Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Fusilet 41:46–41:48 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të tyre. Po kështu edhe dëmi dhe dënimi për veprat e këqija i kthehen atij që i ka bërë ose ka qenë shkaktar për to. - “Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. ” - Ai nuk …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. ” - Dobia e veprave të mira i kthehet vetëm autorit të tyre. Po kështu edhe dëmi dhe dënimi për veprat e këqija i kthehen atij që i ka bërë ose ka qenë shkaktar për to. - “Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve. ” - Ai nuk ndëshkon asnjë, përveçse për gjynahet që ka bërë vetë robi. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar nuk dënon asnjë pa i çuar më parë argument të qartë, pa i dërguar profetë, lajmëtarë dhe paralajmërues, që ta ftojnë në rrugën e drejtë dhe t’ia qartësojnë të vërtetën. - “Vetëm tek Ai është dituria për Orën e Kijametit.” - Kjo është një dije, që askush tjetër nuk e di, veçse Allahu i Madhëruar, sikurse thotë Ai në ajetin tjetër: “Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?". Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë? Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.” [Naziat 44]. “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Araf 187]. - “Asnjë fryt nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzanë e as nuk lind pa dijen e Tij. ” - Pra, çdo gjë ndodh me diturinë e Zotit. Prej diturisë së Tij asgjë nuk mund të fshihet, asnjë thërmijë qoftë ajo në Tokë apo në qiell. I Lartësuari thotë: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. “Allahu e di çfarë bart çdo femër dhe çfarë hiqet e çfarë shtohet në barkun e tyre. Tek Ai çdo gjë është me masë të caktuar. Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari. Për Atë është njëlloj nëse dikush e fsheh fjalën, apo e shpreh atë haptazi, nëse vepron fshehtas natën, apo vepron haptazi ditën.” [Rad 8 - 10]. “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pikë lëngu (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër ( Leuhi Mahfudh ). Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”.” [Fatir 11]. - “Ditën, kur Ai do të thërrasë njerëzit e t’u thotë: “Ku janë ata që ju i konside - ronit si ortakët e Mi? ” - Kështu, Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar do t’u thotë idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, ku janë ata “ortakët” e Mi, që ju adhuronit bashkë me Mua?!” - “... ata do thonë: “Ne dëshmojmë të kemi njohur vetëm Ty, ...” - ‘Adhen-nâk’ do të thotë ‘Ea’lemnâk’, pra, “të dëshmojmë Ty, o Zot”. Pra, ne dëshmojmë se të kemi njohur vetëm Ty. - “... e nuk ka ndonjë që dëshmon se ke shok.” - Askush prej nesh nuk mund të thotë sot se Ti ke ortakë, o Zot! - “Kështu zhduken ata që adhuroheshin më parë ... ” - Ata zhduken dhe nuk mund t’u sjellin asnjë lloj ndihme, që këta të mjerë shpresonin. - “... e ata binden se nuk kanë më shpëtim.” - Tashmë janë të sigurt e të bindur se nuk kanë shpëtim dhe nuk ka mundësi që të mbrohen nga ndëshkimi i Allahut. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Një ditë, Ai do t'u thotë: “Thirrini (për ndihmë) ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por (idhujt) nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje (si dënim) mes tyre. Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 52, 53].

Mus'haf Hape →
Naziat 79:34–79:46 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë? Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.” - Diturinë për këtë ndodhi të madhe nuk e ke ti dhe asnjë krijesë tjetër. Ajo është një dituri, që Allahu krenar dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “E, kur të vijë Katastrofa më e madhe ...” - Është fjala për Ditën e Kijametit. Ibn Abasi shpjegon: Quhet “ Tammetul kubra ”, sepse çdo shkatërrim i lemerishëm të duket i vogël para saj, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.” [Kamer 46]. - “... atë ditë njeriu do të kujtojë se çfarë ka bërë.” - Atë ditë, biri i Ademit do të kujtojë gjithçka që ka bërë në dynja, punë të mira dhe të këqija, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Atë ditë do të sillet Xhehe - nemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndër - gjegjësim atij? Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”” [Fexhr 23, 24]. - “Xhehenemi do të shfaqet sheshazi për atë që e sheh.” - Ai do të shfaqet për të gjithë ata që shohin. Të gjithë njerëzit, pa përjashtim, do ta shohin atë me sytë e tyre. - “Për sa i përket atij, që i ka kaluar kufijtë ...” - Ai që rebelohet me kryelartësi dhe kalon kufijtë e vendosura nga Zoti. - “... dhe i ka dhënë përparësi jetës së kë - saj bote ...” - I jep përparësi dynjasë ku - ndrejt çështjeve të fesë dhe ahiretit. - “Xhehenemi do të jetë vendi i tij.” - Xhahim është një nga emrat e Xhehenemit. Ushqimi i tij do të jetë Zekumi, kurse pija e tij do të jetë prej Hamimit. - “Kurse për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë ...” - Ai që ka patur frikë qëndrimin përpara Zotit Krenar dhe të Lartësuar dhe, për këtë shkak, frenon veten nga ndjekja e shfrenimit dhe epshit. Ai i bindet vetëm Allahut të Madhëruar, të dashurit të vërtetë, Atij që kujdeset dhe i dhuron robit çdo mirësi. - “Xheneti do të jetë vendi i tij.” - Vendqëndrimi i tij i përjetshëm do të jetë Xheneti. - “Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?". Po, ku je në gjendje ti, që t’ua tregosh atë? Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.” - Diturinë për këtë ndodhi të madhe nuk e ke ti dhe asnjë krijesë tjetër. Ajo është një dituri, që Allahu krenar dhe i Lartësuar e ka veçuar vetëm për Veten e Tij, siç thotë Allahu i Madhëruar në ajetin tjetër: “Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit) - kur do të ndodhë? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Ea’raf 187]. Ndërsa në këtë ajet i Madhëruari thotë: “Vetëm Zoti yt e ka dijen për të.”. Po kështu, kur Xhibrili (a.s) i shkoi Profetit ﷺ në formë njeriu dhe e pyeti se kur do të ndodhë Kijameti, ai iu përgjigj: “I pyeturi për këtë nuk është më i ditur se pyetësi.”. - “Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druhen Atij.” - Unë të dërgova ty ndër njerëz veçse për t’i paralajmëruar ata, për t’i këshilluar dhe kërcënuar, që të ruhen nga ndëshkimi i Allahut. Kështu, çdokush që i frikësohet Allahut, duke njohur madhë - shtinë e Tij dhe të pason ty, pa dyshim që ai ka fituar çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe. Ndërsa për të gjithë ata që të kundërshtojnë dhe luftojnë, për ta është dëshpërimi dhe shkatërrimi. - “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më shumë se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. - Kur të ngrihen nga varri në vendin e tubimit, ata do të shohin e dëshmojnë se dynjaja ishte një jetë shumë e shkurtër. Aq e shpejtë dhe e shkurtër është koha e kësaj dynjaje, saqë dikujt prej tyre i duket sikur kaloi një mbrëmje apo një mëngjes prej ditëve të kësaj dynjaje. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Naziat. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për çdo të mirë. Vetëm Ai të ruan nga devijimi dhe gabimet. Vetëm Atij i mbështetemi dhe kemi shpresat për ndihmë dhe mbështetje.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:27–19:33 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ndaj tyre, si për shembull: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon rreth Merjemes dhe bindjes së saj ndaj urdhrit të Tij, për të mos i folur asnjë njeriu. Ajo iu bind urdhrit të Zotit, i Cili ishte mëse i mjaftueshëm për të mbrojtur atë dhe pastërtinë e figurës së saj. Allahu i Madhëruar na tregon dhe thotë: - “Duke e mbajtur atë (Isanë) në krah, shkoi tek të afërmit e vet. ” - Kur ata e panë, e qortuan ashpër dhe shprehën zemërim të madh. - “Ata i thanë: “O Merjeme! Ke bërë një punë, vërtet shumë të keqe.” - Kjo është një mënxyrë shumë e madhe - “O motra e Harunit! ” - Domethënë, ti grua, që i ngjan Harunit në aspektin e devocionit në adhurim. - “Babai yt nuk ishte njeri i keq e as nëna jote nuk qe e pamoralshme. ” - Ti je prej një dere të pastër e të njohur për mirësi, adhurime të shumta dhe devotshmëri ndaj Allahut. Si ka mundësi të bësh një vepër të tillë?! - “Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja.” - Sikur donte t’u thoshte: “Pyeteni këtë foshnjë dhe ai do t’ju rrëfejë të vërtetën. - “Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!” - Përveçse bëre këtë mënxyrë, tani po na thua që t’i flasim këtij fëmije në djep?! E si mund të flasë një foshnjë djepi?! - “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. ” - Domethënë, e para fjalë që Isai tha ishte dëlirësimi i Allahut nga çdo mangësi dhe lartësimi e madhërimi i Tij nga të pasurit bir. Kështu, ai dëshmoi për veten e vet se ishte thjesht rob dhe adhurues i Zotit. Pastaj tha: - “Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet.” - Ai do të më japë mua Librin dhe do të më bëjë profet. - “Më ka bërë të bekuar kudo që të jem ...” - Më bëri që të jem mësuesi i të mirës, urdhërues për të mira e ndalues nga të këqijat, kudo që të jem. - “... dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. ” - Kjo tregon për rëndësinë e këtyre dy shtyllave madhështore të besimit të pastër e të vërtetë. - “Më ka bërë të dashur ndaj nënës sime ...” - Unë nuk e thyej kurrë fjalën e saj apo të mos i bindem urdhrit të saj. Kështu, ai përmendi bamirësinë ndaj nënës, pas bindjes dhe adhurimit të Allahut, si një i vetëm e pa ortak. Allahu i Madhëruar e përmend bashkë në shumë raste urdhrin për ta adhuruar Atë si një të vetëm dhe urdhrit për bindje ndaj prindërve dhe bamirësinë ndaj tyre, si për shembull: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. ” [Isra 23], ose “Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. …” [Lukman 14, 15]. - “... e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm .” - Nuk më ka bërë mendjemadh e kryeneç, që të mos nënshtro - hem në adhurimin e Zotit tim dhe të jem bamirës ndaj nënës time, e kështu të bëhem fatzi, i dëshpëruar dhe i humbur. - “Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë.” - Kështu, Isai (a.s.) deklaroi për veten e vet se ishte thjesht rob dhe adhurues i Allahut të Madhëruar, thjesht një krijesë, e cila jeton vdes dhe do të ringjallet, si të gjithë krijesat e tjera. Salavatet dhe selami qofshin me Isain, Profetin e Allahut të Madhëruar.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:63–22:66 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre, Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim?” - Edhe ky është argument, që tregon pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Ai hedh nga qielli shiun, mbi tokën e thatë, e cila vishet me gjelbërim, siç thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “... Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. - “Vërtet, Allahu është shumë i Mëshir - shëm dhe i Gjithëditur. ” - Ai di edhe për çdo farë që ndodhet në tokë, sado e vogël të jetë. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë e fshehtë në qiell dhe në Tokë. Me përkujde - sin, diturinë, pushtetin dhe mëshirën e Tij, Allahu i jep çdo fare sasinë e nevojshme të ujit dhe ajo mbin e gjallërohet. Allahu i Madhëruar na tregon fjalët e Lukmanit drejtuar të birit: “O biri im, Allahu ka për të sjellë edhe një verër të vogël sa një farë sinapi, qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” [Lukman 16]. Ose: “(Shejtani i kishte mashtruar) që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.” [Neml 25]. Ose: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. Ose: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmi - tarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - “Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. ” - Pronësia e sundimi mbi gjithçka është e Tij. - “Allahu është Ai, i Pasuri (Jonevojtar) i Lavdëruari.” - Ai nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa gjithçka tjetër është nevojtare për kujdesin e Tij, është e nënshtruar para Tij. Ai meriton lavdërimin e krijesave në çdo kohë e gjendje. - “A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj ...” - Allahu ka nënshtruar kafshët, sendet, bimësinë, që të jenë në shërbimin tuaj. - “... dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? ” - Me butësinë e përkujde - sin e Allahut, ato lundrojnë ne dete e oqeane, për dobinë e njerëzve, në tregtinë mes vendeve. - “Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. ” - Nëse do të dëshi - ronte, Ai do ta lejonte qiellin të binte mbi tokë, që të shkatërronte gjithë çka në të. Por Allahu i Lavdëruar, me butësinë e përkuj - desin e Tij, me mëshirën e Tij gjithëpërfshi - rëse, me poshtetin e fuqinë e pakufishme, e mban qiellin që të mos bjerë në tokë. - “Sepse Allahu është i Butë e Mëshirë - plotë me njerëzit.” - Me gjithë padrejtësitë e mënxyrat e tyre, Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre, por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.” [Rad 6]. - “Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë (do t'ju ringjallë) . Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. ” - Si është e mundur që ju i shoqëroni Zotit ortakë të barabartë dhe i adhuroni së bashku me Të, ndërkohë që Ai është i vetëm e i pashoq në pushtetin për të krijuar, furnizuar krijesat e përkujdesur për to?! “Është Ai që jua dha jetën...”, pra, Ai ju solli në jetë, Ai ju krijoi, pasi nuk ishit fare. Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë, domethënë, do t’ju ringjallë Ditën e Kijametit. Megjithatë, njeriu është mohues i mirësive të Zotit, është mosmirënjohës i madh.

