Kërko: allahu eshte drita e qiejve dhe e tokes

Hashr 59:21–59:24 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Bediu, El -Bâķi, El -Uârith, El -Rashid, El - Sabûr.” - “Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë.” - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar flet për madhështinë e Kuranit dhe gradën e tij të lartë. Ai na tre - gon se është detyrë që zemrat të frikësohen dhe dëgjimet të nënshtrohen me frikërespekt me vëmendje, duke medituar mbi mesazhet e tij, për premtimet e vërteta, por edhe për kërcënimet e sigurta me ndëshkim. - “Po ta zbrisnim këtë Kuran mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu.” - Edhe mali, me fortësinë, madhështinë dhe qëndrueshmë - rinë e tij, nëse do të dëgjonte dhe kuptonte këtë Kuran dhe nëse do të meditonte mbi fjalët e tij, patjetër do të frikësohej dhe do të çahej, prej peshës së madhe së Fjalës së Zotit dhe prej frikës nga Allahu i Madhë - ruar. Atëherë, si do të ishte gjendja juaj, kur ju dëgjoni dhe i kuptoni ajetet e Tij?! Si është e mundur, o njerëz, që zemrat tuaja nuk zbuten, nuk frikësohen e nuk përulen me frikërespekt para Allahut Krenar dhe të Lartësuar, kur dëgjoni Kuranin dhe mesa - zhet e tij madhështore?!! Allahu i Lartësuar thotë në ajete të tjera: “Edhe pse ky Kuran është ai, me të cilin malet do të lëviznin, toka do të çahej dhe të vdekurit do të flisnin (idhujtarët përsëri nuk do të besonin) .” [Ra’d 31]. Gjithashtu: “Edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, madje edhe më të forta. Ka shkëmbinj, prej të cilëve burojnë lumenj. Ka prej tyre që, kur çahen, prej tyre del ujë. Madje, ka prej atyre që, nga frika ndaj Zotit, vithisen tatëpjetë. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që bëni ju.” [Bekare 74]. - “Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.” - Thuhet në një hadith muteuatir se: 2634. “Profetit ﷺi përgatitën një minber, për të mbajtur hytbet, pasi më herët përdorte një cung peme. Kur erdhi Profeti ﷺ , kaloi pranë cungut, ku mbante hytbet më parë, për të shkuar tek minberi i ri, i përgatitur për të. Në këtë çast, u dëgjua prej cungut një e qarë me dënesë, ashtu siç qan një fëmijë i vogël. Qante cungu, sepse tashmë nuk të dëgjonte më prej dhikrit dhe Shpalljes së Allahut, që flitej pranë tij. Hasan el Basriu thotë: “Juve ju takon që të përmalloheni për Profetin e Allahut shumë më tepër sesa ky cung peme. Ne duhet të kemi më shumë dashuri dhe mall për të.” 120 - “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë.” - Këtu na njofton Allahu i Lartësuar se Ai është i Vetëm e pa ortak në meritën e adhurimit të krijesave. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. Nuk ka Zot Krijues, Kujdestar që rregullon çështjet e krijesave dhe kujdeset për to përveç Tij. Nuk ka të adhuruar tjetër për krijesat të cilin duhet ta duan t’i nënshtrohen, ta madhëroj në dhe t’i përkushtohen me adhurime e përulësi përveç Tij. Çdo gjë që adhurohet përveç Allahut është kotësi dhe sjell veçse dëshpërim dhe dënim. - “Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes.” - Ai është i gjithëdituri për të fshehtën dhe për të dukshmen. Ai di hollë - sisht për çdo krijesë, qofshin ato që janë të dukshme prej nesh, qofshin ato që janë të fshehura prej nesh. Atij nuk i fshihet asgjë, as në qiej dhe as në Tokë, qofshin ato krijesa të vogla, qofshin të mëdha, qofshin të rëndësishme të vlerësuara, qofshin të parëndësishme në dukje dhe të pavlerë - suara. Madje, edhe insektet që lëvizin në errësirën e natës nuk i fshihen dijes dhe shikimit të Allahut të Lartësuar. - “Ai është i Gjithëmëshirshmi e Mëshi - rëploti.” - Ai ka mëshirën e gjerë, përfshi - rëse të të gjitha krijesave. Ai është Er - Rahman - i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit shfaqet në jetën e dynjasë dhe të ahiretit. Ai është Er-Rahim - Mëshirëploti në dynja dhe në ahiret. I lartësuari thotë: “... Cakto për ne atë që është e mirë në këtë botë dhe në botën tjetër! Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti!” Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa më - shira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshi - rë) e kam caktuar për ata që janë të devot - shëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nde - rojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që ve - projnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit.” [Ea’raf 156. 157]. Gjitha - shtu: “Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë Ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet mëshirën. Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirë - sohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [En’am 54], ose: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraha - rorin tuaj. Ai është udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Ku - ranin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”.” [Junus 58]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm ...” - Ai është pronari i të gjitha gjërave, Ai që vepron dhe administron çdo çështje në Tokë, pa asnjë pengesë, privim apo kufizim. - “... i Pastër nga çdo e metë ...” - Ai është El Kuddu s, pra, Ai të Cilin e madhërojnë dhe adhurojnë melekët e nderuar, duke dëshmuar dëlirësinë e pastërtinë e Tij nga çdo e metë. - “Shpëtimtari ...” - Ai është Es-selam, domethënë, është Es-sâlim - i Pastërti nga të gjitha mangësitë dhe të këqijat, sepse Ai është Absolut në Qenien, cilësitë dhe në veprat e Tij. - “Siguruesi ...” - El Mu’min . Ibn Abasi shpjegon se është Ai që i ka siguruar krijesat e Tij se kurrë nuk ka për t’u bërë padrejtësi. Është Siguruesi i krijesave nga çdo lloj padrejtësie prej Tij. - “Mbikëqyrësi ...” - El Muhejminu - kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” [Buruxh 9]. Ose: “... Allahu është dëshmitar i veprave të tyre.” [Junus 46] . Domethënë, Ai është dëshmuesi mbi krijesat e Tij, mbikëqyrësi i tyre, që i shikon ata në çdo gjendje: “Vallë, kush mund të krahasohet me Atë (Allahun), që mbikëqyr çdo gjë se çfarë vepron?” - “Ngadhënjimtari” - Ai i Cili ngadhënjen mbi gjithçka, ka nënshtruar gjithçka dhe çdo gjë është e përulur përpara Tij. Asgjë nuk mund të cenojë krenarinë, madhështinë, lartësinë dhe lartmadhërinë e Tij. - “Mbizotëruesi, Krenari.” - Cilësia El Xheberut (Krenar, njëkohësisht mposhtës i gjithçkaje) i përshkruhet veçse Allahut në madhështinë e Tij. Po kështu, edhe kibri (lartmadhëria) i shkon veçse madhështisë dhe lartësisë së Zotit, sikurse thuhet në hadith të saktë: “ Allahu i Lartësuar do të thotë: 2635. “Madhështia është Izari im, Kibri (Krenia) është ridai Im, prandaj çdo - kush që kërkon pjesë nga këto të dyja, kam për ta futur në zjarrin Tim.” 121. Gjithashtu, El Xheb bâr vjen me kuptimin El Musli ĥu, pra, Ai i Cili rregullon çështjet e krijesave të Tij, Ai që përmbush dobësinë e tyre, lehtëson vështirësitë dhe peshën e tyre, Ai i Cili vepron me krijesat ashtu si është më e dobishme për to. Ndërsa El Muteke bbir është Ai i Cili është i Madhëruar, i Lartësuar, larg çdo dobësie e paaftësie. - “I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë.” - Ai është i Lartë dhe i Pastër, i dëlirë nga çdo partner që krijesat i shoqërojnë dhe adhurojnë përveç Tij. - “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi!” - El ħalku është et-tekdir, pra, përcaktimi i të gjitha krijesave me saktësi. Ndërsa El Ber’u është nxjerrja në jetë e krijesave, shfaqja në këtë botë e atyre që Ai e ka përcaktuar në imtësi, që do t’i krijojë. El Musauuir është Ai i Cili realizon gjithçka që Ai dëshiron që të ekzistojë, me përshkrimet të cilat Ai i dëshiron dhe Ai i përzgjedh. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, të dha formën që Ai dëshiroi.” [Infitar 7, 8]. 122 - “Atij i takojnë emrat më të bukur. ” - Kemi shpjeguar një ajet të ngjashëm në suren Araf. 123 Këtu po përmendim hadithin e sjellë në dy Sahih-ët e sjellë nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2636. (aĥŝâhâ) 124 me ta, ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek dhe e do tekun”. Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. Buhariu dhe Tirmidhiu e kanë sjellë nga Shuajbi. Tirmidhiu sjell me senedin e tij një tekst të ngjashëm, ku pas fjalisë: “dhe e do tekun” shtohet: 2637. “Ai është Allahu, dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, veç Tij. Ai është Allahu, Er - Rrahman, Er -Rahim, El -Melik, El -Kuddûs, Es-Selâm, El -Mu'min, El -Muhejmin, El - Aziz, El -Xhebbâr, El -Mutekebbir El -Hâlik, El-Bâri', El -Musauuir, El -Gaffâr, El - Kahhâr, El -Uehhâb, El -Rezzâk, El -Fettâĥ, El-Alim, El -Kâbid, El -Bâsit, El -Hâfid, El - Râfi', El -Muizzu, El -Mudhil-lu, El -Semiu, El-Basir, El -Hakem, El -’Adl, El -Latif, El - Habir, El -Halim, El -Adhim, El -Gafûr, El - Shekûr, El -Alijju, El -Kebir, El -Hafidh, El - Muķit, El -Hasib, El -Xhelil, El -Kerim, El - Raķib, El-Muxhib, El-Uâsiu, El-Hakim, ElUedûd, El-Mexhid, El-Bâith, El-Shehid, ElHaķķ, El -Uekil, El -Ķauijj, El -Metin, El - Uelijju, El-Ĥamid, El-Muĥsi, El-Mubdi, ElMu’id, El -Muĥji, El -Mumit, El -Ĥajju, El - Ķajjûm, El -Uâxhid, El -Mâxhid, El -Uâĥid, El-Eĥad, El Ferdu, El-Samed, El-Ķâdir, ElMuķtedir, El -Muķaddim, El -Muaħħir, El - Euuelu, El -Aħiru, El -Dhâhiru, El -Bâtinu, El-Uâli, El -Uuteâl, El -Berru, El -Teuuâb, El-Munteķim, El -Afuu, El -Rreûf, Mâlikul - Mulk, Dhul -Xhelâli uel Ikrâm, El -Muķsit, El-Xhâmiu, El -Ganij, El -Mugni, El -Mâni’, El-Dârru, El -Nâfi’, El -Nûr, El -Hâdi, El - Bediu, El -Bâķi, El -Uârith, El -Rashid, El - Sabûr.” - “Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë.” - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. - Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” - El Aziz është Ai që askush nuk mund të cenojë madhështinë e Tij. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është, gjithashtu, El Hakim - i Urti, qoftë në lidhje me ligjin e adhurimit dhe jetës që ka vendosur për krijesat, qoftë në ligjin e krijimit e të përcaktimit të gjithçkaje që ekziston dhe ndodh në këtë ekzistencë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja për mirësitë e Tij dhe për çdo dhuratë, që na jep. Vetëm në dorën e Tij është suksesi për çdo gjë. Vetëm tek Ai jemi mbështetur dhe kemi shpresën.

Mus'haf Hape →
Duha 93:1–93:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dy - shim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Disa selefë, prej të cilëve edhe Ibn Is’haku, tregojnë se kjo sure është pikërisht ajo që Xhibrili ia shpalli Profetit të Allahut në kohën kur iu shfaq atij në pamjen e vet origjinale, sikurse e ka krijuar Allahu, siç tregohet në ajetin: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij. Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve, madje edhe më afër, dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” [Nexhm 1 - 10]. Kjo ndodhi kur ai ishte në Ebtah, në Mekë. Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë: 2884. “Kur Profetit ﷺ filloi t’i zbritej Kuran, pas njëfarë kohe ndodhi që Xhibrili nuk po i vinte me Shpallje, për disa ditë me radhë. Për këtë arsye, idhujtarët thanë: “Me sa duket, Zoti i tij e braktisi dhe tregoi se e urren atë.” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti fjalën e Tij: “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.”. Allahu i Madhëruar e fillon suren me një betim: - “Betohem për dritën e mëngjesit ... ” - Ed-Duha është koha e shkëlqimit të dritës së orëve të para të mëngjesit. Gjithashtu: - “... për natën, që mbulon gjithçka. ” - Nata, që mbulon gjithçka me errësirën dhe qetësinë e saj, sikurse thotë Allahu i Lartë - suar në ajetin tjetër: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen ...” [Lejl 1, 2]. Ose: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llo - garitjen e kohës. Ky është caktim i Nga - dhënjimtarit, të Gjithëditur.” [En’am 96]. - “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. - Nuk të ka braktisur Zoti yt dhe as nuk të urren. (Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjitha - shtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdë - rim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të ku - ndërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdue - shme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit.) 238 - “Bota e ardhshme është për ty shumë herë më e mirë se kjo e para. ” - Jeta e ahiretit është shumë herë më e mirë për ty sesa jeta e kësaj bote. Dihet mirë nga historia e shkruar e Profetit ﷺ - dhe për këtë nuk ka dyshim askush - se Profeti i Allahut ishte njeriu më asket, në lidhje me këna - qësitë dhe stolitë e kësaj dynjaje. Në fund të jetës, kur iu dha të zgjedhë: a të jetojë si mbret, me të gjitha pasuritë e kësaj bote, deri në fundin e ekzistencës së kësaj dy - njaje, dhe pastaj përsëri të futej në Xhenet, apo të vdiste e të shkonte tek Zoti i vet, ai zgjodhi të shkonte tek Zoti e jo jetën në këtë dynja. Imam Ahmedi sjell hadithin me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn Mesudi, që rrëfen: 2885. “Profeti i Allahut ishte duke fjetur mbi një rrogoz, i cili i kishte lënë gjurmë në trup. Kur u zgjua, unë fillova të fshija shpatullat e tij nga gjurmët e rrogozit dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Pse nuk na jep leje që të të shtrojmë një shtrojë të butë mbi këtë rrogoz?” Profeti i Allahut tha: “E ç’lidhje kam unë me këtë dynja?! Në raport me këtë botë, unë jam si një udhëtar kalorës, i cili zbret nën hijen e një peme, për t’u çlodhur për pak kohë, dhe pastaj e lë atë, për t’u nisur sërish në udhëtim.” Hadithi është tek Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili thotë se është hadith hasen sahih. - “Zoti yt do të të japë, e ti do të këna - qesh.” - Në ahiret, Allahu i Lartësuar do t’i japë Profetit ﷺ ,derisa ta kënaqë zemrën dhe shpirtin e tij. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për mirësitë e shumta, që Allahu i premtoi Profetit ﷺ në lidhje me umetin e tij. Një nga këto mirësi është edhe fakti se Allahu do t’i mundësojë të Dërguarit ﷺ që të bëjë një ndërmjetësim të madh për umetin. Ebu Amër Euzai transmeton nga Abdullah Ibn Abasi, se ka thënë: 2886. “Profetit të Allahut iu tregua se sa mirësi të mëdha, thesare të kësaj bote, do t’i jepeshin umetit të tij, pasi ai të largohej nga kjo jetë, dhe ai u gëzua. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.” Domethënë, Zoti i premtoi atij me mijëra e mijëra k ështjella në Xhenet, ku secila do të ketë gra dhe shërbëtorë, që i shkojnë madhështisë së atyre kështjellave.” Kjo thënie është transmetuar nga Ibn Xhe - riri përmes rrugës së tij, dhe ky është një zinxhir autentik transmetimi deri tek Ibn Abasi. Duhet theksuar se të tilla fjalë, që kanë të bëjnë me të fshehtën, nuk mund të thuhen nga sahabi përndryshe, vetëm nëse ai e ka dëgjuar nga Profeti. Pra, ato konsi - derohen si fjalë që i atribuohen Profetit ﷺ . Në vijim, Allahu i Lartësuar rendit mirësitë e shumta, që Ai i dhuroi robit dhe Profetit të Tij të dashur ﷺ: - “A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi? ” - Babai i Profetit ﷺ vdiq kur i biri ishte ende në barkun e nënës së tij. Më pas, në moshën 6-vjeçare, Profetit i vdes edhe nëna e tij, Emineja e bija e Uehbit, dhe kështu ai kaloi në kujdesarinë e gjyshit të tij, Abdul Muta - libit. Por nuk kaloi shumë kohë dhe gjyshi ndërroi jetë, kur Muhamedi ﷺ ishte veçse 8 vjeç. Pas kësaj, kujdestarinë e mori Ebu Talibi, xhaxhai i Profetit, i cili vazhdoi ta ndihmonte dhe ta mbronte. Ai e respektonte shumë Muhamedin ﷺ dhe u bë një mburojë e fortë për të, kundër çdo mundimi që do t’i jepte më pas populli i tij. kështu, ai vazhdoi ta mbështeste Muhamedin ﷺ edhe pasi ai arriti moshën 40-vjeçare, kur Zoti e zgjodhi atë për ta bërë Profetin e të gjithë botës. Por, me gjithë këtë dashuri për Muhamedin dhe mbështetje të pashembullt që i ofroi atij, Ebu Talibi vazhdonte të qëndronte në fenë e popullit të vet, të cilët adhuronin idhujt. Të gjitha këto ngjarje ishin me përcaktimin e Zotit dhe përkujdesin e Tij të madh për Pro - fetin e Tij të dashur. Kështu vazhdoi, derisa Ebu Talibi vdiq pak përpara se Profeti të emigronte në Medinë. Menjëherë pas vde - kjes së Ebu Talibit, edhe më mendjelehtët e kurejshëve apo injorantët më të rëndomtë mes tyre filluan t’i shkaktonin mundime Profetit të Allahut. Kështu, Allahu i Lartë - suar e urdhëroi Profetin e Tij për të emi - gruar drejt vendit të ensarëve, Medinës së ndritur. Kur mbërriti atje, ata e strehuan, e ndihmuan, ju bën krah dhe e mbrojtën, lu - ftuan krah për krah me të. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata trima të zgjedhur! Të gjitha këto ishin pjesë e përkujdesit, mbroj - tjes dhe ruajtjes së Allahut të Lartësuar për Profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ . - “A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Po kështu, Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dy - shim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52]. - “A nuk të gjeti të varfër dhe të bega - toi?” - Pra, ti ishe i varfër me fëmijë të shumtë dhe Allahu të pasuroi, për të mos pasur nevojën e asnjë krijese. Allahu i Ma - dhëruar bëri Profetin ﷺ që të arrinte gradën e lartë dhe shpërblimin e pamatë, që u jepet durimtarëve dhe mirënjohësve ndaj Tij. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 2887. “Pasuri nuk janë stolitë e shumta, por është pasuria e shpirtit.” Ndërsa në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Abdullah Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2888. “ Kanë fituar çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe ata që i janë dorëzuar tërësisht Allahut, u është dhënë furnizim i mjaftue - shëm dhe janë të kënaqur me rizkun që u ka ndarë Zoti në këtë botë.” - “Jetimin kurrë mos e nënçmo! ” - Ashtu sikurse ishe jetim dhe Allahu të strehoi ty, po ashtu mos u sill vrazhdë, mos e përul e mos e përzë jetimin, por tregohu bamirës, i butë, i dhembshur dhe i mëshirshëm me të! - “Lypësin kurrë mos e largo me vra - zhdësi!” - Ashtu sikurse ishe i humbur dhe Allahu të udhëzoi në rrugën e drejtë, ashtu mos u sill vrazhdë dhe ashpër me atë që kërkon diturinë dhe kërkon udhëzimin në rrugën e drejtë. Përkujdesu dhe jepi atij nga dituria, me të cilën të dalloi dhe të bekoi Zoti yt! Ndërsa Ibn Is’haku shpjegon: “Mos u trego i ashpër, arrogant, fjalëlig, kryeneç e i vrazhdë ndaj njerëzve të dobët e nevoj - tarë.” Ndërsa Katadja shpjegon: “Sillu me nevojtarët dhe lypësit me mëshirë e butësi!” - “Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!” - Duke kujtuar gjithmonë faktin se ishe i varfër e nevojtar dhe Allahu të pasu - roi, tregoi mirësitë që Allahu të ka bërë. Profeti ﷺ është lutur: 2889. “O Zot, na bëj mirënjohës për mirësitë e Tua, përlëvdues e lavdërues ndaj Teje për to. Na bëj t’i njohim ato të mira dhe përmbushi e plotësoji mirë - sitë ndaj nesh!” Ebu Daudi sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 2890. “Nuk tregohet mirënjohës ndaj Allahut, ai i cili nuk është mirënjohës ndaj njerëzve.” Ky është fundi i shkurtimit të sures Duha. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë!

