Kërko: sikur deri te ishte ngre

Rad 13:2–13:4 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). - Allahu i Lartësuar na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetëm, i Pashoq dhe Absolut në pushtetin e Tij për të krijuar dhe administruar çështjet e krijesave. Ai është i vetmi Sundues i gjithësisë dhe Ai është madhështor në mbretërimin e Tij. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë. Çdo adhurim duhet t’i dedikohet vetëm Atij me sinqeritet dhe saktësi, ashtu si dëshiron Ai. I Lartësuari thotë: "Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju." Është Allahu i Madhëruar, që me fuqinë dhe madhështinë e Tij, i krijoi qiejt pa shtylla të dukshme nga ne. Më tej, pasi përfundoi krijimin e qiejve dhe të tokës, u lartësua dhe qëndroi mbi Fronin e Tij madhështor, i cili është krijesa më madhështore, që qëndron sipër të gjitha krijesave të tjera të Zotit. Lartësimi dhe qëndrimi i Tij mbi Fron është ashtu si i takon madhështisë së Tij, që është absolut në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. - Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. - Allahu i Madhëruar nënshtroi Diellin dhe Hënën, këta trupa madhështorë, që t'u shërbejnë robve dhe përmbushjes së çdo nevoje për ta, për kafshët e tyre dhe për bimësinë. Allahu i Lartësuar thotë për Diellin dhe Hënën se ata lëvizin sipas përcaktimit, ligjit dhe rregullit të vendosur nga Ai, që është Ngadhënjimtar, i Plotpushtetshëm dhe i Gjithëditur. Ata lëvizin në rrugë dhe kohë të përcaktuar, sipas një rregulli preciz, dhe kurrë nuk dalin nga ky rregull, derisa të vijë momenti i përcaktuar kur Allahu i Lartësuar do ta zhbëjë këtë botë, për të filluar bota e ahiretit, që do të jetë e përjetshme. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’i palosë qiejt dhe do t’i shndërrojë ata në të tjerë qiej dhe do ta ndryshojë tokën në një tjetër tokë. Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe do të bashkohen me njëri -tjetrin dhe pastaj do të hidhen në Zjarr. Kështu, çdokush që ka adhuruar Diellin dhe Hënën do ta kuptojë qartë se ata nuk meritonin të adhuroheshin, dhe zemrat e tyre do të mbushen plot dëshpërim. Atë ditë, mohuesit do të binden se ishin gënjeshtarë dhe trillues kotësirash. - Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj. - Allahu i Lartësuar në këtë ajet përmend dy vepra të Tij: Ai administron dhe rregullon çështjet; Ai qartëson argumentet e ligjit të Tij dhe Shpalljen hynore. Këtu përmenden bashkë dy vepra madhështore të Allahut të Lartësuar, që janë krijimi dhe ligjvënia. Allahu i Lartësuar u ngrit dhe qëndroi mbi Fronin e mbretërimit të Tij, duke u marrë vetë me administrimin dhe rregullimin e çështjeve e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Ai nuk i ka lënë askujt pushtet në këtë aspekt. Është veç Allahu që krijon dhe furnizon, që pasuron dhe varfëron, që krenon popuj dhe njerëz dhe që poshtëron dhe nënshtron të tjerë. Ai dhuron fitoren dhe krenarinë dhe Ai poshtëron dhe turpëron. Me urtësinë dhe diturinë e Tij, disa i ul dhe disa i ngre. Me mëshirën dhe bujarinë e Tij, Allahu i Madhëruar largon fatkeqësitë duke sjellë çlirimin dhe shpëtimin e të përvuajturve. Është Ai që ekzekuton çdo përcaktim të Tij në kohën dhe masën e përcaktuar prej Tij, përcaktime të cilat i ka bazuar me hollësi në diturinë e Tij dhe të cilat i ka shkruar me korrektësi lapsi i Tij. Allahu urdhëron melekët e Tij që të zbatojnë çdo urdhër të Tij në rregullimin e çështjeve të robve. Ky është pushteti i Tij i krijimit dhe rregullimit të çështjeve të robve, që përmenden në ajet me fjalët: “Ai rregullon çështjet”. Ndërsa thënia e Tij "jufassilul ajat " (“sqaron argumentet”) tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka të drejtën t'u vendosë robve ligje sipas të cilëve duhet të jetojnë. Ai u shpalli libra hyjnorë profetëve të Tij. Përmes këtyre shpalljeve, Ai u ka sqaruar robve çdo ligj të domosdoshëm, çdo urdhëresë, ndalesë dhe çdo porosi të nevojshme për të ndërtuar jetën e tyre sipas kënaqësisë së Tij. Allahu i Madhëruar i ka qartësuar dhe shtjelluar në detaje shpalljet dhe ligjet e Tij. Për të mbështetur ligjet dhe shpalljet, Ai ka sjellë shenja dhe mrekulli të shumta, të cilat shfaqen dukshëm qoftë në madhështinë e krijimit të Tij, qoftë në mrekullitë e shumta, me të cilat pajisi profetët. Edhe Kur'ani është një mrekulli e pakrahasueshme, që ka një qëllim të lartë: "...që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj." Vërtet, argumentet e shumta, të qarta dhe të shtjelluara mirë, janë ndër shkaqet kryesore që sjellin sigurinë e plotë rreth të gjitha çështjeve hyjnore, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet madhore të besimit, si: besimi në ringjalljen apo besimi për llogarinë para Krijuesit. Allahu i Lartësuar është Hakim - i Urtë, dhe si i tillë kurrë nuk do t’i krijonte krijesat pa qëllim dhe t’i braktiste ata, duke i lënë të çoroditur dhe të paudhëzuar. Ai ka një qëllim të madh dhe shumë të rëndësishëm me robërit e Tij. Duke qenë se Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta profetë dhe u zbriti shpallje hyjnore, përmes të cilave i urdhëron se si ta adhurojnë dhe të jetojnë sipas ligjit të Tij, atëherë pa dyshim Ai ka për t’i çuar ata nga varret dhe ka për t’i ringjallur në një botë tjetër, në të cilën ka për t’i gjykuar dhe shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Punëmirët kanë për të marrë shpërblimin më të mirë, ndërsa të pabindurit dhe të padrejtët do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij, sipas ligësisë së tyre. - Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy. - Allahu i Lartësuar e krijoi tokën për robërit e Tij, e bëri atë të gjerë dhe të begatshme për ta. Me mëshirën e Tij, Ai e shtroi dhe e sheshoi tokën, duke vendosur mirësi të shumta, pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë. I Lartësuari thotë: "vendosi male të mëdha, që toka të jetë e qëndrueshme për krijesat”. Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të vendoste malet si shtylla, toka me shtresat e saj do të ishte e paqëndrueshme. Me gjithë atë ujë oqeanesh dhe me konstruktin e saj të luhatshëm, ajo mund të qëndrojë e palëkundur veçse nëpërmjet maleve të mëdha, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si shtylla mbajtëse. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar ka krijuar në tokë lumenj për njerëzit, për kafshët dhe bimësinë e tyre. Nëpërmjet tyre ujiten dhe rriten pemët, drithërat, frutat dhe mirësi të shumta. I Madhëruari thotë: “prej secilit fryt bëri dy lloje" Pra, bëri nga dy lloje (çift), siç u nevojiten njerëzve. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Ai bën që nata ta mbulojë ditën. - Allahu i Madhëruar e mbështjell ditën me natë dhe errësira mbulon horizontin. Çdo krijesë pushon në vendin e vet dhe çlodhen nga aktiviteti dhe mundimet e ditës. Pasi krijesat plotësojnë nevojën e tyre për gjumë, Allahu i Lartësuar e mbështjell natën me ditë, kur përhapet drita e agimit dhe krijesat dalin për punët e tyre dhe për të grumbulluar të mirat që iu nevojiten. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 73]. - Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që mendojnë. - Në të gjitha këto ka shenja të qarta, që na udhëzojnë për të kuptuar qëllimet hyjnore. Por këto shenja u vlejnë dhe u bëjnë dobi atyre që meditojnë dhe i vështrojnë me kujdes ato, me qëllimin për të nxjerrë mësime. Vetëm duke i trajtuar në këtë formë shenjat dhe argumentet e Zotit, ata kuptojnë shumë qartë se Ai që ka krijuar, përkujdeset dhe rregullon çështjet e gjithë botës është Allahu i Lartësuar, prandaj vetëm Atij i takon adhurimi dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Allahu është i Gjithëdituri rreth të fshehtave dhe atyre që shfaqen. Ai është gjithashtu i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti në çdo gjë që buron prej Tij, qoftë në ligjin e krijimit, qoftë në ligjin e fesë dhe besimit, sipas të cilit ka urdhëruar të jetohet, qoftë në ligjin e shpërblimit. Allahu është i lavdëruari plot begati dhe mirësi në gjithçka që ka krijuar dhe urdhëruar. Ndër shenjat madhështore që tregojnë për pushtetin e plotë dhe veprat e mrekullueshme të Allahut është edhe fakti që: - Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. - I Lartësuari ka mundësuar që në tokë të mbijnë lloje të ndryshme frutash dhe bimësie. Sa të bukura janë vreshtat dhe pemishtet, sa të domosdoshme janë drithërat dhe sa të begatshme dhe të mira janë palmat dhe frutorët e ndryshëm! Ka palma që janë të degëzuara, por ka edhe të tilla që zhvillohen të drejta e pa degëzime. Që të gjitha këto pemë e bimë ujiten nga i njëjti ujë dhe ushqehen nga e njëjta tokë, ashtu sikurse ndriçohen, ngrohen dhe rriten nga i njëjti diell dhe në të njëjtat kushte. Megjithatë, ato prodhojnë fruta të ndryshme, që dallojnë në shijet e tyre. - Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra -tjetra. - Ato ndyshojnë në ngjyrën, shijet, vlerat dhe dobitë e tyre, si edhe në kënaqësinë që të japin. I Madhërishmi edhe tokat i ka bërë të ndryshme. Ka toka të mira, të cilat rrisin larmi bimësh, pemësh dhe drithërash ushqyese. Ka edhe toka të tjera, që nuk mbijnë dhe nuk mbajnë as ujin, por ai humbet në thellësinë e tyre, pa bërë asnjë dobi për njerëzit dhe kafshët. Por ka të tjera që vërtet nuk mbijnë, por shërbejnë për të grumbulluar ujin. Ka toka ku mbin një lloj bimësie dhe jo të tjera. Sigurisht, që të gjitha këto ndryshime janë përcaktim i Ngadhënjimtarit, Mëshirëplotit. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar thotë: - Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë. - Ka fakte për ata të cilët kanë logjikë dhe arsye, që i udhëzon në gjërat e dobishme. Një logjikë e pastër dhe arsyetim i drejtë e udhëzon robin tek e mira dhe e ndihmon atë që të kuptojë qartë porositë e Zotit. Ndërsa ata që gjithmonë u kthejnë shpinën urdhëresave të Zotit dhe mendjelehtët, që, pa u menduar fare, u përkushtohen veçse dëshirave të unit, këta enden të çoroditur në errësirat ku janë zhytur. Ashtu, të pasigurt dhe të përhumbur në vetëmashtrimin e tyre, nuk e gjejnë dot udhën drejt Zotit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë asnjë mesazh të dhënë prej Tij.

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:4–32:9 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për ta krijuar në një çast të vetëm. Por Allahu i Lartësuar është Rafik / i Butë i Mëshirshëm dhe Hakim / i Urtë. - e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij të plotë mbi krijesat. - Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, - Dita e parë ishte dita e dielë dhe dita e fundit ishte dita e xhuma. Ai e krijoi gjithçka për gjashtë ditë edhe pse është i plotfuqishëm për ta krijuar në një çast të vetëm. Por Allahu i Lartësuar është Rafik / i Butë i Mëshirshëm dhe Hakim / i Urtë. - e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - Arshi është krijesa më e lartë që qëndron mbi të gjithë krijimin e Zotit. Ai u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu siç i shkon madhështisë së Tij. - Ju nuk keni asnjë tjetër, përveç Atij, që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. - askush përveç Tij nuk mund t’ju ndihmojë e kujdeset për ju çështjet tuaja, për t’ju sjellë atë që ju bën dobi. Përveç Tij ju nuk mund të gjeni asnjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ju dhe t’ju shpëtojë nga dënimi. - Vallë, a nuk mendoni (a nuk e kujtoni këtë fakt)?! - A nuk po i kujtoni këto fakte dhe të krijoni bindjen e plotë se krijuesi i Tokës dhe i qiejve, Ai që u lartësua dhe qëndroi mbi Arshin madhështor, Ai i cili është i Vetmi që kujdeset për ju dhe rregullon veprat tuaja, Ai në dorë të të cilit është i gjithë shefaeti (ndërmjetësimi); Ai është duhet të jetë i Vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit nga krijesat e Tij? - Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë. - Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset për krijimin e Tij. Ligji dhe urdhëresat zbresin nga qielli nga Ai që është Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm drejt Tokës. Me këto urdhëresa ai lumturon kë dëshiron, pasuron e varfëron, krenon e nënshtron, nderon e poshtëron, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerë dhe e zbret rizkun e Tij. - Në fund, të gjitha çështjet ngjiten tek Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj. - çdo çështje e urdhër për krijesat ashtu siç zbret prej Tij, ashtu edhe ngjitet tek Ai bindja ose mosbindja e krijesave. Kështu, çdo gjë që ndodh në këtë dynja, si bindja e të bindurve ashtu edhe mohimi i mohuesve ngjitet e paraqitet tek Zoti. Veprat e tyre ngjiten tek Ai në çast. edhe pse kjo do të zgjaste 1000 vjet sipas llogarisë sonë, Allahu i ngjit veprat e robve në çast. 25 - Ai është i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Ai i cili i krijoi ato krijesa madhështore, u lartësua e qëndroi mbi Arshin madhështor, dhe kujdest vetë për çështjet e krijimit të Tij, është: "...i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti." Të gjitha këto krijesa Ai i solli në ekzistencë me diturinë e Tij të gjerë, me fuqinë e Tij të plotë dhe absolute dhe me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Gjithashtu vendosi në to dobi të shumta dhe gjithçka që është domosdoshmëri për krijesat. Ai nuk e ka aspak të vështirë kujdesin për krijimin e Tij. - Është Ai i cili e përsosi gjithçka që ka krijuar,... - Allahu i Madhëruar e përsosi gjithçka që ka krijuar. Çdo krijese Ai i ka dhënë atë që i përshtatet. Ky është një përshkrim i përgjithshëm i krijesave. Pastaj Ai flet për njeriun në veçanti, për vetë rëndësinë dhe vlerën e tij të madhe. - dhe që krijimin e njeriut e filloi nga balta. - Kështu e krijoi Allahu, Ademin (a.s), babain e gjithë njerëzimit. - Dhe i bëri pasardhësit e tij prej një pike uji të përbuzur. - Kështu e bëri Zoti që të shumohen lloji njerëzor, përmes kësaj mënyre dhe atij uji që hidhet furishëm në barkun e nënës, - ai ujë i nënçmuar nga njerëzit. - Por Ai e formësoi atë plotësisht (në barkun e nënës) - pastaj e bëri një krijesë të plotë me mish, kocka, nerva, damarë, e gjithçka tjetër. Ai e përkreu krijimin e njeriut. Çdo gjymtyrë e vendosi në vendin e vet, pikërisht atje ku duhet. Pastaj: - dhe i fryu prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. - Kështu Zoti dërgon një melek që i fryn shpirtin dhe kjo krijesë kthehet, me lejen e Allahut, në një gjallesë me shpirt. - Është Ai që ju pajisi me dëgjim, me shikim dhe me zemër. - Kështu, dalëngadalë Ai i kompleton mirësitë tuaja. Është Ai që ju jep aftësinë për të parë dhe për të dëgjuar. Ai ju jep edhe aftësinë për të logjikuar dhe ndier me zemër. - Por ju, shumë pak falënderoni. - shumë pak po jeni mirënjohës për Atë që ju krijoi e formësoi me më të bukurën formë e krijim.

