Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Lukman 31:25–31:28 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” - Kështu, nëse pyet i pyet këta mohues të Zotit e idhujtarë, që e mohojnë të vërtetën e sjellë nga profetët, se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” Ata do të dëshmojnë se idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë në gjithësi dhe do të përgjigjen me të shpejtë se është Allahu Ai që i ka krijuar, i vetëm. - Atëherë thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! - Duke u argumentuar me atë që edhe ata e pranojnë, kërkoju që ta pranojnë dhe të dëshmojnë njëshmërinë e Zotit në adhurim, gjë që ata e mohojnë. Thuaju: “I lavdëruar qoftë Allahu!” Pra, i lavdëruar qoftë Allahu, që e shfaqi të qartë dhe të fortë dritën e së vërtetës. Ai ju argumenton pikërisht me gjërat që edhe ju vetë i pranoni. Kështu, nëse do të kishim logjikë, atëherë do të pranonim se pikërisht Ai që është i vetmi krijues që kujdeset për krijesat e tij dhe është rregullues i të gjitha çështjeve të tyre, pikërisht Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin, bindjen ndaj Tij dhe nënshtrimin e plotë sipas ligjit dhe urdhëresave të Tij. - Por shumica e tyre nuk dinë. - Prandaj edhe i shoqërojnë Atij shokë në adhurim. Ata kënaqen me besimin e tyre kontraditor, duke treguar se janë tërësisht të paqartë, të mjegullt dhe në dyshime të vazhdueshme. Ata e ndjekin këtë rrugë jo me bindje dhe janë të paditur. Allahu i Lartësuar përmend në këto dy ajete një shembull, për të treguar cilësitë e Tij absolute e të plota, për t'i nxitur dhe inkurajuar njerëzit që t’i njohin mirë dhe të marrin dituri të plotë rreth Tij, si dhe për të qenë tërësisht të sinqertë në adhurimin dedikuar Atij. - Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. - Ai përmend pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij gjithëpërfshirës. Gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, si bota e sipërme, ashtu edhe ajo e poshtme janë pronë dhe krijim i Tij. Ai vepron ndër ta me ligjin e Tij të krijimit dhe përcaktimit të gjërave. Është po Ai që vendos mes njerëzve ligjin e Tij të Sheriatit, sipas të cilit njerëzit duhet ta adhurojnë dhe sipas të cilit duhet të jetojnë. Është po Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Të gjitha këto janë në dorë të Tij. Të gjitha pa përjashtim janë pronë dhe krijesa të Tij, që i janë nënshtruar sundimit dhe ligjit të Tij. Të gjithë kanë nevojë për përkujdesin dhe mëshirën e Allahut. Asgjë dhe asnjë prej krijesave nuk ka gjë në dorë prej pushtetit dhe sundimit. - Allahu është Ai, i Pasuri dhe i Lavdëruari. - Allahu është i Pasur dhe pasuria e Tij është e gjerë dhe e paanë. Ai nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: "Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. [Dharijat 56 – 58.] Gjithashtu, edhe veprat e mira dhe adhurimet e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve nuk i sjellin Allahut asnjë shtesë e dobi në pushtetin e Tij. Ato i sjellin dobi veçse atyre që i punojnë dhe Allahu është i Pasur dhe s’ka nevojë për robërit e Tij dhe për veprat e tyre të mira. Tregues se Allahu është i Pasur është fakti se Ai i pasuron dhe begaton ata me mirësi të shumta të dynjasë dhe të ahiretit. Allahu i Madhëruar na tregon për Lavdinë dhe Madhërinë e Tij. Ai është i lavdëruar vetvetiu, pra, lavdërimi është i pandashëm nga Ai. Ai është i lavdëruar në të gjitha aspektet. Ai është i lavdëruar në Qenien e Tij, është i lavdëruar në cilësitë e Tij. Për çdo cilësi të Tij, Allahu meriton më të lartat dhe më të plotat lavdërime e madhërime, sepse ato janë cilësi madhështore dhe të plota. Po kështu, Ai është i lavdëruar dhe meriton të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo vepër të Tij. Ai meriton të lavdërohet dhe është i lavdëruar për çdo urdhër që ka dhënë dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar. Allahu është i lavdëruar për çdo gjë që ka përcaktuar mbi njerëzit dhe për çdo gjykim mes njerëzve në dynja dhe në ahiret. Ai është i lavdëruar për gjithçka. Më pas, Allahu na flet për diturinë dhe fjalët e Tij, që nuk kanë fund, me një përshkrim që hyn thellë në zemër dhe që çudit mendjen. Vetë të urtët dhe të mençurit mbeten pa fjalë. Ai thotë: - Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari). - Sikur të gjitha pemët e Tokës të ktheheshin në pena dhe të gjitha detet e botës, madje edhe shtatë herë sa ato, të ishin bojë për të shkruar, të gjitha penat dhe boja do të mbaronin, kurse fjalët e Allahut kurrë nuk do të mbaronin. Ky pohim nuk është ndonjë supozim i tepruar, që nuk ka vërtetësi, por është një përshkrim përafrues për njerëzit, që ata të arrijnë të kuptojnë diçka nga madhështia dhe dituria e Allahut. Në fakt, dituria dhe fjalët e Tij janë shumë më të mëdha se ky përshkrim, por Allahu e di mirë se krijesat nuk mund të konceptojnë qoftë edhe një pjesë të vogël të asaj që tregojnë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu u ka mundësuar robve që të kenë njëfarë njohurie dhe diturie rreth Tij, dhe kjo është mirësia më e madhe dhe dhurata më e çmuar që u ka dhënë atyre. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Por, sidoqoftë, kjo njohuri e njeriut për Zotin e tij është përsëri e pakët dhe robi kurrë nuk mund të zotërojë njohuri të plotë për Zotin, ashtu siç është realisht Ai në madhështinë e Tij. Allahu i Madhëruar u tregon robve rreth cilësive të Tij aq sa ata mbajnë, në mënyrë që zemrat e tyre të ndriçohen, shpirtrat e tyre të çlirohen dhe gjokset e tyre të zgjerohen. Kështu, me këto njohuri që arrijnë të nxënë, ata mund të argumentojnë dhe të arsyetojnë për madhështinë e Zotit, madhështi të cilën në këtë dynja nuk kanë forcë që ta njohin dhe konceptojnë tërësisht. Për këtë arsye, ata thonë ashtu siç ka thënë më i dituri i tyre për Zotin: "O Zoti ynë! Nuk mundemi të përlëvdojmë ashtu siç e meriton në të vërtetë. Ti qofsh i lavdëruar ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde!" Çështja e përshkrimit dhe cilësive të Allahut është shumë më e madhe se kaq. Ky shembull jepet për të përafruar kuptimin për mendjet e njerëzve. Kështu, edhe sikur detet dhe pemët e globit të shumëfishoheshin e shumëfishoheshin pafundësisht, ato nuk do të mund të ishin kurrë të mjaftueshme që të përfshinin apo përkufizonin fjalët e Zotit. E si mundet që diçka e krijuar të përfshijë Fjalën e Krijuesit, e cila është një nga cilësitë e Tij? Fjalët e Allahut nuk mund të përfytyrohet që të mund të kenë fund dhe kufizim. Argumentet fetare dhe ato logjike tregojnë se ato nuk kanë fund e mbarim. Çdo gjë e ka një fund, përveç Krijuesit dhe cilësive të Tij dhe çdo gjë tek Ai do të kthehet. Allahu është i pari, para të Cilit nuk ka asgjë dhe Ai është i fundit, pas të cilit nuk ka gjë. Mendja e robit është e mangët dhe e kufizuar. Sado që ajo të përfytyrojë një kohë të largët, Allahu përsëri është para saj. Po ashtu, sado që të mendojë për një kohë e ardhshme, sado e largët qoftë, Allahu është pas asaj pafundësisht e pa cak. Allahu i Madhëruar në çdo kohë gjykon, flet, urdhëron dhe vepron ashtu siç Ai dëshiron. Nëse Ai dëshiron, askush nuk mund të pengojë fjalën dhe veprën e Tij. Atëherë, nëse njeriu mediton për këtë çështje, e kupton se këta shembuj Allahu i Madhëruar i ka dhënë veçse për të përafruar kuptimet për mendjen e ngushtë të robit, pasi çështja e përshkrimit të Zotit dhe cilësive të Tij është shumë më e madhe dhe e mrekullueshme. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krenar, Ngadhënjimtar dhe urtësia e Tij është e plotë dhe absolute. Ai thotë: - Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. - E gjithë krenaria, fuqia dhe ngadhënjimi i takon Allahut! Çdo shfaqje e fuqisë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është prej Tij dhe buron nga Ai. Është Ai që u ka dhuruar krijesave çdo forcë që ato zotërojnë. Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as forcë pa qenë ndihma e Tij. Me krenarinë dhe fuqinë e Tij, Allahu i ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij dhe vepron e administron çështjet e tyre. Është Ai që kujdeset dhe rregullon çdo gjë në gjithësi. Ai i krijoi të gjitha krijesat me urtësinë e Tij. Ai e filloi krijimin me urtësi. Qëllimi i këtij krijimi fsheh urtësi të mëdha. Po me urtësi, Allahu vendosi edhe ligjin e fesë së Tij, të urdhrave e ndalesave të Tij dhe, pa dyshim, synimi i Tij me këto urdhëresa ishte urtësia. Kështu, Ai është i Urti në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj dhe urdhër që ka vendosur. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij madhështor e absolut, të cilin logjika e njeriut nuk mund ta perceptojë plotësisht, me gjithë madhështinë e saj. Ai thotë: - Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. - Kjo çudit çdo mendje dhe njeri të urtë. Gjithë ato krijesa të shumta, të mëdha e të ndryshme, pasi të kenë vdekur dhe të jenë shpërndarë nëpër botë, Ai përsëri do t'i ngjallë e kthejë në jetë, dhe e gjithë kjo është për Allahun njëlloj sikur të ngjallte një krijesë të vetme! Atëherë, si është e mundur që njeriu të mohojë ringjalljen dhe tubimin e krijesave para Zotit dhe shpërblimin e tyre sipas veprave? Sigurisht që këtë e mohon veçse ai që është i paditur për madhështinë e Allahut, forcën dhe pushtetin e Tij absolut. Pastaj i Madhëruari na tregon se dëgjimi i Tij përfshin të gjitha zërat dhe shikimi i Tij përfshin çdo gjë. Ai thotë: "Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka."

Mus'haf Hape →
Junus 10:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. - Allahu i Lavdëruar na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. - Allahu i Lavdëruar na tregon për Veten e tij se Ai është Zoti e Sunduesi i gjithë botëve dhe se Ai i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Thuhet se ato ishin njëlloj si ditët që ne jetojmë, ashtu siç thuhet edhe se ishin ditë nga ato që Allahu ka thënë: “... Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47.], siç do të shtjellohet më pas. Pas krijimit, Allahu i Lartësuar u lartësua mbi Fron, i cili është krijimi më madhështor i Tij. Froni është mbulesa e të gjitha krijesave poshtë tij. - Është Ai që i rregullon çështjet. - Allahu kujdeset e rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Ai ka thënë: “... Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo....” [Sebe' 3]. Allahun nuk e pengon asnjë çështje nga një çështje tjetër, por Ai përkujdeset për gjithçka. Ai ka thënë gjithashtu: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6], “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë. Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë.” [En’am 59, 60]. - S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. - I Lartësuari thotë: “ Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. ...” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26], ose: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar) . Dhe, kur të largohet frika (në ditën e gjykimit) nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën (dhe të drejtën) .” Ai është më i Larti, më i Madhi.” [Sebe’ 23]. - Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! - Vetëm Atë adhurojeni dhe vetëm Atij përkushtojani me sinqeritet të gjitha adhurimet tuaja. - A nuk po kujtoni? - A nuk mendoni e të kujtoni këtë fakt, o ju idhujtarë, që ia përkushtoni adhurimet dikujt tjetër së bashku me Allahun?! Si mundet që ta bëni këtë padrejtësi të madhe, kur ju e dini që Ai është i vetëm në meritën e adhurimit, ashtu siç është i vetëm në pushtetin për të krijuar? Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? ” [Zuhruf 87]. Ose fjalës së Allahut: “Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të? (Thuajeni) nëse e dini!” Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” Ata do të thonë: “Allahu.”. Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij) ?” Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë), e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni, nëse e dini!” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota) ?” [Muminun 84 - 89].

Mus'haf Hape →
Mulk 67:12–67:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… shpërblimin më të madh dhe bujar, siç vjen hadithi në dy Sahih-ët: 2722. “Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pa dyshim, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh. ” - Allahu i Madhëruar na tregon rreth atyre, të cilët i frikësohen qëndrimit para Tij, jo vetëm faqe njerëzve, por edhe atëherë kur janë të veçuar dhe asnjë krijesë nuk i sheh. Ata përkushtohen në punë të mira, në bindje ndaj Allahut të Madhëruar edhe kur askush nuk i shikon, përveç Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar premton për këtë kategori njerëzish të zgjedhur falje të madhe dhe shpërblim të pamatë. Kështu, Allahu i Madhëruar do t’ua fshijë gjynahet, do t’ua mbulojë të metat dhe gabimet dhe ka për t’u dhënë shpërblimin më të madh dhe bujar, siç vjen hadithi në dy Sahih-ët: 2722. “Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: udhëheqësi i drejtë; i riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm; njeriu që e ka lidhur zemrën me xhamitë; dy njerëz, të cilët duhen për hir të Allahut, edhe kur takohen, edhe kur ndahen (kur janë larg); ai burrë, i cili, kur joshet nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer imoralitet me të), i thotë: “Unë i frikësohem Allahut”; një person, i cili, kur jep për bamirësi, e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe, një person i cili e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë nga frika për Zotin”. Siç shihet, ndër këta të përzgjedhur janë tre persona me cilësinë e frikës nga Allahu fshehtazi, kur nuk i sheh askush, veç Zotit: “... ai burrë, i cili, kur joshet nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer imoralitet me të), i thotë: “Unë i frikësohem Allahut”, një person i cili kur jep për bamirësi, e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe, një person, i cili e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë nga frika për Zotin”. Më pas, duke na bërë me dije se Ai shikon dhe di imtësisht edhe atë që fshihet në ndërgjegjen dhe gjoksin tonë, Allahu i Lartësuar thotë: - “I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. ” - Allahu i Madhëruar di edhe për ato shkëndija mendimesh, që vetëtijnë nëpër zemra, mendje e shpirtra. - “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret. ” - E si mund të mos jetë i gjithëdijshëm Krijuesi?! Krijuesi di në imtësi çdo sekret. Më pas, i Lartësuari përmend mirësitë e shumta mbi krijesat e Tij dhe faktin se Ai u ka lehtësuar atyre gjithçka në këtë tokë. Ai ua ka nënshtruar tokën, duke e bërë atë të shtrirë, të qetë, të palëvizshme, duke vendosur male dhe duke e çarë e nxjerrë prej saj lumenj, përrenj dhe burime uji e duke i bërë që ato të përhapen në tokën e Tij. Për njerëzit, i Madhëruari ka mundësuar në këtë tokë mirësi të shumta, thesare, vende dhe toka të begatshme, hapësira pjellore, për të mbjellë të lashtat, çdo bimësi të dobishme dhe pemë frutore: - “Është Ai që e bëri Tokën të përshtat - shme për ju.” - Udhëtoni ku të dëshironi në tokë, për të fituar mirësi e begati, por dijeni se të gjitha përpjekjet tuaja nuk kanë për t’u sjellë asnjë dobi më shumë, përveçse aq sa Allahu i Madhëruar dhe Bujar ju mundëson, me bujarinë dhe mëshirën e Tij për ju. - “Ecni nëpër të dhe shfrytëzoni mirësitë e Tij.” - Pa dyshim që përpjekja për të bërë sebepet e mjaftueshme në jetën e kësaj dynjaje është diçka e domosdoshme, e urdhëruar nga Zoti dhe nuk bie ndesh aspak me mbështetjen e plotë në mëshirën dhe përkujdesin e Zotit dhe besimin e plotë, që duhet të kemi në përkujdesin e Tij për krijesat. Nga Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) vjen një hadith, në të cilin ai thotë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2723. “Nëse ju do t’i mbështeteshit Allahut të Lartësuar me një formë korrekte dhe të vërtetë, Ai do t’ju furnizonte dhe begatonte me mirësi, ashtu sikurse furnizon zogun, i cili del herët në mëngjes bosh dhe kthehet në mbrëmje plot, me rizkun e Zotit.” Kështu e kanë sjellë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh prej Ibn Ubejras. Tirmidhiu e ka gjykuar si hadith hasen sahih . Kështu, Profeti ﷺ thotë që zogu del në kërkim të rizkut dhe kthehet. Pra, ai kërkon rizkun, përpiqet dhe jep atë që ka mundësi, edhe pse i mbështetet Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Pa dyshim, është Allahu i Madhëruar Ai që ia nënshtron dhe lehtëson çështjet robërve dhe është Ai, i Vetmi, që sjell dhe përmbush çdo sebep. I Lartësuari thotë: - “Vetëm tek Ai është e ardhmja. ” - Tek Ai do të jetë kthimi i të gjitha krijesave në Ditën e Kijametit.

