Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Ahzab 33:1–33:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe të veçoi ndër njerëz për të të shpallur Shpalljen e Tij, duke të lartësuar mbi të gjitha krijesat! Ji mirënjohës për mirësitë që të dhuroi Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O Profet! Kije frikë Allahun, e mos u shko pas jobesimtarëve dhe hipokritëve! Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. – O Ti, që Allahu të dalloi me profetësi dhe të veçoi ndër njerëz për të të shpallur Shpalljen e Tij, duke të lartësuar mbi të gjitha krijesat! Ji mirënjohës për mirësitë që të dhuroi Zoti yt! Këtë mirënjohje duhet ta shprehësh duke u stolisur me takua, e cila është një cilësi që ti më shumë se çdokush tjetër duhet ta përmbushësh në veten tënde. Devotshmëria nënkupton vepra e fjalë që bëhen për hir të Zotit, si dhe të jesh i ruajtur nga gjërat e ndaluara. Ato duhen kryer ashtu siç e do Zoti yt, prandaj ji i përkushtuar për këtë! Përveç kësaj, përpiqu dhe lufto me gjithë shpirt për të kumtuar Shpalljen e Allahut! Përhape ndër njerëz Shpalljen e Zotit dhe përkushtohu në këshillimin dhe rregullimin e njerëzve me fjalët, veprat dhe përkujdesin më të madh. Mos lejo të të shmangë nga ky qëllim e pikësynim asgjë dhe askush. Mos dëgjo e paso fjalët e mohuesve, të cilët e kanë shfaqur haptazi armiqësinë e urrejtjen ndaj Allahut e Profetit, dhe as fjalët e munafikëve, të cilët e mbajnë fshehur mohimin dhe shfaqin të kundërtën. Këta janë armiqtë e vërtetë, prandaj mos iu bind atyre në ato çështje që cenojnë devotshmërinë dhe bien ndesh me të. Mos shko pas epsheve dhe dëshirave të tyre, sepse do të të largojnë nga rruga e drejtë e Zotit. - Dhe zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! Allahu e Di mirë gjithçka që bëni ju. - Përkundrazi, ndiq rrugën dhe atë që të shpallet nga Zoti, sepse ajo është rruga e mëshirës dhe dritës! Vetëm këtë rrugë paso dhe shpreso mëshirën dhe shpërblimin e madh të Zotit. Dijeni mirë se Ai di për gjithçka që ju bëni, madje edhe hollësitë më të fshehta. Ai ka për t'ju shpërblyer sipas këtyre veprave, që i di mirë rreth jush, qofshin ato të mira apo të këqija. Nëse për një çast të vjen ndonjë mendim se, nëse nuk pason dëshirat e tyre devijuese, mund të të vijë prej tyre ndonjë sprovë e ligësi, ose kjo mund të cenojë disi udhëzimin e njerëzve dhe përhapjen e të mirës ndër ta, atëherë mos e ndiq këtë mendim dhe ruaju shumë nga të tilla kurthe të shejtanit të mallkuar. Në të tilla raste, përdor atë armë të fuqishme, që të ndihmon për këtë rast dhe për çdo rast tjetër: teuekulin, pra, mbështetjen e plotë tek Allahu. Mbështetu e kërko ndihmë tërësisht veçse tek Zoti yt, ashtu siç duhet të mbështetet ai që nuk ka në dorën e vet as dëm e as dobi, as jetë e as vdekje apo ringjallje. Mbështetju të Plotëfuqishmit Mëshirëplotë, që të të ruajë nga e keqja e tyre. Kërkoi ndihmë Atij, për të plotësuar dhe përmbushur sa më mirë çështjet e fesë dhe të besimit, për të cilat je urdhëruar nga Zoti. Ki besim e siguri të plotë tek Allahu se do ta ofrojë e mundësojë atë që i kërkon, në çdo gjendje qofsh. - Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt. - Allahu është më i miri, në dorën e të Cilit të lihen veprat. Ai kujdeset më mirë për veprat e robit dhe zgjedh gjithmonë më të mirën për të, sepse Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë dhe e di shumë mirë se cila është më e mira për robin, edhe pse robi vetë nuk e di. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar e ka plotësisht pushtetin që t'ia ofrojë robit atë që e ndihmon, ndërsa robi është tërësisht i dobët dhe i pafuqishëm. Allahu është më i mëshirshëm për robin sesa robi për veten e vet dhe sesa nëna për fëmijën e vet. Allahu është më i dashur për robin se çdokush tjetër dhe është kujdestari më i mirë, sidomos kur bëhet fjalë për robërit e Tij të zgjedhur. Për këta, Ai vazhdon të kujdeset dhe t'i edukojë e drejtojë drejt mirësive dhe vazhdimisht u dhuron mirësitë e begatitë e Tij, të dukshme e të fshehura. Ky kujdes dhe këto mirësi janë edhe më të shumta kur Ai vetë i urdhëron që t'i mbështeten Atij dhe t'ia lënë veprat e tyre në dorën e Tij, duke premtuar që, nëse e bëjnë këtë ashtu siç duhet, atëherë mos ki dyshim për lehtësimet dhe ndihmën që vjen nga Mëshirëploti. Çdo çështje thjeshtësohet, çdo vështirësi lehtësohet, çdo sprovë kalon më lehtë, çdo fatkeqësi largohet, çdo nevojë e robit pakësohet dhe përmbushet, begatitë e Zotit zbresin, ligësitë largohen e zhduken. Në të tilla kushte, mund të shohësh që një njeri i dobët, i cili i është mbështetur tërësisht Allahut, duke i lënë veprat në dorën e Tij, të përmbushë vepra të cilat edhe një grumbull i tërë njerëzish nuk mund t'i përballojnë. Këtij njeriu, Allahu ia lehtëson që të bëjë vepra që edhe më të fortët nuk mund t’i bëjnë. Allahut i kërkojmë ndihmë për çdo gjë të mirë që na afron tek Ai dhe të na ruajë nga çdo ligësi që na largon nga Ai!

Mus'haf Hape →
Hud 11:44–11:47 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.”” - Nuhu (a.s.) iu drejtua Allahut të Lartësuar për të birin, duke i thënë: O Zoti im! …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!”” - Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që lëshonte mbi tokë. - “Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij.”” - Si qielli, ashtu edhe toka iu nënshtruan urdhrit të Allahu të Madhëruar. Toka e thithi ujin e saj dhe qielli reshti së lëshuar ujë, dhe kështu toka doli përsëri në pah. Atëherë, çështja mori fund. Ndëshkimi i mohuesve u krye dhe besimtarët shpëtuan me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Ndërsa anija qëndroi mbi malin e njohur El Xhudij, afër Meusilit (në Irak). - “Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!”” - Pas ndëshkimit, mohuesit u goditën edhe nga ky mallkim, që do t’i ndiqte përgjithmonë nga pas. - “Nuhu i'u drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.”” - Nuhu (a.s.) iu drejtua Allahut të Lartësuar për të birin, duke i thënë: O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë. Premtimi yt është i vërtetë dhe ti më urdhërove që në anije të fus nga një çift të çdo lloj gjallese dhe familjen time. Dhe unë jam i bindur se premtimi yt nuk ndryshon kurrë. Me sa duket, Nuhu (a.s.) ishte tejet i trishtuar për djalin e tij dhe shpresonte se premtimi i Allahut e përfshinte edhe atë. Ai mendoi se urdhri i Allahut ishte që të hipte në anije të gjithë familjen e tij, pa përjashtim, si ata që besonin, edhe ata që nuk besonin. Megjithatë, ai e la çështjen plotësisht në dorë të Zotit, me një edukatë të shkëlqyer. Nuhu (a.s.) ia la çështjen Atij që i takon urtësia absolute. Por i Madhëruari tha: - “Ai (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq.” - Ai nuk është pjesë e familjes tënde, për të cilën të premtova që do ta shpëtoj. Familja që të premtova se do ta shpëtoj dhe të urdhërova që t'i hipësh në anije janë vetëm pjesëtarët besimtarë. - “Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni!” - Lutja për të shpëtuar një mohues, një njeri që nuk beson Allahun dhe Profetin e Tij, është një vepër jo e mirë. Kështu, mos m’u lut për diçka së cilës nuk ia di pasojat dhe në është e mirë apo jo! - “Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.” - Unë të jap këshillën e mrekullueshme, në mënyrë që të bëhesh i përkryer dhe të jesh i ruajtur nga cilësitë e injorantëve. Atëherë, Nuhu (a.s.) u pendua shumë për atë që bëri dhe tha: - “O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit.”” - Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi. Kjo tregon se Nuhu (a.s.) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “...e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde... ", Nuhu mendoi se në "familjen" bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:50–29:52 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë (mrekulli) nga Zoti i tij?” - Edhe këta mohues të padrejtë, që mohuan profetët dhe shpalljet që ata …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë (mrekulli) nga Zoti i tij?” - Edhe këta mohues të padrejtë, që mohuan profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit, kërkojnë shenja dhe mrekulli, me mendjet e qëllimet e tyre të prishura. Kjo i ngjan fjalës së Allahut, kur tregon për ata që thonë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa - copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu! ” A mos, vallë, jam gjë tjetër unë, përveçse një njeri profet?!” [Isra 90 – 93]. Kështu, përcaktimi i shenjave dhe mrekullive nuk është në dorën e tyre dhe as të profetëve. Kjo kërkesë ishte ndërhyrje në kompetencat e Zotit. Duke qenë e tillë, atëherë kërkesa e tyre ishte e kotë dhe një shmangie nga e vërteta: - Thuaj: “Çështja e shenjave (mrekullive) është vetëm në dorë të Allahut...” - Nëse dëshiron, Ai i zbret ato e nëse nuk dëshiron, nuk i zbret. - ...dhe unë nuk jam tjetër, përveçse paralajmërues i qartë. - Unë nuk pretendoj të jem sipër kësaj grade. Nëse unë kam për qëllim dhe detyrë që të dalë në pah e vërteta dhe të dallohet nga e kota, atëherë kjo është realizuar me dërgimin tim dhe Shpalljen, që Zoti solli nëpërmjet meje. Me fjalë të tjera, nëse ajo që synohet është qartësimi i të vërtetës nga e kota, me çfarëdo mënyre që të bëhet ajo, atëherë kërkimi i shenjave e mrekullive të caktuara është një padrejtësi e dukshme dhe shprehje e mendjemadhësisë para Zotit dhe refuzim i padrejtë i së vërtetës. Por edhe sikur të vendoste Zoti që t’i zbriste ato shenja që ju i kërkoni dhe propozoni, ky nuk do të ishte një iman i vërtetë dhe i pranueshëm, që në momentin që ju e kushtëzoni besimin tuaj me to. Ky nuk është iman i vërtetë dhe i saktë, por është thjesht ndjekje e epshit dhe dëshirës tuaj, pra, jo sepse ai është i vërtetë dhe sepse e meriton. Kështu, edhe sikur të supozohej që ju do të besonit pas zbritjes së shenjave, ai do të ishte një iman jo korrekt dhe solid, sepse nuk do të ishte i ndërtuar mbi njohjen dhe pranimin me bindje të së vërtetës, por për shkak të shenjave të dukshme. Duke qenë se qëllimi me dërgimin e profetëve është qartësimi i së vërtetës, Allahu i Madhëruar vijon që të na tregojë rrugën e saktë të arritjes së këtij qëllimi të madh. Ai thotë: - Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm ty një libër, që u këndohet atyre (besnikërisht)? - A nuk u mjafton atyre për të gjykuar drejt për besnikërinë tënde dhe vërtetësinë e Shpalljes që t’u dha ty, fakti që ne u kemi zbritur një libër madhështor, që u lexohet atyre me besnikëri nga ana jote? Ky ajet është shumë i gjerë, me kuptime e kumte shumë të rëndësishme, edhe pse i shkurtër. Në të ka argumente madhështore dhe një mesazh të mrekullueshëm. Sikurse e thamë më sipër, thjesht fakti që Profeti (a.s) ishte umij (nuk dinte shkrim e lexim) dhe solli një libër të tillë, kjo do të ishte shenja më e madhe që tregon për sinqeritetin e tij. Pastaj, ata u treguan të pafuqishëm për t’iu kundërpërgjigjur sfidës për të sjellë një Kur'an ose qoftë një sure si ai. Pastaj le të mendojnë se si Profeti a.s. e shfaqi haptazi këtë Kur'an ndër njerëz, që ta dëgjonin të gjithë, edhe pse mbështetësit e tij ishin të pakët. Profeti (a.s) kurrë nuk u thye dhe as nuk u spraps, me gjithë armiqtë e shumtë që e luftonin. Ai e ngriti zërin duke ua lexuar këtë Kur'an haptazi, duke deklaruar se “ky është Libri dhe Fjala e Zotit tim”. Ai i sfidoi të gjithë duke thënë: A ka ndonjë që ka mundësi që ta kundërshtojë e të sjellë një fjalë të ngjashme me të, apo ta hedhë poshtë? Pastaj mendo pak për historitë e shumta të popujve të shkuar dhe të fshehtat e shumta të së shkuarës dhe së ardhmes, që ky Kur'an përmend dhe që janë tërësisht në përputhje me realitetin. Gjithashtu, mendo për saktësimin që ai u bën librave dhe shpalljeve të shkuara, duke pohuar atë që është e saktë e ka mbetur e tillë ndër ta dhe duke qartësuar atë që është ndryshuar dhe tjetërsuar nga duart e njerëzve. Shiko udhëzimin e drejtë që ai ofron në çdo fushë e drejtim! Kur ai urdhëron për diçka, është e pamundur që mendja të thotë “Ah, sikur të mos urdhëronte për këtë!” Edhe kur ndalon nga diçka, është e pamundur që mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër dhe e papërlyer të thotë: “Ah, sikur të mos kishte ndaluar nga kjo!” Çdo ligj e dispozitë e vendosur nga Ai është me drejtësi e barazi, është në përputhje të plotë me urtësinë, që arrijnë ta logjikojnë dhe pranojnë mendjet e pastra, të cilat shohin dhe gjykojnë drejt. Mendja e shëndetshme dhe natyra e pastër gjykon me bindje se ligjet dhe udhëzimet e ofruara nga Kur'ani janë të vetme ligje e udhëzime që rregullojnë çështjet e krijesave në çdo vend e kohë. Çështjet e tyre rregullohen veçse nëpërmjet tyre. Të gjitha këto janë mëse të mjaftueshme për atë që dëshiron dhe synon të gjejë, të pranojë e të besojë të vërtetën, si dhe do sinqerisht për ta zbuluar dhe kuptuar atë. Allahu mos e kënaqtë kurrë atë që nuk i mjafton Kur'ani dhe mos e shëroftë atë që nuk e shëron Kur'ani, dalluesi i së vërtetës nga e kota! Ai që udhëzohet me këtë Kur'an, ka për t’i mjaftuar ai, sepse ai është më i mirë se çdo gjë tjetër. - Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e këshillë për njerëzit që besojnë. - Kjo do të ndodhë për shkak se në të do të gjejnë dituri e mirësi të mëdha, pastrim për zemrat dhe shpirtrat, pastrim e rregullim të besimit, plotësim të moralit të lartë dhe frymëzim të madh nga vetë Zoti, që do t’u japë dritë të kuptojnë shumë të fshehta dhe udhëzime, që të tjerët nuk arrijnë t’i kuptojnë. - Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. " - Unë kam sjellë Zotin si dëshmitar dhe gjykues mes nesh, prandaj nëse unë do të isha gënjeshtar, atëherë mbi mua do të godiste dënimi i Tij. Por duke qenë se Ai më ndihmon e më mbështet mua, duke më bërë të triumfoj mbi armiqtë e mij dhe m’i lehtëson të gjitha çështjet e mia, a nuk mjafton kjo si dëshmi nga vetë Zoti, të cilën Ai e tregon me mënyrën se si më trajton? Nëse pretendoni se ju nuk e keni dëgjuar e as e keni parë dëshminë e Zotit, dijeni se kjo nuk ju mjafton si argument për qëndrimin tuaj mohues, sepse: - Ai e di ç’ka në qiej e në tokë. - Nuk ka dyshim se Atij nuk i fshihet gjendja ime dhe gjendja juaj, si dhe kjo që po ju them rreth mbështetjes dhe ndihmës që Ai më ofron. Nëse Ai dëgjon që unë them diçka të tillë padrejtësisht, Ai kurrë nuk do të më linte pa ndëshkuar, sepse Ai është i Plotpushtetshëm dhe lënia e ndëshkimit të një mashtruesi do të ishte cenim i diturisë, pushtetit dhe urtësisë së Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës, e askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. " [Haka 44 – 47]. - Ata që besojnë të kotën e nuk besojnë në Allahun, pikërisht ata janë të humburit. - Sepse ata nuk kanë iman të saktë për Allahun, melekët, librat, profetët e Tij dhe Ditën e Fundit. Kështu atyre iu ikin përfundimisht mirësitë e përjetshme të Xhenetit. Ata janë të humbur se për çdo të vërtetë të mohuar ata sprovohen me kotësinë, që i mbulon me shëmtinë e saj. Për çdo mirësi që iu ikën prej duarsh, i pret një dënim i dhembshëm, e kështu shkatërrojnë dhe humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Gjykimit.