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:9–14:12 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Kur u erdhën profetët e Zotit me mrekulli dhe shpallje të qarta, ata i konsideruan gënjeshtarë dhe nuk iu nënshtruan Ligjit të Zotit. Për këtë shkak, Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i paralajmëron robërit e Tij, duke u kujtuar atë që ndodhi me popujt e mëparshëm, që mohuan profetët dhe shpalljet. Kur u erdhën profetët e Zotit me mrekulli dhe shpallje të qarta, ata i konsideruan gënjeshtarë dhe nuk iu nënshtruan Ligjit të Zotit. Për këtë shkak, Allahu i Madhëruar ua dha një pjesë të ndëshkimit që në këtë botë, duke e parë dhe dëshmuar njerëzia: - A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata që ishin para jush - për popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit dhe atyre që erdhën më pas? - Allahu i Madhëruar i përmend historitë e këtyre popujve në Librin e tij në mënyrë të shtjelluar. - Askush nuk di për ta përveç Allahut. Tek ata shkuan të dërguarit e tyre me Argumente të qarta. - Flitet për shumë popuj të mëparshëm, për të cilët askush nuk dinte, përveç Allahut. Të gjithëve atyre u kishin shkuar të dërguarit me argumente të qarta, që dëshmonin për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit. Çdo profeti, Allahu i Madhëruar i dha shenja dhe mrekulli të mjaftueshme, që njerëzit të besonin. Megjithatë, këta popuj nuk u nënshtruan për ta adhuruar Zotin sipas ligjit të Tij, por u treguan kryeneçë. Allahu i Lartësuar thotë: - Por ata i vinin duart në gojë dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni.”. - Ky veprim tregonte se ata nuk e besonin mesazhin e profetëve, prandaj kurrë nuk do të thoshin diçka që të tregonte besimin e tyre në Shpalljen e Zotit dhe miratimin e saj. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: "Ata, gjithashtu, i përngjajnë dikujt mes një shiu të rrëmbyer prej së larti, plot errësirë, me gjëmime e vetëtima. Ata i fusin gishtat në veshët e tyre prej frikës së vdekjes nga rrufeja. Allahu është gjithpërfshirës i jobesimtarëve (me dijen dhe pushtetin e Tij)." [Bekare 19]. Madje, ata shpreheshin qartë, kur u thoshin profetëve të tyre: “Ne e mohojmë atë me çka jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni” Domethënë, “ne jemi në dyshim dhe të lëkundur, të pavendosur dhe të paqartë për rrugën ku na ftoni”. Por, sigurisht, kjo qe gënjeshtër dhe padrejtësi e madhe, që ata e shprehnin me gojë, prandaj dhe të dërguarit u drejtoheshin me fjalët: - Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! - Si mund të vihet në dyshim një çështje e tillë? Kjo është njëlloj si të viheshin në dyshim gjërat më të dukshme e më të qarta. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe të gjitha gjërat ekzistojnë sepse i bën Ai të ekzistojnë. Për këtë arsye, kush dyshon për Allahun, tregon se nuk ka asnjë siguri për asnjë njohuri të vet, madje as për çështjet e dukshme dhe të prekshme nga shqisat e tij. Vërej me kujdes mënyrën dhe fjalët me të cilat profetët u drejtoheshin popujve mohues të së vërtetës. Ato janë fjalë që tregojnë se ata nuk kishin asnjë fije dyshimi për atë të vërtetë në të cilën i ftonin njerëzit. Ata i njoftonin njerëzit se Allahu i Lartësuar i thërret në gjëra të dobishme, që sjellin veç mirësi. - Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” - Ai dëshiron t'ju falë gjynahet dhe t'ju shpërblejë me mirësi të shumta, nëse i përgjigjeni ftesës së Tij. Allahu i Lartësuar i jep shpërblim shumë të madh qoftë në këtë jetë, qoftë në ahiret. Ai i fton robërit e Tij që ta adhurojnë Atë jo se dëshiron të përfitojë prej tyre, por që vetë ata të kenë dobi dhe të përfitojnë nga ky adhurim. Me gjithë këtë ftesë kaq bujare, përgjigjja e tyre ishte një përgjigje injorantësh dhe mendjelehtësh: - Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ajo (zotat) që adhuronin prindërit tanë. - Kuptimi: Ju nuk keni asnjë përparësi dhe epërsi mbi ne dhe nuk e pranojmë faktin që ju jeni të dërguar me shpallje nga Zoti. Ju jeni thjesht njerëz, sikur dhe ne, që synoni të na pengoni nga tradita e të parëve tanë. Si ta lëmë ne rrugën e etërve tanë dhe historinë e tyre të lavdishme, për shkak të opinionit dhe mendimit tuaj? Përse t'ju bindemi juve, ndërkohë që edhe ju jeni njerëz, sikurse dhe ne. - “Atëherë na sillni ndonjë fakt të qartë!” - Me këtë kishin për qëllim shenjat që ata vetë i propozonin, sipas tekave të tyre. Në fakt, sikurse u përmend më sipër, profetët parashtronin shumë argumente të qarta, por për propozimet e atyre, profetët thoshin: - Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. - Kuptimi: Po, është e vërtetë se ne jemi njerëz njëlloj si ju, por kjo nuk do të thotë që, për këtë shkak, ju të refuzoni Shpalljen dhe të vërtetën që ne sollëm nga Allahu, sepse Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nëse Allahu na ka dhuruar mirësinë e madhe të Shpalljes dhe të frymëzimit nga ana e Tij, atëherë kjo është bamirësi dhe bujari e Tij, dhe askush nuk mund ta kufizojë Zotin në mirësitë që Ai dhuron. Kështu, shikojeni me kujdes Shpalljen, që sollëm ndër ju! Nëse e shihni si të vërtetë, atëherë pranojeni dhe nënshtrohuni ta adhuroni Zotin sipas saj! E nëse nuk e pranoni si të tillë, atëherë mos nxirrni arsyetime të kota, duke thënë se, meqenëse ne jemi njerëz sikurse dhe ju, kjo justifikon rrefuzimin e Shpalljes së Zotit. Ndërsa për sa u përket ajeteve dhe mrekullive që ju propozoni dhe na kërkoni, dijeni se ne nuk kemi asgjë në dorë: - Nuk na takon neve t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. - Nëse Zoti dëshiron, Ai jua sjell ato shenja dhe mrekulli, por nëse nuk dëshiron, nuk jua sjell. Për diçka të jeni të sigurt, Zoti vepron veçse atë që e gjykon si të drejtë urtësia dhe mëshira e Tij. Prandaj: - Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” - Vetëm Allahut, dhe askujt tjetër, duhet t’i mbështeten dhe të shpresojnë besimtarët. Vetëm tek Ai duhet ta gjejnë mbështetjen dhe forcën për arritjen e të mirave dhe largimin e të këqijave. E si mund të veprojnë ndryshe besimtarët, kur ata e dinë mirë se Allahu i Lartësuar është plotësisht i mjaftueshëm dhe i pushtetshëm? Bamirësia e Tij është gjithëpërfshirëse, prandaj ata të jenë të sigurt dhe të qetë se Ai do t’ua lehtësojë arritjen e mirësive dhe do t'u japë forcë dhe mbështetje në realizimin e tyre. Në varësi të imanit është edhe mbështetja dhe besimi i plotë në ndihmën e Zotit. Nga kjo kuptohet se mbështetja (teuekul) e plotë tek Allahu i Lartësuar është detyrë dhe prej domosdoshmërive të besimit. Gjithashtu, ajo është nga adhurimet e mëdha dhe të rëndësishme, të cilat i do dhe i pëlqen Allahu i Lartësuar, sepse çdo adhurim tjetër lidhet ngushtë dhe ndërtohet mbi të. Në vijim, profetët e Zotit thoshin: - E përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai na ka udhëzuar në rrugën tonë? - Çfarë mund të na pengojë ne që t’i mbështetemi Allahut, kur ne jemi të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe e njohim të vërtetën?! Atë që e njeh të vërtetën dhe është udhëzuar në rrugën e drejtë, ky udhëzim do ta bëjë që të jetë i sigurt në teuekul-in e Tij. Dituria e besimtarit rreth faktit se Allahu i Lartësuar e ndihmon të udhëzuarin dhe është mëse i mjaftueshëm për të, ia përforcon edhe më shumë mbështetjen. Por ndryshe është gjendja e atyre që nuk janë të udhëzuar dhe nuk e njohin të vërtetën. Ata nuk kanë besim dhe siguri në mbështetjen e Zotit. Gjendja e tyre është krejtësisht e kundërt me gjendjen e besimtarëve, që i mbështeten Allahut. Këto fjalë të profetëve ishin nxitje për popujt e tyre, që mbështetjen dhe sigurinë që ata gjenin tek Allahu ta shihnin si një mrekulli që u ishte dhuruar atyre. Për ta shpjeguar më mirë, popujt mohues kishin pushtet dhe forcë mbi profetët dhe besimtarët. Ata ishin të mbushur me urrejtje dhe armiqësi kundër profetëve dhe i kishin plotësisht mjetet dhe mundësitë për t’i ndëshkuar dhe dëmtuar profetët dhe pasuesit e tyre dhe për ta shuar kështu mesazhin e tyre. Në të tilla kushte, fjalët e profetëve dhe mbështetja e plotë tek Allahu nga njëra anë, dhe pamundësia e popujve mohues për t’ia arritur qëllimit, nga ana tjetër, ishte në vetvete një mrekulli e qartë nga Zoti. Ky ajet i përngjan fjalës së Nuhut (a.s): “ O populli im! Nëse e keni të rëndë qëndrimin tim mes jush dhe këshillat e mia përmes ajeteve të Allahut, atëherë dijeni se unë i jam mbështetur vetëm Allahut. Prandaj, së bashku me zotat tuaj, vendosni si do të veproni kundër meje dhe mos e mbani të fshehtë vendimin tuaj! Zbatojeni atë kundër meje e mos më jepni asnjë afat! ”[Junus 71]. Edhe profeti Hud (a.s) i tha popullit: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat! Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është i Drejtë.” [Hud 54 - 57]. - Ne kemi për t’i duruar mundimet që na bëni. - Ne do të vazhdojmë me këmbëngulje përpjekjet tona për t'ju ftuar në rrugën e Allahut, për t’ju paralajmëruar që të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai. Lufta juaj kundër nesh nuk do të na ndalë nga kjo rrugë. Ne do të kalisim durimin tonë për të përballuar mundimet tuaja, së pari, duke shpresuar në shpërblimin e Zotit dhe, së dyti, duke shpresuar që me përkujtimin tonë të shpeshtë dhe paralajmërimet tona, Zoti do t'ju udhëzojë në rrugë të drejtë. - Vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që kërkojnë mbështetje!” - Vetëm Allahut, dhe askujt tjetër, le t’i mbështeten besimtarët dhe ata që kërkojnë ndihmë. Mbështetja tek Allahu është çelësi i çdo mirësie. Mësoje se, të dërguarit (paqja e Zotit qoftë mbi ta!) u stolisën me gradën më të lartë dhe llojin më të zgjedhur të teuekuli-t, që është: mbështetja për realizimin e qëllimit më të lartë, domethënë për ngritjen e fesë së Zotit, triumfin e saj, udhëzimin e njerëzve dhe largimin e tyre nga humbja. Kjo është grada më e lartë e mbështetjes te Zoti.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:58 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Para tij patëm udhëzuar edhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Këta ishin ata që Allahu i dalloi nga profetët pasardhës të Ademit, pasardhës të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, pasardhës të Ibrahi - mit dhe të Jakubit (Iraelët) dhe prej atyre, që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur.” - Lind pyetja: A bëhet fjalë për të gjithë profetët apo vetëm për ata që përmenden në këtë sure? Disa janë të mendimit se këtu nuk flitet vetëm për profetët e përmendur në këtë sure, por për të gjithë profetët. Domethënë, pasi përmend një grup profetësh, të cilët u spikatën me mirësi, Allahu i Madhëruar thotë në lidhje me të gjithë profetët që dërgoi, se edhe ata Ai i zgjodhi dhe i dalloi me mirësi të shumta. Megjithatë, Suddiju dhe Ibn Xheriri (Allahu i mëshiroftë!) thonë se: pjesa “nga profetët pasardhës të Ademit” ka për qëllim profetin Idris, ndërsa: “pasardhës të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun” ka për qëllim Ibrahimin. Më tej, fjala: “pasardhës të Ibrahimit” ka për qëllim Is’hakun, Jakubin dhe Ismailin, ndërsa: “dhe (pasardhës) të Jakubit” ka për qëllim Musain, Harunin, Zekerian, Jahjan dhe Isain, birin e Merjemes. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me Profetin tonë dhe të gjithë profetët dhe lajmëtarët e Zotit! Ibn Xheriri shpjegon: “Kjo është arsyeja që është përmendur e veçuar prejardhja e secilit grup, edhe pse të gjithë janë pasardhës të Ademit. Mes tyre u përmend Idrisi, i cili nuk është prej atyre që ishin në anije me Nuhun, sepse ai ishte gjyshi i Nuhut.” Ky kuptim, në fakt, është më i dukshëm nga ajeti. Nga ana tjetër, ndër argumentet që mbështesin mendimin se bëhet fjalë për të gjithë profetët, është edhe fjala e Allahut: “Këto janë shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musanë dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. Edhe Zekerijan, Jahjanë, Isanë dhe Ilijasin. Të gjithë ishin prej të mirëve (të devotshëm) . Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. Edhe shumë prej prindërve, pasardhësve dhe vëllezërve të tyre i zgjodhëm dhe i udhëzuam në Rrugën e Drejtë. Ky është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre. Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e profetësinë. E nëse këta (populli yt) refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon.” Dhe në fund: “Këta ishin ata, të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu. ...” [En’am 83 - 90]. Domethënë, Allahu udhëzoi, zgjodhi dhe dalloi që të gjithë profetët, madje na urdhëroi që ata të jenë shembulli ynë dhe rruga e tyre të jetë udha jonë. - “Kur atyre u lexoheshin ajetet e Zotit ata binin në sexhde dhe qanin. ” - Kur ata dëgjojnë Fjalën e Allahut, me argumente e fakte të pamohueshme, me shenja e mësime madhështore, ata bien në sexhde për Zotin e tyre, gjithë përulësi, duke treguar nevojë të madhe për mëshirën e Tij, por edhe në formë mirënjohjeje e lavdërimi për të gjitha mirësitë madhështore, që Allahu u ka dhënë që të gëzojnë. Dijetarët janë unanimë në qëndrimin se bërja e sexhdes është e ligjëruar gjatë leximit të këtij ajeti, duke i marrë si shembull këta të zgjedhur dhe duke pasuar udhëzimin e tyre.11

Mus'haf Hape →
