellë Imam Shemsudin Ibnul Kajim në librin e tij “El hadju nebeuij,“ ose siç quhet ndryshe “Zadul miad”, “furnizimi për ditën e premtimit”. Kuptimi i kësaj historie na jep një kuptim më të plotë të kësaj sureje. Ai ka sjellë në këtë histori shumë kuptime të fshehta dhe dobi të detajuara prej xhevahireve të fshehura në këto sure. Ka thënë Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë: Marrëveshja e Hudejbijes Nafiu thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 6, në muajin dhul kide , dhe ky është qëndrimi më i saktë. Ky është edhe mendimi i Zuhriut, Katades, Musa Ibn Ukbes, Muhamed Ibn Ishakut etj. Hisham Ibn Urve përcjell nga i ati se: “ Profeti a.s. u nis për në Hudejbije në muajin ramazan dhe, si marrëveshje, ajo përfundoi në sheval.” Por këtu kemi të bëjmë me një ngatërrim, sepse ajo që ndodhi në ramazan ishte Lufta e Çlirimit. Ebu Esuedi, duke përcjellë prej Urves, thotë se nisja për në Hudejbije u bë në muajin dhul kide , sipas mendimit më të saktë dhe të pranueshëm. Tek Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, është hadithi i Enesit, sipas të cilit Profeti a.s. kreu gjithsej katër umre, të gjitha në muajin dhul kide. Mes tyre ai përmendi edhe umren e kryer gjatë Hudejbijes. Sa vetë morën pjesë në Hudejbije Së bashku me Profetin a.s., në atë udhëtim ishin 1500 vetë, sipas dy Sahih-ëve, të Buhariut dhe Muslimit, ku tregon Xhabiri r.a. Megjithatë, po nga Xhabiri r.a., në të njëjtat referenca, thuhet se kanë qenë 1400 vetë. Në të njëjtët libra, sillet gjithashtu hadithi i Abdullah Ibn Ebu Eufai, që thotë: “Ishim 1300 vetë.” Katadeja tregon: “Pyeta Seid Ibn Musejibin: “Sa ishin ata që dëshmuan “Besëlidhjen e Kënaqësisë?” Ai tha: “Një mijë e pesëqind.” Atëherë i thashë përsëri: “Por Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë se atje ishin 1400 vetë?!” Ai u përgjigj: “Allahu e mëshiroftë! Ka qenë një ngatërrim nga ana e tij, sepse pikërisht ai më ka treguar se ishin një mijë e pesëqind vetë.”13 Prej Xhabirit kanë ardhur në mënyrë të saktë të dyja versionet. Gjithashtu është përcjellë saktësisht prej tij se atë vit ata kanë bërë kurban 70 deve; çdo deve mjaftonte në emër të shtatë vetave, dhe kur është pyetur: “Sa ishit ju atë ditë?” Xhabiri është përgjigjur: “Ishim 1400 vetë, kalorës dhe këmbësorë.” 14 Dhe zemra na anon më shumë drejt këtij varianti. Ky është edhe mendimi i Bera Ibn Azibit, Malik Ibn Jesarit dhe Seleme Ibn Ekuait – sipas transmetimit më të saktë të ardhur prej tij. Gjithashtu, ky është edhe mendimi i Musejib Ibn Hazmit. Kështu Shejbei përcjell prej Katades, ky prej Seid Ibn Musejibit, e ky prej të atit: “Së bashku me Profetin a.s., poshtë pemës (ku u bë Besëlidhja e Kënaqësisë), kemi qenë 1400 vetë.” Ndërsa ata që thonë se pjesëmarrës në Hudejbije ishin vetëm 700 vetë, kanë gabuar shumë qartë. Ajo që i ka shtyrë në këtë mendim ishte pikërisht rrëfimi që tregon se atë ditë u bënë kurban 70 deve, dhe, duke qenë se një deve mund të jetë e mjaftueshme si kurban në emër të 10 vetëve, arritën në përfundimin se gjithsej kanë qenë 700 vetë. Kjo nuk mund të pranohet, sepse, së pari, në hadith thuhet shprehimisht se një deve qe e mjaftueshme për shtatë vetë, prandaj, sipas kësaj logjike, duhet të ishin 4900 vetë; por, në përfundim të të njëjtit hadith ai thotë vetë se kanë qenë 1400 persona. *** Me të mbërritur në Dhul Hulejfe, Profeti a.s. shënoi bagëtitë e përgatitura për kurban dhe veshi ihram-in e bëri nijetin për të kryer umren. Ai dërgoi para tij një patrullues, prej fisit Huza, për të mbledhur informacione rreth kurejshëve. E kështu, kur Profeti a.s. ishte pranë Usfanit, vjen informatori që e lajmëron dhe i thotë: “Lashë pas Kab Ibn Luejin, që ka thirrur në luftë Ahbashët kundër teje. Shumë njerëz janë grumbulluar kundër teje. Ata janë të vendosur të të luftojnë dhe të të përzënë nga Shtëpia e Shenjtë.” Atëherë Profeti a.s. këshillohet me shokët e tij, duke u thënë: “Si mendoni, a u drejtohemi këtyre fiseve që shkojnë në ndihmë të tyre (kurejshëve), dhe ua tregojmë vendin? Nëse tërhiqen dhe nuk dalin në luftë, le të kthehen të mposhtur dhe, nëse dalin në luftë, atëherë le ta gjejnë fundin e tyre! Apo mendoni të vazhdojmë drejt Qabes dhe, kush na del përpara, ta luftojmë?” Ebu