Mus'haf Hape →
Maide 5:54–5:56 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e vet... - Domethënë, kush e braktis të vërtetën, për t'u bërë palë me të kotën, - (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai do ta …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij absolut dhe për faktin se ata të cilët e shpërfillin nuk e ndihmojnë rrugën dhe fenë e Tij dhe nuk e zbatojnë Sheriatin e shpallur prej Tij, Ai mund t’i zëvendësojë me një popull tjetër, që të jenë më të mirë e të bindur se ata, pasues të denjë të fesë së Tij, ta fortë, trima, të udhëzuar e të përqendruar në rrugën e Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “...Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” [Muhamed 38]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Madhëruar thotë: - O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet... - Domethënë, kush e braktis të vërtetën, për t'u bërë palë me të kotën, - (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë... - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu M usa el Eshariu, i cili rrëfen: 1021. “Kur zbriti ky ajet, Profeti i Allahut tha: “Ata janë (si) populli i këtij (Ebu Musa el Eshariut) ”. 261 Një version të ngjashëm ka sjellë edhe Ibn Xheriri. - modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve... - Këto janë cilësitë e besimtarëve të kulluar dhe të përkryer në imanin e tyre. Ata janë modestë me vëllezërit e tyre besimtarë dhe krah i fortë kundër jobesimtarëve dhe armiqve. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri - tjetrin...” [Fet'h 29]. Profetin është përshkruar si “i buzëqeshur e luftëtar i frikshëm”, sepse ishte i buzëqeshur me besimtarët, por një luftëtar i frikshëm për armiqtë e tij. - që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. - Asgjë nuk i pengon ata që t’i binden Allahut, të zbatojnë ligjin e Tij, të luftojnë kundër armiqve të Tij, të urdhërojnë për të mira e të ndalojnë nga të këqijat. Asgjë nuk mund t’i pengojë ata nga përmbushja e këtyre porosive të Zotit të tyre. Ata nuk frikësohen as nga kërcënimet. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dheri, që ka thënë: 1022 . “I dashuri im, (Muhamedi) më urdhëroi për shtatë gjëra: Më urdhëroi që t'i dua të varfrit dhe të qëndroj pranë tyre; më urdhëroi që të shikoj ata që janë poshtë meje (nga pasuria) e të mos shoh ata që janë sipër meje; më urdhëroi që t’i mbaj lidhjet farefisnore e të mos i shkëpus kurrë ato edhe nëse ata i shkëpusin me mua; më urdhëroi që të mos i kërkoj askujt asgjë; më urdhëroi që ta them të vërtetën edhe kur është e hidhur; më urdhëroi që të mos i frikësohem kërcënimit të askujt (në rrugën e Allahut); më urdhëroi që të them sa më shpesh: ‘ Lâ ĥaule ue lâ ku-uete il -lâ bil -lâh’ sepse ato janë sjellë nga një thesar poshtë Arshit.” Sërish imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, që ka thënë: 1023 . “Mos t’ju pengojë frika nga njerëzit që të thoni të vërtetën, kur e shikoni vetë dhe jeni dëshmitarë të saj. Dijeni se thënia e të vërtetës dhe kujtimi i njerëzve për frikën ndaj të Madhërishmit, as nuk e afrojnë exhelin dhe as nuk e largojnë rizkun.” Imam Ahmedi sjell hadithin tjetër nga Ebu Seid el Hudriu, që i Dërguari i Allahut ka thën ë: 1024. “Askush nga ju të mos e nënçmojë veten e vet dhe të mos thotë asnjë fjalë në rastin kur për hir të Allahut duhet të flasë! Në Ditën e Kijametit, atij do t’i thuhet: “Çfarë të pengoi të flasësh e të thuash kështu e ashtu?” Ai do të thotë: “Frika nga njerëzit!” Atëherë Allahu do të thotë: “Unë e meritoja më shumë të më frikësoheshe!” - Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. - Çdokush që ka këto cilësi, ta dijë se kjo është mirësi e dhuruar prej Allahut; është Ai që ia ka bërë mbarë për t’i arritur. - Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur. - Allahu është Bujar i madh, por është edhe i Gjithëdituri, për ata që e meritojnë të marrin nga mirësia e Tij dhe ata që nuk e meritojnë. - Miqtë tuaj (të vërtetë) janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim). - Jehudët e të krishterët nuk janë miqtë dhe aleatët tuaj. Miqtë e vërtetë dhe ndihmëtarët tuaj janë Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët. Më pas, Ai i përshkruan besimtarët, duke thënë: “...ata që falin namazin e japin zekatin...”. Pra, bëhet fjalë për ata besimtarë që kanë këto cilësi. Së pari, ata e falin rregullisht namazin, dhe kjo është shtylla më e rëndësishme e Islamit (pas shehadetit). Ky është një adhurim që i përkushtohet vetëm Allahut, si një dhe i pashoq. Ata japin zekatin, duke qenë kështu bamirës ndaj krijesave me pasurinë e tyre dhe duke përmbushur hakun e nevojtarëve. Më pas, i Madhëruari thotë: “janë të përulur (në adhurim) ”. Disa e kanë kuptuar gabimisht këtë fjali, duke aluduar se kuptimi i saj është: “e japin zekatin të përulur”, pra, duke u përkulur në kohën kur japin zekatin. Nëse kuptimi i ajetit do të ishte i tillë, atëherë kjo do të tregonte se dhënia e zakatit duke u përkulur do të ishte më e mirë dhe e lëvdueshme. Por ky kuptim nuk është i saktë. Nuk njohim asnjë dijetar të fetvasë që ta ketë kuptuar kështu. Në fakt, ka ardhur një fjalë nga Ali Ibn Ebu Talibi se ky ajet zbriti dhe flet për të, në një ngjarje që i kishte ndodhur atij. Kështu, njëherë, një lypës kaloi pranë tij, kur Aliu ishte në ruku. Në këtë kohë, ai i dha lypësit unazën e tij. Por kjo histori është e pasaktë. Sikurse u përmend në hadithet e mësipërme, ky ajet u zbrit dhe flet për Ubadetu Ibn Samitin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili u distancua nga çdo pakt e aleancë e lidhur në të shkuarën me jehudët dhe pranoi mbështetjen tek Allahu i Madhëruar dhe miqësinë me Profetin e Tij dhe besimtarët. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar, pas gjithë këtyre, thotë: - E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.” - Allahu i Lartësuar thotënë një ajet tjetër: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do t’i futë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit.” [Muxhadile 21, 22]. Kështu, çdokush që kënaqet e mjaftohet me afërsinë e mbështetjen e Allahut, me miqësinë e aleancën me Profetin e Allahut dhe besimtarët, ai ka për të fituar çdo të mirë në dynja dhe ahiret dhe do të jetë gjithmonë i ndihmuar dhe ngadhënjimtar në të dyja jetët. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë në këtë ajet: “E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.”

Mus'haf Hape →
Tur 52:1–52:16 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që gjendet sipër qiellit të shtatë. Ajo gjithmonë është e mbushur me melekë të nderuar. Çdo ditë në këtë shtëpi hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar betohet në këto krijesa madhështore, të cilat bartin shumë urtësi të mëdha. Ato tregojnë për vërtetësinë e ringjalljes dhe shpërblimit me drejtësi si për të devotshmit, ashtu edhe për mohuesit. - “Betohem për malin Tur...” – Ky është betim në malin Tur, mal në të cilin Allahu i Lartësuar i foli profetit të Tij Musa, birit të Imranit (a.s.), duke i shpallur ligje dhe dispozita të ndritshme. Kjo qe një mirësi e madhe, që Zoti ia dhuroi profetit Musa dhe ymetit të tij, e gjithashtu një shenjë e mrekullueshme e përkujdesjes së Zotit për ta, dhuratë për të cilën ata kurrë nuk mund ta falënderojnë ashtu si e meriton. - “...dhe për Librin e shkruar në rreshta,, në pergamenë të shpalosur!” - Ka mundësi që këtu të flitet për Leuhi Mahfudh-in, ku Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë. Por ka mundësi që të flitet edhe për Kur'anin e Madhëruar, i cili pa dyshim është libri më i mirë që ka shpallur Allahu dhe ku përmenden ngjarjet e të parëve dhe të fundit, njohuritë e të parëve dhe të atyre që do të vijnë. - “Betohem për Shtëpinë plot vizitorë!” - Këtu bëhet fjalë për Shtëpinë e Shenjtë që gjendet sipër qiellit të shtatë. Ajo gjithmonë është e mbushur me melekë të nderuar. Çdo ditë në këtë shtëpi hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët adhurojnë Zotin e tyre dhe të cilëve nuk u bie më radha të kthehen në të, deri në Ditën e Gjykimit. Por në ajet mund të bëhet fjalë edhe për Shtëpinë e Zotit në tokë, Qaben, e cila është e mbushur përplot me adhurues të Zotit, që bëjnë tavaf, falen e kujtojnë Zotin në çdo kohë, duke kryer haxhin dhe umren. Po kështu është betuar Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër, duke thënë: “Betohem për fikun dhe ullirin. Dhe për Turi Sinain dhe për këtë Qytet të sigurt (Meken).” [Tin 1 -3]. E meriton kjo faltore madhështore që Zoti të betohet në të. Ajo është destinacioni i haxhit, që është një nga shtyllat e Islamit. Ajo është faltorja e ndërtuar nga Ibrahimi (a.s.) dhe Ismaili, që Zoti e ka bërë vend qetësie dhe sigurie. - “Betohem për kupën e ngritur lart...” - I Lartësuari betohet për qiellin madhështor, të cilin e ka bërë si çati dhe mburojë për krijesat. Ai shërben si mbrojtës i tokës dhe prej tij vjen drita. Nëpërmjet yjeve të vendosura në qiell, njerëzit udhëzohen dhe gjejnë rrugën në errësirën e tokës dhe të detit. Prej qiellit zbret mëshira, shiu dhe çdo lloj furnizimi tjetër. - “...dhe për detin e mbushur plot!” – Allahu betohet për detin ‘ mesxhur’, domethënë, e mbushur përplot me ujë, të cilin Ai e ka mbledhur dhe grumbulluar, duke e ndaluar që të shpërthejë dhe të përmbytë tokën. Nëse do të lihej i lirë, natyrshëm ai do të dilte nga vendi i vet dhe do të mbulonte tokën. Por ligji i vendosur nga i Gjithëdituri dhe i Urti e bën që ai të qëndrojë i grumbulluar, duke mos dalë nga shtrati i tij. Në këtë mënyrë, Zoti ruan bimësinë, botën shtazore dhe jetën në përgjithësi mbi faqen e dheut. Ky është njëri nga kuptimet e mbiemrit ‘ mesxhur’, që cilëson fjalën ‘det’ në ajet. Sipas disa komentuesve të tjerë, ‘ mesxhur’ do të thotë “i ndezur flakë”. Ashtu siç është deti, aq i madh, i thellë dhe i gjerë, ai do të mbushet me zjarr dhe ndëshkime të larmishme. Të gjitha këto betime madhështore tregojnë fillimisht se ato janë disa nga shenjat e Allahut të Lartësuar, që dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. Së dyti, ato tregojnë se Allahu i Madhëruar është i Plotfuqishëm për gjithçka, për të ringjallur të vdekurit dhe për t’i llogaritur e shpërblyer ata. - “Vërtet, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë. Atë, askush nuk mund ta pengojë.” - Kjo është e padiskutueshme që do të ndodhë dhe askush nuk mund ta pengojë. Askush nuk mund të ndryshojë premtimin dhe fjalën e Zotit. Askush nuk mund të ndërhyjë për ta ndryshuar apo penguar gjykimin e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe i pacenueshëm. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Më pas, ajeti përshkruan atë ditë të vështirë, kur do të godasë fuqishëm ndëshkimi i Zotit: - “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.” - Atë ditë, qiejt do të rrotullohen dhe do të lëkunden. Lëkundja e tyre do të jetë e tmerrshme, e vazhdueshme dhe shkatërruese. Ndërsa malet do të shkulen nga vendi dhe do të lëvizin si retë dhe si pluhur në ajër. Kur të tilla dridhje shkaktojnë këto fenomene me krijesat e mëdha, atëherë si do të jetë frika që do të pushtojë njerëzit, qenie aq të vogla dhe të dobëta?! - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen!” – Ajo ditë është “uejl” për mohuesit. Fjala “ uejl” e përdorur në ajet shënon çdo lloj ndëshkimi, trishtimi, vuajtjeje, ankthi e frike. Po cili është shkaku që ata meritojnë këtë ndëshkim?! Ata janë tërësisht të angazhuar me gjëra të pavlefshme. Studimet e tyre janë tërësisht të përqendruara në njohjen e gjërave të dëmshme, të cilat të çojnë në mospranimin e të vërtetës. Ata të bëjnë që të besosh dhe pranosh të kotën. Kjo është dituria e tyre. Ndërsa veprat e tyre bëhen vetëm nga injorantët, mendjelehtët dhe të shfrenuarit në dëfrime e lojëra. E tillë është gjendja e njohurive dhe veprave të këtyre mjeranëve, ndryshe nga dijet dhe veprat e besimtarëve, që e pranojnë të vërtetën e Zotit dhe jetojnë me të. Dituria e këtyre të fundit është e dobishme për dynjanë dhe ahiretin. Veprat e tyre mbështeten te kjo dije e dobishme dhe kryhen me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin. - “Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit.” - Atë ditë, ata do të thirren për në Xhehenem dhe do të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre, për t’u hedhur në të. Në një gjendje të tillë ndëshkimi, ata dëgjojnë këto fjalë: - “Ky është zjarri, që ju e mohonit!” - Vuajeni tani ndëshkimin e përjetshëm, të cilin askush nuk mund ta përballojë dhe askush nuk mund ta përshkruajë. - “Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?!” - Ka mundësi që kjo pyetje të bëhet për Zjarrin ose ndëshkimin me të cilin do të ballafaqohen, sikurse tregon edhe konteksti i ajetit. Pra, kur ata të shohin Zjarrin, në formë ironie do t’u thuhet: “A mos është magji, a mos është diçka jo reale, ashtu sikurse pretendonit në dynja, apo ishit të verbër në dynja dhe nuk e shihnit të vërtetën?” Përgjigjja, sigurisht, është negative: nuk është një magji, por një realitet i pamohueshëm. Edhe pretendimi i tyre se nuk e shihnin dhe nuk e kuptonin të vërtetën, nuk qëndron. Faktet dhe shenjat e Allahut ishin tërësisht të qarta. Profeti ua qartësoi të vërtetën rreth Zotit dhe mesazhin e Tij. Ai i ftoi me mënyrën më të mirë për të besuar Zotin dhe gjithçka që Ai urdhëroi të besohet. Pas këtij qartësimi, askush nuk mund të justifikohet para Zotit. Por ka shumë mundësi, gjithashtu, që këtu të flitet për Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s.). Sipas kësaj, kuptimi është: “Vallë, është magji Shpallja që iu dha Muhamedit apo fajin e ka paaftësia juaj në të vështruarit dhe kuptuarit e gjërave?” Kjo është një pyetje retorike, së cilës i dihet përgjigjja. Shpallja që iu dha Muhamedit nuk është aspak magji, por është faji i tyre që e shpërfillin atë, edhe pse ajo është vetë e vërteta e sigurt, e argumentuar dhe e faktuar nga Zoti. - “Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju!” - Hidhini në Xhehenem, në atë mënyrë që zjarri t’i përfshijë tërësisht trupat e tyre dhe t’u depërtojë deri në zemra. Durimi atje nuk ka vlerë dhe nuk ua lehtëson aspak dhimbjen që shkakton Zjarri. Po ashtu, edhe pse do të jetë një turmë e madhe që do të ndëshkohet, kjo nuk do t’i ngushëllojë fare. Asgjë nuk mund ta lehtësojë ndëshkimin në Xhehenem, sepse ai nuk është i tillë që mund të kalohet me durim e ngushëllim. Ky është ndëshkim i merituar për ta, për veprat që kanë bërë vetë, siç thotë i Lartësuari: - “Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.”

Mus'haf Hape →
Merjem 19:96–19:98 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… edhe në tokë. Ndërsa kur Allahu i Madhëruar e urren një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: “O Xhibril, Unë e urrej filanin, prandaj urreje atë!” Atëherë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nuk ka dyshim se atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u japë dashuri.” - Allahu i Madhëruar kujdeset për robërit e Tij besimtarë, të cilët bëjnë vepra të mira, pra, vepra me të cilat Allahu i Madhëruar është i kënaqur, sepse ato janë të sinqerta dhe sipas Sheriatit, që Ai ia shpalli Muhamedit. Kështu, Allahu i Lartësuar mbjell në zemrat e njerëzve dashuri për adhuruesit e Tij besimtarë e punëmirë. Kjo është diçka e pashmang - shme, që do të ndodhë patjetër. Rreth kësaj janë përcjellë hadithe të sakta nga Profeti ﷺ . Imam Ahmedi sjell nga Ebu Hurejra hadithin, sipas të cilit Profeti i Allahut ka tħënë: 1777. “Kur Allahu i Madhëruar e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: “O Xhibril, Unë e dua filanin, prandaj duaje atë!” Atëherë, Xhibrili e do atë. Pastaj Xhibrili u thotë banorëve të qiellit: “Allahu e do filanin, prandaj duajeni atë!” Atëherë, banorët e qiellit e duan atë. Pastaj ai bëhet i dashur edhe në tokë. Ndërsa kur Allahu i Madhëruar e urren një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: “O Xhibril, Unë e urrej filanin, prandaj urreje atë!” Atëherë, Xhibrili e urren atë. Pastaj Xhibrili u thotë banorëve të qiellit: “Allahu e urren filanin, prandaj urrejeni atë!” Atëherë, banorët e qiellit e urrejnë atë. Pastaj ai bëhet i urryer edhe në tokë.” Këtë hadith, Muslimi e sjell prej Suhejlit. Ndërsa Ahmedi dhe Buhariu e sjellin prej Ibn Xhurejxhit, ky nga Musa Ibn Utbe, nga Nafi’ Meula Ibn Umeri, dhe ky nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e përcjell nga Profeti i Allahut, përafërsisht me këtë version. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1778. “Kur Allahu i Lartësuar e do dikë, i thërret Xhibrilit dhe i thotë: “Unë e dua filanin, prandaj duaje atë! Pastaj ai (Xhibrili) u flet banorëve të qiellit, pastaj zbret dashuria për të edhe mes banorëve të tokës.” Për këtë flitet në fjalën e Allahut: “Nuk ka dyshim se atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u japë dashuri.” Hadithin e sjell Muslimi, por edhe Tirmidhiu, i cili thotë se hadithi është hasen sahih. Sërish Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Hasen el Basriu, i cili tregon: “Njëherë, dikush tha: “Betohem, se do ta adhuroj Allahun me një mënyrë të tillë, që të mbahet mend ndër njerëz!” Dhe, vërtet, kur vinte koha e namazit, njerëzit e shihnin veçse duke u falur. Ishte i pari që hynte në xhami dhe i fundit që dilte prej saj. Megjithatë, askush nuk i shprehu ndonjë habi e respekt të veçantë për atë që bënte. Kështu vazhdoi për shtatë muaj. Sa herë që kalonte pranë ndonjë grupi njerëzish, ata thoshin: “Shikoni këtë shtinjakun, që shet mend!” Atëherë, ai iu kthye vetes dhe tha: “Po shoh se po më përmendin veçse për keq! Kështu, të gjitha adhurimet e mia do t’ia kushtoj veçse Allahut dhe vetëm për hir të kënaqësisë së Tij!” Pra, ai ndryshoi veçse nijetin në zemër dhe nuk ndryshoi apo të shtonte veprat e tij. Mirëpo, pas kësaj, sa herë që kalonte pranë njerëzve, ata thoshin: “Allahu e mëshiroftë filanin!”” Në këtë moment, Haseni lexoi fjalën e Allahut: “Nuk ka dyshim se atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u japë dashuri.” - Kështu, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde ” - Ne e bëmë të lehtë Kuranin për gjuhën tënde, o Muhamed! - “... që, nëpërmjet tij, të përgëzosh të devotshmit ...” - Të përgëzosh ata që i janë përgjigjur me respekt e përkushtim ftesës së Allahut dhe besojnë në vërtetësinë e profetëve dhe të shpalljeve që ata sollën. - “... dhe t’u tërheqësh vërejtjen atyre që janë kryeneçë. ” - Atyre që kanë devijuar nga rruga e drejtë, duke preferuar të kotën dhe humbjen. Ata nuk mund ta gjejnë rrugën e drjetë e të përqendrohen në të. Ata janë të shurdhër ndaj të vërtetës, keqbërës dhe të zhytur në gjynahe e poshtërsi. - “Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre! ” - Sa shumë popuj kemi shkatërruar para tyre, popuj që mohuan shpalljet dhe shenjat e Allahut dhe refuzuan të dërguarit e Tij! - Vallë, a po vëren ndonjë prej tyre dhe a po dëgjon ndonjë pëshpërimë (nga ata)? – A sheh apo a dëgjon ndonjë zë prej tyre? Fjal “el rekzu” ka kuptimin pëshpërimë ose zë shumë i ulët. Këtu përfundon edhe shkurtesa e tefsirit të sures Merjem. Vetëm Allahut i takon çdo lavdërim dhe mirënjohje! 27 / 08 / 1389 ose 07 / 11 / 1969

