Kërko: sikur deri te ishte ngre

Maide 5:27–5:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… është më i mirë se ai që vrapon.” - “Po nëse tjetri hyn në shtëpinë time dhe e ngre dorën që të më vrasë?” Profeti ﷺ tha: “Atëherë, bëhu si …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon qartë përfundimin e tmerrshëm e të dhimbshëm të padrejtësisë, armiqësisë dhe smirës, përmes historisë së dy bijve të Ademit, Habilit dhe Kabilit. Smira e shtyu njërin prej tyre që të vriste vëllanë e vet, padrejtësisht e me urrejtje. Mjaftoi që Habilit t'i pranohej kurbani nga Allahu dhe t'i dhurohej mirësi prej Tij, që në zemrën e vëllait tjetër, Kabilit, të ndizej smira. Por Habili nuk kishte asnjë faj; ai thjesht ia përkushtoi me sinqeritet kurbanin Zotit të tij, dhe me këtë fitoi shpërblimin e mrekullueshëm të Zotit, që ia fali të gjitha gjynahet dhe e futi në Xhenet. Ndërsa Kabili u dëshpërua dhe doli i humbur në të dyja botët. Allahu i Madhëruar thotë: - Lexoju (o Muhamed!) atyre me vërtetësi ngjarjen e dy djemve të Ademit – Lexojua, o Profet, këtë ngjarje atij populli armiqësor e të padrejtë, jehudë e të ngjashëm, vëllezër të atyre njerëzve që Allahu i shndërroi në derra e majmunë! Allahu thotë: “Lexoju (o Muhamed!) me vërtetësi...”, pra, me fakte të vërteta, në të cilat nuk ka asnjë ndryshim e tjetërsim, as mashtrime, hamendësime a trillime. Ky është një rrëfim pa asnjë shtesë e mangësi nga realiteti që ka ndodhur. Ky ngjan me ajetin tjetër: “Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta...” [Al Imran 62]. Shumë nga dijetarët e hershëm ( selefë) dhe të mëvonshëm shpjegojnë se, në fillim, Allahu i Lartësuar e kishte bërë të lejueshme martesën e vëllait me motrën, por me kushtin që të mos ishin të një shtatzënie. Me fjalë të tjera, në çdo shtatzëni, Ademit i lindnin binjakë, një djalë e një vajzë, për të cilët ishte e ndaluar të martoheshin me njëri-tjetrin. Mashkulli i kësaj shtatzënie mund të martohej vetëm me femrën e shtatzënisë tjetër. Kështu, ndodhi që motra binjake (e një barku) e Habilit të mos ishte shumë e bukur, ndërsa motra binjake e Kabilit të ishte e bukur. Atëherë Habili duhej të martohej me motrën binjake të Kabilit, që ishte e bukur, ndërsa Kabili duhej të martohej me motrën binjake të Habilit, që nuk ishte e bukur. Atëherë, Kabili nuk pranoi diçka të tillë dhe e donte për vete vajzën e bukur, që të mos ia jepte Habilit. Por Ademi ﷺ ,nuk e pranoi diçka të tillë dhe, për të shuar konfliktin, i udhëzoi që secili prej tyre të paraqiste një kurban Zotit: atij që do t’i pranohej kurbani, ai do të martohej me femrën e bukur. Allahu i Madhëruar ia pranoi kurbanin Habilit, dhe kështu ndodhi ajo që Allahu e shtjellon në Librin e Tij. Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin e Ibn Abasit: “Martesa mes vëllait dhe motrës binjake (të një shtatzënie) ishte e ndaluar, por lejohej martesa mes vëllait e motrës nga shtatzëni të ndryshme. Ademit në çdo shtatzëni i lindnin binjakë, një djalë e një vajzë. Ndodhi që motra e njërit nga vëllezërit ishte e bukur, ndërsa motra e tjetrit ishte e shëmtuar. Vëllai i të shëmtuarës i tha tjetrit: “Ma jep për grua motrën tënde dhe unë të jap për grua motrën time!” Por ai tha: “Jo. Unë e dua për vete motrën time.” Atëherë, ata bënë nga një kurban për Zotin. Allahu ia pranoi atij që bëri kurban dashin dhe nuk ia pranoi atij që ofroi si kurban prodhime nga toka e tij. Atëherë, ai (që nuk iu pranua kurbani) e vrau të vëllanë.” Isnadi i këtij hadithi është i mirë. Aufi sjell hadithin gjithashtu nga Ibn Abasi që ka thënë: “Në atë kohë nuk kishte nevojtarë e të varfër, që t’u shpërndahej blata ose kurbani. Kështu, nëse Allahu kënaqej me blatën e ofruar prej dikujt, dërgonte një zjarr nga qielli, që e digjte blatën e ofruar. E nëse Allahu nuk kënaqej me blatën e ofruar, zjarri shuhej dhe blata nuk digjej, gjë që tregonte se ajo nuk ishte pranuar. Kështu, të dy vëllezërit bënë nga një kurban. Njëri prej tyre, që ishte bari, ofroi dashin më të mirë e më të majmë nga bagëtitë e tij. Ndërsa tjetri, që ishte bujk, ofroi diçka prej prodhimeve të veta. Zjarri zbriti mes dy kurbaneve dhe dogji dashin dhe e la prodhimet e tokës. Biri i Ademit i tha të vëllait: “S’mund të të lë të ecësh mes njerëzve dhe ata të thonë se ti je më i mirë se unë, se ty t’u pranua kurbani e mua jo . Jo, për Zotin, nuk mund të të lë të gjallë dhe njerëzit të të shohin se je më i mirë se unë . Do të të vras .” Vëllai i tha: “Por çfarë faji kam bërë unë?! Allahu e pranon blatën veçse prej të devotshmëve .” . Këtë hadith sjell Ibn Xheriri. Ky rrëfim na tregon se ofrimi i kurbaneve nuk u bë për ndonjë shkak specifik dhe as për zgjidhjen e konfliktit për çështjen e martesës me gruan e bukur, sikundër u përmend më sipër. Ky rrëfim është më afër me kuptimin e dukshëm të ajetit kuranor, i cili gjithashtu nuk përmend çështjen e konfliktit në fjalë. - kur të dy flijuan nga një kurban. Njërit iu pranua kurbani, ndërsa tjetrit nuk iu pranua. Ai i tha tjetrit: “Unë do të të vras ty”. - Konteksti kuranor përmend se ai u zemërua, për shkak se Allahu e pranoi kurbanin prej vëllait e nuk e pranoi prej tij. Mendimi më i përhapur është se vëllai i mirë, i cili ofroi dashin dhe që iu pranua nga Zoti, ishte Habili, ndërsa tjetri ishte Kabili. Ibn Abasi e të tjerë kanë thënë: “ Flitet për një dash, prej të cilit shpëtoi e u shpërblye ai që e përkushtoi si kurban për Zotin.” Megjithatë, Allahu është më i ditur. - Tjetri i tha: “Allahu pranon (kurban) vetëm prej të devotshmëve. – Domethënë, nga ata që i frikësohen Zotit, duke i përmbushur me përunjësi ato që Ai kërkon prej tyre. Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin prej Temim Ibn Malik el Mukriut, që tregon se e ka dëgjuar Ebu Dardanë të thotë: “Nëse më jepet siguri se Allahu më ka pranuar qoftë edhe një namaz të vetëm prej meje, kjo do të ishte për mua më e mirë se e gjithë dynjaja, me çka në të, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: “Allahu pranon (kurban) vetëm prej të devotshmëve!”. Ibn Ebu Hatimi sjell gjithashtu rrëfimin prej Mejmun Ibn Ebu Hamsete, që thotë: “Unë isha ulur pranë Abi Uailit, kur pranë nesh erdhi një burrë, që i thoshin Ebu Afif, nga shokët e Muadhit. Shekik Ibn Selemete i tha atij: “O Ebu Afif, a na tregon diçka nga Muadh Ibn Xhebeli?” Ai tha: “Po. Unë e kam dëgjuar atë të thotë: “Njerëzit do të tubohen në një vend, kur një zë do të dëgjohet të thotë: “Ku janë të devotshmit?”” Atëherë, ata ngrihen për të qëndruar në praninë e Rrahmanit. Atje Allahu nuk fshihet prej (shikimit të) tyre e as u ka vënë mbulesë (mes Tij dhe tyre).” Unë i thashë: “E kush janë të devotshmit?” - “Janë njerëzit që ruhen nga shirku dhe adhurimi i idhujve, që përkushtohen në zbatimin me përpikmëri e sinqeritet të fesë dhe adhurimeve për Zotin. Ata do të urdhërohet të futen në Xhenet.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Nëse ti e zgjat mbi mua dorën tënde për të më vrarë, unë kurrë nuk kam për ta zgjatur mbi ty dorën time për të të vrarë, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.” - Ky njeri i mirë, që Allahu ia pranoi blatimin, për shkak të devotshmërisë së tij, kur e kërcënoi i vëllai se do ta vriste, edhe pse nuk kishte bërë asnjë faj, tha: “Unë nuk do t’i përgjigjem kësaj vepre të tmerrshme e të dënueshme me të njëjtën mënyrë. Nëse do të veproja kështu, do të isha njëlloj dhe i barabartë me ty në ndëshkimin për këtë vepër. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve. Frika ndaj Tij më bën që të frenohem nga vepra që t’i po synon. Unë do të bëj durim e do të pres shpërblimin e Allahut!” Abdullah Ibn Amri ka thënë: “Betohem në Allah, se ai ishte më i fortë se tjetri, por droja prej Allahut e bëri të mos i kthehej me të njëjtën monedhë.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Bishr Ibn Sadi, se Sad Ibn Ebu Uekkasi, gjatë konfliktit e sprovës së vrasjes së Uthmanit, tha: “Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 990. “Do të vijnë fitne të mëdha, gjatë së cilave, ai që qëndron ulur është më i mirë se ai që është në këmbë; ai që është në këmbë është më i mirë se ai që ecën; ai që ecën është më i mirë se ai që vrapon.” - “Po nëse tjetri hyn në shtëpinë time dhe e ngre dorën që të më vrasë?” Profeti ﷺ tha: “Atëherë, bëhu si biri (i mirë) i Ademit.” Në këtë formë e ka sjellë Tirmidhiu, që e ka gjykuar si hadith ĥasen. Ebu Daudi sjell hadithin nga Husejn Ibn Abdurrahman el Eshxhei, se e ka dëgjuar Sad Ibn Ebu Uekkasin të tregojë nga Profeti i Allahut këtë hadith, ku ndër të tjera thuhet: 991. “O i Dërguari i Allahut! Po nëse hyn në shtëpinë time dhe ai ngre dorën, që të më vrasë?” - “Bëhu si biri (i mirë) i Ademit.”, Pastaj lexoi fjalën e Allahut: “Nëse ti e zgjat mbi mua dorën tënde për të më vrarë, unë kurrë nuk kam për ta zgjatur mbi ty dorën time për të të vrarë, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.” Në vijim, i Lartësuari thotë: - Unë dua që ti të bartësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh prej banorëve të Zjarrit. Ai është dënimi i keqbërsve”. - Nuk dua që ti të ngarkohesh me gjynahun e vrasjes time dhe me gjynahet që ke bërë më përpara. Muxhahidi shpjegon: “Me fjalën “gjynahun tim” ka për qëllim “gjynahun e vrasjes”, ndërsa me “gjynahun tënd” ka për qëllim “gjynahet që ke bërë përpara këtij”. - Egoizmi e nxiti atë për vrasjen e të vëllait. Ai e vrau atë dhe kështu u bë prej të humburve. - Egoizmi e shtyu, ia hijeshoi dhe i dha guxim për ta vrarë vëllanë e vet. Ai e vrau atë, me gjithë këshillën e paralajmërimin e të vëllait. Allahu thotë: “... dhe kështu u bë prej të humburve.” Domethënë, i humbur në të dyja jetët. E ku ka humbje më të madhe se kjo?! Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Mesudi, se Profeti i Allahut ka thënë: 992. “Nuk ndodh që dikush të vritet padrejtësisht në këtë botë e që një pjesë e këtij gjynahu të mos rëndojë mbi birin e parë të Ademit . Ai ishte i pari që bëri vrasje në këtë botë.” Këtë hadith e kanë transmetuar të gjithë autorët e 6 librave,249 përveç Ebu Daudit. - Allahu dërgoi një sorrë, e cila gërmonte në dhé, për t’ia treguar atij se si ta mbulonte trupin e të vëllait. - Essediu përcjell me isnadin e tij prej sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), se: “Kur djaloshi vdiq, ai e la atë në shkretëtirë dhe nuk e dinte si ta varroste e çfarë të bënte me të. Atëherë, Allahu dërgoi dy korba vëllezër, që luftonin e sulmonin njëri-tjetrin. Njëri korb e vrau tjetrin, dhe pastaj hapi një gropë, e futi atë brenda, pastaj i hodhi dhe përsipër, duke u mbuluar. Kur ai e pa këtë skenë, tha: - “I mjeri unë! Nuk qeshë i aftë as edhe sa kjo sorrë e ta mbuloja trupin e (vdekur të) vëllait tim?” - Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - Ashtu mbeti i penduar. - Hasan el Basriu thotë: “Allahu e ngriti atë, prej keqardhjes e pendimit që ndjeu, pasi tha se ishte nga të humburit. Sipas një hadithi, Profeti ﷺ ka thënë: 993. “Nuk ka ndonjë gjynah që të jetë më i meritueshëm e ta ketë hak që Allahu t'ia përshpejtojë ndëshkimin vepruesit të tij që në këtë dynja, përveç ndëshkimit që i ka përgatitur në ahiret, sesa padrejtësia dhe këputja e lidhjes farefisnore.” Dhe Kabili i kreu të dyja këto krime. Të Allahut jemi e tek Ai do të kthehemi të gjithë!”

Mus'haf Hape →
Nur 24:14–24:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… pa i dhënë asaj shumë rëndësi, por që, për shkak të saj, Allahu ia ngre atij shkallët e shpërblimit. Nga ana tjetër, njeriu mund të thotë një fjalë pa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju në këtë botë dhe në botën tjetër, ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh, për shkak të asaj (shpifjeje), ku u përfshitë si pa të keq. ” - Allahu i Madhëruar u drejtohet atyre besimtarëve që ranë në gjynahun e madh të shpifjes ndaj Aishes dhe i njofton se Ai ua pranoi pendimin dhe kthimin e tyre tek Ai të nënshtruar e me keqardhje për atë që bënë dhe i njofton se ka për t’i shpëtuar të penduarit në ahiret, për shkak të imanit të tyre. Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut, që jua mundësoi këtë pendim dhe kthim tek Ai: “ ... ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh, për shkak të asaj (shpifjeje) ku u përfshitë si pa të keq.” Kjo mirësi u premtohet atyre që kishin imanin të pastër nga hipokrizia, për shkak të të cilit Allahu i fali dhe ua mundësoi pendimin, siç ishin: Hasan Ibn Thabiti, Mistah Ibn Uthathe dhe Hamnetu Bintu Xhahshi. Ndërsa ata munafikë që u zhytën thellë në këtë poshtërsi, si shembulli i Abdullah Ibn Ubej Ibn Ebu Selulit e pasuesve të tij, nuk i përfshin ky ajet dhe përgëzimi i tij, sepse atyre u mungonte imani i sinqertë dhe punët e mira sipas tij, përmes të cilave do të përfitonin nga bujaria e Allahut të Madhëruar për të penduarit. - “Ju e përcillnit atë (shpifjen) me gjuhën tuaj ...” - Shumica e kënduesve të Kuranit e lexojnë këtë ajet: “ Idh telek-kaunehû bi elsinetikum”, pra: “e përcillnit prej njëri - tjetrit”. Në Sahih-un e Buhariut përcillet se Aishja e lexonte këtë ajet në këtë mënyrë: “Idh telikûnehû bi elsinetikum ”, dhe thoshte: fjala “ telikûne” vjen nga “ uelkillisân”, pra, gënjeshtër e vazhdueshme, e pandërprerë. Gjithashtu, arabët thonë: “Uelika” është njeriu në udhëtim, pra, që është gjithmonë në lëvizje. Mënyra e parë e leximit është më e përhapur, por e dyta është mënyra e leximit të Aishes, nënës së besimtarëve. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibu Umeri, se Aishja e lexonte në këtë mënyrë: “ Idh telikûnehû bi elsinetikum .” Ibn Ebu Melike shton: “... dhe ajo është më e ditur për këtë ajet se të tjerët.” - “... dhe flisnit për diçka, për të cilën nuk kishit dijeni aspak. ” - Domethënë, diçka që nuk kishit fare fakte e dëshmi. Në vijim i Lartësuari thotë: - “Ju e mendonit atë si diçka të vogël, por tek Allahu ajo qe shumë e rëndë. ” - Ju e shihnit këtë shpifje dhe vazhdimin me të si diçka të vogël e të lehtë. Edhe sikur të bëhej fjalë jo për gruan e Profetit të Zotit, ajo do të ishte shumë e rëndë, një gabim i madh. Atëherë, po kur bëhet fjalë për bashkëshor - ten e Muhamedit, që është vula e të gjithë profetëve të Zotit dhe zotëria më i nderuar mes tyre?! Është një krim i tmerrshëm që të thuhen të tilla shpifje për gruan e Profetit të Tij të zgjedhur. Allahu i Madhëruar zemë - rohet për cenimin e nderit të kësaj zonje të nderuar. Zoti i Madhëruar kurrë nuk do ta caktonte në kaderin e Tij që diçka e tillë të ndodhte me gruan e asnjë profeti të Tij. Atëherë, si mund të ndodhte me zonjën më të nderuar mes grave të profetëve? Prandaj i Madhëruari thotë: “Ju e mendonit atë si diçka të vogël, por tek Allahu ajo është e madhe.” Në dy Sahih-ët është hadithi i Profetit ﷺ : 1929. “Robi i Allahut mund të thotë një fjalë që e kënaq Allahun, pa i dhënë asaj shumë rëndësi, por që, për shkak të saj, Allahu ia ngre atij shkallët e shpërblimit. Nga ana tjetër, njeriu mund të thotë një fjalë pa kujdes, e cila e zemëron Allahun, pa menduar për pasojat e saj të rënda, por prej saj do të hidhet në Xhehenem!” 89

Mus'haf Hape →
Enfal 8:1–8:8 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Disa shokë i thonë - O i dërguar i Zotit, ne kemi dalë për devet, jo të përgatitur sa duhet për luftë, e hiqu luftës dhe armikut. Pejgamberit i vjen rëndë. Ngritet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Thuhet se një karvan i madh dhe i pasur i tregtisë së kurejshitëve kthehej prej Shamit - Sirisë. Me urdhërin e Zotit vjen Xhibrili dhe i thotë Muhammedit se Allahu ju premtoj: devet me tregti ose fitore kundër kurejshitëve, Pejgamberi konsultohet me shokët e ata e dëshiruan grupin e deveve. Mirëpo, Ebu Sufjani, udhëheqës i tregtisë e shmang rrugën dhe i lajmëron mekasit për rrezikun që u kanoset prej myslimanëve dhe i thërret në ndihmë. Ebu Xhehli në krye gati të njëmijë idhujtarëve, me të shpejtë arrin në Bedër. Pejgamberi i njofton shokët se karvani i tregtisë ka ikur bregut të detit, ndërsa Ebu Xhehli ka ardhur në Bedër. Disa shokë i thonë - O i dërguar i Zotit, ne kemi dalë për devet, jo të përgatitur sa duhet për luftë, e hiqu luftës dhe armikut. Pejgamberit i vjen rëndë. Ngritet Sad ibni Ubade e thotë: vazhdo o i dërguar si ta marrë mendja, ne jemi me ty. Pas tij ngritet Sad ibni Muadhie e thotë: Pasha Atë, që të dërgoi ty me të vërtetën! Nëse ti hidhesh në det, edhe ne do të hidhemi së bashku me ty, prandaj vazhdo në saje të Zotit! Ky qëndrim i këtyre dy sahabëve autoritativë medinas e gëzoi pa masë Pejgamberin. Edhe rreth ndarjes së plaçkës së fituar pati kundërthënie, andaj Zoti xh. sh. i thotë Muhammedit që t'i udhëzojë myslimanët se çfarë virtytesh duhet të posedojnë për të qenë besimtarë të sinqertë.