Bekri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë! Ne dolëm nga vendi ynë veçse për të kryer umren. Nuk kemi dalë të luftojmë ndonjë, por ama kush na pengon nga Shtëpia e Allahut, le ta luftojmë!” Atëherë Profeti a.s. tha: “Nisuni pra, marshoni!” E kështu ecën dhe, pasi kishin bërë një pjesë të rrugës, Profeti a.s. tha: “Halid Ibn Uelidi është në El Gamim, në krye të një kalorësie pararojë e kurejshëve. Merrni djathtas!” Për Allah, Halidi nuk i vuri re aspak, derisa muslimanët u afruan pranë ushtrisë së tij. Atëherë Halidi menjëherë nxitoi të lajmëronte kurejshët. Profeti a.s. eci derisa mbërriti në grykë.15 Pikërisht aty u ul deveja e Profetit a.s. “Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit a.s.), u ndal Kasuaja.” Por Profeti a.s. tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja, dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin. 16” Pastaj Profeti a.s. vazhdoi: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban madhërimin e gjërave që Allahu i ka bërë të paprekshme, unë kam për ta pranuar!” Pastaj i bërtiti deves së tij dhe ajo u çua. Kështu, e ndryshoi drejtimin dhe vazhdoi të ecte derisa arriti në qosh të Hudejbijes, dhe aty zbriti te një hurdhë me shumë pak ujë, prej së të cilit njerëzit filluan të merrnin pak e nga pak, me shumë kursim. Por pa kaluar shumë kohë uji i hurdhës shteroj, dhe tani njerëzit po ankoheshin prej etjes. Profeti a.s. mori një shigjetë prej trastës së vetë dhe urdhëroi njerëzit që ta vendosnin në atë burim. Për Zotin! Burimi vazhdoi të nxirrte ujë, derisa i ngopi të gjithë dhe derisa kaluan të gjithë. 17 Kurejshët u tmerruan kur menduan se ai po synonte trojet e tyre. Profeti a.s. po kërkonte të dërgonte një nga njerëzit e tij tek ata. Në fillim ftoi Omer Ibn Hatabin, për ta ngarkuar me këtë detyrë, por ai i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam në Mekë asnjë prej fisit Benu Kab, që të më mbrojë nëse dikush merr guximin të më prekë! Dërgo më mirë Uthman Ibn Afanin sepse fisi i tij është atje dhe ai ka për ta përçuar më së miri atë që dëshiron. Atëherë Profeti a.s. e ftoi Othman Ibn Afanin për ta dërguar tek kurejshët, duke i thënë: “Lajmëroji ata se ne nuk kemi ardhur për luftë, por për të vizituar Shtëpinë e Allahut, dhe ftoji të pranojnë Islamin!” Më pas Profeti a.s. e porositi që të shkonte tek ata muslimanë të mbetur në Mekë, burra dhe gra besimtarë, dhe t’i përgëzonte ata me çlirimin e afërt që po i priste; t’i lajmëronte se Allahu i Lartësuar do ta shfaqte fenë e Tij dhe do ta bënte që ajo të triumfonte edhe në Mekë; do të bënte që edhe në Mekë Islami të mos fshihej, por të shfaqej haptazi dhe plot krenari. Othmani u nis. Duke kaluar pranë disa kurejshëve, në Beldah, ata e pyetën: “Për ku je drejtuar?” Ai u përgjigj: “Më ka dërguar Profeti i Allahut që t’ju ftoj në rrugën e Allahut dhe t'ju ftoj të pranoni Islamin. Ai më dërgoi t'ju lajmëroj se ne nuk kemi ardhur për luftë, por kemi ardhur si vizitorë të shtëpisë së Allahut.” – “E morëm vesh përse ke ardhur, – thanë ata – vazhdo rrugën tani.” Madje Eban Ibn Seid Ibn Asi shkon, i uron mirëseardhjen, i vë shalën kalit të vet dhe e hipën mbi kalë. Kështu ai e mori Othmanin pas, në kalë, dhe i doli edhe dorëzanë gjatë futjes në Mekë. Muslimanët, para se Othmani të kthehej po thoshin: “Othmani shkoi përpara nesh te Shtëpia, dhe po bën tavafin.” Por Profeti a.s. i kundërshtoi: “Nuk mendoj se ai do të bëjë tavafin kur ne jemi ende të penguar këtu.” Ata i thanë: “E përse të mos e bëjë tavafin, o i Dërguari i Allahut, kur është aq pranë tij?!” Profeti a.s. u përgjigj: “Ky është mendimi im për Uthmanin. Ai kurrë nuk do ta bënte tavafin i vetëm, pa qenë edhe ne me të.” Ndërkohë muslimanët (e Mekes) i hynë një konflikti me idhujtarët rreth çështjes së marrëveshjes me Profetin a.s., pasi një anëtar i njërës palë kishte goditur një anëtar të palës tjetër, e kështu filloi një shkëmbim shigjetash e gurësh mes tyre. Secila filloi të thërriste në ndihmë mbështetësit e saj dhe çështja u mbyll me kërcënimin me anë të pengjeve, që mbaheshin nga të dyja palët. Në këto çaste u hap me të shpejtë një lajm se Uthmanin e kishin vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi, Profeti a.s. i ftoi sahabët në një besëlidhje për jetë a vdekje. Të gjithë u mblodhën rreth Profetit a.s i cili ndodhej poshtë një peme dhe atje i dhanë besën që kurrë nuk do të largoheshin nga fushë - beteja dhe kurrë nuk do të dezertonin. Në fund Profeti a.s. kapi dorën tjetër të tij dhe tha. “Kjo dorë është në vend të dorës së Uthmanit” 18. Pasi përfundoi besëlidhja, nuk vonoi dhe mbërriti Uthmani r.a. Muslimanët i thanë: “Të lumtë, o Ebu Abdullah, se ia arrite ta bësh tavafin rreth Shtëpisë. Uthmani ua kthen: “Shumë mendim të keq paskeni për mua! Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur edhe një vit të qëndroja në Mekë, dhe Profeti a.s. në Hudejbije, nuk do t'ia lejoja kurrë vetes të bëja tavaf i vetëm, pa e bërë fillimisht Profeti i Allahut a.s. Madje vetë kurejshët më ftuan që të bëja tavafin, dhe isha unë ai që refuzova.” Atëherë muslimanët thanë: “Profeti i Allahut a.s. ishte më i dituri rreth Allahut të Lartësuar dhe më i miri në gjykim.” Ishte Omeri ai që i mbante dorën Profetit a.s., kur muslimanët po i jepnin besën nën pemë. Ata ia dhanë besën të gjithë me radhë, përveç El Xhedd Ibn Kajsit.19 Ndërkohë, Ma’kil Ibn Jesari largonte një degë nga Profeti a.s., duke e ngritur lart atë. 20 I pari që i dha besën Profetit a.s. ishte Ebu Sinan el Esedi. Ndërsa Seleme Ibn Ekua ia dha besën Pejg amberit a.s. tri herë, një herë në fillim, një herë në mes dhe një herë në fund. 21 Gjatë kësaj kohe, te Profeti a.s. vjen Budejl Ibn Uerka el Huzai, së bashku me një grup burrash nga fisi Huza’. Ata e informonin shpesh Profetin a.s. me çiltërsi për shumë ngjarje. Ata i drejtohen Profetit a.s. dhe i thonë: “Ne i pamë Kab Ibn Luejin dhe Amër Ibn Luejin që po zbrisnin pranë burimeve të Hudejbijes, e me vete kishin edhe deve me qumësht, edhe deve me pjellat e tyre. Kështu, ata kanë marrë masat dhe janë bërë gati të përleshen me ty. Ata synojnë të luftojnë kundra teje dhe që të pengojnë nga vizita e Qabes, për ku je drejtuar.” Profeti a.s. u thotë: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar kundër kujt, por synojmë të kryejmë umren. Ne jemi të sigurt që kurejshët janë shumë të lodhur dhe të dobësuar nga lufta. Nëse ata dëshirojnë, unë mund të bëj marrëveshje armpushimi të përkohshme me ta, me qëllim që të më lejojnë dorë të lirë me njerëzit. Pas marrëveshjes, nëse dëshirojnë të pranojnë atë që pranuan njerëzit, le ta bëjnë, në të kundërt do të rehatoheshin nga mundimi i luftës. Por nëse me patjetër duan luftën, betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë do të luftoj kundër tyre për hir të çështjes sime derisa të vdes, ose derisa Allahu i Lartësuar të çojë në vend çështjen e Vet!” Budejli i thotë Profetit a.s.: “Do t’ua përcjell të qartë këtë që më the!” Dhe vërtet, ai u largua për të shkuar tek kurejshët. U thotë atyre: “Po vij tek ju prej atij burri. Betohem në Allah, se unë dëgjova prej tij disa fjalë, të cilat, nëse keni interes t’i dëgjoni, do t'jua përcjell.” Disa mendjelehtë të pranishëm nxituan të thonin: “Nuk kemi nevojë të dëgjojmë gjë prej tij.” Por menjëherë ndërhyjnë ata më të maturit dhe më të urtët: “Na e trego atë që dëgjove!” Ai ua tregon fill e për pe, gjithçka që kishte dëgjuar prej Profetit a.s. Pas pak, Urve Ibn Mesud el Thekafiu thotë: “Ai po ju ofron një zgjidhje të arsyeshme, që ju duhet ta pranoni. Më lejoni mua që të shkoj tek ai.” – “Po, – thanë ata, – mund të shkosh.” Urvei shkoi te Profeti a.s. dhe filloi t'i fliste. Atëherë Profeti a.s. edhe atij i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Budejlit. Urvei, pasi e dëgjoi, i thotë Profetit a.s.: “O Muhamed! A ke dëgjuar ndonjë para teje që të ketë shfarosur popullin e vet?! Veç kësaj, unë shoh rreth teje ca fytyra vulgarësh, ca fundërrina njerëzish që nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Lat-it! 22 Ne t'ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Urvei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” – “Ebu Bekri!” – thanë njerëzit. – “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” – tha Urvei dhe vazhdoi bisedën me Profetin a.s. Gjatë bisedës, ai vazhdimisht e afronte dorën e tij për të luajtur me mjekrën e Profetit a.s. Por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shu'ba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij godiste dorën e Urveit sa herë që guxonte ta prekte