Kërko: nese falenderoni do t'ua shtoj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 4 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 1863 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit.”

Hape →
Hadithi 914 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen

… robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul hamdu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi), atëherë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejra r.anhuma kanë qenë dëshmitarë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi), All-llahu do ta dëshmojë se ai flet të vërtetën dhe do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam më i madhi’. Ndërsa kur të thotë njeriu: ‘La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, Ai është i vetmi i pashoq), atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se unë jam Zot i vetëm dhe nuk kam shok në asnjë send.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul hamdu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi), atëherë All-llahu xh.sh. thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje, dhe sundimi e falënderimi është i Imi.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘Nuk ka Zot, përveç All-llahut, nuk ka asnjë akt, punë dhe ndërrim që bëhet përveç me fuqinë e All-llahut’, atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje dhe çdo ndryshim, çdo aksion dhe çdo fuqi është vetëm me Mua, kjo vepër është vetëm Imja.’ Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Kush e thotë këtë gjatë sëmundjes së vet e pastaj vdes, nuk do ta përtypë (gëlltitë) zjarri i Xhehenemit.”

Hape →
Hadithi 154 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një natë, duke ndenjur me Profetin ﷺ, e pa Hënën të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

Hape →
Hadithi 337 Enciklopedia e Haditheve Hasen bi shevahidihi

… dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e rrafshuar, dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."

Hape →
Hadithi 441 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Një beduin erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: 'Më mëso disa fjalë që t'i them!' Pejgamberi tha: 'Thuaj, nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i Vetëm, pa ortak, Allahu është më i Madhi, Atij i takon falënderimi i shumtë, i Pastër është Allahu, Zoti i botëve, nuk ka ndryshim dhe as fuqi veçse nëpërmjet Allahut të Gjithëfuqishmit, të Urtit.' Beduini tha: 'Këto fjalë janë për Zotin tim, po për mua çfarë ka?' Pejgamberi i tha: 'Thuaj: O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!'"

Hape →
Hadithi 641 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” Duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!” Po ashtu ajo tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme Rabbena, ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” Duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”

Hape →
Hadithi 120 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… ka sadaka. Çdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”

Hape →
Hadithi 905 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… e pranoi Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë doli duke thënë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili e shpëtoi nga zjarri i Xhehenemit.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enesi r.a. thotë: “Një djalë i ri çifut shërbente tek i Dërguari i All-llahut dhe një ditë u sëmur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem erdhi ta vizitojë, u ul afër kokës së tij dhe i tha: “Pranoje Islamin!” Djaloshi e shikoi babanë e vet, i cili ishte aty. I ati i tha: “Dëgjoje Ebul Kasemin!” Djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë doli duke thënë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili e shpëtoi nga zjarri i Xhehenemit.”

Hape →
Hadithi 946 Rijadus-Salihin Transmeton Ebu Davudi

… dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Vathile ibnul Esk’a r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e fali me ne xhenazen e një njeriu musliman dhe gjatë lutjes e dëgjova duke thënë: “O Zoti im, ky i biri i filanit është në mbrojtjen Tënde dhe në fqinjësinë Tënde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dënimi i zjarrit. Ti e përmbush premtimin dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.”

Hape →
Hadithi 1401 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… ato (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe e mori qumështin. Atëherë Xhibrili tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili të përudhi në pastërtinë burimore (fitreh), sepse po ta kishe marrë verën, populli yt do të humbte!”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në natën e Israsë i janë dhënë dy gota: me verë dhe me qumësht. I shikoi ato (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe e mori qumështin. Atëherë Xhibrili tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili të përudhi në pastërtinë burimore (fitreh), sepse po ta kishe marrë verën, populli yt do të humbte!”

