Kërko: sikur deri te ishte ngre

Enfal 8:9–8:14 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… se do të ndihmohet me anën e engjëjve. Zbritja e melaikeve pati ndikim të madh në ngritjen e moralit luftarak ndër myslimanët, e ndër kundërshtarin u intensifikua …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi që u vendos t'i vihen përballë armikut, që ishte gati tri herë më shumë në numër, Pejgamberi iu drejtua Zotit për ndihmë dhe mori përgjigjen se do të ndihmohet me anën e engjëjve. Zbritja e melaikeve pati ndikim të madh në ngritjen e moralit luftarak ndër myslimanët, e ndër kundërshtarin u intensifikua frika. Zoti xh. sh. i ndihmoi myslimanët edhe me atë se ua lëshoi një gjumë të lehtë, e pas gjumit ata ishin edhe më të fortë edhe më të guximshëm. Pos kësaj, atyre u ndihmoi edhe me një shi, i cili përveç që e forcoi dhe e rrastoi rërën e imët në të cilën nuk zinin vend këmbët, ai shi u siguroi edhe ujë për pije, për larje e pastrim, ngase shejtani kishte nxitur njëfarë dyshimi te myslimanët, se do të luftojnë e do të vdesin duke qenë të papastër. Të gjitha këto të mira ishin prej Zotit xh. sh. Kundërshtarët, idhujtarët mekas nuk ishin kundër vetëm ndaj mësimeve të Zotit, po edhe kundër çdo norme njerëzore, andaj likuidimi i tyre ishte në dobi të njerëzve. Ata në Bedër përjetuan grushtin më të fortë prej myslimanëve, por e zeza më e madhe për ta ishte se ata do të bëhen banorë të zjarrit.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:102–12:111 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… pas një periudhe që ishin të ndarë dhe thuajse të humbur, po ai ka fuqi ta forcojë Muhammedin, t'ia ngris lart famën, ta fuqizojë dhe ta përhapë fenë e tij, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Rrëfimi në detaje i ngjarjes së Jusufit, babait dhe vëllezërve të tij, ishte një argument për Muhammedin, i cili nuk kishte ditur asgjë më parë, se me të vërtetë është i dërguar prej Zotit dhe se Kur'ani është fjalë e Zotit. Mirëpo, derisa edhe pas një argumenti të tillë, një pjesë e madhe idhujtare nuk i besoi, Zoti ia shpalli këtë pjesë të Kur'anit duke i thënë se lakmia dhe dëshira jote është tjetër, e kokëfortësia e tyre për të mos besuar është tjetër, pra ti mos u brengos, por kryeje detyrën tënde. Atyre u vjen dënim si pasojë e kryeneçësisë. Të dërguarit gjithnjë ishin burra e jo gra, jo engjëj dhe jo exhinë, e po ashtu ishin edhe nga vendbanime të mëdha e jo nga fshatrat. E Gjithashtu, ky tregim për Jusufin ishte një përvojë e madhe për Muhammedin, pse ai që pati fuqi ta shpëtojë prej bunarit, ta nxjerrë prej burgut, ta bëjë sundimtar të Egjiptit, pasi një herë ishte rob i tij, t'ia mundësojë bashkimin me prindërit e vëllezërit pas një periudhe që ishin të ndarë dhe thuajse të humbur, po ai ka fuqi ta forcojë Muhammedin, t'ia ngris lart famën, ta fuqizojë dhe ta përhapë fenë e tij, pra është një lajmërim për të ardhmen e fesë islame, është mrekulli për Muhammedin. Me ndihmën e Allahut, përfundoi përkthimi i kaptinës Jusuf.

Mus'haf Hape →
Tur 52:1–52:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… që gjendet në të dy Sahih-ët, ndër të tjera thuhet se Profeti i Allahut kaloi qiellin e shtatë. Ai tregon: 2491. “Pastaj unë u ngrita drejt ‘ Bejt el …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Betohem për malin Tur ... ” - Allahu i Lartësuar betohet në këto krijesa, të cilat tregojnë për pushtetin e Tij madhështor. Ai betohet për të treguar se ndëshkimi i Tij mbi armiqtë e çështjes së Tij, mbi ata që i kundërvihen besimit, profetëve dhe Shpalljes së Tij ka për të ndodhur patjetër. Ai na tregon se askush nuk mund ta kthejë pas atë apo ta shmangë prej keqbërësve. Tur quhet një mal me pemë dhe është pikërisht ai mal, në të cilin Allahu i foli Musait dhe po prej tij dërgoi si Profet, Isain (paqja e Zotit qoftë me ta dhe me Profetin tonë të dashur!). Një mal i zhveshur, që nuk ka pemë, (në arabisht) nuk quhet ‘tur’, por xhebel. Pra, janë dy fjalë të ndryshme për malet, secila me veçorinë e vet. Pa dyshim që ajeti i referohet malit Tur, mbi të cilin Zoti i foli Musait. - “... dhe për Librin e shkruar në rreshta, në pergamenë të shpalosur. ” - ‘Kitabun Mestur’ janë librat e shpallur e të shkruar në rreshta, që u lexohen njerëzve haptazi, pra - ndaj dhe thotë i Lartësuari: “... në perga - menë të shpalosur.” Sipas një mendimi tje - tër, qëllimi këtu është për ‘ Leuhi Mahfudh’, pra, për Librin e Ruajtur, që është tek Zoti. Mendimi i parë është më i saktë, por Allahu është më i ditur. - “Betohem për Shtëpinë plot vizitorë. ” - Në hadithin e Israsë, që gjendet në të dy Sahih-ët, ndër të tjera thuhet se Profeti i Allahut kaloi qiellin e shtatë. Ai tregon: 2491. “Pastaj unë u ngrita drejt ‘ Bejt el Ma’mur’, një shtëpi madhështore. Në të hynin çdo ditë 70 mijë melekë dhe (pasi dilnin) nuk ktheheshin m ë në të.” Pra, ata adhuronin Zotin atje, bënin tavaf në të, ashtu sikurse bëjnë tavaf banorët e Tokës në Qaben e tyre në Mekë. Bejtul Ma’mur është Qabja e banorëve të qiellit të shtatë. Atje, Profeti i Allahut gjeti Ibrahimin, të dashurin e Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të!), i cili qëndronte mbështetur në Bejtul Mea’mur . Ibrahimi ka ndërtuar Qaben e Tokës, pra - ndaj, duke qenë se shpërblimi jepet sipas llojit të punës, ai qëndron tashmë në Bejtul Mea’mur. Kjo shtëpi, kjo Qabe mbi qiellin e shtatë, bie drejt e mbi Qaben tokësore. Në çdo qiell ka faltore, ku banorët e tij adhu - rojnë Zotin e falen në të. Kështu, ndërtesa që ndodhet në qiellin e dynjasë quhet ‘Bejtul Izeh ’ - Shtëpia e Krenarisë, por Allahu është më i ditur. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Betohem për kupën e ngritur lart ... ” - Sufjan el Theuriu përcjell shpjegimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që thotë se këtu Allahu betohet për qiejt e ngritur lart. Pastaj - thotë Sufjani - Aliu lexoi fjalën e Allahut: “Qiellin e kemi bërë si një mbulesë (kupolë) të sigurt. Megji - thatë, ata u kthejnë shpinën shenjave, që këto objekte tregojnë.” [Enbija 32]. Ndërsa Rabi’ Ibn Enes thotë se është fjala për Arshin. Pra, Arshi i Zotit është kupola, mbulesa e të gjitha krijesave, që ka krijuar Zoti. Megjithatë, mendimi i shumicës është se këtu bëhet fjalë edhe për Arshin, edhe për qiejt e lartë. - “... dhe për detin e mbushur plot. ” – Rabi’ Ibn Enesi thotë se fjala “ El Baĥr” këtu tregon detin poshtë Arshit të Zotit, nga i cili Zoti do të zbresë shi për të ringjallur krijesat nga varret e tyre, Ditën e Ringja - lljes. Megjithatë, shumica e dijetarëve thonë se bëhet fjalë për detet e kësaj bote. Ka mendime të ndryshme për fjalën “ mesxhur”. Disa kanë thënë se deti do të ndizet zjarr në Ditën e Kijametit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... kur detet të vlojnë ...” [Tekuir 6]. Pra, detet do të ndizen dhe do të shndërrohen në flakë gjëmuese, që do të rrethojë njerëzinë ditën e qëndrimit para Zotit. Ky shpjegim vjen nga Aliu, Ibn Abasi, Said Ibn Xhubejri, Muxhahidi dhe të tjerë. Ndërsa nga Katade vjen shpjegimi se ‘mesxhur’ do të thotë: “i mbushur plot”. Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri, që thotë se sot deti nuk është i ndezur flakë, por është i mbushur plot me ujë. Thuhet, gjithashtu, se ‘ mesxhur’ domethënë “i ndaluar e i penguar, që të mos e mbulojë tokën e të mbytë banorët e saj”. Kështu e transmeton Ali Ibn Ebu Talha nga Ibn Abasi. Të njëjtin mendim sjell edhe Suddiu. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Vërtet, dënimi i Zotit tënd do të ndo - dhë.” - Ky është objektivi i të gjitha përbe - timeve të mësipërme. Pra, ky ndëshkim do të bjerë patjetër mbi mohuesit. - “Atë nuk mund ta pengojë askush. ” - Askush nuk mund ta pengojë ndëshkimin, që të mos bjerë mbi mohuesit, që e meri - tojnë. E kush mundet ta pengojë ndëshki - min, që Allahu dëshiron të zbresë mbi ta?! - “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqi - shëm.” - Ibn Abasi dhe Katadja shpjegojnë: “Qielli do të bëjë lëvizje rrethore.” Ky është edhe shpjegimi që ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. - “... e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin. ” - Malet do të lëvizin, do të shndërrohen në pluhur dhe do të zhduken tërësisht, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë, kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë ...” [Uakia 6, 7]. Ose: “Të pye - sin ty për malet. Thuaj: Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur. Vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa asnjë bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 105]. - “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit ... ” - Mjerë për ata për ndëshki - min e Allahut të Lartësuar dhe zemërimin e Tij mbi ta. - “... të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen.” - Ata zhyten në kotësira dhe e marrin fenë për tallje dhe lojë, kur janë në dynja. - “Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit. ” - Ata do të tërhiqen zvarrë drejt zjarrit të Xhehenemit. - “Ky është zjarri, që ju e mohonit.” - Atyre do t’u thuhen fjalë qortuese nga zebanitë, që ua shtojnë edhe më shumë dhimbjen e dëshpërimin. - “Mos është kjo ndo një magji, apo ju nuk shihni?!” - Hyni në Zjarr me një zhytje të tillë, e cila do t’ju mbulojë nga të gjitha anët. - “Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju!” - është njëlloj për ju, si të bëni durim, si të shfaqni tmerr dhe dëshpërim, përsëri ju nuk mund t’i shmangeni atij ndëshkimi. Nuk ka shpëtim për ju. - “Ky është i vetmi “shpërblim”, që e merituat me veprat tuaja!” - Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt, përkundrazi, çdo person do ta shpërblejë sipas veprave të veta.