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:51–36:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ne! Po kush na ngriti prej shtretërve, ku qemë shtrirë?” - Domethënë, nga varri, për të cilin thoshin se do të ishte vendqëndrimi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pastaj do t'i fryhet Surit, dhe menjëherë ata do të dalin prej varreve, për të rendur drejt Zotit të tyre. ” - Kjo është fryrja e tretë, që është fryrja e ringjalljes dhe tubimit. Ky është momenti i daljes nga varret, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe menjëherë ata do të dalin prej varreve, për të rendur drejt Zotit të tyre.” En-neslân është ecja me të shpejtë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “..ditën kur, duke rendur, ata do të dalin prej varreve, sikur ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. Kjo është dita që u është premtuar. ” [Mearixh 43, 44]. Në vijim, Allahu i Lartësuar, duke na treguar fjalët e krijesave kur të ringjallen, thotë: - “Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej shtretërve, ku qemë shtrirë?” - Domethënë, nga varri, për të cilin thoshin se do të ishte vendqëndrimi i përhershëm dhe se kurrë nuk do të ringjalleshin prej tij. Por kur ata të shohin dhe të përjetojnë me të gjitha përmasat, atë që dikur e mohonin, do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej shtretërve, ku qemë shtrirë?” Këto fjalë nuk duhet të kuptohen gabim dhe të mendohet se këtu mohohet fakti se ata nuk ndëshkohen në varre, por ndëshkimi që vuajnë në varr, në krahasim me atë që i pret më pas, do t’u duket si prehje. Pas këtyre fjalëve të mohuesve, besimtarët do të përgjigjen: - “Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e vërtetë qe fjala e të dërguarve.” - Disa janë të mendimit se këto janë fjalët e melekëve, kurse të tjerë thonë se janë fjalë të vetë mohuesve. Ibn Xheriri, pasi i sjell këto mendime, thotë se këto janë fjalë të besimtarëve, si në ajetin: “Atëherë ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë ata do të ngrihen (nga varret), do të shohin dhe do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Gjykimit.” (Atyre do t'u thuhet) “Kjo është dita e ndarjes që ju e konsideronit gënjeshtër.” [Safat 20, 21]. Ose: “Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t'u shfajësuar) keqbërësit do të betohen se nuk kanë qëndruar (në këtë botë) shumë, por veçse një orë. Pikërisht kështu gënjenin ata edhe më parë (në dynja). Kurse ata të cilëve u qe dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Pikërisht kjo është Dita e Ringjalljes, që ju nuk e pranonit ”.” [Rum 55, 56]. - “Ai do të jetë veçse një zë i fuqishëm, dhe menjëherë ata do të sillen të gjithë para Nesh.” - Kjo i ngjan ajetit tjetër: “ Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës. ” [Naziat 13, 14]. Ose: “Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Çështja e Orës së Kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Allahu është i Fuqishëm për gjithçka.” [Nahl 77]. Ose: “... Por ata do të tundin kokën e do të thonë: “Kur do të ndodhë ajo (Ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta është afër!” Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dunja) veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Pra, do të mjaftojë veçse një urdhër i vetëm, dhe të gjithë do të sillen para Zotit. - Sot askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi dhe ju do të merrni shpërbli - min e veprave tuaja.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:107–9:110 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut.” - Ai vend që vërtet e meriton të falesh është xhamia e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Disa munafikë ndërtuan një xhami të re pranë asaj që ndërtoi Profeti në Kuba. Me këtë, ata synonin përplasjen dhe përçarjen mes muslimanëve. Ata po përgatisnin kështu terrenin për një armik të Zotit, të Profetit të Tij dhe të besimtarëve. Ata e ndërtuan atë xhami sherri edhe për t’u shërbyer si vendmbrojtje në të ardhmen, kur t'u nevojitej. Por Allahu i Madhëruar ua nxori në shesh poshtërsinë dhe i bëri publike motivet e tyre: - “Ata që ndërtuan xhami sherri e mosbesimi - për t'i përçarë besimtarët dhe si përgatitje për atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij,...” - Ajo ishte një xhami sherri, e ndërtuar për të dëmtuar besimtarët, që mblidheshin në xhaminë e devotshmërisë. Qëllimi që fshihnin ishte mohimi i Zotit, ndërkohë që xhamia e besimtarëve ishte e mbushur me besim e mirësi. Munafikët e ndërtuan xhaminë e tyre - ashtu sikurse thotë i Madhëruari - si një mundësi për të shkaktuar përçarje dhe konflikte mes muslimanëve. Gjithashtu, ata donin të përgatisnin terrenin për këdo që do të luftonte kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Kështu, xhamia e tyre do të shërbente si vendtakimi për ata që kishin urrejtje dhe armiqësi për Islamin dhe pasuesit e tij. I tillë ishte Ebu Amru el Rahib, pjesë e parisë së Medinës, që pretendonte të bëhej udhëheqës i saj. Kur në Medinë erdhi Profeti, ai u largua nga qyteti, duke e mohuar Profetin ﷺ . Ai u përpoq kundër Profetit në Medinë, por kur nuk mundi të bindte njerëzit për të luftuar kundër tij, shkoi te Kajseri me qëllimin që të organizonte strategjinë e luftës kundër Profetit. Por ky i mallkuar vdiq gjatë rrugës dhe nuk arriti asgjë nga ato që shpresonte. I mjeri kishte lënë një pakt me munafikët e Medinës, që ta prisnin si triumfator kur të kthehej në Medinë. Ndër përgatitjet e tyre ishte edhe ndërtimi i kësaj xhamie sherri. Por Shpallja i erdhi pa vonuar Profetit për këtë plan të munafikëve, prandaj ai dërgoi njerëz që ta shembnin dhe ta digjnin atë ‘xhami’, dhe ashtu u bë. Pas kësaj, ajo u shndërrua në një vend plehrash. 48 Pasi përmendi qëllimet e tyre të këqija me atë xhami sherri, Allahu i Madhëruar na tregon shfajësimin që ata bënin: - “...do të betohen se nuk kanë pasur tjetër qëllim, veç së mirës. Por Allahu dëshmon se ata janë mashtrues.” - Ata shfajësoheshin se me ndërtimin e asaj xhamie synonin veçse të bënin mirë, të ndihmonim të varfrit, të pafuqishmit e të verbërit. Por Allahu dëshmon se ata ishin gënjeshtarë. Pa dyshim, dëshmia e Allahut për ta është më e madhe sesa betimet e pretendimet e tyre. - “Ti mos u fal kurrë aty! - Kurrë mos u fal në atë xhami të ndërtuar për përçarje e armiqësi. Allahu do të bëjë që mos të kesh nevojë për atë lloj faltoreje. - “Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut.” - Ai vend që vërtet e meriton të falesh është xhamia e ndërtuar për devotshmëri që ditën e parë që Islami mbërriti në atë qytet. Këtu bëhet fjalë për xhaminë Kuba. Ajo xhami u ndërtua që të gjitha adhurimet t’i kushtoheshin me sinqeritet veçse Allahut. Atje kujtohej me madhështi Allahu i Lartësuar dhe nderoheshin simbolet e fesë së Tij të përzgjedhur. Ajo xhami mbushej me njerëz të edukuar me besim të drejtë dhe vepra të mira. Për këto arsye, ajo xhami e zgjedhur ishte vërtet e denjë për besimtarët, që të faleshin dhe të adhuronin Zotin në të. Ajo mbushej me njerëz të mirë, që adhuronin Zotin si Një e të Vetëm. Vetë Zoti i ka lavdëruar ata besimtarë të mirë, duke thënë: - “Aty ka burra që dëshirojnë të dëlirësohen.” - Ata synojnë të pastrohen nga gjynahet, të ruhen nga papastërtitë e çdo lloji, si ato fizike, ashtu edhe ato shpirtërore. Çdokush që dëshiron diçka, përpiqet e punon që ta arrijë atë. Edhe besimtarët përpiqeshin shumë për të qenë të dëlirë në të gjitha aspektet: në dituri, vepra të sinqerta, moral, mënyrën e jetesës dhe në adhurim. Ata ishin ndër të parët që pranuan Islamin, falnin namazin, që luftonin me vendosmëri për hir të Zotit në të gjitha drejtimet, së bashku me të Dërguarin. Ata i plotësonin me korrektësi ligjet e fesë së Zotit. Ata ishin njerëzit që qëndronin më lart se të gjithë, sipas gjykimit dhe vlerësimit të Zotit dhe Profetit të Tij për ta. Kur Allahu i Lartësuar shpalli këto ajete që tregojnë kujdesin e madh të besimtarëve ndaj pastërtisë, Profeti i pyeti dhe ata i thanë se, përveç pastrimit me gurë, përdornin edhe ujin, me gjithë kushtet e vështira ku ndodheshin. Atëherë, Profeti i Zotit i përgëzoi për pastërtinë e tyre të lartë. E si të ndodhte ndryshe, kur vetë Zoti i Lartësuar tha: - “Allahu i do ata që dëlirësohen.” - Allahu e do dëlirësinë, me të gjitha llojet e saj: pastërtinë nga shirku, mosbesimi, veset etj., ashtu si edhe pastërtinë fizike. Allahu i Madhëruar i do ata që gjithmonë pastrojnë trupin, rrobat e tyre dhe vendin ku rrinë. Në vijim, Allahu i Lartësuar krahason dy xhamitë në bazë të qëllimit të ndërtimit të tyre, por edhe në bazë të frekuentuesve të tyre: - “Atëherë cili është më i mirë - ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit?” - I pari është ai që ndërton një xhami me qëllim të mirë dhe me sinqeritet për kënaqësinë e Allahut, sipas normave të fesë së Tij. Kjo është vepër e mirë dhe e begatshme. Vërej me kujdes! Kusht për mirësinë e një vepre është sinqeriteti ndaj Zotit dhe pasimi i traditës profetike dhe urdhrave të Zotit. Atëherë, a nuk është kjo xhamia më e mirë, apo është ajo xhamia tjetër, që ndërtohet buzë greminës dhe është gati të rrokulliset në Xhehenem? Mësojeni dhe mbajeni vath në vesh se: - “Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.” - Të padrejtët, të cilëve u mungon sinqeriteti dhe nuk ndjekin rrugën që Zoti ka treguar, kurrë nuk mund ta gjejnë udhën e drejtë, që përcakton çështjet e besimit, por edhe ligjet për një jetë të denjë në këtë dynja. - “Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen.” - Pasiguria, paqartësitë e dyshimet kanë zënë rrënjë të thella në zemrat e tyre. Ato vazhdojnë t'ua coptojnë shpirtin, nëse nuk gjejnë rrugën e kthimit të sinqertë drejt Zotit. Vetëm pasi të pranojnë ta njohin Zotin e tyre dhe t'i druhen Atij, ata mund të gjejnë prehje, me faljen dhe mëshirën e Tij. Po vazhduan me të tilla ndërtesa përçarjeje dhe vepra hipokrizie, zemrat e tyre do të vazhdojnë të mbushen me dyshim e pasiguri, me hipokrizi e ligësi. Është Allahu Ai që, me diturinë dhe urtësinë e Tij, pastron atë që Ai dëshiron: - “Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.” - Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, për të shfaqurat dhe të fshehurat, të dukshmet dhe të padukshmet. Allahu i di ato që robërit fshehin brenda zemrave të tyre apo ato që i publikojnë. Allahu është i Urtë në çdo Ligj që vjen prej Tij. Veprat dhe ligjet e krijimit të Tij janë të urta, ashtu si edhe ligji i Sheriatit me gjithë urdhëresat e ndalesat e Tij, janë absolutisht të urta. Ato janë të vetmet që i mundësojnë njeriut lumturi në të dy jetët. Edhe ligjet e shpërblimit dhe ndëshkimit të Tij ndërtohen mbi urtësinë absolute, mbi drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Allahu është i lavdëruari për gjithçka që ka krijuar, që ka ligjëruar dhe që ka premtuar. Ky ajet përmban shumë mësime, si: - Ndërtimi i një xhamie pranë një xhamie tjetër, që shkakton përçarje mes muslimanëve, është i ndaluar, madje është detyrë shembja e saj, nëse mësohen qëllimet e liga të ndërtuesve. - Veprat, edhe nëse në dukje shfaqen si të mira, është nijeti ai që bën dallimin. Nijeti i keq e kthen një vepër, që në dukje është e mirë, në vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kështu ndodhi me ndërtuesit e xhamisë së armiqësisë. - Çdo vepër që shkakton përçarje mes besimtarëve është e ndaluar, ashtu sikundër çdo vepër që sjell bashkimin dhe forcimin e lidhjeve mes muslimanëve është e detyrueshme dhe e shpërblyeshme. Allahu i Lavdëruar, ashtu siç urdhëroi shkatërrimin e xhamisë së sherrit, po ashtu urdhëron që të ndërtohet çdo gjë që ndihmon fenë e Tij dhe forcon lidhjet mes besimtarëve. - Është e ndaluar të falet namazi në vendet ku kryhen gjynahe. Ato janë vende që vetëm duhet t’u largohesh dhe kurrë të mos u afrohesh. - Gjynahet lënë gjurmë edhe në vendin ku ndodhin, sepse pikërisht për shkak të gjynaheve të bëra në të, xhamia e sherrit u dogj dhe u shndërrua më pas në vend mbeturinash. Po kështu, edhe veprat e mira dhe bindja ndaj Zotit që kryhen në një vend sjellin mirësi e begati në të, ashtu si ndodhi me xhaminë Kuba. Vetë Allahu i Madhëruar e ka lavdëruar këtë xhami kur ka thënë: " Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut.” Kjo xhami kishte një vlerë të veçantë për Profetin, prandaj e vizitonte atë çdo të shtunë, madje ka nxitur besimtarët për t’u falur në atë xhami. Nga analiza e këtyre ajeteve përfitohen rregulla të rëndësishme, si: - Çdo vepër dëmtuese për muslimanët ose që është mosbindje ndaj Zotit, është haram. - Çdo vepër që është burim ose pasojë e mosbesimit është haram. Çdo vepër që sjell përçarje mes muslimanëve është haram. Të ndihmosh ata që luftojnë kundër Allahut dhe Profetit të Tij është haram. E kundërta vlen për të kundërtën. - Veprat e këqija, që burojnë nga mosbindja ndaj Zotit, e largojnë vazhdimisht robin nga Zoti i tij. Vetëm një gjë e ndalon këtë largim: braktisja e të gjitha veprave të liga dhe pendimi i plotë e i sinqertë, aq sa zemra të coptohet nga keqardhja dhe dëshpërimi. - Nëse për xhaminë e Kubas thuhet në Kur'an se është xhami e ndërtuar mbi bazën e devotshmërisë, atëherë Xhamia e Profetit e meriton më tepër këtë përshkrim, sepse ajo u ndërtua nga vetë duart e Profetit. Vetë Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë xhami që të ndërtohej nga duart e Profetit të Tij dhe që ai të falej në të. - Vepra e cila plotëson dy kushtet e pranimit të saj: sinqeritetin dhe pasimin e Profetit, quhet vepër e ndërtuar mbi devotshmërinë. Me fjalë të tjera, devotshmëria arrihet veçse përmes veprave të sinqerta, por edhe të kryera sipas porosive të Zotit dhe Profetit. Këto janë veprat që të çojnë në Xhenetin e mirësive të përjetshme. Veprat e ndërtuara mbi qëllimet e këqija dhe të pabaza në fenë e Zotit të çojnë buzë greminës dhe Xhehenemit. Ato e zhysin njeriun në fatkeqësi dhe humbje, dhe dihet se Allahu i Lartësuar nuk i udhëzon zullumqarët e zhytur në padrejtësitë e tyre.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:125–2:128 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… më e rëndësishme, kjo do të sqarohet më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujtoni kur Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi (shumë të dashur) për njerëzit dhe vendsigurie për ta (duke thënë) : “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!”. - El Aufiju transmeton nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar ajetin: "... Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta ...", ka thënë: "...sa herë që njerëzit përfundojnë vizitën e saj, kthehen në vendin e tyre, dhe pastaj shkojnë përsëri. " Ibn Xheriri përcjell me senedin e tij nga Abdete Ibn Ebu Ubadete, që rreth këtij ajeti, ka thënë: “Askush që largohet nga ai vend nuk e ndien veten të ngopur me atë vend, prandaj dëshiron të kthehet e të kthehet sërish. " Përmbledhje e tefsirit të këtij ajeti: Allahu i Madhëruar na tregon vlerën e madhe të kësaj faltoreje, cilësitë e saj të larta dhe nderimin që Ai ka bërë për të, qoftë në caktimin e Tij, qoftë në ligjet e vendosura për njerëzit, për t a nderuar dhe respektuar këtë shtëpi. Ai e përshkruan këtë shtëpi si "Methâbeten lin -nâsi", pra, një vendtubim, që shpirtrat përmallohen dhe zemrat qajnë për të qenë pranë tij dhe asnjëherë nuk ndiejnë të ngopur me të, edhe sikur të shkojnë në të çdo vit. Kjo është pjesë e lutjes së Ibrahimit, që Zoti iu përgjigj: "O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!”... Dhe: "... pranoje lutjen time, o Zoti ynë!" [ Ibrahim 37 - 40]. Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë shtëpi si “ emnen”, pra, të sigurt dhe të paqtë. Kushdo që hyn në të është i sigurt, të ketë bërë çfarë të ketë bërë. I Lartësuari thotë: "Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), plot bekime dhe udhëzuese për mbarë botën. Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. " [Al Imran 96, 97]. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar ka përmendur vendin e qëndrimit të Ibrahimit, ku ai qëndronte e vëzhgonte ecurinë e ndërtimit të Qabes, dhe urdhëron besimtarët që të falin namaz në të: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme se ku është "Mekami i Ibrahimit" dhe çfarë është për qëllim me fjalën “Mekamu Ibrahim”. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij nga Ibn Abasi, që duke folur për ajetin: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” ka shpjeguar: “Mekami i Ibrahimit është e gjithë hapësira e shenjtë (në Qabe).” Po nga Ibn Abasi përmendet se ka thënë: "Ndërsa vendi i Ibrahimit që është përmendur këtu (në ajet), është ai vendi i njohur pranë Qabes." Disa janë të mendimit se, në këtë ajet, “Mekamu Ibrahime” përfshin të gjitha vendet ku Ibrahimi kreu adhurimet e tij gjatë haxhit. Por mendimi më i saktë është se “Mekami Ibrahime” është guri i cili ndodhet pranë Qabes, ku Profeti ﷺ fali dy rekatë pas tavafit. Imam Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, që tregon se Umer Ibn Hatabi ka thënë: “E kam miratuar Zotin tim në tre çështje, ose më ka miratuar Zoti im në tre çës htje: Kur unë i thashë Profetit : “O Profet i Allahut, sikur të faleshe tek vendi i Ibrahimit!” Atëherë u shpallën ajetet: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” ...”. Muslimi, gjithashtu, sjell thënien e Umerit: “E kam miratuar Zotin tim në 3 raste: Në çështjen e ajetit të hixhabit, në çështjen e Mekamit të Ibrahimit dhe namazit në të...". Ibn Xhurejxh transmeton me senedin e tij deri tek Xhabiri: 116 "Profeti ﷺ vrapoi në tre xhirot e para dhe vazhdoi me ecje 4 xhirot e tjera. Pasi mbaroi shkoi tek mekami i Ibrahimit dhe fali pas tij 2 rekate pastaj lexoi ajetin: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” Faktet tregojnë se Mekami Ibrahim është pikërisht ai gur, mbi të cilin qëndronte Ibrahimi kur ndërtonte Qaben. Sa herë që ndërtonte një pjesë, e zhvendoste gurin atje ku duhej të ndërtonte, derisa mbaruan së ndërtuari të gjithë muret e saj, siç do të vijë më e shtjelluar kur të flasim për historinë e ndërtimit të Qabes nga Ibrahimi e Ismaili. Ky gur ishte i ngjitur pranë murit të Qabes në të shkuarën. Ndërsa sot ai është vendosur në krah të portës së Qabes, pranë Gurit të Zi, i veçuar nga Qabja. Ai që e vendosi veçmas është udhëheqësi i besimtarëve, Umer Ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëri nga katër kalifët e drejtë dhe të udhëzuar nga Zoti, për të cilët jemi urdhëruar t’u bindemi, duke pasuar rrugën e tyre. Këtë vepër të Umerit nuk e refuzoi asnjë nga sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata! - Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” - Allahu i Madhëruar u shpalli atyre: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde! ” Pra, pastrojeni nga idhujtaria dhe çdo gjë që cenon themelin Lâ ilâhe il-lall-llâh. Tavafi rreth Qabes është i njohur. Nga Se’ad Ibn Xheriri transmetohet se ka thënë: "Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf...", domethënë: për ata që kanë ardhur nga larg për të bërë tavaf rreth Qabes." El akifin janë ata që qëndrojnë në xhami. Thuhet, gjithashtu, se flitet për ata që vijnë nga vende të largëta dhe qëndrojnë në të për të adhuruar Allahun. Ibn Abasi ka thënë: "Nëse qëndron ulur në xhami, konsiderohesh si el akifin ." Madje, - thotë Ibn Umeri, - edhe nëse fle në xhami, konsiderohesh si “ el akifin ”. Është transmetuar saktësisht se ai flinte në xhaminë e Profetit, kur ishte beqar. "dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde." - Ibn Abasi shpjegon: Kush fal namazin, është prej atyre “...që bien në ruku dhe në sexhde”. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për faktin se cila vepër është më e shpërblyeshme: falja e namazit në Xhaminë e Shenjtë apo tavafi rreth saj. Ibn Maliku thotë se për të ardhurit nga larg, tavafi është më i mirë. Ndërsa shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi është më i mirë në të gjitha rastet. Kuptimi i ajetit atëherë është: “Ne e urdhëruam dhe i shpallëm Ibrahimit dhe Ismailit që ta pastrojnë shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!" Pra, pastrojeni nga idhujtaria dhe çdo devijim tjetër dhe ndërtojeni me sinqeritet vetëm për Allahun, që të jetë një vend adhurimi i dashur dhe përmallues për të gjithë ata që bëjnë tavaf që qëndrojnë brenda saj dhe ata që bëjnë ruku e sexhde. Urdhri për ndërtimin e pastrimin e Xhamisë është sjellë në këtë ajet, si dhe në ajetin tjetër: "(Ajo dritë) është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje." [Nur 36]. Po kështu, edhe në Sunetin e Profetit janë sjellë hadithe të shumta, që urdhërojnë e porosisin për pastrimin e xhamive, parfumosjes së tyre dhe përkujdesit për ta ruajtur nga papastërtitë, padrejtësitë e gjynahet. Prandaj Profeti ﷺ tha: 117 “Xhamitë janë ndërtuar për atë që janë ndërtuar.” Rreth çështjes se cili ka qenë i pari që ka ndërtuar Qaben, disa thonë se e kanë ndërtuar melekët, siç thonë edhe se ka qenë Ademi ﷺ apo edhe Shith-i. Por këta që i sjellin këto mendime i marrin prej ithtarëve të Librit. Këto janë lajme që as përgënjeshtrohen e as pohohen, por që nuk mund të bazohesh vetëm tek ato. Ato pranohen vetëm nëse mbështeten nga diçka që konsiderohet argument i saktë në fenë tonë. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt! - Bëje këtë pjesë vendi e këtë qytet të sigurt dhe të paqtë. Kjo lutje është shumë e përshtatshme, sepse është bërë përpara ndërtimit të Qabes. Në suren Ibrahim, Allahu i Lartësuar thotë: "Kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!" Me sa duket, - dhe Allahu e di më mirë, - ai u lut edhe një herë të dytë pas ndërtimit të Qabes, kur banorët zunë vend dhe u stabilizuan në të. Kjo herë e dytë ndodhi pas lindjes së Is’hakut, i cili ishte më i vogël në moshë se Ismaili. Kjo është arsyeja që në fund të lutjes, Ibrahimi tha: "... më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!". Më pas Allahu i Madhëruar thotë: - Furnizoji banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër me fruta të shumëllojshme!” - Ibn Abasi thotë: “Ibrahimi ﷺ e kufizoi këtë dua veçse për besimtarët dhe jo për njerëzit e tjerë, prandaj Allahu i Madhëruar zbriti ajetin në vijim: - Ai (Allahu) tha: “Edhe atij që nuk beson, do t’ia mundësoj kënaqësinë e furnizimit Tim për një kohë të shkurtër. - Pra, edhe ata që mohojnë besimin e drejtë, Unë do t’i furnizoj me rizk, ashtu siç furnizoj besimtarët. Mos vallë, do të krijoja krijesat dhe do t’i lija pa i furnizuar?! Edhe ata do t’i lë të kënaqen për pak kohë, por përfundimin do ta kenë në zjarr. Edhe qafiri do ta marrë rizkun e tij në këtë jetë, por për shkak të kufrit të tij, Allahu do ta fusë në zjarr në jetën tjetër, si shpërblim i merituar për mohimin e tij. - Por, pastaj, do ta flak në dënimin e Zjarrit. Sa përfundim i shëmtuar është ai!” - Pra, ai është vendkthimi e përfundimi më i keq. Në dy Sahih-ët shënohet se Enes Ibn Maliku tregon që Profeti ﷺ i tha Ebu Talhas: 118. “Më gjej një djalosh nga ata të tutë, që të më shërbejë.” Ai më mori mua dhe më vendosi të ulesha pas Profetit ﷺ , dhe unë i shërbeja Profetit ﷺ sa herë që zbriste nga kafsha...” Ndër të tjera, ai thotë në këtë hadith: “Vazhduam të ecnim derisa u duk mali i Uhudit, dhe Profeti ﷺ tha: “Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë!” Kur u afruam afër Medinës, tha: “O Allah! Unë po e bëjë të ndaluar dhe të shenjtë çfarë gjendet mes dy maleve, ashtu siç Ibrahimi shenjtëroi Mekën! O Allah! Jepi begati atyre në Mud jin dhe në Sai n e tyre!” Ndërsa në një tjetër transmetim qëndron: 119. “O Allah! Bekoji e jepu begati në Mikjali n e tyre , jepu b egati në sain e tyre dhe jepu begati në Mudji n e tyre!” 87 [Buhariu]. I sollëm këto hadithe, sepse kanë lidhje me shenjtërimin e Mekës. Ndër argumentet që Meka është e shenjtë, mund të përmendim edhe faktin se ajo është shenjtëruar që në kohën kur ajo u krijua si pjesë e kësaj toke, dhe ky është mendimi më i shfaqur dhe i fortë, por Allahu është më i ditur. Janë sjellë hadithe të tjera, që tregojnë se Allahu i Lartësuar e ka shenjtëruar Mekën para krijimit të qiellit dhe të Tokës, sikurse thuhet në dy Sahihët, në hadithin e Abdullah Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), që tregon se Profeti i Allahut tha ditën e çlirimit të Mekës: 120. “Ky është një vend (qytet), që Allahu e ka bërë të shenjtë që ditën kur krijoi qiejt dhe Tokën. Ai është një qytet i shenjtë, me shenjtërimin e Allahut, deri në Ditën e Kijametit. Askujt para meje nuk iu lejua lufta brenda tij. Edhe mua m’u lejua veçse një kohë të shkurtër të ditës, por ai vazhdon të jetë i shenjtë, me shenjtërimin e Allahut, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë arsye, nuk priten pemët e tij, nuk tremben kafshët e gjahut në të dhe nuk lejohet të marrësh sendet e gjetura në të, - përveç nëse i merr për ta njoftuar të zotin, - dhe nuk pritet bari në atë vend.” Abasi tha: “Përveç idhhirit (një lloj bari), o Profeti i Allahut?” - Sepse atë e përdornin për haurët dhe shtëpitë e tyre -. Profeti ﷺ tha: “Po, përveç idhhirit.” Ky është teksi i sjellë nga Muslimi. Po në dy Sahihët gjendet një hadith i ngjashëm nga Ebu Hurejra. Për sa i përket çështjes se, a është Medina apo Meka më e rëndësishme, kjo do të sqarohet më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka!” - Kujtoji, o Muhamed, popullit tënd historinë e ndërtimit të kësaj faltoreje nga Ibrahimi dhe Ismaili, dhe pikërisht momentin kur ata po ngrinin themelet dhe shtyllat e saj. Duke ngritur shtyllat, ata luteshin e thoshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh këtë (vepër), se me të vërtetë Ti dëgjon dhe di gjithçka!” Ata luteshin që Allahu t’u a pranonte këtë vepër që po bënin, madje për këtë tregon edhe vazhdimi: - “Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” - Ndërkohë që ishin duke bërë një punë të mirë, ata e lusnin Allahun që t’ua pranonte atë punë, duke patur zemrat të mbushura me drojë për Zotin, se mos ndoshta nuk ua pranonte. Kjo është gjendja e besimtarëve të zgjedhur, siç i përshkruan Allahu kur thotë: " Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, - Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët. " [Muminun 60]. Ata kanë drojën se ndoshta nuk pranohet puna e tyre. Buhariu sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që ka thënë:121 “E para grua që përdori “ el mantekun" 88 është nëna e Ismailit, me qëllimin që të fshinte gjurmët e saj nga Sara. Më pas, Ibrahimi e mori atë së bashku me të birin, Ismailin, të cilit ishte duke i dhënë gji, dhe shkoi në vendin e Qabes. Ai i vendosi nën një pemë të madhe, mbi vendin e pusit të Zemzemit, në pjesën e sipërme të xhamisë. Atëherë, atje nuk kishte njeri dhe as ujë. Ibrahimi i la ata të dy atje, me një torbë me hurma të thata dhe një kacek me ujë. Pastaj Ibrahimi u kthye për të ikur. Nëna e Ismailit e ndoqi nga pas, duke i thënë: “O Ibrahim! Ku po shkon? A po na lë në këtë luginë të shkretë, ku nuk ka asnjë njeri dhe asgjë?!” Ajo ia përsëriti këto fjalë disa herë, por Ibrahimi nuk e kthente kokën pas. Atëherë, ajo i tha: “Allahu të ka urdhëruar për këtë?” - “Po” - tha Ibrahimi. Në këtë moment, ajo tha: “Atëherë, Ai nuk ka për të na braktisur!” Dhe u kthye tek i biri. Ibrahimi vazhdoi rrugën, derisa arriti tek thenija,89 atje ku nuk mund ta shihte kush. Atje u drejtua me fytyrë nga Shtëpia (vendi ku ishte themeli i Qabes) dhe filloi të lutej duke ngritur duart: "O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!” Nëna e Ismailit vazhdoi t’i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji që kishte. Pasi mbaroi uji, atë e kapi etja e madhe, e po kështu edhe djalin e saj. Djali i saj po vuante dhe po përpëlitej nga etja. Atëherë, ajo u largua për të mos e parë të birin në atë gjendje dhe u ngjit në Safa, kodrën më të afërt pranë saj. U ngjit sipër kodrës dhe vështronte mos shihte njeri, por më kot. Atëherë, zbriti nga Safaja në luginë dhe e ngriti cepin e rrobës së saj, duke vrapuar e rraskapitur, derisa kaloi luginën, iu afrua kodrës Merva dhe u ngjit mbi të. Vështroi me kujdes se mos shikonte njeri, por më kot. Ajo e bëri këtë veprim shtatë herë. Ibn Abasi rrëfen se Profeti ka thënë: “Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë xhiro mes këtyre dy kodrave (Safa dhe Merva). Kur u ngjit mbi Merva, ajo dëgjoi një zë dhe ia bëri: “Shshsh!”, duke i folur vetes që të heshtte e të dëgjonte me kujdes. Atëherë, ajo sheh melekun tek vendi i Zemzemit, që kërkonte me krahun e tij, derisa u shfaq uji. Ajo filloi ta grumbullonte ujin rreth e rrotull, si në pus, me duart e saj. Pastaj përpiqej të fuste ujë në enën e saj me dorë. Sa herë që merrte ujë, vendi mbushej përsëri. Ibn Abasi tregon se Profeti ka thënë: "Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit, sikur ta linte Zemzemin të rridhte!” Ose: “Sikur të mos e mblidhte ujin e Zemzemit, ai do të ishte një burim i vazhdueshëm.” Tregimi vazhdon: Ajo piu ujë dhe i dha gji të birit. Meleku i tha asaj: “Mos ki frikë, se nuk je e braktisur! Pikërisht këtu është një shtëpi, që do të ndërtohet nga ky djalosh dhe i ati, dhe dije se Allahu nuk i braktis kurrë njerëzit e Tij!” Vendi i Shtëpisë ngeli i ngritur lart, si kodër, nga rrëketë e ujit, që vi nin dhe e gërryenin anët e saj. Kështu vazhdoi, derisa aty kaloi një karvan nga fisi Xhurhum, që ishin në udhëtim. Ata zbritën në pjesën e poshtme të Mekës dhe panë një zog që vërtitej diku atje. “Ky zog duhet të ketë vërejtur diku ujë” - menduan. - “Ne e kemi kaluar edhe herë tjetër këtë luginë dhe nuk kemi parë ujë në të!” Ata dërguan një ose dy vetë atje, për të parë, dhe kur ata u treguan për ujin, u afruan te vendi. Atje tek uji gjetën nënën e Ismailit dhe i thanë: “A na lejon edhe ne, që të qëndrojmë pranë burimit?” - “Po, - tha ajo, - por ju nuk keni asnjë të drejtë pronësie në ujin tonë.” - “Dakord!” - thanë ata. Ibn Abasi tregon që Profeti tha: “Nëna e Ismailit i lejoi të qëndronin pranë, sepse dëshironte të mos ishte vetëm. Kështu ata u vendosën në atë vend dhe dërguan njerëz, që të shpërngulnin aty edhe pjesën tjetër të familjeve të tyre. Kështu, u formuan disa shtëpi e familje rreth e rrotull. Djaloshi (Ismaili) u rrit mes tyre dhe mësoi arabishten. Ata e donin shumë djaloshin dhe, kur ai u rrit, u martua me një vajzë pre j tyre. Pasi vdiq nëna e Ismailit, Ibrahimi shkoi për vizitë tek i biri, pas martesës së tij, për të parë punët e të birit dhe nënës së vet. Por nuk e gjeti Ismailin në shtëpi, ndaj pyeti gruan e Ismailit për të. Ajo tha: “Ka dalë për të fituar mjete jetese.” Pastaj e pyeti rreth jetës dhe gjendjes së tyre. Ajo i tha: “Shumë keq! Jetojmë në varfëri e në vështirësi të shumta!” Domethënë, u ankua shumë për gjendjen e tyre. Në fund, Ibrahimi i tha: “Kur të vijë yt shoq, jepi selam prej meje dhe thuaji që ta ndërrojë pragun e derës së vet...” Kur Ismaili erdhi në shtëpi, sikur ndjeu diçka, ndaj pyeti: “Mos ka ardhur njeri?” - “Po, - tha e shoqja, - erdhi një burrë në moshë, me këtë e atë cilësi, dhe më pyeti për ty. Unë i tregova. Ai më pyeti se si jetojmë dhe si ia kalojmë. Unë i thashë se jemi në vështirësi dhe ngushtë.” - “A të la ndonjë porosi?” - “Po. Më porositi të të jap selam prej tij dhe të të them që të ndryshosh pragun e portës së shtëpisë tënde.” Atëherë, Ismaili i tha: “Ai ka qenë im atë dhe më ka lënë porosi që të të divorcoj. Prandaj, shko tek familja jote!” Kështu, Ismaili u nda prej saj dhe u martua me një tjetër. Kaloi njëfarë kohe dhe Ibrahimi e vizitoi përsëri. Përsëri nuk e gjeti në shtëpi, por gjeti nusen e djalit. E pyeti për Ismailin. - “Ka dalë për ne.” - i tha ajo. - “Si jeni?” - i tha, duke e pyetur për jetën dhe gjendjen e tyre. Ajo tha: “Kemi plot të mira e begati nga Zoti!” - duke lavdëruar dhe shprehur mirënjohje Zotit. – “Çfarë ushqimi hani?” - pyeti Ibrahimi. – “Mish” - tha ajo. - “Po për të pirë, çfarë pini?” - “Ujë”. Atëherë, Ibrahimi u lut: “O Allah, begatoji dhe bekoji në mishin dhe ujin e tyre!” Profeti ﷺ tha: “Ata nuk kishin në atë kohë drithëra (grurë, misër ose elb), se po të kishin, ai do të lutej edhe për to.” Gjithashtu tha: “Nëse dikush tjetër, përveç banorëve të Mekës kufizohet e ushqehet veç me këto të dyj a, kanë për t'i bërë dëm." Më pas Ibrahimi i tha nuses së të birit: “Kur të vijë yt shoq, jepi selam prej meje dhe porosite që ta forcojë pragun e portës së shtëpisë!” Kur erdhi Ismaili, pyeti: “Mos ka ardhur kush?” - “Po, - i tha e shoqja, - erdhi një burrë në moshë, me pamje të mirë...” - dhe e lavdëroi atë. - “Ai më pyeti mua për ty dhe unë i tregova rreth teje. Më pyeti si shkon jeta jonë, dhe i thashë se kemi plot mirësi.” - “A la ndonjë porosi?” - “Po. Të çon selam dhe të porosit që ta forcosh pragun e portës së shtëpisë tënde.” Atëherë, Ismaili i tha: “Ai ka qenë im atë dhe ti je pragu i portës. Ai më urdhëron që të të mbaj!” Pasi kaloi njëfarë kohe, Ibrahimi u rikthye për vizitë. Ndërkohë, Ismaili ishte duke mprehur disa shigjeta poshtë një strehe, pranë Zemzemit. Kur pa të atin, u ngrit për tek ai dhe veproi ashtu siç vepron ati me birin dhe biri me atin. Ibrahimi i tha: “O Ismail! Allahu më urdhëroi për diçka.” - “Bëje atë që të urdhëroi Zoti yt!” - “A do të më ndihmosh? - “Po, do të të ndihmoj.” - Ibrahimi tha “Allahu më urdhëroi që të ndërtoj këtu një shtëpi, dhe tregoi një ngrehinë, që dukej më lart se pjesa tjetër rreth e rrotull saj.”. Atje ngritën themelet e shtëpisë. Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi ndërtonte. Kur muri u bë më i lartë, ai e vendoste këtë gur 90 dhe hipte mbi të. Ai vazhdonte ndërtimin dhe Ismaili i jepte gurët. Duke punuar, ata thoshin: “Rabbenâ tekabbel minn â! Inneke Entes - Semiul Alim .” "O Zoti ynë! Pranoje prej nesh! Ti dëgjon dhe Di gjithçka!" Dijetarët dhe shpjeguesit e Kur 'anit kanë dhënë mendime të ndryshme rreth themeleve të Qabes. A ishin themele që i ndërtoi Ibrahimi nga fillimi, apo ato ekzistonin më parë dhe ai veçse i zbuloi dhe ndërtoi mbi to kur u urdhërua? Mendimi më i saktë, - dhe Allahu është më i dituri, - është se ato themele ishin para Ibrahimit, por ai u udhëzua dhe iu tregua vendi i themeleve. Allahu i Madhëruar thotë: "(Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë..." [Haxh 26]. Pra, ndërtesa ishte që më parë, por Allahu i tregoi themelet e saj për të ndërtuar mbi të. Ibn Xheriri thotë se ka njoftuar Hamad Ibn el Serriju - dhe sjell senedin e tij deri tek Halid Ibni Ararete, - i cili ka thënë se, një burrë iu drejtua Aliut dhe i tha: “A nuk më tregon pak rreth Shtëpisë (Qabes), a është ajo faltorja e parë që është ndërtuar në Tokë?” - “Jo” - tha Aliu. - Por ajo është shtëpia e parë në të cilën u vendos bekimi e mirësia. Aty është Mekami i Ibrahimit dhe çdokush që hyn në të është i sigurt. Nëse dëshiron, mund të të tregoj se si u ndërtua: Allahu i shpalli Ibrahimit: “Ndërto një shtëpi për Mua në Tokë!” Ibrahimi u ngushtua nga kjo kërkesë. Atëherë, Allahu dërgoi prehje dhe qetësi për Ibrahimin, pra, dërgoi një erë që quhet haxhuxh. Ajo kishte dy koka, dhe secila ndiqte shoqëruesen e vet, derisa mbërritën në Mekë. Ajo u vërtit në vendin e Shtëpisë, ashtu siç vërtitet era. Atëherë, Ibrahimi u urdhërua që të ndërtonte faltoren atje ku haxhuxh të ndalej. Kështu, Ibrahimi e ndërtoi faltoren, por mbeti një vend bosh, sa për një gur. Djaloshi (Ismaili) shkoi të kërkonte ndonjë gur për vendin bosh, por Ibrahimi i tha: “Jo, shko kërko një gur siç të them unë.” Dhe Ismaili shkoi të kërkonte gurin sipas përshkrimit të të atit. Kur u kthye, pa që Ibrahimi tashmë e kishte vendosur Gurin e Zi në vend. Atëherë, pyeti të atin: “O baba, kush ta solli këtë gur?!” Ibrahimi tha: “E solli ai që nuk mbështetet fare në ndërtimin tënd! Ma solli Xhibrili nga qielli.” Dhe kështu e përfunduan ndërtesën. Thuhet se guri ka qenë i bardhë si smerald. Ademi u zbrit së bashku me të nga Xheneti, por guri u nxi nga gjynahet e njerëzve. Thuhet, gjithashtu, se faltorja u ndërtua me gurë të marrë nga katër male: Harra, Turi Sejna, Tur Zejta dhe El Xhudij. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin me sened deri tek Seid Ibn Musejibi, që thotë se i ka treguar Ali Ibn Ebu Talibi, se Ibrahimi ﷺ erdhi nga ana e Armenisë dhe së bashku me të erdhi "sekineja", qetësia e prehja, e cila i tregoi atij vendin e themeleve të Shtëpisë, ashtu siç merimanga piketon shtëpinë e saj. Ai zbuloi disa gurë në themel. Një gur prej tyre ishte aq sa nuk mund ta ngrinin as 30 vetë. Unë i thashë: “O Ebu Muhamed! Po Allahu thotë: "Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim) , se me të vërtetë Ti dëgjon dhe di gjithçka!” Ai tha: " Kjo ndodhi më pas." Rreth rindërtimit të Qabes nga Kurejshët pas Ibrahimit dhe përpara ardhjes së Profetit. Pesë vjet para se Muhamedi të shpallej nga Zoti si profet i Tij, kurejshët unanimisht vendosën që të shembnin Qaben, për ta ndërtuar nga e para, për shkak të dobësimit të mureve të saj. Ata vendosën mes tyre që të fusnin në fondin për ndërtimin e saj veçse pasuri të fituar hallall. Ata nuk pranuan pasuri të fituar padrejtësisht, me mënyra të pista, nga fajdetë etj. Fondi për rindërtimin e Qabes do të mblidhej nga fiset kurejshe. Kështu, secili prej tyre kishte marrë përsipër të ndërtonte një faqe të Qabes. Në fillim, të gjithë frikësoheshin që të ngrinin dorë e ta shembnin atë, prandaj gjithësecili i shmagej kësaj pune. Atëherë, Uelid Ibn Mugira tha: “Unë do të jem i pari, që do të filloj prishjen e saj!” Kështu, ai mori një levë dhe filloi të punonte, duke thënë: "O Zot, ne duam veçse të mirën!" Vazhdoi ashtu, derisa e rrëzoi nga krahu i ruknit, ku është Guri i Zi. Atë natë, njerëzit prisnin me frikë se mos ndodhte gjë, duke thënë: “Të shohim! Nëse i ndodh gjë atij (Uelidit), nuk do të vazhdojmë ta prishim, por do ta kthejmë ashtu siç ishte. E nëse nuk i ndodh gjë, atëherë kjo do të jetë shenjë që Allahu është i kënaqur me punën tonë dhe kështu do ta shembim të gjithën, për ta rindërtuar.” Të nesërmen, Uelid Ibn Mugira u zgjua dhe u nis për në punën e tij. Kështu vazhdoi puna për shembjen e saj, bashkë me njerëzit e tjerë. Duke vazhduar me shembjen, ata arritën në gurët e themeleve, që ishin ato që kishte ngritur Ibrahimi. Pastaj a ta hasën edhe në disa gurë të dhëmbëzuar, në ngjyrë të gjelbër, të ndërthurur me njëri tjetrin. Muhamed Ibn Is’haku tregon: “Na kanë treguar disa transmetues hadithi se, një burrë nga kurejshët futi një levë mes dy gurëve të tillë, për t’i ndarë, por kur njëri gur lëvizi, e gjithë Meka u trondit, pra ndaj ndaluan deri në atë nivel. Të gjithë morën pjesë duke mbledhur gurë dhe duke punuar për ndërtimin e saj. Kur mbërritën në pjesën ku duhet të vendosnin Gurin e Zi, filluan polemikat dhe grindjet mes tyre. Çdo fis kërkonte të kishte nderin e vendosjes së gurit për vete, që të merrnin për këtë famën dhe meritën. Kështu do të vazhdonin, nëse nuk do të ndërhynte Ebu Umeje Ibn Mugira, i cili tha: “O fise kurejshe! Le të vendosë e gjykojë mes jush i pari që do të hyjë nga porta e xhamisë!” Kështu ranë dakord dhe po prisnin. Dhe i pari që hyri ishte pikërisht Muhamedi ﷺ . Kur e panë, të gjithë brohoritën të kënaqur: “Ky është besniku, i sinqerti! Jemi të kënaqur! Ky është Muhamedi!” Kur e njoftuan për çështjen që duhet të merrte vendim, ai tha: 122 “Më sillni një rrobë!” Dhe ata ia sollën. Ai mori Gurin e Zi, e vendosi mbi rrobë dhe tha: “Çdo fis le të kapë njërën anë rrobës dhe ta ngrejnë deri afër vendit ku do të vendoset!” Pastaj, në fund, ai e vendosi me dorën e vet. Qabja vazhdoi e tillë, deri në kohën kur u dogj në fund të kohës së udhëheqjes së Jezid Ibni Muavije, kur rrethuan Abdullah Ibn Zubejrin. Në këtë kohë, Ibn Zubejri e shembi plotësisht Qaben dhe e ndërt oi sipas themeleve të Ibrahimit, duke e bërë me pesë kulme. Ai hapi një portë nga lindja dhe një portë nga perëndimi, drejt në nivelin e tokës. Ai e kishte dëgjuar këtë formë që i dha Qabes nga halla e vet, Aishja, nëna e besimtarëve, e cila tregon nga Profeti . Por, kur Haxhaxhi e vrau Ibn Zubejrin, e ktheu ashtu siç ishte më parë, me urdhër të Abdul Melik Ibn Mervanit. Kështu transmeton Muslimi nga Atau. Në fakt, forma që i dha Abdullah Ibn Zubejri ishte sipas Sunetit të Profetit dhe plotësisht ajo që ai dëshironte të bënte me Qaben, por ky argument nuk dihej nga Abdul Melik Ibn Mervan. Madje, kur dëgjoi nga Aishja se pikërisht kjo ishte ajo që dëshironte Profeti, tha: “Sa do të dëshiroja të mos e kishin ndryshuar dhe ta linin ashtu siç ishte!" Muslimi sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ebu Kazate se, një ditë, kur Abdul Melik Ibn Mervani po bënte tavaf rreth Qabes, tha: “Allahu e vraftë Ibn Zubejrin, që gënjente dhe thoshte se Nëna e besimtarëve, Aishja, na paskësh treguar që Profeti i Allahut i ka thënë: 123 “O Aishe! Sikur populli yt të mos ishin shumë të rinj dhe të sapolarguar nga kufri, do ta shembja Qaben dhe do t’i shtoja një kulm, sepse populli yt e ndërtoi me mangësi!” Por Harith Ibn Abdilah Ibn Rabia i tha: “Mos e thuaj këtë, o Emiri i besimtarëve, sepse edhe unë e kam dëgjuar Aishen të thotë diçka të tillë!” Atëherë, Abdul Meliku tha: “Sikur ta kisha dëgjuar këtë përpara se ta prishja, do ta kisha lënë ashtu siç e ndërtoi Abdullah Ibn Zubejri!". Ky hadith është sjellë me rrugë të shumta nga Aishja dhe tregon për saktësinë e asaj që bëri Abdullah Ibn Zubejri. Nëse do të lihej në atë formë, do të ishte mirë. Megjithatë, imam Malik Ibn Enesi e ndaloi Rashidin dhe të atin, El Mehdiun, që ta shembnin sërish Qaben, për ta rikthyer në themelet e Ibrahimit, me qëllim që kjo të mos kthehej në një punë që besimtarët ta përsëritnin sa herë të donin e t’u tekej. Qabja do të mbetet deri në kohën e fundit të dynjasë, deri atëherë kur të dalë Dhu Suejkatejni nga Abisinia për ta shembur. Në dy Sahihët gjendet hadithi nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 124 “Qaben do ta shembë Dhu Suejkatejni nga Abisinia.” Në një transmetim të sjellë nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, thuhet se Profeti ka thënë: 125. “Qaben do ta shembë Dhu Suejkatejni nga Abisinia. Ai do të grabisë stolitë e saj e do ta zhveshë nga rroba mbuluese. Sikur e kam para syve dhe e shoh tek sa godet dhe i heq gurët e saj me levën e tij. Ai është tullac dhe me këmbë e gjymtyrë të shtrembra.” Allahu e di më mirë, por kjo do të ndodhë pas daljes së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, dhe për këtë tregon hadithi në Sahihun e Buhariut nga Ebu Seid el Hudriu, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 126 “Do të bëhet haxh dhe umre në këtë shtëpi pas daljes së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve.” Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! - Ibn Xheriri thotë: “Me këto fjalë, ata të dy kishin për qëllim të thoshin: Na bëj muslimanë të tillë, që i dorëzohen tërësisht urdhrit Tënd, të përulur dhe të nënshtruar për bindjen ndaj Teje; nga ata që nuk të bëj në shirk ask ënd në bindje n ndaj Teje dhe që të gjitha adhurimet t’i përkushtojnë vetëm Ty.” - Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! - El Seddiju thotë se këtu është fjala për arabët. Ibn Xheriri ka thënë se mendimi më i saktë është se flitet për më gjerë, jo vetëm për arabët, sepse pasardhës të Ibrahimit janë edhe bijtë e Izraelit. Në fakt, mendimi i El Sadiut nuk e përjashton atë që tha Ibn Xheriri, pra, ata u lutën për arabët, pa përjashtuar të tjerët. Megjithatë, konteksti i ajeteve flet për arabët, prandaj thanë më pas: "Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë ajetet e Tua, t’u mësojë Librin (Kur'anin) dhe Urtësinë (Traditën profetike) , dhe t’i pastrojë ata." Qëllimi këtu është për Muhamedin ﷺ ,sepse ai u dërgua ndër ta, siç thotë i Lartësuari: "Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti." [Xhumua 2, 3]. Duhet kuptuar edhe fakti që dërgimi i tij tek arabët nuk do të thotë se ai nuk u dërgua për të gjithë njerëzit. Madje, Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju." [ El ea 'raf 158], por ka edhe shumë argumente të tjera të sakta dhe të sigurta, që tregojnë për këtë. - Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” - Kuptimi: Na trego dhe mëso se si t’i kryejmë ritet. Seid Ibn Mensuri sjell me senedin e tij rrëfimin deri tek Muxhahidi, që ka thënë, shkurtimisht, se Xhibrili i tha Ibrahimit: “Ngriji themelet!” Dhe ai i ngriti ato. Pastaj i tregoi të gjitha ritet e haxhit. Iblisi synoi që të fuste ndonjë ngatërresë në këto rite, por nuk mundi, ndaj Ibrahimi u urdhërua që ta gjuante tri herë me gurë, në çdo radhë nga shtatë herë, në tri vendet e gjuajtjeve të gurëve, dhe ai i gjuajti. Pastaj shkoi në vendet e shenjta, derisa mbërriti në Arafat, dhe tha: “A e kuptove këtë që të tregova?” - “Po” - tha Ibrahimi.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tona kishin ndaluar zogj. Profeti mbante në dorë një shkop, me të cilin po gërmonte në tokë. Pataj ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni mbrojtje Allahut nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” - Buhari sjell hadithin nga Bera Ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1581. “Kur muslimani të pyetet në varrin e Tij, do të dëshmojë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profet i Allahut. Pikërisht kjo është Fjala, kur Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër...” Muslimi dhe të gjithë autorët e Sunen-eve e sjellin këtë hadith prej rrugës së Shubas, me të njëjtin tekst. Ndërsa Imam Ahmedi sjell nga Bera Ibn Azibi këtë rrëfim: 1582. “Ne dolëm së bashku me Profetin e Allahut për të shoqëruar xhenazen e një ensari. Arritëm tek varri dhe kur xhenazja ishte duke u vendosur në tokë, Profeti i Allahut u ul. Edhe ne u ulëm rreth e rrotull tij. Dukej sikur mbi kokat tona kishin ndaluar zogj. Profeti mbante në dorë një shkop, me të cilin po gërmonte në tokë. Pataj ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni mbrojtje Allahut nga ndëshkimi i varrit!” Këtë e tha dy ose tri herë. Pastaj tha: “Me të vërtetë, kur besimtari largohet nga kjo dynja dhe drejtohet për në ahiret, tek ai zbresin melekë prej qiellit me fytyra të bardha. Fytyrat e tyre duken si diell. Në duar mbajnë qefinë prej Xhenetit dhe hanut (aromat e këndshme që shpërndahen e hidhen nëpër qefin) prej Xhenetit. Ata ulen në distancën deri ku atij i shikon syri. Pastaj, vjen Meleku i Vdekjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i mirë, dil në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij!” Dhe ai del duke rrjedhur lehtë, ashtu si pika e ujit shkëputet nga buzët e enës. Atëherë, kur ai e merr shpirtin, melekët nuk ia lenë në dorën e tij as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët dhe hanutin e tyre. Prej tij del aroma më e këndshme që gjendet në faqen e dheut. Atëherë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata pyesin: “Kush është ky shpirt i mirë?” - “Është filani i biri i filanit ...”, dhe e quajnë me emrat më të bukur me të cilët e thërrisnin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë dhe kërkojnë që t ’u hapen dyert. Ato hapen dhe atë e shoqërojnë melekët më të dalluar e të afërt, deri në qiellin tjetër. Kështu vazhdon të ngjitet, derisa arrijnë me të në qiellin e shtatë. Atëherë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijin dhe kthejeni atë në tokë! Unë prej saj i krijova, në të do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr sërish!” Pas kësaj, shpirti kthehet në trupin e tij. Atëherë i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” E pyesin sërish: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Feja ime është Islami.” - “Cili ishte ai burrë, që u dërgua ndër ju?” - “Ai është i Dërguari i Allahut.” - “Çfarë dije ke ti (për këtë)?” Ai thotë: “Lexova Librin e Allahut, e besova si të vërtetë dhe e pranova atë.” Atëherë, një zë prej qielli thotë: “Të vërtetën tha robi Im! Shtrojani (varrin) me shtresa prej Xhenetit, visheni me rroba Xheneti dhe hapini atij një portë prej Xhenetit.” Dhe atij i vjen fllad e aromë e këndshme prej Xhenetit dhe i zgjerohet varri deri ku i sheh syri. Pastaj i afrohet një person me fytyrë të bukur, me veshje të bukur dhe me aromë të mirë dhe i thotë: “Gëzohu me atë që gjithmonë të lumturonte! Kjo është dita që të premtohej!” Ai (besimtari) e pyet: “Kush je ti? Fytyra jote është vërtet fytyra e dikujt që sjell mirësi!” Ai thotë: “Unë jam puna jote e mirë...” Pastaj besimtari lutet: “O Zot, bëje kijametin, që të mund të kthehem tek familja dhe pasuria ime!” Ndërsa qafiri, në momentin kur largohet nga kjo dynja dhe drejtohet për në ahiret, tek ai zbresin melekë prej qiellit, me fytyra të zeza, që sjellin me vete qefinë zjarri. Ata ulen në distancën deri ku atij i shikon syri. Pastaj vjen Meleku i Vdekjes, ulet pranë kokës së tij dhe i thotë: “O shpirt i pisët, dil në dënimin dhe zemërimin e Allahut!” Atëherë, shpirti i tij fshihet e shpërndahet nëpër trup, por meleku ia shkul atë, ashtu si krehëri shkul fijet kur kreh leshin e lagur. Sapo ai e merr shpirtin, melekët nuk ia lënë në dorë as sa një pulitje sysh, por e marrin dhe e vendosin në qefinët e zjarrtë. Prej tij del më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Atëherë fillojnë e ngjiten lart në qiell. Sa herë që kalojnë pranë një grupi (melekësh), ata thonë: “Kush është ky shpirt i keq?” Përgjigjen: “Është filani i biri i filanit...”, duke e thirrur me emrat më të shëmtuar, me të cilët e thërrisnin në dynja. Vazhdojnë të ngjiten, deri sa arrijnë në qiellin e dynjasë. Atje kërkojnë që t’u hapen dyert, por ato nuk u hapen.” Atëherë Profeti lexoi fjalën e Allahut: “...nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet, derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës...” [ Ea’raf 40]. Atëherë Allahu thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në Sixhin, në tokën më të ulët!” Atëherë shpirti i tij hidhet që lart.” Pastaj Profeti lexoi: “... Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët (grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur.” [Haxh 31]. Pastaj shpirti kthehet në trupin e tij. Në këtë moment, i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai thotë: “Haaah haaah! Nuk e di!” E pyesin prapë: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Haaah haaah! Nuk e di!” Ata i thonë: “Cili ishte ai burrë që u dërgua ndër ju?” Ai sërish ia bën: “Haaah haaah! Nuk e di!” Atëherë një zë thotë: “Gënjeu robi Im! Shtrojani (varrin) me shtresa zjarri dhe hapini atij një portë prej zjarrit. Dhe atij i vjen prej nxehtësisë dhe tymit të tij dhe i ngushtohet varri derisa i shkëmbehen brinjët. Atij i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me veshje të shëmtuar dhe me aromë të keqe dhe i thotë: “Gëzohu” tani, me atë që të ligështon! Kjo është dita që të premtohej!” Ai (qafiri) i thotë: “Kush je ti? Fytyra jote është vërtet fytyrë që sjell ligësi.” Ai thotë: “Unë jam puna jote e keqe.” Pastaj, ai thotë: “O Zot, mos e bëj Kijametin!” Hadithin e sjell edhe Ebu Daudi prej Eameshit. Ndërsa Nesaiu dhe Ibn Maxhe e sjellin prej Minhal Ibn Amrit me të njëjtin tekst. Imam Abd Ibn Humejdi (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Musned-in e tij hadithin nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 1583. “Me të vërtetë, kur robi vendoset në varr, prej tij largohen miqtë dhe shokët e vet, kurse ai dëgjon trokëllimën e sandaleve të tyre. Atëherë, atij i vijnë dy melekë që e ngrenë të qëndrojë ulur dhe i thonë: “Çfarë thoshe në lidhje me atë burrë?” Atëherë besimtari do të thotë: “Dëshmoj se ai ishte rob i Allahut dhe profet i dërguar i Tij. Atëherë atij do t’i thuhet: “Shikoje vendin tënd në zjarr! Allahu ta zëvendësoi ty tashmë me një vend në Xhenet.” Ai i sheh të dyja vendet.” Katadja thotë: “Neve na është treguar se atij do t’i zgjerohet varri 70 llërë dhe do t’i mbushet me gjelbërim deri në Ditën e Kijametit.” Kështu e sjell Muslimi nga Abdullah Ibn Humejdi, me të njëjtin tekst. Kështu e ka sjellë edhe Nesaiu prej Junus Ibn Muhamed el Muedibit, po me të njëjtin version. Xheriri përcjell se Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: 1584. “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se i vdekuri i dëgjon trokëllimën e sandaleve të njerëzve kur ata ecin e kthehen për t’u larguar prej tij (pas varrimit). Nëse ai është besimtar, namazi qëndron tek koka e tij, zekati qëndron në të djathtën e tij, agjërimi në të majtën e tij dhe veprat e mira, si sadakaja, ruajtja e lidhjeve farefisnore, punët e mira, bamirësia ndaj njerëzve, i qëndrojnë tek këmbët e tij. Kur atij i afrohet ndëshkimi nga koka, namazi thotë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana ime!’ Kur i vjen ndëshkimi nga e djathta, zekati thotë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana ime!’ Kur i vjen ndëshkimi nga e majta, agjërimi thotë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana ime!’ Kur i vjen ndëshkimi nga këmbët e tij, punët e mira thonë: ‘Nuk ke për të hyrë nga ana jonë!’ Atëherë atij i thuhet: “Ulu!” Dhe ai ulet. Dielli i shfaqet sikur është në të perënduar. Pastaj i thuhet: “Na trego dhe na u përgjigj për atë që do të pyesim!” Ai thotë: “Më lini sa të falem!” - Ti do ta bësh atë, - i thuhet, - por na u përgjigj për atë që do të të pyesim!” - “Për çfarë do të më pyesni?” - “Çfarë thua në lidhje me atë burrë, i cili ishte ndër ju dhe çfarë dëshmon në lidhje me të?” Ai i thotë: “Pyesni për Muhamedin ﷺ ”?- “Po!” - “Unë dëshmoj se ai është Profet i Allahut. Ai na erdhi me argumente të qarta nga Allahu, dhe ne e pohuam, e besuam dhe miratuam në atë që ai tha.” Atëherë, atij i thuhet: “Sipas këtij besimi jetove, po ashtu vdiqe dhe po kështu do të ringjallesh, në dashtë Allahu!” Atij i hapet varri 70 llërë dhe i ndriçohet. Pastaj i hapet një portë me drejtim nga Xheneti dhe i thuhet: “Shiko se çfarë ka përgatitur Allahu për ty në të!” Dhe atij i shtohet lumturia dhe gëzimi. Pastaj i vendoset shpirti në “ nesmetu taj-jibi”, i cili është një zog jeshil, që fluturon dhe varet nën pemët e Xhenetit. Ndërsa trupi i tij do të kthehet në dhé, nga edhe filloi krijimi i tij. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër...”.” Po kështu e ka sjellë edhe Ibn Hibani. El Aufi sjell shpjegimin e këtij ajeti nga Ibn Abasi (r.a), që thotë: “Kur besimtarit i afrohet vdekja, pranë tij vijnë melekët. Ata i japin selam atij dhe e përgëzojnë me Xhenet.” Në vijim, ai (Ibn Abasi) tregoi gjendjen e besimtarit, ashtu sikurse u përmend në hadithet e lartpërmendura, pastaj tha: “Ndërsa te mohuesi shkojnë melekët, të cilët e godasin me duart e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "Eh, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, si i godasin në fytyrë dhe në shpinë (duke u thënë) : “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!”. [Enfal 50]. Kjo ndodh në momentin e vdekjes. Ndërsa kur ai futet në varr, ata e ulin dhe atij i thuhet: “Kush është Zoti yt?” Por ai nuk kthen asnjë përgjigje. Allahu e bën që të harrojë gjithçka. Kur atij i bëhet pyetja: “Kush është profeti, i cili u dërgua tek ty?”, atij nuk i jepet mundësia që t’u kthejë atyre përgjigje. Allahu i Lartësuar thotë: “... ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.”

Mus'haf Hape →
Shuara 26:123–26:135 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në çdo kodër përme - ndore vetëm për kënaqësi ...” - Er-riu (kodër) është një vend i ngritur në kryqë - zime rrugësh të njohura dhe të kalueshme nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk keni frikë? Unë jam një Profet i besuar i dërguar për ju. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua! Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. ” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth adhu - ruesit dhe Profetit të tij të dashur Hudit (a.s). Ai e dërgoi Hudin në popullin e tij Ad, të cilët banonin në zonën e quajtur Ahkaf, pikërisht në malet ranore, shumë pranë zonës së Hadrameutit, në Jemenin e sotëm. Ata jetuan pas epokës së Nuhut (a.s), sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “... Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” Ea’raf 69 . Ata vërtet ishin trupmëdhenj, shumë të fuqishëm dhe të ashpër. Gjithashtu, ata kishin shumë pasardhës dhe zotëronin mjaft kopshte dhe burime, që ujisnin parcelat e tyre. Me gjithë këto mirësi, ata i shoqëronin idhuj Allahut të Lartësuar, të vetmit të Adhuruar me meritë. Allahu i Lartësuar dërgoi ndër ta Hudin (a.s), një profet, që e zgjodhi nga mesi i tyre, që të ishte përgëzues, qortues dhe paralajmërues. Ai i ftoi që ta besonin dhe adhuronin Allahun si një të vetëm dhe pa ortak dhe i paralajmëroi për zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut, nëse ata nuk i përgjigjeshin kësaj ftese dhe vazhdonin në idhujtarinë dhe krimet e tyre. - “A po ndërtoni në çdo kodër përme - ndore vetëm për kënaqësi ...” - Er-riu (kodër) është një vend i ngritur në kryqë - zime rrugësh të njohura dhe të kalueshme nga njerëzit. Kështu, në çdo vend të tillë, ata ngrinin struktura gjigante. Allahu i Lartë - suar e përshkruan këtë lloj sjellje të tyre duke thënë: “sa për kënaqësi”, pra, i bënin kot, pa asnjë lloj nevoje për të tilla ndërtesa, vetëm për kënaqësi dhe për të shfaqur forcën dhe pushtetin. Kjo është një vepër, që nuk sjell të mira as në dynja dhe as në ahiret. - “Dhe a po ndërtoni pallate të fortifi - kuara me shpresë se do të jetoni për - gjithmonë.” - Ju ngrini ndërtesa madhë - shtore, të cilat një ditë do t’ ju merren, ashtu sikurse ndodhi me popujt që ishin para jush. Kështu do të ndodhë dhe këtë shkatërrim do ta shkaktojë mohimi i besimit të vërtetë. Refuzimi i ftesës së Zotit sjell shfarosjen e atij populli. I tillë është ndëshkimi për shpërfilljen e ftesës së Zotit dhe shpalljeve të Tij. Ata do të bëhen shembull për çdo popull që vjen pas tyre. Tregohet se, kur Ebu Darda u fliste banorëve të Damaskut, ndër të tjera u thoshte: “Kush e blen prej meje gjithë pasurinë e lënë nga populli i Adit vetëm me dy derhemë?” Pra, e gjithë ajo pasuri tashmë nuk vlen aspak. - “E, kur ndëshkoni, ju ndëshkoni mizo - risht?” - Allahu i Lartësuar i përshkruan si njerëz shumë të fuqishëm, luftëtarë të ashpër dhe tiranë të pamëshirshëm. - “Prandaj, kini frikë Allahun dhe m'u bindni mua! ” - Adhuroni Zotin tuaj dhe bindjuni Profetit që u dërgua ndër ju. Në vijim, Allahu i Lartësuar u tregon atyre mirësitë e Tij mbi ta. Ai nxit edhe Profetin që t’u tregojë atyre për këto mirësi, që ata të bëhen mirënjohës: - “Po. Kini frikë Atë që ju dhuroi buja - risht të gjitha ato që i dini mirë, ju dhuroi bujarisht begati dhe djem, kopshte e burime uji. Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një Ditë të Madhe.” - Kjo do të ndodhë, nëse ju mohoni dhe i kundërviheni rrugës së Zotit dhe ftesës së Tij. Kështu, Profeti i ftoi në adhurimin e Zotit dhe në besimin e pastër duke i inkurajuar dhe kërcënuar. Ai i përdori të gjitha mënyrat e ftesës, qoftë me inkurajim dhe përmendjen e të mirave nga Zoti, qoftë me kërcënim për ndëshkimin e Zotit. Megjithatë, atyre nuk u vlejti asgjë.

Mus'haf Hape →
Mudethir 74:1–74:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… pas dhe sërish nuk pashë gjë. Pastaj ngrita kokën dhe pa - shë diçka. Atëherë, shkova tek Hadixhja dhe i thashë: “Më mbuloni dhe më hidhni sipër ujë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure është zbritur pas sures Muzzemil. - “O ti i mbuluar!” - Në Sahih-un e Buhariut është një hadith nga Xhabiri, i cili tre - gon: “Shpalljet e para kuranore janë ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërej - tjen (botës)! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. Megjithatë, shumica janë të mendimit se të parat ajete të zbritura janë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Në fakt, Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) bazohet në hadithin që ai dëgjoi prej Profetit ,ﷺ i cili thotë: 2784. “Pasi që - ndrimit në guvën Hira, kur bëra që të zbri - sja, më thirri një zë. Vështrova nga e dja - thta, nuk pashë gjë. Vështrova majtas, nuk pashë gjë. Pastaj vështrova përpara meje dhe nuk pashë gjë. Vështrova pas dhe sërish nuk pashë gjë. Pastaj ngrita kokën dhe pa - shë diçka. Atëherë, shkova tek Hadixhja dhe i thashë: “Më mbuloni dhe më hidhni sipër ujë të ftohtë!” Kështu, ata më mbuluan dhe më hodhën ujë të ftohtë. Dhe atëherë zbriti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. [Buhariu]. Muslimi sjell përmes rrugës së Akilit, deri tek Xhabir Ibn Abdullahi, se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të flasë për kohën e ndërprerjes së uahj-it dhe të thotë: 2785. “Isha duke ecur, kur dëgjova një zë prej qiellit. Ngrita sytë lart në qiell dhe atje pashë melekun, që më erdhi në Hira, i cili qëndronte ulur në një fron mes qiellit dhe Tokës. U frikësova prej tij, aq sa rashë në Tokë. Menjëherë shkova tek familja ime dhe u thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Dhe ata më mbuluan. Atëhe - rë zbritën ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. Sipas këtij hadithi, kuptohet që zbritja e Shpalljes ki - shte nisur para kësaj ngjarjeje, sepse Profeti ën ihdre ëm ëq ,nukelem ëhsap“ :ëq ëtoht ﷺ shpellën Hira. Ishte pikërisht Xhibrili, kur erdhi me fjalën e Allahut: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Kështu, harmonizimi mes haditheve është të themi se: “E para gjë që zbriti pas ndërpre - rjes së Uahjit ishte kjo sure. Sikurse tran - smeton imam Ahmedi nga Xhabir ibn Abdilah i cili e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2786. Pastaj u vonua shpallja prej meje për një farë kohe. Ndërkohë, që unë isha duke ecur dëgjova një zë nga qielli, ngrita vështrimin nga qielli dhe ja, meleku i cili më erdhi (në Hira) tashmë qëndronte ulur mbi një fron mes qiellit dhe Tokës. U tmerrova prej tij nga frika aq sa rash ë në tokë. Atëherë shkova tek familja ime dhe u thashë atyre: Më mbuloni! Më mbuloni! Dhe ata e mbuluan .... hadithi. ... Kështu Allahu i Lartësuar zbriti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (njerëzisë)! E madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. Pas kësaj, Shpallja vijoi të zbriste pandërprerë.” Kështu e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi prej Zuhrit. - “Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen!” - Pra, paralajmëroji njerëzit haptazi, për t’u nën - shtruar në besimin e vërtetë dhe rrugën e drejtë! Me shpalljen e këtyre ajeteve, Muhamedi ﷺtashmë ishte ‘Resul’, pasi me shpa - lljen e ajeteve të sures ‘Ikra’ ai ishte bërë ‘Nebij’. 192 - “Madhëroje Zotin tënd!” - Madhëroje e lartësoje Atë. (Madhëroje Atë, duke e be - suar dhe adhuruar si një e të vetëm! Qëllimi yt në këshillimin e njerëzve të jetë këna - qësia e Allahut të Lartësuar dhe që ata ta madhërojnë, duke ia përkushtuar të gjitha adhurimet vetëm Atij.) Pastaj i Lartësuari thotë: - “Rrobat e tua pastroji!” - Pastrohu prej gjynaheve dhe gabimeve. Thuhet se qëllimi është pastrimi i zemrës. Gjithashtu, thuhet se qëllimi është: “Laji dhe pastroji rrobat me ujë!”. Ky urdhër jepej, sepse idhujtarët nuk pastroheshin. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëroi të pastronte rrobat e tij. Këtë mendim e ka zgjedhur edhe Ibn Xhe - riri. Sidoqoftë, ka mundësi që ajeti t’i për - fshijë të gjitha këto, sepse arabët me fjalën ‘thijab’ shpesh nënkuptojnë edhe zemrën. - “Së keqes së ndyrë largoju!” - Pra, lëri gjynahet, mosbindjen ndaj Zotit. Sidoqoftë, urdhri i Allahut të Lartësuar për të lënë gjy - nahet e për t’u pastruar, jo domosdoshmë - risht nënkupton se Profeti ﷺ ishte i papastër apo bënte gjynahe. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që thotë: “O Profet! Kije frikë Allahun e mos u shko pas jobesi - mtarëve dhe hipokritëve! Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt.” [Ahzab 1 - 3]. Në fakt, nuk është se Profeti ﷺ iu bind mohuesve dhe munafikëve, pasi ai ishte në gradën më të lartë të takuas. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!” - Mos të të duket shumë ajo që ti jep dhe të kërkosh prej të tjerëve më shumë se ajo që ke dhënë. Kështu e kanë komentuar Ibn Abasi dhe disa tabiinë. - “Dhe për hir të Zotit tënd, duro!” - Durimin ndaj mundimeve që të jepen bëje veçse duke kërkuar kënaqësinë e Zotit tënd Krenar dhe të Lartësuar. - “Kur t'i fryhet Surit...” - En-Nakur është Suri, të cilit do t’i fryhet Ditën e Kijametit. Muxhahidi thotë që ai ka formën e një briri, sipas Ibn Abasit, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2787. “E si të kënaqem me jetën time, ndërkohë që “Meleku i Bririt” e ka vendosur bririn në gojë, e ka ngritur ballin dhe pret kur do të urdhërohet për t’i fryrë.” - “Atëherë është një ditë e vështirë.” - Ajo është një ditë e ashpër, e tmerrshme, e vështirë. - “Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobe - simtarët.” - Nuk është ditë e lehtë për ta, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Prandaj largohu prej tyre deri në ditën kur Lajmëtari (Israfili) t’i thërrasë drejt tmerrit! Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 8]. Për kadiun e Basrës, Zurara Ibn Eufa, tregohet se po falte nama - zin e sabahut, duke kënduar këtë sure. Kur arriti tek fjala e Allahut të Lartësuar: “E kur t'i fryhet Surit ...”, lëshoi një klithmë dhe ra i vdekur. Kjo ndodhi nga frika e madhe dhe përjetimi i fortë i këtij ajeti. Allahu e mëshiroftë!

