Kërko: allahu eshte drita e qiejve dhe e tokes

Ali Imran 3:176–3:177 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është i Lavdëruar në qiej dhe në tokë dhe se nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më pak të tyre. Allahu i Lartësuar ka adhurues të pastër dhe të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Profeti (a.s.) ishte shumë i përkushtuar për udhëzimin e krijesave të Zotit. Ai përpiqej dhe shqetësohej që ata të udhëzoheshin. Kur ata nuk përgjigjeshin, ai trishtohej dhe shqetësohej shumë, prandaj i Lartësuari i thotë: - “Mos u brengos për ata që rendin në mosbesimin e tyre! ” – Kuptimi: Mos u shqetëso për ata që, nga dëshira për shthurje, nxitojnë në vepra të këqija dhe në mohimin e Zotit. Ata e dëshirojnë shumë mohimin e Zotit dhe shfrenimin, por: - “Ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak.” - Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë fenë e Tij, do ta mbështesë Profetin e Tij dhe do ta shpjerë deri në fund kauzën e Tij, edhe pse ata e mohojnë, prandaj mos u kushto shumë rëndësi mohimit të tyre! Ata po punojnë veçse në dëm të vetes së tyre. A ka fatkeqësi më të madhe sesa të jesh bosh nga imani në jetën e kësaj dynjaje dhe i ndëshkuar përjetësisht në jetën tjetër?! Me zgjedhjen e tyre të keqe, ata janë të pavlerë dhe të papërfillshëm tek i Gjithmëshirshmi. Ata janë kaq të papërfillshëm, saqë Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu, me Urtësinë e Vet, dëshiron që atyre të mos u takojë asnjë e mirë në Botën Tjetër. Ata do të kenë një dënim të madh. – Ata që braktisen nga Allahu i Lartësuar janë të ulët, të parëndësishëm, prandaj e meritojnë këtë trajtim nga i Drejti dhe i Urti. Ata nuk mund të meritojnë shpërblimin e ahiretit. Allahu nuk u dha sukses atyre në veprat dhe fjalët e mira, me të cilat fitohet mirësia dhe mëshira e Tij. Pa dyshim, Ai është i Drejti dhe i Urti. Allahu është i Gjithëdituri, që e di shumë mirë se kush e meriton udhëzimin dhe dritën e Tij. Ndërsa mohuesit, të cilëve Ai nuk u dhuron udhëzim dhe dritë, nuk i meritojnë këto mirësi sepse ata parapëlqejnë kufrin kundrejt imanit, sikurse ai tregtari që paguan me pasurinë më të shtrenjtë për të arritur atë që do. Të tillët nuk mund ta dëmtojnë aspak Zotin e botëve. - “Ata që, në vend të besimit, parapëlqyen kufrin, nuk i bëjnë asnjë dëm Allahut.” – Madje, dëmi do të kthehet mbi ta, siç thotë i Lartësuari: - “Ata vetë i pret një dënim i dhimbshëm.” - E si mund ta dëmtojnë ata Allahun e Madhëruar?! Mos vallë, duke u treguar shpërfillës ndaj besimit tek Ai dhe duke parapëlqyer mohimin e Mëshiruesit?! Le të kujtojnë ata se Allahu i Lartësuar është i Lavdëruar në qiej dhe në tokë dhe se nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më pak të tyre. Allahu i Lartësuar ka adhurues të pastër dhe të sinqertë, të cilët e adhurojnë me dashuri, madhërim, bindje dhe përkushtim të plotë. Ai ka krijuar adhurues e dijetarë të mëdhenj, që të sqarojnë dhe transmetojnë këtë fe, duke kënaqur Atë. Ai ka zgjedhur njerëz të lartë, të ditur dhe të urtë për të ndihmuar dhe lartësuar këtë fe. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “ Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen. [Isra 107-109].

Mus'haf Hape →
Rad 13:14–13:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… humbje dhe dëshpërim. - Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, - Allahu i Lartësuar na njofton rreth madhështisë dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij. - Aliu dhe Ibn Abasi e kanë shpjeguar: “Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij.” Pra, teuhidi është vetëm për Allahun. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut. - Ndërsa idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten veç Tij, nuk kanë për t’iu përgjigjur kurrë. Ata i ngjajnë atij që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar. - Shembulli i atyre që, përveç Allahut, adhurojnë idhuj e zota të tjerë, është si ai “që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar.” Ai e kërkon ujin dhe i bën duart që të vijë drejt tij, por ai kurrë nuk ka për t’i vajtur. Ashtu si ky njeri i mashtruar nga mirazhi lutet për ujin dhe shpreson që ai t’i vijë, po ashtu edhe idhujtarët nuk kanë për të përfituar asgjë nga adhurimi që u përkushtojnë idhujve, as në dynja dhe as në ahiret. - Lutja e jobesimtarëve është veçse një kotësi. - Domethënë, adhurimet që mohuesit e besimit të vërtetë dhe idhujtarët u përkushtojnë idhujve të tyre, janë kotësira trillime dhe sjellin veçse humbje dhe dëshpërim. - Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, - Allahu i Lartësuar na njofton rreth madhështisë dhe pushtetit të Tij absolut, nëpërmjet të cilit Ai ka nënshtruar gjithçka. Atij i përulet çdo gjë. (Nënshtrimi ndaj Allahut mund të bëhet me bindje e përzgjedhjen e lirë, por mund të bëhet edhe e detyruar e me pahir. Ata të cilët i përulen Allahut të Madhëruar me vetëdije e me përzgjedhjen e tyre të lirë, në shenjë madhërimi për Allahun e si tregues i nënshtrimit e dorëzimit para Tij, janë besimtarët (njerëz e xhindë) dhe melekët e Zotit. Ndërsa ata që i bien në sexhde Zotit me pahir, janë mohuesit e besimit dhe munafikët. Besimtarët i bien në sexhde Zotit me nënshtrim dhe përzgjedhjen e tyre të lirë dhe për ta sexhdja nuk është aspak e vështirë. Ndërsa mohuesit dhe munafikët bien në sexhde të detyruar nga frika.) 162 Allahu i Lartësuar thotë: - ... e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje. - El gudu-u janë orët e para të dritës së agimit. Ndërsa el âsâl është shumësi i fjalës el asil , i cili është një emërtim i orëve të fundit të ditës (muzgut). Kuptimi këtu është i ngjashëm me atë që ka thënë Allahu i Lartësuar: “A nuk po shohin ata (mohuesit e Zotiti) se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur? Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjë që është në qiej e që është në tokë. Edhe melekët (i bëjnë sexhde) e ata nuk tregohen kryeneçë. I frikësohen Zotit të tyre, që është mbi ta dhe bëjnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Nahl 48].

Mus'haf Hape →
Enbija 21:30–21:33 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ishin njësh, të bashkuara, pastaj Allahu i Lartësuar i ndau, duke krijuar 7 qiej dhe 7 toka? Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë që e ka bërë ujin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë (si një e tërë) , pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese?” - A nuk e dinë ata që nuk e pranojnë faktin se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave, ata të cilët adhurojnë edhe idhuj, si ortakë të Zotit, se Allahu është i vetëm në pushtetin për të krijuar dhe i vetëm në administrimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave?! A nuk e dinë ata se qiejt e Toka, në fillim ishin njësh, të bashkuara, pastaj Allahu i Lartësuar i ndau, duke krijuar 7 qiej dhe 7 toka? Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë që e ka bërë ujin origjinë të çdo gjëje të gjallë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen: 1808. “Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, kur unë të shoh ty, shpirti më kënaqet dhe sytë më qetësohen. Më trego për çdo gjë, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë, ai i tha: “Çdo gjë është e krijuar nga uji.” - “Më trego për një gjë që, nëse e bëj, kam për të hyrë në Xhenet!” Ai tha: “Përhap selamin, shpërnda ushqim (për nevojtarët), mbaji fort lidhjet farefisnore, ngrihu për t’u falur natën kur njerëzit janë në gjumë, pastaj do të hysh në Xhenet me selam.” Isnadi i këtij hadithi është sipas kushteve të dy Sahih-ëve, përveç faktit se Ebu Mejmunete është prej transmetuesve të Sunen-eve dhe emri i tij është Sulejm. Imam Tirmidhiu ka quajtur të saktë hadithe që kanë ardhur prej tij. - “A nuk do të besojnë, atëherë? ” - A nuk besojnë, kur dëshmojnë krijesa, të cilat dalin në jetë gradualisht? Këto të gjitha tregojnë për ekzistencën e Krijuesit, i Cili vepron me vullnetin dhe përzgjedhjen e Tij dhe i Cili është i plotpushtetshëm për gjithçka, siç ka thënë një poet: “Çdo gjë që ekziston, për Zotin që është Një tregon.” Sufjan el Theuriu sjell hadithin nga Ikrima, dhe ky nga i ati, i cili rrëfen se Ibn Abasi është pyetur njëherë: “A ka ekzistuar nata në fillim, apo dita?” Ai tha: “Kur qiejt dhe Toka ishin bashkë, a kishte gjë tjetër mes tyre, përveçse errësisrë? Kështu që, ta dini se nata ishte para ditës.” - “Në Tokë, Ne kemi vënë male të paluhatshme, që ajo të mos lëkundet. ” - Allahu i Lartësuar vendosi malet, për ta bërë Tokën të palëvizshme. Kështu, Allahu i Lartësuar e forcoi atë, që ajo të mos të lëkundet dhe të anojë bashkë me njerëzit, e që ata të mos gjejnë prehje mbi të. Toka është në ujë, pra, është e mbuluar me ujë, përveç një të katërtës së saj, e cila është e shfaqur ndaj ajrit dhe diellit. Banorët e saj vështrojnë qiellin dhe gjithçka të saj, shenja të mrekullueshme që tregojnë për ekzisten - cën dhe për urtësinë e Krijuesit, që është i ditur, i plotpushtetshëm dhe i urtë në krijimin e Tij. - “Midis tyre kemi bërë lugina e rrugë të gjera për të kaluar, që ata të dinë të orientohen.” - Allahu i Lartësuar bëri të mundur të ketë hapësira mes maleve, që njerëzit të hapin rrugë dhe të lëvizin nga një vend në tjetrin. - “Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt.” - E bëmë qiellin mbulesë, si kubé. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” [Dharijat 47]. Ose: “Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi.” [Shems 5]. Ose: “A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?!” [Kaf 6]. Kështu, Allahu i Madhëruar na tregon se e ka ndërtuar qiellin dhe e ka ngritur kupolën e tij. Ndërsa në këtë ajet, Ai thotë se e ka bërë atë si mburojë, që askush nuk mund të depërtojë në të. - “Megjithatë, ata u kthejnë shpinën shenjave, që këto objekte tregojnë. ” - Ata nuk thellohen në madhështinë e këtij krijimi. Ata nuk meditojnë mbi trupat qiellorë, për ata që janë të qëndrueshëm (në dukje), apo për ata që lëvzin, me të cilët Allahu i Lartësuar ka zbukuruar qiellin. - “Është Allahu Ai që krijoi natën dhe ditën. ...” - Ai e krijoi natën të errët, ndaj krijesat pushojnë dhe qetësohen gjatë saj. Ndërsa ditën e bëri të shndritshme, që njerëzit të lëvizin të qetë, për të kërkuar mirësitë e Allahut. Allahu i Madhëruar herë zgjat njërën, duke shkurtuar tjetrën dhe herë tjetër bën të kundërtën. - “... Diellin dhe Hënën.” - Dielli ka dritën e vet, që është e veçantë për të, ashtu siç ka edhe një rrugë të përcaktuar, nëpër të cilën lëviz. Ai ka kohën e vet të lëvizjes, të posaçme për të. Ndërsa Hëna ka dritë tjetër, që është e veçantë për të, si dhe një rrugë të përcaktuar, nëpër të cilën lëviz. Ajo ka kohën e vet të lëvizjes, të posaçme për të dhe të ndryshme nga tjetra. Por Allahu i Lartësuar thotë për të dyja: - “Të gjithë notojnë - secili në orbitën e tij (të caktuar) .” - Jedûrûn, domethënë, vërtiten në formë rrethore. Ibn Abasi ka thënë: “Domethënë, vërtiten ashtu si filli i perit në tjerrëse.”

Mus'haf Hape →
Fatir 35:13–35:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe ditën te nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) ...” - Edhe këto krijesa tregojnë për pushtetin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe ditën te nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) ...” - Edhe këto krijesa tregojnë për pushtetin e plotë dhe fuqinë madhështore të Allahut të Lartësuar. Ai e nënshtroi natën dhe e bëri në shërbim të krijesave me errësirën që vendosi në të, ashtu si nënshtroi ditën dhe e bëri të dobishme për krijesat me dritën që vendosi në të. I Madhëruari herë zgjat njërën dhe herë tjetrën, në varësi të stinëve që i ka pëcaktuar të ndodhin në këtë botë. - “... dhe ka nënshtruar Diellin dhe Hë - nën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë sundimi. ” - Ai nënshtroi edhe yjet që lëvizin dhe ato që janë të qëndrueshme, të cilat e çajnë errësirën me dritë. Të gjithë lëvizin me masë të caktuar nga Zoti. Gjithçka funksionon sipas një rregulli preçiz të vendosur nga Ai, që është Krenari, Ngadhënjimtari dhe i Gjithë - dijshmi, deri në Ditën e Kijametit. Ai i Cili i ka bërë të gjitha këto është një Zot i madhërishëm dhe është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Asgjë dhe askush tjetër veç Tij nuk meriton ndonjë grimë adhurimi, kushdo qoftë a i, melek apo bamirës i kohëve të shkuara, në pamjen e të cilëve keni gdhendur edhe idhujt tuaj. - “Ata që ju u luteni përveç Atij, nuk zotërojnë as sa cipa e hollë e farës së hurmës.” - Domethënë, të gjithë këta që ju u luteni, qofshin melekë apo evlija, nuk kanë në dorë asgjë në qiej dhe në Tokë. - “Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund të përgjigjen. ” - Kështu janë idhujt, që ju i keni konsideruar si zota. Ata nuk mund të dëgjojnë lutjet tuaja, sepse ata janë të vdekur, janë thjesht skulptura, janë sende pa shpirt dhe pa jetë. - “Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. ” - Edhe sikur të supo - zohej, - pasi kjo është e pamundur, - se ata mund të dëgjojnë, ata sërish nuk mund që t’iu përgjigjen kërkesave tuaja, sepse askush nuk ka pushtet, fuqi dhe forcë që t’iu përgjigjet lutjeve, përveçse Allahu i Lartë - suar, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (Ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u është përkushtuar.” [Ahkaf 5, 6]. “Ata adhuruan në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u dhënë fuqi e lavdi. Por ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre.” [Merjem 81, 82]. - “Askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur. ” - Në lidhje me realitetin e gjërave, qoftë me ato që shfaqen, qoftë me ato që janë të fshehura dhe në lidhje me përfundimin e çdo çështjeje, askush nuk mund të të njohë ashtu siç të njeh Ai që është i Gjithëditur dhe nuk ka tjetër të tillë veç Allahut të Madhëruar e të Lartësuar. Është Ai i Cili na ka treguar të vërtetën rreth çdo gjëje.

