Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Inshikak 84:1–84:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e saj, ashtu siç e ka për detyrë ...” - Kjo u shpjegua më lart. - “O njeri! Ti bën përpjekje të mëdha për te Zoti yt dhe do ta ndeshësh atë.” – Kuptimi: O …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur qielli të çahet ...” - Kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit. - “... duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë ...” - Qielli e dëgjon Zotin e vet, i bindet çdo urdhri të Tij, mes të cilëve është urdhri për çarjen e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “ashtu siç e ka për detyrë ...”, pra, duhet që t’i bindet urdhrit të Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i Madhërishmi, të Cilit duhet t’i bindesh. - “Kur Toka të shtrihet në gjerësinë e saj ...” - Kur Toka të sheshohet, të shtrohet, të shtrihet e zgjerohet. - “E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çliro - het ...” - Ajo do të hedhë jashtë gjithçka që ka brenda barkut të saj, - domethënë, të vdekurit, që janë varrosur në të, - dhe do të çlirohet prej tyre. - “... duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë ...” - Kjo u shpjegua më lart. - “O njeri! Ti bën përpjekje të mëdha për te Zoti yt dhe do ta ndeshësh atë.” – Kuptimi: O njeri, ti je duke u përpjekur në rrugëtimin drejt Zotit tënd, duke bërë vepra të caktuara. Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe do ta ndeshësh atë ...”. Në lidhje me përe - mrin “atë” janë dhënë dy shpjegime. Sipas njërit shpjegim, përemri tregon shpërblimin e veprave, që njeriu ka bërë në dynja. Kësi - soj, kuptimi do të ishte: “O njeri! Ti bën përpjekje të mëdha për te Zoti yt dhe do ta gjesh shpërblimin, qoftë ai i mirë apo i keq. Për këtë shpjegim dëshmon edhe hadithi që sjell Ebu Daud et Tajalisi me sened nga Xhabiri, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 2834. “Xhibrili më tha njëherë: “O Muhamed! Jeto sa të duash, por dije se ti një ditë do të vdesësh. Duaj kë të duash, por dije se një ditë do të ndahesh me të. Bëj çfarë të duash, por dije se një ditë do ta gjesh punën tënde dhe shpërblimin e saj.” Ndërsa sipas shpjegimit tjetër, këtu bëhet fjalë për Zotin. Sipas këtij shpjegimi, kupti - mi i ajetit do të ishte: “O njeri! Ti bën përpjekje të mëdha për te Zoti yt dhe do ta takosh Atë.” Pra, do të dalësh para Zotit tënd e Ai ka për të të shpërblyer sipas përpjekjeve të tua, ashtu si e meriton. Kështu të dyja shpjegimet janë të përafërta dhe nënkuptojnë njëra-tjetrën. - “Për sa i përket atij, të cilit do t’i jepet libri i vet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë ...” - Ai do të ketë llogari të thjeshtë dhe jo si ata që do të pyeten për çdo imtësi. Kjo llogari do të jetë ashtu sikurse thuhet në hadithin që sjell imam Ahmedi me sened nga Aishja, se Profeti i Allahut ka thënë: 2835. “Ai që do të merret në llogari imtësisht, ai ka për t’u dënuar.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) pyeti: “Po a nuk ka thënë Allahu i Lartë - suar: “... atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë ...” Profeti ﷺ i tha: “Kjo nuk është marrje në llogari; ajo është thjesht paraqitje e disa veprave të robit. Ndërsa ai që do të merret në llogari në Ditën e Kijametit, ka për t’u ndëshkuar.” Kështu e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Në një hadith tjetër, që e sjell nga Aishja thuhet: “E dëgjova njëherë Profetin e Allahut që lutej: “ Allahumme ĥâsibni hisâ - ben jesirâ! (O Zot, më bëj një llogari të lehtë!)”. Kur ai mbaroi së luturi, i thashë: “O i Dërguari i Zotit, çfarë është llogaria e lehtë?” Ai tha: “Llogaria e lehtë është që Zoti të shikojë në librin e veprave të robit dhe t’i tejkalojë e mbulojë gabimet e tij. Me të vërtetë, ai që do të merret në llogari imtë - sisht, o Aishe, do të shkatërrohet. Për çdo bela që i vjen besimtarit, Zoti i Madhëruar i shlyen gjynahet, qoftë edhe për një gjemb, që e shpon.” 214 Kështu, llogaria e lehtë është thjesht paraqitja e disa veprave, që robi ka bërë në dynja dhe më pas atij do t’i jepet libri i vet nga e djathta, me lajmin e mirë për hyrjen në Xhenet. - “... dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.” - Pra, do të kthehet në familjen e tij në Xhenet i gëzuar, me mirësitë që i dhuron Allahu Krenar dhe i Lartësuar. - “E për sa i përket atij, të cilit do t’i je - pet libri i vet nga pas shpine ...” - Kur t’i jepet libri nga e majta, ai e fsheh dorën pas shpine dhe ashtu do t’i jepet ta marrë librin e vet me të majtën e tij nga pas shpinës. Kështu u jepet libri këtyre të mjerëve. - “... ai do të lutet për t’u asgjësuar ...” - Ai do të lutet për asgjësim, për zhdukje dhe shkatërrim. - “... dhe do të flaket në një zjarr të nde - zur fort.” - Ky është përfundimi i të tillëve. - “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet.” - Ai ishte i gëzuar në dynja mes familjes së tij dhe nuk mendonte aspak për përfundimin, nuk kishte frikë për atë që e priste pas vdekjes. Nuk i druhej llogarisë përpara Zotit. Kështu, kjo mospërfillje e lënie në harresë e llogarisë para Zotit, i solli njëfarë gëzimi në jetën e dynjasë, por dëshpërim të tmerrshëm dhe të gjatë në përjetësi. - “Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur.” - Ai besonte se nuk do të kthehej tek Allahu i Madhëruar dhe se i Plotpushtetshmi nuk do ta rikthente përsëri në jetë pas vdekjes. - “Por, jo. Me të vërtetë, Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë.” - Çështja nuk qëndron aspak ashtu siç hamendësojnë mohuesit e besimit dhe ringjalljes. Përku - ndrazi, Allahu i Madhëruar ka për ta rikthyer në jetë pas vdekjes dhe ka për t’i dhënë shpërblimin e merituar për punët që ka bërë në këtë dynja. Kjo do të ndodhë dhe nuk ka asnjë dyshim, sepse Allahu i Madhëruar është i Gjithëdituri, që di në hollësi çdo fjalë e vepër të robit, dhe kështu do t’i shpërblejë me drejtësinë e Tij.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:64–4:65 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. - Çdo popull e ka detyrë nga Zoti që t’i bindet e të pasojë profetin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. - Çdo popull e ka detyrë nga Zoti që t’i bindet e të pasojë profetin e dërguar ndër ta. Vëreni me kujdes kur Allahu thotë: “... me lejen e Allahut...”! Muxhahidi, duke shpjeguar këtë detaj, thotë: “Pra, askush nuk mund të bindet e pasojë udhëzimin ndryshe, por veçse me lejen e vullnetin e Zotit. Askush nuk mund të jetë nga të bindurit, përveç atyre që Allahu ua ka prirë mbarë e i ka dhënë sukses për këtë. Kjo i ngjan ajetit tjetër: “Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata (në fillim të betejës) .” [Al Imran 152]. Pra, Ai, - me kaderin, dëshirën e vullnetin e Tij, - vendosi që ju të kishit epërsi e të triumfonit mbi ta. - E sikur ata (hipokritët), pas padrejtësive që i bënë vetes së tyre, të vinin tek ti (o Muhamed) e t’i kërkonin falje Allahut, dhe i Dërguari të kërkonte falje (tek Allahu) për ta, ata do ta njihnin Allahun si Pranues të pendimit dhe Mëshirëplotë. - Këtu udhëzohen gjynahqarët që, kur të bënin gjynahe dhe të thyenin ndonjë urdhër të Tij, të shkonin tek P rofeti dhe t’i kërkonin falje Allahut, në prani të tij, madje edhe të kërkonin që P rofeti ﷺ të lutej e të kërkonte falje për ta. Nëse ata do të vepronin kështu, Allahu do t'ua pranonte pendimin, do t’i mëshironte e do t'ua falte gjynahet. Prandaj i Lartësuari thotë në fund të ajetit: “...ata do ta njihnin Allahun si Pranues të pendimit dhe Mëshirëplotë.” - Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre, dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht. - Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij të dëlirë e të pastër nga çdo e metë e mangësi, se askush nuk ka besuar (plotësisht), derisa të pasojë gjykimin e Profetit në të gjitha çështjet e veta. Nuk ka dyshim se gjykimi i Profetit është e vërteta e sigurt, para së cilës duhet të nënshtrohesh e ta pasosh, qoftë në çështjet e dukshme e të shfaquara, qoftë në ato të fshehta e të brendshme. Bindja e nënshtrimi duhet të jenë të plotë, prandaj i Madhëruari thotë: “...dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht.” Pra, ata duhet të kërkojnë gjykimin tënd dhe duhet të binden e ta pranojnë këtë gjykim në zemrën e shpirtin e tyre. Kjo do të thotë që të mos ndiejnë aspak ngushtim e pakënaqësi nga ky gjykim, por ta pranojnë e të nënshtrohen ta zbatojnë atë, qoftë në çështjet e dukshme e të shfaquara, qoftë në ato të fshehta e të brendshme. Ata duhet të dorëzohen plotësisht, pa asnjë ngurrim. Sipas një hadithi, Profeti ﷺ ka thënë: 774. “Betohem për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im, askush prej jush nuk ka besuar (plotësisht) derisa dëshirat tuaja të ndjekin udhëzimin që kam sjellë unë (nga Zoti).” Ndër sa Buhariu sjell hadithin se Ur etu ka thënë: 775. “Njëherë, Zubejri pati një mosmarrëveshje me një burrë rreth vijës vaditëse të ujit. Profeti i tha: “Vadite tokën tënde, o Zubejr, dhe pastaj lëshoje ujin për tek komshiu yt!” Ensariu tha: “Ia dhe atij të drejtën, sepse është djali i hallës tënde?!” Fytyra e Profetit ndryshoi ngjyrë, por pastaj tha: “Vadite tokën tënde, o Zubejr! Ndaloje ujin derisa të mbushen mirë me ujë rrënjët (e hurmave të tua), e pastaj lëshoje tek komshiu yt!” Kështu, Profeti ia dha Zubejrit hakun e tij me gjykimin që bëri, pas kundërshtimit të ensarit, por sidoqoftë, ai u la hapësirë të mjaftueshme e të pranueshme të dyja palëve për të marrë hakun secila. Zubejri ka thënë: “Besoj se ky ajet ka zbritur e flet pikërisht për këtë rast.” Këtë e ka sjellë edhe Ahmedi, por me sened munkati' (të shkëputur), ku mungon transmetuesi mes Ur uetit dhe të atit, Zubejrit. Dihet mirë se Ur ueti nuk ka dëgjuar asnjë hadith nga i ati, por nga ana tjetër është e padiskutueshme fakti që Urueti ka dëgjuar nga i vëllai, Abdullah Ibn Zubejri, nga dhe e solli hadithin në fjalë. Po kështu e ka sjellë edhe Nesaiu. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi e ka dëgjuar nga Seid I bn Musejjibi, i cili ka thënë: 776. “Ky ajet ka zbritur e flet për Zubejr Ibn Auâmi dhe Hatib Ibn Ebu Belteate.” Ky është një hadith mursel, por prej tij përfitojmë një detaj rreth emrit të ensarit, me të cilin u konfliktua Zubejri. Është përmendur edhe një shkak tjetër për zbritjen e këtij ajeti. Kështu, Hafidh Ebu Is'hak Ibrahim Ibn Abdurrahman sjell hadithin nga Damrate, i cili ka thënë: 777. “Dy burra që kishin një konflikt me njëri -tjetrin, kërkuan që t’i gjykonte Profeti i Allahut. Kur ai gjykoi mes tyre dhe i dha hakun atij që i takonte, pala humbëse në këtë çështje tha: “Unë nuk jam dakord me këtë gjykim.” Kundërshtari i tij i tha: “Atëherë, çfarë kërkon?” - “Le të shkojmë tek Ebu Bekër el Siddiku!” - tha ai. Shkuan tek ai dhe pala fituese e njoftoi se Profeti gjykoi në anën e tij. Ebu Bekri tha: “Ju duhet të zbatoni atë që gjykoi e vendosi Profeti për ju!” . Por kundërshtari përsëri refuzoi të pranonte këtë gjykim dhe sugjeroi të shkonin tek Umer Ibn Hatabi. Pala fituese e njoftoi edhe atë se Profeti kishte gjykuar në anën e tij. Umeri pyeti palën tjetër dhe i tha: “Vërtet është kështu?” - “Po” - tha ai. Atëherë, Umeri hyri në shtëpi dhe doli me një shpatë të zhveshur nga milli dhe e vrau atë që nuk pranonte gjykimin e Profetit . Atëherë Allahu i Madhëruar shpalli: “Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre...” deri në fund.”