Mus'haf Hape →
Nahl 16:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e kundërta e kësaj. Kështu, në dy Sahih-ët vjen hadithi prej Xhabi r Ibn Abdullahit, që ka thënë: 1610. “Profeti i Allahut ndaloi ngrënien e gomarit (të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. - Ky është një lloj tjetër krijesash, që Allahu i Madhëruar krijoi në shërbim e në dobi të robërve të Tij dhe nëpërmjet të cilave tregon mirësinë e Tij mbi ta. Këto janë kafshët njëthundrake, kuajt, mushkat e gomarët, që Allahu ka vënë në shërbim të robërve si kafshë shpine dhe për zbukurim. Këto janë qëllimet e përdorimet kryesore të këtyre kafshëve. Duke qenë se këto kafshë janë përmendur në këtë kontekst në mënyrë të veçuar nga bagëtitë që përdoren për mish, disa dijetarë thonë se edhe mishi i kalit është haram. I këtij mendimi është imam Ebu Hanife e dijetarë të tjerë të fikhut. Ata argumentohen me faktin se Allahu e përmend kalin së bashku me mushkat dhe gomarët, të cilët janë haram që të hahen. Gjithashtu, ata kanë sjellë një transmetim nga Halid Ibn Uelidi, ku jepet të kuptohet se mishi i kalit është haram. Por ky transmetim është i pasaktë, sepse në senedin e këtij hadithi është Bakij e Ibn Uelidi 183 dhe Salih Ibn Jahja Ibn Mikdam Ibn Mead Jekribi. 184 Përveç kësaj, në hadith të saktë është transmetuar e kundërta e kësaj. Kështu, në dy Sahih-ët vjen hadithi prej Xhabi r Ibn Abdullahit, që ka thënë: 1610. “Profeti i Allahut ndaloi ngrënien e gomarit (të butë) dhe lejoi ngrënien e kalit.” Gjithashtu, Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi sjellin me dy isnade, - secili prej tyre sipas kushteve të imam Muslimit, - hadithin nga Xhabir I bn Abdullahi, i cili ka thënë: 1611 . “Në Hajber, ne therëm mushka, gomerë dhe kuaj, për të ngrënë. Profeti ndaloi të hanim mushkat dhe gomerët, por nuk ndaloi kuajt.” Ndërsa në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Esma Bintu Ebu Bekri (Allahu qoftë i kën aqur prej të atit e prej saj!) e cila rrëfen: 1612. “Në kohën e Profetit, në Medinë, ne therëm një kalë dhe hëngrëm prej tij.” Këto hadithe janë më të forta në argumentim, më të drejtpërdrejta dhe më të sakta. 185 Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, Imam Malikut, i Shafiut, Ahmedit dhe ndjekësve të tyre, si dhe i shumicës së dijetarëve të shkuar dhe të mëvonshëm. - Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.186

Mus'haf Hape →
Kevther 108:1–108:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, që rrëfen: 2937. “I Dërguari i Zotit dremiti për pak. Pastaj ngriti kokën duke buzëqeshur. Pastaj ose ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, që rrëfen: 2937. “I Dërguari i Zotit dremiti për pak. Pastaj ngriti kokën duke buzëqeshur. Pastaj ose ai foli ose e pyetën: “Pse buzëqeshe?” I Dërguari i Allahut tha: “Sapo më zbriti një sure”. Dhe vijoi ta këndonte: “Me emrin e Allahut, të Gjithë - mëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne të dhamë ty Keutherin..”, deri në fund të sures. Pastaj tha: “A e dini se çfarë është Keutheri?" - “Zoti dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” - i thanë. Ai tha: “Është një lumë që ma dha Zoti i Madhërishëm në Xhenet . Në të ka mirësi të shumta. Umeti im do të pijë prej tij në Ditën e Kijametit. Enët rreth tij do të jenë aq shumë, sa yjet në qiell. Do të ndodhë që dikush të largohet prej tij dhe unë do të them: “O Zot, ai është nga populli im!” Do të thuhet: “Ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje.”. Si përshkrim për Haudin në Ditën e Kijametit është thënë se dy lugje nga lumi Keuther do të zbresin poshtë dhe se në të do të ketë aq enë, sa janë yjet në qiell. Ky hadith është sjellë nga Muslimi, Ebu Davudi dhe Nesaiu, prej Enesit. Në versionin e sjellë nga Muslimi thuhet: “I Dërguari i Allahut ishte mes nesh në xhami, kur dremiti për pak, dhe pastaj ngriti kokën duke buzëqeshur. Ne i thamë: “Përse buzëqeshe, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Vërtet, pak më parë mua më zbriti një sure”. Dhe lexoi: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ‘Ne të dhamë ty Keutherin. Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” Pastaj tha: "A e dini se çfarë është Keu - theri?" Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Është një lumë, që ma ka premtuar Zoti i Madhë - rishëm në Xhenet . Ai ka mirësi të shumta. Është një hauz, ku populli im do të kalojë Ditën e Kijametit (për të pirë prej tij). Enët në të do të jenë aq shumë, sa yjet. Do të ndodhë që dikush të dëbohet e pengohet prej tij dhe unë do të them: “O Zot, ai është nga populli im!” Do të thuhet: “Ti nuk e di se çfarë sajuan ata pas teje.”. Shumë lexues e kanë përdorur këtë si dëshmi se kjo sure është medinase. Gjithashtu, shumë juristë kanë deklaruar se Bismilahi është pjesë e sures dhe se ajo është shpallur bashkë me të. - “Ne të dhamë ty Keutherin” - Sikurse u përmend në hadithet e mësipërme, ai është një lumë në Xhenet. Imam Ahmedi sjell një hadith, ku përmendet se Enesi lexoi këtë ajet: “Ne të dhamë ty Keutherin”, dhe pastaj tha: “Profeti i Allahut ka thënë: “Mua më është dhënë Keutheri, një lumë që rrjedh në Xhenet . Ai rrjedh në sipërfaqe e shtrati i tij në tokën e Xhenetit nuk është i çarë. Brigjet anësore të tij janë ndërtuar me kubé perlash. Kur preka me dorë tabanin e tij, vërejta se ai ishte prej misku shumë aromatik. Guralecët e tij ishin perla.” Imam Ahmedi sjell hadi - thin tjetër nga Enesi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2938. “Hyra në Xhenet dhe u ndodha përpara një lumi, brigjet anësore të të cilit ishin me tenda prej perlash. Kur preka taba - nin e lumit, ai ishte misk shumë aromatik. Pyeta: “Çfarë është ky, o Xhibril?” Ai tha: “Ky është Keutheri, që të dhuroi Zoti i Lartësuar.” - “Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të!” - Pra, ashtu sikurse të dhamë mirësi të shumta në dynja dhe në ahiret, mes të cilave edhe ai lumë i mrekullueshëm, po ashtu tregohu i sinqertë për Zotin tënd dhe bëj kurban për Të. Tregohu i sinqertë me Zotin tënd qoftë në namazet, që i përkushton Atij, si të detyrue - shmet, dhe ato vullnetaret, po kështu edhe në të gjitha ritet e tjera, siç është edhe kurbani. Kurbani është një adhurim që i përkushtohet vetëm Allahut të Madhëruar, që bëhet me derdhjen e gjakut të kafshës së kurbanit, duke përmendur emrin e Zotit e për hir të Tij, sikurse ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Thuaj: “Namazi im, kur - bani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka ortak. Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i (muslimanëve) atyre që i nënshtrohen Atij! ” [En’am 162, 163]. Pro - feti ﷺ thoshte shpesh: 2939. “Ai që fal namazin tonë dhe bën kurban si ne, ai i ka përmbushur ritet e adhurimit. Nëse dikush e ther kurbanin përpara faljes së namazit të Bajramit, ai nuk konsiderohet si kurban.” Atëherë u ngrit Burdete Ibn Nijari e tha: “O i Dërguari i Allahut, unë e bëra kurbanin përpara faljes së Bajramit, duke menduar se kjo është një ditë, që njerëzit dëshirojnë mishin.” Profeti tha: “Bagëtia që there është thjesht për ushqim (pra nuk konsiderohet si kurban për Zotin).” Burdete tha sërish: “O i Dërguari i Zotit, unë kam një kec të vogël (pa bërë vitin), që e dua më shumë sesa dy dele bashkë. A më vlen ta bëj si kurban?” Profeti i tha: “Të vlen ty, por askujt tjetër pas teje (sepse për dhitë është kusht që të ketë mbushur një vit, që të vlejë si kurban).” - “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” - Ai që të urren ty, o Muha - med, dhe ai që urren Shpalljen dhe të vërte - tën që solle prej Zotit, argumentet e qarta dhe të dukshme, dritën dhe udhëzimin, ai është farësosuri, i poshtëruari, i mjeri, i ngrati, që do t’i harrohet emri dhe askush nuk do ta kujtojë. Sudiju thotë se, mes arabëve ishte i përhapur si zakon që, për atë që i vdisnin djemtë thuhej: “ betara”, pra, iu shua fara, mbeti pa pasardhës. Kështu, kur Profetit i vdiqën djemtë, ata thanë: iu shua fara Muhamedit, por Allahu i Madhëruar tha: “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” Pra, ajo që thonë ata nuk është kurrsesi e vërtetë. Përkundrazi, ai do të ketë pasues dhe Allahu i Madhëruar do të përje - tësojë emrin e kujtimin e Tij në të gjithë botën. Ai do ta bëjë që Sheriati, që solli Muhamedi nga Zoti të triumfojë mbi të gjithë popujt. Kështu do të vazhdojë deri në ditën e premtuar, pra, Ditën e Gjykimit. Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Keuther.

Mus'haf Hape →
Nur 24:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kështu që u ktheva ta kërkoja, dhe për këtë u vonova. Njerëzit që më ndihmonin në deve, e ngritën koçinë ku rrija dhe e vendosën mbi devenë me të cilën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Këto ajete u shpallën dhe flasin në lidhje me Aishen, nënën e besimtarëve, dhe kohën kur munafikët, trilluesit e intrigave dhe mashtrimeve, shpifën për nderin e saj. Ata trilluan mashtrime e shpifje shumë të shëmtuar, në lidhje me atë grua të pastër e të dëlirë, nderin e të cilës dhe të Profetit të nderuar e m ori në mbrojtje vetë Zoti i Madhëruar. Kështu, për të mbrojtur nderin e Profetit të Tij të dashur, Allahu i Madhëruar zbriti ajetet që flasin për pastërtinë morale të Aishes. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që e sajuan shpifjen janë një grup brenda jush.” Ata janë një grup njerëzish, që jetojnë mes jush. Pra, nuk janë një ose dy vetë, por një grup i tërë. Pa dyshim, që i pari që meritoi mallkimin dhe këtë kërcënim për dënim të madh ishte kreu i munafikëve, Abdullah Ibn Ubej Ibn Ebu Selul. Ishte ai që më së shumti e përhapte këtë shpifje dhe e përfliste shumë ndër njerëz, aq sa kjo shpifje zuri vend edhe në mendjen e disa besimtarëve dhe filluan edhe ata të flasin e përflasin rreth saj. Ndërsa shumë të tjerë heshtën dhe e kaluan këtë shpifje , pa u bërë pjesë e saj . Kështu vazhdoi kjo fitne për rreth një muaj, derisa zbritën ajetet. Kjo është sjellë hollësisht në hadithe të sakta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Zuhriu, i cili thotë: “Më ka treguar Seid Ibn Musejibi, Uruetu Ibn Zbejri, Alkametu Ibn Uekkas, Ubejdullahu, Ibn Abdilah Ibn Utbe Ibn Mesudi, rreth hadithit të Aishes, gruas së Profetit, rreth shpifjes së madhe kundër saj, atëherë kur autorët e kësaj shpifjeje përhapën ndër njerëz atë që folën dhe Allahu i Madhëruar zbriti pastërtinë e saj , secili prej tyre më tregoi nga një pjesë prej hadithit të saj. Dikush e mbante mend më hollësisht se dikush tjetër. Por nga të gjithë unë e kuptova dhe mora të plotë hadithin që e tregon Aishja r.a. (bashkëshorte e Profetit a.s.): 1927. “Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. donte të nisej për udhëtim, ai hidhte short ndërmjet grave të tij dhe merrte me vete atë që i binte shorti. Kur doli për një betejë, ai hodhi short mes nesh dhe shorti më ra mua. Kështu, u nisa bashkë me të në kohën kur Allahu e kishte urdhëruar mbulesën për gratë. Mua më hipnin dhe më zbrisnin nga deveja me gjithë koçinë (lloj kabine). Kështu, ne ecëm, derisa i Dërguari i Allahut mbaroi fushatën dhe u kthyem për në shtëpi. Kur iu afruam Medinës, i Dërguari i Allahut urdhëroi që të udhëtonim edhe natën. Kur u dha urdhri për t’u nisur, unë u largova pak nga kampi për nevoja personale. Pasi mbarova dhe u ktheva te kampi, për t’u nisur me të tjerët, papritur vura re se më kishte rënë gjerdani, kështu që u ktheva ta kërkoja, dhe për këtë u vonova. Njerëzit që më ndihmonin në deve, e ngritën koçinë ku rrija dhe e vendosën mbi devenë me të cilën udhëtoja, duke menduar se isha brenda. Atë kohë, gratë ishin të lehta dhe elegante, dhe jo të shëndosha dhe hanin pak, kështu që ata nuk e kishin ndier shumë ndryshimin e peshës së koçisë. Thjesht e ngritën atë dhe e vendosën mbi deve. Ndërkohë unë isha shumë e re (rreth 15 vjeç). Kështu, ata e ngritën devenë dhe u nisën. Unë e gjeta varësen vetëm pasi ushtria kishte ikur. Kur u ktheva te kampi, nuk gjeta askënd, kështu që shkova te vendi im dhe ndenja aty, gjithnjë duke menduar se ata do ta ndjenin mungesën time dhe do të ktheheshin prapë të më kërkonin. Në këtë gjendje, më erdhi gjumi dhe fjeta. Safuan Dhekuani, i cili kishte mbetur pas ushtrisë, kalon në mëngjes pikërisht në vendin ku isha unë. Kur pa hijen e një njeriu që flinte, ai u afrua. Ai më kishte parë mua para kohës së detyrimit të mbulesës për gratë. Kësisoj, unë u ngrita kur dëgjova atë të thoshte: “Inna lil-lahi ve inna Ilejhi raxhiun – Vërtet, të Allahut jemi dhe, pa dyshim, tek Ai do të kthehemi!” (lutje kjo që thuhet në rast fatkeqësie). Ai e uli devenë e tij, zbriti prej saj dhe vuri këmbën e tij te këmbët e para të devesë. Unë hipa në të, ndërsa Safvani u nis në këmbë, duke tërhequr devenë për dore, derisa arritëm ushtrinë, që kishte ndaluar për të pushuar në mesditë. Atëherë pra, kush ishte caktuar për t’u shkatërruar, ra në shkatërrim (duke shpifur), dhe i pari i shpifësve ishte Abdullah Ibn Seluli (prijësi i munafikëve në Medinë). Pasi mbërritëm në Medinë, unë u sëmura për rreth një muaj. Ndërkohë, te njerëzit po përhapeshin fjalët shpifëse të akuzuesve gënjeshtarë. Gjatë kohës së sëmundjes, më dukej sikur nuk po shihja te Profeti ﷺ atë ndjenjë dhe dashamirësi të zakonshme të tij, që tregonte sidomos kur isha sëmurë. Ai vetëm vinte, përshëndeste dhe thoshte: “Si është ajo?” Unë nuk dija asgjë se ç’po ndodhte, derisa u përmirësova. Pasi u bëra më mirë, dola njëherë me Ummu Mistahin në Mesasi, vend ku dilnim për nevojë. Atëherë dilnim për nevojë veçse natën, përpara se t’i kishim banjot afër shtëpive. Kështu e kishim zakon atëherë, ashtu si bënin arabët më parë, në vend të hapur ose larg shtëpive. Pra, isha duke ecur me Ummu Mistahin. Befas, ajo u pengua nga fustani i gjatë (dhe u rrëzua) dhe tha: “Plaç, o Mistah!” - “Ç’janë këto fjalë! - thashë. - Si e fyen një njeri që ka marrë pjesë në luftën e Bedrit?!” Ajo tha: “E shkreta ti, a nuk i ke dëgjuar se çfarë thonë për ty?!” Më pas, ajo më tregoi thashethemet e akuzatorëve shpifës. Mua m’u shtua e m’u rëndua sëmundja. Kur u ktheva në shtëpi, erdhi edhe i Dërguari i Allahut. Pasi përshëndeti, ai sërish vetëm pyeti (shërbëtoren): “Si është ajo?” Unë i kërkova leje që të shkoja te prindërit e mi. Doja që të sigurohesha prej tyre për lajmet e përhapura. I Dërguari i Allahut më lejoi dhe unë shkova te prindërit e mi. Menjëherë pyeta nënën: “Çfarë po përflasin njerëzit?” Ajo më tha: “O bijëza ime! Mos u shqetëso shumë për këtë! Për Allah! Nuk ka grua të shkëlqyer e joshëse, që burri i saj - i cili ka edhe gra të tjera, - e do shumë, që ata të mos shpifin.” - “Lavdia i qoftë Allahut! - thashë. - Vërtet po përgojojnë për këtë gjë?!” Atë natë qava deri në agim dhe nuk vura gjumë në sy.” Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Kur pa se iu vonua Shpallja Hyjnore, i Dërguari i Allahut thirri në mëngjes Aliun dhe Usama Ibn Zejdin, për t’u këshilluar me ta për ta ndarë gruan e tij (Aishen). Usama i tregoi atij atë që ai dinte për emrin e mirë të grave të tij dhe shtoi: “O i Dërguari i Allahut, mbaje gruan tënde, pasi, për Allah, ne nuk dimë për të, veçse të mira!” Ndërsa Aliu i tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk të ka vendosur kufizime! Ka edhe shumë gra të tjera veç asaj. Megjithatë, pyet shërbëtoren, të të flasë të vërtetën!” Atëherë, i Dërguari i Allahut thirri Beriran dhe e pyeti: “O Berira! A ke parë ndonjëherë diçka tek ajo, që të ngjall dyshime?” Berira i tha: “Jo, për Allahun, i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Kurrë nuk kam parë tek ajo ndonjë gjë të keqe e të gabuar, përveç faktit se ajo është vajzë shumë e re dhe, kur fle, harron dhe e lë brumin pa kujdes, kështu që vijnë dhe e hanë dhitë!” Po atë ditë, i Dërguari i Allahut u ngjit në minber dhe kërkoi që dikush ta mbështeste atë për të ndëshkuar Abdullah Ibn Selulin. I Dërguari i Allahut tha: “Kush do të më ndihmojë, për të ndëshkuar atë njeri, i cili më ka lënduar rëndë, duke shpifur për emrin e familjes sime? Për Allah! Unë di vetëm të mira për familjen time! Ata kanë akuzuar një burrë, për të cilin unë di vetëm të mira dhe që ai nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë time, përveçse me mua!” Ngrihet Saad Ibn Muadhi dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Unë do të të çliroj prej tij: në qoftë se ai njeri është nga fisi Aus, atëherë ne do t’ia këpusim qafën dhe, në qoftë se është nga vëllezërit tanë, nga fisi Hazrexh, atëherë na urdhëro dhe ne do ta përmbushim urdhrin tënd!” Nga kjo ngrihet Saad Ibn Ubad e, kreu i fisit Hazrexh, që përpara kësaj kishte qenë njeri i shquar dhe i përkushtuar, i shtyrë edhe nga zelli i tij për fisin e vet. Ai tha: “Për Allah! Ti gënjen, se ti nuk e vret dot atë dhe nuk do të mundesh ta vrasësh!” Usaid Ibn Hudein ngrihet dhe ia kthen (Saad Ibn Ubades): “Për Allah! Ti je gënjeshtar! Për Allah! Ne do ta vrasim atë dhe ti je hipokrit, je duke mbajtur hipokritët!” Për këtë, dy fiset Aus dhe Hazrexh u acaruan shumë dhe ishin gati të luftonin me njëri -tjetrin, ndërsa i Dërguari i Allahut po qëndronte në minber. Ai zbriti dhe i qetësoi, derisa ata pushuan. Pastaj ra në heshtje.” Aishja vazhdon: “Kam qarë gjithë ditën, pa vënë gjumë në sy. Në mëngjes, prindërit e mi ishin me mua. Kisha qarë dy net dhe një ditë, aq sa m’u duk se do të më plaste mëlçia nga e qara. Kur prindërit ishin ulur me mua, që qaja, një grua ensare më kërkoi leje që të hynte, dhe unë e lashë të hynte. Ajo u ul dhe filloi të qante me mua. Ndërkohë që të gjithë ne ishim