Kërko: nese falenderoni do t'ua shtoj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 4 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 1182 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Ibnu Mes’udi r.a. thotë: “Jam falur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një natë dhe ai qëndroi aq gjatë saqë mendova diçka të keqe.” Të pranishmit e pyetën: “Ç’ke menduar?” Ibnu Mes’udi tha: “Mendova të ulem dhe të shkoj.”

Hape →
Hadithi 1266 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekateve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.”

Hape →
Hadithi 1267 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e namazit të paradrekës (Salatu-d-Duha), dhe të mos shkoj të fle pa e falur namazin e vitrit.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Derdai r.a. thotë: “I dashuri im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë asnjëherë derisa të jem gjallë: Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e namazit të paradrekës (Salatu-d-Duha), dhe të mos shkoj të fle pa e falur namazin e vitrit.”

Hape →
Hadithi 1322 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka thënë një njeri: “Ku do të shkoj unë nëse vritem, o i Dërguari i All-llahut?” I Dërguari sal-lall-llahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka thënë një njeri: “Ku do të shkoj unë nëse vritem, o i Dërguari i All-llahut?” I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Në Xhenet!” Atëherë njeriu i hodhi hurmat të cilat i kishte në duar, e pastaj shkoi në luftë derisa u vra.”

Hape →
Hadithi 97 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një llërë; kurse nëse ai Mua më afrohet një llërë, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vijë duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i është përcjellur nga Krijuesi i tij i Madhërishëm i Cili ka thënë: “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një llërë; kurse nëse ai Mua më afrohet një llërë, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vijë duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar.”

Hape →
Hadithi 958 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… në Xhenet.’ Ne atëherë thamë: ‘E tre?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ‘Edhe tre!’ Ne pastaj shtuam: ‘E dy?’ Pejgamberi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebul Esvedi thotë: “Erdha në Medine dhe u ula ke Umer ibnul Hattabi r.a. ndërsa njerëzit bartnin një xhenaze. Të pranishmit folën mirë për të vdekurin. Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Më vonë kaloi një xhenaze tjetër dhe u fol mirë edhe për të. Umeri prapë tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj kaloi një xhenaze e tretë dhe u fol keq për të. Atëherë Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Ebul Esvedi thotë: “Atëherë pyeta: ‘Çka duhet të jetë ashtu, o prijës i besimtarëve?’ H. Umeri tha: “Unë fola ashtu siç ka folur i Dërguari i All-llahut, e ai ka thënë: ‘për cilindo musliman dëshmojnë katër vetë se është i mirë, All-llahu atë do ta çojë në Xhenet.’ Ne atëherë thamë: ‘E tre?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ‘Edhe tre!’ Ne pastaj shtuam: ‘E dy?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ‘Edhe dy!’ Pastaj më nuk e kemi pyetur vetëm për një dëshmitar.”

Hape →
Hadithi 305 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… dhe i pyeti: - "Përse jeni ulur kështu?" - Jemi ulur të përmendim Allahun e ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam dhe na ka begatuar me të, - u …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Muavija doli në xhami. Aty ai pa një grup njerëzish të tubuar dhe i pyeti: - Përse jeni ulur kështu? - Jemi ulur që të përmendim Allahun, - u përgjigjën ata. - Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur? - u tha Muavija. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj. Atëherë, Muavija u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se po ju akuzoj. Madje nuk mendoj se dikush aq i afërt sa unë me të Dërguarin e Allahut të ketë transmetuar më pak hadithe se unë. E megjithatë (mbaj mend që) një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ pa një grup sahabësh të tubuar dhe i pyeti: - "Përse jeni ulur kështu?" - Jemi ulur të përmendim Allahun e ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam dhe na ka begatuar me të, - u përgjigjën ata. - "Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur!" - i tha Profeti ﷺ. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj-thanë ata. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”

Hape →
Hadithi 578 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgam-beri) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të jetë askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëjnë të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ajo është prej shpërblimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.”

