Kërko: sikur deri te ishte ngre

Fet'h 48:29 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… duke e ngritur lart atë. 20 I pari që i dha besën Profetit a.s. ishte Ebu Sinan el Esedi. Ndërsa Seleme Ibn Ekua ia dha besën Pejg amberit a.s. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për Profetin dhe shokët e tij muhaxhirë dhe ensarë, duke na thënë se ata ishin njerëzit me cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. I Madhëruari thotë: - “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.” - Sahabët ishin të rreptë e të ashpër ndaj qafirëve. Mohuesit e Zotit panë prej tyre veçse ashpërsi dhe vrazhdësi, prandaj u nënshtruan dhe u mundën. Ndërsa mes njëri -tjetrit, besimtarët ishin të mëshirshëm, të dashur, të butë e të dhembshur. Ata ishin si një trup i vetëm. Çdokush nga ata dëshironte për vëllain besimtar atë që dëshironte për veten e vet. Të tillë ishin ata në lidhje me krijesat, ndërsa në lidhje me Krijuesin e tyre: - “Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij.” - Ata shquheshin për faljen e shumë namazeve, që kanë si shtylla kryesore sexhden dhe rukunë. Me adhurimin e tyre, ata synonin të kënaqnin Allahun dhe të fitonin shpërblimin e kënaqësinë e Tij. - “Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. ” - Sexhdet e shumta që bënin kishin lënë gjurmë në fytyrat e tyre. Pas ndriçimit të zemrës me dritën e besimit te Zoti, tani shndriste edhe fytyra e tyre. Kështu përshkruheshin ata në Teurat. Ndërsa në Ungjill, ata kanë një tjetër përshkrim: - “Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin.” – Në Ungjill, shokët e profetit Muhamed (a.s.) përshkruhen si fara, nga mbin filizi i ri, i cili forcohet, lulëzon dhe rritet, për të qëndruar vetë në kërcellin e tij. Me forcën dhe bukurinë e tij, ai e çudit mbjellësin. Të tillë ishin sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ata ishin si bimët, për sa i përket dobisë së tyre për krijesat. Forca e imanit dhe veprave të tyre të mira ishin si kërcelli i një bime, që ushqehet dhe mbahet nga rrënjë të thella. Ndërsa ata që erdhën pas sahabëve ishin filizat e rinj, që dolën nga ky kërcell i qëndrueshëm, të cilët u zhvilluan duke e fuqizuar më shumë bimën dhe duke i dhënë asaj pamje më të plotë. Pasardhësit e sahabëve, që trashëguan diturinë profetike dhe besimin e patundur, ashtu sikurse mësuesit e tyre, e ndihmuan dhe përhapën këtë fe duke i mësuar njerëzit se si të jetonin sipas saj. Në fund, kjo bimë e kënaq mbjellësin e saj dhe i trishton armiqtë e tij, siç thotë i Lartësuari: - “Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve.” - Ata ligështohen kur shohin forcën dhe unitetin që kanë muslimanët në fe. Ndërsa kur ballafaqohen me muslimanët në sheshin e luftës, atyre iu hyn tmerri. - “Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.” - Kështu sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! - patën si besimin e sinqertë, ashtu edhe veprat e mira, prandaj Allahu u premtoi atyre dy gjëra: së pari, falje gjynahesh, që nënkupton se do të ishin të mbrojtur dhe të shpëtuar nga të këqijat në dynja dhe në ahiret; së dyti, shpërblim të madh në dynja dhe ahiret. Le të sjellim këtu historinë e plotë të marrveshjes së Hudejbijes ashtu siç e ka sjellë Imam Shemsudin Ibnul Kajim në librin e tij “El hadju nebeuij,“ ose siç quhet ndryshe “Zadul miad”, “furnizimi për ditën e premtimit”. Kuptimi i kësaj historie na jep një kuptim më të plotë të kësaj sureje. Ai ka sjellë në këtë histori shumë kuptime të fshehta dhe dobi të detajuara prej xhevahireve të fshehura në këto sure. Ka thënë Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë: Marrëveshja e Hudejbijes Nafiu thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 6, në muajin dhul kide , dhe ky është qëndrimi më i saktë. Ky është edhe mendimi i Zuhriut, Katades, Musa Ibn Ukbes, Muhamed Ibn Ishakut etj. Hisham Ibn Urve përcjell nga i ati se: “ Profeti a.s. u nis për në Hudejbije në muajin ramazan dhe, si marrëveshje, ajo përfundoi në sheval.” Por këtu kemi të bëjmë me një ngatërrim, sepse ajo që ndodhi në ramazan ishte Lufta e Çlirimit. Ebu Esuedi, duke përcjellë prej Urves, thotë se nisja për në Hudejbije u bë në muajin dhul kide , sipas mendimit më të saktë dhe të pranueshëm. Tek Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, është hadithi i Enesit, sipas të cilit Profeti a.s. kreu gjithsej katër umre, të gjitha në muajin dhul kide. Mes tyre ai përmendi edhe umren e kryer gjatë Hudejbijes. Sa vetë morën pjesë në Hudejbije Së bashku me Profetin a.s., në atë udhëtim ishin 1500 vetë, sipas dy Sahih-ëve, të Buhariut dhe Muslimit, ku tregon Xhabiri r.a. Megjithatë, po nga Xhabiri r.a., në të njëjtat referenca, thuhet se kanë qenë 1400 vetë. Në të njëjtët libra, sillet gjithashtu hadithi i Abdullah Ibn Ebu Eufai, që thotë: “Ishim 1300 vetë.” Katadeja tregon: “Pyeta Seid Ibn Musejibin: “Sa ishin ata që dëshmuan “Besëlidhjen e Kënaqësisë?” Ai tha: “Një mijë e pesëqind.” Atëherë i thashë përsëri: “Por Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë se atje ishin 1400 vetë?!” Ai u përgjigj: “Allahu e mëshiroftë! Ka qenë një ngatërrim nga ana e tij, sepse pikërisht ai më ka treguar se ishin një mijë e pesëqind vetë.”13 Prej Xhabirit kanë ardhur në mënyrë të saktë të dyja versionet. Gjithashtu është përcjellë saktësisht prej tij se atë vit ata kanë bërë kurban 70 deve; çdo deve mjaftonte në emër të shtatë vetave, dhe kur është pyetur: “Sa ishit ju atë ditë?” Xhabiri është përgjigjur: “Ishim 1400 vetë, kalorës dhe këmbësorë.” 14 Dhe zemra na anon më shumë drejt këtij varianti. Ky është edhe mendimi i Bera Ibn Azibit, Malik Ibn Jesarit dhe Seleme Ibn Ekuait – sipas transmetimit më të saktë të ardhur prej tij. Gjithashtu, ky është edhe mendimi i Musejib Ibn Hazmit. Kështu Shejbei përcjell prej Katades, ky prej Seid Ibn Musejibit, e ky prej të atit: “Së bashku me Profetin a.s., poshtë pemës (ku u bë Besëlidhja e Kënaqësisë), kemi qenë 1400 vetë.” Ndërsa ata që thonë se pjesëmarrës në Hudejbije ishin vetëm 700 vetë, kanë gabuar shumë qartë. Ajo që i ka shtyrë në këtë mendim ishte pikërisht rrëfimi që tregon se atë ditë u bënë kurban 70 deve, dhe, duke qenë se një deve mund të jetë e mjaftueshme si kurban në emër të 10 vetëve, arritën në përfundimin se gjithsej kanë qenë 700 vetë. Kjo nuk mund të pranohet, sepse, së pari, në hadith thuhet shprehimisht se një deve qe e mjaftueshme për shtatë vetë, prandaj, sipas kësaj logjike, duhet të ishin 4900 vetë; por, në përfundim të të njëjtit hadith ai thotë vetë se kanë qenë 1400 persona. *** Me të mbërritur në Dhul Hulejfe, Profeti a.s. shënoi bagëtitë e përgatitura për kurban dhe veshi ihram-in e bëri nijetin për të kryer umren. Ai dërgoi para tij një patrullues, prej fisit Huza, për të mbledhur informacione rreth kurejshëve. E kështu, kur Profeti a.s. ishte pranë Usfanit, vjen informatori që e lajmëron dhe i thotë: “Lashë pas Kab Ibn Luejin, që ka thirrur në luftë Ahbashët kundër teje. Shumë njerëz janë grumbulluar kundër teje. Ata janë të vendosur të të luftojnë dhe të të përzënë nga Shtëpia e Shenjtë.” Atëherë Profeti a.s. këshillohet me shokët e tij, duke u thënë: “Si mendoni, a u drejtohemi këtyre fiseve që shkojnë në ndihmë të tyre (kurejshëve), dhe ua tregojmë vendin? Nëse tërhiqen dhe nuk dalin në luftë, le të kthehen të mposhtur dhe, nëse dalin në luftë, atëherë le ta gjejnë fundin e tyre! Apo mendoni të vazhdojmë drejt Qabes dhe, kush na del përpara, ta luftojmë?” Ebu Bekri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë! Ne dolëm nga vendi ynë veçse për të kryer umren. Nuk kemi dalë të luftojmë ndonjë, por ama kush na pengon nga Shtëpia e Allahut, le ta luftojmë!” Atëherë Profeti a.s. tha: “Nisuni pra, marshoni!” E kështu ecën dhe, pasi kishin bërë një pjesë të rrugës, Profeti a.s. tha: “Halid Ibn Uelidi është në El Gamim, në krye të një kalorësie pararojë e kurejshëve. Merrni djathtas!” Për Allah, Halidi nuk i vuri re aspak, derisa muslimanët u afruan pranë ushtrisë së tij. Atëherë Halidi menjëherë nxitoi të lajmëronte kurejshët. Profeti a.s. eci derisa mbërriti në grykë.15 Pikërisht aty u ul deveja e Profetit a.s. “Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit a.s.), u ndal Kasuaja.” Por Profeti a.s. tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja, dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin. 16” Pastaj Profeti a.s. vazhdoi: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban madhërimin e gjërave që Allahu i ka bërë të paprekshme, unë kam për ta pranuar!” Pastaj i bërtiti deves së tij dhe ajo u çua. Kështu, e ndryshoi drejtimin dhe vazhdoi të ecte derisa arriti në qosh të Hudejbijes, dhe aty zbriti te një hurdhë me shumë pak ujë, prej së të cilit njerëzit filluan të merrnin pak e nga pak, me shumë kursim. Por pa kaluar shumë kohë uji i hurdhës shteroj, dhe tani njerëzit po ankoheshin prej etjes. Profeti a.s. mori një shigjetë prej trastës së vetë dhe urdhëroi njerëzit që ta vendosnin në atë burim. Për Zotin! Burimi vazhdoi të nxirrte ujë, derisa i ngopi të gjithë dhe derisa kaluan të gjithë. 17 Kurejshët u tmerruan kur menduan se ai po synonte trojet e tyre. Profeti a.s. po kërkonte të dërgonte një nga njerëzit e tij tek ata. Në fillim ftoi Omer Ibn Hatabin, për ta ngarkuar me këtë detyrë, por ai i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam në Mekë asnjë prej fisit Benu Kab, që të më mbrojë nëse dikush merr guximin të më prekë! Dërgo më mirë Uthman Ibn Afanin sepse fisi i tij është atje dhe ai ka për ta përçuar më së miri atë që dëshiron. Atëherë Profeti a.s. e ftoi Othman Ibn Afanin për ta dërguar tek kurejshët, duke i thënë: “Lajmëroji ata se ne nuk kemi ardhur për luftë, por për të vizituar Shtëpinë e Allahut, dhe ftoji të pranojnë Islamin!” Më pas Profeti a.s. e porositi që të shkonte tek ata muslimanë të mbetur në Mekë, burra dhe gra besimtarë, dhe t’i përgëzonte ata me çlirimin e afërt që po i priste; t’i lajmëronte se Allahu i Lartësuar do ta shfaqte fenë e Tij dhe do ta bënte që ajo të triumfonte edhe në Mekë; do të bënte që edhe në Mekë Islami të mos fshihej, por të shfaqej haptazi dhe plot krenari. Othmani u nis. Duke kaluar pranë disa kurejshëve, në Beldah, ata e pyetën: “Për ku je drejtuar?” Ai u përgjigj: “Më ka dërguar Profeti i Allahut që t’ju ftoj në rrugën e Allahut dhe t'ju ftoj të pranoni Islamin. Ai më dërgoi t'ju lajmëroj se ne nuk kemi ardhur për luftë, por kemi ardhur si vizitorë të shtëpisë së Allahut.” – “E morëm vesh përse ke ardhur, – thanë ata – vazhdo rrugën tani.” Madje Eban Ibn Seid Ibn Asi shkon, i uron mirëseardhjen, i vë shalën kalit të vet dhe e hipën mbi kalë. Kështu ai e mori Othmanin pas, në kalë, dhe i doli edhe dorëzanë gjatë futjes në Mekë. Muslimanët, para se Othmani të kthehej po thoshin: “Othmani shkoi përpara nesh te Shtëpia, dhe po bën tavafin.” Por Profeti a.s. i kundërshtoi: “Nuk mendoj se ai do të bëjë tavafin kur ne jemi ende të penguar këtu.” Ata i thanë: “E përse të mos e bëjë tavafin, o i Dërguari i Allahut, kur është aq pranë tij?!” Profeti a.s. u përgjigj: “Ky është mendimi im për Uthmanin. Ai kurrë nuk do ta bënte tavafin i vetëm, pa qenë edhe ne me të.” Ndërkohë muslimanët (e Mekes) i hynë një konflikti me idhujtarët rreth çështjes së marrëveshjes me Profetin a.s., pasi një anëtar i njërës palë kishte goditur një anëtar të palës tjetër, e kështu filloi një shkëmbim shigjetash e gurësh mes tyre. Secila filloi të thërriste në ndihmë mbështetësit e saj dhe çështja u mbyll me kërcënimin me anë të pengjeve, që mbaheshin nga të dyja palët. Në këto çaste u hap me të shpejtë një lajm se Uthmanin e kishin vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi, Profeti a.s. i ftoi sahabët në një besëlidhje për jetë a vdekje. Të gjithë u mblodhën rreth Profetit a.s i cili ndodhej poshtë një peme dhe atje i dhanë besën që kurrë nuk do të largoheshin nga fushë - beteja dhe kurrë nuk do të dezertonin. Në fund Profeti a.s. kapi dorën tjetër të tij dhe tha. “Kjo dorë është në vend të dorës së Uthmanit” 18. Pasi përfundoi besëlidhja, nuk vonoi dhe mbërriti Uthmani r.a. Muslimanët i thanë: “Të lumtë, o Ebu Abdullah, se ia arrite ta bësh tavafin rreth Shtëpisë. Uthmani ua kthen: “Shumë mendim të keq paskeni për mua! Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur edhe një vit të qëndroja në Mekë, dhe Profeti a.s. në Hudejbije, nuk do t'ia lejoja kurrë vetes të bëja tavaf i vetëm, pa e bërë fillimisht Profeti i Allahut a.s. Madje vetë kurejshët më ftuan që të bëja tavafin, dhe isha unë ai që refuzova.” Atëherë muslimanët thanë: “Profeti i Allahut a.s. ishte më i dituri rreth Allahut të Lartësuar dhe më i miri në gjykim.” Ishte Omeri ai që i mbante dorën Profetit a.s., kur muslimanët po i jepnin besën nën pemë. Ata ia dhanë besën të gjithë me radhë, përveç El Xhedd Ibn Kajsit.19 Ndërkohë, Ma’kil Ibn Jesari largonte një degë nga Profeti a.s., duke e ngritur lart atë. 20 I pari që i dha besën Profetit a.s. ishte Ebu Sinan el Esedi. Ndërsa Seleme Ibn Ekua ia dha besën Pejg amberit a.s. tri herë, një herë në fillim, një herë në mes dhe një herë në fund. 21 Gjatë kësaj kohe, te Profeti a.s. vjen Budejl Ibn Uerka el Huzai, së bashku me një grup burrash nga fisi Huza’. Ata e informonin shpesh Profetin a.s. me çiltërsi për shumë ngjarje. Ata i drejtohen Profetit a.s. dhe i thonë: “Ne i pamë Kab Ibn Luejin dhe Amër Ibn Luejin që po zbrisnin pranë burimeve të Hudejbijes, e me vete kishin edhe deve me qumësht, edhe deve me pjellat e tyre. Kështu, ata kanë marrë masat dhe janë bërë gati të përleshen me ty. Ata synojnë të luftojnë kundra teje dhe që të pengojnë nga vizita e Qabes, për ku je drejtuar.” Profeti a.s. u thotë: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar kundër kujt, por synojmë të kryejmë umren. Ne jemi të sigurt që kurejshët janë shumë të lodhur dhe të dobësuar nga lufta. Nëse ata dëshirojnë, unë mund të bëj marrëveshje armpushimi të përkohshme me ta, me qëllim që të më lejojnë dorë të lirë me njerëzit. Pas marrëveshjes, nëse dëshirojnë të pranojnë atë që pranuan njerëzit, le ta bëjnë, në të kundërt do të rehatoheshin nga mundimi i luftës. Por nëse me patjetër duan luftën, betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë do të luftoj kundër tyre për hir të çështjes sime derisa të vdes, ose derisa Allahu i Lartësuar të çojë në vend çështjen e Vet!” Budejli i thotë Profetit a.s.: “Do t’ua përcjell të qartë këtë që më the!” Dhe vërtet, ai u largua për të shkuar tek kurejshët. U thotë atyre: “Po vij tek ju prej atij burri. Betohem në Allah, se unë dëgjova prej tij disa fjalë, të cilat, nëse keni interes t’i dëgjoni, do t'jua përcjell.” Disa mendjelehtë të pranishëm nxituan të thonin: “Nuk kemi nevojë të dëgjojmë gjë prej tij.” Por menjëherë ndërhyjnë ata më të maturit dhe më të urtët: “Na e trego atë që dëgjove!” Ai ua tregon fill e për pe, gjithçka që kishte dëgjuar prej Profetit a.s. Pas pak, Urve Ibn Mesud el Thekafiu thotë: “Ai po ju ofron një zgjidhje të arsyeshme, që ju duhet ta pranoni. Më lejoni mua që të shkoj tek ai.” – “Po, – thanë ata, – mund të shkosh.” Urvei shkoi te Profeti a.s. dhe filloi t'i fliste. Atëherë Profeti a.s. edhe atij i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Budejlit. Urvei, pasi e dëgjoi, i thotë Profetit a.s.: “O Muhamed! A ke dëgjuar ndonjë para teje që të ketë shfarosur popullin e vet?! Veç kësaj, unë shoh rreth teje ca fytyra vulgarësh, ca fundërrina njerëzish që nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Lat-it! 22 Ne t'ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Urvei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” – “Ebu Bekri!” – thanë njerëzit. – “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” – tha Urvei dhe vazhdoi bisedën me Profetin a.s. Gjatë bisedës, ai vazhdimisht e afronte dorën e tij për të luajtur me mjekrën e Profetit a.s. Por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shu'ba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij godiste dorën e Urveit sa herë që guxonte ta prekte mjekrën e Profetit a.s., duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit a.s.!” Urvei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” –“Mugira Ibn Shuba.” Atëherë Urvei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Mugira, para se të pranonte Islamin, ishte duke u shoqëruar njëherë me disa kurejshë, të cilët, pabesisht i vrau dhe ua grabiti pasuritë. Pas kësaj, ai shkoi te Profeti a.s. dhe pranoi Islamin. Por Profeti a.s. i tha: “Islamin ta pranoj, por pasuritë që ke grabitur s’mund t'i pranoj kurrsesi.” Pastaj Urvei po vërente shokët e Profetit a.s. Ai shihte se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, por të gjithë nxitonin ta kapnin atë pa rënë përdhe dhe me të fërkonin fytyrat dhe lëkurën. Nëse urdhëronte për diçka, të gjithë nxitonin ta çonin në vend urdhrin e tij. Kur ai merrte abdes, ata gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Nëse ai fliste, zërat e të gjithëve uleshin. Kurrë nuk i ngrinin shikimet e tyre drejt tij, për shkak të respektit të madh që kishin. Pas këtyre skenave, Urvei kthehet te shokët e vet dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam vizituar; kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexhashiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Për Zotin, pështyma e tij përfundonte gjithmonë në dorën e ndonjërit, me të cilën do të fërkonte fytyrën dhe lëkurën. Nëse jepte një urdhër, nxitonin të gjithë ta zbatonin atë. Kur merrte abdes gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Në këtë çast, ngrihet një burrë prej fisit Benu Kinane dhe thotë: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko” – i thanë, dhe ai iku. Kur u afrua te Profeti a.s. dhe shokët e tij, Profeti a.s. e njohu atë dhe u tha shokëve të tij: “Ky është filani. Ai është nga një vend ku i madhërojnë shumë kurbanet. Shfaqini bagëtitë e kurbanit para tij, shfaqini ato para tij!” Gjithashtu njerëzit filluan të ngrenë zërin, duke thënë refrenin e haxhinjve: “Ty të përgjigjemi, o Allah…” Kur i pa dhe i dëgjoi, burri tha: “ SubhanAllah! Këta nuk duhet të ndalohen assesi nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë!” U kthye te shokët e vet dhe u tha: “Unë pashë bagëtitë e shënuara për kurban, prandaj mendoj që të mos i pengojmë nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë.” Pas tij u ngrit Mikrez Ibn Hafsi dhe tha: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko!” – i thanë. Kur u afrua te kampi i muslimanëve, Profeti a.s. u tha sahabëve: “Ky është Mikrez Ibn Hafsi, një burrë i poshtër .” Edhe Mikrezi foli me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, nga larg u duk Suhejl Ibn Amri, i cili po i afrohej kampit. Profeti a.s., kur e pa, tha: “Me sa duket, çështja juaj do të lehtësohet.” 23 Ndërsa Suhejlit i tha: “Eja pra, të nënshkruajmë një marrëveshje mes nesh!” Profeti a.s. ftoi shkruesin, protokollistin, dhe i tha: “Shkruaj: Bismilahi Rrahmani Rrahim ” Suhejli ndërhyn: “Rrahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Muslimanët filluan të flisnin: “Për Zotin, ne kështu e shkruajmë: Bismilahi Rrahmani Rrahim !” Profeti a.s. ndërhyri dhe i tha shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”. Pas kësaj tha: Shkruaj: “Ky është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, i Dërguarit i Allahut…” Suhejli i thotë: “Për Zotin, nëse ne do ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu pra, shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah .” Profeti a.s. ia kthen: “Unë jam i Dërguari i Allahut, edhe nëse ju e mohoni këtë fakt; shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah !” Pas kësaj, Profeti a.s. parashtroi kushtet e tij për marrëveshjen: “Së pari, ju duhet të na lejoni të shkojmë drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe të bëjmë tavaf atje.” Suhejli e kundërshtoi pjesërisht këtë kërkesë të Profetit a.s., duke thënë: “Për Zotin, nëse bëhet një gjë e tillë tani, arabët do të thonë që ne u frikësuam në shtëpinë tonë. Ne do t'ju lejojmë ta kryeni një gjë të tillë, por vitin që vjen, jo tani.” Pastaj Suhejli paraqiti një kusht nga ana e kurejshëve: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde!" Muslimanët u acaruan nga ky kusht i kurejshëve dhe ngritën zërat duke thënë: “Subhan-Allah! E si t'ua kthejmë mbrapsht ata që kanë pranuar Islamin?!” Pikërisht në këto çaste, mes muslimanëve mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibni Amrit, një i arratisur prej kurejshëve, që kishte pranuar Islamin. Ai del nga fundi i Mekës, duke ecur ngadalë me pranga në këmbë dhe hidhet mu përpara muslimanëve. Këtë rast, Suhejli nuk mund ta linte t’i shpëtonte, prandaj i thotë Profetit a.s.: “Ky është rasti i parë për të cilin të kërkoj të zbatosh marrëveshjen, domethënë ta kthesh tek ne.” Profeti a.s., i cili nuk dëshironte ta kthente Ebu Xhendelin, i thotë: “Por ne ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen tonë.” Suhejli, me të shpejtë, ia kthen: “Atëherë kurrë nuk do të bëj marrëveshje me ty.” Profeti a.s. ngul këmbë dhe i thotë: “Atëherë bëj një përjashtim dhe lejoje këtë rast për mua.” Por Suhejli këmbëngul: “Nuk kam për të toleruar dhe nuk kam për ta lejuar ta bësh këtë.” – “Po po, do të ma lejosh kësaj radhe…” – “Jo, nuk do ta bëj…” Këtu ndërhyn Mikrezi, që thotë: “Mirë pra, do ta lejojmë kësaj radhe.” Ndërkohë Ebu Xhendeli, i dërrmuar nga torturat e rënda që kishte hequr në kurriz nga kurejshët për hir të Allahut, u drejtohet muslimanëve dhe u thotë: “O vëllezër! Si mund të kthehem tek idhujtarët, kur unë erdha tek ju si musliman?! A nuk e shihni ç’kam hequr prej tyre?!” Për këtë ngjarje, Omer Ibn Khatabi tregon: “Për Zotin, kurrë nuk isha luhatur që kur kisha pranuar Islamin, para asaj dite. Unë shkova te Profeti a.s. dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! A nuk je vërtet Profeti i Allahut? - Unë jam Profeti i Allahut – tha ai. - A nuk jemi me të Vërtetën dhe armiku pra është në të kotën? - Po, – tha. - Atëherë, përse duhet të zbrapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë? Përse duhet të kthehemi para se Allahu të sjellë ndarjen mes nesh dhe armiqve tanë? - Unë jam i Dërguari i Allahut, – thotë Profeti a.s., – dhe Ai është Ndihmëtari im. Unë kurrë nuk e kundërshtoj udhëzimin e Tij. - Unë vazhdova t’i flisja: A nuk na ke thënë që do të shkojmë në Shtëpinë e Shenjtë dhe do të bëjmë tavaf rreth saj?! - Po, kështu kam thënë. Po a mos të kam thënë gjë që do ta bëjmë në këtë vit? – më pyeti. - Jo, – i thashë. - E pra, ti do të vish dhe do të bësh tavaf – më tha. Më pas, shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë atij të njëjtat fjalë që i kisha thënë Profetit a.s. Ai më ktheu të njëjtën përgjigje, sikurse dhe Profeti a.s. duke shtuar: “Kapu fort për litarin e tij, derisa të vdesësh! Betohem në Allah, se nuk ka asnjë dyshim që ai është i udhëzuar në Rrugën e Drejtë.” Pas asaj dite – rrëfen Omeri – kam punuar shumë për të shlyer gabimin tim të asaj dite.” Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti a.s. urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti a.s. u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes. Atje i tregon bashkëshortes për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ummu Selemeja i thotë: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti a.s. u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruajnë kokat e njëri -tjetrit. Nga marazi (kundër kurejshëve), gati sa s’po gjakosnin njëri -tjetrin gjatë rruajtjes. Më vonë, te besimtarët mbërrijnë një grup grash besimtare, të cilat ishin larguar nga Meka. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin që sqaron dispozitat për një situatë të tillë, në suren Mumtehine (10): “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje.” Pas këtij ajeti, Omeri i ndau dy gra të tijat që ende ishin në idhujtari. Njëra prej tyre u martua me Muavijen, ndërsa tjetra u martua me Safuan Ibn Umejen. Pastaj Profeti a.s. mori rrugën e kthimit për në Medinë. Gjatë kthimit të tij për në Medinë, Allahu i Lartësuar i shpall atij ajetet e sures Fet’h (1 -3): “Ne të dhamë ty një fitore të qartë, për të t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.” Omeri e pyet: “Çlirim quhet ky, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – u përgjigj Profeti a.s. Sahabët thanë: “E gëzofsh dhuratën dhe mirësinë e Allahut, o i Dërguari i Allahut! Po për ne çfarë ka?” Atëherë zbret ajeti tjetër: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” (Fet'h 4) (fundi i fjalës së ibnul kajimit.)