Mus'haf Hape →
Isra 17:1 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i të gjithë profetëve, që nga koha e Ibrahimit, të dashurit e të zgjedhurit të Zotit. Prandaj profetët u mblodhën së bashku me të dhe profeti Muhamed ﷺ u priu në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë) , rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! - Allahu i Lartësuar e lavdëron dhe madhëron Veten e Tij, për pushtetin e Tij absolut për të bërë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij dhe nuk ka Zot sundues që kujdeset për krijesat veç Tij. Allahu e mbarti adhuruesin e robin e Tij të zgjedhur, Muhamedin, gjatë natës, nga xhamia e Mekës, drejt xhamisë Aksa, në Bejt el Makdes të Kudsit, i cili është djepi i të gjithë profetëve, që nga koha e Ibrahimit, të dashurit e të zgjedhurit të Zotit. Prandaj profetët u mblodhën së bashku me të dhe profeti Muhamed ﷺ u priu në namaz, pikërisht në vendin e tyre. Allahu i Lartësuar e përshkruan atë vend, duke thënë: “... rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar ...”. Domethënë, Allahu i Madhëruar i ka bekuar prodhimet e mirësitë e atij vendi. Allahu i Lartësuar thotë: “... për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona!” Domethënë, për t’i treguar Muhamedit disa nga shenjat madhështore, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën. Ai pa, vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” [Nexhm 17, 18]. Ne do të përmendim në vijim disa hadithe rreth kësaj çështjeje, nëse na e lehtëson Allahu i Madhëruar. - Vërtet, Ai dëgjon e sheh gjithçka. - Ai i dëgjon fjalët e robërve të Tij, si të besimtarëve, ashtu edhe të jobesimtarëve, si të atyre që e besojnë të vërtetën kur u paraqitet, ashtu edhe të atyre që e mohojnë atë. Ai sheh gjithçka në lidhje me robërit e Tij dhe i jep secilit prej tyre atë që meriton, si prej kësaj bote, ashtu edhe prej ahiretit. Disa hadithe në lidhje me ngjarjen e Israsë. Në ‘Sahih-un’ e Muslimit vjen hadithi nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 1632. “M’u soll një burak, një kafshë e bardhë e gjatë, më e madhe se gomari e më e vogël se mushka, e cila e hidhte hapin aq larg, sa i shihte syri. Hipa dhe shkuam me të në Bejt el Makdes. Burakun e lidha në hallkën ku profetët e mëparshëm lidhnin kafshët e tyre. Hyra në xhami dhe fala atje dy rekatë. Pastaj dola. Drejt meje erdhi Xhibrili, i cili mbante në dorë një enë me verë e një enë me qumësht. Unë zgjodha qumështin. Xhibrili tha: “Zgjodhe natyrshmërinë!” Pastaj filluam të ngjitemi në qiell. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë (në portat e qiellit). – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja për të hyrë. Aty pashë Ademin (a.s.). Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e dytë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë dy djem tezesh, Isain birin e Merjemes dhe Jahjan, birin e Zekerias (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Ata më përshëndetën, më uruan mirëseardhjen d he u lutën për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e tretë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je ? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Jusufin. Atij i ishte dhënë gjysma e të gjithë bukurisë. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e katërt. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Idrisin. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Allahu i Lartësuar thotë (për të): “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë.” Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e pestë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Atje pashë Harunin. Ai më përshëndeti, më uroi mi rëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e gjashtë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Musain. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj filluam të ngjitemi në qiellin e shtatë. Xhibrili (a.s.) kërkoi leje për të hyrë. – Kush je? – e pyetën. – Xhibrili, – tha ai. – E kush është me ty? – Muhamedi. – I ka ardhur ndonjë Shpallje? – Po, i ka ardhur Shpallje. Atëherë, na u dha leja. Aty pashë Ibrahimin, i cili ishte mbështetur me shpinë në Bejt el Meamur. Në të hyjnë çdo ditë 70 mijë melekë, të cilët nuk dalin më. Ai më përshëndeti, më uroi mirëseardhjen dhe u lut për mua për mirësi. Pastaj më çuan tek Sidretul Muntehâ . Gjethet e saj ishin të mëdha, si veshë elefantësh, kurse frutat si qypa të mëdhenj. Kur atë e mbuloi çfarë e mbuloi, prej urdhrit të Zotit, ajo ndryshoi. Nuk ka ndonjë krijesë që të mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Atëherë, Zoti më shpalli atë që më shpalli. M’u urdhërua falja e 50 namazeve gjatë ditës dhe natës. Kur zbrita tek Musai (në qiellin e gjashtë,) ai më pyeti: “Çfarë bëri detyrë Zoti yt për umetin tënd?” Unë i thashë: “50 namaze.” – “Kthehu tek Zoti yt – më tha, – dhe kërkoji lehtësim, sepse umeti yt nuk ka për ta përballuar! Unë e provova me bijtë e Izraelit.” - Atëherë, - tregon Profeti ﷺ - u ktheva tek Zoti im dhe i thashë: “O Zot, lehtësoja umetit tim!” Dhe Ai i uli pesë namaze. Kur u ktheva tek Musai, i thashë: “M’i uli 5 namaze.” Ai tha: “Umeti yt nuk e përballon dot as këtë, prandaj kthehu tek Zoti yt dhe kërkoji lehtësim!” Profeti tregon: “Kështu vazhdova të kthehem mes Zotit tim të Lartësuar e të Lavdëruar dhe Musait, derisa Ai më th a: “O Muhamed! Janë 5 namaze (të detyrueshme) gjatë ditës dhe natës, por çdonjë prej tyre do të llogaritet si 10 të tillë. Kështu është njëlloj si të jenë 50 namaze. Çdokush që tenton të kryejë një vepër të mirë dhe nuk ia arrin ta realizojë atë, i shkruhet vetëm si një e mirë. Kush e vepron atë, i shkruhen dhjetë të tilla. Çdokush që tenton të kryejë një të keqe dhe nuk e vepron atë, i shkruhet si një e mirë e vetme dhe nëse e vepron atë, i shkruhet vetëm një e keqe. Pastaj unë zbrita, derisa arrita tek Musai, të cilit i thashë: “U ktheva tek Zoti im aq shumë, sa pata turp prej Tij të kthehesha sërish!” Imam Ahmedi sjell hadithin prej Katades, i cili përcjell nga Enes Ibn Maliku, se Malik Ibn Sasaate i ka rrëfyer hadithin, që ndër të tjera thotë: 1633. “...pastaj u ngrita për tek Sidretul Munteha. Fruti i saj si qypat e Hexherit, gjethet e saj si veshë elefantësh! Xhibrili më tha: “Kjo është Sidretul Munteha.” Pastaj pashë katër lumenj: dy të brendshëm dhe dy të jashtëm. - O Xhibril, - pyeta, - ç’janë këta?” Ai tha: “Dy lumenjtë e brendshëm janë në Xhenet, ndërsa dy të jashtmit janë Nili dhe Eufrati.” Pastaj u ngjitëm tek Bejt el Meamur .” Katadja sjell një hadith nga E bu Hurejra, me disa hollësira: 16 34. Profeti tha: “Unë i kërkova Zotit tim aq shumë, sa pata turp prej Tij. Megjithatë, tani jam i kënaqur, jam i dorëzuar tërësisht e do ta zbatoj urdhrin e Tij. Atëherë thirri një zë: “E caktova detyrimin dhe ua lehtësova robërve të Mi!” Ky hadith i Ebu Katades vjen edhe në dy Sahih-ët, afërsisht me këtë tekst. Buhariu sjell në kapitullin e Namazit, hadithin tjetër, ku ndër të tjera, thuhet: 16 35. “... Pastaj më morën, derisa më ngjitën tek Sidretul Munteha, të cilën kur e pashë, e mbuluan ngjyra, që nuk e di çfarë janë. Pastaj më futën në Xhenet. Atje pashë stome 200 diamantesh, kurse dheu i tij ishte prej misku.” Muslimi sjell në Sahih-un e tij një hadith nga Ebu Dheri, i cili rëfen: 16 36. “E pyeta Profetin e Allahut: “A e pe Zotin tënd?” Ai më tha: “Është dritë! E si ta shihja unë Atë?!” Muhamed Ibn Beshari sjell me senedin e tij hadithin nga Abdull ah Ibn Shekiku, i cili rrëfen: 1637. I thashë njëherë Ebu Dherit: “Nëse do ta shihja Profetin e Allahut, do ta pyesja atë.” - “Për çfarë do ta pyesje?” - më tha Ebu Dheri. - “Do ta pyesja: A e pe Zotin tënd?” Ebu Dheri tha: “Unë e pyeta për këtë dhe më tha: “Pashë dritë!” Hafizi Ebu Bekër el Bejhakiu ka përmendur një shtesë në hadithin e sjellë nga Shurejku, i cili është i vetmi që e ka sjellë. Ajo shtesë mbështet mendimin se Profeti e pa Zotin natën e Israsë. K jo është shtesa: “ ...pastaj Zoti i krenarisë (El Xhebbâru) u afrua aq sa dy harqe, apo edhe më afër...”. Ai (Hafizi) tha: “Por mendimi i Aishes, Ibn Mesudit dhe Ebu Hurejrës është se këtu bëhet fjalë për afrimin e Xhibrilit.” Ky është mendimi i Bejhakiut në këtë çështje, dhe kjo është e vërteta. Për sa i përket fjalës së Allahut në suren Nexhm: “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” Këtu bëhet fjalë për Xhibrilin (a.s.), siç gjendet në dy Sahih-ët rrëfimi i saktë prej Aishes, nënës së besimtarëve. Po kështu është përcjellë edhe prej Ibn Mesudit. Edhe në Sahih-un e Muslimit është e njëjta dëshmi prej Ebu Hurejrës. Nuk dihet që ata t’i ketë kundërshtuar ndonjë sahab, në lidhje me tefsirin e këtij ajeti. 201 Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi se Ibn Shihabi rrëfen se i ka thënë Ibn Hazmi se Ibn Abasi dhe Ebu Habete el Ensari shpesh thoshin: “Profeti i Allahut ka thënë: 16 38. “Pastaj më ngritën aq lart, sa arrita në atë lartësi, që mund të dëgjoja zhurmën e lapsave që shkruanin.” Imam Ahmedi sjell nga Xhabir Ibn Abdullahi se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 1639. “Kur kurejshët nuk më besuan në lidhje me udhëtimin tim në Bejt el Makdes , unë u ngrita në Hixhr dhe Allahu ma tregoi para syve Bejt el Makdesin. Atëherë, unë fillova t’ua përshkruaja atë hollësisht, duke e parë atë me sytë e mi.” 202 [Buhariu dhe Muslimi]. Ibn Shihabi thotë se Ebu Seleme Ibn Abdurahmani rrëfen: 16 40. “Atëherë, një grup kurejshët u gatitën - ose tha një fjalë të ngjashme - dhe shkuan tek Ebu Bekri, të cilit i thanë: “A ke dëgjuar çfarë ka thënë shoku yt? Ai pretendon se shkoi drejt Bejt el Makdes dhe u kthye brenda natës!” Ebu Bekri tha: “A e ka thënë vërtet këtë? - “Po.” - “Nëse e ka thënë vërtet, atëherë unë dëshmoj se ka thënë të vërtetën!” - “A po e beson që ka shkuar në Sham brenda natës dhe është kthyer në Mekë përpara agimit?!” Ebu Bekri tha: “Po! Unë e besoj atë për më shumë se kaq. Unë e besoj se atij i vjen shpallje nga qielli!” Ebu Seleme thotë: “Ja, për këtë u quajt Ebu Bekri me epitetin El Siddik.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi se Profeti i Allahut ka thënë: 1641. “Natën e Israsë, unë u gdhiva në Mekë i pezmatuar, duke qenë i sigurt se njerëzit nuk do të më besonin.” Ibn Abasi rrëfen: “Profeti u ul diku, i mbushur me trishtim e mërzi. Pranë tij kaloi armiku i Allahut Ebu Xhehli. Ai vazhdoi të ecte, derisa u ul pranë tij dhe filloi t’i fliste me qesëndi: “Hë, a kemi ndonjë të re?” Profeti i Allahut i tha: “Po.” - “Më trego çfarë është?” - “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - Për ku? - “Drejt Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - “Po”, - tha i Dërguari i Allahut. Ebu Xhehli nuk u nxitua që ta mohonte, nga droja se ndoshta Muhamedi ﷺ do ta mohonte se e kishte thënë këtë fjalë, nëse do të ftohej ta pohonte edhe përpara njerëzve, prandaj i tha: “Nëse e thërras popullin, a do t’u tregosh për këtë që më tregove mua?” Profeti i Allahut tha: “Po.” Atëherë ai filloi të thërriste: “O Benu Keab, o Benu Luej.... Kështu, njerëzit filluan të vinin grupe -grupe derisa u mblodhën të gjithë para tyre. Ebu Xhehli tha: “Tregoji popullit tënd çfarë më tregove mua!” Profeti i Allahut i tha: “Gjatë natës unë bëra një udhëtim.” - “Për ku?” - thanë njerëzit. - “Në Bejt el Makdes.” - “Shkove në Bejt el Makdes dhe të zuri mëngjesi këtu mes nesh?!” - Po.” Atëherë veç të shijhe se si ata, të mbushur me habi e duke shprehur mosbesim e tallje, vendosnin duart në kokë. Pastaj i thanë: “Po, a mundesh të na e përshkruash faltoren në (tempullin) Bejt el Makdes?” Mes tyre kishte edhe nga ata që kishin udhëtuar në atë vend dhe e kishin parë faltoren. Profeti i Allahut tha: “Atëherë, unë vazhdova ta përshkruaja atë, derisa pata një pasiguri dhe nuk po më kujtoheshin disa hollësi. Atëherë - vazhdon Profeti ﷺ - m’u soll xhamia para syve, aq sa unë unë e shihja atë qartë në drejtim të shtëpisë së Ukalit. Kështu, vazhdova t ’ua përshkruaja duke e parë me sytë e mi, e jo nga kujtesa e asaj që kisha parë gjatë udhëtimit. Atëherë ata thanë: “Betohemi në Zotin, se ky është një përshkrim i saktë.” Këtë hadith e ka përnxjerë edhe Nesaiju prej Auf Ibn Ebu Xhemiles, i njohuri si El Ea’rabiu, njëri nga imamët e besueshëm (thikat) të hadithit. Hadithin e sjell edhe Bejhakiu, prej Nadr Ibn Shumejl Ibn Aufit. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thë në: 1642. “Unë isha në Hixhër, ndërkohë që kurejshët filluan të më pyesnin rreth udhëtimit tim drej Bejt el Makdes . Ata më pyetën për disa hollësi, që nuk i mbaja mend dhe u mërzita si asnjë herë më parë. Atëherë, Allahu e ngriti atë faltore para syve të mi dhe unë e shihja qartë. Për çdo pyetje që më drejtonin, unë u ktheja përgjigje. Unë e pashë veten time mes një grupi profetësh. Aty pashë Musain në këmbë, duke u falur. Ai ishte një burrë me flokë të dendura e të dredhura, si të ishte një prej burrave të shenues 203 (në gjatësinë dhe ngjyrën esmere). E pashë edhe Isain Birin e Merjemes në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është Uruetu Ibn Mesud el Thekafiu. Pashë edhe Ibrahimin në këmbë, duke u falur. Njeriu me ngjashmërinë më të madhe me të është shoku juaj...”, - kishte për qëllim veten e vet. Kur erdhi koha e namazit, unë u priva atyre në namaz. Pasi mbaruam së faluri, dikush më tha: “O Muhamed! Ky është Maliku, roja i Xhehenemit! Unë ktheva kokën nga ai dhe ai më përshëndeti i pari me selam.” Israja dhe Mirazhi kanë ndodhur veçse një herë të vetme.204 Nëse qëndrojmë në gjithë këto transmetime, 205 ne bindemi rreth udhëtimit të Profetit nga Qabja në Bejt el Makdes, megjithë versionet e ndryshme të sjella. Ka njerëz që, duke u mbështetur në versionet e ndryshme të kësaj ndodhie, pretendojnë se Israja ka ndodhur shumë herë. Në fakt, me këtë gjykim të gabuar kanë shkuar shumë larg të vërtetës, kanë thënë diçka të habitshme e të pabazë dhe nuk ia kanë qëlluar aspak të vërtetës. Disa autorë të mëvonshëm janë shprehur madje se Profeti bëri një udhëtim drejt Bejt el Makdesit, pastaj një udhëtim drejt qiejve, pastaj një udhëtim tjetër drejt Bejt el Makdesit, e pastaj drejt qiejve. Ata janë të gëzuar jashtë mase me këtë opinion, a thua se kjo u jep zgjidhje e përgjigje të gjitha kundërshtimeve në këtë çështje. Megjithatë, edhe ky opinion është shumë larg të vërtetës dhe nuk është përmendur nga asnjë selef. Nëse do të kishin ndodhur të tilla udhëtime të njëpasnjëshme, Profeti do ta kishte njoftuar qartë umetin e tij dhe njerëzit do ta kishin përcjellë këtë përsëritje të udhëtimit. Musa Ibn Ukbe citon Zuhrin, që ka thënë se Israja ka ndodhur një vit përpara hixhretit. Po kështu ka thënë dhe Uruetu. Ndërsa Suddiju ka thënë se ka ndodhur 16 muaj përpara hixhretit. Gjithashtu, mendimi më i saktë është se Profeti e përjetoi këtë udhëtim zgjuar e jo në gjumë. 206 Ai udhëtoi nga Meka për në Bejt el Makdes hipur mbi burak. Kur mbërriti në portën e xhamisë, e lidhi kafshën tek porta, hyri brenda dhe fali drejt Kiblës dy rekatë namaz përshëndetje për xhaminë. Pastaj filloi Miraxhin, ngjitjen në qiell, duke hipur në një si shkallë në ngjitje. Kështu u ngrit në qiellin e dynjasë, pastaj në pjesën tjetër të 7 qiejve. Në çdo qiell, atë e takonin më të zgjedhurit e tij. Ai u dha selam profetëve që ndodheshin në ata qiej, sipas gradës së tyre, derisa arriti në qiellin e gjashtë tek Musai, të cilit i foli Zoti drejtpërdrejt, e pastaj në qiellin e shtatë, tek Ibrahim, i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut. Më pas u ngrit më lart se grada e dy profetëve të fundit dhe më lart se të gjithë profetët e tjerë. Ai arriti në një vend aq të lartë, sa arriti të dëgjonte edhe zhurmën e lapsave të kaderit, që shkruajnë atë që është përcaktuar të ekzistojë. Ai pa pemën Sidratul Munteha, të cilën Allahu e mbuloi me bukuri e madhështi, me flutura të arta dhe ngjyra të shumta. Ajo u mbulua edhe nga melekë pa fund, dhe pikërisht atje Profeti ﷺ pa edhe Xhibrilin në formën e tij të vërtetë, me gjashtëqind krahë. Ai pa, gjithashtu, një shtrojë mëndafshi të gjelbër, që mbulonte horizontin. Pa Bejt el Meamurin (Qaben e Qiellit) dhe Ibrahimin, që ndërtoi Qaben e Tokës, i cili ishte mbështetur në të. Ajo është Qabja e Qiellit, ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë, që i përkushtojnë Allahut adhurime dhe nuk kthehen kurrë në të, deri në Ditën e Kijametit. Profeti ﷺ pa Xhenetin dhe Zjarrin. Në këtë udhëtim, Allahu bëri detyrë 50 namaze në ditë, pastaj, me mëshirën e Tij, ia uli në pesë të tilla, duke treguar butësinë e bamirësinë e Tij me robërit. Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit në Islam dhe madhështinë e këtij adhurimi përkushtuar Zotit. Pastaj Profeti ﷺ zbriti përsëri në Bejt el Makdes. Së bashku me të zbritën edhe profetët. Ai u fal me ta kur hyri koha e namazit. Ka njerëz, të cilët pretendojnë se ai u fal me profetët në qiell. Përkundrazi, argumentet e ardhura tregojnë se ai është falur në Bejt el Makdes. Në disa transmetime thuhet se i Dërguari i Allahut u fal me ta në fillim, para ngjitjes në qiell. Në fakt, është më e pranueshme të thuhet se ai u fal me profetët e tjerë pas ngjitjes në qiell, sepse kur i Dërguari ﷺ kalonte nëpër qiej e takonte profetët, ai e pyeste Xhibrilin se cilët ishin ata, një për një, dhe Xhibrili i tregonte. Kjo është më e pranueshme, edhe sepse fillimisht ai u kërkua për t’u ngjitur në qiell dhe për të marrë nga Zoti detyrën e faljes së namazit, e cila ishte për të e për të gjithë umetin. Më tej, pasi mori detyrën, ai u bashkua me vëllezërit e tij profetë, për t’u falur me ta dhe për të dalë në pah vlera e tij mbi të gjithë, kur u priu në namaz. Ai doli e u priu në namaz pas shenjës që i bëri Xhibrili për të vepruar ashtu. Pasi doli nga Bejt el Makdesi, i Dërguari ﷺ hipi në burak dhe kthye në Mekë herët në mëngjes. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Njerëzit kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se: a e kreu këtë udhëtim i Dërguari ﷺ me trupin e shpirtin e tij apo vetëm me shpirt? Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai e kreu këtë udhëtim me trup dhe me shpirt dhe në gjendje të zgjuar, pra, jo në gjumë. Por këta nuk e mohojnë mundësinë që Profeti ﷺ para këtij udhëtimi të ketë parë një ëndërr të tillë, dhe pastaj e përjetoi atë tërësisht, sepse kështu ndodhte me Profetin ﷺ : sa herë që ai shihte një ëndërr, ajo i realizohej tërësisht më pas, e qartë si drita e mëngjesit. Kështu, udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ndodhi zgjuar dhe me shpirt e me trup. Argument për këtë është fjala e Allahut: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar...”. Pra, Allahu i bëri tesbih Vetes së Vet, dhe tesbihu bëhet për gjëra madhore. Nëse do të ishte thjesht një ëndërr, nuk do të ishte gjë e madhe dhe nuk do të tregohej me madhështi. Gjithashtu, mohuesit kurejshë nuk do të nxitonin që të përhapnin këtë si një lajm të çuditshëm e të pabesueshëm e ta mohonin si të tillë, nëse do të ishte thjesht një ëndërr e Profetit. Përveç kësaj, duhet thënë se fjala “ abd” (rob), e përdorur për Profetin ﷺ , është term që përdoret për një njeri me trup dhe shpirt, jo vetëm si shpirt. Vëreni kur Allahu thotë: “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin a.s.) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë)...”. Më pas thotë: “...Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur’an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. ...” [Isra 60]. Ibn Abasi shpjegon: “Kjo ishte një pamje, që Profeti i Allahut e pa drejtpërdrejt natën kur u ngjit në qiell.” Kështu e ka sjellë Buhariu. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën....” [Nexhm 17]. Dhe dihet që shikimi është shqisë e trupit, jo e shpirtit. Gjithashtu, i Dërguari hipi mbi burak, kafshë kjo që shkëlqente e lëshonte dritë. Edhe kjo thuhet për trupin e jo për shpirtin, sepse shpirti nuk ka nevojë për kafshë apo mjet, që të lëvizë. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Një transmetim i dobishëm dhe i bukur. Ebu Nuajm el Asbahani sjell në librin e tij “Delail en-Nubue” (Argumentet e profetësisë) një transmetim përmes El Uakidiut, nga Muhamed Ibn Keab el Kuradhi, ku shkurtimisht thuhet: “Kur Herakli takoi Ebu Sufjanin, e pyeti atë rreth Profetit të Allahut. Ebu Sufjani, duke dashur që të ulte sadopak figurën e vlerën e Profetit, tha: “O mbret! A të të tregoj për diçka, nga e cila do ta kuptosh se ai gënjen?” - “Ç’është ajo?” - “Ai pretendoi njëherë se doli nga vendi ynë (në Mekë) gjatë një nate dhe erdhi në këtë faltore, faltoren e Ilijae-s (Palestinës), dhe u kthye tek ne po atë natë, para lindjes së diellit.” Kur po i thoshte këto fjalë, pranë Heraklit qëndronte patriarku i Iljaes, i cili tha: “E di mirë çfarë ndodhi atë natë.” - “Çfarë di?” - e pyetën. Ai tha: “Unë nuk flija natën, derisa të mbyllja të gjitha portat e xhamisë. Atë natë i mbylla të gjitha portat, përveç njërës, e cila më mundoi shumë, por nuk munda ta lëviz. U kërkova ndihmë punëtorëve të mi dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm. Të gjithë u munduam shumë, por ajo nuk lëvizi vendit, a thua se po përpiqeshim të lëviznim një mal. Pastaj u fola marangozëve, që ta shihnin. Ata thanë: “Kjo portë është bllokuar, ngaqë kanë lëvizur parvazet e i ka rënë peshë nga ndërtesa. Nuk mund ta lëvizim tani. Kur të agojë, do të shohim me kujdes nga i vjen bllokimi.” Kështu i lashë hapur kanatat e asaj porte. Kur agoi dita, shkova tek porta dhe pashë që te guri i qoshes së xhamisë ishte hapur një vrimë dhe dukeshin shenjat e lidhjes së një kafshe. Atëherë u thashë miqve të mi se ajo derë është bllokuar veçse për ndonjë profet, që ka ardhur e është falur në këtë faltoren tonë...”. Hafidh Ebu Hatab Umer Ibn Dihje ka thënë: “Kanë ardhur shumë rrëfime nga shumë sahabë dhe disa rrugë transmetimi, që flasin rreth ngjarjes së Israsë. Kështu, ato janë përcjellë nga Umer Ibn Hatabi, Ali Ibn Ebu Talibi, Ibn Mesudi, Ebu Dheri, Malik Ibn Sasaa, Ebu Hurejra, Ebu Seidi, Ibn Abasi, Sheddad Ibn Eusi, Ubej Ibn Keabi, Abdurahman Ibn Karati, Ebu Habete, Ebu Lejla el Ensari, Abdullah Ibn Umeri, Xhabiri, Hudhejfe, Burejde, Ebu Ejubi, Ebu Umame, Semra Ibn Xhundubi, Ebu Hamra, Suhejb el Rumiu, Ummu Hani, Aishja dhe Esma - dy vajzat e Ebu Bekrit, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!” Mund të themi se për ndodhinë e Israsë kanë rënë dakord të gjithë muslimanët, të cilët e kanë transmetuar unanimisht. Ata që e kanë refuzuar atë janë mashtruesit, mohuesit dhe prishësit e fesë dhe të besimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre, por Allahu e forcon dritën e Vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë.” [Saf 8].