Hape →
Hadithi 981 Rijadus-Salihin Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen. Ky është teksti i Ebu Davudit

… e kur u vendos mbi shpinën e tij, tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na krijoi këtë, pronar të së cilës ne nuk jemi e as ruajtës. Dhe ne …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ali ibni Rebiate thotë: “Isha i pranishëm kur Ali ibnu Ebu Talibi zuri një kalë që të hipë në të dhe, pasi e vuri këmbën e vet në zengjin tha: “Bismil-lahi”, e kur u vendos mbi shpinën e tij, tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na krijoi këtë, pronar të së cilës ne nuk jemi e as ruajtës. Dhe ne vërtet do të kthehemi te Krijuesi ynë.” Pastaj tha tri herë: “El-hamdulil-lah”, tri herë: “All-llahu është më i Madhi!”, e pastaj vazhdoi: “Lavdërimi të takon vetëm Ty, unë jam mizorues i shpirtit tim, më fal, sepse nuk ka falës përveç Teje.” Pastaj qeshi dhe të pranishmit i thanë: “O prijës i besimtarëve, për se qeshe?” Ai u përgjigj: “E kam parë të Dërguarin e All-llahut duke vepruar kështu. Pastaj përsëri qeshi e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut për se qesh? “ Ai u përgjigj: “Vërtet Krijuesit tënd i pëlqen kur robi thotë: “Falmi mëkatet”, sepse ai e di se mëkatet nuk mund t’i falë askush tjetër.”

Hape →
Hadithi 1422 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… është më i Madhi në madhërinë e Vet, për All-llahun qofshin falënderimet e shumta, Lavdia i qoftë All-llahut, krijuesit të botëve. Nuk ka fuqi as …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Sa’d b. Ebi Uekkasi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një beduin erdhi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: “Mësomë të them ndonjë fjalë!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: “Lâ ilâhe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, All-llahu ekberu kebiren, uel-hamdu lil-lahi kethiren, ue subhanall-llahu rabbil-alemine, ue la havle ue la kuuete il-la bil-lahi-l-azizil-hakim.” (Nuk ka Zot përveç të vetmit All-llah që nuk ka shoqërues, All-llahu është më i Madhi në madhërinë e Vet, për All-llahun qofshin falënderimet e shumta, Lavdia i qoftë All-llahut, krijuesit të botëve. Nuk ka fuqi as forcë pa All-llahun, të Lavdishëm dhe të Urtë). Beduini tha: “Të gjitha këto janë të Krijuesit tim e ç’është e imja?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë. “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më përudh dhe më furnizo.”

Hape →
Hadithi 1458 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: “Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?” Thanë: “Ne këtu qëndrojmë ulur për ta përmendur All-llahun dhe për ta falënderuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në rrethin e xhematit dhe tha: “Pse qëndroni këtu?” U përgjigjën: “Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun.” (Muaviu) ka thënë: “Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?” Thanë: “Veçmas për këtë qëndrojmë këtu.” Muaviu ka thënë: “Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush në shtëpinë (vendin) tim për të Dërguarin e All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me një rast doli në mesin e as’habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: “Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?” Thanë: “Ne këtu qëndrojmë ulur për ta përmendur All-llahun dhe për ta falënderuar që na ka përudhur në Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” (I Dërguari i All-llahut) ka thënë: “Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj jush, por do t’ju komunikoj se më ka ardhur Xhibrili sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe më ka lajmëruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve.”

Hape →
Hadithi 104 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… në një grup më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Unë, për robin Tim, jam ashtu siç ai mendon për Mua. Jam me të kur ai më përmend: nëse më përmend në vete, edhe Unë e përmend në Vete, e, nëse më përmend në grup (para të tjerëve), Unë e përmend në një grup më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet sa një pëllëmbë, Unë i afrohem sa një kut, e nëse më afrohet sa një kut, Unë i afrohem sa një pash. Nëse ai më vjen duke ecur, Unë i shkoj duke nxituar.”

Hape →
Hadithi 209 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."