Bekare 2:83–2:86 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që ju të jeni të devotshëm.” ” [En'am 151 -153]. Ose: “Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! Zoti yt ka dhënë urdhër të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar sjell disa urdhra, të cilët përbëjnë themelet e kësaj feje. Në fakt, këto parime themelore kanë qenë gjithmonë të njëjta, të pandryshueshme për të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar të gjithë profetët për ruajtjen të paprekshme dhe të pandryshueshme të këtyre bazave të besimit dhe të fesë. Këto baza kanë qenë gjithmonë garantuese të mirësive të përgjithshme të të gjithë njerëzimit, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ato nuk mund të tjetërsohen kurrë apo të anulohen nga parime të tjera të ndryshme. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar na urdhëron edhe në ajete të tjera, si: “Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! Allahu nuk i do njerëzit arrogantë dhe mburravecë,”. [Nisa 36]. Ose: “ Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me prindërit; të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata; të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin; dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Masni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni. Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” ” [En'am 151 -153]. Ose: “Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë (dhe asgjë) tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of” e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira! Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës dhe thuaj (lutu): “Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. Zoti juaj e di më së miri atë që fshihni brenda shpirtit tuaj. Nëse jeni bamirës, atëherë (dijeni se) Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen. Jepi të afërmit, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën që i takon, por mos shpenzo tepër e më kot! Pa dyshim, ata që e teprojnë janë vëllezër të shejtanëve dhe shejtani është mohues i madh i Zotit të Tij. Nëse nuk mund t'i ndihmosh (të afërmit, të varfrit etj.) dhe i kthen ata, duke shpresuar mëshirë nga Zoti yt, atëherë thuaju atyre fjalë të mira! Mos e shtrëngo dorën tënde e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë! S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. Ai di dhe sheh gjithçka mbi robërit e Tij. Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve! Vrasja e tyre është, vërtet një krim i madh. Mos iu afroni imoralitetit! Ai është, vërtet një vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe. Mos e vrisni njeriun, që Allahu e ka ndaluar të vritet, përveç se me drejtësi (sipas Ligjit). Nëse dikush vritet pa të drejtë, Ne i kemi dhënë të drejtë kujdestarit të tij (të kërkojë drejtësi). Por edhe ai të mos e kalojë kufirin në (shpagimin për) vrasje, sepse ai është i ndihmuar (prej Zotit). Mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse kur keni qëllim të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet! Zbatojini premtimet tuaja, sepse për premtimin ka përgjegjësi! mbusheni mirë masën kur matni (me enë) dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më e dobishme për ju dhe ka përfundim më të mirë. Mos iu afro asaj për të cilën nuk ke njohuri! Dëgjimi, shikimi dhe zemra – për të gjitha ato ka përgjegjësi. Mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt. Këto (ajete) janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. Mos adhuro veç Allahut ndonjë zot tjetër që pastaj të hidhesh në Xhehenem si fajtor dhe i dëbuar.” [Isra, 22-39]. - “Ne morëm zotimin e bijve të Israilit” - Për shkak të ngurtësisë dhe ashpërsisë së zemrave të tyre, duhej që për çdo dispozitë që u shpallej, për çdo urdhër që u drejtohej, t'u merreshin shumë betime se do të ishin të bindur. Vetëm nëpërmjet përbetimeve mund të shpresohej se ata do të zbatonin ndonjë urdhër, sepse zakonisht nuk e mbanin fjalën e dhënë dhe gjithmonë i shkelnin dispozitat. E kështu, Allahu i Madhëruar mori premtimin e tyre për zbatimin e këtyre urdhrave: - “Mos adhuroni askënd, përveç Allahut!” - Ky është një urdhër i qartë, për të adhuruar Allahun si Një të vetëm, pa i vënë të barabartë. Ky përbën themelin e fesë, mbi të cilin ngrihen të gjitha veprat e tjera. Asnjë punë nuk pranohet nëse nuk është ndërtuar mbi këtë bazë. Kjo është e drejta që ka Allahu i Lartësuar mbi krijesat e Tij. Pastaj i Madhëruari përmend një detyrë tjetër: - “Të silleni mirë ndaj prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve!” - Ky është urdhër për të gjitha llojet e bamirësisë. Ne jemi të urdhëruar, gjithashtu, t'u bëjmë atyre mirësi me të gjitha mënyrat, me fjalë dhe me vepra. Ky ajet na ndalon edhe nga e kundërta e bamirësisë, që është keqtrajtimi apo shkaktimi i mërzitjes për ta. Më konkretisht, ajeti na urdhëron që të jemi bamirës ndaj prindërve dhe na ndalon që të mos bëjmë bamirësi ndaj tyre apo që t’u shkaktojmë mundime, sepse urdhri për të kryer diçka të caktuar nënkupton gjithashtu edhe ndalimin nga e kundërta e saj. Dihet që, bamirësia ka dy të kundërta, të cilat janë: - Kryerja e të këqijave dhe keqtrajtimi. - Mosbërja bamir ësi, edhe nëse nuk bëhet keqtrajtim. E para është krim shumë i madh, ndërsa e dyta është e ndaluar, haram. Sigurisht që këto dy gjynahe nuk kanë të njëjtën gradë. E njëjta gjë thuhet edhe për mbajtjen e lidhjeve me të afërmit, jetimët dhe me të varfërit. Bamirësia ndaj këtyre kategorive nuk mund të përkufizohet duke numëruar llojet dhe mënyrat e saj. Bamirësia (ihsan) është nj ë emër përfshirës i të gjithë fjalëve dhe veprave që i kënaqin dhe ndihmojnë ato kategori njerëzish. Pastaj Allahu i Madhëruar na udhëron që të jemi bamirës ndaj të gjithë njerëzve: - “Njerëzve t'u thoni fjalë të mira (të vërteta)!” – “Fjalë e mirë” konsiderohet urdhërimi i njerëzve për punë e fjalë të mira dhe ndalimi i tyre nga punët dhe fjalët e këqija. “Fjalë e mirë” konsiderohet edhe mësimi i dijes, përhapja e selamit, buzëqeshja e të tjera të ngjashme. Duke qenë se është e pamundur që të jesh bamirës ndaj të gjithë njerëzve me pasurinë tënde, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të tregohemi bamirës ndaj tyre me diçka të përballueshme nga çdokush: me fjalët dhe me sjelljet tona. Sipas rregullit të përmendur më sipër (që urdhri për diçka konsiderohet edhe si ndalesë nga e kundërta e saj), ky ajet na ndalon, gjithashtu, nga përdorimi i çdo fjale të shëmtuar dhe të keqe. Madje kjo ndalesë është e përgjithshme. Ne jemi të ndaluar nga çdo fjalë e keqe dhe e shëmtuar qoftë, edhe kundër qafirëve apo në adresë të tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar, në një ajet tjetër në Kur’ân, na mëson dhe thotë: “Të polemizoni me ata që u është dhënë Libri (para jush) veçse në mënyrën më të mirë." [Ankebut, 46]. Një nga kushtet e moralit të lartë njerëzor, për të cilin Allahu i ka urdhëruar adhuruesit e Tij, është edhe zbatimi i urdhrit që ata të jenë të kontrolluar dhe të kujdesshëm në fjalët dhe në veprat e tyre. Ai i urdhëron adhuruesit e Tij që të mos jenë të vrazhdë ose ofendues dhe të mos polemizojnë në mënyrë të shëmtuar, por të jenë shembuj të moralit të lartë. Ai i ka urdhëruar ata që të jenë të butë, të mëshirshëm, tolerantë, të sjellshëm dhe respektues ndaj çdokujt. Ata duhet të jenë durimtarë dhe të përmbajtur gjatë ballafaqimit me fyerjet dhe mundimet që njerëzit u shkaktojnë, dhe të gjitha këto duhet t’i bëjnë duke llogaritur e shpresuar shpërblimin e Allahut të Lartësuar, duke çuar në vend urdhrin e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për dy gjëra: - “Ta përkryeni namazin dhe të jepeni zekatin.” - Sikurse e kemi thënë më përpara, falja e namazit simbolizon dhe kultivon sinqeritetin ndaj Allahut, ndërsa dhënia e zekatit është mishërim dhe kultivim i bamirësisë ndaj krijesave. Kush i sheh këto urdhra dhe ndalesa me kujdes e kupton se Allahu i Lartësuar paraqet me anë të tyre bamirësinë dhe mëshirën e Tij ndaj krijesave që urdhërohen dhe ndalohen rreth këtyre çështjeve të rëndësishme. Kjo mëshirë bëhet edhe më e dukshme kur Allahu i Lartësuar, për t'i bërë njerëzit më të përgjegjshëm në zbatimin e këtyre dispozitave të dobishme për ta, u kërkon të betohen për zbatimin e tyre. E me gjithë këto bamirësi, cili qe qëndrimi që mbajtën paraardhësit e çifutëve të sotëm? Thotë i Lartësuari: - “Por ju e thyet zotimin dhe ia kthyet shpinën (rrugës së drejtë),” – Nga shprehja ‘teuel-lejtum’ (ia kthyet shpinën) kuptohet se ky prapësim u bë në një mënyrë të atillë, që tregonte se ata nuk e kishin më dëshirën për t'u rikthyer në besimin dhe në rrugën e drejtë. Mes atyre që devijojnë dhe humbasin rrugën e drejtë, ka shpeshherë edhe nga ata që e dëshirojnë kthimin në të dhe afrimin tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa këta u larguan që të mos ktheheshin kurrë. E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga të tilla shkatërrime dhe dëshpërime të papërballueshme! Nga këto fjali, ndonjë mund të kuptojë që askush prej tyre nuk qëndroi në rrugën e drejtë dhe nuk e ndoqi më udhëzimin, por Allahu i Lartësuar na lajmëron se mes tyre kishte edhe burra që qëndruan si malet, të patundur në rrugën e drejtë. Edhe pse të paktë në numër, gjithsesi ekzistonin, siç thotë i Lartësuari: - “…përveç një pakice prej jush” - Pra, përveç një pakice, të cilët Allahu i Lartësuar i ruajti, të tjerët e humbën rrugën dhe shpresat. Në ajetet e mëposhtme, Allahu i Madhëruar na njofton për veprimet e ulëta të çifutëve që jetonin në Medinë, gjatë kohës së Muhamedit (s.a.u.s.). Në Medinë, para Islamit, jetonin dy fise të mëdha arabe: Eusi dhe Hazrexhi. Ata ishin në idhujtari. Mes tyre zhvilloheshin luftëra të mëdha. Më pas, erdhën në Medinë edhe tri fise çifutësh: Benu Kurejdhat, Benu Nadirët dhe Benu Kajnukat. Secili nga këto tri fise bëri aleat nga një grup arabësh të Medinës. Në këtë mënyrë, nëse ndodhte luftë mes fiseve arabe, edhe çifutët merrnin pjesë nën flamurin e aleatëve përkatës. Kështu, në mënyrë të pashmangshme, çifuti vriste çifutin, ose e dëbonte, ose edhe e grabiste. Ndërsa pas lufte, nëse grupet kishin kapur robër, i shkëmbenin ata me njëri -tjetrin. Judejtë, sipas ligjit të tyre, ishin të urdhëruar që të mos derdhnin gjakun e njëri-tjetrit, të mos e dëbonin njëri -tjetrin prej shtëpive të tyre, dhe nëse mes tyre kishte robër, të nxitonin që t'i kompensonin dhe t'i lironin ata robër që ishin çifutë. I Madhëruari thotë: - “Dhe kujtoni kur Ne morëm zotimin tuaj që të mos derdhnit gjakun tuaj ndërmjet njëri -tjetrit dhe të mos e dëbonit njëri -tjetrin nga shtëpitë e tyre. Ju i pranuat solemnisht (këto kushte) . Edhe ju (të sotmit) jeni dëshmitarë për këtë.” - Por ata, në vend që t'i zbatonin këto rregulla të vendosura nga Allahu i Lartësuar mes tyre, i shkelën ato pa ngurruar. Ata shkelën dy urdhrat e parë dhe zbatuan të tretin: - “Por, jeni pikërisht ju (që dhatë besën) , që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë (prej jush) i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar (me idhujtarët) kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni shpërblesën për t’i liruar ata (duke zbatuar kështu një urdhër të Teuratit). Por edhe dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. ” – Pra, nga njëra anë, ata pranonin çështjen e kompensimit të robërve, ndërsa, nga ana tjetër, kryenin vrasje dhe dëbime prej shtëpive. Prandaj Allahu i Lartësuar i qorton ashpër për këtë veprim të shëmtuar, që rridhte nga besimi i tyre i mangët: - “Atëherë a besoni vetëm një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! ” - Kuptimi: A po e besoni (dhe zbatoni) një pjesë të Librit (për çështjen e kompensimit të robërve) dhe pjesën tjetër (për vrasjen, dëbimin dhe plaçkitjen) po e mohoni?! Ky ajet flet për zbatimin e urdhrave dhe për largimin nga ndalesat, të cilat janë pjesë e imanit. Pastaj i Madhëruari na tregon se cili është ndëshkimi i atyre që bëjnë të tilla gjëra: - “A e dini çfarë ndëshkimi pritet për ata që bëjnë gjëra të tilla? Ata, veç poshtërimit në jetën e kësaj bote, …” - Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Allahu i Lartësuar i posht ëroi ata q ë në këtë jetë. Nëpërmjet Profetit të Tij, Ai i vrau ata që merituan vrasjen, i robëroi ata që merituan robërinë dhe i dëboi prej vendeve të tyre ata që e merituan dëbimin. Ky ishte poshtërimi në jetën e dynjasë. - “…në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju. ” - Ditën e Gjykimit, ata do t’i nënshtrohen ndëshkimit më të rëndë. Pastaj i Lartësuari na tregon shkakun që nxiti tek ata besimin në një pjesë të Librit dhe mohimin e pjesës tjetër të tij: - “Këta janë njerëzit që e blenë jetën e kësaj bote me çmimin e Botës tjetër. ” - Ata mohuan sepse, nëse nuk do të shkonin në ndihmë të aleatëve të tyre arabë, kundër vëllezërve të tyre çifutë, do të turpëroheshin para njerëzve. Pra, zgjodhën si më të pranueshme që të thyenin urdhrin e Zotit dhe të vrisnin njëri -tjetrin, për shkak të turpit prej njerëzve. Por çfarë fituan me këtë? I Lartësuari thotë: - “…Por atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe kurrë nuk do të ndihmohen. ” – Pra, kurrë nuk do të gjejnë prehje dhe shpëtim prej dënimit të ashpër në zjarrin e Xhehenemit, i cili do të jetë vijimisht i ashpër. Qetësia do të jetë një emër i harruar për ta dhe akush nuk do t'i ndihmojë për të shpëtuar nga kjo bela.