Mus'haf Hape →
Saf 61:1–61:9 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj. Gjëja më e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj. Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, andaj u bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta, ky është parim islam, sipas të cilit, njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi ka thënë: "Simptomet e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diç gënjen dhe kur i besohet diç, bën hilet" Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë. Isai nuk e thërret atë popull: "O populli im", sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, andaj i thërret: "O beni israilë". Ai u thotë se jam i dërguar i Zotit, i besoi librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur u solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. thanë — E — Isait - sipas mendimit të shumicës së interpretuesve të Kur'anit, e ka mendime se i thanë Muhammedit. Allahu përmes të dërguarit të vet e thërret njeriun në fenë e drejtë, në fenë islame, e ai i konsideron gënjeshtër e magji argumentet e Allahut dhe përpiqet ta fikë dritën e Allahut, Kur'anin, duke i quajtur magji, mirëpo, Allahu e ngriti lart dritën e vet mbi të gjitha besimet e tjera të kota, e kompletoi dhe përsosi, edhe pse e urrejtën mohuesit që konsiderohen njerëzit më mizorë.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:7–57:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të pamohueshme, në dritën e ditu - risë, imanit të pastër, korrekt e të palëkund - shëm. - “Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me ju.” - Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni!” - Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar na urdhëron që të pajisemi me besim të plotë dhe korrekt tek Ai dhe profetët e dërguar prej Tij. Ai na porosit e nxit të japim gjithçka e të bëjmë çdo përpjekje që këtë besim ta përmbushim, duke qenë të vazhdueshëm, të qëndrueshëm e të palëkundur në këtë rrugë. Gjithashtu, Ai nxit për të shpenzuar nga ajo pasuri që, sikurse thotë: “... Ai jua ka lënë ta trashë - goni!” Pra, Ai jua ka vendosur këto pasuri në duart tuaja përkohësisht dhe thjesht në përdorim, njësoj si ai që merr diçka për të përfituar dhe për ta përdorur përkohësisht atë. Pa dyshim që këto pasuri ishin në duart e tjetërkujt përpara jush, pastaj kaluan në duart tuaja e sërish do të largohen prej jush, për t’i marrë dikush tjetër në përdorim. Për këtë arsye, i Lartësuari udhëzon që ju të tregoni shumë kujdes me këto pasuri dhe t’i përdorni për bindje ndaj Tij. Në të kundërt, Ai do t’ju llogarisë çdo të madhe e të vogël dhe do t’ju ndëshkojë, nëse shpërfillni dety - rimet pasurore, që ka përcaktuar në fenë, më të cilën ju ka ngarkuar. Mendoni kujdes mbi këto fjalë: “... nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni!” Domethënë, kjo pasuri do t’ju hiqet përsëri nga dora dhe ju do të largoheni prej saj, për t’ua lënë trashëgim të tjerëve pas jush. Mendo pak, mbase trashëgimtarët mund të jenë më të bindur ndaj Allahut në lidhje me këtë pasuri, e kështu do të jenë më të lumtur se ju, duke arritur kënaqësinë e Allahut. Por, gjithashtu, mund të ndodhë që pasardhësit ta përdorin këtë pasuri në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit, dhe kështu gjithë mundi juaj do t’i ndihmojë ata në gjynahe dhe zhytje në ndëshkim. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Shihiri, që rrëfen: 258 8. “Kur shkova tek i Dërguari i Allahut, ai po thoshte: “Grumbu - llimi i pasurisë ju shkatërron! I biri i Ademit thotë: ‘Pasuria ime! Pasuria ime!’ Vallë, a ke gjë tjetër prej pasurisë tënde, veç asaj që e ha dhe e humb, atë që e vesh dhe e gris? Kurse atë që e jep sadaka, ajo mbetet për ty.”. Edhe Muslimi e sjell një hadith të ngjashëm prej Shubes, duke shtuar: 2589. “Çdo pasuri tjetër, veç sadakasë, ai do t’ua lërë njerëzve të tjerë, kur të largohet nga kjo botë.” - “Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh.” - Këtu përsëri kemi një nxitje për të shpe - nzuar në rrugët e hajrit, në bindje ndaj Zotit të Lartësuar dhe për të bërë vepra që e forcojnë imanin dhe e konsolidojnë atë në shpirtin e besimtarit. - “Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë! - Çfarë ju pengon që të besoni dhe të pajiseni me iman të palëkundshëm, ndërkohë që Profeti është mes jush, ju fton në këtë rrugë, ju sjell argumente të qarta e shumë fakte të pamohueshme, që tregojnë vërtetësinë e asaj që ai ka sjellë prej Zotit?! Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi: 2590. “Një ditë, Profeti a.s iu tha sahabëve të tij: “Cili besim është më i habitshmi për ju?” Ata thanë: “Besimi i melekëve”. Por Profeti ﷺ tha: “E si të mos besojnë ata, ndërkohë që shpallja u zbret atyre?!” Kështu, ata thanë: “Atëherë është besimi ynë!” Profeti përsëri tha: “E si të mos besoni ju, ndërkohë që unë jam mes jush?!” Kështu, ata pyetën: “Atëherë, besi - mi i kujt është më i habitshmi?: Profeti tha: “Është besimi i një populli, që do të vijnë pas jush, të cilët do të gjejnë fletë të shkrua - ra dhe do të besojnë atë që është e shkruar në to.” Hadithe të ngjashme kemi sjellë edhe në ajetin 3 të sures Bekare.102 Më pas, i Lartësuari thotë: “... i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besim - tarë!” Ose në ajetin tjetër: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dë - gjuam e bindemi!”. Dhe kini frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tua - ja.” [Maide 7]. Kështu, Ai mori premtimin e tyre, me besëlidhjen që bënë me Profetin e Allahut. Ndërsa Ibn Xheriri pretendon se këtu bëhet fjalë për premtimin dhe besën që Zoti u mori njerëzve për ta besuar si një të Vetëm kur i nxori nga shpina e Ademit, siç shtjellohet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - “Po, - thanë ata, - dëshmojmë për këtë!”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.”. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?”” [Ea’raf 172]. Ky është edhe mendimi i Muxhahidit. Gjithsesi, Allahu është më i ditur. - “Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta ...” - Argumente të qarta, shenja madhë - shtore dhe fakte të prera, që nuk lenë asnjë dyshim rreth të vërtetës, që ai solli prej Zo - tit. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: - “... për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.” - Prej errësirave të injorancës, padi - turisë, mohimit të besimit të vërtetë dhe fakteve të pamohueshme, në dritën e ditu - risë, imanit të pastër, korrekt e të palëkund - shëm. - “Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me ju.” - Allahu i Lavdëruar është pa dyshim i tillë. Zbritja e librave e dërgimi i profetëve është tregues i mëshirës së madhe dhe kujdesit të Tij për krijesat. Allahu i Madhëruar fillimisht i urdhëroi për besim të sinqertë dhe ua qartësoi se nuk ka asnjë pengesë për ta që të besojnë. Tani vijon që t’i nxisë për të shpenzuar në rrugë të hajrit dhe në bindje ndaj Tij. - “Ç’ndodh me ju, që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiejt e Toka?!” - Domethënë, shpenzoni për hir të Tij dhe mos iu frikësoni varfërisë, kur shpenzoni në rrugë të hajrit, sepse Ai për hir të të Cilit i jepni këto, është i Vetmi i Pashoq, që ka në dorën e Tij depot e mirësive dhe pasuritë e qiejve dhe të Tokës. Ai është Sunduesi i Arshit dhe i gjithçkaje poshtë tij. Ai ka për t’jua zvëndësuar, madje do t’ju japë më shumë mirësi, si shpërblim për atë që ju shpenzoni për hir të Tij, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë. Gjithashtu, çdo gjë që jepni, Ai do t’jua kompensojë. Ai është më i Miri Furni - zues”.” [Sebe 39]. Ose: “Ajo që e keni pra - në vetes, është e përkohshme, kurse ajo që është tek Allahu është e përjetshme. Ne do t’u japim durimtarëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë. Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 96, 97]. - “Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para Çlirimit. - Nuk janë të bara - bartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para triumfit të Islamit me çlirimin e Mekës, me ata që nuk e patën këtë nder. Përpara Çlirimit të Mekës, gje - ndja ishte shumë e vështirë dhe, në ato ko - hëra, besimtarë ishin vetëm të sinqertët. Pas Çlirimit, feja e Allahut të Madhëruar u shfaq dhe u përhap me madhështi, derisa njerëzit po hynin në Islam me grupe të mëdha: - “Këta kanë vlerë më të madhe sesa ata që shpenzuan dhe luftuan më pas.” - Shumica janë të mendimit se fjala ‘çlirim’ këtu nënkupton çlirimin e Mekës, ndërsa nga Shabiu dhe të tjerë mendojnë se flitet për Marrëveshjen e Hudejbijes. Mbase për saktësinë e këtij mendimi mund të argu - mentohet me hadithin që imam Ahmedi sjell nga Enesi, i cili rrëfen se: 2591. “Mes Halid Ibn Uelidit dhe Abdurrahman Ibn Aufit pati një debat dhe Halidi i tha Abdurrahmanit: “Ju shpesh na tregoni epërsi mbi ne, me faktin se pranuat Islamin ca ditë përpara nesh!” Na është treguar se, kur këto fjalë i shkuan Profetit të Allahut, ai tha: “M’i lini rehat shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se sikur ndonjëri nga ju të shpenzonte sa mali i Uhudit, ose çdo mal tjetër, me flori, kurrë nuk do të arrinte shpërblimin e veprave të tyre.” Dihet se Halid Ibn Uelidi, të cilit iu drejtua kjo fjalë, e pranoi Islamin në kohën mes Marrëveshjes së Hudejbijes dhe Çliri - mit të Mekës. Grindja mes dy sahabëve ndodhi në kohën kur Profeti ﷺ dërgoi Halid Ibn Uelidin tek fisi Benu Hudhejfe, pas çlirimit të Mekës. Në përballjen me ushtrinë e Halidit, ata nuk thanë qartë që kishin pra - nuar Islamin, por thanë thjesht “ Sabe’na”, pra: “Ndërruam fenë.” Atëherë, Halidi u tha: “Hidhni armët!” Pasi i hodhën armët, ai u tha: “Dorëzohuni!” Dhe ata u dorëzuan. Halidi i lidhi dhe i shpërndau mes ushtrisë. Në kohën e agimit, Halid Ibn Uelidi jep urdhër: “Çdokush që ka rob, le ta vrasë!” Fisi Benu Sulejm i vranë robërit e tyre, ndërsa muhaxhirët dhe ensarët i liruan. Rreth kësaj çështjeje ishte grindja mes Halid Ibn Uelidit dhe Abdurrahman Ibn Aufit.103 Hadithi i saktë prej Profetit të Allahut thotë: 2592. “Mos shani asnjë prej sahabëve të mi! Pa dyshim se, edhe sikur ndonjëri të shpenzonte një mal sa Uhudi me flori në rrugën e Allahut, përsëri nuk do ta arrinte shpërblimin që arrijnë shokët e mi duke dhënë vetëm një dorë ushqim, apo edhe më pak.”. - “Por të gjithëve Allahu u ka premtuar mirësi.” - Pra, si ata që shpenzuan para Çlirimit, ashtu edhe ata që shpenzuan pas tij, të gjithëve u premtohet shpërblim i madh për veprat e tyre, edhe pse mes tyre mund të ketë dallime në grada, siç thotë i Lartësuari: “Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë e tyre), përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. Ata që luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë (në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Nisa 95, 96]. Po kështu, në hadith të saktë është sjellë: “Një besimtar i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Zoti se një besimtar i dobët, por në secilin prej tyre ka të mira.” - “Allahu di për gjithçka që ju punoni.” - Ai është i Gjithëditur për veprat e robërve, prandaj bëri që të ketë ndryshim mes shpër - blimit te atyre që shpenzuan përpara Çliri - mit dhe luftuan për të mbrojtur fenë e Zotit dhe përhapur atë, që sakrifikuan për t’iu bërë krah Profetit të Tij dhe fesë që ai solli nga Zoti, dhe shpërblimit të atyre që e bënë diçka të tillë veçse pas Çlirimit. Ndodh kështu, sepse Zoti ka dijen absolute dhe i di mirë qëllimet e të parëve, sinqeritetin e tyre të plotë, shpenzimet e shumta që ata dhanë edhe në kohë vështirësie, varfërie e ngu - shtie. Në një hadith thuhet: 2593. “Mund të ndodhë që një dirhem i vetëm t’ua kalojë edhe njëqind mijë të tillëve ...” 104 Nuk ka dyshim mes besimtarëve se i Sinqerti Ebu Bekër, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka pjesën më të madhe në këtë ajet. Ai është zotëria i të gjithë atyre që punuan dhe mbë - shtetën Profetin, mes gjithë popujve dhe shoqëruesve të profetëve. Ai shpenzoi të gjithë pasurinë e tij, duke synuar kënaqësinë e Allahut Krenar dhe të Lartësuar, dhe këtë e bëri jo për t’i kthyer ndonjë nder dikujt, për ndonjë nder të mëparshëm. - “Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe t’i japë një shpërblim të mirë.” - Edhe kjo është një nxitje për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por me nijet të pastër dhe me synimin e vetëm për të kërkuar kënaqësinë e Allahut e me vendosmëri të qartë. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Abdullah Ibn Mesud një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit a.s: 2594. “O i Dërguari i Allahut! Vërtet Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ. Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte gjashtëqind rrënjë hurma. Aty ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahdahit. Atëherë, Ebu Dahdah i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” - “Urdhëro!” - “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Në një transmetim thuhet se ajo i tha: “Me fitim doli tregtia jote, o Ebu Dahdah!” Dhe pastaj mori fëmijët e doli prej shtëpisë.” Transmetohet, gjitha - shtu, se Profeti i Allahut tha: “Sa e sa rrënjë të shumta të mbushura me fruta ka në Xhenet për Ebu Dahdahin.”. Ndërsa në një version thuhet: “Sa e sa hurma, trungu i të cilave është prej rubini, smeraldi e diamanti, janë përgatitur për Ebu Dahdahin në Xhenet!”