Mus'haf Hape →
Fatiha 1:1–1:7 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [Hashër 22 - 24]. Në dy Sahihët …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Emrat e kësaj sureje - “El Fâtiĥa ” - Domethënë, Hapësja ose Çelësi, sepse lexuesi i Kur'anit e hap leximin apo shkrimin e Kur'anit me suren Fatiha. Po me suren Fatiha hapet edhe leximi i Kur'anit në namaz. - “Ummul Kur'an ”- “Themeli i Kur'anit” dhe “ Ummul Kitab” - “Themeli i Librit”. Umm quhet çdo gjë që është themel dhe që çdo gjë tjetër ndërtohet mbi të. Kështu, Fatihaja është themeli i Kur'anit dhe çdo gjë ndërtohet mbi të. Të gjitha kuptimet e mesazhet e Kur'anit kthehen në përmbajtjen e kësaj sureje. - “El Seb’ul Methânij ” (Shtatëshja që përsëritet) dhe “ Kur'ani i madhërishëm”. Eshtë një hadith i saktë në Xhamiun e Tirmidhiut, që e ka gjykuar si të saktë, se Ebu Hurejra tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 5 “El hamdu lil -lahi rab -bil âlemin është Ummul Kur'an, Ummul Kit âb, Es-Seb’ul Methâni dhe Kur'ani i madhërishëm.” - Ajo quhet “El Hamdu” - “Lavdërimi” dhe “Es-Salâtu” - “Namazi. Në hadithin kudsij, që Profeti e transmeton nga Allahu i Madhëruar, thuhet: 6 “Unë e kam ndarë namazin në dy gjysma. Kur adhuruesi thotë: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemîn (Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve), Allahu thotë: “Më lavdëroi dhe falënderoi adhuruesi Im. ...”. - Gjithashtu, ajo quhet edhe “ El Shifau” - “Shëruese”, sikurse ka ardhur ky përshkrim në hadithin e përcjellë nga Darimiu , nga Ebu Seidi, që përcjell nga Profeti, që ka thënë: 7 “Hapësja e Librit është “ Shifâun”, pra, shëruese për çdo helmim.”4 - Fatihaja quhet edhe “ Rukje” - domethënë, shërim përmes lutjeve, sipas hadithit të Ebu Seid Hudrij, kur ai i bëri rukje një burri të helmuar nga pickimi i akrepit. Kur e njoftuan Profeti n për këtë ngjarje, ai i tha Ebu Seidit: 8 “...ku e dije ti se ajo është rukje?!” - Ajo quhet edhe “Esâsul Kur'an” - “Baza e Kur'anit”, sikurse tregon El Sha’biju se e ka quajtur Ibn Abasi, që më pas ka shtuar: “Baza e saj është Bismil-lahir-RahmanirRahim.” - Sufjan Ibn Ujejne e ka quajtur këtë sure “Uakijeh”, Mbrojtësja, ndërsa Jahja Ibn Ebu Kethir e ka quajtur “ Kafijeh”, e Mjaftueshmja, sipas disa haditheve mursele, ku thuhet: 9 “Umul Kur 'an mund të zëvendësojë çdo sure tjetër, por asnjë tjetër nuk mund ta zëvendësojë atë.” Gjithashtu, ajo quhet Surja e Namazit ose edhe “ El Kenz” “Thesari”, siç ka thënë Zemahsheriu në librin e tij El Keshaf. Zbritja e sures Fatiha Surja Fatiha ka zbritur në Mekë. Kështu ka thënë Ibn Abasi, Katade dhe Ebu Alije. Kështu, ajo konsiderohet si sure mekase. Kanë thënë, gjithashtu, se është sure medinase, ashtu siç kanë thënë gjithashtu se ka zbritur dy herë, fillimisht në Mekë, dhe pastaj në Medinë.5 Dobitë dhe rëndësia e Fatihasë Nuk ka shpallur Allahu i Lartësuar as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan si surja Fatiha. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, - Allahu e mëshiroftë! - sjell thënien nga Ebu Hurejra: 10 “Një ditë, Profeti doli për vizitë tek Ubej Ibn Keabi dhe e gjeti atë duke falur namaz. Ai i thirri: “O Ubej!” Ubeji ktheu kokën, por nuk iu përgjigj Profetit. Profeti përsëri i foli dhe i tha: “O Ubej!” Atëherë, Ubeji e fali shpejt namazin dhe shkoi tek Profeti dhe i tha: “Es -selamu alejke, o Profet i Allahut!” Profeti tha: “Ue alejkes -selam! Çfarë të pengoi të më përgjigjeshe kur të thirra, o Ubej?” Ai tha: “O Profeti i Allahut, unë isha duke falur namaz.” Profeti tha: “A nuk e di ti atë që më është shpallur mua: “...përgjigjuni Allahut dhe Profetit kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Ubeji tha: “Po, o Profeti i Allahut, dhe nuk kam për ta përsëritur këtë gabim!” Profeti pastaj i tha: “A dëshiron të të tregoj për një sure, që nuk ka të ngjashme as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan?” “Po, o Profeti i Allahut.” Profeti i tha: “Unë shpresoj që, pa dalë nga kjo derë, ta mësosh cila është ajo sure.”. Ubeji thotë: “Profeti më kapi për dore dhe po më fliste, kurse unë ngadalësoja hapin nga frika se do të mbërrinim tek porta pa përfunduar fjalën Profeti. Kur u afruam afër portës, i thashë: “O Profet i Allahut, cila është surja që më premtove të më tregoje?” Ai tha: “Çfarë lexon në namaz?” Unë i lexova Ummul Kur'an (Fatihanë).” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Betohem në Atë në Dorë të së Cilit është shpirti im, se Allahu i Lartësuar nuk ka shpallur as në Teurat, as në Ungjill, as në Zebur dhe as në Furkan si surja Fatiha. Ajo është Shtatëshja që përsëritet.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Tirmidhiu, që shton: 11 “...Ajo është Shtatëshja që përsëritet, është Kur'ani madhështor, që m’u dha.” Tirmidhiu shton se ky është hadith hasen sahih. Imam Ahmed Ibn Hambel, - Allahu e mëshiroftë! - shënon në Musnedin e tij hadithin e Ebu Seid el Mual -lâ (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): 12 “Unë isha duke falur namaz, kur Profeti më foli. Unë nuk iu përgjigja, derisa e mbarova namazin. Kur i shkova, ai më tha: “Çfarë të pengoi të vish tek unë?” - “O i Dërguari i Allahut, unë isha duke falur namaz.” Ai tha: “Po a nuk ka thënë Allahu i Madhëruar: “O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur ju ftojnë në atë që ju jep jetë!”? Pastaj tha: “Kam për të ta mësuar më madhështoren sure që gjendet në Kur'an para se të dalësh nga xhamia.” Atëherë, ai më kapi për dore dhe kur po bëhej të dilte nga xhamia, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, po ti më the që do të të mësoj më madhështoren sure që gjendet në Kur'an?” Ai më tha: “Po, ajo është: El ĥamdu lil-lahi Rab-bil alemin ”. Ajo është ‘Shtatëshja që përsëritet’ dhe Kur'ani madhështor.’ Kështu e ka sjellë këtë hadith edhe Imam Buhariu, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me rrugë të ndryshme transmetimi. Fatihaja dhe fundi i sures Bekare janë dy drita, të cilat nuk i janë dhënë kurrë asnjë profeti tjetër para Profetit tonë Në Sahihun e Muslimit dhe në Sunenin e Nesaiut shënohet hadithi prej Ibn Abasit r.a., që ka thënë: 13 “Një ditë, Profeti ﷺ ishte ulur me Xhibrilin , kur dëgjuan një zhurmë që vinte nga sipër. Xhibrili ngriti shikimin drejt qiellit dhe tha: “Sot u hap një portë e qiellit, që nuk është hapur kurrë më parë.” Prej saj - rrëfen Ibn Abasi - zbriti një melek tek Profeti dhe i tha: “Gëzohu! Vërtet ty të janë dhuruar dy drita, të cilat nuk i janë dhënë kurrë asnjë profeti tjetër para teje: Fatihaja dhe fundi i sures Bekare. Çdo gërmë që ke për të lexuar prej atyre të dyjave ka për të t’u dhënë.” Ky është teksti i sjellë nga Nesaiu. Edhe Muslimi e ka sjellë të ngjashëm me të. 6 Muslimi sjell hadithin e Ebu Hurejrës, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij – që tregon: “E kam dëgjuar Profetin të thotë: 14 “Kush fal namaz pa lexuar në të Ummul Kur'an (Themelin e Kur'anit), e ka namazin hadaxh (jo të plotë) - tri herë.” Dikush i tha Ebu Hurejrës: “Po kur ne falemi pas imamit?” Ebu Hurejra tha: “Lexoje në veten tënde, sepse unë e kam dëgjuar Profetin të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë e kam ndarë namazin në dy gjysma, dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon: “Kur adhuruesi thotë: El ĥamdu lil -lâhi Rab -bil âlemîn (Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve!), Allahu thotë: “Më lavdëroi dhe falënderoi adhuruesi im!”. Kur adhuruesi thotë: Er-Raĥmânir-Raĥîm të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit , Allahu thotë: “Më përlëvdoi shumë adhuruesi Im”. Kur adhuruesi thotë: Mâliki jeumid -dîn (Sunduesit të Ditës së Gjykimit) , Allahu thotë: “Më lartësoi e madhëroi Mua adhuruesi Im”. Ose tha: “M’i besoi Mua adhuruesi Im të gjitha punët e tij.” Kur adhuruesi thotë: Ijjâke nea’budu ue ijjâke nesteaîn (Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë), Allahu thotë: Kjo është mes meje dhe adhuruesit Tim dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon. “Kur adhuruesi thotë: Ihdinaŝ-ŝirâţal musteķîm. Sirâţal -ledhîne enamte alejhim ĝajril maĝđûbi alejhim ue leđ -đãl-lîn. (Na udhëzo në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre të cilët i begatove, jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin dhe as në rrugën e të humburve!)”, Allahu thotë: “Këto janë për adhuruesin Tim, dhe adhuruesit Tim do t’i jepet ajo që kërkon”.” Kështu e ka sjellë Nesaiu. Leximi i Fatihasë gjatë namazit Për këtë çështje janë dhënë tri mendime: 1. Leximi i Fatihasë është detyrë për imamin, për xhematliun dhe për atë që falet vetëm. Kjo është ajo që tregojnë përgjithësisht hadithet e sjella në këtë temë. 15. “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Fatihanë”. 16 “Ai që fal një namaz dhe nuk lexon në të Ummul Kur'anin, ai namaz është ħadâxh (jo i plotë).” 17 “Nuk vlen një namaz në të cilin nuk lexohet Ummul Kur'an-i.” Ky është mendimi ekzistues i Shafiut (Allahu e mëshiroftë!). 2. Anëtari i xhematit nuk e ka detyrë që të lexojë as Fatihanë dhe as ndonjë sure tjetër, as në namazet me zë e as në ato pa zë. Për këtë tregon hadithi i sjellë nga imam Ahmed Ibn Hambel, nga Xhabir Ebu Abdilah, nga Profeti që ka thënë: 18 “Ai që falet me imam, leximi i imamit është edhe lexim për të.” Por në senedin e këtij hadithi ka dobësi. Maliku transmeton nga Uehb Ibn Kejsan, nga Xhabiri se kjo është prej fjalës së Xhabirit e jo nga Profeti ﷺ . Ky hadith është sjellë përmes rrugësh të ndryshme, por asnjëra nga ato nuk është e saktë. Allahu është më i ditur për gjithçka. 3. Leximi i Fatihasë është detyrë për anëtarin e xhematit në namazet pa zë, e nuk është detyrë në namazet me zë. Për këtë tregon hadithi i sjellë në Sahihun e Muslimit, nga Ebu Musa el Eshariu, i cili tregon tregon Profeti i Allahut ka thënë: 19 “Imami është vendosur që të udhëhiqeni pas tij. Kur ai bën tekbir, bëni dhe ju tekbir dhe kur ai të lexojë, atëherë heshtni!” Hadithi vazhdon. Edhe autorët e Suneneve, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh, sjellin hadithin e Ebu Hurejrës, se Profeti ﷺ ka thënë: 20 “... kur të lexojë imami, heshtni!”. Këtë hadith e ka gjykuar si sahih imam Muslimi. Këto dy hadithe tregojnë për saktësinë e këtij mendimi. Në fakt, ky është edhe njëri nga mendimet e hershme të imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!). Shtjellimi i istiadhe-s dhe dispozitave të saj 7 - Eûdhu bil-lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej (sherrit të) shejtanit të mallkuar 8 Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe di gjithçka.” [ El ea ’raf 200]. “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër (sherrit të) shejtanit të mallkuar.Vërtet, ai (shejtani) nuk ka asnjë fuqi kundër atyre që besojnë dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë.” [Nahl 98 - 100]. Disa lexues të specializuar të Kur'anit e të tjerë janë të mendimit se istiadhja bëhet pasi ka përfunduar leximin e Kur'anit apo i një pjese të tij, duke u mbështetur në kuptimin e drejtpërdrejtë të kontekstit të ajetit kur'anor në të cilin thuhet: “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut...”, pra, pasi të kesh lexuar Kur'an. Sipas këtij mendimi, kjo bëhet edhe për të larguar vetëkënaqësinë dhe vetëpëlqimin pas përfundimit të leximit të Kur'anit. Megjithatë, Ebu Bekër Ibn Arabiu thotë ky është një mendim shumë i çuditshëm. Sipas një mendimi tjetër, istiadhja bëhet edhe në fillim, edhe në përfundim të leximit të Kur'anit. Sidoqoftë, mendimi më i përhapur dhe i njohur nga shumica e dijetarëve është se istiadhja bëhet para leximit, për të larguar vesveset e shejtanit. Kuptimi i ajetit sipas këtyre është “Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e Allahut...”, domethënë “Kur të përgatitesh të lexosh Kur'anin...”. Kjo ngjan me fjalët e Allahut në suren Maide 3: “O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat...”. Pra, kur të vendosni e të përgatiteni për të falur namaz. Argument për këtë janë edhe hadithet e sjella nga Profeti i Allahut. Imam Ahmed Ibn Hambeli, - Allahu e mëshiroftë, - sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu: 21 “Kur Profeti ﷺ ngrihej natën për namaz, bënte tekbirin pastaj thoshte: Sub’ĥânekellllâhum-me ue bi ĥamdike, ue tebâreke - smuke, ue teâlâ xhed-duke, ue lâ ilâh - e ĝajruke. (I lavdëruar dhe larg çdo të mete je, o i Adhuruari im në lavdinë Tënde. I lartësuar, i madhëruar dhe begatisjellës është emri Yt! U lartësoftë madhëria Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër të meritueshëm veç Teje!” Pastaj vijonte të thoshte: “ Lâ ilâhe il -l’Allâhu” tri herë, pastaj thoshte: “Eûdhu bil -lâhis-semî-il alîm, minesh - shejŧânir-raxhîm, min hemzihi, ue nefħihi, ue nefthihi. ” (Kërkoj mbrojtje tek Allahu, Gjithëdëgjues dhe i Gjithëditur, (të më ruajë) prej shejtanit të mallkuar, prej hemzihi, nefħihi dhe nefthihi).9 Të katër autorët e Suneneve e kanë sjellë hadithin nga transmetimi i Xhafer Ebu Sulejmanit, që e sjell nga Ali Ibn Alij el Rifai el Jeshkurij. Imam Tirmidhiu ka thënë për këtë hadith, se ai është hadithi më i njohur dhe i përhapur për këtë çështje. Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) dhe nxënësi i tij, Muhamedi kanë qenë të mendimit se istiadhja thuhet për shkak të leximit të Kur'anit gjatë namazit. Ndërsa Ebu Jusufi ishte i mendimit se istiadhja thuhet për shkak të vetë faljes së namazit. 10 Nga fjalët e këndshme të thëna rreth istiadhes është edhe mendimi se istiadhja është pastrim për gojën, nga kotësitë e gjynahet që ke nxjerrë prej saj. Ajo është si një parfumosje e gojës, përpara fillimit të leximit të Fjalës së Allahut. Ajo tregon kërkimin e mbrojtjes, strehimit e mbështetjes tek Allahu, duke dëshmuar kështu për pushtetin e Tij absolut nga njëra anë, dhe duke shprehur nga ana tjetër dobësinë e pamundësinë e robit për t’u përballur me këtë armik të përbetuar të brendshëm, të cilin askush nuk ka forcën dhe pushtetin për ta ndaluar dhe larguar, veç Allahut, që e krijoi. Ky armik nuk pranon mirësjellje dhe përshtatje dhe as nuk ndikohet po t’i bësh mirësi, ndryshe nga armiku i llojit njerëzor. Duke qenë se shejtani na sheh dhe ne nuk e shohim, atëherë ne i kërkojmë ndihmë Atij që e sheh shejtanin për të na mbrojtur prej tij, kur edhe shejtani nuk e sheh dot Atë. 11 Kuptimi i fjalës Eudhu: El-Istiâdhetu është El-Istixhâratu, pra, kërkimi i strehimit dhe i mbrojtjes (diku ose tek dikush). Ndërsa thënia: Eûdhu bil -lâhi minesh-shejŧânir-raxhîm”, me fjalë të tjera mund të shpjegohet: "Kërkoj mbrojtje, strehim, ndihmë tek madhështia e Allahut, duke u lidhur dhe mbështetur vetem tek Ai, që të më ruajë prej të keqes së shejtanit të mallkuar dhe të dëbuar nga mëshira e Tij. Kërkoj ndihmë, mbrojtje tek Allahu, që shejtani të mos më mashtrojë dhe të mos më devijojë nga rruga e drejtë; që të mos më dëmtojë mua as në fenë time dhe as në jetën time të dynjasë. Kërkoj ndihmë tek Allahu i Lartësuar që shejtani i mallkuar të mos ia dalë mbanë që të më pengojë nga zbatimi i urdhrave të Zotit tim, dhe të mos ia dalë mbanë që të më nxisë dhe të më bëjë që të veproj ato gjëra, nga të cilat Zoti im më ka ndaluar, sepse është e pamundur që ai të sprapset nga unë. Shejtani mund të sprapset vetëm nga Zoti i botëve. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se istiadhja është vepër e pëlqyeshme dhe nuk është (vaxhib) një urdhër i prerë, që, nëse nuk e bën, merr gjynah. Ibn Sirini ka thënë që: Nëse robi e thotë vetëm një herë në jetën e tij “ Eûdhu bil -lâhi minesh -shejŧânirraxhîm”, e ka kryer detyrimin për thënien e istiadhes. Por duhet të përmendim se Profeti ﷺ ka qenë i vazhdueshëm në thënien e istiadhes dhe është shumë i rëndësishëm fakti se istiadhja e largon shejtanin. Duke qenë se largimi i shejtanit është një detyre shumë e rëndësishme për njeriun, atëherë edhe istiadhja duhet të jetë po kaq e rëndësishme. Dihet rregulli i rëndësishëm, që thotë: “Një vepër pa të cilën nuk mund të plotësohet e detyrueshmja, është e detyrueshme.” 12 Si thënia me zë e istiâdhes, ashtu edhe thënia në vetvete, është njëlloj. Kështu ka thënë Shafiu me kuptim, jo fjalë për fjalë.13 Fjala shejtan e ka preardhjen nga fjala “ sheŧane jeshŧunu ”, domethënë: u largua me natyrën e tij të keqe e u dëbua nga çdo e mirë, për shkak të shkeljes së çdo kufiri të Zotit. Pra, shejtani u largua dhe shkoi shumë larg së vërtetës dhe së mirës. Fjala Raxhîm merr kuptimin merxhûm, pra, i mallkuar, i dëbuar nga mëshira dhe nga çdo mirësi. - Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim - Ebu Daudi sjell me sened të saktë deri tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur nga ata të dy, at e bir!), se Profeti ﷺ nuk e mësonte mbarimin dhe ndarjen mes sureve derisa të zbriste Bismilahir-Rahmanir-Rahim.”. Dijetarët janë unanimë se BismilahirRahmanir-Rahim është pjesë nga ajeti 30 i sures Neml. Pastaj kanë dhënë mendime të ndryshme rreth faktit se a është ajet i shkëputur i zbritur në fillim të çdo sureje, apo ajo është ajet vetëm i sures Fatiha e jo i sureve të tjera, apo është zbritur për të treguar ndarjen mes sureve. Mendimi më i saktë është se ajo është zbritur për ndarjen mes sureve, ashtu siç u përmend pak më sipër nga fjala e Ibn Abasit e përcjellë nga Ebu Daudi. 14 Ata që janë të mendimit se është ajet i sures Fatiha, janë të mendimit gjithashtu se duhet lexuar me zë në namaz, ndërsa ata që nuk janë të këtij mendimi e lexojnë atë pa zë në namaz. Për secilën nga palët ka mbështetës prej sahabëve, që ndajnë të njëjtin mendim. Ajo që është sjellë saktësisht dhe në mënyrë të sigurt nga katër kalifët e drejtë është se ata e lexonin bismilah-in pa zë në namaz. Po kështu kanë vepruar edhe shumë selefë mes tabiinëve dhe të tjerë që erdhën pas tyre. Ky është edhe mendimi i Ebu Hanifes, i imam Theuriut dhe imam Ahmedit. Ndërsa ndjekësit e imam Malikut nuk e lexojnë as me zë e as pa zë. Shkurtimisht, mund të themi se nga transmetimet e sjella nga Profeti ﷺ dhe unanimiteti i dijetarëve tregon se edhe ata që e lexojnë me zë, edhe ata që e lexojnë pa zë e kanë namazin të saktë.15 Dobitë dhe rëndësia e bismilahit Imam Ebu Muhamed Abdurahman Ibn Ebu Hatim (Allahu e mëshiroftë!) sjell në Tefsirin e tij, me senedin e tij nga Uthman Ibn Afan: 22. “Profeti i Allahut (Salavatet dhe selami i Zotit qofshin mbi të!) u pyet rreth “Bismilahir -Rahmanir-Rahim” dhe tha: “Ai (Bismilahi) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar. Mes saj dhe emrit më të madh të Allahut ka afërsi, aq sa është e bardha e syrit me të zezën e tij.” 16 Uekiu sjell me senedin e tij hadithin nga Ibn Abasi, që ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu të ruajë e ta shpëtojë nga 19 zebanitë e Xhehenemit, le të lexojë “ BismilahirRahmanir-Rahim”, se Allahu do t’ia bëjë çdo gërmë të saj mbrojtje nga çdo zebani.” Këtë thënie e ka përmendur Ibn Atije dhe imam El Kurtubiu. 17 Ibn Atije e ka përkrahur këtë mendim të Ibn Kethirit dhe e ka qartësuar duke argumentuar gjithashtu me fjalën e Profetit ﷺ : 23 “Pashë mbi 30 melekë që garonin për të marrë e për të shkruar fjalën e adhuruesit, që tha: “ Rabena lekel hamdu hamden kethiran, tajjiben mubâraken fihi ” (Zoti ynë, ty të qofshin lavdërimet, lavdërime të shumta, të mira dhe plot bekime), për shkak se edhe kjo fjalë përmban mbi 30 germa. Në hadithin e Bishër Ibn Amara nga Dahhaku përmendet se Ibn Abasi ka thënë: E para fjalë që i ka thënë Xhibrili Muhamedit ﷺ ishte: 24 “O Muhamed thuaj: “ Esteidhu bis-semi’il alim minesh-shejtânir-raxhim” “Kërkoj mbrojtje tek Ai që dëgjon dhe di gjithçka (të më ruajë) nga shejtani i mallkuar!”. Pastaj tha: “Tani thuaj: “ Bismil-lâhir-RahmânirRahim”. Nesaiu shënon në librin e tij: “Puna gjatë ditës dhe natës”, ndërsa Ibn Merdeuejhi në Tefsirin e tij, një hadith nga Halid Ibn Hadhae, ky nga El Huxhejmiu, ky nga Ebu Malik Ibn Usame Ibn Umejri e ky nga i ati, që ka thënë: 25 “Unë isha prapa Profetit ﷺ kur kafsha e Profetit u pengua. Unë thashë: “ Teisesh-shejtan! (U shkatërroftë shejtani!)” Profeti ﷺ më tha: “Mos thuaj ashtu, sepse shejtani zmadhohet sa një shtëpi, por thuaj “ Bismil-lâh”, sepse kështu ai zvogëlohet sa një mushkonjë.” 18 E gjithë kjo ndodh nga bekimi dhe mirësia e fjalës Bismilah. Bismilahi 19 është i pëlqyeshëm të thuhet para hyrjes në banjë, në fillim të marrjes së abdesit, para fillimit të ngrënies së ushqimit, para therjes së kafshës, madje disa mendojnë se kjo e fundit është e detyrueshme. Është e pëlqyeshme të përdoret edhe përpara marrëdhënieve intime. Për këtë tregon hadithi i sjellë në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit nga Ibn Abasi, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 26 “Nëse kur shkoni me gruan thoni: Bismil-lâh! Allâhum -me xhen - nibnash-shejŧâne ue xhen -nibish-shejŧâne mâ razeķtena! (Me emrin e Allahut! O i Adhuruari im! Largoje prej nesh shejtanin; largoje shejtanin nga ajo me të cilën na furnizon!), atëherë, nëse ju dhurohet një fëmijë, atij fëmije nuk do t’i bëhej kurrë dëm nga shejtani.” Allah 20 është emër i përveçëm i Zotit të Lartësuar. Thuhet se ky është emri i madh i Allahut dhe të gjithë emrat e tjerë janë cilësi e përshkrime të Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithëmëshirshmi Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [Hashër 22 - 24]. Në dy Sahihët 21 është hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 27 “Allahu ka 99 emra, 100 pa një, të cilat ai që aĥŝâhâ 22 (i mëson e punon me to) ka për të hyrë në Xhenet!” 23 El hamdu lil-lahi Rabil Alemin - Elhamdu lil -lahi - Ibn Xheriri shpjegon: Mirënjohja e sinqertë i qoftë vetëm Allahut dhe askujt tjetër prej atyre që njerëzit adhurojnë apo krijesave të Allahut. Mirënjohja e falënderimi i plotë i qoftë Zotit për të gjitha ato mirësi që u dhuroi robërve të Tij, të cilat askush nuk mund t’i numërojë e përkufizojë. Askush nuk e di numrin e tyre veç Zotit. Ai ua ka dhuruar ato mirësi robërve të Vet, edhe pse ata nuk kanë bërë asgjë për t’i merituar. Allahut i qoftë hamdi, lavdërimi e mirënjohja për të gjitha këto, në fillim e në fund. 24 Elifi (E) dhe Lami (L), pra, nyja ‘ El’ tek fjala “El Hamdu lil -lah” përdoret në arabisht për të treguar gjithëpërfshirje. Sipas këtij kuptimi, të gjitha llojet e format e hamdi-t dhe shprehjes së tij i takojnë veçse Allahut të Lartësuar. Në një hadith thuhet: 28. “O Allah, Ty të takon i gjithi hamdi, Ty të takon i gjithë mbretërimi e pushteti! Në dorën Tënde është e gjithë e mira dhe tek Ty kthehen të gjitha çështjet!” 