Mus'haf Hape →
Ahzab 33:1–33:6 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… kishte memorie të fortë, e kundërshtarët e Muhammedit donin ta ngrisnin edhe më lart se Muhammedin për nga zgjuarësia, andaj thonin se ka dy zemra dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Idhujtarët kërkuan prej Pejgamberit që të mos i fyej dhe të mos asgjësojë zotat e tyre, të: thotë se edhe ata do të ndihmojnë në Ahiret, e atëherë edhe idhujtarët do të ndalen nga fyerjet ndaj Muhammedit dhe myslimanëve. Zoti i madhëruar që i di qëllimet e njerëzve, e urdhëroi Muhammedin që ta vazhdojë rrugën e drejtë ndaj Allahut, e të mos u vërë veshin fjalëve boshe të idhujtarëve e munafikëve, fundja mbrojtja e tij është Allahu fuqiplotë. Njëfarë njeriu prej kurejshëve kishte memorie të fortë, e kundërshtarët e Muhammedit donin ta ngrisnin edhe më lart se Muhammedin për nga zgjuarësia, andaj thonin se ka dy zemra dhe di më mirë se Muhammedi. Këtë trillin të tyre e mohon Kur'ani kategorikisht, madje i mohon edhe ato zakone të dëmshme e të trashëguara, si: gruaja i bëhej haram burrit sikur të ishte nënë e tij, vetëm pse burri i ka thënë: shpina jote është si shpina e nënës sime. Gruaja pra është grua e jo nënë. Ndër arabë ishte adet që fëmija e adoptuar, të thirret bir i atij që e kishte adoptuar, e jo në emër të babait të vet të vërtetë, madje ai konsiderohej anëtar i ngushtë i familjes si trashëgimtar me të gjitha të drejtat si të ishte fëmijë i vërtetë i adoptuesit. Këto dy zakone të shëmtuara Kur'ani i anuloi rreptësisht. Nëse ndonjë fëmijë nuk i dihet i ati i vërtetë, myslimanët janë të obliguar ta thërrasin vëlla ose dashamirë, e jo bir i ndonjë tjetrit. ) Përpjekja, kujdesi, butësia dhe dashuria e Pejgamberit ndaj çështjeve të besimtarëve ishte në kulminacion, andaj gjykimi i tij për ndonjë çështje, respekti ndaj tij, këshilla e tij, në krahasim i me të cilitdo besimtarë tjetër, ka përparësi, është e preferuar, është obligim i besimtarëve të aplikohet ajo që është prej Pejgamberit, para të gjitha të tjerave. Gratë e Pejgamberit për besimtarët janë si në vend të nënave, pra martesa me to është e ndaluar si me nënat, obligim i besimtarëve është respekti ndaj tyre, e për sa u përket çështjeve të tjera, ato janë si të huajat. Sipas dispozitave të sheriatit islam që dalin nga Kur'ani, e Kur'ani është shpallje dhe ligj prej Zotit, çështja e trashëgimit është sipas afrisë së gjakut etj., e jo sipas afrisë së besimit e sipas cilësisë muhaxhir.