Mus'haf Hape →
Kasas 28:44–28:47 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku kuptohet qartë se Ai të cilit i thirri ishte Musai, për shembull: “Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait) , kur Ne i besuam Shpalljen Musait dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. ” - Allahu i Lartësuar na sjell këtu një argument të pakundërshtueshëm, që tregon vërtetësinë e faktit se Muhamedi ﷺ është profet i Tij, i dërguari besnik me Shpalljen e Tij. Ky argument janë pikërisht këto lajme të shumta rreth fshehtësive dhe historive të popujve të shkuar, të cilat Muhamedi ﷺ i solli, si t’i kishte dëgjuar dhe dëshmuar vetë me sytë e tij. Edhe pse ai ishte një njeri që nuk dinte të lexonte dhe të shkruante dhe kishte jetuar mes një populli gjithashtu të palexuar, Profeti i lajmëroi njerëzit për shumë histori të profetëve të shkuar në përballjen me popujt e tyre. Kështu, kur tregon historinë e Merjemes, i Lartësuari thotë: “Këto janë disa nga lajmet e fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin.” [Al Imran 44]. Pra, ti nuk ishe i pranishëm në ato kohë të largëta, por ishte Allahu i Madhëruar që ta shpalli këtë histori të vërtetë. Kur tregon historinë e Nuhut dhe popullit të tij, Allahu i Madhëruar thotë: “Këto janë disa nga tregimet për të padukshmen, që t’i kemi shpallur ty, të cilat nuk i ke ditur as ti, as populli yt para këtij (Kurani). Prandaj bëj durim, sepse fundi i lavdishëm u takon të devotshmëve.” [Hud 49]. Ndërsa në fund të sures thotë: “Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve. Disa prej tyre ekzistojnë ende, kurse disa janë shkatërruar.” [Hud 100]. Po kështu, në fund të historisë së Jusufit thotë: “Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre.” [Jusuf 102]. Në suren Ta Ha thotë: “Ne po të tregojmë ty disa nga historitë që kanë ndodhur dhe Ne të kemi dërguar, nga ana Jonë, një shpallje (Kuranin) plot këshilla (e përkujtime).” [Ta ha 99]. Edhe këtu, pasi tregoi historinë e Musait nga fillimi, deri në fund, i Lartësuari thotë: “Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Shpalljen Musait ...”. Pra, ti, Muhamed, nuk ishe në anën perëndimore të malit, ku prej asaj peme, e cila ishte në krahun lindor të asaj lugine, Zoti i foli Musait. Ti nuk ishe i pranishëm në këtë ngjarje, por ishte Allahu i Lartësuar Ai që ta shpalli ty këtë lajm, që të ishte argument i pamohueshëm për të gjithë popujt që erdhën më pas, të cilët i patën harruar argumentet e Allahut dhe shpalljet që Ai u dha profetëve të shkuar. - “Ne krijuam shumë breza dhe distanca kohore është shumë e largët . Ti nuk ishe banor në mesin e popullit të Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona.” - Ti nuk jetoje mes popullit të Medjenit. Atëherë, si është e mundur që t’u rrëfesh njerëzve rreth profetit të tyre, Shuajbit, dhe ndodhive të tij?! - “Por jemi Ne që dërgojmë profetë. ” - Jemi Ne që ta shpallëm ty të gjithë këtë histori dhe të dërguam si profet të zgjedhur. - “Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm tij. ” - Ebu Abdurrahman Nesai përmend në Sunenin e tij, në kapitullin e Tefsirit, se Ebu Zurate sjell nga Ebu Hurejra, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) shpjegimin e këtij ajeti: “Pra, atyre iu drejtua një thirrje: “O populli i Muhamedit, jua dhashë juve para se të ma kërkonit dhe ju përgjigja juve përpara se të më luteshit.” Gjithashtu, kjo përmendet si një fjalë e thënë nga Ebu Zuratu Ibn Amër ibn Xherir (e jo nga Ebu Hurejra). Allahu është më i ditur! Ndërsa Mukatil Ibn Sulejmani mëton se kuptimi i ajetit është si vijon: “Ti (o Muhamed) nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm popullit tënd, kur ende ishin në shpinat e etërve të tyre, që ata të besonin në ty kur të dilje në këtë botë e të dërgoheshe te njerëzit.” Ndërsa Katade mëton se kuptimi i ajetit është si vijon: “Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm Musait.” Ky shpjegim, - dhe Allahu e di më mirë, - është më afër kuptimit dhe kontekstit të ajeteve, sikurse u përmend edhe në ajetin më sipër: “Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne ia besuam Shpalljen Musait dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje.” Ndërsa në këtë ajet, tregohet nëpërmjet një tjetër formulimi, duke thënë se Ai i thirri Musait. Po kështu ka thënë i Lartësuari edhe në ajete të tjera, ku kuptohet qartë se Ai të cilit i thirri ishte Musai, për shembull: “Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë - tek populli i Faraonit!" A nuk e kanë frikë Allahun?” [Shuara 10]. Ose: “A ta kanë rrëfyer historinë e Musait, kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva?” [Naziat 15, 16]. “Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e Turi Sinait dhe e afruam për t’i folur nga afër.” [Merjem 52]. - “Por ti je si mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, tek i cili nuk kishte shkuar ndonjë profet para teje, që ata të merrnin mësim.” - Ti nuk ishe dëshmitar i asnjërës prej këtyre ngjarjeve, por Allahu i Lartësuar ta shpalli ty dhe të njoftoi rreth gjithçkaje në këtë Kuran, si mëshirë për ty dhe mëshirë edhe për të tjerët. Pa dyshim që dërgimi yt ndër njerëz është mëshirë për ta. I Madhëruari e dërgoi këtë Profet të madh: “... për t’i tërhequr vërejtjen një populli, tek i cili nuk kishte ardhur ndonjë profet para teje, që ata të merrnin mësim.” Pra, me shpresë që ata të gjejnë udhën e drejtë, duke u bazuar në Shpalljen prej Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - “Gjithashtu, kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë, të mos thonë: “O Zo ti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” - Gjithashtu, të dërguam ndër ta, që t’u sjellësh argument të pakundër - shtueshëm, në mënyrë që të mos kenë asnjë justifikim, kur t’u vijë ndëshkimi për shkak të mohimit të tyre. Me këto fakte e histori të popujve të hershëm, që janë sjellë në këtë Shpallje, ata nuk do të kenë më asnjë argument për t’u justifikuar. Allahu i Lartësuar thotë në ajete të tjera: “Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat (qiellorë) dhe mësimet e tyre.” Dhe që të mos thoni: “Sikur Libri të na kishte zbritur neve, do ta kishim ndjekur udhëzimin e tij edhe më mirë se ata. Tani që ju erdhi nga Zoti juaj një argument i qartë dhe një udhëzim e mëshirë, kush është më keqbërës se ai që i mohon argumentet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t’i godasim me ndëshkimin më të rëndë ata, që ua kthejnë shpinën argumenteve Tona dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e drejtë.” [Enam 156, 157]. Ose: “Profetë që të ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kishin justifikim para Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. Por Allahu dëshmon se atë (shpallje) që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet; dhe melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues.” [Nisa 165, 166]. “O ithtarë të Librit! Ja ku ju erdhi i Dërguari Ynë, që ju qartëson (të vërtetën), pas ndërprerjes së të dërguarve, që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi i dërguar që të na përgëzonte e të na tërhiqte vërejtjen”. Ja, ku ju erdhi Përgëzuesi dhe Paralajmëruesi. Allahu ka pushtet për gjithçka.” [Maide 19]. Ajetet me këtë kuptim janë të shumta.