në këtë gjendje, hyn i Dërguari i Allahut dhe ulet. Ai nuk ishte ulur tek unë qysh ditën që ata më akuzuan duke shpifur. Kaloi një muaj dhe asnjë Shpallje Hyjnore nuk i zbriti atij për çështjen time. Në fillim tha shehadetin, pastaj shtoi: ‘O Aishe! Kështu e ashtu fjalësh më kanë thënë për ty. Në qoftë se ti je e pafajshme dhe e dëlirë, atëherë Allahu shpejt do ta shpallë pastërtinë tënde dhe, në qoftë se ke bërë gjynah, atëherë lutju Allahut të të falë dhe pendohu tek Ai, pasi, kur robi pranon fajin e bërë dhe i lutet Allahut për falje, Allahu ia pranon atij pendimin!” Kur i Dërguari i Allahut mbaroi fjalën, mua m’u ndalën lotët, aq sa nuk më mbeti asnjë pikë në sy. I kërkova babait që t’i përgjigjej për mua të Dërguarit të Allahut, por ai më tha: “Betohem për Allahun! Nuk di se ç’ti them të Dërguarit të Allahut!” I thashë nënës që t’i fliste për mua të Dërguarit të Allahut, por edhe ajo më tha: ‘Për Allah! Nuk di se ç’ti them të Dërguarit të Allahut!” Ndërsa vetë unë isha e re dhe nuk kisha shumë dije nga Kurani. Atëherë, thashë: “Për Allah! Unë tani e di vërtet se ju keni dëgjuar se ç’po thonë njerëzit, dhe ajo ju është ngulitur në veten tuaj, aq sa e keni marrë atë si të vërtetë. Tani, nëse unë ju them juve se jam e pastër, dhe Allahu e di që unë jam e pastër dhe e pafajshme, ju nuk do të më besoni mua. Në qoftë se unë ju dëshmoj duke gënjyer se jam fajtore, dhe Allahu e di se unë jam e pastër dhe e pafajshme, atëherë ju do të më besoni. Betohem për Allahun! Unë nuk gjej dot për ju dhe për mua shembull tjetër, veçse atë të babait të Jusufit a.s. (Jakubit a.s.), i cili tha: Durimi është gjëja më e mirë për mua. Allahut i kërkoj të më ndihmojë në këtë q ë ju po trilloni.” (Jusuf 18). Pastaj u ktheva siç isha në shtrat nga ana tjetër, gjithnjë duke shpresuar se Allahu do të provonte pafajësinë time, por, për Allah, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste Shpallje Hyjnore për çështjen time, pasi nuk e quaja veten time aq të denjë, që të flitej për mua në Kuran. Unë shpresoja se i Dërguari i Allahut mbase do të shihte ndonjë ëndërr, me të cilën Allahu do të qartësonte pa fajësinë dhe pastërtinë time. Betohem për Allah! Pa u ngritur i Dërguari i Allahut nga vendi ku ishte dhe pa dalë askush nga dhoma, atij i erdhi Shpallja Hyjnore! Atë e kapi ajo gjendje, si zakonisht (kur i zbriste Shpallje Hyjnore). Ai djersiste aq shumë, saqë pikat e djersës i kullonin si perla, edhe pse ishte ditë e ftohtë dimri. Kur i Dërguari i Allahut u lirua nga ajo gjendje, duke qeshur, fjalën e parë që foli, ma tha mua: “O Aishe! Falëndero Allahun! Ai tashmë ka shpallur pafajësinë dhe dëlirësinë tënde!” Nëna ime më tha që të afrohesha tek i Dërguari i Allahut, por unë i thashë: ‘Jo, për Allah! Nuk do t’i afrohem dhe nuk falënderoj tjetër veçse Allahun!” Kësisoj, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush...”‘ (Nur 11). Kur Allahu zbriti këtë Shpallje për pafajësinë dhe dëlirësinë time, Ebu Bekr Siddiku (babai), që gjithnjë e kishte ndihmuar me bamirësi Mistahin, sepse ai ishte i afërm i tij, tha: “Për Allah, nuk do t’i japë më asgjë Mistahit, për shkak të asaj që tha për Aishen!” Por më vonë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin (gabimin) dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Nur 22) . Pas kësaj, Ebu Bekri tha: ‘Po! Për Allah! Unë dua që Allahu të më falë!’ Dhe e ndihmoi përsëri Mistahin, të cilin e kishte ndihmuar vazhdimisht më parë.” Aishja shton: “Ndërkohë, i Dërguari i Allahut kishte pyetur edhe Zejneb Bintun Xhahshin (bashkëshortja tjetër: “O Zejneb! Çfarë di dhe çfarë ke parë?” Ajo i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë ruhem të them se kam dëgjuar ose kam parë diçka që as e kam dëgjuar dhe as e kam parë. Për Allah! Unë nuk di gjë tjetër, por veçse të mira për Aishen.” Asokohe Zejnebi ishte rivalja ime (për bukuri dhe për dashurinë e Profetit a.s.), megjithatë Allahu e ruajti atë (nga mëria dhe ligësia), sepse ajo qe e drejtë dhe e përkushtuar.” Hadithin e ka përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre prej Zuhrit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja, e cila ka thënë: 1928. “Kur zbritën ajete rreth ndershmërisë time, Profeti i Allahut u ngrit (në mimber) i përmendi ato ajete dhe këndoi Kuran. Pastaj zbriti dhe urdhëroi që të ndëshkoheshin për shpifje me dënimin përkatës, dy burra dhe një grua.” Këtë e kanë transmetuar autorët e katër Sunen-eve dhe Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith hasen. Në transmetimin e Ebu Daudit janë përmendur edhe emrat e tyre: Hasan Ibn Thabit, Mistah Ibn Uthathe dhe Hamnetu bintu Xhahsh. - “Ata që e sajuan shpifjen janë një grup brenda jush. ” - Pra, ata që sollën këtë shpifje të madhe e të shëmtuar, janë një grup që jetojnë mes jush. - “Sidoqoftë, mos mendoni se është gjë e keqe për ju! ” - Kjo fjalë i drejtohet familjes së Ebu Bekrit. Pra, ju, o familja e Ebu Bekrit, kurrë mos e mendoni se kjo ndodhi ishte një e keqe për ju! - “Përkundrazi, ajo është për të mirën tuaj.” - E mirë si në këtë jetë, ashtu edhe në ahiret. Në këtë dynja do të jeni në gradën më të lartë të moralit dhe me emrin më të mirë e të nderuar ndër njerëz. Ndërsa në ahiret do të jeni në nivelet më të larta të Xhenetit. Kjo ngjarje u bë shkak që të dilte në pah qartë ndershmëria juaj, si dhe përkujdesi i madh i Zotit të Madhëruar për Aishen, nënën e besimtarëve, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Vetë Allahu i Madhëruar u kujdes për të dëshmuar dëlirësinë e pastërtinë e saj, duke shpallur këto ajete në Kuranin madhështor, në këtë Libër të cilit nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit. Kur Ibn Abasi shkoi të vizitonte Aishen në kohën e vdekjes së saj, i tha: “Gëzohu, sepse ti je bashkëshortja e Profetit të Allahut dhe ai të donte fort. Ai nuk u martua me ndonjë vajzë tjetër të virgjër, përveç teje. Allahu i Madhëruar e zbriti nga qielli vërtetimin për dëlirësinë dhe pastërtinë tënde.” Muhamed Ibn Abdilah Ibn Xhahshi tregon: “Po bisedonin njëherë Aishja dhe Zejnebja, - Allahu qoftë i kënaqur me to! Zejnebja tha: “Unë jam ajo, martesa e të cilës zbriti nga qielli.” Kurse Aishja tha: “Unë jam ajo, dëlirësia e të cilës u shpall në Librin e Allahut!” - “Secili prej tyre do të dënohet sipas pjesëmarrjes në këtë gjynah.” - Pra, secili prej atyre që morën pjesë në këtë shpifje për Aishen, ka pjesën e vet të ndëshkimit. - Kurse flamurtari i saj do të ketë një dënim të madh. - Thuhet se kuptimi i këtij ajeti është: Ai i cili e filloi këtë shpifje i pari. Gjithashtu, thuhet: “Ai i cili e formulonte dhe e përcillte atë ndër njerëz, e hapte si bisedë ndër njerëz dhe nxiste përfoljen e saj. Pra, për këta është përgatitur një dënim i madh. Në fakt, kjo i refrohet Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulit, - Allahu e shëmtoftë dhe e mallkoftë!”

Mus'haf Hape →
Maide 5:59–5:63 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tyre, duke treguar kështu ndihmën dhe mbështetjen e Tij për besimtarët: - “Shumë prej tyre i sheh të nguten njëri me tjetrin në gjynahe, në armiqësi dhe në ngrënien …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij t’u drejtohet ithtarëve të Librit që të pranojnë fenë Islame, të vetmen fe të drejtë, dhe t’u thotë atyre se ajo që ata e urrejnë dhe përbuzin është dhe duhet të jetë gjëja më e vyer dhe e nderuar për çdo njeri. - “Thuaju: “O ithtarë të Librit! A na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato (shpallje) që kanë zbritur më parë? Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.” ” - Kuptimi: Vallë, a po na urreni dhe po e konsideroni si mangësi tonën faktin që ne besojmë në Allahun, në shpalljet e Tij të shkuara dhe në atë të fundit, që besojmë në të gjithë profetët e tij të shkuar dhe Profetin e fundit?! Apo na urreni ngaqë ne besojmë se ai që nuk ka besimin tonë konsiderohet qafir, shkelës i kufijve të Zotit, i prishur dhe i shkatërruar?! Si mund ta konsideroni si mangësi atë që është detyra më e rëndësishme nga të gjitha detyrat, që rëndon mbi çdo të përgjegjshëm ligjërisht?! Shumica juaj janë të shthurur, shkelës të kufijve të Zotit të Madhëruar, të zhytur kokë e këmbë në gjynahe. Për këtë arsye, është më mirë për ju që të heshtni. A nuk ju mjafton që po ngarkoni vetveten me gjynahe dhe mosbindje ndaj Zotit, por dëshironi të zhyteni edhe më keq, duke urryer fenë që duhet ta doni dhe ta jetoni: Islamin?! Të konsideruarit e fesë së vërtetë si mangësi dhe turp tregon se ata e shihnin besimin e vërtetë si një të keqe dhe kotësi. Atëherë, Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit dhe i thotë: - “Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo, (që erdhi) si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit ” - Thuaju, o Profet, duke ecur me logjikën e tyre, a t’ju tregoj për diçka që është më “e keqe” se ajo të cilën ju e konsideroni si mangësi e turp? Gjendja më e keqe që ju duhet ta urreni dhe ta konsideroni si kërcënim për ju, është gjendja e atyre që Zoti i mallkoi, duke i dëbuar nga mëshira e Tij dhe duke u zemëruar me ta, për t’i ndëshkuar në dynja dhe në ahiret. Ai i shndërroi ata në majmunë e derra dhe i bëri adhurues të Shejtanit dhe të çdo gjëje tjetër veç Zotit. - “ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” - Mendojeni pak dhe kuptojeni se këta janë në gjendje më të keqe se ata që ju i shihni si të humbur dhe i urreni për besimin e tyre të saktë. Allahu i ka zgjedhur ata fatlumë, ndërsa mëshira e Tij është shumë pranë tyre. Allahu është i kënaqur me ta dhe i shpërblen në dynja dhe në ahiret, sepse ata ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Atij, duke synuar kënaqësinë e Tij, edhe pse ju e urreni këtë gjë dhe e shihni si mangësi. - “Kur vijnë te ti, ata thonë: “Kemi besuar”. Por, në fakt, ata hyjnë me kufër dhe largohen me kufër.” - Ata pretendojnë se janë besimtarë, ndërkohë vijnë e shkojnë me mosbesim. Ata thjesht janë mohues, edhe nëse pretendojnë se besojnë. Nuk ka në gjendje më të rëndë se këta të vetëmashtruar. Si nuk e kuptojnë këta të mjerë se: - “Allahu e di më së miri se çfarë fshehin ata.” - Pra, Allahu i di shumë mirë veprat e tyre të shëmtuara, mosbesimin dhe hipokrizinë që fshihet në zemrat e tyre. Ai ka për të shpërblyer gjithësecilin sipas punës së bërë, e mirë apo e keqe qoftë. Më pas, Allahu i Madhëruar zbulon mangësitë e tyre, duke treguar kështu ndihmën dhe mbështetjen e Tij për besimtarët: - “Shumë prej tyre i sheh të nguten njëri me tjetrin në gjynahe, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. ” - Shumë prej tyre i sheh të babëzitur në poshtërsi dhe padrejtësi, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj Krijuesit, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj krijesave, duke u shfaqur atyre armiqësi dhe arogancë. Ata, gjithashtu, nuk ruhen nga ngrënia e pasurisë haram. Allahu i Madhëruar nuk thotë thjesht që ata kryejnë gjynahe, por thotë se ata nxitojnë të kryejnë gjynahe. Kjo tregon poshtërsinë, ligësinë dhe shëmtinë e shpirtit të tyre, që e dëshiron aq shumë padrejtësinë, edhe pse pretendojnë se qëndrojnë në nivele të larta. - “Sa e shëmtuar është sjellja e tyre!” - Ky është një poshtërim për ta dhe për veprat e tyre të ndyra dhe të ndëshkueshme. - “Përse, vallë, paria e tyre fetare (rabinët) nuk i ndal ata nga fjalët e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit?! ” - Përse dijetarët, edukatorët dhe kleri nuk i ndalin ata nga krimet dhe gjynahet? Përse nuk i ndalin nga fjalët e këqija dhe ngrënia e pasurisë haram? Zoti i ka ngarkuar dijetarët që të ndihmojnë njerëzit me dijen që Ai u ka dhuruar, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Zoti i ka ngarkuar dijetarët që të largojnë prej njerëzve paditurinë, në mënyrë që askush të mos ketë më justifikim para Tij. Ata duhet të urdhërojnë për të mira, të ndalojnë nga të këqijat dhe t’u qartësojnë njerëzve porositë e Zotit të tyre. Ata duhet t’i nxisin njerëzit për të mirën dhe t’i qortojnë e paralajmërojnë që të mos u afrohen harameve. - “Sa i keq është qëndrimi i tyre!” - Arsyeja është se ata nuk e kryejnë detyrën që iu është ngarkuar.

Mus'haf Hape →
Nur 24:36–24:38 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… nga jobesimtarët, shmangia e kotësive brenda xhamive, ngritja e zërit etj., përveç rastit kur bëhet dhikër, kur falen namazet, qofshin farze, synete a …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje. - Allahu adhurohet në këto shtëpi madhështore e të nderuara, që janë vendet më të dashura për Të. Ato janë xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen, me qëllim që në to: "...të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Këtu përmblidhen disa norma për xhamitë: si ndërtimi i tyre, pastrimi dhe përkujdesi për to, ruajtja e tyre nga papastërtitë e gjërat e ndaluara, ruajtja nga të marrët dhe fëmijët që nuk janë të ndërgjegjshëm për pastërtinë, mbrojtja nga jobesimtarët, shmangia e kotësive brenda xhamive, ngritja e zërit etj., përveç rastit kur bëhet dhikër, kur falen namazet, qofshin farze, synete a nafile, kur bëhet lexim Kur'ani, tesbih, tehlil etj., kur ka mësim, itikaf e shumë adhurime të tjera që kryhen në xhami. Kështu, ngritja e xhamive nënkupton dy forma: ngritje fizike, duke i ndërtuar dhe duke u kujdesur për to, dhe ngritja e tyre me përmendjen e Zotit, përmes namazeve e adhurimeve në to. Forma e dytë është më e rëndësishmja dhe më e mira, prandaj edhe u ligjërua namazi me xhemat dhe falja e xhumave. Madje, për shumë dijetarë, namazi me xhemat është detyrë, ndërsa për disa të tjerë është i pëlqyeshëm. Në vijim, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata që i ndërtojnë këto xhami me adhurime e: “...që të përmendet emri i Tij dhe t’i bëhet tesbih Atij mëngjes e mbrëmje." Ata e dëlirësojnë Zotin dhe i shprehin adhurimet e tyre me sinqeritet të plotë në fillim të ditës e në fund të saj. Allahu i Madhëruar i veçon këto dy kohë për vetë vlerën e lartë dhe rëndësinë e veçantë të adhurimeve në këtë kohë, por edhe për një shkak tjetër. Në këto kohë mundësohet më mirë afrimi tek Zoti përmes adhurimeve. Ato janë kohët më të përshtatshme e më të lehta për adhurim. Po këtu futet tesbihu i namazeve e jashtë tyre. Gjithashtu, në këto kohë janë caktuar edhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes. - Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin. - Në këto xhami i përkushtohen Zotit me adhurime e tesbih ata burra që nuk i mashtron dynjaja, që t’i japin përparësi asaj kundrejt Zotit. As stolitë e kënaqësitë e dynjasë, as shitblerja e pasuria nuk i bëjnë të shkujdesen nga adhurimi i Zotit. Në fakt, Allahu i Lartësuar thotë për këta se merren me tregti, por edhe pse merren me të tilla aktivitete njerëzore, kjo nuk i bën që të harrojnë adhurimin dhe përmendjen e Tij. Kështu, marrja me tregti e aktivitete të tjera nuk është e ndaluar, nëse ato nuk bëhen shkak për cenimin e detyrave të Zotit. Me gjithë angazhimet e tyre, ata e falin namazin e pëmendin shumë Allahun dhe e japin zekatin. Madje, bindja ndaj Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi final dhe themelor i tyre. Çdo gjë që ndërhyn mes tyre dhe këtij qëllimi ata nuk ngurrojnë ta largojnë. Natyrisht që lënia e dynjasë dhe e atyre gjërave të saj aq të dashura për shpirtin, mund të jetë shumë e vështirë dhe, shpeshherë, dhënia përparësi hakut të Zotit mund të bjerë ndesh me këtë kënaqësi. Prandaj Allahu i Madhëruar na përmend një fakt që i ndihmon ata fatlumë që ta kenë të thjeshtë këtë përballje, që për të tjerët është e vështirë: - Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. - Kjo është ajo që ua lehtëson lënien e dynjasë e stolive të saj, kur ato bien ndesh me besimin dhe adhurimin e Zotit dhe të pengojnë prej tij. Ata i frikësohen asaj dite të tmerrshme. Ajo është dita kur do të tmerrohen zemrat dhe trupat do të dridhen nga frika. Duke kujtuar vazhdimisht atë ditë, atyre u bëhet e thjeshtë përgatitja për të. Kjo është një këshillë e vyer që Zoti u jep njerëzve për t’i bërë më të përkushtuar në adhurimin e Tij dhe për t’ua lehtësuar shkëputjen nga stolitë e kësaj dynjaje, nëse ato të largojnë nga diçka që është më e mirë, pra, nga adhurimi i Zotit e përgatitja për ditën e vështirë të llogarisë. Pas këtij kërcënimi vjen edhe inkurajimi e shpresa: - (Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre ... - Këtu bëhet fjalë për veprat e mira, pra, për adhurimet që të afrojnë me Zotin dhe e kënaqin Atë. Njeriu bën edhe gjëra të lejuara, siç janë premtimet e ndryshme në këtë botë, por ai do të shpërblehet veçse për ato që janë të mira, dhe të tilla janë ato që i janë dedikuar vetëm Zotit, për ta kënaqur Atë, dhe që janë kryer sipas porosive të Tij, sikurse thotë Zoti: "Allahu do t’ua falë më të keqen e atyre (gjynaheve) që bënë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira) që bënë." [Zumer 35]. - ... dhe për t’ua shtuar të mirat prej (bujarisë së) Tij. - Allahu do t’ua shtojë më shumë shpërblimin, në krahasim me atë që kanë bërë. - Allahu i dhuron pa masë atij që do. - Ai i jep më shumë shpërblim sesa njeriu mund të arrijë përmes veprave të tij, madje shumë herë më tepër nga sa mund ta imagjinojë. Allahu i jep shpërblim pa masë, pra, ky është tregues se do të jetë më i madh sesa mendohet.