Mus'haf Hape →
Tahrim 66:1–66:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… pak më gjatë me të. Kështu që unë dhe Hafsa u pajtuam që, tek cilado prej nesh që ai të vinte fillimisht, t’i thoshim: “Mos ke ngrënë gjë megafir (një bimë me aromë jo të këndshme)? Unë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Janë dhënë mendime të ndryshme rreth arsyes së zbritjes së fillimit të kësaj sureje. Thuhet se ajo u shpall në lidhje me Marian, robinjën e Profetit ﷺ , kur ai ia kishte ndaluar vetes që të shkonte me të. Kështu u shpall fjala e tij: - “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi, duke kërkuar të përmbu - shësh kërkesat e grave të tua? Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. Allahu e ka caktuar zgjidhjen për betimet që bëni. Allahu është kujdestari juaj; Ai është i Gjithëdituri, i Urti.” - Nesaiu sjell nga Enesi këtë hadith: 2705. “I Dërguari i Zotit kishte një robëreshë, me të cilën kishte marrëdhënie. Por Aishja dhe Hafsa vazh - duan të flisnin me të, derisa ai ia ndaloi vetes marrëdheniet me të. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abbasi këtë rrëfim: 2706. “Pyeta Umer Ibn Hattabin: ‘Kush janë dy gratë (për të cilat bëhet fjalë në ajet)?" Ai tha: “Aishja dhe Hafsa. E gjitha kjo filloi për shkak të Ummu Ibrahim el Kibtije (Marias). Profeti shkoi me të në shtëpinë e Hafsas, gjatë ditës së saj. Hafsa u zemërua shumë për këtë që ndodhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, më ke bërë diçka që nuk ia ke bërë asnjërës prej grave të tua! Në ditën time, në radhën time dhe në shtratin tim?!” Ai i tha: "A do kënaqesh nëse unë ia ndaloi vetes robinjën dhe të mos i afrohem kurrë më asaj?" Hafsa tha: “Po.”. Atëherë, ai ia ndaloi vetes robi - njën dhe i tha Hafsës: “Mos ia trego askujt këtë (pra, faktin që ai ia ndaloi vetes marrë - dheniet me robinjën).”. Por ajo ia tregoi Aishes. Kështu, Zoti ia tregoi Profetit dhe shpalli (pesë) ajetet (e mësipërme). Më pas, - ashtu siç na është thënë, - Profeti i Allahut e kompensoi thyerjen e betimit për të mos shkuar me robinjën e tij. Tashmë ajo ishte sërish e lejuar për të.” El Hejthem Ibn Kulejbi sjell në Musned-in e tij këtë hadith nga Umeri: 2707. “Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha Hafsës: ‘Mos i trego askujt për vendimin tim se ia kam ndaluar vetes marrëdheniet me Ummu Ibrahimin (Maria Kibtijen)’. Hafsa i tha: ‘Po i ndalon vetes atë që Zoti të ka lejuar?” Ai tha: ‘Pasha Zotin, nuk do t'i afrohem më asaj!’ Dhe nuk iu afrua asaj, - thotë Umeri, - derisa Hafsa i tregoi Aishes (në lidhje me çështjen). Atëherë, Zoti shpalli (pesë) ajetet (e mësipërme)”. Ky është një isnad i saktë, i përzgjedhur nga Hafizi Dija el Makdesi, në librin e tij “ El Mustahrexh”. Ibn Xheriri sjell prej Seid Ibn Xhubejrit se, në lidhje me ndalimin e vetes nga diçka e lejuar, Ibn Abasi e konsideronte si një lloj betimi, që mund të thyhet dhe më pas të kompensohet. Citohet Ibn Abasi: 2708. “Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, i Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmendin shumë shpesh Allahun.” [Ahzab 21]. Kështu, Profeti ﷺ ia ndaloi vetes robinjën e tij, prandaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi ...”, deri në ajetin: “Allahu e ka caktuar zgjidhjen për betimet që bëni ...”. Atëherë, Profeti e kompensoi betimin e tij. Domethënë, nëse dikush ia privon vetes diçka, ai konsiderohet si një betim, të cilin, nëse e thyen, duhet ta kompensosh.” Këtë opinion e kanë sjellë gjithashtu Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu. Bazuar në këtë, disa juristë kanë gjykuar se shlyerja e betimit është e detyrueshme për këdo që i ndalon vetes diçka të lejuar fetarisht, si gruan, ushqimin, pijen, veshmbathjen etj. Ky është mendimi i Imam Ahmedit dhe i një grupi dijetarësh. Ndërsa imam Shafiiu mendon se shlyerja nuk është e detyrueshme për çdo rast, por vetëm kur i bën vetes të ndaluar gruan dhe robëreshën. Në rastet e tjera nuk konside-rohet si betim. Po ashtu, nëse dikush, me ndalimin, ka për qëllim divorcimin e gruas ose lirimin e robinjës, ai është i detyruar t’i zbatojë të dyja këto. Mendimi më i saktë është se shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte privimi që Profeti ﷺ i bëri vetvetes nga pija me mjaltë, siç pohon Buhariu. Në lidhje me këtë ajet, ai sjell nga Aishja një hadith, ku ajo thotë: 2709. “Profeti i Allahut, pinte mjaltë në shtëpinë e Zejneb bint Xhahshit, prandaj qëndronte pak më gjatë me të. Kështu që unë dhe Hafsa u pajtuam që, tek cilado prej nesh që ai të vinte fillimisht, t’i thoshim: “Mos ke ngrënë gjë megafir (një bimë me aromë jo të këndshme)? Unë ndiej prej teje erë (jo të këndshme) megafirësh”. Dhe ashtu vepruan. Ai tha: “Jo. Kam pirë mjaltë tek Zejneb bint Xhahshi dhe betohem se nuk kam për të pirë më të tillë. Por mos i trego askujt për këtë!”. Atëherë, zbritën ajetet: “O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar të përmbushësh kërkesat e grave të tua?”. Gjithashtu, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Zotit (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i donte ëmbëlsirat dhe mjaltin. Pasi falte namazin e pasdites, i vizitonte gratë e tij dhe i afrohej secilës prej tyre. Njëherë, ai shkoi për të takuar Hafsën, vajzën e Umerit, dhe qëndroi tek ajo më gjatë se më parë. Unë u bëra xheloze. Pyeta për arsyen dhe më thanë se, një grua nga farefisi i saj i kishte çuar një enë me mjaltë dhe ajo i kishte dhënë Profetit ﷺ nga ky mjaltë. Unë thashë: “Për Zotin, do të bëjmë një rreng!” Kështu, i thashë Seuda bint Zeumas: “Ai do të afrohet ty si zakonisht, prandaj në atë moment thuaji: “A mos ke ngrënë gjë magafir?” Ai do të thotë: Jo.” Por ti thuaj: “Çfarë është kjo erë që ndiej?” Ai do të të thotë: “Hafsa më dha mjaltë.” Atëherë thuaji: “Këto bletë sikur paskan kullotur në urfut (pemë me aromë jo të këndshme).” Edhe unë do t'i them të njëjtën gjë. Edhe ti Safije thuaji të njëjtën gjë!” “Pasha Zotin - i rrëfen Seuda Aishes - sapo ai u shfaq te dera, unë gati i thashë që së largu atë që më urdhërove të them, nga frika jote.” “Kur iu afrua, - vazhdon të tregojë Aishja - Seuda i tha: ‘O i Dërguari i Zotit, mos ke ngrënë gjë megafir?’ - “Jo", - i tha ai. Ajo tha: ‘Po ç'është kjo erë, që e ndiej nga ti?’ - "Hafsa më dha mjaltë". Ajo tha: “Ato bletë sikur paskan kullotur në urfut!”. Kur Profeti erdhi tek unë, edhe unë i thashë të njëjtën gjë. Kështu, më pas, kur ai shkoi te Hafsa, ajo i tha: ‘O i Dërguari i Zotit, a dëshiron pak mjaltë?’ Ai tha: "Jo, nuk dua". Seuda thotë: “Për Zotin, ne e privuam atë!” Por - thotë Aishja - unë i thashë: “Hesht!”.” Sipas këtij versioni, kuptohet se ajo që i dha mjaltë Profetit ishte Hafsa. Thuhet se janë dy raste të ndryshme. Por, nuk mund të themi që shkak për zbritjen e ajetit janë të dyja ndodhitë. Mendimi më i saktë është se ajo që i dha mjaltë profetit ishte Zejneb Bint Xhahshi, kurse Aishja me Hafsën ishin dy gratë që bashkëvepruan. Kjo bazohet në hadithin që sjell imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Ibn Abasi, i cili tregon: “Unë orvatesha vazhdimisht të pyesja Umerin për dy gratë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), për të cilat Zoti i Madhëruar thotë: "Nëse pendoheni tek Allahu, zemrat tuaja janë nënshtruar (për të vërtetën).”. Atëherë, kur Omeri bëri haxhin, edhe unë e bëra haxhin me të. Gjatë rrugës, Omeri u largua pak nga karvani dhe unë e shoqërova. Pasi ai kreu nevojat e veta, unë i hodha ujë dhe ai mori abdes. Atje i thashë: “O Udhëheqësi i Besimtarëve, cilat janë dy gratë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), për të cilat Zoti i Madhë - ruar thotë: "Nëse pendoheni tek Allahu, zemrat tuaja janë nënshtruar (për të vërte - tën).”?. Ai tha: “Çudi me ty, o Ibn Abas!”. Me sa duket nuk i pëlqeu që e pyeta për këtë, por gjithsesi më tha: “Ato ishin Hafsa dhe Aishja.” 162 - “Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër. Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fsheh - tave.” - Flitet për momentin kur Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha Hafsës: "Mos i trego askujt për vendi - min tim se ia kam bërë vetes të ndaluar marrëdheniet me Ummu Ibrahim (Marien Kibtije)". Por ajo njoftoi për këtë Aishen. Kështu e ka sjellë Buhariu në kapitullin e “Divorcit”. - “Nëse pendoheni tek Allahu, zemrat tuaja janë nënshtruar (për të vërtetën) .” - Bëhet fjalë për Hafsën dhe Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me to! - “Por nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All ahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melekët e ndihmojnë atë. ” – Muslimi sjell hadithin nga Umer Ibn Hatabi, i cili tregon: 2710. “Kur Dërguari i Zotit, u largua për njëfarë kohe nga gratë e tij, unë hyra në xhami dhe njerëzit po koteshin me guralecë dhe thoshin: “I Dërguari i Zotit i ndau gratë e tij.” Kjo ndohi para se të shpallej urdhri për hixhabin. Unë thashë me vete: “Sot do ta mësoj çfarë ka ndodhur ...”.” Më pas, ai përmend hadithin, ku tre - gon se shkoi tek Aisha dhe Hafsa dhe i këshilloi ato, derisa tha: “Kështu, hyra dhe u përballa me Rabahun, shërbëtorin e të Dërguarit të Zotit. E thirra dhe i thashë: “O Rabah, kërkoj leje që të hyj tek i Dërguari i Zotit.”. Atje i thashë: “O i Dërguar i Zotit, nuk ke përse të shqetësohesh në lidhje me gratë. Nëse i divorcon ato, atëherë Zoti është me ty, edhe melekët e Tij janë me ty, edhe Xhibrili, Mikaeli, edhe unë, Ebu Bekri dhe gjithë besimtarët jemi me ty.” Sa herë që kam thënë ndonjë fjalë, - vazhdon Umeri - gjithmonë kam shpresuar që Zoti t'i vërte - tojë fjalët e mia. Dhe vërtet, pas kësaj u shpall ajeti: “Por nëse bashkëveproni ku - ndër tij, ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melekët e ndihmojnë atë. Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindu - ra, që pendohen te Zoti, adhuruese, muha - xhire, që kanë qenë të martuara ose virgjë - resha.” Unë, - vazhdon të tregojë Umeri - e pyeta: “A i ke divorcuar ato? - “Jo”, - më tha ai. Atëherë unë, - thotë Umeri, - dola në pragun e portës së xhamisë dhe thirra me sa kisha fuqi: “Profeti i Allahut nuk i ka divor - cuar gratë e tij!” Atëherë, zbriti ajeti: “Kur u vjen ndonjë lajm qetësues apo shqetësues, ata e përhapin menjëherë atë. Por, nëse këtë lajm do t’ia përcillnin Profetit ose parisë së tyre, hulumtuesit e vërtetë do të dinin të nxirrnin përfundime.” Unë isha nga ata që e analizuan dhe nxorën lajmin e vërtetë në këtë çështje.” - “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, muhaxhire, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha. ” - Në hadith të saktë përcillet se Umeri ka thënë: “Në tri raste, mendimi im është përputhur me Shpalljen. Njëherë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur ta shfrytëzonim vendin e Ibrahimit si vendfalje?” Pastaj zbriti aje - ti: “Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi (namazi)!”.” [Bekare, 125]. Edhe për rastin e ajetit të hixhabit, unë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur t'i urdhëroje gratë e tua të mbulohen, sepse me to flet edhe i miri, edhe i keqi.” Atëherë zbriti ajeti i hixhabit. Një ditë, gratë e Profetit ﷺ u tubuan, për shkak të xhelozisë ndaj tij dhe unë u thashë: “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju ...”. Atëherë zbriti ky ajet (Tahrim, 5).” Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Enesi, i cili tregon se Umer Ibn Hattabi ka thënë: “Unë u informova për diçka që ndodhi mes Pro - fetit dhe grave të tij. Unë i këshillova një për një (duke filluar nga e bija, Hafsa), duke u thënë: “Ose do të hiqni dorë nga mundimi, që po i sillni të Dërguarit të Allahut, ose Allahu ka për t’i dhënë atij gra më të mira se ju.” Kështu vazhdova t’i këshilloja, de - risa shkova tek e fundit prej tyre, e cila më tha: “O Umer, a nuk ka kush i këshillon gratë e Profetit, që t’i këshillosh ti?!” Kështu, unë u tërhoqa nga këshillimi i tyre. Allahu i Lartësuar dhe Krenar zbriti ajetet: “Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: mu -slimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, muhaxhire, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.”. Gruaja që e ndaloi të qortonte gratë e Profetit ishte Umu Seleme, sikurse vjen në Sahih-un e Buhariut.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:9–18:20 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… Dekijanusi, andaj u ngritën e po i luten Zotit. Sunduesi hyri brenda, i gjeti duke u lutur, e kur e kryen lutjen, ai i përqafoi që të gjithë dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Çështja e atyre të strehuarve në shpellë, ishte një nga mrekullitë e Zotit, po jo edhe më e rëndësishmja, sepse në faqet e kësaj bote ka mrekulli që ia kalojnë kësaj. "Kehf" i thuhet shpellës, e "Rekimë", ndoshta ishte pllaka e gurit në të cilën ishin gdhendur emrat e atyre që u fshehën në shpellë. Ka mendime se kodra, ose lugina ku gjendej shpella quhej Rekimë, ose fshati nga ishin djelmoshat quhej ashtu. Komentuesit e Kur'anit e përshkruajnë ngjarjen kështu: Njëfarë sunduesi i quajtur Dekijanus, pas kohës së Isait a.s. që sundonte në qytetin Tarsus (tash në territorin e Turqisë), detyronte njerëzit të adhurojnë idhuj, statuja, e çdo njeri që e besonte Zotin një, ai e mbyste. Një grup djelmoshash të moshës shumë të re, vendosin t'i mbesin besnikë fesë së drejtë, andaj bashkohen dhe ikin drejt maleve ku kishte shpella, e rrugës u bashkohet edhe një bari me qenin e vet, e shkojnë e hyjnë në atë shpellë. Në mëngjes, kur dëgjon sunduesi për ikjen e tyre u vihet prapa me ushtri deri te hyrja e shpellës, por asnjë prej tyre nuk pati guxim të hyjë në të, andaj vendosën t'ia mbyllin hyrjen me gurë të mëdhenj e t'i lënë të vdesin nga uria. Pas lutjes që i shprehin Zotit xh. sh. ata i kap gjumi dhe qëndruan fjetur shumë vjet. Si duket hyrja në shpellë ishte nga veriu, andaj nuk i kapte dielli as në mëngjes as në mbrëmje. Qeni kishte vënë kokën mbi dy këmbët e para të shtrira sikur rrinte gati për mbrojtje të menjëhershme. Për të mos u lënduar njëra anë e trupit të tyre, Zoti me fuqinë e Tij i rrotullonte sa në të djathtë e sa në të majtë. Kur u zgjuan nga gjumi ishin uritur dhe menduan se kishin fjetur tërë ditën ose pjesën më të madhe të saj. E dërguan njërin në qytet t'ju blejë ushqim, duke porositur që të mos bjerë në sy e të zbulohet. Kur hyri në qytet, u habit, pse nuk ishte ai që kishte qenë dhe nuk njihte asnjë njeri. E bleu ushqimin e kur ia dha shitësit monedhat e argjendit, ai u habit dhe i tha: Prej nga këto" Aty u grumbulluan i njerëz e po i shikojnë të hollat dhe të habitur i thanë se mos ke gjetur ndonjë thesar të hollash. Ai u betua në Zotin se nuk ka gjetur, por janë të hollat e tyre. Ata i thanë se ato të holla janë të kohës së sundimtarit Dekijanus. Atëherë djaloshi pyeti: Ç'është puna e Dekijanusit" Iu përgjegjën se ai ka vdekur shekuj më parë. Atëherë u tregon për rastin e tyre, e banorët e qytetit e lajmërojnë sunduesin e qytetit i cili ishte besimtar i mirë, Sunduesi së bashku me ushtri e popull shkoi te shpella. Ata në shpellë dëgjuan zhurmën dhe hingëllimën e kuajve e menduan se i ka rrethuar Dekijanusi, andaj u ngritën e po i luten Zotit. Sunduesi hyri brenda, i gjeti duke u lutur, e kur e kryen lutjen, ai i përqafoi që të gjithë dhe i njoftoi se ai e beson një Zot sikurse edhe ata, e se Dekijanusi ishte zhdukur. Dëgjoi fjalët dhe ngjarjen e tyre dhe e kuptoi se Allahu i zgjoi ata për të qenë çështja e tyre një argument për njerëz. Pastaj i zuri gjumi dhe vdiqën, e njerëzit thanë: Do t'u ndërtojmë atyre një faltore aty.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:38–9:39 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… edhe pikën e shiut për ta, në formë ndëshkimi. - dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër - Me njerëz që do ta ndihmojnë e bëhen krah Profetit në ngritjen …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këto ajete kemi një qortim të rëndë për ata që nuk morën pjesë së bashku me Profetin e Allahut në luftën e Tebukut. Ishte pikërisht koha kur frutat po piqeshin, i nxehti ishte shumë i madh, hijet e pemëve të dashura, kështu që nevoja e njerëzve për të qëndruar në shtëpi ishte shumë e madhe. Allahu i Lartësuar thotë: - O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? - Kur thirreni për xhihad në rrugën e Zotit, ju preferoni qëndrimin pranë pronës e rehatisë dhe i dorëzoheni plogështisë?! - A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me ahiretin? - Mos, vallë, e bëni këtë zgjedhje, për shkak se ju dëshironi më shumë jetën e kësaj dynjaje e stolitë e saj, sesa përjetësinë e ahiretit?! Në vijim, i Lartësuari i nxit besimtarët që të tregohen asketë në këtë botë dhe të përmallohen më shumë për ahiretin. Ai thotë: - Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga El Musteuridi, vëllai i fisit Beni Fehd, se i Dërguari i Allahut tha njëherë: 1362. “Kjo botë, në krahasim me ahiretin, është sikur njëri prej jush të zhysë gishtin në det. Le të shohë se sa ujë ka marrë prej tij (me gishtin e vet)...” Dhe tregoi gishtin e vet tregues.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Muslimi. Kështu, e tërë dynjaja, me të gjithë çfarë ka kaluar dhe atë që pritet të vijë, për Allahun është shumë pak dhe e pavlerë. Në vijim i Lartësuari kërcënon besimtarët për braktisjen e xhihadit në rrugën e Tij dhe thotë: - Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të rëndë - Ibn Abasi shpjegon: “Profeti i Allahut u dha kushtrimin për luftë një fisi arab, por ata nuk iu përgjigjën thirrjes së tij. Atëherë Allahu i Lartësuar ndaloi edhe pikën e shiut për ta, në formë ndëshkimi. - dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër - Me njerëz që do ta ndihmojnë e bëhen krah Profetit në ngritjen, zbatimin dhe përhapjen e fesë së Allahut, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “...Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” [Muhamed 38]. - dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. - Ju nuk mund ta dëmtoni aspak Allahun me braktisjen e xhihadit, me dembelizmin tuaj dhe me zhytjen në rehatitë e kësaj bote. - Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka. - Ai mund t’i mposhtë armiqtë e Profetit dhe të fesë së Tij edhe pa pjesëmarrjen tuaj.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:96–12:101 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… përpara në pritje, e prindërit e vet i ngriti lart ku e kishte fronin e vet. Thuhet se në Egjipt Jakubi jetoi me Jusufin edhe njëzet e katër vjet, e kur …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Parashikimet e Jakubit u bënë realitet, myzhdexhiu, si duket ky ishte Jehudha, po ai që ia pat sjellë këmishën me gjak të rrejshëm, tash ia sjell këmishën që ia dha Jusufi dhe e lajmëron për të. Jakubit i erdhi të të pamët, e djemtë e tij kërkuan të lutet për mëkatin e tyre, por ai u premtoi për më vonë, ngase ende ishte i preokupuar me ato kujtime të hidhura. U përgatit e tërë familja dhe vajtën në Egjipt. Kishin rreth tetëdhjetë veta, Jusufi me tërë suitën e vet doli përpara në pritje, e prindërit e vet i ngriti lart ku e kishte fronin e vet. Thuhet se në Egjipt Jakubi jetoi me Jusufin edhe njëzet e katër vjet, e kur ndërroi jetë, vetë Jusufi e dërgoi dhe e varrosi pranë babait të tij Is-hakut. Kështu kishte porositur Jakubi. Jusufi jetoi edhe njëzetë e tri vjet pas babait dhe kur e plotësoi dëshirën, vërejti se fuqia fizike i është dobësuar, prandaj iu lut Zotit që në jetën tjetër ta bashkojë me prindërit e vet të dashur, Is-hakun e Ibrahimin. Pasardhësit e tij mbetën në Egjipt, aty shtohen, kur qenë të ndjekur prej faraonit u detyruan që rreth gjashtëqind mijë veta ta braktisin Egjiptin.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:71–18:73 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në të. - E përmendëm në hadithin që sollëm më parë, se si ata hipën në anije. Gjatë udhëtimit, Hidri u ngrit dhe hapi një vrimë në barkë. Atëherë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon se Musai dhe Hidri u nisën së bashku, pasi ranë dakord me kushtin e vendosur nga Hidri, që Musai të mos pyeste, derisa Hidri vetë t’i rrëfente për çdo ndodhi që do të kalonin, sado e papranueshme t’i dukej Musait. - Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai (Hidri) hapi një vrimë në të. - E përmendëm në hadithin që sollëm më parë, se si ata hipën në anije. Gjatë udhëtimit, Hidri u ngrit dhe hapi një vrimë në barkë. Atëherë, Musai nuk e mbajti dot veten dhe iu drejtua Hidrit duke e qortuar: - Ai (Musai) tha: “Mos vallë, e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtetë bëre një punë shumë të keqe.” - Bëre një vepër të qortueshme e të papranueshme. Atëherë Hidri i kujtoi kushtin që kishin vendosur më parë: - (Hidri) Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?” - Me qëllim e bëra diçka të tillë, dhe kjo ishte pikërisht nga ato çështje, për të cilat të vura kusht që të mos më pyesje. - Mos më qorto për faktin që harrova - i tha ai (Musai) - dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!” - Mos ma vështirëso shoqërimin me ty dhe mos më rëndo në këtë udhëtim. Sikurse u përmend në hadith, shkelja e parë e Musait ishte nga harresa.