mjekrën e Profetit a.s., duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit a.s.!” Urvei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” –“Mugira Ibn Shuba.” Atëherë Urvei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Mugira, para se të pranonte Islamin, ishte duke u shoqëruar njëherë me disa kurejshë, të cilët, pabesisht i vrau dhe ua grabiti pasuritë. Pas kësaj, ai shkoi te Profeti a.s. dhe pranoi Islamin. Por Profeti a.s. i tha: “Islamin ta pranoj, por pasuritë që ke grabitur s’mund t'i pranoj kurrsesi.” Pastaj Urvei po vërente shokët e Profetit a.s. Ai shihte se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, por të gjithë nxitonin ta kapnin atë pa rënë përdhe dhe me të fërkonin fytyrat dhe lëkurën. Nëse urdhëronte për diçka, të gjithë nxitonin ta çonin në vend urdhrin e tij. Kur ai merrte abdes, ata gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Nëse ai fliste, zërat e të gjithëve uleshin. Kurrë nuk i ngrinin shikimet e tyre drejt tij, për shkak të respektit të madh që kishin. Pas këtyre skenave, Urvei kthehet te shokët e vet dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam vizituar; kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexhashiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Për Zotin, pështyma e tij përfundonte gjithmonë në dorën e ndonjërit, me të cilën do të fërkonte fytyrën dhe lëkurën. Nëse jepte një urdhër, nxitonin të gjithë ta zbatonin atë. Kur merrte abdes gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Në këtë çast, ngrihet një burrë prej fisit Benu Kinane dhe thotë: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko” – i thanë, dhe ai iku. Kur u afrua te Profeti a.s. dhe shokët e tij, Profeti a.s. e njohu atë dhe u tha shokëve të tij: “Ky është filani. Ai është nga një vend ku i madhërojnë shumë kurbanet. Shfaqini bagëtitë e kurbanit para tij, shfaqini ato para tij!” Gjithashtu njerëzit filluan të ngrenë zërin, duke thënë refrenin e haxhinjve: “Ty të përgjigjemi, o Allah…” Kur i pa dhe i dëgjoi, burri tha: “ SubhanAllah! Këta nuk duhet të ndalohen assesi nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë!” U kthye te shokët e vet dhe u tha: “Unë pashë bagëtitë e shënuara për kurban, prandaj mendoj që të mos i pengojmë nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë.” Pas tij u ngrit Mikrez Ibn Hafsi dhe tha: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko!” – i thanë. Kur u afrua te kampi i muslimanëve, Profeti a.s. u tha sahabëve: “Ky është Mikrez Ibn Hafsi, një burrë i poshtër .” Edhe Mikrezi foli me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, nga larg u duk Suhejl Ibn Amri, i cili po i afrohej kampit. Profeti a.s., kur e pa, tha: “Me sa duket, çështja juaj do të lehtësohet.” 23 Ndërsa Suhejlit i tha: “Eja pra, të nënshkruajmë një marrëveshje mes nesh!” Profeti a.s. ftoi shkruesin, protokollistin, dhe i tha: “Shkruaj: Bismilahi Rrahmani Rrahim ” Suhejli ndërhyn: “Rrahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Muslimanët filluan të flisnin: “Për Zotin, ne kështu e shkruajmë: Bismilahi Rrahmani Rrahim !” Profeti a.s. ndërhyri dhe i tha shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”. Pas kësaj tha: Shkruaj: “Ky është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, i Dërguarit i Allahut…” Suhejli i thotë: “Për Zotin, nëse ne do ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu pra, shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah .” Profeti a.s. ia kthen: “Unë jam i Dërguari i Allahut, edhe nëse ju e mohoni këtë fakt; shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah !” Pas kësaj, Profeti a.s. parashtroi kushtet e tij për marrëveshjen: “Së pari, ju duhet të na lejoni të shkojmë drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe të bëjmë tavaf atje.” Suhejli e kundërshtoi pjesërisht këtë kërkesë të Profetit a.s., duke thënë: “Për Zotin, nëse bëhet një gjë e tillë tani, arabët do të thonë që ne u frikësuam në shtëpinë tonë. Ne do t'ju lejojmë ta kryeni një gjë të tillë, por vitin që vjen, jo tani.” Pastaj Suhejli paraqiti një kusht nga ana e kurejshëve: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde!" Muslimanët u acaruan nga ky kusht i kurejshëve dhe ngritën zërat duke thënë: “Subhan-Allah! E si t'ua kthejmë mbrapsht ata që kanë pranuar Islamin?!” Pikërisht në këto çaste, mes muslimanëve mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibni Amrit, një i arratisur prej kurejshëve, që kishte pranuar Islamin. Ai del nga fundi i Mekës, duke ecur ngadalë me pranga në këmbë dhe hidhet mu përpara muslimanëve. Këtë rast, Suhejli nuk mund ta linte t’i shpëtonte, prandaj i thotë Profetit a.s.: “Ky është rasti i parë për të cilin të kërkoj të zbatosh marrëveshjen, domethënë ta kthesh tek ne.” Profeti a.s., i cili nuk dëshironte ta kthente Ebu Xhendelin, i thotë: “Por ne ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen tonë.” Suhejli, me të shpejtë, ia kthen: “Atëherë kurrë nuk do të bëj marrëveshje me ty.” Profeti a.s. ngul këmbë dhe i thotë: “Atëherë bëj një përjashtim dhe lejoje këtë rast për mua.” Por Suhejli këmbëngul: “Nuk kam për të toleruar dhe nuk kam për ta lejuar ta bësh këtë.” – “Po po, do të ma lejosh kësaj radhe…” – “Jo, nuk do ta bëj…” Këtu ndërhyn Mikrezi, që thotë: “Mirë pra, do ta lejojmë kësaj radhe.” Ndërkohë Ebu Xhendeli, i dërrmuar nga torturat e rënda që kishte hequr në kurriz nga kurejshët për hir të Allahut, u drejtohet muslimanëve dhe u thotë: “O vëllezër! Si mund të kthehem tek idhujtarët, kur unë erdha tek ju si musliman?! A nuk e shihni ç’kam hequr prej tyre?!” Për këtë ngjarje, Omer Ibn Khatabi tregon: “Për Zotin, kurrë nuk isha luhatur që kur kisha pranuar Islamin, para asaj dite. Unë shkova te Profeti a.s. dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! A nuk je vërtet Profeti i Allahut? - Unë jam Profeti i Allahut – tha ai. - A nuk jemi me të Vërtetën dhe armiku pra është në të kotën? - Po, – tha. - Atëherë, përse duhet të zbrapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë? Përse duhet të kthehemi para se Allahu të sjellë ndarjen mes nesh dhe armiqve tanë? - Unë jam i Dërguari i Allahut, – thotë Profeti a.s., – dhe Ai është Ndihmëtari im. Unë kurrë nuk e kundërshtoj udhëzimin e Tij. - Unë vazhdova t’i flisja: A nuk na ke thënë që do të shkojmë në Shtëpinë e Shenjtë dhe do të bëjmë tavaf rreth saj?! - Po, kështu kam thënë. Po a mos të kam thënë gjë që do ta bëjmë në këtë vit? – më pyeti. - Jo, – i thashë. - E pra, ti do të vish dhe do të bësh tavaf – më tha. Më pas, shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë atij të njëjtat fjalë që i kisha thënë Profetit a.s. Ai më ktheu të njëjtën përgjigje, sikurse dhe Profeti a.s. duke shtuar: “Kapu fort për litarin e tij, derisa të vdesësh! Betohem në Allah, se nuk ka asnjë dyshim që ai është i udhëzuar në Rrugën e Drejtë.” Pas asaj dite – rrëfen Omeri – kam punuar shumë për të shlyer gabimin tim të asaj dite.” Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti a.s. urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti a.s. u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes. Atje i tregon bashkëshortes për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ummu Selemeja i thotë: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti a.s. u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruajnë kokat e njëri -tjetrit. Nga marazi (kundër kurejshëve), gati sa s’po gjakosnin njëri -tjetrin gjatë rruajtjes. Më vonë, te besimtarët mbërrijnë një grup grash besimtare, të cilat ishin larguar nga Meka. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin që sqaron dispozitat për një situatë të tillë, në suren Mumtehine (10): “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje.” Pas këtij ajeti, Omeri i ndau dy gra të tijat që ende ishin në idhujtari. Njëra prej tyre u martua me Muavijen, ndërsa tjetra u martua me Safuan Ibn Umejen. Pastaj Profeti a.s. mori rrugën e kthimit për në Medinë. Gjatë kthimit të tij për në Medinë, Allahu i Lartësuar i shpall atij ajetet e sures Fet’h (1 -3): “Ne të dhamë ty një fitore të qartë, për të t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.” Omeri e pyet: “Çlirim quhet ky, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – u përgjigj Profeti a.s. Sahabët thanë: “E gëzofsh dhuratën dhe mirësinë e Allahut, o i Dërguari i Allahut! Po për ne çfarë ka?” Atëherë zbret ajeti tjetër: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” (Fet'h 4) (fundi i fjalës së ibnul kajimit.)