Mus'haf Hape →
Hud 11:106–11:107 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të njohura ndër ta. Kështu, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka...”. - përveç çfarë do Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Të dëshpëruarit do të jenë në Zjarr, ku do të kenë ofshama e ngashërime. - Nxjerrja e frymës nga ana e tyre do të bëhet me ofshamë, ndërsa thithja e frymës do të jetë me ngashërim, për shkak të dhimbjes së ndëshkimit. Zoti na ruajtë nga ndëshkimi i Tij! Pastaj thotë: - Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka... - Imam Ebu Xhafer Ibn Xheriri thotë: “Për arabët ka qenë e njohur se kur donin të përshkruanin diçka si të përhershme e të pafundme, thoshin: “Kjo është e përjetshme, si përjetësia e qiellit dhe e Tokës”. Pra, ajo do të vazhdojë të jetë, për sa kohë ndryshon nata dhe dita. Në fakt, me këtë shprehje, ata nënkuptonin se do të jetë e përhershme e përjetshme, e pafundme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u drejtohet dhe u flet atyre pikërisht me këto formulime të njohura ndër ta. Kështu, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka...”. - përveç çfarë do Zoti yt. - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “... Allahu do të thotë: “Zjarri është vendi juaj i banimit. Ju do të jeni përjetësisht në të, përveç nëse dëshiron Allahu.” Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur.” [En’am 128]. - Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme se çfarë është pasur për qëllim me këtë përjashtim të përmendur në këtë ajet. Ebu Xhafer Ibn Xheriri ka përzgjedhur mendimin që e ka përcjell ë prej Halid Ibn Mi’danit dhe nga Dahaku, Katadja dhe Ibn Sinani. Ibn Ebu Hatimi e ka sjellë këtë mendim edhe nga Ibn Abasi. Sipas këtij mendimi, ky përjashtim ka të bëjë me gjynahqarët të cilët nuk e shkelin njëshmërinë e Zotit, pra, nuk bëjnë shirk. Këtë kategori gjynahqarësh, Allahu i Lartësuar ka për t’i nxjerrë prej Zjarrit përmes ndërmjetësuesve të ndryshëm, nga melekët, profetët dhe besimtarët e mirë. Madje, ndërmjetësimi do të shpëtojë e nxjerrë prej Zjarrit edhe ata njerëz që kanë bërë gjynahet e mëdha (përveç shirkut). Dhe në fund, pasi kanë përfunduar ndërmjetësimet, vjen mëshira e Allahut, më Mëshiruesit të mëshiruesve, i Cili do të nxjerrë prej Zjarrit edhe ata që nuk kanë bërë asnjë të mirë, por veçse kanë thënë në një moment: “ Lâ ilâhe il -l’Allâh”, sikurse dëshmojnë hadithe të sakta e të shumta nga Profeti i Allahut. Me këtë përmbajtje janë hadithet e sjella nga Enesi, Xhabiri, Ebu Seidi, Ebu Hurejra e sahabë të tjerë. Pas kësaj, në Zjarr mbeten vetëm ata që e meritojnë përjetësinë në Xhehenem dhe kurrë nuk kanë për të dalë prej tij. Ky është mendimi i shumë dijetarëve në të shkuarën dhe në të tashmen. Ndërsa El Siddiju ka thënë se ky ajet - ose përjashtimi që bën ky ajet - është mensuh, domethënë i anuluar me fjalën e Allahut të Lartësuar: “... Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” [Xhin 23]. - Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron. - Allahu i Lartësuar na tregon se ndëshkimi i banorëve të Xhehenemit në zjarr do të jetë i përjetshëm dhe, gjithsesi, nën dëshirën dhe vullnetin e Tij. Allahu i Lartësuar i ndëshkon ata me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt vepron gjithçka që dëshiron.” Ose në ajetin tjetër: “ Ai nuk pyetet çfarë bën, ndërsa ata do të pyeten.” [Enbija 23].

Mus'haf Hape →
Nas 114:1–114:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerë - zve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, ...” - Kjo sure është zbritur pas sures Felek. Këtu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerë - zve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, ...” - Kjo sure është zbritur pas sures Felek. Këtu përmenden tri atribute të Zotit Krenar dhe të Lavdëruar: Ai është Zoti, Krijuesi i gjithçkaje. Ai është Pronari, Mbretëruesi, Sunduesi e i Plotpushtetshmi mbi gjithçka. Ai është i Adhuruari i vetëm me meritë, i vetmi që meriton që krijesat ta duan, ta madhërojnë t’i nënshtrohen e bi - nden plotësisht. Kështu, çdo gjë është krije - së e Tij, nën pronësinë e sundimin absolut të Tij dhe krijesat duhet ta adhurojnë, ta duan, ta madhërojnë e t’i nënshtrohen vetëm Atij. Allahu i Madhëruar i udhëzon krijesat që t’i drejtohen me lutje Atij përmes këtyre emra - ve dhe cilësive të Tij madhështore, për të kërkuar mbrojtjen nga sherri i shejtanit të mallkuar, ngasjeve të tij, që - siç thotë Zoti, - “rri në pritë.” - “Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë ...” - Bëhet fjalë për shejtanin, që është vendosur për çdo njeri. Çdo bir i Ademit ka një shoqërues prej shejtanëve, që e nxit për poshtërsi e gjynahe dhe nuk lë mundësi pa e shfryt ëzuar, për ta dëmtuar e për ta futur robin në telashe e sprova. I ruajturi është vetëm ai të cilin e ka ruajtur Allahu Mëshirëplotë. I mallkuari vazhdi - misht fut vesvese, dhe pastaj tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe, prandaj thuhet në ajet që i mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Imam Ahmedi sjell hadi - thin nga Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2965. “Nuk ka asnjë prej jush që mos ketë një shoqërues prej xhindëve dhe një shoqërues prej melekëve.” - “Edhe ti, o Profeti i Allahut?” - “Edhe unë, por Allahu më ndih-moi në lidhje me të (xhindin), dhe tashmë ai më urdhëron veçse për të mira.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Muslimi. Në një hadith tjetër të saktë, të sjellë nga Enesi, tregohet se gjatë kohës që Profeti ishte në itikaf, u takua me gruan e tij, Safijen. Kur ra nata, ai doli për ta përcjellë Safijen në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, u shkëmbye me dy ensarë. Kur e panë Profetin e Allahut të shoqëruar, ata nxituan hapat. Atëherë, Profeti i Allahut u tha: “Kjo është (bashkëshortja ime) Safija, bija e Hujejit”. Ata thanë: “ Subhanallah, o i Dërguari i Allahut (si mund të dyshojmë tek ti?!).” Profeti u tha: 2966. “Shejtani lëviz nëpër trupin e njeriut, ashtu siç lëviz gjaku (në damarë) dhe unë pata frikë se do të hedhë diçka në zemrat tuaja ose - sipas një versioni tjetër - ligësi.” Në hadith të saktë vjen se Profeti ﷺ kishte hipur mbi kafshë së bashku me një prej shokëve të tij. Kafsha u pengua dhe dikush tha: 2967. “U shkatë - rroftë shejtani!” Profeti ﷺ tha: “Jo ashtu, sepse kur thua: ‘U shkatërroftë shejtani’, ai fryhet (e krenohet) në vetvete dhe thotë: “E mposhta njeriun me forcën time”. Por nëse thua ‘Bismilah’, ai zvogëlohet, derisa bëhet i vogël sa një mushkonjë.” 281 Kjo është rruga për t’u fuqizuar në arritjen e çdo të mire dhe për të fituar kundër shejtanit. Nëse zemra përkujton Allahun, shejtani dobë - sohet, zvogëlohet e sprapset. Nëse nuk e kujton Allahun e Madhëruar, ndodh e kundërta: shejtani zmadhohet e fuqizohet dhe arrin ta mposhtë njeriun. Seid Ibn Xhubejri sjell shpjegimin e Ibn Abasit për fjalën e Allahut: “Prej së keqes së nxitësit të ligë-sisë, që rri në pritë”. Ai ka thënë: “Shejtani ulet këmbëkryq (përvishet për të hedhur ngasje) në zemrën e birit të Ademit. Nëse robi kotet, shkujdeset (nga përkujtimi i Allahut), ai hedh ngasje e tundime (për ligësi). Por nëse robi përmend Zotitn dhe del nga shkujdesja, shejtani struket e fshi - het.” Kështu e kanë shpjeguar edhe Muxha - hidi dhe Katade. - “I cili i trazon zemrat e njerëzve ...” - Pyetja që shtrohet është: A është kjo e veçantë për bijtë e Ademit, sikurse nxirret nga kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit, apo edhe ato të xhindëve? Sipas një mendimi, edhe pse në ajet janë përmendur njerëzit, edhe për xhindët ndodh njëlloj, sepse edhe ata janë të përgjegjshëm ligjërisht. Kësisoj, edhe xhindët sprovohen, pra, shejtani i tra - zon zemrat e tyre me ngasje drejt së keqes. Ibn Xheriri e pranon këtë shpjegim. - “Qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.” - A është ky ajet shpjegim për ata të cilëve u trazohen zemrat nga shejtani i mallkuar, apo ka lidhje me ata që e shkaktojnë trazimin e ngasjen në zemrat e tyre? Sipas kuptimit të parë, pasi Allahu i Lartësuar na tregoi se shejtani i trazon zemrat e njerëzve, e shtje - llon më tej se për zemrat e cilëve bëhet fjalë dhe thotë: “... qoftë ai nga xhindet apo nga njerëzit.” Pra, qoftë i sprovuari prej xhind ëve apo prej njerëzve. Ky shpjegim e forcon shpjegimin se njerëzit dhe xhindët sprovo - hen njëlloj në këtë aspekt. Ndërsa sipas shpjegimit tjetër, ky ajet shpjegon se cilët janë ata që shkaktojnë ngasjen në zemrat e robërve. Me këtë kuptim, cytësi që rri në pritë dhe i cili trazon zemrat e robërve mund të jetë prej xhindëve, por mund të jetë edhe prej njerëzve, sikurse pohohet një fakt i tillë edhe në ajete të tjera, si për shembull: “Çdo profeti, Ne i bëmë armiq prej shejta - nëve njerëz dhe xhindë, që frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. …” [En’am 112]. Imam Ahmedi sjell nj ë hadith nga Ebu Dheri, i cili tregon: 2968. “Shkova njëherë tek Profeti i Allahut, kur ai ishte në xhami. Ai më tha: “A u fale?” Un ë i thashë: “jo.” - “çohu e falu!” – më tha ai. Atëherë unë u ngrita dhe u fala, pastaj u ula. Ai më tha: “O Ebu Dher, këkoi Allahut të të mbrojë e ruaj ë prej sherrit t ë shejtanëve njerëz dhe xhinde!” Un ë i thash ë: “O i dërguari i Allahut, a ka shejtan ë edhe prej njerëzve?” Ai tha: “po ...” hadithi vazhdon. Njëherë, sahabët shkuan tek Profeti ﷺ dhe i thanë: 2969. “O i Dërguari i Allahut, ne hasim në veten tonë mendime, që do të ishte më mirë për ne të rrëzoheshim nga qielli në tokë, vetëm që të mos na vinin ndër mend.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Do të dëshironim që të bëheshim shkrumb, qymyr i zi dhe i përvëluar, vetëm e vetëm që të mos na vinin të tilla mendime.”. Atëherë, Profeti ﷺ u tha: “Vërtet i gjeni këto mendime t’ju vërtiten në shpirt? - “Po.” - “Atëherë, ky është imani i qartë” - tha Profeti ﷺ .Sipas një transmetimi tjetër, tha: “Falënderimi i takon Allahut, që veprimin e tij e reduktoi në një vesves të thjeshtë.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të seres En-nas. Vetëm Allahut i takojnë lavdërimet dhe mirënjohja e plotë për mirësitë e Tij të pkufishme.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:67–8:69 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të ndiejnë dënimin e dhembshëm!” [Junus 88]. Shembulli yt, o Umer, është edhe Nuhu (paqja e Allahut qoftë mbi të!), i cili tha: “...O Zoti im! Mos lër mbi Tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Asnjë Profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme) , ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu është i Ngadhënjimtar dhe i Urtë. - Eameshi sjell rrëfimin nga Abdullah Ibn Mesudi: 1311. “Në Betejën e Bedrit, Profeti tha: “Çfarë mendoni në lidhje me këta robër lufte?” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut! Ata janë populli yt dhe familja jote. Lëri të jetojnë dhe kërkoju që të pendohen, ndoshta Allahu e pranon pendimin e tyre.” Umeri tha: “O i Dëguari i Allahut! Ata të quajtën gënjeshtar dhe të dëbuan nga vatani yt. Merri një e nga një dhe prijua qafën!” Ndërsa Abdullah Ibn Rauaha tha: “O i Dërguari i Allahut! Kjo luginë ka shumë dru e ferra të thata. Ndiz një zjarr dhe hidhi të digjen në të!” Profeti i Allahut heshti dhe nuk u ktheu asnjë përgjigje. Pastaj hyri brenda (në çadër), ndërsa njerëzit filluan të flisnin. “Do të marrë mendimin e Ebu Bekrit” - thanë disa. Të tjerë thanë: “Do të marrë mendimin e Umerit.” Të tjerë thanë: “Do të marrë mendimin e Abdullah Ibn Rauahës.” Pastaj Profeti doli dhe tha: “Me të vërtetë, Allahu i zbut zemrat e disa burrave, aq sa ato bëhen më të buta se qumështi, dhe i ashpërson zemrat e disa të tjerëve, dhe i bën më të forta se gurët. Ti, o Ebu Bekër, je si shembulli i Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi të!), i cili tha: “Atëherë, kush më pason mua, ai është i imi e kush nuk më bindet mua (ai meriton ndëshkimin), - por Ti je me të vërtetë Falës i madh e Mëshirëplotë!” [Ibrahim 36]. Shembulli yt, o Ebu Bekër, është gjithashtu Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të!), i cili tha: “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti!” [Maide 118]. Ndërsa shembulli yt, o Umer, është Musai (paqja e Allahut qoftë mbi të!), i cili tha: “...Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të ndiejnë dënimin e dhembshëm!” [Junus 88]. Shembulli yt, o Umer, është edhe Nuhu (paqja e Allahut qoftë mbi të!), i cili tha: “...O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët!” [Nuh 26]. Ju jeni këshillues të mirë . Askush nga ata nuk ka për t’u trajtuar ndryshe: ose do të paguajë kompesimin për lirim, ose do t’i hiqet koka!” Unë (Ibn Mesudi) thashë: “Përveç Suhejl Ibn Bejdaes, o i Dërguari i Allahut. Ai përmendi (se pranoi) Islamin...” Profeti heshti për pak. Nuk kam qenë ndonjë ditë më i frikësuar se do të më godisnin gurë nga qielli, sesa atë ditë, derisa Profeti i Allahut tha: “...përveç Suhejl Ibn Bejdaes.” Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti: “Asnjë profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend...” Hadithin e kanë sjellë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Hakimi në Mustedrak-un e tij, i cili ka thënë që ky është një isnad i saktë, megjithëse nuk e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi. - Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët. - Ali Ibn Ebu Talha sjell shpjegimin nga Ibn Abasi: “Urdhri i Allahut në Librin e Parë ( Leuhi Mahfudh) është që plaçka e luftës dhe robërit janë të lejuara për ju.” Sikur të mos ishte ky përcaktim në librin e parë, “atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët.” Domethënë, për shpagimin për robërit e luftës. Allahu i Lartësuar thotë: “Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë...” Saktësinë e këtij mendimi e mbështet edhe hadithi në dy Sahih-ët, nga Xhabir Ibn Abdulahi, ku ndër të tjera, Profeti ka thënë: 1312. “...Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt tjetër para meje...” Kështu, ata pranuan kompesimin për lirimin e robërve. Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi në Sunen-in e sjellin hadithin nga Ibn Abasi se: 1313. “Profeti i Allahut e përcaktoi kompesimin për robërit e idhujtarëve në luftën e Bedrit.” Edhe më pas, gjykimi për robërit e luftës u la në dorë të udhëheqësit. Kështu, nëse ai dëshironte, i vriste, siç ndodhi me robërit e fisit të jehudëve Benu Kurejdha; ose pranonte kompesimin e lirimit të tyre, siç veproi Profeti me robërit e Bedrit, ose me ata robër që ishin muslimanë (në ushtrinë e qafirëve), siç veproi Profeti me një grua e të bijën e saj, të cilat ishin pjesë e robërve të plaçkës së luftës që i takoi Seleme Ibn Ekuas, të cilat Profeti ua ktheu fisit të tyre dhe, në vend të tyre, liroi disa muslimanë që ishin tek idhujtarët. Por ai edhe mund t’i linte si skllevër pune, në dorë të atyre që i kishin fituar si plaçkë lufte.93

Mus'haf Hape →
Enbija 21:95–21:97 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Turkmenët janë vetëm një pjesë e tyre, të cilët u lanë jashtë pendës që ndërtoi Dhulkarnejni. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është e pamundur që banorët e një vendi, të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë. ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, është shkruar e vendosur kështu. Allahu i Madhëruar e ka shkruar dhe vendosur që: çdo popull që shkatërrohet në këtë jetë, nuk ka për t’u kthyer kurrë më në dynja, deri në Ditën e Kijametit.” Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, Ebu Xhafer el Bakiri, Katade etj. - “Kur të hapet (penda e) jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore. ” - Këta janë pasardhës të Nuhut (a.s.), e pikërisht nga biri i tij Jafeth, i cili konsiderohet si paraardhësi i turkmenëve (mongolëve). Turkmenët janë vetëm një pjesë e tyre, të cilët u lanë jashtë pendës që ndërtoi Dhulkarnejni. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Vendimi i Zotit tim është i sigurt.” Atë ditë, Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Pastaj do t'i fryhet Surit dhe do të tubohen bashkë të gjithë .” [Kehf 98. 99]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “...ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Pra, ata do të vërshojnë me furi, për të shkatërruar ç’të mundin. El hadeb quhet çdo pjesë e ngritur toke. Ky është përshkrim i detajuar i jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, në mënyrë që dëgjuesi të bindet, njëlloj sikur i ka parë me sytë e vet. E kush mund të të tregojë për këto ndodhi më mirë sesa Ai që di gjithçka? I Madhëruari thotë: “Askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” [Fatir 14]. Ky është një lajm i sjellë nga Allahu, që di atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë në të ardhmen, Ai që di të fshehtën në qiej dhe në tokë. Nuk ka zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet. Në traditën profetike ka shumë hadithe, që flasin për daljen e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve. Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, i cili rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kur të hapet penda e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata, siç thotë Allahu i Madhëruar: “... do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.”. Ata do t’i pushtojnë popujt. Muslimanët do të fshihen prej tyre në qytete dhe kështjella, duke marrë brenda edhe kafshët e tyre. Ata (jexhuxhët dhe mexhuxhët) do të jenë aq shumë, sa do të pinë dhe shterojnë të gjithë burimet e tokës, aq sa disa prej tyre do të kalojnë pranë një lumi dhe do ta pinë ujin e tij, derisa ta thajnë të tërin. Më pas, dikush prej tyre do të kalojë aty dhe do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Kështu do të vazhdojë, derisa të mos ketë më njerëz mbi faqe të dheut, përveç ndonjërit të fshehur në ndonjë kështjellë e ndonjë qytet. Atëherë, dikush prej tyre do të thotë: “Këta ishin banorët e Tokës, të cilët ne i zhdukëm! Tashmë kanë mbetur vetëm banorët e qiellit.” Dikush prej tyre e tund fort armën e tij dhe e lëshon drejt qiellit, por ajo i kthehet e lyer me gjak, si sprovë për ta. Në këtë gjendje, Allahu u hedh nga një krimb në qafë, si negafi i karkalecit (lloj insekti ose krimbi i vogël) . Ai u hyn dhe u del nga qafa, derisa i vdes të gjithë, aq sa nuk ndihet më asnjë pëshpërimë. Ndërkohë, muslima - nët thonë: “A ka ndonjë burrë, që është gati të vetësakrifikohet dhe të dalë e të shohë çfarë kanë bërë armiqtë?” Atëherë, del një burrë prej tyre, që është i vendosur (për shpërblimin e Zotit) dhe i bindur se do të japë jetën dhe zbret për të parë. Ai sheh se të gjithë kanë vdekur, njëri mbi trjetrin. Atëherë, thërret: “O muslimanë, gëzohuni, se Allahu Krenar dhe i Lartësuar ju mjaftoi kundër armikut tuaj!” Dhe ata dalin nga qytetet dhe kështjellat e tyre. Ata lëshojnë bagëtitë e tyre (në një transmetim tjetër thuhet se bëhet fjalë për deuâb el erd gjallesat e tokës si kafshët e egra, shpendët mishngrënës dhe insektet) të kullosin, por ato nuk do të kenë kullotë tjetër, përveç mishit të trupave të shumtë, që kanë mbuluar tokën. Kështu, ato do të shëndoshen si asnjëherë tjetër në kullotat e zakonshme me bimë.” [Ahmedi në Musned dhe Ibn Maxhe] 41. Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Nuvas Ibn Semani, i cili ka thënë: 1823. “Profeti na tregoi një ditë për Dexhalin dhe e përçmoi atë, por edhe na frikësoi për fitnen e tij, aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave. Kur shkuam tek ai, e ndjeu shqetësimin tonë, që na dukej qartë në fytyrë dhe tha: “Çfarë keni kështu?!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ti na përmende Dexhalin një ditë dhe e përçmove, por edhe na frikësove (hafeda dhe rafea), aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave.” Ai tha: “Tjetër gjë kam frikë për ju, më shumë sesa Dexhali. Nëse ai del e unë jam ndër ju, unë do t’i kundërvihem atij për ju. E nëse del kur nuk jam ndër ju, secili do t’i kundër - vihet vetë, se është Allahu Ai që kujdeset për çdo musliman. Ai është një i ri, me flokë me kaçurrela shumë të imta e të dendura, njëri sy i të cilit është si i nxjerrë. Ai ngjan shumë me Abdul Uzza Ibn Katni. Ai që e arrin kohën e tij, le t’i lexojë atij fillimin e sures Kehf. Ai do të shfaqet në një vend mes Shamit dhe Irakut. Ai do të shkaktojë shkatërrime shumë të mëdha ngado që do të shkojë. O robërit e Allahut, qëndroni të palëkundur (në besimin e pastër) e bëni durim!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po, sa do të qëndrojë ai në tokë?” - “Dyzet ditë. Dita e parë do të jetë si vit, dita e dytë si muaj, dita e tretë si javë dhe ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja.” - “O i Dërguari i Allahut, po atë ditë që do të jetë si vit, a na mjafton të falim vetëm namazet e një dite?” Ai tha: “Përcaktojeni me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e fortë. Ai do të shkojë në një popull për t’i ftuar (në rrugën e tij) dhe ata do ta besojnë dhe pranojnë ftesën e tij. Atëherë, ai do të urdhërojë qiellin, dhe nga qielli do të bjerë shi; do të urdhërojë tokën, dhe toka do të nxjerrë bimësi. Bagëtitë do të kthehen të fryra nga kullotat (më të mira), me gjinjtë të mëdha e plot qumësht dhe bark të fryrë (të ngopura, të shëndosha dhe plot mish). Më pas, ai do të shkojë në një popull tjetër, për t’i ftuar (në rrugën e tij), por ata do ta refuzojnë ftesën e tij. Atëherë, ai largohet prej tyre dhe i lë në thatësirë e me duar bosh, pa asnjë pasuri. Dexhali do të kalojë pranë një vendi të shkretuar dhe do të thotë: “Nxirri të gjitha thesaret e tua!” Dhe aty do të dalin thesare, që e ndjekin atë nga pas, si tufat e bletëve (që ndjekin mbretëreshën). Pastaj ai fton një djalosh plot jetë e gjallëri, e gjuan me shpatë dhe e ndan më dysh, duke ia larguar dy pjesët aq sa një hedhje shigjete. Pastaj e thërret për të ardhur pranë tij dhe ai i shkon, me fytyrën që i ndriçon dhe duke buzëqeshur. Pikërisht në këtë gjendje, Allahu zbret Mesihun, birin e Merjemes, i cili zbret tek Minarja e Bardhë, në lindje të Damaskut, i veshur me dy rroba të ngjyera me bojë, duke u mbajtur në krahët e melekëve. Kur e ul kokën poshtë, flokët i pikojnë ujë, ndërsa kur e ngre kokën, nga flokët e tij duket sikur bien pika uji, që shndrisin si diamante (margaritarë) . Çdo mosbesimtar që e kap fryma e Isait, ka për të vdekur; dhe fryma e tij shkon aq larg, sa shikimi i tij. Ai e kërkon Dexhalin, derisa e arrin në portën e Luddit, dhe atje e vret atë. Pastaj Isai (a.s.) shkon e takon shumë njerëz, që Allahu i ka shpëtuar nga sprova e Dexhalit dhe, duke ua fshirë fytyrat, u tregon për vendin e tyre në Xhenet. Në atë gjendje, Allahu i shpall Isait: “Unë kam nxjerrë disa njerëz, me të cilët askush nuk mund të përballet në luftë. Për këtë arsye, mblidhi robërit e Mi në Tur.” Atëherë, Allahu nxjerr jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët derdhen me furi nga çdo luginë. Të parët që dalin prej tyre kalojnë në liqenin e Taberies (mes Jordanisë e Palestinës) dhe e pinë atë. Kur të kalojnë të fundmit e tyre, do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Isai