Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Bekare 2:228 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që të fshehin shtatzëninë ose ta fshehin faktin që u kanë ardhur menstruacionet e ka përfunduar koha e pritjes; domethënë, të fshehin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Gratë e ndara janë të detyruara të presin për tri perioda (të përmuajshme). - Ky është një urdhër nga Allahu i Lartësuar drejtuar grave të divorcuara, të cilat kanë kryer marrëdhëniet intime me burrat e tyre dhe janë nga ato kategori që kohëpritjen e tyre e llogaritin me cikle ekrâ'. Allahu i Madhëruar i urdhëron që të presin 3 cikle. Kështu, pas deklarimit të divorcit nga burri i saj, një grua e tillë duhet të presë 3 cikle dhe pastaj, nëse dëshiron, mund të martohet sërish, nëse finalizohet divorci. Rreth skllaveve apo robëreshave dhe kohëpritjes së tyre, janë dhënë mendime të ndryshme. Disa thonë se kohëpritja e tyre është vetëm dy cikle, sepse ato kanë gjysmën e kohëpritjes së detyrueshme për femrën e lirë (jo skllave), dhe periudha e ciklit nuk mund të copëzohet, që të mund të thoshim “një e gjysëm”. Për këtë arsye, një skllave e ka të detyrueshme të presë 2 cikle ekrâ'. Ky grup mbështetet në hadithin 337. ku përmendet se skllavja mund të divorcohet deri në 2 herë (jo 3 herë) dhe kohëpritja e saj është 2 cikle menstruacionesh.” Por ky hadith nuk është autentik. Darakutni ka thënë se, në fakt, kjo është fjalë e thënë nga Kasim Ibn Muhamedi dhe se në të duken shenja të fjalëve të Eslem Mahzumi el Medenij, i cili konsiderohet si transmetues tërësisht i dobët. Ky mendim gjithashtu është përcjellë edhe si fjalë e Ibn Umerit, por që nuk arrin gradën e një hadithi merfu’, pra, si një hadith që i atribuohet Profetit ﷺ .Disa thonë se nuk ka ndonjë kundërshtim mes sahabëve rreth këtij gjykimi dhe se ky është medhhebi i 4 imamëve. Ndërsa disa nga selefët thonë: "Kohëpritja e skllaves është njëlloj si kohëpritja e gruas së lirë, sepse ajeti është i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës dhe kjo është një çështje e natyrshme dhe e njëjtë për të dyja rastet. Si të lirat edhe skllavet janë një lloj në këtë aspekt. Kjo fjalë transmetohet se është thënë nga shejh Ebu Umer Ibn Abdul Ber i, i cili e përcjell si mendim të Muhamed Ibn Sirinit dhe të disa prej medhhebit të dhahirive. Por ai (Ibn Abdul Ber i) e ka konsideruar këtë si mendim të dobët dhe jo të pranueshëm. Mendime të ndryshme kanë dhënë selefët dhe dijetarët e mëvonshëm rreth kuptimit të termit el kur’. 1. Disa mendojnë se është për qëllim shikimi i pastrimit, pas përfundimit të menstruacioneve. Sipas këtij mendimi, gruaja duhet të presë tri periudha pastrimi. Kështu, nga Ibn Umeri përcillet se, kur një burrë e divorcon gruan e tij dhe ajo hyn në periodën e tretë të menstruacioneve, atëherë ajo e ka mbaruar periudhën e pritjes. Imam Maliku ka pohuar: “Kështu qëndron kjo çështje edhe për ne.” I njëjti mendim është përcjellë nga Ibn Abasi, Zejd Ibn Thabiti, disa tabiinë dhe disa nga shtatë dijetarët e mëdhenj të fikhut.111 Gjithashtu, ky është medhhebi i Imam Malikut, Shafiiut, Ebu Daudit, Ebu Theurit dhe njëri nga mendimet e transmetuara nga imam Ahmedi. Këta kanë argumentuar me fjalën e Allahut të Lartësuar, kur thotë: "O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e (id-detihinne) pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to) ! Kohën e pritjes llogariteni mirë dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj!" Pra, fjala id-detihin-ne ka për qëllim kohën e pastërtisë, sepse nuk lejohet divorci në kohën kur gruaja është e papastër (gjatë menstruacioneve). Atëherë, koha e pastërtisë në të cilën deklarohet divorci merret në konsideratë dhe llogaritet brenda kohës së pritjes, pra, si një nga 3 “ kur’et”, për të cilat gruaja është urdhëruar që të presë. Për këtë arsye, ata që janë të këtij mendimi shpjegojnë: Gruaja që është në pritje, përfundon kohëpritjen dhe mund të largohet nga burri i saj në momentin kur sapo fillon cikli i tretë i menstruacioneve. Kështu, ajo i ka përfunduar tre periudha pastrimi dhe tashmë mund të çlirohet nga burri i saj. 2. Të tjerë janë të mendimit se ajo (el kur’) tregon ciklin e menstruacioneve. Pra, sipas këtij shpjegimi, gruaja e ndarë duhet të presë deri sa t’i kalojnë tri cikle menstruacionesh. Madje disa kanë thënë që ajo duhet edhe të lahet (të marrë gusul) pasi sheh pastrimin nga cikli i tretë i menstruacioneve. Ky mendim është transmetuar nga sahabët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Katër Kalifët e Drejtë, si dhe nga tabiinët e mëdhenj. Ky, gjithashtu, është medhhebi i Ebu Hanifes dhe transmetimi më i saktë i sjellë i sjellë nga Ahmed Ibn Hambeli. Gjithashtu, ky është edhe medhhebi i Theuriut, Euzaiut, Ibn Ebu Lejla etj. Këtë qëndrim e mbështet edhe një hadith, të cilin e sjell Ebu Daudi dhe Nesaiu përmes rrugës së transmetimit të El Mundhir Ibn Mugira, që përcjell nga Uruetu Ibn Zubejr, e ky nga Fatime Ibn Ebu Xhahshi, që rrëfen se Profeti ﷺ i ka thënë asaj: 338. “Lëre namazin gjatë ditëve të ciklit!” Pra, ka përdorur termin el kur’u, duke nënkuptuar kohën e ciklit të menstruacioneve. Ky hadith, nëse do të ishte i saktë, do të ishte tejet i qartë se me fjalën el kur'u është për qëllim cikli i menstruacioneve. Por El Mundhiri është përfolur nga Ebu Hatimi, i cili ka thënë se ai është mexhhul (i panjohur). Ndërsa Ibn Hibani e ka përmendur atë mes thikatë-ve, pra, transmetuesve të besueshëm. Kurse Shejh Ebu Umer Ibn Abdil Beri ka thënë: Nuk ka dyshim askush prej dijetarëve të gjuhës arabe dhe dijetarëve të fikhut se el kur’u është një term që mund të përdoret për të nënkuptuar si kohën e pastërtisë, ashtu edhe kohën e menstruacioneve. Por ajo që ata janë në kundërshtim është se çfarë nënkupton kjo fjalë pikërisht në këtë ajet, prandaj kanë dhënë dy mendime, sikurse u përmend më sipër. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që Allahu ka krijuar në mitrën e tyre ... - Pra, nuk iu lejohet që të fshehin shtatzëninë ose ta fshehin faktin që u kanë ardhur menstruacionet e ka përfunduar koha e pritjes; domethënë, të fshehin gjendjen e tyre. - ...nëse vërtet besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit. - Ky është një kërcënim për këto gra, të cilat e kundërshtojnë të drejtën dhe e fshehin realitetin. Ajeti gjithashtu, tregon se të tilla çështje u lihen në dorë grave, sepse ato janë të vetmet që mund të informojnë për gjendjen e tyre. Është thuajse e pamundur që të mund të sillen fakte të besueshme nga dikush tjetër përveç tyre. Meqenëse këto çështje janë lënë në dorë të grave, edhe kërcënimi u drejtohet atyre, në mënyrë që ato të mos gënjejnë apo të fshehin realitetin dhe të vërtetën. - Burrat e tyre kanë të drejtë t’i kthejnë ato gjatë kësaj kohe, nëse duan të pajtohen. - Pra, burri ka më përparësi në të drejtën për ta kthyer përsëri marrëdhënien bashkëshortore, për sa kohë gruaja vazhdon të jetë në kohën e pritjes së saj, por me kusht që qëllimi të jetë rregullimi dhe e mira. Sigurisht, një hapësirë e tillë mund të shfrytëzohet vetëm në rastin kur kemi të bëjmë me talak raxhij , pra, divorc në të cilin është e mundur rikthimi i gruas, gjatë kohës së pritjes. Ndërsa në rastin kur kemi të bëjmë me talak bâin , pra, divorc në të cilin nuk është e mundur rikthimi i gruas gjatë kohës së pritjes, çështja qëndron ndryshe. Në fakt, kur zbriti ky ajet, nuk ekzistonte ai lloj divorci që quhet talak bâin. Gjatë kohës kur zbriti ky ajet, burri mund ta divorconte dhe ta kthente gruan e tij pa kufizime. Pra, edhe nëse e divorconte me qindra herë, kjo nuk ishte e ndaluar. Por kur zbriti ajeti që vjen më pas, ku urdhërohen për t'u kufizuar me tre divorce, atëherë u vendos ky rregull për njerëzit dhe llojet e divorcit u ndanë në talak bâin, pra, divorc në të cilin nuk është e mundur rikthimi i gruas gjatë kohës së pritjes, dhe talak raxhij , domethënë, divorc në të cilin është e mundur rikthimi i gruas, gjatë kohës së pritjes. - Ato (gratë) kanë aq të drejta, sa edhe përgjegjësi, sipas traditës. - Pra, ato kanë të drejta dhe detyrime kundrejt burrave të tyre, ashtu sikurse edhe burrat e tyre kanë të drejta e detyrime kundrejt tyre. Gjithësecili ka të drejta dhe përgjegjësi të ndërsjellta, të cilat duhet të jenë brenda kufijve të normave dhe zakoneve të pranuara gjërësisht mes njerëzve dhe të mos bien ndesh me ato rregulla që ka vendosur ligji i Zotit. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi nga Xhabiri se Profeti i Allahut, gjatë hytbes në Haxhin e Lamtumirës, ndër të tjera tha: 339. “Kini frikë Allahun në marrëdhëniet me gratë, sepse ju i keni marrë ato si amanet prej Allahut dhe ju është lejuar marrëdhënia intime me to pikërisht përmes fjalës së Allahut. Ju keni të drejtën që ato të mos fusin në shtëpinë tuaj asnjë pa lejen tuaj. Nëse e bëjnë këtë, atëherë keni të drejtë që t’i rrihni lehtë . Edhe ato kanë të drejtë që ju të kujdeseni për to e t’i ushqeni e vishni siç e do e mira.” - Por burrat kanë një shkallë përparësie ndaj tyre. - Pra, burrat kanë një gradë më të lartë sesa gratë në krijimin që ka bërë Allahu i Lartësuar dhe në gradën e bindjes që ato duhet të kenë ndaj burrave. Burri e ka detyrë që të shpenzojë dhe të kujdeset për familjen dhe për nevojat e saj. Kurse gruaja e ka detyrë që t’iu bindet urdhrave të burrit. Pra, burri është ai që ka këtë gradë mbi gruan qoftë në dynja, qoftë në ahiret.112 - Allahu është i Gjithëfuqishëm e i Urtë. - Allahu është Ngadhënjimtar e Krenar, ndaj duhet pasur frikë nga ndëshkimi i Tij. Atë duhet ta kenë frikë ata që e kundërshtojnë dhe nuk i binden, ose, më keq akoma, i kundërvihen urdhërit të Tij. Allahu është i Urtë në urdhëresat e Tij, në Sheriatin e Tij dhe në gjithçka që ka përcaktuar në jetën e kësaj bote.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:125–2:128 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… por më kot. Ajo e bëri këtë veprim shtatë herë. Ibn Abasi rrëfen se Profeti ka thënë: “Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë xhiro mes këtyre dy kodrave …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujtoni kur Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi (shumë të dashur) për njerëzit dhe vendsigurie për ta (duke thënë) : “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!”. - El Aufiju transmeton nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar ajetin: "... Shtëpinë (Qaben) e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta ...", ka thënë: "...sa herë që njerëzit përfundojnë vizitën e saj, kthehen në vendin e tyre, dhe pastaj shkojnë përsëri. " Ibn Xheriri përcjell me senedin e tij nga Abdete Ibn Ebu Ubadete, që rreth këtij ajeti, ka thënë: “Askush që largohet nga ai vend nuk e ndien veten të ngopur me atë vend, prandaj dëshiron të kthehet e të kthehet sërish. " Përmbledhje e tefsirit të këtij ajeti: Allahu i Madhëruar na tregon vlerën e madhe të kësaj faltoreje, cilësitë e saj të larta dhe nderimin që Ai ka bërë për të, qoftë në caktimin e Tij, qoftë në ligjet e vendosura për njerëzit, për t a nderuar dhe respektuar këtë shtëpi. Ai e përshkruan këtë shtëpi si "Methâbeten lin -nâsi", pra, një vendtubim, që shpirtrat përmallohen dhe zemrat qajnë për të qenë pranë tij dhe asnjëherë nuk ndiejnë të ngopur me të, edhe sikur të shkojnë në të çdo vit. Kjo është pjesë e lutjes së Ibrahimit, që Zoti iu përgjigj: "O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!”... Dhe: "... pranoje lutjen time, o Zoti ynë!" [ Ibrahim 37 - 40]. Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë shtëpi si “ emnen”, pra, të sigurt dhe të paqtë. Kushdo që hyn në të është i sigurt, të ketë bërë çfarë të ketë bërë. I Lartësuari thotë: "Shtëpia e parë e ndërtuar për njerëzit është ajo në Bekë (Mekë), plot bekime dhe udhëzuese për mbarë botën. Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. " [Al Imran 96, 97]. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar ka përmendur vendin e qëndrimit të Ibrahimit, ku ai qëndronte e vëzhgonte ecurinë e ndërtimit të Qabes, dhe urdhëron besimtarët që të falin namaz në të: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme se ku është "Mekami i Ibrahimit" dhe çfarë është për qëllim me fjalën “Mekamu Ibrahim”. Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij nga Ibn Abasi, që duke folur për ajetin: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” ka shpjeguar: “Mekami i Ibrahimit është e gjithë hapësira e shenjtë (në Qabe).” Po nga Ibn Abasi përmendet se ka thënë: "Ndërsa vendi i Ibrahimit që është përmendur këtu (në ajet), është ai vendi i njohur pranë Qabes." Disa janë të mendimit se, në këtë ajet, “Mekamu Ibrahime” përfshin të gjitha vendet ku Ibrahimi kreu adhurimet e tij gjatë haxhit. Por mendimi më i saktë është se “Mekami Ibrahime” është guri i cili ndodhet pranë Qabes, ku Profeti ﷺ fali dy rekatë pas tavafit. Imam Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, që tregon se Umer Ibn Hatabi ka thënë: “E kam miratuar Zotin tim në tre çështje, ose më ka miratuar Zoti im në tre çës htje: Kur unë i thashë Profetit : “O Profet i Allahut, sikur të faleshe tek vendi i Ibrahimit!” Atëherë u shpallën ajetet: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” ...”. Muslimi, gjithashtu, sjell thënien e Umerit: “E kam miratuar Zotin tim në 3 raste: Në çështjen e ajetit të hixhabit, në çështjen e Mekamit të Ibrahimit dhe namazit në të...". Ibn Xhurejxh transmeton me senedin e tij deri tek Xhabiri: 116 "Profeti ﷺ vrapoi në tre xhirot e para dhe vazhdoi me ecje 4 xhirot e tjera. Pasi mbaroi shkoi tek mekami i Ibrahimit dhe fali pas tij 2 rekate pastaj lexoi ajetin: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi!” Faktet tregojnë se Mekami Ibrahim është pikërisht ai gur, mbi të cilin qëndronte Ibrahimi kur ndërtonte Qaben. Sa herë që ndërtonte një pjesë, e zhvendoste gurin atje ku duhej të ndërtonte, derisa mbaruan së ndërtuari të gjithë muret e saj, siç do të vijë më e shtjelluar kur të flasim për historinë e ndërtimit të Qabes nga Ibrahimi e Ismaili. Ky gur ishte i ngjitur pranë murit të Qabes në të shkuarën. Ndërsa sot ai është vendosur në krah të portës së Qabes, pranë Gurit të Zi, i veçuar nga Qabja. Ai që e vendosi veçmas është udhëheqësi i besimtarëve, Umer Ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëri nga katër kalifët e drejtë dhe të udhëzuar nga Zoti, për të cilët jemi urdhëruar t’u bindemi, duke pasuar rrugën e tyre. Këtë vepër të Umerit nuk e refuzoi asnjë nga sahabët, - Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata! - Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” - Allahu i Madhëruar u shpalli atyre: “Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde! ” Pra, pastrojeni nga idhujtaria dhe çdo gjë që cenon themelin Lâ ilâhe il-lall-llâh. Tavafi rreth Qabes është i njohur. Nga Se’ad Ibn Xheriri transmetohet se ka thënë: "Pastrojeni Shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf...", domethënë: për ata që kanë ardhur nga larg për të bërë tavaf rreth Qabes." El akifin janë ata që qëndrojnë në xhami. Thuhet, gjithashtu, se flitet për ata që vijnë nga vende të largëta dhe qëndrojnë në të për të adhuruar Allahun. Ibn Abasi ka thënë: "Nëse qëndron ulur në xhami, konsiderohesh si el akifin ." Madje, - thotë Ibn Umeri, - edhe nëse fle në xhami, konsiderohesh si “ el akifin ”. Është transmetuar saktësisht se ai flinte në xhaminë e Profetit, kur ishte beqar. "dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde." - Ibn Abasi shpjegon: Kush fal namazin, është prej atyre “...që bien në ruku dhe në sexhde”. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për faktin se cila vepër është më e shpërblyeshme: falja e namazit në Xhaminë e Shenjtë apo tavafi rreth saj. Ibn Maliku thotë se për të ardhurit nga larg, tavafi është më i mirë. Ndërsa shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi është më i mirë në të gjitha rastet. Kuptimi i ajetit atëherë është: “Ne e urdhëruam dhe i shpallëm Ibrahimit dhe Ismailit që ta pastrojnë shtëpinë Time (nga idhujt) për ata që bëjnë tavaf, për ata që qëndrojnë në të (për i'tikaf) dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!" Pra, pastrojeni nga idhujtaria dhe çdo devijim tjetër dhe ndërtojeni me sinqeritet vetëm për Allahun, që të jetë një vend adhurimi i dashur dhe përmallues për të gjithë ata që bëjnë tavaf që qëndrojnë brenda saj dhe ata që bëjnë ruku e sexhde. Urdhri për ndërtimin e pastrimin e Xhamisë është sjellë në këtë ajet, si dhe në ajetin tjetër: "(Ajo dritë) është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, e të përmendet emri i Tij. Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje." [Nur 36]. Po kështu, edhe në Sunetin e Profetit janë sjellë hadithe të shumta, që urdhërojnë e porosisin për pastrimin e xhamive, parfumosjes së tyre dhe përkujdesit për ta ruajtur nga papastërtitë, padrejtësitë e gjynahet. Prandaj Profeti ﷺ tha: 117 “Xhamitë janë ndërtuar për atë që janë ndërtuar.” Rreth çështjes se cili ka qenë i pari që ka ndërtuar Qaben, disa thonë se e kanë ndërtuar melekët, siç thonë edhe se ka qenë Ademi ﷺ apo edhe Shith-i. Por këta që i sjellin këto mendime i marrin prej ithtarëve të Librit. Këto janë lajme që as përgënjeshtrohen e as pohohen, por që nuk mund të bazohesh vetëm tek ato. Ato pranohen vetëm nëse mbështeten nga diçka që konsiderohet argument i saktë në fenë tonë. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt! - Bëje këtë pjesë vendi e këtë qytet të sigurt dhe të paqtë. Kjo lutje është shumë e përshtatshme, sepse është bërë përpara ndërtimit të Qabes. Në suren Ibrahim, Allahu i Lartësuar thotë: "Kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!" Me sa duket, - dhe Allahu e di më mirë, - ai u lut edhe një herë të dytë pas ndërtimit të Qabes, kur banorët zunë vend dhe u stabilizuan në të. Kjo herë e dytë ndodhi pas lindjes së Is’hakut, i cili ishte më i vogël në moshë se Ismaili. Kjo është arsyeja që në fund të lutjes, Ibrahimi tha: "... më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!". Më pas Allahu i Madhëruar thotë: - Furnizoji banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër me fruta të shumëllojshme!” - Ibn Abasi thotë: “Ibrahimi ﷺ e kufizoi këtë dua veçse për besimtarët dhe jo për njerëzit e tjerë, prandaj Allahu i Madhëruar zbriti ajetin në vijim: - Ai (Allahu) tha: “Edhe atij që nuk beson, do t’ia mundësoj kënaqësinë e furnizimit Tim për një kohë të shkurtër. - Pra, edhe ata që mohojnë besimin e drejtë, Unë do t’i furnizoj me rizk, ashtu siç furnizoj besimtarët. Mos vallë, do të krijoja krijesat dhe do t’i lija pa i furnizuar?! Edhe ata do t’i lë të kënaqen për pak kohë, por përfundimin do ta kenë në zjarr. Edhe qafiri do ta marrë rizkun e tij në këtë jetë, por për shkak të kufrit të tij, Allahu do ta fusë në zjarr në jetën tjetër, si shpërblim i merituar për mohimin e tij. - Por, pastaj, do ta flak në dënimin e Zjarrit. Sa përfundim i shëmtuar është ai!” - Pra, ai është vendkthimi e përfundimi më i keq. Në dy Sahih-ët shënohet se Enes Ibn Maliku tregon që Profeti ﷺ i tha Ebu Talhas: 118. “Më gjej një djalosh nga ata të tutë, që të më shërbejë.” Ai më mori mua dhe më vendosi të ulesha pas Profetit ﷺ , dhe unë i shërbeja Profetit ﷺ sa herë që zbriste nga kafsha...” Ndër të tjera, ai thotë në këtë hadith: “Vazhduam të ecnim derisa u duk mali i Uhudit, dhe Profeti ﷺ tha: “Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë!” Kur u afruam afër Medinës, tha: “O Allah! Unë po e bëjë të ndaluar dhe të shenjtë çfarë gjendet mes dy maleve, ashtu siç Ibrahimi shenjtëroi Mekën! O Allah! Jepi begati atyre në Mud jin dhe në Sai n e tyre!” Ndërsa në një tjetër transmetim qëndron: 119. “O Allah! Bekoji e jepu begati në Mikjali n e tyre , jepu b egati në sain e tyre dhe jepu begati në Mudji n e tyre!” 87 [Buhariu]. I sollëm këto hadithe, sepse kanë lidhje me shenjtërimin e Mekës. Ndër argumentet që Meka është e shenjtë, mund të përmendim edhe faktin se ajo është shenjtëruar që në kohën kur ajo u krijua si pjesë e kësaj toke, dhe ky është mendimi më i shfaqur dhe i fortë, por Allahu është më i ditur. Janë sjellë hadithe të tjera, që tregojnë se Allahu i Lartësuar e ka shenjtëruar Mekën para krijimit të qiellit dhe të Tokës, sikurse thuhet në dy Sahihët, në hadithin e Abdullah Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), që tregon se Profeti i Allahut tha ditën e çlirimit të Mekës: 120. “Ky është një vend (qytet), që Allahu e ka bërë të shenjtë që ditën kur krijoi qiejt dhe Tokën. Ai është një qytet i shenjtë, me shenjtërimin e Allahut, deri në Ditën e Kijametit. Askujt para meje nuk iu lejua lufta brenda tij. Edhe mua m’u lejua veçse një kohë të shkurtër të ditës, por ai vazhdon të jetë i shenjtë, me shenjtërimin e Allahut, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë arsye, nuk priten pemët e tij, nuk tremben kafshët e gjahut në të dhe nuk lejohet të marrësh sendet e gjetura në të, - përveç nëse i merr për ta njoftuar të zotin, - dhe nuk pritet bari në atë vend.” Abasi tha: “Përveç idhhirit (një lloj bari), o Profeti i Allahut?” - Sepse atë e përdornin për haurët dhe shtëpitë e tyre -. Profeti ﷺ tha: “Po, përveç idhhirit.” Ky është teksi i sjellë nga Muslimi. Po në dy Sahihët gjendet një hadith i ngjashëm nga Ebu Hurejra. Për sa i përket çështjes se, a është Medina apo Meka më e rëndësishme, kjo do të sqarohet më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar. - Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka!” - Kujtoji, o Muhamed, popullit tënd historinë e ndërtimit të kësaj faltoreje nga Ibrahimi dhe Ismaili, dhe pikërisht momentin kur ata po ngrinin themelet dhe shtyllat e saj. Duke ngritur shtyllat, ata luteshin e thoshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh këtë (vepër), se me të vërtetë Ti dëgjon dhe di gjithçka!” Ata luteshin që Allahu t’u a pranonte këtë vepër që po bënin, madje për këtë tregon edhe vazhdimi: - “Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” - Ndërkohë që ishin duke bërë një punë të mirë, ata e lusnin Allahun që t’ua pranonte atë punë, duke patur zemrat të mbushura me drojë për Zotin, se mos ndoshta nuk ua pranonte. Kjo është gjendja e besimtarëve të zgjedhur, siç i përshkruan Allahu kur thotë: " Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, - Këta janë ata që nxitojnë drejt të mirave dhe që do t’i arrijnë ato të parët. " [Muminun 60]. Ata kanë drojën se ndoshta nuk pranohet puna e tyre. Buhariu sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që ka thënë:121 “E para grua që përdori “ el mantekun" 88 është nëna e Ismailit, me qëllimin që të fshinte gjurmët e saj nga Sara. Më pas, Ibrahimi e mori atë së bashku me të birin, Ismailin, të cilit ishte duke i dhënë gji, dhe shkoi në vendin e Qabes. Ai i vendosi nën një pemë të madhe, mbi vendin e pusit të Zemzemit, në pjesën e sipërme të xhamisë. Atëherë, atje nuk kishte njeri dhe as ujë. Ibrahimi i la ata të dy atje, me një torbë me hurma të thata dhe një kacek me ujë. Pastaj Ibrahimi u kthye për të ikur. Nëna e Ismailit e ndoqi nga pas, duke i thënë: “O Ibrahim! Ku po shkon? A po na lë në këtë luginë të shkretë, ku nuk ka asnjë njeri dhe asgjë?!” Ajo ia përsëriti këto fjalë disa herë, por Ibrahimi nuk e kthente kokën pas. Atëherë, ajo i tha: “Allahu të ka urdhëruar për këtë?” - “Po” - tha Ibrahimi. Në këtë moment, ajo tha: “Atëherë, Ai nuk ka për të na braktisur!” Dhe u kthye tek i biri. Ibrahimi vazhdoi rrugën, derisa arriti tek thenija,89 atje ku nuk mund ta shihte kush. Atje u drejtua me fytyrë nga Shtëpia (vendi ku ishte themeli i Qabes) dhe filloi të lutej duke ngritur duart: "O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!” Nëna e Ismailit vazhdoi t’i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji që kishte. Pasi mbaroi uji, atë e kapi etja e madhe, e po kështu edhe djalin e saj. Djali i saj po vuante dhe po përpëlitej nga etja. Atëherë, ajo u largua për të mos e parë të birin në atë gjendje dhe u ngjit në Safa, kodrën më të afërt pranë saj. U ngjit sipër kodrës dhe vështronte mos shihte njeri, por më kot. Atëherë, zbriti nga Safaja në luginë dhe e ngriti cepin e rrobës së saj, duke vrapuar e rraskapitur, derisa kaloi luginën, iu afrua kodrës Merva dhe u ngjit mbi të. Vështroi me kujdes se mos shikonte njeri, por më kot. Ajo e bëri këtë veprim shtatë herë. Ibn Abasi rrëfen se Profeti ka thënë: “Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë xhiro mes këtyre dy kodrave (Safa dhe Merva). Kur u ngjit mbi Merva, ajo dëgjoi një zë dhe ia bëri: “Shshsh!”, duke i folur vetes që të heshtte e të dëgjonte me kujdes. Atëherë, ajo sheh melekun tek vendi i Zemzemit, që kërkonte me krahun e tij, derisa u shfaq uji. Ajo filloi ta grumbullonte ujin rreth e rrotull, si në pus, me duart e saj. Pastaj përpiqej të fuste ujë në enën e saj me dorë. Sa herë që merrte ujë, vendi mbushej përsëri. Ibn Abasi tregon se Profeti ka thënë: "Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit, sikur ta linte Zemzemin të rridhte!” Ose: “Sikur të mos e mblidhte ujin e Zemzemit, ai do të ishte një burim i vazhdueshëm.” Tregimi vazhdon: Ajo piu ujë dhe i dha gji të birit. Meleku i tha asaj: “Mos ki frikë, se nuk je e braktisur! Pikërisht këtu është një shtëpi, që do të ndërtohet nga ky djalosh dhe i ati, dhe dije se Allahu nuk i braktis kurrë njerëzit e Tij!” Vendi i Shtëpisë ngeli i ngritur lart, si kodër, nga rrëketë e ujit, që vi nin dhe e gërryenin anët e saj. Kështu vazhdoi, derisa aty kaloi një karvan nga fisi Xhurhum, që ishin në udhëtim. Ata zbritën në pjesën e poshtme të Mekës dhe panë një zog që vërtitej diku atje. “Ky zog duhet të ketë vërejtur diku ujë” - menduan. - “Ne e kemi kaluar edhe herë tjetër këtë luginë dhe nuk kemi parë ujë në të!” Ata dërguan një ose dy vetë atje, për të parë, dhe kur ata u treguan për ujin, u afruan te vendi. Atje tek uji gjetën nënën e Ismailit dhe i thanë: “A na lejon edhe ne, që të qëndrojmë pranë burimit?” - “Po, - tha ajo, - por ju nuk keni asnjë të drejtë pronësie në ujin tonë.” - “Dakord!” - thanë ata. Ibn Abasi tregon që Profeti tha: “Nëna e Ismailit i lejoi të qëndronin pranë, sepse dëshironte të mos ishte vetëm. Kështu ata u vendosën në atë vend dhe dërguan njerëz, që të shpërngulnin aty edhe pjesën tjetër të familjeve të tyre. Kështu, u formuan disa shtëpi e familje rreth e rrotull. Djaloshi (Ismaili) u rrit mes tyre dhe mësoi arabishten. Ata e donin shumë djaloshin dhe, kur ai u rrit, u martua me një vajzë pre j tyre. Pasi vdiq nëna e Ismailit, Ibrahimi shkoi për vizitë tek i biri, pas martesës së tij, për të parë punët e të birit dhe nënës së vet. Por nuk e gjeti Ismailin në shtëpi, ndaj pyeti gruan e Ismailit për të. Ajo tha: “Ka dalë për të fituar mjete jetese.” Pastaj e pyeti rreth jetës dhe gjendjes së tyre. Ajo i tha: “Shumë keq! Jetojmë në varfëri e në vështirësi të shumta!” Domethënë, u ankua shumë për gjendjen e tyre. Në fund, Ibrahimi i tha: “Kur të vijë yt shoq, jepi selam prej meje dhe thuaji që ta ndërrojë pragun e derës së vet...” Kur Ismaili erdhi në shtëpi, sikur ndjeu diçka, ndaj pyeti: “Mos ka ardhur njeri?” - “Po, - tha e shoqja, - erdhi një burrë në moshë, me këtë e atë cilësi, dhe më pyeti për ty. Unë i tregova. Ai më pyeti se si jetojmë dhe si ia kalojmë. Unë i thashë se jemi në vështirësi dhe ngushtë.” - “A të la ndonjë porosi?” - “Po. Më porositi të të jap selam prej tij dhe të të them që të ndryshosh pragun e portës së shtëpisë tënde.” Atëherë, Ismaili i tha: “Ai ka qenë im atë dhe më ka lënë porosi që të të divorcoj. Prandaj, shko tek familja jote!” Kështu, Ismaili u nda prej saj dhe u martua me një tjetër. Kaloi njëfarë kohe dhe Ibrahimi e vizitoi përsëri. Përsëri nuk e gjeti në shtëpi, por gjeti nusen e djalit. E pyeti për Ismailin. - “Ka dalë për ne.” - i tha ajo. - “Si jeni?” - i tha, duke e pyetur për jetën dhe gjendjen e tyre. Ajo tha: “Kemi plot të mira e begati nga Zoti!” - duke lavdëruar dhe shprehur mirënjohje Zotit. – “Çfarë ushqimi hani?” - pyeti Ibrahimi. – “Mish” - tha ajo. - “Po për të pirë, çfarë pini?” - “Ujë”. Atëherë, Ibrahimi u lut: “O Allah, begatoji dhe bekoji në mishin dhe ujin e tyre!” Profeti ﷺ tha: “Ata nuk kishin në atë kohë drithëra (grurë, misër ose elb), se po të kishin, ai do të lutej edhe për to.” Gjithashtu tha: “Nëse dikush tjetër, përveç banorëve të Mekës kufizohet e ushqehet veç me këto të dyj a, kanë për t'i bërë dëm." Më pas Ibrahimi i tha nuses së të birit: “Kur të vijë yt shoq, jepi selam prej meje dhe porosite që ta forcojë pragun e portës së shtëpisë!” Kur erdhi Ismaili, pyeti: “Mos ka ardhur kush?” - “Po, - i tha e shoqja, - erdhi një burrë në moshë, me pamje të mirë...” - dhe e lavdëroi atë. - “Ai më pyeti mua për ty dhe unë i tregova rreth teje. Më pyeti si shkon jeta jonë, dhe i thashë se kemi plot mirësi.” - “A la ndonjë porosi?” - “Po. Të çon selam dhe të porosit që ta forcosh pragun e portës së shtëpisë tënde.” Atëherë, Ismaili i tha: “Ai ka qenë im atë dhe ti je pragu i portës. Ai më urdhëron që të të mbaj!” Pasi kaloi njëfarë kohe, Ibrahimi u rikthye për vizitë. Ndërkohë, Ismaili ishte duke mprehur disa shigjeta poshtë një strehe, pranë Zemzemit. Kur pa të atin, u ngrit për tek ai dhe veproi ashtu siç vepron ati me birin dhe biri me atin. Ibrahimi i tha: “O Ismail! Allahu më urdhëroi për diçka.” - “Bëje atë që të urdhëroi Zoti yt!” - “A do të më ndihmosh? - “Po, do të të ndihmoj.” - Ibrahimi tha “Allahu më urdhëroi që të ndërtoj këtu një shtëpi, dhe tregoi një ngrehinë, që dukej më lart se pjesa tjetër rreth e rrotull saj.”