Mus'haf Hape →
Vakia 56:1–56:26 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Kataklizma e kijametit është një realitet dhe kur të ndodh ai, nuk ka kush që nuk do ta besojë. Ai është moment që njerëzit e mirë i ngrit lart e të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kataklizma e kijametit është një realitet dhe kur të ndodh ai, nuk ka kush që nuk do ta besojë. Ai është moment që njerëzit e mirë i ngrit lart e të këqijtë i hedh poshtë. Toka do të lëkundet aq fort sa që edhe bjeshkët do të bëhen si miell i situr dhe do të ngriten si pluhuri në ajër. Atë ditë njerëzit do të radhiten në tri kategori: të djathtë, të cilëve u vijnë shënimet në anën e djathtë dhe ata janë të lumtur, të majtë, që shënimet u vijnë në anën e majtë dhe ata janë fatzinj dhe ata që ecën para, që ishin të dalluar, që ishin gjithnjë në ballë, pra më të mirët. i Për më të mirët, më të afërmit te Zoti, shumica e komentatorëve të Kur'anit mendojnë se janë popujt më të zgjedhur të çdo pejgamberi, e derisa përpara Pejgamberit tonë pati shumë pejgamberë, numri i ithtarëve më të zgjedhur të tyre është më i madhi, andaj fjalia: Shumë prej të parëve e pak prej të mbramëve, ka të bëjë me popujt e parë dhe të ymetit Muhammed. Ibni Kethiri është i mendimit se më të parët nënkuptohen shokët, kurse me të mbramët nënkputohet yrumeti i Muhammedit, ngase është ymmeti më i zgjedhur, pra është e pamundur të këtë të afërt te Zoti më shumë nga popujt e parë... Sipas Sabuniut - ymmeti i Muhammedit është më i zgjedhuri, është më i lavdishmi dhe në xhennet do të ketë më së shumti prej tyre, por të dalluartë veçuar do të duhej të këtë më shumë nga popujt e parë, kur marrin parasysh atë numër aq të madh të pejgamberëve që ishin përpara Muhammedit a.s.!? Sido qoftë, ata janë kategoria e parë dhe më të shpërblyter te Zoti.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:93 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Kur morëm prej jush premtimin dhe ngritëm mbi ju Malin Tur, ju thamë: “Mbahuni fort tek ajo që ju kemi dhënë dhe dëgjoni (urdhëresat)!”. - Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kur morëm prej jush premtimin dhe ngritëm mbi ju Malin Tur, ju thamë: “Mbahuni fort tek ajo që ju kemi dhënë dhe dëgjoni (urdhëresat)!”. - Allahu i Lartësuar ua numëron gabimet dhe kundërshtimet e thyerjet e polemikat nga ana e tyre, duke nxjerrë në pah refuzimin dhe mendjemadhësinë e tyre. Madje, edhe kur ngriti mbi kokat e tyre malin Tur e i bëri të pranonin, ata përsëri kundërshtuan. Prandaj i thanë: - Ata thanë: “Ne dëgjuam, por nuk bindemi”. - Kjo u shpjegua më parë. - Si pasojë e mosbesimit, për zemrat e tyre u bë i dashur adhurimi i viçit. - Abdurrezaku përcjell nga Katadja, që ka thënë për këtë ajet si shpjegim: “Iu fut në zemër dashuria në zemër për të, derisa zuri vend.” Po kështu ka thënë Ebu Atije dhe Rabia Ibn Enes. Imam Ahmedi sjell hadithin me senedin e tij tek Ebu Darda, se Profeti ﷺ ka thënë: 91 “Dashuria për diçka të bën të verbër dhe të shurdhër.” [Ebu Daudi]. - Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, atëherë besimi juaj është duke ju udhëzuar për keq.” Pra, sa i keq është ky “iman”, që ju e zbatoni që nga kohët e vjetra dhe në kohët e sotme! Vallë, ky iman ju urdhëron që t’i mohoni shpalljet e Allahut dhe t’i refuzoni, kundërshtoni dhe luftoni profetët e Tij?! Vallë, në këtë lloj imani mëtoni se po mbështeteni edhe kur mohuat Muhamedin? Pra, dijeni se kjo është padrejtësia juaj më e madhe dhe çështja më e rëndë që do të rëndojë mbi ju: mohimi i vulës së të gjithë të dërguarëve dhe zotërisë së të gjithë profetëve, i cili u dërgua për të gjithë njerëzimin. Atëherë, si mund të pretendoni se keni iman, me gjithë këto bëma të shëmtuara, me thyerje të premtimeve, me mohimin e Zotit dhe adhurimin e viçit?!

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:159–3:164 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ndër të tjera, në to thuhet: “Ai nuk është i vrazhdë e dhe nuk e ngre zërin nëpër tregje . Ai nuk i përgjigjet të keqes me të keqe, por fal dhe toleron shumë.” - Fali dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë mesazh Profetit të Tij të dashur, duke i kujtuar mirësinë e madhe që i dhuroi atij dhe besimtarëve, së bashku me të. Ai i dhuroi Profetit një zem ër të butë dhe të dhembshur. Prej mëshirës s ë Allahut, Profeti ishte i butë, i mëshirshëm me besimtarët dhe umetin e tij; me ata të cilët e ndoqën pas, duke iu bindur urdhëresave t ë tij. S ërish prej mirësis ë së Allahut të Lartësuar, ai bisedonte me ta me fjalë të zgjedhura, të ngrohta dhe të përzemërta. Allahu i Lartësuar thotë: - Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. - Butësia, sjellja e mir ë dhe mëshira që tregon me besimtarët, është dhunti nga Allahu i Madhëruar. Hasen el Basri ka thënë: “Ky ishte morali i Profetit, moral me të cilin ishte vetë Allahu që e pajisi dhe e dërgoi ndër njerëz.” Ky ajet i mrekullueshëm është i ngjashëm me ajetin tjetër të Allahu të Madhëruar: “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. - Pra, nëse do të ishe fjalëkeq e zemërngurtë me ta, ata do të largoheshin prej teje dhe do të të braktisnin, por ishte Allahu i Madhëruar që i mblodhi ata rreth teje. Ai bëri që ti të silleshe butë me ta, për t’i afruar zemrat e tyre. Abdullah Ibn Amri ka thënë: “Unë e kam parë përshkrimin e Profetit të Allahut në librat e shkuar që ka zbritur Allahu i Lartësuar. Ndër të tjera, në to thuhet: “Ai nuk është i vrazhdë e dhe nuk e ngre zërin nëpër tregje . Ai nuk i përgjigjet të keqes me të keqe, por fal dhe toleron shumë.” - Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. - Për këtë arsye, Profeti i Allahut ﷺ këshillohej gjithmonë me sahabët për çdo ngjarje dhe për çdo situatë që krijohej. Këtë ai e bënte për të kënaqur zemrat e tyre, por edhe për t’i inkurajuar, që të gjallëroheshin në aktivitetin e tyre. Kështu, Profeti ﷺ u këshillua me ata në lidhje me Betejën e Bedrit dhe vendimin për të shkuar dhe për të marrë karvanin e Ebu Sufjanit. Ata iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut, edhe po të na kërkoje që t’i hynim detit bashkë me ty, ne do ta kalonim atë bashkë me ty. Edhe sikur të udhëtoje në tokat më të shkreta dhe më të rrezikshme, ne do të të ndiqnim pas! Ne kurrë nuk kemi për të thënë ty ashtu si populli i Musait, që i tha atij: “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ndërsa ne do të presim këtu!” Ne po të themi: “Shko, se edhe ne do të jemi bashkë me ty! Ne do të jemi përpara teje, nga e djathta jote dhe nga e majta jote! Ne do të luftojmë dhe do të japim jetën bashkë me ty.” Profeti ﷺ u këshillua me popullin edhe për Betejën e Uhudit: a të qëndronte brenda në Medinë apo të dilte dhe të luftonte kundër armikut jashtë Medinës? Në këtë rast, shumica e tyre i dhanë mendimin për të luftuar jashtë Medinës, dhe ai ashtu vendosi. Profeti ﷺ u këshillua me ta edhe rreth luftës së Ahzabit dhe marrëveshjes për të marrë një të tretën e frutave të Medinës. Sad Ibn Muadhi dhe Sad Ibn Ebu Ubadeh e refuzuan këtë propozim, dhe Profeti ﷺ hoqi dorë prej tij. Ai u këshillua me ta edhe në rastin e Hudejbijes, kur u hodh ideja që t’i sulmonte befasisht idhujtarët në shtëpitë e tyre, por Ebu Bekër Sidiku tha: “Ne nuk kemi ardhur për të luftuar me asnjë, porse kemi ardhur që të bëjmë umre...” Profeti ﷺ e pranoi mendimin e tij dhe ashtu vendosi, pra, që të mos luftonte. Po kështu edhe në ngjarjen e shpifjes kundër Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur Profeti ﷺ tha: 589 . “Më thoni, o muslimanë, si të veproj me ata njerëz të cilët fyen dhe shpifën kundër familjes time? Betohem në Allah se nuk di për familjen time asnjë të keqe! Gjithashtu, ata e akuzojnë në lidhje me dikë, të cilin, për Zotin, e njoh vetëm për mirë!” Kështu, Profeti këshillohej me ta në lidhje me çështjet e luftërave, por edhe për çështje të tjera. Ibn Maxhe sjell hadithin nga Ebu Hurejrah se Profeti ﷺ ka thënë: 590. “Ai që këshillohet është i sigurt.” Ibn Maxheh sjell edhe hadithin nga Xhabiri se Profeti i Allahut ka thënë " 591. “Nëse dikujt i kërkon këshillë vëllai i tij, le ta këshillojë dhe t’i japë mendim atij!” Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: “...e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut!” Pra, pasi të këshillohesh me ta për çështje të ndryshme dhe vendos se si do të veprosh, atëherë mbështetju Allahut dhe vazhdo realizimin e saj! Dije se “Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë nuk ka kush që mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! - Ky ajet është i ngjashëm me një ajet që u shpjegua më përpara, dhe pikërisht: “Allahu e zbriti atë ndihmë si përgëzim për ju dhe që zemrat tuaja të qetësoheshin me të. Ndihma vjen veçse prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” [Al Imran 126]. Në vijim, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për mbështetje të plotë tek Ai, duke u thënë: Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. - Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon: “Pas luftës së Bedrit, disa që vërejtën se në plaçkën e luftës mungonte një katife (robë), thanë: “Ndoshta e ka marrë Profeti i Allahut...” Por Allahu i Lartësuar zbriti ajetin dhe tha: “Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). ” Pra, nuk i takon një profeti që të marrë tinëz diçka nga plaçka e luftës. Kjo është një deklaratë nga Allahu i Lartësuar, që tregon pastërtinë e Profetit ﷺ nga çdo lloj tradhtie dhe pabesie, qoftë në ndarjen e plaçkës së luftës, qoftë në çdo aspekt tjetër. - Çdokush që përvetëson diçka padrejtësisht, Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. - Ky është një kërcënim i ashpër dhe një premtim i sigurt për ndëshkimin e të gjithë atyre që bëjnë këtë padrejtësi. Edhe në Sunetin profetik, ndalesa e një vepre të tillë paraqitet në hadithe të shumta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Malik el Eshxhai se Profeti ﷺ ka thënë: 592 . “Padrejtësia më e rëndë dhe vjedhja më e madhe për Allahun është ajo e një llëre tokë. Janë dy burra që polemizojnë rreth një toke ose rreth një shtëpie dhe hapësirës së saj dhe njëri prej tyre merr një llërë tokë padrejtësisht nga tjetri. Nëse ai e merr këtë tokë padrejtësisht, ka për t’ia mbështjellë Allahu rreth qafës shtatë toka në Ditën e Gjykimit.” Një hadith tjetër e sjell hadithin imam Ahmedi nga El -Musteurid Ibn Shedadi, i cili rrëfen: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut që të thotë: 593. “Ai që merr në përgjegjësi ose i ngarkohet në përgjegjësi një punë nga ana jonë dhe nuk ka shtëpi, le të marrë shtëpi; nëse nuk ka grua, le të martohet; nëse nuk ka shërbëtor, le të marrë shërbëtorë; nëse nuk ka kafshë pune, le të marrë kafshë pune dhe ai që merr më shumë se kaq, atëherë ai është “ galin”, domethënë, ka marrë më shumë sesa i takon, padrejtësisht.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Humejd El -Saidiji, cili tregon: 594 . Njëherë, Profeti ﷺ caktoi një burrë nga Uzdi, i cili quhej Ibn El -Lutebije, për të mbledhur zekatin. Kur ai erdhi për të dorëzuar atë që kishte mbledhur, tha: “Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua.” Atëherë, Profeti ﷺ u ngrit në mimber dhe tha: “Si është puna me disa administratorë, që ne i dërgojmë për të punuar, dhe pastaj thonë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua.”? Le të rrinë në shtëpinë e të atit dhe të ëmës dhe le të shohin a do t’i jepet dhuratë apo nuk do t’i jepet! Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Çdokush nga ju që merr diçka në këtë mënyrë, Ditën e Kijametit ajo do të varet në qafën e tij. Nëse i është dhuruar deve, atëherë ajo do të pëllasë; nëse është lopë, ajo do të ketë huar (zëri i lopës) ; nëse është dele, do të blegërijë.” Pastaj i ngriti duart lart aq shumë, sa ne mund të shihnim bardhësinë e sqetullave të tij, dhe tha: “O Zot! A e përcolla qartë?!” Këtë e tha tri herë.” Këtë hadith e kanë nxjerrë Buhariu dhe Muslimi prej hadithit të Sufjan Ibn Ujejnes. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon: 595. “Një ditë, Profeti i Allahut u ngrit dhe foli për vjedhjen e plaçkës së luftës, duke na treguar se sa gjynah i madh dhe i dënueshëm është. Pastaj tha: “Askush të mos më vijë Ditën e Gjykimit duke patur të varur në qafë një deve, e cila pëllet dhe pastaj të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut, të lutem më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë kalë, që hingëllin, dhe të më thotë: “O i Dërguari i Allahut, më ndihmo!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë!Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit!” Askush të mos më vijë Ditën e Kijametit duke patur të varur në qafë flori dhe argjend dhe të më thotë: ‘O i Dërguar i Allahut! Të lutem, më ndihmo dhe më shpëto!” Sepse unë do t’i them atë ditë: “Nuk kam aspak mundësi të të ndihmoj tek Allahu për asgjë! Unë tashmë ta kam përcjellë mesazhin e Zotit.” Këtë hadith e sjellin Buhariu dhe Muslimi prej Ebu Hajanit. Kurse Umer Ibn Shuajbi sjell hadithin nga i ati, dhe ky nga gjyshi i vet, se Profeti i Allahut ka thënë: 596 . “Kthejeni edhe perin dhe gjilpërën (e vjedhur), sepse vjedhja do të jetë turp, zjarr dhe çnderim në Ditën e Gjykimit, për ata që e bëjnë." - Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie. - Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi përcjell nga Burejdete se Profeti ﷺ ka thënë: 597. “Nëse hedh një gur në Xhehenem, ai do të vazhdojë të bjerë në të për 70 vjeshta (vite) rresht, derisa të kapë fundin e tij. Në Ditën e Gjykimit, ai që ka marrë vjedhurazi diçka nga plaçka e luftës do të hidhet në Xhehenem së bashku me sendin që ai e ka marrë padrejtësisht, dhe do t’i thuhet: ‘Shko dhe sille tani!’. Për këtë flet fjala e Allahut të Lartësuar: “...do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë ." Ebu Daudi sjell hadithin nga Sumrate Ibn Xhundubi, i cili ka thënë: 598 . “Kur Profeti i Allahut fitonte ndonjë plaçkë lufte, urdhëronte Bilalin që të lajmëronte njerëzit, mblidhte të gjithë plaçkën e mbledhur nga ata, pastaj e ndante atë në 5 pjesë dhe e shpërndante. Njëherë, pasi lajmëroi Bilali, erdhi një burrë me disa frerë të thurur prej leshi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, këto i morëm nga plaçka e luftës.” Profeti i tha: “A e dëgjove thirrjen e Bilalit?” Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: “Po.” - “Atëherë, pë rse nuk erdhe?” - tha Profeti . Ai filloi të justifikohej, por Profeti i tha: “Jo. Ti do të vish me atë plaçkë në Ditën e Kijametit dhe unë nuk kam për ta pranuar!” - A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq. - Ai njeri i cili respekton Sheriatin e Zotit, duke merituar kështu kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut dhe duke shpëtuar nga ndëshkimi i Tij, nuk mund të jetë njëlloj kurrsesi me atë që meriton zemërimin e Allahut, nga i cili nuk mund të shpëtosh. Ai shkon në Xhehenem, i cili është vendi më i keq. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Atëherë, a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin).” [Rad 19]. - Ata kanë dallim (në gradat e tyre) tek Allahu. - Kështu, si të mirët, ashtu dhe të këqijtë do të jenë në grada të ndryshme tek Allahu i Lartësuar. Gradat e të mirëve do të jenë në Xhenet, ndërsa nivelet e të këqijëve dhe zullumqarëve do të jenë në Xhehenem. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.” [Ahkaf 19]. Ndërsa këtu Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu sheh mirë se çfarë bëjnë ata. - Prandaj do t’ua japë plotësisht me drejtësi shpërblimet e tyre. - Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. - Allahu iu dërgoi një profet nga lloji i tyre dhe të ngjashëm me ta, që ata të mund të komunikonin me të, ta pyesnin, të uleshin dhe të diskutonin me të dhe të përfitonin prej udhëzimit që ai solli nga Zoti i Lartësuar. Ky ngjan me ajetin tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj i qëndroni besnikë Atij dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe jetën tjetër.” [Fussilet 6 , 7]. Kështu, ishte bamirësi e Allahut të Lartësuar që profeti i dërguar ndër ta të ishte nga mesi i tyre dhe pjesë e tyre, në mënyrë që ata të mund të flisnin e të komunikonin lirshëm me të, derisa të kuptonin mirë mesazhin e Zotit, të përcjellë prej tij. Allahu i Lartësuar thotë: “...dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë...”. Ai e dërgoi këtë Profet që t’u lexonte njerëzve ajetet e Kur 'anit, dhe t’i pastronte ata, pra, t’i urdhëronte për të mira e t’i largonte nga të këqijat, në mënyrë që shpirtrat e tyre të lartësoheshin dhe të dëlirësoheshin nga çdo cilësi e ulët e ves i keq, që i karakterizonte ata gjatë kohës kur ishin idhujtarë, të paditur dhe të zhytur në injorancën para Islamit. Ky Profet do t’u mësojë Librin dhe Urtësinë, Kur 'anin dhe Sunetin, në një kohë kur, para dërgimit të tij, ata ishin në një humbje të qartë. Ata ishin në humbje, e dukshme për gjithësecilin që i shikonte se si jetonin dhe vepronin.