Mus'haf Hape →
Muminun 23:84–23:89 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që mund të bëjë dikush. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend diçka më të madhe se toka: - Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u lexojë këto ajete mohuesve të ringjalljes, atyre të cilët kanë parapëlqyer idhujt kundrejt Zotit të gjithësisë. Nëpërmjet këtyre ajeteve, u thërret mendjes së atyre të mjerëve që të kujtojnë ato gjëra që i besojnë edhe vetë dhe të meditojnë me kujdes në to. Ata e besojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i gjithësisë. Pra, ata e njësojnë Allahun në aspektin rububije. Atëherë, ajeti i nxit ata që, duke u nisur nga fakti se Allahu është Një i vetëm në aspektin rububije, të pranojnë se Ai është Një dhe i vetëm edhe në aspektin uluhije, pra, në meritën e adhurimit, përkushtimit dhe nënshtrimit ndaj Tij. Gjithashtu, ata e besojnë se është Allahu i Madhëruar Ai që i krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë tjetër mes tyre. Atëherë, le të meditojnë në këtë fakt që e pranojnë, për të pranuar edhe faktin që Allahu mund t’i ringjallë të vdekurit, sepse kjo është edhe më e lehtë se krijimi i gjithë atyre krijesave madhështore. Duke i nxitur që të mendojnë e të vënë në përdorim logjikën, Allahu i Madhëruar thotë: - Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të? (Thuajeni) nëse e dini!”” - Kush është Ai që e krijoi tokën dhe gjithë çka në të: kafshët, bimët, sendet, oqeanet, lumenjtë, malet? Pronë e kujt janë ato dhe në sundim të kujt? Kush është Ai që rregullon çdo çështje në këtë botë? Nëse i pyet, ata me siguri do të thonë se i krijoi Allahu, që është Një i vetëm e i Pashoq. E nëse ata e pohojnë diçka të tillë, atëherë thuaji: - Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” - Pse nuk e kujtoni këtë fakt, që Zoti jua përmend dhe që ju e pranoni në logjikën tuaj? Ndoshta ky fakt mund të flejë në mendjet tuaja, për shkak të largimit tuaj nga rruga e Zotit, por nëse ju i ktheheni kujtesës suaj dhe meditoni pak me kujdes, do të dëshmoni me bindje se Ai që i sundon dhe ka në pronësi gjithçka, pikërisht dhe vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari i vetëm në zemrat tuaja. Adhurimi i krijesave, që janë pronë e dikujt tjetër, është gjëja më e kotë dhe e pamend që mund të bëjë dikush. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend diçka më të madhe se toka: - Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” - Kush është Krijuesi e Zoti i qiejve të gjerë, plot rrugë yjesh që lëvizin dhe që qëndrojnë në prehje? Kush është Zoti i Fronit të madh? Froni është krijesa më e lartë, më e gjerë dhe më madhështore e Zotit. Kush, pra, është Ai që krijoi të gjitha këto dhe kujdeset për to? - Ata do të thonë: “Allahu.”. - Ata do të pohojnë se është Zoti Ai që e bën gjithë këtë. Nëse ata e pohojnë këtë gjë, atëherë thuaju: - Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij) ?” - Pse nuk frikësoheni dhe t’i largoheni adhurimit të kotë që ia përkushtoni krijesave të dobta dhe të pafuqishme?! Pse nuk po i frikësoheni Zotit të botëve dhe t’i ruheni dënimit dhe zemërimit të Tij?! Ai ka pushtet, madhështi e sundim absolut. Vini re se sa me dashuri dhe butësi Zoti u drejtohet njerëzve, kur thotë: “Pse nuk po mendoni? Pse nuk po frikësoheni?” Kjo mënyrë i tërheq zemrat drejt asaj që u sjell dobi dhe i ruan. Pastaj i Madhëruari u përmend diçka që është edhe më gjithëpërfshirëse: - Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? - Në dorën e kujt është pushteti e sundimi i çdo gjëje, i botës së sipërme dhe asaj të poshtme, i asaj që e shohim dhe asaj që nuk e shohim? - Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë),... - Ai i strehon dhe i mbron krijesat nga e liga dhe nga çdo gjë që i dëmton. - ... e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni nëse e dini!” - Askush nuk mund të të strehojë e të të mbrojë nga Allahu, nëse Ai dëshiron të të dënojë. Atë gjë që Zoti e ka caktuar të të godasë, askush nuk mund ta kthejë pas apo ta pengojë të realizohet. Madje, edhe në lidhje me ndërmjetësimin, askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Allahut. Edhe në lidhje me këtë pyetje, do të thonë: - Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” - Ata do të pohojnë se nën sundimin dhe pushtetin e Allahut është gjithçka dhe se Ai është Mbrojtësi i vetëm, nga i cili nuk të mbron dot askush. E nëse ata e pohojnë këtë fakt, atëherë thuaju: - Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota) ?” - Pra ku shkojnë dhe sorollaten mendja dhe logjika juaj?! Si mundet që të adhuroni diçka për të cilën jeni të sigurt se nuk ka asnjë thërmijë pushteti dhe janë të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt? Si është e mundur të zhyteni në këtë llum dhe të braktisni adhurimin e Krijuesit madhështor, Sunduesit të Plotpushtetshmët në dorën e të Cilit është rregullimi i çdo gjëje? E pra një mendje që të udhëzon në një kotësi të tillë, nuk mund të jetë veçse e magjepsur dhe e sunduar nga ligësia. Nuk ka dyshim se të tilla mendje i ka zaptuar me magji shejtani i mallkuar nëpërmjet, zbukurimit e stolisjes, nëpërmjet përmbysjes së realitetit. Ja kështu shejtani i mallkuar ua ka magjepsur mendjet, ashtu siç i magjepsin magjistarët sytë e njerëzve.

