Kërko: sikur deri te ishte ngre

Ta Ha 20:9–20:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta zjarr! ” - Po shkoj atje, se ndoshta mund të sjell ndonjë dru të ndezur, që të bëjmë dritë dhe të ngrohemi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A të është përcjellë historia e Musait?” - Prej këtu, Allahu Lartësuar na tregon historinë e Musait, si i erdhi shpallja dhe se si Allahu i foli atij drejtpërdrejt. Pasi përmbushi marrëveshjen që pati me vjehrrin e vet, për të punuar tek ai si bari, Musai (a.s) u nis drejt viseve të Egjiptit. Së bashku me të ishte edhe e shoqja. Diku, ai humbi rrugën, gjatë një natë të ftohtë dimri. Nata ishte shumë e errët dhe plot mjegull. Ai u përpoq të ndizte zjarr me një gur, por prej gurit nuk po dilnin shkëndija. Ndërkohë që ishte duke u përpjekur, ai pa zjarr në faqen e malit Tur. Allahu i Lartësuar thotë: - “Posi! Ai pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta zjarr! ” - Po shkoj atje, se ndoshta mund të sjell ndonjë dru të ndezur, që të bëjmë dritë dhe të ngrohemi. - “Ndoshta mund t’ju sjell ndonjë dru të ndezur prej tij, ose të gjej pranë zjarrit ndonjë udhërrëfyes.” - Ose të gjej dikë, që të më rrëfejë rrugën. Kjo tregon, përveç të tjerave, se Musai kishte humbur rrugën.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:7–4:12 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… të vet e të ishin të nevojshëm. E i Pejgamberi ka thënë:,,Njerëzit që pa të drejtë kanë ngrënë pasurinë e jetimëve, do të ringjallen në ditën e kijametit, duke ju qitur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete vërtetohet parimisht e drejta në trashëgim për meshkuj dhe për femra, edhepse trashëgimi në sasi ndryshon. Me këtë hudhet poshtë rregulli i injorantëve arabë, sipas të cilit femrat dhe fëmijët nuk kishin të drejtë në trashëgim. Jetimëve, të varfërve dhe akrabasë së largët duhet dhënë diçka nga pasuria e të vdekurit, edhe pse janë të largët dhe nuk përfshihen në rregullat e trashëgimisë, pse njeriu duhet menduar për ta sikur të ishin fëmijë të vet e të ishin të nevojshëm. E i Pejgamberi ka thënë:,,Njerëzit që pa të drejtë kanë ngrënë pasurinë e jetimëve, do të ringjallen në ditën e kijametit, duke ju qitur shkëndija zjarri nga gojët e tyre". Pjesa e përcaktuar në të drejtë trashëgimi, realizohet pas shpenzimeve për varrim, pas zbatimit të testamentit dhe pas larjes së borxhit nga pasuria e të vdekurit. Në kohën para Islamit trashëgimi, përveç fisnisë, bëhej edhe sipas besëlidhjes që kishin lidhur dy njerëz për të trashëguar njëri-tjetrin. Edhe në Medinë deshën të trashëgohen, në ditët e para, të vëllazëruarit vendës e muhaxhirët. Kur'ani anuloi ato rregulla dhe trashëgimin e caktoi në bazë të gjakut, të miqësisë, të gjirit dhe mes robit të liruar e zotëriut.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:30–16:40 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e Zotit, ishin meritë e tyre, e jo dhunë prej Zotit. E thënia e tyre se sikur të dëshironte Zoti, ata nuk do të adhuronin idhujt, e as do të ndalonin ngrënien …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pas përshkrimit të gjendjes së atyre që i mohonin argumentet e Zotit, në këto ajete përshkruhet gjendja e atyre që pranuan shpalljen, se si melaiket u marrin shpirtin, duke u garantuar shpëtim, hyrjen në xhennet, ngase sa ishin në kete jetë bene vepra të mira. Ndëshkimet që i goditën ata që nuk respektuan udhëzimet e Zotit, ishin meritë e tyre, e jo dhunë prej Zotit. E thënia e tyre se sikur të dëshironte Zoti, ata nuk do të adhuronin idhujt, e as do të ndalonin ngrënien e disa kafshëve sikurse patën ndaluar, është thënie e pavend, pse për të mos adhuruar tjetër dhe për të mos marrë nëpër këmbë dispozitat e Zotit, Ai i dërgoi pejgamberët, të cilët u kumtuan njerëzve se çka pranon dhe çka pelqën Zoti e çka jo, e njëkohësisht njerëzve u mundësoi që ata vetë të zgjedhin. Atëherë, pas dërgimit të pejgamberëve dhe pas udhëzi të shpall përgjegjësia u mbetet vetë njerëzve. Pejgamberit i thuhet se, edhe pas përpjekjeve tua për t'i vënë njerëzit në rrugë të drejtë, disa prej tyre do të mbesin jashtë saj, këtë e ka ditur dhe e di Zoti, andaj të mos brengoset aq shumë Ringjallja nuk është punë e rëndë për Zotin, pse atë që e dëshiron Ai, ajo bëhet menjëherë, edhe pa i thënë: bëhu! Në Kur'an thuhet se i thotë bëhu!, me qëllim që ne ta kuptojmë më lehtë.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… 30]. I Madhëruari thotë gjithashtu: “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Pra - ndaj matni me drejtësi e mos hani në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i çuam të dërguarit Tanë me she - nja të qarta ...” - Domethënë, me mrekulli, fakte dhe argumente të prera dhe të paku - ndërshtueshme. - “... dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë ...” - “Libri” është fjala e vërtetë të Zotit, ndërsa “drejtësia” është e vërteta, të cilën dëshmojnë edhe mendjet e shëndosha dhe natyrat e pastra, siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij ” [Hud 17]. Domethënë, që është i mbë - shtetur edhe nga natyra e pastër, në të cilën Zoti i krijoi njerëzit, natyrë e cila dëshmon për vërtetësinë e mesazheve të Zotit, sikurse thotë Allahu: “ Përkushtohu me gjithë që - nien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Ajo është feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë.” [Rum 30]. I Madhëruari thotë gjithashtu: “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Pra - ndaj matni me drejtësi e mos hani në pe - shë!” [Rahman 7 - 9]. - “... që njerëzit t’i përmbahen së drej - tës.” - Që njerëzit të gjykojnë me të vërtetën dhe me drejtësi. Kjo përmbushet veçse përmes pasimit të profetëve në gjithçka që ata kanë urdhëruar dhe duke u larguar nga gjithçka që ata kanë ndaluar. Kjo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është humbje, devijim, siç ka thënë i Lartësuari: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejtësi. Askush nuk mund t'i ndryshojë Fjalët e Tij. Ai është Gjithëdëgjues e Gjithëshikues. Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.” [En’am 115 - 117]. Fjalët e Zotit janë të vërteta, për sa i përket dijes dhe informacionit që përcjellin dhe të drejta, për sa u përket urdhëresave dhe nda - lesave për krijesat. Për këtë arsye, fatbar - dhët besimtarë, kur të përjetojnë kënaqësinë në kopshtet e Xhenetit, në dhomat e larta e begati të pashembullta, mbi shtretërit e stolisur e të rehatshëm, do të thonë: “Ne do t’ua heqim urrejtjen nga zemrat, ndërsa poshtë tyre do të rrjedhin lumenj. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme)”” [Araf 43]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit ...” - E bëmë hekurin si armë të fortë kundër atyre që e refuzojnë të vërtetën me kryene - çësi, edhe pas kumtimit me qartësi të argu - menteve. Gjatë 13 viteve që qëndroi në Mekë, Profetit ﷺ iu shpallën sure, të cilat ishin të gjitha mesazhe për idhujtarët, që i ftonin ata në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe adhurimin e Tij si të tillë. Pasi atyre iu sqaruan plotësisht argumentet, Allahu i Lartësuar ligjëroi hixhretin dhe e urdhëroi Profetin e Tij që të luftonte me shpatë. Kështu, Profeti ﷺ luftoi ata që pengonin të vërtetën dhe ndalonin njerëzit nga pasimi i saj, që i kundërviheshin Kura - nit, që mohonin atë publikisht dhe me krye - lartësi luftonin kundër tij dhe kundër mbartësve dhe përhapësve të tij. Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi sjellin një hadith nga Ibn Umeri, i cili tregon se: I Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë u dërgova me shpatë para Kijametit, që të adhurohet vetëm Zoti, pa ortak. Jetesa ime është nën hijen e shtizës sime. Poshtërimi dhe nënçmimi do ta ndjekin këdo që nuk i bindet urdhrit tim. Kushdo që i përngjason një populli, është prej tyre." I Lartësuari thotë: “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë ...” Me hekur bëhen armët, si shpatat, shigjetat dhe të gjitha llojet e armëve, mburojave dhe të ngjashme. Allahu e përshkruan metalin edhe si të dobishëm për njerëzit dhe jetën e tyre, pasi me të mund të bëhen veglat e punës, sëpatat, kazmat, sharrat, plugu, enët e gatimit etj. - “... për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës.” - Që Allahu i Madhëruar të nxjerrë në pah ata njerëz, që me mbajtjen e armëve dhe përdo - rimin e tyre, kanë qëllim të ndihmojnë rrugën e Allahut dhe Profetin e Tij. - “Allahu është i Fuqishëm e Ngadh - njimtar.” - Ai ka për t’u dhuruar fitoren atyre që e ndihmojnë rrugën e Tij dhe do t’i bëjë ata që të mos kenë nevojë për njerëzit. Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për njerë - zit, por u caktoi xhihadin, për t’i sprovuar njëri me tjetrin e për t’i ngritur në grada ata që e meritojnë.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:15–8:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e atij që Allahu e ka ndaluar të vritet, veç nëse bëhet me të drejtë dhe sipas ligjit; ngrënia e fajdesë, ngrënia e pasurisë së jetimit, largimi nga fushëbeteja …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën! - Allahu i Lartësuar kërcënon me zjarr ata të cilët largohen nga fronti i luftës dhe paralajmëron çdonjë që guxon të bëjë një gabim të tillë. I Lartësuari thotë: “Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën!” Domethënë, kur të jeni përballë armikut, kurrë mos dezertoni dhe të braktisni vëllezërit dhe shokët tuaj! - Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. - Nëse largohet si strategji për ta tërhequr armikun në kurth, dhe pastaj t’i lëshohet dhe ta vrasë, nuk konsiderohet gabim. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “...ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër.” Domethënë, nëse largohet nga një grup, për t’ju bashkëngjitur një grupi tjetër të muslimanëve, me qëllimin për t’i ndihmuar ata ose që ata ta ndihmojnë atë, edhe në këtë rast është e lejueshme. Madje, edhe nëse është në një çetë dhe tërhiqet për t’iu bashkëngjitur udhëheqësit të tij, ose udhëheqësit të madh të muslimanëve, edhe kjo është e lejuar. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Abdullah Ibn Umeri: 1267. “Kam qenë në një ekspeditë luftarake të dërguar nga Profeti i Allahut. Gjatë luftimit, një grup u larguan për t’i shpëtuar luftës, dhe unë isha prej atyre që u larguan. Duke folur me njëri -tjetrin, thamë: ‘Si do të veprojmë tani, që u larguam nga fusha e betejës, duke merituar zemërimin?’ Pastaj thamë: ‘Përse të mos hymë në Medinë, kalojmë natën atje, pastaj shkojmë tek Profeti i Allahut dhe i dorëzohemi. Pastaj e pyesim nëse ka falje për ne.’ Atëherë, ne shkuam tek ai përpara namazit të drekës. Kur Profeti ﷺ doli nga shtëpia, na tha: ‘Kush jeni ju?’ Ne i thamë: ‘Jemi ata që u larguam nga lufta...’ - ‘Jo, - tha Profeti, - ju jeni ata që iu bashkëngjitët udhëheqësit tuaj. Unë jam grupi, të cilit mund t’i bashkëngjitet çdokush prej muslimanëve!’ Atëherë, ne shkuam tek ai dhe i puthëm dorën.” Kështu e ka sjellë Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, përmes rrugës së Jezid Ibn Ebu Zijadit. Ndërsa Tirmidhiu ka thënë: “Ky është një transmetim hasen, të cilin e njohim veçse përmes hadithit të Ibn Ebu Zijadit”. Ibn Ebu Hatimi shton në fund të këtij hadithi edhe një detaj, ku thotë: “...Profeti i Allahut lexoi ajetin: “Ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër” Abdul Melik Ibn Umejri përcjell thënien e Umerit: “O ju njerëz! Mos e keqkuptoni këtë ajet, sepse ai flet për atë që ndodhi në luftën e Bedrit. Dijeni se unë jam grupimi ku mund të kthehet çdo musliman!” Ibn Ebu Hatimi sjell, gjithashtu, thënien e Ibn Umerit: “... Ky ajet zbriti pikërisht në luftën e Bedrit, jo para dhe as pas saj.” - Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq. - Dezertimi nga lufta pa asnjë shkak konsiderohet nga gjynahet e mëdha. Sipas asaj që transmeton Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 1268. “Largojuni 7 gjynaheve shkatërruese!” - “O i Dërguari i Allahut, - i thanë, - cilat janë ato?” Ai tha: “Shirku ndaj Allahut (idhujtaria), magjia, vrasja (marrja e jetës) e atij që Allahu e ka ndaluar të vritet, veç nëse bëhet me të drejtë dhe sipas ligjit; ngrënia e fajdesë, ngrënia e pasurisë së jetimit, largimi nga fushëbeteja (dezertimi), shpifja për gratë e ndershme besimtare.” Allahu i Lartësuar thotë: “... ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq.” Ai ka dezertuar për të merituar zemërimin e Allahut dhe në Ditën e Kijametit përfundimi i tij është në Zjarr. Disa kanë shprehur mendimin se largimi nga fushëbeteja ishte haram vetëm për sahabët, sepse xhihadi ishte farz ajn për ta. Madje, disa kanë thënë se ky gjykim ishte i veçantë veçse për ensarët, sepse ata i dhanë besën Profetit për ta dëgjuar dhe për t’ju bindur, si në kohë të mira, ashtu dhe në kohë të vështira. Thuhet, gjithashtu, se ajeti kishte si objektiv veçse pjesëmarrësit e Bedrit, dhe ky është transmetuar si mendim i Umerit, Ibn Umerit, Ibn Abasit, Ebu Hurejrës, Ebu Seidit, Ebu Nedrate, Nafia meula Ibn Umer, një grup prej tabiinësh e të tjerë. Argumenti i tyre është se pjesëmarrësit në Bedër ishin i vetmi grup luftarak që ekzistonte në atë kohë së bashku me Profetin ﷺ . Atëherë nuk kishte grup tjetër ku ata mund të ktheheshin, sikurse tha Profeti ﷺ : 1269. “O Zot, nëse vriten ky grup, nuk ke për t’u adhuruar më në Tokë!” Sidoqoftë, kjo nuk hedh poshtë gjykimin se largimi nga fushëbeteja është haram edhe për luftëtarët e tjerë, që nuk kanë marrë pjesë në Bedër, edhe pse shkaku i zbritjes së ajetit ishte pikërisht lufta e Bedrit. Kështu, gjykimi është gjithëpërfshirës, siç tregon për këtë edhe hadithi i Ebu Hurejras, që u përmend më sipër. Përfundimisht, dezertimi nga fushëbeteja është një nga gjynahet e mëdha, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Megjithatë, Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Junus 10:93 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. [Nisa …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë dhe i furnizuam ata me mirësi të shumta. - Allahu i Lartësuar na njofton në këtë ajet rreth mirësive dhe begative, që Ai u dhuroi bijve të Izraelit, qofshin këto mirësi të fesë dhe besimit, qofshin mirësi materiale dhe të dynjasë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë...”. Thuhet se bëhet fjalë për viset e Egjiptit dhe Shamit, që ndodhen pranë Bejtul Makdesit dhe rrethinat e tij. Sikurse ka thënë Allahu i lartësuar: “Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar.” [Ea’raf 137], ose: “Kështu (-thotë Zoti-), Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve, Prej thesareve dhe vendbanimeve të bukura. Ja kështu, Ne ua lamë ato Bijve të Israilit.” [Shuara 57 - 59]. Pasi Allahu i Lartësuar shkatërroi Faraonin dhe ushtrinë e tij, pushteti i Musait u përqendrua në Misir. Duke folur për ndëshkimin e Faraonit dhe shkatërrimit të tij, Allahu i Madhëruar thotë: “Lëre detin pas, ashtu si është (i hapur) , sepse ushtria e tyre do të mbytet.” Sa e sa kopshte e burime lanë pas (Faraoni e pasuesit e tij) ! Sa ara të mbjella e vende të bukura! Sa begati e stoli, me të cilat argëtoheshin! Të gjitha ato Ne ua lamë trashëgim një populli tjetër.” [Duhan 26 - 28]. Populli i kërkoi Musait që të vazhdonin udhëtimin drejt Xhamisë së Shenjtë në Palestinë. Atje ishin viset e Ibrahimit, të dashurit të Allahut (Paqja e Zotit qoftë mbi të!). Kështu, Musai dhe ata që ishin me të u nisën drejt Bejtul Makdesit. Atje banonte një popull i fuqishëm, të cilët njiheshin si gjigantë e të fortë, prandaj bijtë e Izraelit i bënë bisht luftës kundër këtij populli, për të cilën i urdhëroi Musai. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i dënoi ata që të endeshin në shkretëtirë për 40 vjet. Pikërisht gjatë kësaj kohe, vdiq Haruni dhe Musai (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Pas kësaj kohe, bijtë e Izraelit, së bashku me Jusha Ibn Nunin u nisën drejt Bejtul Makdesit dhe e çliruan atë. Në këtë mënyrë, jeta dhe pushteti i tyre në atë vend u stabilizuan. Kjo gjendje vazhdoi deri kur i pushtoi Nabukodonosori, për njëfarë kohe. Më pas, pushteti i tyre në atë vend u kthye përsëri, derisa ua rrëmbyen mbretërit e Romës, të cilët sunduan për një kohë të gjatë. Pikërisht në kohën kur Bejtul Makdesi ishte nën sundimin e Romës, Allahu i Lartësuar dërgoi Isain (a.s) nga mesi i bijve të Izraelit. Por jehudët - Allahu i mallkoftë! - komplotuan kundër Isait (a.s) dhe nxitën mëkëmbësin romak kundër Isait (a.s), duke shpifur se ai po shkatërronte rendin dhe po nxiste masat popullore kundër Perandorit. Kështu, ata kapën një person, - të cilit iu hodh shëmbëlltyra e Isait (a.s), - e morën atë dhe e kryqëzuan, duke menduar se ishte ai vetë. Por, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “ (Ata u mallkuan) Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes, edhe për shkak se thoshin (me mburrje) : “Ne e vramë Mesihun - Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. [Nisa 157, 158]. Afërsisht 300 vjet pas ngritjes së Isait (a.s) në qiell, Kostandini, një nga mbretërit e Romës pranoi Krishtërimin, me një strategji të hollë e dinake për ta shkatërruar këtë fe. Ai ishte prej njerëzve që kishin njohuri në filozofi. Kështu, shumë nga priftërinjtë që ai mbante rreth vetes dhe i mbështeste, vendosën rregulla dhe ligje, të cilat ata i stisën vetë nga mendja e tyre. Ai u ndërtoi atyre kisha dhe faltore të mëdha. Në këtë mënyrë, kjo lloj feje e stisur, me plot devijime, ndryshime dhe transformime, në kundërshtim me fenë e Isait, u përhap shumë në popull. Në fenë e vërtetë të Isait mbeti veçse një numër i vogël murgjish dhe dijetarësh, të cilët u larguan dhe u fshehën me fenë e tyre nëpër manastire të largëta apo nëpër shpella dhe male, në arrati të plotë. Të mbështetur nga Kostandini, të krishterët vendosën pushtetin dhe mbretërimin e tyre në gjithë zonën e Shamit, të Gadishullit (Arabik) dhe të viseve romake. Kështu, pushteti i tyre mbi ato vise vazhdoi të ishte i gjatë, deri në kohën kur sahabët ua morën, nën udhëheqjen e prijësit të besimtarëve, Umer Ibn Hatabit! Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe falënderimi për çdo mirësi që ka dhuruar! - Ata nuk u përçanë mes tyre, veçse pasi u erdhi dituria. - Ata kundërshtuan dhe u përçanë jo nga padituria, sepse ata kishin dituri të plotë. 132 Si është e mundur që ata patën konflikt, pasi Allahu i Lartësuar ua sqaroi tërësisht të vërtetën, duke u larguar çdo lloj paqartësie dhe pasigurie në rregullat që duhet të zbatonin?! Jehudët u përçanë mes tyre, ashtu siç ka thënë Profeti i Allahut në hadithin e saktë për 71 grupacionet. - Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Kijametit për përçarjet e tyre. - Allahu ka për të bërë gjykimin e drejtë të tyre në Ditën e Kijametit, në lidhje me gjithçka që ata kanë patur konflikt.