Mus'haf Hape →
Enam 6:151 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (asnjë e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Daud el Eudi pë rcjell nga Ibn Mesudi thënien: 1150. “Kush dëshiron që të shohë porosinë e Profetit të Allahut të vulosur nga vetë ai, le të lexojë këto ajete: “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (asnjë e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me prindërit; të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata; të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin; dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë. Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Masni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni. Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” Hakimi sjell në Mustedrakun e tij rrëfimin e Jezid Ibn Harunit, që përcjell nga Ubadetu Ibn Samiti, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 1151. “Kush nga ju do të më japë besën për këto të trija!” Pastaj Profeti i Allahut lexoi: “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj...” deri në fund. Më pas tha: “Ai që i përmbush këto, e ka shpërblimin tek Allahu. Ai që cënon diçka prej tyre dhe Allahu e dënon për to që në këtë dynja, ai është ndëshkimi për to. Ndërsa atë që e vonon për në ahiret, ai është në dorë të Allahut, nëse do e ndëshkon e nëse do e fal.” Hakimi shton se ky është një isnad i saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, edhe pse nuk e kanë nxjerrë në Sahih-un e tyre. Megjithatë, ata të dy kanë rënë dakord për saktësinë e hadithit të Zuhriut, që përcjell nga Ebu Idrisi, e ky nga Ubadetu: 1152. “Më jepni besën që nuk do t’i shoqëroni asgjë Allahut në adhurimin përkushtuar ndaj Tij...”, e deri në fund. Në fakt, Sufjan Ibn Husejni i ka transmetuar të dy hadithet, prandaj nuk është e udhës që për njërin hadith të konsiderohet si transmetues që ka gabime e ngatërresa e për tjetrin jo, ndërkohë që i ka sjellë së bashku. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj ...” - Në këto ajete, Allahu e urdhëron Profetin e T ij që t’u drejtohet këtyre idhu jtarëve, të cilët adhuronin idhuj përveç Allahut, bënin haram mirësitë që Allahu u dhuroi njerëzve, vrisnin fëmijët e tyre, dhe të gjitha këto i bënin duke u prirë nga hamendësitë e kota dhe frymëzimi i shejtanit të mallkuar: Thuaju atyre: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj...”. Pra, ejani e dëgjoni me kujdes për çfarë ju ndalon Zoti juaj: - Të mos adhuroni (asnjë e) asgjë tjetër përveç Tij... - Ai ju porosit që të mos adhuroni dikë tjetër veç Tij. Kjo është një porosi që përmban në vetvete ndalesën nga idhujtaria. E thënë ndryshe, është një ndalesë e sjellë në formë porosie. Prandaj në fund të ajetit thuhet: “Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë.” Në dy Sahihët vjen hadithi i Ebu Dherit, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 1153. “Më erdhi Xhibrili dhe më përgëzoi se çdokush nga umeti im që vdes dhe nuk ka adhuruar (asnjë e) asgjë tjetër përveç Allahut, ka për të hyrë në Xhenet. Unë i thashë: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh?” Ai tha: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh!” I thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh?” - “Edhe nëse bën zina dhe vjedh.” I thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh?” - “Edhe nëse bën zina dhe vjedh dhe pi pije dehëse.”.” Në një transmetim tjetër thuhet se ishte Ebu Dheri ai që ia drejtoi këto pyetje Profetit dhe ai iu përgjigj.30 Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi i Ibn Mesudit, ku thuhet: 1154. “Ai që vdes dhe nuk ka adhuruar (asnjë e) asgjë tjetër përveç Allahut, ka për të hyrë në Xhenet.” Ibn Merdeuejhi përcjell hadithin e Ubadete dhe Ebu Dardae: 1155. “Të mos adhuroni (asnjë e) asgjë tjetër përveç Allahut edhe nëse priteni në copa, ose gozhdoheni, ose digjeni me zjarr.” - të silleni mirë me prindërit ... - Allahu ju porosit dhe ju urdhëron që të jeni bamirës me prindërit tuaj. Allahu i Lartësuar e përmend bashkë urdhrin për bindje ndaj Tij dhe bamirësinë ndaj prindërve në shumë ajete, si për shembull: “ Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë. ” Lukman 14, 15 . Kështu, Ai urdhëron për bamirësi ndaj tyre, edhe nëse janë idhujtarë, dhe ajetet që flasin për këtë çështje janë të shumta. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ibn Mesudi, që ka thënë: 1156. “E kam pyetur Profetin: “O i Dërguari i Allahut! Cila është vepra më e mirë?” - “Namazi në kohën e vet” - “Po pastaj?” - “Xhihadi në rrugën e Allahut”.” - “Po pas saj? - “Bamirësia ndaj prindërve.” Ibn Mesudi vazhdon: “Këto më tregoi Profeti i Allahut. Nëse do ta pyesja për më shumë, do më tregonte më shumë...”. - të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata ... - Pasi porositi për bamirësi ndaj prindërve e paraardhësve, Allahu i Lartësuar urdhëron edhe për bamirësi ndaj fëmijëve e pasardhësve. Ai thotë: “mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë...”. Bëhet fjalë për varfërinë egzistuese. Pra, të mos ju shtyjë frika nga varfëria në të cilën ndodheni, që të bëni këtë krim të shëmtuar. Ndërsa në suren Isra tha: “Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë,” [Isra 31], pra nga frika se pasi ato t’ju lindin, ju do të varfëroheni për këtë shkak. Prandaj, po ta vëresh me kujdes, i lartësuari tha: “... se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve!”. Kështu, Ai përmendi fillimisht faktin se është Ai që e ka siguruar rizkun e fëmijëve, e kështu lindja e fëmijës nuk është shkak për varfërim (përkundrazi, rizku i fëmijës bëhet shkak që të shtohet edhe rizkut i prindit), pastaj përmendi faktin se Ai e ka siguruar edhe rizkun e prindërve. Kështu, rizku i tyre nuk pakësohet me lindjen e fëmijës. Ndërsa në këtë sure i madhëruari tha: “... Ne ju furnizojmë ju dhe ata”. Pra, Ai përmendi fillimisht rizkun e prindërve, si më i rëndësishmi për t’u përmendur në këtë kontekst, pastaj përmendi edhe rizkun e fëmijëve. Pra, është Allahu që ju furizon ju dhe fëmijët tuaj. Kështu, vrasja e fëmijës nuk do t’jua lehtësojë varfërinë në të cilën ndodheni, sepse si rizku juaj ashtu edhe ai i fëmijës tuaj është në dorë të Allahut. - të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin ... - Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Thuaj: “Gjërat që ka ndaluar Zoti janë veprat e turpshme, qofshin ato të hapura ose të fshehta, gjynahet, shkelja e kufijve (të Tij) dhe padrejtësitë; t'i bësh shokë Allahut, pa pasur asnjë argument të shpallur dhe të thuash për Allahun gjëra për të cilat s'ke asnjë dijeni.” [El ea’raf 33]. Tefsiri i këtij ajeti u përmend më parë, e pikërisht në fjalën e Allahut: “Largohuni nga të gjitha gjynahet, si të haptat, ashtu edhe të fshehtat...” 31 Në dy Sahih-ët vjen hadithi prej Ibn Mesudit, se Profeti i Allahut ka thënë: 1257. “Askush nuk është më xheloz se Allahu. Për këtë arsye, Ai i ndaloi gjynahet, të hapura apo të fshehura qofshin.” - dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. - Krimi i vrasjes bën pjesë në gjynahet që Allahu i Madhëruar i ndaloi kur tha: “...të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin”, por Allahu i Lavdëruar e përmend këtu krimin e vrasjes në mënyrë të veçantë, për ta përforcuar edhe më shumë ndalesën për të. Në dy Sahih-ët vjen hadithi prej Ibn Mesudit, se Profeti i Allahut ka thënë: 1158. “Nuk lejohet të derdhet gjaku i një muslimani, i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut dhe se unë jam Profeti i Allahut, përveçse në tri raste: jeta me jetën (pra, nëse vret njeri të pafajshëm, atëherë vritet); ai që bën imoralitet duke qenë i martuar; dhe ai që e braktis fenë e tij dhe largohet duke përçarë bashkësinë muslimane.” Po kështu është transmetuar edhe kërcënimi e ndalesa e fortë për vrasjen e muâhid-it, pra, të atij me të cilin është lidhur marrëveshje paqeje apo armëpushimi. Buhariu përcjell nga Abdullah Ibn Amri një hadith merfu’ nga Profeti i Allahut, që ka thënë: 1159. “Ai që vret një muâhid, nuk ka për ta ndjerë aromën e Xhenetit, edhe pse aroma e tij ndihet që dyzet vjet larg.” - Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë. - Këto janë disa nga porositë e Tij, që ju të logjikoni e të mësoni rreth tyre.