Mus'haf Hape →
Araf 7:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i botës, i qiejve, i Tokës dhe gjithçka mes tyre e në to. Ai i krijoi këto në gjashtë ditë, sikurse është pohuar kjo edhe në shumë ajete të tjera. Gjashtë ditët, në të cilat Allahu krijoi botën, janë e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe e xhumaja. Në këtë ditë përfundoi i gjithë krijimi dhe u krijua Ademi. Disa dijetarë kanë thënë se këto ditë ishin si ditët e zakonshme, që njohim ne, siç kuptohet nga ajetet në pamje të parë, kurse disa të tjerë kanë thënë se një nga ato ditë ishte sa një mijë vjet, sikurse ka pohuar Muxhahidi dhe Imam Ahmed Ibn Hambeli. Po këtë mendim ka pasur edhe Ibn Abasi, sipas transmetimit që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i Lavdëruar tregon për Veten e Tij, duke thënë: “pastaj qëndroi mbi Fron.”. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin ( el istiuâu ) e qëndrimin e Allahut mbi Fron, - janë dhënë interpretime të ndryshme. Ne do të ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shembëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër. Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka mohuar.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. 50 - Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. - Ai e largon errësirën e natës me dritën e ditës dhe e largon dritën e ditës me errësirën e natës. Secila kërkon të zërë vendin e tjetrës me të shpejtë e pa u vonuar aspak. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “ As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja Sin 40]. Domethënë, duke mos lejuar asnjë vonesë mes tyre. Ndërsa këtu thotë: “që me të shpejtë e kërkon atë sërish”. - Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. - Gjithçka është nën pushtetin dhe urdhrin e Tij, e nënshtruar dhe e bindur për të zbatuar vullnetin e Tij. - Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. - Allahu është i vetmi, në dorën e të Cilit është sundimi e pushteti për të vepruar në krijimin e Tij. - I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve! - Nga Ebu Darda përcillet kjo dua, e cila është sjellë edhe si një hadith merfu, pra, që i atribuohet Profetit, ku thuhet: 1199. “O Allah, Ty të takon i gjithë mbretërimi e pushteti! Ty të takon i gjithi hamdi! Tek Ty kthehen të gjitha çështjet! Ty të lutem, të më japësh të gjitha mirësitë dhe Ty të kërkoj mbrojtje nga të gjitha të këqijat.”

Mus'haf Hape →
Rad 13:12–13:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “ Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Është Ai që jua shfaq rrufenë, që të frikësoheni dhe të shpresoni dhe është Ai që i krijon retë e rënda. - Allahu i Madhëruar tregon se është Ai i cili e nënshtroi vetëtimën. Ajo është drita e fortë e shndritshme, që shkrepëtin mes reve. Ai thotë: “... që të frikësoheni dhe të shpresoni ...”. Kështu, ajo është frikësuese për udhëtarin, që i trembet dëmit të saj dhe lodhjes së rrugëtimit, por dhe shpresëdhënëse për vendaliun, që pret shiun, bekimin dhe dobinë e sjellë nëpërmjet tij. Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe është Ai që i krijon retë e rënda.” Duke shpjeguar këtë fjalë, Katade ka thënë: “Domethënë, i krijon ato me krijim të ri rishtazi e në çast, për shkak të sasisë së madhe të ujit që ato kanë dhe që gjendet afër me Tokën.” Muxhahidi ka thënë se: “retë e rënda janë ato në të cilat ka ujë.” - Bubullima e madhëron Atë me lavdinë e Tij; e po kështu bëjnë edhe melekët, nga frika ndaj Tij. - Në një ajet tjetër, i Lavdëruari thotë: “ Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Imam Ahmedi thotë: “Na ka treguar Jezidi, që i ka treguar Ibrahim Ibn Sadi, që i ka treguar babai: “Isha ulur anash Humejd Ibn Abdurahmanit në xhami, teksa kaloi një burrë i moshuar prej fisit Beni Gifar. Humejdi dërgoi dikë për t’i kërkuar që të vinte tek ai. Kur erdhi, tha: “O djali i vëllait tim, zgjeroje pak vendin, që ai të ulet pranë meje, sepse ai ka shoqëruar Profetin ﷺ. ” Kështu, ai erdhi dhe u ul mes nesh. Humejdi i tha: “Cili është hadithi që më tregove nga Profeti i Allahut?” Plaku tha: “Dëgjova nga një shejh prej fisit Beni Gifar, se ai e pati dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: 1545. “Me të vërtetë, është Allahu i Cili krijon renë, që flet fjalët më të mira dhe qesh me qeshjen më të mirë” Kuptimi - dhe Allahu e di më së miri - është se: fjala e saj është bubullima, kurse qeshja e saj është vetëtima. Musa Ibn Ubejde përcjell se Sad Ibn Ibrahimi ka thënë: “Allahu e krijon renë dhe nuk ka qeshje më të mirë se qeshja e saj, dhe nuk ka fjalë më qetësuese se fjala e saj; qeshja e saj është vetëtima, kurse fjala e saj është bubullima.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Salimi, e ky nga babai i tij, se: 1546. “Kur Profeti i Allahut dëgjonte bubullimën dhe vetëtimën, thoshte: “O Allah! Mos na vrit me zemërimin Tënd! Mos na shfaros me ndëshkimin Tënd, por na jep shëndet e ruajtje edhe para saj (ndëshkimit e zemërimit).” Hadithin e ka sjellë Tirmidhiu, Buhariu në librin “El Edeb”, Nesaiu në (librin e tij) “Punët e ditës dhe të natës”, dhe Hakimi në “Mustedrak”. Imam Ebu Xhafer Ibn Xheriri sjell nga Ebu Hurejra një hadith merfu (që i atribuohet Profetit ﷺ :) 1547. “Kur Profeti ﷺ dëgjonte bubullimën, thoshte: “Subĥânel-ledhi jusebbiĥur-ra'du bi ĥamdihi !” (I lartësuar është Ai, të Cilin bubullima e lartëson me lavdërim!”” El Euzaiu na tregon se djali i Ebu Zekerijas thoshte: “Ai i cili, kur dëgjon bubullimën, thotë: “ Subĥân'Allahi ue bi ĥamdihi!”, atë nuk e godet rrufeja. Taberani sjell hadithin nga Ibn Abasi se Profeti i Allahut ka thënë: 1548. “Nëse dëgjoni bubullimën, përkujtoni Allahun, sepse rrufeja nuk e godet atë që përkujton Allahun!” - Është Ai që i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë - Domethënë, dërgon ndëshkimin e Tij dhe godet me të kë të dojë. Në kohën e fundit të kësaj dynjaje do të shtohen shumë rrufetë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Said el Hudriu, - Allahu qoftë i kënaqur me të! - se Profeti ﷺ ka thënë: 1549. “Kur të jetë afruar shumë Ora (e Kijametit), do të shtohen rrufetë, aq sa njeriu do (të bëhet zakon që) t’i pyesë njerëzit e fisit të tij: “Kush u godit nga rrufeja këtë mëngjes?” Dhe ata do të thonë: “U godit filani dhe filani dhe filani...” Në lidhje me shkakun e zbritjes së këtij ajeti kanë ardhur disa rrëfime. Një prej tyre është ai që ka sjellë Hafidh Ebu Bekr el Bezari për Abdurahman Ibn Sihar el Abedin, se: 1550. i kanë treguar që Profeti ﷺ e dërgoi atë tek një tiran arrogant, për ta ftuar në Islam. Ky arrogant tha: “Ky Zoti juaj është prej ari, prej argjendi apo prej perlash?” Ai rrëfen: “Teksa ishin duke debatuar, Allahu dërgoi një re, nga e cila u dëgjua një bubullimë dhe mbi të ra një rrufe, e cila ia hoqi kafkën nga vendi. Atëherë zbriti ky ajet.” Është thënë, gjithashtu, se ajeti zbriti për historinë e Amir Ibn Tufejlit dhe Irbid Ibn Rabiah, kur shkuan tek Profeti i Allahut në Medinë dhe i kërkuan që t’u jepte gjysmën e mbretërimit. Profeti i Allahut ua refuzoi kërkesën atyre të dyve. Amiri i tha: “Betohem në Allah, se do ta mbush vendin tënd me k alorës të armatosur dhe burra kryengritës!” Profeti i Allahut i tha: “Allahu e refuzon atë që kërkon ti! Po kështu edhe bijtë ekiles (domethënë, ensarët)!” Më pas, ata të dy donin ta vrisnin Profetin, por Allahu e ruajti atë prej tyre. Ata të dy dolën për të mbledhur njerëzit për luftë. Por Irbedit iu dërgua një rrufe, që e dogji e shkrumboi, ndërsa Amiri u ndëshkua me murtajë. Atij i doli një gjëndër, që e vrau në fund. Për këta të dy zbriti e flet ky ajet: “Është Ai që i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë.” - dhe ata (idhujtarët) guxojnë të polemizojnë rreth Allahut ... - Dyshojnë në madhështinë e Allahut dhe në faktin se nuk ka Zot tjetër (që e meriton adhurimin), veç Tij. - kur Ai është një ndëshkues i ashpër. - Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpjegon: “Domethënë, godet e rrëmben me ashpërsi gjatë ndëshkimit”. Ky ajet është i ngjashëm me ajetin tjetër: “Ata përgatitën një kurth por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin. Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre.” [Neml 50, 51].

Mus'haf Hape →
Kaf 50:36–50:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… mbi ta!) thanë se Allahu krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, dhe pastaj pushoi ditën e shtatë, që ishte dita e shtunë. Ata madje e quajnë “dita e pushimit, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre ... ” - Të shumtë janë refuzuesit e të vërtetës, që kemi shkatërruar përpara tyre. - “... të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta. ” - Ata ishin më të shumtë në numër dhe më të fuqishëm sesa këta. Ata u përhapën në Tokë dhe e ndërtuan atë më shumë sesa këta të sotmit. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata u përhapën nëpër Tokë ... ” - Ata u përhapën në vende të ndryshme për të kërkuar rizkun dhe të mirat materiale më shumë sesa keni lëvizur ju. - “... por a gjetën shpëtim?! ” - A gjetën rrugëdalje për t’i shpëtuar vendimit e përca - ktimit të Zotit? Domethënë, edhe për ju nuk ka rrugëdalje, nga mund t’i shpëtoni përca - ktimit dhe gjykimit të Zotit. - “Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër ... ” - Ka mësime, dobi, përvojë për cilindo që ka zemër, ka arsye e logjikë, që të kuptojë dhe të analizojë mirë çështjet. - “... që dëgjon me vëmendje dhe dësh - mon.” - Pra, dëgjon fjalën, e kupton atë, logjikon dhe arsyeton drejt rreth saj dhe arrin ta kuptojë atë nëpërmjet logjikës dhe mendjes së tij. Arabët thonë: Elka fulanun sem’ahu, pra, “hedh dëgjimin”, do të thotë që dëgjon me veshë dhe me zemër dhe jo i pavëmendshëm. Kështu ka thënë Dahaku dhe Theuriu. - “Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, pa ndier aspak lodhje. ” - Në këtë ajet pohohet vërtetësia e Ditës së Ringja - lljes. Argumentimi është tejet i qartë, sepse Ai që është i Plotpushtetshëm që të krijojë qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh aspak në krijimin e tyre, është, pa dyshim, i plotpu - shtetshëm dhe i fuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit, dhe kjo është më e lehtë për t’u besuar dhe pranuar. Jehudët (mallkimet e njëpasnjëshme të Allahut qofshin mbi ta!) thanë se Allahu krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, dhe pastaj pushoi ditën e shtatë, që ishte dita e shtunë. Ata madje e quajnë “dita e pushimit, çlodhjes”. Duke hedhur poshtë këto trillime dhe besime të gabuara në lidhje me Të, Allahu i Lartësuar thotë: “... pa ndier aspak lodhje.” Ose siç thotë në ajetet e tjera: “A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plot - fuqishëm për gjithçka.” [Ahkaf 33]. “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. Ose: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë.” [Naziat 27]. - “Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre ... ” - Bëj durim në lidhje me atë që thonë mohuesit e të vërtetës dhe distancohu prej tyre me maturi dhe edukatë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” [Muzemil 10]. - “... dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg!” - Përpara ngjarjes së Israsë, namazi i detyrueshëm ishte dy rekatë në sabah, përpara lindjes së diellit, dhe dy rekatë përpara perëndimit të diellit, pra, në vaktin e ikindisë. Ndërsa namazi i natës ishte detyrë për Profetin ﷺ dhe për umetin e tij, për një vit rresht. Më pas, detyrue - shmëria e namazit të natës u abrogua për umetin fillimisht dhe më pas, natën e Israsë, Allahu i Lartësuar e abrogoi për të gjithë, duke ligjëruar faljen e pesë kohëve të namazit. Namazi i sabahut dhe i ikindisë mbetën në fuqi, si pjesë e këtyre pesë namazeve të detyrueshme. Janë pikërisht këto namaze, që falen përkatësisht përpara lindjes së diellit dhe përpara perëndimit të tij. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xherir Ibn Abdilahi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili rrëfen: 2482. “Ishim ulur pranë Profetit ﷺ , në një natë të shndritshme, kur ai po vështronte hënën e plotë dhe tha: “Dijeni se ju do të dilni përpara Zotit tuaj dhe keni për ta parë Atë, ashtu sikurse po shikoni këtë hënë. Nuk do të nguceni dhe nuk do të pe - ngoheni për ta parë Atë. Nëse keni mundësi që asnjëherë të mos ju humbasë namazi përpara lindjes së diellit (sabahu) dhe për - para perëndimit të tij (ikindia), bëjeni!” Pa - staj lexoi: “... dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg!” Po kështu e kanë sjellë Buhariu, Muslimi dhe autorët e Suneneve prej Ismailit, ngjashëm me këtë version. - “Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve! ” - Madhëroje duke u falur për Të. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjithashtu, lexoje Kur'anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur'anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdi - shme.” [Isra 79]. Ndërsa këtu në këto ajete vijon i Lartësuari dhe thotë: “... ashtu si edhe pas namazeve!” Thuhet se këtu bëhet fjalë për tesbihet pas çdo namazi, pra, për fjalët: “Subhanallah, El hamdu lil-lah, Allahu Ekber ” (nga 33 herë). Thuhet, gjithashtu, se bëhet fjalë për dy rekatet sunete pas akshamit dhe për të gjithë namazet e tjera, përveç namazit të ikindisë dhe sabahut, të cilat nuk kanë sunete pas. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se: 2483. “Profeti i Allahut falte pas çdo namazi farz dy rekat sunete, përveç namazit të sabahut dhe ikindisë.” Kështu e kanë sjellë Ebu Daudi dhe Nesaiu. Ndërsa ata që mëtojnë se këtu bëhet fjalë për tesbihet, që thuhen pas çdo namazi (nga 33 herë), bazohen në hadithin që vjen në dy Sahih-ët nga Ebu Hurejra, i cili tregon se: “Disa sahabë të varfër muhaxhirë erdhën tek i Dërguari i Allahut dhe thanë: “Të pasurit na kaluan në gradat e larta dhe në mirësitë e përjetshme.” Profeti i Allahut tha: “Përse mendoni kë - shtu?” - “Ata falin namaz ashtu sikurse edhe ne, agjërojnë sikurse agjërojmë ne, por ata shpenzojnë edhe pasurinë në rrugë të Allahut, kurse ne nuk kemi të shpenzojmë e japim sadaka; ata mund të çlirojnë robër me pasurinë e tyre, kurse ne nuk mundemi ...” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “A t’ju tregoj diçka, të cilën nëse e zbatoni, do t’i kaloni të gjithë që do të vijnë pas jush dhe askush nuk do të mund t’jua kalojë e të jetë më mirë se ju, përveç atij që bën njëlloj si ju?” - “Na e tregoni, o i Dërguari i Allahut!”, - iu përgjigjën sahabët. Ai tha: “Pas çdo namazi, thoni 33 herë Subhanallah (i Pastër nga çdo e metë është Allahu), 33 herë El hamdu lillah (lavdia i takon vetëm Allahut) dhe 33 herë Allahu ekber ” (Allahu është më i Madhi).” Më vonë, të varfrit erdhën sërish dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit dëgjuan për këto vepra të mira, që bëjmë ne dhe vepruan njëlloj si ne. ...” Atëherë Profeti i Allahut tha: “Kjo është mirësia e Allahut, që Ai ia dhuron kujt të dëshirojë.” (Nga kjo bëhet e qartë se që të dyja mendimet janë të sakta. Qëllimi është, - dhe Allahu e di më mirë, - të tregohet se këtu bëhet fjalë për sunetet që falen pas namazeve farze, përveç namazit të sabahut dhe ikindisë, të cilët nuk ka sunete pas tyre. Allahu jep sukses për çdo mendim dhe shpjegim të saktë.) 69