Mus'haf Hape →
Hud 11:103–11:108 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… qiejt dhe toka. - “... përveç çfarë do Zoti yt.” - Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, përveç atij intervali kohor që do të dëshirojë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet Dënimit të Jetës Tjetër.” - Në të gjitha këto histori të përmendura, te ndëshkimet që Allahu i Madhëruar zbriti mbi zullumqarët, ka fakte të shumta për këdo që i druhet ndëshkimit në ahiret. Këto histori ndikojnë tek ata që e besojnë ringjalljen dhe llogarinë para Zotit të Gjithëditur dhe të Drejtë. Ato na mësojnë se të gjithë ata që bëjnë padrejtësi dhe krime, kanë për të vuajtur ndëshkimin e dynjasë dhe të ahiretit. Ata do ta marrin shpagimin të plotë, ashtu sikurse e meritojnë, nga Allahu i Lartësuar, i Cili është i Drejtë dhe Ndëshkues i ashpër. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon që të përshkruajë ahiretin: - “Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë (të gjithë).” - Atë ditë, njerëzit do të mblidhen bashkë për të marrë të plotë shpërblimin e merituar, i mirë ose i keq qoftë, sipas veprave të tyre. Pushteti dhe sundimi i Allahut të Lartësuar do t’u shfaqet hapur. Të frikësuar e kokëulur para madhështisë së Allahut dhe drejtësisë së Tij absolute, njerëzit do të shpresojnë në mëshirën e Tij të gjerë. Atë ditë, ata do ta njohin Allahun e Lartësuar plotësisht, me fuqinë dhe pushtetin e Tij gjithëpërfshirës. Allahu i Lartësuar thotë se ajo është dita e dëshmuar. Për vërtetësinë e saj ka dëshmuar Allahu, melekët e Tij dhe të gjitha krijesat. Ajo është dita që do ta dëshmojnë dhe do ta përjetojnë të gjithë, pa përjashtim. - “Ne nuk po e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar.” - Kijameti do të ndodhë atëherë kur të përfundojë afati i kësaj dynjaje dhe Allahu i Lartësuar të këtë përfunduar gjithçka që ka lidhje me krijesat dhe krijimin e Tij. Allahu i Madhëruar do t’i tubojë të gjithë për të përjetuar atë që quhet Dita e Fundit. Atë ditë, mbi të gjitha krijesat do të zbatohet norma e shpërblimit të Zotit të Lartësuar. Ashtu sikurse në dynja zbatohen të gjitha ligjet e Zotit të Lartësuar që kanë lidhje me krijimin dhe funksionimin e kësaj bote, si edhe dispozitat e Sheriatit të Tij, po ashtu në Ditën e Kijametit do të zbatohen ligjet e Tij të shpërblimit, që bazohen te drejtësia, urtësia dhe bamirësia absolute e Zotit. - “Kur të vijë ajo Ditë, askush nuk do të flasë pa lejen e Tij.” - Kur të vijë ajo ditë, të gjitha krijesat do të grumbullohen para Allahut dhe askush nuk do të flasë pa lejen e Tij, madje as profetët apo melekët e nderuar. Gjithashtu, askush nuk do të mund të ndërmjetësojë tek Allahu i Lartësuar në ndonjë mënyrë, përveçse me lejen e Tij. Askush nuk mund të hyjë për ndërmjetësim nëse Allahu nuk është i kënaqur me ndërmjetësuesin dhe me atë për të cilin ndërmjetësohet dhe nëse Allahu nuk jep leje për këtë ndërmjetësim. Atë ditë krijesat do të ndahen në dy grupe, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - “Prej tyre do të ketë të dëshpëruar, por do të ketë edhe të lumtur.” - Të dëshpëruarit do të jenë ata që, së pari, e kanë mohuar Allahun e Lartësuar dhe që nuk e kanë besuar Atë ashtu si duhej të besohej. Së dyti, do të jenë ata që kanë mohuar të dërguarit e Tij, duke mos i besuar si profetë të Zotit. Së treti, do të jenë ata që nuk u janë bindur urdhrave dhe porosive të Allahut, që nuk kanë punuar e jetuar sipas Shpalljes së Tij. Ndërsa të lumturit, ‘ essuadâu’, janë besimtarët, ata të cilët e kanë besuar Allahun e Lartësuar me sinqeritet dhe që kanë ndjekur rrugën e Tij. Cilësia e tyre dalluese është devotshmëria. Ata e tregojnë devotshmërinë duke u ruajtur nga ndëshkimi i Allahut përmes plotësimit të urdhrave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij, në emër të dashurisë për Allahun e Lartmadhëruar, shpresës për shpërblimin e Tij dhe frikës ndaj ndëshkimit të Tij. Ndërsa për sa i përket shpërblimit të secilit grup, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “Të dëshpëruarit do të jenë në Zjarr, ku do të kenë ofshama e ngashërime.” - Të dëshpëruarit, të poshtëruarit dhe të nënçmuarit do të jenë në zjarrin e Xhehenemit. Atje do të vuajnë ndëshkim pas ndëshkimi, gjithnjë e duke u rënduar më tepër. Kjo gjendje do të shoqërohet me ofshama, ngashërime e lëngata, me zërat më të tmerrshëm e më të përvuajtur, që shprehin torturën e madhe të tyre. - “Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka,...” - Tek ai zjarr që u përshkrua më sipër, ata do të jenë të përjetshëm, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: sa të jenë qiejt dhe toka, pra, sa të ekzistojnë qiejt dhe toka. - “... përveç çfarë do Zoti yt.” - Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, përveç atij intervali kohor që do të dëshirojë Allahu i Lartësuar që të mos jenë në të. Kjo është periudha kohore e pritjes së tyre para hyrjes në Zjarr, Ditën e Gjykimit, sikurse kanë thënë shumica e komentuesve të Kur'anit. Kësisoj, pas hyrjes në zjarrin e Xhehenemit, ata do të jenë aty pafundësisht. - “Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron.” - Allahu i Lartësuar vepron çdo gjë që Ai dëshiron. Çdo gjë që Ai vepron, ngrihet e bazohet në diturinë dhe urtësinë e Tij absolute dhe të paanë. Askush nuk mund ta pengojë Allahun nga ajo çka Ai dëshiron. - “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet.” - Këta janë ata fatbardhë, të cilëve u takon çdo gjë që u sjell gëzim, kënaqësi dhe lumturi. Atyre u është dhuruar suksesi për të kryer çdo punë të mirë dhe për t’u larguar nga çdo e keqe. Ata janë begatuar edhe me fitoren në dynja dhe ahiret. Këtyre njerëzve u takon mirësia dhe lumturia. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: - “Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt.” - Ata do të jenë në Xhenet përjetësisht, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë dëshiron Zoti. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë gjykim më pas, kur thotë: - “Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.” - Ata do të kenë gjithçka prej mirësive dhe kënaqësive të përjetshme dhe të mrekullueshme, që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar. Ato nuk do të ndërpriten kurrë, në asnjë çast. Ne e lusim Allahun Bujar dhe të Lartësuar që të na dhurojë nga mirësitë e Tij.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:1–33:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë që po të shpallet nga Zoti yt! ” - Atë që të shpallet prej Kuranit dhe Sunetit. - “Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” – Atij nuk i fshihet asnjë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Zerri, i cili tregon: 2102. “Ubej Ibn Keabi më tha njëherë: “Me sa ajete e lexon suren Ahzab?” Ose: “Sa ajete numëron në të?” Unë i thashë: “73 ajete.” Ai tha: “Jo, asnjëherë! Unë e kam parë vetë dhe ishte e ngjashme me suren Bekare. Ne lexonim në të: “ Eshshejhu ue Esh -shejhatu idhâ zenejâ ferxhmûhumâ el bet -teh, nekâlen minell - llâh. Uellâhu azizun hakim. " Nesaiu e ka sjellë me një tjetër version dhe rrugë transmetimi. Kjo tregon se ka pasur ajete Kurani, të cilat janë abroguar më pas, si teksti, ashtu edhe dispozitat e tyre. Megjithatë, Allahu është më i ditur! 160 - ‘O Profet! Kije frikë Allahun. ...” - Ky urdhër vërtet i drejtohej Profetit ﷺ , por sigurisht që për ata që janë poshtë tij është edhe më parësor për t’u përmbushur. Nëse Allahu i Lartësuar urdhëron robin, adhuruesin dhe profetin e Tij më të dashur, atëherë ky urdhër është edhe më i domosdoshëm për ata që janë poshtë tij. - “... e mos u shko pas jobesimtarëve dhe hipokritëve!” - Mos dëgjo prej tyre dhe mos u këshillo me ta për asnjë lloj çështjeje. - “Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. ” - Ai e meriton më tepër që t’i bindesh. Allahu është i Gjithëditur për përfundimin e çështjeve. Ai është i Urtë në fjalët dhe në veprat e Tij. - “Zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! ” - Atë që të shpallet prej Kuranit dhe Sunetit. - “Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” – Atij nuk i fshihet asnjë e fshehtë në botë. - “Mbështetju Allahut!” - Kërkoji Allahut ndihmën e suksesin për të gjitha çështjet e tua dhe në çdo gjendje. - “Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt.” - Mjafton që t’ia besosh çështjet e tua Allahut, duke iu mbështetur fort dhe duke iu kthyer i penduar dhe i nënshtruar.