25 - Rabil alemin - El Rab është Pronari, rregulluesi e administruesi i gjithësisë. Emërtimi “El Rab” me pjesëzën “El” përpara lejohet veçse për Allahun, ndërsa pa nyjen “El” mund të përdoret nëse vjen në formën pronë-pronar, p.sh. “rabul bejt” - “ i zoti i shtëpisë”.26 - El alemin është shumësi i fjalës El Alem. Këtu bën pjesë gjithçka që ekziston, përveç Allahut të Lartësuar. El au âlim (botërat) janë botët e ndryshme të krijesave në qiej dhe në tokë, në dhé dhe në det. Kështu p.sh., bota e njerëzve është botë më vete, xhindët janë botë më vete, melekët gjithashtu përbëjnë një botë. Kështu ka thënë Bishër Ibn Amarati, që përcjell nga Ibn Abasi. “El hamdu lil-lâhi rabil âlemin” - Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, në dorë të të Cilit është i gjithë krijimi dhe krijesat, në qiej e në tokë e çka mes tyre e brenda tyre, nga ata që i dimë dhe nga ata që nuk i dimë. - Er-Rahmanir-Rahim - Këta janë dy emra që e kanë prejardhjen nga fjala “ Errahmetu”- “Mëshirë”, me një kuptim të përforcuar dhe epror të saj . 27 Er-Rahman (i Gjithëmëshirshmi) ka një kuptim më të përforcuar dhe më epror sesa emri “ ErRahim” (Mëshirëplotë). Emri “Er-Rahman” është i prejardhur, ndryshe nga pretendimet se ai nuk është i tillë. Për këtë tregon hadithi që e ka sjellë Tirmidhiu, duke e gjykuar si të saktë (sahih), nga Abdur-rahman Ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 29 . “Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë jam ErRahmanu dhe Unë e krijova farefisninë dhe zgjodha për të një emër ( er-rahm) të prejardhur nga Emri Im ( Er-Rahman). Për atë që i mban lidhjet farefisnore, edhe Unë do t’i mbaj lidhjet me të, e kush i shkëput lidhjet farefisnore, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.”. Ky është një tekst i drejtpërdrejtë dhe i qartë se emri “Er - Rahman” është i prejardhur dhe nuk ka më kuptim asnjë lloj kundërshtie në këtë çështje. Ibn Xheriri përcjell përmes senedit të tij nga El Azramiu, i cili ka thënë: “Er - Rahman është i Gjithëmëshirshmi për të gjitha krijesat, 28 ndërsa Er -Rahim është Mëshirëploti vetëm për besimtarët.” Edhe në ajetin kur'anor Allahu i Madhëruar thotë: “Er-Rahmanu që qëndroi mbi Fron.” [Ta Ha 5], për të treguar se Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me mëshirën e Tij. Ndërsa kur flet për mëshirën e Tij për besimtarët, Ai thotë: “Ai është Er-Rahim me besimtarët.” [Ahzab 43]. Pra, i dalloi me mëshirën e Tij të veçantë dhe të plotë vetëm për ta. Kjo tregon gjithashtu se emri ErRahman ka një kuptim më të përforcuar të mëshirës sesa emri Er-Rahim, sepse ka përfshirë të gjitha krijesat dhe është në të dyja jetët. 29 Imam Kurtubiu ka thënë: Allahu i Madhëruar e ka përshkruar Veten e Tij me emrat Er-Raĥmâni dhe Er-Rraĥîm, pasi përmendi se Ai është Rabbul Alemin (Zoti i botëve), në mënyrë që pas nxitjes së frikës, në zemrën e robit të vijojë me nxitjen e shpresës. Përmendja e emrave ErRaĥmâni, Er -Rraĥîm nxit shpresën në zemrën e robit. Ata vijnë pas përshkrimit të Tij si Rabbul Alemin , përshkrim i cili nxit frikën. Kjo është plotësisht në përputhje me atë që thotë vetë Allahu në një ajet tjetër: “Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Por edhe dënimi Im është dënim i dhembshëm.” [El Hixhr 49, 50]. Në Sahihun e Muslimit shënohet se Ebu Hurejra përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 31 “Sikur ta dinte besimtari se çfarë ndëshkimesh ka Allahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij. Sikur ta dinte mosbesimtari se çfarë mëshire ka Allahu, askush nuk do të humbiste shpresën në mëshirën e Tij.” 30 Emri “ Er-Raĥmân” është i ndaluar për krijesat. Kështu, krijesat nuk mund të emërtohen me këtë emër, sepse ai është i veçantë për Allahun. Mendoni pak në Musejleme Gënjeshtarin, 31 i cili paturpësisht mori guximin që të quante veten e tij me këtë emër! Allahu ia mveshi atij një veshje poshtërimi dhe sot ai njihet nga të gjithë si Musejleme Gënjeshtari. Madje, ai merret si shembull i gënjeshtrës dhe gënjeshtarëve, ndaj thuhet: “Gënjeshtar si Musejlemi.” - “Maliki jeumid -din” - Kuptimi: Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Allahu i Lartësuar vërtet e veçon përmendjen e sundimit të Tij në Ditën e Gjykimit, por kjo nuk do të thotë se Ai nuk është edhe Sunduesi i kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe i ahiretit, por pak më përpara kësaj Ai e përshkroi Veten si “ Rabbul Alemin”, duke na treguar kështu se Ai është sunduesi i të gjithë botëve, dhe kjo fjalë përfshin dynjanë dhe ahiretin. Pastaj Ai e veçon pushtetin e Tij në Ditën e gjykimit, sepse atë ditë do të zhduket tërësisht edhe ai lloj pushteti që e pretendonin në jetën e kësaj dynjaje ata të cilët nuk besonin në Zotin dhe ishin mendjemëdhenj. Atë ditë, askush nuk do të ketë në dorë asnjë gjë. Madje, askush nuk do të flasë pa e lejuar i Gjithëmëshirshmi: “Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” [Nebe 38]. Dahaku na tregon se Ibn Abasi shpjegon “Maliki jeumiddin ” (Sunduesi i Ditës së Gjykimit) kështu: Atë ditë, askush nuk zotëron ndonjë pasuri, siç kishte në dynja, kur thoshte “Kjo është pasuria ime!”, ose “Ky është pushteti im!”. Atë ditë askush nuk zotëron më asnjë lloj pasurie apo pushteti.”32 Jeumud-din do të thotë: Dita e gjykimit, llogarisë dhe shpërblimit. Ajo është Dita e Kijametit, kur Allahu do të gjykojë e shpërblejë krijesat. Nëse kanë bërë mirë, do t’i shpërblejë me të mira, e nëse kanë bërë keq, do të marrin dënimin që meritojnë, veç nëse Allahu i fal. O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj na fal ne! 33 - Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë. - Këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rendit të zakonshëm të fjalisë në arabisht. Kështu, në fjalinë “Ty të adhurojmë dhe tek Ti ndihmë kërkojmë”, përemrat ‘Ty’ dhe ‘Ti’ janë vendosur përpara foljes (kallëzuesit), mënyrë kjo e cila e vë theksin tek përemri, duke i dhënë fjalisë këtë kuptim: “Vetëm Ty të adhurojmë” dhe “Vetëm tek Ti e kërkojmë ndihmën dhe mbështetjen”. Vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë, dhe asnjë tjetër veç Teje, dhe mbështetjen e ndihmën e kërkojmë veç tek Ti, e tek askush tjetër. Pikërisht kjo është bindja e plotë ndaj Zotit. El ibadetu nga ana gjuhësore do të thotë përunjësi e nënshtrim. Ndërsa në terminologjinë e Sheriatit është një fjalë që përmbledh në vetvete gradën më të lartë të dashurisë, nënshtrimit e përunjësisë dhe të frikës.34 Disa selefë kanë thënë: Fatihaja është e fshehta e Kur'anit dhe e fshehta e Fatihasë është tek kjo frazë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein! ”. Ijjake nabudu (Vetëm Ty të adhurojmë) është dëshmi e sinqertë e njeriut për distancimin nga çdo lloj shirku. Ndërsa: “ ue ij jake nestein” (vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë), është një dëshmi e çiltër se ai po ia dorëzon të gjitha çështjet Allahut të Lartësuar dhe po distancohet tërësisht nga forcat dhe aftësitë e veta. E gjithë feja e Zotit bazohet në këto dy çështje. Ky mesazh jepet në shumë ajete kur'anore: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. “Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” [Mulk 29]. - "Ij-jâke nea’budu ue ij-jâke nestein!” - Në këtë ajet vërehet një zhvendosje nga veta e tretë në vetën e dytë, pra, duke ju drejtuar drejtëpërdrejt Allahut të Lartësuar. Që nga fillimi i sures, " El hamdu lil -lahi Rabil Alemin", e deri tek " Maliki jeumid -din" të gjitha janë treguar në vetën e tretë. Pastaj teksti zhvendoset në vetën e dytë, duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. Adhuruesi, përmes hamd-it (lavdërimit), thena-it (përlëvdimit të përsëritur e të shumtë) dhe temxhid-it (madhërimit), realizon hamd-in dhe esencën e tij, në masën dhe cilësinë e duhur, siç kërkohet nga Allahu i Lartësuar, dhe pastaj distancohet plotësisht nga adhurimi i gjithçkaje tjetër dhe nga mbështetja tek dikush tjetër veç Allahut Mëshiorëplotë. Vetëm pas kësaj përpjekjeje, ai nderohet, afrohet dhe ngrihet në nivelin dhe gradën për t’i folur drejtëpërdrejt Allahut të Lartësuar duke thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë”. 35 Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar ka përmendur adhurimin përpara istiane-s, kërkimit të ndihmës, sepse përkushtimi i adhurimeve Allahut është qëllimi i njeriut, ndërsa kërkimi i ndihmës është mjet ose ndihmë për të realizuar sa më mirë adhurimin; dhe dihet mirë se qëllimi është më i rëndësishëm se mjeti, ndaj më të rëndësishmes i jepet përparësi. Një pyetje që shtrohet është: “Përse është përdorur numri shumës në ajet, duke thënë: “të adhurojmë” dhe “ndihmë kërkojmë”? Për këtë janë dhënë përgjigje të shumta, ndër të cilat edhe fakti se kur i drejtohemi Allahut të Madhëruar në numrin shumës, pra, duke thënë: “vetëm Ty të adhurojmë” kjo është një shprehje më e qartë e modestisë dhe e përunjësisë para Allahut, sesa kur i drejtohesh Atij duke thënë “vetëm Ty të adhuroj”. Kjo e fundit tregon një lloj madhërimi e vlerësimi për veten. E kush je ti që e konsideron veten të denjë që t’i drejtohesh i vetëm Allahut të Madhëruar, të cilin askush nuk mund ta adhurojë dhe përlëvdojë ashtu siç Ai e meriton?! Kështu, robi, me modesti e përunjësi i drejtohet Allahut të Madhëruar së bashku me vëllezërit e tij besimtarë, që t’i shprehë Atij adhurimin dhe t’i kërkojë ndihmë. Adhurimi i Allahut dhe statusi i të qenurit adhurues e rob i Allahut është një gradë shumë e lartë, me të cilën robi nderohet dhe vlerësohet. Me këtë titull e ka emërtuar Allahu i Madhëruar Profetin e tij të dashur, në kontekstet më të rëndësishme: I lartësuari thotë: “Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, i Cili i ka shpallur Robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kur'anin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim!” [Kehf 1]. Ose: “Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit që t’i lutej Atij, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.” [Xhin 19]. “I Dëlirë (e i Lavdëruar) qoftë Ai, që e mbarti adhuruesin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) drejt xhamisë Aksa (në Palestinë), rrethinat e së cilës Ne i kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga shenjat Tona! Vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka.” [Isra 1]. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka quajtur “robi dhe adhuruesi Ynë” kur i ka sjellë Shpalljen, kur ka treguar adhurimin e Profetit ﷺ dedikuar Atij dhe kur ka folur për udhëtimin e mrekullueshëm të Israsë. Ibn Abasi ka thënë: "Ijake nea’budu”, domethënë: Vetëm Ty të njësojmë, të frikësohemi dhe të shpresojmë, o Zoti ynë, dhe asgjë e askënd tjetër veç Teje! Ndërsa " ue ijake nestein ”, domethënë: Vetëm Ty të kërkojmë të na ndihmosh për të t’u bindur e nënshtruar dhe për t’i përmbushur të gjitha çështjet e punët tona. Është përmendur fillimisht adhurimi përpara kërkimit të ndihmës, sepse adhurimi është qëllimi kryesor e final, ndërsa kërkimi i ndihmës është mjeti për arritjen e këtij qëllimi, dhe qëllimet janë më të rëndësishme sesa mjetet. - “Ihdinas-siratal mustekim ” Na udhëzo në Rrugën e Drejtë - Pasi paraqiten në fillim përlëvdimet e shumta e të përsëritura për Allahun e Lartësuar, tashmë është pikërisht momenti kur duhet t’i drejtosh lutjet, sikurse na udhëzon Allahu i Madhëruar në hadithin kudsij: 32 “....Unë e kam ndarë namazin (Fatihanë) në dy gjysma. Gjysma e tij është për Mua dhe gjysma tjetër (e Fatihasë) është për robin Tim dhe robit Tim do t’i jepet ajo që kërkon. ...” Kjo është mënyra më e mirë që mund të bësh një lutje. Fillimisht e lavdëron Allahun dhe pastaj parashtron lutjen tënde dhe të vëllezërve të tu besimtarë, duke thënë: “Na udhëzo në Rrugën e Drejtë!”. - “El Sirat el Mustekim” është rruga e qartë, e dukshme, e drejtë dhe pa shtrembërime. Në fakt, janë dhënë mendime të ndryshme për të. E përbashkëta është se “ El Sirat el Mustekim” është ndjekja e pasimi korrekt i rrugës së Profetit me sinqeritet vetëm për Allahun, rruga e vetme që të çon tek Allahu dhe Xhenetet e Tij. Gjithashtu, është thënë se ajo është “Libri i Allahut”, ose “Islami”. Ibn Abasi ka thënë se ajo është feja e Allahut, e cila nuk ka shtrembërime. Ndërsa Ibn el Hanifij ka thënë se ajo është feja e Allahut, e vetmja fe e pranuar tek Ai. Në një hadith që e përcjell Ne ualis Ibn Semani thuhet se rruga e drejtë ( El Siratu el Mustekim) është vetë Islami. Sipas tij, Profeti ﷺ ka thënë: “Allahu sjell si shembull një rrugë të drejtë. Në dy anët e rrugës ka nga një mur, me disa dyer të hapura. Mbi dyer ka perde të lëshuara. Në portën hyrëse të kësaj rruge ndodhet një ftues, që thotë: “O njerëz! Hyni në këtë rrugë dhe mos devijoni!” Ndërsa sipër (e përgjatë) kësaj rruge ndodhet një ftues, i cili sa herë që njeriu tenton të hapë ndonjë nga ato dyer thotë: “I mjeri ti! Mos e hap, se nëse e hap, ke për të hyrë brenda!”. Rruga e drejtë ( El Siratu el Mustekim ) është Islami. Dy muret anësore të saj janë kufijtë e Allahut (që nuk duhen tejkaluar). Dyert e hapura në këto mure janë haramet (ndalesat e Allahut). Ftuesi në fillim të rrugës është Libri i Allahut. Ftuesi sipër (e përgjatë) kësaj rruge është qortuesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”. El Muxhahidi ka thënë se “ El Sirat el Mustekim” është “e Vërteta”, dhe ky është term gjithëpërfshirës. Kështu, nuk ka kundërshti mes saj dhe përkufizimeve të mësipërme. Dikush mund të pyesë: Nëse muslimani është i udhëzuar në rrugën e drejtë, atëherë përse i kërkon Allahut në çdo namaz që ta udhëzojë në këtë rrugë? Përgjigjja për këtë pyetje është: “Njeriu e ka të domosdoshme në çdo çast dhe gjendje që Allahu i Madhëruar ta forcojë e ta bëjë të palëkundur e të vazhdueshëm në udhën e drejtë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na udhëzon që t’i lutemi Atij në çdo kohë që Ai të na japë forcë, qëndrueshmëri dhe sukses për të ecur dhe jetuar sipas rrugës së drejtë. Po kështu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar besimtarët që të besojnë kur thotë: "O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg (rrugës së drejtë) . [En-nisa, 136 ]. Qëllimi është qëndrueshmëria dhe vazhdimësia në ato punë që ndihmojnë dhe ushqejnë besimin. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. 36 Këto ajete janë argument dhe nxitje e qartë që ne të përdorim atë që quhet teuesul (ndërmjetësim) i lejuar tek Allahu, që përmbushja e lutjes të jetë më pranë dhe e realizueshme. Ky ndërmjetësim bëhet duke e lavdëruar Allahun përmes emrave e cilësive të Tij të larta e duke bërë vepra të mira përpara parashtrimit të lutjes. Kështu, në leximin e sures Fatiha, besimtari fillimisht kërkon teuesul e afrim tek Allahu përmes lavdërimeve të shumta që ia kushton Atij, duke thënë: “ Lavdërimet i qofshin plotësisht dhe vetëm Allahut, Zotit të botëve! Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit”. Pastaj, përsëri kërkon ndërmjetësim dhe afrim tek Zoti duke bërë punë të mira, dhe në këtë rast, duke dëshmuar me bindje e sinqeritet njëshmërinë e Zotit në adhurim dhe mbështetjen e plotë vetëm tek Ai. Kështu, vetëm pas këtij ndërmjetësimi e afrimi tek Allahu përmes këtyre mënyrave të ligjëruara nga Ai, besimtari parashtron lutjen e tij që Allahu ta udhëzojë atë dhe vëllezërit e tij besimtarë në rrugën e Tij të drejtë. Kjo rrugë e drejtë është Islami i saktë dhe korrekt, i pastër dhe i ruajtur nga çdo shtesë e pakësim dhe i ruajtur nga çdo bidat dhe kotësira të pabaza. Kjo është rruga më e shkurtër për të përmbushur dhe realizuar gjithçka që e do Zoti dhe është i kënaqur me të, ekzaktësisht siç ka urdhëruar Ai dhe siç e ka sjellë qartësisht Profeti. Nëse besimtari do t’i lexonte me vëmendje ajetet ku përmenden lutje, do të vërente se përpara tyre gjithmonë janë përmendur ajete që e nxisin dhe udhëzojnë që të kërkojë ndërmjetësim dhe afrim tek Allahu me mënyrat e lejuara, si p.sh. duke përmendur vetë Zotin e Madhëruar, ose duke e lavdëruar dhe përmendur emrat dhe cilësitë e Tij, ose duke bërë punë të mira, nëpërmjet të cilave mund të afrohet tek Allahu, ose duke u lutur për vëllezërit e tij muslimanë. Edhe kjo e fundit është një mënyrë shumë e mirë ndërmjetësimi, që e sjell më afër përgjigjen e lutjes. 37 Allahu i Lartësuar na tregon se si u lut Dhen -nuni (Junusi), kur atë e gëlltiti peshku i madh: “ La ilâhe il-lâ Ente! Sub ĥâneke, inni kuntu minedh - dhâlimin. (Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë veç Teje! Ti je i dëlirë dhe unë isha i padrejtë.).” Kështu, Junusi nuk gjeti mënyrë më të mirë ndërmjetësimi e afrimi tek Allahu, që Ai t’i përgjigjej lutjes së tij, sesa përmes teuhidit të Tij, si dhe lartësimit dhe dëlirësimit të Tij nga çdo e metë dhe mangësi. Kjo ishte nga njëra anë. Ndërsa ana tjetër ishte duke dëshmuar dhe pranuar gabimin dhe padrejtësitë, me të cilat e dëmtoi vetveten. Pranimi i gabimit i shoqëruar me keqardhje është shprehje e pendimit dhe kthimit tek Zoti i Lartësuar. Dhe nuk ka dyshim se pendimi është prej veprave më të mira, që Zoti e ka pranuar si mënyrë ndërmjetësimi e afrimi, për t’i dhuruar robit f aljen dhe mbulimin e gjynaheve. Dëshmitë e Kur 'anit për këtë rregull janë të shumta. Prej këtyre dëshmive të sjella në Kur 'an është edhe lutja e babait tonë Ademit dhe nënës tonë Hava, kur ata gabuan. Ata thanë: “Rabbenâ dhalemnâ enfusenâ ue in lem tagfir lenâ ue terĥamnâ le nekûnen-ne minel ħâsirin! (Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!)” [ El ea’raf 23]. Dhe janë pikërisht këto fjalët që vetë Zoti ia mësoi Ademit, për të cilat aludohet në ajetin kur'anor: “Pastaj Ademi, prej Zotit të vet, mësoi disa fjalë (lutjeje), dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.” [Bekare 37]. Po kështu, na mëson të kërkojmë ndërmjetësim e afrim tek Zoti përpara parashtrimit të lutjes edhe ajeti tjetër: “Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte) : “Besoni Zotin!”, e ne besuam. Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! ” [Al Imran 193]. Nuk ka dyshim se besimi i saktë dhe korrekt është nga punët më të mira. Kështu, pasi i paraqitën Allahut këtë punë të mirë, pra, besimin e saktë e korrekt, ata përmendin diçka tjetër, që konsiderohet si një vepër e mirë, e cila shërben si teuesul, që Ai ta pranojë dhe t’i përgjigjet lutjes: përmendja e nevojës së madhe të tyre për faljen e gjynaheve. Prandaj thanë: “... Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët!” Kështu na mëson Allahu se si ta kërkojmë ndërmjetësimin dhe afrimin tek Ai përmes mënyrave të lejuara.38 - Siratal-ledhine en’amte alejhim Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove - Ky është një shtjellim më i hollësishëm i ajetit paraardhës: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!”. Kështu, “ siratal mustekim ” është rruga e atyre të cilëve Zoti u bëri mirësi. Po kush janë këta të zgjedhur e fatlumë? Këta i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa, ajeti 69: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” El Dahhaku tregon se Ibn Abasi shpjegon: “Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove”, domethënë, ata që i begatove me mirësi dhe ua bëre mbarë të të binden dhe të të adhurojnë, qofshin melekë, profetë, të sinqertë dhe vepërmirë. Kjo ngjan me ajetin: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [Nisa 69]. Gjithashtu, ngjan me fjalën e Allahut: “Jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!”. Pra, rruga e atyre që Zoti i begatoi me të mira është e ndryshme nga rruga e atyre që merituan zemërimin e Tij. Këta të mjerë janë ata të cilët i prishën synimet e tyre. Ata e njohën të vërtetën, por e shpërfillën dhe devijuan nga aj o, duke preferuar tjetër rrugë. Gjithashtu, rruga e atyre që Zoti i begatoi me të mira është e ndryshme edhe nga rruga e “të humburve”. Këta janë ata që nuk kishin dituri rreth të vërtetës dhe përqafuan rrugën e humbjes. Ata nuk morën rrugën e duhur për tek e vërteta, por vazhduan në padrejtësinë dhe humbjen e tyre. Vërej me kujdes fjalinë “jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!” Allahu ka theksuar fjalët “dhe as” për të treguar se janë dy rrugë të devijimit nga e vërteta dhe jo një; pra, është rruga e jehudëve dhe rruga e të krishterëve. Ndërsa rruga e besimdrejtëve është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore: dituria e saktë e burimore rreth të vërtetës, dhe puna sipas asaj diturie. Jehudët refuzuan të punonin me diturinë e saktë, ndërsa të krishterët refuzuan diturinë e saktë. Prandaj zemërimi goditi mbi jehudët dhe humbja përpiu të krishterët. Kështu, ai që e mëson të vërtetën dhe nuk punon sipas saj, meriton zemërimin e Zotit, ndryshe nga ai që nuk ka dituri. Ndërsa të krishterët, edhe pse mund të adhurojnë Zotin dhe t’i shprehin atij përunjësi, ata nuk e bëjnë këtë përmes rrugës së duhur që vetë Zoti e ka përcaktuar. Ata refuzojnë të pranojnë diturinë e vërtetë dhe rrugën e drejtë, duke e lënë veten në humbje dhe në errësirë. Në fakt, qoftë jehudët, qoftë krishterët janë të humbur dhe meritojnë zemërimin e Zotit, por cilësia e veçantë dalluese e jehudëve është se mbi ta ka rënë zemërimi i Zotit, ndërsa cilësia e spikatur e të krishterëve është fakti se ata nuk kanë dituri rreth të vërtetës dhe ndjekin kotësira. Kështu i përshkruan vetë Zoti, kur thotë për jehudët: “Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo, (që erdhi) si dënim nga Allahu? Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut dhe zemërimi i Tij, ata që i shndërroi në majmunë e në derra dhe u bënë adhurues të Shejtanit - ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” [Maide 60]. Ndërsa për të krishterët thotë: “Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës, dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. [Maide 77]. Hamad Ibn Seleme sjell rrëfimin nga Adij Ibn Hatimi, i cili thotë: 33. “E pyeta të Dërguarin e Allahut rreth fjalës së Allahut: “Gajril magdubi alejhim” dhe më tha se ata janë jehudët. E pyeta, gjithashtu, për fjalën e Allahut: “Ue led-dal-lin (dhe as në rrugën e të humburve)” dhe më tha: “Të krishterët, ata janë të humburit.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Sufjan Ibn Ujejne me senedin e tij deri tek Adij Ibn Hatimi. Ndërsa Ibn Merdauejhi sjell rrëfimin prej Ebu Dheri, që ka thënë: 34 “E kam dëgjuar Profetin e Allahut për “Gajril magdubi alejhim”, që tha: “Ata janë jehudët.” - “Po eddâl-lin, - e pyetën, - kush janë?” Ai tha: “Të krishterët.” Përmbledhje Kjo sure e mrekullueshme, me 7 ajete, ka përmbledhur në vete shumë dobi e mirësi. 1. Në të janë përmendur: lavdërimi i Allahut, madhërimi i Tij dhe përlëvdimi i përsëritur e i shumtë i Allahut, përmes emrave të bukur, që presupozojnë e tregojnë cilësitë e Tij të larta. 