Mus'haf Hape →
Nebe 78:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… ka mundësi t'i ringjallë trupat e vdekur. E përshkruan ringjalljen, kohën e tubimit për llogari, vuajtjet dhe mundimet, të cilat i presin ata që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures El Mearixh, ajete: 40 Kjo sure shtron çështjen e ringjalljes, të jetës pas kësaj bote në botën tjetër, të përgjegjësisë dhe të shpërblimit apo të ndëshkimit. Idhujtarët mekas, ithtarë të paganizmit, nuk mund ta kuptonin mundshmërinë e një jete pas kësaj, andaj në këtë sure sillen fakte të fuqisë së pakufishme të Zotit të madhërishëm, të cilat manifestohen përmes krijesave e krijimeve në këtë ekzistencë, e të cilat dokumentojnë se ajo fuqi ka mundësi t'i ringjallë trupat e vdekur. E përshkruan ringjalljen, kohën e tubimit për llogari, vuajtjet dhe mundimet, të cilat i presin ata që kundërshtuan dhe të mirat e kënaqësitë e përgatitura për të dëgjueshmit, dhe përfundon me një skenë të llahtarshme, kur kundërshtarët më fort do të dëshironin të ishin dhë ose shtazë që do të bëhen dhë se sa mundimet që i përjetojnë Quhet: "Suretun Nebe'i"- kaptina e një lajmi të rëndësishëm, ngase bëhet fjalë për ditën e kijametit.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:100–2:103 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të vërtetën, do të sprovohet duke ndjekur të kotën. E njëjta gjë ndodhi me këta çifutë. Kur ata e braktisën Librin e Allahut (në kohën e tyre), u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Sa herë që ata bënin ndonjë premtim, një grup prej tyre e thyente atë. ” - Kjo pyetje fsheh në vetvete një habi të madhe, për sa u përket betimeve të shumta të tyre, ndaj të cilave kurrë nuk patën durim të ishin të qëndrueshëm. Shprehja: “sa herë që” të jep të kuptosh përsëritjen e përhershme të këtij veprimi. A thua se dinin të bënin gjë tjetër veç saj?! Sa herë që premtonin, ata e shkelnin fjalën e dhënë. Po cil i që shkaku i kësaj paqëndrueshmërie? Thotë i Lartësuari: - “Shumica e tyre nuk besojnë.” – Pra, ky është shkaku. Mosbesimi i tyre i shtynte në mënyrë të pashmangshme drejt thyerjes së premtimeve. Nëse besimi i tyre do të ishte i sinqertë, për ta do të flitej ndryshe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për besimtarët e vërtetë: “Prej besimtarëve, ka burra që e kanë mbajtur premtimin e dhënë...” [Ahzab, 23]. - “Kur atyre u erdhi një i Dërguari prej Allahut, si vërtetues i asaj që ata kishin, …” – Kuptimi: Kur atyre u shkoi Profeti i nderuar, me këtë Libër të madh, që vërtetonte dhe argumentonte tekstet që gjendeshin në duart e tyre, ata e mohuan dhe refuzuan ta pasonin, duke pretenduar se besonin vetëm Shkrimet e tyre. Por vetë mospranimi i Librit të Allahut nga ana e tyre e përgënjeshtronte qëndrimin që ata mbanin, madje tregonte edhe mohimin e Shkrimeve të tyre, sikurse e thamë më lart. - “ … një grup prej tyre e flakën pas shpine Librin e Allahut, sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë. ” - Pra, me mohimin e Kur’ânit, ata e hodhën pas shpine Librin e Allahut, duke treguar mospërfillje ndaj tij. Thënia e Allaut të Lartësuar: “… sikur të ishte diçka për të cilën s'dinin gjë. ”, tregon se sa i shëmtuar dhe sa pa vend ishte ky refuzim i tyre. Ata vepruan njëlloj sikurse ata që nuk kishin aspak dije rreth librave të shpallur nga Allahu. Madje gjendja e tyre ishte më e mjerë se e të tjerëve, të cilët mohuan pa dije. Pas këtij veprimi, ata nuk mund të pretendonin se rruga që ndiqnin ishte e mbështetur në tekste hyjnore, sepse mohimi i Kur’ânit nënkuptonte dhe mohimin e asaj pjese të vërtetë që gjendej në librat e tyre. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë ka vendosur në gjithësi një rregull të pakthyeshëm dhe të pandryshueshëm, që tregon urtësinë e Tij të madhe. Sipas këtij rregulli, çdokush që e braktis ose e hedh poshtë atë gjë që i bën dobi, ose që i ka të gjitha mundësitë që të përfitojë prej saj, por nuk përfiton, atëherë ky njeri do të sprovohet duke u bërë që të angazhohet me diçka tjetër, që, në fakt, i bën dëm. Sipas këtij rregulli të urtë, çdokush që e braktis adhurimin e Rrahmanit (Allahut), ai patjetër do të adhurojë tjetërkë veç Tij. Kush e braktis dhe nuk e kultivon dashurinë për Allahun, shpresën dhe frikë - respektin për Të, atëherë domosdo që zemra e tij do të mbushet me dashurinë për dikë tjetër veç Tij. Ajo zemër do të shpresojë diçka tjetër veç Allahut dhe do të frikësohet prej çdo gjëje tjetër veç Allahut. Po ashtu, ai që nuk e shpenzon pasurinë e tij për t'iu bindur Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Tij, do ta shpenzojë atë në rrugën e Shejtanit, në bindjen dhe nënshtrimin ndaj tij. Kush nuk i përulet Allahut, Zotit të tij, sigurisht që ka për t’u nënshtruar para krijesave. Dhe në fund, ai që e braktis të vërtetën, do të sprovohet duke ndjekur të kotën. E njëjta gjë ndodhi me këta çifutë. Kur ata e braktisën Librin e Allahut (në kohën e tyre), u sprovuan duke pasuar atë që sollën shejtanët në kohën e Sulejmanit: ata filluan të ushtronin magjinë. - “Ata pasuan atë që lexonin shejtanët në kohën e sundimit të Sulejmanit.” - Në kohën e Sulejmanit (a.s.), shejtanët filluan t’u mësonin njerëzve magjinë, madje pretendonin se edhe vetë Sulejmani (a.s.) e ushtronte atë. Ata shpifnin duke thënë se ai (a.s.) e arriti pushtetin dhe pasurinë që kishte nëpërmjet magjisë. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë trillim ndaj Profetit të Tij dhe thotë: - “Por Sulejmani nuk ishte mohues. Mohues ishin shejtanët, …” - Profeti i Tij kurrë nuk mund të bënte një vepër kufri. Sulejmani kurrë nuk e mësoi magjinë dhe as nuk e përdori atë. Ata që bënë kufër ishin pikërisht shejtanët, të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe i nxisnin për ta ushtruar atë. Ata ishin shumë të zellshëm për t'i çuar njerëzit në humbje. Të tillë ishin edhe çifutët, që pasuan magjinë e shfaqur nëpërmjet dy melekëve në Babiloni, në vendin ku ndodhet Iraku sot. - “…të cilët u mësonin njerëzve magjinë dhe atë (lloj magjie) që u zbriti dy melekëve në Babiloni: Harutit dhe Marutit.” - Këta dy melekë u shfaqën si sprovë për njerëzit. Allahu i Lartësuar deshi t’i sprovonte njerëzit me këta dy melekë, të cilët njihnin magjinë dhe mund t'ua mësonin atë të tjerëve. Por para se t'ua mësonin magjinë, ata gjithmonë i paralajmëronin njerëzit, siç tregon Allahu i Lartësuar: - “Ata (dy melekët) nuk ia mësonin (magjinë) askujt, para se t’i thonin: “Ne jemi dërguar vetëm për t’ju sprovuar, pra mos u bëj mohues (duke mësuar magjinë)!”” - Ata (dy melekët) nuk ia mësonin askujt magjinë, para se ta paralajmëronin dhe ta këshillonin se kjo qe sprovë prej Allahut të Lartësuar. Pra, çdo person e këshillonin: “Mos u mashtro, mos e mëso magjinë, se ajo është vepër kufri.” Kështu, ata i ndalonin njerëzit nga magjia, duke i paralajmëruar se ajo konsiderohet si mohim ndaj Allahut. Ndërsa përhapja e magjisë nëpërmjet shejtanëve ishte shkatërrimi vetë. Ata synonin që të devijonin njerëzit nga rruga e vërtetë dhe t’i çonin drejt humbjes. Madje, ata e justifikonin këtë shejtanëzi të tyre duke gënjyer se edhe Sulejmani (a.s.) e ushtronte atë vepër. Por është e sigurt që Allahu i Lartësuar kurrsesi nuk mund ta lejonte një Profet të Tij që të binte në grada kaq të ulta. Edhe dy melekët ishin veçse sprovë për njerëzit, të cilët në çdo rast paralajmëroheshin që të mos e mësonin magjinë, se përndryshe nuk do të kishin asnjë justif ikim para Allahut të Lartësuar. Kështu pra, çifutët filluan të mësonin magjinë prej shejtanëve dhe prej dy melekëve, duke i hedhur pas shpine këshillat e të dërguarve të Allahut. Ata iu dhanë me gjithë shpirt kësaj vepre shejtanëzore, dhe dihet që çdokush i përkushtohet asaj gjëje që i shkon për shtat. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend dëmet që sjell magjia: - “Dhe njerëzit mësuan prej tyre se si ta ndanin burrin prej gruas. ” - Dihet që dashuria mes bashkëshortëve, për nga rëndësia, nuk krahasohet me asnjë dashuri tjetër ndërnjerëzore. Duke folur për këtë ndjenjë të fuqishme mes atyre të dyve, i Lartësuari thotë: “Ai (Allahu) vendosi mes jush dashuri dhe mëshirë”. Kurse magjia, nga ana e saj, i humbet dhe i zhduk këto ndjenja. Kjo tregon, gjithashtu, se magjia është e vërtetë dhe ndikuese, por ajo dëmton vetëm nëse Allahu i Lartës uar e lejon një gjë të tillë. Megjithatë, duhet ditur që, nëse Allahu i Lartësuar e lejon diçka, kjo nuk do të thotë me domosdo që Ai ka dashuri për atë gjë. Allahu i Lartësuar mund të lejojë të ndodhë edhe diçka që nuk e pëlqen, pasi lejimi i Tij është dy llojesh: - Lejim në funksion të përcaktimit të Tij hyjnor (idhnun kaderij). Këtë lloj, Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, e ka dëshiruar që të ekzistojë si sprovë për njerëzit, pavarësisht se ajo mund të jetë e urryer për Atë, sikurse është edhe rasti i përmendur në këtë ajet (për magjinë). - Lejim sipas dispozitave të drejta të Sheriatit të Allahut ( idhun sherij). Me fjalë të tjera, ky lejim është më tepër një urdhër prej Allahut për të bërë diçka. Nëse lejimi i parë mund të jetë ose jo i urryer për Allahun e Lartësuar, lloji i dytë është veçse i dashur për Të, sepse Allahu i Lartësuar urdhëron veçse për atë që është e mirë dhe e dashur për Atë. - “…Por ata nuk mund t’i bënin dëm askujt me atë (magji), përveçse me lejen e Allahut.” - Ky ajet, por dhe ajete të ngjashme me të, dëshmon se shkaqet në këtë gjithësi, sado të fortë ta kenë ndikimin, ato përsëri janë të varura nga përcaktimi dhe lejimi i Krijuesit. Ato kurrsesi nuk janë të pavarura në ndikimin dhe veprimin e tyre. Ky është një parim shumë i rëndësishëm, të cilin asnjë sekt nuk e ka kundërshtuar, përveç kaderive, të cilët pretendojnë se veprat e robve janë krejtësisht të pavarura nga fakti se a i lejon apo jo i Plotfuqishmi. Ata mendojnë që Allahu i Lartësuar nuk ka aspak mundësi që të ndikojë në veprimet e tyre! Por e vërteta është se asgjë nuk mund t’i shpëtojë pushtetit absolut të të Plotfuqishmit. Ata, në këtë mënyrë, kanë kundërshtuar Librin e Allahut, Traditën e Profetit (s.a.u.s.) dhe mendimin konsensu al të sahabëve dhe tabi’inëve. Më tej, i Madhëruari thotë se dija rreth magjisë nuk ka kurrfarë dobie: - “Ata mësonin çfarë u sillte dëm, e jo atë që u sillte dobi.”. - Në disa lloje gjynahesh, njeriu mund të gjejë ndonjë dobi të kësaj dynjaje. Por Allahu i Lartësuar na lajmëron se mësimi i magjisë nuk të sjell asnjë lloj dobie, as në dynja e as në jetën tjetër. Për shembull, për alkoolin dhe kumarin, Ai thotë: “Thuaju se ato janë gjynahe të mëdha, por kanë edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, gjynahu i tyre është më i madh se dobia që sjellin.” [Bekare, 219]. Ndërsa magjinë e ka konsideruar si një dëmtuese të pastër, pa kurrfarë dobie. Asgjë nuk e bën të nevojshme mësimin e saj. Të tilla janë të gjitha gjërat të cilat na i ka ndaluar Allahu i Lartësuar: ose janë krejtësisht të dëmshme, ose kanë dobi të papërfillshme përballë dëmeve dhe gjynaheve që sjellin. Ndërsa urdhëresat e Tij, ose janë tërësisht të dobishme, ose dobia dhe shpërblimi i madh i tyre e bën të papërfillshëm atë pak mundim dhe dëm që ato sjellin në këtë jetë. - “Ata ishin krejtësisht të vetëdijshëm se ai që e përvetësonte atë (magjinë), nuk do të kishte pjesë në Jetën tjetër. ” - Domethënë, çifutët e dinin shumë mirë se kjo tregti e tyre për të blerë magjinë, duke e paguar me gjënë më të vyer, do të sillte për ta një përfundim të dëshpëruar. Ata e dinin se nuk do të kishin pjesë në mëshirën e Allahut. Me këtë shkëmbim, ata merituan ndëshkimin e përjetshëm. Kësisoj, ata nuk e kryen veprën e ulët nga padituria, por ata thjesht shprehën qartë dashurinë e tyre për këtë jetë, kundrejt jetës së amshuar pranë Allahut dhe mëshirës së Tij. - “Sa e keqe është ajo për të cilën ata shitën veten! Ah, sikur ta dinin! ” – Kuptimi: Si është e mundur që ata nuk e kuptojnë se çfarë humbën nga duart, dhe se çfarë dëshpërimi të përjetshëm fituan?! - “Sikur ata të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, shpërblimi prej Allahut do të ishte shumë më i dobishëm. Ah, sikur ta dinin!

Mus'haf Hape →
Araf 7:132–7:135 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e të kotës. - Ata i thoshin (Musait): “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.”. - Çfarëdo shenje e mrekullie të na sjellësh, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për rebelimin e popullit të Faraonit, arrogancën e tyre, inatin që shprehnin kundër të vërtetës dhe këmbënguljen në mbrojtjen e të kotës. - Ata i thoshin (Musait): “Me çfarëdo argumenti magjepsës që të na vish, ne nuk do të të besojmë.”. - Çfarëdo shenje e mrekullie të na sjellësh, çfarëdo argumenti e fakti të na paraqesësh, ne nuk kemi për të të besuar e as për ta pranuar . Ne nuk kemi për ta besuar kurrë atë që ke sjellë. - Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje ... - Allahu dërgoi reshje të shumta, që shkatërruan çdo të mbjellë të tyre. - Karkalecë ... - Karkalecët njihen se çfarë janë. Madje, ata janë të ngrënshëm, sipas një hadithi në dy Sahih-ët, ku Ebu Jafuri rrëfen: “E pyeta njëherë Abdullah Ibn Ebi Eufan rreth karkalecëve, dhe më tha: 1213. “Kam qenë i pranishëm me Profetin e Allahut në shtatë udhëtime lufte, dhe gjatë tyre hanim karkalecë.” Shafiu, Ahmedi dhe Ibn Maxhe sjellin hadithin e Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemit, që përcjell nga i ati, e ky nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 1214. “Na janë lejuar dy lloj gjakrash dhe dy lloj të ngordhurash, përkatësisht: peshqit dhe karkalecat, mëlçia dhe shpretka.” Ibn Maxhe sjell hadithin nga Enesi dhe Xhabiri, se kur Profeti i Allahut lutej kundër karkalecave, thoshte: 1215. “Allâhumme ehlik kibârahu, uektul sigârahu, ue efsid bejdahu, uekta’ dâbirahu, ue ħudh bi efuâhihi an meâshinâ ue erzâkinâ! In-neke semiud -duâi.” ( O Zot, shkatërroji të mëdhenjtë e tyre, vriti të vegjëlit e tyre, prishi vezët e tyre, pengoje dëmin e tyre dhe largoji gojët e tyre nga të mbjellat dhe rizku ynë! Ti je Dëgjues i lutjes!)” Xhabiri i tha: “O i Dërguari i Allahut! A po lutesh kundër një prej ushtrive të Allahut, që Allahu ta pengojë dëmin e tyre?” Ai tha: “Ato janë teshtima e Hutit (peshk i madh) në det!” Karkalecët janë një nga ushtritë e Allahut, të cilët Ai i dërgoi si ndëshkim mbi popullin e Faraonit. Përveç pemëve e të mbjellave të tyre, ata hëngrën deri edhe gozhdët prej hekuri në dyert e tyre, aq sa iu shembën edhe shtëpitë. - parazitë... - Allahu i Lartësuar u dërgoi edhe morra. Ibn Is’hak Ibn Jesari (Allahu e mëshiroftë!) në një nga hadithet e tij, ndër të tjera, përmend: “..Mua më kanë treguar se Musai (a.s) u urdhërua që të shkonte drejt një dune rëre dhe ta godiste atë me shkopin e tij. Kështu, ai shkoi tek ajo dunë e madhe dhe e goditi me shkop. Prej saj shpërthyen morrat, aq sa mbushën shtëpitë dhe ushqimet e tyre. Ata nuk i linin të qetë as të flinin apo të pushonin pak. - bretkosa - Allahu u dërgoi edhe bretkosa. Shtëpitë, enët dhe ushqimet e tyre u mbushën me bretkosa. Kur zbulonin ndonjë rrobë apo ushqim, e gjenin plot me bretkosa. Madje, edhe kur dikush tentonte të hapte gojën dhe të fliste, bretkosa i hidhej në gojë. - dhe gjak ... - Allahu i Lartësuar i sprovoi me shndërimin e ujit në gjak. Të gjitha puset dhe ujërat që përdorte populli i Faraonit u kthyen në gjak. Sa herë që kërkonin që të merrnin ujë nga ndonjë pus, lumë e përrua, ose edhe kur merrnin ujë nga ndonjë enë, ai shndërrohej në gjak. - shenja të qarta njëra pas tjetrës. - Domethënë, Allahu i Madhëruar ua dërgoi të gjitha këto shenja të dukshme, që ata të bindeshin për vërtetësinë e Musait dhe të mesazhit të tij. Por, megjithatë, ata nuk e besuan. - Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. - Sa herë që atyre u vinte një nga këto shenja, ata nxitonin tek Musai për t’i thënë: - Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë ! Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” - Atëherë, Musai e luste Zotin e tij, dhe Ai ua largonte atë sprovë. Megjithatë, edhe pas largimit të sprovës, ata nuk i përmbaheshin premtimit , nuk e pranonin besimin dhe as nuk i lejonin bijtë e Izraelit që të largoheshin. - Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. - Ata vazhduan të këmbëngulnin në kufrin dhe inatin e tyre. Për këtë arsye, ata e bënë hak dhe e merituan zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut të Lartësuar. Kështu, Allahu i Madhëruar u hakmor për bijtë e Izraelit kundër Faraonit, duke i mbytur të gjithë ata, dhe ua la besimtarëve pasuritë e tyre në trashëgim. Ai ua la tokën në trashëgim besimtarëve të sinqertë, të cilët bënë durim, ndërsa mbi mohuesit e besimit, që iu kundërvunë të vërtetës, Ai lëshoi ndëshkimin dhe shfarosjen.