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:52–3:54 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është planifikuesi më i mirë." - Mohuesit dhe refuzuesit e udhëzimit të Allahut bënë plane dhe ngritën kurthe për të vrarë Profetin dhe për të shuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” – Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai shfaqte ishin magji. Madje, ata u përpoqën edhe që ta vrisnin. Kur Isai (a.s.) vërejti një sjellje të tillë, tha: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi për të vazhduar në rrugën e Zotit? Kush do të më ndihmojë mua që të përhapim fenë e Zotit?” - “Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë! ” - Dishepujt, pra, nxënësit e Isait (a.s.) thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e (rrugës së) Allahut”. Dhe, vërtet, ata ia përkushtuan jetën e tyre këtij misioni. Ata thanë: - “O Zoti ynë! Ne besojmë në atë që ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin (Isanë). Na bashko me ata që dëshmojnë!” - Ne e besojmë të vërtetën që Ti ke shpallur dhe e pasojmë me besnikëri Profetin Tënd, prandaj na shkruaj edhe neve mes atyre që quhen dëshmues të drejtë. Asnjë dëshmi nuk mund të jetë më e drejtë dhe më e dobishme, sesa dëshmia për njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe dëshmia për besim të plotë ndaj Profetit dhe për të vepruarit sipas këtij besimi. Kjo ishte dëshmia e tyre e madhe, prej së cilës merituan që Allahu i Lartësuar t’i nxirrte faqebardhë dhe triumfues mbi ata që nuk pranonin të besonin dhe të pasonin rrugën e Profetit të tyre. Më tej, i Madhëruari thotë: - “Ata (jobesimtarët) përgatitën një kurth, por edhe Allahu përgatiti një kurth. Allahu është planifikuesi më i mirë." - Mohuesit dhe refuzuesit e udhëzimit të Allahut bënë plane dhe ngritën kurthe për të vrarë Profetin dhe për të shuar dritën e Allahut, por Allahu është planifikuesi më i mirë, prandaj ua ktheu kurthet që ata ngritën me kurthe kundër vetë atyre.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:1–20:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta, Ha . - Këto janë gërma arabe të shkëputura. Në këtë mënyrë janë hapur shumë sure të Kuranit. Disa kanë thënë se ky është një nga emrat e Profetit (a.s), por nuk është e saktë. - Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.... - Shpallja e Kur'anit dhe e Sheriatit të Zotit nuk ka për qëllim që ti të dëshpërohesh. Feja nuk është sjellë për të rënduar të përgjegjshmit ligjërisht jashtë mundësive të tyre. Shpallja, Kur'ani dhe Sheriati janë sjellë nga Ai që është Mëshirëplotë e i Gjithëmëshirshëm. Qëllimi i tyre është që ta çojnë njeriun drejt lumturisë, shpëtimit e fitimit të mirësive. Allahu i Madhëruar e bëri ligjin e Tij shumë të thjeshtë. Ai i bëri të lehta rrugët e mësimit dhe të zbatimit të këtij ligji. Allahu i hapi të gjitha rrugët drejt kësaj mirësie, që ajo të jetë ushqim i domosdoshëm për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e pranojnë dhe i nënshtrohen këtij ligji. Ato e dinë se ky ligj u sjell vetëm të mira në të dyja jetët. - Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. - Çdokush që i frikësohet Zotit mund të kujtojë përmes Shpalljes gjithçka që i bën dobi. Nëpërmjet Kur'anit, ai kujtohet për çdo vepër të mirë që Zoti e ka nxitur. Në Kur'an ka edhe paralajmërime e kërcënime për t’u larguar nga fjalët e veprat që të çojnë në dëshpërim dhe humbje. Në Kur'an ka ligje dhe dispozita të mrekullueshme, që janë të sqaruara mirë e me hollësi. Këto ligje janë mëse të pranueshme nga një mendje e kthjellët, prandaj Zoti e quan “kujtim” përmbajtjen dhe mësimet e Kur'anit. Ky libër sikur i zgjon mendjet e atyre që i frikësohen Allahut dhe iu kujton ato ligje të mira, që flenë në natyrën e tyre të pastër, edhe pse janë të skalitura thellë në to. Kujtimi bëhet për diçka që ekziston, por që njeriu është treguar i shkujdesur dhe i pavëmendshëm, ose nuk është informuar rreth saj me hollësi. Vërej me kujdes! Ata që “kujtohen” janë një kategori e caktuar, që përshkruhen si njerëz që “kanë frikë Zotin”, ndërsa të tjerët nuk përfitojnë nga ky Libër. E si mund të përfitojnë nga Kur'ani ata që nuk besojnë as Xhenetin, as Xhehenemin dhe që në zemër nuk kanë asnjë thërrmijë frikërespekti për Allahun? Kjo nuk ndodh asnjëherë. Allahu thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri dhe do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [El ea’la 9-15]. - (Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. - Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për rëndësinë e madhe të Kur'anit. Ky libër është shpallje e zbritur nga Krijuesi i Tokës dhe i qiejve. Ai u shpall nga Allahu, që rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Për këtë arsye, pranojeni atë me respekt, dashuri, bindje dhe sinqeritet. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krijues bashkë me faktin se në dorën e Tij është çdo çështje dhe Ai vendos çdo rregull e ligj për krijesat. Edhe në këtë ajet thuhet se Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe se është Ai që e ka zbritur ligjin e jetës për krijesat. Në një ajet tjetër thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet”. [Talak 12]. Allahu është Krijuesi dhe është Ai që vendos ligjet për krijesat e Tij. Vetëm Ai urdhëron dhe ndalon, vetëm Ai vendos ligjet e adhurimit dhe të fesë. Ashtu siç nuk ka Krijues tjetër përveç Tij, po ashtu askush tjetër përveç Tij nuk mund të vendosë ligje e rregulla. Në dorë të Krijuesit është vendosja e ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe të funksionimit të saj, dhe po në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të fesë dhe të besimit. Ligjet e krijimit dhe funksionimit të kësaj gjithësie janë precize. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, por gjithçka me urtësi të madhe. Ashtu sikurse ligjet e krijimit nuk dalin asnjëherë jashtë urtësisë së Tij, po ashtu edhe ligjet e fesë dhe besimit nuk dalin kurrë nga kufijtë e drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë. Allahu vendos ligje e rregulla veçse në bazë të drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë së Tij. Pasi bëri të qartë se Ai është i vetmi Krijues e Rregullues i çështjeve të krijesave dhe i vetmi që vendos ligjet e jetës dhe të adhurimit, i Lartësuari përshkruan madhështinë dhe krenarinë e Tij: - (Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron (Arsh). – Froni ( arsh) është krijesa më e madhe, më e gjerë dhe më e lartë që Zoti ka krijuar. Allahu u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në Fron dhe ashtu ushtron sundimin dhe mbretërimin e Tij absolut mbi gjithçka. - E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. - Të gjithë pa përjashtim, melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet, bimësia, ajo që gjendet mbi tokë e nën tokë, janë pronë e Allahut, janë nevojtarë për kujdesin e Tij dhe të nënshtruar ndaj ligjeve të Tij. Asgjë dhe askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë grimë pushtet e pronësi, madje nuk kanë në dorë as për veten e tyre dobinë, dëmin, vdekjen, jetën dhe ringjalljen. - Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) . - Allahu është i Gjithëditur dhe nuk ka ndonjë gjë që të jetë e paditur apo e fshehur nga dituria e Tij. Ai di fjalët e fshehta dhe ato që janë më të fshehta se fjalët e fshehta, pra, ato që fshihen në zemër dhe ende nuk janë artikuluar me fjalë. Allahu i di edhe ato ndjenja të fshehta që i kalojnë njeriut në zemër. Ndërsa el ahfa janë ato gjëra që ende nuk i kanë kaluar në zemër njeriut. Kështu, i Lartësuari i di të gjitha ato që i kalojnë në zemër njeriut, madje me hollësitë më të imta. Dituria e Zotit i përfshin të gjitha, të imtat e të mëdhatë, të fshehtat e të shfaqurat. Për Atë është njëlloj, e shfaq apo e mban fshehur atë që ke në zemër. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar shpalosi madhështinë e Tij absolute dhe faktin se Ai është i Plotë e Absolut në çdo atribut të Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, është caktuesi i ligjeve të krijimit dhe ligjeve të jetës, fesë e adhurimit. Ai urdhëron dhe ndalon. Ai është Er -rahmani, që ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe kujdesin e Tij. Allahu është Gjithëpërfshirësi me madhështinë e Tij. Ai është i Lartësuari mbi Fronin e Tij dhe ka nën sundimin e mbretërimin e Tij gjithçka. Asgjë nuk i fshihet diturisë së Allahut. Pas këtij prezantimi, Allahu është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet, përkushtimet, lutjet e dedikimet. Adhurimi i Tij si Një dhe i Vetëm është diçka që e urdhëron ligji i Tij, logjika e shëndoshë, si dhe natyra e pastër dhe e papërlyer. Ndërsa adhurimi i diçkaje tjetër veç Tij është e kotë në çdo këndvështrim. - Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. - Nuk ekziston asnjë i adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Vetëm Ai duhet adhuruar me dashurinë e plotë për Të, duke iu nënshtruar e përulur me formën e përkryer. Vetëm Ai duhet adhuruar duke iu frikësuar duke e shpresuar dhe duke e dashur me gjithë shpirt; duke u kthyer vetëm tek Ai me gjithë qenien tënde i penduar e duke iu drejtuar vetëm Atij me lutje. - Ai ka Emrat më të Bukur. - Allahut i takojnë të gjithë emrat më të bukur. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, sepse të gjithë janë lavdërime të Tij. Nuk ka ndonjë emër që nuk tregon pë lavdinë e lavdërimin e Zotit. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se ata nuk janë thjesht emra të përvetçëm pa domethënie dhe pa lidhje me të emërtuarin. Përkundrazi, ata janë edhe atribute për të Madhëruarin. Jo vetëm kaq, por janë edhe atribute të plota, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të bukur. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se Zoti i ka urdhëruar njerëzit që t’i drejtohen dhe luten Atij përmes këtyre emrave. Madje, kjo është një mënyrë adhurimi që Zoti e do fort, siç do edhe të gjithë ata që e duan këtë mënyrë. Ai i do ata që i mësojnë, i kuptojnë dhe i luten Atij përmes emrave e cilësive të Tij të bukura e të plota. Allahu i do shumë ata që hulumtojnë rreth kuptimit të atributeve të Tij dhe e adhurojnë Atë përmes tyre. Allahu i do ata që e adhurojnë Atë duke u nisur nga ato çfarë sugjërojnë emrat e Tij, qofshin adhurime të zemrës apo të trupit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të bukur. Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” [El ea'raf 180].

Mus'haf Hape →
Neml 27:7–27:14 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të ndezur, që të ngroheni.”. - Unë pashë një zjarr për së largu dhe shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur që të ngroheni. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujto kur Musai i tha familjes së vet: - Kujto këtë pjesë të bukur dhe madhështore të historisë së Musait, të birit të Imranit. Në këtë pjesë të historisë flitet për fillesat e shpalljes dhe për faktin se Zoti e përzgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të tjerët, duke i shpallur dhe duke i folur drejtpërdrejt. Musai qëndroi në Medjen për disa vite dhe më pas u nis së bashku me familjen e vet për t’u kthyer në Egjipt. Gjatë këtij udhëtimi, ai humbi rrugën në një natë të errët dhe të ftohtë. Në këtë gjendje, ai i thotë familjes së tij. - “Unë po shoh një zjarr, prandaj shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.”. - Unë pashë një zjarr për së largu dhe shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur që të ngroheni. Pra, shpresoj që atje të gjej ndonjë udhërrëfyes, që të gjejmë rrugën dhe të marr ndonjë dru të ndezur, që edhe ne të ngrohemi. Kjo tregon se ai nuk po e gjente dot rrugën dhe gjithashtu po ndiente ftohtë, e po ashtu edhe familja e tij. - Kur arriti te zjarri, u dëgjua një zë: - Atë e thirri Allahu i Lartësuar, që e njoftoi se ai ishte një vend i pastër, i shenjtë dhe i bekuar. Do të mjaftonte si bekim fakti që Allahu i Lartësuar e zgjodhi për t’i folur Musait (a.s) dhe për ta bërë atë Profet. - “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij. I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve! - I Dëlirë dhe i Pastër është Zoti nga çdo mendim i keq ose mangësi në përshkrimin dhe veprat e Tij. - O Musa! Unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti! - Allahu i Madhëruar e njofton atë se Ai është i vetmi që mertiton të adhurohet. Ashtu siç ka ardhur në një ajet tjetër: "Jam Unë Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Ai është El Aziz - i Plotfuqishmi , Krenari, Ngadhënjimtari, i cili i ka nënshtruar të gjitha gjërat dhe çdo krijesë është nën pushtetin e Tij. Allahu është El Hakim - i Urtë. Ai është i urtë në çdo gjë që ka krijuar. Prej urtësisë së Allahut është edhe fakti se Ai e dërgoi si Profet Musain, birin e Imranit. Allahu e dinte mirë se Ai vlente dhe ishte i duhuri për të mbajtur peshën e profetësisë dhe për t’i folur drejtpërdrejt. Allahu është Krenari e Ngadhënjimtari, dhe për këtë tregon edhe fakti se zemra e robit anon tek Ai dhe ndien qetësi e siguri pranë Tij edhe kur robi është i vetmuar e kundër armiqve të shumtë, të ashpër, tiranë dhe të pamëshirshëm. Edhe sikur kundër teje të jetë e gjithë bota, je i qetë dhe në prehje pranë Allahut, që është Aziz, Krenar Ngadhënjimtar, sepse të gjitha krijesat janë në dorë të Allahut dhe nën pushtetin e Tij. Asgjë nuk lëviz ose të qëndrojë në prehje pa lejen e Zotit të Plotpushtetshëm. - Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, (nga frika) ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. - Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në një gjarpër të madh mashkull, që lëvizte shumë shpejt. Atëherë Musai u kthye të largohej me vrap pa i hedhur sytë pas, nga frika, ashtu siç është natyra njerëzore. Por Allahu i Lartësuar i thotë: “Mos u frikëso!“. Në një ajet tjetër thotë: "Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt (nga çdo e keqe) ." [Kasas 31]. - (I'u tha) O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje! - Sepse të gjitha gjërat e rrezikshme që e frikësojnë robin janë nën caktimin dhe ligjin e Zotit, që vendos për gjithçka. Kështu, ata që Zoti i ka zgjedhur për t’u dhënë shpalljen dhe i ka dalluar mbi të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, përveç Zotit, e sidomos kur janë pranë Madhërisë së Tij dhe po përjetojnë kënaqësinë dhe privilegjin e madh që Ai po u flet. - Por në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Këta janë ata që frikësohen dhe duhet të frikësohen për shkak të gjynaheve dhe padrejtësive të shkruara. Ndërsa të dërguarit nuk kanë pse të kenë frikë vetminë dhe asgjë tjetër. Megjithatë, edhe ata të cilët kanë bërë padrejtësi e gjynahe, por pastaj janë penduar dhe i kanë zëvendësuar gjynahet me sevape e punë të mira, mosbindjen ndaj Zotit me bindjen ndaj Tij dhe nënshtrim, le ta dinë se Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Për këtë arsye, askush nuk duhet t’i humbë shpresat nga mëshira dhe falja e Zotit. Allahu i fal dhe mbulon të gjitha gabimet. Ai është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa një nënë me fëmijën e saj. - Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë! - Pra, pa ndonjë të keqe e sëmundje, si lebra etj. Madje, ajo do të ketë një bardhësi vezulluese, që mrekullon shikuesit nga rrezatimi i saj. - Këto janë dy nga nëntë shenjat për Faraonin dhe popullin e tij... - Këto shenja, shkopi që shndërrohet në gjarpër të shpejtë dhe dorës e bardhë vezulluese, ishin dy nga nëntë shenjat që Zoti i dha Musait për të shkuar tek Faraoni dhe populli i tij e për t’i ftuar në rrugën e drejtë. - ...sepse ata janë popull keqbërës. - Ata i kanë kaluar të gjitha kufijtë me shirkun dhe kufrin e tyre, me arrogancën dhe tiraninë ndaj robve të Zotit. Ata tregohen kryeneçë dhe tiranë në tokë, pa asnjë arsye. Kështu, Musai (a.s) shkoi tek Faraoni dhe rrethi i tij për t’i ftuar të nënshtrohen në Allahun dhe për t’i treguar shenjat e mëdha të Zotit. - Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Këto janë sigurisht magji.” - Ato ajete ishin ndriçuese dhe tregonin për të vërtetën. Ato i jepnin dritë njeriut që të shohë të vërtetën, ashtu si dielli që i jep dritë shikimit. Por ata të mjerë thanë: “Kjo është magji e qartë.” Nuk u mjaftoi të thoshin se është magji, por shtuan dhe fjalën “ mubin” – pra, e qartë dhe e dukshme lehtësisht për çdo kënd. Kjo është vërtet çudia më e madhe! Ato shenja të mëdha që të hapin sytë dhe që të ndriçojnë shpirtin e zemrën, t’i krahasosh me magjinë dhe punët e shëmtuara?! A nuk tregon kjo për më të madhen poshtërsi dhe më të shëmtuarin mohim e përmbysje të realitetit?! - Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi... - Ata i mohuan ajetet e Allahut, duke e ditur që nuk kishin të drejtë. - ...edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to (se ishin nga Zoti). - Mohimi dhe refuzimi i tyre nuk ishte për shkak të ndonjë dyshimi e paqartësie nga ata, sepse ata kishin dije të plotë dhe siguri se ato shenja ishin të vërteta nga Zoti dhe se Musai ishte i sinqertë. Kështu, ata me vetëdije po tregoheshin të padrejtë, duke shkelur mbi hakun e Zotit dhe të padrejtë në vetveten, duke zgjedhur me vetëdije ndëshkimin. Ata ishin të padrejtë edhe me robërit e Zotit, duke i penguar nga e vërteta. Gjithashtu, ishin të padrejtë edhe me Profetin e Zotit, prej hakut të të cilit është pasimi e bindja ndaj ftesës së tyre. - Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve! - Ky ishte ndëshkimi i atyre që shkatërrojnë. Ai ishte më i keqi përfundim. Allahu i shkatërroi dhe i mbyti në det. Ai i poshtëroi dhe pasurinë dhe mbretërimin e tyre ua la popullit të përvuajtur, që ishin adhurues të Tij.

