Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t'ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi.
Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t'i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?" E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
… i atyre popujve (jehudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jehudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s'ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t'i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë.
Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t'i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
Kush është që dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, po në botën tjetër ai nuk ka hise.
Ai është që u përgjigjet (lutjeve të) atyre që besuan dhe bënë punë të mira dhe, nga mirësia e vet, ua shton atyre të mirat. Ndërsa, jobesimtarët kanë dënim të rreptë.
Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
(E urdhëroi luftën) Edhe për t'i shtie besimtarët dhe besimtaret në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t'i shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe tek All-llahu.
"Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".
… Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoji besimtarët.