Mus'haf Hape →
Vakia 56:63–56:74 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “A nuk e shihni atë që e mbillni?” - Këtu bëhet fjalë për çarjen e tokës, plugimin e saj, hedhjen e farërave në të. Kjo quhet harth. Pastaj i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e shihni atë që e mbillni?” - Këtu bëhet fjalë për çarjen e tokës, plugimin e saj, hedhjen e farërave në të. Kjo quhet harth. Pastaj i Lartësuari thotë: - “Vallë, ju e bëni atë të mbijë ...” - Mos vallë, jeni ju që e bëni farën të mbijë në tokë?! - “... apo Ne e bëjmë të mbijë?” - Është Allahu i Madhëruar Ai që e bën atë të zërë vend në tokë, të fillojë të mbijë dhe të nxjerrë sythin, të nxjerrë filizin e saj në Tokë dhe të fillojë të rritet. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2571. “Mos thoni “E bëra grurin të mbinte”, porse thoni “Hodha farën, punova tokën”. A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar, që thotë: “Vallë, ju e bëni atë të mbijë, apo Ne e bëjmë të mbijë?” - “Po të dëshironim Ne, do ta bënim atë të thahej, e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur ...” - Ne e bëjmë atë që të mbijë, me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin Tonë dhe jua lëmë që ta përdorni dhe të përfitoni prej saj, si mëshirë për ju. Po të dëshirojmë, Ne e bëjmë të thahet, të kalbet, përpara se të rritet, që ju pastaj ta korrnit. Pra, nëse dëshiron Zoti, e bën atë të shkatërruar dhe të kalbur. - “Ne jemi të falimentuar! Jemi krejtë - sisht të dështuar!”- Nëse e bëjmë të thahet ose të kalbet, ju pastaj shprehni dëshpërimin tuaj me lloj-lloj fjalësh. Ju ndonjëherë thoni: “Ne kemi falimentuar. Ne nuk na qëndron pasuri në dorë, jemi të dëshpëruar!” Ose thoni: “Kemi dështuar, jemi të privuar nga e mira!” El Kesaiu shpjegon se shprehja ‘Tefek-kehe’ ka dy kuptime të kundërta. Kështu, arabët e përdorin fjalën ‘ tefekkehtu’ edhe me kuptimin që: “U bëra mirë, përjetova mirësi dhe begati”, edhe me kuptimin: “U dëshpërova, u trishtova!” - “A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë?” - Jemi Ne që e lëshojmë atë nga qielli, si mëshirë për jetën në tokë. - “Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur.” - Mund ta bënim edhe të kripur, të papërdorshëm për të pirë dhe për bimësinë. - “A nuk falënderoni?!” - A nuk tregoni mirënjohje për mirësinë e Allahut me këtë ujë, që jua jep të pastër e të shijshëm, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ai zbriti për ju ujë nga qielli. Prej tij keni për të pirë dhe prej tij ujitet bimësia, ku kullotni bagëtinë. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që meditojnë.” [Nahl 10, 11]. Ndërsa në këto ajete vijon i Lartësuari dhe thotë: - “A e keni parë zjarrin, që ju e ndizni?” - Zjarrin, që e ndizni me mënyra të ndryshme. - “Vallë, ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi Krijuesi?” - Jemi Ne që i kemi vendosur ato pemë në tokë. Arabët për - dornin dy lloj drurësh, të cilët i fërkonin me njëri-tjetrin, derisa ndizeshin. - “Ne e bëmë atë si kujtim ...” - Të për - kujtoni zjarrin e madh të Xhehenemit, që u kërcënohet atyre që nuk besojnë dhe nuk i binden të Madhëruarit. Imam Maliku sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 2572. “Zjarri që ndezin bijtë e Ade - mit në këtë dynja është vetëm një e shtatë - dhjeta e zjarrit të Xhehenemit.” - “O i Dër - guari i Allahut, - i thanë, - edhe kjo është mëse e mjaftueshme (si ndëshkim)”. Profeti i ëm ëreh 96 ëthsë rrajz ia ,uthsëK“ :aht ﷺ nxehtë sesa zjarri (më i nxehtë) i kësaj dynjaje.”. Buhariu e sjell këtë hadith nga Maliku, ndërsa Muslimi e sjell prej Ebu Zenadit. Muslimi e sjell edhe prej Abdurrazakut. - “... dhe të dobishëm për ata që kanë ne - vojë.” - Domethënë, për të gjithë ata njerëz, që përfitojnë nga zjarri, nga kjo mirësi, që Zoti ua ka dhënë në këtë jetë. Ky është shpjegimi më gjithëpërfshirës. Të gjithë njerëzit, qoftë vendaliu, qoftë udhëtari në rrugë, qoftë i pasuri apo i varfëri, të gjithë, pa përjashtim, kanë nevojë për zjarrin dhe shërbimet e tij. Ata e përdorin atë për gatimet e tyre, për ndriçim, për ngrohje e shumë e shumë përfitime të tjera. - “Atëherë, lartësoje emrin e Zoti tënd të Madh!” - Emrin e Atij, që me pushtetin e Tij, krijoi të gjitha këto gjëra të ndryshme, që janë dhe të kundërta me njëra -tjetrën. Kështu, Ai krijoi ujin e shiut të pastër, të pijshëm, të freskët, që po të donte, mund ta bënte edhe të kripur, të hidhur, të papërdorshëm për të pirë e për të vaditur, siç janë ujërat e detrave të thella. Është Ai që krijoi zjarrin djegës, përvëlues por e bëri atë që të jetë edhe në dobi të krijesave, madje e bëri edhe si përkujtim, si paralajmërim për ta, për të pasur frikë zjarrin e Xhehenemit.

Mus'haf Hape →
Neml 27:38–27:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… smeraldesh dhe xhevahiresh. Ajo urdhëroi që froni të kyçej në shtatë kuti të ndërfutura në njëra tjetrën. Kështu, ajo u nis drejt Sulejmanit me 12 …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur të dërguarit e Belkisës u kthyen tek ajo me mesazhin e Sulejmanit, ajo tha: “Uallahi, e dija se ai nuk ishte mbret si mbretërit e zakonshëm dhe jam e bindur se nuk kemi forcë për t’u përballur me ushtrinë e tij. Tashmë kam dërguar mesazh se unë do të shkoj drejt tij me krerët e popullit tim, për të parë dhe dëgjuar nga afër ftesën dhe porositë e tij.” Më pas, ajo urdhëroi që të kujdeseshin për fronin e saj, i cili ishte vërtet një fron madhështor prej floriri, diamantesh, smeraldesh dhe xhevahiresh. Ajo urdhëroi që froni të kyçej në shtatë kuti të ndërfutura në njëra tjetrën. Kështu, ajo u nis drejt Sulejmanit me 12 mijë vetë, që thuhet se ishin prej mbretërve të Jemenit. Ndërkohë xhindët i sillnin Sulejmanit lajmet rreth Belkisës çdo ditë dhe çdo natë. Kur ajo po afrohej në qytetin e Sulejmanit, ai mblodhi xhindët dhe njerëzit që i mbante rreth e rrotull vetes dhe tha: - “Sulejmani tha: “O fisnikë! Cili prej jush do të ma sjellë fronin e saj , para se ata të më vijnë të dorëzuar?” - Ai nuk dëshironte ta merrte fronin e saj pasi ata të pranonin Islamin, sepse atëherë do ta kishte të ndaluar të ce nonte jetën dhe pasurinë e tyre. - “Ifriti, - një prej xhindëve - tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur. ” - Ifriti, njëri prej xhindeve marid (rebelë) që ishin nën shërbimin e tij, tha: “Unë do të ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi ku je ulur.” Pra, para se të ngrihesh nga mexhlisi. Kjo do të thotë që flite j për kohën nga fillimi i ditës, derisa dielli fillonte të ulej nga kupa e qiellit. Kaq ishte kohëzgjatja e mexhlisit të Sulejmanit. - “Unë kam fuqi të plotë për këtë dhe jam besnik.” - Unë jam i fortë për mbartjen e atij froni madhështor dhe jam besnik, në lidhje me ruajtjen e xhevahireve dhe zbukurimeve të tij, derisa ta sjell të pa prekur para jush. Por Sulejmani (a.s) donte ta sillte më shpejt, për të shfaqur madhështinë e pushtetit dhe mirësive që Zoti i kishte dhuruar. Allahu i Madhëruar i kishte dhuruar ushtri dhe pushtet që nuk ia kishte dhuruar askujt përpara tij dhe nuk do t’ia jepte askujt pas tij. Gjithashtu, sjellja e fronit të Belkisës në një formë aq të jashtëzakonshme, do të shërbente edhe si një argument i fortë përpara Belkisës dhe popullit të saj, për të dëshmuar se ai ishte Profet i Zotit. Sjellja e atij froni madhështor, ashtu siç ishte , i pacenuar , nga viset e largëta, përpara se ata të vinin vetë, konsiderohet, pa dyshim, një ngjarje e jashtëzakonshme, aq më tepër që ajo urdhëroi që të ruhej dhe të mbyllej në 7 dhoma, njëra brenda tjetrës dhe të ruhej me shumë roje. Më pas i Lartësuari thotë: - “Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” - Ibn Abasi thotë se ai ishte Asifu, shkruajtësi i Sulejmanit. Ai ishte një besimtar i sinqertë, që dinte emrin e madh të Allahut.128 - “Kur Sulejmani e pa atë para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” - Sulejmani as nuk e ndieu kur froni i saj u soll përpara tij. Atëherë, ai tha : “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” Kjo është një prej mirësive të shumta të Allahut mbi mua, që të më verë në provë a do të jem mirënjohës për mirësitë e Tij apo mohues i tyre. - “Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet ...” Sikurse ka thënë i lavdëruari: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. ” [Fusilet 46], ose: “Çdokush që nuk beson (në Allahun), do të përgjigjet për mosbesimin e vet, e çdokush që bën punë të mira, ai po përgatitet për veten e vet.”. [Rum 44]. - “... dhe kush është mosmirënjohës, (ta dijë se) Zoti im është i Pasur e Bujar!” - Ai është i pasur, që nuk ka nevojë për robërit e Tij dhe për adhurimin e tyre. Ai është Bujar e Bamirës, edhe nëse robërit nuk i përkushtojnë Atij adhurime. Kështu madhëria e Tij nuk ka nevojë për askënd dhe për asgjë. Kjo i ngjan asaj që ka thënë Musai (a.s): “Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirë - njohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. ” [Ibrahim 7, 8]. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dherri se Profeti i Allahut tregon se Allahu i Lartësuar ka thënë: “O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të devotshme të dikujt prej jush, kjo nuk do të shtonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, do të ishin me zemrën më të prishur (e gjynahqare) të dikujt prej jush, kjo nuk do të pakësonte në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë. O robërit e Mi! Nëse të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët, tubohen të gjithë në një vend dhe më luten e kërkojnë dhe nëse Unë i jap secilit prej tyre gjithçka që kërkojnë, kjo nuk ka për të pakësuar në mbretërimin dhe pasurinë Time asgjë, ashtu sikurse nuk pakëson gjë një majë gjilpëre prej ujit të detit, nëse futet në të. O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar vetes padrejtësinë dhe e kam bërë mes jush të ndaluar, prandaj mos bëni padrejtësi! O robërit e Mi! Jam Unë Ai që i ruan dhe i llogarit veprat tuaja! Çdokush që gjen mirësi, le të lavdërojë Allahun dhe çdokush që gjen diçka tjetër, të qortojë veçse vetveten.”

Mus'haf Hape →
Xhin 72:8–72:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… një tjetri po - shtë tij, e ky tjetrit poshtë tij, derisa ta zbresin në tokë.” Ndoshta Sufjani tha: “... derisa të zbresë në tokë e t’i jepet magji - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija ...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth xhindëve dhe gjendjes së tyre në kohën kur Ai dërgoi në këtë botë Profetin e Tij dhe i zbriti atij Kuranin. Kështu, pjesë e ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj Shpalljeje është mbushja e qiellit me roje të shumta dhe siguri të për - forcuar. I Madhëruari e bëri këtë qiell të ruajtur në të gjitha skajet e tij dhe shejtanët u dëbuan nga vendet e tyre, ku ata qëndro - nin përpara ardhjes së Muhamedit. Në të shkuarën, ata qëndronin në qiell e përpi - qeshin që të shkëpusnin diçka prej lajmeve të qiellit ose të vidhnin diçka të fshehtë, që ua përcillnin fallxhorëve, të cilët mash - tronin dhe devijonin njerëzit në tokë. Nëse do të vazhdonte kështu, e vërteta do të nga - tërrohej dhe njerëzit nuk do ta njihnin atë. Kjo tregon butësinë dhe përkujdesin e madh të Allahut të Lartësuar mbi krijesat e Tij, mëshirën e Tij të paanë me adhuruesit e Tij. Kjo tregon për ruajtjen e madhe që Krenari e Ngadhënjimtari siguroi për Librin dhe Shpalljen e Tij të fundit, që do të qëndrojë gjithmonë me njerëzit, si udhërrëfyes për ta deri në Ditën e Kijametit. - “Ne, më parë, arrinim të dëgjonim di - çka, por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarr - të.” - Tashmë ai që tenton të vjedhë diçka nga lajmet e qiellit, duke hedhur dëgjimin, atë e ndjek pas shkëndija e zjarrtë, e cila e asgjëson atë. - “Ne nuk e dimë a është për qëllim ndo - një e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” - Nuk e dimë a synohet belaja, errësira, fatkeqësia për banorët e Tokës apo Allahu synon udhëzimin, dritën dhe mirësinë për ta. Në këto fjalë duket një edukatë e madhe e xhindëve në mënyrën e të shprehurit, kur flasin për Zotin. Shihet që ata nuk ia atri - buan të keqen Allahut të Lartësuar. Ndërsa kur folën për të mirën, ia atribuan atë Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Në hadith të saktë thuhet: 2764. “E gjithë e mira është në duart e Tua, ndërsa e keqja nuk mund të të atribuohet Ty!” 182 Edhe më herët, për - para se të vinte Profeti në këtë botë, në qiell dukeshin gjuajtës të zjarrtë, por jo me dendësinë që filloi pas shpalljes që i erdhi Muhamedi ﷺ .Ibn Abasi rrëfen: 2765. “Njëherë, kur ne ishim ulur së bashku me Pro - fetin e Allahut, pamë një shkëndijë gjuaj - tëse, që ndriçoi fortë dhe lëshoi zjarr. Ai tha: “Çfarë thoshit në të tilla raste?” Ne i thamë: “Ne thoshim që lindi një njeri i madh ose vdiq një njeri i madh.” Atëherë, ai tha: “Jo, nuk është aspak kështu. Nëse Allahu dëshiron një çështje, në qiell ...”, deri në fund. Hadithin e kemi sjellë edhe në sure të tjera, si Sebe etj. (Në vazhdim, në këtë hadith thuhet: “Kur Allahu i Lartësuar vendos diçka në qiell, melekët rrahin flatrat e tyre, në shenjë përunjësie për fjalën e vendimin e Zotit. Ajo (fjalë) dëgjohet si një zhurmë zinxhirësh të hekurt, që godasin mbi një shkëmb të lëmuar.” Kështu e ka për - cjellë Aliu. Ndërsa të tjerët, pas fjalës “në një shkëmb të lëmuar ...”, kanë shtuar: “... kështu e bën (Allahu), që të dëgjohet (ajo fjalë) ndër ta.” Pastaj, - vazhdon hadithi, - pasi zemrat e tyre çlirohen (nga frika) , ata pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Thonë (Xhibrili dhe melekët më të afërt): “Tha të vërtetën Ai, që është i Lartësuari dhe i Madhëruari.” Kështu dëgjojnë (diçka) ata që tentojnë të dëgjojnë lajme nga qielli. Ata që tentojnë të dëgjojnë vjedhurazi lajme nga qielli janë kështu, njëri mbi tjetrin ... - dhe Sufjani bëri shenjë me dorë, duke hapur gishtat e dorës së djathë dhe duke i vendo - sur duart njëra mbi tjetrën. Ndodh që shkë - ndija e zjartë ta godasë atë që rrëmben diçka prej lajmeve të qiellit dhe ta përvëlojë, për - para se ai ta hedhë atë lajm tek tjetri. Por mund të ndodhë edhe që të mos e godasë, derisa ai t’ia përcjellë lajmin një tjetri po - shtë tij, e ky tjetrit poshtë tij, derisa ta zbresin në tokë.” Ndoshta Sufjani tha: “... derisa të zbresë në tokë e t’i jepet magji - starit apo fallxhorit, i cili e përzien me njëqind gënjeshtra dhe njerëzit e besojnë, duke thënë: “A nuk na njoftoi se në këtë ditë e në këtë vend do të ndodhë kështu e ashtu, dhe vërtet ashtu ndodhi?” Dhe është pikërisht ajo e vërtetë që u dëgjua nga lajmet e qiellit.” Kështu, shpeshtimi i shkë - ndijave të shumta gjuajtëse në qiell, i bëri xhindët që të hulumtonin për shkakun, pra - ndaj u shpërndanë në të gjitha anët e Tokës, në lindje dhe perëndim të saj. Pas kësaj, ata e gjetën Profetin e Allahut duke kënduar Kuranin në namaz së bashku me shokët e tij, dhe e kuptuan se ishte pikërisht ky shka - ku i masave të mëdha e të forta për të ruajtur qiellin. Prej xhindëve pati shumë që besuan, por edhe shumë të tjerë, të cilët u rebeluan, sikurse kemi cituar hadithin e Ibn Abasit, në lidhje me këtë fjalë, në suren Ah’kaf dhe pikërisht tek ajeti 29. Shejtanët u tmerruan një natë, kur ishin shtuar shumë shkëndijat e zjarrta përvëluese dhe shkuan tek Iblisi dhe i folën atij për këtë çështje. Ai u tha: “Më sillni nga të gjitha anët e Tokës nga një grusht dheu, që t’i nuhas.” Atëherë, ata ia sollën dheun dhe ai e nuhati. Pas -taj tha: “Ai që kërkoni është në Mekë.” Kështu, ai dërgoi shtatë veta prej xhindëve ‘Nasi - bin’. Kur ata mbërritën në Mekë, e gjetën Profetin e Allahut në këmbë, duke u falur në xhaminë e shenjtë në Qabe. Ata iu afruan shumë pranë, nga dëshira për të dëgjuar Kuranin dhe menjëherë e pranuan Islamin. Kështu, Allahu i Lartësuar ia tregoi Profetit të Tij se çfarë ndodhi me ta. Këtë çështje e kemi shtjelluar në librin tonë “Sira”, për historinë e Profetit ﷺ . Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohja.