Mus'haf Hape →
Enam 6:165 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… sundues në tokë.” [Neml 62], “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një (ħalife) mëkëmbës.",”. 38, dhe thotë: “... Ai tha: “Mundet që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri tjetrit) në Tokë. - Ai ju vendosi t a banoni e ta populloni tokën brez pas brezi; çdo brez i ri zëvendëson brezin e vjetër, duke jetuar e sunduar në tokë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që (jeħlufûn) t’ju zëvendësonin në tokë.” [Zuhruf 60], dhe thotë: “ Është Allahu Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, dhe Ai që ia largon të keqen dhe ju bën ju (ħalâife) sundues në tokë.” [Neml 62], “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një (ħalife) mëkëmbës.",”. 38, dhe thotë: “... Ai tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta (jesteħlifekum) zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni”.” [Ea’raf 129]. Në vijim, i Madhëruari thotë: - Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më lart se të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë. - Allahu i Lartësuar ka vendosur që mes robërve të ketë dallime dhe të jenë të ndryshëm në rizkun, moralin dhe cilësitë që gëzojnë, në pamjet e ngjyrat e tyre. Këtë Ai e bëri për urtësi të shumta, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Mos, vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri -tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.” [Zuhruf 32]. Dhe thotë: “Shiko se si i kemi dalluar Ne disa mbi disa të tjerë! Por, në Jetën Tjetër ka grada më të larta dhe dallimi në të është më i madh.” [Isra 21]. Ndërsa në këtë ajet Allahu i Lavdëruar thotë: “... për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë.” Domethënë, urtësia e kësaj është që t’ju sprovojë në lidhje me atë që ju ka dhënë dhe mirësitë me të cilat ju ka begatuar. Kështu, Ai e sprovon të pasurin me pasurinë që i ka dhënë dhe ka për ta marrë në pyetje, a është treguar mirënjohës për ato apo jo. Po kështu, Ai e sprovon të varfrin me varfërinë e tij dhe do ta pyesë për durimin. Në Sahihun e Muslimit vjen hadithi i Ebu Nedrates, i cili përcjell nga Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1172. “Kjo dynja është e ëmbël dhe e zbukuruar. Allahu ju ka vendosur në të dhe e sheh çdo gjë që veproni. Prandaj kini frikë dhe ruajuni (sprovës së) dynjasë dhe ruajuni (sprovës së) grave! Sprova e parë që goditi bijtë e Izraelit ishte sprova e grave.” - Allahu është ndëshkues i shpejtë por Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Ky është kërcënim, por edhe inkurajim. Allahu na njofton se llogaria dhe ndëshkimi i Tij është i shpejtë për të gjithë ata të cilët nuk i binden dhe kundërshtojnë profetët e Tij. Por, nga ana tjetër, Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë, për atë që i bindet dhe përkushtohet Atij, duke e marrë si të vetmin Zot, të Cilit i mbështetet dhe ia beson çështjet e veta dhe beson e pason profetët e Tij. Këta i besojnë të gjitha lajmet që profetët sollën nga Allahu dhe përpiqen të zbatojnë çdo urdhëresë e ligj që ata sjellin nga Allahu. Në shumë ajete, Allahu i Lavdëruar dhe i Urtë përmend bashkë dy cilësitë e Tij, mëshirën dhe ndëshkimin, si për shembull: “... Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre, por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.” [Rad 6]. Ose: “Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. Por edhe dënimi Im është dënim i dhembshëm.” [Hixhr 49, 50]. Po kështu janë edhe shumë ajete të tjera, në të cilat Allahu nxit, por edhe kërcënon e paralajmëron robërit e Tij. E lusim Allahun të na bëjë prej atyre që u nënshtrohen e zbatojnë me sinqeritet urdhëresat e u largohen me drojë ndalesave të Tij, që i besojnë kumtet e Tij! Ai dëgjon çdo lutje dhe është më i Miri që u përgjigjet atyre! Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Ebu Hurejra, i cili thotë: “E kam dëgjua r Profetin e Allahut të thotë: 1173. “Allahu e ka ndarë mëshirën në 100 pjesë. Ai ka mbajtur 99 pjesë të mëshirës dhe vetëm një pjesë të saj e ka zbritur në tokë dhe, përmes asaj mëshire, krijesat mëshirojnë njëra-tjetrën. Edhe kafsha e ngre me kujdes thundrën e saj, për të ruajtur të voglin e saj, që të mos e lëndojë atë.” Këtu përfundon shkurtimi i tefsirit të sures En’am. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja!

Mus'haf Hape →
Shura 42:7–42:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka, përveç çfarë do Zoti yt. Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron. Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Sikurse ndodhi me librat e shkuar, me profetët para teje: - “Ne ta shpallëm ty këtë Kuran në arabisht ...” - Domethënë, në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme, në mënyrë që: - “... të këshillosh Kryeqendrën ...” - Pra, Mekën e nderuar - “... dhe ata përreth saj ...” - Domethënë, të gjitha vendet e botës, nga lindja në perëndim. Meka është quajtur Kryeqendra e vendeve, për vetë vlerën dhe nderimin e saj të madh. Për këtë ka argumente të shumta, ndër të cilët, më i qarti është ai që Imam Ahmedi sjell nga Abdullah Ibn Adi Ibn el Hamra el Zuhriju, i cili i ka treguar se e ka dëgjuar Profetin e Allahut, kur ishte në tregun e Hazuerates në Mekë, të thoshte: 2325. “Betohem në Allah, se ti je toka më e mirë e Allahut dhe toka më e dashur për Allahun! Nëse nuk do të më dëbonin, nuk do të largohesha kurrë prej teje!” Kështu e ka sjellë Tirmidhiu, që shton se është një hadith hasen sahih . Po ashtu e kanë sjellë edhe Nesaiu me Ibn Maxhen. - “... dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim.” - Domethënë, paralajmërim për Ditën e Kijametit, për vërtetësinë e së cilës nuk ka asnjë dyshim. - “Një grup do të jetë për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr.” - Ose siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit. ...” [Tegabun 9]. Atë ditë, besimtarët do të gëzohen me kopshtet e tyre, por ata do të marrin në trashëgimi edhe kopshtet e mohuesve, të cilat ata do t’i gëzonin nëse do të përqafonin besimin e vërtetë. Kjo është fitorja e besim - tarëve dhe humbja e madhe e mohuesve të besimit, siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet dënimit në jetë n tjetër. Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë (të gjithë) . Ne nuk e vonojmë atë, përveçse deri në afatin e caktuar. Kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë pa lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të dëshpëruar, por do të ketë edhe të lumtur. Të dëshpëruarit do të jenë në Zjarr, ku do të kenë ofshama e ngashërime. Ata do të jenë aty të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka, përveç çfarë do Zoti yt. Zoti yt vepron gjithçka që Ai dëshiron. Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe Toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.” [Hud 103 - 108]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili tregon: 2326. “Një ditë, Profeti i Allahut doli para nesh duke mbajtur në duar dy libra dhe na tha: “A e dini çfarë janë këta dy libra?” - “Jo, - i thamë, - veç nëse na tregon ti, o i Dërguari i Allahut.” Duke na treguar atë që mbante në të djathtën e tij, ai tha: “Ky është një libër nga Zoti i botëve me emrat e banorëve të Xhenetit, emrat e etërve dhe fiseve që u përkasin. Ky është vulosur tashmë dhe në të as nuk shtohet e as nuk hiqet ndonjë emër.” Pastaj, duke na treguar atë që mbante në të majtën e tij, ai tha: “Ky është një libër nga Zoti i botëve me emrat e banorëve të Zjarrit, emrat e etërve dhe fiseve që u përkasin. Ky është vulosur tashmë dhe në të as nuk shtohet e as nuk hiqet ndonjë emër.” Sahabët e Profetit të Allahut thanë: “Atëherë, përse duhet të punojmë, kur çështja qenka mbyllur me kohë?! Profeti i Allahut tha: “Drejtohuni e afrohuni (rreth të vërtetës e punëve të mira), sepse banorëve të Xhenetit do t’u mundë - sohet ta mbyllin jetën me punë të mira, çfarëdo që të kenë punuar, ndërsa banorëve të Zjarrit do t’u mundësohet ta mbyllin jetën me punë të këqija, çfarëdo që të kenë bërë më parë.” Më pas, duke i bërë duart e tij grusht, tha: “Zoti juaj, Krenari i Lartësuar, tashmë i ka mbyllur çështjet e robërve.” Pastaj, duke e shtrirë dhe hapur dorën e djathtë, shtoi: “Një grup në Xhenet” Dhe duke hapur dorën e majtë, tha: “Një grup në Zjarr.” Po kështu e kanë sjellë Tirmidhiu e Nesaiu. - “Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme ...” - Domethënë, do t’i bënte të gjithë të udhëzuar në rrugën e drejtë ose të gjithë në humbje. Por Allahu i Madhëruar bëri dallime mes krijesave dhe udhëzoi ata që dëshiroi dhe la në humbje ata që dëshiroi, me urtësinë dhe diturinë e Tij. - “... por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do. Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmës.” - Ai do të fusë të gjithë krjesat në Xhenet, përveç atyre që nuk kanë mirësi e nuk pranojnë udhëzimin.

Mus'haf Hape →
Kalem 68:1–68:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ty Kur'anin dhe Urtësinë. Kjo është lumturia që Zoti yt të fali në këtë dynja. Ndërsa në ahiret: - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij. Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri. - “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur!” – Kuptimi: Me mirësitë e shumta të Zotit tënd mbi ty, ti nuk mund të jesh i çmendur. Allahu i Lartësuar të dalloi ty duke të dhuruar një mendje të plotë dhe të shëndoshë, një arsyetim të shëndetshëm, me fjalë të drejta dhe të prera. Madje, Ai të dhuroi ty, o Muhamed, më të mirat fjalë që janë shkruar ndonjëherë nga kalemi dhe që bota i ka ruajtur. Allahu i Lartësuar të dhuroi ty Kur'anin dhe Urtësinë. Kjo është lumturia që Zoti yt të fali në këtë dynja. Ndërsa në ahiret: - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë!” – Do të kesh shpërblim të madh dhe të vazhdueshëm. Në gjuhën arabe, fjala “ exh'ran” - shpërblim, kur është në trajtën e pashquar tregon që ky shpërblim është i madh. Shpërblimi, gjithashtu, është cilësuar si “gajru memnûn” - i pandërprerë, i vazhdueshëm. Ky shpërblim i madh dhe i pandërprerë vjen si fryt i veprave të mrekullueshme dhe i moralit të shkëlqyer të profetit Muhamed (a.s.), siç thotë i Madhëruari më tej: - “Vërtet, ti ke një moral te lartë.” – Domethënë: Ti qëndron shumë lart me moralin tënd, me të cilin të pajisi Zoti yt, si mirësi dhe bamirësi prej Tij. Morali i Profetit (a.s.) ishte Kur'ani, siç e ka përshkruar Aishja, Nëna e besimtarëve, kur e pyetën për këtë gjë. Mjafton, gjithashtu, për ta kuptuar më mirë, që të lexojmë edhe ajete të tjera të Kur'anit, si p.sh.: “Tregohu falës, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.” [El ea'raf 199, 200]. “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” [Al Imran 159]. “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Si këto, ka edhe shumë ajete të tjera, që tregojnë se Profeti (a.s.) kishte virtytet më të larta njerëzore. Në të njëjtën mënyrë, ajetet që nxisin për virtyte të larta të kujtojnë se vetë Profeti (a.s.) qëndronte në gradën më të lartë të tyre. Ai ishte i pari dhe më i ploti në moral. Profeti (a.s.) ishte i thjeshtë, i butë dhe shumë pranë njerëzve. Ai i përgjigjej ftesës së çdokujt që e ftonte. Ai gjykonte dhe plotësonte kërkesat e atyre që i kërkonin ndihmë. Gjithmonë ia qetësonte zemrën atij që i kërkonte diçka dhe kurrë nuk ia thyente zemrën apo ta kthente bosh dhe të dëshpëruar. Kur shokët i kërkonin diçka, ai gjithmonë pëpiqej që t’i kënaqte dhe t’ua plotësonte kërkesën, nëse nuk ishte e ndaluar. Nëse duhej të vendoste për diçka, nuk bënte me kokën e vet, por gjithmonë këshillohej me shokët. Profeti (a.s.) dinte të përgëzonte vepërmirët dhe të falte gabimtarët. Nëse ulej me dikë, ishte shembullor dhe jepte maksimumin për ta kënaqur tjetrin. Kurrë nuk e ngryste fytyrën dhe kurrë nuk tregohej i ashpër në fjalë. Buzëqeshte gjithmonë dhe asnjëherë nuk gërmonte te gabimet e tjetrit. Nuk mbante qëndrim ndaj ashpërsisë së bashkëfolësit, por tregonte durim dhe tolerancë. Duke qenë se armiqtë e tij e fyen duke shpifur për të se ishte i çmendur, pavarësisht se Allahu i Lartësuar e ngriti dhe e përsosi atë në të gjitha aspektet, i Lartësuari thotë: - “Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin, se cili prej jush është i çmendur.” - Është shumë e qartë se Profeti (a.s.) ishte njeriu më i udhëzuar, më i ploti në vetvete dhe më i dobishmi për të tjerët. Ndërsa armiqtë e tij ishin njerëzit më të humbur dhe më të dëmshëm për veten e vet dhe për të tjerët. Ata sprovuan njerëzit dhe, në mënyrë të veçantë, adhuruesit e Zotit, duke dashur t’i devijonin nga rruga e drejtë. Por mjafton që Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur rreth kësaj të vërtete, sepse Ai është Llogaritësi i shpejtë, që shpërblen me drejtësi. - “S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë.” - Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresëdhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.