dhe shokët e tij qëndrojnë të izoluar, aq sa në ato kohë të vështira, një kokë demi do të jetë më e shtrenjtë se 100 dinarë floriri për ju sot. Atëherë, Isai dhe shokët e tij i luten Allahut për çlirim nga kjo bela, dhe Allahu i Madhëruar bën që në qafat e jexhuxh dhe mexhuxhëve të dalë një lloj krimbi, pas të cilit ata gdhijnë të gjithë të vrarë, si të ishin një njeri i vetëm. Pas kësaj, Isai (a.s.) dhe shokët e tij zbresin në tokë, të cilën e gjejnë të mbushur me kufomat dhe erën e tyre të keqe. Isai (a.s.) dhe shokët e tij i luten edhe një herë Allahut dhe Ai dërgon disa zogj me qafa të gjata, si qafa devesh buħt (deve të lindura nga kryqëzimi i deveve arabe me joarabe, të cilët janë me qafa të gjata), dhe ato i marrin kufomat dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.” Ibn Xheriri transmeton nga Keabi e të tjerë, se: 1824. “... ata i marrin kufomat dhe i hedhin në El Mehil.” Ibn Xheriri rrëfen: “Unë i thashë: “O Ebu Zejd! Po ku është ky El Mehil -i? Ai tha: “Është vendi ku del dielli. Më pas, Allahu dërgon një shi, nga i cili nuk mund të të mbrojë as streha prej balte dhe as ajo prej leshi (deveje), dhe e lan tokën, derisa e bën atë si pasqyrë. Pastaj tokës do t’i thuhet: “Nxirri frutat dhe u ktheftë begatia jote!” Atë ditë, disa burra do të ngopen me një shegë dhe do të mund të qëndrojnë nën hijen e lëvores së saj. Allahu sjell begati në kafshët e qumështit, aq sa një mjelje deveje mjafton për një turmë njerëzish. Kur të jenë në këtë gjendje, Allahu dërgon një erë të mirë, e cila u kalon nën sqetulla dhe merr shpirtin e çdo besimtari dhe çdo muslimani, derisa në tokë mbeten vetëm krijesat më të këqija, që çiftohen njëlloj si gomerët (haptazi nëpër rrugë). Në kohën e tyre do të ndodhë Kijameti.” Këtë hadith e ka përnxjerrë Muslimi, por jo Buhariu. Hadithin e sjell gjithashtu Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve, me rrugë të ndryshme, por që të gjitha bashkohen tek Abdurahman Ibn Zejd Ibn Xhabiri. Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith hasen sahih . Në një hadith thuhet: 1825. “Me të vërtetë, Isai, i biri i Merjemes, do të bëjë haxhin në Shtëpinë e Lashtë (Qabe).”. Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Isai, i biri i Merjemes, ka për ta ngritur zërin me telbije, duke ardhur nga viset e Rauhas, për të kryer haxhin ose umren, ose për të dyja bashkë.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Muslimi, në versionin që e ka përnxjerrë i vetëm ai. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Ebu Seid el Hudriu, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 1826. “Në këtë vend (Qabe) do të bëhet haxh dhe umre edhe pas daljes së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.” Vetëm Buhariu e sjell këtë hadith. - “Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë.” - Këtu flitet për Ditën e Kijametit. Kur të ndodhin këto tronditje të fuqishme, atëherë fundi është shumë pranë. Allahu i madhëruar thotë : “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 8]. - “... sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë.” - Do të ngrijnë nga tmerri i atyre ndodhive të mëdha, që do të dëshmojnë e me të cilat do të përballen. Ata do të thonë: - “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë.” - Në jetën e dynjasë, ne ishim të pavëmendshëm dhe shpërfillnim çdo paralajmërim e kërcënim që na bëhej për këtë. - “Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”. - Domethënë, ata do të pranojnë se kanë qenë keqbërës e të padrejtë, por ky është një moment kur nuk u bën dobi aspak pendesa.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:76 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… janë të gradave të ndryshme në të tilla çështje, me ndryshime të mëdha mes njëri tjetrit. - Veprat e mira që mbesin (gjithmonë), kanë shpërblim më të madh te Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu ua shton udhëzimin atyre që e kërkojnë udhëzimin e Tij. - Pasi tregoi se keqbërësit ndëshkohen duke i zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre, Allahu i Madhëruar na tregon se, nga ata tjetër, ua shton të udhëzuarve edhe më shumë udhëzimin. Ai do t’ua shtojë edhe më shumë besimin, mirësitë dhe mëshirën e Tij. Fjala “el huda”, që Zoti ka premtuar se do t’ua shtojë, është dituria e saktë dhe puna e mirë sipas saj. Çdokush që i hyn rrugës së diturisë, besimit e punëve të mira, Zoti ka për t’ia lehtësuar dhe mundësuar që t’i punojë ato, madje do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. Ai do t’i mundësojë të mësojë edhe shumë çështje të tjera, që njeriu as i kishte menduar se mund t’i arrinte me përpjekjet e veta. Ky ajet tregon dhe është argument se besimi shtohet e pakësohet, ashtu siç kanë pohuar selefët e mirë të këtij umeti. Për këtë tregojnë edhe shumë ajete të tjera kuranore: “Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë, që të binden ata që u është dhënë Libri, që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi...” [Mudethir 31]. Ose: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre. Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij.” [Enfal 2 – 4]. Për këtë fakt tregon edhe realiteti. Besimi shprehet me fjalë zemre e goje, si dhe me vepra. Besimtarët janë të gradave të ndryshme në të tilla çështje, me ndryshime të mëdha mes njëri tjetrit. - Veprat e mira që mbesin (gjithmonë), kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe (sjellin) një përfundim më të mirë. – Veprat që kurrë nuk u ndërpriten frytet, edhe kur të tjerat zhduken e bëhen pluhur, janë ato që quhen “të mira”. Vepra që mbeten gjithmonë janë namazi, zekati, agjërimi, haxhi, umreja, leximi i Kur’anit dhe i diturisë së dobishme, tesbih-et, tekbiret, tahmid-et, tahlil-et, bamirësia ndaj krijesave, punët e zemrës dhe të trupit që i do Zoti dhe na ka urdhëruar për to. Këto vepra: “...kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe një përfundim më të mirë.” Mirësitë që sjellin këto punë janë shumë të mëdha. Ato janë shumë të dobishme për vepruesit e tyre dhe u sjellin përfundim të mirë. Në fakt, edhe pse Zoti ka përdorur një mbiemër të shkallës krahasore “kanë shpërblim më të madh nga Zoti yt”, nuk do të thotë se ka ndonjë vepër tjetër (përveç veprave të mira) që mund të shpërblehet. Me fjalë të tjera, të vetmet punë që sjellin mirësi janë ato që Zoti i ka quajtur “të mira”.8 Me sa duket, - dhe Zoti e di më mirë – kjo është bërë për të treguar diçka tjetër. Kur keqbërësit thoshin se pasuria e madhe, pushteti dhe aleatët e shumtë janë tregues të vlerësimit dhe të gradës së lartë te Zoti, këtu tregohet qartë se çështja nuk qëndron kështu. Gjërat që tregojnë se Zoti vërtet të do janë veprat e mira që mbesin. Ato janë rruga e vetme drejt suksesit, dhe jo ato që pretendojnë mohuesit.

Mus'haf Hape →
Fexhr 89:6–89:14 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta? Si ata nuk është krijuar askush në Tokë. ” - Kuptimi: A e ke parë, me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta? Si ata nuk është krijuar askush në Tokë. ” - Kuptimi: A e ke parë, me zemrën dhe mendjen tënde, atë që Zoti yt bëri me këta popuj të shfrenuar në gjynahe? Iremi ka qenë një vend i njohur në Jemen, me ndërtesa të larta, nëpërmjet të cilave ata tregonin forcën, arrogancën dhe tiraninë e tyre. Askush nuk është krijuar si populli i Adit, për sa i përket forcës dhe ashpërsisë së tyre. Profeti Hud u tha atyre: “Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” [El ea'raf 69]. - “Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë,...” - Me fuqinë e tyre, ata gdhendnin shkëmbinjtë në luginën Kura, dhe pastaj banonin në to. - “...dhe me Faraonin me ushtri të madhe? Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të. ” - Faraoni e kishte përforcuar pushtetin e tij nëpërmjet ushtrive të shumta. Të gjithë këta popuj të përmendur: Adi, Themudi dhe Faraoni me ushtritë e tij, i kishin shtuar padrejtësitë në tokë, i kishin kaluar kufijtë me gjynahe dhe me vuajtjet që u shkaktonin robve të Zotit, në çështjet e fesë dhe të dynjasë. Shkatërrimi që ata sollën në tokë ishte kufri dhe frytet e tij të hidhura. Ata këmbëngulën në luftën kundër profetëve të Zotit dhe në pengimin e njerëzve nga rruga e Tij. Por kur arritën kulmin me gjynahe, që e bënte të detyrueshëm ndëshkimin e tyre, atëherë: - “Por Allahu lëshoi kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi. ” – Allahu i Madhëruar dhe Krenar lëshoi kundër tyre disa ndëshkime të ashpra. Kështu ndëshkohet çdo kriminel kryeneç. - “Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” - Allahu i Madhëruar rri në pritë të çdokujt që nuk i bindet dhe kundërshton adhurimin e Tij. Ai vërtet e afatizon robin, që ai të ketë kohë mjaftueshëm për të reflektuar dhe për t’u kthyer i penduar e i nënshtruar tek Zoti i tij, por kur ndëshkimi i Tij zbret mbi zullumqarin, ai është i dhembshëm dhe i ashpër, ashtu si di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm.

Mus'haf Hape →
Rad 13:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre ... - I Lartësuari është Falës i Madh dhe ua mbulon gjynahet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e ndëshkimit para së mirës ... - Mohuesit kërkojnë prej teje përshpejtimin e ndëshkimit, në vend që të kërkojnë shpëtimin. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e Dënimit (për ta). Sikur të mos ishte afati i caktuar (nga Allahu) , Dënimi do t’u vinte menjëherë. Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin. Ata kërkojnë shpejtimin e Dënimit (dhe ai do t'u vijë) . Dhe, sigurisht Xhehenemi ka për ti rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët.” [El ankebut 53, 54]; Dhe thotë gjithashtu: “Dhe ata (jobesimtarët) thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) përpara ditës së Gjykimit!” [Sad 16]. Domethënë, përshpejtoje ndëshkimin tonë , që në këtë dynja . Ose: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur’an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Domethënë, për shkak mohimit të madh, kokëfortësisë dhe mosbesimit të tyre, ata kërkojnë që t’u vijë shpejt dënimi i Allahut. - edhe pse para tyre ka pasur dënime të ashpra. - Ne ua zbritëm ndëshkimin Tonë popujve të shkuar dhe i bëmë ata shembull dhe përkujtim për ata që dinë të nxjerrin mësim prej tyre. Më pas, i lartësuari na njofton se nëse nuk do të ishte mëshira e Tij e madhe dhe falja e Tij e gjerë, Ai do t’ua përshpejtonte ndëshkimin për padrejtësitë e tyre. Sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.” Fatir 45. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre ... - I Lartësuari është Falës i Madh dhe ua mbulon gjynahet njerëzve, edhe pse ata bëjnë padrejtësi dhe gabojnë natën dhe ditën. Pas faljes, Allahu i Lartësuar përmend se Ai është edhe ndëshkues i ashpër, që të barazohet shpresa (për faljen e gjynaheve) me frikën (nga ndëshkimi i Tij): - por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë. - Ashtu siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Në qoftë se ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Me të vërtetë, Zoti juaj e ka Mëshirën të gjerë, por dënimi i Tij kurrë nuk do të sprapset nga një popull keqbërës!” [En'am 147]. Ose: “... Zoti yt është, vërtet ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [El ea’raf 167]; ose: “Thuaju robve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Por edhe dënimi Im është Dënim i dhembshëm.” [El hixhr 49, 50], e shumë ajete të tjera në të cilat nxitemi për frikën ndaj Zotit dhe shpresën për faljen dhe shpërblimin eTij.