Mus'haf Hape →
Maide 5:110–5:120 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e tij, ndërsa të krishterët e tepruan duke e ngritur në nivel të Zotit. Të gjitha të mirat dhe mrekullitë e përmendura rreth Isait, janë të mbështetura në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi që Zoti përmendi ditën e gjykimit në të cilën i tubon të gjithë pejgamberët dhe njerëzit, e pejgamberët i pyet se kush e pranoi thirrjen e tyre e kush jo, në mënyrë të veçantë do ta marrë në pyetje Isain, ngase jehuditë dhe të krishterët patën qëndrime të kundërta rreth tij. Jehuditë nënçmuan atë dhe nënën e tij, ndërsa të krishterët e tepruan duke e ngritur në nivel të Zotit. Të gjitha të mirat dhe mrekullitë e përmendura rreth Isait, janë të mbështetura në dëshirën dhe në fuqinë e Zotit, me të cilën gjë kuptohet se Isai ishte njeri dhe pejgamber dhe se vepronte me lejen e Zotit. Havarijjunët ishin njerëzit më të sinqertë, të cilët kishin besuar Zotin dhe Isain si pejgamber, ishin krahu i Isait. Kërkuan që Zoti t'ua zbresë një tryezë nga qielli, jo pse kishin dyshim në fuqinë e Zotit, dhe jo pse kishin për qëllim të hanin nga ajo, por nga dëshira që të manifestonin besimin e tyre me bindje edhe më të forta dhe të ndiejnë një kënaqësi. Duke e pyetur Isain se a i ka thënë popullit që ta besojnë atë dhe nënën e tij për zotëra, shfaqet qortimi më i fortë kundër atyre që patën bindje të gabueshme ndaj Isait dhe nënës së tij. Zoti e di se Isai nuk u ka thënë ashtu, por dëshiron qe para të gjithë njerëzve në ditën e gjykimit ta parashtrojë gabimin dhe kokëfortësinë e tyre, të cilin e vazhduan edhe pas shpjegimeve të Kur'anit se Isai është njeri dhe i dërguar i Zotit e jo zot dhe se dënimi për gabimin e bërë me qëllim, është meritë e vetë atyre. Isai, pasi që e arsyeton veten, i drejtohet Zotit me respekt, duke i thënë se nëse i dënon ata janë robër Tu, s'ka kush që mund të ndërhyjë, e nëse i falë, përsëri Ti je ai që ke fuqi për gjithçka. Muslimi në sahihun e vet shënon këtë hadith: Pejgamberi paska lexuar këtë ajet 118 të kësaj kaptineje dhe ajetin 36 të kaptinës Ibrahim, e pastaj i paska ngritur duart e ka thënë: "O Allah, ymmetin tim, yrametin tim dhe paska qarë. Zoti i ka thënë Xhibrilit: shko te Muhammedi, Zoti yt e di më së miri, e pyete përse qanë" Vjen Xhibrili dhe e pyet e Pejgamberi i tregon, Allahu i thotë Xhibrilit shko dhe thuaj Muhammedit: Do të bëjë të kënaqur ty me ymmetin tënd dhe nuk lejoj që ti të jesh i brengosur!" ( Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "El Maidetu", lavdi i qoftë Allahut!

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:10–3:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… 473. “Profeti i Allahut u ngrit një natë në Mekë dhe tha: “A e përcolla qartë mesazhin e Zotit tim?” Ai e tha këtë fjalë tri herë. Umer Ibnu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atyre që nuk besojnë nuk do t’u vlejë asgjë para Allahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata (jobesimtarët) do të jenë lënda djegëse e Zjarrit. - Këtu bëhet fjalë për ata që mohojnë shpalljet e Allahut dhe profetët e Tij, ata që dhe i kundërvihen ligjit dhe librave të zbritur prej Tij. Asgjë nuk ka për t’u sjellë dobi këtyre, madje ata do të jenë lënda djegëse e Xhehenemit, me të cilën ai do të përflaket e ndizet fort. Kjo ngjan me fjalën e Allahut: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.” [Haxh 97, 98]. Ibn Merdevejhi sjell hadithin me senedin e tij prej Ummu Fadlin: 473. “Profeti i Allahut u ngrit një natë në Mekë dhe tha: “A e përcolla qartë mesazhin e Zotit tim?” Ai e tha këtë fjalë tri herë. Umer Ibnu Hatabi, - i cili ishte Euâhen (i dhembsur që prekej shpejt), - u ngrit dhe tha: “O Zoti ynë, po! Vërtet, - (o i Dërguari i Allahut) - u përpoqe shumë, luftove dhe këshillove me çdo rrugë dhe mënyrë, prandaj bëj durim!” Profeti tha: “Imani do të shfaqet qartë dhe do të triumfojë, aq sa kufri do të largohet dhe struket në vendin e vet! Shumë burra do të udhëtojnë nëpër dete për të përhapur Islamin. Do të vijë një kohë, kur njerëzit të lexojnë (haptazi e masivisht) Kur'anin. Ata do ta lexojnë atë, do ta mësojnë dhe do të përhapin diturinë e tij, derisa të thonë: “Ne kemi lexuar dhe mësuar shumë. E kush është është më i mirë se ne?” E pra, - tha Profeti, - nuk ka mirësi tek ata!” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Po kush janë ata?” - “Ata janë prej jush, por ata do të jenë lënda djegëse e Zjarrit”.” Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - Kështu ndodhi edhe me pasuesit e Faraonit dhe ata të mëhershmit. Ata i mohuan argumentet Tona. Për këtë arsye, Allahu i shkatërroi për fajet e tyre. - Pra, edhe këta veprojnë ashtu si njerëzit e Faraonit. Kështu, mohuesve nuk do t'u bëjë asnjë dobi pasuria, fëmijët dhe pasardhësit e tyre. Madje, ata do të vdesin dhe do të ndëshkohen, ashtu si ndodhi me palën dhe ushtrinë e Faraonit, si dhe me të gjithë armiqtë e profetëve që ishin para tyre. Të gjithë u ndëshkuan, për shkak të mohimit të shpalljeve të Allahut dhe të urdhëresave të Tij. Ata refuzuan të pranonin faktet dhe argumentet e Tij. - Allahu ndëshkon shumë ashpër. - Ndëshkimi i Tij është i dhimbshëm. Askush nuk mund të mbrohet dhe t'i shpëtojë ndëshkimit të Tij. Allahu vepron gjithçka që dëshiron. Ai është nënshtruesi dhe mposhtësi i gjithçkaje. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Nuk ka Zot sundues, mbretërues dhe kujdestar për krijesat, veç Allahut.

Mus'haf Hape →
Maide 5:3 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat…” - Le t’i marrim me radhë: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është ajeti që sqaron kategoritë e ndaluara të kafshëve, për të cilat Allahu i Lartësuar aludoi në një ajet më sipër, kur tha: “Bagëtitë janë të lejuara (si ushqim) për ju, me përjashtim të atyre që do t’ju lexohen.”. Mësoje se Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm nëse e bën haram diçka, e bën këtë për të ruajtur adhuruesit e Tij dhe për t’i mbrojtur ata nga e liga që gjendet në to. Por njerëzit jo gjithmonë arrijnë të kuptojnë dhe të dallojnë këtë të ligë ose urtësinë e Zotit në ndalimet dhe dispozitat e Tij. Në këtë ajet, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm na ndalon nga: - “Haram janë për ju: të ngordhurat,...” - E ngordhur (el mejtetu) quhet ajo kafshë që ka humbur jetën e saj jo me mënyrën e caktuar nga Sheriati për të qenë hallall për t’u konsumuar. Mënyra e përcaktuar nga Sheriati është ajo kur kafshës i priten damarët e qafës, me qëllim që prej saj të dalë gjaku. Kafsha që ngordh pa i dalë gjaku është e pisët dhe shumë e dëmshme, për shkak të gjakut të bllokuar brenda saj. Shpeshherë, kafshët ngordhin për shkak të ndonjë sëmundjeje, gjë e cila ia shton rrezikun. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen karkalecat e tokës dhe peshqit, të cilët nuk kanë nevojë për mënyrën e lartpërmendur të therjes, që të jenë hallall. - “...gjaku...” - Këtu bëhet fjalë për gjakun venoz ( el demu ), i cili del me forcë gjatë therjes së kafshës, sikurse është shpjeguar kjo në ajetin tjetër ku thuhet: “ Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm ...” deri në fund. El en’am 145. - “mishi i derrit”. - Ndalesa këtu përfshin të gjitha pjesët e derrit. Allahu i Lartësuar e ka veçuar këtë kafshë, ndonëse të gjitha llojet e kafshëve mishngrënëse janë si ai, sepse shumë prej ithtarëve të Librit pretendonin se Allahu i Madhëruar ua bëri atyre të lejuar konsumimin e mishit të derrit. Pra, kuptimi është: Kujdes dhe mos u mashtroni nga pretendimet e tyre, pasi kjo kafshë është e ndaluar për ju që ta konsumoni. Ajo është prej atyre gjërave të pista dhe të dëmshme, që Allahu i ndaloi për ju. - “...ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut...” - Pra, të gjitha kafshët që janë therur duke iu përkushtuar dikujt a diçkaje tjetër veç Allahut të Madhërishëm, qoftë idhull, evlija, yll, xhind etj. Kështu, gjatë therjes së kafshës duhet përmendur emri i Allahut, pasi ky veprim e bën atë të mirë , të shëndetshme dhe hallall. Ndërsa mospërmendja e emrit të Allahut, por përmendja e emrit të dikujt a diçkaje tjetër veç Tij e bën atë kafshë të ndaluar dhe të papastërt. Në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër idhujtarie, dhe idhujtaria është diçka e ndyrë dhe e ndaluar nga Zoti. - “...ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë , ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat…” - Le t’i marrim me radhë: 1. Ajo që është mbytur me lak në fyt ( el munħaniķatu) - Pra, kafsha që ka ngordhur për shkak të mbytjes dhe shtrëngimit me litar apo për shkak të ngecjes së kokës së saj në ndonjë vrimë të ngushtë, nga ku nuk ka arritur të dalë derisa ka ngordhur etj. 2. Ajo që është vrarë me goditje ( el meuķudhetu) – Pra, e ngordhura për shkak të goditjes së saj me ndonjë send të fortë si gur, dru apo mbi të cilën është shembur një ndërtesë, me qëllim apo pa qëllim qoftë kjo. 3. Ajo që është rrëzuar nga lartësitë (el muterad-dijetu) – Domethënë, kafsha që është rrëzuar prej së larti: nga mali, nga tarraca etj., dhe ka ngordhur nga ky rrëzim. 4. Ajo që është shpuar ( en-natiĥatu), - Domethënë, kafsha të cilën e ka shpuar një kafshë tjetër dhe ka ngordhur nga ky shkak. 5. Ajo që është ngrënë nga egërsirat, (ue ma ekeles-seb’u) – Pra, kafsha që është ngrënë nga egërsirat, si ujku, luani, tigri ose nga shpendët grabitqarë. Pra, nëse kafsha ka ngordhur për këto shkaqe të mësipërme, ajo është e ndaluar të konsumohet. - “ …përveç asaj që arrini ta therni,... - Ky përjashtim vlen për të gjitha rastet e lartpërmendura. Pra, nëse kafsha arrihet që të theret me mënyrën e lejuar të Sheriatit, për sa kohë është ende gjallë dhe kur është therja ajo që sjell ngordhjen e tyre, atëherë ajo është e lejuar. Disa dijetarë kanë thënë që: nëse egërsira ia ka nxjerrë zorrët jashtë kafshës apo i ka këputur arteriet e qafës, atëherë therja sipas Sheriatit është e pavlefshme. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se, nëse kafsha gjendet e gjallë, në çfarëdo gjendje qoftë ajo, mjafton që të jetë e gjallë, një therje e rregullt sipas Sheriatit është e vlefshme dhe e bën atë të lejuar për t’u konsumuar. Këtë mendim të dytë e përforcon edhe kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit, që thotë: nëse arrini ta therrni para se të ketë ngordhur, kjo e bën atë të lejuar. Ajeti nuk shtjellon që duhet të jetë në këtë apo atë gjendje. - “...ajo që është therur për idhuj ” – Domethënë, kafsha që është therur në formë adhurimi për idhujt. “…dhe që ta kërkoni fatin me short. ” - Allahu i Lartësuar e ka bërë të ndaluar që të kërkosh fatin me short. Në kohën e injorancës përdoreshin tri shigjeta për short. Në njërën shkruhej “Bëje!”, në të dytën shënohej “Mos e bëj!” dhe në tjetrën nuk shënohej gjë. Nëse dikush vendoste të nisej për ndonjë udhëtim apo për martesë apo për ndonjë çështje të rëndësishme, fillimisht duhej të zgjidhte një prej këtyre tri shigjetave, të servirura prej dikujt dhe të cilat ishin të ngjashme në përmasa dhe pamje. Nëse personi tërhiqte shigjetën mbi të cilën shkruhej “Bëje!” ai e ndërmerrte veprimin, nëse tërhiqte atë mbi të cilën shkruhej “Mos e bëj!” ai nuk e bënte, dhe nëse tërhiqte shigjetën mbi të cilën nuk shkruhej gjë, atëherë e përsëriste shortin, derisa të dilte njëra nga dy të parat. Por Allahu i Madhëruar e bëri të ndaluar këtë vepër dhe çdo mënyrë të ngjashme me të, duke e zëvendësuar atë me istiħaren 31, pra, me kërkimin e ndihmës dhe rrugëzgjidhjes vetëm nga Allahu, nëpërmjet adhurimit përkushtuar Atij. - “Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti) .” - Këto, - domethënë, të gjitha haramet e përmendura në ajet, të cilat Allahu i Madhëruar i bëri të ndaluara për t’i ruajtur adhuruesit e Tij nga çdo gjë e dëmshme, e pisët dhe e ulët, - të gjitha janë fisķ ose dalje nga kufijtë e Allahut. Konsumimi i tyre është shenjë e mosbindjes ndaj Allahut dhe bindjes ndaj Shejtanit. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend mirësinë e Tij të madhe ndaj besimtarëve, duke thënë: - “Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj.” - Dita për të cilën aludohet është Dita e Arafatit, gjatë Haxhit të Lamtumirës të Profetit ﷺ , ditë në të cilën Allahu i Madhëruar e plotësoi fenë e Tij, e ndihmoi dhe e bëri ngadhënjimtar Profetin dhe adhuruesin e Tij të zgjedhur dhe i poshtëroi e nënshtroi totalisht idhujtarinë dhe idhujtarët. Këta të fundit, më herët, i luftonin me të gjitha mjetet për t’i kthyer besimtarët nga feja e tyre, por kur panë triumfin madhështor të Islamit dhe pasuesve të Tij, ata humbën çdo shpresë se mund t’i kthenin muslimanët nga besimi dhe feja e tyre e kompletuar dhe e mrekullueshme. Madje, zemrat e tyre u mbushën me frikë dhe ankth. Për këtë arsye, atë vit kur Profeti kreu haxhin e Tij, në Qabe nuk bëri tavaf asnjë idhujtar, e jo më të bënin tavaf të zhveshur, sikundër e kishin zakon në kohën e injorancës. E tillë ishte gjendja e idhujtarëve. Ndërsa besimtarëve u takonte siguria, qetësia dhe gëzimi. Ata nuk duhet të frikësohen nga asgjë, veç Zotit të tyre. Prandaj i Madhëruari thotë më tej: - “Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! ” - Kuptimi: Kurrë mos iu frikësoni idhujtarëve, por vetëm Allahut frikësojuni. Është Allahu Ai që ju dhuroi fitoren dhe i mundi e poshtëroi idhujtarinë dhe idhujtarët. Është Allahu Ai, i Cili, kurthet dhe intrigat e armiqve tuaj, ua ktheu mbi qafat e tyre. - “Sot e përsosa fenë tuaj për ju, ...” - Kuptimi: E përsosa fenë tuaj me triumfin që ju dhurova dhe me plotësimin e të gjitha ligjeve që kanë lidhje me çështjet e jashtme dhe me çështjet shpirtërore, të cilat kanë lidhje me themelet e kësaj feje madhështore dhe imtësitë e saj. Nëpërmjet Librit dhe Sunetit, i Madhëruari sqaroi gjithçka që ne duhet të dimë dhe të punojmë për të fituar kënaqësinë e Tij, na mësoi gjithçka nga e cila duhet të ruhemi për të mos na goditur zemërimi dhe ndëshkimi i Tij. Libri dhe Suneti janë të mjaftueshëm për të gjetur dhe arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar dhe ruajtur nga çdo e keqe. Madje, çdokush që pretendon se, për të njohur çështjet e besimit dhe të ligjit, duhet të njohësh dhe të kesh dituri të tjera veç diturisë së Kur’ânit dhe Sunetit, si për shembull filozofinë apo njohuri të tjera, ai është injorant dhe i dështuar, sepse kështu ai pretendon se feja plotësohet veçse nëse merret për bazë dija që ai pretendon. Por ky pretendim është nga padrejtësitë më të mëdha kundrejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij. - “...e plotësova dhuratën Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”. - Dhuratat e Zotit janë të shumta, të dukshme dhe të fshehta, ndërsa me plotësimin e kësaj feje, Ai i plotësoi begatitë e Tij mbi ne. Ai e përzgjodhi Islamin dhe u kënaq që kjo të jetë feja jonë, ashtu sikurse na përzgjodhi ne që të jemi pasues të kësaj feje. Për këtë arsye, ne duhet t’i përkushtohemi totalisht Zotit tonë Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, për t’i shprehur mirënjohjen për dhurimin e këtyre mirësive. Ne duhet ta lavdërojmë dhe falënderojmë Atë për fenë më të mrekullueshme që na dhuroi dhe që na zgjodhi për të qenë pasues të saj. - “Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun,...”