Mus'haf Hape →
Araf 7:168–7:171 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe ahiretit të njerëzve. Kësisoj, njerëzit që më tepër ndreqin punë e janë bamirës duhet të jenë model për të tjerët. - “Kujto kur Ne e ngritëm …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe.” - Ne i shpërndamë dhe i përhapëm ata nëpër tokë, pasi kishin qenë njëherë të mbledhur e të bashkuar. - “Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë.” - Prej tyre ka që janë të mirë, të cilët i zbatojnë detyrimet e Allahut të Lartësuar dhe i japin hakun çdokujt që e meriton. Por ka edhe të tjerë, që nuk janë të tillë, sepse bëjnë padrejtësi dhe dëmtojnë vetveten. Allahu i Lartësuar i sprovon rob te e Tij për të dalë në pah të gjithë kategoritë e njerëzve. Në këtë mënyrë dallohen të shkëlqyeshmit, që plotësojnë si detyrimet ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu edhe ato ndaj krijesave, do të duken cilët janë mesatarë, që kërkojnë hakun e tyre, por do të dalin në pah edhe ata që i bëjnë padrejtësi vetes, duke shkelur urdhëresat e Allahut të Lartësuar. - “Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” - Ky është rregulli i Allahut të Lartësuar me të gjithë popujt në këtë botë. Ai i sprovon me të mira dhe me të këqija, me begati dhe me vështirësi, me qëllim që ata të kthehen nga rruga e humbjes dhe të marirn rrugën e drejtë, atë për të cilën edhe u krijuan. Brezat që erdhën më pas e shtuan ligësinë dhe u larguan shumë nga rruga e Allahut të Lartësuar: - “Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin,...” - Brezat më vonë trashëguan Librin e Zotit, prandaj do të duhej që populli të kthehej te mësimet hyjnore të këtij Libri. Por, në të vërtetë, ata filluan të ndryshonin tekstin dhe përmbajtjen e Librit, sipas dëshirave të tyre. Ata po kërkonin të pasuroheshin përmes fetvave që jepnin, duke ndryshuar fenë e tyre. Atëherë filloi të përhapej në masë ryshfeti, saqë Allahu i Lartësuar thotë për ta: - “...por që zgjodh ën për vete stolitë e pavlera të kësaj bote dhe thoshin: “Do të na falet (gjithçka).”” - Ata e pranonin që e kishin gabim, prandaj thoshin: “Do të na falet”. Ata bënin gjynahe, pastaj thoshin më kot: “Do të na falen këto që bëjmë”, pa patur asnjë garanci prej Allahut të Lartësuar. Në fakt, qëndrimi i tyre nuk mund të konsiderohej si pendesë e sinqertë për gabimet, sepse po të ishte ashtu, ata do të vendosnin e do të zotoheshin që të mos i përsërisnin më ato gjynahe. - “Por kur u vinte ndonjë kotësi tjetër e ngjashme, ata përsëri shkonin pas saj.” - Kur u vinte përsëri rasti për të bërë gjynah, që ata e pëlqenin, përsëri e bënin dhe përsëri thoshin të njëjtat fjalë. Në këtë mënyrë, ata shpërfillën normat e Allahut dhe i shitën për gjëra të vogla të kësaj bote. Ata hodhën tutje ndershmërinë e mirësinë që ofron Allahu i Lartësuar, duke parapëlqyer atë që është e ulët dhe poshtëruese për dynjanë dhe për ahiretin. Duke i qortuar për padrejtësinë që bënin, Allahu i Lartësuar thotë: - “A nuk janë zotuar ata në Libër që të mos thonë për Allahun asgjë tjetër veç së vërtetës dhe e patën studiuar mirë gjithçka në të?” - Si është e mundur që ata thonë të pavërteta rreth Allahut të Lartësuar?! Me gjithë zotimet e tyre, ata vazhdojnë të ndjekin dëshirat e tyre, duke rendur pas kësaj dynjaje. Ata vazhdonin me zullumet e tyre, ndërkohë që e kishin studiuar mirë Librin e Zotit. Kështu, ata e njihnin të vërtetën, por e kundërshtonin me vetëdije të plotë atë. Ata e kishin shumë të qartë se cila qe e drejta, por sërish bënin ashtu si u donte qejfi. Ky është një gjynah shumë më i rëndë sesa i atij që nuk di dhe gjykon nga padituria, prandaj edhe qortimi që u drejton Allahu i Lartësuar është më i rëndë e, sigurisht, ndëshkimi i tyre do të jetë më i ashpër. Kjo sjellje ishte tregues i mendjelehtësisë së tyre, pasi ata i jepnin përparësi jetës së kësaj bote, kundrejt ahiretit, që është i përjetshëm, siç thotë Allahu i Madhëruar: - “Bota tjetër është më e mirë për ata që janë të devotshëm.” - Ahireti është shumë më i mirë për ata që tregohen të devotshëm, duke zbatuar urdhëresat e Allahut të Lartësuar. Ata largohen nga ushqimet e ndaluara dhe nga pasuria që fitohet me mënyra të padrejta. Ata i largohen ryshfetit, që merret për të dhënë një gjykim të padrejtë. - “A nuk logjikoni?”” - A nuk keni logjikë, që të kuptoni se çfarë kërkon përparësi dhe çfarë duhet të shpërfillni?! Një mendje e shëndoshë gjykon drejt për sa i përket asaj se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për njeriun. Ata që nxitohen në gjykim shikojnë vetëm në jetën e kësaj bote, e cila është e parëndësishme dhe shumë e shkurtër. Këtyre njerëzve u shpëtojnë mirësi të shumta, por, mbi të gjitha, ata do të privohen nga mirësitë e Xhenetit, pranë Allahut të Lartësuar. Ndërsa të mençurit janë ata që Allahu i Lartësuar i përshkruan: - “Ata që i përmbahen me besnikëri Librit dhe e përkryejnë namazin le ta dinë se Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.” - Ata kapen fort pas Librit të Zotit, duke e studiuar dhe duke e zbatuar atë. Ata përnxjerrin prej tij mësime të dobishme, që forcojnë lidhjen e tyre me Allahun e Lartësuar dhe mbi të cilat ndërtojnë jetën e tyre. Ata nuk mjaftohen vetëm me nxënien e diturisë së dobishme, por edhe punojnë me të. Ata e konsiderojnë Librin e Zotit si qetësues dhe kënaqësi të shpirtit e të syrit, si rregullues të dynjasë dhe ahiretit të tyre. Pa dyshim ndër urdhëresat më të mëdha, që duhet kryer me sinqeritet për Allahun e Lartësuar, është falja e namazit. Namazi plotësohet me të gjitha fjalët dhe veprat e tij, si nga ana e jashtme, ashtu dhe nga ajo e brendshme shpirtërore. Allahu i Lartësuar e ka përmendur namazin në mënyrë të veçantë, për shkak të rëndësisë së madhe që ai ka mes gjithë detyrimeve të tjera. Namazi konsiderohet si matës i saktë i gradës së besimit. Falja e rregullt e namazit hap rrugën e të gjitha adhurimeve të tjera për njeriun. Veprat e kategorisë së përzgjedhur të adhuruesve janë të gjitha të mira, si për ata vetë, edhe për të tjerët, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk ua humbim shpërblimin të mirëve.”. Ky ajet dhe shumë të tjerë të ngjashëm tregojnë se Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin ﷺ si rregullues e përmirësues, me shumë mirësi e begati, dhe nuk e dërgoi që të jetë shkatërrues. Në fakt, të gjithë profetët janë dërguar me këtë mision: që të rregullojnë çështjet e dynjasë dhe ahiretit të njerëzve. Kësisoj, njerëzit që më tepër ndreqin punë e janë bamirës duhet të jenë model për të tjerët. - “Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta!...” - Kur ata refuzuan porositë dhe ligjet e Teuratit, Allahu i Madhëruar ngriti mbi ta një mal, si një re gjigande në qiell. Me këtë kërcënim mbi krye, Allahu i Madhërishëm i urdhëroi ata që të zbatonin të gjitha udhëzimet e Librit të Tij. - “Ne u thamë: “Zbatojeni atë që ju kemi dhënë me kembëngulje...” - Merreni, zbatojeni dhe jetoni sipas normave që kemi caktuar Ne. Zbatojini ato me përkushtim dhe seriozitet! - “...dhe kujtoni çfarë ka në të (në Libër),...” - Bëjeni këtë duke e studiuar me kujdes Librin e Allahut dhe duke medituar rreth tij, me dëshirën për ta jetësuar atë! - “...që të bëheni të devotshëm!”” - Nëse veproni dhe jetoni sinqerisht sipas normave e porosive të Zotit, pa dyshim që do ta arrini devotshmërinë. Nëse e trajtoni Shpalljen me seriozitet dhe përkushtim, do të jeni të shpëtuar nga ndëshkimi dhe zemërimi i Allahut të Lartësuar.