. Atje ngritën themelet e shtëpisë. Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi ndërtonte. Kur muri u bë më i lartë, ai e vendoste këtë gur 90 dhe hipte mbi të. Ai vazhdonte ndërtimin dhe Ismaili i jepte gurët. Duke punuar, ata thoshin: “Rabbenâ tekabbel minn â! Inneke Entes - Semiul Alim .” "O Zoti ynë! Pranoje prej nesh! Ti dëgjon dhe Di gjithçka!" Dijetarët dhe shpjeguesit e Kur 'anit kanë dhënë mendime të ndryshme rreth themeleve të Qabes. A ishin themele që i ndërtoi Ibrahimi nga fillimi, apo ato ekzistonin më parë dhe ai veçse i zbuloi dhe ndërtoi mbi to kur u urdhërua? Mendimi më i saktë, - dhe Allahu është më i dituri, - është se ato themele ishin para Ibrahimit, por ai u udhëzua dhe iu tregua vendi i themeleve. Allahu i Madhëruar thotë: "(Kujto) kur Ne ia treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë..." [Haxh 26]. Pra, ndërtesa ishte që më parë, por Allahu i tregoi themelet e saj për të ndërtuar mbi të. Ibn Xheriri thotë se ka njoftuar Hamad Ibn el Serriju - dhe sjell senedin e tij deri tek Halid Ibni Ararete, - i cili ka thënë se, një burrë iu drejtua Aliut dhe i tha: “A nuk më tregon pak rreth Shtëpisë (Qabes), a është ajo faltorja e parë që është ndërtuar në Tokë?” - “Jo” - tha Aliu. - Por ajo është shtëpia e parë në të cilën u vendos bekimi e mirësia. Aty është Mekami i Ibrahimit dhe çdokush që hyn në të është i sigurt. Nëse dëshiron, mund të të tregoj se si u ndërtua: Allahu i shpalli Ibrahimit: “Ndërto një shtëpi për Mua në Tokë!” Ibrahimi u ngushtua nga kjo kërkesë. Atëherë, Allahu dërgoi prehje dhe qetësi për Ibrahimin, pra, dërgoi një erë që quhet haxhuxh. Ajo kishte dy koka, dhe secila ndiqte shoqëruesen e vet, derisa mbërritën në Mekë. Ajo u vërtit në vendin e Shtëpisë, ashtu siç vërtitet era. Atëherë, Ibrahimi u urdhërua që të ndërtonte faltoren atje ku haxhuxh të ndalej. Kështu, Ibrahimi e ndërtoi faltoren, por mbeti një vend bosh, sa për një gur. Djaloshi (Ismaili) shkoi të kërkonte ndonjë gur për vendin bosh, por Ibrahimi i tha: “Jo, shko kërko një gur siç të them unë.” Dhe Ismaili shkoi të kërkonte gurin sipas përshkrimit të të atit. Kur u kthye, pa që Ibrahimi tashmë e kishte vendosur Gurin e Zi në vend. Atëherë, pyeti të atin: “O baba, kush ta solli këtë gur?!” Ibrahimi tha: “E solli ai që nuk mbështetet fare në ndërtimin tënd! Ma solli Xhibrili nga qielli.” Dhe kështu e përfunduan ndërtesën. Thuhet se guri ka qenë i bardhë si smerald. Ademi u zbrit së bashku me të nga Xheneti, por guri u nxi nga gjynahet e njerëzve. Thuhet, gjithashtu, se faltorja u ndërtua me gurë të marrë nga katër male: Harra, Turi Sejna, Tur Zejta dhe El Xhudij. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin me sened deri tek Seid Ibn Musejibi, që thotë se i ka treguar Ali Ibn Ebu Talibi, se Ibrahimi ﷺ erdhi nga ana e Armenisë dhe së bashku me të erdhi "sekineja", qetësia e prehja, e cila i tregoi atij vendin e themeleve të Shtëpisë, ashtu siç merimanga piketon shtëpinë e saj. Ai zbuloi disa gurë në themel. Një gur prej tyre ishte aq sa nuk mund ta ngrinin as 30 vetë. Unë i thashë: “O Ebu Muhamed! Po Allahu thotë: "Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes), luteshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë shërbim) , se me të vërtetë Ti dëgjon dhe di gjithçka!” Ai tha: " Kjo ndodhi më pas." Rreth rindërtimit të Qabes nga Kurejshët pas Ibrahimit dhe përpara ardhjes së Profetit. Pesë vjet para se Muhamedi të shpallej nga Zoti si profet i Tij, kurejshët unanimisht vendosën që të shembnin Qaben, për ta ndërtuar nga e para, për shkak të dobësimit të mureve të saj. Ata vendosën mes tyre që të fusnin në fondin për ndërtimin e saj veçse pasuri të fituar hallall. Ata nuk pranuan pasuri të fituar padrejtësisht, me mënyra të pista, nga fajdetë etj. Fondi për rindërtimin e Qabes do të mblidhej nga fiset kurejshe. Kështu, secili prej tyre kishte marrë përsipër të ndërtonte një faqe të Qabes. Në fillim, të gjithë frikësoheshin që të ngrinin dorë e ta shembnin atë, prandaj gjithësecili i shmagej kësaj pune. Atëherë, Uelid Ibn Mugira tha: “Unë do të jem i pari, që do të filloj prishjen e saj!” Kështu, ai mori një levë dhe filloi të punonte, duke thënë: "O Zot, ne duam veçse të mirën!" Vazhdoi ashtu, derisa e rrëzoi nga krahu i ruknit, ku është Guri i Zi. Atë natë, njerëzit prisnin me frikë se mos ndodhte gjë, duke thënë: “Të shohim! Nëse i ndodh gjë atij (Uelidit), nuk do të vazhdojmë ta prishim, por do ta kthejmë ashtu siç ishte. E nëse nuk i ndodh gjë, atëherë kjo do të jetë shenjë që Allahu është i kënaqur me punën tonë dhe kështu do ta shembim të gjithën, për ta rindërtuar.” Të nesërmen, Uelid Ibn Mugira u zgjua dhe u nis për në punën e tij. Kështu vazhdoi puna për shembjen e saj, bashkë me njerëzit e tjerë. Duke vazhduar me shembjen, ata arritën në gurët e themeleve, që ishin ato që kishte ngritur Ibrahimi. Pastaj a ta hasën edhe në disa gurë të dhëmbëzuar, në ngjyrë të gjelbër, të ndërthurur me njëri tjetrin. Muhamed Ibn Is’haku tregon: “Na kanë treguar disa transmetues hadithi se, një burrë nga kurejshët futi një levë mes dy gurëve të tillë, për t’i ndarë, por kur njëri gur lëvizi, e gjithë Meka u trondit, pra ndaj ndaluan deri në atë nivel. Të gjithë morën pjesë duke mbledhur gurë dhe duke punuar për ndërtimin e saj. Kur mbërritën në pjesën ku duhet të vendosnin Gurin e Zi, filluan polemikat dhe grindjet mes tyre. Çdo fis kërkonte të kishte nderin e vendosjes së gurit për vete, që të merrnin për këtë famën dhe meritën. Kështu do të vazhdonin, nëse nuk do të ndërhynte Ebu Umeje Ibn Mugira, i cili tha: “O fise kurejshe! Le të vendosë e gjykojë mes jush i pari që do të hyjë nga porta e xhamisë!” Kështu ranë dakord dhe po prisnin. Dhe i pari që hyri ishte pikërisht Muhamedi ﷺ . Kur e panë, të gjithë brohoritën të kënaqur: “Ky është besniku, i sinqerti! Jemi të kënaqur! Ky është Muhamedi!” Kur e njoftuan për çështjen që duhet të merrte vendim, ai tha: 122 “Më sillni një rrobë!” Dhe ata ia sollën. Ai mori Gurin e Zi, e vendosi mbi rrobë dhe tha: “Çdo fis le të kapë njërën anë rrobës dhe ta ngrejnë deri afër vendit ku do të vendoset!” Pastaj, në fund, ai e vendosi me dorën e vet. Qabja vazhdoi e tillë, deri në kohën kur u dogj në fund të kohës së udhëheqjes së Jezid Ibni Muavije, kur rrethuan Abdullah Ibn Zubejrin. Në këtë kohë, Ibn Zubejri e shembi plotësisht Qaben dhe e ndërt oi sipas themeleve të Ibrahimit, duke e bërë me pesë kulme. Ai hapi një portë nga lindja dhe një portë nga perëndimi, drejt në nivelin e tokës. Ai e kishte dëgjuar këtë formë që i dha Qabes nga halla e vet, Aishja, nëna e besimtarëve, e cila tregon nga Profeti . Por, kur Haxhaxhi e vrau Ibn Zubejrin, e ktheu ashtu siç ishte më parë, me urdhër të Abdul Melik Ibn Mervanit. Kështu transmeton Muslimi nga Atau. Në fakt, forma që i dha Abdullah Ibn Zubejri ishte sipas Sunetit të Profetit dhe plotësisht ajo që ai dëshironte të bënte me Qaben, por ky argument nuk dihej nga Abdul Melik Ibn Mervan. Madje, kur dëgjoi nga Aishja se pikërisht kjo ishte ajo që dëshironte Profeti, tha: “Sa do të dëshiroja të mos e kishin ndryshuar dhe ta linin ashtu siç ishte!" Muslimi sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ebu Kazate se, një ditë, kur Abdul Melik Ibn Mervani po bënte tavaf rreth Qabes, tha: “Allahu e vraftë Ibn Zubejrin, që gënjente dhe thoshte se Nëna e besimtarëve, Aishja, na paskësh treguar që Profeti i Allahut i ka thënë: 123 “O Aishe! Sikur populli yt të mos ishin shumë të rinj dhe të sapolarguar nga kufri, do ta shembja Qaben dhe do t’i shtoja një kulm, sepse populli yt e ndërtoi me mangësi!” Por Harith Ibn Abdilah Ibn Rabia i tha: “Mos e thuaj këtë, o Emiri i besimtarëve, sepse edhe unë e kam dëgjuar Aishen të thotë diçka të tillë!” Atëherë, Abdul Meliku tha: “Sikur ta kisha dëgjuar këtë përpara se ta prishja, do ta kisha lënë ashtu siç e ndërtoi Abdullah Ibn Zubejri!". Ky hadith është sjellë me rrugë të shumta nga Aishja dhe tregon për saktësinë e asaj që bëri Abdullah Ibn Zubejri. Nëse do të lihej në atë formë, do të ishte mirë. Megjithatë, imam Malik Ibn Enesi e ndaloi Rashidin dhe të atin, El Mehdiun, që ta shembnin sërish Qaben, për ta rikthyer në themelet e Ibrahimit, me qëllim që kjo të mos kthehej në një punë që besimtarët ta përsëritnin sa herë të donin e t’u tekej. Qabja do të mbetet deri në kohën e fundit të dynjasë, deri atëherë kur të dalë Dhu Suejkatejni nga Abisinia për ta shembur. Në dy Sahihët gjendet hadithi nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 124 “Qaben do ta shembë Dhu Suejkatejni nga Abisinia.” Në një transmetim të sjellë nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, thuhet se Profeti ka thënë: 125. “Qaben do ta shembë Dhu Suejkatejni nga Abisinia. Ai do të grabisë stolitë e saj e do ta zhveshë nga rroba mbuluese. Sikur e kam para syve dhe e shoh tek sa godet dhe i heq gurët e saj me levën e tij. Ai është tullac dhe me këmbë e gjymtyrë të shtrembra.” Allahu e di më mirë, por kjo do të ndodhë pas daljes së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, dhe për këtë tregon hadithi në Sahihun e Buhariut nga Ebu Seid el Hudriu, që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 126 “Do të bëhet haxh dhe umre në këtë shtëpi pas daljes së Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve.” Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! - Ibn Xheriri thotë: “Me këto fjalë, ata të dy kishin për qëllim të thoshin: Na bëj muslimanë të tillë, që i dorëzohen tërësisht urdhrit Tënd, të përulur dhe të nënshtruar për bindjen ndaj Teje; nga ata që nuk të bëj në shirk ask ënd në bindje n ndaj Teje dhe që të gjitha adhurimet t’i përkushtojnë vetëm Ty.” - Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! - El Seddiju thotë se këtu është fjala për arabët. Ibn Xheriri ka thënë se mendimi më i saktë është se flitet për më gjerë, jo vetëm për arabët, sepse pasardhës të Ibrahimit janë edhe bijtë e Izraelit. Në fakt, mendimi i El Sadiut nuk e përjashton atë që tha Ibn Xheriri, pra, ata u lutën për arabët, pa përjashtuar të tjerët. Megjithatë, konteksti i ajeteve flet për arabët, prandaj thanë më pas: "Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë ajetet e Tua, t’u mësojë Librin (Kur'anin) dhe Urtësinë (Traditën profetike) , dhe t’i pastrojë ata." Qëllimi këtu është për Muhamedin ﷺ ,sepse ai u dërgua ndër ta, siç thotë i Lartësuari: "Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti." [Xhumua 2, 3]. Duhet kuptuar edhe fakti që dërgimi i tij tek arabët nuk do të thotë se ai nuk u dërgua për të gjithë njerëzit. Madje, Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju." [ El ea 'raf 158], por ka edhe shumë argumente të tjera të sakta dhe të sigurta, që tregojnë për këtë. - Na i trego rregullat e adhurimit tonë dhe na e prano pendimin tonë! Pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” - Kuptimi: Na trego dhe mëso se si t’i kryejmë ritet. Seid Ibn Mensuri sjell me senedin e tij rrëfimin deri tek Muxhahidi, që ka thënë, shkurtimisht, se Xhibrili i tha Ibrahimit: “Ngriji themelet!” Dhe ai i ngriti ato. Pastaj i tregoi të gjitha ritet e haxhit. Iblisi synoi që të fuste ndonjë ngatërresë në këto rite, por nuk mundi, ndaj Ibrahimi u urdhërua që ta gjuante tri herë me gurë, në çdo radhë nga shtatë herë, në tri vendet e gjuajtjeve të gurëve, dhe ai i gjuajti. Pastaj shkoi në vendet e shenjta, derisa mbërriti në Arafat, dhe tha: “A e kuptove këtë që të tregova?” - “Po” - tha Ibrahimi.

Mus'haf Hape →
Fexhr 89:1–89:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe pastaj urdhëronte që atij t’i hidhej një shkëmb i madh nga sipër, që ta shtypte.” - “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për agimin ...” - El fexhër është koha e agut, pikërisht koha kur përfundon nata dhe fillon të zbardhë. Këtu është për qëllim, në mënyrë të veçantë, agimi i ditës së Kurban Bajramit. Kështu e kanë shpjeguar Aliu, Ibn Abasi, Muxhahidi etj. Pra, i Madhëruari betohet për agimin e kësaj dite madhështore, e cila është plotë - suesja e dhjetë netëve pararendëse. Thuhet, gjithashtu, se është për qëllim namazi i agimit të kësaj dite, sikurse e shpjegon Ikrima. Po ashtu, thuhet se është për qëllim e gjithë kjo ditë feste, sipas një shpjegimi, që vjen nga Ibn Abasi. - “Për dhjetë netët ...” - Këtu bëhet fjalë për dhjetë ditët e para të muajit dhulhixhe, sikurse shpjegojnë Ibn Abasi, Ibn Zubejri Muxhahidi etj. Në Sahihun e Buhariut vjen hadithi prej Ibn Abasit, që ai ia atribuon Profetit ﷺ , ku thuhet: 2862. “Nuk ka ditë, gjatë të cilave, punët e mira të jenë më të dashura për Allahun e Madhëruar, sesa punët që kryhen në këto dhjetë ditë (të dhulhixhes). Njerëzit pyetën: “As xhihadi në rrugën e Zotit?”. Profeti tha: “As xhihadi në rrugën e Zotit. Përveç një burri, i cili del në xhihad vetë, me gjithë pasurinë e tij dhe nuk kthehet më (pra, bie dëshmor).”. Disa të tjerë thonë se janë për qëllim dhjetë ditët e para të muajit muharrem. Po ashtu, thuhet se flitet për dhjetë ditët e para të muajit Ramazan. Megjithatë, mendimi më i saktë eshtë i pari, pasi Imam Ahmedi sjell një hadith nga Xhabiri, ku Profeti thotë: 2863. “Dhjetëshja janë dhjetë ditët e para të dhulhixhes, tek është Dita e Arafatit, ndërsa çift është Dita e Kurban Bajramit.” - “Për çiftin dhe për tekun ...” - Në hadithin e mësipërm përmendet se teku është Dita e Arafatit, sepse ajo është dita e nëntë. Ndërsa çifti është dita e Bajramit të Kurba - nit, sepse ajo është dita e dhjetë e muajit dhulhixhe. Megjithatë, ka edhe mendime të tjera në lidhje me këtë. Disa thonë se çift janë të gjitha krijesat, ndërsa Allahu i Madhëruar tek, sikurse vjen në hadithin e saktë në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Kush i mëson ato (e punon dhe e adhuron Zotin sipas tyre) ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek tek dhe e do tekun.” Ibn Ebu Nexhihu përcjell shpjegimin e Muxhahidit për këtë ajet: “Allahu ka krijuar çdo gjë në çift: qielli dhe toka, uji e terra, njerëzit dhe xhindet, hëna e dielli.” Muxhahidi mbështetet në tefsirin që i kanë bërë fjalës së Allahut: “ Çdo gjë e kemi krijuar në çift, që ju të përkujtoni. ” [Dharijat 49]. Pra, që ta dini se Krijuesi i gjithë këtyre gjërave në çift është Allahu, një i vetëm, tek. Disa thonë se disa namaze janë me numër çift rekatesh e disa janë me numër tek rekatesh (si namazi i akshamit). Disa thonë se bëhet fjalë për numrat, të cilët janë çift dhe tek. Ky shpjegim vjen nga Katade dhe Haseni. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është i pari që përmendëm, pra, se bëhet fjalë për Ditën e Arafatit (tek) dhe Ditën e Kurbanit (çift). - “Dhe për natën që udhëton.” – Nata që tërhiqet dalëngadalë, derisa vjen agimi. Kështu e shpjegojnë Muxhahidi, Ebu Alije, Katade etj. Ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi të jetë siç thotë Ibn Abasi: “për natën, kur ajo vjen e afrohet.” Mbase kjo është më parësore të pranohet, sepse pas betimit për agimin, kohën kur vjen dita dhe largohet nata, vjen betimi për natën, kur bie terri, ngjashëm me betimin në suren Tek uir, ku vendosen përballë nata dhe dita. Por në suren Tek uir, Allahu i Madhëruar betohet fillimisht për natën, që vjen me errësirën e saj, dhe pastaj për ditën që zbardh. I Lartë - suari thotë: “... për natën, kur bie terri, dhe për agimin, kur zbardh!” [Tekuir 17, 18]. Pastaj, a është për qëllim çdo natë apo ndo - një natë e caktuar? Një mendim është se ky është një betim i përgjithshëm, dhe ky është kuptimi më i dukshëm. Ndërsa Ikrime thotë se është për qëllim nata e tubimit pas largi - mit nga Arafati, pra, nata e Muzdelifesë, kur të gjithë haxhinjtë tubohen bashkë, për të kaluar natën. - “A nuk janë këto betime për të mençu - rit?!” - Domethënë, për ata që kanë logjikë të shëndoshë, mençuri dhe fe. Fjala e përdorur për të treguar logjikën dhe mençurinë e tyre është hixhr, që në kuptimin e drejtpër - drejtë do të thotë ‘ndalim, frenim, pengim’. Logjika është quajtur penguese, sepse ajo e frenon njeriun nga veprat dhe fjalët jo të hijshme. Po kështu është quajtur edhe avllia e shtëpisë, sepse ajo pengon hajdutët të fu - ten brenda. Po kështu, kur gjykatësi vendos për të kufizuar të drejtën e dikujt për të ve - pruar, thuhet: haxhera el hakimu . Të gjitha këto janë betime të Zotit për ato kohë, në të cilat kryhen adhurime të ndryshme, si: ha - xhi, namazi etj., nëpërmjet të cilëve robërit e sinqertë i afrohen Atij. Ata janë të devot - shëm, të frikësuar nga madhështia e Tij, të përulur përpara Tij, e njohin mirë dhe i dru - hen Zotit të tyre me përunjësi. Në vijim, pasi përmendi adhurimin e të zgjedhurve dhe bindjen e tyre plot përkushtim, i Lartë - suari flet për një tjetër kategori njerëzish: - “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adët ...” – Ky popull u rebelua kundër Zotit. Ata ishin tiranë e kryeneçë, nuk i nënshtroheshin me vullnet Zotit dhe kundërshtonin profetët e Tij. Ata nuk besonin shpalljet e Zotit e nuk u nënshtruan, që ta adhuronin Atë sipas udhëzimeve të Tij. Allahu i Madhëruar na tregon se si i shkatërroi dhe i shfarosi ata, duke i bërë shembull për të gjithë popujt, që do të vinin më pas. Adë quheshin banorët e Iremit. - “... banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” - Këta janë ata që quhen Adët e parë, bijtë e Adit, birit të Iramit, birit të Ausit Ibn Samit, birit të Nuhut. Në këtë popull, Allahu i Madhëruar dërgoi Profeti e Tij Hud, por ata e kundërshtuan ftesën e tij. Allahu i Madhëruar e shpëtoi Hudin dhe pasuesit e tij nga mesi i atij populli mohues. I Lartësuari e shkatërroi atë popull me një ndëshkim të tmerrshëm, sikurse thuhet: “Ndërsa Adët u shkatërruan me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” [Hakka 7, 8]. Allahu i Madhë - ruar e ka sjellë historinë e tyre në shumë vende në Kuran, që besimtarët dhe të mençurit të përkujtojnë e nxjerrin mësim. Allahu i Madhëruar përmend në lidhje me këtë popull “ndërtesa të larta”, sepse ata jetonin në ndërtesa të ngritura me shtylla të larta e shumë të forta. Ata ishin njerëzit më të fuqishëm në kohën e tyre, si në konstruktin e trupit, ashtu edhe në aftësitë, që u ishin dhënë. Për këtë arsye, Hudi, Profeti i dërguar mes tyre, ua kujtonte këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tyre, duke i këshilluar që ta përdornin atë në bindje ndaj Zotit të tyre. I Lartësuari thotë: “ Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim! ” [Earaf 67]. Ose: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fusilet 15, 16]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” – Disa thonë se ky pohim i referohet vendbanimit të këtij populli, pasi ata kishin në Ahkaf ndërtesa me shtylla të larta, të pashembullta në botë. Ndërsa Katade, - mendimin e të cilit e përkrah edhe Ibn Xheriri, - thotë se kjo u referohet njerëzve të atij populli dhe fuqisë së tyre të pashe - mbullt. Pra, nuk ishte krijuar popull tjetër si ata, për sa u përket trupave të tyre, që ishin të mëdhenj e të fuqishëm. Ky është shpje - gimi më i saktë. Përfundimisht, këtu flitet për madhështinë e atij populli dhe ndëshki - min që Zoti dërgoi mbi ta e jo për ndërtesat dhe madhështinë e qyteteve të tyre. Ishte e nevojshme të theksohej ky fakt, që shumë njerëz të mos ngatërrohen me atë që thonë një grup mufesirësh, se Iremi ishte ndërtuar me shtylla të larta, me tulla prej floriri e argjendi, si kështjellat, edhe shtëpitë e tyre, madje edhe avllitë e kopshteve të tyre. Edhe guralecët e rrugëve ishin prej perlash dhe xhevahiresh. Dheu poshtë ishte i përzier me kokrra misku, lumenjtë ishin të gjerë e me ujë të kristaltë, frutat e pjekura binin vetë poshtë. Por këto vendbanime nuk kishin shpirt të gjallë brenda. Dyert dhe muret ishin të zverdhura dhe nuk kishin as thirrës e as ndonjë që të përgjigjej. Ai qytet ishte i lëvizshëm e herë shfaqej në Sham, herë në tokën e Jemenit, herë në tokën e Irakut e herë të tjera në vende të tjera! Të gjitha këto janë trillime prej israilijateve e shpikje të feprishësve, për të çoroditur injorantët me - ndjelehtë, që besojnë gjithçka që dëgjojnë. Vërtet emri Irame, - sikurse thotë Ibn Xhe - riri, - mund të tregojë vendbanimin e popu - llit të Adëve, por ajeti: “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë” flet për vetë Adët, në aspektin e madhështisë së tyre. I gjithë konteksti flet për atë popull mohues të së vërtetës. - “Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë ...” - Ata këpusnin shkëmbinj të mëdhenj në luginë. Ibn Abasi shpjegon se ata gdhendnin dhe çanin shkë - mbinjtë. Po keshtu kanë thënë edhe Muxha - hidi, Katade etj. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Dhe ju me mjeshtëri gdhendni shtëpi nëpër male shkë - mbore.” [Shuara 149]. Ibn Ishaku thotë se këta ishin arabë, që banonin në Uadi Kura. Historinë e tyre e kemi sjellë më hollësisht në suren Earaf. - “... dhe me Faraonin me ushtri të ma - dhe?” - El eutad ishin ushtritë e Faraonit, që mbështesnin pushtetin e tij. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, siç përcjell Aufi. Faraoni lidhte duart dhe këmbët e tyre me vargonj hekuri. Muxhahidi thotë: “Ai i lidhte njerëzit me vargonj hekuri.” Ndërsa Suddiju thotë: “Ai i lidhte të katra gjymtyrët e të dënuarit me vargonj hekuri, dhe pastaj urdhëronte që atij t’i hidhej një shkëmb i madh nga sipër, që ta shtypte.” - “Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të.” - Ata u rebeluan kundër të vërtetës dhe me tirani përhapën shkatërrimin në tokë. - “Por Allahu lëshoi kundër tyre kam - xhik të ashpër ndëshkimi.” – Ai zbriti mbi ta ndëshkim nga qielli, që ishte i pakthye - shëm. Askush nuk mund ta largojë apo ndalë ndëshkimin e Allahut, kur ai godet furishëm mbi popujt keqbërës. - “Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.” – Ibn Abasi shpjegon: “Pra, Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.” Allahu i Madhëruar i mbikëqyr krijesat dhe veprimet e tyre. Ai ka për t’i dhënë secilit atë që meriton, shpërblim ose ndëshkim për punët e bëra. Këtë shpërblim ose ndëshkim, Allahu i Madhëruar e jep edhe në këtë jetë, edhe në tjetrën. Ai ka për t’i tubuar të gjitha krijesat para Tij dhe do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij. Çdokush do të marrë atë që meriton. Allahu është i Dëlirë nga çdo padrejtësi e mangësi në gjykimin e Tij.