Mus'haf Hape →
Muzemil 73:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… t'ua komunikojë njerëzve dhe për të cilën i duhej përgatitje e shkathtësi, andaj, ai për t'u ngritur shpirtërisht, ndihmohej duke adhuruar Zotin gjatë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures El Kalem, ajete: 20 Në këtë sure të shpallur në Meke, përfshihet një pjesë e jetës së të dërguarit të famshëm, Muhammedit, andaj në fillim të saj ai quhet me një emër përkëdhelës: o ti i mbështjellë Mandej bëhet fjalë për shpalljen si barrë e rëndë me të cilën Pejgamberi ishte obliguar t'ua komunikojë njerëzve dhe për të cilën i duhej përgatitje e shkathtësi, andaj, ai për t'u ngritur shpirtërisht, ndihmohej duke adhuruar Zotin gjatë natës. Pejgamberi porositet të jetë i durueshëm, se Zoti do t'i ndëshkojë ashpër idhujtarët. Në fund të sures i shprehet një lehtësim Pejgamberit dhe besimtarëve përkitazi me adhurimin e natës. Quhet: "Suretul Muzemmil" - kaptina e mbështjellit, pse Pejgamberi ishte mbështjellë me petka pas shpalljes së parë.

Mus'haf Hape →
Nur 24:6–24:10 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe është i justifikuar për këtë akuzë që ngre. Për këtë arsye, nëse ajo betohet se burri gënjen në akuzën e tij, edhe pse është e sigurt se ai thotë të vërtetën, ajo …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Sa për ata që shpifin për gratë e veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes, ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën ...” - Në këtë ajet të mreku - llueshëm është një dispozitë, që u ofron rrugëzgjidhje besimtarëve në konfliktet e tyre. Kështu, nëse dikush akuzon gruan e vet për imoralitet dhe nuk është në gjendje që të ofrojë faktet e dëshmitë (katër dëshmitarë okularë) për këtë akuzë, nuk ndëshkohet për shpifje. Ajeti ofron një mundësi tjetër. Në këtë rast nuk ndëshkohet pala akuzuese, që është bashkëshorti, edhe pse ai nuk sjell katër dëshmitarë okularë për këtë akuzë. Allahu i Madhëruar thotë: “ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën.” Kështu, burri duhet të betohet përpara gjykatësit katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Këto katër betime janë si zëvendësuese të katër dëshmitarëve okularë, që do të dëshmonin për këtë çështje. - “Ndërsa për herë të pestë, ai duhet të thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua, nëse po them gënjeshtër!” - Kështu, pas betimit të pestë, gruaja konsiderohet e ndarë (pa të drejtë kthimi) dhe konsiderohet e ndaluar për atë burrë përgjithmonë, sipas Imam Shafiut dhe një grupi të madh dijetarësh. Pas këtij vendimi, burri e ka detyrë që t’i japë asaj mehrin e plotë (nëse ende nuk ia ka dhënë) dhe tashmë gruaja akuzohet për imoralitet dhe rrezikon të marrë dënimin për këtë vepër. E vetmja mënyrë që ajo të rrëzojë këtë akuzë dhe dënim është ajo që i Lartësuari thotë: - “Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen.” - Domethënë, edhe ajo betohet përpara gjykatësit katër herë se ajo është e pastër nga akuza dhe se burri i saj gënjen në lidhje me këtë akuzë. - “Për herë të pestë, ajo duhet të thotë: “Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua, nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!”. - Vetëm pas këtyre betimeve e mallkimeve, ajo mund ta largojë dënimin për imoralitet nga vetja e saj. Po të vërejmë me kujdes, në rastin e gruas, Allahu i Madhëruar ka përmendur “zemërimin e Tij”, nëse ajo gënjen. Burri nuk do të bënte kurrë një akuzë të tillë për gruan e tij, pasi ky do të ishte cenim edhe i nderit të tij, gjithashtu dhe ky fakt është njëfarë treguesi se ai thotë të vërtetën dhe është i justifikuar për këtë akuzë që ngre. Për këtë arsye, nëse ajo betohet se burri gënjen në akuzën e tij, edhe pse është e sigurt se ai thotë të vërtetën, ajo meriton zemërimin e Allahut për këtë vepër. Prandaj, pas katër betimesh, herën e pestë ajo duhet të thotë: “Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!” Dhe dihet se zemërimi i Allahut rëndon mbi atë që e di mirë të vërtetën dhe i shmanget asaj. Në vijim, Allahu i Madhë - ruar na kujton butësinë e mëshirën e Tij të madhe me robërit, në lidhje me ato ligje që Ai cakton për ta dhe që shfaqet shumë qartë në lehtësimet dhe rrugëzgjidhjet që Ai u sjell. I Madhëruari thotë: - “Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju ...” - Fjalia e plotë do të ishte: “Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, do t’ju rëndohe - shin shumë nga çështjet tuaja. Në sajë të mëshirës së Zotit dhe ligjeve të Tij, Ai solli çlirim për ju. - “Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin ...” - E pranon pendimin e robërve të Tij, edhe kur bëhet fjalë për të tilla gjynahe të mëdha e përbetime të rreme. - “... dhe është i Urtë.” - Urtësia e Tij është në çdo ligj, në çdo urdhëresë dhe në çdo ndalesë të Tij. Kanë ardhur hadithe që udhëzojnë për të vepruar sipas këtij ajeti, duke na treguar edhe ngjarjet e personazhet, që u bënë shkak i shpalljes së tij. Le të sjellim disa prej tyre: Buhariu sjell hadithin nga Ibn Abbasi, i cili tregon: 1926. “Hilal Ibn Umeja e akuzoi gruan e tij te Profeti ﷺ , se ajo e kishte tradhtuar me Shurejk Ibn Sehman. Profeti ﷺ i tha Hilalit: “Ose sill dëshmi (katër dëshmitarë), ose do të marrësh ndëshkimin në kurriz!” Hilali i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se dikush nga ne sheh dikë mbi gruan e tij, a të shkojë e të kërkojë dëshmitarë?!” Por Profeti ﷺ ia përsëriti: “Ose dëshmi, ose ndëshkim mbi kurriz!” Pastaj Hilali tha: “Për Atë, i Cili të ka çuar ty me të Vërtetën! Unë po tregoj të vërtetën dhe padyshim që Allahu do të të shpallë diçka, që do të ma ruajë kurrizin nga ndëshkimi!” Kështu, Xhibrili (a.s.) i solli shpalljen Profetit ﷺ“ :Sa për ata që shpifin për gratë e veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes, ata duhet të betohen katër herë në Allahun...”, deri te: “... nëse ai (im shoq) ka thënë të vërtetën!”. [Nur 6 - 9]. Pastaj Profeti ﷺ u largua dhe çoi dikë të thërriste gruan e Hilalit. Ajo erdhi me Hilalin, i cili u betua (sipas ajetit 6 dhe 7) për të vërtetuar akuzën, ndërsa Profeti a.s. thoshte: “Në të vërtetë, Allahu e di që njëri prej jush është gënjeshtar, prandaj kush do të pendohet?” Pastaj u ngrit gruaja dhe bëri katër betime (sipas ajetit 8) dhe, kur po bënte betimin e pestë (sipas ajetit 9), njerëzit e ndaluan dhe i thanë: “Ky do të sjellë patjetër zemërimin e Allahut mbi ty, nëse je fajtore.” Kështu ajo u lëkund dhe hezitoi aq shumë, saqë menduam se do të tërhiqej. Por pastaj ajo tha: “Nuk do ta njollos nderin e familjes sime për kohën që ka mbetur...” - dhe vazhdoi në betimin e pestë (sipas ajetit 9). Pastaj Profeti a.s. tha: “Vështrojeni atë! Në qoftë se ajo lind fëmijë me sy të zinj, me këllqe të mëdha dhe kofsha të shëndosha, atëherë ai është fëmija i Shurejk Ibn Sehmanit.” Më vonë ajo lindi një fëmijë me ato cilësi. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Po të mos ishte vendosur çështja nga Ligji i Allahut në Librin e Tij, unë do ta kisha ndëshkuar atë ashpër.” Buhariu është i vetëm në sjelljen e këtij versioni. Megjithatë, ai e ka sjellë edhe në një version tjetër nga Ibn Abasi dhe të tjerë. Buhariu sjell hadithin nga Sehl Ibn Sa’di (r.a.), i cili tregon: “Uvejmiri shkoi tek Asim Ibn Adiju, që ishte i pari i fisit Beni Axhlan dhe i tha: “Ç'thoni për një burrë, i cili e gjen gruan e tij me një burrë tjetër? A ta vrasë atë burrë, pastaj ju ta vrisni atë, apo si t'ia bëjë? Të lutem pyete për mua të Dërguarin e Allahut për këtë çështje!” Kështu, Asimi shkoi te Profeti ﷺ dhe e pyeti për atë çështje, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk e pëlqeu pyetjen, madje e quajti atë të turpshme. Kur Uvejmiri e pyeti Asimin për përgjigjen e Profetit a.s., ai iu përgjigj se i Dërguari i Allahut nuk i pëlqen pyetjet e tilla dhe e quajti atë të turpshme. Uvejmiri tha: “Për Allah, nuk do të ndalem, derisa të pyes vetë të Dërguarin e Allahut”. Kështu, ai shkoi dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dikush ka gjetur një burrë tjetër me gruan e tij! A ta vrasë atë, dhe pastaj ju ta vrisni atë (sipas ligjit të barazisë në ndëshkim - kisas), apo si t'ia bëjë?” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Allahu ka zbritur pjesë Kurani për ty dhe për gruan tënde!” Kështu, i Dërguari i Allahut i urdhëroi për të bërë mallkimin e ndërsjellë, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij. Në këtë mënyrë, Uvejmiri bëri mallkimin e ndërsjellë me gruan e tij dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se do ta mbaj, do ta keqtrajtoj!” Kësisoj, ai e ndau gruan dhe, pas tij, një veprim i tillë u bë traditë për të gjithë ata që zbatonin mallkimin e ndërsjellë. Pastaj i Dërguari i Allahut tha: “Shikoni! Në qoftë se gruaja e Uvejmirit lind fëmijë të zi, me sy të zinj të mëdhenj të futur thellë, me këllqe të mëdha dhe me këmbë të shëndosha, atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka thënë të vërtetën për gruan e tij. Por, në qoftë se ajo lind fëmijë të kuq, si hardhuca (lloj hardhuce tropikale), atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka gënjyer për gruan e tij”. Më vonë, ajo lindi një fëmijë sipas atij përshkrimi nga i Dërguari i Allahut që i jepte të drejtë Uvejmirit. Prej atëherë, fëmija u thirr në emër të nënës së tij.” Në një version tjetër të Buhariut, Sehl Ibn Sadi rrëfen: “... Atëherë, mes tyre u zbatua rregulli i mulâanes (mallkimit të ndërsjelltë) dhe unë isha dëshmitar kur ndodhi ndarja mes tyre. Kështu vazhdoi rregulli në të tilla raste, domethënë, që çifi të ndahet. Ajo ishte shtatzënë, por e mohoi këtë. Më pas, i biri iu atribua veçse asaj (jo babait). Kështu u zbatua mes tyre rregulli për trashëgiminë: ai fëmijë është trashëgimtar në pasurinë që lë nëna e vet dhe ajo është trashëgimtare në pasurinë që lë ai, sipas rregullave të përcaktuara të trashëgimisë. Në një version që Imam Ahmedi sjell nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi, ndër të tjera thuhet: “Atëherë, Profeti i Allahut bëri ndarjen e tyre dhe gjykoi që ai të njihej si fëmijë pa atësi. Megjithatë, askush nuk kishte të drejtë ta fyente atë. Madje, ai që fyente atë grua dhe birin e saj meritonte ndëshkimin për shpifje (rrahje me 100 shkopinj)...” 88 Në dy Sahihët vjen hadithi: 1926. “...Kur Profeti i Allahut gjykoi për ndarjen e një çifti përmes procedurës “ el mulâaneh ” (mallkimit të ndërsjellë), u tha të dyve: “Allahu e di mirë se njëri nga ju të dy është gënjeshtar. A do të pendohet tani ndonjëri nga ju?” Këtë e përsëriti tri herë. Burri iu drejtua Profetit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, po pasuria ime, që ia kam dhënë asaj si mehër?” Profeti i tha: “Nuk të takon asgjë nga ajo pasuri që i ke dhënë! Nëse ti thua të vërtetën, ajo pasuri që i ke dhënë është haku i saj, pasi përmes saj, ju iu dhatë njëri -tjetrit në shtrat. E nëse je ti ai që gënjen, atëherë ajo pasuri që i ke dhënë është edhe më e palejueshme për ty!”

