Kërko: sikur deri te ishte ngre

Hadid 57:1–57:6 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Dita e parë e krijimit ishte dita e dielë dhe përfundimi i krijimit ishte në ditën e xhuma. Pastaj i Lartësuari u ngrit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahun e lartëson me adhurim gjithçka që është në qiej e në Tokë...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth madhështisë, lartësisë dhe gjerësisë së pushtetit të Tij. Ai na tregon se çdo gjë në botën qiellore e tokësore, qofshin gjallesa që flasin ose që nuk flasin, qofshin sende e krijesa të gjalla, të gjitha pa përjashtim i bëjnë tesbih, duke e lavdëruar dhe duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon Madhërisë së Tij. Gjithçka është e nënshtruar ndaj Zotit, e përunjur para krenarisë së Tij. Në këtë krijim shfaqet qartë urtësia dhe Mbisundimi i Allahut të Madhëruar. Në këtë ajet del qartë, gjithashtu, nevoja e madhe e të gjitha krijesave, të botës qiellore e asaj tokësore, për Zotin e tyre. - “Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” - Allahu na tregon për krenarinë e Tij madhështore dhe për faktin se Ai ka nënshtruar gjithçka nën sundimin e Tij. Ai tregon gjithashtu për urtësinë e Tij të madhe, qoftë në krijimin e Tij, qoftë në ligjet që ka vendosur mes tyre. - “Atij i takon pushteti në qiej e në Tokë. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i të gjitha krijesave. Ai përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre, me pushtetin e fuqinë e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe asgjë nuk del jashtë sundimit të Tij. - “Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti....” - Allahu është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë, dhe i Fundit, pas të Cilit nuk ka gjë. Allahu është i Larti, sipër të Cilit nuk ka gjë, dhe i Afërti, më pranë se i Cili nuk ka gjë. - “...dhe Ai di çdo gjë” - Dituria e Allahut ka përfshirë të dukshmet dhe padukshmet, të hapurat dhe të mbuluarat, të shkuarat dhe të ardhmet. - “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Dita e parë e krijimit ishte dita e dielë dhe përfundimi i krijimit ishte në ditën e xhuma. Pastaj i Lartësuari u ngrit mbi Fronin e Tij, ashtu si i shkon madhështisë së Tij, sipër të gjitha krijesave. - “Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të.” - Allahu e di për ato që hyjnë në tokë, si farërat, shiu etj. Ai e di edhe për ato që dalin nga toka, si bimët, pemët, kafshët etj. Ai di gjithçka që zbret nga qielli, si melekët, kaderi, rizku i Tij etj. Ai i di edhe ata që ngjiten në qiell, si melekët, shpirtrat, lutjet, veprat e robve etj. - “Ai është me ju kudo që të jeni.” - Kjo i përngjan ajetit tjetër: “Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti, e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë.” [Muxhadele]. Kjo është afërsi me diturinë dhe mbikëqyrjen e Tij. Prandaj edhe më pas, Allahu kërcënon dhe përgëzon robtë e Tij se do t’i shpërblejë sipas veprave të kryera, të cilat Ai i di dhe i ka mbikëqyrur imtësisht: - “Allahu shikon gjithçka që bëni ju.” - Allahu sheh të gjitha veprat tuaja dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre. Ai i ka ruajtur ato vepra me imtësi dhe korrektësi. - “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës...” - Allahu është Sunduesi i tyre. Ai është Krijuesi dhe ata janë robtë e Tij, që duhet ta adhurojnë, t’i përkushtohen e nënshtrohen Atij dhe vetëm Atij. Allahu i Madhëruar vepron dhe përkujdeset për ta me ligjet e krijimit dhe të Sheriatit, të ndërtuara mbi urtësinë e Tij. - “...dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” - Si veprat, ashtu edhe vepruesit e tyre, vetëm tek Allahu e kanë kthimin. Robtë do të paraqiten tek Ai dhe Ai do të ndajë të keqen nga e mira. Ai do ta shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij. - “Ai e fut natën te Dita dhe Ai e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) ...” - Allahu e vendos natën mbi ditën, dhe kështu krijesat i mbulon errësira, që ato të qetësohen e çlodhen. Pastaj e vendos ditën mbi natën, dhe nga toka largohet errësira e gjithçka ndriçon. Atëherë njerëzit fillojnë të lëvizin, për të arritur mirësitë e tyre. Allahu e ndërron natën e ditën duke shkurtuar e zgjatur herë njërën e herë tjetrën, duke krijuar kështu edhe stinët, nëpërmjet të cilave arrihen mirësi të shumta. I lartësuar dhe plot begati është Allahu i Madhëruar, Zoti i botëve! I lartësuar qoftë Bujari e Bamirësi, që i begatoi robtë me mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura! - “Ai i di të fshehtat që mban kraharori.” - Allahu di për gjithçka që fshihet në kraharor. Ai i jep sukses të përqafojë udhëzimin e drejtë atij që e di se e meriton këtë udhëzim. Por nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar nuk ia jep udhëzimin e drejtë atij që nuk e meriton atë.

Mus'haf Hape →
Furkan 25:55–25:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh. ” - Allahu i krijoi me fuqinë e Tij. Ai është Krijuesi, Zoti, Mbretëruesi, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Megjithatë, ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dobi, as dëm atyre.” - Allahu i Lartësuar na tregon për injorancën e idhujtarëve në adhurimet që ata u kushtonin idhujve, edhe pse ata nuk mund të sillnin as dëm, as dobi. Ata i adhuronin idhujt pa asnjë lloj argumenti, por thjesht nga dëshira e tyre. Ata u përkushtoheshin tërësisht atyre, luftonin për hir të tyre, duke iu kundërvënë Allahut, Profetit të Tij dhe besimtarëve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: - “Me të vërtetë, jobesimtari hyn në aleancë kundër Zotit të vet. ” - Ai bëhet ndihmës i shejtanit kundër palës së Allahut, dhe dihet se pala e Allahut të Lartësuar do të jetë triumfuese. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut, me shpresë se do të mund të ndihmohen prej tyre. Ata (idhujt) as që mund t’u vijnë në ndihmë dhe të gjithë bashkë do të sillen para Nesh si një trupë (për t'u dënuar).” [Ja sin 74, 75]. Idhujt e tyre nuk kanë fuqi të ndihmojnë as veten e vet, ndërsa injorantët u bëhen ushtarë dhe luftojnë në emër të tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë: - “Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues.” - Të dërguam që të përgëzosh besimtarët e bindur ndaj Zotit, që i pret Xheneti. Të dërguam edhe si qortues, para - lajmërues dhe kërcënues për mohuesit dhe të gjithë ata të cilët i kundërvihen rrugës së Zotit dhe fesë së Tij, për ndëshkimin e ashpër që i pret. - “Thuaj: “Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për këtë.” - Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim kundrejt kumtimit të qartë të këtij mesazhi. Unë e bëj këtë thjesht që të kënaq Allahun e Lartësuar . - “Kush të dëshirojë, le të marrë rrugën drejt Zotit të tij”. - Ai që dëshiron të marrë rrugën e Zotit, ai le të zbatojë fenë që ka zbritur Allahu dhe ta zgjedhë atë si udhërrëfyesen e tij. Kjo rrugë e drejtë është pikërisht Shpallja, me të cilën unë erdha. - “Dhe mbështetju të Përjetshmit, që jeton e nuk vdes kurrë ...” - Mbështetju Allahut për të gjitha çështjet e tua, pa përjashtim. Mbështetju Atij që është i Gjallë (El Hajju) dhe i Përjetshëm (El Kajûm). Ai është sikurse e ka përshkruar Vetveten: “ Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti dhe Ai di çdo gjë. ” [Hadid 3]. Ai është Zoti i gjithçkaje, Pronari dhe Sunduesi i saj. Bëje Atë të vetmin mbështetës, ku kthehesh për ndihmë dhe me të Cilin i lidh shpresat e tua, sepse Ai të mjafton dhe do të jetë ndihmësi yt. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “O i Dërguar! Përcille me qartësi Shpalljen që t’u zbrit prej Zotit tënd! Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën! Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve. Nuk ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin që mohon (të vërtetën) .” [Maide 67]. - “... dhe madhëroje me lavdinë që i takon!” - Allahu i Madhëruar ka përmendur bashkë hamd-in dhe tesbih-un, dëlirësimin dhe lavdërimin e Tij. Profeti i Allahut gjithmonë thoshte: 1997. “Subĥânekellllahumme! Rabbenâ ue biĥamdik ! (I Dëlirë e i Lartësuar je nga çdo e metë, o Allah! Ti je Zoti ynë dhe i lavdëruar qofsh!)” Këtu kemi një urdhër për t’ia kushtuar adhurimet dhe mbështetjen e plotë vetëm Allahut, dhe me sinqeritet vetëm për Të. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm At ë zgjidh për mbështetje!” [Muzem-mil 9]. Ose: “Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës dhe vetëm tek Ai kthehet çdo çështje. Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje! Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj veprave tuaja.” [Hud 123]. Ose: “Thuaj: “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur.” [Mulk 29]. - “Mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robërve të Vet. ” - Allahu i Lartësuar i di plotësisht e hollësisht gjynahet e robërve të Tij, pasi diturisë së Tij absolute nuk mund t’i fshihet asgjë. - “Ai krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh. ” - Allahu i krijoi me fuqinë e Tij. Ai është Krijuesi, Zoti, Mbretëruesi, Sunduesi dhe Pronari i çdo gjëje. Ai e krijoi gjithësinë, siç thotë: “brenda gjashtë ditësh, e më pas u ngrit mbi Arsh.” Ai u ngrit mbi Arsh, për të administruar dhe rregulluar çdo çështje dhe për të gjykuar me të vërtetën. Ai është Gjykatësi më i drejtë dhe më i mirë i çështjeve. - “Ai është i Gjithëmëshirshmi. Pyet për Të ndonjë të ditur! ” - Kërkoje diturinë rreth Zotit prej atij që është i ditur. Atë njeri ndiqe dhe merre për shembull. Dihet mirë se askush nuk mund të jetë më i ditur për Allahun, sesa robi, adhuruesi dhe Profeti i Tij i dashur, Muhamedi ﷺ ,zotëria i të gjithë bijve të Ademit, më i miri i krijesave të Allahut, në dynja dhe ahiret. Ai nuk fliste asnjëherë nga dëshira e mendja e vet, por ai fliste veçse atë që i shpallej prej Zotit. Për këtë arsye, çdo gjë që Ai e ka thënë, ajo është e vërtetë; çdo dije që ka sjellë, ajo është e vërtetë e padiskutueshme. Ai është imami, udhëheqësi më i drejtë, i cili, nëse njerëzit konfliktohen për ndonjë çështje, është detyrë që konfliktet e tyre t’i zgjidhin duke u kthyer tek gjykimi i tij. Çdo gjë që pajtohet me fjalët dhe veprat e këtij Profeti të zgjedhur, ajo është e drejta dhe e vërteta, dhe çdo gjë që bie ndesh me to, ajo është e kotë, e padrejtë dhe është e refuzuar, kushdo qoftë autori i saj. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe udhëheqësve tuaj! Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit! Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. A nuk i ke parë ata që pohojnë se besojnë në Shpalljen që të është dhënë ty (o Muhamed) dhe në Shpalljet e ardhura para teje, por (në të vërtetë) dëshirojnë që mes tyre të gjykojë tagut-i (shejtani), megjithëse janë urdhëruar ta mohojnë atë? Shejtani dëshiron t’i çojë ata shumë larg (nga e vërteta). Kur u thuhet atyre “Ejani te Shpallja që ka sjellë Allahu dhe tek i Dërguari!”, dyfytyrakët të kthejnë shpinën.” [Nisa 59] gjithashtu: “Për çdo çështje për të cilën nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. Ai është Allahu, Zoti im. Vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.” [Shura 10], Ose: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejŧësi. ...” [Enam 115]. Domethënë, të vërteta janë të dhënat e saj dhe të drejta janë ligjet që ajo përcakton. Ky ishte njëri nga shpjegimet e ajetit: “Pyet për Të ndonjë të ditur!” Ka ardhur edhe një shpjegim tjetër, i cili mëton se pikërisht ky Kuran është mësuesi dhe dituria më e sigurt që tregon rreth Zotit të Madhëruar. (Por, sigurisht, mes këtyre dy shpjegimeve nuk ka kundër - shti, sepse pa dyshim që Profeti më i madh i dërguar ndër njerëz, Muhamedi ﷺ ,ishte më i dituri i krijesave rreth Allahut. Madje, ai ishte edhe më i dituri rreth Kuranit dhe gjithçkaje që ai përmban.) 113 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush na qenka ky i Gjithëmëshirshmi?!” - Kuptimi: Ne nuk e njohim se kush është Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) dhe nuk e pranojmë atë. - “Vallë, t’i bëjmë sexhde, sepse na urdhëron ti?!” Por kjo ua shtoi edhe më shumë largimin .” - Mos vallë, duhet t’i biem në sexhde thjesht dhe vetëm për të përmbushur fjalën tënde?! Kjo ua shtoi edhe më shumë largimin atyre, kurse besimtarët, që adhurojnë Allahun, i Cili është i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, i bien në sexhde Atij. Dijetarët janë të një mendimi se duhet që të biesh në sexhde kur lexon këtë ajet të sures Furkan, si lexuesi, ashtu edhe dëgjuesi, siç është dëshmuar dhe argumentuar gjetkë. Allahu i Lartësuar është më i dituri për gjithçka!