Mus'haf Hape →
Lukman 31:25–31:28 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… rreth Tij, si dhe për të qenë tërësisht të sinqertë në adhurimin dedikuar Atij. - Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. - Ai përmend pushtetin, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” - Kështu, nëse pyet i pyet këta mohues të Zotit e idhujtarë, që e mohojnë të vërtetën e sjellë nga profetët, se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” Ata do të dëshmojnë se idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë në gjithësi dhe do të përgjigjen me të shpejtë se është Allahu Ai që i ka krijuar, i vetëm. - Atëherë thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! - Duke u argumentuar me atë që edhe ata e pranojnë, kërkoju që ta pranojnë dhe të dëshmojnë njëshmërinë e Zotit në adhurim, gjë që ata e mohojnë. Thuaju: “I lavdëruar qoftë Allahu!” Pra, i lavdëruar qoftë Allahu, që e shfaqi të qartë dhe të fortë dritën e së vërtetës. Ai ju argumenton pikërisht me gjërat që edhe ju vetë i pranoni. Kështu, nëse do të kishim logjikë, atëherë do të pranonim se pikërisht Ai që është i vetmi krijues që kujdeset për krijesat e tij dhe është rregullues i të gjitha çështjeve të tyre, pikërisht Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin, bindjen ndaj Tij dhe nënshtrimin e plotë sipas ligjit dhe urdhëresave të Tij. - Por shumica e tyre nuk dinë. - Prandaj edhe i shoqërojnë Atij shokë në adhurim. Ata kënaqen me besimin e tyre kontraditor, duke treguar se janë tërësisht të paqartë, të mjegullt dhe në dyshime të vazhdueshme. Ata e ndjekin këtë rrugë jo me bindje dhe janë të paditur. Allahu i Lartësuar përmend në këto dy ajete një shembull, për të treguar cilësitë e Tij absolute e të plota, për t'i nxitur dhe inkurajuar njerëzit që t’i njohin mirë dhe të marrin dituri të plotë rreth Tij, si dhe për të qenë tërësisht të sinqertë në adhurimin dedikuar Atij. - Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. - Ai përmend pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij gjithëpërfshirës. Gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, si bota e sipërme, ashtu edhe ajo e poshtme janë pronë dhe krijim i Tij. Ai vepron ndër ta me ligjin e Tij të krijimit dhe përcaktimit të gjërave. Është po Ai që vendos mes njerëzve ligjin e Tij të Sheriatit, sipas të cilit njerëzit duhet ta adhurojnë dhe sipas të cilit duhet të jetojnë. Është po Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Të gjitha këto janë në dorë të Tij. Të gjitha pa përjashtim janë pronë dhe krijesa të Tij, që i janë nënshtruar sundimit dhe ligjit të Tij. Të gjithë kanë nevojë për përkujdesin dhe mëshirën e Allahut. Asgjë dhe asnjë prej krijesave nuk ka gjë në dorë prej pushtetit dhe sundimit. - Allahu është Ai, i Pasuri dhe i Lavdëruari. - Allahu është i Pasur dhe pasuria e Tij është e gjerë dhe e paanë. Ai nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: "Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. [Dharijat 56 – 58.] Gjithashtu, edhe veprat e mira dhe adhurimet e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve nuk i sjellin Allahut asnjë shtesë e dobi në pushtetin e Tij. Ato i sjellin dobi veçse atyre që i punojnë dhe Allahu është i Pasur dhe s’ka nevojë për robërit e Tij dhe për veprat e tyre të mira. Tregues se Allahu është i Pasur është fakti se Ai i pasuron dhe begaton ata me mirësi të shumta të dynjasë dhe të ahiretit. Allahu i Madhëruar na tregon për Lavdinë dhe Madhërinë e Tij. Ai është i lavdëruar vetvetiu, pra, lavdërimi është i pandashëm nga Ai. Ai është i lavdëruar në të gjitha aspektet. Ai është i lavdëruar në Qenien e Tij, është i lavdëruar në cilësitë e Tij. Për çdo cilësi të Tij, Allahu meriton më të lartat dhe më të plotat lavdërime e madhërime, sepse ato janë cilësi madhështore dhe të plota. Po kështu, Ai është i lavdëruar dhe meriton të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo vepër të Tij. Ai meriton të lavdërohet dhe është i lavdëruar për çdo urdhër që ka dhënë dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar. Allahu është i lavdëruar për çdo gjë që ka përcaktuar mbi njerëzit dhe për çdo gjykim mes njerëzve në dynja dhe në ahiret. Ai është i lavdëruar për gjithçka. Më pas, Allahu na flet për diturinë dhe fjalët e Tij, që nuk kanë fund, me një përshkrim që hyn thellë në zemër dhe që çudit mendjen. Vetë të urtët dhe të mençurit mbeten pa fjalë. Ai thotë: - Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari). - Sikur të gjitha pemët e Tokës të ktheheshin në pena dhe të gjitha detet e botës, madje edhe shtatë herë sa ato, të ishin bojë për të shkruar, të gjitha penat dhe boja do të mbaronin, kurse fjalët e Allahut kurrë nuk do të mbaronin. Ky pohim nuk është ndonjë supozim i tepruar, që nuk ka vërtetësi, por është një përshkrim përafrues për njerëzit, që ata të arrijnë të kuptojnë diçka nga madhështia dhe dituria e Allahut. Në fakt, dituria dhe fjalët e Tij janë shumë më të mëdha se ky përshkrim, por Allahu e di mirë se krijesat nuk mund të konceptojnë qoftë edhe një pjesë të vogël të asaj që tregojnë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu u ka mundësuar robve që të kenë njëfarë njohurie dhe diturie rreth Tij, dhe kjo është mirësia më e madhe dhe dhurata më e çmuar që u ka dhënë atyre. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Por, sidoqoftë, kjo njohuri e njeriut për Zotin e tij është përsëri e pakët dhe robi kurrë nuk mund të zotërojë njohuri të plotë për Zotin, ashtu siç është realisht Ai në madhështinë e Tij. Allahu i Madhëruar u tregon robve rreth cilësive të Tij aq sa ata mbajnë, në mënyrë që zemrat e tyre të ndriçohen, shpirtrat e tyre të çlirohen dhe gjokset e tyre të zgjerohen. Kështu, me këto njohuri që arrijnë të nxënë, ata mund të argumentojnë dhe të arsyetojnë për madhështinë e Zotit, madhështi të cilën në këtë dynja nuk kanë forcë që ta njohin dhe konceptojnë tërësisht. Për këtë arsye, ata thonë ashtu siç ka thënë më i dituri i tyre për Zotin: "O Zoti ynë! Nuk mundemi të përlëvdojmë ashtu siç e meriton në të vërtetë. Ti qofsh i lavdëruar ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde!" Çështja e përshkrimit dhe cilësive të Allahut është shumë më e madhe se kaq. Ky shembull jepet për të përafruar kuptimin për mendjet e njerëzve. Kështu, edhe sikur detet dhe pemët e globit të shumëfishoheshin e shumëfishoheshin pafundësisht, ato nuk do të mund të ishin kurrë të mjaftueshme që të përfshinin apo përkufizonin fjalët e Zotit. E si mundet që diçka e krijuar të përfshijë Fjalën e Krijuesit, e cila është një nga cilësitë e Tij? Fjalët e Allahut nuk mund të përfytyrohet që të mund të kenë fund dhe kufizim. Argumentet fetare dhe ato logjike tregojnë se ato nuk kanë fund e mbarim. Çdo gjë e ka një fund, përveç Krijuesit dhe cilësive të Tij dhe çdo gjë tek Ai do të kthehet. Allahu është i pari, para të Cilit nuk ka asgjë dhe Ai është i fundit, pas të cilit nuk ka gjë. Mendja e robit është e mangët dhe e kufizuar. Sado që ajo të përfytyrojë një kohë të largët, Allahu përsëri është para saj. Po ashtu, sado që të mendojë për një kohë e ardhshme, sado e largët qoftë, Allahu është pas asaj pafundësisht e pa cak. Allahu i Madhëruar në çdo kohë gjykon, flet, urdhëron dhe vepron ashtu siç Ai dëshiron. Nëse Ai dëshiron, askush nuk mund të pengojë fjalën dhe veprën e Tij. Atëherë, nëse njeriu mediton për këtë çështje, e kupton se këta shembuj Allahu i Madhëruar i ka dhënë veçse për të përafruar kuptimet për mendjen e ngushtë të robit, pasi çështja e përshkrimit të Zotit dhe cilësive të Tij është shumë më e madhe dhe e mrekullueshme. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krenar, Ngadhënjimtar dhe urtësia e Tij është e plotë dhe absolute. Ai thotë: - Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. - E gjithë krenaria, fuqia dhe ngadhënjimi i takon Allahut! Çdo shfaqje e fuqisë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është prej Tij dhe buron nga Ai. Është Ai që u ka dhuruar krijesave çdo forcë që ato zotërojnë. Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as forcë pa qenë ndihma e Tij. Me krenarinë dhe fuqinë e Tij, Allahu i ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij dhe vepron e administron çështjet e tyre. Është Ai që kujdeset dhe rregullon çdo gjë në gjithësi. Ai i krijoi të gjitha krijesat me urtësinë e Tij. Ai e filloi krijimin me urtësi. Qëllimi i këtij krijimi fsheh urtësi të mëdha. Po me urtësi, Allahu vendosi edhe ligjin e fesë së Tij, të urdhrave e ndalesave të Tij dhe, pa dyshim, synimi i Tij me këto urdhëresa ishte urtësia. Kështu, Ai është i Urti në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj dhe urdhër që ka vendosur. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij madhështor e absolut, të cilin logjika e njeriut nuk mund ta perceptojë plotësisht, me gjithë madhështinë e saj. Ai thotë: - Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. - Kjo çudit çdo mendje dhe njeri të urtë. Gjithë ato krijesa të shumta, të mëdha e të ndryshme, pasi të kenë vdekur dhe të jenë shpërndarë nëpër botë, Ai përsëri do t'i ngjallë e kthejë në jetë, dhe e gjithë kjo është për Allahun njëlloj sikur të ngjallte një krijesë të vetme! Atëherë, si është e mundur që njeriu të mohojë ringjalljen dhe tubimin e krijesave para Zotit dhe shpërblimin e tyre sipas veprave? Sigurisht që këtë e mohon veçse ai që është i paditur për madhështinë e Allahut, forcën dhe pushtetin e Tij absolut. Pastaj i Madhëruari na tregon se dëgjimi i Tij përfshin të gjitha zërat dhe shikimi i Tij përfshin çdo gjë. Ai thotë: "Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka."