Mus'haf Hape →
Ankebut 29:38–29:40 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Kush është më i fuqishëm se ne?” Kështu, i Plotfuqishmi u dërgoi një furtunë të furishme, të zhurmshme, të acartë e shkatërruese. Ajo i ngriti lart …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin (e kuptonin) qartë atë.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth këtyre popujve, që nuk e pranuan besimin e drejtë e të vërtetë dhe refuzuan të pasonin profetët e tyre. Ai na tregon për format e ndëshkimeve kundër tyre. Adi ishte populli, në të cilin Zoti dërgoi profetin Hud. Ata jetonin në Ahkaf, një zonë shumë pranë Hadrameutit, në viset e Jemenit. Themudi ishte populli, ku Zoti dërgoi profetin Salih. Këta banonin në El Hixhr, pranë luginës Uadu el Kura. Arabët i dinin mirë vendbanimet e këtyre popujve të vjetër dhe shpesh kalonin pran ë tyre në udhëtimet e tyre për tregti. - “Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Musai u solli atyre argumente të qarta, por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shp ëtonin dënimit.” - Karuni ishte një burrë me pasuri të mëdha, që i peshonin rëndë çelësat e depove të tij. Allahu i Madhëruar i pati dhënë shumë pasuri të kësaj bote, aq sa çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Faraoni ishte sundimtari i Egjiptit në kohën e Musait, kurse Hamani ishte ministri i tij. Që të dy këta ishin prej koptëve, që e mohonin Zotin dhe profetin e Tij. Për secilin nga këta, i Lartësuari thotë: - “Secilin prej tyre e dënuam për krimin e vet. ” - Secilit i ra ai ndëshkim që i përshtatej dhe që e meritonin. - “Disa prej tyre Ne i dënuam me furtunë të fuqishme (me rrebesh gurësh) ...” - Kështu u dënua populli i Adit. Ata e merituan këtë ndëshkim, sepse ata thoshin: “Kush është më i fuqishëm se ne?” Kështu, i Plotfuqishmi u dërgoi një furtunë të furishme, të zhurmshme, të acartë e shkatërruese. Ajo i ngriti lart gurët dhe i lëshonte me forcë mbi ta. Gjithashtu, i rrëmbeu trupat e mohuesve, i ngriti lart në qiell, për t’i përplasur pastaj me forcë me kokë, dhe kështu ato shkëputeshin dhimbshëm dhe trupat mbeteshin pa koka, sikurse i përshkruan Zoti kur thotë: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Haka 6 - 8]. Ose kur thotë: “Ne u lëshuam atyre një erë të fortë në një ditë ndëshkimi të ashpër dhe të vazhdueshëm. Ajo i shtynte njerëzit sikur të ishin trupa hurmash të shkulura.” [Kamer 19, 20]. - “... disa i shkatërruam me krisma (të forta) nga qielli ...” - Kështu u dënua populli i Themudit. Allahu i Madhëruar ua shtjelloi argumentet dhe ua qartësoi të vërtetën. Ai u solli si mrekulli devenë që doli nga shkëmbi, mrekulli e cila u erdhi ashtu siç vetë e kërkuan. Megjithatë, ata nuk besuan, por vazhduan në shfrenim, duke kaluar kufijtë e Zotit dhe mohimin e besimit të vërtetë, ku i ftoi Profeti i tyre. Ata kërcënuan Profetin e Allahut dhe ata që e besuan atë, se do t’i dëbonin prej vendit, madje do t’i vrisnin me gurë. Atëherë, i rrëmbeu një krismë nga qielli, që shtangu lëvizjet e tyre dhe ua mbylli gojën. - “... kurse disa të tjerë i fundosëm në tokë ...” - Kështu u ndëshkua Karuni, i cili e kaloi kufirin në padrejtësi, arrogancë e kryelartësi në tokë. Ai eci në tokë me mendjemadhësi e duke nënçmuar krijesat, duke tejçmuar e lëvduar veten. Allahu i lartësuar thotë: “Pastaj, Ne bëmë që të përpinte dheu atë, bashkë me pallatin e tij ...” [Kasas 81]. Profeti i Allahut ka thënë: “Ndërkohë që një burrë tërhiqte rrobën e tij (të gjatë nga mendjemadhësia dhe me mburrje), Allahu e hapi tokën poshtë tij dhe ai u rrokullis plot zhurmë në brendësi të saj. Kështu do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.” - “... dhe disa i mbytëm në ujë.” - Ky ishte ndëshkimi për Faraonin, Hamanin dhe ushtritë e tyre. Allahu i Madhëruar i mbyti në ujë në një mëngjes të vetëm dhe prej tyre nuk shpëtoi asnjë. - “Nuk qe Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.” - Të gjitha këto ndëshkime ishin mëse të merituara. Allahu nuk i bën padrejësi askujt. Ishin ata vetë që, me veprat e mosbesimin e tyre, me shfrenimin në kalimin e kufjve të Zotit dhe refuzimin e shpalljeve dhe rrugës së Tij, e merituan çdo ndëshkim që zbriti mbi ta. 138

Mus'haf Hape →
Neml 27:41–27:44 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe mbretëri më të madhe se ajo. Kur ajo e pa, pandehu se ishte dallgë uji, prandaj ngriti lehtë fustanin. - “Ai tha: “Ky është një pallat i shtruar me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur ia sollën fronin e Belkisës përpara mbërritjes së saj, Sulejmani urdhëroi për të ndryshuar diçka prej tij, në mënyrë që ta testonte: a do ta njihte ajo fronin e vet apo jo. - “Ai tha: “Ndryshojani fronin, që ta shohim a do ta dallojë atë, apo është nga ata që nuk kuptojnë.” Kështu, ata i bënë fronit ca ndryshime. Belkisa ishte inteli - gjente dhe shumë e mprehtë. Gjithashtu, ajo ishte dhe shumë e kujdesshme në fjalët e zgjedhura, prandaj nuk u shpreh në mënyrë të prerë që ishte pikërisht ai froni i saj: - “Kur ajo erdhi, e pyetën: “Kështu është froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” - Domethënë, ai i ngjan shumë fronit të tim. Kjo mënyrë të shprehuri tregonte për zgjuarsinë dhe mprehtësinë e saj. - “Neve na është dhënë dituria përpara kësaj dhe kemi qenë besimtarë të nënshtruar (ndaj Zotit) .” - Muxhahidi thotë se këto ishin fjalë të Sulejmanit a.s. - “Atë e kishte penguar ajo që adhuronte përveç Allahut. Ajo ishte nga një popull jobesimtar.” - Kjo është pjesa përmbyllëse e fjalëve të Sulejmanit, sikurse e jep këtë mendim Muxhahidi dhe Seid Ibn Xhubejri. Pra fillimisht Ai tregoi se ishte dorëzuar ndaj një Zoti të vetëm kur tha: “Neve na është dhënë dituria përpara kësaj dhe kemi qenë besimtarë të nënshtruar (ndaj Zotit).”. Pastaj vijoi të tregojë se Belkisën nuk e pengonte nga adhurimi i Allahut si një dhe pa ortak veçse adhurimi i diçkaje tjetër veç Allahut, duke pasuar popullin e saj të cilët ishin mohues të b esimit të vërtetë. Këtë mendim e mbështet edhe fakti se ajo e shfaqi islamin e saj pas hyrjes në kështjellën e Sulejmanit, sikurse do të shpjegohet më pas. - “Asaj i thanë: “Hyr në pallat!”. Por, kur e pa atë, mendoi se ishte ujë dhe i zbuloi kërcinjtë e saj. ” - Sulejmani kishte urdhëruar shejtanët që i kishte në shërbimin e tij për t’i ndërtuar atij një kështjellë madhështore prej qelqi. Ata e projektuan dhe ndërtuan në mënyrë të tillë që poshtë saj të rridhte ujë. Ai që nuk e dinte, mendonte se po shkelte në ujë, por, në fakt, ajo ishte një dysheme e tejdukshme. Sulejmani e bëri për t’i treguar Belkisës që ai kishte pasuri dhe mbretëri më të madhe se ajo. Kur ajo e pa, pandehu se ishte dallgë uji, prandaj ngriti lehtë fustanin. - “Ai tha: “Ky është një pallat i shtruar me pllaka të lëmuara prej xhami.” - Kur qëndroi përballë Sulejmanit, ai e ftoi në adhurimin e Allahut të Lartësuar dhe e qortoi për adhurimin që ata i përkushtonin diellit. Atëherë, ajo tha disa fjalë që i thonë mosbesimtarët, prandaj Sulejmani ra menjëherë në sexhde për Allahun, duke e madhëruar e dëlirësuar Atë. Së bashku me të ranë në sexhde edhe njerëzit e tjerë. Ajo u befasua kur pa Sulejmanin që veproi ashtu. Kur Sulejmani ngriti kokën nga sexhdja, i tha: “E mjera ti, çfarë the?” Atëherë, ajo tha: - “Ajo tha: “O Zoti im! Unë kam qenë, vërtet e padrejtë ndaj vetes sime dhe tani, së bashku me Sulejmanin, po i dorëzohem Allahut, Zotit të botëve.”. - Kështu ajo pranoi Islamin. Pas kësaj, ajo u përkushtua në adhurimin e sinqertë të Allahut të vetëm dhe pa ortak, i Cili ka krijuar dhe ka përcaktuar gjithçka në gjithësi.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:29–4:35 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Idhujtaria, mbytja pa kurrfarë të drejte, magjia, ngrënja e kamatës, ngrënja e mallit të jetimit, zmbrapsja në fushën e betejës dhe shpifja kundër femrave të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Është i ndaluar shfrytëzimi i pasurisë pa djersë, siç është vjedhja, mashtrimi, plaçkitja, kamata etj.: gjithashtu është e ndaluar mbytja e vetvetes apo e tjetrit. Mëkat i madh ose i vogël konsiderohet në bazë të pasojave që shkakton ai, megjithëse në një hadith janë përmendur shtatë sosh si mëkate të mëdha: "Idhujtaria, mbytja pa kurrfarë të drejte, magjia, ngrënja e kamatës, ngrënja e mallit të jetimit, zmbrapsja në fushën e betejës dhe shpifja kundër femrave të ndershme myslimane". Në disa hadithe të tjera përmenden: mosrespektimi ndaj prindërve, betimi i rrejshëm, prostitucioni etj. Ky ajet është shumë shpresëdhënës, ngase Allahu premton faljen e mëkateve të vogla atyre që ruhen nga ato të mëdhatë. Epërsia e burrave ndaj grave nuk është epërsi komanduese, por detyrë përgjegjëse, andaj nuk duhet bërë zili ndaj veçorisë së tjetrit me të cilën e dalloi Zoti. Gratë e padëgjueshme së pari duhet këshilluar, pastaj duhet larguar prej shtratit, e nëse asnjëra nuk ndikojnë në përmirësimin e tyre, atëherë lejohet një rrahje, por e lehtë. Duhet ditur se Allahu i është më i larti ndaj çdo sendi, e edhe ndaj burrit që sillet keq me gruan.

Mus'haf Hape →
Enam 6:112–6:121 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… hallallin me haram. Çështja e ngrënies së mishit të therrur pa bismilah është shumë e rëndë, ngase urdhëri për të mos ngrënë është shumë i ashpër.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Muhammedit a.s. i jepet shenjë që të jetë i durueshëm. Armiq nga radhët e njerëzve e të xhin. ve patën edhe pejgamberët e tjerë dhe se ata përpiqeshin në mënyra të ndryshme të largojnë prej rrugës së drejtë. Veset e atyre armiqve gjenin përkrahje te ata që ishin të luhatshëm në besim ndaj botës tjetër. Ata nuk bënin gjë tjetër vetëm se e ngarkonin veten me mëkate, e Pejgamberit nuk mund t'i sillnin kurrfarë dëmi. Sipas këtyre ajeteve po kuptohet se nga xhinët ka besimtarë dhe jobesimtarë sikurse edhe nga njerëzit. Mushrikët kurejshitë i thanë Muhammedit të caktojë një gjykatës nga prijësit fetarë jehudi ose të krishterë, e ai të informojë masën se çka shkruan në librat e tyre për Muhammedin. Zoti e urdhëroi Muhammedin të refuzojë atë propozim, pasi që Kur'ani kishte sqaruar çdo gjë dhe ata dinin për saktësinë e tij. Me shumicën në tokë, fjala është për banorët e Mekës, të cilët në ditët e para të fesë islame ishin mohues. Mushrikët u thoshin myslimanëve: nuk po e hani atë që e mbyt Zoti (kishin për qëllim të ngordhtën) e po hani çka mbytni ju vetë. Me këtë donin t'ju ngatërronin myslimanëve hallallin me haram. Çështja e ngrënies së mishit të therrur pa bismilah është shumë e rëndë, ngase urdhëri për të mos ngrënë është shumë i ashpër.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… të cilën duhet ta kultivojnë besimtarët, e në vijim i numëron: - të mos vendosin për asgjë para se të konsultohen me Kur'an dhe me Pejgamberin, - të mos ngrisin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Medinë, pas sures El Muxhadeletu, ajete: 18 Kjo sure edhe pse është e shkurtër, ka një përmbajtje madhështore, ngase përmbledh çështje të një edukate të përjetshme, baza të një qytetërimi të lartë andaj disa komentatorë e kanë quajtur: kaptina e moralit. Së pari flet për një edukatë të lartë, të cilën duhet ta kultivojnë besimtarët, e në vijim i numëron: - të mos vendosin për asgjë para se të konsultohen me Kur'an dhe me Pejgamberin, - të mos ngrisin zërin dhe të mos ngërmohen pranë Pejgamberit, pse niveli, fama, autoriteti i tij është i lartë e jo si i njerëzve të tjerë të rëndomtë, - të mos i vënë veshin çdo thënie, lajmi, e posaçërisht kur ajo e ka burimin prej ndonjë njeriu që nuk është aq i drejtë, - të përpiqen për pajtim ndërmjet palëve të përçara e të ngatërruara, - të mos tallen me njëri-tjetrin, të mos përgojojnë, të mos vëzhgojnë çështjet intime të tjetrit, të mos formojnë bindje të keqe ndaj tjetrit. Vërteton për një origjinë të të gjithë njerëzve. Përshkruan bindjen e beduinëve, të cilët kishin menduar se besimi shprehet me një fjalë goje dhe sqaron se ç'është iman i plotë dhe ç'është vetëm islam. Quhet: "Suretul Huxhurati" - kaptina e dhomave, ngase këshillohen besimtarët të mos bëjnë zhurmë në afërsi të dhomave të nënave të besimtarëve.

Mus'haf Hape →
Nur 24:55 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për kompletimin e imanit dhe me punë të sinqerta sipas tij, duke u ngritur shumë lart mbi të gjithë popujt e tjerë, prandaj Allahu i lartësoi mbi të gjithë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu u ka premtuar atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu si i pati bërë sundues ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë - atë që Ai e ka zgjedhur për ta - , dhe në vend të frikës do t’u dhurojë siguri dhe paqe. Ata më adhurojnë vetëm Mua e nuk më shoqërojnë askënd e asgjë. - Ky është një nga premtimet e Zotit, që është sigurisht i vërtetë dhe që Ai e ka përmbushur. Ai është realizuar dhe dëshmuar shumë herë në këtë botë. Ai u ka premtuar atyre që e plotësojnë imanin dhe veprat e mira sipas tij, se do t’i bëjë sundimtarë në tokë, që të jenë ata udhëheqësit që do të vijnë njëri pas tjetrit e brez pas brezi. Ai u ka premtuar që do të jenë ata që do të kenë në dorë të mirat dhe begatitë e tokës. Ai do t’ua mundësojë zbatimin e fesë që ka pëlqyer për ta, pra, të fesë islame, e cila ka triumfuar mbi të gjitha fetë. Allahu e zgjodhi Islamin si fenë e Tij për këtë umet të veçantë për vetë vlerat, mirësitë dhe gradën e lartë të kësaj feje, si dhe për ta plotësuar e përkryer mirësinë e Tij ndaj këtij umeti. Ai do t’u mundësojë atyre që besojnë sinqerisht dhe saktë dhe që bëjnë vepra të mira, që ta zbatojnë lirisht këtë fe madhështore. Allahu do t’u mundësojë që t’i plotësojnë dispozitat e saj. Ai do t’u mundësojë që t’i plotësojnë detyrimet fetare, qoftë ato të fshehurat, qoftë ato të shfaqurat, qoftë për veten e tyre, qoftë për të ftuar të tjerët. Pasuesit e çdo besimi tjetër ose mohuesit do të jenë të mposhtur e të nënshtruar para muslimanëve. Allahu i Madhëruar u premton besimtarëve të mirë se do t’ua zëvendësojë frikën me siguri e paqe. Nëse besimtarët e mirë jetojnë në kohëra frike e terrori, ndonjë prej tyre nuk mund ta shfaqë haptas besimin e vet, sepse vuan dhe heq mundime të shumta nga jobesimtarët. Gjithashtu, ndodh që xhemati i muslimanëve të jetë i vogël, në krahasim me të tjerët. Madje ndodh që e gjithë bota të mblidhen kundër tyre për t’i luftuar, duke kaluar çdo kufi në mizori e padrejtësi. Kështu, Allahu u premton besimtarëve të Tij të sinqertë se, nëse besojnë drejt e punojnë sinqerisht sipas këtij besimi, Ai do t’ua largojë këtë frikë që i rrethon dhe do ta largojë padrejtësinë e botës kundër tyre. Mendohu pak me kujdes! Kur Allahu i Lartësuar bëri këto premtime në këtë ajet, në atë kohë asgjë nga këto nuk ishte realizuar dhe muslimanët akoma nuk ishin bërë udhëheqës, madje as nuk mund ta shfaqnin fenë e tyre haptasi. El temkin është kompletimi e shfaqja e fesë islame me të gjitha shenjat e simbolet e saj, në siguri të plotë dhe paqe. Domethënë, kjo është mundësia për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm e të Pashoq, duke mos iu frikësuar askujt tjetër. Brezi i parë i këtij umeti punoi për kompletimin e imanit dhe me punë të sinqerta sipas tij, duke u ngritur shumë lart mbi të gjithë popujt e tjerë, prandaj Allahu i lartësoi mbi të gjithë popujt dhe i bëri sundues dhe mbretërues të tyre. Ata çliruan lindjen dhe perëndimin e botës. Ata përhapën paqen e qetësinë nëpërmjet teuhidit dhe adhurimit të Zotit, duke ngritur lart simbolet e shenjtëritë e Tij. Kjo ishte një përmbushje e plotë e premtimit të Allahut dhe një shenjë e jashtëzakonshme që Ai i dha njerëzimit. Ky premtim do të vazhdojë deri në Kijamet dhe do të përmbushet sa herë që muslimanët e jetësojnë fenë dhe e përkryejnë imanin dhe veprat e mira. Nëse ata besojnë dhe punojnë me këtë besim, premtimi i Allahut është i pakthyeshëm. Nëse ndodh që në ndonjë kohë të marrin forcë dhe terren munafikët dhe mohuesit e Zotit, kjo ndodh për shkak se besimtarët kanë cenuar imanin dhe veprat e mira. - Por, kushdo që mohon pas kësaj, - ata janë të prishur (që kalojnë çdo kufi) . - Ata që mohojnë edhe pas këtij lartësimi dhe force që Zoti u jep muslimanëve, ata janë më të prishurit, janë keqbërës që kanë dalë nga kufijtë e bindjes ndaj Allahut. Ata janë të padenjë për mirësinë e Allahut dhe nuk e meritojnë atë, sepse nëse e braktis Islamin kur je i lirë e krenar dhe askush nuk të ngushton apo mundon, kjo tregon për qëllime të pështira dhe të sëmura, për ligësi të fshehur. Ajeti tregon se Allahu ka ngritur e krenuar edhe popuj para nesh, sikurse i tha Musai popullit të tij: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni”. Ose: "Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. Atyre do t’u japim pushtet në tokë." [Kasas 5, 6]. Pra, ky është një rregull i pandryshueshëm i Zotit.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:52–3:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i tyre dhe e ngriti pranë vetes. Allahu i Madhëruar bëri me shëmbëlltyrën e Isait një tjetër prej tyre, e kështu ata menduan se ai ishte Isai, prandaj e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të bëhet ndihmësi im në rrugën e Allahut?” - Kur Isai e kuptoi vendosmërinë e tyre në mosbesim dhe për të vazhduar në rrugën e humbjes dhe të refuzimin e porosive të Zotit, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Pra, kush do të jenë ndihmësit e mi në rrugën e davetit të njerëzve në rrugën e Allahut? Daveti është ftesa e njerëzve për bindje e dorëzim të plotë ndaj Allahut të Lartësuar dhe për adhurimin e Tij si një të vetëm, përmes zbatimit të ligjit të Tij. - Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmësit (el havarijun ) e Allahut! Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë!” - Havarijun është shumësi i fjalës havarij, që do të thotë “ndihmës mbështetës, ithtar”. Në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit vjen hadithi se, kur Profeti i Allahut njoftoi njerëzit për Betejën e Ahzabit dhe u bëri thirrje që të merrnin pjesë në të, Zubejri ishte i pari që u përgjigj dhe tregoi gatishmërinë e tij. Edhe kur Profeti i nxiti ata për të qenë të durueshëm dhe të qëndrueshëm në këtë luftë, ishte përsëri Zubejri që tregoi gatishmërinë i pari (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Atëherë, Profeti tha: 503. “Çdo profet ka ndihmësin (havarijin) e vet, dhe ndihmësi im është Zubejri!” - Zoti ynë, ne besojmë në atë që ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin (Isanë). Na bashko me ata që dëshmojnë!” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili, duke shpjeguar këtë ajet, ka thënë: “Pra, na bashko me umetin e Muhamedit ﷺ ”.Ky është një isnad “i mirë”. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për një grup izraelitësh dhe qëllimin e tyre me Isain (a.s). - Ata (jobesimtarët) përgatitën një kurth, por edhe Allahu përgatiti një kurth. Allahu është planifikuesi më i mirë. - Ata synuan që ta vrisnin Isain, dhe për këtë morën të gjitha masat e nevojshme, që edhe ta torturonin atë, duke e kryqëzuar. Ata thurën një plan me intriga, duke i thënë mbretit se Isai kërkonte të devijonte njerëzit, i nxiste ata për mosbindje ndaj mbretit, se po shkatërronte rendin dhe po përhapte destabilitet. Madje, ata shpifën për Isain, duke thënë se ai ishte fëmijë i jashtëligjshëm. Kështu, arritën të ndiznin zemërimin e mbretit, i cili dërgoi ushtarë në kërkim të Isait. Por, kur ata rrethuan shtëpinë e tij dhe menduan se e kapën, Allahu i Lartësuar e shpëtoi atë nga mesi i tyre dhe e ngriti pranë vetes. Allahu i Madhëruar bëri me shëmbëlltyrën e Isait një tjetër prej tyre, e kështu ata menduan se ai ishte Isai, prandaj e morën, e poshtëruan, e kryqëzuan dhe i vendosën në kokën e tij një kurorë gjëmbash. Por e gjithë kjo ishte pjesë e planit të Allahut kundër tyre. Allahu i Lartësuar e shpëtoi adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, duke e ngritur pranë Vetes, duke i lënë ata në kotësinë e tyre dhe q ë të zhyteshin në padrejtësinë, që zgjodhën vetë për të vepruar.