Mus'haf Hape →
Enam 6:109–6:111 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga ana e tyre i mrekullive ishte thjesht një arrogancë e këmbëngulje në të kotën. Ata nuk meritonin përgjigje për kërkesat e tyre, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë Shenjë (e veçantë), do ta besojnë. - Idhujtarët, të cilët nuk e besonin Muhamedin ﷺ si profet, bënë betime të mëdha se, nëse ai do t’u tregonte ndonjë mrekulli, ata do ta besonin Shpalljen që ai përcillte. Në fakt, ky ishte thjesht justifikim për mosbesimin e tyre. Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar e mbështeti Profetin e Tij me mrekulli të shumta dhe shenja të qarta. Madje, do të ishte mëse i mjaftueshëm vetëm një vëzhgim i shpejtë dhe i shkurtër mbi ato fakte, për të gjykuar mbi vërtetësinë e Muhamedit ﷺ dhe të Shpalljes që ai solli nga Zoti i tij. Për këtë arsye, kërkimi nga ana e tyre i mrekullive ishte thjesht një arrogancë e këmbëngulje në të kotën. Ata nuk meritonin përgjigje për kërkesat e tyre, madje edhe për ta ishte më mirë që të mos merrnin përgjigje. Allahu i Madhëruar na ka treguar se kështu ka ndodhur gjithmonë me popujt e parë. Kur profetët sillnin nga Zoti shenjat e kërkuara nga vetë populli zullumqar, këta të fundit nuk kanë besuar, por përsëri kanë vazhduar me mohimin dhe shfrenimin e tyre, prandaj edhe ndëshkimi bëhej i pashmangshëm dhe i menjëhershëm mbi ta. Më pas, i Lartësuari thotë: - Thuaju: “Të gjitha Shenjat janë në dorën e Allahut”. - Është Allahu i Madhëruar Ai që i sjell shenjat dhe mrekullitë kur Ai dëshiron. Është Ai, gjithashtu, që i pengon të ndodhin ato, kur Ai dëshiron. Unë, si profet, nuk kam asgjë në dorë për këtë çështje e për asnjë çështje tjetër. Kësisoj, kërkesa që më drejtoni mua është e gabuar dhe e padrejtë. Ajo është një kërkesë për diçka që unë nuk kam mundësi ta jap nga vetja ime. Ajo që duhet të më kërkoni mua është veç qartësimi i plotë i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, që ju ta besoni atë, dhe ky sqarim është bërë në mënyrën më të plotë. Megjithatë, nuk është e sigurt që, edhe sikur të vijnë ato mrekulli që kërkoni, ju të besoni. Madje, mundësia më e madhe ishte që ata nuk do të besonin, siç thotë i Lartësuari: - Por ku mund ta dini ju se edhe sikur t’u vijnë Shenjat (e veçanta), ata përsëri nuk do të besojnë. - Ashtu sikurse ka ndodhur gjithmonë, ju nuk do të besoni, edhe kur t’ju vijnë shenjat që kërkoni. - Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. - Duke qenë se ata refuzuan të besonin Shpalljen e Zotit dhe që t’i nënshtroheshin Atij kur u erdhi ftesa herën e parë, Ai i ndëshkon ata duke ua larguar zemrat nga e vërteta, duke mos u dhënë më sukses ta besojnë atë. Kështu, ata e mësojnë dhe e njohin të vërtetën, por nuk e besojnë, dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit. Si ndëshkim për mospranimin e ftesës, atyre nuk u mundësohet pasimi i rrugës së drejtë. Kjo është prej drejtësisë dhe urtësisë së madhe të Allahut mbi njerëzit. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Atyre iu hapet porta, por ata refuzojnë të hyjnë në të, iu tregohet rruga, por ata nuk e ndjekin atë. Nëse atyre nuk u jepet sukses që të pranojnë të vërtetën, kjo u ka shkuar për shtat dhe e kanë merituar plotësisht. Gjithashtu, edhe pretendimi se të besuarit është produkt vetëm i vullnetit të tyre, pa marrë parasysh ndihmën e Allahut, është nga gabimet më të mëdha. Askush nuk mund të besojë pa ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut të Gjithëditur, të Urtë dhe të Drejtë. - Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën). - Edhe sikur atyre t’iu paraqiteshin shenja të mëdha, si zbritja e melekëve në mënyrë të tillë që ata t’i shihnin haptazi, edhe sikur melekët t’u dëshmonin për vërtetësinë e Profetit dhe Shpalljes së tij, edhe sikur t’u flisnin të vdekurit, edhe sikur të ringjalleshin të gjithë para tyre e t’u flisnin drejtpërdrejt, për t’u treguar vërtetësinë e Profetit, të gjitha këto dhe çdo shenjë tjetër, sado e madhe qoftë, nuk do të bënte që ata të besonin, nëse Allahu nuk do ta mundësonte një gjë të tillë. Asgjë nuk mund të ndodhë pa lejen dhe vullnetin e Tij gjithëpërfshirës dhe të urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet. Besimi nuk është fryt vetëm i njohjes dhe dëshmimit të fakteve dhe argumenteve. Është e vërtetë që ato janë të rëndësishme për të njohur, kuptuar dhe verifikuar të vërtetën, por për ta besuar atë, robi duhet ta dëshirojë me sinqeritet nga njëra anë, por, nga ana tjetër, edhe t’ia kërkojë suksesin dhe udhëzimin Allahut, me mënyrat dhe rrugët që Ai i ka sqaruar dhe i ka përcaktuar si mundësuese të udhëzimit. Robi duhet të punojë sipas diturisë dhe fakteve që i afrohen dhe t’i lutet e t’i mbështetet plotësisht Zotit të tij që ta ndihmojë e t’ia mundësojë që ta besojë të vërtetën dhe të nënshtrohet sipas saj. Ai duhet ta lusë Zotin që ta udhëzojë dhe të mos e lërë të mbështetet te vetja as sa pulitja e syve. Kjo është rruga e arritjes së besimit, e jo kërkimi i mrekullive të caktuara, i cili, siç kuptohet, nuk ka kurfarë dobie, por veçse dëm.