Mus'haf Hape →
Kasas 28:44–28:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës." [El ea'raf 158]. - Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi Allahu i Lartësuar tregoi këtë histori, u kujton njerëzve se këto janë lajme që i vijnë Profetit nga Shpallja dhe se Profeti nuk ka asnjë mundësi tjetër informimi përveç Shpalljes: - Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Musait Shpalljen. - Ti nuk ishte në perëndim të malit Turi Sina, kur Ne përcaktuam urdhrat për Musain. - Ti nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. - Ti nuk ishe dëshmitar në atë që ndodhi, që të mund ta tregoje. - Ne krijuam shumë breza ndërmjet dhe ajo kohë është shumë e largët . - Shumë shekuj kaluan, aq sa dituria e Shpalljes u zhduk. Dhe pikërisht kur nevoja për Shpallje ishte e madhe, Ne të dërguam ty me atë që ta mësuam dhe me Kur'anin, që ta shpallëm. - Ti nuk ishe banor i Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona. - Ti nuk jetoje e qëndroje mes banorëve të Medjenit, që të mësoje këtë histori dhe ajetet Tona, që të mund të tregoje kaq saktë e imtësisht historinë e Musait. - Por jemi Ne, që të dërguam ty si profet. - Të gjitha këto lajme të Musait erdhën nga Shpallja që të dhuruam. Ti nuk kishe asnjë mënyrë tjetër për t’i mësuar, përveç Shpalljes. - Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne thirrëm atë (Musain). - Nuk ishe kur e thirrëm Musain për ta ngarkuar me detyrën që të shkonte tek të padrejtët, për t’u kumtuar atyre mesazhin Tonë dhe për t’u treguar shenjat dhe mrekullitë që të kemi treguar në këtë Shpallje. Duke qenë se ti i tregove ato histori ekzaktësisht ashtu siç kanë ndodhur, pa shtuar e as pakësuar gjë, atëherë ka dy mundësi: 1. Ose të kesh qenë dëshmitar në kohën kur ndodhën; 2. ose ta kesh mësuar këtë histori nga të tjerët, për ta treguar më pas. Vetëm këto dy mundësi mund të hedhin poshtë marrjen e informacionit nga Shpallja. Por dihet mirë se asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur. Si miqtë, ashtu dhe armiqtë e tu e pranojnë se ato janë të pamundura për ty. Atëherë mbetet vetëm mundësia që të jenë sjellë prej Shpalljes së Zotit. Pra, ishte Zoti që të zgjodhi për të të bërë profet dhe që të dha Shpalljen, që shtjellon gjithçka. Ky është një argument i prerë se ti je i dërguari i Allahut dhe se Allahu i mëshiroi njerëzit me dërgimin tënd si profet: - Por ti je si mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, tek i cili nuk ka ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim. - Arabët dhe kurejshët nuk kishin kontakt me Shpalljen që prej një kohe të largët (nga koha e Ismailit). Kjo Shpallje iu është dhënë atyre me qëllim që: "... ata të marrin mësim." Pra, që të njohin hollësitë e Shpalljes dhe të rrugës së mirësisë, si dhe që të bëjnë punë të mira e të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, Shpallja iu është dhënë edhe për t’u treguar rrugët e ligësive që të mund të largohen e të ruhen prej tyre. Atëherë, duke qenë se gjendja dhe nevoja e tyre për ty si profet dhe për Shpalljen është shumë e madhe, atëherë ata duhet të nxitonin dhe të përkushtoheshin në besimin që ti i fton dhe të ishin mirënjohës për këto mirësi të mëdha, që, në fakt, askush nuk mund t'i vlerësojë sa duhet. Fakti që Profeti (a.s.) ishte paralajmërues i arabëve nuk hedh poshtë faktin se ishte i dërguar edhe për njerëzit e tjerë. Ai ishte arab dhe Kur'ani u shpall në gjuhën arabe. Të parët që ai i ftoi në Islam ishin arabët dhe mesazhi i parë dhe themelor ishte për arabët dhe për të gjithë botën më pas, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: "Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. [Junus 2]. Ose: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës." [El ea'raf 158]. - Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” - Prandaj të dërguam tek ata, o Muhamed, që sa herë të goditen nga belaja, që vetë me duart e tyre e fitojnë, të mos nxjerrin të tilla pretendime e justifikime. Pas dërgimit të Muhamedit, askush të mos ketë të tilla pretendime për të shpëtuar nga dënimi i Zotit për punët e këqija. - Por kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!” - Kur atyre u erdhi e vërteta e sigurt, pra, ky Kur'an madhështor i shpallur nga Ne, duke e mohuar thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!" Duke mohuar diçka që kurrsesi nuk mund të mohohet, sollën këto pretendime boshe. Ata thanë: Përse nuk zbret Libri nga qielli njëherësh i gjithi? Kështu, sikur po thoshin: “Duke qenë se po zbret pjesë -pjesë, atëherë nuk është prej Zotit." E çfarë argumenti është ky?! Përse duhet të mendohet se nuk është prej Zotit, meqë po shpallet pjesë - pjesë?! Ku është lidhja dhe logjika këtu?! Madje, është pikërisht e kundërta që mund të kuptohet nga shpallja e Tij pjesë -pjesë. Ajo tregon përkujdesin e madh të Allahut për ata të cilëve u shpalli këtë Kuran. Ai e zbriti atë pjesë -pjesë dhe gradualisht, që të forconte zemrën e Profetit dhe që imani i besimtarëve të shtohej e fuqizohej. Gjithashtu, edhe për të qenë një udhëzim dhe sqarim për çdo çështje që u dilte përpara, siç thotë i Madhëruari: “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit)i gjithi përnjëherë?” Ne e shpallëm ashtu (pjesëpjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” [Furkan 32, 33]. Pastaj, edhe pse ata bënë krahasim me librin që iu dha Musait, prapë nuk kishin asnjë të drejtë, sepse edhe Musain nuk e besuan. Pra, si mund të kërkojnë dhe krahasojnë me një libër që ata nuk e besojnë dhe e mohojnë? Prandaj thotë Allahu i Madhëruar: - Por, a nuk po i mohojnë ata mrekullitë që iu dhanë Musait më parë? Ata thonë (për Kuranin dhe Teuratin) : “Këto janë dy magji që mbështesin njëra -tjetrën." - Sipas tyre, Kur'ani dhe Teurati janë dy magji që ndërveprojnë me njëra tjetrën për të nënshtruar njerëzit. - Ata thonë: "Ne i mohojmë që të dyja.” - Nga kjo kuptohet se ata ishin njerëz që donin të hidhnin poshtë të vërtetën me diçka të kotë e të pavlerë. Ata thjesht llomotitin fjalë kontradiktore. E tillë është sjellja e çdo mohuesi, prandaj dhe Zoti thotë se ata janë mohues të të dy librave dhe të dy profetëve. Mos, vallë, ky mohim ishte për shkak se ata kërkonin të vërtetën, apo thjesht pasim i dëshirave të tyre? Në vijim, Allahu u drejton atyre një sfidë, për të vërtetuar pretendimet dhe mosbesimin e tyre. - Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, sillni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur'ani) , që t’i përmbahem edhe unë atij!” - Sillni një libër prej Allahut që ofron udhëzim më të drejtë se Kur'ani dhe Teurati, që t’i përmbahem edhe unë atij! Askush nuk mund të gjejë libër të tillë. Bota nuk ka pasur kurrë si këta dy libra që ditën që Zoti krijoi botën, në aspektin e diturisë, të udhëzimit që përmbajnë, qartësimit për çdo çështje që të ofrojnë, si dhe mëshirës për krijesat. Kjo ftesë është mëse e drejtë dhe e mrekullueshme. Muhamedi i fton njerëzit në udhëzim dhe në të vërtetën, dhe ky ishte qëllimi i tij: Unë ju kam sjellë një libër me mirësi, ashtu si edhe libri që ju dha Musait, prandaj është detyrë për të gjithë ne që t'i ndjekim dhe të nënshtrohemi të jetojmë sipas mësimeve të tij, sepse ata janë plot udhëzime e drejtësi. Nëse mund të më sillni një libër të shpallur nga Zoti, që është më udhëzues se ata të dy, edhe unë kam për ta ndjekur. Në të kundërt, kurrë nuk kam për ta lënë të vërtetën dhe udhëzimin për diçka që nuk është e tillë. - E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. - Duke qenë se nuk mund të sjellin ndonjë libër më të plotë në udhëzimin dhe diturinë që ofron atëherë: "...dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta." Pra, mospasimi yt nuk është për shkak se ata po ecin sipas ndonjë rruge të vërtetë që ata njohin, por është thjesht pasim i epsheve e dëshirave të tyre. Por: - ...kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet, pa asnjë argument prej Allahut?! - Ata janë njerëzit më të humbur, të cilëve edhe pse iu paraqitet e vërteta, udhëzimi i qartë dhe i drejtë, që të çon tek Zoti dhe në Xhenetet e bujarisë së Tij, ata nuk ia hedhin sytë dhe nuk përkushtohen të jetojnë sipas saj. Këta të mjerë, kur epshet dhe dëshirat e tyre i ftojnë për t’i hyrë rrugëve të shkatërrimit dhe dëshpërimit, ata iu përgjigjen menjëherë, duke braktisur udhëzimin e Zotit dhe ftesën e Tij bujare. A di ndonjë që të jetë më i humbur se ata që kanë të tilla cilësi? Sigurisht, ajo që i çoi në atë përfundim të hidhur ishte padrejtësia, armiqësia ndaj së vërtetës dhe urrejtja ndaj saj. Ata nuk e duan të vërtetën. Të gjitha këto bëjnë që ata të mbeten në humbje dhe të mos udhëzohen: - S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës. - Ata që kanë si cilësi të përhershme padrejtësinë, inatin e kokëfortësinë. Atyre u vjen udhëzimi dhe ata e refuzojnë. Ata i josh epshi dhe dëshirat e shfrenuara. Ata ia mbyllin vetes rrugën e udhëzimit dhe portat e së mirës. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: "E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta." Kjo tregon se ata që nuk pranojnë fjalën e Profetit, në mënyrë të pashmangshme kanë për të ndjekur një rrugë tjetër, që bie ndesh me fjalën e tij. Këta lloj njerëzish nuk ndjekin udhëzimin, por dëshirat e veta. - Ndërsa Ne u dërgojmë atyre Shpalljen në mënyrë të vazhdueshme, që të mendojnë. - Kështu, Allahu i Madhëruar vijoi gradualisht që t’i shpallte njerëzisë mesazhin e Tij, dhe këtë e bëri si mëshirë për ta dhe me qëllimin që ata të mendojnë. Pra, që ata gjithmonë të nxjerrin mësime, sa herë që përsëritet zbritja e ajeteve të Tij, sa herë që ata kanë nevojë. Kështu, Shpallja e Kur'anit pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe ishte mëshirë për njerëzimin. Atëherë, përse ata e kundërshtonin dhe e quanin këtë si arsye për të mos besuar, kur ajo ishte në dobinë e tyre?! Disa dobi dhe mësime të nxjerra nga kjo histori e mrekullueshme 1. Të vetmit që përfitojnë dhe ndriçohen nga ajetet dhe mësimet e Allahut dhe nga historitë e popujve të shkuar, janë besimtarët e vërtetë. Në varësi të imanit që ka robi, po ashtu do të ndriçohet dhe do të marrë mësim. Allahu i Lartësuar i sjell këto histori e mësime pikërisht për këta të zgjedhur. Ndërsa të tjerët nuk marrin as dritë dhe as udhëzim. 2. Allahu i Madhëruar kur dëshiron diçka, i lehtëtëson rrugët e kushtet për arritjen e saj, duke i sjellë ato pak e nga pak e gradualisht, jo njëherë të vetme. 3. Një popull i dobët dhe i pafuqishëm kurrë nuk duhet t’i dorëzohet dobësisë e pafuqisë. Ai duhet të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet që ka për të kërkuar të drejtën e vet. Ai kurrë nuk duhet ta humbasë shpresën për t’u ngritur në lartësinë e duhur, sidomos kur i bëhet padrejtësi nga të tjerët. Le të marrin mësim e ngushëllim popujt në mënyrën se si i shpëtoi Zoti bijtë e Izraelit, atë popull të dobët, të përvuajtur e të shtypur nga Faraoni dhe rrethi i tij. Madje, Zoti i bëri ata sundues në tokë, duke iu dhënë pasuritë e të padrejtëve dhe tiranëve. 4. Nëse një popull do të vazhdojë të rrijë i shtypur dhe i përulur, duke mos kërkuar hakun e vet e duke mos folur rreth tij, ata do të vazhdojnë të mbeten ashtu dhe nuk kanë për të ngritur kokë, si në fe, edhe dhe në dynjanë e tyre, e aq më pak të jenë udhëheqës. 5. Mëshira dhe kujdesi i madh i Allahut të Lartësuar për nënën e Musait, kur i premtoi se do t’ia kthente të birin dhe se do ta bënte atë një profet të zgjedhur. 6. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë bën që robin e Tij ta kapin disa vështirësi dhe vuajtje në fillim, që më pas gëzimi i tij me çlirimin dhe mirësinë e Allahut të jetë edhe më i madh. Mendo pak se si në fillim nëna e Musait u dëshpërua aq shumë, saqë zemra iu mblodh nga frika për djalin e saj, dhe përfytëro gëzimin dhe qetësinë që ajo provoi e përjetoi kur e mori sërish në duar djalin e dashur, për t’i dhënë gji. Ishte pikërisht hedhja e tij në lumë me sënduk, si mjet për ta shpëtuar, ajo që e dëshpëroi dhe e frikësoi aq shumë. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj zgjidhjeje të frikshme asaj iu mundësua që zemra t’i qetësohej dhe sytë t’i qeshnin dhe të gëzoheshin përsëri. Madje, jo vetëm kaq, po iu mundësuan edhe të mira materiale. E kush e mendonte se ai fëmijë i hedhur në lumë do të shpëtonte dhe ajo frikë e madhe do të shndërrohej në lumturi? 7. Frika e natyrshme, që shpesh e pushton njeriun, nuk bie ndesh me imanin ose të tregojë se zemra ka pak ose aspak iman. Nëna e Musait, e po kështu më vonë edhe Musai, provuan diçka nga kjo frikë, por zemrat e tyre ishin plot me iman. Ajo është thjesht frikë e natyrës njerëzore. 8. Imani shtohet dhe pakësohet. Nga gjërat që më së shumti e shtojnë dhe e forcojnë imanin dhe i sjellin zemrës siguri të plotë është durimi gjatë sprovave dhe forca e dhënë nga Zoti gjatë këtyre sprovave. Zoti thotë: "Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) , që të mbetej (një besimtare) e palëkundur." Pra, është pikërisht forca dhe ndihma që të sjell Allahu gjatë sprovës ajo që bën të mundur imanin dhe forcimin e tij. Pikërisht kjo forcë ia qetësoi zemrën dhe e forcoi imanin e nënës së Musait. 9. Nga mirësitë më të mëdha dhe ndihma më e fortë që Zoti i jep robit në çështjet e tij, është pikërisht qëndrueshmëria, durimi e maturia në momentet e frikës dhe ngarkesës shumë të lartë emocionale. Përmes kësaj force dhe ndihme, robi arrin të artikulojë të drejtën dhe ta mbrojë atë. Edhe veprat e tij janë të matura e të kujdesshme. Ndryshe ndodh me atë të cilin e vënë poshtë frika e tronditja: ai e humb mendjen fare dhe nuk arrin të logjikojë. Kështu nuk arrin ndonjë të mirë për veten e vet në atë gjendje. 10. Edhe pse muslimani e di mirë që kaderi dhe premtimi i Allahut është i sigurt dhe ka për t’u përmbushur, nuk duhet që të heqë dorë nga kryerja e sebepeve dhe çdo gjëje për të cilën është urdhëruar. Përmbushja e urdhëresave dhe veprat e njeriut në marrjen e masave nuk tregojnë se ai nuk i beson fjalët dhe premtimet e Allahut. Edhe pse Allahu i pati premtuar nënës së Musait se do t’ia kthente djalin e saj, kjo nuk e pengoi atë që të merte masat për këtë, duke dërguar të motrën e Musait ta ndiqte nga pas dhe të kujdesej për të, por pa rënë në sy. 11. Lejohet që gruaja të dalë nga shtëpia e saj nëse e lyp nevoja dhe të flasë me burrat e huaj. Kështu veproi motra e Musait dhe dy vajzat pranë burimit të Medjenit. 12. Lejohet marrja e pagesës për gjidhënie dhe për kujdesin ndaj fëmijës, si edhe t’ia lësh kujdestarinë e fëmijës dikujt tjetër, që ka mundësi ta bëjë diçka të tillë, siç bëri motra e Musait. Familja e Faraonit e paguante nënën e Musait për gjidhënien dhe kujdesin ndaj Musait, pasi nuk e dinin se ajo ishte nëna e vërtetë e Musait. 13. Kur Allahu Mëshirëplotë dëshiron ta mëshirojë e ta ndryshojë robin e Vet, fillon t’i tregojë atij shenja të qarta për këtë, në mënyrë që robit t’i shtohet imani. Kështu bëri Zoti me nënën e Musait kur ia ktheu djalin, që ajo ta dinte mirë dhe të kishte siguri të plotë se premtimi i Allahut është i vërtetë. 14. Është e ndaluar të vrasësh një mohues të Zotit me të cilin ka një pakt ose sipas zakonit dhe rregullave ndërnjerëzore. Musai e konsideroi vrasjen e Egjiptasit si një gjynah, nga i cili i kërkoi falje Allahut, edhe pse Ai ishte qafir. 15. Çdokush që vret dikë pa të drejtë konsiderohet si kryeneç apo tiran, që përhap shkatërrimin në tokë. 16. Ai që vret njerëzit pa të drejtë, duke pretenduar se kështu dëshiron të vendosë rregull në tokë, duke i frikësuar ata që bëjnë gjynahe, le ta dijë se ai është gënjeshtar në atë që pretendon. Madje, ai është i padrejtë dhe përhapës i shkatërrimit në tokë, sikurse na tregon Allahu fjalën e Egjiptasit drejtuar Musait: "O Musa! A do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë të djeshmin? Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” Këto fjalë u thanë në një kontekst pohimi nga Zoti dhe nuk u hodhën poshtë. Pra, është shumë e vërtetë se ai që vret pa të drejtë është arrogant dhe nuk dëshiron të rregullojë gjërat. 17. Nëse dikush njofton dikë rreth fjalëve që thuhen për të, me qëllimin për ta ruajtur nga ndonjë e keqe që i kanoset, nuk quhet përgojim apo spiunim (që konsiderohet gjynah). Madje mund të jetë vaxhib, siç veproi ai burrë besimtar kur e njoftoi Musain duke e këshilluar dhe paralajmëruar për t’u ruajtur nga ajo që po flitej dhe përgatitej për të. 18. Nëse dikush mëson se nëse qëndron në një vend ka për të humbur jetën dhe do ta vrasin, ai nuk duhet t’ia lejojë vetes dhe të qëndrojë. Ai nuk duhet të dorëzohet por duhet të largohet, ashtu siç veproi Musai 22. 19. Kur ndodhesh përpara dy dëmeve dhe të këqijave, kur është e pashmangshme që të kryesh njërën prej tyre, atëherë kryen atë që është e keqja më e vogël dhe ajo që ka më pak dëme, se kështu veproi edhe Musai. Ai u detyrua të zgjidhte mes dy mundësive: 1. Të qëndronte në Egjipt, por kjo do të sillte vrasjen e tij. 2. Të shkonte në ndonjë vend të panjohur, pa pasur furnizime e as udhërrëfyes (përveç Zotit). Kjo e dyta ishte më e sigurt, prandaj Musai zgjodhi atë. 20. Çdokush që gjendet përballë një situate që duhet të zgjedhë dhe nuk di si të vendosë, atëherë le t’i drejtohet Zotit dhe t’i lutet Atij që ta udhëzojë në zgjedhjen më të mirë, por vetëm pasi të ketë bërë çdo gjë që ka në dorë dhe të synojë vetëm të vërtetën dhe të mirën. Allahu i Lartësuar kurrë nuk e zhgënjen dhe braktis dikë në një gjendje të tillë, siç ishte Musai kur u nis për në Medjen. Ai tha: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë.”. 21. Mëshira dhe mirësjellja me njerëzit që i njeh ose nuk i njeh dhe bamirësia ndaj tyre është virtyt i profetëve. Bamirësi konsiderohet edhe dhënia ujë kafshëve apo ndihma për dikë që është në nevojë. 22. Lutja drejtuar Zotit duke i shprehur Atij gjendjen tënde të vështirë dhe nevojën tënde të madhe është diçka e pëlqyeshme, edhe pse Zoti e di mirë gjendjen tënde. Allahu e pëlqen që robi të tregojë nevojën e varfërinë e madhe dhe t’i qahet Atij. Kështu veproi Musai, kur tha: “O Zoti im! Unë kam (shumë) nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti!” 23. Turpi dhe ndroja, sidomos nga njerëzit fisnikë e të nderuar është nga moralet dhe cilësitë më të rralla e të lëvdueshme. 24. Shpërblimi dhe kundërpërgjigjia e bamirësisë me bamirësi ka qenë dhe është edukatë e mirë ndër popuj. 25. Nëse dikush bën një punë të mirë për hir të Zotit dhe pastaj prej kësaj pune i vjen një shpërblim e mirësi, pa e patur atë si pikësynim të parë, ai nuk është i qortuar, siç ndodhi me Musain (a.s). Ai e pranoi shpërblimin e babait të dy vajzave për ndihmën që u ofroi atyre, edhe pse kur i ndihmoi nuk pati për qëllim të merrte ndonjë shpërblim, përveçse bamirësisë për hir të Zotit. 26. Shërbimet kundrejt pagesës janë të lejueshme, siç është ruajtja dhe kullotja e deleve, lopëve etj. Nuk përcaktohet lloji i punës, sepse kjo varet nga zakonet apo tradita e popujve. 27. Lejohet që pagesa kundrejt punës së bërë të mos jetë monetare, por të jetë ndonjë shërbim i ofruar ose martesë. Musai u martua me vajzën e atij burri kundrejt punës tek ai për tetë vjet. 28. Nëse babai e marton vajzën e vet me një burrë që e zgjedh ai, kjo nuk është e qortueshme. 29. Ndër cilësitë më të mira që mund të synohen tek ai që e merr në punë apo në shërbimin tënd është të jetë i fortë fizikisht dhe besnik. 30. Ndër cilësitë e mira është që të mos ia vështirësosh dhe rëndosh punën punëtorit që ke marrë, por të sillesh me të me moralin më të mirë. Burri i tha Musait: "Unë dëshiroj të të martoj ty me njërën prej dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet. Por nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt e unë nuk dua të të rëndoj ty. Sidoqoftë, ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” 31. Lejohet lidhja e marrëveshjeve pa qenë nevoja për dëshmitarë, pasi edhe Musai, kur lidhi marrëveshjen me babain e dy vajzave, tha: "Allahu le të jetë garant për këtë që po themi.”. 32. Në këto ajete jepen shumë shenja e mrekulli të mëdha, që Allahu i Lartësuar i dhuroi Musait (a.s). Në të përmendet shkopi që shndërrohej në gjarpër, dora që dilte e bardhë e vezulluese, mbrojtja që Allahu i ofroi Musait dhe Harunit nga Faraoni, mbytja e këtij të fundit etj. 33. Një nga ligësitë më të mëdha është të jesh udhëheqës i të keqes. Kjo ndodh në varësi të mohimit e kundërshtimit të shenjave të qarta të Allahut. Nga ana tjetër, është nga mirësitë më të mëdha që Allahu të të bëjë imam në mirësi dhe udhëzues të njerëzve. 34. Në këto ajete del qartë besnikëria dhe vërtetësia e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit. Kjo duket në faktin se ai na e solli këtë histori me imtësi dhe korrektësi, ashtu siç i kanë sjellë të gjithë të dërguarit e tjerë. Ai vërtetoi atë që sollën profetët dhe u bë mbështetës i së vërtetës së qartë, edhe pse nuk ishte i pranishëm në kohën kur ato ngjarje ndodhën. Ai as nuk pati qenë në ato vende për të cilat tregoi. Ai nuk pati lexuar apo studiuar këto histori nga ndonjë burim tjetër apo të takohej me ndonjë njeri që t'ia mësonte. I gjithë ai informacion ishte Shpallje nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Atë ia shpalli Bujari Bamirës, që të paralajmëronte një popull të humbur dhe të paditur, të cilët nuk dinin gjë rreth profetëve dhe kërcënimeve të Zotit. Salavatet e Allahut dhe selami i Tij qofshin mbi Muhamedin. Lajmet e sakta dhe të vërteta të sjella prej tij janë tregues të besnikërisë dhe vërtetësisë së tij si profet i Zotit. Mjafton të shohësh urdhëresat e ndalesat dhe ligjin që ai solli ndër njerëz dhe do të bindesh se ato vinin prej Zotit. Këto janë fakte të mjaftueshme për ata që kanë mendje të ndriçuar. Atëherë, çfarë mund të themi, ndërkohë që përmendim edhe dëshminë e të parëve dhe të fundit për vërtetësinë e lajmeve dhe Shpalljes të sjellë prej Tij, për madhështinë e ligjet që ai solli nga Zoti i botëve? Po t'i shtojmë këtyre edhe moralin e pashembullt dhe virtytet e larta me të cilat ai u stolis?! Çdo ditë që kalon i nxjerr më të qarta shenjat dhe mrekullitë që ai la pas. Çdo ditë që kalon nxjerr në pah shenja madhështore, që tregojnë vërtetësinë e tij, që shfaqet në Shpalljen që ai la pas dhe në ligjin që solli ndër njerëz. Populli i tij çliroi vendet dhe zemrat e njerëzve me luftë dhe me dituri. Ai i hapi zemrat dhe sytë e njerëzve me iman dhe me diturinë e Shpalljes se Zotit. Popujt kryeneçë dhe jobesimtarë dhe mbretërit arrogantë e kokëfortë vazhdojnë ta sulmojnë figurën dhe fenë e tij dhe të ngrejnë kurthe dhe intriga të përbashkëta, për të shuar dritën e sjellë prej tij ose për ta fshehur e mbuluar atë nga njerëzit. Por kjo dritë do të vazhdojë ta shtojë shkëlqimin dhe rritjen; shenjat dhe argumentet e tij do të vazhdojnë të dalin më të qarta dhe të dukshme. Zoti i botëve do t’i tregojë njerëzve dhe të gjithë botës provat e vërtetësisë së fesë së Muhamedit (a.s), aq sa të mund të marrin mësim dhe të gjejnë udhëzimin të gjithë ata që kanë sy dhe zemër të hapur. Shpallja e Tij do të jetë dritë për të mençurit. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:1–36:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ja, Sin! ” - Në lidhje me germat e alfabetit në fillim të sureve, kemi folur hollësisht në fillim të sures Bekare. Kush dëshiron, le të kthehet e të lexojë hollësisht atje. Allahu i Lartësuar thotë: - “Betohem në Kuranin plot urtësi. ” - Kurani është tëresisht i qartë, me drejtësi në gjithçka që përmban, si urdhëresa e porosi, dhe atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta dhe kotësia nga asnjë anë. - “... se ti (o Muhamed) je prej të dërguarve.” - Ti je në një rrugë dhe fe të drejtë, me Sheriat të mrekullueshëm e të pacenueshëm, të dhuruar nga Zoti yt. - “Ti je në një rrugë të drejtë. (Kurani është) Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshi - rëplotit ...” - Kjo rrugë, kjo fe dhe ky ligj i mrekullueshëm, që t’i ke sjellë ndër njerëz, është shpallje prej Zotit të botërave, Zotit të krenarisë, ngadhënjimit, pus htetit absolut, i Cili është Er -Rahim për robërit e Tij besimtarë, sikurse thotë Ai në ajetin tjetër: “Po kështu, Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52, 53]. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “... që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë para - lajmëruar dhe ishin të pavëmendshëm.” - Këtu flitet për arabët, ndër të cilët nuk pati shkuar ndonjë paralajmërues dhe profet përpara Muhamedit ﷺ.206 - “Tashmë ka marrë fund vendimi kundër shumicës së tyre, prandaj dhe ata nuk besojnë.” - Ibn Xheriri shpjegon se kjo do të thotë që është bërë detyrë ndëshkimi për shumicën e tyre, sepse Allahu i Lartë - suar e ka vendosur dhe shkruar në librin bazë se ata nuk do të besojnë, shkrim i cili është bazuar në diturinë e Tij absolute për gjithçka.207