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:42–3:51 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… për ushqimin e ngrënë dhe të deponuar. Isai i theret njerëzit të besojnë po atë Zot, të cilin e besonte edhe vetë dhe u jepte të kuptojnë se ai nuk ishte zot, ajo ishte rrugë e gabuar, rruga e drejtë është besimi në një Zot xh. sh.

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pas tregimit për lindjen e Jahjasë nga një plak e një plakë të shtyer në moshë, gjë që sipas rregullave të natyrës ishte rast i jashtëzakonshëm, Kur'ani na rrëfen për një rast edhe më të jashtëzakonshëm, për lindjen e Isait pa babë. Me këtë refuzon bindjet e gabuara rreth Isait, të cilat në atë kohë mbretëronin. Përmendet se atë e lindi Merjemja, se ai ishte foshnjë në djep, se i thirri njerëzit në besim edhe kur ishte në moshë, e të gjitha këto dokumentojnë se ai ishte pejgamber dhe njeri, e jo zot. Merjemja është gruaja më e lavdishme në përgjithësi nga gratë e botës, ngase asnjë grua në botë nuk ka përjetuar një lindje si ajo. Isai quhet edhe "fjalë" ngase ishte i krijuar me dëshirën e Zotit nëpërmjet fjalës "kun" (bëhu). Fjala "Mesih është epitet i Isait e do të thotë: i pa mëkat, i bekuar. Të folurit e Isait si foshnje në djep, përveç që ishte mrekulli, kishte për qëllim mbrojtjen e nderit të nënës nga shpifja që i bënin jehuditë. Këtu janë përmendur katër mrekulli të Isait: shpezët nga balta, shërimi i të verbërve dhe të të sëmurëve nga lëkura, ngjallja e të vdekurëve dhe lajmërimi për ushqimin e ngrënë dhe të deponuar. Isai i theret njerëzit të besojnë po atë Zot, të cilin e besonte edhe vetë dhe u jepte të kuptojnë se ai nuk ishte zot, ajo ishte rrugë e gabuar, rruga e drejtë është besimi në një Zot xh. sh.

Mus'haf Hape →
Isra 17:86–17:89 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej tij!) ka thënë: “Njerëzimit do t’i vijë një erë e kuqe - domethënë, në fund të kohës, para Kijametit - nga ana e Shamit, e cila nuk do të lërë (pa e ngritur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Po të kishim dashur, Ne do të ta merrnim ty (nga zemra) atë që ta shpallëm dhe ti nuk do të gjeje asnjë mbrojtës që të të ruante nga Ne. - Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë e madhe dhe bujarinë e Tij të pashembullt me robin dhe Profetin e Tij të dashur dhe fisnik. Allahu i shpalli atij Kur’anin madhështor, të cilit nuk mund t’i afrohet a atribuohet kotësia nga asnjë anë. Kurani është shpallje e të Urtit dhe e të Lavdëruarit. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Njerëzimit do t’i vijë një erë e kuqe - domethënë, në fund të kohës, para Kijametit - nga ana e Shamit, e cila nuk do të lërë (pa e ngritur e hequr) asnjë ajet në mus’hafin e njeriut dhe as në zemrën e tij.” Pastaj Ibn Mesudi lexoi fjalën e Allahut: “Po të kishim dashur, Ne do të ta merrnim ty (nga zemra) atë që ta shpallëm...” - Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje është, vërtet e madhe. “Thuaj (o Muhamed) : “Sikur njerëzit dhe xhindet të bashkoheshin të gjithë bashkë, për të sjellë një Kur’ân si ky, nuk do të mund t’ia arrinin kurrë të sillnin as një të ngjashëm me të edhe po ta ndihmonin njëri tjetrin”. - Allahu i Lartësuar përmend vlerën e madhe të Kuranit të madhërishëm dhe pastaj na njofton se, edhe sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit e xhindët, dhe të punonin së bashku për të sjellë diçka të ngjashme me atë që Allahu ia shpalli Profetit të Tij të zgjedhur, kurrë nuk do të kishin fuqinë dhe aftësinë për ta bërë diçka të tillë! E si mundet që krijesa të sjellë një fjalë që t’i ngjajë Fjalës së Krijuesit, i Cili nuk ka asgjë të ngjashëm me Të apo si shembulli i Tij?! - Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kuran shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. - Ne u kemi qartësuar e shtjelluar kuptueshëm argumentet, faktet dhe kemi sjellë shenja të prera, për të kuptuar tërësisht të vërtetën. Megjithëkëtë, shumica e njerëzve zgjedhin veçse të refuzojnë të vërtetën dhe të drejtën.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:68–16:69 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që ata (njerëzit) ngrenë. - Allahu i Lavdëruar e ka udhëzuar, inspiruar dhe mësuar bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, drurë dhe ndërtesat që ngrejnë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet është përmendur termi el uahju, që përdoret për frymëzimin e shpalljen hyjnore, që u jepet profetëve. Por ky term përdoret edhe me kuptimin e frymëzimit, udhëzimit dhe drejtimit. Ky është kuptimi në këtë ajet. - Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata (njerëzit) ngrenë. - Allahu i Lavdëruar e ka udhëzuar, inspiruar dhe mësuar bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, drurë dhe ndërtesat që ngrejnë njerëzit. Hojet e bletëve janë me rregullsi perfekte, në mënyrën si janë ndërtuar e renditur. Nuk gjen në to asnjë hapësirë e defekt. - Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! - Allahu na njofton se Ai e ka bërë të mundur dhe lehtësuar që ato të hanë nga çdo lloj fruti. Bletët ndjekin rrugët që Allahu i Lartësuar ua ka bërë të mundshme. Ato mund të fluturojnë ku të dëshirojnë, në ajër, në fusha të hapura, në lugina e male. Pastaj Allahu i drejton që të kthehen në koshere, pa devijuar as majtas e as djathtas. Ajo ndërton me dyllin që e mbledh me krahët e saj dhe e nxjerr mjaltin nga goja e saj. Ajo i nxjerr vezët nga pas, dhe pastaj kthehet përsëri në kullotën e saj. - Nga barku i tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme ... - Llojet e mjaltit janë të ndryshme: i bardhë, i verdhë, i kuq, në varësi të kullotave dhe nektarit që ajo mbledh. - në të cilin ka shërim për njerëzit. - Mjalti është ilaç për njerëzit. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Katades, që përcjell nga Ebu Seid el Hudriu, i cili tregon: 1618. “Erdhi një burrë te Profeti ﷺ dhe i tha: “Vëllai im ankohet se e ka zënë barku (diarrea)”. Profeti i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai shkoi. Më vonë u kthye dhe tha: “Ai veçse ia shtoi heqjen e bark ut.” Profeti i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai shkoi, por më vonë u kthye sërish dhe tha: “Ai veçse ia shtoi më tepër heqjen e barkut.” Profeti i tha: “Allahu i Lartësuar thotë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd gënjen! Jepi të pijë mjaltë!” Ai shkoi, i dha të pinte mjaltë të vëllait, i cili kësaj here u shërua.” Disa mjekë kanë thënë se ky burrë kishte teprica e mbeturina në stomak, prandaj kur i dha në fillim mjaltë, i cili është i nxehtë, ato u tretën dhe e shtuan më shumë diarrenë, për të nxjerrë jashtë ato mbeturina. Kështu, beduini mendoi se mjalti po e dëmtonte edhe më shumë vëllain e vet, ndërkohë që ai ishte i dobishëm dhe po e pastronte. Pastaj, ai i dha përsëri mjaltë, dhe kjo përsëri e shtoi tretjen e mbeturinave dhe nxjerrjen jashtë të tyre. Kur i dha përsëri mjaltë, mbeturinat dëmtuese të trupit u larguan, diarrea ndaloi dhe stomaku u kthye në normalitet. Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin e Allahut! 192 Në dy sahihët transmetohet nga Aishja e cila tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e pëlqente shumë mjaltin dhe ëmbëlsirat. ...” ky është teksti i sjellë nga Buhariu. Në sahihun e Buhariut përcillet nga Ibn Abbasi, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Shërimi është në tri gjëra: në një gllënjkë mjalti, në (hixhame) nxjerrjen e gjakut të keq me kupa dhe në kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë), por unë i ndaloj pasuesit e mi nga kauterizimi.” Buhariu transmeton nga Xhabir ibnu Abdilahi i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Nëse do të kishte dobi në ndonjë nga ilaçet me të cilat mjekoheni, ajo do të ishte tek: (Hixhamja) nxjerrja e gjakut të keq me kupa, pirja e mjaltit, ose kauterizimi, por unë nuk e pëlqej kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë).” [E transmeton Muslimi]. - “Edhe në këtë fakt ka shenja (të qarta) për njerëzit që med itojnë.” - Në udhëzimin që Allahu i Lavdëruar u mundësoi këtyre krijesave kaq të dobëta e të vogla, duke i mësuar si të ushqehen nga llojet e frutave dhe të marrin nektarin e dyllin nga lulet e të prodhojnë mjaltin, këtë ushqim kaq të mirë e të dobishëm, në të gjitha këto ka shenja e argument të qartë për njerëzit që meditojnë në madhështinë e Krijuesit. Është i Lavdëruar e Madhështor Ai që i përcaktoi këto rregulla, Ai nënshtroi çdo gjë që të jetë sipas rregullit të Tij. Ata që mendojnë me kujdes në këto gjëra, kuptojnë se Allahu vepron e kujdeset për krijesat e Tij dhe është i plotpushtetshëm për gjithçka. Ai është i Urti, i Gjithëdituri, Bujari e Mëshirëploti.