Mus'haf Hape →
Alak 96:1–96:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… tënd që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari.” (Alak, 1 -3). Duke iu dridhur zemra, i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Surja Alak është sure mekase dhe përbëhet nga 9 ajete. Është surja e parë e zbritur prej Kuranit, dhe pikërisht ajo që ka zbritur në shpellën Hira. Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Urue Ibn Zubejri se Aishja, Nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: 2896. “Fillimisht, të Dër - guarit të Allahut Shpallja i vinte në formën e ëndrrave të mira në gjumë. Nuk ndodhte që të shihte ndonjë ëndërr, e pastaj të mos i realizohej sikurse drita e agimit. Pas kësaj, iu bë e dashur vetmia. Vetmohej në shpellën Hira, ku bënte adhurim me net të tëra, derisa përmallej për familjen e vet dhe rikthehej tek ata. Furnizohej me ushqimet e nevojshme dhe shkonte e vetmohej prapë. Pastaj kthehej te Hadixhja dhe furnizohej për net të tjera vetmie. Kështu vazhdoi, derisa i erdhi e vërteta, ndërkohë që ishte në shpellën Hira. Aty i vajti meleku dhe i tha: “Lexo!”- “Nuk di të lexoj”, - ia ktheu ai. Profeti ﷺ rrëfen: “Më kapi dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më, pastaj më lëshoi dhe më tha: "Lexo!" - “Nuk di të lexoj!” - i thashë. Sërish më kapi dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më, pastaj më lëshoi dhe më tha: "Lexo!" – “Nuk di të lexoj!” - i thashë. Më kapi për së treti e më shtrëngoi dhe, pasi më lëshoi, tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më Bujari.” (Alak, 1 -3). Duke iu dridhur zemra, i Dërguari i Allahut u kthye me këto ajete te Hadixhe Bintu Huejlidi dhe i tha: “Më mbulo, më mbulo!” Sakaq, ajo e mbuloi, derisa iu largua frika. Pastaj, ai zuri t'i tregonte Hadixhes për ndodhinë dhe i tha: “U frikësova për veten time!” Hadixhja i tha: “Assesi! Betohem në Allahun se Allahu kurrë nuk të poshtëron ty, sepse ti i mban lidhjet farefisnore, ndihmon të dobë - tit, u jep nevojtarëve, e pret dhe e nderon mysafirin dhe i del në ndihmë atij që është në hall.” Pas kësaj, Hadixhja e shoqëroi për te Ueraka Ibn Neufel Ibn Esed Ibn Abdul’uzza, djali i xhaxhait së Hadixhes, i cili ishte bërë i krishterë në periudhën para - islame dhe njihte mirë shkrimin e hebrai - shtes. Ai mund të shkruante pjesë të Inxhilit në hebraishte, aq sa ia kishte mundësuar Allahu. Ishte i shtyrë në moshë dhe i verbër. Hadixhja i tha: “O djali i xhaxhait tim, dëgjoje nipin tënd. - “Fol, o nip, çfarë ke parë?” - i tha Ueraka Profetit ﷺ .I Dërguari i Allahut i tregoi çfarë kishte parë dhe Uera - ka, me ta dëgjuar, i tha: “Ai që ke parë është Namusi, që Allahu e kishte dërguar më parë te Musai (a.s.). Ah, sikur të isha i ri e të isha gjallë, kur populli yt të të dëbojë!" I Dërguari i Allahut i tha: “Vërtet do të më dëbojnë?!” - “Pa dyshim. Nuk ka ndodhur që dikush të jetë shfaqur me atë që ke ti e që njerëzit të mos e kenë sulmuar. Nëse ajo ditë më gjen të gjallë, do të të ndihmoj sa të kem fuqi”, - ia ktheu Ueraka. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë e Ueraka vdiq, kurse Shpallja u ndal për njëfarë kohe.”. Të parat ajete që zbritën prej Kuranit janë pikërisht këto ajete të nderuara, të bekuara dhe plot mirësi. Ato janë mëshira dhe mirësia e parë, me të cilën Allahu i Lartësuar i mëshiroi e i begatoi robërit e Tij, përmes kësaj Shpall - jeje. Në këto ajete udhëzohen krijesat që të meditojnë në fillesat e krijimit të njeriut, dhe pikërisht në kohën kur ai është ende aleka, pra, gjak i ngjizur. Prej bujarisë, për - kujdesit dhe mëshirës së Allahut të Madhë - ruar është edhe fakti se ai i mësoi njeriut atë që nuk e dinte. Kështu, Ai e nderoi dhe e lartësoi njeriun nëpërmjet diturisë, që i dhu - roi. Ishte pikërisht dituria, kjo vlerë kaq e lartë, ajo që e bëri babain e gjithë njerëzi - mit, Ademin (a.s), të ngrihej në grada të larta dhe mbi gjithë krijesat e tjera, madje edhe mbi melekët. Dituria mund të jetë ve - tëm në mendjen e njeriut, por ajo mund të shfaqet dhe artikulohet nëpërmjet gjuhës dhe fjalëve ose edhe nëpërmjet shkrimit. Gjithashtu, dituria mund të ruhet në mendje, mund të artikulohet me fjalë dhe të ruhet nëpërmjet shkrimit. Dituria që ruhet nëpër - mjet shkrimit presupozon të gjitha të tjerat. Nëse një dije e caktuar shkruhet, ajo pa dyshim që është në mendjen e shkruesit dhe artikulohet me gjuhën e tij. Ndërsa ajo që ndodhet në mendje jo domosdoshmërisht shprehet me gojë apo të shkruhet me shkrim. Prandaj i Lartësuari thotë: “Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi (nje - riun) të shkruajë me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” Një fjalë e transmetuar thotë: 2897. “Ruajeni diturinë që të mos humbasë, nëpërmjet shkrimit të saj.” Po kështu është thënë: 2898. “Ai i cili punon përmes asaj diturie që ka marrë, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhuruar atij dituri që nuk e kishte më parë.”

Mus'haf Hape →
Rad 13:6 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… sa më parë, që të shpëtonin. Ata duhet të dinin se: - Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre,... - Mirësia, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e ndëshkimit para së mirës,... - Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës së thellë që i karakterizon mohuesit e Profetit të Tij, të zhytur në idhujtari dhe padrejtësi. Ata u këshilluan dhe qortuan nëpërmjet kësaj shpalljeje madhështore, por nuk nxorën mësim. Atyre iu dhanë fakte dhe argumente të qarta, por sërish nuk u nënshtruan dhe e refuzuan Shpalljen e Zotit. Ata e shfaqën haptazi mohimin e tyre duke u argumentuar çuditërisht me butësinë e Allahut të Lartësuar, që edhe pse është i Plotpushtetshëm e Ngadhënjimtar, tregon mëshirë ndaj tyre. Duke qenë se Allahu i Lartësuar është i Gjithëmëshirshëm dhe i Butë, Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë ata për gjynahet e tyre, kurse ata e lexuan këtë mosndëshkim si provë se janë me të vërtetën. Të vetëmashtruar dhe plot arrogancë, ata i kërkonin Profetit ﷺ që t'ua përshpejtonte ndëshkimin, a thua se po e sfidonin atë. Dikush prej tyre tha: “ Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”. [Enfal 32]. - ... edhe pse para tyre ka pasur dënime të ashpra. - Të mjerët i thoshin këto fjalë kur, para tyre, Zoti kishte bërë shumë popuj shembuj për të tjerët, me mënyrën se si i kishte ndëshkuar ata. A nuk e shihnin veten se si ishin katandisur?! A nuk kishin frikë nga ndëshkimi i Zotit?! Sigurisht, kjo qe një injorancë e thellë e tyre, nga e cila duhet të largoheshin sa më parë, që të shpëtonin. Ata duhet të dinin se: - Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre,... - Mirësia, bujaria, mëshira dhe falja e Zotit zbresin vazhdimisht dhe i përfshijnë njerëzit, të cilët, fatkeqësisht, dinë të tregojnë veçse sherrin, mosbindjen, mosmirënjohjen dhe mohimin. Ata e mohojnë Zotin, tregohen mosmirënjohës e mospërfillës ndaj Tij, ndërkohë që janë aq të varfër dhe nevojtarë për mëshirën e Tij. Ndërsa i Lartësuari i fton me butësi, dashuri dhe mëshirë drejt portës së Tij, ata vazhdojnë të zhyten në krime dhe padrejtësi. Megjithatë, i Gjithëmëshirshmi nuk i privon dhe as i përjashton ata nga përkujdesja, mirësitë dhe bujaria e Tij. Nëse ata pendohen dhe kthehen tek Ai të mbushur me keqardhje dhe të nënshtruar, Ai bëhet i Dashuri i tyre dhe i ka njoftuar se Ai i do të penduarit dhe i do ata që pastrohen. Nëse nuk pendohen, Zoti përkujdeset që t’i mjekojë dhe pastrojë ata. Ai i sprovon ata me fatkeqësi, për t’i pastruar nga gjynahet, por përsëri thotë me dashuri dhe mëshirë: Thuaj: “ Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. ” Dhe, kthehuni te Zoti juaj (me pendim dhe bindje) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni më të mirës që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos e ndjeni. ” [Zumer 53 -55]. Por duke synuar t’i kthejë në rrugën e mbarë, Zoti di t’i mjekojë ata edhe duke i kërcënuar: - ... por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë . - Ai është Ndëshkues për këdo që vazhdon në gjynahe dhe refuzon të kthehet i penduar, të kërkojë falje dhe t’i përgjërohet Atij, që është Ngadhënjimtari dhe Falësi i madh. Le të frikësohen robërit e mençur nga ndëshkimi i Ngadhënjimtarit dhe të Drejtit, që është një dënim i pashmangshëm mbi kriminelët! Le ta kujtojnë vazhdimisht se zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit është i dhembshëm dhe i ashpër.