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:48–3:51 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. " [Maide …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai (Allahu) do t’i mësojë atij Librin, Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin...” - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai do t’i mësonte Isait Librin. Fjala ‘libër’ mund të kuptohet këtu në dy mënyra: 1. Librat e shenjtë hyjnorë, dhe në mënyrë të veçantë Teuratin dhe Ungjillin, për shkak të madhështisë së përmbajtjes së tyre. Ata ishin burim drite, udhëzimi dhe ligjesh, të tillë që bijtë e Israilit të gjykonin me drejtësi. Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait leximin e teksteve të shenjta, por edhe kuptimet e tyre të thella dhe të urta. Ndërsa kuptimi i dytë i fjalës ‘libër’ është: : 2. Shkrimi. Pra, Allahu i Lartësuar do t’i mësonte Isait aftësinë për të shkruar. Të shkruarit është nga mirësitë më të mëdha me të cilën Allahu i Lartësuar e ka privilegjuar njeriun. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e përdor këtë mirësi ndaj njerëzve, si argument për të treguar mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe ndaj tyre, siç thotë në ajetet e para të shpallura nga Kur’âni madhështor: “ Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. ” [Alak 1-5]. Allahu i Lartësuar i mësoi Isait edhe urtësinë. Urtësia është njohja e thellë e ligjit të Zotit. Urtësi quhet edhe vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Pra, urtësia është aftësia për të gjykuar me dije dhe drejtësi. Ajo është një nga mirësitë më të mëdha që mund t’i jepet njeriut. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se do ta nderonte Isain me një cilësi më të lartë se këto që u përmendën. Ai do ta dallonte atë me gradën e profetit: - “...Dhe do ta çojë si profet te bijtë e Israilit...” - Allahu i Lartësuar e përzgjodhi Isain që të ishte Profet i Tij në atë popull të zgjedhur mbi të gjitha kombet e tjera të asaj kohe. Profeti u dërgua që t’i ftonte ata në adhurimin e një Zoti të vetëm, Allahut të Lartësuar, dhe në zbatimin e plotë të ligjeve të Zotit, të shkruar në librat e shenjtë. Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me shenja dhe mrekulli të shumta, që tregonin dhe vërtetonin se ai ishte Profet i Zotit të botëve. Prandaj Isai (a.s.) i drejtohet popullit dhe i thotë: - “Unë kam ardhur nga Zoti juaj me një argument (të jashtëzakonshëm) .” – Kuptimi: Unë kam ardhur me argumente dhe mrekulli prej Zotit tuaj, që dëshmojnë se unë jam Profet i Tij dhe them të vërtetën, të cilën ju duhet të pasoni dhe t’i nënshtroheni. Më tej përmenden disa mrekulli të Isait (a.s.), me dhuntinë e falur prej Zotit të tij. - “Unë do të bëj nga balta diçka në formën e shpendit. Pasi t’i fryj atij, ai, me lejen e Allahut, do të bëhet shpend i gjallë.” - Kuptimi: Unë do të formoj me baltë figurën e një zogu, e cila, pasi unë t’i fryj, do të shndërrohet në një zog të vërtetë, të gjallë, që fluturon dhe jeton. E gjithë kjo do të ndodhë me lejen dhe fuqinë e Zotit tim. - “Unë shëroj të verbrit (e lindur të tillë) dhe të sëmurët me lebër. Unë, me lejen e Allahut, i ngjall të vdekurit. ” - Me lejen dhe dhuntinë e dhënë nga Zoti im, unë shëroj ata që lindin të verbër dhe lebrozët. Unë, gjithashtu, ringjall edhe të vdekurit. Sa herë që përmendte këto mrekulli, Isai (a.s.) nuk harronte të thoshte se gjithçka ndodhte me lejen dhe fuqinë e Allahut. Të gjitha këto mrekulli ishin dhuratë e Zotit, si shenja që vërtetonin se ai ishte Profet i vërtetë i Tij. - “Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depozitoni në shtëpitë tuaja.” – Pra, di gjëra të fshehta, sepse është Allahu i Lartësuar që më mundëson t’i di. - “Vërtet, këto janë fakte të pakundërshtueshme për ju, nëse jeni besimtarë.” - Të gjitha janë argumente, që ju të besoni se unë vërtet jam Profet i zgjedhur i Allahut ndër ju. A ka shenjë më të madhe sesa të shohësh para syve që një send i pajetë të shndërrohet në një qenie të gjallë?! Po shërimi i sëmundjeve të pashërueshme?! Po ringjallja e të vdekurve dhe rrëfimet për gjërat e fshehta? Do të mjaftonte vetëm një prej këtyre mrekullive për ta besuar atë Profet. Po kur vijnë të gjitha bashkë?! Pa dyshim që të tilla shenja duhet të të bëjnë të besosh dhe t’i nënshtrohesh udhëzimeve të Profetit. - “Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. ” - Isai (a.s.) i bën të qartë popullit të tij se ai ishte miratues dhe përforcues i ligjit të sjellë më parë prej Musait (a.s.). Pra, libri hyjnor që po i shpallej atij (Ungjilli), ishte i të njëjtit burim me Teuratin. E përbashkëta e shpalljeve hyjnore është se të gjitha ato përmbajnë kumte të vërteta e të sigurta dhe sjellin dispozita të drejta. Ato nuk kanë asnjë kundërthënie mes njëra tjetrës. Nëse do të dallosh sharlatanët dhe shpalljet e rreme, shiko përmbajtjen e tyre dhe se për ku i ftojnë njerëzit. Ata do të jenë në kundërshtim me linjën e profetëve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij. Mashtruesve gjithmonë u del fytyra, sepse ata bien ndesh me lajmet e vërteta dhe me shumë ligje të pandryshueshme të Zotit. Ky është tregues i mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar dhe i përkujdesjes së Tij për udhëzimin e krijesave, duke u mundësuar atyre dallimin e së vërtetës nga e kota. Nëse përdorin kriteret e mësipërme, krijesat nuk do të bien kurrë pre e sharlatanëve dhe profetëve të rremë. Është e vërtetë që disa çështje dytësore mund të ngatërrohen dhe njeriu mund të gabojë, por kjo është e pamundur nëse bëhet fjalë për të dalluar profetin e vërtetë nga i gënjeshtërti. Kriteret dalluese për këtë çështje janë shumë të qarta dhe të kuptueshme për këdo, dhe të tilla duhet të jenë, nëse njohim urtësinë dhe mëshirën e Allahut për krijesat. Nëse nuk do të ishte kështu, të gjitha krijesat do të devijonin. Është e pamundur që Zoti të vështirësonte dallimin e profetëve të vërtetë, ndërkohë që prej kësaj zgjedhjeje varet lumturia apo ndëshkimi i përjetshëm, Xheneti apo Xhehenemi. Profeti i vërtetë është shumë thjesht i dallueshëm nga sharlatani. Profeti i vërtetë është një nga krijesat më të mira, ndërsa profeti i rremë është nga njerëzit më të ulët dhe më të fëlliqur. Me urtësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar ka bërë të mundur që mes tyre të ketë dallime të dukshme, në mënyrë që mund t’i kuptojë çdokush që ka logjikë e di të mendojë. Pastaj Isai (a.s.) e mëson popullin e tij se Ungjilli përmban një ligj, i cili ka lehtësime: - “Unë kam ardhur me argumenta (të qarta) nga Zoti juaj, .” – Kuptimi: Unë erdha me mrekulli nga Zoti juaj, që dëshmojnë se unë jam vërtet Profet i Allahut. Këto shenja të qarta e bëjnë të detyrueshme për ju të pasoni rrugën time dhe t’u bindeni udhëzimeve të mia, që unë i sjell prej Zotit tim. Të gjitha këto shenja kanë qëllim të kuptueshëm. Kjo këshillë ka qenë fjala e Allahut të Lartësuar për të gjithë profetët, që ata t’ua përcillnin popujve të tyre: - “...prandaj kijeni frikë Allahun ...” - Pajisuni me devotshmëri ndaj Allahut, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave. - “...dhe bindmuni mua! ” – M’u bindni mua në çdo porosi që ju jap, sepse bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut. - “Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Atë adhurojeni, sepse kjo është Rruga e drejtë!” - Isai (a.s.) e provoi njëshmërinë e Allahut të Lartësuar në meritën e adhurimit me faktin se Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi i botës. Pra, ai u argumentoi atyre një të vërtetë që ata e mohohin me një fakt që ata e pranonin. Të gjithë e pranojnë se Allahu është Absolut dhe i Vetëm në aspektin e zotërimit, krijimit, furnizimit, sundimit dhe përkujdesjes ndaj krijesave. Atëherë, fjala e Isait (a.s.) kuptohet kështu: Ashtu sikurse e pranojmë dhe e pohojmë faktin që Allahu i Lartësuar është Ai që na krijoi, që na furnizon dhe që përkujdeset për ne, duke na dhuruar shumë mirësi, po ashtu le të besojmë dhe të pohojmë natyrshëm që Ai duhet të jetë i vetmi që merito n adhurimet tona. Vetëm Atij le t’ia përkushtojmë adhurimet tona. Dashuria e plotë le të jetë për Të. Të shpresojmë për faljen dhe shpërblimet e Tij të pakufishme. Frikërespekti për Të të jetë i plotë. Lutjet, mbështetja dhe kërkimi i ndihmës le t’i drejtohen vetëm Atij. Të gjitha mënyrat e adhurimit duhet t’i kushtohen vetëm Allahut. Në ajet gjejmë një argument kundër të krishterëve, të cilët pretendojnë padrejtësisht se Isai (a.s.) është Zoti i tyre, e disa thonë që është biri i Zotit. Këto pretendime boshe dhe të padrejta hidhen poshtë nga vetë dëshmia e Isait (a.s.), që deklaronte se ishte njeri, krijesë dhe adhurues i Zotit të tij. Vetë ai dëshmonte se ishte i nënshtruar e i kriju ar, si gjithë krijesat e tjera. Allahu i Lartësuar na e sjell dëshminë e Isait (a.s.) për veten e tij në një vend tjetër në Kur’ân: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. Më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. Më ka bërë të dashur ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë.” Kjo është e vërteta për Isanë, birin e Merjemes, për të cilën ata (më kot) rragaten (polemizojnë). Nuk i shkon (madhështisë së) Allahut që të ketë bir. I pastër është Ai (nga çdo mangësi) ! Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. (Isai i tha popullit të vet) Dhe Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë. Por grupet e kundërshtojnë njëri -tjetrin (rreth Isait). Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e madhe!” [Merjem 30-37]. Ose: “ Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im) ! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. " [Maide 116-120]. - “...kjo është rruga e drejtë!” - Adhurimi i Allahut si një i vetëm, devotshmëria ndaj Tij, bindja e plotë ndaj Tij dhe Profetit të Tij, të gjitha këto janë rruga e drejtë dhe e vetmja që të mundëson të arrish tek Allahu i Lartësuar. Çdo rrugë tjetër të çon veçse në zjarrin e Xhehenemit.