Hape →
Hadithi 158 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… unë shkoj nën Arsh dhe bie në sexhde për Zotin tim të Lartmadhëruar. Allahu më frymëzon me falënderime dhe lëvdata ndaj Tij, që askujt më …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën pak mish dhe i ofruan një shpatull, të cilën ai e pëlqente. Ai e kafshoi një herë, pastaj tha: “Unë do të jem zotëria i njerëzve Ditën e Kiametit. Dhe, vallë, e dini përse?! Allahu do t'i tubojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend, saqë zëri i thirrësit i arrin çdonjërit dhe syri mund t'i përfshijë të gjithë. Dielli do t'u afrohet shumë afër dhe njerëzit do të pushtohen nga ankthi dhe brengat, aq sa s'mund të durojnë dhe s'mund ta bartin. Kështu, do t'i thonë njëri-tjetrit: “A nuk po e shihni në çfarë gjendjeje keni ardhur?” Pse nuk gjeni dikë të ndërmjetësojë te Zoti juaj? Disa thonë: “Shkoni tek Ademi. Shkojnë tek ai dhe i thonë: “Ti je babai i njerëzimit, Allahu të ka krijuar me Dorën e Vet dhe të ka fryrë shpirt me Frymën e Tij, si dhe melekët i ka urdhëruar të bien në sexhde për ty, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Ai u thotë: “Sot, Zoti im është zemëruar shumë, si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Ai ma pati ndaluar pemën, e unë i bëra mëkat. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Nuhu!” Kur shkojnë te Nuhu, i thonë: “O Nuh, ti je i dërguari i parë te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues, ndërmjetëso te Zoti yt për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti im i Lartësuar është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Lutjen time të pakthyeshme e kam shfrytëzuar për popullin tim. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni tek Ibrahimi!” Kështu, shkojnë tek Ibrahimi dhe i thonë: “O Ibrahim, ti je i dërguari dhe miku i Allahut nga banorët e Tokës, ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Ai ua kthen: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë, dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Unë pata gënjyer tri herë. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Musai!” Kur shkojnë te Musai, i thonë: “O Musa, ti je i dërguari i Allahut dhe Ai të ka dalluar nga njerëzit e tjerë me shpallje dhe të ka folur drejtpërdrejt. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Ai u thotë: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kësisoj. Ndërkohë, unë pata vrarë një njeri që nuk më lejohej. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni tek Isai!” Me të shkuar tek Isai, i thonë: “Ti je i dërguari i Allahut dhe fjala e Tij që ia ka vendosur Merjemes, si dhe frymë prej Tij. U pate folur njerëzve qysh në djep, duke qenë foshnjë. Ndërmjetëso për ne! A nuk sheh çfarë na ka gjetur?” Isai u thotë: “Sot Zoti im është zemëruar si kurrë më parë dhe asnjëherë nuk do të zemërohet kështu.” - Pa përmendur ndonjë mëkat, vazhdon: - “Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! Shkoni te Muhamedi ﷺ!” Kështu, kur shkojnë te Muhamedi ﷺ, i thonë: “O Muhamed, ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e pejgamberëve. Allahu t'i ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet. Ndërmjetëso për ne te Zoti yt! A nuk sheh në çfarë gjendjeje kemi ardhur?” Prandaj, unë shkoj nën Arsh dhe bie në sexhde për Zotin tim të Lartmadhëruar. Allahu më frymëzon me falënderime dhe lëvdata ndaj Tij, që askujt më parë nuk ia ka shfaqur, pastaj Ai thotë: “O Muhamed, ngrije kokën dhe kërko, që të të jepet, ndërmjetëso, se do të të pranohet ndërmjetësimi!” Unë e ngre kokën dhe them: “Umeti im, o Zot! Umeti im, o Zot!” Më thuhet: “O Muhamed, gjithë pjesëtarët e umetit tënd, që nuk do të merren në llogari, futi nëpërmjet portës së djathtë të Xhenetit, njëherazi ata janë pjesëmarrës edhe nëpër portat e tjera me të tjerët!” Pastaj tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se mes dy skajeve të portave të Xhenetit ka hapësirë sa prej Mekës deri në Himjer, - ose ka thënë: sa prej Mekës deri në Busra.”

Hape →
Hadithi 418 Rijadus-Salihin Transmetom Muslimi

… për një pëllëmbë, Unë i afrohem për një kut; kush më afrohet një kut, Unë i afrohem atij një pash. Kurse kush më vjen duke ecur, Unë i shkoj atij duke …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Kush vjen me një vepër të mire, do të ketë shpërblim për të dhjetëfish e më tepër, kurse kush vjen me një vepër të keqe, do të ketë dënim vetëm sa një vepër, ose do ta fal. Kush më afrohet për një pëllëmbë, Unë i afrohem për një kut; kush më afrohet një kut, Unë i afrohem atij një pash. Kurse kush më vjen duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar. Kush më takon Mua me mëkate sa madhësia e Tokës por nuk më shoqëron asgjë, do ta takoj Unë ate me po aq falje (magfiret).”