Mus'haf Hape →
Nur 24:61 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ose të të birit dhe gruaja e shtëpisë mund ta nderonte duke i dhënë ndonjë ushqim të veçantë dhe ai rezervohej nga ngrënia e këtij ushqimi, për shkak se i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja ...” - Thuhet se në këtë ajet bëhet fjalë për atë zakon që ishte i përhapur ndër njerëz, sipas të cilit ata e shihnin për gjynah të h anin së bashku me të verbërin, sepse ai nuk është në gjendje të shohë ushqimin dhe të arrijë të zgjedhë atë që është i shijshëm, prandaj ndoshta tjetri ia kalon dhe përfiton i pari prej ushqimit. Po kështu edhe me çalamanin, sepse ai nuk është në gjendje të ulet e të rehatohet në sofër, gjë që sjell mospërfitimin si duhet nga ushqimi me të tjerët. Po kështu edhe i sëmuri i cili nuk arrin të përfitojë nga ushqimi, ashtu si i shëndetshmi. Kështu, ata nuk e pëlqenin që të hanin së bashku me ta, që të mos u bënin padrejëtsi. Por Allahu i madhëruar zbriti këtë ajet, si lehtësim dhe lejim të këtyre rasteve. Po kështu ndodhte që dikush të shkonte për vizitë në shtëpinë e të atit, ose të vëllait, ose të të birit dhe gruaja e shtëpisë mund ta nderonte duke i dhënë ndonjë ushqim të veçantë dhe ai rezervohej nga ngrënia e këtij ushqimi, për shkak se i zoti i shtëpisë nuk ishte i pranishëm. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet. Vëreni me kujdes fjalën e Allahut të Lartësuar : “... dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja...”. Pra, nuk është gjynah për ju, që të hani në shtëpitë tuaja. Është e ditur që njeriut i lejohet të hajë në shtëpinë e tij dhe nuk është aspak e ndaluar ose e kufizuar një gjë e tillë. Kjo është përmendur për të vijuar me kategoritë e tjera dhe për të na dhënë të kuptojmë se edhe rastet në vijim, kanë të njëjtin gjykim si ngrënia në vetë shtëpitë tona. Gjithashtu, vlen të përmendim edhe faktin që, ndër kategoritë e sjella nuk është përmendur shprehimisht dhe e veçuar shtëpia e fëmijëve, e cila kështu hyn në fjalën “... në shtëpitë tuaja”. Me këtë argumentohen ata të cilët thonë se pasuria e fëmijës mund të konsiderohet edhe si pasuri e babait të tij. Në Sunen vjen në versione të ndryshme, se Profeti ka thënë: 1982. “... ti dhe pasuria jote jeni të babait.” Më pas, i Lartësuar thotë: - “... ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja...” Me këtë ajet janë argumentuar ata që thonë se shpenzimet e ndërsjellta të të afërmve e farefisit për njëri -tjetrin janë të detyrueshme, siç është mendimi më i përhapur në medhhebin e Ebu Habnifes dhe të imam Ahmedit. - “... ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre...” - Bëhet fjalë për shërbëto - rët prej skllevërve, rojeve që u është lënë shtëpia në mbrojtje gjatë mungesës, për punëtorët, të cilëve u lejohet të hanë me masë e brenda kufijve. Nga Aishja përcillet të ketë thënë (në mënyrë të përmbledhur): “Muslimanët ua jepnin çelësat e shtëpive të tyre atyre që ua linin për t’i ruajtur (gjatë mungesës së tyre) dhe i lejonin që të hanin nëse kishin nevojë nga shtëpitë e tyre, gjatë kohës kur ata (të zotët e shtëpisë) nuk ishin. Kujdestarët druheshin se, ky lejim mbase nuk jepej me gjithë zemër, prandaj dhe nuk hanin e trazonin ushqimin në ato shtëpi. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: “...ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre...”. - “... ose në shtëpitë e miqve tuaj.”. - Këtu bëhet fjalë për shtëpitë e shokëve dhe miqve. Pra, nuk është gjynah që të hani në shtëpitë e tyre, nëse kjo nuk i rëndon ata dhe nuk u sjell pakënaqësi. - “Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças. - Në fakt, njerëzit nuk pëlqenin që të hanin vetëm, por të shoqëruar nga të tjerë. Allahu u tregoi se kjo është diçka e lejuar dhe nuk përbën asnjë gabim. Ky është një lehtësim nga Allahu i Madhëruar, që u mundësoi njerëzve që të hanë si të dëshirojnë, vetëm apo të shoqëruar, edhe pse ngrënia me njerëz të tjerë në tavolinë është më e bekuar. - “Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es - selamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur.” - Përshëndesni njëri-tjetrin me këtë fjalë të bukur dhe të bekuar. Nga Xhabir Ibn Abdilahi përcillet të ketë thënë: “Kur të hysh në familjen tënde, atëherë përshëndeti ata me selam, me këtë përshëndetje (të urdhëruar) prej Zotit, që është e bekuar dhe e bukur.” Muxhahidi ka thënë: “Kur të hysh në xhami, thuaj: Selami qoftë mbi të Dërguarin e Allahut!”. Kur të hysh në shtëpinë e familjes tënde, përshëndeti me selam! Kur të hyni në ndonjë vend ku nuk ka njeri, thoni: “Paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut!” Ndërsa Katadja ka thënë: “Kur të hysh në shtëpinë tënde, përshëndet me selam! Nëse hyn në ndonjë vend pa njerëz, thuaj: “ Es-selâmu alejnâ ue alâ ibâdil -lâhis-sâlihin! (Paqja e Allahut qoftë mbi ne e mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut!). Ai urdhërohet për diçka të tillë dhe na është treguar se melekët ia kthejnë atij përshëndetjen.” Hafizi Ebu Bekër el Bezzar sjell hadithin nga Enesi, i cili rrëfen: 1983. “Profeti i Allahut më porositi për pesë gjëra: “O Enes, përsose abdesin tënd, që të të shtohet jeta! Përshëndete me selam këdo që takon prej umetit tim, që të të shtohen mirësitë e tua! Kur hyn në shtëpi, përshëndete me selam familjen, që të shtohen mirësitë e shtëpisë tënde! Fale namazin e duhasë, se ai ka qenë namazi i të penduarve në brezat para teje! O Enes, mëshiroje më të voglin dhe respektoje më të madhin, që të jesh prej shoqëruesve të mi të afërt në Ditën e Kijametit!” 109 - “Kështu jua qartëson Allahu urdhë - resat e Tij që ju t’i kuptoni. ” - Ky është një përkujtim i Allahut për njerëzit, që të meditojnë me kujdes në udhëzimet e Tij. Allahu i Madhëruar ua shtjellon mirë ajetet e Tij, në mënyrë që ata të meditojnë rreth tyre dhe të nxjerrin mësime.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:172–2:173 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… (nga kafshët e tjera), ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni..." Kjo do të shpjegohet më hollësisht më pas, - në dashtë Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij! - Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të hanë ushqime të mira e të pastra, nga rizku hallall që Ai u ka mundësuar, dhe i porosit që ta falenderojnë dhe shprehin Atij mirënjohjen për ato mirësi, nëse vërtet janë adhurues të sinqertë të Tij. Të ushqyerit me hallall është shkak për pranimin e duave dhe adhurimeve që robi i përkushton Zotit. Në të kundërt, të ushqyerit me haram pengon pranimin e duasë dhe adhurimit, siç ka ardhur kjo në hadithin që Ahmed Ibn Hambeli sjell nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 172. “O njerëz! Allahu është i Mirë dhe pranon veçse të mirën. Allahu iu dha besimtarëve ato urdhëresa që i dha edhe Profetit të Tij dhe thotë: “O ju të dërguar (të Allahut)! Hani (të gjitha) gjërat që janë të mira dhe të pastra dhe bëni vepra të mira! Unë di gjithçka që ju bëni. " Ai thotë gjithashtu: "O ju që keni besuar! Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar !". Pastaj përmendi një burrë, i cili ka udhëtuar gjatë dhe, i shpupuritur e i pluhurosur, i zgjat duart drejt qiellit e lutet: "O Zot! O Zot!" Por ndërkohë, ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram, pra, ka jetuar me haram. Atëherë, si t’i pranohet lutja këtij njeriu?!” Hadithin e sjell Imam Muslimi në Sahih-un e tij, dhe Tirmidhiu prej Fudejl Ibn Merzukut. Pasi u tregon mirësitë e Tij dhe i porosit që të ushqehen me hallall, Allahu i Madhëruar tregon se çfarë u ka bërë haram: - Juve ju janë ndaluar veçse të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit dhe ato (kafshët) që nuk theren në emër të Allahut por të dikujt tjetër. - Ngordhësirë konsiderohet ajo kafshë që ka ngordhur duke mos u therur sipas mënyrës së ligjëruar. E ngordhur konsiderohet jo vetëm ajo kafshë që ka ngordhur vetë, por edhe ajo që Zoti përmend në suren Maide ajeti 3: " ...ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar (nga kafshët e tjera), ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni..." Kjo do të shpjegohet më hollësisht më pas, - në dashtë Allahu i Madhëruar. Për këtë tregon edhe hadithi i sjellë në Sahih, në Mesanid, Muetta dhe në Sunen.97 Në lidhje me detin dhe kafshët e tij, Profeti ka thënë: 173. “Uji i tij është i pastër dhe të ngordhurat që dalin prej tij janë hallall.” Nga Ibn Umeri vjen një hadith që i atribuohet Profetit: 17 4. “Na janë lejuar neve dy lloj gjakrash dhe dy lloj të ngordhurash: peshqit dhe karkalecat, mëlçia dhe shpretka.” Por kjo çështje do të vijë më e sqaruar dhe e shtjelluar në suren Maide, - në dashtë Allahu. ***** Çështje: A lejohet qumështi dhe vezët e kafshës së ngordhur? Sipas Shafiut e të tjerë, ato janë haram, sepse janë të ngjitura me të mgordhurën. Thuhet se ato vetë janë të pastra, por që bëhen të papastra, sepse janë të ngjitur me të ngordhurën, sipas një mendimi të përcjellë nga Maliku. Po kështu edhe mullëza e të ngordhurës është subjekt i mendimeve të ndryshme që kanë dhënë dijetarët. Mendimi më i përhapur është se ato janë të pista. Por kundër këtij mendimi vijnë transmetimet nga sahabët, të cilët kanë ngrënë nga djathrat që u vinin nga mexhusët. 98 Ibn Maxhe përcjell me senedin e tij prej Selmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) këtë hadith: 175 . “Njëherë, kur Profeti ﷺ u pyet rreth gjalpit, djathit dhe zebrës (gomarit të egër) , tha: “Hallall është ajo që Zoti e bëri hallall në Librin e Tij, dhe haram është ajo që Zoti e bëri haram në librin e Tij. Ato gjëra për të cilat nuk ka folur, janë gjëra të cilat Ai i ka falur dhe toleruar.” ***** - "...mishi i derrit..." - Allahu e ka bërë haram mishin e derrit, pavarësisht a është therur apo ka ngordhur vetë. Edhe dhjami i tij ka të njëjtin gjykim si mishi i tij. - "...dhe ato (kafshët) që nuk theren në emër të Allahut, por të dikujt tjetër." - Po kështu, Allahu e ka bërë haram atë kafshë që është therur jo në emër të Tij, por në emër të idhujve, ose është therur pa përmendur emrin e Tij, siç veprohej në kohën e injorancës: 176 “Kurtubiu përcjell prej Aishes, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se kur ajo u pyet rreth kafshëve që therin të huajt për festat e tyre, kur ata ua dhurojnë muslimanëve, ajo tha: “Mos hani nga ato që theren për ato ditë (feste për ta), por mund të hani prej pemëve të tyre !" Pastaj Allahu i Madhëruar e lejoi që, në rast nevoje, muslimani të hajë edhe nga këto gjëra, që në kushte normale i ndaloi. Ai thotë: - Por, kush detyrohet (të hajë njërën nga këto), pa dashur të bëjë keq dhe duke mos e tepruar... - Pra, duke mos e tepruar apo kaluar masën e lejuar. - "...për të nuk është gjynah (nëse i ha). – Pra, në këtë rast nuk është gjynah. (Madje është detyrë nëse rrezikohet jeta.) - Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Vërej me kujdes kur Allahu thotë: “... pa dashur të bëjë keq”. Kjo do të thotë: duke mos besuar se është e lejuar. Pra, mund ta hash, por duhet të vazhdosh të besosh se ajo është haram. Në raste të tilla lejohet të hash aq sa mund të arrish në një vend ku mund të ushqehesh me hallall. Kur mbërrin në destinacionin ku mund të gjesh ushqim hallall, e hedh pjesën e mbetur. Për këtë flet fjala e Tij: "... dhe duke mos e tepruar." ***** Çështje: A lejohet të hash ushqimet e dikujt tjetër, që i gjen pa i grabitur, apo nuk lejohet dhe është më mirë të hash një kafshë të ngordhur? Nuk ka kundështim që lejohet të hash ushqimin e tjetrit nëse je në gjendje domosdoshmërie, por pa e dëmtuar dhe pa e grabitur me luftë. Në këtë rast nuk lejohet të hash të ngordhurën. Por dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për çështjen se a e ke detyrë ta kompensosh atë që ke ngrënë apo jo? Mendimi më i saktë është se nuk e ke detyrë të kompensosh, sepse Profeti ﷺ i tha një burri i cili e privoi një nevojtar që të merrte nga prodhimi i kopshtit të tij, madje e goditi atë dhe ia mori edhe thesin: 177 “Nuk e ushqeve atë që ishte i uritur dhe as u përpoqe ta mësosh kur nuk dinte!” Pastaj e urdhëroi që t’ia kthente thesin e tij dhe e urdhëroi që t’i jepte një eusuk ose gjysëm eusuku me ushqim.” Këtë hadith e sjell Ibn Maxheh dhe senedi i tij është sahih dhe shumë i fortë e i mirë. - Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu të fal ata për atë ushqim të ndaluar që hahet në gjendje domosdoshmërie. Madje, ngrënia e ushqimit haram në gjendje domosdoshmërie është e urdhëruar, dhe jo thjesht e lejuar. Për këtë tregon pohimi që përcjell Uekiu prej Mesrukut, i cili ka thënë: "Ai që ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe nuk ha, as nuk pi, por vdes në atë gjendje, do të hyjë në zjarr." Kështu ka thënë edhe Ebu el Husejn el Tahaui, dhe ky është mendimi më i saktë ndër ne. Ky është i ngjashëm me gjykimin për çështjen e agjërimit kur je i sëmurë e raste të tjera. Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Gashije 88:17–88:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e kafshëve që shfrytë - zonin arabët ishin devetë. 223 - “... qiellin se si është ngritur lart ...” - Allahu Krenar dhe i Lartësuar e ngriti qiellin lart nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke udhëzuar besimtarët e sinqertë që të vështrojnë e të meditojnë mbi krijesat e Tij, që dëshmojnë qartas pushtetin absolut e gjithëpërfshirës të Tij, i Lartësuari thotë: - “A nuk i shikojnë devetë se si janë kri - juar ...” - Deveja është një krijesë e habit - shme. Konstrukti i saj është i veçantë dhe shumë interesant. Ajo është kafshë e fuqi - shme, megjithatë, ajo nënshtrohet për të mbajtur pesha të rënda dhe drejtohet nga një njeri, i cili është i dobët. Njerëzit përdorin, gjithashtu, lëkur ën dhe gëzofin e devesë, pinë qumështin e saj dhe shumë e shumë mirësi të tjera. Është sjellë deveja si she - mbull, sepse shumica e kafshëve që shfrytë - zonin arabët ishin devetë. 223 - “... qiellin se si është ngritur lart ...” - Allahu Krenar dhe i Lartësuar e ngriti qiellin lart nga Toka, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, se si e kemi ndërtuar dhe zbuku - ruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?! ” [Kaf 6]. - “... malet se si janë vendosur ...” - Malet janë bërë të qëndrueshëm, të fortë dhe e bëjnë tokën të mos lëkundet dhe tronditet me banorët e saj. Gjithashtu, i Lartësuari ka vënë në male shumë e shumë mirësi të tjera, si minerale etj., të domosdoshme për jetën. - “... dhe Tokën se si është shtruar?” - Toka është shtruar dhe sheshuar. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i jep edhe bano - rit të shkretëtirës argumente të thjeshta, që dëshmojnë për madhështinë e Krijuesit dhe pushtetin e Tij. Kështu, ai sheh devetë, qiellin, malet, tokën dhe arrin që, nëpërmjet tyre, të kuptojë pushtetin e Krijuesit dhe faktin që ai është Zoti madhështor, Krijuesi i gjithçkaje, Pronari, Mbretëruesi, Sunduesi i gjithësisë, Ai që rregullon çështjet e krije - save dhe përkujdeset për ta. Në këtë m enyrë, ai kupton që Allahu është i vetmi i Adhuruar, i vetmi Zot, që meriton të adhu - rohet nga krijesat, pa i shoqëruar askënd dhe asgjë në adhurimin e tij . Imam Ahmedi sjell me sened një hadith nga Enesi, që tregon: “Ne ngurronim ta pyesnim vetë të Dërguarin e Zotit për diçka, prandaj na pëlqente kur një njeri i urtë nga shkretëtira vinte dhe e pyeste atë, ndërsa ne dëgjonim. Njëherë, erdhi një njeri nga shkretëtira dhe tha: “O Muhamed, na erdhi i dërguari yt dhe na tha se ti pohon se të ka dërguar Zoti.” Profeti tha: "Të vërtetën ka thënë." Nomadi tha: “Kush e krijoi qiellin?” Ai tha: "Zoti". Nomadi tha: “Kush e krijoi tokën?” Ai tha: "Zoti". Nomadi tha: “Kush i ngriti këto male dhe bëri atë që bëri në to?” Ai tha: "Zoti". Nomadi tha: “Pasha Atë që krijoi qiejt dhe Tokën dhe ngriti këto male, vërtet Zoti të ka dërguar?” Ai tha: "Po." Nomadi tha: “I Dërguari juaj pohoi se ne duhet të falim pesë namaze gjatë ditës dhe natës sonë.” Ai tha: "Të vërtetën ka thënë." Nomadi tha: “Pasha atë që të dërgoi! Vërtet Zoti të ka urdhëruar ta bësh këtë? Ai tha: "Po." Nomadi tha: “I dërguari yt pretendoi se ne kemi detyrë të japim zekatin për pasu - rinë tonë.” Ai tha: "Të vërtetën ka thënë." Nomadi tha: “Pasha atë që të dërgoi! Vërtet Zoti të ka urdhëruar ta bësh këtë?” Ai tha: "Po." Nomadi tha: “I Dërguari juaj pohoi se ne jemi të obliguar ta kryejmë haxhin, nëse kemi mundësi të shkojmë në të.” Ai tha: "Të vërtetën ka thënë." Pastaj nomadi u kthye dhe tha: “Pasha Atë që të dërgoi ty me të vërtetën! Nuk do t’i shtoj e as nuk do t'i pakësoj asgjë asaj që the.” Profeti tha: “Nëse i përmbahet asaj që tha, ai do të hyjë në Xhenet.”. - “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues ...” - Përkujtoji, o Muhamed, për mesazhin tënd! Në këtë ajet, i Lartësuari na tregon se cila është detyra e Profetit: përkujtimi e këshillimi i njerëzve dhe kumtimi i qartë i të vërtetës tek ata. Domethënë, nuk është aspak mbikëqyrja e njerëzve dhe detyrimi i tyre: - “... dhe nuk je kontrollues i tyre.” - Ibn Abasi dhe Muxhahidi shpjegojnë: “Nuk je imponues e detyrues i tyre për të besuar. ” Nuk je ti ai që mund të krijojë imanin në zemër dhe ta bëjë atë që të zërë vend në të. Nuk është detyra jote që t’i bësh ata të nënshtrohen dhe të punojnë sipas imanit dhe udhëzimit të vërtetë. Nga Xhabiri përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 2858. “Jam urdhëruar që të luftoj njerëzit, derisa të thonë: Lâ ilâhe il-lall-llâh! Nëse e thonë atë, kanë të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre, veç sipas plotësimit të hakut të kësaj fjale; ndërsa llogaria e tyre (e fundit) është tek Allahu.” Pastaj Ai lexoi fjalën e Allahut: “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre.” Ky hadith është sjellë edhe në dy Sahih-ët, por pa pjesën e fundit, pra, leximin e këtij ajeti. - “Ai që sprapset e nuk beson ...” - Ai i cili i kthen shpinën zbatimit dhe jetësimit të fesë, përmbushjes së shtyllave të saj; ai i cili mohon të vërtetën, refuzon ta besojë dhe jetojë sipas saj, refuzim që e shpreh me gju - hën dhe me gjithë qenien e tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën ...” [Kijame 31, 32]. - “Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha.” - Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Umame el Bahili, që tregon se ai kaloi njëherë pranë Halid Ibn Jezid Ibn Muauijes dhe e pyeti se cila ishte fjala më e butë (e shpresëdhënëse), që ai pati dëgjuar nga Profeti i Allahut të Lartësuar. Ai u përgjigj dhe tha: “E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: 2859. “Të gjithë ju do të hyni në Xhenet, përveç atij i cili rebelohet kundër Allahut, ashtu siç rebelohet deveja nga tufa e saj.” 224 - “Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre.” - Tek ne do të jetë përfundimi i të gjithëve. - “Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.” - Ne kemi për t’i marrë në llogari dhe kemi për t’i shpërblyer për punët e tyre. Nëse kanë bërë të mira, do të shpërblehen me mirësi dhe nëse kanë bërë keq, do të marrin shpagimin e merituar. Nga Numan Ibn Beshiri përcillet se: 2860. “Profeti i Allahut lexonte suret “ Sebbiĥisme rabbikel ealâ’ (Eala) dhe “Hel etâke ĥadithul Gâshijeh” (Gashije) në namazet e Bajramit dhe të xhumasë.” Dahaku e pyeti njëherë Numan Ibn Beshirin 2861. “Çfarë lexonte Profeti i Allahut në namazin e xhumasë, përveç sures Xhuma?” Ai tha: “Ai lexonte “ Hel etâke ĥadithul Gâshijeh” (suren Gashije).” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Gashije. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja për mirësitë dhe begatitë, që Ai dhuron.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:187 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i agut nga peri i zi (errësira e natës) .” - Ky është kufiri i lejimit të ngrënies, pirjes dhe kontaktit intim. Ajeti tregon se nuk prishet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin (intim) me gratë tuaja. Ato janë robë (mburojë) për ju dhe ju jeni robë (mburojë) për to. ” - Në fillim, po të flinin gjumë pas perëndimit të diellit, besimtarët e kishin të ndaluar që të hanin, të pinin dhe të kryenin marrëdhënie intime me gratë e tyre, deri në perëndimin e ditës tjetër të agjërimit. Por kjo ishte shumë e vështirë për ta. Madje, shpesh ata e thyenin urdhrin e Zotit për netët e Ramazanit. Për këtë arsye, i Madhëruari tha: - “Allahu e dinte se ju nuk do ta mbanit veten, prandaj jua pranoi pendimin dhe jua fali gabimin tuaj. ” - Nëse nuk do të vinte ky lehtësim i Zotit, ata do të vazhdonin në gjynahe e mosbindje ndaj Tij. Jo vetëm kaq, por Allahu i Lartësuar ua fali besimtarëve ato gabime që kishin bërë para se të zbriste ky lehtësim prej Tij. - “Tani, kontaktoni me to…” – Domethënë, kontaktoni me gratë me të gjitha mënyrat e kontaktit që më parë ishin të ndaluara. - “…dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju.” - Pra, edhe në kontaktin me to, motivohuni për të kërkuar shpërblim prej Allahut. Dihet shumë mirë se qëllimi më i madh prej kontaktit me gratë është sjellja në jetë e pasardhësve të mirë, që adhurojnë Allahun, dhe ruajtja e nderit. Le të jetë ky, pra, qëllimi i marrëdhënieve me bashkëshorten, që të arrihet shpërblimi nga Allahu i Lartësuar. Megjithatë, njeriu duhet të kërkojë edhe mirësi të tjera të muajit të Ramazanit, të cilat janë më të rëndësishme se marrëdhëniet e burrit me gruan e tij, në mënyrë që të afrohet më shumë tek Allahu i Lartësuar. Kështu, thënia e Allahut të Lartësuar: “kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju”, përfshin edhe mirësi të tjera, prej të cilave është edhe Nata e Kadrit. Me këtë kuptim, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të kërkojmë sevapin e Natës së Kadrit duke shtuar adhurimet e duke mos e tepruar me shijimin e kënaqësive të lejuara në këtë natë. Kënaqësitë trupore mund të arrihen në çdo natë tjetër, ndërsa Nata e Kadrit mund të kërkohet veçse gjatë netëve të Ramazanit. - “Hani e pini, derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi (errësira e natës) .” - Ky është kufiri i lejimit të ngrënies, pirjes dhe kontaktit intim. Ajeti tregon se nuk prishet agjërimi i atij që nuk është i sigurt në ka hyrë koha e agut (kur fillon agjërimi), apo jo, dhe, për këtë arsye, vazhdon të hajë dhe të pijë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “…derisa të dallohet qartë”. Pra, nëse akoma nuk është bërë e qartë hyrja e kohës së agjërimit, dhe ti vazhdon të hash, kjo nuk e prish agjërimin tënd. Ky ajet dëshmon, gjithashtu, se ngritja për syfyr, për të ngrënë ushqim, është e pëlqyeshme, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Hani e pini…”. Nga ajeti mësohet se është e pëlqyeshme që ngrënia e syfyrit të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, brenda kohës së lejuar, pasi ky qe një lehtësim nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit, dhe ky lehtësim bëhet më i plotë kur hamë dhe pimë sa më afër kohës së fillimit të agjërimit. Ajeti tregon, gjithashtu, se është e lejueshme që të gdhihesh xhunub, edhe nëse ka hyrë koha e agjërimit, sepse Allahu thotë: “Hani e pini, derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi (errësira e natës).”, dhe dihet se njeriu, po kreu marrëdhënie seksuale deri në kohën kur hyn koha e agjërimit, kjo kohë do ta gjejë patjetër xhunub. - “Pastaj, vazhdojeni agjërimin deri në mbrëmje.” – Pra, deri në perëndimin e diellit, largojuni atyre gjërave që e prishin agjërimin. Megjithatë, jo të gjithëve u lejohet kontakti me gratë e tyre gjatë netëve të Ramazanit, dhe këta janë ata që kanë vendosur të bëjnë itikaf në xhami, siç thotë i Lartësuari: - “Mos kryeni marrëdhënie me to (gratë) kur qëndroni për itikaf në xhami.” – Ky ajet tregon se të qëndruarit në xhami për adhurim të vazhdueshëm ( itikaf) është i ligjëruar në Islam. Ai tregon, gjithashtu, se itikafi lejohet të kryhet veçse në xhami. Madje, meqë fjala “el mesâxhid” (xhami) në ajet është në trajtën e shquar (në arabisht), nga kjo kuptohet që itikafi lejohet të bëhet jo në çdo lloj xhamie, por veçse në xhamitë e rregullta, ku falet namazi në të pesta vaktet. Përveç këtyre, ajeti tregon se marrëdhëniet seksuale e prishin itikafin. - “Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre.” – Këta janë kufijtë e Zotit, të vendosur prej Tij, të cilët nuk duhen prekur. Këtu Allahu i Lartësuar nuk ka thënë: “mos i shkelni ato”, por thotë: “mos iu afroni”. Forma e parë ndryshon nga e dyta, sepse urdhri për të mos iu afruar kufijve të Zotit i përfshin të dyja llojet e harameve: haramet që janë të tilla në vetvete, pra, që Zoti i ka ndaluar sepse janë të këqija, të pista e të dëmshme, dhe haramet që janë të tilla sepse të çojnë në gjëra të tjera të këqija dhe të dëmshme. Kështu, njeriu urdhërohet që t'u largohet harameve sa më shumë që të jetë e mundur, madje që të braktisë edhe çdo rrugë që të çon drejt harameve. Kur flet për haramet, Allahu i Lartësuar thotë: “Mos iu afroni atyre!”. Ndërsa kur flet për urdhëresat e Tij, që domosdoshmërisht duhen kryer, thotë: “Mos i shpërfillni ato!”. - “Në këtë mënyrë, Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e Veta...” - Kështu, Allahu i Lartësuar ua sqaron me hollësi dispozitat adhuruesve të Tij. - “...me qëllim që ata të ruhen”, - Domethënë, që ata të pajisen me takua, me devotshmëri. Dihet shumë mirë se kufijtë e Zotit nuk mund të ruhen nëse nuk janë të sqaruar mirë. Kur ata qartësohen për robin, ai e di si duhet të veprojë: të vërtetën e pranon dhe e zbaton, ndërsa së gabuarës i largohet dhe i ruhet. Ka shumë njerëz të cilët bëjnë një haram, sepse nuk e dinë se ai është haram, por nëse u qartësohet një gjë e tillë, ata largohen prej tij. Kur njerëzve u qartësohen argumentet dhe dispozitat e Allahut, atyre nuk u mbetet më justifikim para Tij, prandaj, që t’i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, ata duhet të bëhen të devotshëm.