Mus'haf Hape →
Duhan 44:9–44:16 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e tyre. Edhe pse atyre u ka ardhur e vërteta e sigurt, ata përsëri vazhdojnë të ngrejnë dyshime dhe të mos e pranojnë. Më pas, Krenari i Lartësuar, duke i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kurse ata dyshojnë e luajnë.” - Allahu i Lartësuar na tregon se këta idhujtarë janë në dyshime dhe luajnë e dëfrejnë në paqar - tësinë e tyre. Edhe pse atyre u ka ardhur e vërteta e sigurt, ata përsëri vazhdojnë të ngrejnë dyshime dhe të mos e pranojnë. Më pas, Krenari i Lartësuar, duke i kërcënuar me një paralajmërim të frikshëm, thotë: - “Qëndro në pritje të ditës, kur qielli të lëshojë një tym të qartë.” - Ibn Mesudi dhe ata që e miratojnë fjalën e tij mëtojnë se duhan-i, pra, tymi, është një ndodhi, e cila ka ndodhur në të shkuarën. Ky tym, - sikurse e përshkruan Ibn Mesudi, - ishte thjesht diçka që u bëhej sikur e shihnin me sytë e tyre. Kjo ndodhi në kohën kur Profeti u lut kundër kurejshëve, që Allahu t’i ndëshkonte ata me vite urie dhe thatësie, si vitet e Jusufit. Kështu, ata i kapi uria, lodhja dhe vuajtja e madhe, aq sa filluan të hanin kocka, kafshë të ngordhura dhe sa herë që ngrinin sytë lart në qiell, u dukej sikur shihnin tym. Në një transmetim thuhet se dikush prej tyre kur shikonte në qiell, i dukej sikur në të kishte tym dhe mjegull, nga uria dhe lodhja e madhe e asaj thatësie. Ndërsa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për daljen e tymit, një prej shenjave të mëdha të Kijametit, që ende nuk është shfaqur. Ajo është një nga shenjat treguese të afrimit të Kijametit, siç është përmendur më herët në hadithin e Ebu Serihate Hudhejfeh Ibn Usejd el Gifari (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hudhejfe Ibn Usejd el Gifari, i cili rrëfen: 2352. “Profeti i Allahut erdhi tek ne nga Arafati, kur ne po kujtonim e flisnim për Orën e Kijametit. Ai tha: “Kijameti nuk do të ndodhë, derisa të shihni dhjetë shenja: “Lindja e diellit nga perëndimi, tymi, dalja e kafshës, dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, zbritja e Isait, birit të Merjemes, dalja e Dexhalit, tri tronditje të mëdha: një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arab; dhe një zjarr që do të dalë nga thellësitë e Adnit, i cili do të grumbullojë bashkë njerëzit. Ai qëndron gjatë natës, kur njerëzit pushojnë, por edhe gjatë ditës, kur njerëzit pushojnë (për gjumin e ditës).”Këtë hadith e ka përmendur në mënyrë të veçantë Muslimi në Sahih-un e tij. Ndërsa në dy Sahih-ët thuhet se: 2353. “Profeti i Allahut ﷺ i tha Ibn Sajadit: “Unë të kam fshehur ty një lajm të fshehtë. E gjen dot se cili është?” Ibn Sajadi u përgjigj duke thënë përgjysëm: “Është Duh..., Duh... .” Pra, kishte për qëllim fjalën duhan (tym). Por profeti ﷺ i tha: “U poshtërofsh! Kurrë nuk ke për ta kaluar masën tënde!” Në fakt, Profeti ﷺ i fshehu atij pikërisht këtë ajet. - “Ai do t’i mbulojë njerëzit, e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.” - Ibn Ebu Hatimi transmeton nga Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ﷺ ka thënë: 2354. “Tymi ka për t’i bërë njerëzit të vuajnë, por për sa u përket besimtarëve, ata do t’i kapë thjesht dhe vetëm një rrufë në hundë. Ndërsa mohuesi do të fryhet, aq sa ky tym do t’i dalë nga çdo vrimë e tij.” Ka shumë hadithe, që i atribuohen Profetit, që janë të saktë, por edhe të tjerë që mund të jenë të dobët, të cilët na tregojnë dhe na krijojnë bindje të plotë se tymi është një prej shenjave të Kijametit, që priten të ndodhin. Kjo, në fakt, është edhe ajo që kuptohet drejtpërdrejt dhe qartas nga ajeti kuranor. Allahu i Lartësuar thotë: “Qëndro në pritje të ditës, kur qielli të lëshojë një tym të qartë.” Pra, është i qartë, që e shikon çdokush. Ndërsa tefsiri që i ka bërë Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), flet për një mirazh ose për një vizion të rremë tymi, që u duket syve si i tillë, nga uria e madhe dhe lodhja. Ndërsa në ajet thuhet që ai është tym i qartë. Po kështu, Allahu i Lartësuar thotë: “Ai do t’i mbulojë njerëzit.” Pra, ky tym do t’i përfshijë të gjithë njerëzit. Kështu, nëse do të ishte qëllimi për një pamje e mirazh, që u duket njerëzve nga uria dhe etja, sikurse ndodhi me banorët e Mekës, Allahu i Lartësuar nuk do të thoshte: “Ai do t’i mbulojë njerëzit”. - “... e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.” - Atyre u thuhet kjo fjalë për t’ua shtuar dhimbjen dhe në formë qortimi për ta, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit. Ky është zjarri, që ju e mohonit.” [Tur 13, 14]. Ka mundësi, gjithashtu, që këto fjalë t’ua thonë njëri - tjetrit, të mbushur me dëshpërim e dhimbje. - “Zoti ynë! Largoje dënimin prej nesh! Ne tashmë jemi besimtarë.” - Mohuesit do ta thonë këtë lutje kur të shohin ndëshkimin, duke u lutur për shpëtim, sikurse shtjellohet edhe në ajete të tjera: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim! Atëherë nuk do t'i mohonim argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë.” [En’am 27]. Ose: “Prandaj paralajmëroji njerëzit për ditën kur do t’u vijë dënimi dhe kur keqbërësit do të thonë: “Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe të pasojmë të dërguarit!” Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga mirësitë e kësaj dynjaje) ?” [Ibrahim 44]. Ndërsa në këto ajete, i Lartësuari thotë: - “E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë, ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.”. - E si mund të marrin mësim ata, kur Ne u kemi dërguar profet, i cili u kumton Shpalljen e Zotit dhe paralajmërimet e Tij, por ata i kthejnë shpinën dhe e refuzojnë, duke e akuzuar pa të drejtë dhe trilluar rreth tij?! Ata thanë për këtë profet se ai është ‘ mual-lem’, pra, ia kanë mësuar të tjerët atë që kumton, duke mëtuar kështu se ai e ka marrë atë nga njerëz të tjerë. Gjithashtu, ata shpifën për të dhe e fyen, duke thënë se është ‘ mexhnun’, pra, i çmendur, të cilit nuk i merren për bazë fjalët. Kjo i ngjan asaj që përemendet në ajete të tjera: “ Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij? Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”” [Fexhr 23, 24], ose: “ Eh sikur vetëm t’i shihje ata kur të dridhen nga tmerri! Ata nuk kanë për të gjetur asnjë shpëtim dhe do të rrembehen prej një vendi të afërt. Dhe ata do të thonë: “Ne besojmë (tani) në të (Kur’anin, Muhamedin).” Por si mund ta arrijnë ata (Besimin) prej këtij vendi (kaq) të largët, kur ata më parë e mohonin (tërësisht) atë (Besimin) dhe hamendësonin (se s’ka ringjallje) duke u endur larg (së vërtetës) . Dhe ata do të privohen nga ajo që e dëshironin, ashtu sikurse ndodhi më parë me të ngjashmit e tyre. Vërtet, ata ishin plot dyshime e pasiguri.” [Sebe’ 51 - 54]. Kuptimi i ajetit: Kur ju erdhi i dërguari Ynë, ju e mohuat atë dhe vdiqët me këtë mohim, kurse tani që shihni ndëshkimin, ju pretendoni se e besuat atë! Mos vallë, do t’ju sjellë ndonjë dobi kjo?! Kjo është shumë e largët dhe e pamundur. Edhe sikur t’ju kthenim në dynja, ju do të mohonit përsëri të dërguarin dhe mesazhet e Zotit, që ai përcjell. - “Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës.” - Nëse do t’ jua largonim ndëshki - min dhe t’ju kthenim edhe njëherë në jetën e dynjasë, ju përsëri do t’i ktheheshit mohimit dhe refuzimit të profetëve dhe shpalljeve. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Sikur Ne t’i mëshironim ata dhe t’ua largonim fatkeqë - sinë që u ka rënë, ata do të ngulmonin me kryeneçësi në shfrenimin e tyre.” [Muminun 75]. Ose: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë.” Atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” [En’am 28]. - “Ditën kur të godasë dënimi i madh, Ne do të ndëshkojmë!” - Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se këtu bëhet fjalë për betejën e Bedrit. Megjithatë, kuptimi i qartë dhe i drejtpërdrejtë i ajetit është për Ditën e Kijametit, edhe pse Bedri ishte po ashtu një ngjarje kur mohuesit morën një ndëshkim të ashpër. Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se: el-batshetul kubra (dënimi i madh) është ngjarja e Bedrit, por unë them se ajo është Dita e Kijametit.” Ky shpjegim vjen me isnad të saktë prej Ibn Abasit.

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:1–32:17 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… me të gjitha çështjet. Ai i di të gjitha të fshehtat e të dukshmet dhe që të gjitha veprat e njerëzve do të ngriten tek Ai për t'i shpërblyer ose ndëshkuar në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nuk ka dyshim se zbritja e Kur'anit është nga Zoti i madhërishëm, e për ta thirrur në rrugë të drejtë atë popull që më i parë, në periudhën prej Isait e deri në Muhammedin, nuk u pat ardhur ndonjë i dërguar. Ata më heret patën pejgamberë si Ibrahimin, Hudin, Salihun, por ndër pasardhësit e Ismailit, birit të Ibrahimit, nuk pati ndonjë pejgamber tjetër përveç Muhammedit, e ky ishte i obliguar me këtë shpallje të thërrasë atë popull, ani pse ata i thonin se ti vetë po e trillon Kur'anin. Kur'ani është shpallje prej atij Zoti që krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka tjetër brenda gjashtë dite, që mbizotëroi gjithësinë dhe që udhëheq me të gjitha çështjet. Ai i di të gjitha të fshehtat e të dukshmet dhe që të gjitha veprat e njerëzve do të ngriten tek Ai për t'i shpërblyer ose ndëshkuar në ditën e kijametit, ditë që, për shkak të vështirësive, duket se është sa njëmijë vjet të kësaj bote. Rreth përcaktimit të ditës njëmijë vjet, ka edhe shumë mendime të tjera. Ai Zoti që çdo krijesë e krijoi në mënyrën më të përsosur: Shikoje elefantin, sikur të mos e kishte të krijuar atë turi aq të gjatë, si do të mund t'i afrohej ushqimit të nevojshëm për jetë, me atë peshë e trup aq të madh. Sa i shëmtuar do të dukej njeriu sikur ta kishte kokën dhe veshët sa të gomarit, ose lepuri sa të luanit, ashtu qafa e devesë dhe fulçinjtë e saj. Këtë harmoni në krijimin e gjymtyrëve, e sipas nevojës së tyre, e përsosi vetëm krijuesi i gjithdijshëm. Për melaikën e caktuar për marrjen e shpirtrave thuhet se është Azraili, por ai i ka edhe ndihmësit e vet. Thuhet se e tërë toka pranë tij është sa një sofër që merr prej cilës pjesë të dojë, Gjithashtu thuhet se ndihmësit e tij i nxjerrin shpirtrat deri në fyt, e prej fytit i kap ai. Vullneti i Zotit nuk është që njerëzit t'i fusë me dhunë në fe, megjithqë atë ka mund ta bëjë, por Ai do besimtarët që me vullnetin e tyre t'i pranojnë mësimet e Tij.Ai përherë e ka ditur dhe e di se kush do të jetë respektues e kush refuzues, andaj krijoi edhe xhennet e edhe xhehenem. Xhehenemin do ta mbushë me exhinë dhe me njerëz, si duket exhinët do të jenë edhe më shumë në të, e melaikët janë të mbrojtura prej atyre punëve që meritojnë xhehenem. Besimtarët që respektojnë këshillat e Zotit, që nga dashuria bijnë me fytyrë në tokë, bëjnë sexhde, që lënë shtretërit e çohen dhe lusin Zotin edhe natën, që kanë frikën e ndëshkimit, që shpresojnë në mëshirën e Zotit, të tillëve Zoti u ka caktuar aso të mirash që sipas një hadithi kudsij që e regjistron Buhariu dhe Muslimi, thuhet: "Allahu ka thënë se u kam caktuar robërve të Mi të mirë: çka nuk ka parë sy, nuk ka dëgjuar vesh dhe nuk i ka shkuar ndërmend asnjë njeriu". Ky hadith ka lidhmëri me ajetin 17.