Mus'haf Hape →
Isra 17:78–17:79 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… etj. Kjo shprehje është e njohur në gjuhen arabe se çfarë nënkupton. - Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme. - Bëje këtë për të cilën të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke e urdhëruar për të përkryer pesë namazet ditore, Allahu i Lavdëruar i drejtohet Profetit të Tij: - Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. - Ibn Abasi shpjegon: “Dulûkish-shemsi” është koha kur dielli fillon të ulet nga kupa e qiellit. Po kështu është përcjellë nga Ibn Umeri, Ibn Mesudi, Haseni, Dahhaku etj. Këtë mendim e ka përkrahur edhe Ibn Xheriri. Ndër argumen - tet për këtë çështje është rrëfimi që Ibn Humejdi përcjell nga Xhabir Ibn Abdullahi, i cili tregon: 1697. “E ftova njëherë Profetin e Allahut të vinte me kë të dëshironte ai prej shokëve të vet, për drekë tek unë. Pasi hëngrën, ata dolën kur dielli fillon dhe ulet nga kupa e qiellit. Profeti tha: “Dil, o Ebu Bekër, se kjo është koha e “ dulukishshemsi”, kur nis e ulet dielli.” Një version i ngjashëm vjen nga Sehl Ibn Bekari, që përcjell zinxhir nga Ebu Auane, nga Esued Ibn Kajsi, nga Nebih el Nezi, nga Xhabiri dhe ky nga Profeti i Allahut. Atëherë, sipas këtij kuptimi, ajeti i ka përfshirë të pesë namazet. Allahu thotë: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur bie nata.” Deri këtu përfshihen: namazi i drekës, ikindisë, akshamit dhe i darkës. Ndërsa fjala e Allahut: - Gjithashtu, lexoje Kur ’anin e agimit. - Kjo flet për namazin e sabahut. Në Sunetin e Profetit ka hadithe të shumta, që tregojnë hollësi për kohët e faljes së namazeve gjatë ditës dhe natës, të cilat muslimanët i kanë përcjellë brez pas brezi, e shekull pas shekulli, sikurse është shtjelluar në libra e punime të tjera. Vetëm Allahut i takon çdo lavdërim e mirënjohje! - Vërtet, leximi i Kur ’anit të agimit është i dëshmuar. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1698. “Namazi me xhemat është 25 herë më i vlefshëm sesa namazi që falet vetëm. Melekët e ditës dhe melekët e natës takohen në namazin e sabahut.” Ebu Hurejra shton: “Lexoni, po të doni: “...lexoje Kuranin e agimit. Vërtet, leximi i Kuranit të agimit është i dëshmuar.”” Në një version që vjen po nga Ebu Hurejra në dy Sahih-ët, përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 16 99. “Melekët vijnë (tek ju) pareshtur, ditën dhe natën, dhe të gjithë mblidhen së bashku në kohën e faljes së agimit dhe të ikindisë. Pastaj, ata që kanë ndenjur me ju gjithë natën, ngjiten tek Allahu, i Cili i pyet ata - edhe pse Ai e di përgjigjen që më parë, më mirë se ata: “Si i latë robërit e Mi?” Ata përgjigjen: “I gjetëm duke u falur dhe përsëri i lamë duke u falur.” - Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! - Ky është një urdhër për të falur namaz nate, përveç namazeve të detyrueshme. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Hurejra se: 1 700. “I Dërguari i Allahut u pyet se cili është namazi më i mirë, pas namazeve të detyrueshme (farz), dhe ai tha: “Namazi i natës.”” Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij për të falur namaz nate. Et-tehexhud, që është përmendur në këtë ajet, është namazi që falet pasi ke fjetur gjumë e ngrihesh natën (para agimit). Kështu ka thënë Alkame, Esuedi, Nehaiu etj. Kjo shprehje është e njohur në gjuhen arabe se çfarë nënkupton. - Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme. - Bëje këtë për të cilën të urdhëroj, dhe Ditën e Kijametit, Ne do të të ngremë në gradën më të lavdishme e të lartë, të quajtur “Mekâm el Maĥmûd”, për të cilën do të të lëvdojnë të gjitha krijesat dhe do të të lartësojë vetë Zoti yt Krenar dhe i Lartësuar. Ibn Xheriri shton që, shumica e shpjeguesve të Kur ’anit thonë se: kjo është grada, në të cilën do të lartësohet Muhamedi në Ditën e Kijametit, për të ndërmjetësuar për njerëzinë, që Allahu i Madhëruar të largojë prej tyre vështirësinë e asaj dite (e të fillojë llogaria). Profeti i Allahut do të ketë disa angazhime në Ditën e Gjykimit, që askush tjetër nuk i ka. Ai, gjithashtu, do të ketë një gradë të tillë, që askush nuk ka për t’iu afruar. Ai është i pari prej krijesave që do të dalë nga varri i gjallë Ditën e Ringjalljes. Ai do të ringjallet hipur mbi kafshë, për të shkuar në Sheshin e Tubimit (Mahsher). Ai do të mbajë një flamur dhe poshtë flamurit të tij do të renditen të gjithë (profetët), nga Ademi e në vijim. Ai do të ketë Haudin (pusin me ujë), në të cilin do të ketë më shumë njerëz se në çdo vend tjetër. Ai do të ndërmejtësojë tek Allahu që të bëjë gjykimin e krijesave. Kjo do të ndodhë pasi njerëzimi të shkojë të kërkojë ndërmjetësim tek Ademi, pastaj Nuhu, pastaj Ibrahimi, pastaj Musai dhe pastaj Isai, por të gjithë do të thonë të njëjtën fjalë: “Nuk jam unë për këtë!” Pastaj shkojnë tek Muhamedi ﷺ ,i cili do të thotë: “Unë jam për këtë! Unë jam për këtë!” Ai do të ndërmjetësojë për disa njerëz, për të cilët do të urdhërohet që të futen në zjarr, por me ndërmjetësimin e tij, ata do të largohen e do të shpëtohen prej zjarrit. Ai do të jetë i pari profet, i cili do të përfundojë gjykimin në lidhje me popullin e tij. Ai do të jetë i pari profet, që do të kalojë Siratin me popullin e tij. Ai do të jetë i pari, të cilit do t’i hapen portat e Xhenetit për t’u futur brenda, sikurse thuhet në Sahih-un e Muslimit. Në hadithin e Fryrjes së Surit thuhet se, besimtarët do të hyjnë në Xhenet të gjithë veçse pas ndërmjetësimit të tij dhe ai do të jetë i pari që do të hyjë në të. Populli i tij do të jetë i pari që do të hyjë në Xhenet. Ai do të ndërmjetësojë që disa njerëz të lartësohen në Xhenet në grada të larta, të cilat ata nuk i arrijnë dot me veprat e tyre. Ai është i vetmi që ka në Xhenet gradën e Uesila-s, që është më e larta në Xhenet. Kur Allahu të japë lejën për ndërmjetësim për gjynahqarët, do të ndërmjetësojnë melekët, profetët, besimta - rët, kurse Muhamedi ﷺ do të ndërmjetësojë për aq shumë krijesa, saqë vetëm Allahu e di numrin e tyre. Askush nuk do të ndërmjetësojë ashtu si profeti Muhamed ﷺ dhe askush nuk mund t’i afrohet atij në këtë. Le të përmendim tani disa hadithe, që kanë ardhur e flasin për “ Mekâm el Maĥmûd ”. Vetëm Allahut i kërkojmë ndihmë! Buhariu sjell hadithin nga Ibn Umeri: 1 701. “Çdo popull do të jetë i gjunjëzuar Ditën e Kijametit dhe çdo popull do të ndjekë profetin e vet, duke thënë: “O filan, ndërmjetëso për ne! O filan, ndërmjetëso për ne!|” Kështu do të vazhdojnë, derisa shkojnë për të kërkuar ndërmjetësim nga Muhamedi ﷺ .Ajo është dita kur Allahu do ta ngrejë atë në “ Mekam el Mahmud ”, - Grada e Lavdisë.” Këtë hadith e përcjell edhe Hamza Ibn Abdullahi nga i ati, që përcjell nga Profeti i Allahut. Sërish Buhariu sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdullahi: 1702. “Çdokush që, kur dëgjon ezanin, thotë: “Allahumme rab-be hâdhihiddea'uetit-tâm-meh ues -salâtil kâime! Âti Muhem-medenil uesilete uel fadilete, ueb'ath'hu mekâmen maĥmûden El -ledhi uead-dteh!” (O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të plotë dhe të këtij namazi që do të falet! Jepi Muhamedit Uesila-n dhe nderimin më të lartë! Ngrije atë në gradën më të lavdëruar dhe të lavdishme, të cilën ia ke premtuar!), ai do të përfitojë nga ndërmjetësimi im në Ditën e Kijametit.” Këtë transmetim nuk e ka sjellë Muslimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ubej Ibn Keabi, se Profeti i Allahut ka thënë: 1703. “Kur të jetë Dita e Kijametit, unë do të jem Imami i profetëve, hatibi i tyre dhe ndërmjetësuesi, pa u lëvduar aspak.” Hadithin e ka përnxjerrë Tirmidhiu, që ka thënë se ky është një hadith hasen sahih . Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili ka thënë: 1704. “Profetit të Allahut i sollën njëherë një shpatull qengji të pjekur, dhe atij i pëlqente mishi i shpatullës. Pasi hëngri pak prej saj, ai tha: “Unë do të jem zotëria i të gjithë bijve të Ademit në Ditën e Kijametit. A e dini pse? Allahu ka për t’i tubuar të parët dhe të fundit në një vend. Dielli do të afrohet mbi njerëzit dhe ata do të mbushen me një frikë dhe ankth të madh, që nuk mund ta përballojnë. Ata do t’i thonë njëri-tjetrit: “A nuk e shihni në ç’gjendje jemi e këtë ankth, që na ka mbuluar? A nuk po shihni dikë, që të ndërmjetësojë për ju tek Zoti juaj?” Disa njerëz do të thonë: “Shkoni tek Ademi!” Ata do të shkojnë tek Ademi, por ai kërkon ndjesë e nuk e merr përsipër këtë mision. Pastaj do të shkojnë tek Nuhu, Ibrahimi, Musa dhe Isai. Të gjithë do të kërkojnë ndjesë, për shkak të gabimeve që mendojnë se i kanë bërë në dynja dhe kanë turp nga Zoti. Secili prej tyre do të thotë: “Vetja ime! Vetja ime!”... Pastaj do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ dhe do t’i thonë: “O Muhamed! Ti je i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë lajmëtarëve të Tij. Allahu t’i ka falur gjynahet e hershme dhe ato të mëvonshme. Ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh gjendjen tonë dhe vuajtjen që na ka mbuluar?!” Atëherë, unë do të ngrihem e do të shkoj poshtë Arshit dhe do të bie në sexhde për Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar. Në këtë moment, Allahu do të më inspirojë që të thur lavdërime e përlëvdime të bukura për Të, të tilla që askujt para meje nuk i janë inspiruar. Atëherë do të thuhet: “O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe do të pranohet!” Unë do të ngre kokën dhe do të them: “Umeti im, o Zoti im! Umeti im, o Zoti im! Umeti im, o Zoti im!” Do të më thuhet: “O Muhamed! Fut në Xhenet prej umetit tënd, ata që nuk kanë as llogari dhe as dënim, nga porta më e djathtë e Xhenetit! Umeti yt do të jetë në të gjitha portat e tjera, me të gjithë njerëzit.” Betohem për Atë që ka në dorë shpirtin tim, se gjerësia e dyerve të Xhenetit është sa largësia mes Mekës dhe Hexherit, ose sa largësia mes Mekës dhe Busras.” Hadithin e kanë nxjerrë Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë: 1705. “Unë do të jem zotëria i të gjithë bijve të Ademit në Ditën e Kijametit. Unë jam i pari, për të cilin toka do të çahet, që të dal prej varrit, Ditën e Kijametit. Unë do të jem i pari që do të ndërmjetësojë dhe i pari që do t’i pranohet ndërmjetësimi.”

Mus'haf Hape →
Isra 17:39 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Këto (ajete) janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. - Si porositë për të pasur virtyte të larta, ashtu edhe ndalesat nga veprat e ulëta, janë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Këto (ajete) janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. - Si porositë për të pasur virtyte të larta, ashtu edhe ndalesat nga veprat e ulëta, janë pjesë e kësaj Shpalljeje të urtë, që Ne ta dhuruam ty, o Muhamed, që ti t’ua përcjellësh njerëzve. - Mos adhuro veç Allahut ndonjë zot tjetër, që pastaj të hidhesh në Xhehenem si fajtor dhe i dëbuar. - Ky ajet i drejtohet Profetit, por qëllimi është tek umeti i tij, sepse Profeti i Zotit nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë, pasi ai ishte i ruajtur nga të tilla vepra.

Mus'haf Hape →
Isra 17:30 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. - Allahu na njofton se është Ai që ia zgjeron ose …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. - Allahu na njofton se është Ai që ia zgjeron ose ngushton begatitë robve, ashtu si Ai dëshiron. Këtë Ai e bën me urtësi të madhe dhe me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse. - Ai di dhe sheh gjithçka mbi robërit e Tij. - Allahu i shpërblen ata që Ai i sheh që janë të mirë në punët e tyre dhe përkujdeset që t’i rregullojë veprat e tyre, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij.

Mus'haf Hape →
Nahl 16:124 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.” Ai do t'ua qartësojë atyre të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Respektimi i sabathit, ose i rregullave të së shtunës, u bë detyrë për ata që kishin patur kundërshtime kundër profetëve të tyre dhe kishin humbur rrugën, domethënë, për judejtë, të cilët u shmangën nga e vërteta. Për shkak të kundërshtimeve ndaj urdhëresave, ata u privuan nga mirësia e ditës së xhuma dhe u ngarkuan me detyrimin e respektimit të së shtunës (sabathi). Megjithatë, nderimi dhe mirësia e vërtetë i takon ditës së xhuma, tek e cila Zoti drejtoi umetin e Muhamedit. Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Gjykimit për çështjet që ata kundërshtoheshin.” Ai do t'ua qartësojë atyre të vërtetën dhe ata do ta dallojnë qartë të drejtën nga e kota, atë që meriton shpërblim nga ajo që meriton ndëshkim.