Mus'haf Hape →
Sebe 34:12–34:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… xhindët, të cilët iu binde - shin urdhrave të tij. Me lejen e Allahut, ata ngrinin ndërtesa madhështore për Sulej - manin. Xhindët janë pasardhësit e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kurse për Sulejmanin, Ne bëmë që t'i nënshtrohej era, me të cilën ai, udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme) e bënte për një paradite dhe kthimin bre - nda një pasditeje. ” - Pasi përmendi mirë - sitë që i dhuroi Daudit, Allahu i Lartësuar vijon me mirësitë e shumta që i dhuroi birit të tij, Sulejmanit, - paqja e Zotit qoftë mbi të dy ata profetë të zgjedhur! Kështu, Allahu i Lartësuar ia nënshtroi erën Sulejmanit, që të ishte në shërbim të tij: ajo e mbante peshë lart dhe, siç e përshkruan Allahu, udhëtimin e një muaji, ai e bënte për një paradite dhe kthimin brenda një pasditeje. - “Ne bëmë që të rridhte për të një burim bakri.” - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe tabiinë të tjerë shpjegojnë se: ‘ el kitr’ është bakri. Ndërsa Katadja shton se: “ky burim bakri i shkrirë ishte në Jemen. Madje, gjithçka që njerëzit bëjnë sot me këto metale është pjesë nga ajo që Allahu i Lartësuar e nxori për Sulejmanin (a.s.) dhe vuri në shërbim të tij.” - “Gjithashtu, ia nënshtruam xhindët që, me urdhrin e Zotit, të punonin sipas dëshirës së tij. ” - Kështu, Allahu i Madhë - ruar ia nënshtroi xhindët, të cilët iu binde - shin urdhrave të tij. Me lejen e Allahut, ata ngrinin ndërtesa madhështore për Sulej - manin. Xhindët janë pasardhësit e Iblisit, ashtu sikurse njerëzit janë pasardhës të Ademit. Jo vetëm prej njerëzve, por edhe prej xhindëve do të ketë të tillë që do të marrin shpërblim, nëse janë besimtarë dhe bëjnë punë të mira, ose ndëshkim, nëse nuk binden dhe nuk besojnë në fenë e vërtetë. Ata njerëz dhe xhindë, të cilët janë besimtarë të sinqertë në fenë e vërtetë, ata janë të dashur të Allahut të Lartësuar dhe robër të nënshtruar ndaj Tij. Ndërsa ata njerëz dhe xhindë, të cilët mohojnë fenë që Zoti ka urdhëruar të besohet, atëherë çdokush prej tyre është ‘shejtan’. - “Kush largohet prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bëjmë të shijojë dënimin e zjarrit përvëlues. ” - Të gjithë xhindët që devijojnë, iu shmangen urdhëresave Tona dhe nuk binden, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënimin e zjarrit përvëlues. Ky është dënimi për të pabindurit dhe shpërfillësit e urdhrave të Zotit. - “Ata (xhindët) bënin për të gjithçka që ai dëshironte: tempuj ...” - Dahaku shpjegon se “ el maharib” janë pikërisht tempujt, faltoret.188 - “... skulptura, govata të gjera si rezervuare dhe kazanë kuzhine të mëdhenj e të palëvizshëm. ” - ‘El-Xheuâb’ janë puse, rezerzuare, oaze uji. ‘ Uel kudur er-Rasijat’ janë kazanë të mëdhenj gatimi, që vendosen në një vend dhe nuk lëvizin më, nga madhësia dhe pesha e tyre e rëndë. - “Tregohuni mirënjohës, o familje e Daudit!” Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës.” - Ebu Abdurahman es Sulemi ka thënë: “Falja e namazit është mirënjohje ndaj Allahut, agjërimi është mirënjohje ndaj Allahut, gjithashtu dhe çdo punë e mirë (e cila përmbush kushtet për të qenë e tillë), të cilën ti e bën për hir të Allahut Krenar dhe të Lartësuar konsiderohet si shprehje e mirënjohjes ndaj Tij. Mënyra më e mirë e shprehjes së mirënjohjes është përlëvdimi i Zotit me hamde.” Ai ka thënë gjithashtu, se mirënjohja është devotshmeria ndaj Allahut të Lartësuar dhe veprat e mira të nxitura prej saj. Mirënjohës i vërtetë është ai që përkushtohet dhe është i vazhdueshëm në kryerjen e veprave të mira. Të tillë ishin familja e Daudit (paqja e Zotit qoftë me të!), të përkushtuar në shprehjen e mirënjohjes ndaj Zotit përmes fjalëve dhe punëve të mira, me sinqeritet dhe përulësi ndaj Tij. Ibn Ebu Hatimi citon Thabit el Benanin, i cili ka thënë se: Daudi (a.s) e kishte organizuar me rend namazin në familjen e tij, njëherë fëmijët, pastaj gratë e tij, në mënyrë të tillë që asnjë çast të natës apo të ditës të mos kalonte pa adhurime nga familja e tij. Në çdo orë të natës dhe të ditës do të gjeje një pjesëtar nga familja e Daudit të ngritur në këmbë, duke u falur dhe duke adhuruar Zotin. Kështu e përmbushte ajo familje e zgjedhur porosinë e Zotit për të qenë mirënjohës. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Profeti i Allahut se: 2196. “Namazi më i dashur për Allahun është namazi i Daudit: ai flinte gjysmën e natës, pastaj ngrihej dhe falte namaz në një të tretën e saj, flinte pastaj në një të gjashtën e mbetur. Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit (a.s): Ai agjëronte një ditë po dhe një ditë jo, dhe kurrë nuk i kthente shpinën armikut në betejë, kur përballej me të.”

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:9–41:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Për sa i përket fjalës së Allahut: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Thuaju: “Ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! ” - Allahu i Lartë - suar i kërcënon dhe paralajmëron idhujtarët, të cilët adhuronin së bashku me Të idhuj dhe kotësira, ndërkohë që Ai është Krijuesi i gjithçkaje, i Vetmi në këtë pushtet. Ai është Nënshtruesi i çdo gjëje, i Plotpushtet - shmi për çdo gjë. I Lartësuari thotë: “... dhe i shoqëroni Atij shok?!” Pra, i shoqëroni Atij idhuj dhe trilloni ortakë, të cilët i adhuroni së bashku me Të?! - “Ai është Zoti i botëve.” - Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Allahu i Lartësuar na sjell një shtjellim të hollësishëm të fjalës së Tij në ajetin tjetër, kur thotë: “Vërtet, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Fron.” [Ea’raf 54]. 23 Ndërsa këtu, Allahu i Lartësuar flet për krijimin e Tokës dhe krijimin e qiellit. I Lartësuari na tregon se fillimisht krijoi Tokën, si në ajetin vijues: “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëditur për gjithçka.” [Bekare 29]. Për sa i përket fjalës së Allahut: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. Më pas, Tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” [Nazi’at 27 - 33], edhe pse prej saj mund të kuptohet se qielli është krijuar përpara Tokës, mund të themi me bindje se, po ta shikosh ajetin me kujdes, e kupton qartë se, pas krijimit të qiejve, ndodhi shtrimi i Tokës dhe plotësimi i krijesave të saj, e jo krijimi fillestar i saj. Domethënë, krijimi i Tokës ka ndodhur përpara krijimit të qiejve, sikurse është përmendur tekstualisht në ajetin e cituar më sipër. Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), siç sjell Buhariu për tefsirin e këtij ajeti një hadith të gjatë në Sahih, prej të cilit do të shkëputim vetëm atë që ka lidhje me çështjen, për të cilën po flasim. Kështu, një burrë e pyeti Ibn Abasin rreth disa ajeteve, që duket se përmbajnë kundërthënie. Ndër to, ai përmendi edhe këto dy ajete, (ajetet e sures Naziat dhe Fussilet). Ibn Abasi iu përgjigj: “Allahu i Madhëruar krijoi Tokën në dy ditë. Pastaj krijoi qiejt, duke i përsosur në dy ditë të tjera. Pastaj, Ai bëri sheshimin dhe kompletimin e Tokës, pra, nxori ujin, kullotat, krijoi malet, sendet dhe lartësirat dhe gjithçka mes qiellit dhe Tokës në dy ditë të tjera. Për këtë flet fjala e Tij ‘dehaha’ (e sheshoi). ” Këtu mbaron fjala e Ibn Abasit. Pra, krijimi i Tokës dhe i gjithçkaje në të është bërë në katër ditë, ndërsa krijimi i qiejve është bërë në dy ditë. Allahu i Lartësuar thotë: “... e krijoi Tokën për dy ditë”, pra, ditën e diel dhe të hënë. - “Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë me të mira ...” - Allahu i Madhëruar e bëri Tokën të begatshme, që pranon dhe zhvillon të mirën, të mbjellat, jetën. Ai vendosi në të “ ekuât”, domethënë, gjithçka për të cilën kanë nevojë banorët e Tokës, si rizkun, habitatet e tyre, vendet që mbjellin dhe kultivojnë bimësinë etj. Këto u bënë dy ditët e tjera, të martën dhe të mërkurën, 24 prandaj i Lartësuari thotë në vijim: - “... dhe brenda katër ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. ” - Në çdo vend bëri atë çka i përshtatet atij dhe nuk i përshtatet vendeve të tjera. Çdo vendi i dha cilësi të posaçme. - “Ky është shpjegimi për ata që pyesin. ” - Domethënë, për të gjithë ata që janë të interesuar rreth kësaj çështjeje. - “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte mjegullnajë ...” - Qielli ishte mjegullnajë, nga uji i ngritur prej sipërfaqes së deteve, në kohën kur Allahu i Madhëruar krijoi Tokën. - “... dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” – Përgjigjjuni urdhrit Tim vullnetarisht ose me detyrim. - “Të dy thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.” - Qielli dhe Toka thanë: “Po, të përgjigjemi Ty vullnetarisht, ne dhe çdo krijesë brenda nesh.” - “Ai krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve ...” - Pasi krijoi Tokën në dy ditë, Allahu i Lartësuar i përsosi shtatë qiej në dy ditë të tjera, të cilat ishin dita e enjte dhe dita e xhuma. - “... duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. ” - Caktoi çdo gjë që kanë nevojë krijesat, siç janë melekët apo të tjerë, për të cilët di vetëm Allahu i Lartësuar. - “Ne e zbukuruam qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. ” - Këtu bëhet fjalë për “ El-Keuakib”, trupat qiellorë të shndritshëm, të cilët i bëjnë dritë banorëve të Tokës. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se i bëri ato edhe si “Hifdha”, pra, si ruajtës nga shejtanët e mallkuar dhe goditës të tyre, që ata të mos arrijnë të dëgjojnë lajmet, që u vijnë melekëve lart në qiell. - “I tillë është krijimi i të Plotfuqishmit të Gjithëditur.” - Allahu është mbi gjithçka, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai di për të gjitha lëvizjet e krijesave të Tij ose qëndrimin në prehje të tyre. Askush nuk del jashtë diturisë dhe sundimit të Tij. I Pastër, i Dëlirë, i Lartësuar është Ai. Të pakufishme janë të mirat e Tij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi dhe mirënjohja përherë.