. - Çdokush që zihet i detyruar për të ngrënë diçka prej këtyre harameve të përmendura, është i justifikuar. Megjithatë, janë disa kushte, të cilat i Madhëruari i ka renditur: Së pari, nëse ka uri të madhe. Së dyti, të mos e teprojë dhe të mos anojë drejt gjynahut, por të hajë vetëm atëherë kur nevoja është jetësore dhe vetëm aq sa të thyejë nevojën e domosdoshme. Me të tilla kushte, Allahu i Madhërishëm është Falës i Madh e Mëshirëplotë: - “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”. - Arsyeja: Sepse Ai e lejoi ngrënien e këtyre harameve në të tilla gjendje, duke i mundësuar robit të mbajë gjallë veten, pa dëmtuar dhe cenuar aspak besimin dhe fenë e tij.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:15–12:18 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e Jusufit me një gjak të gënjeshtërt, për ta bërë babain e tyre të mendonte se Jusufin e kishte ngrënë vërtet ujku. Sidoqoftë, babai i tyre nuk pranoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “E kështu, ata e morën atë (Jusufin) dhe e hodhën në një pus. Dhe Ne i futëm në zemër (këto fjalë) : “(Një ditë) Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.”” - Kështu, pas lejes së dhënë nga babai i tyre, vëllezërit nisën të zbatonin planin për të cilin kishin rënë dakord. Ata e lanë Jusufin në një pus, siç propozoi njëri prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar, që deshi ta mëshironte dhe lartësonte Jusufin mbi vëllezërit e tij, pikërisht në këto momente aq të vështira për të, i shpall Jusufit dhe i thotë: “Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” Pra, do të vijë dita që ti do t’i qortosh ata për këtë që po të bëjnë tani. Kur të vijë ajo ditë, ata nuk do ta kuptojnë se je ti. Ky qe një përgëzim për Jusufin (a.s) se ai do të shpëtonte dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë. Ky ishte një premtim se Allahu i Lartësuar do ta bashkonte Jusufin përsëri me familjen dhe vëllezërit e tij, që po silleshin aq keq me të në në ato çaste. Madje, kur të ribashkoheshin, Jusufi do të ishte ballëlartë e krenar, ndërsa vëllezërit e tij do të ishin të përulur dhe atëherë do ta kuptonin gabimin. Pasi bënë këtë padrejtësi, vëllezërit u kthyen në mbrëmje te babai i tyre. - “Në mbrëmje ata u kthyen te babai i tyre duke qarë.” - Ata u vonuan atë natë më shumë se zakonisht. Madje, u kthyen duke qarë, si provë për pafajësinë në lidhje me Jusufin. Menjëherë filluan të justifikoheshin duke thënë: - “Dhe thanë: “O baba! Ne shkuam të bënim gara, kurse Jusufin e lamë te rrobat tona, e në këtë kohë atë e hëngri ujku.” - Ne po bënim gara me njëri tjetrin, duke vrapuar dhe duke u stërvitur me shigjeta e heshta, dhe e harruam Jusufin tek rrobat ose çadra jonë. Ne e lamë atje që ai të ishte rehat, të luante vetë dhe të kënaqej. Por gjatë kësaj kohe, atë e sulmoi dhe e vrau ujku. - “E dimë që ti nuk do të na besosh, edhe pse po të themi të vërtetën.” - Kuptimi: Ne thjesht po të tregojmë arsyet, edhe pse duket që ti nuk ke për të na besuar. Për shkak të dashurisë dhe dhembshurisë së madhe që ke për Jusufin, nuk do të na besosh. Megjithatë, kjo nuk na pengon ne që të tregojmë arsyet tona. Me këto fjalë, vëllezërit donin që të bindnin babanë e tyre. Madje, për këtë ata sollën një provë të falsifikuar: - “Ata i sollën këmishën e tij (Jusufit) të lyer me gjak të rrejshëm.” - Ata sollën këmishën e Jusufit me një gjak të gënjeshtërt, për ta bërë babain e tyre të mendonte se Jusufin e kishte ngrënë vërtet ujku. Sidoqoftë, babai i tyre nuk pranoi asgjë nga këto: - “Ai (Jakubi) tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush.” – Kuptimi: Ky është thjesht një plan dinak, që nefsi jua ka zbukuruar, me qëllim që të më ndani mua nga djali im. Jakubi (a.s) e kuptoi se ajo që thanë ata nuk ishte e vërtetë, duke u nisur nga argumentet që kishte njohur më parë, mes të cilave edhe ëndrra e Jusufit, që ai do të ishte një ditë njeri i ngritur dhe të gjithë do t’i përuleshin atij. Nuk mund të ishte e vërtetë që djali i tij kishte vdekur, me gjithë ato shenja dhe atë ëndërr të mrekullueshme, shpjegimi i të cilës ishte i qartë dhe i sigurt. Prandaj Jakubi tha: - “Durimi është gjëja më e mirë për mua.” - Kuptimi: Mësojeni, o bijtë e mi, se detyra ime, - të cilën unë do ta zbatoj me përkushtim, - është që thjesht të jem i duruar. Durimi im do të jetë shembullor në këtë sprovë që po kaloj. Unë nuk kam për t’u zemëruar dhe bërtitur dhe as nuk kam për t’iu ankuar njeriu. Unë thjesht do t’i mbështetem Allahut të Lartësuar dhe aspak në forcat e mia. Dhe, vërtet, Jakubi (a.s) e përmbushi këtë detyrë që ia vendosi vetes: - “Allahut i kërkoj të më ndihmojë në këtë që ju po trilloni.”. - Kur ankesa bëhet tek Allahu i Lartësuar, që është Krijuesi i gjithçkaje, kjo nuk bie ndesh me durimin e mirë dhe të shpërblyeshëm. Sigurisht, kur një profet premton diçka, e mban fjalën.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:4–57:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i botës, i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Ai i krijoi këto në gjashtë ditë, sikurse është pohuar edhe në shumë ajete të tjera. Gjashtë ditët, në të cilat Allahu krijoi botën, janë e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe e xhumaja. Ditën e xhuma përfundoi i gjithë krijimi dhe u krijua Ademi. Disa dijetarë kanë thënë se këto ditë ishin si ditët e zakonshme, që njohim ne, siç kuptohet nga ajetet në pamje të parë, kurse disa të tjerë kanë thënë se një nga ato ditë ishte sa një mijë vjet, sikurse ka pohuar Muxhahidi dhe imam Ahmed Ibn Hambeli. Po këtë mendim ka pasur edhe Ibn Abasi, sipas transmetimit që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i Lavdëruar tregon për Veten e Tij e thotë: “pastaj qëndroi mbi Arsh.”. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin ( el istiuâu ) e qëndrimin e Allahut mbi Arsh, - janë bërë interpretime të ndryshme. Ne do të ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shëmbëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithë - dëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër (femohim). Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka mohuar.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “Ai di gjithçka që futet në tokë ...” - Ai e di se çfarë hyn në tokë, si farërat, pikat e ujit dhe të ngjashme me to.100 - “... dhe gjithçka që del prej saj ...” – Ai di edhe çfarë del prej tokës, si filizat apo bimët, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtë - sive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. - “... çfarë zbret prej qiellit ...” - I Madhëruari është i Gjithëditur, që di për atë që bie nga qielli, si shirat, bora, breshëri, vendimet e Tij që zbresin nga qielli për t’u zbatuar ndër krijesa, ligjet dhe rregullat, që i Madhëruari i zbret përmes melekëve të nderuar, shpallja etj. - “... dhe çfarë ngrihet në të.” - Ai di me saktësi për çfarë ngjitet në qiell, siç janë melekët, veprat e robërve etj., siç thuhet në një hadith të saktë: 2586. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose ennâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju.” - Domethënë, Ai është mbikëqyrës juaj, dëshmitar i të gjitha veprave tuaja. Ai është me ju ashtu sikurse e kërkojnë cilësitë e tij të larta dhe absolute. Kudo qofshi, në çdo gjendje që të jeni, si të mirët edhe keqbërësit, qoftë në tokë, qoftë në det, natën, ditën, nëpër shtëpi, në hapësira dhe lugina; të gjitha janë njëlloj përpara diturisë së Tij. Asgjë nuk i fshihet Atij. Çdo gjë është nën shikimin e dëgjimin e Tij. Ai e dëgjon fjalën tuaj, e sheh vendin ku jeni. Ai di në hollësi të fshehtat tuaja dhe bisedat e fshehta mes jush, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Shih si përpi - qen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.” [Hud 5]. Në hadith të saktë përcillet se 2587. Profeti i Allahut i tha Xhibrilit, kur Ai e pyeti për ihsanin, që ihsani (grada më e lartë e besimit) është që ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh, Ai të sheh ty. Ebu Nuajmi sjell një hadith merfu’ nga Abdilah Ibn Muavije el Gadiri: “Janë tri gjëra, që nëse robi i bën, ka për të shijuar ëmbëlsinë e imanit: 1. ta adh urojë Allahun si Një të vetëm; 2. të japë zekatin prej pasurisë së tij, me kënaqësi e me gjithë zemër, çdo vit. Të japë jo prej pasurisë me të keqe që ka, por prej pasurisë mesatare. Gjithashtu, 3. të pastrojë veten.” Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë do të thotë që njeriu të pastrojë veten?: Ai tha: “Do të thotë që robi ta dijë e të jetë i sigurt se Zoti është me të (me dijen e Tij) kudo qoftë.” 101 Imam Ahmedi (Allahu e mëshi - roftë!) përsëriste shpesh këto vargje: “Nëse ndonjëherë gjatë jetës mendon se je në vetmi, / mos thuaj jam vetëm, por thuaj mbi mua është Mbikëqyrësi. / Kurrë mos e mendo Allahun se është i pakujdesshëm, as edhe një çast të vetëm, / dhe kurrë mos mendo se duke u fshehur nga sytë e njerëzve, vërtet i je fshehur Atij.” - “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës ...” - Ai është Pronari i dynjasë dhe ahiretit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm Jona është bota tjetër, edhe kjo.” [Lejl 13]. Ai është i lavdëruar në të dyja botët, sikurse thotë: “ Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. ” [Kasas 70]. Ose: “I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai në botën tjetër! Ai është i Urti i Gjithëdituri. Ai e di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj dhe çfarë zbret prej qiellit e çfarë ngjitet në të; Ai është Mëshi - rëploti, Falësi i Madh.” [Sebe’ 1, 2]. Kështu, gjithçka në qiell dhe në Tokë është pronë e Tij dhe të gjithë janë krijesa e të nënshtruar para Tij, sikurse thotë i Lartë - suari: “Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur të Gjithëmëshirshmit si rob. Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar (e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. Ditën e Kijametit, çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” [Merjem 93 - 95]. - “... dhe vetëm tek Allahu kthehen të gji - tha çështjet.” - Vetëm tek Ai do të kthehen të gjitha çështjet dhe të gjitha krijesat në Ditën e Kijametit. Ai do të gjykojë krijesat ashtu si Ai dëshiron, me drejtësinë, që kurrë nuk cenon hakun e ndokujt. Madje, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. Ose: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve). ” [Enbija 47]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai e ndërfut natën në ditë dhe e ndër - fut ditën në natë.” - Është Ai që i kujdeset dhe vepron në krijesat e Tij, përmes ligjeve që ka vendosur. Kështu, Ai e ndërron natën me ditën dhe anasjelltas. Është Ai që për - cakton gjatësinë dhe shtrirjen e gjithëse - cilës, ashtu si Ai dëshiron. Shpesh e bën njërën më të gjatë se tjetrën, pastaj ana - sjelltas dhe herë të tjera i bën të barabarta. Ai bën, gjithashtu, që të ndërrohen stinët. Të gjitha këto ndodhin me urtësinë e Tij, me përcaktimin e me diturinë e Tij të gjerë dhe absolute. - “Ai i di të fshehtat që mban kraharori.” - Allahu i di të fshehtat, sado të imta qofshin ato. Ai i di ato në detaje, edhe nëse krijesat mundohen t’i fshihen. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:160–4:162 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan. - Kështu, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Për shkak të padrejtësisë së hebrenjve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara.” - Allahu i Madhëruar na njofton se, për shkak të gjynaheve dhe krimeve të mëdha që kryenin jehudët, Ai ua bëri haram disa tajjibate, që më parë i kishin të lejuara. Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin e Ibn Abasit për fjalën e Allahut: “...Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara.” Ai thotë: “Në fillim, përpara se të zbriste Teurati, ata (jehudët) i kishin të lejuara të gjitha ushqimet, përveç atyre gjërave që Izraeli (Jakubi) ia kishte ndaluar vetes, siç ishin mishi dhe qumështi i devesë. Më pas, Allahu i Madhëruar u ndaloi shumë gjëra në Teurat, siç thotë: “Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre, veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre dhe Ne themi vetëm të vërtetën.” [En’am 146]. Kuptimi: Ne ua bëmë atyre haram këto gjëra, për shkak se ata e meritonin këtë formë ndëshkimi, për padrejtësitë, kalimit të çdo kufiri dhe kundërshtimit të profetëve e rrugës së tyre. Allahu i Madhëruar thotë në këtë ajet: “Për shkak të padrejtësisë së hebrenjve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut...” Ata pengonin të tjerët dhe veten nga pasimi i së vërtetës, derisa kjo sjellje iu bë ves dhe natyrë e tyre. Si në të shkuarën, edhe në kohët e mëvonshme, kjo do të ishte gjithmonë sjellja dhe synimi i tyre: kundërshtarë, armiq e vrasës të profetëve të Zotit. Ata nuk pranuan Isain, birin e Merjemes, ashtu si nuk pranuan më vonë Muhamedin ﷺ . - Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan. - Kështu, Allahu i Madhëruar ua ndaloi fajdenë, por ata e praktikuan atë, duke nxjerrë lloj -lloj justifikimesh e dyshimesh, për të ngrënë padrejtësisht pasurinë e njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan.” Në vijim i Lartësuar thotë: - Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre dhe besimtarët (e vërtetë), besojnë atë që të është shpallur ty (O Muhamed) dhe atë që është shpallur para teje. - Ata që janë të palëkundur në fenë e vërtetë, të cilët kanë dituri të thellë rreth të vërtetës dhe diturisë së dobishme. Në suren Al Imran bëhet një përshkrim i plotë i kësaj kategorie njerëzish, për të cilët aludohet në këtë ajet. 222 Përveç cilësisë së tyre si “të thelluar në diturinë e dobishme”, Allahu i përshkruan ata edhe si “besimtarë të vërtetë”. Më pas, Ai na sjell një përshkrim më të qartë dhe të hollësishëm se çfarë besojnë këta të zgjedhur, duke thënë: “besojnë atë që të është shpallur ty (O Muhamed) dhe atë që është shpallur para teje.”. Ibn Abasi ka thënë: “Kjo është shpallur e flet për Abdullah Ibn Selamin, Thealebe Ibn Seajeten, Esed Ibn Seajeten dhe Esed Ibn Ubejdin, të cilët pranuan Islamin dhe e besuan atë që iu shpall Muhamedit. - Kështu besojnë edhe ata që falin rregullisht namazin, dhënësit e zekatit dhe besimtarët (e vërtetë) në Allahun dhe në Ditën e Kijametit. Atyre do t’u japim shpërblim të madh.” - Vëreni me kujdes fjalën “ mukimines-salâte” (e përkthyer: që falin rregullisht namazin.) Në fakt, në këtë kontekst, kjo fjalë do të ishte “ mukimûnessalâte”, pra, në rasën emërore, si kryefjalë, sikurse kanë ardhur edhe përshkrimet e tjera më pas: “dhënësit e zekatit” dhe “besimtarët (e vërtetë)”. Por ajo vjen në rasën rrjedhore, që në gjuhën arabe përdoret për të shprehur nxitje, - në këtë rast që të stolisemi me këtë cilësi, për të lavdëruar cilësinë e këtyre të dalluarve, me qëllim që të jemi si ata -, domethënë, që në faljen e namazit të jemi të rregullt e të kujdesshëm. Pra, sikur thotë: “Kështu besojnë edhe ata që janë prej të rregulltve e të kujdesshmë ve në namaz...”, për të theksuar rëndësinë e madhe të faljes së namazit, kur bëhet fjalë për të ushqyer, kultivuar dhe përforcuar besimin e pastër e të vërtetë në zemër. Me fjalë të tjera, të jesh i rregullt e i kujdesshëm me namazin është nga cilësitë dhe veprat më të rëndësishme që të afrojnë drejt besimit të pastër e të vërtetë, përveç cilësive të tjera të përmendura në ajet. Për këtë arsye është sjellë në këtë formë (në rasën rrjedhore), ndryshe nga përshkrimet e tjera. Kështu është kënduar dhe shkruar ky ajet në të gjitha mus’hâfet e Imamëve dhe po kështu është edhe në Mus’hâfin e Ubej Ibn Keabit. Ky është një stil i përdorur gjerësisht në Kur'an. Shih, p.sh., fjalën e Allahut në suren Bekare, ajeti 177 223. Ky stil është i përhapur gjerësisht edhe në krijimtarinë letrare arabe. Më pas, i Lartësuari thotë: “dhënësit e zekatit”, domethënë, ata që janë të rregullt, të vazhdueshëm e të palëkundur në dhënien e zekatit të pasurisë së tyre. - “...besimtarët (e vërtetë) në Allahun dhe në Ditën e Kijametit .”