Mus'haf Hape →
Kalem 68:1–68:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në oqeane dhe mban shtatë tokat! Thuhet, gjithashtu, se ‘ Nun’ quhet diviti ose kallamari i bojës së shkrimit. Këtë shpjegim e kanë mbështetur Ibn Abasi, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Rreth gërmave të alfabetit në fillim të sureve kemi folur gje - rësisht në fillim të sures Bekare. Kjo është njëlloj si fillimet e sureve të ndryshme, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ Sâd”, “Kâf”. Një mendim thotë se ‘ Nûn’ quhet një peshk i madh, i cili jeton në oqeane dhe mban shtatë tokat! Thuhet, gjithashtu, se ‘ Nun’ quhet diviti ose kallamari i bojës së shkrimit. Këtë shpjegim e kanë mbështetur Ibn Abasi, Katadja dhe Haseni. 170 Në vijim, i Lartë - suari thotë: “Betohem në lapsin ...”. Kuptimi i dukshëm i ajetit është se bëhet fjalë për lapsin, mjetin me të cilin shkruhet dituria. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë; i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alek 4, 5]. Kështu, Allahu i Lartësuar betohet në lapsin. Kjo u bën me dije krijesave mirësinë që Ai u ka dhuruar, duke u mësuar shkrimin, i cili është i domosdoshëm për përcjelljen dhe marrjen e diturisë, prandaj thotë i Lartësuari: “... dhe në atë çfarë shkruajnë.” Thuhet që këtu flitet për krije - sën e parë që krijoi Zoti, siç thotë Profeti :ﷺ 2725. “E para gjë që krijoi Zoti ishte lapsi, të cilit i tha: “Shkruaj!” Lapsi tha: “Çfarë të shkruaj?” - “Shkruaj gjithçka që do të ekzi - stojë deri në Ditën e Kijametit.” Kështu, lapsi shkroi gjithçka që do të jetë deri në Ditën e Kijametit.” Në vijim, Allahu i Lar - tësuar thotë: “... dhe në atë çfarë shkru - ajnë.” Ibn Abasi dhe të tjerë shpjegojnë: “Domethënë, betohet edhe në atë që njerëzit shkruajnë ose mësojnë.” Ndërsa Sudiu shpjegon se Allahu i Madhëruar betohet në atë që shkruajnë melekët, domethënë veprat e robërve në këtë dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur.” - Pra, ti, - dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë, - kurrsesi nuk je i çmendur, siku - ndër trillojnë injorantët në popullin tënd, ata që e konsiderojnë gënjeshtër Shpalljen. Edhe pse ti ua përcolle udhëzimin dhe të vërtetën aq besnikërisht, ata të konsiderojnë si të çmendur. - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpër - blim të pandërprerë. ” - Pra, ti patjetër do të kesh shpërblim të madh, që kurrë nuk ka për t’u ndërprerë apo zhduket. Të gjitha këto mirësi do të të jepen për kumtimin e qartë të Shpalljes së Zotit tënd tek krijesat, për durimin e pashembullt kundrejt mundi - meve që ata të dhanë. ‘Gajru memnûn’ do të thotë: ‘të pandërprerë’, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.” [Hud 108]. Ose: “Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë (Gajru memnûn).” [Tin 6]. - “Vërtet, ti ke një moral të lartë!” - Mameri sjell hadithin nga Katadja, i cili rrëfen se: 2726. “Aishja u pyet rreth moralit të Profetit të Allahut dhe tha: “Morali i tij ishte Kurani”, siç është përmendur edhe në Kuran. Nga një burrë i fisit Beni Seuad transmetohet të ketë thënë: 2727. “E pyeta Aishen dhe i thashë: “Më trego, o nëna e besimtarëve, rreth moralit të Profetit ”.ﷺ Atëherë, ajo tha: “A nuk e lexon Kuranin: “Ue in-neke le alâ ħulukin adhim” “Vërtet, ti ke një moral te lartë!”. Unë i thashë: “Më trego diçka rreth moralit të tij.” Ajo tha: “Unë njëherë i gatova ushqim. Po ashtu edhe Hafsa (gruaja tjetër e Profetit) i gatoi ushqim. Atëherë unë i thashë shërbëtores time: “Nëse ajo (pra, Hafsa) vjen me ushqim dhe e vendos përpara, hidhja ushqi - min!” E kështu, - vazhdon Aishja dhe tregon - ajo (Hafsa) erdhi me ushqimin që kishte gatuar dhe shërbëtorja - siç e kisha porositur - ia rrëzoi enën, e cila ra dhe u thye. Ndërkaq, Profeti i Allahut e mblodhi ushqimin dhe tha: “Jepi hakun tani. Enën që ia theve zëvendësoja me enë tjetër.” Dhe nuk tha më shumë se kaq.” Kuptimi i fjalës së Aishes që morali i tij ishte Kurani është se Profeti ﷺ ishte zbatues i Kuranit, pra, i urdhëresave të tij dhe i kujdesshëm me ndalesat. Kjo u bë sjellje e qenësishme e tij. Kështu, çdo gjë që urdhëronte Kurani, ai e vepronte dhe çdo gjë që e ndalonte, ai i largohej asaj gjëje. Kjo, përveç faktit se Allahu i Lartësuar e brumosi me virtyte të larta, si: turpi, bujaria, fisnikëria, guximi, falja, butësia, dhembshuria, toleranca dhe çdo virtyt që është e konsiderohet i bukur nga njerëzit. Në dy Sahih-ët shënohet hadi - thi nga Enesi, që ka thënë: 2728. “Unë i kam shërbyer Profetit të Allahut dhjetë vjet dhe asnjëherë nuk më tha as edhe ‘ Uf’! Kurrë nuk më tha për diçka që unë e kisha bërë ‘përse e bëre?’ dhe as për diçka që nuk e kisha kryer ‘përse nuk e bëre?’. Ai ishte njeriu me moralin më të mirë. Nuk kam prekur rrobë, mëndafsh apo gjë tjetër më të butë sesa pëllëmba e Profetit të Allahut dhe nuk kam nuhatur ndonjëherë aromë tjetër më të këndshme sesa djersa e Profetit të Allahut.”Ahmedi sjell një hadith nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: 2729. “Profeti i Allahut kurrë nuk ka goditur me dorën e tij ndonjë shërbëtor, grua apo njeri, përveçse kur bënte xhihad në rrugën e Zotit. Sa herë që ai kish mundësi të zgjidhte mes dy gjërave, gjithmonë parapël - qente atë më të lehtën, veç nëse ishte gjynah dhe e ndaluar. Ai ishte njeriu më larg prej gjynaheve. Ai kurrë nuk është hakmarrë për veten e vet për ndonjë çështje, përveç nëse shkeleshin kufijtë e Allahut: atëherë ai hakmerrej për hir të Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Hadithet që flasin për këtë çë - shtje janë të shumta. Ebu Isa Tirmidhiu ka shkruar librin ‘Esh-Shemail’ me këtë temë. - “Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin ...” - Do ta mësosh ti, o Muhamed, por do ta mësojnë edhe ata që të kundërshtojnë, se cili është në të vërtetë i humburi dhe i çmenduri: ata apo ti. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 26]. Ose: “.. Atëhe - rë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, ose në një humbje të dukshme.”!” [Sebe’e 24]. Ibn Abasi shpjegon: “Do ta mësojnë këtë Ditën e Kijametit.”. - “... se cili prej jush është i çmendur. ” - Fjala ‘El-Meftun’, e përmendur në ajet, ka kuptimin e dukshëm: ai i cili ka rënë në fitne, pasi ka braktisur të vërtetën, ka humbur rrugën dhe është zhytur në të kotën. - “S’ka dyshim se Zoti yt është më i ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur pë r ata që gjetën udhën e drejtë. ” - Allahu i Lartë - suar e di më mirë se cilët janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Ai e di mirë se cilët janë grupi i humbur dhe grupi që është i përqendruar në të vërtetën dhe të drejtën.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:84–43:89 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tjetër, i Madhëruari thotë: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai është i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në qiell dhe i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në Tokë.” - Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është Një dhe i Vetëm në meritën e adhurimit, në qiej dhe në Tokë. Të gjithë banorët e qiellit dhe besimtarët në Tokë e adhurojnë Atë, e madhërojnë, i nënshtrohen lartësisë së Tij, tregojnë dobësinë, varfërinë dhe nevojën e tyre të plotë ndaj pushtetit, bujarisë dhe mëshirës së të Plotit e Absolutit. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Ose: “Gjithçka në qiej e në Tokë i bën sexhde vetëm Allahut, me hir a me pahir, e po kështu edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.” [Ra’d 15]. Allahu i Lartësuar është Zoti i vetëm me meritë, të Cilit duhet t’i përkushtohen adhurimet, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij. Atij i përulen të gjitha krijesat: ose me dëshirë dhe vullnet, ose të detyruara. Në një ajet të ngjashëm thuhet: “Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar) në qiej dhe në Tokë. Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni.” [En’am 3]. Adhurimi dhe dashuria për Të kanë mbushur qiejt dhe Tokën, ndërsa Ai është sipër Fronit të Tij, i veçuar nga krijesat e Tij, i Vetëm në madhështinë e Tij, i Vetmi, i Lartësuari, i Lavdishmi dhe i Ploti në çdo aspekt. - “Ai është i Urti e i Gjithëdituri.” - Allahu është El Hakim , Ai që përsosi me urtësinë e Tij gjithçka që krijoi dhe çdo ligj që përcaktoi. Krijimi i Tij, ligjet për krijesat e Tij dhe shpërblimi që premtoi për ta, janë bërë të gjitha me urtësi të padiskutueshme. Allahu është, gjithashtu, El Alim – i Ditur për gjithçka. Ai di në imtësi dhe thellësisht çdo të fshehtë dhe jo të fshehtë. Atij nuk mund t’i fshihet gjë, as sa grima më e vogël, në botën qiellore dhe atë tokësore. - “I Lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre! ” - U madhëroftë dhe u lartësoftë Allahu, u shtofshin begatitë dhe mirësitë e Tij, u lavdëroftë për cilësitë e Tij, për pushtetin e Tij dhe mbretërimin e Tij! Jo më kot sundimi i Tij gjithëpërfshirës mbi qiejt, Tokën e gjithçka mes tyre përmendet bashkë me faktin se Allahu është i Ditur për gjithçka. Madje, Allahu i Madhëruar është i vetmi që ka dituri mbi shumë çështje, për të cilat nuk di askush tjetër, qofshin profetë apo melekë, si për shembull: - “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit ...” - Dituria për çastin e Kijametit i takon vetëm Zotit. Askush tjetër nuk e di se kur do të ndodhë Kijameti. Tregues i mbretërimit dhe i pushtetit të Tij absolut është edhe fakti se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe ahiretit, prandaj thuhet më pas: - “...dhe tek Ai do të ktheheni.” - Kur të ktheheni tek Ai, në ahiret, Ai do të japë gjykimin e Tij të drejtë për veprat tuaja. Tregues i pushtetit dhe i sundimit të plotë të Allahut është edhe fakti se askush tjetër nuk ka në dorë ndonjë çështje të caktuar, madje edhe për të ndërmjetësuar tek Ai nevojitet patjetër leja e Tij, të cilën Allahu ia jep atij që Ai dëshiron. I Plotpushtetshmi dhe Sunduesi i vetëm i dynjasë dhe i ahiretit thotë: - “Ata të cilëve u luteni në vend të Allahut nuk kanë në dorë ndonjë mundësi për ndërmjetësim (tek Zoti),...” - Të gjithë ata që janë adhuruar në dynja, qofshin profetë, melekë etj., nuk do të kenë asnjë mundësi tek Allahu i Madhëruar pa lejen e Tij. Edhe ata që do të lejohen, do të mund të ndërmjetësojnë vetëm për ata me të cilët Zoti është i kënaqur. I Madhëruari thotë: - “...përveçse për ata (besimdrejtë) që dëshmuan të vërtetën dhe ishin të ditur (rreth saj).” - Përveç atyre që dëshmojnë të vërtetën, duke e pranuar me zemër, duke qenë të qartë dhe të ditur për atë të vërtetë. Kjo është dëshmia për njëshmërinë e Allahut të Madhëruar në çdo aspekt, për vërtetësinë e të dërguarve si profetë të Zotit dhe të shpalljeve hyjnore. Ajo është dëshmia për vërtetësinë e themeleve e fesë dhe të degëzimeve të saj. Vetëm për këta do të vlejë ndërmjetësimi i profetëve, i melekëve dhe i të tjerëve që do t’u jepet leja. Këta do të jenë të shpëtuarit nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.”” - Po t’i pyesje idhujtarët se kush është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, ata do të dëshmonin se Ai është vetëm Allahu. - “Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij?” – Kuptimi: Kur ata dëshmojnë se është vetëm Allahu Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i krijesave, atëherë si është e mundur që adhurimet, dashurinë dhe përuljen ia përkushtojnë dikujt tjetër veç Tij?! Nëse pranojnë teuhidin në rububije, ata duhet që të pranojnë edhe njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit. Ky argument konsiderohet si nga më të fuqishmit në hedhjen poshtë të idhujtarisë. - “Ai (Muhamedi) tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë. ”” - Ky ajet ka lidhje me fjalinë e mësipërme: “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit.”. Domethënë, vetëm Ai ka dijeni për Kijametin, ashtu si edhe për fjalët e Profetit (a.s), kur tha: “Këta janë njerëz që nuk besojnë”. Pra, Allahu i Madhëruar e ka dëgjuar edhe ankesën e Profetit, që flet me shqetësim për refuzimin e popullit të tij. Allahu ka dijeni të plotë për gjendjen e tyre dhe është i Plotfuqishëm që t’ua përshpejtojë ndëshkimin, por Ai tregohet Halim - i Butë e Tolerues, që nuk nxitohet të ndëshkojë, por afatizon, që robtë të mund të pendohen dhe të kthehen në udhën e drejtë. - “Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!”” – Domethënë, ji tolerant dhe falës ndaj tyre, kundrejt mundimeve që të shkaktojnë me fjalët, sjelljet dhe veprimet e tyre. Kundërpërgjigjja jote ndaj tyre të jetë veçse me selam, ashtu siç dinë të sillen të mençurit me të paditurit. Vepro ashtu siç dinë të reagojnë adhuruesit e Rahmanit, siç thuhet në një ajet tjetër: “ Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!”” [Furkan 63]. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi porosinë e Zotit të tij. Ai u tregua tolerant, falës dhe i mëshirshëm, me gjithë mundimet e gjata dhe të dhimbshme që i shkaktoi populli i tij. Ai iu kundërpërgjigj këtij trajtimi të ashpër veçse me fjalët më të bukura dhe më të zgjedhura. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Profetin (a.s.), mbi njeriun me moralin më të lartë, mbi atë që Zoti e dalloi me dhunti të veçanta, me të cilat ai i tejkaloi gradat e banorëve të qiellit dhe të Tokës, madje duke qëndruar më lart se yjet. - “Ata do ta kuptojnë më vonë.” – Më vonë do ta mësojnë përfundimin e gjynaheve dhe ndëshkimin për krimet e tyre.

Mus'haf Hape →
Tarik 86:11–86:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Mos u nxito kundër tyre. - “Jepu atyre edhe pak kohë!” – Jepu pak kohë dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë me ta, çfarë ndëshkimi dhe shkatë - rrimi do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për qiellin, që herë pas here ndryshon.” - Qielli që herë pas here rikthe - het me reshje, që rikthejnë riskun e robërve çdo vit. Nëse nuk do të ndodhte kjo, kafshët dhe gjallesat do të shkatërroheshin. Ndërsa nga Ibn Zejdi vjen shpjegimi: “Domethënë, në qiellin që rikthehen yjet, dielli, hëna, me fazat e tyre të ndryshme të lëvizjes.” - “Për tokën, që herë pas here hapet.” – Essad’u quhet çarja e tokës, kur del bima. Pra, Allahu i Lartësuar betohet në tokën, e cila herë pas here çahet dhe prej saj del bimësia dhe jeta. - “Vërtet, ai është Fjalë ndarëse.” - Ibn Abasi shpjegon: “Kjo është një fjalë e drejtë dhe e vërtetë.” Kështu e ka shpjeguar edhe Katade. Të tjerë e shpjegojnë: “Ky është një gjykim i drejtë”, një fjalë e gjykim, që sjell drejtësinë dhe të vërtetën. - “Ai nuk është diçka e parëndësishme.” – Përkundrazi, është tejet serioz dhe për - mban të vërtetën e sigurt. - “Ata vërtet bëjnë kurthe të mëdha.” – Mohuesit pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, përmes intrigave, kurtheve dhe devijimeve të shumta, në të cilat i zhytin, duke i ftuar vazhdimisht që të kundër - shtojnë Kuranin, besimin e vërtetë dhe ftesën e Zotit. - “Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.” – (I afatizoj ata, duke i lënë të zhyten akoma edhe më shumë në kalimin e kufijve, për të shkuar gradualisht drejt ndëshkimit, ashtu siç di të ndëshkojë Krenari dhe i Plotpushtetshmi.) 217 - “Prandaj lëri afat jobesimtarëve!” - Mos u nxito kundër tyre. - “Jepu atyre edhe pak kohë!” – Jepu pak kohë dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë me ta, çfarë ndëshkimi dhe shkatë - rrimi do të bjerë mbi ta, siç thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak, dhe pastaj do t'i ndësh - kojmë ata me një dënim të tmerrshëm.” [Lukman 24]. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tarik. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij!

Mus'haf Hape →