Mus'haf Hape →
Mumtehine 60:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… një hadith nga Aishe bija e Kudame Ibn Medhunit, e cila tregon: 2657. “Unë isha me nënën time, Raita, vajza e Sufjan el Huzait, në kohën që Profeti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Buhariu sjell hadithin se: 2653. “Aishja, gruaja e Profetit ﷺ , tregon se i Dërguari i Allahut u lexonte besimtareve që shkonin tek ai këtë ajet: “O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme, atë - herë ti pranoje besën e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! Vërtet, Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” Pastaj, thotë Aishja, kur një besimtare i pranonte këto kushte, i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të!) i thoshte asaj: “E pranoj besën që më dhe!”. Këtë ia thoshte vetëm me fjalë, pa i dhënë dorën. Betohem në Zot, - vazhdon Aishja - se dora e tij nuk preku kurrë dorën e një gruaje, kur jepte besën. Besëlidhjen me to e bënte veçse me fjalë, duke i thënë: “E pranoj besën që më dhe!” Në një hadith të sjellë nga Imam Ahmedi përcillet prej Umeima bint Rukajka, që tregon: 2654. “Shkova tek i Dërguari i Zotit bashkë me disa gra të tjera, që t’i jepnim besën atij. Ai na kërkoi atë që është në Kuran: “O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme” Pastaj na tha: “Zbatojini këto porosi aq sa të keni mundësi e forcë.” Ne i thamë: “A nuk do të shtrëngoni dorën me ne?” Ai tha: “Unë nuk shtrëngoj dorën me gratë. Fjalët e mia për një grua janë të njëjta me fjalët e mia për njëqind gra.” Ky është hadith me isnad të saktë. Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Amër Ibn Shuajbi, që përcjell nga babai dhe më tej gjyshi i tij, i cili rrëfen se: 2655. “Umeima Bintu Rukajka erdhi tek i Dërguari i Zotit (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) për t’i dhënë besën për Islam dhe ai i tha: “Kërkoj besën tënde se: nuk do t’i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni imoralitet, nuk do t’i vrisni fëmijët tuaj, nuk do të gënjeni e nuk do të shpifni dhe nuk do të kundërshto-ni në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme, nuk do të vajtoni e logorisni (të vdekurit) me ligje dhe nuk do të shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej (lakuriqësia) në injorancën e hershme!” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Ubade Ibn Samiti, i cili tregon: 2656. “Ne ishim me të Dërguarin e Zotit kur ai tha në një tubim: “Kërkoj besën tuaj se: nuk do t’i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni imoralitet, nuk do t’i vrisni fëmijët tuaj, nuk do të gënjeni e nuk do të shpifni dhe nuk do të kundërshtoni në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme ...” Kështu, ai u lexoi ajetin kuranor për besën e grave. Pastaj tha: “Kushdo që e përmbush atë, shpërblimin e ka tek Allahu dhe kushdo që thyen ndonjë nga këto kushte dhe dënohet për të, kjo do të jetë falje për të. Gjithashtu, kushdo që shkel ndonjë nga këto kushte dhe Allahu ia mbulon në dynja, kjo atëherë është në dorë të Allahut: nëse do, e fal, e nëse do, e ndë - shkon.”. [Buhariu dhe Muslimi]. Imam Ahmedi sjell një hadith nga Aishe bija e Kudame Ibn Medhunit, e cila tregon: 2657. “Unë isha me nënën time, Raita, vajza e Sufjan el Huzait, në kohën që Profeti (a.s.) po u merrte besën grave, duke thënë: “Më jepni besën se nuk do t’i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni imoralitet, nuk do t’i vrisni fëmijët tuaj, nuk do të gënjeni e nuk do të shpifni dhe nuk do të kundërshtoni në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme.” Ato pohonin duke thënë: “Po”. Ai vazhdoi duke thënë: “Do t’i zbatoni këto porosi aq sa të keni mundësi e forcë.” Ato, - dhe unë së bashku me to - vazhdonin të pohonin. Nëna më thoshte mua: “Po, thuaj o bija ime, po.” Kështu edhe unë thosha ashtu siç thoshin e pohonin ato.” Buhariu sjell një transmetim nga Um - mu Atija, e cila tregon disa detaje e thotë: 2658. “Profeti i Allahut i porositi e mori besën e tyre që: “... nuk do të vajtoni (të vdekurit) me ligje e kuja.” Kur dëgjoi këtë, një grua e tërhoqi dorën dhe tha: “O i Dër - guari i Allahut. Një grua më ka mbështetur më parë duke qarë me ligje për të afërmin tim dhe dua t’ia kthej nderin.” Profeti i Allahut nuk i tha asnjë fjalë pohuese për kërkesën e saj dhe ajo u largua. Por pak më vonë, u kthye dhe i dha besën.” Këtë h adith e ka sjellë edhe Muslimi. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Aishja një hadith, ku ajo thotë: 2659. “Hindi, bija e Utbes, shkoi tek Profeti i Allahut për t’i dhënë besën. Kur i pa dorën, Profeti ﷺ i tha: “Shko dhe lyeje atë me diçka!” Ajo shkoi dhe e leu dorën e saj me këna. Pastaj erdhi dhe ai i tha: “Më jep besën që nuk do t’i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni imoralitet ...” Në këtë moment, Hindi tha: “A mund të bëjë imoralitet një grua e lirë (pra, që nuk është skllave)?!” Ai va-zhdoi: “... nuk do t’i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë.” Ajo këtu tha: “A na ke lënë ndonjë fëmijë pa na e vrarë?!” Kështu, ajo e dha besën. Pastaj i tha Profetit: “Çfarë mendon për mbajtjen e këtyre dy byzyly-këve?” Ai i tha: “Këto janë dy thëngjij Xhehenemi”.129 - “O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën ...” - Pra, kushdo që të vjen dhe të betohet me këto kushte, atëherë pranoje besën e saj se: - “... nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë ...” - Nuk do të adhurojnë asgjë dhe asnjë tjetër, përveç Zotit, duke hequr dorë nga çdo formë idhujtarie. - “... nuk do të vjedhin ...” - Të mos vje - dhin pasurinë e njerëzve të huaj. Megji - thatë, nëse ndodh që burri është neglizhent në shpenzimet e detyrueshme për të, atëherë ajo ka të drejtë të hajë nga paratë e tij në mënyrë të arsyeshme, siç është zakon mes sërës së saj, edhe nëse kjo bëhet pa dijeninë e burrit. Në hadithin e Hindit, bijës së Utbes, ajo tha: 2660. “O i Dërguari i Zotit, Ebu Sufjani është dorështrënguar dhe nuk më jep mua atë që më nevojitet për veten dhe fëmijët e mi. A kam gjynah nëse ia marr paratë pa dijeninë e tij?” I Dërguari i Allahut tha: “Merr nga pasuria e tij në më - nyrë të arsyeshme, aq sa ke të nevojshme për veten dhe fëmijët”. [Buhariu dhe Muslimi - “... nuk do të bëjnë imoralitet ...” - Siç thotë në ajetin tjetër: “Mos iu afroni imora - litetit! Ai është, vërtet, një vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe.” [Isra 32]. Në hadithin e Samurates përmendet dënimi i imoralëve me mundim të dhimbshëm në zjarrin e Xhehenemit. - “... nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre ...” - Kjo përfshin vrasjen e fëmijëve pas lindjes së tyre, ashtu siç i vrisnin në kohën paraislame nga frika e varfërisë. Gjithashtu, për - fshin edhe vrasjen e fëmijës në barkun e nënës, siç bëjnë disa gra injorante, të cilat e dëmtojnë veten në mënyrë të tillë, që shtat - zënia të dështojë, pa asnjë justifikim e arsye të pranueshme. - “... nuk do të gënjejnë e nuk do të shpi - fin ...” - Ibn Abbasi thotë se kuptimi është që: fëmijët t’ua atribuojnë veçse burrave të tyre. Kështu e ka shpjeguar edhe Mukatili. Kjo mbështetet nga hadithi që Ebu Daudit sjell nga Ebu Hurejra, se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Zotit që, kur zbriti ajeti i mulâane-s (i mallkimit të ndërsjelltë mes burrit dhe gruas së vet, të cilën ai e akuzon për imoralitet), tha: 2661. “Çdo grua që i atri - buon një dere një fëmijë që nuk është prej tyre, ajo nuk ka pjesë te Zoti i saj dhe Ai nuk do ta pranojë atë në Xhenet. Çdo njeri që e mohon djalin e vet ndërsa ai e shikon atë, do të privohet nga Zoti i tij dhe Ai do ta demaskojë para të parëve dhe të fundit.” 130 - “... dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme ...” - Domethënë, në lidhje me veprat e mira, që ju urdhërohen dhe veprat e këqija, që ju ndalohen. Profeti ﷺ ua ndaloi grave vajti - min e të vdekurve me ligje e kujë. Kjo u përmend edhe te hadithi i Umm Ati jes. Ai i ndaloi të logorisin e të gërvishtin fytyrat, të zbulojnë e shkulin flokët, të grisin e shqyejnë rrobat dhe të thërrasin gjëmën, duke vajtuar me kujë. Në dy Sahih-ët vjen një hadith nga Abdullah Ibn Mesudi, se i Dërguari i Zotit ka thënë: 2662. “Nuk është prej nesh ai që godet (e çjerr) faqet, shqyen rrobat (duke zbuluar gjoksin) dhe qan me gjëmë e kujë, si në kohën e injorancës.”. Në dy Sahih-ët vjen, gjithashtu, hadithi nga Ebu Musai, që thotë: 2663. “I Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin me të!) është distancuar nga gratë që qajnë me gjëmë e logori, nga ato që rruajnë flokët dhe shqyejnë robat (si shprehje e dhimbjes).” - “... atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! Vërtet, Allahu është Falës i madh e Mëshirë - plotë.”. - Ky është premtimi për ata që e përmbushin besën e dhënë.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:275 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nuk i urdhëroi njerëzit për të kthyer shtesat me fajde të marra më parë, në kohën e injorancës paraislamike. Ai toleroi atë që kishte shkuar. Allahu i Madhëruar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të mirë, të cilët shpenzojnë nga mirësitë që u ka dhënë Ai, duke përmbushur detyrimet financiare kundrejt atyre që i kanë në përgjegjësi. Ata e pastrojnë pasurinë duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Por ata u japin edhe shumë sadaka nevojtarëve, duke kërkuar të afrohen sa më shumë Allahut të Madhëruar. Ky është përshkrimi i tyre. Në vijim, i Madhëruari na tregon gjendjen e atyre që hanë fajdenë dhe pasuritë e njerëzve pa të drejtë ose përmes rrugësh të dyshimta. Ai na tregon se si do të jetë gjendja e tyre në kohën kur të dalin nga varri, Ditën e Ringjalljes, për llogarinë para Allahut, i Cili thotë: - Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. - Kjo është mënyra se si do të ringjallen e do të ngrihen nga varri Ditën e Gjykimit. Ata do t’i ngjajnë atij personi të zaptuar nga shejtani, që rrëzohet e përpëlitet nga zaptimi i tij. Ibn Abasi thotë: "Ai që ha pasurinë e fituar me fajde do të ngrihet Ditën e Gjykimit si një i çmendur, që i merret fryma e është duke u mbytur." Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Një mendim i ngjashëm përcillet nga një grup tabiinësh. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili shpjegon: “Ditën e Gjykimit, atij që ha fajdenë do t’i thuhet: “Merri armët e tua për luftë!” 127 Dhe këtu ka lexuar ajetin: “Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri...”. Kjo do të ndodhë kur ai të dalë nga varri i tij”. Buhariu sjell nga Semrate Ibn Xhundubi hadithin e gjatë që flet për ëndrrën që pa Profeti ﷺ , në të cilën, ndër të tjera thuhet: 425 "U afruam në breg të një lumi, - më duket se tha: "i kuq si gjaku", - dhe aty pamë dikë që notonte. Në breg të lumit pamë një burrë që kishte mbledhur pranë vetes shumë gurë. Ai që notonte afrohej në breg, tek ai burri që kishte mbledhur shumë gurë, dhe hapte gojën; atëherë, ai i fuste një gur në gojë." Është thënë në shpjegimin e kësaj ëndrre se bëhet fjalë për atë njeri që ha fajdenë. - Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njëlloj si kamata!” - Ata e merituan këtë ndëshkim, për shkak të kundërshtimit të ligjeve e dispozitave të Allahut. - Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. - Ka mundësi që ky të jetë vazhdim i fjalës së mësipërme, për të hedhur poshtë pretendimin e tyre, edhe pse ata e dinin mirë se mes dy rasteve ka ndryshim të madh. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti; ligjit të Tij nuk mund t’i kundërvihet askush. Allahu nuk pyetet për atë që bën, ndërsa krijesat do të pyeten. Allahu është i Gjithëditur për vërtetësinë dhe realitetin e çdo çështjeje. Ai e di mirë se çfarë është e dobishme për robërit e Tij dhe e bën atë të lejuar. Ai e di mirë se çfarë është e dëmshme për ta dhe i ndalon nga e dëmshmja. Allahu është më i mëshirshëm me ta se nëna me foshnjën e vet. Për këtë arsye, Ai thotë: - Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, largohet prej saj (kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. - Çdo njeriu që i shkon lajmi i ndalimit të fajdesë nga Zoti, dhe ai e pranon ose i dorëzohet këtij urdhri, atij i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë, sepse Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu e ka falur atë që ka kaluar." [Maide 95]. Po kështu, edhe Profeti ka thënë: 426 “Çdo marrëveshje fajdeje e lidhur në kohën e injorancës tashmë është nën këmbët e mia (e anuluar). Kontrata e parë e anuluar është kontrata me fajde e Abasit.” Këtu, Profeti nuk i urdhëroi njerëzit për të kthyer shtesat me fajde të marra më parë, në kohën e injorancës paraislamike. Ai toleroi atë që kishte shkuar. Allahu i Madhëruar thotë: “...i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu.” Domethënë, ajo pjesë që ka ngrënë prej fajdesë para ndalimit të saj është tek Allahu i Lartësuar. Ibn Ebu Hatimi sjell nga Alije bint Ebka rrëfimin, se: 427 “Ummu Bahnete Ummu Ueled Zejd Ibn Erkami i tha Aishes, gruas së Profetit: "O Nëna e besimtarëve, a e njihni Zejd Ibn Erkamin?” - “Po.” - “Unë i shita atij një skllav me 800 monedha, për të ma dhënë pagesën kur të kishte mundësi. Por ai kishte nevojë për ato para. Atëherë unë ia bleva sërish atij, para afatit të vendosur, por me 600 (dhe dyqind të mbeturat të m’i jepte më vonë)....” Aisha tha: “Sa e keqe është ajo blerje! Sa e keqe është ajo blerje! Njoftoje Zejdin se me këtë vepër e ka zhvleftësuar dhe fshirë xhihadin që ka bërë përkrah Profetit të Allahut! E ka fshirë atë, nëse nuk pendohet!” - Po sikur unë t’ia lë ato 200 dhe të mbaj vetëm këto 600 që mora?" Aishja tha: "Ashtu po . Atij që largohet prej saj (kamatës), kur i arrin këshilla prej Zotit, i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë.” Ky është një transmetim i njohur dhe shumë i përhapur. Ai është argument i fortë për ata që e ndalojnë akt -marrëveshjen e njohur me emrin "bej'ul ine", mes haditheve të tjera, që e ndalojnë këtë praktikë shitblerjeje. - Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht. - Ata që i kthehen sërish fajdesë, meritojnë këtë dënim. Ai që e vepron këtë ndalesë, pasi i ka ardhur argumenti nga Zoti, e meriton ndëshkimin e Zotit, sepse atij i ka vajtur argumenti i Zotit, prandaj nuk ka asnjë justifikim para Tij. I Madhëruari thotë: “...do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht.” Ebu Daudi sjell nga Xhabiri këtë rrëfim: "Kur zbriti ajeti: "Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu siç ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit....", Profeti i Allahut tha: “"Ai që nuk heq dorë nga el muħâbera, le ta dijë se i ka hapur luftë Allahut dhe Profetit të tij.” Hadithin e ka sjellë Hakimi në Mustedrak-un e tij, duke thënë është sahih sipas kushteve të Muslimit, por Buhariu dhe Muslimi nuk e kanë sjellë në Sahih-ët e tyre. El muħâbera është el muzârea , pra, është dhënia e tokës për përdorim, në këmbim të një pjesë të prodhimit të saj. El muzâbene është blerja (ose këmbimi) i hurmave arabe të njoma me hurma të thata. El muĥâkale është këmbimi i drithit në kalli me grurë (të thatë). Këto praktika shitblerjesh dhe të ngjashme me to, janë bërë haram për t’i prerë rrugën praktikës së fajdesë, sepse në këto raste nuk ka barazi mes dy produkteve, atij të thatit dhe atij të njomit. Masa e prodhimeve mund të vlerësohet saktësisht veçse pas tharjes së tyre. Dijetarët e fikhut i kanë ngushtuar e mbyllur rrugët që të çojnë në praktikimin e fajdesë me të gjitha llojet e saj. Ata kanë ndaluar edhe format që të çojnë në praktikimin e fajdesë, e jo vetëm fajdenë, sepse edhe ajo që të çon në haram është vetë haram; ashtu sikurse edhe ajo gjë, pa të cilën nuk arrihet përmbushja e një vaxhibi, është vetë vaxhib. Çështja e fajdesë është shumë e ndërlikuar për shumë dijetarë, prandaj dhe si parim bazë në këtë çështje duhet marrë rregulli që: ruajtja nga dyshimet e pasiguritë është më parësore, madje e detyrueshme për t’u zbatuar. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i saktë nga Nu'man Ibn Beshiri, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 429 “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë. Mes tyre ka çështje të dyshimta. Ai që ruhet nga të dyshimtat është i sigurt në fenë dhe në nderin e tij. Ndërsa ai që bie në gjërat e dyshimta, në fakt ka rënë në haram, ashtu si ai që kullot afër sinorit të ndaluar dhe është gati të kullosë në të.” Ndërsa në Sunen është hadithi prej Hasen Ibn Aliut, (Allahu qoftë i kanaqur me ta!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Lëre atë gjë që është e dyshimtë dhe bëj atë që nuk ke dyshime!” Në një hadith tjetër thuhet: 431. “Gjynahu është ai që të shqetëson në zemër, që të trazon shpirtin dhe që nuk do që ta marrin vesh njerëzit.” Ibn Abasi ka thënë: “Ajeti i fundit që i ka zbritur Profetit është ajeti i fajdesë." Këtë e sjell Buhariu. Ahmedi sjell thënien e Umerit: “Ndër ajetet e fundit që janë shpallur është ajeti i fajdesë. Profeti u largua nga kjo botë pa na e shtjelluar atë hollësisht, prandaj largojuni fajdesë dhe largojuni të dyshimtave!" Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 432 "Do të vijë një kohë kur nje rëzit do të hanë fajdenë." Atij u e pyeti: "Të gjithë njerëzit do të bëjnë këtë?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe ai që nuk ha prej fajdesë do të ndotet nga pluhuri i saj.” Hadithin e sjellin Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe. Të njëjtin gjykim kanë edhe rrugët që të çojnë në konsumimin e fajdesë dhe të çdo harami. Në hadithin që e transmeton Imam Ahmedi nga Aishja thuhet: 433 “Kur zbritën ajetet nga fundi i sures Bekare rreth fajdesë, Profeti i Allahut doli dhe i lexoi ato në xhami dhe e bëri haram tregtinë me pijet dehëse”. Këtë hadith e kanë përnxjerrë të gjithë, përveç Tirmidhiut, me rrugë të shumta, të gjitha nga Ea'meshi, me tekst të ngjashëm. Ky është versioni i sjellë nga Buhariu. Ndërsa nga Aliu dhe Ibn Mesudi vjen hadithi: 434 “Allahu e ka mallkuar fajdedhënësin, fajdemarrësin, atë që e dëshmon aktmarrëveshjen dhe shkruesin e saj.”