Mus'haf Hape →
Rad 13:19–13:24 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të madhe, sa ajo mes qiejve dhe tokës. Çdo njeri i mençur dhe i urtë duhet të meditojë dhe ta kujtojë shpesh këtë krahasim të dy grupeve që bën Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke na dhënë një pamje të qartë, për të dalluar ata që kanë marrë dituri dhe dritë nga Shpallja e Tij dhe punojnë me sinqeritet sipas saj, nga ata që nuk janë të tillë, Allahu i Madhëruar thotë: - Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? - Ata të cilët e dinë mirë dhe janë të sigurt se ajo që t’u shpall ty prej Zotit tënd është e vërteta e padiskutueshme, ata meditojnë dhe përpiqen të kuptojnë qartësisht mesazhin e Zotit të tyre. Pasi e kuptojnë mirë atë çfarë Zoti do prej tyre, ata nënshtrohen për të jetuar dhe punuar sipas saj. Kështu, këta nuk mund të jenë njëlloj me ata që Zoti i quan të verbër. Ata të mjerë nuk e njohin të vërtetën dhe, sigurisht, nuk punojnë sipas saj. Mes dy grupeve ka një largësi të madhe, sa ajo mes qiejve dhe tokës. Çdo njeri i mençur dhe i urtë duhet të meditojë dhe ta kujtojë shpesh këtë krahasim të dy grupeve që bën Allahu i Lartësuar dhe vazhdimisht duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Cili nga dy grupet është më i mirë? Pasi mendon me kujdes, le të bëjë zgjedhjen e duhur dhe t’i japë përparësi asaj që duhet dhe të mbledhë forcat për të ndjekur karvanin e të shpëtuarve. Por, sigurisht, jo çdokush gjykon drejt se çfarë i bën dobi dhe dëm. Allahu i Madhëruar na tregon se cilët janë ata të cilëve u bën dobi kujtimi. Ai thotë: - Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin). - Pikërisht ata që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën. Ata janë të përzgjedhurit dhe më të mirët e botës ndër bijtë e Ademit. Nëse dëshiron të dish cilësitë e tyre, nuk ke për të gjetur përshkrim më të mirë sesa ai që vetë Krijuesi i tyre u ka bërë: - Ata që e përmbushin besën e dhënë Allahut dhe nuk e shkelin fjalën e premtuar; - Këtu bëhet fjalë për premtimin që Allahu i Madhëruar ka marrë prej tyre. Ai u ka marrë besën, që ata do të bëjnë maksimumin për të përmbushur detyrimet që kanë ndaj Tij. Këtë kuptim ka: “jufune biahdil-lahi” - domethënë, e përmbushin premtimin e dhënë Allahut. Përmbushja e këtij premtimi duhet të bëhet në formën më të plotë dhe më të saktë. Pjesë e këtij plotësimi është dhe fakti që ata: "…nuk i shkelin marrëveshjet." Kështu, ata i plotësojnë të gjitha detyrimet që kanë marrë përsipër për t’i kryer për hir të Allahut të Lartësuar. Kjo përfshin të gjitha marrëveshjet, betimet që janë bërë në emër të Zotit ose edhe zotimet që bëhen në formë adhurimi për Zotin. Ajeti jep mesazhin që njeriu duhet të jetë i mençur dhe i urtë, sepse do të marrë shpërblimin e madh të Allahut të Lartësuar. Kjo arrihet vetëm nëse ai i përmbush të gjitha detyrimet, dhe jo duke i shkelur ato. Një përshkrim tjetër i këtyre të përzgjedhurve vjen më poshtë, ku Allahu i Lartësuar thotë: - Ata që i ruajnë lidhjet që Allahu ka urdhëruar të ruhen, i frikësohen Zotit të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë;... - Ky është një ajet i përgjithshëm, që përfshin të gjitha lidhjet që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të mbahen fort. Muslimani duhet të ruajë lidhjet me Zotin e Lartësuar nëpërmjet forcimit të imanit, duke kultivuar dashurinë për Zotin dhe dashurinë për Profetin e Tij, duke e nënshtruar veten që të adhurojë Allahun e Lartësuar si Një, të Vetëm dhe të Pashoq dhe për t’iu bindur Profetit të Tij. Gjithashtu, muslimani duhet të mbajë të forta lidhjet me prindërit e tij, duke qenë bamirës ndaj tyre me fjalë dhe me vepra dhe duke u ruajtur të mos u bëjë padrejtësi atyre. Muslimani duhet të mbajë lidhjet e forta edhe me të afërmit dhe farefisin, duke u sjellë mirë me ta, me fjalë dhe me vepra. Ai duhet të mbajë marrëdhënie të mira me bashkëshorten dhe fëmijët, me shoqërinë dhe miqësinë, madje edhe me shërbyesit apo vartësit, duke u dhënë hakun atyre. Me fjalë të tjera, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për plotësimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me çështjet e kësaj jete, por edhe për çështjet e besimit dhe fesë, pra, të ahiretit. Vëreni me kujdes! Shkaku që i bën këta rob të zgjedhur që t’i mbajnë të forta lidhjet që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të mbahen, është frikërespekti ndaj Allahut dhe frika ndaj dhënies së llogarisë. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë për ta: “…i frikësohen Zoti të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë." Ata i druhen dhe i frikësohen Zotit të Madhërishëm. Është pikërisht kjo frikë dhe madhërimi që ata kanë për Zotin e tyre, që ata të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj Tij. Në çdo çast të jetës së tyre, ata i shoqëron frika për ditën kur do të japin llogari përpara Tij, prandaj kurrë nuk marrin guximin që të bëjnë poshtërsi ndaj Zotit apo të cenojnë urdhëresat e Tij. Gjatë gjithë jetës, zemrat e tyre janë të mbushura me frikë nga ndëshkimi i Zotit dhe shpresë për shpërblimin e Tij. Ata e duan fort Allahun dhe e madhërojnë Atë. Në vijim të përshkrimit të tyre, Allahu i Lartësuar thotë: - Ata që ngulmojnë me durim për të arritur dashurinë e Zotit të tyre dhe falin me rregull namazin;... - Ata bëjnë durim në përmbushjen e urdhëresave të Zotit, bëjnë durim duke frenuar veten nga haramet, bëjnë durim ndaj caktimit të Zotit, duke e pritur atë me zemër të hapur dhe jo me zemërim apo rebelim kundër Zotit. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar jep një detaj shumë të rëndësishëm, duke treguar se çfarë i motivon këta të përzgjedhur për të patur këtë durim: "…për të arritur dashurinë e Zotit të tyre." Ky është një kusht i domosdoshëm, që durimi, me të gjitha llojet e tij, të jetë i shpërblyeshëm nga Allahu i Lartësuar. Motivi që e shtyn njeriun për të qenë i duruar duhet të jetë i pastër dhe jo i përzier me qëllime të këqija dhe të pavlera. Durim i dobishëm është ai që njeriu e bën për të arritur kënaqësinë e Zotit të Tij, duke shpresuar afrimin tek Ai dhe marrjen e shpërblimit të Tij. Ky lloj durimi është veçori e besimtarëve të sinqertë. Ndërsa ai lloj durimi, nëpërmjet të cilit njeriu kërkon të tregojë forcën, qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e tij, duke kërkuar lëvdata dhe duke ushqyer mendjemadhësinë e tij, ky durim mund të arrihet nga kushdo dhe nuk është aspakt i lëvduar dhe i shpërblyeshëm. Një përshkrim tjetër i atyre që janë të mençur dhe të urtë dhe që do të meritojnë shpërblimin e Zotit vjen më poshtë, në ajetin kuranor: "…dhe e falin me rregull namazin." Së pari, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëz që e falin rregullisht dhe me saktësi namazin, duke plotësuar shtyllat, kushtet, elementët e detyrueshëm dhe të pëlqyeshëm të namazit, qoftë në aspektin e jashtëm, qoftë në atë të brendshëm gjatë kryerjes së tij. Së dyti, i përshkuan ata duke thënë: - ata që japin haptazi dhe fshehtazi nga ajo që u kemi dhënë Ne dhe të keqen e kthejnë me të mirë... - Këtu bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, siç është zekati ose edhe kompensimet e ndryshme për shkak të betimit, zotimit etj. Gjithashtu, bëhet edhe fjalë për shpenzimet e pëlqyeshme. Kështu, këta të zgjedhur shpenzojnë sa herë që nevojitet, dhe këtë e bëjnë haptazi dhe fshehtazi, si të jetë më e mira dhe si ta kërkojë urtësia. Ata, gjithashtu: "…të keqen e kthejnë me të mirë." Nëse dikush i keqtrajton ata me fjalë apo me vepra, ata nuk ia kthejnë me të njëjtën monedhë, por ia kthejnë me bamirësi, duke synuar rregullimin dhe përmirësimin. Nëse dikush i privon, ata i japin dhe shpenzojnë pa kufi për të, nëse dikush i bën padrejtësi, ata e falin dhe ia kthejnë me mirësi, nëse dikush i ndërpret marrëdhëniet me ta, ata përpiqen që t’i lidhin dhe ruajnë marrëdhëniet me të, kur dikush i dëmton ata me fjalë ose vepra, ata përpiqen me fjalë dhe me vepra ta rregullojnë dhe përmirësojnë atë. Mendohu pak! Nëse kjo është sjellja e tyre ndaj atyre që iu bëjnë padrejtësi, atëherë si mund të jetë sjellja e tyre me ata që sillen mirë? Sigurisht që morali i tyre është i pashembullt dhe këto janë cilësi që mund t’i kenë vetëm ata që Zoti i ka zgjedhur. Për të gjithë ata që kanë të tilla cilësi, Allahu i Lartësuar ka përgatitur atë që quhet Ukbeddar - Vendbanimi i Përjetshëm. - ...këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e përjetshme,... - Pastaj, Allahu i Lartësuar e shtjellon më shumë këtë vendbanim të përjetshëm të tyre, duke thënë: - (Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. - Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë për të kërkuar që t’u ndryshohet apo t’u zëvendësohet me diçka tjetër. E si mund të kërkojnë diçka tjetër nga ky vend, që vetë Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për të dashurit e Tij dhe në të cilin gjenden të gjitha mirësitë që sjellin lumturi dhe gëzim. Në Xhenet ka gjithçka që ata fatlumë e kërkojnë dhe e ëndërrojnë. Allahu i Madhëruar tregon se do t'ua qetësojë shpirtin dhe do t'ua kënaqë sytë të dashurve të Tij, duke thënë: "Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë." Kështu, ata do të bashkohen në Xhenet me paraardhësit dhe me bashkëshortet e tyre. Fjala “ ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”; pra, edhe këta konsiderohen si “të afërt” me besimtarët. Prania e këtyre të dashurve ua shton më shumë kënaqësinë dhe lumturinë në Xhenetin e Zotit. Një tjetër kënaqësi që ata përjetojnë është edhe prania e melekëve, të cilët i vizitojnë në çdo kohë. Thotë Allahu i Lartësuar: - Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum!” - Ata i përshendesin me selam dhe i përgëzojnë për nderimin e madh që Allahu i Lartësuar u ka rezervuar. Ata u drejtohen me ato fjalë të dashura, duke u thënë “ selamun alejkum ”. Selam-i është përshëndetja e Allahut të Lartësuar për ta, prandaj ata do t’i përfshijë paqja dhe siguria. Kjo do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo gjë e keqe së cilës i druhen dhe do të lumturohen me çdo gjë të mirë që e dëshirojnë. Por Allahu i Lartësuar thotë diçka tjetër, që është shumë e rëndësishme për t'u kuptuar: - Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. - Domethënë, vetëm përmes durimit, ata arrijnë këto grada të larta në Xhenetin e mrekullueshëm. - Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme! - Kështu, çdokush që e vlerëson veten dhe i dëshiron të mirën asaj, e nënshtron atë për t’u përpjekur dhe punuar fort, me shpresë që të stoliset me cilësitë e të mençurve. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë se do të ketë pjesë në Xhenet, në atë vend aq të bukur, i cili gjithmonë ka qenë motivuesi dhe lumturuesi i i shpirtrave të mirë. Në atë vend të bukur janë mbledhur të gjitha kënaqësitë dhe mirësitë lumturisjellëse. Për të tilla mirësi le të punojnë më aktivët dhe le të garojnë ambiciozët.

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:50–29:52 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të madh nga vetë Zoti, që do t’u japë dritë të kuptojnë shumë të fshehta dhe udhëzime, që të tjerët nuk arrijnë t’i kuptojnë. - Thuaj: “Mjafton që Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë (mrekulli) nga Zoti i tij?” - Edhe këta mohues të padrejtë, që mohuan profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit, kërkojnë shenja dhe mrekulli, me mendjet e qëllimet e tyre të prishura. Kjo i ngjan fjalës së Allahut, kur tregon për ata që thonë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa - copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu! ” A mos, vallë, jam gjë tjetër unë, përveçse një njeri profet?!” [Isra 90 – 93]. Kështu, përcaktimi i shenjave dhe mrekullive nuk është në dorën e tyre dhe as të profetëve. Kjo kërkesë ishte ndërhyrje në kompetencat e Zotit. Duke qenë e tillë, atëherë kërkesa e tyre ishte e kotë dhe një shmangie nga e vërteta: - Thuaj: “Çështja e shenjave (mrekullive) është vetëm në dorë të Allahut...” - Nëse dëshiron, Ai i zbret ato e nëse nuk dëshiron, nuk i zbret. - ...dhe unë nuk jam tjetër, përveçse paralajmërues i qartë. - Unë nuk pretendoj të jem sipër kësaj grade. Nëse unë kam për qëllim dhe detyrë që të dalë në pah e vërteta dhe të dallohet nga e kota, atëherë kjo është realizuar me dërgimin tim dhe Shpalljen, që Zoti solli nëpërmjet meje. Me fjalë të tjera, nëse ajo që synohet është qartësimi i të vërtetës nga e kota, me çfarëdo mënyre që të bëhet ajo, atëherë kërkimi i shenjave e mrekullive të caktuara është një padrejtësi e dukshme dhe shprehje e mendjemadhësisë para Zotit dhe refuzim i padrejtë i së vërtetës. Por edhe sikur të vendoste Zoti që t’i zbriste ato shenja që ju i kërkoni dhe propozoni, ky nuk do të ishte një iman i vërtetë dhe i pranueshëm, që në momentin që ju e kushtëzoni besimin tuaj me to. Ky nuk është iman i vërtetë dhe i saktë, por është thjesht ndjekje e epshit dhe dëshirës tuaj, pra, jo sepse ai është i vërtetë dhe sepse e meriton. Kështu, edhe sikur të supozohej që ju do të besonit pas zbritjes së shenjave, ai do të ishte një iman jo korrekt dhe solid, sepse nuk do të ishte i ndërtuar mbi njohjen dhe pranimin me bindje të së vërtetës, por për shkak të shenjave të dukshme. Duke qenë se qëllimi me dërgimin e profetëve është qartësimi i së vërtetës, Allahu i Madhëruar vijon që të na tregojë rrugën e saktë të arritjes së këtij qëllimi të madh. Ai thotë: - Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm ty një libër, që u këndohet atyre (besnikërisht)? - A nuk u mjafton atyre për të gjykuar drejt për besnikërinë tënde dhe vërtetësinë e Shpalljes që t’u dha ty, fakti që ne u kemi zbritur një libër madhështor, që u lexohet atyre me besnikëri nga ana jote? Ky ajet është shumë i gjerë, me kuptime e kumte shumë të rëndësishme, edhe pse i shkurtër. Në të ka argumente madhështore dhe një mesazh të mrekullueshëm. Sikurse e thamë më sipër, thjesht fakti që Profeti (a.s) ishte umij (nuk dinte shkrim e lexim) dhe solli një libër të tillë, kjo do të ishte shenja më e madhe që tregon për sinqeritetin e tij. Pastaj, ata u treguan të pafuqishëm për t’iu kundërpërgjigjur sfidës për të sjellë një Kur'an ose qoftë një sure si ai. Pastaj le të mendojnë se si Profeti a.s. e shfaqi haptazi këtë Kur'an ndër njerëz, që ta dëgjonin të gjithë, edhe pse mbështetësit e tij ishin të pakët. Profeti (a.s) kurrë nuk u thye dhe as nuk u spraps, me gjithë armiqtë e shumtë që e luftonin. Ai e ngriti zërin duke ua lexuar këtë Kur'an haptazi, duke deklaruar se “ky është Libri dhe Fjala e Zotit tim”. Ai i sfidoi të gjithë duke thënë: A ka ndonjë që ka mundësi që ta kundërshtojë e të sjellë një fjalë të ngjashme me të, apo ta hedhë poshtë? Pastaj mendo pak për historitë e shumta të popujve të shkuar dhe të fshehtat e shumta të së shkuarës dhe së ardhmes, që ky Kur'an përmend dhe që janë tërësisht në përputhje me realitetin. Gjithashtu, mendo për saktësimin që ai u bën librave dhe shpalljeve të shkuara, duke pohuar atë që është e saktë e ka mbetur e tillë ndër ta dhe duke qartësuar atë që është ndryshuar dhe tjetërsuar nga duart e njerëzve. Shiko udhëzimin e drejtë që ai ofron në çdo fushë e drejtim! Kur ai urdhëron për diçka, është e pamundur që mendja të thotë “Ah, sikur të mos urdhëronte për këtë!” Edhe kur ndalon nga diçka, është e pamundur që mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër dhe e papërlyer të thotë: “Ah, sikur të mos kishte ndaluar nga kjo!” Çdo ligj e dispozitë e vendosur nga Ai është me drejtësi e barazi, është në përputhje të plotë me urtësinë, që arrijnë ta logjikojnë dhe pranojnë mendjet e pastra, të cilat shohin dhe gjykojnë drejt. Mendja e shëndetshme dhe natyra e pastër gjykon me bindje se ligjet dhe udhëzimet e ofruara nga Kur'ani janë të vetme ligje e udhëzime që rregullojnë çështjet e krijesave në çdo vend e kohë. Çështjet e tyre rregullohen veçse nëpërmjet tyre. Të gjitha këto janë mëse të mjaftueshme për atë që dëshiron dhe synon të gjejë, të pranojë e të besojë të vërtetën, si dhe do sinqerisht për ta zbuluar dhe kuptuar atë. Allahu mos e kënaqtë kurrë atë që nuk i mjafton Kur'ani dhe mos e shëroftë atë që nuk e shëron Kur'ani, dalluesi i së vërtetës nga e kota! Ai që udhëzohet me këtë Kur'an, ka për t’i mjaftuar ai, sepse ai është më i mirë se çdo gjë tjetër. - Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e këshillë për njerëzit që besojnë. - Kjo do të ndodhë për shkak se në të do të gjejnë dituri e mirësi të mëdha, pastrim për zemrat dhe shpirtrat, pastrim e rregullim të besimit, plotësim të moralit të lartë dhe frymëzim të madh nga vetë Zoti, që do t’u japë dritë të kuptojnë shumë të fshehta dhe udhëzime, që të tjerët nuk arrijnë t’i kuptojnë. - Thuaj: “Mjafton që Allahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. " - Unë kam sjellë Zotin si dëshmitar dhe gjykues mes nesh, prandaj nëse unë do të isha gënjeshtar, atëherë mbi mua do të godiste dënimi i Tij. Por duke qenë se Ai më ndihmon e më mbështet mua, duke më bërë të triumfoj mbi armiqtë e mij dhe m’i lehtëson të gjitha çështjet e mia, a nuk mjafton kjo si dëshmi nga vetë Zoti, të cilën Ai e tregon me mënyrën se si më trajton? Nëse pretendoni se ju nuk e keni dëgjuar e as e keni parë dëshminë e Zotit, dijeni se kjo nuk ju mjafton si argument për qëndrimin tuaj mohues, sepse: - Ai e di ç’ka në qiej e në tokë. - Nuk ka dyshim se Atij nuk i fshihet gjendja ime dhe gjendja juaj, si dhe kjo që po ju them rreth mbështetjes dhe ndihmës që Ai më ofron. Nëse Ai dëgjon që unë them diçka të tillë padrejtësisht, Ai kurrë nuk do të më linte pa ndëshkuar, sepse Ai është i Plotpushtetshëm dhe lënia e ndëshkimit të një mashtruesi do të ishte cenim i diturisë, pushtetit dhe urtësisë së Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës, e askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. " [Haka 44 – 47]. - Ata që besojnë të kotën e nuk besojnë në Allahun, pikërisht ata janë të humburit. - Sepse ata nuk kanë iman të saktë për Allahun, melekët, librat, profetët e Tij dhe Ditën e Fundit. Kështu atyre iu ikin përfundimisht mirësitë e përjetshme të Xhenetit. Ata janë të humbur se për çdo të vërtetë të mohuar ata sprovohen me kotësinë, që i mbulon me shëmtinë e saj. Për çdo mirësi që iu ikën prej duarsh, i pret një dënim i dhembshëm, e kështu shkatërrojnë dhe humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Gjykimit.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:2 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52]. Edhe në këtë rast …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Me urdhrin e Tij ia zbret melekët me shpallje - Fjala e përdorur në ajet është “bir-rûĥi”, që do të thotë “me shpirtin”, por kuptimi i saj është “me shpallje”. Sikurse ka thënë në një ajet tjetër : “Po kështu Ne të shpallëm ty (ruĥ) Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej rob ërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52]. Edhe në këtë rast fjala e përdorur është Ruĥ shpirt, jetëdhënës, por qëllimi është Libri, shpallja. 181 - atij që Ai dëshiron nga robërit e Vet... - Këta janë profetët e Allahut. Këta janë ata që Allahu ka zgjedhur për t’u zbritur shpalljet e Tij. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “... Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. ...” [En'am 124]. Dhe thotë: “Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve. Allahu dëgjon e sheh gjithçka.” [Haxh 75], ose: “Ai është Zotëruesi i pozitës më të lartë dhe Zoti i Fronit (Arshit). Ai, me Urdhrin e Vet, ia jep shpalljen atij që Ai do nga robërit e Vet, për t’i paralajmëruar (njerëzinë) për Ditën e Takimit. Për Ditën kur ata do të dalin në shesh e kur Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. I kujt është Sundimi Sot?, - (Do të thotë Zoti në ditën e gjykimit) - . I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit, - (Do të përgjigjet po Vetë Zoti) - .” [Gafir 15, 16]. - (duke u thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Meje, pra të më ruheni. - I dërgova profetët që të paralajmërojnë popujt se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Meje dhe që ata t’i frikësohen ndëshkimit Tim. Sikurse ka thënë në ajet tjetër: “ Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Enbija 25]. Ndërsa në këtë ajet tha: “... pra të më ruheni.”. Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kundërshtojnë urdhëresat e Mia dhe adhurojnë dikë a diçka tjetër veç Meje. Pra frikësojuni ndëshkimit Tim.