Mus'haf Hape →
Araf 7:57–7:58 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “ Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur rete. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë dhe ja, nga mesi i tyre filljonë të dalin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lavdëruar tregoi se Ai është Krijuesi i qiejve dhe Tokës, Ai që rregullon e kujdeset për çështjet e krijesave dhe na udhëzoi gjithashtu që t’i lutemi dhe drejtohemi vetëm Atij, se Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Ndërsa në këto ajete, Ai vijon që të na tregojë se Ai është Furnizuesi dhe Dhuruesi i të gjitha mirësive dhe se Ai do t’i rikthejë në jetë të vdekurit Ditën e Kijametit. Allahu Krenar dhe i Plotpushtetshëm thotë: - Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij. - Kjo i ngjan ajetit të Allahut: “Nga argumentet e Tij janë edhe erërat, që Ai i dërgon si përgëzim (para shiut), që ju të mund të përfitoni mirësi (të shumta) nga mëshira e Tij; që anijet të lundrojnë me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij dhe që të jeni mirënjohës. ” [Rum 46]. Allahu thotë se i dërgon ato si përgëzim “para mëshirës së Tij”, domethënë, para shiut. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet. Ai është Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” [Shura 38]. Dhe thotë gjithashtu: “ Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur rete. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë dhe ja, nga mesi i tyre filljonë të dalin pikat e shiut. Ai ia zbret atë kujt të dojë prej robve të vet, dhe ja, ata gëzohen, edhe pse para se t’u zbriste (shiu), ata ishin shpresëhumbur. Shikoji o njeri gjurmët e mëshirës së Allahut se si Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar! Kështu do t’i ngjallë Ai të vdekurit dhe Ai ka Fuqi për gjithçka. ” [Rum 50]. - Kur erërat bartin re të mëdha... - Erërat bartin re të rënda, nga uji që gjendet në to, dhe qëndrojnë afër tokës të përhapura. - Ne i sjellim ato mbi një tokë të vdekur - Mbi një tokë të tharë e pa bimësi në të, siç thuhet në ajetin tjetër: “Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat, nga të cilat ju hani.” [Ja Sin 33]. - dhe atje e zbresim shiun, nëpërmjet të cilit bëjmë që të dalin nga të gjitha prodhimet. Kështu do t’i nxjerrim të vdekurit; kësisoj ju mund të kujtoni. - Ashtu siç e ringjallim këtë tokë të tharë e të vdekur, ashtu do t’i ringjallim njerëzit, pasi të jenë bërë pluhur. Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar do të lëshojë shi në tokë për dyzet ditë rresht dhe atëherë trupat do të riformohen e mbijnë në varret e tyre, ashtu siç mbin bima në tokë. Ky fakt ka ardhur shpesh në Kur 'an. Allahu sjell si shembull për Ditën e Ringjalljes pikërisht ringjalljen e tokës pas zhuritjes së saj, prandaj thotë: “...kësisoj ju mund të kujtoni.”. - Toka e mirë i jep prodhimet e saj me lejen e Zotit... - Kështu, toka e mirë dhe pjellore i nxjerr prodhimet e saj shpejt, të shëndetshme e të bollshme. - ndërsa toka e keqe mezi jep diçka. - Muxhahidi dhe të tjerë shpjegojnë: “Domethënë, si tokat ranore e të kripura, që japin shumë pak prodhim me vështirësi të mëdha.” Përcillet se Ibn Abasi ka thënë thënë se: “Allahu e jep këtë shembull për të krahasuar besimtarin me jobesimtarin.” - Kështu i shpjegojmë Ne argumentet Tona për ata që janë mirënjohës. - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut ka thënë: “Shembulli i asaj që Allahu më shpalli mua dhe i udhëzimit dhe diturisë me të cilën ai më dërgoi, është shiu që bie në tokë. Një lloj toke e pranon ujin dhe në të mbijnë bimë. Një lloj tjetër toke është ranishte , që e mban ujin e nëpërmjet këtij uji, Allahu u sjell dobi njerëzve, pinë prej tij, pinë kafshët e tyre dhe ujiten të mbjellat. Një lloj tjetër toke është shkëmbore, që as nuk e mban ujin e as nuk mbin gjë. I tillë është personi që mëson e përfiton nga feja e Allahut. Allahu i jep dobi atij nëpërmjet diturisë, me të cilën më dërgoi mua dhe e bën atë të dobishëm edhe për të tjerët. Kështu, ai e merr diturinë dhe ua mëson edhe të tjerëve. Nga ana tjetër, është shembulli i atij i cili nuk ngre kokë (me këtë mirësi) dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin Ai më dërgoi mua ndër njerëz.”

Mus'haf Hape →
Lejl 92:12–92:21 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në një hytbe: 2880. “E kam dëgjuar Profetin e Allahut në një hytbe, që tha: “Frikësojuni zjarrit! Frikësojuni zjarrit! Frikësojuni zjarrit!” Aq shumë e ngriti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është detyra Jonë udhëzimi. ” - Pra, - shpjegon Katadja - është detyra Jonë që të sqarojmë hallallin dhe haramin. Ndërsa të tjerë thonë se kuptimi është: Çdokush që ndjek udhëzimin e drejtë të Zotit, ka për të mbërritur tek Ai. Kështu, kuptimi i ajetit është: “Tek Ne të çon udhëzimi i drejtë.”. Po kështu vjen edhe ajeti tjetër, i ngjashëm, në suren Nahl: “Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë të çon drejt Allahut. Por ka edhe rru - gë devijuese (nga e Vërteta). Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gji - thëve.” [Nahl 9], sipas njërit kuptim të tij. - “Vetëm Jona është bota tjetër, edhe kjo.” - Gjithçka është pronë e Allahut dhe nën sundimin dhe mbretërimin e Tij. Çdo gjë është nën administrimin dhe përkujdesin e Tij dhe Ai bën ç’të dëshirojë me to. - “Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort. ” - Imam Ahmedi sjell me senedet e tij deri tek Semak Ibn Harbi, që ka thënë: “E kam dëgjuar Nu’man Ibn Beshirin të thotë në një hytbe: 2880. “E kam dëgjuar Profetin e Allahut në një hytbe, që tha: “Frikësojuni zjarrit! Frikësojuni zjarrit! Frikësojuni zjarrit!” Aq shumë e ngriti zërin Profeti ﷺ , saqë edhe po të ishe larg në treg, do të mund ta dëgjoje. Ai e ngriti zërin, aq sa një rrobë që e mbante krahëve të tij, i ra poshtë tek këmbët. Mu - slimi transmeton nga Nu’man Ibn Beshiri, se Profeti ﷺ ka thënë: 2881. “Njeriu me dënimin më të vogël në Ditën e Kijametit është ai që do të ketë dy nallane me lidhëse zjarri, nga të cilat do t’i vlojnë trutë, siç vlon uji në një kazan. Ai mendon se askush nuk po dënohet më dhimbshëm se ai, edhe pse në fakt ai përjeton dënimin më të lehtë në Xhehe-nem.” - “Në të nuk kridhet tjetërkush, veç më fatziut ...” - Fjala e përdorur është “ jeslâhâ” kridhet, që do të thotë se e përfshin Zjarri nga të gjitha anët. Ky, pra, është më fatziu, më i dëshpëruari. Më pas, i Lartë - suari shtjellon fjalën “ Eshka” / më fatziu, dhe na bën me dije se për kë bëhet fjalë: - “... i cili e mohoi (shpalljen) dhe i ktheu shpinën (të vërtetës) .” - Ai që mohoi me zemër Shpalljen dhe urdhëresat e Zotit dhe i ktheu shpinën zbatimit të tyre. Kështu, ai bëri dy të këqija: refuzoi dhe e konsideroi gënjeshtër të vërtetën dhe nuk u bind dhe as nuk u nënshtrua. që të jetonte sipas asaj. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2882. “Gjithë umeti im do të hyjë në Xhenet, në Ditën e Kijametit, përveç atij që refuzon.” - “E kush e refuzon këtë, o i Dërguari i Allahut?” - “Ai që më bindet mua do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që nuk më bindet mua, ai ka refuzuar.” [Buhariu]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij ...” - Ai do të shpëtojë prej zjarrit. - “... ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet ...” - Domethënë, ai shpenzon pasurinë në bindje ndaj Zotit, për të pastruar shpirtin dhe pasurinë e tij. Ai është bamirës me gjithçka që i ka dhuruar Zoti, prej fesë ose dynjasë së tij. - “... jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë ...” - Ai nuk e shpenzon pasurinë për t’i kthyer nderin ose mirësinë dikujt, që mund t’i ketë bërë mirësi , por e bën këtë me një qëllim shumë të lartë, - “... por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. ” - Ai synon vetëm që të shohë fytyrën e Zotit të tij në kopshtet e Xhenetit. - “Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë këna - qësi.” - Çdokush që ka të tilla cilësi ka për t’u kënaqur me mirësi të shumta nga Zoti i tij. Shumë mufesirë kanë pohuar se këto ajete kanë zbritur dhe flasin për Ebu Bekër Siddikun (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Madje shumë thonë se ka unanimitet mes dijetarëve të tefsirit rreth kësaj çështjeje. Nuk ka dyshim se Ebu Bekri është më parësori dhe më i meritueshmi i këtij umeti për të qenë pjesë e këtij ajeti, por duhet theksuar se ky ajet është gjithëpërfshirës. Sigurisht, në krye të të gjithë umetit, më parësori dhe më i meritueshmi është Ebu Bekër Siddiku. Ai ishte më i sinqerti i këtij umeti, i devotshëm, bujar, i nderuar dhe me të gjitha cilësitë e mira. Ai shpenzonte pasurinë e tij në rrugë të Allahut dhe në ndihmë dhe mbështetje të Profetit të Allahut dhe rrugës së Tij. Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e kënaqtë atë! Ky është fundi i tefsirit të sures Lejl. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për gjithçka!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:253 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Këta janë të Dërguarit. Disa prej tyre i dalluam mbi të tjerët. Pati prej tyre të cilëve Allahu u foli, e disa i ngriti në gradën më të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Këta janë të Dërguarit. Disa prej tyre i dalluam mbi të tjerët. Pati prej tyre të cilëve Allahu u foli, e disa i ngriti në gradën më të lartë. ” – Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i ka dalluar disa profetë mbi disa të tjerë. Allahu i dalloi profetët mbi njerëzit e tjerë me Shpalljen hyjnore që u zbriti dhe duke i dërguar ata si ftues të popujve në adhurimin e Allahut të madhëruar si Një dhe të vetëm. Pastaj, Allahu i Lartësuar i dalloi disa prej këtyre profetëve mbi disa të tjerë, me disa veçori. Ai i bëri ata shumë të dobishëm për njerëzimin. Disave prej tyre, Ai u foli drejtpërdrejt, pa ndërmjetësinë e melekut Xhibril, sikurse i foli Musait, të birit të Imranit (a.s.). Ndërsa Profetin e fundit, Muhamedin (a.s.), e lartësoi mbi të gjithë. Tek ai u bashkuan të gjitha cilësitë e vyera që gjendeshin të shpërndara në profetët e tjerë. Cilësitë e tij e ngritën famën dhe madhështinë e tij mbi të parët dhe të fundit. - “Isait, birit të Merjemes, i dhamë shenja (të qarta) ...” - Allahu i Lartësuar i dhuroi Isait (a.s) shenja dhe mrekulli të qarta, që dëshmonin bindshëm se ai ishte profet i zgjedhur i Tij. Ato tregonin, gjithashtu, se Isai ishte një adhurues i madh i Zotit. Isai (a.s) ishte rezultat i fjalës (Bëhu!) së Allahut të Lartësuar drejtuar Merjemes. Ai ishte një prej shpirtrave (njerëzve) që Allahu i Lartësuar e krijoi në mënyrë të mrekullueshme. - “...dhe e përforcuam me Shpirtin e Shenjtë.” - Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s.) me “ Rûĥul Ķudus” - Shpirtin e Shenjtë. Rreth fjalës “ Rûĥul Ķudus”, dijetarët kanë dhënë dy shpjegime, si: 1. Rûĥul Ķudus quhet besimi i fortë dhe siguria tek Allahu, me të cilët Ai e fuqizoi Isain (a.s.). 2. Rûĥul Ķudus quhet meleku Xhibril (a.s.). Pra, sipas këtij shpjegimi, Allahu i Lartësuar e fuqizoi Isain (a.s.) duke urdhëruar Xhibrilin (a.s.) që të qëndronte pranë tij, si ndihmë dhe mbështetje për të. Në fakt, Xhibrili (a.s.) i qëndronte vazhdimisht pranë Isait (a.s.) dhe e ndihmonte atë, me urdhrin e Zotit të gjithësisë. - “Sikur të donte Allahu, ata që jetuan pas tyre nuk do të luftonin mes njëri - tjetrit, pasi u kishin ardhur më parë Shenjat (të qarta) .” - Pas qartësimit të së vërtetës, njerëzit duhej të bashkoheshin të gjithë rreth saj, por nuk ndodhi kështu, sepse ata e kundërshtuan atë padrejtësisht: - “Por, ata u përçanë. Prej tyre pati që besuan, pati edhe që nuk besuan. Sikur të dëshironte Allahu, ata nuk do të luftonin mes njëri -tjetrit...” – Kështu, si rezultat i kundërshtimit dhe devijimit nga e vërteta, erdhi përçarja dhe armiqësia mes tyre. Largimi nga e vërteta solli urrejtjen dhe luftërat e padrejta. Por megjithëse largimi nga e vërteta është shkak shumë i fortë që sjell urrejtjen dhe luftën, nëse Allahu i Lartësuar do të dëshironte që kjo të mos ndodhte, ajo kurrë nuk do të ndodhte. Kjo tregon se dëshira dhe urtësia e Allahut të Lartësuar qëndrojnë mbi shkaqet. Shkaqet sjellin pasojat vetëm kur nuk bien ndesh me dëshirën dhe përcaktimin e urtë dhe të drejtë të Krijuesit. Nëse dëshira dhe urtësia e Zotit kanë vendosur për diçka të caktuar, atëherë çdo shkak bëhet i pavlefshëm. Asgjë nuk mund të sjellë në ekzistencë të kundërtën e asaj që Zoti e përcakton të jetë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Prandaj i Madhëruari thotë: - “...por Allahu bën çfarë dëshiron .” - Dëshira e Tij është mbisunduese. Përcaktimi i Tij është i padiskutueshëm. Ky ajet dhe ajete të tjera të ngjashme me të tregojnë se Allahu i Lartësuar përherë ka qenë, është dhe do të jetë dëshirues dhe veprues i çdo gjëje, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij. Prej atyre gjërave që Ai bën janë edhe ato veprime rreth të cilave Allahu i Lartësuar na ka treguar në Librin e Tij dhe nëpërmjet Profetit të Tij. Në to është sqaruar se Allahu i Lartësuar ngjitet lart, zbret (në qiellin e dynjasë) apo edhe që flet. Pra, Allahu i Lartësuar na ka njoftuar për Veten e Tij, edhe Profeti (s.a.u.s.) na ka njoftuar rreth Zotit të Tij, se Ai flet dhe vepron me ato lloj fjalësh dhe veprash, që njerëzit janë mësuar t’i quajnë “veprime me vetëdije”. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur një dobi të rëndësishme. Një individ i përgjegjshëm ligjërisht, ashtu siç e ka detyrë që ta njohë Zotin e tij, po ashtu është i detyruar që të njohë edhe profetët e Zotit. Ai duhet të dijë hollësisht se çfarë cilësish dhe karakteristikash kanë patur profetët, çfarë duhet të besojmë për ta, e çfarë jo. Dija rreth tyre lejohet të merret veçse nëpërmjet informacionit të sigurt që kemi marrë prej Zotit në librat e shenjtë (të pacenuar në origjinalitetin e tyre). Përshkrimi i tyre është, gjithashtu, i qartë në shumë ajete të Kur’ânit. Prej tyre, mund të përmendim shkurtimisht disa karakteristika: 1. Profetët kanë qenë vetëm burra, e asnjëherë femra. 2. Ata kanë qenë gjithmonë banorë të rregullt të qendrave të banimit, e jo endacakë. 3. Ata kanë qenë të dalluar mes njerëzve, për cilësitë e tyre të mrekullueshme. 4. Ata kanë qenë të ruajtur nga çdo cilësi që do të cenonte vërtetësinë e të qenurit të tyre profetë dhe të zgjedhur të Zotit mbi njerëzit e tjerë. Kështu, nuk mund të gjesh ndonjë profet që ka qenë gënjeshtar, tradhtar, shkelës premtimesh apo që të ketë fshehur të vërtetën e sjellë prej Zotit të tij. Ata kanë qenë të ruajtur nga mangësitë e turpshme dhe të rënda. 5. Ata nuk mund të miratoheshin nga Zoti i gjithësisë nëse gabonin në çështje që lidheshin me urdhëresat dhe ligjet e Tij. 6. Allahu i Lartësuar i veçoi dhe i përzgjodhi ata për t'u shpallur udhëzimin hyjnor për njerëzimin. Për këtë arsye, është detyrë që të besojmë gjithçka që ata kanë thënë. Është detyrë që t'u bindemi çdo urdhri a ndalese të tyre. Kush nuk i beson profetët ka bërë kufër dhe konsiderohet si qafir. Ai që cenon sadopak figurën e ndonjërit prej tyre është gjithashtu qafir, që dënohet me vdekje sipas Sheriatit Islam. Argumentet për këto që përmendëm janë të shumta. Çdokush që mediton në Kur’ân i bëhet e qartë e vërteta. Pastaj, Allahu i Lartësuar thotë:

Mus'haf Hape →