Mus'haf Hape →
Enam 6:121 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… janë për ju: të ngordhurat...”. Madje, ky ajet në suren Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar ndalon ngrënien e kafshëve të ngordhura, është shkaku i shpalljes së …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Dhe mos hani nga mishi që nuk është therur duke përmendur emrin e Allahut! Me të vërtetë, ky është gjynah. - Në këtë ndalesë futen: 1. Të gjitha ato kafshë të cilat janë therur jo në emër të Allahut, por në emër të putave e idhujve të ndryshëm. Këto hyjnë në ndalesën e dretpërdrejtë të këtij ajeti. 2. Ato kafshë që janë therur për hir të Allahut të Lartësuar, si kurbanet ose kafshët që theren thjesht për ushqim, nëse gjatë therjes së tyre nuk është thënë me qëllim “Bismilah”. Ky është mendimi i shumë dijetarëve. Nga ky rregull përjashtohet rasti kur nuk thuhet “ Bismilah” nga harresa, sepse ai që harron nuk merret në përgjegjësi për harresën e tij. 3. Ato kafshë të cilat kanë ngordhur dhe nuk janë therur me mënyrën e treguar në Sheriat. Edhe këto hyjnë në kategorinë e kafshëve që nuk janë therur me “ Bismilah”. Në fakt, për këtë kategori Allahu i Lartësuar ka sjellë tekst të veçantë në suren Maide ajeti 3, kur thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat...”. Madje, ky ajet në suren Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar ndalon ngrënien e kafshëve të ngordhura, është shkaku i shpalljes së ajetit që po komentojmë. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë: - Por shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. - Kur idhujtarët dëgjuan se Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur dhe e lejoi atë që theret sipas mënyrës islame, ata - që vetë e hanin mishin e ngordhur - thanë: “A po e konsideroni të lejuar të hahet kafsha që e vrisni ju dhe nuk e hani atë kafshë që e ka vrarë Allahu?” Sigurisht që kjo ishte shenjë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Zotit dhe Profetit të Tij. Ajo ishte një polemikë e padrejtë dhe e paargumentuar, me të cilën donin thjesht refuzimin e ligjit të Zotit. Ky arsyetim i prishur nuk bazohej në ndonjë fakt, por thjesht në logjikën e tyre të sëmurë, që nëse do të merrej për bazë, do të shkatërroheshin qiejt, Toka dhe gjithçka që ndodhet në to. U poshtëroftë dhe u shkatërroftë ai që u jep përparësi këtyre lloj arsyetimesh të sëmura kundrejt ligjit të Zotit. Ligji i Zotit u jep rëndësi dobive të përgjithshme dhe atyre individuale. Gjithsesi, nuk është aspak e çuditshme që ata të arsyetonin në këtë mënyrë, sepse ata ndikoheshin nga këshillat e shejtanëve të mallkuar, të cilët kanë si qëllim kryesor devijimin e krijesave nga feja e Zotit, për t’i bërë banorë të Zjarrit të ndezur fort. - Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata. - Nëse u bindeni atyre, për sa i përket idhujtarisë, lejimit të haramit dhe ndalimit të hallallit nga ana e tyre, atëherë edhe ju do të bëheni idhujtarë. Ju do të konsideroheni njëlloj si ata, sepse me miratimin e tyre në idhujtari dhe në shpërfilljen e ligjit të Zotit, ju i keni përzgjedhur ata si miqtë dhe të dashurit tuaj. Çdokush që shkon kundër rrugës së besimtarëve, duke miratuar dhe pasuar rrugën e humbjes, është larguar nga rruga e Zotit. Ky ajet i bukur tregon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mendimet, arsyetimet dhe ndjenjat e emocionet, që shpesh na sulmojnë mendjen dhe shpirtin, edhe nëse na sjellin ndonjë lloj prehjeje e kënaqësie, sikurse ndodh me sufitë e të tjerë si ta, të cilët u japin shumë rëndësi këtyre lloj shkëndijash. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të tilla mendimeve e ndjenjave, sepse ato mund të jenë një portë shumë e rrezikshme, të cilën shejtani i mallkuar e përdor për të devijuar njeriun, duke shfrytëzuar paditurinë e tij. Thjesht kënaqësia ose një përjetim i veçantë që këto mendime mund të na sjellin nuk janë të mjaftueshme që ne të gjykojmë se ato janë të vërteta, dhe pastaj t’i marrim për bazë dhe t’u shkojmë pas. Besimtari i vërtetë, të gjitha mendimet, ndjenjat dhe arsyetimet e tij fillimisht ia parashtron Librit të Allahut dhe Traditës së Profetit të Tij. Nëse këto dy burime tregojnë se ato arsyetime dhe ndjenja janë të sakta, të mira e të dobishme, atëherë ai i pranon dhe vazhdon i sigurt me adhurimin e Allahut, me sinqeritet dhe jo për sy e faqe, për t’u dukur e për të përfituar nga të tjerët. Por nëse ato dy burime të sigurta dhe të mrekullueshme, të pastra dhe të paprekshme dëshmojnë për të kundërtën, atëherë robi duhet t’i refuzojë dhe t’i kërkojë mbrojtje Allahut që ta ruajë zemrën e tij nga devijimi dhe sëmundjet. Nga ana tjetër, nëse në fenë e Zotit, në Kur’ân dhe Sunet, nuk gjen ndonjë argument pro apo kundër, atëherë robi duhet të tregohet i rezervuar e i përmbajtur, as duke i besuar, as duke i mohuar. Robi në të tilla raste duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sepse inspirimet, siç mund të vijnë prej Allahut të Lartësuar (nëpërmjet melekëve), ashtu mund të vijnë edhe nga shejtani i mallkuar. Prandaj duhet një kujdes shumë i madh dhe mbështetje e plotë tek Allahu i Lartësuar që të arrish të bësh dallimin mes dy rasteve. Forca dalluese është e lidhur ngushtë me devotshmërinë ndaj Zotit dhe mbështetjen me përunjësi tek Ai. Nëse Allahu i Lartësuar e ndihmon të bëjë dallimin, robi do të jetë i ruajtur dhe i sigurt, me mbrojtjen e Allahut. Por nëse për shkak të padrejtësive, dëshirave të prishura, paditurisë në fe dhe mungesës së sinqeritetit të tij, robi nuk arrin të bëjë dallimin, atëherë devijimi dhe humbja kanë për të qenë shumë të mëdha, aq sa vetëm një Zot e di.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:18 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

Kjo qe një fitore e dhuruar nga Allahu, që ta kuptoni dhe ta dini mirë se Allahu i shkatërron kurthet dhe intrigat që jobesimtarët thurin kundër Islamit dhe muslimanëve, madje do të bëjë që ata të bien vetë viktimë e kurtheve që ngrejnë.

Mus'haf Hape →
Araf 7:205–7:206 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e në ndonjë vend të lartë, e sa herë që zbrisnim në ndonjë luginë, ne e ngrinim zërin me tekbire. Atëherë, Profeti ﷺ u afrua dhe na tha: “O njerëz! …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikë -respekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur! - Allahu i Lartësuar porosit që robërit ta përmendin shumë Atë në fillim dhe në fund të ditës. Ai na porosit, gjithashtu, që ne të lutemi me përulësi e me frikërespekt. Pra, kujtoje Zotin tënd në veten tënde, me shpresë për mirësitë e shumta dhe premtimet e Tij të mrekullueshme dhe me frikë -respekt për madhështinë dhe kërcënimet e Tij. Ai porosit që kjo përmendje të bëhet me zë të ulët dhe jo duke bërtitur dhe duke e tepruar. Kështu është e pëlqyeshme të bëhet dhikri dhe jo duke bërtitur apo duke e shoqëruar me veprime të panevojshme. Njëherë, Profetin ﷺ e pyetën: 1251. “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t’i lutemi me zë të ulët, apo është larg, që t’i lutemi me zë të lartë?” Profeti ﷺ heshti, derisa Allahu shpalli: “Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre)...”. Kështu, kur i urdhëroj ata që të më luten, le të më luten dhe Unë do t’u përgjigjem.”. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Musa el Eshari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që rrëfen: 1252. “Ishim së bashku me Profetin e Allahut në një ekspeditë luftarake dhe, sa herë që ngjiteshim në një kodër e në ndonjë vend të lartë, e sa herë që zbrisnim në ndonjë luginë, ne e ngrinim zërin me tekbire. Atëherë, Profeti ﷺ u afrua dhe na tha: “O njerëz! Mbajeni veten! Ju nuk po i drejtoheni dikujt që nuk dëgjon apo që është larg! Ju po i luteni Atij që dëgjon dhe sheh gjithçka. Ai, të Cilit ju i luteni, është më pranë jush sesa qafa e kafshës suaj (me të cilën po udhëtoni). ” Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që të mos lexonte Kur 'an me zë aq të lartë, sa të dëgjonin idhujtarët dhe të fyenin Fjalën e Tij. Përveç kësaj, Allahu e mësoi Profetin e Tij që të mos e ulte fare zërin kur të lexonte Kur'an, aq sa shokët e tij të mos e dëgjonin, por të zgjidhte një rrugë të mesme, siç thotë në një ajet tjetër: “Mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, por kërko mes kësaj një rrugë të mesme.” [Isra 110]. Po kështu porosit edhe në këtë ajet të nderuar, ku thotë: “... jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar nxit që ta përmendim shpesh Atë në kohën e mëngjesit dhe në mbrëmje, në mënyrë që të mos të jemi si të pavëmendshmit, që nuk e përkujtojnë Allahun. Për këtë arsye, Ai i lëvdon melekët, të cilët i thurin Atij tesbih dhe lavde natën dhe ditën dhe asnjëherë nuk velen apo të lodhen. I Lartësuari thotë: - S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij. - Allahu i Madhëruar lëvdon melekët, në mënyrë që edhe robërit e Tij besimtarë t’i marrin ata si shembull, për të kryer sa më shumë adhurime dhe punë të mira. Në këtë ajet, Ai na urdhëron që të bëjmë sexhde, pasi edhe melekët i bëjnë sexhde Atij: - Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde. - Ky është ajeti i parë në Kur'an, pas leximit të të cilit, si lexuesi, ashtu edhe ai që e dëgjon atë, bëjnë sexhde për Allahun; dhe ky është një mendim unanim. Në një hadith, që e sjell Ibn M axhe nga Ebu Darda, thuhet se: 1253. “Profeti ﷺ e konsideroi këtë si një ndër “ajetet e sexhdes” në Kur'an”. Këtu përfundon edhe shkurtimi i tefsirit të sures El ea’raf. Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut!