Mus'haf Hape →
Shura 42:16–42:18 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “ Është Ai që e fillon krijimin, dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” [Rum 27].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar i kërcënon ata që pengojnë besimtarët nga rruga e udhëzimi i drejtë, që ata kanë zgjedhur për të jetuar. Për këta, i Lartësuari thotë: - “Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut, pasi është pranuar, sjellin argumente, që janë të pavlefshme te Zoti i tyre.” - Kështu, ata të mjerë polemizojnë me besimtarët, për t’i larguar e penguar nga besimi i pastër, që ata kanë zgjedhur. Por argumentet e tyre janë kotësira e trillime, pa asnjë bazë e dritë nga Zoti. - “Mbi ta do të bjerë zemërimi i Tij dhe do të kenë një dënim të rëndë.” - Mbi ta do të godasë ashpër zemërimi i Allahut dhe në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënim më të rëndë e të dhimbshëm. Thuhet se këtu bëhet fjalë për idhujtarët që iu kundërvunë besimit të drejtë e besimtarëve. Thuhet, gjithashtu, se bëhet fjalë për jehudët dhe krishterët, të cilët refuzuan besimin e drejtë. Sidoqoftë, të gjitha këto grupacione devijuan nga udha e drejtë, e sjellë nga Zoti përmes Shpalljes e Profetit të Tij. - “Allahu është Ai që e zbriti Librin me të vërtetën e sigurt dhe me drejtësinë.” - Allahu i Lavdëruar është Ai që e zbriti këtë të vërtetë të sigurt dhe të pakundërshtue - shme përmes shpalljeve dhe librave që u zbriti profetëve të Tij. Ai zbriti edhe atë që quhet “ el hakk ”, pra, drejtësinë e barazinë në gjykimin e trajtimin e njerëzve, sikurse shpjegojnë Muxhahidi dhe Katade. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. ...” [Hadid 25]; ose: “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!” [Rahman 7 - 9]. - “Ti nuk mund ta dish: ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.” - Ky është një paralajmërim e kërcënim për ndëshkimin në atë ditë, sihariq e përgëzim për ata që besojnë shpërblimin e nderimin në atë ditë dhe udhëzim e nxitje për të qenë asketë në këtë dynja. - “Ata që nuk e besojnë atë (Kijametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt ...” - Njëlloj siç thotë Madhëruari në ajetin tjetër: “Ata thonë: “Kur do të vijë ky premtimi, nëse thoni të vërtetën?”” [Sebe’ 29]. Ata i thonë këto fjalë thjesht për të treguar se e shohin diçka të tillë shumë të largët dhe të pabesueshme, shprehje kjo e këmbënguljes për të mos besuar e pranuar ftesën e Zotit. Ndërsa për besimtarët, i Lartësuari thotë: - “... ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë.” - Ata i druhen dhe janë të frikësuar për këtë ditë, sepse janë të bindur se ajo është e vërtetë. Ajo do të vijë patjetër dhe përballja me të është e pashmangshme, prandaj dhe ata përgatiten dhe punojnë për të qenë prej të shpëtuarve e faqebardhëve atë ditë. Në një hadith të saktë, në njërin nga versionet e tij, thuhet: 2327. “Gjatë një udhëtimi, një burrë e pyeti Profetin ﷺ me një zë të kumbueshëm: “O Muhamed!” Edhe Profeti iu përgjigj me një zë të ngjashëm, duke i thënë: “Ja ku jam!” Ai tha: “Kur do të ndodhë Kijameti.” Profeti i tha: “I mjeri ti, ai do të ndodhë patjetër, por ti çfarë ke përgatitur për të?” - “Dashurinë për Allahun dhe Profetin e Tij.” Profeti tha: “Ti do të jesh (Ditën e Kijametit) me atë që e ke dashur (në dynja).” Kështu, Profeti i Allahut e mësoi se në Ditën e Kijametit, njeriu do të jetë me atë që e ka dashur në jetën e kësaj dynjaje, dhe se ajo do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme. Ai nuk iu përgjigj në lidhje me kohën kur do të ndodhë Kijameti, por e porositi që të përgatitej për atë ditë. - “Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kijametit, janë në një humbje të thellë.” - Ata që e vënë në dyshim vërtetësinë e Ditës së Gjykimit dhe nuk besojnë se ajo do të ndodhë, ata janë në një humbje të thellë, në një padituri të qartë, sepse Ai që i krijoi qiejt dhe tokën është i plotpushtetshëm që të risjellë në jetë të vdekurit, dhe kjo është më parësore për t’u besuar, sesa krijimi i gjithçkaje nga hiçi, sikurse thotë i Madhëruari: “ Është Ai që e fillon krijimin, dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” [Rum 27].

Mus'haf Hape →
Tegabun 64:7–64:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mah - fudh)”.” [Sebe’ 3]. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e mohuesve të besimit të vërtetë dhe idhujtarëve, atyre që nuk pranonin ringjalljen dhe lloga - ridhënien para Krijuesit. - “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ri - ngjallen kurrë.” - Sipas tyre, ringjallja nuk ekziston dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. Megjithatë, i Madhëruari thotë: - “Thuaju: “Po, për Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju paraqitet gjithçka që keni bërë ...” - Të jeni të sigurt se do t’ju tregohet gjithçka që keni bërë, të vogla e të mëdha, dhe keni për të marrë atë që meritoni. - “Kjo është lehtë për Allahun.” - Ringjallja juaj dhe shpërblimi e ndëshkimi juaj sipas veprave që keni bërë, është diçka e lehtë për Zotin. Ky është ajeti i tretë, ku Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u betohet mohuesve të ringjalljes, për t’u treguar atyre se ajo është e vërtetë dhe nuk ka asnjë dyshim për të. Ajeti i parë është: “Ata kërkojnë t’u tregosh: “A është e vërtetë ajo?”. Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim! Ajo është mëse e vërtetë, dhe ju nuk do të mund t’i shmangeni”.” [Junus 53]. Ajeti i dytë është: “Ata që nuk besojnë, thonë: “Ora (e Kijametit) nuk ka për të ardhur kurrë!” Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim. Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mah - fudh)”.” [Sebe’ 3]. Ajeti i tretë është pikë - risht ky: “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. Thuaju: “Po, për Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju para - qitet gjithçka që keni bërë. Kjo është lehtë për Allahun.”. - “Atëherë, beso jeni Allahun, të Dërgua - rin e Tij dhe Dritën, që Ne e zbritëm!” – Është fjala për dritën e Kuranit, që Allahu shpalli. - “Allahu di me hollësi gjithçka që bëni ju!” - Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej punëve të tyre, sado të fshehta ti mbajnë. - “Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë ...” - Bëhet fjalë për Ditën e Kjametit, e cila është quajtur “Dita e Tubimit”, sepse atë ditë do të mblidhen të gjithë krijesat, të parët dhe të fundmit, në një vend të përba - shkët. Të gjithë do të dëgjojnë të gjithë zërin e Atij, që i urdhëron të tubohen, shikimi i të Cilit do t’i përfshijë të gjithë, sikurse e përshkruan Allahu i Madhëruar në ajete të tjera: “Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet dënimit të jetës tjetër. Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë të gjithë.” [Hud 103]. “Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.” [Uakia 49, 50]. - “... do të jetë dita e humbjes dhe e fiti - mit.” - Ibn Abasi shpjegon: “Tegabun është një nga emërtimet e Kijametit, pra, është dita kur banorët e Xhenetit do të lumtu - rohen, sepse do të fitojnë të gjitha mirësitë në përjetësi (madje edhe vendet e mohuesve të besimit), duke theksuar dëshpërimin e mohuesve, që do të hyjnë në zjarr dhe do të privohen nga çdo e mirë.” 146 Po kështu e kanë shpjeguar Katade dhe Muxhahidi. Ndërsa Mukatil Ibn Hajjani ka thënë: “E ku ka privim dëshpërim dhe humbje më të madhe se ajo që do të përjetojnë mohuesit, kur besimtarët të hyjnë në Xhenet dhe të marrin të gjitha mirësitë e Zotit, ndërsa të mjerët të hyjnë në Zjarr, duke u privuar nga çdo e mirë.” Të tjerë kanë thënë se ky ajet është shpjeguar me ajetin tjetër në vijim, ku i Lartësuari thotë: - “Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është përfundimi më i keq. - Ajete të ngjashme janë shtjelluar edhe më herët. (Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që iu kënaq syrin. Atje mund të zgjedhin çfarë të duan. Kjo kënaqësi do të vazhdojë përje - tësisht. Ndërsa duke treguar shkakun e ndë - shkimit të atyre që do të hidhen në Zjarr, Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të që - ndrojnë përgjithmonë.” Ata mohojnë argu - mentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore. Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokë - fortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ky është përfundimi më i keq!” Në Xhe - henem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pa - shpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmo - në.) 147

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:102 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Ta dini se tek Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi i tregoi këtë histori të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ ,dhe i thotë: - “Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty.” - Këto histori që po të tregojmë ishin të panjohura për ty, dhe nëse nuk do të ishte shpallja e Zotit, ti nuk do të dije asgjë rreth tyre. E kush mund të ta sjellë ty këtë shpallje madhështore, përveç Zotit të Madhërishëm, që kujdeset për shpalljen e Tij?! Ti nuk kishe asnjë mundësi informacioni rreth këtyre ngjarjeve. - “Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre.” - A ishe ti i pranishëm me vëllezërit e Jusufit kur ata planifikonin për ndarjen mes Jusufit dhe të atit? Në atë gjendje ata nuk i vështronte dhe mbikëqyrte askush, përveçse Zoti i Madhërishëm, që i di mirë intrigat e shejtanit të mallkuar. Askush nuk mund të ta silltë këtë informacion kaq të detajuar dhe korrekt, veçse Ai që i di të gjitha. Po kështu i tha Allahu i Lartësuar Muhamedit ﷺ ,pasi i tregoi historinë e Musait: “Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Shpalljen Musait, e as nuk ishe dëshmitar në këtë ngjarje. Pastaj, Ne krijuam brezni të tjera, që jetuan shumë gjatë. Ti nuk ke banuar mes banorëve të Medjenit, që t’iu lexosh ajetet Tona, por Ne të dërguam ty si Profet. Ti nuk ke qenë as pranë kodrës Tur, kur Ne e thirrëm atë (Musain). Kjo është mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, të cilit nuk i kishte ardhur ndonjë profet para teje, që të merrte mësim.” [Kasas 44 -46]. Gjithashtu, në lidhje me historinë e Merjemes, nënës së Isait a.s. Ai thotë: "Këto janë disa nga historitë e panjohura, që po t’i përcjellim ty. Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin." [Al Imran]. Ose shembull tjetër: "Po kështu, Ne të shpallëm edhe ty Shpirtin (Kur'anin). Ti nuk e dije se çfarë qe Libri apo besimi, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën udhëzojmë në rrugë të drejtë ata që dëshirojmë prej robve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Ta dini se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52 -53]. Të gjitha këto tregojnë qartë se Muhamedi ishte i dërguari besnik dhe i zgjedhur i Allahut të Madhëruar.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:41–33:44 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe kur agon mëngjesi! I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë! Lavdërojeni Atë gjatë natës dhe gjatë ditës!” [Rum 17, 18]. - “Është (Allahu) Ai që ju …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh ...” - Allahu i Lartësuar premton se, nëse ata përkujtojnë këto mirësi dhe i shprehin mirënjohjen, Ai ka për t’u dhënë shpërblim shumë të madh dhe një përfundim të mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Himsi, që rrëfen se e ka dëgjuar Ebu Hurejrën të thotë: “Kjo është një lutje, që e kam dëgjuar prej Profetit të Allahut dhe të cilën e bëj vazhdimisht, pa hequr dorë prej saj: 2146. “Allahume ixhalni uadh -dhimu shukrak ue etbeu nesiĥatek ue ekthuru dhikrak ue aĥfedhu uasijetek!” (O Allah, më bëj që ta respektoj mirënjojen ndaj Teje, të pasoj këshillat e Tua, të shpeshtoj përkujti -min Tënd dhe t’i ruaj të paprekura porositë e Tua!). Kështu e ka sjellë Tirmidhiu. 183 Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti i Allahut ka thënë: “Çdo popull ose çdo grup njerëzish, që ulen në një mexhlis dhe nuk e përmendin Allahun e Lartësuar në të, kanë për ta parë këtë mexhlis si dëshpërim për ta në Ditën e Kijametit.” - “Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrë - mje!” - Nëse ju e bëni këtë, atëherë vetë Allahu i Lartësuar ka për të bërë salavat për ju, dhe po kështu melekët e Tij. Kështu, bëjini tesbih Zotit duke e lavdëruar dhe madhëruar me cilësitë e Tj të larta e të përkryera! Bëjeni këtë në kohën e agimit dhe në kohën e mbrëmjes. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Madhërojeni Allahun kur vjen mbrëmja dhe kur agon mëngjesi! I lavdëruar qoftë Ai në qiej dhe në tokë! Lavdërojeni Atë gjatë natës dhe gjatë ditës!” [Rum 17, 18]. - “Është (Allahu) Ai që ju mëshiron ju (me faljen e me mëshirën e Tij) . Edhe melekët e Tij luten për ju (që Allahu t'ju falë), ...” - Edhe kjo fjalë është një nxitje e fortë për të përkujtuar sa më shpesh Allahun e Madhëruar. Allahu i Lartësuar ju kujton ju, prandaj përkujtojeni atë sa më shpesh në vete dhe mes njëri -tjetrit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ne dërguam mes jush një profet nga gjiri juaj, që t’ju lexojë ajetet Tona, që t’ju pastrojë, t’ju mësojë Librin dhe Urtësinë, dhe t’ju mësojë atë që nuk e dini. Më kujtoni, që edhe Unë t’ju kujtoj! Më falënderoni e mos më mohoni!” [Bekare 151, 152]. Gjithashtu, Profeti i Allahut ka treguar se Allahu i Lartësuar thotë: 2147. “Nëse dikush më përkujton Mua në veten e vet, Unë e përkujtoj atë në Veten Time. Nëse dikush më përkujton Mua në një mexhlis, unë e përkujtoj atë në një mexhlis më të mirë se ai.” Salavat-et e Allahut të Lartësuar për robin nënkuptojnë lëvdimin e tij mes melekëve në qiell. Kështu e ka shpjeguar Buhariu, përcjellë nga Ebu Alije. Ndërsa të tjerë kanë thënë që salavatet e Allahut Krenar dhe të Lartësuar për robin janë mëshira e Tij për të. Megjithatë, mund të thuhet që nuk ka kontradiktë mes dy shpjegimeve, sepse, në fund të fundit, ato e përmbajnë njëra tjetrën. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë. Ndërsa për sa u përket salavateve të melekëve për robërit, kuptimi është kërkimi i faljes që ata i bëjnë Allahut për njerëzit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me mëshirën dhe me diturinë Tënde përfshin gjithçka, prandaj fali ata që pendo - hen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit flakërues! Zoti ynë, futi ata në kopshtet e Adnit, që ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve, bashkë - shorteve dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti! Ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”.” [Gafir 7 - 9]. - “... për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.” - Domethënë, për t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe humbjes, në dritën e udhëzimit, në rrugën e qartë të sigurisë së plotë në besimin e vërtetë dhe në çdo premtim të Zotit. - “Ai është Mëshirëplotë me besimtarët. ” - Ai është Mëshirëplotë me ta, në dynja dhe ahiret. Për sa i përket mëshirës së Tij në dynja, ajo shprehet me udhëzimin e tyre të plotë drejt të vërtetës, udhëzim ky, të cilin nuk e arrijnë të tjerët, që mbetën në injo - rancën e tyre dhe në errësirën e humbjes. Është mëshira e Tij e plotë për të zgjedhurit në dynja, ajo që u ndriçon rrugën drejt saj. Ndërsa të tjerët, ata të cilët i ftojnë njerëzit në mohimin e Zotit ose në besime të kota, të stisura nga mendjet e tyre, ata nuk i përfshin mëshira e Tij e plotë dhe nuk ndriçohen nga ajo dritë, pa të cilën nuk mund të shihet udha e drejtë. Në errësirë mbeten edhe ata që ndjekin prijësit e së keqes dhe ftuesit në rrugët e humbjes. Për sa i përket mëshirës së Allahut për besimtarët në ahiret, ajo vjen me sigurinë, ruajtjen, mbrojtjen, qetësinë që u fal Zoti atyre, duke i ruajtur nga tmerri i madh i asaj dite. Ajo shfaqet, gjithashtu, me urdhrin që Allahu i Lartësuar u jep melekëve të Tij që t’i mirëpresin besimtarët, me përgëzimin dhe lajmet e mira për fitoren e Xhenetit dhe shpëtimin nga zjarri. Të gjitha këto janë treguese të dashurisë së madhe që ka Allahu i Lartësuar për besimtarët, për butësinë dhe mëshirën e Tij të pashembullt me ta. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi nga Prijësi i besimtarëve Umer Ibn Hatabi (r.a), që rrëfen: 2148. “Profetit ﷺ i sollën disa robër lufte, mes të cilëve ishte edhe një grua, e cila po kërkonte diçka. Duke kërkuar, ajo gjeti foshnjën e saj dhe u lëshua drejt tij. E uli në prehër dhe i dha gji. Profeti ﷺ vështroi rreth e rrotull dhe tha: "E shikoni atë grua? A mendoni se ajo mund ta hedhë foshnjën e saj në zjarr?” - “Jo, o i Dërguari i Allahut, kurrë!" - thanë sahabët. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "Në të vërtetë, Allahu është më i mëshirshëm për robërit e Tij, sesa kjo nënë me fëmijën e saj!”.” [Buhariu]. - “Ditën kur ta takojnë Atë, përshëndetja e tyre do të jetë " Selam!" - Kuptimi i drejtpërdrejt i ajetit, - dhe Allahu është më i ditur, - është për të na treguar se përshë - ndetja që Allahu i Lartësuar do t’u japë atyre në Ditën e Gjykimit është me selam, siç thotë në ajetin: “Aty u shërbehen fruta dhe do t'u jepet gjithçka që kërkojnë. “Selam” është fjala që do t'u thotë Zoti Mëshirëplotë.” [Ja sin 57, 58]. - “... dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar.” - Domethënë, Xhenetin me mirësitë dhe bukuritë e tij, që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra dhe mendja e askujt nuk i ka përfytyruar ndonjëherë.