2. Është përmendur Dita e Premtuar, që është Dita e gjykimit dhe shpërblimit me drejtësi. 3. Ajo udhëzon besimtarët që t’i luten e përgjërohen vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo shirk dhe duke u distancuar gjithashtu nga çdo fuqi dhe forcë e tyre dhe për t’iu mbështetur tërësisht vetëm Allahut të Madhëruar. 4. Kjo sure na fton në sinqeritet dhe në përkushtim të adhurimeve veçse për Allahun, duke e njësuar në teuhidin uluhije, pra, në meritën e Tij për t’u adhuruar si një i vetëm dhe i pashoq, duke dëshmuar dhe deklaruar dëlirësinë e Tij nga çdo mangësi e kotësi dhe nga pasja e ndonjë partneri të ngjashëm apo si shembulli i Tij në çdo aspekt. 5. Kjo sure na mëson se si t’i lutemi Allahut dhe për çfarë t’i lutemi. 39 Ajo na mëson t’i lutemi të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Ajo na mëson se kjo rrugë e drejtë është feja që Zoti e shpalli me vërtetësi e drejtësi, dhe ne duhet ta lusim që Ai të na udhëzojë në këtë rrugë, por edhe përgjatë kësaj rruge, si dhe të na forcojë dhe të na bëjë të palëkundur në të. Na mëson ta lusim Allahun të na forcojë që të ecim kësaj rruge, derisa të arrijmë ta kalojmë në Ditën e Gjykimit edhe Urën e Siratit, atë rrugë reale dhe fizike të prekshme, që është e vetmja rrugë që të shpie në Xhenetet e lumturisë dhe mirësive, pranë profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve e punëmirëve. 6. Ajo na nxit për të bërë sa më shumë punë të mira, që të jemi pranë punëmirëve në Ditën e Gjykimit. 7. Ajo këshillon dhe paralajmëron që të kemi shumë kujdes dhe të mos ndjekim rrugët e humbjes dhe devijimit, në mënyrë që të mos ringjallemi me ata që i ndjekin ato rrugë. Ajo na mëson se rrugët e humbjes janë dy: “rruga e atyre që merituan zemërimin e Zotit” dhe “rruga e të humburve”. Mendo pak me kujdes bukurinë e formulimit të këtyre dy fjalive: “Në rrugën e atyre që u dhurove begati” dhe “jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin”. Kur flitet për begatitë, thuhet se ishte Allahu Ai që ua dhuroi ato. Ndërsa kur foli për zemërimin, thuhet se ishin ata që e merituan zemërimin e nuk përmendet se ishte Allahu që u zemërua ndaj tyre, edhe pse dihet mirë se Allahu u zemërua me ta. Në të njëjtën mënyrë, i Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë.” [Kehf 17]. “Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre.” [A’raf 186], e të tjera ajete që tregojnë se udhëzimi dhe humbja të gjitha janë në dorën e Allahut e të askujt tjetër. Ky është besimi korrekt dhe i bazuar në argumente, ndryshe nga besimi i kaderive dhe atyre që ecin gjurmëve të tyre, të cilët pretendojnë se njeriu është tërësisht i pavarur nga Allahu dhe është vetë njeriu që e sjell udhëzimin ose humbjen. Këta argumentojnë me ajete që quhen muteshabihe, pra, jo shumë të qarta, dhe shpërfillin ajetet e qarta dhe qartësuese, të cilat e hedhin poshtë besimin e tyre të gabuar. E tillë është gjendja e të humburve dhe të devijuarve. Në një hadith të saktë, Profeti a.s ka thënë: 35 “Kur të shihni ata të cilët ndjekin ajetet e paqarta, dijeni se janë ata që i përmend Allahu, prandaj ruhuni prej tyre.” Këtu aludohet për fjalët e Allahut në suren Al Imran, ajeti 7: “Është Ai (Allahu) që ta zbriti ty (o Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete të qarta (muhkematun), të cilat janë baza e Librit. Në të ka ajete të tjera, që janë jo krejtësisht të qarta ( muteshabihat). Por ata zemrat e të cilëve anojnë nga e shtrembra, gjurmojnë ato që janë jo shumë të qarta, për të shkaktuar hutim, gjoja sikur kërkojnë komentin e tyre. Por, përveç Allahut, askush nuk e di domethënien e tyre. Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i besojmë atij (Kur'anit). Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë.” Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të mençur.” Falë Zotit, bidatçiu dhe i devijuari nuk mund të gjejnë argument në Kur'an , sepse Kur'ani u zbrit që të jetë sqarues për gjithçka, për të ndarë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi, dhe në të nuk mund të gjesh kundërthënie e padrejtësi. Ai është shpallja e Allahut të Urtë dhe të Lavdëruar.40 Ai që lexon suren Fatiha e ka të pëlqyeshme që të thotë pas saj ‘Amin!’. Kuptimi i kësaj fjale është: O Allah! Përgjigju dhe pranoje këtë lutje!” Mendimi më i saktë është se thënia “amin” është e pëlqyeshme për atë që është jashtë namazit. Ndërsa për atë që është në namaz, ky bëhet edhe më i fortë si urdhër, qoftë kur falet vetëm, qoftë kur falet me imam, qoftë për imamin, ashtu edhe për xhematliun, në të gjitha rastet. Argument për këtë është ajo që transmetohet në dy Sahihët nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: 36: “Kur imami të thotë ‘ amin’, edhe ju thoni ‘amin’, sepse atij njeriu, amini i të cilit përkon me aminin e melekëve, kanë për t’iu falur gjynahet e shkuara.” Nga Ebu Hurejra transmetohet se “Pasi Profeti ﷺ lexonte “gajril magdubi alejhim ue led -dallin”, thoshte ‘Amin’ aq sa mund ta dëgjonin ata që ishin pas tij, në safin e parë.” Ndërsa Muslimi përcjell se Profeti ﷺ ka thënë: 37: “Nëse robi thotë në namazin e tij ‘ Amin’, edhe melekët thonë në qiell ‘ Amin’. Nëse përkojnë të dyja aminet bashkë, robit do ti falen gjynahet që shkuan.” Gjithashtu, Enesi tregon se Profeti ka thënë: 38 “Mua më është dhënë “amini” në namaz dhe gjatë lutjeve, gjë që nuk i është dhënë askujt tjetër para meje, përveç Musait. Prandaj mbarojeni lutjen me “ amin”, sepse kështu Allahu do t’ju përgjigjet juve”. Ajeti për të cilin aludohet këtu është fjala e Allahut në suren Junus 88: “Musai tha: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote dhe kështu, o Zoti ynë, ata po i largojnë njerëzit prej rrugës Sate. Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Në këtë tekst thuhet qartë se është Musa ai që e bëri atë lutje. Por duke qenë se Allahu në ajetin tjetër thotë: “Ai tha: “Është pranuar lutja juaj (O Musa dhe Harun!). Prandaj përqendrohuni në rrugën tuaj e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!”, kjo tregon se Haruni bënte ‘Amin’, dhe kështu u konsiderua sikur bëri të njëjtën lutje si Musai. Kjo tregon se kush bën ‘Amin’ për një lutje, është njësoj sikur ta ketë thënë vetë atë lutje. Me këtë argumentojnë edhe ata që thanë se xhematliu nuk ka nevojë që të lexojë Fatihanë në namazet me zë, sepse mjafton që bën amin për leximin e imamit, dhe kështu ai konsiderohet njëlloj sikur e ka lexuar vetë.41

Mus'haf Hape →
Enam 6:102–6:103 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” [Lukman 16].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi se Ai është Krijuesi i gjithçkaje dhe nuk i shkon Madhërisë e Lartësisë së Tij që të ketë fëmijë, grua e partner. Në këto ajete i Madhëruari thotë: - Ky është Allahu, Zoti juaj. - Ky është Zoti juaj, që ka cilësitë që u paraqitën më lart. Ai është i vetmi që ka emra e cilësi absolute. - Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje, prandaj vetëm Atë adhuroni! - Vetëm Krijuesi i gjithësisë i meriton të gjitha adhurimet tuaja si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. - Ai përkujdeset për gjithçka. - Ai është Ruajtësi dhe Mbikëqyrësi i gjithçkaje. Ai i rrregullon e administron çdo çështje të krijesave, i furnizon dhe kujdeset për ta natë e ditë. - Asnjë shikim nuk mund ta përfshijë Atë. - Askush nuk mund ta shohë Zotin në këtë jetë, por në ahiret besimtarët do ta shohin Atë, sikurse kanë ardhur argumentet muteuatira, nga Profeti i Allahut, përmes rrugësh të shumta të sigurta e të sakta, që gjenden në librat Sihah, Mesanid dhe Sunen. Kështu, nga Aishja transmetohet të ketë thënë: “Çdokush që pretendon se Muhamedi e pa Zotin e Tij, ka thënë një gënjeshtër të madhe për Zotin, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Asnjë shikim nuk mund ta përfshijë Atë.”. Megjithatë, Ibn Abasi ka pasur një mendim ndryshe. Transmetohet prej tij të ketë thënë se Profeti e ka parë Zotin, pa e përcaktuar se si apo ku e ka parë. Gjithashtu, po prej tij është përcjellë se Profeti ﷺ e ka parë Allahun me zemrën e tij, dy herë. Kjo çështje do të shtjellohet hollësisht në tefsirin e fillimit të sures Nexhm, në dashtë Allahu. 12 Besimtarët do ta shohin Allahun në ahiret, dhe kjo është një çështje e pranuar gjerësisht dhe e bazuar në argumente të shumta. Këtë e mohojnë mu'tezilitë, të cilët e mohojnë mundësinë e shikimit të Zotit në dynja dhe në ahiret, për shkak të injorancës së tyre rreth asaj çfarë tregon Kur 'ani dhe Suneti rreth kësaj çështjeje dhe keqinterpretimit të argumenteve. Prej ajeteve kuranore mund të përmendim: “Atë ditë do të ketë fytyra të ndritura, që Zotin e tyre do të shikojnë.” [Kijame 22, 23]. Duke folur për mohuesit, Allahu i Lartësuar ka thënë: “...Atë ditë ata do të pengohen ta shohin Zotin e tyre.”. [Mutaffifin 15]. Imam Shafiiu ka thënë për këtë ajet të fundit: “Kjo tregon se besimtarët nuk do të privohen nga shikimi i Allahut atë ditë.” Ndërsa nga Suneti vijnë hadithe muteuatira, që vijnë nga sahabë të ndryshëm, si Ebu Seidi, Ebu Hurejra, Enesi, Xhurejxhi, Suhejbi, Bilali etj., që p ërcjellin se Profeti ka thënë: 11 26. “Besimtarët do ta shohin Allahun në jetën e ahiretit në Arasat (vendin e tubimit) dhe në kopshtet e Xhenetit.” Allahu na bëftë prej tyre, me bujarinë, mirësinë e mëshirën e Tij! Amin! Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Ebi Musa el Eshariut, se Profeti ka thënë: 1127. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e heq atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është dritë (en-nûru) - ose zjarr (en-naru). Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” Nuk ka kundërshti mes pohimit se Allahu do të shihet nga krijesa dhe pohimit se Atë nuk e përfshijnë shikimet, sepse thjesht “shikimi” është ndryshe nga gjithëpërfshirja me shikim. Ajeti mëton se Allahun nuk mund ta përfshijnë shikimet e krijesave. Fjala e përdorur është el idraku , që tregon gjithëpërfshirje me konceptim dhe shikim, por Allahun nuk mund ta konceptojë askush në tërësinë e Tij, edhe pse Vetë Ai na ka njoftuar se besimtarët do ta shohin Atë. Po kështu, edhe kur sheh hënën, ne nuk mund të themi se e përfshin tërësisht atë, përbërjen apo të gjitha aspektet e saj. Gjithsesi, Allahut i takon shembulli më i lartë e me Të asgjë nuk mund të krahasohet. Në këtë jetë, askush nuk mund ta shohë Zotin. Allahu i Lartësuar thotë: “ Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i foli atij, ai tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” Ai i tha: “Ti nuk mund të më shohësh Mua. Por shiko atë mal! Nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë, ti do të më shohësh Mua”. Por kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi dhe e bëri pluhur atë dhe Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “I lavdëruar qofsh, o Zoti im! Pendohem para Teje! Unë jam i pari ndër ata që besojnë!” . El ea'raf 143. Ndërsa në ahiret kjo do të mundësohet për besimtarët. Allahu do t'u shfaqet besimtarëve ashtu si Ai të dëshirojë. Ndërsa përfshirja e Tij me shikim dhe konceptimi i tërësishëm ( el idrak ) është i pamundur për krijesat. Allahu është i Madhërishëm dhe i Lartësuar, që të mund ta përfshijë kush me shikimin e tij. Allahu i Lartësuar thotë: - Por është Ai që i përfshin të gjitha shikimet. - Ai i përfshin tërësisht krijesat me shikimin e Tij, sepse është Ai që i ka krijuar dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: - Ai është Mëshirëmadh (i Butë) dhe di hollësisht gjithçka. - Ebu el Alije ka thënë: “El Latif ka të bëjë me diturinë rreth krijesave, pra, atyre që shohin e hedhin shikimin, ndërsa El Habir ka të bëjë me diturinë rreth vendit ku hidhet shikimi.” Ai është i gjithëditur rreth çdo shikuesi dhe rreth gjithçkaje që Ai sheh. Allahu është më i ditur. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “O biri im (thotë Lukmani) ! (Ditën e Gjykimit) Allahu ka për ta sjellë (prej veprave të robit) edhe një thërrmijë të vogël sa një fare sinapi edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” [Lukman 16].

Mus'haf Hape →
Ahkaf 46:7–46:9 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.” [Furkan 5, 6]. - “Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar ...” - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të vërtetën, që u ka ardhur: “Kjo është magji e qartë!” - Allahu i Madhëruar na tregon rreth idhujta - rëve dhe kryeneçësisë së tyre në refuzimin e besimit të vërtetë. Kur atyre u lexohen ajetet e qarta e shtjelluese të të vërtetës, pa asnjë hapësirë për dyshim, ata thonë: “Kjo është magji e qartë!” Pra, kjo është një magji e dukshme, lehtësisht e kuptueshme. Në fakt, ata mashtrojnë dhe thjesht zhyten më thellë në errësirë dhe në humbje. - “Ose thonë: “Ai e ka trilluar vetë atë.” - Domethënë, Muhamedi .ﷺ - “Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut.” - Nëse unë do të flisja diçka që Zoti nuk e ka thënë dhe të pretendoja se e ka thënë Ai, askush nuk do të mund të më strehonte dhe mbronte nga ndëshkimi i Allahut, sikurse ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. Unë jam veçse përcjellës mesazhit t ë i Allahut dhe i shpalljeve të Tij. Atyre që kundër - shtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.” [Xhin 22, 23]. Ose: “Ai është shpallje prej Zotit të botëve. Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, e pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. Ai (Kurani) është këshillë për të devotshmit.” [Hakka 43 - 48]. - “Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij. Por mjafton që Ai është dëshmitar mes meje dhe jush.” - Ky është një kërcënim i pakthyeshëm, paralajmërim i frikshëm, drejtuar të mjerëve që shpifin për Shpalljen e Zotit dhe Profetin e Tij. Vërej me kujdes fjalën e Allahut, kur thotë: - “Ai është Falësi e Mëshirëploti.” - Pra, menjëherë pas kërcënimit të frikshëm, vjen nxitja për t’u penduar dhe për të përfituar nga falja, mëshira dhe butësia e Zotit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata thonë (për Kuranin) : “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”. Thuaj: “Kurani është zbritur nga Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”.” [Furkan 5, 6]. - “Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar ...” - Pra, unë nuk jam i pari i dërguar prej lajmëtarëve të Zotit. Ka patur shumë të dërguar të tjerë para meje. - “... e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju.” - Ali Ibn Ebu Talha përcjell thënien nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), - i njëjti pohim vjen edhe nga Ikrime, Haseni dhe Katade, - se: ky ajet është abroguar me fjalën e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe, që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë.” [Fet’h 1, 2]. Pra, në këtë ajet tregohet qartë se Allahu i Lartësuar do t’ia falte Profetit ﷺ të gjitha gabimet, si të shkuarat, edhe të mëvonshmet. Është një hadith, që Imam Ahmedi e sjell nga Umu Ala’e, e cila rrëfen: 2368. “Kur u sëmur Uthman Ibn Medhuni (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ne u kujdesëm për kurimin e tij. I ndenjëm mbi kokë gjatë gjithë kohës, derisa ndërroi jetë. Kur ndërroi jetë, ne e përgatitëm dhe e qefinosëm. Atëherë erdhi tek ne Profeti i Allahut. Unë thashë: “Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o Ebu Saib (domethënë, Uthman Ibn Medhuni)! Dëshmoj se Allahu Krenar dhe i Lartësuar të ka nderuar!” Në këtë moment, Profeti i Allahut tha: “E ku e di ti se Allahu i Lartësuar e ka nderuar atë?” - “Nuk e di, - u përgjigja, - u bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty, o i Dërguar i Allahut!” Atëherë, profeti i Allahut tha: “Për sa i përket atij, tashmë i erdhi e sigurta - pra, vdekja, - nga Zoti i Tij dhe unë vërtet shpresoj mirësi për të. Vallahi, unë jam i Dërguari i Allahut dhe nuk e di se çfarë do të bëhet me mua!” Atëherë, unë i thashë: “Vallahi, pas kësaj, nuk kam për të dëshmuar për shpëtimin apo pastërtinë e askujt.” Kjo ngjarje (vazhdon të tregojë Ummu Ala’e) më shqetësoi në zemër, por kur fjeta, pash në ëndërr Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), pranë të cilit ishte një burim me ujë. Menjëherë shkova tek Profeti i Allahut dhe i tregova. Profeti i Allahut tha: “Kjo është prej veprave të mira që ai ka bërë.” Buhariu është i vetëm në sjelljen e këtij versioni, të cilin nuk e ka sjellë imam Muslimi. Në një transmetim tjetër qëndron: 2369. “Unë jam i Dërguari i Allahut dhe nuk e di se çfarë do të bëhet me të.” Pra, në vend të “me mua”, tha: “me të”. Ka shumë mundësi që ky version i dytë të jetë më i saktë. Argument për këtë që themi është pikërisht edhe fjala e vetë gruas së tij, që është edhe transmetuesja e hadithit, që tha: “Kjo më shqetësoi në zemër”, në lidhje me fjalën e Profetit që ‘nuk e di se çfarë do të bëhet me të’ , pra, me Uthman Ibn Medhunin. Në këtë hadith dhe të ngjashmit me të ka prova që na tregojnë që kurrsesi të mos dëshmojmë në mënyrë të prerë për një person të caktuar se ai është në Xhenet, përveçse për ata për të cilët ka ardhur argu - ment në Sheriat në mënyrë të speci fikuar, sikurse janë 10 të përg ëzuarit me Xhenet, ose Ibn Selami, El Umejsa, Bilali, Suraka, Abdullahi babai i Xhabir Ibn Abdilahi ose 70 hafizët, të cilët u vranë në betejën e Bi’ri Maunes, ose Zejd Ibn Haritheh, Xhaferi Ibn Ebi Talibi, Abdullah Ibn Ebi Rauaha dhe të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!), për të cilët ka argument dhe dëshmi nga Profeti .ﷺ - “Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.” - Unë pasoj veçse atë që më shpallet nga Zoti dhe jam veçse një kumtues i qartë i mesazheve të Zotit tim, mesazhe të cilat përmbajnë paralajmërime të qarta, mësime të vyera, udhëzime dhe dritë për këdo që ka logjikë dhe mendje të shëndoshë. Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:42–3:44 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… prej robve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52-53].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës. ”. - Allahu i Lartësuar na tregon kështu për vlerat e larta të kësaj gruaje. Melekët iu drejtuan asaj me këto fjalë të mrekullueshme, të cilat ia mbushën zemrën. E si të mos kënaqesh, kur dëgjon prej melekëve se Allahu i Lartësuar të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të tjerët?! Jo vetëm kaq, por madje të ka pastruar edhe nga çdo cilësi e mangët dhe e ulët. Allahu i Lartësuar e ka përdorur dy herë fjalën ‘iŝŧafâki’ – të dalloi, të veçoi. Herën e parë, kur thuhet: “ In-nell-llâhe-ŝŧafâki”, ajo ka kuptimin: “Allahu të dalloi ty, duke të dhuruar cilësi të mrekullueshme dhe duke të pajisur me vlera të larta, në krahasim me njerëzit e tjerë”. Në rastin e dytë, Allahu thotë: “ Ue-ŝŧafâki alâ nisãil -âlemîn”, domethënë: “të veçoi mbi gratë e botës”. Ky lloj veçimi mund të jetë bërë ndër të gjitha gratë e botës të kohës së saj, ose edhe ndër gratë e botës të të gjitha kohërave. Ky prestigj nuk cenohet aspak nga fakti që atë e kanë merituar edhe gra të tjera, siç ishin dy nga bashkëshortet e Profetit, Hadixhja dhe Aishja, dhe vajza e tij, Fatimja. Të gjitha këto kanë qenë gra të shkëlqyera, të përzgjedhura dhe të dalluara nga të tjerat, mbështetur kjo në dëshminë e vetë Zotit të botëve. Vetë melekët e njoftuan atë se Allahu i Lartësuar e kishte dalluar mbi të gjitha gratë e botës, dhe kjo ishte një mrekulli e madhe, ose një dhuratë që meritonte një mirënjohje të thellë për dhuruesin e saj. Për këtë arsye, menjëherë pas përgëzimit, erdhi ky udhëzim: - “O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde (e ruku) dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” - Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë: - “Këto janë disa nga lajmet e fshehta që po t’i shpallim ty (o Muhamed) . ” – Kuptimi: Këto janë histori që vijnë vetëm me shpallje nga Zoti i botëve, i Cili di gjithçka, dhe nuk janë fjalë nga mendja e Muhamedit (a.s.) dhe as të huazuara nga të tjerë. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë të vërtetë me fjalët: - “Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri -tjetrin.” - Nëna e Merjemes, kur lindi Merjemen, shkoi te kujdestarët që shërbenin në Shtëpinë e Shenjtë, për t’u dhuruar vajzën, që edhe ajo të ishte shërbyese e shtëpisë së Zotit, ashtu sikurse bëri premtimin. Por ata filluan të grindeshin me njëri-tjetrin se cili do të ishte kujdestari i saj. Atëherë, ata vendosën që të hidhnin short se kujt do t’i takonte detyra e kujdestarisë së Merjemes. Ata duhet të hidhnin kalema druri në lumë. Ai njeri, kalemi i të cilit nuk do të ecte me rrjedhën, por do të qëndronte në vend, do të fitonte të drejtën e kujdestarisë së Merjemes, dhe ky qe më i miri i tyre, Zekeria, Profeti i Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Duke qenë se ti, o Muhamed, nuk ishe mes tyre dhe as ti e as populli yt nuk keni dije rreth këtyre ngjarjeve të vërteta, që edhe ata (ithtarët e Librit) i pranojnë dhe i dinë imtësisht, atëherë kuptohet lehtësisht se ti je Profet i Zotit, sepse rruga e vetme e informacionit mbetet shpallja e Zotit . Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ditur këto histori të largëta, përveç shpalljes nga Zoti i Gjithëditur. Atëherë, është e detyrueshme për të gjithë ithtarët e Librit që të pranojnë se ti je Profeti i Zotit dhe që të pasojnë udhëzimin e sjellë prej teje. Ti je Profet i vërtetë, i dërguar prej Allahut, Zotit të gjithësisë. Ata janë të detyruar që të të binden për të zbatuar udhëzimet e tua, nëse duan shpëtimin. Allahu i Lartësuar përdor të njëjtën mënyrë argumentimi në disa ajete të tjera, si për shembull, kur thotë: “Dhe ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait) , kur Ne ia besuam Musait shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. Ne krijuam breza të shumtë dhe koha (mes teje dhe Musait) është shumë e largët . Dhe ti nuk ishe banor në mesin e popullit të Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre (saktësisht) Argumentet Tona . Por, jemi Ne që dërgojmë profetë (dhe i njoftojmë për gjithçka) . Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm (Musait). Por, (ti je dërguar) si mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli tek i cili nuk pati ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim. ” [Kasas 44 -46]. Ose: “ S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. Thuaj: “Zoti im e di më sëmiri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. Dhe ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur'ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj ti kurrë mos u bëj ndihmëtar i jobesimtarëve. ” [Kasas 86]. Ose: " Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52-53].