Hape →
Hadithi 1430 Rijadus-Salihin Ebu Davudi me senede sahih

… dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”

Hape →
Hadithi 650 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Namazi i personit me xhemat, është njëzet e ca shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Arsyeja e kësaj është se kur dikush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami, duke mos i interesuar asgjë tjetër përveçse falja e namazit me xhemat, për çdo hap që hedh, i shtohet një gradë dhe i shlyhet një gjynah, derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, fiton sevape njësoj sikur është duke falur namaz për aq kohë sa pret për të falur namazin. Derisa nuk largoheni prej vendit që falni namaz, nuk dëmtoni njeri dhe nuk e prishni abdesin, melekët luten duke thënë: «O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!»”

Hape →
Hadithi 704 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… të përgjigjem! Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!” (Nafiu) tha: “Abdullah ibën Omeri e shtonte edhe këtë: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebbejke Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne-l-hamde ven-ni‘mete leke vel-mulk, la sherike lek. (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!” (Nafiu) tha: “Abdullah ibën Omeri e shtonte edhe këtë: “Lebejke, lebejke, ve sadejke. Vel hajru bijedejke, lebejke ver ragbau ilejke vel amelu (Të përgjigjem Ty, të përgjigjem Ty, me kënaqësi! Mirësia është në Duart e Tua, të përgjigjem Ty, lutjen dhe veprën i kemi vetëm për Ty)!”

Hape →
Hadithi 11 Rijadus-Salihin Ky transmetim është i Muslimit.

… më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij a diku tjetër. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra r.a. përcjell se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është për njëzet e disa shkallë më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij a diku tjetër. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat, dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt. Derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!” Engjëjt veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë të tjerët, ose ta prishë abdestin në xhami.”

Hape →
Hadithi 634 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… i Lartësuar, nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij ﷺ, ka thënë: "Allahu i përgjigjet atij që e falënderoi (semiallahu limen hamideh)." Kur të marrë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Hitan ibën Abdullah Rrekashiu tregon: "Njëherë u fala me Ebu Musa Eshariun dhe në uljen e fundit, një burrë nga të pranishmit tha: "Namazi sjell mirësinë dhe pastërtinë." Kur Ebu Musai kreu namazin dhe dha selam, u kthye dhe tha: "Kush tha kështu e kështu?" Të pranishmit heshtën. Ai sërish përsëriti: "Kush nga ju tha kështu e kështu?" Të pranishmit vazhduan të heshtin. Ebu Musai tha: "Ndoshta fole ti, o Hitan?" - Nuk fola unë, - tha Hitani, - kësaj i frikohesha, se do të më fajësoje mua. Në atë rast, një burrë nga të pranishmit tha: "Unë i thashë ato fjalë, por mendova se po bëja mirë." Atëherë Ebu Musai tha: "A nuk dini, vallë, çfarë duhet të thoni në namazin tuaj?! I Dërguari i Allahut ﷺ na ligjëroi dhe na qartësoi Sunetin dhe na mësoi namazin. Ai na pati thënë: “Kur të faleni, drejtojini safat dhe le t'ju prijë dikush nga ju. Kur të marrë tekbir, merrni edhe ju. Kur të thotë: "Gajril-magdubi alejhim ve ledal-lin", (El Fatiha, 7) thoni: "Amin!", sepse Allahu ju përgjigjet. Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në ruku, merrni edhe ju tekbir dhe bini në ruku. Imami bie dhe ngrihet para jush nga rukuja.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo (kompensohet) me të. Kur të thotë: "Semiallahu limen hamideh", thoni: "Allahumme, rabbena lekel-hamd", Allahu ju dëgjon. Allahu i Lartësuar, nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij ﷺ, ka thënë: "Allahu i përgjigjet atij që e falënderoi (semiallahu limen hamideh)." Kur të marrë tekbir dhe të bjerë në sexhde, merrni edhe ju tekbir dhe bini në sexhde. Imami bie dhe ngrihet para jush nga sexhdja.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo (kompensohet) me të. Kur të qëndrojë në ulje, gjëja e parë që thoni, le të jetë: "Et-tehijatu et-tajibatu es-salavatu lil-lahi, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu, es-selamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin, eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluh. (Përshëndetjet, selamet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)."