Mus'haf Hape →
Rad 13:10–13:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nuk mund t’i fshihet Atij: “...i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.” [Neml 25]. Aishja (Allahu qoftë i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi ... - Allahu i Madhëruar na tregon për diturinë gjithëpërfshirëse të Tij mbi të gjitha krijesat. Për diturinë e Tij është njëlloj, si ai që fsheh mendimin, ashtu dhe ai që e shpreh atë haptazi. Ai dëgjon gjithçka dhe asgjë nuk mund t’i fshihet Atij: “...i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.” [Neml 25]. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: 1540 “I lartësuar është Ai, dëgjimi i të Cilit përfshin të gjitha zërat. Betohem në Allah, se kur erdhi gruaja që u ankua për burrin e saj tek Profeti i Allahut, unë isha anash shtëpisë e, megjithatë, nuk arrija t’i dëgjoja disa fjalë të saj. Allahu zbriti (fjalën e Tij): “Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu është Gjithëdëgjues e Gjithëvështrues.” [Muxhadile 1]. - nëse vepron fshehtas natën - Nëse vepron i fshehur në brendësinë e shtëpisë së tij, në errësirën e natës. - apo vepron haptazi ditën. - Nëse vepron haptazi, në dritën e diellit. Të dyja rastet janë njësoj për Allahun, i Cili thotë në një ajet tjetër: “Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.” [Hud 5], dhe thotë: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kur’ani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmitarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - Për çdo njeri ka mbikëqyrës para dhe prapa tij, të cilët, me urdhrin e Allahut, e ruajnë atë. - Çdo njeri ka melekë të përcaktuar, që zëvendësojnë njëri -tjetrin: ruajtësit e natës dhe ruajtësit e ditës. Ata e mbrojnë atë nga të këqijat dhe aksidentet e dëmshme. Po kështu, radhiten (me turne) melekë të tjerë, që ruajnë (shkruajnë, regjistrojnë) veprat e mira ose të këqija, natën dhe ditën, ashtu siç ka ardhur hadithi në Sahih: 1541. “Melekët vijnë (tek ju) pareshtur, ditën dhe natën, dhe të gjithë mblidhen së bashku në kohën e faljes së agimit dhe të pasdites. Pastaj, ata që kanë ndenjur me ju gjithë natën, ngjiten tek Allahu, i Cili i pyet ata - edhe pse Ai e di përgjigjen që më parë, më mirë se ata: “Si i latë robërit e Mi?” Ata përgjigjen: “I gjetëm duke u falur dhe përsëri i lamë duke u falur.” Në një hadith tjetër: 1542. “Me të vërtetë, me ju janë ata që nuk ju ndahen asnjëherë, përveçse kur kryeni nevojat në banjë dhe kur kryeni marrëdhënie intime. Kështu që, kini turp prej tyre dhe respektojeni praninë e tyre.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullahi se Profeti i Allahut ka thënë: 1543. “Nuk ka asnjë prej jush që mos të ketë një shoqërues prej xhindëve dhe një shoqërues prej melekëve.” - “Edhe ti, o Profeti i Allahut?” - “Edhe unë, por Allahu më ndihmoi në lidhje me të (xhindin), dhe tashmë ai më urdhëron veçse për të mira.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Muslimi. Allahu i Lartësuar thotë: “me urdhrin e Allahut, e ruajnë atë”. Domethënë, Allahu i ruan nga urdhri i Tij (ose caktimi i Tij), po me urdhrin e Tij, ashtu siç ka ardhur në hadith, kur e pyetën të Dërguarin: 1544. “O Profeti i Allahut, a i shikon rukjet që bëjmë? A e ndryshojnë ato (kaderin) përcaktimin e Allahut?” I Dërguari tha: “Ato (gjithashtu) janë prej (kaderit) përcaktimit të Allahut.” - Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë në veten e tyre. Por, kur Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë (ndëshkim) nuk ka kush ta sprapsë dhe ata nuk do të gjejnë mbrojtës tjetër veç Tij. - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin se Ibrahimi ka thënë: “Allahu i shpalli një profeti prej bijve të Israilit: “Thuaji popullit tënd se çdo banor i një vendi dhe çdo shtëpi që i është bindur njëherë urdhrave të Allahut, dhe pastaj është kthyer në mosbindje ndaj Allahut, Allahu do t’ia shndërrojë (mirësitë e) gjërat që ata i duan në (fatkeqësi e) gjëra të urryera.” Më pas tha: “Vërtetësia e kësaj është në Librin e Allahut: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë në veten e tyre.”

Mus'haf Hape →
Nisa 4:110–4:113 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar tregon për bujarinë e Tij të pashembullt dhe rreth faktit se Ai ia pranon pendimin çdokujt që kthehet Tek Ai i nënshtruar e i penduar, duke ia falur çdo gjynah që mund të ketë bërë. Allahu i Lartësuar thotë: - Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë.” - Ali Ibn Ebu Talha rrëfen se Ibn Abasi, për shpjegimin e këtij ajeti, ka thënë: “Allahu i Lartësuar u rrëfen robërve për faljen, bujarinë dhe mëshirën e Tij. Çdokush që bën një gjynah, të vogël apo të madh, pastaj: “kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë”, edhe sikur gjynahet e tij të jenë më të mëdha se qiejt, Toka dhe malet.” Hadithin e citon Ibn Xheriri. Ibn Merde uejhi përcjell rrëfimin e Keab Ibn Dhuhel el Uzdit: “Ebu Dardai na ka treguar: “Po qëndronim ulur rreth Profetit të Allahut, kur ai deshi të largohej për pak kohë e të kthehej sërish. Ai u largua, por sandalet - ose diçka tjetër - nuk i kishte marrë. Unë mora një enë me ujë dhe (duke menduar se do të kryente ndonjë nevojë të vetën) e ndoqa. Ai u largua për pak kohë dhe pastaj u kthye, pa kryer ndonjë nevojë, dhe tha: 844. “Më erdhi një i dërguar nga Zoti im dhe më tha: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, ka për ta marrë shpërblimin e asaj që ka bërë.” Unë i thashë: “Po nëse bën imoralitet dhe vjedh, pastaj i kërkon falje Allahut, a do t’i falet?” - “Po” - tha ai. Unë ia thashë këtë për herë të dytë dhe ai tha: “Po.” Pastaj ia thashë për herë të tretë dhe ai tha: “Po! Nëse bën imoralitet dhe vjedh, pastaj kërkon falje, Allahu do ta falë, me gjithë rrefuzimin e (ragime enfu 203) Ebu Darda-së.” Rrëfyesi tregon: “Dhe në këtë moment, unë e pashë Ebu Dardain të godiste hundën e vet me gisht”. Në fakt, ky është një hadith shumë i rrallë, i sjellë me këtë version e me këtë kontekst. Por në isnadin e tij ka dobësi. 204 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kush bën gjynah, ka ngarkuar veç vetveten. - Kjo është e ngjashme me fjalën e Allahut: "... Dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit." [Ez-zumer 7]. Askush nuk mund t’i sjellë asnjë lloj dobije askujt, por çdokush do të gjykohet me atë që ka punuar. Askush nuk ka për të mbajtur barrën e tjetrit. - Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Është pikërisht dituria, urtësia, drejtësia dhe mëshira e Tij, që presupozojnë diçka të tillë, pra, që askush të mos bartë barrën e tjetrit. - Kush bën një gabim ose gjynah, e pastaj ia hedh atë një të pafajshmi, në të vërtetë, është ngarkuar me fajin e shpifj es dhe me një gjynah të qartë.”- Ky ishte veprimi i shëmtuar i fisit të Ebrikut, që akuzuan më pas burrin e ndershëm Lebid Ibn Sehlin, ndërkohë që ishin vetë të padrejtë, tradhëtarë e shpifës të paskrupullt. Ishte Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur Ai që i demaskoi ata te Profeti i Tij. Sidoqoftë, këto ajete ishin paralajmërim për ata, por edhe për të tjerët që veprojnë njëlloj si ata, të cilët i pret i njëjti dënim. - Po të mos ishte mirësia dhe mëshira Allahut ndaj teje, disa prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. - Imam Ibn Ebu Hatimi rrëfen nga Katade el Ensariju,... historinë e fisit të Ebrikut: “Ajeti që zbriti Allahu: “Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj teje, disa prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak”, flet për Usejd Ibn Uruete dhe ata që e shoqëronin. Ata po lëvdonin fisin e Ebrikut dhe po hidhnin baltë mbi Katade Ibn Numanin, duke mëtuar se po i akuzonte padrejtësisht për vjedhjen e mburojës së tij. Por çështja nuk qëndronte aspak ashtu si ata po ia paraqesnin Profetit. Atëherë, Allahu zbriti gjykimin, që bëri ndarjen me drejtësi të asaj çështjeje dhe ia tregoi qartë Profetit se si qëndronte e vërteta. Më pas Allahu i Lartësuar i kujton Profetit të Tij ndihmën që i ka dhënë në çdo gjendje, si dhe ruajtjen e tij nga gabimet dhe devijimet. Ai i kujton, gjithashtu, mirësinë e madhe të zbritjes së Librit, - pra, Kur 'anit, - dhe dhënien e Urtësisë, domethënë të Sunetit. Këto janë mirësi të mëdha dhe dhunti të mrekullueshme nga Allahu për këtë Profet të dalluar e të zgjedhur. - Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. - Kështu, Muhamedi nuk dinte asgjë nga kjo dituri përpara se Allahu t’ia mësonte, sikurse thotë i Lartësuari në një tjetër ajet: “Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52, 53]. Ose: “Dhe ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur'ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj ti kurrë mos u bëj ndihmëtar i jobesimtarëve. ” [Kasas 86]. - Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.

Mus'haf Hape →
Fatir 35:12–35:14 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… shumë nevoja të njerëzve, kafshëve, pemëve e bimëve. Allahu i Lartësuar vendosi dobi të shumta kur nënshtroi diellin dhe hënën, dritën dhe shkëlqimin. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nuk janë njëlloj dy dete - ky është i ëmbël, i pijshëm dhe i këndshëm dhe ky tjetri është i kripur dhe i hidhur. - Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit, urtësisë dhe mëshirës së Tij të pashembullt. Ai i bëri detet dhe lumenjtë si dy mirësi të jashtëzakonshme në dobi të botës tokësore. Ai i dha secilit prej tyre veçori. Urtësia e kërkoi që lumenjtë të kenë ujë të ëmbël, që të mund të përdoret për të pirë e për të vaditur bimësinë. Pinë gjallesat dhe vaditen të mbjellat. Ndërsa detin e bëri të kripur, që të mos prishet ajri që rrethon tokën nga era e atyre që ngordhin në det, Gjithashtu, uji i detit është ujë që rri në një vend dhe nuk lëviz dhe kripa e bën që të mos marrë erë të keqe. Në këtë mënyrë, kafshët që jetojnë në det janë të shijshme dhe të mira. Përveç këtyre, ka edhe shumë mirësi të tjera, që janë të pamundura pa këtë rregull të vendosur nga Zoti. Nga të dyja llojet e ujërave, si ato të kripura, ashtu edhe ato të ëmbla: - Prej tyre ju (nxirrni e) hani mish të njomë e të freskët dhe nxirrni edhe stoli, që i mbani si zbukurime. Dhe ti i sheh anijet se si çajnë dallgët zhurmshëm, që ju të mund të kërkoni nga të mirat e Tij dhe të bëheni mirënjohës. - Prej tyre nxirren ushqime dhe xhevahire, të cilat ju mundësojnë begati të shumta. Ndër mirësitë e deteve është edhe fakti që nëpër to udhëtojnë edhe anije të shumta, duke lundruar nga një kontinent në tjetër, duke transportuar udhëtarët dhe mallrat e tyre. Kështu përmbushen mirësitë e shumta të Zotit. - Është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) - Kështu, Allahu i Madhëruar, herë e shkurton njërën e herë tjetrën. Sa herë që vjen njëra, largohet tjetra. Ndonjëherë janë njëlloj në kohëzgjatje. Kështu përmbushen shumë nevoja të njerëzve, kafshëve, pemëve e bimëve. Allahu i Lartësuar vendosi dobi të shumta kur nënshtroi diellin dhe hënën, dritën dhe shkëlqimin. Njerëzit gjatë ditës lëvizin e gjatë natës qetësohen. Kur dielli ndriçon, robërit shpërndahen e kërkojnë prej mirësive të Tij. Nëpërmjet ngrohtësisë së diellit, piqen prodhimet dhe pastaj edhe mund të thahen, për t'u ruajtur më gjatë si ushqim në dimër. Kështu arrihen shumë mirësi, që janë nga domosdoshmëritë e jetës. Pa ato, njerëzit nuk do të mund të jetonin. - dhe i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që lëvizin sipas një afati të caktuar . Si dielli dhe hëna lëvizin në orbitën e tyre dhe do të vazhdojnë të lëvizin derisa të dëshirojë Allahu. Por kur të afrohet koha e fundit të kësaj dynjaje, kjo lëvizje do të përfundojë dhe forca e ndikimi i tyre do të ndërpritet. Hëna dhe dielli do të shuhen, ndërsa yjet do të rrëzohen. Në ajete e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi shumë nga krijesat madhëshore, të cilat tregojnë për bamirësinë dhe për cilësitë e Tij absolute. Pas këtyre shenjave, Ai thotë: - Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë Sundimi. - Ai që është i vetmi që i krijoi ato krijesa dhe i nënshtroi për dobinë tuaj, Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi i gjithçkaje. - Dhe ata që ju u luteni përveç Atij, nuk posedojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës) . - Idhujt e putat nuk zotërojnë asgjë, as të madhe e as të vogël. Madje as atë që quhet el-kitmir (kështu quhet cipa mbështjellëse e bërthamës së hurmës së palmës), që është gjëja më e pavlefshme dhe më e vogël. Si është e mundur që t’i luten diçkaje që nuk ka në pronësinë e vet asnjë grimcë pushteti, as në qiej dhe as në tokë?! - Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; - Edhe nëse u luteni, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, sepse ose janë sende pa jetë, ose të vdekur, ose janë melekë, të cilët janë të përkushtuar për t'iu bindur Zotit të tyre. - por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t'i përgjigjen (lutjes suaj) . - Por edhe sikur të supozonim se do ta dëgjonin lutjen tuaj, ato nuk do t'i përgjigjeshin, sepse ata nuk zotërojnë gjë dhe shumica e tyre nuk janë të kënaqur dhe as e pranojnë adhurimin që këta të mjerë u përkushtojnë. - Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. - Ata do të distancohen prej jush dhe do të thonë: “I dëlirë je, o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, dhe je i pastër nga ajo që ata thonë! Por ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre besonin në ta”. [Sebe' 41]. - Dhe askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” - Askush nuk mund të sjellë një lajm të sigurt si Allahu, që është më i Vërteti në lajmet që sjell dhe i Gjithëditur për çdo fshehtësi. Kur Ai të njofton për një lajm, të jesh i sigurt sikur ta shihje me sytë e tu dhe të mos kesh asnjë dyshim për të. Në këto ajete tregohet qartë me argumente e fakte të dukshme e të kuptueshme se Allahu i Madhëruar është i vetmi i Adhuruar me meritë. Askush, përveç Tij, nuk meriton gjë prej adhurimeve. Çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të përkushtuar Allahut, është kotësi dhe nuk ka për t'i sjellë adhuruesit të tij asgjë të mirë.

Mus'haf Hape →