Maide 5:87–5:88 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Më pas, dikush prej tyre tha: “Unë nuk kam për të ngrënë më mish!” Tjetri tha: “Unë nuk do të martohem kurrë!” Tjetri tha: “Unë nuk kam për të fjetur më në dyshek!” Kur Profeti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju dhe mos i kaloni kufijtë, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Aishja se: 1042 . “Disa burra pyetën gratë e Profetit për punët (e adhurimet) që bënte Profeti fshehtazi (në shtëpi). Më pas, dikush prej tyre tha: “Unë nuk kam për të ngrënë më mish!” Tjetri tha: “Unë nuk do të martohem kurrë!” Tjetri tha: “Unë nuk kam për të fjetur më në dyshek!” Kur Profeti mësoi për fjalët e tyre, tha: “Ç’është puna me disa njerëz, që thonë kështu e ashtu?! Dijeni se, unë herë agjëroj, herë jo, unë fle dhe falem gjatë natës, unë ha mish dhe martohem! Ai që i largohet rrugës sime, nuk është prej meje!” Ali Ibn Ebu Talha citon Ibn Abasin, që ka th ënë: 1043. “Ajeti: “O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju...”, ka zbritur dhe flet për disa shokë të Profetit, të cilët thanë: “Ne do të tridhemi, do t’i braktisim tërësisht kënaqësitë e kësaj bote dhe do të endemi në tokë, ashtu siç bëjnë murgjit!” Por kur Profeti mësoi për fjalët e tyre, dërgoi dikë tek ata për të verifikuar a ishte e vërtetë ajo që kishte dëgjuar. Ata e pohuan. Atëherë, Profeti tha: “Ndërsa unë herë agjëroj, herë jo; edhe falem, edhe fle gjumë, e, gjithashtu, shkoj me gratë! Ai që pason rrugën time, ai është prej meje, ndërsa ai që nuk e zbaton Sunetin tim, ai nuk është prej meje!” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Ea'meshi citon Mesrukun, i cili rrëfen: 1044 . “Njëherë ishim tek Abdullah Ibn Mesudi, kur i sollën një ushqim (mish ose qumësht). Ndërkohë, një burrë u mënjanua disi. Abdullahi i tha atij: “Afrohu!” Ai tha: “Po unë ia kam ndaluar vetes ngrënien e tij.” Abdullahi i tha: “Afrohu, ha dhe shlyeje betimin tënd (të thyer)!” Pastaj lexoi ajetin: “O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju...” Këtë ngjarje e ka sjellë Hakimi në Mustedrak-un e tij dhe ka thënë që është autentike, sipas kushteve të vendosura nga Buhariu dhe Muslimi, edhe pse ata nuk e kanë përnxjerrë në Sahih-ët e tyre. Disa dijetarë, si Shafiiu e të tjerë, janë të mendimit se, nëse dikush ia ndalon vetes një lloj ushqimi, një pije apo veshje, përveç grave, atij nuk i bëhen ato të ndaluara, madje edhe nuk ka asnjë detyrim për të shlyer. Argument për këtë është fjala e Allahut në këtë ajet: “O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju...”. Gjithashtu, Profeti ﷺ nuk i bëri detyrë ndonjë kompensim atij që ia kishte ndaluar vetes ngrënien e mishit, si në hadithin e sipërpërmendur. Ndërsa disa dijetarë të tjerë, prej të cilëve edhe imam Ahmedi, janë të mendimit se nëse dikush ia ndalon vetes një lloj ushqimi, një pije, veshje apo diçka tjetër, ai e ka detyrim ta kompensojë betimin e thyer, njëlloj si në rastet e tjera të thyerjes së një betimi apo zotimi. Po kështu ka gjykuar edhe Ibn Abasi. Allahu i Madhëruar thotë: “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi duke kërkuar të përmbushësh kërkesat e grave të tua? Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Allahu e ka caktuar zgjidhjen për betimet që bëni. Allahu është kujdestari juaj; Ai është i Gjithëdituri, i Urti.” [Tahrim 1, 2]. Po kështu, edhe në këto ajete, pasi Allahu i Madhëruar tregoi gjykimin për ndalimin e gjërave të mira, vijoi me gjykimin për thyerjen e betimeve, duke mëtuar se edhe ky rast trajtohet njëlloj si thyerja e betimeve në përgjithësi. Megjithatë, Allahu është më i ditur. 267 Allahu i Lartësuar thotë: “...mos i kaloni kufijtë”, pra, mos e ngushtoni veten, duke ia ndaluar ato gjëra që Allahu i ka lejuar. Kështu e kanë shpjeguar disa selefë. Megjithatë, ka mundësi që kuptimi të jetë: Ashtu sikurse nuk ju lejohet që hallallin ta bëni haram, po ashtu mos e kaloni kufirin edhe në drejtim të konsumit të hallallit jashtë masës, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “...hani e pini dhe mos e teproni, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë!” [Araf 31]. Kështu, Allahu i Madhëruar na porosit për të qenë mesatarë dhe të ekuilibruar, larg teprimit, por edhe vetëprivimit. - Hani nga gjërat të cilat Allahu jua ka dhënë hallall e të mira dhe kijeni frikë Allahun, tek i Cili ju besoni.” - Frikësojuni Allahut për të gjitha çështjet tuaja! Bindjuni urdhëresave dhe ndiqni kënaqësinë e Tij. Kujdes dhe largojuni haramit dhe mosbindjes ndaj Allahut! Ai është Zoti, të Cilin ju e besoni dhe e adhuroni, dhe kjo është rruga e adhurimit të Tij!

Mus'haf Hape →
Haxh 22:30–22:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar thotë: - “Vërtet, kush madhëron shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet.” - Të tilla janë të gjitha urdhëresat dhe të gjitha punët e mira në bindje ndaj Allahut. Edhe ritet e haxhit janë shenjtëri, që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të respektohen. Po kështu duhet të respektohen edhe ndalesat e vendosura prej Tij. Njeriu duhet të përmbushë urdhëresat e të largohet nga haramet, i nxitur nga frikërespekti për Zotin, madje duke i konsideruar ato si gjëra tepër të mëdha dhe të rëndësishme. Allahu i Madhëruar thotë: “... kjo është më e mirë për të te Zoti i vet.” Domethënë, për të gjitha këto janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime madhështore. - “Juve ju janë lejuar kafshët (për ushqim), përveç atyre që ju janë thënë (në këtë Shpallje).” - I kemi bërë të lejuara për ju të gjitha bagëtitë dhe Allahu i Lartësuar kurrë nuk ka zbritur ndonjë argument që t’i bëjë të ndaluara Behirën, Saiben, Uesilën dhe Hamin. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “... përveç atyre që ju janë thënë (në këtë Shpallje)”. Pra, të ndaluarat janë përcaktuar qartë në Kuran, si: mishi i ngordhur, gjaku, mishi i derrit, mishi që theret duke përme-ndur emrin e dikujt tjetër veç Allahut dhe të tjerat të përmendura në ajetet kuranore. Allahu i Madhëruar thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti). ...” [Maide 3]. Kështu e ka shpjeguar Ibn Xheriri dhe e ka përcjellë si mendim të Katades. - “Largohuni nga ndyrësia e idhujve dhe largohuni nga shpifjet! ” - Allahu i Lartë - suar urdhëron që t’i largohemi ligësisë e ndyrësisë së idhujve. Kështu, Ai i ka për - shkruar idhujt si ligësi, ndyrësi e poshtërsi. Po të vërejmë me kujdes, Allahu i Lartësuar i përmend pranë njëra-tjetrës idhujtarinë dhe gënjeshtrën, dëshminë e rreme, shpifjet dhe trillimet, siç ndodh edhe në ajetin tjetër: “Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme, qofshin ato të hapura ose të fshehta, gjynahet, shkelja e kufijve (të Tij) dhe padrejtësitë; t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur dhe të thuash për Allahun gjëra për të cilat s'ke asnjë dijeni.”” [Araf 33]. Në këtë përkufi - zim futet edhe dëshmia e rreme. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Bekra, se Profeti i Allahut tha njëherë: 1848. “A doni t’ju tregoj për më të madhin e gjynaheve të mëdha?” - “Po, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë, ai tha: “Idhujtaria, shirku ndaj Allahut, padrejtësia ndaj prindërve.” Pastaj, pasi ishte mbështetur, ai u ngrit ndenjur dhe tha: “Edhe dëshmia e rreme!” Ai e përsëriti këtë aq shumë, saqë dëshiruam të mos vazhdonte”. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hurajm Ibn Fatik el Usdi, që rrëfen: “ Profeti ﷺ fali namazin e sabahut. Pasi përfundoi namazin, u kthye, u ngrit në këmbë dhe tha: “Dëshmia e rreme është konsideruar e njëjtë me idhujtarinë.” Pastaj lexoi këtë ajet: “Largohuni nga ndyrësia e idhujve dhe largohuni nga shpifjet!” - “Jini të sinqertë në besimin tek Allahu, dhe mos i bëni Atij shok! ” - Jini të sinqertë në përkushtimin dhe zbatimin e fesë, të larguar tërësisht nga kotësia e rrugët e humbjes. - “Kush i bën shok Allahut, është si ai që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë shpendët, ose si ai që e rrëmben era dhe e hedh në ndonjë vend të humbur. ” - Ky është një shembull rreth idhujtarit, për të treguar humbjen e thellë, shkatërrimin dhe largësinë e tij nga udhëzimi i vërtetë. 53 Ai i ngjan dikujt që bie nga qielli dhe e rrëmbejnë shpendët grabitqarë, ose si shembulli i dikujt që e rrëmben era dhe e hedh në ndonjë vend të humbur, larg në një vend, që shkatërron çdo gjë që bie në të. Në hadithin e Berait, ku Profeti flet për shpirtin e mohuesit të besimit, thotë: 1849. “Vazhdojnë të ngjiten, derisa arrijnë në qiellin e dynjasë. Atje kërkojnë që t’u hapen dyert, por ato nuk u hapen ... . Atëherë shpirti i tij hidhet që lart.” Pastaj Profeti ﷺ lexoi: “... Kush i bën shok Allahut, është si ai që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë shpendët, ose si ai që e rrëmben era dhe e hedh në ndonjë vend të humbur.” Ky hadith është përme - ndur i plotë në suren Ibrahim, madje atje janë përmendur edhe versione të tjera, që vijnë në rrugë të shumta.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:11–22:24 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Muhammedin, le ta ngre një litar i lart në tavanin e shtëpisë dhe të varet në të, se Zoti do ta ndihmojë Muhammedin me siguri". i Sipas Sahibi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Adhurimi ndaj Allahut në mënyrë jo të sinqert, është një lloj hipokrizie. Pati asish që kishte vajtur në Medine dhe kishte shpallur se kishte pranuar fenë islame, por jo me sinqeritet, atë e kishte bërë sa për sy e faqe. Kur i shkonte puna mbarë, ata thoshin se ajo ishte fe e mirë, e nëse i goditte ndonjë e keqe, thoshin se nuk ishte fe e mirë, pra ishin të luhatshëm në besim. Njeriu i i tillë ashtu e humbte edhe këtë jetë, e edhe jetën tjetër, ngase nuk ishte i mbështetur në Zotin, i por në diçka tjetër që nuk mund t'i sillte as dëm as dobi. Rreth përmbajtjes së ajetit 15 interpretuesit e Kur'anit kanë dhënë edhe mendime tjera, përveç atij që e dhamë në përkthim. Ibni Kethiri, duke u mbështetur në thënien e Ibni Abasit thotë: "Kush mendon nga jobesimtarët se Allahu nuk do ta ndihmojë Muhammedin, le ta ngre një litar i lart në tavanin e shtëpisë dhe të varet në të, se Zoti do ta ndihmojë Muhammedin me siguri". i Sipas Sahibi Tes-hilit: ai njeriu i cili është në vështirësi e brenga të mëdha dhe mendon se i i nuk do ta ndihmojë Allahu, le ta varë veten dhe le të vdesë me mllfein e vet. Jehuditë u thonin myslimanëve se atyre u kishte zbritur shpallja më heret, se kishin pasur pejgamberë para myslimanëve, andaj janë më të mirë dhe më të zgjedhur prej të tjerëve. Kur'ani u thotë se Zoti përcjell çdo vepër të secilit, andaj në ditën e gjykimit do të bëjë vlerësimin ndaj ithtarëve të cilitdo besim qofshin. Nuk ka qenie e send që nuk zbaton me dëshirë ose domosdo urdhërin e Zotit. Përmendet se Allahut i bën sexhde edhe dielli, hëna, yjet etj., ngase sabejët adhuronin yjet, mexhusët diellin-dritën-zjarrin, idhujtarët gurët e drurët, dikush engjëjt e dikush ndonjë njeri o diç tjetër. Kur'ani bën me dije se çdo send e çdo qenie është rob i Zotit, e jo zot. i Ai i cili e ka humbur rrugën e Zotit, ai e ka poshtëruar veten, dhe pos Zotit nuk ka kush që mund t'ia largojë atë poshtërim, e atë mjerim do ta përjetojë edhe në xhehenem, por natyrisht i me fajin e vet. E ata që ndoqën rrugën e Zotit, atyre do t'u jepet shpërblim xhenneti me të gjitha i begatitë e tij.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:29–28:32 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që të ngroheni.” - Ose të marr pak zjarr, që të ngrohemi, gjatë kësaj nate të ftohtë e me shi. - “Por, kur arriti atje, u dëgjua një zë nga një pemë, nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur Musai e plotësoi afatin dhe u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të) Turi Sinait një zjarr .” - Pasi përmbushi kohën më të plotë të shërbimit, pra, 10 vjet, Musai u nis në udhëtim me familjen e vet, duke marrë me vete edhe kopenë e deleve, që ia kishte dhuruar babai i gruas së tij. Ata u nisën dhe tashmë ndodheshin shumë larg, në një natë të errët, të ftohtë dhe me shi. Ata qëndruan në një vend. Sa herë që Musai përpiqej që të ndizte zjarr, duke goditur fort gurin, ai nuk nxirrte asnjë shkëndijë. Musai u çudit nga kjo që po shihte. Ndërkohë, ai vërejti anash malit të Turi Sinait një zjarr. Ai ndiçonte shumë, edhe pse ishte shumë larg. - “Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu! Unë po dalloj një zjarr ...” - Qëndroni këtu, derisa të shkoj në atë vend. - “Shpresoj të mësojmë diçka prej andej ...” - Sepse ata kishin humbur orientimin dhe nuk dinin nga të vazhdonin udhëtimin. - “... ose të sjell ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Ose të marr pak zjarr, që të ngrohemi, gjatë kësaj nate të ftohtë e me shi. - “Por, kur arriti atje, u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve!” - Zëri u dëgjua anash asaj lugine, pikërisht nga faqja e djathtë e malit, e cila ishte në pjesën perëndimore, siç thotë Allahu i madhëruar në ajetin tjetër: “ Ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait), kur Ne ia besuam Musait Shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. ” [Kasas 44]. Kur u afrua, Musai pa që zjarri po shkëlqente në një pemë jeshile, që ndodhej rrëzë malit, pranë luginës. Ai u habit nga ajo që po shihte dhe pikërisht në këtë kohë, Zoti i foli. Allahu i Lartësuar iu drejtua me fjalët: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve!” Pra, Ai i Cili është duke të folur ty, o Musa, është Zoti i botërave, Ai që përmbush gjithçka që Ai dëshiron. Nuk ka të adhuruar me meritë tjetër veç Atij dhe nuk ka Zot, që përkujdeset dhe ndihmon krijesat, përveç Atij. I Lartësuar është Ai, i Dëlirë nga çdo mangësi është Ai, i Cili nuk ka të ngjashëm, qoftë në Qenien e Tij, qoftë në cilësitë, fjalët dhe në veprat e Tij. - “Hidhe shkopin tënd! ” - Musai mbante në dorë një shkop, sikurse është përmendur në ajetin tjetër: “Ç’është ai në të djathtën tënde, o Musa? Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im, me të cilin mbahem dhe u shkund gjethe dhenve të mia; me të kryej edhe punë të tjera.” [Ta ha 17, 18]. Pra, atë shkop që mban në dorë, hidhe në tokë! - “Kur Musai e pa se po lëvizte si një gjarpër i shpejtë, u kthye të ikte e nuk vështroi prapa.” - Musai pa se ai po lëvizte me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa goja e gjarpërit ishte shumë e madhe, me nofulla e dhëmbë të tmerrshëm, të tillë që, sapo kalonte pranë ndonjë shkëmbi, ai e thërrmonte dhe shkëmbi rrokullisej brenda gojës së tij, sikur rrëzohej nga një faqe e pjerrët mali. Pikërisht duke e parë këtë skenë, Allahu i Lartësuar na tregon për Musain, që: u kthye të ikte e nuk vështroi prapa. Ai nuk e kthente kokën pas, sepse natyra e njeriut është e tillë që frikësohet nga të tilla pamje. Por Allahu i Lartësuar i tha: - “O Musa! Kthehu ku ishe e mos u frikëso, se ti je nga ata që janë të sigurt. ” - Kur Allahu i tha këto fjalë, ai u kthye dhe qëndroi në vendin ku ishte më parë. Pastaj Allahu i Lartësuar i tha: - “Fute dorën në gjoks, dhe ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë! ” - Pasi ta futësh dorën nën sqetullën tënde, pastaj ta nxjerrësh, ajo do të vezullojë fort, si të ishte copëz hëne, pa ndonjë të metë, pra, jo për shkak të ndonjë sëmundjeje, si lebra apo diçka tjetër. Kështu, Musai u qetësua dhe u bind se Ai që ishte duke i folur ishte pikërisht Ai i Cili mjafton që t’i thotë diçkaje “bëhu”, dhe ajo menjëherë bëhet . Më pas, Allahu i Madhëruar i tha: - “Shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh!” - Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, kur të ndiesh frikë, shtrëngoje krahun tënd pas trupit.” Pra, Musai (a.s) u urdhërua që, nëse frikësohej nga diçka, ta shtrëngonte krahun e tij pas trupit. Kështu do t’i largohej frika. Mbase, nëse këtë e bën çdokush, duke marrë si shembull Musain, pra, duke e ngjeshur dorën pranë zemrës, ka për t’iu larguar ndenja e frikës, në dashtë Allahu i Lartësuar.” Kësisoj, Allahu i Lartësuar e largoi frikën nga zemra e Musait. Ndërsa nga ana tjetër, Ai futi frikë në zemrën e Faraonit, sa herë që ai shihte Musain. - “Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij ...” - Këto dy shenja ishin shndërrimi i shkopit në gjarpër që lëvizte me shpejtësi dhe nxjerrja e dorës nga sqetulla me bardhësi vezulluese, pa asnjë të metë. Këto do të ishin dy mrekulli të dukshme, që tregonin fuqinë e madhe të Allahut të Lartësuar dhe vërtetësinë e profetësisë së Musait, sepse të tilla mrekulli mund t’u jepeshin veçse profetëve të Zotit. Këto dy shenja erdhën për t’iu treguar Faraonit dhe ndjekësve të tij, qofshin ata prej parisë apo shërbëtorëve të tyre. - “sepse ata janë vërtet njerëz të ligj. ” - Njerëz që kishin dalë nga kufijtë e Allahut dhe i kundërviheshin fesë së Tij.