Hape →
Hadithi 854 Rijadus-Salihin Transmeton Maliku në Muvatta me isnad sahih

Tufejl ibni Ubejje bin Ka’bi tregon se ai shkonte tek Abdull-llah ibni Umeri dhe herët në mëngjes shkonin me të në treg. Thotë: “Kudo që shkonim nëpër …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Tufejl ibni Ubejje bin Ka’bi tregon se ai shkonte tek Abdull-llah ibni Umeri dhe herët në mëngjes shkonin me të në treg. Thotë: “Kudo që shkonim nëpër treg, Abdull-llahu e përshëndeste secilin me radhë, njerëzit e rëndomtë, tregtarët, të varfrit, nuk kalonte pranë askujt pa e përshëndetur.” Tufejli pastaj vazhdon: “Njëherë shkova tek Abdull-llah ibni Umeri r.a. dhe ai më ftoi që të shkoj me të në treg e unë i thashë: Çfarë po kërkon në treg, kur nuk do të shesësh e as nuk do të blesh asgjë, nuk do të vësh në licitacion asgjë e as nuk do të rrish me askënd në treg. Rri me ne këtu të bisedojmë.” Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma më tha: “O Ebu Batn (Tufejli ishte barkmadh), ne shkojmë për shkak të selamit, përshëndesim këdo që takojmë.”

Hape →
Hadithi 1441 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… dhe Atij i qoftë falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).” Në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga nëna e besimtarëve Xhuvejrije binti-l-Harith r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një mëngjes doli nga ajo në kohën e sabahut, ndërsa ajo ishte në mesxhidin e saj. Pastaj u kthye, pasi e fali namazin e duhasë (ora 9-10 paradite, N.I.), kurse ajo ishte ulur, me ç’rast (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ti qenke në gjendjen e njëjtë në të cilën të kam lënë kur jam ndarë prej teje.” Ajo tha: “Po.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet pas teje kam thënë katër fjalët nga tri herë, dhe sikur ato të mateshin me ato që ti ke thënë gjatë tërë ditës, këto fjalë do të anonin, e ato janë. “Subhanall-llahi ve bihamdihi adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi, ve midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe Atij i qoftë falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).” Në transmetim të Tirmidhiut është: “A dëshiron të të mësoj fjalët të cilat do t’i theksosh?” (Pastaj e theksoi tesbihin e cekur, duke e thënë nga tri herë): “Subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi midade kelimatihi, subhannall-llahi midade kjelimatihi, subhanall-llahi midade kelimatihi.”

Hape →
Hadithi 714 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… alejhi ve sel-lem dhe do ta kaloj me të këtë ditë.” Shkoi në xhami dhe pyeti për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Të pranishmit i thanë: “Shkoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ebu Musa El-Eshariu r.a., i cili mori abdest në shtëpinë e vet, pastaj doli nga shtëpia dhe tha: “Gjithsesi do ta shoqëroj Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe do ta kaloj me të këtë ditë.” Shkoi në xhami dhe pyeti për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Të pranishmit i thanë: “Shkoi atje!” Esh’ariu tha: “Unë dola prej xhamisë dhe shkova pas tij, duke pyetur për të, derisa arrita tek pusi i Erisit. Aty qëndrova tek dera, derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i mbaroi punët e veta dhe mori abdest. Pastaj u ngrita afër tij, ndërsa ai ishte ulur në pusin e Erisit. Qëndronte në mesin e lartësisë së pusit, i kishte përvjelur këmbët dhe i kishte lëshuar në pus. Unë e përshëndeta me selam, pastaj u ktheva, u ula tek dera dhe thashë: “Vërtet sot do të jem portieri i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Pastaj arriti Ebu Bekri r.a. e shtyu derën dhe unë i thashë: “Kush është?” Tha: “Unë jam Ebu Bekri.” Unë pastaj ia ktheva: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thashë: “Ebu Bekri kërkon leje të hyjë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje se do të shkojë në Xhenet!” Unë pastaj u ktheva tek Ebu Bekri dhe i thashë: “Urdhëro, hyr. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të përgëzon me Xhenet. Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në pjesën e sipërme të arkës së pusit dhe të dy këmbët i shtiu në pus, ashtu siç kishte vepruar i Dërguari i All-llahut, dhe i përvoli teshat. Unë prapë u ktheva, u ula, dhe e lashë në shtëpi vëllanë tim të marrë abdest dhe të vijë pas meje. Atëherë kam thënë: “Nëse All-llahu xh.sh. i jep ndonjë të mirë (duke menduar për vëllanë tim, i cili kishte mbetur në shtëpi duke marrë abdest), do t’i vijë.” Kur, dikush trokiti në derë, dhe unë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Umeri, i biri i Hattabit!” Unë i thashë: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e përshëndeta me selam, pastaj i thashë: “Umeri kërkon të hyjë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Lëre dhe përgëzoje me Xhenet.” Unë u ktheva te Umeri r.a. dhe i thashë: “Urdhëro, hyr! Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., në pjesën e epërme të pusit dhe i shtiu këmbët në të. Pastaj unë u ktheva, u ula dhe thashë: “Nëse All-llahu ia dëshiron të mirën (mendon në vëllanë e vet), do t’i vijë.” Atëherë dikush trokiti në derë. Unë prapë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Uthmani, i biri i Affanit.” Unë iu përgjigja: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e lajmërova për ardhjen e Uthmanit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Lejoje të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet si dhe belanë e cila do t’i ndodhë.” Unë u ktheva tek Uthmani dhe i thashë: “Urdhëro, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të përgëzon me Xhenet dhe belanë e cila do të ndodhë.” Uthmani r.a. e gjeti pjesën e epërme të pusit të mbuluar dhe u ul në anën tjetër të posit.” Seid ibnu Musej-jeb thotë: “Uljen e këtyre e kam shpjeguar me varrezat e tyre.”