Mus'haf Hape →
Araf 7:196–7:198 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tyre, edhe sikur mblidhen të gjithë së bashku dhe të ngrejnë kurthe kundër atyre që ka marrë nën mbrojtje Krijuesi i tokës dhe qiejve, nuk kanë për t’u bërë dot …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Mbrojtësi im është Allahu, i Cili e zbriti Librin dhe që përkujdeset për të mirët.” - Mbrojtësi dhe kujdestari im është Allahu i Lartësuar. Ai kujdeset për të më dhuruar të mira dhe për të larguar çdo të keqe, rrezik dhe kërcënim që më kanoset. Allahu i Lartësuar është Ai që zbriti Kur'anin, i cili është udhëzim, shërim dhe dritë. Me Shpalljen e Tij, Allahu tregon përkujdesje për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur dhe dalluar mbi të tjerët. Ai kujdeset me butësi dhe mëshirë, duke i edukuar adhuruesit e Tij me moral dhe besim të pastër. Allahu i Lartësuar përkujdeset për ata që kanë qëllim, fjalë dhe vepra të mira. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. Kështu ndodh, sepse besimtarët e mirë kënaqen me Allahun e Lartësuar si Kujdestarin dhe të dashurin e tyre, duke ia dorëzuar Atij të gjitha çështjet. Ata i përkushtohen tërësisht Atij dhe distancohen nga çdo lloj i adhuruari tjetër. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata në çdo hap e në çdo çështje dhe u jep sukses në dynja e në ahiret. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do tradhtarët e mohuesit.” [Haxh 38]. - “Ndërsa ata të cilëve ju u luteni veç Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë, madje as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë.” - Idhujt nuk e meritojnë të adhurohen, sepse ata nuk kanë asnjë forcë dhe mundësi për të ndihmuar të tjerët, madje as veten e tyre. Atëherë, nëse e kupton këtë, do të sigurohesh se idhujtarët dhe idhujt e tyre, edhe sikur mblidhen të gjithë së bashku dhe të ngrejnë kurthe kundër atyre që ka marrë nën mbrojtje Krijuesi i tokës dhe qiejve, nuk kanë për t’u bërë dot asgjë. Allahu i Lartësuar është absolut në pushtetin, fuqinë dhe zotërimin e Tij. Kush i mbështetet madhështisë dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar, nuk ka për ta dëmtuar dhe rrezikuar asgjë në këtë botë. - “Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin.” - Këtu flitet për idhujtarët, që e konsideronin Profetin ﷺ si mashtrues. Kështu, dukej sikur ata shikonin tek i Dërguari i Allahut për të kuptuar në ishte i sinqertë apo jo, por në fakt ata nuk e kishin fare këtë synim. Ata as nuk donin t’ia dinin për sinqeritetin e Profetit ﷺ .Ata nuk donin të shihnin virtytet dhe cilësitë e tij të pakrahasueshme, sepse po të donin, do ta kishin shumë të lehtë t’i shikonin dhe pastaj do ta besonin.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:186 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e sa herë që zbrisnim në ndonjë luginë, ne e ngrinim zërin me tekbire. Atëherë Profeti ﷺ u afrua dhe na tha: "O njerëz! Mbajeni veten! Ju nuk po i luteni dikujt që nuk …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ky është një ajet që na nxit që të bëjmë sa më shumë dua. Po të vërejmë me kujdes, ky ajet është sjellë nga Allahu i Madhëruar mes ajeteve që përmbajnë dispozita shumë të rëndësishme. Allahu i Madhëruar e sjell në të tillë kontekst, për të na udhëzuar që t’i përkushtohemi më shumë me lutje, në kohën kur përfundon muaji i agjërimit, madje edhe në përfundim të çdo dite agjërimi, kur çelim iftarin. Imam Ebu Daud el Tajalisi sjell në Musnedin e tij hadithin nga Abdullah Ibn Amri, që tregon: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 204 “Agjëruesi ka një lutje të pranuar në kohën kur çel iftarin.” Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij hadithin prej Muavije Ibn Hajdete el Kushajri, që tregon: 205 “Njëherë, një beduin tha: “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t’i lutemi me zë të ulët, apo është larg, që t’i lutemi me zë të lartë?” Profeti ﷺ heshti, derisa Allahu shpalli: "Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre)...". Kështu, kur i urdhëroj ata që të më luten, le të më luten dhe Unë do t’u përgjigjem.” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Ebu Musa el Eshariut, i cili tregon: 206 “Ishim së bashku me Profetin e Allahut në një ekspeditë luftarake dhe, sa herë që ngjiteshim në një kodër e në ndonjë vend të lartë, e sa herë që zbrisnim në ndonjë luginë, ne e ngrinim zërin me tekbire. Atëherë Profeti ﷺ u afrua dhe na tha: "O njerëz! Mbajeni veten! Ju nuk po i luteni dikujt që nuk dëgjon apo që është larg! Ju po i luteni Atij që dëgjon dhe sheh gjithçka. Ai të cilit po i luteni është më pranë jush sesa qafa e kafshës suaj (me të cilën po udhëtoni).101 O Abdullah Ibn Kajs! A të mësoj një shprehje, që është një prej thesarëve të Xhenetit? Ajo është: Lâ ĥaule ue lâ ku -uete il -lâ bil -lâh! (Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka ka forcë, pa ndihmën e Allahut!)” Këtë hadith e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre dhe autorët e Sunen-eve. Imam Maliku sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahu ka thënë: 207 “Çdokujt do t’i jepet përgjigja e lutjes së tij nëse ai nuk nxitohet në pritjen e përgjigjes dhe të thotë: ‘U luta, por nuk mora përgjigje’.” Këtë hadith e ka përnxjerrë edhe Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre prej hadithit të Malikut nga Enesi se Profeti ﷺ ka thënë: 208 “Njeriu do të vazhdojë të jetë në mirësi për sa kohë që nuk nxitohet e ngutet!” Ne e pyetëm: “E si ngutet robi?” - “Kur thotë: ‘E luta Zotin tim dhe Ai nuk m’u përgjigj.” Hadithin e sjell Imam Ahmedi. Ibn Merdeuejihi sjell një hadith nga Ibn Abasi, që tregon se i ka rrëfyer Xhabir Ibn Abdilahi, që njëherë: 209 “Profeti ﷺ lexoi: "Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre). Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet....", dhe tha: "O Allah! Ti urdhërove që të të lutem dhe premtove se do të përgjigjesh. Leb-bejkell-llâhumme leb-bejk. Leb-bejke lâ sherike leke leb -bejk. In -nel ĥamde uen - ni'mete leke uel mulk. L â sherike lek. Esh'hedu en -neke Ferdun E ĥadun, Samedun, lem jelid, ue lem j ûled, ue lem jekun lehu kufu’uen e ĥad. Ue esh'hedu en - ne ua’deke hak -kun ue likâuke hak -kun uel xhen-netu hak -kun, uen -naru hak -kun, ues - sâ’atu âtijetun lâ rajbe fihâ, ue ente teb'athu men fil kubur. (Të përgjigjem, o Zot, të përgjigjem! Të përgjigjem, Ti je i pashoq, të përgjigjem! Të gjitha lavdërimet të takojnë vetëm Ty edhe mirësitë janë të gjitha prej teje! Edhe pushteti e sundimi është i gjithi në dorën Tënde! Ti je i Pashoq! Dëshmoj me bindje se Ti je Një, i Vetëm, Absoluti (Es-Samedu), i Cili nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.” Dëshmoj se premtimi Yt është i vërtetë, takimi me ty është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, Xhehenemi është i vërtetë! Ora e Kijametit ka për të ardhur, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ti je Ai që do t'i ringjallësh ata që janë në varre."” Hafidh Ebu Bekr el Bezzari përcjell nga Enesi, e ky nga Profeti ﷺ që ka thënë: 210 “Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘O Biri i Ademit: një është për ty, një është për mua dhe një është mes Meje dhe teje! Ajo që më takon Mua është që të më adhurosh Mua dhe të mos më bësh shok asgjë dhe asnjë! Ajo që të takon ty është se, çfarëdo pune që të bësh, kam për të ta dhënë shpërblimin të plotë! Ajo që është mes meje dhe teje: prej teje kërkohet lutja dhe Unë premtoj të të përgjigjem.” Abdullah Ibn Amri, kur vinte koha e iftarit, mblidhte familjen dhe fëmijët e vet dhe lutej. Në Musnedin e Imam Ahmedit, në Sunenin e Tirmidhiut, Mesudit dhe Ibn Maxhes vjen një hadith nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 212 . “Tre personave nuk u kthehet duaja mbrapsht: Imamit të drejtë, agjëruesit derisa të mbarojë agjërimin, dhe atij që i është bërë padrejtësi. Allahu e lartëson dhe e ngre atë lart mbi re Ditën e Kijametit. Atij i hapen dyert e qiellit dhe Allahu thotë: ‘Betohem në krenarinë Time! Unë do të të ndihmoj, qoftë edhe pas njëfarë kohe.”

Mus'haf Hape →
Enbija 21:30–21:33 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt.” - E bëmë qiellin mbulesë, si kubé. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne e ngritëm qiellin me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë (si një e tërë) , pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese?” - A nuk e dinë ata që nuk e pranojnë faktin se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave, ata të cilët adhurojnë edhe idhuj, si ortakë të Zotit, se Allahu është i vetëm në pushtetin për të krijuar dhe i vetëm në administrimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave?! A nuk e dinë ata se qiejt e Toka, në fillim ishin njësh, të bashkuara, pastaj Allahu i Lartësuar i ndau, duke krijuar 7 qiej dhe 7 toka? Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë që e ka bërë ujin origjinë të çdo gjëje të gjallë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen: 1808. “Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, kur unë të shoh ty, shpirti më kënaqet dhe sytë më qetësohen. Më trego për çdo gjë, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë, ai i tha: “Çdo gjë është e krijuar nga uji.” - “Më trego për një gjë që, nëse e bëj, kam për të hyrë në Xhenet!” Ai tha: “Përhap selamin, shpërnda ushqim (për nevojtarët), mbaji fort lidhjet farefisnore, ngrihu për t’u falur natën kur njerëzit janë në gjumë, pastaj do të hysh në Xhenet me selam.” Isnadi i këtij hadithi është sipas kushteve të dy Sahih-ëve, përveç faktit se Ebu Mejmunete është prej transmetuesve të Sunen-eve dhe emri i tij është Sulejm. Imam Tirmidhiu ka quajtur të saktë hadithe që kanë ardhur prej tij. - “A nuk do të besojnë, atëherë? ” - A nuk besojnë, kur dëshmojnë krijesa, të cilat dalin në jetë gradualisht? Këto të gjitha tregojnë për ekzistencën e Krijuesit, i Cili vepron me vullnetin dhe përzgjedhjen e Tij dhe i Cili është i plotpushtetshëm për gjithçka, siç ka thënë një poet: “Çdo gjë që ekziston, për Zotin që është Një tregon.” Sufjan el Theuriu sjell hadithin nga Ikrima, dhe ky nga i ati, i cili rrëfen se Ibn Abasi është pyetur njëherë: “A ka ekzistuar nata në fillim, apo dita?” Ai tha: “Kur qiejt dhe Toka ishin bashkë, a kishte gjë tjetër mes tyre, përveçse errësisrë? Kështu që, ta dini se nata ishte para ditës.” - “Në Tokë, Ne kemi vënë male të paluhatshme, që ajo të mos lëkundet. ” - Allahu i Lartësuar vendosi malet, për ta bërë Tokën të palëvizshme. Kështu, Allahu i Lartësuar e forcoi atë, që ajo të mos të lëkundet dhe të anojë bashkë me njerëzit, e që ata të mos gjejnë prehje mbi të. Toka është në ujë, pra, është e mbuluar me ujë, përveç një të katërtës së saj, e cila është e shfaqur ndaj ajrit dhe diellit. Banorët e saj vështrojnë qiellin dhe gjithçka të saj, shenja të mrekullueshme që tregojnë për ekzisten - cën dhe për urtësinë e Krijuesit, që është i ditur, i plotpushtetshëm dhe i urtë në krijimin e Tij. - “Midis tyre kemi bërë lugina e rrugë të gjera për të kaluar, që ata të dinë të orientohen.” - Allahu i Lartësuar bëri të mundur të ketë hapësira mes maleve, që njerëzit të hapin rrugë dhe të lëvizin nga një vend në tjetrin. - “Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt.” - E bëmë qiellin mbulesë, si kubé. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” [Dharijat 47]. Ose: “Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi.” [Shems 5]. Ose: “A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?!” [Kaf 6]. Kështu, Allahu i Madhëruar na tregon se e ka ndërtuar qiellin dhe e ka ngritur kupolën e tij. Ndërsa në këtë ajet, Ai thotë se e ka bërë atë si mburojë, që askush nuk mund të depërtojë në të. - “Megjithatë, ata u kthejnë shpinën shenjave, që këto objekte tregojnë. ” - Ata nuk thellohen në madhështinë e këtij krijimi. Ata nuk meditojnë mbi trupat qiellorë, për ata që janë të qëndrueshëm (në dukje), apo për ata që lëvzin, me të cilët Allahu i Lartësuar ka zbukuruar qiellin. - “Është Allahu Ai që krijoi natën dhe ditën. ...” - Ai e krijoi natën të errët, ndaj krijesat pushojnë dhe qetësohen gjatë saj. Ndërsa ditën e bëri të shndritshme, që njerëzit të lëvizin të qetë, për të kërkuar mirësitë e Allahut. Allahu i Madhëruar herë zgjat njërën, duke shkurtuar tjetrën dhe herë tjetër bën të kundërtën. - “... Diellin dhe Hënën.” - Dielli ka dritën e vet, që është e veçantë për të, ashtu siç ka edhe një rrugë të përcaktuar, nëpër të cilën lëviz. Ai ka kohën e vet të lëvizjes, të posaçme për të. Ndërsa Hëna ka dritë tjetër, që është e veçantë për të, si dhe një rrugë të përcaktuar, nëpër të cilën lëviz. Ajo ka kohën e vet të lëvizjes, të posaçme për të dhe të ndryshme nga tjetra. Por Allahu i Lartësuar thotë për të dyja: - “Të gjithë notojnë - secili në orbitën e tij (të caktuar) .” - Jedûrûn, domethënë, vërtiten në formë rrethore. Ibn Abasi ka thënë: “Domethënë, vërtiten ashtu si filli i perit në tjerrëse.”