Hape →
Hadithi 350 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… Aty ai e falënderoi dhe lavdëroi All-llahun, pastaj këshilloi dhe tërhoqi vërejtje e pastaj tha: “O njerëz, kujdes, vërtet unë jam njeri, është afruar që të vijë i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Jezid Hajjani se ka thënë: “U nisëm unë, Husajn ibn Sebre dhe Amr ibn Muslimi për te Zejd ibn Erkami r.a. dhe pasi u ulëm, i tha atij Husajni: “O Zejd, ti ke arritur shumë të mira; e ke parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i ke dëgjuar fjalët e tij, ke luftuar bashkë me të dhe je falur pas tij. Ti, vërtet o Zejd, ke përjetuar shumë të mira, andaj na thuaj diçka nga ajo që ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” Tha: “O djali i vëllait, pasha All-llahun, tashmë jam plakur, ka kaluar koha ime, diçka edhe kam harruar nga ajo që mbaja në mend nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., andaj atë që jua them, pranojeni, kurse për atë që nuk jua them, mos më obligoni”, e pastaj tha: “Një ditë, u ngrit i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe na mbajti një fjalim te një ujë që quhet “Humma” në mes të Mekes dhe Medines. Aty ai e falënderoi dhe lavdëroi All-llahun, pastaj këshilloi dhe tërhoqi vërejtje e pastaj tha: “O njerëz, kujdes, vërtet unë jam njeri, është afruar që të vijë i dërguari i Krijuesit tim dhe unë do t’i përgjigjem, andaj po ua lë dy gjëra madhështore: e para është Libri i All-llahut, në të cilin gjendet udhëzimi dhe drita, andaj merreni Librin e All-llahut dhe përmbajuni atij.” Nxiti dhe inkurajoi për Librin e All-llahut e pastaj tha: “Dhe familja ime; ua përkujtoj (ua tërheq vërejtjen) All-llahun për familjen time, ua përkujtoj All-llahun për familjen time!” Atëherë Husajni i tha: “E kush janë familja e tij, o Zejd? A nuk janë gratë e tij prej familjes së tij?” (Zejdi) tha: “Gratë e tij janë prej familjes së tij, por edhe të gjithë ata të cilëve u është ndaluar marrja e sadakasë pas tij janë të familjes së tij.” Tha: “E kush janë ata?” (Zejdi) Tha: “Ata janë familja e Aliut, familja e Akilit, familja e Xhaferit dhe familja e Abbasit.” Tha: “Të gjithë këtyre u është e ndaluar marrja e sadakas?” Tha: “Po.”