Mus'haf Hape →
Safat 37:180–37:182 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… qoftë Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqishëm!” - Ai është Zoti i krenarisë, Ngadhënjimtari, mposhtësi i gjithçkaje, i Pamposhturi, i Plotpushtetshmi. - “Ai është i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar dëshmon dëlirësinë dhe pastërtinë e Tij, madhështinë dhe lartësinë e Tij përkundër trillimeve të mohuesve të së vërtetës, të padrejtëve dhe të zhyturve në kufër dhe idhujtari. I lartësuar dhe i dëlirë qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët dhe trillimet e mohuesve dhe të padrejtëve! - “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqishëm!” - Ai është Zoti i krenarisë, Ngadhënjimtari, mposhtësi i gjithçkaje, i Pamposhturi, i Plotpushtetshmi. - “Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata.” - Ai është i pastër nga fjalët e trilluesve dhe armiqve të së vërtetës. - “Paqja qoftë mbi të Dërguarit ...” - Paqja e Zotit qoftë mbi ta në dynja dhe në ahiret, sepse të paqta ishin mesazhet e tyre, të vërteta dhe larg cdo kotësie dhe mangësie ishte ajo që ata thanë në lidhje me Zotin e tyre. Ata thanë për Zotin veçse të vërtetën, të saktën, me përshkrimin më të mirë. - “... dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë! ” - Atij i takon lavdërimi, mirënjohja dhe përlëvdimi në dynja dhe në ahiret, në çdo gjendje e kohë. Tesbih-u përmban dëlirësimin dhe dëshminë e pastërtisë dhe lartësisë së Zotit nga çdo mangësi dhe dikton gjithashtu që të pohohet se Ai është i plotë e absolut në çdo aspekt. Po kështu, hamd-i tregon se për Të duhen pohuar dhe dëshmuar cilësitë më të plota dhe, nga ana tjetër, dikton që të dëshmohet se Alahu është i pastër e i dëlirë nga çdo mangësi e dobësi. Që të dyja këto përlëvdime, pra, tesbihu edhe hamdi janë përmendur së bashku jo vetëm në këtë ajet, por edhe në ajete të tjera të Kuranit. Taberaniu sjell hadithin nga Zejd Ibn Erkami se Profeti i Allahut ka thënë: 2257. “Çdokush që thotë tri herë, në fund të çdo namazi: “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqishëm! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata. Paqja qoftë mbi të Dërguarit dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë!”, me të vërtetë e ka mbushur peshoren me shpërblimin më të madh.” 221 Ky ishte fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Safat. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, pandërprerë dhe përjetësisht!

Mus'haf Hape →
Haxh 22:67–22:69 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… te Zoti yt, sepse ti je në Rrugën e Drejtë! ” - Kjo është rruga e drejtë dhe e qartë, që të çon në përmbushjen e qëllimit të lartë. Kjo i ngjan fjalës së …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Çdo populli Ne i dhamë rite fetare të cilat ata duhet t'i zbatonin. Atëherë, të mos polemizojnë me ty për këtë çështje. ” - Ibn Xheriri shpjegon: “Domethënë, çdo umeti të një profeti i përcaktuam rite të veçanta për ta.” Kuptimi fillestar i fjalës el mensek (që është përkthyer “rite”) është: një vend, ku njeriu kthehet vazhdimisht, kohë pas kohe, për të kryer aty ose vepra të mira ose vepra të këqija. Veprat e haxhit quhen pikërisht menasik - “rite”, sepse njerëzit kthehen rregullisht në atë vend për të kryer ritet, kohë pas kohe. 62 Sipas njërit kuptim, ajeti flet për ritet fetare të ligjëruara nga vetë Zoti për çdo popull përmes profetit të tyre. Nëse marrim këtë kuptim atëherë, fjala që vjen më pas duhet parë e lidhur me të. Allahu i Madhëruar thotë: “Atëherë, të mos polemizojnë me ty për këtë çështje.” Pra, bëhet fjalë për idhujtarët. Kështu, idhujtarët nuk kanë pse polemizojnë për ligjet që Zoti të dha dhe ritet me të cilat të ngarkoi e urdhëroi. Sipas një kuptimi tjetër, ajeti flet për kaderin e Zotit dhe faktin që Ai çdo populli i dha mundësinë e lirinë që të zgjedhin atë që duan në lidhje me ritet e tyre. Kështu, ajeti vjen me këtë kuptim: “Për çdo popull, Ne përcaktuam rite, të cilat ata i zbatojnë dhe u përmbahen.” Pra, ata i bëjnë këto rite me kaderin e Zotit, prandaj mos u ndiko nga polemikat e tyre, mos devijo nga e vërteta ku të ka udhëzuar Zoti, për shkak të kundërshtimit të tyre. - “Por ftoji te Zoti yt, sepse ti je në Rrugën e Drejtë! ” - Kjo është rruga e drejtë dhe e qartë, që të çon në përmbushjen e qëllimit të lartë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “ Kurrë mos të të shmangin ata (mohuesit) nga ajetet e Allahut pasi ato të janë shpallur ty! Fto për te Zoti yt dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! Veç Allahut, mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër veç Tij! Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” [Kasas 87]. - “E, nëse ata të kundërshtojnë ty, thuaju: “Allahu e di më së miri për gjithçka që bëni ju; ...” - Siç thuhet në ajetin tjetër: “Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju” .” [Junus 41]. Ky është një kërcënim i ashpër dhe një paralajmërim i sigurt, nga i cili duhet të druhesh, si në ajetin tjetër: “... Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij (Kuranit). Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi e Mëshirë-ploti.”!” [Ahkaf 8]. - “Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtohe - shit.”. - Kjo është njëlloj si ajeti: “E, pikë - risht për këtë ti fto të tjerët, përqendrohu në rrugën e drejtë, ashtu si të është urdhëruar dhe kurrë mos shko pas dëshirave të tyre! Thuaju: “Unë u besoj Librave që ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të mbaj drejtësi mes jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne kemi përgjegjësi për veprat tona e ju për veprat tuaja. Nuk ka polemika mes nesh e jush. Allahu do të na mbledhë të gjithëve dhe vetëm tek Ai është përfundi - mi.” [Shura 15].

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:41–20:44 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me mënyrën më të mirë! Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe për të udhëzuarit.”[Nahl 125] . - “Ndoshta ai mendohet e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Dhe Unë të kam përgatitur ty për Vete (për të më shërbyer) .” - Domethënë, të përzgjodha për të qenë i dërguari Im dhe për të më shërbyer, ashtu siç Unë dëshiroj dhe vendos. - “Prandaj, ti dhe vëllai yt, shkoni me argumentet e Mia, ...” - Shko së bashku me vëllain, sepse do t’ju jepen mrekullitë e Mia. - “... e mos harroni të më kujtoni Mua!” - Kurrsesi mos u dobësoni dhe mos e pakësoni përkujtimin e Allahut të Lartësuar. Përkujtimi i Allahut do të jetë një ndihmë e madhe, në përballje me Faraonin, një forcë e pathyeshme, me të cilën do të arrini ta mposhtni atë. Në një hadith ( kudsij) thuhet: 1781. “Me të vërtetë, adhurues i vërtetë dhe i dorëzuar ndaj Meje, është ai i cili më përkujton Mua kur është duke u përballur me armikun e vet.” 18 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar! ” - Ai është rebeluar dhe ka shprehur kryelartësi dhe mosbindje ndaj Allahut. Ai është treguar kryeneç dhe nuk i është nënshtruar Allahut të Madhëruar. - “Por t’i flisni me fjalë të buta! ” - Në këtë ajet ka shumë mësime të mëdha, në lidhje me mënyrën e ftesës së njerëzve në fenë e Zotit. Ne mësojmë se, gjatë davetit, duhet të tregojmë butësi e mirësjellje, siç ka thënë edhe Jezid el Rakashiu në vargjet e tij: “Ti që tregon dashuri dhe ngrohtësi me armikun, që të kundërshton dhe të lufton, / si sillesh me atë që dëshiron afër ta mbash dhe ta ftosh atje ku ti synon? ” Allahu i Lartësuar i porositi ata që ta këshillonin dhe përkujtoni Faraonin se është një Zot, i Cili i ka krijuar të gjithë dhe që vendos për gjithçka, ta kujtonin se është një Ditë e Premtuar, kur të gjithë do te dalin para Zotit dhe se përfundimi atë ditë do të jetë ose në Xhenet, ose në Zjarr. Allahu i porositi ata që këto mesazhe t’ia thoshin me fjalë të zgjedhura, të buta e të ngrohta, që të pranoheshin lehtë. Në këtë mënyrë, fjalët do të zinin vend në shpirtin e dëgjuesit, do të ishin më ndikuese dhe më frytdhënëse. Allahu i Madhëruar thotë: “Thirr për në Rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me mënyrën më të mirë! Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe për të udhëzuarit.”[Nahl 125] . - “Ndoshta ai mendohet e frikësohet. ” - Drejtojini këtë ftesë, me shpresë që ai të kthejë rrugë, duke mos vazhduar në rrugën e humbjes dhe shkatërrimit; si edhe me shpresë që zemra e tij të mbushet me frikë për Zotin. Kështu, përmes përkujtimit, robi heq dorë nga ligësitë, ndërsa kur zemra mbushet me frikë e respekt për Zotin, frikë që ndërtohet mbi diturinë e vërtetë rreth Zotit, njeriu përkushtohet për t’iu bindur Atij. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar dërgoi Musain dhe Harunin te faraoni, me qëllim që t’i paraqisnin atij argumente të plota dhe të qarta, duke e paralajmëruar përpara se të vinte dita kur ndëshkimi i Zotit të gllabëronte çdo mohues.