Mus'haf Hape →
Maide 5:59–5:63 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. - Ata nxitojnë në ngrënien e haramit, kryerjen e gjynaheve dhe thyerjen e urdhrave të Zotit, në armiqësinë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaju: “O ithtarë të Librit! - Thuaju, o Muhamed, të gjithë atyre që e marrin fenë tënde për lojë e tallje, qofshin ithtarë të Librit ose idhujtarë: - Vallë, na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato (shpallje) që kanë zbritur më parë? - A keni ndonjë arsye tjetër, veç kësaj?! Atëherë, dijeni se këtu nuk ka asgjë arsye për tallje e nënçmim. Ky ngjan me ajetin tjetër: “Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” [Buruxh 8, 9]. - Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.” - Kjo është e lidhur me fjalinë e mëparshme: “Vallë, na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun...”. Atëherë, kuptimi është: “...dhe ngaqë besuam se shumica prej jush janë të pabindur dhe larg rrugës së Allahut?!” - Thuaju: “A t’ju lajmëroj për një të keqe më të madhe se kjo, (që erdhi) si dënim nga Allahu? - A t’ju tregoj për ndëshkimin më të keq, që Allahu do t’jua japë në Ditën e Kijametit? Ai ndëshkim është më i keq sesa kjo që ju e shihni si të keqe tek ne. Dëgjoni se çfarë ndodh me ju dhe të gjithë ata janë si ju: - Ata mbi të cilët ra mallkimi i Allahut... - Domethënë, Allahu i largoi nga mëshira e Tij. - ...dhe zemërimi i Tij... - Allahu është zemëruar shumë dhe kurrë nuk ka për t’u kënaqur me ta. - ata që i shndërroi në majmunë e në derra...” - Kjo u shpjegua në suren Bekare dhe do të shtjellohet sërish më hollësisht në suren Araf.262 Sufjan el Theuri sjell hadithin nga Ibn Mesudi, i cili thotë: 1025. “Profeti i Allahut u pyet njëherë rreth majmunëve dhe derrave: a janë ato krijesa që Allahu i shndërroi (nga njerëz në majmunë dhe derra) dhe mbetën të tillë? Ai tha: “Allahu kurrë nuk e ka shkatërruar një popull, - ose tha: “Kurrë nuk e ka shndërruar një popull” - dhe pastaj ata të kenë pasardhës e të shumohen. Majmunët dhe derrat kanë qenë edhe më parë.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Muslimi. - dhe u bënë adhurues të Shejtanit... - Allahu bëri që prej tyre të ketë edhe të tillë që adhurojnë tagut-in (çdo gjë që adhurohet veç Allahut). Ky ajet është lexuar në mënyra të ndryshme, por të gjitha kanë një kuptim të përbashkët: O ju ithtarë të Librit, që talleni e fyeni fenë tonë të pastër, që fton në njësimin e Zotit dhe adhurimin e Tij si një e të vetëm, përmes riteve e punëve të mira që vetë Ai na i ka mësuar e shpallur! E si mund ta bëni diçka të tillë, kur jeni pikërisht ju ata njerëz që adhuroni tagut-in dhe jeni larguar aq shumë nga rruga e Allahut dhe shpalljet e Tij? Pra, nëse duhet tallur e nënçmuar kush, ata jeni ju! - ata janë në gjendjen më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” - Ju jeni në një gjendje shumë më të keqe sesa na mendoni ne. Ju jeni më të humburit nga rruga e drejtë, e sjellë përmes Shpalljes së Zotit. Vëreni me kujdes përdorimin e mbiemrave në shkallën krahasore: ‘më të keqe’ dhe ‘më të humburit’. Përdorimi i mbiemrit në shkallën karahasore nuk duhet kuptuar se edhe besimtarët janë në gjendeje të keqe dhe janë të humbur nga rruga e drejtë. Kjo mënyrë të shprehuri është përdorur për të treguar gjendjen e keqe të atyre që tallen me fenë e Allahut dhe largimin e frikshëm të tyre nga e vërteta, e jo për të bërë krahasimin mes dy subjekteve. Kjo mënyrë është përdorur edhe në ajete të tjera, si në fjalën e Allahut: “Banorët e Xhenetit do të jenë mirë atë ditë në banesën e tyre dhe do të kenë vendin më të mirë për pushim.” [Furkan 24]. - Kur vijnë te ti, ata thonë: “Kemi besuar”. Por, në fakt, ata hyjnë me kufër dhe largohen me kufër. - Ky është një përshkrim i munafikëve. Prej cilësive të tyre është edhe fakti që ata u shtiren besimtarëve në sjelljet e tyre të dukshme, ndërsa zemrat e tyre janë të mbushura me mohimin e Zotit. I Lartësuari thotë: “Por, në fakt, ata hyjnë me kufër...”. Pra, edhe kur vijnë tek ti, o Muhamed, ata janë të vendosur e të zhytur në kufrin e tyre, gjë kjo e cila i bën që të mos përfitojnë aspak prej asaj që dëgjojnë prej teje. Tek ata nuk kanë ndonjë ndikim qortimet e kërcënimet, prandaj “.dhe largohen me kufër”. Allahu i Madhëruar i ka veçuar këta munafikë me këtë cilësi, duke treguar se ata janë të zhytur e të pandryshueshëm në kufër. - Allahu e di më së miri se çfarë fshehin ata. - Ai është i gjithëditur për atë që fshihet në zemrat e tyre, edhe nëse ata shfaqin diçka tjetër. Allahu që është i gjithëdituri për të dukshmen dhe të fshehtën; Ai është më i ditur se vetë ata për veten e tyre dhe ka për t’u dhënë shpagimin të plotë për veprat që bëjnë. - Shumë prej tyre i sheh të nguten njëri me tjetrin në gjynahe, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. - Ata nxitojnë në ngrënien e haramit, kryerjen e gjynaheve dhe thyerjen e urdhrave të Zotit, në armiqësinë e padrejtësinë ndaj njerëzve. - Sa e shëmtuar është sjellja e tyre! - Sa e keqe ishte ajo punë që ata bënin dhe sa të shëmtuara ishin padrejtësitë dhe armiqësia e tyre kundër njerëzve! - Përse, vallë, paria e tyre fetare (rabinët) dhe dijetarët nuk i ndalin ata nga fjalët e tyre mëkatare dhe nga ngrënia e haramit?! – Rabinët janë paria fetare e tyre, ndërsa ahbâru janë dijetarët. Ata nuk e ndalonin popullin e tyre nga të tilla padrejtësi dhe paudhësi. - Sa i keq është qëndrimi i tyre! - Moskëshillimi dhe mosqortimi i popullit për padrejtësitë dhe gjynahet ishte një vepër shumë e keqe dhe e dënueshme. Kështu ka thënë Ibn Abasi. Ibn Xheriri citon Ibn Abasin, që ka thënë: “Nuk ka në Kur 'an ajet më të rëndë si qortim (për dijetarët), sesa ky.” Ndërsa Dahhaku ka thënë: “Nuk ka në Kur'an ajet më të frikshëm për mua sesa ky!” Ibn Ebu Hatimi thotë se: Junus Ibn Habibi përcjell se Jahja Ibn Jeameri rrëfen se: “Kur Ali Ibn Ebu Talibi po mbante njëherë hytbe, pasi lavdëroi shumë Allahun, tha: “O njerëz! Popuj para jush u shkatërruan për gjynahet që bënin dhe për shkak se paria fetare dhe dijetarët e tyre nuk i ndalonin e as qortonin për këtë. Kur ata e tepruan e vazhduan në poshtërsi, mbi ta ranë ndëshkimet e Zotit. Urdhëroni për të mira e ndaloni nga të këqijat para se të bjerë mbi ju ajo që ra mbi ata! Dhe dijeni mirë se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja as nuk e pakëson rizkun dhe as nuk e afron exhelin!” Mundhir Ibn Xheriri rrëfen nga i ati, që Profeti i Allahut ka thënë: 1026. “Nëse në një popull ka njerëz që bëjnë poshtërsi dhe njerëzit e mirë e të ndershëm në atë popull nuk i ndalojnë nga kjo, Allahu ka për t’i ndëshkuar ata.” Imam Ahmedi është i vetëm në sjelljen e këtij versioni. Ndërsa Ebu Daudi sjell hadithin nga Ibn Xheriri, i cili në versionin e sjellë prej tij, ka thënë: “E kam dëgjuar Profetin e Allahu të thotë: “Nëse në një popull ka njerëz që bëjnë poshtërsi dhe ata kanë mundësi ta ndalojnë nga kjo, e ata nuk e ndalojnë, Allahu ka për t’i ndëshkuar ata përpara vdekjes së tyre.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Ibn Maxhe nga Ali Ibn Muhamed, nga Ukiu, nga Israili, nga Ebu Is’haku, nga Ubejdilah Ibn Xheriri, e ky nga i ati, me të njëjtin version. Hafidh El Mizzi ka thënë: “ Po në këtë version e ka sjellë edhe Shubetu nga Ebu Is’haku.

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:26–43:35 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit.” - Me qëllim që t’i shërbejnë njëri-tjetrit, nëpërmjet …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon rreth adhu - ruesit të Tij, profetit dhe të zgjedhurit të Tij të dashur , Ibrahimit, imamit të të gjithë besimdrejtëve. Ai na tregon se Ibrahimi u distancua prej të atit dhe popullit të tij, duke mos pranuar që të adhuronte idhujt: - “Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të vet: “Unë i urrej dhe u qëndroj larg atyre që ju adhuroni, përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.” Ai e bëri këtë fjalë të kujtohet ndër pasardhësit e tij, me qëllim që ata gjithmonë të kthehen.” - Kjo fjalë, që Ibrahimi (a.s.) la si trashëgimi ishte: La ilahe Il-l’Allah / Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Ibrahimi e bëri që kjo fjalë të jetë e përhershme në pasardhësit e tij dhe udhëhe - qësja e tyre. Ajo do të ishte fjala e të gjithë pasardhësve të Ibrahimit (a.s.), që do të udhëzonte Allahu i Lartësuar. Ai u la këtë fjalë e besim të pastër, që ata të ktheheshin gjithmonë tek ajo. Kjo do të ishte feja e përhershme, besimi i drejtë, pra, përku - shtimi për të përmbushur fjalën La ilahe Ill’Allah, që do të thotë përkushtimi i të gjitha adhurimeve vetëm për Allahun e Lartësuar dhe distancimi çdo gjë tjetër që adhurohet veç Tij. - “Unë i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen ...” - Është fjala për idhujtarët. Allahu i Lartësuar u pati dhënë idhujtarëve dhe paraardhësve të tyre mirësi nga kjo dynja dhe ata jetuan gjatë, të zhytur në humbjen e tyre. - “... derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte. ” - Derisa u erdhi Kurani dhe Profeti, të cilit iu shpall ky Kuran, pra, Muhamedit ﷺ . - “Por, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk i besojmë asaj!” - Ata u treguan mendjemëdhenj dhe me inat e mohuan të vërtetën, që ai u solli prej Zotit dhe këtë libër të mrekullueshëm dhe të pashembullt. Shkaku ishte smira dhe armiqësia, që mbushn in zemrat e tyre dhe shfrenimi në gjynahe. - “Pastaj thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kuran një njeriu të shquar në këto dy qytete?!” - Allahu i Lartësuar na tregon kundërshtimin dhe gjykimin e tyre të mbrapshtë. Ata thoshin: Pra, përse Kurani nuk i zbriti ndonjërit prej burrave më të mëdhenj e të njohur në dy vendbanimet e mëdha, domethënë, në Mekë ose Taif? Personi për të cilin aludonin ishte Uelid Ibn Mugirah ose Urue tu Ibnu Mesud Thekafiu. Atëherë, Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar u kthen këtë përgjigje: - “Mos, vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! ” - Çështja nuk është lënë në dorë të tyre. Është Allahu Krenar dhe i Lartësuar e i Vetëm, që e ka të drejtën që ta shpërndajë mëshirën e Tij dhe, pa dyshim, Allahu është më i ditur se kujt ia jep profetësinë. Ai shkon veçse tek krijesat më të pastra në zemrën e tyre, më bujaret, më të fismet dhe më të zgjedhurat në shtëpinë dhe prejardhjen e tyre. Më pas, i Lartësuari na mëson se Ai ka bërë dallime mes krijesave në aspektin e pasurisë, logji - kës, aftësive dhe në shumë aspekte të tjera, qofshin ato të jashtme apo të brendshme: - “Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. ” Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit.” - Me qëllim që t’i shërbejnë njëri-tjetrit, nëpërmjet pasurive dhe aftësive, që Ai u ka dhuruar. Kështu, disa i bën që të kenë nevojë për disa të tjerë dhe anasjelltas. Më pas, Allahu Krenar dhe i Madhëruar thotë: - “Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.” - Pra, mëshira që Allahu i Lartësuar tregon me krijesat e Tij është shumë më e mirë për ta, sesa pasuria dhe të mirat e kësaj bote, që ata zotërojnë. - “Sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, atyre që nuk e besojnë Mëshiruesin, Ne do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive edhe shkallët, ku ata ngjiten ...” - Nëse shumë njerëz të paditur nuk do të gjykonin gabim se pasuritë e shumta që i jepen dikujt janë argument se Zoti e do atë, Allahu i Madhëruar do t’u jepte mohuesve edhe më shumë pasuri të kësaj dynjaje. Në këtë mënyrë, kjo do të bëhej sprovë për njerëzit, të cilët do të bëheshin mohues të besimit të drejtë, që të mund të merrnin sa më shumë pasuri, siç thotë Allahu i Lartësuar. - “Madje, edhe dyert e shtëpive apo kolltukët, mbi të cilët mbështeten ...” - Edhe shkallët, edhe pragjet e dyerve të shtëpive do t’ua bënim prej argjendi. Përveç kësaj: - “E shumë stoli të tjera. ” - Domethënë, edhe shumë florinj. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote ...” - Të gjitha janë vetëm kënaqësi të jetës së kësaj dynjaje, e cila shumë shpejt do të mbarojë. Për këtë arsye, Zoti i shpërblen për ato pak të mira që ata veprojnë, duke ua dhënë të mirat e kësaj dynjaje, si ushqime, pije, vendbanime etj., dhe duke mos u lënë gjë për në ahiret, në mënyrë që, kur të paraqiten para Allahut të Madhëruar, ata të mos kenë asnjë të mirë, që të meritojë shpërblimin e Tij, sikurse thuhet edhe në një hadith të saktë. Në një hadith tjetër thuhet: 2345. “Sikur dynjaja të vlente sa një flatër mushkonje, Allahu i Madhëruar nuk do t’i jepte mohuesit as edhe një gllënjkë ujë.” Begauiu e ka sjellë me sened nga Sehl Ibn Sadi, - Allahu qoftë i kënaqur me të! - “... kurse bota e ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit.” - Ahireti është në mënyrë të veçantë për ta dhe askush nuk përzihet me ta atje. Njëherë Umer ibnu l Hattabi kur shkoi tek Profeti verejti në trupin e Profetit ﷺ gjurmët e rrogozit ku ishte shtrirë. Umeri u p ërlot dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, Kisra e Kajseri jetojn ë si jetojnë (në luks) kurse ti , më i zgjedhuri i Zotit, të jetosh në këtë gjendje? Profeti ﷺ që ishte i shtrir ë, pasi u ngrit e q ëndroi mbështetur tha: “Mos vallë je në dyshim o Umer i biri i Hattabit?” Pastaj vijoi e tha: “Ata janë një popull që Allahu ua ka përshpejtuar stolitë e kënaqësitë, për ti shijuar në jetën e kësaj dynjaje.” Ndërsa në një tjetër transmetim thotë: “A nuk je i kënaqur që ata të kenë dynjanë kurse ne ahiretin?” 40 Në dy Sahihët vjen se Profeti i Allahut ka thënë: 2346. “Mos pini dhe mos hani në enë floriri dhe argjendi, sepse ato janë për ata në dynja dhe për ne në ahiret.” Domethënë, Allahu i Madhëruar ua ka dhënë atyre këto stoli, që t’i përdorin në jetën e kësaj bote, pikërisht për vlerën e tyre të parëndësishme.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:97–18:99 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e cila tregon: “Profeti i Allahut u ngrit njëherë prej gjumit me fytyrë të skuqur, duke thënë: La ilahe il-l’Allah! Mjerë arabët, për sherrin që është afruar! U hap …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Në këtë mënyrë, ata nuk mund ta kapërcenin e kurrsesi nuk mund ta çanin më.” - Allahu i Lartësuar na njofton rreth jexhuxhëve dhe mexhuxhëve se ata nuk mundën që të kalonin sipër kësaj pende dhe as që ta çanin atë. Kapërcimi i pendës është më i thjeshtë sesa shpimi e çarja e saj, prandaj për kapërcimin e pendës, Zoti tha: “ma stâu” (nuk mund ta kapërcenin), ndërsa për çarjen e saj tha: “ ma s tetâu (kurrsesi nuk mund ta çanin më) . Kështu, për secilin rast është shprehja e duhur. Pra, në atë kohë, ata as mundën ta kalonin dhe as ta çanin pendën. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Zejneb Bintu Xhaĥshi, gruaja e Profetit ﷺ ,e cila tregon: “Profeti i Allahut u ngrit njëherë prej gjumit me fytyrë të skuqur, duke thënë: La ilahe il-l’Allah! Mjerë arabët, për sherrin që është afruar! U hap sot prej pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve një e çarë si kjo!” - dhe bëri një rreth me gishtin e madh dhe atë tregues. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! A do të shkatërrohemi, edhe kur mes nesh ka besimtarë të mirë?!” Ai tha: “Po, nëse e keqja shtohet (e përhapet) shumë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Pasi e përfundoi ndërtimin e pendës, Dhulkarnejni tha: - “Ai tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. ” - Kjo është mëshirë nga Zoti për gjithë njerëzit. Me ndërtimin e kësaj pende, ata janë të sigurt nga shkatërrimi i jexhuxhëve dhe mexhuxhëve. - “Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim ...” - Kur të vijë koha e përmbushjes së premtimit të vërtetë ... - “Ai do ta bëjë rrafsh atë. ” - Do ta rrafshojë atë pendë e do ta bëjë njësh me tokën. - “Vendimi i Zotit tim është i sigurt.” - Ai do të përmbushet në mënyrë të pashmangshme. - “Atë ditë, Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. ” - Ditën kur të rrafshohet ajo pendë, ata do të dalin dhe do të vërshojnë mbi njerëzit, duke shkatërruar pasuritë e tyre dhe çdo gjë. E gjitha kjo do të ndodhë përpara Kijametit dhe pas daljes së Dexhalit, sikurse do ta shtjellojmë hollësisht në tefsirin e fjalës së Allahut: “Kur të hapet (penda e) jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” [Enbija 96]. Ndërsa në këtë ajet, i Lartësuari thotë: “... Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën.” Sudiu shpjegon: Kjo do të ndodhë në fillim të Ditës së Kijametit dhe menjëherë pas saj... - “... do t'i fryhet Surit, ...” - Në hadith është shpjeguar se Suri është një bri i madh, të cilit do t’i fryhet Ditën e Kijametit. Ai që do t’i fryjë bririt është meleku Israfil. Në hadith merfu thuhet se Ibn Abasi përcjell prej Ebu Seid el Hudriut se Profeti ﷺ ka thënë: 1752. “E si të kënaqem (me jetën në këtë dynja), ndërkohë që meleku që do t’i fryjë Surit e ka vendosur atë në gojë, ka ngritur kokën lart dhe pret urdhrin?!” Njerëzit pyetën: “Çfarë duhet të themi, o i Dërguari i Allahut?” - “Thoni: ‘ĥasbunallllâhu ue ni’mel uekil. Alell -llâhi teuek - kelnâ.” ( Na mjafton Allahu; Ai është mbrojtësi më i mirë. Allahut i mbështetemi) - “... dhe do të tubohen bashkë të gjithë ” . - Do të tubohen të gjithë, pa përjashtim, për të dhënë llogari para Zotit, siç thuhet në ajetin tjetër kuranor: “Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.” [Uakia 49, 50], ose: “... Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë asnjë pas.” [Kehf 47]

Mus'haf Hape →
Zuhruf 43:74–43:80 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… keqardhje dhe pendoheni, tashmë ky pendim nuk ju bën asnjë lloj dobie dhe nuk ka për t’ju shpëtuar. - “A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi na përshkroi gjendjen e fatlumëve dhe shpërblimet e tyre, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së të dëshpëruarve: - “Kriminelët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit përjetësisht. Për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim. ” - Ndëshkimi nuk do t’u pakësohet as edhe një çast të vetëm. Përkundrazi, siç thotë i Lartësuari: - “Të pashpresë do të mbeten në të përgjithmonë!” – Ata nuk do të kenë asnjë shpresë për ndonjë të mirë. - “Ne nuk u bëmë asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata që bënin padrejtësi .” - Kjo ndodh për shkak të punëve të tyre të këqija, që ata vazhdojnë t’i bëjnë, edhe pasi u vjen argumenti i qartë dhe i pakundërshtueshëm nëpërmjet profetëve dhe librave të shpallur nga Zoti. Edhe pas dërgimit të profetëve dhe shpalljeve, ata kundërshtojnë profetët dhe refuzojnë të binden. Për këtë arsye, ata marrin ndëshkim të merituar. Allahu i Lartësuar dhe Krenar nuk i bën padrejtësi askujt. Duke na treguar fjalët e tyre të pashpresa, i Lartësuari thotë: - “Ata do të thërrasin: “O Malik! ” - Bëhet fjalë për rojen e Zjarrit. Ata i luten dhe thonë: - “Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!” - Le të na e marrë shpirtin dhe të shpëtojmë njëherë e mirë nga ky ndëshkim! Kjo i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që mohuan i pret zjarri i Xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin, e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu ndëshkojmë Ne çdo mohues.” [Fatir 36]. Ose: “E do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” [Ea’la 11 – 30]. Atëherë, pasi ata e kërkojnë të vdesin, të shfarosen e shkatërrohen përfundimisht, Maliku, roja e Xhehenemit, u përgjigjet: - “Aty do të jeni përgjithmonë.” – Ibn Abasi thotë: “Ai u jep këtë përgjigje vetëm pas një mijë vjetësh.” Pra, kurrë nuk keni për të dalë dhe të shpëtoni prej tij. Më pas, Ai përmend shkakun që i çoi ata në këtë dëshpërim. Ishte pikërisht kundërshtimi i të vërtetës, në të cilën i ftoi Zoti i Madhëruar. - “Ne jua sollëm të vërtetën ...” - Ne jua sollëm atë tërësisht të kuptueshme. - “... por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj. ” - Karakteri juaj i ndotur nuk i pranoi shpalljet e Zotit. Natyra juaj e përlyer u mësua që t’i nënshtrohej veçse të kotës dhe ju pengoi nga pranimi i të vërtetës dhe nënshtrimi sipas saj, prandaj për këtë qortoni veçse vetveten. Megjithatë, edhe nëse qortoni vetveten, ndieni keqardhje dhe pendoheni, tashmë ky pendim nuk ju bën asnjë lloj dobie dhe nuk ka për t’ju shpëtuar. - “A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë kurthe.” - Muxhahidi shpjegon ajetin: “Ata synuan të bënin intriga e kurthe kundër të vërtetës dhe mbështetësve të saj, por ata ranë në kurthin Tonë.” Ky shpjegim i Muxhahid i ngjan një ajeti tjetër, ku i Lartësuari thotë: “ Ata përgatitën një kurth por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin. Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre.” [Neml 50]. Ata bënin hile të shumta dhe nxirrnin lloj -lloj justifikimesh thjesht dhe vetëm për të refuzuar të vërtetën, duke u argumentuar me kotësira dhe intriga, të cilat i gatuanin vetë. Në fund, Allahu i Madhëruar bëri që intrigat e tyre, ato hile që përdornin për t’u shmangur dhe refuzuar të vërtetën të godisnin pikërisht ata që i bënin: - “A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre?” - Ne i dimë mirë të fshehtat e tyre dhe atë që shfaqin. - “Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato.” - Ne e dimë mirë gjendjen, në të cilën ata ndodhen dhe melekët i shkruajnë të gjitha veprat e tyre, si të voglat edhe të mëdhatë.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:56–19:57 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Shpalljen, duke e zgjedhur për ta bërë Profet të denjë për të mbartur Shpalljen e Tij, prandaj thotë më pas: - Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë. - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Përmendju në Libër edhe Idrisin! - Kujtoje në Kur’an edhe Idrisin, duke përmendur cilësitë dhe veprat e tij të mira dhe të sinqerta! - Ai ishte njeri i sinqertë dhe Profet (i nderuar). - Allahu bashkoi tek ai sinqeritetin dh e profetësinë. Idrisi ishte siddik, pra, ishte i sinqertë, me besim të plotë e të patundur te Zoti, me dituri të madhe dhe të plotë rreth Shpalljes, me siguri në premtimin e Zotit dhe me vepra të mira. Veç këtyre, Zoti e dalloi Idrisin duke i dhuruar Shpalljen, duke e zgjedhur për ta bërë Profet të denjë për të mbartur Shpalljen e Tij, prandaj thotë më pas: - Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë. - Zoti e lartësoi kujtimin e tij në botë. Idrisi është i lartë në gradën tek Zotii madhëruar dhe i nderuar ndër njerëz.

Mus'haf Hape →
Hud 11:44 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… këtë ditë!” Kështu, ai agjëroi dhe u tha shokëve të tij: Ai që nuk ka ngrënë e nuk ka pirë gjë deri tani, le të (bëjë nijet që të) agjërojë që nga ky …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd! Dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” - Allahu i Lartësuar na njofton se uji përmbyti të gjithë banorët e Tokës, përveç atyre që hipën në anije me Nuhun (a.s). Pasi përfundoi çështja, Allahu i Lartësuar e urdhëroi tokën ta përpinte ujin e saj në brendësinë e saj dhe e urdhëroi qiellin që ta ndalte shiun që zbriste prej tij. Atëherë: - Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe anija u ndal në (malin) El Xhudij. - Kështu “uji u tërhoq...”. Toka e gëlltiti ujin e saj. Urdhri u zbatua. Domethënë, Allahu i Lartësuar e përmbushi urdhrin e Tij në lidhje me banorët e Tokës, të cilët mohuan Atë dhe refuzuan Profetin e Tij. Nuk mbeti asnjë vend i banuar. Pastaj, - thotë Allahu i Lartësuar, - anija u ndal në (malin) El Xhudij. Ky, - thotë Muxhahidi, - është një mal në Gadishullin Arab, mbi të cilin qëndroi anija. Ndërsa Katadja ka thënë në lidhje me këtë ngjarje: “Allahu i Lartësuar e ruajti anijen e Nuhut (a.s) dhe bëri që ajo të qëndronte mbi El Xhudij, i cili është një mal në Gadishullin Arabik, si shenjë dhe argument për njerëzit. Madje, atë arritën ta shihnin dhe dëshmonin njerëzit e parë të këtij umeti.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen: 1490. “Profeti ﷺ kaloi pranë një grupi jehudësh, të cilët po agjëronin në ditën e 10 -të të muajit Muharrem, dhe i pyeti: “Përse po agjëroni?” Ata thanë: “Kjo është dita kur Allahu shpëtoi Musain dhe bijtë e Izraelit prej përmbytjes dhe kur u mbyt Faraoni. Kjo është, gjithashtu, dita kur qëndroi anija mbi malin Xhudi j. Nuhu dhe Musai (Paqa e Zotit qoftë mbi ta!) e agjëruan kë të ditë, në formë mirënjohjeje për Allahun krenar dhe të Lartësuar.” Atëherë Profeti ﷺ tha: “Unë jam më i afërt me Musain dhe më takon më shumë që ta agjëroj këtë ditë!” Kështu, ai agjëroi dhe u tha shokëve të tij: Ai që nuk ka ngrënë e nuk ka pirë gjë deri tani, le të (bëjë nijet që të) agjërojë që nga ky moment! Edhe ai që ka ngrënë diçka sot në shtëpi, të agjërojë (e të mos hajë) deri në fund të ditës!” Në këtë version, ky është një hadith garib. Megjithatë, për saktësinë e një pjese të këtij hadithi dëshmojnë hadithe të sakta. - Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!” - U shkatërrofshin, u dëshpërofshin dhe larg mëshirës së Allahut qofshin zullumqarët! Ata u shkatërruan të gjithë pa përjashtim dhe nuk mbeti askush prej tyre.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:153–26:159 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe do ta pranonin atë. Kështu, ata ia dhanë atë premtim dhe Profeti Salih (a.s) u ngrit dhe u fal për Zotin. Pastaj, ai e luti Allahun e Lartësuar që t’i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth popullit të Themudit dhe përgjigjes që ata i dhanë Profetit të tyre Salih, kur ai i ftoi që të adhuronin Zotin e tyre Krenar dhe të Lartësuar. - “Ata i thanë: “Ti je veçse një i magjepsur!” - Ju jeni të magjepsur dhe, si të tillë, nuk keni aftësi për të logjikuar drejt. Pastaj - “Ti je veçse një njeri, si ne. ” - Atëherë, duke qenë se edhe ti je njeri si ne, atëherë si mund të pranojmë dhe besojmë se ty të është shpallur nga Zoti dhe jo neve? Kjo është shpjeguar edhe në një ajet tjetër, ku, duke na treguar fjalët e tyre, i Lartësuari thotë: “Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? Jo, ai është një gënjeshtar mendjemadh.” Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 25, 26].122 - “Sill, pra, një argument, nëse thua të vërtetën!” - Në vijim, ata i kërkuan atij prova për vërtetësinë e fjalëve të tij, madje i kërkuan që, pikërisht në atë çast, të dilte prej shkëmbit një deve ashrae, pra, deve barsë në muajin e dhjetë (gati për të lindur). Atëherë, Profeti u mori premtimin që, nëse Allahu do t’u përgjigjej kërkesës, ata vërtet do të besonin dhe do ta pranonin atë. Kështu, ata ia dhanë atë premtim dhe Profeti Salih (a.s) u ngrit dhe u fal për Zotin. Pastaj, ai e luti Allahun e Lartësuar që t’i përgjigjej kërkesës së tyre. Menjëherë, u hap shkëmbi dhe prej tij doli një deve ashrae, pikërisht me cilësitë që e kërkuan ata. Disa besuan menjëherë dhe e shfaqën besimin e tyre, por shumica mohuan dhe e refuzuan ftesën e Profetit. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ai tha: “Kjo këtu është një deve. Ajo do të pijë në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër ...” - Ajo do të shkonte të pinte e vetme në burimin e ujit të tyre, kurse ditën tjetër do ta shfrytëzonin ata ujin e burimit. - “Mos e prekni për ta dëmtuar, se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” - Ajo deve qëndroi mes tyre njëfarë kohe. Ajo shkonte dhe pinte në burimin e tyre, hante në kullotat e tyre dhe ata i merrnin qumështin. Ata merrnin prej saj aq shumë qumësht, saqë u mjaftonte të gjithëve për të pirë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata po bezdiseshin nga prania e vazhdueshme e devesë, prandaj doli dhe ngriti krye ai më i dëshpëruari dhe më fatziu i tyre. Kështu, ata planifikuan që ta vrisnin dhe t’ia prisnin këmbët. Allahu i Lartësuar thotë: - “Por ata e therën atë dhe u bënë pishman për këtë. Ata i përfshiu dënimi i premtuar.” - Toka e tyre u trondit nga një tërmet i fuqishëm dhe nga sipër u erdhi një britmë shumë e madhe, që ua shkuli zemrat nga vendi dhe ata mbetën të gjunjëzuar. - “Vërtet, këtu ka argument. Por shumica e tyre nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshi - rëploti.” - Ai është Krenari, që ka nënshtruar dhe përulur çdo gjë. Ai është Mëshirëploti, për të gjithë ata që pendohen dhe u binden porosive të sjella përmes Profetit të Tij.

Mus'haf Hape →
Ja Sin 36:51–36:54 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e besimit të vërtetë do të dëshpërohen dhe do të shfaqin pendesën e tyre dhe keqardhjen: - Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ka ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pastaj do t'i fryhet Bririt dhe ata do të dalin prej varrezave me të shpejtë, për te Zoti i tyre. - Fryrja e parë e Bririt do të jetë për t’u bërë Kijameti, dhe atëherë do të vdesin të gjithë. Ndërsa këtu bëhet fjalë për fryrjen e dytë, e cila është fryrja për ringjalljen dhe tubimin para Zotit. Kështu, kur t'i fryhet Surit, të vdekurit do të dalin nga varret e tyre dhe do të nxitojnë të grumbullohen përpara Zotit. Askush nuk do të vonohet. Ajo është një ditë kur mohuesit e besimit të vërtetë do të dëshpërohen dhe do të shfaqin pendesën e tyre dhe keqardhjen: - Ata do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Po kush na ka ngritur prej shtretërve ku qemë shtrirë?” - Në disa hadithe transmetohet se të vdekurit në varreza do të kenë një lloj gjumi (mes fryrjes së parë të Bririt dhe fryrjes së dytë), përpara se t’i fryhet Bririt për ringjallje. Për këtë arsye, ata do të pyesin: “Kush na ngriti nga "merkadi", pra, nga gjumi ynë në varr? Dhe atyre do t'u jepet kjo përgjigje: - Kjo është ajo që ka premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe e vërtetë qe fjala e të dërguarve. - Kjo është ajo që ju premtoi Zoti se do të ndodhte, ashtu siç ju paralajmëruan profetët, dhe tashmë u shfaq vërtetësia e tyre dhe ju po e shihni me sytë e ballit. Mos mendo se përmendja e emrit Er - Rahman këtu është bërë pa qëllim, pasi ajo është bërë për të treguar se atë ditë krijesat do të shohin prej mëshirës së Zotit atë që as nuk u ka shkuar ndër mend dhe nuk e kanë llogaritur ndonjëherë se mund të ndodhë. Edhe në ajete të tjera që flasin për Ditën e Gjykimit Allahu i Madhëruar përmend emrin e Tij Er -Rahman, si: "Atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit." [Furkan 26]. Ose: "Të gjitha zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit dhe nuk do të dëgjohet asgjë përveçse pëshpërimë." [Ta Ha 108]. - Ai do të jetë veçse një zë i fuqishëm Ringjallja nga varret do të bëhet veçse pas një fryrje të Bririt nga Israfili, kur të gjithë të vdekurit do të dalin të gjallë. - dhe ja, ata do të sillen të gjithë para Nesh. - Të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët do të dalin të gjithë para Nesh, që të llogariten për veprat e tyre dhe të marrin atë që meritojnë, prej shpërblimit ose ndëshkimit. - Sot askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi - Nuk do t'u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t'u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë. - dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave tuaja. - Do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë, të mira ose të këqija. Ai që gjen mirësi të falënderojë dhe lavdërojë Allahun e Madhëruar, kurse ai që gjen diçka tjetër, të mos qortojë asnjë, veç vetvetes.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:12 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të vet të vdekur?! Sigurisht, për ju kjo është e neveritshme.” - Allahu i Lartësuar e ka krahasuar gibet-in me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, që është …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet (e pabaza) janë padrejtësi. ” – Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na ndalon të paragjykojmë e të mendojmë keq për besimtarët, pasi disa paragjykime të tilla janë gjynah. Këtu bëhet fjalë për hamendësimet e pabazuara në fakte, të cilat të shtyjnë më shumë fjalë të këqija e në vepra të padrejta. Nëse në zemër ekzistojnë mendime të këqija, ato nuk mbeten gjatë të tilla, por forcohen dhe e bëjnë bartësin e tyre që të flasë e të veprojë padrejtësisht. Paragjykimet dhe mendimet e këqija për muslimanin janë nxitëse të urrejtjes dhe e përçarjes, ndërkohë që jemi urdhëruar për të kundërtën. - “Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit...” - Mos hetoni të zbuloni sekretet dhe intimitetin e muslimanit! Lëreni të qetë muslimanin dhe mos u merrni me çështjet delikate të tij, që nuk duhet të përhapen e të zbulohen. - “...dhe mos përgojoni!” - Përgojimi (gibet), ashtu sikurse e ka përkufizuar Profeti (a.s.), është: “Të thuash rreth vëllait tënd besimtar diçka që ai nuk e dëshiron të përmendet, edhe nëse vërtet e ka atë gjë.” Allahu i Madhëruar bën një krahasim të përgojimit, për të treguar se sa vepër e shëmtuar është: - “Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht, për ju kjo është e neveritshme.” - Allahu i Lartësuar e ka krahasuar gibet-in me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, që është gjëja më e shëmtuar dhe më e neveritshme nga njeriu. Pra, ashtu sikurse ai e urren që të hajë mishin e njeriut, në mënyrë të veçantë kur është i vdekur, ashtu duhet ta urrejë përgojimin e tij, që, në njëfarë mënyre, është si ta hash mishin e tij për së gjalli! - “Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. ” – Allahu është El Teuab , Ai që lejon dhe u jep sukses robve të Tij që të pendohen, dhe pastaj ua pranon pendimin. Ai është, gjithashtu, El Rahim - Mëshirëplotë për robtë e Tij. Prej mëshirës së Tij është edhe fakti që Ai i fton e ndihmon ata që të arrijnë më të dobishmen për ta dhe e pranon prej tyre pendimin, kur gabojnë. Ky ajet është një kërcënim i rëndë për ata që merren me përgojim. Ai tregon se përgojimi është gjynah i madh, sepse Allahu e ka krahasuar me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, gjë e cila është e ndaluar dhe prej gjynaheve të mëdha.

Mus'haf Hape →
Enam 6:164 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. Çdokush është peng i punës së vet. ” [Tur 21] Pra do t’i ngremë edhe pasardhësit e tyre në gradën e lartë në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?! - Në këtë ajet kemi një urdhër për sinqeritet të plotë në mbështetjen tek Allahu, ndërkohë që ajeti para këtij ishte urdhër për sinqeritet në adhurimet përkushtuar Allahut. Kështu, Allahu e urdhëron Profetin e Tij: “Thuaju, o Muhamed, këtyre idhujtarëve: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, të cilit t’i mbështetem e t’ia besoj çështjet e mia?” Pastaj thotë: “... kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” Pra, unë i mbështetem vetëm Atij dhe vetëm Atij i kthehem, sepse Ai është Zoti e Pronari i gjithçkaje. Në dorën e Tij është krijimi dhe çdo vendim e çështje. Urdhri për sinqeritet në përkushtimin e adhurimit dhe në mbështetjen tek Allahu është përsëritur shumë në Kur'an. Sinqeriteti në adhurim dhe mbështetja e plotë tek Allahu janë dy çështje që vijnë të shoqëruara me njëra -tjetrën në shumë ajete në Kur 'an, si për shembull: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë.” [Fatiha 5]. Ose: “... Atëherë vetëm Atë adhuroje dhe vetëm tek Ai kërko mbështetje!” [Hud 123]. Ose: “Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur....” [Mulk 29], ose: “ Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Prandaj, vetëm Atë zgjidh për mbështetje!” [Muzemil 9]. - Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. - Çdokush do të gjykohet e shpërblehet për veprat e veta. Nëse ka vepruar mirë do të shpërblehet me mirësi, e nëse ka bërë keq, të keqen do të marrë si shpagim. Askush nuk do të mbartë barrën e gjynaheve të kryera nga dikush tjetër. Kjo është drejtësia e Allahut të Lartësuar, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Çdo njeri është peng i veprave të veta.” [Mudethir 38]. Çdokush është peng i veprave të veta të këqija. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Askush nuk do të ngarkohet me barrën (gjynahet) e tjetrit. Edhe nëse i rënduari me gjynahe thërret ndonjë për t’ia bartur ato, askush nuk do të mund t'ia bartë ato, edhe nëse është nga të afërmit e tij. Ti mund t’u tërheqësh vërejtjen veçse atyre që e kanë frikë Zotin e tyre në fshehtësi dhe e falin rregullisht namazin. Dhe kush e pastron veten, e ka për të mirën e vet dhe tek Allahu do të kthehen të gjithë. ” [Fatir 18]. Dhe ka thënë: “Por kush bën vepra të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).” [Ta Ha 112] Dijetarët e tefsirit kanë thënë: “Pra, nuk do ti bëhet padrejtësi dhe ti ngarkohen gjynahet e tjetërkujt dhe nuk do ti pakësohen mirësitë e tij.” Allahu i lartësuar ka thënë gjithashtu: “Çdo njeri është peng i veprave të veta. Përveç të djathtëve, ...” [Mudethir 38, 39]. Kuptimi është: “çdo rob është peng i të këqiave që ka vepruar vetë, përveç atyre që do e marrin librin nga e djathta. Miërsia e punëve të mira të këtyre njerëzve mund t ’u bëjë dobi edhe pasardhësve të tyre, sikuse thotë i lartësuari: “ Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. Çdokush është peng i punës së vet. ” [Tur 21] Pra do t’i ngremë edhe pasardhësit e tyre në gradën e lartë në xhenet edhe pse nuk kanë vepruar të njëjtat punë, përveç faktit se kishin të njëjtin themel të besimit në një Zot. Allahu i lavdëruar tha: “... duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. ...” . Pra atyre besimtarëve të zgjedheur që merituan ato grada të larta në xhenet, nuk do t ’u pakësohet aspak shpërblimi e mirësitë, nga ngritja e pasardhësve që ishin në grada më të ulëta në gradën e tyre. Është bujaria dhe mirësia e pakufishme e Zotit që e bëri të mundur bashkimin e tyre nga bekimi që sollën punët e mira të paraardhësve. Pastaj i lartësuari tha: “Çdokush është peng i punës së vet.” Pra i veprave të këqia që ka bërë. - Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” - Punoni sipas rrugës që keni zgjedhur për veten tuaj, sepse edhe ne po punoj më sipas rrugës që na ka udhëzuar Zoti. Por dijeni se veprat tuaja dhe tonat do t’i paraqiten Zotit dhe Ai do të na tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshim në jetën e dynjasë. I Lartësuari thotë: “ Thuaj: “Ju nuk do të gjykoheni për gjynahet tona, e as ne nuk do të gjykohemi për atë që bëni ju.”! Thuaj: “Zoti ynë do të na tubojë ne dhe ju e pastaj do të gjykojë me drejtësi mes nesh (e jush). Ai është Gjy katësi i drejtë e i Gjithëditur. ” [Sebe 25, 26]

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:73–12:76 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Por, mbi çdo të ditur, ka të tjerë edhe më të ditur. - Ibn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur punëtorët e ngarkesës e akuzuan atë për vjedhje, vëllezërit e Jusufit thanë: - Ata thanë: “Betohemi në Allahun, - dhe ju e dini mirë, - se ne nuk kemi ardhur për të bërë turbullira në tokë dhe nuk jemi vjedhës!” - Ju e dini mirë prejardhjen tonë dhe na njihni mirë, që kur kemi ardhur tek ju! Ju e dini mirë që nuk kemi ardhur për diçka të tillë e nuk jemi hajdutë e keqbërës! Atëherë punëtorët u thonë: - Ata thanë: “Po nëse (provohet se) gënjeni, atëherë, cili është dënimi?” - Po nëse ne e gjejmë atë që e ka vjedhur enën e mbretit tek ju, si mendoni se duhet ta dënojmë atë që e ka marrë? - Ata thanë: “Dënimi duhet të jetë: ai të cilit i gjendet gota te ngarkesa e vet, të mbahet peng. Kështu i dënojmë ne të padrejtët.” - Ky ishte rregulli në fenë e Ibrahimit. Hajduti i dorëzohej atij që ai kishte vjedhur. Kjo ishte planifikuar nga Jusufi. Ai donte që ta mbante Beniaminin pranë vetes. - Atëherë, ai filloi të kontrollonte ngarkesat e tyre, përpara ngarkesës së vëllait të vet. - Me mençuri, ai ia filloi të kontrollonte enët e vëllezërve, përpara enës së Beniaminit. - Më në fund ai e nxori atë (gotën) nga ngarkesa e të vëllait. - Kështu, - ashtu sikurse vetë ata gjykuan, - ai e mbajti Beniaminin. - Kështu, e mësuam Ne Jusufin të bënte këtë plan. - Ky ishte një plan i mirëorganizuar, që vetë Zoti e miratoi, për vetë dobitë, urtësitë dhe mirësitë që do të sillte më pas zbatimi i tij. - Sipas ligjit të mbretit, atij nuk i takonte ta mbante vëllanë e vet, veç nëse do të ishte dëshira e Allahut. - Sipas ligjeve të mbretit të Egjiptit, ai nuk do të mund ta merrte të vëllanë dhe nuk do të ekzekutohej ky dënim. Ky dënim u dha sipas ligjit të Ibrahimit, që vetë vëllezërit e tij e kërkuan dhe pranuan që të zbatohej. Kuptimi këtu është që Jusufi kurrsesi nuk do të gjykonte me ligjin e Faraonit, por me ligjin e etërve të tij: Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e lëvdon kur thotë: - Ne e lartësojmë në dituri atë që duam. - Siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “... Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Por, mbi çdo të ditur, ka të tjerë edhe më të ditur. - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, kur një është më i ditur se një tjetër, gjithmonë është një tjetër që është më i ditur se ai i pari. Ndërsa Allahu është mbi çdo të ditur.” Ndërsa Katade shpjegon: “Domethënë, derisa dituria të arrijë tek Allahu. Nga Allahu buron dituria, që e mësojnë dijetarët, dhe tek Allahu kthehet.”

Mus'haf Hape →
Sad 38:4–38:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në dorën time, s’kam për t’ju kërkuar gjë tjetër, veç asaj fjale!” Atëherë, ata u ngritën të revoltuar e të tërbuar dhe thanë: “Vallahi, kemi për të të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar na tregon rreth habisë së idhujtarëve lidhur me dërgimin e Profetit si përgëzues dhe qortues ndër njerëz, siç thotë edhe në një ajet tjetër: “Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha nga Zoti i tyre!”. Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!” [Junus 2]. Ndërsa në këto ajete i Madhëruari thotë: - “Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një paralajmërues. Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar e mashtrues.” - Domethënë, u çuditën që paralajmëruesi ishte njeri, njëlloj si ata. - “A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?!” - Si pretendon ky njeri se Zoti duhet të jetë një dhe i vetëm?! Allahu i shëmtoftë! Iu duk e habitshme që dikush të refuzonte adhurimin e idhujve dhe të kufizonte adhurimet në një Zot të vetëm e pa ortak. - “Kjo është vërtet shumë e çuditshme.” - Ata e kishin trashëguar adhurimin e idhujve prej etërve të tyre. Idhujtaria kishte mbushur zemrat e tyre, prandaj kur Profeti i Allahut i ftoi që të hiqnin dorë nga ai krim i shëmtuar dhe të pastronin zemrat prej tij, për të adhuruar vetëm Allahun si një dhe të vetëm, kjo iu duk diçka jashtëzakonisht e madhe, madje e çuditshme dhe e papranueshme. - “Paria e tyre i thanë njëri -tjetrit: "Vazhdoni me qëndrueshmëri në adhurimin e zotave tuaj!” - Këto ishin udhëzimet e dhëna nga udhëheqja e tyre: "Vazhdoni me besnikëri në fenë e të parëve tuaj! Mos iu përgjigjni ftesës së Muhamedit, për të besuar në një Zot të vetëm dhe për të adhuruar vetëm Atë e asnjë tjetër. - “Sepse kjo është diçka e kurdisur (kundër jush) .” - Kjo fe, që kërkon të adhurohet Zoti si Një i vetëm e të braktiset adhurimi i idhujve, është diçka që fsheh qëllime të këqija dhe synon t’ju rrëmbejë prestigjin tuaj në shoqëri dhe të shndërro - heni në pasues të tij, duke iu nënshtruar rregullave të tij. Për këtë arsye, ai duhet refuzuar dhe kurrë mos iu përgjigjni ftesës së tij. Shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve 2257. “Paria e kurejshëve shkoi tek Ebu Talibi e i thanë: "O Ebu Talib, ti je i madhi ynë, zotëria ynë dhe gëzon autoritet tek ne. Po të lutemi të mbash drejtësinë në lidhje me veprimet e nipit tënd. Urdhëroje të ndalet së fyeri idhujt tanë!” Ebu Talibi dërgoi njerëz ta thërrisnin Muhamedin ﷺ dhe, kur ai erdhi, i tha: "O biri i vëllait tim, më vizituan njerëzit e fisit tënd dhe kërkuan që të ndalesh së fyeri idhujt e tyre, që të të lënë të qetë ty dhe Zotin tënd.” Ai tha: “O Xhaxhai im, a t’i ftoj ata në diçka që është më e mirë për ta?” - “Për çfarë i fton ata?” - “Unë i ftoj të thonë vetëm një fjalë, nëpërmjet së cilës do t’u nënshtrohen arabët dhe me të cilën do të sundojnë mbi të huajt?” Ebu Xhehli (Allahu e mallkoftë!) tha: “E çfarë fjale është ajo, pash babën tënd, se jemi gati të ta japim atë dhe dhjetëfish sa ajo!” – “Të thoni: Lâ ilâhe il - l’All-llah!” Ata e refuzuan me neveri dhe i thanë: “Kërko diçka tjetër veç asaj!” Ai u tha: “Edhe sikur diellin të ma vendosni në dorën time, s’kam për t’ju kërkuar gjë tjetër, veç asaj fjale!” Atëherë, ata u ngritën të revoltuar e të tërbuar dhe thanë: “Vallahi, kemi për të të sharë ty dhe Zotin tënd, që të urdhëroi me këtë besim!” Allahu i Madhë - ruar tha: “Paria e tyre i thanë njëri -tjetrit: "Vazhdoni me qëndrueshmëri në adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo është diçka e kurdisur." (me disa shkurtime) Kështu e ka sjellë Suddiu. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell një transmetim tjetër. Po kështu edhe Ibn Xheriri, i cili shton: 2258. “Kur dolën prej aty, Profeti i Allahut e ftoi xhaxhain e tij në besimin e fjalës “Lâ ilâhe il -l’Allah”, por ai refuzoi dhe tha: “Do të mbetem në fenë e pleqve”. Atëherë, Profetit iu shpall: “Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdokënd që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri ata që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56]. - “Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë nga njerëzit këto kohët e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një trillim.” - Kuptimi: Këtë ftesë të sjellë nga Muhamedi, për të adhuruar një Zot të vetëm, nuk e kemi dëgjuar ndër popujt e besimet e hershme. Nëse ky Kuran do të ishte i vërtetë, për të do të na njoftonin të krishterët. Ne mendojmë se ky është veçse një trillim. - “Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t'iu dërguar Mesazhi?!” - Ata e shihnin si të pamundur që Muhamedi ﷺ të ishte zgjedhur mes tyre për t’iu zbritur Shpallja, sikurse shpjegohet në ajetin tjetër: “Pastaj thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kuran një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Meke dhe Taif) ?!” Mos vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri -tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.” [Zuhruf 31, 32]. Pasi fjalët e tyre treguan për injorancën e thellë dhe mendjelehtësinë që kishin, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ata qenkan në dyshim për Mesazhin Tim?! Nuk e kanë shijuar ende dënimin Tim.” - Ata i thanë këto fjalë, sepse ende nuk e kishin provuar ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut. Në vijim, i Lartësuari bën me dije se është Ai i vetmi që admi - nistron e rregullon çështjet e krijimit të Tij. Ai vepron gjithçka që dëshiron. Allahu lartëson kë të dëshirojë dhe poshtëron kë të dëshirojë Ai. Ai udhëzon në dritën e Tij kë të dojë, lë në errësirë kë të dojë dhe ia vulos zemrën kujt të dojë. Përveç Tij, askush nuk zotëron asnjë grimë pushtet e forcë në këtë dynja: - “Apo mos vallë, kanë thesaret e mëshi - rës së Zotit tënd - Ngadhënjimtarit, Dhuruesit të të gjitha mirësive?” - Ai është Ngadhënjimtari, që kurrë nuk mposhtet. Ai është Dhuruesi, i Cili i dhuron kujt të dëshirojë çfarë të dëshirojë, sikurse thotë në një ajet tjetër: “A mos kanë ata ndonjë pjesë në sundim dhe pushtet? Nëse do të ishte kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as një fije lëvoreje. Apo mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e Urtësinë, si edhe pushtet të madh. Disa prej tyre e besuan atë (Muhamedin), e disa e mohuan. Mjafton për këta të fundit zjarri i Xhehenemit i ndezur fort.” [Nisa 53 - 55]. Thuaj: “Sikur t’i kishit në dorën tuaj depot e begative të Zotit tim, përsëri do të ishit koprracë, nga frika se po harxhohen. Njeriu është dorështrënguar.”. [Isra 100]. Ky ishte përshkrimi i mohuesve, të cilët nuk besuan Profetin e Allahut. Po kështu na njofton i Madhëruari edhe për popullin e Salihut, kur thanë: “Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? Jo, ai është një gënjeshtar mendjemadh.” Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 25 - 26]. - “Apo mos vallë, kanë pushtetin e qiejve e të Tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre?! Le të përpiqen atëherë, me çdo rrugë e mjet!” - Nëse kanë ndonjë fuqi në dorë, le të rreken dhe të gjejnë rrugët drejt qiejve! Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi. Ndërsa Dahhaku ka thënë: “Domethënë, për t’u ngjitur deri në qiellin e shtatë.” - “Edhe ata janë një ushtri e mposhtur, si të gjitha ushtritë e tjera .” - Edhe këto ushtri, të cilat janë në kundërshti me njëra - tjetrën, do të mposhten e poshtërohen, ashtu siç u poshtëruan ata para tyre, të cilët mohuan profetët, shpalljet e udhëzimin e Zotit. I Lartësuari thotë: “Mos, vallë, po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!” Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë. Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 44 - 46].

Mus'haf Hape →
Bekare 2:188 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se e ka një detyrim të tillë, ndaj ai e ngre çështjen tek një gjyqtar, edhe pse e di mirë se nuk ka të drejtë dhe e di mirë se po e merr atë pasuri …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mos e hani pasurinë e njëri -tjetrit në mënyrë të palejuar. - Ali Ibn Ebu Talhate përcjell nga Ibn Abasi, që, duke shpjeguar ajetin, ka thënë se: ky ajet flet për atë njeri i cili ka detyrime financiare kundrejt një pale të dytë, por që nuk ekziston ndonjë provë për këtë detyrim dhe ai e refuzon dhe mohon se e ka një detyrim të tillë, ndaj ai e ngre çështjen tek një gjyqtar, edhe pse e di mirë se nuk ka të drejtë dhe e di mirë se po e merr atë pasuri padrejtësisht. Disa selefë kanë thënë: "Mos polemizo për një çështje për të cilën e di mirë se nuk ke të drejtë.” Në dy Sahih-ët shënohet prej Umi Selemete se Profeti i Allahut ka thënë: 227 . “Unë jam veçse një njeri dhe para meje vijnë njerëz që kërkojnë gjykimin tim. Por ndodh që dikush të jetë më i aftë për të kërkuar dhe parashtruar argumentet e veta, se kundërshtari i vet. Dhe mund të ndodhë që unë të gjykoj në favor të tij, në lidhje me ndonjë të drejtë të muslimanit. E pra, le ta dijë ky njeri se ajo është një copë nga zjarri (i Xhehenemit). Le ta marrë ose le ta lerë (nëse nuk ka të drejtë)!” Ajeti dhe hadithet e Profetit na tregojnë se gjykimi dhe verdiktet që jep gjyqtari nuk ndryshojnë gjë nga realiteti dhe e vërteta. Kështu, ato nuk mund të bëjnë hallall diçka që në të vërtetë është haram dhe nuk mund të bëjnë haram diçka që në të vërtetë është hallall. Ky lloj gjykimi thjesht bëhet i detyrueshëm për t’u zbatuar në ligjet e kësaj dynjaje. Nëse i qëllohet të vërtetës, kjo është mirësi. Por nëse gjykatësi nuk ia qëllon, ai merr vetëm një shpërblim, pra, shpërblimin për gjykimin sipas provave të ofruara, ndërsa ai që ka bërë hile merr gjynahun. Prandaj i Lartësuari tha: - Mos ndërhyni te gjykatësit me rryshfete, për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve të tjerë, kur ju e dini. - Pra, kur e dini mirë se kjo që po kërkoni padrejtësisht është e gabuar dhe përpiqeni ta paraqesni si të pranueshme dhe të drejtë përmes fjalëve tuaja.

Mus'haf Hape →
Araf 7:155–7:156 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Kështu, ata vdiqën që të gjithë. Atëherë, Musai u ngrit dhe filloi t’i lutej me përgjërim Zotit të Tij, duke i thënë: - Kur ata i zuri tronditja e fuqishme, ai tha: “O …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar e kishte urdhëruar Musain që të përzgjidhte 70 burra nga populli i tij: - Musai zgjodhi shtatëdhjetë vetë nga populli i tij për vendin Tonë të takimit. - Kështu, Musai zgjodhi 70 burrat më të mirë të bijve të Izraelit dhe u tha: “Nisuni drejt Allahut, për t’i shprehur Atij pendimin për atë që bëtë, domethënë, për idhujtarinë dhe adhurimin e viçit! Kërkojini Atij falje për të gjithë popullin tuaj! Agjëroni dhe pastrohuni shpirtërisht! Pastroni dhe rrobat tuaja!” Kështu, Musai doli së bashku me ta drejt Malit të Sinait, për takimin që ia kishte caktuar Zoti i tij. Ai shkonte atje veçse me urdhër të Allahut. Kur mbërritën afër vendit të caktuar, ata i thanë Musait (a.s): “Lutu që t’i dëgjojmë edhe fjalët e Zotit tonë!” - “Po, - tha Musai, - do ta bëj.” Kur Musai iu afrua malit, mbi të u afrua një ré në formë shtylle, derisa ajo e mbuloi të gjithë malin. Musai u afrua, hyri nën të dhe i tha popullit të vet: “Ejani, afrohuni!” Ata u afruan, derisa hynë nën re dhe ranë të gjithë në sexhde. Atëherë, ata dëgjuan kur Allahu i Lartësuar i foli Musait, duke i dhënë urdhëresa dhe ndalesa. Pasi mbaroi së dhëni porositë dhe urdhëresat, reja që qëndronte sipër Musait u largua. Musai u kthye tek shtatëdhjetë burrat e përzgjedhur, por për çudi, ata thanë: “O Musa! Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi.” Menjëherë (pas kësaj) , ju përfshiu rrufeja dhe ju e patë.” [Bekare 55]. Kështu, ata vdiqën që të gjithë. Atëherë, Musai u ngrit dhe filloi t’i lutej me përgjërim Zotit të Tij, duke i thënë: - Kur ata i zuri tronditja e fuqishme, ai tha: “O Zoti im! Po të kishe dashur Ti, do të na kishe shkatërruar më parë, si ata, edhe mua. A po na shkatërron për atë që vepruan mendjelehtët nga mesi ynë? - Vëreni me kujdes fjalinë: “A po na shkatërron për atë që vepruan mendjelehtët nga mesi ynë?” Kjo ishte një pjesë nga lutja e Musait, që Allahu na e tregon në këtë ajet. Kuptimi i saj është: A po i shkatërron këta, o Zot, për shkak të asaj që vepruan mendjelehtët nga mezi ynë, të cilët adhuruan viçin?” Ibn Abasi, Katadja dhe Ibn Xheriri kanë thënë si shpjegim të këtij ajeti: “Ata i zuri një tronditje e fuqishme, sepse ata nuk u distancuan nga populli i tyre, që ranë në idhujtari dhe nuk i ndaluan ata nga ajo e keqe.” Ky mendim mbështetet pikërisht nga fjala e Musait: “A po na shkatërron për atë që vepruan mendjelehtët nga mesi ynë?” Në vijim, Musai vazhdoi të lutej dhe të thoshte: - Kjo është vetëm një sprovë e urdhëruar nga Ti, me të cilën e lë të humbur atë që Ti do dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ti do. - “Të gjitha këto janë pjesë e sprovës për robërit e Tu dhe e urdhëruar nga Ti, o Zot!” Kështu ka thënë Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejri e shumë dijetarë selefë të hershëm, por edhe të mëvonshmit. Patjetër që ky është një kuptim i saktë. Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar është i vetmi që gjykon dhe urdhëron. E thënë ndryshe, urdhrat janë vetëm të Tij dhe i gjithë gjykimi është në dorën e Tij. Në dorën e Allahut është krijimi dhe administrimi i çdo çështjeje të krijesave. - Ti je Mbrojtësi ynë! Na fal e na mëshiro, sepse Ti je më i Miri Falës! - El Gafru quhet mbulimi i gjynaheve dhe mos ndëshkimi për to. Ndërsa El Rahme (mëshira), nëse përmendet së bashku me el gafr-in (faljen), nënkupton se Allahu do ta ruajë robin që të mos bjerë më në atë gjynah në të ardhmen. Më pas, thotë: “sepse Ti je më i Miri Falës!” Pra, askush nuk mund t’i falë dhe mbulojë gjynahet, përveç Teje! - Cakto për ne atë që është e mirë në këtë botë dhe në botën tjetër! - Lutjet e mësipërme ishin për të shpëtuar nga e keqja dhe nga çdo gjë që njeriu druhet. Ndërsa me këtë lutje synohet arritja dhe realizimi i të mirave. Kështu, kuptimi është: Na dhuro hasene (të mira) në dynja dhe ahiret! Kuptimin e fjalës hasene e kemi shpjeguar në suren Bekare. 61 - Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti! - Ne u penduam dhe u kthyem të nënshtruar tek Ti.62 - Ai thotë: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. - Unë veproj çfarë dëshiroj dhe gjykoj sipas vullnetit Tim! Të gjitha këto i bëj me urtësi dhe drejtësi absolute! I pastër dhe i lartësuar qoftë Allahu! Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij! Ai thotë: “...ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka.” Domethënë, mëshira e Allahut është madhështore dhe gjithëpërfshirëse. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar na njofton rreth mbajtësve të Fronit dhe melekëve që janë rreth e rrotull Fronit, të cilët thonë: “Zoti ynë, Ti, me mëshirën dhe me diturinë Tënde përfshin gjithçka.” [Gafir 7]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Selmani, se Profeti ka thënë: 1221. “Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka 100 mëshira. Vetëm përmes një mëshire, krijesat mëshirojnë njëra -tjetrën. Edhe kafsha e ngre me kujdes thundrën e saj, për të ruajtur të voglin e saj, që të mos e lëndojë atë. Ai i ka lënë 99 pjesë të mëshirës për në Ditën e Gjykimit” Ky hadith është përnxjerrë nga Muslimi. - Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona - E kam bërë detyrë mëshirën dhe kam për t’i mëshiruar ata, si bamirësi nga Unë dhe si nderim për atë kategori njerëzish “që janë të devotshëm”. Domethënë, ruhen nga shirku dhe gjynahet e mëdha. Allahu thotë për ta, që: “... japin zekatin”. Zekat do të thotë pastrim. Disa thonë që është fjala për pastrimin e shpirtit, kurse të tjerë thonë që është fjala për pastrimin e pasurisë. Por ka mundësi, gjithashtu, që ky ajet të jetë i përgjithshëm dhe t’i përfshijë të dyja kuptimet, sepse ky ajet është zbritur në Mekë (kur ende nuk ishte ligjëruar zekati i pasurisë). Më pas, i Lartësuari thotë: “...dhe për ata që besojnë në argumentet Tona...” - Domethënë, besojnë me siguri të plotë dhe bindje gjithçka që Allahu ka urdhëruar të besohet.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:158 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të mirë, duke shprehur bindje ndaj Zotit, aq më shumë i shtohet mirësia dhe grada tek Zoti i tij. Veprat e mira ia shtojnë imanin adhuruesit, ndërsa imani i lartë ia ngre …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, Safa dhe Merva janë nga simbolet e Allahut…” – Kështu, Allahu i Lartësuar thotë se kodrat Safa dhe Merva, ku adhurohet Ai, janë dy nga simbolet e fesë së Tij. Duke qenë të tilla, ato duhen nderuar dhe respektuar, pasi i Lartësuari ka thënë që: “Kush i respekton shenjat e Allahut, tregon për devotshmërinë e zemrës së tij.” [Haxh]. Atëherë, Safa dhe Merva janë shenja të Allahut, dhe madhërimi i tyre tregon devotshmërinë e zemrës. Duke qenë se devotshmëria e zemrës është detyrë e çdo adhuruesi, atëherë edhe ecja mes Safas dhe Mervas është detyrë për ata që kryejnë haxhin apo umren. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve, megjithëse kjo mbështetet edhe nga hadithet e përcjella nga Profeti (s.a.u.s.), i cili ka thënë: “Mësoni prej meje ritet tuaja (të adhurimit, në haxh etj.)!” - “…Prandaj ata që shkojnë në Qabe për haxh ose për umre, nuk kanë asnjë gjynah nëse sillen mes tyre. ” – Këtu flitet për mendimin e gabuar të disave, të cilëve iu duk i gabuar riti i vrapimit mes Safas dhe Mervas, meqë kështu ishte vepruar edhe në kohën para Islamit. Por Allahu i Lartësuar bën të qartë se ky rit nuk ishte gjynah. Megjithatë, mohimi i gjynahut për këtë veprim nuk tregon se ai është jo i detyrueshëm për t'u kryer. Allahu i Lartësuar thotë se për atë që bën haxhin dhe umren nuk është gjynah që të kryejë rendjen (sa'j) mes Safas dhe Mervas. E parë anasjelltas, kjo tregon se sa'j-i mes Safas dhe Mervas nuk bëhet jashtë riteve të haxhit dhe umres. Pra, ai nuk është një adhurim i veçantë, që mund të kryhet më vete. Ai nuk është si tavafi rreth Qabes, i cili, përveç që kryhet gjatë Haxhit dhe Umres, mund të bëhet edhe si adhurim më vete. Kështu, sa'ji mes Safas dhe Mervas, qëndrimi në Arafat dhe në Muzdelife dhe gjuajtja e gurëve, janë adhurime që nuk mund të kryhen jashtë kuadrit të haxhit. Nëse këto vepra kryhen jashtë haxhit, atëherë nuk quhen më adhurime, por sajime (bidate) në fe, sepse bidatet në fenë e Allahut janë dy llojesh: së pari, adhurime që Allahu nuk i ka ligjëruar dhe, së dyti, adhurime të cilat janë ligjëruar nga Allahu që të kryhen me një mënyrë dhe formë të caktuar, por që adhuruesi i kryen në forma dhe mënyra të tjera, të ndryshme nga ato që ka përcaktuar Allahu. - “Kush bën vepra të mira vullnetarisht…” – Pra, çdokush që kryen vepra të mira, me sinqeritet për Zotin, e mira do ta gjejë. Të mirat që mund të kryejë robi janë të llojeve të ndryshme, si për shembull: haxhi, umra, tavafi rreth Qabes, namazi, agjërimi etj. Në ajetin e agjërimit, ku thuhet: “ Nëse dikush jep vullnetarisht më shumë, do të jetë më mirë për të. ”, tregohet një rregull i mrekullueshëm, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, sipas të cilit: sa herë që adhuruesi bën ndonjë punë të mirë, duke shprehur bindje ndaj Zotit, aq më shumë i shtohet mirësia dhe grada tek Zoti i tij. Veprat e mira ia shtojnë imanin adhuruesit, ndërsa imani i lartë ia ngre atij gradat tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa ky ajet, që thotë: “Kush bën vepra të mira vullnetarisht…”, tregon se gradat e adhuruesit ngrihen kur ai shton vullnetarisht veprat e mira. Nga fjala “ hajran” (vepra të mira) kuptojmë se ky lartësim arrihet vetëm me ato vepra që quhen të mira, e jo me të tjera. Veprat quhen të mira vetëm nëse Allahu i Lartësuar i ka cilësuar të tilla nëpërmjet Librit dhe Profetit të Tij. Me fjalë të tjera, gradat e larta nuk mund të arrihen duke shtuar vepra e adhurime, të cilat nuk janë cilësuar si të tilla nga Allahu. Tek Allahu i Lartësuar mund të afrohesh dhe mund të fitosh kënaqësinë e Tij veçse me mënyrat që Ai i pëlqen dhe i ka ligjëruar për një gjë të tillë, nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave të shenjtë me të cilët i pajisi ata. Mirësia nuk mund të arrihet me rrugë jo të mira. Ai që përpiqet të afrohet tek Allahu i Lartësuar me bidate arrin të fitojë veçse lodhjen e kotë. Madje, kur e di se adhurimi që kryen nuk është ligjëruar nga Zoti i tij, atij i shtohen të këqijat dhe largohet nga Allahu i Lartësuar. - “…ta dijë se Allahu është Mirënjohës e i Gjithëditur.” - Shâkirun (Mirënjohës) dhe Shekûrun janë dy emra të Allahut të Lartësuar, që tregojnë për mirësinë dhe mëshirën e Tij. Ata tregojnë mirënjohjen e Tij, duke shpërblyer çdo punë të adhuruesve, sado e vogël qoftë ajo, madje për një vepër të vogël, Allahu Bujar shpërblen shumëfish. Shenjë tjetër e mirënjohjes së pakufishme të Allahut Bujar është edhe fakti që, kur adhuruesi përpiqet për të kryer urdhrat e Tij dhe për t’iu larguar ndalesave të Tij, Allahu e ndihmon atë dhe i jep sukses që të jetë i vazhdueshëm në këtë rrugë. Madje, jo vetëm që e ndihmon, por edhe e për mend atë në Mbretëritë e qiellit, duke ia ngritur famën dhe gradat e tij. Allahu i Lartësuar dhe Bujar e shpërblen bindjen e robit duke i dhuruar atij dritë dhe besim të pastër në zemër, forcë në trup, mirësi në jetë dhe begati në vepra. Këto janë shenjat e mirënjohjes nga Allahu Bujar për bindjen e adhuruesit në këtë jetë. Ndërsa në jetën tjetër, atë e pret shpërblimi i plotë.Tregues tjetër i mirënjohjes së Allahut ndaj robit të bindur është edhe premtimi i Tij se, kush e lë diçka për hir të Tij, Allahu do t'ia kompensojë me diçka më të mirë se ajo që robi do të lërë. Nëse robi i afrohet Allahut një pëllëmbë, Ai do t’i afrohet robit një krah, e nëse robi i afrohet një krah, Ai do t’i afrohet edhe më shumë. Nëse robi i afrohet Allahut me hap, Ai do t’i afrohet atij duke rendur. Kush bën tregti me Zotin e tij, do të marrë shumëfishin e asaj që do të japë. Por Allahu i Lartësuar, përveçse është Mirënjohës i madh, Ai është edhe Alîm, pra, i Gjithëditur. Ai e di më mirë se çdokush tjetër se cili e meriton mirënjohjen e Tij. Ai e di shumë mirë se cilët adhurues e meritojnë shpërblimin e plotë, sepse Ai njeh shumë mirë qëllimet, besimin dhe përkushtimin e tyre, në varësi të të cilëve jep edhe shpërblimin e merituar. Allahu e di shumë mirë dallimin mes adhuruesve dhe asnjërit nuk ia humbet hakun. Çfarëdo pune, sado e vogël dhe e parëndësishme të duket, nuk i shpëton dijes së Tij gjithëpërfshirëse. Të gjithë do ta gjejnë të plotë shpërblimin e veprave të tyre, sipas qëllimit që kanë patur në këtë jetë, se asgjë nuk i shpëton të Gjithëditurit.

Mus'haf Hape →
Naziat 79:15–79:46 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e tillë, sepse për Zotin kjo nuk është ndonjë punë e rëndë, kur dihet se Ai e ndërtoi qiellin, e ngriti e lart, e bëri natën të errët dhe ditën të ndritshme, pastaj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Zoti xh. sh. i përkujton Muhammedit a.s. ngjarjen e Musait se si e ka thirur atë, i ka folur dhe urdhëruar, kur ai ishte në një luginë në fund të kodrës Sina e i ka thënë: Shko te faraoni se ai i ka kaluar kufijtë me padrejtësi e arrogancë dhe i thuaj: a i shkon mendja të hiqet prej punëve të këqija, por faraoni nuk çau kokë për të, andaj Musai ia tregoi mrekullinë e madhe, shkopin e shndërruar në gjarpër, e faraoni iku, por i thirri magjistarët dhe popullin e vet, u mbajti fjalim e u tha se është zoti i tyre më i lartë, ndërsa para katërdhjetë vjetëve po kështu u pat thënë se nuk kanë zot tjetër pos tij. Për atë Allahu e shkatërroi. E shkatërroi si për shkak të thënies së parë ashtu edhe për të fundit. Me këtë u tërhiqet vërejtja mekasve se edhe ata do t'i gjejë një e keqe e tillë, sepse për Zotin kjo nuk është ndonjë punë e rëndë, kur dihet se Ai e ndërtoi qiellin, e ngriti e lart, e bëri natën të errët dhe ditën të ndritshme, pastaj përgatiti tokën që në të të mbijnë bimë dhe atë e përforcoi me kodra e male të forta. E, kur të vijë dita e kijametit, dita e llahtarisë më të madhe, do të duket se kush çka ka punuar, e si peshojë për matjen e vetes, njeriut i mjafton kjo: kush ka bërë zullum dhe është dhënë pas kënaqësive të kësaj jete, duke marrë nëpër këmbë sjelljet dhe punët e mira, ai nuk ka vend tjetër pos në xhehenem, ndërsa kush i është frikësuar përgjegjësisë para Zotit, e ka penguar lakminë ndaj punëve të këqija, ai do ta ketë vendin në xhennet. Kur do të bëhet kijameti, nuk di kush pos Zotit, por është e ditur se kundërshtarëve do t'u duket sikur nuk kanë jetuar në këtë botë më shumë se një mëngjes a një mbrëmje. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kësaj sureje. Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!

Mus'haf Hape →
Shura 42:19–42:31 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Të këqijat që i godasin njerëzit, bëhen për t'ua shlyer mëkatet, e përsa u përket pejgamberëve, ato i ngrisin në shkallë edhe më të lartë, pse ata janë të mbrojtur prej mëkateve.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu është shumë i mëshirshëm dhe i butë ndaj robërve të vet, të mirë qofshin ose të këqij: furnizon me ushqim, i lehtëson në momentin e llogarisë dhe të përgjegjësisë, nuk i ngarkon çka nuk munden, nuk ngutet kundër kundërshtarit dhe nuk ia humb shpresën atij që shpreson, nuk refuzon lutjen dhe nuk ia këput ymytin, pra është mëshirues në të gjitha çështjet. Kush bën vepra më qëllim të shpërblimit në ahiret, Allahu ia shton të mirat, kurse kush punon vetëm për këtë jetë, Allahu i jep aq sa dëshiron Vetë, e jo sa kërkon ai. Sikur të mos ishte vendim i kahershëm i Zotit të shtyjë ndëshkimin deri në botën tjetër, idhujtarët që pos Allahut adhuruan zota të tjerë, do t'i shkatërronte përnjëherë, por mjafton që ata do të jenë të trishtuar për shkak të veprave të tyre të këqija, e besimtarët të kënaqur nëpër kopshte të xhennetit. Pejgamberi ynë, Muhammedi, urdhërohet t'u thotë se nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim, përveç dashurisë së akraballëkut, pra ata do të duhej ta donin atë pse e kishin të afërt, do të duhej t'a respektonin për hir të farefisnisë e të mos e torturonin. Ka mendime se me akraballëk nënkuptohet familja e ngushtë e pejgamberit: Fatimja, Aliu, Hasani dhe Huseini, por derisa ajeti është i shpallur në Mekë, fjala është për akraballëkun në përgjithësi. Muhammedi edhe po të kishte dashur, nuk ka pasur mundësi të trillojë gënjeshtër ndaj Allahut, sepse Ai do t'ia mbyllte gojën.: Sikur Allahu t'u jepte begati më të madhe njerëzve, ata do shfrenoheshin, prandaj Ai i furnizon me masë ashtu si di vetë. Në një hadithi kudsij thuhet: "Ka nga robërit e Mi që meritojnë vetëm begatinë, sepse sikur t'i varfëroja, ata do ta humbnin fenë e vet, kurse ka të tjerë që meritojnë vetëm varfërinë, sepse sikur t'i pasuroja do ta humbnin fenë e vet" (merfuë prej Enesit, shënon Ibni Kethir). Sipas mendimit të disa dijetarëve, ajeti njëzet e nëntë lejon mundësinë e ekzistimit të gjallesave në yje të larta e të largëta, pos melaikeve, gjallesa që u përngjajnë atyre të qiejve e të tokës. Këtë mendim e mbështesin në ajetin në fjalë. Sipas mendimit të Sabuniut, përpos njeriut, mund të ketë në hapësirën e gjerë edhe krijesa të tjera. Përsa i përket njeriut, unë (Sabuniu) kam mendim të prerë se ai nuk gjendet tjetërku vetëm në sipërfaqën e tokës, pse Zoti ka thënë: "Në të do i të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni" (ajet i Kur'anit, A'rafë, 25).: Të këqijat që i godasin njerëzit, bëhen për t'ua shlyer mëkatet, e përsa u përket pejgamberëve, ato i ngrisin në shkallë edhe më të lartë, pse ata janë të mbrojtur prej mëkateve.

Mus'haf Hape →
Araf 7:117–7:122 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe të Harunit!”. Pa e ngritur kokën nga sexhdja, ata panë Xhenetin dhe Zjarrin, si edhe shpërblimin e banorëve të Xhenetit dhe ndëshkimin e banorëve të Zjarrit.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i shpalli robit e profetit të Tij të dashur, Musait (a.s.) që të hidhte shkopin e tij: - Atëherë, Ne i thamë Musait: “Hidh ti tani shkopin tënd!” Dhe ja: ai filloi të gëlltiste në çast të gjitha gënjeshtrat e tyre.” - Ai filloi të gëlltiste të gjitha ato objekte që ata kishin hedhur dhe që kishin magjepsur sytë e njerëzve që të dukeshin si gjarpërinj të mëdhenj, por që, në fakt, ishte e pavërtetë. Ibn Abasi shpjegon: “Atëherë, ai (shkopi i Musait i shndëruar në gjarpër të vërtetë) filloi të gëlltiste litarët dhe shkopinjtë e tyre. Kur magjistarët e panë këtë pamje reale, e kuptuan më mirë se çdokush tjetër se ajo nuk ishte një magji, por ishte një shenjë nga qielli, prandaj ranë menjëherë në sexhde, duke thënë: “Ne besojmë në Zotin e gjithësisë, Zotin e Musait dhe të Harunit!”. Pa e ngritur kokën nga sexhdja, ata panë Xhenetin dhe Zjarrin, si edhe shpërblimin e banorëve të Xhenetit dhe ndëshkimin e banorëve të Zjarrit.”

Mus'haf Hape →