▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “Ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit.” - Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar dhe plot mirësi. Ajo është Nata e kadrit, natë e cila ndodhet në muajin e bagatshëm dhe plot mirësi të Ramazanit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota). ...” [Bekare 185]. 246 Fillimisht, Kurani është zbritur i tëri prej Lehui Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në atë që quhet “ Bejtul Ize”. Më pas, ai i zbriti Profetit ﷺ pjesëpjesë, në varësi të ngjarjeve që ndodhnin, për rreth 23 vjet. - “E ku mund ta dish ti se ç’është Nata e Kadrit?!” - Kjo fjali tregon vlerën e madhe të kësaj nate, natë të cilën Allahu i Lartësuar e veçoi për të zbritur Kuranin e madhëri - shëm. Vlera e kësaj nate del më në pah në ajetin vijues, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: - “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!” - Një punë e mirë e kryer gjatë kësaj nate është më e mirë se adhurimi i Allahut për një mijë muaj të tjerë, ku nuk ndodhet Nata e Kadrit. Kjo i ngjan fjalës së Profetit ﷺ , që e sjell imam Ahmedi: 2902. “Vigjilimi një natë në rrugën e Allahut është
më e mirë se një mijë net, përveç saj.” Ndërsa Ebu Hurejra thotë se, kur erdhi muaji i Ramazanit, Profeti i Allahut tha: 2903. “Ja, ku ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begative dhe mirësive të shumta. Allahu i Madhëruar jua ka bërë detyrë agjërimin gjatë tij. Gjatë këtij muaji hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen shejtanët. Në këtë muaj është një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga mirësitë e kësaj nate, vërtet është i privuar.” Duke qenë se adhurimi në Natën e Kadrit është i barabartë me një mijë muaj, është transmetuar një hadith nga Ebu Hurejra, që gjendet në dy Sahih-ët, se Profeti i Allahut ka thënë: 2904. “Atij që ngrihet për të adhuruar Allahun Natën e Kadrit, duke pasur iman dhe duke llogaritur shpërblimin, kanë për t’iu falur gjynahet e shkuara.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Në të zbresin melekët dhe Shpirti, me lejen e Zotit të tyre...” - Zbritja e melekëve është e shpeshtë gjatë asaj nate, për shkak të begative dhe mirësive të shumta të saj. Nuk ka dyshim se melekët zbresin kur zbresin bekimet, begatia dhe mëshira e Allahut, ashtu sikurse zbresin gjatë leximit të Kura - nit dhe rrethojnë mexhliset e dhikrit. 247 Melekët i shtrijnë flatrat e tyre në Tokë për kërkuesin e diturisë, i cili është i sinqertë në kërkimin e diturisë, duke treguar respekt dhe nderim për punën e tij. Për sa i përket fjalës ‘Shpirti’, këtu tregon Xhibrilin (a.s). Thuhet, gjithashtu, se është fjala për një lloj të veçantë melekësh, sikurse është përme - ndur në suren Nebe. Allahu është më i ditur. - “... me çdo çështje .” - Atë natë përcaktohen çështjet dhe vendoset exheli, pra, koha e vdekjes së njerëzve dhe rrizku i tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Atë natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë ...” [Duhan 4]. Natën e Kadrit vendoset në mënyrë të detajuar çdo çështje që do të ndodhë gjatë vitit. Këto përcaktime merren nga Leuhi Mahfudh dhe u jepen shkruesve. Kështu, ata shkruajnë çdo gjë që do të ndodhë gjatë atij viti, për sa i përket kohëzgjatjes së jetës së krijesave, rizkut të tyre dhe gjithçkaje tjetër. - “Paqe është ajo deri në agim.” - Ajo natë është e mbushur me paqe e mirësi. Shejtani i mallkuar nuk ka mundësi të bëjë ndonjë ligësi apo të sjellë mundime atë natë. 248 Thuhet se, atë natë, melekët zbresin dhe kalojnë pranë besimtarëve, të cilët falin namaz dhe u japin selam atyre, deri në lindjen e agimit. Por në cilën natë të Ramazanit