Mus'haf Hape →
Isra 17:37–17:38 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për t’i kërkuar ndjesë. Haseni i tha: “Mos më kërko ndjesë mua, por pendohu tek Zoti yt! A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “Mos ec nëpër tokë me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij nga tirania, arroganca, mburrja e mendjemadhësia. Ai thotë: - Mos ec nëpër tokë me mburrje... - Mos ec si tiranët, arrogantët e kryeneçët. - sepse ti as nuk mund ta çash tokën... - Nuk mund ta bësh atë nëpërmjet ecjes tënde. - as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! - Nuk mund ta arrish këtë nëpërmjet mburrjes e vetëpëlqimit. Madje, mund të ndodhë që autori i kësaj vepre të trajtohet me të kundërtën e asaj q ë synon. Në një hadith thuhet: 1681. “Ai që tregohet i thjeshtë e i përulur për hatër të Zotit, ai ka për t’u nderuar e ngritur lart nga Zoti. Atij mund t’i duket vetja i vogël, por për njerëzit ai është i madh. Ai që tregohet mendjemadh, Zoti ka për ta përulur atë. Atij mund t’i duket vetja i madh, por për njerëzit ai është i ulët e i përçmuar, madje më i urryer se një qen apo derr.” Haseni pa njëherë një burrë, i cili ishte Ibn Uhejmi, që po kërkonte të takonte kalifin Mensurin . Ai kishte veshur një rrobë mëndafshi të qëndisur e me pala dhe ecte me fodullëk e mburrje. Haseni tha: “Uf, për këtë hundëpërpjetë, që e kthen kokën mënjanë me mospërfillje, që u kthen shpinën njerëzve me mendjemadhësi dhe që i duket vetja kushedi se ç’është! E ç’është ai budalla dritëshkurtër, që i pëlqen vetja me ato mirësi, për të cilat nuk tregon mirënjohje, pa u kujdesur për urdhrat e Allahut dhe pa i dhënë hakun Allahut në lidhje me to?!” Ibn Uhejmi e dëgjoi dhe u kthye tek Haseni për t’i kërkuar ndjesë. Haseni i tha: “Mos më kërko ndjesë mua, por pendohu tek Zoti yt! A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve!” Kur Ibn Umeri pa njëherë dikë që ecte me mburje e madhështi, tha: “Shejtanët kanë vëllezërit e tyre (prej njerëzve).” - E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt. - Bëhet fjalë për të gjitha ato që u përmendën më lart, që prej fjalës së Allahut: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve...”, e deri në fjalën e Tij: “Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve!”. Domethënë, të gjitha këto padrejtësi e paudhësi janë të shëmtuara, të liga dhe të urryera për Allahun e Madhëruar. Kështu e ka shpjeguar Ibn Xheriri, Allahu e mëshiroftë!

Mus'haf Hape →
Nahl 16:9 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve.” - Apo siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi përmendi si mirësi të Tij kafshët që përdoren për bartje dhe transport, Allahu i Lavdëruar tregon edhe atë që ndihmon njerëzit në rrugët konceptuale, pra, rrugët e besimit dhe të fesë së Tij. Në Kuran shohim shpeshherë kapërcim prej përmendjes së gjërave të prekshme e të dukshme, në përmendjen e atyre konceptuale të dobishme për fenë dhe besimin e njeriut. I Lartësuari thotë: “...Pajisuni me gjërat që ju duhen (për rrugë) , por pajisja më e mirë është devotshmëria. Mua të më frikësoheni, o njerëz të mendjes!” [Bekare 197]. Dhe thotë gjithashtu: “O bijtë e Ademit, Ne ju kemi dhënë veshje, si mbuluese për vendet tuaja të turpshme si edhe për zbukurim. Por veshja e devotshmërisë - ajo është më e mira. ...” [Ea’raf 26]. Në Kur’an kjo përsëritet shpesh. Kështu, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit zgjedhin rrugë të ndryshme besimi për tek Ai. Por Ai tregon se e vetmja rrugë e vërtetë dhe e drejtë është ajo rrugë që vetë Ai e ka ofruar dhe treguar. - Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” [En’am 153]. Ose : “Ai (Allahu) tha: “Kjo (rruga e të sinqertëve) është rruga Ime e drejtë.” [Hixhr 41]. Duke shpjeguar a jetin: “Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. ...”, Muxhahidi thotë: “Rruga e vërtetë është vetëm rruga e sjellë nga Allahu.” Kjo është fjala më e saktë në kuptimin e ajetit, duke parë edhe kontekstin, ku Allahu i Lavdëruar thotë se ka edhe rrugë të tjera që robërit i ndjekin për tek Ai. E vetmja rrugë e vërtetë dhe e drejtë që të çon tek Ai, është rruga e përcaktuar prej Tij. Ajo është rruga që Ai e ligjëroi për robërit dhe me të cilën kënaqet që të jetë feja e tyre. Çdo rrugë tjetër është e mbyllur dhe çdo punë e përkushtim jashtë fesë së tij është e refuzuar nga Ai. I Lartësuari thotë: - Por ka edhe rrugë devijuese (nga e Vërteta). - Ka edhe rrugë larguese e devijuese nga e vërteta. Ibn Abasi e të tjerë e veç tij kanë shpjeguar: “Ato janë rrugët e ndryshme, pikëpamjet dhe dëshirat e shpërndara ndër popuj, si Judaizmi, Krishtërimi, Zjarrputizmi, etj.” Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton se e gjitha kjo ndodh me përcaktimin dhe dëshirën e Allahut, i Cili thotë: - “Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve.” - Apo siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë.” [Junus 99, 100]. Ose: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar. Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë edhe i krijoi ata. Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë."” [Hud 118, 119].

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:36–20:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… .” [Maide 23]. Atëherë, ata i thanë Musait: “Shko t’i dhe Zoti yt luftoni, kurse ne do të presim këtu!” Musai u zemërua dhe u lut kundër tyre dhe Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai (Allahu) tha: “T’u dha ajo që kërkove, o Musa.” - Kjo ishte përgjigjja që Allahu i Lartësuar i dha profetit Musa, në lidhje me lutjen për t’i çliruar të folurin. Gjithashtu, Allahu e bëri Harunin si mbështetës të Musait, me gradën e profetit. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për mirësitë e shumta, që Ai i kishte bërë Musait në të shkuarën: - “Ne të kemi bërë mirësi edhe herë tjetër më parë. Po. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam ...” - Allahu i Lartësuar e urdhëroi dhe ia inspiroi nënën, kur ajo ishte duke i dhënë gji Musait dhe trembej se Faraoni dhe ushtria e tij do ta vrisnin atë. Musai lindi pikërisht në atë vit kur Faraoni kishte urdhëruar që të vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit. - “Vëre atë (fëmijën) në arkë dhe hidhe (arkën) në lumë! ” - Kështu, Allahu i Lartësuar e inspiroi nënën e Musait që të merrte një arkë dhe, pasi ta ushqente mirë me gji, ta fuste Musain e vogël në arkë dhe ta lëshonte në lumin Nil, por duke e mbajtur të lidhur me litar, të cilin e kishte lidhur diku në shtëpinë e saj. Megjithatë, ndodhi që vala e lumit e mori Musain me vete, duke u shkëputur nga litari. Nëna u merakos shumë, siç na tregon Allahu i Lartësuar: “Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur.” [Kasas 10]. Valët e Nilit e çuan pikërisht tek kështjella e Faraonit. Allahu i Lartësuar thotë: “ Atë (Musain) e nxori nga lumi familja e Faraonit, që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës.” [Kasas 8]. Pra, Allahu i Lartësuar përcaktoi që ata ta mbanin gjallë, edhe pse ata vrisnin çdo fëmijë mashkull të bijve të Izraelit, pikërisht nga frika e lindjes së atij personi, prej të cilit do të vinte shkatërrimi i Faraonit. Kështu vendosi Allahu i Lartësuar dhe Atij i takon sundimi madhështor dhe pushteti për të bërë gjithçka që Ai dëshiron. Pikërisht atë fëmijë, nga i cili Faraoni druhej, Allahu i Lartësuar e bëri që të rritej në shtëpinë e Faraonit, të hante ushqimin e tij, të pinte nga ena e tij, duke marrë edhe dashurinë e tij, së bashku me gruan e Faraonit: - “Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij. Por Unë hodha (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, që të edukoheshe nën Syrin (kujdesin) Tim.” - Domethënë, bëra që të të dojë edhe armiku yt, i cili madje u kujdes për ty. Më pas, i Lartësuari thotë: “... që të edukoheshe nën Syrin (kujdesin) Tim.”. - Të rritesh dhe të edukohesh nën vëzhgimin dhe shikimin Tim. Kështu, Unë të vendosa në shtëpinë e mbretit, të jetoje mes të mirave dhe luksit, me ushqim mbretëror. Ky ishte përkujdesi i Allahut për Musain (a.s). - “Po! Motra jote ecte (pas teje) e thoshte: “A doni t’ju tregoj dikë, që do të kujdeset për të?” - Kjo ndodhi, sepse kur familja e Faraonit vendosën që ta mbanin Musain, i sollën atij gjidhënëse për ta ushqyer me qumësht, por ai i refuzoi të gjitha ato, sikurse shpjegon Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “ Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet)...” [Kasas 12]. Atëherë, motra e tij shkon tek ata dhe u thotë: “A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” Pra, a doni t’ju tregoj për dikë, që t’i japë gji fëmijës me pajtim dhe pagesë? Kështu, ajo e mori të vëllain, e shoqëruar nga njerëzit e mbretit, dhe shkoi tek nëna e vet. Kur e afroi pranë gjirit të saj, ai e pranoi dhe ata u gëzuan shumë që mundën të gjenin një gjidhënëse, ndaj e pajtuan atë me pagesë për të ushqyer fëmijën me gji. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e bëri shkak Musain që lumturia, kujdesi dhe bollëku të hynte në shtëpinë e tij, që në jetën e kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se mirësia për familjen e tij do të jetë më e madhe në ahiret, sikurse është thënë në hadith: 1780. “Ai që bën punë të mira, duke llogaritur shpërblimin tek Allahu për veprat që ai bën dhe përfiton prej tyre edhe në këtë dynja, i shëmbëllen nënës së Musait, e cila i jepte gji djalit të saj dhe merrte pagesën si gjidhënëse.” - “Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej e të mos mbetej e pikëlluar. ” - Në mënyrë që nëna jote të mos shqetësohej më për ty, por të ishte e qetë dhe e lumtur në praninë tënde. - “Ti pate vrarë një njeri ...” - Kishte vrarë pa dashje një kopt: - “... dhe Ne të shpëtuam nga trishtimi ...” - Të shpëtuam nga frika dhe dëshpërimi i madh, që të pushtoi zemrën, për shkak se Faraoni vendosi për të të ekzekutuar. Atëherë, Musai u arratis menjëherë dhe udhëtoi gjatë, derisa mbërriti në burimet e Medjenit. Në atë vend, një burrë i mirë i tha Musait: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” - “... dhe e kaluam në sprova të mëdha.” - Nesaiu (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Sunen-in e tij, në kapitullin e tefsirit - dhe pikërisht në shpjegimin e fjalës së Allahut: “...dhe e kaluam në sprova të mëdha”, - një hadith me senedin e tij nga Seid Ibn Xhubejri, i cili tregon dhe thotë: “Unë e pyeta Abdullah Ibn Abasin rreth këtij ajeti dhe i thashë: “Ç’kuptim ka fjala el futûn (sprova të mëdha)?” Ai tha: “Prit, të gdhijë, o i biri i Xhubejrit, sepse kjo çështje ka nevojë për shtjellim të zgjeruar!” Kur agoi, unë shkova tek Ibn Abasi, që të mësoja atë që ai më premtoi. Ai më tha....”... Dhe këtu Ibn Abasi solli një hadith të gjatë, meukuf, në të cilin është vetëm një pjesë e vogël merfu’ (që i atribuohet Profetit). Me sa duket, Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka marrë nga ato rrëfime izraelitase, që janë të lejueshme të transmetohen, të cilat mund t’i ketë marrë nga Keab el Ahbari ose dikush tjetër. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ne po shkëpusim shkurtimisht një pjesë kësaj historie, duke u kujdesur maksimalisht që të jetë në përputhje me atë që ka ndodhur me të vërtetë, pra, diçka që të pajtohet me atë që i ka zbritur Profeti tonë ﷺ në Kuran. Ky hadith, i cili me hallka transmetimi shkon deri tek Ibn Abasi, flet për mirësitë që Allahu i Lartësuar i bëri Musait, që kur ishte në barkun e nënës së vet, deri në ditët e endjes në shkretëtirë, kur Allahu i Lartësuar u zbriti si ushqim menna dhe selua bijve të Izraelit; flet për kohën kur Musai goditi shkëmbin, prej të cilit shpërthyen 12 burime, një burim për secilin fis. Në fillim, Faraoni vendosi që të therte çdo fëmijë mashkull të lindur nga bijtë e Izraelit dhe të linte gjallë femrat. Këtë e bëri nga frika se mes bijve të Izraelit do të lindte mbreti që do t’i udhëhiqte ata drejt shkatërrimit të Faraonit. Megjithatë, këta tiranë të pamëshirshëm, duke parë se pleqtë po vdisnin dhe të sapolindurit po vriteshin, atëherë kuptuan se ishte rrezik që izraelitët të shfaroseshin, dhe kështu do të detyroheshin që punët dhe shërbimet që kryhenin ata, t’i bënin vetë. Prandaj, - menduan - do të ishte më e dobishme për ta që, një vit t’ua vrisnin djemtë dhe t’ua linin gjallë vajzat, ndërsa vitin tjetër të mos vrisnin asnjë. Ishte caktimi i Allahut që Haruni të lindte në vitin kur nuk vriteshin fëmijët meshkuj, ndërsa Musai të lindte në vitin që vriteshin. Nënës së Musait iu mbush zemra me frikë dhe trishtim të madh, që në kohën që Musai ishte ende në barkun e saj, duke menduar se çfarë e priste. Dhe kjo, - i tha Ibn Abasi Ibn Xhubejrit, - ishte “sprova e madhe”. Kur lindi Musai, Allahu i Lartësuar e inspiroi nënën e Musait që të bënte një arkë, ta vendoste në të foshnjën dhe ta lëshonte në lumë. Kështu, ai lundroi deri te kështjella e Faraonit, ku e gjetën shërbëtoret e gruas së Faraonit. Ato ia çuan arkën zonjës, e cila u befasua kur pa foshnjën brenda saj. Allahu i Lartësuar hodhi në zemrën e saj një dashuri të madhe për këtë fëmijë dhe gëzim të papërshkrue - shëm. Më vonë, ata sollën shumë gjidhënëse, për të ushqyer fëmijën, por ai i refuzoi të gjitha ato. Kështu ndodhi, derisa erdhi motra e Musait, e cila gjatë gjithë kësaj kohe po kërkonte me kujdes shumë të madh për vëllain e saj të sapolindur. Ajo vërejti se ata po kërkonin për gjidhënëse dhe nuk po gjenin një të përshtatshme. Atëherë, ajo u tha atyre: “ A doni t’ju tregoj për një familje, që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” [Kasas 12]. Ata e pyetën: “E ku e di ti se ata i duan të mirën dhe do të jenë të përkushtuar ndaj tij ? Mos vallë, e njeh këtë fëmijë? Fëmija i kujt është ai?” Ata po e pyesnin hollësisht dhe filluan të dyshonin në lidhje me të. “Edhe kjo, o Ibn Xhubejr - i thotë Ibn Abasi, - është një nga sprovat e mëdha.” Atëherë, ajo u tha: “Besoj se ata do të kujdesen me përkushtim, për t’i shërbyer mbretit sa më mirë.” Kështu, ata e lëshuan dhe ajo shkoi tek e ëma, së cilës i rrëfeu atë që ndodhi. Kur erdhi e ëma, ata e vendosën foshnjën në prehrin e saj. Fëmija menjëherë kapi gjirin e saj dhe filloi të pinte e të pinte, derisa u ngop. Lajmëtari shkoi të përgëzonte gruan e Faraonit, duke i çuar nënën gjidhënëse dhe djalin. Gruaja e Faraonit i propozoi nënës që të qëndronte në kështjellë, për t’i dhënë gji fëmijës, por ajo kërkoi ndjesë dhe i tha se e kishte të pamundur që të linte shtëpinë e saj dhe djalin e vogël, Harunin. Nëna e Musait e kujtoi mirë atë që Allahu i premtoi në lidhje me të birin, prandaj dhe pati siguri të plotë se Allahu do ta mbante premtimin e Tij. Kësisoj, gruaja e Faraonit e lejoi që ajo ta merrte fëmijën me vete në shtëpi. Në këtë mënyrë, Musai do të rritej me nënën dhe në shtëpinë e tij, që Allahu ta edukonte me formën më të mirë dhe ta ruante nga çdo gjë e keqe. Më vonë, gruaja e Faraonit i kërkoi nënës së Musait që të vinte së bashku me Musain, se e kishte marrë malli për fëmijën. Kur shkoi tek ajo, zonja i dha shumë dhurata nënës së Musait. Pastaj zonja e mori fëmijën dhe ia dha Faraonit, që ta nderonte dhe ta doroviste. Kur e vendosi në prehrin e Faraonit, foshnja e kapi me dorë mjekrën e Faraonit dhe e tërhoqi me forcë përposhtë. Në këtë moment, armiqtë e Zotit, ata mashtrues dhe hipokritë, i thanë Faraonit: “Pa shikoje tendencën e tij për të të ulur poshtë!” “Edhe kjo, o Ibn Xhubejr, - tha Ibn Abasi, - është një nga sprovat e mëdha!” Në këtë çast, zonja e Faraonit ndërhyri menjëherë dhe tha: “Ky është thjesht foshnjë, që nuk di dhe nuk logjikon! Më sillni me tabaka dy thëngjij dhe dy diamante: nëse ai zgjedh diamantet, atëherë ai kupton e di të dallojë. Por nëse zgjedh dy thëngjijtë, atëherë kuptohet. ...” Foshnja zgjodhi thëngjijtë dhe gruaja e Faraonit tha: “A e patë?!” Kështu, Allahu e shpëtoi sërish Musain, pasi ata tentuan ta vrisnin. Një ditë, kur kishte arritur moshën e pjekurisë, Musai pa se një kopt po tentonte të vriste një izraelit. Izraeliti kërkoi ndihmën e Musait, prandaj Musai e shtyu fort koptin, i cili u rrëzua dhe u vra. Askush nuk e dinte këtë, përveç Allahut. Musai i tha izraelitit që mbrojti: “ Kjo qe vepër e shejtanit. Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje!”. Të nesërmen, Musai pa të njëjtin izraelit, që po kacafytej me një tjetër kopt. Ai përsëri i kërkoi ndihmë Musait kundër koptit, por Musai i tha kësaj here: “Ti qenke vërtet ngatërrestar i madh!” . Izraeliti vërejti se, kur Musai po thoshte këto fjalë, ishte i mbushur me zemërim, njëlloj si një ditë më parë dhe pati frikë se mos Musai e vriste. Në fakt, Musai nuk donte vrasjen e tij, por i ishte drejtuar koptit. Izraeliti tha: “O Musa! A do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë të djeshmin?” Atëherë, kopti shkoi për të njoftuar Faraonin, për atë që dëgjoi prej izraelitit. Menjëherë, Faraoni dërgoi njerëz për të vrarë Musain, por një burrë, dashamirës i Musait, e njofton atë për rrezikun. “Edhe kjo, o Ibn Xhubejr, - tha Ibn Abasi, - është një nga sprovat e mëdha!” Më tej përmendet mbërritja e Musait (a.s) në Medjen, ku shpëton nga përndjekja e Faraonit. Në Medjen, Musai u martua me vajzën e një njeriu të mirë, i cili e priti dhe e respektoi. Musai bëri tetë vite punë si bari dhensh, duke përmbushur kështu premtimin që i dha atij burri të mirë, madje shtoi edhe dy vite të tjera. Pasi bëri 10 vjet në Medjen, Musai u nis së bashku me gruan e tij, drejt Egjiptit. Gjatë rrugës, ai tha: “Rrini këtu! Unë dalloj një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.”. [Kasas 29]. Kështu, ai shkoi drejt zjarrit, për të marrë ndonjë dru të ndezur, por atje: “... u dëgjua një zë nga një pemë nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve!” [Kasas 31]. Allahu i Lartësuar i mundësoi atij që të shihte mrekullinë e shkopit dhe shndërrimit të tij në gjarpër, pastaj mrekullin e dorës, e cila shkëlqente dhe vezullonte e bardhë. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëroi që ai të shkonte tek Faraoni dhe ta ftonte atë në besimin e drejtë. Musai i kërkoi Allahut të Lartësuar që t’i jepte si ndihmës edhe Harunin, në këtë mision. Më tej, Musai përballet me Faraonin, ku ai i tregoi mrekullinë e shkopit dhe vezullimin e dorës. Pastaj Faraoni mblodhi magjistarët, që të përballeshin me Musain. Ata hodhën shkopinjtë dhe litarët e tyre. Edhe Musai hodhi shkopin e tij, i cili u shndërrua në një gjarpër të madh, i cili i gëlltiti të gjithë shkopinjtë dhe litarët që hodhën magjistarët. Pas kësaj, magjistarët e besuan Allahun e Lartësuar. Faraoni u zemërua shumë me këtë, prandaj urdhëroi ekzekutimin e magjistarëve. Në këtë histori, ai tregon edhe qëndrimin e gruas së Faraonit, e cila u bë besimtare dhe ftonte njerëzit në besimin e Allahut të Lartësuar. Me qëndrimin e saj, ajo i doli në krah Musait (a.s) kundër Faraonit dhe palës së tij. Më pas, në këtë rrëfim tregohet dënimi e shenjat dërguar kundër Faraonit dhe popullit të tij. I Lartësuari thotë: “Atëherë, Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak; shenja të qarta njëra pas tjetrës. Megjithëkëtë, ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës.” [Araf 133]. Të gjitha këto shenja u dërguan që ata të nënshtrohe - shin në besimin e vërtetë, por, në fakt, këto shenja ua shtuan edhe më shumë tiraninë, kryelartësinë, mohimin dhe refuzimin e të vërtetës. Sa herë që i vinte ndonjë nga këto shenja të jashtëzakonshme prej Allahut, Faraoni kërkonte ndihmë tek Musai, që t’i largohej ajo bela dhe i premtonte se do t’i lejonte bijtë e Izraelit që të shkonin së bashku me të. Kur belaja largohej, ai e thyente premtimin dhe nuk e mbante fjalën. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Musain që të largohej (nga Egjipti) së bashku me popullin e tij gjatë natës. Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata në kohën e agimit. Në momentin kur pararoja e ushtrisë së Faraonit po i afrohej Musait, ai godet detin me shkopin e tij. Deti hapet, ashtu sikurse e urdhëroi Zoti i Lartësuar. Kur Musai së bashku me popullin e tij kaluan detin tejpërtej, Faraoni së bashku me ushtrinë e tij hynë në det. Atëherë, uji u bashkua, ashtu sikurse e urdhëroi Zoti i tij, duke e përmbytur Faraonin dhe ushtrinë e tij. Edhe pas kësaj, populli i Musait kishte frikë se ndoshta Faraoni nuk ishte mbytur dhe nuk kishte vdekur. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e nxori atë nga deti, në mënyrë që ata të qetësoheshin dhe të gëzoheshin me vdekjen e tij, duke parë në këtë shenjë të madhe ndihmën e jashtëzakonshme të Allahut për ta. Pas kësaj ngjarjeje, ata kaluan pranë një populli të cilët, sikurse tregon Allahu i Lartësuar: “Bijtë e Izraelit i kaluam përtej detit. Atje hasën në një popull që ishte i përkushtuar në adhurimin e idhujve. Ata i thanë: “O Musa! Na bëj edhe neve një zot, si zotat që kanë ata!”. Ai u tha: “Ju qenkeni, vërtet njerëz të paditur.” Ky popull po shkatërrohet me atë (idhujtarinë) që po bën dhe veprat e tyre janë të kota (pa vlerë).” [Araf 138, 139]. Më pas, Musai (a.s) la si mëkëmbës në popullin e vet vëllain e tij Harunin, për të shkuar vetë tek Zoti i tij, në një udhëtim prej 30 ditësh, gjatë të cilave agjëroi. Ai agjëroi edhe natën, edhe ditën. Pastaj, me urdhrin e Allahut, ai shtoi edhe 10 ditë të tjera. Më pas, në këtë rrëfim tregohet se, kur populli i Musait panë se Musai po vonohej, ata bënë diçka të rëndë. Samiriu i sprovoi dhe i devijoi, duke i bërë që të adhuronin viçin. Populli as nuk i dëgjuan paralajmërimet dhe këshillat e Harunit. Kështu, një grup prej bijve të Izraelit adhuruan viçin, kurse një grup tjetër thanë: “Jo! Kjo është prej punëve të shejtanit. Viçi nuk është Zoti ynë dhe ne kurrë nuk kemi për të besuar në të!” Më pas, Musai kthehet tek populli i tij dhe, kur i pa në atë gjendje, u revoltua shumë. Ai e kapi prej flokësh dhe mjekre vëllain e tij dhe, nga zemërimi, i hodhi pllakat në tokë. Më pas, Musai e pranoi justifikimin që i tregoi Haruni dhe kërkoi falje për të. Ai e dogji në zjarr idhullin që ata adhuruan si Zot dhe e shpërndau hirin në lumë. Në këtë mënyrë, bijtë e Izraelit u bindën se ai nuk ishte zot dhe kërkuan falje. Ateherë, Musai u lut për faljen e popullit të tij, për çfarë kishin bërë. Allahu i Lartësuar tha që pendimi i tyre do të pranohej kur çdo burrë të vriste me shpatë cilindo që të takonte prej prindërve apo fëmijëve të tij. Askush nuk do të pyeste se kë po vriste, por vetëm do të vriste. Dhe kështu ndodhi, derisa numri i të vrarëve arriti në 70 mijë. Atëherë, Musai dha urdhër të ndaloheshin vrasjet. Kështu u falën gjynahet e atyre që vranë dhe të të vrarëve mes tyre. Më pas, Musai u drejtua së bashku me popullin e tij drejt Tokës së Shenjtë dhe i mori ato pllaka, pasi iu qetësua zemra. Ai urdhëroi popullin e tij që ta pastronte Tokën e Shenjtë nga idhujtarët, por populli u përgjigj duke thënë: “O Musa! Në këtë tokë është një popull shumë i fuqishëm e ne nuk do të hyjmë aty kurrë, derisa ata të largohen prej andej. Kur ata të largohen, ne do të hyjmë”.” [Maide 22]. Dy burra izraelitas thanë: “Vërtet, ai popull mund të jetë i ashpër dhe në luftë, por ata nuk kanë zemra dhe nuk ka kush t’i mbrojë. I Lartësuari thotë: “Dy burra, prej atyre që i frikësoheshin Allahut e të cilët Allahu i kishte nderuar (me besim të fortë) , thanë: “U hyni atyre nga Porta! Sapo të hyni në të (në qytet), ju do të ngadhënjeni. Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë (të vërtetë) ”.” [Maide 23]. Atëherë, ata i thanë Musait: “Shko t’i dhe Zoti yt luftoni, kurse ne do të presim këtu!” Musai u zemërua dhe u lut kundër tyre dhe Allahu i Lartësuar ua bëri haram Tokën e Shenjtë për 40 vjet. Kështu ata do të endeshin nëpër tokë dhe nuk do të gjenin stabilitet dhe qëndrim askund. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, Allahu i Lartësuar u bëri hije me r é dhe u zbriti atyre el menna dhe selua. Ai u mundësoi që, nga një gur që e merrnin gjithmonë me vete, sa herë që Musai godiste me shkopin e tij, prej tij të shpërthenin 12 burime. Çdo fis i bijve te Izraelit e dinin mirë burimin nga i cili do të pinin. Shkurtimisht, ky është rrëfimi i Ibu Abasit, sjellë në lidhje me fjalën e Allahut: “...dhe të kaluam me sprova të mëdha.” Pra, Ne të shpëtuam dhe u kujdesëm për ty gjatë gjithë jetës tënde, mes gjithë këtyre spro - vave të mëdha. në të gjitha këto vështirësi dhe sprova dhe përballje të vështira, Allahu i Lartësuar të nxori faqebardhë. Veçse me përkujdesin, ndihmën dhe mbështetjen e Tij ia dole. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja! - “Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit ...” - Musai qëndroi në arrati, për të shpëtuar nga Faraoni e pala e tij, që e kërkonin për ta vrarë. Ai qëndroi në Medjen për të punuar tek vjehrri i tij, si bari. - e pastaj erdhe, o Musa, siç u urdhërove, në kohën e caktuar. - Domethënë, në kohën që Zoti e kishte përcaktuar për të.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:42–20:46 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e buta” ishin ato të Musait kur i tha Faraonit: “A dëshiron që të pastrohesh? Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”. [Naziat 17 – …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi i kujtoi Musait (a.s) mirësitë e shumta që i kishte dhuruar në aspektin fetar dhe jofetar, Allahu i Madhëruar i thotë: - Prandaj, ti dhe vëllai yt, shkoni me argumentet e Mia,... – Shkoni te Faraoni, ti dhe yt vëlla Haruni, me shenjat e Mia, që tregojnë besnikërinë tuaj si profetë dhe vërtetësinë e Shpalljes. Ato tregojnë të vërtetën dhe bukurinë e saj. Gjithashtu, ato tregojnë të kotën dhe shëmtinë e saj, duke qortuar njerëzit dhe porositur për t'iu larguar. Allahu e pajisi Musain me shenja të mëdha, siç qe dora që vezullonte me bardhësinë e saj, shkopi që shndërrohej në gjarpër të madh që zvarritej frikshëm etj. Allahu i dhuroi nëntë shenja të qarta për Faraonin dhe palën e tij. Pastaj i dha një porosi të mrekullueshme: - ...e mos harroni të më kujtoni Mua! - Asnjë çast mos reshtni e mos ndaloni nga kujtimi e përmendja Ime. Kurrë mos u dembelosni e ta lini përmendjen Time, por vazhdoni të më lavdëroni e përmendni, ashtu siç keni premtuar!” Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të Dhe bëma shok në punën time, Që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë Dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë!" Përmendja e Zotit është ndihmë dhe lehtësim i madh për të gjitha veprat. Ajo lehtëson kryerjen e veprave dhe barrën e rëndë të vështirësive. - Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar! - Faraoni i kishte kaluar kufijtë me padrejtësitë, tiraninë dhe ligësinë e tij. Megjithatë, shiko me kujdes porosinë e të Urtit: - Por, i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet. - Drejtoju me fjalë të lehta e të buta, me edukatë dhe dashamirësi, e jo me vrazhdësi. Drejtoju me fjalë të zgjedhura dhe me sjellje të mirë e të ngrohtë, me shpresë që të përfitojë dy gjëra: 1. të kujtojë e të kuptojë se çfarë i sjell dobi dhe të gjejë forcë të hedhë hapin drejt së mirës; 2. të frikësohet nga çfarë i kanoset dhe të mendojë për të shpëtuar prej saj. Fjalët e buta dhe sjellja e mirë e bëjnë të mundur diçka të tillë, ndërsa fjalët e ashpra dhe sjellja e keqe janë të dëmshme dhe e largojnë njeriun. Disa shpjegojnë se “fjalët e buta” ishin ato të Musait kur i tha Faraonit: “A dëshiron që të pastrohesh? Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”. [Naziat 17 – 19]. Këto ishin vërtet fjalë të buta e të thjeshta. Nëse i studion, e sheh se sa të ngrohta ishin këto fjalë: “A do të pastrohesh?” Pra, a dëshiron të fillosh të pastrosh zemrën e shpirtin?! Ky më shumë duket si një propozim i butë, sepse bashkëfolësit i lihet në dorë që ta bëjë vetë zgjedhjen, duke aluduar se ai është i urtë dhe i mençur. Musai e ftoi Faraonin që të pastrohej e të largohej nga cilësitë e ulëta, dhe më i rëndësishëm këtu ishte pastrimi nga shirku. Ajo ishte ftesë për të reflektuar mbi një çështje që të gjithë e pranojnë: largimin nga shirku. Musai nuk i tha: “Unë kam ardhur të të pastroj”, por: “Të pastrohesh dhe lartësoshesh ti vetë.” Pastaj Musai e ftoi në rrugën e Zotit, i Cili i kishte dhuruar Faraonit shumë mirësi dhe pushtet. Ai e nxiti të reflektonte dhe të meditonte për mirësitë e shumta që kishte, dhe kështu të falënderonte Zotin, që ia kishte dhuruar. Musai i tha: “Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën.”. Pra, të udhëzoj të jesh mirënjohës ndaj Zotit tënd, në mënyrë që të lartësohesh e pastrohesh. Por me gjithë këto fjalë të ngrohta, që ta rrëmbejnë zemrën, Faraoni nuk e pranoi ftesën. Atëherë, Musai e kuptoi se kjo ftesë nuk kishte efekt te Faraoni. Si pasojë, Allahu i Madhëruar e ndëshkoi atë, siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotpushtetshëm. - Ata të dy (Musai e Haruni) thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë, ose do t’i kalojë të gjithë kufijtë kundër nesh.”. ” - Ne kemi frikës se mos Faraoni na ndëshkon pa na dëgjuar e pa ia përcjellë mesazhin Tënd. Ne druhemi se ai do ta refuzojë të vërtetën dhe do ta teprojë me pushtetin, forcën dhe ushtrinë e tij. - Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh (gjithçka)”. - Mos u frikësoni nga ndëshkimi i tij, sepse: “Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh gjithçka”. Ju të dy jeni nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen Time. Unë i dëgjoj fjalët tuaja dhe ju shikoj në të gjitha gjendjet tuaja. Pra, mos kini frikë prej Faraonit! Kështu, me këtë premtim të Zotit, zemrat e tyre u qetësuan dhe u siguruan.

Mus'haf Hape →
Mudethir 74:1–74:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Në fakt, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo sure është zbritur pas sures Muzzemil. - “O ti i mbuluar!” - Në Sahih-un e Buhariut është një hadith nga Xhabiri, i cili tre - gon: “Shpalljet e para kuranore janë ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërej - tjen (botës)! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. Megjithatë, shumica janë të mendimit se të parat ajete të zbritura janë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Në fakt, Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) bazohet në hadithin që ai dëgjoi prej Profetit ,ﷺ i cili thotë: 2784. “Pasi që - ndrimit në guvën Hira, kur bëra që të zbri - sja, më thirri një zë. Vështrova nga e dja - thta, nuk pashë gjë. Vështrova majtas, nuk pashë gjë. Pastaj vështrova përpara meje dhe nuk pashë gjë. Vështrova pas dhe sërish nuk pashë gjë. Pastaj ngrita kokën dhe pa - shë diçka. Atëherë, shkova tek Hadixhja dhe i thashë: “Më mbuloni dhe më hidhni sipër ujë të ftohtë!” Kështu, ata më mbuluan dhe më hodhën ujë të ftohtë. Dhe atëherë zbriti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. [Buhariu]. Muslimi sjell përmes rrugës së Akilit, deri tek Xhabir Ibn Abdullahi, se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të flasë për kohën e ndërprerjes së uahj-it dhe të thotë: 2785. “Isha duke ecur, kur dëgjova një zë prej qiellit. Ngrita sytë lart në qiell dhe atje pashë melekun, që më erdhi në Hira, i cili qëndronte ulur në një fron mes qiellit dhe Tokës. U frikësova prej tij, aq sa rashë në Tokë. Menjëherë shkova tek familja ime dhe u thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Dhe ata më mbuluan. Atëhe - rë zbritën ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. Sipas këtij hadithi, kuptohet që zbritja e Shpalljes ki - shte nisur para kësaj ngjarjeje, sepse Profeti ën ihdre ëm ëq ,nukelem ëhsap“ :ëq ëtoht ﷺ shpellën Hira. Ishte pikërisht Xhibrili, kur erdhi me fjalën e Allahut: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”. [Alak 1 - 5]. Kështu, harmonizimi mes haditheve është të themi se: “E para gjë që zbriti pas ndërpre - rjes së Uahjit ishte kjo sure. Sikurse tran - smeton imam Ahmedi nga Xhabir ibn Abdilah i cili e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2786. Pastaj u vonua shpallja prej meje për një farë kohe. Ndërkohë, që unë isha duke ecur dëgjova një zë nga qielli, ngrita vështrimin nga qielli dhe ja, meleku i cili më erdhi (në Hira) tashmë qëndronte ulur mbi një fron mes qiellit dhe Tokës. U tmerrova prej tij nga frika aq sa rash ë në tokë. Atëherë shkova tek familja ime dhe u thashë atyre: Më mbuloni! Më mbuloni! Dhe ata e mbuluan .... hadithi. ... Kështu Allahu i Lartësuar zbriti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (njerëzisë)! E madhëroje Zotin tënd! Rrobat e tua pastroji! Së keqes së ndyrë largoju!”. [Mudethir 1 - 5]. Pas kësaj, Shpallja vijoi të zbriste pandërprerë.” Kështu e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi prej Zuhrit. - “Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen!” - Pra, paralajmëroji njerëzit haptazi, për t’u nën - shtruar në besimin e vërtetë dhe rrugën e drejtë! Me shpalljen e këtyre ajeteve, Muhamedi ﷺtashmë ishte ‘Resul’, pasi me shpa - lljen e ajeteve të sures ‘Ikra’ ai ishte bërë ‘Nebij’. 192 - “Madhëroje Zotin tënd!” - Madhëroje e lartësoje Atë. (Madhëroje Atë, duke e be - suar dhe adhuruar si një e të vetëm! Qëllimi yt në këshillimin e njerëzve të jetë këna - qësia e Allahut të Lartësuar dhe që ata ta madhërojnë, duke ia përkushtuar të gjitha adhurimet vetëm Atij.) Pastaj i Lartësuari thotë: - “Rrobat e tua pastroji!” - Pastrohu prej gjynaheve dhe gabimeve. Thuhet se qëllimi është pastrimi i zemrës. Gjithashtu, thuhet se qëllimi është: “Laji dhe pastroji rrobat me ujë!”. Ky urdhër jepej, sepse idhujtarët nuk pastroheshin. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëroi të pastronte rrobat e tij. Këtë mendim e ka zgjedhur edhe Ibn Xhe - riri. Sidoqoftë, ka mundësi që ajeti t’i për - fshijë të gjitha këto, sepse arabët me fjalën ‘thijab’ shpesh nënkuptojnë edhe zemrën. - “Së keqes së ndyrë largoju!” - Pra, lëri gjynahet, mosbindjen ndaj Zotit. Sidoqoftë, urdhri i Allahut të Lartësuar për të lënë gjy - nahet e për t’u pastruar, jo domosdoshmë - risht nënkupton se Profeti ﷺ ishte i papastër apo bënte gjynahe. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që thotë: “O Profet! Kije frikë Allahun e mos u shko pas jobesi - mtarëve dhe hipokritëve! Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt.” [Ahzab 1 - 3]. Në fakt, nuk është se Profeti ﷺ iu bind mohuesve dhe munafikëve, pasi ai ishte në gradën më të lartë të takuas. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mos u mburr me atë që jep e mos të të duket shumë!” - Mos të të duket shumë ajo që ti jep dhe të kërkosh prej të tjerëve më shumë se ajo që ke dhënë. Kështu e kanë komentuar Ibn Abasi dhe disa tabiinë. - “Dhe për hir të Zotit tënd, duro!” - Durimin ndaj mundimeve që të jepen bëje veçse duke kërkuar kënaqësinë e Zotit tënd Krenar dhe të Lartësuar. - “Kur t'i fryhet Surit...” - En-Nakur është Suri, të cilit do t’i fryhet Ditën e Kijametit. Muxhahidi thotë që ai ka formën e një briri, sipas Ibn Abasit, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2787. “E si të kënaqem me jetën time, ndërkohë që “Meleku i Bririt” e ka vendosur bririn në gojë, e ka ngritur ballin dhe pret kur do të urdhërohet për t’i fryrë.” - “Atëherë është një ditë e vështirë.” - Ajo është një ditë e ashpër, e tmerrshme, e vështirë. - “Nuk do të jetë aspak e lehtë për jobe - simtarët.” - Nuk është ditë e lehtë për ta, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Prandaj largohu prej tyre deri në ditën kur Lajmëtari (Israfili) t’i thërrasë drejt tmerrit! Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 8]. Për kadiun e Basrës, Zurara Ibn Eufa, tregohet se po falte nama - zin e sabahut, duke kënduar këtë sure. Kur arriti tek fjala e Allahut të Lartësuar: “E kur t'i fryhet Surit ...”, lëshoi një klithmë dhe ra i vdekur. Kjo ndodhi nga frika e madhe dhe përjetimi i fortë i këtij ajeti. Allahu e mëshiroftë!