Mus'haf Hape →
Bekare 2:1–2:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Për “Elif, Lâm, Mîm ”, ashtu si edhe për të gjitha gërmat e tjera të përdorura në Kur'an në hapjen e disa sureve, mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme, si: 1. Këto janë nga ato ajete “ muteshabihe”, kuptimin e të cilave e di vetëm Alahu i Lartësuar. 2. Ato janë gërma që tregojnë për disa emra të Allahut të Lartësuar. Kështu p.sh., për “Elif, Lam Mim” , Elif është gërma me të cilën fillon fjala Allah, Lam është gërma me të cilën fillon emri Latif dhe Mim është gërma me të cilën fillon emri Mexhid (i Madhëruar). 3. Ato përmbajnë kuptime të rëndësishme dhe Allahu nuk i ka zbritur ato kot, siç pretendojnë disa të paditur, që thonë se në Kur'an ka fjalë që Allahu i ka zbritur thjesht për ta adhuruar Atë duke i lexuar ato, por që nuk përmbajnë asnjë kuptim. Përkundrazi, ato përmbajnë kuptime dhe urtësi në vetvete. Nëse na vijnë transmetime nga Shpallja (Kur'an e Sunet) rreth kuptimit të tyre, ne i pranojmë, e nëse jo, atëherë ne heshtim dhe themi: “...Të gjitha (ajetet) janë nga Zoti ynë.” [Al Imran 7]. Për sa i përket urtësisë në sjelljen e këtyre gërmave, janë dhënë mendime të ndryshme: 1. Ato janë sjellë që të shërbjenë si një sinjalizim për idhujtarët, që të dëgjojnë me vëmendje fjalën e Allahut. Por ky është një mendim shumë i dobët, sepse jo të gjitha suret fillojnë me të tilla gërma. Pastaj surja Bekare dhe Al Imran janë sure medinase, dhe atje nuk kishte idhujtarë. 2. Ato gërma janë sjellë për të treguar mrekullinë e këtij Kur'ani, i cili është i përbërë nga këto gërma, që edhe krijesat i përdorin në fjalët e tyre, por megjithatë janë të pafuqishëm që të bëjnë një libër e një fjalë si Kur'ani. Ky është edhe mendimi i shumë analistëve të shquar, mes të cilëve edhe shejhu i Islamit Ibn Tejmije. Një tregues i fortë për saktësinë e këtij mendimi është fakti se në çdo sure që nis me përmendjen e këtyre gërmave, në vijim përmendet Kur'ani dhe madhështia e tij si një Fjalë e zbritur nga Zoti i botëve. Shih p.sh.: “ Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri ....”. Ose “Ha, Mim! Betohem në Librin e qartë!” “Ha, Mim ! Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” “ Ha, Mim! Betohem në Librin e qartë. Ne e shpallëm Kur'anin në arabisht, që ju ta kuptoni.” “ Ja, Sin! Betohem në Kur'anin plot urtësi...” etj. - “Ky është Libri...” Me fjalën “Libri” thuhet se është patur për qëllim Teurati dhe Ungjilli, por ky është një mendim shumë i gabuar dhe i pabazuar në argument. E vërteta është se bëhet fjalë për Kur'anin. “Në të nuk ka asnjë dyshim.” Pra, nuk ka dyshime e pasiguri në faktin se ai është shpallje e Allahut, sikurse thotë i Lartësuari: “Kjo është shpallja e Librit (e Kur'anit), në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve.” [Sexhde 2]. Disa kanë thënë se kjo fjali është një fjali dëftore, por që nënkupton një urdhër, pra: “Mos kini asnjë dyshim në të!” Ajeti mund të lexohet në dy mënyra: “Dhâlikel kitâbu lâ rejb - Ky është Libri, nuk ka asnjë dyshim.” Këtu qëndron, dhe pastaj vazhdon: “ Fihi huden lil mut -tekin - Në të ka udhëzim për të devotshmit”. Por mund të lexohet edhe kështu: “ Dhâlikel kit âbu l â rejbe fihi - Ky është Libri, që nuk ka asnjë dyshim në të.” Këtu qëndron, dhe pastaj vazhdon: “ Huden lil mut -tekin - Ai është udhëzim për të devotshmit”. Mënyra e dytë është më parësore të përdoret, sepse tregon se Kur'ani është i gjithi udhëzim, ndërsa mënyra e parë thjesht na tregon se në këtë Kur'an ka udhëzime. Ndryshimi mes dy kuptimeve është i qartë. - Ai është Udhëzim për të devotshmit.” - Ai është udhëzim në mënyrë të veçantë për këtë kategori, sikurse thuhet edhe në ajete të tjera: “Ai, për besimtarët, është udhëzim e shërim. Ndërsa ata që nuk besojnë, i kanë veshët të shurdhuar, dhe për ta ai është verbëri. Këta janë njëlloj si të thirren prej një vendi të largët”.” [Fussilet 44]. “ Ne të shpallëm Kur'anin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve u shton veçse dëshpërim.” [Isra 82]. E të tjera ajete, që tregojnë se besimtarët janë ata që përfitojnë nga ky Kur'an. Në fakt, Kur'ani është në vetvete një udhëzim i qartë dhe mund të shërbejë si i tillë për gjithkënd, por këtë udhëzim mund ta arrijnë e të stolisen me të veçse vepërmirët besimtarë, siç thotë i Madhëruari: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët.” [Junus 57]. Es -Suddiu thotë: “Ai është nur dritë për të devotshmit”. Ibn Abasi ka thënë se të devotshmit janë ata të cilët ruhen nga idhujtaria e cënimi i njëshmërisë së Zotit dhe punojnë për t’iu bindur Allahut të Lartësuar. Ndërsa Hasan el Basriu ka thënë: “Janë ata që ruhen nga haramet e Zotit dhe i përmbushin detyrat e Tij.” Ata i frikësohen ndëshkimit të Allahut, shpresojnë shpërblimin e Tij dhe i ruhen harameve. Katadja thotë: “Janë ata të cilët përshkruhen edhe në ajetet në vijim me cilësitë e besimtarëve të devotshëm.”. Ibn Xheriri është i mendimit se ajeti i përfshin të gjithë. Një hadith thotë: “Robi nuk ka për t’ia arritur të jetë muttekin, derisa të lërë atë që nuk është e ndaluar, nga frika se mos është e ndaluar.”. Udhëzimi është disa llojesh. Me fjalën “udhëzim” ndonjëherë është për qëllim imani ose ndjenjat që zënë vend në zemrën e njeriut, dhe këtë nuk ka fuqi që ta krijojë askush tjetër veç Allahut. Me fjalë të tjera, ‘el hidajetu’ (udhëzimi) është “Halkul kudrati alet -tâ’ati” - krijimi i aftësisë dhe forcës së mjaftueshme për të adhuruar Allahun dhe për t’iu bindur e nënshtruar Atij. Allahu i Lartësuar, për këtë lloj udhëzimi, thotë: “ Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdokënd që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri ata që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56]. Gjithashtu, thotë: “Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do.” [Bekare 272]. “Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre.” [ El ea ’raf 186]. Herë të tjera, fjala ‘udhëzim’ vjen me kuptimin: qartësimi i së vërtetës dhe tregues i saj, siç thotë i Lartësuari: “Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë.”[Shura 52]. “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë nga Zoti i tij?” Por ti je veçse një qortues dhe çdo popull ka pasur udhërrëfyes.” [Rad 7]. “Sa i përket (popullit të) Themudit, Ne ia treguam udhën e drejtë, por ata parapëlqyen verbërinë (e zemrës) kundrejt udhëzimit. Prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues për shkak të asaj që kishin vepruar. ” [Fussilet 17]. Et-takuâ (devotshmëria) në origjinën e saj ka kuptimin e ruajtjes dhe mbrojtjes nga diçka që i druhesh dhe e urren. Umeri e ka pyetur Ubej Ibn Kea’bin rreth takua-s, dhe ai tha: “A ke ecur ndonjëherë në ndonjë rrugë me gjemba?” - “Po”. - “Si ke vepruar?” - “Kam treguar kujdes të madh dhe jam përpjekur të ruhem.” Ubeji tha: “Ja, kjo është takua!” Në këtë fjalë është mbështetur Ibn Mu’tezi, kur thuri vargjet e njohura: "Lëri gjynahet, të voglat e të mëdhatë, Ja, kjo është devotshmëria! Kujdesu, si ai që ecën në tokën me gjemba, që ruhet nga ajo që sheh! Mos nënvleftëso asnjë gjynah që të duket i vogël, sepse edhe malet, nga guralecë të vegjël formohen. " Në Sunenin e Ibn Maxhes shënohet se Profeti ﷺ ka thënë: “Pas devotshmërisë, njeriu nuk përfiton ndonjë gjë më të mirë sesa një grua të mirë, të tillë që, kur e sheh atë, i sjell kënaqësi e gëzim; kur e urdhëron, i bindet, kur i kërkon diçka (e i betohet) për hir të Zotit, ajo ia plotëson e nuk ia thyen betimin, dhe nëse ai nuk është i pranishëm, ajo e ruan (e kujdeset për) veten e saj dhe pasurinë e tij.” - “... të cilët besojnë në të fshehtën , ...” “El iman ”, nga ana gjuhësore, do të thotë: “et-taŝdîķ (pohim, miratim, besim me siguri të plotë i diçkaje). Në Sheriat “iman” është pohimi i çështjeve të besimit me fjalë, të besuarit të tyre me zemër dhe të punuarit sipas këtij besimi”. 43 Kështu, nëse ne kemi për qëllim këtë kuptim të fjalës “ îmân”, mund të themi se ai shtohet dhe pakësohet. Ai shtohet kur bëjmë punë të mira në bindje ndaj Zotit dhe pakësohet nga gjynahet. Ky lloj besimi bën që në zemrën e robit të lindë ajo që quhet “ el hashjeh”, domethënë, frika nga Zoti i Lartësuar, që vjen nga dituria rreth Tij”. Kështu, besimtari i mbushur me frikë për Zotin e tij, nuk bën vepra që kundërshtojnë urdhrin e Zotit, as thotë fjalë që Ai i ka ndaluar, apo të besojë besime e doktrina që Ai nuk i ka shpallur apo sjellë përmes shpalljeve dhe profetëve të Tij. Të besosh të fshehtën do të thotë të besosh diçka pa e parë atë. Këta e besojnë të fshehtën për të cilën na ka urdhëruar Zoti që ta besojmë, me siguri të plotë. Besimi në të fshehtën për të cilën jemi urdhëruar ta besojmë është besimi në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, profetët e dërguar prej Tij, në Ditën e Gjykimit, në caktimin e të mirës dhe të keqes vetëm prej Tij, në ringjalljen pas vdekjes, Xhenetin, Zjarrin etj. Të gjitha këto janë prej besimit në të fshehtën. Nga Abdurrahman Ibn Jezid përcillet se ka thënë: “Një ditë ishim ulur tek Abdullah Ibn Mesudi dhe ishim duke kujtuar sahabët e Profetit ﷺ dhe faktin se ata na paraprinë në mirësitë e sevapet e shumta. Ai tha: “Çështja e Muhamedit ishte e qartë për ata që e panë me sy. Por betohem në Atë, që nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij, se askush nuk ka një besim më të mirë e të shpërblyeshëm sesa besimi në të fshehtën!” Pastaj lexoi ajetet: “Ai është udhëzim për të devotshmit, të cilët e besojnë të fshehtën, e përkryejnë namazin ... deri në fjalën e Tij: “ Vetëm ata janë të udhëzuar në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. ” Po të njëjtin mesazh përcjell edhe hadithi i sjellë nga imam Ahmedi prej Muhajrizit, i cili tregon: “I thashë Ebu Xhumuates: “Na trego një hadith që e ke dëgjuar nga Profeti ﷺ ’!- “Po, do t’ju tregoj një hadith shumë të bukur. “Një ditë, ishim për drekë tek Profeti i Allahut dhe me ne ishte edhe Abdullah Ibn Xherrah. Ai tha: “O Profeti i Allahut! A mund të jetë dikush tjetër më mirë sesa ne? Ne e pranuam Islamin me ty dhe luftuam përkrah teje.” - “Po. Është një popull që do të vijë pas jush. Ata do të më besojnë mua, edhe pse nuk do të më kenë parë.” Në një transmetim tjetër nga Salih Ibn Xhubejri thuhet: “Ebu Xhumuate el Ensari, - sahabi i Profetit të Allahut, - erdhi për vizitë në Bejt el Makdes për të falur namazin. Atë kohë me ne ishte edhe Ebu Hajuete, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Kur mbaroi namazin, u ngritëm ta përcillnim. Kur po largohej, tha: “Kam një lajm të mirë dhe të vërtetë, që dua t’jua jap. Do t’ju tregoj për një hadith. që e kam dëgjuar nga Profeti i Allahut.” - “Na e jep, Allahu të mëshiroftë!” - i thamë. Ai tha: “Një ditë ishim bashkë me Profetin e Allahut dhe me ne ishte edhe Muadh Ibn Xhebeli, - njëri nga Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet. Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! A ka ndonjë që e ka shpërblimin më të madh se ne? Ne të besuam dhe e pasuam rrugën tënde...”. Profeti ﷺ tha: “E çfarë ju pengon ju nga kjo, kur Profeti i Allahut është në mesin tuaj dhe jua sjell Shpalljen nga qielli? Pas jush do të vijnë njerëz, të cilëve u vjen libër mes dy kapakësh dhe ata e besojnë dhe punojnë sipas tij. Ata kanë shpërmblim më të madh se ju! Ata kanë shpërmblim më të madh se ju.” Ndër cilësitë e besimtarëve të devotshëm është se ata: - e përkryejnë namazin, - “El salatu ” (namazi), në gjuhë, ka kuptimin e duasë, lutjes. Ndërsa në terminologjinë fetare nënkupton namazin, adhurimin e njohur me ruku, sexhde dhe fjalë e veprime të njohura, që kryhen në kohë të caktuara. Namazi ka kushte e veprime të njohura dhe Allahu e ka bërë detyrë për robërit që ta falin pesë herë në ditë. Ai është shtylla e dytë e Islamit, për nga rëndësia. Ta përkryesh namazin do të thotë që ta falësh atë në kohën e vet, të pastrohesh mirë ritualisht para tij dhe ta falësh atë duke plotësuar të gjitha veprimet e fjalët që thuhen gjatë tij, të plotësosh e bësh sa më mirë rukunë, sexhden, leximin e Kur'anit, teshehudin, salavatet për Profetin etj. - dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne ; - Ibn Abasi thotë për këtë ajet: “Pra, nxjerrin zekatin e pasurive të tyre.” Përpara se të ligjëroheshin dispozitat për zekatin, shpenzimi për hir të Zotit nënkuptonte harxhimet që njeriu bënte për familjen e vet. Ibn Xheriri mbështet mendimin se në këtë ajet bëhet fjalë si për shpenzimet e pëlqyeshme, ashtu edhe ato të detyrueshme. Allahu i Lartësuar përmend shumë shpesh në Kur'an urdhrin për faljen e namazit së bashku me urdhrin për të shpenzuar nga pasuria që na ka dhuruar. Falja e namazit është haku i Zotit dhe shprehje e adhurimit për Të. Gjatë namazit, robi dëshmon njëshmërinë e Allahut, e përlëvdon Atë, i shpreh Atij madhërimin e përunjësinë, i drejtohet me lutje dhe i mbështetet tërësisht Atij. Ndërsa shpenzimi i pasurive është bamirësi ndaj krijesave, duke qenë i dobishëm për ta. Sigurisht që njerëzit më të meritueshëm për këto shpenzime janë familja e farefisi, pastaj shërbëtorët e robërit, e pastaj ata më të largëtit. Sadakatë dhe zekati duhet të jepen për hir të Allahut dhe në emër të bindjes ndaj Tij e jo për interesa të kësaj dynjaje, për ndonjë interes nga krijesat apo nga frika prej tyre. Qëllimi i besimtarit kur jep zekatin dhe sadakatë është arritja e shpërblimit të Allahut dhe kënaqësisë së Tij, ruajtja nga ndëshkimi i Allahut e zemërimi i Tij. Ai është i vetmi synim i besimtarit. Në dy Sahihët është sjellë hadithi prej Ibn Umerit, se Profeti ka thënë: 45 . “Islami u ndërtua mbi këto të pesta: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Allahut dhe se Muhamedi është adhuruesi dhe profeti i Tij, përkryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi në Shtëpinë e Tij (Qabe).” Më hollësisht për zekatin do të flasim më pas, në dashtë Allahu i Lartësuar. - dhe për ata të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty... - Pra, e besojnë këtë Kur'an që t’u shpall ty nga Zoti. - dhe në atë që është shpallur para teje... - I besojnë të gjitha shpalljet që Zoti u dha profetëve para teje. Ata besojnë Teuratin, Ungjillin, Zeburin e të gjitha shpalljet e Allahut dhe nuk bëjnë dallime mes shpalljeve dhe profetëve. - dhe për botën tjetër (ahiretin) ata janë të bindur plotësisht. - Pra ata nuk i trazon asnjë dyshim për vërtetësinë e botës tjetër, pra, për ringjalljen, Kijametin, Xhenetin, Zjarrin, llogarinë e drejtë para Zotit e peshimin e veprave të njerëzve. Ahireti është quajtur “i fundit”, sepse vjen pas dynjasë. Ky është përshkrimi për besimtarët në përgjithësi, qofshin nga arabët apo nga ithtarët e Librit, të cilët besuan Profetin e Fundit, Muhamedin ﷺ. Ky është mendimi më i pranueshëm, sikurse ka thënë Muxhahidi: katër ajete nga surja Bekare janë për përshkrimin e besimtarëve, dy ajete janë për përshkrimin e qafirëve dhe trembëdhjetë ajete janë për përshkrimin e munafikëve. Këto katër ajete janë gjithëpërfshirëse të cilësive të çdo besimtari, qoftë ai arab, joarab, ithtar libri, qoftë prej njerëzve apo prej xhindëve. Pastaj mund të themi me bindje se asnjë nga këto cilësi të veçanta nuk mund të jetë e saktë pa cilësitë e tjera. Çdonjëra prej tyre parakupton të tjerat. Kështu për shembull, besimi në të fshehtën nuk mund të jetë i saktë e i pranuar pa besimin në shpalljet që solli profeti nga Zoti i tij dhe pa besimin në shpalljet që u shpallën para tij, ose pa besimin e plotë dhe të sigurt për ahiretin. Prandaj Allahu i Madhëruar urdhëron besimtarët për të besuar në të gjitha këto çështje, kur thotë: “O ju që keni besuar! Besoni plotësisht në Allahun, në të dërguarin e Tij, në Librin që ia ka shpallur të Dërguarit të Tij dhe në Librin që ua ka zbritur atyre para tij. Kush nuk beson në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e gjykimit, ai ka humbur shumë larg (rrugës së drejtë) .” [Nisa 136] dhe kur thotë: “...dhe thuajuni: “Ne i besojmë shpalljes që na u zbrit neve dhe shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” [Ankebut 46]. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar duke na njoftuar rreth besimtarëve thotë: “I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij (duke thënë) : “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm. Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë. Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.” . [Bekare 285]. Kështu, çdokush që e besoi Muhamedin ﷺ prej xhindëve e njerëzve dhe i përmbushi në veten e vet cilësitë e përmendura në këtë ajet: - Vetëm ata janë të udhëzuar në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre ... - Pra, janë në dritë e argument të sigurt e të qartë, të dhënë nga Allahu i Lartësuar. - dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. - Ata shpëtuan dhe arritën gjithçka që kërkuan prej Allahut të Madhëruar, përmes veprave të tyre të mira dhe imanit të tyre korrekt në Allahun dhe Profetin e Tij. Ata fituan shpërblimet e shumta të Zotit dhe Xhenetin e përjetësisë. Ata shpëtuan nga ndëshkimi, të cilin Zoti do të japë për armiqtë e tyre.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:110–12:111 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që t’i mundësojë një mbyllje të mirë, ashtu sikurse tha Jusufi: "Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet dhe më mësove komentimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon se kur Ai i dërgonte profetët e Tij të nderuar, njerëzit e këqij dhe kriminelë nuk i besonin ata, por i quanin gënjeshtarë. Ai i afatizonte ata, që të kishin mundësi të kthenin rrugë dhe të besonin të vërtetën e sjellë nga të dërguarit. Por refuzimi i tyre zgjaste aq shumë, saqë edhe profetët - me besimin dhe sigurinë e tyre të plotë në premtimin dhe ndihmën e Allahut, - ndoshta në zemrat e tyre gati e humbnin shpresën dhe mendonin me pesimizëm se ishin refuzuar përfundimisht nga popujt e tyre. Por pikërisht në këtë gjendje, atyre u vinte ndihma e Zotit: - “Atëherë kur të dërguarit gati e humbin shpresën dhe mendojnë se janë trajtuar si gënjeshtarë, atëherë u ven ndihma Jonë. Dhe, ata që i duam, ne i shpëtojmë. Por, dënimi Ynë kurrë nuk mund zbrapset nga një popull keqbërës.” - Të shpëtuarit ishin profetët dhe pasuesit e tyre. Ndërsa ata që ishin kriminelë dhe guxonin të mos i përuleshin të Madhërishmit, ata nuk mund të gjenin forcë ku mund të mbështeteshin apo ndihm ëtar që mund t’i shpëtonte. - “Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit.” - Në këto rrëfime ka mësime për vepërmirët, por edhe paralajmërim për punëkëqijtë. Çdokush, sipas punëve që bën, do të marrë atë që i takon: shpërblimin ose ndëshkimin e poshtërimin. Në këto rrëfime ka, gjithashtu, mësime të mrekullueshme për cilësitë e plota të Allahut të Madhëruar, që ka urtësinë absolute. Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet ashtu sikurse Ai e dëshiron dhe siç e ka urdhëruar në shpalljet e Tij. - “Ky (Kur'an) nuk është fjalë e trilluar, por është vërtetues i asaj që ishte (shpallur) para tij dhe shpjegues i hollësishëm i gjithçkaje.” - Ky libër, përmes të cilit Allahu i Madhëruar ju ka treguar shumë histori të mrekullueshme, nuk është një fjalë e trilluar, e shpikur nga mendja njerëzore, por është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai i pohon dhe dëshmon për vërtetësinë e tyre dhe të profetëve që i sollën ato prej Zotit. Gjithashtu, ky Kur'an është sqarues i çdo gjëje, për të cilën krijesat kanë nevojë të dinë. Ai sqaron themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Në të, ata gjejnë çdo argument e fakt të nevojshëm për të rregulluar besimin dhe për të arritur lumturinë e tyre në dynja dhe në ahiret. - “Ai është udhërrëfyes e mëshirë për këdo që beson.” - Me diturinë e vërtetë dhe të saktë që Kur'ani u ofron njerëzve, bëhet për ta udhërrëfyes drejt së mirës. Ndërsa me shpërblimet e shumta të kësaj jete dhe të jetës tjetër të amshuar që ai u premton aktivistëve dhe atyre që jetojnë sipas tij, ai bëhet mëshirë lumturisjellëse. Kjo gjë u ofrohet besimtarëve në këtë libër madhështor dhe të mrekullueshëm. Mësime nga historia e Jusufit Le të përmendim disa mësime të përftuara nga kjo histori e mrekullueshme, për të cilën i Madhëruari tha në fillim të sures: "Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur." Gjithashtu, Allahu i Madhëruar tha: "Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin (për të vërtetën) . Ndërsa në fund të sures, Ai thotë: "Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit." Kështu, përveç dobive që u përmendëm mes rreshtave të kësaj historie, ka edhe shumë mësime të tjera. Është e vërtetë që kjo histori është nga më të bukurat, më të qartat dhe më të shtjelluarat në Kur'an. Bukuria e saj shtohet nga larmishmëria e ngjarjeve dhe zhvendosja e tyre në kohë dhe në vende të ndryshme. Në të shohim kalime nga një gjendje në tjetrën, nga një sprovë në një tjetër, nga fatkeqësia në çlirim e gëzim, nga vuajtja, skllavëria dhe përndjekja në krenari, mbretërim dhe pushtet, nga përçarja dhe armiqësia në afërsi, falje dhe dashuri, nga dëshpërimi e trishtimi në kënaqësi e lumturi, nga bollëku e pasuria në varfëri e në vuajtje dhe anasjelltas. I lavdëruar qoftë i Madhërishmi, që e tregoi këtë histori në formën më të qartë dhe më të shtjelluar! 1. Ne këto ajete gjen një nga bazat më të rëndësishme të shpjegimit të ëndrrave ose të mesazheve që ato përçojnë. Gjithashtu, kuptojmë se shpjegimi i ëndrrave është një aftësi e rëndësishme, që Allahu i Madhëruar ia dhuron atij që Ai dëshiron. Kështu, ky parim themelor është mbështetja te ngjashmëria mes gjërave, në emërtimet dhe cilësitë e tyre. Jusufi pa diellin, hënën dhe 11 yje, që i binin në sexhde. Këta trupa qiellorë janë zbukurues të qiellit dhe shumë të dobishëm. Gjithashtu, prindërit dhe vëllezërit janë stoli dhe ndihmë e madhe për njeriun. Të tillë janë edhe profetët dhe dijetarët. Ata janë stoli dhe tepër të dobishëm për krijesat. Ashtu sikurse orientohesh në det nëpërmjet yjeve, po ashtu nëpërmjet profetëve dhe dijetarëve njerëzit orientohen për të gjetur rrugën e drejtë. Sigurisht që dobia e diellit dhe hënës është jetike, ndërsa yjet vijnë pas tyre, prandaj dielli dhe hëna simbolizonin nënën dhe babain e tij, ndërsa yjet simbolizonin vëllezërit. 2. Një aspekt i rëndësishëm në shpjegimin e ëndrrës është edhe fakti që ‘dielli’ në gjuhën arabe është në gjininë femërore, prandaj simbolizonte nënën; ndërsa ‘hëna’, që në gjuhën arabe është emër i gjinisë mashkullore, simbolizonte babain. Po ashtu, ‘yjet’, që në gjuhën arabe është emër mashkullor në numrin shumës, simbolizonin vëllezërit. 3. Një aspekt i rëndësishëm në shpjegimin e ëndrrës është edhe fakti që rënia në sexhde tregon nderim e respekt të madh për atë që i kushtohet. Nga ky detaj kuptohet se Jusufi ishte i nderuar dhe i respektuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij, për shkak të diturisë, virtyteve dhe vlerave që kishte. Prandaj edhe pas tregimit të ëndrrës, Jakubi tha: "Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”” 4. Le të shohim pak aspektet e rëndësishme të ëndrrës së dy djemve të burgut. I pari pa se po shtrydhte fruta për pije. Zakonisht, këtë gjë bën shërbëtori për zotërinë e vet. Kjo i dha Jusufit (a.s.) të kuptonte se si do të përfundonte çështja. Duke qenë se ai do ta bënte këtë për zotërinë e tij, nevojitej që ai së pari të nxirrej nga burgu. Tjetri pa në ëndërr se mbi kokën e tij mbante një bukë, nga e cila hanin disa shpendë. Në fakt, ‘buka’ ishte lëkura, mishi, sytë, truri etj., ushqimi i zogjve grabitqarë. Kjo tregonte se ai njeri do të vritej dhe pastaj do të lihej i shfaqur për shpendët, domethënë nuk do të varrosej pas vdekjes. 5. Rasti i tretë ishte ëndrra e Mbretit. Së pari, ai që pa ëndrrën ishte mbret, dhe dihet se lumturia e popullit është e lidhur ngushtë me çështjen e Mbretit. Nëse është e mirë gjendja e tij, do të thotë se do të jetë e mirë edhe gjendja e popullit. Kështu, ajo ëndërr kishte të bënte me të ardhmen dhe lumturinë e popullit. Nga ana tjetër, mirëqenia e popullit lidhet ngushtë me prodhimtarinë e atij vendi. Sa më të begatshme të jenë prodhimet, aq më e mirë është gjendja e popullit. Sa më të pakta prodhimet, aq më e dobët dhe e varfër është gjendja e popullit. Lopët përdoreshin për punimin dhe vaditjen e tokës. Nëse prodhimet e tokës janë të mira, lopët janë të shëndosha e, në të kundërt, ato janë të dobëta. Po kështu, kallinjtë e gjelbër plot fara tregojnë për një vit të mbarë, ndërsa të tharët tregojnë për një vit varfërie. Të gjitha këto të dhëna sollën atë shpjegim të hollësishëm dhe të saktë. 6. Mësim tjetër është se kjo histori është një tregues i mrekullueshëm për vërtetë sinë e profetësisë së Muhamedit . Ai e tregoi këtë histori në mënyrë të detajuar, ndërkohë që nuk kishte lexuar në librat e mëparshëm dhe nuk kishte studiuar për diçka tillë. Popul li i tij e kishte parë Profetin mëngjes e mbrëmje në mesin e tyre, dhe ishin të vetëdijshëm që ai nuk dinte shkrim e lexim. Megjithatë, Profeti ﷺe solli këtë histori kaq të gjatë, me detajet më të imëta, në harmoni të çuditshme me shpalljet e mëparshme. E si mund ta bënte ai diçka të tillë, kur nuk ishte mes tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre.” 7. Është detyrë largimi nga të gjitha rrugët që të çojnë në ligësi dhe fshehja e çdo gjëje që i frikësohesh se të dëmton nëse e nxjerr haptaz. Kështu e porositi Jakubi (a.s.) birin e tij të dashur: “Ai (babai) tha: “O biri im (i dashur)! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun.” 8. Përkufizimi i përgojimit është: “Të thuash për një person diçka që ai nuk e pëlqen po ta dëgjojë.” Kjo, nëse ai vërtet e ka atë gjë që po ia përmend. Nëse nuk e ka, atëherë kjo quhet shpifje, që është gjynah edhe më i rëndë. Sidoqoftë, edhe përgojimi është gabim shumë i rëndë. Megjithatë, është e lejueshme që të thuash për dikë diçka që ai e urren, në rast se ke për qëllim këshillimin e një personi tjetër për t’u ruajtur nga e keqja e të parit. Kjo përftohet nga ajeti i sipërcituar, ku Jakubi (a.s.) këshillon dhe porosit Jusufin që të ruhet nga dredhitë e vëllezërve të tij. 9. Mirësitë e Allahut të Madhëruar mbi një person konsiderohen të tilla edhe për familjen dhe miqtë e tij. Madje, edhe ata mund të përfshihen në mirësinë e Allahut, për shkak të gradës së tij. Këtë e konstatoi edhe Jakubi (a.s.), kur tha: “Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”. Dhe vërtet, kur i Madhërishmi e plotësoi mirësinë e Vet ndaj Jusufit, edhe për familjen e farefisin e tij zbriti begatia, lumturia, gëzimi dhe krenaria. E kjo ndodhi për shkak të Jusufit. 10. Mbajtja e drejtësisë është një detyrë e domosdoshme në të gjitha çështjet e jetës, qoftë në marrëdhëniet e pushtetarit me ata që ka nën vete, qoftë në të gjitha rastet e tjera. Edhe prindi duhet të jetë i drejtë me fëmijët e tij, në drejtim të dashurisë dhe trajtimit të tyre. Çdo cenim në këto aspekte sjell probleme të rënda. Kur Jakubi shfaqi një preferencë më të madhe për Jusufin kundrejt fëmijëve të tjerë, atëherë ndodhën gjithë ato që ndodhën. Të gjitha erdhën si pasojë e reagimit të vëllezërve për dashurinë më të spikatur të babait të tyre për Jusufin. 11. Është detyrë përkujdesja e madhe për t’u ruajtur nga pasojat dhe fatkeqësitë që sjellin gjynahet. Asnjëherë të mos harrojmë se kryerja e një gjynahu sjell me vete edhe shumë gjynahe të tjera, madje shpesh të detyron të biesh në to. Kështu, edhe vëllezërit e Jusufit, kur vendosën për të ndarë atin nga i biri, filluan të thurnin lloj - lloj planesh dhe intrigash për ta realizuar atë qëllim. Pra të gjitha ishin gjynahe të njëpasnjëshme. Atyre iu desh të gënjenin disa herë, derisa sollën edhe këmishën e Jusufit me gjak të rrejshëm. Ata u shtirën kur shkuan në mbrëmje tek i ati duke qarë. Të mos harrojmë, gjithashtu, se gjatë kësaj kohe, për shkak të këtij mashtrimi, njerëzit u lodhën një kohë të gjatë duke kërkuar për Jusufin. Jo vetëm kaq, por edhe pas ngjarjes, sa herë që flitej për Jusufin, atyre u duhej të përsërisnin trillime për të mbuluar realitetin. I tillë është gjynahu: ligësi, që prodhon veçse ligësi pandërprerë, prandaj duhet të ruhesh prej tij që në momentin e parë, për të shpëtuar nga pasojat e tjera më të këqija. 12. E rëndësishme për njeriun është përfundimi i mirë, dhe jo fillimi i keq. Bijtë e Jakubit gabuan në fillim, gjë kjo shumë e qortueshme për nivelin e tyre. Por më pas u penduan sinqerisht, duke marrë edhe falje të plotë nga Jusufi dhe babai, përveç lutjes për falje dhe mëshirë nga Zoti i Madhëruar. Pa dyshim, nëse njeriu arrin të falë për hakun e tij, atëherë dihet se Allahu i Madhëruar është më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Për këtë arsye, mendimi më i saktë i dijetarëve është se edhe ata ishin profetë. Këtë e përforcon fjala e Allahut të Madhëruar në suren Bekare, kur flet për ‘ esbat-ët’, dhe dihet që “ el esbat ” ishin 12 djemtë e Jakubut (a.s.) dhe pasardhësit e tyre. Gjithashtu, diçka tregon edhe ëndrra e Jusufit, ku ata u shfaqën si yje të shndritshme. Yjet japin ndriçim dhe udhëzim, cilësi këto që i kanë profetët. Por edhe nëse nuk ishin profetë, ata ishin dijetarë, edukatorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. 13. Mirësitë e Allahut ndaj Jusufit ishin të shumta. Allahu e dalloi atë me dituri të thellë dhe butësi, mëshirë dhe falje të madhe. Ai e krijoi me një bukuri fizike të jashtëzakonshme, por i dhuroi edhe bukuri shpirtërore, duke e bërë me moral të lartë. Jusufi ishte një ftues i dashur dhe i përkushtuar i njerëzve në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe në të jetuarit sipas ligjit dhe fesë së Tij. Ishte ai që nxitoi t’u shprehte faljen e tij vëllezërve gabimtarë, ende pa ia kërkuar ata. Ajo ishte një falje e plotë, që kurrë nuk do t’ua përmendte më vonë dhe as do t’i qorto nte më. Jusufi ishte një bamirës i pashoq për prindërit, vëllezërit, fisin e tij dhe për njerëzit e tjerë. 14. Gjynahet dhe ligësitë nuk janë të gjitha të një grade. Disa janë më të lehta se disa të tjera. Pa dyshim, në një situatë përzgjedhjeje, gjynahu më i vogël dhe më pak i dëmshëm zgjidhet para atij që është më i rëndë. Kështu, kur vëllezërit e Jusufit ranë dakord që ose ta vrisnin, ose ta çonin në ndonjë vend të largët, njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin por, nëse doni të bëni diçka me të, hidheni në pus, që ta gjejë e ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh.”. Sigurisht që ky vendim ishte më i lehti dhe më i miri mes të tjerëve. Kjo përzgjedhje i shpëtoi vëllezërit nga gjynahu i madh, vrasja. 15. Nëse diçka kalon nëpër duar të ndryshme, si një mall tregtie, dhe nuk ka ndonjë informacion të sigurt se është fituar jo në mënyrë të rregullt, nuk ka gjynah për atë që e ble atë pasuri, e tregton apo e shfrytëzon me mënyra të lejueshme. Vëllezërit e shitën Jusufin padrejtësisht, me një akt të padrejtë shitjeje. Pastaj karvani e shiti përsëri atë në Egjipt, ku qëndroi si shërbëtor tek zotëria i tij. Jusufi qëndroi e shërbeu tek zotëria i tij, i cili e trajtoi shumë mirë. Kështu, Allahu i Lartësuar e quajti këtë si një akt shitblerje të saktë, edhe pse fillimisht ishte i paligjshëm, por karvani dhe zotëria në Egjipt nuk dinin gjë për zanafillën e çështjes. 16. Këto ajete janë këshillë e fortë për të qenë shumë të kujdesshëm që të mos veçohemi me gjininë tjetër, sepse kjo mund të çojë në tundime shkatërruese. Gjithashtu, të ruajmë veten dhe ta frenojmë atë nga çdo lidhje dhe dashuri e dëmshme dhe e palejueshme. Gruas së Ministrit i ndodhi ajo sprovë, për shkak se ajo u veçua me Jusufin dhe ushqeu për të një dashuri të palejueshme dhe të dëmshme, si një grua e martuar qe ishte. Kështu, nën trysninë e vazhdueshme të kësaj sprove, ajo nuk reshti së ushqyeri këtë tërheqje të gabuar, derisa filloi ta tundonte Jusufin kundër dëshirës së tij. Pastaj e gjendur nën trysninë e turpit dhe gabimit të zbuluar, gënjeu kundër tij, gjë që solli burgimin e padrejtë të Jusufit. Të tilla janë ndikimet e përzierjes dhe veçimit të palejuar mes gjinive. 17. Animi që Jusufi pati drejt asaj gruaje, që pastaj e la për hir të Allahut, është nga ato vepra të mrekullueshme, me të cilat robi afrohet dhe ngrihet lart tek Allahu i Madhëruar. Animi drejt gjynahut është sprovë e provokuar nga nefsi, që është nxitës për ligësi e shfrenim. Madje, kjo është e natyrshme për shumicën e njerëzve. Por kur ky njeri i zgjedhur i vendosi përballë njëra tjetrës dy tërheqjet, diti të bëjë zgjedhjen e duhur. Ai i dha përparësi dashurisë për Allahun dhe frikërespektit për Të, kundrejt shfrenimit dhe plotësimit të dëshirave te pakontrolluara dhe të ndaluara nga Zoti. Kështu, Jusufi u bë nga ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: "E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.". Ai u bë, gjithashtu, njëri prej atyre shtatë kategorive që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij. Njëri prej tyre është një djalosh i ri, të cilin e ka ftuar për imoralitet një grua me autoritet dhe e bukur, por ai i thotë: "Unë i frikësohem Allahut". Ndërsa tërheqja e qortueshme është ajo që zgjat dhe njeriu ndien qetësi me të, e cila pastaj kthehet në dëshirë të fortë, që ndoshta kthehet edhe në vepër. 18. Atë që ka në zemër besim të rrënjosur thellë dhe tregohet i sinqertë me Allahun në të gjitha çështjet, Allahu i Madhëruar ka për ta ruajtur atë përmes dritës së imanit të tij dhe pastërtisë së sinqeritetit të tij. Ai do të jetë i ruajtur nga ligësitë dhe poshtërsitë dhe nga çdo rrugë që bëhet shkak për devijim e gabim. Ky është një nga shpërblimet e mrekullueshme të imanit dhe sinqeritetit me Zotin. Prandaj dhe Allahu i Madhëruar thotë: "Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë." Duke qenë se Jusufi e mbajti të pastër sinqeritetin me Allahun, Allahu e ruajti atë nga rënia në gjynah dhe poshtërsi. 19. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm kur përballet me një situatë të ngarkuar me provokime për të rënë në gjynah. Në të tilla raste, ai e ka për detyrë që menjëherë të largohet. Vetëm kështu mund të ruhet nga gjynahet dhe kurthi i tyre. Kur gruaja e Ministrit ftoi Jusufin për poshtërsi në atë ambient të ngarkuar me faktorë joshës, ai nxitoi të largohej, duke shprehur dobësinë për t’u përballur me atë fitne dhe për të qenë sa më i ruajtur prej saj. 20. Për të vërtetuar saktësinë apo pasaktësinë e pretendimeve, lejohet të merren në konsideratë shenjat dhe provat logjike të çështjes, nëse nuk ka fakte të qarta. Kështu, në çështjen e Jusufit, gjykatësi, që ishte nga familja e gruas, u mbështet në prova logjike ( karain). Ai gjykoi se Jusufi thoshte të vërtetën, ndërsa gruaja ishte fajtore, duke marrë si provë këmishën e Jusufit, e cila ishte grisur nga pas dhe jo nga para, sikurse mund t’i ndodhte një përdhunuesi. Ai gjykoi se ishte ajo që e kishte dëshiruar Jusufin dhe ndjekur atë deri te porta, duke i grisur dhe këmishën nga prapa, pas rezistencës së tij. Bashkëshorti, por dhe familja e saj, e pranuan këtë gjykim si të drejtë. Madje, ai i kërkoi gruas të kërkonte falje e të pendohej për gabimin dhe kurthin e saj. Edhe Allahu i Lartësuar e solli këtë histori, duke e miratuar gjykimin në fjalë. Për këto arsye, lejohet marrja e këtij gjykimi si precedent dhe pranimi i tij si i drejtë. Po kështu, merret në konsideratë edhe gjykimi i fizionomistëve, në mungesë të provave dhe mundësive të tjera të gjykimit. 21. Për lejueshmërinë e marrjes për bazë të provave logjike tregojnë edhe raste të tjera. Për shembull, po në historinë e Jusufit, gjetja e tasit të Mbretit në barrën e Beniaminit, u konsiderua si e mjaftueshme për të gjykuar, pa qenë e nevojshme të sillej ndonjë dëshmi, fakt apo të pranohej krimi. Kështu, në raste të tjera, nëse sendi i vjedhur gjendet në dorë të një personi, sidomos nëse njihet për hajdut, kjo do të mjaftonte për të gjykuar për vjedhje. Kapja në flagrancë është më e fortë sesa dëshmia. 22. Po kështu, nëse një burrë gjendet duke vjellë pije dehëse, sigurisht që mbi të zbatohet dënimi për konsumimin e pijeve dehëse, nëse nuk ka ndonjë faktor tjetër ligjor që pengon nga një gjykim i tillë. Po ta vëresh me kujdes, Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘ shahid’ (dëshmitar) atë që gjykoi për pastërtinë e Jusufit, a thua se ai e pa me sy atë që ndodhi. Përfundimisht, gjykimi përmes shenjave dhe provave logjike konsiderohet pothuajse si një dëshmi, prandaj merret për bazë. 63 23. Në këtë sure del qartë bukuria e rrallë dhe e pashembullt e Jusufit. Bukuria e tij ishte e jashtme dhe e brendshme. Për bukurinë e jashtme mjafton të kujtojmë ndikimin aq të fuqishëm të tij në zemrën e gruas së Ministrit, por edhe të grave të qytetit, të cilat, pasi e panë, prenë duart e tyre pa e ndier fare, dhe thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.”