Mus'haf Hape →
Nur 24:23–24:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Ai tha: “Shirku, magjia, vrasja e dikujt që Zoti e ka ndaluar, përveç kur bëhet me drejtësi, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, ata që shpifin për gratë e ndershme, për ato besimtare të pafaj - shme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe, përveç kësaj, ata i pret një dënim shumë i madh ...” - Ky është një kërcënim i frikshëm për të gjithë ata që shpifin për gratë e ndershme, për ato besimtare të pafajshme. Pa dyshim se nënat e besimtarëve, gratë e Profetit, janë të parat besimtare të devotshme që përfshihen në këtë përshkrim, pra, “gra të ndershme e besimtare të pafajshme”. Sigurisht, në krye të tyre është gruaja që u bë shkaku për zbritjen e këtyre ajeteve, Aishja, bija e Siddikut. Dijetarët janë unanimë në mendimin se, çdokush që vazhdon me shpifjen kundër saj pas zbritjes së këtyre ajeteve, është kafir - mohues, sepse refuzon me inat e kokëfortësi ajetin. Edhe në lidhje me gratë e tjera të Profetit jepet i njëjti gjykim. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “...janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe, përveç kësaj, ata i pret një dënim shumë i madh”. Ose siç thotë në një ajet tjetër: “Ata që flasin (fjalë të ulëta) kundër Allahut dhe të dërguarve të Tij, i ka mallkuar Allahu në këtë jetë e në jetën tjetër dhe ka përgatitur për ta një dënim poshtërues.” [Ahzab 57]. Thuhet se ky ajet është zbritur i veçantë për Aishen, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Megjithatë, mendimi më i saktë është se ajeti sjell një gjykim gjithëpërfshirës, sipas të cilit është haram shpifja për çdo grua të ndershme besimtare e të pafajshme. Ajeti nuk tregon se ky gjykim është i veçantë për Aishen, por thjesht mund të themi se shkak për zbritjen e ajetit ishte ngjarja e shpifjes kundër saj. Gjykimi që sjell ajeti përfshin edhe rastin që u bë shkak për zbritjen e tij, edhe rastet e tjera. Këtë mendim e mbështet edhe hadithi që sjell Ibn Ebu Hatimi nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1932. “Largojuni shtatë gjynaheve shkatërruese!” - “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!” - e pyetën. Ai tha: “Shirku, magjia, vrasja e dikujt që Zoti e ka ndaluar, përveç kur bëhet me drejtësi, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, dezertimi nga fushëbe - teja dhe shpifja për gratë e ndershme, të pafajshme, besimtare.” Hadithin e kanë sjellë Buhariu dhe Muslimi prej Selman Ibn Bilalit. Ndërsa Hafiz Ebu Kasim Taberaniu sjell një hadith nga Hudhejfja, se Profeti ﷺ ka thënë: 1933. “Shpifja për një grua të ndershme shkatërron punën e njëqind viteve.” 91 - “... ditën kur kundër tyre do të dëshmojnë gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë. ” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: “Idhujtarët, kur të shohin se në Xhenet nuk do të hyjnë veçse ata që falnin namaz, thonë: “Ejani të mohojmë (se kemi qenë idhujtarë) dhe ashtu veprojnë. Por atyre u vulosen gojat dhe kundër tyre dëshmojnë duart dhe këmbët e tyre dhe ata nuk do të mund ti fshehin Allahut asgjë.” Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri sjellin hadithin nga Ebu Seidi, se Profeti i Allahut ka thënë: 1934. “Ditën e Kijametit, mohuesit do t’i paraqiten veprat e tij, por ai do të mohojë se i ka bërë ato vepra, duke polemizuar. Atij do t’i thuhet: “Këta janë komshinjtë e tu, që dëshmojnë kundër teje!” Ai thotë: “Ata gënjejnë!” Atij do t’i thuhet: “Këta këtu janë farefisi dhe të afërmit e tu!” Ai thotë: “Ata gënjejnë!” Atëherë u thuhet: “Betohuni!” Dhe ata do të betohen. Pastaj Allahu i bën të heshtin dhe kundër tyre do të dëshmojnë duart dhe gjuha e tyre.” 92 Ndërsa në një variant të sjellë nga Muslimi dhe Nesaiu thuhet: 1935. “... atëherë i vuloset goja dhe u thuhet gjymtyrëve të tij: “Flisni!” Dhe ato do të flasin duke rrëfyer veprat e tij. Më pas, atij i jepet mundësia të flasë dhe ai do t’u thotë: “Mallkuar qofshi dhe u shkatërrofshi! Për ju polemizova!” - “Atë ditë, Allahu do t’ua japë të plotë (gjithë) shpërblimin e merituar. ” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, do t’jua bëjë të plotë llogarinë e veprave tuaja.” - “Dhe ata e dinë mirë se Allahu është vetë e Vërteta.” - Pra, të gjitha premtimet e Tij , kërcënimet dhe llogaria e krijesave prej Tij, të gjitha këto janë të drejta dhe Ai kurrë nuk bën asnjë padrejtësi.

Mus'haf Hape →
Neml 27:62 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ju vetëm tek Ai e ngrini zërin (me lutje).” [Nahl 53]. Imam Ahmedi sjell këtë rrëfim nga një burrë prej Belhuxhejmi: 2028. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, çfarë na …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Cili është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, që largon të keqen dhe që ju bën ju sundues në tokë? ” - Cili është Ai, të Cilit i drejtohen të gjithë nevojtarët dhe i Cili është i Vetmi që ka fuqinë për të larguar të keqen dhe për të përmbushur lutjet e nevojtarëve? I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.” [Isra 67]. Ose: “Çdo të mirë që zotëroni, e keni prej Allahut. Edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm tek Ai e ngrini zërin (me lutje).” [Nahl 53]. Imam Ahmedi sjell këtë rrëfim nga një burrë prej Belhuxhejmi: 2028. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, çfarë na fton ta adhurojmë?” – “Të ftoj ta adhurosh Allahun si një e të vetëm, Atë që, kur ty të godet ndonjë fatkeqësi dhe ti i lutesh, Ai ta largon; Atë që, kur humb rrugën në një vend të shkretë dhe ti i lutesh, Ai të sjell në rrugën e duhur; i Cili, nëse të kap thatësira dhe ti i lutesh, e bën bimën të mbijë për ty.” Unë i thashë: “Më porosit e këshillo!” Ai tha: “Mos fyej asnjë dhe kurrë mos nënvleftëso asnjë punë të mirë (sado e vogël në dukje), qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur; qoftë edhe të hedhësh ujë nga ena jote në enën e vëllait. Të këshilloj, gjithashtu, që rroba jote të jetë deri në mes të kërcirit, e nëse do ta mbash më të gjatë, atëherë le të jetë deri tek dy nyjet e këmbës, por mos guxo ta ulësh më poshtë, sepse kjo është prej mendjema - dhësisë, dhe Allahu nuk e do mendjema - dhësinë.” Në një version tjetër të këtij hadithi, përmendet se sahabi tha: “Pas kësaj, nuk kam sharë më asnjë, madje as edhe një dele apo deve.” Tregohet se një burrë ishte në udhëtim me një tjetër, i cili e tradhtoi atë dhe donte që ta vriste. Ky person u mundua që të shpëtonte nga vrasja dhe iu përgjërua tjetrit, madje edhe i kujtoi dhe e paralajmëroi për zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut për këtë padrejtësi. Por të gjitha këto veçse ia shtuan tjetrit vendosmërinë për ta vrarë atë. Kështu, ai i tha: “Atëherë, më lër të fal dy rekatë namaz për Zotin!” – “Mirë, - tha ai, - por fali shpejt e mos u zgjat!” Ai u ngrit të falej, por nga frika e madhe, nuk po i kujtohej as edhe një germe e Kuranit. Kështu, - thotë ky burrë – unë mbeta në këmbë i çoroditur, ndërkohë që ai (krimineli) më thoshte: “Hë, mbaroje shpejt namazin!” Atëherë, Zoti bëri që me mendjen dhe gojën time të shqiptoja fjalën e Tij: “Cili është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, që largon të keqen ...” Në atë çast, pashë një kalorës që u shfaq në hyrje të luginës, në dorë mbante një shtizë, me të cilën qëlloi kriminelin drejt e në zemër dhe ai u rrëzua i vdekur. Unë iu vara pas kalit të tij dhe e pyeta: “Për Zotin, kush je ti?” Ai tha: “Unë jam i dërguari i Atij që i përgjigjet nevojtarit, kur ai i lutet, që largon të keqen.” Kështu, unë mora mushkën dhe mallin dhe u largova i shpëtuar.” - “... dhe ju bën ju zëvendësues në tokë.” - Kështu e ka bërë Zoti, që njerëzit të zëvendësojnë njëri tjetrin, shekull pas shekulli. I Lartësuari thotë: “Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. Po të dëshironte, Ai mund t'ju shkatërronte ju dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte, ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë.” [Enam 133]. Ose: “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri -tjetrit) në Tokë. ...” [Enam 165]. Ose: “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.". [Bekare 30]. 129 Domethënë, Ai ka bërë popuj që zëvendësojnë popuj të tjerë, breza që vijnë pas brezave të tjerë. Po të dëshironte, Ai mund t’i bënte të gjithë të jetonin në të njëjtën kohë. Madje, po të dëshironte, mund t’i kishte krijuar të gjithë në të njëjtën kohë, ashtu siç krijoi Ademin nga dheu, dhe të vdisnin të gjithë në të njëjtën kohë. Por në këtë mënyrë, Toka do të ngushtohej për ta, ashtu si jetesa dhe të mirat e tyre. Po kështu, ata do të dëmtonin njëri-tjetrin, prandaj urtësia e Zotit përcaktoi që njerëzit të vijnë në këtë botë kohë pas kohe e brez pas brezi, derisa të përfundojë koha e secilit dhe të mbarojnë njerëzit që Zoti ka vendosur të krijojë e të jetojnë në këtë dynja. Pas kësaj, Ai do të bëjë Kijametin dhe do t’i japë çdokujt shpërblimin për atë që ka bërë në këtë dynja. - “A ka ndonjë zot tjetër, përveç Allahut?” - A ka ndonjë tjetër që ka pushtetin për diçka të tillë, përveç Allahut?! - “Jo! Por ju mendoni shumë pak. ” - Sa pak mediotoni e mendoni në këto mesazhe që ju udhëzojnë drejt të vërtetës dhe ju mundësojnë të gjeni udhën e drejtë!