Mus'haf Hape →
Enfal 8:45–8:46 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që tregon” 1297. “Në një nga ditët kur do të përballej me armikun, Profeti i Allahut priti derisa dielli anoi në perëndim, dhe pastaj u ngrit dhe foli: “O …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë (dhe shpesh) Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! - Ky është një mësim i mirë, që Allahu u jep besimtarëve për t’i edukuar me guxim e trimëri në përballjen me armikun. Në dy Sahih-ët vjen hadithi ng a Ibn Ebu el Eufas, që tregon” 1297. “Në një nga ditët kur do të përballej me armikun, Profeti i Allahut priti derisa dielli anoi në perëndim, dhe pastaj u ngrit dhe foli: “O njerëz! Mos e kërkoni (dëshironi) përballjen me armikun, por kërkojini Allahu t që t’ju ruajë e mbrojë! Megjithatë, nëse përballeni me të, atëherë bëni durim dhe dijeni se Xheneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj ai u ngrit dhe tha: “Allahumme Munzilel Kitâb, Muxhrijes - seĥâb, Hâzimel aĥzâb! Ihzimhum uensurnâ alejhim!” O Allah! Ti e shpalle Librin, Ti i mposht të gjitha ushtritë, Ti i bën retë të lëvizin! Mposhti ata dhe na dhuro fitoren kundër tyre!” Abdurezaku sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri, se Profeti ﷺ ka thënë: 1298. “Mos e kërkoni (dëshironi) përballjen me armikun, por kërkojini Allahu t që t’ju ruajë e mbrojë! Megjithatë, nëse përballeni me të, atëherë qëndroni (si burrat) dhe përmendeni Allahun. Nëse ata bërtasin e çiren, ju vazhdoni me qetësi e heshtje!” Një hadith tjetër merfu thotë: 1299. “Adhuruesi Im i vërtetë - thotë Allahu, - është ai që më përmend Mua edhe kur përballet në dyluftim me armikun!” Domethënë, ai që edhe në këtë gjendje nuk shkujdeset dhe nuk harron të përmendë Allahun, t’i lutet dhe t’i kërkojë ndihmë Atij. - Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia. - Kështu, Allahu i Lartësuar urdhëroi për qëndrueshmëri në përballjen dhe luftën me armiqtë, për durim gjatë përleshjes dhe luftimit me ta. Besimtari nuk duhet të largohet nga fushëbeteja dhe as të tërhiqet e të shfaqë frikë, por qëndron me guxim dhe e përmend shumë Allahun e Lartësuar. Ai i shpreh vazhdimisht Atij mbështetjen e plotë, i kërkon ndihmë dhe i lutet për fitoren kundër armiqve të vet. Allahu urdhëron, gjithashtu, që besimtarët t’i binden Atij dhe Profetit të Tij në të gjitha çështjet dhe të mos grinden ndërmjet tyre. Ai thotë: “sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia.” Domethënë, kjo do të bëhej shkak që ata të përçahen dhe të dobësohen. Ata do të humbnin vullnetin dhe dëshirën për t’u ndeshur me armikun. - Bëhuni të durueshëm, sepse Allahu është me durueshmit. - Pa dyshim, sahabët treguan gradën më të lartë të guximit, trimërisë dhe përkushtimit në përmbushjen e urdhëresave të Allahut dhe Profetit të Tij. Nuk ka parë bota si shembulli i tyre, as nga popujt e shkuar dhe as nga të mëvonshmit. Kështu, përmes bindjes ndaj urdhëresave dhe ndalesave të Profetit të tyre dhe me bekimin që e shoqëronte këtë Profet, ata çliruan dhe përhapën Islamin në të gjithë botën dhe feja e tyre triumfoi mbi të gjitha fetë, me gjithë numrin e tyre të pakët. Mbretërimi dhe pushteti i tyre u shtri nga lindja në perëndim, në më pak se 30 vite. Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe i kënaqtë të gjithë ata! E lusim të Madhëruarin të na ringjallë së bashku me grupin e tyre! Ai është Bujar dhe Dhurues i madh.

Mus'haf Hape →
Dharijat 51:1–51:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Surja Dharijat është një sure mekase, me 60 ajete dhe e zbritur pas sures Ahkaf. - “Betohem për erërat, që ngrenë grim - cat dhe i shpërndajnë, për retë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Surja Dharijat është një sure mekase, me 60 ajete dhe e zbritur pas sures Ahkaf. - “Betohem për erërat, që ngrenë grim - cat dhe i shpërndajnë, për retë e ngar - kuara rëndë, për lundruesit, që lëvizin lehtë, dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.” - Është përcjellë se, njëherë, udhëheqësi i besimtarëve Ali Ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u ngjit në minberin e Kufes dhe tha: “Për çdo ajet në Librin e Allahut të Lartësuar që të më pye - sni dhe për çdo hadith dhe traditë të Profetit të Allahut që të më pyesni, unë kam për t’ju përgjigjur saktësisht.” Atëherë u ngrit Ibn El Keuae dhe tha: “O udhëheqësi i besimta - rëve! Çfarë kuptimi ka fjala e Allahut të Lartësuar: “ Uedh-dharijâti dheru â”?” Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Ato janë erërat. Pra, Allahu i Lartësuar betohet për erërat që dërgon në Tokë.” Pastaj ai tha: “Po “fel ĥâmilâti uikrâ”, çfarë kuptimi ka?” Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u përgjigj: “Ato janë retë.” - “Po “fel xhârijâti jusrâ”?” - “Janë anijet.”. - “Po “fel mukassimâti emrâ”?” - “Janë melekët”. Po kështu i kanë shpjeguar sahabët Umer Ibn Hatabi, Ibn Abasi dhe Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), si edhe tabiinët Said Ibn Xhubejri, Haseni, Katadja, Sudiju e të tjerë. Ibn Xheriri dhe Ibn Ebu Hatimi nuk kanë sjellë tjetër shpjegim veç këtij. Këto janë betime që i bën Allahu i Madhëruar për të pohuar vërtetësinë e Ditës së Premtuar, pra, Ditës së Gjykimit, siç thotë më pas: - “S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë. ” - Ajo që iu premtohet e sigurt, e vërtetë, e saktë. - “S’ka dyshim se gjykimi me drejtësi do të ndodhin. ” - Dita e Gjykimit do të vijë patjetër dhe shpërblimi me drejtësi do të realizohet me siguri. - “Betohem për qiellin plot valëzime. ” - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shpjegon: “Betohet në qiellin plot bukuri, hijeshi dhe lartësi mahnitëse.” Ky është edhe mendimi i Muxhahidit, Ikrimes, Seid Ibn Xhubejrit e i shumë të tjerëve. Ndërsa Dahhaku, Munhal Ibn Amri e të tjerë thonë se el hubuk janë valëzimet, që shkakton era në ujë, në rërën e shkretëtirës ose në retë e qiellit. - “Ju vërtet jeni zhytur në gjithfarë mendimesh kontradiktore. ” - Ju, o idhujtarë, që refuzoni profetët, ju thoni fjalë kontradiktore, të cilat nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën. - “Nga ai largohen ata që shpërfillin të Vërtetën.” - Të tilla fjalë kontradiktore dhe opinione të gabuara mund të pranohen veçse prej atyre që janë të humbur. Ato janë fjalë të kota dhe atyre u nënshtrohen veçse të humburit, që nuk e kanë gjetur rrugën e drejtë dhe të cilët nuk kuptojnë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni (idhujt), nuk mund ta çoni në humbje askënd, përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem.” [Saffat 161 - 163]. - “Mallkuar qofshin gënjeshtarët ... ” - Katadja shpjegon: El harrâsûn janë ata të cilët thjesht hamendësojnë dhe bazohen mbi gjëra jo të sigurta ose supozime. - “... ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje!” - Janë zhytur në kufër e në dyshime; ata janë të pavëmendshëm e shpërfillës ndaj të vërtetës. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjyki - mit?” - Ata pyesin se kur do të jetë Dita e Llogarisë. Në fakt, këtë e thonë për të treguar se nuk e besojnë atë, madje prete - ndojnë se ajo është gënjeshtër, trillim. Si - gurisht që kjo është një fjalë, që buron nga kokëfortësia, kryeneçësia, inati, dyshimet, pasiguria e tyre dhe fakti se ata e shikojnë si diçka të largët dhe të pamundur të ndodhë. - “Ajo është dita, kur ata do të digjen në zjarr.” - Do të digjen dhe përvëlohen. - “Shijojeni dënimin tuaj!” - Shijoni djegien dhe dënimin përvëlues. - “Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejto - hej!” - Këto fjalë u thuhen për t’ua shtuar dhimbjen, poshtërimin, përçmimin dhe vuajtjen. Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:203 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për këtë arsye dhe për shkak se ato janë ditë gëzimi, ngrënieje, pirjeje etj., është i ndaluar agjërimi i tyre. Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Ditët e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Përmendeni Allahun në ditë të caktuara.” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që ta kujtojmë Atë në ditë të caktuara, të cilat janë tri ditët pas festës së Kurban Bajramit dhe të cilat quhen Ditët e Teshrikut. Këto ditë janë veçuar për shumë arsye, si: - Për vlerën e madhe të tyre tek Allahu i Lartësuar. Në këto ditë kryen ritet e fundit të haxhit, prandaj duhet kujtuar shumë Allahu i Lartësuar. Gjatë këtyre ditëve, njerëzit janë të ftuarit e Zotit në ditët e festës. Madje, për këtë arsye dhe për shkak se ato janë ditë gëzimi, ngrënieje, pirjeje etj., është i ndaluar agjërimi i tyre. Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Ditët e Teshrikut janë ditë kënaqësie, me ngrënie, pirje dhe me përmendje të Allahut”. Gjatë këtyre ditëve përmendet shumë Allahu i Lartësuar, por sidomos në disa situata të veçanta, si: gjatë hedhjes së gurëve në Akabe, gjatë therjes së kurbaneve apo pas përfundimit të namazeve farze, kur besimtarët thonë: “ Allâhu ekber, Allâhu ekber, Allâhu ekber, lâ ilâhe il -lallllâh, Allâhu ekber, Allâhu ekber, ue lil -lâhil ĥamd”. Disa dijetarë thonë se gjatë këtyre ditëve janë të pëlqyeshme edhe tekbiret, pra, të thuash: “Allahu ekber” sa më shumë. - “Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah. ” – Pra, ai që përfundon gjuajtjen e gurëve për dy ditë dhe del prej Minasë para perëndimit të diellit të ditës së dytë të gjuajtjeve, nuk bën gjynah që largohet dhe nuk rri për ditën e tretë të gjuajtjes së gurëve. - “Por edhe ai që e shtyn nuk bën gjynah.” - Pra, edhe ai që qëndron në Mina për ditën e tretë të gjuajtjeve të gurëve nuk bën gjynah. Është një lehtësim nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, që ua ka bërë të lejuara të dyja mundësitë. Megjithatë, të qëndrosh tri ditë është më mirë sesa dy ditë, sepse një ditë më shumë do të thotë adhurime më shumë . Në fakt, ajeti: “Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah...” edhe mund të keqkuptohet, duke menduar se kush i plotëson apo nuk i plotëson tri ditët e qëndrimit nuk merr gjynah për asnjë vepër tjetër që ka bërë, pra, është i pastër nga të gjitha gjynahet. Por e vërteta nuk qëndron kështu, sepse askush nuk është i pastër nga gjynahet pas mbarimit të haxhit, përveç një kategorie të caktuar njerëzish, për të cilët Allahu i Lartësuar thotë: - “... nëse përpiqet të jetë i devotshëm.” – Pra, vetëm ata që e kanë frikë ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut dhe tregohen të kujdesshëm në përmbushjen e çdo dispozite, do të jenë të pastruar dhe të shpëtuar prej gjynaheve. Ndërsa ata që u ruhen vetëm disa gjërave dhe neglizhojnë të tjerat, do të shpërblehen për aq sa kanë bërë. Prandaj i Madhëruari thotë në vijim, duke e kujtuar disa herë këtë urdhër: - “Atëherë, kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të tuboheni para Tij! ” – Kuptimi: Ruajuni ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, duke plotësuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Nëse e bëni këtë, të jeni të sigurt dhe të qetë se, kur të ktheheni tek Ai, do ta merrni të plotë shpërblimin e veprave të mira. Ai që druhet dhe i respekton dispozitat e Zotit, ka për ta gjetur shpërblimin e devotshmërisë së tij. Ndërsa ai që nuk ruhet dhe i shpërfill dispozitat e Zotit të tij, do të marrë ndëshkimin e merituar. Nëse njeriu e di se do të vijë një ditë, kur shpërblimi për veprat e kryera do të jepet me drejtësi, atëherë kjo është nxitje tepër e fortë për të që të pajiset me takua. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “...dijeni se do të tuboheni para Tij”, që kjo dije të thellohet dhe të shtohet prej adhuruesve të Tij.