Mus'haf Hape →
Isra 17:17 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ashpër dënimi e zemërimi i Allahut. - Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robve të Tij. – Nuk ka asnjë padrejtësi nga Zoti …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Sa e sa breza kemi shkatërruar pas Nuhut. - Janë të shumtë popujt të cilët Allahu i shfarosi pas Nuhut (a.s). Kështu u shkatërruan populli i Adit, ai i Themudit, populli i Lutit etj. Allahu i shkatërroi kur u shtuan padrejtësitë e poshtërsitë e tyre dhe kur u zhytën në kufër. Pas mohimit e shfrenimit, mbi ta goditi ashpër dënimi e zemërimi i Allahut. - Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh të gjitha gjynahet e robve të Tij. – Nuk ka asnjë padrejtësi nga Zoti, sepse Ai ndëshkon veçse për ato vepra që robi ka bërë, madje për shumë e shumë gjynahe Allahu është Falës e Mëshirues.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:1–19:6 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Kaf, Ha, Ja, ‘Ajn, Sad. Ky është një tregim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Vet, Zekerijait. – Këtu rrëfehet për mëshirën që Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kaf, Ha, Ja, ‘Ajn, Sad. Ky është një tregim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Vet, Zekerijait. – Këtu rrëfehet për mëshirën që Zoti yt tregoi ndaj Zekerias. Ne do ta tregojmë me hollësi këtë ngjarje. Nga kjo histori, o Muhamed, ti do të njihesh me gjendjen e profetit Zekeria, me gjurmët që la ai dhe cilësitë e tij të veçanta. Në këtë histori ka mësime për ata që duan të mësojnë dhe ajo është shembull i mirë për ata që duan një të tillë. Një ngjarje e tillë, që tregon për mëshirën e madhe të Allahut për evlijatë e Tij dhe për mënyrat se si kjo mëshirë i përfshin ata, është një nga shkaqet më të forta që na shtojnë dashurinë për Allahun në zemrat tona dhe përmendjen e Tij në heshtje. Ajo na nxit që ta njohim më mirë Allahun me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme. Përmes saj, ne mësojmë rrugët e veprat që bëjnë të mundur dashurinë e Zotit për ne dhe dashurinë tonë për Zotin. 5 Ajo na tregon veprat dhe fjalët e mira që na afrojnë më pranë mëshirës dhe përkujdesit të posaçëm të Zotit për evlijatë e Tij. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Zekerian për ta bërë besnikun e Shpalljes së Tij, duke e dalluar nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, nga ana e tij, - ashtu si të gjithë vëllezërit e tjerë profetë, - u kujdes që ta çonte në vend amanetin e Zotit. Ai i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut dhe u mësonte atyre diturinë që ia kishte dhuruar Allahu. Ai jo vetëm që u dha porosi të shumta gjatë jetës së tij, por i mësoi si të vepronin edhe pas vdekjes së tij. Kur pa se po i shternin fuqitë dhe kuptoi se po i afrohej vdekja, ndërkohë që ende nuk kishte një fëmijë që, si pasardhës i tij, do t’i ftonte njerëzit në rrugën e Zotit dhe për t’i këshilluar ata, atëherë Zekeria iu lut dhe iu ankua Zotit për dobësinë e vet të jashtme dhe të brendshme dhe iu drejtua me një thirrje të fshehtë plot përunjësi. - (Kujto) Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët... - U lut fshehtas, që të ishte sa më i sinqertë. Ai tha: - “O Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat... - Nëse dobësohen kockat, që janë shtyllat e trupit, atëherë çdo gjë tjetër është dobësuar. - ...e më është zbardhur koka nga thinjat. - Thinjat janë shenja të pleqërisë dhe paralajmëruese të vdekjes. Kështu, Zekeria kërkoi afrim tek Allahu, duke shprehur dobësinë dhe nevojën e madhe të tij. Kjo është mënyra më e dashur për Allahun që njeriu mund t’i afrohet e t'i kërkojë ndihmë, sepse ajo tregon se ai ka hequr dorë tërësisht nga forcat dhe mundësitë e veta dhe të gjithë ndihmën e kërkon te Zoti. Kështu zemra lidhet e tëra me forcën dhe ndihmën e Zotit dhe jo me faktorët njerëzorë, edhe pse bën gjithçka që ka në dorë, pasi kjo është diçka e detyrueshme. - O Zoti im! Unë asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar me lutjet e mia drejtuar Ty.”. – O Zoti im, Ti kurrë nuk më ke kthyer duarbosh dhe të dëshpëruar, sa herë që të jam lutur. Gjithmonë më je përgjigjur dhe je treguar i Dashur e Bujar për mua. Butësia dhe përkujdesi yt më kanë ndjekur në çdo çast të jetës sime. Mirësitë e Tua gjithmonë më kanë mrekulluar dhe ma kanë gëzuar zemrën. Ky është një afrim tek Zoti, që bëhet duke treguar mirësitë e shumta të Tij mbi ty dhe përgjigjen e lutjeve të tua. Edhe Zekeria iu lut Allahut, Atij që gjithmonë ishte treguar Bujar me të në të shkuarën, që ta vazhdonte atë mirësi edhe në të ardhmen. - Unë kam frikë për popullin tim (se do të mbeten pa udhëheqës) pas meje dhe gruaja ime është beronjë. – Unë shqetësohem, o Zot, se kush do ta marrë në dorë çështjen e bijve të Izraelit pas vdekjes sime. Kam frikë se ata nuk do t’i shërbejnë fesë ashtu si duhet. Kush do të duhet t’i ftojë njerëzit që të të adhurojnë Ty dhe të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjit Tënd. Me sa duket, Zekeria nuk kishte parë ndër bijtë e Izraelit ndonjë që të meritonte të ishte udhëheqës i popullit në besimin dhe fenë e drejtë. Kjo tregont e dhembsurinë, mëshirën dhe kujdesin e Zekerias për popullin e tij. Kërkesa e tij për djalë nuk ishte si e çdo njeriu për pasardhës, pra vetëm që të mbante emrin e tij ose për ndonjë çështje të kësaj bote. Qëllimi i tij ishte dobia fetare dhe frika e devijimit të popullit, sepse nuk do të mbetej askush që të vazhdonte misionin e tij. Shtëpia e Zekerias ishte e njohur për besimin e pastër dhe adhurimet e shumta. Ajo ishte vatër e profetësisë dhe prej saj kishte veçse mirësi. Kjo qe një arsye që Zekeria e luti Allahun t’i dhuronte një djalë, që ai të ishte i denjë për rregullimin e fesë dhe udhëheqjen e popullit. Por, nga ana tjetër, ai u ankua se e shoqja nuk mund të lindte fëmijë, ndërsa ai vetë ishte shumë plak, saqë vështirë se mund të pritej fëmijë prej tij. Megjithatë, Zekeria u lut dhe tha: - Më dhuro nga mirësia Jote një trashëgimtar (të denjë) . (Një që) të jetë trashëgimtari im dhe i familjes së Jakubit... - Më dhuro një djalë, që të jetë udhëheqës në fe dhe në besimin e drejtë! Më dhuro një djalë që të jetë trashëgimtar i profetësisë, i diturisë së pastër dhe i veprave të mira e të sinqerta! - ... dhe bëje atë, o Zoti im, të mirë!” – Bëje adhurues të mirë, që të të kënaq Ty, o Zot, dhe që ta duan njerëzit! Zekeria iu lut Allahut për një djalë të devotshëm e adhurues të mirë, që të mbetej pas vdekjes së tij dhe të ishte i dashur i Zotit, imam i njerëzve dhe përhapës i fesë së drejtë. E ku ka fëmijë me cilësi më të mira se këto? Nuk ka dyshim se është mëshirë e madhe nga Zoti që t’i dhurojë njeriut një djalë të mirë, të devotshëm, me moral të lartë dhe sjellje e edukatë të mirë. Kështu, Allahu e mëshiroi Zekerian, duke i dhuruar një djalë të tillë.

Mus'haf Hape →
Furkan 25:21–25:23 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… “Kush është Zoti yt? Kush është Profeti yt? Cila është feja jote?” Dhe ata të mjerë nuk do të jenë në gjendje të japin përgjigjet që do t’i shpëtonin nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” - Ata që mohojnë Profetin dhe premtimet e Allahut, ata nuk kanë në zemrat e tyre frikë nga kërcënimet e Zotit dhe as shpresë për shpërblimet e Tij dhe për takimin me Të. Këta thonë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve) , ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Pra, i thoshin Profetit (a.s.): “Përse nuk zbresin melekë, që të dëshmojnë për Shpalljen që sjell nga Zoti dhe të jenë krah për ty, ose të vijnë vetë melekët si profetë?! Ose të vijë vetë Zoti, që ne ta shohim dhe Ai të na thotë drejtpërdrejt: ‘Ky është Profeti Im, prandaj pasojeni e binduni atij!" Kjo është një shprehje e arrogancës, mendjemadhësisë dhe refuzimit pa të drejtë të Profetit (a.s). Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe. – Si guxuan të bëjnë të tilla propozime?! E kush jeni ju, o të varfër e të mjerë, që të kërkoni të shihni Allahun, madje ta kërkoni këtë edhe si kusht për pranimin ose jo të profetësisë dhe Shpalljes që solli Muhamedi (a.s)?! E çfarë mendjemadhësie mund të jetë më e madhe se kjo e tyre? Allahu thotë për ta: "...ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe. " Zemrat e tyre u ngurtësuan dhe u vrazhdësuan, prandaj nuk e pranuan të vërtetën. Zemrat e tyre ishin më të forta se guri dhe hekuri. Ato kurrë nuk u zbutën për të pranuar të vërtetën. Ata as nuk ua vënë veshin këshilluesve, prandaj dhe këshilla e qortimi nuk gjeti rrugë në zemrat e tyre. Ata ishin mopërfillës e mëndjemëdhenj, që nuk e pasonin të vërtetën edhe pse u vinte e qartë nga Zoti. Ata refuzuan të pasonin njeriun më të mirë dhe dashamirës ndaj krijesave dhe refuzuan të besonin ajetet e qarta të Zotit. Ata mohuan Profetin dhe kundërshtuan Shpalljen e sjellë nga ai. A nuk ishte ky tregues i ngurtësisë dhe vrazhdësisë së zemrave të tyre? Për shkak të këtij mohimi e ngurtësie të zemrave të tyre, veprat e tyre u asgjësuan dhe u zhvlerësuan. Kështu, ata dështuan dhe u zhytën në dëshpërimin më të thellë. Ata u privuan nga çdo e mirë. - Ditën kur të shohin melekët (kur t'u meret shpirti, ose në varr, ose në ringjallje), nuk do të ketë gëzim për keqbërësit. Ata (melekët) do t'u thonë: “Ju është ndaluar gjithçka e mirë.”” - Ata kërkuan të shihnin melekët, që t’u zbrisnin para tyre, që të besonin, por Allahu na tregon se ditën kur ata të shohin melekët, ajo do të jetë një ditë e vështirë për keqbërësit zemërgurë. Kështu do të ndodhë, sepse duke vazhduar në mohimin, vrazhdësinë dhe inatin e tyre, ata kanë për t’i parë melekët në momentet kur t’u shfaqet dënimi i Zotit. Takimi i parë i tyre me melekët e Zotit do të jetë në momentin e vdekjes, siç thotë Zoti: "Eh, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë. Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” [En'am 93, 94]. Pastaj do të përballen me melekët në varr, me Munkerin dhe Nekirin, kur ata do t’i pyesin: “Kush është Zoti yt? Kush është Profeti yt? Cila është feja jote?” Dhe ata të mjerë nuk do të jenë në gjendje të japin përgjigjet që do t’i shpëtonin nga ndëshkimi. Atje do të përfshihen e mbulohen nga zemërimi i Zotit dhe nuk do të shohin mëshirë prej Tij. Pastaj do të shohin melekët në Ditën e Gjykimit, kur ata t’i shtyjnë me forcë si turmë, për t’i hedhur në zjarr. Pastaj ata do t’i dorëzojnë këta keqbërës në duart e zebanive të Xhehenemit, të cilët do të merren me ndëshkimin dhe torturimin e tyre. Kështu, ajo që kërkuan, pra, shikimi i melekëve, do t’u jepet në këtë formë, nëse vazhdojnë t’i kthejnë shpinën së vërtetës. Atë ditë nuk do të duan të shohin melekët, por do të kërkojnë mbrojtje dhe do të tmerrohen prej tyre. Ata do të kërkojnë të fshihen prej tyre, por nuk kanë ku të fshihen e të shpëtojnë. Allahu i Lartësuar thotë: "O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe. " [Rahman 33]. - E Ne do t'i kthehemi ndonjë vepre që ata e bënë (në këtë botë) dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur. - Për ndonjë vepër, që i ka munduar në këtë botë, e që ata shpresojnë se do t’u sjellë ndonjë të mirë, Allahu thotë: "... dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur." Zoti do t’i zhvlerësojë e fshijë ato vepra, prandaj ata do të jenë të privuar nga shpërblimet. Ata madje do të ndëshkohen për ato punë të cilave u mungon kushti bazë, imani. Ato janë vepra të kryera nga mohuesit e Zotit dhe Profetit të Tij. Veprat që Zoti i pranon dhe i shpërblen janë ato që bëhen nga besimtari i sinqertë, që i beson profetët dhe i pason ata në shpalljet që sollën nga Zoti.