është pikërisht Nata e Kadrit? Është thënë se ajo është nata njëzetë e një, sipas hadithit të Ebu Seid el Hudriut, i cili ka thënë: “I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, hyri në itikaf dhjetë ditët e para të Ramazanit. Edhe ne hymë në itikaf me të. Xhibrili erdhi tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon (Nata e Kadrit) është para teje.” Atëherë ai hyri në itikaf dhjetë ditët e mesit të Ramazanit. Edhe ne hymë në itikaf me të. Xhibrili erdhi tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon është para teje. Atëherë, Profeti, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, u ngrit dhe mbajti një hutbe në mëngjesin e njëzetë të Ramazanit, ku tha: “Kush hyri në itikaf së bashku me mua, le të kthehet, sepse unë e pashë Natën e Kadrit, por m’u bë që ta harroja. Ajo është në dhjetë netët e fundit, në netët teke. Pashë (në ëndërr) se po bëja sexhde në baltë dhe në ujë.” Xhamia ishte i mbuluar thjesht me gjethe palmash dhe në qiell nuk dukej ndonjë re, megjithatë, shumë shpejt ra një shi. Unë pashë shenjat e baltës dhe të ujit në ballin e Profetit të Allahut, pikërisht ashtu siç e kishte parë ai në ëndërr.” Në një transmetim tjetër shtohet se kjo ndodhi në mëngjesin e ditës së njëzet e njëtë. [Buhariu dhe Muslimi]. Imam Shafiu thotë se ky hadith është transmetimi më i saktë për këtë çështje. Është thënë, gjithashtu, se Kadri është natën e njëzetë e tretë, sipas hadithit të Abdullah Ibn Unejsit, që vjen në Sahih-un e Muslimit, i cili ngjan me hadithin e Ebu Seidit. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ndërsa s ipas hadithit të Ebu Seid el Hudriut, që e sjell Ebu Daud Tajalisi, Profeti i Allahut ka thënë: “Nata e
Kadrit është natën njëzet e katërt (të Ramazanit).” 249 Edhe Imam Ahmedi sjell një hadith të ngjashëm nga Bilali, por në senedin e tij ndodhet Ibn Lehia, i cili konsiderohet si transmetues i dobët. Sipas hadithit të Abdullah Ibn Abasit, në Sahih-un e Buhariut, Profeti i Allahut ka thënë: “Kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit të Ramazanit, e pikërisht në të nëntën (natë) të mbetur nga Ramazani, në të shtatën (natë) të mbetur nga Ramazani, në të pestën (natë) të mbetur nga Ramazani.” Shumë kanë shpjeguar se në këtë hadith bëhet fjalë për netët tek dhe, në fakt, ky është kuptimi më i dukshëm dhe më i përhapur. Pra, me shprehjen: “... në të nëntën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 21-të e ramazanit; me shprehjen: “në të shtatën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 23 -të e Ramazanit; me shprehjen: “në të pestën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 25-të e Ramazanit. Me fjalë të tjera, Profeti ﷺ sikur tha: “Kërkojeni atë në netët 21, 23 dhe 25 të Ramazanit. Megjithatë, ka të tjerë që mëtojnë se bëhet fjalë për netët çift, sikurse thotë Ebu Seidi në shpjegimin e sjellë nga Muslimi. Gjithashtu, Ubade Ibn Samiti përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: 2905. “Nata e Kadrit është në 10 netët e fundit të mbetura prej Ramazanit. Çdokush që ngrihet dhe falet duke llogaritur shpërblimin e Allahut në to, Allahu ka për t’ia falur të gjitha gjynahet e shkuara dhe ato që do të bëjë më vonë. Ajo është natë teke: e nënta, e shtata, e pesta ose e treta (natë e mbetur nga netët e Ramazanit).”. 