Mus'haf Hape →
Furkan 25:56–25:60 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ditësh, e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - Froni i Zotit është çatia e të gjitha krijesave. Ai është më i larti, më i gjeri, më i bukuri dhe nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues. - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai nuk e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin, për të qenë përgjegjës për njerëzit. Ai nuk e bëri atë melek dhe as nuk i dha në dorë depot e pasurive, por e dërgoi për të qenë përgëzues dhe qortues. Profeti është përgëzues i atyre që iu binden Allahut, se Ai do t’u japë një shpërblim të madh që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është qortues dhe paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, por ndëshkohen që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai do t’u sqarojë njerëzve gjithçka që është e nevojshme. - Thuaj: “Unë nuk kërkoj kurrëfarë shpërblimi prej jush për këtë.” - Ti, o Muhamed, nuk po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e Shpalljes tek ata dhe për ofrimin e udhëzimit të Zotit. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye për të mos të pasuar dhe që të nxjerrin pretekste për këtë. - Por (vetëm) kush të dëshirojë, të marrë rrugën (që e shpie) drejt Zotit të tij”. - Pra, përveç atyre që dëshirojnë të shpenzojnë nga pasuria e tyre për të kënaqur Allahun dhe për të ndihmuar fenë dhe rrugën e Tij. Nëse dëshironi të bëni diçka të tillë, bëjeni, sepse unë nuk ju detyroj. Ky shpenzim, në fund të fundit, nuk është një shpërblim që më jepet mua, por është në të mirën dhe dobinë tuaj. Ai ju ndihmon në rrugën tuaj drejt Zotit. Pastaj Allahu e urdhëron Profetin e Tij që t’i mbështetej Atij dhe të kërkonte ndihmë duke thënë: - Dhe mbështetju të Përjetshmit... - Allahu është i Gjalli, i përjetshmi, që ka jetë pa mangësi. - ... që Jeton e nuk vdes kurrë... - Këtë jetë nuk e cenon asgjë, as kotja e gjumi e as vdekja, sigurisht. - ... dhe madhëroje me lavdinë që i takon! - Adhuroje Atë dhe vetëm tek Ai mbështetu, në të gjitha çështjet e tua që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj krijesave dhe marrëdhëniet me ta. - Dhe mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robve të vet. - Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Kështu, ti, o Profet, nuk ke gjë në dorë për udhëzimin e tyre dhe nuk është detyra jote që të ruash veprat e tyre dhe t’i regjistrosh ato. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut. - Ai krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. - Froni i Zotit është çatia e të gjitha krijesave. Ai është më i larti, më i gjeri, më i bukuri dhe nga krijesat më madhështore të Allahut. - Ai është i Gjithëmëshirshmi. - I Gjithëmëshirshmi u ngrit e qëndroi mbi Fron. Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me emrin e Tij i Gjithëmëshirshëm. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Në këtë ajet, Allahu na tregon se u lartësua e qëndroi mbi Arsh, i cili ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai na tregoi gjithashtu, se e bëri këtë duke na përmendur emrin që tregon më të gjerën e cilësive të Tij, pra, mëshirën. Kjo tregon se Ai përkujdeset për krijesat e Tij me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar tregon se Ai krijoi të gjitha krijesat, se Ai di dhe shikon çdo gjë që fshihet ose shfaqet haptazi nga ata, se Ai u lartësua mbi të gjitha krijesat sipër Fronit të Tij dhe se Ai është i ndarë nga krijesat. - Atëherë, pyete për Të ndonjë të ditur! - I Madhëruari ka për qëllim këtu Veten e Vet. Ai është më i Dituri rreth madhështisë dhe cilësive të Tij dhe na ka njoftuar rreth tyre me saktësi dhe imtësi në Shpalljen e Tij. Ata që marrin diturinë dhe dritën e Shpalljes, e njohin mirë Atë dhe nënshtrohen me përunjësi para madhështisë së Tij. Ndërsa mohuesit, që nuk e njohin përmes Shpalljes, e mohojnë dhe refuzojnë që ta adhurojnë Atë. - Kur u thuhet atyre: “Bëjini sexhde të Gjithëmëshirshmit!”, ata thonë: “E kush është Rrahmani – i Gjithëmëshirshmi? - Kur ftohen që ta adhurojnë dhe t’i bien në sexhde Rahmanit, i cili i begaton me gjithë ato mirësi dhe i ruan nga të gjitha ligësitë, ata thonë: “E kush është Rrahmani - i Gjithëmëshirshmi?", duke e refuzuar kështu adhurimin e Tij. Ata i thonë këto fjalë duke sjellë një pretendim të kotë se gjoja nuk e njohin Rahmanin. Madje këtë e përdorin si pretekst për të cenuar Profetin (a.s). Idhujtarët thoshin: Ai na ndalon që t’i lutemi zotave të tjerë, kurse për vete lutet dhe thotë: “O Rahman!” A thua se po i ftonte të adhuronin ndonjë zot tjetër! Prandaj Allahu i Madhëruar thotë në ajete të tjera: "Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rrahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit." [Isra 110]. Kështu, emrat e Allahut janë shumë, e po kështu edhe cilësitë dhe atributet e Tij. Çdo cilësi e Tij është treguese e madhështisë së Tij dhe faktit që Ai është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu është i Pashoq dhe i Pashembullt. Por mohuesit që refuzojnë ta njohin Atë, gjithmonë do të gjejnë arsyetime për të refuzuar adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ata thonë gjithashtu: - A t’i bëjmë sexhde sepse na urdhëron ti?!” - Vallë, do t’i përulemi në sexhde veçse për shkak se po na urdhëron ti?! Ky qëndrim i tyre ishte sepse ata e mohonin Muhamedin si profet të Zotit dhe për shkak të mendjemadhësisë së tyre ndaj Zotit. Këtyre të mjerëve ftesa në të mirë veçse ua shton largimin nga e vërteta, siç thotë i Lartësuari: - ...dhe kjo ua shtoi edhe më shumë largimin (nga besimi i drejtë) . - Ftesa për t’i rënë në sexhde Rahmanit ua shtoi edhe më shumë largimin nga e vërteta dhe e drejta, ua shtoi mohimin dhe dëshpërimin.

Mus'haf Hape →
Karia 101:1 Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… në të, si: ngritja e njerëzve prej varrezave, shpërndarja e tyre, pështjellimi i tyre duke u sjellë sa andej sa këndej, pa ndonjë rregull për shkak të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E zbritur në Meke, pas sures Kurejsh, ajete: 11 Kjo sure e shpallur në Meke, përshkruan momentin e katastrofës së përgjithshme dhe ato që do të ngjajnë në të, si: ngritja e njerëzve prej varrezave, shpërndarja e tyre, pështjellimi i tyre duke u sjellë sa andej sa këndej, pa ndonjë rregull për shkak të frikës së tyre. Quhet: "Suretul Kariati" - kaptina e krismës, ngase fjala është për krismën e kijametit.

Mus'haf Hape →
Merjem 19:22–19:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e cila gjithashtu ishte shtatzënë me Jahjan. Kur shkoi të takonte të motrën, ajo u ngrit, e përqafoi, pastaj i tha: “A e di, o Merjeme, që unë jam shtatzënë?” Merjemja i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pasi mbeti shtatzënë ajo u veçua në një vend të largët.” - Këtu flitet për Merjemen, pasi Xhibrili (a.s.) i kumtoi asaj mesazhin e vendimin e Zotit. Ajo iu dorëzua vendimit të Allahut të Madhëruar dhe Xhibrili fryu në të çarën e këmishës, në pjesën e grykës. Ajo frymë zbriti poshtë dhe hyri në trupin e saj dhe ajo u ngjiz me fëmijë, me lejen e Allahut të Lartësuar. Pasi mbeti shtatzënë, ajo zu u ngushtë dhe nuk po dinte çfarë t’u thoshte njerëzve, të cilët sigurisht që nuk do ta besonin shpjegimin e saj. Sidoqoftë, ajo e zbuloi faktin që kishte mbetur shtatzënë, duke ia përmendur motrës së saj, gruas së Zekerijas, e cila gjithashtu ishte shtatzënë me Jahjan. Kur shkoi të takonte të motrën, ajo u ngrit, e përqafoi, pastaj i tha: “A e di, o Merjeme, që unë jam shtatzënë?” Merjemja i tha: “Po ti, a e di që edhe unë jam shtatzënë?” Pastaj ia tregoi të motrës atë që i ndodhi. Ato ishin një shtëpi e ndërtuar me iman të fortë e të pastër. Mufe - sirët kanë dhënë mendime të ndryshme, në lidhje me kohëzgjatjen e shtatzënisë së Isait (a.s.), por mendimi më i përhapur është se ajo zgjati 9 muaj, si çdo shtatzëni e zakonshme. Muhamed Ibn Ishaku thotë: “Pasi ajo u rëndua me barrën e saj, asaj i ndodhi ashtu siç ndodh zakonisht me gratë shtatzëna: lodhje, dëshirë për ushqime të veçanta etj.” Kështu u përhap lajmi mes bijve të Izraelit, të cilët filluan ta përflisnin, duke thënë se shoku i saj është Jusuf Zdrukthtari, i cili ishte i vetmi që kujdesej në faltore. E si mundën të thoshin të tilla gënjeshtra për atë grua të pastër e të dëlirë, ndërkohë që ajo adhuruese e përkushtuar dhe e rrallë u largua tërësisht prej njerëzve dhe nuk kishte fare kontakt me ta?! Ajo nuk takonte asnjë dhe askush nuk e takonte atë. - “Kur dhembjet (e lindjes) e mbështetën atë pranë trungut të një hurme ajo tha: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” - Prej dhimbjeve, ajo u mbështet në një trung palme që ishte aty afër vendit. Janë dhënë mendime të ndryshme rreth atij vendi, por mendimi më i përhapur dhe i njohur është se ai ishte Betlehemi, një fshat rreth 8 milje larg Bejtul Makdesit, në drejtim të lindjes. Ky është mendimi më i përhapur që njerëzit e kanë transmetuar nga njëri -tjetri. Madje, të krishterët janë të prerë dhe nuk dyshojnë aspak se ai vend ishte Betlehemi. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” Kjo dëshmon se lejohet të kërkosh vdekjen, nëse frikësohesh nga fitnet dhe sprova në fenë dhe besimin tënd. Merjemeja e dinte mirë se do të sprovohej me këtë fëmijë, rreth të cilit njerëzit nuk kishin për ta besuar se çfarë do t’u thoshte. Kjo do të ishte një sprovë shumë e madhe, duke marë parasysh pozicionin e saj mes tyre, si një adhuruese e devotshme, punëmirë, e dëlirë dhe e ndershme, por që tashmë e akuzonin si të përdalë dhe imorale. Për këtë arsye, ajo dëshiroi që të kishte vdekur përpara kësaj ndodhie dhe të mos njihej e përmendej fare, si çdo gjë e lënë në harresë. Më parë, kemi sjellë hadithet që flasin për ndalesën e të kërkuarit të vdekjes, përveç nëse i frikëso - hesh sprovimit në besim, dhe pikërisht tek fjala e Allahut të Lartësuar : “O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!” [Jusuf 101].

Mus'haf Hape →