Mus'haf Hape →
Neml 27:91–27:93 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë?” [Fusilet 52]. - “Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asgjëje që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. ” - Kjo i ngjan ajetit tjetër, ku i Lartësuari urdhëron e thotë: “Thuaj: “O ju njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj. Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë.” [Junus 104]. Po ta vë - resh me kujdes, Allahu i Lartësuar thotë se është “Zoti i këtij Qyteti (Mekës)”. Mos vallë, duhet kuptuar se zotërimi i Tij është i kufizuar vetëm në atë vend?! Sigurisht që jo. Një pohim i tillë është bërë për të treguar vlerën dhe pozitën e madhe të këtij vendi, si dhe përkujdesin e veçantë që Zoti i gjithë - sisë tregon për të. I Lartësuari e ka veçuar këtë qytet edhe në ajete të tjera, si: “Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie, i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” [Kurejsh 3, 4]. Në vijim, i Lartësuari duke folur për këtë vend dhe nderimin e vlerën e tij të veçantë, thotë: “... të cilin Ai e bëri të shenjtë.”. Pra, është Allahu i Madhë - ruar Ai që e ka shenjtëruar, e ka bekuar dhe që e ka ndaluar padrejtësinë në atë vend. Ky vend është i shenjtë si në ligjin që Ai e vendosi dhe urdhëroi të zbatohet ndër njerëz, ashtu edhe në ligjin e kaderit, pra, që Ai vendosi të zbatohet në këtë botë. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Abdullah Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta), i cili përcjell se: 2034. “Ditën e Çlirimit të Mekës, i Dërguari i Allahut tha: “Nuk ka më hixhret, por vetëm xhihad dhe nijet. Nëse ju kërko - het të dilni në luftë (nga prijësi i muslima - nëve), atëherë përgjigjuni.” Atë ditë, ai, po ashtu, ka thënë: “Allahu e ka shenjtëruar këtë vend, ditën kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ky vend, me shenjtërimin e Allahut, është i tillë deri në Ditën e Kijametit. Askujt para meje nuk i është lejuar lufta në të, madje as mua nuk më është lejuar, përveç gjatë një pjese të caktuar të ditës. Qabja është e shenjtëruar nga Allahu deri në Ditën e Kijametit. Nuk lejohet shkulja e gjemba - ve, as ngacmimi i gjahut (gjuetia), as marrja e sendeve të gjetura, përveç nëse është për qëllim t’i gjendet (e njoftohet) i zoti, si dhe nuk priten barishtet e saj.” - “O i Dërguari i Allahut, përveç idhhirit (lloj barishte), nga - se ai na duhet për farkëtim dhe për shtëpitë tona”, - tha Abasi. - “Përveç idhhirit (ai lejohet)”, - tha Profeti ﷺ. - “Atij i takon gjithçka ...” - Ai që është Zoti i këtij qyteti është Zotëruesi i gjithçkaje tjetër; nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij. - “... dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut. ” - Prej atyre që e adhurojnë Allahun si një e të vetëm dhe që i binden vetëm Atij. - “Gjithashtu, jam urdhëruar të këndoj Kuranin.” - Jam urdhëruar që t’ua lexoj këtë Kuran njerëzve e t’u kumtoj atyre mesazhin e Zotit. Pra unë jam thjesh një kumtues e paralajmërues. - “Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”. - Shembull për mua janë të gjithë të dërguarit e parë, të cilët i paralajmëruan e qortuan popujt e tyre, duke përmbushur kështu misionin për të ci - lin u dërguan. Misioni i profetëve gjithmonë ka qenë i njëjti: kumtimi i mesazhit të Zotit ndër popuj. Ndërsa Ai që do t’i marrë në llogari për t’i shpërblyer ose ndëshkuar është Allahu i Madhëruar i Vetëm dhe i Pashoq, siç thotë i Madhëruari: “Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.” [Rad 40]. Ose: “... Por ti je vetëm një qortues, ndërsa është Allahu Ai që përkujdeset për çdo gjë.” [Hud 12]. - “Thuaj: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut! Ai do t’jua tregojë (së shpejti) argumentet e veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato. ” - Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e përlëvdimet, i Cili nuk ndëshkon askënd pa ia paraqitur fillimisht të vërtetën dhe çdo argument të qartë. Ai ka paralajmëruar mjaftueshëm për t’u ruajtur nga ndëshkimi i Tij, siç thotë i Lavdëruari: “Thuaj: “Më tregoni! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?” Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë?” [Fusilet 52]. - “Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asgjëje që bëni ju.”. - Përkundrazi, Ai është dëshmues i gjithçkaje. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2035. “O njerëz, mos mashtroni veten në lidhje me Zotin. Nëse Allahu do të ishte i pakujdes - shëm ndaj diçkaje, do të linte pa asnjë kujdes mushkonjën, kokrën e melit (hardelin) dhe thërmijën më të vogël (dherrat-in.)” - ” Nga Imam Ahmedi është përcjellë se ai shpesh recitonte këto vargje: “Nëse ndonjë ditë je në vetmi, mos thuaj jam vetëm, / por thuaj: mua më shikon Mbikëqyrësi, jam i bindur! / Kurrë mos mendo se Zoti është i shkujdesur, asnjë çast, / dhe se duke u fshehur, shikimit të Tij i je shmangur, i ke ikur.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Neml. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet për të gjitha mirësitë që na ka dhuruar! 9 / 4 1390 h, ose 13 / 6 / 1970

Mus'haf Hape →
Kalem 68:17–68:33 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i tyre të mos plotë - sohej: - “Atëherë, atë e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë ...” - Ata i goditi një fatkeqësi, që erdhi nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një shembull, që Allahu i Lartë - suar u sjell mohuesve kurejshë, për mosmi - rënjohjen dhe paturpësinë që tregonin ku - ndrejt mirësisë së madhe, mëshirës së gjerë e gjithëpërfshirëse dhe dhuratës së pakraha - sueshme të Tij, kur u dërgoi Muhamedin ﷺ si profet ndër ta. Megjithatë, ata iu përgji - gjën kësaj mirësie dhe mëshire me refuzim, me luftë kundër Profetit ﷺ dhe pengim të mesazhit të Tij, prandaj i Lartësuari thotë: - “Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit ...” - El Xheneh quhet një kopsht me shumë lloje pemësh dhe drufrutorësh. - “... kur u betuan se do ta vilnin atë herët në agim ...” - Ata u betuan mes njëritjetrit që t’i vilnin frutat e kopshtit herët dhe fshehurazi, në mënyrë që të mos e merrnin vesh të varfrit dhe pastaj të kërkonin prej prodhimeve të tyre. - “... por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” - Kur u betuan, nuk thanë: “ Inshallah” (Në dashtë Allahu), prandaj dhe Allahu i Ma - dhëruar bëri që betimi i tyre të mos plotë - sohej: - “Atëherë, atë e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë ...” - Ata i goditi një fatkeqësi, që erdhi nga qielli. - “... dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.” - Ata u bënë si shtrojë vathi. Nga Ibn Mesudi vjen hadithi se Profeti i Allahut :ënëht ak ﷺ2735. “Ruhuni nga gjynahet, sepse kur robi bën një gjynah, atëherë privohet nga rizku, dhe pikërisht nga rizku që ka qenë përgatitur për t’iu dhënë atij.” Pastaj Profeti i Allahut lexoi: “Atëherë, atë e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë, dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.” Domethënë, ata u privuan nga mirësitë e kopshtit dhe prodhimet e tij, për shkak të gjynahut të tyre. - “Ata thirrën njëri -tjetrin në mëngjes: ...” - Thirrën njëri-tjetrin, që të vilnin frutat fshehurazi. - “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” - “Nëse doni vjeljen e prodhimeve të kopshtit, ejani, ngrihuni!” Muxhahidi thotë se kopshti ishte i mbjellë me rrush. - “Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit ...” - Ata flisin me zë të ulët, aq sa mezi dëgjoheshin, por Allahu i Madhë - ruar na i tregoi se çfarë thanë ata: - “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” - Të mos lejojmë asnjë të varfër të hyjë në kopshtin tonë! - “U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste.” - Ata ishin tepër entuziastë për prodhimet e tyre, por kishin urrejtje për të varfrit. - “Por, kur vajtën dhe panë vendin, tha - në: “Oh, paskemi gabuar rrugë!” - Kur vajtën në kopsht dhe panë që çdo gjë ishte shkatërruar, menduan se kishin gabuar rrugë. Por më pas e kuptuan se ishte pikë - risht kopshti i tyre, prandaj thanë: - “Jo, kemi humbur atë që kishim.” - Tashmë nuk ka mbetur asgjë e mirë prej kopshtit. - “Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë: “Përse nuk e lavdëroni Zotin?” - Përse nuk respektuat madhështinë e Zotit e të thonit “Inshallah”? Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është: Përse nuk i bëtë tesbih Zotit, pra, ta dëlirësonit, ta madhëronit dhe t’i shprehnit mirënjohjen për mirësinë që ju kishte dhuruar (duke i dhënë hakun kësaj pasurie e duke shpërndarë pjesën e të varfërve?). - “Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë! Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë .”. - Ata u penduan dhe ndien keqardhje të madhe, por tashmë nuk vlente më pendimi, prandaj shtuan: “Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”. - “Dhe më pas iu kthyen njëri -tjetrit me qortime ...” - Më pas, filluan të qortonin njeri-tjetrin për shpërfilljen e hakut të të varfërve dhe e pranuan që kishin gabuar. - “... duke thënë: “Të mjerët ne, që tejka - luam kufijtë!” - Ne shkelëm rregullat e Zotit dhe Ai na ndëshkoi. - “Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëve - ndësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi! Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë!” - Thuhet se ata shpresuan që Zoti t’i shpërblente në ahiret për pendimin e tyre. Është përmendur nga disa selefë se ata ishin nga Jemeni, prej një fshati të quajtur Daruan, gjashtë milje larg Sanait. Thuhet, gjithashtu, se ishin nga Abisinia. Babai i tyre ua kishte lënë trashë - gimi këtë kopsht të begatshëm. Po ashtu, thuhet se ata ishin nga ithtarët e Librit dhe babai i tyre ishte bamirës dhe i pasur. Një pjesë të fitimit, ai e mbante për shërbimet e tokës, një pjesë e ruante për familjen e tij dhe pjesën që tepronte e jepte për bamirësi. Kur ai vdiq, fëmijët e tij, që trashëguan këtë pasuri të madhe, thanë: "Babai ynë ishte mendjelehtë, që e shpërndante këtë pasuri për të varfërit". Kështu, kur deshën të pri - vonin fukarenjtë prej hakut të tyre në këto prodhime, u ndëshkuan nga Allahu, duke ua hequr atë pasuri. Ata nuk kishin mundësi më as të fitonin e as të jepnin sadaka. - “I tillë do të jetë dënimi. ” - Kështu është ndëshkimi i atij që i kundërvihet urdhrit dhe ligjit të Allahut, duke u treguar koprrac dhe dorështrënguar me pasurinë që i ka dhuruar Zoti, duke mos u dhënë hakun nevojtarëve. Këta njerëz i kundërpërgjigjen mirësive të Allahut me mohim, mosmirënjohie dhe mosvlerësim. - “Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin!” - Ndëshkimi i ahiretit është shumë i rëndë, i vështirë dhe i dhimbshëm. Është transme - tuar nga Ali Ibn Ebu Talibi se Profeti i Allahut ka thënë: 2736. “Jemi ndaluar nga vjelja dhe korrja e prodhimeve gjatë natës (pra, fshehtas).”