Hape →
Hadithi 443 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… janë në lajthitje dhe nuk janë asgjë, sepse ata adhuronin idhujt. Kur dëgjova për një njeri në Meke, i cili kumton lajme i hipa devesë dhe shkova tek ai. Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Nexhih Amr ibn Abese es-Sulemiji r.a. se ka thënë: “Kurse unë isha në xhahilijet (periudha paraislame) konsideroja se njerëzit janë në lajthitje dhe nuk janë asgjë, sepse ata adhuronin idhujt. Kur dëgjova për një njeri në Meke, i cili kumton lajme i hipa devesë dhe shkova tek ai. Ai njeri ishte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., që fshehej nga populli i vet, të cilët e ndiqnin dhe mundonin. Andaj, unë, duke u fshehur hyra tek ai në Mekke dhe i thashë: “Kush je ti?” Tha: “Unë jam Pejgamber (nebijjun).” I thashë: “E ç’është pejgamberi?” Tha: “Mua më ka dërguar All-llahu.” I thashë: “Me çka të ka dërguar?” Tha: “Më ka dërguar që të predikoj mbajtjen e lidhjeve familjare, thyerjen e idhujve dhe të njësohet All-llahu pa i shoqëruar asgjë.” Thashë: “Kush është me ty në këtë rrugë?” Tha: “I liri dhe robi.” Me të ishte Ebu Bekri dhe Bilali r.a. I thashë: “Unë, vërtet, do të pasoj ty.” Tha: “Ti, vërtet, tani kurrë nuk do të mundesh, a nuk po e sheh gjendjen time dhe të njerëzve të mi? Por, kthehu në shtëpi, dhe kur të dëgjosh se kam dalë publikisht, atëherë eja.” Transmetuesi vazhdon: Tha: “Pastaj shkova në shtëpi, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem erdhi në Medine, dhe unë duke qenë tek familja ime, fillova të pyes për lajme. I pyesja njerëzit që vinin nga Medina, derisa erdhi një grup prej medinasve që dhe u thashë: “Çfarë po bën ai njeriu që erdhi në Medine?” Thanë: “Njerëzit nxitojnë tek ai nga të gjitha anët, kurse populli i tij dëshiroi ta likuidojë, por nuk ia arritën.” Pastaj unë shkova në Medine, hyra tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a po më njeh?” Tha: “Po, ti je ai që je takuar me mua në Meke” (Transmetuesi thotë:) I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më njofto nga ajo që të ka mësuar All-llahu, e që unë nuk e di. Më thuaj diçka për namazin.” Tha: “Fale namazin e sabahut, pastaj prit mos fal namaz (nafile) derisa të lindë dielli dhe të ngrihet lart sa një shtizë. Kur lind dielli, lind në mes dy brirëve të djallit (dy yje kundrejt yllit Sqap - astr.) dhe atëherë atij (diellit) i bëjnë sexhde jobesimtarët. Pastaj fal një namaz, se vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm, derisa të bëhet hija e shtizës sa shtiza. Kur të shkurtohet hija maksimalisht, atëherë ndërpreje namazin ose mos fal namaz, sepse atëherë merr flakë Xhehenemi. Kur të zgjatet hija, atëherë falu, sepse vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm derisa të falet ikindia, pastaj prapë ndër-preje faljen e namazit, derisa të perëndojë dielli, sepse ai perëndon në mes dy brirëve të djallit (koha e djallit) dhe atëherë atij i bëjnë sexhde jobesimtarët.” (Transmetuesi më tutje vazhdon) I thashë Pejgamberit: “O Pejgamber i All-llahut, më fol mua për abdestin” Tha: “Cilido prej jush që bën përgatitje për abdest, pastaj e shpërlan gojën dhe hundën deri në thellësi, atëherë i bien mëkatet e fytyrës, të gojës dhe hundës së tij. Pastaj, kur ta lajë fytyrën e tij ashtu siç e ka urdhëruar All-llahu xh.sh., atëherë i bien mëkatet e fytyrës nëpër mjekrën e tij bashkë me ujin. Pastaj i lan duart deri mbi bërryla, atëherë i bien mëkatet e duarve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, kur e fërkon kokën (me dorë të lagur), atëherë i bien mëkatet e kokës bashkë me ujin nëpër majën e flokëve. Pastaj, kur lan këmbët deri tek zogu i këmbës, atëherë i bien mëkatet e këmbëve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, nëse ai ngrihet dhe falet, i shpreh lavdi All-llahut të Madhëruar, e falënderon dhe lavedron ashtu siç e meriton dhe e zbraz zemrën e tij për All-llahun xh.sh., do të lirohet prej mëkateve të tij ashtu siç ka qenë kur e ka lindur nëna e tij.” Kur ia rrëfen Amr ibn Abeseja (transmetuesi) këtë hadith Ebu Umamës, që ishte sahabij i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., Ebu Umame i tha: “O Amr ibn Abese, shiko ç’po flet në një vend që ta ka mundësuar ky njeri?” Atëherë Amri i tha: “O Ebu Umame, unë jam i moshuar me vjet, dhe eshtrat më janë dobësuar, edhe exheli më është afruar, dhe unë nuk kam nevojë të gënjej për All-llahun e Madhëruar e as për të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Po ta kisha dëgjuar këtë prej të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vetëm një herë, apo vetëm dy herë, apo vetëm tri herë dhe numëroi deri në shtatë herë, nuk do të flisja kurrë, por unë e kam dëgjuar atë edhe më tepër se aq.”