Mus'haf Hape →
Furkan 25:30–25:31 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Mos u dëshpëro për mohimin e tyre, por kujto gjithmonë një fakt shumë të rëndësishëm: - Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt. – Ai të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- I Dërguari tha: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” ” - Profeti (a.s) i drejtohet Zotit të tij dhe i ankohet për mospërfilljen e popullit të tij dhe largimin e tyre nga Shpallja. Profeti, duke shprehur keqardhjen për popullin e tij, thotë: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” Populli tek i cili më dërgove që të udhëzoheshin përmes Shpalljes e shpërfilli këtë Kur'an. Ata i kthyen shpinën dhe e braktisën Profetin. Ata e lanë pas shpine, ndërkohë që ishte detyrë për ta që t’i nënshtroheshin gjykimit të tij dhe të përkushtoheshin të jetonin sipas ligjeve të tij. Ata duhej të ecnin pas dritës së këtij libri. Por Allahu i Lavdëruar, duke e ngushëlluar Profetin e Tij, i tregon se kishte edhe popuj të tjerë që kishin vepruar njëlloj. Ai thotë: - Ja kështu, Ne lejuam që, çdo profet të ketë një armik prej keqbërësve. – Ne lejuam që të ketë armik prej atyre që nuk e meritojnë të mirën dhe nuk pastrohen e të bëhen të denjë për ta pasur atë. Ata i kundërshtonin profetët, i refuzonin shpalljet e Zotit dhe polemizonin me kotësira, për ta hedhur poshtë të vërtetën. Ndër dobitë e këtyre kundërshtimeve dhe mohuesve është edhe fakti që, nëpërmjet tyre, del në pah e vërteta dhe lartësohet mbi kotësinë. Duke u vënë përballë të kotës dhe mashtrimeve, e vërteta qartësohet më shumë dhe shtjellohet më hollësisht. Kështu ndodh, sepse nëpërmjet argumenteve, Zoti sqaron çdo dyshim e mashtrim që hedhin mohuesit. Të gjithë e mësojnë qartësisht çfarë bën Zoti me pasuesit e së vërtetës, duke i nderuar dhe lartësuar ata. Qartësohet, gjithashtu, edhe çfarë bën Zoti me mashtruesit dhe kundërshtarët e profetëve, pra, se si i dënon ata. Kështu, nuk ka arsye për dëshpërim dhe shqetësim pse ata e refuzojnë mirësinë. Mos u dëshpëro për mohimin e tyre, por kujto gjithmonë një fakt shumë të rëndësishëm: - Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt. – Ai të udhëzon në çdo rrugë të mirë dhe të ndihmon që të përmbushësh qëllimet e tua dhe t’i kompletosh mirësitë e fesë dhe të jetës tënde. Ai është, gjithashtu, Ndihmëtari që të përkrah dhe të jep fitoren kundër armiqve të tu. Ai largon prej teje çdo rrezik dhe të shpëton nga çdo ligësi, që cenon fenë dhe jetën tënde. Atëherë, mjaftohu me Të dhe vetëm tek Ai mbështetu dhe gjej forcë!

Mus'haf Hape →
Haxh 22:47–22:48 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e shpërblimin e të dashurve të Tij, besimtarëve të përulur, të gjitha do të ndodhin patjetër. - “Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur: - “Megjithatë ata kërkojnë prej teje t’ua përshpejtosh d ënimin!” - Ata mohues, të cilët padrejtësisht të quajnë mashtrues, të sfidojnë duke të kërkuar që t’u përshpejto - het ndëshkimi, për të treguar mosbesimin e tyre në mesazhet e tua. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kuran) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”.” [Enfal 32]. Ose: “Dhe ata (jobesimtarët) thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) përpara Ditës së Gjykimit!”” [Sad 16]. - “... por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet.” - Këta janë mohuesit e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit. Ata hedhin të tilla fjalë, që tregojnë mosbesimin e tyre, ndërkohë që Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premti -min. Ky është një kërcënim i frikshëm drejtuar kryeneçëve. Le ta dinë se atë që Ai e ka premtuar për Kijametin, për ndëshkimin e armiqve të së vërtetës e të besimta-rëve, poshtërimin e kundërshtuesve e mohu -esve të profetëve e të shpalljeve, por edhe për nderimin e shpërblimin e të dashurve të Tij, besimtarëve të përulur, të gjitha do të ndodhin patjetër. - “Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj. ” - Kuptimi është që Allahu i Lartësuar nuk nxitohet në atë që vendos dhe vepron. Pa dyshim që 1000 vjet të kaluara te krijesat është si një ditë e vetme tek Zoti. Kohëzgjatja nuk ndryshon asgjë në lidhje me pashmangshmërinë e gjykimit dhe asaj që ai ka vendosur të bëjë me ta. Allahu është i Gjithëditur dhe i plotpushtetshëm për t’i ndëshkuar ata, prandaj askush nuk mund t’i shpëtojë gjykimit dhe ndëshkimit të Tij, askush nuk mund t’i fshihet e shmanget asaj që Zoti ka vendosur, edhe nëse afatizohet dhe i shtyhet llogaria e ndëshkimi për një kohë të gjatë. - “Sa e sa popuj që ishin në rrugë të ga - buar! Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, por në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi. ” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1875. “Muslimanët fukarenj do të hynë në Xhenet gjysëm dite përpara të pasurve, pra, 500 vjet përpara.” Ibn Ebu Hatimi sjell shpjegimin nga Ibn Abasi: “Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogaritjes tuaj”, domethënë që një ditë tek Zoti është e gjatë sa një prej ditëve kur i Madhëruari krijoi qiejt dhe Tokën.”

Mus'haf Hape →
Nahl 16:102 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Thuaj: “Atë e solli Ruhul Kudus (Shpirti i Shenjtë) plot vërtetësi nga Zoti yt... - Ai ishte Xhibrili, meleku i dërguar nga Zoti. Ai ishte një i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaj: “Atë e solli Ruhul Kudus (Shpirti i Shenjtë) plot vërtetësi nga Zoti yt... - Ai ishte Xhibrili, meleku i dërguar nga Zoti. Ai ishte një i dërguar i pastër nga çdo mangësi, larg tradhtisë dhe çdo prirjeje të keqe. Allahu i Madhëruar na tregon për Kur'anin se: “Ai zbriti plot vërtetësi nga Zoti yt.” Kur'ani përmban të vërtetën e sigurt. Të vërteta janë rrëfimet dhe kumtet e tij. Të vërtetën mbështesin urdhëresat e ndalesat e tij. Askush nuk ka mundësi të cenojë vërtetësinë dhe saktësinë e Kur'anit. Është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar: nëse përmbajtja e Kur'anit është e vërtetë, atëherë çdo gjë që e kundërshton atë është e kotë dhe e papranueshme. Përmes këtij libri, që përmban të vërtetën e sigurt dhe që u zbrit me besnikëri nga Xhibrili (a.s), Allahu i Madhëruar forcon besimtarët: - ... për t’i përforcuar ata që besuan ... - Kështu i forconte Allahu besimtarët gjatë kohës kur shpalleshin ajetet, kohë pas kohe. Në këtë mënyrë, e vërteta hynte në zemrat e tyre pak e nga pak, derisa imani i tyre u forcua dhe u bë i patundur si malet. Besimtarët e dinin se Kur'ani ishte e vërteta nga Zoti i tyre, prandaj sa herë që lexonin ndonjë ligj, që më pas Zoti e abrogonte, ata e dinin mirë se Zoti do ta zëvendësonte me një ligj tjetër ose të njëjtë me të, ose më të mirë se ai që abrogohej. Ata arrinin ta kuptonin se ligji i ri ishte më afër urtësisë së Zotit dhe logjikës së saktë dhe më i përshtatshmi për kohën. - ... dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për myslimanët . – Kur'ani i udhëzon muslimanët në realitetin e çdo çështjeje dhe ua qartëson atyre të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi. Kur'ani i përgëzon besimtarët se do të kenë shpërblim të mirë në Xhenetet e mirësisë, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sjellja e këtij libri pak e nga pak shërbeu si udhëzim e përgëzim më i fortë dhe më i plotë për besimtarët, sesa po të zbriste njëherësh, pasi mendjet e tyre mund të çoroditeshin. Allahu i Madhëruar e shpallte pjesë-pjesë Kur'anin, që të ishte udhëzues dhe përgëzues për besimtarët në kohën dhe rrethanat kur shpallej. Kështu ata e kuptonin mirë dhe arsyetonin drejt rreth tij dhe kuptimeve që ishin dashur përmes këtyre ajeteve dhe zemrat e tyre mbusheshin me iman. Me vijimin e ajeteve të tjera të ngjashme, me madhështinë dhe udhëzimin që ofronin, zemrat dhe imani i tyre forcoheshin edhe më shumë. Kjo është arsyeja që sahabët, përmes studimit të vazhdueshëm dhe jetës sipas Kur'anit, arritën gradat më të larta. Karakteri dhe morali i tyre u ndryshuan rrënjësisht dalëngadalë. Përmes Kur'anit, që pushtoi shpirtin dhe zemrën e tyre, ata arritën nivelet më të larta të moralit, duke u bërë të paarritshëm për të gjithë brezat që do të vinin. Edhe brezat pasues kanë nevojë që zemrat e tyre të mbushen me njohuritë e Kur'anit dhe moralin që ai urdhëron. Mendjet e tyre kanë nevojë të domosdoshme që të ndriçohen me dritën e tij, për të gjetur rrugën në terrin e humbjes dhe të paditurisë. Vetëm kështu do të rregullohen çështjet e tyre të fesë, por edhe të jetës.

Mus'haf Hape →
Enam 6:131–6:132 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Kështu (janë dërguar Profetë), sepse Zoti yt kurrë nuk e shkatërron asnjë vend për padrejtësitë e tyre, nëse banorët e tij nuk janë paralajmëruar. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kështu (janë dërguar Profetë), sepse Zoti yt kurrë nuk e shkatërron asnjë vend për padrejtësitë e tyre, nëse banorët e tij nuk janë paralajmëruar. - Allahu i Madhëruar i dërgoi profetët, në mënyrë që asnjë zullumqar të mos ketë justifikim pas dërgimit të tyre e pas shtjellimit të së vërtetës. Allahu nuk ka për të ndëshkuar asnjë popull, pa i dërguar atyre paralajmërues dhe pa i ftuar në rrugën e drejtë. Tek të gjithë popujt që Zoti ndëshkoi, kishte dërguar profetë në fillim, dhe pas mohimit e refuzimit të tyre, Ai i ndëshkoi. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne të dërguam ty me të vërtetën, si përgëzues e qortues. Dhe në çdo popull Ne kemi dërguar qortues. " [Fatir 24 .] dhe thotë: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!”...” [Nahl 36], dhe thotë: “Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve.” [Isra 15], dhe thotë: “Nga zemërimi që ka, ai (Xhehenemi) gati sa nuk shpërthen! Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues?” Ata thonë: “Po, na erdhën paralajmërues (nga Zoti), por ne i mohuam e thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë, ndërsa ju nuk jeni gjë tjetër, por veçse njerëz në një humbje të madhe.”” [Mulk 8, 9]. Ajetet me këtë kuptim janë të shumta. Kështu çdo popull që bënte padrejtësi, duke nisur nga idhujtaria e gjithçka tjetër poshtë saj, Allahu nuk nxitohej që t’i ndëshkonte, por u dërgonte profetë, që t’i ftonin ata në rrugën e drejtë dhe t’u qartësonin kufijtë e Tij. Ata, gjithashtu, i kërcënonin dhe paralajmëronin për ndëshkimin e Allahut, për ditën e tubimit para Tij, për llogaritjen e drejtë të veprave të tyre. Kështu, Allahu kurrsesi nuk i ka ndëshkuar popujt pa i paralajmëruar më parë, në mënyrë që ata të mos thonë se nuk kishin patur paralajmërues për ndëshkimin , e premtues për shpërblimin. - Por secili do të ketë shkallë sipas veprave të veta. - Pra, çdo njeri e xhind do të ketë gradën e vet, që do ta fitojë me punët e veta, të mira apo të këqija qofshin. Si të bindurit, edhe të pabindurit do të marrin shpërblimin e merituar nga Allahu i Lartësuar. Kështu e ka shpjeguar Ibn Xheriri. Megjithatë, ka mundësi që ky ajet të ketë lidhje me mohuesit prej xhindëve dhe njerëzve. Kështu, si xhindët edhe njerëzit mohues të Zotit do të kenë vendin e tyre në Zjarr, sipas veprave që kryejnë në këtë botë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “ Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”. ” [El ea'raf 38]. - Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre. - Ibn Xheriri shpjegon: “Ai i di mirë veprat e tyre dhe i ka ruajtuar ato, që secili të marrë atë që meriton Ditën e Tubimit dhe Llogarisë para Tij.