Mus'haf Hape →
Mutafifin 83:7–83:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Xheriri, - kanë thënë se Sixhxhini është poshtë Tokës së Shtatë. Disa kanë thënë se është një burg shumë i thellë dhe i hapur nga sipër. Në hadithin e Bera …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Jo. Me të vërtetë, Libri i keqbërësve është në Sixhxhin.” - Allahu i Lartësuar thotë: “ Kel-lâ”. Kjo mund të ketë kuptim mohues. Kuptimi në këtë rast është: “Jo, nuk është aspak ashtu, siç besojnë keqbë - rësit se nuk do të ketë ringjallje e llogari për veprat e robërve. Përkundrazi llogaria e shpërblimi me drejtësi janë të pashmang - shëm. Megjithatë, ajo mund të vijë edhe me kuptim pohues ose si përforcim i një pohimi që përmendet në kontekst. Në këtë rast, kuptimi do të ishte: “Po, të jeni të sigurt dhe të mos keni asnjë dyshim se ...”. Kështu, Allahu i Lartësuar hedh poshtë pretendimin e gabuar të keqbërësve, që nuk besojnë në llogarinë me drejtësi para Tij dhe na dëfton se është e sigurt dhe se nuk duhet të kemi asnjë dyshim se: “Libri i keqbërësve është në Sixhxhin.” Pra, përfundimi dhe vendqë - ndrimi i tyre i përhershëm do të jetë në ‘Sixhxhin’. Kjo fjalë vjen - sipas formës së tipit ‘ Feiil’, - nga fjala ‘ Sixhn’, që do të thotë ‘vend i ngushtë, i mbyllur, burg i përhershëm”. Për të treguar tmerrin e këtij burgu, i Lartësuari thotë: - “E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?” - Me këtë pyetje, i Madhëruari na tregon është diçka shumë e madhe. Ai është një burg i përhershëm, është ndëshkim i dhimbshëm, i bërë gati. Disa dijetarë, - mes të cilëve Ibn Xheriri, - kanë thënë se Sixhxhini është poshtë Tokës së Shtatë. Disa kanë thënë se është një burg shumë i thellë dhe i hapur nga sipër. Në hadithin e Bera Ibn Azibit, që flet për përfundimin e jobesim - tarit dhe çfarë ndodh me të në momentin e vdekjes, ndër të tjera thuhet: “... Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dy - njasë. Atje kërkojnë që t’u hapen dyert, por ato nuk u hapen.” Atëherë Profeti lexoi fjalën e Allahut: “... nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet, derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës ...” [Ea’raf 40]. Atëherë Allahu thotë: “Shkrua - jeni librin e robit tim në Sixhxhin, në tokën më të ulët!” Atëherë, shpirti i tij hidhet që lart.” Të tjerë thonë se kështu quhet një humnerë apo pus i thellë në Xhehenem. Sidoqoftë, mendimi e shpjegimi më i saktë është se Sixhxhin e ka prejardhjen nga fjala el sixhn”, pra, ngushti. Sa më poshtë të jenë krijesat, aq më ngushtë bëhet për ta, e sa më lart të jenë (në Xhenet), aq më gjerësi është. Po kështu, qiejt sa më lart të jenë, aq më të gjerë e më madhështorë se ata poshtë tyre janë. Gjithashtu tokat: ajo që është më lart është më e gjerë se ajo që është poshtë saj, derisa vjen vendi më i ngushtë e i ulët, në mesin e tokës së shtatë. Kështu, përfundimi i keqbërësve (si dhe Libri i emrave dhe pu - nëve të tyre) është në më të ulëtin e të ultëve, sikurse thotë i Madhëruari: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bu - kur. Pastaj e kthejmë atë në më të ulëtin e të ultëve. Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë.” [Tin 5, 6]. Ndër - sa në këtë ajet thotë: “Jo, të mos mendojnë se nuk do të ringjallen, se me siguri Libri (dhe vendqëndrimi) i keqbërësve është në Sixhxhin.”. Ky do të jetë përfundimi i keq - bërësve: në zjarrin e Xhehenemit, në skutat dhe thellësitë më të errëta e më të ngushta të tij. Në një ajet tjetër i Lartësuari thotë: “Kur ai (Xhehenemi) t'i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë dhe zërin e tij. E kur të flaken në të, në një vend të ngushtë të lidhur në pranga (zjarri), aty do të luten për shkatërrimin e vetes . Këtë ditë, mos u lutni për shkatërrimin vetëm një herë, por lutuni shumë herë!” [Furkan 13]. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Ai është një libër i shkruar.” - Në fakt, ky ajet nuk është shpjegim dhe shtjellim i fjalës së Allahut të Lartësuar: “E ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?”, sepse Sixhini nuk është një libër, dhe për këtë nuk ka kundër - shtime. Ajeti është shpjegim për “Librin e Keqbërësve”, që tregon se çfarë është shkruar e vulosur për ta në atë libër, pikë - risht faktin se ata do të përfundojnë në Sixhxhin. Në atë libër nuk mund të ndry - shosh asgjë dhe askush nuk mund të ndërhyjë. - “Mjerë mohuesit atë ditë ...” - Mjerë për ta Ditën e Kijametit, kur të përballen me atë që i ka paralajmëruar Allahu. Mjerë ata, për atë burg të ngushtë e të tmerrshëm dhe në atë ndëshkim poshtërues, që i pret. ‘ ElUejl’, e përmendur në fillim të gjithë këtyre ajeteve të përsëritura, është shkatërrimi e ndëshkimi i dhimbshëm, që u kërcënohet mohuesve, që kryejnë ato vepra të shëmtua - ra që përmenden në to. Më pas, duke tre - guar se cilët janë keqbërësit e mohuesit, që e meritojnë këtë kërcënim, i Lartësuari thotë: - “... ata që nuk e besojnë Ditën e Gjyki - mit!” - Ata nuk besojnë se ekziston një ditë llogarie dhe shpërblimi me drejtësi para Zotit. Ata nuk besojnë në ringjallje dhe as nuk përgatiten për atë ditë. - “Atë ditë nuk e mohon askush, përveç atij që ka e tepruar me padrejtësi dhe me vepra të këqija ...” - Përveç atij që është armiqësor, i padrejtë e keqbërës ( mutedin) në veprat e tij, cilësi kjo që tregohet duke u zhytur në harame dhe duke e tepruar, qoftë edhe me ato gjëra që mund të jenë të lejuara në vetvete. Ata përshkruhen edhe si ‘ethim’, pra, të ngarkuar me gjynahe. I tillë është ai që gënjen kur flet, që nuk mban premtimin dhe që kur polemizon, i kalon kufijtë dhe bën padrejtësi. - “I cili, kur i lexohen ajetet Tona, thotë: “Përralla të vjetra.”. - Kur dëgjon fjalën e Allahut, të sjellë ndër njerëz prej Profetit të Allahut, ai e mohon atë, duke e konsideruar si trillim apo thjesht fjalë njerëzish, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kur u thuhet “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm.”” [Nahl 24]. “Dhe ata thonë (për Kuranin) : “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexo - hen atij mëngjes e mbrëmje”.” [Furkan 5]. - “Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.” - Allahu i Lartësuar thotë: “ Kel-lâ”, që e shpjeguam më lart. Pra, nuk është ashtu siç thonë ata për Kuranin. Përkundrazi, ai është fjala e Allahut, Shpallja e Tij, që ia zbriti me vërtetësi lajmëtarit të Tij të zgjedhur, Muhamedit agn nehovirp eryt e tarmez ,tkaf ëN .ﷺ besimi në këtë libër, në këtë shpallje të mrekullueshme, ngase ato zemra janë mbë - shtjellë me një mbulesë, e cila i bën të paafta për të pranuar atë dritë. Kjo mbulesë u krijua nga gjynahet, shfrenimi dhe padrej - tësitë e tyre të shumta. Ibn Xheriri, Tirmi - dhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh sjellin hadi - thin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i këna - qur prej tij!), se Profeti ﷺ ka thënë: 2833. “Kur robi bën një gjynah, atij i bëhet një pikë e zezë në zemrën e tij. Nëse ai pendo - het, zemra e rimerr shkëlqimin e saj. Por nëse ai i shton ato, shtohen ato pikat e zeza, dhe pikërisht për këtë tregon fjala e Allahut të Lartësuar: “Jo, nuk është ashtu. Por të këqijat që bëjnë, ua kanë vulosur zemrat.” Tirmidhiu thotë që ky është një hadith hasen sahih. - “Jo! Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre.” - Ditën e Kijametit është përgatitur mikpritje për ta në Sixh - xhin, në burgun e tmerrshëm, të ngushtë dhe të frikshëm. Përveç kësaj, ata do të jenë të privuar nga mundësia për të parë Zotin dhe Krijuesin e tyre Ditën e Kijametit. Imam Shafiiu bazohet në këtë ajet për të argumentuar se besimtarët kanë për ta parë Allahun Krenar dhe të Lartësuar atë ditë, ashtu siç tregon edhe kuptimi i drejtpër - drejtë, i shprehur në fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura, që Zotin e tyre do të shikojnë.” [Kijame 23, 23] Për këtë tregojnë edhe shumë hadithe, që janë në gradën muteuatira, pra, në gradën më të lartë të saktësisë. - “Pastaj, pa dyshim, ata do të flaken në Xhehenem ...” - Përveç privimit për të parë të Gjithëmëshirshmin, ata do të jenë banorë të zjarrit të ndezur fort. - “... dhe më pas do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.” - U thu - hen këto fjalë për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen, dëshpërimin dhe vuajtjen, për të mirat që kanë humbur dhe për ndëshkimin e përhershëm, ku do të jenë.

Mus'haf Hape →