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët që Jakubi i drejtoi djalit të tij të dashur Jusufit: - Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët që Jakubi i drejtoi djalit të tij të dashur Jusufit: - Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. - Ashtu sikurse Allahu që të tregoi në ëndërr njëmbëdhjetë yjet, Diellin dhe Hënën, që të bënin sexhde ty, “... të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave.” Domethënë, do të të mësojë ty shpjegimin dhe interpretimin e ëndrrave. - Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, - Allahu i Madhëruar do ta përmbushë deri në fund mirësinë e Tij ndaj teje, duke të të bërë Profet të zgjedhur të Tij dhe duke të dhënë Shpallje. - sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. - Ashtu sikurse e përmbushi bekimin e tij ndaj etërve të tu, Ibrahimit (gjyshit të tij), që ishte i dashuri i Rrahmanit (njeri i afërt, që Zoti e do) dhe Is’hakut, pra, atit të tij. - Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë. - Allahu i Lartësuar është më i ditur se ku e vendos profetësinë e Tij, sikurse thuhet në ajete të tjera.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:5–8:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. Ata …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. - Kur ju u grindët dhe u treguat koprracë në lidhje me shpërndarjen e plaçkës së luftës, Allahu jua hoqi prej duarsh të drejtën për shpërndarjen e saj dhe përcaktoi që të ishte Ai dhe Profeti i Tij që ta shpërndanin atë, me drejtësi e barazi. Ishte pikërisht ky vendim i Allahut, zgjedhja më e mirë dhe më e dobishme për ju. “Në të njëjtën mënyrë” veproi i Lartësuari edhe në këtë rast. Kur ju urryet përballjen me armikun tuaj në një luftë të vështirë, Allahu vendosi që, përkundër pakënaqësisë së disave, ju të dilnit në këtë përballje vendimtare mes të mirës dhe të keqes. “Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur.” I Lartësuari urdhëroi që ju të dilni t për të mbrojtur fenë dhe për të luftuar kundër armikut tuaj. Ju nuk e dëshironit përballjen me armikun, por Allahu bëri të mundur që ju të përballeshit me ta, pa pasur asnjë plan të vendosur më parë për këtë përballje. E gjitha kjo ishte një përkujdesje nga Ai, për t’ju udhëzuar e për t’ju drejtuar në fitoren e plotë. Profeti i Allahut doli bashkë me besimtarët për në Bedër, për t’u ndeshur me idhujtarët, të cilët dolën të mirëpërgatitur për luftë nga Meka, në përgjigje të thirrjes së karvanit të Ebu Sufjanit me mallrat e tregtisë së Kurejshëve, duke u kthyer nga Shami. Ebu Sufjani pati dërguar në Mekë Damdam Ibn Amrin si lajmëtar, për t’u treguar se Muhamedi ishte nisur për të marrë mallin e gjënë e tyre. Kështu, ata dolën gati një mijë ushtarë, të armatosur rëndë. Ndërkohë, Ebu Sufjani arriti t’i shmangej ushtrisë muslimane, duke ndjekur një rrugë anës bregdetit, të quajtur Sejful Bahri, por tashmë ushtria e idhujtarëve kishte mbërritur në Bedër. Kështu, Allahu bëri të mundur që të takoheshin në atë vend pa asnjë planifikim. Me këtë, Allahu dëshironte që të lartësonte muslimanët dhe t’u dhuronte triumfin kundër armiqve të tyre; Ai dëshironte që e vërteta të triumfonte mbi të kotën. Kur Profetit të Allahut i erdhi lajmi për ushtrinë mekase dhe daljen e saj për luftë, Allahu i Madhëruar i shpalli dhe i premtoi një nga dy mirësitë: ose karvanin, ose ushtrinë mekase. - Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit, por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve . - Shumë besimtarë deshën karvanin, sepse ishte një pasuri e fituar pa lodhje e luftë, siç thotë i Lartësuari: “Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit, por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrënjët e mohuesve...”. Për këtë arsye, Profeti urdhëroi të përgatiteshin për luftë. Por një pjesë besimtarësh nuk e pëlqyen këtë, prandaj Allahu zbriti ajetin: “Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.” Seddiju ka thënë: “Vëreni me kujdes fjalën e Allahut, kur thotë: “Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë ...”. Domethënë, pasi ishin të bindur se ti vepron veçse si pas asaj që të urdhëron Zoti.” Allahu i Lartësuar thotë: “... Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit ...”, pra, dëshironit karvanin, sepse ishte një plaçkë e përballje e lehtë, pa luftë. Më pas thotë: “por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij ...” Domethënë, Ai dëshiroi që ju të përballeshit me ushtrinë dhe të zhvillohej luftë mes jush, në mënyrë që t’ju dhuronte fitoren mbi ta, dhe kështu të triumfonte feja e Tij, që Islami të ishte më i epërmi i të gjitha besimeve të tjera. Allahu është më i ditur për përfundimin e çështjeve dhe Ai i rregullon çdo çështje me urtësinë dhe pushtetin e Tij, edhe pse njerëzit, me arsyen e tyre të mangët, mund të dëshirojnë ndryshe nga ajo që Ai vendos. Sapo morën vesh se karvani po kthehej nga Shami, Profeti ﷺ organizoi muslimanët dhe doli në krye të 300 e disa burrave, të cilët kishin 70 deve, që i përdornin të gjithë me radhë dhe në të cilat mbanin edhe pajimet e tyre. Ata udhëtuan, derisa mbërritën në një luginë që quhej Dhufran. Pasi e kaloi atë luginë, Profetit ﷺ i erdhi lajmi që Kurejshët kishin përgatitur një ushtri dhe ishin nisur për të mbrojtur karvanin. Pasi u informua për daljen e ushtrisë së Kurejshëve, Profeti ﷺ u konsultua me shokët e tij për çështjen e luftës. Të parët folën muhaxhirët, të cilët thanë fjalë të mira dhe me vend. U ngrit Ebu Bekri e tha fjalë të mira. Pastaj u ngrit Umeri dhe tha fjalë të mira. Pastaj u ngrit Mikdad Ibn Amri dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, bëj çfarë të duash, se ne do të jemi me ty! Ne nuk themi ashtu siç i thanë Musait populli e shokët e tij: “Shkoni ti dhe Zoti yt luftoni, se ne do të presim këtu!” Por të themi: “Shkoni ti dhe Zoti yt luftoni, se ne do të luftojmë së bashku me ju! Betohem në Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, se, edhe nëse nisesh për në Burk el Gimad (diku në Abisini), do të luftojmë kundër të gjithëve, derisa të arrish ku ti dëshiron!” Profeti i tha atij fjalë të mira. Pastaj tha: “O ju njerëz, më flisni e jepni mendim!” Në fakt, ai synonte ensarët dhe donte të dinte mendimin e tyre, sepse marrëveshja me ta, kur i dhanë besën në Akabe, ishte që ta ruanin prej çdokujt që e sulmonte, por me kusht: brenda trojeve të tyre. Ata i patën thënë: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk mund të të dalim në mbrojtje, derisa të mbërrish në trojet tona! Nëse mbërrin në trojet tona, atëherë je në besën tonë dhe do të të mbrojmë ashtu siç mbrojmë fëmijët dhe gratë tona!” Profeti druhej se mos ndoshta ensarët nuk pranonin të luftonin me të jashtë Medinës. Atëherë, Sad Ibn Muadhi iu drejtua Profetit ﷺ dhe i tha: “Për Zotin, ti po pret mendimin tonë, o i Dërguari i Allahut!” - “Po”, - tha Profeti. Sadi tha: “Ne të besuam ty, të pranuam si Profetin e Zotit dhe dëshmuam se ajo që ti sjell prej Allahut është e vërtetë. Ne të dhamë besën se do të të dëgjojmë dhe do të të bindemi. Ec përpara, o i Dërguari i Allahut, atje ku të urdhëron Allahu! Betohem në Atë i Cili të dërgoi ty me të vërtetën, se, edhe sikur t’i hysh këtij deti përmes, edhe ne do t’i hyjmë me ty, dhe nga ne nuk do të mbetet pas as edhe një burrë i vetëm! Nuk i frikësohemi aspak takimit me armikun nesër! Ne jemi të durueshëm në luftë dhe të sinqertë në përmballjen me armikun. Shpresojmë tek Allahu që të shohësh prej nesh atë që ty të qetëson sytë e zemrën! Na udhëhiq nën bekimin e Zotit!” Profeti i Allahut u gëzua shumë me fjalët e Sadit. Atëherë tha: “Ecni me bekimin e Allahut dhe gëzohuni! Të jini të sigurt se Allahu i Lartësuar me premtoi mua fitoren mbi një nga dy grupet (ose karvanin, ose ushtrinë), dhe unë i pashë vendet, ku armiqtë do të bien të vrarë”.

Mus'haf Hape →
Neml 27:73–27:75 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve. Megjithatë, shumica e tyre nuk janë mirënjohës. - Allahu i Lartësuar i kujton …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve. Megjithatë, shumica e tyre nuk janë mirënjohës. - Allahu i Lartësuar i kujton njerëzve për gjerësinë e bujarisë dhe për mirësitë e Tij të paana dhe i nxit ata për të qenë mirënjohës. Megjithatë, shumica e njerëzve i kanë kthyer shpinën dhe hutohen pas të mirave, në vend që të falënderojnë Allahun dhe të përkushtohen me adhurimin e Atij që ua dhuroi. - Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mirë çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin haptazi. - Ai e di gjithë atë që fshihet brenda gjoksit dhe atë që shfaqet haptazi, ndaj le të kenë frikë nga shikimi i Atij që di gjithçka dhe e di të dukshmen dhe të padukshmen. - Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në Tokë që të mos jetë e shënuar në Librin e saktë. - Ky libër ka përfshirë brenda tij, çdo gjë e fshehtë në qiell dhe në të tokë dhe çdo gjë që ndodh në botën e sipërme dhe të poshtme, gjithçka që ka qenë dhe do të jetë në këtë botë, deri kur të ndodhë Kijameti. Çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë në botë është tërësisht sipas asaj që është shkuar në Leuhi Mahfudh.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:45–20:48 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… edhe ty, që të jesh ndihma dhe krahu im në këtë mision.” Haruni tha: “Do të bëj gjithçka që të ka urdhëruar Zoti yt!” Kështu, ata u nisën me natë. Kur arritën atje, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth Musait dhe Harunit - Paqja e Zotit qoftë mbi ta! - dhe lutjes që ata i drejtuan Atij. Duke i shprehur dobësinë, pafuqinë dhe nevojën e madhe për ndihmën dhe për mbrojtjen e Tij, ata të dy iu lutën Allahut: - “Ata të dy (Musai e Haruni) thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë, ose do t’i kalojë të gjithë kufijtë kundër nesh.”. - Ata kishi n frikë se Faraoni, si tiran i pamëshirshëm dhe gjakatar që ishte, do të tregohej i ashpër me ta dhe mund t’i vriste. Por Allahu i Lartësuar, që kujdeset për të dashurit e Tij, u drejtohet atyre dhe u thotë: - “Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh (gjithçka)”. - Mua nuk më fshihet asgjë prej çështjeve tuaja! Gjithashtu, dijeni mirë dhe të jeni të bindur se ai tiran është tërësisht në dorën Time dhe nën pushtetin Tim. Ai as nuk mund të flasë dhe as nuk mund të marrë frymë, apo të bëjë diçka, pa lejen Time dhe jashtë vullnetit Tim. Unë jam me ju të dy, me mbrojtjen, ndihmën dhe mbështetjen Time! - “Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Izraelit të vijnë me ne dhe mos i mundo!” - Ibn Abasi tregon: “Musai dhe Haruni qëndruan gjatë në portat e kështjellës së Faraonit, sepse nuk u jepej lejë që të hynin. Më në fund, iu dha leja, por të shoqëruar nga shumë roje.” Sudiju tregon se, kur Musai mbërriti në Egjipt, ai takoi nënën dhe vëllain e vet, të cilët nuk e njohën fillimisht. Pasi e vërejtën me kujdes dhe e njohën, ata u përshëndetën me selam. Më pas, Musai i drejtohet vëllait dhe thotë: “O Harun, Zoti im më ka urdhëruar që të shkoj tek ky burrë (Faraoni) dhe ta ftoj atë që të besojë dhe t’i nënshtrohet Allahut. Por Allahu i Madhëruar të ka urdhëruar edhe ty, që të jesh ndihma dhe krahu im në këtë mision.” Haruni tha: “Do të bëj gjithçka që të ka urdhëruar Zoti yt!” Kështu, ata u nisën me natë. Kur arritën atje, Musai e goditi fort me shkopin e tij portën e kështjellës. Faraoni, që e dëgjoi këtë goditje të fortë, u zemërua dhe tha: “Kush guxon të bëjë këtë vepër të shëmtuar?!” Rojet dhe portierët e njoftuan se në portë ishte një burrë i çmendur, i cili thoshte se është i dërguari i Allahut. Atë - herë, Faraoni dha urdhër: “Ma sillni këtu!” Kur ishin përballë Faraoni, ata i thanë: - “Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë. ” - Ne kemi ardhur me mrekulli dhe shenja të jashtëzakonshme nga Zoti yt. Nëse ndjek udhëzimin e Zotit, atëherë paqja e Zotit qoftë mbi ty, por: - “Neve na është shpallur se dënimi është për atë që mohon (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”. - Allahu i Madhëruar na ka njoftuar në Shpallje, - dhe Shpallja e Tij është ruajtur dhe kurrë nuk gabon, - se ndëshkimi i Tij godet ashpër mbi të gjithë ata që refuzojnë shpalljet e Tij, që nuk marrin mësim dhe nuk besojnë mrekullitë dhe shenjat e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote, Xhehenemi do të jetë vendi i tij.” [Naziat 37 - 39]. Ose: “Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort. Në të nuk hyn tjetërkush, veç më fatziu, i cili e mohoi (Shpalljen) dhe i ktheu shpinën (të vërtetës) .” [Lejl 14 - 16], ose: “ Por ai (mosbesimtari) nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën,” [Kijame 31, 32]. Domethënë, ai nuk beson me zemrën e tij dhe nuk nënshtrohet të adhurojë Zotin me vepra të mira, sipas këtij besimi.

Mus'haf Hape →
Junus 10:40–10:41 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. - Prej tyre ka nga ata që e besojnë Kur'anin dhe gjithçka që përmban ai, por ka edhe të tjerë që nuk e besojnë atë. Allahu di gjithçka për shkatërrimtarët, të cilët janë të gjithë ata që nuk besojnë në këtë libër nga inati, padrejtësisht dhe të prirur drejt shfrenimit dhe shkatërrimit. Sigurisht, ky është një kërcënim i frikshëm për ata të mjerë, se Allahu do t’i ndëshkojë për padrejtësitë dhe shkatërrimin e shkaktuar me mosbesimin e tyre. Ata do të vuajnë në dënimin më të rëndë, sepse edhe krimi i tyre është nga më të rëndët dhe më shkatërrimtarët. - Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. - Edhe nëse ata të mohojnë, nuk të besojnë dhe nuk e pranojnë ftesën tënde, ti vazhdo me durim e urtësi në davet. Dije mirë dhe vazhdimisht kujtoje se ti nuk je përgjegjës për veprat dhe llogarinë e tyre. Çdokush do të shpërblehet dhe mbajë përgjegjësi për punën e vet. Kujtoju edhe atyre këtë fakt të pamohueshëm: "Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju”. Ngjashëm me këtë ajet është edhe fjala e Allahut, kur thotë: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robve!" [Fussilet 46]. Gjithashtu: "Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni!" [Xhathijeh 15].

Mus'haf Hape →