. - Ata e besojnë Allahun e Madhëruar si një e të vetëm në meritën e të gjitha adhurimeve, besojnë në ringjalljen pas vdekjes, në llogaritjen e veprave dhe në shpërblimin me drejtësi, si për punët e mira, ashtu edhe për të këqijat. Në vijim, për të treguar shpërblimin e atyre që i përmbushin këto cilësi, Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre do t’u japim shpërblim të madh”, domethënë, Xhenetin.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:26–57:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Prej tyre pati që bënë durim, duke iu përmbajtur fesë së vërtetë. Ata luftuan kundër tiranëve dhe u martirizuan, e kështu shpëtuan. Pastaj u ngrit një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin. Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar.” - Allahu i Lartësuar na bën me dije se, që kur dërgoi në tokë Nuhun (paqja e Zotit qoftë mbi të!), të gjithë profetët që vijuan ishin prej pasardhësve të tij. Gjitha - shtu, pasi dërgoi Ibrahimin (paqja e Zotit qoftë mbi të) të gjithë profetët që vijuan ishin prej pasardhësve të tij, siç thotë i Lartësuari: “... mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin.” I fundit profet i dërguar nga bijtë e Izraelit ishte Isai biri i Merjemes, i cili e përgëzoi popullin, se pas tij do të vinte Muhamedi (bekimet, paqja dhe lëvdatat e Zotit qofshin mbi të), Profeti i fundit dhe më i zgjedhuri i Zotit. - “Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin, ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë.” - Ungjilli është libri, që Allahu ia shpalli Isait. Ai thotë: “... ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë.” Këtu bëhet fjalë për dishepujt dhe shoqëruesit e Isait. Zemrat e tyre ishin të mbushura me frikërespekt ndaj Zotit. Në zemrat e tyre, Ai vendosi edhe ‘raĥmeh’, pra, mëshirë, butësi dhe dhembshuri për krijesat. - “Megjithatë, murgërinë ata e shpikën vetë.” - Populli i krishterë e futi si risi në fenë e tyre, pasi murgëria nuk ishte e urdhëruar prej Zotit. I Lartësuari thotë: - “Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë ...” - Pra, nuk e ligjëruam Ne atë, por ishin vetë ata që ia bënë detyrë vetes diçka të tillë. - “... me të cilën synuan të arrinin këna - qësinë e Allahut.” - Kjo fjali është shpje - guar në dy mënyra. Mënyra e parë: “ Illeb’tigâe riduânil -lah”, domethënë: “... me të cilën synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut.”. Kështu, ajeti vjen me kuptimin: “Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut.”. Ndërsa mënyra e dytë është: “ Illeb’tigâe riduânil -lah”, domethënë: “... veçse që të kërkonin kënaqësinë e Allahut”. Kështu, ajeti vjen me kuptimin: “Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, por (i urdhëruam) veçse të arrinin kënaqësinë e Allahut.” Kështu, ata e shtuan vetë murgërinë në fenë e tyre, por ata u urdhëruan veçse të synonin kënaqësinë e Allahut përmes veprave e adhurimeve që Allahu kishte ligjëruar për ta. Kënaqësia e Zotit arrihet veçse përmes mënyrës që Ai ka përcaktuar. - “Por ata nuk iu përmbajtën ashtu si duhet t’i përmbaheshin.” - Sepse ata shtuan në fenë e Zotit diçka, Zoti nuk e kishte urdhëruar. Madje, edhe atë gjë, që ia bënë detyrë vetes, edhe atë nuk e përmbu - shën ashtu siç pretendonin, pra, për t’u afruar tek Zoti i Lartësuar. Dihet mirë se Allahu i Lartësuar nuk pranon asnjë vepër tjetër si adhurim, përveçse ato që vetë Ai i ka ligjëruar, dhe asnjëherë ato që njerëzit i trillojnë me mendjet e tyre. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Mesudi, që rrëfen: “Profeti i Allahut më tha njëherë: 2601. “O Ibn Mesud!” Unë i thashë: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” - “A e di se bijtë e Izraelit u përçanë në 72 grupe dhe shpëtuan veçse tri grupe, të cilat u shpërndanë mes mbretërve e tiranëve, pas kohës së Isait birit të Merjemes (paqja e Zotit qoftë mbi të!)? Ata ftuan popullin në fenë e Allahut dhe fenë e Isait, birit të Merjemes. Prej tyre pati që bënë durim, duke iu përmbajtur fesë së vërtetë. Ata luftuan kundër tiranëve dhe u martirizuan, e kështu shpëtuan. Pastaj u ngrit një grup tjetër, të cilët nuk kishin forcë për të luftuar. Ata u ngritën përballë mbre - tërve dhe tiranëve dhe i ftuan në fenë e Allahut dhe në fenë e Isait të birit të Merje - mes. Edhe këta u vranë, madje u prenë me sharra, u torturuan e u dogjën në zjarr. Por edhe këta bënë durim në fenë e vërtetë dhe shpëtuan. Pastaj u ngrit një grup tjetër, të cilët nuk kishin forcë për të luftuar, nuk kishin forcë që të qëndronin përballë padrejtësisë dhe të urdhëronin për të vërtetën dhe drejtësinë. Ata thjesht u larguan nëpër male dhe adhuruan Zotin dhe u kthyen në mur - gjër. Këta janë ata të cilët i përmend Allahu i Lartësuar kur thotë: “Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut. Por ata nuk iu përmbajtën, ashtu si duhet t’i përmbahe - shin.” Hafidh Ebu Jala sjell rrëfimin nga Sehl Ibn Ebu Umameh se: 2602. “... ai, së bashku me babain e vet, shkuan tek Enes Ibn Maliku në Medinë, në kohën kur Umer Ibn Abdul -Azizit ishte guvernator. Ai fali namaz të thjeshtësuar, aq sa u duk si një namaz udhëtari ose i ngjashëm me të. Pasi dha selam, tha: “Allahu të mëshiroftë! Ky namaz që fale tani, a ishte namaz detyrë apo namaz vullnetar?” Ai tha: “Ky është namaz detyrë dhe i tillë ishte namazi i Profetit të Allahut. Nuk kam gabuar, veçse ndonjë gjë, që mund të kem harruar. Nuk kam gabuar aspak. Madje e theksoj se Profeti i Allahut shpesh thoshte: “Mos ia rëndoni gjërat vetes, dhe kështu Allahu t’jua shtrëngojë dhe rëndojë juve! Me të vërtetë, një popull ia rëndoi (fenë) vetes dhe Allahu ua rëndoi më tepër atyre.” Ja, edhe sot janë mbeturinat e tyre nëpër sinagoga dhe manastire. Këtë lloj përkushtimi ata e sajuan vetë, pasi Allahu nuk ua bëri aspak detyrë.” Më pas, ata u larguan të nesërmen dhe thanë: “Le të shkojmë dhe të shohim, që të marrim më - sim.” - “Në rregull”. Kështu, ata u nisën së bashku dhe shkuan në fiset e Kafrit, tashmë një vend i zbrazët, ku kishin ngelur veçse rrënojat. Ata thanë: “A e njeh këtë vend?” Ai tha: “Ajo që di për banorët e këtij vendi është fakti se ata i shkatërroi armiqësia e smira mes tyre. Me të vërtetë, smira e shuan dritën e mirësive dhe të veprave të mira. Dhe është kalimi i kufijve, ashpërsia dhe armiqësia që shfaqet, ajo që tregon vërtetë - sinë ose pavërtetësinë e kësaj fjale ...” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Said el Khudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se: 2603. “... një burrë i tha atij: “Më këshillo!” Ai i tha: “Vërtet, më ke kërkuar diçka që ia kërkova Profetit të Allahut përpara teje. “Më këshillo!” - i thashë dhe Profeti ﷺu përgjigj: “Të këshilloj të jesh i devotshëm ndaj Allahut; pa dyshim, ky është themeli i çdo çështjeje. Të këshilloj të bësh xhihad. Xhihadi është murgëria e Islamit. Të këshilloj që të përkujtosh shpesh Allahun dhe të lexosh Kuranin; të jesh i sigurt se këto dy vepra (leximi i Kuranit dhe dhikri) janë lumturi e mëshirë për ty në qiell dhe famë për ty në tokë.” Këtë hadith e ka sjellë i vetëm imam Ahmedi; sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - “Prandaj, atyre që besuan drejt, Ne ua dhamë shpërblimin, po shumë prej tyre janë të padrejtë.” - Pra, ata që patën besimin e drejtë dhe iu përmbajtën udhëzi - mit të Zotit ishin të shpëtuarit dhe të shpër - blyerit me mirësi, ndërsa të tjerët ishin të padrejtë dhe kalues të kufijve.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:21 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ta vlerësonte Jusufin në këtë mënyrë. Ky ishte fillimi i ngritjes dhe i fuqizimit të Jusufit. - “...dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave.” - Në këtë mënyrë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Atë e bleu dikush nga Misiri, i cili i tha së shoqes: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!” - Karvani që bleu Jusufin nga vëllezërit e tij shkoi në Misir (Egjipti i sotëm) dhe atje e shitën. Ai që e bleu ishte një fisnik. Kur e pa djaloshin, i pëlqeu shumë, prandaj e porositi gruan e tij: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!” - “Ai do të na sjellë dobi të shumta ose do ta birësojmë.” - “Djali do të na shërbejë ashtu si skllevërit e tjerë ose do të kënaqemi me të, njëlloj sikur ta kemi fëmijën tonë.” Ai e tha këtë, sepse ndoshta ata nuk kishin fëmijë. - “Kështu e venduam Jusufin në tokë...” - Pjesë e planit madhështor të Allahut të Lartësuar ishte që bëri të mundur që ai i cili do të blinte Jusufin të ishte një ministër në Egjipt. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që e bëri të mundur që Ministri ta vlerësonte Jusufin në këtë mënyrë. Ky ishte fillimi i ngritjes dhe i fuqizimit të Jusufit. - “...dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave.” - Në këtë mënyrë, Jusufi kishte liri dhe kohë të mjaftueshme që t’i përkushtohej më tepër dijes. Ai ishte i zoti në shumë fusha të dijes, por Allahu i Lartësuar e dalloi duke i dhënë privilegjin e njohjes së shpjegimit të ëndrrave. - “Allahu është Mbizotërues i të gjitha çështjeve,” - Çfarë vendos Allahu i Lartësuar, pikërisht a jo ka për t’u zbatuar. Askush nuk mund ta refuzojë apo ta pengojë vendimin e Allahut të Lartësuar, ashtu si askush nuk mund ta mposhtë pushtetin e Tij apo ta ndalë fjalën dhe caktimin e Tij. - “...por shumica e njerëzve nuk e dinë.” - Ata nuk dinë, prandaj veprojnë në këtë mënyrë. Të mjerët njerëz përpiqen që të mposhtin apo të kthejnë pas caktimin e Zotit të Lartësuar, por ata nuk e kuptojnë se janë shumë shumë të dobët për diçka të tillë, që është thjesht e pamundur.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Tona për njerëzit që dinë të mendojnë.” [Haxh 18]. Më pas i Lartësuari thotë: - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi pesho - ren ...” - Pra, vendosi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për bujarinë, mëshirën dhe mirësitë e Tij të shumta, dhu - ruar krijesave të Tij. Kështu, na bën me dije se është Ai që i a zbriti robit të Tij Kuranin dhe ua lehtëson mësimin dhe kuptimin e qartë të tij, atyre të cilët Ai i përzgjedh dhe i veçon, për t’i përfshirë me mëshirën e Tij të plotë. I Lartësuari thotë: - “I Gjithëmëshirshmi: Ai ua mësoi Kuranin. Ai e krijoi njeriun. Ai e mësoi të shprehet qartë.” - El Hasenu shpjegon dhe thotë: “Domethënë, Ai ia mësoi njeriut të folurin, artikulimin e fjalëve. Ai e mësoi njeriun si ta këndojë Kuranin. Kështu, lehtësimi i këndimit të Kuranit bëhet i mundur prej lehtësimit të artikulimit të fjalëve: disa prej grykës, disa prej gjuhës, disa prej buzëve etj. - “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet. Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja sin 38 - 40]. Ose: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gji - thëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndrit - shme) për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi she - njat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë. ” [En’am 96, 97] Më pas, i Lartësuari thotë: - “Edhe yjet e drurët i përulen Atij.” - Ali Ibn Talha ka sjellë tekstualisht nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) këtë thënie: “ En-Nexhmu është çdo bimë, e cila mbin e shtrihet në faqe të tokës (që nuk ka trung, si pemët).” Po kështu e ka shpjeguar edhe Said Ibn Xhubejri, Sudiju, Sufjan Theuriu dhe pikërisht këtë mendim ka përzgjedhur Ibn Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë!). Ndërsa Muxhahidi thotë se En-nexhm janë yjet në qiell. Po kështu e kanë shpjeguar edhe Haseni dhe Katadja. Ky mendim është më i dukshëm, - dhe Allahu e di më mirë, - sikurse vjen edhe në ajetin tjetër: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndritshme) për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre, në errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpje - guar me hollësi shenjat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë.” [Haxh 18]. Më pas i Lartësuari thotë: - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi pesho - ren ...” - Pra, vendosi drejtësinë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtë - sinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. ...” [Hadid 25]. - “Që ju të mos e shkelni peshoren ...” - I Lartësuari i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe drejtësinë, pra, që të gjitha gjërat të vlerësohen përmes të vërtetës dhe drejtësisë. - “Prandaj masni me drejtësi e mos hani në peshë!” - Kurrë mos hani në peshë, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Plotë - sojeni masën (kur matni) e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve! Dhe peshoni me peshore të saktë! Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatë - rrime në tokë!” [Shuara 182]. I Lartësuari thotë më pas: - “Tokën e bëri për krijesat.” - Ai që ngriti qiellin lart, Ai vendosi Tokën dhe e bëri atë të qëndrueshme, me të gjitha kushtet për jetesë për banorët e saj. - “Në të ka fruta të larmishme ...” - Fruta të ndryshme në pamjet, shijet, ngjyrat dhe aromat e tyre. - “... hurma me degët plot ...” - Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!): “Domethënë, me degët plot sytha, nga të cilat dalin më pas frutat.” Kështu kanë thënë edhe mufe - sirë të tjerë. Sythi hapet dhe prej tij del filizi, pastaj kalon në fazat e tij, derisa del fryti, i cili më pas piqet tërësisht dhe bëhet për t’u ngrënë. - “Drithëra me gjethe e kërcej dhe borzi - lok ...” - Drithëra të ndryshme, si gruri, elbi etj., me kokrrat e mbështjella nga byku, që përdoret si ushqim për kafshët. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Cilën prej mirësive të shumta të Zotit, me të cilat ju kënaqeni, po mohoni, o njerëz dhe xhindë? Muxhahidi dhe të tjerë thonë se, për këtë kuptim tregon edhe konteksti i gjithë ajeteve që vijnë më pas. Pra, për cilën nga këto mirësi mund të refuzoni falënderimin për Dhuruesin e saj? Edhe ne themi ashtu siç thanë xhindët besimtarë, në lidhje me këtë ajet: O Zoti ynë! Asnjë prej mirësive që na ke dhuruar nuk mohojmë! Vetëm Ty të takon i gjithë lavdërimi, mirënjohja dhe përlëvdimi!”