250 (pra, kuptimi është që janë netët 21, 23, 25 dhe 27 të Ramazanit. Po ashtu, ka mundësi të bëhet fjalë edhe për netët çift, në varësi të netëve të mbetura nga Ramazani. Kështu, nëse Ramazani është me 30 ditë, nata e nëntë e mbetur nga Ramazani është nata e 22-të, nata e shtatë e mbetur nga Ramazani është nata e 24-të; nata e pestë e mbetur nga Ramazani është nata e 26 -të; ndërsa nata e tretë e mbetur nga Ramazani është nata e 28-të. E nëse muaji është me 29 ditë, atëherë, nata e nëntë e mbetur nga Ramazani është nata e 21 -të, nata e shtatë e mbetur është nata e 23 -të; nata e pestë e mbetur nga Ramazani është nata e 23 -të; ndërsa nata e tretë e mbetur nga Ramazani është nata e 27 -të.) Imam Ahmedi sjell me sened hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), në lidhje me Natën e Kadrit, ka thënë: “Ajo është nata e njëzetë e shtatë ose e njëzetë e nëntë dhe melekët në tokë atë natë janë më të shumtë sesa guralecët”. 251 Është thënë edhe se Kadri është natën e njëzetë e shtatë, bazuar në hadithin e Ubej Ibn Keabit, të cilin e sjell Muslimi në Sahihun e tij, se Profeti i Allahut ka thënë: 2906. “Ajo është nata e 27 -të.” Gjithashtu, n ga Muauija, Ibn Umeri, nga Ibn Abasi dhe të tjerë përcillet se Profeti i Allahut ka thënë se: 2907. “Ajo është nata e 27 -të.” Disa selefë kanë arsyetuar mendimin se ajo është nata e 27 - të, duke qëmtuar fjalët e sures Kadër. Kështu, fjala ‘ajo’ (hije), që i referohet kësaj nate, është pikërisht fjala e 27 -të e kësaj sureje. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Po ashtu, ka mendime për natën e 29 -të, sikurse edhe për natën e fundit të Rama - zanit. Në lidhje me këto transmetime, Imam Shafiu ka thënë se ato janë përcjellë nga Profeti (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), si përgjigje ndaj pyetjeve të tilla, si: “A ta kërkoj Natën e Kadrit në këtë dhe apo atë natë?” Dhe ai përgjigjej: ‘Po.’ E sigurt është, - vazhdon Imam Shafiu – që Nata e Kadrit është e përcaktuar dhe nuk ndryshon (nga viti në vit).” Kështu e ka perifrazuar Tirmidhiu. Ndërsa nga Ebu Kilabe përcillet të ketë thënë: “Nata e Kadrit lëviz në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” Ky qëndrim vjen edhe si mendim i imam Malikut, Theuriut, Ahmed Ibn Hanbelit, Is'hak Ibn Rahauejhit, Ebu Theurit, El Muznit, Ebu Bekër Ibn Huzej - mes etj. Kadi Ijadi thotë se ky ka qenë edhe mendimi i imam Shafiiut. Në fakt, ky është mendimi më i qartë dhe i dukshëm, por Allahu e di më mirë. Ky mendim mund të
mbështetet nga hadithi në dy Sahih-ët, të Buhariut dhe Muslimit, përcjellë nga Abdullah Ibn Umeri, që thotë se: “Disa shokëve të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) iu tregua në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Atëherë, i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Unë shoh se ëndrrat tuaja tregojnë së bashku se Nata e Kadrit është në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Kështu, kushdo që kërkon të arrijë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit!” Gjithashtu, transmetohet nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit” [Ky është versioni i sjellë nga Buhariu.] Ndërsa mendimi tjetër i sjellë nga Shafiiu, se Nata e Kadrit është e qëndrueshme në një natë dhe nuk lëviz nga viti në vit, mund të mbështetet nga hadithi që Buhariu sjell në Sahihun e tij, nga Ubade Ibn Samiti, që rrëfen: “Njëherë, i Dërguari i Allahut erdhi të na tregonte për Natën e Kadrit, por dy muslimanë ishin duke u grindur mes tyre. Atëherë, Profeti tha: “Unë erdha që t’ju njoftoja për Natën e Kadrit, por për shkak të grindjes së filanit me filanin, ky informacion m’u tërhoq. Megji - thatë, shpresoj që edhe kjo të jetë hajër për ju. Kërkojeni atë në të nëntën, të shtatën dhe të pestën (natë të mbetur prej Ramazanit)." Argumentimi përmes këtij hadithi është si vijon: “Nëse Kadri nuk do të ishte në një natë të përcaktuar dhe të qëndrueshme çdo vit, atëherë Profeti nuk do të përcillte dijen e përhershme se kur është pikërisht Nata e Kadrit. Vetëm nëse themi se Profeti ﷺ do ta jepte atë lajm vetëm për atë vit, në mënyrë të veçantë. Nëse