Mus'haf Hape →
Enbija 21:95–21:97 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “...ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Pra, ata do të vërshojnë me furi, për të shkatërruar ç’të mundin. El hadeb quhet çdo pjesë e ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është e pamundur që banorët e një vendi, të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë. ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, është shkruar e vendosur kështu. Allahu i Madhëruar e ka shkruar dhe vendosur që: çdo popull që shkatërrohet në këtë jetë, nuk ka për t’u kthyer kurrë më në dynja, deri në Ditën e Kijametit.” Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, Ebu Xhafer el Bakiri, Katade etj. - “Kur të hapet (penda e) jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore. ” - Këta janë pasardhës të Nuhut (a.s.), e pikërisht nga biri i tij Jafeth, i cili konsiderohet si paraardhësi i turkmenëve (mongolëve). Turkmenët janë vetëm një pjesë e tyre, të cilët u lanë jashtë pendës që ndërtoi Dhulkarnejni. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Vendimi i Zotit tim është i sigurt.” Atë ditë, Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Pastaj do t'i fryhet Surit dhe do të tubohen bashkë të gjithë .” [Kehf 98. 99]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “...ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” Pra, ata do të vërshojnë me furi, për të shkatërruar ç’të mundin. El hadeb quhet çdo pjesë e ngritur toke. Ky është përshkrim i detajuar i jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, në mënyrë që dëgjuesi të bindet, njëlloj sikur i ka parë me sytë e vet. E kush mund të të tregojë për këto ndodhi më mirë sesa Ai që di gjithçka? I Madhëruari thotë: “Askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” [Fatir 14]. Ky është një lajm i sjellë nga Allahu, që di atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë në të ardhmen, Ai që di të fshehtën në qiej dhe në tokë. Nuk ka zot tjetër, përveç Tij, që meriton të adhurohet. Në traditën profetike ka shumë hadithe, që flasin për daljen e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve. Kështu, Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, i cili rrëfen se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kur të hapet penda e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata, siç thotë Allahu i Madhëruar: “... do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.”. Ata do t’i pushtojnë popujt. Muslimanët do të fshihen prej tyre në qytete dhe kështjella, duke marrë brenda edhe kafshët e tyre. Ata (jexhuxhët dhe mexhuxhët) do të jenë aq shumë, sa do të pinë dhe shterojnë të gjithë burimet e tokës, aq sa disa prej tyre do të kalojnë pranë një lumi dhe do ta pinë ujin e tij, derisa ta thajnë të tërin. Më pas, dikush prej tyre do të kalojë aty dhe do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Kështu do të vazhdojë, derisa të mos ketë më njerëz mbi faqe të dheut, përveç ndonjërit të fshehur në ndonjë kështjellë e ndonjë qytet. Atëherë, dikush prej tyre do të thotë: “Këta ishin banorët e Tokës, të cilët ne i zhdukëm! Tashmë kanë mbetur vetëm banorët e qiellit.” Dikush prej tyre e tund fort armën e tij dhe e lëshon drejt qiellit, por ajo i kthehet e lyer me gjak, si sprovë për ta. Në këtë gjendje, Allahu u hedh nga një krimb në qafë, si negafi i karkalecit (lloj insekti ose krimbi i vogël) . Ai u hyn dhe u del nga qafa, derisa i vdes të gjithë, aq sa nuk ndihet më asnjë pëshpërimë. Ndërkohë, muslima - nët thonë: “A ka ndonjë burrë, që është gati të vetësakrifikohet dhe të dalë e të shohë çfarë kanë bërë armiqtë?” Atëherë, del një burrë prej tyre, që është i vendosur (për shpërblimin e Zotit) dhe i bindur se do të japë jetën dhe zbret për të parë. Ai sheh se të gjithë kanë vdekur, njëri mbi trjetrin. Atëherë, thërret: “O muslimanë, gëzohuni, se Allahu Krenar dhe i Lartësuar ju mjaftoi kundër armikut tuaj!” Dhe ata dalin nga qytetet dhe kështjellat e tyre. Ata lëshojnë bagëtitë e tyre (në një transmetim tjetër thuhet se bëhet fjalë për deuâb el erd gjallesat e tokës si kafshët e egra, shpendët mishngrënës dhe insektet) të kullosin, por ato nuk do të kenë kullotë tjetër, përveç mishit të trupave të shumtë, që kanë mbuluar tokën. Kështu, ato do të shëndoshen si asnjëherë tjetër në kullotat e zakonshme me bimë.” [Ahmedi në Musned dhe Ibn Maxhe] 41. Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Nuvas Ibn Semani, i cili ka thënë: 1823. “Profeti na tregoi një ditë për Dexhalin dhe e përçmoi atë, por edhe na frikësoi për fitnen e tij, aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave. Kur shkuam tek ai, e ndjeu shqetësimin tonë, që na dukej qartë në fytyrë dhe tha: “Çfarë keni kështu?!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ti na përmende Dexhalin një ditë dhe e përçmove, por edhe na frikësove (hafeda dhe rafea), aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave.” Ai tha: “Tjetër gjë kam frikë për ju, më shumë sesa Dexhali. Nëse ai del e unë jam ndër ju, unë do t’i kundërvihem atij për ju. E nëse del kur nuk jam ndër ju, secili do t’i kundër - vihet vetë, se është Allahu Ai që kujdeset për çdo musliman. Ai është një i ri, me flokë me kaçurrela shumë të imta e të dendura, njëri sy i të cilit është si i nxjerrë. Ai ngjan shumë me Abdul Uzza Ibn Katni. Ai që e arrin kohën e tij, le t’i lexojë atij fillimin e sures Kehf. Ai do të shfaqet në një vend mes Shamit dhe Irakut. Ai do të shkaktojë shkatërrime shumë të mëdha ngado që do të shkojë. O robërit e Allahut, qëndroni të palëkundur (në besimin e pastër) e bëni durim!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po, sa do të qëndrojë ai në tokë?” - “Dyzet ditë. Dita e parë do të jetë si vit, dita e dytë si muaj, dita e tretë si javë dhe ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja.” - “O i Dërguari i Allahut, po atë ditë që do të jetë si vit, a na mjafton të falim vetëm namazet e një dite?” Ai tha: “Përcaktojeni me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e fortë. Ai do të shkojë në një popull për t’i ftuar (në rrugën e tij) dhe ata do ta besojnë dhe pranojnë ftesën e tij. Atëherë, ai do të urdhërojë qiellin, dhe nga qielli do të bjerë shi; do të urdhërojë tokën, dhe toka do të nxjerrë bimësi. Bagëtitë do të kthehen të fryra nga kullotat (më të mira), me gjinjtë të mëdha e plot qumësht dhe bark të fryrë (të ngopura, të shëndosha dhe plot mish). Më pas, ai do të shkojë në një popull tjetër, për t’i ftuar (në rrugën e tij), por ata do ta refuzojnë ftesën e tij. Atëherë, ai largohet prej tyre dhe i lë në thatësirë e me duar bosh, pa asnjë pasuri. Dexhali do të kalojë pranë një vendi të shkretuar dhe do të thotë: “Nxirri të gjitha thesaret e tua!” Dhe aty do të dalin thesare, që e ndjekin atë nga pas, si tufat e bletëve (që ndjekin mbretëreshën). Pastaj ai fton një djalosh plot jetë e gjallëri, e gjuan me shpatë dhe e ndan më dysh, duke ia larguar dy pjesët aq sa një hedhje shigjete. Pastaj e thërret për të ardhur pranë tij dhe ai i shkon, me fytyrën që i ndriçon dhe duke buzëqeshur. Pikërisht në këtë gjendje, Allahu zbret Mesihun, birin e Merjemes, i cili zbret tek Minarja e Bardhë, në lindje të Damaskut, i veshur me dy rroba të ngjyera me bojë, duke u mbajtur në krahët e melekëve. Kur e ul kokën poshtë, flokët i pikojnë ujë, ndërsa kur e ngre kokën, nga flokët e tij duket sikur bien pika uji, që shndrisin si diamante (margaritarë) . Çdo mosbesimtar që e kap fryma e Isait, ka për të vdekur; dhe fryma e tij shkon aq larg, sa shikimi i tij. Ai e kërkon Dexhalin, derisa e arrin në portën e Luddit, dhe atje e vret atë. Pastaj Isai (a.s.) shkon e takon shumë njerëz, që Allahu i ka shpëtuar nga sprova e Dexhalit dhe, duke ua fshirë fytyrat, u tregon për vendin e tyre në Xhenet. Në atë gjendje, Allahu i shpall Isait: “Unë kam nxjerrë disa njerëz, me të cilët askush nuk mund të përballet në luftë. Për këtë arsye, mblidhi robërit e Mi në Tur.” Atëherë, Allahu nxjerr jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët derdhen me furi nga çdo luginë. Të parët që dalin prej tyre kalojnë në liqenin e Taberies (mes Jordanisë e Palestinës) dhe e pinë atë. Kur të kalojnë të fundmit e tyre, do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Isai dhe shokët e tij qëndrojnë të izoluar, aq sa në ato kohë të vështira, një kokë demi do të jetë më e shtrenjtë se 100 dinarë floriri për ju sot. Atëherë, Isai dhe shokët e tij i luten Allahut për çlirim nga kjo bela, dhe Allahu i Madhëruar bën që në qafat e jexhuxh dhe mexhuxhëve të dalë një lloj krimbi, pas të cilit ata gdhijnë të gjithë të vrarë, si të ishin një njeri i vetëm. Pas kësaj, Isai (a.s.) dhe shokët e tij zbresin në tokë, të cilën e gjejnë të mbushur me kufomat dhe erën e tyre të keqe. Isai (a.s.) dhe shokët e tij i luten edhe një herë Allahut dhe Ai dërgon disa zogj me qafa të gjata, si qafa devesh buħt (deve të lindura nga kryqëzimi i deveve arabe me joarabe, të cilët janë me qafa të gjata), dhe ato i marrin kufomat dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.” Ibn Xheriri transmeton nga Keabi e të tjerë, se: 1824. “... ata i marrin kufomat dhe i hedhin në El Mehil.” Ibn Xheriri rrëfen: “Unë i thashë: “O Ebu Zejd! Po ku është ky El Mehil -i? Ai tha: “Është vendi ku del dielli. Më pas, Allahu dërgon një shi, nga i cili nuk mund të të mbrojë as streha prej balte dhe as ajo prej leshi (deveje), dhe e lan tokën, derisa e bën atë si pasqyrë. Pastaj tokës do t’i thuhet: “Nxirri frutat dhe u ktheftë begatia jote!” Atë ditë, disa burra do të ngopen me një shegë dhe do të mund të qëndrojnë nën hijen e lëvores së saj. Allahu sjell begati në kafshët e qumështit, aq sa një mjelje deveje mjafton për një turmë njerëzish. Kur të jenë në këtë gjendje, Allahu dërgon një erë të mirë, e cila u kalon nën sqetulla dhe merr shpirtin e çdo besimtari dhe çdo muslimani, derisa në tokë mbeten vetëm krijesat më të këqija, që çiftohen njëlloj si gomerët (haptazi nëpër rrugë). Në kohën e tyre do të ndodhë Kijameti.” Këtë hadith e ka përnxjerrë Muslimi, por jo Buhariu. Hadithin e sjell gjithashtu Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve, me rrugë të ndryshme, por që të gjitha bashkohen tek Abdurahman Ibn Zejd Ibn Xhabiri. Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith hasen sahih . Në një hadith thuhet: 1825. “Me të vërtetë, Isai, i biri i Merjemes, do të bëjë haxhin në Shtëpinë e Lashtë (Qabe).”. Ndërsa Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: “Isai, i biri i Merjemes, ka për ta ngritur zërin me telbije, duke ardhur nga viset e Rauhas, për të kryer haxhin ose umren, ose për të dyja bashkë.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Muslimi, në versionin që e ka përnxjerrë i vetëm ai. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Ebu Seid el Hudriu, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 1826. “Në këtë vend (Qabe) do të bëhet haxh dhe umre edhe pas daljes së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.” Vetëm Buhariu e sjell këtë hadith. - “Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë.” - Këtu flitet për Ditën e Kijametit. Kur të ndodhin këto tronditje të fuqishme, atëherë fundi është shumë pranë. Allahu i madhëruar thotë : “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 8]. - “... sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë.” - Do të ngrijnë nga tmerri i atyre ndodhive të mëdha, që do të dëshmojnë e me të cilat do të përballen. Ata do të thonë: - “Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë.” - Në jetën e dynjasë, ne ishim të pavëmendshëm dhe shpërfillnim çdo paralajmërim e kërcënim që na bëhej për këtë. - “Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj.”. - Domethënë, ata do të pranojnë se kanë qenë keqbërës e të padrejtë, por ky është një moment kur nuk u bën dobi aspak pendesa.

Mus'haf Hape →