Hape →
Hadithi 502 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… alejhi ve sel-lem i tha: “Ku është filani (për të zotin e shtëpisë)?” Tha: “Ka shkuar të na kërkojë ujë për pije.” Në atë çast erdhi ensariu, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem doli një ditë, a një natë, kur edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. kishin dalë. Atëherë (Pejgamberi) tha: “Ç’ju ka shtyrë të dilni nga shtëpitë tuaja në këtë kohë?” Thanë: “Uria, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Edhe mua, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, më ka nxjerrë (prej shtëpisë) ajo që ju ka nxjerrë juve. Çohuni!” Pastaj u ngritën me të dhe erdhën te një njeri prej ensarëve, mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Kur e pa (Pejgamberin) gruaja (e atij njeriu), tha: “Mirësevini, urdhëroni!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ku është filani (për të zotin e shtëpisë)?” Tha: “Ka shkuar të na kërkojë ujë për pije.” Në atë çast erdhi ensariu, shikoi të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe dy shokët e tij, pastaj tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, sot askush nuk ka mysafirë më të ndershëm se unë!” Pastaj shkoi. Më pas erdhi me një kalavesh hurme në të cilën kishte hurma të njoma, të thata dhe të lëngëta (por të pjekura) dhe ju tha: “Urdhëroni, hani! Pastaj e mori briskun, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Kujdes, mos e merr (mos e prej) atë që milet dhe jep qumësht!” Pastaj (ensariu) preu mish deleje nga i cili hëngrën, edhe nga kalaveshi me hurma të llojllojshme dhe pinë ujë. Pasi hëngrën dhe pinë, i Dërguari i i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha Ebu Bekrit dhe Umerit r.a.: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, në Ditën e Gjykimit do të pyeteni për këtë begati. Nga shtëpia ju ka nxjerrë uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arritur kjo begati.”

Hape →