Mus'haf Hape →
Muminun 23:62–23:67 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të cilat do ta bëjnë mëse të meritueshëm vendimin e Zotit për ndëshkimin e tyre. - “Kur Ne t’i dënojmë ata që kanë qenë të shfrenuar, ata do të ngrenë zërat me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij. ” - Allahu i Lartësuar na tregon për drejtësinë e Tij absolute, të vendosur në Sheriatin e Tij, që njerëzit janë urdhëruar ta zbatojnë. Ai na tregon se e ka ngarkuar njeriun veçse me ato gjëra që janë brenda mundësive të tij për t’u përmbushur. Allahu na njofton se, Ditën e Kijametit, Ai ka për t’i marrë në llogari robërit për veprat e tyre, në lidhje me urdhëresat dhe ligjet e Tij. Allahu i Lartësuar i ka ruajtur të shkruara në një libër veprat e tyre. Asgjë nuk humb dhe nuk mund të fshihet: - “Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi ...” - Është fjala për regjistrin e veprave. - “... dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.” - Atyre nuk do t’u mohohet shpërblimi për veprat e mira në bindje ndaj Allahut të Madhëruar, por do të marrin maksimumin e tij. Ndërsa për sa u përket gjynaheve, Allahu i Lartësuar premton për shumë besimtarë falje dhe fshirje të të këqijave. Në vijim, Allahu i Lartësuar hedh poshtë pretendimet e idhujtarëve kurejshë: - “Por zemrat e tyre janë të verbuara ...” - Zemrat e tyre janë shpërfillëse ndaj Kuranit dhe Shpalljes së Zotit. - “... dhe ata do të vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija. ” - Përveç idhujtarisë, ku janë zhytur, ata kanë dhe shumë vepra të këqija, të cilat do ta bëjnë mëse të meritueshëm vendimin e Zotit për ndëshkimin e tyre. - “Kur Ne t’i dënojmë ata që kanë qenë të shfrenuar, ata do të ngrenë zërat me lutje (për ndihmë) .” - Kur t’u vijë ndë - shkimi i Allahut të shfrenuarve në gjynahe, padrejtësi dhe kufër, atyre që janë zhytur në mirësitë dhe kënaqësitë e kësaj bote, ata do të bërtasin përvuajtshëm e do të kërkojnë ndihmë. Në një ajet tjetër thuhet: “M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër! Me të vërtetë, tek Ne ka ndëshkim dhe zjarr. Ka ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm.” [Muze - mil 11 - 13], ose: “Sa e sa breza kemi shka - tërruar Ne para tyre. Në fund, ata u lutën për (mëshirë e) shpëtim, por nuk kishte më kohë për shpëtim. ” [Sad 3]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mos e ngrini zërin sot, sepse ju nuk keni për t'u ndihmuar nga Ne! ” - Sot askush nuk mund t’ju strehojë dhe shpëtojë nga ndëshkimi Ynë. Për ju është njëlloj, si të kërkoni ndihmë duke bërtitur, si të heshtni. Vendimi tashmë është i pakthye - shëm dhe dënimi i pashmangshëm. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon padrejtësinë e tyre më të madhe, që i çon në atë përfundim të dhimbshëm: - “Sepse, kur ju lexoheshin ajetet e Mia, ju u kthenit shpinën dhe iknit. ” - Kur ju thuhej të pranonit ftesën e Allahut, ju refuzonit me forcë; kur ftoheshit për adhurime dhe vepra të mira, ju kthenit shpinën. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “ Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë. Ne i pranojmë gjynahet tona tani. Prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje?” - “Këtë ndëshkim e merituat vetë, sepse kur ishte fjala për ta adhuruar Allahun si një të vetëm, ju e refuzonit. Por kur i bëheshin ortakë Atij (në adhurim), ju e pranonit. Por i tërë sundimi i përket Allahut, të Lartit, të Madhëruarit!” [Gafir 11, 12]. - “Tregonit arrogancë dhe bisedonit natën duke fyer atë. ” - Ju tregoheshit mendjemëdhenj, madje krenoheshit se ishit shërbëtorët e Shtëpisë së Zotit, ndërsa nga ana tjetër kalonit net duke refuzuar Kuranin dhe duke thënë të pavërteta për të, herë duke thënë se ai është magji, herë se është poezi, e herë të tjera se është fall. Ju e përmendnit vazhdimisht profetin Muhamed ﷺ duke e fyer dhe ofenduar, duke nxjerrë shpifje nga gojët tuaja, duke thënë se ai është poet, fallxhor, magjistar, mashtrues, i çmendur. Përkundrazi, ai ishte adhuruesi i Allahut, profet i dërguar prej Tij, të cilin Allahu e bëri të triumfonte mbi ju të gjithë. Allahu i Madhëruar bëri që ju të dëboheshit nga Vendi i Shenjtë, të përçmuar e të përulur. Kështu, idhujtarët e mbushnin Vendin e Shenjtë me fjalë të poshtra dhe përshkrime të padenja për Librin e Allahut dhe Profetin e Tij. Pa dyshim që kjo nuk kishte lidhje me përkujdesjen, ndërtimin dhe respektimin e Shtëpisë së Allahut, por ishte shkatërrim dhe çnderim i saj. Zoti na ruajtë nga të tilla devijime!

Mus'haf Hape →
Nisa 4:29–4:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i ka bërë harram dhe duke mos iu bindur urdhëresave të Tij. Mos dëmtoni dhe mos e vrisni veten duke ngrënë pasurinë e njëri tjetrit pa të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë e njëri -tjetrit me mënyra të palejueshme, përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm ...” - Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij besimtarë që të marrin dhe të përfitojnë nga pasuria e njëri-tjetrit përmes mënyrave të ndaluara, siç janë llojet e fajdeve, kumarit apo lloje tregtie të cilat kryhen me hile e mashtrime, edhe nëse në pamje të parë duket sikur janë brenda kufijve të Sheriatit. Por Allahu i Madhëruar e di mirë se ata që i praktikojnë këto forma të ndaluara thjesht bëjnë hile për t’i lejuar vetes fajdenë. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abasi një shembull të tillë: “Një burrë blen prej dikujt tjetër një rrobë dhe i thotë atij: ‘Nëse e pëlqej, do ta marr, por nëse nuk e pëlqej, do ta kthej këtë rrobë dhe do të jap një dirhem. Pikërisht për këtë ka thënë Allahu i Lartësuar: “Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme...” Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Alkame, dhe ky nga Abdullahi, i cili duke sqaruar këtë ajet, ka thënë: “Ky ajet është i prerë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe as është abroguar në kohën e Profetit ﷺ dhe as do të abrogohet deri në Ditën e Gjykimit.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “...përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm.” Pra, largohuni nga mënyrat e ndaluara të fitimit dhe bëni tregti të ndershme mes jush, ashtu siç e ka ligjëruar Allahu i Lartësuar. Dijeni mirë se që tregtia të jetë e ndershme, duhet që të dyja palët, si shitësi, ashtu dhe blerësi, të jenë të kënaqura me fitimin dhe kushtet e përcaktuara në të. Kështu fitojeni pasurinë, me forma të pastra. Në tefsirin e këtij ajeti, Muxhahidi ka thënë: “Pasuri e lejuar është ajo që merret përmes shitbler jes së ndershme ose dhuratave”. Ibn Xherir përcjell nga Mejmun Ibn Mehrani, se Profeti i Allahut ka thënë: 690. “Shitblerja duhet të realizohet me kënaqësinë e të dyja palëve. E drejta për të zgjedhur dhe vendosur se a do të realizohet e finalizohet shitblerja apo jo, duhet bërë veçse pasi të paraqitet malli dhe të qartësohet mirë ai. Nuk i lejohet asnjë muslimani që t'i bëjë hile dhe t’i fshehë gjë muslimanit tjetër.” 173 Që të konsiderohet se të dyja palët kanë rënë dakord dhe janë të kënaqura me shitblerjen, siç thotë Allahu: “Mos e hani pasurinë e njëri -tjetrit me mënyra të palejueshme, përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm ...”, është e domosdoshme që e drejta për të zgjedhur të shprehet në kohën dhe vendin ku bëhet shitblerja dhe jo më vonë. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Profeti ﷺ ,i cili ka thënë: 691. “Dy palët kanë të drejtë të zgjedhin, për sa kohë nuk janë larguar nga vendi.” Në një version të sjellë nga Buhariu, Profeti ﷺ thotë: 692. “Kur dy vetë shesin dhe blejnë me njëri tjetrin, secili prej tyre ka të drejtën e zgjedhjes, për sa kohë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.” Po kështu kanë thënë Ahmedi, Shafi’iu dhe pasuesit e tyre, si edhe shumica e të parëve dhe e të mëvonshmëve. Gjithashtu, që të konsiderohet se palët kanë rënë dakord dhe janë të kënaqura me shitblerjen, është kusht edhe përmbushja e kushteve të vendosura, duke lënë tri ditë afat ose edhe më shumë, aq sa të gjykohet se kushti i vendosur rreth mallit të tregtisë gjatë aktmarrëveshjes është plotësuar. Edhe sikur të ketë kaluar një vit dhe të vërehet se kushtet e vendosura rreth mallit të tregtisë nuk janë plotësuar, kjo tregti nuk konsiderohet se është bërë me pëlqim të dyanshëm. - dhe mos e vrisni veten! - Mos i vrisni dhe mos i dëmtoni vetet tuaja duke vepruar ato gjëra që Allahu i Madhëruar i ka bërë harram dhe duke mos iu bindur urdhëresave të Tij. Mos dëmtoni dhe mos e vrisni veten duke ngrënë pasurinë e njëri tjetrit pa të drejtë. Të gjitha këto janë shkaqe dhe rrugë, të cilat të çojnë në shkatërrimin e vetes. - Vërtet, Allahu është Mëshirëplotë me ju. - Ai është Mëshirëplotë, përmes urdhëresave të Tij dhe ndalesave që ka caktuar për ju. Imam Ahmedi përcjell rrëfimin nga Amër Ibn Asi (r.a), që e dërgoi Profeti i Allahut me një mision, vitin e “Dhatul Selasil”. Ai rrëfën: 693 . “Një natë të ftohtë gjatë këtij udhëtimi, unë u bëra xhunub dhe pata frikë se, nëse do të merrja gusul, do të vdisja nga i ftohti. Atëherë mora tejemum dhe e fala namazin e sabahut së bashku me shokët e mi. Kur u kthyem, ngjarja ime iu përmend Profetit nga të tjetër. Profeti ﷺ më tha: “O Amër, a u fale me shokët e tu kur ishe xhunub?” - “O i Dërguari i Allahut, - i thashë, - unë u bëra xhunub në një natë shumë të ftohtë, ndaj pata frikë se, po të lahesha, do të vdisja nga i ftohti.” - Dhe përmenda fjalën e Allahu të Madhëruar: “...dhe mos e vrisni veten” - “Prandaj, mora tejemum dhe u fala.” Atëherë, Profeti ﷺ buzëqeshi dhe nuk tha asgjë.” Kështu e ka sjellë edhe Ebu Daudi, i cili ka cituar një tekst të ngjashëm me të. Allahu e di më mirë, por ky variant është më afër të vërtetës, në lidhje me shpjegimin e ajetit. Edhe Ebu Bekër Ibn Merdevejhi përcjell nga Ibn Abasi një histori të ngjashme me Amër Ibn Asin. Gjithashtu, ai përmend këtë ajet të nderuar me një shpjegim të sjellë për hadithin e Eameshit, i cili e sjell me senedin e tij deri tek Ebi Hurejra, që rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 694 . “Nëse dikush e vret veten me një thikë, atëherë thika e tij do të jetë në dorën e tij dhe ai do të çajë barkun e vet Ditën e Gjykimit në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht, përgjithmonë dhe pafundësisht. Nëse dikush e vret veten me helm, atëherë helmi do të jetë në dorën e tij dhe ai do ta pijë dhe ndiejë dhimbjen e tij në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht, përgjithmonë dhe pafundësisht. 174 Ky hadith është i saktë dhe gjendet në të dy Sahih-ët. - Këdo prej jush që i bën këto gjëra armiqësisht dhe padrejtësisht, Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është e lehtë për Allahun. - Ky është kërcënimi për atë i cili vepron gjërat që ka ndaluar Allahu, duke u rebeluar dhe treguar i padrejtë. Kjo do të thotë që ai i bën ato duke qenë i vetëdijshëm dhe i qartë se janë të ndaluara, duke marrë guximin e gabuar dhe paturpësinë për shkeljen e këtyre kufijve. Për këta lloj njerëzish, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i sigurt, i cili ka për të ndodhur, nëse nuk kthejnë rrugë. Prandaj le të ketë kujdes dhe të pendohet çdo njeri i logjikshëm, i urtë dhe i mençur, që e dëgjon Shpalljen e Zotit dhe e ka zemrën të përqendruar. - Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet tuaja dhe do t’ju çojmë në një vend nderi. - Nëse ju i largoheni gjynaheve të mëdha, Ne kemi për t’ju mbuluar gjynahet e vogla dhe kemi për t’ju futur në Xhenet. I Lartësuari thotë: “...do t’ju çojmë në një vend nderi.” Janë hadithe që lidhen me këtë ajet të mrekullueshëm. Le të kujtojmë disa prej tyre. Kështu, Imam Ahmedi përcjell nga Selman el Farisiu, se Profeti i Allahut e kishte pyetur njëherë: 695. “A e di çfarë është dita e xhuma?” Unë (tregon Selman el Farisiu) thashë: “Ajo është dita në të cilën Allahu mblodhi atin tuaj të parë (Ademin).” - “Unë e di më mirë se çfarë është dita e xhuma. Nëse një burrë pastrohet dhe e përkryen mënyrën e pastrimit të tij, pastaj vjen (në xhami) ditën e xhuma dhe hesht dhe dëgjon me vëmendje hytben, derisa imami të mbarojë namazin, atëherë kjo do të jetë falje gjynahesh të bëra mes dy xhumave, nga kjo xhuma deri xhumanë tjetër, për sa kohë ai i largohet gjynaheve të rënda (që meritojnë dënimin me vdekje).” Buhariu e sjell këtë hadith nga Selmani me një version tjetër të ngjashëm. Ebu Xhaferi përcjell nga Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi, të cilët kanë thënë: 696 . “Një ditë Profeti na mbajti një hytbe dhe tha: “Betohem për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im!” Dhe këtë e tha tri herë. Pastaj filloi të qante. Gjithashtu, secili nga ne filloi të qante, pa e ditur se për çfarë u betua Profeti. Pastaj ai e ngriti kokën dhe ne pamë në fytyrën e tij gëzimin dhe përgëzimin që do na jepte. Kjo pamje ishte më e dashur për ne se mirësia më e madhe që ekziston. Atëherë, ai tha: “Nëse njeriu fal pesë vaktet e namazit, agjëron ramazanin, e nxjerr zekatin e pasurisë së tij dhe u largohet 7 gjynaheve të mëdha, atij kanë për t’iu hapur të gjitha portat e Xhenetit, dhe pastaj do t’i thuhet: “Hyr në të me paqe dhe i lumtur!” Kështu e kanë sjellë Nesaiu dhe Hakimi në Mustedrak. Hadithi e sjell edhe Ibn Hibani. Hakimi ka thënë në Mustedrak-un e tij që ky hadith është i saktë, sipas kushteve të vendosura nga Buhariu dhe Muslimi, edhe pse nuk e kanë përnxjerrë në librat e tyre. Një shpjegim për këto shtatë gjynahe të mëdha: Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë 697 . “Largohuni nga 7 gjynahe shkatërruese!” - “O i Dërguari i Allahut, - e pyetën, - cilat janë ato?” Ai tha: “Idhujtaria, vrasja e dikujt që Allahu e ka ndaluar që të vritet, përveçse me të drejtën dhe të vërtetën; magjia, ngrënia e fajdesë, marrja padrejtësisht e pasurisë së jetimit, dezertimi nga beteja dhe shpifja për ato gra të ndershme që janë të sinqerta dhe besimtare.” Duhet të theksojmë se, përmendja e këtyre shtatë gjynaheve të mëdha në mënyrë të veçantë, nuk tregon domosdoshmërisht që gjynahet e mëdha janë vetëm ato. Në vijim do të sjellim e përmendim edhe gjynahe të tjera, të cilat janë përmendur në hadithe të ndryshme, me të cilat mund të argumentohet. Ato pëmenden edhe nga disa sahabë dhe tabiinë. Ndër ato vepra janë: - Të heqësh dorë nga hixhreti dhe përgjegjësitë e tij. Ndodhte që dikush bënte hixhret me Profetin ﷺ dhe iu përmbahej përgjegjësive, derisa fitonte njëfarë pasurie nga lufta. Por më vonë, kur i bëhej detyrë lufta në rrugën e Zotit, si një nga përgjegjësitë e hixhretit, ai tërhiqej nga besa që i kishte dhënë Profetit e kthehej përsëri ashtu sikurse ishte më parë. - Padrejtësia ndaj prindërve. - Shkelja e shenjtërisë së Qabesë, drejt së cilës ne drejtohemi kur jemi gjallë (në namazet tona) dhe kur jemi të vdekur (në namazin e xhenazes). - Tallja e nënçmimi i njerëzve.175 - Shqetësimi i prindërve në atë masë, sa ata të qajnë nga sjellja dhe padrejtësitë e tua. - Mashtrimi dhe dëshmia e rreme , rasja e foshnjave, k onsumimi i pijeve dehëse , betimi i rremë. - Sharja dhe fyerja e prindërve të tu. Profeti na ka treguar se kjo ndodh nëse fyen prindërit e të tjerëve dhe ata pastaj detyrohen të ta kthejnë sharjen njëlloj. Ndërsa nga fjalët e sahabëve mund të përmendim disa vepra të tjera, që ata i kanë konsideruar si gjynahe të mëdha: - Bashkimin e dy namazeve pa pasur shkak dhe arsye ose mosfaljen e namazit. - Të jesh i sigurt nga ndëshkimi i Allahut, pra, vetëkënaqësia dhe vetësiguria e pajustifikuar, duke menduar se Allahu nuk do të të ndëshkojë për gjynahet. Humbja e shpresës nga mëshira e Allahut. - Imoraliteti, vjedhja, l ënia e vasijetit me qëllimin për të dëmtuar trashëgimtarët. - Vjedhja e plaçkës së luftës. Shkelja e premtimeve dhënë Allahut dhe thyerja e përbetimeve, për shkak të një vlere të vogël materiale. Profeti i Allahut ka thënë: “E si i mendoni se do të jenë ata të cilët i thyejnë premtimet dhe betimet që i kanë Allahut për një çmim të vogël?” Dhe më pas citoi ajetin. Ndërsa nga dijetarët selefë (pas tabi'inëve) mund të përmendim edhe këto vepra si gjynahe të mëdha (përveç të përmendurave më sipër): Ndarja nga xhemati dhe mashtrimet në tregti e në përshkrimin e mallit. Të ndalosh të tjerët nga uji, edhe pse ti ke përfunuar së vadituri tokën tënde. T’i ndalosh njerëzit nga hamshori i kopesë për të ndërzyer kafshët e të tjerëve veçse përmes çmimit, pra, t’iu vendosësh çmim, për shembull, për dashin e ndërzimit. Këto ishin disa nga gjynahet e mëdha që kanë përmendur dijetarët e hershëm. Ebu Kasim Abdulkerim Ibn Muhamed el Rafi’i, në librin e tij “ Esh-Sherhul Kebir ”, dhe pikërisht në kapitullin e “Dëshmive”, ka thënë: “Sahabët dhe ata që erdhën pas tyre kanë dhënë mendime të ndryshme rreth gjynaheve të mëdha dhe ndryshimit që ka mes tyre dhe gjynaheve të vogla. Disa sahabë, duke dhënë përkufizimin e gjynaheve të mëdha, kanë thënë si vijon: 1. Gjynahe të mëdha janë ato padrejtësi dhe shkelje të porosive të Allahut, për të cilat është përcaktuar ndëshkim specifik nga Sheriati. 