Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Asnjë ajet nuk i përmban të gjitha fjalët; këto përmbajnë shumicën e tyre.

Në përkthimin Hasan Nahi gjendet te: Nahl 16:68

Kehf 18:46 Sherif Ahmeti

Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:58 Sherif Ahmeti

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:21 Sherif Ahmeti

Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"

Mus'haf Hape →
Merjem 19:76 Sherif Ahmeti

E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:47 Sherif Ahmeti

Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju.

Mus'haf Hape →
Furkan 25:45 Sherif Ahmeti

A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.

Mus'haf Hape →
Neml 27:93 Sherif Ahmeti

Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".

Mus'haf Hape →
Kasas 28:46 Sherif Ahmeti

Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t'ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:59 Sherif Ahmeti

Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë vendbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t'ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:68 Sherif Ahmeti

Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:87 Sherif Ahmeti

Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t'u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:43 Sherif Ahmeti

Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:53 Sherif Ahmeti

Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:30 Sherif Ahmeti

Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.

Mus'haf Hape →
Maide 5:68 Sherif Ahmeti

… ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson".

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson".

Mus'haf Hape →
Nisa 4:65 Sherif Ahmeti

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.

Mus'haf Hape →
Maide 5:112 Sherif Ahmeti

Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"

Mus'haf Hape →
Enam 6:83 Sherif Ahmeti

Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:12 Sherif Ahmeti

Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: "Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj)".

Mus'haf Hape →
Junus 10:93 Sherif Ahmeti

… dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.

Mus'haf Hape →