Mus'haf Hape →
Inshirah 94:1–94:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që të rëndonte. - “A nuk e ngritëm lart famën tënde?” - Sa herë që do të përmendem Unë, do të përmendesh edhe ti së bashku me Mua, sikurse është shehadeti: “ Esh-hedu en …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Surja Inshirah ose Sherh është sure mekase dhe ka 8 ajete. Ajo është shpallur pas sures Duha. Allahu i Lartësuar thotë: - “A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd?” - Domethënë, Ne ta zgjeruam dhe ndriçuam gjoksin, duke futur mëshirë, dhembshuri dhe butësi brenda tij, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron gjoksin për Islamin. Ndërsa atë që dëshiron ta lërë të humbur, ia bën gjoksin të ngushtë e të rënduar, si të ishte duke u ngjitur në qiell. Kështu e zbret Allahu dënimin mbi ata që nuk besojnë.” [En’am 125]. Në një shpjegim tjetër, që i është bërë këtij ajeti, thuhet se ai i referohet hapjes së gjoksit të Profetit ﷺ ,që u bë Natën e Israsë, siç e kemi përmendur më herët bashkë me rrëfimin e Malik Ibn Sasa ’a. Sidoqoftë, dy shpjegimet nuk kanë kundërthënie, pasi mund të thuhet se pjesë e zgjerimit të gjoksit të tij ishte edhe ajo që ndodhi Natën e Israsë. Abdullahi, i biri i Imam Ahmedit, sjell me senedi një hadith nga Ubej Ibn Keabi, i cili rrëfen: “Ebu Hurejra kishte mjaft guxim që të pye - ste të Dërguarin e Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) për gjëra, për të cilat askush tjetër nuk e pyeste. Njëherë, ai tha: “O i Dërguari i Zotit, cila është gjëja e parë që ke parë nga profetësia?” Atëherë, i Dër - guari i Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) u ul dhe tha: "Meqë pyete, o Ebu Hurejra, po të tregoj. Njëherë, kur isha 10 vjeç e disa muaj, ndodhesha në shkretë - tirë. Papritmas, dëgjova disa fjalë të thuhe - shin sipër meje. Aty pashë një njeri, që po i thoshte një tjetri: "A është vërtet ai?” - “Po, - tha tjetri. Ata u afruan tek unë dhe pashë që secili prej tyre më kapi për krahu, por unë nuk e ndieja prekjen e tyre. Pastaj njëri i tha tjetrit: “Shtrije poshtë!” Ai më shtriu, pa më shtyrë me forcë dhe pa më tërhequr. Pastaj i tha shokut të tij: "Hapja gjoksin!’ Kështu, njëri prej tyre m’u afrua mbi gjoks dhe e hapi atë, siç arrita ta shoh, pa gjak dhe pa dhimbje". Pastaj i tha: "Nxirre prej andej urrejtjen dhe zilinë!". Dhe vërtet, nxori diçka si gjak i mpiksur, të cilën e flaku tej. Pastaj i tha: “Fut në të dhembshurinë dhe mëshirën!” Dhe ashtu siç bëri kur nxori diçka, ai futi diçka që i ngjante ngjyrës së argjendtë. Pastaj më kapi dhe e shkundi fort gishtin e madh të këmbës time të djathtë dhe tha: "Ngrihu me shëndet!” Kështu, unë u largova i mbushur me dhembshuri për të vegjlit dhe mëshirë për të rriturit.” 239 Ashtu sikurse Allahu ia zgjeroi gjoksin Profetit ﷺ dhe ia mbushi me mëshirë dhe butësi, të tillë e bëri dhe Sheriatin e Tij, ligjin e mre - kullueshëm, që i shpalli njerëzimit nëpër - mjet të Dërguarit ﷺ . Allahu i Madhëruar e bëri atë një ligj madhështor në mëshirën që dhuron, të lehtë për t’u zbatuar, pa vështi - rësi dhe rëndesa, pa ngushtime dhe mbi - ngarkesa. - “A nuk ta hoqëm barrën ...” - Kuptimi i këtij ajeti shpjegohet me fjalën e Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër, kur thotë: “ Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe, që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë.” [Fet’h 2]. - “... e cila të rëndonte mbi shpinë?” - Pra, atë barrë që të rëndonte. - “A nuk e ngritëm lart famën tënde?” - Sa herë që do të përmendem Unë, do të përmendesh edhe ti së bashku me Mua, sikurse është shehadeti: “ Esh-hedu en l â ilahe il -l’Allah ue eshhedu en -ne Muha - meden Resulullah. (Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.)” Katade ka thënë: “Zoti e ka lartësuar përmendjen e Muhamedit në këtë botë dhe në ahiret. Nuk ka ligjërues, dekla - rues shehadeti dhe falës namazi që nuk thotë: “ Esh-hedu en l â ilahe il -l’Allah ue eshhedu en -ne Muhameden Resulullah .” Nga Abdullah Ibn Abasi përcillet se Profeti ka thënë: “Unë i kërkova diçka Zotit tim, do të doja të mos ia kisha kërkuar. Unë i tha - shë: “O Zot! Para meje pati shumë të dër - guar. Për disa, Ti nënshtrove erërat, kurse disa ringjallën të vdekurit [dhe Musait i fole drejtpërdrejt]” Zoti tha: “A nuk të gjeta ty jetim e të strehova? A nuk të gjeta të paudhëzuar dhe të udhëzova? A nuk të gjeta të varfër dhe të begatova? A nuk ta zgjerova gjoksin tënd? A nuk ta hoqa barrën ...?” Unë thashë: “Po, o Zot!” Sa do të doja të mos e kisha bërë këtë kërkesë ...” 240 Të tjerë kanë thënë se: Zoti e lartësoi përme - ndjen e Muhamedit në popujt e hershëm dhe të fundit dhe e lavdëroi atë, kur mori besën nga të gjithë profetët, që ta besonin si profetin e zgjedhur dhe të urdhëronin popujt e tyre që ta besonin, kur ai të vinte në botë. Pastaj përkujtimi i Muhamedit ﷺ u përhap në umetin e tij, saqë aq herë që përmendet Zoti, edhe Muhamedi do të përmendet së bashku me Të. - “Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështi - rësinë vjen lehtësimi.” - Kështu, Allahu i Lartësuar na njofton se, së bashku me çdo vështirësi që vjen, do të vijë lehtësimi. Pastaj, i Lartësuari e përforcon edhe një herë këtë pohim, për të sjellë siguri të plotë në zemrat tona. Ibn Ebu Hatimi sjell hadi - thin nga Aid Ibn Shurajhi, që tregon se e ka dëgjuar Enes Ibn Malikun që të thotë se: 2891. “Njëherë, Profeti i Allahut ishte ulur dhe tha: “Sikur të vinin aq shumë vështirësi dhe ta mbushnin plot këtë luginë, menjëherë pas tyre do të vinte lehtësimi, që do ta largonte tutje vështirësinë. “ Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti: “Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi.”” - “Pasi të kesh përfunduar, atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhurime), dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!” - Pasi të përfundosh angazhimet e dynjasë, atëherë përpiqu përsëri duke iu përkushtuar adhurimit të Allahut. Përkushtohu që adhu - rimin ta kryesh me gjallëri, duke shkëputur mendjen dhe zemrën nga çështjet e dynjasë, si dhe duke patur nijet të sinqertë vetëm për Allahun, duke shpresuar në mëshirën dhe mirësinë e Tij. Të njëjtin mesazh kumton edhe fjala e Profetit ﷺ në hadithin që sjell Buhariu dhe Muslimi: 2892. “Nuk ka namaz në prani të ushqimit të shtruar dhe as për atë që shtrëngohet nga nevojat personale.” Gjithashtu: 2893. “Nëse thirret ikameti për namaz dhe ushqimi është shtruar (për t’u ngrënë), atëherë në fillim hani ushqimin!” Pra, gjithmonë të synohet që zemra të jetë e përkushtuar tërësisht në adhurimin e Zotit. Ndërsa nga Ibn Mesudi vjen shpjegimi: “Pasi të kesh përmbushur farzet, atëherë përkushtohu në namazin e natës.”. Nga Zejd Ibn Eslemi vjen shpjegimi: “Pasi të kesh përfunduar xhihadin, atëherë përkushtoju adhurimit të Zotit tënd.” Kjo është përmbledhja e tefsirit të sures Inshirah. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë!

Mus'haf Hape →