2. Janë ato gjynahe, për të cilat në Sheriat ka kërcënim të ashpër dhe dënim të rëndë, përmes teksteve të Kur'anit ose të Sunetit të Profetit. Ky përkufizim është më i përhapuri mes tyre dhe më i sakti. M egjithatë, përkufizimi përpara tij, është ai ku unë anoj më shumë, edhe pse i dyti është më afër selefëve. 3. Imam Haramejni, në librin “ El Irshad”, - por edhe të tjerë, - ka thënë se: gjynah i madh është çdo padrejtësi e cila është treguese e pakujdesisë së madhe të atij që e kryen dhe shenjë e mosvlerësimit të fesë nga ana e tij. Pra, janë ato vepra, të cilat e shkatërrojnë dhe cënojnë integritetin fetar dhe moral të njeriut. 4. Mendimin e katërt e ka shprehur El Kadi Ebu Seid el Hera ui, i cili ka thënë: “Gjynahe të mëdha janë të gjitha ato vepra që janë përcaktuar në Kur 'an si haram, si dhe çdo poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Pra, janë të përafërta me vepra për të cilat është përcaktuar ndëshkim nga Sheriati, si dënimi kapital apo të tjera ndëshkime. Gjithashtu, gjynah i madh konsiderohet edhe lënia e çdo veprimi që është farz, i urdhëruar për t’u vepruar menjëherë. I tillë konsiderohet edhe mashtrimi në dhënien e dëshmisë apo të një informacioni. Ky qëndrim - thotë El Kadi Ebu Seid el Hera ui - është i dijetarëve të hershëm, nëse do të donim të ishim të saktë”. El Kadi Ra uajani ka thënë thënë: “Gjynahet e mëdha janë shtatë: Vrasja e një njeriu padrejtësisht, marrëdhëniet jashtëmartesore, homoseksua - liteti, konsumimi i pijeve dehëse, vjedhja, grabitja e pasurisë me dhunë dhe shpifja.” Pastaj ai ka shtuar në punimin e tij me titull “Shamil” edhe dëshminë e rreme. Autori i librit “ El Udeh ” ka shtuar mbi këto që u përmendën edhe konsumimin e kamatës, prishjen e agjërimit të Ramazanit pa arsye, betimin duke gënjyer, ndërprerjen e lidhjeve farefisnore, padrejtësinë ndaj prindërve, dezertimi nga lufta, ngrënien e pasurisë së jetimit, mashtrimi në peshë dhe masë në tregti, falja e namazit pa hyrë koha ose pasi ka dalë koha e tij, pa arsye dhe pa justifikim. Gjithashtu, ai ka përmendur rrahjen e muslimanit pa të drejtë, mashtrimin kundër Profetit ﷺ me qëllim, sharjen e sahabëve, fshehjen e dëshmisë pa justifikim dhe pa arsye të konsiderueshme, marrjen e rryshfetit, ..., ndalimin e zekatit, braktisjen e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja, edhe pse e ke mundësinë për ta bërë, harresën e Kur 'anit pasi e ke mësuar njëherë atë, djegien e kafshës me zjarr, pra, duke e vrarë dhe torturuar, privimin nga kënaqësia (e marrëdhënieve intime) që gruaja i bën burrit pa shkak, humbjen e shpresës nga mëshira e Allahut, si edhe mospasjen frikë nga ndëshkimi i Allahut. Janë përfshirë, gjithashtu, përgojimi dhe fyerja e dijetarëve dhe mbartësve të Kur'anit, pra, hafizëve dhe dijetarëve të Kur 'anit dhe të fesë. Prej gjynaheve të mëdha është edhe dhihari, ngrënia e mishit të derrit apo ngrënia e mishit të ngordhur, kur nuk është e domosdoshme. Pastaj, El Rafii vazhdon dhe thotë: “Sigurisht që për disa nga këto të përmendurat është më mirë që të rezervohemi dhe të mos nxitohemi për t’i përfshirë në gjynahet e mëdha.” Për sa u përket gjynaheve të mëdha, janë bërë shumë punime, ndër të cilat është edhe vepra e shejhut tonë, Hafidh Abdullah Ibn Dhehebi, që është edhe ndër më të kompletuarat. Ai ka përmendur në të rreth 70 gjynahe të mëdha. Disa janë të mendimit se gjynahe të mëdha janë të gjitha ato vepra, për të cilat Sheriati ka kërcënuar në mënyrë të veçantë me ndëshkim në Xhehenem, sikurse ka thënë Ibn Abasi dhe të tjerë. Disa të tjerë mendojnë se konsiderohen edhe ato vepra që janë të ngjashme e të përafërta me gjynahet e mëdha. Kështu, del që numri i gjynaheve të mëdha të jetë shumë herë më i madh. Gjithashtu, nëse thuhet se gjynahe të mëdha janë të gjitha ato vepra nga të cilat na ka ndaluar Allahu i Madhëruar, atëherë mendo se sa të shumta mund të jenë gjynahet e mëdha, për të cilat jemi ndaluar! Gjithsesi, Allahu është më i ditur për numrin e tyre. Kur Ibn Abasi dëgjoi të thoshin se gjynahet e mëdha ishin shtatë në numër, ai tha: “Ato janë më shumë se shtatë, madje janë edhe shtatë të tjera, edhe shtatë tjera...”. Madje transmetuesi thotë: “Nuk e di se sa herë e përsëriti këtë fjalë (edhe shtatë).” Ndërsa Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Tausi rrëfimin: “E pyeta njëherë Ibn Abasin: “Cilat janë shtatë gjynahet e mëdha?” Ai më tha: “Nëse do të thoshin që janë shtatëdhjetë, do të ishte më e saktë sesa fjala jonë që janë shtatë.”

Mus'haf Hape →
Tur 52:20–52:27 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre. Kjo bëhet me qëllim që t’ua kënaqë shpirtrat, sytë dhe zemrat etërve me pasardhësit e tyre, duke i patur pranë, në nivelin ku janë. Ngritja …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. ” - Allahu i Madhëruar na tregon bujarinë, mirësinë dhe bamirësinë me krijesat, përkujdesin e Tij gjithëpërfshi - rës. I Lartësuari na tregon se, nëse pasardhësit e besimtarëve i pasojnë etërit e tyre në besimin e pastër, Ai ka për t’ua bashkë - ngjitur etërve në gradat e tyre të larta, edhe nëse pasardhësit nuk i arrijnë ato grada me veprat e tyre. Kjo bëhet me qëllim që t’ua kënaqë shpirtrat, sytë dhe zemrat etërve me pasardhësit e tyre, duke i patur pranë, në nivelin ku janë. Ngritja e atyre që janë në gradë më të ulët në një gradë më të lartë, është një mirësi, që nuk ua ul aspak gradën më të zgjedhurve, prandaj i Lartësuari thotë: “... duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.” Theuriu sjell hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që thotë se: “Allahu i Madhëruar ka për t’i ngritur pasardhësit e besimtarit në gradën e tij, edhe nëse ata janë më poshtë tij me punët e tyre, me qëllim që t’ia kënaqë sytë dhe zemrën në Xhenet.” Pastaj lexoi: “Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.” Version të ngjashëm kanë sjellë Ibn Xheriri dhe Ibn Hatimi prej Sufjan Theuriut. El Bezari e transmeton nga Ibn Abasi si hadith ‘ merfu’, pra, që i atribuohet Profetit ﷺ , por edhe si hadith ‘ meukuf’, pra, thjesht si fjalë e Ibn Abasit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili rrëfen: 2492. “Hadixhja e pyeti Profetin ﷺ rreth dy djemve të saj, të cilët i vdiqën në kohën përpara Islamit. Profeti i Allahut i tha në fillim: “Ata janë në zjarr.” Por kur pa mërzitjen në fytyrën e saj, i tha: “Sikur ta shihje vendin dhe gradën e tyre, kishe për t’i urryer ata.” O i Dërguari i Allahut! Por djali im, që e kisha prej teje?” Ai tha: “Ai është në Xhenet.” Pastaj Profeti ﷺ tha: “Me të vërtetë, besimtarët dhe fëmijët e tyre janë në Xhenet. Ndërsa idhujtarët dhe fëmijët e tyre janë në Zjarr.” Pastaj Profeti i Allahut lexoi: “Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta.” 71 Në këtë mënyrë, Allahu i Madhë - ruar u dhuron mirësi fëmijëve, si bekim edhe për punën e etërve të tyre. Po ashtu, ka hadithe që flasin edhe për mirësi, që u premtohen edhe prindërve, si fryt i lutjeve që fëmijët dhe pasardhësit bëjnë për ta. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2493. “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar ia lartëson gradën një robi besimtar në Xhenet dhe ai pyet: “O Zot! Nga më erdhi mua ky lartësim dhe kjo e mirë?” Ai thotë: Për shkak të kërkimit të faljes së fëmijës tënd për ty.” Isnadi i këtij hadithi është i saktë, por (Buhariu dhe Muslimi) nuk e kanë për - nxjerrë me këtë version. Megjithatë, ky hadith ka një dëshmues në Sahih-un e Mu - slimit nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2494. “Kur biri i Ademit vdes, atij i ndërpriten të gjitha punët e mira, përveç tri gjërave: një fëmijë i mirë, i cili lutet për të; dituria e dobishme, nga e cila përfitojnë njerëzit dhe sadakaja rrjedhëse.” - “Çdokush është peng i punës së vet. ” - Pasi na ftoi të kujtojmë e të mendojmë për mirësitë e shumta, që Ai u dhuron pasardhësve, duke i ngritur në gradën e etërve punë - mirë, i Lartësuari flet për drejtësinë e Tij dhe për faktin se Ai askujt nuk i ngarkon peshën e gabimeve të bëra nga dikush tjetër, por veçse peshën e gabimeve të veta dhe atyre për të cilat është bërë shkak: “Çdokush është peng i punës së vet.” Pra, është peng i veprave të veta. Mbi të nuk do ngar - kohet gabimi i askujt. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Çdo njeri është peng i veprave të veta. përveç të djathtëve, të cilët do jenë në Xhenete ...” [Mudethir 38 - 40]. - “Ne do t’ua shtojmë të mirat atyre: fruta e mish, si t’ua ketë ënda. ” - Do t’u japim shumë mirësi, fruta e mish të llojeve të ndryshme, të cilat janë aq të dëshirueshme dhe të këndshme. - “Atje do t’ia kalojnë njëri -tjetrit kupat e mbushura ...” - Pra, të mbushura me pije të shijshme dhe të këndshme. Kështu e ka shpjeguar Dahhaku. - “... e nuk do të ketë fjalë të kota e as gjynahe.” - Ato pije nuk ua marrin mendjen banorëve të Xhenetit e t’i bëjnë që të thonë fjalë të kota, pa asnjë lloj dobie. Ato pije janë të pastra nga mangësitë e pijeve të dynjasë, si nxitja për kotësira dhe fjalë me gjynahe dhe poshtërsi. Pijet e ahiretit nuk sjellin dhimbje koke dhe as dhimbje barku. Ato nuk shkaktojnë dehje dhe humbje të mendjes. Përveç këtyre, i Lartësuari na tre - gon se ato pije kanë pamje shumë të kënd - shme dhe shije të mrekullueshme: “Atyre u shërbehet me gota (me pije) të mbushura nga burimet (e Xhenetit) . E bardhë kristal (është ajo pije), me shije të mrekullueshme për ata që e pinë. Ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej sa j ...” [Saffat 45 - 47]. Ose: “Pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen;” [Uakia 19]. - “Mes tyre do të sillen djelmoshat shërbyes, si margaritarë të fshehur. ” - Allahu i Lartësuar na tregon për shërbëtorët dhe hijeshinë e tyre në Xhenet. Ata duken si diamantë të ruajtur, për sa i përket bukurisë, pastërtisë e lëvizjeve të tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Atyre u shër - bejnë djelmosha të përjetshëm (në rininë e tyre), me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh ...” [Uakia 17, 18]. - “Ata do të afrohen për të biseduar me njëri-tjetrin.” - Ata afrohen për të folur dhe pyesin njëri -tjetrin për gjendjen dhe punët e tyre në dynja, ashtu sikurse mbli - dhen dhe flasin miqtë, duke pirë pije të këndshme. Ndër të tjera, ata thonë: - “Ne druheshim (nga Zoti) edhe në gjirin e familjeve tona.” - Në jetën e dynjasë, edhe kur ishim me familjen, zemrat i kishin të mbushura me drojë për Zotin tonë. Ne kishim frikë nga ndëshkimi i Tij dhe drojë nga madhështia dhe lartësia e Tij. - “Por Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit në afshin përcëllues të Zjarrit.” - I Madhëruari na shpërbleu, duke na ruajtur dhe shpëtuar nga ajo së cilës i druheshim. - “Ne i jemi lutur Atij edhe më parë.” - Tjetër cilësi e tyre në jetën e dynjasë, për të cilën ata bisedojnë me njëri -tjetrin, është dhe fakti se ata i luteshin Zotit më dynja me përunjësi, dhe Ai iu përgjigj lutjeve të tyre, duke ua përmbushur kërkesat dhe duke ua realizuar shpresat. - “Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirë - ploti.” - Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Mesruku, se Aishja lexoi ajetin: “Por Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit në afshin përcëllues të Zjarrit. Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti”, dhe tha: “O Zot! Na bëj mirësi! Na ruaj nga dënimi përvë - lues, sepse Ti je bamirës e Mëshirëplotë!” - “Në namaz i tha?” - e pyetën Eameshin. - “Po” - tha ai.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:187 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e bardhësinë e ditës.” Nga lejimi i ngrënies derisa të shohi m dritën e agut kuptohet se është e pëlqyeshme ngrënia e syfyrit, sepse këtu kemi të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin (intim) me gratë tuaja. - Ky është një lehtësim që Allahu e solli për muslimanët, duke abroguar këtë dispozitë, që zbatohej në fillim të Islamit. Kur perëndonte dielli, lejohej ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, deri në namazin e jacisë. Por nëse dikë e zinte gjumi përpara kësaj kohe, ose pasi falej namazi i jacisë, atëherë e kishte të ndaluar ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet intime deri të nesërmen në perëndim. Kjo u provua se ishte një vështirësi e madhe për njerëzit. Fjala e përdorur në ajet është "e keni të lejuar (el rafethu) dhe kuptimi është për “marrëdhëniet intime”, siç thonë një grup dijetarësh, si Ibn Abasi dhe disa tabiinë. Allahu i Madhëruar thotë: - Ato janë rrobë (mburojë) për ju dhe ju jeni rrobë (mburojë) për to. - Ibn Abasi dhe të tjerë veç tij e shpjegojnë: Ato janë prehja juaj dhe ju jeni prehja e tyre. Nga kjo kuptohet se burri dhe gruaja e ruajnë njëri tjetrin, flenë dhe rrinë bashkë me njëri tjetrin, prandaj do të ishte shumë e përshtatshme që të lejoheshin marrëdhëniet intime gjatë netëve të Ramazanit, në mënyrë që ata të mos ndienin vështirësi dhe mundim. Shkak për zbritjen e këtij ajeti, - sikurse e përmendëm - ishte një sahab, dhe kjo ndodhi para bërjes detyrë të agjërimit të ramazanit: 213. "Gjatë një dite agjërimi, ai fjeti gjumë para se të hante iftarin, dhe kështu nuk hëngri deri në ditën tjetër, në të njëjtën kohë. Kajs Ibn Sarmete el Ensarij ishte me agjërim atë ditë dhe duke punuar tokën e vet. Kur erdhi koha e iftarit, shkoi tek gruaja e vet dhe tha: "A ka ndonjë ushqim?" Ajo tha: “Jo, por do të dal të gjej diçka.” Ndërkohë atë e zuri gjumi. Kur erdhi gruaja e tij, tha: “Oh, i shkreti ti, paske fjetur gjumë?!" Ditën tjetër, nga dreka (kur ai ishte agjërueshëm), atij i ra të fikët dhe njerëzit e njoftuan Profetin ﷺ për këtë. Atëherë zbritën ajetet: "Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin (intim) me gratë tuaja." Deri tek fjala e tij: "Hani e pini, derisa të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi (errësira e natës) ." Besimtarët u gëzuan shumë me këtë dispozitë të zbritur nga Allahu i madhëruar.”