Mus'haf Hape →
Enam 6:66–6:69 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Populli yt e mohoi këtë (Kur'an), ndonëse ai është vetë e vërteta. - Populli yt, - domethënë, kurejshët - e mohuan Kur'anin. Allahu thotë për Kur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Populli yt e mohoi këtë (Kur'an), ndonëse ai është vetë e vërteta. - Populli yt, - domethënë, kurejshët - e mohuan Kur'anin. Allahu thotë për Kur 'anin: “... ai është vetë e vërteta”. Pra, ai është e vërteta, prandaj çdo gjë kundër tij është kotësi dhe devijim nga rruga e Zotit. - Thuaj: “Unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”. - Unë nuk jam roja juaj. Detyra ime është thjesht kumtimi i qartë i Shpalljes së Zotit, ndërsa detyra juaj është të më bindeni dhe të pasoni rrugën time. Ai që bindet do të jetë i lumtur, ndërsa ai që më kundërshton do të jetë i dëshpëruar. - Çdo mesazh ka afatin e vet (të plotësimit). - Çdo lajm ka afatin e vet të realizimit e përmbushjes, qoftë edhe pas njëfarë kohe, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët. Dhe ju do ta shihni shumë shpejt gjithë të vërtetën e tij.” [Sad 88]. Dhe thotë: “... Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. Çdo kohë ka Librin e vet (ku përcaktohet caku i saj).” [Ra'd 38]. Ky është një paralajmërim dhe kërcënim i sigurt, që do të përmbushet pa asnjë dyshim, prandaj i Madhëruari thotë: - dhe ju do ta kuptoni më vonë. - Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kur i sheh ata që nënçmojnë ajetet Tona ... - Domethënë, duke u tallur me to dhe duke i quajtur ato gënjeshtra, - largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! - Pra, derisa të kalojnë në bisedë tjetër, që nuk ka lidhje me mohimin e Shpalljes së Zotit dhe talljes me të. - Nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë, kur të kujtohesh, mos rri më me njerëz të padrejtë!” - Kjo është një këshillë për gjithë pjestarët e këtij umeti, që të mos ulen kurrë me mohuesit e mesazheve të Zotit, të cilët i shtrembërojnë, i nxjerrin ato nga konteksti i tyre dhe kuptimi i saktë, që është dashur me to. Edhe nëse ulesh me ata nga harresa, “...atëherë, kur të kujtohesh, mos rri më me njerëz të padrejtë!” Në një hadith thuhet: 1114. “Umetit tim i janë falu r ato gjynahe që i bën gabimisht, nga harresa dhe ato që i bën i detyruar, nën kërcënim.” Por nëse ulesh me të tillë njerëz, atëherë është njëlloj si t’i kesh miratuar veprimet e tyre. - Ata që janë të devotshëm ndaj Allahut nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për veprat e mohuesve, - nëse distancohen nga zullumqarët dhe nuk qëndrojnë në mexhlisin e tyre, këta nuk kanë asnjë gjunah për ato padrejtësi e gjunahe që bëjnë të tjerët. - por le t'i paralajmërojnë që ata të ruhen (nga ndëshkimi i Zotit) . - Le të jetë ky largim prej tyre si një paralajmërim e këshillë për ata, që bëjnë trillime e tallen me ajetet e Allahut dhe që shtrembërojnë mesazhet e Tij, që, kur të shohin distancimin e besimtarëve prej tyre, të mos guxojnë më të tallen e të bëjnë të njëjtin gabim.

Mus'haf Hape →
Hud 11:36–11:39 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Prandaj ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”” [Kamer 10]. Atëherë Allahu i lavdëruar i shpalli atij: “Askush nga populli yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Nuhut iu shpall: “Askush nga populli yt nuk do të besojë më, përveç atyre që tashmë kanë besuar. - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai vendosi që ta përshpejtonte goditjen e ndëshkimit dhe zemërimit të Tij mbi popullin e Nuhut. Ai ia shpalli Nuhut një vendim të tillë, prandaj Nuhu (a.s) në vijim u lut dhe e mallkoi popullin e tij. Këtë lutje Allahu i Lartësuar na e ka treguar në Kur’an, kur thotë: “Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Dhe thotë: “Prandaj ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”” [Kamer 10]. Atëherë Allahu i lavdëruar i shpalli atij: “Askush nga populli yt nuk do të besojë më, përveç atyre që tashmë kanë besuar.” - Prandaj mos u brengos më për veprimet e tyre!” - Mos u dëshpëro dhe mos u merakos, sepse ndëshkimi tashmë do të bjerë mbi ta, dhe ky është vendim i pakthyeshëm. - Ndërtoje një anije nën Sytë Tanë dhe sipas Shpalljes Sonë - Ndërto një anije nën kujdesin dhe mbikëqyrjen Tonë. Merr udhëzimet Tona në lidhje me mënyrën e ndërtimit të saj. - e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” - Mos më fol dhe mos m’u lut që ta ndal shkatërrimin e mohuesve, sepse përfundimi i tyre është i pashmangshëm: ata të gjithë do të mbyten! - Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte. Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju. - Kur Nuhu (a.s) ndërtonte anijen, pranë tij kalonin grupe nga populli i tij, të cilët e kishin mohuar atë si profet. Ata talleshin me të, duke i thënë: “Ti je duke ndërtuar një anije në tokë?! Si do të lundrojë në tokë kjo anije?!” - Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.” - Ky është kërcënim i ashpër dhe paralajmërim i sigurt, për një ndëshkim poshtërues e të dhimbshëm që në këtë dynja. Ndërsa në ahiret, mbi ta do të godasë sërish dënimi i Zotit. Ata do t’i mbulojë ndëshkimi i vazhdueshëm, i përjetshëm, i pafund. Ky është shpagimi për mohuesit e besimit dhe ata që e refuzojnë atë, për ata që i konsiderojnë profetët si gënjeshtarë dhe ata që tallen me mesazhin e Zotit dhe të profetëve të Tij.

Mus'haf Hape →
Gafir 40:77–40:78 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… mohuesit dhe refu - zuesit e të vërtetës, që ti solle prej Zotit në jetën e kësaj dynjaje. Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar ia qetësoi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Bëhu i durueshëm, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë! ” - Allahu i Lartësuar duke e urdhëruar, e urdhëron profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ , që të jetë i durueshëm përballë refuzimit të të gjithë mohuesve nga populli i tij. Allahu i Lartësuar ka për ta përmbushur premtimin për fitoren mbi ata që të mohojnë. Ai ka për të bërë që përfundimi i mirë të të takojë ty dhe të gjithë atyre që pasojnë rrugën tënde, në dynja dhe në ahiret. - “Ne ose do të bëjmë të shohësh diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre ...” - Kuptimi: Njëra mundësi është që Allahu të të tregojë një pjesë të atyre ndëshkimeve, me të cilat ka kërcënuar mohuesit dhe refu - zuesit e të vërtetës, që ti solle prej Zotit në jetën e kësaj dynjaje. Dhe pikërisht ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar ia qetësoi sytë dhe zemrën Profetit të Tij të dashur dhe muslimanëve në ditën e Bedrit, ditë në të cilën Ai shfarosi krerët e shirkut dhe mohi - mit të besimit të vërtetë. Më pas, Allahu i Lartësuar e çliroi për Profetin e Tij të dashur Mekën dhe gjithë Gadishullin Arab, gjatë kohës kur Profeti ishte ende në këtë botë. - “... ose do ta marrim shpirtin tënd. Sidoqoftë, ata tek Ne do të kthehen.” - Ky është opsioni i dytë: t’i bëjmë që të shijojnë ndëshkimin e ashpër në ahiret. Më pas, duke ngushëlluar Profetin e Tij të dashur, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne, edhe para teje kemi dërguar profetë. Për disa prej tyre të kemi treguar ...” - Nga profetët e mëparshëm, të cilët duhet të jenë shembulli yt në durimin e treguar dhe ngushëllimi yt në përballjen me mohuesit e besimit, ka të tillë që Ne të kemi treguar rreth tyre. Ne të kemi treguar se si popujt e tyre i refuzonin. Ata nuk e pranonin ftesën e Zotit dhe kundërshtonin rrugën e profetëve të tyre. Megjithatë, në fund, triumfi u takoi profetëve të dërguar nga Zoti. Gjithashtu, ka dhe profetë të tjerë, për të cilët i Lartësuari thotë: - “... për disa prej tyre nuk të kemi tre - guar.” - Në fakt, ata për të cilët nuk është treguar janë të shumtë, shumë më tepër sesa ata për të cilët është folur. Për këtë çështje kemi thënë diçka edhe në suren Nisa. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirë - njohja për çdo mirësi që na ka dhuruar. 21 - “Asnjë profet nuk mund të sillte ndonjë argument ndryshe, përveçse me lejen e Allahut.” - Asnjë profet nuk ka patur mundësi tjetër që t’i sjellë popullit të vet ndonjë shenjë a mrekulli, veçse me lejen e Zotit. Nëpërmjet këtyre shenjave të lejuara dhe të dhuruara nga vetë Zoti, vërtetohej qenia e tyre si profetë të zgjedhur nga Ai dhe konfirmohej vërtetësia e mesazhit që ata përcillnin. - “Por kur të vijë urdhri i Allahut, çë - shtja do të vendoset me drejtësi e atëherë, ithtarët e së kotës do të shkatërrohen. ” - Kur të vijë ndëshkimi i Tij, i cili do të përfshijë të gjithë mohuesit e të vërtetës, çështja do të vendoset me drejtësi. Me një gjykim të drejtë, Allahu i Lartësuar do të shpëtojë besimtarët dhe shkatërrojë mohuesit e të vërtetës: “... e atëherë, ithtarët e së kotës do të shkatërrohen.”

Mus'haf Hape →