Mus'haf Hape →
Xhin 72:18–72:24 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe majat e këmbëve.” - “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin.” - Për këtë ajet janë dhënë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar urdhëron adhuruesit e Tij që ta adhurojnë Atë si një të vetëm në vendet që Ai ka përcaktuar për adhurimin e Tij. Ai urdhëron që të mos i luten askujt tjetër dhe të mos i shoqërojnë asgjë dhe askënd në lutjet, përkushtimet dhe adhuri - met ndaj Tij. Kështu ka shpjeguar Katadja fjalën e Allahut të Lartësuar: - “Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm që t’i lutesh Allahut, prandaj mos ju lutni në to askujt tjetër veç Allahut!” - Ai thotë: “Jehudët dhe të krishterët, kur hynin në kishat dhe sinagogat e tyr e, i bënin shirk Zotit. Atëherë, Allahu i Madhëruar e urdhë - roi Profetin e Tij të dashur dhe besimtarët që ta besojnë dhe adhurojnë Atë si një të vetëm e pa ortak.” Nga Ikrime vjen shpje - gimi: “Ky ajet ka zbritur dhe përfshin të gjitha llojet e xhamive e faltoreve.” Ndërsa Ibn Xhubejri thotë që fjala ‘ mesâxhid’ tre - gon gjymtyrët, me të cilat robi bie në sexhde. Ai i ka krijuar dhe ia ka dhuruar robit, prandaj robi nuk duhet të bierë në sexhde me ato gjymtyrë, për askënd tjetër. Në një hadith të saktë nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 2766. “Jam urdhëruar që të bie në sexhde në shtatë gjymtyrë: “Ballin ...” - dhe pastaj tregoi me dorën e tij undën, dy duart, dy gjunjët dhe majat e këmbëve.” - “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin.” - Për këtë ajet janë dhënë shpjegime të ndryshme. El Aufi përcjell se Ibn Abasi ka thënë: “Kur e dëgjuan Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) tek lexonte Kuran, pothuajse hipën mbi të, nga dëshira e madhe për të dëgjuar Kuranin. Ai as që i kuptoi kur u afruan, derisa i erdhi shpallja: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup xhindësh mbajtën vesh dhe thanë: 'Ne kemi dëgjuar një Kuran të habitshëm ...”. Ky shpjegim vjen nga Zubejr Ibn Auam. Ibn Xheriri sjell me senedin e tij prej Ibn Xhubejrit, e ky prej Ibn Abasit shpje - gimin se këto ishin fjalë që xhindët i thanë popullit të tyre, duke u shpjeguar atë që panë tek Profeti i Allahut. Pra, - thotë Ibn Abasi, - kur ata panë Profetin ﷺ të falte namaz me shokët e tij, vërejtën se, sa herë që ai binte në ruku, menjëherë pas tij binin (si valë deti) në ruku sahabët; edhe kur ai binte në sexhde, menjëherë pas tij binin në sexhde të gjithë sahabët. Ata u mahnitën nga bindja e shokëve të Profetit dhe pasimi që i bënin atij. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se, kur xhindët u kthyen tek populli i tyre, ua përshkruan atë që panë me këto fjalë: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin.” Ky është një tjetër shpjegim i ajetit, që vjen edhe nga Ibn Abasi, edhe nga Seid Ibn Xhubejri. Ndërsa Haseni shpjegon: “Kur Profeti u ngrit dhe tha: Lâ ilâhe il - l’Allâh dhe kur i ftoi njerëzit në adhurimin e Allahut një dhe të vetëm, arabët u ngritën kundër tij dhe gati hipnin njëri mbi tjetrin, nga përkushtimi për ta penguar e luftuar. Ngjashëm e shpjegon edhe Katadja i cili ka thënë: “Ata gati hipën njëri mbi tjetrin për t’iu kundërvënë këtij Profeti e për të shuar dritën që ai solli nga Zoti. Por Allahu ve - ndosi ta përkryente dritën e Tij, ta ndih - monte Profetin, që të triumfonte mbi të gjithë kundërshtarët e tij. Kështu, kuptimi i ajetit është: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin (për ta luftuar) .” Ky është shpjegimi më i dukshëm i ajetit, shpjegim që përforcohet edhe me atë që vjen më pas: - “Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim ...” - Këto fjalë u tha i Dërguari i Zotit, kur ata e mundonin, e luftonin dhe e pengonin atë. Ata u mblodhën të gjithë bashkë, për ta hedhur poshtë Shpalljen që ai solli nga Zoti, të vërtetën e pamohueshme, dritën dhe udhëzimin e qartë. Ata u bashkuan të gjithë në armiqësinë dhe luftën kundër tij. Kuptimi është: Unë adhuroj veçse Zotin tim, të vetëm dhe pa ortak në madhështinë e Tij dhe në meritën e të gjitha adhurimeve. Unë i kërkoj mbrojtje Atij, i mbështetem dhe forca gjej vetëm tek Ai. - “... dhe nuk barazoj me Të asgjë.” - Nuk i bëj shok dhe ortak asnjë dhe asgjë Atij, në asnjë aspekt. - “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.” - Unë jam veçse një njeri, ashtu sikurse ju, me të vetmin ndryshim se mua më vjen shpallje prej Zotit. Unë jam thjesht një adhurues i Allahut dhe unë nuk kam në dorë asgjë. Unë nuk mundem t’i bëj zemrat tuaja të pranojnë udhëzimin e drejtë dhe as është në dorën time që t’ju largoj nga rruga apo t’ju sjell ndonjë dëm. Allahu është i vetmi që e ka në dorë pushtetin për ta krijuar udhëzimin në zemrat tuaja. Dobia dhe dëmi, të gjitha janë në dorën e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - “Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut ...” - Askush nuk mund të më mbrojë mua prej Allahut, nëse unë nuk i bindem Atij. Askush nuk mund të më shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit, nëse devijoj nga rruga e Tij. - “... dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër.” - Nuk kam për të gjetur ndihmës, strehim dhe mbrojtës tjetër, veç Tij. - “Unë jam veçse përcjellës i Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” - Asgjë nuk më shpëton prej Tij, veçse kumtimi i qartë i Shpalljes, mision të cilin ma ngarkoi Ai. Vetëm përmbushja e këtij misioni më fut në mbrojtjen e Allahut dhe më siguron ndihmën e Tij. - “Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehe - nemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” - Unë kumtoj ndër ju mesazhin e Allahut dhe ai që nuk bindet do të marrë shpërblimin e merituar për këtë në zjarrin e Xhehenemit. Atje do të jetë përjetë, pafu - ndësisht. Kurrë nuk ka për të dalë prej tij dhe kurrë për t’ju shmangur ndëshkimit në të. - “Kur të shohin atë që u është pre - mtuar, atëherë do ta kuptojnë se cili është vërtet ndihmësi më i dobët dhe më i vogël në numër.” - Kur idhujtarët prej xhindëve dhe njerëzve të shohin të përmbu - shet ajo që u premtohet në Ditën e Kija - metit, atë ditë do ta dijnë dhe mësojnë shumë mirë se kush është më dobët, i pakët në ndihmëtarë e mbështetës, i pakët në numër, ata apo besimtarët, që e besuan dhe adhuruan Allahun si një të vetëm. Atëherë do të binden se për idhujtarët nuk do të ketë asnjë ndihmëse mbështetës. Ata do të jenë më të pakët e të pafuqishëm, përballë ushtrive të Allahut Krenar dhe të Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Enam 6:122–6:124 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të këtyre krerëve, Allahu i Lartësuar thotë: - Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës) . Por, me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Vallë, a është njëlloj ai që ishte i vdekur, por që Ne e ngjallëm e i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve me atë që ka mbetur në thellësitë e errësirave nga të cilat nuk mund të dalë asnjëherë? - Allahu i Lartësuar e përshkruan njeriun para dhe pas udhëzimit të tij, duke na dhënë një shembull të mrekullueshëm, dhe pastaj na drejton një pyetje, për t’u menduar thellë rreth saj. Kështu, para se Allahu i Lartësuar t’i japë udhëzimin, njeriu është një i vdekur, që endet mes errësirave të kufrit, injorancës dhe poshtërsive, larg bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe udhës që e çon drejt lumturisë në të dyja jetët. Nga ana tjetër, për të treguar ndikimin e mahnitshëm që udhëzimi sjell tek njeriu, Allahu i Lartësuar e quan këtë proces si një ringjallje duke thënë: ‘ fe aĥjejnâhu’ - e ngjallëm i dhamë jetë, duke e ndriçuar me dritën e diturisë, urtësisë, imanit dhe bindjes ndaj Tij. Atij që është i vdekur, duke u endur në errësira e larg rrugës së drejtë, Allahu i Lartësuar i jep jetë duke e udhëzuar me dritën e imanit. Pas kësaj, ky rob i ndriçuar e i udhëzuar ecën mes njerëzve duke qenë i qartë në të gjitha çështjet e tij, i vetëdijshëm dhe i sigurt për udhën ku ecën. Ai e njeh mirësinë dhe i jep përparësi asaj, duke u përpjekur sinqerisht dhe maksimalisht për ta arritur atë në veten e tij, por edhe për të ndihmuar të tjerët që të pajisen me të. Ai, përmes diturisë së saktë fetare, i njeh mirë shtigjet dhe kurthet e së keqes, prandaj dhe e urren atë. Ai përpiqet seriozisht dhe pa pushim, duke mos qenë asnjëherë i pavëmendshëm, që t’i largohet asaj, por edhe të ndihmojë të tjerët për të shpëtuar prej saj. Ky është shembulli i udhëzimit të Allahut. Pyetja që shtrohet është: A është ky fatlum njëlloj me atë që është i zhytur në shumë errësira: në errësirat e injorancës, gjynaheve, kalimit të kufijve dhe poshtërsive ndaj Zotit, i cili, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “nuk ka për të dalë kurrë prej tyre”? Pa dyshim, ata nuk mund të krahasohen. Ky i fundit nuk arrin të dallojë rrugën, nuk di ku të hedhë hapat, prandaj e ka përfshirë ankthi, frika dhe dëshpërimi. Ata nuk mund të barazohen, ashtu si nuk mund të barazohet nata me ditën, errësira me dritën, vdekja me jetën. Nëpërmjet këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i nxit njerëzit të mendojnë dhe të thonë: “Si ka mundësi që një njeri me sadopak logjikë të jetë në një gjendje të tillë të mjerueshme dhe përsëri të vazhdojë të parapëlqejë që të endet i çoroditur mes errësirave?!” I Madhëruari përgjigjet dhe thotë: - Kështu, mohuesve u duken të këndshme veprimet e tyre. - Është Shejtani i mallkuar që ua zbukuron veprimet në mënyrë të vazhdueshme, derisa ata fillojnë t’i pëlqejnë dhe t’i shohin si veprime të drejta dhe të logjikshme. Duke vazhduar për një kohë të gjatë të zhytur në gënjeshtra, atëherë kjo rrugë u kthehet në besim dhe bindje në zemër, aq sa u bëhet natyrë e tyre. Kështu, ata kënaqen dhe rehatohen me gjendjen e tyre të shëmtuar dhe të keqe. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që koten në errësira janë të një niveli. Disa prej tyre janë udhëheqës në ligësi dhe në humbje, të cilëve u dëgjohet fjala dhe u zbatohen porositë nga pasuesit e tyre. Por ka të tjerë që janë thjesht pasues të rëndomtë e të bindur ndaj krerëve të tyre. Sigurisht, të parët janë në nivel më të frikshëm të dëshpërimit dhe ndëshkimit. Duke treguar dhe përshkruar krimin e madh të këtyre krerëve, Allahu i Lartësuar thotë: - Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe (kundër të vërtetës) . Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë. - Krimet dhe poshtërsitë e këtyre krerëve janë shumë të mëdha. Intrigat e tyre janë shumë tinzare. Ata përdorin çdo rrugë për të mashtruar njerëzit dhe për t’i ftuar në rrugën e Shejtanit. Ata i kanë luftuar pandërprerë dhe pa mëshirë profetët dhe pasuesit e tyre, me fjalë dhe me vepra. Por kurthet dhe intrigat e tyre godasin po ata vetë. Është e vërtetë që ata ngrenë kurthe kundër të vërtetës dhe ithtarëve të saj, por edhe Allahu i Lartësuar ngre kurthe për ta. Pa dyshim, Allahu është më i miri që shkatërron kurthet e armiqve të fesë së Tij, duke i ndëshkuar në mënyrë të drejtë për zullumin e tyre. Allahu i Lartësuar i ndihmon dhe i dallon mbi të tjerët udhëheqësit e të vërtetës, të cilët, të ndriçuar me dritën e Zotit, u dalin në ballë këtyre kriminelëve me argumente dhe fakte të pakthyeshme, por edhe duke luftuar në rrugën e Zotit dhe duke shpenzuar gjithçka që zotërojnë për hir të Tij. Këta të zgjedhur ndjekin çdo rrugë të mundshme dhe bëjnë çdo përpjekje për arritjen e këtij qëllimi madhështor, të cilit ia kanë dorëzuar veten e tyre. Është vetë Allahu i Lartësuar Ai që i drejton në mençurinë dhe urtësinë e tyre, është Ai që forcon zemrat dhe këmbët e tyre. Edhe pse ditët e triumfit Allahu i Lartësuar i bën të vërtiten mes tyre, përfundimi është i sigurt: fitorja do të jetë për të devotshmit. Atyre do t’ju takojë përfundimi i mirë. Po çfarë i bën këta kriminelë të mëdhenj, krerë të ligësisë, që të jenë këmbëngulës në refuzimin e të vërtetës të sjellë nga profetët? Është pikërisht smira, urrejtja dhe armiqësia që kanë. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e tyre: - Kur u vjen ndonjë shenjë (nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” - Nuk kemi për të besuar, derisa të na jepet ajo që u është dhënë profetëve të Allahut, pra, profetësia dhe Shpallja. Me këto fjalë, ata tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj Allahut të Lartësuar, vetëpëlqimin e tyre dhe arrogancën ndaj të vërtetës, të cilën Allahu e shpalli nëpërmjet profetëve të Tij. Ata duan ta kufizojnë mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Lartësuar ua kthen mbrapsht këtë kundërshtim dhe pretendim të kotë. Ai na tregon se ata nuk e meritojnë të mirën dhe mes tyre nuk mund të gjesh ndonjë që ta meritojë të jetë rob i mirë i Allahut dhe, aq më pak, profet i Zotit. I Lartësuari thotë: - Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. - Allahu i Lartësuar e di më mirë se cilët e meritojnë të jenë profetët e Tij. Ata janë njerëzit me cilësitë më të larta dhe të ruajturit nga çdo ves i ulët. Është Allahu i Lartësuar Ai që, me urtësinë e Tij, i pajisi me cilësitë dhe forcën e nevojshme për të mbajtur peshën e Shpalljes. Ndërsa për ata që nuk kanë të tilla cilësi, mjafton kaq si tregues se ata nuk mund të jenë profetë. Allahu i Lartësuar nuk do t’ua jepte kurrë këtë mirësi njerëzve me mangësi, por veçse atyre që i krijoi dhe i përgatiti Vetë për të qenë të tillë. Në këtë ajet tregohet për urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar. Po, është e vërtetë që bujaria, mirësia dhe mëshira e Allahut është e gjërë dhe gjithëpërfshirëse, por Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj e vendos mirësinë dhe mëshirën e Tij të plotë veçse atje ku duhet. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon keqbërësit, duke thënë: - Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. - Për ta është përgatitur një poshtërim i madh. Duke qenë se ata tregohen kryeneçë dhe arrogantë ndaj të vërtetës së Zotit, Ai i “shpërblen” me një dënim të ashpër, poshtërues dhe nënçmues. Kështu, ata e meritojnë plotësisht këtë ndëshkim. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:26–22:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Cila është xhamia e par ë, që është ngritur në tokë?” Ai tha: “Është Xhamia e Shenjtë (Qabja).” - “Po pas saj?” - “Xhamia Aksa (në Palestinë).” - “Sa kohë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky ajet është qortim i rëndë për të gjithë kurejshët, të cilët, përveç Allahut, adhuro - nin idhuj pikërisht në atë vend, ku hodhi themelet faltorja e parë, në të cilën do të adhurohej Allahu si i vetëm dhe pa ortak. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë ...” - Ne e udhëzuam drejt atij vendi dhe i dhamë lejë që të ndërtonte në të. Me këtë ajet argumentohen shumë prej atyre të cilët thonë se Ibrahimi (a.s) ishte i pari i cili ndërtoi ndërtesën e lashtë të adhurimit. Imam Ahmedi sjell hadithin se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen: 1843. “E pyeta njëherë: “O Profet i Allahut! Cila është xhamia e par ë, që është ngritur në tokë?” Ai tha: “Është Xhamia e Shenjtë (Qabja).” - “Po pas saj?” - “Xhamia Aksa (në Palestinë).” - “Sa kohë pati mes tyre?”- “40 vjet”. Unë përsëri e pyeta: “Po pastaj, cila xhami u ngrit?” Atëherë, Profeti a.s më tha: “Kudo që të të kapë namazi, fale atë, sepse e gjithë toka është xhami.” [Hadithin e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi]. Më parë kemi përmendur shumë argumente në lidhje me ndërtimin e Qabes, hadithe të sakta, që nuk kanë nevojë që t’i përsërisim këtu. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mos adhuro askënd e asgjë tjetër veç Meje ...” - Ndërtoje atë shtëpi veçse në emrin Tim e për të më adhuruar Mua si një të vetëm të pashoq. - “... dhe pastroje shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf në të ose që qëndrojnë në këmbë, që përkulen dhe që bëjnë sexhde.” - Katadja dhe Muxhahidi shpje - gojnë se kuptimi është: “Pastroje këtë vend prej idhujtarisë! Sidomos për ata që e vizitojnë, pastroje nga çdo gjurmë idhujta - rie, që të jetë në dispozicion të plotë për ata, të cilët e adhurojnë Allahun si një të vetëm dhe pa ortakë. Tavafi është nga adhurimet e posaçme të cilat kryhen vetëm në Qabe dhe askund tjetër në botë. Tavafi nuk lejohet të bëhet në asnjë vend tjetër të Tokës, përveç Qabes. El Kâimin, pra, ata “që qëndrojnë në këmbë,” të përmendur në ajet, janë ata që qëndrojnë në këmbë për të falur namaz. Prandaj, në vijim, Allahu i Lartësuar e shtjellon: “... që përkulen dhe që bëjnë sexhde.” Në ajet janë përmendur bashkë tavafi me namazin, sepse këto dy rite janë ligjëruar që të kryhen në xhami. Ashtu si tavafi që bëhet vetëm në Qabe, po kështu edhe çdo namaz duhet të falet me drejtim nga kjo faltore. Ajo është kibla e çdo namazi të falur në botë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Thirr ndër njerëz për haxh ...” - Ftoji njerëzit që të vijnë për haxh në këtë faltore, që të urdhëruam ta ndërtosh. 51 Është përmendur se, kur Allahu i Lartësuar i drejtoi këtë urdhër, Ibrahimi i tha: “O Zot, si të njoftoj njerëzimin, kur zëri nuk mund të arrijë tek të gjithë ata?!” Ai tha: “Ti vetëm thirri ata, sepse është detyra Jonë që t’ua çojmë këtë mesazh atyre.” Kështu, ai u ngrit në vendin e tij, që thuhet se ishte mbi Hixhër, disa thonë në kodrën Safa dhe disa të tjerë thonë se hipi në malin Ebu Kubejs, dhe tha: “O njerëz! Zoti juaj vendosi një shtëpi adhurimi për Të! Vizitojeni Atë në këtë shtëpi!” Thuhet se vetë malet u nënshtruan dhe u ulën, për ta çuar zërin në të gjitha skajet e Tokës. Madje këtë zë e dëgjuan edhe fëmijët që ishin në barkun e nënave, madje edhe ata që ishin ende në shpinat e etërve të tyre. Çdo gjë që e dëgjoi, qoftë ai gur, baltë dhe pemë, iu përgjigj kësaj thirrjeje. Po kështu, edhe të gjithë ata të cilët Allahu e ka shkruar se do ta vizitojnë ketë shtëpi, prej krijesave që do të vijnë në këtë botë, deri në Ditën e Kijametit. Të gjithë thanë: Leb-bejke Allâhumme leb - bejk” (Të përgjigjemi, o Zoti ynë, të përgji - gjemi!) Kjo është përmbajtja e asaj që është përcjellë nga Ibn Abasi, Muxhahidi, Ikrima, Seid Ibn Xhubejri dhe dijetarë të tjerë selefë. Megjithatë, Allahu është më i ditur! - “... ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura, ngaqë vijnë prej rrugëve të gjata e vendeve të largëta. ” - Me këtë ajet janë argumentuar ata dijetarë të cilët thonë se: kryerja e haxhit duke ecur në këmbë për atë që ka mundësi është më e mirë dhe e shpërblyeshme sesa haxhi i kryer duke qenë hipur në kafshë ose në mjet. Arsyeja është se, në ajet, ai që ecën me këmbët e veta është përmendur më përpara se të tjerët. Sidoqoftë, shumica e dijetarëve janë të mendimit se haxhi i kryer hipur në kafshë ose në mjet është më i mirë, duke marrë si shembull Profetin ﷺ ,i cili e kreu haxhin hipur mbi kafshën e tij, edhe pse ishte plotësisht i fuqishëm dhe i aftë për ta kryer atë në këmbë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “ngaqë vijnë prej rrugëve të gjata e vendeve të largëta...”. Domethënë, vijnë nga e gjithë bota. Ky ajet i përngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, në të cilin Ai tregon rreth Ibrahimit dhe lutjes së tij, kur thotë: “O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Pra - ndaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!”.” [Ibrahim 38]. Kështu, nuk ka njeri që ka përqafuar Islamin, që të mos ndihet i përmalluar e me dëshirë të fortë për të parë Qaben dhe për të bërë tavaf në të. Të gjithë njerëzit (muslimanë), nga çdo cep i botës dëshirojnë të shohin këtë vend.

Mus'haf Hape →
Sad 38:30–38:33 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… demonstrative e me elegancë, qëndrojnë në tre këmbë, duke e ngritur këmbën e katërt, dhe me skajin e thundrës së saj prekin pak tokën. Ndërsa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i dhuruam Davudit Sulejmanin ...” - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dhuroi Daudit një djalë, Sulejmanin, për të qenë edhe ai një profet i nderuar dhe i zgjedhur. Allahu i Lartësuar thotë: “Sulejmani qe trashëgimtari i Davudit. ” [Neml 16]. Domethënë, trashëgoi profetësinë prej tij. Pikërisht për këtë ‘dhuratë’ bëhet fjalë në këtë ajet, sepse, përveç Sulejmanit a.s., Daudit (a.s) iu dhuruan edhe bij të tjerë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti.” - Ky është një lavdërim për Sulejmanin, që na tregon se ai ishte i përkushtuar në vepra të mira, në bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Ai ishte i përkushtuar në adhuri - me dhe pendohej sinqerisht para Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Ibn Ebu Hatimi sjell këtë rrëfim nga Mekhuli: “Kur Allahu i Lartësuar i dhuroi Daudit (a.s) birin e tij Sulejmanin, për të qenë edhe ai një profet, ai e pyeti të birin dhe i tha: “O biri im, cila është gjëja më e mirë?” Ai u përgjigj: “Qetësia e dhuruar prej Allahut dhe imani”. Pastaj e pyeti: “Po gjëja më e shëmtuar, cila është?” - “Mohimi pas besimit.” - “Cila është gjëja më e ëmbël dhe më e dashur?” - “Shpresa, mëshira dhe mirësia që Allahu shpërndan ndër njerëz.” – “Cila është gjëja më qetësuese?” - “Është falja që Allahu u ofron njerëzve dhe falja që njerëzit i ofrojnë njëri-tjetrit.” Atëherë, Daudi (a.s) i tha: “Ti je Profet!” - “Një pasdite sollën para tij kuaj të racës më të mirë e shumë të shpejtë. ” - Gjatë mbretërimit të tij, Sulejmanit i sollën kuaj të racës më të mirë e shumë të shpejtë. Muxhahidi thotë se ishin kuaj që, në mënyrë demonstrative e me elegancë, qëndrojnë në tre këmbë, duke e ngritur këmbën e katërt, dhe me skajin e thundrës së saj prekin pak tokën. Ndërsa fjala tjetër e përdorur në përshkrimi e kuajve është ‘ el xhijâd’, që do të thotë: “cilësorë e shumë të shpejtë.”. Mes tyre ishin 20 kuaj, të cilët kishin edhe flatra.” Kështu e sjell Ibn Xheriri këtë fjalë të Muxhahidit. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ai tha: “Nga dashuria për kuajt, unë harrova të përmend Zotin tim, derisa dielli u fsheh pas vellos së natës.” - Disa selefë dhe dijetarë të tefsirit, duke shpjeguar këtë ajet, kanë thënë se Sulejmani ndoqi shfaqjen e kuajve, aq sa i kaloi namazi i ikindisë. Nuk ka dyshim se atij nuk i iku ky namaz me vetëdije, por nga harresa. Diçka e ngjashme i ka ndodhur Profetit ﷺ gjatë luftës së Hendekut, kur arriti ta falte namazin e ikindisë vetëm pas perëndimit të diellit. Kjo vjen në dy Sahih-ët me rrugë të shumta, një prej të cilave është ajo e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sipas të cilit, në Betejën e Hendekut, Umeri shkoi tek Profeti pas perëndimit të diellit, duke sharë mohuesit kurejshë, dhe pastaj tha: 2262. “O i Dërguari i Allahut! Unë munda ta fal ikindinë vetëm kur dielli gati po perëndonte…” Ndërsa Profeti a.s. i tha: “Për Allah, unë ende nuk e kam falur!” Pastaj u ngrit dhe fali namazin e ikindisë.” Kështu, ne u ngritëm në Bat’hae dhe, pasi Profeti mori abdes për namaz, dhe ne gjithashtu, falëm ikindinë. Pas saj, falëm namazin e akshamit.” Disa dijetarë kanë thënë se diçka e tillë ishte e ligjëruar në fillim, por pas namazit të frikës, vonimi i namazit dhe falja e tij jashtë kohe u abrogua. 2 - “M’i ktheni ata! Dhe i goditi në këmbë e në qafa . - Hasen el Basriu ka shpjeguar: “Sulejmani tha: “Vallahi, nuk keni për të më shpërqendruar më nga adhurimi i Zotit tim!” Pastaj urdhëroi që të thereshin.” Kështu e ka shpjeguar edhe Katade. Ndërsa Suddiu thotë: “Domethënë, i goditi qafat dhe këmbët e tyre me shpatë.” Kurse Ali Ibn Talha ka sjellë këtë shpjegim nga Ibn Abasi: “Domethënë, Sulejmani përkëdheli qafat dhe këmbët e tyre, si shprehje dashurie për to.” Këtë shpjegim e ka parapëlqyer edhe Ibn Xheriri, i cili e përforcon edhe me arsyetimin se Sulejmani (a.s) nuk do t’i ndëshkonte ose torturonte kurrë këto kafshë dhe, po ashtu, nuk do të dëmtonte kot një pasuri të tillë, pa asnjë shkak. Fakti se ai u hutua nga kuajt dhe harroi namazin nuk mund të shërbejë si arsye për vrasjen e tyre, sepse ata nuk kishin asnjë faj për atë që ndodhi.

Mus'haf Hape →