. Ndërsa për bukurinë morale dhe shpirtërore të Jusufit, mjafton të shohim ndershmërinë dhe dëlirësinë e tij përballë sprovës në kushtet me të pabesueshme. Kjo duket qartë në dëshminë e vetë gruas së Ministrit, kur tha: “Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort." Madje edhe më pas, në dëshminë para Mbretit, ajo tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë!”. Ndërsa gratë e qytetit, duke dëshmuar për Jusufin, thanë: “Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe.”. 24. Jusufi preferoi burgun kundrejt poshtërsisë dhe gjynahut. I tillë duhet të jetë besimtari kur sprovohet për të zgjedhur mes dy gjërave: ose zhytje në gjynahe, ose ndëshkim të dynjasë. Ai duhet të zgjedhë durimin e ndëshkimit të përkohshëm dhe kurrë poshtërsinë, e cila sjell ndëshkimin e ashpër të dynjasë dhe të ahiretit. Prandaj ndër shenjat më të spikatura të imanit është edhe që njeriu të urrejë të kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar prej tij, ashtu sikurse e urren të hidhet në zjarr. 25. Besimtari duhet t’i drejtohet dhe mbështetet tërësisht Allahut dhe të këkojë strehim vetëm tek Ai, në momentet e përballjes me fitnet. Ai nuk duhet të ketë shpresë te forcat dhe aftësitë e veta, por t’i dorëzohet tërësisht Allahut, duke i kërkuar forcë e shpëtim veçse Atij. Mendo me kujdes në fjalën e Jusufit: "Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve”. 26. Dituria dhe urtësia e udhëzojnë njeriun drejt mirësisë dhe e ndalojnë nga ligësia. E kundërta ndodh me injorancën dhe shfrenimin. Ato e nxisin njeriun në përmbushjen e epshit dhe dëshirave, edhe pse mund të jenë shkatërruese për të. 27. Njeriu, ashtu sikurse e ka detyrë adhurimin e Allahut të Madhëruar në kohë begatie e mirësie, po ashtu e ka detyrë që ta adhurojë Atë në kohë vështirësie dhe sprove. Jusufi vazhdoi të jetë një ftues në rrugën e Zotit si jashtë burgut, ashtu edhe pasi hyri në burg. Ai i ftoi dy djemtë në burg në teuhidin e pastër dhe nënshtrimin ndaj një Zoti të vetëm. Nga ana tjetër, ai i ndaloi ata nga idhujtaria e çdo forme. Me zgjuarsinë dhe urtësinë e tij, kur vërejti se ata e respektonin dhe e shihnin si një njeri të mirë, Jusufi e përdori për mirë këtë situatë, duke i ftuar ata në adhurimin e Allahut të Lartësuar. Ata i kërkuan që të interpretonte ëndrrat e tyre, duke bërë të kuptohej se ia dëgjonin fjalën. Atëherë, Jusufi e shfrytëzoi për mirë këtë rast, prandaj para se t’u shpjegonte ëndrrat, i ftoi me butësi dhe urtësi në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një të vetëm. Ai zgjodhi mënyrën më të mirë, që ftesa e tij të ishte sa më dobiprurëse dhe e pranueshme. Fillimisht, Jusufi (a.s.) u sqaroi se dituria dhe aftësia e madhe që kishte, për të cilat ata e respektonin, kishte një shkak dhe ai ishte besimi i pastër e i saktë tek Allahu i vetëm, ishte distancimi nga adhurimet dhe besimet e devijuara të njerëzve, të cilët nuk e besojnë siç duhet Allahun dhe nuk besojnë në Ditën e Ringjalljes dhe Llogarisë së drejtë para Allahut. Kjo thirrje u bë përmes veprave dhe gjendjes së tij. Pastaj Jusufi (a.s.) i ftoi ata edhe me fjalë, duke u qartësuar atyrë teuhidin dhe argumentet rreth tij. 28. Është detyrë që në një çështje të fillohet me atë që është më e rëndësishme, pastaj me të tjerat poshtë saj. Kështu, nëse një myfti pyetet nga dikush për një çështje të caktuar, ndërkohë që ai ka nevojë për një çështje tjetër shumë më të rendësishme, urtësia e kërkon që myftiu të fillojë me më të rëndësishmen dhe pastaj me çështjen që pyetet. Kjo mënyrë është treguese e urtësisë, zgjuarsisë dhe dashamirësisë së dijetarit me atë që pyet. Kur Jusufi u pyet nga dy djemtë e burgut rreth shpjegimit të ëndrrës, ai nuk nxitoi t’u përgjigjej menjëherë, por me dashamirësi, mëshirë dhe ngrohtësi, u mësoi atë që ishte shumë më e dobishme për ta: teuhidin e pastër dhe përkushtimin ndaj Allahut të Madhëruar në adhurim, si Një dhe i vetëm. 29. Ai që ndodhet në vështirësi nuk bën gabim nëse kërkon ndihmë nga dikush që e ka mundësinë për ta ndihmuar vetë ose për të njoftuar të tjerët rreth gjendjes së tij. Kjo nuk konsiderohet si ankesë tek krijesat. Është e vërtetë që të gjitha ankesat ne ia parashtrojmë Allahut të Madhëruar, por në disa çështje është e natyrshme dhe e zakonshme që njerëzit të ndihmojnë njëri - tjetrin. Prandaj edhe Jusufi (a.s.) i tha djalit që mendonte se do të shpëtonte: “Më kujto te zotëria yt!”. 30. Është detyrë shumë e rëndësishme për mësuesin që të jetë tërësisht i sinqertë në mësimin e së mirës, duke mos synuar me të asgjë tjetër veç kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Ai nuk duhet ta shohë mësimdhënien si mjet për të përfituar pasuri, famë e të tjera. Dijetari nuk duhet të heqë dorë nga mësimi dhe përhapja e të mirës nëse dikush nuk përmbush ndonjë kërkesë të tij. Jusufi e porositi djaloshin që shpëtoi nga burgu që ta përmendte tek zotëria i tij, por ai e harroi këtë porosi. Më pas, kur patën nevojë për Jusufin dhe diturinë e tij, njerëzit dërguan tek ai po atë djalosh për t’i kërkuar shpjegim për çështjen e tyre. Megjithatë, Jusufi nuk e qortoi atë dhe as mbajti qëndrim ndaj atij djaloshi për harresën e tij, por iu përgjigj me një përgjigje të plotë për pyetjen e tij. 31. Mësuesi duhet që jo vetëm t’u kthejë përgjigje direkte pyetjeve, por të tregojë edhe mënyrat më të mira të realizimit të tyre, sepse kjo shpreh dashamirësinë dhe urtësinë e tij. Kështu, Jusufi nuk u mjaftua thjesht me shpjegimin e ëndrrës së Mbretit, por i udhëzoi njerëzit se si duhet të vepronin gjatë atyre viteve. 32. Nuk është aspak e qortueshme që njeriu të përpiqet për të larguar akuzat e padrejta nga vetja dhe për të pastruar figurën e tij, madje kjo është diçka e vlerësueshme dhe e mirë. Jusufi nuk pranoi të linte burgun, derisa të dilte në pah pafajësia e tij. 33. Dituria është mirësia më e madhe për njeriun. Dituria rreth ligjit të Zotit dhe gjykimit të Tij, dituria e shpjegimit të ëndrave, dituria e administrimit dhe edukimit, janë nga mirësitë më të mëdha që i jepen njeriut. Dituria është tregues i bukurisë së brendshme të njeriut dhe është shumë herë më e vlefshme se bukuria e jashtme, qoftë edhe kur bëhet fjalë për bukurinë e Jusufit. Për shkak të bukurisë së jashtme, profeti Jusuf u burgos dhe kaloi një mori sprovash të tjera, ndërsa për shkak të diturisë, ai u nderua dhe u ngrit në pozitë të lartë që në këtë botë. Çdo mirësi në këtë dynja vjen për shkak të diturisë dhe fryteve të saj. 34. Dituria e shpjegimit të ëndrrave është pjesë e Sheriatit, prandaj njeriu shpërblehet për studimin dhe përhapjen e saj. Shpjegimi i ëndrrave është në nivelin e dhënies së fetvave, ashtu sikurse e quajti Jusufi kur tha: "Kështu është përcaktuar çështja për të cilën kërkuat shpjegim ( fetva).". Edhe Mbreti, kur kërkoi shpjegimin e ëndrrës, tha: “Më jepni fetva (shpjegim) rreth ëndrrës sime!". Kur iu drejtuan Jusufit për t’u shpjeguar ëndrrën e Mbretit, njerëzit i thanë: “Na jep fetva (shpjegim e përgjigje) rreth shtatë lopëve... .". Siç shihet, në të gjitha këto raste është përdorur termi "fetva". Kjo të thotë që është e ndaluar të flasësh në këtë fushë pa pasur diturinë përkatëse. 35. Nuk është e gabuar që njeriu të shprehë haptazi cilësitë e tij të mira në drejtim të diturisë dhe korrektësisë në punë, nëse kjo ka dobi dhe nëse nuk është për qëllim mburrja e shtirja. Sigurisht, është e palejueshme që njeriu të shtiret si i ditur dhe i aftë, kur nuk është i tillë. Jusufi i tha Mbretit: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit! Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time.”. Gjithashtu, kjo tregon se sipërmarrja e çështjeve është e lejueshme, nëse njeriu merr të gjitha masat për të plotësuar të drejtat dhe përgjegjësitë ndaj Allahut të Madhëruar dhe ndaj njerëzve. Nuk është gabim ta kërkosh postin nëse je më i aftë dhe më i denjë se të tjerët për të. E qortueshme është ta kërkosh atë nëse nuk je i aftë ose kur është dikush tjetër më i aftë se ti, apo kur nuk synon me të plotësimin e urdhrave të Zotit. 36. Bamirësia dhe bujaria e Allahut të Lartësuar është e gjerë dhe e paanë. Ai tregohet bamirës me robërit e Tij duke u dhuruar mirësi të kësaj dynjaje dhe të ahiretit. Përfitimin e mirësive të ahiretit e bëjnë të mundur dy shkaqe: besimi i pastër dhe devotshmëria. Pa dyshim, mirësitë e ahiretit janë shumë më të çmuara sesa të gjitha mirësitë e dynjasë. Njeriu duhet ta ushqejë veten e vet vazhdimisht me mall e dashuri për shpërblimin e Zotit dhe mirësitë që Ai premton. Ai nuk duhet ta lërë vetveten të trishtohet dhe plogështohet kur sheh njerëzit e kësaj bote të vrapojnë të hutuar pas stolive mashtruese dhe të përkohshme të dynjasë. Nëse e sheh se je i pafuqishëm dhe nuk i arrin dot stolitë e kësaj bote, ngushëlloje veten me shpërblimet e pafund të Allahut të Madhëruar në ahiret! Premtimi dhe mirësitë e Allahut të Lartësuar janë madhështore dhe të pakrahasueshme. Kujtoje gjithmonë fjalën e Tij kur thotë: "S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. A nuk po logjikoni, atëherë?” 37. Kufizimi dhe shkurtimi i shpenzimeve për të magazinuar dhe ruajtur të mirat materiale, si mënyrë për të bërë ekonomi të dobishme, pa u shkaktuar dëmtime njerëzve, është e lejueshme dhe diçka e mirë. Jusufi urdhëroi për grumbullimin dhe magazinimin e bazës ushqimore gjatë viteve me prodhim të lartë, për t’u gatitur për vitet e vështira dhe me prodhim të pakët. Kjo lloj parapërgatitje nuk bie aspak ndesh me mbështetjen tek Allahu i Lartësuar. Është e vërtetë që besimtari i mbështetet Allahut të Madhëruar dhe vetëm tek Ai i mban shpresat, por kjo bëhet pasi t’i kesh marrë të gjitha masat për të përfituar nga mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Të pretendosh se i mbështetesh Zotit pa i përmbushur detyrimet dhe pa përkushtim, është diçka e gabuar. 38. Në këtë sure del në pah aftësia e mrekullueshme e Jusufit për të administruar drejt dhe me mençuri ekonominë dhe pasurinë e vendit. Prej këtij menaxhimi të mirë u shtuan pasuritë e mbretërisë aq shumë, saqë njerëzia filluan të shkonin në Misir nga të katër anët, për të marrë furnizime e ndihma ushqimore. Si pjesë e menaxhimit të drejtë të kësaj pasurie ishte edhe fakti që Jusufi nuk i jepte askujt prej të ardhurve më shumë sesa barra e një deveje. 39. Mikpritja është një virtyt i mrekullueshëm dhe traditë e të gjithë profetëve të Zotit. Nderimi dhe respekti i mikut është vepër shumë e shpërblyeshme. I tillë ishte edhe Jusufi. Ai u tha vëllezërve: “A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?”. 40. Mendimi i keq për dikë, i bazuar në shenja dhe fakte reale, nuk është diçka e ndaluar dhe as e padrejtë. Kështu, kur djemtë i kërkuan që ta lejonte Beniaminin të shkonte me ta, Jakubi u tha: “A t’jua besoj juve (Beniaminin), sikurse bëra më parë me vëllain e tij (Jusufin)?!” Gjithashtu, kur ata nuk ia kthyen Jusufin në mbrëmje, pasi i kishin kërkuar me këmbëngulje në fillim që ta lejonte të shkonte me ta, u tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. ". Në rastin e fundit, ai nuk bëri aspak padrejtësi, edhe pse ata nuk ishin fajtorë, por shkaku ishin ndodhitë e mëparshme. 41. Jakubi i këshilloi djemtë e tij duke u thënë: “Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme. Por (me këshillën time), unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët.” Kjo tregon se marrja e masave mbrojtëse dhe ndjekja e rrugëve të lejuara që të ruajnë nga smira dhe mësyshi apo që të kurojnë dhe shërbejnë për t’u shëruar nga ato, lejohen dhe nuk bien ndesh me besimin në kaderin e Zotit të Lartësuar. Çdo gjë ndodh veçse me caktimin e Zotit, por duhet kuptuar mirë se edhe sebepet janë prej caktimit të Zotit. Prandaj Jakubi i porositi djemtë e tij të ishin të kujdesshëm. 42. Lejohet përdorimi i planeve dhe intrigave për të arritur të drejtat legjitime. Dituria dhe aftësia rreth këtyre rrugëve të fshehta që të çojnë në realizimin e qëllimeve të drejta, janë të lëvdueshme. I ndaluar është përdorimi i intrigave për të kryer harame ose për të mos plotësuar detyrime dhe përgjegjësi të drejta. 43. Dikush që dëshiron t’i shmanget vëzhgimit të të tjerëve dhe kërkon të mbulojë qëllimet e veta nga ata, nuk ka nevojë që të gënjejë, por mund të përdorë atë që quhet " mearid" - domethënë, lojë fjalësh dhe veprimesh që të japin të kuptosh dika tjetër nga ajo që ke për qëllim. Kjo mënyrë e zgjuar e ruan besimtarin nga gënjeshtra dhe e shpëton nga situata vërtet të ngushta, pa rënë në gjynahun e gënjeshtrës. Kështu veproi Jusufi kur vendosi kupën në ngarkesën e të vëllait, duke dhënë të kuptohej se ai ishte vjedhës. Ai kurrsesi nuk e tha shprehimisht se Beniamini ishte vjedhës, por kjo kuptohej nga gjetja e sendit të vjedhur në kafshën e tij. Madje, edhe në të shprehur ai u tregua shumë i kujdesshëm, kur tha: “Allahu na ruajtë! E si të marrim dikë tjetër dhe jo atë tek i cili u gjet sendi ynë?! Ne atëherë do të bënim padrejtësi.” Pra, Jusufi nuk tha: "...atë që vodhi sendin tonë". Gjithashtu, ai nuk tha: "Ne e gjetëm sendin e vjedhur në ngarkesën e tij", por përdori fjalë të përgjithshme, që përfshinin rastin e të vëllait dhe të të tjerëve. Kjo është një mënyrë e zgjuar për të arritur në një qëllim të lejuar. Aty po supozohej se kishin të bënin me një vjedhës, për të arritur që Beniamini të qëndronte tek Jusufi (a.s.) . Ky supozim u hoq menjëherë nga Beniamini menjëherë pasi Jusufi ia shpjegoi atij situatën, dhe kështu ai u qetësua. 44. Njeriut i lejohet të dëshmojë për diçka veç nëse ka dije të sigurt për të, ose ka qenë vetë dëshmitar, ose përmes lajmit të dikujt që është i besueshëm. Prandaj edhe vëllezërit e Jusufit thanë: "Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. " 45. Kjo sure na tregon imtësisht sprovën e madhe që Allahu i Madhëruar bëri për të dashurin d he të zgjedhurin e Tij, Jakubin . Me urtësinë e Tij të pakufishme Allahu i Madhëruar përcaktoi që Jakubi të ndahej nga djali i tij i dashur, për të cilin ai nuk mund të duronte asnjë çast të shkurtër pa e parë dhe pasur pranë vetes. Kjo ndarje do të ishte shumë e gjatë, jo më pak se 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, trishtimi dhe dhimbja nuk iu ndanë për asnjë çast, aq sa më në fund iu zbardhën sytë e u verbua nga trishtimi dhe dhimbja e madhe. Dhimbja u bë edhe më e madhe kur Jakubi u nda edhe nga djali tjetër, Beniamini. Me gjithë këtë dhimbje, ai përsëri bënte durim dhe llogariste shpërblimin e Allahut të Madhëruar. Ai ia vuri detyrë vetes që të bënte një durim të mirë dhe, pa dyshim, që e plotësoi këtë premtim në formën më të mirë. Është e vërtetë që Jakubi tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut. Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju.”. Por ankesa dhe paraqitja e hidhërimit tek Allahu i Madhëruar nuk bie ndesh me durimin. Ajo që bie ndesh është ankesa drejtuar krijesave. 46. Çlirimi vjen pas vështirësive dhe dëshpërimit. Dhimbja e Jakubit zgjati vërtet shumë, deri në skaj. Më pas, të gjithë familjen e tij e përfshinë vështirësitë dhe vuajtjet, por pikërisht në këtë kohë Allahu i Madhëruar zbriti lehtësimin dhe çlirimin. E gjithë familja u bashkua pikërisht në kohët më të vështira dhe më të nevojshme për bashkimin, duke u plotësuar në këtë mënyrë shpërblimi i vepërmirëve dhe pastrimi nga gjynahet i të penduarve sinqerisht. Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar i sprovon të dashurit e Tij me kohë vështirësie dhe begatie, në kohë ngushtie dhe lehtësie, duke nxjerrë në pah durimin dhe mirënjohjen e tyre. Kështu u shtohet e u forcohet atyre imani, siguria dhe dituria rreth Zotit. 47. Lejohet që njeriu të tregojë ose të shprehë sëmundjen, varfërinë apo çështje të ngjashme, por jo me tone ankese apo me shprehje zemërimi ndaj caktimit të Allahut të Madhëruar. Vëllezërit e Jusufit thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall (për shkëmbim) . Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë”. 48. Dobia e madhe e devotshmërisë dhe durimit. Çdo mirësi e dynjasë dhe e ahiretit është rrjedhojë e devotshmërisë dhe durimit. Përfundimi i të devotshmëve durimtarë është përfundimi më i bukur dhe i mirë. Allahu i Madhëruar vendosi në gojën e Jusufit këto fjalë: "Allahu na dhuroi mirësi. Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve.”. Çdokush që Allahu i Madhëruar e ka nderuar duke i dhuruar mirësi e çlirim pas vështirësisë, sëmundjes, varfërisë e sprovave, duhet të shprehë mirënjohjen ndaj Tij për këto mirësi. Ai duhet të vazhdojë të kujtojë gjithmonë gjendjen e tij të hershme mes fatkeqësisë dhe vuajtjeve, që kjo të prodhojë mirënjohje sa herë që e kujton. Për këtë tregon edhe fjala e Jusufit kur thotë: "Ai më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut dhe ju solli ju të gjithëve këtu nga shkretëtira, edhe pasi shejtani pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im është i butë dhe i mëshirshëm me atë që do. Ai është, vërtet i Gjithëdituri dhe i Urti." 49. Kjo sure tregon mirësinë e madhe të Allahut të Madhëruar ndaj Jusufit (a.s.). I Lartësuari u kujdes për të përgjatë gjithë atyre sprovave dhe periudhave të vështira, të cilat vetë i kishte përcaktuar që të binin mbi Jusufin. Qëllimi ishte për ta ngritur atë në gradat më të larta dhe për t’i dhuruar shpërblimet më të mrekullueshme. 50. Besimtari duhet që vazhdimisht të shprehë nevojën dhe varfërinë e tij para Allahut të Madhëruar, për t’i forcuar besimin dhe për t’i dhuruar qëndrueshmëri në rrugën e tij. Por, nga ana tjetër, ai duhet të përpiqet me të gjitha rrugët e caktuara nga Zoti për të bërë çdo vepër që mundëson forcimin e imanit dhe qëndrueshmërinë në besim. 51. Njeriu duhet ta lusë gjithmonë Allahun që t’i mundësojë një mbyllje të mirë, ashtu sikurse tha Jusufi: "Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet dhe më mësove komentimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Kujdestari im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!”. Këto ishin disa dobitë dhe mësimet e nxjerra nga kjo histori e begatshme, që Allahu i Madhëruar na i lehtësoi dhe mundësoi. Nuk ka dyshim se çdokush që mediton dhe përsiatet thellë në të, ka për të nxjerrë edhe shumë mësime të tjera. E lusim Allahun e Madhëruar të na dhurojë dije të dobishme dhe vepra të sinqerta dhe të pranuara tek Ai! Ai vërtet është Bamirës dhe Bujar! Këtu përfundon edhe surja e Jusufit, të atit dhe vëllezërve të tij, - paqja dhe bekimet e Allahut të Madhëruar qofshin mbi ta! Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:29 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” (Fet'h 4) (fundi i fjalës së ibnul kajimit.)