. - Allahu e dinte se ju nuk do ta mbanit veten, prandaj jua pranoi pendimin dhe jua fali gabimin tuaj. - Shkak për zbritjen këtij ajeti ishte Kajs Ibn S armete i përmendur më sipër dhe, gjithashtu fakti se: 214 “...kishte muslimanë që kryenin marrëdhënie me gratë e tyre gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë dhe pasi i kishte zënë gjumi. Prej tyre ishte edhe Umer Ibn Hatabi, dhe kjo ishte fillimisht, diçka e ndaluar, sikurse u përmend. Në fillim të Islamit, pasi falej namazi i jacisë, muslimanët e kishin të ndaluar ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet intime, deri në akshamin e ditës tjetër. Kur ata u ankuan tek Profeti, Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: "Allahu e dinte se ju nuk do ta mbanit veten...". Pra, e dinte mirë që ju kryenit marrëdhënie intime me gratë tuaja dhe hanit e pinit pas jacie. Ai e di mirë dobësinë dhe nevojat tuaja, "...prandaj jua pranoi pendimin dhe jua fali gabimin tuaj." - Tani, kontaktoni me to dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju! - Domethënë, kërkoni e synoni që të keni fëmijë dhe pasardhës të mirë. Kjo ishte një falje dhe mëshirë nga Allahu i Madhëruar. Kështu u bënë të lejuar ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime gjatë natës së Ramazanit, si mëshirë, lehtësim dhe butësi nga Allahu. Disa janë të mendimit se fjala e Tij: "... dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju!" ka kuptimin: "Kërkoni lehtësimin që është dhënë për ju nga Zoti!". Por shpjegimi i mësipërm, që udhëzon besimtarët të kërkojnë fëmijë e pasardhës të mirë, është më i saktë. Pastaj Allahu thotë: - Hani e pini, derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi (errësira e natës). - Pra, derisa t’ju duket e qartë drita e agut nga errësira e natës dhe të mos keni asnjë dyshim. Vëreni kur Allahu thotë: "...derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi." Buhariu përcjell me senedin e tij nga Adij Ibn Hatimi, që tregon: 215. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë është “peri i bardhë” dhe “peri i zi”? Mos vallë janë vërtet dy fije peri?” Ai tha: “Ti nuk do të ishe mendjehollë nëse do të kërkoje të shihje dy fije peri...” Pastaj shtoi: “Jo, por është fjala për errësirën e natës dhe dritën e bardhësinë e ditës.” Nga lejimi i ngrënies derisa të shohi m dritën e agut kuptohet se është e pëlqyeshme ngrënia e syfyrit, sepse këtu kemi të bëjmë me një lehtësim, dhe marrja në konsideratë dhe shfrytëzimi i lehtësimeve të Zotit është diçka e pëlqyeshme. Edhe në Sunetin e Profetit gjejmë argument që na nxit për të ngrënë syfyr. Në dy Sahihët shënohet hadithi nga Enesi, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 216 “Hani syfyr, se në syfyr ka bereqet!”. Janë sjellë hadithe të shumta, në të cilat: 217 “Profeti e quan atë "Vakti i bekuar”.” Në dy Sahihët përcillet hadithi i El Kasimit nga Aishja, se Profeti ﷺ ka thënë: 218 “Mos e lini syfyrin për shkak të ezanit të Bilalit, sepse ai e thërret ezanin natën. Hani e pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibn Ummi Mektumit, sepse ai e thërret ezanin veçse pasi ka lindur drita e agimit.” Çështje për diskutim Sikurse e përmendëm, Allahu i Lartësuar i lejoi ushqimet, pijen dhe marrëdhëniet intime deri në cakun e fundit, pra, deri kur të shfaqet drita e agut. Duke qenë kështu, ai që ka kryer marrëdhënie intime deri në këtë kohë, sigurisht që do të jetë xhunub në kohën kur fillon agjërimi. Atëherë, ky ajet është argument që, në një rast të tillë, mund të marrë gusul dhe të vazhdojë agjërimin, dhe nuk përbën gjynah. Ky është medhhebi i katër imamëve dhe shumicës së dijetarëve nga selefët dhe (halefët) dijetarët e mëvonshëm. Argument për këtë është edhe hadithi te Buhariu dhe Muslimi, prej Aishes dhe Umu Selemes, - Allahu qoftë i kënaqur prej atyre! - që kanë thënë: 219. “ Profeti ﷺ agonte xhunub nga marrëdhëniet intime, e jo nga gjumi, dhe pastaj merrte gusul dhe agjëronte.” Ndërsa në hadithin e Umu Selemes te Buhariu dhe Muslimi thuhet: 220 “...Pastaj ai nuk prishte agjërimin dhe as nuk e agjëronte kaza atë ditë.” - Pastaj, vazhdojeni agjërimin deri në mbrëmje." - Kjo tregon se në momentin e perëndimit të diellit, ka përfunduar agjërimi dhe agjëruesi konsiderohet se tashmë ka çelur. Ky është një gjykim i prerë i dhënë nga Sheriati, pavarësisht se njeriu e çel iftarin apo jo, sikurse thotë në dy Sahihët hadithi nga Prijësi i besimtarëve, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 221 . “Nëse nata vjen që këtej dhe dita shkon andej, agjëruesi ka çelur.” Sehl Ibn Sad el Saidi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 222 . “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në mirësi për sa kohë e shpejtojnë iftarin.” Këtë hadith e sjellin Buhariu dhe Muslimi. Në hadithe të sakta vjen ndalesa për agjërimin e quajtur ‘ el uisal’ , ose agjërimi i dy ditëve bashkë, pa ngrënë asgjë mes tyre. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 223 . “Mos agjëroni pa ndërprerje ( uisal)!” - Po ti agjëron pa ndërprerë, o i Dërguari i Allahut?” - i thanë. Profeti tha: “Po unë nuk jam si ju. Unë e kaloj natën dhe më ushqen dhe më jep të pi Zoti im.” Ebu Hurejra tregon e thotë: “Por ata vazhduan të agjëronin pandërprerë. Atëherë Profeti vazhdoi pa ndërprerë agjërimin e tij për dy ditë dhe dy net, derisa panë hënën e re. Profeti ﷺ tha: “Nëse nuk do të vërehej hëna e re, do ta vazhdoja edhe më gjatë (agjërimin e pandërprerë).” Ai ua tha këtë si për t’i bërë të kuptonin se ata nuk mund të vazhdonin agjërimin pa ndërprerje. Këtë hadith e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre. Hadithi i Zube jrit përmban ndalesën e një agjërimi të tillë, që ishte veçori e Profetit ﷺ ,që ndihmohej nga Zoti për diçka të tillë. Megjithatë, kuptimi më i dukshëm është se Profeti nuk hante ushqime fizike, por merrte ushqim shpirtëror, sepse nëse do të hante ushqim fizik, ky agjërim nuk do të quhej uisal. Gjithsesi, nëse vazhdon të agjërosh deri në kohën e syfyrit, kjo nuk përbën gjynah. Për këtë tregon një hadith i Ebu Seid el Hudriut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti ﷺ ka thënë: 224 . “Mos e vazhdoni pa ndërprerë agjërimin. Nëse ndonjëri dëshiron të vazhdojë, le të vazhdojë deri në kohën e syfyrit...”. Këtë hadith e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - Mos kryeni marrëdhënie me to (gratë) kur qëndroni për itikaf në xhami. - Në fillim, ata që bënin itikaf në xhami, nëse dëshironin, mund të dilnin dhe të ktheheshin me gratë në shtëpitë e tyre, derisa zbriti ky ajet. Kështu u ndaluan kontaktet intime gjatë ditës dhe natës, deri në p ërfundim të kohës së itikafit. Pra, - thotë ajeti, - për sa kohë ju jeni në itikaf në xhami, mos iu afroni atyre për marrëdhënie intime. Kështu, ai që bën itikaf e ka haram që të kryejë marrëdhënie me gruan e tij, përderisa është në xhami. Edhe nëse shkon në shtëpinë e tij për ndonjë nevojë personale, ai duhet të qëndrojë veçse për aq kohë sa të përfundojë nevojat e veta, si ushqimi etj. Atij nuk i lejohet të merret me gjë tjetër veç itikafit, madje nuk duhet as të përqafojë apo puthë gruan e vet. Në dy Sahihët është hadithi i Aishes (r.a), e cila ka thënë: 225. “Profeti ﷺ e afronte kokën pranë meje dhe unë i krehja flokët, ndërkohë që isha në kohën e periodave. Ai hynte në shtëpi veçse për nevojat e domosdoshme njerëzore.” Përsëri Aishja tregon: “Ndodhte që në shtëpi të ishte ndonjë i sëmurë, dhe unë pyesja për të veçse kalimthi (pra, pa qëndruar në shtëpi).” Po të vëresh me kujdes, Allahu i Madhëruar e ka përmendur itikafin pas agjërimit. Kjo, në njëfarë mënyre, na udhëzon dhe kujton që itikafi të bëhet gjatë agjërimit ose në fund të kohës së Ramazanit, sikurse vjen në Sunetin e Profetit: 226 . “Ai bënte itikaf dhjetë - ditëshin e fundit të muajit Ramazan, derisa Zoti e mori. Më pas bënin itikaf gratë e tij.” Hadithi gjendet te Buhariu dhe Muslimi. - Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre. - Pra, të gjitha dispozitat e përmendura në këto ajete, të cilat Allahu i Lartësuar i bëri detyrë dhe i përcaktoi qartësisht për ne. Ai na tregoi rreth agjërimit dhe dispozitave të tij, çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar gjatë tij, foli për synimet e larta dhe lehtësimet e ligjëruara të agjërimit, por edhe dispozitat e detyrueshme dhe kategorike që duhet t'i përmbushim gjatë tij. Domethënë, të gjitha këto janë ligjet e vendosura nga vetë Zoti. Është vetë Allahu që i ligjëroi dhe i qartësoi ato për ju. Për këtë arsye, kurrsesi mos i shkelni këto kufij, apo edhe t’i ndryshoni e tjetërsoni. - Në këtë mënyrë, Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e Veta, që ata të ruhen. - Ashtu siç e sqaroi për ju agjërimin dhe dispozitat e tij, po kështu qartëson për ju dispozitat e tjera përmes Shpalljes që i jep robit dhe Profetit të Tij, Muhamedit. Pastaj thotë: "... që ata të ruhen." Pra, që të mësojnë dhe të dinë si të gjejnë udhën e drejtë dhe si t’i binden e të jetojnë sipas porosive të Allahut. I Madhëruari thotë: "Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta, për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me ju." [Hadid 9].

Mus'haf Hape →
Enam 6:60–6:62 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… vjen edhe fjala e Allahut për Isain (a.s.), kur thotë: “ (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty 3 e do të të ngre pranë Meje.” [Al Imran …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai i merr shpirtrat e robërve të Tij gjatë natës, në atë që quhet “vdekja e vogël”, pra, në gjumë. Po me këtë kuptim vjen edhe fjala e Allahut për Isain (a.s.), kur thotë: “ (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty 3 e do të të ngre pranë Meje.” [Al Imran 55]. Ndërsa në suren Zumer, Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu i merr shpirtrat kur është çasti i vdekjes së (trupave të) tyre dhe atij që është në gjumë e nuk ka vdekur. Atë që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), ndërsa tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja) e lëshon (të kthehet) , deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto çështje ka argumente për njerëz që mendojnë.” [Zumer 42]. Siç shihet, këtu janë përmendur të dyja llojet e ngritjes së shpirtit, ajo gjatë vdekjes së vogël dhe ajo gjatë vdekjes së madhe. Edhe në këtë kontekst, Allahu i Madhëruar i ka përmendur të dyja llojet. - Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. - Vërej me kujdes fjalinë: “...dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën.”. Kjo është një fjali e ndërmjetme, në mes të një konteksti që flet për dy llojet e vdekjes dhe marrjes së shpirtit, e cila tregon se Ai i ka përfshirë me diturinë e Tij të gjitha krijesat, në të gjitha gjendjet dhe kohët, qoftë natën apo ditën, qoftë kur janë në lëvizje e aktivitet, qoftë kur janë në qetësi e prehje. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Rad 10]. Ose: “Gjumin jua bëmë për pushim. Natën jua bëmë mbulesë dhe ditën gjallërim (për të punuar) .”. [Nebe 9 -11]. Ndërsa këtu thotë: “Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën.”. - Më pas, Ai jua kthen ato... - Domethënë, jua kthen shpirtin gjatë ditës. Ibn Merdeuejhi sjell me senedin e tij hadithin nga Dahhaku, se Ibn Abasi përcjell nga Profeti i Allahut thënien : 1 107. “Për çdo njeri, Allahu ka vendosur një melek, i cili ia merr shpirtin dhe ia kthen atë. Nëse Allahu (gjatë gjumit) jep lejë që t’ia mbajë shpirtin, ai e mban. Në të kundërt, ai e lëshon atë, që të kthehet.” Për këtë flet ajeti i Allahut: “Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) ...”. - për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. - Domethënë, deri në afatin e caktuar për çdo njeri. - Në fund, tek Ai do të ktheheni.. - Pas vdekjes, të gjithë tek Ai do të ktheheni, në Ditën e Gjykimit. - dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë. - Ai do t’ju njoftojë hollësisht për gjithçka që keni bërë dhe do t’ju shpërblejë për gjithçka që keni kryer e fituar me veprat tuaja, të mira apo të këqija. - Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. 4 - Ai ka nënshtruar dhe përulur gjithçka. Çdo gjë është e nënshtruar përpara madhështisë, krenarisë dhe madhërisë së Allahut. - Ai vendos roja për ju. - Allahu vendos roja prej melekëve, që ruajnë trupin e njeriut, siç thuhet në një ajet tjetër: “Për çdo njeri, ka mbikëqyrës para dhe prapa tij, të cilët, me urdhrin e Allahut, e ruajnë atë.” [Ra'd 11]. Gjithashtu, Ai vendos ruajtës prej melekëve, që të regjistrojnë dhe ruajnë punët e robit, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10 - 12]. Dhe thotë i lartësuari: “Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.” [Kaf 17, 18]. - Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime.” - Kur të vijë koha e vdekjes dhe të jetë plotësuar afati i jetesës së njeriut, “... të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, ...”, domethënë, melekët që janë ngarkuar me këtë detyrë. Meleku i Vdekjes ka melekë të tjerë ndihmës, që e nxjerrin shpirtin nga trupi, dhe kur shpirti arrin në grykë, atëherë atë e merr Meleku i Vdekjes. Më pas, i Madhëruari thotë: “...ata kurrë nuk bëjnë lëshime”, në lidhje me ruajtjen e këtij shpirti dhe vendosjen e tij atje ku dëshiron dhe urdhëron Allahu i Lartësuar. Nëse njeriu ka qenë bamirës, ai vendoset në Illijjin, e nëse është keqbërës, ai do të vendoset në Sixhin, - Allahu na ruajtë nga ky ndëshkim! - Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu, te Sunduesi i tyre i vërtetë. - Allahu është Sunduesi i vërtetë i melekëve. Ndërsa fragmenti: “Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu ...” u referohet të gjitha krijesave që do të ekzistojnë deri në Ditën e Kijametit. Ai do t’i tubojë ata të gjithë e do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet jetër: “Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.” [Uakia 49, 50]. Gjithashtu thotë: “ Një Ditë Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë (e të shkretë) dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas. Ata do të sillen të gjithë para Zotit tënd të rreshtuar (e do t'u thuhet) : “Tashmë keni ardhur para Nesh ashtu, siç ju patëm krijuar herën e parë. Por ju (o mohues) mendonit se Ne nuk do të caktonim për ju një Ditë takimi (për gjykim).”. Kur Libri (i veprave) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [El kehf 47 - 49]. I Madhëruari thotë këtu: - Vetëm Atij i takon sundimi, dhe Ai është më i shpejti në llogari.

Mus'haf Hape →