shqyrtojmë fjalët e Profetit në këtë hadith: “... por për shkak të grindjes së filanit me filanin, ky informacion m’u tërhoq ...”, mund të themi se ky është një argument mbështetës për idenë, që artiku - lohet shpesh, se: grindja dhe kundërshtitë largojnë mirësitë dhe të privojnë nga dituria e dobishme. Apo siç thuhet në një hadith: “Robi privohet nga rizku, për shkak të ndonjë gjynahu që bën.” 252 Por çfarë kuptimi ka fjala “... m’u tërhoq” në hadith? Kuptimi është që Profetit (a.s.) iu hoq dituria për kohën e saktë se kur është Nata e Kadrit, dhe jo se Nata e Kadrit iku dhe nuk ekziston më, siç thonë injorantët nga mesi i shiitëve. Provë që Nata e Kadrit do të vazhdojë të jetë është ajo çfarë thuhet më pas në këtë hadith: “Kërkojeni atë në të nëntën, të shtatën dhe të pestën (natë të mbetur prej Ramazanit)." Mendoni pak edhe për fjalën e Profetit: “Por shpresoj që edhe kjo të jetë mirësi për ju.”. Pra mostregimi e mospërca-ktimi konkretisht se cila është ajo natë, është më e mirë për ju, sepse kështu kër -kuesit e asaj nate do të përpiqen më fort dhe më gjatë për të arritur shpërblimin e saj. Me fjalë të tjera, nëse do të ishte përcaktuar se cila natë është, besimtarët do të kufizohe -shin me përkushtime e adhurime vetëm gjatë asaj nate. Kështu, me urtësinë e Allahut, mbeti e papërcaktuar, që adhuruesi të përpiqet të gjithë muajin në kërkim të saj, ndërsa në dhjetëditëshin e fundit të shtojë maksimalisht përpjekjet, për të arritur shpërblimin e asaj nate. Për këtë arsye, përcillet se: i Dërguari i Allahut hynte në itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramaza - nit, derisa Zoti i Madhëruar e mori nga kjo jetë. Më pas, në itikaf hynin gratë e tij.” Kështu thotë Aishja, sipas hadithit te Buhariu dhe Muslimi. Po kështu, Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin nga Ibn Omeri, që thotë se: “I Dërguari i Zotit hynte në itikaf gjatë dhjetëshes së fundit të Ramaza - nit.” Aishja ka thënë: “Sa herë që hynte dhjetëshja e fundit të Ramazanit, i Dërguari i Zotit e ngjallte natën, zgjonte familjen e tij dhe shtrëngonte izarin e tij” [Buhariu dhe Muslimi]. Shprehja: “shtrëngonte izarin e tij” ka kuptimin: u largohej marrëdhënieve me gratë e përkushtohej tërësisht në adhu - rim. Muslimit përcjell me senedin e tij, po prej Aishes, se: “I Dërguari i Allahut përpiqej (me adhurime e përkushtim) gjatë dhjetëshes së fundit të Ramazanit shumë më
fort se jashtë tyre.” Nga Maliku, Allahu e mëshiroftë, është përcjellë edhe mendimi se të dhjeta netët e fundit të Ramazanit janë njëlloj të mundshme për të qenë Natë Kadri dhe asnjë natë nuk është më e preferuar se një tjetër. Këtë mendim të imam Malikut e kam parë të shkruar në komentarin e Rafi'iut rreth Musnedit të Imam Safiut, - Zoti i mëshiroftë! Është shumë e këshillue - shme dhe e pëlqyeshme që muslimani të shtojë e shpeshtojë lutjet gjatë gjithë kohës e jetës së tij, por kjo duhet të bëhet më e theksuar gjatë muajit të Ramazanit, veçanë - risht në dhjetë ditët e fundit të tij dhe, më shumë akoma, gjatë netëve teke. Është e pëlqyeshme, gjithashtu, që të bëhet sa më shumë kjo lutje: " Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afu e, fea’fu anni !” (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)". Imam Ahmedi sjell me senedin e tij hadithin nga Abdullah Ibn Burajde, se Aishja i ka thënë Profetit: ‘O i Dërguar i Zotit, kur të vijë Nata e Kadrit, çfarë lutje të bëj gjatë saj?’ Ai tha: “Thuaj: ‘ Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afua, fea’fu anni !’ (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!) ” Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe sjellin me sened nga Abdullah Ibn Burajde, se Aishja i tha: ‘O i Dërguar i Zotit! Nëse e di se cila është Nata e Kadrit, çfarë lutje të bëj gjatë saj?’ Ai tha: “Thuaj: ‘Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afua, fea’fu anni ! (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)"” Disa shenja dalluese të Natës së Kadrit Profeti i Allahut ka thënë: 2908. “Shenjë e Natës së Kadrit është se ajo është natë e kthjellët dhe e shndritshme, si netët kur hëna është e ngritur në kupën e qiellit. Ajo është një natë e qetë, as shumë e ftohtë dhe as shumë e nxehtë. Gjatë saj, nuk i lejohet asnjë ylli që të gjuajë me shkëndija të zjarrta, derisa të agojë”. Shenjë tjetër është se: 2909. “Dielli në mëngjesin e asaj nate nuk ka rreze të forta dhe duket si një hënë e plotë. Atë ditë nuk i lejohet shejtanit që të dalë së bashku me diellin gjatë lindjes së tij.” Ky hadith është sjellë me një isnad i mirë por, në nj ë pjesë të tij ka diçka të dyshimtë. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ubej ibn Keab ku ndër të tjera përmend: “... dhe shenja e asaj nate është që dielli të lindë atë mëngjes i bardh ë pa rreze të forta.” Një lajm i çuditshëm dhe i panjohur lidhur me Natën e Kadrit është transmetuar nga Imam Ebu Muhamed Ibn Ebu Hatimi, i cili e përmend në tefsirin e kësaj sureje të mreku - llueshme. Ai thotë: “Më ka transmetuar babai im, nga Abdullah Ibn Ebu Zijad el Katuani, ky nga Sejjar Ibn Hatim, ky nga Musa Ibn Seidi - domethënë Rasibiu – ky nga Hilal Ebu Xhebla, ky nga Ebu Abdus - Selami, ky nga babai i tij, e ky nga Kabi, i cili ka thënë: “ Sidretul Munteha është në kufirin e qiellit të shtatë dhe përtej saj është Xheneti. Ajo është në kufirin mes kësaj bote dhe ahiretit. Lartësitë e asaj peme janë në Xhenet, ndërsa rrënjët dhe degët e tij janë nën Kursij. Në të ka aq shumë melekë, numrin e të cilëve nuk e di askush tjetër, përveç Zotit të Fuqishëm dhe të Madhë - rishëm. Në çdo vend, në degët e saj që - ndrojnë melekë, që adhurojnë Allahun e Madhëruar. Vendqëndrimi i Xhibrilit (paqja qoftë mbi të) është mu në qendër të saj. Zoti e urdhëron Xhibrilin që të zbresë në çdo natë kadri, me të gjithë melekët e tjerë, që banojnë në Sidretul Munteha. Çdo melek që zbret atë natë, Allahu i Madhëruar e ka mbushur me dhembshuri dhe mëshirë për besimtarët. Ata zbresin bashkë me Xhibrilin Natën e Kadrit, sapo dielli perëndon. Natën e Kadrit nuk mbetet në tokë asnjë pëllëmbë vend, që të mos ketë një melek, që qëndron në sexhde ose në këmbë, duke u lutur për besimtarët dhe besimtaret, përveç nëse është kishë ose sinagogë, shtëpi zjarri ose tempull idhujsh, vendgrumbullim mbeturinash, shtëpi ku ka pije dehëse ose shtëpi me puta e idhuj, shtëpi në të cilën është varur ndonjë zile, ose vend ku kryhen nevojat. Kështu, melekët luten pareshtur gjatë gjithë natës për besimtarët. Xhibrili nuk lë asnjë besimtar pa i shtrënguar dorën dhe shenja e kësaj është kur besimtarit i rrëqethet lëkura, i preket e mbushet zemra me dhembshuri
dhe sytë i derdhin lot. Kjo ndodh kur Xhibrili i shtrëngon dorën.” Gjithashtu, nga Kabi përcillet të ketë thënë: “Kushdo që thotë Natën e Kadrit tri herë: “ Lâ ilâhe il - l’Allah (Nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin, përveç Allahut)”, atëherë, me të parën herë, Zoti do ta falë, me të dytën do ta shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit dhe me të tretën do ta fusë në Xhenet.” Ne - thotë transmetuesi, - e pyetëm Ka'b al Ahbarit: ‘O Ebu Is'hak, a është kjo e vërtetë?’ Kabi tha: ‘A mund të thotë ‘Lâ ilâhe il-l’Allah’ Natën e Kadrit dikush tjetër, përveç njeriut të sinqertë? Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, Nata e Kadrit është e rëndë për jobesimtarin dhe hipokritin, njëlloj sikur të mbajë një mal mbi kurriz. Melekët vazhdojnë kështu, derisa vjen agimi. I pari që ngjitet në qiell është Xhibrili, derisa qëndron në pikën më të lartë, më lart se dielli. Atje hap flatrat e tij, ndër të cilat ka dy flatra të gjelbra, që i hap vetëm në atë kohë. Për këtë arsye, dielli bëhet pa rreze dhe mbetet në atë gjendje në fillimin e asaj dite. Pastaj ai thërret melekët dhe ata ngjiten lart. Kështu bashkohen drita e melekëve dhe drita e krahëve të Xhibrilit. Ata ndalen mes tokës dhe qiellit të dynjasë në atë ditë, duke vazhduar të luten për mëshirë dhe falje për besimtarët dhe besimtaret dhe për ata që agjërojnë Ramazanin, me shpresën për shpërblim. Ata vazhdojnë me lutje për këdo që vendos me zemër se, nëse jeton deri në vitin e ardhshëm, do të agjërojë Ramazanin për hir të Allahut. Kur vjen mbrëmja, ata ngjiten e hyjnë në qiellin e dynjasë dhe ulen rrathë-rrathë. Melekët e qiellit më të ulët mblidhen pranë tyre dhe i pyesin ata për çdo njeri, për çdo burrë dhe çdo grua, dhe ata u tregojnë. Ata pyesin: “Çfarë bëri filani? Si e gjetët këtë vit?” Ata thonë: Ne e gjetëm filanin vitin që shkoi si një adhurues të përkushtuar, por e gjetëm këtë vit të devijuar. Ndërsa filanin e gjetëm vitin e shkuar si të devijuar, ndërsa këtë vit e gjetëm si një adhurues të dalluar.” Kështu, ata pushojnë së kërkuari falje për këtë dhe fillojnë të kërkojnë falje për atë të parin. Gjithashtu thonë: “Ne e gjetëm filanin e filanin që e përmendnin shumë Zotin, filanin në ruku, duke madhëruar Zotin, filanin në sexhde dhe atë tjetrin duke kënduar fjalën e Zotit.” Kështu vazhdojnë melekët për gjithë ditën dhe natën, derisa ngjiten në qiellin e dytë. Në çdo qiell ka ditë dhe natë, derisa të arrijnë në vendin prej nga ku u nisën, pra, në Sidretul Munteha. Ajo u thotë: “O banorët e mi, më tregoni për njerëzit, madje m’i tregoni ata emër për emër. Kam të drejtë t’jua kërkoj këtë dhe unë e dua këdo që e do Zotin.” Pastaj Kab al Ahbari rrëfen se ata i tregojnë Sidretul Muntehasë për çfarë ajo u kërkoi. Ata i flasin për çdo burrë e grua, me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre. Pastaj Xheneti i afrohet Sidretul Muntehasë dhe i thotë: “Më trego çfarë të treguan banorët e tu rreth njerëzve.” Kështu ajo i tregon Xhenetit.” Kabi vijon: “Pastaj Xheneti thotë: ‘Mëshira e Zotit qoftë për filanin, mëshira e Zotit qoftë për filanin, Allahu e faltë filanin! O Zot, shpejtoje ardhjen e tyre tek unë!’. Kështu, Xhibrili arrin në vendin e vet para të gjithëve. Pastaj Zoti e frymëzon dhe ai thotë: ‘O Zot, unë e gjeta filanin në sexhde, ndaj fale atë!” Dhe Ai e fal atë. Atëherë, Xhibrili dëgjon melekët që mbajnë fronin të thonë: “Mëshira e Zotit qoftë për filanin, mëshira e Zotit qoftë për filanin dhe falja e Tij qoftë për filanin!” Xhibrili thotë: ‘O Zot, vitin që shkoi e gjeta robin tënd, filanin, duke iu përmbajtur rrugës së drejtë dhe adhurimit, kurse këtë vit ai kishte ndryshuar dhe ishte larguar nga urdhëresat e Tua!’ Zoti thotë: ‘O Xhibril! Nëse robi pendohet dhe kërkon falje prej Meje tri orë para se të vdesë, Unë do ta fal atë.’ Pastaj Xhibrili i thotë: “Ti je i lavdëruar, o Zoti im! Ti je më i mëshirshëm për robërit e Tu sesa ata për veten e tyre.’ Atëherë lëkundet Froni dhe gjithçka rreth tij. Qiejt dhe kushdo që është në to thonë: ‘Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshirëplotit! Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshirëplotit!” Kabi shton se: kushdo që e agjëron Ramazanin dhe vendos në veten e vet që, pas Ramazanit, të
mos e kundërshtojë Zotin me gjynahe, ai do të hyjë në Xhenet pa u marrë në pyetje e llogari. 253 Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Kadër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij!