Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Infitar 82:6–82:12 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… tjetër. Forma në të cilën të krijoi Zoti yt është më e bukura. Mirësitë me të cilat të ka pajisur Zoti yt kërkojnë të jesh mirënjohës dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O njeri! Ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar… ” - Allahu i Lartësuar i drejtohet me këto fjalë njeriut, i cili është aq i mangët dhe i pakujdesshëm në kryerjen e detyrimeve ndaj Zotit të tij dhe aq i paturpshëm në shkeljen e kufijve të Tij: Çfarë të shtyu që të sillesh në këtë formë? Mos vallë, mospërfillja jote ndaj të drejtave të Krenarit të Plotfuqishëm?! Apo shpërfillja e kërcënimeve dhe ndëshkimit të Tij të dhembshëm?! Apo mos, vallë, nuk je i sigurt në ringjalljen dhe shpërblimin e të Drejtit të Gjithëmëshirshëm?! Pa mendohu pak për krijimin tënd! - “...I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi,...” - A nuk është Allahu i Lartësuar Ai që të krijoi në formën më të bukur, Ai që të plotësoi me gjithçka të nevojshme dhe të drejtoi në rrugën më të mirë?! Përse, atëherë, e mohon mirësinë e Zotit tënd Bujar dhe Bamirës? Kjo tregon padrejtësinë që fshihet në shpirtin tënd, tregon natyrën tënde tinëzare dhe tradhtare, injorancën dhe shpirtin tënd armiqësor. - “...Të dha formën që Ai dëshiroi?” - Falëndero Allahun që nuk të krijoi në formën e qenit apo gomarit, apo të çdo kafshe tjetër. Forma në të cilën të krijoi Zoti yt është më e bukura. Mirësitë me të cilat të ka pajisur Zoti yt kërkojnë të jesh mirënjohës dhe adhurues i Tij. Por edhe pas kësaj këshille, ju vazhdoni të mohoni Ditën e Përgjegjësisë: - “Por jo, (me gjithë këto qortime) Ju e mohoni Ditën e Gjykimit.” – Megjithatë, ajo do të ndodhë patjetër, e besoni ju apo jo. Ju do të dilni një ditë para të Madhëruarit dhe të llogariteni për veprat tuaja në këtë jetë. Për llogaritjen dhe shënimin e veprave tuaja, Allahu i Lartësuar ka vendosur shkruesit e ndershëm, siç thotë më pas: - “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju. ” - Ata shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë dhe vepër tuajën, të cilat ata i njohin me imtësi. Këtu hyjnë veprat e zemrës dhe veprat e gjymtyrëve. Për këtë arsye, ju duhet të tregoni respekt ndaj pranisë së këtyre rojeve. Ju nuk duhet ta lejoni veten në vepra e fjalë të këqija, sepse ata janë pranë jush dhe i shënojnë veprat tuaja. Por turpi juaj duhet të jetë më i madh ndaj të Gjithëditurit, që ju vështron dhe di me imtësi se çfarë shfaqni dhe çfarë e mbani të fshehur në shpirtin tuaj. Dijeni se nuk janë njëlloj të mirët dhe të këqijtë, të ruajturit nga të këqijat dhe të shfrenuarit në gjynahe dhe mosbindje ndaj të Madhëruarit:

Mus'haf Hape →
Zelzele 99:1–99:8 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… do të thotë i tmerruar: “Çfarë po ndodh me tokën?!”” - “Atë Ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” - Atë ditë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme,” - Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit. Toka do të tronditet fort, derisa çdo ndërtesë apo gjë e ngritur mbi të të sheshohet. Malet dhe kodrat do të fshihen nga faqja e dheut dhe toka do të shndërrohet e tëra në një sipërfaqe të sheshtë e të ndritshme, pa gropa apo male. - “Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj,” - Toka do të nxjerrë gjithçka që mban barku i saj, siç janë të vdekurit apo thesaret që fshihen brenda saj. - “Kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”” - Kur njeriu të shohë se çfarë do t’i ndodhë tokës atë ditë, do të thotë i tmerruar: “Çfarë po ndodh me tokën?!”” - “Atë Ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” - Atë ditë toka do të dëshmojë për gjithçka që bota ka punuar mbi shpinën e saj, të mira apo të këqija qofshin. Atë ditë, edhe toka, ashtu si shumë dëshmitarë të tjerë, do të dëshmojë për veprat e robve, sepse ky është urdhri i Zotit të saj, dhe ajo kurrsesi nuk mund ta thyejë urdhrin e Tij. - “Atë Ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të shihen (e llogariten për) veprat e tyre.” – Ditën e Kijametit, kur Zoti të gjykojë njerëzit, ata do të jenë të ndarë në grupe veç e veç. Allahu i Lartësuar do t’i bëjë ato grupe që t’i shohin vetë veprat e tyre, të mira apo të këqija qofshin, dhe pastaj do t'u japë shpërblimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as sa një thërmijë, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” - Llogaria e Zotit është absolutisht e drejtë. Asaj nuk i shpëton asnjë lloj pune, sado e vogël qoftë ajo, e mirë apo e keqe. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robve.” [Al Imran 30]. Ose: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].

Mus'haf Hape →
Hud 11:109–11:111 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Sikurse ka thënë: “Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar) . …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mos ki asnjë dyshim për atë që adhurojnë ata. - Mos ji aspak në mëdyshje në lidhje me adhurimin e idhujtarëve, sepse ai është diçka e kotë; është shprehje e një injorance të thellë dhe e një humbjeje shumë e largët nga e vërteta. - Ata nuk adhurojnë asgjë tjetër përveçse çfarë adhuronin më parë prindërit e tyre. - Ata thjesht adhurojnë diçka që e adhuronin dhe prindërit e tyre më parë. I vetmi arsyetim që ata përdorin në lidhje me adhurimin që u dedikojnë idhujve është fakti që ata thjesht ndjekin etërit e tyre të hershëm, në paditurinë dhe humbjen e largët në të cilën qenë zhytur. - Ne do t’ua japim pjesën e vet pa ua cenuar. - Allahu i Lartësuar ka për t’i ndëshkuar ata si askush tjetër, edhe nëse ata mund të kenë kryer ndonjë vepër të mirë. Për ndonjë bamirësi të tyre, Allahu i Lartësuar ua jep kompensimin në jetën e kësaj bote, përpara ahiretit. - Ne i dhamë Musait Librin, rreth të cilit kanë pasur kundërshtime. - Allahu i Lartësuar i dha Librin (Teuratin) Musait, por njerëzit u kundërshtuan në lidhje me të. Disa e besuan, por pati edhe të tjerë që e mohuan dhe refuzuan të nënshtroheshin sipas tij. Prandaj, te shumë profetë që u dërguan përpara teje, - i drejtohet Allahu i Lartësuar Muhamedit ﷺ - ,ti ke shembuj të mirë, ku mund të marrësh mësim. Kështu, mos u shqetëso dhe zemëro aspak për mohimin dhe refuzimin e tyre për të ndjekur rrugën tënde! - Sikur të mos kishte qenë vendimi i Zotit tënd, i përcaktuar më herët, me siguri çështja do të kishte marrë fund. Por ata kanë dyshime rreth tij dhe janë në mëdyshje. - Ibn Xheriri shpjegon: “Sikur të mos ishte vendimi i Allahut të Urtë për shtyrjen e ndëshkimit të tyre deri në një afat të përcaktuar nga Ai, çështja e tyre do të kishte marrë fund.” Ky është njëri kuptim i ajetit. Sikurse ka thënë: “Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar) . Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi.” [Ta Ha 129, 130]. Megjithatë, një kuptim tjetër i tij mund të jetë që Allahu i Lartësuar nuk ndëshkon asnjë, pa i sjellë argumente dhe fakte të pakundërshtueshme, që nuk lënë hapësirë për asnjë justifikim, duke dërguar profetët me mrekulli të qarta. Sikurse ka thënë: “... Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve. ” [Isra 15]. Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai do t’i tubojë të gjithë, të parët dhe të fundit njerëz që jetuan në këtë botë. - Nuk ka dyshim se, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia japë të plotë shpërblimin për veprat e veta. - Ai do t’i shpërblejë ata me drejtësi, sipas veprave të tyre. Nëse kanë bërë mirë, do të marrin shpërblim të mirë, e nëse kanë bërë keq, sërish shpërblimi do të jetë sipas punës së tyre. Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar thotë: - Ai di gjithçka që bëjnë ata. - Allahu i Lartësuar është i gjithëditur rreth veprimeve të tyre, të gjitha pa përjashtim, qofshin ato të mira, qofshin të këqija, të dukshmet, që i bëjnë haptazi dhe ato që i bëjnë fshehurazi. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “dhe secili prej tyre - të gjithë do të sillen para Nesh (për gjykim).” [Ja sin 32].

Mus'haf Hape →
Hud 11:118–11:119 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar,...” - Allahu i Lartësuar na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar,...” - Allahu i Lartësuar na tregon se, po të dëshironte, do t’i bënte njerëzit të gjithë të një feje, pra, të fesë Islame. Askush nuk do të mund ta ndryshonte dëshirën e Tij dhe nuk do të mund t’i dilte Atij përpara, nëse Ai do ta dëshironte një gjë të tillë. Por urtësia e Tij e deshi që njerëzit të jenë vazhdimisht në kundërshtim me njëri tjetrin dhe me rrugën e drejtë, të cilën Ai e përcaktoi. Njerëzit do të ndjekin vazhdimisht dëshirat e tyre dhe rrugët që të çojnë në Zjarr. Secili grup do të pretendojë se e vërteta është me të, ndërsa e pavërteta është ajo që thonë të tjerët, sepse ata ndjekin dëshirat e tyre dhe nuk ndjekin udhëzimin e Allahut. Këtu përjashtohen vetëm ata që Zoti ka thënë: - “...Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt.” - Këta janë ata të cilët i udhëzon Allahu te njohja e të vërtetës dhe në veprat e sinqerta sipas kësaj të vërtete. Këtyre u paraprin mirësia dhe përkujdesi nga Allahu i Gjithëmëshirshëm, i Cili u ka dhënë sukses të plotë. Ai u mundëson sukses qoftë në mësimin e të vërtetës, qoftë në punën e sinqertë sipas kësaj të vërtete, të sjellë me Shpallje dhe profetë. Ndërsa të tjerët janë ata që mbështeten tërësisht në forcat e veta dhe aspak tek Allahu, duke mos kërkuar udhëzimin prej Tij, prandaj e meritojnë devijimin dhe largimin nga rruga e drejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: - “Për këtë edhe i krijoi ata. ".” - Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit në atë mënyrë që prej tyre të ketë fatbardhë dhe të tjerë që meritojnë të jenë fatzinj, që disa të ndjekin rrugën e drejtë dhe disa të kundërshtojnë të ndjekin rrugën e drejtë. Allahu i Lartësuar e udhëzon grupin e parë, sepse ata i mbështeten Atij dhe e kërkojnë udhëzimin e Tij. Ndërsa të tjerët e meritojnë devijimin nga e vërteta, sepse ata vetë e shpërfillin udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Kështu do t’u bëhet e qartë robve drejtësia dhe urtësia e Allahut të Lartësuar. Kështu do të dalë haptaz gjithçka që është mbajtur e fshehtë në zemër, e mirë apo e ligë qoftë. Të gjithë do të paraqesin atë çka fshehin përbrenda vetes në tregun e xhihadit dhe të ibadeteve, në tregun e përpjekjes për ta adhuruar Allahun dhe për të jetuar me devotshmëri. Këto nuk mund të zbuloheshin, nëse ata nuk do të sprovoheshin. Allahu i Lartësuar i krijoi për t’i sprovuar, në mënyrë që të dalë qartë ajo çfarë fshehin brenda vetes dhe ajo çfarë shfaqin. - “Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë.” - Zjarri do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Po ashtu, edhe Xheneti do të mbushet me ata që e meritojnë të hyjnë në të. Secili grup do të bëjë në këtë botë ato vepra që i përputhen atij vendi ku ata do të përfundojnë. Xhenetlinjtë bëjnë punë të banorëve të Xhenetit. Ata janë të bindur, të nënshtruar dhe të përkushtuar në adhurimin e Allahut. Ndërsa të tjerët bëjnë punët e banorëve të Zjarrit dhe do ta meritojnë ndëshkimin e atjeshëm.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:22–19:26 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… E gjith ë mirësia e Zotit ishte pikërisht në atë që po i ndodhte dhe ishte përcaktuar për të. - Por një zë i thirri nga poshtë (hurmës): “Mos u brengos! Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Pasi mbeti shtatzanë, ajo u veçua në një vend të largët. - Kur Merjemja mbeti shtatzënë me Isain, u druajt prej njerëzve dhe u largua prej tyre. - Kur dhembjet (e lindjes) e mbështetën atë pranë trungut të një hurme ajo tha: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” – Kur i erdhën dhimbjet e lindjes, Merjemja qëndroi pranë një palme. Përveç dhimbjeve të lindjes, ajo po vuante mungesën e ushqimit, vetminë dhe fjalët që priteshin nga njerëzit. U tremb se ndoshta nuk do të tregonte durim, prandaj tha: “Ah, sikur të kisha vdekur më përpara e të isha harruar që moti!” Pra, dëshiroi që të kishte vdekur më parë e të ishte harruar. Ato ishin fjalë të dala në momente dhimbjeje trupore e shpirtërore. Sigurisht që në këto fjalë nuk kishte ndonjë mirësi për Merjemen. E gjith ë mirësia e Zotit ishte pikërisht në atë që po i ndodhte dhe ishte përcaktuar për të. - Por një zë i thirri nga poshtë (hurmës): “Mos u brengos! Zoti yt bëri të rrejdhë pranë teje një përrua.”. - Pikërisht në këto momente, meleku filloi ta qetësonte shpirtin e saj të trazuar. Duke e ngushëlluar, i tha: “Mos u brengos! Zoti yt bëri pranë teje të rrjedhë një burim”. Pastaj tha: - Shkunde trupin e hurmës dhe do të bien hurma (të pjekura) të freskëta! - Hurma arabe të freskëta plot lëng, të shijshme dhe shumë të dobishme. - Ha, pi dhe qetësohu (në paqe) ! - Ha hurma të njoma, pi ujë burimi, qetësohu dhe lumturohu me këtë fëmijë të mrekullueshëm! Kështu e qetësoi Zoti atë, për sa u përket dhimbjeve fizike të lindjes, urisë dhe etjes. Ndërsa në lidhje me dhimbjen shpirtërore, që ia shkaktonin fjalët e njerëzve, Allahu i Madhëruar e udhëzoi që, nëse shihte ndonjë njeri, t’ia bënte thjesht me shenjë nga foshnja, duke i treguar se nuk mund t’i fliste: - Dhe nëse sheh ndonjë njeri thuaj: “Unë jam betuar të hesht për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” - Unë kam vendosur të hesht dhe të mos i flas askujt. Në atë kohë qëndrimi në heshtje ishte një adhurim i veçantë e i ligjëruar. Allahu e urdhëroi që të bënte këtë lloj heshtje adhurimi edhe për një shkak tjetër, sepse ata nuk do të besonin edhe nëse ajo do t’ua shpjegonte të vërtetën. Pra, biseda me ta do të ishte e padobishme. Allahu i Madhëruar vendosi që ndershmëria dhe dëlirësia e asaj gruaje adhuruese të sinqertë të mos demonstrohej me fjalët e saj, por nga një foshnjë, që do të fliste mrekullisht nga djepi. Një grua e virgjër që lind një fëmijë dhe thotë se fëmija nuk ka baba, çfarëdo arsyetimi të sjellë, do të ishte e vështirë të pranohej nga njerëzit, edhe sikur të dilnin qindra dëshmitarë për pastërtinë e saj. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar zgjodhi që prova për këtë çështje të ishte diçka e jashtëzakonshme, një mrekulli, që njerëzit ta besonin. Ai bëri që Isai të fliste dhe dëshmonte që në djep.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:255 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre dhe Zoti yt nuk harron asgjë." [Merjem 64]. Pastaj i Lartësuari thotë: - Të tjerët …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është ai që quhet “ ajeti Kursij” dhe që ka vërtet një vlerë shumë të madhe dhe të lartë tek Allahu i Lartësuar. Janë përcjellë hadithe të sakta nga Profeti se ky është ajeti më i zgjedhur në Librin e Allahut të Lartësuar. Imam Ahmed Ibn Hambeli sjell hadithin nga Ubej Ibn Keabi, se: 401 “Profeti ﷺ e pyeti atë, njëherë, se cili është ajeti më madhështor në Librin e Allahut. Ibn Keabi i tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur!” Por Profeti ia përsëriti disa herë këtë pyetje, derisa ai tha: Është "ajeti Kursij ". Atëherë, Profeti tha: “E gëzofsh diturinë që ke, o Ebu Mundhir (kështu thirrej ndryshe Ubej Ibn Keabi )! Betohem për Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se ai (ajeti Kursij) ka gjuhë dhe buzë, që e shenjtëron dhe lavdëron El Melikun (Mbretin -Allahun), në këmbët e Arshit.” Këtë hadith e sjell edhe Muslimi, porse tek ai nuk është shtesa: "Betohem për Atë në dorën e të Cilit...” e deri në fund. Një hadith tjetër në lidhje me dobinë dhe vlerën e ajetit Kursij, imam Ahmedi e sjell nga Ebu Dherr Xhundub Ibn Xhunadeh në disa rrëfime prej tij, ku thuhet: 402. “Unë e pyeta: O i Dërguari i Allahut! Cili është ajeti më madhështor që të është shpallur? Ai tha: “Ajeti Kursij: Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajjun) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm.” Hadithin e sjell edhe Nesaiu. Buhariu sjell në Sahihun e tij hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon: 403. “Profeti i Allahut më ngarkoi për të ruajtur zekatin e Ramazanit, të dhënë nga njerëzit dhe të bërë gati për t'u shpërndarë. Por (një natë) erdhi dikush, që po merrte tinëz prej ushqimit të mbledhur. Unë e zura në flagrancë dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut!” Ai më tha: “Më lër, të lutem, sepse unë jam nevojtar dhe kam shumë frymë për të mbajtur. Kam nevojë urgjente për këtë që po merrja!”. Atëherë, unë e lëshova. Më mëngjes, Profeti ﷺ më tha: “O Ebu Hurejra, çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i Dërguari i Allahut, ai m’u ankua se kishte nevojë të madhe dhe shumë frymë për të mbajtur, ndaj më erdhi keq dhe e lashë të lirë”. - “Në fakt, ai të mashtroi, por do të kthehet përsëri!” Unë isha i bindur - tregon Ebu Hurejra, - se ai do të kthehej përsëri, sepse kështu më tha Profeti i Allahut, ndaj po ruaja me kujdes dhe gati për ta kapur. Dhe ashtu ndodhi. Ai erdhi dhe po merrte fshehurazi ushqim. E kapa dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut!” Ai më tha: “Më lësho, të lutem, sepse jam nevojtar dhe kam shumë frymë për të ushqyer! Të premtoj se nuk kam për t’u kthyer më!” E mëshirova sërish dhe e lashë të lirë. Kur agoi dita, Profeti i Allahut më tha mua: “O Ebu Hurejra, çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i Dërguar i Allahut, m’u ankua se kishte shumë nevojë dhe shumë frymë për të ushqyer, ndaj e mëshirova dhe e lashë të lirë...” Profeti ﷺ më tha: “Ai të mashtroi, por do të kthehet përsëri!” Atëherë, unë e ruajta dhe i ndenja në pritë për ta ruajtur për herë të tretë. Dhe ai përsëri erdhi për të marrë ushqim. Atëherë, unë e kapa dhe i thashë: “Tani do të të çoj tek Profeti i Allahut! Kjo është hera e tretë dhe e fundit që ti premton se nuk do të kthehesh, se përsëri kthehesh!” Atëherë ai tha: “Më lësho, të lutem, sepse do të të mësoj disa fjalë, që të vlejnë shumë tek Allahu dhe që Allahu të bën dobi me to!” - “Çfarë fjalësh janë ato?” Atëherë ai tha: “Kur të shkosh në shtrat, lexo ajetin Kursij: “Allahu lâ ilâhe illâ huel haj -jul Kaj -jûm”, deri në fund të ajetit. Kështu, pranë teje do të vazhdojë të qëndrojë një ruajtës nga Allahu i Lartësuar dhe nuk do të të afrohet shejtani derisa të agojë." Atëherë, unë e lashë të lirë. Kur agoi dita, Profeti i Allahut më pyeti sërish: “Çfarë bëri robi yt mbrëmë?” - “O i dërguari i Allahut! Ai më tha se do të më mësonte disa fjalë, të tilla që Allahu të më bënte dobi me to, ndaj e lashë të lirë!” - “E çfarë fjalësh janë ato?” - tha Profeti. - “Ai më tha: “Kur të shkosh në shtrat, lexo ajetin Kursij: “ Allahu lâ ilâhe il -lâ huel haj -jul Kaj-jûm”, deri në fund të ajetit. Kështu, pranë teje do të vazhdojë të qëndrojë një ruajtës nga Allahu i Lartësuar dhe nuk do të të afrohet shejtani derisa të agojë." [Dhe sahabët ishin vërtet njerëzit që synonin të mirën dhe mësimin e hajrit më shumë se çdokush tjetër]. Atëherë, Profeti më tha: “Në fakt, ai ka thënë të vërtetën, edhe pse është mashtrues! A e di se me kë ke folur për tre net rresht, o Ebu Hurejra?” - “Jo”, - i thashë unë. Profeti më tha: “Ai ishte një shejtan....” Po kështu, nga Ebu Umamete sillet një hadith merfu, që i atribuohet Profetit, në të cilin thuhet: 404. “Emri më i madh i Allahut, që nëse i drejtohesh me të, Allahu të përgjigjet, ndodhet në tre sure: Bekare, Ali Imran dhe Taha.” Ky ajet përmbledh 10 fjali të veçanta. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu është Një! Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij. Ai është (El Hajju) i Gjallë dhe (El Kajûm) i Përjetshëm.” - Me këtë, Ai na njofton se Ai është i Vetëm, Unik, Absolut në meritën e adhurimeve, pra, në Uluhijen e Tij. Të gjitha krijesat e kanë detyrë adhurimin e Tij si një të vetëm. Pastaj thotë: El Hajul Kajum. Domethënë, Ai është El Haj - i Gjallë në veten e Tij dhe Ai kurrë nuk vdes. Ai është edhe El Kajjum, pra, Ai i mban të tjerët. Çdo gjë mbahet veçse prej Tij. Asgjë nga krijesat nuk mund të ekzistojë dhe vazhdojë të qëndrojë pa urdhrin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë nuk e kap dremitja dhe as gjumi.” - Kështu, Allahun nuk e mund dhe nuk e kap dremitja. Pastaj thotë: "dhe as gjumi", sepse gjumi është më i fortë sesa dremitja. Në hadith të saktë, Ebu Musa tregon: “Njëherë, Profeti u ngrit ndër ne dhe na tha katër fjalë: 405. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose en-nâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Vetëm e Tij është gjithçka, në qiej dhe në Tokë.” - Kjo fjali na mëson se të gjithë janë rob dhe krijesa të Allahut. Të gjithë janë nën pushtetin, sundimin dhe pronësinë e Tij. Të gjithë i janë nënshtruar dhe përulur sundimit të Allahut të Lartësuar. Kjo i ngjan ajetit tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob.". [Merjem 93]. Pas kësaj, i Lartësuar i thotë: - “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai ndryshe, por veçse me lejen e Tij.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: "Ai (Allahu) e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata (melekët) nuk ndërmjetësojnë (për askënd) përveçse për ata me të cilët është i kënaqur Ai. Dhe ata nga frika prej Tij janë shumë të kujdesshëm." [Enbija 28]. Kjo tregon për madhështinë, lartësinë e Tij, krenarinë dhe ngadhënjimin e Allahut Krenar dhe të Lartësuar. Ajo tregon, gjithashtu, se askush nuk mund të marrë guximin apo t’i lejojë vetes që të ndërmjetësojë për dikë, në prani të Allahut të Lartësuar, pa marrë lejen e Tij për ta bërë këtë ndërmjetësim. Në hadithin e shefaatit, 406. Profeti ﷺ thotë: “...Unë do të vij poshtë Fronit të Allahut dhe do të bie në sexhde. Ai do të më lërë ashtu në sexhde, aq kohë sa Ai dëshiron. Pastaj do të më thuhet: “Ngrihe kokën dhe fol, se fjala jote do të dëgjohet! Ndërmjetëso, se ndërmjetësimi yt do të pranohet!” Kështu, Ai më përcakton mua një numër të madh krijesash, që t’i fus unë në Xhenet.” - “Ai e di të tashmen dhe të ardhmen.” - Ky është argument se dituria e Allahut të Lartësuar përfshin të gjitha krijesat: ata që ishin në të shkuarën, ata që janë në të tashmen dhe ata që do të vijnë në të ardhmen. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, që na njofton rreth melekëve të Tij: "Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre dhe Zoti yt nuk harron asgjë." [Merjem 64]. Pastaj i Lartësuari thotë: - Të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar t'u mësojë, nga ajo që Ai di. - Pra, askush nuk mund të marrë dhe nuk mund të hedhë sytë në diturinë e Allahut të Lartësuar për diçka, por veçse në atë masë që Ai ia mëson atij dhe e lejon që të mësojë dhe të marrë. -“Froni (Kursijj-i) i Tij përfshin qiejt dhe tokën” - Ed Dahaku sjell nga Ibn Abasi thënien: “Nëse shtatë qiejt dhe shtatë tokat do të shtriheshin dhe do të lidheshin me njëra-tjetrën, e së bashku të krahasoheshin me Kursijin, ato do të ishin të gjitha (në krahasim me Kursijin) si një unazë e vogël e hedhur në një shkretëtirë të madhe.” Gjithashtu, Ebu Dherri ka thënë se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut që të thotë: 407. “Kursiji, në krahasim me Arshin, është si një unazë prej hekuri që hidhet në mes të një shkretëtire në tokë.” Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi transmeton me senedin e tij nga Ebu Dherr el Gafari, se ai e ka pyetur Profetin rreth Kursijit, dhe Profeti ﷺ i ka thënë: 408. “Betohem për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Shtatë qiejt dhe shtatë tokat, në krahasim me Kursijin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Ndërsa madhështia e Arshit mbi Kursijin është si madhështia e asaj shkretëtire të madhe në krahasim me atë unazë të vogël të hedhur në mes të saj.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Atë nuk e lodh përkujdesi për të dyja. - Allahun nuk e rëndon, domethënë, nuk është e madhe apo e vështirë për Allahun e Lartësuar ruajtja e qiejve dhe e Tokës dhe e gjithçkaje që ndodhet mes tyre; përkundrazi, kjo është shumë e thjeshtë për Të. Kjo është e thjeshtë për Të dhe për pushtetin e Tij. Allahu mbikëqyr çdo njeri se çfarë vepron, sepse Ai është Er-Rakib, pra, Mbikëqyrësi i gjithçkaje. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej krijesave dhe asgjë nuk mund t’i shpëtojë mbikëqyrjes dhe diturisë së Tij. Të gjithë janë të përulur, të nënshtruar përpara Tij. Krijesat janë të vogla, të papërfillshme dhe të nënshtruara përpara madhështisë së Allahut. Ato janë nevojtare dhe të varfëra, ndërsa Ai është ElGaniju, El-Hamid, pra, I Pasuri, I Lavdëruari, i Vetëmjaftueshmi. Allahu vepron gjithçka që dëshiron. Ai nuk pyetet për atë që bën, kurse krijesat do të pyeten. Allahu është El Kâhiru li kul-li shej, pra, Ai është Nënshtruesi dhe mposhtësi i gjithçkaje; Ai është Triumfuesi dhe Ngadhënjimtari mbi gjithçka. Allahu është El Hasibu ala kuli shej - Llogaritësi i çdo gjëje, pra, që do të marrë në llogari të gjitha krijesat. Ai është Er-Rakib, El Alijul Adhim - Mbikëqyrësi, i Lartësuari dhe i Madhërishmi. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij. Nuk ka Zot tjetër, që meriton dashurinë e madhërimin, përveç Allahut. Nuk ka Zot Krijues që kujdeset për krijesat, përveç Allahut. - “Ai është i Larti, i Madhi.” - Kjo ngjan me ajetin tjetër: "Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari." [Ra'd 9]. Mënyra më e mirë për t’i shpjeguar dhe kuptuar saktë këto ajete dhe të tjera të ngjashme, si dhe hadithet e sakta që flasin rreth këtyre kuptimeve të larta, është mënyra e selefëve të mirë, të cilët thonë: "Shikojini ato ashtu sikurse kanë ardhur, pa bërë përngjasim ( tekjif) dhe as shëmbëllim ( teshbih) me to. Këtu mbaron edhe ajeti Kursij, elhamdulilah!123

Mus'haf Hape →
Isra 17:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Kujto kur Ne të thamë: “Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit. - Allahu i Lartësuar e nxit Profetin që ta kumtojë mesazhin e Tij ndër …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujto kur Ne të thamë: “Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit. - Allahu i Lartësuar e nxit Profetin që ta kumtojë mesazhin e Tij ndër njerëz. Ai e njofton se ka për ta mbrojtur prej njerëzve dhe se të gjithë janë nën pushtetin e Tij: “Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit.” Domethënë, Allahu të mbron prej tyre. - Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kur ’an, Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit. - Buhariu sjell nga Ibn Abasi shpjegimin: “Ajo ishte një pamje, që ai e pa me sytë e ballit, natën e Israsë dhe miraxhit, kur u ngrit në qiell. Ndërsa “pema e mallkuar”, e përmendur në ajet, është pema e Zekkumit.” Kështu e kanë transmetuar Ahmedi, Abdurezaku e të tjerë, nga Sufjan Ibn Ujejne, me version të ngjashëm. Po kështu e sjell edhe Aufi nga Ibn Abasi. Për shumë muslimanë, që e patën njohur të vërtetën, kjo ngjarje u bë sprovë, aq sa ata e mohuan atë, edhe pse nuk patën njohuri të mjaftueshme rreth saj. Kjo ndodhi, sepse mendjet dhe zemrat e tyre nuk arritën ta kapnin mrekullinë e Israsë dhe shenjat e jashtëzakonshme që Profeti dëshmoi gjatë saj. Ndërsa për shumë të tjerë, kjo ngjarje e mrekullueshme u bë shkak për forcimin e besimit dhe të sigurisë te Zoti. I Lartësuari thotë për këtë ndodhi madhështore: “Ne i bëmë veçse si sprovë për njerëzit.” Të gjithë ata të cilët thonë se fragmenti: “Atë pamje që ta treguam...” flet për udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit, shpjegojnë se fjala e Allahut “...dhe pemën e mallkuar” flet për pemën e Zekkumit. Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, i cili ka shtuar: “Për këtë tregon unanimiteti i selefëve ekspertë të tefsirit për fjalën e Allahut: “Atë pamje që ta treguam dhe pemën e mallkuar të përmendur në Kuran...”. - Ne i frikësojmë ata... - Ne i frikësojmë mohuesit e besimit të vërtetë nëpërmjet kërcënimeve me ndëshkim dhe vuajtje. - po kjo nuk u shton atyre asgjë tjetër, përveç rebelimit. - Ata vazhdojnë të thellohen në mohimin e të vërtetës, në rrugët e devijimit, harresës dhe humbjes. Ky është një dënim i merituar, që ua jep Allahu. Megjithatë, Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Kaf 50:19–50:22 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… njeriut) ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë....” - Kështu i thuhet Ditën e Kijametit çdo mohuesi që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit. Këto janë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- "Kur të vijë agonia e vdekjes me të vërtetën (robit do t'i thuhet): Kjo është ajo së cilës i larghoheshe. " - Ky është një kërcënim për çdo mohues apo neglizhent ndaj të vërtetës. Allahu i Lartësuar na kujton momentin kur agonia e vdekjes afrohet, për ta përjetuar me të gjithë dimensionin e saj. Në ato çaste, çdokujt do t’i shfaqet realiteti i pamohueshëm i ahiretit. Askush që përjeton ato çaste nuk mund ta mohojë më dhe as të shpëtojë prej saj. Gjatë jetës së dynjasë, çdokush i frikësohet këtij momenti, por përpara vjen një ditë më e vështirë, dita kur i fryhet Surit. - “Ditën kur t’i fryhet Surit, ajo do të jetë Dita e Dënimit!” - Ajo është dita kur kriminelët jobesimtarë do të ballafaqohen me atë që u kërcënohej, ndërsa besimtarët do të shohin shpërblimin që u është premtuar. - “Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet.” – Çdo njeri, atë ditë, do të shoqërohet nga dy melekë. Njëri është meleku që e përcjell drejt vendqëndrimit të Ditës së Kijametit, prandaj askush nuk mund të shmanget e të mos shkojë në këtë vendqëndrim të frikshëm. Meleku tjetër është dëshmitari, i cili i ka ruajtur me besnikëri të gjitha veprat e robit dhe do të dëshmojë me vërtetësi. Atë ditë dalin në pah veprat e mira dhe të këqija, që tregon për drejtësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Lartësuar për krijesat. Ai ua ruan të gjitha veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi për to. Ky është një fakt që njerëzit duhet ta kujtojnë vazhdimisht, por shumica e tyre rrinë neglizhentë dhe të papërgatitur, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Ti (do t'i thuhet njeriut) ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë....” - Kështu i thuhet Ditën e Kijametit çdo mohuesi që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit. Këto janë fjalë të ashpra dhe poshtëruese. Pra: “Ti ishe ai që mohove këtë të vërtetë dhe nuk u përgatite për të.” - “...Ne tani po ta heqim perden... ” - Tani po ta heqim perden e zemrës dhe të syve, që ta shohësh dhe ta vuash atë që e ke mohuar dhe shpërfillur. Për shkak të perdes së mohimit, që të mbuloi zemrën, gjumi yt qe i thellë dhe shpërfillja e së vërtetës u bë e vazhdueshme. Kështu që, erdhi koha që tani ta përjetosh gjithçka realisht. - “...dhe shikimi yt sot është shumë i qartë.” – Kuptimi: Sot do të shohësh tmerrin dhe ndëshkimin që të pret. Ky ajet mund të merret edhe si këshillë, që Allahu i Lartësuar i drejton robit në këtë dynja, që ai të udhëzohet. Robi në dynja është shpërfillës i kësaj të vërtete dhe do të përmendet vetëm kur të vijë Dita e Premtuar. Por ajo ditë është koha kur asgjë nuk të bën më dobi dhe kur nuk mund të arrish më gjërat që i ke lënë të ikin. Për këtë arsye, le të nxitojnë të mençurit për të bërë punë të mira, duke zbatuar udhëzimet e Zotit të tyre të dashur dhe të mëshirshëm, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi asgjë. Ky është një paralajmërim i hapur, që njeriu të marrë masat për t’i shpëtuar ndëshkimit të përgatitur për jobesimtarët dhe shpërfillësit e udhëzimeve të Zotit.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:118–16:119 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në lidhje me ata që janë rënduar me gjynahe nga mesi i besimtarëve dhe pendohen sinqerisht tek Ai, i lavdëruari thotë: - Zoti yt është Falës i Madh e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetin më sipër, Allahu i Lavdëruar njoftoi për ndalimin e mishit të ngordhur, gjakut, mishit të derrit dhe kafshës që theret jo në emër të Allahut. Megjithatë, Ai e lehtësoi për besimtarët konsumin e këtyre ushqimeve të ndaluara në rast domosdoshmërie. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon rreth gjërave që jehudët kishin të ndaluara në ligjin e tyre, përpara se të anuloheshin përmes Sheriatit të fundit, që i zbriti Muhamedit ﷺ Allahu i Lartësuar na tregon se ata kishin ligje të rënda e shtrënguese. Ai thotë: - Judejve ua patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë. - Me këtë ka për qëllim atë që ka thënë në ajetin tjetër: “Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre, veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre dhe Ne themi vetëm të vërtetën.” [En’am 146]. Prandaj këtu i madhëruari tha: - Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi, por ata i patën bërë padrejtësi vetvetes. - Në këto masa ndëshkuese, që Ne ligjëruam për ta, nuk u bëmë asnjë padrejtësi, por “...ata i patën bërë padrejtësi vetvetes.” Ata i merituan plotësisht të tilla ligje rënduese e ngushtuese, për shkak të padrejtësive të tyre. Sikurse thotë i lartësuari: “Për shkak të padrejtësisë së hebrejve dhe për shkak se ata penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua bëmë haram disa të mira, që më parë ishin të lejuara. Edhe për shkak të përfitimit nga kamata, ndërkohë që e kishin të ndaluar atë, si dhe për shkak të ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm për ata prej tyre që nuk besuan.” [Nisa 160, 161]. Në vijim, duke treguar bujarinë dhe bamirësinë e Tij të pakufishme, në lidhje me ata që janë rënduar me gjynahe nga mesi i besimtarëve dhe pendohen sinqerisht tek Ai, i lavdëruari thotë: - Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë për të gjitha ata, të cilët, nga padituria, bëjnë punë të këqija e pastaj pendohen dhe përmirësohen (duke bërë punë të mira) . - Vëreni me kujdes fjalën e Allahut: “të cilët, nga padituria, bëjnë punë të këqija...”. Në lidhje më këtë detaj, disa selefë kanë thënë se: çdokush që nuk i bindet Allahut dhe bën gjynahe ndaj Tij është, në fakt, xhahil, injorant. Më pas, Allahu u Lavdëruar vijon: “e pastaj pendohen dhe përmirësohen..”. Domethënë, nëse këta të pabindur e gjynahqarë largohen më pas nga gjynahet e përkushtohen në adhurimin e Allahut, atëherë: “Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Ky premtim është për ata që pendohen sinqerisht dhe kthehen në rrugën e Tij.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:24–19:26 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Por një zë i thirri nga poshtë (hurmës): “Mos u brengos! Zoti yt bëri të rrejdhë pranë teje një përrua!”. - Mufesirët kanë dhënë mendime të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Por një zë i thirri nga poshtë (hurmës): “Mos u brengos! Zoti yt bëri të rrejdhë pranë teje një përrua!”. - Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth çështjes se kush i tha këto fjalë. Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejri, Dahaku, Umer Ibn Mejmun, Es - Sudiu dhe Katadja kanë dhënë mendimin se ai ishte meleku Xhibril (a.s). Ai i foli Merjemes që nga poshtë luginës. Ndërsa Isai (a.s), si foshnjë, foli veçse kur Merjemeja shkoi bashkë me të në popullin e saj. Ndërsa Muxhahidi dhe Hasen i kanë thënë se ishte pikërisht biri i saj, Isai (a.s), ai i cili i tha këto fjalë (i sapolindur, në krahët e nënës së vet). Ky vjen si njëri nga mendimet e Seid Ibn Xhubejrit dhe si mendim i përzgjedhur nga Ibn Xheriri në Tefsir-in e ti j, por Allahu është më i ditur! Pra, zëri i tha: “Mos u brengos, se Allahu, Zoti yt, ka bërë që pranë teje të rrjedhë një përrua, nga i cili të pish ujë!” - “Shkunde trupin e hurmës dhe do të bien hurma (të pjekura) të freskëta! ” - Pema ishte e tharë, por kur Merjemja e shkundi atë, ranë hurma të njoma. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e Tij, duke i mundësuar Merjemes ushqim dhe pije. - “Ha, pi dhe qetësohu (në paqe)!” - Ha, pi dhe qetësoje zemrën! Amër Ibn Mejmuni ka thënë se nuk ka ndonjë ushqim më të mirë për lehonat, sesa hurmat arabe të thata dhe të njoma, pastaj ka lexuar këtë ajet. - “Dhe nëse sheh ndonjë njeri, thuaj: “Unë jam betuar të agjëroj për hir të të Gjithëmëshirshmit dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” - Këdo që të shohësh, thuaji: “Unë jam betuar të agjëroj për hir të të Gjithëmëshirshmit!” Bëju me shenjë atyre, derisa ta kuptojnë këtë mesazh. Themi se qëllimi është komunikimi me shenja dhe jo me fjalë, që të mos bjerë ndesh me fjalën e Allahut: “...dhe sot nuk i flas asnjë njeriu.” Allahu i Madhëruar na tregon se Merjemja tha: “Unë jam betuar të agjëroj...”. Enes Ibn Maliku shpjegon: “Unë jam betuar të agjëroj ...”, domethënë “jam betuar të hesht”. Ndërsa në një transmetim tjetër prej tij thuhet: “Pra, jam betuar të agjëroj dhe të hesht.” Në ligjin e tyre thuhej që, nëse agjëronin, atëherë e kishin të ndaluar jo vetëm të hanin, por edhe të flisnin gjatë agjërimit.

Mus'haf Hape →
Neml 27:71–27:75 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… jobesimtarët nga të gjitha anët.” [Ankebut 54]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujtarëve dhe pyetjeve të tyre për Ditën e Kijametit, pyetje të cilat ata i bënin për të treguar mosbesimin se ato mund të ndodhnin. I Lartësuari thotë: - “Ata thonë, gjithashtu: “E kur do të përmbushet ky premtim? Thuajeni, nëse jeni ju të vërtetët?” - Atëherë, ai u përgjigjet, duke thënë: - “Tanimë, ju është afruar një pjesë e atij premtimi, që ju kërkoni t'ju vijë shpejt.” - Pra, thuaju, o Muhamed, se: “Tanimë, ju është afruar një pjesë e atij premtimi, që ju kërkoni t'ju vijë shpejt.” Ibn Abasi shpjegon: “Pra, është afër diçka nga ai që ju, - në shenjë mosbesimi se mund të ndodhë, - e kërkoni që t’ju vijë sa më shpejt.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “... Por ata do të tundin kokën e do të thonë: “Kur do të ndodhë ajo (Ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta është afër.”” [Isra 51]. Ose: “Ata kërkojnë shpejtimin e dënimit (dhe ai do t'u vijë) . Dhe, sigurisht, Xhehenemi ka për t’i rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët.” [Ankebut 54]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Me të vërtetë, Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve. ” - Ai është Bamirësi, q ë u jep të mira robërve vazhdimisht, me gjithë padrejtësitë që ata i bëjnë vetes. Allahu i Lartësuar sjell një argument, që tregon për bamirësinë dhe mirësinë e madhe të Tij mbi ta. Megjithatë, shumë pak prej tyre janë mirënjohës. - “Megjithatë, shumica e tyre nuk janë mirënjohës.” - Vetëm pak njerëz i shprehin Atij mirënjohjen për mirësitë që dhuron. - “Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mirë çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shfaqin haptazi. ” - Ai e di atë që fshihet brenda gjoksit dhe shpirtit të tyre, ashtu sikurse e di atë që shfaqet. Ky është si ajeti tjetër, ku i Lartësuari thotë: “Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari. Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Rad 9, 10]. Ose: “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) .” [Ta Ha 7]. Ose: “Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.” [Hud 5]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e saktë.” - Çdo gjë që robërit nuk e njohin, në qiej qoft apo në Tokë, Allahu i Lartësuar e di plotsisht dhe diturisë së Tij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë e vogël nga të gjitha ato gjëra. Ibn Abasi shpjegon se ajeti: “Nuk ka asgjë prej krijesave që janë në qiell dhe në Tokë, që të mos jetë e shënuar në Librin e saktë” i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër, dhe kjo është shumë lehtë për Allahun.” [Haxh 70].

Mus'haf Hape →
Merjem 19:64–19:65 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… së Zotit. Nëse urtësia e Zotit e kërkon që të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë, e nëse e kërkon të vonohet, ajo do të vonohet. Prandaj thuhet më pas: - dhe Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Një ditë, Profeti (a.s) iu drejtua drejtua Xhibrilit (a.s) dhe i tha: “Sa mirë do të ishte të na vizitoje më shpesh!” Ai dëshironte që të ishte më shpesh në shoqërinë e Melekut fisnik, sepse ndihej mirë me të. Zemra e Profetit qetësohej kur Xhibrili zbriste me Shpalljen e Allahut, por: - Ne (thonë melekët) zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. - Ne nuk kemi asgjë në dorë. Nëse Zoti na urdhëron, ne e vëmë në zbatim menjëherë. Kështu i ka përshkruar Zoti melekët kur thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 5]. Melekët janë thjesht rob të bindur të Allahut: - Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre - Në dorë të Zotit janë të gjitha çështjet, në çdo kohë e vend, në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Duke qenë se çdo çështje është në dorë të Zotit dhe ne jemi thjesht rob të nënshtruar, atëherë çdo gjë i mbetet urtësisë së Zotit. Nëse urtësia e Zotit e kërkon që të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë, e nëse e kërkon të vonohet, ajo do të vonohet. Prandaj thuhet më pas: - dhe Zoti yt nuk harron asgjë. – Ai nuk harron kurrë, në mënyrë të tillë që të të braktisë. Në një ajet tjetër thuhet: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” [Duha 1 -3]. Përkundrazi, Ai vazhdimisht përkujdeset për ty dhe çështjet e tua. Ai të dhuron ty më të bukurat përkujdesje e mirësi. Pra, me fjalë të tjera, edhe nëse vonohet Xhibrili, mos u trishto dhe dije se është Zoti Ai që e ka dëshiruar diçka të tillë, për urtësi të shumta. E si mund të harrojë Zoti, kur Ai është gjithëpërfshirës në diturinë e Tij?! Ai është: - Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. - Zoti ka krijuar qiejt e tokën me rregullin më të përkryer, ku nuk sheh asnjë pakujdesi apo shpërfillje, as rastësi a kotësi. A nuk tregon kjo që dituria e Tij është e plotë e gjithëpërfshirëse? Atëherë, mos e shqetëso veten për këtë çështje, por merru me diçka të dobishme, pra, me adhurimin e Zotit tënd si Një të vetëm: - Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të! - Nështroje veten dhe me durim ushtrohu që të përkushtohesh më tepër në adhurime. Përpiqu me të gjitha forcat që t’i kryesh sa më mirë adhurimet! Angazhimi me adhurime është qetësi e kënaqësi për njeriun, sepse ia largon të gjitha përjetimet mashtruese të kësaj bote, të cilat të lodhin shpirtin dhe zemrën. Allahu ka thënë në një ajet tjetër: “Prandaj, ti bëj durim ndaj fjalëve që thonë ata dhe përlëvdoje duke e falënderuar Zotin tënd, para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, me shpresë që të gjesh kënaqësi. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëro familjen tënde për namaz, dhe ji i vazhdueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde) . Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë i takon devotshmërisë.” [Ta Ha 130 – 132]. - A di ndonjë të ngjashëm me Të? - A di ndonjë krijesë që t’i përngjajë Zotit?! Kjo pyetje nënkupton se nuk ka të tillë, dhe kjo është logjike. Askush nuk mund t’i përngjajë Allahut. Ai është Zoti, ndërsa çdo gjë tjetër i është nënshtruar Atij. Ai është Krijuesi i të tërë kijesave, Ai është i Pasur, i Vetëmjaftueshëm, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa të tjerët janë të varfër në qenien e tyre në çdo aspekt. Allahu është i Plotë, Absolut në të gjitha aspektet, e të tjerët janë të mangët dhe nevojtarë që Zoti t’i bëjë të plotë e të mirë. Ky është argument se vetëm Allahu i meriton të gjitha llojet e adhurimeve. Vetëm adhurimet e përkushtuara Atij janë të vlefshme, ndërsa çdo adhurim tjetër është kotësi, prandaj Allahu na urdhëron që ta adhurojmë Atë si Një të vetëm dhe të jemi durimtarë, këmbëngulës dhe sistematikë në adhurimin e Tij. Kështu duhet të jetë, sepse Allahu është i vetmi absolut në emrat dhe atributet e Tij.

Mus'haf Hape →
Inshikak 84:1–84:15 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… te Zoti yt, do ta gjesh shpërblimin (e përpjekjeve të tua) .” – Kuptimi: O njeri! Ti je duke nxituar për të shkuar tek Zoti yt. Ti ose do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë,” - Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra -tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij. - “Kur të shtrihet Toka në gjerësinë e saj,...” - Toka do të pësojë një dridhje të fortë, aq sa malet dhe çdo gjë mbi të do të sheshohen. Zoti do ta shtrijë atë, ashtu siç hapet një lëkurë e thatë, dhe Toka do të bëhet shumë e gjerë. Ajo do të nxërë të gjithë ata që do të ringjallen në të, të cilët do të jenë të shumtë. Mbi Tokë nuk do të shihet më as gropa e as lartësi. - “...E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë, ” - Toka do të nxjerrë jashtë çdo gjë që fshihet dhe prehet brenda saj: të vdekurit, thesaret e gjithçka, dhe kështu do të çlirohet prej tyre. Kur t’i fryhet Surit, të gjithë të vdekurit do të ringjallen, për të dalë mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe thesaret do të dalin jashtë, për t’u shndërruar në një shtyllë të madhe, të cilën do ta shohin të gjitha krijesat dhe do të dëshpërohen për atë që garonin në dynja dhe e cila tashmë nuk ka asnjë vlerë. Kështu, edhe Toka, ashtu si qielli, i nënshtrohet Zotit të saj, ashtu sikurse e ka për detyrë. - “Atëherë ti o njeri, që bën përpjekje të mëdha për t'u afruar te Zoti yt, do ta gjesh shpërblimin (e përpjekjeve të tua) .” – Kuptimi: O njeri! Ti je duke nxituar për të shkuar tek Zoti yt. Ti ose do të jesh nga ata që kryejnë urdhrat dhe u largohen ndalesave, duke ruajtur kufijtë e Tij, ose nga ata që shpërfillin takimin e Zotit dhe harrohen në gjynahet e tyre. Realiteti është i njëjtë për të gjithë: çdo ditë që kalon, ju i afroheni takimit me Zotin tuaj. Ajo që ndryshon janë veprat e përpjekjet e secilit. Kurrë mos mendo se do të mbetesh pa u shpërblyer me të mira, nëse je prej të mirëve, apo pa u dënuar, nëse je prej të këqijve. Në vijim, Allahu i Madhëruar jep hollësi për drejtësinë e asaj dite. Ai thotë: - “Për sa i përket atij të cilit, libri i vet do t’i jepet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë, dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.” - Këta janë të lumturit, të shpëtuarit, fatlumët. Këtyre do t’u bëhet një llogari e lehtë. Ata thjesht do të paraqiten para Allahut të Madhëruar. Ai do t’u kujtojë atyre gjynahet që kanë kryer në dynja dhe ata do t’i pranojnë ato. Kur të mendojnë se ndëshkimi i Zotit është i meritueshëm për ta, Ai do t’i thotë secilit prej tyre: “Unë t’i mbulova dhe t’i fsheha gjynahet në dynja, prandaj edhe sot unë do të t’i fsheh dhe mbuloj gjynahet e tua.”. Atëherë, ata do të kthehen te familjet e tyre në Xhenet, të gëzuar, të lumtur dhe të përmalluar. Ata tashmë kanë shpëtuar nga ndëshkimi dhe do të gëzohen përjetësisht mes shpërblimeve. - “E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine ai do të lutet për t’u asgjësuar, dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort.” - Këta do ta marrin librin e veprave të tyre nga pas shpine, me të majtën e tyre. Ata do të luten për shkatërrim, për shkak të poshtërimit dhe ndëshkimit të merituar për veprat e këqija që kanë bërë, të cilat i shohin të shkruara në libër, dhe nuk janë penduar për to. Ata nuk kanë për të shpëtuar, por do të përfshihen nga flakët e ndezura fort. - “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo sepse, Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë. ” - Ky ndëshkim, sepse atyre nuk u shkon ndër mend ringjallja dhe takimi me Zotin. Ata vazhdojnë jetën të gëzuar në familjet e tyre dhe tërësisht mospërfillës ndaj ftesës së Zotit për besim. Por, të mjerët, gabojnë shumë rëndë, sepse Dita e Gjykimit para Zotit është e pashmangshme. Çdokush do të shpërblehet ose do të ndëshkohet në varësi të asaj që ka punuar.

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:23–32:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Por edhe pasi iu dha dituria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre. Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i dhamë Libër edhe Musait më herët.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth robit, adhuruesit dhe profetit të Tij të dashur Musait, - paqja e Zotit qoftë mbi të! Ai i dhuroi atij Librin, pra, Teuratin. I Lartësuari thotë në vijim: - “Ti mos ki dyshim në takimin e tij me Të (Zotin)! - Mos ki dyshim në lidhje me takimin që pati Musai me Zotin e tij Krenar dhe të Lartësuar. Kështu e shpjegon Ibn Abasi. Ndërsa Katade shpjegon: “Pra, mos ki aspak dyshim në takimin që ti pate me Musain, gjatë udhëtimit të Israsë në qiejt e lartë.” Pastaj sjell një transmetim të Ibn Abasit nga Profeti i Allahut: “Natën e Israsë pashë Musain, birin e Imranit. Ai ishte një burrë esmer, i gjatë, me flokë të dendura e të dredhura, si burrat e Shenues 158 (në gjatësinë dhe ngjyrën esmere). Pashë edhe Isain birin e Merjemes. Ai është burrë me gjatësi mesatare, me ngjyrë mes të kuqes dhe të bardhës. ... Pashë edhe Malikun, rojen e Xhehenemit dhe Dexhalin... .” - “Ne e bëmë atë (Librin) udhëzim për bijtë e Izraelit.” - Librin, të cilin ia dhamë Musait, pra, Teuratin, e bëmë udhëzim për bijtë e Izraelit. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit.” [Isra 2]. - “Ne nxorëm ndër ta prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzonin njerëzit . Kështu ndodhi, sepse ata ishin të durue - shëm dhe kishin dituri të madhe për argumentet Tona.” - Ata u ngritën lart, kur u treguan të durueshëm në zbatimin e urdhëresave të Allahut të Lartësuar, në besimin e plotë ndaj profetëve të Tij dhe ndjekjen e tyre në gjithçka që ata sollën prej Zotit. Disa prej tyre arritën gradën e udhëheqësve dhe imamëve, të cilët udhëzojnë drejt të vërtetës me urdhrin e Zotit. Ata ftojnë dhe urdhërojnë për të mira dhe ndalojnë nga e keqja. Por nëse ata devijojnë dhe i ndryshojnë porositë e Zotit, duke e keqinterpretuar Shpalljen, ata privohen nga ky prestigj. Madje, zemrat e tyre bëhen të ashpra, sikurse thotë i Madhëruari: “Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra . Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. ...” [Maide 13]. Domethënë, nuk bënin as punë të mira dhe nuk kishin as besim të pastër dhe korrekt, siç e ka urdhëruar Zoti. I Lartësuari thotë: “Ne u dhamë bijve të Israilit Librin, gjykimin me drejtësi dhe profetësinë. Ne i furnizuam ata me të mira, duke i dalluar mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe). U dhamë edhe fakte të qarta për çështjet fetare. Por edhe pasi iu dha dituria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre. Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin.” [Xhathije 16, 17]. Pra, kur ata iu përmbajtën kësaj çështjeje, me themelet e saj, ata ishin prijës drejt të mirës, ndërsa kur e braktisën, edhe Allahu i Lartësuar i braktisi. - “S’ka dyshim se është Zoti yt Ai, i Cili do t’i gjykojë ata Ditën e Kijametit për çdo gjë, rreth së cilës kundërshtoheshin. ” - Ai do t’i gjykojë Ditën e Kijametit, në lidhje me besimet që ata trillonin dhe ranë në kundërshtim, si edhe për veprat që kanë bërë.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:67–22:70 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… islam). - Ata që të mohojnë ty dhe nuk besojnë Shpalljen që të dha Zoti yt, nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të polemizojnë rreth ligjeve që Zoti të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Çdo populli Ne i dhamë rite (e ligje) fetare të cilat ata duhet t'i zbatonin. - Allahu i Madhëruar na tregon se për çdo popull në histori ka përcaktuar vende adhurimi dhe rite të ndryshme, që mund të kenë edhe ndonjë dallime nga njëri tjetri. Megjithatë, një gjë është gjithmonë e përbashkët dhe pandryshueshme: të gjitha ligjet janë drejtësi dhe urtësi, siç thotë i Madhëruari: “Edhe ty (o Muhamed) Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi! Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm (në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë. Prandaj garoni për punë të mira! Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime.” [Maide 48]. Çdo popull ka kryer adhurimet që Zoti u ka caktuar. Të gjitha ligjet dhe adhurimet që Zoti u shpalli njerëzve duheshin vënë në zbatim dhe nuk duhej të kundërshtoheshin apo të refuzoheshin nga njerëzit, sidomos nga ata popuj të paditur, që ishin zhytur në idhujtari, injorancë e padrejtësi të thellë. Për këtë arsye, nëse ju vjen shpallja nga një profet besnik, me argumente të qarta e të prera, është detyrë për të gjithë që t’i nënshtrohen e dorëzohen asaj. Nuk lejohet kurrsesi që t’i kthesh shpinën dhe ta mohosh ligjin e Zotit. - Atëherë, të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (sheriatin islam). - Ata që të mohojnë ty dhe nuk besojnë Shpalljen që të dha Zoti yt, nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të polemizojnë rreth ligjeve që Zoti të dha. Ata nuk kanë asnjë të drejtë dhe asnjë argument, por mbështeten thjesht në pretendime boshe dhe arsyetime injorantësh. Kështu, për shembull, kur ata kundërshtonin Profetin në lidhje me rregullat për lejimin e ngrënies së mishit të kafshës të therur sipas rregullit dhe ndalimin e ngrënies së të ngordhurave, ata thoshin: “Vallë, ju lejoni të hani atë që e therni me duart tuaja dhe e bëni të ndaluar atë që e ka vrarë Zoti (pra, të ngordhurën)?!” Ose në rastin e ndalimit të fajdesë, ata thoshin se: “edhe shitblerja është si fajdeja”. Të tilla ishin arsyetimet dhe kundërshtimet e tyre, të cilat nuk meritonin që t’u jepej përgjigje individualisht. Nuk e meritonin, sepse ata mohonin themelet e Sheriatit dhe nuk kishte asnjë kuptim që të polemizoje me ta për çdo çështje që nxirrnin. Pastaj, në fund të fundit, çdokujt i jepet përgjigjja që meriton. Kështu, një kundërshtuesi dhe mohuesi të Shpalljes së Zotit, nëse pretendon se po polemizon për të gjetur dhe kuptuar të vërtetën, fillimisht i thuhet: ‘Para së gjithash, ne duhet të diskutojmë rreth pranimit ose jo të Shpalljes së Zotit, pastaj mund të kalojmë tek shtjellimi i çështjeve të veçanta.’ Nëse ai këmbëngul që të polemizojë për çështje të veçanta, kjo është shenjë që ai kërkon veçse të kundërshtojë të vërtetën dhe të dalë fitimtar në polemikë, prandaj synon që të ta bëjë të pamundur për t’i dhënë përgjigje. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëronte Profetin e Tij që të ftonte njerëzit me urtësi dhe këshilla të buta e të dobishme dhe të vazhdonte me këtë stil të bukur, pavarësisht se kundërshtonin apo jo mohuesit e së vërtetës. Kundërshtimet e tyre nuk duhet ta dobësonin dhe ta bënin të hiqte dorë nga ftesa e njerëzve, sepse: - Por ftoji (ata) te Zoti yt, sepse ti je në Rrugën e Drejtë! - Rruga jote është e drejtë, që të çon te kënaqësia e Zotit. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi dy themele bazë: dituria e vërtetë dhe e dobishme (Shpallja) dhe puna me sinqeritet sipas saj. Kështu, ti do të jesh i sigurt në çështjen tënde dhe për vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Për këtë arsye, ti duhet të shprehësh qëndrueshmërinë në fenë e Zotit tënd dhe nënshtrimin e plotë në zbatimin e kësaj feje. Duhet të jesh i vendosur në zbatimin e çdo gjëje që të urdhëron Zoti yt, sepse ti nuk po zbaton një ligj të dyshimtë e të paqartë, ose ndonjë ligj të shpikur nga mendja njerëzore, por vetë Shpalljen e Krijuesit. Kështu, nuk ke përse të qëndrosh me ata të mjerë e as nuk je i detyruar për të dëgjuar tekat dhe dëshirat e tyre. Kundërshtitë e tyre kurrë nuk duhet të të ndalojnë apo të të frenojnë nga rruga e Zotit! Kjo ngjan me ajetin tjetër: “Mbështetu tek Allahu, se ti je pa dyshim në të vërtetën e sigurt!” [Neml 79]. Po të vërejmë me kujdes, Allahu i Madhëruar i thotë Profetit (a.s): ‘...pa dyshim, ti je në rrugë të drejtë.”, pra në një rrugë që çdo natyrë e pastër dhe llogjikë e drejtë e pranon si të tillë. Kjo është një nxitje e qartë, që t’u japim përgjigje kundërshtarëve të ligjeve të fesë, duke i ftuar të vënë në përdorim logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, të cilat gjithmonë do të jenë në përputhje të plotë me ligjin e Zotit. Termi “ el huda ” përmbledh gjithçka që iu dha Profetit (a.s) prej Shpalljes dhe nëpërmjet së cilës arrihet njohja e së vërtetës. Nëpërmjet udhëzimit të Zotit njihen të gjitha çështjet, si ato themeltare, ashtu edhe degëzimet dhe hollësitë e ligjeve të Sheriatit. Ajeti kuranor mëson se, nëse njeriu afrohet për të njohur ligjet e Sheriatit, ai do të shikojë bukurinë, drejtësinë dhe urtësitë e shumta që fshihen në to. Çdo mendje e shëndetshme, çdo natyrë e pastër dhe e papërlyer njerëzore arrin që ta shohë këtë pamje të mrekullueshme të ligjit të Zotit, sidomos nëse mediton për hollësitë e ligjeve të Tij, për urdhëresat dhe ndalesat e tij. Kurse mendjet dhe natyrat e përlyera polemizojnë me qëllime jo të pastra, sepse nuk synojnë të kuptojnë udhëzimin e drejtë të Zotit, madje e refuzojnë atë me forcë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që t’i largohej polemikës së pafrytshme me këta njerëz, duke thënë: - E, nëse ata të kundërshtojnë ty, thuaju: “Allahu e di më së miri për gjithçka që bëni ju; Allahu do të gjykojë mes jush Ditën e Kijametit për çdo gjë që kundërshtoheshit.”.” - Allahu di gjithçka rreth synimeve tuaja me këto polemika e kundërshtime. Dijeni dhe mbajeni mend faktin se Ai do t’ju shpërblejë sipas qëllimit tuaj Ditën e Kijametit. Atë ditë, Ai do të gjykojë me drejtësi për çdo gjë që ju polemizonit dhe kundërshtoheshit. Ata që kanë ecur në rrugën e drejtë do të jenë fatlumë, që do të hyjnë në mirësinë e përjetshme. Ndërsa ata që kanë mohuar dhe kundërshtuar do të jenë banorë të Zjarrit. Allahu i Madhëruar është i Urtë. Duke qenë se urtësia e Tij është e plotë, Ai gjykon veçse me dituri, madje me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe absolute. Kjo është arsyeja pse këtu përmendet fakti që dituria dhe shikimi i Allahut është absolut dhe përfshin gjithçka: - A nuk e ke ditur se Allahu di për gjithçka që është në qiell e në tokë? E gjithë kjo është e shënuar në Libër dhe kjo është shumë e lehtë për Allahun. - Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej kësaj gjithësie, qoftë çështje e dukshme dhe e shfaqur, qoftë e fshehur dhe e padukshme, qoftë e shkuara, qoftë edhe e ardhme. Këtë dituri absolute e gjithëpërfshirëse Allahu i Madhëruar e ka shkruar në librin Leuhi Mahfudh, që kur krijoi lapsin. Ai i tha lapsit: “Shkruaj!” Lapsi tha: "Çfarë të shkruaj?” - Zoti tha: “Shkruaj gjithçka që do të jetë (ndodhë) deri Ditën e Kijametit!” Edhe pse ju nuk e përfytyroni dot këtë lloj diturie, për Zotin është e thjeshtë që të përfshijë në diturinë e Tij gjithçka dhe ta shkruajë këtë në një libër, fiks ashtu siç ndodh në realitet.

Mus'haf Hape →
Muzemil 73:1–73:11 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - “Por, ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij!” - Përmende Zotin tënd me të gjitha llojet e dhikr-it dhe gjithmonë kthehu te Zoti yt! Përkushtimi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ti i mbuluar!” – I mbuluar ( el muzzemmil), domethënë: “i mbuluar me rroba”. El muzzemmil ka të njëjtin kuptim me “ muddeththir”. Ky është një cilësim i Profetit të Zotit në momentet e para të Shpalljes. Kur Zoti e nderoi atë me Shpalljen, i dërgoi melekun Xhibril, i cili filloi t’i zbriste ajetet e para. Kur Xhibrili (a.s.) u afrua, Profeti (a.s.) pa diçka që, sikur të mos ishte profet, nuk do të arrinte ta përballonte. Kontakti i parë me melekun madhështor i krijoi atij një gjendje frike të fortë, të pa ndier më parë, aq sa filloi të dridhej. Në atë gjendje, Profeti (a.s.) nxitoi për te familja e tij, te Hadixhja (r.a.). Atje, duke u dridhur, thoshte: “Më mbuloni, më mbuloni!”. Profetit i erdhi Xhibrili dhe i tha: “Lexo!”. Më pas, Allahu i Lartësuar e bëri atë që të ishte i qëndrueshëm dhe ta përballonte Shpalljen e Tij. Kështu, Profeti i zgjedhur vazhdoi ta përhapte mesazhin e Zotit, derisa arriti gradën më të lartë mes të dërguarve dhe profetëve të Zotit. Subhanallah! Sa i madh është ndryshimi mes gjendjes fillestare dhe përfundimtare të profetësisë së tij! Kështu, Allahu i Lartësuar i drejtua Profetit të Tij me atë cilësi të fillimit të profetësisë. Fillimisht, Allahu i Lartësuar e urdhëroi që t’i përkushtohej Atij me adhurime, dhe pastaj për të qenë i durueshëm kundrejt padrejtësive dhe mundimeve që do t’i jepnin armiqtë e besimit dhe të Allahut. Ai duhej të bënte durim në ftesën e njerëzve për të adhuruar vetëm Zotin dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Ai duhej të bënte durim në zbatimin e plotë të porosive të të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar e urdhëroi së pari për më të dashurin, më të nderuarin dhe më të zgjedhurin e adhurimeve: e urdhëroi për namazin. Dhe jo për çdo lloj namazi, por për namazin në kohën më të nderuar dhe më të zgjedhur: namazin e natës. - “Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje!” - Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të. - “Ne do të shpallim ty fjalë me peshë.” - Shpallja e Zotit është diçka shumë e madhe dhe e rëndë për t’u mbartur. Kuptimet e saj janë madhështore, cilësitë e saj janë të mrekullueshme dhe të paarritshme. Një fjalë e tillë e meriton tërësisht që ta lexosh dhe të përgatitesh mirë për bartjen, zbatimin dhe përhapjen e saj. Ajo është një fjalë për të cilën duhet medituar shumë. Gjithmonë duhet të mësosh dhe punosh sipas saj. Më pas, tregohet urtësia e porosisë për të lexuar Kur'anin dhe për ta adhuruar Zotin me namaz përgjatë natës: - “Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort (në shpirt) dhe Fjala (e Kur'anit) që lexohet është më e qartë (për mendjen dhe zemrën) .” - Namazi i natës, pasi je çlodhur me gjumë, është më i dobishëm. Përfitimi prej Kur'anit është më i madh larg zhurmave dhe angazhimeve të ditës. Në këtë kohë, Kur'ani lexohet me gojë, por edhe ndihet me zemër. Kështu rregullohen çështjet e robit dhe merret plotësisht udhëzimi prej Kur'anit. Ndërsa ditën, këto qëllime janë më të vështira për t’u arritur, prandaj i Lartësuari thotë: - “Vërtet, ti, gjatë ditës, ke angazhime të shumta.” – Kuptimi: Ti je i angazhuar për të siguruar nevojat jetësore të tua dhe të familjes, gjë që ta ngarkon disi zemrën tënde. Këto angazhime nuk të lënë të përqendrohesh tërësisht në këndimin dhe kuptimin e fjalës së Zotit. Sidoqoftë, Zoti i jep të dashurit të Tij një porosi të rëndësishme edhe për gjatë ditës: - “Por, ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij!” - Përmende Zotin tënd me të gjitha llojet e dhikr-it dhe gjithmonë kthehu te Zoti yt! Përkushtimi i plotë ndaj Zotit bëhet duke u afruar me zemrën tënde drejt Tij, edhe pse trupin mund ta kesh mes njerëzve. Me zemrën tënde, ti kthehu i penduar te Zoti yt dhe përkujtoje Atë, edhe pse jeton e punon mes krijesave. Zemra jote është e mbushur me dashurinë për Allahun dhe në të nuk ka vend për asnjë krijesë. Zemra jote do dhe synon veçse Allahun dhe çdo vepër e fjalë që kënaq Atë. E si të mos jetë kështu, kur dihet se: - “Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij.” - Allahu është Zoti i të gjitha lindjeve dhe i të gjitha perëndimeve; Ai është, gjithashtu, Zoti i çdo gjëje që ekziston mes tyre. Ai është Zoti i botës qiellore dhe tokësore. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi për gjithçka. Ai është Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, nënshtrim e përulësi, veçse Allahu i Madhëruar! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq, në çdo aspekt. Çdo gjë është në dorën e Tij, prandaj urdhëroi dhe tha: “...prandaj vetëm Atë zgjidh për mbështetje.” Vetëm Atë zgjidhe për të të ruajtur dhe për t’u kujdesur për ty dhe për të gjitha çështjet e tua! Pasi e porositi Profetin e Tij për namaz, në mënyrë të veçantë, dhe për dhikër, në mënyrë të përgjithshme, aktivitete këto që e përgatisin njeriun për të mbartur detyrime të mëdha, Allahu i Lartësuar e urdhëroi për durim: - “Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” - Bëj durim ndaj shpifjeve dhe fyerjeve të armiqve të tu! Duro fyerjet ndaj teje dhe ndaj Shpalljes, që ti e përcjell nga Zoti yt! Zbato me përpikmëri atë që të shpallet! Kurrë mos u spraps dhe ngadalëso në rrugën e Zotit tënd! Distancohu nga penguesit në mënyrën më të urtë dhe të mirë të mundshme! Mos bier në nivelin e tyre dhe t’i ofendosh ata me të njëjtën mënyrë, por thjesht largohu i nderuar! Dialogo dhe polemizo me ta në mënyrën më të sjellshme! - “M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër!” – Kuptimi: M’i lër Mua t’i ndëshkoj ata gënjeshtarë mosbesues, të cilëve u kam dhënë plot të mira e begati, por në vend që të tregohen mirënjohës, ata i kalojnë kufijtë, duke menduar se janë të pavarur, jo nevojtarë dhe të pamposhtur, sikurse thuhet në suren Ikra: “Pa dyshim, është e vërtetë se ai (njeriu) i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” Më pas, i Lartësuari i kërcënon ata me ndëshkim të ashpër ditën kur të kthehen tek Ai:

Mus'haf Hape →
Enam 6:158 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?” - Çfarë presin këta zullumqarë, që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?” - Çfarë presin këta zullumqarë, që vazhdojnë të zhyten në padrejtësitë e tyre? Mos presin që t’u vijnë shenjat pararendëse të ndëshkimit dhe tregueset e afrimit të Kijametit? Apo presin që t’u vijnë melekët për t’u marrë shpirtrat, kohë kur nuk do t’u bëjnë më dobi besimi dhe veprat e mira? Apo po presin që t’u vijë Zoti për të gjykuar me drejtësinë e Tij, për të shpërblyer punëmirët dhe për të ndëshkuar punëkëqijtë? Apo po presin që t’u vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, që tregojnë afrimin e Kijametit? Por ditën kur të vijnë disa nga shenjat e jashtëzakonshme nga Zoti yt, që tregojnë se Ora është afruar dhe Kijameti është gati të ndodhë, atëherë qafirit nuk ka për t’i sjellë dobi besimi, nëse thotë se beson, dhe as besimtarit të mangët nuk ka për t’iu shtuar imani dhe mirësia e tij. Njeriut do t’i bëjnë dobi vetëm besimi dhe punët e mira që ka pasur përpara ardhjes së këtyre shenjave. - “Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” - Urtësia e këtij vendimi është shumë e qartë: besimi i dobishëm dhe frytsjellës është kur beson të fshehtën me zgjedhje të lirë. Ndërsa besimi që vjen pas shikimit të shenjave të mëdha është thjesht konfirmim i diçkaje të dukshme e të shfaqur, dhe si i tillë nuk është i dobishëm. Ky është më tepër besim në gjendje të detyruar, sesa me zgjedhje të lirë, siç ndodh, për shembull, me ata që janë duke u mbytur apo duke u djegur, të cilët kur shohin vdekjen, heqin dorë nga rruga e keqe, sikurse thotë i Madhëruari: “E kur të shohin dënimin Tonë, do të thonë: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85]. Janë të shumta hadithet e sakta nga Profeti ﷺ që tregojnë se, me: “disa shenja të Zotit tënd” është për qëllim ngjarja e lindjes së diellit nga perëndimi. Kur njerëzit ta shohin atë shenjë të madhe, do të besojnë të gjithë, por ky iman nuk ka për t’u bërë dobi. Ajo është dita kur “porta e pendimit” do të mbyllet. Këto ajete jenë një kërcënim për ata që mohojnë Profetin ﷺ . Ashtu sikurse ata presin që Profetit ﷺ dhe besimtarëve t’u ndodhin fatkeqësira, ashtu edhe ky kërcënim është në pritje të tyre. Prandaj i Madhëruari thotë: - “Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!”” - Atëherë do ta kuptoni se kujt i takon të jetë i sigurt dhe i qetë. Ky ajet dëshmon për saktësinë e besimit të Ehli Sunetit, të cilët pohojnë për Allahun ato emra, atribute dhe përshkrime që Ai i ka pohuar për Veten e Vet, mes të cilave edhe ardhja e Tij, zbritja e Tij, lartësimi i Tij mbi Arsh etj. Sigurisht që këto përshkrime, të cilat i gjen shpesh në Kur'an dhe Sunet, ne i besojmë ashtu sikurse janë thënë, pa bërë asnjë përgjasim e shëmbëllim me atributet dhe veprat e krijesave. Ajetet tregojnë për urtësinë e madhe të Allahut të Madhërishëm dhe për rregullin e Tij që besimi i dobishëm dhe i pranueshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga njeriu dhe jo i detyruar nga kushtet ose nga dëshmimi i shenjave të mëdha të Kijametit, sikurse u tha më sipër. Njeriu i arrin dhe i kultivon mirësitë nëpërmjet besimit të tij. Devotshmëria, bindja ndaj Zotit dhe veprat e mira janë të pranuara vetëm nëse burojnë nga një besim i saktë. Nëse zemra nuk ka asgjë nga ky besim, njeriut nuk do t’i vlejë asnjë vepër e tij e mirë.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:52–41:54 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Thuaju idhujtarëve, të cilët e mohojnë këtë libër, që t’u dha nga Zoti yt: - “Nëse ky është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Thuaju idhujtarëve, të cilët e mohojnë këtë libër, që t’u dha nga Zoti yt: - “Nëse ky është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?” - Pra, a nuk e mendoni dhe meditoni pak në këtë fakt? Sikur Kurani të jetë shpallje e vërtetë e Zotit, drejtuar Profetit të Tij, kurse ju e mohoni atë, si mendoni se do të jetë gjendja juaj tek Ai, i Cili ia zbriti këtë libër Profetit dhe të zgjedhurit të Tij, Muhamedit ?ﷺ Prandaj i Lartësuari thotë: “... atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?” Këta janë të zhyturit në mohimin e të vërtetës, të mbushur me inat , armiq ësi e refuzim. Ata janë në luftë me të vërtetën, në një rrugë, që është shumë larg nga drita dhe udhëzimi i drejtë. - “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai është i vërtetë. ” - Ne kemi për t’u shfaqur argumentet Tona, faktet që tre - gojnë se Kurani është i vërtetë dhe i zbritur prej Allahut, te Profeti i Tij i zgjedhur Mu - hamedi .ﷺKëtë do ta bëjmë përmes shumë e shumë fakteve, jashtë këtij Kurani, pra, të cilat do të shfaqen në “... horizonte ...”, domethënë, përmes çlirimeve të shumë vendeve dhe triumfit të Islamit, duke e bërë atë të jetë feja e epërme mbi të gjithë fetë dhe besimet në botë. Ne do t’u sjellim, gjithashtu, argumente që t’i shohin edhe në vetet e tyre, sikurse ishte ngjarja e Bedrit, çlirimi i Mekës e shumë ngjarje të tilla, të cilat vetë kurejshët, mohuesit e Kuranit, i përjetuan. Ata e panë të qartë ndihmën që Allahu i Madhëruar i ofroi Muhamedit ﷺ dhe shokëve e përkrahësve të tij. Panë ndëshkimin që morën të gjithë ata që iu kundërvunë ose që u bënë palë me kundër - shtarët. Gjithashtu, ka mundësi që kuptimi i: “... dhe në veten e tyre” të jetë për ato shenja dhe argumente të mrekullueshme, që njeriu mund të shohë në veten e vet, si krijesë: si është ndërtuar ai, lëndët, përzierjet, format e habitshme, sikurse shihet qartë në shkencat mjekësore, të cilat, sa më thellë t’i studiosh, aq më shumë kupton urtësinë e Krijuesit të Lartësuar dhe Begatiplotë. Mahnitesh kur sheh natyrën e njeriut, prirjet me të cilat ai është gatuar dhe formuar, forcat e mrekullueshme shpirtërore dhe dallimet aq të shumta në moralin, sjelljet e gjithësecilit e shumë aspekte të tjera, të cilat janë aq të larmishme dhe të cilat kurrsesi nuk mund të jenë në dorë të njeriut. Njeriu kurrsesi nuk mund t’ia ofrojë vetes këto mirësi e veçori të shumta, me forcën e tij, me mundësitë dhe zgjedhjet e tij, por është Allahu i Lartësuar Ai që ia ka dhuruar të gjitha këto cilësi dhe e ka krijuar në formën më të përkryer. - “A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë? ” - Mjafton që Allahu është Gjithëshikues dhe i Gjithëditur rreth fjalëve dhe veprave të robërve të Tij. Allahu i Madhëruar është Ai që dëshmon se Muhamedi është besniku i Tij dhe është i vërtetë në çdo mesazh që solli prej Zotit të tij, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Por Allahu dëshmon se atë që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet; gjithashtu, melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues.” [Nisa 166]. - “Vërtet, ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre ... ” - Ata janë në dyshim e pasiguri, në lidhje me ndodhinë e Kijametit dhe llogarisë së drejtë para Zotit, prandaj dhe nuk thellohen rreth saj dhe as nuk punojnë, që të përgatiten. Zemrat e tyre janë bosh dhe nuk e njohin frikën për llogarinë e drejtë përpara Tij, edhe pse ajo është një ngjarje, që do të ndodhë në mënyrë të padiskutueshme dhe të paevitueshme. - “... por le ta dinë se pushteti i Tij përfshin gjithçka. ” - Ai është Gjithë - përfshirës dhe asgjë e askush prej krijesave nuk mund të dalë jashtë pushtetit e sundimit të tij. Çdo gjë është nën pushtetin e Zotit. Është Ai që administron çdo çështje të krijesave me urtësinë e Tij. Ai është i vetëm dhe nuk ka ortak në asgjë prej këtyre aspekteve të zotërimit të Tij. Ajo që Ai dëshiroi të jetë, është, ndërsa ajo që ai nuk e dëshiroi që të jetë, ajo kurrsesi nuk mund të jetë. Nuk ka të adhuruar tjetër; që meriton të adhurohet, veç Tij. Allahu është i vetëm, pa ortak, i pashoq. Ai nuk ka ndihmës, nuk ka të ngjashëm dhe si shembulli i Tij. Në dorën e Tij është mbretërimi, sundimi, pronësia e gjithçkaje dhe vetëm Atij i takon lavdërimi, përlëvdimi për çdo gjë. Ai për gjithçka është i Plotpushtetshëm. Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Fusilet. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë që na dhuron!

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:128–20:131 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar). - Ky ishte një ngushëllim për Profetin dhe, gjithashtu, një …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë) se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? Sigurisht, në këtë ka Argumente për ata që kanë arsye të shëndoshë. - Allahu i Madhëruar solli në Kur'an historitë e shumë popujve të shkuar, të cilët Ai i ndëshkoi për mosbesimin dhe për shpërfilljen e të vërtetës. Allahu i Madhëruar shtron një pyetje, që duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë: A nuk nxjerrin mësim këta mohues të së vërtetës nga historia e popujve të ndëshkuar, të cilëve ua njohin mirë historinë dhe vendbanimet? Të tillë ishin populli i Hudit, Salihut, i Lutit etj. A nuk nxjerrin mësime nga ato histori dhe të pasojnë rrugën e Zotit, duke u larguar nga rruga e shkatërrimit? Të gjithë popujt e shkuar, kur refuzuan të dërguarit dhe iu kthyen shpinën shpalljeve, u dënuan me ndëshkime të dhembshme. Atëherë, pse janë të sigurt këta që nuk i godet i njëjti ndëshkim, siç i goditi ata të tjerët?! Zoti thotë: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në Librat e qiellit? Mos, vallë, po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!” Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar). Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 43 – 46]. Këta mohues nuk janë aspak më të mirë se ata të popujve të shkuar, që të mendojnë se mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut. Madje këta të sotmit janë më të këqinj se ata, sepse këta kanë mohuar Profetin më të zgjedhur dhe Librin më të rëndësishëm dhe madhështor të Zotit. Gjithashtu, këta nuk kanë ndonjë premtim të dhënë nga Zoti se do të jenë të ruajtur nga ndëshkimi. As pretendimi i tyre i mjerë se ushtritë dhe aleatët e shumtë që kanë do t’i mbrojnë nga dënimi i Allahut nuk është i vërtetë. Madje, ata janë shumë më të poshtëruar dhe të nënçmuar. Kështu, shkatërrimi i popujve të shkuar për gjynahet dhe mohimin e tyre konsiderohet si një nga shkaqet e udhëzimit, nëse njeriu do të dinte të nxirrte mësime, sepse ato konsiderohen si shenja treguese për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit dhe të profetëve të Tij. Ato tregojnë, gjithashtu, ligësinë dhe humbjen e atyre popujve mohues. Por jo çdo njeri përfiton nga shenjat dhe shpalljet e Allahut. Nga ato përfitojnë veçse të mençurit dhe të diturit, ata që dinë të kuptojnë e të mendojnë me ftohtësi e drejtësi, ata që kanë mendje të shëndoshë dhe natyrë të papërlyer. - Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar). - Ky ishte një ngushëllim për Profetin dhe, gjithashtu, një porosi për të qenë i duruar, që të mos kërkonte shkatërrimin e mohuesve të së vërtetës. Në fakt, thjesht mohimi i së vërtetës është shkak i mjaftueshëm i dënimit. Allahu na ka treguar se ndëshkimet shkaktohen nga gjynahet. Edhe ata e kishin mbushur kupën, por ndëshkimi nuk po u vinte sepse nuk ishte plotësuar ende afati që Allahu kishte vendosur për ta. Mbase ata e reflektonin, mbase pendoheshin, dhe kështu Allahu e largonte ndëshkimin që ishte përgatitur për ta. Më pas, nëse vjen koha e zbritjes së dënimit, asgjë nuk e kthen apo pengon atë. - Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. - Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim ndaj fjalëve fyese në adresë të tij dhe e urdhëroi që ta mësonte veten të ishte i durueshëm. Gjithashtu, Allahu e porositi Profetin (a.s.) që ta qetësonte veten me tesbih dhe tahmid në këto vakte të veçanta: para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, në skajet e ditës. Momentet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij janë përmendur në mënyrë të veçantë, edhe pse ato përfshihen “në skajet e ditës”, për të treguar rëndësinë dhe dobinë e madhe të dhikrit në këto kohë. Pastaj përmendet edhe koha e natës. Kuptimi: Nëse e bën këtë, do të kënaqesh me atë që do të të japë Zoti yt që në këtë botë dhe me shpërblimin e përjetshëm në botën tjetër. Zemra jote do të gjejë prehjen dhe qetësinë dhe sytë e tu do të lumturohen me adhurimin e Zotit tënd. Ky do të jetë një ngushëllim i madh kundrejt mundimeve që të sjellin jobesimtarët. Kështu do të kalitet durimi yt, ndërsa shpërblimi për ty do të jetë pa llogari. - Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! – Mos u mahnit nga kënaqësitë e kësaj bote, mos u huto pas ushqimeve, pijeve të shijshme, veshjeve luksoze, shtëpive e kështjellave gjigande e grave të bukura, që zotërojnë disa të mashtruar të kësaj bote. Të gjitha ato janë stoli të kësaj bote, pas të cilave mahniten të mashtruarit. Pas tyre jepen tërësisht ata që i kanë kthyer shpinën ahiretit dhe janë treguar të padrejtë. Ata e shikojnë këtë botë si vendin ku gjejnë kënaqësinë dhe prehjen. Por shumë shpejt ajo do të largohet dhe bashkë me të edhe ata që janë mahnitur pas saj. Ata do të pendohen atëherë kur pendimi nuk do t’iu bëjë më dobi. Ata do të shohin realitetin e kësaj gjendjeje fatkeqe kur të ringjallen Ditën e Kijametit. Allahu e ka bërë këtë jetë thjesht si sprovë, për të dalë në pah ata që mashtrohen pas saj dhe ata që bëjnë vepra të mira, sikurse thotë Allahu: “Gjithçka në tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” [Kehf 7]. - Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. - Rrizku i Zotit është më i mirë. Në jetën e kësaj bote, nëse Zoti të ka dhënë dituri të pastër rreth besimit, të ka dhënë iman të sinqertë e korrekt dhe të ka mësuar si të bësh vepra të mira, dije se të ka dhënë mirësitë më të mëdha të kësaj jete. Ndërsa në ahiret, ajo që të premtohet është shumë më madhështore sesa të mund të përshkruhet me fjalë: mirësi të përjetshme, jetë në paqe e kënaqësi pranë Zotit Mëshirëplotë. Kjo është shumë më e mirë se të gjitha ato stoli që u kemi dhënë të mashtruarve me dynjanë. Mirësitë e premtuara nga Zoti janë të përhershme, që nuk shterojnë kurrë. Si ushqimet, ashtu edhe hijet e bukura janë të përjetshme në Xhenet, siç thuhet në Kur'an: “Ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme." [El ea’la 17]. Ky ajet na mëson që, nëse njeriu ndien tek vetja tërheqje drejt stolive të kësaj jete mashtruese, le të kujtojë premtimin e Allahut dhe le të bëjë krahasimin e dy rasteve.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:11–20:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.”” [Kasas 30]. Ndërsa këtu thuhet: - “Jam Unë, Zoti yt. ” - Domethënë: “Jam Unë, Zoti yt, që po të flet!” - “Hiqi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Por, kur shkoi te zjarri , u dëgjua një zë: “O Musa!” - Kur u afrua pranë zjarrit, u thirr prej Allahut të Madhëruar, fillimisht në emër: “O Musa!” Në një ajet, tjetër Allahu i Lartësuar thotë: “ Por, kur arriti tek ai (zjarri), u dëgjua një zë nga një pemë nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.”” [Kasas 30]. Ndërsa këtu thuhet: - “Jam Unë, Zoti yt. ” - Domethënë: “Jam Unë, Zoti yt, që po të flet!” - “Hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë! ” - Për të nderuar këtë vend të shenjtë, që quhej Tuva. - “Unë të kam zgjedhur ty. ” - Në një ajet tjetër thuhet: “Ai (Allahu) tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me Shpalljen Time dhe të folurin Tim. Zbatoje atë që të kam dhënë dhe bëhu nga ata që janë mirënjohës!”.” [Araf 144]. Allahu i Lartësuar e zgjodhi dhe e dalloi Musain mbi të gjithë njerëzit e kohës së tij. - “Prandaj dëgjoje mirë atë që po të shpallet!” - Dëgjo me kujdes atë që do të të shpall tani. - “Jam Unë, Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje. ” - Kjo është detyra e parë mbi të përgjegjshmit ligjërisht: Ta dinë me siguri të plotë se nuk ka Zot tjetër, që meriton të adhurohet, veç Allahut. Ai është një i vetëm dhe nuk ka ortak me Të, që të meritojë adhurim. - “Pra, vetëm Mua më adhuro ...” - Përkushtohu në adhurimin ndaj Meje dhe vetëm ndaj Meje, pa më shoqëruar asnjë dhe asgjë! - “... dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!” - Falu për Mua, sa herë që të më kujtosh. Këtë kuptim e mbështet hadithi nga Enesi në dy Sahih-ët, se Profeti i Allahut ka thënë: 1779. “Për atë të cilin e zë gjumi ose e harron namazin, kompensimi dhe shlyerja është që ta falë atë kur ta kujtojë. Nuk ka mënyrë tjetër kompensimi përveç kësaj.” - “Pa dyshim, Ora (e Kijametit) do të vijë patjetër, por Unë e kam fshehur atë, që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë. ” - Ajo do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund ta pengojë apo shmangë atë. Vërej kur Allahu i Lartësuar thotë: “... por Unë e kam fshehur atë ...”. Pra, ia kam fshehur atë çdo krijese, duke mos ia treguar kohën e saj akujt. I Lartësuari thotë në ajete të tjera: “Thuaj: “Askush në qiejt dhe në Tokë nuk e di të fshehtën, përveç Allahut dhe as nuk e dinë se kur do të ringjallen (për gjykim)!” E edhe më e pakët është dija e tyre për botën tjetër? Por, ata janë në dyshim (e në pasiguri) për atë. Madje, ata janë të verbër ndaj saj.” [Neml 65, 66]. Ose: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kijametit), kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Araf 187]. Kështu, dituria rreth kohës së Kijametit është e largët për banorët e qiellit dhe të tokës. Pastaj, për të na treguar urtësinë, përse Allahu i Lartësuar ua ka fshehur krijesave kohën se kur do të ndodhë Kijameti, thotë: “... që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë.” Domethënë, që çdo njeri të shpërblehet ose të ndëshkohet, sipas veprave që ka bërë në këtë jetë. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, njerëzit do të grumbullohen të ndarë në grupe, që të shihen (e llogariten për) veprat e tyre. Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 6 - 8]. Ose: “... Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.” [Tur 16]. - “Prandaj, mos e lejo atë që nuk beson në të (Ditën e Kijametit) dhe që është dhënë pas dëshirave të tij të të devijojë (nga rruga e drejtë) , se atëherë do të shkatërrohesh ...” - Këto fjalë u drejtohen të gjithë robërve që janë të përgjegjshëm ligjërisht. Pra, mos ndiqni rrugën e atyre të cilët nuk besojnë Ditën e Ringjalljes dhe të cilët janë përkushtuar pas kësaj dynjaje, duke shpërfillur kështu urdhëresat e Allahut të Madhëruar, që kujdeset për ta. Ata thjesht ndjekin dëshirat e tyre pa fre dhe e kanë humbur rrugën e drejtë; nëse ndiqni rrugën e tyre, edhe ju do të shkatërroheni.

Mus'haf Hape →