Mus'haf Hape →
Shuara 26:10–26:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- “Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë, tek populli i Faraonit!” A nuk e kanë frikë Allahun? ” - Allahu i Lartësuar na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë, tek populli i Faraonit!” A nuk e kanë frikë Allahun? ” - Allahu i Lartësuar na tregon se si e urdhëroi robin dhe adhuruesin e Tij, Profetin e Tij të dashur, të cilit i foli drejtpërdrejt, pra, Musait birit të Imranit (a.s.). Ai na tregon porositë me të cilat e ngarkoi, kur i foli në krahun e djathtë të malit Tur. Ai ishte çasti kur Zoti e dalloi dhe e nderoi duke e shpallur Profet. Allahu i Lartësuar e urdhëroi atë që të shkonte tek Faraoni dhe njerëzit e tij. I Madhëruari thotë: - “Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar, do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha. Prandaj ma jep Harunin si ndihmës ! Ata më akuzojnë mua për vrasje dhe kam frikë se do të më vrasin .” - Këto ishin disa pengesa, që Musai i shihte në rrugën e tij, prandaj e luti të Madhëruarin që t’ia largonte ato dhe ta ndihmonte në misionin e tij, siç thuhet në ajetin tjetër: “Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas) , që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, tim vëlla! Ma shto fuqinë me të dhe bëma shok në punën time, që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë! Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”. Ai (Allahu) tha: “T’u dha ajo që kërkove, o Musa.” ” [Ta ha 25 - 36]. Duke na treguar fjalët e Musait, i Lartësuari thotë: “Ata më akuzojnë mua për vrasje dhe kam frikë se do të më vrasin (për hakmarrje).” Musai kishte vrarë një burrë prej koptëve dhe ishte pikërisht ky shkaku i arratisjes së tij prej Egjiptit. Por i Madhëruari e qetësoi duke i thënë: - “Allahu tha: “Kurrsesi! ” - Domethënë, mos ki frikë aspak prej këtyre pengesave, siç shpjegohet edhe në ajete të tjera: “Ai (Allahu) tha: “Ne do të ta forcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen (e t'ju lëndojnë). Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë do të jeni ngadhënjimtarë”. ” [Kasas 35]. - “Vazhdoni, atëherë që të dy me argumentet Tona! Ne jemi me ju dhe dëgjojmë gjithçka.” - Siç thotë i Lartësuari edhe në një ajet tjetër: “Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh (gjithçka)”.” [Ta Ha 46]. Domethënë, Unë jam së bashku me ju, duke ju ruajtur dhe mbështetur. - “Prandaj, shkoni te Faraoni të dy dhe i thoni: 'Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve.” - Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë.” [Ta ha 47]. - Pra, që të dy ne jemi të dërguarit e Allahut për ty. Kemi ardhur me këtë mesazh nga Zoti për ty: - “Lëri bijtë e Izraelit të vijnë me ne!” - Liroji nga skllavëria jote, lëri të qetë nga mundimet dhe torturat, sepse ata janë adhurues të Allahut, ata janë pala dhe besimtarët e Tij të sinqertë e të përkushtuar. Kur Musai i drejtoi këto fjalë, Faraoni iu kthye atij me fjalë qortuese, të ashpra e të vrazhda, duke i kujtuar Musait kohën që ai kishte kaluar në pallatin e Faraonit dhe nën kujdesin e tij. - “Faraoni tha: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për shumë vite të jetës sate?” - A nuk je ti ai, që të edukuam në mesin tonë, u përkujdesëm për ty në shtëpinë tonë, ti që ke fjetur tek ne dhe ke ngrënë bukën tonë?! Ne u kujdesëm për ty për shumë vite, por ti iu përgjigje përkujdesjes sonë me një vepër të tmerrshme, duke vrarë një burrë prej nesh e duke u treguar kështu mosmirënjohës për mirësinë tonë. - “... dhe ti bëre atë veprën që ti e di. Domethënë, edhe ti je një mohues .” - Domethënë, je mosnjohës i të mirave që të kemi bërë, siç kanë shpjeguar Ibn Abasi, Abdullah Ibn Zejd Ibn Eslemi, i përzgjedhur si mendim edhe nga Ibn Xheriri. - Musai tha: “Unë e bëra atë, atëherë kur isha i paditur. - Këtë e bëra në atë kohë kur ende isha i paditur, përpara se Allahu të më dhuronte mirësinë e Tij të madhe, duke më bërë profet e lajmëtar të Tij. - “Prandaj edhe ika, kur u frikësova nga ju. Por Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet.” - Ndërsa tani unë kam ardhur me diçka tjetër: tani Zoti më ka dërguar ndër ju me urdhrin e Tij. Nëse ju i bindeni, keni për të shpëtuar në paqe, e nëse jo, atëherë keni për t’u shkatërruar. - “E çfarë të mire më përmend, kur ti i robërove bijtë e Izraelit?” - E çfarë vlere ka bamirësia e mirëtrajtimi im, krahasuar me ligësinë, krimet e padrejtësitë mbi popullin e Izraelit, duke i torturuar dhe duke i ngarkuar me punë të vështira skllevërish. I bëre mirë një njeriu dhe skllavërove një popull të tërë.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:62–28:67 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… robit në varrin e tij: “Kush është Zoti yt?” Ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” E pyesin sërish: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Feja ime është …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth fjalëve torturuese dhe të dhimbshme, që Ai u drejton mohuesve dhe idhujtarëve në Ditën e Kijametit, për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjet dhe vuajtjet: - “Atë ditë, Ai do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?”.” - Ku janë ata idhuj, që ju i nderonit, i adhuronit e i barazonit me Zotin? A mund t’ju ndihmojnë tani apo të fitojnë në përballje me Zotin? Këto fjalë u thuhen në formë paralajmërimi për dënimin, që tashmë po u afrohet dhe do t’i rrëmbejë, për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe vuajtjen, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpre - sonit.”” [Enam 94]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata, të cilët e kanë merituar dënimin, do të thonë: “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam . Ne i devijuam ata, siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje, (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” .” - Shejtanët, të rebeluarit kundër Zotit dhe ata të cilët i ftonin njerëzit për në mohim dhe i devijonin nga e vërteta, do të thonë: “O Zoti ynë! Këta janë ata që ne i devijuam . Ne i devijuam ata, siç devijuam edhe veten tonë. Ne tashmë distancohemi para Teje, (e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” Kështu, ata dëshmojnë se i kanë devijuar nga rruga e vërtetë, duke i mashtruar dhe dëshmojnë, gjithashtu, se ata i kanë pasuar në këtë rrugë. Pastaj ata distancohen nga adhurimi që ndjekësit e tyre u kanë përkushtuar, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ata adhuruan në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u dhënë fuqi e lavdi. Por ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre.” [Merjem 81, 82]. “Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit , ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhuri - min që u përkushtuan.” [Ahkaf 5, 6]. Po kështu Ibrahimi (a.s.) i tha popullit të vet: “Përveç Allahut, ju adhuroni idhujt, vetëm për të kënaqur njëri -tjetrin në jetën e kësaj bote. Por, në Ditën e Kijametit, ju do ta mohoni dhe do ta mallkoni njëri -tjetrin. Fundi juaj do të jetë zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmës.” [Ankebut 25]. Ose: “Atë ditë, paria do të distancohet prej pasuesve të saj, të gjithë do ta shohin dënimin dhe lidhjet mes tyre do të këputen. Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit.” [Bekare 166, 167]. - “Atyre do t'u thuhet: “Lutjuni zotave tuaj!”.” - Lutjuni që t’ju shpëtojnë nga ky tmerr, ku ndodheni. Lutjuni atyre tani, ashtu sikurse shpresonit prej tyre në jetën e dynjasë, se mund t’ju shpëtonin apo t’ju bënin ndonjë nder. - “Ata do t'u luten atyre, por ata nuk do t'u përgjigjen dhe do të shohin dënimin. ” - Tashmë, ata sigurohen plotësisht se do të hyjnë në zjarr dhe kurrsesi nuk mund t’i shmangen dhe t’i shpëtojnë këtij vendimi. I Lartësuari thotë: - “Ah, sa do të dëshirojnë të kishin qenë në Rrugën e Drejtë! ” - Kur ata të shohin dënimin e frikshëm do të dëshironin sikur të kishin pranuar udhëzimin e drejtë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të madhëruar: “Një Ditë Ai do t'u thotë: “Thirrini (për ndihmë) ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por (idhujt) nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje (si dënim) mes tyre. Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 52, 53]. Pastaj i Lartësuari thotë: - “Atë ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” - Kjo pyetje është si ajo që do t’i drejtohet robit në varrin e tij: “Kush është Zoti yt?” Ai përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” E pyesin sërish: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Feja ime është Islami.” - “Cili ishte ai burrë, që u dërgua ndër ju?” - “Ai është i Dërguari i Allahut.” .... Ndërsa në lidhje me mohuesin e besimit të vërtetë, Profeti ﷺ na njofton se “... i vijnë dy melekë, të cilët e ngrenë të qëndrojë ulur dhe e pyesin: “Kush është Zoti yt?” Ai thotë: “Haaah, haaah! Nuk e di!” E pyesin prapë: “Cila është feja jote?” Ai thotë: “Haaah, haaah! Nuk e di!” Ata i thonë: “Cili ishte ai burrë që u dërgua ndër ju?” Ai sërish ia bën: “Haaah, haaah! Nuk e di!”” Prandaj, edhe në Ditën e Kijametit, ai nuk do të ketë përgjigje për këtë pyetje, përveç heshtjes. Kështu do të ndodhë, sepse çdokush që është i verbër ndaj të vërtetës në jetën e kësaj bote, edhe në ahiret do të jetë i verbër dhe i larguar nga rruga. - “Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin.” - Muxhahidi shpjegon: “Ata janë të verbuar ndaj çdo fakti dhe argumenti atë ditë dhe nuk do të thirren sipas prejardhjes dhe gjenealogjisë së tyre.” - “E, sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” - Ata të cilët i bëjnë këto punë të mira në jetën e dynjasë, le të shpresojnë se do të shpëtojnë Ditën e Kijametit. Fjala ‘shpresohet’, kur jepet prej Allahut të Lartësuar, nënkupton siguri të plotë. Pra, kjo do të ndodhë vërtet, në mënyrë të padiskutue - shme, me bujarinë dhe mirësinë e Allahut.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:1–26:9 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… në të fshehtën, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ta, Sin, Mim. Këto janë ajete të Librit (Kuranit) të qartë. - Allahu i Lartësuar jep shenja që tregojnë madhështinë dhe vlerën e lartë të këtij libri të qartë dhe qartësues të gjithçkaje, i cili përmbledh brenda tij synimet e larta hyjnore dhe qëllimet kryesore e madhore të Sheriatit. Te çdokush që e lexon atë nuk mbetet asnjë dyshim për lajmet e sjella në këtë libër dhe asnjë pasiguri për ligjet e shkruara në të. Lajmet dhe dispozitat e tij janë shumë të qarta dhe sjellin kuptimet dhe kumtet më të bukura dhe plot vlera. Madje, gjykimet sillen të lidhura ngushtë me shkaqet dhe urtësitë pse janë ligjëruar. Profeti (a.s) i paralajmëronte njerëzit përmes këtij Kur'ani dhe i udhëzonte ata në rrugën e drejtë, sipas së cilës të adhuronin Zotin. Nga ky udhëzim përfitonin të devotshmit, që e respektonin ftesën dhe nënshtroheshin të punonin e jetonin sipas saj. Ndërsa ata që ishin shkruar si të dëshpëruar i kthenin shpinën ftesës dhe nuk denjonin as ta shihnin e kuptonin. Kur kjo ndodhte, Profeti (a.s) trishtohej shumë. Ai trishtohej që ata nuk besonin Allahun, sepse dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - Mos, vallë, do ta shkatërrosh veten (o Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë? - Pse po e mundon dhe shkatërron veten (o Muhamed), që ata nuk bëhen besimtarë? Mos e bëj këtë, pra, mos e dëmto veten për ta, sepse udhëzimi është në dorën e Zotit dhe ti e ke kryer detyrën tënde, pra, kumtimin e qartë të Shpalljes. Dije mirë se nuk ka shenjë e mrekulli më të madhe sesa ky Kur'an i qartë dhe qartësues i gjithçkaje që njerëzit të mund të besojnë. Ai është i mjaftueshëm e shterues për këdo që dëshiron udhëzimin. - Sikur të donim Ne, do të zbrisnim mbi ata një shenjë (mrekulli) nga qielli dhe qafat e tyre do të përuleshin para saj. - Allahu mund t’u sillte atyre ndonjë shenjë e mrekulli nga ato që ata vetë propozojnë, dhe kështu qafat e atyre që mohojnë të vërtetën të mbeteshin të përulura. Por kjo do të ishte diçka e panevojshme, sepse atëherë imani i tyre do të ishte jo i dobishëm. Iman i dobishëm është veçse besimi në të fshehtën, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!" [En'am 158]. - Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën. - Atyre vazhdimisht u vijnë mesazhe e kumte prej Allahut, me urdhëra e ndalesa, që u mësojnë atyre se çfarë u bën dobi dhe si të ruhen nga ato që i dëmtojnë. Por ata: "...ia kthejnë shpinën." Ata i kthejnë shpinën qoftë me zemër, qoftë me trup. Edhe pse mesazhet e Zotit janë të shumta dhe të përsëritura, të tilla që normalisht do të duhet të zinin vend të rëndësishëm në zemrat e tyre, ata përsëri i kthejnë shpinën Allahut. Atëherë, si mendon se sillen ata me ato mesazhe që nuk përsëriten shpesh? Kështu ndodh, sepse nuk ka mirësi tek ata. Për ata nuk bëjnë punë qortimet e këshillat. - Vërtet, ata e mohuan Mesazhin… - Ata e quajtën gënjeshtër Shpalljen e vërtetë të Zotit, dhe ky mohim u bë cilësi e pandashme e tyre, që nuk ndryshon dhe as zbutet. - …por së shpejti do t’u vijë e vërteta e asaj me të cilën talleshin. - Pra, do të zbresë mbi ta dënimi i Zotit dhe do t’i befasojë ajo të cilën e mohuan dhe nuk e besonin. Mbi ta është bërë hak të zbatohet urdhri i Zotit për ndëshkim. Në vijim, duke treguar për atë lloj kujtimi e meditimi që i sjell dobi njeriut, Allahu i Lartësuar thotë: - A nuk e shohin ata tokën, se sa shumë lloje bimësh të dobishme kemi bërë që të mbijnë në të? - Ne kemi bërë të mbijnë nga të gjitha llojet e bimësisë, me pamje të bukur dhe shumë të dobishme në atë që ofrojnë. - Vërtet, në këtë (ngjarje) ka argumente. - Ka argumente në ringjalljen që do t’u bëjë Allahu njerëzve pas vdekjes së tyre, ashtu siç e ngjall tokën pasi është tharë e shkretuar. - Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. - Ashtu siç ka thënë i Lartësuari: "Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti." [Jusuf 103]. - Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Ai është El Aziz - Krenari e Ngadhënjimtari, që ka nënshtruar çdo krijesë. Atij i përulet e nënshtrohet bota qiellore dhe ajo tokësore. Ai është Er-Rahim - Mëshirëploti, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo gjë dhe mirësia e Tij ka mbuluar çdo gjallesë. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, që i shkatërroi keqbërësit me atë lloj ndëshkimi. Ai është Mëshirëploti, që i mëshiron fatlumët, duke i shpëtuar nga çdo sherr dhe bela.

Mus'haf Hape →