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për Profetin dhe shokët e tij muhaxhirë dhe ensarë, duke na thënë se ata ishin njerëzit me cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. I Madhëruari thotë: - “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.” - Sahabët ishin të rreptë e të ashpër ndaj qafirëve. Mohuesit e Zotit panë prej tyre veçse ashpërsi dhe vrazhdësi, prandaj u nënshtruan dhe u mundën. Ndërsa mes njëri -tjetrit, besimtarët ishin të mëshirshëm, të dashur, të butë e të dhembshur. Ata ishin si një trup i vetëm. Çdokush nga ata dëshironte për vëllain besimtar atë që dëshironte për veten e vet. Të tillë ishin ata në lidhje me krijesat, ndërsa në lidhje me Krijuesin e tyre: - “Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij.” - Ata shquheshin për faljen e shumë namazeve, që kanë si shtylla kryesore sexhden dhe rukunë. Me adhurimin e tyre, ata synonin të kënaqnin Allahun dhe të fitonin shpërblimin e kënaqësinë e Tij. - “Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. ” - Sexhdet e shumta që bënin kishin lënë gjurmë në fytyrat e tyre. Pas ndriçimit të zemrës me dritën e besimit te Zoti, tani shndriste edhe fytyra e tyre. Kështu përshkruheshin ata në Teurat. Ndërsa në Ungjill, ata kanë një tjetër përshkrim: - “Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin.” – Në Ungjill, shokët e profetit Muhamed (a.s.) përshkruhen si fara, nga mbin filizi i ri, i cili forcohet, lulëzon dhe rritet, për të qëndruar vetë në kërcellin e tij. Me forcën dhe bukurinë e tij, ai e çudit mbjellësin. Të tillë ishin sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ata ishin si bimët, për sa i përket dobisë së tyre për krijesat. Forca e imanit dhe veprave të tyre të mira ishin si kërcelli i një bime, që ushqehet dhe mbahet nga rrënjë të thella. Ndërsa ata që erdhën pas sahabëve ishin filizat e rinj, që dolën nga ky kërcell i qëndrueshëm, të cilët u zhvilluan duke e fuqizuar më shumë bimën dhe duke i dhënë asaj pamje më të plotë. Pasardhësit e sahabëve, që trashëguan diturinë profetike dhe besimin e patundur, ashtu sikurse mësuesit e tyre, e ndihmuan dhe përhapën këtë fe duke i mësuar njerëzit se si të jetonin sipas saj. Në fund, kjo bimë e kënaq mbjellësin e saj dhe i trishton armiqtë e tij, siç thotë i Lartësuari: - “Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve.” - Ata ligështohen kur shohin forcën dhe unitetin që kanë muslimanët në fe. Ndërsa kur ballafaqohen me muslimanët në sheshin e luftës, atyre iu hyn tmerri. - “Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.” - Kështu sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! - patën si besimin e sinqertë, ashtu edhe veprat e mira, prandaj Allahu u premtoi atyre dy gjëra: së pari, falje gjynahesh, që nënkupton se do të ishin të mbrojtur dhe të shpëtuar nga të këqijat në dynja dhe në ahiret; së dyti, shpërblim të madh në dynja dhe ahiret. Le të sjellim këtu historinë e plotë të marrveshjes së Hudejbijes ashtu siç e ka sjellë Imam Shemsudin Ibnul Kajim në librin e tij “El hadju nebeuij,“ ose siç quhet ndryshe “Zadul miad”, “furnizimi për ditën e premtimit”. Kuptimi i kësaj historie na jep një kuptim më të plotë të kësaj sureje. Ai ka sjellë në këtë histori shumë kuptime të fshehta dhe dobi të detajuara prej xhevahireve të fshehura në këto sure. Ka thënë Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë: Marrëveshja e Hudejbijes Nafiu thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 6, në muajin dhul kide , dhe ky është qëndrimi më i saktë. Ky është edhe mendimi i Zuhriut, Katades, Musa Ibn Ukbes, Muhamed Ibn Ishakut etj. Hisham Ibn Urve përcjell nga i ati se: “ Profeti a.s. u nis për në Hudejbije në muajin ramazan dhe, si marrëveshje, ajo përfundoi në sheval.” Por këtu kemi të bëjmë me një ngatërrim, sepse ajo që ndodhi në ramazan ishte Lufta e Çlirimit. Ebu Esuedi, duke përcjellë prej Urves, thotë se nisja për në Hudejbije u bë në muajin dhul kide , sipas mendimit më të saktë dhe të pranueshëm. Tek Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit, është hadithi i Enesit, sipas të cilit Profeti a.s. kreu gjithsej katër umre, të gjitha në muajin dhul kide. Mes tyre ai përmendi edhe umren e kryer gjatë Hudejbijes. Sa vetë morën pjesë në Hudejbije Së bashku me Profetin a.s., në atë udhëtim ishin 1500 vetë, sipas dy Sahih-ëve, të Buhariut dhe Muslimit, ku tregon Xhabiri r.a. Megjithatë, po nga Xhabiri r.a., në të njëjtat referenca, thuhet se kanë qenë 1400 vetë. Në të njëjtët libra, sillet gjithashtu hadithi i Abdullah Ibn Ebu Eufai, që thotë: “Ishim 1300 vetë.” Katadeja tregon: “Pyeta Seid Ibn Musejibin: “Sa ishin ata që dëshmuan “Besëlidhjen e Kënaqësisë?” Ai tha: “Një mijë e pesëqind.” Atëherë i thashë përsëri: “Por Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë se atje ishin 1400 vetë?!” Ai u përgjigj: “Allahu e mëshiroftë! Ka qenë një ngatërrim nga ana e tij, sepse pikërisht ai më ka treguar se ishin një mijë e pesëqind vetë.”13 Prej Xhabirit kanë ardhur në mënyrë të saktë të dyja versionet. Gjithashtu është përcjellë saktësisht prej tij se atë vit ata kanë bërë kurban 70 deve; çdo deve mjaftonte në emër të shtatë vetave, dhe kur është pyetur: “Sa ishit ju atë ditë?” Xhabiri është përgjigjur: “Ishim 1400 vetë, kalorës dhe këmbësorë.” 14 Dhe zemra na anon më shumë drejt këtij varianti. Ky është edhe mendimi i Bera Ibn Azibit, Malik Ibn Jesarit dhe Seleme Ibn Ekuait – sipas transmetimit më të saktë të ardhur prej tij. Gjithashtu, ky është edhe mendimi i Musejib Ibn Hazmit. Kështu Shejbei përcjell prej Katades, ky prej Seid Ibn Musejibit, e ky prej të atit: “Së bashku me Profetin a.s., poshtë pemës (ku u bë Besëlidhja e Kënaqësisë), kemi qenë 1400 vetë.” Ndërsa ata që thonë se pjesëmarrës në Hudejbije ishin vetëm 700 vetë, kanë gabuar shumë qartë. Ajo që i ka shtyrë në këtë mendim ishte pikërisht rrëfimi që tregon se atë ditë u bënë kurban 70 deve, dhe, duke qenë se një deve mund të jetë e mjaftueshme si kurban në emër të 10 vetëve, arritën në përfundimin se gjithsej kanë qenë 700 vetë. Kjo nuk mund të pranohet, sepse, së pari, në hadith thuhet shprehimisht se një deve qe e mjaftueshme për shtatë vetë, prandaj, sipas kësaj logjike, duhet të ishin 4900 vetë; por, në përfundim të të njëjtit hadith ai thotë vetë se kanë qenë 1400 persona. *** Me të mbërritur në Dhul Hulejfe, Profeti a.s. shënoi bagëtitë e përgatitura për kurban dhe veshi ihram-in e bëri nijetin për të kryer umren. Ai dërgoi para tij një patrullues, prej fisit Huza, për të mbledhur informacione rreth kurejshëve. E kështu, kur Profeti a.s. ishte pranë Usfanit, vjen informatori që e lajmëron dhe i thotë: “Lashë pas Kab Ibn Luejin, që ka thirrur në luftë Ahbashët kundër teje. Shumë njerëz janë grumbulluar kundër teje. Ata janë të vendosur të të luftojnë dhe të të përzënë nga Shtëpia e Shenjtë.” Atëherë Profeti a.s. këshillohet me shokët e tij, duke u thënë: “Si mendoni, a u drejtohemi këtyre fiseve që shkojnë në ndihmë të tyre (kurejshëve), dhe ua tregojmë vendin? Nëse tërhiqen dhe nuk dalin në luftë, le të kthehen të mposhtur dhe, nëse dalin në luftë, atëherë le ta gjejnë fundin e tyre! Apo mendoni të vazhdojmë drejt Qabes dhe, kush na del përpara, ta luftojmë?” Ebu Bekri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë! Ne dolëm nga vendi ynë veçse për të kryer umren. Nuk kemi dalë të luftojmë ndonjë, por ama kush na pengon nga Shtëpia e Allahut, le ta luftojmë!” Atëherë Profeti a.s. tha: “Nisuni pra, marshoni!” E kështu ecën dhe, pasi kishin bërë një pjesë të rrugës, Profeti a.s. tha: “Halid Ibn Uelidi është në El Gamim, në krye të një kalorësie pararojë e kurejshëve. Merrni djathtas!” Për Allah, Halidi nuk i vuri re aspak, derisa muslimanët u afruan pranë ushtrisë së tij. Atëherë Halidi menjëherë nxitoi të lajmëronte kurejshët. Profeti a.s. eci derisa mbërriti në grykë.15 Pikërisht aty u ul deveja e Profetit a.s. “Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit a.s.), u ndal Kasuaja.” Por Profeti a.s. tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja, dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin. 16” Pastaj Profeti a.s. vazhdoi: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban madhërimin e gjërave që Allahu i ka bërë të paprekshme, unë kam për ta pranuar!” Pastaj i bërtiti deves së tij dhe ajo u çua. Kështu, e ndryshoi drejtimin dhe vazhdoi të ecte derisa arriti në qosh të Hudejbijes, dhe aty zbriti te një hurdhë me shumë pak ujë, prej së të cilit njerëzit filluan të merrnin pak e nga pak, me shumë kursim. Por pa kaluar shumë kohë uji i hurdhës shteroj, dhe tani njerëzit po ankoheshin prej etjes. Profeti a.s. mori një shigjetë prej trastës së vetë dhe urdhëroi njerëzit që ta vendosnin në atë burim. Për Zotin! Burimi vazhdoi të nxirrte ujë, derisa i ngopi të gjithë dhe derisa kaluan të gjithë. 17 Kurejshët u tmerruan kur menduan se ai po synonte trojet e tyre. Profeti a.s. po kërkonte të dërgonte një nga njerëzit e tij tek ata. Në fillim ftoi Omer Ibn Hatabin, për ta ngarkuar me këtë detyrë, por ai i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam në Mekë asnjë prej fisit Benu Kab, që të më mbrojë nëse dikush merr guximin të më prekë! Dërgo më mirë Uthman Ibn Afanin sepse fisi i tij është atje dhe ai ka për ta përçuar më së miri atë që dëshiron. Atëherë Profeti a.s. e ftoi Othman Ibn Afanin për ta dërguar tek kurejshët, duke i thënë: “Lajmëroji ata se ne nuk kemi ardhur për luftë, por për të vizituar Shtëpinë e Allahut, dhe ftoji të pranojnë Islamin!” Më pas Profeti a.s. e porositi që të shkonte tek ata muslimanë të mbetur në Mekë, burra dhe gra besimtarë, dhe t’i përgëzonte ata me çlirimin e afërt që po i priste; t’i lajmëronte se Allahu i Lartësuar do ta shfaqte fenë e Tij dhe do ta bënte që ajo të triumfonte edhe në Mekë; do të bënte që edhe në Mekë Islami të mos fshihej, por të shfaqej haptazi dhe plot krenari. Othmani u nis. Duke kaluar pranë disa kurejshëve, në Beldah, ata e pyetën: “Për ku je drejtuar?” Ai u përgjigj: “Më ka dërguar Profeti i Allahut që t’ju ftoj në rrugën e Allahut dhe t'ju ftoj të pranoni Islamin. Ai më dërgoi t'ju lajmëroj se ne nuk kemi ardhur për luftë, por kemi ardhur si vizitorë të shtëpisë së Allahut.” – “E morëm vesh përse ke ardhur, – thanë ata – vazhdo rrugën tani.” Madje Eban Ibn Seid Ibn Asi shkon, i uron mirëseardhjen, i vë shalën kalit të vet dhe e hipën mbi kalë. Kështu ai e mori Othmanin pas, në kalë, dhe i doli edhe dorëzanë gjatë futjes në Mekë. Muslimanët, para se Othmani të kthehej po thoshin: “Othmani shkoi përpara nesh te Shtëpia, dhe po bën tavafin.” Por Profeti a.s. i kundërshtoi: “Nuk mendoj se ai do të bëjë tavafin kur ne jemi ende të penguar këtu.” Ata i thanë: “E përse të mos e bëjë tavafin, o i Dërguari i Allahut, kur është aq pranë tij?!” Profeti a.s. u përgjigj: “Ky është mendimi im për Uthmanin. Ai kurrë nuk do ta bënte tavafin i vetëm, pa qenë edhe ne me të.” Ndërkohë muslimanët (e Mekes) i hynë një konflikti me idhujtarët rreth çështjes së marrëveshjes me Profetin a.s., pasi një anëtar i njërës palë kishte goditur një anëtar të palës tjetër, e kështu filloi një shkëmbim shigjetash e gurësh mes tyre. Secila filloi të thërriste në ndihmë mbështetësit e saj dhe çështja u mbyll me kërcënimin me anë të pengjeve, që mbaheshin nga të dyja palët. Në këto çaste u hap me të shpejtë një lajm se Uthmanin e kishin vrarë. Menjëherë pas këtij lajmi, Profeti a.s. i ftoi sahabët në një besëlidhje për jetë a vdekje. Të gjithë u mblodhën rreth Profetit a.s i cili ndodhej poshtë një peme dhe atje i dhanë besën që kurrë nuk do të largoheshin nga fushë - beteja dhe kurrë nuk do të dezertonin. Në fund Profeti a.s. kapi dorën tjetër të tij dhe tha. “Kjo dorë është në vend të dorës së Uthmanit” 18. Pasi përfundoi besëlidhja, nuk vonoi dhe mbërriti Uthmani r.a. Muslimanët i thanë: “Të lumtë, o Ebu Abdullah, se ia arrite ta bësh tavafin rreth Shtëpisë. Uthmani ua kthen: “Shumë mendim të keq paskeni për mua! Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur edhe një vit të qëndroja në Mekë, dhe Profeti a.s. në Hudejbije, nuk do t'ia lejoja kurrë vetes të bëja tavaf i vetëm, pa e bërë fillimisht Profeti i Allahut a.s. Madje vetë kurejshët më ftuan që të bëja tavafin, dhe isha unë ai që refuzova.” Atëherë muslimanët thanë: “Profeti i Allahut a.s. ishte më i dituri rreth Allahut të Lartësuar dhe më i miri në gjykim.” Ishte Omeri ai që i mbante dorën Profetit a.s., kur muslimanët po i jepnin besën nën pemë. Ata ia dhanë besën të gjithë me radhë, përveç El Xhedd Ibn Kajsit.19 Ndërkohë, Ma’kil Ibn Jesari largonte një degë nga Profeti a.s., duke e ngritur lart atë. 20 I pari që i dha besën Profetit a.s. ishte Ebu Sinan el Esedi. Ndërsa Seleme Ibn Ekua ia dha besën Pejg amberit a.s. tri herë, një herë në fillim, një herë në mes dhe një herë në fund. 21 Gjatë kësaj kohe, te Profeti a.s. vjen Budejl Ibn Uerka el Huzai, së bashku me një grup burrash nga fisi Huza’. Ata e informonin shpesh Profetin a.s. me çiltërsi për shumë ngjarje. Ata i drejtohen Profetit a.s. dhe i thonë: “Ne i pamë Kab Ibn Luejin dhe Amër Ibn Luejin që po zbrisnin pranë burimeve të Hudejbijes, e me vete kishin edhe deve me qumësht, edhe deve me pjellat e tyre. Kështu, ata kanë marrë masat dhe janë bërë gati të përleshen me ty. Ata synojnë të luftojnë kundra teje dhe që të pengojnë nga vizita e Qabes, për ku je drejtuar.” Profeti a.s. u thotë: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar kundër kujt, por synojmë të kryejmë umren. Ne jemi të sigurt që kurejshët janë shumë të lodhur dhe të dobësuar nga lufta. Nëse ata dëshirojnë, unë mund të bëj marrëveshje armpushimi të përkohshme me ta, me qëllim që të më lejojnë dorë të lirë me njerëzit. Pas marrëveshjes, nëse dëshirojnë të pranojnë atë që pranuan njerëzit, le ta bëjnë, në të kundërt do të rehatoheshin nga mundimi i luftës. Por nëse me patjetër duan luftën, betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë do të luftoj kundër tyre për hir të çështjes sime derisa të vdes, ose derisa Allahu i Lartësuar të çojë në vend çështjen e Vet!” Budejli i thotë Profetit a.s.: “Do t’ua përcjell të qartë këtë që më the!” Dhe vërtet, ai u largua për të shkuar tek kurejshët. U thotë atyre: “Po vij tek ju prej atij burri. Betohem në Allah, se unë dëgjova prej tij disa fjalë, të cilat, nëse keni interes t’i dëgjoni, do t'jua përcjell.” Disa mendjelehtë të pranishëm nxituan të thonin: “Nuk kemi nevojë të dëgjojmë gjë prej tij.” Por menjëherë ndërhyjnë ata më të maturit dhe më të urtët: “Na e trego atë që dëgjove!” Ai ua tregon fill e për pe, gjithçka që kishte dëgjuar prej Profetit a.s. Pas pak, Urve Ibn Mesud el Thekafiu thotë: “Ai po ju ofron një zgjidhje të arsyeshme, që ju duhet ta pranoni. Më lejoni mua që të shkoj tek ai.” – “Po, – thanë ata, – mund të shkosh.” Urvei shkoi te Profeti a.s. dhe filloi t'i fliste. Atëherë Profeti a.s. edhe atij i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Budejlit. Urvei, pasi e dëgjoi, i thotë Profetit a.s.: “O Muhamed! A ke dëgjuar ndonjë para teje që të ketë shfarosur popullin e vet?! Veç kësaj, unë shoh rreth teje ca fytyra vulgarësh, ca fundërrina njerëzish që nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Lat-it! 22 Ne t'ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Urvei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” – “Ebu Bekri!” – thanë njerëzit. – “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” – tha Urvei dhe vazhdoi bisedën me Profetin a.s. Gjatë bisedës, ai vazhdimisht e afronte dorën e tij për të luajtur me mjekrën e Profetit a.s. Por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shu'ba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij godiste dorën e Urveit sa herë që guxonte ta prekte mjekrën e Profetit a.s., duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit a.s.!” Urvei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” –“Mugira Ibn Shuba.” Atëherë Urvei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Mugira, para se të pranonte Islamin, ishte duke u shoqëruar njëherë me disa kurejshë, të cilët, pabesisht i vrau dhe ua grabiti pasuritë. Pas kësaj, ai shkoi te Profeti a.s. dhe pranoi Islamin. Por Profeti a.s. i tha: “Islamin ta pranoj, por pasuritë që ke grabitur s’mund t'i pranoj kurrsesi.” Pastaj Urvei po vërente shokët e Profetit a.s. Ai shihte se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, por të gjithë nxitonin ta kapnin atë pa rënë përdhe dhe me të fërkonin fytyrat dhe lëkurën. Nëse urdhëronte për diçka, të gjithë nxitonin ta çonin në vend urdhrin e tij. Kur ai merrte abdes, ata gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Nëse ai fliste, zërat e të gjithëve uleshin. Kurrë nuk i ngrinin shikimet e tyre drejt tij, për shkak të respektit të madh që kishin. Pas këtyre skenave, Urvei kthehet te shokët e vet dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam vizituar; kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexhashiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Për Zotin, pështyma e tij përfundonte gjithmonë në dorën e ndonjërit, me të cilën do të fërkonte fytyrën dhe lëkurën. Nëse jepte një urdhër, nxitonin të gjithë ta zbatonin atë. Kur merrte abdes gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Në këtë çast, ngrihet një burrë prej fisit Benu Kinane dhe thotë: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko” – i thanë, dhe ai iku. Kur u afrua te Profeti a.s. dhe shokët e tij, Profeti a.s. e njohu atë dhe u tha shokëve të tij: “Ky është filani. Ai është nga një vend ku i madhërojnë shumë kurbanet. Shfaqini bagëtitë e kurbanit para tij, shfaqini ato para tij!” Gjithashtu njerëzit filluan të ngrenë zërin, duke thënë refrenin e haxhinjve: “Ty të përgjigjemi, o Allah…” Kur i pa dhe i dëgjoi, burri tha: “ SubhanAllah! Këta nuk duhet të ndalohen assesi nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë!” U kthye te shokët e vet dhe u tha: “Unë pashë bagëtitë e shënuara për kurban, prandaj mendoj që të mos i pengojmë nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë.” Pas tij u ngrit Mikrez Ibn Hafsi dhe tha: “A më lejoni mua të shkoj tek ai?” – “Shko!” – i thanë. Kur u afrua te kampi i muslimanëve, Profeti a.s. u tha sahabëve: “Ky është Mikrez Ibn Hafsi, një burrë i poshtër .” Edhe Mikrezi foli me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, nga larg u duk Suhejl Ibn Amri, i cili po i afrohej kampit. Profeti a.s., kur e pa, tha: “Me sa duket, çështja juaj do të lehtësohet.” 23 Ndërsa Suhejlit i tha: “Eja pra, të nënshkruajmë një marrëveshje mes nesh!” Profeti a.s. ftoi shkruesin, protokollistin, dhe i tha: “Shkruaj: Bismilahi Rrahmani Rrahim ” Suhejli ndërhyn: “Rrahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Muslimanët filluan të flisnin: “Për Zotin, ne kështu e shkruajmë: Bismilahi Rrahmani Rrahim !” Profeti a.s. ndërhyri dhe i tha shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”. Pas kësaj tha: Shkruaj: “Ky është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, i Dërguarit i Allahut…” Suhejli i thotë: “Për Zotin, nëse ne do ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu pra, shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah .” Profeti a.s. ia kthen: “Unë jam i Dërguari i Allahut, edhe nëse ju e mohoni këtë fakt; shkruaj: Muhamed Ibn Abdilah !” Pas kësaj, Profeti a.s. parashtroi kushtet e tij për marrëveshjen: “Së pari, ju duhet të na lejoni të shkojmë drejt Shtëpisë së Shenjtë dhe të bëjmë tavaf atje.” Suhejli e kundërshtoi pjesërisht këtë kërkesë të Profetit a.s., duke thënë: “Për Zotin, nëse bëhet një gjë e tillë tani, arabët do të thonë që ne u frikësuam në shtëpinë tonë. Ne do t'ju lejojmë ta kryeni një gjë të tillë, por vitin që vjen, jo tani.” Pastaj Suhejli paraqiti një kusht nga ana e kurejshëve: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde!" Muslimanët u acaruan nga ky kusht i kurejshëve dhe ngritën zërat duke thënë: “Subhan-Allah! E si t'ua kthejmë mbrapsht ata që kanë pranuar Islamin?!” Pikërisht në këto çaste, mes muslimanëve mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibni Amrit, një i arratisur prej kurejshëve, që kishte pranuar Islamin. Ai del nga fundi i Mekës, duke ecur ngadalë me pranga në këmbë dhe hidhet mu përpara muslimanëve. Këtë rast, Suhejli nuk mund ta linte t’i shpëtonte, prandaj i thotë Profetit a.s.: “Ky është rasti i parë për të cilin të kërkoj të zbatosh marrëveshjen, domethënë ta kthesh tek ne.” Profeti a.s., i cili nuk dëshironte ta kthente Ebu Xhendelin, i thotë: “Por ne ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen tonë.” Suhejli, me të shpejtë, ia kthen: “Atëherë kurrë nuk do të bëj marrëveshje me ty.” Profeti a.s. ngul këmbë dhe i thotë: “Atëherë bëj një përjashtim dhe lejoje këtë rast për mua.” Por Suhejli këmbëngul: “Nuk kam për të toleruar dhe nuk kam për ta lejuar ta bësh këtë.” – “Po po, do të ma lejosh kësaj radhe…” – “Jo, nuk do ta bëj…” Këtu ndërhyn Mikrezi, që thotë: “Mirë pra, do ta lejojmë kësaj radhe.” Ndërkohë Ebu Xhendeli, i dërrmuar nga torturat e rënda që kishte hequr në kurriz nga kurejshët për hir të Allahut, u drejtohet muslimanëve dhe u thotë: “O vëllezër! Si mund të kthehem tek idhujtarët, kur unë erdha tek ju si musliman?! A nuk e shihni ç’kam hequr prej tyre?!” Për këtë ngjarje, Omer Ibn Khatabi tregon: “Për Zotin, kurrë nuk isha luhatur që kur kisha pranuar Islamin, para asaj dite. Unë shkova te Profeti a.s. dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! A nuk je vërtet Profeti i Allahut? - Unë jam Profeti i Allahut – tha ai. - A nuk jemi me të Vërtetën dhe armiku pra është në të kotën? - Po, – tha. - Atëherë, përse duhet të zbrapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë? Përse duhet të kthehemi para se Allahu të sjellë ndarjen mes nesh dhe armiqve tanë? - Unë jam i Dërguari i Allahut, – thotë Profeti a.s., – dhe Ai është Ndihmëtari im. Unë kurrë nuk e kundërshtoj udhëzimin e Tij. - Unë vazhdova t’i flisja: A nuk na ke thënë që do të shkojmë në Shtëpinë e Shenjtë dhe do të bëjmë tavaf rreth saj?! - Po, kështu kam thënë. Po a mos të kam thënë gjë që do ta bëjmë në këtë vit? – më pyeti. - Jo, – i thashë. - E pra, ti do të vish dhe do të bësh tavaf – më tha. Më pas, shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë atij të njëjtat fjalë që i kisha thënë Profetit a.s. Ai më ktheu të njëjtën përgjigje, sikurse dhe Profeti a.s. duke shtuar: “Kapu fort për litarin e tij, derisa të vdesësh! Betohem në Allah, se nuk ka asnjë dyshim që ai është i udhëzuar në Rrugën e Drejtë.” Pas asaj dite – rrëfen Omeri – kam punuar shumë për të shlyer gabimin tim të asaj dite.” Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti a.s. urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti a.s. u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes. Atje i tregon bashkëshortes për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ummu Selemeja i thotë: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti a.s. u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruajnë kokat e njëri -tjetrit. Nga marazi (kundër kurejshëve), gati sa s’po gjakosnin njëri -tjetrin gjatë rruajtjes. Më vonë, te besimtarët mbërrijnë një grup grash besimtare, të cilat ishin larguar nga Meka. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin që sqaron dispozitat për një situatë të tillë, në suren Mumtehine (10): “O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë (mehr-in) dhuratën martesore. Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret, por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje.” Pas këtij ajeti, Omeri i ndau dy gra të tijat që ende ishin në idhujtari. Njëra prej tyre u martua me Muavijen, ndërsa tjetra u martua me Safuan Ibn Umejen. Pastaj Profeti a.s. mori rrugën e kthimit për në Medinë. Gjatë kthimit të tij për në Medinë, Allahu i Lartësuar i shpall atij ajetet e sures Fet’h (1 -3): “Ne të dhamë ty një fitore të qartë, për të t’i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, dhe që Allahu të të japë ndihmë të madhe.” Omeri e pyet: “Çlirim quhet ky, o i Dërguari i Allahut?” – “Po” – u përgjigj Profeti a.s. Sahabët thanë: “E gëzofsh dhuratën dhe mirësinë e Allahut, o i Dërguari i Allahut! Po për ne çfarë ka?” Atëherë zbret ajeti tjetër: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” (Fet'h 4) (fundi i fjalës së ibnul kajimit.)

Mus'haf Hape →