Hape →
Hadithi 1800 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Umeri r.a. ka shkuar në Sham (Damask). Kurse kur ishte në Serga në Siri, e takuan atë komandantët ushtarakë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Umeri r.a. ka shkuar në Sham (Damask). Kurse kur ishte në Serga në Siri, e takuan atë komandantët ushtarakë Ebu Ubejde b. Xherrahu dhe shoqëria e tij dhe e njoftuan se në Sham dominon murtaja. Ibni Abbasi ka thënë: “Më ka thënë mua Umeri: “M’i thirr muhaxhirët e parë.” Pasi i thirra, ai ka mbajtur me ata një kuvendim (mushavera) dhe u ka thënë se në Sham mbretëron murtaja dhe këtu u ndanë në mendime. Disa thanë: “Ti je nisur për shkak të një gjëje dhe ne nuk shohim arsye të kthehesh nga rruga.” Të tjerët thanë: Me ty ka shumë njerëz dhe shokë të të Dërguarit të All-llahut dhe ne nuk shohim arsye të shkosh atje ku mbretëron murtaja.” Umeri r.a. ka thënë: “Më lëni tani!” e pastaj ka thënë: “M’i thirr ensaritë!” Pasi i thirra, edhe me ta ka mbajtur kuvendim dhe edhe ata vepruan si muhaxhirët e u ndanë në mendime siç vepruan edhe muhaxhirët. Umeri r.a. ka thënë: “Më lëni tani!” e pastaj ka thënë: “M’i thirr të gjithë njerëzit e vjetër nga Kurejshitët që janë këtu nga muhaxhirët e fet’hit.” Unë i kam thirrur, kurse as dy prej tyre nuk u ndanë në mendime. Të gjithë kanë thënë: “Konsiderojmë që të kthehesh me njerëzit dhe mos t’i çosh në murtajë.” Atëherë Umeri r.a. u komunikoi njerëzve: “Këtu kam gdhirë dhe këtu do të mbesim.” Ebu Ubejde b. Xherrahu r.a. ka thënë: “Vallë, të ikje nga kaderi (caktimi) i All-llahut?” Umeri r.a. ka thënë: “Sikur këtë ta kishte thënë tjetërkush përveç teje, o Ebu Ubejd!” Umeri r.a. nuk dëshironte që dikush t’i kundër-vihej. Ai ka thënë: “Po, ne po ikim nga kaderi i All-llahut në kaderin e All-llahut. Ç’mendon ti, sikur të kishe deve dhe ajo të gjendej në një rrafshinë me dy anë. Njëra anë prej tyre është me bar, kurse tjetra pa bar. A thua ti, nëse do të ruaje anën e frytshme, këtë nuk do të ruaje sipas kaderit të All-llahut, e nëse do ta ruaje anën jo të frytshme, vallë, këtë nuk do të ruaje sipas kaderit të All-llahut? Ibni Abbasi ka thënë: “Erdhi Abdurrahman b. Aufi r.a., i cili qe jo i pranishëm për një punë të tij dhe tha: “Vërtet, unë kam dije për këtë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kur të dëgjoni për murtajën në një vend, atëherë mos shkoni atje, e nëse gjendeni në një vend ku mbretëron murtaja, atëherë mos dilni nga ai për të ikur.” Umeri r.a. e falënderoi All-llahun dhe u kthye.”

Hape →
Hadithi 122 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim All-llahun) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahun) është …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Po ashtu transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se disa njerëz kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka.” (Pejgamberi) Tha: “A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim All-llahun) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahun) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sadaka.” Urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe për epshet e ndonjërit prej nesh ka shpërblim? Tha: “Më thoni, nëse epshin e tij e përdor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu, nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim.”

Hape →
Hadithi 281 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih

… pasi i shprehu lavdi e falënderim All-llahut, tërhoqi vërejtje dhe këshilloi, pastaj tha: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë, sepse nuk e keni të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Amr ibn el-Ahves el-Xhushemij r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Haxhin e Lamtumirës duke thënë, pasi i shprehu lavdi e falënderim All-llahut, tërhoqi vërejtje dhe këshilloi, pastaj tha: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë, sepse nuk e keni të lejuar më tepër në to tjetër përveç asaj (do të thotë: dëfrimin, ruajtjen e burrit dhe të pasurisë së tij), por nëse haptas janë të pamoralshme, atëherë u lejohet t’i largoni prej vetes - t’i ndani në shtrat dhe t’i rrihni, por jo tepër. Nëse bëhen prapë të dëgjueshme, atëherë mos kërkoni mënyrë tjetër për t’i shtypur (ndaj tyre silluni mirë si më parë). Ju keni të drejta ndaj grave tuaja dhe gratë tuaja kanë të drejta ndaj jush. Gratë tuaja nuk guxojnë në shtratin tuaj ta pranojnë tjetërkë, e as ta lejojnë në shtëpinë tuaj atë që ju nuk e doni. Kurse e drejta e tyre të ju është që të kujdeseni mirë për to, t’u jepni ushqim dhe t’i veshmbathni si ka hije.”

Hape →
Hadithi 1424 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi minke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).

Hape →