Mus'haf Hape →
Bekare 2:217–2:218 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me ty!” Në transmetimin e Ibn Mes'udit thuhet se 303 . “... ata ishin shtatë veta dhe në krye të tyre ishte Abdullah Ibn Xhaĥshi. Mes tyre ishin edhe Ammar Ibn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin nga Xhundub Ibn Abdilah: 302 “Profeti i Allahut dërgoi një grup burrash, në krye të cilëve vendosi Ubejdete Ibn Xherahun. Kur u bë gati të nisej, ai qau nga përmallimi për Profetin ﷺ ,ndaj ai e ndaloi të nisej. Pastaj dërgoi në vend të tij Abdullah Ibn Xhahshin, të cilit i dha një letër (dhe e urdhëroi që të mos e lexonte, derisa të mbërrinte në aksh vend) dhe i tha: “Mos detyro asnjë prej shokëve që të vazhdojë marshimin me ty!” Në transmetimin e Ibn Mes'udit thuhet se 303 . “... ata ishin shtatë veta dhe në krye të tyre ishte Abdullah Ibn Xhaĥshi. Mes tyre ishin edhe Ammar Ibn Jasir, Ebu Hudhejfeh Ibn Utbe Ibn Rabiah, Sa'd Ibn Ebi Uekkas, Utbe Ibn Gazuân Es -Sulemij - ky ishte nga aleatët e Beni Neufel -, Suhejl Ibn Bejdâ, Amir Ibn Fuhejra dhe Uâkid Ibn Abdilah El Jerbûij, i cili ishte një nga aleatët e Umer Ibn Hattabit. Pejgamberi a.s. i shkroi Ibn Xhaĥshit një letër dhe e urdhëroi që ta hapte atë vetëm pasi të kishte mbërritur në Naħle. Në të shkruhej: “Kur të lexosh letrën time, ec dhe vazhdo udhëtimin derisa të arrish në Nahle.” Atëherë ai u tha shokëve të vet: “Kush e do vdekjen (në rrugën e Allahut), le të vijë dhe të lërë porositë. Unë po i lë porositë e mia dhe po vazhdoj në misionin e të Dërguarit të Allahut." Abdulmelik Ibn Hisham, autori i " Sira-s” sjell hadithin nga Ibn Is'ĥâku 304 “...Kur Abdullahi hapi letrën, pa që në të shkruhej: “Kur të lexosh letrën time, ec dhe vazhdo udhëtimin derisa të arrish në Nahle, mes Mekës dhe Taifit. Atje gjurmo kurejshët dhe heto gjendjen e tyre, për të na sjellë informacion!” Abdullahi tha: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe ua përcolli porosinë edhe shokëve të tjerë. Ai i njoftoi ata, gjithashtu, se nuk ishin të detyruar të merrnin pjesë në atë mision. Kush e donte rënien dëshmor, ishte i ftuar të merrte pjesë, dhe kush e urrente vdekjen, kishte leje të kthehej mbrapsht. “Unë, - tha Abdullahi, - do ta vazhdoj misionin.” Të gjithë të tjerët, gjithashtu, e ndoqën pas. Gjatë rrugës, Sad Ibn Ebu Uekkasi dhe Utbe Ibn Gazuani humbën devenë e tyre dhe u vonuan rrugës, duke e kërkuar. Abdullahi me pjesën tjetër u larguan shumë, për t’u dislokuar në Nahle. Pikërisht në këtë moment, kalon para tij një karvan i kurejshëve, i ngarkuar plot me rrush të thatë, me dhjamë dhe mallra tregtie. Në këtë karvan ishin Amër Ibn Hadramiu, Othmani dhe Neufeli, dy djemtë e Abdullah Ibn Mugiras, El Hakem Ibn Kejsan dhe Meula Ibn Mugira. Kur ata i panë skuadrën e armatosur të muslimanëve që ishin afër tyre u frikësuan. Muslimanët diskutuan për gjendjen: “Ne jemi në ditën e fundit të muajt rexheb, që është muaj i shenjtë. Nëse i luftojmë ata, kështu cenojmë shenjtërinë e muajit. Por, nëse i lejojmë sot, ata do të hyjnë nesër në tokën e shenjtë.” Në fillim hezituan që t’i sulmonin, por pastaj vendosën që t’i luftonin atë natë, të vrisnin kë të vrisnin dhe të merrnin prej tyre ç’të mundnin. Uâkid Ibn Abdilah el Tejmiu e goditi me shigjetë Amër Ibn Hadramiun dhe e vrau. Othmanin dhe Hakemin i kapën rob, kurse Neufeli arriti t’u shpëtonte. Kësisoj, ata u kthyen tek Profeti i Allahut me devetë e karvanit dhe dy robërit. Ibn Is'ĥâku thotë: “Kur ata shkuan tek Profeti i Allahut, ai u tha: "Unë nuk ju pata urdhëruar që të luftoni në muajt e shenjtë ." Atëherë, Profeti ﷺ e ndaloi që ndonjë të përfitonte nga karvani dhe dy robërit (si plaçkë lufte) dhe nuk pranoi as vetë të merrte pjesë prej tyre. Kur Profeti i Allahut tha këto fjalë, kjo i rëndoi shumë pjesëtarët e asaj ekspedite, aq sa menduan se ky ishte shkatërrimi vetë. Edhe vëllezërit e tyre muslimanë i qortuan për këtë vepër. Kurejshët filluan të përhapnin fjalë që: “Muhamedi dhe shokët e tij i shkelën rregullat e muajve të shenjtë. Ata derdhën gjak, rrëmbyen pasuri dhe robëruan njerëz gjatë kohës së ndaluar”. Por kur njerëzit e tepruan duke folur rreth kësaj çështjeje, Allahu i Lartësuar shpalli ajetet: “Të pyesin ty për luftimin në muajin e ndaluar. Thuaju: “Luftimi gjatë tij është (shkelje) e rëndë, por të pengosh nga rruga e Allahut, të mohosh Atë, të pengosh nga Xhamia e Shenjtë (Qabja) dhe të dëbosh banorët e saj, janë shkelje edhe më të mëdha tek Allahu. Idhujtaria është edhe më e rëndë se vrasja....”. Pra, edhe nëse ju i luftuat dhe i vratë gjatë muajit të shenjtë, ishin ata që ju penguan ju nga rruga e Allahut, duke vazhduar vetë në mosbesim dhe duke ju penguar nga Xhamia e Shenjtë. Domethënë, dëbimi dhe privimi juaj nga Xhamia e Shenjtë, edhe pse ju jeni më të merituarit për t’u falur në atë xhami: "...janë shkelje edhe më të mëdha për Allahun." Pra, ato janë shumë më të rënda dhe të dënueshme sesa lufta juaj dhe vrasja e dikujt prej tyre. Allahu i madhëruar thotë: "Idhujtaria është edhe më e rëndë se vrasja. " Ata e sprovonin muslimanin dhe e mundonin derisa ta largonin nga feja e Zotit, pasi kishte besuar. Kjo lloj vepre është shumë më e madhe tek Zoti si gjynah sesa vrasja. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata nuk do të reshtin së luftuari, derisa t'ju sprapsin nga feja juaj, nëse munden." Pra, ata vazhdojnë të këmbëngulin në një vepër, që është më e keqe se kjo për Allahun, dhe as nuk pendohen për atë që kanë bërë. Ibn Is’haku thotë: Kur zbritën ajetet që flasin për këtë çështje, muslimanëve iu largua vështirësia dhe ngushtimi që i kishte përfshirë. Atëherë, Profeti e mori karvanin dhe dy robërit. Kurejshët i dërguan atij pagesën për kompensimin e Uthman Ibn Abdilahit dhe për El Hakem Ibn Kejsanit. Profeti ﷺ tha: “Nuk kam për të pranuar kompensimin për ta, derisa të kthehen dy shokët tanë.” Pra, ishte fjala për Sea'd Ibn Ebi Uekasin dhe Utbe Ibn Gazuan, sepse druhej për sigurinë e tyre. Ai u tha kurejshëve: “Nëse ju i gjeni dhe i vrisni ata, ne do t’i vrasim këta të dy.” Por kur Sadi dhe Utbe mbërritën tek Profeti ﷺ , ai e pranoi kompensimin për dy robërit dhe i liroi. Më vonë, Hakim Ibn Kejsani pranoi Islamin, madje u përmirësua shum ë në fe. Ai qëndroi tek Profeti , derisa ra dëshmor në luftën e Pusit të Maunes. Ndërsa Uthman Ibn Abdilah u kthye në Mekë dhe atje vdiq si jobesimtar. Pasi zbritën ajetet, Abdullah Ibn Xhahshi dhe shokët e tij, duke shpresuar njëfa rë shpërblimi, i thanë Profetit : "O i Dërguari i Allahut! A mund të shpresojmë që të bëjmë ndonjë luftë, ku të marrim shpërblimin e muxhahidëve?” Atëherë, Allahu zbriti ajetet: "Ata që besuan dhe që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut - ata shpresojnë vërtet për mëshirën e Allahut. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." Në këtë luftë, Abdullah Ibn Xhaĥshi thuri disa vargje, ku u kundërpërgjigjej kurejshëve, që filluan të thoshin që Muhamedi dhe shokët e tij po shkelnin shenjtërinë e muajve të shenjtë, duke derdhur gjakun, duke rrëmbyer pasuritë dhe robëruar burrat.

Mus'haf Hape →
Ahkaf 46:15–46:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të mirë me ta, të jetë i butë, i mëshirshëm, i dashur, i dhembshur. - “Nëna e ka bartur me mundim ... ” - Gjatë kohës së shtatzënisë ajo ka hequr vështirësi të shumta, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në fillim të këtyre ajeteve, Allahu i Madhëruar përmendi rëndësinë e besimit tek Ai si një i vetëm dhe pa ortak dhe adhurimin e Tij si të tillë, duke ia përku - shtuar të gjitha adhurimet dhe zbatimin e ligjit dhe fesë me sinqeritet vetëm Atij. Më pas, Ai porosit në lidhje me dy prindërit, sikurse ndodh edhe në ajete të tjera kura - nore, si për shembull: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15]. - “Ne e kemi urdhëruar njeriun për sjellje të mirë me prindërit e vet. ” - E urdhëruam për sjellje të mirë me ta, të jetë i butë, i mëshirshëm, i dashur, i dhembshur. - “Nëna e ka bartur me mundim ... ” - Gjatë kohës së shtatzënisë ajo ka hequr vështirësi të shumta, lodhje të madhe e shoqëruar me marrjemendsh, rëndesë, vështirësi, etj etj vuajtje të tilla të cilat shoqërojnë zakonisht shtatzanitë. - “... dhe me vështirësi e ka lindur.” - Pra, jo vetëm që e mbajti gjatë kohës së shtatza - nisë me vështirësi, lodhje dhe vuajtje por edhe lindja e tij ishte me vështirësi të madhe dhe dhimbje të pakrahasueshme me gjë tjetër. - “Shtatzënia dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. ” - Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) është bazuar në këtë ajet, gjithashtu në ajetin e sures Lukman, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin.” [Lukman 14] , si dhe me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhë - nien.” [Bekare 233], për të deklaruar se koha më e shkurtër e shtatzanisë është gjashtë muaj. Ky është vërtet një konklu - zion shumë i fortë, i nxjerrë nga ajetet kuranore. Të njëjtin gjykim ka dhënë Uthmani dhe sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Muhamed Ibn Is’hak Ibn Jesari sjell këtë rrëfim nga Ma’mar Ibn Abdilah El Xhuhenij: “Një burrë nga mesi ynë u martua me një grua prej Xhuhejnes dhe lindi fëmijë me të në krye të gjashtë muajve. Atëherë, burri i saj shkoi tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe i tregoi për këtë gjë. Ai dërgoi fjalë tek ajo. Kur ajo u ngrit që të vishte rrobat, motra e saj qau. - “Përse qan? - i tha gruaja të motrës - Betohem në Zot se nuk kam pasur lidhje me asnjë krijesë të Allahut, përveç burrit tim! Le të gjykojë Zoti i Lartësuar me mua çfarë të dëshirojë.” Kur shkuan tek Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ai urdhëroi që të vritej me gurë (për marrëdhënie jashtëmartesore). Kur e mori vesh Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), shkoi menjëherë tek Uthmani dhe i tha: “Çfarë po bën?” Ai tha: “Ajo lindi në krye të 6 muajve. A është e mundur që fëmija të lindë në 6 muaj?” Atëherë, Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “A e ke lexuar Kuranin?” - “Po.” - “A nuk e ke parë ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë: “Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj.” Por i Lartësuari ka thënë gjithashtu: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien.” [Bekare 233] . Nisur nga këto dy ajete, a nuk mbeten (për shtat - zëninë) veçse 6 muaj?” Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Vallahi, nuk i kam kuptuar dhe nuk e kam bërë lidhjen mes tyre. Silleni gruan këtu!” Dhe e gjetën me fëmijën. Atëherë, Ma’meri tha: “Beto - hem në Zotin se korbi nuk është më i ngja - shëm me korbin dhe as veza nuk është e ngjashme me vezën, sesa ky bir me të atin.” Kur e pa, i ati bërtiti nga gëzimi dhe tha: “Ky është im bir dhe nuk dyshoj fare për këtë.” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. Gji - thashtu, Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), i cili ka thënë: “Nëse gruaja lind pas 9 muajsh, i mjafton si kohë gjidhënie 21 muaj. Por nëse ajo e lind 7 muajsh, atëherë i mjafton si gjidhënie 23 muaj. Nëse e lind pas 6 muajsh, atëherë ajo duhet t’i japë gji dy vite të plota, se Allahu i Lartësuar thotë: “Shtatzënia dhe ushqimi me gji zgjasin tri - dhjetë muaj.” Për kaq kohë, fëmija forcohet dhe mundet që të ecë me këmbët e veta. - “Kur arrin pjekurinë dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi!” - Pra, kjo është koha kur njeriu kompletohet, i plotë - sohet logjika dhe aftësia e tij për të kuptuar. Hafidh Ebu Ja’la el Meusili përcjell nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2371. “Nëse muslimani i arrin pesëdhjetë vjeçët, Allahu i Madhëruar ia lehtëson llogarinë. Nëse arrin gjashtëdhjetën, Allahu i Madhëruar i mundëson pendim dhe kthim të sinqertë tek Ai. Nëse arrin shtatëdhjetën, kanë për ta dashur banorët e qiellit. Nëse arrin 80 vjeç, Allahu i shkruan vetëm veprat e mira dhe ia fshin të këqijat. Nëse arrin 90 vjeç, Allahu ka për t’ia falur gjynahet e kaluara dhe ato të mëvonshmet, ka për t’i mundësuar ndërmjetësimin për familjarët e tij dhe do të shkruhet në qiell si: ‘I burgosuri i Zotit në Tokën e Tij” 44 - “Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! ” - Më frymëzo, më udhëzo e jep forcë, o Zot, që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! Pra, të bëj të tilla punë të mira edhe në të ardhmen. 45 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! ” - Hidh udhëzimin e bekimin në pasardhësit e mi. - “Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.” - Ky është udhëzim për të gjithë ata që kanë arritur moshën 40 -vjeçare, që të rinovojnë pendimin tek Allahu i Lartësuar dhe të bëhen këmbëngulës e të vazhdue - shëm në të. - “Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë ...” - Janë ata që përshkruhen me cilësitë, që përmendëm. Bëhet fjalë për ata që janë penduar sinqerisht tek Allahu i Lartësuar, të nënshtruar për ta adhuruar Atë me përku - shtim; ata që përpiqen sinqerisht të ndreqin gabimet dhe të kryejnë veprat e mira, që Zoti porosit. Ata shpëtojnë nëpërmjet pendimit të sinqertë, kërkimit të faljes, si edhe adhurimeve të sinqerta të urdhëruara nga Zoti dhe Profeti .ﷺKëta janë ata të cilëve u pranohen më të mirat e punëve, që kanë bërë për Zotin. - “... ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit.” - I mëshirojmë dhe ua mbulojmë gjynahet dhe punët jo të mira, duke u falur shumë e shumë gabime. Atyre do t’ua pranojmë dhe do t’i shpërblejmë edhe për veprat më të vogla të mira, që kanë bërë. Këta do t’i fusim mes besimtarëve, të cilët do të hyjnë në Xhenet. - “Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.” - Ky është premtimi, që u jep Allahu i Lartësuar atyre që pendohen sinqerisht dhe kthehen tek Ai si adhurues të vërtetë. Ibn Xheriri përcjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), se i Dërguari i Allahut ka sjellë një fjalë të ‘Shpirtit besnik’ (Xhibrilit) - paqja e Zotit qoftë mbi të! - i cili ka thënë: 2372. “Do të sillen sevapet dhe punët e këqija të robit dhe do të gjykohet mes tyre. Nëse nga kjo përballje mbetet qoftë edhe një e mirë e vetme, Allahu i Madhëruar ka për t’i bërë vend atij në Xhenet.”

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:1–41:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ” - Kurani ka zbritur prej të Gjithëmëshirë - shmit, Mëshirëplotit. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli “Ruhul Kudus” - Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar ata që besuan dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për mysli - manët.” [Nahl 102]. Ose: “Pa dyshim, ky (Kurani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde, për t’u bërë paralajmërues, me një gjuhë të kulluar arabe. Pa dyshim, ai është i përmendur edhe në Librat e mëparshëm.” [Shuara 192 - 196]. - “Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi ...” - Janë shtjelluar qartë kuptimet dhe ligjet e tij të drejta. - “... një Kuran në arabisht ...” - Kurani është i qartë dhe i shtjelluar. Termat e tij janë të kuptueshme dhe jo të ngatërruara apo të pakuptueshme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Elif, Lam, Ra . Libër, ajetet e të cilit u zbritën plot urtësi dhe pastaj u shtjelluan nga ana e Atij që është i Urtë e i Gjithëditur.” [Hud 1]. Domethënë, Kurani është mrekulli qoftë në termat e tij, qoftë në kuptimet që përcjell. I Madhëruari thotë, gjithashtu: “Atij (Kuranit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fusilet 42]. - “... për njerëzit që kuptojnë ...” - Në fakt, ata që e njohin qartësinë e këtij libri janë dijetarët, ata të thelluarit në dituri. - “Që jep sihariqe dhe paralajmërime ...” - Ai është përgëzues, sjellës i lajmeve të mira për besimtarët, por edhe paralajmërues dhe kërcënues për mohuesit. - “... por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë.” - Shumica e kurejshëve nuk e kuptojnë, me gjithë shpjegimet e qarta dhe madhështinë e tij. - “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton ...” - Zemrat tona janë të mbuluara, kanë mbulesë. - “... veshët tanë janë shurdhuar keq ...” - Veshët na janë shurdhuar, prandaj nuk mund ta dëgjojmë mesazhin, që ti ke sjellë besnikërisht nga Zoti. - “... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde.” - Domethënë, tek ne nuk vjen asgjë prej atyre që ti përcjell. - “Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! ” - Ti puno sipas rrugës tënde dhe ne sipas rrugës tonë, pa të ndjekur nga pas. Imami dhe dijetari i njohur Abd Ibn Humejd sjell në Musned-in e tij hadithin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që tregon se: 2309. njëherë, kurejshët u mblodhën dhe thanë: “Shihni se cili është më i dituri në fushën e magjisë, fallit dhe në fushat e tjera dhe të shkojë tek ai burrë, i cili po na përçan dhe po prish unitetin tonë. Ai po trazon çështjet tona dhe përflet fenë tonë. Le të shkojë dhe të flasë me të dhe të shikojmë se çfarë përgjigje do të japë!” Njerëzit thanë: “Nuk njohim ndonjë më të ditur se Utbeh Ibn Rabiah.” Kështu, shkuan dhe i thanë atij: “O Ebu Uelid! Shko tek ai dhe na trego!” Dhe Utbeh shkoi dhe i tha P rofetit ﷺ“ : O Muhamed! Ti je më i mirë apo Abdullahi?” Profeti heshti. Ai vazhdoi: “Ti je më i mirë apo Abdul Mutalibi?” Profeti i Allahut sërish heshti. Ai vazhdoi: “Nëse mendon se këta që të përmenda janë më të mirë se ty, atëherë dije se ata kanë adhuruar të njëjtët idhuj, që ti i përflet. Por, nëse pretendon se ti je më i mirë se ata, atëherë fol, që ta dëgjojmë fjalën! Betohem në Allah se nuk kemi parë e dëgjuar kurrë njollosje më të madhe për popullin tonë, se shfaqja jote dhe ajo që ke sjellë ti. Ti prishe unitetin tonë, trazove çështjet tona, përfole fenë tonë dhe na turpërove mes gjithë arabëve, aq sa mes njerëzve ka filluar të përflitet se në mesin e kurejshëve është një magjistar ose fallxhor. Betohem në Zot se tashmë nuk presim gjë tjetër, veçse të dëgjojmë një britmë, si britma e dhimbjeve të gruas gjatë lindjes, dhe të brofim e të ngrejmë shpatat kundër njëri-tjetrit, derisa të shfarosemi që të gjithë. O burrë! Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë kemi për të mbledhur pasuri që të gjithë dhe ti të bëhesh kurejshi më i pasur ndër ne. Nëse dëshiron të martohesh, ja ku po të them se mund të zgjedhësh cilën grua kurejshe që të dëshirosh, madje do të martojmë me dhjetë të tilla.” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “A mbarove? ” Ai tha: “ Po .“ Atëherë Profeti i Allahut vijoi të lexojë fillimin e sures Fussilet (13 ajetet e para): Me emrin e Allahut, të Gjithmë - shirshmit, Mëshirëplotit! Ha, Mim. K jo është Shpallje prej të Gjith mëshirshmit, Mëshirëplotit. Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi; një Kuran në arabisht, për njerëzit që kuptojnë, që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj përqendrohuni në rrugën drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër. Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër ditëve vendosi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin. Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.”Ai krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit të Gjithëditur. Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." [Fussilet 1 - 13]. Atëherë, Utbeja tha me ngut: “Mjaft! Nuk ke gjë tjetër veç kësaj?” – “Jo”, - i tha Profeti i Allahut: Atëherë, ai u kthye tek kurejshët, të cilët e pyetën: “Çfarë do të na tregosh?” Ai tha: “Nuk lashë gjë, të cilën mendova se ju do t’ia thoshnit, pa ia thënë atij njeriu.” - “A more ndonjë përgjigje?” - “Po”. - “A kuptove gjë nga ajo që të tha?” - “Jo, betohem në atë që ndërtoi Tokën dhe qiejt, nuk kuptova asgjë nga ato që ai tha, përveç se ai ju kërcënon me një rrufe, njëlloj si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Ata i thanë: “Ah, more i mjerë! Ai të foli arabisht, kurse ti nuk e di se çfarë të tha?!” Ai tha: “Jo, për Zotin, nuk kuptova asgjë nga ajo që tha, përveç rrufesë, që përmendi.” Këtë e ka transmetuar El Hafidh Ebu Ja’ala el Meu - silij në Musned-in e tij, pothuajse njëlloj si ky transmetim. Po këtë ka sjellë edhe El Begaviju në Tefsir-in e tij, me sened nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ky variant është i ngjashëm deri tek ajetet kuranore, me shtojcën: 2310. “... Atëherë, Utbeja vuri dorën mbi gojën e Profetit ﷺ , duke iu përgjëruar që të ndalonte. Pastaj u kthye tek familja e vet, pa vajtur te kurejshët. Për disa kohë nuk i takoi ata, duke qëndruar i veçuar e i fshehur. Për këtë arsye, Ebu Xhehli tha: “O kurejshë! Besoj që Utbeja ka tradhtuar fenë tonë, për të pasuar Muhamedin! Me sa duket, i pëlqeu ushqimi i tij ... Mendoj se e ka bërë ngaqë ka patur ndonjë nevojë, prandaj ejani të shkojmë tek ai!” Atje, Ebu Xhehli i tha Utbes: “ O Utbeh! Përse na je shmangur? Mendoj se ti po na shmangesh për shkak se ke braktisur fenë tënde, për të pranuar fenë e Muhamedit dhe, me sa duket, të ka pëlqyer ushqimi i tij. Nëse ke ndonjë nevojë, atëherë do të mbledhim për ty të gjithë pasurinë tonë, që të mos kesh nevojë për ushqimin që të ofron Muhamedi.” Utbeja u zemërua nga këto fjalë thumbuese dhe u betua që nuk do t’i fliste Muhamedit kurrë. Pastaj tha: “Ju e dini shumë mirë që unë jam ndër më të pasurit e kurejshëve, por kur unë shkova dhe i fola, ai m’u përgjigj me diçka, për të cilën betohem në Zot se nuk është vjershë, as fall dhe as magji.” Pastaj lexoi suren, deri tek fjala e Allahut të Lartësuar: “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Këtu ia mbylla gojën me dorë dhe iu luta që të ndalonte. Ju e dini mirë se kur Muhamedi thotë diçka, kurrë nuk gënjen, prandaj pata frikë se do të zbriste mbi ju ndonjë ndëshkim nga Zoti.” Ndërsa në rivajetin e sjellë nga Muhamed Ibn Is’haku thuhet: 2311. “... Ç’lajme na ka sjellë, o Ebu Uelid?” Ai iu përgjigj: “Unë dëgjova një fjalë dhe, për Zotin, po ju them se nuk kam dëgjuar kurrë diçka të ngjashme me të. Për Zotin, ajo fjalë nuk është magji, as poezi dhe as fall. O kurejshë! Dëgjoni këshillën time! Lëreni atë burrë në çështjen e tij, distancohuni prej tij dhe ju betohem në Zot se, me ato fjalë që dëgjova prej tij, ai do të bëjë histori. Nëse e luftojnë arabët dhe i japin fund, atëherë i keni larë duart me të, pa qenë e nevojshme të luftoni vetë. Nëse ai fiton mbi arabët, atëherë sundimi, pasuria dhe mbretërimi i tij është edhe mbretërimi juaj. Krenaria e tij është edhe krenaria juaj dhe ju do të jeni njerëzit më të lumtur me të.” Por ata i thanë: “Për Zotin, të paska magjepsur me gjuhën e tij, o Ebu Uelid!” Kurse ai ua ktheu: “Ky është mendimi im, por ju bëni çfarë të doni.”

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:25–48:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tjetër. - “... dhe ju pengojnë t’i afroheni Shtë - pisë së Shenjtë ...” - Në fakt, ju jeni më meritorët për t’u kujdesur për të. Ju jeni banorët e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujta - rëve kurejshë dhe aleatëve të tyre: - “Ata janë mohuesit e besimit të drejtë ...” - Ata janë mohuesit dhe askush tjetër. - “... dhe ju pengojnë t’i afroheni Shtë - pisë së Shenjtë ...” - Në fakt, ju jeni më meritorët për t’u kujdesur për të. Ju jeni banorët e vërtetë të asaj shtëpie. - “... duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet.” - Ata penguan që kurbanet të mbërrinin në vendin e tyre. Ishin 70 deve të bëra gati për kurban. - “Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjë - rit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata .” - Diçka tjetër do të ndodhte, sikur mes popullit idhujtar të mos ishin disa besimtarë, që e fshihnin besimin, për të ruajtur jetën e tyre. Ne do të bënim që ju të mbizotëronit mbi ta e t’i shfarosnit në luftë, por mes tyre ndodheshin shumë besimtarë dhe besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit, duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre. Nëse do t’i vrisnit, do të ngarkoheshit me gjynah dhe me detyrimin për të dhënë kompensim për vrasjen e tyre. - “Allahu dëshiroi ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do.” - Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë luftë, që të mos e nxitonte ndëshkimin e Tij mbi atë popull. Kështu, do të mundësohej që besimtarët që jetonin fshehur mes tyre të mos dëmtoheshin ose vriteshin nga muslimanët pa dashje dhe, në të njëjtën kohë, shumë njerëz prej atij populli mohues e idhujtar të kthenin rrugë e të pranonin Islamin. - “Po të ishin ata të ndarë veç e veç ...” – Po të ndaheshin dhe të dalloheshin mohuesit nga besimtarët, që ishin mes tyre dhe që e fshihnin imanin... - “Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.” - Do të bënim që ju t’i sulmonit dhe t’i vrisnit. - “Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan ...” - Kjo ndodhi kur ata refuzuan që të shkruanin në krye të deklara - tës të marrëveshjes: “Bismilahir -RahmanirRahim”. Pra, për shkak të fodullëkut pagan, ata refuzuan që ta hapnin këtë kontratë me një formulim të tillë. Gjithashtu, ata refu - zuan edhe pjesën: “Kjo është marrëveshja që nënshkroi Muhamedi, Profeti i Allahut”, sepse nuk donin të pohonin që ai ishte Profeti i Allahut. - “Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin të Tij dhe mbi besimtarët. Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë ...” - Kjo është pikërisht fjala: “ Lâ ilâhe Il -lallllah”, sikurse transmeton Ibn Xheriri. Po kështu e sjell Abdullahi - i biri i imam Ahmedit - nga Ubej Ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ai e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë se: 2420. “Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë ...”, domethënë se zgjodhi fjalën “ La ilâhe il -lallllah.” Kështu e ka transmetuar Tirmidhiu, duke thënë që ky është një hadith garib, që njihet të ketë ardhur veçse përmes Hasen Ibn Kuz’ates. - “... sepse ata dhe njerëzit e saj e meri - tonin më shumë dhe ishin më të denjë për të.” - Pra, muslimanët ishin më meritorë për këtë fjalë dhe besim; ishin pikërisht ata të zotët e saj. - “Allahu di gjithçka.” - Ai është i Gjithë - ditur rreth atyre që meritojnë mirësinë dhe atyre që meritojnë ndëshkimin. Historia e Marrëveshjes së Hudejbijes 55 2421. “Profeti i Allahut, u nis me qëllimin për të vizituar Qaben e kryer umren, pa asnjë qëllim për luftë. Ai mori me vete shtatëdhjetë deve për kurban. U nis dhe kur mbërriti në Asfan, e takoi Bishër Ibn Sufjan el Keabi, i cili i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kurejshët mësuan që je nisur drejt Mekës, prandaj kanë dalë, duke marrë me vete edhe devetë me të vegjëlit e tyre. Ata kanë veshur lëkura tigrash dhe i janë betuar Zotit se kurrë nuk kanë për të të lejuar të hysh me forcë në vendin e tyre. Halid Ibn Uelidi me kalorësinë e tij kanë shkuar përpara në Kira el Gamim.” Profeti i Allahut tha: “Të mjerët kurejshë, i shkatërroi dhe hëngri lufta! E ç’e keqe do t’i gjente, nëse do të më linin të merresha me njerëzinë?! Nëse njerëzit do të më mposhtnin, kështu do të plotësohej dëshira e tyre, e nëse Zoti do të më dhuronte fitoren, atëherë do të hynin në Islam e do të ishin të shumtë në numër. Edhe sikur të mos hynin në Islam pas kësaj, por të më luftonin mua, atëhërë nuk do ishin të lodhur nga luftërat, por do të ishin më të fuqishëm në përballje. Po le ta dinë, pasha Zotin, se unë do të vazhdoj të luftoj kundër tyre, për të përmbushur misionin, me të cilin më dërgoi Zoti im, derisa Zoti Krenar dhe i Lartësuar të më dhurojë triumfin ose të vdes në këtë rrugë.” Më pas, ai i urdhëroi njerëzit të merrnin rrugën në të djathtë, që të nxirrte në pjesën e poshtme e Mekës. Kalorësia e kurejshëve me në krye Halid Ibn Uelidin kur vërejtën që muslimanët i kishin shmangur dhe kishin kaluar nga tjetër rrugë, u kthyen me nxitim te kurejshët. Profeti ﷺ eci, derisa mbërriti në grykë. Pikërisht aty u ul deveja e Profetit ﷺ“ . Ec, ec!” filluan t’i bërtisnin njerëzit. Kur ajo nuk po lëvizte, njerëzit thanë: “U ndal Kasuaja (emri i deves së Profetit), u ndal Kasuaja!” Por Profeti ﷺ tha: “Jo, nuk u ndal Kasuaja dhe as s’e ka huq këtë gjë, por atë e pengon Ai që pengoi dhe elefantin.” Pastaj Profeti tha: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Çfarëdo propozimi të më parashtrojnë, që përmban mbajtjen e lidhje - ve farefisnore, unë kam për ta pranuar!” Pastaj u tha njerëzve: “Zbrisni në fushim!” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, po në këtë luginë nuk ka ujë, që njerëzit të pushojnë e shërbehen!” Atëherë, Profeti i Allahut nxori një shigjetë prej shportës dhe ia dha njërit prej shokëve të tij, duke e porositur të zbriste në njërin prej puseve e ta ngulte në tabanin e tij. Kur e bëri, uji gufoi, aq sa njerëzit përmbushën të gjitha nevojat e tyre. Kur Profeti i Allahut u qetësua që njerëzit përmbushën nevojat e tyre, vërejti Bedil Ibn Uerkae në krye të një grupi nga fisi Huzaah. Edhe këtij Profeti i tha fjalë të ngjashme me ato që i tha Bishër Ibn Sufjanit. Kështu, ata u kthyen tek kurejshët dhe u thanë: “O kurejshë, ju po nxitoheni në lidhje me Muhamedin! Ai nuk ka ardhur për luftë. Ai ka ardhur veç si vizitor i Shtëpisë dhe si madhërues i shenjtërisë së saj.” Por kurejshët u folën ashpër e i akuzuan si bashkëpunëtorë të Profetit. Fisi Huzaah ishin informatorë të Profetit dhe e ruanin sekretin e tij, si muslimanët, ashtu edhe idhujtarët e këtij fisi. Ata nuk ia fshihnin Profetit të Allahut çfarëdo që ndodhte në Mekë. Kurejshët thanë: “Edhe nëse ka ardhur si vizitor i Qabes, për Zotin, nuk ka për të hyrë tek ne me forcë, e pastaj të flasin arabët!” Më pas dërguan tek Profeti ﷺ Mikrez Ibn Hafsin, pjesëtar i fisit Beni Amir Ibn Luej. Kur ai po vinte, Profeti tha: “Ky është një burrë tradhtar e intrigant.” Edhe këtij, Profeti i tha fjalë të ngjashme me të tjerët përpara tij. Edhe ky shkoi tek kurejshët dhe u tregoi për çfarë ngjau. Më pas, ata dërguan Halis Ibn Alkame el Kinani, i cili në atë kohë ishte kreu i Ehabishëve. Kur e pa, Profeti u tha shokëve: “Ky është nga një popull që i respektojnë kurbanet për Zotin, prandaj nxirrini kafshët e shenjuara për kurban, që t’i shohë.” Ai i pa kafshët e kurbanit që, nga qëndrimi i gjatë për të shkuar në vendn e kurbanit, u ishte ngrënë lëkura vende -vende. Atëherë, i impresionuar nga ajo që pa, kur u kthye, u tha kurejshëve: “Unë pashë diçka atje, prandaj ju nuk duhet kurrsesi të ndaloni kurbanet e shenjuara për Qaben, që të shkojnë në vendin e kurbanit.” Por ata i folën me vrazhdësi, duke i thënë: “Ulu atje, ti beduin i paditur!” Atëherë dërguan Urue Ibn Mesud el Thekafiun. Ai i tha Profetit: “O Muhamed, paske mbledhur rreth vetes ca fundërrina njerëzish dhe po synon të shkatërrosh popullin tënd? Kurejshët kanë dalë, duke marrë me vete edhe devetë me të vegjëlit e tyre (pra, të vendosur për luftë deri në vdekje). Ata kanë veshur lëkura tigrash dhe i janë betuar Zotit se kurrë nuk kanë për të të lejuar të hysh me forcë në vendin e tyre. Për Zotin, mendoj se këta që ke me vete nuk e kanë për gjë të të braktisin dhe të të lënë në mes të rrugës.” Ebu Bekri, i cili po e dëgjonte, në këtë moment, e shan rëndë atë dhe i thotë: “Shko ore thithja Latit! 56 Ne t'ia mbathim prej tij dhe ta braktisim?!” Uruei, i shokuar nga kjo fyerje e rëndë, u hodh: “Kush qe ai që foli?” - “I Biri i Ebu Kuhafes (Ebu Bekri)!” - i tha Profeti. - “Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim! Sikur të mos ishin nderet e tua ndaj meje, që ende nuk t’i kam shpërblyer, do të të ktheja tjetër përgjigje!” - tha Uruei dhe vazhdoi bisedën me Profetin ﷺ . Gjatë bisedës, ai afroi dorën për të prekur mjekrën e Profetit ﷺ , por në këmbë qëndronte i veshur në hekur Mugira Ibn Shuba, i cili, me këllëfin e shpatës së tij goditi dorën e Urueit, duke i thënë: “Largoje dorën nga mjekra e Profetit ﷺ ,se vallahi, nuk ke për ta kthyer më!” Uruei i tha: “I mjeri ti, sa i vrazhdë je!”. Profeti buzëqeshi. Uruei ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky, o Muhamed?” – “Është djali i vëllait tënd, El Mugira Ibn Shuba.” Atëherë, Uruei i drejtohet Mugiras: “O i pabesë, a nuk ta kam mbuluar mjaft tradhtinë tënde?” Atëherë, edhe këtij , Profeti i tha fjalë të ngjashme me paraardhësit. Uruei vërejti shokët e Profetit ﷺ .Ai pa se sa i respektuar dhe i nderuar ishte ai në mesin e tyre. Kur merrte abdes, gati sa s'vriteshin për të marrë ujin e abdesit të tij. Pështyma e tij kurrë nuk binte në tokë, sepse të gjithë nxitonin ta kapnin atë, dhe pastaj fërkonin fytyrën dhe lëkurën me të. Edhe nëse i binte një fije floku në tokë, nxitonin ta merrnin. Uruei kthehet te kurejshët dhe u thotë: “O njerëz, vallahi, shumë mbretër kam parë. Kam vizituar Kisranë, Kajzerin, Nexha-shiun, por betohem në Allah, se nuk kam parë ndonjë mbret, që të respektohet nga rrethi i tij ashtu siç respektohet Muhamedi nga shokët e tij. Kurrë nuk e vështronin drejtpërdrejt në sy, nga respekti i madh që kishin për të. Ai ju ka propozuar një ftesë të mirë dhe të drejtë. Pranojeni atë!” Më pas, kurejshët dërguan Suhejl Ibn Amrin, duke i thënë: “Shko tek Muhamedi dhe bëj marrë -veshje me të, por mos trego butësi. Këmbë -ngul që ata të kthehen pas këtë vit e të mos hyjnë në Mekë.” Kur Profeti pa Suhejlin duke ardhur për së largu, tha: “Ata po kërkojnë marrëveshje, prandaj e dërguan këtë burrë.” Kështu, pasi folën gjatë rreth marrëveshjes dhe kur kishte mbetur veçse firmosja e saj, Umer Ibnu Hatabi shkon tek Ebu Bekri dhe i tha: “O Ebu Bekër, a nuk është ai Profeti i Allahut? A nuk jemi ne muslimanë? A nuk janë ata idhujtarë?” – “Po” - tha Ebu Bekri. - “Atëherë, përse duhet të sprapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë?” Ebu Bekri i tha: “Përmbaju e kapu pas tij, o Umer. Unë dëshmoj se ai është Profeti i Allahut.” Umeri tha: “Edhe unë dëshmoj për këtë.” Pastaj shkoi tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! A nuk jemi muslimanë (në të vërtetën)? A nuk janë ata idhujtarë?” - “Po” - tha Profeti. - “Atëherë, përse duhet të sprapsemi, të përulemi e të nënshtrohemi në punët që i përkasin fesë sonë?” Profeti tha: “Unë jam robi dhe i dërguari i Allahut. Kurrë nuk kam për të kundërshtuar urdhrin e Zotit dhe Ai kurrë nuk ka për të më braktisur e lënë të humbur.” - “Që nga ajo ditë - thoshte Umeri - vazhdoj të fal shumë namaze, ta agjëroj, të jap sadaka dhe të çliroj robër, nga frika e asaj që thashë atë ditë, derisa të shpresoj që të jem falur." Profeti ﷺ ftoi Ali Ibn Ebi Talibin dhe i tha: “Shkruaj: BismilahirRahmanir-Rahim”. Suhejli ndërhyri: “Rahmanin nuk e njohim, por shkruaj: “Me emrin Tënd, o Allah!”, ashtu siç shkruanim më parë.” Pas kësaj, Profeti ﷺ tha: “Shkruaj: “Kjo marrëveshje nënshkruhet nga Muhamedi, i Dërguarit i Allahut …”. Suhejli ndërhyri sërish: “Për Zotin, po ta pranonim ne se ti je i Dërguari i Allahut, atëherë nuk do të të pengonim aspak prej Shtëpisë së Shenjtë dhe nuk do të luftonim kundër teje. Kështu, shkruaj: “Kjo marrë - veshje nënshkruhet nga Muhamed Ibn Abdullahi dhe Suhejl Ibn Amri, për dhjetë vjet armëpushim, që njerëzit të jenë në paqe me njëri-tjetrin”. Disa kushte të kurejshëve ishin: “Nëse tek ti vjen ndonjë i arratisur prej nesh, ti duhet të na i kthesh neve, edhe nëse ka pranuar fenë tënde. Nëse tek ne vjen dikush prej jush, ne nuk jua kthejmë atë! Çdokush që dëshiron të hyjë në aleancë me Muhamedin është i lirë dhe çdokush që dëshiron të hyjë në aleancë me kurejshët është i lirë. Muslimanët të largohen këtë vit dhe të kthehen vitin tjetër për të kryer umren. Kur të vijnë vitin tjetër për umre, do të lejohen të hyjnë në Mekë jo të armatosur, por vetëm me armatim këmbësorie. Do të lejohen të qëndrojnë në të veçse tri ditë. Pikërisht në këto çaste, tek muslimanët mbërrin Ebu Xhendeli, biri i Suhejl Ibn Amrit, që kishte pranuar Islamin dhe sapo ishte arratisur prej kurejshëve. Muslimanët kishin dalë në këtë udhëtim me Profetin e Allahut dhe kishin bindje të plotë se do të fitonin, për shkak të një ëndrre të Profetit, në lidhje me këtë fitore, por kur panë në kushtet e marrëveshjes vendimin për të mos kryer umren dhe pikat e tjera të vështira, që Profeti i Allahut pranoi t’i nënshkruante, njerëzit u sprovuan fort në fe, sa gati u shkatërruan. Kur Suhejli pa të birin, Ebu Xhendelin, u ngrit dhe e goditi në fytyrë dhe tha: “O Muhamed, marrëveshja mes nesh u krye para se të vinte ky ...” Profeti tha: “Po, e vërtetë është.” Atëherë, Suhejli shkoi tek i biri dhe e kapi për zinxhirash. Ebu Xhendeli bërtiti: “O muslimanë, a po më ktheni pas tek idhujtarët, që të më sprovojnë në fenë time?!” Kjo ua shtoi dhimbjen dhe sprovën muslmanëve, në atë gjendje të vështirë. Profeti i Allahut i tha: “O Ebu Xhendel, bëj durim dhe llogarit shpërblimin tek Allahu, se Allahu ka për t’ju sjellë rrugëzgjidhje ty dhe të gjithë atyre që janë me ty. Tashmë ne e kemi nënshkruar marëveshjen me këta. U kemi dhënë fjalën dhe na kanë dhënë fjalën për zbatimin e saj. Ne kurrsesi nuk mund të shkelim marrëveshjen me ta.” Teksa largo - heshin, Umer Ibn Hatabi ecte përkrah Ebu Xhendelit dhe i pëshpëriste: “Bej durim, o Ebu Xhendel. Ata janë thjesht idhujtarë dhe gjaku i tyre është i pavlerë, si gjaku i qenit”, dhe afronte dorezën e shpatës pranë dorës së tij. Shpresoja që ai ta rrëmbente shpatën dhe ta vriste të atin. Por nuk e bëri. Çështja kishte përfunduar me atë marrëveshje. Pasi nënshkruan marrëveshjen, Profeti ﷺ fali namaz brenda territorit të haremit. Ai urdhëroi dhe tha: “Çohuni dhe therni kurbanet, pastaj rruani kokat!” Por, për Zotin! Nuk u ngrit qoftë dhe një burrë i vetëm, edhe pse urdhri u përsërit tri herë. Kur pa që askush nuk u çua për të zbatuar urdhrin, Profeti ﷺ u ngrit dhe hyri në çadrën e Ummu Selemes. Atje i tregoi bashkë - shortes për sjelljen e njerëzve. Ummu Selemeja i tha: “O i Dërguari i Allahut! A e dëshiron vërtet një gjë të tillë? Atëherë dil dhe, pa i folur askujt, asnjë fjalë, bëj kurbanin tënd dhe thirr dikë që të të rruajë flokët.” Profeti ﷺ u ngrit dhe doli jashtë. Ai, pa i folur askujt, theri kurbanet dhe rruajti flokët. E kështu, kur njerëzit e panë këtë, u ngritën, prenë kurbanet e tyre dhe filluan të rruanin kokat e njëri-tjetrit. Gjatë rrugës nga Meka në Medinë zbriti surja El Fet’h.” Kështu e ka sjellë Ahmedi nga Misuer Ibn Mehrame dhe Miruan Ibn Hakemi. Edhe Buhariu e përcjell nga këta të dy, me një version të ngjashëm. Në transmetimin e sjellë nga Buhariu shënohet: 2422. “Pasi Profeti u kthye në Medinë, tek Ai vjen Ebu Besira, një kurejsh që kishte pranuar Islamin. Kurejshët kishin dërguar dy burra për të kërkuar riatdhesimin e tij. Profeti i lejoi dhe ata e morën për ta çuar në Mekë. Kur kishin arritur në Dhul Hulejfe, ata u ulën të hanin disa hurma të thata. Ebu Besira i tha njërit prej tyre: “Shpatë shumë të bukur paske, o filan.” - “Po - tha tjetri duke u lëvduar me të. - “A ma jep ta shoh pak”, - tha Ebu Besira. Sapo e mori shpatën, e goditi kurejshin me të dhe e vrau. Tjeri ia mbathi e shkoi në Medinë, duke hyrë me vrap e i tmerruar drejt e në xhami. Kur Profeti e pa në atë gjendje, tha: “Ky paska parë tmerr me sy!” Ai iu afrua Profetit ﷺ e i tha: “Vallahi, ai ma vrau shokun dhe unë jam i vdekur gjithashtu.” Pas pak, vjen Ebu Besira dhe i thotë Profetit: “O i Dërguari i Allahut, Allahu të çliroi nga detyrimi në lidhje me mua, sepse ti më dorëzove në dorë të tyre. Ishte Allahu që më shpëtoi prej tyre.” Profeti i Allahut tha: “Mjerë nëna, për këtë shkëndijë e luftënxitës, sikur të kishte burra me vete!” Kur dëgjoi këtë, ai e kuptoi se Profeti ﷺ do ta kthente përsëri tek kurejshët, prandaj u arratis e u fsheh në bregdet. Edhe Ebu Xhendeli, biri i Suhejlit, arriti të arratisej prej kurejshëve dhe shkoi e u bashkua me Ebu Besirën. Çdo kurejsh që pranonte Islamin shkonte dhe i bashkohej këtij grupi, derisa u bënë një çetë e mirë burrash, të cilët sa herë dëgjonin për ndonjë karvan kurejshësh, që niseshin për në Sham, u dilnin dhe i sulmonin, duke u marrë pasuritë e plaçkën e tregtisë. Për këtë arsye, kurejshët i thanë Profetit që të pranonte këdo që pranonte Islamin e vinte tek ai. Kështu, Profeti u dërgoi fjalë që të shkonin tek ai. Atëherë, Allahu zbriti: “Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. Allahu shikon gjithçka që veproni. Ata janë mohuesit e besimit të drejtë dhe ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet. Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata (mosbe - simtarët e Mekës). Por Allahu dëshiroi ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. Po të ishin ata (banorët e Mekës) të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.” Kështu e ka sjellë Buhariu pjesërisht.

Mus'haf Hape →
Neml 27:87–27:90 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… qe ende do të jenë gjallë në atë kohë. Nga kjo fryrje në Sur, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë. - “... …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ditën kur do t'i fryhet surit, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për tmerrin e ditës kur t’i fryhet Surit e të ndodhë ajo që quhet “nefhatul fezei” - fryrja e lemerisë. Sikurse ka ardhur në hadith, Suri është një bri i madh, të cilit do t’i fryjë një melek. Në hadithin e gjatë përmendet se është meleku Israfil ai që e kryen këtë detyrë. Pra, fillimisht, ai do të bëjë fryrjen e lemerisë, që do të jetë një zë i tmerrshëm dhe i zgjatur dhe që do të ndodhë në fundin e kësaj bote. Ajo është Dita e Kijametit, që do të ndodhë mbi krijesat më të këqija të kësaj bote, qe ende do të jenë gjallë në atë kohë. Nga kjo fryrje në Sur, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë. - “... përveç atyre që do Allahu ...” - Këta janë dëshmorët, për të cilët na është njoftuar se janë të gjallë tek Zoti i tyre, duke përjetuar të mirat e dhuratat e Tij. Imam Muslimi sjell një hadith, në të cilin thuhet: 2033. “Një njeri erdhi tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: Çfarë është ky hadith që po tregon? Po thua se Kijameti do të ndodhë tek këta e tek ata!” Atëherë, Abdullahi tha: “ Subhanallah, - ose tha: “ La ilahe il’Allah” apo diçka të ngjashme - pata vendosur që të mos i tregoj kurrë ndokujt ndonjë hadith. Në të vërtetë, unë kam thënë: ‘Pas pak do të shihni një gjë shumë të madhe, ku do të digjet Qabja e do të ndodhë kështu e ashtu.’” Pastaj Abdullahu tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Dexhali do të shfaqet në umetin tim dhe do të qëndrojë dyzet, porse nuk e di: dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vite. Pastaj Allahu do të dërgojë Isain ﷺ të birin e Merjemes, që i ngjason Ur ue Ibn Mesudit. Isai ﷺ do t’i vihet pas Dexhalit dhe do ta vrasë atë. Pas kësaj, njerëzit do të kalojnë shtatë vjet, kohë gjatë së cilës nuk do të ketë armiqësi mes tyre. Pastaj Allahu do të dërgojë një erë të ftohtë prej Shamit, e cila nuk do të lërë asnjë njeri që ka mirësi ose iman, qoftë edhe sa një thërmijë e vogël, pa ia marrë shpirtin. Edhe sikur dikush të futet në zemër të malit, era do të hyjë tek ai, e do t’ia marrë shpirtin.” Abdullahi shtoi: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Do të mbesin njerëzit më të këqij, që i largohen të mirës (rrugës së drejtë) me shpejtësinë të shpendëve (kur tremben) e që janë mendjelehtë si kafshët. Ata nuk e njohin të mirën e as nuk ndalojnë nga e keqja. Atyre do t’u shfaqet shejtani e do t’u thotë: “A nuk po përgjigjeni?!” - “Çfarë na urdhëron?” - i thonë ata. Kështu shejtani i urdhëron të adhurojnë idhujt, edhe pse në këtë kohë atyre u vjen rizku me mbushulli dhe kanë jetë të mirë. Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e do të ngrejë anën tjetër lart (për të dëgjuar Surin). I pari që do ta dëgjojë, do të jetë një njeri, i cili do të jetë duke e rregulluar hauzin e deveve. Do të vdesë ai dhe do të vdesin të gjithë njerëzit. Pastaj Allahu dërgon një shi - apo tha: zbret një shi - të lehtë, prej të cilit do të mbijnë trupat e njerëzve. Pastaj sërish i fryhet Surit, dhe njerëzit do të ngrihen (prej varreve), duke shikuar. Pastaj do të thuhet: “O njerëz, ejani (tek Zoti juaj)!” Ndalojini, sepse ata do të merren në pyetje!” Pastaj do të thuhet: “Nxirrini (nga pasardhësit e Ademit) ata që do të hyjnë në Zjarr!” Do të pyesin: “Sa do të jenë në zjarr?” Do të thonë: “Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit). Kjo është dita kur fëmija do të thinjet, kjo është dita e tmerrshme, kur do të zbulohet Kërciri (i Allahut).” Në këtë hadith thuhet: “Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e anën tjetër do ta mbajë lart (për të dëgjuar fryrjen e Surit).” Kjo është fryrja e tmerrit. Pastaj vjen fryrja e vdekjes. Herën e tretë do t’i fryhet surit për ringjalljen e krijesave nga varret dhe mbledhjen e tyre përpara Zotit të botëve.131 - “... dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur.” - Të nënshtruar dhe të bindur. Askush nuk mund t’i bëjë bisht këtij urdhri të Zotit, siç ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dynja) veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Ose: “... Pastaj, kur Ai t’ju drejtojë thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.” [Rum 25]. Në hadithin e Surit përmendet se, në fryrjen e tretë, Allahu i Madhëruar urdhëron shpirtrat dhe ata vendosen në një nga vrimat e Surit. Atëherë, Israfili i fryn Surit pasi trupat të jenë riformuar në tokë, në varret e tyre ose në vendet ku ishin vendosur dhe shpirtrat fluturojnë drejt trupave të tyre. Shpirtrat e besimtarëve vezullojnë si drita, ndërsa shpirtrat e mohuesve nxijnë. Atë - herë, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Betohem në krenarinë dhe madhështinë Time, çdo shpirt do të kthehet në trupin e vet!” Kështu, shpirtrat vijnë në trupat përkatës dhe hyjnë në to ashtu si helmi në trupin e kafshuarit nga gjarpri. Pastaj ata do të ngrihen duke shkundur prej trupit dheun e varrit. I Lartësuari thotë: “Ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. Kjo është dita që u është premtuar.” [Mearixh 43]. - “I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin, siç lëvizin retë.” - Kur i sheh malet, të duken si të palëvizshëm dhe se kurrë nuk do të lëvizin nga vendi i tyre. Por do të vijë një ditë, kur ata të lëvizin ashtu si retë, pra, do të fluturojnë në ajër, siç ka thënë i Lavdëruari: “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.” [Tur 9, 10]. “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur. Vendin e tyre do ta bëjë rrafsh e pa asnjë bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 105 - 107]. Ose: “Një ditë, Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë (e të shkretë) dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas.” [Kehf 47]. - “Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. ” - Këtë e ka bërë me pushtetin e Tij të plotë e të pacenueshëm. Me këtë fuqi, Ai ka përkryer çdo gjë. Allahu ka përkryer çdo gjë që ka krijuar, duke shfaqur në to shumë prej urtësive të Tij. - “Ai e di mirë gjithçka që bëni ju. ” - Ai është i Gjitëditur rreth veprave të robërve të Tij, qofshin ato të mira apo të këqija dhe ka për t’u dhënë shpërblimin më të plotë e drejtë për to. Në vijim, i Lartësuari na tregon gjendjen e fatlumëve dhe fatzinjve atë ditë: - “Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë ...” - E mira për të cilën aludohet këtu është pikërisht fjala: Lâ ilâhe il -l’Allah”, pra, kjo dëshmi madhështore dhe të jetuarit sipas saj. - “... dhe ata do të jenë të sigurt prej tmerrit të asaj dite. ” - Siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? ...” [Fusilet 40]. Ose: “Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t'ju afrojnë te Ne. Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt (e të shpëtuar) nga çdo e keqe.” [Sebe’ 37]. - “Kush ka bërë të këqija, do të hidhet përmbys me fytyrë drejt Zjarrit. “Ju do të shpërbleheni veçse me atë që keni fituar me veprat që keni bërë.” - Ata që vijnë para Allahut si keqbërës dhe nuk kanë asnjë të mirë, ose kanë më shumë të këqija sesa të mira, secili do të marrë aq sa i takon. Në lidhje me fjalën “të këqija”, dijetarët kanë thënë se bëhet fjalë për shirkun, sepse i Lartësuari thotë: “... do të hidhet përmbys me fytyrë drejt Zjarrit.” Sidoqoftë, çdokush do të shpërblehet sipas punëve të paraqitura.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:4–57:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i botës, i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Ai i krijoi këto në gjashtë ditë, sikurse është pohuar edhe në shumë ajete të tjera. Gjashtë ditët, në të cilat Allahu krijoi botën, janë e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe e xhumaja. Ditën e xhuma përfundoi i gjithë krijimi dhe u krijua Ademi. Disa dijetarë kanë thënë se këto ditë ishin si ditët e zakonshme, që njohim ne, siç kuptohet nga ajetet në pamje të parë, kurse disa të tjerë kanë thënë se një nga ato ditë ishte sa një mijë vjet, sikurse ka pohuar Muxhahidi dhe imam Ahmed Ibn Hambeli. Po këtë mendim ka pasur edhe Ibn Abasi, sipas transmetimit që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i Lavdëruar tregon për Veten e Tij e thotë: “pastaj qëndroi mbi Arsh.”. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin ( el istiuâu ) e qëndrimin e Allahut mbi Arsh, - janë bërë interpretime të ndryshme. Ne do të ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shëmbëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithë - dëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër (femohim). Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka mohuar.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “Ai di gjithçka që futet në tokë ...” - Ai e di se çfarë hyn në tokë, si farërat, pikat e ujit dhe të ngjashme me to.100 - “... dhe gjithçka që del prej saj ...” – Ai di edhe çfarë del prej tokës, si filizat apo bimët, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtë - sive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. - “... çfarë zbret prej qiellit ...” - I Madhëruari është i Gjithëditur, që di për atë që bie nga qielli, si shirat, bora, breshëri, vendimet e Tij që zbresin nga qielli për t’u zbatuar ndër krijesa, ligjet dhe rregullat, që i Madhëruari i zbret përmes melekëve të nderuar, shpallja etj. - “... dhe çfarë ngrihet në të.” - Ai di me saktësi për çfarë ngjitet në qiell, siç janë melekët, veprat e robërve etj., siç thuhet në një hadith të saktë: 2586. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose ennâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju.” - Domethënë, Ai është mbikëqyrës juaj, dëshmitar i të gjitha veprave tuaja. Ai është me ju ashtu sikurse e kërkojnë cilësitë e tij të larta dhe absolute. Kudo qofshi, në çdo gjendje që të jeni, si të mirët edhe keqbërësit, qoftë në tokë, qoftë në det, natën, ditën, nëpër shtëpi, në hapësira dhe lugina; të gjitha janë njëlloj përpara diturisë së Tij. Asgjë nuk i fshihet Atij. Çdo gjë është nën shikimin e dëgjimin e Tij. Ai e dëgjon fjalën tuaj, e sheh vendin ku jeni. Ai di në hollësi të fshehtat tuaja dhe bisedat e fshehta mes jush, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Shih si përpi - qen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.” [Hud 5]. Në hadith të saktë përcillet se 2587. Profeti i Allahut i tha Xhibrilit, kur Ai e pyeti për ihsanin, që ihsani (grada më e lartë e besimit) është që ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh, Ai të sheh ty. Ebu Nuajmi sjell një hadith merfu’ nga Abdilah Ibn Muavije el Gadiri: “Janë tri gjëra, që nëse robi i bën, ka për të shijuar ëmbëlsinë e imanit: 1. ta adh urojë Allahun si Një të vetëm; 2. të japë zekatin prej pasurisë së tij, me kënaqësi e me gjithë zemër, çdo vit. Të japë jo prej pasurisë me të keqe që ka, por prej pasurisë mesatare. Gjithashtu, 3. të pastrojë veten.” Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë do të thotë që njeriu të pastrojë veten?: Ai tha: “Do të thotë që robi ta dijë e të jetë i sigurt se Zoti është me të (me dijen e Tij) kudo qoftë.” 101 Imam Ahmedi (Allahu e mëshi - roftë!) përsëriste shpesh këto vargje: “Nëse ndonjëherë gjatë jetës mendon se je në vetmi, / mos thuaj jam vetëm, por thuaj mbi mua është Mbikëqyrësi. / Kurrë mos e mendo Allahun se është i pakujdesshëm, as edhe një çast të vetëm, / dhe kurrë mos mendo se duke u fshehur nga sytë e njerëzve, vërtet i je fshehur Atij.” - “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës ...” - Ai është Pronari i dynjasë dhe ahiretit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm Jona është bota tjetër, edhe kjo.” [Lejl 13]. Ai është i lavdëruar në të dyja botët, sikurse thotë: “ Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. ” [Kasas 70]. Ose: “I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai në botën tjetër! Ai është i Urti i Gjithëdituri. Ai e di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj dhe çfarë zbret prej qiellit e çfarë ngjitet në të; Ai është Mëshi - rëploti, Falësi i Madh.” [Sebe’ 1, 2]. Kështu, gjithçka në qiell dhe në Tokë është pronë e Tij dhe të gjithë janë krijesa e të nënshtruar para Tij, sikurse thotë i Lartë - suari: “Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur të Gjithëmëshirshmit si rob. Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar (e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. Ditën e Kijametit, çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” [Merjem 93 - 95]. - “... dhe vetëm tek Allahu kthehen të gji - tha çështjet.” - Vetëm tek Ai do të kthehen të gjitha çështjet dhe të gjitha krijesat në Ditën e Kijametit. Ai do të gjykojë krijesat ashtu si Ai dëshiron, me drejtësinë, që kurrë nuk cenon hakun e ndokujt. Madje, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. Ose: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve). ” [Enbija 47]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai e ndërfut natën në ditë dhe e ndër - fut ditën në natë.” - Është Ai që i kujdeset dhe vepron në krijesat e Tij, përmes ligjeve që ka vendosur. Kështu, Ai e ndërron natën me ditën dhe anasjelltas. Është Ai që për - cakton gjatësinë dhe shtrirjen e gjithëse - cilës, ashtu si Ai dëshiron. Shpesh e bën njërën më të gjatë se tjetrën, pastaj ana - sjelltas dhe herë të tjera i bën të barabarta. Ai bën, gjithashtu, që të ndërrohen stinët. Të gjitha këto ndodhin me urtësinë e Tij, me përcaktimin e me diturinë e Tij të gjerë dhe absolute. - “Ai i di të fshehtat që mban kraharori.” - Allahu i di të fshehtat, sado të imta qofshin ato. Ai i di ato në detaje, edhe nëse krijesat mundohen t’i fshihen. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:1–20:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tjetër thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta, Ha . - Këto janë gërma arabe të shkëputura. Në këtë mënyrë janë hapur shumë sure të Kuranit. Disa kanë thënë se ky është një nga emrat e Profetit (a.s), por nuk është e saktë. - Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.... - Shpallja e Kur'anit dhe e Sheriatit të Zotit nuk ka për qëllim që ti të dëshpërohesh. Feja nuk është sjellë për të rënduar të përgjegjshmit ligjërisht jashtë mundësive të tyre. Shpallja, Kur'ani dhe Sheriati janë sjellë nga Ai që është Mëshirëplotë e i Gjithëmëshirshëm. Qëllimi i tyre është që ta çojnë njeriun drejt lumturisë, shpëtimit e fitimit të mirësive. Allahu i Madhëruar e bëri ligjin e Tij shumë të thjeshtë. Ai i bëri të lehta rrugët e mësimit dhe të zbatimit të këtij ligji. Allahu i hapi të gjitha rrugët drejt kësaj mirësie, që ajo të jetë ushqim i domosdoshëm për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e pranojnë dhe i nënshtrohen këtij ligji. Ato e dinë se ky ligj u sjell vetëm të mira në të dyja jetët. - Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. - Çdokush që i frikësohet Zotit mund të kujtojë përmes Shpalljes gjithçka që i bën dobi. Nëpërmjet Kur'anit, ai kujtohet për çdo vepër të mirë që Zoti e ka nxitur. Në Kur'an ka edhe paralajmërime e kërcënime për t’u larguar nga fjalët e veprat që të çojnë në dëshpërim dhe humbje. Në Kur'an ka ligje dhe dispozita të mrekullueshme, që janë të sqaruara mirë e me hollësi. Këto ligje janë mëse të pranueshme nga një mendje e kthjellët, prandaj Zoti e quan “kujtim” përmbajtjen dhe mësimet e Kur'anit. Ky libër sikur i zgjon mendjet e atyre që i frikësohen Allahut dhe iu kujton ato ligje të mira, që flenë në natyrën e tyre të pastër, edhe pse janë të skalitura thellë në to. Kujtimi bëhet për diçka që ekziston, por që njeriu është treguar i shkujdesur dhe i pavëmendshëm, ose nuk është informuar rreth saj me hollësi. Vërej me kujdes! Ata që “kujtohen” janë një kategori e caktuar, që përshkruhen si njerëz që “kanë frikë Zotin”, ndërsa të tjerët nuk përfitojnë nga ky Libër. E si mund të përfitojnë nga Kur'ani ata që nuk besojnë as Xhenetin, as Xhehenemin dhe që në zemër nuk kanë asnjë thërrmijë frikërespekti për Allahun? Kjo nuk ndodh asnjëherë. Allahu thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri dhe do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [El ea’la 9-15]. - (Kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. - Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për rëndësinë e madhe të Kur'anit. Ky libër është shpallje e zbritur nga Krijuesi i Tokës dhe i qiejve. Ai u shpall nga Allahu, që rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Për këtë arsye, pranojeni atë me respekt, dashuri, bindje dhe sinqeritet. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krijues bashkë me faktin se në dorën e Tij është çdo çështje dhe Ai vendos çdo rregull e ligj për krijesat. Edhe në këtë ajet thuhet se Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe se është Ai që e ka zbritur ligjin e jetës për krijesat. Në një ajet tjetër thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet”. [Talak 12]. Allahu është Krijuesi dhe është Ai që vendos ligjet për krijesat e Tij. Vetëm Ai urdhëron dhe ndalon, vetëm Ai vendos ligjet e adhurimit dhe të fesë. Ashtu siç nuk ka Krijues tjetër përveç Tij, po ashtu askush tjetër përveç Tij nuk mund të vendosë ligje e rregulla. Në dorë të Krijuesit është vendosja e ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe të funksionimit të saj, dhe po në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të fesë dhe të besimit. Ligjet e krijimit dhe funksionimit të kësaj gjithësie janë precize. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, por gjithçka me urtësi të madhe. Ashtu sikurse ligjet e krijimit nuk dalin asnjëherë jashtë urtësisë së Tij, po ashtu edhe ligjet e fesë dhe besimit nuk dalin kurrë nga kufijtë e drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë. Allahu vendos ligje e rregulla veçse në bazë të drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë së Tij. Pasi bëri të qartë se Ai është i vetmi Krijues e Rregullues i çështjeve të krijesave dhe i vetmi që vendos ligjet e jetës dhe të adhurimit, i Lartësuari përshkruan madhështinë dhe krenarinë e Tij: - (Ai është) I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron (Arsh). – Froni ( arsh) është krijesa më e madhe, më e gjerë dhe më e lartë që Zoti ka krijuar. Allahu u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në Fron dhe ashtu ushtron sundimin dhe mbretërimin e Tij absolut mbi gjithçka. - E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. - Të gjithë pa përjashtim, melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet, bimësia, ajo që gjendet mbi tokë e nën tokë, janë pronë e Allahut, janë nevojtarë për kujdesin e Tij dhe të nënshtruar ndaj ligjeve të Tij. Asgjë dhe askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë grimë pushtet e pronësi, madje nuk kanë në dorë as për veten e tyre dobinë, dëmin, vdekjen, jetën dhe ringjalljen. - Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) . - Allahu është i Gjithëditur dhe nuk ka ndonjë gjë që të jetë e paditur apo e fshehur nga dituria e Tij. Ai di fjalët e fshehta dhe ato që janë më të fshehta se fjalët e fshehta, pra, ato që fshihen në zemër dhe ende nuk janë artikuluar me fjalë. Allahu i di edhe ato ndjenja të fshehta që i kalojnë njeriut në zemër. Ndërsa el ahfa janë ato gjëra që ende nuk i kanë kaluar në zemër njeriut. Kështu, i Lartësuari i di të gjitha ato që i kalojnë në zemër njeriut, madje me hollësitë më të imta. Dituria e Zotit i përfshin të gjitha, të imtat e të mëdhatë, të fshehtat e të shfaqurat. Për Atë është njëlloj, e shfaq apo e mban fshehur atë që ke në zemër. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar shpalosi madhështinë e Tij absolute dhe faktin se Ai është i Plotë e Absolut në çdo atribut të Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje, është caktuesi i ligjeve të krijimit dhe ligjeve të jetës, fesë e adhurimit. Ai urdhëron dhe ndalon. Ai është Er -rahmani, që ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe kujdesin e Tij. Allahu është Gjithëpërfshirësi me madhështinë e Tij. Ai është i Lartësuari mbi Fronin e Tij dhe ka nën sundimin e mbretërimin e Tij gjithçka. Asgjë nuk i fshihet diturisë së Allahut. Pas këtij prezantimi, Allahu është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet, përkushtimet, lutjet e dedikimet. Adhurimi i Tij si Një dhe i Vetëm është diçka që e urdhëron ligji i Tij, logjika e shëndoshë, si dhe natyra e pastër dhe e papërlyer. Ndërsa adhurimi i diçkaje tjetër veç Tij është e kotë në çdo këndvështrim. - Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. - Nuk ekziston asnjë i adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Vetëm Ai duhet adhuruar me dashurinë e plotë për Të, duke iu nënshtruar e përulur me formën e përkryer. Vetëm Ai duhet adhuruar duke iu frikësuar duke e shpresuar dhe duke e dashur me gjithë shpirt; duke u kthyer vetëm tek Ai me gjithë qenien tënde i penduar e duke iu drejtuar vetëm Atij me lutje. - Ai ka Emrat më të Bukur. - Allahut i takojnë të gjithë emrat më të bukur. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, sepse të gjithë janë lavdërime të Tij. Nuk ka ndonjë emër që nuk tregon pë lavdinë e lavdërimin e Zotit. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se ata nuk janë thjesht emra të përvetçëm pa domethënie dhe pa lidhje me të emërtuarin. Përkundrazi, ata janë edhe atribute për të Madhëruarin. Jo vetëm kaq, por janë edhe atribute të plota, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të bukur. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se Zoti i ka urdhëruar njerëzit që t’i drejtohen dhe luten Atij përmes këtyre emrave. Madje, kjo është një mënyrë adhurimi që Zoti e do fort, siç do edhe të gjithë ata që e duan këtë mënyrë. Ai i do ata që i mësojnë, i kuptojnë dhe i luten Atij përmes emrave e cilësive të Tij të bukura e të plota. Allahu i do shumë ata që hulumtojnë rreth kuptimit të atributeve të Tij dhe e adhurojnë Atë përmes tyre. Allahu i do ata që e adhurojnë Atë duke u nisur nga ato çfarë sugjërojnë emrat e Tij, qofshin adhurime të zemrës apo të trupit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të bukur. Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” [El ea'raf 180].

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:37 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e vet, nuk është e ndaluar për ty që të martohesh me të. Në kohën e injorancës, martesa me ish gruan e djalit të adoptuar ishte e ndaluar dhe e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte fakti që Allahu i Lartësuar dëshironte që të vendoste një ligj të përgjithshëm për besimtarët, dhe pikërisht se fëmijët e birësuar nuk gjykohen ligjërisht si fëmijët e lindur, nga të gjitha aspektet. Nëse një nga fëmijët e tu të adoptuar, për shembull, e divorcon gruan e vet, nuk është e ndaluar për ty që të martohesh me të. Në kohën e injorancës, martesa me ish gruan e djalit të adoptuar ishte e ndaluar dhe e papranueshme mes arabëve. Por me ligjin e Zotit kjo ishte e lejueshme, prandaj Ai dëshiroi që ta bënte ligj mes besimtarëve duke bërë të parin shembull dhe zbatues të këtij ligji, Profetin e Tij të dashur. Kur Allahu i Lartësuar dëshiron diçka, krijon kushtet për realizimin e tij. Zejdin, birin e Harithes, arabët e quanin Zejdi i biri i Muhamedit, sepse Profeti (a.s) e kishte birësuar atë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: "U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." [Ahzab 5]. Pas këtij ajeti, atë e thërisnin Zejd i biri i Harithit (të atit biologjik). Zejdi ishte i martuar me Zejneb bintu Xhahshin, e cila ishte vajzë e tezes së Profetit (a.s). Në zemrën e Profetit kaloi një dëshirë që, nëse Zejneben do ta divorconte Zejdi, ai do të martohej me të. E caktoi Zoti që mes Zejdit dhe Zejnebit të ndodhnin gjëra që e bënë Zejdin të kërkonte leje nga Profeti (a.s) që të divorcohej nga Zejnebi. Allahu i Madhëruar thotë: - (Kujto) Kur ti (o Muhamed) i thoje atij që Allahu i pati bërë mirësi (me besim) por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun!” - Zoti i Madhëruar i kishte bërë mirësi Zejdit duke e udhëzuar në Islam, ndërsa Profeti i bëri mirësi sepse i fali lirinë. Kur Zejdi shkoi te Profeti për këshillë, ai, duke i dëshiruar të mirën dhe rregullimin e gjendjes së Zejdit, e këshilloi që ta mbante gruan e tij dhe të bënte durim, edhe pse në zemrën e tij kishin kaluar ato mendime. Profeti (a.s.) i tha Zejdit: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun! Ki frikë Zotin në të gjitha çështjet e tua, por në mënyrë të veçantë në lidhje me gruan tënde!” Kështu, devotshmëria e frika nga Zoti të nxit për të qenë i duruar dhe që t’u përmbahesh urdhëresave të Zotit. - Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, - Ajo çfarë Profeti e mbajti të fshehur ishte mendimi që, nëse Zejdi do ta divorconte Zejneben, ai do të martohej me të. - por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. – është Allahu Ai që meriton dhe duhet t’i frikësohesh në lidhje me gjërat që kalojnë në zemrën tënde dhe jo njerëzit. - Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të (gruan e tij) , - Zejdi, me dëshirën e vet, kërkoi divorcin nga Zejnebja, dhe e divorcoi atë. Allahu i Madhëruar thotë: - Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, - Këtë e bëmë për një qëllim dhe dobi shumë të madhe: "... në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar." Kur të të shohin ty që e zbatove këtë ligj dhe u martove me gruan e Zejdit, që ishte i adoptuari yt, kjo do ta bënte të kuptueshëm këtë ligj për njerëzit. Por Allahu vijoi të përmendë edhe një rregull tjetër në lidhje me këtë çështje. - nëse ata janë divorcuar. - Pra, duhet të jenë divorcuar me dëshirën e tyre e jo të shtyrë e të imponuar. - Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet. – Pra, patjetër do të ndodhë dhe askush nuk mund të ndalojë e pengojë atë. Në këtë histori ka dobi të shumta, prej të cilave mund të përmendim: 1. Në këto ajete tregohet një vlerësim për figurën e Zejd ibn Harithes, dhe kjo bëhet në dy mënyra. Allahu e përmendi me emër në Kur'an, dhe asnjë prej sahabëve nuk është përmendur me emër në Kur'an, përveç Zejdit. Së dyti, Allahu përmendi se i pati bërë mirësi Zejdit, pra, mirësinë e Islamit dhe imanit. Kjo është një dëshmi nga Zoti që Zejdi ishte një musliman me iman në zemrën e tij. Ai ishte besimtar si në çështjet dhe veprat e shfaqura (të Islamit), ashtu edhe në çështjet dhe veprat e brendshme shpirtërore (të imanit). 2. Lirimi nga robëria është mirësi, që njihet si vepër e mirë e zotërisë që liron dhe për të cilën i liruari duhet t’ia dijë për faleminderit. 3. Lejueshmëria e martesës me ish gruan e të adoptuarit, ashtu siç u tha shprehimisht në ajet. 4. Mësimi përmes praktikës dhe veprave është edhe më i fortë dhe gjurmëlënës sesa të mësuarit me fjalë. Por nëse shoqërohen të dyja bashkë, kjo është edhe më e fortë dhe ndikuese, dritë mbi dritë. 5. Dashuria dhe animi që ndien robi në zemër për dikë përveç gruas së tij, nuk është gjynah, nëse nuk shoqërohet me vepra të ndaluara. Nëse dikush mendon se, nëse një grua divorcohet, do të dëshironte që të martohej me të, kjo nuk e ngarkon robin me gjynah. Megjithatë, ai nuk duhet të bëhet shkak ose të veprojë për të ndarë atë çift, në asnjë mënyrë, sepse Allahu i Lartësuar na tregoi se Profeti (a.s) e fshehu këtë dëshirë në veten e tij. 6. Ky ajet na tregon se Profeti (a.s) e kumtoi tërësisht Shpalljen, pa fshehur asgjë prej saj, madje edhe ato çështje në të cilat ai qortohej prej Alahut të Madhëruar. Kjo tregon se ai ishte Profeti i Allahut dhe nuk fshihte asgjë prej Shpalljes. Ai fliste veçse atë që i shpallej nga Zoti. Ai nuk synonte që të madhëronte e lartësonte figurën e tij. 7. Këshilltari është dhe duhet të jetë besnik dhe dashamirës në këshillën që jep. Nëse dikush i kërkon këshillë, ai duhet ta këshillojë për atë që e sheh se është më e mirë për pyetësin, edhe nëse kjo mund të bjerë ndesh me dëshirat e veta. Ai duhet t’i japë rëndësi dobisë së pyetësit mbi interesin vetjak. 8. Prej këshillave më të mira që mund t’i jepet atij që të kërkon mendim për ta ndarë gruan e tij është që të këshillohet ta mbajë gruan dhe ta ruajë çerdhen bashkëshortore sa të jetë e mundur, që të rregullohet gjendja. Kjo është më e mirë sesa ndarja. 9. Është detyrë që t’i jepet përparësi frikës nga Zoti mbi frikën dhe druatjes nga njerëzit. Sigurisht që Allahu është më i meritueshmi për ta pasur frikë sesa njerëzit. 10. Në këto ajete jepet grada dhe vlera e lartë e Zejnebes, të cilën ishte Zoti që e martoi me Profetin e tij të dashur, pa qenë e nevojshme për aktin e martesës dhe dëshmitarëve, siç duhet bërë në martesat e zakonshme. Edhe Zejnebja lëvdohej mes grave të tjera të Profetit (a.s), duke u thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, ndërsa mua më ka martuar Zoti nga sipër shtaë qiejve." 11. Nëse një grua figuron formalisht ende e martuar me dikë tjetër, nuk lejohet martesa me të dhe as marrja e masave apo lajmërimi i saj për diçka të tillë, derisa të përfundojnë procedurat e divorcit të saj nga burri me të cilin është e martuar. Dhe procedurat mbarojnë vetëm atëherë kur ajo të përfundojë kohën e pritjes (idetin). Para përfundimit të kohës së pritjes, ajo vazhdon të jetë ende në kurorë me burrin, që ka të drejta mbi të.

Mus'haf Hape →
Xhathije 45:24–45:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe vështirësi, thoshin: “ Ja ħajbeted -dehri’ (Kohë shkatë - rrimtare), duke ia atribuuar kështu kohës ato fatkeqësi, prandaj e shanin atë. Ndërkohë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon disa besime të “dehrijeve” dhe të gjithë idhujtarëve arabë, që i miratonin këto besime të kota. Pjesë e besimit të tyre ishte mohimi i ringjalljes dhe llogarisë përpara Zotit. - “Ata thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë.” - Nuk ka jetë tjetër, përveç jetës në dynja. Vdesin një brez njerëzish dhe jetojnë të tjerët që vijnë pas tyre dhe nuk ekziston ditë kijameti apo ditë e premtuar për ringjalljen dhe llogarinë përpara Zotit. Këtë e thoshin idhujtarët ara - bë, të cilët nuk besonin ringjalljen, por e thonë edhe filozofët të ashtuquajtur ‘ Eddehrijun’, të cilët nuk besojnë se ka një krijues të kësaj gjithësie. Ata thjesht këmbëngulin në kryeneçësinë e tyre dhe refuzojnë çdo shpallje të sjellë nga Zoti, duke i konsideruar ato gënjeshtra dhe trillime të njeriut, prandaj thonë: - “Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron”. - Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata nuk kanë asnjë lloj diturie për këtë, por vetëm hamendësojnë.” - Ata thjesht hamendësojnë që besimi në ringjallje është thjesht një trillim njeriu. Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu sjellin një hadith prej Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë që: 2363. “Allahu i Madhëruar thotë: “Më fyen biri i Ademit kur ai shan kohën, se Unë jam koha. Në dorën Time është çdo çështje dhe jam Unë Ai që i ndërron natën dhe ditën.” Në një transmetim tjetër thuhet: 2364. “Mos e shani kohën, sepse Allahu i Lartësuar Ai është koha.” Për sa i përket shpjegimit të fjalës së Profetit “ :ﷺ Mos e shani kohën, sepse Allahu është koha.”, Imam Shafiu, Ebu Ubejdeh dhe të tjerë shpjegojnë se: arabët në kohën e injorancës (para Islamit), nëse i kapte ndonjë sprovë dhe vështirësi, thoshin: “ Ja ħajbeted -dehri’ (Kohë shkatë - rrimtare), duke ia atribuuar kështu kohës ato fatkeqësi, prandaj e shanin atë. Ndërkohë, dihet mirë se Ai që vepron mbi gjithësinë dhe vendos për çdo gjë që ndodh në botë është Allahu i Lartësuar. Kështu, kur ata shajnë kohën, në fakt, është njëlloj si të shajnë Allahun Krenar dhe të Lartësuar, sepse është Ai i Cili vepron në krijimin dhe gjithësinë e Tij realisht. Profeti (a.s.) ndaloi sharjen e kohës nisur nga ky këndvështrim, sepse Allahu i Lartësuar, pikërisht Ai është koha që ata nënkuptonin, koha të cilën ata e shanin dhe ia atribuonin ato fatkeqësi dhe bela. Ky është shpjegimi më i mirë që është bërë për këtë hadith, por Allahu është më i ditur. Pa dyshim që Ibn Hazmi dhe të tjerë të medhhebit Dhahirij kanë gabuar kur e konsiderojnë fjalën Ed-Dehr (Koha) si emër të Allahut të Lartësuar, duke u bazuar në këtë hadith, që, në fakt, ka kuptim tjetër, sikurse u përmend më sipër. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” - Kur u sillen argumente dhe u qartësohet e vërteta se Allahu është i Plotpushtetshëm që të ringjallë trupat edhe pasi ata janë tretur, përgjigjja e tyre është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” Pra, ngjallini ata, nëse është vërtet kështu si pretendoni ju. - “Thuaju: “Allahu jua jep jetën dhe më pas ju bën të vdisni.” - Ashtu sikurse e dëshmoni vetë, është Allahu që ju jep jetë, dhe pastaj ju bën të vdisni, dhe këtë e dëshmoni të gjithë. Është Ai që ju nxjerr nga inekzistenca dhe ju bën të ekzistoni. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën?! Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni.” [Bekare 28]. Ai i Cili është i Plotpushtetshëm që ta fillojë krijimin, pa dyshim që është i Plotpushtetshëm që ta rikthejë njeriun në jetë pasi të ketë vdekur, madje kjo është edhe më parësore për t’u pranuar, sikurse thotë i Lartësuari: “ Dhe është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” [Rum 27]. - “Pastaj, Ai do t’ju grumbullojë Ditën e Kijametit, për të cilën nuk ka dyshime ...” - Allahu i Madhëruar na njofton se do t’i ringjallë e grumbullojë ata Ditën e Kijametit e nuk thotë se do t’i ringjallë në këtë botë, që ata, duke u justifikuar për mosbesimin e tyre të thonë: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” Pra, ringjallja e premtuar nga Zoti do të të jetë në jetën tjetër e jo në jetën e kësaj bote. Kështu thotë Zoti në shumë ajete, si p.sh.: “Ditën e Ringja - lljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit.” [Tegabun 9]. “E në ç’ditë u është caktuar atyre koha? Ditën e Gjykimit.” [Murselat 12, 13], Ose: “Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet dënimit të jetës tjetër. Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë. Ne nuk po e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar.” [Hud 103, 104]. - “... por shumica e njerëzve nuk kanë dituri.” - Ata nuk e besojnë ringjalljen dhe e konsiderojnë ringjalljen e trupave si diçka të largët dhe të pamundur. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ata e shohin atë (Ditën e Kjametit) larg, kurse Ne e shohim afër.” [Mearixh 6, 7].

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… hakun njerëzve dhe mos bëni shkatë - rrime në tokë!” [Shuara 182]. I Lartësuari thotë më pas: - “Tokën e bëri për krijesat.” - Ai që ngriti qiellin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për bujarinë, mëshirën dhe mirësitë e Tij të shumta, dhu - ruar krijesave të Tij. Kështu, na bën me dije se është Ai që i a zbriti robit të Tij Kuranin dhe ua lehtëson mësimin dhe kuptimin e qartë të tij, atyre të cilët Ai i përzgjedh dhe i veçon, për t’i përfshirë me mëshirën e Tij të plotë. I Lartësuari thotë: - “I Gjithëmëshirshmi: Ai ua mësoi Kuranin. Ai e krijoi njeriun. Ai e mësoi të shprehet qartë.” - El Hasenu shpjegon dhe thotë: “Domethënë, Ai ia mësoi njeriut të folurin, artikulimin e fjalëve. Ai e mësoi njeriun si ta këndojë Kuranin. Kështu, lehtësimi i këndimit të Kuranit bëhet i mundur prej lehtësimit të artikulimit të fjalëve: disa prej grykës, disa prej gjuhës, disa prej buzëve etj. - “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet. Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja sin 38 - 40]. Ose: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gji - thëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndrit - shme) për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi she - njat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë. ” [En’am 96, 97] Më pas, i Lartësuari thotë: - “Edhe yjet e drurët i përulen Atij.” - Ali Ibn Talha ka sjellë tekstualisht nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) këtë thënie: “ En-Nexhmu është çdo bimë, e cila mbin e shtrihet në faqe të tokës (që nuk ka trung, si pemët).” Po kështu e ka shpjeguar edhe Said Ibn Xhubejri, Sudiju, Sufjan Theuriu dhe pikërisht këtë mendim ka përzgjedhur Ibn Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë!). Ndërsa Muxhahidi thotë se En-nexhm janë yjet në qiell. Po kështu e kanë shpjeguar edhe Haseni dhe Katadja. Ky mendim është më i dukshëm, - dhe Allahu e di më mirë, - sikurse vjen edhe në ajetin tjetër: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndritshme) për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre, në errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpje - guar me hollësi shenjat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë.” [Haxh 18]. Më pas i Lartësuari thotë: - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi pesho - ren ...” - Pra, vendosi drejtësinë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtë - sinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. ...” [Hadid 25]. - “Që ju të mos e shkelni peshoren ...” - I Lartësuari i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe drejtësinë, pra, që të gjitha gjërat të vlerësohen përmes të vërtetës dhe drejtësisë. - “Prandaj masni me drejtësi e mos hani në peshë!” - Kurrë mos hani në peshë, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Plotë - sojeni masën (kur matni) e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve! Dhe peshoni me peshore të saktë! Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatë - rrime në tokë!” [Shuara 182]. I Lartësuari thotë më pas: - “Tokën e bëri për krijesat.” - Ai që ngriti qiellin lart, Ai vendosi Tokën dhe e bëri atë të qëndrueshme, me të gjitha kushtet për jetesë për banorët e saj. - “Në të ka fruta të larmishme ...” - Fruta të ndryshme në pamjet, shijet, ngjyrat dhe aromat e tyre. - “... hurma me degët plot ...” - Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!): “Domethënë, me degët plot sytha, nga të cilat dalin më pas frutat.” Kështu kanë thënë edhe mufe - sirë të tjerë. Sythi hapet dhe prej tij del filizi, pastaj kalon në fazat e tij, derisa del fryti, i cili më pas piqet tërësisht dhe bëhet për t’u ngrënë. - “Drithëra me gjethe e kërcej dhe borzi - lok ...” - Drithëra të ndryshme, si gruri, elbi etj., me kokrrat e mbështjella nga byku, që përdoret si ushqim për kafshët. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Cilën prej mirësive të shumta të Zotit, me të cilat ju kënaqeni, po mohoni, o njerëz dhe xhindë? Muxhahidi dhe të tjerë thonë se, për këtë kuptim tregon edhe konteksti i gjithë ajeteve që vijnë më pas. Pra, për cilën nga këto mirësi mund të refuzoni falënderimin për Dhuruesin e saj? Edhe ne themi ashtu siç thanë xhindët besimtarë, në lidhje me këtë ajet: O Zoti ynë! Asnjë prej mirësive që na ke dhuruar nuk mohojmë! Vetëm Ty të takon i gjithë lavdërimi, mirënjohja dhe përlëvdimi!”

Mus'haf Hape →
Shems 91:1–91:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për Tokën dhe Veten e Tij, pasi Ai e shtroi atë. Ky është shpjegimi më i përhapur dhe kë - shtu e kanë shpjeguar shumica e mufesirëve dhe dijetarëve të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kjo është një sure mekase, e cila është shpallur pas sures Kadr. Në hadithin e Xhibrilit, që është sjellë në dy Sahih-ët, thuhet se Profeti ﷺ , duke këshilluar Muadhin që të mos falej me sure shumë të gjata, por ta lehtësonte namazin i tha: “... Pse nuk falesh duke lexuar: Seb-bihisme rab -bikel ea’la (suren Ea’la), Uesh-shemsi ue duĥâĥâ (suren Shems) dhe Uel-lejli idhâ jegsha (suren Lejl)?” - “Betohem për Diellin dhe dritën e tij. ” - Muxhahidi shpjegon se këtu Allahu i Lartë - suar betohet për Diellin dhe ditën që e shoqëron atë. - “Dhe për Hënën, që vjen pas tij.” – Pra, që e pason atë. - “Betohem për ditën, që zbardh (diellin).” - Allahu betohet për ditën, që zbardh e shfaq dritën e Diellit. - “Dhe për natën, e cila e mbulon atë (Diellin)” - Pra betohet edhe në Natën e cila e mbulon Diellin, kur ai perëndon dhe horizonti errësohet. - “Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi.” - Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në Veten e Vet, sepse Ai e ka ndërtuar atë. Binâuha quhet ngritja lart e ndërtimi i qiellit, siç thotë në ajetin tjetër: “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë. Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne!” [Dharijat 47, 48]. - “Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi.” - Allahu i Lartësuar betohet për Tokën dhe Veten e Tij, pasi Ai e shtroi atë. Ky është shpjegimi më i përhapur dhe kë - shtu e kanë shpjeguar shumica e mufesirëve dhe dijetarëve të gjuhës. El Xhehueriu ka thënë se: “ taĥautuhu” është e ngjashme me fjalën “deĥautuhu”, me kuptimin: e shtrova, e sheshova. Allahu i Lartësuar vijon e thotë: - “Betohem për shpirtin dhe Atë që e kri - joi atë ...” - Allahu i Lartësuar e krijoi shpirtin të përkryer, të drejtë e të pastër në natyrën e tij, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Përkushtohu me gjithë qenien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Ajo është feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë.” [Rum 30]. Në Sahih-un e Muslimit vjen ky hadith nga Profeti i Allahut: 2874. “Allahu i Lartësuar thotë: “Unë i krijova robërit e Mi si besimdrejtë ( hunefae), por shejtanët i devijuan ata nga feja e tyre dhe bënë haram ato gjëra që Unë i kisha bërë të lejuara.” 233 - “... që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. ” - Allahu i Lartësuar e udhëzoi e i mundësoi çdo shpirti që të zgje - dhë ose shfrenimin dhe prishjen, ose devot - shmërinë dhe pastërtinë, dhe e bëri këtë du - ke e qartësuar të mirën dhe të keqen e duke i dhënë lirinë për të bërë zgjedhjen e tij. - “Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin ...” - Ka arritur shpëtimin nga çdo e keqe dhe arritjen e çdo të mire ai i cili e ka pastruar shpirtin e tij nëpërmjet bindjes ndaj Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Katadja shpjegon: “Domethënë, e pastroi shpirtin prej veseve dhe cilësive të këqija”. Shpje - gim i ngjashëm përcillet edhe prej Muxha - hidit, Ikrimas dhe Seid Ibn Xhubejrit. Me këtë shpjegim, ajeti i ngjan fjalës tjetër të Allahut të Madhëruar: “Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin. Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.” [Ea’la 14, 15]. - “... dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë.” - Ka humbur ai që e poshtëroi shpir - tin, ai që nuk ndoqi udhëzimin e Zotit, por e la shpirtin të zhytet në poshtërsi e të endet larg bindjes ndaj Zotit. Gjithashtu, ka mu - ndësi që kuptimi të jetë: “... ka shpëtuar dhe fituar çdo të mirë ai të cilit Allahu i Lartë - suar ia pastron shpirtin dhe është shkatë - rruar çdokush, të cilit Allahu i Madhëruar nuk ia pastron shpirtin. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon se ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë në lidhje me këtë ajet: 2875. “Ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë ai shpirt të cilin e ka pastruar Allahu Krenar dhe i Lartësuar.” 234 Gjithashtu, kur Profeti ﷺ lexonte këtë ajet, ai ndalonte dhe lutej: 2876. “Allahum-me ati nfsi takuâhâ, Ue zk - kihâ ente hajru men zek -kâhâ, Ente uelij - juhâ ue meulâhâ!” (O Allah, jepi shpirtit tim devotshmëri dhe pastroje atë, se Ti je më i miri që pastron shpirtin, Ti je kujde - stari dhe i dashuri i tij.”. Lutje tjetër ishte: “All-llahum-me in -nî eûdhu bike Minel hem-mi uel ĥuzni Uel axhzi uel keseli Uel xhubni uel buħli ue adhâbil kabri . Allahumme âti nfsi takuaha, Ue zek -kiha ente hajru men zek-kaha, Ente uelij -juha ue meulaha! Allahum-me in-ni eûdhu bike min kalbin l â jeħshâ ue min -nefsin la teshba’, ue ilmin lâ jenfea’ ue da’uetin la justexhâbu lehâ ” (O i Adhuruari im! Unë kërkoj mbrojtje tek Ti prej shqetësimit dhe trishtimit, prej paaftësisë dhe përtacisë, prej frikës dhe koprracisë. O Allah, jepi shpirtit tim devotshmërinë, dhe pastroje atë, se Ti je më i miri që pastron shpirtin, Ti je kujdestari dhe i dashuri i tij. O Allah, unë të kërkoj të më ruash nga të paturit e një zemre që nuk të frikësohet Ty, një shpirti të pangopur, një dituri që nuk më sjell dobi dhe lutjeve që nuk gjejnë përgjigje.” Gjithashtu: “Allahumme in -ni es'elukel hudâ uet -tukâ uel afâfe uel ginâ! (O Allah, unë të lutem të më ja - pësh udhëzimin, devotshmërinë, ndershmë - rinë dhe pasurinë!)

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:149–3:153 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg. 2. E gjithë toka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i qorton robërit e Tij besimtarë dhe i paralajmëron që të jenë të kujdesshëm që kurrë të mos iu binden mohuesve dhe munafikëve, sepse bindja ndaj tyre sjell poshtërimin në dynja dhe ahiret: - O ju që keni besuar! Nëse ju u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa, aty ku ishit më parë (në mosbesim), dhe atëherë do të jeni të humbur. - Ata duhet që t’i binden vetëm Allahut. Vetëm Atë duhet ta zgjedhin si Mikun e vërtetë, të Cilit i besojnë të gjitha çështjet e tyre. Vetëm Atij t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë për çdo çështje. Allahu i Madhëruar urdhëron që vetëm Atij t’i mbështeten për kërkimin e çdo të mire dhe për largimin e çdo të keqeje: - Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është Ndihmëtari më i mirë.” - Në vijim, Allahu i Madhëruar i përgëzon besimtarët se Ai do të fusë në zemrat e armiqve frikën prej tyre dhe poshtërimin. Të gjithë këtë, Allahu i Lartësuar do ta bëjë për shkak të mohimit që ka mbushur zemrat e tyre dhe idhujtarisë në të cilën janë zhytur. Kjo është përveç ndëshkimit të madh dhe poshtërues, që ata do të kenë në ahiret: - Ne do to mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë zota të tjerë, veç Allahut, pa pasur asnjë fakt. Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve!” - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 574 . “Më janë dhënë 5 gjëra, që nuk i janë dhënë asnjë profeti përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg. 2. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim. 3. Më është lejuar plaçka e luftës. 4. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësimin e madh (Ditën e Gjykimit). 5. Çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzimin mbarë.” El Aufi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi, për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne do to mbjellim frikën në zemrat e jobesimtarëve...”, që thotë: “Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrën e Ebu Sufjanit, prandaj ai u tërho q dhe u kthye në Mekë.” Profeti tha (pas betejës së Uhudit): 575. “Ebu Sufjani arriti t'ju godiste e t’ju shkaktonte humbje, por tashmë u tërhoq, sepse Allahu futi frikën në zemrën e tij.” Hadithin e sjell Ibn Ebu Hatimi. - Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës) . - Ibn Abasi shpjegon: Allahu i Lartësuar u premtoi ndihmë dhe fitore. Kur muslimanët u përballën me idhujtarët në fillim të ditës, fitorja ishte dukshëm në anën e muslimanëve. Por kur ndodhi ajo që ndodhi, pra, thyerja e urdhrit nga ana e shigjetarëve dhe dështimi i disa skuadrave të luftës, atëherë ndihma dhe premtimi, i cili ishte i kushtëzuar me bindje dhe qëndrueshmëri në luftë, u vonua. Allahu i Lartësuar thotë: “...kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës).” - Ju i vratë ata, me mundësinë që ju dha Allahu, duke ju bërë të kishit epërsi mbi ta. - Por ju u dobësuat dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit), që e thyet pasi patë atë që e dëshironit (plaçkën e luftës). - Ibn Abasi thotë se “el feshelu” është “el xhubnu”, pra, dështimi e mungesa e kurajos dhe guximit, pra, një lloj frik e. Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe u përçatë me njëri -tjetrin për çështjen e urdhrit (të Profetit) ...”. Kjo ndodhi me shigjetarët, të cilët thyen urdhrin e Profetit ﷺ .Allahu thotë: “...e thyet urdhrin pasi patë atë që e dëshironit ” Pra, pasi ju tregoi atë që aq shumë e donit, domethënë, fitoren në fillim të ditës. - Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë...” - Këta janë ata të cilët tentuan të merrnin plaçkën e luftës, kur panë humbjen e idhujtarëve në fillim të betejës. Megjithatë, pati edhe burra që qëndruan të palëkundur. Allahu i Madhëruar thotë: - por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen jetën tjetër. Pastaj, Ai bëri që ju të sprapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. - Më pas, Allahu bëri që ata t’u kthehen mbi ju, për t’ju vënë në provë. - Ai, pa dyshim, jua fali juve (atë gabim). - Allahu jua fali atë që bëtë. - Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. - Ai nuk ju shkatërroi dhe nuk ju shfarosi, për shkak të kundërshtimit të urdhrit të Profetit ﷺ , por ju fali. Allahu i Lartësuar tregohet bamirës dhe bujar me besimtarët. Allahu i ka veçuar besimtarët me një mëshirë të posaçme për ta, pikërisht për shkak të besimit të tyre tek Ai dhe te Profeti i Tij. Buhariu sjell hadithin nga Bera, i cili ka thënë: 576. “Atë ditë, kur ne përballëm me idhujtarët, Profeti pozicionoi (në malin e Uhudit) një skuadër të vogël shigjetarësh, në krye të të cilëve ishte Abdullah Ibn Xhubejri.” Ai u tha: “Edhe nëse na shihni që kemi fituar, mos lëvizni nga vendi! Edhe nëse shihni që ata kanë fituar mbi ne, mos na ndihmoni!” Kur ne u përballëm me armikun, ata ia mbathën dhe rreshtat e parë të armikut filluan të tërhiqeshin nga frika. Unë i pashë gratë që vraponin për t’u ngjitur në mal, aq sa iu zbuloheshin edhe kërcijtë e tyre, madje u dukeshin zbukurimet e këmbëve. Atëherë, disa shigjetarë filluan të thoshin: “Po shpërndahet plaçka e luftës...” Abdullah Ibn Xhubejri, që ishte në krye të tyre, u tha: “Profeti i Allahut mori besën prej meje që të mos lëvizim nga ky vend!” Por ata refuzuan ta dëgjonin dhe përfundimi i kësaj mosbindjeje ishte vrasja e 70 burrave prej sahabëve. Atëherë, doli në pah Ebu Sufjani dhe tha: “A është Muhamedi mes jush?” Profeti ﷺ tha (duke iu drejtuar sahabëve): “Mos iu përgjigjni!” Ebu Sufjani tha: “A është me ju Ibn Ebu Kuhafe (pra, Ebu Bekri)?” Profeti ﷺ sërish tha: “Mos iu përgjigjni!” Ebu Sufjani tha: “A është me ju Ibn Hatabi?” Atëherë tha: “Këta qenkan vrarë! Po të ishin gjallë, do të përgjigjeshin!” Por Umeri nuk e mbajti dot veten dhe tha: “O armik i Allahut! Ata të cilët ti përmende, janë gjallë. Allahu i ka lënë gjallë ata që ty të trishtojnë!” Ebu Sufjani thirri: “I lartësuar qoftë Hubeli!” Profeti i Allahut tha: “Përgjigjuni atij tani!” Sahabët thanë: “Çfarë të themi?” Profeti ﷺ i udhëzoi: “Thoni: Allahu është më i Larti dhe më Madhi!” Ebu Sufjani vazhdoi: “Ne kemi Uzanë, kurse ju s’keni Uza!” Pejgamberi a.s. tha: “Nuk do t’i ktheni përgjigje?!” - “Çfarë të themi?!” - “Thoni: Allahu është i Dashuri dhe Ndihmë tari ynë, kurse ju nuk keni të dashur dhe ndihmëtarë!” Ebu Sufjani tha: “Kjo ditë e sotme është (hakmarrje) për Bedrin! Lufta është e ndezur dhe si kjo ditë do të keni prapë!” Buhariu sjell hadithin nga Aishja, e cila ka thënë: “Në Uhud, idhujtarët u mposhtën në fillim të betejës. Iblisi bërtiti duke thënë: “O robërit e Zotit, ku shkoni? Allahu ju poshtëroftë! Mos u dorëzoni! Kthehuni në betejë e luftoni ashpër!” Atëherë u kthyen të parët dhe, pas tyre, morën guxim të fundit. Hudhejfja ishte dëshmitar kur muslimanët, në mes të atij kaosi, e vunë babain e tij në mes dhe filluan ta godisnin për ta vrarë, duke menduar se ishte prej idhujtarëve. Hudhejfeja u bërtiste muslimanëve: “O robërit e Zotit, është im atë ai!” Por ata nuk e kuptuan, derisa e vranë atë. Atëherë, Hudhejfja tha: “Allahu ju faltë!” Ur ue rrëfen: “Vallahi, Hudhejfja vazhdoi që të gëzonte respekt e dashamirësi ndër ne, derisa takoi Allahun e Lartësuar.” Ibn Is’haku rrëfen: “Më ka treguar Kasim Ibn Abdirrahman Ibn Rafia, njëri nga bijtë e Adij Ibn Nexharit, se: Enes Ibn Nadri, - pra, xhaxhai i Enes Ibn Malikut, - shkoi tek Umer Ibn Hatabi dhe Talha Ibn Ubejdilahi, të cilët, së bashku me disa muhaxhirë dhe ensarë të tjerë, nga dëshpërimi, kishin hedhur çfarë mbanin në duar. Ai i pyeti: “Çfarë po prisni këtu?” Ata thanë: “U vra Profeti i Allahut.” Ai u tha: “Atëherë, ç’e doni jetën pas tij?! Çohuni dhe vrituni për atë kauzë që u vra edhe ai!” Pastaj iu drejtua armiqve dhe hyri në një betejë të ashpër, ku luftoi deri sa u vra, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij!” Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku se xhaxhai i tij, Enes Ibn Nadri, që nuk mori pjesë në luftën e Bedrit, tha: “Unë nuk mora pjesë në luftën e parë që zhvilloi Profeti. Nëse Allahu do të më japë një mundësi, që të luftoj së bashku me Profetin e Allahut, do ta shohë Allahu se çfarë do të bëj!” Kështu, ai mori pjesë në luftën e Uhudit. Kur njerëzit u dëshpëruan pasi dëgjuan lajmin e rremë për vrasjen e Profetit, ai tha: “O i Adhuruari im, unë kërkoj të më justifikosh për çka vepruan këta (muslimanët që u larguan nga fushëbeteja), dhe distancohem prej sjelljes së këtyre të tjerëve (idhujtarëve)!” Pastaj u lëshua përpara. Rrugës u përball me Sad Ibn Muadhin, i cili e pyeti: “Për ku je drejtuar, o Ebu Omer?” Enesi i tha: “Ah, për aromën e Xhenetit, o Sad! Unë ia ndiej aromën, që vjen prej Uhudit!” U drejtua për në Uhud dhe luftoi derisa u vra. Askush nuk e njohu mes të vrarëve, përveç motrës së tij, e cila e njohu nga një shenjë në mollëzat e gishtave të tij. Ai u gjend i goditur me rreth tetëdhjetë plagë. Në trupin e tij kishte goditje shtizash, plagë shpatash e gjuajtje shigjetash.” Hadithin e sjell Muslimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi 577. “Në luftën e Uhudit, gratë qëndronin pas muslimanëve. Ato u jepnin fund të vrarëve të idhujtarëve dhe mjekonin të plagosurit e muslimanëve. Nëse do të betohesha atë ditë se askush nga ne nuk e donte këtë jetë, besoj se do të thosha të vërtetën. Por Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë...”, pasi disa sahabë nuk iu bindën urdhrit të Profetit të Allahut. Profeti u strehua diku duke patur pranë vetëm nëntë veta: shtatë ensarë dhe dy muhaxhirë kurejshë. Ai ishte i dhjeti. Ata e plagosën rëndë Profetin, i cili, duke qëndruar i mbështetur dhe pa fuqi, tha: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që i pengon ata (idhujtarët) që të vijnë tek ne!” Atëherë u ngrit një ensar, i cili shkoi dhe luftoi duke i penguar ata për njëfarë kohe, derisa u vra. Profeti, përsëri i lodhur, i drobitur dhe i plagosur tha: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që i pengon ata që të vijnë tek ne!” Dhe kështu vazhdoi, derisa u vranë të shtatë ensarët. Atëherë, Profeti ﷺ u tha dy shokëve të tij: “Nuk u treguam të mirë me shokët tanë!” Më pas, u shfaq Ebu Sufjani, i cili thirri: ‘U lartësoftë Hubeli!’ Profeti ﷺ tha: “Kthejani: Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhi!” Dhe ata thanë: “Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhi!” Ebu Sufjani thirri përsëri: “Ne kemi Uzan, ndërsa ju nuk keni Uza!” Profeti ﷺ tha: “Thojini: Allahu është Ndihmë tari dhe Miku ynë, ndërsa për mohuesit nuk ka ndihmëtar!” Atëherë, Ebu Sufjani tha: “Kjo e sotmja është (hakmarrje) për Bedrin: atëherë u mundëm, kurse tani fituam; një ditë trishtohemi dhe një ditë gëzohemi! Kjo ditë hidhërimi për ju është për atë ditë që ishte hidhërim për ne! Filani u vra në këmbim të filanit tjetër, që u vra në Bedër...” Por Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk ka barazim mes nesh! Të vrarët tanë janë të gjallë dhe furnizohen tek Zoti i tyre! Ndërsa të vrarët tuaj janë në zjarr dhe ndëshkohen!” Ebu Sufjani ia ktheu: “Shikojeni Hamzain, me bark të çarë! Hindi ia mori shpretkën dhe ia kafshoi!” Profeti tha: “A hëngri gjë prej saj?” - “Jo!” - i thanë. - “Allahu, - tha Profeti - nuk do të fuste kurrë një pjesë të Hamzait në zjarr!” Më pas, Profeti e vendosi Hamzain përpara vetes dhe i fali namazin e xhenazes. Më pas sollën një burrë prej ensarëve dhe e vendosën përkrah Hamazait. Profeti u fal edhe për të. E larguan ensarin dhe sollën një tjetër, që e vendosën sërish përbri Hamzait, dhe Profeti fali namazin edhe për të. Pastaj, e larguan ensarin dhe sollën një tjetër, e kështu me radhë, derisa Profeti ﷺ fali namazin për 70 të vrarë, së bashku me Hamzain. Pra, Profeti fali 70 namaze për Hamzain.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm imam Ahmedi. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj, Ai bëri që ju të sprapseni nga armiku, për t’ju sprovuar.” Domethënë, Allahu i Madhëruar bëri që ju të sprapseni nga armiku, e të pësonit disfatë për t'ju sprovuar. Ju largoheshit duke vrapuar, për t’u ngjitur në mal dhe për t’i shpëtuar armikut. Ju vraponit dhe nuk ia hidhnit sytë askujt, nga frika e madhe që ju kishte pushtuar. - Ju largoheshit (nga sheshluftimi) pa ia hedhur sytë askujt, ndërsa i Dërguari ju thërriste të ktheheshit. - Ndërkohë që ju e latë pas jush Profetin, ai ju ftonte që mos largoheshit nga lufta dhe përballja me armikun, por të ktheheshit dhe të riorganizoheshit për të vazhduar luftën. Profeti i ftonte njerëzit që të ktheheshin, siç thuhet në hadith 578. “Kthehuni tek unë, o robërit e Allahut, kthehuni tek unë, o robërit e Allahut!” Ibn Abasi rrëfen se, me Profetin mbetën veçse 12 burra, që luftuan pranë tij. Mes tyre ishte edhe Talhai, i cili qëndroi me ta, derisa të gjithë u vranë. Atëherë, edhe Talhai i kërkoi leje Profetit që edhe ai të luftonte në mbrojtje të Profetit. Ai vazhdoi të luftonte njëlloj siç luftuan vëllezërit e tij më përpara. Gjatë kësaj përpjekje për të mbrojtur Profetin, atij iu prenë majat e gishtave, dhe në moment tha: “ Hisin”. Kjo ishte një lloj pasthirrme, që arabët e lëshonin kur vriteshin në trup dhe kur u dhimbte diçka. Por Profeti i tha: 579. “Nëse do të thoshe 'Bismilah” dhe do të përmendje emrin e Allahut, do të të ngrinin lart melekët. Edhe njerëzit do të të shihnin kur të ngriheshe lart në qiell.” Pastaj Profeti ﷺ së bashku me shokët e tij, - që shumë shpejt u kthyen, u grumbulluan dhe u riorganizuan së bashku pranë tij, - u ngjitën lart në mal.” Buhariu sjell hadithin nga Kajs Ibn Ebu Hazimi, i cili ka thënë: 580. “E kam parë dorën e Talhait të gjymtuar, me gishta të prerë. Me atë dorë, ai mbrojti Profetin ﷺ në luftën e Uhudit.” Ndërsa në dy Sahih-ët është rrëfimi i Mu’temir Ibn Sulejmanit, i cili përcjell nga i ati, ky nga Ebu Uthman En-Nehdi, i cili ka thënë: 581 . “Në një nga betejat e Profetit, askush nuk mbeti me të, përveçse Talha Ibn Ubejdi lah dhe Sa’dit. Hasen Ibn Arafeh sjell hadithin nga Said Ibn Musejib, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Sa’ad Ibn Ebi Uekasin që të thotë: 582 . “Ishte vetë Profeti i Allahut që më jepte shigjeta në Betejën e Uhudit dhe më thoshte: “Gjuaj, u flijofshin nëna dhe babai im!” Buhariu sjell hadithin nga Saad Ibn Ebu Uekasi, se: 583 . “Ai qëllonte me shigjeta për të mbrojtur Profetin e Allahut”. Vetë Sa’di rrëfen: “E shihja Profetin ﷺ se si merrte shigjeta nga koshi im, m’i jepte mua dhe më thoshte: “Gjuaj, u flijofshin nëna dhe babai!” Ndonjëherë më jepte ndonjë shigjetë që nuk kishte majë fare, dhe unë përsëri gjuaja me të!” Në dy Sahih-ët është edhe hadithi nga Ibrahim Ibn Sa’d Ibn Eb i Uekasit, që përcjell nga i ati, i cili ka thënë: 584. “Ditën e Uhudit, unë pashë në të majtën dhe të djathtën e Profetit ﷺ dy burra të veshur me rroba të bardha, të cilët luftonin pikërisht aty ku lufta ishte më e ashpër. Unë kurrë nuk i kisha parë përpara asaj dite dhe nuk i pashë më pas asaj dite.” E kishte fjalën për melekët Xhibril dhe Mikail (paqja e Allahut qoftë me ta!).” Ebu Esuedi sjell hadithin nga Urue Ibn Zubejri, i cili tregon: 585 . “Ubej Ibn Halefi, i vëllai i Beni Xhumehit, ishte betuar në kohën kur ishte në Mekë, se do të luftonte kundër Profetit të Allahu ﷺ dhe do ta vriste atë. Kur Profeti mori vesh për betimin e tij, tha: “Përkundrazi, unë do ta vras atë, në dashtë Allahu!” Kur erdhi dita e Uhudit, Ubeji, i cili ishte veshur i gjithi në hekur, i armatosur deri në dhëmbë, u vërsul duke thënë: ‘Mos shpëtofsha gjallë, nëse shpëton Muhamedi!” Ai shkoi drejt Profetit të Allahut, me synimin për ta vrarë. Atëherë, përpara tij del Musab Ibn Umejri, vëllai i Beni Abdi Dar, për të mbrojtur Profetin e Allahut me veten e tij. Musab Ibn Umejri u vra. Atëherë, Profeti vështroi në armaturën e Ubej Ibn Halefit një hapësirë bosh, mes përkrenares dhe parzmores së tij, pikërisht në pjesën e grykës, dhe e qëlloi atje me një shtizë. Ai u rrëzua përtokë, që nga maja e kalit të tij. Gjithsesi, nga ajo goditje, nga qafa e Ubej Ibn Halefit nuk doli aspak gjak. Shokët e tij u afruan që ta tërhiqnin, ndërkohë ai bërtiste dhe pëlliste, sikur të ishte një dem i therur. Ata i thanë: “Përse bërtet dhe trembesh kaq shumë?! Është veçse një gërvishtje e vogël .” Atëherë, ai u kujtoi fjalën e Profetit: “Përkundrazi, unë do ta vras Ubejin!” Dhe pastaj tha: “Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur kjo dhimbje t'u shpërndahej të gjithë banorëve të Hixhazit, do të vdisnin të gjithë së bashku, menjëherë.” Dhe ashtu, ai vdiq për të shkuar në Zjarr. U mallkofshin banorët e Zjarrit të ndezur fort!” Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 586 . “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi atë të cilin e ka vrarë Profeti i Allahut me dorën e tij dhe është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi ata njerëz që e gjakosën fytyrën e Profetit .” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 587. “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi ata njerëz që bënë me Profetin atë që bënë!” (Dhe tregoi një pjesë të dhëmballëve të tij, pasi ata i thyen dhëmballët Profetit) “Gjithashtu, është ashpërsuar zemërimi i Allahut mbi atë burrë që është vrarë nga dora e Profeti t të Allahut, në rrugën e Allahut!” Ibn Is’haku ka thënë: “Profeti u plagos dhe u godit në dhëmballët e tij. Fytyra dhe buzët iu çanë. Ai i cili e gjakosi Profetin ﷺ ishte Utbe Ibn Ebu Uekasi. Më ka treguar Salih Ibn Kejsani thotë Ibn Is’haku nga dikush që i ka treguar atij, i cili sjell hadithin nga Sad Ibn Ebu Uekasi, që ka thënë: 588. “Kurrë nuk kam qënë më i përkushtuar dhe i dhënë për vrasjen e dikujt se sa për vrasjen e Utbe Ibn Ebu Uekasit, pikërisht për atë që dija rreth moralit të tij të keq dhe urrejtjes që gëzonte mes popullit të tij. Por më mjaftoi fjala e Profetit , i cili tha: “Është ashpërsuar zemërimi i Allahut kundër atij që gjakosi fytyrën e Profetit ....” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atëherë Allahu ju goditi me dëshpërim pas dëshpërimi... - Ai ju dha këtë sprovë, Ai ju dha dëshpërim mbi dëshpërimin, prej disfatës në luftë. Dëshpërimi i parë i cili përmendet në ajet, është privimi nga plaçka e luftës, që mund të merrej nëse do të fitonin, si edhe dëshpërimi për vrasjet, plagosjet dhe dhimbjet atë ditë. Ky dëshpërim i goditi pikërisht pas ep ërsisë që ata patën në fillim të betejës. Humbja erdhi për shkak të mos zbatimit të urdhrit të Allahut dhe kundërshtimit të porosive të Profetit ﷺ . Ndërsa dëshpërimi i dytë ishte pikërisht kur u p ërhap lajmi se Profeti i Allahut ishte vrarë gjat ë asaj mësymjeje të frikshme të armikut kundër tyre dhe frika për asgjësimin e plotë, kur ishin në mal. - që të mos pikëlloheshit më as për atë (plaçkën e luftës) që humbët e as për atë që ju goditi. - Që të mos dëshpëroheshit për plaçkën që ju iku nga duart, t ë cilën e fituat fillimisht, dhe as për atë që ju goditi më pas, pra, për vrasjet, plagosjet dhe dhimbjet që pësuat më pas. Kështu e kan ë interpretuar Ibn Abasi, Abdurrahman Ibn Aufi dhe të tjerë. - Allahu di me hollësi gjithçka që ju bëni. - I Pastër dhe i D ëlirë është Allahu i Lartësuar! I lavdëruar qoftë Ai! Nuk ka të adhuruar tjet ër me meritë përveç Tij! I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Ai!

Mus'haf Hape →
Abese 80:11–80:32 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që të meditojë mbi ushqimin e tij: - “Le të shikojë njeriu ushqimin e vet! Ne lëshojmë ujë me mbushulli. Pastaj e çajmë tokën në thellësi, ...” - Le të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kurrë mos vepro ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla,..” - Ky është një kujtim, me të cilin Allahu i Lartësuar këshillon dhe mëson adhuruesit e Tij. Nëpërmjet këtij libri madhështor, Ai u mëson adhuruesve të Tij atë që kanë nevojë dhe u bën të qartë udhën e drejtë nga e gabuara. Pra, të gjithë mund të përfitojnë nga ky udhëzim. Allahu i Lartësuar ua ka afruar udhëzimin e Tij të gjithëve, dhe ai që dëshiron mund ta pasojë rrugën e mbarë: - “...dhe kush dëshiron, merr mësim.” - Ai që dëshiron vërtet udhëzimin dhe rrugën e lumturisë, e ndjek atë, ndërsa ai që nuk e do udhëzimin, nuk e ndjek atë. Secili bën një zgjedhje të lirë dhe Allahu i Lartësuar bën që udhëzohet në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron, sipas urtësisë dhe dijes së Tij absolute. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”. [El kehf 29] Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gradën e lartë të Librit madhështor. Ai thotë: - “Ai (Kur'ani) ndodhet në faqe të çmueshme, të lartësuara e të pastra,...” - Fletët e Librit janë shumë të larta në gradën e tyre. Ato janë të pastra nga çdo mangësi dhe shtrembërim. Ato nuk mund të trazohen nga duart e shejtanëve apo të shfrytëzohen prej tyre. Ata të mallkuar nuk mund të vjedhin apo shkëpusin gjë nga ky libër i pastër. Fletët e pastra me këshilla dhe mësime të çmuara qarkullojnë nëpër duart e melekëve. - “...në duar të udhëtuesve (melekë), të ndershëm e punëmirë.” - Këto melekë, të cilësuar si kirâmin berarah, udhëtojnë mes Zotit dhe krijesave. Kirâm domethënë: të mbushur me mirësi, begati dhe bekim; ndërsa berarah do të thotë: të mirë në shpirt dhe të mirë në veprat e tyre. Allahu i Lartësuar përkujdeset për Librin e Tij duke vendosur si korrierë këta melekë të bekuar, të mirë, të fuqishëm, të bindur, që kurrë nuk lodhen nga adhurimet që i përkushtojnë Atij. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur Librin nga ndërhyrjet e shejtanëve. Kjo na bën që ta pranojmë dhe besojmë plotësisht këtë libër, pa as më të voglën mëdyshje. Çdo gjë e përmendur në të duhet të besohet plotësisht dhe çdo dispozitë e tij duhet të trajtohet me respekt dhe kujdes të madh. Atje është udhëzimi dhe drita. Atje është shpëtimi dhe mirësia. Megjithatë, njeriu përsëri refuzon ta pranojë dhe ta besojë këtë dhuratë kaq të vyer të Zotit të tij. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë: - “Shkatërruar qoftë njeriu! Sa mohues i keq është ai!” - Sa mohues i paturpshëm i mirësive të Zotit që është njeriu! Sa e ashpër dhe e paskrupull është urrejtja dhe armiqësia e tij ndaj të vërtetës, edhe pas qartësimit të saj në mënyrë të plotë dhe të pakundërshtueshme! Dhe të mendosh se çfarë është njeriu dhe nga çfarë është krijuar: - “Prej çfarë gjëje e krijon Zoti atë? Prej një pike e krijon dhe përcakton (gjithçka).” - Allahu i Lartësuar e krijon njeriu prej një lëngu të përbuzur, prandaj njeriu është një krijesë shumë e dobët në fillesat e tij. Allahu i Lartësuar e përcakton dhe e krijon atë në formën që dëshiron. Është përsëri Ai që i dhuron njeriut forcat e jashtme dhe të brendshme, nëpërmjet të cilave ai jeton në këtë botë, madje edhe sundon në të. - “Pastaj rrugën ia lehtëson.” - Është Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë Ai që ia lehtëson rrugën kësaj krijese, që quhet njeri, duke i mundësuar atij çdo mjet dhe ndihmë të nevojshme për të arritur të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Është i Gjithëdituri Ai që ia hap njeriut sytë e zemrës, për të gjetur të mirën dhe për t’u larguar nga të këqijat. Allahu i Mëshirshëm dhe i Urtë ia qartëson njeriut rrugën e drejtë dhe e ndihmon atë në këtë drejtim, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe vërtet e dëshiron një gjë të tillë. Është po Ai që e vë në provë njeriun duke e urdhëruar dhe duke e ndaluar atë. Ai ka vendosur për të kufij dhe ligje, që duhet t’i respektojë dhe t’i verë në jetë. Allahu e krijoi këtë jetë, që njerëzit të mbjellin në të atë që do të korrin në jetën e pasosur. - “Pastaj e vdes dhe e varros.” - Allahu i Lartësuar ka përcaktuar për njeriun që jeta e tij të ketë një fund në këtë dynja. Më pas, Ai e nderoi njeriun, duke urdhëruar që për të të ketë një varr, dhe nuk e bëri si krijesat e tjera, të cilat qelben dhe thahen mbi dhé. - “Pastaj, kur të dëshirojë, e ringjall.” - Allahu i Lartësuar do ta ringjallë njeriun pas vdekjes, për t’i dhënë shpërblimin e merituar me drejtësi, sipas veprave që ka bërë dhe sipas korrektësisë në ruajtjen e kufijve të Tij. - “Megjithatë, njeriu ende nuk i zbaton ato që Allahu urdhëron.” - Megjithëse Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka në dorë gjithçka nga sa u përmend, njeriu përsëri tregohet mospërfillës ndaj urdhëresave dhe kufijve të të Madhëruarit. Më pas, Allahu i Lartësuar e nxit njeriun që të meditojë mbi ushqimin e tij: - “Le të shikojë njeriu ushqimin e vet! Ne lëshojmë ujë me mbushulli. Pastaj e çajmë tokën në thellësi, ...” - Le të mendohet njeriu për fazat në të cilat ka kaluar ushqimi, pa të cilin ai nuk mund të jetojë, dhe le të kuptojë se sa i varur dhe nevojtar është për mëshirën e Allahut, që ka mundësuar dhe rregulluar çdo të mirë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Mos, vallë, është njeriu ai që e bën shiun të bjerë nga lart, me aq mirësi dhe begati?! Mos është ai që e urdhëron shiun të bjerë në pika të vogla dhe aq ëmbëlsisht, për të ushqyer njerëzinë dhe gjithçka tjetër?! Mos është njeriu ai që e çan tokën për bimësinë dhe krijon për to çdo kusht të nevojshëm nëpërmjet tokës, ajrit, diellit etj.?! - “...dhe bëjmë që në të të mbijnë drithëra...” – Mos, vallë, është njeriu ai që i bën bimët të dalin dhe të rriten?! Jo. Ai është Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe Fuqiplotë. Ai nxjerr prej tokës drithërat, me të gjithë larminë e tyre. - “...Edhe rrush e perime...” - Eshtë i Lartësuari që, me mirësinë e Tij, i ka dhuruar robve rrush dhe perime, të të gjitha llojeve, aq të mira, të dobishme dhe të freskëta. - “...Edhe ullinj e hurma...” - Ai na ka falur edhe pemë të tilla, si ulliri dhe hurmat, të cilat mund të magazinohen dhe ruhen për t’u përdorur gjatë. Këto pemë kanë shumë vlera ushqyese dhe kuruese. Allahu i Lartësuar veçon katër kategoritë e mësipërme të frutave dhe perimeve për të treguar rëndësinë e madhe të tyre. - “Edhe kopshte të dendura...” - Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm na ka dhuruar edhe kopshte të dendura, me bimësi dhe shtazë, pyje të bukura dhe të dobishme për jetën tonë. - “...Edhe pemë e kullota;..” - Allahu i Lartësuar ka bërë për njerëzit pemë dhe shumë bimë aromatike e të shijshme, si portokalli, limoni, shega, fiku, ananasi, rrushi etj. Ai u ka mundësuar atyre edhe kullota për kafshët që mbajnë. Të gjitha këto, i Lartësuari i ka krijuar për të shprehur mëshirën dhe mirësinë e Tij ndaj nesh, prandaj thotë: - “...Si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.” - Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i nënshtroi ato për ne. Çdokush që vështron dhe mendon për këto mirësi do të arrijë në përfundimin se mirënjohja ndaj Zotit është e detyrueshme dhe do të përpiqet maksimalisht për t’u kthyer tek Ai i penduar dhe i bindur. Meditimi mbi mirësitë e Zotit ndihmon për të qenë të bindur ndaj porosive të Tij dhe për të besuar fjalën e Tij.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:233 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Azibi, thuhet: "Kur i vdiq i biri, Ibrahimi, Profeti tha: 364 "Biri im vdiq në kohën e gjirit dhe ai do të ketë një gjidhënëse në Xhenet.” Kështu e ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vjet të plotë, nëse dëshirojnë që ta plotësojnë gjidhënien. - Allahu i Madhëruar i urdhëron nënat që ta plotësojnë afatin e gjidhënies e t'u japin gji fëmijëve të tyre dy vite të plota. Pasi bëhen dy vite, gjidhënia nuk është më e konsiderueshme, në lidhje me dispozitat dhe ndalesat që lidhen me të. Shumica e imamëve janë të mendimit se fëmijë gjiri konsiderohet veçse ai fëmijë që pi qumësht nga gjidhënësja brenda 2 viteve të para të jetës së tij. Nëse ai pi gji nga një gjidhënëse, pasi ka mbushur dy vje t, nuk quhet më “fëmijë gjiri”. Tirmidhiiu sjell hadithin nga Ummu Seleme që, Profeti ﷺ ka thënë: 363 “Gjidhënia e konsiderueshme (në lidhje me dispozitat dhe ndalesat që lidhen me të) është veçse ajo nga qumështi i së cilës janë hapur zorrët dhe është bërë para fitamit (panevojshmërisë së fëmijës për qumështin të gjirit).” Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve nga mesi i shokëve të Profetit dhe të tjerë. Tirmidhiu është i vetmi që e ka sjellë këtë hadith dhe transmetuesit e tij i plotësojnë kushtet e transmetuesve të Sahihëve të Buhariut dhe Muslimit. Pra, hadithi na tregon që bëhet fjalë për qumështin e pirë nga gjiri brenda dy vjetëve. Në një hadith tjetër, të cilin e sjell imam Ahmedi nga El Bera Ibn Azibi, thuhet: "Kur i vdiq i biri, Ibrahimi, Profeti tha: 364 "Biri im vdiq në kohën e gjirit dhe ai do të ketë një gjidhënëse në Xhenet.” Kështu e ka sjellë Buhariu nga hadithi i Shu'bete. Pra, djali i tij, Ibrahimi, vdiq kur ishte 1 vit e dhjetë muaj. Kështu, ai do të ketë një gjidhënëse në Xhenet, që do t'ia plotësojë gjidhënien. Darakutni sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti i Allahut ka thënë: 365. “Gjidhënia e konsiderueshme (në lidhje me dispozitat dhe ndalesat që lidhen me të) është veçse ajo që bëhet brenda dy viteve.” Por këtë hadith e sjell edhe Imam Maliku në Muetta, nga Ibn Abasi, i cili ia atribuon Profetit ﷺ . Darakutni sjell nga Ibn Abasi edhe një shtesë, që thotë: 366. "Ajo gjidhënie që bëhet pas dy viteve nuk merret në konsideratë." Dhe ky hadith është më i saktë. Gjithashtu, Ebu Daud el Tajalisi sjell hadithin nga Xhabiri, se Profeti ﷺ ka thënë: 367 “Nuk ka gjidhënie pas ndarjes nga gjiri dhe nuk konsiderohet jetim ai që ka arritur moshën e pubertetit.” Kuptimi i këtij hadithi plotësohet nga fjala e Allahu të Madhëruar, që thotë: " ... dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin." [Lukman 14]. Pra, ndërprerja e gjirit” e përmendur në hadith, sipas ajetit ndodh pas dy viteve të para. Mendimi se gjidhënia që merret në konsideratë është veçse ajo që kryhet para se fëmija të mbushë 2 vjeç, ka dëshmi së është mbështetur edhe nga Aliu, Ibn Abasi, Ibn Mesudi, Xhabiri, Ebu Hurejra, Ibn Umeri, Ummu Selemete, Seid Ibn Musejebi, Atau dhe shumica e dijetarëve. Ky është edhe medhhebi i Shafiiut, Ahmedit, Is'hakut, Theurijut, Ebu Jusufit dhe Muhamedit (të hanefive) dhe njëri nga mendimet e imam Malikut. Madje imam Maliku thotë se, nëse fëmija shkëputet nga gjiri përpara dy viteve dhe më pas një grua i jep gji, kjo gjidhënie nuk merret në konsideratë, sepse tashmë ai qumësht konsiderohet thjesht si çdo ushqim tjetër. Ky përcillet edhe si mendim i Euzait. Gjithashtu, është përcjellë se Umeri dhe Aliu kanë thënë: "Nuk ka gjidhënie që merret në konsideratë pas shkëputjes nga gjiri". Ka mundësi që ata të kenë pasur për qëllim kuptimin: "Pas dy vjetësh", siç është edhe mendimi i shumicës, pavarësisht në është shkëputur nga gjiri apo jo. Po ashtu, ka mundësi që të kenë pasur për qëllim lënien e gjirit qoftë edhe para plotësimit të dy viteve, siç thotë imam Maliku. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Për sa i përket mendimit të Aishes se, edhe gjidhënia e të rriturit ndikon në dispozitat dhe ndalesat e lidhura me këtë çështje, ajo argumentohet me hadithin që e transmeton Sâlim Meulâ Ebu Hudhejfe, ku thuhet: 368 “Profeti e urdhëroi gruan e Ebu Hudhejfes që t’i jepte qumështin e gjirit të saj Sâlimit, i cili ishte i rritur, dhe kështu ai mund të hynte në shtëpinë e saj lirshëm (sepse tashmë ishte një fëmijë gjiri për të)”. Megjithatë, sipas të gjitha bashkëshorteve të tjera të Profetit, kjo ishte një dispozitë e veçantë vetëm për këtë rast, dhe ky në fakt është mendimi i shumicës së dijetarëve, mes të cilëve edhe katër imamët, shtatë juristët më të mëdhenj 120 dhe më të mëdhenjtë e sahabëve. Argumenti i tyre është hadithi në dy Sahihët nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti ka thënë: 369 “Shikoni mirë se kush janë vëllezërit tuaj, sepse gjidhënie e konsiderueshme është ajo që largon urinë!”. Një shtjellim më i hollësihëm do të vijë kur të flasim rreth gjidhënies së të rriturit në shpjegimin e fjalës së Allahut të Lartësuar: "...me mëndeshat që ju kanë dhënë gji, me motrat nga gjiri...". - I ati i fëmijës ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni. Askush nuk ngarkohet më shumë sesa ka mundësi. - I ati i fëmijës ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e nënës së fëmijës ashtu si është zakoni në raste të ngjashme në vendin e tyre, pa e tepruar apo cënuar gjë nga haku i tyre, por, sigurisht, brenda mundësive të tij financiare, ashtu siç ka thënë i Lartësuari: "Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu! Allahu nuk e ngarkon asnjë më tepër sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim." [Talak 7]. Dahhaku ka thënë: "Nëse e ndan gruan e vet dhe me të ka një fëmijë, atëherë nëse ajo i jep gji fëmijës, ai duhet të kujdeset për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni." Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - "Nëna nuk duhet të dëmtohet (apo dëmtojë?) me fëmijën e saj - Nuk lejohet që nëna t ë dëmtohet nga babai i fëmijës duke e larguar fëmijën prej saj për ta dëmtuar at ë duke kërkuar që t ë gjejë gjidhënëse tjetër, pa i dhënë kështu fëmijës përkujdesjen e nevojshme. Pas lindjes, nëna duhet të lejohet t’i japë gji foshnjës, duke mos e privuar as at ë nga shpenzimet p ër gjidhënien dhe as fëmijën nga qumështi, pa të cilin zakonisht fëmija nuk mund të jetojë. Më tej, pasi bëhen dy vjet, ajo mund t'ia dorëzojë fëmijën të atit, duke mos e dëmtuar atë me shpenzime të tepërta. - e as babai me fëmijën e tij. - Pra, edhe babai nuk duhet që të dëmtohet me këtë fëmijë, për shembull, kur nëna nuk pranon t'i japë gji fëmijës së tij, ose kërkon prej tij shpenzime dhe përkujdesje më të mëdha sesa është e nevojshme. Kështu kanë thënë një grup prej tabiinësh e të tjerë. - Edhe trashëgimtarët (ashtu si prindërit) kanë të njëjtat përgjegjësi (në përkujdesin ndaj fëmijës). - Edhe këta, ashtu sikurse i ati i fëmijës duhet të kujdesen për furnizimin dhe veshmbathjen e nënës së fëmijës, ashtu si është zakoni. Ata duhet të përmbushin të drejtat e saj dhe nuk duhet ta dëmtojnë atë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Me këtë ajet kanë argumentuar disa pasues të medhhebit hanefij dhe hambelij se të afërmit e kanë detyrë përkujdesin e përmbushjen e shpenzimeve të domosdoshme për njëri -tjetrin. Ky është edhe mendimi i transmetuar nga umer Ibnul Hatab dhe shumica e selefëve. Është preferuar ky mendim me argument hadithin merfu' të Semrate-s që ia atribuon Profetit ﷺ që thotë: 370 . "Çdo kush që merr nën pronësinë e vet (si skllave) një të afërme farefisi nga ato (gra) që nuk i lejohet martesa me to, ajo ka fituar (automatikisht) lirinë." Është përmendur se gjidhënia pas plotësimi i dy vjetëve mund ta dëmtojnë fëmijën në trupin ose në mendjen e tij. Nga Alkametu transmetohet se ai pa një grua që po i jepte gji fëmijës së vet që ishte mbi dy vjeç dhe i tha: "Mos i jep më gji!". Në vijim, i Madhëruari thotë: - E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi, ata (dy prindërit) vendosin për ndërprerjen e gjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ta. - Pra, nëse dy prindërit vendosin me mirëkuptim që t'ia ndalojnë gjidhënien fëmijës para plotësimit të dy viteve, nëse shohin se kjo është në dobi të tij, atëherë nuk përbën asnjë gjynah për ta. Por ky vendim nuk duhet të jetë i njëanshëm e në mënyrë abuzive, pa u konsultuar me tjetrin. Të këshilluarit e ndërsjelltë dhe mirëkuptimi është gjithmonë në dobi të fëmijës dhe një mundësi për të zgjedhur alternativën më të mirë për të. Gjithashtu, kjo bën të mundur që çështja e fëmijës të analizohet më me kujdes e përkushtim. Kjo tregon mëshirën dhe përkujdesin e madh të Allahut të Madhëruar, që, nëpërmjet këtyre ligjeve e porosive, i udhëzon njerëzit në diçka që është më e mirë për ata dhe fëmijët e tyre. I Madhëruari thotë: "Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon dhe urdhëroni njëri -tjetrin për mirë! Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër!" [Talak 6]. - Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrën e duhur. - Nëse bien dakord që t'ia japin fëmijën të atit, për ndonjë shkak dhe arsye të pranueshme, atëherë ky i fundit, nëse ia ka dhënë nënës së fëmijës hakun e saj të gjidhënies me mënyrën më të mirë, nuk ka asnjë gjynah për të që të kërkojë një gjidhënëse tjetër për fëmijën e vet, duke i dhënë asaj pagesën sipas normave. - Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni. - Frikësojuni Allahut në të gjitha gjendjet dhe dijeni se Allahut nuk mund t'i fshihet asgjë nga gjendjet dhe fjalët tuaja.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… (me mohuesit) ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdur - rahman Ibn Shejbe, i cili rrëfen: 2130. “E kam dëgjuar gruan e Profetit, Ummu Selemen, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), që të thotë: “Unë e pyeta Profetin: “Përse ne gratë nuk përmendemi shumë në Kuran, ashtu siç përmenden burrat?” Ai nuk m’u përgjigj atë ditë, - tregon ajo, - veçse kur ia dëgjova zërin duke folur mbi minber, teksa unë isha duke krehur flokët. Unë mbështolla flokët, dola në hapësirën e shtëpisë time dhe vura veshin që të dëgjoja nga ana e xhamisë së tij. Ai po thoshte: “O njerëz! Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret...”, deri në fund të ajetit.” Nesaiu dhe Ibn Xheriri kanë sjellë një hadith të përafërt prej Abdul Uahid Ibn Zijadit. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve, atë e bir!) rrëfimin: 2131. “Gratë i thanë Profetit ﷺ : “Pse në Kuran përmenden besimtarët dhe nuk përmenden besimtaret?” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimta - rët e besimtaret...”], deri në fund të ajetit. - “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret ...” - Kjo tregon se imani nuk është i njëjtë me islamin; ai është më specifik se islami, sepse Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja...” [Huxhurat 14]. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Profeti ﷺ ka thënë: 2132. “Nuk ndodh që zinaqari të jetë besimtar teksa bën zina dhe as ai që vjedh të jetë besimtar teksa vjedh.” Pra, hadithi tregon se prej tyre largohet imani, por kjo nuk do të thotë se bëhen mohues të plotë të fesë. Ky është një mendim i pranuar unanimisht nga muslimanët. - “... për adhuruesit e adhurueset …” - El Kunutu është bindja ndaj Allahut e adhurimi i Tij , duke qënë i përqendruar e i mbuluar nga qetësia , solemniteti e prehja, siç thotë Allahu i Lartësuar: “A është njëlloj (me mohuesit) ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Por, vetëm të mençurit marrin mësim.” [Zumer 9]. Ose: “Atij i përket gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i është nënshtruar çdo gjë.” [Rum 26]. Ose: “O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” [Al Imran 43]. “Vazhdoni rregullisht namazet, sidomos namazin e mesëm, dhe qëndroni të përulur (me frikë) për Allahun!” [Bekare 238]. Kështu, pas islamit vjen një gradë tjetër më lart, që është grada e imanit, pastaj është grada e el kunut - it, pra, pikërisht kjo bindje e plotë e ky adhurim i sinqertë i shoqëruar me prehje e qetësi në zemër, e cila, nuk ka dyshim që lind nga islami dhe imani i vërtetë dhe i sinqertë. - “... për të sinqertit e të sinqertat ...” - Këtu bëhet fjalë për sidkun - vërtetësinë në fjalët që thotë njeriu. El sidku është një virtyt i lëvduar dhe shenjë e imanit të sinqertë në zemër. Nga ana tjetër, gënjeshtra është tregues i hipokrizisë . Ai i cili gjithmonë synon të vërtetën dhe tregohet i vërtetë ka për të shpëtuar. Në një hadith thuhet: 2133. “Gjithmonë të jeni me të vërtetën, sepse e vërteta të shpie drejt bamirësisë dhe bamirësia të shpie në Xhenet. Kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshta të shtyn në ligësi dhe ligësia të shtyn drejt zjarrit. Njeriu do të vazhdojë të jetë me të vërtetën dhe të kujdeset që gjithmonë të thotë të vërtetën, derisa të shkruhet tek Allahu si “i vërtetë”. Gjitha - shtu, dikush do të vazhdojë të gënjejë dhe gjithmonë të synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet tek Allahu si “gënjeshtar”.” - “... për durimtarët e durimtaret ...” - Ky është morali i të qëndrueshmëve, i të palëkundurve nga rruga e drejtë: durimi gjatë belave dhe fatkeqësive. Pa dyshim që durimi duhet shprehur në momentin e parë të përballjes me fatkeqësinë, e cila është gjëja më e vështirë, sepse çfarë vjen më pas është më e thjeshtë. 172 - “... për të përvuajturit e të përvuajturat ...” - El hushu’ është prehja dhe qetësia e zemrës, është ndjenja e dashurisë për Allahun, fisnikëria që e mbulon robin, modestia. Ajo që e bën njeriun të ketë të gjitha këto virtyte është frika nga Allahu i Lartësuar dhe ndjenja e vazhdueshme e mbikëqyrjes së Allahut, siç vjen në hadith 2134. “Adhuroje Allahun sikur ta shihje Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh, (të jesh i bindur se) Ai të sheh ty!”. - “... për sadakadhënësit e sadakadhë - nëset ...” - Sadakaja është bamirësia ndaj njerëzve që janë në nevojë, të dobëtit, të cilët nuk kanë mundësi të nxjerrin çfarë u mjafton, nuk kanë një zanat ose punë, që të mund të fitojnë diçka . Këtyre u jepet nga teprica e pasurisë, në bindje ndaj Allahut të Lartësuar dhe në formë bamirësie për krijesat. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se P rofeti ﷺ ka thënë: 2135. “Shtatë lloj personash, Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij, ditën kur nuk ka hije tjetër, përveç hijes së Tij: prijësin e drejtë; të riun, që rritet duke adhuruar Allahun; atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë; dy persona që duhen mes vete për hir të Allahut, bashko - hen dhe ndahen vetëm për Të; personin që, kur një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, ai ia kthen: ‘Unë i frikësohem Allahut’; atë që, kur jep sadaka, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta; dhe personin, i cili, kur e përmend Allahun duke qenë në vetmi, i lotojnë sytë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Adij Ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Tij dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë, përveç veprave të veta. Shikon majtas, nuk sheh asgjë, përveç veprave të veta. Shikon përpara, nuk sheh asgjë, përveç Zjarrit para fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.” Eame - shi thotë se ka dëgjuar nga Amër Ibn Murra, e ky nga Hajtheme, një hadith të ngjashëm me këtë, por ka shtuar: “... Qoftë dhe me një fjalë të mirë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut thoshte: “Shëmbëlltyrë e koprracit dhe bujarit janë dy njerëz që kanë veshur nga një parzmore të thurur prej hekuri. Kjo veshje hekuri i mbulon kraharorin, deri lart te gropa e fytit . Për bujarin, sa herë që jep e shpenzon nga pasuria e tij, parzmorja i zgjerohet e zmadhohet, duke ia mbuluar tërë trupin e tij, madje deri te majat e gishtërinjve, aq sa kur ecën, ia fshin gjurmët nga pas. Ndërsa koprracit, sa herë që mbledh dorën për të shpenzuar, parzmorja i ngushtohet e i ngushtohet, aq sa hallkat e hekurit i ngjiten fort pas lëkurës. Ai përpiqet ta lirojë, por ajo nuk lirohet.” Sërish në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka tħënë: “Dy melekë zbresin në qiellin e dynjasë çdo mëngjes dhe njëri prej tyre lutet: ‘O Zot! Çdokujt që shpenzon, zëvendësoja dhe jepi shtesë për harxhimin!" Ndërsa tjetri thotë: ‘O Zot! Çdokujt që nuk jep, pakësoja e harxhoja atë që ka!” Ajetet dhe hadithet që nxisin për sadaka janë të shumta. - “... për agjëruesit e agjërueset ...” - Në hadithin që e sjell Imam Ibn Maxheh, thuhet: “Agjërimi është zekati i trupit.” Domethënë, agjërimi e pastron atë, çliron nga papastërtitë dhe nga përzierjet e këqija, qoftë në aspektin fizik, qoftë në aspektin e fesë, të moralit dhe të besimit. 173 - “... për të ndershmit e të ndershmet ...” - Vëreni me kujdes se si kjo kategori vjen menjëherë pas fjalës së Allahut të Lartësuar: “për agjëruesit e agjërueset”, sepse agjërimi është nga ndihmesat më të forta për të thyer epshin. Në një hadith thuhet: 2136. “O ju rini, ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.” [Buhariu dhe Muslimi]. Këta janë ata të cilët ruhen nga harami, domethënë, nga marrëdhëniet jashtëmarte - sore. Ata e ruajnë nderin e tyre duke patur marrëdhënie vetëm me mënyra të lejuara, sikurse është martesa ose me konkubinat në zotërim, siç thotë i Lartësuari: “Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit.” [Muminun 5 - 7]. - “... për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun ...” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë: 2137. “Nëse burri e zgjon gruan e tij gjatë natës dhe falin së bashku dy rekatë namaz, ata do të konsiderohen atë natë, si ata burra e gra që e përkujtojnë shumë Allahun.” Hadithin e ka e kanë sjellë edhe Ebu Daudi, Nesaiu e Ibn Maxhe prej Ameshit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muadh Ibn Xhebeli (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë 2138. “Kurrë nuk bën biri i Ademit ndonjë punë më dobiprurëse dhe më shpëtuese nga ndëshkimi i Allahut, sesa përmendja e Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Në vijim i Lartësuari thotë: - “Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh. ” - Kjo është për të gjithë ata që u përmendën më lart. Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ta falje dhe mbulim të gjynaheve të tyre. Ai do t’u dhurojë shpërblim të madh, që është Xheneti. (O Zot, na fal, na mbulo të metat tona dhe na fut në Xhenetin Tënd, të cilin e ke përgatitur për të devotshmit!).174

Mus'haf Hape →